PDA

View Full Version : Shtatėzania-zhvillimi embrional deri nė lindje


Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:06
Procesi dinamik me anė tė tė cilit zigota njerėzore njėqelizore bėhet njė i rritur me 100 trilionė qeliza ėshtė ndoshta fenomeni mė i mrekullueshėm nė tė gjithė natyrėn.
Studiuesit tani e dinė se shumė prej funksioneve rutinė tė pėrmbushura nga trupi i tė rriturit themelohen gjatė shtatzėnisė - shpesh shumė kohė para lindjes.
Periudha e zhvillimit para lindjes po kuptohet gjithmonė e mė shumė si kohė e pėrgatitjes, gjatė sė cilės njeriu nė zhvillim siguron strukturat e shumta, dhe praktikon aftėsitė e shumta, qė nevojiten pėr mbijetesė mbas lindjes.


Shtatzėnia tek njerėzit zakonisht zgjat rreth 38 javė, qė matet nga koha e fekondimit ose mbarsjes, deri nė lindje.
Gjatė 8 javėve tė para mbas fekondimit, njeriu nė zhvillim quhet embrion, qė do tė thotė "duke u rritur brenda pėr brenda". Kjo kohė, e quajtur periudha embrionike, karakterizohet nga formimi i shumicės sė sistemeve kryesore tė trupit.
Mbas pėrfundimit tė 8 javėve deri nė fund tė shtatzėnisė, "njeriu nė zhvillim quhet fetus", qė do tė thotė "pasardhės i palindur". Gjatė kėsaj kohe, qė quhet periudha fetale, trupi rritet dhe sistemet e tij fillojnė tė funksionojnė.
Tė gjitha moshat embrionike dhe fetale nė kėtė program i referohen kohės mbas fekondimit.



Duke folur nga ana biologjike, "zhvillimi njerėzor fillon me fekondimin", kur njė grua dhe njė burrė kombinojnė secili 23 kromozone tė tyre nėpėrmjet bashkimit tė qelizave riprodhuese tė tyre.
Qeliza e riprodhimit e gruas zakonisht quhet "vezė" por termi i saktė ėshtė ovocit.
Nė tė njėjtėn mėnyrė, qeliza riprodhuese e burrit njihet gjerėsisht si "sperm", por termi i preferuar ėshtė spermatozoid.
Menjėherė mbas shkėputjes tė njė ovociti nga vezorja e gruas, nė njė proces qė quhet ovulacion, ovociti dhe spermatozoidi bashkohen brenda njėrit prej tubave tė mitrės, tė cilat shpesh quhen tubat e Falopit.
Tubat e mitrės lidhin vezoret e gruas me mitrėn e saj.
Embrioni rezultues njė-qelizor quhet zigotė, qė do tė thotė "ēiftėzuar ose bashkuar".


Menjėherė 24 deri nė 48 orė mbas fillimit tė fekondimit, shtatzėnia mund tė konfirmohet me anė tė zbulimit tė njė hormoni tė quajtur "faktor i hershėm i shtatzėnisė" nė gjakun e nėnės.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:07
Brenda 3 deri nė 4 ditė mbas fekondimit, qelizat qė ndahen tė embrionit marrin njė formė sferike dhe embrioni quhet morulė.
Brenda 4 deri nė 5 ditė, formohet njė zgavėr brenda kėtij lėmshi qelizash dhe atėherė embrioni quhet blastulė.
Qelizat brenda blastulės quhen masė qelizore e brendshme dhe krijojnė kokėn, trupin dhe struktura tė tjera, thelbėsore pėr njeriun nė zhvillim.
Qelizat brenda masės qelizore tė brendshme quhen qeliza embrionike tė origjinės pasi kanė aftėsinė tė formojnė secilėn prej mė shumė se 200 llojeve tė qelizave qė pėrmbahen nė trupin e njeriut.
Brenda rreth 2,5 javėve, shtresa e jashtme embrionale ka formuar 3 inde tė specializuara, ose shtresa fillestare, tė quajtur ektodermė, endodermė dhe mezodermė.
Ektoderma krijon struktura tė shumta, ku pėrfshihen truri, shtylla kurrizore, nervat, lėkura, thonjtė, dhe flokėt.
Endoderma prodhon shtresėn e brendshme tė sistemit tė frymėmarrjes dhe tė gypit tretės, si dhe prodhon pjesė tė organeve kryesore si p.sh. tė mėlēisė dhe tė pankreasit.
Mezoderma formon zemrėn, veshkat, kockat, kėrcet, muskujt, qelizat e gjakut dhe struktura tė tjera.
Brenda 3 javėve truri ndahet nė tri pjesė kryesore tė quajtuara truri i pėrparmė, truri i mesėm dhe truri i prapėm.
Zhvillimi i sistemeve tė frymėmarrjes dhe tė tretjes ka filluar gjithashtu.
Gjatė kohės qė qelizat e para tė gjakut dalin nė qesen e tė verdhės sė vezės, formohen enė gjaku nėpėr tė gjithė embrionin dhe fillon tė shfaqet zemra nė trajtė gypi.
Pothuajse menjėherė, zemra qė rritet me shpejtėsi paloset brenda vetes ndėrsa dhomėzat e ndara fillojnė tė zhvillohen.
Zemra fillon tė rrahė 3 javė dhe 1 ditė mbas fekondimit.
Sistemi i qarkullimit ėshtė sistemi i parė i trupit, ose grupi i organeve qė kanė lidhje me tė, qė arrijnė njė gjendje funksionale.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:11
Midis 3 dhe 4 javėve, shfaqet plani i trupit ndėrsa truri, shtylla kurrizore dhe zemra e embrionit mund tė identifikohen me lehtėsi pranė qeses sė tė verdhės sė vezės.
Rritja e shpejtė shkakton palosjen e embrionit relativisht tė rrafshėt. Ky proces pėrfshin pjesė tė qeses sė tė verdhės sė vezės nė murin e brendshėm tė sistemit tė tretjes dhe formon zgavrat e kraharorit dhe tė barkut tė njeriut nė zhvillim.


Brenda 4 javėve amnioni i tejdukshėm rrethon embrionin nė njė qese tė mbushur me lėng. Ky lėng steril, i quajtur lėngu amniotik, i siguron embrionit mbrojtje prej lėndimeve.



Zemra zakonisht rreh rreth 113 herė nė minutė.
Vini re se si zemra ndryshon ngjyrė kur gjaku hyn dhe del nė dhomėzat e veta sa herė qė rreh zemra.
Zemra do tė rrahė afėrsisht 54 milionė herė para lindjes dhe mbi 3,2 miliardė herė gjatė periudhės jetėsore prej 80 vjetėsh.


Rritja e shpejtė e trurit evidencohet nga ndryshimi i paraqitjes sė trurit tė pėrparmė, trurit tė mesėm, dhe trurit tė prapėm.


Zhvillimi i gjymtyrėve tė sipėrme dhe tė poshtme fillon me daljen e sytheve tė gjymtyrėve brenda javės 4.
Lėkura ėshtė e tejdukshme nė kėtė pikė, pasi ėshtė e trashė vetėm njė qelizė.
Me trashjen e lėkurės, ajo do ta humbė tejdukshmėrinė, qė do tė thotė qė ne do tė jemi nė gjendje tė shikojmė vetėm zhvillimin e organeve tė brendshme pėr rreth njė muaj tjetėr.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:12
Midis 4 dhe 5 javėve, truri vazhdon rritjen e tij tė shpejtė dhe ndahet nė 5 pjesė tė dallueshme.
Koka pėrbėn rreth 1/3 e madhėsisė sė pėrgjithshme tė embrionit.
Shfaqen hemisferat trunore, duke u bėrė gradualisht pjesėt mė tė mėdha tė trurit.
Funksionet qė mė vonė kontrollohen nga hemisferat trunore pėrfshijnė mendimin, tė mėsuarit, kujtesėn, tė folurit, tė pamit, tė dėgjuarit, lėvizjen e vullnetshme dhe zgjidhjen e problemeve.


Nė sistemin e frymėmarrjes, janė tė pranishme degėt kryesore, tė origjinės tė bronkitit, e djathta dhe e majta, dhe pėrfundimisht ato do tė lidhin trakenė ose skėrfyellin me mushkėritė.


Vini re mėlēinė e madhe qė mbush barkun pranė zemrės qė rreh.
Veshkat e pėrhershme shfaqen brenda 5 javėve


Gjithashtu, brenda 5 javėve, embrioni zhvillon pllakat e duarve dhe fillon formimi i kėrceve brenda 5,5 javėve.
Kėtu shikojmė pllakėn e dorės sė majtė dhe kyēin e dorės nė moshėn 5 javė dhe 6 ditė.


Nė periudhėn 6 javore, pllakat e dorės krijojnė njė rrafshim tė lehtė.
Valėt primitive tė trurit janė regjistruar qysh mbas 6 javėve dhe 2 ditėve.



Brenda 6,5 javėve, dallohen bėrrylat dhe gishtat e duarve fillojnė tė ndahen, dhe mund tė shihet lėvizja e dorės.
Formimi i kockės, i quajtur kockėzim, fillon brenda klavikulės, ose kularthit, dhe kockave tė nofullės sė sipėrme dhe tė poshtme.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:12
Zemra me 4 dhomėza ėshtė kryesisht e kompletuar. Mesatarisht, zemra tani rreh rreth 167 herė nė minutė.
Aktiviteti elektrik i zemrės i regjistruar nė moshėn 7,5 javėsh zbulon njė model valėsh tė ngjashėm me ato tė njė tė rrituri.


Brenda 8 javėve, 75% e embrioneve shfaqin mbizotėrimin e dorės sė djathtė. Pjesa tjetėr ėshtė e ndarė nė mėnyrė tė barabartė midis mbizotėrimit tė dorės sė majtė dhe mosshfaqjes sė ndonjė preference. Kjo ėshtė evidenca mė e fundit e sjelljes tė mbizotėrimit tė dorės sė djathtė apo tė majtė.


Librat e pediatrisė pėrshkruajnė se aftėsia pėr t'u "rrotulluar" shfaqet 10 deri nė 20 javė mbas lindjes. Megjithatė, ky koordinim i rėndėsishėm shfaqet shumė mė herėt nė mjedisin me gravitet tė ulėt tė qeses amniotike tė mbushur me lėng. Vetėm mungesa e energjisė, e nevojshme pėr tė mposhtur forcėn mė tė lartė tė gravitetit jashtė mitrės i pengon tė porsalindurit nga rrotullimi.
Embrioni po bėhet fizikisht mė aktiv gjatė kėsaj kohe.
Lėvizjet mund tė jenė tė ngadalta ose tė shpejta, tė vetme ose tė pėrsėritura, tė vetvetishme apo tė pavullnetshme.
Rrotullimi i kokės, zgjatja e qafės, dhe kontakti i dorės me fytyrėn ndodhin mė shpesh.
Prekja e embrionit shkakton njė si vėshtrim tė vėngėr, lėvizje tė nofullės, lėvizje sikur shtrėngon diēka dhe shtrirje tė gishtave tė kėmbėve.


Kockat, kyēet, muskujt, nervat dhe enėt e gjakut tė gjymtyrėve u pėrngjajnė shumė atyre tė tė rriturve.
Brenda 8 javėve, epiderma, ose lėkura e jashtme, bėhet njė membranė me shumė shtresa, duke e humbur shumicėn e tejdukshmėrisė.
Vetullat rriten, ndėrsa shfaqen qime rreth e rrotull gojės.


Periudha tetė javore shėnon pėrfundimin e periudhės embrionike.
Gjatė kėsaj kohe, embrioni i njeriut ėshtė rritur nga njė qelizė e vetme nė pothuajse 1 miliardė qeliza tė cilat formojnė mbi 4000 struktura anatomike tė dallueshme qartė.
Embrioni tani zotėron mė shumė se 90% tė strukturave qė gjenden tek tė rriturit.

Periudha e fetusit vazhdon deri nė lindje.
Brenda 9 javėve, fillon thithja e gishtit tė madh tė dorės dhe fetusi mund tė gėlltisė lėng amniotik.
Fetusi gjithashtu mund tė kapė njė objekt, tė lėvizė kokėn pėrpara dhe mbrapa, tė hapė dhe tė mbyllė nofullėn, tė lėvizė gjuhėn, tė psherėtijė dhe tė shtriqet.
Receptorėt e nervave nė fytyrė, nė pėllėmbėt e duarve, dhe nė tabanet e kėmbėve mund ta ndiejnė prekjen e lehtė.
"Nė pėrgjigje tė njė prekjeje tė lehtė tė tabanit tė kėmbės", fetusi do tė pėrkulė pjesėn e ijes dhe gjurin dhe mund tė mbledhė gishtat e kėmbės.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:12
Tani kapakėt e syve janė plotėsisht tė mbyllur.
Nė laring, shfaqja e ligamenteve zanore shėnon fillimin e zhvillimit tė kordės zanore.
Nė fetuset femra, mund tė identifikohet mitra dhe qeliza riprodhuese tė paarrira, tė quajtura oogonia, replikohen brenda pėr brenda vezores.
Organi gjenital i jashtėm fillon tė dallohet nėse ėshtė mashkull apo femėr.

Njė hov i rritjes midis 9 dhe 10 javėve e rrit peshėn e trupit me mbi 75%.
Brenda 10 javėve, stimulimi i kapakut tė sipėrm tė syrit shkakton njė ulje tė poshtme tė syrit.
Fetusit i hapet goja dhe shpesh hap dhe mbyll gojėn.
Shumica e fetuseve thithin gishtin e madh tė dorės sė djathtė.
Pjesė tė zorrės brenda litarthit tė kėrthizės kthehen nė zgavrėn e barkut.
Kockėzimi ėshtė nė proces e sipėr nė shumicėn e kockave.
Thonjtė e duarve dhe tė kėmbėve fillojnė tė zhvillohen.
Gjurmat e veēanta tė gishtave shfaqen 10 javė mbas fekondimit. Kėto mostra mund tė pėrdoren pėr identifikim gjatė gjithė jetės.


Brenda 11 javėve hunda dhe buzėt janė tė formuara plotėsisht. Ashtu si me ēdo pjesė tjetėr tė trupit, paraqitja e tyre do tė ndryshojė nė ēdo fazė tė jetės sė njeriut.
Zorra fillon tė thithė glukozė dhe ujė, tė gėlltitura nga fetusi.
Edhe pse gjinia pėrcaktohet gjatė fekondimit, organi gjenital i jashtėm tani mund tė dallohet nėse ėshtė mashkull apo femėr.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:13
Midis 11 dhe 12 javėve, pesha e fetusit rritet gati 60%.
Periudha dymbėdhjetė javore shėnon pėrfundimin e njė tė tretės, ose tremujorit tė parė tė shtatzėnisė.
Sythe tė dallueshme tė shijes tani mbulojnė pjesėn e brendshme tė gojės. Deri nė lindje, sythet e shijes do tė qėndrojnė vetėm nė gjuhėn dhe nė pjesėn e qiellzės sė gojės.
Fetusi fillon ta bėjė nevojėn qysh mbas 12 javėve dhe vazhdon pėr rreth 6 javė.
Materiali qė nxirret nė fillim nga zorra e trashė e fetusit dhe e tė porsalindurit quhet mekonium. Pėrbėhet nga fermente tretėse, proteina dhe qeliza tė vdekura, tė lėshuara nga sistemi i tretjes.
Brenda 12 javėve, gjatėsia e gjymtyrėve tė sipėrme ka arritur pothuajse raportin e saj pėrfundimtar nė krahasim me gjatėsinė e trupit. Gjymtyrėt e poshtme zgjasin mė shumė kohė pėr tė arritur raportin e tyre pėrfundimtar.
Me pėrjashtim tė pjesės sė mbrapme dhe tė sipėrme tė kokės, trupi i tė gjithė fetusit tani reagon ndaj prekjes sė lehtė.
Ndryshimet e zhvillimit nė varėsi tė gjinisė shfaqen pėr herė tė parė. Pėr shembull, fetuset femra paraqesin lėvizje tė nofullės mė shpesh se meshkujt.
Nė kontrast me reagimin tėrheqės tė vėnė re mė parė, stimulimi pranė gojės tani shkakton kthim nė drejtim tė stimulit dhe hapje tė gojės. Ky reagim quhet "refleksi rrėnjėsor" dhe vazhdon mbas lindjes, duke e ndihmuar tė porsalindurin tė gjejė thumbin e gjirit tė nėnės gjatė ushqimit me gji.
Fytyra vazhdon qė tė arrijė pjekurinė e saj kur depozitat e dhjamit fillojnė tė mbushin faqet dhe fillon zhvillimi i dhėmbėve.
Brenda 15 javėve, qelizat e origjinės tė formimit tė gjakut arrijnė dhe shumėzohen nė palcėn e kockave. Shumica e formimit tė qelizave tė gjakut do tė ndodhė kėtu.
Edhe pse lėvizja fillon nė embrionin 6-javėsh, gruaja shtatzėnė nė fillim i ndjen lėvizjet e fetusit midis 14 dhe 18 javėve. Tradicionalisht, kjo ngjarje ėshtė quajtur gjallėrim.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:13
Brenda 16 javėve, procedurat qė kanė tė bėjnė me futjen e njė gjilpėre nė barkun e fetusit stimulojnė njė pėrgjigje stresi hormonale qė shkakton lėshimin e noradrenalinės, ose norepinefrinės nė sistemin e qarkullimit tė gjakut.
Nė sistemin e frymėmarrjes, pema bronkiale tani ėshtė pothuajse e kompletuar.
Njė substancė e bardhė mbrojtėse, e quajtur verniks kaseoza mbulon fetusin tani. Verniksi mbron lėkurėn nga efektet irrituese tė lėngut amniotik.
Duke filluar nė periudhėn 19 javore, lėvizja e fetusit, aktiviteti i frymėmarrjes dhe ritmi i zemrės fillojnė tė ndjekin ciklet ditore tė quajtura ritme njėzet e katėr orėshe.


Brenda 20 javėve, kėrmilli i veshit, qė ėshtė organ i dėgjimit, ka arritur madhėsinė e atij tė tė rriturit brenda veshit tė brendshėm tė zhvilluar plotėsisht. Qė tani e mė pas, fetusi do tė reagojė ndaj njė game nė rritje tė tingujve.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:13
Flokėt fillojnė tė rriten nė lėkurėn e kokės.
Tė gjitha shtresat dhe strukturat e lėkurės janė tė pranishme, duke pėrfshirė folikulat e flokut dhe gjendrat.
Brenda 21 deri nė 22 javė mbas fekondimit, mushkėritė fitojnė njė farė aftėsie tė marrin frymė. Kjo konsiderohet mosha e jetėsisė pasi mbijetesa jashtė mitrės bėhet e mundshme pėr disa fetuse.


Brenda 24 javėve kapakėt e syve rihapen
dhe fetusi shfaq njė reagim tė trembur si kapsitje sysh. Ky reagim ndaj zhurmave tė papritura dhe tė larta zakonisht zhvillohet mė herėt tek fetusi femėr.
Shumė studiuesė raportojnė se ekspozimi ndaj zhurmės sė lartė mund tė ndikojė pėr keq nė shėndetin e fetusit. Pasoja tė menjėhershme pėrfshijnė ritėm tė shpejtuar pėr njė kohė tė gjatė tė zemrės, gėlltitje tė tepėrt nga fetusi dhe ndryshime tė menjėhershme tė sjelljes. Pasoja afat-gjata tė mundshme pėrfshijnė humbjen e dėgjimit.
Ritmi i frymėmarrjes sė fetusit mund tė rritet deri nė 44 cikle frymėmarrje-frymėnxjerrje pėr minutė.
Gjatė tremujorit tė tretė tė shtatzėnisė, rritja e shpejtė e trurit harxhon mė shumė se 50% tė energjisė tė pėrdorur nga fetusi. Pesha e trurit rritet midis 400 dhe 500%.
Brenda 26 javėve sytė prodhojnė lotė.
Bebja e syrit reagon ndaj dritės qysh mbas 27 javėve. Ky reagim rregullon sasinė e dritės qė shkon nė retinė gjatė gjithė jetės.
Tė gjithė komponentėt e detyrueshėm pėr ndjesinė funksionuese tė nuhatjes janė nė gjendje pune. Studimet e bebeve tė lindura para kohe shfaqin aftėsinė pėr tė zbuluar aromat qysh 26 javė mbas fekondimit.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:14
Vendosja e njė substance tė ėmbėl nė lėngun amniotik shton ritmin e gėlltitjes nga fetusi. Nė tė kundėrtėn, gėlltitja nė rėnie nga fetusi vjen mbas pėrdorimit tė njė substance tė hidhur. Kėto ndiqen shpesh nga shprehje tė ndryshuara tė fytyrės.
Nėpėrmjet njė serie tė lėvizjeve tė kėmbėve, tė ngjashme me hapat, tė njėllojta me tė ecurin, fetusi kryen kapėrdimje akrobatike.
Fetusi paraqitet mė pak i rrudhosur me krijimin e depozitave tė tjera tė dhjamit nėn lėkurė. Dhjami luan njė rol jetėsor nė ruajtjen e temperaturės sė trupit dhe nė ruajtjen e energjisė mbas lindjes.



Brenda 28 javėve, fetusi mund ta bėjė dallimin midis tingujve tė lartė dhe tė ulėt.
Brenda 30 javėve, lėvizjet e frymėmarrjes janė mė tė zakonshme dhe ndodhin 30 deri nė 40% tė kohės tek njė fetus i zakonshėm.
Gjatė 4 muajve tė fundit tė shtatzėnisė, fetusi shfaq periudha tė aktivitetit tė koordinuar tė ndėrprera nga periudha pushimi. Kėto mėnyra sjelljeje reflektojnė kompleksitetin gjithmonė nė rritje tė sistemit nervor qendror.


Brenda rreth 32 javėve, alveolet e vėrteta, ose "hojėzat" e ajrit, fillojnė tė zhvillohen nė mushkėri. Ato do tė vazhdojnė tė formohen deri nė 8 vite mbas lindjes.
Kur ėshtė 35 javė, fetusi mund ta shtrėngojė dorėn fort.
Ekspozimi i fetusit ndaj substancave tė ndryshme duket se ndikon nė preferencat e shijes mbas lindjes. Pėr shembull, fetuset, nėnat e tė cilėve pėrdorin anason, njė substancė qė ka shije si tė uzos, treguan preferencė pėr anason mbas lindjes. Foshnjet qė nuk ishin ekspozuar ndaj saj, nuk e pėlqyen anasonin.


Fetusi ėshtė ai qė e nxit lindjen duke lėshuar sasi tė mėdha tė njė hormoni tė quajtur estrogjen dhe kėshtu fillon tranzicioni nga njė fetus nė tė porsalindur.
Lindja shoqėrohet me tkurrje tė fuqishme tė mitrės, qė rezultojnė nė lindjen e fėmijės.
Qė nga fekondimi dhe deri nė lindje dhe mė pas, zhvillimi njerėzor ėshtė dinamik, i vazhdueshėm dhe kompleks. Zbulimet e reja rreth kėtij procesi magjepės tregojnė gjithnjė e mė shumė ndikimin jetik qė luan zhvillimi i fetusit nė shėndetin njeriut, gjatė gjithė jetės sė tij.
Ndėrsa kuptimi ynė pėr zhvillimin e hershėm njerėzor pėrparon, po kėshtu pėrparon aftėsia jonė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin - si pėrpara, ashtu edhe mbas lindjes.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:15
Shtatzania, cfare ndodh me bebin dhe nenen ne muajt e shatzanise bazuar ne javet e shtatzanise.

Tremujori I pare

Java 3

Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Kjo konsiderohet dita e pare e shtatzanise, prandaj duhet ta mbash mend. Veza eshte sa nji maje gjilpere dhe po merr rrugen per ne miter.

Java 4

Veza vendoset ne miter dhe fillon “zhvillimin”

Java 5

Embrioni eshte tashme 2-3 mm lungime, rreth tij eshte formuar shtresa mbrojtese.

Menstruacionet te jane vonuar, megjithese ke shenjat e ardhjes, dhimbje, zmadhim gjoksi dhe dhimbje koke


Java 6

Tani fillon te ndjesh qe je shtatzene, dallon ndryshimet ne trup.
Shfaqet perzjerja-me shpesh ne mengjes ose kur ndjen ere gatimi.
Ndihesh e lodhur sepse metabolizmi jot eshte shpejtuar per te perballuar ndryshimet ne organizmin tend. Mitra rritet dhe peshon mbi fshikzen e urines, duke I ulur volumin, keshtu qe ndjen nevojen per te shkuar ne tualet me shpesh.
Megjithese embrioni (bebi) eshte akoma I vogel, 4 dhomat e zemres se tij jane formuar, zemra I rreh me 180/min, gjithashtu eshte formuar tubi neural, nga I cili do zhvillohet truri dhe palca e shtylles kurrizore te bebit.


Java 7


Truri I bebit eshte ne zhvillim, fillon te formohet tubi tretes dhe gjymtyret. Koka eshte shume e madhe ne krahasim me pjesen tjeter te trupit dhe mbeshtetet ne kraharor.
Ti ndihesh gjithmone e me keq (te perzjera ne mengjes, te vjella, te cilat mund te zgjatin gjithe diten).

Java 8


Ne kete moment , embrioni (bebi) eshte 2,5 cm I gjate. Dallohet fytyra, maja e hundes, goja dhe dy vija ne vend te qepallave. Gjymtyret rriten ne vazhdim, organet kryesore kane zene vendin e tyre.
Barku jot rritet ngadale dhe ti fillon te kesh neps, hormonet do te ulin tensionin e gjakut, do ndjesh marrje mendsh nese do ngihesh pernjehere nga krevati.

Java 9


Embrioni (bebi) rritet shpejt dhe ka permasat e nje “luleshtrydhe”. Fillon ti zhvillohen syte, veshet, sistemi gjenital, urinar. Ne perfundim te kesaj jave bebi do kete qepalla, dhe mushkeri. Melcia e bebit fillon te prodhoje gjak (qeliza gjaku) dhe formohet kordoni ombilikal.

Ti ndjen trashje ne mes. Mishrat e dhembeve behen te ndjeshem (me te bute) dhe rrjedhin gjak, sidomos kur lan dhembet Kur je shtatzene eshte shume e lehte te besh infeksion ne mishrat e dhembeve, prandaj duhet te shkosh tek stomatologu per kontroll.


Java 10


Mitra jote eshte sa nji portokalle dhe ne brendesi te saj zhvillohet bebi qe tashme eshte sa nje kumbull. Kartilazhi qe formoi si fillim skeletin e bebit transformohet ne kocke. Gjymtyret zgjaten dhe shfaqen berrylat dhe gjunjet.
Ty te eshte zmadhuar gjoksi dhe sigurisht ke nevoje per recipeta me numer me te madh.

Java 11

Ne tre javet ne vazhdim bebi jot do dyfishoje dimensionet. Periudha delikate per zhvillimin e tij afersisht kaloi, ndersa rreziku per te humbur shtatzanine eshte me I vogel.
Sasia e pergjithshme e gjakut qe qarkullon ne trupin tend eshte rritur dhe do vazhdoje te rritet deri ne javen e 30. Per kete arsye floket tani kane me shume shkelqim dhe thonjte jane me te shendetshem.

Jave 12

Fillon te duket pak barku sepse mitra, e cila eshte zmadhuar shtyhet perpara. Tani mund te ndihet me mire nga mjeku. Kontrolli mjeksor duhet bere ne javen e 8 dhe ne javen e 12. Zemra jote punon me shume sepse duhet te pompoje nje sasi gjaku me te madhe se zakonisht; do djersitesh me shume dhe temperatura e trupit tend do rritet.

Bebi tani peshon afersisht 18 grame dhe eshte 6,5 cm I gjate. Gishtat e kembes I ka te ndara dhe fytyra eshte formuar komplet. Fillon te zhvillohen organet gjenitale te jashtme, do zgjase edhe pak para se te duken ne eko.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:15
Tremujori i dyte


Java 13

Nuk e ndjen akoma, por bebi jot eshte I gjalleruar, ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit te pare, te gjitha organet e tij jane komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nji njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam.

Lajmi I mire per ty eshte qe tani shpeton nga te perzjerat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kane probleme me “daljen jashte” gjate kesaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi I sa me shume frutave dhe perimeve dhe te pish 2 liter uje pa gaz cdo dite.


Java 14

Ne tremujorin e dyte, shumica e femrave ndihen me mire. Placenta tani kujdeset per ushqimin dhe prodhimin e hormoneve, keshtu qe ti do shpetosh nga te perzjerat dhe pse jo do ndihesh me me energji.

Trupi jot peson ndryshime: lekura erresohet dhe nji vije ne ngjyre te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.
Bebi tani pergjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.

Java 15

Bebi jot tani eshte 10 cm I gjate. Pas cdo dite I qartesohen syte, veshet, buzet dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te kete refleksin e thithjes.

Ti ndihesh me mire! Lekura jote eshte e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.
Kockat e bebit fillojne te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj eshte e rendesishme te kesh diete me shume kalcium, per mos u konsumuar rezervat e tua..


Java 16


Gjymtyret e bebit jane formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kembes.
Ndjen levizjet e para-shume fine, si disa buleza gazi. Tani mund te shkosh per kontrollin e dyte tek mjeku, gjate se cilit do te te behet ekografi. Ekografia e pare eshte per te caktuar diten e lindjes, ndersa te tjerat ne vazhdim per te pare zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij.
Ti ke shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.

Java 17

Barku eshte gjithmone e me I dukshem. Per arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet e ke te zena dhe mund te kesh rrjedhje gjaku nga hundet. Floket behen me yndyre shume me shpejt se zakonisht.

Bebi tani eshte me I rende sesa placenta; eshte I gjate I dobet, ne kete periudhe lekura e gishtave ka marre rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.


Java 18


Trupi jot vazhdon te rritet; ke shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram dhe ndonjehere ke dhimbje ne vithe nga zgjatja e ligamenteve. Nuk fle dot mire, keshtu qe kthehu ne nje ane, e mbeshtetur ne jasteke. Sekrecionet vaginale jane me te shumta tani.
Je plot energji dhe mund te mendodh per te ndjekur kurse paralindjes.
Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do te jene shume te nevojshme gjate lindjes.

Bebi eshte 20 cm I gjate dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)


Java 19


Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Je ne gjysmen e rruges. Mund te kesh dhimbje kurrrizi sepse mitra eshte zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses. Shplodhu me kembet e ngritura dhe mundohu mos te ngresh pesha.

Bebi leviz shume dhe mund te ndjesh goditjen e pare.


Java 20

Bebi jot rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe eshte 25 cm i gjate. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne nje ane ne tjetren dhe ben akrobaci te vogla.

Per shkak te zmadhimit te barkut, mund te kesh djegje te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumesht dhe caj mente. Duhet te hash shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadale, kjo do te beje te ndihesh me mire.


Java 21

Lekura e barkut eshte zgjeruar shume dhe prandaj eshte e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhesh sa me shpesh me krem hidratant ose vaj per beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nese kruarja eshte ne te gjithe trupin duhet te shkosh tek mjeku.

Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti pergjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore per ti mbrojtur lekuren.

Java 22

Bebi jot eshte I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen kete. Qe ne kete moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kane vertetuar se veshet e bebit jane formuar komplet ne kete periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme. Gjithashtu mos hezito ti flasesh sa me shume, sepse bebi tashme ta njeh zerin.

Ti do vesh re ne fytyre ene gjaku te zmadhuara ndersa mishrat e dhembeve jane te enjtur.


Java 23

Bebi tani eshte si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nepermjet prekjes se barkut tend.
Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilet eshte familjarizuar.
Ti ke shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet I ke te fryra dhe mund te kesh plsje te venave, ndonjehere ndjen nji dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, jane muskujt te cilet zgjaten. Dhimbja kalon nese shplodhesh..


Java 24

Fillon te ndjesh kontaktimet Braxton Hicks. Keto jane kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjate shtazanise dhe ndihmojne trupin gjate lindjes.

Bebi eshte 33 cm I gjate dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit jane te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marre fryme” vete.
Nese do ta lindje tani, mundesia per te mbijetuar eshte e ulet.


Java 25

Bebi tani ka arritur peshen 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra eshte bere sa nji top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj do urinosh gjithmone e me shpesh.


Java 26


Bebi rritet me ritm te shpejte. Godet fuqishem dhe ne te shumten e rasteve ndodh atehere kur ti shplodhesh. Kycet e kembeve dhe fytyra te fryhen sepse trupi jot mban uje.
Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. Eshte koha te perdoresh nje krem special per te hidratuar lekuren.

Java 27

Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Per here te pare do hapi syte, qepallat nuk jane me te ngjitura.
Ti mund te besh lehte infeksione urinare ne kete periudhe, keshtu qe duhet te pish shume uje.
Mund te ndjesh tension ne gjoks I cili mund te te bezdise.


Java 28

Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi jot do prodhoje kolostru. Ky permban faktor imunitar te cilet mbrojne bebin sidomos ne kete periudhe kur sistemi I tij imunitar eshte I pazhvilluar.
Mjeku jot do te therrase per kontroll cdo dy jave dhe do te mase me shume kujdes tensionin e gjakut. Mund te kesh nxehtesi pas lodhjes fizike.
Truri I bebit rritet si permasa dhe behet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te kete edhe preferenca.

Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zerin.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:16
Tremujori i trete


Java 29


Bebi jot peshon tani rreth 1100 gram dhe eshte afersisht 40 cm I gjate.
Gjate gjithe kohes zgjatet dhe te godet. Ndonjehere do ndjesh kontraktime te perseritshme (njera pas tjetres) ne bark, nuk ke pse shqetesohesh: eshte bebi te cilin e ze lemza sepse ka thithur me shume leng amniotik nga cduhet.

Per shkak te peshes te cilen mban, te dhembin kembet dhe mund te kesh probleme me ekuilibrin.


Java 30


Shumica e femijeve kthehen me koken poshte gjate kesaj jave, duke u pregatitur keshtu per lindjen.

Hapesira ne miter tani eshte e pamjaftueshme, nuk I le vend bebit per levizje te teperta.

Tani lodhesh me lehte dhe ke dhimbje kurrizi. Eshte koha per te filluar ushtrimet per forcimin e muskujve: kontraktimin dhe qetesimin e muskujve


Java 31


Bebi rritet ne peshe, tashme ai peshon 1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet.
Ti ke probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te besh disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.


Java 32


Bebi tani eshte I gjate 41 de cm.

Ti ke shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mire. Kthehu ne nji ane dhe mbeshtetu ne shume jasteke.


Java 33


Bebi eshte plot energji dhe godet fuqishem. Rritet edhe barku jot.

Urinon edhe me shpesh sesa deri tani.


Java 34


Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe eshte 44 cm I gjate. Truri dhe sistemi nervoz jane formuar komplet.
Me zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut tend ndryshon..


Java 35


Bebi jot I afrohet dimensioneve te nji bebi “gati per tu lindur”, peshon rreth 2500 gram.

Mund te fillosh pregatitjet per ngjarjen madheshtore

Java 36

Bebi eshte 2750 gram dhe 49 cm I gjate. Koka e tij I afrohet daljes dhe ti mund te marresh fryme me lehte.
Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines dhe mund te humbasesh urine nese teshtin apo kollitesh.

Duke filluar nga ky moment, kontrollet mjeksore duhet te jene javore


Java 37

Bebi mund te marre fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Ti ndjen mungese konforti te te shtohet cdo dite.


Java 38


Bebi jot eshte gati per te ardhur. Kohezgjatja mesatare e shtatzanise eshte 266 dite, dmth 38 jave qe nga momenti I krijimit.

Ti nuk do shendoshesh me teper se kaq. Bebi mund te marre fryme vetem, thonjte e tij ne duar edhe kembe forcohen cdo dite.


Java 39


Tani bebi jot do shtoj shume pak ne peshe, pesha mesatare ne lindje do jete rreth 3500 gram.
Kockat e kokes jane gati per lindje, per te kaluar me lehte ne vagin.

Qafa eshte paksa e hapur dhe ke kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.


Java 40


Koka e bebit zbret ne segmentin e fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen.
Bebi tani eshte 50 cm I gjate dhe eshte I papritur momenti kur do dale ne drite.

Pas pak kohesh do ta mbash ne krah per here te pare.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:17
Femija leviz!

Nje ngjarje e mrekullueshme e cila ndodh gjate javes se 18 dhe 22. Nje ngjarje qe asnje grua nuk mund ta harroje. Nje ndjenje e ēuditshme qe te ben te dridhesh: nje rrahje e lehte krahesh ne brendine e saj, diēka e gjalle qe leviz. Eshte femija te cilit i jepet jete.
Ne te vertete levizjet fillojne shume me heret se nena te arrije ti evidentoje ato. Bebi fillon te levize rreth 5 jave nga ngjizja e tij: dhe me formimin e muskujve fillojne dhe levizjet e shtriqjeve dhe perkuljeve.
Ne javen e 12 struktura muskulare eshte tashme e plote: bebi mund te levize gishtat, mund te kape kemben e tij ose kordonin ombelikal. Por vetem kur permasat (dhe forca e tij) arrijne nje nivel te caktuar nena arrin ti ndjeje keto levizje.
Me ane te ekografise mund te arrihet te shikohet se ēfare eshte duke bere bebi; po stervit gjymtyret, po kacavirret me kembe e duar mbi muret e mitres, po rrotullohet apo po ndryshon pozicion.
Nje nga gjerat me interesante eshte qe pas lindjes bebes do ti duhet te rimesoje keto veprime, pasi si pasoje e kalimit nga mjedisi ujor ne ate “tokesor” ai do te duhet te beje nje pershtatshmeri komandash ndaj muskulatures.
Ne kete moment nena e ndjen qe mbart brenda saj nje qenie tashme shume te zhvilluar nga te gjitha pikepamjet.
Ne periudhen kur nena fillon te ndjeje levizjet e para, fetusi eshte i gjate rreth 15 cm dhe i formuar plotesisht; tashme atij i duken thonjte, madje ne ballin e tij dallohen vetullat. Alternon gjendjen e gjumit me ate zgjuar dhe arrin te degjoje dhe tingujt.
Tashme ai eshte nje bebe ne miniature. Ne muajt e ardhshem qe e ndajne nga lindja do te ndodhin gjera te tjera teper te rendesishme por me e madhja tashme eshte bere. Pjesa me spektakolare e zhvillimit ka ndodhur.
Levizjet e para te lehta, forcohen ēdo dite e me teper deri ne ate pike sa mund te shihen dhe me sy nepermjet lekures, njesoj sikur dikush te levizte doren nen ēarēaf. Ky eshte nje nga momentet me te bukura per ēiftin: duke vendosur doren mbi bark, babai ndjen drejt per se drejti levizjet e bebes se tij, dhe per te paren here e percepton kete jete te re jo me si nje ide abstrakte por si diēka reale dhe konkrete.
Maksimumin e tyre levizjet do ta arrijne midis javes se 27 dhe 32; ndersa me pas me zvogelimin e hapesires ne brendi te mitres intensiteti i levizjeve do te zvogelohet.

Sa leviz fetusi?

Kjo varet. Nese nena shtrihet ne krahun e saj te majte mund te numeroje levizjet. Mesatarja eshte rreth 10 levizje ēdo dy ore. Ndonjeher nena mund te ndjeje ne brendesi te saj edhe “kercime” te vogla ritmike ēdo 2-3 sekonda: ne kete rast bebushin e ha lemza! Asgje per tu shqetesuar!

Cilet jane momentet kur bebi leviz me teper?

Momentet kur bebi leviz me teper jane nga ora 22 deri ne mesnate. Jane bere regjistrime te vazhdueshme tek grate shtatezana dhe eshte arritur ne perfundimin qe ky eshte momenti ku levizjet arrijne pikun e tyre. Ndersa minimumin e arrijne rreth ores 4 te mengjesit. Levizjet e bebes jane nje nga shenjat qe tregojne qe ēdo gje shkon ne rregull, dhe ato do ta shoqerojne zhvillimin e tij deri ne fund te shatezanise. Por levizja si rrahje krahesh; ndjesia si te kishe nje flutur ne brendesine tende do te mbeten ne kujtese si nje nga momentet me magjike dhe emocionuese gjate te gjithe rruges se gjate nente mujore.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:17
Zhvillimi i fetusit neper muaj

Fundi i muajit tė tretė. Fetusi ėshtė i gjatė 7.5 cm dhe peshon rreth 30 gram. Koka ėshtė sa njė e treta e gjithė gjatėsisė sė trupit. Fetusi ėshtė tepėr aktiv: hap e mbyll gojėn, lėviz duart dhe kėmbėt. Tiparet e fytyrės janė tė dallueshme. Janė shfaqur organet gjenitale tė jashtme (dhe si pasojė e kėsaj tani mund tė dallohet seksi i fėmijės). Nėse nėna aborton nė kėtė periudhė, fetusi arrin tė kryejė lėvizje primitive frymėmarrjeje dhe shfaq refleksin e thithjes, megjithatė nuk mbijeton dot. Megjithė kėto zhvillime, nėna ende nuk e ndjen fėmijėn nė bark tė saj.

Fundi i muajit tė katėrt.
Fetusi ėshtė rreth 14 cm i gjat dhe peshon rreth 110 gram. Tani organet e trupit janė shumė tė diferencuara, kanė filluar tė formohen kockat dhe pjesėt e poshtme tė trupit zhvillohen dukshėm. Fetusi gėlltit, tret dhe urinon. Nė kėtė periudhė, atė e krahasojnė me njė astronaut nė hapėsirė: noton nė lėngun amniotik, lėviz kėmbėt dhe duart. Reflekset janė mė tė forta. Nėna fillon tė ndjejė lėvizjet e tij.

Fundi i muajit tė pestė. Fetusi ėshtė rreth 25 cm i gjatė dhe peshon 450 gram. Rrahjet e zemrės sė tij mund tė dėgjohen me njė stetoskop tė zakonshėm. Janė formuar thonjtė e duarve dhe kėmbėve. Qime tė holla (push), qė quhen lanugo fillojnė tė rriten nė pjesėn mė tė madhe tė trupit tė fėmijės (Ky push ndodhet nė trupin e fėmijės edhe nė lindje). Tani fetusi ėshtė shumė aktiv: reagon, duke lėvizur shpejt ndaj zhurmave tė larta, qė vijnė nga jashtė barkut tė nėnės, thith gishtat e vet, kryen herė-pas-here lėvizje tė ērregullta frymėmarrjeje (megjithėse ende e merr oksigjenin pėrmes placentės), fle dhe zgjohet, ashtu siē bėn edhe fėmija i sapolindur dhe ka njė pozicion tė caktuar tė preferuar nė kohėn, qė ėshtė duke fjetur. Tani, nėna ėshtė plotėsisht e vetėdijshme pėr qenien njerėzore, qė bart nė barkun e saj.
Fundi i muajit tė gjashtė. Fetusi ėshtė i gjatė rreth 30 cm dhe peshon 620 gram. Truri shton dukshėm nė peshė dhe maturohet. Kjo bėn qė frymėmarrja, refleksi i thithjes dhe gjumi i fetusit tė maturohen. Nėse lind nė kėtė kohė fetusi ka, tė paktėn njė farė mundėsie pėr tė mbijetuar nė kushte speciale. Pėr kėtė arsye,mosha 6 muajshe quhet mosha e mbijetesės. Nėse lind para 6 muajsh, fetusi nuk mbijeton.

Fundi i muajit tė shtatė. Gjatėsia e fetusit ėshtė rreth 38 cm dhe pesha rreth 1100 gram. Nė kėtė kohė shtohen dukshėm qelizat dhjamore dhe truri i fetusit maturohet dukshėm. Valėt e trurit tė tij janė tė ngjashme me valėt e trurit tė njė fėmije tė sapolindur, qė kalon disa herė gjatė ditės nė ciklin gjumė-zgjim. Zhvillohet dukshėm sistemi i qarkullimit tė gjakut dhe frymėmarrjes. Fetusi bėhet shumė aktiv. Pėr arsye tė shtimit nė peshė dhe tė maturimit tė mėtejshėm tė trurit dhe sistemit tė frymėmarrjes, mundėsitė e mbijetesės, nėse lind nė kėtė periudhė, janė mė tė mėdha.

Fundi i muajit tetė. Fetusi ėshtė i gjatė rreth 41 cm dhe peshon rreth 1800 gram. Vazhdojnė tė shtohen qelizat dhjamore nėn lėkurė. Fillon mielinizimi i qelizave nervore tė trurit. Zhvillohen mė tej funksionet e mushkėrive, sistemit tė tretjes dhe jashtėqitjes. Po ashtu, zemra maturohet mė tej me qėllim qė tė lejojė sistemin e qarkullimit tė gjakut tė fėmijės, qė do tė lindė, tė funksionojė nė mėnyrė tė pavarur.

Muaji i nėntė. Mesatarja e gjatėsisė dhe peshės sė fetusit nė kėtė kohė ėshtė rreth 50 cm dhe rreth 3-3.2 kg. Siē duket, fetusi ka shtuar dukshėm nė peshė. Tani qesja amniotike ku ai ndodhet, ėshtė ngushtuar shumė. Pėr pasojė, si ai, ashtu edhe nėna, nuk ndjehen rehat. Nė fund tė muajit tė nėntė, fetusi kthehet, zakonisht, me kokė poshtė. Kjo do tė thotė, se ai ėshtė nė prag tė lindjes.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:18
Ēfare ndodh me bebin dhe nėnėn nė muajt e shatzanisė

Tremujori I pare
Java 3
Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Kjo konsiderohet dita e pare e shtatzanise, prandaj duhet te mbahet mend mend. Veza eshte sa nje maje gjilpere dhe po merr rrugen per ne miter.
Java 4
Veza vendoset ne miter dhe fillon “zhvillimin”
Java 5

Embrioni eshte tashme 2-3 mm , rreth tij eshte formuar shtresa mbrojtese.Menstruacionet te nena jane vonuar, megjithese ka shenjat e ardhjes, dhimbje, zmadhim gjoksi dhe dhimbje koke.
Java 6
Dallon ndryshimet ne trup.Shfaqet perzierja-me shpesh ne mengjes ose kur ndjen ere gatimi.Ndihet e lodhur sepse metabolizmi i saj eshte shpejtuar per te perballuar ndryshimet ne organizmin e saj. Mitra rritet dhe peshon mbi fshikzen e urines, duke i ulur volumin, keshtu qe ndjen nevojen per te shkuar ne tualet me shpesh.Megjithese embrioni eshte akoma I vogel, 4 dhomat e zemres se tij jane formuar, zemra I rreh me 180 rr/min, gjithashtu eshte formuar tubi neural, nga I cili do zhvillohet truri dhe palca e shtylles kurrizore te bebit.

Java 7
Truri i fetusit eshte ne zhvillim, fillon te formohet tubi tretes dhe gjymtyret. Koka eshte shume e madhe ne krahasim me pjesen tjeter te trupit dhe mbeshtetet ne kraharor.Nena ndjehet gjithmone e me keq (te perzjera ne mengjes, te vjella, te cilat mund te zgjasin gjate gjithe dites).

Java 8
Ne kete moment , fetusi eshte 2,5 cm i gjate. Dallohet fytyra, maja e hundes, goja dhe dy vija ne vend te qepallave. Gjymtyret rriten ne vazhdim, organet kryesore kane zene vendin e tyre.Barku i nenes rritet ngadale dhe ajo fillon te kete neps, hormonet do te ulin tensionin e gjakut, do ndieje marrje mendsh nese do ngihet pernjehere nga krevati.
Java 9
Fetusi rritet shpejt dhe ka permasat e nje “luleshtrydhe”. Fillon ti zhvillohen syte, veshet, sistemi gjenital, urinar. Ne perfundim te kesaj jave do kete qepalla, dhe mushkeri. Melcia fillon te prodhoje gjak (qeliza gjaku) dhe formohet kordoni ombilikal.
Mishrat e dhembeve te nenes behen te ndjeshem (me te bute) dhe rrjedhin gjak, sidomos kur lan dhembet.Gjate shtatzanise eshte shume e lehte te krijohet infeksion ne mishrat e dhembeve.
Java 10
Mitra fillon te rritet sa nje portokalle dhe ne brendesi te saj zhvillohet bebi qe tashme eshte sa nje kumbull. Kartilazhi qe formoi si fillim skeletin e bebit transformohet ne kocke. Gjymtyret zgjaten dhe shfaqen berrylat dhe gjunjet..

Java 11
Ne tre javet ne vazhdim bebi do dyfishoje dimensionet. Periudha delikate per zhvillimin e tij afersisht kaloi, ndersa rreziku per te humbur shtatzanine eshte me I vogel.Sasia e pergjithshme e gjakut qe qarkullon ne trupin e nenes eshte rritur dhe do vazhdoje te rritet deri ne javen e 30. Per kete arsye floket tani kane me shume shkelqim dhe thonjte jane me te shendetshem.
Jave 12
Fillon te duket pak barku sepse mitra, e cila eshte zmadhuar shtyhet perpara. Tani mund te ndihet me mire nga mjeku. Kontrolli mjeksor duhet bere ne javen e 8 dhe ne javen e 12. Zemra e nenes punon me shume sepse duhet te pompoje nje sasi gjaku me te madhe se zakonisht; do djersije me shume dhe temperatura e trupit do rritet.Bebi tani peshon afersisht 18 grame dhe eshte 6,5 cm I gjate. Gishtat e kembes i ka te ndara dhe fytyra eshte formuar komplet. Fillon te zhvillohen organet gjenitale te jashtme, do zgjase edhe pak para se te duken ne eko.
Tremujori i dyte

Java 13
bebi ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit te pare, te gjitha organet e tij jane komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nje njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam.Nena shpeton nga te perzierat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kane probleme me tretjen gjate kesaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi i sa me shume frutave dhe perimeve dhe te pihen 2 liter uje pa gaz cdo dite.
Java 14
Ne tremujorin e dyte, shumica e femrave ndihen me mire. Plaēenta tani kujdeset per ushqimin dhe prodhimin e hormoneve.Lekura e nenes erresohet dhe nje vije ne ngjyre te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.Bebi tani pergjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.
Java 15
Bebi tani eshte 10 cm I gjate. Pas cdo dite I qartesohen syte, veshet, buzet dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te kete refleksin e thithjes.Lekura e nenes eshte e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.Kockat e bebit fillojne te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj eshte e rendesishme te ndiqet nje diete me shume kalcium, per mos u konsumuar rezervat e nenes.
Java 16
Gjymtyret e bebit jane formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kembes.
Ndjen levizjet e para-shume fine, si disa buleza gazi. Ekografia e pare eshte per te caktuar diten e lindjes, ndersa te tjerat ne vazhdim per te pare zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij.
Nena ka shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.
Java 17
Barku eshte gjithmone e me I dukshem. Per arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet i ka te zena dhe mund te kete rrjedhje gjaku nga hundet. Floket behen me yndyre shume me shpejt se zakonisht.Bebi tani eshte me i rende sesa placenta; eshte i gjate i dobet, ne kete periudhe lekura e gishtave ka marre rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.
Java 18
Nena ka shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram nuk fle dot mire ne jasteke..Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do te jene shume te nevojshme gjate lindjes.Bebi eshte 20 cm i gjate dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)
Java 19
Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Mund te kete dhimbje kurrrizi sepse mitra eshte zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses.Bebi leviz shume dhe mund te ndieje goditjen e pare.
Java 20
Bebi rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe eshte 25 cm i gjate. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne nje ane ne tjetren dhe ben akrobaci te vogla.Per shkak te zmadhimit te barkut,nena mund te kete djegie te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumesht dhe caj mente. Duhet te haje shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadale, kjo do te beje te ndihet me mire.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:18
Java 21
Lekura e barkut eshte zgjeruar shume dhe prandaj eshte e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhet sa me shpesh me krem hidratant ose vaj per beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nese kruarja eshte ne te gjithe trupin duhet te shkosh tek mjeku.Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti pergjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore per ti mbrojtur lekuren.
Java 22
Bebi jot eshte I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen kete. Qe ne kete moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kane vertetuar se veshet e bebit jane formuar komplet ne kete periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme.
Java 23
Bebi tani eshte si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nepermjet prekjes se barkut tend.Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilet eshte familjarizuar.Nena ka shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet i ka te fryra, ndonjehere ndjen nje dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, jane muskujt te cilet zgjaten.
Java 24
Fillon te ndiehen kontaktimet Braxton Hicks. Keto jane kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjate shtazanise dhe ndihmojne trupin gjate lindjes.Bebi eshte 33 cm I gjate dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit jane te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marre fryme” vete.Nese do ta lindte tani, mundesia per te mbijetuar eshte e ulet.
Java 25

Bebi tani ka arritur peshen 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra eshte bere sa nje top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj nena ka nevoje te urinoj gjithmone e me shpesh.

Java 26
Bebi rritet me ritm te shpejte godet fuqishem ne barkun e nenes,kycet e kembeve dhe fytyra e se ciles do te fryhen sepse trupi mban uje.Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. Eshte koha te perdoret nje krem special per te hidratuar lekuren.
Java 27
Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Per here te pare do hapi syte, qepallat nuk jane me te ngjitura.
Nena mund te pesoje lehte infeksione urinare ne kete periudhe, keshtu qe duhet te pije shume uje.
Mund te ndieje tension ne gjoks i cili mund ta bezdise.
Java 28
Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi I nenes do prodhoje kolostru. Ky permban faktor imunitar te cilet mbrojne bebin sidomos ne kete periudhe kur sistemi I tij imunitar eshte I pazhvilluar.Mund te kete nxehtesi pas lodhjes fizike.
Truri I bebit rritet si permasa dhe behet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te kete edhe preferenca.Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zerin.
Java 29
Bebi peshon tani rreth 1100 gram dhe eshte afersisht 40 cm I gjate.Gjate gjithe kohes zgjatet dhe godet me fuqishem barkun e nenes e cila ndonjehere do ndieje kontraktime te perseritshme (njera pas tjetres) ne bark, nuk ka pse shqetesohet: eshte bebi te cilin e ze lemza sepse ka thithur me shume leng amniotik nga cduhet.Per shkak te peshes te cilen mban,nenes i dhembin kembet dhe mund te kete probleme me ekuilibrin.
Java 30
Shumica e femijeve kthehen me koken poshte gjate kesaj jave, duke u pregatitur keshtu per lindjen.Hapesira ne miter tani eshte e pamjaftueshme, nuk i le vend bebit per levizje te teperta.Tani nena lodhet me lehte dhe ka dhimbje kurrizi. Eshte koha per te filluar ushtrimet per forcimin e muskujve: kontraktimin dhe qetesimin e muskujve
Java 31

Bebi rritet ne peshe, tashme ai peshon 1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet.
Nena ka probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te beje disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.
Java 32
Bebi tani eshte I gjate 41 de cm.Nena ka shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mire. Duhet te kthehet ne nje ane dhe te mbeshtetet ne shume jasteke.

Java 33
Bebi eshte plot energji dhe godet fuqishem e barku i nenes vazhdon te rritet gjithmone e me shume .

Java 34
Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe eshte 44 cm I gjate. Truri dhe sistemi nervoz jane formuar komplet.
Me zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut te nenes ndryshon.
Java 35
Bebi i afrohet dimensioneve te nje bebi “gati per tu lindur”, peshon rreth 2500 gram.
Java 36

Bebi eshte 2750 gram dhe 49 cm I gjate. Koka e tij I afrohet daljes dhe nena mund te marre fryme me lehte.
Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines.Duke filluar nga ky moment, kontrollet mjeksore duhet te jene javore
Java 37
Bebi mund te marre fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Nena ndjehet gjithmone e me shume ne siklet.
Java 38
Bebi jot eshte gati per te ardhur. Kohezgjatja mesatare e shtatzanise eshte 266 dite, dmth 38 jave qe nga momenti I krijimit.
Bebi mund te marre fryme vetem, thonjte e tij ne duar edhe kembe forcohen cdo dite.
Java 39
Tani bebi do shtoj shume pak ne peshe, pesha mesatare ne lindje do jete rreth 3500 gram.
Kockat e kokes jane gati per lindje, per te kaluar me lehte ne kanalin riprodhues.
Nena ka kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.
Java 40
Koka e bebit zbret ne segmentin e fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen e mitres
Bebi tani eshte 50 cm i gjate.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:20
Rritja dhe zhvillimi i femijes, 3 mujorshi i pare i shtatzanise – Muaji i pare

Rritja dhe zhvillimi i femijes tuaj gjate muajit te pare te shtatezanise
Pas fertilizimit te vezes, formohet nje qese rreth saj e cili mbushet gradualisht me leng. Kjo qese quhet Qesja Amniotike dhe e mbron embrionin gjate gjithe shtatezanise.
Gjithashtu ne kete pike te tremujorshit te pare formohet edhe placenta. Placenta eshte nje organ i sheshte, rumbullakte e cila trasferon ushqimet nga nena tek femija dhe transferon jashteqitjet nga femija.
Tek femija fomohet nje fytyre primitive me rrathe te medhenj, te erret tek vendi i syve. Eshte duke u formuar edhe goja, nofulla e poshtme dhe fyti. Gjithashtu jane duke o formuar dhe qelizat e gjakut dhe se shpejti do te filloje qarkullimi i tij.
Nga fundi i muajit te pare te zhtatezanise, femija eshte pak me i vogel se 1 cm.

http://www.shendetionline.com/wp-content/uploads/2009/01/baby.jpg
Femija ne fund te muajit te pare.

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:21
Rritja dhe zhvillimi i femijes, 3 mujorshi i pare i shtatzanise – Muaji i dyte

Muaji i Dyte i shtatezanise

Tiparet e fytyres se femijes vazhdojne te zhvillohen. Secili vesh nis si nje palosje e vogel e lekures anash kokes. Disa kokra te vogla anash trupit kane per te perfunduar si krahe dhe kembe. Gishtat e dores dhe te kembes fomohen gjithashtu ne muajin e dyte.
Sistemi nervor formohet plotesisht (truri, palca kurrizore, si dhe gjithe qelizat nervore te sistemit) Fillojne te formohen rruget e tretjes dhe shqisat ndjesore. Kockat fillojne te zevendesojne kercet. Embrioni fillon te levize megjithate nena nuk mund ta ndjeje akoma.
Ne fund te muajit te dyte femija tashme eshte fetus rreth 2.5 cm i gjate, peshon rreth 10 gr dhe pothuajse 1/3 e tij eshte koka.

http://www.shendetionline.com/wp-content/uploads/2009/01/muaji-i-dyte.jpg Femija 6 javesh

ARIS
18-01-2010, 16:21
si pefundim lindi ku femija c beri.lol lol lol eke mbyt mer

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:22
Rritja dhe zhvillimi i femijes, 3 mujorshi i pare i shtatzanise – Muaji i trete

Muaji i trete i shtatezanise

Ne fund te muajit te trete femija juaj eshte formuar plotesisht. Femija juaj ka krahe, duar, gishta, kembe dhe mund te hape dhe mbylle gojen dhe grushtat. Kane filluar te zhvillohen thonjte e gishtave dhe veshet e jashtem jane formuar. Ne goje jane duke u formuar dhembet. Organet seksuale kane filluar te zhvillohen por eshte e veshtire per te dalluar seksin ne ultrasound. Qarkullimi i gjakut dhe i urnines eshte funksional, melcia gjithashtu.
Ne fund te muajit te trete femija eshte 8-10cm i gjate dhe peshon rreth 30gr.

http://www.shendetionline.com/wp-content/uploads/2009/01/muaji-trete.jpg
Femija ne fund te muajit te trete te shtatezanise - i formuar plotesisht

Alb_LoVeR
18-01-2010, 16:36
Do behem baba pra :p

SEa
20-09-2010, 15:14
Lindja vaginale pas prerjes cezariane?

Mendimi i mjekėve gjinekologė-obstetėr ėshtė se 60-80% e femrave duhet qė edhe lindjen tjetėr ta bėjnė me prerje cezariane, nėse lindja e parė ka ndodhur nė kėtė mėnyrė.
Sot shumica e mjekėve mundohen tė nxisin femrat qė tė lindin nė mėnyrė vaginale, ndėrsa pėr ta provuar kėtė duhet tė plotėsohen kėto kushte:

- nėna tė jetė e shėndoshe dhe nė gjendje tė mirė
- pelviku tė ketė madhėsi normale qė tė mundėsojė lindjen vaginale
- pritet vetėm njė fėmijė
- foshnja ėshtė nė pozitė me kokėn poshtė

Nėnat kryesisht frikėsohen nga mundėsia e ardhjes deri te plasja e mitrės nė vendin ku ka ndodhur prerja e parė cezariane, mirėpo kjo frikė nuk duhet t’u mundojė, duke qenė se kjo ndodh vetėm nė 1-2 pėr qind tė rasteve, ndėrsa kjo pėrqindje e rrezikut ėshtė e njėjtė edhe te ato femra qė nuk kanė lindur me prerje cezariane.