PDA

View Full Version : Ballada e Doruntines!


DeuS
17-03-2012, 05:29
http://comeze.net/ngarkesa/2011/06/doruntina_kostandini1.jpg

Balada per vellane e vdekur- Ky motiv i njohur ka te beje me rastin e marteses se motres shume larg. Ne Shqiperi kjo legjende gjendet me emrin Halil Garia ose kenga e Dhoqines. Pas nje fatkeqsie, qe ngjet ne shtepi, i vellai duke degjuar zerin e nenes qe i kerkon premtimin se do t'i sjelle vajzen kur te jete nevoja, ngrihet nga varri dhe shkon e ia sjell. Ne kete legjende tregohet edhe se sa e larte eshte fjala e dhene.

Kenga e Dhoqines!

Diten e Pashkes ne dreke
Sec u therr nje ka ne fshat
Vajta e mora nj'oke mish
Dhe e hodha ne kusi
Te mar nje kecu te zi
Me vrap dolla ne avlli
Te me cpiket nje stihi
Me vrap m'u hodh ne kusi
Me helmoi djemt e mi
Nente djem e nente nuse
Te nenta me djem ne duar
Nente djepe c'mi permbyse
Nente paje c'mi zhurite
Nente dyfeke c'mi shite!
Kostandin, te arthet gjeme
Martove Dhoqinen lark
Lark e lark merguar
Tre male kaptuar!
Diten e Pashkes se madhe
Dhhoqina na hidhej valle
Kostandini u ngrit nga varri
Rrasa iu be kale
Balta i u be shale
Vrap e vrap te Dhoqina
Mire se erdhe, o im vella
ne ke ardhe per te mire
te vishem si gjeraqine;
ne ke ardhe per te keq
te vishem si kallogre
Jo, moter , sikunder je
I hipi ne vithe kalit
Zoqte udhes, thoshin:
Cili " viu, viu-viu,
Kush ia ben, ia ben vetiu,
Kini par'e s'kini pare!
Shkon nje zogeze bishtbardhe
I vdekuri me te gjalle
Vete gjen te der'e kishes,
Ike moj Dhoqine,
Se kam pune n'ajo dhime
Se aty e kam shtepine
Vate gjer te dera
Cek-cek ne porte
C'je ti qe kercet ne porte?
Mos je bushter, e murtaje?
A mos je zonja murtaje
Qe me hengre djemt e mi?
Hap, moj nene, derene,
Jam Dhoqin'e veteme!
Me cin'erdhe, moj Dhoqine
Un'arce, me Kostandine
C'Kostandin, moj t'arthte gjema?
Kostandini i vdekure,
C'ben tre vjet pa treture?
Nje ne prak e nje ne dere
Plasne si qelqe me vere.

Kenga e Dhoqines eshte nje varjant i kenges se degjuar te arberesheve t'Italise: Doruntina ose Garentina. Ne variantin e arberesheve Doruntina ka dymbedhjete vellezer. Keta vriten ne lufte. Te Dhoqina nente vellezerit helmohen nga nje perbindesh. Po ne te gjitha variantet, ne fund vdesin nene e bije. Te Bleta Shqiptare e Thimi Mitkos kete legjende e kemi ne proze (Plaka me nente djemte) Po me kete motiv eshte bazuar edhe Kadare ne novelen mjaft te bukur "Kush e solli Doruntinen?"

DeuS
17-03-2012, 05:30
MOTRA ME NENTE VELLEZER!

Kur ish ken' gruja e ve,
dhet' jetima zoti ja ki' fale,
'i cik', t'bukur ruja ma ki' pase.
Ka 'izet vjec te gjith' ju bane,
shojci-shojt besen ja kan' dhane,
c'per t'xajll, gra nuk dum' me marre.
Edhe motra u ka cjit' en u ka thane,
ci per t'xjall' fat nuk dua me marre,
vecme ju hyzmet dua me u ba.
Vllau ma i vogli kenka cua n'kame
edhe n'shpin' xjogut i ka ra
e n'pazar' paska dale,
has' em ka ni zotni t'rane:
lup' ja ka, motren, -- ja ka dhane.
Paska ble brishim e xjylpane
e n'saraj paska dale,
tue vu buk' ropt na i ka thane:
- Ulu, moter, hyzmet mos me ba,
se n'pazar' sot ci jam kane,
lyp' te kan' edhe t'kam dhane.
Sot tri jav' nuse me u ba,
nan' dit' rrug' lark ci po jane.
- Zoti t'vraft', vlla, ci t'ka dhane
'Izet vjet bashk' ci i kem ba,
kurr' me hile s'em ke zane,
pse acj lark ti mua m'ke dhane?
Motres vet i paska thane:
- Hic marak moter mos u ban,
se nan' vllazen ci po jena,
kajher' n'vjet kem' me ardh' me t'marre.
Edhe motres ma marton.
Motra 'i fjal' jau paska thane:
- Ju nan' vllazen ci po u kam,
nan' murtaja ju u rashin,
tanvet shpirti ju u dalte
e n'oborr voret ja u pasha!
Edhe lgata kta po i kape,
tanvet shpirti po m'u del
edhe vorret n'oborr po m'i kene.
Kur a' mush' mueji taman,
pritte motra se shkojn' per me u pa,
kush me e pa nuk paska shkua,
se ken' dek' edhe marua.
Kur jan' mush' xjasht' muej taman,
pritte motra se shkojn' per me e marre:
sa marak motra ish ba
edhe xjogut po m'i bjen ne shpine,
ishte nis', per me ardh' n'xjini.
Kuntruoll* sarajit kur ki' dale,
sarajin e zi ma ki' pa.
Fill n'oborr paska shkua,
brim' t'madhe motra ka marre,
prej marakut motra po pelset,
prej nimdheetve fara na u ki' trete.
Kshtu e prallojn' ci' a' ken' motit,
por na pacim nimn e zotit.

DeuS
17-03-2012, 05:30
Ca po thot' Halil Garria,
be mi zotin trimi bani,
"pse nan' vllazen na ci jemi,
vec nji moter, tjeter s'kemi;
nan' dit' rrug' larg do ta napim?"
C'a' cue djali fill prej shpie,
paska vot' ke 'i zotni i rane
e zotnis' na i paska thane:
- Mramja e mir', more zotni.
J'a dhan,[1] djalit, mren' ka hi,
plaku i shpis' na e pret Garrine:
- Amanet, mor djal' i ri,
as na e ke nji cik' ne voter?
- Un' e kam nje teme moter.
Be mi zotin por kam ba,
sa t'jem xhall'[2] mos me e martu.
- Sa fisnik, ti djal', po m'duke.
Pesdhet' qese qesh' tu i dhane.
Sa shpejt menja i kekna kthie,
fjalen mikut ja ka dhane
edhe paret ja ka marre.
Ka marr' rrugen, n'shpi ka shkue:
sa fort niska me u penue!
Se vesht motra paska marre.
- Pash nji zot si te ka dhane,
pse, bre djal', me m'marr' kac[3] rane,
nan' dit' rrug' larg ti me m'dhane?
- Shko, moj moter, - na i ka thane, -
pse nji bes' du me ta dhane.
Se kur t'mushish plot nan' dite,
po t'vjen vllau e t'shef me sy,
e kur t'mushish plot nan' jave,
vjen Halili e t'merr ne t'pane.[4]
Nandhet' krush[5] na paskan ardhe
me da motren prej vllaznie;
nandhet' krush, tan' kalori,
paskan pas' te bardhen li,
si[6] krejt vllaznit lija i mbiti.
Askurrxha motra s'ka dite.
Kundron motra rrugen s'largu,
askurrxha nuk shef me sy.
Ulet, rrin n'hije t'nji ahu,
ban kuven me nji zog malit:
- Amanet, o zogu i malit,
t'm'i thush vllaut tem, Halilit,
ku e lae besen si m'ke dhane?[7]
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Shtat' vjet motra nejt tuj kja,
shtat' vjet zogu tu fluturu,[8]
shtat' vjet vorrin tu kerku,
pr' udh' ke djali paska shku.
Zogu djalit na i ka thane:
- Ku e lae besen si ke dhane?
T'pret nji moter, t'pret nji nane.[9]
Dhim' ke zoti na i ka ra.[10]
Njater' djali del prej vorrit,
na i ka ra xjogut ne shpine,
nan' dit' rrug' larg tu shkektu,
fill ke motra paska shku.
Motra e vet kenka gazmu.
- Cou ti, moter, n'shpi me shku.
- Po, lum motra! - na i ka thane
edhe gati qenka bame.
Kur kan' vot' ni nji shej venit,
po i thot' motra vllaut, Halilit:
- Era dhe, bre vlla, po t'vjen.
- Hik, moj moter, - na i ka thane, -
pse nan' vllazen jemi kane,
nan' saraje na i kem ba,
tu bajt' gur, tu ba kerqele,
prani era dhe me vjen.
Kur kan' vot' pak ma pertej,
motra vllaut na i ka thane:
- Po na i bjer ti fillit tan.[11]
- Hik, moj moter, - na i ka thane, -
pse nan' vllazen si kim qane
e nan' fej na i kemi pase,
t'nanave bashk' na u kemi ra,
copa gjuhet na jan' ba.
Kur kan' vot' tek[12] ma pertej,
sh'po kuvenin dy zogj malit,
me 'i cudi, si sod,[13] po flasin:
- Shkon i dekmi rrugs me t'gjallin!
- Nij, bre vlla, sh'thon' zogjt' e malit.
- Hec, moj moter, zoti t'vrafte,
se n'marrsh vesh ti zogjt' e malit,
per shtat vjet nuk mrrin ke shpia.
Kur kan' dal' me nji lak kodre,
na i ka pa sarajt e veta,
te xhith' zi edhe vrugue;
fort konaqet kenkan rrzue.
Po i thot' motra vllaut, Halilit:
- Djal' i motres, - na i ka thane, -
kto sarajet kshtu si jane?
Djali motres i ka thane:
- E nan' vllazen si kem qane
e nan' nuse na i kim marre,
nanqin krush na i kimi pase,
t'xhith' tuj kcy e tuj lodrue,
der konaqet na i kan' rrzue,
timi i pushkve i ka vrugue.
Ma pertej, - tha, - kur kan' shkue,
me nji koder kan' kalue,
na i kan' pa nan' vorre t'bardha:
sa trishtim motra ka marre.
- Po kto vorre e shkaf jane?
Tash shtat' vjet ketu s'kam qane,
po ketu s'i kam pa' lane.
- Hec, bre moter, - na i ka thane, -
pse nan' vllazen si kim qane,
nan' saraje na i kim ba,
nan' dibran'[14] na i kemi pase,
t'nan' kan' dek' e i kem vorrue.
Kan' marr' rrugen prap tuj shkue.
Afer shpis' kur jan' afrue,
nisin fjalt tuj bisidue,
djali motres na i ka thane:
- Majma kalin, - na i ka thane, -
se kam fjal' me nji njeri.
Ka dredh' rrugen, shkon ne shpi,[15]
ka xhet' nanen tuj qa n'hi.
- Sh'ke, ti, nan', - thot', - si po kjane?
Kush ma mir' se ti s'ka qane.
Ti nan' nuse m'i ke marre,
nan' saraje m'i ke ba.
- Shuj,[16] moj bi, zoti te vrafte,
se cish diten si ke shku ti,[17]
vllaznit tu jan' mlu me dhe!
Kap kuven[18] nana me t'bijn:
- Me ka erdhe? - na i ka thane.
- Me Halilin, - thot', - kam ardhe.
- Le,[19] moj bi, zoti te vrafte,
se Halili gjinet deke!
Kesh ta shof nji her' me si
e t'i nrrojm' me te di fjale!
Dor' per dor' na qenkan marre
e n'fun t'shkallve paskan ra:
kurkun djalin s'e kan' pa.
Por kan' vot' te vorri i djalit
e i bajn' za: "Halil Garri!"
Ma xhiall djali s'qenka ni,
vecse krahun jasht' ka shti,
besn e zotit mos me thi.
Nan' e bi jan' cu ne kame,
sa i kap' nji e madhe xhame, [20]
n'vorr t'Halilit dekun rane.

Rreja e Veles, Mirdite, 1951

[1] I eshte dhene, iu dha djalit.
[2] Sa t'jem gjalle (gj : xh).
[3] Perse te jam renduar kaq (q : c).
[4] Zakoni eshte qe nusja shkon, pas disa ditesh, te shtepia e saj "ne te pare."
[5] Krushq.
[6] Qe, - keshtu qe.
[7] Recituesi thote se vellezerit vdiqen nga lija, por me pas shton qe ata vrane njeri tjetrin.
[8] Duke fluturuar.
[9] Pret dhe nena qe djali t'i sjelli vajzen. Varg fort i bukur, qe s'e kemi hasur ne variantet e tjera.
[10] I ka rene, ka ndier nje dhimbje shume te madhe.
[11] Bjeri fyellit tend.
[12] Tek: pak.
[13] Zogjte po kuvendojne te cuditur si edhe ne sot.
[14] Nente mjeshter; mjeshtrit vinin nga anet e Dibres. Fjala "dibran" e ka edhe ate kuptim ne Mirdite e gjetiu.
[15] Eshte vajza.
[16] Shuej - pusho.
[17] Vargun recituesi e thote paroksiton, duke i vene theksin e fundit te gjate ne rrokjen 7, te "shku," dhe duke e bere te shkurter rrokjen 8, "ti." Procedim i rralle, por i njohur qe flet per shkathtesi te vecante ne krijimin e vargjeve nga kengetari.
[18] Ze, rrok kuvendin, - ze perseri.
[19] Lere, - pusho.
[20] Nje e madhe "gjame," - gjeme.

E mbledhur ne Rubik nga nje minator prej fshatit Rreja e Veles. Ai kendonte edhe me cifteli. Lahuta perdoret rralle ne Mirdite; ciftelia eshte bere vegla e vendit.

DeuS
17-03-2012, 05:32
Besa e Kostandinit


Gjashte e gjashte dymbedhjete,
Doruntina trembedhjete !...
Ish njehere e nje mot nje nene shume e mire i kish dymbedhjete bij te hijshem. Te trembedhjeten kishte nje bije te bukur mbi shoqet te gjitha, qe ia thoshin Doruntine .
Vasha u rrit e u be per tu martuar. Mirepo nga bujaret e atij vendi askush nuk e gezoi. Te gjithe e deshironin askush s'guxonte ta zere nuse, sepse nuk e ndjente veten te zotin per ta marre per shoqe. Atehere na vjen nje trim i larget; i mire, i hijshem, i fisem dhe nis dergon shkese dallendyshen qe t'a
kerkoje Doruntinen nuse. E ema dhe te njembedhjete vellezerit e medhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonese i mire e i fisem, ishte nga nje vend shume i larget. Vetem i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja meme - thosh ai - se trimi eshte i mire. Me ka hyre ne zemer.
- Kostandin biri im, cfare po thua ti keshtu? - ia kthente e ema. Aq larg do ma shpiesh Doruntinen time? Se ne e daca per gezim, per gezim nuk do t'a kem; se ne e daca per helm, per helm nuk do t'a kem.
- Te jap besen zonja meme, se kur t'a duash ti Doruntinen, qofte per gaz qofte per helm, vete une e
t'a sjell!.
Mema dhe te njembedhjete vellezerit u binden: e vluan dhe e martuan Doruntinen me trimin e larget. Bene dasme nente dite. Te dhjeten trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i larget. Mema e vasha qane me lot kur u ndane ...

... Shume luftra u luftuan ate mot te dheu yne, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Te
dymbedhjete vellezerit dolen te luftojne per vendin e tyre dhe u vrane nje pas nje te gjithe.
Kur iu vra djali i pare, mema psheretiu e tha:
- Biri im une nuk kam helm e nuk do te te qaj, sepse ti re per dheun tend e me mbeten dhe njembedhjete bij te tjere per lufte.
Kur iu vrane gjashte, qe te gjashte trima e te dashur, ajo derdhi vetem nga nje lot per secilin e beri vetem nga nje vajtim. Po kur nisen t'i vriten dhe te tjeret, memes iu keput zemra dhe leshoi nje psheretime te madhe sa uturoi tere vendi:
- Mjere une, c'helm i madh te mos kem Doruntinen prane ne kete zi qe me mbuloi shtepine!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mema shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, c'vdekje, e nemosura vdekje! Ti me more dymbedhjete bij e tani kush mund ta dije a s'ma ke
marre edhe bijen time te vetme, bijen time te deshiruaren!
Kur u gdhi e shtuna e te vdekurve, mema vajti te varret e te bijve. Dymbedhjete djem kish pasur,
dymbedhjete varre kish tani... Mbi cdo varr ndezi nga nje qiri e beri nje vajtim, po mbi varr te Kostandinit ndezi dy qirinj dhe beri dy vajtime, qau me ngasherime dhe thirri tre here:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri here te tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb perdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku eshte besa qe me dhe, se do ma sillje Doruntinen, tet moter? Besa jote vdiq bashke me ty e kalbet ne varr te zi!
Keshtu tha dhe e lau gurin me lotet e syve.
Ne mesnate Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u be kale i zi si nata. Edhe dheu i zi u be shale e zeze si nata. Rrotulla qe mbante gurin u be fre i argjendte. Trimi i hipi kalit, u perkul perpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si fryme male e fusha, hodhi lumenj e perrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtepia e motres kur kish dale dielli. Ajo ndodhi dite e kremte. Ne shesh, perpara shtepise, gjeti te bijte e te motres, niperit e tij, qe loznin e vraponin pas dallendysheve, I pyeti:
- Bij te zemres, ku eshte zonja, mema juaj?
- Kostandin, o zoti lale, - i thane ata - mema jone po hedh valle ne fshat, atje tek behet dasme.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e pare, pa nje luzme vashash te bukura tek kendonin e vallonin dhe tha me vete : "Te bukura jeni, moj vasha, por per mua nuk jeni, sepse une s'jam nga kjo bote...". Dhe u afrua te pyese:
- Gezuash, o vasha te bardha! A eshte me ju Doruntina, motra ime?
- Shko perpara trim, se do ta gjesh tek kercen hareshem veshur me petk te ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dyte dhe u mat te pyese perseri, po Doruntina e pa vete dhe i thirri:
- Kostandin, o im vella!
Dhe iu afrua e perqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntine, motra ime! Eja te shkojme. Te do zonja meme ne shtepi!.
Me thuaj vella, si te vij une atje? Po te me doje per gaz , do te vete te marr stolite me te mira, por po te me doje (mos qofte e thene) per helm, do vete te vishem me te zeza.
- Eja moter, ashtu si je!.
E mori ne vithe te kalit. Kali iken si shakullime. Ata kapercejne si ne enderr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e perenj. Hena e yjet kane shtangur lart e shikojne me te drojtur.
Gjate udhes, motra e pyet vellane:
- Kostandin, vellai im, perse shpatullat e gjera te jane mbushur me myk?
- Doruntine, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave ne lufte. Se ne vendin tone u bene luftra te medha, erdhen armiq te na shkelin dhe ne te gjithe dolem te luftojme.
- Kostandin, vellathi im, perse floket e derdhura i ke gjithe pluhur?
- Doruntine motra ime, gjate udhes kishte shume pluhur dhe mi pluhrosi floket.
-Kostandin vellathi im, perse vellezerit e mi te bukur si drita, s'kane dale perpara te na presin?
- Doruntine, motra ime, ndoshta jane ne loder e s'presin te vemi sonte.
- Kostandin vellathi im, perse dritaret e shtepise jane mbyllur sot krejt?
- Doruntine motra ime, i kemi mbyllur se fryn ere e forte e dimrit nga deti.
Kur arrine prane kishes, Kostandini i tha motres:
- Ti shko perpara se une dua te hyj te pergjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prape ne varr te zi. Kali u be prape gur, shala u be dhƃʒš dhe freri i argjendte u be rrotulle. Dhe perseri reth e qark zoteroi heshtja e vdekjes.
Nderkaq Doruntina ngjiti shkallet dhe trokiti gazmend ne dere.
- Meme hapma deren!
- Kush je ti qe trokellin aty tek dera?
- Hapma zonja meme - Jam jot bije Doruntina.
- Ike tutje nga ke ardhur o vdekje e shkrete. Ti mi more te dymbedhjete bijte e tani ke ardhur te me
marresh dhe mua qe te mos e shoh me Doruntinen time!
- C'po thua ashtu zonja meme? Nuk ma njeh zerin? Besa zonja meme, jam une vete, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qe te ta shoh e te t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogel tek vrima e kycit - ate gisht te holle e te bardhe. Mema ia njohu sakaq e i hapi deren.
- Kush te solli ketu, o zemra ime?
- Me solli Kostandini, im vella.
- Cili Kostandin, moj bije? Kostandini im ka vdekur bashke me te njembedhjete vellezerit e tjere. U vrane ne lufte...
Dhe si rinin te dyja,
njera tek praku e tjetra ne dere,
plasen si qelqi me vere...