PDA

View Full Version : Mehmet Shehu, si i dėnoi ai "Bitėllsat" e Pogradecit


Kryeplaku
11-02-2011, 05:00
Kush eshte familja Darova!

Jane pese djemte e intelektualit te shquar Nevsus Darova. Per gati 40 vjet ne profesionin e nderuar te mesuesit qe nga Gjirokastra ne Korce e Pogradec, ai mesoi dhe edukoi breza te tere nxenesish, por mjerisht, per shkak te kalvarit te stermundimshem te familjes se tij, nuk gezoi asnje dite pension⿦ Shkak behet njeri djale i tij, Dylberi, i cili qe ne moshen 15-vjecare gjate luftes inkuadrohet me rinine e Ballit Kombetar. Edhe pse Muhameti, vellai i madh i familjes Darova del partizan ne Brigaden e 20-te Sulmuese dhe lufton me arme ne dore deri ne clirimin e vendit, kjo nuk luajti asnje rol ne evitimin e kalvarit te mundimshem te burgjeve, internimeve e persekutimeve te familjes se artisteve. Dylberit 15-vjecar, ne vitin 1946 i behet nje gjyq ne kinema "Morava" ne Korce, ku denohet me 101 vjet burg.

Ne vitet '50-'60 te shekullit te kaluar, orkestra e Pogradecit, me 5 vellezerit Dorava, behet me fame dhe e kerkuar ne te gjithe vendin, bile dhe jashte tij. Nje koncert ne Shkoder i pagezon muzikantet Dorava si "Bitellsat e Pogradecit", nderkohe qe koncerte te shumta ne Elbasan, Durres, Tirane etj., qe ngrene ne kembe rinine e vendit, u shton famen, por dhe pergatit nje kalvar tjeter te rende per ta. Fama e nje orkestre me emer ne qytetin e Pogradecit, e njohur ndryshe ne opinionin e gjere si "Bitellsat e Pogradecit", e perbere nga 5 vellezerit Dorava dhe familjare te tyre, jo vetem qe nuk do te "zbuste" njollen e persekutimit nga lidhja e djalit te vogel 15-vjecar me Ballin Kombetar ne Luften e Dyte Boterore, por do te kujtonte udheheqjen e kohes per te urdheruar ndeshkimin e me tejshem te tyre me dekada te tjera burgimi e internimi. Ne nje vizite qe bene ne qytetin buze liqenit kryeministrat cek dhe bullgar, te mahnitur nga klasi i orkestres "Dorava" ne mjediset e turizmit te qytetit, ne fund i drejtohen kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu: "Ne Shqiperine e vogel gjetem nje orkester te madhe. Ke nje orkester internacionale, koleg!". "He, ju jeni ata te Staroves?!"- u drejtohet me kercenim muzikanteve Mehmet Shehu. Kaq u desh. Nis ferri per artistet Dorava.


15-vjecarin e denuar me 101 vjet burg, Mehmeti ia ul ne 25 vjet

Sapo kishte mbaruar lufta. Ishte viti 1946 e ne kinemane "Morava" te Korces, ne banken e te akuzuarve, ngjitet nje i ri 15-vjecar. eshte Dylber Dorava, me i vogli i Doravajve. Akuzohet se gjate luftes eshte bashkuar me rinine e Ballit Kombetar, ne kampin kundershtar te partizaneve. Denohet me 101 vjet burg. Edhe pse Muhamet Dorava, vellai i madh i te atit kishte qene partizan ne lufte, masa e denimit per 15-vjecarin qe e rende, ndersa per familjen nisin internimet, vuajtjet e me pas edhe burgime. I rikthyer keto dite ne Pogradec pas 37 vjetesh, Muhamet Dorava, mbi te 80-at, rikujton ata dite te veshtira te 6 dekadave me pare.
Kishte vetem pak kohe qe Dylberi ishte derguar ne burgun famekeq, kur ne kete kamp shkon per vizite Mehmet Shehu. Mes te denuarve, Shehut i bie ne sy nje djale i vogel, trupimet dhe e pyet: "Po ti, mor djale, sa vjet je denuar?"
"101 vjet "- i pergjigjet Dylberi Mehmet Shehut.
"Pse kaq shume?"- pyet kryeministri.
"E dine ata qe me kane denuar!"- i kthen pergjigje 15-vjecari, duke e pare drejt ne sy Mehmet Shehun. Mehmet Shehu urdheron ulje te denimit per 15-vjecarin; nga 101 vjet, ne 25 vjet burg. Sapo mbaron 10 vjet burg, e lirojne dhe Dylberi, ne vitin 1956, vjen ne Pogradec. Vjen ne Pogradec prane familjes. Martohet dhe lind tre femije, nderkohe qe per shkak te biografise, caktohet te punoje ne Hotolisht te Librazhdit ne nje lokal buze rruges si bufetier. Dylberi ben nje lutje te vije ne Pogradec te kujdeset per femijet se i kishte te vegjel. E sjellin ne Pogradec. Por perkohesisht...


Denimi tjeter me 20 vjet burg per agjitacion e propagande

Ishin vitet '70, ne kulmin e miqesise me Kinen. Dylberi gjen ne tavolinen e tij ne biblioteke, ku shkonte shpesh, disa revista kineze. "Keto revista kineze m'i hiq se nuk i shoh dot me sy", - i thote ai punonjesit te bibliotekes. Aty e degjon rastesisht nje mesues matematike qe kishte qene edhe bashkepunetor i sigurimit te shtetit dhe e spiunon. Dylberi rivihet perseri ne pranga dhe rinis jeten e qelise. Del perseri para trupit E denojne edhe me 10 vjet te tjera burgim. Kete radhe denimi eshte per agjitacion dhe propagande kunder vijes se partise e pushtetit popullor. Kete radhe, "selia" e vuajtjes se denimit per muzikantin Dorava nuk eshte burgu i Burrelit, por ai i Spacit te Mirdites. E ben kohen e burgimit dite me dite ne kete ferr. Diten qe do te dilte nga burgu i Spacit, sapo e percjellin shoket e tek ndahet me ta, ne afersi te daljes se korridorit te qelive, pa prangat ne duar, i afrohet nje gardian dhe i thote: "Te kerkojne pak ne zyren e drejtorit te burgut per te firmosur dicka!". Perballet me nje te papritur te dhimbshme. Sapo futet ne zyren e drejtorit, pa se, pervec titullarit, aty ishin dhe dy police qe kishin pranga te gatshme ne duar. Teksa dy policet i rivene perseri prangat ne duar Dylber Doraves, drejtori, i ngritur ne kembe, i thote: "Do te besh edhe 10 vjet te tjera denim se ke bere agjitacion dhe propagande ne burg!".

Kete radhe denimi ishte pa gjyq. Keshtu Dylberi kreu ne kete burg edhe 10 vjet te tjera denim, duke mbushur plot 30 vjet burg. Teksa tregon kete moment te rende per vellane e familjen e tyre, i moshuari Muhamet Dorava, risjell biseden e castit qe pati me te vellane per kete moment. "E pyeta vellane si e perballove shtesen tjeter prej 10 vjetesh burg kur ishe pergatitur per te dale nga ai ferr", -pohon Muhameti. Ndersa fjalet e te vellait ishin: "Nuk me beri pershtypje, isha i pergatitur per gjithcka prej tyre, ndonese nuk e prisja qe ne momentin e kalimit te pragut te ferrit te Spacit te me rivinin prangat e sapohequra e te me denonin edhe me 10 vjet te tjera burgim!" Por per muzikantin qe u fut ne burg ne moshen 15 vjec e doli andej i thinjur pas 30 vjetesh, ne moshen 45 vjec, edhe vitet e mevonshme, perfshire ato te fillimit te demokracise ne vend, nuk qene te mbara. Ate, sic tregon mes loteve Muhameti, e ndoqi fati tragjik. Dylberi, me vize ne xhep per te shkuar tek tre femijet e tij ne Kanada se bashku me bashkeshorten, vdes papritur, duke iu shuar jeta pa pare asnje dite te bardhe.


Rikthimi i permallshem pas 37 vjetesh

Sapo makina del siper, ne Qafen e Thanes e shfaqet pamja e kalter liqenit si ne nje ekran filmi, Muhameti zhytet i teri ne nje meditim te thelle me syrin prane xhamit te makines. "Kam mall e brenge per qytetin tim te lindjes, vij ketu pas 37 vjetesh", -pohon ai. Sapo mberrin ne qender te qytetit drejtohet me nje hap te shpejte drejt Turizmit te vjeter, veshtron lulishten, te vendi ku ishte dikur podiumi i orkestres me fame ne vitet 50 - 60, orkester qe tronditi jo vetem Pogradecin, por te gjithe Shqiperine. Me syrin e malluar ai veshtron vendin ku ka qene salla e vjeter e shfaqeve, por ajo mungon, eshte prishur. Qyteti ne keto 37 vjet qe ai ka munguar ka ndryshuar shume gjithcka dhe si ne nje retrospektive i vijne para syve te gjitha.

Muhamet Darova eshte vellai i madh i pese vellezerve Darova. Edhe pse i ka kaluar te tetedhjetat dhe ka vite qe nuk duket ne skene dhe as ne ekran, imazhi i tij na vjen ne kujtese si nje forme dashurie per mjeshtrin e madh te fizarmonikes qe ngriti ate orkester te madhe. Dikur Pogradeci mburrej me liqenin me koranin e famshem, por edhe me orkestren e madhe te vellezerve Darova qe i kaloi kufijte e Shqiperise. "Jeta jone eshte nje kalvar i mundimshem cnjerezor, burgje, internime e ndeshkime, por muziken nuk e vune ne pranga, ajo na lidh e na mban te pandare me njerezit, qytetin", -vazhdon tregimin i moshuari Dorava.


Drama e nje familje artistesh

Drama e 5 vellezerve Darova , djem te nje familje te njohur intelektuale nga Gjirokastra ,te cilet lufta nacionalclirimtare i renditi ne dy kampe te ndryshme,menjehere pas clirimit te vendit,i nenshtrohen nje persekutimi te eger, me vite te gjata burgimi e internime te njepasnjeshme. Fama si muzikante te talentuar,si krijues te orkestres qe beri emer ne Shqiperi e me gjere duke u cilesua "Bitellsat e Pogradecit", i kujton Mehmet Shehut prejardhjen e tyre dhe urdheron shtimin e kaluarit te persekutimit.. I rikthyer ne Pogradec pas viteve te gjata ne mergim, tashme ne moshen 85 vjecare, Muhameti, me i madhi i muzikanteve te talentuar, vazhdon te tregoj episodet e nje drame te dhimbshme qe kaloi familja e tyre ne diktature.eshte nje nga dramat me te dhimbshme, drame e cila ka lene gjurme te pa riparueshme ne jeten e Darovajve. 85 vjecari me shpirtin e gjere te artistit,ndjene e prek mallin e dekadave te kaluara, duartrokitjet e spektatoreve ne gjithe vendin qe ende i ka te fresketa.. E vetem fal, ndonese askush nuk eshte pergjegjes per kete kalvar, askush nuk ka kerkuar falje ,qofte dhe moralisht..


"Bitellsat e Pogradecit"

Ndonese thyen tabute e kohes me talentin e muziken e tyre, vellezerit Darova ose "Bitellsat e Pogradecit",per shkak te qenjes se vellait ne burg,rendeses mbi shpine te "njolles" se te deklasuarve, i nenshtrohen persekutimeve te njepasnjeshme ne vitet '60-'70, e me pas. eshte perseri Mehmet Shehu, sic tregon me i madhi i vellezerve, sot 85 vjec, qe jep nje ndeshkim tjeter per artistet e talentuar. Kalvari rinis perseri ne Pogradec, ne qytetin e tyre te lindjes, nje nate kur kryeministri cek e ai bullgar, te mahnitur nga mrekullia e "Bitellsave", falenderojne muzikantet dhe i thone Shehut: "Ne Shqiperine e vogel pame nje orkester te madhe!"


Peripecite e nje jete te veshtire

Pas denimit te Dylberit me burg, familja Darova zhvendoset nga banesa ku ishte, ne nje kasolle me balte ne lagjen "Kulleiri" te Korces. Vellai i madh i familjes, Muhameti, shperngulet per ne Durres. ku merr me pas edhe pjesetare te tjere te familjes Darova; babane, nenen, motren e tyre te vetme, Lavdien dhe vellezerit Agimin, Mentarin dhe Ilirjani, me te voglin. Duke qene orkestrante cilesore, te kater vellezerit punojne te lokali "Vollga", me shume emer ne ate kohe ne Durres. "Ishim si ne mrekulli, kane qene tre vitet me te bukura te jetes sone, ku ne arritem majat e filloi te rritet reputacioni i orkestres sone", - pohon Muhameti. Keshtu, Muhameti qe ishte drejtues i grupit, i binte fizarmonikes, Agimi ne kitare, Mentari ne xhaz dhe Ilirjani ne kontrabas. Por krejt papritur nje dite lajmerohen se duhet te largohen jo vetem nga "Vollga", por edhe nga qyteti i Durresit si persona te padeshiruar. Ishte nje shefe kuadri nga Korca, kujton 85-vjecari, qe i ishte qepur "me gure ne traste" familjes Darova. Largohen per ne Kavaje ne nje lokal te thjeshte si tip mejhane. Por vetem 2 jave, se shefja e kuadrit nga Korca kishte derguar relacion qe te perziheshin edhe nga Kavaja. "Mbetem me placka ne kurriz, pa te ardhura per buken e gojes, e ashtu si nomadet, shkojme ne Elbasan", -tregon 85-vjecari. Fillojne pune ne nje lokal ne qender te pazarit. Lokali po frekuentohej dhe muzika pelqehej shume. Nje buzembremje vjen drejtori i Shtepise se Pionierit ne Elbasan, Ibrahim Palluqi dhe kontakton me Muhametin, duke i kerkuar qe te shkonte ne Shtepine e Pionierit, pasi kishin shume nevoje per orkestrante. "Por ende pa u mbushur nje muaj pune, drejtori i Shtepise se Pionierit na therret ne zyre dhe na thote se per ju ka ardhur nje leter e zeze", - vazhdon tregimin Muhameti. Letra ishte plot shpifje, deri sa dhe per Muhametin qe kishte qene partizan, mohohej gjithcka. Muhameti i tregon drejtorit se nga ato qe shkruheshin e vertete eshte vetem qe kane vellane ne burg. I tregon dhe dokumentin qe Muhameti kishte qene partizan ne brigaden e 20-te.

"Kjo beri qe kembengulja e drejtorit te Shtepise se Pionierit, Ibrahim Pulluqi, te zbardhe te verteten dhe ne te vazhdojme dhe ca kohe ne Elbasan", -thote 85-vjecari. Ne kohen kur krijohet turizmi i vjeter i Elbasanit, orkestra e vellezerve Darova kaloi ne sallen kryesore te turizmit. Ata vazhduan gati 5 vjet pune ne turizen, duke thyer nje tabu. Filluan te kercejne ciftet elbasanase ne salle. Por kete tradite, kujton i moshuari Darova, e nisi se pari nje skuader basketbolli nga Shkodra qe kishte ardhur per te zhvilluar ndeshje ne Elbasan. Shkodranet u ngriten ne vallezim dhe kjo beri qe te ngrihen edhe cifte elbasanase. "Vjen ne Elbasan drejtori i pergjithshem i turizmeve te Republikes, na therret e na thote se duhet te shkoni ne vere ne Pogradec dhe ne dimer ne Elbasan",- shton me tej muzikanti i moshuar. Pogradeci ishte qytet turistik dhe kishte shume te huaj si specialiste ceke dhe ruse qe punonin ne gjeologji dhe miniera. Ne Pogradec orkestra filloi shpejt te behet e dashur per te gjithe. Nder frekuentuesit e pare e te rregullt, cdo nate, ishin te huajt e shumte qe ishin ne Pogradec.

Degjonin me endje virtuozitetin e vellezerve Darova, te cilet ekzekutonin mjeshterisht edhe shume pjese te huaja nga me te njohurat. Pas dy vjetesh pune ne Turizem, me krijimin e estrades profesioniste te qytetit, vellezerit Darova kalojne edhe orkestren e estrades edhe ne orkestren e turizmit.. Ne saje te vellezerve Darova, estrada profesioniste e Pogradecit arrin majat dhe behet nje nga estradat me te mira te vendit ato vite. 85-vjecari tregon se ate kohe, ne orkester bashkangjitet edhe nje klarinetist i talentuar, Jashar Nazifi, i cili u harmonizua plotesisht me vellezerit Darova. Madje Mentar Darova, pervec qe i binte Xhazit, luante ne skece me nje humor te jashtezakonshem duke i dhene estrades nje kolor tjeter. Ne vitet 60 estrada me vellezerit Darova arrin kulme te papara. Ne nje nga turnete, ne 20 dite shfaqe qe dha ne Tirane ne sallen e Teatrit Popullor, nuk gjeje dot bilete per te pare shfaqen.


Shkodra u vuri emrin "Bitellsat e Pogradecit"

Sukseset e njepasnjeshme te orkestres se Pogradecit ne te gjitha rrethet e vendit, nje muzike qe dilte disi nga "hulliri" i kohes, pelqehej e kerkohej masivisht nga rinia. Por vete kjo muzike, e vecanerisht njolla biografike e prodhuesve e interpretuesve te saj, bene qe udheheqja e kohes te ishte dyfish vigjilente per te frenuar "muziken e shfaqjet e huaja", si dhe per te denuar muzikantet e talentuar Dorave. Muhameti, por dhe shume bashkekohes, kujtojne se ne nje nga turnete e gjata te estrades se Pogradecit neper Shqiperi, pikerisht koncertet ne Shkoder, do t'i pagezonin keto artiste te talentuar "Bitellsat e Pogradecit!". "Ishte nje vleresim i spektatoreve per ne, ishte nje emer i pazyrtarizuar, te cilin e degjonim kudo qe shkonim, benim gjithcka per muziken e per te kenaqur degjuesit tane, ndonese e dinim se "dara" e ndeshkimit nga shteti i kohes po na torturonte keq e me keq", - kujton sot artisti i moshuar.


Denimi i dyte nga Mehmet Shehu, i vellezerve Dorava

Krahas vendesve, shtetasve te huaj qe punonin ne Pogradec, kujton muzikanti 85-vjecar, fama e orkestres kishte bere qe nga Tirana te udhetonin shpesh drejt qytetit bri liqenit edhe perfaqesi te shumta diplomatike ne Shqiperi apo dhe delegacione qe vizitonin vendin tone. Ne nje vizite te shkurter ne Shqiperi, kujton 85-vjecari, vijne e qendrojne disa dite ne Pogradec e ndjekin orkestren edhe kryeministri cek e ai bullgar. Shoqeroheshin nga Mehmet Shehu, kryeminister i asaj kohe. Dy kryeministrat miq, pas nje koncerti te gjate e duartrokitje, afrohen e pergezojne orkestrantet Dorava per kenaqesine qe u falen. Aty kryeministri cek i thote Mehmetit: "Ne Shqiperine e vogel gjetem nje orkester te madhe!". Ndersa kryeministri bullgar i asaj kohe, ne sy e prezence te Mehmet Shehut, pasi u jep doren muzikanteve, duke na pershendetur, i thote Mehmetit: "Ke nje orkester te madhe internacionale, koleg!" Dhe ne keto caste, vazhdon tregimin muzikanti 85-vjecar, Mehmeti me thote mua duke tundur koken: "Ju jeni ata te Staroves (bejleret)?!".

"Jo, jemi nga Pogradeci", - i pergjigjet Muhameti. Nuk kaloi as nje jave, vazhdon tregimin muzikanti i moshuar, kur filloi "termeti". "Na therret sekretari i ideologjise, nje fare Todi Kokoneshi dhe na thote se nuk kemi me nevoje per ju, do te pergatitim talente te reja. Ju duhet te shkoni te punoni ne prodhim ne ndermarrjen bujqesore", - kujton 85-vjecari. Urdhri i partise cohet menjehere ne vend; te kater vellezerit dergohen ne prodhim ne gjirin e klases punetore. Muhameti shkon ne zyre te kryetari i Komitetit, Avni Vercuni dhe kerkon te largohet nga Pogradeci. Niset ne Ministrine e Arsimit dhe Kultures te takoje ministrin Thoma Deliana, te cilin e njihte qe kur kishte qene ne Elbasan sekretar i pare i ketij rrethi. 85-vjecari tregon se Deliana e pret mire, por i thote se ne Pogradec nuk mund t'ju kthej, por shko ne Rreshen drejtues muzike. Aty, tregon Muhameti, jam njohur me nje mikun tim, drejtorin e bibliotekes, Gjok Becin, nje djale i mrekullueshem dhe shume i talentuar.

"Pas dy vjetesh transferohem ne Lac, aty e merr me vete edhe gruan", -shton ai. Me tekst te Gjok Becit, Muhameti kompozon nje kenge per vincieren qe behet kenge shume popullore dhe transmetohej ne radio cdo dite. Pas dy vjetesh pune ne Lac, papritur e therret ish -sekretari i Pare i Partise se Krujes, Tahir Minxhozi, i cili e emeron si shef muzike ne shtepine e kultures. Me pas Muhameti terheq edhe vellane tjeter, kitaristin Agim Daroven. Nderkohe qe Mentari, vellai tjeter, kishte ikur ne Gjirokaster... Vellai tjeter, i vogli, Ilirjani, internohet ne Tepelene. Nderkohe qe nga Pogradeci, kujton 85-vjecari, vinin cdo dite letra nga Komiteti i Partise, ku thuhej se "ne i hoqem dhe ju i mbani ne orkester ata te deklasuar!".

"Por fale nje njeriu te mire, me zemer te madhe, si Tahir Minxhozi, ne ate kohe sekretari i Pare i Komitetit te Partise, ne qendruam ne Kruje me qete si te deklasuar qe ishim, ku ruajme respektin me te madh per Krujen e banoret e saj, qe ne nje fare menyre, na lehtesuan disi nga goditjet e diktatures dhe lufta e pameshirshme e klasave ne vitet e egra te diktatures", -perfundon muzikanti i njohur 85-vjecar, vellai i madh Dorava. eshte nje kalvar i stermundimshem i "Bitellsave te Pogradecit", ku me gjithe shkelqimin e talentin e tyre te jashtezakonshem, vuajten krahas burgimeve, internimeve, edhe rrenimin e tyre shpirteror nga diktatura komuniste.

_____________________