PDA

View Full Version : Sintaksa


PuffetiNa
20-01-2011, 22:47
Njohuri të përgjithshme për sintaksën

Perkufizim :Sintakse quhet teresia e menyrave te bashkimit ne ligjerim te fjaleve te nje gjuhe sipas kuptimit dhe natyres gramatikore ,bashke me mardheniet e vendosura midis njesive te formuara prej tyre ,me rregullsite perkatese ,per te shprehur mendimet e per t’ua bere ato te njohura te tjereve
Sintaksa bashke me mofologjne perben gramatiken e nje gjuhe .

Objekti I studimit :Sintaksa ka per objekt ligjerimin e lidhur.Fjalet ,ne procesin e ligjerimit ,duke u bashkuar per te shprehur e transmetuar mendimin ,hyjne ne lidhje dhe ne mardhenie te ndryshme kuptimore e formale gramatikore .Nepermjet ketyre lidhjeve dhe raporteve krijohen njesi te ndryshme sintaksore.
Sintaksa studion :1 )njesi qe japin nje kumtim te mbaruar
2)njesi qe japin nje kumtim relativisht te mbaruar
3)njesi te plota
4)njesi pak a shume te plota
Sintaksa si disipline gjuhesore ka rendesi te madhe teorike dhe praktike .Nepermjet fakteve dhe kategorive te saj realizohet funksioni I gjuhes si mjet marveshje midis njerezve ,si mjet komunikimi ,duke u vene ne perdorim te gjithe elementet dhe mjetet e rrafsheve te tjere te gjuhes.

Metodat e sintakses.
Sintaksa eshte nje shkence pershkruese dhe teoriko-pergjithesuese.
Metoda themelore e studimit te fakteve sintaksore eshte vezhgimi I shoqeruar me analizen dhe pergjithesimin e te dhenave te tij.Nepermjet tyre vecohen nga rrjedha e ligjerimit ,te nxjerra nga burime te caktuara ,dukurite sintaksore qe I interesojne studiuesit .Pastaj ç’del nga shqyrtimi I tyre pergjithesohet nepermjet formulimit te perfundimeve qe rrjedhin andej.Pra perdoret si piknisje metoda induktive ,qe shkon nga faktet e vecanta konkrete ne percaktimin e vecorive te perbashketa qe dalin dhe ,ne baze te tyre ,te kategorive dhe njesive sintaksore.
Ne sintakse ka mjaft here sinonimi elementesh ,ndertimesh e njesish sintaksore .Nder to disa jane shprehese me te qarta ,perfaqesuese me tipike te nje raporti sintaksor,te tjera me pak te qarta ,jo edhe aq tipike.
Zevendesimi I nje shprehje ,te nje dukurie te kategorise jo aq te qarte me nje tjeter te qarte , transformimi , zevendesimi I nje trajte a I nje ndertimi me nje tjeter te barasvlefshem ,jep mundesi te kapet qarte dhe pa luhatje funksioni I tyre sintaksor

Shembull1 :Peremri pyetes ç ne fjali mund te dale me funksionet sintaksore te kryefjales a te kundrines se drejte
Ç ‘e solli ate ketu? Ç ‘solli ai ketu? Zevendesimi I tij me nje emer te shquar ne te dy ndertimet e mesiperme mund te zbuloje me qarte ,me me siguri rrolin e tij sintaksor
Krahas fjalive te mesiperme mund te veme perkatesisht fjalilte :Nevoja e solli ate ketu? Bicikleten solli ai ketu?te njevlefshme sintaksorisht me to.
Shembull 2:Krahas luftoi me trimeri , mund te themi fare mire ,pa asnje ndryshim sintaksor dhe kuptimor ,Luftoi trimerisht, cka ve ne dukje funksionin rrethanor te menyres te emrit me parafjale ‘me trimeri”
Ndryshimi I nje ndertimi ,zevendesimi I tij me nje tjeter ,na zbulon here here edhe ndryshimet qe egzisotojne ndermjet dy ndertimeve pak a shume te barasvlershem per nga permbajtja, ngjyrimet sintaksore a stilistikore qe ka seicili ndertim.Mendimin themelor te shprehur me fjaline zakonisht therrimore :”nga s’te kam kerkuar”mund ta shprehim edhe me fjaline deftore :”e kam kerkuar gjithandej”,po duke humbur shprehimesine qe mbart fjalia e pare ,vleren pyetese-retorike e therrimore te saj .


Zhvillimi I teorise sintaksore
Teoria sintaksore per shkak te kompleksitetit te dukurive perkatese ,me gjithe fillime e saj te hershme ka marre zhvillim dhe eshte kristalizuar vone.Me zhvillimin e saj jane dalluar keto drejtime :a )drejtimi llogjik –gramatikor ,b) drejtimi psikologjik c)drejtimi formal –gramatikor.

Drejtimi llogjik gramatikor
I veshtron kategorite gramatikore , sidomos ato sintaksoret si pasqyrim I drejtperdrejt here here edhe si product l kategorive llogjike . Sipas studiuseve te ketij drejtimi gjuha dhe mendimi eshte e njejta gje dhe shprehen plotesisht nepermjet raporteve llogjike te perhershme dhe te pandryshueshme .
Faktet dhe ndertimet e larmishme sintaksore ketu u pergjithesuan ne skeme te llogjikes formale duke mos u marre fare parasysh forma .Keshtu qe u vu shenje e barazise midis gjykimit llogjik dhe njesise sintaktore themelore fjalise .
Kjo u quajt nje gjykim I shprehur me fjale dhe u fol per nje skeme universale te saj.
Nepermjet nje skematizmi thjeshtezues te tepruar u lane menjane ndryshimet cilesore te kategorive gramatikore te aferta ,s’u moren parasysh ngjyrimet dalluese ,u veshtruan pak ose aspak vecorite e menyres dhe shprehjes se tyre .


Drejtimi Psikologjik
Ne thelb te tij qendron mohimi I mundesise te pasqyrimt te realiteti nga gjuha dhe mendimi.Ky drejtim I kushton nje vemendje te vecante funksionit shprehes te gjuhes,anes ngasherimore te saj dhe ne qender te vemendjes se ketij drejtimi eshte realizimi individual gjuhesor .

Drejtimi formal gramatikor
Ne thelb te ketij drejtimi qendrojne elementet formale qe behen momente udheheqese a paresore te analizave sintaksore.Percaktimet ,perkufizimet dhe klasifikimet e njesive sintaksore mbeshteten ne kritere formale dhe strukturore .
Fjalia ketu here here veshtrohet si nje njesi intonacionare (si nje moment ligjerimi midis dy pauzash ),here si nje lloj togfjaleshi .Klasifikimi I fjalive ne kete drejtim behet edhe sipas edhe sipas mjeteve te lidhjes , si lidheza peremra dhe ndajfolje lidhore .
Ky drejtim e shkarkoi sintaksen nga shume elemente logjistike te paperligjur dhe terhoqi vemendjen mbi anen formale e gramatikore dhe mbi strukturen.Por edhe ky drejtim ka mangesite e tij . Duke e vene theksin mbi formen ai e shkeputi jo vetem formen nga permbatja,por dhe gjuhen nga mendimi.

Por cfare drejtimi ndjek gjuhesia jone ?Gjuhesia jone eshte e mendimit qe gjuha eshte nje unitet dialektik .Forma nuk shkeputet nga permbajtja dhe as gjuha nga mendimi,por ajo gjithashtu nuk e njeson gjuhen me mendimin dhe as sintaksen me llogjiken dhe as formen me permbajtejen.


Njesite sintaksore
Njesite sintaksore jane :Fjalia ,periudha ,gjymtyra e fjalise dhe togfjaleshi.

Fjalia :Ajo eshte njesia themelore sintaksore qe eshte njekohesisht edhe menyra kryesore e formimit e shprehjes dhe e kumtimit te veprimit .

Perkufizim :Fjalia eshte fragmenti I ligjerimit I perbere zakonisht prej dy a me shume fjalesh kuptimplota te bashkuara sipas raportesh te caktuara ,ne baze te ligjeve te nje gjuhe ,ne nje teresi te vetme kuptimore gramatikore e intonacionore

Shembull:I flihej. U err . Shiu kish pushuar.

Mbaj mend :Fjalia eshte njesia me e vogel kumtuese.Ajo del zakonisht me nje berthame te vetme kallezuesore ,pergjithesisht te perbere prej dy a me shume fjalesh te lidhura sintaksorisht.Fjalia del me vellime te ndryshme dhe me skema te ndryshme
Pergjithesisht fjalia bashkohet me fjali te tjera ,ne raporte dhe me mjete te ndryshme ,per te formuar zakonisht nje njesi me te madhe sintaksore ,periudhen

Perkufizim :Periudha eshte njesia e teresishme e lidhur kuptimore ,strukturore e intonacionore ,e perbere prej dy a me shume njesish kallezuesore ,ne forme fjalie ne raporte te caktuara midis tyre .

Nuk ka ndryshime thelbesore ndermjet fjalise dhe periudhes.Te dyja jane njesi kumtuese.Ne disa libra gramatike me termin fjali perkufizohet fjalia e thjeshte dhe me termin fjali e perbere perkufizohet periudha.
Mbaj mend :Fjalia ka zakonisht nje berthame kallezuesore ,kurse periudha bashkelidh nje a me shume njesi kallezuesore me raporte te caktuara kuptimore dhe gramatikore
Shembull:Ate dite ,vazhdoi Ili,kishte zbritur edhe ceta e Reshit Collakut.Thelle gumezhinte lumi I Devollit qe ish bumyer nga shirat .


Togfjalesh quhet njesia strukturore e formuar nga bashkimi I dy a me shume fjaleve te plotkuptimshme ne raporte te caktuara kuptimore e gramatikore midis tyre
Kjo njesi sintaksore funksionon brenda fjalise.Nuk shpreh kumtim si fjalia por raporte midis nocionesh konkrete.Vetem ne perberje te fjalise dhe nepermjet fjalise togfjaleshi merr pjese ne sistemin e mjeteve kumtuese te nje gjuhe,si njesi e nenrenditur ndaj fjalise .
Ku ndryshon nga fjalia ?Ai nuk ka vijen intonacionore te fjalise dhe ai perbehet prej se paku dy fjalesh kuptimplota dhe shpreh kryesisht raporte nocionesh .
Kemi keta lloj togfjaleshash:1)togfjalesh sintaksor I lire dhe togfjalesh leksikor dhe I qendrueshem
Tek te paret eshte I mundur zevendesimi I njeres apo tjetres gjymtyre ndersa tek te dytet zevendesimi eshte leksikalisht I kufizuar ose I pamundur .

Shembull togfjalesh sintaksor te lire :balte e kuqe, shkruaj leter , I ri nga mosha
Shembull togfjalesh te qendrueshem :Kishte hyre vjeshta e trete . Vuante nga melcia e zeze.
Togfjaleshat e lire nga perberja dhe nga forma dalin te thjeshte ose kompleks.Forma e thjeshte eshte ajo e togfjaleshve te perbere zakonisht prej dy fjalesh kuptimplota.Nga zgjerimi I te thjeshteve( I njeres gjymtyre ose I kompleksit ne teresi),nga bashkimet shumefjaleshe,me lidhje te ndryshme sintaksore me te njejten fjale drejtuese ,nga kombinimet e togfjaleshve,formohen togfjalesh te ndryshem te perbere.
Shembull:Perrenjte e shumte te fshatit rridhnin tatpjete me rrembim

Gjymtyre fjalie quhet fjala (ose togfjaleshi)qe del si nje njesi sintaksore me vete nga funksioni qe permbush ne fjali.
Te tilla jane fjale kuptimplota ,vetem ose te shoqeruara me fjale sherbyese ,te veshtruara nga raportet kuptimore dhe gramatikore qe I lidhin ato me fjale te tjera .Gjymtyra eshte njesia me e vogel qe dallohet ne analizen e fjalise .Si togfjalshi ,edhe ajo egziston brenda fjalise ,eshte pjese perberese e saj dhe vetem si e tille merr pjese ne realizimin e kumtimit.
Po , ndersa togfjalshi shpreh raporte nocionesh ,gjymtyra shenon nocion.
Togfjaleshi eshte ne nje fare mase nje kategori e ndermjetme midis gjymtyres dhe fjalise ,duke qene I perbere prej dy a me shume fjalesh kuptimplota.Gjymtyra zakonisht perkon me nje gjymtyre te togfjaleshit dhe me rralle me te gjithe togfjaleshin.
Mbaj mend :Nje togfjalesh I qendrueshem ,nje emerim I perbere a nje frazologjizem ,perben nje teresi te pandashme sintaksorisht ,nje gjymtyre te veteme .

Sipas funksioneve qe permbushin ,duke u nisur nga kriteret strukturore e kuptimore ,dallohen gjymtyre te ndryshem nder to gjymtyre kryesore , kryefjala dhe kallezuesi,qe jane qendrat organizuese te fjalise ;lidhja e tyre perben berthamen e saj .Ndersa gjymtyret e quajtura te dyta jane plotesuese ,sado qe ndonje here te domosdoshme.

Lidhja e sintakses me disiplinat e tjera
Ajo eshte e lidhur shume ngushte dhe ne menyre pothuajse te perhershme me morfologjine.Ato trajtojne ane te ndryshme te te njejtit realitet.Morfologjia merret me format e fjaleve dhe sintaksa me bashkimet e fjaleve dhe perdorimet e tyre.
Midis gjymtyreve te fjalise dhe pjeseve te ligjerates ka nje lidhje,por jo nje paralelizem te plote ,te perhershem.Ne percaktimin e natyres se nje pjese te ligjerates merret parasysh edhe ana sintaksore ,bashkelidhja me njesi te tjera te ligjerimit dhe perdorimi I saj ne te folur.Po ashtu, funksioni I nje fjale ne fjali ,percaktimi I nje gjymtyre ne fjalise dhe mundesise se kombinimit te nje fjale me fjale te tjera per formimin e togfjaleshave te ndryshem varen edhe nga natyra leksiko-gramatikore e saj ,pjesa e ligjerates ne te cilen hyn.
Sintaksa eshte e lidhur edhe me fonetiken.Elementet e intonacionit si melodika ,pauzat ,thekset sherbejne per te percaktuar ose per te dalluar njesi te ndryshme sintaksore.
Sintaksa ka lidhje edhe me leksikun.Edhe pse ajo ka karakter te pergjithshem dhe abstract ,ajo nuk mund te shkeputet teresisht nga konkretesia e fjaleve .Fjalet bashkohen ne njesi te ndryshme sintaksore jo vetem sipas lidhjeve gramatikore por edhe sipas lidhjeve kuptimore.Nuk mund te kete bashkime fjalesh te palidhura nga kuptimi


Permbajtaja e sintakses
Duke qene fjalia dhe periudha njesite me kryesore sintaksore ,njesi me vlere kumtimi,studimi I sintakses ndahet ne dy pjese themelore :ne sintaksen e fjalise dhe ne sintaksen e periudhes.

Sinataksa e fjalise e shqyrton fjaline ne vetvete dhe ne perberjen e saj ,pa veshtruar lidhjen qe mund te kete me njesite e tjera te njellojta,me fjalite e tjera.Ajo merret gjeresisht me perberjen e fjalise ,me gjymtyret e saj dhe me togfjaleshat ,por studion edhe tipat e ndryshem te fjalive sipas funksionit te tyre ne ligjerim(deftore ,pyetse etj)por edhe sipas structures (dykryegjymtyreshe a njekryegjymtyreshe, te plota a te paplota,te gjymtyrezueshme a te pagjymtyrezueshme)


Sintaksa e periudhes studion menyrat e bashkimit te fjalive per te formuar periudhat ,raportet qe vendosen midis tyre dhe mjetet e lidhjes ,llojet e nenllojet e fjalive sipas ketyre raporteve te lidhjeve .Ne pergjithesi verehen raporte sintaksore paralele e analoge midis pjeseve perberese te fjalise ,gjymtyreve ,dhe pjeseve perberese te periudhes,fjalive tes saj.
Sintaksa veshtron edhe rendin e fjaleve ne fjali dhe rendin e fjalive ne periudha .
Ne sintaksen e periudhes studiohet edhe ligjerata dhe format e ndryshme te saj:e drejte , e zhdrejte , e zhdrejte e lire.
Me sintaksen eshte I lidhur ngusht edhe piksimi.Ai u pergjigjet ne te shkruar mjeteve intonacionore qe perdoren ne te folur per te shenuar ndarjet e njesive sintaksore dhe per te shprehur raporte me vlera sintaksore te caktuara .

PuffetiNa
20-01-2011, 22:49
Togfjaleshi

Fjalia eshte e sajuar prej fjalesh te bashkuara nga pikpamja gramatikore dhe kuptimore ne togje te ndryshme.
Shembull :Nga dashuria e madhe per atdheun buronin ato fjale zemre te mergimtareve.
Dallojme keto bashkime :nga dashuria ,permban nje fjale kuptimplote ,emrin dashuri dhe parafjalen nga .
Po keshtu edhe të mergimatareve ku të, se bashku me mbaresen eshte tregues I rases gjinore
Duket sheshit qe ketyre togjeve iu mungon dicka si nga ana kuptimore ashtu edhe nga ajo gramatikore .Keto togje nuk jane togfjalesha.

Perkufizim :Togfjaleshi eshte njesia sintaksore strukturore e perftuar gjate ligjerimit nga bashkimi gramatikor dhe kuptimor I dy ose me shume fjaleve kuptimplota te bashkuara me lidhjen e nenrenditjes, qe tregon mardhenie midis sendeve ,dukurive ,proceseve dhe tipareve .

Nga ky perkufizim nxjerrim se ne fjaline e mesiperme togfjaleshat jane :nga dashuria e madhe , dashuria per atdheun , buronin fjale , ato fjale , fjale zemre , fjale te mergimtareve .

Mbaj mend :Fjalet qe mund te bashkohen dhe te formojne togfjalesha jane emrat , mbiemrat peremrat , numeroret ,foljet ndajfoljet .

Nga shumica e studiueseve pranohen vetem togfjaleshat me raprote nenrenditese ,duke perjashtuar bashkimet me raporte bashkrenditje ,shpesh edhe bashkimet kallezuesore (kryefjale kallezues).Ka studiues qe bashkimet kallezuesore nuk I vecojne nga tofjaleshat ,por keta sipas raporteve qe shprehin I ndajne ne togfjalesha predikative (kallezuesore) dhe togfjalesha jopredikative

Ngelen jashte teorise se togfjaleshit :
1)vargjet e fjaleve te bashkuara me bashkrenditje
shembull: gure dhe miser , gure , miser dhe tershere ,mengjes ,dreke ,darke
Ato I perkasin teorise se gjymtyreve homogjene te fjalise
2)gjymtyret e vecuara gjithashtu nuk sajone togfjalesh me fjalet nga varen
shembull: Ballistet , te tmerruar nga sulmi I pameshirshem I partizaneve,u dorzuan .
Fjala te tmerruar nuk sajon togfjalesh me fjalen ballistet .


Togfjaleshat sintaksor te mirfillte shprehin :1)mardhenie objektore (mardhenie midis veprimit dhe objektit te tipit : nis trenin , degjoj muzike )
2)mardhenie percaktore (njeqind leke , shirat e vjeshtes ,buke gruri , shkop I thate)
3)mardhenie rrethanore (kohore ,vendore,shkakore ,qellimore)
4)Ne togjet kallezuesore shprehen mardhenie midis bartesit te nje veprimi a gjendje dhe vete veprimit a gjendjes (ai iku, hapsira jehonte , shiu pushoi0


Togfjaleshat mund te jene te thjeshte ose te zgjeruar .
Te thjeshtit jane sajuar prej dy fjalesh kuptimplota me ose pa fjale sherbyese
Te zgjeruarit jane sajuar ose prej nje fjale kuptimplote +nje togfjalesh ose nga nje togfjalesh +nje togfjalesh.

Ne shqip , jo vetem nga pikpamja kuptimore por edhe nga ajo gramatikore kemi keto menyra kryesore te lidhjes se fjaleve kuptimplota perbrenda fjalise :

1)fjale kuptimplote me fjale kuptimplote
Shembull:Atehere trumpetat e gardes protoriane dhane shenjen e betejes
Dallojme togfjaleshat e thjeshte :dhane atehere,trumbetat e gardes,e gardes protoriane,dhane shenjen , shenjen e betejes.

2)Fjale kuptimplote me togfjalesh ose togfjalesh me fjale kuptimplote
Shembull:Vera e atij viti filloi me vape te madhe
Emri vera eshte lidhur me togfjaleshin e atij viti ,sepse nuk behet dot lidhja vera +e viti ,por vetem vera +e atij viti .

3)Togfjalesh me togfjalesh ,kur nje togfjalesh ne teresi bashkohet me nje togfjalesh ne teresi.
Shembull:Faqja e kesaj shtepie me dy kate eshte shume e bukur.
Fillimisht kemi togfjalshin e zgjeruar faqja e kesaj shtepie formuar nga lidhja fjale +togfjalesh dhe e kesaj shtepie+me dy kate ,sepse asnje nga perberesit e togfjaleshit te pare nuk e ben llidhjen me perberesit e togfjaleshit te dyte vec e vec.Nuk mund te themi :e shtepie me dy kate e as e shtepie me kate

Mbaj mend :Rregullsite qe veprojne ne lidhjen e fjaleve dhe te togfjalesheve ne fjali,jane rregullesi specifike per strukturen e shqipes dhe duhen njohur dhe zbatuar drejt gjate sajimit te togfjalesheve ne fjali.Ne shqyrtimin e mardhenieve midis fjales ,togfjaleshit dhe gjymtyres se fjalise duhen marre parsysh dy faktore vendimtar.
1)si gjymtyre e caktuar fjalie mund te paraqitet nje fjale e vetme kuptimplote ne format e saj gramatikore te afta per te shprehur nje funksion
2)si gjymtyre fjalie mund te paraqitet nje togfjalesh I tere ,kur vetem ai ,por jo seicili nga perberesit e tij vec e vec , shpreh funksionin e nje gjymtyre te fjalise .

RASTE :Togfjaleshat e perbere nga peremrat e pacaktuar nje ,seicili ,cdo njeri por edhe nga peremrat deftore ky ,kjo ,ai ,ajo dhe nje emer si rregull ne fjali funsionojne si nje gjymtyre e veteme .
Shembull:tek porta u duk fytyra e nje njeriu

Togfjaleshat e perbera nga peremrat e pacaktuar njefare ,lloj-lloj,gjithfare ,gjithfarelloj ,turli dhe nga nje emer ne rasen rrjedhore te pashquar.
Shembull:Me 1923 filloi njefare gjallerie ne gjendjen e kapitalit te brendshem .

Togfjaleshat e perbere nga nje emer me kuptimin e nje njesie te kohes ,te mases ,te peshes a te cmimit dhe nga nje fjale me kuptim sasie ,ne radhe te pare nga nje numeror themelor,funksionojne si nje gjymtyre e vetme fjalie,kur duhet te shprehin shkallen e mases a te sasise ,peshen,cmimin ,si edhe zgjatjen e veprimit apo te procesit te kohes
Shembuj:ushtrimi zgjati kater ore .U ndalem tri here ne te perpjeten e thepisur.
Togfjaleshi emer +mbiemer kur perdoret me rendin mbiemer –emer .Duke qene se treguesit rasore te formes dhe te funksionit I merr mbiemri ,duke e lene emerin ne hije dhe ne nje trajte te pacaktuar emerore kallezore ,I gjithe togfjaleshi sherben si nje gjymtyre e vetme fjalie.
Shembull:e ka dermuar e zeza reumatizem.

Disa togfjalesha te tipit emer+parafjala “me”+emer ose emer+parafjala “në”+emer ,kerkojne domosdo nje fjale percaktuese ,e cila se bashku me emrin bosht funksionon si nje gjymtyre e vetme fjalie (per arsye semantike por jo per arye strukturore )
Shembuj:ata flisnin me ze te ulet . Femija veshtronte me sy te trembur.Plaku me falenderoi ne menyre prekse


Llojet e lidhjeve sintaksore ndermjet fjaleve ne togfjalesh
Ne togfjalesh veprojne tri lloj lidhjesh sintaksore :pershtatja ,drejtimi,bashkimi

Pershtatje quhet ajo lidhje nenrenditese qe shprehet ne pergjasimin e trajtes se fjales se varur me fjalen varese ne kategorite e perbashketa gramatikore te tyre (gjini,numer ,rase)
Shembull:Bari I djegur nxinte nen rrezet e vakta te diellit mengjesor.
Mbiemri I djegur eshte pershtatur me emerin bari ne gjini, numer dhe rase .
Po ku ndodh pershtatja ?
Ajo ndodh kryesisht ne togfjalesha qe kane si fjale bosht nje emer dhe ne disa raste edhe nje peremer ;fjala e varur shprehet me mbiemra dhe me disa peremra
Shembull:nate e fohte , burra te tjere .

Lidhja me drejtim
Tek lidhja me drejtim dallojme dy lloje ,drejtim te forte dhe drejtim te dobet .

Drejtim te forte kemi kur emri I varur perdoret ne kete ose ne ate trajte rasore (me parafjale ose pa parafjale )per shkak te kerkeses se fjales bosht.
Shembull :bleva buke , varet nga keshilli ,I shmangem lageshtires.
Drejtim te forte kane vetem disa kategori leksiko gramatikore , sidomos nje pjese e mire e foljeve . Aftesia e drejtimit te forte shihet sidomos tek foljet kalimtare . Si fjale bosht foljet kalimtare me drejtim te forte random nuk perdoren per rasat e zhdrejta .

Drejtimi I dobet eshte ajo lidhje nenrenditese qe perftohet kur emri a peremri I varur perdoret ne kete ose ne ate rase ,me parafjale ose pa parafjale per te shprehur nje kuptim te caktuar ,cilidoqofte karakteri leksiko –gramatikor I fjales bosht . Drejtimi I dobet shpreh nje lidhje te mundshme te fjales se drejtuar me fjalen bosht ,por jo te domosdoshme.Fjala e varur ploteson kuptimin e fjales bosht por jo se eshte e domosdoshme per realizimin e ketij kuptimi.Si me te si pa te fjala bosht ka po ate kuptim .
Shembull:eci rruges, eci neper kopesht ,eci neper dhome , eci 5 minuta ,eci me shokun


Bashkimi eshte ai lloj I lidhjes nenrenditese ku fjala e varur eshte nje fjale e pandryshueshme .Varesia e fjales nga fjala bosht ne lidhjen e bashkimit nuk shprehet ,pra me nderrimin e trajtes (sepse fjala e varur eshte e pandrysheshme),por me funksionin e varur gramatikor ,me kuptimin ,me pozicionin dhe me karakterin e pamevetesishem te mardhenies gramatikore shprehur prej saj .
Shembuj:veshtroj anash ,eci duke kenduar, deshira per te mesuar,I fola shokut Petrit
Ketu hyjne :ndajfoljet , trajtat foljore te pashtjelluara ,disa permera te pandryshueshem dhe disa raste te perdorimit te emrave .

Llojet e togjfjalesheve
Togfjaleshat ndahen dhe emerohen sipas njesise leksiko gramatikore te fjales bosht .

tofjalesha emeror (balte e kuqe)
togfjalesha foljore (shkruaj leter)
togfjalesha mbiemeror (I ri nga mosha)
togfjalesha numerore (dy prej nxenesve )
togfjalesha peremerore(seicili nga ju )
togfjalesha ndajfoljore (shume mire )

Togfjalesh emeror

Emer +emer (emri I dyte mund te jete I pashquar ose I shquar , I shoqeruar ose jo me parafjale .

Emer +emer I pashquar
Rasti A :emri I dyte ,si fjale percaktuese afrohet per nga kuptimi me mbiemrin cilesor dhe lidhet ngushte me te nga pikpamja semantike.Per kete jane tipike togfjaleshat emer +emer ne rasen rrjedhore ku shprehen
*Mardhenie ndermjet sendit dhe tiparit te tij
-lende :dollap arre ,qymyr druri,buke misri,tenxhere alumini
-prejardhje:vazje fshati,djale qyteti ,djathe Gjirokastre
-destinacion :tryeze buke,djale qyteti ,tavoline shrkimi ,fushe aviacioni
-lloj ne lidhje me gjinine :ndjenje gezimi,mish vici, mish qingji
-bartes te tiparit :qartesi pikpamjesh , shkathtesi krahesh

Rasti B:emri I dyte e ruan kuptimin e vet senderor dhe lidhet zakonisht me togfjaleshin emeor-numeror ,qe kane si bosht emra qe tregojne sasi ,mase ,peshe.
Ky vihet ne nje trajte qe mund te merret si kallezore e pashquar ,kurse emri I pare shoqerohet nga nje numeror themelor.
Shembull :nje pike uje , nje gote raki,nje dore miell , nje torbe krunde.


Emer +parafjale +emer
Me te perdoreshmit jane :me, pa , për,në,prej
Emer +”me”+emer tregon shpesh mardhenie shoqerimi me kuptimin me te pergjithshem
Shembull:mish me laker,presh me vaj , kuzhine me ankes
Tregon mardhenie te tiparit karakteristik e dallues ne sendin mbartes te tij
Shembull :figure me rendesi , pune me mend

Emer +”pa”+emer
Tregon mardhenie midis nje sendi dhe nje karakteristike te tij nga pikpamja e dickaje qe I mungon.
Shembull :peshk pa hala ,gjelle pa kripe, kafe pa sheqer

Emer +”për”+emer
Sipas kuptimit leksikor te perbersve tregon shpesh destinacion
Shembull :kepuce per femije , sapun per tesha



Emer +emer I shquar
Emri I shquar tregon se ai I ka te gjitha vetite sintaksore kategoriale te emrit dhe nje fare pavaresie semantike ,dmth , ai ka kuptimin gramatikor te tregimit te sendit.Emri I shquar ka nje lidhje varesie te dobet dhe nuk shkrihet semantikisht me fjalen bosht
Perhapje me te gjera kane togfjaleshat emer +emer I shquar ne gjinore
-mardhenie perkatesie (femija e fqinjit , shtepia e Agronit )
-mardhenie te pjeses me te teren(praku I deres , kupa e gjurit )
-mardhenie te veprimit me subjektin e veprimit (nisja e trenit ,perendimi I diellit )
-mardheniet e veprimit me objektin e tij(zgjidhja e problemit ,blerja e ushqimeve)
-mardhenie te fenomenit me burimin e tij (drita e llampes , hijet e lisave )
-mardhenie te tiparit me bartesin e tiparit (erresira e qilarit , gjeresia e bulevardit)

Emer +paskajore
Emri ka togezueshmeri te kufizuar me paskajoren :Bashkohen kur emrat kane kuptim leksikor te kufizuar , kryesisht deshire , synim , domosdoshmeri ,mundesie ,nxitje
Shembull:vendosmeria per te fituar , vullneti per te dale, nevoja per te pergatitur.

Emer +mbiemer
Shpreh mardhenie midis nje sendi dhe cilesise ,tiparit qe e karakterizon .
Shembull :rruge e gjere , dollap I ri .
Emri me mbiemrin lidhen me pershtaje , e cila mund te jete e plote ose me pak e plote , ne varesi te mbiemrit . Kur eshte I nyjshem eshte me pak I plote .


Emer +peremer
Shpreh mardhenie percaktore me nuanca dalluese
Shembull :ai djale , ajo dite , cdo fjale , ndonje send

Emer +numeror
Shprehin mardhenie percaktore me ngyrime dalluese .
Shembull :tre zogj, dy pula , nje gomar , dy gomere .

Emer +ndajfolje
Jane te rralla pasi emri ka togzueshmeri te kufizuar me ndajfoljen .
Shembull:Nxenesi kaloi neper korridorin majtas

PuffetiNa
20-01-2011, 22:53
Togfjaleshat foljore

Folje +emer
Shprehen mardhenie objektore ose rrethanore .

Folje +emer ne rasen kallzore pa parafjale
Shprehin mardhenie te procesit me objektin e drejtperdrejte
Shembull :caj dru , dua nenen
Perceptim
Shembull:degjoj muzike , shoh filmin , urrej servilat

Folje +emer ne rasen dhanore
a)Me folje qe tregojne ne pergjithesi te dhënë ,emri ne dhanore tregon objektin te cilit I drejtohet veprimi,por pa e prekur drejtperdrejt
Shembull:Ia dergova telegramin xhaxhait .Ia ktheva librin biblotekes.
b)Prane foljeve qe tregojne te menjanuar nga sendi , emri tregon send nga I cili largohet , te cilit I shmanget veprimi
Shembull:U shmangem thashethemve .U largohem diskutimeve te kota
c)Prane foljesh a lokucionesh foljore qe tregojne nje gjendje te brendshme ,emri ne dhanore tregon personin qe po e perjeton ate gjendje
Shembull:Plakut s’I flihej.Femijes I erdhi mire per lodrat .

Folje +emer ne rasen rrjedhore
a)Prane disa foljesh , trajta e rrjedhores njejes ,e nje emri prefoljor te pashquar tregon shkaun e veprimit
Shembull:U lodha se nxituari. U ngjira se kenduari.
b)Kur emri tregon fragment kohe (ditet e javes)togfjaleshi tregon fragmentin kohor ,ne te cilin perseritet veprimi I shprehur nga folja .
Shembull :mbidheshim te shtunave , niseshim te henave
c)Kur folja tregon levizje ose te qenduar ne vend dhe emri tregon hapsire dhe vend ,togfjaleshi shpreh mardhenie vendore
Shembull:Dolem maleve .

Togjaleshat foljore me parafjale
*Togfjaleshat me parafjale dhe me emer ne rasen emerore
Togfjaleshat foljore me parafjalen nga shprehin mardheni objektore dhe rrethanore

Parafjala “nga”
Objektore kur folja tregon veprim konkret dhe emri tregon person
Shembull:Ushatari mori nje leter nga e fejuara
Objektore kur folja tregon te menjanuar , te shkeputur dhe emri tregon person .
Shembull:U clirova nga nje barre e rende
Objektore kur folja tregon te druajtur ose frike
Shembull:femija druhej nga miqte
Vepruesin kur folja eshte kalimtare ,pesore dhe me kuptim konkret
Shembull:Ekipi kryesohej nga alpinisti me I vjeter
Hapsinore (rrethanore )me nje folje qe tregon veprim konkret a levizje dhe me emer qe tregon hapsire
Shembull:dal nga dhoma
Kohore (rrethanore ) kur shoqerohet me disa emra qe tregojne kohe .
Shembull:do vij nga dreka
Shkakore (rrethanore )me disa emra random abstrakte
Shembull :foshnja ku keput nga te qarit
Përndares :me parafjalen nga dhe I shoqeruar me nje numeror themelor tregon nje veprim qe shperndahet ne menyre te barabarte ne disa vete
Shembull :pime nga dy gota

Parafjala “te”dhe “tek”
Vendore (rrethanore )
Shembull:u ndal tek dera
Objektore kur emri tregon person
Shembull :Sonte do vemi te Leka

Togfjalshat foljor me lokucion parafjalor dhe me emer ne rasen gjinore .

a)mardhenie te veprimit me mjetin lokucioni: me anen
shembull: I siguruam pasisjet me anen e komitetit
b)mardhenie shkaku a mjeti :ne saje te
Shembull:Ndermarrja e realizoi planin ne sajë te perpjekjeve te te gjithe punonjesve.
c)mardhenie objektore me nuance zevendesimi :ne vend
Shembull:Ne vend te molleve bleu dardha
d)mardhenie shkakore me lokucionet :nga shkaku ,per shkak , per arsye
Shembull:Qete mezi ecnin per shkak te baltes se madhe

PuffetiNa
20-01-2011, 22:53
Togjaleshat foljore me parafjale dhe emer ne rasen kallezore
Parafjala “per”
a)tregon objektin e ligjerimit me folje si :flas, bisedoj , pyes,tregoj,mendoj,bindem ,marr vesh ,degjoj.
Shembull: Pyes per shokun
b) emrat konkret ose abstract tregojne destinacion ose qellim prane foljesh qe tregojne kuptim konkret
shembull: Erdha per nje liber .Luftojme per pavaresi .
c)me nje folje qe tregon levizje dhe me nje emer abstract shprehet qellimi I thjeshte
Shembull:djali me shkoi atehere per studime
ç) mardhenie shkaku
Shembull:Kam ardhur per hall tek ti
d)togfjaleshat me emra qe tregojne fragmente kohe si :dite ,nate ,jave,tregojne se veprimi perseritet brenda fragmentit perkates.
Shembull :ujiste aren per nate

*Parafjala “me”
a)shprehin mardhenie te veprimit me veglen
shembull:pres me brisk
b)prane foljesh qe tregojne te pajisur ,te mbushur,te mbuluar emrat me parafjalen “me”trgojne objektin e paisjes
Shembull:mbuloj me jorgan
c)mardhenie shoqerimi ne kuptim te pergjthshem kur emri tregon person
shembull:U ula me shoket
d)me emra abstrakte shprehen mardhenie te veprimit me menyren e shtjellimit te tij
Shembull:lexonte me lehtesi.


Togfjaleshit foljore me parafjalen “pa”

a)tregojne mungesen e dickaje
Shembull : u paraqit ne provim pa pergatitjen e duhur


Togfjaleshat foljore me parafjalen “ne”
a)tregojne ne pergjithesi mardhenia hapsinore rrethanore
Shembull: Ne fshat kishin ardhur dy oficere .
b)me emra qe tregojne kohe shpreh mardheniet midis veprimit dhe kohes se kryerjes se tij.
Shembull: Ne oren 12 te gjithe rane te flinin .


Togfjaleshi foljor me parafjalen “më”
a)perdoret zakonisht per te treguar mardhenie kohore midis veprimit dhe kohes se ndodhjes se tij.
Shembull: Me 1442 vdiq Gjon Kastrioti .

Togfjaleshi me parafjalen “mbi”
a)tregojne mardhenie rrethanore –vendore ose me rralle objektore
Shembull: Floket e gjate I binin te ngaterruar mbi supe .

b)me foljet qe tregojne te ligjeruar ose process te menduari ,togfjaleshi me parafjalen mbi tregon objektin e ligjerimit ,e te menduarit
Shembull: Flas mbi nje ceshtje te rendesishme .

Togfjaleshi me parafjalen “nen”
a)tregon mardhenie rrethanore .Me folje qe tregojne veprim konkret dhe emra qe tregojne sende konkrete a hapsire shprehin mardhenie midis veprimit a gjendjes dhe hapsires nen te cilen ndodh nje veprim .
Shembull: burrat ishin ulur nen hijen e ullirit .

b)ne rast se emri tregon process a fenomen , togfjaleshi tregon me se forti mardhenie midis veprimit dhe situates ne te cilen zhvillohet ai .
Shembull : Nen driten e nje pishtari disa partizane po prisnin ne copa nje lekure te madhe kau per ta bere opinga.


Togfjaleshi me parafjalen “gjer “
Shprehin mardhenie midis nje veprimi dhe pikes fundore ,skajore te shtjellimit te tij .
Shembull: Ata kishin zbritur disa here gjer ne qytet

Togfjaleshat foljor me parafjalen “neper”
a)shpreh mardhenie midis veprimit , zakonisht levizjes , dhe hapsires qe pershkon levizja duke u shtjelluar .
Shembull: nje lume I vogel kalonte neper fshat .


Togfjaleshi foljor me parafjale a me emer o peremer ne rasen rrjedhore .

Togfjaleshi me parafjalen “prej”
a)me foljet qe tregojne levizje dhe me emrat qe tregojne send apo hapsire ,shprehen mardhenie midis veprimit dhe vendit nga del levizja
Shembull: Ne oren 12 dolen prej salles .
b)Ne togfjaleshat me folje kalimtare persore dhe me emer qe tregon nje fenomen dhe sidomos person (ose me peremer vetor ) shprehen mardhenie sipas veprimit dhe vepruesit .
Shembull : kerkesa u morr parasysh prej komisionit .
c) me emra qe tregojne kohe a fragment kohor togfjaleshit kohor me parafjalen prej shprehin mardhenie midis veprimit dhe piknisjes kohore te shtjellimit te tij.
Shembull: Servitja vazhdonte prej disa ditesh



Togfjaleshi me parafjalen “per”
Prane foljesh kalimtare qe tregojne ne pergjithesi ‘te kapur ‘ ,’te mbajtur ‘ , ‘te flakur’,si : kap , mberthej , flak , ze , rrok , marr , perfshij , shterngoj , emri me kuptim konkret me shpesh emerimi I nje pjese te trupit te njeriut ,I shoqeruar me parafjalen “per” tregon mardhenie objektore me nuance vendore dmth tregon mardhenie midis veprimit dhe sendit qe I sherben si pikmbeshtetje.
Shembull: Qendroi vetem kur I shoqi e zuri per krahu .

Togfjaleshi me parafjalen “para”
me folje konkrete dhe me emer me kuptimin konkret a hapsinor tregojne mardhenie rrethanore midis veprimit a gjendjes se sendit a hapsires para se ciles shtjellohet veprimi .
Shembull: Autobuzi kaloi para uzines ku do te punoja .

b)me peremra vetore qe tregojne persona ,togfjaleshi foljor me parafjalen para tregon me se forti mardhenie objektore me ndonje nuance vendore
Shembull: Para tij shtrihej Kumishtja .

c)me emra me kuptim kohe, togfjaleshi shpreh mardhenie te kohes .
Shembull: Para disa muajsh u be nje mbledhje per kete problem .


Togfjaleshi me parafjalen “perpara “
a)te njejtat mardhenie vendore si me parafjalen ‘para ‘ mund te shprehen edhe me parafjalen ‘perpara “
Shembull: Makina ndaloi perpara hyrjes kryesore te spitalit .

b) Prane disa foljesh me kuptim konkret dhe emerash e peremrash qe tregojne persona ,togfjaleshi me parafjalen perpara mund te tregoje mardhenie objektore .
shembull: Muriku u mblodh perpara Stanish Kastriotit .

c)te tille togfjalesha mund te shprehin edhe mardhenie rrethanore kohore .
Shembull: Bimbashi turk do varare perpara beut (dmth me pare se te vritet beu )


Togfjaleshi me parafjalen “prapa”
a)tregon mardhenie rrethanore ,vendore.
Shembull:Prapa xhamave te dyereve vraponin si uje I trubullt konturet e zeza te nates .

Togjaleshi me parafjalen “pas”
a)mardhenie vendore tregon edhe ndonje togfjalesh me parafjalen “pas”, ne kete rast ai eshte sinonim me togfjaleshin me parafjalen para .
Shembull: Perpara se te kendonte kendesi I pare ,ata kishin zene vend pas shkembinjeve ,mbi mulli

PuffetiNa
20-01-2011, 22:54
Ne baze te vecorive leksikore pjeset e ligjerates ndahen ne tri grupe te medha :Fjale kuptimplota , fjale jokuptimplota dhe fjale thirrmore.
Kuptimplota :jane ato qe e kane kuptimin leksikor te plote
1)fjale emeruese :qe emertojne sende (emrat ),cilesi (mbiemrat),veprime dhe procese(foljet),rrethana(ndajfoljet)
2)fjale numeruese ,fjale te cilat numerojne (numeroret)
3)fjale treguese qe tregojne pa emerur sende ,cilesi ose sasi (peremrat )
Jokuptimplota:ato qe kane nje kuptim leksikor te kushtezuar
1)parafjalet dhe lidhezat qe shprehin lidhje sintaksore midis dy gjymtyresh
2)pjesezat qe shprehin ngjyrime kuptimore
3)pasthirmat
(togfjaleshi nuk eshte I plote , ai duhet perfunduar )

PuffetiNa
20-01-2011, 22:55
Kundrinori

Eshte gjymtyra e fjalise qe vihet ne mardhenie objektore ne kuptimin e gjere dhe qe lidhet me lidhje nenrenditese drejtimi me gjymtyren prej se ciles varet .
Te shumten e hereve ajo shenon objektin e veprimit qe shpreh folja
Shembull:Pushka ka ndihmuar shkollen ,shkolla I ka ndricuar rrugen pushkes.
Por ka edhe kundrina qe nuk e tregojne objektin e veprimit
Shembull:Poema “Bageti e bujqesi” eshte shkruar nga Naim Frasheri.

Ne planin sintaksor ,sipas kuptimit dhe sipas formes se shprehjes dallohen kundrina e drejte dhe kundrina e zhdrejte
Kundrina eshte e drejte kur nga kundrine e ndertimeve veprore mund te kthehet ne kryefjale te ndertimeve jo veprore :
Shembull:Gezimi I fitores shton optimizmin per fitore te reja
Optimizmi per fitore te reja shtohet nga gezimi I fitores .
Kundrina eshte e zhdrejte zakonisht kur ky kthim nuk mund te behet .

Format
Kundrina e zhdrejte del ne dy forma :pa parafjale dhe me parafjale .E drejte vihet ne rasen kallezore dhe e drejte pa parafjale ne rasen dhanore .

Shprehja
Kundrina e zhdrejte me parafjale shprehet me emra ,peremra etje te prire nga parafjale e lokucine parafjalore qe sundojne rasat emerore ,gjinore ,kallezore dhe rrjedhore.
Shembull:Jetoni per Shqiperine dhe vdisni per te .Rreth lindjes se Skenderbeut imagjnata popullore endi nje qerthull legjendash te cuditeshme.

Kundrina ,si e drejta ,si e zhdrejta mund te shprehen me emer ,me peremer ,me numeror ,a me nje pjese tjeter te emerzuar te ligjerates
Shembull:Fizarmonikes I binte traktoristi (emer )
Jani kete e diktoi dhe nisi te nxehej (peremer )
Te pesetin(shendetin ) e ngre per kryetarin tone (numeror I emerzuar)
Po te degjonte “ndal “ dhe “alt “ duhej te qendronte (emer prefoljor)

Kundrinat mund te shprehen jo vetem me nje fjale te vetme por edhe me nje togfjalesh te qendrueshem ose te lire
Shembull: C’ma mban ketu kete dembel Stambolli?

Po kush merr kundrine ?
Kundrine merr kryesisht nje gjymtyre e shprehur me folje ose lokucion foljor.
Shembull:Ne nuk e humbasim (folje)vigjilencen(kundrina)

Mund te marre kundrine edhe nje gjymtyre e shprehur me mbiemer (zakonisht foljor) .Ndonjehere edhe ndonje gjymtyre e shprehur me emer (zakonisht foljor)
Shembull:Qe nga viti 1933 punonte prane zotit Bakalli , nje burre I lashte nga sjellja,po shume I frikshem ne punet politike .



Kundrina e drejte

Kundrina e drejte shenon zakonisht objektin tek I cili kalon pandermjetshem veprimi I shprehur nga folja ose objektin qe eshte rezultat I ketij veprimi ;
Shembull:I shkruan nje leter te gjate

Marrin kundrine te drejte :
A)foljet kalimtare veprore .Kundriana e drejte eshte zakonisht gjymtyre e domosdoshme per fjaline qe ka nje folje te tille . Ajo vihet ne rasen kallezore pa parafjale .
Shembull:Llafet e shumta I ndrydhnin(folje kalimtare, veprore ) personalitetin (kundrine e drejte )
B)format e pashtejelluara te tipit /per te punuar /me te punuar /e nje te punuar /duke punuar /pa punuar
Shembull:Me te pare(forme e pashtejlluar ) Dekon (kundrine e drejte ),ai u ndal .
C)emrat pre foljor asnjeanes.Perdorim te rregullt ka kundrina e drejte me emra prefoljore asnjeanes te rases rrjedhore qe vijne pas foljesh qe tregojne mbarim, pushim a vijim veprimi ose qe shenojne shkak ,mjet .
Shembull:Nuk ngopesha se shekuari (emer prefoljor ) misrin (kundrinor ) nen uje .
D)ne fjali te paplota nxitese por edhe ne ndertime te tjera ku nenkuptohet folja
Shembull:Kujdes makinerite! Amanet djalin!

Mbaj mend :Karakteristike e kundrines se drejte eshte kthimi I saj ne kryefjale kur folja qe ploteson ajo shendrohet nga veprore ne pesore.
Shembull:Reforma e re arsimore ka hapur(folja ne formen veprore) prespektiva (kundrina) te medha per zhvillimin e arsimit
Prespektiva (kryefjala ) te medha per zhvillimin e arsimit jane hapur (folja ne formen jo veprore)nga reforma e re arsimore

PuffetiNa
20-01-2011, 22:56
Kundrina e brendshme dhe kundrina e jashteme
Ne varesi nga kuptimi I foljes dhe I emrit kundrina e drejte mund te shpreh nuanca te ndryshme kuptimore . Kundrina e drejte lidhur me veprimin e foljes mund te jete e brendshme ose e jashtme.
Kundrina e brendeshme
a)shpreh objekt qe perftohet nga veprimi I foljes.
Shembull:prodhoj mkakineri
b)zbulon permbajtjen e veprimit te foljes dmth ate qe krijohet ne procesin e veprimit dhe tretet ne te
Shembull:Kendoj kenge ,degjoj muzike
Mbaj mend:Ne ligjerimin popullor eshte shume I kufizuar numri I foljeve jokalimatare qe mund te marrin nje te tille kundrine (fle,jetoj,flas,veroj)
Shembull:Lufton luften dhe fiton , mbreti Vladislav gjemon

Kundrina e jashteme
Shpreh objekt qe egziston pavaresisht nga veprimi I foljes ,por qe I nenshtrohet ketij veprimi.
Shembull:tund malet ,tund koken , pyes cupen .

Shprehja e kundrines se drejte
Kundrina e drejte shprehet :
1)me nje emer , me shume te shquar, te rases kallezore
Shembull:Djali I vogel mbaroi detyrat e shkolles
2)me peremer te cdo lloj me perdorim emeror
Shembull:Kete s’ma ke thene ? Ke rrethuan? Njeriu vetem ne shoqeri e gjen veten
3)me nje numeror me perdorim emeror
Shembull:pesa e shumzuar me dy jep dhjete
4)me nje pjese tjeter te emerzuar te ligjerates
shembull:kish degjuar te verteta dhe te rreme
5)me nje togfjalesh te qendrueshem te barasvlefshem per nga kuptimi me nje emer te pergjithshem.
Shembull:kohet e fundit po ia vinin re shpesh kete te mete.
6)me nje togfjalesh te lire , sintaksorisht te pandashem , qe mund te jete emertim I perdorur si emer I pervecem
Shembull:Xha Jorgji po lexonte “Zerin e Popullit”
7)mund te jete nje fjali a nje togfjalesh ne forme fjalie
Shembull:fill pas heshtjes ai degjoi nje “naten e mire “ qe u trazua me nje tjeter “naten e mire “



Kundrina e zhdrejte
Ajo eshte shume e gjere dhe e larmishme si nga ana kuptimore dhe nga ajo formalo gramatikore.
Ajo ndertohet jo vetem me folje kalimtare veprore por edhe me folje jokalimtare veprore gjithashtu edhe me folje te diatezes pesore dhe vetvetore.Ajo del me dy forma , pa parafjale dhe me parafjale.

Kundrina e zhdrejte pa parafjale
Kjo kundrine shprehet vetem me trajtat e rases dhanore te emrit a te peremrit a te cdo fjale tjeter te emerzuar
Shembull:Nebiut I kishte mbetur kova ne dore (emer) / Kesaj I thone pune(peremer)/ U ishte tretur buzeqeshja te dyve(numeror)

Perdoret me :
a)folje dhe shpreh objekt te jashtem , dmth objekt qe egziston pavaresisht nga veprimi
Shembull:te takon ty te flasesh./I ra fyellit
b)perdoret me pjesore
Shembull:U perurua obelisku kushtuar(pjesore ) pionierve .(kundrinori)
c)kundrine te zhdrejte ne dhanore mund te marre edhe nje emer foljor(me prapashtesen je )
Shembull:Dhenia e tokes fashtareve ngjalli tek ata interes.
d)ne parrulla apo theni te thukta
Shembull:Lavdi te perjeteshme deshmoreve te kombit .

Shprehjet e kundrines se zhdrejte pa parafjale

1)Ajo shenon zakonisht pritesin ,dmth veten se ciles I drejtohet veprimi ,veten se ciles I lihet a I jepet dicka, veten te ciles I kumtohet ,I njoftohet a I shkaktohet dicka .
Shembull:Keta libra do t’ia shpiem mesuesit per 7 Marsin.
2)Kundrina e zhdrejte pa parafjale mund te shpreh objektin nga I cili ,si rezultat I veprimit , dicka shqitet a largohet ose , perkundrazi , te me cilin afrohet e ngjitet.Folja ne kete rast eshte mesore jo kalimtare .
Shembull:Panteres I largohen te gjitha kafshet e tjera
3)Kundrina e zhdrejte pa parafjale pas disa foljesh te caktuara mund te shpreh veten ose sendin te cilit I takon objekti I shenuar nga kryefjala.Mardheniet llogjike jane te perkatesise , kurse mardheniet gramatikore jane objektore
Shembull:Asaj I shkelqejne floket .
4)Kundrina e zhdrejte ne dhanore ,me trajte foljore jo veprore mund te shpreh veten qe perjeton gjendjen fiziologjike,veprimin psikik te shprehur nga kallezuesi .
Shembull:Atij I pihej uje . Asaj I flihej
5)Kundrina e zhdrejte shenon edhe veten e interesuar per nje veprim ,veten ne te mire a ne dem te se ciles zhvillohet ky veprim, veten e lidhur ne nje fare menyre me te
Shembull:Shkelqimit nuk po I ecte shendeti


Trajat e shkurtra dhe kundriana e drejte dhe e zhdrejte pa parafjale
Prania e kundrines se drejte dhe te zhdrejte pa parafjale shenjohet zakonisht nga trajta e shkurter e peremrit vetor ,qe vihet menjehere para ose pas foljes, ne kushte te caktura edhe midis temes dhe mbares vetore te foljes .
vetem ne kushte te caktuara ligjerimore prania e kundrines se drejte nuk shenjohet nga trajta e shkurter e peremerit vetor .
prania e kundrines se zhdrejte pa parafjale shenohet ne cdo situate legjimore me trajten e shkurter te peremrit vetor .
Madje trajta e shkurter e peremrit vetor eshte e pranishme edhe kur situata konkrete e ligjerimit e bejne te panevojeshme pranine e vet kundrines se zhdrejte
Shembull:Gruaja na tregon per ato dite te renda te prillit perpara pushtimit.(mungon neve tek …na tregon neve )

******Kundrina e drejte
Prania e kundrines se drejte te shprehur me peremer vetor te vetes se pare dhe te dyte ,njejes e shumes ne rasen kallezore shenjohet me ane te trajtes se shkurter te ketyre peremrave
Shembull: Ai me(trajta e shkurter ) thirri mua (kundrina)per ndihme
Edhe prania e kundrines se drejte te shprehur me emer ,peremer a togfjalesh zakonisht shenjohet me ane te trajtes se shkurter te peremrit vetor veta III , njejes e shumes ne rasen kallezore
Shembull:keshtu e (trajta e shkurter ) enderraun Shqiperine (emer )

Por trajta e shkurter nuk eshte gjithmone e pranishme .
Kemi mosprani te trajtes se shkurter te peremrit vetor ,sa here qe kundrina e drejte mbart theksin e frases ose theksin llogjik te thenies.
Shembull:Popullit tone I eshte dashur te derdhe shume gjak e shume djerse

PuffetiNa
20-01-2011, 22:57
Kundrina e zhdrejte me parafjale .

Prezamtimi
Kundrina e zhdrejte me parafjale ka nje perdorim edhe me te gjere ,me te larmishem se kundrina e zhdrejte pa parafjale .Ajo mund te plotesoje nje folje kalimtare veprore , pesore ose mesore , nje folje jokalimtare , nje mbiemer (foljor ose jo foljor),nje peremer ,nje numeror , nje pjese tjeter te emerzuar te ligjerates ose nje togfjalesh.

Ajo ndertohet me parafjale ose lokucione parafjalore . Me te perdorshmit jane :nga ,te ,tek,me,bashke me,me anen e , ne kundershtim me , ne lidhje me , ne raport me , ne krahasim me ,per , pa ,mbi , nën,nepermjet ,kunder,kundrejt , ndaj.

Kundrina me parafjalen “nga “
1)kur varet nga foljet :kam ,them,bej,sajoj,dua ,zgjedh,fitoj ,ha ,di,provoj ,ndaj,marr mund te shprehe ate pjese te se teres mbi te cilen shtrihet veprimi
Shembull:Po ,nga keto legjenda ka populli yne
2)prane foljesh me kuptimin e gjere te te prekurit si :kap,mberthej,marr,terheq, nduk shpreh gjymtyre te trupit
Shembull:e zuri nga krahu .
3)kur varet nga folje me kuptimin e gjere te perberjes si :perbehem ,perftohem , ngjizem , formohem etj shpreh objektin prej te cilit eshte mbrujtur nje objekt tjeter.
Shembull:Uji perbehet nga hidrogjeni dhe nga oksigjeni
4)ajo mund te varet edhe nga folje qe shenojne fillim veprimi
shembull: Kur rifilloi nga puna
Kur kjo kundrine shprehet me emer njeriu atehere zevendesohet me parafjalen “me”
Shembull:Apelin e filloi nga Liljana.(me Liljanen)
5)kur varet nga folje si :deshiroj , dua,marr,njoh,dalloj , kuptoj,kerkoj ,pres ,mesoj , nxjerr,shkeput,buroj,degjoj , heq, marr hua shpreh objektin qe nis si piknisje,si burim.
Shembull:Duhen flakur tej zakonet e keqia te trasheguara nga e kaluara
6)kur varet nga folje me kuptim te gjere largimi si :largohem , shpetoj , shkeputem,ndahem , ik , heq , zbres , ruaj, ruhem,kam kujdes,mbroj , ndruhem , fshihem , trembem , kam frike etj shpreh objektin nga I cili nis veprimi
Shembull:Ai nuk dinte si te shkeputej nga hallka e nje martese qe ishte bere pa dashjen e tij.
7)kur varet nga foljet spastroj , zhvesh , heq shpreh dicka qe hiqet nga nje objekt .
Shembull:Ligjet duhen spastruar sa here qe del nevoja nga gjerat ,te cilave u kalon koha ,duke u zhveshur nga cdo fryme burokratike.
8)kur varet nga foljet qe tregojne te ndare ,dallim , ndryshim shpreh objektin qe sherben si baze dallimi a te ndryshuari per objektet e tjere .
Shembull:Burri se ndan kurre fjalen nga vepra
9)kundrina me parafjalen “nga “ mund te ndiqet edhe nga nje kundrine me parafjalen “tek”duke shprehur njera objektin e fillimit dhe tjera ate te fundit
Shembull:Ai u hodh nga njera dege , tek tjetra .

Kundrina me parafjalen “te”-“tek”
Ndertuar me emer njeriu ose me peremer shpreh krahas objektit te cilit I drejtohet veprimi edhe mardhenie hapsinore
Shembull:Une e di !Prandaj erdha tek ti .

Kundrina me parafjale qe perdoren ne rasen kallezore
Prezamtim:te tilla jane kundrinat e ndertuara me parafjalet :me , per , pa , mbi , ne , nen dhe disa lokucione parafjalore .
Kundrina e ndertuar me parafjalen “me”shquhet per nje pasuri te madhe ndertimesh e kuptimesh.

1)mund te shpreh objektin qe shoqeron sendin e shprehur nga kryefjala
Shembull:Teuta shkoi ne mal me te vellane
2)mund te shpreh mjetin ose veglen me te cilin kryehet nje veprim
Shembull:Ne udhetonim me kale
3)kur varet nga folje qe shprehin perllogaritje ose matje mund te shenoje njesite e kesaj perllogaritje , matje .
Shembull:debora ketu matet me metra
4)kur varet nga folje me kuptim te mbulimit , mbushjes a te paisjes si :vesh ,mbath,mbeshtjell,lyej ,ngjyej,mbuloj ,shtroj,stolis ,zbukuroj,ujit,sperkat,krip,pudros ,ngarkoj,mbush,ngop,nginj,pajis ,ushqej ,furnizoj shenon sendin me te cilin kryehet veprimi
Shembull:E leu me boje te zeze
5)kur varet nga folja me kuptimin e perfitimit si :bej ,ndertoj , sajoj ,krijoj ,formoj,gatuaj , pergatit , brumos kundrina shfaq sendin nga I cili eshte perftuar objekti I shprehur nga kundrina e drejte me ndertim vepror dhe nga kryefjala me ndertim pesor.
Shembull:Ka shtepi qe jane ndertuar me qerpic
6)Kundrina me parafjalen “me”mund te varet nga folje qe shenojne fillim , vazhdim dhe perfundim veprimi.(mund te zevendesohet nga parafjala nga )
Shembull:Po e fillojme me analizen e rezultateve .
7)kur varet nga folje te diatezes mesore (merrem ,tallem , gajasem) dhe te diatezes vepore (qesh ,luaj ,kaloj kohen ) shpreh objektin mbi te cilin shtrihet veprimi
Shembull:Ne Tirane , ne ato kohe ,kish mjaft te rinj qe merreshin me letersi
8)kjo kundrine , kur varet nga folje qe shenojne ndryshim ne gjendjen e objektit te shprehur nga kundrina e drejte ne ndertim vepror dhe nga kryefjala ne ndertim pesor ,shenon objektin qe sjell keto ndryshime
Shembull:Kushdo mahnitet me bukurite e liqeneve te Lures
9)nga ndertimi dhe nga kuptimi e afert me kete kundrine edhe edhe kundrina qe varet nga nje folje jokalimtare si ndodh ,ngjan , ose folja kam
shembull:C’po ndodh keshtu me mua ?
10)kundrina me parafjalen me mund te varet edhe nga disa ndertime kallezuesish emeore .
Shembull:Edhe Ismaili ishte I nje mendje me te jatin .


Lokucionet
1)Lokucioni parafjalor “bashke me “ , “se bashku me “shpreh objektin qe shoqeron sendin
Shembull:Shpresa dergjes se bashku me plaka e tjera
2)”ne kundershtim me “shpreh objektin , kryesisht veten ne kundershtim me te cilen realizohet nje veprim.
Shembull:Ata vepruan ne kundershtim me udhezimet
3)”ne lidhje me”, “ne raport me” , “ne krahasim me “shpreh objektin , zakonisht veten ne lidhje me te cilen kryehet veprimi .
Kundrina me parafjalen “per”
1)shpreh zakonisht objektin , veten a gjene ,ne dobi a ne te mire te se ciles kryehet nje veprim.
Shembull:Votoni te gjithe per Demokracine .
2)kur varet nga nje shprehje e perbere nga folja vij dhe nga nje ndajfolje si mire ,keq, hidhur etj kjo kundrine shpreh objektin e ndjenjave tona
Shembull:Jo se nuk I vinte hidhur per gjyshen
3)shpreh vetem veten a sendin ne vend te te cilit vepron dikush a dicka (mund te zevendesohet nga lokucioni “ne vend te “
Shembull:Gezimi beri roje per Agronin .
4)Kundrina me parafjalen “per “mund te shpreh objektin qe sherben si kufizues dmth objektin brenda caqeve te te cilit eshte I vlefshem
Shembull:mbaj mend qe Rikut nuk ia kalonte njeri per kendim dhe arithmetike
5)marrin edhe foljet qe kerkojne motivim si (qahem ,ankohem , mburrem , krenohem , vuaj).Ne kete rast vihet re nje gershetim mardheniesh rrethanore –shkakore
Shembull:Duhet te qeshim dhe te qajme per mburrjet qe shesim

Kundrina me parafjalen “pa”
1)Shpreh veten a sendin pa te cilin kryhet ose jo veprimi .
Shembull:Shkruaje me se te duash ,me stilograf , pa stilograf , eshte puna jote

Kundrina me Parafjalen “mbi”
1)kur varet nga foljet qe shprehin te ndikuar si :ndikoj ,rendoj,spekulloj qe shprehin te mbeshtetur si :mbeshtetem ,bazohem ,bie etj kjo kundrine shpreh objektin mbi te cilin ushtrohet veprimi .
Shembull:Qemalit iu duk se per te gjitha faji kryesor rendonte mbi te
2)Kundrina me parafjalen mbi kur varet nga folje qe shprehin veprimtari mendore si :mendoj,arsyetoj si edhe nga foljet e perceptimit si degjoj lexoj them flas shpreh objektin ne lidhje me te cilin zhvillohet veprimi
Shembull:Si doli Tullaci nga dhoma , Alerti I ktheu celsin e deres dhe nisi ti raprotonte shkokut mbi aksionin e tij interesant .
Mbaj mend:keto ndertime me mbi jane ndikime nga gjuhet e huaja prandaj eshte e keshillueshme qe kundrina te tilla te zevendesohen me kundrina me parafjalen “per”.

PuffetiNa
20-01-2011, 22:57
Kundrina me parafjalen “në”
1)kur varet nga folje qe shprehin shendrrim si ndryshoj ,shendrroj,kthej,transformoj tregon objektin ne te cilin eshte shendrruar sendi I shprehur nga kundrina e drejte ne ndertimin vepror dhe nga kryefjala ne ndertimin pesor
Shembull:Populli do te shendrroje vendin tone ne nje parajse te vertete .
2)kur varet nga foljet qe shprehin te bazuar si :bazoj , qendroj perqendroj ose te ndeshur , te zene si :ndesh , has,bie ,pengohem shpreh sendin a veten qe sherben si objekt per veprimin e ketyre foljeve .
Shembull:Ai ndeshi ne kundershtimin e Llazit
3)kur varet nga folje qe shprehin te puqur me dicka si :afroj,puq,bashkoj,lidh,perzjej ,trazoj,ngaterroj,zihem ,grindem shpreh objektin qe kufizon objektin e shprehur nga kundrina e drejte ne ndertimin vepror ose me objektin e shprehur nga kryefjala ne ndertimin pesor
Shembull:Sa me shume kohe kalonte , aq me shume dy te rinjte afroheshin ne mendime
4)kur varet nga folje si :ndikoj ,sundoj,gjej,sjell(pasoja),ndihmoj,kopjoj shpreh mjetin vegelen e instrumentin me ane te se cilit zhvillohet veprimi
Shembull:Keto detaje te nderlikuara I prodhojne nxenesit ne torno
5)kur varet nga folje si :gdhend,skalit,derdh shenon lenden me te cilen pergatitet objekti I shprehur nga kundrina e drejte ,e cila eshte e pranishme ne keto ndertime
Shembull:Qe kur ishte I vogel ,ai gdhendte ne dru objekte te ndryshme


Kundrina me parafjalen “nen”
1)kur varet nga folje me kuptim hetimi si :hetoj , analizoj ,shqyrtoj , shoh , studioj ndertohet me nje rreth te ngushte emrash si :fryme drite aspekt,kend , prizem te shoqeruar me nje fjale percaktuese dhe shpreh keshtu drejtimin a orientimin qe duhet te karakterizoj realizimin e veprimit .
Shembull:historine e popullit tone duhet ta studiojme nen prizmin e atdhetarise



Kundrina me parafjale qe perdoren ne rasen rrjedhore
Prezamtim:Ne rrjedhore perdoren keto parafjale :nepermjet,kundrejt ,ndaj,para e perpara ,rreth ,pas,mbas ,drejt.
1)Kurndrina me parafjalen “nepermjet “ shpreh sendin me ndermjetesine e te cilit realizohet veprimi
shembull:Jeta nuk mund te njihet vetem nepermjet librave
2)Kundrina me parafjalen kunder shpreh objektin ne dem te se cilit realizohet veprimi ose gjendja :
shembull:Kunder demostrueseve u leshuan qindra police
3)Kundriana me parafjalen “kundrejt “shpreh objektin te cilit I drejtohet veprimi
Shembull:Mesuesit mbajne qendrim te drejte kundrejt gabimeve te disa nxenesve
4)Kundrina me parafjalen ndaj shpreh objektin te cilit I drejtohet veprimi
shembull:Te jemi gjithmone vigjilente ndaj armikut
5)kundrina me parafjalet “para “ , “perpara” per folje me kuptim zakonisht abstract ,shpreh veten ,me rralle sendin ne raport me te cilin realizohet veprimi .
Shembull:Perkulemi me respekt perpara kujtimit te deshmoreve
6)Kundrine me parafjalen rreth marrin foljet qe shprehin veprimtari mendore ose te thene si: mendoj , arsyetoj,lexoj,degjoj,them,raportoj,shkruaj.
Shembull:Rreth lindjes se Skenderbeut ,imagjinata popullore endi nje qerthull legjendash te cuditshme
7)Kundrina me parafjalet pas , mbas shpreh zakonisht objektin tek I cili synon veprimi
shembull: Gjithe djemuria e Grizes shkallonte pas kesaj cupe
8)Kundrina me parafjalen drejt shpreh objektin drejt te cilit synon veprimi
Shembull:Trimat shqiptare shkonin drejt vdekjes , me ballin lart
9)Kundrina me lokucionet parafjalore ‘me ane te “,ndonje here “, dhe me lokucionin “ne saje te”shprehin mjetin a veten me ndermjetesine e te cileve realizohet veprimi
Shembull:Keto arrijte I kemi edhe ne saje te Drites .

PuffetiNa
20-01-2011, 22:58
Percaktori

Percaktori eshte gjymtyre e dyte e fjalise qe eshte ne mardhenie percaktore me gjymtyren prej se ciles varet e qe bashkohet me te me lidhje pershtatje ,drejtimi a bashkimi.

PuffetiNa
20-01-2011, 22:59
Ndajshtimi eshte nje lloj percaktori I shprehur me emer te pashquar qe pershtatet ne numer me gjymtyren e percaktuar .Pershtatja jo e plote e dallon ndajshtimin si nje lloj I vecante I percaktoreve.

Shembull:Komisari Memo qendronte krah Rrapos .

Lloji me I perhapur I ndajshtimit eshte ai qe percakton nje emer . Ky lloj ndajshtimi shprehet me nje emer te pashquar ne formen e rases emerore dhe pershtatet vetem ne numer .
Shembull:popull mik/popullit mik /popullin mik /popujt miq /popujve miq

Ndajshtimi qendron si para ashtu edhe pas gjymtyres se percaktuar .
Pas gjymtyres se percaktuar , ndajshtimi I shprehur me emer te pergjithshem tregon karakteristike duke shenuar cilesi dhe lloj.
Shembull:U kthye tek dhoma e tij shpelle .
Pula meme vertitet rreth e rrotull duke mbledhur ushqimin

Pas nje gjymtyre te shprehur me emer te shquar,qe tregon profesion,detyre shoqerore apo shteterore ,titull etj ndajshtimi I shprehur me emer te pervecem tregon personin qe e ka nje profesion , nje detyre apo nje titull
Shembull:Kritiku Zaim Avazi ,nje nga simpatizantet me te medhenj te shokut Zylo,bente gjeste kuptimplote .


Pas nje gjymtyre te shprehur me emer te pergjithshem qe emerton nje vend gjeografik,nje veper letrare , gazette,parrull,institucion etj ndajshtimi I shprehur me emer te pervecem tregon emrin qe ka ai vend ,ajo veper letrare , gazette apo institucion.
Shembull:Lumi Drin eshte burim I madh hidroenergjitik

Pas disa gjymtyresh te shprehura me emrat fjale ,thirrje ,emer ,nocion etj ndajshtimi I shprehur me cdo pjese te ligjeratesh kontekstualisht te emerzuar tregon se cila eshte kjo fjale,kjo thirrje .
Shembull:Fjala”shokë”buciti si ndonje bombe alarmi luftarak.

Para nje gjymtyre te shprehur me emer te pervecem ,ndajshtimi I shprehur me emer te pergjithshem te pashquar tregon karakteristike duke shenuar perkatesine farefisnore ,profesionin ,detyren ,graden ,titullin
Shembull:ky ishte traktorist Agimi qe punonte dhe ne shi.

Ndajshtimi mund te percaktoje edhe nje peremer vetor te vetes I dhe II .Ky lloj ndajshtimi shprehet me emer te shquar ,I cili pershatet me gjymtyren e percaktuar ne numer dhe ne rase . Sakteson folesin ose bashkfolesin te shprehur me peremra vetore
Shembull: Per ju,femijet tani e tutje do te kete dite te lumtura .

Ndajshtimi prane nje peremri mund te shprehet edhe me mbiemer te emerzuar ,me ndonje peremer te pacaktuar ose me ndonje emer ne rasen gjinore .
Shembull:Si ne te medhenjte dhe ju te vegjlit .
Mjaft tani ,e nderpreu nje burre ,-se s’le asnje semundje per ne te tjeret .

Percaktori kallezuesor

Percaktori kallezuesor eshte gjymtyra e dyte e fjalise me lidhje dyanesore qe vihet ne mardhenie rrethanore me foljen ne funksionin e kallezuesit dhe ne mardhenie perckatore me nje emer kyesisht ne funksionin e kryefjales .

Shembull: Dy zogj fluturan te trembur

Lidhja dyanesore eshte tipari kryesor qe karakterizon natyren sintaksore te percaktorit kallezuesor dhe qe e ve perballe gjymtyreve te tjera te dyta,te cilat hyjne ne lidhje me nje gjymtyre te fjalise.Kjo lidhje dallohet ne radhe te pare nga percaktori.
Lidhja dyanesore ka si baze strukturore shperberjen e nje togfjaleshi emeror ne perputhje me synimin e kumtimit.
Krahasim :kembe te renda & kembet I kishte te renda
Ne rastin e pare mbiemri te renda , ne funksionin e percaktorit lidhet drejtperdrejt me emrin dhe tregon nje karakteristike te tij jashte cdo lidhje kohore .
Ne rastin e dyte mbiemri te renda ,ne funksionin e percaktorit kallezuesor lidhet me foljen dhe tregon nje karakteristike te emrit ne kohen e kryerjes se veprimit te shprehur nga folja . Ai qendron prane foljes dhe pershtatet me emerin .

Duke u nisur nga gjymtyra me te cilen percaktori kallezuesor lidhet drejperdrejt ,do te dallohet :1)percaktor kallezuesor prane nje folje 2)percaktor kallezuesor prane nje mbiemri foljor 3)percaktor kallezuesor prane nje emri foljor


Percaktor kallezuesor prane nje folje
Ky eshte tipi me I rendomte I percaktorit kallezuesor ne shqipen e sotme letrare.Ai hyn ne lidhje te drejtperdrejte me nje forme te shtjelluar ,po mund te hyje ne lidhje edhe me nje forme foljore te pashtjelluar.
Shembull:Me ushtrime te vazhdueshme ,eshte eshte bere me I fuqishem (e shtjelluar)
Skenderbeu ,duke I pare turqit te percare e goditi ushtrine e tyre duke e gjetur te papergatitur.(e pashtjelluar )

*Folja eshte elementi I domosdoshem I structures treshe ,po ne fjali te bashkrenditur kepujore ose kundershtore me structure paralele folja kallezues e fjalise se dyte apo te trete mund te mungoje , ne qofte se kuptimisht dhe gramatikisht eshte identike me foljen kallezues te fjalise se pare ;bashke me te mund te mungoje edhe trajta e shkurter e peremrit .
Shembull:zerin e kishte te akullt dhe mjekren te shternguar (mungon kishte :mjekren e kishte te shternguar )

*Kuptimi leksikor I foljes kallezues ndikon ,deri ne nje fare mase ,edhe ne formen e percaktorit kallezuesor .Keshtu ,prane foljeve :emeroj ,emerohem , gradoj ,gradohem , propozoj propozohem , percaktoj ,percaktohem –percaktori kallezuesor mund te shprehet vetem me emer
Prane foljeve :cmoj , cmohem , akuzoj ,akuzohem –shprehet me emer ose mbiemer shoqeruar me lidhezen krahasuese si ose pjesezen per


Gjymtyra me te cilen percaktori kallezuesor lidhet terthorazi mund te jete kryefjale ose kundrine e drejte .
Ismail Qemali (kryefjale )u zgjodh (kallezues )president (percaktori kallezuesor )I qeverise se perkoheshme
Lidhja e terthorte :Ismail Qemali –president
Kryeinfermieri u largua duke e lene mjekun(kundrina e drejte ) te menduar (percaktori )
Lidhja e terthorte :mjekun –te menduar

PuffetiNa
20-01-2011, 22:59
Percaktori kallezuesor I shprehur me emer

Qendron prane
1)Folje me kuptimin e shfaqes ,te zbulimit ose,e kunderta ,te ruajtjes se nje gjendje te meparshme,si:bej,behem, dukem ,tregoj ,tregohem ,heq(veten)hiqem,pandeh,pajtoj ,pajtohem,mbes , mbetem,gjej , u gjeta ,gjendem,rri ,qendroj.
2)Folje me kuptimin e caktimit dhe vleresimit si :emeroj,emerohem,gradoj,gradohem,ngarkoj ,ngarkohem ,propozoj , propozohem ,therres ,shpall,shpallem , zgjedh ,zgjidhem.
3)Folje qe tregojne levizje:kthej , kthehem ,dal,iki,shkoj,vij,rrjedh ,zbres.
4)Folje qe tregojne veprimtari :le ,shoh,ndiej,kerkoj,fut,futem,ze,zihem,shkruaj, shkruhem , vesh vishem.

Percaktori kallezuesor kur shprehet me emer ne rasen emerore ,ai gjendet prane foljesh ne diatezen pesore ,vetvetore si edhe prane foljesh jokalimtare
Shembull:Fshati qe u perteri ne rreze te Apolonise se vjeter ,quhet Pojan
Quhet –folje ne ditatezen vetvetore

Kur eshte I shprehur me emer ne rasen kallezore percaktori kallezuesor gjendet prane foljesh ne diatezen veprore dhe I referohet kundrines se drejte
Shembull: Ai e kishte bere politiken tregti
Kishte bere –diateza veprore tregti percatkori kallezuesor politiken kundrina

Forma
Forma tipike e percaktorit kallezuesor te shprehur me emer eshte trajta e pashquar e rases emerore dhe kallezore
Ai mund te tregoje
1)karakteristike kualifikuese ;nga pikepamja llogjike vendoset raporti lloj –gjini ndermjet nocionit qe permban kryefjala ose kundrina dhe nocionit qe permban percaktori kallezuesor
Shembull: Ajo me ne fund u be studente e fakultetit te mjeksise

2)nje karakteristike cilesore ;ky tip percaktori kallezuesor shprehet me nje emer ,ndonjehere edhe te pervecem ,qe nga kuptimi eshte I barasvlershem me nje mbiemer ,sepse nuk emerton send por nje veti karakteristike te tij .
Shembull: ne kete perleshje te rrepte ai perpiqej te tregohej burre

*Emri ne rasen gjinore si percaktor kallezuesor perdoret shume rralle.Ai perfaqeson gjymtyren e varur te nje togfjaleshi emeror dhe perdoret ne kete funksion ne saj te kuptimit te tij mbiemeror.Tregon zakonisht nje karakteristike cilesore te kryefjales ose te kundrines ,por mund te tregoje edhe nje perkatesi .
Shembull:shoku im, perkundrazi u be I shtepise ,qeshte dhe bisedonte me ta .


*Ne funksionin e percaktorit kallezuesor mund te jete edhe nje emer ne rasen kallezore me parafjalen me &pa :
Togu parafjale+emer prane nje folje shte percaktor kallezuesor kur ndertimi eshte rezuatat I shperberjes se nje togfjaleshi
Shembull :djale me shkolle / djali u be me shkolle


*Percaktori kallezuesor I shprehur me emer mund te shoqerohet edhe me lidhezen krahasuese si a me pjesezen per
Me lidhezen si tregon nje karakteristike cilesore :ndermjet krahasimit del ne pah ajo veti qe karakterizon sendin e emertuar nga emri ne funksionin e percaktorit kallezuesor .
Shembull:Majat e maleve kishn vene festen e bardhe prej debore e dukeshin pertej fushes si kurore
Percaktori kallezuesor me pjesen per perdoret prane foljesh me kuptimin e vleresimit :mbaj /mbahem , njoh /njihem, marr /merrem /
Shembull:Ai mbahej per trim I marre ,po s’doli gje

Percaktori kallezuesor I shprehur me peremer
Peremri si percaktor kallezuesor ka perdorim te kufizuar .Si te tille perdoren kryesisht peremrat pyetes :c dhe cfare /peremrat deftore I ketille , I tille , I atille /peremrat e pacaktuar I gjithe , I tere
Shembull:Cfare te ka babai ty ?
*Peremrat deftore ky ,kjo , ai , ajo perdoren si percaktore kallezuesor te shoqeruar me pjesezen po
Shembull:Njerezit shtoheshin dhe toka mbetej po ajo
*Peremrat pronore perdoren ne kete funksion kur jane te emerzuar
Shembull:nuk I kam te mijat parate – I shpetoi goja Thomait


Percaktori kallezuesor I shprehur me mbiemer
Percaktori kallezuesor I shprehur me mbiemer tregon nje cilesi te kryefjales a te kundrines se drejte . Ne kete funksion ai mund te jete ne cdo shkalle
Shembull:sa me shume te cante vapori drejt lindjes ,aq me I ngrysur behej doktori.

*Kur percaktori kallezuesor qe I referohet nje kryefjale ne numrin shumes ose kundrines se drejte ,shprehet me mbiemer te nyjshem ,ai ka gjithnje nyjen te ,gje qe eshte shprehje e lidhjes jo te drejtperdrejte me emerin te cilit I referohet
Shembull:Qerpiket e Vites kishin qelluar te rende .

*Percaktori kallezuesor I shprehur me mbiemer mund te shoqerohet me pjesezen si &sa
*I shoqeruar me pjesezen krahasuese si percaktori kallezuesor I shprehur me mbiemer tregon nje karakteristike te kryefjales a te kundrines se drejte qe eshte e perafert ose e ngjashme me cilesine e emeruar prej mbiemrit .
Shembull:ky ishte varri I pare qe po hapnin dhe te gjithe rrinin si te ngrire

*Ndajfoja sa shoqeron percaktore kallezuesore te shprehur me mbiemra ne shkallen krahsore per te treguar se bashku nje karakteristike cilesore ne shkallen me te larte .
Shembull:Duke u munduar te tregohej sa me I qete ,ai filloi perseri te fliste .

Ne funksionin e percaktorit kallezuesor mbiemri ka nje perdorim me te gjere se emri .Rrethi I foljeve qe pranojne percaktore kallezuesor te shprehur me mbiemer eshte shume me I gjere sesa rrethi I foljeve qe pranojne percaktore kallezuesor vetem me emer .
Ja nje liste e shkurter e tyre :degjoj , dorezoj ,derdhem,flas,flak,gjemoj,hapem,hesht ,ha,jetoj,loz,leviz,etj
Por nga ana tjeter ,mbiemri nuk perdoret prane foljesh me kuptimin e caktimit si :emeroj ,gradoj etj

Percaktori kallezuesor I shprehur me forme foljore te pashtjelluar
Nga format e pashtjelluara ne funksionin e percaktorit kallezuesor del vetem paskajorja,e cila mund te hyje ne lidhje me emerin edhe si percaktor.
Shembull:Vajza ishte bere per te nuseruar , djali per te dhenderruar

Percaktori kallezuesor I shprehur me togfjalesh
Kane perdorim te shpreshte si percaktore kallezuesor togfjaleshat e formuar nga nje emer I shquar dhe nga nje mbiemer ose nje emer ne rasen gjinore dhe nje peremer pronor
Shembull:ky manifestim u be vatra e vellazerimit te popujve

*Perdoren ne funksionin e percaktorit kallezuesor edhe togfjaleshat e formuar nga nje emer I pashquar qe prihet nga peremrat e pacaktuar tere dhe plot
Shembull:Edhe I vogel humbiste tere diten dhe kthehej ne shtepi tere pluhur

Percaktori kallezuesor prane nje mbiemri foljor
Prane nje mbiemri foljor percktori kallezuesor vendoset shume rralle , megjithate kjo gje haset ne gjuhen e folur.Rrethi I mbiemrave foljor eshte gjithashtu I kufizuar .
Ky tip karakterizohet nga lidhja dyanesore :lidhet drejperdrejt me mbiemrin foljor dhe I referohet emrit ose peremrit ne funksionin e cdo gjymtyre fjalie nga I cili varet mbiemri foljor .
Shembull: Shtepine e bere germadhe do te na e ndertonin te paren

PuffetiNa
20-01-2011, 23:00
Percaktori kallezuesor prane nje emri foljor
Percaktori kallezuesor prane nje emri foljor eshte edhe me I rralle dhe karakteristik per gjuhen e shkruar te stilit publicistiko –shkencor.Ky tip karakterizohet gjithashtu nga lidhja dyanesore :lidhet drejperdrejt me emrin foljor dhe I referohet nje emri ne rasen gjinore ne funksionin e percaktorit te emrit foljor;ky emer ne gjinore tregon vepruesin ose objektin e veprimit te shprehur nga emri foljor
Shembull:Me kapjen e Agimit te gjalle ata menduan se do t’ia arrinin qellimit .
Me kapjen (emer foljor )e Agimit te gjalle (perckatori kallezuesor )

*Por ky rend mund te ndryshoje nese emri foljor shendrrohet ne folje . Atehere percaktori kallezuesor shprehur me emer ne gjinore mund te dale ne rasen emerore dhe ne rrol te kryefjales ose te kundrines se drejte ose me mbiemer
Shembull:kur e kapen Agimin te gjalle (mbiemer ), ate menduan se do t’ia arrinin qellimit


Pershtja e percaktorit kallezuesor me kryefjalen dhe kundrinen
Percaktori kallezuesor pershtat me emrin apo peremrin te cilit I referohet
*Kur eshte emer pershtatet ne numer ose ne rase ose vetem ne rase
Shembull:Serniperit e mi do te dalin fitimtare .

*Kur eshte mbiemer pershtatet ne gjini ,numer dhe rase
Shembull:Pikat e shiut binin te rralla mbi balten e kuqe .

PuffetiNa
20-01-2011, 23:00
Perberja e periudhave

Njesite kallezuesore, fjalite qe formojne periudhen, mund te bashkohen me mjete lidhese ose drejtperdrejt pa to, me raporte barazie ose me raporte nenrenditjeje, varesie. Nga kjo jane dalluar tri kategori te medha te periudhave: periudha me bashkrenditje, periudha me nenrenditje dhe periudha asindentike

Periudhat me bashkrenditje dhe periudhat me nenrenditje jane periudha te formuara nga dy a me shume fjali me raporte perkatesisht te bashkrenditjes dhe te nenrenditjes ne mes tyre, te bashkura te parat me lidheza bashkrenditese a me fjale me te njejten vlere, te dytat me lidheza nenrenditese a me fjale lidhese, ndajfolje a peremra, ne ndonje rast edhe me pjeseza.
Periudhat asindentike a jolidhezore jane periudha te formuara nga fjali te renditura njera pas tjetres, te bashkuara nga intonacioni dhe nga pranevenesia, pa lidheza a fjale lidhese, me raporte te barazise te ngjashme me ato te bashkrenditjes, por mjaft here edhe me te pabarazise , te ngjashme me ato te nenrenditjes .

1 .1 Periudha me bashkernditje, e perbere prej dy a me shume fjalish me raporte kuptimore barazie, bashkerenditje, ndermjet tyre, te bashkuara me lidheza bashkerenditese, ndonjehere me fjale a lokucione te barasvlershme me to.
Shembull :Dielli humbi tej pas kodrave e malet u bene te errta
1 .2 Periudha asindetike ose jolidhezore, e perbere prej dy a me shume fjalish te bashkuara pa lidheza, me raporte kuptimore te ngjashme me ato te bashkerenditjes, ose te nenrenditjes
Shembull: Gjykon puna ,s gjykon guna
1.3 Periudha edhe asindetike edhe bashkerditese, e perbere prej tri a me shume fjalish nder te cilat zakonisht e fundit eshte e bashkuar me lidhez me te parafundit, ndersa te tjerat pa lidheza, ose prej fjalish e togje fjalish te bashkuara here me bashkerenditje e here pa lidheza.
Shembull:Shqiptari ne kurth s’hyri/s’e shperdoroi Shqiperine/kurr nuk iu tremb syri /e nuk e humbi fuqine
1.4 Periudha me nenrenditje, e perbere prej dy a me shume fjalish, te bashkuara me lidheza nenreditese a me fjale te tjera lidhese (ndajfolje e peremra lidhore a pyetes), ne ndonje rast drejtperdrejt, duke u plotesuar fjalia kryesore nga nje a disa fjali te varura, shume here edhe nje fjali e varur nga nje a disa fjali te varura te tjera.
Shembull: S’te shkon kot moti ,kur te jesh I zoti
1.5 Periudha e perzier me nenrenidje me te cilen gershetohen bashkerenditja ose dhe bashkimi jolidhezor ne formen e fjalive kryesore ose te varura te bashkerenditura ose asindetike midis tyre.
Shembull:Rrinte edhe ai afer te atit e bente muhabet me te ,gjersa e ema e therriste (jane te bashkrenditura dy fjalite e para kryesore )
1.6 Periudha e perzier me bashkerenditje a bashkim jolidhezor dhe me nenrenditje, ose me bqashkerenditje, bashkim jolidhezor e nenrenditje njekohesisht, duke dale fjali te pavarura te bashkuara, me lidheza a mjete te tjera bashkerenditese ose pa to, me togje fjalish te prebera prej fjalish kryesore e fjalish te varura.
Shembull :Atehere kercenin peshqit mbi faqen e ujrave /e thithnin ate pahun e miellit /qe zbriste nga porta e madhe e mullirit (fjalia e pare e pavarur bashkrenditet me nje fjali tjeter kryesore te shoqeruar nga nje fjali e varur )


PERIUDHA ME FJALI TE BSHKERENITURA
Periudha me fjali te bashkerenditura perbehet prej dy a me shume fjalish homogjene, te bashkuara me anen e lidhezave bashkerenditese. Lidhja kuptimore midis fjalive te periudhes shpreht jo vetem me ane te lidhezave bashkerenditese, por edhe me mjete te tjera gramatikore, si: bashkelidhje e trajtave dhe kuptimeve kohore te foljeve – kallezues, bashkelidhje e trajtave te natyres, paralelizmi I structures sintaksore si dhe perdorimi I fjaleve deftore.
Per lidhjen e ngushte kuptimore midis fjalive rendesi kryesore ka edhe rendi I tyre: fjalite e bashkerenditura mund te vijne njera pas tjetres, fjalia e dyte pas fjalise se pare, fjalia e trete pas se dytes, e keshtu me radhe. Fjalite e bashkerenditura, si e pame nuk mund te hyjne ne indin e njera – tjetres.
Ne baze te marredhenieve me te pergjithshme dallohen pese lloje, pese tipa periudhash me fjali te bashkerenditura:
Fjalite e bashkereditura me marredhenie kepujore.
Fjalite e bahkerenditura me marredhenie perqasore, kundreshtore.
Fjalite e bashkerenditura me marredhenie vecuese.
Fjalite e bashkerenditura me marredhenie shkakore – motivuese.


IUDHA ME FJALI TE BASHKERENDITURA ME MARREDHENIE KEPUJORE.
Periudhat me fjali kepujore kane nje larmi shume te madhe. Nga pikepamja sematike permbajne kuptime dhe ngjyreime kuptimesh te larmishme dhe te nderlikuara. Nga pikpamja e perdorimit, nga pikeamja formale – gramatikore idea e bashkimit shprehet me ane te lidhezave kepujore (dhe, e, edhe, as, as as)
Te disa periudha kepujore shprehen ngjyrime numerimi, renditjeje dukurish a faktesh qe jane homogjene, te nje fare nga pikepamja ligjike. Gjite periudha paraqit ose pershkrimin e nje tabloje ose nje mendim kompleks ne arsyetimet. Kur jane tri ose me shume fjali, ato shiptohen me intonacion e numerimit (pervec fjalise se fundit)
Shembull :binte bore e rruget e qytetit ishin te shkreta
1.1 Periudha me fjali te basdhkerenditura kepujore me ngjyrim numerimi. Numerimi mund te jete pohues (lidhezat dhe, e, edhe) ose mohuese (lidheza as)
1.1.1 Faktet, ngjarjet, dukurite e parashtruara ne fjalite e bashkerenditura me ngjyrim numerimi pohues mund te jene bashkuar ne planin kohor, ato jane ose te njekoheshme, ose ngjarja e dyte pason te paren.
1.1.1.1 Njekohesia shprehet nga bashkelidhja e trajtave dhe e kuptimeve kohore te foljeve kallezues te fjalive: kemi njekohsi ne te tashmen, ne te shkuaren, ne te ardhmen: njekohesi te plote e njekohesi te pjesshme.
Shembull :Qan puna per te zotin dhe I zoti qan per punen
Ne periudhe mund te shpreht njekohesi dhe me fjali njekryegjymtyreshe emerore (nominative); koha, kryesisht e tashmja del nga konteksti.
Shembull:Fushe dhe fushe dhe fushe prape ,fushe e pasosur dhe shume vape
Bashkelidhja e trajtave te se kryeres tregon njekohesi te rezultatit te veprimeve te kryera me pare.
Shembull :Brigada e pare ka prashitur misrin dhe brigada e dyte ka krasitur pemet

1.1.1.2 Ngjyrimi I pasardhjes kohore shprehet kryesisht kur kemi folje – kallezues ne trajtat e se kryeres se thjeshte. Foljet – kallezues tregojne edhe rendin e kryerjes se veprimeve dhe foljet vendosen ne menyren perkatese.
Shembull:Rashe ne gjunje e putha tim ate ne ballin e ftohte
1.1.2 Nentipi me ngjyrim numerimi mohues permban nje numerim faktesh a ngjarjesh mohore. Karakterizohet nga vecoria e structures se hapet. Mund te radhiten dy a me shume thenie mohore. Lidheza as, si rregull, perseritet para fjalive te bashkerenditura, po mund te mos ndodhet ne krye te fjalise se pare. Por bashkelidhja e brendive konkrete te fjalive mund te tregoje ngjyrime shkak – pasoje edhe pa bashkelidhjen kohore e meparme – e mepasme. Ngjyrimi shkak-pasoje del qarte, ne qofte se njera fjali, sidomos e dyta, ka modalitetin e mundesise, te nevojes ose te detyrimise.
Shembull:As pushke nuk po degjoheshin as flake nuk po shihej
1.2 Periudha me fjali te bashkrenditura kepujore me gjyrim shkak pasoje
Pasardhja ne kohe e nje veprimi pas nje veprimi tjeter mund te mbishtroje dhe nje ngyrim shkak-pasoje ,kur kjo gjen mbeshtetje ne bashklidhjen e brendive konkrete te fjalise
Shembull:Qielli u vesh dhe hena u fsheh
1.3 Periudha me fjali te bashkerenditura kepujore me ngjyrime perqasore. Fjalite e bashkerenditura me lidhezat e, dhe, mund te shprehin ngjyrime perqasore; atehere periudha ka structure dygjymtyreshe (perbehet nga dy fjali ose nga dy grupe fjalish); kallezuesit jane shprehur me po ate folje, ne po ate trajte: struktura e fjalive eshte paralele, cka ben te mundur edhe elipsen e foljes – kallezues (a te keputjes) ne fjaline e dyte.
Shembull :Nata atje eshte tjeter nate edhe dita tjeter dite
Ne sfondin e perqasjes, duke u mbeshtetur ne bashkelidhjen e brendive konkrete te fjalive, mund te dale edhe nje ngjyrim perqasor – kundershtore. Mbi bazen e perqasjes kundershtimi del sidomos kur fjalia e dyte ka kallezues mohor, ku vihet ne dukje se tipari I shprehur prej fjalise se dyte nuk pershtatet me ate te fjalise se pare.
Shembull:Meli digjet e hambari s’digjet
1.4 Periudha me fjali te bashkereditura kepujore me ngjyrime mospajtimi. Ngjyrimi I mospajtimit del nga raporti I brendive konkrete te fjalive. Periudha perbehet rregullisht prej dy fjalish: veprimi I shprehur nga fjalia e dyte nuk pritej ose eshte ne kundershtim me ate qe duhej te ndodhte si pasoje logjike e veprimit te shprehur nga folja – kallezues e fjalise se pare.
Shembull:Peshku ne det e tigani ne zjarr
1.5 Periudha me fjali te bashkerenditura kepujore me ngjyrime shtesimi(shtesore) – Ngjyrim shtesor shfaqet kur brendia e fjalise se dyte eshte nje kumtim plotesues, nje kumtim shtese, permbajtja e te cilit eshte percaktuar nga brendia e gjithe fjalise se pare ose e nje pjese te saj.

2.5.1 Brendia e fjalise se bshkerenditur eshte nje kumtim I ri, I cili ka te beje me gjithe brendine e fjalise se pare. Kjo gjen shprehjen edhe te mjetet formale te structures. Fjalia e dyte ka fill mbas lidhezes kepujore peremrin deftor kjo, me kuptimin ‘kjo gje’ ne raste te ndryshme, me ose pa parafjale. Marredheniet kepujore shtesore gershetohen ketu me ngjyrime percaktore.
Shembull :Dhjete vjet kane kaluar qe atehere dhe kjo ka qene edhe per keta njerez nje prove e madhe .
2.5.2 Brendia e fjalise se bashkerenditur mund te kumtoje si shtese nje sqarim, nje verejtje ose nje vlersim qe I perftohet ligjeruesit aty per aty nga lidhja e ideve, nga permendja e nje fjale ose e nje togfjaleshi te fjalise se pare. Fjala e togfjaleshi mund te perseritet me po ate funksion sintaksor ose me funksion te ndryshem; ndonjehere fjalia e dyte ka nje fjale semantikisht te afert me nje nga gjymtyret e fjalise se pare. Fjalite e bashkerenditura kepujore me ngjyrim shtesor ndahen me presje. Mund te ndahen me pikepresje, ne qofte se te fjalia e pare ka presje.
Shembull :Ajo luftoi per nje bote te re dhe kjo bote fitoi
1.6 Periudha me fjali te bashkerenditura kepujore me ngjyrime shkallezimi. Ne preiudha me fjali te bashkerenditura me ngjyrime shkallezimi, veprimi ose ngjarja e fjalise se dyte ia kalon per nga rendesia veprimit ose ngjarjes se parashtruar ne te paren. Fjalite jane bashkuar me ane te lokucioneve lidhezore te bashkelidhura ‘jo vetem …., po(r’) edhe …, jo vetem qe.., por edhe…, le..qe…, po edhe…, ‘ kur fjalite jane mohore, me lidhezat e bashkelidhura: ‘jo vetem qe …, por as…, le qe…, por as.
Shembull:Jo vetem qe nuk therriten njeri per te luftuar fashizimin ,por edhe ata patriote qe vajten vete dhe kerkuan arme ne zyrat e qeverise I genjyen
PERIUDHA ME FJALI TE BASHKERENDITURA ME MARREDHENIE PERQASORE – KUNDERSHTORE.
Karakteristike per periudhen me fjali te bashkerenditura me marredhenie perqasore – kundershtore eshte se ato kane nje structure dygjymtyreshe: cdo gjymtyre mund te jete fjali, ose tog fjalish me fjali te bashkerenditura, ose tog fjalish te varura. Kjo kushtezohet nga vete marredhenia e perqasjes dhe e kundervernies, qe mbeshtetet ne vete kundervenien e dukurive te pasqyruara ne periudhe.
Po, por, mirepo, porse, kurse; pa pjesezat – lidheza vetem, vec:
8-nentipa
1) ngjyrime kundershtore perqasore;
2) ngjyrime kundershtore te mirefillta;
3) ngjyrime kundershtore – kufizuese;
4) ngjyrime kundershtore –lejore;
5) ngyrime kundershtore – permbyllese;
6) ngjyrime kundershtore –kushtore;
7) ngjyrime kundershtore – shtesore
8) ngjyrime kundershtore –perjashtuese.

PuffetiNa
20-01-2011, 23:01
3.1 Periudhat me fjali te bashkerenditura kundershtore me ngjyrime perqasore. Ne periudhen me fjali te bashkerenditura me lidhezen kurse shprehet kuptimi I pergjithshem I perqasjes, mbi te cilin, ne saje te bashkelidhjes se brendive reale te fjalive, mund te mbishtrohen ngjyrime te ndryshme, si ngjyrimet e kundervenies dhe te mospajtimit.
Shembull:Ajo punonte ne nje restorant, kurse une sherbeja ne nje lulishte publike.
3.2 Periudha me fjali te bashkerenditura me ngjyrime kundershtore te mirefillta. – Nder fjalite e bashkerenditura me lidhezat po (por), mirepo, porse, e me pjesezen – lidhez vec, me te perdorshmet jane ato me lidhezen po(por).
Ne periudha te tilla jepet kontrasti midis veprimeve, ngjarjeve, gjendjeve te shprehura nga foljet-kallezues, te cilat mund te gjejne mbeshtetje ne kundervenien e gjymtyreve te njejta te fjalive:
Shembull:Ne mengjes bente ftohte, po nga dreka frynte nje juge e lehte, e ngrohte dhe ngrinte nga toka afshin e kashtes se lagur.
Marredheniet kundershtore jane te qarta atehere kur njera fjali eshte mohore dhe kryefjala e fjalise se pare eshte kundrine e fjalise se dyte, ose kur kundrina e se pares eshte kryefjale e se dytes. Kundershti te plote kemi kur fjalet qe jane kryefjale dhe kundrine e fjalise se pare, jane kundrine e kryefjale e fjalise se dyte.
Shembull:Agroni e donte Linditen, por Lindita s’e donte Agronin.
3.3 Periudha me fjali te bashkerenditura kundershtore me ngjyrime kufizuese. Ne periudha te tilla shprehet kundershtia si nje kufizim me karakter te pergjithshem. Shkalla e kufizimit mund te jete e ndryshme: fjalia e dyte mund te jete nje verjtje, qe kufizon vleren e fjalise se pare, tiparin, veprimin, e faktin e shprehur prej saj.
Shembull: Supa qe e mire ,po dukhej ngrohur edhe pak
Fjalia e dyte mund te anulloje, duke e kufizuar, nje deshire te shprehur te fjalia e pare. Eshte karakteristik paralelizmi sintaksor I gjymtyreve te fjalive:
Shembull:ia donte zemra ,po s’ia bente dora
Me shpesh fjalia e dyte shpreh mosrealizim, asgjesim te nje synimi, te nje perpjekje te shprehur ne pjesen e pare te periudhes (ku kemi folje qe tregon synim, qellim, perpjekje, lutje a fillim veprimi, si : dua, perpiqem, pergatitem, matem, bej, jap, filloj, ze etj.
Shembull:Vajza u capit prane dritares ,po veshtrimi I Skenderit e gozhdoi ne vend
3.4 Periudha me fjali te bashkerenditur kundershtore me ngjyrim lejore. Me lidhezat po, por, porse, mund te shprehen marredhenie kundershtore- lejore, kur mbi bazen e perqasjes dhe te kundervenies, fjalia e dyte kumton dicka qe eshte e ndryshme nga ajo qe pritej te vinte si pasoje e asaj qe eshte thene ne fjaline e pare:
Shembull:T’u tha gryka, po s’te pihet; t’u mpi kemba, po s’te rrihet.
Ngjyrimi I lejimit del krejt I qarte sa here qe fjalia e dyte permban fjalet prape, prapeseprape, megjithate, megjithekete etj, te cilat shprehin me kuptimin leksikor kundershtine lejore.
Shembull:stefanit iu tha buza por prpapseprape e mbante veten
Lidhja midis fjalive te bashkerenditura mund te behet edhe me e ngushte, kur shprehen ngjyrime kundereshtore- lejore, sidomos kur fjalia e pare ka ne perberjen e saj fjalen vertet, e cila mund te zere pozicione te ndryshme ne fjaline e pare.
Shembull:-Vertet xhandaret e rrahen Gjiken ,e burgosen ,po ai ama ua tha te gjitha mu ne sy
3.5 Periudha me fjali te bashkerenditura kundershtore me ngjyrime permbyllese. –Fjalite e bashkerenditura me lidhezen po mund te shprehin nje bashkelidhje midis nje fakti te parashtruar ne fjaline e pare, I cili shpreh nje arsye, nje motiv, dhe permbylljes, perfundimit te shprehur ne fjaline e dyte.
Shembull:Nuk do te te ngas, po eja me mua, se qenke trim.

3.6 Periudha me fjali te bashkerenditura kundershtore me ngjyrime kushtore. – Ne periudha te tilla te bashkuara me lidhezen pa vihet perballe nje fakt real, I shprehur ne fjaline e pare, me nje veprim, ngjarje a dukuri te supozuar, te shprehur ne fjaline e dyte, I cili mund te ndodhte, po te mos ekzistonte fakti real I parashtruar ne fjaline e pare. Shprehese e ketyre marredhenieve eshte lidheza pa dhe modaliteti jo real I fjalise se dyte.
Shembull:Plakes I vinte turp nga bota, pa do ta bente Gorin fare rezil.



3.7 Periudha me fjali te bashkerenditura kundershtore me ngjyrime shtesore.- Lidheza po(r)(ndonjehere edhe lidhezat vec, vetem,sa) mund te bashkoje nje fjali qe parashtron njefare kthese ne paraqitjen e mendimeve, nje kalim ne nje teme te re, e cila vec sa merr shkas nga brendia e fjalise se pare, por mund te permbaje edhe nje vleresim te brendise se fjlise se pare ose nje verejtje ndaj saj.
Shembull:Maksuti qe dinak, vec dinakeria ka edhe ajo nje fare kufiri.
Karakterin e ndajshtuar te fjalise se dyte mund ta theksoje sidomos prania e pjesezes perforcuese edhe (dhe) perbrenda kesaj fjalie; kjo pjesez mund te ndodhet, vec kesaj, edhe tek e para:
Shembull:Edhe vera s’behet vete, po dhe uthulla do bere.

3.8 Periudha me fjali te bashkerenditura kundershtore me ngjyrime perjashtuese. – Me pjesezat – lidhese vec, vetem, ne disa raste sidomos kur fjalia e pare ka nje fjale pergjithesuese, fjalia e dyte tregon ate qe ben perjashtim dhe e kufizon, duke iu vene perballe se pares; kallezuesit mund te shprehen me po ate folje, ne po ate trajte, vetem se ne fjaline e pare kallezuesi eshte pohor, kurse ne te dyten mohor, ose kallezuesi eshte pohor, po me kuptim te kundert:
Shembull:Te gjithe kishin, vetem njeri po qendronte ulur ne tryeze.

Periudha me fjali te bashkerenditura me marredhenie vecuese. Fjalite e bashkerenditura me marredhenie vecuese japin dy a me shume dukuri, fakte, ngjarje, qe perjashtojne njeri-tjetrin, domethene realizimi I njerit prej tyre vecon, perjashton ralizimin e tjetrit ose te te tjereve njeherazi. Lidhja vecuese shprehet me anen e lidhezave vecuese te thjeshta o, a, ose, ase, apo, ose te perseritura o..o, a..a, ose..ose, ase..ase, ja..ja. Lidheza ndo..ndo e ndonje tjeter kane karakter te kufizuar dialektor. Dallohen dy lloje kryesore marredheniesh vecimi:
9) perjashtim reciprok teresor I gjithe fakteve a ngjarjeve te tjera, vec njerit, cilitdo;
2) perjashtim I kushtezuar I cdo fakti tjeter pervec njerit: perjashtohet mundesia e realizimit te dukurise tjeter ose e dukurive te tjera ne te njejten kohe.
4.1 Periudha me fjali te bashkerenditura vecuese me ngjyrim perjashtimi teresor.
Brendia e fjalise se pare tregon se ajo perben edhe nje nga variantet e veprimeve a te ngjarjeve te mundshme edhe se me mosrealizimin e brendise se fjalise se pare, shfaqet varianti I dyte I alternatives qe shprehet ne fjaline e dyte. Periudha e ketij nentipi eshte rregullisht dygjymtyreshe dhe kjo kushtezohet nga fakti qe brendia e saj eshte njekohesisht edhe bashkelidhje vecuese perjashtimi, edhe kusht – pasoje.
Shembull:O shko qe tani ne fushe, o perndryshe do te te qeroj qe ketej.
Kur periudha eshte pyetese, fjalia e fundit e numerimit perjashtimor mbyllet nga lidheza vecuese e pyetjes apo:
Shembull:Moj nuse e Leksit, shikon gje ti apo me bejne syte mua plakes?
4.2 Periudha me fjali te bashkerenditura me ngjyrimin e perjashtimit alternativ. Nentipi I dyte I periudhave me fjali te bashkerenditura vecuese perfshin strukturat ku paraqitet ai lloj I marredhenieve vecuese, ne te cilin dukurite perseriten duke u perjashtuar kembyerazi, duke u alternuar njeri me tjetrin. Mjet formal I shprehjes eshte lidheza e perbere here…here…
Shembull:Here I conte ai letrat e mia ne Sulove, here une letrat e tij.
Periudha me fjali te bshkerenitura me marredhenie permbyllese. Te keto periudha me fjali te bashkerenditura me structure te domosdoshme dygjymtyreshe, fjalia e dyte shpreh dicka qe del si rrjedhim, perfundim, permbyllje e brendise se fjalise se pare. Lidhezat e specializuara per shprehjen e marredhenieve permbyllese jane te pakta. Te tilla jane: andaj, ndaj, pra, dhe ndonjeher lidheza pa:
Shembull:Turqia gjendej ne lufte me Polonine, pra I kishte duart te zena.
Periudha me fjali te bashkerenditura me marredhenie shkakore – motivuese me lidhezen pa me foljen – kallezues ne kohen e tashme te deftores me kuptimin e se ardhmes, motivon kerkesen e parashtruar ne fjaline e pare, qe ka nje folje – kallezues ne trajten e menyres urdherore:
Shembull:Ike, ne ke pune, pa ta bluaj une.
Me lidhezen bashkerenditese pa mund te bashkohet nje fjali qe motivon deshiren e shprehur ne fjaline e pare. Fjalia e pare ka modalitetin e deshires, shprehur me menyrat perkatese, kurse fjalia e dyte ka motalitetin e deftores dhe kuptimin e se ardhmes:
Shembull:Qofte kryet shendoshe, pa kesula gjen sa te duash.

PuffetiNa
20-01-2011, 23:02
Periudha me fjali te varur menyrore

1.Periudha me fjali te varur menyrore eshte ajo periudhe ne te cilen fjalia e varur tregon menyren e kryerjes se nje veprimi a te paraqitjes se nje fakti te shprehur ne fjaline nga e cila varet . Ajo e karakterizon veprimin nga pikpamja e menyres se shtjellimit te tij dhe kryen ne periudhe te njejtin funksion qe kryen rrethanori I menyres .
Shembull : Arben,ti duhet te besh si te them une.

2.Fjalia menyrore bashkohet me fjaline nga varet me ane te lidhezave e te lokucioneve lidhezore si , sic ashtu si , ashtu sic ,keshtu si ,sikur,sikurse ,ashtu sikurse , sikunder,sikunderse,ashtu sikunder.

Mbaj mend : Vecori e lidhezave te menyres eshte se ato , pervec sic dhe ashtu sic , perdoren jo vetem per te lidhur fjali te varura me fjali te tjera ,por edhe per te lidhur gjymtyre fjalie ,cka nuk ndodh me lidhezat e tjera nenrenditese.


Fjalite menyrore tregojne
1.Me lidhezen sikur menyren e shtjellimit te nje veprimi te fjalise drejtuese me ane te nje krahasimi me nje veprim te supozuar .
Shembull : Zemra I rrihte sikur kerkonte te dilte nga gjoksi

2.Ne pergjithesi fjalite menyrore perdoren pa fjale te bashkelidhura .Ato qe ndertohen me lokucionet ashtu si , ashtu sic kane qene te bashkelidhura , por sot ndajfoljet ashtu , keshtu jane bashkuar nga ana intonacionore me lidhezat qe I pasojne dhe pergjithesisht ndajfolja nuk eshte me gjymtyre e fjalise drejtuesse , por pjese perberese e mjetit lidhez qe shkon me fjaline e varur menyrore .
Megjithate ka raste kur fjalia e vaurur menyrore eshte e tipit te bashklidhur.
Shembull : Keshtu eshte ,si themi ne dhe jo si thoni ju

Ne keto raste fjalet e bashkelidhura ( ashtu keshtu )tregojne menyren e realizimit te veprimit te fjalise drejtuese ne nje forme shume te pergjithshme e te pa percaktuar ,prandaj permbajtja konkrete e tyre shtjellohet me ane te nje fjalie menyrore
Ndajfolja ashtu , keshtu kur fjalete menyrore vendosn perpara fjalise drejtuese mund te perseriten duke rimarre permbajtjen e fjalise se varur .
Shembull: Ashtu si erdhen ,ashtu edhe u zhduken.

3.Fjalite menyrore shpesh tregojne se nje veprim I caktuar realizohet ne pershtatje me nje mendim ,me nje thenie ,me nje zakon ose sipas deshires urdhrit a porosise se dikujt .
Ne kete rast si kallezues te fjalive menyrore dalin folje e lokucione foljore qe tregojne sidomos te menduar ,te thene ,deshire a vullnet
Shembull :kungullesha qeshi ashtu sic e kishte zakon

4.Jane shume te rendomta ndertimet me foljen pavetore duhet te prire nga lidheza si qe tregojne nese eshte kryer apo jo ne pershtatje me kerkesat e duhura veprimi I fjalise kryesore
Shembull:Llogaria shpesh here nuk jepet si duhet ,nuk kerkohet si duhet , pasi nuk kuptohen si duhet detyrat e gjitheseicilit .
Mbaj mend : kur ndertimi si duhet paraqitet I pazgjeruar me gjymtyre te tjera ,ka marre formen e nje shprehje te ngurosur me kuptimin e nje rrethanori menyre ,prandaj nuk duhet trajtuar si fjali menyrore .

Por me cfare shprehet kallezuesi I fjalive te varura menyrore ?

Kallezuesi I fjalive te varura menyrore mund te shprehet me forma te ndryshme;
1.Fjalite menyrore e kane foljen kallezues pergjithesisht ne menyrat : deftore ,lidhore dhe deshirore
Shembull:Mos me thencin Malo ,po s’su be keshtu sic them une !
Merre si te duash ,po kjo eshte e vertete.
U befte si te deshirofte zemra .

Sinonimike me fjalite e vaura te menyres jane edhe disa ndertime me percjellore e me formen e pashtjelluar mohore
Shembull: Keto probleme ne do ti zhgjidhim duke zgjeruar e shumfishuar prodhimet
Njeriu me paterica ,pa u menduar fare , pergjigjet me gojen plot

Ndertimet me format e pashtjelluara qe tregojne menyren e realizimit te veprimit ,mund te marrin perpara pjesezen si ,e cila I jep ndertimit nje fare kuptimi hipotetik
Shembull : nje cope here ajo nuk flinte si duke folur me vete te saj

Rendi I Fjalive
Rendi I fjalive ne kete periudhe dhe I gjymtyreve ne fjaline e varur menyrore eshte I kushtezuar me se forti nga prespektiva funksionale e thenies .Fjalia menyrore mund te vendoset para fjalise drejtuese ,pas saj dhe rralle mund te futet ne mes.
Persa I perket rendit te gjymtyreve kryesore ,te fjalite menyore ne pergjithesi kallezuesi vjen para kryefjales .Kjo behet e domosdoshme pasi shumica e lidhezave qe perdoren per te ndertuar fajlite menyrore kerkojne te ndiqen nga kallezuesi .
Shembull: Valle a do te ishte burri I saj ashtu sic e kishte enderruar ajo ?

PuffetiNa
20-01-2011, 23:02
Periudha me fjali te varur qellimore
Periudha me fjali te varur qellimore eshte ajo periudhe ne te cilen fjalia e vaur tregon qellimin per te cilin kryehet veprimi I shprehur ne fjaline drejtuese ,ate qe synohet te arrihet nepermjet ketij veprimi .

Fjalia e varur qellimore I referohet zakonisht gjithe fjalise prej se ciles varet .Ajo lidhet me te me lidhezen qe , me lokucionet lidhezore me qellim qe ,ne menyre qe ose bashkohet me te drejtperdrejt , pa lidhez

Por cfare shprehin keto lidheza?
1.Lidheza qe eshte lidheza kryesore e qellimit;shpreh mardhene qellimore ne nje trajte me te pergjithsme dhe perdoret dendur ne te gjitha stilet e gjuhes
Shembull : Qe te mos I prishin qetesine plakut ,edhe anekdodat I tregonin me ze te ulet .

Pergjithesisht fjalia qellimore e ka foljen kallezues a kepuje ne menyren lidhore .Vlera e qe-se si lidhez qellimore percaktohet nga brendia e fjalise ,ku peshen kryesore e mban trajta foljore e menyres lidhore .Prandaj edhe prania e kesaj lidheze ne periudhat me fjali qellimore nuk eshte gjithmone e domosdoshme .

2.Ne ndertimin me menyren lidhore pa lidhez ,fjalia drejtuese dhe fjalia e vaur qellimore jane te lidhura ngushte me njera tjetren,lexohen pa pauze midis tyre dhe , ne te shumten e heres ,te dy veprimet I referohen se njejtes kryefjale te shprehur ne fjaline drejtuese.
Gjenden shpresh ne peridudha ne te cilat fjalia drejtuese ka si kallezues folje jo-kalimtare te tilla si :Perqipem , orvatem ,mundohem , kuptimi I te cilave kontretizohet nga folja ne menyren lidhore qe iu vjen pas .
Shembull:Dhe ai,permes agonise,perpiqej te ngrinte doren , donte te pershendeste , por dora si bindej me .
3.Lokucioni lidhezor me qellim qe nga vete pikpamja e tij leksikore e ka te spikatur kuptimin e qellimit.Prandaj fjalite e ndertuara me kete lokucion shprehin mardhenie te pastra qellimore.
Shembull : permbi varr kish vendosur kete veper te dores se vet , me qellim qe te sherbente si nje shenje e dashurise qe nuk vdes kurre.

4.Lokucione lidhezor ne menyre qe , ashtu si lokucioni me qellim qe eshte vecori e gjuhes letrare .Edhe ai perdoret kryesisht ne stilin publicistiko shkencor , por eshte shtrire mjaft edhe ne letersine artistike.
Fjalite e lidhura me kete lokucion shprehin mardhenie qellimore kur nuk kane modalitetin e realitetit . Ne kete rast ato shprehin nje pasoje te synuar .
Shembull: propoganden qemali kerkon ta shoqeroj me aksione revolucionare , ne menyre qe teoria ti pergjigjet nevojave praktike te luftes #


Kallezuesit
Kallezuesit e fjalise kryesore dhe se varur qellimore shpreh me forma te caktuara menyrore .
1.Te gjitha fjalite e varura qellimore e kane foljen kallezues ne menyren lidhore . Ajo perdoret zakonisht ne te tashmen dhe ne te pakryren. Perdoret e tashmja kur realizimi I qellimit I perket te ardhmes dhe e pakryera kur ky I perket se shkuares .

2.Ne peridhuen me fjali te varur qellimore fjalia drejtuese mund ta kete foljen kallezus ne cdo menyre dhe kohe.Lidhur me fjaline drejtuese , fjalia qellimore tregon gjithmone paskohesi .

3.Si fjali qellimore merren edhe ndertimet me trajten e paskajores ,kur kjo ka kryefjale te ndryshme nga ajo e fjalise drejtuese .
Shembull:Kjo ishte e domosdoshme per te mos perhapur ne ushtri panikun e murtajes
Jane funksionalisht sinonime me fjalite e varura qellimore edhe ndertime te tjera te paskajores te cilat edhe pse kane kryefjale te njejte me ate te fjales drejtuese jane te zgjeruara me gjymtyre te dyta
Shembull:Ata studiojne dite e nate matodat qe duhen perdorur per te mbajtur qetesine ne perandorine e madhe.

4. Ne periudhen me fjali qellimore mohuese ,per te treguar se realizimi I nje veprimi ka per qellim mosrealizimin e nje veprimi tjeter , ndalimin e tij , perdoret ne fjaline e varur mbas pjesezes te te lidhores pjeseza mohuese mos .
Shembull:Dritani luftonte me heshtjen qe te mos humbiste filli I bisedes.
5. Perpara kallezuesit te fjalive qellimore mund te vendosen pjesezat gjoja , si , vetem , metem e vetem , vetem sa , sa , pikrsisht e ndonje tjeter te cilat I japin fjalise ngjyrime kuptimore te ndryshme saktesuese e modale .
Me pjeszen gjoja fjalia qellimore shpreh qellim jo te vertete
Shembull : Ai priti disa jave me gjak te ngrire e nje dite vajti ne zyre gjoja qe ta pyeste per dicka qe s’kish te bente fare me kte pune .
Me pjesezen si shpreh nje qellim te supozuar a te perafert .
Sehmbull:Flokverdhi, si per t’I shpertuar veshtrimit te tij , rremoi ne boce .

6.Ne disa raste , fjalise qellimore I eshte zbehur kuptimi I qellimit dhe ajo eshte kthyer ne nje fjali te ndermjetme:
Shembull : Qe mos ta humbas fillin , ceshtjen e kam ketu .


Mbishtrimet
Ne nje periudhe me fjalit te varur qellimore mund te mbishtrohet edhe ngjyrimi kuptimori I shkalut a I rrjedhimt .

1.mund te marrin kuptim shkakor fjalite qellimore me lidhezen qe , si nje lidhez shume e pergjithshme dhe e shumevlershme.
Shembull: Mirpo, mbas vdekjes se vellait as e ema nuk rrojti shume edhe ndoshta beri mire qe vdiq , qe te mos shikonte me syte e saj se si u katandis I biri

2.marrin kuptim qellimor prane kuptimit shkakor edhe fjalite me lokucion nga frika se . Ndertimi I ketij lokucioni vetem me menyren lidhore, per pasoje , mungesa e modalitetit real te fjalise ,jane vesore te fjalise qellimore , por perberja dhe vlera semantike e lokucionit I jep fjalise qe ndertohet me te kuptim shkakor
Shembull:I merrte me te shpejt nga dyshemeja , u hidhte nje sy flluturithi dhe pastaj I griste e I bente cope e cike nga frika se mos ia gjenin (krahasoje me qe te mos ia gjenin )

3.Marrin ngjyrim rrjedhimi fjalite qellimore me lidhezen qe dhe me lokucionin lidhor ne menyre qe ,sidomos kur fjalia drejtuese mbas kallezuesit ka ndonje gjymtyre te shprehur me ndonje ndajfolje menyre , sasie ose mbiemer .
Shembull : fjalet duhet ti thuasht shkoqur qe te kuptohen

4.Ne disa raste fjalia a varur mund te shpreh objektin e nje urdhri , porosie qe eshte njekohesisht edhe qellimi I tij .
Shembull : te kesh kujdes qe te mos shohe e te mos diktoje njeri ,-urdheroi ajo


Vendosja
Ne pergjithesi fjalite qellimore mund te vendson para , pas ose ne mes te fjalise drejtuese. Megjithate ka disa kufizime strukturore dhe kuptimore.

1.fjalite qellimore me lidhezen qe e me lokucionin lidhezor me qellim qe dhe ndertimet sinonimike me paskajore nuk kane ndonje kufizim strukturor.ato I pranojne te tri pozicionet e munshme .

a.kur piksynimi I folesit eshte qe te terheq vemendjen tek qellimi qe kerohet te arrihet ,fjalia qellimore vendoset perpara fjalise drejtuese
shembull: Me qellim qe te siguronte ndikimin e saj ne lindje ,qeveria cariste synonte coptimin e perandorise osmane .

b.fjalia qellimore vendoset ne mes te fjalise drejtuese ,kur permbajta e saj duhet nxjerr ne pah ne nje fare menyre ,por njekohesisht duhet te theksohet ndonje gjymtyre e fjalise kryesore , e cila vihet edhe para saj
Shembull:Per kete arsye Sulltani , me qellim qe ta largonte personalitetin e rrezikshem nga kryeqyteti , e emeroi guvernator ne Tripoli.

c.kur qellimi sherben vetem si rrethane sqaruese e asaj qe thuhet ne fjaline drejtuese , fjalia qellimore vendoset pas .
Shembull : Dhe te gjithe kishin deshire ta ndihmonin qe te mos binte ne duar te gjermaneve


2.fjalite qellimore pa lidhez, me foljen kllezues ne menyren lidhore ,fjalite qellimore me lokucionin lidhezor ne menyre qe dhe te gjitha fjalite qellimore qe varen nga forma foljore te pashtjelluara ,vendosen rregullisht pas fjalise drejtuese .
Shembull : U ngrit nga vendi ku qe ulur ,dhe levizi duke perplpasur kembet qe t’I ngroheshin .

Piksimi
Kur fjalia e varur qellimore vendoset para fjalise drejtuese ose ne mes te saj ,krijohet nje pauze e ndjeshme , prandaj ne te shkruar ndahet me presje .
Shembull :Qe te arrije majen e kulles , ku ishte kunderajrori , nuk duheshin me teper se 5 minuta.

Zakonisht ndahen me presje ,edhe kur vijne mbas fjalise drejtuese , fjalite qellimore me lokucionet me qellim qe dhe ne menyre qe .
Shembull ; Doli ne rruge , nga do te vinin anetaret e komsionit te Reformes Agrarae , me qellim qe ti priste aty ku fillonin kufijte e fshatit te tij .


Periudha me fjali te varur shkakore .
Quhet ajo periudhe qe shpreh mardheniet shkak pasoje ,tregon shkakun ose aryesn e saj qe thuhet ne fjaline drejtuese dmth ve ne dukje lidhjen shkakore midis fjalive .

Fjalia shkakore bashkohet me kryesoren me ane te lidhezave dhe te lokucioneve lidhzore te shkakut qe cilet nga vlera e tyre kuptimore ndahen ne tri grupe :

1.konstatuese : se , pse , sepse , ngaqe , ngase , nga shkakuse se , nga shkaku qe , per shkak se , per aryes se me pretskt6 se nga frika se mos
2.motivuese , arsyetuese : meqe , meqenese , meqenenqe ,duke qene se , duke qene qe , perderisa
3.kohore : kur ,,tek , si mbasi , pasi porsa , sapo , gjerasa , derisa


Periudha me fjali shkakore ngerthen dy tipa kryesore : periudhen me fjali konstatuese dhe ate arsyetuese .


Periudha konstatuese
Keto periudha ngerthejne disa lloj qe dallohen
mjetet e lidhjes
ngyrimet kuptimore te vecanta .

1.Nga lidhezat me te perdoreshme eshte lidheza se . Kjo lidhez tregon ne menyren me te pergjithshme shkakun I cili mund te marre ngjyrime te ndryshme ne saje te bashklidhjes se brendive te fjalive .Keshtu, mund te tregohet nje shkak I afert , I drejperdrejte , athere pergjigjeme per pyetjen mbi shkakun , ose mund te motivohet nje perfundim a nje hamendje , nje pyetje nje nxitje (urdher)nje thenie e kushtezuar .
Shembull: E levdoj se eshte tamam burre ,-mburrej gjyshja

2.Fjalia shkakore me lidhezat ngaqe , ngase kane si ngyrim tregimin e shkakut si piknisje a si veprues ,jane stilistiksisht asnjeanse , kurse lokucionet lidhezore nga shkaku qe , nga shkaku se per shkak se dhe per arsye se duke pasur ne perberjen e tyre fjalen shkak tregojne mardhenie thjesht shakore dhe perdoren kryesisht ne publicistike
Shembull: Syte I ishin skuqur ,ngaqe se zinte gjumi .

3.Lokucioni lidhezor me pretekst se perdoret vetem ne stilin publicistiko shkencor per te treguar shkak te rreme .
Shembull:Muajin e trete , me pretekstin se lodhej shume ne pune , agronomi ua la krasitjen ndihmesve

4.Ne stitlet e tjera te gjuhes perdoren random lokucionet gjoja se , gjoja sepse

5.edhe lokucioni lidhezor nga frika se mund te tregoje shkakun si frike nga pasoja te padeshirueshme .
Shembull : ata bisedonin me ze te ulet nga frika se mos I zgjonin femijet qe po flinin.


Ngjyrime te vecanta
Tek periudha me lidheza shkakore konstatuese mund te shprehen edhe nje varg ndryshimesh nepermjet ndonje pjeseze , ndajfoljeje a lidheze korrelative.Keshtu nje fakt mund te theksohet si shkak , te pohohet si vi vetmi shkak , a te theksohet se spikat nder shkaqet e tjera te mundshme .

1.Ne stilin publicistiko shkencor te gjuhes letrare , kur thkesohet nje fakt perdoret pjeseza perforcuese pikerisht :
Shembull : E kryeja cdo gje me kenaqesi te madhe ,pikerisht sepse e mbaja te fshehte interesimin tim.


2.Ne raste te tjera mund te theksohet pohimi I nje fakti si shkak I vetem per ate qe thuhe ne kryesoren . Nje fakt mund te theksohet si shkak I vetem per nje fakt tjeter duke perdorur perpara lidhezes shkakore pjesezen kufizuese vetem ose vetem e vetem
Shembull: Nuk me pelqente , pas fjales . vetem se nuk I shkonte pas fjales .


3.Ne mjaft raste ,kallezuesi I fjalive kryesore eshte mohor , fjalia shkakore me pjesezen vetem tregon nje veprim I cili mohohet si shkak I vetem , kurse fjalia shkakore e bashkrenditur me lidhezen kundershtore pohon edhe nje shkak tjeter . Fjalite lidhen perkatesisht me vetem se (vete pse, vetem sepse) dhe me po edhe se
Shembull:Ai nuk shkruante bukur vetem sepsei pelqente , por edhe se fletoret ua jepte ne vjeshte nxenesve te klases me te ulet .


4.Perkundrazi , kur duam te theksojme se nje rrjedhim nuk eshte shkaktuar nga nje fakt I vetem ,por nga me shume se nje , para lidhezes se pare shkakore perdoret pjesa e pare e lidhezes se shkallezimit jo vetem dhe ne krye te fjalise tjeter pjesa e saj e tyre (por edhe),e cila pasohet nga po jao lidhez shkakore ose nga nje lidhez tjeter shkakore e njevlefshme me te .
Shembull : ky mosbesim ndaj Ajetit vinte jo vetem pse ai ishte djegur disa here ne te kaluaren ,poredhe per arsye se dyshonte tek cdo njeri

5.kur nje fakt ngjarje a veprim eshte nje shkak plotesues qe I shtohet nje shkaku te permendur me pare ,fjalia e varur bashkohet me ane te nje lidheze shkakkore konstatuese te prire nga pjeseza perforcuese edhe
Shembull: Bashkimi I popullit one esht enje gje reale edhe per arsye se ai ka tradita lufte pune dhe organizimi

6.Nder nje varg faktoresh njeri prej tyre mund te jete shkak mbizoterues ,me I rendesishem a me I forte , me vendimtar se te tjeret ,kjo jepet me ane te pjeses perforcuese sidomos te pasuar random nga lidheza qe
Shembull: u kenaq sidomos qe Alerti foli me aq urrejtje per “grossot”

7.dy a me shume fakte mund ti kundervihen njeri tjetrit , nje pale si fakte qe mohohen si shakak dhe pala tjeter si fakte qe pohohen si shkak . Kjo shprehet me jo se , jo pse , jo sepse , jo por
Shembull : Drita pati shume sukses jo sepse recitoi me mire se ti , po sepse vjersha e saj ishte shume me e bukur nga ajo qe recitove ti .

8. ne qofte se nje fakt te paraqitur si shkak prej tjeterkujt duam ta veme ne dyshim a ta tregojme si te rreme ,perdorim pjesezen modale “gjoja “
Shembull : Kur e ftoi Skenderbeu te merrte pjese ne rrethimin e Beratit Moisiu gjeti nje menyre qe te mos vinte ,gjoja nga shkaku qe ndodhja e tij ne kufij do te ishte me e nevojshme.

9.me pjesezen ndoshta theksojme karakterin e pasigurt te nje fakti qe sherben si shkak
Shembull: Dhe te dy ishin te gezuar ,ndoshta per arsye se u dhane fund telasheve te pergatitjeve.


10.Nje varg faktesh mund te behen shkak , duke vepruar seicili si shkak I pjesshem e te gjithe se bashku te shkaktojne rrjedhimin .Kjo jepet paralelisht me nje fjali shkakore te bashkrenditura ose me fjali shkakore dhe rrethanore shkaku nepermjet ndajfoljeve ca ose pak ne krye te tyre
Shembull : Ca se moti u prish dhe ca se po afrohej mbremja ,dita u ngrysh shpejt .


Periudha me fjali shkakore arsyetuese .
Edhe keto periudha ngerthejne disa lloje qe dallohen nga mjetet e lidhjes dhe nga ngjyrime kuptimore te vecanta .
1.Fjali shkakore me lidheza e lokucione lidhezore arsyetuese te shkakut
Keto fjali shprehin nje fakt real ,nje te vertete te mirenjohur , te pranuar a te supozuar si te tille mbi te cilen mbeshtet folesi per te nxjerre nje perfundim ne krryesoren. Ky perfundim mund te jete nje deklarate (kur eshte fjali deftore )ose nje urdher ,ftese (kur eshte fjali urdherore )

Shembull: meqe ishte dimer , ne binim heret ne shtrat .

2.Fjalite shkakore me me lokucionin lidhezor “duke qene se “ gjithashtu I perkasin stilit publicistiko –administrativ.
Shembull : Duke qene se ti ji djali I Astritit , ne ta thame ty por ti mos I thuaj tjeter njeriu .

3.Por rendom perdoren edhe ndertimet me lidhezen perderisa . Fjalite e varura me kete lidhez mbeshteten mbi nje shkak te pranishem per te nxjrre nje perfundim logjik ne kryesoren;ato kane nje force motivuese te theksuar .
Shembull: Pa dyshim perderisa egziston shteti , do te duhet patjeter edhe administrata


Fjalite shkakore me lidheza kohore
Lidhezat e lokucionet lidhezore kohore mund te tregojne edhe shkak a motiv te veprimit ,te ngjarjes a te dukurise se shprehur ne fjaline kryesore, ne rast se gjejne mbeshtetje ne bashkelidhjen e brendive reale te fjalive .Mardheniet shkak-pasoje mund te dalin ose ne baze te bashkelidhjes kohore “ I meparshem – I mepasme “ (shkak –pasoje ) , ose te nje bashklidhje me te gjere te njekohesise (kohe-kusht –shkak )
Mardheniet shkakore jane te qarta sa here qe bashklidhja e brendive reale te fjalive arrin te prish bashklidhjen kohore qe do te egzistonte tek fjalite thjesht kohore .

Me perjshtim te lidhezave : sa dhe para se ,te gjithe lidhezat dhe lokucionet kohore ,si : kur , qekurse , porsa , posa ,sapo , gjersa , derisa , sa kohe qe etj mund te bashkohen ne fjali shkakore.

PuffetiNa
20-01-2011, 23:03
Fjalite shkakore me lidhezat si , sic dhe me lokucionin lidhezor si … qe . Ato sherbejne per te motivuar brendine e fjalise kryesore nepermjet nje karakteristike te permendur ne to . Vendi I fjalise se varur eshte mjaft I ngulur ,random hyn ne mes te kryesores , por ndonjehere edhe mund ti prije .
Shembull: ne ato caste , zemerduruar sic ishte , e terhoqi Cen Meten per mustaqesh .

Lokucioni lidhezor si….. qe sherben per te motivuar veprimin e fjalise kryesore nepermjet pranise se nje vetie , tipari te shprehur me nje mbiemer, me nje pjesore , ose me emer a togfjalesh emeror –mbiemero me kuptimin e nje karakteristike .
Shembull: Plaka e tij , si plake qe ishte , s’para degjonte mire nga veshet .

Fjalia shkakore me lidhezen qe
Dallohen tre nentipa fjalish shkakore me lidhezen qe
Fjalia shkakore e vleresimit
Fjalia shkakore e gjendjes se brendeshme
Fjalia shkakore e shprehjes se jashteme te nje gjendje te brendeshme

1.Fjalia shkakore e vlersimit permban nje fakt qe behet shkak per vlersimin e dhene ne fjaline kryesore .Ky vlersesim jepet zakonisht me shprehjet bej mire , s’bej mire , bej gabim , gabohem.
Shembull : mire bere qe na I kujtove gjithe keto sonte

2.Fjalia shkakore e ndjenjes ose e gjendjes se brendeshme tregon ose shkakun e gezimit ,te hidherimet , te shprehur me fjaline kryesore me folje si : gezohem ,kenaqem , hidhrohem ;apo me mbiemrat : I gezuar , I kenaqur , I pikelluar , I deshperuar.
Shembull: Stavri u gezua qe ra telefoni perseri

3.Fjalia e varur mund te tregoje shkakun e nje shprehjeje te jashtme te nje gjendje te brendshme dhe ka te bej me folje si : falem , falenderoj , pergezoj , uroj , mallkoj
Shembull : Me perpara do t’iu them faleminderit qe urdheruat te merrni pjese ne kete gezim .


4.Ne ligjerimine e folur , ne dialog , perdoret random edhe nje lloj periudhe me fjali te varur shkakore ,me lidhezen qe ,me disa tipare te caktuara strukturore . Fjalia kryesore eshte pyetse dhe I prin gjithmone fjalise se varur shkakore qe permban arsyen e pyetjes ,ajo mund te veshtrohet edhe si nje fjali shkakore motivuese e pyetjes
Shembull: Cke qe behesh merak,moj e uruar ?


Rendi I fjalive ne periudhen e varur shkakore .
Rendi I fjalive te varura shkakore percatohet nga mjeti I lidhjes , nga ngjyrimet e mardhenieve shkakore ,nga prania e ndajfoljeve a lidhezave korrelative si edhe nga prania e pjesezave te ndryshme .
Ka fjali shkakore qe mund te zene tri vendet e mundshme ; ka te tjere qe mund te zene vetem dy vende dhe nje pale qe mund te zene vetem nje vend pasi kane rend te ngulitur .

Prapavendosje te ngulitur kane fjalite shkakore te ndjenjes ose te shfaqes se saj te jashteme si edhe fjalite shkakore te vleresimit ,te cilat bashkohen me lidhezen qe , ky rend nuk mund te ndryshohet nga asnje factor midis fjalise shkakore dhe asaj drejtuese , s’ka pauze dhe nuk vihet presje .
Shembull: E ke gabim qe mendon keshtu – e nderpreu Gjika

Rend te prapavendosur kane edhe fjalite shkakore me lidhezen se , pse , sepse , per shkak se, per arye se , nga shkaku qe .
Shembull : ja , do vete gjer ne komitet , se kam pune

2.Fjalite shkakore me lidhezat e tjera mund te prijne , te pasojne ose te hyjne ne mes te fjalise kryesore .



Piksimi
Fjalia shkakore ndahet gjithnje me presje nga kryesorja , kur prin , kur vjen pas (ketu here ndahet here jo sipas rasteve te caktuara ) . kur hyn ne mes ( ne kete rast vendoset midis presjesh )

Nuk ndahet me presje kur fjalia kryesore perben nje fakt qe sapo eshte permendur ,pra nuk kumton ndonje gje te re dhe periudha sunon te vej ne dukje shkakn .
Shembull : kjo ndodh sepse nuk ia paske punuar duart


Nuk ndahet me presje fjalia shkakore kur ka pjeseza kufizuese vetem ,vetem e vetem; gjithashtu kur ne njeren fjali mohohet si shkak nje fakt ,po pohohet si I tille nje tjeter .
Shembull : Ajo vinte ne shtepi vetem e vetem se kishte miqesi te ngushte me te motren


Per arsye te ndryshme stilistike fjalia shkakore mund te shkeputet nga fjalia drejtuese me nje pauze te gjate dhe mund te ndahet prej saj ne te shkruar me pike
Shembull: I tille eshte Ali Binaku , eshte kudos e s’eshte asgjekundi.Sepse ai eshte gjithmone ne shtegtim.

Fjalite e ndermjetme

Fjali e ndermjetme eshte fjalia e perfshire ne nje fjali tjeter a ne nje periudhe ,pa qene organikisht e lidhur me to,dhe kryen funksionet e fjaleve e te togjeve te ndermjetme .Midsi fjaleve dhe togjeve te ndermjetme vihet re nje ngjashmeri e theksuar kuptimore dhe intonacionore .Fjalite e ndermjetme shprehin kuptime modale dhe emocionale –ekspresive ,burimin ,sqarimin per menyren e thenies ose lidhjen logjike te mendimeve dhe shqiptohen me intonacion ndermjetes.
Fjalite e ndermjetme vecohen nga fjalia se ciles I referohen ose nga fjalite ne mes te se cilave hyjne ,me anen e pauzave relativisht te gjata dhe shqiptohen me nje ton te ulet dhe ritem ligjerimi te shpejt .

Shembull: Kishte ndryshuar , kjo s’do mend,po gjalleria e viteve te shkolles vlonte gjithmnone ne zemrat tona .


Fjalite e ndermjtme perbejne nje tip te vecante fjalish;keto jane zakonisht te shkeputura gramatikisht nga fjalite dhe periudhat nga te cilat ato dalin.
Fjalite e ndermjetme dallohen jo vetem nga fjalite e pavarura dhe kryesore por edhe nga ato te varurat.
Dallohen nga te pavarurat ,sepse ato kuptimisht I referohen patjeter ose tere fjalise ku dalin a nje gjymtyre te saj, ose fjalise a fjalisve pas se ciles a pas se cilave vijne a ne mes te se cilave hyjne dhe nuk mund te kene perdorim te pavarur .
Shembull : Liria nuk dhurohet , ka thene Partia jone , por fitohet me gjak

Fjalite e ndermjetme nuk jane fjali me raporte nenrenditje.

Conrad
05-09-2011, 02:45
Pershendetje te gjitheve!
Urime per temen! e shoh si nje ndime per shqiptaret qe s'qeme te vemendshem ne oret e mesimit te gjuhes ne shkolla.

Nje pyetje per ata qe e njohin mire gjuhen dhe gramatiken e Shqipes:

Si quhet ne shqip grupini i dy bashtingullore, si psh. Nd, mb, ng, etj.

Mendoj se shqipja eshte disi e ngarkuar se tepermi me Nd dhe mb.

Me respekt.

SystemA
05-09-2011, 17:56
Pershendetje te gjitheve!
Urime per temen! e shoh si nje ndime per shqiptaret qe s'qeme te vemendshem ne oret e mesimit te gjuhes ne shkolla.

Nje pyetje per ata qe e njohin mire gjuhen dhe gramatiken e Shqipes:

Si quhet ne shqip grupini i dy bashtingullore, si psh. Nd, mb, ng, etj.

Mendoj se shqipja eshte disi e ngarkuar se tepermi me Nd dhe mb.

Me respekt.
Nuk di fjale ne Shqip qe vetem bash(ke)tingellore kane!
Perjashto: smrt.nejse kjo eshte serbisht!

Conrad
06-09-2011, 02:07
Nuk di fjale ne Shqip qe vetem bash(ke)tingellore kane!
Perjashto: smrt.nejse kjo eshte serbisht!
Tungjatjeta SystemA!
Me vjen keq, por s'me ke kuptuar drejt.
E vertete nuk ka fjale ng.mb,nd...
Pyetja ime ishte: Si quhen ne shqip dy bashketingelloret nd, mb, ng?

Respekt.

Ajnej
27-06-2013, 03:46
Pershendetje te gjitheve!
Urime per temen! e shoh si nje ndime per shqiptaret qe s'qeme te vemendshem ne oret e mesimit te gjuhes ne shkolla.

Nje pyetje per ata qe e njohin mire gjuhen dhe gramatiken e Shqipes:

Si quhet ne shqip grupini i dy bashtingullore, si psh. Nd, mb, ng, etj.

Mendoj se shqipja eshte disi e ngarkuar se tepermi me Nd dhe mb.

Me respekt.

Propozon t'i heqim?

Rina
27-06-2013, 10:41
Sa e di une nuk kane ndonje emertim tjeter pervec grup bashketingelloresh.


...
Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj shkruhen tê plota si në fillim, ashtu edhe në trup e në fund tè fjalës:

mb: mbaj, mbaroj, mbesë, mbetem, (për)mbi; mbij, mbjell, mbush, mbyt; dhëmbët, i ëmbël, këmbë, kumbull, thembër ; gjemb, humb, krimb, plumb, kumbull, thembër; gjemb, humb, krimb, plumb, shkëmb etj.;

nd: ndaj, ndej, nder, ndesh, ndër, ndërmamje, ndërmjetës, ndërtoj, ndihmoj, ndjek, ndjell, ndodhem, ndrag, ndriçoj, nduk; andej, këndej, këndoj, mandej, mundoj, përrnendsh, prandnj, sandall (mjet lundrimi); asgjëkund, askënd, fund, kurrkund, kuvend, mend, mund, përmend, uend etj.;

ng: nga, ngacmoj, ngarkesë, ngarkoj, ngastër, (i, e) ngathët, nge, ngel, ngij, (i, e) ngordhur, ngricë, ngroh, ngryset, ngul, ngushticë, ngut; brengë, këngë, kunguL, i mangët, mëngë, i shtangët, shtëllungë, trangull,; bung, cung, deng, peng, shmang, trung etj.;

ngj: ngaj, ngjalë, ngjalli, i ngjashëm, ngjesh, ngjit, ngjyej, ngjyrë; engjëll, tungjatjeta, thëngjill, ungjll; qengj, ungj etj.;

Rina
27-06-2013, 11:21
.

SystemA
27-06-2013, 15:36
Propozon t'i heqim?

Lol

Mesoj nga juve dhe Jarigas(pavaresisht se sna puqen rruget).