PDA

View Full Version : Si te kujdeseni per flokun tuaj ...


Just myself
12-02-2010, 13:55
Floket: Keshilla per brunet ..

Pike se pare shiheni veten mire ne pasqyre dhe analizoni floket tuaj dhe ngjyren e lekures. Nese jeni geshtenje mundohuni te percaktoni cfare nuance geshtenje jeni.
Sido qe te mos u shqetesoni, ekzistojne produkte per ti bere floket tuaj te shndritshem dhe te bukur. Nese e keni lekuren te bardhe zgjidhni nje tonalitet geshtenje te erret, nje ngjyre cokollate, sepse keshtu do te keni nje pamje te qeshur ne fytyre, nese do te zgjidhnit nje geshtenje te hapur do te dukeshit te lodhura dhe me pak jete. Nese keni nje lekure te erret, zgjidhni nje geshtenje te hapur, ose shtojini nje refleks ngjyre mjalti. Floket tuaj do te marrin nje ndricim, i cili eshte faktori kryesore per bukurine e flokeve. Sigurisht edhe makiazhi duhet te ndryshoje, nuk mund te perdorni te njejtat tonalitete kur ishit bionde, keshtuqe rinovoni makiazhin tuaj dhe beni disa prova, pervecse e nevojshme do te jete edhe argetuese te eksoerimentoni ngjyra dhe sfumatura te reja.

Aleatet e flokeve te tu!

Vera 2009 propozon shume produkte per floke te ideuara per ti dhene nje efekt te shkelqyeshem, te shendetshem dhe te kuruar.
Te kujdesesh per floket mbi te gjitha gjate veres eshte e veshtire, stresuese, larjet e shpeshta, ekspozimi ne diell floket duken te dehidratuar, te thate dhe te ashper.

Per floke te thate eshte e pershtatshme maska me kivi, pasi duhet te nderhyjme me nje trajtim rigjenerues e cila perftohet duke perzier nje luge vaj ulliri per te luftuar ashpersine e flokeve, dhe maske me kivi, e cila eshte e pasur me sheqerna dhe vitamina dhe gjysem filxhani caji kos i cili fikson me mire ngjyren e flokeve dhe i ushqen ato. Kete perzierje masazhojeni ne floke te thate per 15- 20 minuta dhe me pas shpelajeni dhe perdorni nje shampo neutro.

Per floke te yndyrshem eshte e pershtatshme te perdorni nje maske me mango, te cilen mund ta perzieni me nje gjysem filxhan caji kos ku mund ti hidhni dhe dy feta ananas.

Per nga natyra floket me rica kane tendence te jene te thate dhe te dobet, per kete arsye nje masazh me vaj natyral mund te bej mrekulli per floke te thate, te dobet dhe kacurrela, te cilet jane te veshtire per tu krehur. Bukuria e flokeve fillon me nje shampo specifike per nevojat e flokeve tuaj.

Si te kemi floke te paster dhe pa zbokth ... ?!

Floket e shkelqyer dhe te buta si mendafsh jane rrezultat i skalpit te kokes i cili eshte i shendetshem.
Nese eshte i ndjeshem dhe i irrituar, mund te jete shkak per daljen e zbokthit. Menyra me efikse per te shpetuar prej tij eshte te perdorni kozmetike specifik me formula delikate, te cila reagojne mbi shkaqet qe rigjenerojne. Shampo, te formuluara me perqendrime te larta te substancave te shkumes, mund te demtojne strukturen e skalpit te kokes. Per te konstatuar me efikasitet zbokthin eshte mire te perdoren lares specifik, te cilet kujdesen per skalpin e kokes. Produkte purifikuese, me perberje dezinfektuese dhe me aksion te ngadalte. Ato me rejat, i pershtaten nevojave specifike te flokeve, duke ruajtur njekohesisht bukurine.

Floke te yndyrshem: Ja disa keshilla ...

Kur problemi eshte i lidhur me disa funksione hormonale, zgjidhja me efikase eshte ajo e mbajtjes se higjenes se flokut.Riparimet per floke me yndyre nuk mungojne dhe kane treguar se jane efikas edhe produktet qe gjenden ne dyqanet e kozmetikes.
Ne fakt kualiteti i tyre eshte permirsuar shume ne krahasim me te shkuaren, mbi te gjitha fal kultures farmakologjike, qe me ne fund ka pushtuar industrite e medha. Nese deshironi floke te bute, si mendafsh dhe te fort atehere vitamina H dhe biotina. Larja shpesh e flokeve me yndyre perkeqeson situaten. Nje vaj kurues qe stimulon shtresat e flokut dhe limiton yndyren.

Vaji Neem, nje produkt qe ben mrekullira. Mjafton te hedhesh pak pika dhe aplikojeni direkt ne floke dhe te masazhoni dhe me delikatese ne renje. Lereni te raegoje per disa minuta, me pas shpelajeni me shampon e zakonshme. perseriteni kete trajtim per 1-2 here ne muaj, dhe jo me shume.

Floke te gjate: tendenca e momentit ...

Floket e gjate jane gjithmone enderra e femrave, te bute te shndritshem, te lemuar. Edhe ne 2009 tendenca i kerkon pikerisht keshtu.
Nje shkallezim i bere me art mund te jete nje ide por edhe me onde te cilat ndjekin linjat e fytyres. Edhe aktorja Qe me prerjen e saj te flokeve solli nje tendence te re tani eshte prezantuar me extension shume te gjate. Nje trend tjeter neper pasarela eshte kthimi i ricave. Floket e gjate jane praktik edhe ne plazh: nje bisht kali i bukur gjate dites, dhe nje model i crregullt per mbremje perfekte!.

Efektet e plakjes tek floket ...

Laboratoret per kerkime shkencore dhe biologjike dhe qendra e kujdesit per bukurine te Kompanise Kao, kane hedhur drite per probleme qe krijohen tek floket me kalimin e moshes.
Kerkuesit kane identifikuar nje gjen pergjegjes per efektet e plakjes tek floket, dhe dobesimin e tyre.Floku njerezor (mashkullor apo femeror) dobesohet dhe humbet fortesine dhe qendrueshmerine me plakjen, por shkaku nuk dihej.

Shkencetaret e Kao-s kane kryer nje analize te bazuar tek gjenet e flokut, dhe kane zbuluar se faktori vaskular endothelial i rritjes (FVER), i cili eshte nje gjen, luan nje rol te rendesishem ne dobesimin e flokut.

Ata zbuluan gjithashtu se funksionimi i ketij gjeni ne rrenjen e flokut reduktohet gjithashtu me kalimin e moshes, dhe me renien e funksionimit te ketij gjeni, dobesohet edhe floku i ri qe mbin. Floku i dobet ben qe floku te humbase fortesine (pra keputet lehte) dhe qendrueshmerine. Per te patur floke te forte dhe te shendetshem, kane thene shkencetaret, duhet te stimulohet funksionimi i ketij gjeni. Besohet se FVER shton numrin e eneve te gjakut per te siguruar ushqyerje sa me te mire te rrenjes se flokut.

Shkencetaret kane keshilluar perdorimin e formulave dhe trajtimeve qe nxisin dhe ruajne trashesine, fortesine dhe qendrueshmerine e flokut, duke perdorurbalsam apo tonik per rritjen e tij.

Floke te lyer?! Si t kujdesemi ...

F loket duken te demtuar e pa shkelqim? Ndiq keto keshilla dhe ato do fillojne te reflektojne driten dhe ty do te te ndricojne syte nga gezimi. Oret qe kalojme duke u marre me floket nuk jane pak, po shume jane edhe ankesat qe kemi. Mungesa e shkelqimit me siguri eshte nder te parat e listes.
Te panumerta jane produktet qe reklamojne pikerisht venien ne vend te kesaj vetie kaq te rendesishme per pamjen. Jo gjithmone ama, ajo cfare reklamohet, rezulton e vertete. Po si ti zgjedhim te duhurat? Dhe, cilat jane gjestet qe nuk japin efektin e kundert te asaj qe duam te arrijme? Profesionistet rrefejne strategjite per te pasur floke me shkelqim, ne nje liste produktesh per te cilat ia vlen te investosh dhe keshillash te mundshme. Produkte natyrale. Krehja dhe stilimi i perditshem mund te demtojne floket tuaj, duke u vjedhur atyre vajrat natyrale dhe duke i cuar drejt keputjes.

Nderro furcen tende plastike te flokeve me nje me fije natyrale, e cila shperndan yndyren natyrale ne fijet e flokeve nderkohe qe i kreh, duke rritur shkelqimin. Fijet natyrale rrezikojne me pak te kepusin floket. Shmang produktet qe permbajne alkool. Alkooli, ndotja dhe lageshtia u marrin flokeve shkelqimin natyral. Shume shkuma permbajne alkool, keshtu qe, nese i ke floket e thate, zevendesoje me nje krem ose serum. Laji ne menyren e duhur.

Dhe pse shume nga ne i lajne floket cdo dite, specialistet keshillojne qe disa here ne jave eshte e mjaftueshme. Larja mund ti ndihmoje floket te fitojne shkelqim, por ajo i le te bute. Specialistet i keshillojne ato qe i lajne floket perdite te aplikojne balsam fillimisht, por duke e mbajtur larg rrenjeve. Pastaj, pa e shpelare ndermjet, duhet te perdoret shampoja vetem ne rrenje, duhet shkumezuar dhe pastaj duhet ti shpelash. Rrenjet e flokeve keshtu do kene fituar volum, por pjesa tjeter e flokeve do ruaje shkelqimin e saj. Shpelaji me uje te ftohte. Shpelarja e flokeve me uje te ftohte i mbyll luspat e fijeve te flokeve, duke i lene ato te lemuara dhe me shkelqim ne siperfaqe.

Te perdoresh ajer te ftohte pasi i ke thare me tharese, ka nje efekt te pazevendesueshem shkelqyes dhe shumica e thareseve e kane opsionin e ajrit te ftohte. Lufto floket kacurrele. Fijet e flokeve jane poroze, prandaj thithin lageshti nga mjedisi, qe i ben kacurrele ne klime te lagesht. Per te shmangur perdredhjen e flokeve nga mesi i dites, sigurohu para se te dalesh, qe floket e tu jane te thate; sado pak uje i mbetur ne floke mund te shkaktoje dredhjen e tyre me vone. Specialistet keshillojne perdorimin e nje piastre pas tharjes se flokeve, e cila do hiqte ndonje teprice te lageshtise.

Perdor produkte me silikon. Produktet me silikon sheshojne ato fijet e vogla qe rrine te ngritura siper flokeve dhe krijojne nje barriere ndermjet pajisjeve te perdorura dhe flokeve, duke zvogeluar rrezikun e keputjes dhe duke kufizuar efektet e demshme te nxehtesise. Por, si cdo gje tjeter, dhe silikoni funksionon me mire po te perdoret ne mase te moderuar. Te perdoresh shume prej tij do beje qe floket te humbasin volum ose te duken te yndyrshem, keshillojne parukieret. Ata keshillojne grate me floke te rralle, te perdorin ne vend te tij nje silikon shkelqyes spray.

Provo nje trajtim ne te nxehte. Shume femra mendojne se nxehtesia i djeg floket, thone parukieret, por e perdorur ne menyren e duhur, mund tu jape flokeve nje shkelqim te mrekullueshem, vecanerisht po te jene te demtuar. Arsyeja pse parukieret i trajtojne floket e klienteve me nxehtesi gjate trajtimeve me solucione eshte qe ajo hap luspat e flokeve, duke e lejuar masken ose vajin te penetroje thelle ne fijet e flokeve, tregojne specialistet. Ne qofte se nuk shkon ne sallon bukurie, apliko nje maske ose trajtim me vaj te nxehte nje here ne muaj ne shtepi....