PDA

View Full Version : Koncepti i fesė i vėzhguar nėn dritėn psikanalitike.


Angel`BoY
07-02-2010, 21:59
Do mundohem t'ju jap njė pėrshkrim dhe njė krahasim tė pikėpamjeve tė Frojdit, Jungut dhe Fromit mbi besimin fetar dhe format e shfaqjes sė tij.

Do tė fillojmė diskutimin tonė duke parashtruar idetė e Zigmund Frojd nė lidhje me religjionin.
Frojdi analizon thellėsisht problematikėn e fesė tek libri “ E ardhmja e njė iluzioni “, i botuar me 1927 dhe qė pėr Fromin mbetet njė ndėr librat mė tė mirė tė Frojdit (mjerisht i papėrkthyer nė shqip - shėnim J@mes). Kujtojmė se besimi fetar dhe sidomos krishtėrimi, kishin filluar tė sulmoheshin nė Evropė qė nga periudha e iluminizmit.

Filozofė iluministė si Volteri apo Dideroi nėn emrin e arsyes kritikonin fort fenė si shfaqje tė injorancės dhe paditurisė sė popullit. Trashėgimtarė tė kėsaj prirje ishin edhe Nice dhe Marksi. Kėshtu pėr Nicen “Zoti ishtė njė pėrgjigje e rėndomtė dhe e vrazhdė, njė mungesė delikatese kundrejt mendimtarėve”. Ndėrsa pėr Marksin “religjioni ėshtė opium pėr popullin” (frazė aq shumė e cituar edhe gjatė tė kaluarės sonė socialiste - shėnim J@mes).

Frojdi i pėrthith kėto mendime ateiste duke i pėrshtatur dhe i vendosur nėn kornizėn e sistemit psikoanalitik. Kėshtu pėr Frojdin besimi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pasqyrim i konflikteve dinamike mes idit, unit dhe mbiunit tė studiuara nga psikanaliza tek individi dhe tė shfaqura tek feja nė njė skenarė mė tė gjėrė.
Pėr Frojdin feja lindte nga nevoja e njeriut pėr tė bėrė tė durueshme mjerimin dhe palumturinė e tij. Pėr disa individė feja mund tė ishte njė pėrgjigje ndaj ankthit, por nė tė njėjtėn kohė, sipas Frojdit, ajo ishte e dėmshme pėr mendjen njerzore. Kėshtu Frojdi arriti nė atė pikė sa tė pėrcaktonte fenė si “njė narkotik me tė cilin njeriu kontrollon ankthin e tij, por mpin mendjen e tij”.

Feja nuk ishte nė gjendje tė pėrballonte kritikat e shkencės dhe ishte e detyruar tė dukej gjithmonė e mė shumė njė iluzion. Ndėrsa shkenca moderne pėr Frojdin, nuk ishte njė iluzion pasi ajo ishte e vetėdijshme pėr kufijtė e veta.
Besimi fetar e kishte fillesėn e tij nė pafuqishmėrinė e njeriut pėrpara forcave tė jashtme tė natyrės. Ai lindte nė stadet e hershme tė zhvillimit njerzorė, kur njeriu akoma nuk mund tė pėrdorte arsyen e tij pėr t’u bėrė ballė forcave tė jashtme tė natyrės, dhe duhet t’i mposhte ato me ndihmėn e forcave afektive. Duke u ndeshur me forca tė rrezikshme dhe tė pakontrolluara, njeriu kishte nevojė tė ndihej nėn mbrojtjen e dikujt, nėn mbrojtjen e “Babait” i cili zotėronte njė forcė dhe urtėsi shumė tė lartė tė cilėn njeriu mund ta meritonte vetėm nėse i nėnshtrohej atij dhe duke iu shmangur thyerjes sė rregullave tė tij.
Nė kėtė mėnyrė, sipas Frojdit feja ėshtė njė pėrsėritje e pėrvojės jetėsore fėminore. Njeriu u bėn ballė pėrvojave kėrcėnuese si fėmija qė i bėn ballė pozitės sė tij tė pambrojtur duke u mbėshtetur te babai, duke u mahnitur pėr forcėn e tij dhe duke e pasur frikė atė. Feja pėr Frojdin bazohet mbi koncepte tė vdekura pėrderisa ato janė iluzione tė bazuara tek dėshirat e njeriut.

Mirėpo Frojdi nuk kufizohet vetėm duke thėnė se feja ėshtė njė iluzion. Ai mendon se feja ėshtė e rrezikshme, sepse shenjtėron institucionet tė pavlera njerzore dhe mė keq akoma, i mėson njerėzit t’ju besojnė iluzioneve dhe u ndalon qė tė mendojnė nė mėnyrė kritike. Frojdi madje pėrgjithson duke pohuar se pengesa pėr tė menduar nė mėnyrė kritike nė lidhje me ndonjė objekt apo fushė tė caktuar, shpie nė dobėsimin e tė menduarit kritik edhe nė fusha tė tjera dhe nė tė njėjtėn kohė nė uljen e aftėsisė sė arsyes nė tėrėsi.

Njė tjetėr e metė e fesė sipas Frojdit ėshtė se ajo e mbėshtet moralitetin nė parime shumė tė paqėndrueshme. Nė qoftė se domethėnia e normave etike bazohet nė atė se ato janė porosi tė perėndisė, atėherė e ardhmja e etikės vihet nė varėsi nga besimi tek Zoti. Mirėpo duke qėnė se sipas Frojdit tė qėnurit fetar tė njerėzve do dobėsohej gjithnjė e mė shumė atėherė bashkė me fenė do shkatėrrohen edhe vlerat tona morale (duket ndikimi i qartė i Nices, i famshėm pėr shprehjen e tij “ nėse Zoti vdes kush do na i japi Urdhėresat Morale - shėnim J@mes).

Rreziku qė Frojdi sheh tek feja ka tė bėj me faktin se idealet e tij vetiake janė pikėrisht ato koncepte tė cilat, sipas mendimt tė tij, i kėrcėnon feja: arsyeja, pakėsimi i vuajtjeve njerėzore dhe moraliteti.

Qėllimi i vėrtetė i zhvillimit tė njeriut pėr Frojdin ėshtė arritja e tė vėrtetės nėpėrmjet lirisė dhe kjo gjė bėhet e mundur duke parė me guxim realitetin nė fytyrė dhe duke kapėrcyer fiksimin fėmijėrorė. Njeriu duhet tė heqė dorė nga iluzioni i ekzistencės sė Zotit dhe tė bėhet njė i rritur qė lė shtėpinė prindėrore.
Vetėm njeriu i lirė dhe i rritur, i cliruar nga pushteti i autoritetit, mund ta kuptojė drejt botėn rrethuese. E vetėm nė kėtė rast,sipas Frojdit, nėse do tė bėhemi tė rritur dhe te cliruar nga autoriteti do tė fillojmė tė mendojmė pėr veten.

Angel`BoY
07-02-2010, 21:59
Tani le tė kalojmė te pikėpamjet e Karl Gustav Jungut nė lidhje me besimin fetar. Pikėpamjet e Jungut janė krjetėsisht tė kundėrta me ato tė Frojdit.

Pėr Jungun ndjenja fetare ėshtė njė gjendje e shkaktuar nga njė forcė qė ndodhet jashtė nesh. Jungu mė pas e interpreton konceptin e tė pandėrgjegjshmes si koncept fetar.
Sipas tij e pandėrgjegjshmja nuk mund tė jetė thjesht pjesė e psikikės individuale, ajo nuk i nėnshtrohet kontrollit tė kurrkujt dhe na jepet neve nga jashtė. Si rrjedhojė e kėsaj Jungu arrin nė konkluzionin se pėr shkak tė vetė natyrės sė tė pandėrgjegjshmes ndikimi i saj te ne ėshtė vetė fenomeni fetar.

Duket e habitshme, por faza e parė e interpretimit jungian tė Zotit ėshtė si tė thuash njė zgjatim i teorisė se Frojdit mbi fenė. Ashtu si tek Frojdi, feja si nėnshtrimi i plotė ndaj Zotit, ėshtė nė njė farė mėnyre, njė rikthim nė barkun e nėnės pėr tė bėrė ankthin mė tė durueshėm.
Por nė njė fazė tė dytė projektimet fetare tek psikikja shtrihen pėrtej tė kaluarės personale tė individit duke shkuar drejt njė faze teleologjike qė ka tė bėjė mė shumė me tė ardhmen.

Imazhi i Zotit nuk ėshtė i prodhuar nga pėrvojat psikike si imazhė i pėrvojės atėrore. Pėrkundrazi marrėdhėnia me babain tokėsor mund tė marrė njė kuptim fetar sepse ėshtė e ndėrtuar mbi njė model qė sipas Jungut ka ekzistuar mė parė, si tė thuash njė trashėgimi e marrėdhėnies sė Zotit me njeriun. Kjo ėshtė njė pikėpamje krejtėsisht e kundėrt me pikėpamjet e Frojdit i cili e sheh marrėdhėnien Zot-njeri si model i ngritur mbi marrėdhėnien atė-bir, dhe jo anasjelltas sic e sheh Jungu.
Nė rrafshin e psikikės njerzore, sipas Jungut mundemi tė kemi vetėm intuitėn e absolutes, duke qėnė se ne jemi tė kufizuar si qėnie. Pra intuita e absolutes ėshtė njė aftėsi e psikikės sonė. Si rrjedhim njerėzit janė “esencialisht fetar”, tek ata ėshtė i pranishėm njė instikt fetar, qė ėshtė pjesė integruese e strukturės sė tyre psikike.
Tė mohosh inkstiktin fetar do tė thotė tė kuptosh vetėm pjesėrisht jetėn psikike dhe do tė sillte si rrjedhim shqetėsime psikike me pasoja serioze pėr shėndetin e njeriut.
Pėr Jungun, jeta psikike ėshtė njė ndėrthurje e shumė instikteve qė mund t’i ndajmė nė instikte ruajtėse dhe instikte shpirtėrore, mes tė cilave edhe etika dhe religjioni.
Dominimi i njėanshėm i njėrit prej tyre do tė conte nė prishjen e ekuilibrit dhe kjo do tė conte nė prishjen e strukturave tė personalitetit.
Me njė tė tillė pohim Jungu nėnvizon njė prej aspekteve karakteristike tė sistemit tė tij interpretativ, pra origjinėn shpirtėrore tė shqetėsimeve tona psikike.

Jungu jep njė koncept interesant edhe pėr ėndrrėn. Nė jetėn e njeriut ėndrra shėrben si njė mesazher i tė pandergjegjshmes dhe i “arketipit tė vetes” qė ėshtė qėndra e pėrgjthshme e personalitetit tė ndėrgjegjshmėm dhe tė pandėrgjegjshėm. Ėndrra pėr Jungun pėrfaqėson njė prej ndodhive mė tė pasura dhe aktive. Nėpėrmjet ėndrrave arrihet drejt imazhit hyjnor, duke kaluar pėrmes botės sė pulsioneve. Ajo na tregon nėpėrmjet tė folurės simbolike, rrugėn pėr tė shprehur nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme potencialet tona njerzore dhe shpirtėrore. Tė mos e dėgjosh “zėrin” e ėndrrės, ta harrosh apo ta zhvlerėsosh atė sjellė njė humbje energjie dhe merr kuptimin e njė rezistence ndaj njė thirrje qė shpesh ka pėrmbajtje specifikisht hyjnore.

Angel`BoY
07-02-2010, 22:00
Pasi pamė kėndvėshtrimet e papajtueshme mes Zigmund Frojdit dhe Karl Jungut nė konceptimin e fesė le tė kalojmė tani te njė tjetėr emėr i madh i psikanalizės, Erik From. Fromi mes opozitės sė papajtueshme dhe pėrputhjes sė plotė tė interesave dhe qėllimeve tė psikanalizės dhe fesė zgjedh njė pozicion tė ndėrmjetėm duke treguar se raportet midis kėtyre dy fushave janė shumė tė ndėrlikuara pėr t’i futur nė njė zgjedhje aq tė thjeshtuar.
From quan “besim fetar” ēdo sistem mendimi dhe veprimi, tė bashkėndarė nga njė grup, nė tė cilin individi gjen orientim dhe njė objekt adhurimi.

Sipas Fromit ēdo njeri ka nevoja fetare, pasi ēdo njeri ka nevojė pėr njė sistem orientimi dhe njė sistem adhurimi qė manifestohen nė mėnyra tė ndryshme, prandaj sipas tij pyetja nuk ėshtė nėse njė njeri ėshtė apo jo fetar, por cila ėshtė feja e tij.

Fromi braktis konceptin e pėrgjithshėm tė fesė dhe bėn njė dallim tė formave tė ndryshme fetare. Ai arrin tė ndajė besimet fetare nė dy forma: religjone humaniste dhe religjone autoritare.
Tek religjonet humaniste virtyti parėsor ėshtė kapaciteti i vetrealizimit, jo ai i nėnshtrimit .
Ndėrsa tek fetė autoritare kemi njohjen nga ana e njeriut tė njė fuqie mbizotėruese prej sė cilės varet fati i tij dhe ndaj sė cilės duhet tė nėnshtrohet dhe ta adhurojė.
Tek fetė autoritare kemi tė theksuara konceptet e mėkatit, vuajtjes, fajit dhe bindjes ndėrsa tek fetė humaniste theksohen gėzimi dhe liria.
Tek fetė autoritare kemi imazhin e njė Zoti kėrcėnues dhe hakmarrės qė i shtohen idhujtaria dhe adhurimi i verbėr. Ndėrsa fetė humaniste na paraqesin imazhin e njė Zoti tė dashur dhe mėshirplotė, qė do tė mirėn e njeriut dhe mbėshtet lirinė e tij.
Pėrfundimisht, duke reflektuar mbi sistemet e ndryshme fetare dhe mendimtare, tė zhvilluara gjatė historisė njerzore, Fromi mendon se teologjia kalviniste, dhe pjesa e parė e Testamentit tė Vjetėr janė sisteme autoritare. P.sh, Fromi i bėn njė interpretim interesant “mėkatit fillestar”, duke e parė Zotin si njė qėnie xheloze dhe egoiste qė ndėshkon pėrpjekjet e njeriut pėr tė njohur “tė mirėn” dhe “tė keqen”.
Ndėrsa sistemet mendimtare dhe fetare humaniste sipas Fromit janė: Budizmi, Krishtėrimi, Sokrati, Spinoza, Isaia, Taoizmi, misticizmi nė hebraizėm dhe krishtėrim etj.

Duket sikur Fromi mban njė pozicion agnostiku, ku nuk shprehet qartė dhe madje s’i intereson edhe aq pohimi apo mohimi i ekzistencės sė Zotit por mė shumė pohimi apo mohimi i “Njeriut” si qėnie e plotė dhe e realizuar dhe kėtė e shpreh mjaft mirė nė fjalitė e mėposhtme:
“Jemi apo s’jemi ne besimtarė, besojmė vallė nė domosdoshmėrinė e fesė sė re, apo tė fesė pa fe, apo nė ruajtjen e traditės judeokristiane, tė gjithė ne nėse na intereson thelbi dhe jo lėvozhga, njeriu dhe jo kisha, mundemi tė bashkohemi pėr mohimin e vendosur tė idhujtarisė dhe nė kėtė pohim do tė gjejmė mė shumė besim se sa nė cfarėdo gjykimi pohues mbi Zotin. Dhe atėherė, pa dyshim do tė ketė mė shumė bindje dhe dashuri vėllazėrore”.

Angel`BoY
07-02-2010, 22:01
Pasi kemi bėrė njė pėrshkrim dhe njė krahasim tė pikėpamjeve tė Frojdit, Jungut dhe Fromit mbi besimin fetar dhe format e shfaqjes sė tij, mund tė kemi njė panoramė tė qartė tė konceptit tė religjonit tė vėzhguar nėn dritėn psikanalitike.

Nėse keni mendime nė lidhje me pikėpamjet e kėtyre tre autorėve nė lidhje me fenė jeni tė lirė t'i shprehni ato.
Mund tė shprehni lirisht mendimin tuaj, gjithashtu, nė lidhje me besimin fetar nga njė kėndvėshtrim psikologjik apo filozofik.

Duhet theksuar se: "nuk ėshtė aq e rėndėsishme njohja dhe tė kuptuarit nė detaje tė kėtyre autorėve nė mėnyrėn se si e shikojnė dhe konceptojnė ata besimin fetar, sesa vetė pikėpamjet e juaja personale, tė kulluara mbi besimin fetar". Rrugės ndonjėri mund tė gjej ndonjė pėrngjasje tė koncepteve tė tija me ndonjėrin prej autorėt.

unlovely
10-02-2010, 09:47
tani un dhe pse kam studju pak per keta gjera dhe kam pak njohuri ne kete ane por sjam shum dakord me keta qe thojne pasi nga sa kam lexu kam pa shum nga filozofet kane perfundu ne cmenduri ne vitet e fundit te jetes tyre :P:P

Meri
10-02-2010, 18:26
Interesante Tema !

Mendimi im :
Frojdi -- Ekzakt !!
Jungu -- Aspak objektiv
Fromi ---Pikepamje oportuniste

r00t
10-02-2010, 18:39
Frojdi si qenie njerezore ka shkruar dhe shum budalliqe te cilat per shum kohe jan quajtur zbulime prendaj duhet te jemi me shum objektiv ne gjykim
Frojdi homoseksualitetin e ka quajtur "devijim" dhe arsyet prej te cilave lindte homoseksualizmi ishin keqtrajtimet seksuale,fizike etj gjat feminise
Ndersa sot shkencataret kan zbuluar qe homot nuk behen homo por lindin te till si rezultat i nje processi biologjik

Meri
10-02-2010, 18:44
Sdo thoja budallalliqe.
"Marrezia" eshte guxim per te sjelle ide, idete perplasen, perplasja sjell zbulimin e se vertetes.
Njerezimi ecen para dhe nga "Te Marret" qe kane guxuar.E per te qene me e qarte,
ne ide e kam fjalen, jo me Vepra si Hitleri etj

r00t
12-02-2010, 20:55
une i quajta budalliqe per faktin qe njerezimi per shum koh kto teori i ka quajtur zbulime e njejta gje ka ndodhur dhe me darvinin te cilit ja kan hedhur posht shum teori por ke te drejt ne faktin qe kush guxon arrin diēka ose te kunderten dhe esht me mire sesa te rish pa levizur

SubZ
19-02-2010, 20:52
Ndoshta je nxituar ne gjykim Stealth. S. Freud sot e kesaj dite studiohet, veprat e tij jane te panumerta dhe nuk mund te arrihet te jepet nje koncept definitiv nga studiuesit aktual. John Lock dhe Sigmud Freud jane dy studiuesit me te medhenje te Psikologjis, dhe kane sjelle konceptet e Psikologjis Moderne. Psikologjia Anormale, Psikologjia Klinike dhe Psikologjia Analitike. Si cdo shkencetar qe ne veprat e tij ka dhe absurdite, ne baze te gjykimeve qe jep x apo y. Por duhet marre esenca dhe puna e palodhshme qe ka bere per gati 50 vjet, cfare i ofroj njerezimit dhe cfare beri te mundur per njerezimin. Sot e kesaj dite ka P.hd Psikologjie qe mundohen te hedhin poshte kompleksin e elektres dhe te edipit. Shume te tjere e shikojn lipidon si nje moment ereksues, disa te tjere si dicka biologjike. Pra, ne shume gjera ka thene shume te verteta, ne shume gjera te tjera i ka analizuar ne baze te situates dhe studimit qe ka marre nga kampionimi. Si cdo teze ka dhe antiteze, po sa i qendron kohes dhe sa frute jep, ate e tregon presporiteti qe ka x apo y.