PDA

View Full Version : 5 ushqimet qė ju bėjnė tė dukeni mė tė rinj


daniel00
08-09-2011, 16:36
Duke shmangur nikotinėn dhe rrezet e tepruar tė diellit do t’ju ndihmojė gjithashtu edhe konsumimi i disa pijeve, por sekreti i njė lėkure tė shėndetshme ėshtė tek ushqim qė ju hani.


1. Patatja e ėmbėl
Ju ndihmon pėr tė luftuar thatėsinė dhe nxit qarkullimi qelizave.

2. Salmoni i egėr
Pigment qė e bėn peshkun tė kuq, ėshtė njė armik i fuqishėm i molekulave qė shkaktojnė plakjen e lėkurės.

3. Domate
Domatja ėshtė njė antioksidant i fuqishėm qė mbron lėkurėn nga dielli.

4. Agrumet
Vitamina C ėshtė thelbėsore pėr ndėrtimin e kolagjenit, njė komponent vital qė lėkura tė duket e freskėt.

5. Barishtet
Spinaq, sallatė jeshile, zarzavate tė tjera dhe pėrmbajnė lutein, e cila mbron lėkurėn nga rrudhat.

http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/320768_278611082150320_141388129205950_1274492_474 026797_n.jpg

KAY
08-05-2012, 06:59
2 edhe 4 nuk i kuptva qka jan ato :S

Skydive
08-05-2012, 08:42
55 rekomandimet pėr tė pasur shėndet dhe jetėgjatėsi

Njė faktor i rėndėsishėm pėr tė pasur shėndet tė mirė ėshtė tė hash gjėrat e duhura nė masėn e duhur. Pėr ta sqaruar kėtė mund ta krahasosh trupin me njė makinė qė nuk niset nėse nuk i ėshtė hedhur sasia e duhur e lėndės djegėse. Nė tė njėjtėn mėnyrė dhe trupi nuk funksionon mirė nėse nuk ka marrė sasinė e duhur tė lėndės djegėse.

Lėnda djegėse pėr njerėzit quhet lėnda ushqyese, pra lėndė nga tė cilat ne ushqehemi. Ju do tė lexoni pėr plot 55 lėndė organike e inorganike qė gjenden nė organizmin e njeriut, sasinė e nevojshme pėr mirėfunksionimin e organeve, ushqimet nga mund t’i marrim kėto elemente dhe rėndėsinė e tyre pėr njė jetė tė shėndetshme. Ato mund tė jenė pjesėrisht lėndė qė i japin trupit energji ose lėndė qė e ndihmojnė trupin qė tė funksionojė mė mirė.

Do me thėnė qė njė njeri duhet tė marrė lėndė ushqyese qė tė funksionojė rregullisht. Kėto ne i marrim nga ushqimi qė hamė dhe njė pjesė e pėrbėrėsve nė organizmin tonė sintetizohen nė sajė tė ushqimeve qė ne marrim. Por trupi ynė ka nevojė edhe pėr minerale tė ndryshme, qė ndihmojnė nė rritjen, zhvillimin dhe mirėqenien e organizmit tonė. Padyshim prej secilit janė tė njohura nevojat pėr proteina, vitamina, yndyrna, karbohidrate dhe kripėra minerale.

Por tė gjitha kėto duhen marrė nė masėn e nevojshme. Sepse edhe kur nuk je i shėndoshė, mund tė jetosh jo shėndetshėm. Arsyeja mund tė jetė kur ha gjėra qė nuk duhet. Prandaj ėshtė e rėndėsishme tė jetosh dhe tė hash shėndetshėm dhe mos tė jesh mbi peshė. Lėndėt ushqyese qė i japin trupit energji janė, karbohidratet, proteina dhe yndyrna, dhe lėndėt qė e ndihmojnė trupin qė tė funksionojė mė mirė, janė vitaminat dhe mineralet.





1. Uji

Uji ėshtė njė element i rėndėsishėm pėr organizmin e njeriut. Pini sa mė shumė ujė gjatė ditės. Rekomandimi ditor pėr ujė ėshtė 8-10 gota nė ditė. Uji ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpėlan organizmin gjatė ditės dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr funksionimin e kyēeve tė trupit, si gjunjėt dhe bėrrylat. Njė e mirė tjetėr e ujit ėshtė qė tė bėn tė ndjehesh i ngopur, pa ngrėnė shumė kalori. Gjithashtu, organizmi funksionon nė mėnyrė optimale kur nuk ėshtė i dehidratuar. Pėr ēdo 2 pėr qind dehidratim, muskujt humbin 14 pėr qind fuqi.



2. Gjaku

Gjaku ėshtė mediumi nėpėrmjet tė cilit qelizat aktive dhe indet e trupit mbahen nė marrėdhėnie me njeri-tjetrin. Substancat ushqyese, pėrfshirė oksigjenin kalojnė nėpėrmjet gjakut; materialet e padobishme pėrfshirė acidin karbonik, kalojnė nga indet nė gjak. Kjo lidhje e vazhdueshme furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve tė padobishme. Sekrecionet e shumė gjėndrave tė trupit kalojnė nėpėrmjet gjakut nė indet e ndryshme qė janė tė destinuar tė influencojnė. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor nė mbajtjen konstante tė temperaturės se trupit nė pjesė tė ndryshme tė tij. Gjaku ėshtė me ngjyrė tė kuqe, viskoz, opak, alkalin (nė reaksion) e me njė erė tė dobėt por karakteristike. Pėrbėhet nga njė likuid transparent, ngjyrė tė verdhe tė hapur, i quajtur plazma ose liquor sanguinis, nė tė cilin “notojnė” njė numėr i pafund qelizash apo trupėzash, qelizat e bardha dhe tė kuqe e plateletet ė gjakut.



3. Qelizat e kuqe, eritrocitet

Janė disqe tė rrumbullakėta bi-konkave, ngjyrė tė verdhė, por kur shihen nė grup janė nė ngjyrė tė kuqe. Mesatarisht kemi rreth 5.000.000 eritrocite pėr njė milimetėr kub. Kėto pėrmbajnė Hemoglobinėn e cila ėshtė njė komponent i hekurit, me njė afinitet pėr oksigjenin. Pra bazuar nė aftėsinė e hemoglobinės pėr tė “kapur” e transportuar oksigjenin nga mushkėritė nė inde, gjaku bėhet njė nga komponentėt bazė tė trupit njerėzor. Ēdo qelizė e kuqe ka njė jetėgjatėsi tė shkurtėr, kur “lodhet” atėherė trupi e shkatėrron nėpėrmjet mėlēisė apo shpretkės dhe e ekskreton (jashtėqit).



4. Qelizat e bardha, leukocitet

Janė qeliza pa ngjyrė me formė e madhėsi tė ndryshme. Mė tė mėdha se qelizat e kuqe por mė tė pakta nė numėr (raporti ėshtė 1 me 500). Gjithashtu ato kanė dhe njė veēori tjetėr, lėvizjen, e nėpėrmjet kėsaj kalojnė nga muret e kapilareve, nė lėngjet e trupit. Invazioni nga mikroorganizmat sjell njė rritje tė shumtė tė korpuskulėve tė bardhė (leukocitozis) tė cilėt tentojnė tė kongregohen tek vendi i infeksionit duke rrethuar e shkatėrruar invaduesit e huaj. Ky proces quhet fagocitozė, dhe ėshtė njė nga mekanizmat mė tė rėndėsishme nėpėrmjet tė cilit trupi mbrohet ndaj infeksioneve. Rruazat e bardha derivojnė nga palca e kockave dhe nga gjėndrat limfatike, e kėto ndahen nė tipa tė ndryshme, sipas funksionit qė kanė.



5. Trombocitet

Janė qeliza nė formė disku, shumė mė tė vogla se rruazat e kuqe, me origjinė jo krejtėsisht tė qartė, por kanė rol nė koagulimin e gjakut, janė rreth 300.000 pėr milimetėr kub.



6. Plazma

Njė lėng nė tė cilin trupat e pėrmendura me lart “notojnė”, ėshtė solucion me vlera ushqyese dhe shėrben pėr jashtėqitjen e produkteve tė panevojshme. Plazma mban nė formė solucionesh proteina, yndyra, sheqerna, urenė, kripėra (mė tė njohurat janė kloruri i potasit dhe bikarbonatet), po ashtu dhe gazra-oksigjen, acidin karbonik dhe nitrogjenin. Njė nga proteinat e rėndėsishme nė plazmė quhet – Fibrinogjen. Ky gjendet nė trajtė solucioni, por nė rastin e humbjes sė gjakut, hemorragji, alternohet dhe merr njė formė tjetėr tė quajtur Fibrinė. Si rezultat i kėsaj qelizat “ngatėrrohen” e ngjiten me njėra tjetrėn duke formuar trombin i cili nė fillin ėshtė i bute e mė pas forcohet plotėsisht. Ky proces njihet me emrin koagulimi i gjakut dhe ėshtė njė mekanizėm natyror i mbrojtjes tonė ndaj hemorragjisė, pra njė metode pėr tė parandaluar humbjen e gjakut duke mbyllur enėn e dėmtuar. Sasia e plote e gjakut te njė njeri ndryshon nga faktorė e individė tė ndryshėm, por ka formula specifike pėr ta llogaritur atė me afėrsi tė kėnaqshme, megjithatė nuk ėshtė gabim tė themi se njė person i rritur, i shėndetshėm ka rreth 5-6 litra gjak.



7. Karbohidratet

Karbohidratet gjenden nė formė niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet nė perime, si patatet dhe drithėrat (nė drithėrat pėrfshihet buka, orizi, makaronat). Perimet, patatet dhe drithėrat janė tė shėndetshme sepse ato pėrmbajnė shumė karbohidrate nė formė niseshteje, dhe njėkohėsisht kanė pėrmbajtje tė ulėt dhjamore. Kėto lloj karbohidratesh quhen prandaj karbohidratet “e mira”. Nga kėto ne duhet tė hamė shumė. Gjenden dhe karbohidrate “tė kėqija” nga tė cilat nuk duhet tė hamė shumė. Karbohidratet e “kėqija” vijnė nga tė gjitha produktet qė pėrmbajnė sheqer, si ėmbėlsirat, ēokollata, akullore, dhe pijet freskuese. Sė bashku me sheqerin nga tė gjitha kėto ne marrim gjithashtu shumė lėndė ngjyruese dhe lėndė shijuese, pėr tė cilat ne nuk kemi nevojė. Dhe pse ne nuk kemi nevojė pėr sheqerin nga kėto produkte, ne hamė ose pimė sasira shumė tė mėdha ėmbėlsirash, ēokollate, akullore dhe pije freskuese – sigurisht sepse shumė njerėz mendojnė se ato shijojnė mė mirė se patatet.



8. Sheqeri

Ndryshimi midis karbohidrateve “tė mira” (niseshteja) dhe “tė kėqija” (sheqeri), ėshtė se sa shpejt ato thithen nga zorra dhe kalojnė nė gjak. Karbohidratet e “kėqija” merren mė shpejtė nga trupi, kjo bėn qė ato mos tė kenė asnjė tė mirė, sepse kjo pjesėrisht shkakton luhatje tė madhe tė sheqerit nė gjak (sheqeri nė gjak duhet tė qėndrojė kryesisht konstant), dhe gjithashtu nuk tė japin ndjesinė e ngopjes. Nė qoftė se nuk arrihet ndjesia e ngopjes atėherė njeriu ka tendencė tė hajė pėrsėri, kjo bėn qė njeriu merr mė shumė energji se sa ka nevojė dhe prandaj shėndoshet. Prandaj duhet tė hamė ushqim ku njė pjesė e madhe e energjisė vjen nga karbohidratet “e mira”, e ndėrsa kėtyre u duhet kohė mė e gjatė pėr t’u tretur nė stomak dhe zorrė, nė kėtė mėnyrė sheqeri nė gjak ėshtė mė konstant dhe jep njė ndjesi ngopje mė tė gjatė.



9. Kripėrat

Vitaminat dhe kripėrat minerale e ndihmojnė trupin tė ruajė formėn e mirė. Njė dietė e mirė duhet tė sigurojė te gjitha vitaminat dhe kripėrat minerale qė janė shume tė nevojshme pėr organizmin. Megjithėse kripėrat minerale duhen vetėm nė sasi tė vogla, ato janė tė pazėvendėsueshme. Vitaminat dhe kripėrat minerale veprojnė sė bashku. Kripėrat minerale ndikojnė nė strukturat kockore, nė krijimin e njė ekuilibri tė sistemit ujor tė organizmit, nė nervat dhe reagimet muskulore. Minerale tė rėndėsishme janė kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund tė grumbullohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrė rregullisht. Nėse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripėrat minerale humbasin shumė nga cilėsitė e tyre. Zierja me avull ėshtė mė e mirė sesa zierja e zakonshme. Mjaft vitamina pėrmbajnė edhe lėkurat e frutave.





10. Yndyrnat

Yndyrna ėshtė njė lėndė ushqyese qė pėrmban mė shumė energji, nė 100 gramė yndyrė ka dyfish mė shumė energji se sa nė 100 gramė karbohidrate. Do me thėnė qė njerėzit duhet tė bėjnė kujdes qė tė mos tė hanė shumė yndyrna, sepse njeriu absorbon shumė energji shpejt dhe prandaj rrezikon tė bėhet i shėndoshė. Mund tė jetė e vėshtirė pėr tė parė sa yndyrė ka nė njė ushqim, vetėm kur ka gjalpė, vaj ose margarinė, qė janė pothuajse yndyrna. Prandaj mund tė flitet pėr dhjamė tė fshehur , qė ėshtė ai dhjam qė nuk mund tė shihet direkt me sy (pėr shembull ėshtė e vėshtirė tė shikohet se sa dhjam ka nė djathė qė mund tė pėrmbaj nga 10 % deri nė 80% yndyrė). Prandaj ėshtė mirė qė tė lexohet pėrbėrja sa yndyrė ka nė produktin ushqyes pėrkatės. Nuk ėshtė shumė e shėndetshme qė tė hash shumė yndyrė. Midis tė tjerave ėshtė shumė e pashėndetshme pėr enėt e gjakut nė trup tė ekspozohen nga shumė yndyra, sepse yndyra mund tė grumbullohet nė muret e enėve tė gjakut dhe nė kėtė mėnyrė rritet rreziku pėr bllokimin e enėve tė gjakut.



11. Proteinat

Proteina ėshtė njė lėndė ushqyese shumė e rėndėsishme, sepse ajo pėrdoret pjesėrisht pėr tė krijuar energji dhe pjesėrisht pėr tė ndėrtuar gjithė organizmin. Pėr shkak tė funksionit ndėrtues tė proteinave ėshtė shumė keq qė tė kesh mungesė proteinash ndėrsa je nė rritje e sipėr. Proteina mund tė jetė me prejardhje shtazore ose bimore. Proteina shtazore vjen nga kafshėt dhe gjendet pėr shembull nė vezė, qumėsht, djathė, mish dhe peshk. Proteina bimore vjen nga bimėt dhe gjendet pėr shembull nė bizele, fasule (fasule soje, fasule tė bardhe dhe tė errėta), oriz , miell e drithėra. Proteinat marrin pjesė nė mirėmbajtjen e indeve tė lėkurės. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė ato tė pėrfshihen nė tė gjitha racionet tona ditore. Proteina nuk ėshtė e nevojshme qė tė pėrbėjė njė pjesė tė madhe tė ushqimit sepse vetėm njė sasi e vogėl proteine e njė cilėsie tė mirė siguron qė cilėsia e pėrbashkėt proteinore e gjithė ushqimit tė jetė e mirė. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė hahen ushqime me prejardhje shtazore pėr tė ngrėnė mjaftueshėm proteina. Mund tė jesh vegjetarian dhe tė marrėsh mjaftueshėm proteina, por kjo kėrkon qė tė bėsh kujdes nė zgjedhjen e ushqimeve me prejardhje bimore me sasi tė lartė proteine. Pėr mė tepėr mund tė plotėsosh me vezė, qumėsht dhe djathė.



12. Vitaminat

Vitaminat janė lėndė qė duhet t’i marrė trupi nga ushqimi qė ne hamė. Mund tė pėrdoren vitamina ose minerale nė formė tė pilulave, por nėse ju hani ushqime tė shėndetshme dhe tė ndryshme gjatė gjithė vitit, nuk ėshtė e nevojshme. Vitaminat janė lėndė tė vogla organike, qė ne duhet t’i marrim nė doza shumė tė vogla. Ato janė tė rėndėsishme pėr shumė funksione nė trup, midis tė tjerash, metabolizmin. Ne nuk mund tė prodhojmė vetė vitamina nė trup, prandaj duhet t’i marrim ato nėpėrmjet ushqimit. Vitaminat ndahen nė ato qė shkrihen nė ujė si Vitamina-B dhe Vitamina-C, dhe ato qė shkrihen nė yndyrna si Vitamina-D, Vitamina-E dhe Vitamina-K.





13. Vitamina “B2”

Vitamina “B2” merr pjesė nė shumė procese tė trupit, veēanėrisht pėr tė formuar energjinė nga ushqimet nė rritjen e fėmijėve dhe nė mbarėvajtjen e indeve trupore. Shenjat e para qė vihen re, nė mungesė tė saj, janė disa tė ēara nė anėt e gojės. Simptoma tė tjera janė plagė dhe mavijosje nė gjuhė, kruarje dhe skuqje tė syve. Kėto shenja mund tė vihen re brenda disa ditėve dhe ėshtė e kėshillueshme tė mos lihet mbas dore. Vitamina “B2” gjendet kryesisht tek mėlēia, kosi, qumėshti, djathi, drithėrat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kėrpudhat, farat e kungullit etj.





14. Vitamina “B6”

Roli i vitaminės “B6” ėshtė tė prodhojė proteinat, tė ēlirojė glukozėn e rezervuar. Tė gjitha kėto procese nė trup janė tė domosdoshme pėr rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kundėr infeksioneve. Sa mė shumė ushqime me proteina tė pėrdoren, aq mė shumė vitaminė “B6” ėshtė e nevojshme. Nė pėrgjithėsi mungesė tė kėsaj vitamine ka tek ata njerėz qė pėrdorin ilaēe kundėr reumatizmės, tuberkulozit ose tensionit tė lartė tė gjakut. Simptomat janė plagė nė gojė, depresion, irritim, ekzemė dhe nganjėherė dhe malcim i ndonjė nervi i cili shkakton dhimbje. Nė formė natyrale vitamina “B6” gjendet tek drithėrat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si lulelakra etj.





15. Vitamina “C”

Vitamina “C” ėshtė themelore nė formimin dhe mbarėvajtjen e indeve lidhėse, shėrimit tė plagėve, shėndetit tė mishit tė dhėmbėve dhe tė gjithė trupit. Qėndron njė lidhje e fortė midis sasisė sė bollshme tė vitaminės “C” qė gjendet nė trup dhe shėndetit tė zemrės, tė rrahjeve tė saj dhe uljes sė rrezikut ndaj disa kancereve. Kjo vitaminė largon perden nė sy. Mungesa e saj nė trup mund tė vihet re brenda 3–4 javėve. Dallohet qė ka vonesė nė shėrimin e plagėve, lodhje trupore, rrjedhje gjaku nga mishi i dhėmbėve, dhimbje gjunjėsh dhe njė gjumė jo i rehatshėm. Ata qė pinė duhan rekomandohen tė marrin sasi mė tė mėdha tė kėsaj vitamine. Ekspertėt mendojnė se ėshtė e dobishme marrja e vitaminės “C” 200 miligramė nė ditė. Ajo gjendet tek perimet jeshile dhe tė freskėta, te tė gjitha agrumet, luleshtrydhja, speci, domatja dhe patatja.



16. Vitamina “D”

Vitamina “D” shėrben pėr pėrthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe gjithashtu ndihmon nė punėn e kalciumit dhe fosforit nė trup. Duke bashkėpunuar me kalciumin, ndikon nė rritjen dhe shėndetin e kockave dhe tė dhėmbėve gjithashtu nė shėndetin e nervave dhe tė muskujve. Mungesa e saj nė trup sjell dobėsi muskulore dhe mosrritje tė kockave, anemi dhe infeksione nė kanalet e frymėmarrjes. Duke u rritur fėmija, vihet re deformim i kockave, sepse ato janė tė pafuqishme pėr tė mbajtur peshėn e tij. Por kur mungesa e saj ėshtė nė masa mė tė mėdha, sjell dobėsi tė kockave duke shkaktuar kėshtu dhimbje. Nė kėto raste rreziku pėr thyerje tė kockave ėshtė mė i madh. Drita e diellit ėshtė e rėndėsishme nė pėrpunimin e vitaminės “D”. Gjendet sidomos tek peshku, sardelet dhe nė sasi mė tė vogla tek margarina dhe veza.



17. Vitamina “E”

Vitamina “E” ėshtė njė nga vitaminat bazė pėr organizmin e njeriut. Studimet tregojnė se kur vitamina “E” ėshtė nė sasi jo tė mjaftueshme nė trup, rreziku ndaj atakut tė zemrės dhe kancereve ėshtė mė i madh, dhe formohen gjithashtu perde nė sy. Me kalimin e kohės, kur kjo gjendje vazhdon, mund tė lindin dhe zhvillohen ērregullime nervore qė ndikojnė tek sytė, sistemi nervor dhe muskujt ose tė shkaktojė anemi. Gjendet tek lajthia, farat e lulediellit, gruri, vaji i lulediellit, perimet etj.



18. Vitamina “K”

Pėrveē rėndėsisė qė ka vitamina “K” nė organizmin e tė rriturve, ajo duket tė jete tepėr e domosdoshme pėr tė vegjlit. Sipas specialistėve, vitamina “K” ėshtė e nevojshme pėr formimin e proteinave dhe e pėrgjegjshme pėr mpiksjen e gjakut. Mosmpiksja e shpejtė shkakton rrjedhje gjaku tė vazhdueshme. Fėmijėt e sapolindur kanė sasi tė pakta tė vitaminės “K”. Dietologėt tregojnė se ajo gjendet tek perimet me gjethe jeshile, lulelakra dhe spinaqi, mėlēia, fasulja e thatė, bizelet dhe karota.



19. Vitamina A

Mungesa e vitaminės A shkakton shkurtpamėsi dhe verbimin e natės. Prandaj kėshillohet qė veē tė tjerash tė hani majdanoz tė freskėt, i cili ėshtė i pasur me vitaminėn A, por pėrmban edhe kalcium tė nevojshėm pėr elasticitetin e muskulaturės sė syve. Gjysmė filxhani majdanoz plotėson nevojėn ditore tė organizmit me vitaminė A. Kjo pėr tė gjithė ato raste kur personi ėshtė i vetėdijshėm qė nuk ka konsumuar nė menynė e tij ditore produkte qė kanė kėtė lloj vitamine.



20. Vitamina B12

Vitamina B12 luan rolin kryesor nė prodhimin e AND-sė, pjesės ndėrtuese tė gjeneve nė trupin tonė dhe nė vazhdimėsinė e shėndetshme tė nervave dhe rruazave tė kuqe tė gjakut.

Vitamina B12 ėshtė e lidhur me proteinat dhe ėshtė e domosdoshme pėr ecurinė normale tė organizmit tonė. Ajo gjendet nė disa ushqime tė konsumit tė pėrditshėm si: mishi, peshku, veza, kosi, qumėshti janė tė pasura me B12.



21. Jodi

Jodi ėshtė i nevojshėm nga gjėndrat tiroide, pėr tė prodhuar hormonin e tiroides, i cili rregullon mė shumė se 100 sisteme enzimash, pėrshirė kėtu dhe metabolizmin, rritjen, riprodhimin dhe shumė funksione tė tjera themelore. Mungesa e jodit sjell fryrjen e gjėndrave tiroide. Kjo ndodh gjatė pėrpjekjes pėr tė marrė jodin nga gjaku, dhe duke formuar kėshtu njė strumė. Po ashtu ulet metabolizmi duke shkaktuar ngadalėsim nė aktivitetin fizik dhe mendor, shtim tė peshės, zgjerim tė qafės (sepse gjėndra tiroide gjendet aty), vrazhdėsi tė tipareve tė fytyrės dhe flokė tė thatė. Jodi gjendet kryesisht tek tė gjitha prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar. Gjithashtu edhe qumėshti dhe bulmetrat dhe perimet qė rriten brenda nė tokė pėrmbajnė jod.

Jodi ėshtė i nevojshėm nga gjėndrat tiroide, pėr tė prodhuar hormonin e tiroides. Hormoni i tiroides rregullon mė shumė se 100 sisteme enzimash, ashtu si edhe metabolizmin, rritjen, riprodhimin dhe shumė funksione tė tjera themelore. Mungesa e jodit sjell qė gjėndra tiroide tė fryhet gjatė pėrpjekjes pėr tė marrė jodin nga gjaku, dhe duke formuar kėshtu njė strumė, gushė. Ulet metabolizmi duke shkaktuar ngadalėsim nė aktivitetin fizik dhe mendor, shtim tė peshės, zgjerim tė qafės (sepse gjėndra tiroide ndodhet aty), vrazhdėsim tė tipareve tė fytyrės dhe flokė tė thatė. Nėse kjo arrin nė faza tepėr serioze sjell keqėsim tė gjendjes mendore tek tė rriturit dhe ulje tė inteligjencės tek fėmijėt e vegjėl. Gjendet kryesisht tek tė gjitha prodhimet e detit dhe tek kripa e jodizuar. Gjithashtu dhe qumėshti dhe bulmetrat dhe perimet qė rriten nėn tokės.



22. Kromi

Kromi u identifikua si njė nga mineralet nė trupin e njeriut vetėm 30 vjet mė parė. Studimet pėr tė vazhdojnė akoma. Kromi ėshtė pjesė e njė pėrbėrje qė bėn tė mundur insulinėn tė punojė. Ėshtė gjithashtu i rėndėsishėm nė metabolizėm dhe strukturėn gjenetike. Pėr shkak tė njohurive jo tė mjaftueshme pėr kėtė kripė minerale ėshtė e vėshtirė tė dallohen shenja tė veēanta, nė mungesė tė tij. Megjithatė dihet se mund tė shkaktojė rritje tė kolesterolit nė gjak. Nė studimet e bėra tek kafshėt, mungesa e kromit shkakton njė sėmundje, qė ėshtė shumė e ngjashme me diabetin. Gjendet kryesisht tek mishi, drithėrat, fasulet e thata, thjerrėzat, lajthia, peshku dhe prodhime tė tjera nga deti. Kromi ėshtė I nevojshėm pėr organizmin pėr tė kryer procesin e shndėrrimit tė ushqimeve nė energji tė pėrdorshme, duke ndihmuar insulinėn pėr prodhimin e glukozės. Pavarėsisht nga problemet qė sjell tepria e kromit dhe rėnia nė peshė qė shkaktohet prej tij, pėrsėri trupi ka nevojė pėr tė. Rekomandimi ditor pėr tė rriturit ėshtė 50 deri 200 miligramė. Burimet mė tė mira tė kromit janė gjithė produktet e drithėrave , buka dhe cerealet, mishi, arrat, kumbullat e thata, birra dhe vera.



23. Mineralet

Mineralet janė lėndė bazė qė janė me rėndėsi jetėsore pėr ne. Ashtu si vitaminat dhe mineralet ne i marrim nga ushqimi qė hamė, sepse ato nuk krijohen nė trupin tonė. Minerale janė pėr shembull natriumi, kaliumi, kalciumi, magneziumi, hekuri, jodi, mangani, bakri, zinku, kromi, fluori, seleni, dhe siliciumi. Ėshtė e vėshtirė pėr tė pėrcaktuar nėse ne marrim mjaftueshėm vitamina dhe minerale. Nė qoftė se dyshon qė nuk i merr mjaftueshėm me anė tė ushqimit ėshtė mirė tė kėrkosh tė bėsh njė vizitė te mjeku i familjes.





24. Kripėrat minerale

Drithėrat janė shumė tė pasura me fibra. Vitaminat dhe kripėrat minerale e ndihmojnė trupin tė ruajė formėn e mirė. Njė dietė e mirė duhet tė sigurojė tė gjitha vitaminat dhe kripėrat minerale, qė janė shumė tė nevojshme pėr organizmin. Megjithėse duhen vetėm sasi tė vogla, ato janė tė pazėvendėsueshme. Vitaminat dhe kripėrat minerale veprojnė sė bashku. Kripėrat minerale ndikojnė nė strukturat kockore, krijimin e njė ekuilibri tė sistemit ujor tė organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.





25. Komplekset e vitaminave

Minerale tė rėndėsishme janė kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund tė magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrė rregullisht. Nėse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripėrat minerale humbasin shumė nga cilėsitė e tyre. Pikėrisht pėr kėtė arsye duhet tė konsumoni mė pak ushqim sesa jeni tė uritur. Eksperimentet e realizuara kanė treguar se jeta e njė personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njėrin nga vaktet nė 40 pėr, dyfishohet.



26. Fibrat

Nėse doni tė jeni energjik gjatė gjithė ditės, filloni me “fibra” qė nė mėngjes. Shumė nga ushqimet e veēanta ndikojnė nė mirėqenien tonė, por specialistja e dietave, Annie Jefferson, tregon se njė ndryshim i veēantė qė rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha pėr mėngjes njė ushqim tė pasur me fibra.

Ėshtė provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka njė efekt pozitiv nė funksionimin e organeve. Ju mban nė formė pėr njė kohė tė gjatė dhe gjithashtu nuk ndikon nė shtim tė peshės.



27. Betakaroteni

Konsumoni karotat dhe vajin e ullirit. Ka disa lloj ushqimesh qė duhet tė hahen tė shoqėruara me tė tjera, sepse kėshtu bėhen mė tė dobishme pėr organizmin e njeriut. Studimet e bėra kanė treguar se nėse i ha karotat e grira nė formė sallate, pa iu hedhur vaj ulliri, mund tė pakėsosh sasinė e kalorive qė merr, por humb marrjen e betakarotinės qė ėshtė mjaftė e vlefshme pėr trupin. Nė trupin tonė Betakaroteni, proteinė e cila gjendet tek karotat ėshtė i shndėrruar nė Vitaminėn A, e cila ėshtė njė nga lėndėt ushqyese kryesore tė organizmit dhe ndihmon pėr njė shėndet sa mė tė mirė, e cila kryen funksione tė ndryshme qė lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave tė trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si njė antioksidant qė neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatė jeshile.





28. Omega-3

Mishi i peshkut pėrmban omega-3, e cila forcon muskujt e zemrės, ul presionin e gjakut, parandalon mpiksjen e gjakut, duke shmangur vdekjen nga inflamacioni apo dėmtimi i enėve tė gjakut apo muskujve tė zemrės. disa studime kanė treguar se pėr tė pasur njė trup sa mė elegant duhet tė konsumohen yndyrna tė pangopura tė gjendura te vaji i ullirit, Omega-3 i gjendur te peshku nė forma vajore, yndyrnat Omega-6 qė gjenden te vaji i misrit, te vezėt etj. Produktet tė cilat janė tė pasura me yndyrna tė shndėrruara dhe duhet tė eliminohen plotėsisht janė patatet e skuqura, dhjamėrat, etj.





29. Acidi folik

Nėse doni tė mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nėse nuk keni njė nivel normal tė acidit folik nė dietėn tuaj, jeni tė rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencėtari amerikan Judi Adams. “Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteinės, njė aminoacid qė lufton sėmundjet e zemrės dhe e forcon atė. Agrumet janė njė ushqim po aq i dobishėm sa dhe buka apo brumėrat.



30. Seleni

Minerali i selenit ėshtė njė ndihmės i mirė nė luftėn kundėr kancerit, obezitetit dhe mbipeshės. Personat tė cilėt kanė tė ulėt nivelin e selenit nė gjak apo antioksidantėve tė tjerė, kanė njė bel mė tė trashė se ata persona qė kanė njė nivel mė tė lartė seleni. Seleni gjendet te shumė ushqime por ėshtė e vėshtirė tė dihet nėse konsumohen 55 miligramė e rekomanduara nė ditė. Kėshtu seleni gjendet tė drithėrat, djathi dhe arrat.



31. Kaloritė

Tė hani njė ushqim sa mė tė pasur me proteina ju jep shumė energji. Por konsumimi i tepruar mund tė sjellė dhe mungesė kalciumi. Ėshtė e nevojshme qė 25 pėr qind e kalorive tė merret nga proteinat. Nėse ju konsumoni 2000 kalori nė ditė 500 prej tyre duhet tė jenė proteina. Produkte tė nevojshme janė qumėshti, kosi, peshku, mishi, etj.



32. Elementet e rritjet

Kalciumi dhe vitamina D janė tė domosdoshme pėr rritjen. Po, sidomos gjatė rritjes sė njė fėmije pėr njė zhvillim sa mė tė mire tė skeletit. Dhe nevoja pėr kalcium vazhdon pėrgjatė gjithė jetės e jo vetėm nė fėmijėri. Kalciumi duhet mė mire tė merret me dietė. Dobia e atij tė marrė me ushqime ėshtė 30%. Burimet kryesore janė qumėshti dhe nėnproduktet e tij. Pastaj perimet me gjethe jeshile, fasulet, fistiqet, lajthitė,dhe peshqit e vegjėl. Nėse sasia e nevojshme ditore nuk mund tė kompensohet me ushqime duhen marrė nė formė kripėrash kalciumi.



33. Kolesteroli

Kolesteroli ėshtė njė yndyrė e pranishme nė trupin e njeriut. Bėhet fjalė pėr njė substancė shumė tė rėndėsishme pėr organizmin tonė dhe nė fakt ėshtė njė pjesė shumė e domosdoshme pėr ndėrtimin e membranės qelizore, tė disa hormoneve e strukturave nervore, pėrveē faktit qė ėshtė ushqyes pėr disa tipa qelizash. Nga ana tjetėr, kolesteroli njihet si pėrgjegjės pėr disa sėmundje patologjike, qė kanė tė bėjnė me zemrėn si dhe ataku kardiak. Pra, kolesteroli ėshtė i nevojshėm pėr organizmin, por ėshtė e nevojshme tė mbahet nė nivelin e duhur, sepse kur ky nivel kalohet pėr njė kohė tė gjatė, sjell probleme pėr shėndetin, duke e transformuar kėtė substancė tė rėndėsishme pėr organizmin nė njė rrezik pėr tė.





34. Oligoelementėt

Ėshtė prezent sidomos tek hormonet e tiroides, funksioni kryesor i jodit ėshtė i lidhur me aktivitetin e kėtyre hormoneve, tė cilėt janė pėrgjegjės tė disa funksioneve metabolike ndėr tė cilat rritja trupore. Jodi ėshtė prezent sidomos tek peshku, por gjendet edhe tek qumėshti dhe veza. Doza ditore e kėshilluar (RDA) ėshtė rreth 0,15 miligramė pėr tė dy sekset, ndėrsa gjatė shtatzėnisė apo dhėnies sė gjirit rritet.



35. Radikalet e lira

Nė bashkėveprim me vitaminėn E, seleni vepron si antioksidant qė bllokon formimin e radikalėve tė lira. Seleni kontribuon nė mbrojtjen e sistemit kardiovaskular, nė rritjen anormale tė qelizave, si dhe nė prodhimin e antikorpeve dhe nė forcimin e mbrojtjes imunitare. Selenin e gjejmė tek cerealet, djathėrat, mishi, peshku, dhe frutat e detit. Dozat ė kėshilluara janė: 55mcg/ditė, ndėrsa pėr fėmijėt nė rritje ato janė vetėm: 0,2 mcg/ditė.



36. Hekuri

Hekuri ėshtė pėrgjegjės i transportit tė oksigjenit nė indet dhe merr pjesė nė punėn e shumė sistemeve tė rėndėsishme enzimatike.

Nė pėrgjithėsi rekomandohet marrja e 12 mg nė ditė pėr femrat nga 11-50 vjeē. Ndėrsa meshkujt nga 11-18 vjeē kanė njė nevojė ditore rreth 12 mg, ndėrsa nga 19 vjeē e sipėr 10 mg/ ditė. Fėmijėt nga 6 muajsh–10 vjeē duhet tė marrin rreth 9 mg nė ditė, ndėrsa tė porsalindurit deri nė 6 muajsh 7 mg nė ditė. Hekuri ėshtė bazė pėr ndėrtimin e rruazave tė kuqe tė gjakut. Si rrjedhim ėshtė i domosdoshėm pėr qarkullimin e gjakut, sepse rruazat e kuqe tė gjakut furnizojnė trupin me oksigjen. Hekuri ėshtė gjithashtu pjesė pėrbėrėse e njė numri enzimash, pėrfshirė kėtu ato enzima qė bėjnė tė mundshme krijimin e energjisė. Mungesa e hekurit nė gjak sjell ērregullim tė aftėsisė tė trupit dhe trurit pėr punė, ulje tė reziztences ndaj sėmundjeve, ērregullim tė temperaturės sė trupit, anemi (kur mungesa ėshtė e vazhdueshme). Ndodhet tek melēia, veshka, peshku (veēanėrisht sardelet), rrushi i thatė, perimet jeshile si spinaqi, fasulja e thatė, thjerrėzat, etj. Ėshtė metali mė i bollshėm i trupit dhe pėrbėn rreth 0.004 % tė peshės trupore. Nė mėnyrė tė natyrshme sasia e saj nga 3 nė 5 gramė. Ėshtė e ndryshme dhe varet nga mosha, gjinia, madhėsia, shėndeti dhe sasia e rezervuar e tij nė trup. Nė tė vėrtetė hekuri ėshtė njė lėndė me ngjyrė gjaku qė transporton oksigjen tė mjaftueshėm pėr frymėmarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat nė mushkėri. Ēdo ditė trupi ynė me anė tė ushqimit pėrfiton 10 deri 30 miligramė hekur.



37. Oksigjeni

Oksigjeni ėshtė element shumė i pėrhapur sa qė pa tė nuk mund tė paramendohet jeta. Kėshtu dy tė tretat (diku rreth 65 %) e trupit tė njeriut pėrbėhen nga ky element i pazėvendėsueshėm. Kėtė element nė trupin e njeriut e gjemė nė formė tė ujit. Oksigjeni ėshtė gaz i cili nuk digjet por e ndihmon djegien. Oksigjeni sė bashku me hidrogjenin formojnė ujin i cili ėshtė komponenti mė i pėrhapur nė natyrė.



38. Kaliumi

Kaliumi luan njė rol fondamental pėr organizmin dhe ndėrhyn nė pjesėn mė tė madhe tė funksioneve vitale. Luan rol tė rėndėsishėm nė sintezėn e proteinave dhe nė konvertimin e sheqernave nė glikogjen, aktivizon enzima tė shumta tė lidhura me metabolizmin energjetik. Burimet ushqimore qė pėrmbajnė mė shumė kalium janė: ushqimet e freskėta, si frutat dhe zarzavatet, si dhe mishi i freskėt. Doza ditore e rekomanduar ėshtė 3000 mg nė ditė si pėr tė rriturit, ashtu dhe pėr fėmijėt nga 10-18 vjeē. Pėr moshat mė tė vogla nga 1-2 vjeē doza ėshtė 1000 mg ditė, kurse nga 6-9 vjeē doza ėshtė 1600mg/ ditė. Ėshtė elementi mė i bollshėm nė qelizė. Trupi pėrmban rreth 250 miligramė kalium. Ajo luan njė rol tė rėndėsishėm nė reagimet energjike, nė sintezėn e proteinave, si dhe nė ruajtjen e ekuilibrit tė acideve nė trup. Megjithėse ėshtė e nevojshme ekzistenca e kaliumit nė regjimin ushqimor, por kemi informacion tė pakėt lidhur me nevojėn e sasisė minimale tė saj dhe studimet shkencore tregojnė se ushqimet bimore janė tė pasura me kėtė element.



39. Fosfori

Element strukturor i dhėmbėve, kockave dhe qelizave, fosfori ėshtė njė element qė pėrfaqėson mė shumė se 1 % tė peshės sė trupit tė njeriut. Ai ėshtė i domosdoshėm nė proceset e ndryshme tė prodhimit tė energjisė, stimulon kontraksionet muskulore. Burimet ushqimore janė cerealet, zarzavatet, qumėshti, mishrat, peshku. Mbi 25 vjeē doza e rekomanduar ėshtė 300 mg nė ditė, nga 6 muaj-1 vjeē doza ėshtė 600 mg/ ditė. Nga 1-10 vjeē ėshtė 800 mg nė ditė dhe nga 11-24 vjeē doza ėshtė 1200 mg nė ditė. Luan njė rol kryesor nė organizmin e njeriut, kryesisht nė procesin e marrjes apo tė ēlirimit tė energjive tė organizmit.



40. Antioksidantėt

Ėshtė e shėndetshme qė tė konsumohen ēdo ditė sa mė shumė fruta dhe perime. Veēanėrisht portokallet. Shpesh herė konsumimi i drithėrave, brumėrave dhe sheqerit sjell njė mbingopje tė organizmit me karbohidrate. Prandaj kėshillohet ėt konsumohem frutat dhe perimet tė paziera mirė, duke qenė tė pasura me vitamina dhe betakaroten, ato janė antioksidantė tė fuqishėm qė ndihmojnė nė uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janė tė pasur mė betakaroten, ndėrsa portokalli, kivi janė tė pasura me vitaminė K.



41. Magnezi

Element esencial pėr mirėfunksionimin e rreth 350 enzimave, magnezi luan njė rol tė rėndėsishėm nė shumė procese metabolike dhe tek sinteza e acidėve yndyrore, e proteinave dhe e acideve nukleike. Pėrqendrimi mė i madh i magnezit gjendet tek legumet, cerealet, tek frutat e thata dhe tek zarzavatet me gjethe jeshile. Doza ditore e rekomanduar pėr tė rriturit meshkuj ėshtė 350mg/ditė, ndėrsa pėr femrat 280 mg/ ditė. Pėr disa nga proceset bazė tė organizmit ėshtė I nevojshėm magnezi, I cili vepron nė mė tepėr se 300 reaksione biokimike shumė tė rėndėsishme pėr prodhimin e energjisė nga ushqimet qė konsumojmė. Gjatė njė ditė-nate ėshtė I nevojshėm rreth 300 mg/ditė pėr femrat dhe 350 mg/ditė pėr meshkujt. Minerali i magnezit ėshtė i gjendur tek avogadot, arrat, lajthitė, bajamet, kungulli, kivi dhe sallatat jeshile. Ėshtė shumė i nevojshėm pėr skeletin dhe gjymtyrėt lidhėse. Ai gjendet nė sasinė e mė tepėr se 10 miligramėve nė trupin e njeriut dhe kryesisht nė kocka, mėlēi dhe veshka. Nė momentet e lindjes, nė trupin e njeriut ndodhet 0.5 gramė, ndėrsa nė moshė tė rritur, nė trup ka njė sasi 21–28 gramė, 50 % deri nė 60 % ndodhet nė kocka dhe roli kryesor i saj ėshtė nė qelizat nervore pėr tė lehtėsuar funksionimin e tyre.





42. Yndyrnat e pangopura

disa studime kanė treguar se pėr tė pasur njė trup sa mė elegant duhet tė konsumohen yndyrna tė pangopura tė gjendura te vaji i ullirit, Omega-3 i gjendur te peshku nė forma vajore, yndyrnat Omega-6 qė gjenden te vaji i misrit, te vezėt etj. Produktet tė

cilat janė tė pasura me yndyrna tė shndėrruara dhe duhet tė eliminohen plotėsisht janė patatet e skuqura, dhjamėrat, etj.



43. Natriumi

Ekziston njė lidhje e fortė ndėrmjet konsumit tė natriumit dhe presionit tė gjakut. Vlerat e mėdha tė natriumit nė organizėm bėjnė qė trupi tė mbajė sasi tė tepėrta tė lėngjeve, tė cilat vėshtirėsojnė punėn e zemrės dhe ngushtojnė enėt e gjakut, duke ēuar nė rritjen e presionit tė gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaēeve qė pėrdoren pėr trajtimin e presionit tė lartė tė gjakut. Ai gjendet kryesisht nė kripėn e tavolinės nė formėn e klorurit tė natriumit. Shkencėtarėt kanė gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanė efekte pozitive nė presionin e lartė tė gjakut. Ato ofrojnė njė mbrojtje kundėr presionit tė lartė tė gjakut dhe kundėrshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet nė sasi tė mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskėta. Sasi tė vogla kalciumi gjenden nė perimet me gjethe jeshile dhe nė disa lloje peshqish. Ėshtė elementi mė i bollshėm nė likuidin e jashtėm tė qelizave. Si njė elektrolit nė likuidet jashtė qelizės, ndihmon nė ruajtjen e presionit osmezik jashtė membranės sė qelizės dhe ka njė ndikim tė njėjtė si kaliumi, brenda qelizės pėr ruajtjen natyrale tė balancės sė ujit. Nevoja ditore pėr tė ėshtė llogaritur nga 3 nė 7 gramė.



44. Folati

Rrepat janė rrėnjė me ngjyrė tė kuqe. Efektet e rrepės janė tė ngjashme me ato tė spinaqit dhe tė dyja kėto bimė janė tė nevojshme dhe tė dobishme pėr organizmin. Rrepat pėrmbajnė folat dhe batainė, dy lėndė ushqyese tė cilat ndihmojnė nė ruajtjen e nivelit tė gjakut, rindėrtojnė arteriet e dėmtuara, zvogėlojnė rrezikun pėr sėmundjet e zemrės etj.



45. Potasiumi

Potasiumi ėshtė i pėrfshirė nė shumė procese jetėsore tė trupit, duke mbajtur nėn kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrės dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe nė procesin e tretjes. Ushqimet tė cilat pėrdoren nė gjendjen e tyre origjinale janė mė tė shėndetshme kėshtu duhet tė pėrzgjidhen ato mė tė mirat dhe qė mund tė pėrdoren me shpesh, veēanėrisht frutat dhe perimet, produktet e qumėshtit, drithėrat, peshku dhe mishi.



46. Zinku

Zinku ėshtė i pranishėm pothuajse nė ēdo qelizė tė trupit. Ai ndihmon nė rritjen e shėndetshme tė trupit, nė mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit tė testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar pėr zinkun ėshtė 11 miligramė pėr meshkujt dhe 8 miligramė nė ditė pėr femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i vicit, gjel deti, mishi i pulės, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.



47. Omega Protect 3-6-9

Acidet yndyrore janė shumė tė rėndėsishme pėr trupin e njeriut, por ato nuk mundet tė sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbėsore. Ēdo qelizė e trupit pėrdor acidet yndyrore. Ato janė gjithashtu tė rėndėsishme nė prodhimin e prostaglandinave mjaft tė rėndėsishme kėto si mesazhere dhe rregullatore tė shumė proceseve nė organizėm. Ato ndihmojnė nė uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial, si dhe reduktojnė rrezikun e aritmisė. Njerėzit qė konsumojnė njė drekė me peshk nė javė kanė 50 % me pak risk pėr infarkt. Vetėm tre kapsula nė ditė Omega janė tė mjaftueshme sa tė hash peshk ēdo ditė. Marrja e saj mund tė reduktojė deri nė 40 % vdekjet nga zemra te burrat e moshės se mesme. Pėrsa i pėrket inflamacionit ajo luan njė rol tė rėndėsishėm nė sintezėn e prostaglandinave (kryesisht PGE1) prandaj ndihmon nė tė gjitha llojet e artriteve, sidomos nė ngurtėsimin mėngjesor. Nga njė studim ėshtė parė se disa njerėz kanė ndėrprerė antiimflamatorėt josteroide nga marrja e Omega. Ato ndikojnė nė uljen e dhimbjeve menstruale kur dihet se te gratė me ērregullime janė tė rritura substancat inflamatore. Gjithashtu marrja e Omega 3-6-9 ndikon nė depresion dhe migrenė, si dhe ėshtė e nevojshme te gratė shtatzėna, sidomos nė periudhėn e krijimit tė trurit dhe tė syve tė bebes sė ardhshme.



48. Kalciumi

Kalciumi ėshtė minerali mė i rėndėsishėm nė trupin e njeriut dhe 99 % e gjithė sasia ėshtė e pėrqendruar nė kocka, prandaj dhe ėshtė numėr 1, i rekomanduar nga mjekėt pėr parandalimin e osteoporozės. Marrjet nga burime te jashtme tė kalciumit janė tė nevojshme pėr forcimin e sistemit kockor nė pėrgjithėsi, mishrave tė dhėmbėve, si dhe nė rritjen muskulore. Kur marrja nga jashtė e kalciumit ėshtė e pamjaftueshme, si dhe disa faktorė tė tjerė qė mobilizojnė kalciumin nga rezervat kockore nė gjak, atėherė kockat dobėsohen dhe lind osteoporoza. Gjithashtu ai luan njė rol vital sė bashku me disa faktorė tė tjerė nė rregullimin e impulseve elektrike nė sistemin nervor qendror, si dhe nė aktivizimin e shumė hormoneve dhe enzimave tė nevojshme pėr shumė procese metabolike. Nė sistemin kardiovaskular ajo ndikon nė pengimin e koagulimit, si dhe nė rrahjet e zemrės. Qė zorrėt e holla tė thithin kalciumin ėshtė e nevojshme qė trupi tė ketė sasi tė mjaftueshme tė vitaminės D,e cila rregullon metabolizmin e kalcium-fosforit, prandaj pothuajse gjithmonė kėto dy elemente shoqėrohen sė bashku. Ėshtė njė element mineral qė pėrbėn 1.5 deri nė 2 % tė peshės sė trupit tek personat e rritur. Nga kjo sasi 99 % e kalciumit gjendet nė kocka dhe tek dhėmbėt.



49. Biotina

Biotina ėshtė e nevojshme tė ēlirojė energjinė nga ushqimet dhe ta bėjė atė tė aftė pėr punė, si pėr shembull nė sintezėn e yndyrėrave, etj. Tė vetmit njerėz qė rrezikojnė tė kenė mungesė tė saj janė ata qė hane mė shumė se dy tė bardha vezėsh nė ditė (jo njė veze tė plotė, por vetėm tė bardhat), sepse kjo gjė e pengon thithjen e biotinės. Simptomat qė paraqiten nė mungesė tė saj janė shqetėsime nervore dhe pezmatim i lėkurės. Nė formė natyrale ndodhet tek drithėrat, mėlēia, veshka, e verdha e vezės, kėrpudha, etj. Biotina pėrpunohet nė trup menjėherė sapo sigurohet nga ushqimi.



50. Azoti

Organizmi ynė pėrmban sasi tė mėdha azoti dhe luan njė rol kryesor nė strukturėn e proteinave.



51. Sulfuri

Pėrbėn 0.25 % tė peshės trupore tė njeriut dhe ndodhet nė ēdo qelizė tė trupit tė njeriut. Mė tepėr ndodhet nė flokė, lėkurė dhe thonj. Ajo vepron si njė element antihelmues, duke u pėrzier me pėrbėrėsit helmuese dhe i shndėrron ata nė tė padėmshėm apo i eliminon plotėsisht.



52. Bakri

Njihet si pjesa mė e rėndėsishme e shumė enzimave. Luan njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė pengimin e pakėsimit tė sasisė sė gjakut nė trup. Fėmijėt kanė nevoje jetike pėr kėtė pėrbėrės, i cili ndodhet nė sasi tė konsiderueshme tek produkti i qumėshtit.



53. Nikeli

Gjendet nė kokrrat e grurit, orizit, fasules, thjerrėzės, etj. dhe luan njė rol kryesor nė rritjen natyrale dhe shumimin, si dhe strukturėn e veprimtarisė sė qelizave.





54. Gazrat

Dioksidi i karbonit dhe oksigjeni ndodhen nė sasi tė ndryshme nė tokė. Kėto dy lloj gazrash (nė sasi tė pėrcaktuara) gjenden nė gjak dhe qeliza, duke luajtur njė rol kryesor nė procesin e frymėmarrjes qė ėshtė po ai proces i shkėmbimit tė oksigjenit dhe dioksidit tė karbonit ndėrmjet atmosferės dhe qelizave tė trupit.



55. Kreatina

Kreatina ėshtė substance pluhur, e bardhė pa shije dhe pa erė. Ajo ėshtė pėrbėrė nga tre aminoacide: arxhinina, glicina dhe methionina. Trupi i njeriut prodhon kreatinė ndėrmjet mėlēisė, gjithashtu dhe konsumojmė kreatinė me anė tė ushqimit. Trupi mban tė depozituar rreth 120 gramė kreatinė gjatė gjithė kohės. Kreatina ėshtė substancė natyrale, themelore dhe ndihmon nė metabolizmin e energjisė, lėvizjeve tė muskujve dhe ekzistencės sė njeriut. Ajo ėshtė aq e rėndėsishme sa dhe proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet. Mungesa kronike e kreatinės nė trup ėshtė parė nė disa sėmundje tė muskujve qė janė dhe fatale tek njerėzit dhe kafshėt. Tek njerėzit kreatina prodhohet nė mėlēi, pankreas dhe veshka. Nga atje pastaj transportohet nė muskuj me anė tė qarkullimit tė gjakut. Gjatė njė dite njė person normal shpenzon rreth 2 gramė kreatinė duke bėrė aktivitetet ditore. Me stėrvitjen apo dhe aktivitetet sportive ky numėr rritet dhe mė shumė prandaj ėshtė e rėndėsishme qė kreatina e harxhuar tė zėvendėsohet me anė tė ushqimit apo trupi ta prodhojė vetė. Nė ushqim kreatina gjendet kryesisht nė mish, peshk dhe prodhime me origjinė shtazore. Gjatė njė dite njė njeri normal merr rreth 1 gramė kreatinė duke ngrėnė, pjesa tjetėr sintetizohet nga trupi me anė tė aminoacideve. Pėr fat tė keq vegjetarianet nuk marrin dot kreatinė me anė tė ushqimit kėshtu qė trupi duhet tė prodhoje 100 % tė sasisė sė duhur.

"Mjekesia Moderne"

PuffetiNa
08-05-2012, 10:28
Nuk vuj per kto gjona i ha dhe pa la :p

Hello Kitty
08-05-2012, 21:10
Tema eshte shume interesante. Me duhet ta lexoj me vone.

atrevido
09-05-2012, 00:15
Do shtoja edhe pjeshken...nese nuk arrin ta hash, dmth se je mplakur!

iDeA
09-05-2012, 00:19
:D interesante po shume gjate i paska rene Tr !

Njeri nga anetaret ishte me i qarte :p thjeshte si konkluzion i temes .