PDA

View Full Version : Tregime...


Misty-Blue
21-04-2012, 21:36
Kjo teme ndoshta esht hapur me pak vrull... por, ishte me e forte se une deshira per te ndare kete me ju.Tregimi me ka lene nje shije euforie, vakumi, trishtimi dhe lumturie te pafund…

Misty-Blue
21-04-2012, 21:37
Pasqyrat

Do te dish kete historine ketu? Eshte me ngyra te forta po. Ku ta zuri syri o njeri i mire! Por, mire. Do te ta rrefej. Ku e di une? hahahah…ta rrefej pastaj.

Ata te dy kishin qene te dashur. Po po. Sigurisht, nese pyet ne ate kuptim. Keshtu, kishin qene te dashur dhe kishte gati nje vit qe ishin larg njeri tjetrit. Nuk ishin ndare jo, thjesht ajo ishte larg. Per pune. Ishte nje pune qe fitohej shume. Nje pune sekrete. Kishin folur shpesh ne telefon dhe ajo nuk I ishte treguar as adrese dhe as c’pune bente. Dihej qe ishte nj epune qe kishte te bente me mardhenie diplomatike. Ai shpesh I thoshte ti je Mata Hari. Me duket se je spiune agjente sekrete i thoshte. Dhe ajo I pergjigjej qe ishte si NIKITA. Filmi. Flisnin shpesh. Sidomos ne filim te ikjes.Ne fillim po. Me pas filluan te duheshin me nje dashuri te re. Me nje dashuri si qiri qe ndriconte zemrat e tyre ne momentet me te errta. Qe do te thote, qe duheshin kur u binte bytha ngushte. Qe do te thote qe kur secili nga ata ndihej keq, dhe vuante, menjehere kerkonte tjetrin. Ishin si nje oaz per njeri tjetrin. Nje ishul I shkrete sekret ku fshiheshin nga bota per tu mbrojtur. Dy ishin momentet ku kerkonin njeri tjetrin. Kur ishin ne kulm te depresionit dhe ne kulm te euforise. Me pas, pjesa tjeter ishte kontur i lidhjes se tyre te zgjidhur. Si pse? Po e zgjidhur ishte se nuk ishin bashke. Miq? Jooo! Absolutisht. Sepse menyra se si duheshin, dhe si i benin keq njeri tjetrit ishte shume larg te qenit miq. Si? Off! Jo te bere keq, por ata te dy shkonin ne ekstreme. E torturonin jeri tjetrin. Pasi ngiteshin me fjale, e mbaj mend shume mire, nje dite po diskutonin ashtu si dy kafshe maten me njeri tjetrin para se te ndeshen, po pyesnin se kush ishte gjeja qe do i bente me keq. Ai tha qe humbja e saj do i bente keq me shume ne bote. Dhe ajo i tha qe babain e kishte pike te dobet. Dhe ai i thoshte, - te qifsha babain ne bythe. Do te te vdese babai i thoshte. E ajo qeshte. Sigurisht. Ishte e tmerrshme. Karakter i tmerrshem ishte. Shume e veshtire. Kur ishin bashke ,menjehere pas nje puthjeje psh. Ajo hapte deren e dilte rruges si e cmendur. Ikte e vinte pas nje jave. Ai as qe e pyeste fare. Nuk kishte si ta pyeste sepse ajo e gjente me nje femer ne krevat, skene qe ai kishte nje jave qe e pergatiste. Megjithate, momentet e tyre ishin te embla…aq te embla…ai e adhuronte kur arrinte ta bente te bute dhe te disponueshme ndaj puthjeve te tij. Adhuronte ti prekte ato faqe, ato buze, dhe kur ndihej i pranuar e i thithur prej aj. Ēmendej kur ajo behej si nje lule e gatshme per te ngopur bletin me te dashuruar. Ne ato momente ajo behej e bukur. Hahaha! Si more s’ishte e pashme. Ajo ishte femer e hatashme. Por nuk e thashe ne ate kuptim fjalen e bukur. E bukur ne kuptimin qe femra shprehej nepermjet saj. Deri ne ekstaze, ajo ishte misherimi i femres.
Ashtu si behej e urte, e perkedhelur, e embel, e tulatur, e dashur, me sy te ndritshem, ashtu si prekte, si hapej, si lagej, si donte te thithte tere trupin e tij, si donte te ishte e perfshire, e lepire, si donte te ishte e zoteruar nga mashkulli dhe ashtu si sillej pas orgazmes, embel dhe tere dashuri, ajo ishte FEMRA.
Keshtu, dua te tregoj se si e kam kuptuar une dashurine. Sepse ka qene dashuria me e vecante qe kam pare deri me sot.
Ata te dy u takuan nje darke te bukur duke ecur rrugeve te cuditshme. Dhe pane njeri tjetrin me simpati. Sepse, ne ate moment te caktuar, te dy ata, ashtu si dhe une, ashtu si dhe shume te tjere qe une di, po admironin me mendje njerezit qe ecin vetem ne rruge. Njerezit qe ecin vetem ne rruge, jane totalisht te perqendruar te vetja e tyre…jo jo. Pikerisht pse mund te jene duke menduar per hallet e tyre une dhe shume te tjere themi qe njerezit qe ecin vetem jane me veten e tyre. Te kujt jane hallet ne mos te vetes se tyre? Pra, duke qene vetem me veten, njeri qe ecen vetem, I futur ne gjendje te pavetedijshme nga ritmi i ecjes me vete, behet rrezatues i vetvetes, dmth, ofron vetveten botes, dmth, eshte origjinal, dmth eshte i vecante. Dhe cdo gje e vecante ne bote eshte e bukur jo?
Mire e u zgjata shume. Pikerisht per keto arsye ata u buzeqeshen. Ate dite folen e folen. Nuk e mbaj mend ne bene dashuri, po fakti eshte qe ajo u zhduk sepse u ndie ne rrezik te dashurohej, dmth te gllaberohej nga je gjendje e padeshiruar humbjeje. I dergoi nje leter te tipit ika se kam frike se ndjej per ty, degjoemi ndonjehere…
Dhe u zhduk per shume muaj, mbase nje vit gati.
Ai i beri pause ne trurin e tij, dhe vazhdoi rremujen e perditshme. Ajo atje larg atij, beri tere qejfin qe kishte imagjinuar po dicka e guduliste brenda. Dicka e humbur. E harruar. Po ca eshte kjo gje e harruar dreqin?
Nje dite, pasi kishte pare nje vegim ne enderr, nje vegim te dhunshem, me ate, I coi nje leter tjeter. Dikur te kam njohur. Aty je?
Dhe u takuan serish. Cuditerisht kishin bere te njejtat gjera. Me sa ke shkuar? Ca ke bere? Sa ke shijuar? Edhe me nje femer? Sa do doja te isha aty…pervers…shaka… e pse qenka shaka? Ti do te doje te ishe at…do doja qe c’ke me te…do ja beja asaj shoqes tende qejfin…aspak, ajo do te me donte mua ,dhe ty do te te linte me ate ne dore..hahaha
Ishte dicka e bukur te shihje dy elemente, zjarrin dhe celikun ne paqe me njeri tjetrin… ai behej tape shpesh, dhe e trembte ate…
Kuptuan dashje pa dashje se kishin rene ne dashuri. Te dy pyeten ne nje goje; ME KE? Te dy u pergjigjen ne je goje; ME TY! Po harroje se do te ta them prape, - tha ajo. As qe dua te ma thuash se ndryshe do me velitesh, - tha djali. Dhe shetiten dore per dore rrugeve te kryeqytetit. Dhe bene dashuri ne nje “chale” ne Venezia, buze canal grande, afer zjarrit, te dy te zhveshur, duke ngrene mbi jeri tjetrin, duke u lagur me vere te kuqe, duke u lepire, kafshuar, pickuar, do te te hedh ne zjarr, tha. Ajo e gerrici me thonj ne shpine, dhe i kafshoi sisen.
Jashte binte shi i frikshem, dhe si gjithmone, po te shihje gjethet e pemeve ishin te frikshme si kthetra djalli. Por ishte me mire te mbyllnin perdet e kuqe gjak, te shtriheshin ne tapetin blu, te deheshin serish, te zberthenin njeri tjetrin deri ne kopsat me te fshehta te shpirtit dhe…sigurisht me mire keshtu se jashte ne shi, ne bote.
Megjithse do ngordhja te shihja sisėt e tua si forcohen nen shiun e ftohte pasi une te te kem mbyllur jashte lakuriq, - tha ai duke qshur. Do te ndjeje nje dhimbje te madhe ne lulet e tua pasi une do te te beja magji, tha ajo duke e puthur te shputa e kembes.
Ai i ndjeu zemren se si i rrihte…
Ajo iku prape. Ai e adhuronte jeten e saj. Ikte ku ti kerciste damari i momentit. Miss aventura. Do ishte perfekte per te gjajtur krokodile ose majmune vrases ne amazone, ose nje luan te madh ngrenes njerezish ne savane.
Po ajo iku ne ShBA. Per pune.
Pas ca kohesh folen serish. Pasi germuan pak njeri tjetrin, zbuluan se te dy ishin lidhur. Dhe te dy ishin mire. Ndiheshin te stabilizuar. Kishin te dy ne krah njerez te qete dhe ideale per te ngritur familje te shendoshe. Sigurisht qe ta harrosh se mund te martohem ndonejhere me ty; i tha ajo.
As qe behet fjale. Do martohemi se s’ben.. nuk ia heq dot kenaqsine vetes te te kerkoj divorcin javen e dyte, - tha ai. Dhe pastaj do te bejme nje vajze. Do ia veme emrin era. Sepse te dy jemi si era. Te lire. Liria mbi te gjitha. Pasi ta bejme vajzen, do te ta le ty e do zhdukem. Do kthehem prape kur te kete pushuar se qari. Dhe do ta mbaj ne kurriz duke shetitur bregut te detit ose duke pikturuar kot se koti. Ose do ti mesoj muziken. Do ta bej rock star vajzen. Dhe do behet qejflie e madhe si e ema dhe kucke e madhe si ati. Do shkoje me cunat e pastaj do ti braktise.
Jooo! Do ti doje e pastaj do ti braktise! Sigurisht…Dhe me ke kishe nder mend ta beje femijen ti? Se une nuk kam nder mend te mbaj femijet e tu….
Vajza jone do jete femija i shtate.
Po gjashte te paret?
Nuk e di, po ajo do jete e vecante…
Humben.
Nje dite, pasi kishin folur gjate ne telefon, ajo nxorri nga dhoma te dashurin e saj. I dukej sikur po e tradhetonte djalin diku atje larg ne nje cep te botes tjeter.
Dhe nje dite tjeter ai qau per te. Ajo kishte vuajtur shume duke rrezikuar te binte ne nje pus te thelle. Mbase lotet e tij mbushen pusi ne thelle duke bere qe ajo te notonte lehtshem ne te. Sigurisht qe kjo eshte figure letrare e realizmit magjik, po me pelqeu shume ndaj e perdora. Kam dhe une pakez shpirt artistik.
Pas ca kohesh folen serish. Ajo i tha qe i ishin vonuar periodat. Gati nje muaj e gjysem. Ai eshte i gezuar po une as qe kam nder mend ta mbaj, - I tha ajo. Por, eshte e tmerrshme ta heq. Me vjen keq!… ti si thua?
Une them qe me duket se nuk je shtatzane…djali u ndie cuditshem.
Po ate nate ajo e mori ne telefon e tmeruar…ca dreqin je ti? Ti je shtrigan… u zgjova nga gjumi ne mes te nates e mbuluar me gjak… si ka mundesi? Me erdhe ne gjume/ si erdhe? Ca bere brenda trupit tim? Me erdhen periodat!
Nuk di gje…isha ne gjume… dhe tani po ha ca biskota me qumesht…
Pas kesaj ngjarjeje, u larguan. Ajo ne nje plazh enderonte te ishte me te, ai ne nje klub jazz enderronte te ishte me vajzen qe do kuptonte situaten.
Ishin larg per shume kohe. U be nje vit pa u takuar. Dhe nje muaj pa folur. Dhe pas ketij muaji e kerkuan prape njeritjetrin. Dhe e di me te bukuren? Ata nuk ishin te ndergjegjshem qe kerkonin njeri – tjetrin, as si e therrisnin njeri tjetrin, as si takoheshin. Keto te tera, thjesht ndodhnin. Kur duhej.
Ishin shume te zene duke u marre me njeri tjetrin, ndaj nuk i shihnin keto koincidenca qe une i vura re. Dhe aty fillova te kuptoja dicka, po qe do te ta shpjegoj ne fund o njeri i mire.
Pra, u kerkuan pa u ditur dhe u gjeten pa u ditur. Me grepa e me karrema ndaj njeri tjetrit nxorren qe ishin te turbulluar emocionalisht. Te dy donin dhe dy njerez te tjere.
Pra, njekohesisht te dy ishin te lidhur, te dy ndiheshin te qete, te dy donin dy njerez te tjere, te dy duheshin…hahahha… dhe prape pas ca kohe tjeter folen serish (kishin aq kohe pa u takuar!) dhe zbuluan se te dy ishin te lidhur me te dashur civile dhe serioze dhe aq te mire dhe qe i donin aq shume. Te dy ishin te dashuruar me persona te dyte me te cilet benin seks te cmendur. Te dy i kishin thithur keta te dytet, dhe njekohesisht, duke qare hallet me nje pale te trete, kishin pare se ishin dashuruar dhe me te tretet njekohesisht. Te dy kishin dyshuar ose kjo ishte iluzion. Te dy kishin kujtuar se po cmendeshin. Dhe te dy kishin dashur te flisnin me njeri tjetrin, te dy kishin dashuruar njeri tjetrin me mendje, dhe te dy kishin bere kolaps ne njeri tjetrin pa folur fare.
Kuptuan me sukses se ky ishte thelbi i lirise se tyre. Liri emocionale, fizike, psiqike per tu cmendur sa te ta kishte qejfi, liri per tu zhdukur e per te mos ardhur me, liri per tu ngjitur te tjetri…
Ik se nuk te dua… e ca pastaj? Te dua une. Nuk te shqitem! Po ik…mjaft se te vdiqa…nuk iki. Te dua une te thashe.
Aajaaa!
Eja se te dua! Jo, nuk vij. Po dhe ti me do. Po te dua, po nuk vij. Po eja pra. Jo nuk dua!
Te dy e therrisnin veten me emrin e tjetrit, dhe tjetrin me emrin e vetes. Sepse, ata, me sa kuptuan vete, dhe me sa kuptova une duke I pare te dy, ishin pasqyra. Pasqyra te vetvetes. Dhe te tjetrit.
Te dy ecnin me te njejtin ritem me boten e tyre.
Te dy kishin nevoje per ndryshim. Te dy ndryshonin njekohesisht. Dhe te dy dashuroheshin prape nga e para me njeri tjetrin.
Dhe me ndryshimin.
Nese beheshin pellgace, humbisnin. Urreheshin. Perbuzeshin me dashje. Tere qejf. Ia dashuronin perbuzjen dhe urrejtjen njeri tjetrit, sepse ishte e secilit njekohesisht. Vibronin te dy ne rezonance. Ne pasqyrim. Si e thoni ju ne fizike? Dukuria e rezonances dhe pasqyrimit. Jane e njejta gje.
Iknin per tu kthyer me fytyra te reja, serish te dashurueshme. Serish te pasqyrueshme te njeri tjetri.
Dhe kjo quhej dashuri e pakufizuar sepse po ta shihje ne pasqyre, kjo dere hapej pafundesisht ne vetvete. Kjo, eshte historia e dy pasqyrave.
Une? kush jam une? uffff! Gjithmone kjo pyetje me ka vene ne siklet. Mendoja se ti do mahniteshe nga historia e nuk do ta beje. Je nje ēupez kaq e embel…
Te them te drejten, une ne pergjithesi rrefej. Une jam rrefyes. Ose karte ku shkruhen gjerat ne pergjithesi.
Ca me thone re puplore, qe sheh gjithcka. Ca me thone peshk. Disa me njohin per femije. Disa te varfer per mjekren e profetit. Madje dhe per bereten e EL CHE’se.
Madje ca te lashte guxojne e me therrasin z.ZOTI. ja, ti c’me thua? Per ty jam re puplore perderisa dija kete histori? Haha. E drejte.
Mbase e kam gabim, se nuk jam i pagabueshem, madje disa here me shpeton regjistrimi se me ze gjumi. Ne te tilla raste ndodh ndonje cudi e pandodhur, sepse une krijoj nje apendecit ne forme rrethore qe i rri tangent rrethit te madh e te pafund te kohes, dhe qe e quaj kete rreth te voge dita e tete. Dhe aty fus tere ngjarjet e pangjara.
Keshtu, se kam zakon te zgjatem, sepse rralle here bisedoj me dike keto kohe, une mendoj (ndoshta e kam gabim, e prseris) se dhe une jam pasqyre. Pasqyre ku pasqyrohet gjithcka. Dhe une pasqyrohem diku tjeter, ose ndoshta gjithekund, duke dhene shembelltyra e duke marre te tilla ne menyre te pafundme.
Mbase tani nuk jam real, sepse mund te jem pasqyrim i nje pasqyre ose reali diku tjeter. E cuditshme e?
Nje pasqyre! Dhe ata mbase jane une. Dhe une mbase jam ata te dy te kesaj historie. Ose mbase jemi gjithcka reale dhe pasqyrim njekohesisht…
Fli gjume tani. E tere kjo do te mbyllet brenda nje dite te tete. Mesove shume per trurin tend prej adoleshenteje zemer e vogel…mbase dhe ti je une…dhe une jam ti…

L.Kume

Misty-Blue
21-04-2012, 21:46
Pastaj pyesim veten ēfare esht dashuria... kjo eshte ,diēka qe nuk mund ta shpjegosh, nuk mund te arsyetosh, nuk mund ta kuptosh plotesisht, thjesht duhet pranuar ashtu si te vjen. Ka raste kur te vjen me stuhi, me rrebesh kur te perfshin te tere te le pa fryme. Ka raste kur eshte e qete, e permbledhur, familjare nje port i sigurte ku te ankorohesh. Por eshte dashuri ne te gjitha rastet dhe mbi te gjitha edhe pse ka perfunduar te le nje shije, te le kenaqesine e te provuarit... e shijova jashtezakonisht ne cdo resht

Mistrece
21-04-2012, 21:56
Hiqi ato rreshtat e "rese puplore", mua me ngjalli xhelozi ēdo rresht tjeter.

Misty-Blue
21-04-2012, 22:02
Hiqi ato rreshtat e "rese puplore", mua me ngjalli xhelozi ēdo rresht tjeter.

Doja te t'a nisja ne privat ne fakt , t'a shijoje ekskluzivisht...


Miss Aventura :p

Mistrece
21-04-2012, 22:08
Te falenderoj vetem per mendimin, ka shume mundesi te kem qene e para qe e kam lexuar.


Ajo ishte femer e hatashme. Por nuk e thashe ne ate kuptim fjalen e bukur. E bukur ne kuptimin qe femra shprehej nepermjet saj. Deri ne ekstaze, ajo ishte misherimi i femres.
Ashtu si behej e urte, e perkedhelur, e embel, e tulatur, e dashur, me sy te ndritshem, ashtu si prekte, si hapej, si lagej, si donte te thithte tere trupin e tij, si donte te ishte e perfshire, e lepire, si donte te ishte e zoteruar nga mashkulli dhe ashtu si sillej pas orgazmes, embel dhe tere dashuri, ajo ishte FEMRA.

He, ēa t'i thuash lulkes per kete? :p E ka qare.


Feel, kot per kuriozitet nga shkon e m'i gjen keto aman? Se une e shkreta kam ngelur me te vjetren, shijoj akoma aromen e shfletimit te librit...

Misty-Blue
21-04-2012, 22:14
Te falenderoj vetem per mendimin, ka shume mundesi te kem qene e para qe e kam lexuar.


Ajo ishte femer e hatashme. Por nuk e thashe ne ate kuptim fjalen e bukur. E bukur ne kuptimin qe femra shprehej nepermjet saj. Deri ne ekstaze, ajo ishte misherimi i femres.
Ashtu si behej e urte, e perkedhelur, e embel, e tulatur, e dashur, me sy te ndritshem, ashtu si prekte, si hapej, si lagej, si donte te thithte tere trupin e tij, si donte te ishte e perfshire, e lepire, si donte te ishte e zoteruar nga mashkulli dhe ashtu si sillej pas orgazmes, embel dhe tere dashuri, ajo ishte FEMRA.

He, ēa t'i thuash lulkes per kete? :p E ka qare.


Feel, kot per kuriozitet nga shkon e m'i gjen keto aman? Se une e shkreta kam ngelur me te vjetren, shijoj akoma aromen e shfletimit te librit...


Po ashtu edhe une , po u lodha me gjuhe te huaj kur i lexoj keshtu ne shqip me sikur me hyjne ne damar ... Ka blogje letersie qe mua me kan lene pa mend. Do ti nis ne prv qe mos te na akuzojne per reklama pastaj :)

Misty-Blue
21-04-2012, 22:16
Hahahah , me vjen per te qeshur , se qe kur s'te kishin pelqyer ato letrat thash me vete , ahaaa e di une ē'do kjo. Dhe jaaa fiks doli ky tregim na turbulloje naten :D

Mistrece
21-04-2012, 22:18
Rrofsh.

Ne fakt mua me kane ardhur ne maje te hundes keto perkthimet shqip. Edhe po preferoj te lexoj vetem italisht. Perveē Kadare, keto kohet e fundit nuk kam shijuar asgje tjeter shqip. Eshte e ēuditshme te mendosh se shqiperuesi me i mire ka qene Robert Shvarc. Gjithe ky brez i tanishem e shkerdhyer shqipen.

Dola nga tema, kerkoj ndjese. :p

Mistrece
21-04-2012, 22:20
Hahahah , me vjen per te qeshur , se qe kur s'te kishin pelqyer ato letrat thash me vete , ahaaa e di une ē'do kjo. Dhe jaaa fiks doli ky tregim na turbulloje naten :D

haha Isha trasparente. Edhe ti e perpikte me solle ate qe desha. Ne fakt, ajo pjesa e delirit te rremben, vdes per keto lloj dashurish une. :p

Misty-Blue
21-04-2012, 22:25
Po absolutisht e drejte por, ja qe ka edhe perjashtime ketu aty gjen gjera te
bukura. Me kujtove Shvarc-in , shiko ēfare gjeta dje ne lidhje me te.. shfleto edhe lexo aty ku Titullohet ''Robert Shvarc''

P.s lexoje neser , mos ja prish shijen tregimit te sotem :)


http://sd-1.archive-host.com/membres/up/668643967/amarus/REFLEKSIONE-Vasil-Qesari.pdf

Misty-Blue
21-04-2012, 22:26
haha Isha trasparente. Edhe ti e perpikte me solle ate qe desha. Ne fakt, ajo pjesa e delirit te rremben, vdes per keto lloj dashurish une. :p

Edhe un shkrihem fare hahahaha

Mistrece
21-04-2012, 22:31
Edhe un shkrihem fare hahahaha

E mja de mja, se u gajase. :p

P.s Andej nga anet e tua ato " e me dy pika siper" kushtojne shtrenjte? :p E kam vene qe e kane ēmim te larte, ja harron gjithnje "un" -se. :p

Misty-Blue
21-04-2012, 22:41
E mja de mja, se u gajase. :p

P.s Andej nga anet e tua ato " e me dy pika siper" kushtojne shtrenjte? :p E kam vene qe e kane ēmim te larte, ja harron gjithnje "un" -se. :p

Prishim syrin e keq :p Nuk e di pse me vjen shum natyrshem te them ''Un'' pa ''ė'' :))

Mistrece
21-04-2012, 22:45
O po lere ti, do jene shtrenjte andej nga ju. :p

Ate po e lexoj me vone, ose neser. Shpresoj te flitet mire se une kam simpati te veēante per Shvarcin.

Misty-Blue
21-04-2012, 22:47
O po lere ti, do jene shtrenjte andej nga ju. :p

Ate po e lexoj me vone, ose neser. Shpresoj te flitet mire se une kam simpati te veēante per Shvarcin.

Jo nuk flitet per Shvarc-in ka folur ai per jeten e tij , esht nje leter qe ia dergon te birit shum interesante , tregon si ka jetuar familja e tij ne Shq e si jan trajtuar hebrenjte tek ne. Them se do te pelqeje :))

Mistrece
21-04-2012, 22:53
Shvarc e kam lexuar ne ate kohe kur kisha nje uri te pangopshme per te lexuar, kur isha ne gjimnaz. Remarkun dhe Fojtvanger nuk do kishte nje te dyte qe t'i perkthente si ai. Prandaj jam e zhgenjyer me keta te rinjte, kane varferuar shqipen, e kane zbrazur ...komplet.

Por edhe nese do jete diēka per jeten e tij, prape interesante mbetet.

Mistrece
22-04-2012, 19:58
Me kujtove Shvarc-in , shiko ēfare gjeta dje ne lidhje me te.. shfleto edhe lexo aty ku Titullohet ''Robert Shvarc''

P.s lexoje neser , mos ja prish shijen tregimit te sotem :)


http://sd-1.archive-host.com/membres/up/668643967/amarus/REFLEKSIONE-Vasil-Qesari.pdf

Bera mire qe e lexova sot.

Letren s'po e komentoj se me ka ardhur ne maje te hundes te flase per diktaturen...i thithi gjithe energjite pozitive te gjithe intelektualeve me te shquar te vendit.

Misty-Blue
22-04-2012, 20:35
Ja nje tregim tjeter....

Kėpucėt

Gruaja mbrrinte gjithmonė zbathur nė takim. Burri qėndronte gjithmonė me kurriz, veshur me tė njėjtėn xhaketė tė kadifenjtė. Ajo qėndronte disa ēaste pėrpara tij, ndėrsa ai kthehej ngadalė dhe i hidhte njė nga ato vėshtrimet qė vetėm ai dinte t’i dhuronte. Asaj i drithėrohej ēdo skutė e shpirtit dhe ndjente tė kishte shume dritė pėrreth… por seē kishte njė ndjenjė ankthi se mos ai ulte sytė dhe shikonte kėmbėt e saj, tė zbathura.

Shqetėsimi i saj ishte i pavend. Burri asnjėherė nuk i ulte sytė. Ai e shihte gruan drejt e nė sy, me veshtrimin e ngrohtė, tė papėrsėritshėm… pa thėnė asnjė fjalė…

Pėr ēdo natė, ata tė dy takoheshin nė ėndėr…

Ēdo natė, me shputat e buta qė nuk i vriteshin prej guriēkave, ajo endej rrugicave tė shkreta me ecje somnaumbulje, pėr nė takimin e saj, tė dashurisė.

Pėr ēdo natė, takimi ishte i parė…

Nuk mbathte kėpucė. Kujtohej pėr to, vetem kur mbrrinte pėrpara tij, e frigohej si fėmijė se mos ai e vinte re kėtė gjė.

Ajo ishte e aftė tė ecte mbi parmakun e ballkonit tė njė ndėrtese tė lartė, shumė tė lartė, dhe asnjėherė tė mos rrezohej. Dinte ku tė shkelte, pa u lėnduar. Dukej se njė forcė misterioze e drejtonte atė, nė njė jetė tjetėr, paralel dhe krejt ndryshe, nga ajo qė jetonte kur qe zgjuar.

Mėngjeseve, ajo niste pėrhumbur, rrugėtimin e saj, tė pėrditshėm, nėpėr botėn me ngjyra tė kursyera, nė tė cilėn jetonte, jo per zgjedhje te saj. Mėngjeseve i mbathte kėpucėt. Kėpucėt e saj, tė ngrėna, tė pėrbaltura, me baltėn e tharė, tė ditės sė mėparshme. I mbathte pa i pastruar mė parė. I dukeshin tė lodhura kėpucėt e saj. Nė tė vėrtetė kėpucėt ishin paksa tė vjetra por asaj i dukeshin mė shumė tė lodhura… tė lodhura e tė rraskapitura sė renduri pas ėndrave tė ditėve me diell qė asnjėherė nuk mundi t’i prekė.

E kėrkonte kudo njeriun misterioz, edhe pse nuk e dinte se nė ē’cep tė planetit jetonte, ( nėse ai ekzistonte… padyshim qė po, ndryshe nuk kishte si shpjegohej gjithė ajo dritė ). Ajo nuk e dinte pėrse ai i vinte pėr natė, nė tė njėjtėn ėndėr… Shpesh pyeste veten nėse drithėrohej edhe ai kur e shihte tė mbrrinte…

Tė gjitha kėto i mendonte gjatė ditės. Ditėve, ajo nuk kishte shumė pėr tė bėrė, pėrveēse tė pėshpėriste lutjen e saj, tė pėrhershme, qė muzgu tė binte shpejt. Nuk trishtohej pėr kėtė… netėve kishte gjithēka… Netėt, nė tė kundėrt nga ditėt, po tregoheshin ekstremisht bujare me tė..

Nė mbrėmje, pėrpara se tė binte pėr tė fjetur, ( pėrpara se te binte nė ėndėr ), rregullohej pėr njė kohė tė gjatė para pasqyrės, duke lėvizur kujdesshėm krehėrin e vjetėr mbi flokė, pastaj, mjaftonte tė mbėshteste pakėz kokėn nė jastėk e tė mbyllte sytė… dhe kishte gjithė botėn.

Deri atė natė, kur nuk mundi mė tė bjerė nė gjumė…

Ajo mbyllte syte me forcė, por gjumi nuk donte tė vinte. Zemra filloi t’i rrahė e shqetesuar… Ajo asnjėherė nuk kishte munguar nė takim. Ai do shqetėsohej. Mund tė mendonte se ajo nuk e donte mė. U pėrpėlit pėr njė kohė tė gjatė nė shtrat, pastaj u ngrit, ndezi dritėn, hodhi njė triko krahėve dhe, duke u dridhur nga tė ftohtėt, doli tė blejė ca kokrra valium nė farmacinė mė tė afėrt. Nuk donte kurrsesi tė vonohej nė takim. Ai po e priste.

U kthye nga farmacia dhe u rregullua sėrish para pasqyrės. Edhe njė herė, filloi tė shpėrndante nėpėr fytyrė kremin e saj, tė natės. Edhe njė herė, limoi me krehėr ondet e gėshtenjta… Ndėroi kėmishėn e natės dhe veshi mė tė mirėn qė kishte.

Ngutej. Buzėqeshja e tij, qiellore, po e priste ta ngrohte.

Ajo i piu tė gjitha kokrrat e valiumit… dhe gjumi, ashtu siē shpresonte, nuk vonoi ta nanuriste.

Nė takim mbrriti duke iu marrė fryma.

Ai qėndronte me kurriz, si gjithmonė, veshur me tė njėjtėn xheketė tė kadifenjtė. U kthye nga ajo, me tė njėjtin vėshtrim qiellor, dhe e morri nė krahė. Ai asnjėherė nuk kishte guxuar kaq shumė, ai asnjėherė nuk e kishte marrė nė krahė… dhe ēuditėrisht, pėr tė parėn herė, ajo nuk u frigua se ai do t’i shikonte kėmbėt e zbathura…

Mėngjesi trokiti ngadalė… ndėrsa ajo… nuk u zgjua tė mbathte kėpucėt e saj, tė lodhura…

Nuk u zgjua mė… kurrė…

Somnaumbulve nuk u duhen kėpucė pėr tė ndjekur ėndrat.

A.Gume

shoku_tanku
23-04-2012, 15:16
Somnaumbulve nuk u duhen kėpucė pėr tė ndjekur ėndrat.


Edhe une qe mendoja,si eshte e mundur qe askush nuk ka shkruar apo folur per sagen e kepuceve ne rrugen e gjate drejt dashurise(te pakten me sa kam qene ne dijeni)..ato kane nje pike kyce ne raportin dashuror dhe cuditerisht nuk i permend kush...!

shoku_tanku
23-04-2012, 15:19
Pastaj pyesim veten ēfare esht dashuria... kjo eshte ,diēka qe nuk mund ta shpjegosh, nuk mund te arsyetosh, nuk mund ta kuptosh plotesisht, thjesht duhet pranuar ashtu si te vjen. Ka raste kur te vjen me stuhi, me rrebesh kur te perfshin te tere te le pa fryme. Ka raste kur eshte e qete, e permbledhur, familjare nje port i sigurte ku te ankorohesh. Por eshte dashuri ne te gjitha rastet dhe mbi te gjitha edhe pse ka perfunduar te le nje shije, te le kenaqesine e te provuarit... e shijova jashtezakonisht ne cdo resht

dhe sa budallenj qe jemi...kete fuqi te verber te natyres perpiqemi ta kanalizojme per ta shfrytezuar ne interes te deshirave tona meskine..

Misty-Blue
23-04-2012, 21:22
Edhe une qe mendoja,si eshte e mundur qe askush nuk ka shkruar apo folur per sagen e kepuceve ne rrugen e gjate drejt dashurise(te pakten me sa kam qene ne dijeni)..ato kane nje pike kyce ne raportin dashuror dhe cuditerisht nuk i permend kush...!

E kam lexuar edhe diku ne fakt nje pershkrim disi te ngjashem, e ne mos gaboj tek nje liber i Bukowski-t ''Femrat'' nese nuk gabohem do te te sjell diēka ketu :)

Misty-Blue
23-04-2012, 21:41
U vetėvrava

Para ca kohėsh m’u ngjit njė sėmundje shumė e rrezikshme. Sėmundja ishte verem, aq e shpifur sa ma mėrziti jetėn. Shi nė ato momente kryqėzoi pėr herė tė parė mendtė e mia plani pėr tė vrarė veten.

Dhe ja se si filloi aventura ime e parė drejt vetėvrasjes: Pyeta veten “O shpirtvrerosur romantik! Nė ē’mėnyrė do tė tė pėlqente tė vdisje? Me njė kobure, siē i shkon temperamentit tėnd, apo me njė thikė? Nė thellėsitė e detit, apo nė rrotat e trenit? Helm apo …?”

Njė zė i brendshėm foli e mu pėrgjigj: “Zotni! Fundi i fundit vetėm njė herė nė jetė vdes njeriu. Pra pse tė mos pėrdorim metodat e verifikuara nga aristokratėt pėr tė thirrur nė takim vdekjen?”

Bash ashtu, vendosa t’i jap fund jetės me farmak, duke ndjekur rrugė tė njėjtė me ca personazhe tė famshėm historikė, qė e pritėn vdekjen tė shtrirė nė krevatet luksozė e tė rehatshėm, nė pallatet e tyre mbretėrore. Pak rėndėsi kish qė unė nuk zotėroj as krevat luksoz dhe as pallat mbretėror; shtėpia ime e thjeshtė dhe dyshemeja e shtruar me tulla mund ta kryenin po aq mirė detyrėn.

Pasi e ndava mendjen u nisa drejt e pėr te dyqani i barnave, bleva njė dozė nga helmi mė vdekjeprurės dhe u ktheva nė shtėpi. U futa nė dhomė, kyēa derėn nga brenda dhe u ula pėr tė shkruar njė letėr tė gjatė e romantike, qė pak a shumė konsistonte nė fjalėt: “Adieu o botė vdekatare!”

Mė pas rrokėlleva njė gllėnjkė helm e u shtriva pėrtokė, nė dysheme. Prisja qė tė gjithė damarėt tė mė ngushtoheshin nga ēasti nė ēast, qė ta ndalonin qarkullimin e gjakut nė trup, tė paralizonin funksionin e gjendrave dhe organeve, por asgjė s’ndodhi. Pasi prita goxha gjatė u ēova, piva dhe njė gllėnjkė farmak dhe u shtriva pėrdhe pėrsėri. Koha kaloi shpejt, po ne trup s’mu shfaqėn as shenjat mė tė vogla tė helmimit. Vetėm mė vonė arrita tė marr vesh qė nė vendin tonė shumė tė dashur, ku qumėshtin e pėrziejnė me ujė, ku gjalpin e shtojnė me pluhur patatesh dhe me dhjamė kafshėsh, piperin e kuq e shtojnė me pluhur tulle, kėtu s’e kanė pėr gjė qė dhe helmin tė ta shesin tė holluar! Do tė thotė qė njė xhentėllmen si unė, njė shėrbenjės i qeverisė, njė jakėbardhė si unė, s’ka as edhe njė dreq shprese qė tė vetėvritet me sukses duke gėlltitur helm.

Shėrbenjėsi juaj i pėrvuajtur ka qėlluar kokėmushkė si natyrė. Nėse mė mbushet mendja pėr diēka, dhe ndonjė ide mė hedh rrėnjė nė kokė, herėt a vonė unė arrij ta vė nė jetė. Vendosa qė t’i hedh trutė nė erė me njė plumb tė vetėm pisqolle, qė do tė garantonte njė vetėvrasje tė sigurt. E mbusha revolen, e mbėshteta tytėn nė ballė, mbylla sytė dhe me dhėmbėt shtrėnguar shkela kėmbėzėn. Si jeni mirė??! Ē’dreqin ka? Fisheku s’doli. E shkela dhe njė herė kėmbėzėn, po nuk pati asnjė ndryshim nga hera e parė. Mė vonė ekspertėt mė shpjeguan se pistoleta ime qe importuar nga Shtetet e Bashkuara, nėpėrmjet programit tė ndihmės dhe asistencės ushtarake…

Pas takimit zhgėnjyes me pisqollėn menjėherė mė shkoi mendja tek gazi. Ky po, mund tė ishte vrasės i sigurt. Dhe vdekjes nga gazi nuk i mungon lavdia. Me tė thėnė e me tė bėrė mbylla ēdo derė e dritare, u sigurova qė kisha vulosur ēdo vrimė e ēdo vėrė, dhe i ēela deri nė fund rubinetat e gazit. U rrasa nė karrike dhe fillova tė provoj poza tė ndryshme. Nė fund zgjodha njė qėndrim gjithė dinjitet, qė njerėzit ta kuptonin qė kishin patur tė bėnin me njė person serioz, anipse pas vdekjes. Mėngjesi u shndėrrua nė mesditė, pasdite e mė pas muzg. Asnjė gjurmė e Asrailit vėrdallė!

Aty nga mbrėmja mė vizitoi njė mik.

I bėrtita: “Mos hyr brenda! Dil menjėherė.”

“Si ėshtė puna mor zotni?” mė pyeti.

“Unė jam duke vdekur” i thashė

“Nuk je duke vdekur, maksimumi mund tė jesh duke u ēmendur”

Pasi i rrėfeva planin tim ai u shkri duke qeshur dhe mė tha: “Mė lejo tė tė them qė je budalla i klasit tė parė. Si ore nuk e ditke qė tubat e gazit sot shpėrndajnė vetėm ajėr tė pastėr? Nėse e ke seriozisht kėtė punėn e vetėvrasjes, dėgjo kėshillėn time e bėj ē’tė tė them. Sepse kėshtu ndoshta do tė ta shlyej gjithė miqėsinė qė mė ke dhuruar.”

Ai mė kėshilloi tė blej njė thikė cilėsore e ta rrasja nė stomak, siē bėjnė trimat japonezė, e mė pas, me zorrėt nė dorė tė largohesha nga kjo botė e vdekshme prej gjaku e mishi.

E falėnderova pėr kėshillėn e vyer, u nisa drejt e pėr nė pazar ku bleva njė thikė. Teksa ecja me thikėn nė dorė u drodha. Paj, t’ju rrėfej tė vėrtetėn, ideja e kėllitjes sė zorrėve tė dikujt jashtė barkut, me thikė, sidomos kur zorrėt janė tė tuat, nuk ėshtė shumė e kėndshme. Njė tjetėr mendim qė mė shqetėsonte ishte turpi fatkeq qė do tė mbetej pas me siguri, se kur tė mė bėnin ekzaminimin post-mortem doktorėt nuk do tė gjenin dot nė zorrėt a nė stomakun tim sendin e pėrkufizuar si ushqim, dhe as ndonjė gjė tė ngjashme. Gjithsesi e futa thikėn nė mėngė dhe u nisa pėr nė shtėpi, kur dy polica mė ndalėn.

Me seriozitet u pėrpoqa tė shpjegohem: “Zotėrinj, ju lutem bėni durim e mė dėgjoni. Unė ia paguaj tė gjitha taksat qeverisė, me pėrkujdesjen mė tė pėrpiktė. Nuk kam pėshpėritur as edhe njė fjalė kundėr qeverisjes sonė tė dashur. Ėshtė zor tė tė dalė pėrballė ndonjė qytetar mė i ndershėm se…”

Ma ndėrprenė fjalimin e gjatė sapo vunė re dorezėn e thikės qė dilte nga mėnga, dhe mė bėrtitėn: “O zoti qytetar i respektuar! Ē’kėrkon kjo lodėr nė mėngėn tėnde?”. Vetėm nė atė moment e kuptova qė sapo kisha hasur atė skuadrėn speciale tė policisė qė kontrollon herė pas here qytetarėt e respektuar, duke u pėrpjekur qė tė zvogėlojė numrin e incidenteve si zhvatjet, hajnitė apo krime tė tjera kėsisoji nė qytet.

I thashė vetes: “O zot, kurrė nuk ka qenė e lehtė tė jetosh nė kėtė atdheun tim, por sot po mė duket po aq e vėshtirė edhe vdekja kėtu. Edhe pėr sa kohė e paskemi tė shkruar qė ta durojmė kėtė arrogancė?”

Kush dėshiron t’i ēojė gjėrat deri nė fund, duhet tė mėsojė nga unė. Pasi e vendosa qė t’i jap fund jetės, kush vallė mbi kėt’dhe do tė mė ndalonte? Policia mė konfiskoi thikėn, e ēfarė pastaj? Qė ditėn tjetėr shkova te bakalli dhe bleva njė litar tė trashė e tė bėshėm, tė cilin e fėrkova mirė e mirė me sapun. Njėrin skaj e lidha tek njė ēengel i hekurt qė varet prej tavani, tjetrin e lakova dhe duke qėndruar nė kėmbė mbi njė karrike, futa qafėn time tė dobėt tejetej lakut. Mė pas i futa njė shkelm karrikes mbi tė cilėn rrija. Por sa largova karrigen u pėrplasa nė dysheme. Litari qe tepėr i dobėt pėr peshėn time. Shkova tė ankohesha te bakalli.

Pėrgjigjja e tij qe e pafajshme: “Zotni, neve nuk na vjen mė ai furnizimi i parė, ai cilėsori. Po s’na erdhi mall i mirė nga jashtė me ēfarė do t’i kėnaqim klientėt tanė?”

Mė nė fund u binda tėrėsisht qė pėr mua vdekja qe e pamundur. Meqenėse pėrpjekja pėr vetėvrasje rezultoi kaq e kotė mendova, e pėrse mos tė rregulloj ca gjėra qė i duhen jetės? Meqenėse jeta ka nevojė pėr stomak tė mbushur u drejtova tek restoranti i parė. Aty porosita qebap viēi tė fėrguar me vezė dhe i hėngra, disi mė i lehtėsuar shpirtėrisht. Pjata tjetėr konsistonte nė pėrmbajtjen e njė kutie metalike me perime konservė, tė skuqura nė gjalpė. E mbylla tė gjithėn me njė pilaf me kos. Ndihesha plotėsisht i ngopur. Siē dola nga restoranti, mu joshėn sytė nga njė ėmbėltore matanė rrugės. Shkova dhe aty, dhe gėlltita njė nga njė pesė pasta me krem.

Njė gazetashitės qė po ecte nė trotuar thėrriste: “Gjashtėmbėdhjetė faqe pėr 20 qindarka! Bash gjashtėmbėdhjetė faqe! Nėse nuk keni qejf tė lexoni mund ta pėrdorni pėr tė bėrė kaushė letre. Shisni kaushėt, dhe keni pėr tė dalė tė fituar. Blini gazetėn ditore…”

Nė pėrgjithėsi unė i evitoj gazetat. Por meqė u bėnė kaq ditė pa shfletuar njė, nuk i rezistova kureshtjes dhe ia mora njė gazetashitėsit. Kur mbėrrita nė shtėpi fillova ta shfletoj gjersa gjumi mė mposhti. Ndėrsa flija ndjeva njė si thikė qė mė ngulej nė stomak. Ishte njė dhimbje e tmerrshme, therėse, qė s’ka fjalė ta pėrshkruajė. Kur dhimbja u bė e padurueshme nisa tė ulėrija. Njė rob zoti se ku kullandrisi njė ambulancė, dhe mė ēuan nė spital. Kur mbėrrita nė spital mė kishte rėnė tė fikėt nga dhimbjet. Me tė ardhur nė vete, sapo hapa sytė, pashė njė doktor ndanė shtratit ku isha shtrirė.

Ai mė tha: “Do kesh ngrėnė ndonjė gjė tė keqe. Diagnoza ishte helmim nga ushqimi. A mė thua ē’ke ngrėnė kėtė mėngjes?”

“Hėngra ca pasta me krem dhe…”

“Ēfarė…?” Thirri doktori. “Pasta me krem the? Je ēmendur? Me sa duket nuk i paske lexuar gazetat kėto ditė. Po t’i kishe lexuar s’do tė kishe guxuar t’i aviteshe ėmbėltoreve. S’e paske marrė vesh ti qė ka disa ditė qė faqet e gazetave janė mbushur me lajmėrime vdekjesh nga kolera qė po pėrhapet nga pastat! Nejse, po tjetėr ē’ke ngrėnė sot?”

“Hėngra drekė nė njė restorant.”

“Drekė? Nė njė restorant? E ēfarė hėngre?”

“Qebap viēi, perime konservė, pilaf, kos,…”

“Po ēuditem qė qenke ende gjallė pas gjithė kėtyre! Po tjetėr?”

“Pėr zotin asgjė tjetėr s’kam ngrėnė doktor. Por lexova editorialin e njė gazete pro-qeverisė. Aty mė filluan dhimbjet…”

“Ia paske hedhur paq. Falėndero yjet qė merr ende frymė.”

Tek kthehesha pėr nė shtėpi mendja ime mė pyeste vazhdimisht: “Nėse nuk qenka e shkruar pėr njerėzit e varfėr si unė qė tė jetojnė njė jetė tė rehatshme, atėherė pse na e mohojnė njė vdekje tė lehtė?”

Tani, sa herė qė kam dėshirė tė vetėvritem preferoj drekėn nė restorant ndaj ēdo mjeti tjetėr: helm, thikė, litar, gaz, etj.

A.Nesin

shoku_tanku
24-04-2012, 14:49
Seneka flet ne nje nga letrat e tij te famshme per aktin e vetvrasjes dhe e pershkruan aq bukur "dobine" e ketij akti dhe 'metodat romantike' me te cilat mund te kryhet,sa te lind deshira te vetvritesh..tregim i bukur,nje satire vetvrasese mjaft aktuale :)

Te falenderoj qe e solle ketu sepse deri me sot nuk kisha lexuar asgje te Nesinit..

shoku_tanku
24-04-2012, 15:01
E kam lexuar edhe diku ne fakt nje pershkrim disi te ngjashem, e ne mos gaboj tek nje liber i Bukowski-t ''Femrat'' nese nuk gabohem do te te sjell diēka ketu :)

Kete veper e kam lexuar edhe une por nuk me kujtohet nje pershkrim i ngjashem!Megjithese nuk do ishte cudi pasi ne dashamiret e gotes(shishes) vertitemi rreth se njejtes filozofie.Gjithesesi nese e gjen do te lutesha te ma sillje ne menyre qe ta akuzoja per vjedhje se te drejtave te autorit.Po c'do t'i beja tek e fundit,do t'i pshurrja mbi varr dhe eshtrat e tij do fergellonin kenaqesie prej kontaktit me mbetjet e birres se depozituar ne fshikezen time...i madh Bukowski :)

Misty-Blue
24-04-2012, 20:27
Kete veper e kam lexuar edhe une por nuk me kujtohet nje pershkrim i ngjashem!Megjithese nuk do ishte cudi pasi ne dashamiret e gotes(shishes) vertitemi rreth se njejtes filozofie.Gjithesesi nese e gjen do te lutesha te ma sillje ne menyre qe ta akuzoja per vjedhje se te drejtave te autorit.Po c'do t'i beja tek e fundit,do t'i pshurrja mbi varr dhe eshtrat e tij do fergellonin kenaqesie prej kontaktit me mbetjet e birres se depozituar ne fshikezen time...i madh Bukowski :)


hahahahahah , i madh !!!!!!

Eh ēfarė nate ! Willie kishte fjetur natėn e kaluar nė fushat nė tė dalė tė Bakersfield. Dutchi kishte ardhur me njė shok. Isha dėng me birrė. Po pėrgatisja sandviēe. Dutchi llomotiste pėr letėrsi dhe poezi ; isha munduar ta largoja por, prapė, i fuste qė i fuste hundėt. Dutchi mban njė librari andej nga Pasadena, nga Glendale apo ku e di unė. Kemi folur pėr rrėmujat. Mė kanė pyetur ē’mendoja pėr to dhe iu kam thėnė tė dalė ē’tė dalė, pėrgjigjet do tė vinin vetė. Tė dish tė presėsh, ishte mirė. Willie mė ka marrė njė cigare, e ka shkoqur mbėshtjellsen dhe e ka ndezur.

« Si ia bėn ti pėr tė shkruar artikuj nėpėr gazeta ? ka thėnė dikush. Ti tallje menderen me Liptonin pėr shkak tė artikujve tė tij, dhe tani bėn si ai.
- Liptoni shkruan gjėra tė majta alla Walter Winchell. Kursė unė bėj Art. Kėtu ėshtė i gjithė dallimi.
- Ej, plako, a tė kanė ngelur mė qepė ? » ka pyetur Willie.

Kam vajtur nė kuzhinė tė kėrkoj ca qepė tė njoma dhe birrė. Willie sapo kishte pėrfunduar njė roman – njė roman qė s’e kishte shkruar askush. Ai ishte gjithė-gjithė njė tufė qimesh, njė kafkė dhe njė mjekėr. Bluxhins tė arnuar. Ishte nė Frisco, njė javė.
Pesėmbėdhjetė ditė mė vonė, nė Albuquerque. Pastaj ende diku gjetkė. Ngado qė shkonte, merrte me vete njė tufė poemash qė i kishte zgjedhur pėr revistėn e vet. Kjo revistė e famshme, a do tė dilte ndonjėherė nė dritė ? Kėtė, vetėm Zoti mund ta dinte. Willie Fildefer, i thatė, vallėzues, i pavdekshėm. Shkruante bukur. I ndodhte qė tė nxehej keq, por e kishte pa urrejtje. Vetėm t’i lėshonte fjalėt, e tė takonte ty pastaj t’i mbaje. Gjėra tė pėrcipta plot hir.

I kam ekzekutuar ende dhe ca birra. Dutchi vazhdonte trimėritė e veta mbi letėrsinė.
Sapo kishte botuar 18th Dynasty Egiptian Automobile Tournon nga D.R. Wagner. Punė e paqme. Shoku i Dutchit mjaftohej duke dėgjuar – brezi i ri : memec, por mjaft i pranishėm. Willie jepte e merrte me njė qepė :
« Kam folur me Neal Cassady. Ka dalė mendsh.
- Po, do statujė dhe ai. Rrota. Po i ngre vetes njė mit kot. Kerouac e ka pėrmendur nė librin e vet dhe kjo ia ka rritur ca hundėn.
- Asgjė tjetėr, kam thėnė unė, pėrveē llomotitje tė qelbura letrare, hė ēuno ?
- Po, ka thėnė Dutchi, tė flasim pėr bathėt tona. Tė gjithė shohin kaēoren e vet.
- Pa mė thuaj, Bukowski, ti beson vėrtet se shkruhet ende poezi nė ditėt tona ? I ka ikur koha Lowellit, ti e di.
- Pothuaj gjithė tė mėdhenjtė kanė vdekur – Frost, Cummings, Jeffers, W.C. Williams, T.S. Eliot, dhe tė tjerėt. Edhe Sandburg para dy ditėsh. Tė gjithė me radhė, madje tė duket sikur vdesin bashkė, Vietnami i ka lėnė shakull, bashkė me kėto rrėmujat qė s’po mbarojnė mė. Po fillon njė kohė e re, e ēuditshme, e ngjeshur, kalbėzuese. Vėshtroni fundet e ēupave sot, rrafsh me tulet. Gjithēka ndryshon shumė shpejt dhe aq mė mirė, s’ėshtė ndonjė gjė e keqe kjo. Por elita trembet pėr kulturėn e saj. Kultura ėshtė stabilizuese. Ska asgjė mė tė mirė se njė muze, njė opera tė Verdit apo njė poet tė ndrydhur pėr tė frenuar progresin. Lowell ėshtė futur nė kėtė tė ēarė, duke treguar poshtė kėmbėn e bardhė. Lowell ėshtė mjaft interesant pėr tė tė penguar tė flesh, por mjaft i turbullt pėr tė qenė i padėmshėm. Kur e lexon, ajo ē’tė vjen ndėrmend ėshtė se ky fėmijė nuk ka ngordhur kurrė urie, as ska patur ndonjėherė dhimbje dhėmbėsh. Kėshtu ka ndodhur pak a shumė me Creeley dhe ma merr mendja se elita ka nguruar pėr njė ēast ndėrmjet Creeley dhe Lowell. Dhe nė fund ka zgjedhur Lowell sepse Creeley nuk dukej aq i qullėt dhe nuk mund tė kishe besim tek ai – ėshtė lloji i tipit qė ia beh nė njė piknik tek Presidenti dhe i gudulis tė ftuarit me mjekrėn e tij.
Duhet tė ishte pra Lowell, dhe atė kemi pasur.

- Atėherė ku janė poetėt e vėrtetė ?
- Jo nė Amerikė. Dhe nuk shoh tjetėr pėrveē nja dy a tre. Harold Norse, qė ngushėllon neurasteninė e vet hipokondriake nė Zvicėr, boshatis xhepat e pasanikėve bamirės, ka diare, djersė dhe frikė nga milingonat. Tani nuk shkruan dhe aq shumė, po ēmendet si ne tė tjerėt. Por ama kur shkruan, ēfarė shuplake. Tjetri ėshtė Al Purdy. Jo Al Purdy romancier, por Al Purdy poet. Ka dy tė tillė. Al Purdy jeton nė Kanada, kultivon vreshtėn e vet dhe shtrydh verė. Eshtė njė pijanec ai, njė gėrdallė e vjetėr dyzet vjeē. E shoqja e mirėmban qė tė shkruajė poema, dhe duhet pranuar se njė grua e tillė ėshtė mrekulli. Kurse ne, s’kemi takuar ndonjėherė njė tė tillė. Shkurt, qeveria kanadeze i ka lidhur njėfarė burse, dy kacidhe herė pas here, dhe e ka dėrguar nė polin e Veriut qė tė rrėfejė pėr jetėn atje, dhe kėshtu ka bėrė : poema krejt tė ēmendura mbi zogjtė, njerėzit dhe qentė. Madje njė ditė ka shkruar dhe njė libėr poezie qė quhet Kėngė pėr tėrė Annettat, njė libėr qė pothuaj mė ka bėrė tė qaj nga fillimi deri nė fund. Nganjėherė ėshtė mirė tė admirosh, tė kesh heronj, ėshtė mirė tė dish se njė tjetėr gjithashtu po tėrheq njė pjesė tė gjyles sė zinxhirėve.
- Nuk beson se ti shkruan po aq mirė sa kėta ēunat ?
- Nganjėherė po. Por shpesh jo. »

Birra ka rrjedhur dhe mė ka ardhur tė dhjes. I kam dhėnė pesė dollarė Willit dhe i kam thėnė se do tė ishte njė ide e mirė qė tė na sillte nja dymbėdhjetė Schlitz tė mėdha (kjo ėshtė njė reklamė). Janė larguar qė tė tre dhe vetė kam shkuar tė ulem nė nevojtore. Dakort pėr tė pėrzier problemet e mėdha tė kohės, por mė pėlqente mė mirė tė bėja ēka bėja. Kam menduar spitalin, garat, ca vajza qė i kam njohur, ca tė tjera qė i kam varrosur, pasojė kjo shkėrdhimesh, dhe jo argumentimesh. Pijanece tė ēmendura qė duheshin lidhur e qė mė kishin ndezur mirė, qė dinin si tė silleshin. Pastaj kam dėgjuar kėtė nga prapa gardhit :

« Dėgjo, Johnny ? s’mė ke puthur fare kėtė javė. Ēfarė ka qė s’shkon, Johnny ? Fol, mė thuaj, dua qė tė mė flasėsh.
- Po ik tani, ik. S’kam qejf tė flas. ME LER VETEM, KUPTOVE ? HEJ ZOT, ME LER VETEM TE THASHE !
- Dėgjo, Johnny, dua thjesht tė mė flasėsh, s’mundem mė. S’ke nevojė tė mė prekėsh, vetėm mė fol, Johnny, s’mundem mė, S’MUNDEM ME, O ZOT !
- HEJ ZOT I MADH, TE THASHE ME LER VETEM ! MERR VESH TI ? ME LER VETEM PO TE THEM, ME LESHO, HIQMU QAFE !
- Johnny… »

Ai ka goditur fort. Njė shpullė. Me tė vėrtetė e ashpėr. Desh kam rėnė nga nevojtorja. Nga zhurmat, duket se ajo e la tė pshurrte dhe po largohej.
Pastaj kanė mbėrritur Dutchi, Willie dhe shkuma e birrės. I kanė hapur shishet. I dhashė fund punės nė nevojtore dhe jam kthyer pranė tyre.

« Po pėrgatis njė antologji, ka thėnė Dutchi, njė antologji tė poetėve mė tė mirė tė gjallė, vetėm tė mėdhenjtė fare.
- Shkėlqyer, ka thėnė Willie, e pse jo ?
Pastaj mė ka parė mua :
- « Dhjeve mirė ?
- Eh, ja ashtu.
- Jo ?
- Jo.
- Ke nevojė pėr lirues, duhet tė hash mė shumė qepė tė njoma.
- Kėshtu thua ?
- Po.

Kam zgjatur dorėn drejt qepėve dhe kam ngrėnė dy. Mbase do tė ishte mė mirė herėn tjetėr. Nejse, po vazhdohej pėrsėri me rrėmujat, birrat, llogjet, letėrsia, ndėrsa gjetkė zoēkat e vogla dhe tė bukura lumturonin miliarderėt e dhjamur. Kam zgjatur dorėn pėr njė cigare, ia kam shkoqur mbėshtjellsen, hequr unazėn, e kam ngulur rrakun nė gojė, njė gojė e ēuditshme dhe e qelbur, pastaj e kam ndezur. Tė dėshtosh nė njė libėr apo me njė femėr, ėshtė njėlloj : s’ke ē’bėn.



P.S Nuk esht ajo qe kerkoj une , por nje tregim i tille shkon fiks komentint tend :d :d Buku esht legjende !

shoku_tanku
25-04-2012, 15:37
Meqe Buku u tregua aq i mire sa te me rrefente nje nga aksionet e veta me celulen,po i rrefej edhe une nje nga aksionet e mia me celulen :)

08/03/2010

Grate kishin veshur rrobat e tyre me te bukura dhe qendronin si nje tufe e harbuar antilopash perpara tavolines tone te thjeshte.Nje ere asfiksuese parfumi vriste ajrin dhe futej perdhunshem ne hundet tona.Kerkonin nje leje formale per t'u larguar pasi ishte dita e tyre.E vetmja dite qe sipas tyre mund te benin c'te donin,kenge,valle,pije deri ne zgrip,e me pas,rrahje te ndonje mashkulli fatkeq e te pambrojtur qe mund t'u dilte perpara rruges.Me nje perzemersi te shtire iu dhame "leje" te largoheshin.Sapo humben ne cepin e rruges,flakem pagurkat e ujit te gazuar dhe filxhanet e kafese per t'iu bere vend mezeve qe kishim fshehur poshte tavolines.Nje qingj qumeshti i pjekur ne furre dhe nje damixhane 7 litroshe me raki "rrush safi".Me te mbushur gotat,Moni iu drejtua Engjos.

-Te kam gjetur,burazer!
-Ti qe me gjete mua,te gjet'it e mira-ia ktheu sekretari i sapo emeruar!
-Ta pime nje gote per festen e gruas!
-Keshtu e festofshim gjithmone,dollibash i nderuar,me tavolinen plot e me kucedrat e sikterisura..
I rrekellyem gotat me fund me nje kenaqesi te papershkruar.Kjo qetesi hyjnore duket sikur e shnderroi rakine ne mjalte neper gurrmazet tona-tha Lad qerosi!
Domosdo,sa here ma ka ngecur ne fyt kete te uruar ajo gjuheneperka ime-ia priti Engjo.
T'i coj edhe une nje msg dashnores se radhes per festen se po ma ngec edhe mua ne fyt me ndonje zile te papritur-tha verenjtur Mico.

-Gezuar edhe nje here o sekretar,le ta pime edhe nje gote me fund por kete here per veten tone se me duket,sikur e lame nje cike mbas dore...
-Ja ty te lumte goja,dollibash...te paca e me pac,i pacim e na pacin.E ata qe s'duan te na kene,kurre mos qofshin!
Amin-thame te tere nje zeri duke lagur rroten e historise sone modeste edhe me nje tjeter gote.Ladi qe e kishte lagur te veten qe pagdhire,u ngroh qe me dopion e pare ne tavolinen e trete te asaj dite dhe filloi t'ia merrte nje te lehte...

Epo Maamuu'diiaaa...eshte e semureee o shoke oreeee
Opo dooktorr baashi..do t'i behem unee o shooke mooreeee...

Ne menyre krejt spontane filluam ta shoqeronim me iso...eeee...ooo

-Si goja zemra,qeros i Tremishtit-iu drejtua Moni i entuziazmuar duke u cuar vendit e duke e puthur ne tulle.
Te qeshurat e forta zune vendin e isos ndersa gotat vazhduan te zbrazeshin si te ishin uje...

p.s;Vazhdimin po e le ne dore te imagjinates tuaj pasi e imja u shperbe diten e dyte kur mori vesh se nje dite me pare,nje grup burrash qe festonin festen e gruas kishin pire nga 1.2 litra raki per shoq...

Misty-Blue
25-04-2012, 16:00
LOL ............ ''nje grup burrash qe festonin festen e gruas ''

Ketu imagjinata ime shuhet totalisht !!!!!!!!!! :p

Mistrece
25-04-2012, 17:00
Ndersa imagjinata ime tek ato fjale gjallerohet, Feel. Eshte e ēuditshme qe meshkujt festojne diten qe kane mundesine e mrekullueshme te kene larg grate e tyre....

Edhe imagjinata merr rruge te zymta, labirinte pa rrugedalje...
Gota rakie qe rrekellehen me epsh sikur te ishin meskofshet e nje 20 vjeēareje....
Jete ne dy qe s'di ē'eshte lumturia...

Misty-Blue
25-04-2012, 17:13
Ndersa imagjinata ime tek ato fjale gjallerohet, Feel. Eshte e ēuditshme qe meshkujt festojne diten qe kane mundesine e mrekullueshme te kene larg grate e tyre....

Edhe imagjinata merr rruge te zymta, labirinte pa rrugedalje...
Gota rakie qe rrekellehen me epsh sikur te ishin meskofshet e nje 20 vjeēareje....
Jete ne dy qe s'di ē'eshte lumturia...


Pas kesaj vetja iu duk dicka me teper se njeri. Kete e kuptoi nga njė ndjenj turpi dhe ndrojtjeje qe e kish perfshire te terin gjate kohes qe ideja po pershkonte trurin e tij, disi te mpire gjate koheve tė fundit pikerisht nga mungesa e ideve...
E kish ndjere qė meritonte dicka me shume nga kjo nate....

shoku_tanku
26-04-2012, 15:59
Megjithese e cuan me taxi ne shtepi,shkoi duke u zvarritur ne qilar,perqafoi nje tjeter damixhan rakie.Me dhembet e shkermoqur nga alkooli mbertheu tapen prej kallamboqi,e shkuli me stermundim nga gryka dhe e flaku tej me nje shtypje te venitur te mushkrive...

ps.imagjinata ime ka pak kohe qe ka fituar nje fare rehabilitimi prandaj e pashe te arsyeshme te ndiqja hapat tuaja :)

Misty-Blue
26-04-2012, 21:49
Megjithese e cuan me taxi ne shtepi,shkoi duke u zvarritur ne qilar,perqafoi nje tjeter damixhan rakie.Me dhembet e shkermoqur nga alkooli mbertheu tapen prej kallamboqi,e shkuli me stermundim nga gryka dhe e flaku tej me nje shtypje te venitur te mushkrive...

ps.imagjinata ime ka pak kohe qe ka fituar nje fare rehabilitimi prandaj e pashe te arsyeshme te ndiqja hapat tuaja :)

Pas pak ne fytyren e parruajtur rreshqiten lote te rende e te nxehte dhe gulcet e nje ngasherimi te llahtarshem, si te nje foshnjeje-perbindesh. Mbushen qilarin dhe dolen jashte nga dritarja e hapur, derisa u shuan ngadale...ngadale...pa arritur te prishnin qetesine e zeze te ndricuar aq mizorisht nga hena dhe nga imazhai i saj...I asaj qe torturonte prej kohesh....

Misty-Blue
26-04-2012, 21:53
Meqe kisha premtuar diēka nga Proust..... :)


Les madeleines de Proust

Dhe mė pas, mekanikisht, i dėrrmuar nga dita e zymtė dhe perspektiva e njė tė nesėrme tė trishtuar, vura nė buzė njė lugė ēaji ku kisha lėnė tė zbutej njė copė madeleine. Por pikėrisht nė ēastin qė gllėnka e pėrzierė me thėrrimet e ėmbėlsirės preku qiellzėn, drithėrohem, i vėmendshėm ndaj tė jashtėzakonshmes qė po ndodhte nė veten time. Mė kishte pushtuar njė kėnaqėsi e ėmbėl, e izoluar, pa e kuptuar nga vinte. Menjėherė ajo m’i kishte kthyer nė tė parėndėsishme tallanditė e jetės, tė parrezikshme katastrofat e saj , pėrkohėsinė e saj tė gėnjeshtėrt, po nė atė mėnyrė qė vepron dashuria, duke mė mbushur me njė esencė tė vyer : ose mė saktė ajo esencė nuk ishte nė veten time, ajo isha unė. Kisha pushuar sė ndjeri mediokėr, i parėndėsishėm, i vdekshėm. Nga kish mundur tė mė vinte kjo lumturi e madhe ? E ndjenja qė ajo ishte e lidhur me shijen e ēajit dhe tė ėmbėlsirės, por qė ajo e tejkalonte shumėfish atė, nuk duhej tė qe e sė njejtės natyrė. Nga vinte ajo ? Ē’kuptim kishte ? Ku t’a kapje ? Pi dhe njė gllėnkė tė dytė ku nuk gjej asgjė mė tepėr se nė tė parėn, njė e tretė mė jep diēka mė pak se e dyta. Ka ardhur koha qė tė ndaloj, efekti i tė pirit vjen duke u zvogėluar. Ėshtė e qartė se e vėrteta qė kėrkoj nuk gjendet aty, por nė veten time. Ai e ka zgjuar atė, por nuk e njeh, dhe s’mund veēse ta pėrsėrisė pafundėsisht me gjithnjė e mė pak forcė vetė kėtė provė qė unė nuk di t’a interpretoj dhe dua qė tė paktėn tė mund t’ia rikėrkoj dhe t’a rigjej tė pandryshuar nė dispozicionin tim, pas pak, pėr njė qartėsim pėrfundimtar.

Vendos filxhanin dhe kthehem drejt shpirtit tim. I mbetet atij qė tė gjej tė vėrtetėn.

Marcel Proust, Du cōté de chez Swann.

shoku_tanku
27-04-2012, 14:49
Pas pak ne fytyren e parruajtur rreshqiten lote te rende e te nxehte dhe gulcet e nje ngasherimi te llahtarshem, si te nje foshnjeje-perbindesh. Mbushen qilarin dhe dolen jashte nga dritarja e hapur, derisa u shuan ngadale...ngadale...pa arritur te prishnin qetesine e zeze te ndricuar aq mizorisht nga hena dhe nga imazhai i saj...I asaj qe torturonte prej kohesh....

Do ta mbys krimbin qe me bren ndergjegjen edhe nese do me duhet te brej melcine!!!Mizorise i duhet pergjigjur me mizori!Le te kthehet ky trup ne arene luftimi..le te kalbet ky mish,mjaft qe ndjenja te c'liret!!!
Nuk kam asnje faj,kam zotin ne krah..ai me kupton se eshte burre si une - cirrej deshperueshem dhe sperkla qurresh i ndotnin preherin...

shoku_tanku
27-04-2012, 15:39
ky marsel prusti e ka thene ate shprehjen e famshme,femrat e bukura ua kam lene meshkujve pa imagjinate?

Misty-Blue
29-04-2012, 22:33
ky marsel prusti e ka thene ate shprehjen e famshme,femrat e bukura ua kam lene meshkujve pa imagjinate?

Dora vete !

Misty-Blue
29-04-2012, 22:40
Deshire., E Fundit?

Bazuar ne nje histori te vertete,
klipi “Mary Jane’s Last Dance”, Tom Pety


Si gjithmone oreve te para, isha vone serish. Po nxitoja si lepur duke menduar nje justifikim te mundshem… u prish autobusi, I vune gjobe furgonit…kur pashe qe te tjeret ishin mbledhur te dera e jashtme.
Na kishte premtuar pedagogu yne qe do na conte ne morg, dhe e mbajti fjalen. Nuk doja ta humbisja nje mesim te tille pas asgje. Dmth, per asgje pervec atij gjumi te embel te mengjesit… ahh…
Nejse. Tanime isha te dera. Nje roje si xhuxhmaxhuxh me gishta te trashe e te kthyer nga artriti mbase I shkreti, na hapi deren e hekurit. Nese do vije njeri tjeter pas jush, ndonje qe eshte vone, - tha,- do therras njerin nga ju ta identifikoje. Me jepni nje emer.
Hajde protokoll hajde… ia keputi njeri nga cunat. Plasen te qeshurat. Roja qe mbase se kuptoi as fjalen protokoll na shihte me nje sy shume serioz derisa mbaroi punet “protokollare” me nje nga vajzat.
Hyme brenda. Gati gati dukej si atmosfere kishe, tempulli, a ndonje laboratori eksperimentesh, bardhe, paster, fresket, nje ere e caktuar qe te trashte hunden. Shshshhh! Na frenoi doktori. Askush nuk pipetiu me. Aty kishte njerez te vdekur. Ndaj u sollem si te ishim ne varreza. Derisa nje nga cunat, s’me kujtohet se kush, kapi nga kemba nje vajze nga ato te llojit syze-flokeleshuar-libra ne sqetull-xhup puplash deri ne fund te kembeve. Ajo ia dha ulerimes. Une qe pashe skenen se mbajta dot te qeshuren. Alfa-alfa, profesori qe I ngrihej nje qime ne maje te kokes si personazhi Alfa alfa ne nje film te lashte, u kthye me syte e tij statike pikasi vajzen. Ajo biba u skuq. Me falni profesor. Suspansi I krijuar … u pengova dhe u…
Nga te qeshurat deri dhe Alfa alfa vuri buzen ne gaz. Boll tani! tha, - dhe na ktheu kurrizin.
Permes korridoresh qe te fusnin ne koke idene e nje piramide te bardhe spitalore, arritem ne nje dere te madhe te si dere frigoriferi. Dhe dorezen ashtu sikur e kishte. Ketu do futemi. Mendohuni mire. Kush do te dale, le te ike tani pa mungese. Ndodh qe studentet tronditen dhe ju te stomatologjise nuk e keni me detyrim hyrjen ketu. Dhe me ftohtesine natyrale qe kishte, Alfa alfa hapi deren. Dhoma e sarkofagut te piramides se bardhe, mendova titullin e nje tregimi te mundshem. Duhet ta shenoj.
Dhoma ne qender kishte nje tryeze te madhe prej guri, me syprine inoksi qe shkelqente ne sintoni te plote sidomos me Alfen. Ne mur kishte nje si dollap te madh gjigand, I teri me dyer te vogla si kuti shahu, me doreza prej kasaforte te tera.
Ketu ne mbajme te vdekurit qe sjellin ne morg. Nisi Alfa. Kjo eshte fryeza e autopsise. Ja, me jep nje pale doreza, I tha nje infermiereje mesogrua qe kishte qene aty tere kohes e askush se kishte pare. Ja, fantazma e mendeshes se faraonit te piramides se bardhe, mendova. Se braktis trupin e tij tere perjetesine.
Alfa veshi dorezat dhe hapi nje nga dyert. Pa te shohim c’ka ketu? Ah po. Terhoqi nje si shtrat qe flinte mbi shina rreshqitese. Kjo eshte nje plake qe eshte gjetur pas tre ditesh e shtepine e saj nga fqinjet. E vdekur. Nuk kishte njeri te interesohej per te. Do varroset me shpenzimet e shtetit. Ja, shihini njollat ne kurriz? Kush me thote c’jane keto njolla? Pooo, jane njollat qe tregojne krahun e mbeshtetur ne pozicionin paresor te vdekjes. Vjen ngaqe likidet e trupit precipitojne nen forcen e rendeses. Bravo. Iu drejtua Alfa alfa djalit qe foli. Nje nga gocat, qe per me teper ishte dhe shtatzane u alivanos.
Po te thashe moj… cjane keto gra shtatzana ketu? Po nxirreni more jashte…
Sa gjynah e shkreta… me tha shoqja qe kisha ne krah.
Me tere mend. E tmerrshme, - thashe. Te vdesesh vetem si qen, mos ta dije njeri, dhe te varrosesh me shpenzimet e shtetit! Megjithse, po vdiqe, varrosu me c’te duash, vazhdova.
Gjyshja dukej me tere mend babaxhane. Duhet te gatuante mire. Per ke?
Dakord, - vazhdoi profesori. Shohim ndonje tjeter. Hapi nje tjeter dollap, dhe doli nje kufome e nje vajze te re. Ai e terhoqi trupin, dhe koka iu var nga pas.
Shiheni, po sheh Jonin, tha dikush. Plasi e qeshura. Me vertet, ajo po me fiksonte. Ishte me sy hapur, shume te hapur. Shoqja ime qe kisha ne krah, nxorri nje qese nga canta me te shpejte dhe ia krisi vrapit. Pas saj dolen dhe dy te tjera.
Nderkohe Alfa alfa nisi te shpjegonte qe vajza ishte gjetur e vdekur rruges qe shkonte nga kullota per ne shtepi, ne nje fshat te bregut te jugut. Rrethanat nuk diheshin dhe nuk kishte asnje gjurme dhune ne trup. Floke te zeza, sy te zinj, qafe e bardhe esmere, bukuroshe..
Fakt I cuditshem eshte qe kjo eshte e paster nga shenjat e zakonshme te vdekjes, si duket …si e gjalle…tha Alfa alfa.
Vertet, trupi I saj I bardhe, dukej sikur pulsonte akoma nga goditjet e zemres. Ishte e bukur.. vertet bukuroshe.. c’mekat I tmerrshem..pse te kishte vdekur valle?
E kishin gjetur familjaret shpejt e? Domosdo, fis xheloz… se mos ia dridhte burrit qe la pas ne stan.. po ndaj ka vdekur kjo… nga merzia.. kjo femer e re.. e bukur…ca tmerri! Sa keq! Kjo nuk duket si e vdekur. Shih si sheh! Ca habie!
Po ti projektosh syte a del valle skena e fundit qe ka pare? Duket tamam sikur po me sheh mua. Po cka menduar ato kohe qe ka jetuar? Sa ishte tha ky? 19 vjece? C’mund te mendoje nje 19 vjecare e degdisur ne nje fshat te harruar, e martuar ndoshta qe 15? Pa pare asgje ne bote? C’ka menduar? C’ka enderuar duke pare detin magjik te jugut?
Keto mendoja, dhe syte ndiqnin linjat e saj. Gjoksi… pulpet e lakuara embel.. ato pulpe ishin forcuar duke ngjitur kodrat, ato jane bere per te kercyer… ka kercyer valle?
A enderronte per te kercyer kur I kthente kurrizin burrit? A ka dashur te kercente kur ai I zbriste? Kur ishte e lire nga deshirat e mishit?
Ajo shihte diku, fiks ne syte e mi. Mu be sikur lutej per dicka me kembengulje. Me insistim.
Ajo do te kerceje. Ca do te kerceje ajo? Po po… ajo kerkon… e si kerkon? Ku po e kuptoj une qe ajo kerkon dicka? E shkreta, ca ka dashur ajo? Vetem te veje kembet ne perdorim. Ato kembe te bukura, ne nje kercim… ne nje tango mbase? C’do te kercesh? Ajo sikur me therriska.. mendova. E habitshme. Ajo sikur te terheq me sy…
Nderkohe fjalimi monoton ritmik I profesorit u nderpre. Erdha ne vete. Ai rregulloi kufomen dhe shtyu shtratin e inoksit ne shina.
Do shohim prape? Apo do ikni? - Tha.
S’foli njeri.
Ne rregull. E shoh qe nuk ua ka me qejfi. Kaq e patet tere kuriozitetin more? Jeni te lire te dilni, por pa piken e zhurmes, degjuat? Shihemi neser ne leksion.
Isha nga te fundit qe dola. Me hamendje. Doja ti thoja te shikonim dhe nje here vajzen, por … pune qe s’behej.
Dolem te tere, drejt e ne kafe.
Sa e mire ishte ajo ore! Tha njeri. Pusho mor nekrofil, - I thashe.
Ajo donte te kercente. Per kete jam I sigurte. Madje do kete enderruar te behej balerine.
Hahhaa! Po ti more si ia bere per ta mare vesh? Thane cunat.
Ajo I foli me sy, tha miku im I fakultetit qe e dinte shume mire si funksiononte truri im. Qeshem.
Vazhduan biseda te tjera por mua, idea e vajzes qe s’kishte kercyer kurre ne jeten e vet mu fiksua. Ajo duhet te kercente. Ajo duhet te kerceje tani mbase. Mendova.
Ne nje sekonde e pashe veten duke e udhehequr ne nje salsa e pastaj ne tango.
Po mire moj zemer e vogel, - mendova, me imazhin e salsa - tangos, akoma te fiksuar ne sy. - Ku di une te kercej? Pastaj, si mund te te nxirrja nga morgu? Te te coja te kerceje mu ne bregun e detit te Qeparoit?
Do kercenim nen diellin e perendimit, sa te dilte hena, pastaj do te te lagia kembet ne uje e do te te ktheja ne morg. Keshtu do vdisje rehat.
Ca kryevepre…!
E pamundur.
U nisa vetem per leksionin tjeter. Po ecja, e rrugen e kisha nga morgu. Mos valle kjo ishte shenje qe une kaloja serish me keto mendime ne koke para saj?
Nuk mund te behet qe une te kercej me te ne morg. Mendova. Po sikur po? Ne cast mendja me krijoi nje skenar tjeter. Po sikur ti thoja Alfa alfes qe isha piktor amator dhe doja te pikturoja vajzen? Bashke me vellain?
Ishim te dy piktore dhe nuk ishim modele dhe donim te pikturonim vajzen. Po po! Per tiparet mos e ki problem, - do I thoja, - se do I nderroj. Ajo duhet te kerceje se s’ben para se te varroset. Ndryshe nuk do vdese!
U nisa me hap te nxituar per ne zyren e Alfes para se te me nderrohej mendja. E konsiderova veten si te pire, dhe keshtu isha I cliret.
Pse doje te me takoje? Me tha Alfa I lajmeruar me pare nga sekretarja.
Profesor, I thashe. Kam nje kerkese. Nje kerkese te vockel. Disi absurde ne pamje te pare, por qe eshte e justifikueshme. Po ta kerkoj ne menyre sportive. Mos mendo per keq dhe te lutem te ma plotesosh.
Ai mi nguli syte e ftohte. Dhe lekuren dukej sikur e ishte te ftohte, sikur I kishin depertuar tere vitet e morgut, te vdekurve, frigorifereve, inokseve ne gjak. Ai eshte si reptil, mendova. S’ka per te me lene.
Po he pra. - Tha. C’do me kerkosh. Ai shfaqi emocion. Kuriozitet! Aty, une kuptova qe ai ishte ne qejf. Ose me sakte, kisha qelluar ne ditet e tij humane.
Une dhe vellai im jemi piktore. Amatore. E kemi te trasheguar nga babai. Dhe… pikturojme.. dhe…do donim, duke…
Degjo profesor se po e sterholloj shume. - Ai shqeu syte. - Kam qejf qe te pikturoj kufoma ne sallen frigoriferike, ne morg. Dua te hap nje ekspozite dhe nuk kam me modele frymezimi. Me imagjinate nuk behet gje art. Doja leje shuuume konfidenciale nga ju qe te mund te vizitoja bashke me vellain dhe nje here morgun. Eshte cmenduri,e di, por, ju jap fjalen qe nuk do e perflasim.
Ai ishte si I llahtarisur. Duhet te dilja nga situata. Dukej qe kishte nje mal me emocione qe varej si do kanalizoheshin.
Ju siguroj qe nuk do marrim asnje me vete. I thashe.
Ai, kaloi nje sekonde, dhe ia dha te qeshurit. Mendova se e bera te qeshte, po jo.
Ai qeshi me ate qe kishte menduar vete.. - more, po mos u marrin ata me vete, - tha.
Nga frika ju pushon zemra.
Ca humori idiot…
Hahahha! Jo se jemi trima ne. I thashe.
Degjo more djale, me tha. Po ik more beji piktura shoqeve te tua. Nuk ke shoqe ti?
Kam, po ajo nuk do, - I thashe. Thote qe piktura te vjedh nje cope shpirt. Te vdekurit nuk Kane shpirt apo jo?
Shpirt? Tha I habitur. Shpirti eshte koncept idiot. Mori fryme si ne siklet.
Po mire more, po aman, a je I ndergjegjshem per sa me kerkon? Si more te te le une ty te pikturosh njerez te vdekur ne dorezimin tim…
Po ne ekspozite ti as ke per ti njohur, I thashe une, per te devijuar biseden aty ku e doja, aty ku do i fryja sedren atij ne nje fare menyre te fshehte, dhe njekohesisht duke e bere si fakt te kryer.
Dhe per arsye te pashpjegueshme akoma dhe sot nga shkenca jo e sakte e arsyetimit, Alfa alfa, profesori yne reptil, njeriu me I akullt ne tere fakultetin, me dha leje.
- Jo me shume se 20 minuta. Pas mesimit, dhe pas ores 6, kur nuk ka njerez verdalle.
Tani jam i bindur qe ai nuk e ka menduar fare ate pune, dhe I ka rene shkurt per te mos u cmendur nga kerkesa, duke ma plotesuar. Me pas bente sikur nuk me mbante mend fare. Ne provim erdhi e me kapi me kopje.
Dola nga zyrat sikur kisha fituar nje mbreteri. Aq I gezuar isha, sa harrova c’do beja ne morg. Pasi isha qetesuar nga vala e pare, me zuri e dyta e lumturise.
Vajza do te varrosej e qete. Ajo do kercente.
Po muzika? Po mund te kercenim dhe pa muzike..
Poo! Une ne telefon kisha kenge nga Gotan Project. Do shkoja te merrja dhe nje tjeter ne internet kafe, me pak tango, me salsa, ose mambo dhe ja…
Po une s’dija te kerceja!
Pune qe zgjidhej… as ajo nuk dinte, nuk kishte kercyer kurre dhe nuk do te merrte dot vesh deficencat e mia ne hapa.

II
Shtyva deren e rende te salles frigoriferike. Zemra me rrihte fort fort. Duhet te isha I trembur normalisht, jashte erresire, ora 6.30, dhe isha vetem, ne nje salle me kufoma. Me dhjetra filma horror thonin qe tani duhet te ndodhte dicka e keqe, po cuditerisht nuk ma ndjente fare.
Me zor prisja, tamam me gezimin e Bakusit, te cmendurit hyjnor, te beja ate qe kisha per te bere. Po kenaqesha shume. Do ti plotesoja deshiren nje te vdekure te pavarrosur qe donte vetem te kercente.
Ku ta vija telefonin? Duhet te mbeshtesja ne fillim telefonin diku, pastaj te nxirrja vajzen. Ne fillim I ula volumin. Po te degjonte roja qe une kisha vene muzike ne sallen e te vdekurve, nuk kishte cmenduri piktoresh te me justifikonte.
Imagjino ti thoja atij tipit qe po krijoj klimen e duhur per te pikturuar?
Nderkohe I kisha thene qe do vinte dhe nje djale tjeter, vellai im, sa per te krijuar nje genjeshter te besueshme, dhe ai priste nga casti ne cast ti hapte deren e jashtme te oborrit.
Mbeshteta letrat e piktorit te rreme ku kisha vizatuar ca skica kufomash qe ne klase, I mbeshteta te tryeza e gurte me siperfaqe inoksi. Mu ne cep. Sigurisht qe aty ne cep nuk kishte pasur ndonjehere ndonje zhvillim te papaster autopsie per te shqetesuar sqimen time prej ariu maniak. Mbi te vendosa telefonin dhe e bera gati. Mjafton te shtypje play…
Po tani? po me shtrengonin zorret. Duhet te qetesohesha e te gjeja trupin e vajzes. Si nuk e kisha fiksuar dollapin e saj ne mengjes?
Kujt ia kishte prere mendja njehere, qe do realizoja dicka te tille! Deshira e nje trupi, deshiren e syve te tij, do ta plotesoja une!
Mendova qe isha vertet njeri special. Ndjeva nje gezim e nje vrull te brendshem. Kisha kapur deshiren e saj, qe notonte ne ajer nga kembet, pulpat e saj, shpatullat, dhe kisha realizuar te pamunduren. Isha aty ta plotesoja. Deshiren e nje askushi, qe askush nuk kishte per ta kuptuar…
Hapa disa dollape. Ishin bosh. Gjeta te paren ate plaken e shkrete dhe nga ajo u orientova.
Hapa dollapin e saj. Terhoqa shtratin ne shina. Hoqa mbulesen. Ja ku ishte! Magjike! Syte shihnin diku lart, buzet gysem te hapura, te plota, mishtore, dhembet pakez te dukshem nen buzen e siperme qe u shpervol ne nje moment duke zbuluar nje dhemb anesor te nxjerre katarosh. I rregullova buzen duke ndjere nje te ftohte te cuditshem.
E hoqa fare mbulesen. Pashe serish me perqendrim kembet e saj. Ajo mund te mos kishte kercyer kurre, e une nuk kisha per te qene kurre ekspert belerinesh, por, ajo vajze kishte lindur per te kercyer.
Esmere, flokegjate, te zinj, syte e zinj, format e mbushura te trupit, gjoksi I plote, mjekra e rrumbullaket me majuc, ajo ishte balerine.
E imagjinova veshur me nje fustan te kuq, me pika te zeza, nje milonga, pista e drunjte, coctails, karafil ne floke, kembet e zbathura rrotulloheshin ne drurin e parketit…
Ajo ishte e gabuar ketu. Universi, te cilit I besoja, mos kishte bere gje gabim? C’donte ajo ketu? Ajo duhej te ishte gjendur e vdekur ne nje lagje portuale te ndonje Buenos Ayres, apo Rio, apo Carakas, vrare ne nje krize xhelozie e siper, jo ketu, ne kete spital te lodhur, ne kete menyre, pa ditur pse vdiq, e gjetur maje nje kodre… ose minumumi ta kishin gjetur ne breg te detit me kembet qe I lagte dallga, veshur me kemishe, vdekur nga te ftohtit e nates duke pritur te dashurin e saj skafist te ikur dy dite me pare. Jo keshtu…ajo ishte heroine! Jo kesi fare viktime! E mbetur peng e vullnetit te mire te nje te panjohuri per ti plotesuar deshiren e fundit…
Moss! Sa shkoi ora? Mjaf enderrove, - I thashe vetes. Kisha vetem nje cerek ore ose 20 minuta kohe, dhe deri tani kishin kaluar 5. Asaj nuk I duheshin enderrimet e mia, donte vetem te kercente. Ne kujtim te atyre dashurive te panjohura, ne emer te deshirave mistrece e lozonjare te qenies se saj femerore.
Si ta zbrisja? Duhej ta terhiqja nga shtrati qe per me teper lekundej ne shina dhe nuk qendronte fiks.
Ku ta kapja, ku ta kapja? I futa perfundimisht duart nen sqetulla duke e terhequr, dhe akoma sot kujtoj me rreqethje ftohtesine e sqetullave te saj. Aty ku eshte nje nga qoshet me te ngrohta te trupit, aty buronte ftohtesi! Atehere, une kuptova vendosmerisht qe ajo thjesht, nuk ishte e gjalle.
Ishte shume e rende. Me keputi krahet. Asnje ne trupi ne saj nuk rrinte si duhet. Krahet I vura ne qafen time. Ato vareshin nga pas. I majti me rreshqiti ne sup e ra serish. Ne ate pozicion dukej sikur kercente me tangerllek adoleshencial qe me nje dore mban te dashuren e me tjetren cigaren.
I sistemova krahet rreth qafes, koken me syte e saj qe shihnin enderrues diku siper meje, ia mbeshteta ne supin tim.floket me mbeshtollen gjoksin, dhe me nje dore mbaja belin e saj peshe per te komanduar kembet e mos t’ja lene te zvarriteshin. Nuk e di as vete se si e sistemova ate trup jo te gjalle ne duart e mia, duke e mbeshtetur ne trupin tim.
Me vinte keq qe ishte e zhveshur. Doja ti vishja trekuartin tim, por nuk kisha kohe. Keshtu, ja ku ishim, statike, une dhe ajo, e varur ne krahet e mi, shpina e saj here me cmeriste me mosqendrimin ne pozicion normal, here me mahniste me shkelqimin e saj te bute e te embel nen dritat e salles. Po shtrengohesha e sforcohesha ta mbaja ne kembe. Ishte dhe e gjate! Koka saj te supi im!
Me nje gisht, me levizje milimetrike shtypa play ne telefon. Filloi ‘Una Musica Brutal” e Gotan Project. E kisha perzgjedhur me kujdes, dhe ishin dhe dy kenge te tjera per tu kercyer. Ne fillim mendova te kerceja vete mje kenge, por mu duk sikur do ia hidhja asaj, do beja nje gje sa per te lare ndergjegjen… ajo donte te kercente, dhe nje kenge nuk eshte e kercyer, edhe pse ishte tango…
Fillova te udhehiqja. Po lekundesha lehte lehte, nen tingujt e tangos se perpunuar.
Lekundesha, levizja, avash, doja te kontrolloja dy trupat… nisa te djersija. Po me keputeshin krahet. Ishte si te kerceje me nje thes cimento ne duar, duke e mbajtur ne pozicionin me te keq. Djersa po me rridhte ne shpine, dhe ne balle.
Duart e mia po mbanin ate ne sup dhe ne doren rreth belit, duke I shtrenguar fundshpinen ne vijen qe nis ne fillimin e te pasmeve.
Nuk jam I bindur as sot, por ajo me duket se u ngroh. Po po! U ngroh! Mbase nga nxehtesia qe cliroja une. trupi I saj filloi te me ngrohte duart. Apo duart e mia trupin e saj? Njesoj eshte, s’ka pike rendesie. Ajo po ngrohej.
Dhe c’koincidence, kur degjova shume me pas fjalet e kenges! thonin pikerisht, “…dame el tuo calor… “ me erdhi keq qe nuk e dija atehere kur kerceva me te, pikerisht ne momentin qe ajo po ngrohej…
Ne nje moment kuptova qe nuk po sillesha ashtu si duhej, dhe ajo po merzitej. Une po mendoja, nuk po kerceja. Une po beja detyren ,nuk po shijoja. Atehere, vendosa ta coja ate gje deri ne fund. U zhyta ne muzike, braktisa cdo lloj kontrolli dhe leviza si me vinte te levizja nga muzika.
Ajo u hallakat, krahet I rane, koka I ra pas, dhe filloi nje kercim, qe ne cdo hap te tij shfaqte pasion. Perpiqesha ti lexoja deshiren ne sy, dhe ndiqja mendjen e saj me hapat e mi. dhe jekohesisht e shtrengoja fort ne supe dhe fundshpine, ku kishte filluar te ngrohej… tango mbaroi. Une finalizova ne pozicionin klasik me femren shtrire me duart vetem ne shpine. Floket e saj preken token, koka iu var, krahet githashtu, dhe nje pike djerse ra mbi faqen e saj.
Tani duhet te fillonte kenga e dyte. “Mysterious ways”, U2. I pershtatej jo? Deshira e saj vinte te une ne rruge misterioze, dhe une e riprodhoja sa te mundesha duke e kenaqur esmeren me hapat e mia te ngatheta.
Nuk mund tu shpjegoj hapat e kercimit, po rri e kujtoj me vete si e mbaja nga nje dore, rreshqisja ne gjunje,” …get on your knees boy…” ēohesha, largohesha, kerceja rockun misterioz, afrohesha serish, dhe e beja ate te rotullohej, te me rrihte me floke, dhe buzet e saj sikur buzeqeshnin…e une qe kerceja per te duke u sperdredhur sikur beja streep..!
Mbaroi dhe kenga e U2. Tani ishte e fundit, me e ndjera. E mora ate hopa, e shtrengova fort, derisa kockat e saj te ndjenin forcen qe e mbante dhe I jepte nxehtesi. Ajo ishte pakez me e ngrohte tani….
Filloi “Historia Del Un Amor” e nje Guadalupe Pineda. Zeri I saj I ndjere, I embel, gjithepershkues me beri te shtrengoja trupin dhe me fort…
Dua te fiksosh ne koken tende kete moment, dhe te ndihesh mire, I flisja me vete. Mbase jo deri ne perjetesi, se mund te kesh kujtime me domethenese te regjistruara ne koken tende, por sidoqofte, fute ne nje kuti kete moment, dhe ruaje per dite te erreta, vetmuara si kjo e sotmja, ose te tjera qe do te vijne, se sot nuk je vetem… dora e saj me ra ne faqe. Nje dore e brishte, pak si mavi, me gishta aq te gjate, pak si te shtremberuar…
U keputem te dy ne toke… nuk kisha me fuqi, dhe doja te shijoja kete ndarje aty, ne gjunje, me te ne supe. Me fal qe nuk te ndjek dot me ne vallezim, - I fola me mendje, po le te degjojme… lehte lehte, per aq sa mund te degjohej nga stereofonia e nje celulari, tingujt gurgullues te kitares na kridheshin embel ne veshe, dhe une kuptova, nga syte e saj, qe ndoshta ishte e kenaqur…
Ora ishte 6.57. e shtriva, e mbulova. Trupi I saj I bindur ishte qetesuar. I perkedhela floket dhe e shtyva.
He mo, s’erdhi vellai e? me tha roja. Nuk e di, po me beri merak, I thashe. Do dal ta kerkoj se s’i pergjigjet as telefonit. Faleminderit dhe naten e mire. Me fal per shqetesimin.
Roja, mbase I prekur nga kjo miresjellje qe, edhe pse I veshur me pushtetin e mjekesise ligjore, nuk para a jepnin, me pa me sy te shqetesuar.
Ishallah eshte duke pire me ndonje shok, - tha.
Faleminderit I thashe duke e justifikuar egzagjerimin e merakut te tij me vendin e punes.
Ika duke nxituar, e pas kurrizit e dija qe kisha lene nje kujtim.
A marre nje kujtim?

Misty-Blue
02-05-2012, 12:55
Moonlight drive

Gjithmone e kisha imagjinuar plot fantazi nje moment te tille dhe ja, tani po e jetoja. Ajo ishte para meje. Une pas.

I shihja prapanicen e lezetshme, pak te mbledhur e dobesuar qe nga hera a fundit. Ngjitej me nje sportivitet te plogesht. Shkembi ishte tere rremba e gremca grrices qe po me pelqenin shume. Ndihem egersire kur zhgerryhem neper shkembinj. Me transmetojne forcen e tyre, ashpersine, me grricin kembe e duar duke me treguar sa i dobet jam e me se duhet te matem per tu ndier gjalle. Arritem ne piken tone. Nga aty do hidhemi ne det. Eshte e rrezikshme. Mund te thyesh qafen me kuptimin e vertete. Ishte shume lart. Ajo s’donte t’ia dinte. Nuk i behej vone per asgje. Une e dashuroja ate trup te bukur. Cdo skute te tij qe kisha eksploruar jo me larg se nje nate me pare. Une e dashuroja. Ajo kishte tjeter raport me trupin e saj. Ajo e respektonte dhe urrente. E respektonte sepse i pergjigjej me se miri cdo komande te saj, dhe e urrente se ne te ishte vendosur shtruara nje mase tjeter, nga nje bote e erret, nga nje dimension paralel, nga ferri. Dhe ajo mase e huaj donte ta hante ate trup. Dhe trupi i saj e kishte bujtur te huajin armiqsor dhe nuk po e hiqte dot qafe tani. Une isha nje nga te paktet qe e dija per tumorin. Ishte ne kurim e siper. As familjaret nuk e dinin.


Kishim kohe qe njiheshim. Nje njohje fare rastesore neper ca kanale shume te reja kontaktesh. Ishim njohur. Ishim shkeputur. Dhe ishim rikerkuar pas shume kohesh. Nuk kishim ndonje lloj raporti pas asaj njohjeje te rastesishme, po u kerkuam pas ca kohesh, pa e kuptuar asnjeri pse. Ishte njohje e cuditshme, pa u zgjatur shume. Po une nuk dija pothuajse asgje per te. Raporti yne nuk ishte aspak social, nuk dija asgje per familjen, shoqerine. Shume pak per punen e saj. Asgje per te kaluaren. As mbiemrin nuk ia dija. I dija vetem emrin. Nje emer te pafe. Ashtu dhe ajo per mua.
Kishim nje nga raportet me te vecanta qe egzistonin midis njerezve. I ishim dhene njeri tetrit pa pergjegjesi. Thjesht, te lire. Ne cdo plan. Perqendruar vetem ne botet tona shpirterore. Dhe fizike. Secili nga ne te dy kishte nje jete te tijen per te cilen tjetri nuk dinte asgje. Dhe as qe na interesonte. Ne donim vetem universin perceptues te tjetrit. Dhe ate fizik. Nuk ishte vetem seks. As miqesi. Fjale e plote do ishte dashuri e lire. Pa pyetje. Pa kerkesa. Merr c’te japin. Merr c’te mundesh. Mos kerko. Keto i perserisja vetes kur kisha te beja me te dhe me pushtonte egoizmi dhe xhelozia.. Dhe ma do mendja qe edhe ajo bente te njejten gje. Ishte njeri i forte. Mundohej te behej e pashpirt, po ishte zemerembel. Dhe tani semundja e kishte bere shume te paqendrueshem humorin. Qeshte pak. Dhe une mundohesha tere kohes ta beja per te qeshur. Po humori me dilte me sforcim, si dicka e deturuar. Ndaj, kisha hequr dore. I shkoja pas ne c’me kerkonte. Isha gati per cdo papergjegjshmeri. Ne ate moment po rrezikoja jeten me te, duke shkelmuar tere te mirat dhe pergjegjsite shoqerore qe kisha.
Me pa ne sy.
Gati? – Me tha. Ishin rreth 15 metra lartesi.
E sigurt…? Do thyejme qafen.
Fillove ti? – Me pa me inat. – He, do besh me si qaraman apo si…
Ne rregull. Hidhemi. Me koke e? Mos provo te hidhesh me kembe se … (e mengova mire, ne njejes apo shumes vazhdimin e fjalise. Duhej te ishe diplomat keto kohe me te.) …do ngulemi ne rere e do vdesim. Madje po te vdesim gjysma e se keqes. Do ngelim sakate. I thashe.
Mire. Gati?
Gati.
Po me perpelitej zemra si qen. Ia dhame nje ulerime te njezeshme dhe fluturuam nga shkembi me koke drejt e ne det. Ishte nje shkarkim i tmerrshem. Nje ndjesi e larte. Po mendoja se isha Piter Pani. Vetem ai mund te bente nje aventure te tille. Uji me mbushi hundet, sic me ndodhte zakonisht, dhe djegesira e kripes me beri te nxitoja te ngjitesha. Ajo kishte nxjerre koken siper dhe qeshte si femije. Pashe fytyren e saj te ctensionuar. Edhe une ashtu duhet ta kisha. Ndihesha i lehte, i qete. Duart dhe kembet kishin marre nje dridhje te lehte. E kapa dhe e zhyta. Me terhoqi nga kemba dhe filloi nje kacafytje ku une humba me nderin qe me takonte. Dolem ne bregun me zall duke u zvarritur. Me zor merrnim fryme. E putha. Buzet i ishin fryre aq bukur! Pashe thithat e ngritur perpjete nga tere emocionet e forta qe kaluam. Mu erresuan syte. Ia zbertheva rrobat e banjes. E leshoi veten ne doren time. Po cmendesha duke i thithur. E lepiva pas veshit. Filloi te levizte duart ashtu si mua me cmendte. Kembet po i tensionoheshin. Filloi te bente levizje konvulsive. Kerkonte. Lepinte gishtat e mi. I shtrengova vithet deri sa bertiti. Ishim te eger. Thonjte i kishte ngulur ne gjoksin tim. Shtrengonte fort. Dhe une u zhyta ne te. Isha nje i cmendur. Tere gjoksin e ndjeja te me hapej. Zemra po me cahej. Po e perplasja fort. U drodh, bertiti, u perpelit, dhe une bashke me te, rame te keputur ne zall.
Kjo ishte mahnitese, – tha me nje buzeqeshje te lumtur ne fytyre. Femrat ishin te lumtura dhe bosh, vetem pas orgazmes. – e lave fajin e mbremshem.
Tani e prishe, – i thashe. Pse duhet te kujtosh momentet e dobesise se tjetrit? Asaj nuk i shkonte nder mend, se nje nate me pare as qe ndjeja fijen e eksitimit. Isha i mbytur ne mendime tere merak per te.
Mbreme me le pergjysem, – vazhdoi ajo.
Nuk me eksiton me, i thashe. Me ke dale nga qejfi.
Po e di, tha. E pashe tani. qeshem. Ishim ne, zhurma e detit, qielli, mali, pemet…
c’do besh? Prisha heshtjen.
Kur?
Pas kesaj.
Pas kujt? – tha.
Pas pushimeve tona.
I ra nje hije e zymte ne sy. U pendova qe e kisha pyetur. Iu kujtua serish AI. Nuk i dilte ta kishte ne trup, po te mbinte dhe ne mendje. Aty bente shkaterrimin me te madh. Dhe asaj i ishin dobesuar nervat. C’nuk kisha bere. Duhet ta luftoja. Kisha bindjen se une mund ta sheroja per aq pak dite sa e kisha. Pastaj do me dilte nga kontrolli. Nuk do e kisha me ne kujdesin tim. Ndaj, duhet ta sheroja per aq kohe sa e kisha ne dore. Vetem. Une.
Kishim bere tere magjirat e budallalleqet e mundeshme. Qe perpara se te kthehej, une me bindjet e mia kisha ngritur nje rrjet te tere energjish pozitive nga njerez te ndryshem, te vecante, te cileve u besoja dhe kisha bindjen qe ishin te fuqishem per te bere nje gje te tille. Dhe ne qender te ketij rrjeti ishte ajo. Tere ajo energji, si nje shigjete e drejtuar nga ajo, do ta gjalleronte.
Diten e pare, duke udhetuar, me kerkesen time mbajtem makinen ne nje tip minipylli. Isha i eksituar, dhe ideja e te berit seks aty mu duk shume e pershtatshme dhe ngacmuese. Ne moment, mu duk sikur dhenia ime ndaj saj gjate momenteve i jepte nje ngarkese te pafund energjie pozitive. Dhe ashtu ishte. Dhimbje nuk kishte pasur gjate tere kohes.
Pastaj, filluam te flisnim per ATE si per nje dicka shume konkrete. E beme dicka te gjalle. Talleshim me te. E quanim idioti. Gomari. Plehra. Rri aty ne barkun tend e fshihet.
Une e kuptoj qe eshte i dashuruar me ty, dhe eshte egoist i madh, po jo me shume se une ne rradhe te pare e pastaj tere te tjeret me rradhe. – I thoja.
C’pune ke ti mo? Qeshte ajo. Ti e di shume mire qe egoizmi yt eshte fare pa lidhje. Une nuk te perkas. Nuk ka c’te duhet ca behet me mua. Te shkon dem o rrote!
Ate pune e di une, ti nuk je e imja, po e askujt tjeter nuk je. Pastaj ti e di ne c’perendi besoj une, – i thashe. – Une besoj ne zotin e ri, Akilin. Une i besoj arbitraritetit. Dhe aftesise per te qene arbitrar. Ndaj une te marr per vete, sepse zgjas doren i pari, dhe sepse kujtdo tjeter do ia pres duart po ti zgjase. Qeshem te dy.
Ne fund te fundit, ndaj te dua… Sepse nuk te kam asgje, nuk je e imja, nuk kemi rregulla, detyrime, as per hir te dashurise. Jemi totalisht te lire. Dhe te cmendur. Jemi dy budallej…Qeshem.
Ne darke beme nje zjarr, dhe tape te pire morem letra te medha, shkruam emrin e tij, morem kopjen e skanerit, dhe duke u hedhur e sperdredhur ne breg te detit rreth zjarrit, I dogjem me ceremoni. Duhet te kishim djegur origjinalin e skanerit, tha ajo. Iku tani. e dogjem – thashe. Sipas besimit woodoo AI vdiq. Qeshnim si dy budallej. Pasi beme dashuri deri ne mesnate, ate e zuri gjumi. Ndersa une, i bindur totalisht ne vete se kisha trasheguar fuqite e mistershme te mamase time per te bindur, dhe sheruar njerezit, ndejta tere naten duke i berbelisur ne vesh qe e prisnin perpara edhe 60 vjet te tjere jete. E pyesja ne gjume se c’do bente me ata 60 vjet te tjere? E beja te mendonte ne gjume se cdo bente me jeten qe i mbetej. I perserisja me rregullat e hipnozes qe ishte mire. Qe floket i shkelqenin, syte i shkelqenin, lekura i shkelqente, buzet kerkonin mish per te puthur. I perkedhelja cdo pjese te trupit duke i folur per te e duke e bere te dashuronte serish trupin e saj. Je 26 vjece, i thoja me ze si peshperime. Ndjej ne tere trupin tend rinine. Ndjej te me japesh jete. Je kaq e fresket dhe e fuqishme! Pastaj, me nje bindje deri ne delir qe kisha aftesi te cliroja biorryma nga gishtat, dhe qe qenia ime emetonte sinjale pozitive, e mbuloja me trup, pastaj i prekja barkun ne vendin e operacionit duke u sforcuar te sheroja me gishta. Keshtu kaloi nata. Te nesermen hengrem mengjes, dhe pasi beme not e zhytje pa fund nga shkembinjte, morem nje shishe (e zgjodha vete prej qelqi qe te thyhej) dhe e vume per shenjester. Keshtu eshte thyer ai brenda teje i thashe. Dhe e merrnim shenje. Goditem, une kot ajo plot seri sa e thyejti vete me gurin e leshuar nga dora saj. Besoj se krisma e shishes se thyer dhe ndjenja qe e shoqeroi kane ndikuar mire brenda saj. Qe ate dite nuk e permendem me. AI nuk ishte me. Dhe ja, sot i ra kjo hije ne fytyre! Pse te ishte kaq frikacake?
Ca do besh? E pyeta. Pas kesaj? Nuk e di tha. Mos me pyet per gjera qe askush nuk i di.
C’dreqin ke qe rri ashtu? Ke frike? Akoma me ate histori? Ti e di qe operacioni shkoi mire. Ca dreqin ke? Po mor po, kam frike. Nuk lejohet? Po mire, ula tonet une, – C’frike ke? Qe do vdesesh? Po. Do vdesesh. Do ikesh per lesh. Edhe une, edhe plot te tjere. Te tere. e pse u dashka merzitur? Ja, ti do ikesh pak me shpejt se ne, edhe? Ce pastaj? C’do humbesh? Asgje. Si s’do humb asgje? Do i humb te tera. Kam njemije gjera te tjera per te bere. Dhe do ti besh. Do shkosh ne 1000 vende, duke u nisur nga Egjipti, do shkosh me 1000 njerez duke filluar nga une e femra e meshkuj te tjere qe te presin. Do besh 1000 gabime, qe do te te kushtojne. Do fitosh miliona leke per ti harxhuar prape. Do zihesh me prinderit e do pajtohesh prape me ta. Po Kolumbine do ta shohim? Ne Kube dhe Tibet do ikim bashke. E ke me detyrim. Te tjerat i ke te lira. Degjon? Ndaj, mos fol idiotizma tani. nese je e bindur qe do vdesesh, e di ca? Cohu e ulerija me te madhe tere njerezve nje gje te tille.
Po mendoja ta lija shtatzane. Ashtu do kishte per se te mendonte. Do i hapej psikologjia e zymte qe e kishte pushtuar.
Ca? Me pyeti me sy te shqyer. Qe do vdesesh, – I thashe pa mu dridhur qerpiku. Ketu nuk ka njerez. Ata qe jane. Thuaja peisazhit qe na rrethon.
Cohu! Bertit!
U hodh ne kembe. Po ore, – tha. E bej. Pa perqark… u ul prape. Ishte e deshperuar. Shume e ngrysur. Nuk mundem. Nuk mundem.
Ku dreqin e kishte gjetur semundjen kjo? C’pati? Nga i doli? Pse ty moj? Po e shihja. Ajo qenie… kurre nuk duhet te ikte. Nese do guxonte te ikte… nuk do e lija. C’eshte kjo. Kjo eshte jonormale. Shkon kunder deshires se universit. Apo universi e do prane tij? Jo. Nuk ia jap. Pse u semure moj? I thashe. Ajo ktheu koken. Isha i terbuar dhe nuk di c’pamje mund te kem marre qe ajo beri ate fytyre. C’te tha truri qe u semure? U cova. Po e shihja. Kjo pune vetem keshtu rregullohet, thashe me vete para se ta qelloja. Grushti goditi drejt e ne stomak. Ajo u palos. Me sy te kercyer. E qellova me pellembe. E zura per flokesh. E perplasa ne toke. E qellova prape me grusht ne bark. Ajo rrinte si e llahtarisur. Ne nje moment reagoi. Mu hodh ne fyt duke uleritur e duke me gericur me thonj. Me qellonte pa pushim. Ishte dicka shume e shpejte. Mbaj mend vetem syte e saj si te zoteruar. Mori nje gur me maje e me qelloi ne brinje. Gjaku rrodhi pa e ndjere fare ne lekuren time. Ate moment u keput. U ul ne breg dhe shpertheu ne te qara te deneshme. Ate moment e desha tmerrsisht shume. U afrova ta perqafoja. Po u kujtova. Ajo nuk mbaronte me kaq. Ishte prape e deshperuar. Kesaj rradhe nuk u tremb nga goditja. Floket i mbuluan fytyren dhe koka iu shmang anash. Po he? I thashe. Cohu. C’tu desh ty qe u semure? E? c’tu desh? Kush te dha leje? Kush? Ulerija. E godita perseri. Perseri. Perseri. Ajo rrinte duke qare si ne faj. Po erdhi kulmi i kulmeve. Mu hodh siper e u rrokullisem deri ne det.
Do te te vras! Uleriu. Do te te vras! Dhe me qellonte pa pushim. Me zhyti koken ne det, po ishte kunder natyres se saj femerore. Aty hoqi dore. U cua duke dihatur. Plaga ne brinje mu ftoh dhe me dogji nga uji i detit. U permenda dhe une.
Rrinim ne breg te detit. U afrova ta puthja. Me shtyu. U afrova perseri duke e kapur me zor per flokesh. Deri sa pranoi te me puthte. U shtrime ne breg e rrinim. Putheshim.
Ate darke, pasi hengrem mire e mire, pime vere te kuqe fshati dhe beme dashuri te embel, mblodhem plackat dhe u nisem. Lame deren e dhomes hapur me celsin brenda. I jepte makines shtruar. Ku? Tha.
Nga te ta thote sekonda. I qesha. Ishim lart, shume lart. Rruge malore. Ne krah kishim henen. Nuk jemi vetem, – I thashe. Hena na ndjek. Na do shume.
Qeshi. Ishte aq e qete, aq moskokecarese. Jeta brenda saj ishte kthyer ne rrjedhe normale. Ishte pak fresket. Dhe ai ajer i paster. Mora paketen e cigareve ne makine dhe e flaka.
E di ca duhet tani? I thashe. Vura Moonlight Drive.
Let’s swim to the moon, ah ha
Let’s climb through the tide
Penetrate the evenin’ that the
City sleeps to hide
Let’s swim out tonight, love
It’s our turn to try
Parked beside the ocean
On our moonlight drive…
Doors I adhuronim. Po shkonim, ne udhen e bukur, nen qiellin dhe henen e bukur, rruges te tere flinin, dritat fikur… e ne, si dy lugeter drejt se perkryeres…

Misty-Blue
02-05-2012, 12:58
P.s tregimi ndoshta mund te cilesohet si pak adoleshencial e me doza te tepruara romentike por , prapese prape mbetet i bukur :)

shoqerohet duke degjuar moonlight drive....

http://www.youtube.com/watch?v=4YXGkOghG0Y

Misty-Blue
03-05-2012, 11:57
Kopshti me mollė buzė lumit

Moti deri nė fund tė vjeshtės ishte i mirė,i thatė,por i ftohtė.Mė i ftohtė se vitet e tjerė.Ndaj gjarpėrinjtė ranė nė gjumė mė herėt.Gjatė hapjes sė njė are tė re sipėr shtėpisė u gjetėn nėntokė me dhjetra.Ishin gjysėm tė ngrirė,tė mbledhur kutullaē dhe tė pafuqishėm.I jati i mblodhi nė njė cep tė arės sė re dhe u vuri flakėn.Shumica e tyre u dogjėn nė heshtje,ca arritėn tė lėshonin dy tre kėlthitje tė mekura si zėthi qė del nė ėndėrr,kur kėrkojmė ndihmė por ca u zgjuan nga ngrohtėsia e zjarrit dhe u pėrpoqėn tė iknin.Por i jati i Evės i shėnonte nė kokė me sėpatėn me bisht tė gjatė.Njėri shkoi mė larg se tė tjerėt dhe pėrpak u vuri flakėn mullarėve,por e shqyen macet.Eva ndjeu qė atėherė njė armiqėsi tė tėrbuar pėr macet qė i kish tėrhequr era e mishit tė djegur.Ato ishin macet e fqinjve sepse ata nuk kishin pasur kurrė mace tė tyren,as qen pėr arsye tė alergjisė qė kishte e ėma.

Kur Eva e pa tė ėmėn duke fėrkuar kurrizin larush tė gjarpėrit nuk foli pėr njė javė.Kishte frikė se po hapte gojėn do tė thoshte:”Nėna ka njė gjarpėr dhe i fėrkon kurrizin”.Havaja u habit me heshtjen e saj,por e mori mė shumė si trishtimin e natyrshėm tė vajzės qė po i afrohej dita e dasmės.Eva nė fund tė vjeshtės do tė martohej.

Havaja mbante mėnd qysh nga koha kur ish martuar vetė se kishte pėsuar pak a shumė tė njėjtėn gjė.Muajin e fundit para se tė ikte nga shtėpia e saj,i mbante mėri tė ėmės.Tre ditėt e fundit para dasmės refuzoi tė hante.Kishte ngrėnė vetėm njė lugė mjaltė, qė ia kish kuar e vjehėrra sipas zakonit tė dielėn paradite,me tė shkelur pragun e derės ku do tė plakej.Drekėn e dasmės nuk futi asgjė nė gojė,ca nga qė e shihnin tė gjithė dhe ca nga dėshpėrimi.Me tė mbaruar dreka,kish shtruar gjithė pasditen dhomėn e tė shoqit me pajėn e sjellė mbi mushkat qimekuqe. Me shijen e mjaltit nė gojė.I shoqi kish shkuar me njerėzit e tij tė pėrcillnin krushqit deri tek lundra.Ca nga pija dhe ca ngaqė filloi njė shi i shtruar vjeshte,por me pika tė rėnda ,ajo e dinte qė i ai nuk do kthehej pa rėnė nata.Ndaj me tė mbaruar u ul pranė dritares ,mori njė mollė tė madhe dhe po hante.Era e mollės i kujtoi tė ėmėn,Evėn e bukur,kur e kish parė dikur,nė muzg tek e ulur tek sofaja kėndonte me zėrin e saj tė drithshėm:

O astrit,gjarpėr me ēika

mė kafshove, tė rėntė pika.

Atėherė Havaja ishte afruar pėr tė pėrqafuar tė ėmėn qė dukej kaq e trishtuar,por kishte ngrirė nga frika.Nė prehėrin e saj kishte parė njė gjarpėr tė madh me kurriz larush,me sy tė gjelbėr.Gjarpėri ish kutullaē dhe dukej sikur flinte.Por e ndjeu i pari praninė e Havasė sepse ngriti kokėn dhe e pa me ato sytė e tij tė gjelbėr me tė ēarėn gri vertikalisht.Havasė iu rrėnqeth lėkura e qafės.Por nuk kishte pasur frikė,bile ju duk se i pėlqeu ai shkėlqimi i ēuditshėm qė kishin sytė e tjetrit.Pastaj gjarpėri zbriti nga prehėri i tė ėmės dhe ngadalė,pa zhurmė rrėshkiti nė dheun e ngrohtė dhe tė lagėsht.Ndaloi pak mė poshtė dhe kthehu kokėn e tij tė bukur.Havaja kishte qėnė e sigurt qė ai do t’a kthente kokėn.Asaj iu duk sikur gjarpėri po shihte atė dhe u skuq.Gjėja e fundit qė i mbeti ndėr mėnd ishte shkėlqimi i barkut tė tij tė florinjtė teksa ai u lėshua pėrposhtė,drejt kopėshtit tė mollėve,nė breg tė lumit.Havaja kish ndjerė dorėn e butė tė tė ėmės mbi kokė dhe pastaj e dėgjoi tė thoshte:

-Nuk dua t’ja thuash askujt kėtė.Nė rast se e thua,unė do tė vdes.Si magjistare apo si e pėrdalė.Do na djegin nė gjumė.Askush nuk mund t’a kuptojė atė qė pe.

-Sa i bukur ishte.

-Ti tani je grua. Pėr njė muaj do tė shkosh nė shtėpinė tėnde,pranė burrit tėnd.Je me fat sepse edhe ai ėshtė i bukur-tha Eva e bukur.

-Pse kush tjetėr ėshtė i bukur?-tha Havaja,por e dinte pėrgjigjen.

-Gjarpėri-i tha Eva- kaq i bukur sa tė tremb.Shumė herė bukuria,kur ėshtė kaq e madhe na tremb,na ngurtėson,na lidh gjuhėn dhe kėmbėt.Na bėn magji.Na frikėson pushteti qė ka mbi ne.Por t’i do tė bėsh njė vajzė tė bukur dhe do t’i vėsh emrin tim.Do ta quash Evė,dhe Eva nuk do ketė frikė nga bukuria,sado e frikshme tė jetė kjo.Tė tjerėt do tė kenė frikė nga Eva dhe kjo mund t’i hajė kokėn,po tė mos jetė e kujdesshme.

-Po - tha Havaja - do ta mėsoj tė jetė e kujdesshme.

- Njerėzit zakonisht i vrasin gjėrat qė nuk i kuptojnė,por nganjėherė edhe gjėrat e bukura nga urrejtja ose nga frika.Ti je grua e bukur,shumė e bukur. Kėshtu qė je tė gjitha kėto,je gjithēka.Je gjithnjė nė rrezik.

-E di-tha Havaja-nuk do t’i them askujt.

Dhe ashtu kish bėrė.

Nuk i tha askujt qė e jėma kish njė gjarpėr larush qė i fėrkonte kurrizin dhe kur lindi e bija,ju lut tė shoqit qė t’a pagėzonin Evė,sipas tė jėmės.I shoqi ,qė kish dėgjuar shumė pėr Evėn e parė qė kish vdekur e re nga zjarri qė kish rėnė nė shtėpi gjatė kohės qė flinte,nė fillim nuk donte,por nė krye tė dyzet ditėve kur sytė e tė bijės filluan tė bėheshin gjithnjė e mė tė gjelbėr,nuk i hiqej nga mendja e vjehėrra dhe pranoi.Dhe pas dyzet ditėve nuk iu shfaq pėr herė tė parė nė ėndėrr.Nė krye tė vitit,sytė e Evės ishin tė gjelbėr,me bebėza gri.Kurse mbas tre vjetėve bebėzat ndėrruan formė dhe u bėnė mė nė fund larushe,me njolla blu e gri, ashtu siē ishin sot.Nė diell njollat e bebėzave tė Evės bėheshin mė tė errėta,kurse nata i zhdukte ato,ashtu si retė gri mbulojnė njollat e hėnės.Kjo i bėnte ato tė dukeshin mė tė holla nė anėt,aty ku ishin njollat gri dhe nganjėherė akoma edhe nė muzgjet me ndriēim tė pakėt,bebėzat e saj dukeshin si dy tė ēara vertikale.

Ndaj atė pasdite kur Eva erdhi dhe u ul pranė Havasė pa folur ajo ishte e sigurt qė e bija e kish parė duke pėrkėdhelur gjarpėrin.Mbase e kuptoi nga mėnyra e heshtur se si erdhi,pa u ndjerė,sikur po rrėshkiste mbi tokė,pa e prekur.

-Evė,ky ėshtė sekreti ynė.Nuk dua t’ja thuash askujt-tha Havaja.

Donte te fliste prapė,por kishte pėrshtypjen se tjetra e dinte vazhdimin ndaj heshti.Iu duk kotė tė vazhdonte,sepse Eva e mbėshteti kokėn nė prehėrin e saj,aty ku pak mė parė kishte qene gjarpėri larush dhe i bukur.

-Vajza ime e parė do marrė emrin tėnd-tha Eva ,por heshti sepse e ndjeu sa e kotė ishte tė bėnin pėrsėri,njė muaj para martesės sė saj ,njė bisedė qė e kishin bėrė me dhjetra herė,qysh nga fillimi i kohės.Para mijra vjetėve.

Ndenjtėn kėshtu tė dyja pa folur pėr gati njė muaj,por e dinin se nuk ishte ai trishtimi i nėnės dhe i bijės qė sė shpejti do tė ndahen.

Nė fillim tė nėntorit Eva u martua.

Ditėt e fundit nuk futi asgjė nė gojė nga mėrzia qė po linte shtėpinė.Tė dielėn ,kur hyri nė shtėpinė e saj tė re e kuan njė lugė mjaltė sipas zakonit.Mbas drekės sė dasmės me gojė tė ėmbėl nga mjalti me tė hyrė bashkė nė dhomėn qė kish ngritur i shoqi kasten pėr ta Eva i kėrkoi tė largonte macen dhe dy qentė e mėdhenj.Ndryshe,siē u betua nuk do ta shihte kurrė tė zhveshur.Ai nė fillim kundėrshtoi,sidomos pėr langonjtė e gjahut,por me tė parė njollat e hirta,tė arta dhe tė gjelbra qė dolėn nė lėkurėn e tė shoqes,u bind qė ajo vėrtet kishte alergji nga gėzofi i kafshėve dhe i fali tek tė tjerėt.Me tė ikur qentė dhe macet nga shtėpia ,tė hėnėn nė darkė ajo u shtri nė shtrat me tė shoqin dhe e vuri tė betohej se po tė ishte fėmija i parė vajzė do t’a quanin Hava.Ai pranoi menjėherė dhe ajo i fali njė natė tė paharrueshme.

Gjatė gjithė dimrit ata ktheheshin shpejt nga arat dhe me tė ngrėnė,mbylleshin nė dhomėn e tyre me dritare nga lumi.Ai tėrhiqte perdet e rėnda dhe habitej me atė dritėn e ēuditshme qė kishin sytė e saj nė errėsirė.Qeshte duke i thėnė se ata nuk kishin nevojė pėr llampadarė.Por barku i Evės nuk rritej.

Mė nė fund dimri doli.Nuk bėnte mė aq ftohtė dhe ishte nata e parė qė kishin fjetur tė zhveshur.Ajo u ngrit nga rrobat e ngrohta,hodhi njė shall tė madh krahėve ndėrsa i shoqi flinte akoma .Ashtu gjysėm lakuriq piu me gllėnjka tė vogla kafenė e zezė dhe pastaj doli nė oborr pėr t’i hedhur qumėsht gjarpėrit.Ndaloi para enės sė sheshtė prej guri.Gjatė kohės qė po hidhte qumėshtin,ndjeu se si nga sipėr qemerit tė portės sė madhe,po vinte si ēdo mėngjes ai.Lėkura e qafės iu elektrizua si dikur.

Priti duke i fėrkuar kurrizin larush sa tė mbaronte tė gjithė qumėshtin dhe pastaj u nisėn tė dy drejt kopėshtit me mollė afėr lumit.

S.Sinanaj

shoku_tanku
03-05-2012, 12:33
P.s tregimi ndoshta mund te cilesohet si pak adoleshencial e me doza te tepruara romentike por , prapese prape mbetet i bukur :)

shoqerohet duke degjuar moonlight drive....

http://www.youtube.com/watch?v=4YXGkOghG0Y

isha kurioz te dija emrin e autorit/es?

Misty-Blue
03-05-2012, 12:38
isha kurioz te dija emrin e autorit/es?

Ke te drejte Loer Kume/ autor :)

Esht po ai edhe tek tregimi Deshire e fundit.

shoku_tanku
03-05-2012, 12:41
perse te duket adoleshencial?

Misty-Blue
03-05-2012, 12:54
perse te duket adoleshencial?

Hmmm sepse esht pak i fryre mendoj, dialgu midis tyre duket pak si jo i vertet me aq shume doza romantike, plus personazhet ne njihemi me ta ne menyre te rremujshme edhe siperfaqesore :)

shoku_tanku
03-05-2012, 13:01
Nuk mund te njihesh thelle me nje personazh ne nje tregim te shkurter.Ajo qe ka vlere ne te tilla historira eshte mesazhi qe ato transmetojne,personazhet dhe veprimet e tyre jane ne funksion te ketij mesazhi :)

po nuk te kam pyetur feeling good..a ke provuar ndonjehere te shkruash dicka vete?nuk e di pse por kam bindjen se do ishe nje shkrimtare shume interesante..shkrimtare eshte fjale e madhe por mendoj se do shkruaje bukur

Misty-Blue
03-05-2012, 13:05
Nuk mund te njihesh thelle me nje personazh ne nje tregim te shkurter.Ajo qe ka vlere ne te tilla historira eshte mesazhi qe ato transmetojne,personazhet dhe veprimet e tyre jane ne funksion te ketij mesazhi :)

po nuk te kam pyetur feeling good..a ke provuar ndonjehere te shkruash dicka vete?nuk e di pse por kam bindjen se do ishe nje shkrimtare shume interesante

Hmmm dikur po shume... por asnjeher s'me jan dukur mjaftushem interesant per t'i ndare edhe me te tjere , qofshin keta edhe miq te ngushte :)

shoku_tanku
03-05-2012, 13:09
dmth,do me duhet te fitoj nje status,dicka me teper se mik i ngushte ne menyre qe te kem fatkeqsine te lexoj ndonje nga keto krijime,aspak interesante ? :)

Misty-Blue
03-05-2012, 13:16
dmth,do me duhet te fitoj nje status,dicka me teper se mik i ngushte ne menyre qe te kem fatkeqsine te lexoj ndonje nga keto krijime,aspak interesante ? :)

Vetem nese gjen vendin ku i kam fshehur e i lexon pa dijenine time :P

Mistrece
03-05-2012, 13:49
Feel, do doja te kisha edhe une fatkeqesine te lexoj tregimet e tua aspak interesant.

Per sa i perket tregimeve te fundit, nese do zgjidhja me te bukurin, do ishte ''Moonlight drive''. Vdes per keto dashurite e lira une. :p

Misty-Blue
06-05-2012, 12:34
Udha e Qumeshtit

Mblodhi nė njė gjimbajtėse gjirin e saj tė bollshėm dhe tė varur dhe pastaj mbi tė veshi njė bluzė puplin tė bardhė. Duhet tė dukej e rregullt nė ditėn e parė tė punės. Vitet qė kishte ndenjur nė shtėpi, nuk i kishte kushtuar shumė kujdes pamjes sė jashtme dhe mbajtjes sė trupit nė formė. Qėllimi i saj kishte qėnė rritja dhe mirėmbajtja e vajzave tė saj. Ato kishin qėnė gjithēka, jeta dhe gėzimi i saj. Por tani ato po rriteshin dhe asaj i duhej tė punonte qė tė plotėsonte tė ardhurat qė sillte nė shtėpi i shoqi nga puna e tij. U fut nė dhomėn e tyre dhe i pa tek flinin nė shtretėrit prej druri. Nuk u afrua ti puthte nga frika sė mos i zgjonte. Krehu drejt flokėt dhe u nis.Qyteti i vogėl po zgjohej dhe gjysėm i pėrgjumur po pinte kafenė e mėngjesit e nisej pėr nė punė me sytė e pangopur. Ajo banonte nė qoshe fare, ngjitur me korijen, aty ku shpesh shkonte dhe mblidhte thana me vajzat e saj. Thana tė kuqe tė cilat i bėnte prevede dhe i shiste nė treg. Ashtu ishin dhe buzėt e tyre tė njoma, tė kuqe dhe lėkura e fytyrės e butė dhe e lėmuar. E ndiqnin pas kur shkonte nė korije kur gatuante apo bėnte punė. Kur ishin tė vogla sapo filluan tė ecnin, mbaheshin pas cepit tė fustanit tė saj dhe ajo i tėrhiqte nėpėr shtėpi.

Mori autobuzin qė tė ēonte nė qėndėr. Nuk kishte shumė njerėz. Nė karrigen pėrbri saj qėndronte njė grua me njė fėmijė rreth njė vjeē. I bardhė, me flokė tė buta kaēurrela bjonde pėrgjumej dhe ai nė prehėrin e tė ėmės. Pastaj papritur u ngrit nė gjunjė dhe iu kacavirr tė ėmės nė gjoks duke i futur duart nėn bluzė dhe duke zgjatur buzėt e njoma. Kishte etje. Ajo e shtyu dhe u pėrpoq ta ulte nė prehėr por ai iu ngjit me keq. Kėrkonte tė zbėrthente dhumshėm bluzėn e sė ėmės me duart e vogla. Ngulmonte me njė kėmbėngulje instiktive pothuajse tė egėr. Ajo u dorėzua , hapi bluzėn dhe nxorri jashtė majėn e gjoksit. Fėmija mbėrtheu thithkėn me buzėt e buta. Ajo u rrėnqeth. E dinte sė si lėvizte tani qumėshti nėpėr damarėt e trupit dhe grumbullohej nė gjoks pėr tė rrjedhur nė gojėn e njomė tė vogėlushit. Ajo lloj ndjesie e paharrueshme, mė e ėmbla gudulisje, vrapi i marrė i rrjedhės, dhe ēlirimi nė majat e gjoksit si shpėrthim triumfi, tronditja e brigjeve tė rrjedhės deri nė tabanin e poshtėm, ndjenja e ngrohtė dhe e ėmbėl qė mbushte qėnien e vogėlushit. Papritur u ndje e mbushur. Kafshoi pak buzėn e poshtėme dhe ktheu kokėn mėnjanė. Njerėzit nuk shikonin, njerėzit nuk flisnin pėr kėto. Kishte lexuar qė njė nėnė e kishin arrestuar sepse kishte pozuar dhe dalė fotografi me gjoksin nė gojėn e fėmijės dy vjeē dhe e kishin larguar disa muaj nga fėmijėt duke e akuzuar pėr inēest. Gratė nuk tregonin kurrė pėr mrekullinė e rendjes sė qumėshtit, pėr mrekullinė e prekjes sė buzėve tė njoma. Por ajo i dinte mirė tė gjitha kėto. I kishte mbėrthyer tė gjitha dhe i mbante brėnda saj. Fėmijėn e zuri prap gjumi. Thithka i shkau nga goja dhe dy pika qumėsht i ranė mbi faqe. Gruaja futi gjoksin brėnda me ngadalė. Vogėlushi psherėtiu nė gjumė i ngopur me lumturi. Kishte kohė qė vajzat e saj nuk kishin mė moshėn e kėtij vogėlushi. Njėra shkonte nė klasė tė dytė ndėrsa tjetra do futej nė shkollė vitin qė vjen. Po fėmijė ishin dhe ato. Fėmijėt janė gjithmonė fėmijė pėr prindin.

Lokali ku do punonte ishte pothuajse nė qėnder tė qytetit tė vogėl. Njė kafene moderne ku mblidheshin dhe kalonin orėt shumica e nėnpunėsave tė lartė tė qytetit me tė dashurat e tyre. Njė mik i burrit e kishte rregulluar qė ta merrnin pėr tė larė filxhanat dhe pjatat mbas banakut. E ērėndėsi kishte. Mjaft qė tė ēonte ca tė ardhura nė shtėpi. Dyqanet po ngrinin qepallat e qepenta njė nga njė. Ajo shikonte kureshtare pėrmes syve tė tyre. Kaq kohė qė shkonte nė qytet vetėm pėr tė shitur prevedenė nė treg apo pėr tė bėrė pazare vetėm nė disa dyqane tė caktuara. Njerėzit po mbushnin rrugėt. Meshkuj qė dilnin nga shtėpitė dhe merrnin makinat e tyre tė parkuara anės rrugės, femra tė pispillosura me gjysmėn e gjoksit jashtė. Me gjysmėn e gjoksit jashtė... gjokse tė ndryshme femrash, tė bėshme, tė vogla, tė varura, madhėshtorė. Vitrina pėrmes sė cilės ato tentonin tė ndillnin mashkullin. Gjoksi i saj ishte i butė dhe i lėshur, janė enėt e qumėshtit, i thoshtė vajzave sa herė qė pyesnin.

Nė derėn e lokalit u afrua e ndrojtur dhe kėrkoi me emėr personin tek i cili e kishin rekomanduar. Ai e prezantoi menjėherė me vendin e punės dhe i tregoi shpejt e shpejt ēfarė do bėnte gjatė ditės. « Kjo eshtė Lina » i tregoi banakieren e re. Ishte e bukur e njomė dhe e freskėt, me vėshtrim mospėrfillės, tė vetėdijshėm pėr bukrinė qė zotėronte. Kishte njė trup tė hajthėm, tė hollė e tė gjatė me njė gjoks tė hatashėm. Lėvizte me shkathtėsi nėpėr banak merrte porositė dhe servirte. Pėrthithte atė pjesė tė vėshtrimit lakmitar tė klientėve, qė e bėnte tė ndihej mirė dhe tė lulėzonte dhe nxirrte jashtė pjesėn tjetėr. Fjalėve tė hedhura aty kėtu nga klientėt, u pėrgjigjej shkurt me zgjuarsi duke ndezur mė keq lakminė e tyre. Ia nguli sytė formave tė rrumbullakta tė dallueshme aq mirė nėn bluzėn e saj tė hapur nė gjoks. Ē’flokė. Tė drejta si pendė korbi. Flokėt e saj po e humbnin shkėlqimin dalėngadalė ashtu si dhe sytė e zbehtė. Lodhja po e kapllonte nga qėndrimi nė kėmbė. Hera herės hidhte vėshtrimin dhe shikonte klientėt nė sallė. Tė veshur shik, klientė tė klasit tė parė. Herė vinin aty pėr tė pėrfunduar marrveshje biznesi dhe herė thjesht tė pinin ndonjė kafe me tė dashurat e tyre. Ato ishin tė reja, mbaheshin me tė madh, ecnin tė tendosura me gjoksin pėrpara. Nuk kishte ecur kurrė kėshtu. Kishte qėnė njė vajzė e thjeshtė, jo shumė e kėrkuar nga meshkujt tė cilėt nuk mund tia lexonin pasionin dhe dėshirat nėn lėkurėn e ashpėr dhe sytė e palexueshėm. Po ajo i kishte tė gjitha kėto brėnda saj. Ndjente dhe ajo si gjithė tė tjerat dhe ndoshta dhe mė shumė sė ato. Ajo lėkura e ashpėr nė dukje drithėrohej nga ēdo prekje dhe ato sytė e palexueshėm lėshonin shkėndija. Kishte dhe ajo kėnaqėsitė dhe dashuritė e saja. Le tė ecnin ato me gjoks pėrpara duke shkundur tė mbrapmet. Po shkonte ora qė duhet tė linte punėn. Mezi po e priste. Kishte kaluar njė kohė kaq e gjatė pa parė vajzat e saja. Banakierja tjetėr qė ndrronte turnin tashmė kishte ardhur. Hoqi pėrparėsen dhe bėri pėr nga korridori i ngushtė ku kishin dollapet nė tė cilat vendosnin rrobat dhe ēantat. Diku aty tutje pa shpinėn e Linės tė harkuar mbėshtetur nė mur. Koka pak e varur mbrapa dhe sytė e mbyllur pėrgjysėm nga kėnaqėsia. Ngjitur me siluetėn e saj pa trupin e tė dashurit tė saj. Mendoi tė kthehej njėherė, por ndjesia e papėrballueshme pėr tė shkuar nė shtėpi e detyroi tė vazhdonte pėrpara. I shquante ata sa mė shumė qė afrohej. Ai i kishte ulur rripat e bluzės dhe i puthte gjoksin e saj tė mrekullueshem si dy pjepra. Ia pėrkedhelte me dorė dhe i thithte thithkat. Ajo u rrėnqeth pėrsėri. Ndjeu gjoksin ti forcohej. Tentoi tė udhėtonte pas nė kohė, nė skutat mė tė errta tė kohės, larg tepėr tepėr larg. Donte tė zbulonte nėsė ishte bėrė vallė gjoksi pėr tė ushqyer apo pėr kėnaqėsi seksuale. Kush e kishte mėsuar atė mashkullin e parė, Adamin qė tė prekte gjoksin e Evės ? Ia kishte prekur gjoksin para se ajo tė lindėte fėmijėn e parė, apo pasi ajo lindi ? Mos kishte dashur vallė tė provonte atė qė provonte bebja e tyre i parė dhe pastaj fėmija pasi ishte rritur kishte dashur tė gjente nėnėn tek gruaja dhe gruaja fėmijėn tek burri ? Nga vinte dhe ku shkonte vallė udha e qumėshtit? "Janė enėt e qumėshtit... janė enėt e qumėshtit". Kaloi me shpejtėsi pranė tyre duke dihatur, mori ēantėn pa kthyer kokėn doli me vrap pėrjashta dhe hipi nė autobuzin e rradhės pėr tė shkuar nė shtėpi. Trupi i ndizej dhe gjoksi i rėndonte. Ato buzėt e njoma qė prekin gjoksin, rrugėtim i rrjedhės nga kėmbėt krahėt supet pėr tek qėnia tjetėr, ndjesia e prekjes sė lėkurės. Ēfarė vallė tjetėr veē qumėshitit i kalon fėmijės nė gojė nė ato momente? Kjo duhet tė ishte e pafund. Nuk duhet tė mbaronte, nuk duhet tė mbaronte.

Nė shtėpi vajzat e prisnin me padurim. U ul e lodhur nė divan dhe ato e rrethuan tė dyja me pėrkėdhelira. Vajza e madhe iu kacavirr pranė veshit : « Do ma japesh atė ? Dua... » U shtri, mbėshteti kokėn nė prehėrin e sė ėmės dhe e pa me sytė lutės. Ajo nuk foli, futi duart poshtė bluzės, ngriti sutjenin dhe nxorri gjoksin e saj tė varur tė mbushur plot me qumėsht. Vajza zgjati kokėn e etur dhe kenaqėsia rrodhi nga trupi i nėnės nė atė tė fėmijės. Ajo rrugėtoi pėrsėri nė origjinė, atje ku njerėzit janė tė ēliruar tė egėr, si njė rrjedhė ujvare nė njė pyll tė virgjėr.

M.Paparisto

Misty-Blue
06-05-2012, 20:37
---------------------------------------------

* * *
Tani eshte darke...mbremje...erresire...Pas pak vjen ai...ai qe me kap pas fytit e nuk me leshon per ore te tera...Perpelitem ne duart e tij....perleshem me te...por ai eshte kaq i madh dhe i fuqishem...dhe qesh nen goditjet e mija qe kurre nuk arrijne ta mposhtin....Nganjehere nderroj taktike....behem qingj i bute qe ai te kaloje prane meje pa me pare...pa e ndjere qe une viktima e tij e pernateshme jam aty...Por jo. Ai gjithmone me sheh me syrin e tij te vetem qe me ngjan me nje goje qe nuk ngopet kurre se gelltituri kujtimet e mija me te bukura....
O Zot sa i tmerrshem eshte ai sy! Edhe me i tmerrshem veshtrimi i tij...veshtrim direkt...depertues deri ne vargjet e poezive qe si nje lutje mbremje te dergoj ty per cdo nate....Nje nate i recitova disa vargje me shprese se do ta zbusja, por ai perkundrazi...u be edhe me mizor...ate nate desh me mbyti perfundimisht...Nje nate tjeter i fershelleva melodine tone...por sic e thote edhe vete titulli i saj....une vuajta edhe me shume nga shterngimi i duarve te tij te fuqishme...
Tani eshte nate dhe e shoh qe po vjen drejt meje me hapin e tij te shpejte e te rende...Duhet te shpejtoj e t'i mbaroj keto rreshta para se te vije ketu ...Erdhi!
Harrova te them qe emri i tij eshte ... MALL.

A.Hasani

Mistrece
06-05-2012, 21:08
---------------------------------------------

* * *
Tani eshte darke...mbremje...erresire...Pas pak vjen ai...ai qe me kap pas fytit e nuk me leshon per ore te tera...Perpelitem ne duart e tij....perleshem me te...por ai eshte kaq i madh dhe i fuqishem...dhe qesh nen goditjet e mija qe kurre nuk arrijne ta mposhtin....Nganjehere nderroj taktike....behem qingj i bute qe ai te kaloje prane meje pa me pare...pa e ndjere qe une viktima e tij e pernateshme jam aty...Por jo. Ai gjithmone me sheh me syrin e tij te vetem qe me ngjan me nje goje qe nuk ngopet kurre se gelltituri kujtimet e mija me te bukura....
O Zot sa i tmerrshem eshte ai sy! Edhe me i tmerrshem veshtrimi i tij...veshtrim direkt...depertues deri ne vargjet e poezive qe si nje lutje mbremje te dergoj ty per cdo nate....Nje nate i recitova disa vargje me shprese se do ta zbusja, por ai perkundrazi...u be edhe me mizor...ate nate desh me mbyti perfundimisht...Nje nate tjeter i fershelleva melodine tone...por sic e thote edhe vete titulli i saj....une vuajta edhe me shume nga shterngimi i duarve te tij te fuqishme...
Tani eshte nate dhe e shoh qe po vjen drejt meje me hapin e tij te shpejte e te rende...Duhet te shpejtoj e t'i mbaroj keto rreshta para se te vije ketu ...Erdhi!
Harrova te them qe emri i tij eshte ... MALL.

A.Hasani


Me solle ndermend nje shkrim timin, gjekundi tjeter.

Nuk kalon dite pa te kujtuar, pa menduar sesi do te ishte jeta ime nese ti do te ishe akoma me mua.
Mos u merzit e mos ki merak per mua, e dashur mami, sepse nuk jam vetem. Me mbulon shpatullat qe te mos ftohem dhe kujdeset per mua sikur te ishe ti.
E megjithate, vitet kurre nuk do te tresin mallin qe kam per ty, sepse fal teje une jam kjo qe sot ecen me koken lart.



Me te vertete, vitet nuk do tresin kurre mallin qe kam per ty....

Misty-Blue
06-05-2012, 21:10
Me solle ndermend nje shkrim timin, gjekundi tjeter.

Nuk kalon dite pa te kujtuar, pa menduar sesi do te ishte jeta ime nese ti do te ishe akoma me mua.
Mos u merzit e mos ki merak per mua, e dashur mami, sepse nuk jam vetem. Me mbulon shpatullat qe te mos ftohem dhe kujdeset per mua sikur te ishe ti.
E megjithate, vitet kurre nuk do te tresin mallin qe kam per ty, sepse fal teje une jam kjo qe sot ecen me koken lart.



Me te vertete, vitet nuk do tresin kurre mallin qe kam per ty....


.... -hug-

Misty-Blue
09-05-2012, 13:12
Dragoi dhe Princesha

Shtrėngata qė pritej t’ia mbėrrinte bash prej qytetit vazhdonte tė pėshtillej pėrgjatė ditės. Ajri pak e nga pakėz shndėrrohej nė njė rrjedhė tė rėndė e tė ntrashur. Nė ag, re tė shumta i bėnin ballė perėndimit dhe, pėrgjatė pasdrekės, pushtuan tė gjithė qiellin nėn njė vlim tė paanshėm dhe tė heshtur. Nė pritje, nėn hijen e pishave, e mbuluar nė djersė dhe nervoze, Aleksandra ndien ēas’ pas ēasti atmosferėn nė mbarsje e sipėr nga kjo ngarkesė elektriciteti qė paraprinė furtuna tė mėdha.
- Pakėnaqėsia dhe urrejtja ime kryqėzoheshin s’bashku me kohėn. Vonesa e Markos mė xhindoste. U shfaq mė sė fundi, sak kur muzgu filloi tė binte, i pėrndjekur nga re tė stėrmėdha qė vinin nga perėndimi.
Gati-gati po vraponte fukarai dhe mendova: “Ka frikė nga shtrėngata”. Pyes veten sot pėrse pata derdhur tė gjithė urrejtjen e Zotit nė atė tip tė gjorė qė s’vlente asnjė grosh dhe qė nuk meritonte veē mospėrfillje. Nuk e di nėse e gjitha kjo buronte ngaqė bėnte pjesė nė atė tip tė krishteri qė gjithmonė mė kishte pėrngjarė tepėr i paraqitshėm, ose ngaqė ishte flori-djalė dhe duke e keqtrajtuar padrejtėsisht mė pėrngjante akoma edhe mė tepėr i hijshėm dhe i hajshėm. Ndoshta ngaqė gjithashtu brenda tij kishte diēka kafshėrore qė mė tėrhiqte, njė element rrėnjėsisht fizik, sigurisht, njė element qė ma harbonte temperaturėn e gjakut.
- Aleksandra, tha ai, shtrėngata po ngrihet nė kupė tė qiellit. Besoj se do ish’ mė mirė sikur tė kthehemi nė Miramar.
U ktheva brinjazi dhe fillova ta vėshtroja me pėrēmim.
- Po ti sapo e prure kokėn, kundėrshtova, ėshtė hera e parė qė po takohemi pas kaq kohe dhe, pa dashur t’ia dish pėrse kėmbėngulja qė tė vish, do qė tė kthehesh nė kamaren tėnde.
U ngrita nė kėmbė pėr t’u zhveshur.
-Kam njė kazan me gjėra pėr tė tė thėnė, por eja tė kridhemi nė det ndėrkohė.
-E kam kaluar gjithė ditėn e Perėndisė nė ujė Aleksandra. E veē kėsaj, shtoi duke treguar qiellin me gisht, shiko se ēfarė ėshtė duke ardhur.
-Na plasi bytha. Eja tė kridhemi nė det sidoqoftė.
-Nuk kam me vete rrobat e banjos.
- Rrobat e banjos? I thashė pa m’u bėrė vonė pėr tė. As unė nuk i kam me vete.
Fillova tė zbath bluxhinset e mia. Atėherė ai foli, me njė qėndresė karakteri qė mė fshikulloi:
- Jo, Aleksandra, unė po iki. Nuk i kam rrobat e banjos me vete dhe nuk do tė zhytem pisk-e-lakuriq me ty nė det.
I ringrita bluxhinset. U ndala dhe i kėrkova me pafajshmėri, sikur mos kuptoja gjė prej gjėje:
- Pse? Ke frikė? Ēfarė tip i krishteri je ti nė fund tė fundit qė ke nevojė tė jesh i veshur pėr tė mos mėkatuar? Ndihesh tjetėr person kur je cullak?
Dhe shtova, duke rifilluar t’i zbath sėrish pantallonat:
- Gjithmonė kam menduar se ke qenė edhe je njė fetar hipokrit, njė besimtar i vėrtetė skuth.
E dija qė kishte pėr tė qenė njė nga ato ēaste vendimtare tė tipit o tashi, o kurrė. Markoja, qė kishte kthyer sytė nga ana tjetėr ndėrkohė qė zbathja pantallonat e mia, po mė vėshtronte, i skuqur nė fytyrė nga turpi dhe urrejtja, filloi tė shtrėngonte dhėmbėt dhe tė zhvishej.
Ishte rritur goxha pėrgjatė kėtij viti. Trupi i tij sportiv ishte i mbushur. Tash mbartte njė zė prej burri dhe ishte i zhveshur nga tiparet e padurueshme fėminore qė e mvishnin vitin e kaluar. Kishte veē gjashtėmbėdhjetė vite, por ishte tepėr i fortė dhe i zhvilluar pėr moshėn qė kishte. Pėr sa mė pėrkiste mua, kisha hequr dorė nga rripi im absurd i llastikut qė mė shtrėngonte gjoksin dhe cicat e mia tash zhvilloheshin lirisht, kėllqet kishin fituar gjithashtu lėvizjen e lirshme dhe ndieja nė tė gjithė trupin tim njė forcė tė pakufishme qė mė nxiste pėr akte tė jashtėzakonshme. E panginjur pėr vdekje, pėr njė hop e peshova me sy tė tėrin njėherė e mirė ndėrsa ishte tashmė gollomesh pisk-e-lakuriq.
-Ti nuk je mė qurrashi i njė viti tė mėparshėm, hė?
Gjithė urrejtje mė ktheu shpinėn.
- Pa shih, ke filluar gjithashtu tė rruash qimkat.
- Nuk shoh asnjė tė keqe pėrse rruhem, kundėrshtoi ai.
- Nuk thashė se ka ndonjė gjė tė keqe pse rruhesh, thjesht e vura re.
Pa m’u pėrgjigjur, e mė tepėr pėr tė mos qenė e nevojshme tė mė vėshtrojė tė zhveshur dhe njėherazi pėr tė fashitur lakuriqėsinė e vet nė sytė e mi, ja dha vrapit drejt detit bash nė ēastin kur njė vetėtimė rrufeje ndriēoi qiellin, qė u shfaq shpėrthimthi. Atėherė, si tė ish’ njė shejzė, rrufetė dhe bubullimat ja behėn pa pushim. Grija ngjyrė plumbi e detit ishte terrur nė tė njėjtėn kohė kur dallgėt njėra pas tjetrės ja filluan tė shpėrthenin. Mbuluar prej hijeve tė reve, pėr njė ēast qielli u ndriēua, si prej vizgėllimave tė njė blici vigan fotografik.
Pikat e para tė shiut prekėn trupin tim. Ja dhashė vrapit me tė katra drejt detit. Valėt e xhindosura thyheshin me furi mbi breg. Notuam gjer nė largėsi. Valėt lartėsisht mė mbartnin peshė si njė pupėl m’u nė mesin e njė uragani vigan dhe ndjeva njė ndjenjė tė mrekullueshme vitaliteti dhe brishtėsie njėherazi. Markoja nuk largohej prej meje dhe pyesja veten nė qoftė se e gjitha kjo ndjesi qė e pėrshkonte ishte nga frika pėr veten e tij apo pėr mua. Si pėrfundim, klithi drejt meje:
- Aleksandra! Rikthehemi! Shumė shpejt papritur nuk do tė jemi mė aty ku ėshtė plazhi!
- Gjithmonė i kujdesshėm! Ia ktheva.
- Bėj si tė duash, po kthehem vetėm!
Nuk u pėrgjigja. Ishte e pamundur ndryshe tė merreshim vesh dhe fillova tė notoj drejt bregut. Retė ishin tė zeza, shqyer nga vetėtimat; bubullimat e pandėrprera ja behnin prej sė largu, rrokapjekthi, pėr tė shpėrthyer pėrmbi harenė tonė.
Sapo u kthyem tek plazhi ja dhamė vrapit duke vrapuar drejt vendit ku kishim lėnė robat tona, ndėrkohė qė mu nė atė copė ēasti stuhia sė fundi shpėrtheu me tė gjithė tėrbimin e vet: njė rrebeshiadė e egėr dhe e akullt mfshinte plazhin, pėrrenj shiu kacafyteshin me njėri-tjetrin, pothuajse horizontalisht.
Ishte absolutisht ndjellėse, bindėse, kushtėzuese. Tė vetėm m’u nė zemrėn e njė plazhi tė shkretuar, duke ndijuar mbi trupat tanė kėtė forcė uji tė pėrderdhur furishėm nė tėrbim e sipėr nga njė furtunė e lajthitur, nėn njė peizazh tė pėrflakur, ndriēuar nga rrufetė.
Markoja, i shqetėsuar, po pėrpiqej tė vishej. Vėrshova mbi ‘tė dhe ja zhvata nga duart pantallonat.
U ngjita pas tij, nė kėmbė, duke ndijuar trupin e tij muskulor qė rrekėtinte kundėr gjokseve dhe barkut tim, dhe fillova t’i jepja puthje, duke ja kafshuar buzėt, veshėt, duke ja ngulu thonjtė ndėr shpatulla. Po rezistonte dhe ishte njė luftė pėr vdekje. Ēdo herė qė pėrpiqej tė shkėpuste buzėn e tij nga goja ime, nėmte fjalė tė pakuptueshme gjithsesi tė dėshpėruara. Sė fundmi nuk mund ta dėgjoja mė duke bėrtitur:
- Mė lėsho, Aleksandra, mė lėsho! Pėr hir tė Zotit! Do shkojmė qė tė dy nė Ferr!
- Budalla! U pėrgjigja. Nuk ka Ferr! Ėshtė veē njė histori priftėrinjsh pėr tė kontrolluar fakir fukarenjtė debil si ty! Zoti nuk ekziston!
Dėshpėrimisht u ndesh dhe ja doli mbanė ta shqiste trupin tim nga trupi i tij. Nėn dritėn e njė rrufeje, lėēita nė fytyrėn e tij njė shprehje tė tmerruar. Me sytė e zgurdulluar, si tė pėrjetonte njė ėndėrr tė makthshme klithi:
- Aleksandra! Ti je e ēmendur! Tėrėsisht e ēmendur! Ti je e tunduar prej djallit!
- Nuk e vras mendjen pėr Ferrin, budallė! Nuk mė plas cipa pėr ndėshkimin e pėrjetshėm!
Isha e pushtuar prej njė energjie pa kufij. Ndieja brenda meje njė pėrzierje prej force kozmike, urrejtjeje dhe trishtimi tė pashprehshėm. Duke qeshur e qarė, krahėhapur me kėtė pėrdorim tė tepruar fjalėsh tė mėdha teatrale prej adoleshentėsh, klitha shumė herė drejt qiellit, plot mosbesim ndaj Zotit qė tė mė zhdukte nga faqja e dheut, me njė dashuri tė papritur e shumė tė fortė, me njė rrufe tė vetme, po qe se vėrtet ekzistonte.
Aleksandra vėshtronte trupin e zhveshur tė Markos, qė ja mbathte duke u tretur atje tej, ndriēuar herė pas here nga ndonjė vetėtimė, qesharak dhe ikanak. Ajo mendonte qė nuk do ta rishihte mė kurrė. Gjėmimi i detit dhe shtrėngata pėrngjan sikur sapo kishin shpallur pėr ‘tė misteriozet dhe tė padyshueshmet kėrcėnime tė Hyjnorit.

Ernesto Sabato
Pėrktheu: Flurans Ilia

shoku_tanku
09-05-2012, 14:42
Nje falenderim te vecante per kete materialin e fundit qe ke sjelle pasi Flurka eshte miku im dhe nuk e kisha lexuar kete perkthim te tijin.Eshte nje djale shume i talentuar...Sinqerisht faleminderit!

Misty-Blue
09-05-2012, 19:50
Nje falenderim te vecante per kete materialin e fundit qe ke sjelle pasi Flurka eshte miku im dhe nuk e kisha lexuar kete perkthim te tijin.Eshte nje djale shume i talentuar...Sinqerisht faleminderit!

Kenaqesi.... :)) E kam ndeshur disa here, kam pasur mundesine te komunikoj me te e te shkembej disa opinione mbi artin e te shkruarit e te lexuarit , shum djale inteligjent!

Misty-Blue
09-05-2012, 21:49
Po kete e ke lexuar ?!


Mėngjesi i njė dite tė re

Besoj se gjėja mė e pavlerė e kėsaj bote ėshtė tė mos kesh fuqi tė bėsh ato ēka dėshiron tė bėsh brenda kohės qė fati tė ka lėnė pėr tė jetuar ndėrsa je i ri. Ose tjetėrsoj, tė kesh fuqi pėr tė shndėruar botėn dhe bota tė mos japė asnjė tė vetme mundėsi qė tė realizosh kėtė dėshirė. Pėrngjanė e gjithė kjo metodė tė menduari dhe vepruari me njė monedhė me dy faqe, tė cilėn sido qė t’ja zgjasėsh kamarjerit nė cilėndo prej tyre qėndron e njėjta vlerė monetare, qė si pėrfundim e redukton natėn nė njė gotėz tė dashur me alkool qė pėr mijra vjetė, nė miliona tė ndryshme jetė, ka shoqeruar njerėzimin gjithmonė nė pritje tė mėngjesit tė njė dite tė re. Trupin e ndieja tmersisht tė lodhur nga puna fizike e ditės qė shkoi. Truri i lodhur nė udhėtimin e vet tė akullt drejt kėsaj hapėsire tė pakuptimtė shpesh herė mė hidhte nė kėto momente prehje nė pragun e njė humnere absurde, boshe dhe vetmitare tė ekzistencės sime tė ngujuar pėrpara njė gote konjak “Skėndėrbej”, nė qytetin e studentėve, duke soditur i qetė natyrėn paqėsore njėsoj tė pakuptimtė tė yjeve qė qėndronin tė palėvizshėm pėrmbi kodrat e Saukut.
Papritur, pėrball meje u shfaq zonjusha G. me tė cilėn na lidhte prej njė kohe tė gjatė njė miqėsi e fortė nė linja tė padukshme pjesė e sė cilės ishte njė i tretė shok i yni nga po i njėjti qytet, me tė cilin i kisha lėnė dy javė mė parė tė flinin bashkė nė dhomėn time. Ditėn e parė pėrfundova pėrjashta pėr ti lėnė vetėm dhe e shtyta natėn mbi thasėt me miell tė furrit tė bukės ku edhe isha i punėsuar pėr tė pėrballuar jetesėn e shtrenjtė tė kryeqytetit. Nė tė dytėn ditė nuk m’u dha kjo mundėsi ndaj dhe isha i detyruar qė pėr gjatė gjithė natės tė qėndroj nė dhomė me ta. Pimė njė shishe konjak pėrjashta nė njė barakė buzė Lanės nga hapėsira e parkut ku dukej Piramida e famshme. Mė tej pa rėnė nė sy pėrfunduam natėn vonė nė dhomėn time nė qytetezėn e studentėve ku tė uritur ndamė sė bashku disa kuti konservash qė blemė gjatė rrugės si dhe vazhduam mė tej tė pinim nga gryka e sė njėjtės shishe raki qė mė kishte ngelur aty prej kohėsh. E ndėrsa thithja nga e njėjta cigare me G. nuk rreshtnim tė tregonim histori tė ndyra pėr tė qeshur qė ja ngritėn sė tepėrmi harmoninė tė gjithė mesnatės. Shpesh herė duke qeshur ajo mė hidhte duart nė gjoks. Pa tė keq i qėlloja nga bythėt duke e bėrė tė mė kundėrpėrgjigjej me jastėk fytyrės ndėrsa miku im vazhdonte gjithmonė e mė egėrsisht t’i mėshonte grykės sė shishes sė rakis. Ishin ditėt e tij tė fundit nė Shqipėri. Ditė mė vonė do tė nisej pėr nė Amerikė. Kishte trup gjigand dhe ishte tip sportiv. I pėlqente shoqėria me mua dhe ishim tė pandarė qė prej viteve tė gjimnazit. Njė moment dhe papritur nė qetėsinė e krijuar u dėgjua zėri i tij i fortė pa pikė ndroje duke thėnė :
- Hej, pse nuk e provoni njė herė tė dy ?! Mund tė jetė kombinim i bukur !
Pėrmes heshtjes sė krijuar u duk si njė bombė pesha e fjalėve tė tij. Serioz vėshtroja herė atė dhe herė fytyrėn e G. Nuk kishte asnjė dyshim qė ajo ishte e dehur dhe largimi i tij pėr disa ditė mė vonė e lėkunde mė tepėr nė pasiguri. Megjithėse prej kohėsh e dija qė ai nuk kishte asgjė serioze nė raport me tė pėrsėri i bindur pėr momentin thash :
- Jo !
Njė grimė mė tej nė mes tyre plasi njė e qeshur nga serioziteti i fjalėve tė mia qė mė bėri tė skuqem nė majat e veshėve e mė tej tė qesh edhe unė vet me ta si naiv pa kuptuar asgjė se ē’po ndodhte. Mbas mesnate ndėrsa me drita tė shuara po pija njė tė fundit cigare i vetėm pėrjashta nė ballkon, nga brenda dhomės poshtė kuvertės sė shtratit dėgjohej gjithmonė e mė fortė zėri i mbytur epshor i zonjushės G. qė mė bėri pėr dy herė radhazi tė mastruboj nėn dritėn e hėnės sė asaj nate tė stėrgjatur qė s’kishte tė mbaruar…
… – Hej G. ! – i thira me dorėn nė ajėr. Kisha mėse dhjetė ditė qė s’e kisha parė qė prej kohės kur miku ynė ishte larguar.
- Sandri, po ku je i dashur, nga ke humbur kėshtu ?! – foli prej sė largu duke u afruar me atė hapin e saj tė shpejtė prej njeriu tė lėvizshėm. Ishte e shkurtėr me njė trup fėminor, mrekullisht elegante dhe e lehtė. Kėmbė tė holla dhe bythka qė mund ti pėrfshije me njė pėllėmbė tė vetme tė dorės.
- Si je ? Mėrzitesh nga pak ? – i fola plot emocion duke i shtėrnguar gishtat e ftohtė.
- Nga pakė, ti si je ? – pyeti ajo ndėrsa nė cepin e buzėve tė mia u ngjit njė puthje fare e lehtė e papritur qė mė hutoi.
Nga qė nuk dija ē’tė thosha i pėrhumbur gjithashtu nga meditimi i pak mė parshėm si dhe nga kujtimi i atyre dy netėve tė pėrbashkėta thash pa tė keq :
- Nuk tė duket kjo natė dhe ky qiell me hėnė tė plotė e yje tė palėvizshėm nga netėt e pakta mė tė bukura qė rrallėherė jetojmė ?!
Ajo e habitur ngriti kokėn duke vėshtruar yjet e asaj nate mbi Sauk dhe si nuk konstatoi asgjė tė veēantė me sytė e ngulur drejt e tek unė pyeti :
- Diēka tė veēantė ti e ke kėtė natė qė po pi, ėshtė kėshtu apo jo ?!
- Asgjė – thashė duke ju shmangur syve tė saj – asgjė e veēantė thjesht mė pihet. Nuk ka asgjė mė interesante kėtė natė. Do tė mė shoqerosh apo jo ?!
Pėr tė dytėn herė vėshtrimet tona u kryqėzuan dhe kėtė herė akoma dhe mė fortė. Pėrngjante e gjithė kjo skenė me atė vėshtrimin ngadhėnjimtar tė gladiatorit dhe bishės nė arenė ndėrsa sytė e tyre kryqėzohen plot nerv. Por nuk kisha shumė kohė pėr kėtė dy luftim vėshtrimesh. Plot nerv energjikisht ajo ngriti grushtin me dy gishtat e hapur nė ajėr duke thirur drejt kamarjerit :
- Dy konjak tė lutem !
- Oh, jo kėnaqėsia ėshtė e imja – thashė duke ja ulur dorėn poshtė tavoline
- Ti do qė tė qėndroj apo jo ? – foli ajo – Atėherė unė do ti paguaj gotat e para mė tej nė qafė paē veten le ta marrė ferra uratėn !
Biseda e parė mbas gjithė kėsaj kohe ishte e pėrqendruar vetėm rreth mikut tonė tė sapo larguar si dhe fundit tė lidhjes sė tyre. Gjith kohės mė thosh se ndihej e vetme. Sharje tė ndyra dilnin prej gojės sė saj nėpėr erė pėr kėtė vend, situatė ekonomike dhe qeveri muti qė fati na kishte vėnė si pjesė pėr tė pėrtypur. E ashtu me copėza bisedash nėpėr dhėmbė e copėza yjesh ėndėrimtarė mbi kokė pa e kuptuar i kishim dhėnė fund gotave tė para.
- Ku do tė shkojmė se nuk po mė pėlqen mė ky vend – ishte e para ajo qė e theu situatėn.
Momente tė tilla i mungonin jetės sime ndaj dhe pa e humbur rastin duke hedhur dorėn miqėsisht nė qafėn e saj tė hollė si tė njė mjellme e tėrhoqa nė rrjedhėn e natės. Nuk kishte asnjė rėndėsi se ku veēse larg prej aty. E admiroja sė tepėrmi pėr ēiltėrsinė dhe shoqerinė qė tė jepte si njė djalosh ēamarok nė pije dhe bisedat i kishte tė zhveshura nga lėvozhga e edukatės dhe hipokrizisė. Pėr mė tepėr ishte ndėr tė parat vajza tė qytetit tim qė i kishte kthyer bythėn tė shkuarės dhe jetonte tė tashmen ashtu si i vinte duke e parė realitetin drejt e nė sy.
Zbritėm poshtė qytetit tė studentėve ku nė njė barakė, ndėrsa pinim cigare dhe konjak, fillova tė zbuloj pjesė tė errėta tė sė shkuarės sė saj tė cilat nuk i dija mė parė.
Filloi tė mė tregonte se si nė moshėn katėrmbėdhjetė vjeēare e kishte pėrdhunuar pėr tė parėn herė njė horr i njohur i qytetit tonė. Mė tej pėrsėri. Pėrsėri gjersa e kishte bėrė dashnoren e vet. Dhe njė ditė gjithēka kishte marrė fund pa pritur pasi ai kishte rrėnė nė burg. Sė dyti ishte dashuruar me piktorin mė tė mirė tė qytetit pėr tė cilin duke qeshur mė thoshte se dyshonte nė pasivitetin e tij gjithė atė kohė. Nė fakt isha e bindur se ai kishte qenė pederast nė tė njėjtėn kohė thosh ajo. E ndėrsa mė tregonte gjithfarėsoj historish tė ēuditėshme strukej gjithmonė e mė pranė meje. I treti, pasi piktori kishte pėrfunduar nė Francė, kishte qenė njė ish oficer sigurimi i ardhur nga kryeqyteti tė cilit i pėlqente ta lidhte dhe rrihte me rripin e pantallonave pėrpara se tė bėnin dashuri. Kėshtu pėr tė gjitha kėto vite nuk kishte ndier mė pėr asnjė mashkull tjetėr nė botė pėrveē mikut tonė tė pėrbashkėt qė me ikjen e vet e kishte rikthyer nė errėsirėn e vetmisė. Unė nuk flisja. Nuk doja tė flisja pėr veten time sot. Pėr mė tepėr kėtė natė. Ndihesha i urritur si njė kafshė e ndyrė. I pirė. Kisha ftohtė. Duke e tėrhequr pėr krahu zonjushėn G. dolėm jashtė lokalit dhe nėn errėsirėn e natės ndieva tė plotė gojėn e saj tė ngrohtė brenda gojės time. E mbėshteta fort pas njė muri tė atyshėm dhe ishte pothuaj i paevitueshėm instiktivisht gishti i madh i dorės time nė rrugėn poshtė tė mbathurave tė saj. Gjithēka filloi tė shkrinte dhe bėhej njė me natėn dhe pa e kuptuar veten e gjetėm duke ecur drejt qendrės sė Tiranės ku pėrball u shfaq pėrsėri madhėrisht absurde Piramida e famshme. As vet nuk e dija se ē’kėrkoja mė tej kėtė natė. E pėr dreq veten me trupin e ndezur flakė kėsaj here e kapa nė tė parėn barakė qė na doli pėrpara duke pirė birė si shkėrdhat, si duket pėr tė shuar imazhin e gjithēkaje qė herė vinte i qartė dhe herė i tjetėrsuar pėrpara meje njėsoj si dy faqėsia e asaj monedhės pėr tė cilėn ju fola nė fillim. Isha vetėm njė hap larg tė vėrtetės dhe njė piramidė e tėrė mė ndante prej saj. Ndaj dhe sė bashku me zonjushėn G. duke kėrkuar rrugėn e kthimit u gjendėm pėrball Piramidės sė famėshme nuk mė ngelej gjė tjetėr veēse me vėshtrimin lartė kokėfort nė kėtė kapriēio timen, ti them me bindje :
- Atje, atje lart ! Nėse ėshtė e thėnė tė bėjmė dashuri sonte tė dy atėherė atje, atje lartė. Eja, eja tė ngjitemi atje ! – thash, duke mos i lėnė kohė pėr mėdyshje.
Ishte ora njė pas mesnate. Si dy tė ēmendur kėmbėzbathur qė tė mos rrėshqisnim u ngjitėm nė faqen e saj tė djathtė gjer nė majė prej ku kryeqyteti me dritat dhe yjet mbi krye dukej mė i bukur si asnjėher tjetėr mė parė. Dhe nuk kishte mė asgjė rėndėsi nė kėtė natė. Dhe nuk kishte natė mė tė bukur se kjo. Nuk kisha pėrjetuar asnjėherė tė
tillė pėrvojė jetėsore. Ndėrsa pėrpara meje pėr tė parėn herė, egėrsisht i bėja dashuri zonjushės G. dhe e gjithė mesnata e kryeqytetit shtrihej ngadhnjimtare pėrpara meje me hėnėn e plotė mbi krye. Nuk e di se nga mė erdhi ajo ide e ēmendur ti ulėras si njė ujk hėnės ndėrsa bėja dashuri.
- Uuuuuuuuuuuuuu !
- Ej, mos u ēmėnde ?! Mbylle gojėn ! – thėrriste qortueshėm ajo.
- Uuuuuuuuuuuuuu ! – vazhdoja unė duke ndier tmersisht njė ndjenjė absolute lirie nė shpirt qė mė bėnte tė ndihesha i pėrjetshėm kėtė natė.
Ulėrimat e mija kafshėrore u pėrzien me epshin e saj duke mė rikujtuar orgazmėn e asaj nate nė ballkon dhe vetveten e ndieva kafshėrisht tė ēliruar mbas efektit tė saj.
I rikthyer nė njė qėnie humane duke pirė nje cigare pas dashurisė vetveten e ndieja mrekullisht mirė ndėrsa e shtėrngoja G. nė gjoksin tim. Nuk na mbetej gjė tjetėr veēse tė zbrisnim rrėshqitėshėm prej aty dhe t’i jepnim fund kėsaj historie tė saposhkruar qė askush nuk do ta besonte.
E ndėrsa ngjiteshim nė errėsirė rrugės sė Elbasanit pėr nė qytetin e studentėve po pėrpiqesha t’i mbushja mėndjen qė tė shkonte nė dhomėn e saj, por ajo mė kundėrshtonte e vendosur se nuk donte gjė tjetėr kėtė natė veēse tė flinte me mua nė pjesėn e mbetur tė orėve tė mėngjesit. Fliste dhe nuk pushonte :
- Ti bastard i ndyrė, ti ndihesh i kėnaqur tashmė qė sė fundi mė shtire nė dorė, ndihesh si njė ujk qė e ka shuar urinė me mish e gjak tė njomė.
Ajo vazhdonte tė fliste me kėmbėt qė i tėrhiqte zvarrė ndėrsa duke e tėrhequr pėr krahu nuk i ktheja pėrgjigje.
- Uuuuuuuuuuuu ! – ulrinte ajo ndėrsa me pėllėmbė tė dorės mundohesha t’i zija gojėn.
- Mė thuaj Sandri qė kėtė ke dashur qė nė fillim qė mė ke njohur dhe e ke tradhėtuar kushedi se sa herė shokun tėnd mė tė mirė nė atė mėndjen tėnde tė ndyrė.
- Gjallė nė kėtė botė asnjiherė se kam menduar – gėnjeva pėr njė ēast i pasigurt edhe vetė. Ajo e ekzaltuar nė fytyrė shprtheu njė moment :
- Dėgjomė ! Nesėr nė mėngjes dikush do tė mė prezantoj me njė inxhinjier italian me tė cilin kam besim dhe bindje se do tė martohem dhe do tė iki dhe zhdukem prej kėtu, kupton ! Ndaj ėshtė e pa nevojshme qė tė mė gėnjesh sonte. I kam parė sytė e tu dhe i njoh ato ndaj tė paktėn sot mė thuaj se mė ke dėshiruar nė mendje gjithė kėtė kohė bastarde. Ndaj dhe jam sot me ty.
- Po tė kam dėshiruar gjithė kėtė kohė ! – thash i prerė
- Mė thuaj qė je njė kafsh e ndyrė e uritur kėtė natė ?!
- Po !
- Mė thuaj kėshtu si je i dehur dhe pak mė parė i zhveshur atje nė majė se je njeriu me karakterin mė tė vėrtetė qė kam njohur gjer mė sot ?!
- Po, po, po !
Pėrball konviktit portėn e gjetėm tė mbyllur sepse kishte kaluar mesnata. U detyrova tė futesha fshehurazi nga dritarja nė krahė dhe ndėrsa po tėrhiqja zonjushėn G. brenda getat e saj u kapėn nė njė nga kangjellat duke ja grisur dhe lėnė si peshqesh aty. Tė qeshura tė papėrmbajtura na shoqėruan gjer nė dhomė ku vazhduam mė tej tė vetėkėnaqur tė bėnim dashuri gjer nė orėt e para tė mėngjezit. Nėpėr gjum dėgjoja zėrin e saj tek lutej akoma mė tepėr pėr dashuri duke mė lėpirė veshin por ishte shumė vonė dhe gjithēka besoj se ishte tejkaluar pėr kėtė natė. Nėn flatrat e ėndrave isha vėnė tashmė nė pritje se ē’do tė mė sillte mėngjesi i njė dite tė re ?
Do tė doja qė tė flija vonė gjer nė mesditė por nuk ishte e thėnė. Nervoz vetveten e kapa tė rizgjuar nga ngritja e menjėhershme dhe e turbullt e saj duke mė thėnė :
- O Zot i madh jam bėrė vonė. Ika. Jam vonė nė takimin me atė italianin. Tė shoh se ēdo bėhet. – tha dhe duke veshur tė mbathurat e veta me geta tė shqyera, gjysėm e kthielluar plot turp e drejtuar drejt derės mė dha tė kuptoja se ky ishte fundi. Njė fund pa lavdi i njė nate tė pabesueshme pa kthim por gjithsesi vėrtetėsisht tė rrallė si asnjėherė mė parė. Ndaj si tė tillė e vendosa diku mes tė shkuarės duke mos patur as kohė, as breje ndėrgjegje, as edhe pikėpyetje “pėrse ?” dhe “si kėshtu ?”. Pėr mė tepėr nuk dua as edhe ta komentoj atė. Dhe e dini pėrse ? Sepse thonė shpesh tė motėshmit ” ditė e re, kismet i ri” dhe kjo absolutisht vlen pėr do mėngjes tė ēdo dite tė re me pėrjashtim tė njėrės. Ditės kur t’i ndahesh nga kjo botė. Ditės kur nuk ke mė kohė as tė blesh dhe as tė shesėsh ēmimin e tė vėrtetės mbi vetveten.

Flurans Ilia

shoku_tanku
10-05-2012, 15:01
Mesa duket paskam humbur mjaft nga krijimtaria e mikut tim...uroj te mos kem pire edhe une nga e njejta gryke shisheje e cila permendet ne tregim :)

te falenderoj serish feeling!

Misty-Blue
10-05-2012, 16:20
Mesa duket paskam humbur mjaft nga krijimtaria e mikut tim...uroj te mos kem pire edhe une nga e njejta gryke shisheje e cila permendet ne tregim :)

te falenderoj serish feeling!

Te futa ne mendime me duket :P

Misty-Blue
14-05-2012, 22:27
Invers

Prej dy orėsh po shullohem nė diell diku nė njė cep tė plazhit bashkė me Klarėn. Pranė nesh, dy-tri metra mė tutje, nėn hijen e njė ombrelle elegante ngjyrė pjepri shtrihet njė cift pesėdhjetėvjecarėsh. Ajo ėshtė e bėshme, me gjinj tė mėdhenj, me kofshė cuditėrisht tepėr tė lėmuara pėr moshėn e saj. Mė bėn pėrshtypje afshi me tė cilin thith cigaren. Nga rrobat e banjės ngjyrė tė bardhė dalloj masėn e errėt nė qendrėn e rėndesės sė trupit tė saj. Tani ėshtė kthyer komplet nga unė (nė njė pozė klasike tė nudove tė Renesansės) dhe e ndjej qė po mė vėshtron pas xhamave tė syzeve apo ndoshta edhe mbi to.
Ai ėshtė njė trupmadh leshator dhe tullac. Duket i menduar pasi prej disa minutash vėshtrimi i tij ėshtė pėrqėndruar diku larg nė det. Ndoshta pėrjeton caste pishmanllėku. Mė pas, duke parė qė vėshtrimi i tij mbėrthehet mbi Klarėn time tė hijėshme, ndėrroj mendim.
"Ujė i mrekullueshėm,valė i ngrohtė…", thotė Klara duke u fshirė me peshqir. Ajo nuk ulet menjėherė. Qėndron nė kėmbė ca caste pėr t'u tharė disi. Tani burri ėshtė kthyer nga ne dhe pa ndrojtje vėshtron Klarėn qė natyrisht e shijon vėshtrimin e tij tė mbėrthyer mbi trupin e saj. Femrat janė tė gjitha njėsoj nė kėtė drejtim: edhe njė kalė sikur t'i vėshtronte me ngulm do ta shijonin paq atė moment fatlum!
Sa herė qė Klara ndodhet nėn fushėn manjetike tė meshkujve hutohet, befas dėshiron tė hiqet si e shpenguar, por ėshtė aq torollake sa qė bie nė sy menjėherė sėbashku me pėrpjekjen e saj tė dėshtuar. Ja, tani ajo sec po mė flet pėr njė ekspozitė pikture qė duhet ta kishim vizituar njė javė mė parė. Nė fillim mė habit pasioni i saj i papritur pėr pikturėn. Mė pas nuk mė habit fare. Unė di tė kuptoj pa keqkuptuar. Asaj i pėlqen mirėkuptimi im dhe pėr pasojė e zgjat edhe ca qėndrimin nė kėmbė para tullacit leshator.
Kthehem edhe unė i tėri nga gruaja e bėshme. Dikush pengohet nė kėmbėt e njė plazhisti dhe rrėzohet. Cifti qesh. Qesh edhe unė. Klara mė pyet pėrse qeshim. Ia tregoj dhe ajo qesh disi e pėrmbajtur,pa harruar tė hedhė njė vėshtrim flash mbi ciftin. Akulli u thye disi. E di qė kėtė gjė mendojnė edhe nė cadrėn pėrballė. Pėrvoja ime mė thotė qė gjithmonė ėshtė e lehtė tė thyhet akulli nėn 40 gradė celcius.
Pas pesė minutash ndodhemi qė tė katėr nėn ombrellėn e tyre duke luajtur tavėll. Luajmė unė dhe tullaci. Si zakonisht nė raste tė tilla, gratė i kemi kundėrshtare. Njė mesazh i fqinjėsisė sė mirė. Sa herė qė unė humbas Klara duartroket e kėnaqur. Tullacit i bėhet qejfi pėr kėtė dhe here pas here hedh vėshtrime mashkullore mbi shalėt dhe gjinjtė e Klarės. Ndėrkohė unė gėzoj simpatinė e zonjės sė tij e cila mesa duket e adhuron mirėsjelljen dhe qetėsinė time. Nga afėr e shoh qė ėshtė tėrheqėse dhe ndjellėse. Kuptoj edhe dicka tjetėr. Midis tyre tashmė, pas kaq e kaq vjet martese, sundon mėrzitja nga rutina e jetės. Mė pėlqen kjo e vėrtetė, ndaj pėrpiqem tė hiqem edhe unė i mėrzitur nga e pėrditshmja qė na vret si pa kuptuar. Nė fakt unė jam i mėrzitur, kėshtu qė s'ėshtė nevoja tė shtirem.
E ndjej qė po fluturoj nė krahėt e vetmisė relative, ndaj nuk flas mė,por vec ėndėrroj se si mund tė bėj njė dorė seks me gruan e tjetrit. Mė josh sidomos xhunga e zezė e gravitetit tė qėnjes sė saj qė herė herė lėviz si nė njė fryrje-shfryrje ritmika e sė cilės pėrcaktohet nga ligjėsi qė nuk pėrmenden nė tekstin e fizikės. Gratė mė shpesh marrin frymė me pubis, se sa me mushkėri.
Ndėrkohė Klara ngrihet,shkund rėrėn nga vithet dhe propozon tė hyjmė nė ujė tė tėrė sė bashku. Tullaci ngrihet i etur. E vėshtroj me qetėsi dhe i zgjas dorėn gruas sė tij pėr ta ndihmuar tė ngrihet. Mė pėlqen vėrtetė trupi i saj i bėshėm, me gjinjtė e fryrė e pak tė lėshuar anash qė sutieni i vogėl ia shfaq aq sexy. Lakuriq ai gjoks s'do tė mė tėrhiqte edhe aq, por kur mendoj gjallėrinė e pazakontė tė vėshtrimit dhe ecjes sė saj gėlltitem nga padurimi rozė qė mė fal prania e kėsaj pesėdhjetėvjecareje.
Luajmė dhe notojmė tė gjithė. Tullaci na doli qė qenka njeri me humor. Klara duke u zhytur zbulon padashje njėrin gji. Skuqet pak, qesh si torollake dhe nė pėrpjekje pėr ta mbuluar e zbulon tė tėrin. Thitha e erektuar i shkakton njė gėlltitje tė zhurmshme mikut tone. Dalim nga deti tė kėnaqur. Unė dhe tullaci leshator patėm rastin tė shohim dhe tė prekim kofshė, gjinj dhe barqe grash jo tonat. Gruaja e mikut tonė dy herė mė preku padashje apo "padashje" nė organin tim vigjilent(tė dy herėt nėn ujė), ndėrsa Klara bėri njė ngjeshje tė hatashme gjinjsh pas gjoksit leshator tė tullacit ndėrsa po luftonin "pėr topin e parė".
Ulemi tė qeshur e tė zhurmshėm nėn hijen e ombrellės tonė. Tullaci vrapon pėr tek njė minibar veror, fare pranė nesh dhe kthehet pas disa castesh me katėr kuti Coca- Cola tė cilat na i shpėrndan me duar tė dridhura. E ndjej qė leshatori ėshtė gati tė bėjė cdo gjė pėr ne, d.m.th. pėr Klarėn, madje edhe pse e vė re qė e shoqja e tij mė ndjell ca, ai tregohet tolerant kundrejt vėshtrimit tim mbi xhungėn e zezė, disa nga qimet e sė cilės depėrtojnė copėn e hollė e tė bardhė tė mbathjeve tė saj.
Sic duket llogaria e tij ėshtė e thjeshtė: Ai nuk humbet gjė nėse plaka e tij do tė flirtojė me mua, ndėrsa ai fiton shumė nga Klara e re. Sigurisht ėshtė i bindur qė do ta fusė nė dorė. Unė nga ana ime jam i bindur pėr dy gjėra: qė organi im do tė shtrydhet mbi xhungėn e zezė shumė shpejt dhe qė Klara nė castin e duhur do t'i japė njė mėsim tė mirė dhe zhgėnjyes tullacit leshator( edhe pse Klarėn e eksiton shumė njė trup leshator mashkulli).
Krahas shumė sindromeve tė fushės mjekėsore ekzistojnė edhe disa sindrome shoqėrore.
Njėri nga ato ėshtė sindromi i plazhistit.
Ndodhesh nė plazh. Diell, det, rėrė, trupa gjysėmlakuriq qė shtrihen aq shthurur, djersė, lesh, transparencė tekstile, humbje e nocionit tė hapėsirės, e nocionit tė kohės, gjinj me thitha tė erektuar, sqetulla femėrore gjysmė tė rruara, gjokse leshatore bodybuilder-ash, spitullim dhe snobizėm, pėrsėri djersė dhe vapė e pėrsėri herezia e madhe e plazhit.
Nė fakt nė plazh nuk zhvishet vetėm trupi, por edhe truri. Me tė parė trupin tėnd lakuriq ti e kupton qė ai ėshtė krijuar pėr tė qenė lakuriq. Ky mirėkuptim zgjat po aq sa edhe plazhimi. Me tė mbaruar seancat plazhuese e me tė veshur rrobat, ti kujdesesh qė gruas tėnde tė mos i duken shalėt tėrheqėse nga e cara e madhe e fustanit apo e porosit qė kurrė tė mos dalė pa sutien, sepse majat e gjinjve tė saj mund tė shkaktojnė jo vetėm incidente me kalimtarėt, por edhe aksidente tė rėnda rrugore. C'hipokrizi...Tėrė ditėn tė gjithė plazhistėt kullosin sytė nė format e trupave tė grave dhe vajzave tona dhe ne nuk bezdisemi aspak, sepse sic thashė mė lart, "jemi nė plazh", ku tė gjithė janė njėsoj lakuriq, por me tė dalė nė rrugė jemi gati t'i thyejmė kafkėn cdonjėrit qė hedh vėshtrimin e turbulluar mbi format e mbuluara tė grave tona!
Me sa duket morali mbaron aty ku fillon plazhi dhe rėra e bregdetit. E thėnė ndryshe me terma rrobaqepėsish, morali i tė "moralshmėve" nė plazh ėshtė si njė kostum i veshur nga ana e brendėshme.

Tani ne po ndahem nga cifti leshrathinjur, pasi e kemi lėnė tė darkojmė sė bashku nė njė restorant nė periferi tė plazhit. Pėrfytyroj darkimin miqėsor nėn dritat e zbehta tė qirinjve dhe nėn tingujt e njė orkestre evgjitėsh tė lumtur. Unė dhe leshatori do tė jemi pėrballė dhe anash nesh do tė jenė objektet tona joshėse. Do tė ngrihet fillimisht njė dolli(nga leshatori) pėr njohjen tonė dhe mė pas ai do tė mė perqafojė mua me pėrzemėrsi pėr tė justifikuar kėshtu pėrqafimin dhe puthjen prej babloku babaxhan qė do t'i japė Klarės diku nė kokė mbi flokėt.(Kjo sa pėr fillim,sipas planit tė tij…). Ndėrkohė natyrisht do tė pėrqafohemi edhe me zonjėn e tij tė kolme tė cilėn unė nuk do ta puth nė flokė, por thjeshtė do ta drithėroj me frymėn time rrėzė qafės,diku pas veshit. Ai do tė leshojė njė "ehhh!" nostalgjik dhe do tė nisė ligjėratėn e tij me fjalėt "Kur ju shoh kėshtu tė qeshur, tė bukur e tė lumtur mė kujtohet rinia ime, vitet e njohjes me Xhinėn(do tė hedhė njė vėshtrim pėrdėllues nga e shoqja)…Eh,c'lumturi,c'dashuri…edhe njerėzit ishin mė tė dashur e tė respektueshėm dikur…!"
Ai do tė flasė pėr minuta tė tėra. Qėllimi i tij do tė jetė krijimi i njė lloj hipnoze mbi ne, i njė pėrqėndrimi total rreth fjalėve, xhesteve dhe "eh"-ve tė tij. Mė pas (gjithmonė sipas planit tė tij), kur ai tė ketė krijuar para nesh imazhin e babaxhanit tė parrezikshėm e dashamirės, ai do ta ketė mė tė lehtė qė pas disa fjalėve pėr bukurinė e mbrėmjes buzėdetit, ta ftojė Klarėn,(formalisht edhe mua dhe tė shoqen, pėr njė shėtitje buzėdetit, ku ai do t'i tregojė asaj se sa shpirt tė ndjeshėm dhe fisnik ka..
Ndėrkohė qė unė fantazoj, Klara mė ėshtė afruar e qeshur dhe e buzėqeshur dhe mė kėrkon t'i mbėrthej sutienat e vogla. Neveria qė mė japin sutienat ėshtė e papėrshkrueshme. Nganjėherė mė ngjasojnė me atė torbėn qė u vėnė kuajve nga pas pėr t'u pritur bajgat. Nganjėherė mė ngjasojnė me prezervativė dopio. Kjo ndoshta se gjithmonė e gjej me vend njė krahasim tė gjinjve tė femrave me koqet e meshkujve. Sa herė qė shoh gjinj lakuriq nė mendjen time kalojnė me shpejtėsi tė paimagjinueshme nocione tė tilla si sytė, vezėt e skuqura "sy", ca orendi restorantesh mbajtėse kripe-piperi, tespije, tollumbace, kinezė qė transportojnė dy kova oriz me anė tė njė shkopi bambuje, etj. Gjithashtu kur shoh gjinj lakuriq mė kujtohen edhe gjinj lakuriq, por kjo ndodh gjithnjė e mė rrallė.
Pasi mbledh turinjtė i bezdisur e realizoj atė mbėrthim rutinor. Edhe sutieni mė i pastėr mua mė ngjall pothuajse tė njėjtėn neveri qė do tė mė jepte njė ekuivalent i pistė dhe i qelbur.(Ndėrsa pėrkthimi i fjalės "sutien" nė "gjimbajtėse" bėn qė tė mė duket vetja si mjelės fshati dhe Klara si lopa qė duhet mjelur).
Megjithatė Klarės nuk i bie nė sy neveria ime sutienore. Madje ajo kujton se mua mė lumturon pamja e kurrizit tė saj tė ndarė simetrikisht nga rrypat e mėndafshtė. Harrova t'ju them qė Klara ka aq shumė nishane nė kurriz dhe shpatulla, sa qė mbi to mund tė luash fare mirė lojėn "Mos u nxeh!", ku vendi i dėnimeve patjetėr qė do tė ishte pika ku ndodh sutienmbėrthimi i rradhės.
Hedhim njė sy pėrfundimtar nga pasqyra. Jemi qė tė dy nė rregull. Klara mėse nė rregull. Kam veshur njė palė short-se tė bardha dhe njė T-shirt tė zezė me emblemėn e vogėl tė lepurushit tė playboy-it nė anėn e majtė tė gjoksit. Ndjehem shumė nė formė me kėtė veshje. Klara ka veshur njė rrobė gjysėmtransparente qė mė shumė i ngjan njė kėmishe nate, se sa njė fustani. Nė kėmbė tė dy kemi mbathur atlete te bardha. Natyrisht pa corape.
Klara mė puth me dashuri kur i them qė duket shumė sexy. E vėshtroj nė sytė e kthjellėt. Ėshtė e vetmja krijesė qė s'do ta urreja kurrė, edhe n.q.s nuk do ta dashuroja apo s'do tė mė dashuronte mė njė ditė. E dua nė atė lloj kuptimi qė s'do t'i bėja kurrė keq nė cfarėdo lloj rrethane. Jemi dy pole tė ndryshme, extreme tė karakterit njerėzor. Nga pėrzjerja e qėnies sė saj, e ėndėrrave tė saj, e budallallėqeve dhe sinqeritetit tė saj mund tė dilte njė pėllumb i bardhė paqeje. Nėse do tė vazhdoja tė njėjtėn linjė krahasimesh, unė do tė isha njė korb gri qė s'do t'i bėja keq askujt, jo se do tė mė dhimbsej, por se duke bėrė keq do tė vėrtetoja se, nė fund tė fundit, unė nuk qenkam edhe aq i ndryshėm nga njerėzit. Kjo do tė ishte fatale pėr mua.

Pas njė ore gjithshka ndodh sipas parashikimit tim. Leshatori ngrihet i lumturuar dhe pasi merr aprovimin buzagaz niset pėrkrah Klarės buzėdetit. Mė vjen keq pėr tė shkretin. Nė favor tė tij janė vetėm nata dhe dėshirat e tij dritėshkurtėra. Nė nxitim e sipėr ai ka harruar se plazhi nė kėtė orė tė mbrėmjes ėshtė plot e pėrplot me shėtitės, ka harruar se cilido qė t'i shihte do t'i mendonte si babė e bijė dhe kėshtu qė insiativa pėr "tė futur ndonjė dorė" te Klara do tė dėshtonte. Ka harruar se nė moshėn e tij njeriu e ka mė tė lehtė tė japė njė tė puthur brenda mureve tė dhomės,se sa nė ajėr tė hapur. Ai ka harruar shumė gjėra, ndėr tė cilat edhe gruan e tij qė e ngazėllyer nga fakti qė pas kaq shumė vitesh martesė ndodhet nė praninė e njė mashkulli tjetėr, aq tė ndryshėm nga relikja e leshtė,luan me gotėn e boshatisur nė pritje tė dickaje tė re…
Tėrhiqemi tė dy nė njė kėnd tė errėt dhe tė harruar nga tė tjerėt. E di qė ajo mezi pret puthjen time. E puth si i marrė nė gushė, nė gjoks dhe pastaj gjuha ime gjarpėron nėpėr gojėn e saj. Ajo rėnkon dhe lėshohet e tėra. Pas njė eksplorimi gjinjsh duart e mia ulen mė poshtė. Rėnkon si ndonjė tridhjetėvjecare. Ndjej dorėn e saj tė mė fėrkojė nė qendėr tė rėndesės,por pa mė shkaktuar ndonjė humbje ekuilibri. Ndėrsa merrem me vithet e saj tė mėdha pėr pak sa nuk mė kap tė qeshurit. Megjithatė do tė isha gėnjeshtar po ta mohoja kėnaqėsinė dhe epshin qė mė fal ajo grua. Finalja ėshtė e pėrsosur. Pozicioni klasik. Morseta e kofshėve tė saj. Kafshime reciproke qafėsh. Kolpo tė fuqishme dhe mė pas disa caste pushim mbi gjinjtė e ngrohtė. Oh my God!S'ja heq dot dorėn nga xhunga e zezė. Por duhet. Ngrihemi. Vishemi. Shkundemi. Puthemi. Ajo plot afsh. Unė normal. Mė pas me vetėdije tė plotė i jap numrin e telefonit tim. Ndofta s'do tė mė telefonojė kurrė, por sidoqoftė e meritonte. Jo se u tregua e gatėshme pėr djegjen e disa urėve tė padjegura, por se u tregua tepėr xhentile me leshterikun e saj: nuk foli asnjė fjalė pėr tė shoqin. Asgjė.
Dolėm tė shėtisim nė bregdet edhe ne, ndoshta nė kėrkim tė dy tė tjerėve. Nuk folėm pothuajse fare,ndoshta nga qė i takuam menjėherė ata. Megjithatė jam i sigurtė qė edhe njė kilometėr tė kishim ecur tė vetėm tė dy, ajo pėrsėri nuk do tė fliste asnjė fjalė. Ndoshta nga qė ishte grua zonjė. Grua pesėdhjetėvjecare. E pėrse mund dhe duhet tė fliste?

Rrėfimi i Klarės:

"Shėtitėm njė copė herė tė mirė buzėdetit. Fliste vetėm ai. Unė dėgjoja kokėulur dhe herė pas here nė mendje, nė njė pėrfytyrim tė detyruar nga fjalėt e tij, mė vinin kukulla tė vockla bjonde me fustane dhe flokė tė cjerrė,njė nėnė me pėrparėse tė bardhė duke gatuar tėrė qejf njė byrek tė madh, njė burrė flokėkuq mustaqelli qė me tė hyrė nė shtėpi godiste, shante dhe ulurinte mbi njė grua tė urtė dhe mbi njė vogėlush tė brishtė.
Mė erdhi shumė keq pėr fėmijėrinė e tij tė vėshtirė. Dy-tri herė ndjeva lotė nė sytė e mi. Tregonte thjeshtė dhe ngadalė. Ecėm sė bashku deri nė fund tė plazhit. Ishte i palumtur.
Jo se nuk kish ditur t'i kalonte sic duhej vitet e shkuara, rininė dhe ėndėrrat e tij, por pėr njė arėsye qė mė tronditi: kish bėrė njėzet vjet burg dhe e shoqja e kish pritur! Nė kohėn qė ne u takuam me ju, po mė thoshte qė e shoqja e tij kish gabuar vetėm njė herė nė jetė dhe gabimi i saj kish zgjatur plot njėzetvjet pritje.
Doja ta pėrqafoja atė njeri tė vuajtur qė fliste, fliste e fliste pėr arėsyen e vetme qė kish heshtur pėr shumė vite…Kishte njėzet vjet qė s'kish folur me njė vajzė tė re. A nuk ėshtė e tmerrshme? Ishte aq tronditės nė rrėfimet e tij, saqė herė bėhej i frikshėm e herė si njė fėmijė i trembur. Historia e tij mė kujtonte disa thriller horror, jo me vampirė, por me foshnje qė tė tmerrojnė me tiparet prej burri tė rritur apo nė rastin mė tė mirė,foshnje me zė burri.
Nga burgu i kishin mbetur dy kujtime:I pari, kur i kishte vdekur shoku i qelisė me tė cilin kishte ndarė vitet e burgut: pėr tri ditė rresht ai nuk u kish treguar gardianėve pėr vdekjen e tij, thjeshtė pėr tė pėrfituar racionin e tij ushqimor.
I dyti, humbja pėrjetė e libidos.
Ėshtė njeriu qė mė ėshtė dhimbsur mė shumė nė jetė…".

A.Hasani

shoku_tanku
15-05-2012, 12:38
Gratė mė shpesh marrin frymė me pubis, se sa me mushkėri.

Me goditi kjo shprehje...shume tregim interesant..

Misty-Blue
15-05-2012, 12:55
Me goditi kjo shprehje...shume tregim interesant..

Ejjjjjjjj......... kush dreqin je ti...

(te njejten fjali kam shkruar edhe une dje, tek tema mendimet e ēastit)

'' Pėrgjigje e: Mendimet e castit 2
Me goditi nje fjali tek tregimi qe sapo lexova....

''Gratė mė shpesh marrin frymė me pubis, se sa me mushkėri.''

shoku_tanku
15-05-2012, 12:57
atehere jam i prirur te besoj ne ekzistencen e telepatise pasi nuk kam patur fatin te lexoj se c'fare ke shkruar ti ne ate teme.

Misty-Blue
15-05-2012, 13:01
atehere jam i prirur te besoj ne ekzistencen e telepatise pasi nuk kam patur fatin te lexoj se c'fare ke shkruar ti ne ate teme.

Idem....

Por kjo e sotmja me la pak keshtu.... :O

Nga gjithe ai tregim pikerisht ajo fjali.........

shoku_tanku
15-05-2012, 13:03
Te betohem qe nuk e di..madje tani sinqerisht qe po me fut friken :)

Misty-Blue
15-05-2012, 13:05
Te betohem qe nuk e di..madje tani sinqerisht qe po me fut friken :)

Pa fjale ....


( e di, qe nuk e dije.... )

Misty-Blue
18-05-2012, 23:05
Jam njė Re Puplore qė fluturoj diku aty,sipėr ėndėrrave tokėsore.
Rrezet e agimit tim tė sotėm janė kretase, ato tė mbrėmjes ndoshta kiliane, o mbase armene.
Nuk dihet ku jam krijuar. Nuk dihet ku do shkrihem e zhytem. Mjafton tė ēoni kokėn lart nė qiell e mė shihni mua, njė notė e lartė, akute kitare qė tretet larg veshit… larg, afėr, tė bardhė, pa cepa, sa bukur, sa lart…
Forca e gravitetit, robėruesja e shpirtrave ėshtė larg, shumė larg tė fėrkuarit tė kėmbėve tė mia. Unė jam e qiellit. Qielli ėshtė i pafund…
Jam njė Re Puplore. Fluturoj lehtė, lehtė mbi tėrė sipėrfaqen e tokės… nga kėtu lart shoh ēdo gjė mbi tokėn tuaj tė shtrenjtė, ēdo cep e skutė tė botės…
Ju shoh habitshėm, sa shakatorė dukeni tek rrini aty poshtė, nė kėmbėt e hijes sime, duke u rrahur, vrarė pėr toka, pėr para. Vrarė pėr mjekra, ideale, gurė tė shenjtė, qytete tė humbur, pėr bukė, ujė, naftė. Vrarė pėr gjak…
Pėr partitė, bindjet, atdheun, mėmėdheun, kombin… vrarė pėr gjeneralin, komandantin, udhėheqėsin, Zotin…
Unė jam kėtu lart… larg ēdo gjėje tokėsore… qesh me ju, me tokėn aq tė fryrė, tė rrumbullt deri nė plasje. Sa pėr tė qeshur!
Unė Reja Puplore jam zoti. Plotėsoj tėrė kushtet; pa fillim, pa fund, ciklik, sipėr, ėndėrr! Cdo gjė, brėnda ēdo gjėje…
Nuk mė duket se gjėrat kanė aq rėndėsi apo se ka gjėra tė rėndėsishme nė kėtė formė tė qėnies… madje asgjė s’ka rėndėsi veē pluskimit tim… fluturimit tim, shpejtėsisė… buzėqeshjes sė dellit!
E rrezet e tij qė tejshkojnė trupin tim tė tretshėm prej puplimesh reje…
Gjėrat nga kėtu sipėr janė aq tė vogla, aq tė parėndėsishme, aq patetike… ju o njerėz, aq tė pėrkohshėm e shkatėrrues kohe!
Unė jam njė Re Puplore. Hapėsira pa kufi … aty fluturoj unė. Gjithė ē’ndjen qėnėsia ime prej reje mė pėrket… pafundėsia… ajri… era… dielli… hėna.. ēdo gjė… toka, njerėzit, pemėt, kafshėt, makinat…
Mund tė krijoj gravitet tė fortė duke tėrhequr tokėn me tėrė ē’ka sipėr e poshtė saj nė vallen time me erėn…por do ishte njė pėrgjegjėsi, jo?… ē’ta dua?
Bota ėshtė e imja. Unė jam e botės… boh! Vėrtet, nuk ka fare pėrkatėsi nė kėtė mes
Unė jam njė Re Puplore… nuk kam Memoiré, nuk kam kujtime… nuk mbaj gjė me vete… As shpirtin!
E ndėrroj formėn time nė ēdo gjė. Kur tė dua. Sepse jam fluide. Ujė dhe erė. Dhe njė ditė do tė kthehem nė det, pėr tu kthyer sėrish nė qiell.
Nė finalen time tė madhe shiu lag e bekon ēdo gjė nė tokė, prek ēdo gjė, ju lė pasin tė tėrėve, duke shkuar drejt detit… nis gara nė tėrė tokėn e shkelur, njerėz, kafshė, pyje, miza, pilivesa, zogj, re, male…kush shkon i pari drejt detit…e drejt qiellit pėrsėri…
Unė jam njė Re Puplore. Era ėshtė perėndia ime. Braktisem nė duart e saj, e lirė, e lehtė…
Nė krahėt e erės…ndėrroj drejtim… pluskuese…fluturuese…ju zė diellin … ju ndihmoj ju, njerėz. Krijoj errėsirėn e domosdoshme pėr tė liruar shpirtėrat tuaj tė fshehtė qė dielli e drita ju pengojnė ti shfaqni…
Jam pėrkėdhelėsja, mėsonjėsja e qėnieve tė etura pėr fluturim…pėr liri… me shiun tim, me hijen time, me pluskimin tim nėpėr botė…
Unė jam ai njeriu shtrirė nė plazhet e Acapulcos nė hamakun e tij, duke pirė coctailin e tij, tymosur marihuanėn e tij. Ai ka hedhur tej gjithēka dhe ka harruar emrin e tij.
Jam ai burri i vėrtetė qė sapo u emėrua prokuror kuptoi qė gjithēka donte tė bėnte ishte tė kompozonte muzikė, dhe dogji kostumin e tij, harroi emrin e tij…
Jam ai mėsuesi i latinishtes qė u bė eksplorator, dhe fizikani qė u bė pirat rruge me makinėn e tij tė dashur…
Jam mjekja e suksesshme qė provoi tė jetė prostitute e suksesshme. Ajo harroi emrin e saj…
Jam tėrė pjaniket, tė ēmendurit qė shohin ngjyra e botė ku ju shihni shkretėtira…
Oh… ja ku jam mbi shkretėtirė. Era luan me rėrėn poshtė nėn hijen time. Re tė tjera puplore nė qiell nuk ka. Por koncepte tė tilla si vetmia, mėrzitja, humbja, vdekja pėr mua janė tė huaja.
Dhe mbi tė gjitha, unė, njė Re Puplore jam e lirė nga ajo qė ju e kėrkoni dhe pėsoni me aq ngulm, me aq verbėri, pa e kuptuar dhe vetė; Pėrkatėsia!
E keni tė rrenjosur. Qė nė embrion. Qė nė gjenėzė. Qė nė molekulat qė i nėnshtrohen rėndesės kur konceptojnė ADN tuaj.
Fėmija i pėrket nėnės… gruaja i pėrket burrit, burri gruas, burri e gruaja i pėrkasin familjes sė madhe… i dashuri e dashura, njėri tjetrit… punėtori i pėrket punės, dhe puna, pronarit… pronari njė tjetri mė tė madh, deri te banka… bankieri parasė!
Tė rėnduar me valixhe, me bagazhe, tė veshur, tė mbathur… nuk shkelni tokėn me kėmbė, keni harruar se i pėrkisni asaj, ajo ju shtrėngon… ju mbėrthen…
Kush ėshtė hapi i parė i fluturimit tė lirė? Tė ndalosh, tė flakėsh bagazhet, tė zbathėsh rroba e kėpucė, tė shkelėsh tokėn me kėmbė tė tė mbushėsh mushkėrite me ajėr…
Ju i pėrkisni tokės, unė bėj dashuri me erėn. Ajo mė vallėzon nė tėrė qėnien time…lart… larg… shpejt… lehtė… fluturimisht ėmbėl… si njė pupėl… rrjedh ajri, rrjedhshėm nė grimcat e mia puplore…
Ndaloj sipėr diku’je, pezull nė suspansin e ajrit. Asgjė nuk pipėtin, kėtu lart qetėsi e madhe… muzika e heshtjes… ėshtė e ėmbėl, ndaluar mbi ndonjė mal, a mbi ndonjė det tė pafund…ngjyra tė forta kudo, blu, gjelbėr, verdhė, kurrize bizontesh tė pyllit polak, barqe gri balenash nė Arktik, dhe unė ndriēoj nė bardhėsine time qumėshtore, sytė tuaj zbardhen nga drita ime…
Ju ndjeni qetėsinė, hijen time tė voēkėl, dielli i madh zot ju ngroh gjakun dhe mendjen, portokalli ėshtė ngjyra e botės, ngjyer me blu nėn bardhėsine time, dhe ju doni tė bėni dashuri… nė emrin tim… nėn sytė e mi puplorė, shtrirė nė lėndina, nė rėrė, nė det, nė tarraca pallatesh, nė degėt e pemės, nė stolat e njė lulishteje, te shkallėt e trampolinės, aty mbi lėkurėn e ariut mbi akull, shtrirė nė mes tė saharasė…
Ju prek kudo qė jeni, kudo ku bėni dashuri nėn hijen time… dhe unė, Re Puplore, drejt agapése me diellin e detin… lozonjare, ledhatare… dashuronjėse… E LIRE !

L.Kume

Skydive
19-05-2012, 06:54
PSE ?!?....... Nga: Sterjo Spasse !!!

Ē'ėshtė jeta pėr ty? - e pyeta.
-Flluska sapuni, - m'u pėrgjigj.
-Po vdekja?
-Shpėrblimi i jetės!
-Ē'ėshtė bota?
-Njė pikė helm nė hapėsirė!
-Ē'ėshtė me e kuptuar nė Botė?
-Vdekja?
-Cila ėshtė kafsha mė e egėr?
-Njeriu!
-Po mė e butė?
-Ajo qė s'ka lindur!
-Cili njeri ju duket mė i poshtėr?
-Ai qė ndryshon veten me njė emėr tė huaj dhe ai qė punon aq mizorisht sa qė nuk kujton as vdekjen!
-Ē'ėshtė budallallėku?
-Tė duash njė gjė qė s'e ke dhe tė kujtosh se je ai qė s'je!
-Po puna mė e menēme?
-Te gėzosh tė tanishmen!
-Ē'ėshtė mė e afėrme?
-Vdekja!
-Po mė e largėt?
-Zemra ime me tėnden dhe fillimi e fundi i hiēit.
-Ēfarė ėshtė e pavdekur?
-Hapėsira!
-Ēfarė ėshtė mė e bukur?
-Fantazia!
-Po mė e shėmtuar?
-Sėmundja!
-Mė e hidhur?
-Jeta!
-Mė e ėmbėl?
-Hiēi!
-Ē'gjė e ėshtė mė e madhe?
-Libri i Botės!
-Po mė e rėndė?
-Fjala!
-Mė e pamundur? - Kėtu u mendua pak, sikur donte tė ēlodhej. mė shikoi njė copė herė nė fytyrė si me habi e pastaj duke m'i shtrėnguar tė dy duart, mė tha me butėsi:
-Edhe nė tė pyetur duhet mjeshtėri! Ēfarė pyetėt tani?
-Ēfarė gjė ju duket tani dhe do t'ju dukej mbas disa mijė vjetėve - sikur tė jetonit - si e pamundur?
-Tė ndryshosh veten dhe formėn, dmth jam unė tė bėhem ti, dhe jam njeri dhe tė bėhem pėllumb!
-Kur shpėrblehet njeriu?
-Kur e kujton veten tė lumtur!
-Ēfarė gjė ju duket mė e mėrzitur?
-Ēdo send ėshtė mė i mėrzitur se njeri tjetėr!
-Ēfarė gjė ju duket mė e vėshtirė?
-Tė jesh njeri!
-Po mė e lehtė?
-Tė krijosh krijesė njerėzore!
-Cili ėshtė ngushėllimi i tė pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i tė vobektit?
-E ardhmja!
-Nuk ju kuptoj, - i thashė pėr sė dyti.
-Vdekja! -mu pėrgjigj serioz
-Po ē'pėrmban jeta e njeriut?
-Vetėm dyshime!

http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/s320x320/553577_447634695247957_141388129205950_1838765_211 1797985_n.jpg

Misty-Blue
20-05-2012, 20:41
- E shtunė shumė e shpifur! - Tha ai duke parė shiun e dendur qė rrihte xhamat. - Ky ėshtė dimėr.
- Po sikur jemi nė janar apo jo. Do bjerė ndonjėherė shi nė kėtė qytet dielli dhe ere jo? Si thua ti?
Ai s’u pėrgjigj. Ndėrkohė po shtrėngonte rripin. Tėrhoqi dhe njėherė ēorapet, hodhi hapat drejt pasqyrės e pa fytyrėn.
- Mė shkojnė mustaqet?
- Gjithmonė. - Tha ajo ndėrsa krihte flokėt. - Ti rrallėherė i lė.
- Babai mė thoshte dikur qė ndryshimi i detajeve tė pamjes sė burrit tregon mungesė karakteri.
- S’e di pse ju meshkujt ēdo gjė qė thotė ‘babai’ – bėri njė lėvizje si dirigjente me baketėn krehėr nė dorė ajo, - e keni krejtėsisht tė stampuar nė kokė qė ėshtė e drejta e vetme hyjnore shkencore antropomorfe evolutive, burrėrore...
- Sa ke folur...
- Vėrtet, pse mendoni kėshtu gjithmonė?
- Vėrtet, pse po mė pyet nė emėr tė meshkujve?
- Mirė, e drejtė. Atėherė, babai yt e ka gabim, e ke menduar ndonjėherė? – Ajo vazhdoi tė krihte fort flokėt.
- Gjithmonė kėshtu kam menduar.
- Para se tė mbushje tridhjetė?
- Mos u bėj malicioze, - e puthi nė gushė ai duke futur fytyrėn mes flokėve tė shkėlqyeshėm gėshtenjė. – Mmm! Mė pėlqen!
- Babai yt e ka pasur gabim. Sepse tė ndryshojė ėshtė i vetmi tipar njerėzor qė ka njeriu. Sa mė i kultivuar nga trutė tė jetė aq mė ndryshues ėshtė ai. – Tha ajo duke iu kthyer nė fytyrė afėr.
- Sa herė do ma pėrserisėsh kėtė dituri tė lashtėsisė tėnde mbi tokė?
Ajo qeshi. - Si mund tė qeshe njė njeri kaq bukur? – i kaloi si aromė nė mendje atij. - Sidoqoftė, ju femrat qė ndryshoni vazhdimisht i bie tė jeni mė njerėzore se ne?
- Ju femrat? Ajo ngriti sytė habitshėm.
- Hahah, mė kape. – qeshi ai.
- E di ti qė shenjė e keqe kjo?
- Kush?
- Tė flasėsh me pėrgjithėsime nė njė ēift?
- Jo nuk e di. Ja ma the ti. Ti flet gjithmone me citate e di?
- E di. Dėgjo, hmm...mė thuaj diēka, s’e kisha menduar kurrė mė parė nė fakt. Ke pasur ndonje tjetėr kėto kohė?
- Jo.
- Faktikisht ti duhet tė habiteshe nga pyetja ime. - Ajo po krihte majat e flokeve.
- Nėse mendon qė mė habit pyetja ime atėherė po mė habit ti mua. Se...
- Ishte e imja pyetja, jo e jotja.
- Se mua s’mė habit asgjė nga ty.
- Ndaj tė pyes pėr ndonjė...
- Nuk e thashė nė atė kuptim. E kisha qė tė njoh mirė dhe ... Pse mė bėn tė sqaroj gjėra koti? Ēfare ke?
Ajo pa veten nė pasqyrė. - Nuk mė pėlqen kėshtu jo. - Shkundi flokėt pa pushim. I shkundi fort. Ngriti kokėn dhe flokėt i ranė mbi sy nė hundė e nė buzė.
- Sidoqoftė, nėsė do kisha pasur njė femėr tjetėr ti e di qė do tė ta thoja.
- E di vėrtet qė e di!
- Kėshtu dil. Mė pėlqen mė shumė kėshtu. – Ai e mbajti nga shpatullat ashtu nė kėmbė, para pasqyrės, dhe afroi buzėt te buzėt e saj. – Mirė qė nuk kishe vėnė tė kuqin e buzėve. – tha duke i hequr fijet e flokėve nga buzėt. – Do i kishe bėrė floket...
- Sa femra ke parė ti tė vėnė tė kuqin e buzėve para se tė krehin flokėt? – I foli nė vesh ajo duke e shtrėnguar ne bel. - Sa ke parė? Ke parė apo jo?
- Tė mendohem pakėė.. E di ti qė s’kam parė?
- S’ke parė femra?
- S’kam parė asnjė vajzė tė krehė flokėt me buzėt e lyera.
- Kur?
- Kur bėhen gati tė dalin. Jemi vonė. – Pa orėn ai. Nxitojmė. – tha duke u shkėputur nga ajo.
- Ma shpife me atė orėn. – Tha ajo duke rregulluar me gishta flokėt e saj tė dendur e tė shkėlqyeshėm gėshtenjė.
- Pse gjithmonė do vonohesh?
- Mos ki merak se unė s’ve tė kuq buzėsh. S’mė duhet. Je ti qė je vonė. Se do veshėsh kėpucėt e tua tė bukura tė reja.
- Do jesh krenare pėr mua sot nė sy tė tė gjithėve? Krenare pėr pamjen e mashkullit tėnd?
- Po, do jem po. Me kėpucėt e reja e orėn tėnde tė famshme po. Sidomos. Vishu shpejt pra. Unė jam gati.
- Je e tmerrshme. Je gati tė dalėsh pa buzekuq e pa tualetin tėnd vetėm qė tė jem unė vonė!
- Jo, por sot ma shpif truku. Jam zgjuar nė mėngjes e di?
- Je zgjuar vėrtet? Keq mė duket!
- U zgjova, dhe pashė veten nė pasqyrė. Mė pėlqeu tmerrėsisht vetja. Jam mė e bukur se ty e di?
- Jo, s’e di. Asnjėherė s’e di.
- Po ja, ta them unė, prapė. Lėre qė duket pėrherė. S’ka rast qė s’duket. Dhe po tė thoja, mė pėlqeu vetja shumė. Dhe pashė sytė e mi tė vėrtetė. Domethėnė pa tualet. Dhe buzėt e mia tė kuqe. Shih sa tė kuqe i kam buzėt. Dhe mjafton ti kafshoj pak dhe gjithēka u rregullua. Vendosa qė ka shumė hipokrizi nė kėtė botė tė ēuditshme ndaj nga mengjesi i sotėm e tutje unė nuk vė mė tė kuq buzėsh. As laps nė sy. As floket nuk do ti mbaj tė krehura. Sapo ti kreh ndonjėherė, do ti prish prapė.
- Je e tmerrshme!
- Ngordh ta dėgjoj kėtė miliona herė qė e thua. Dhe sigurisht do vishem gjithmonė po kaq me shije. E veshura ėshtė tjetėr gjė. - U rrotullua ajo nė fustanin blu tė mbyllur. - Tė bėn mirė kur zgjohesh nė mėngjes vetėm dhe sheh veten nė pasqyrė me dritė dielli qė tė bie mbi sy.
- Kur, nė njėmbėdhjetė tė drekės?
- Jo, nė njėmbėdhjetė tė mėngjesit i thonė.
- Gati? - Tha ai duke pare dhe njėherė veten nė pasqyrė mbi kokėn e saj. - Ujė. Harrova. Dua ujė.
Piu ujė nga shishja duke e kėrcitur nė fyt. Ajo i pa mollėn e adamit tė skuqur disi nga brisku.
- Ē’mashkull alfa bėhesh! Me shishe. Mė pėlqen mė shumė kur pi kėshtu!
- Dalim.
Vrapuan nė shi ato pak hapa qė i ndanin nga makina. Ai klikoi me pultin e rrasur thellė nė xhepin e palltos sė tij dhe u zhytėn tė dy njėherėsh nė lėkurėn e butė bezhė tė komoditetit tė makinės. Ai e ndezi ēelėsin nė kuadėr. Sapo u ndez makina u ngrohėn menjėherė, duke zhveshur e hedhur pas veshjet e mėdha.
- U lagėm. Ma shpif ky dreq shiu. – tha ai duke shkundur flokėt. - Ma shpif fare. Mė lagu kėpucėt. Do ikim tėrė baltė atje. Mu bėnė pis dhe pantallonat.
- Pse, unė vdes pėr shi si ky. - Tha ajo duke parė jashtė pėrmes xhamit ku rridhnin rrėketė. - Kur bie shi kėshtu nuk tė le kohė tė mendosh, ėshtė i ashpėr, i fortė, i ftohtė, dhe tė shpėlan gjithė ē’ke nė kokė. S’tė le mundėsi. S’ėshtė shi melankolik vjeshte. Duhet vetėm mos ta kundėrshtosh. – ajo duke ulur e ngritur menjėherė xhamin e dritares. - Ti e kundėrshton. Pastaj, shih anėn pozitive, orėn nuk ta lagu.
Ai ktheu kokėn vrik ta ndėshkonte me sy, por ajo ngriti kokėn nga xhami ku ish mbėshtetur dhe i dhuroi njė buzėqeshje me tėrė dhėmbėt e bardhė. Atij i shkriu gjaku krejt duke parė dritėn nė fytyrėn e saj tė ndriēuar edhe nga dritat portokalli tė rrugės.
Ktheu kokėn sėrish drejt duke buzėqeshur.
- E di? S’kam kuptuar kurrė njė gjė te ty. E mendoj shpesh... s’e kam parė tjetėrkund kėtė mimikė. Domethėnė... Hmm... mbase ėshtė kot...
- Ēfarė?
- Po...S’di si ia bėn, e kontrollon dot veten deri nė atė pikė sa tė ndezėsh dhe fikėsh atė dritėn tėnde aty brenda nė sekondė, me komandė tė prerė, apo ashtu tė vjen? Ja, Si buroi ajo drita nga fytyra jote tani, si? E bėre vetė apo ashtu tė erdhi?
- Sa kohė ke dashur tė ma pyesėsh kėtė gjė? - Buzėqeshi butė ajo duke parė drejt rrugėn e ndriēuar nga dritat portokalli.
- Ē’rėndėsi ka?
- Ndaj me dashuron tmerrėsisht e s’di si t’ja bėsh pa mua. – Tha ajo duke qeshur, tani njėsoj si pak sekonda mė parė, me dritė. - S’kam ndėr mend tė bėj analiza tė vetes kaq qelizore. Di unė? Gjeje vetė! - qeshi sėrish. U panė nė sy. - Tė shkojnė mustaqet tepėr. Mė pėlqen shumė me mustaqe.
Ai nėnqeshi.
- Po ti?
- Unė ēfarė?
- Po ti? Ndonjė mashkull tjetėr?
- Jo. Nėse do shkoja me ndonjė mashkull tjetėr, nuk do bėja mė seks me ty. Unė bėj vazhdimisht seks me ty. Mė shumė se bėn ti me mua.
- Pse?
- Dhe ti e di shumė mirė. Nėse do mė pyesje vėrtet, do kisha mė parė duart e tua nė fyt mė parė, pastaj do vinte pėrgjigjia ime. Apo jo?
- Jo s’do ta bėja nė atė formė.
- Ej! Po tallesh tani? Unė ndaj tė dua. Se akoma sot, do ta beje nė atė formė. Nėse nuk do mė vije duart nė fyt, e dimė unė dhe ti, nuk do ishim bashkė tani.
Ai heshti duke shtrėnguar timonin. Pastaj e liroi. Nuk donte ti provonte vetes asgjė.
- Pse kemi tėrė darkėn qė flasim pėr gjėra drastike?
- Pse ti ke filluar tė shohėsh kaq shumė orėn?
- E di unė, nuk doje tė shkonim sonte atje.
- Me tėrė ata miqtė e tu tė rrjedhur intelektualė tė leshit.
- Pse vetėm te mitė?
Ajo pa folur vizatoi njė shi shigjetash nė xhamin e makinės. Ndėrkohė qė po vizatonte njė mollė poshtė tyre, ai e pa.
- Ē’bėn aman! Sa herė ta them mos vizato nė xham tė makinės se ngelin gishtat? Pėrherė kėtė bisedė do bėjmė dreqin?
- E di ēa? Mu kujtua njė gjė. Prit tė ta lexoj. Ajo lėvizi gishtat nė tastierėn touch tė telefonit. - Tė kujtohet njė Prevert? S’ėshtė markė kėpucėsh. Tė kujtohet?
- Ja dhe ti intelektualja...
- Dikur ke qenė po kaq “intelektual” sa unė, para se tė pajtoheshe me tėt atė dhe idetė e tij heroike. Ja, e gjeta... Dėgjo mashkull alfa, Prevert, Njeriu i madh. Te njė prestar mermeri, kur e pashė atė ditė, ai po merrte masat, pėr pasardhėsit.
- Je shumė e ndyrė e di?
- Sigurisht. – futi telefonin nė ēantėn minimaliste tė dorės dhe e hodhi shkujdesshėm mbi ndenjėsen e pasme. - Unė vazhdoj tė jem e ndyrė. Ti je bėrė xhentėlmen.
- Mė ēmende. Ē’ke sot?
- Atė qė kam pasur para se tė lindja, atė kohė kur kėrkoja fytyrėn qė kisha.
- Yeats...
- Ndaj unė s’shkoj me meshkuj tė tjerė.
- Si?
- Pėr kėtė.
- Pėr kė? Ē’ishte kjo?
- Sepse te ty ka akoma shpresė.
Ai ktheu kokėn po kėsaj here nuk pa asnje grimce drite as qesėndie nė fytyrėn e saj.
- E ke seriozisht?
- Ti e di shumė mirė, unė s’bėj shaka, edhe kur ato qė them bėjnė pėr tė qeshur e shkrihemi bashkė, tė dy. Them gjithmonė tė vėrtetėn.
Ai pa pėrpara ndėrkohė nėn presionin e paparashikuar, nė grimcat e sekondave qė kaluan mendja mblodhi forcat dhe rreshtoi tėrė pikėt e forta nė favor te tij, pse ajo s’duhet tė ikte nga ai.
- Mė duket se kjo vjen ngaqė ti nuk punon.
- Unė jetoj. Ti punon. Kėshtu ėshtė krijuar situata. Ti e di, s’do ishte problem dhe po tė punoja unė. E ti tė zgjoheshe nė 11. Por, do e mendoja po njėsoj. Ty po tė bėn puna njė punėtor. Po Yeats e njeh akoma veē.
- Nuk do tė ikėsh nė kėtė mbrėmje fare ė?
- Jo, s dua fare. Dua tė ndalosh makinėn kėtu tani dhe tė dalim te ndenjėsja e pasme dhe tė mė bėsh dashuri, jo aq sa tė derdhesh ti. Aq sa tė them unė mjaft. Dua tė pėrdorėsh tėrė njohuritė e tua mbi ēeshtjen, dhe coitus reservatus e kėshtu gjėrash erotike, e tė mė bėsh tė vij mbi ndenjėsen bezhė tė ēmueshme tė makinės, e aty tė vish dhe ti. Ta bėsh kėtė makine vetėm pėr seks. Kemi qenė mė ngushtė mė parė. Kėtė dua. Tani kemi mundėsitė mė gjerė.
- S’do vertet tė shkojmė aty?
- Pffffffff... Do jetė Ana?
- Po po. Ana do jetė.
- Mė pėlqen ajo vajzė.
- Mbase sepse jeni moshatare?
- Ose mbase sepse ka trupin tim. Strukturėn time.
- Tė tėrheq Ana?
- Ėshtė faktikisht e kundėrta. Ma shpifin tėrė miqtė tanė tė rėndomtė derra barkdhjamosur. Njerėz qė po degradojnė. Tė tėrė paracaktuar tė vdesin nga kolesteroli, arteroskleroza, infarkti. Ndėrsa Ana ėshtė njė flutur e hollė e bukur me tė qeshur tė vėrtetė e plot zemėr. Nė kokė i kalojnė plot tė kėqija, por ama ajo ka bythė ti thotė. S’ka filtra fare. Ndėrsa tė tjerat janė ca spitullaqe idiote kokėboshe tė dėshpėruara femra qė s’bėjnė seks se burrat e tyre nuk shohin dot rrushin e tyre. Mė tė ndershmet flas...
- Hajde mos ja fut kot se s’janė tė tėrė ashtu. Ti e di qė po e zmadhon kot. Miqtė tanė i kemi elegantė.
- Po, elegantė si tėrfil.
- Epo, s’do flasin tė tėrė pėr Yeats...
- Epo, s’mund tė ketė vetėm dy rrugė. Yeats ose paratė.
Ai e pa nė sy. Ajo e kishte seriozisht. Edhe pse luftoi me mendimin e vet mediokėr, nė njė moment mendoi qė miqtė e tij do mendonin qė asaj i duhej njė fėmijė urgjent. Bėri njė grimasė me vete dhe nuhati fort parfumin e saj nė ajer. Ajo zgjati dorėn, ndezi radion.
- Sa kohė kishe pa dėgjuar Primal Scream?
- Atė trapin, Gillespie?
- Dikur nuk e mendoje kėshtu.
- Epo, si ka thėnė tėrė jetėn dikush qė unė i kam kafshuar kėmbėt? Tė ndryshosh ėshtė i vetmi tipar njerėzor qė ka njeriu.
- Po po. Kjo radio ėshtė fati im. Sa herė e hap do japė diēka tė harruar, ose tė munguar.
- Gillespie sidomos, hippie i pėrjetshėm, adoleshenti i plakur.
- Nuk mendon qė ai bėn jetė cilėsore?
- Secili qė e do jetėn bėn jetė cilėsore. Mbase mua s’mė pėlqen jeta e tij dhe kaq.
- Dua tė them, ėshtė vlerė tė jesh adoleshent i plakur...
- S’e di... mbaroi Loaded, varja tani. Ule pak zėrin.
- Epo mirė qė “we wanna get loaded and wanna have a good time” thuaj.
- Je problematike... do ma nxjerresh nga hundėt qė tė bėra tė vishesh si princeshė sot me fustanin tėnd tė derdhur blu, me kepucėt e tua tė zeza, dhe xhaketėn tėnde tė vockėl me kopsa me gurė, me pelerinėn e zezė, dhe flokėt e pakrehur, dhe buzėt e tua tė kafshuara tė kuqe, pėr tė shkuar nė njė mbrėmje me derra. Do ma nxjerrėsh nga hundėt...
- Jo, kurrė! Unė s’jam hakmarrėse, qeshi ajo. – Ua! ... tė thashė, kjo radio mė lexon... Una storia d’ amore! Tė betohem, ėshtė citati im i fundit pėr sonte, kjo ėshtė kėnga mė e bukur italiane e kohėve tė reja. Kjo ėshtė. Jova ... – Ajo, ashtu imcake u zhyt nė ndenjėse. Dhe i mori dorėn. I nuhati gishtat. Ai i pa fytyrėn dhe pėrkėdheli mjekrėn e saj tė rrumbullakėt. Ajo e kafshoi lehtė dhe e pa me sy tė perėnduar. Dėgjuan pa folur deri nė fund, drithėrimėn e violinės.
- Doja tė kėndonim po s’mė kėndohej.
- As mua, - tha ajo me sy tė mbyllur. - Kėto reklamat pėrgjithėsisht janė shumė tė neveritshme.
Ai vuri tė dy duart nė timon tė merrte kthesėn se ishte shpejt.
- Pse s’ecėn mė shpejt?
- Shpejt po eci.
- Por mė shpejt.
- Po tallesh?
- Jo, ec mė shpejt.
- jam 140.
- Mė shpejt.
- Jo jo.
- Ke frikė mos vdesim?
- Tė thashė, s’jam Gillespie unė. Unė dua jetėn qė kam. Dhe ty pėr sė gjalli. Ja shpėtoj vetėm unė? Ke do dua une mė pas?
- Flet shumė. Mos fol kaq shumė. Kur njė njeri flet mė shumė se duhet thotė idiotėsi. Mos fol fare. S’ta mban. Kaq.
Ai drejtoi makinėn me kujdes nėpėr pellgjet me ujė duke pasur kujdes mos rrėshkiste.
– E di qė Toni do ta shesė agjensinė e tij?
Ajo shihte pėrtej xhamit.
- Kam tėrė kohės qė bluaj nė mend diēka. Nėse do ta shtoja atė agjensi nė punėt tona...
- Ē’mė flet pėr punė orė e ēast? Mė ēmende, sheh orėn, sheh kėpucėt, flet pėr punė, pėr lekė, lekė, di unė ēfarė...
- Je mirė? Ēa dreqin ke sot?
- Sot?
- Po dje po deshe? Ēa ke?
- Dua tė bėjmė diēka pra...
- Ēfare? Ē’do?
- S’dua lekė sidoqoftė!
- E di ti qė...
- He? Qė ēfarė? Qė nga punėt e kėtij lloji jetojmė mirė? Qė unė bėj ē’tė dua se ti fiton para kėshtu? Kėtė deshe tė thoje?
Ai e pa.
- Kėtė doje tė thoje? Apo qė vendose tė ecėsh shpejt...
- S’ma mban. Kaq. Do arrijmė pėr pak. Po bie shi. Ti s’do qė tė shkojmė atje. Ndaj s’ka pse nxitojmė.
- Ore vėrtet s’kupton pse dua tė ecėsh mė shpejt?
- Tė shkohet nė tualet? Tė ndaloj? Do ta bėsh nė rrugė? Ti s’e ke problem as tė lagesh, as tė aventurohesh rrugės pėr tė bėrė ēiēin tėnd. Si thua? Hė? Pa lekė, nė natyrė, nė shi, romantike, poetike, fustani qė laget, ti qė lagesh, unė qė lagem...
- Vėrtet s’do tė ecėsh shpejt? Vėrtet s’do?
- Shpejt po eci.
- Po ecėn si ...
- Si po eci?
- Varja. Ajo i ngriti zėrin radios. Kjo ėshtė gjithė ē’do doja unė tani. Kjo.
- Ule se dua tė flasim pak.
- tė ul kėtė kengė? Lėre. Dėgjoje, kėndojmė. Kjo ėshtė njė mrekulli.
Ai pa fytyrėn e saj qė u ndriēua nga njė dritė. Jo e qetė. Jo e mėparshmja. Dritė e errėt. - Por dritė ėshtė. – mendoi.
- I want the bliss, and joy in your mind – kėndoi me sa kishte nė kokė. - ēfare muzike! Heroike mė shumė se yt atė, mė shumė se mustaqet e tua seksi, mė shumė se shpejtėsia e kėsaj makinės me gaz tė tredhur... mė shumė se bota vetė... kjo kėngė fluturon. Give me, all the bliss and joy in your mind... Everything about you is so easy to love, they re watching you from above...
- Give me all the bliss and joy in your mind... - bėrtiti ai duke parė drejt.
- I want the bliss and joy in your mind... - ajo i zuri fytyrėn me dorėn e saj tė vogėl e drejtoi nga fytyra saj, e pa nė sy. - Mos nxito - i tha.
- No i wont settle for less – bėrtiti ai duke ngjitur lart mollėn e adamit nga sforcimi.
- Dora e saj u afrua me ngadalėsinė e tėrė botės. Preku timonin. Gjithmonė duke e parė nė sy. Nė sytė e tij tė skuqur e tė ēakėrdisur.
- Give me the bliss and joy in your mind – Ulėriti ai.
Me njė lėvizje tė beftė duke u parė nė sy ajo shkundi timonin nga duart e tij.
- Ē’bėn idio...
...
...
Diēka dėgjoi pėrmes jastėkėve tė ajrit.
Shtyu me kėmbė e me duar gjėra, objekte tė pakuptueshėm, shkelmoi rreth e qark, e ndjeu ajrin e natės ti freskonte fytyrėn. e menjėherė, shiun ta pėrfshinte. Diēka lėvizi nė krahun tjetėr.
- Aty je? - Bėrtiti. Ē’pyetje, tha me vete ndėrkohė qė nxitoi me sa mundi nga ai krah.
– Give me... all. The bliss and joy... auch! in your mind...
Ai filloi tė qeshte. Me tėrė brinjėt e gjoksin qė i ndjente si tė shkėputura nga trupi i tij. Qeshte me shpirt. - Everything about you resonates happyness no i wont settle for less...
Give me , all your bliss and joy in your mind, dėgjohej zėri i ngrohtė i saj tė fishkėllente ēuditshėm nga goja. Ai ndjeu frymėn e saj nė fytyrė, parfumin e saj diku vėrdallė papėrcaktueshėm, dhe piklat nė erresirė tė gjakut tė saj ti preknin buzėt. Ajo qeshi. Dhe ai dalloi ne mugėtirė thyerjen e dhėmbit, tė njerit nga dhėmbėt e saj si ketėr qė kishte kafshuar aq herė pafundėsisht tėrė trupin e tij, thyerjen qė u jepte fjalėve ēuditshmėrinė e tyre. E mbėrtheu pėr flokėsh, e shtriu nė tokėn me pellgje uji.
- Hė? Bliss? Hė?
Ajo qeshte.
- Dhe dreqi ta hajė ke thyer dhėmbėt, nga e ke dritėn? Nga del?
- shih mirė...
- po unė ē’kam? - Tha ai duke prekur veten.
- Mut je dhe ti, po shih mirė nga buron drita leshit mor bukurosh i pėrgjakur...- qeshi ajo.
U ul nė tokė dhe ai. Ngriti kokėn dhe vėshtroi qiellin qė binte nė formė miliona pikash mbi kokat e tyre. - Give me the bliss, and joy in your mind.... ulėriti me sa kishte forcė nė trupin e dėrrmuar.
- I want the bliss and joy in your mind... - pėshpėriti ajo butė.
U ēuan tė dy, e pėrqafuar duke u dridhur nė shiun e janarit, kokėēarė e dhėmbėthyer kėndonin lehtė e fort duke u ēapitur mbi asfaltin e qullur tė ndriēuar si njė udhė diamanti e bardhė nga dritat e meta tė makinės pėrmbys jashtė rrugės.

L.Kume

Mistrece
21-05-2012, 12:41
Me keqardhje me duhet te konstatoj qe, sipas mendimit tim modest, nje pjese e mire e ketyre tregimeve nuk jane te bukur. I mungon diēka pothuajse te gjitheve: ndodh qe kane formen dhe jo substancen, pasionin por jo nivelin, absurditetin dhe jo bukurine....Perveē se atij qe kam komentuar me zjarr ( edhe ne ate rast gjeta diēka qe nuk shkon), te tjeret nuk me mbushin. Ka shume mundesi te jete edhe nje mangesi e imja, nuk jam ushtruar me tregimet dhe me duken te zbrazet perpara nje romani.

Misty-Blue
21-05-2012, 12:53
Me keqardhje me duhet te konstatoj qe, sipas mendimit tim modest, nje pjese e mire e ketyre tregimeve nuk jane te bukur. I mungon diēka pothuajse te gjitheve: ndodh qe kane formen dhe jo substancen, pasionin por jo nivelin, absurditetin dhe jo bukurine....Perveē se atij qe kam komentuar me zjarr ( edhe ne ate rast gjeta diēka qe nuk shkon), te tjeret nuk me mbushin. Ka shume mundesi te jete edhe nje mangesi e imja, nuk jam ushtruar me tregimet dhe me duken te zbrazet perpara nje romani.

Mistrece , ndonjeher ne lexuesit tregohemi shum mondan... ne shije. Perfshi edhe veten time ketu. Keta qe kan shkruar keto tregime jan relativisht te rinj edhe ndoshta me shume se profesion shkruajn per pasion, jan tregime ''limonate'' qe lexuesin e kenaqin pa e lodhur edhe pa e futur ne kritika letrare... :))

Mistrece
21-05-2012, 13:02
Mistrece , ndonjeher ne lexuesit tregohemi shum mondan... ne shije. Perfshi edhe veten time ketu. Keta qe kan shkruar keto tregime jan relativisht te rinj edhe ndoshta me shume se profesion shkruajn per pasion, jan tregime ''limonate'' qe lexuesin e kenaqin pa e lodhur edhe pa e futur ne kritika letrare... :))

Nese do te dija qe jane te rinj, nuk do kisha qene kaq e serte. Leximi eshte art me lehtesisht i pervetesueshem se shkrimi, keshtu qe per ne eshte me e lehte te gjykojme. Te shkruash do talent, i cili duhet kultivuar. Nese keto tregime jane nje menyre per ta kultivuar, atehere duhen inkujaruar te vazhdojne.
Gjithesesi une nenvizova faktin qe nuk jam ushtruar ne te tilla lexime, jam teper e madhe tani per te pelqyer tregimin me siper.

Misty-Blue
21-05-2012, 13:11
Nese do te dija qe jane te rinj, nuk do kisha qene kaq e serte. Leximi eshte art me lehtesisht i pervetesueshem se shkrimi, keshtu qe per ne eshte me e lehte te gjykojme. Te shkruash do talent, i cili duhet kultivuar. Nese keto tregime jane nje menyre per ta kultivuar, atehere duhen inkujaruar te vazhdojne.
Gjithesesi une nenvizova faktin qe nuk jam ushtruar ne te tilla lexime, jam teper e madhe tani per te pelqyer tregimin me siper.


Nuk ka te beje shume mosha e madhe apo e vogel... Je mesuar me nje tjeter standart tani edhe per ty esht njesoj sikur te kthehesh prapa,te duken adoleshenciale si tregime, ashtu kam menduar edhe une per disa.Deri ne momentin qe fillova te lexoj me shume se nje tregim apo fragment...

Misty-Blue
21-05-2012, 13:38
Shen libri dhe lexuesi

Cili ėshtė ndryshimi midis shallvareve dhe veglave? Pyetje absurde, apo jo? Por, le tė themi se jemi me fat, sepse, kemi gjetur tashmė njė fjali (jo edhe aq mosbesuese) me tė cilėn po e hapim bisedėn tonė. Pa i dhėnė kohė pleqėrimit tė mendimit, njė pjesė e instinktit tonė dėshmon se njė vegėl mund tė jetė fare mirė pjesė aktive e trupit (duar, gishta, dhėmbė) ndėrkohė qė shallvaret mbulojnė njė vegje pasive tė sė tėrės, qė ėshtė pėr shembull lėkura apo qimet e lėkurės. Lexuesi dosido i librit njė gjė nuk ka se si ta shpjerė ndėr mend, ose sė paku, e fundit gjė qė i bie ndėr mend, ėshtė fakti qė shkrimtarėt harxhojnė kohėn mė tė madhe pėrgjatė punės sė tyre duke kėrkuar baraspeshime tė duhura nė logjikėn e sė tėrės. Pėrfshi botėn (e brendshme dhe tė jashtme, e bukur dhe tė shėmtuar), ekzistencė dhe qenie, popuj dhe individė, gjuhė, ngjyra, personazhe, tinguj, stil tė shkruari dhe tė jetuari, shije frutash dhe vere, kafeje dhe zeheri, tymnajė duhani apo flatrim hashashi, logjikė mishngrėnėse apo vegjetariani, etj. Tė gjitha kėto sipas midesė dhe kėndvėshtrimeve tė tyre krahasimore, simbolike, metaforike, alegorike, analogjike, brenda njė sistemi me rregulla tė qarta nė tė cilin, vet shkrimtarėt funksionojnė qartėsisht si paralelizėm. Shkrimtari ėshtė si puna e atyre shkallėve lėvizėse nė qendrat e mėdha komerciale. Ekuivalent i botės, por, mbi tė gjitha i vetvetes nė raport me botėn nė ngjitje, zbritje. Kujdes! Fjala “ekuivalencė” ka njė kuptim krejt tjetėr nė ekonominė e tregut, nė bursat dhe sistemet financiare tė ditėve tona! Rrjedhimisht edhe mbi masmediat, propagandėn, dhe infrastrukturėn e gjuhės sė tregut. Por, kjo nuk ndodh me shkrimtarin dhe botėn e tij. Ai ėshtė aty. Ekuivalent. Etalon kokėfortė. Le ta pranojmė si njė paralelizėm. I pashqitshim. Por, le t’i kthehemi sėrish muhabetit tė veglave dhe shallvareve. Plaku im i mirė Borges, diku ėshtė shprehur se nga tė gjitha veglat e shpikura nga njeriu, libri ėshtė padyshim mė i habitshmi, mė tepėr se sa njė vegėl zgjatuese e trupit tė njeriut, ai pėrbėn njė zgjatim tė kujtesės dhe imagjinatės. Hallall! Gjithmonė mė ka pėlqyer vėrtetėsia analogjike e Borges, megjithėse sot, pėr hir tė sė vėrtetės, po filloj tė ndiej njė dridhje tė lehtė tė gishtave, ndėrsa po shkruaj kėto rreshta duke zbuluar njė kundėrshti qė nuk pėrputhet ashtu si e do zakoni me mendimin e plakut tim tė mirė. Prej kėtu zė fill gėrricja ime nė vijim. Qė libri ėshtė njė instrument unik nė llojin e vet, jam dakord, por, jo me faktin qė libri zgjaton njė gjė jotrupore. Kujtesa dhe imagjinata nuk lindin nė eter! Ato janė funksione neurologjike tė sistemit tė trupit tė njeriut dhe njė neuron nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak trupor se sa njė timpan veshi apo mollėz gishti. A pėrbėn libri me tė vėrtetė njė vegėl zgjatuese tė njeriut? Po apo jo? Pėrse mos tė mendojmė se mundet tė jetė njė protezė gojore, njė aparat dėgjimi i veshit, njė teleskop pėr tė vėzhguar hapėsirėn ku syri ynė nuk mbėrrin, apo pantallona bluxhins (qė nė kėtė rast ka zėvendėsuar fjalėn e bukur shallvare) qė vesh lėkurėn dhe qimet e kėmbėve? Ndryshimi nuk ėshtė edhe aq i rėndomtė po ta shohėsh hollė hollė. Njėzėshėm tė gjithė e kemi pranuar faktin se mungesa e lexuesit e katandis librin nė njė objekt tė vdekur. Qė tė ekzistojė, libri nuk ka nevojė qė tė lexohet, por, tė jetė i lexuar. Nga njė lexues i mirė, madje! Nė realitet, ja cili ėshtė fakti qė na bėnė tė mendojmė se libri nuk paska qenė edhe aq objekt banal, nė tė kundėrt, tejet i veēantė kur merr vėshtrimin e duhur. Sapo e kemi mbyllur, lexuar, dhe mė tej larguar nga kėndi ynė i shikimit, ai, Shėn-libri, kokėfortė si ati i vet, shkrimtari, vazhdon tė qėndrojė po aty, duke gėrvishtur mendjen tonė. Njė sqepar ėshtė krejt i pavlefshėm pėr tė ngulur dhe shkulur gozhdė po qe se nuk mbahet fortė nga dora jonė. Libri, nė tė kundėrt, vazhdon tė reagojė edhe kur e kemi mbyllur sė lexuari, kemi shuar dritėn, dhe larguar nga shikimi. Lėēitja ndryshon konfigurimin e neuroneve tona! Copėza teksti gjenden tė vendosura nė vende tė ndryshme tė hapėsirės universale tė trurit tonė. Ato nuk depozitohen aty si pesticide helmatisėse, apo plehra organike, pėrkundrazi vazhdojnė tė funksionojnė nė depon e kujtesės dhe imagjinatės njerėzore nė varėsi tė kualitetit tė tyre, vazhdimisht, si me qenė fara tė vdekura tė gatshme pėr mbjelljet e ardhshme. Por, le t’i biem shkurt, po qe se libri nuk ka forcėn e duhur pėr tė reaguar nė mėnyrė tė shėndetshme, atėherė nuk ja vlen pėr asgjė, ėshtė i padobishėm. Libri i vėrtetė ėshtė mė i fortė se dhėmbėt apo proteza e dhėmbėve. Shėn-Libri i pėrngjan njė hambari me farėra tė shumėllojshme qė shumėfishon jetėn dhe ekzistencėn e jetės duke u mbjellė pik sė pari nė mendjen e lexuesit qė si ai nikoqiri i mirė ja di vlerėn dhe kėsmetin. Bash mu nė neuronet e atij qė e pėrdor dhe di ta pėrdorė si duhet librin, mė mirė se njė vegėl, dhėmbė apo protezė, libri gllabėron neuronet e lexuesit duke u bėrė pjesė e pandashme e tij, libri shndėrrohet nė lexues duke na kujtuar pėrrallėn e cironkės (gojėdhėnė prej peshkatarėve tė Poradecit, qė e kam tė depozituar si puna e atyre farave nė trurin tim, riprodhuar kėto ditė tė ftohta dhjetori, ku gjithėshka fillon e ngrinė dhe toka fle e qetė nėn ngricė, tekstualisht;)

E kapėn nė rrjetė cironkėn e vogėl. Nga rrjeta cironka i fliste nėnės sė saj:
“O nėnė, mė kapėn moj nėnė!”
“S’ka gjė birk e nėnės, ky paska qenė fati ynė, s’ka gjė!”
“O nėnė, mė kanė futur nė njė vend qė quhet kuzhinė, moj nėnė!”
“E di biri nėnės, aty qėruan me thikė edhe time ėmė!”
“Oh moj nėnė, po m’i qėrojnė luspat, moj nėnė, po mė zhveshin!”
“Turpi dhe nderi pėr ne janė bėrė, birk e nėnės ti!”
“Oh, po mė skuqin nė vaj tė nxehtė, nėnė!”
“Nuk ėshtė vaji i pėrskuqur i Ferrit, pėrvoja jetėsore ėshtė mė pėrvėlonjėse, ylli im!”
“Po mė kullufisin humnerave tė gojėdherave, nė..nė!”
“Duro biri im!”
“Po mė shuajnė me verė, me verė verėmirė, nėnė!”
“Ah! Tashti mbarove, more fund bir!”


Sqepari shėrben pėr tė ndėrtuar apo shkatėrruar njė ndėrtesė, hambar, kasolle, vatėr, shtėpi, kulturė, a traditė. Sytė, dylbitė teleskopi, janė vegla pėr tė vėshtruar botėn dhe hapėsirat e saj tė pashtershme. Luga dhe dora pėr t’i dhėnė njeriut jo vetėm ushqim, jetė, vazhdimėsi, por edhe pėr ta kėnaqur veglėn e shijes, gjuhėn, me shijen e mė tė mirave fruta. Libri ėshtė i fatėzuar pėr tė kėrkuar dhe gjetur lexuesin. Pėr tė qenė shėrbyes i tij i shenjtė. Pėr ta mbyllur me kaq, po i rikthehem kokulur sėrish plakut tim tė mirė, Borgesit. Njėherė ai shpjegon se, fatkeqėsisht verbėrisė sė tij, vazhdon tė blejė libra, tė mbushė raftet e bibliotekės sė tij, pėrfundimisht duke vazhduar “tė luaj sikur tė mos ishte i verbėr”. Gjer mė sot nuk njoh ndonjė pėrcaktim mė tė saktė dedikuar njė lexuesi. Po ti?

Flurans Ilia ( Kete e ke edhe nga Berati )

Misty-Blue
21-05-2012, 13:43
Ja edhe nje tjeter.... :))

THEMBRA E KUJTESĖS

Ka plotė njė jetė qė fryn njė erė e marrė.
Njė jetė tė plotė qė ky pėshtjellim ka asfiksuar gjithēka.
Nė rrugė sheh njerėz me sy tė skuqur. Veshė tė mbushur me pluhur.
Ju me tė drejtė do tė pyesni, si ndodh kjo?
Parafytyro tė jesh nė qendėr tė lėvizjes sė ajrit, i mbėshtjellė me njė duhmė pluhuri tė pėrjetshėm mjegullor. Tė pėrplaset nė fytyrė njė copė gazetė, qė e ka marrė era, dhe papritur e sheh veten tė pėrqafuar me portretin e ndonjėrit prej udhėheqėsve politikė. Ndodh pikėrisht ajo qė nuk ke dashur gjithė jetėn tėnde. Por, nuk ke shumė kohė tė puthėsh buzėqeshjen e tij babaxhane, sepse papritur njė kokrrizė fare e padukshme rėre tė ėshtė futur nė sy. Ti fėrkon syrin e majtė, ndėrkohė qė i djathti tė ėshtė skuqur nga njė kokrrizė e dytė. Ndėrsa sytė i fėrkon me tė dyja duart, dhe pallton ta shkul prej trupit forca dhunuese e erės, veshėt, ah, veshėt!, si diēka tejet delikate, tė janė vulosur plot-e-pėr-plotė me pluhur.
“Hej dreq-o-punė!” Mėrmėrit, sapo kapėrcen pragun e shtėpisė, dhe zhurmat ke lėnė pas dere.
Fillon tė zhvishesh nė korridor, si tė jesh pėrball hyrjes, nė njė koncert simfonik. Muzika fillon me zhveshjen e rrobave qė pėrton t'i shkundėsh nga pluhuri. Sepse kjo ėshtė krejt e parėndėsishme. Pastron sa tė mundėsh veshėt. E kryen kėtė punė qė nė fillim , sepse tė duket ky, veprimi i parė mė i domosdoshėm.
Zgjidh lidhėzat e kėpucėve, duke i zbathur kėmbėt nga myku qė erėmojnė aromė urbane, nga labirintet e pafundme.
Si njė kėrmill i heshtur jargavitesh drejt dhomės tėnde. Nė dhomė, ka njė dritare tė hershme atavike tė cilėn pėrgjatė ditėve tė balsamizuara tė asaj qė e emėrton “koha ime”, e mban mbyllur hermetikisht, me perde tė trasha, nė errėsirė. Zakon ky, qė e konsideron shumė tė rėndėsishėm, nė balsamimin e pavarėsisė tėnde shpirtėrore, ndėrkohė qė llaftara e atmosferės kafshon muret e shtėpisė. Shtėpiza jote e qendėrzuar nė gojė tė lagjes ku banon. Mėhalla jote e varfėr, gojėhapur, e rrethuar me apartamente tullash tė krimbura kuqėlore, ē’gėlqeron dhėmballėt e mitit tė qytetit qė ē'mitizon shtetin. Shteti yt i vogėl, njė mit edhe mė i vogėl, nė arterie tė kontinentit akoma edhe mė tė vogėl, tė njė planeti jete tė sendėrtuara ēuditėrisht, sa njė grimcė e vetme pluhuri kozmik.
Duhma pluhuri vazhdojnė tė spėrdridhen duke mbėrritur gjer nė katin e sipėrm tė apartamentit ku banon. Por, tashmė pėrtej dritares, ato pėrngjajnė me formacione plotėsisht artificiale, sepse, ti i vėshtron nga brenda dhomės, dhe me ‘to tė ndan diēka tejet thelbėsore. Fakti, qė pėrpara se tė shohėsh pluhurin e ngritur nė qiell, ose qiellin e shndėrruar nė pluhur, mė parė ti sheh vet xhamin e dritares tėnde.
“Era ėshtė njė faktor parėsor,” i thua vetes, “ndėrsa xhami, megjithėse hyn i pari nė vėshtrim, dhe prej tij shohim erėn, njė faktor dytėsor.”
“Era ėshtė subjekti,” tė pėrgjigjet vetvetja, “kurse xhami ngelet njė objekt i rėndomtė, megjithėse pa transparencėn e tij nuk mundet tė shohim erėn.”
“Pra, kush ėshtė mė i rėndėsishėm, era apo xhami?, subjekti apo objekti?” Pyet vetja.
“Lėri kėto mbroēkulla. Pa mė thuaj; Ti, drejt kujt labirinti urban shtegton duke u jargavitur si njė kėrmill, o njeri i mirė?” Pyet-e-pėrgjigjet vetvetja.
Ndėrsa grindesh dhe hamendėson, pėrtej xhamit, nė mesin e kasabasė sė zhvirgjėruar, diēka interesante ndodh nė ēast;
Vėren se dy mace janė vendosur poshtė njė bredhi, qė gjithmonė tė ka pėlqyer ta thėrrasėsh, nuk e di pėrse, Napolon! Poshtė paletave tė gjelbra tė strategut tė madh, qėndrojnė dy kafshė tė zbutura, nėn erė, qė nga veprimet e tyre kuptohet lehtė se bėjnė egėr dashuri. Maēka femėr qimebardhė lėkundshėm pėrdredh bishtin e vetėkėnaqur nga veprimi i partnerit tė saj mashkull, njė maēok pis-i-zi, me sy ekspresiv si tė Otellos, qė i lėpin kurrizin duke lėshuar hungėrima tė njohura epshore.
Era vazhdon, duke marrė me vete rėnkimet, duke i ngjitur lartė, drejt-e-pėrballė fytyrės tėnde tė lodhur nga hamendėsimi. Ti sheh duhma pluhuri; Krahė tė kėputur bredhash qė pėrngjajnė si Napolon; Copa gazetash; Letra tė panevojshme; Fjalė; Dekrete; Tinguj; Poezi, qė vallėzojnė nė kėtė pėshtjellim pėrjetėsor marramendės, ndėrsa qėndron pas xhamit tė cilin fanatikisht e pastron ēdo mėngjes, pėrpara se tė pish kafenė e kohės ku jeton. Kėnaqesh pa masė kur shikon dy mace nėn erė qė bėjnė dashuri. Instinkti ėshtė pjesė e pandarė e kėsaj bote, sado i vogėl tė jetė kėndi yt i vėshtrimit. Sado e mbyllur tė jetė dhoma jote. Ndaj edhe thėrret plot harre:
“Po!”
“Gjeniale!”
“Kjo po, ėshtė njė dėshmi e besueshme.”
“Diēka vėrtet e besueshme.”
“Dy mace, nėn erėn e marrė, qė bėjnė dashuri!”
“Po.”
Aty ku shfaqet e hapėt egoja jote, je mė i sinqertė. Dhe sinqeriteti tė zbavit, sepse tė shpalos atė ēka mbi supe mbart plot njė jetė si tė pėrjetshme; Natyrėn tėnde; Instinktin; Ashtu si ėshtė, krejt lakuriq.
I trishtė largohesh nga dritarja atavike e materies, si e vetmja pjesė qė e bėnė fatkeqe dhe njėherėsh tė lumtur dhomėn tėnde. Nė thembėr tė kėmbės, prek me gishta gjėndrėn e kujtesės qė tė ka dalė si produkt i endjeve tė pafundme nėpėr labirint. Labirint i koklavitur, qė pėrfundon nė njė banjė tė shtruar me pllaka majolike, ku njė rubinet inoks i paoksidueshėm fillon tė lėshojė nė orare tė kufizuara tė ditės, ujin e ngrohtė qė rrjedh, poshtė tė cilit krejt i zhveshur fillon tė lahesh. Tė pastrohesh gjithė qejf.

Misty-Blue
21-05-2012, 13:47
Ja edhe diēka me shume per autorin... :))


Revista Haemus
Nr. 3 - 4 (28 -29) / 2006
Scripta Manent
BISEDAT HAEMUS CONVORBIRILE HAEMUS
„Pėrpara se tė jesh njė shkrimtar i pėrkryer duhet tė jesh njė shkrimtar i vėrtetė"
Revista Haemus: I dashur Flurka. Pseudonimi yt "lundėrtar pa atdhe", njė shqiptari tė mėrguar ia ēon mendjen vetiu tek njė "atdhe pa lundėrtarė", ndonėse nė tė gjitha kohėrat kemi pasur lundėrtarė, madje edhe nga ata qė e kanė paguar lundrimin me jetėt dhe ėndrrat e tyre. Mirėpo, sado hidhur tė tingėllojė, nuk dihet se sa atdhe kemi pasur...
Flurans Ilia: Ka mė tepėr se 27-shekuj qyshkur ėshtė shfaqur Odiseja. I pashmangshėm, pėr tė gjithė ata qė nė forma tė ndryshme rrugėtojnė. Pikėsynim i pelegrinazhit mbetet destinacioni drejt ishullit po aq pelegrin, sa edhe vet shpirti i lundėrtarit drejt tij. Itaka. E mjegullt nėn diell. E prekshme prej sė largu. Puthje e trashėguar. Mallkim qė e ke gjithmonė me vete. Bekim shpirttrazuar. Nuk kemi mundur ta imagjinojmė Uliksin pa Itakė. Aq sa natyrshėm lind pyetja: a e bėri tė tillė Uliksin Itaka?, apo Itakės shpirt i dha Uliksi? Tė dyja mitet e pėrgjumura lundrojnė paralelisht, si dy anije nėpėr mjegull, pa "i kapur" sinjalet SOS tė njėra-tjetrės. Gjersa brenda njė dite tė vetme, mė 16 qershor 1904, brenda njė qyteti tė vetėm (Dublin, ose ashtu si vet Xhojsi e ka emėrtuar nė njė pasazh tek "Finnegans Wake" me termin Dalbania), brenda njė rrethi ishullor tė populluar me aq shumė ngjarje ekzistenciale nga atdheu i individit, shfaqet Leopold Blumi, modeli letrar mė unikalisht i pėrkryer pranė qenies njerėzore. Uliksi modern, personazhi qė do tė lundroj nėpėrmjet pėrroit tė ndėrgjegjes, do tė ē'mitifikoj mitet, do t'i ndryshoj krejtėsisht kahun, jo vetėm historisė sė romanit evropian, por edhe vet ecurinė e fatit "lundėrtarit pa atdhe", duke e ngujuar njėherė e pėrgjithmonė nė njė "atdhe pa lundėrtarė". Gjenialiteti i Xhejms Xhojsit jo vetėm qė hodhi dritė rreth trupit tė njeriut-ishull dhe artit, por zbuloi njė nga vatrat komplekse mė tė nxehta, duke na detyruar me tė drejtė, edhe ne shqiptarėve, tė pyesim vetvetet: sa atdhe kemi pasur dhe kemi? A nuk ishin Fan Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Martin Camaj, etj, "lundėrtarė pa atdhe"? A nuk jetuan Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Migjeni, Kasėm Trebeshina (ende jeton), etj, nė njė "atdhe pa lundėrtarė"? Ndaj unė mendoj se nė tė gjitha kohėrat ndonėse kemi pasur lundėrtarė, edhe nga ata qė e kanė paguar lundrimin me jetėt dhe ėndrrat e tyre, Atdheu vazhdon tė jetė i mjegullt nėn diell, i prekshėm prej sė largu, puthje e trashėguar, mallkim qė e kemi gjithmonė me vete, bekim shpirttrazuar...
Revista Haemus: Nuk tė ėshtė ndarė pėr asnjė ēast udhėtimi dhe qytetet e veēantė. Berati, Pogradeci, Tirana, Stambolli, Athina, Montreal, New Jersey, New Yorku, Bostoni, etj, kanė qenė vetėm disa nga ndalesat e tua. A tė kanė ndihmuar dhe si kaq rrugė pėr tė gjetur rrugėn qė tė pėrket nė letėrsi?
Flurans Ilia: Berati nuk ėshtė njė qytet emblematik, ngaqė ėshtė qyteti im i lindjes. Nėnvetėdija qytetare 2450-vjeēare flet pėr njė autoritet akoma edhe mė imponues, mbizotėrues, kundrejt ndėrgjegjes sė qytetarit tė lindur brenda mureve tė tij. Me Poradecin qėndron ndryshe, ai ėshtė vendi i ngjizjes poetike. Vendi ku fjala shqipe ėshtė e kredhur nė ringjallje tė pazakontė artistike. Unė kam pasur fatin qė nė Pogradec, tė pėrjetoj Hijen e Llazar Gushos, Dhimitėr Paskos, dhe tė tjera realitete. U rrita me prezencėn e pranisė sė tyre tė shpėrndarė si aromė mollėsh nėpėr kopshtet e sė njėjtės mėhallė. Tė dy kėta qytete i mbart me vete ngado qė shkoj sepse thonė qė imazhet e fėmijėrisė tė ndjekin gjer nė ēastin e frymės sė fundit. Gjė e cila, nuk e di shkakun pėrse, nuk mė ka ndodhur ende, me metropolin e Tiranės, Stambollit dhe Athinės. Ndoshta ngaqė, ashtu si kafeja nė zjarr, janė akoma nė fazėn e mpiksjes, dhe presin temperaturėn e duhur pėr t'u shkumėzuar dhe pėrftuar ajkėn. Kalimthi, njė shije kalimtare mė kanė lėnė Milano, Madridi, Toronto, New Jersey, por gjithsesi shije ama. E ndiej ende shijen apokaliptike tė New York-ut, para dhe pas 11 shtatorit, tė pėrjetuar nga afėr. Xhungėl. Mahnitės. "Big Aple" ka vend pėr tė kafshuar tė gjithė njė copė. Qyteti i mundėsive tė mėdha si vet ndėrtesat e tij. Gadishulli Cape Cod, pozicionimi gjeografik pėrballė njėrit nga ishujt ku ėshtė varrosur i madhi John Belushi, mu nė buzė tė oqeanit Atlantik nė lindje tė Bostonit, ku u martova dhe jetova pėr gati tre vjet, pėr ēdo moment ngelet i pashlyeshėm nė imazhin tim pikturė. Pėr tė mos folur mė tej pėr Montrealin, platonė qė mė ka influencuar mė tepėr, gjatė krejt udhėtimeve tė mia. Pėrmes dekorit tė kėtyre qyteteve tė veēantė, gjithsecili ka rolin e vet ndihmues nė mozaikun e fjalės. Kavabada diku thotė: "Mė duket se nuk jam unė ai qė di tė lundrojė nėpėr botė; por ėshtė bota ajo qė mė bėn tė lundroj". Qytetet, ashtu si detet, e mbėshtjellin veprėn dhe jetėn e shkrimtarit me rrymat e erėrave qė ndesh ndėr to. Dhe sa mė shumė jam endur gjinjve tė tyre, aq mė e tendosur bėhej vela, qė e shtynte anijen e pavetėdijes sime krijuese, drejt rrugės sė vetėdijshme nė letėrsi.
Revista Haemus: Na thuaj diēka pėr familjen nga e cila rrjedh dhe pėr fėmininė. Si mund tė pėrshkruhet trauma nėpėr tė cilėn njė fėmijė i njohur anembanė vendit si aktor filmash kalon kur rritet dhe sheh se s’ka rrugėdalje tjetėr veē mėrgimit?
Flurans Ilia: Nga i ndjeri, im atė, si trashėgim tė vetėm kam pasur njė bibliotekė tė cilėn e kam mbrujtur me shumė pasion dhe fanatizėm. Unė flija, studioja, fillova tė shkruaj, dhe kuptoj botėn nė tė njėjtėn dhomė me shpirtėrorėt, liderėt e mi. Kur mbusha 5-vjeē, pata fatin tė familjarizohem me syrin e kinemasė. Platoja e teatrit dhe interpretimet e fjalės artistike mė vonė, m'u shndėrruan nė njė familje tė dytė. Isha i njohur gjithandej nėpėr Shqipėri. Merrja frymė nėn lėkurėn e fjalės dhe personazhit qė e mbartte mesazhin e saj. Nė vitin 1990, vit ky vendimtar qė do tė fatėzonte rrugėn time, m'u refuzua e drejta e studimit pėr gjuhė dhe letėrsi, tė drejtė qė e fitova me numėr absolut votash nga shokėt klasės dhe nga njė paraqitje e shkėlqyer konkurruese nė rang republike nė UT, pėr tė vetmin fakt se kisha mesatare tė dobėt nė shkencat ekzakte. Dhe po nė tė njėjtin vit, kur rinia shqiptare shpėrtheu muret e ambasadave, m'u refuzua e drejta e aktrimit me motivacionin absurd "shtatshkurtėr". Ishte ende koha e kritereve tė shkollės sovjetike, ku aktorėt kėrkoheshin dymetrosh, zėtrashė, me fytyrė tė (s)kalitur nga zbori e aksionet vullnetare. Teatri dremiste ende nė djepin e shkollės sė Stanislavskit. Kjo pėrkoi me shembje tė dhimbshme dhe ikje masive tė tė rinjve si unė. Kėshtu qė megjithėse bėra disa pėrpjekje pėr t'i mbushur mendjen vetes se duhej tė qėndroja, atmosfera e atdheut nuk kishte "klimėn" qė mė nevojitej, ndaj ideja e mėrgimit drejt viseve mė tė "ngrohta", kishte marrė flatra tė pakundėrthyeshme. Njeriu ndodhet vazhdimisht para pamundėsisė pėr tė kuptuar fatin e tij. Ai thjesht, kundėrvepron.
Revista Haemus: Si e pėrjetove ndarjen nga aq qenie dhe gjėra tė shtrenjta, mes tė cilave s’kishe mė jetė, dhe pėrshtatjen me jetėn e re, ku fillimisht s’kishe gjėra dhe qenie tė shtrenjta?
Flurans Ilia: Shpesh ikja ėshtė e vetmja mundėsi mė e volitshme se vdekja. E dhimbshme ėshtė ndarja nga qenie tė tė njėjtit gjak, me tė cilat ke ndarė kafshatėn e fėmijėrisė. Por kur kjo kafshatė mungon, dhe gjėrat e shtrenjta nuk kanė mė jetė, vetveten e gjen jashtė mureve tė shtėpisė sė pėrbashkėt, larg sė cilės do tė duhet tė fitosh "bukėn e pėrditshme". Vetes i thua "falmė Zot!", dhe e kapėrdin dhimbjen me bukė. Tė gjithė shqiptarėt e mėrguar si unė, qė e kanė fituar bukėn me gjak e djersė, i janė pėrshtatur jetės sė re duke u dhėnė pikėsėpari jetė qenieve dhe gjėrave qė gjer dje kanė qenė tėrėsisht tė huaja pėr ta. Ky ėshtė njė rrugėkalim i domosdoshėm. Kur mohohet njė botė, patjetėr njė botė e re duhet tė pohohet, pėr tė pėrligjur ekzistencėn, vazhdimėsinė.
Revista Haemus: Akti i nėnės sate, qė nisi tė t’i botonte dorėshkrimet e fėminisė dhe tė rinisė sė hershme ėshtė krejt i veēantė...
Flurans Ilia: Po. Ashtu ėshtė. "Tė zgjohesh nga njė vizion ėshtė ndoshta po aq e dhimbshme sa dhe tė lindurit" thotė Xhojsi. E imagjinoni vetė sa e dhimbshme ka qenė ndarja disa vjeēare pėr njė nėnė. Ishim tė pėrhumbur nė njė jetė qė nuk e meritonte njė fat tė tillė. Letėrkėmbimet, telefonatat, vinin prej botėsh mospėrputhėse, si rrathėt e ferrit, qė lėviznin me shpejtėsi tė ndryshme, ku koha gjithsesi ikėn dhe nuk vjen mė. Botimet e para tė dorėshkrimeve tė mia, mė tepėr se njė akt qė ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me librin, si etalon i shpirtit, e konsideroj totalisht si instinkt mėmėsor. Ideja pėr ta rinxjerrė pjellėn e vet nė dritė, pėr ta rilindur, nėpėrmjet shpirtit ta zgjosh, qoftė edhe nėpėrmjet vizionit artistik, qoftė edhe nėpėrmjet aktit tė publikimit, pėrmes dhimbjes apo performancės poetike, ratifikon njė nga aktet mė tė fuqishme tė psikozės prindėrore. Pėrtej kėtij fenomeni tė shpirtmadhėrishėm, ēdo mėnyrė gjakftohtė e tė parit me kriticizėm tė kėtyre botimeve, pėr mua nuk merr asnjė tjetėr ndjenjė.
Revista Haemus: Nė etapėn e tanishme tė krijimtarisė sate ndihet njė ton pjekurie, njė largim i natyrshėm nga patetizmi, por qė ruan shijet dhe ngjyrat e njė shpirti qė nuk heq dorė nga "revoltat" e fėminisė. Si e ndjen veten tani mes prozės dhe poezisė?
Flurans Ilia: Kjo ftesė pėr intervistė nė HAEMUS vjen, pikėrisht, pas njė kohe tė gjatė, tė duhur, refleksionesh dhe analizash vetjake. Kam lėnė pas duke e thyer Underground-in nė tė cilin ndodhesha i groposur pėr vite, me botimin e librave tė parė. Etapė fillestare, me tė mirat dhe dobėsitė e veta, qė e konsideroj me shumė kriticizėm dhe rezerva, tė kapėrcyer. Qė nga tetori i vitit 2004, kur paraqita tregimin "Mėngjesi i njė ditė tė re" nė konkursin mbarėkombėtar "Fjala"2004 nė Tiranė, gjithėshka filloi tė marrė tjetėr drejtim. Tregimi (tė cilin poeti Ervin Hatibi do ta cilėsojė si: "sinteza e vetme e fillimviteve '90, e poetizuar aq sa tė merr frymėn"), u prit me shumė admirim nga rrethet letrare. Kėshtu qė kapėrcimi u krye gradualisht nė vazhdim. Sė pari m'u desh tė denoncoja patetizmi e njė pjese tė poezisė sime. Vijova tė bėj ndarje tė pėrgjakshme midis krijimeve qė ja vlenin, ose jo. Tė ndalesha sė botuari libra, qė editoheshin nga shtėpi botonjėse tė paprecedentė. Tė botoja me shumė gjakftohtėsi nė shtypin e mirėfilltė letrar. Dhe ta ē'rrėnjosja njėherė e pėrgjithmonė sėmundjen foshnjore tė vet-deklamimit. Kjo fazė pjekurie mė gjeti mė pranė prozės. Mundet tė mė kishte gjetur edhe nė poezi. Por ja qė ndodhi me prozėn, dhe e marr si tė mirėqenė faktin se proza ėshtė tashmė pėr mua njė poezi pa luhatje. Natyrisht ka ende rrugė tė gjatė. Por ja qė e kam kuptuar, dhe e dėshmoj pa modesti, se jam nė rrugė tė mbarė, nė kėrkim tė vazhdueshėm. Ju, si revistė tėrėsisht kulturologjike, keni njė vizion serioz nė pėrcaktime tė fizionomive tė kėtij lloji. Jo mė kotė mė ftuat, besoj. Kjo njohje qė keni, gjer nė karakteristika tė veēanta tė krijuesve nė formim e sipėr, tregon pėrkushtim letrar tė mirėfilltė. Kjo tregon se shpirtrat tanė ndėrkomunikojnė nė mėnyrė tė pavarur. Kėshtu ndėrtohet dashuria pėr artin e vėrtetė, kulturėn, pa kompromis.
Revista Haemus: A ke provuar tė shkruash edhe nė ndonjėrėn nga gjuhėt e huaja qė di?
Flurans Ilia: Tė them tė vėrtetėn: jo. Ngurrimi ka qenė gjithmonė mė tepėr ēėshtje tė vetėndjeri, aspak njė paragjykim. Mundet tė ndodhi nė tė ardhmen.
Revista Haemus: Si ishte kthimi nė atdhe, para njė ikjeje tjetėr "mbase pėrfare"? Ēfarė gjete "gjallė" dhe ēfarė t’u duk se s’kish pasur arsye tė mbetej si mė parė?
Flurans Ilia: Ndėrsa tranzit nga Vjena, mbi hapėsirėn ajrore tė Republikės sė Shqipėrisė, shfletoja ndėr duar vargjet hyrėse: "Zonė ushtarake, adriatike, Bisht' i Pallės..." nga "Pasqyra e lėndės" tė poetit Ervin Hatibi, nga dritarja e avionit vura re se gjendeshim ekzaktėsisht mbi kepin Bishti i Pallės, vend ku aeroplani merr kthesėn pėr t'ju drejtuar aeroportit "Nėnė Tereza" nė Tiranė. Nė udhėtimin tim arratisės tė vitit 1997 me traget nėpėr Adriatik, nga porti i Patras drejt Venecias, e kisha fiksuar, nga deti, kepin e famshėm, nė ikje e sipėr, nė mugėtirė. Po e fiksoja edhe tashti, nė ardhje e sipėr, nga lartė. Pėrngjan me tė vėrtet i tillė, si bisht' palle. Aty e lashė imazhin tim mbi atdheut, dhe po aty po e rigjeja, pas njėmbėdhjetė vjetėsh, tek Bishti i Pallės. Kėtu do tė gjeja "gjallė" varrin e tim ati. Thinjat e tė afėrmve. Tokėn e tė parėve. Sytė e nėnės. Brezin tim tė metamorfozuar. Muret e qytetit. Kufijtė e krahinave. Rrjedhėn e lumenjve. Pėrkundjen e detit. Lotin e liqeneve. Kreshtat e shqipeve. Humnerat pėrmes maleve. Kėtu e gjeta tė "vdekur" dashurinė e rinisė sė sotme pėr librin artistik. Kėtu kuptova se nuk kishte pasur asnjė arsye tė ngelej si mė parė Sapuni i Rrogozhinės, sepse flokėt e rinisė erėmonin sapun Lux. Dhe nė ikje, "mbase pėrfare" drejt "tokės sė premtuar", jam i sigurt se do mė shoqėrojė pėrsėri zėri i poetit:
Kujtime qė refuzoni shpejtėsinė e dritės
Thellė perspektivės, brenda dritaresh tė qytetit
Dritės
... ... ...
Kujtime, ju i pėrkisni mė shumė errėsirės
Ku marrin nė heshtje format e veta
Gjallesa gjuhėsore nga e djeshmja
(Pėrdhe, mbledhin nė heshtje rrobat e veta
Revista Haemus: A e sheh tė ardhmen e letrave shqipe nė emra, apo nė vepra?
Flurans Ilia: Po i rikthehem edhe njė herė Kavabatės nė kėtė pėrgjigje. Poeti (sepse proza e tij ėshtė mė poetike se vet poezia) kėrkonte tė shihte dhe zbulonte zemrėn e ekzistencės, zemrėn e bukurisė absolute, nė njė lule tė vogėl. Ai parapėlqen kėtė lloj ekzistence (le tė themi veprėn) pėrballė njė hyjnie (le tė themi emri i shkrimtarit) fatkeqe, ose nė mesin e njė fatkeqėsie (le tė themi periudhė historike). Ndaj mė duket absurd njė krahasim i tillė kur vet vepra mbart nė vetvete zemrėn e ekzistencės, zemrėn e bukurisė absolute. E ardhmja, kam bindjen, i pėrket asaj.
Revista Haemus: Mendon se izmat e letėrsisė kanė ndonjė tė ardhme brenda e pėrballė shqipes, qė s’ėshtė fort e "magjepsur" nga ligjet e globalizimit?
Flurans Ilia: Nuk besoj. Megjithėse duhet pranuar fakti se jemi pėrballė njė "epidemie" tė vėshtirė...
Revista Haemus: Ēfarė ka ndryshuar nė vizionin tėnd artistik gjatė shembjeve qė ndodhėn nė mitologjinė e shoqėrisė dhe tė letrave shqipe?
Flurans Ilia: Diēka shumė thelbėsore. Pėrpara se tė jesh njė shkrimtar i pėrkryer duhet tė jesh njė shkrimtar i vėrtetė. Pėrpara se tė jesh njė artist i mirėfilltė, duhet tė jesh njeri mbi tė gjitha. Askush nuk mund tė abuzojė mė, duke e gėnjyer (zhgėnjyer), lexuesin e sotėm, syzgjuar.
Revista Haemus: A beson se gjėrat po shkojnė drejt Natyrshmėrisė dhe se ndohti qė ngjallin sot zbulimet befasuese nė lėmin e ndėrgjegjes mund tė kish qenė mė i pranueshėm?
Flurans Ilia: Unė do tė thosha duhet tė kish qenė mė i pranueshėm. Shumė kohė mė parė madje. Kanė kaluar 16-vjet qė nga dhjetori i 1990-ės. Vėrtet gjėrat po shkojnė drejt natyrshmėrisė, por me shumė vonesė. Unė e shoh jashtė ēdo lloj logjike morale faktin (dhe pėr kėtė mė duhet tė jem ashpėrsisht i drejtpėrdrejtė) qė nė krye tė jurisė sė ēmimeve mbarėkombėtare letrare "Penda e Artė - Penda e Argjend"2004, ishte e vendosur, njė deputete aktuale e sotme e Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė, e cila kishte kryer ekspertizėn letrare tė poezive tė poetėve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Ekspertizė qė i ēoi ata drejt pushkatimit nė vitin 1977. Shqipėria ngelet vendi i vetėm nė Evropė, pas pushkatimit tė Lorkės nga fashistėt nė Spanjė, qė i ka vrarė me plumb kokės, Poetėt. Ndėrsa poeti qė kishte pėrlyer duart edhe ai nė kėtė ekspertizė, vazhdoi pas rėnies sė totalitarizmit tė ishte dekan nė universitetin shtetėror, ende vazhdon tė marrė ftesa si "poet i njohur" gjithandej nė media. A ju duket ecuri normale kjo gjė, nė njė shoqėri tė hapur demokratike, siē ėshtė Shqipėria e sotme? Unė pėr vete nuk dua ta besoj...
Revista Haemus: Padyshim qė zhvillohet njė luftė e fshehtė ndėrmjet autorėve me emėr (tė rrėnjosur kryesisht gjatė dhe falė realizmit socialist) dhe atyre qė krijojnė duke u mbėshtetur nė njė realitet tė epėrm, jokalimtar. Si e sheh fundin e kėsaj beteje?
Flurans Ilia: ...kategorikisht nuk jam pėr dhunė. Dhuna pjell dhunė. Njeriu duhet tė kėrkoj falje, por edhe duhet tė falė. Me kėtė nuk nėnkuptoj se duhet tė harrojmė! Nuk e shikoj tė arsyeshėm njė revolucion radikal raketahedhės nė letrat shqipe tė njėjtė (por me kah tė ndryshėm) si ai i "realizmit socialist". Kam qenė dhe mbetem denoncues i luftė sė fshehtė qė zhvillohet sot ndėrmjet autorėve me emėr (tė rrėnjosur kryesisht gjatė dhe falė realizmit socialist) dhe atyre qė krijojnė duke u mbėshtetur nė njė realitet tė epėrm, jokalimtar. E gjitha kjo e mbėshtetur nė realitin e sotėm tė ndryshimeve tė mėdha, dhe mbi platformėn letrare mbarėkombėtare. Pėrfshi tė gjitha hapėsirat gjeografike ku gjenden dhe krijojnė shqiptarėt. Populli ynė thotė: "koha lėndon, koha shėron", por ka edhe njė kundėrthėnie tė dytė: "koha ther kohėn". Letėrsia nga natyra e saj e ka kėtė tė mirė nė vetvete qė i nxjerr jashtė loje fenomenet kalimtare, dhe ajo qė mbetet pėrjetė ėshtė ngjizja jokalimtare. Ndaj ka pėr tė qenė jo thjesht njė betejė, por njė revolucion i bardhė permanent. Unė kėtu e vė pikėn .
Revista Haemus: Njė ngjarje, ose njė njeri qė ka ndikuar fuqishėm tė marrėsh njė nga ata vendime qė shndėrrojnė fate...
Flurans Ilia: Arratia ime e fillimviteve '90 ka qenė ngjarja mė rėndėsishme e gjertanishme pėr mua. Njeriu duhet t'i provoj tė gjitha, "mos tė lėntė Zoti pa halle", se ndryshe ē'kuptim do tė kishte jeta(?!). Ndėrkohė qė ka qenė Njė dhe i Vetėm, personazhi, qenia, njeriu, qė ka ndikuar aq fuqishėm, dhe mė ka bėrė gjithmonė tė marrė nga ato vendime qė kanė shndėrruar fate (pėrfshi edhe rrugėn time letrare, nė veēanti). Kjo ėshtė femra. Diagnoza e pohimit. Simboli i tokės dhe i pjellorisė. Rruga e qumėshtit. Metafora e vetme e vazhdimėsisė. Penelopa. Maria. Beatriēja....Tuneli prej tė cilit dalim dhe futemi duke u pėrndritur nga filozofia e dritėsisė. Tė gjithė jemi "trima tė dalė nga vrima" ironizon i madhi Konica. Sikur mos vuanim tė gjithė (veēanėrisht letėrsia shqipe) nga strabizmi maskilist, kushedi se ē'rrugė tė gjelbėrta(?), do tė kishte marrė fati i njė kulture qė ende rropatet gėrmadhave tė anakronizmit.
Revista Haemus: Cilin prej shkrimtarėve shqiptarė qė s’janė mė nė kėtė jetė do tė kishe dashur ta njihje nga afėr?
Flurans Ilia: Dhimitėr Paskon, ose ndryshe, siē e njohim tė gjithė me emrin e mjeshtrit: MITRUSH KUTELI.
Revista Haemus: Si ėshtė Shqipėria, ku do tė ishte kthyer pėr tė mos ikur mė?
Flurans Ilia: Shqipėria ėshtė ende pa drita. E kisha harruar krejt kėtė mungesė kaq tė domosdoshme gjatė jetesės nė perėndim. Mė vjen keq kur zgjaten tėrkuzė kufizimet elektrike, sepse nuk e pėrdor dot kompjuterin dhe nuk mund tė lexoj libra... Nė errėsirė i rikthehem mendimeve, tė cilave nuk u shpėtoj dot, nė terrin kozmik tė nėnvetėdijes ravijėzohen kostelacionet e para tė dritės, dhe vetes i them: ...ja pra, ky ėshtė njė kthim i mundimshėm prej tė cilit nuk mundesh tė ikėsh mė...
Revista Haemus: Cili varg tė vjen tani ndėrmend?
Flurans Ilia: ... ...janė tė shumtė, tė gjithė po aq tė bukur, por do veēoja dy strofat e fundit nga poezia "Kulishė tė verbėr"(lexuesit), nga poeti Arian Leka:

Beso, o mik qė po lind, por jo shumė,
se pa besim rrohet si me qenė pa gjak
Transfuzioni nė shpirt ta mėsoi shpėrfilljen? - Isha unė.
jam prapė unė qė tė them se besimi ėshtė mė i urti mėkat.
Lumi ėshtė lumė, lumė, lumė, vetėm lumė
dhe deti det do tė jetė, kurrė njė baba i mirė,
se mbėrrin ai ēast njė mike pret t'i mbijnė prej teje flatra
nė kohėra tė errėta kur nuk mbijnė veē brirė.

Mistrece
21-05-2012, 13:49
Shen libri dhe lexuesi

Cili ėshtė ndryshimi midis shallvareve dhe veglave? Pyetje absurde, apo jo? Por, le tė themi se jemi me fat, sepse, kemi gjetur tashmė njė fjali (jo edhe aq mosbesuese) me tė cilėn po e hapim bisedėn tonė. Pa i dhėnė kohė pleqėrimit tė mendimit, njė pjesė e instinktit tonė dėshmon se njė vegėl mund tė jetė fare mirė pjesė aktive e trupit (duar, gishta, dhėmbė) ndėrkohė qė shallvaret mbulojnė njė vegje pasive tė sė tėrės, qė ėshtė pėr shembull lėkura apo qimet e lėkurės. Lexuesi dosido i librit njė gjė nuk ka se si ta shpjerė ndėr mend, ose sė paku, e fundit gjė qė i bie ndėr mend, ėshtė fakti qė shkrimtarėt harxhojnė kohėn mė tė madhe pėrgjatė punės sė tyre duke kėrkuar baraspeshime tė duhura nė logjikėn e sė tėrės. Pėrfshi botėn (e brendshme dhe tė jashtme, e bukur dhe tė shėmtuar), ekzistencė dhe qenie, popuj dhe individė, gjuhė, ngjyra, personazhe, tinguj, stil tė shkruari dhe tė jetuari, shije frutash dhe vere, kafeje dhe zeheri, tymnajė duhani apo flatrim hashashi, logjikė mishngrėnėse apo vegjetariani, etj. Tė gjitha kėto sipas midesė dhe kėndvėshtrimeve tė tyre krahasimore, simbolike, metaforike, alegorike, analogjike, brenda njė sistemi me rregulla tė qarta nė tė cilin, vet shkrimtarėt funksionojnė qartėsisht si paralelizėm. Shkrimtari ėshtė si puna e atyre shkallėve lėvizėse nė qendrat e mėdha komerciale. Ekuivalent i botės, por, mbi tė gjitha i vetvetes nė raport me botėn nė ngjitje, zbritje. Kujdes! Fjala “ekuivalencė” ka njė kuptim krejt tjetėr nė ekonominė e tregut, nė bursat dhe sistemet financiare tė ditėve tona! Rrjedhimisht edhe mbi masmediat, propagandėn, dhe infrastrukturėn e gjuhės sė tregut. Por, kjo nuk ndodh me shkrimtarin dhe botėn e tij. Ai ėshtė aty. Ekuivalent. Etalon kokėfortė. Le ta pranojmė si njė paralelizėm. I pashqitshim. Por, le t’i kthehemi sėrish muhabetit tė veglave dhe shallvareve. Plaku im i mirė Borges, diku ėshtė shprehur se nga tė gjitha veglat e shpikura nga njeriu, libri ėshtė padyshim mė i habitshmi, mė tepėr se sa njė vegėl zgjatuese e trupit tė njeriut, ai pėrbėn njė zgjatim tė kujtesės dhe imagjinatės. Hallall! Gjithmonė mė ka pėlqyer vėrtetėsia analogjike e Borges, megjithėse sot, pėr hir tė sė vėrtetės, po filloj tė ndiej njė dridhje tė lehtė tė gishtave, ndėrsa po shkruaj kėto rreshta duke zbuluar njė kundėrshti qė nuk pėrputhet ashtu si e do zakoni me mendimin e plakut tim tė mirė. Prej kėtu zė fill gėrricja ime nė vijim. Qė libri ėshtė njė instrument unik nė llojin e vet, jam dakord, por, jo me faktin qė libri zgjaton njė gjė jotrupore. Kujtesa dhe imagjinata nuk lindin nė eter! Ato janė funksione neurologjike tė sistemit tė trupit tė njeriut dhe njė neuron nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak trupor se sa njė timpan veshi apo mollėz gishti. A pėrbėn libri me tė vėrtetė njė vegėl zgjatuese tė njeriut? Po apo jo? Pėrse mos tė mendojmė se mundet tė jetė njė protezė gojore, njė aparat dėgjimi i veshit, njė teleskop pėr tė vėzhguar hapėsirėn ku syri ynė nuk mbėrrin, apo pantallona bluxhins (qė nė kėtė rast ka zėvendėsuar fjalėn e bukur shallvare) qė vesh lėkurėn dhe qimet e kėmbėve? Ndryshimi nuk ėshtė edhe aq i rėndomtė po ta shohėsh hollė hollė. Njėzėshėm tė gjithė e kemi pranuar faktin se mungesa e lexuesit e katandis librin nė njė objekt tė vdekur. Qė tė ekzistojė, libri nuk ka nevojė qė tė lexohet, por, tė jetė i lexuar. Nga njė lexues i mirė, madje! Nė realitet, ja cili ėshtė fakti qė na bėnė tė mendojmė se libri nuk paska qenė edhe aq objekt banal, nė tė kundėrt, tejet i veēantė kur merr vėshtrimin e duhur. Sapo e kemi mbyllur, lexuar, dhe mė tej larguar nga kėndi ynė i shikimit, ai, Shėn-libri, kokėfortė si ati i vet, shkrimtari, vazhdon tė qėndrojė po aty, duke gėrvishtur mendjen tonė. Njė sqepar ėshtė krejt i pavlefshėm pėr tė ngulur dhe shkulur gozhdė po qe se nuk mbahet fortė nga dora jonė. Libri, nė tė kundėrt, vazhdon tė reagojė edhe kur e kemi mbyllur sė lexuari, kemi shuar dritėn, dhe larguar nga shikimi. Lėēitja ndryshon konfigurimin e neuroneve tona! Copėza teksti gjenden tė vendosura nė vende tė ndryshme tė hapėsirės universale tė trurit tonė. Ato nuk depozitohen aty si pesticide helmatisėse, apo plehra organike, pėrkundrazi vazhdojnė tė funksionojnė nė depon e kujtesės dhe imagjinatės njerėzore nė varėsi tė kualitetit tė tyre, vazhdimisht, si me qenė fara tė vdekura tė gatshme pėr mbjelljet e ardhshme. Por, le t’i biem shkurt, po qe se libri nuk ka forcėn e duhur pėr tė reaguar nė mėnyrė tė shėndetshme, atėherė nuk ja vlen pėr asgjė, ėshtė i padobishėm. Libri i vėrtetė ėshtė mė i fortė se dhėmbėt apo proteza e dhėmbėve. Shėn-Libri i pėrngjan njė hambari me farėra tė shumėllojshme qė shumėfishon jetėn dhe ekzistencėn e jetės duke u mbjellė pik sė pari nė mendjen e lexuesit qė si ai nikoqiri i mirė ja di vlerėn dhe kėsmetin. Bash mu nė neuronet e atij qė e pėrdor dhe di ta pėrdorė si duhet librin, mė mirė se njė vegėl, dhėmbė apo protezė, libri gllabėron neuronet e lexuesit duke u bėrė pjesė e pandashme e tij, libri shndėrrohet nė lexues duke na kujtuar pėrrallėn e cironkės (gojėdhėnė prej peshkatarėve tė Poradecit, qė e kam tė depozituar si puna e atyre farave nė trurin tim, riprodhuar kėto ditė tė ftohta dhjetori, ku gjithėshka fillon e ngrinė dhe toka fle e qetė nėn ngricė, tekstualisht;)

E kapėn nė rrjetė cironkėn e vogėl. Nga rrjeta cironka i fliste nėnės sė saj:
“O nėnė, mė kapėn moj nėnė!”
“S’ka gjė birk e nėnės, ky paska qenė fati ynė, s’ka gjė!”
“O nėnė, mė kanė futur nė njė vend qė quhet kuzhinė, moj nėnė!”
“E di biri nėnės, aty qėruan me thikė edhe time ėmė!”
“Oh moj nėnė, po m’i qėrojnė luspat, moj nėnė, po mė zhveshin!”
“Turpi dhe nderi pėr ne janė bėrė, birk e nėnės ti!”
“Oh, po mė skuqin nė vaj tė nxehtė, nėnė!”
“Nuk ėshtė vaji i pėrskuqur i Ferrit, pėrvoja jetėsore ėshtė mė pėrvėlonjėse, ylli im!”
“Po mė kullufisin humnerave tė gojėdherave, nė..nė!”
“Duro biri im!”
“Po mė shuajnė me verė, me verė verėmirė, nėnė!”
“Ah! Tashti mbarove, more fund bir!”


Sqepari shėrben pėr tė ndėrtuar apo shkatėrruar njė ndėrtesė, hambar, kasolle, vatėr, shtėpi, kulturė, a traditė. Sytė, dylbitė teleskopi, janė vegla pėr tė vėshtruar botėn dhe hapėsirat e saj tė pashtershme. Luga dhe dora pėr t’i dhėnė njeriut jo vetėm ushqim, jetė, vazhdimėsi, por edhe pėr ta kėnaqur veglėn e shijes, gjuhėn, me shijen e mė tė mirave fruta. Libri ėshtė i fatėzuar pėr tė kėrkuar dhe gjetur lexuesin. Pėr tė qenė shėrbyes i tij i shenjtė. Pėr ta mbyllur me kaq, po i rikthehem kokulur sėrish plakut tim tė mirė, Borgesit. Njėherė ai shpjegon se, fatkeqėsisht verbėrisė sė tij, vazhdon tė blejė libra, tė mbushė raftet e bibliotekės sė tij, pėrfundimisht duke vazhduar “tė luaj sikur tė mos ishte i verbėr”. Gjer mė sot nuk njoh ndonjė pėrcaktim mė tė saktė dedikuar njė lexuesi. Po ti?

Flurans Ilia ( Kete e ke edhe nga Berati )

Nese do ta kisha pasur mundesine, do doja ta takoja ne Berat e t'i jepja doren per zellin me te cilin ka shkruar ate qe sapo lexova, me po aq zell.

shoku_tanku
21-05-2012, 15:15
Flurka jeton jashte Shqiperise.Nese te kujtohet filmi "Tomka dhe shoket e tij"..eshte ai djali i vogel qe lahej te ura e Gorrices me bibilush perjashta :)
Shpesh ben shaka lidhur me kete episod..Jam i pari dhe i fundit aktor ne historine e kinematografise shqiptare qe kam thyer tabute lidhur me nudizmin-thote..

shoku_tanku
21-05-2012, 15:17
Mbetem nje lexues besnik i kesaj teme por nuk mar me guximin te komentoj lidhur me tregimet.Do i bluaj pershtypjet e mia brenda "barkut" tim..

Mistrece
21-05-2012, 15:36
Nese te kujtohet filmi "Tomka dhe shoket e tij"..eshte ai djali i vogel qe lahej te ura e Gorrices me bibilush perjashta :)
Shpesh ben shaka lidhur me kete episod..Jam i pari dhe i fundit aktor ne historine e kinematografise shqiptare qe kam thyer tabute lidhur me nudizmin-thote..

Nje arsye me shume per ta takuar. :p

Mistrece
21-05-2012, 15:38
Mbetem nje lexues besnik i kesaj teme por nuk mar me guximin te komentoj lidhur me tregimet.Do i bluaj pershtypjet e mia brenda "barkut" tim..

Ti po aludon se ne te tjeret kemi paturpesine te gjykojme keto tregime ndersa ti me elegance do bluash ne "barkun" tend te hekurt gjykimet/lavderimet?

Misty-Blue
21-05-2012, 15:38
Mbetem nje lexues besnik i kesaj teme por nuk mar me guximin te komentoj lidhur me tregimet.Do i bluaj pershtypjet e mia brenda "barkut" tim..

jo jo... nuk quhet....

shoku_tanku
21-05-2012, 15:44
Ti po aludon se ne te tjeret kemi paturpesine te gjykojme keto tregime ndersa ti me elegance do bluash ne "barkun" tend te hekurt gjykimet/lavderimet?

Ke shkuar shume larg me aludimet,mistrece...une nuk mar persiper te gjykoj askend...as shkruesit dhe as lexuesit...ke qene ti ajo qe dikur me ke quajtur mendjehapur dhe tani krejt papritur e zhyt mendjen time brenda mureve te nje kavanozi marmelate...

shoku_tanku
21-05-2012, 15:45
jo jo... nuk quhet....

te thashe,nuk komentoj me...mos ngul kembe kot tani :)

Mistrece
21-05-2012, 15:50
Ke shkuar shume larg me aludimet,mistrece...une nuk mar persiper te gjykoj askend...as shkruesit dhe as lexuesit...ke qene ti ajo qe dikur me ke quajtur mendjehapur dhe tani krejt papritur e zhyt mendjen time brenda mureve te nje kavanozi marmelate...


Lexuesit nuk ta ben zemra t'i gjykosh. :p Por mua me erdhi ēudi qe ti ben nje hap prapa kur e di shume mire qe fjalet e tua lexohen me kenaqesi, dhe ketu i referohem fjaleve te tua rreth letersise. :) Mendjen e fute vet ne kavanoz sepse nuk ke deshire qe ta shohin/lexojne te tjeret.

shoku_tanku
21-05-2012, 15:53
Lexuesit nuk ta ben zemra t'i gjykosh. :p Por mua me erdhi ēudi qe ti ben nje hap prapa kur e di shume mire qe fjalet e tua lexohen me kenaqesi, dhe ketu i referohem fjaleve te tua rreth letersise. :) Mendjen e fute vet ne kavanoz sepse nuk ke deshire qe ta shohin/lexojne te tjeret.

Kam nje arsye te forte per ta bere nje gje te tille dhe te lutem,mos me kerko sqarime :)

Hello Kitty
21-05-2012, 16:03
Mbetem nje lexues besnik i kesaj teme por nuk mar me guximin te komentoj lidhur me tregimet.Do i bluaj pershtypjet e mia brenda "barkut" tim..

"barkut" - Kjo fjale flet me shume se c'ke shkruar...:P

shoku_tanku
21-05-2012, 16:06
paskam folur me teper sec'duhet?!...behem shume llafazan ndonjehere,dreqi e mori ..gjithsesi ju beni sikur s'e lexuat te shkreten,mos me vini kaq ne siklet :(

shoku_tanku
23-05-2012, 14:36
duam tregime te tjera !

Misty-Blue
23-05-2012, 14:54
duam tregime te tjera !

Neser.... ndoshta :))

Paēim per sot....

Misty-Blue
23-05-2012, 21:14
Brenga tё balcamosuna nё kёmbanore kishash, rrugё tё pёrgjumuna tue u pёrpёlit nё harta tё venituna tё pritjes, janё atje, harru nё kanavacёn e piktorit, dorё e ngrime nё pёrziemje ngjyrash.
Frymёmarrin. Psherёtijnё. Pulsojnё pa peshё nё galaktika yjesh tё shuem, lodrojnё nё gazmendin e hirtё tё hanёs.
Kёpucёt nuk kanё gojё. As tinguj. As ndjenja! Ato janё atje, tё harrueme prej vedit, si vargje tё binduna, si vargje tё pazgjueme, si fjalё tё mylluna prej kohёsh nё nji zarf tё adresuem askund!!! Askujt!!!
Kёpucёt nuk dёshirojnё. Janё durimplota ato. Pentagrame andrrash, lumej aventurash dhe ngjyrash gjallojnё duf e vrull.

Kёpucёt. Ato tё bindurat! Ato qё nuk tё lanё kurrё vetёm fundja, si nji shikim i dashtun. Si njё pёrkёdhelje e amёl natmirimi, e ma e amёl se zgjimi vullnetshumё. Ato kanё diēka nga nata, kanё diēka nga agimi, tё bindurat ato, kёpucёt. Tё devotshmet, ato, kёpucёt.
Janё atje… dhe presin!!!

Kёpucёt janё hapat e parё.
Kёpucёt janё hapat e fundit.
Kёpucёt janё tendenca, ato kanё tendenca. Janё flladi i fillimprillit qё zgjon buzёqeshjen. Janё pёrqafjet lojcake tё gjethit rebel me kalldramin, hare gjethnajash e kordash tё ngadhnjume.
Kёpucёt janё bulime sythash e punila tё njomё nё kryqin e harrumё pa Krisht tё besimit. Ato dinё edhe tё dashurojnё. Betohen nё heshtje se njohin sekretin se si bahet paqe me vdekjen. Kanё shpirt, tё shenjtё madje, si buka e norme e djathi i gjaktё i ringjalljes. Po t’i prekёsh kёpucёt, do ta nigjosh pjalmimin e psalmit – gjuhё e ngrohtё nё plagё tё pashёrueme.
Kёpucёt, ato, tё harruemet, ato tё paveshunat, ato virgjneshat tё gatshme pёr natёn e parё tё flijimit. Brenga tё balcamosuna por qё frymёmarrin ngjyra, nё sytё e piktorit, kureshtje pa fre fёmije, janё atje, palosun, si urtёsia bri oxhaku tue pleqnue gjasёn, e tue u pa sy m’sy me vedin.

Tek dera!!!

Dritan Mesuli.

P.S...(kjo sepse kisha premtuar diēka ne lidhje me ''kepucet'')

Misty-Blue
23-05-2012, 21:41
Kryqezimi...

Kam nje kafshe te cuditshme; gjysem mace, gjysem qingj. E kam trasheguar nga im ate, po ajo eshte zhvilluar qe kur e mora une; me pare ishte me shume qingj se sa mace. Tani eshte gjysem ashtu gjysem keshtu.
Nga macia , ka koken dhe kthetrat; nga qingji-ka trupin dhe formen, nga te dyja ka syte, qe jane te perqndruar dhe te eger, qimen te bute e te shkurter, levizjet qe jane edhe kercime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri ne parvaz te dritares, gerrhet dhe mbidhet kutulaē; ne livadh rend si e cmendur sa mezi mund ta zesh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur eshte perpara nje qingji sulmon. Kur ndrit hena bredh neper ulluke se ajo eshte rruga qe i pelqen me shume. Nuk di te mjaullije dhe ndjen neveri per minjte. Mund te qenroi me ore e shtrire para pularise, po kurre s’ka perfituar nga rasti qe te mbyse ndonje shpend.
E ushqej me qumesht e sheqer, se ai i ben mire. Ajo e thith me hurpa te medha, duke e kaluar ne mes te dhembeve si te nje shtaze te eger. Kjo gje i terheq shume femijet. Te dielen ne mengjes kam vizita. Une mbaj ne mes te gjunjeve kafshen e vogel, kurse perqark zene vend femijet.
Ata bejne pyetjet me te cuditshme, te cilave askush nuk mund tu pergjigjet. Pse ka vetem nje kafshe te tille? Pse ajo eshte pikerisht ne doren time? A ka pasur para saj ndonje kafshe te ketij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Si e ka emrin?
Une nuk e vras mendjen ti pergjigjem, po vetem u tregoji ate qe kam. Nganjehere femijet sjellin mace, nje here sollen dy qingja.Ndryshe nga c’prisnin ata, takimet nuk treguan ndonje shenje njohjeje.Kafshet veshtruan njera tjetren me qetesine me te madhe; ata e quajten ezksitencen e tyre si nje dhurate e Krijuesit.
Kur eshte ne prehrin tim kafsha e vogel nuk njeh as frike, nuk eshte agresive. E ndjen veten shume mire kur ndodhet prane meje, e ngjeshur tek une. Eshte e lidhur me familjen qe e ka rritur.S’eshte ndonje besnikeri e jashtezakonshme, po me shume instikti i nje kafshe qe, megjitheate ka shume farefis, nuk ka asnje shok ne tere boten dhe e quan te shenjte mbrojtjen qe ka gjetur tek ne.
Me ze gazi kur e shikoj qe nuhat, me rreshqet ne mes te kembeve, po nuk mundet ta kryeje ate veprim. Mbase eshte e pakenaqur qe eshte mace edhe qingj dhe kerkon te jete edhe qen! Nje dite kur une, s’po iu jepja dot rruge halleve te mija tregtare dhe pasojave qe vijne prej tyre- dhe pasi desha ti heq qafe, u mbylla ne shtepi dhe u shtriva ne kolltuk, me kafshen e vogel nder gjunje; kur ula koken vura re se lotet rridhin mbi mustaqet e saj te bardha.Ishin lotet e mija apo te sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte deshira njerezore? Une nuk kam trasheguar shume , por duhet te them se kjo kam dicka vlen.
E them serizosht.
Kafsha ka shqetesimet e te dyve, te maces dhe te qigjit, sado te ndryshme qofshin, prandaj e ndjente veten ngushte brenda lekures ku ndodhej. Nganjehere krecen nga nje karrike qe me ven kembet ne sup dhe perplas turirin ne veshin tim. Duket sikur me thote dicka dhe vertete pastaj largohet dhe, me sheh ne fytyre per te pare pershtypjen qe me ka bere ajo qe me tha. Qe t’ia bej qefin tund koken dhe bej sikur e kam kuptuar. Atehere ajo hidhet ne dysheme dhe vallezon rreth meje.
Mbase thika e kasapit mund te jete shpetimi per te, po pasi e kam trashegim, nuk jam i atij mendimi. Ajo duhet te prese diten, kur ti mungoje fryma, megjithese nganjehere me veshtron me sy aq njerezor, sikur me fton te kryej nje veprim te arsyeshem.
(Fanc Kafka 1883 – 1924 )

shoku_tanku
24-05-2012, 16:47
P.S...(kjo sepse kisha premtuar diēka ne lidhje me ''kepucet'')

Nuk di kujt t'i gezohem me teper..faktit qe lexova dicka te mrekullueshme apo faktit se je nje njeri qe i mban premtimet..

P.S...Kafka po,eshte Kafka dhe si i tille duhet respektuar,megjithate edhe krijuesit tane nuk mbeten mbrapa...

Misty-Blue
24-05-2012, 21:17
E ėndėrrt

Ndėrsa matanė dritares shuhej drita e njė dite tė shkurtėr dimri, ai po thoshte se nga ēfarė malli pėrbėhej ajo mbrėmje me atė perėndim dielli atje larg dhe me pėrhimjen e drurėve tė kopėshtit tė vjetėr, qė dukeshin si tė mekur nga njė heshtje vetmitare? Nė pravazin me vazo begonjash kishte vėnė gotėn e vogėl me ēinzano dhe, ndėrsa rrinte nė kėmbė dhe shihte matanė, sillte dėrmend njė ndajnatė tė hirtė tė njė dimrėri tė largėt. I ravijzohej njė portret oval diku nė njė park ku shtillej mes erės njė dėborė e imėt dhe e ngrirė. Atėhere kishte qenė funddhjetori dhe, tė mbėshtjellė me palltot e tyre tė trasha, kishin pėrshkuar parkun, kishin hyrė nė njė bar, ishin ulur nė njė tavolinė pranė njė dritareje me begonja dhe, teksa donin tė merrnin ndonjė gjė tė veēantė pėr tė pirė, kishin porositur nga njė gotė ēinzano. E kishin ndjerė veten tė ēlodhur qė ishin bashkė dhe, nė pritje se ēfarė do t’i thoshnin njėri tjetrit, shiheshin nė sy dhe nuk dinin nga t’ia nisnin.
Atėhere kishte ndodhur qė ajo, si tė dilte nga ndonjė ėndėrr, i kishte thėnė nė mėnyrėn mė tė pakuptimtė: mirėmbrėma! Njė mirėmbrėma qė kishte pasur njė efekt tė ēuditshėm tek ai. I ishte bėrė sikur kishte parė det! Sikur kishte parė njė ēajkė, a ndonjė shpend tjetėr tė tillė, qė fluturonte nėpėr mjergulla!
“Mirėmbrėma“, ia kishte kthyer edhe ai me njė gjė tė valtė, qė i kishte rrahur nėpėr dej.
Ajo e kish vėshtruar, por nuk i qe pėrgjigjur dhe nuk i kishte folur.
Atėhere ai e kishte pyetur:
“Pėr ēfarė po mendoje?”
“Po ti pėr ēfarė po mendoje?” ia kishte kthyer ajo.
“Pėr njė det!” i kishte thėnė ai. “Ndoshta marrėzi, por sikur po shihja njė masė tė ujtė…nė njė mbrėmje…s’di si tė them”
“Vėrtet?!”
“Po, vėrtet!”
Sytė e saj shikuan me ngulm.
“Po shihje njė si det…njė si ēajkė qė fluturonte mbi ujrat e tij?!”
“Po, pikėrisht!” kishte thėnė ai.
Pastaj kishte shtuar:
“Ēuditesh?”
“Ēuditem” kishte thėnė ajo. “Se edhe unė diēka tė tillė po shihja! Shihja njė si det me njė ēajkė qė fluturonte nėpėr mjegulla!”
Ata qenė tulatur pas kėtij pohimi dhe sikur i kishte zėnė njė ankth prej enigmės. Si kishte ndodhur qė kishin menduar tė njėjtėn gjė?
…Kėtė po mendonte atė mbrėmje me gotėn e ēinzanos pėrpara dhe pranė dritares sė tij me saksi begonjash. I vinte ndėrmend ajo ngjarje e largėt me atė pėrputhje tė ēuditėshme mendimesh dhe, tek e sillte ndėrmend, deshi tė thotė diēka si atėhere. Deshi tė flasė me zė, drejtuar nga qielli i largėt qė po errej. Deshi tė thotė: mirėmbrėma! U mbush me frymė dhe tha:
“Mirėmbrėma!”
Priti duke mbajtur frymėn dhe pyeti se a do ta dėgjonte pėrgjigjen e saj, atė mirėmbrėma si atėherė, atė pėshpėrimė si pėrmes njė deti nėpėr puhitė e mbrėmjes qė vinin nga larg? Pas disa ēastesh, me zė gati tė pandjeshėm, erdhi mirėmbrėma e saj e ėndėrrt! Si edhe tek ai, nė atė mirėmbrėma ndjehej njė mall shtrydhės.
…Ai po thoshte me vete, ndėrsa rrinte pranė dritares me gotėn e ēinzanos nė parvazin me begonja se nga ēfarė malli pėrbėhej ajo mbrėmje me atė perėndim dielli atje larg dhe me pėrhimjen e drurėve nė kopėshtin e vjetėr, qė ishin aq tė vetmuar dhe aq tė heshtur? Mbase mbrėmje tė tilla, tha, pėrbėhen nga malli qė na ze, kur duam ta ndajmė gėzimin, qoftė edhe hidhėrimin tonė, me dikė, tė cilin nuk e kemi pranė. Ose kur tjerrim nė shpirt njė dashuri, qė duhej tė qe shprehur, por qė kushedi se pėr ēfarė arsyesh dhe qė kushedi se pėr ēfarė shkaqesh ishte bjerrur nėpėr fjalė dhe nuk qe shprehur dot. Apo ndoshta ajo qė duhej shprehur ishte e pashprehėshme, sepse pėrbėhej nga njė ind i ėndėrrt, i endur prej dėshirash dhe jo prej realitetesh?…

Ndėrsa matanė dritares shuhej drita e njė dite tė shkurtėr dimri, ai po thoshte se nga ēfarė malli pėrbėhej ajo mbrėmje me atė perėndim dielli atje larg dhe me pėrhimjen e drurėve tė kopėshtit tė vjetėr, qė dukeshin si tė mekur nga njė heshtje vetmitare? Nė pravazin me vazo begonjash kishte vėnė gotėn e vogėl me ēinzano dhe, ndėrsa rrinte nė kėmbė dhe shihte matanė, sillte dėrmend njė ndajnatė tė hirtė tė njė dimrėri tė largėt. I ravijzohej njė portret oval diku nė njė park ku shtillej mes erės njė dėborė e imėt dhe e ngrirė. Atėhere kishte qenė funddhjetori dhe, tė mbėshtjellė me palltot e tyre tė trasha, kishin pėrshkuar parkun, kishin hyrė nė njė bar, ishin ulur nė njė tavolinė pranė njė dritareje me begonja dhe, teksa donin tė merrnin ndonjė gjė tė veēantė pėr tė pirė, kishin porositur nga njė gotė ēinzano. E kishin ndjerė veten tė ēlodhur qė ishin bashkė dhe, nė pritje se ēfarė do t’i thoshnin njėri tjetrit, shiheshin nė sy dhe nuk dinin nga t’ia nisnin.
Atėhere kishte ndodhur qė ajo, si tė dilte nga ndonjė ėndėrr, i kishte thėnė nė mėnyrėn mė tė pakuptimtė: mirėmbrėma! Njė mirėmbrėma qė kishte pasur njė efekt tė ēuditshėm tek ai. I ishte bėrė sikur kishte parė det! Sikur kishte parė njė ēajkė, a ndonjė shpend tjetėr tė tillė, qė fluturonte nėpėr mjergulla!
“Mirėmbrėma“, ia kishte kthyer edhe ai me njė gjė tė valtė, qė i kishte rrahur nėpėr dej.
Ajo e kish vėshtruar, por nuk i qe pėrgjigjur dhe nuk i kishte folur.
Atėhere ai e kishte pyetur:
“Pėr ēfarė po mendoje?”
“Po ti pėr ēfarė po mendoje?” ia kishte kthyer ajo.
“Pėr njė det!” i kishte thėnė ai. “Ndoshta marrėzi, por sikur po shihja njė masė tė ujtė…nė njė mbrėmje…s’di si tė them”
“Vėrtet?!”
“Po, vėrtet!”
Sytė e saj shikuan me ngulm.
“Po shihje njė si det…njė si ēajkė qė fluturonte mbi ujrat e tij?!”
“Po, pikėrisht!” kishte thėnė ai.
Pastaj kishte shtuar:
“Ēuditesh?”
“Ēuditem” kishte thėnė ajo. “Se edhe unė diēka tė tillė po shihja! Shihja njė si det me njė ēajkė qė fluturonte nėpėr mjegulla!”
Ata qenė tulatur pas kėtij pohimi dhe sikur i kishte zėnė njė ankth prej enigmės. Si kishte ndodhur qė kishin menduar tė njėjtėn gjė?
…Kėtė po mendonte atė mbrėmje me gotėn e ēinzanos pėrpara dhe pranė dritares sė tij me saksi begonjash. I vinte ndėrmend ajo ngjarje e largėt me atė pėrputhje tė ēuditėshme mendimesh dhe, tek e sillte ndėrmend, deshi tė thotė diēka si atėhere. Deshi tė flasė me zė, drejtuar nga qielli i largėt qė po errej. Deshi tė thotė: mirėmbrėma! U mbush me frymė dhe tha:
“Mirėmbrėma!”
Priti duke mbajtur frymėn dhe pyeti se a do ta dėgjonte pėrgjigjen e saj, atė mirėmbrėma si atėherė, atė pėshpėrimė si pėrmes njė deti nėpėr puhitė e mbrėmjes qė vinin nga larg? Pas disa ēastesh, me zė gati tė pandjeshėm, erdhi mirėmbrėma e saj e ėndėrrt! Si edhe tek ai, nė atė mirėmbrėma ndjehej njė mall shtrydhės.
…Ai po thoshte me vete, ndėrsa rrinte pranė dritares me gotėn e ēinzanos nė parvazin me begonja se nga ēfarė malli pėrbėhej ajo mbrėmje me atė perėndim dielli atje larg dhe me pėrhimjen e drurėve nė kopėshtin e vjetėr, qė ishin aq tė vetmuar dhe aq tė heshtur? Mbase mbrėmje tė tilla, tha, pėrbėhen nga malli qė na ze, kur duam ta ndajmė gėzimin, qoftė edhe hidhėrimin tonė, me dikė, tė cilin nuk e kemi pranė. Ose kur tjerrim nė shpirt njė dashuri, qė duhej tė qe shprehur, por qė kushedi se pėr ēfarė arsyesh dhe qė kushedi se pėr ēfarė shkaqesh ishte bjerrur nėpėr fjalė dhe nuk qe shprehur dot. Apo ndoshta ajo qė duhej shprehur ishte e pashprehėshme, sepse pėrbėhej nga njė ind i ėndėrrt, i endur prej dėshirash dhe jo prej realitetesh?…

Ndėrsa matanė dritares shuhej drita e njė dite tė shkurtėr dimri, ai po thoshte se nga ēfarė malli pėrbėhej ajo mbrėmje me atė perėndim dielli atje larg dhe me pėrhimjen e drurėve tė kopėshtit tė vjetėr, qė dukeshin si tė mekur nga njė heshtje vetmitare? Nė pravazin me vazo begonjash kishte vėnė gotėn e vogėl me ēinzano dhe, ndėrsa rrinte nė kėmbė dhe shihte matanė, sillte dėrmend njė ndajnatė tė hirtė tė njė dimrėri tė largėt. I ravijzohej njė portret oval diku nė njė park ku shtillej mes erės njė dėborė e imėt dhe e ngrirė. Atėhere kishte qenė funddhjetori dhe, tė mbėshtjellė me palltot e tyre tė trasha, kishin pėrshkuar parkun, kishin hyrė nė njė bar, ishin ulur nė njė tavolinė pranė njė dritareje me begonja dhe, teksa donin tė merrnin ndonjė gjė tė veēantė pėr tė pirė, kishin porositur nga njė gotė ēinzano. E kishin ndjerė veten tė ēlodhur qė ishin bashkė dhe, nė pritje se ēfarė do t’i thoshnin njėri tjetrit, shiheshin nė sy dhe nuk dinin nga t’ia nisnin.
Atėhere kishte ndodhur qė ajo, si tė dilte nga ndonjė ėndėrr, i kishte thėnė nė mėnyrėn mė tė pakuptimtė: mirėmbrėma! Njė mirėmbrėma qė kishte pasur njė efekt tė ēuditshėm tek ai. I ishte bėrė sikur kishte parė det! Sikur kishte parė njė ēajkė, a ndonjė shpend tjetėr tė tillė, qė fluturonte nėpėr mjergulla!
“Mirėmbrėma“, ia kishte kthyer edhe ai me njė gjė tė valtė, qė i kishte rrahur nėpėr dej.
Ajo e kish vėshtruar, por nuk i qe pėrgjigjur dhe nuk i kishte folur.
Atėhere ai e kishte pyetur:
“Pėr ēfarė po mendoje?”
“Po ti pėr ēfarė po mendoje?” ia kishte kthyer ajo.
“Pėr njė det!” i kishte thėnė ai. “Ndoshta marrėzi, por sikur po shihja njė masė tė ujtė…nė njė mbrėmje…s’di si tė them”
“Vėrtet?!”
“Po, vėrtet!”
Sytė e saj shikuan me ngulm.
“Po shihje njė si det…njė si ēajkė qė fluturonte mbi ujrat e tij?!”
“Po, pikėrisht!” kishte thėnė ai.
Pastaj kishte shtuar:
“Ēuditesh?”
“Ēuditem” kishte thėnė ajo. “Se edhe unė diēka tė tillė po shihja! Shihja njė si det me njė ēajkė qė fluturonte nėpėr mjegulla!”
Ata qenė tulatur pas kėtij pohimi dhe sikur i kishte zėnė njė ankth prej enigmės. Si kishte ndodhur qė kishin menduar tė njėjtėn gjė?
…Kėtė po mendonte atė mbrėmje me gotėn e ēinzanos pėrpara dhe pranė dritares sė tij me saksi begonjash. I vinte ndėrmend ajo ngjarje e largėt me atė pėrputhje tė ēuditėshme mendimesh dhe, tek e sillte ndėrmend, deshi tė thotė diēka si atėhere. Deshi tė flasė me zė, drejtuar nga qielli i largėt qė po errej. Deshi tė thotė: mirėmbrėma! U mbush me frymė dhe tha:
“Mirėmbrėma!”
Priti duke mbajtur frymėn dhe pyeti se a do ta dėgjonte pėrgjigjen e saj, atė mirėmbrėma si atėherė, atė pėshpėrimė si pėrmes njė deti nėpėr puhitė e mbrėmjes qė vinin nga larg? Pas disa ēastesh, me zė gati tė pandjeshėm, erdhi mirėmbrėma e saj e ėndėrrt! Si edhe tek ai, nė atė mirėmbrėma ndjehej njė mall shtrydhės.
…Ai po thoshte me vete, ndėrsa rrinte pranė dritares me gotėn e ēinzanos nė parvazin me begonja se nga ēfarė malli pėrbėhej ajo mbrėmje me atė perėndim dielli atje larg dhe me pėrhimjen e drurėve nė kopėshtin e vjetėr, qė ishin aq tė vetmuar dhe aq tė heshtur? Mbase mbrėmje tė tilla, tha, pėrbėhen nga malli qė na ze, kur duam ta ndajmė gėzimin, qoftė edhe hidhėrimin tonė, me dikė, tė cilin nuk e kemi pranė. Ose kur tjerrim nė shpirt njė dashuri, qė duhej tė qe shprehur, por qė kushedi se pėr ēfarė arsyesh dhe qė kushedi se pėr ēfarė shkaqesh ishte bjerrur nėpėr fjalė dhe nuk qe shprehur dot. Apo ndoshta ajo qė duhej shprehur ishte e pashprehėshme, sepse pėrbėhej nga njė ind i ėndėrrt, i endur prej dėshirash dhe jo prej realitetesh?…

V.Koreshi

..... :))

Misty-Blue
27-05-2012, 11:34
Vazo te thyera

Kam kaluar oqeanin dhe jam kthyer pėr pushime nė atdhe. Shtėpia e vjetėr. Ndoshta jo. E vjetėruar. Bie erė lagėshtie. Muret tė zbėrdhuqur. Dritaret e drunjta tė brera nga krimbat dhe kripa. Duhen zėvėndėsuar me tė reja. Mes korridorit tė ngushtė disa pllaka tė krisura. Mobiljet e vjetra dhe bibliotekėn i kanė mbuluar pluhurat. Edhe librat sigurisht… Tė vetmet rreze dielli qė depėrtojnė kėtė shtėpi duket se bien drejt e nė gjethet e njė fikusi tė lartė gjethemadh qė gjallon brenda njė vazoje, e vjetėr dhe e krisur edhe ajo. Por nuk dalloj pluhur nė gjethet.

Nėnėn e gjej si zakonisht tė pėrmalluar dhe fjalėpakė. Gjyshja ėshtė bėrė dy drehem shpirt. Nėntėdhjetė e kusur vjeē. Stėrgjyshe tashmė dhe nėse im bir adoleshent nė shkujdesje e sipėr do bėjė seks tė pakontrolluar me tė vluarėn e tij ukrainase ka shumė gjasa qė gjyshja tė bėhet katragjyshe. Nuk ia numėrojmė mė vitet. E verbėr. Prej shumė vitesh lėngon e sėmurė nė shtratin e njė vdekjeje qė ēuditėrisht vonon.

Kur isha mė i ri e mė i duruar i shkoja pranė dhe ajo niste e mė tregonte ndonjė histori nga tė sajat. Por prej kohėsh i shmangem kur e shoh qė kėrkon tė mė thotė diēka me zė tė ulėt e fshehurazi tė tjerėve…Nuk i afrohem mė sepse e di qė do mė kėrkojė ato dy fjalėt pėr tė varri i saj. Ka njėzet vjet qė mė kėrkon ato dy fjalė. Jam pėrpjekur me mijėra herė t’ia shkruaj ato dy fjalė, por nuk mundem. Dhe kėshtu dy fjalėt mė janė bėrė jo si epitafi i varrit tė saj, por si tė varrit tim.
Edhe sot duket sikur do me thote dicka te tille...

"Mė shkruaj dy fjalė e vurmi te varri! Ke shkruar tėrė kėto libra e vjersha dhe asnjė rresht pėr gjyshen qė tė ka rritur…." pėrsėris unė fjalėt e saj dėshpėruese.

“Jo… jo...lėri fjalėt e varrit. Nuk t’i kėrkoj mė ato… Vazhdo e shkruaj pėr ēupėrlinat ti, nuk mėrzitet mamaja…… Do tė kėrkoj diēka tjetėr, por m’u beto qė do ta kryesh. Betohu pėr kokė tė tėt biri", mė thotė prerė dhe, si gjithmonė, me gishtin tregues drejt meje. Betohem sipas traditės pėr gjėnė mė tė shtrenjtė.
” Kėput njė degė nga fikusi dhe shko e mbille atje…te vendi...te vendi im, e di ti…”
E ka fjalėn pėr varrin e saj.
“Aman moj mama, ėshtė shumė larg fshati yt dhe pėrtoj tani…na ēmėnde me gjithė atė fikus. Aq shumė e do, xhanėm? Gjithandej me vete atė vazo, dreqi ta marrė…”

Pas nja katėr orėsh arrij nė fshatin e saj. Rrėkėllej njė birrė tė ftohtė, ndėrsa me sy mas distancėn pėr nė majė tė njė kodre pėrtej lumit ku ndodhet vendi. Njė gjysėm ore e mirė nė kėmbė nėpėr atė malore ėshtė rruga mė e shkurtėr.
Teqeja e braktisur, pothuajse rrėzuar. Nxjerr njė lopatė nga bagazhi i makinės dhe me hamėndje mbjell degėn e fikusit aty ku sipas meje mund tė jetė vendi i saj.

Kur kthehem nė shtėpi ėshtė pothuajse errėsirė. Shkoj nė dhomėn e gjyshes dhe i them qė porosinė ia kreva.

“E bėre? E mbolle atje ku tė thashė unė? Te vėndi?”
“Po moj mama, e mbolla atje ku mė the ti, te vendi…”

Mė pėrqafon fort dhe nis tė mė puthė duart…Ndjehem i bezdisur, por nuk e jap veten. Nė njė ēast tė dytė e kuptoj qė i kam bėrė njė nder shumė tė madh. Ajo i ka dashur shumė lulet. Madje mė duket se gjėja qė ka dashur mė shumė nė jetėn e saj kanė qenė lulet. Sidomos atė fikusin.

“Meqė ma kreve porosinė, ulu kėtu tė tė tregoj diēka”, mė thotė.

“Kėtė fikus ma ka sjellė im shoq dikur kur sapo ishim njohur. Ai student e unė njė vajzė e vogėl fshati. Ai i kamur. I shkolluar. Unė jetime. Vinte nga Arabia...Kairo, ku studionte flamėmadhi dhe ma kish sjellė. Ma kish sjellė pėr kujtim. Dhe u bė vėrtet kujtim. Kujtimi i vetėm. I vetmi. Nė fillim e mbolla nė njė vazo, por u rrit. Vazua u thye nga rrėnjėt. E mbolla nė oborr. Pastaj u rrit dhe u bė pemė. Pemė fikusi. Vitet kaluan. Pleqtė e tim shoqi i gėzoheshin teqesė. Unė fikusit. Por edhe letrave qė mė dėrgonte mavria nga andej. Filloi lufta dhe ai nuk erdhi mė me pushime. Mbaroi dhe lufta e ai nuk u kthye mė. Nuk e lanė. E quanin armik. Nuk e pashė mė. As nėna jote qė e kisha nė bark atėherė nuk e pa kurrė.Veē tre muaj kam qėndruar me tė.
Erdhi njė kohė kur gjėrat ndryshuan. Pėr tė keq. Teqesė ia hoqėn ēatinė dhe e bėnė depo drithi. Na muarrėn shtėpi e katandi. Na shpėrndanė si zogjtė e korbit dhe muarrmė skorretė…Kur po na ngarkonin nė makinėn ushtarake doja tė merrja njė degė fikusi me vete. Nuk mė lanė. Fikusi mbeti aty, ndanė varreve. Ashtu i gjelbėr. Na ēuan larg...nė veri… nė qytetin e ftohtė ku mė pas linde ti…
Njė ditė nė shtėpinė tonė erdhi njė burrė nga fshati im. I biri i njė fqinjės sė dikurshme. Mė kish sjellė njė degė nga fikusi ynė. Kur kishin prishur teqenė kishin shkatėrruar edhe pemėt...ullinjtė…vreshtin… Po mė pemėt ē’patėn xhanėm...? Dhe ai e kish marrė njė degė nga fikusi im dhe e kish mbjellė tė oborri i tij. Dhe meqė puna e kish sjellė qė tė vinte me shėrbim nė qytetin tonė kish menduar tė mė sillte tė fala nga e ėma dhe njė dege fikusi si kujtim nga shtėpia ime.”

Gjyshja hesht dhe mbyll sytė pėr pak ēaste. Mė kujtohet se sa shumė i lutej Zotit kur unė isha fėmijė qė njė ditė tė ishte e lirė e tė kthehej nė vendlindjen e saj.

“Dua tė shkoj nė fshatin tim qoftė edhe pėr disa orė. Mė ka marrė malli.Po mė shqyhet zemra. U bėnė plot 30 vjet qėkur na pėrzunė”.
“Po ėshtė shumė larg fshati yt nga kėtu ku jemi, moj mama! Nuk e sheh ku jemi, nė majė tė hartės?Jemi shumė larg…Shumė larg!”, dhe i tregoja hartėn.
“Larg ėshtė, por ka dhe mė larg… ka dhe mė larg”, pėshpėriste plaka e shkretė dhe vėshtrimi i zhytej drejt njė asgjėkundi qė veē ajo e shihte.

Pasi mbushet me frymė mirė dhe rregullon jastėkun pas kurrizit tė dobėt, gjyshja vazhdon:
“Nuk di a do zėrė. Bėn shumė ftohtė kėtu te ky qytet ku jeton ti tani”. Kėshtu mė tha ai burri. Por fikusi zuri. U rrit edhe ai dhe u bė trung i trashė. Pėrsėri ma theu vazon. E mbolla nė njė vazo mė tė madhe. Por vazot thyheshin nga rrėnjėt e forta. Thyheshin. Se fikusi i ka rrėnjėt shumė tė forta. U bė si pemė. Si ajo qė kisha nė fshat. Por nė qytet nuk kisha oborr. Dhe zura t’ia pres degėt dhe t’ua dhuroja njerėzve. Tė njohur e tė panjohur. E ata i mbillnin, kush nėpėr vazo e kush nėpėr oborre. Dimri dhe bora ua vyshkte atyre qė i mbillnin nė oborr, dhe kėshtu nė pranverė vinin e kėrkonin filiza tė rinj dhe ua jepja….Ai qytet verior nuk kishte parė kurrė mė parė njė bimė tė tillė.
Vitėt kaluan. Shumė vite pėrsėri. Fikusi u plak e bashkė me tė u plaka edhe unė.
Njė ditė prej ditėsh kohėt ndryshuan prapė. Kish ardhur koha qė zogjtė e korbit tė ktheheshin. Dhe u kthyem nė jug, buzė detit nė vendlindje. U ngritėm me ē’kishim e ē’nuk kishim dhe erdhėm kėtu. Lulet qė mė zbukuronin ballkonin ua dhurova tė njohurve tė atij qyteti verior ku jetova shumicėn e jetės sime. Mora me vete vetėm fikusin. U vendosėm nė qytet. Zumė kėtė shtėpi me qira. Tė nesėrmen shkova nė fshat bashkė me tėt ėmė. Ec e ec e s’kish tė sosur… Teqeja dhe shtėpia ishin braktisur, pothuajse rrėzuar…Eh...ē’tė them aman…jetė plot vuajtje. Dhe plot kujtime. Varrit do ia tregoj…. Ja edhe pak…Po shkoj njėqind vjeēe tani. Mavria im vdiq atje larg, por as varri nuk i dihet. I dihet…afėr piramidave e ka se aty afėr banonte, por ne nuk do ia dimė se ku e ka… Sikur njė brinjė tė tij tė kisha tani kėtu…Njė kockė tė tij…ta mbaja ja kėtu, nė gjoks. Dhe ti mė thua ėshtė larg. Eh, evlati im, ka dhe mė larg...ka dhe mė larg…”

Hesht. E ka mbaruar rrėfimin. Kam mbetur pa fjalė. Duket e lehtėsuar. Mund tė vdesė e qetė kur tė dojė paskėtaj. Fikusi e pret atje. Te vendi.
Rregullon shaminė, tund kokėn, pastaj sikur vė buzėn nė gaz, por vetėm pėr njė cast, vėshtrimi i syve tė verbėr i tretet drejt atij asgjėkundit qė veē ajo e sheh, dy lotė i rrokullisen faqeve tė fishkura, ndėrsa mua, si gjithnjė nė raste tė tilla, mė vjen ndėrmend qė kur isha i vogėl kujtoja se tė verbėrit nuk mund tė qajnė…

A.Hasani

Misty-Blue
29-05-2012, 14:55
Mosha

Ban shumė ftohtė pėrjashta, e nji dimėn shumkambėsh ka shtri tentakulat e ngrihta e ka pėrqafue tan vendin. Nė ēastin e pa ēast, qė tashma asgja nuk mundet me e ba me frymėmarrė, por veē me mbajtė gjallė atė frymėn e fundit qė nuk mbaron kurrė, mbijetesė nė fillin e fundit tė gacės mshehė poshtė hinit nė oxhak, plaka me fytyrėn e saj tė kėrbulun e tė shterrun, flokėt e shpupurusin, sytė e humbun nė shpellat qė duken sikur po duen me gllabrue edhe vedin, tret shikimin e saj krejt nė humbėtinė, si e si me tregue bindjen e saj tė plotė, pa e ditė as vetė ajo se ku.

Asht shpresa, ose s’paku kėshtu don me u bindė. Psherėtin. Pėrzien hinin e kėshtu edhe mendimet e veta, si thinjat tue kujtue se asht tu i krehė e tu i lidh rregj, me u ba e bukur si dikur. Mblulue me shkėlqim e dritė, fytyrė tė pastėr si qiella nė pranverė, si mesnata nė gusht, si uji qė zbret prej mali n’vlim e turr tė kahershėm. Kujton, por gjithēka s’asht veē hini i grihtė qė ka mbetė mbas zjarrit qė tesh po lkohet nė grahmat e fundit tė gacave, mshehtė atje ku plaka nuk i sheh dot.

Nis me tregue, por jargė tė mbetuna fjalėsh lvaren buzėve tė saja tė plasuna. Dėgjohet vetėm murrani tek kalon aty pari, ke shpia e saj e rrudhosun, ballė qė i ka ra ēatia e asht ba bujtinė pėr tė parin e tė mbramin.

Ka vu vath nė hundė. Nė krahnuer ka hedh themel nji njollė shumėngjyrėshe, gja qė nuk e mban mend ē’ka asht; ndoshta gjurmė e nji moti tė humbun, nė atė cepin e afėrt por qė ajo e shkreta nuk mundet ma me e kthye kryet e me pa ē’ka asht se i asht brejtė arrci i qafės e kujtesa e saj asht ajo kalaja e braktisun qė po e merr lumi i harresės e po i nep trajtėn e dikurshme tė ranės, robneshė e tėrbimit tė ujit.

Pėrjashta ban shumė ftohtė. Kohė e mbetun pėrjashta. Ngricė. Dorėheqje. Dimėn qė nuk i dihet fara. Plaka dridhet. Mbledh nji tufė thinjash e sakaq rinohet.

E kaq don me i’u kujtue se dikur pat mendue se pak ma pėrtej, aty ku ēasti ka ēast tė mėpasshėm, me mujtė me e kalue natėn, ka me e ndeshė lterin e ditės.

Frikė s’ka. Ka ftohtė. Kullet e gjiksi i ther. Mbėshtet dorėn kėrthaēe tue zbutė kėshtu dhimbėn. Pėrjashta ndigjohet troku i egėr i murranit e pėrplasaj e ngrime e shiut. Plaka ngrihet, hap derėn e ban me hedh hap pėrtej pragut. Por e mbyll aty pėr pėr aty. Ban mirė. Asht ma mirė kėshtu, struke nė lkurėn e vet tė regjun.

Nata nuk zgjat shumė. E po kėshtu dimni. Me yllin e fundit e me rrezen e parė tė diellit, merr jetė edhe plaka. Shpėrthen jeta, ndigjohet kanga e rizgjueme e zogjve, shpėrthejnė sythat e oborri pushtohet prej pemėsh frutpjekuna e dita lodron e dehun, si virgjėn e ringjallun.

Mbas dere ndigjohet murrani tue lurue, si nė vaktin e afshit keqdashės e plaka mendon se ban ma tepėr se mundet me durue ftohtė. Ulet pėrsėri bri oxhakut e kotet, si pritja tek pragu i shpresės. I bahet sikur e xen gjumi, por pėrsėri tkurret, mblidhet edhe ma nė vetminė e vet.

Nesėr mendon, me yllin e fundit, me rrezen e parė, nuk asht larg ēasti me ēast tė mėpasshėm, e kėshtu e ka marrė gjumi.

Dritan Mesuli

Misty-Blue
07-06-2012, 19:28
Pika lot...

Tetė vjet pa dalė!... Ves’ e natės s’ish avulluar dhe shkėlqente mbi bar e mbi fletėt, si copėza diamanti mbi zymryd; era frynte mengadaė, po pak e ftohtė. Mecoja qėndroi pak, lėshoi pushkėn mbėrdhe, u pshtet mė njė shkėmb anė rrugės; gjithė, c’i shihte syri, i dukeshin tė reja; dielli sapo kish dalė, lėshonte njė dritė si tė kaltėrt mbi lisat e kėtij vendi t’egėr; malet nga perėndimi, ngrinin majat e tyre madhėshtore gjer nė qiell; kėto maja ishin kurorosur me mjegull tė natės. Ish vjeshtė. Mecoja pėshpėriti; solli nė ment jetėn qė po shkonte; vetėm, mbi kėtė breg, midis lisave dhe shkėmbenjve, mendjes i pėlqen tė mendohet, zemrės tė mallėngjehet. C’ish ky njeri shtatmadh, fytyrėbukur, leshverdhė hedhur mbi sup? Mustaqet e mėdha i jepnin njė hije trimi dhe bėnin dy shkurre tė zez mbi kėtė fytyrė tė verdhė; me tė parė sytė qė shikonin egėr dhe me druajtje, me tė parė pushkėn nė dorė, pisqollat nė brez dhe jataganėt varur nė rript, s’mund tė themi vecse ishte njė nga ata njerėz fatkeqė qė rrojnė jashtė mbledhjeve njerėzish, qė s’dinė c’ėshtė familje dhe ushqehen me tė rrėmbyer gjėn’ e tjetrit. Por nė fytyrė tė kėtij burri, qė dukej t’i ish nja dyzet a pesėdhjetė vjec, duke e vėshtruar mirė, zbulojmė njė gjė fare tjatėr nga egėrsija, qė na u duk herėn e parė: kėta sy si tė syltėr e si tė zez, ngjyrėmetali, kishin njė vėshtrim qė dukej i egėr herėn e parė, por mė pastaj merrnin njė butėsi, njė pėrkėdhelje, dhe njė mendim i hidhur pėrshkruhej ndėr ta. - Ahg, tetė vjet pa dalė!- murmuriti Mecoja.- Tetė vjet pa dalė jashtė shtėpisė! Kisah harruar pothuaj si ėshtė pylli dhe c’bukuri ka lindj’ e diellit mbi kėta male tė lartė. Eshtė rrojtje kjo qė bėjmė? Si sot kam ndėrmend, kur merrnim rrugėt me tim vėlla, me tim kushėri dhe me ata tė Shelit. Njė zihje u ngrit midis nesh; Sheli shkrepi pushkėn, im vėlla ra pa shpirt; q’ahere e tėhu trembėdhjetė veta nga ne dhe nga Shelėt, fjetėn pėrgjithmonė. Trembėdhjetė njerės pa ndonjė faj... Q’ahere u mbyllcė dhe mė s’kam dalė; po gjakn’ e fundit, unė e kam mbi kurriz. Me cape tė ngadaltė, zuri tė marrė udhė; mori brinjėn e malit; rruga shkonte pėrmes dushqevet dhe tė bredhavet; dielli qe lartėsuar dhe njė hosten... Pėrnjėherėsh, duke kthyer nga njė cip qė bėnte mali, njė pamje e bukur iu cfaq: mjegull e bardhė. Pandehte njeriu se Mecoja ish njė shkabė qė fluturonte mbi kėto re tė rėna mbėrdhe. Mori udhė pa qėndruar; era po nxehej, mjegulla u tret dhe fush’ e vogėl doli nė shesh duke mbajtur njė lumė t’argjėntė nė mes tė saj: ish Drini i Zi, i cili kėtu rithte me qetėsi.- Tetė vjet pa dalė nga shtėpia, thosh me vete tė tij Mecoja. Sot, pra, dal pėr herė tė parė. Ime motėr polli njė djalė, mė kish kėrkuar tė vete ta shoh. E gjoja, kėrkon tė mė bėjė qė tė dal nga burgu ku jam futur me vetėdashje; po nuk e di, qė mbase kjo ditė tė jetė e fundit pėr mua; nuk e di qė mbase qė sot mund tė vritem me Shelėt dhe tė ma shpien tek ime motėr! E varfėra, ime motėr, nga gjithė gjėrit’ e saj, vetėm mua mė ka dhe unė jam i vdekur nė kėtė botė! Kush e di sa me gas tė madh mė pret! Njė pikė lot i rrodhi nga sytė Mecos. Kujtoi qysh kish rrojtur, sa kish vuajtur. Qysh rronte tani si i vdekur, ngaqė s’ish i sigurt nė jetė tė tij: vdekja i im varrur mbi krye me njė pe tė kalbur. Rronte si njė hije, pa ndjerė ndonjė gėzim. Gazet, qeshjet dėshirat, punėt dhe kujdesjet qė na lidhin te kjo jetė dhe na bėjnė ta duam gjalljen, qenė tė panjohura pėr tė. Zakonet e vendit dhe egėrsi e njerėzve, e kishin bėrė fatkeq. Mbyllur nė s htėpi, pa parė gjėrit e tij kaqė kohė, ish si njė hije e zezė. Vėshtronte bukurin’ e vendit q’e rrethonte; dėgjonte shushėrimėn e fletėve tundur nga era; shihte shkėlqimn’ e Drinit, majat e larta tė malit, kėrcunjt’ e lisavet. Ah, fatkeqi, kish kohė pa i parė kėto bukuri, kish kohė pa dėgjuar zėnė qė nxjerrin degėt kur i fėrkon er’ e veriut! Sa e ndjente shijen e rrojtjes sot! Sa id ukej e bukur gjithėsija! Kėta mendime ia shtonin hidhėrimin, se i sillnin ndėrmend vetijat e kėqija tė njeriut, ato vetija qė e bėnin tė heqė njė njeri nga tjatri. Tė rrojė njeriu si i shuar, tė mos guxojė tė dalė jashtė, tė shohė t’ afėrmit dhe tė marrė pjesė nė gėzimet qė Zot i madh pėrhap mbi botė! Ah, sa e bukur ėshtė bota! Gjithė tė kėqijat i bėn vetė njeriu. Pėr pak gjė, fare pa shkak, zihet, vritet... Dielli dritėn e argjėntė, bima kallin’ e florinjtė, lulja erėn, zogu kėngėn, na i jep vallė qė tė kemi zihje dhe grindė midis nesh? Udhėtonte duke menduar e sytė poshtė, kur pėrnjėherė, m’anė tė djathtė tė rrugės u dėgjua njė zė: fletėt e drodhėn. Mecoja me vrap unji pushkėn nga supi, u bė gati; pastaj zuri qeshi, se e kuptoi mė c’anė vinte zėri; disa turtuj trėmbur nga udhėtari, fluturuan me tmerr. Mecoja u qas atje ku kishin qėndruar turtujt: njė uj; i kulluar buronte; rreth kroit bari gjelbėronte. E kish marrė etja se ish vapė, ish lodhur se kish katėr orė q’ecte; u unj, piu ujė tė ftohtė, ndėnji tė clodhej; ahere e kuptoi q’e kish marrė urija; nxorri nga trasja buk’ e djathė. Si u nginj dhe piu ujė, i clodhur nisi prapė udhėn, qė ish e ngushtė, tėrė gurė; m’anė tė djathtė ish pyll dhe driza; aty-kėtje ca shkėmbenj tė mėdhenj; m’anė tė mėngjėr zgjatej, atje poshtė, fusha me ca fshatra qė dukeshin fare larg dhe majat e maleve tė lartė i bėnin njė mur kėsaj pamjeje. Dielli qe ngritur gjer nė gjysmė tė rrugės qiellore qė pėrshkron ditė-pėr-ditė. Mecoja arriti mė njė vėnt tė rrugės, ku ajo zgjatej shumė pa ndonjė pengesė pėrpara. Atje udhėtari ynė pa sė largu dy njerės qė po vinin drejt tij. Qė kur kishte dalė nga shtėpija, s’kish hasur njeri, andaj njė dridhje i eci nė tėrė trup. Tetė vjet pa dalė nga shtėpija dhe pa parė njeri tė huaj, e kishin bėrė tė ketė dyshim e frikė dhe nga njė hije; pėr fat tė mirė ca miza ndėrmjet tij e tė dy udhėtarėve, bėnin q’ay t’i kėqyrte mirė, po ata s’e shihnin dot. Mecoja e pa t’udhės tė hqiej mėnjanė udhės, tė fshihej prapa njė shkėmbi e tė priste sa tė largoheshin tė dy udhėtarėt. Vate prapa shkėmbit dhe zu tė mendohej; i kish harruar fare udhėtarėt, por kur ngre sytė, i pa t’afruar afro njėqint cape. Pėrnjėherėsh u drodh, u verdh; fėrkoi sytė qė tė shihte mė mirė. - Ah ėshtė, ay- thosh me vete tė tij. Po ay, Tafė Sheli, gjaksori qė mė vrau vėllanė... Ay tjetri, Gjoka, njė katundar. - Ahere, njė nga njė i erdhė pėrpara syvet ngjarjet e tetė vjetėve mė parė, qysh Tafė Sheli i ra tė vėllajt, qysh ky volli njė gjak tė zi nga goja dhe u rėzua mbėrdhe; sa vrasje ngjanė ndėrmjet tij dhe Shelėvet i kujtoi njė pas njė; jet’ e zez qė kish rrojtur nga shkak i vrasjeve, iu duk sot m’e tmerruar dhe m’e errėt; dhe tė gjitha kėto tė kėqija, pėr shkak tė kėtij njeriu qė vinte drejt tij. Cdo tė bėnte tani Mecoja? C’kish pėr tė bėrė? Mecoja s’mėnoi aspak. Vėllai i tij, duke vdekur i kish thėnė:”Meco mos mė lerė pa shpaguar!” Fytyr’ e tė vėllajt tani i cfaqej pėrpara, sikur e shtynte tė merrte shpagėn e gjaksorit tė tij. Mecoja s’mėnoi pra: mori pushkėn nė dorė, e vėshtroi njė herė e a ish mbushur; nxorri edhe pisqollat: u bė gati pėr luftė; mė parė kish pėr t’i rėnė gjaksorit tė vėllajt, pastaj, nė duhej, do t’i binte dhe Gjokės. Psheti pushkėn nė sup, vuri grykėn mbi shkėmb; vuri vesh qė udhėtarėt po kuvendonin. Gjoka i thosh Tafė Shelit: - Kėshtu, pra, ke shumė kohė pa ardhur nė shtėpit tėnde? - Tetė vjet, ah, tetė vjet! Qė kur ngjau njė vrasje ndėrmjet nesh dhe Meco Gurit; n’atė ngjarje qė pothuaj pa ndonjė shkak, u vra vėllai i Mecos dhe Mecoja vetė u plagosl q’ahere e tėhu kam qenė larg Shqipėrisė. Ah, sa mė kish marrė malli! S’kisha mė shpresė t’i shihja kėta vende tė bukur, kėta male majėlartė ku kam shkuar djalėrinė time... Mecoja tani po mendonte, dora i dridhej; ish i verdhė sikur kish dalė nga varri; s’shihte kulluar. Njė pikė lot i rrodhi nga sytė. C’e gjeti pra, Mecon? A u tremb? Ay qė ish kaqė trim dhe qė shėnonte aqė mirė? Njė dit,ė kishin shkuar katėrmbėdhjet vjet qė nga ajo ditė, kur nė njė dasmė kish dalė i pari me tė shėnuar dhe kish fituar njė dem tė bukur. “Tetė vjet pa parė kėtė vend! Tetė vjet pa parė njerėzinė time! Pa nisur pėr kėtu, mora njė letėr nga im atė, nga plaku i varfėr qė mė thoshte se familja e tėrė: mėma, ime shoqe, motrat deh djemtė, q’i lashė tė veshėl, dėshirojnė tė mė shohin. Ah, ku na shpie marrėzija jonė, sa tė kėqija i bėjmė shoku-shokut nga...” Nuk sosi; njė klithje dolli nga an’ e rrugės. Tė dy udhėtarėt u tmerruan. Mecoja kish flakur pushkėn, kish dalė mbi rrugė dhe, me krahė hapur: “Tafė Shela! – thėrriste,- jam unė Mecoja! Gjer mė sot janė vrarė trembėdhjetė njerėz nga shtėpia ime dhe jotja; lotėt qė kanė derdhur familjet tona bėhen sa ujėt e njė pellgu; gjithė kėto fatkeqėsi vinė, sic e hua dhe ti, nga marrėzija jonė. Unė po ta fal gjakun, falma edhe ti. Eja tė pajtohemi! Tani s’ish vetėm Mecoja qė kish lotė nė sy, por qė tė tre kėta burra qanin si gra dhe putheshin si foshnja. Gjoka, duke rrjedhur lotė, thosh: “Rroftė dashurija! Rroftė shpirtmadhėsija!”

21 gusht 1899
Mid’hat Frashėri

Misty-Blue
24-06-2012, 16:42
Pa emer....

- Mua nuk mė besohet qė jam nė shtrat me ty!
- As mua! - tha Martini.
Ai kishte ndezur cigaren dhe po kundronte format e
lakuara tė trupit tė tjetrės. I bėnin pėrshtypje
gjinjtė. Qenė tė plotė e tė fryer mbi njė kraharor
elegant si prej balerine. Ishte njohur me Megin dy
ditė mė pare nė rrugė . Ajo e kishte thirrur gjithė
emocion nga pas, ai qe kthyer duke e kundruar plot
kėrshėri bukurinė e panjohur, paten pirė njė kafe
bashkė dhe tani gjendeshin gollomesh nė shtrat.
- Ėndėrr e kam pasur tė tė takoja, pale mė tė bėja
dashuri me ty!
Martini artikuloi pa asnjė redaktim atė qė po
mendonte:
- I paske ėndrrat idiote!
Tjetra qeshi mbytur dhe i ra lehtė me grushtin e saj
tė brishtė nė sup:
- Duhet tė kesh mė shumė respekt pėr veten tėnde! Ti,
hyn nė racėn e tė talentuarve! - e kėshilloi, duke iu
rrasur si mace nė trup.
Martini nuk denjoi t'i pėrgjigjej. Ky muhabet i dukej
koti, jo ke talent, jo s'ke talent! Ē'rėndėsi ka, kur
po mbushet viti pa shkruar as edhe njė rresht, mendoi
ai. Ke njė diamant, por tė mungon floriri. E bėn dot
unazė? Jo! Hidhe nė plehra!
E ktheu Megin pėrmbys dhe filloi t'i kundrojė shpinėn
e lėmuar e tė plotė prej vajze, qė pėrmblidhej nga njė
pėllėmbė e vetme nė mes e qė rihapej me njė kėrcim
rrethor te vithet. Ai i fėrkoi lehtė lėkurėn, si tė
deshte t'i fshinte pluhurin, pastaj u zgjat drejt
xhaketės tė flakur te kėmbėt e shtratit dhe, si mori
stilolapsin, ashtu pėrhumbur papritur nisi tė shkruajė
me njė kaligrafi tė rregullt nė shpinėn e vajzės:
Njė sy,/Njė klithėm,/ Njė ikje,/ Njė dimėr./Dita/
Kot./Kujtesa/ Plot
Tre pikat e vendosura me kujdes, a thua aty qėndronte
thelbi i krijimit, e rrėnqethėn Megin. Kur ai hodhi
mbi tryezė stilolapsin, ajo u ngrit ngadalė, a thua
druhej mos i binte ndonjė gjė nga trupi. Qėndroi para
pasqyrės dhe u pėrpoq tė lexonte ē'shkruajti martini.
Mirėpo nuk mundi. Atėherė ia lexoi ai ngadalė. Pastaj
u ngrit tė korigjonte njė varg dhe, meqė nuk gjeti
vend nė shpinė, doli me njė shigjetė nė mollaqe. Megi
e la tė mbaronte, duke qėndruar si statujė nė kėmbė.
Kur ai mbaroi, ajo ishte e pėrlotur.
- Tani duhet tė iki! - tha. - Nuk besoj se tė mbetet
hatri!
Ajo studionte nė Peruxhia tė Italisė pėr manaxhim arti
dhe njė Zot e dinte nėse do tė kthehej mė nė shqipėri
apo jo. Do nisej mbasdite me traget.
- Kur tė kthehesh, mė bėj njė telefon, - i tha Martini
formalisht, duke e pėrcjellė te dera.
- Edhe ti, po erdhe nė Itali, mė kėrko, - ia ktheu ajo
e lumtur nga paraditja magjike e pėrkujdesja e yllit
tė saj dhe kėshtu u ndanė, me kujtime tė mira pėr
njėri - tjetrin e me ca shenja respective kafshimesh
nė trupat e tyre.
Pėr Martinin rifilloi rutina e pare, klub - shtėpi,
birrė - verė, ajo rutinė qė ishte si njė gomė magjike
gjithēkafshirėse.
Megi i shkruante hera - herės Martinit ndonjė letėr,
ku vėshtirė se merrje vesh gjė nė gjithė atė rrėmujė
fjalish, pėrveēse "jam mirė" ke shkruajtur ndonjė
libėr?" Martini pėrtonte t'i pėrgjigjej. Ai letrat i
shkruante, mirėpo e kishte bezdi tė kalonte andej nga
posta. Kush blinte pulla, zarfa e dreqi me tė birin?
Dhe e linte fare atė punė, duke u kufizuar me dėrgimin
e ca tė falave spontane, apo ndonjė pusulle, me anė tė
tė njohurve tė tij, ai u nis nė Bari, ku zhvillohej
njė konferencė e shkrimtarėve tė vendeve qė lagte deti
Adriatik. Bėri gati njė cope letėr qė nė Tiranė dhe,
me tė arritur nė aeroportin e barit, ia dha
shoqėruesit Italian, duke iu lutur t'ia postonte
Megit. Atje ai i dėrgoi tjetrės adresėn e hotelit, ku
do tė flinte, dhe nė fund kishte shkruajtur shkurt:
"Nė kėtė hotel do qėndroj njė javė. Po deshe, mė bėj
ndonjė telefon. Martini"
Megi e mori tė nesėrmen. Sa nuk po ēmendej, qė nuk
vinte dot nė Bari. Nuk e braktiste dot shkollėn.
- Hajde, ti, nja dy ditė nė Peruxhia, - iu lut ajo, -
pastaj, tė shtunėn, zbresim tė dy nė Bari.
- Po munda tė shkėputem, do vij! - i tha martini.
- Hajde! - iu lut ajo.- Biletėn e trenit ta paguaj
unė. Hajde, shiko edhe Peruxhian, ėshtė qytet vėrtet i
bukur.
- Do bėj ēmos, - e qetėsoi Martini mė shumė pėr tė
larė gojėn, mirėpo tė nesėrmen ai u mėrzit me ato
dokkrat e conferences dhe pa e menduar gjatė bleu njė
biletė treni pėr nė Peruxhia. Kur i tha Megit nė
tyelefon se ndodhej nė qytetin e saj tė mrekullueshėm
plot vjetėrsira, ndryshk dhe myshk, ajo uluriti si e
marrė nga gėzimi. Ai qe shtruar e po darkonte pėr
shtatė pale qejfe nė njė restorant tė mire, i mirė
ndoshta sepse ndodhej mu nė qendėr tė qytetit, se veē
ca ullinjve verdhoshė gjė tjetėr tė veēantė nuk
kishte, dhe Megi iu lut mos lėvizte prej andej.
- Qameti, pėr njėzetė minuta jam atje! - tha ajo.
Dhe nuk u vonua vėrtet.
Martinin e habitėn lotėt e tjetrės. Ata nuk kishin
asnjė lidhje, qoftė edhe tė largėt me njėri - tjetrin,
pėrveēse njė tė shkuare formale, thjesht pėr hobi, nga
ana e saj, dhe pėr ndėrrim gjelle e mosprishje qejfi,
nga ana e tij. Kurse Megi tani i qe varur nė qafė dhe
vetėm qante si idiote!
- Po qave, u ktheva nė Bari! - kėrcėnoi Martini, qė
kurrė nuk i kishte duruar lotėt e femrave. I dukeshin
si ujė ēezme, aq lehtėsisht ia merrnin tė qarit!
- Mirė, mirė, nuk qaj mė! - i tha ajo, duke iu ulur
pėrballė pa ia ndarė sytė.
Megi e kishte dashuruar Martinin gati dy vjet mė pare,
kur lexoi romanin e tij tė njohur "Njė mėngjes i
errėt" dhe nga ajo ditė ajo nuk pranoi tė verė
shkrimtar tjetėr para Martinit. Edhe pyetja e pare, qė
i drejtoi idhullit tė saj, ishte nėse kishte
shkruajtur ndonjė gjė?
- Shterpėsi! - ia ktheu Martini. Dhe shtoi duke
kundruar njė peizazh tė shpėlarė nė mur: E kush e ka
mendjen tani nė Shqipėri te letėrsia? Atje tundin
kėmbėt pėr pak politikė.
- Injorantėt! - shfryu Megi.
Pastaj iu lut tjetrit tė ngrihet.
Apartamenti i Megit iu duk i ngrohtė, por ai u befasua
nga njė fotografi e stėr - madhe e varur nė dhomėn e
Megit, sipėr kokės sė shtratit tė saj. Ai nisi tė
qeshė metė madhe. Dikush e kishte fotografuar Megin
lakuriq nga mbrapa dhe fjalėt e poezisė tė shkruajtur
dikur prej tij nė trupin e lakuriqtė lexoheshin fare
qartė. Mė shumė ai u shkri me atė korigjimin, i cili
dilte me shigjetė te mollaqja e djathtė e Megit.
- Ti je idiote! - i tha ai, megjithėse tani
fotografija i dukej tamam njė vepėr arti.
- Unė e di se si e kam bėrė atė udhėtim me target, qė
mos mė prisheshin fjalėt,
Sa tė dilja nė fotografi, se nė Tiranė nuk e bėja
dot. Edhe ajo mė duhej! Vesha
njė fustan pa asgjė poshtė, vetėm me mbathje tė vogla
e rexhipeta isha, dhe nuk u ula asnjė cast gjatė
gjithė udhėtimit!
Fotografija ishte vėrtet e bukur, gjithė dritė e nga
muri shpalosej njė trup i mrekullueshėm vajzėror.
Martini u ngacmua nga lėkura vetėtitėse dhe e tėrhoqi
Megin pranė. Filluan tė puthen mire e mire, gjithmonė
e me mė tepėr passion, deri sa ngelėn tė dy lakuriq.
Megit i ndjehej lumturija, njė lumturi e thellė, qė ia
mbylli sytė dhe ia shpėrtheu rėnkimet nga kraharori.
Kėshtu kaloi njė natė, plot fjalė tė ėmbla, gjithė
qeshje tė gėzuara, deri sa i pushtoi pa kuptuar gjumi
nė krahėt e njėri - tjetrit.
Martini u zgjua vonė. Nė apartament mbretėronte
heshtja dhe sytė e tij, si ia nisėn bredhjes nėpėr
sendet e dhomės, mė nė fund ndaluan nė tryezė. Atje
qenė vendosur me kujdes ushqime, cigare dhe njė letėr
pėr tė. Nė letėr Megi i lutej mos mėrzitej. Ajo do tė
kthehej nė orėn njė e gjysmė nga fakulteti dhe do
shkonin tė hanin drekė nė njė vend tė mire. "Po nuk
pate me ē'tė merresh, shkruaj ndonjė gjė pėr mua!"
mbyllej ajo letėr, pa harruar njė puthje idiote nė
fund, ku kishin ngelur gjurmėt e buzėve tė plota tė
saj lyer me njė tė kuq si nė rozė.
Ora ishte njėmbėdhjetė dhe nė dush Martini filloi tė
vrasė mendjen si t'i shtynte kėto dy orė e gjysmė ,
por, pasi hėngri diēka, ajo qetėsi e ėndėrruar pėr ēdo
shkrimtar, sikur ia mbushi mendjen tė ulej njė here e
tė shkarraviste diēka. Kur u kthye Megi, ai sapo
kishte pėrfunduar njė tregim tė ēuditshėm: atje bėhej
fjalė pėr njė njeri, i cili i ka respektuar
tradicionalisht vizat e bardha dhe semaforėt nė rrugė,
por pikėrisht atje njė here i ndodh njė aksident, jo
pėr faj tė tij, natyrisht, qė e le tė gozhduar nė njė
karrocė paralitikėsh pėrjetėsisht. Nga ajo ditė ai
vendos tė vrasė veten dhe tani nuk i respekton mė
semaforėt e vijat e bardha, por aksidenti nuk ndodh,
sepse tė gjithė frenojnė, duke e share, te rrotat e
karrocės sė tij.
Megi e lexoi dy here e heshtur tregimin dhe ngeli njė
cast e menduar.
- I fortė! - tha pastaj.
- Kam nja dy vjet pa shkruar prozė, - i shpjegoi
Martini, mė shumė pėr tė
Justifikuar gabimet teknike qė mund tė kishte tregimi,
por Megi tundi kokėn mohueshėm:
- Pėr mua, ėshtė tregim fantastik! Ti je tregimtar i
lindur!
- Ta kam falur! - i tha shpėrfillshėm Martini.
Dhe e harroi tregimin. Ata ia mbathėn pėr nė restorant
dhe ia nisėn nga e para orgjive tė tyre pa prishur
qejf. Deri nė fund tė atij udhėtimi, Martini shkruajti
edhe dy tregime tė tjera pėr Megin.
- Bėj ē'tė duash me ato, - i tha tjetrės, teksa
pėrqafoheshin nė stacionin e trenit tė Barit, dhe
vėrtet qė tani nuk i interesonte shumė letėrsija.
Merrej me gazetari dhe fitimet nuk qenė tė vogla. Nga
letėrsija vetėm pak bukė me djathė haje nė Shqipėri,
me djathė tė bardhė nga ai i liri!
- Faleminderit! - dėnesi Megi. - Mė ke bėrė njė
dhuratė tė mrekullueshme! Mbase ta shpėrblej
ndonjė herė.
U ndanė. Megi ia nisi sėrisht letrave tė saj
pėrmalluese e ēapraze. Tani Martini i kthente hera -
herės ndonjė pėrgjigje plot satire e humor, qė tjetrėn
e bėnin sakaq tė lumtur, por kėto raste nuk qenė tė
shpeshta.
Njė ditė Martinin e thirrėn nė Ambasadėn italiane. E
priti me respekt njė fytyrė - kuq nga konsumizmi i
verės dhe i komunikoi se Martinin e kishin ftuar nė
Milano, pasi ai qe shpallur fitues i njė ēmimi tė
rėndėsishėm vjetor pėrprozėn e shkurtėr.
Martini u habit. Ai nuk dinte tė ishte pėrkthyer
ndonjė tregim i tiji nė italisht, por u kthjellua, kur
iu kujtua Megi.
- Shpenzimet janė tė pales italiane. Keni edhe
njė shpėrblim tė forte pėr tė marrė, - i shpjegoi
italiani.
Martinit nuk i ndahej nga mendja Megi.
- Mė duhet edhe njė pėrkthyese, - tha ai mė nė fund,
megjithėse fliste njė italishte tė pastėr. Dhe afroi
emrin e Megit.
Tjetri pranoi me kėnaqėsi.
- Nuk paguaj unė! - shtoi.
Pastaj, duke nxjerrė nga njė sirtar romanin e
Martinit, iu lut t'i linte njė autograph.
Jashtė kishte filluar tė binte shiu. Martini nuk
pranoi ta shoqėronin me makinė. Hyri nė njė bar pranė
godinės sė Radio - Televizionit dhe porosity vodka. Ca
sy kuriozė e vėzhgonin, ca sy si tė Megit, por ai u bė
i pandjeshėm. Nuk ia kishte qejfi tė fillonte
ngatėrresat nga e para me ca femra, tė cilat tė
shihnin tė habitura nė gojė, a thua goja jote ishte
njė ****ė pule, nga ku dilte veza e kuqe. Mendonte
tani se si ishte ndėrtuar ky dreq fati njerėzor, duke
kujtuar atė vargun e hershėm tė ninullės klasike, ku
nėna tund fėmijėn, duke i kėnduar: "kush tė do
e kush tė ka!"
Nuk i pihej, por porosity edhe njė vodka tjetėr.
Vėrtet, po filozofonte me atė mendjen e tij tė
ēuditshme: kush na ka e kush na do!

Teodor Keko

daniel00
03-07-2012, 08:09
Uji, Tani i Topit, dhe alienėt

Eshte mbasdite, ora 3. Vapa ka filluar me shpejte se zakonisht, dhe te qenit i djersitur eshte atribut qofte edhe i te marrit fryme.
Mendoj te bej nje dush, per tu freskuar, por me kot, nuk ka asnje pike uji.

I stresuar nga djersa qe me ngjit trupin i kerkoj time meje qe ti marre borxh Dejes (keshtu quhet komshija ime) nja dy bidona uje. Mamaja ngrihet gjithe pertim, dhe une degjoj nga dera e jashtme zerin e Dejes qe betohet per koken e djalit se nuk ka asnje pike uje menjane. Me vjen inat kur mendoj se na i kishte dy bidona uje borxh.

Mamaja hyn brenda me nje veshtrim sikur do te me thote, "E dija qe do vija duar bosh."

Hap televizorin per te hequr mendjen dhe shikoj ministrin e turizmit, qe premton se kete vit Shqiperine do ta vizitojne 2 milion turiste. I marr te mirqena deklaratat e ministrit dhe me vjen plasja kur mendoj se keta do te perdorin ujin tone.

"Ne s'po na del per vete, edhe keta kemi mangut," them plot mllef neper dhembe.

Me tej ne edicionin e lajmeve, ne nje fshat te thelle me emrin Kukur, ndersa perurohet nje shkolle, ministri i arsimit flet perpara ca fytyrave te rregjura nga dielli per reformat ne arsim dhe moshen e internetit. Te gjithe duartrokasin.

Nje gazetar pyet kryetarin e Kooperatives se ca eshte internet?

Ky duket qe sja ka haberin, dhe pergjigjet:

"Shkolle eshte, cfare tjeter."

Edicioni I lajmeve vazhdon me nje proteste jetime te familjareve te atyre qe humben jeten ne Gerdec. Jane shume pak, aq sa me shume se protestues ngjasojne me nje grup te marresh qe ngrene duart lart, e ulerasin ne hava.

"Po protestojne per ujin?" pyet nena qe nuk po I ndjek lajmet.

"Jo," i them, "jane ata te Gerdecit."

"Aha..." ben ajo plot indiferentizem sapo degjon togfjaleshin "ata te gerdecit," dhe vazhdon punen e saj.

Pastaj, deklarata, takime, zhvillime, perparime, raporte, seanca plenare dhe padyshim djerse. Diarre informacioni, spikere te bukura, qe nje dreq e di se ku e gjejne ujin qe lahen.

Me pak nervozizem e kaloj situaten e krijuar dhe zbres poshte te pi nje kafe. Ne hyrjen e pallatit shikoj Nandin qe ka ngarkuar bicikleten me dhjetra bidona uji.

"Ku i mbushe?" e pyes une.

Nandi ngre doren ne nje drejtim te pakuptueshem, sa duket sikur do te thote i solla nga hapesira. Eshte aq i lodhur sa nuk ka fuqi te mbushet me fryme e jo me te me pergjigjet.

"Ku ore," i them une.

Ai prap hedh doren ne ajer dhe thote "ja andej, nja tre blloqe me tej."

"Do ma japesh pak bicikleten" i them, "se dua te mbush edhe une uje."

"Shiko se dua te te pyes dicka" me thote Nandi.

"Nuk e di o Nand se kur vjen uji," i pergjigjem une duke hamendesuar pyetjen e tij.

"Po nuk do te te pyesja per ujin, jo, po per nja dy gjera me te rendesishme, se ti ēoku merresh me gazetari, dhe mos di gje."

"Pa he" i them une kurioz.

"Kam degjuar qe ky Tani Hoxha i Topit eshte nipi i Enver Hoxhes, dhe prandaj edhe Top Channel eshte bere tek piramida, qe eshte ndertuar per nder te tij."

"Ashtu!" bej une sikur habitem.

Kjo e kenaq Nandin i cili vazhdon.

"Prandaj edhe makinen e kishte te kuqe ky."

"Shiko Nando" i them une, qe kam fillu te kulloj si dreq, nga djersa. "Po ta them ty po mos ja thuaj kujt tjeter, se eshte pune koke."

"Per koke te cunit," betohet Nandi qe ka bere veshet kater.

"Tani i Topit eshte anetar i shoqerise se masoneve dhe ka punuar per alienet, per jashtokesoret."

Nandi shqyen syte dhe duket qe nuk beson.

"Si per alienet" me thote. "Mos ja fut kot."

"Ja ta shpjegoj une," i them. "Piramidat ne egjipt i kane bere alienet. Keta zgjodhen perfaqesuesit e tyre ne toke, dhe akoma bejne duke i zgjedhur brez pas brezi. Enver Hoxha ka punuar per alienet. Tani i Topit ashtu si Enveri ishte nje prej te zgjedhurve te tyre. Po te shikosh, piramida ne maje ka nje sfere qelqi, qe ngjan me syrin e piramides qe eshte tek dollari. Nuk eshte koicidence qe jane kaq te ngjashme, Nando," I them une dhe I shkel syrin. "Qe aty i dergohen sinjale jashtetokesoreve, nga nje dhome e mbushur me aparatura ku nuk hyjne, vetem njerez te zgjedhur."

"Po ti ke hyre ndonjehere?" me pyet Nandi qe duket se ka filluar te me besoje.

"Nese ta them kete do te me duhet te te vras," i them Nandit neper dhembe.

Nandi skuqet.

Por une kam deshire te vazhdoj lojen.

"HOXHA" i them "nuk eshte thjeshte mbiemer, eshte formule kimike me permbajtje hidrogjen, oksigjen dhe amonjak, qe ndihmon alienet te jetojne. Nuk eshte i rastesishem qe te dy kane kete mbiemer. Ahhh mor Nand sa te ngaterruara jane keto pune. Me mire mos ti dish."

Ai tund koken, tunden edhe bidonat ne biciklet.

"Shume shpejte do kemi nje aeroport nderplanetar" i them, "qe te na vijne ufot e te na ulen ketu, ne mes te Tiranes. Do ta ndertoj Berisha, por me pare duhet te zgjedhi problemin e dritave."

"Aha! Prandaj do te ndertoje edhe centralet berthamore," thote nandi qe mendon se e ka kapur fillin e bisedes.

"Pikerisht" them une.

Keshtu vazhdojme te dy, duke mbeshtetur njeri tjetrin, e duke kulluar djerse. Me ne fund Nandi ma jep bicikleten, por jo pa dyshim se edhe une mund te iki, te zhdukem ne hapesire me alienet. Nuk ka faj i shkreti, me cdo te mbushe uje pastaj!?

Nga darka, mbasi jam lare me kanace, i drobitur shkoj te fle.

Me kujtohet Nandi, habia dhe pafajsia e tij, dhe me vjen te qesh kur mendoj ate punen e alieneve.

Nga dhoma tjeter degjohet zeri i sime meje.

"E degjon c'thone lajmet moreeeee ?" therret ajo gjithe habi.

"Cfare" i them une, "do ndertojne aeroport nderplanetar???"

"Jo jo" me thote nena, "lajmerojne se do jemi pa uje gjithe javen."

"Dreqi ta haje" shaj, qe s'e di pse kisha filluar te besoja se mund te ishte e vertete kjo puna e alieneve.

Arianit Roshi

Misty-Blue
03-07-2012, 15:34
" Spikere te bukura,qe nje dreq e di se ku e gjejne ujin qe lahen"

E bukur. :d

Misty-Blue
18-07-2012, 10:01
Vazo tė thyera (tregim)


Kam kaluar oqeanin dhe jam kthyer pėr pushime nė atdhe. Shtėpia e vjetėr. Ndoshta jo. E vjetėruar. Bie erė lagėshtie. Muret tė zbėrdhuqur. Dritaret e drunjta tė brera nga krimbat dhe kripa. Duhen zėvėndėsuar me tė reja. Mes korridorit tė ngushtė disa pllaka tė krisura. Mobiljet e vjetra dhe bibliotekėn i kanė mbuluar pluhurat. Edhe librat sigurisht… Tė vetmet rreze dielli qė depėrtojnė kėtė shtėpi duket se bien drejt e nė gjethet e njė fikusi tė lartė gjethemadh qė gjallon brenda njė vazoje, e vjetėr dhe e krisur edhe ajo. Por nuk dalloj pluhur nė gjethet.

Nėnėn e gjej si zakonisht tė pėrmalluar dhe fjalėpakė. Gjyshja ėshtė bėrė dy drehem shpirt. Nėntėdhjetė e kusur vjeē. Stėrgjyshe tashmė dhe nėse im bir adoleshent nė shkujdesje e sipėr do bėjė seks tė pakontrolluar me tė vluarėn e tij ukrainase ka shumė gjasa qė gjyshja tė bėhet katragjyshe. Nuk ia numėrojmė mė vitet. E verbėr. Prej shumė vitesh lėngon e sėmurė nė shtratin e njė vdekjeje qė ēuditėrisht vonon.

Kur isha mė i ri e mė i duruar i shkoja pranė dhe ajo niste e mė tregonte ndonjė histori nga tė sajat. Por prej kohėsh i shmangem kur e shoh qė kėrkon tė mė thotė diēka me zė tė ulėt e fshehurazi tė tjerėve…Nuk i afrohem mė sepse e di qė do mė kėrkojė ato dy fjalėt pėr tė varri i saj. Ka njėzet vjet qė mė kėrkon ato dy fjalė. Jam pėrpjekur me mijėra herė t’ia shkruaj ato dy fjalė, por nuk mundem. Dhe kėshtu dy fjalėt mė janė bėrė jo si epitafi i varrit tė saj, por si tė varrit tim.
Edhe sot duket sikur do me thote dicka te tille...

"Mė shkruaj dy fjalė e vurmi te varri! Ke shkruar tėrė kėto libra e vjersha dhe asnjė rresht pėr gjyshen qė tė ka rritur…." pėrsėris unė fjalėt e saj dėshpėruese.

“Jo… jo...lėri fjalėt e varrit. Nuk t’i kėrkoj mė ato… Vazhdo e shkruaj pėr ēupėrlinat ti, nuk mėrzitet mamaja…… Do tė kėrkoj diēka tjetėr, por m’u beto qė do ta kryesh. Betohu pėr kokė tė tėt biri", mė thotė prerė dhe, si gjithmonė, me gishtin tregues drejt meje. Betohem sipas traditės pėr gjėnė mė tė shtrenjtė.
” Kėput njė degė nga fikusi dhe shko e mbille atje…te vendi...te vendi im, e di ti…”
E ka fjalėn pėr varrin e saj.
“Aman moj mama, ėshtė shumė larg fshati yt dhe pėrtoj tani…na ēmėnde me gjithė atė fikus. Aq shumė e do, xhanėm? Gjithandej me vete atė vazo, dreqi ta marrė…”

Pas nja katėr orėsh arrij nė fshatin e saj. Rrėkėllej njė birrė tė ftohtė, ndėrsa me sy mas distancėn pėr nė majė tė njė kodre pėrtej lumit ku ndodhet vendi. Njė gjysėm ore e mirė nė kėmbė nėpėr atė malore ėshtė rruga mė e shkurtėr.
Teqeja e braktisur, pothuajse rrėzuar. Nxjerr njė lopatė nga bagazhi i makinės dhe me hamėndje mbjell degėn e fikusit aty ku sipas meje mund tė jetė vendi i saj.

Kur kthehem nė shtėpi ėshtė pothuajse errėsirė. Shkoj nė dhomėn e gjyshes dhe i them qė porosinė ia kreva.

“E bėre? E mbolle atje ku tė thashė unė? Te vėndi?”
“Po moj mama, e mbolla atje ku mė the ti, te vendi…”

Mė pėrqafon fort dhe nis tė mė puthė duart…Ndjehem i bezdisur, por nuk e jap veten. Nė njė ēast tė dytė e kuptoj qė i kam bėrė njė nder shumė tė madh. Ajo i ka dashur shumė lulet. Madje mė duket se gjėja qė ka dashur mė shumė nė jetėn e saj kanė qenė lulet. Sidomos atė fikusin.

“Meqė ma kreve porosinė, ulu kėtu tė tė tregoj diēka”, mė thotė.

“Kėtė fikus ma ka sjellė im shoq dikur kur sapo ishim njohur. Ai student e unė njė vajzė e vogėl fshati. Ai i kamur. I shkolluar. Unė jetime. Vinte nga Arabia...Kairo, ku studionte flamėmadhi dhe ma kish sjellė. Ma kish sjellė pėr kujtim. Dhe u bė vėrtet kujtim. Kujtimi i vetėm. I vetmi. Nė fillim e mbolla nė njė vazo, por u rrit. Vazua u thye nga rrėnjėt. E mbolla nė oborr. Pastaj u rrit dhe u bė pemė. Pemė fikusi. Vitet kaluan. Pleqtė e tim shoqi i gėzoheshin teqesė. Unė fikusit. Por edhe letrave qė mė dėrgonte mavria nga andej. Filloi lufta dhe ai nuk erdhi mė me pushime. Mbaroi dhe lufta e ai nuk u kthye mė. Nuk e lanė. E quanin armik. Nuk e pashė mė. As nėna jote qė e kisha nė bark atėherė nuk e pa kurrė.Veē tre muaj kam qėndruar me tė.
Erdhi njė kohė kur gjėrat ndryshuan. Pėr tė keq. Teqesė ia hoqėn ēatinė dhe e bėnė depo drithi. Na muarrėn shtėpi e katandi. Na shpėrndanė si zogjtė e korbit dhe muarrmė skorretė…Kur po na ngarkonin nė makinėn ushtarake doja tė merrja njė degė fikusi me vete. Nuk mė lanė. Fikusi mbeti aty, ndanė varreve. Ashtu i gjelbėr. Na ēuan larg...nė veri… nė qytetin e ftohtė ku mė pas linde ti…
Njė ditė nė shtėpinė tonė erdhi njė burrė nga fshati im. I biri i njė fqinjės sė dikurshme. Mė kish sjellė njė degė nga fikusi ynė. Kur kishin prishur teqenė kishin shkatėrruar edhe pemėt...ullinjtė…vreshtin… Po mė pemėt ē’patėn xhanėm...? Dhe ai e kish marrė njė degė nga fikusi im dhe e kish mbjellė tė oborri i tij. Dhe meqė puna e kish sjellė qė tė vinte me shėrbim nė qytetin tonė kish menduar tė mė sillte tė fala nga e ėma dhe njė dege fikusi si kujtim nga shtėpia ime.”

Gjyshja hesht dhe mbyll sytė pėr pak ēaste. Mė kujtohet se sa shumė i lutej Zotit kur unė isha fėmijė qė njė ditė tė ishte e lirė e tė kthehej nė vendlindjen e saj.

“Dua tė shkoj nė fshatin tim qoftė edhe pėr disa orė. Mė ka marrė malli.Po mė shqyhet zemra. U bėnė plot 30 vjet qėkur na pėrzunė”.
“Po ėshtė shumė larg fshati yt nga kėtu ku jemi, moj mama! Nuk e sheh ku jemi, nė majė tė hartės?Jemi shumė larg…Shumė larg!”, dhe i tregoja hartėn.
“Larg ėshtė, por ka dhe mė larg… ka dhe mė larg”, pėshpėriste plaka e shkretė dhe vėshtrimi i zhytej drejt njė asgjėkundi qė veē ajo e shihte.

Pasi mbushet me frymė mirė dhe rregullon jastėkun pas kurrizit tė dobėt, gjyshja vazhdon:
“Nuk di a do zėrė. Bėn shumė ftohtė kėtu te ky qytet ku jeton ti tani”. Kėshtu mė tha ai burri. Por fikusi zuri. U rrit edhe ai dhe u bė trung i trashė. Pėrsėri ma theu vazon. E mbolla nė njė vazo mė tė madhe. Por vazot thyheshin nga rrėnjėt e forta. Thyheshin. Se fikusi i ka rrėnjėt shumė tė forta. U bė si pemė. Si ajo qė kisha nė fshat. Por nė qytet nuk kisha oborr. Dhe zura t’ia pres degėt dhe t’ua dhuroja njerėzve. Tė njohur e tė panjohur. E ata i mbillnin, kush nėpėr vazo e kush nėpėr oborre. Dimri dhe bora ua vyshkte atyre qė i mbillnin nė oborr, dhe kėshtu nė pranverė vinin e kėrkonin filiza tė rinj dhe ua jepja….Ai qytet verior nuk kishte parė kurrė mė parė njė bimė tė tillė.
Vitėt kaluan. Shumė vite pėrsėri. Fikusi u plak e bashkė me tė u plaka edhe unė.
Njė ditė prej ditėsh kohėt ndryshuan prapė. Kish ardhur koha qė zogjtė e korbit tė ktheheshin. Dhe u kthyem nė jug, buzė detit nė vendlindje. U ngritėm me ē’kishim e ē’nuk kishim dhe erdhėm kėtu. Lulet qė mė zbukuronin ballkonin ua dhurova tė njohurve tė atij qyteti verior ku jetova shumicėn e jetės sime. Mora me vete vetėm fikusin. U vendosėm nė qytet. Zumė kėtė shtėpi me qira. Tė nesėrmen shkova nė fshat bashkė me tėt ėmė. Ec e ec e s’kish tė sosur… Teqeja dhe shtėpia ishin braktisur, pothuajse rrėzuar…Eh...ē’tė them aman…jetė plot vuajtje. Dhe plot kujtime. Varrit do ia tregoj…. Ja edhe pak…Po shkoj njėqind vjeēe tani. Mavria im vdiq atje larg, por as varri nuk i dihet. I dihet…afėr piramidave e ka se aty afėr banonte, por ne nuk do ia dimė se ku e ka… Sikur njė brinjė tė tij tė kisha tani kėtu…Njė kockė tė tij…ta mbaja ja kėtu, nė gjoks. Dhe ti mė thua ėshtė larg. Eh, evlati im, ka dhe mė larg...ka dhe mė larg…”

Hesht. E ka mbaruar rrėfimin. Kam mbetur pa fjalė. Duket e lehtėsuar. Mund tė vdesė e qetė kur tė dojė paskėtaj. Fikusi e pret atje. Te vendi.
Rregullon shaminė, tund kokėn, pastaj sikur vė buzėn nė gaz, por vetėm pėr njė cast, vėshtrimi i syve tė verbėr i tretet drejt atij asgjėkundit qė veē ajo e sheh, dy lotė i rrokullisen faqeve tė fishkura, ndėrsa mua, si gjithnjė nė raste tė tilla, mė vjen ndėrmend qė kur isha i vogėl kujtoja se tė verbėrit nuk mund tė qajnė…

A.Hasani

Misty-Blue
24-09-2012, 19:06
TREGIM PĖR BABANĖ TIM...


Ndjesė pastė babai im, ēdo gjė ndryshe e kuptonte dhe kurrė nuk munda ta bind se nuk ėshtė ashtu. Ai vetėm ngriste dorėn dhe thoshte "Ti je i vogėl, or bir!" Si vetėtima shkėputej nga shtėpia. Dilte dikund nė breg tė Erenikut dhe kthehej nė mbrėmje vonė. Ulej i mbrami rreth sofrės. Nėna pastaj mblidhte trohat, pastronte dhomėn dhe vendoste sofrėn nė vend tė vet. Babai mė afrohej bėrrylash, mė shikonte pakėz mė i disponuar: "Do tė bindesh, or bir, se ende je i vogėl, por atėherė unė do tė jem dikund nė breg tė Erenikut". Nėna pasi e hiqte edhe trohėn e fundit, ulej nė anėn time tė majtė, merrte xhemperin dhe vazhdonte thurjen. Kėtė e bėnte edhe nė pikė tė verės. Kushedi se ē’do tė sillte dimri. Unė asgjė nuk dija. Ose, aspak nuk u jepja rėndėsi lėvizjeve tė ēuditshme, qė ndodhnin rreth nesh.

Isha i vetmi fėmijė nė familje dhe i vetmi qė lexoja librat e fshehura nga babai, qė dikund i merrte dhe i vendoste nė njė orman druri. Ulej pranė meje dhe mė pyeste: "Interesant?" Me dhembėshuri e shikoja. Ai mėrrolej. Brofte nė kėmbė: "Kurrgjė nuk ditkan as kėta!". Dyshimi i babait nė gjithēka, mė kishte lodhur. Inatosesha nganjėherė: ē’ėshtė kjo punė qė babanė tim nuk e kėnaqte! Mė mundonte posaēėrisht kur ma pėrsėriste: "Ti je i vogėl, or bir". Edhe librat, qė m’i sillte, nisi tė m’i shante. Nė to nuk kishte asgjė pėr mendjen e tij. Lexoja librat tinėz dhe shikohesha mė shpesh nė pasqyrė. A ishte vėrtetė ajo qė ma thoshte babai se unė isha ende fėmijė?

Njė mbrėmje u ul pranė meje e mė tha "Tė mirė janė kėta libra, por…" Dhe nisi tė mė fliste pėr jetėn e tij nga ditėt e kaēakllekut, pastaj pėr atė qė kishte ndodhur mė vonė nė njė farė krahine qė quhej Drenicė. E shikoja me sy tė hapur dhe ēdo fjalė tė tij e kapėrdija. Ajo qė thoshte me tė vėrtetė ishte mė tronditėse se ajo qė lexoja nė libra. Njėherė tjetėr mė pat treguar pėr njė djalė tė kushėririt. Djalė mė tė bukur e mė trim se ai nuk kishte pasur Gjakova, thoshte. Rrugės sė largėt ishte nisur ai njė ditė. I kishin thanė se shkonin ta shtyjnė armikun. Male e gryka kishte kaluar, siē thoshte babai. Larg atje, nė njė vend, qė i thėnkan Tivar, ua kishin zėnė pritėn. Kishte ndodhur ajo qė nuk dėshironte tė ma thoshte. Aty ndalej dhe ofshante. Ia shikoja sytė e errėt si i vizllonin nga lotėt. Kishte zėnė nė gojė, pastaj do fshatra tė Ferizajit, ku shpesh kishte shkuar pėr tregti dhe nga e kishte vazhduar udhėn pėr nė Shkup: "Tokė e madhe jemi ne, or bir". Por kurrė nuk i harroi Tabjet e Pejės. Njė vėlla i tij tėrė natėn e kishte kaluar nė njė pus uji pas zjarrit tė madh qė e kishte kapluar burgun.I gjori kishte arritur tė shpėtonte, por temperatura pas njė jave e kishte korrur. Me zhig ishte ndarė nga kjo botė. E fejuara e tij ishte nisur pėr nė Anadoll. Na kishte mbledhur babai kokė pėr kokė: "Ikin njerėzit, por ne kėtu do tė vdesim". Kur lodhej, Babai tek shpaloste librin e tij tė pashkruar edhe pėr ndodhitė e tjera. I thosha me njė dhembje: "Kjo ka ndodhur moti, ore baba. Nuk do tė ndodhė mė". Dhe prap ia lexoja njė poezi tė Luigj Gurakuqit. Ai mė shikonte nė gaz, m’i puthte kaēurrelat dhe dilte frymė. Shkonte me ca shokė te Ara e Madhe. Po ē’bėnin atje, kurrė nuk mėsova gjė.

Njė natė dimri gjumi i parė sa na kishte marrė, na zgjoi krismė e fortė nė derė tė oborrit. Babai kishte dalur nė kėmishė e brek dhe u kthye pas dy netėsh. Kėmishė e brek i kishte tė pluhėrosura e tė pėrgjakura, nė ca vende tė shqyera. As nėna, as unė njė fjalė nuk ia thamė. E shikonim dhe na shikonte si i humbur. Poshtė e lartė vraponte nėpėr shtėpi. Kur ramė tė flemė, ia kisha parė trupin plot vija tė vrrugta. Ē’kishte ndodhur me babain tim gjatė dy netėve, qė na kishte lėnė memecė nė shtėpi; nuk dinte asnjėri, as nuk guxonim ta pyetnim. Por babai nuk mund tė flinte. Dilte jashtė nė oborr, ndizte cigare pas cigare nėn dritėn e hėnės. Unė hipja nė minder dhe e shikoja nėpėr dritare: rrinte pupqik. Zoti e di se ē’pėshpėriste. Ndoshta lutej, por pak besonte nė hyjni. Ku ta di unė ē’bėnte. Nėna mė merrte ngryk. Pėshpėriste diēka nėpėr dhėmbė: "Hajt drita ime, do tė bėhet mirė. Nuk i kemi lindur Zotit me zor". Dhe bėja gjumin me copa.

Pas dy ditėsh babai i kishte rrėfyer nėnės se ku kishte qenė dhe ē’kishte ndodhur, pse ato vija tė vrrugta ia mbėshtillnin trupin e tij. Nėna asgjė nuk kishte thėnė, vetėm e kishte shikuar trishtueshėm. Siē, thoshte mė vonė nėna, mė sė shumti e mundonte pse e kishte ndihmuar njė farė Stevanin nga Shpuza. Para e gjatė luftės me nemcin, dy herė ia kishte shpėtuar lėkurėn ardhacakut. Kėtė e kishte bėrė i bindur se ndihmonte njė njeri, qė e kishte qitur udha kėndejpari dhe qė kishte pranuar tė ndante gėzimin e pikėllimin me vendasit. Kur kishin zbritur tanėt nga mali, sipas nėnės, Stevanin e kishin nxjerrė nga kasolla dhe e kishin mbėshtetur pėr muri. Nuk dinte askush pse, pos atij tė madhit. Rastėsisht babai, kishte kaluar aty pari, u kishte dalė pėrpara dhe i kishte lutur t’ia falin jetėn. Nė besė tė tij e kishin lėshuar. Hera e dytė: buzė Drinit fshatarėt e kishin zėnė njė natė Stevanin, tek ua vidhte bagtinė. Prapė babai i kishte lutur t’ia falin kėtė poshtėrsi, se nuk ėshtė i anėve tona, ka njė bylyk fėmijė.

Mirėpo, atė natė dimri kur nė kėmishė e brek babai kishte dalė te dera, me armė iu kishte drejtuar Stevani. "Stevan, ē’ėshtė?" kishte pyetur habitshėm. Pas ca kthesave e kishin nxjerr nga xhipi. Ardhacaku me njė gjakftohtėsi iu kishte drejtuar: "Kurrė nuk tė kam parė shiftar, as nuk mė intereson tė di se kush je, koha jonė vjen". Babanė e kishte futur nė njė dhomė tė errėt dhe iu kishte kėrcėnuar: "Pse e fsheh pushkėn? Shiftarėt tė gjithė kanė armė".Babai me njė gaz tė ēuditshėm e kishte shikuar birin e kurvės. Ky i ishte shtruar punės sė vet. Pas dyzetetetė orėve i kishte thėnė: "Ke dy ditė afat! A kupton? Pushkėn e dua!".

Prapė natėn nėpėr borė ishte kthyer babai nė kėmishė e brek i rrahur dhe i pėrgjakur: I pari e kisha parė unė nėpėr dritare, pastaj nėna kishte vrapuar pas meje nė oborr. Mė kujtohet e gjora, kishte nxjerrė njė klithmė. Babai ishte ngritur nga toka, duke u mbajtur nė mua dhe nėnėn e kishte shikuar rreptė, shenjė tė mos nxjerrė mė zė. Kishim hyrė nė shtėpi duke e mbajtur njėri-tjetrin.

Pas njė jave babai e kishte ēelur gojėn tek pinte ēaj, i mbėshtjellė nė lėkur bagėtie, i kishte thėnė nėnės: "patjetėr duhet ta gjejm njė pushkė, ose nuk do tė na mbetet nishani". Kishin bėrė dert tėrė natėn. Mė nė fund kishin vendosur ta shesin lopėn dhe babai tė dalė tek ardhacakėt pėr ta blerė pushkėn. Ditėn e tregut e kishte marrė lopėn pėr kapistėr dhe ishte nisur rrugės pėrpjetė. Te dera dola me nėnėn, e cila mė bindi se babai ate e dėrgonte te njė fqinjė pėr nja disa ditė. Pas tri orėsh ishte kthyer. Ndėrkaq, pasdite kishte marrė udhėn tek ardhacakėt. Pyetje pas pyetjeje, e kishte gjetur tė mallkuarėn. Njė bythkuq ia kishte gjetur pėr tė cilin mė vonė kishte mėsuar se ishte kushėriri i Stevanit. Ditėn, kur duhet ta kthente manxerren, e kishte futur nė njė thes dhe ia kishte dėrguar nė zyrė atij qė nuk e njihte mė. "A po e sheh – i kishte thėnė bukėshkali – ne dimė se ti ke pasur pushkė." Babai kishte pėrshpėritur vetėm: "Mė vrau buka ime". Sapo kishte bėrė tė dalė, Stevani e kishte ndaluar: "Mė njeh?". Babai e kishte shikuar ēuditshėm, dhe nuk di se si sytė i ishin pėrqėndruar nė yllin e tij, i cili nė bebėzat e mjegulluara, sa ēil e mbyll sytė, ishte zbehur dhe kishte thėnė preras: "Kurrė nuk tė kam parė, as nuk dėshiroj tė tė shoh mė". Mė vonė babai kishte treguar se ajo pushkė ishte shitur disa herė. Nga ajo natė kur e kishin marrė nė kėmishė e brek, nuk besonte nė asgjė mė.

Shkoja nė shkollė njė ditė, dhe pranė meje kaloi njė i nėnēabratit, tė cilin e njihja mirė. Pėr kapistėr mbante lopėn tonė. E shikova gjatė dhe u ktheva nė shtėpi duke qarė pse babai nuk e sillte larėn. Nėna bėnte ēmos tė mė qetėsonte, bile ma kujtoi natėn e dimrit kur kishim mbetur qyqe vetėm nė shtėpi unė dhe ajo. E vura kokėn nė prehėr tė saj. Me fatin u pajtova dhe mė vinte turp tė dėnesja pėr diēka qė ishte humbur pėrgjithmonė.

Babai kishte zėnė tė dilte mė shpesh tek bregu i Erenikut. Kishte vepruar kėshtu edhe pas dy vjetėsh. Rreth Arės sė Madhe ishte sjellė, duke pirė duhan "Tarabosh".Ishte ndalur pakėz mė vonė nėn hijen e plepave, e kishte ngritur kokėn kah qielli dhe kishte qeshur me tė madhe. Njė vrap kishte bėrė dhe ishte ulur nėn hije tė plepave. Disa herė i kishte rėnė tokės me shuplakė: "E imja je, e imja je! Pushkėn le ta bėjnė top". Ishte ngritur, duke buzėqeshur. Si tregonin kalimtarėt e rastit, qė e kishin parė pėr herė tė fundit. Pasi ishte sjellė edhe nja dy herė rreth Arės sė Madhe, e kishte hedhur duqin e cigares dhe kishtė rėnė me fytyrė kah dheu i shkriftė, gjerė e gjatė.

Pėr vdekjen e babait mė lajmėruan dikur vonė. Ora e katėrt e mėsimit ishte. Profesori kujdestar iu kishte afruar vėllaut tė vet, i cili gjendej dy banga larg meje. Kishin pėshpėritur diēka. Ky ishte ngritur dhe ishte afruar afėr meje. Pėr krahu mė mori dhe mė tha tė shkojmė tek unė nė shtėpi. Diēka e ēuditshme mė ishte dukur, as nuk besoja nė diēka tė kobshme. U nisėm pa bėrė zė.

Pas dreke babanė e nxoren tė vdekur nga shtėpia. E bartnin katėr shokė tė tij nė krah. Ecnin rėndė, me njė ritėm madhėshtor. Asnjėri nuk kishte pranuar tė ndėrrohet. E bartėn xhenazėn pėrtej Urės sė Tabakėve. Vetė e vendosėn dhe vetė e varrosėn. M’u afruan dhe mė pėrqafuan, pastaj u zhduken dikah. Vallė mos ishin ata tė malsisė qė ishin betuar para flamurit njė mot? Vesh pas veshi ishte pėshpėritur kjo ngjarje. Njė ditė i kishte rėnė nė vesh edhe Stevanit, i cili ishte vėnė nė gjurmė si langua. Por ardhacakun njė natė e gjetėn tė vrarė pranė njė vije uji. Me armė tė tij dikush e kishte qėlluar. Mbet kjo enigmė, megjithėse pushteti ishte egėrsuar dhe i ngjante njė kafshe tė plagosur.

Pėr burrat e malit kur me fliste babai, asgjė nuk i besoja. Mendoja se e kishin lodhur punėt e ditės ose ishte zėnė me perėnditė e pėrrallave. Qeshja me tė kur niste tė mė fliste pėr ato gjėra qė ende asnjė libėr nuk i kishte shėnuar e una ia pritja: "Moti kjo ka ndodhur, or baba…".

Kishin kaluar vite kur i zvarur tėrhiqja hapat asfaltit tė zi, qė ishte larė nga gjaku i demonstrantėve. Ndonjė kėpucė, xhemper, krah setre ose kėmishė; ndonjė trup pa jetė, ēantė nxėnėsi e take tė thyera kishin mbetur tė derdhura. Her pas here degjoheshin sirenat. Nė drejtim tė hotelit, punėtorėt lanin me tė madhe gjakun. Pa thėnė njė fjalė njerėzit mbylleshin nėpėr shtėpia. Ishte shfaqur njė polic para meje. Mė kishte sharė nė gjuhėn e vetė. Ia kisha parė dorėn e tij kur e drejtoi kah arma. Ora policore ende nuk ishte. Nė midis tė xhadės nga kapelja e tij ylli iu kutulis duke cingėruar disa herė. Por ky ishte mė i zbehtė dhe kishte njė formė tjetėr.

Nė shtėpi sapo arrita Dreni ma solli njė gotė ujė dhe mė tregoi se ē’kishte ngjarė nė Ulpianė. E shikova gjatė dhe tek i mbylla sytė i thashė: "Ti je i vogėl, or bir. Do tė mėsosh edhe shumėēka, por atėherė kushedi se ku do tė jem".

Pas njė jave shkova nė Gjakovė. Nė breg tė Erenikut kėrkoja varrin e babės. Mė shoqėronte dhe njė shok i fėmijėrisė, i cili papritmas mė tha: "Ē’t’u desht ta thėrrasėsh nė emėr babanė mes kaq varreve?" E shikova si nė gjumė. Asgjė nuk i thashė. Vura buzėn nė gaz. Babai ishte gjallė pėr mua dhe unė njė fėmijė i keq. Mė tingėllonin ende fjalėt e tij pėr kokardėn ēetnike nė kapelėn partizane tė Stevanit. Dhe mė bėhej se aty diku i shihja sytė e zgurdulluar tė babait tim...

Ali Podrimja

Misty-Blue
24-09-2012, 19:14
NGA T'IA MBAJMĖ?


Nga t’ia mbajmė? Kudo dyert janė tė mbyllura! Vetėm njė ėshtė shtegu… Kėshtu pėshpėrit ēdo i ri, ēdo njeri qė don tė jetojė. Dhe me tė drejtė. Nga t’ia mbajnė... T’i derdhemi qė tė gjithė kėrmės sė arkės sė shtetit! Qė tė gjithė t’i vėrsulemi kolltukut? Tė bėhet ēdo njeri qė di shkrim e kėndim nėpunės? Nuk sheh njė tė ri, njė tė moēėm, katundar a qytetar, qė tė mos i jetė ngulur nė shpirt e nė zemėr ideali i kolltukut, dėshira e zjarrtė pėr nėpunėsi! Domethėnė vetėm atė shteg shohim pėr tė rrojtur mirė e pėr tė kėnaqur tė gjitha dėshirat tona. Kėtė e bėjmė se aq na e pret mendja, tė tillė lindėm, atė rrugė na treguan; edhe gjurmat e rrojtjes nė kurrizin e popullit, e po e vazhdojmė si trashėgim.

S’ka prind, s’ka njeri qė nuk pėrpiqet tė gjejė ndonjė kolltuk. Kėshtu rron mirė pėr vete e kėshtu do tė na ndihmojė edhe neve!S’ka shqiptar qė nuk e mendon kėtė.

Dhe ka tė drejtė se, e pėrsėrisim, qė vetėm ai shteg ka mbetur i hapėt. Shtigjet e tjera, pėrveē mėrgimit, qė u mbyll edhe ai, nuk janė hapur fare dhe siē duket kurrė s’kanė pėr tu hapur, se jemi mėsuar tė rrojmė si shushunjat nė kurrizin epopullit, jemi mėsuar ta shkojmė jetėn tė pėrulur tek njėri e tek tjetri, tė shesim ē’ka kemi e nuk kemi, tė bėhemi skllevėrit e tė fuqishmėve, tė bėhemi servila, deri sa tė marrim njė nėpunėsi.
E pastaj? Pastaj t’i shtrohemi ēdo pėruljeje e ēdo mėnxyre, dredhie, nė daē spiunazhit, nė daē shpifjeve e tė tjera poshtėrsive, vetėm e vetėm pėr ta mbajtur atė tė shkretė nėpunėsi, atė kolltuk tė qetė qė na verbon e na bėn tė humbasim ēdo ndjenjė e mbi tė gjitha tė humbasim karakterin tonė. Dhe kėshtu ne shpėtuam. Ne shpėtuam! Do tė rrojmė mirė, do tė mundohemi tė ngrehim pallate dhe salltanete si patronėt tanė e mė sė fundi do tė arrijmė tė bėhemi armiqtė e popullit. Se kėshtu ėshtė. Sot tė jesh nėpunės, domethėnė tė rrosh nė kurrizin e atyreve qė u mungon kafshata e gojės. Sa mė tepėr nėpunėsa tė jenė, aq mė tepėr gjak i pihet popullit shqiptar, njė milion e kusur njerėz, tė urtė, tė bindur, virgjėr nga ēdo rrymė e parim shoqėror, tė varfėr e tė kėputur, qė janė mėsuar tė ulen ēdo detyreje shtetėrore, qė janė mėsuar t’i lėnė tė drejtat e tyre nė mėshirėn e nėpunėsit qė prej mė tė madhit e deri mė tė voglit, qė janė mėsuar tė heshtin e tė rrojnė si skllevėr nė njė copė tokė tė madhe e shumė tė pasur sipėr njė dheu llegjendar”, sot pra, siē duket, nuk dėshirojnė tė vdesin pėr bukė, por nisen tė lėvizin, nisen tė kėrkojnė mėnyra jetese, rrugė e shtigje pėr tė rrojtur, se e panė qė kolltuqet janė krijuar vetėm pėr njė klasė njerėzish qė duan tė trashėgojnė brez pas brezit mehmurjetin!

Njė milion njerėz, sipėr njė toke tė virgjėrt e tė pasur, sot lėkunden e tronditen prej urisė. Rrofshin vetėm pak mijrat e nėpunėsave qė punojnė ditė e natė duke mbushur togje kartėrash me ligje e dekret-ligje, me urdhėra e me qarkore pėr ta shpėtuar kėtė popull! Njė milion njerėz nė njė horizont tepėr tė ngushtė nevojash jetese, sot tronditen prej urisė. Gjynah! Tepėr mėkatė se ky popull nuk ėshtė ai i njė qyteti tė jashtėm qė rregullohet vetėm prej njė kryetari bashkie! Ėshtė populli shqiptar mė i kollajshėm pėr t’u qeverisur, se ka arėn, ka shtėpinė, ka vendin, ka kasollen ku tė punojė e tė rrojė. Ka dėshirėn e mirė edhe ai pėr tė jetuar. Po ēfarė nuk ka? Nuk ka asnjė drejtim, nuk ka asnjė shteg, asnjė mbrojtje e udhėheqje pėr punė. Ka vetėm detyrėn e taksave, ka vetėm detyrėn qė tė jetė i bindur dhe vuvėr. Nėpunėsi atė i tregon, atė i jep si shėmbėll, e po t’i shmanget asaj rruge, futet edhe nė burg. Dhe kur takon tė mbahet ndonjė konferencė prej ndonjė tė mėnēuri, ai u flet prapė shokėve tė tij se trupi i kalbur i popullit nuk do tė dėgjojė mė pallavra. Do bukė, do punė. Ēdo fjalė tjetėr,ēdo urdhėr, premtim e ndryshim gėnjeshtar ėshtė hiē! Ka punė? Ka mėnyra si tė ēelen prapė punėt e tė nisė prapė jeta? Dhe kush do ta japė kėtė punė? Cili do t’i ēelė ndonjė shteg jetese kėtij populli qė bėhet vetėm prej njė milion frymėsh tė pastėrta e trupash tė sėmura? Domosdo nėpunėsave nuk ua thotė asnjė ligjė kėto nene, prandaj edhe ata bėjnė detyrėn e tyre: kolltuqe, pallate e salltanete. Kėshtu bėjnė edhe tė pasurit e bejlerėt. Dhe kapitalistėt e pakėt e fajdexhinjt, tė hollat e tyre i kanė burgosur, tė shumtat e tė tjerat i kanė shpėrndarė nėpėr skeletet e tė mjeruarve, qė t’u thėthijnė edhe atė gjakun e pakėt qė u ka mbetur.

Po si do vejė halli? Ku do tė dalim? A duhet shumė mendje qė ta parashikojė njeriu se ku do tė arrijmė? Jo! Kemi zėnė tė zbresim shkallėt qė na shpien nga rrėnimi i plotė ekonomik e shoqėror. Dhe kur do t’i mbarojmė shkallėt qė me shpejtėsi rrokullisemi mbi to, atėherė kemi pėr tė dalur nė fushėn e tmerrshme tė bjerjes, tė shkatėrrimit e tė kryengritjeve tė ndryshme tė shpirtit e tė barkut. Dhe do tė jetė tepėr vonė pėr shpėtimin, se atėherė gjaku do tė lėvizė, do tė turbullohet, e mbas derdhjes qė do tė bėjė do tė lypset kohė e pastaj tė nisim prapė t’u ngjitemi shkallave pėr tė arritur nė nivelin e merituar, sipas punės e mundimit. Pra, qė tė mos vijė ajo orė tragjike e mbėrritje sonė nė atė lėmė shkatėrrimtar, duhet ndalur hovi dhe kamxhiku i urisė, i papunėsisė dhe i zisė qė na rreh pa mėshirė dhe qė na ka vėnė pėrpara, duke na rrokėllisur pėr nė greminėn fatale. Duhet tė ndalemi. Dhe nuk ėshtė shumė zor!. Por dhe as shumė kollaj. Se sot ata qė kanė paratė nė dorė, ata qė kanė tokėn nė dorė dhe gjithė mjetet e tjerė tė prodhimit pėr pėrmbushjen e nevojave tė shoqėrisė sė sotme, janė njerėz qė duan vetėm tė spekullojnė, tė pijnė gjak. Tė rrjepin dhe tė sundojnė. Mungon puna. Punėn e ka tė virgjėr populli, qė pret inisiativa, pret Bankėn Bujqėsore, pret Reformėn agrare, tė plotė, pret qė tė krijohen shoqėri private prej njerėzish e kapitalesh tė ndershme, pret tė hapen shtigje tė ra, horizonte tė lira pėr jetesė, pret tė caktohet simbas kohės ēmimi i shtrenjtė i sendeve tė para tė jetės sė pėrditėshme tė katundarit, bujkut tė varfėr e tė rrėnuar kryekėput e tė qytetarit tė robėruar prej kapitalistėve fajdexhinj e tė pashpirtė, pret punė e vetėm punė, se puna do ta shpėtojė popullin qo don tė rrojė dhe qė duhet medoemos tė jetojė.

Petro Marko

Misty-Blue
01-12-2012, 12:53
Njė nėnė- James Joyce

Zoti Holohan, sekretari i shoqėrisė Eire Abu, kishte bredhur poshtė e pėrpjetė Dublinit pėr gati njė muaj, me duart dhe xhepat plot me letra, duke u pėrpjekur tė organizonte njė seri koncertesh. Ishte i ēalė dhe pėr kėtė miqtė e quanin Ēalashi Holohan. Ecte vazhdimisht dhe qėndronte pėr orė tėra nėpėr kėndet e rrugėve, duke diskutuar pėr pikėpamjet e tij e duke marrė shėnime, por nė fund ishte zonja Kerni qė organizoi gjithēka.
Zonjusha Devlin ishte bėrė zonja Kerni nga inati. Qe edukuar nė njė kolegj tė shkėlqyer, ku kishte mėsuar frėngjisht dhe muzikė. Meqė ishte e zbehtė nga natyra dhe e prerė nė karakter, nė shkollė nuk kishte zėnė miq. Pasi arriti moshėn e martesės, e dėrguan nė shumė shtėpi, ku mėnyra e saj e tė luajturit tė muzikės dhe sjelljet e saj tė virtytshme ishin tė mirėpritura. Ulej nė mes tė tė ftohtit me breroren e talenteve tė saj, duke pritur ndonjė lajkatar qė t’i afrohej dhe t’i ofronte njė jetė tė shkėlqyer, por tė rinjtė qė njihte ishin tė zakonshėm dhe asaj nuk i pėlqenin fare, prandaj ngushėllonte dėshirat e saj romantike, duke ngrėnė fshehtas njė sasi tė madhe llokumesh. Megjithatė, kur iu afrua kufirit tė moshės dhe kur gjuhėt e shoqeve filluan tė zgjidheshin, i bėri tė heshtnin duke u martuar me zotin Kerni, njė kėpucar i lagjes Ormond.
Ishte shumė mė i moshuar se ajo. Biseda e tij serioze zhvillohej me intervale nė mjekrėn e madhe ngjyrė gėshtenjė. Pas vitit tė parė tė jetės bashkėshortore, zonja Kerni kishte kuptuar se njė njeri i tillė do tė rezistonte mė shumė se njė person romantik. Ishte esėll, kursimtar dhe i devotshėm. Shkonte tė falej ēdo tė premte, herė - herė me tė, por mė shpesh vetėm. Nėpėr festat nė shtėpitė e huaja, kur ajo ngrinte padukshmėrisht vetullat, ai ngrihej pėr tė ikur dhe kur mundohej nga kolla, ajo i hidhte jorganin prej puplash dhe i bėnte ponē me rum. Ai ishte njė baba model. Duke i paguar njė shoqėrie njė shumė modeste ēdo javė, i kishte siguruar tė dy vajzave njė pajė prej 100 sterlinash. E kishte ēuar vajzėn e madhe, Katlinin, nė njė manastir tė mirė, ku kishte mėsuar frėngjisht dhe muzikė e mė pas i kishte paguar mėsimet nė konservator.
Kur Rilindja Irlandeze filloi tė ndihej, zonja Kerni vendosi tė pėrfitonte nga emri i vajzėrisė dhe solli njė mėsues tė gjuhės irlandeze nė shtėpi. Katlini dhe motra e saj u dėrguan kartolina irlandeze tė ilustruara miqve tė tyre dhe miqtė po ashtu u dėrguan atyre kartolina irlandeze tė ilustruara. Tė dielave, kur zoti Kerni shkonte me familjen nė katedrale, pas meshės, njė turmė e vogėl njerėzish mblidhej nė kėndin e rrugės Katedrale. Ishin tė gjithė miq tė Kernit, tė apasionuar pas muzikės ose patriotė. Pasi mbaronin gjithė thashethemet, shtrėngonin duart me njėri tjetrin tė gjithė sė bashku dhe pėrshėndeteshin nė gjuhėn e tyre, duke qeshur nga kryqėzimi i kaq shumė duarve. Shumė shpejt, emri i Katlin Kernit filloi tė flitej nė gojėt e njerėzve. Njerėzit thoshin se ishte muzikante e mirė dhe njė vajzė shumė e dashur, e pėrveē kėtyre, besonte nė lėvizjen gjuhėsore. Zonja Kerni ishte shumė e kėnaqur. Prandaj nuk u ēudit, kur njė ditė, zoti Holohan shkoi tek ajo me propozimin qė e bija tė ishte shoqėruese nė njė seri prej katėr koncertesh, qė shoqėria e tij do tė jepte nė Sallėn Antike tė koncerteve. E shoqėroi nė sallon, e uli dhe nxori njė ēajnik bashkė me kutinė e biskotave. Hyri me mish e me shpirt nė hollėsitė e iniciativės, kėshilloi e shkėshilloi dhe nė fund u hartua njė kontratė, ku Katlini do tė merrte tetė gine pėr shėrbimet e saj si shoqėruese nė piano nė katėr koncertet e mėdha.
Meqė zoti Holohan ishte fillestar nė punė tė tilla, zonja Kerni e ndihmoi tė pėrgatiste numrat e programit. Kishte takt. E dinte se cili artist duhej tė shfaqej me germa tė mėdha dhe cili artist me germa tė vogla. E dinte se tenorit tė parė nuk do t’i pėlqente tė dilte nė skenė pas njė skeēi tė zotit Mid. Qė publiku tė kėnaqej vazhdimisht, futi disa numra tė pasigurt midis sukseseve tė vjetra. Zoti Holohan i bėnte vizita ēdo ditė pėr t’u kėshilluar. Ishte gjithmonė e pėrzemėrt dhe plot me kėshilla. Njė mikeshė e vėrtetė. Shtynte ēajnikun drejt tij duke thėnė:
“Pi, zoti Holohan ! Mos ki gajle !”
Gjithēka shkoi si nė vaj. Zonja Kerni bleu tek Braun Tomasi, njė fustan tė kuq tė mrekullueshėm pėr Katlinin. Kushtoi goxha, por ka raste kur lejohet tė shpenzosh pak. Mori njė duzinė bileta nga dy shilinga pėr koncertin final dhe ua dėrgoi atyre miqve, tė cilėt nuk vinin ndryshe. Nuk harroi asgjė dhe falė saj, gjithė ē’mund tė bėhej u bė.
Koncertet do tė jepeshin nga e mėrkura nė tė shtunė. Kur zonja Kerni shkoi tė mėrkurėn nė mbrėmje me tė bijėn nė Sallėn Antike, nuk i pėlqyen gjėrat qė pa. Ca tė rinj, me distinktiva blu nėpėr xhaketa, qėndronin pa bėrė asgjė nė dhomėn e zhveshjes dhe askush nuk kishte veshur kostum mbrėmjeje. Kaloi tej me tė bijėn dhe me njė shikim tė shpejtė pėrmes portės sė hapur, kuptoi pse portierėt ishin kaq tė plogėt. Nė fillim pyeti nėse kishte gabuar orėn. Jo, donte dhe 20 minuta tė shkonte ora tetė.
Nė dhomėn e zhveshjes, pas skenės, u njoh me sekretarin tjetėr tė shoqėrisė, zotin Ficpatrik. Buzėqeshi dhe i shtrėngoi dorėn. Ishte njė burrec fytyrėbardhė. Vuri re se mbante me kujdes njė kapele kafe tė flashkėt majė kokės dhe kishte njė theks tė shtruar. Nė dorė mbante njė program dhe ndėrsa fliste, kėputi njė copė nga programi. Dukej se i pėrballonte me qejf zhgėnjimet. Zoti Holohan hynte ēdo minutė, duke sjellė lajme nga shitėsi i biletave. Artistėt flisnin me shqetėsim mes tyre, duke hedhur kohė pas kohe shikime nė pasqyrė dhe duke mbledhur partiturat. Kur shkoi ora tetė e gjysmė, njerėzit e pakėt nė sallė filluan tė shfaqnin dėshirėn pėr t’u argėtuar.
Zoti Ficpatrik hyri, i buzėqeshi vakėt sallės dhe tha:
“Zonja dhe zotėrinj. Besoj se ėshtė mė mirė tė fillojmė me kėrcimet”.
Zonja Kerni e shoqėroi rrokjen e fundit me njė shikim pėrēmues, pastaj i tha sė bijės me zė inkurajues:
“Je gati e dashur ?”
Kur i erdhi rasti, e mori mėnjanė zotin Holohan dhe i kėrkoi shpjegime. I tha se komiteti kishte gabuar me katėr koncertet; katėr ishin shumė.
“Kurse artistėt, natyrisht bėjnė ē’ėshtė e mundur, por nė tė vėrtetė nuk vlejnė hiē”.
Zoti Holohan e pranoi qė artistėt nuk vlenin hiē, por komiteti kishte vendosur qė tre koncertet e para tė iknin kot pėr tė ruajtur talentet pėr koncertin e fundit tė sė shtunės. Zonja Kerni nuk tha asgjė, por ndėrsa numrat mediokėr vazhdonin nė skenė dhe publiku pakėsohej vazhdimisht, filloi tė pendohej pėr shpenzimet qė kishte bėrė pėr njė koncert tė tillė. Kishte diēka qė nuk shkonte nė mėnyrėn se si paraqiteshin gjėrat dhe buzėqeshja e vakėt e zotit Ficpatrik e acaronte sė tepėrmi. Megjithatė, nuk tha asgjė dhe priti tė shihte se si do tė mbaronte. Koncerti mbaroi pak para orės dhjetė dhe tė gjithė nxituan pėr nė shtėpitė e tyre.
Koncerti i sė enjtes mbrėma kishte mė shumė njerėz, por zonja Kerni e kuptoi menjėherė se teatri ishte mbushur me biletat falas. Publiku u soll padenjėsisht, sikur koncerti tė ishte njė provė e zakonshme pa pėrgjegjėsi. Zoti Ficpatrik dukej se po kėnaqej, ndėrsa zonja Kerni po nxehej me qėndrimin e tij. Ai qėndronte nė cep tė siparit, duke nxjerrė herė pas here kokėn dhe duke shkėmbyer tė qeshura me dy miq nė kėndin e ballkonatės. Gjatė mbrėmjes, zonja Kerni mori vesh se koncerti i sė premtes nuk do tė shfaqej dhe se komiteti kishte tundur qiell e dhe’ pėr tė shitur tė gjitha biletat e sė shtunės. Kur dėgjoi kėtė, shkoi tė gjente zotin Holohan. E zuri ndėrsa dilte duke ēaluar, me njė gotė limonatė pėr njė zonjushe dhe e pyeti nėse ishte e vėrtetė. Po, ishte e vėrtetė.
“Natyrisht kjo nuk e ndryshon kontratėn” tha. “Kontrata ishte pėr katėr koncerte”.
Zoti Holohan dukej se nxitonte; e kėshilloi tė fliste me zotin Ficpatrik. Zonja Kerni tani filloi tė trembej. E thėrriti zotin Ficpatrik nga sipari dhe i tha se e bija ishte impenjuar pėr katėr koncerte dhe sipas pikave tė kontratės duhej tė merrte shumėn e vendosur qė nė fillim, pavarėsisht nėse shoqėria jepte apo jo katėr koncerte. Zoti Ficpatrik qė nuk e kuptoi menjėherė ē’po ndodhte, u duk i paaftė pėr ta zgjidhur ēėshtjen dhe tha se do t’ia paraqiste komitetit pėr shqyrtim. Inati i zonjės Kerni filloi tė lėvizte shpejt nėpėr faqet e saj dhe iu desh tė pėrmbahej nga tė pyeturit:
“E kush ėshtė Komiteti, tė lutem?”
Por e dinte se nuk ishte e hijshme, ndaj heshti.
Tė premten nė mėngjes nėpėr rrugėt e Dublinit u shpėrndanė djem me pako me reklama. Reklama tė veēanta dolėn nė tė gjitha gazetat e mbrėmjes, duke i kujtuar dashamirėsve tė muzikės se ēfarė kėnaqėsie i priste mbrėmjen pasardhėse. Zonja Kerni u qetėsua pak, por i tregoi bashkėshortit gjithė dyshimet e saj. Ai e dėgjoi me vėmendje dhe tha se mė mira do ishte qė ai ta shoqėronte tė shtunėn nė mbrėmje. Ajo pranoi. E respektonte tė shoqin pikėrisht siē respektonte postėn qendrore, si diēka tė gjerė, tė sigurt dhe tė qėndrueshme; e megjithėse e njihte mirė, e vlerėsonte si mashkull. Ishte e kėnaqur qė i kishte propozuar pėr tė ardhur me tė.
Erdhi mbrėmja e koncertit tė madh. Zonja Kerni, me gjithė burrin dhe tė bijėn, mbėrritėn nė Sallėn Antike tre ēerek ore pėrpara fillimit tė koncertit. Fati e donte qė atė mbrėmje tė binte shi. Zonja Kerni i la tė shoqit rrobat dhe partiturat e sė bijės dhe brodhi tėrė ndėrtesėn nė kėrkim tė zotit Holohan e tė zotit Ficpatrik. Nuk arriti tė gjente asnjė prej tė dyve. Pyeti portierėt nėse kishte ndonjė nga komiteti nė sallė dhe pas shumė vėshtirėsish, njė portier solli njė farė gruaje, zonjushėn Beirn, sė cilės zonja Kerni i tha se kėrkonte ndonjė nga sekretarėt. Zonjusha Beirn po i priste tė vinin nga ēasti nė ēast dhe e pyeti nėse mund tė bėnte ndonjė gjė pėr tė. Zonja Kerni i hodhi njė shikim depėrtues fytyrės sė saj tė shkuar nė moshė dhe iu pėrgjigj:
“Jo, faleminderit !”
Zonjusha Beirn shpresonte qė teatri tė ishte plot. Pa shiun jashtė, derisa trishtimi i rrugės sė lagur fshiu gjithė besimin dhe entuziazmin e fytyrės sė saj tė shtrembėr. Pastaj psherėtiu lehtė dhe tha:
“Ah, po ! Njė Zot e di sa jemi pėrpjekur”.
Zonja Kerni u kthye nė dhomėn e zhveshjes.
Artistėt po vinin. Basi dhe tenori i dytė kishin mbėrritur. Basi, zoti Dugan, ishte njė i ri thatim me mustaqe tė zeza tė rralluara, biri i njė portieri tė njė zyre nė qytet dhe kur ishte fėmijė kishte kėnduar nota basi tė zgjatura nė hyrjen plot me jehonė tė zyrės sė t’et. Nga njė gjendje e tillė e pėrulur ishte ngritur, derisa ishte bėrė njė artist i klasit tė parė. Ishte shfaqur nė njė opera lirike. Njė mbrėmje, pasi ishte sėmurur njė artist, kishte luajtur pjesėn e mbretit nė operėn Maritana, nė teatrin e Mbretėreshės. I kėndoi ariet e veta me shumė ndjenjė e volum dhe u prit ngrohtė nga publiku. Megjithatė, nuk bėri figurė tė mirė, ngaqė pastronte pa dashur hundėt me duart me dorashka. Ishte modest dhe fliste pak. I thoshte ju-tė dhe ti-tė me njė zė kaq tė ulėt, saqė askujt nuk i binin nė sy dhe nuk pinte kurrė ndonjė gjė mė tė fortė se qumėshti, pėr zėrin e tij. Zoti Bel, tenori i dytė, ishte njė burrec biond qė ēdo vit konkurronte pėr ēmimin Feis Koil. Nė provėn e tij tė katėrt kishte fituar medaljen e bronztė. Ishte tej mase nervoz dhe xheloz ndaj tenorėve tė tjerė, dhe e fshihte xhelozinė me njė miqėsi tė tepruar. Ishte i prirė nga karakteri t’i shpjegonte njerėzve, se ēfarė mundimi ishte njė koncert pėr atė. Prandaj, kur pa zotin Dugan, iu afrua dhe e pyeti:
“Edhe ju do tė kėndoni ?”
“Po !”, tha zoti Dugan.
Zoti Bel qeshi me shokun e vet, i shtriu dorėn dhe tha:
“Jepe kėtu !”
Zonja Kerni kaloi pėrtej dy tė rinjve dhe shkoi tek cepi i siparit pėr tė parė teatrin. Vendet po mbusheshin me shpejtėsi dhe njerėzit dukeshin nė humor. U kthye pas dhe filloi tė fliste mėnjanė me tė shoqin. Biseda e tyre kishte tė bėnte me Katlinin, sepse e shikonin shpesh, ndėrsa fliste nė kėmbė me njė nga shoqet e saj patriote, zonjushėn Hejli, kontralton. Njė grua e panjohur dhe e vetmuar, me fytyrė tė zbehtė, ecte nėpėr dhomė. Gratė ndiqnin me sy tė rreptė fustanin blu veshur shtrėngueshėm nė atė trup tė dobėt. Dikush tha se ishte zonja Glin, sopranoja.
“Pyes veten se ku e kanė gjetur”, i tha Katlini zonjushės Hejli. “Jam e sigurt qė s’kam dėgjuar tė flitet ndonjėherė pėr tė”.
Zonjushės Hejli iu desh tė qeshte. Zoti Holohan nė atė ēast hyri duke ēaluar nė dhomėn e zhveshjes dhe dy zonjushat e pyetėn se kush ishte e panjohura. Zoti Holohan u tha se ishte madamė Glin nga Londra. Madamė Glini ndenji nė njė cep tė dhomės, duke mbajtur rreptė pėrpara vetes njė partiturė muzikore dhe duke ndryshuar kohė pas kohe drejtimin e shikimit tė saj tė trembur. Zhurma nė sallė filloi tė dėgjohej mė shkoqur. Tenori i parė dhe baritoni erdhėn sė bashku. Ishin veshur mirė, tė shėndetshėm e tė kėnaqur sollėn njė frymė ngrohtėsie nė shoqėri.
Zonja Kerni u afrua me tė bijėn dhe filloi tė fliste ėmbėl me ta. Donte ta kishte mirė, por ndėrsa sforcohej tė ishte e sjellshme, sytė e saj ndiqnin lėvizjet e ēala dhe gjarpėruese tė zotit Holohan. Kur mundi, u shkėput prej tyre dhe i shkoi pas.
“Zoti Holohan, doja t’ju flisja njė minutė”, tha.
Tė dy u drejtuan nė njė kėnd tė fshehtė tė korridorit. Zonja Kerni e pyeti se kur do ta paguanin tė bijėn. Zoti Holohan i tha se njė detyrė tė tillė e kishte zoti Ficpatrik. E bija kishte firmosur njė kontratė prej tetė ginesh dhe duhej tė paguhej. Zoti Holohan tha se nuk ishin punėt e tij.
“Pėrse nuk janė punėt tuaja ?”, pyeti zonja Kerni. “A nuk e sollėt ju kontratėn ? Megjithatė, nėse nuk janė punėt tuaja, janė punėt e mia dhe dua tė di ē’bėhet”.
“Do bėje mirė tė flisje me zotin Ficpatrik”, tha zoti Holohan prerė.
“Nuk di asgjė pėr zotin Ficpatrik”, pėrsėriti zonja Kerni. “Kam kontratėn time dhe kam ndėrmend ta respektoj”.
Kur u kthye nė dhomėn e zhveshjes, faqet i kishte tė ndezura. Dhoma ishte gjallėruar. Dy njerėz me kostum mbrėmjeje rrinin pranė oxhakut dhe bisedonin me qejf me zonjushėn Hejli dhe baritonin. Ishin gazetari i “Frimanit” dhe zoti O’Maden Burk. Gazetari i “Frimanit” kishte hyrė pėr tė thėnė se nuk mund ta shihte koncertin, sepse duhej tė bėnte kronikėn e konferencės qė njė prift amerikan mbante nė Mansion Hauz. Tha qė t’ia linin kronikėn e koncertit nė zyrėn e “Frimanit” dhe se ai do ta fuste nė gazetė. Ishte njė burrė me flokė ngjyrė gri, me njė zė bindės dhe i zellshėm. Mbante nė duar njė cigare dhe aroma e tymit fluturonte pranė. Nuk kishte qėllim tė rrinte as edhe njė minutė, sepse koncertet dhe artistėt e mėrzisnin tmerrėsisht, por vazhdonte tė qėndronte i mbėshtetur pranė oxhakut. Zonjusha Hejli rrinte para tij nė kėmbė, duke folur e qeshur. Ishte mjaft plak pėr tė dyshuar ndonjė arsye pėr tėrė atė mirėsjellje, por mjaft i ri nė shpirt pėr tė mos nxjerrė ndonjė pėrfitim nga ato ēaste. Shqisat e tij ishin tė tėrhequra nga ngrohtėsia, aroma dhe ngjyra e atij trupi. Ishte i ndėrgjegjshėm se gjoksi qė ulej dhe ngrihej pėrpara tij, se tė qeshurat, aroma dhe shikimet joshėse i dhuroheshin atij. Kur nuk mundi tė ėndėrronte mė gjatė e pėrshėndeti i pakėnaqur.
“O’Maden Burku do ta shkruajė artikullin”, i shpjegoi zotit Holohan, “dhe unė do ta fus nė gazetė”.
“Faleminderit pafundėsisht, zoti Hendrik”, tha zoti Holohan. “E di qė do ta bėni. A do tė pini ndonjė gjė para se tė ikni ?”
“Me kėnaqėsi”, tha zoti Hendrik.
Dy burrat u drejtuan pėrgjatė korridoreve tė ngushta dhe nėpėr njė shkallė tė errėt arritėn nė njė dhomė tė veēuar, ku njė nga portierėt po hapte ca shishe me pije. Ndėrkohė O’Maden Burku e kishte zbuluar dhomėn me nuhatje. Ishte njė burrė i kėndshėm, i moshuar, por e mbante drejt trupin e fuqishėm, kur pushonte nėn njė ombrellė tė madhe mėndafshi. Emri i shkėlqyer i lindjes ishte si njė tjetėr ombrellė mbi tė cilėn qėndronte nė ekuilibėr problemi i financave tė tij. Ishte shumė i respektuar.
Ndėrsa zoti Holohan po bisedonte me gazetarin e “Frimanit”, zonja Kerni fliste kaq ashpėr me tė shoqin, saqė ai i kėrkoi tė ulte zėrin. Nė dhomėn e zhveshjes biseda me tė tjerėt ishte bėrė e rreptė. Zoti Bel, numri i parė, ishte nė kėmbė gati me partiturat e tij, por shoqėruesja dukej se nuk donte tė lėvizte. Diēka nuk shkonte. Zoti Kerni shikonte drejt pėrpara vetes, duke lėmuar mjekrėn, ndėrsa zonja Kerni fliste nė veshin e Katlinit me forcė. Nga salla vinin tinguj inkurajimi, pėrplasje duarsh dhe kėmbėsh. Tenori i parė, baritoni dhe zonjusha Hejli rrinin bashkė, duke pritur tė qetė, por nervat e zotit Bel ishin shumė tė tronditura, sepse kishte frikė mos publiku mendonte se kishte ardhur me vonesė.
Zoti Holohan dhe zoti O’Maden Burk hynė nė dhomė. Iu afruan zonjės Kerni dhe i folėn rreptė. Ndėrsa flisnin, zhurma nė sallė bėhej edhe mė e fortė. Zoti Holohan u skuq dhe u nxeh. Fliste shpejt, por zonja Kerni thoshte prerė:
“Nuk do tė vazhdojė. Duhet tė marrė tetė ginetė qė i takojnė”.
Zoti Holohan tregoi me dėshpėrim sallėn ku publiku pėrplaste duart dhe kėmbėt. I foli edhe zotit Kerni dhe Katlinit, por zoti Kerni vazhdonte tė lėmonte mjekrėn e vet dhe Katlini e mbante kokėn ulur, duke luajtur majėn e kėpucės sė re. Nuk ishte faji i saj. Zonja Kerni pėrsėriti:
“Nuk do tė vazhdojė pa marrė paratė”.
Pas njė dueli me fjalė, zoti Holohan u nis me shpejtėsi duke ēaluar. Dhoma ishte e heshtur. Kur nga heshtja tensioni u bė mė i fortė, zonjusha Hejli i tha baritonit:
“A e patė zonjėn Pat Kampbell kėtė mbrėmje ?”
Baritoni nuk e kishte parė, por i kishin thėnė se ishte shumė mirė. Biseda nuk vazhdoi mė gjatė. Tenori i parė pėrkuli kokėn dhe filloi tė numėronte hallkat e zinxhirit tė artė qė kishte varur nė brez, duke buzėqeshur dhe duke kėnduar nota kot mė kot me gojėn mbyllur. Kohė pas kohe, tė gjithė i hidhnin ndonjė shikim zonjės Kerni.
Zhurma nė sallė ishte kthyer nė potere, kur zoti Ficpatrik u vėrsul nė dhomė, ndjekur nga zoti Holohan qė gulēonte. Nė sallė kishin filluar fishkėllimat. Zoti Ficpatrik mbante nė duar disa bankėnota. Numėroi katėr duke ia vėnė nė dorė zonjės Kerni dhe i tha se do ta merrte pjesėn tjetėr gjatė pushimit.
“Mungojnė katėr shilinga”, tha zonja Kerni.
Por Katlini mori pelerinėn dhe ia priti:
“Shkojmė zoti Bel, pėr numrin e parė”. Kėngėtari dhe shoqėruesja dolėn bashkė. Poterja nė sallė u pakėsua, u bė njė heshtje prej disa sekondash, pastaj u dėgjua pianoja.
Pjesa e parė e koncertit pati shumė sukses, pėrveē numrit tė madamė Glinit. Zonja e shkretė e kėndoi “Kilarnein” me njė zė tė lodhur, me tė gjitha manierizmat e intonimit dhe theksimit, qė besonte se e bėnin elegante kėngėn e saj. Dukej sikur ishte ringjallur nga ndonjė rekuizitė teatri dhe salla u tall me notat e larta dhe qaramane tė saj. Megjithatė, tenori i parė dhe kontraltua e shkundėn teatrin nga duartrokitjet. Katlini luajti disa pjesė tė zgjedhura ariesh irlandeze dhe u duartrokit bujarisht. Pjesa e parė mbaroi me njė pjesė prekėse patriotike, recituar nga njė zonjushe qė organizonte koncerte pėr amatorė. U duartrokit me meritė dhe kur mbaroi, njerėzit dolėn tė kėnaqur.
Gjatė gjithė kėsaj kohe dhoma e zhveshjes ishte si njė koshere e tollovitur. Nė njė kėnd ishin zoti Holohan, zoti Ficpatrik, zonjusha Beirn, dy nga portierėt, baritoni, basi dhe zoti O’Maden Burk. Zoti O’Maden Burk tha se ishte skena mė skandaloze qė kishte parė ndonjėherė. Pas kėsaj, karriera muzikore e zonjės Katlin Kerni nė Dublin ishte e mbyllur. E pyetėn baritonin se ēfarė mendonte pėr sjelljen e zonjės Kerni. Ai nuk kishte dėshirė tė fliste. Ia kishin paguar lekėt qė i takonin dhe donte tė ishte nė paqe me tė gjithė. Megjithatė, tha se zonja Kerni mund t’i kishte vlerėsuar pak mė tepėr artistėt. Portierėt dhe sekretarėt diskutonin me zjarr se ē’duhej tė bėnin gjatė pushimit.
“Jam dakord me zonjushėn Beirn”, tha zoti O’Maden Burk. “Mos i jepni asgjė”.
Nė cepin tjetėr tė dhomės ishte zonja Kerni me tė shoqin, zoti Bel, zonjusha Hejli dhe zonjusha qė kishte recituar pjesėn patriotike. Zonja Kerni tha se komiteti e kishte trajtuar nė mėnyrė skandaloze. Nuk kishte kursyer as mundim, as shpenzime dhe ja se si e shpėrblyen.
Mendonin se kishin tė bėnin vetėm mė njė ēupėrlinė dhe se mund tė silleshin pa respekt, por ajo do t’u tregonte se gaboheshin. Nuk do tė kishin guxuar ta trajtonin ashtu, sikur tė kishte qenė burrė. Ajo do tė bėnte qė e bija tė fitonte tė drejtat e saj. Asnjė nuk mund t’ia hidhte. Nėse nuk i paguanin deri edhe shilingėn e fundit, nė Dublin nuk do tė flitej pėr gjė tjetėr. Natyrisht i vinte keq pėr artistėt, por ē’mund tė bėnte tjetėr ? Iu drejtua tenorit tė dytė, i cili tha se sipas tij nuk e kishin trajtuar mirė. Pastaj iu drejtua zonjushės Hejli. Zonjusha Hejli donte tė bashkohej me grupin tjetėr, por nuk mundej, sepse ishte mikeshė e Katlinit dhe Kernėt e kishin ftuar shpesh nė shtėpinė e tyre.
Sapo mbaroi pjesa e parė, Zoti Ficpatrik dhe zoti Holohan iu afruan zonjės Kerni dhe i thanė se katėr ginitė e tjera do t’i paguheshin pas mbledhjes sė komitetit tė martėn e ardhshme dhe nėse e bija nuk do tė luante nė pjesėn e dytė, komiteti do ta quante tė prishur kontratėn dhe nuk do t’i paguante asgjė.
“Unė nuk pashė ndonjė Komitet”, tha zonja Kerni hidhur. “Vajza ime ka kontratė. Ose do tė marrė katėr ginetė, ose kėmba e saj nuk shkel nė skenė”.
“Ēuditem me ju zonja Kerni”, tha zoti Holohan. “Nuk do ta kisha besuar kurrė se do tė na trajtonit nė kėtė mėnyrė”.
“Po ju nė ē’mėnyrė mė trajtuat ?”, pyeti zonja Kerni.
Fytyra i kishte marrė njė ngjyrė tė hidhur dhe dukej se donte t’i mbyste.
“Po kėrkoj tė drejta e mia”, tha.
“Ndoshta duhet tė jesh pak mė me cipė”, tha zoti Holohan.
“Ashtu, hė ?... Por kur ju pyes se kur do tė paguhet ime bijė, nuk mė jep askush ndonjė pėrgjigje tė sjellshme”.
Tundi kokėn dhe imitoi me njė zė tė ējerrė:
“Duhet tė flas me sekretarin. Nuk ėshtė puna ime. Jam i mirė pėr-tė-bėrė-mashtruesin-unė”.
“Mendoja se ishit njė zonjė” tha zoti Holohan, duke u larguar befas nga ajo.
Pas kėsaj, sjellja e zonjės Kerni u pėrēmua nga tė gjithė. Tė gjithė miratuan atė qė kishte thėnė komiteti. Ajo qėndronte tek porta, si e ndėrkryer nga tėrbimi, duke diskutuar me tė shoqin dhe tė bijėn. Priti deri nė ēastin kur fillonte pjesa e dytė me shpresėn qė sekretarėt t’i afroheshin, por zonjusha Hejli kishte pranuar tė luante disa pjesė nė piano. Zonjės Kerni iu desh tė mėnjanohej pėr tė lejuar baritonin dhe shoqėruesen e tij tė shkonin drejt e nė skenė. Qėndroi e palėvizur pėr njė ēast, si njė imazh i hirtė guri dhe kur tingujt e parė tė kėngės i erdhėn nė vesh, mbėrtheu mantelin e sė bijės dhe i tha tė shoqit:
“Gjej njė karrocė !”
Ai doli menjėherė. Zonja Kerni e mbėshtolli tė bijėn me mantel dhe e ndoqi pas. Ndėrsa kapėrcente pragun, u ndal dhe i hodhi njė shikim tė rreptė nė fytyrė zotit Holohan.
“Me ju nuk mbaron kėtu”, tha.
“Kurse me ju mbaron”, tha zoti Holohan.
Katlini ndoqi tė ėmėn butėsisht. Zoti Holohan filloi tė ecte poshtė e pėrpjetė nėpėr dhomė pėr t’u qetėsuar, sepse e ndiente lėkurėn si prush.
“Ē’zonjė e bukur !”, tha. “Oh, ē‘zonjė e bukur !”
“Veproi drejt, Holohan”, tha zoti O’Maden Burk, duke u mbėshtetur i sigurt nė ombrellėn e vet.


Perktheu- Erion Kristo

Misty-Blue
26-02-2013, 19:20
Fustani


Nga cikli "Dasma dhe funerale"
Ate e zgjoi zilja e telefonit. Nga zgjimi i befte ndjeu nje keputje, e me pas nje dridhje i pershkroi te gjithe trupit. Nuk e mori mundimin te shihte oren edhe pse e parandjeu qe duhet te ishte shume vone. Nuk e kishte as idene me te vogel se kush mund ta merrte ne kete ore te nates.

Qe kur e ema kishte vdekur, rreth 9 muaj me pare, pothuajse askush nuk e telefononte. Zilja degjohej me te njejten kembengulje te eger, dersa ajo nderi krahun, ngriti receptorin dhe priti. Nga ana tjeter e receptorit u degjua nje ze gruaje, qe vinte gjithe rrebesh e pastaj mbytej nga nje frymarrje gulcuese.

Gruaja ju drejtua ne emer!

Suzana! Gjenovefa jam, kushuria e trete e te ndjeres nenes tende.

Alooo u degjua serish zeri i saj shkundes.

Suzana mbylli fort syte sikur donte te shkulte nga kujtesa Gjenovefen, gruan e shendoshe qe fliste me ze te larte. Poooo poo po sigurisht qe me kujtoheni, tha me nje fare dyshimi Suzana duke u perpjekur te kuptonte arsyen e kesaj telefonate ne mes te nates. Sikur te kishte lexuar mendimet e saj, Gjenovefa, pasi u mbush me fryme dhe leshoi psheretimen gulcuese te rradhes, me zerin qe i dridhej nga dhembja e njoftoi se ate mbremje ishte ndare nga jeta Tatimeja, motra e saj e madhe, dhe kushurira e trete e nenes se saj. Varrimi do te behej ne mesdite. Suzana beri nje ashtuuuu habije, dhe me pas nje uaaaaaaa keqardhjeje, per ta mbyllur me nje sa keq po me vjen.

Pas kesaj nuk diti te thoshte me asgje, uli receptorin, dhe ndjeu nje rryme te ftohte qe ta godiste ne mes te shpines. Hyri ne shtrat, u mbeshtoll mire me mbuloje dhe mbylli syte, me shpresen se do ta zinte gjumi serish. Ndersa orvatej te flinte, ne mendje i erdhi dita qe kishte vdekur nena. Nente muaj me pare, ajo kishte telefonuar nje e nga nje te gjitha kushurirat e se emes, ashtu sic ja kishte lene amanet plaka, dhe ato nje nga nje te veshura me te zeza, me syte, hundet dhe buzet e buavitura ishin mbledhur dhe kishin qare.

Tani qe nena kishte vdekur i takonte asaj qe te shkonte ne keto vakira. i kujtohej gjithmone nxitimi dhe zelli qe tregonte e ema per te shkuar ne te tilla vakira. Te shkojme patjeter qe do te shkojme. nese su vemi, nuk do te na vine kur te vdes une, e ti do te me cosh ne ate dynja e vetme, thoshte palak sa here qe Zana kerkonte nje sebep per te mos shkuar. E kapi trishtimi. 9 muaj me pare, nena do te ishte ngritur nga shtrati, sapo te kishte degjuar tringellimen e pare te ziles se telefonit, dhe si te ishte duke pergjuar vdekjen, duke folur neper dhembe, do kishte thene: Ke ka marre kete here malulja.

Kete here ka marre Tatimene nene, tha me ze Suzana, sikur nena te ishte aty. Iku dhe tatimeja do kishte thene plaka, e cila sakaq do ishte veshur, do kishte vene xhezvene, dhe do kishte nisur nje kuje te brendshme per te qare Tatimene.

Por nena kishte vdekur, dhe tani.....

U ngrit nga shtrati, shkoi ne tualet, i hodhi nje grusht uje syve, vuri xhezven, dhe ndersa bente kafen, u zhyt serish ne mendime.

Per here te pare, pa oren. Ishte rreth 4:00. Donte te pakten edhe 3 ore te zbardhet. Rrufiti kafene, ndezi nje cigare, dhe u perpoq te sillte ne mend cte mundej per Tatimene. Ajo kishte qene nje grua e mbushur, rreth the 65/ve, me floket topuz, e qeshur dhe me nje nishan te madh mbi buze. Iu kujtua te kishte degjuar njehere nenen te thoshe se ne te ri Tatimeja na kishte qene shume e bukur, e bukur si drita, ndersa sot ishte fikur perfare. Ne varrim padyshim do te shkonin te gjithe, e nga tej mendimin Suzana e cila nuk kishte deshire te mendonte per vdekjen. Ndersa sillte ne mendje fytyrat e grave, kushurirave, te largeta dhe te aferta, atyre qe do te vinin ne funeralin e Tatimes, perjetoi nje ndjesi te cuditshme. Nje dezhavu. 100 pale sy, dhe 200 pale veshe do ta shikonin ndersa ajo hynte ne dhomen ku ndodhej trupi i te ndjeres. Tani ajo ishte ne kembe te se emes. Kur vaji te pushonte, ato, plakat do te gjenin rastin ta pyesnin se si e shkonte jeten e vetme, nese kishte gjetur nje burre, a ndonje pune per te qene, dhe mbase edhe do te ndjenin vertet keqardhje per te. Tani ka mbetur qyqe e vetme do te thoshte ndonje nga plakat, pa e vrare mendjen se ajo po e degjonte. do tja thoshte asaj qe kishte ne krah, dhe as do tia hidhte syte Suzanes, sikur ajo te mos egzistonte. Pastaj.... do te ngashereheshin dhe do tja nisnin serish kujes.

9 muaj me pare, nese nena do te ishte gjalle ato do te hynin bashke, ajo do ta mbante per krahu te emen, dhe ashtu pa fjale do te fshihej pas hijes se saj. Plakat do ti kishin bere vend te dyjave dhe asaj nuk do ti duhej te fliste. Nena do te thoshte fjalet e duhura, ne momentin e duhur, ndersa ajo ne krah te plakes do te degjonte kujtimet, bisedat e nisura dhe te lena ne mes, rumuzet, rrufimat e kafeve, dhe padyshim kujen qe zgjatej me intervale pothuaj simetrike, si ne nje festival dhembjeje. Tymi i cigareve, shikimet e turbullta te veshura nga lote plakash, renkimet dhe shamite e kokolepsura nga gishtat plot nyje dhe cdo detaj tjeter, pjese e atmosferes mortore do te ishte kaq e pakuptimte nese koha nuk do te rridhte me nje tjeter ritem ne ato momente.

Pak e nga pak ndjente se e gjitha kjo dukej sikur perseritej ne nje pafundesi, qe kur ajo kishte lindur. Ne ato caste kuptonte se sa e parendesishme ishte koha, sa te pamosha kujtimet dhe sa e ngjashme ajo me te te emen. Bile edhe vitet e saj, floket buzet dhe gjinjte e saj te fryre do ta benin te ndihej fatkeqe. Ne ato momente ajo ajo ndjente se kishte nje moshe me nenen e saj.

A kemi ndonje te re per Zanen moj Meriban, do ta kishte pyetur nenen ndonje nga grate, ndersa do te ishte duke fshire lotet. Te tjerat, me buzet shtrenguar fort, me gropat perpirese te syve do te shikonin nga lart poshte Zanen qe ne ato caste ulte koken gjithe turp, a gjente dicka per te shtrenguar mes pellembeve te djersitura. Muhabeti per fejesen e Zanes, do te merrte shkas nga ndonje gje krejt e parendesishme dhe krejt natyrshem, ashtu sci ndodh ne mes te akteve ne nje drame, ku spektatoret dalin per te ndezur ndonje cigare, do te ndizej edhe biseda per fatin e saj. Nena do te thoshte si zakonisht se raste kishin pasur plote, por vajza ishte e vogel, koha priste dhe... pastaj Zanen e kishte vajze te vetme dhe per te donte me te miren.

E mira ska fund do te thoshte dikush tjeter, duke nxituar qe te permendete apo te pyeste gjoja si pa dashje moshen e vajzes, per te vene ne dukje se Zana nuk na qenkesh aq e vogel, e duke bere ndoshta edhe ndonje sygjerim nen ze, se mbase kishte ardhur koha dhe i duhej gjetur nje burre. Por nena bente sikur nuk degjonte, ndersa Zana luste zotin qe ato te rifillonin kujen. I dukej sikur sa here qe nuk ishin duke qare te vdekure do ishin duke folur per te. Ne nje fare menyre ajo dhe e vdekura ishin i vetmi objekt i vemendjes se tyre, dhe kjo padyshim qe e trishtonte.

Zanes do ti kujtohej se i vetmi mashkull qe pati shfaqur interesin per te kishte qene nje ndihmes mjek ne spitalin ku conte te emen, por sapo nena e kishte vene re, ia pati prere shkurt te bijes. As mos e co ndermend, nje ndihmes mjek.... kurre sa te jem gjalle, pastaj pati ngritur doren lart dhe pati bere nje levizje sikur donte te thoshte ketu mbyllet ky diskutim.

Vajza ime u martua vitin qe shkoi, dhe tani jeton me burrin ne Paris, do te thoshte si zakonisht Xhecka. Ashtuuu. Po po, po vazhdon nje master ne Serbone, per shkencat ekonomike. Sa mire thoshte nena, ndersa une buzeqeshja gjithe siklet. Pastaj, dikush tjeter do te thoshte per ato qe ishin bere me femije, per ato qe do te martoheshin ne vjeshte, per ato qe po ngjisnin me nxitim shkallet e karrieres, per ato qe nuk kishin mundur te vinin sepse kishin pasur ndonje angazhim te rendesishem, ndersa ajo dhe nena do te heshtnim. Dhe grate duken te kenaqura. Madje edhe e vdekura duket sikur ka vene buzen ne gaz. Pastaj grate i rikthehen kujes. Perseri lote, ulerima, ligjerat prekese, vaj dhembje.

Ndersa Zana mendon per kohen qe ka kaluar, nga hera e fundit qe e ka pare ndihmes mjekun, mendon per punen e saj ne si arketare, per kafen turke qe e pi vetem dhe per gjithe te tjerat qe gjithsesi nuk ishin asgje te perbashket me ate per te cilen nena do te kishte dashur te fliste ne ceremonine mortore te radhes, asgje per te cilen ajo do kishte dashur tu tregonte plakave ne pushimet mes vajes. Asgje per bese.

Zana u ngerdhesh. Ktheu flixhanin e kafes, ndeyi nje cigare tjeter, dhe pa serish oren. Nuk do kishte dashur te shkonte ne kete dreq funerali, por e dinte qe duhej sepse nena do kishte shkuar.

E urrente plaken. Ajo nuk e kishte lene te lidhej me ndihmes mjekun, nuk e kishte lene te vazhdonte shkollen, dhe tani per hater te saj duhet te konsumente te vetmen dite pushimi qe kishte duke shkuar ne nje funeral.

Ndersa mbaronte cigaren e trete, ulur ne cepin e krevatit, duke pare me kujdes te gjitha fustanet e nxjerra nga garderova, ajo perpiqet qe te perzgjedhe por e ka kaq te veshtire. Asgje e hajrit. I kujtohet se nena gjithmone i thoshte qe te behej e bukur ne te tilla raste. E bukur si drita, dhe ato do te mbeteshin pa goje. Ato nuk do te mund te flisnin. Nuk do te mund te nxirrnin as edhe nje fjale te vetme. Befas ndjeu ne trup nje ngazellim te cmendur, qe i perndriti syte. Fytyra i shkreptiu ne nje shkelqim marrok. Pa menduar ngriti recpetorin e telefonit dhe formoi nje numer qe e njihte permendesh. Ishte numri i shoqes se saj te ngushte qe kishte nje sallon bukurie.

Zeri i gruas se re degjohej i pergjumur. Zemer po flije? Sigurisht qe po flinte! Ishte ora pese e megjesit, dhe ne kete ore njerzit flene. Por Zana pa degjuar ankimin e tjetres nxitoi ti thoshte se kishte nevoje per nje lyerje flokesh, per nje krehje dhe per makse. Ceshte gjithe ky ngut, pyeti tjetra. Kam nje sebep neser, dhe me duhet te ndihem e bukur. Fustanin e kishte gjetur. Ishte fustani me i mire qe kishte. Per 30 minuta do jem ne dyqanin tend tha me nje ton urdherues Zana, dhe uli receptorin. Dhe perseri pa gjithe adhurim fustanin, dhe plot bindje mendoi se tani ato, Xhecka and compani do ta kuptonin qe vitet per te kishin mbetur ne vend. Ajo kishte mbetur e bukur, e re, e fresket, vajza e vogel e mamase.

Nje ore perpara se te fillonte ceremonia mortore, ajo ishte atje, e bukur rrezellitese, rreshkiste plot besim mes njerzve qe me dyqind sy e ndiqnin, te heshtur silueten e saj qe perkulej per tju shmangur shikimeve zhbiruese, fjaleve dhe cucuve qe buisnin pas cdo hapi qe ajo hidhte. Ajo hyri ne dhomen ku ndodhej trupi i te ndjeres Tatime, u perball me shikime te shtangura,me buze te perveshura, dhe fytyrat e zilepsura te plakave te veshura ne te zeza. Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe, xhelozia eshte duke i bluar kockat te shkretave mendonte Zana e cila pa pritur qe ti benin vend, u ul ne mes te plakave, te cilat sa kaq, ja plasin vajit, nje kuje te terbuar plot lot, jarge dhe fjale qe ngjanin si kuima te stergjatura terbimi. Ndersa Zana, drejtoi shpinen, ngriti edhe me larte koken dhe si te nuseronte, me nje buzeqeshje femije, degjonte pa pasur frike nga kuja e tyre.

Ndersa plakat zhbeheshin nen peshen e nje kuje ku permendej here emri i te ndjeres nenes se saj dhe here emri i te vdekures qe thirreshin plot gjeme. Fjalet e kafshura nga dhimbja e nga gulcet nuk kuptoheshin mire, por dukej se plakat, ishin te kenaqura qe grate e vdekura nuk ishin me ne kete bote per pare gjemen qe kishte ndodhur.

Zana nuk u habit qe askush nuk ju afrua per ta pershendetur, askush nuk i tha nje fjale, askush nuk e pyeti se si kishte qene jeta e saj pas vdekjes se nenes, nese kishte gjetur nje burre a nje pune me te mire. Por kjo nuk e shqetesoi ate. Ndersa lundronte e vetme ne qerthullin e admirimit, me nje ngazellim femije lekundej here ne krahet e padukshem te ndihmes mjekut, e here ne krahet e cdo mashkulli tjeter qe kishte guxuar ta donte apo ta admironte qofte edhe per se largu. Ne fund te ceremonise mortore, atehere kur te gjithe ishin duke u larguar me te njeten shpejtesi te pakuptueshme qe edhe kishin ardhur, befas, krejt pakuptueshem ajo ndjeu trishtimin e vdekjes. Do te kishte dashur qe ata te mos largoheshin, te qendronin ashtu sebashku, pergjithmone.

Ajo ishte e fundit qe u largua. Iku pikerisht atehere kur kishte nisur ti rigonte nje shi i ftohte vjeshte. Kepucet me taka nuk do ta lejonin qe ajo te nxitonte, por gjithsesi ajo preferoi ta bente rrugen ne kembe. Nuk mori taksi edhe kur shiu kishte filluar te dendesohej. Kur arriti ne shtepi ishte e gjitha e lagur. E percollem edhe Tatimene do te kishte thene e ema nese do te kishte qene gjalle. Po nene e percollem edhe Tatimene, tha ajo me ze sikur e ema te ishte aty dhe ta degjonte.

Pastaj shkoi ne dhomen e saj. Qendroi nje hop perparas pasqyres, per te admiruar per here te fundit pamjen e saj, dhe mbasi psheretiu gjithe keqardhje qe ketij momenti i kishte ardhur fundi, hoqi gjithe kujdes fustanin e kuq, kepucet me taka te larta, getat me pika, dhe u plandos ne shtrat, e bindur se ato, te gjitha kishin mbetur te mahnitura nga ajo, vajza e vogel e mamase.


Arianit Roshi

Skydive
17-03-2013, 11:03
VERBIMI

Dy djem aty rreth tė njėzetepesave,shtynė me furi derėn ndarėse tė korridorit tė kirurgjisė sė atij spitali.Rezet e vjetra te derės lėshuan njė tingull gėrvishtės.Ajri kundėrmonte njė erė duhani bllokuese dhe dukej se aty dhe pse muret ishin mbushur me tabela sensibilizuese ku njerėzit viheshin nė dijeni se ndalohej duhani,pėrceptohej lehtė krejtėsisht e kundėrta.Aty askush nuk kishte nge tė lexonte tabelat,tymosnin gjithsekush me moskokėqarje tė pafshehur.Muret qė kushedi se kur nuk kishin njohur lyerje,vende-vende ishin rjepur nga suvaja dhe instalimet elektrike ishin nė gjendje tė vajtueshme.Njė konglomerat telash e ēelėsash elektrikė vareshin jo vetėm nė lartėsinė e njeriut,por gjendeshin dhe fare ulėt dhe gati sa nuk preknin dyshemenė.
Dy djemtė i hidhnin hapat me nxitim,gati-gati me vrap.U ndalėn pėr njė moment kur u gjenden thuajse nė mesin e atij korridori.I pari,njė djalosh shtat mesėm me flokė te gjatė gėshtenjė tė lidhur mbrapa si bisht kali,hodhi sytė rreth e rrotull me shpresėn tė dallonte atė qė po kėrkonte.Pas tij djaloshi tjetėr,njė bjond me faqe tė parruara por qė qimet ishin tė mbajtura me kujdes hodhi gjithashtu sytė nė drejtimin qė po shikonte shoku i tij.Morėn pėr pak sekonda frymė dhe si nuk panė as infermiere as mjek qė po kalonte nė ato momente nėpėr korridor u drejtuan pėr tek njė krevat-barrelė e braktisur aty nė korridor.Tri gra qėndronin tė ulura nė ndenjėset pėrballė vendit ku ndodhej barrela,nė njė distancė prej dy-tre hapash.Ishin tri gra nė moshė tė thyer.Njėra nga gratė me ca flokė tė thinjura e tė gjata tė tėrhequra lart me njė mbajtėse tė errėt nė formė gjysmė hėne po i pėshpėriste diēka fare afėr fytyrės,njėrės nga gratė,e cila ndodhej nė mes tė dy tė tjerave.Tjetra njė flokė shkurtėr dhe tė ngjyer me njė ngjyrė ndryshku,po e dėgjonte me shumė vėmendje.Herė pas here shtynte lart me gishtin tregues syzet me lente tė trasha qė i rrėshqisnin hundės dhe pastaj bashkonte sėrish duart nė pėqi.Gruaja e tretė e cila mbante njė shall tė zi nė kokė nuk ishte mė pak e vėmendshme nė bisedė sesa dėgjuesja e mesit por duke qenė nė anėn tjetėr tė folėses,pėr tė dėgjuar mė mirė i duhej tė pėrkulej herė pas here pak pėrpara, veprim qė e lodhte disi prandaj ishte e detyruar qė sėrish tė drejtohej qė tė mbėshtetej nė mbėshtetėsen e ndenjėses dhe keshtu humbte fillin e bisedės.Ishin disi tė pėrhumbura nė bisedė kur vėrejtėn qė nė atė korridor u shfaqėn dy djem tė rinj qė ecnin me hapa tė shpejtė dhe seē mbanin nė duar.Vetėm kur u afruan tek barrela afėr tyre gratė vėrejtėn qė djemtė mbartnin nė njė batanije tė hollė njė trup njeriu.Ato ndėrprenė bisedėn dhe shikuan tė tronditura atė pamje ngjethėse.Njė trup njeriu dergjej mbėshtjellė nė atė batanije dhe vėreheshin njolla tė mėdha gjaku kudo nėpėr mbulesė.Trupi ishte krejtėsisht i mbuluar dhe dallohej vetėm krahu i djathtė qė i varej poshtė jashtė mbulesės.Dy djemtė e shtrinė trupin e mbuluar mbi barrelė dhe hodhėn sėrish vėshtrimin pėrqark se mos dukej ndokush nga personeli i spitalit.Si nuk shquan askėnd iu drejtuan tre grave qė tashmė kishin ndėrprerė bisedėn dhe vėshtronin tė lemerisura pamjen qė u kishte rėnė pėrpara.
-A mund ta lėmė kėtu pėr pak momente sa tė gjejmė ndonjė doktor qė tė vijė e ta shikojė?-kishte folur djaloshi me flokė tė lidhur mbrapa.
-Sigurisht!-thanė tė tria thuajse njėzėri.-Po ēfarė i ka ndodhur?-mori guximin e pyeti gruaja me flokė tė thinjura.
-Aksident me makinė!Makina e tij u pėrplas me njė kamion.Eshtė nė gjendje kritike sepse ka plagė tė shumta dhe ka humbur tepėr gjak.
Gruaja me shami tė zezė nė kokė,lėshoi njė klithje qė e bllokoi rrufeshėm me njėrėn dorė duke e vėnė shpejt tek goja,pėr ta mbyllur klithmėn brenda vetes.Gruaja me syze tė trasha bėri shenjėn e kryqit dhe me gjysmė zėri pėshpėriti mė shumė pėr vete sesa pėr ta dėgjuar tė tjerėt.-O Zot,ē’po dėgjojmė e shohim pėrditė!Flokėgjata dhe pse e shokuar u shty akoma mė shumė nė pyetje.-Eshtė i afėrmi juaj?
-Jo!Por u ndodhėm aty nė momentin e aksidetit dhe e sollėm menjėherė pa lajmėruar as ambulancėn sepse duke parė gjendjen e tij,mbėrritja e ambulancės mund tė ishte e vonuar dhe fatale pėr tė.-pėrgjigjej vetėm djaloshi flokėlidhur.Ai fliste dhe lėviste sytė vazhdimisht nė kėrkim tė dikujt qė mund tė shfaqej nga hyrja.Ai u kėrkoi dhe njėherė grave se nėse mund tė shfaqej ndonjė doktor ndėrkohė qė ata po shkonin t’i kėrkonin,ato mund t’ua shpjegonin situatėn.Gratė tundėn kokėn nė shenjė pohimi.Ndėrkaq tė dy djemtė u kthyen nga hyrja dhe dolėn me tė njėjtin nxitim me tė cilin kishin hyrė.
Gratė nuk ia ndanin sytė batanijes qė mbulonte tė aksidentuarin.-I shkreti!-ofshani gruaja me syze.
-Shshshsht!Mund tė na dėgjojė.-i foli rrėzė veshit gruaja me shall tė zi.Ato tashmė e kishin harruar fare qė kishin ardhur pėr analizat e tyre nė atė spital.Ato shikonin vetėm barrelėn.Krahu i lėshuar jashtė batanijes linte tė kuptoje se i aksidentuari ishte njė mashkull nė moshė tė re.Sporadikisht dėgjohej ndonjė rėnkim i lehtė i tij.Rėnkim qė ngjasonte mė shumė me njė gėrhitje tė paqtė gjumi.Sytė e grave u ngulėn mbi atė pjesė tė batanijes ku duhej tė ishte koka.Njė lėkundje mezi e dallueshme nga frymėmarrja e tjetrit linte tė kuptonte qė ai ishte gjallė.
Befas dera nga ana e djathtė e korridorit andej nga ishte dhe hyrja u lėkund lehtas dhe u hap pėrgjysmė.Gratė vėrejtėn me ngazėllim tė shfaqej silueta e njė burri me flokė tė thinjur dhe me njė palė syze me skelet tė shndritshėm,me duart futur nė xhepat e uniformės sė spitalit.Gruaja me shall tė zi nė kokė u turr e para drejt tij.Pas saj lėvizėn dhe dy tė tjerat.
-Doktor!Jeni doktor?!-Nga mėnyra sesi ajo grua lėshoi ato fjalė jo me shumė sens,tjetri e kuptoi qė ajo ishte e mbėrthyer nga ankthi.
-Po doktor jam!Si ėshtė puna?-pyeti qetė ai,pa u impresionuar shumė nga tensioni i tjetrės.
-Eshtė kėtu i shtrirė nė barrelė njė i aksidentuar.A mund ta kontrolloni sepse duket rėndė.
-Eshtė i afėrmi juaj?-pyeti tjetri pa e humbur qetėsinė e mėparshme.
-Jo e sollėn dy djem tė rinj qė u larguan tė kėrkonin ndihmė.
-Tek unė s’ka ardhur njeri!-deklaroi indiferent ai dhe u drejtua pėr nga barrela.Kapi dorėn qė gjendej jashtė batanijes dhe me mollėzat e gishtėrinjve tė tij shtypi pulsin e tjetrit.Ai rrihte.Doktori lėshoi dorėn dhe pa ia zbuluar fytyrėn u drejtua nga gratė.-Sapo tė vijnė ata dy djemtė u thoni tė vijnė tek unė.Dhoma ime ėshtė dera e parafundit majtas.Pa qenė ata ose dikush i afėrm i kėtij nuk mund tė bėj asgjė.U largua me hap tė ngadaltė pėrgjatė korridorit nė drejtim tė kundėrt nga kishte hyrė.Ai e njihte mirė kėtė situatė.Vinin e ta linin tė sėmurin tek dera si pa gjė tė keq dhe zhdukeshin nga frika se mos u kėrkoje para.Po dhe ai nuk kishte ndėrmend tė lėvizte as gishtin nėse nuk dilte gjė.I kujtohej kur kishte shkelur fillimisht nė spital,plot entuziazėm e pasion pėr profesionin e tij.Kishte parė kolegėt mė tė vjetėr tek fusnin kartmonedha nėpėr xhepa pas ēdo shėrbimi qė kryenin dhe ishte shokuar.Si mundet vallė njeriu tė arrinte deri nė atė pikė.Por kur me kalimin e kohės,kolegėt e tij blinin vila,ndėrronin makinat e vjetra me makina tė sapo dala nė qarkullim,bėnin pushime nė plazhe ekzotike ndėrsa ai vazhdonte tė jetonte me atė rrogė shtetėrore,filloi tė ndjehej njė dėshtak.Nuk duhej humbur mė kohė me idealizma.Koha nuk do t’ia falte.Gruaja nuk mund tė toleronte mė qė ajo tė ishte bashkėshortja e njė doktori tashmė shumė tė kėrkuar dhe tė mos bridhte plazheve ekzotike,tė mos rinovonte garderobėn pėr ēdo stinė,e tė mos drekonte apo darkonte nė lokalet shik.Kėshtu ta shihnin shoqet e saj qė ajo mundej dhe ato le tė plasnin po tė donin.Fėmijėt po rriteshin.Do rriteshin dhe kėrkesat.Dhe ai ia kishte filluar.Nė fillim skuqej kur tė afėrm tė tė sėmurit i fusnin shukun e parave nė xhep,por me kalimin e kohės kjo iu kthye nė rutinė dhe nuk skuqej as nuk zverdhej mė.Njė kolegu i tij i kishte shpjeguar se nuk duhej tė ndjente brerje tė ndėrgjegjes,ndryshe do ta kishte tė pamundur tė punonte.-E shikon sesi shtetin nuk e bren ndėrgjegja pėr ne!Pse duhet tė sikletosemi ne.Nė fund tė fundit kėtė mundėsi na e dha jeta qė jo tė gjithė e kanė,pse tė mos e shfrytėzojme nė tė mirėn tonė?!-Madje kolegu kishte shkuar mė tej nė shpjegimet e tij.Ai i kishte thėnė qė ēdo shėrbim kishte tarifat e veta dhe se nuk duhej bėrė ulje tė shifrės sė pėrcaktuar mes kolegėsh sepse nuk do tė ishte korrekte nė marrėdhėniet me kolegėt.
Tashmė ai kishte mėsuar t’i njihte dhe pacientėt.I dallonte ata qė nė pamje tė parė dhe nga paraqitja e tyre ishte nė gjendje tė pėrcaktonte nėse dilte gjė dhe sa mund tė ishte pėrfitimi qė mund tė nxirrej.Dora-dorės qė ushtronte profesionin,ia kishte dalė tė rregullonte mirėqenien duke vėnė pasuri.Tani gruaja ishte e kėnaqur nga ai,pasi tani kalonin pushimet nė plazhet qė dikur i shihnin vetėm nėpėr revista apo nė TV.Frekuentonin lokalet mė shik dhe gruaja blinte veshjet e saj tė modės sė fundit tė porositura online.Ia kishte dalė tė paguante studimet e vajzės nė njė nga universitetet mė tė lakmueshme tė kontinentit.Djalit para pak muajsh i kishte blerė makinėn e tij tė preferuar sportive.E ardhmja e tij dhe familjes sė tij ishte e shndritshme.Ai e ndjente kėtė.Njė kolegu i tij po e thėrriste nga mbrapa.-Do vish tė pimė njė kafe?
-Pse jo!-iu pėrgjigj njėherėsh ai ftesės sė tjetrit,pastaj u kujtua dhe i foli.-Ore di gjė ti pėr njė tė aksidentuar qė ndodhet nė korridor.
-Jo!-ngriti supet tjetri.-Si ishte?
-Nuk e di!Dukej rėndė,por nuk e pashė nė fytyrė.
-Nuk ishte njeri me tė?
-Ca gra qė ndodheshin aty rastėsisht mė thanė qė e sollėn dhe e lanė aty dy djem dhe po kėrkonin njė mjek.
-Mua s’mė ka thėnė njeri gjė.Derisa tė paraqitet ndonjė i afėrm aty le tė rrijė.-foli moskokėēarės kolegu.-Ikim ta pimė atė kafe?
Mė prit poshtė sa tė kthehem tek dhoma e tė marr cigaret.-foli doktori dhe u kthye mbrapsht duke u rishfaqur nė korridorin e gjatė.Aty qėndronin akoma ato tri gratė dhe i aksidentuari ndodhej po aty sipėr barrelės por asnjė njeri nuk ishte pranė tij,ēka e bėri tė kuptonte se asnjė i afėrm i tė aksidentuarit nuk kishte ardhur akoma.Nėpėr korridor kalonin infermiere dhe mjekė por askush nuk ia hidhte sytė barrelės.Tek afrohej pa sėrish atė gruan me shall tė zi nė kokė t’i zinte rrugėn.
-Ju lutem doktor,bėni diēka!Ky i shkreti nuk po jep mė shenja jete.Bėni diēka!Ju lutem!Eshtė gjynah!
Doktori kapi sėrish me bezdi tė shfaqur pulsin e tjetrit.E shtrėngoi nė heshtje dhe priti pėr pak sekonda.Pulsi nuk rrihte mė.E shkundi krahun lehtė por nuk mori asnjė reagim.Nga brenda qenies sė tij nisi tė ngjitej lart njė alarm.Zgjati dorėn pėr nga duhej tė ishte fytyra e tjetrit.Tėrhoqi mbulesėn.Shtangu i tėri.Trupi iu ngurtėsua.Gjunjėt filluan t‘i dridhen a thua se kishte ngarkuar njė peshė super tė rėndė.Shtrėngoi dhėmbėt aq fort saqė ndjeu kėrcitjen e tyre tė thatė dhe iu bė se i theu tė gjithė.Fytyra e mavijosur e tė aksidentuarit ishte imazhi mė i shtrenjtė pėr tė.Para tij dergjej i biri.U plandos mbi trupin e tė birit dhe e mbuloi me krahėt e tij.Lot tė mėdhenj i rrėshqitėn mbi mollėza dhe njė tis i zymtė i mjegulloi trurin.Sytė iu veshėn nga njė hije e zezė.Ndjeu se po verbohej.Aty pėr aty e kuptoi qė verbimi kishte kohė qė e kishte pushtuar,por vetėm tani po e ndjente dhimbjen e tij tė tmerrshme.Tashmė ishte teper vonė pėr tė larguar atė hije qė i kishte veshur shikimin.Nėpėr veshė i oshėtinė ca zėra qė i dukej se i thėrrisnin nga njė tjetėr univers.
-Doktor!Doktor!doktor!
Ishin zėrat e tri grave qė i qėndronin mbi kokė si tri magjistrica.

BATO
17-03-2013, 15:17
Rrofsh.

Ne fakt mua me kane ardhur ne maje te hundes keto perkthimet shqip. Edhe po preferoj te lexoj vetem italisht. Perveē Kadare, keto kohet e fundit nuk kam shijuar asgje tjeter shqip. Eshte e ēuditshme te mendosh se shqiperuesi me i mire ka qene Robert Shvarc. Gjithe ky brez i tanishem e shkerdhyen shqipen.

Dola nga tema, kerkoj ndjese.
Ke tė drejtė, sado tė bukura mund tė jenė disa vepra tė huaja, pėrkthimet e sotme ta sjellin nė majė tė hundės dhe tė humbet dėshira t'i lexosh. Pėrkthimi ėshtė njė art mė vete dhe jo tė gjithė ata qė shkruajnė ose merren me letėrsi, e zotėrojnė. Pa dashur tė prish temėn, po merrem pak vetėm me fillimin e tregimit tė mėsipėrm, pėr t'u kuptuar mė mirė kėto qė themi. Fjalėt me tė zezė i kam ndryshuar, se disa janė shkruar gabim, e disa nuk tingėllojnė mirė. Duket sikur ėshtė pėrkthyer fjalė pėr fjalė, por edhe mund tė mos jetė i pėrkthyer, e nėse ėshtė tregim shqiptar, aq mė keq...



VERBIMI

Dy djem aty rreth tė njėzetepesave,shtynė me furi derėn ndarėse tė korridorit tė kirurgjisė sė atij spitali.Rezet e vjetra te derės lėshuan njė tingull gėrvishtės.Ajri kundėrmonte njė erė duhani bllokuese dhe dukej se aty dhe pse muret ishin mbushur me tabela sensibilizuese ku njerėzit viheshin nė dijeni se ndalohej duhani,pėrceptohej lehtė krejtėsisht e kundėrta.Aty askush nuk kishte nge tė lexonte tabelat,tymosnin gjithsekush me moskokėqarje tė pafshehur.Muret qė kushedi se kur nuk kishin njohur lyerje, vende-vende ishin rjepur nga suvaja dhe instalimet elektrike ishin nė gjendje tė vajtueshme.

Dy djem aty rreth tė njėzetepesave, shtynė me vrull derėn ndarėse tė korridorit tė kirurgjisė sė atij spitali. Rezet e vjetra te derės lėshuan njė tingull ējerrės. Ajri kundėrmonte njė erė tė rėndė duhani dhe aty edhe pse muret ishin mbushur me tabela njoftuese, ku njerėzit viheshin nė dijeni se ndalohej duhani, ndodhte krejtėsisht e kundėrta. Aty askush nuk kishte nge tė lexonte tabelat, por gjithsekush tymoste me moskokėēarje, nė qejfin e vet. Muret qė kushedi se kur ishin lyer pėr herė tė fundit, vende-vende qenė rrjepur nga suvaja, ndėrsa instalimet elektrike ishin katandisur nė njė gjendje tė mjerueshme.
.

Skydive
17-03-2013, 18:18
Faleminderit Bato

Misty-Blue
09-04-2013, 12:05
Dragoi dhe princesha


Shtėrngata qė pritej tja mbrrinte bash prej qytetit vazhdonte tė pėshtillej pėrgjatė ditės. Ajri pak e nga pakėz shndėrrohej nė njė rrjedhė tė rėndė e tė ntrashur. Nė ag, re tė shumta i bėnin ballė perėndimit dhe, pėrgjatė pasdrekės, pushtuan tė gjithė qiellin nėn njė vlim tė paanshėm dhe tė heshtur. Nė pritje nėn hijen e pishave, e mbuluar nė djersė dhe nervoze, Aleksandra ndien ēas’ pas ēasti atmosferėn nė mbarsje e sipėr nga kjo ngarkesė elektriciteti qė paraprinė furtuna tė mėdha.
- Pakėnaqėsia dhe urrejtja ime kryqėzoheshin s’bashku me kohėn. Vonesa e Markos mė xhindoste. U shfaq mė sė fundi, sak kur muzgu filloi tė binte, i pėrndjekur nga re tė stėrmėdha qė vinin nga perėndimi.
Gati gati po vraponte fukarai dhe mendova se: “Ka frikė nga shtėrngata.” Pyes veten sot pėrse pata derdhur tė gjithė urrejtjen e Zotit nė atė tip tė gjorė qė s’vlente asnjė grosh dhe qė nuk meritonte veē mospėrfillje. Nuk e di nėse e gjitha kjo buronte ngaqė bėnte pjesė nė atė tip tė krishteri qė gjithmonė mė kishte pėrngjarė tepėr i paraqitshėm, ose ngaqė ishte flori-djalė dhe duke e keqtrajtuar padrejtėsisht mė pėrngjante akoma edhe mė tepėr i hijshėm dhe i hajshėm. Ndoshta ngaqė gjithashtu brenda tij kishte diēka kafshėrore qė mė tėrhiqte, njė element rrėnjėsisht fizik, sigurisht, njė element qė ma harbonte temperaturėn e gjakut.
- Aleksandra, tha ai, shtėrngata po ngrihet nė kupė tė qiellit. Besoj se do ish’ mė mirė sikur tė kthehemi nė Miramar.
U ktheva brinjazi dhe fillova ta vėshtroj me pėrēmim.
- Po ti sapo e prure kokėn , kundėrshtova, ėshtė hera e parė qė po takohemi pas kaq kohe dhe, pa dashur tja dish pėrse kėmbėngulja qė tė vish, do qė tė kthehesh nė kamaren tėnde.
U ngrita nė kėmbė pėr tu zhveshur.
- Kam njė kazan me gjėra pėr tė tė thėnė, por eja tė kridhemi nė det ndėrkohė.
- E kam kaluar gjith ditėn e Perėndisė nė ujė Aleksandra. E veē kėsaj, shtoi duke treguar qiellin me gisht, shiko se ēfarė ėshtė duke ardhur.
- Na plasi bytha. Eja tė kridhemi nė det sidoqoftė.
- Nuk kam me vete robat e banjos.
- Robat e banjos? I thashė pa mu bėrė vonė pėr ‘tė. As unė nuk i kam me vete.
Fillova tė zbath bluxhinset e mia. Atėherė ai foli, me njė qėndresė karakteri qė mė fshikulloi:
- Jo, Aleksandra, unė po iki. Nuk i kam robat e banjos me vete dhe nuk do tė zhytem pisk-e-lakuriq me ty nė det.
I ringrita bluxhinset. U ndala dhe i kėrkova me pafajshmėri, sikur mos kuptoja gjė prej gjėje:
- Pse? Ke frikė? Ēfarė tip i krishteri je ti nė fund tė fundit qė ke nevojė tė jesh i veshur pėr tė mos mėkatuar? Ndihesh tjetėr person kur je cullak?
Dhe shtova, duke rifilluar t’i zbath sėrisht pantallonat:
- Gjithomnė kam menduar se ke qenė edhe je njė fetar hipokrit, njė besimtar i vėrtetė skuth.
E dija qė kishte pėr tė qėnė njė nga ato ēaste vendimtare tė tipit o tash o kurrė. Markoja, qė kishte kthyer sytė nga ana tjetėr ndėrkohė qė zbathja pantallonat e mia, po mė vėshtronte, i skuqur nė fytyrė nga turpi dhe urrejtja, filloi tė shtėrngonte dhėmbėt dhe tė zhvishej.
Ishte rritur goxha pėrgjatė kėtij viti. Trupi i tij sportiv ishte i mbushur. Tash mbartte njė zė prej burri dhe ishte i zhveshur nga tiparet e padurueshme fėminore qė e mvishnin vitin e kaluar. Kishte veē gjashtėmbėdhjetė vite, por ishte tepėr i fortė dhe i zhvilluar pėr moshėn qė kishte. Pėrsa mė pėrkiste mua, kisha hequr dorė nga rrypi im absurd i llastikut qė mė shtėngonte gjoksin dhe cicat e mia tash zhvilloheshin lirisht, kėllqet kishin fituar gjithashtu lėvizjen e lirshme dhe ndieja nė tė gjithė trupin tim njė forcė tė pakufijshme qė mė nxiste pėr akte tė jashtėzakonshme.
E panginjur pėr vdekje, pėr njė hop e peshova me sy tė tėrin njėherė e mirė ndėrsa ishte tashmė gollomesh pisk-e-lakuriq.
- Ti nuk je mė qurrashi i njė viti tė mėparshėm, hė?
Gjith urrejtje mė ktheu shpinėn.
- Pa shih, ke filluar gjithashtu tė rruash qimkat.
- Nuk shoh asnjė tė keqe pėrse rruhem, kundėrshtoi ai.
- Nuk thashė se ka ndonjė gjė tė keqe pse rruhesh, thjesht e vura re.
Pa mu pėrgjigjur, e mė tepėr pėr tė mos qenė e nevojshme tė mė vėshtrojė tė zhveshur dhe njėherazi pėr tė fashitur lakuriqėsinė e vet nė sytė e mi, ja dha vrapit drejt detit bash nė ēastin kur njė vetėtimė rrufeje ndriēoi qiellin, qė u shfaq shpėrthimthi. Atėherė, si tė ish’ njė shejzė, rrufetė dhu bubullimat ja behėn pa pushim. Grija ngjyrė plumbi e detit ishte terrur nė tė njėjtėn kohė kur dallgėt njėra pas tjetrės ja filluan tė shpėrthenin. Mbuluar prej hijeve tė reve, pėr njė ēast qielli u ndriēua, si prej vizgėllimave tė njė blici vigan fotografik.
Pikat e para tė shiut prekėn trupin tim. Ja dhashė vrapit me tė katra drejt detit. Valėt e xhindosura thyheshin me furri mbi breg. Notuam gjer nė largėsi. Valėt lartėsisht mė mbartnin peshė si njė pupėl mu nė mesin e njė uragani vigan dhe ndjeva njė ndjenjė tė mrekullushme vitaliteti dhe brishtėsie njėherazi. Markoja nuk largohej prej meje dhe pyesja veten nėqoftėse e gjitha kjo ndjesi qė e pėrshkonte ishte nga frika pėr veten e tij apo pėr mua. Si pėrfundim, klithi drejt meje:
- Aleksandra! Rikthehemi! Shumė shpejt papritur nuk do tė jemi mė aty ku ėshtė plazhi!
- Gjithmonė i kujdesshėm! Ia ktheva.
- Bėj si tė duash, po kthehem vetėm!
Nuk u pėrgjigja. Ishte e pamundur ndryshe tė merreshim veshė dhe fillova tė notoj drejt bregut. Retė ishin tė zeza, shqyer nga vetėtimat; bubullimat e pandėrprera ja behnin prej sė largu, rrokapjekthi, pėr tė shpėrthyer pėrmbi harenė tonė.
Sapo u kthyem tek plazhi ja dhamė vrapit duke vrapuar drejt vendit ku kishim lėnė robat tona, ndėrkohė qė mu nė atė copė ēasti stuhija sė fundi shpėrtheu me tė gjithė tėrbimin e vet: njė rrebeshiadė e egėr dhe e akullt mfshinte plazhin, pėrrenj shiu kacafyteshin me njėri-tjetrin, pothuajse horizontalisht.
Ishte absolutisht ndjellėse, bindėse, kushtėzuese. Tė vetėm mu nė zemrėn e njė palzhi tė shkretuar, duke ndijuar mbi trupat tanė kėtė forcė uji tė pėrderdhur furrishėm nė tėrbim e sipėr nga njė furtunė e lajthitur, nėn njė peisazh tė pėrflakur, ndriēuar nga rrufetė.
Markoja, i shqetėsuar, po pėrpiqej tė vishej. Vėrshova mbi ‘tė dhe ja zhvata nga duart pantallonat.
U ngjita pas tij, nė kėmbė, duke ndijuar trupin e tij muskulor qė rrekėtinte kundėr gjokseve dhe barkut tim, dhe fillova t’i jepja puthje, duke ja kafshuar buzėt, veshėt, duke ja ngulu thonjtė ndėr shpatulla.
Po rezistonte dhe ishte njė luftė pėr vdekje. Ēdo herė qė pėrpiqej tė shkėpuste buzėn e tij nga goja ime, nėmte fjalė tė pakuptueshme gjithsesi tė dėshpėruara. Sė fundmi nuk mund ta dėgjoja mė duke bėrtitur:
- Mė lėsho, Aleksandra, mė lėsho! Pėr hir tė Zotit! Do shkojmė qė tė dy nė Ferr!
- Budalla! U pėrgjigja. Nuk ka Ferr! Ėshtė veē njė histori priftėrinjsh pėr tė kontrolluar fakir fukarenjtė debil si ty! Zoti nuk ekziston!
Dėshpėrimisht u ndesh dhe ja doli mbanė ta shqiste trupin tim nga trupi i tij.
Nėn dritėn e njė rrufeje, lėēita nė fytyrėn e tij njė shprehje tė tmerruar. Me sytė e zgurdulluar, si tė pėrjetonte njė ėndėrr tė makthshme klithi:
- Aleksandra! Ti je e ēmendur! Tėrėsisht e ēmendur! Ti je e tunduar prej djallit!
- Nuk e vras mendjen pėr Ferrin, budall! Nuk mė plas cipa pėr ndėshkimin e pėrjetshėm!
Isha e pushtuar prej njė energjie pa kufij. Ndieja brenda meje njė pėrzierje prej force kozmike, urrejtjeje dhe trishtimi tė pashprehshėm. Duke qeshur e qarė, krahėhapur me kėtė pėrdorim tė tepruar fjalėsh tė mėdha teatrale prej adoleshentėsh, klitha shumė herė drejt qiellit, plot mosbesim ndaj Zotit qė tė mė zhdukte nga faqja e dheut, me njė dashuri tė papritur e shumė tė fortė, me njė rrufe tė vetme, po qe se vėrtet ekzistonte.
Aleksandra vėshtronte trupin e zhveshur tė Markos, qė ja mbathte duke u tretur atje tej, ndriēuar herė pas here nga ndonjė vetėtimė, qesharak dhe ikanak. Ajo mendonteqė nuk do ta rishihte mė kurrė.
Gjėmimi i detit dhe shtėrngata pėrngjan sikur sapo kishin shpallur pėr ‘tė misteriozet dhe tė padyshueshmet kėrcėnime tė Hyjnorit.


Ernesto Sabato

Misty-Blue
28-04-2013, 08:53
E PAFTUARA


Tregim nga Jorge Luis Borges

_______

2 Samuel, I, 26.

Thuhet (por ka fort pak gjasė) se kjo histori qe rrėfyer nga Eduardo, i vogli i shtėpisė sė Nelsonėve, natėn e ruajtjes sė kufomės sė Kristianit, tė madhit, i cili vdiq nga njė vdekje natyrale, rreth viteve 1890, nė komunėn e Moronit. Njė gjė ėshtė e sigurtė : dikush e dėgjoi kėtė histori tė rrėfyer nga dikush tjetėr, gjatė asaj nate tė gjatė qė kujtimi i ėshtė fashitur tashmė, ndėrsa pinin ēaj, dhe se ky dikush ia pėrsėriti historinė Santiago Daboves, nga i cili e kam marrė unė. Ca vite mė vonė, ma rrėfyen pėrsėri nė Turdera, pikėrisht nė vendin ku kishte ndodhur. Versioni i dytė, mė i hollėsishėm, mbėshteste nė vija tė trasha versionin e Santiagos, me ca ndryshime tė vogla dhe kundėrshti tė pashmangshme nė kėsi rastesh. Po e shkruaj sot sepse ajo na jep, mė duket mua, njė pasqyrim tė shkurtėr dhe tragjik tė asaj qė ishte dikur, nė fushat tona, mendėsia e njerėzve tė thjeshtė. Do tė pėrpiqem tė jem po aq besnik sa e mundur, por e ndjej tashmė se po i dorėzohem tundimit letrar pėr t’i thelluar apo shtuar disa hollėsira.
Nė Turdera, ata quheshin Nilsen. Prifti mė thotė se paraardhėsit tė tij i kujtohej se kishte parė tek kėta njerėz, jo pa njėfarė habie, njė Bibėl tė vjetėr me shkrim gotik, me lidhje tė zezė, dhe nė faqet e fundit kishte parė, tė shkruar me dorė, ca emra dhe data. Ishte i vetmi libėr qė gjendej nė atė shtėpi. Fati endacak i Nilsenėve, i humbur aty siē do tė humbasė gjithēka. Ndėrtesa, e cila s’ėshtė mė, ishte me tulla dhe pa suvatim ; nga dera e rrethimit, shihej njė kurt i brendshėm i shtruar me pllaka tė kuqe, pastaj njė tjetėr prej dheu tė ngjeshur. Veē kėsaj, aty hynin fare pak tė huaj ; tė dy Nilsenėt e mbronin me xhelozi vetminė e tyre. Flinin nė dhoma tė zhveshura, nė shtretėr me rripa ; kuajt, shalat, thikat me teh tė shkurtėr, veshjet e shkėlqyera tė sė shtunave nė mbrėmje dhe alkooli i zėnkave ishin kėnaqėsia e tyre e vetme. Mė kanė thėnė se ishin tė mėdhenj dhe flokėkuq. Nė dejet e kėtyre dy Argjentinasve rridhte njė gjak i ardhur nga Danimarka apo Irlanda, vende pėr tė cilat ata s’duhet tė kishin dėgjuar kurrė tė flitet. E tėrė lagja ua kishte frikėn kėtyre flokėkuqve ; nuk ėshtė aq e pamundur qė mbi ta tė mos rėndonin dhe ca vrasje. Ata u rrahėn njėherė, krah pėr krah, me policinė. Thuhet se i vogli u kap me Juan Iberran, dhe se nuk ra pėrposhtė, gjė qė, nga tė thėnat e atyre qė i njohin kėto punė, pėrfaqėson njė arritje. Kishin drejtuar tufa, ngarė karroca, vjedhur bagėti dhe, me raste, kishin bėrė hile nė tavolinat e mejhaneve. Iu kishte dalė nami si kopracė, pėrveē kur loja dhe pija i bėnin dorėshpuar. Nuk dihej mirė kė kishin prindėr dhe nga kishin ardhur. Zotėronin njė qerre dhe njė pendė qesh.
Ata ndryshonin fizikisht nga njerėzit e mjedisit tė tyre, nga tė cilėt Costa Brava e ka marrė emrin e saj nėnkuptues. Kjo, dhe pjesa tjetėr qė ne nuk e dimė, na lejon tė kuptojmė dyshen e formuar prej tyre. Tė grindeshe me njėrin, kishe bėrė armik dhe tjetrin.
Nilsenėve iu pėlqenin gratė, por aventurat e tyre dashurore tė deri atėhershme kishin qenė prej atyre qė ndodhin poshtė nje strehe apo nė njė shtėpi publike. Thashethemet vijonin pra tė qeta kur Kristiani solli nė shtėpi Juliana Burgosin. Ėshtė e vėrtetė se ai fitonte kėshtu njė shėrbėtore, por ėshtė jo mė pak e vėrtetė se ai e frynte Julianėn me ca bizhuteri tė tmerrshme tė pavlera dhe se e shfaqte shpesh nė ballo. Nė ato ballot e mjera tė lagjes, ku disa figura tangoje ishin tė ndaluara dhe ku vallėzohej ende nė salla tė ndriēuara mirė. Juliana kishte fytyrė zeshkane dhe sy bajame ; mjaftonte ta vėshtroje dhe ajo tė buzėqeshte. Nė njė lagje tė thjeshtė, ku puna dhe mungesa e mirėmbajtjes i rrėnojnė gratė, ajo mbahej pėr njė femėr e bukur.
Nė fillim, Eduardo i shoqėronte tė dy. Pastaj iu desh tė shkojė nė Arrecifes pėr nuk e di ēfarė pune ; kur u kthye, solli nė shtėpi njė vajzė tė re qė e kishte gjetur nė rrugė dhe qė e pėrzuri nė krye tė ca ditėve. U mėrzit shumė ; dehej i vetėm nė mejhane dhe s’fliste me askėnd. Kishte rėnė nė dashuri me tė shoqen e Kristianit. Lagja, e cila me gjasė e mori vesh pėrpara tij, parashikoi me njė gėzim tinzak pėrplasjen qė do tė ndodhte mes dy vėllezėrve.
Njė mbrėmje tek po kthehej vonė nga mejhanja e cepit, Eduardo pa kalin e zi tė Kristianit tė lidhur pas gardhit. Nė kurt, vėllai i madh e priste i veshur me rrobat mė tė bukura. Gruaja shkonte dhe vinte, me njė tas ēaji nė dorė. Kristiani i tha Eduardos : – Po shkoj nė njė gosti tek Farias. Julianėn, po ta lė kėtu. Po e deshe, merre.
Kjo u tha me njė ton autoritar dhe miqėsor. Eduardo e vėshtroi gjatė ; s’dinte ē’tė bėnte. Kristiani u ngrit, i mori leje Eduardos, duke e shpėrfillur Julianėn e cila ishte pėr tė thjesht njė send, u ngjit nė kalė dhe u nis me trokth, pa u ngutur.
Qė nga ajo natė, ata e ndanė bashkė Julianėn. Askush s’do t’i njohė hollėsitė e kėsaj treshe tė ndyrė, treshe e cila e neveriste lagjen. Gjithēka rrodhi e qetė pėr ca javė, por kjo marrėveshje s’mund tė zgjaste mė. Mes vetit, dy vėllezėrit nuk e shqiptonin kurrė emrin e Julianės, as pėr ta thirrur, por kėrkonin dhe gjenin njė arsye pėr t’u zėnė. Grindeshin pėr shitjen e ca lėkura kafshėsh, por grindja e tyre vinte nga gjetkė. Kristiani ngrinte zėrin dhe Eduardo heshte. Thellė nė vetvete, e xhelozonin njėri-tjetrin. Nė kėtė lagje tė egėr ku s’ishte dėgjuar ndonjėherė qė njė burrė tė thoshte – kjo ide s’do t’i kishte vajtur askujt nė mendje – se merakosej pėr njė grua pėrveē pėr ta dėshiruar dhe zotėruar, tė dy vėllezėrit ishin tė dashuruar pas saj. Dhe kjo, nė njėfarė mėnyre, i poshtėronte.
Njė pasdite, nė sheshin Lomas, Eduardo hasi nė Juan Iberran i cili e pėrgėzoi pėr atė bukuroshen qė kishte gjetur. Dhe kėshtu ndodhi, besoj, qė Eduardo e shau dhe ata u pėrleshėn. Ai s’lejonte askėnd qė tė tallej me Kristianin nė sy tė tij.
Gruaja kujdesej pėr ta me njė nėnshtrim prej kafshe ; por ajo s’mund ta fshihte njėfarė parapėlqimi pėr tė voglin, i cili nuk e kishte kundėrshtuar kėtė marrėveshje, por as e kishte kėrkuar.
Njė ditė, ata e urdhėruan Julianėn tė nxjerrė dy karrike nė kurtin e parė dhe tė mos kalonte mė andej, sepse kishin ca gjėra pėr tė folur. Ajo mendoi se dialogu i tyre do tė ishte i gjatė dhe vajti pra tė flinte pak, por ata e rizgjuan pas njėfarė kohe. I thanė qė tė fuste nė njė thes gjithēka tė vetėn, pa harruar tespihet e kristalta dhe kryqin e vogėl qė ia kishte dhuruar e ėma. Pa i dhėnė as shpjegimin mė tė vogėl, i thanė tė ngjitet nė qerre dhe tė vihen pėr udhė, nė njė udhėtim qė qe i lodhshėm dhe ku asnjėri s’e hapi gojėn. Kishte rėnė shi ; udhėt ishin tėrė llucė dhe ora duhet tė ishte tre e mėngjesit kur mbėrritėn nė Moron. Aty, Julianėn ia shitėn pronares sė bordellos. Marrėveshja ishte bėrė mė parė ; Kristiani mori njė shumė parash qė e ndau me tė vėllain.
Nė Turdera, Nilsenėt, qė ishin ngatėrruar nė kurthin (qė ishte gjithashtu njė rutinė) e kėsaj dashurie tė pėrbindshme, deshėn t’i riktheheshin jetės sė dikurshme prej njerėzish qė jetojnė mes njerėzish. Filluan sėrish tė luanin me karta, tė marrin pjesė nė luftime gjelash, dhe nganjėherė edhe tė bredhin. Kushedi, nė njė ēast tė dhėnė, mbase besuan se kishin shpėtuar, por pak mė vonė zunė tė mungonin secili nė krahun e vet nė njė mėnyrė tė pashpjegueshme, ose mė mirė, fort tė shpjegueshme. Pak para fundit tė vitit, i vogli tha se kishte ca punė nė kryeqytet. Kristiani shkoi nė Moron ; tė lidhur nė kanxhellat e shtėpisė publike, ai njohu, siē thonė, kalin e Eduardos. Hyri brenda ; tjetri ishte aty, duke pritur radhėn e vet. Thuhet se Kristiani i ka thėnė :
– Me kėtė ritėm kėshtu, do t’ua marrim shpirtin kuajve tanė. Mė mirė ta kemi pranė nesh.
Ai foli me pronaren, nxori ca monedha nga kuleta dhe e morėn gruan. Juliana u ngjit nė vithet e kalit, prapa Kristianit ; Eduardo e shpoi kalin e vet pėr tė mos i parė.
Jeta qė dihet rifilloi. Zgjidhja e poshtėr kishte dėshtuar ; qė tė dy i ishin dorėzuar tundimit pėr ta mashtruar tjetrin. Kaini bridhte andej, por dashuria e Nilsenėve pėr njėri-tjetrin ishte e madhe – e kush i di sfidat dhe rreziqet qė ishte dashur t’i kalonin sė bashku – dhe parapėlqyen qė vrerin e tyre ta derdhnin mbi tė huajt. Mbi tė panjohur, mbi qentė, mbi Julianėn e cila kishte futur grindjen mes tyre.
Muaji mars po dilte dhe vapa s’po largohej. Njė tė diel (dita kur njerėzit e kanė zakon tė shtrihen herėt) Eduardo, i cili po rikthehej nga mejhanja, pa Kristianin qė po fuste qetė nėn zgjedhė. Kristiani i tha :
– Eja ; duhet tė shkojmė tek Pardo, tė ēojmė ca lėkurė. I kam ngarkuar ; tė pėrfitojmė pak nga freskia.
Dyqani i Pardos ishte, mė duket, mė nė jug ; ata morėn rrugėn e Trupave, pastaj njė udhė tėrthor. Me rėnien e natės, fusha shtrihej anembanė.
Ecėn pėrgjatė njė zabeli ; Kristiani flaku cigaren qė sapo e kishte ndezur dhe tha qetėsisht :
– Hajt tani, nė punė ! Se mė vonė, janė korbat qė do tė na ndihmojnė. E kam vrarė sot. S’kemi tjetėr veē ta lėmė kėtu tė veshur. S’do t’i bėjė mė keq askujt.
Ata u pėrqafuan gati nė tė qarė. Tani i bashkonte dhe njė tjetėr lidhje : gruaja e flijuar aq trishtueshėm, gruaja qė duhej ta harronin.

Brari
29-04-2013, 08:59
i cilit vit eshte tregimi i Petro Markos?
Pergezime o Misto per papertimin ne sjelljen e ketyre tregimeve.

Pash nje dizaj nje film bazuar ne tregimet e De Amicis.

Kush na sjell tregimet e tij nga Cuore o ta qeras me nje trigon.

Misty-Blue
29-04-2013, 17:16
i cilit vit eshte tregimi i Petro Markos?
Pergezime o Misto per papertimin ne sjelljen e ketyre tregimeve.

Pash nje dizaj nje film bazuar ne tregimet e De Amicis.

Kush na sjell tregimet e tij nga Cuore o ta qeras me nje trigon.

Nuk jam plotesisht e sigurt por, besoj se tregimi i Petro Markos i perket vitit 1936.

Brari
30-04-2013, 02:29
po vete a shkruan tregime ti misto?

pse nuk shkruan..?

durim ke.. derisa sjell tregimet e te tjereve.. hyja dhe vete..

po nga azis nesini ke sjelle?
sill po munde..
eshte dhe nje rumun.. interesant.. karaxhale i thon me duket..

pirandelo..ka nje te bukur..
me ate ustain e qypave..

qe mbeti brenda ne qyp..

te lumte o misto.. qe mban gjalle forumin e letersise..

Misty-Blue
28-06-2013, 14:42
Jam tridhjetė e dy vjeē dhe ajo ėshtė tetėmbėdhjetė …

Tek e mendoj ndjej neveri.

Jam akoma tridhjetė e dy vjeē dhe ajo tashmė ėshtė tetėmbedhjetė … ja, kjo tingėllon bukur.

Jemi vetėm shokė, asgjė mė shumė, asgjė mė pak.

Unė kam njė grua, ajo ka gjashtė djem. Me ta del gjatė javės dhe me mua del njė tė Diel nė muaj. Tė dielave tė tjera shikon televizor nė shtėpi.

Kur shikon televizor ėshtė e lezetshme si njė Lopė deti.

Ka lindur nė 1963-shin, vitin kur qėlluan Presidentin Kennedy. Qe dhe viti i takimit tim tė parė. Atėherė dėgjohej shumė “Summer Holiday” e Cliff Richards, mė duket, jo?

Nuk ka shumė rėndėsi gjithėsesi, ajo lindi nė atė vit.

Nuk do e kisha imagjinuar kurre qė do dilja me njė vajzė tė lindur nė atė vit.

Dhe tani me tingėllon pak e habitshme. Mė duke sikur jam nė anėn tjetėr tė Hėnės, duke pirė njė cigare mbėshtetur mbi njė shkėmb.

Vajzat janė tė zhurmshme, thonė burrat pėrreth meje, tė gjithe njėzėri.

Gjėrat pėr tė cilat flasin vajzat qėndrojnė nė njė tjetėr plan dhe pėrgjigjet e tyre janė gjithmonė banale. Megjithatė ato dalin shpesh me vajza. Do tė kenė gjetur vajza jo tė zhurmshme ?

Sigurisht qė jo. Shkurt, ėshtė fakti qė janė tė zhurmshme qė I tėrheq.

Gėzojnė nga thellėsia e zemrės sė tyre nė kėtė loje tė komplikuar ku njė kove me bezdi hidhet mbi to, ndėrsa ata nuk hedhin as dhe mė tė voglen pike bezdie mbi vajzat.

Tė pakten, mua mė duket kėshtu.

Fakti qė nėntė vajza nė dhjetė janė tė bezdisshme, por natyrisht nuk janė tė vetėdijshme.

Janė tė reja, tė bukura, plot kureshtje. Mendojnė se janė krejt tjetėr veē tė bezdisshme jo.

Oh, Zot.

Nuk po I qortoj, as I urrej. Pėrkundrazi, I dua. Mė kujtojnė ditėt e zhurmshme tė rinis sime. Kjo ėshtė , si ta them, e mrekullueshme. Ishim shume tė bukur, tė rėndomtė dhe tė zhurmshėm, kur ishim tė rinjė.

“Ej, nuk e ke imagjinuar kurre tė jesh pėrseri tetėmbedhjetė vjeē?” me pyet ajo.

“ Jo, kurrė, e asnjė shume parash nuk do mė bėnte qė tė doja tė isha pėrseri tetėmbėdhjetė vjeē”, pėrgjigjem. Mu duk sikur nuk kuptonte ēfare thoja.

“ Jo? Vėrtet? “

“Sigurisht, jo”

“Pėrse?”

“ Me pelqen ai qė jam tani”

E pėrhumbur nė mendimet e saj, me kokėn mbėshtetur mbi dore, pėrziente me luge kafenė.

“ Nuk mund ti besoj asaj qė thua”

“ Do bėje mirė ta besoje”

“ Por ėshtė bukur tė jesh I ri, jo?”

“ Po mendoj se po”

“Atėhere pėrse dėshiron atė qė je tani?”

“ Njė herė e vetme mjafton”

“ Unė nuk jam e bezdisur duke qenė e re”

“ Hėmm, pėrveē kėsaj je akoma tetėmbėdhjetė vjeēe”

“Kuptoj” thotė . E unė mendoj se tashme ėshtė tetėmbedhjetė vjeēe.

I thirra njė kameriereje dhe porosita njė tjetėr birrė. Jashtė po binte shi e nga dritarja mund tė shikoja Portin e Yokohama-s.

“Ej, pėr ēfare mendoje kur ishe tetėmbedhjetė vjeē?”

“ Tė shkoja nė shtrat me femrat”

“ Gjėra tė tjera?”

“Jo”

Ndaloi tė qeshuren dhe piu nga kafja e saj.

“ Dhe e bėje?”

“ Herė po, herė jo. Shumicėn e rasteve nuk ja dilja dot doja tė thoja”

“ Me sa vajza ke shkuar nė shtrat? “

“ Nuk i numėroj”

“Vėrtet?”

“ Nuk dua t’i numėroj”

“ Po tė isha burrė me siguri do i numėroja, duhet tė jetė zbavitėse”

Nganjėherė mendoj se mund tė ishte zbavitėse tė isha pėrseri tetėmbedhjetė vjeē, por kur nis tė mendoj se cila do ishte gjėja e parė qė do doja tė bėja, nuk mė vjen ndėrmend gjė.

Nuk arrij tė mendoj ndonjė gjė tė cilen do doja ta bėja po tė isha tetėmbedhjetė vjeē.

A nuk do tė ishte bukur sikur tė isha tetėmbedhjetė vjeē dhe tė mund tė dilja me njė tridhjetė e dy vjeēare shume tėrheqėse?

“ Nuk ke menduar kurre se si do tė ishte pėr ty tė ishe pėrseri tetėmbedhjetė vjeē?” do pyesja.

“Hėmm” ajo do buzėqeshte dhe do bėnte gjoja sikur po mendohet pėr pak kohe dhe mė pas do thoshte “ Jo. Mbase ”.

“ Vėrtet?”

“Jo”

“Nuk kuptoj” do thoja unė “ Tė gjithe thonė qė ėshtė bukur tė jesh I ri”

“Po, ėshtė ”

“ E atėhere pėrse nuk do qė tė jesh pėrseri e re ? ”

“ Do e kuptosh kur tė plakesh”

Por jam tridhjetė e dy vjeē, kam bark dhe ka dy jave qė nuk dal tė bej vrap. Nuk mund tė kthehem e tė kem tetėmbedhjetė vjet. Ėshtė fakt.

Pasi kam mbaruar vrapin nė mengjes, pij njė kanoēe me lėng vegjetal dhe shtrihem mbi divan, duke dgėjuar “Day Tripper” tė Beatles.

“Daaaa-ay Tripper.”

Kur dėgjoj atė kėngė mė duket sikur jam nė njė tren. Shtylla dritash, stacione, tunele, ura, kulla, kuaj, oxhaqe dhe mbeturina qė shfaqen njėra pas tjetrės.

Nuk ka rėndėsi sa i gjatė ėshtė udhėtimi, pėrjashta pamja ėshtė e njėjtė dhe nuk mė tėrheq mė. Megjithatė dikur mė pėlqente. Personi i ulur afėr meje nuk ėshtė gjithmonė i njėjti. Mė ka ndodhur tė ulem dhe afėr njė vajze tetėmbedhjetė vjeēe. Isha nė ndenjėsen afėr dritares e ajo nė atė afer korridorit. “ Mund tė ndryshojmė vėndet?”. “ Faleminderit” thotė “ Jeni shume I sjellshem”. Nuk ėshtė se unė jam i sjellshem. Mendoj me veten duke buzėqeshur idhėt. Ėshtė vetėm se kam zakon tė bezdisem shumė mė shpejt se ti.

Tridhjetė e dy vjeē, udhėtar i sė Dieles.

I lodhur duke numėruar shtyllat e dritave.

Ja njė nga Haiku-t e mi tė bėrė keq.



Tregim i vitit 1983, nga Haruki Murakami. Perkthim i lire nga Alfred Bushi.

daniel00
08-07-2013, 20:11
Ai me ben te ndihem sikur jam duke ecur mbi nje tel te tendosur dhe mjafton nje fryme e lehte per te me kercenuar shterngimin ,per te shkrifur kete ngerc dhe per te rene pastaj ne nje cmenduri perfundimin e se ciles e dime shume mire te dy. Eshte e mundur qe edhe kur e di se je duke bere nje cmenduri , edhe atehere kur e di se nje "shkendije pasioni" do te perfundoje ne nje tuberlance shpirterore , ne nje pershtjellim ditesh dhe ndjesishe ku lendimi dhe dhimbja, gjykimet dhe ndjenjat e fajit jane ingrediente te pashmangshem , ti me vetedije dhe deshire rend pas tij, investon ,"derdhesh mbas tij"!?
C'eshte kjo lloj cmendurie qe na ben te derdhim thase hormonesh ne nje ekstrem tonin, ne nje tingull te tendosur , melodia e se cilit e di qe nje dite do te rreshte se "kenduari" per ty!?

* * *

Ai erdhi , u "rikthye" ne nje moment kur te dy ne kishim ngritur nje kasolle dhe e kishim "burgosur" aty shkendijen tone te pasionit, i kishim vene prangen cmendurive dhe po mundoheshim te kanalizonim deshiren per njeri-tjetrin ne nje "ane tjeter" , ne nje prespektive qe do te ishte " prane nesh" edhe me vone se e tashmja. Erdhi natyrshem , si vete ai , dhe trokitja e tij ne mesnate ndezi edhe nje here motorret , duke i dhene shkendijes dimensionin e flakes qe te djeg. Ndenjem te perqafuar per gati 10 minuta dhe dukej sikur po c'malleshim me parfumin e njeri-tjetrit. Nuk e pyeta se perse kishte ardhur, thjeshte kur ndeza driten e kuzhines , e gjeta ate me koken ne frigorifer duke komentuar per "rregullin" brenda tij dhe duke thene qe ishte pikerisht ai "rregull" qe me pengonte ,qe me kishte prangosur kembet duke ia kufizuar atyre dhe hapin. Kenaqesha me veten kur e shihja e degjoja duke folur per te tilla gjera dhe duke qeshur i thashe " me behet qejfi qe te pashe". Heshtem te dy ,si per te perfunduar me mendje frazat e tjera qe do te donim te artikulonim.
Mbas pothuajse 2 oresh bisede pa i ndjere , mesova se ardhja e tij ishte nxitur thjeshte nga nje "fraze" , qe ate e kishte trembur dhe frikesuar.... Dhe ja ku "hipa" perseri ne ate telin e tendosur dhe po mundohesha te ruaja ekuilibrin , po mundohesha te krijoja nje bazament te forte te "vetes" ne menyre qe te mos kredhesha ne krahet e tij. Ne mendje me vertiteshin te gjithe takimet tona si sekuenca filmash me metrazh te shkurter dhe po mundohesha te gjeja kuptimin e gjithe kesaj , dhe nderkohe ndjeja temepraturen qe me kishte ndezur dhe syte i ndjeja te rende, sikur po me mbylleshin. Ne moment artikulova nje pyetje ( duke e ditur qe do me shpiente ne nje tjeter drejtim ) : - Nuk mendon se eshte gabim? E kam fjalen per gjithe kete? Eshte gabim per te dy ne apo....?
Nuk me la te perfundoja asgje, thjeshte me ndezi nje cingare dhe vetem pasi e thithi ai njehere ma dha mua dhe me tha : - Thithe dhe nxirre, nxirr perjashta njehere e mire ate se cfare bluan perbrenda dhe mos ler qe gjerat mes nesh te "ndertohen" nepermjet heshtjes.
Nje buzeqeshje qe ironizoj mendimet e mia , ate se cfare ndjeja ne moment u pikturua mbi fytyren time dhe u dorezova duke gjetur diferencen e pare midis nesh ne ato momente; ai ishte gati te digjej , kurse une ndonese (po) tashme kisha hequr dore ( pak para se ai te rikthehej).
Nje absurd qe bashkon fatet e dy njerezve krejtesisht te ndryshem ne cdo gje dhe i vendos ato ne nje tel , duke i ferkuar me njeri-tjetrin si guret e nje cakmaku dhe duke ndezur keshtu shkendija dhe duke bere te besueshme se e pamdunura mund te arrihet vetem sepse " jemi ne", duke bere qe flaka mund te mos djege vetem sepse "jemi ne" .....

Me duhet te ndal "vrapin" dhe te mjaftohem me idene se se fundmi jo gjithcka qe ndjej jam duke mundur ta shpreh, ose me sakte duke ditur si ta shpreh dhe te vishem e te behem gati per nje "jete" ndryshe. ( Nuk dua te them pa te, sepse e di qe ai gjithnje do te jete).

Si perfundim : Never be the same ...........

Dita e pardjeshme....

x

Misty-Blue
16-07-2013, 19:07
Pasqyrė e vjetėr shkodrane- Ernest Koliqi

Kthye nė Shkodėr mbas shumė vitesh largese, njė ditė qesh i grishun pėr drekė ke do tė afėrm tė mi. Si mbaroi sofra, mė vunė me pushue nė zheg nė njė odė tė gjanė qė i hapte dritoret me hekura kah kopshti mbas shtėpie. Gjithkund ngjeti, mbrendė e jashtė, dielli mizor i kulmit tė verės derdhte dritė verbuese e vapė zharritėse. Por nė atė odė s’hynte aspak vapa e pak fort drita. Ishte fresk. Jo vetėm fresk, por gadi si tė ftoftė. Kėshtu, nemose, m’u duk mue. Si njė kujtim ditėsh tė gjata shiu, tė shiut dimnor tė Shkodrės, rrinte pezull aty mbrendė e mė dha njė tė dridhun tė papritun, jo aq nė trup sa nė shpirt. Kėtė pėrshtypje tė ēuditshme dimnore nė pikė tė verės, tue hy nė atė odė, s’ta epte gjysmėterri saj (dritoret, tė ulta e tė thella nė mur, s’e linin dritėn e madhe tė jashtme tė depėrtojė me plotni tė lirė), por vjetėrsia e orendive, ngjyrat e zbeta qė aty vinin tue u venitun e sidomos akulli i njė pasqyre tė stėrmadhe rrethue me njė suazė tė trashė, prarimet e sė cilės ishin nxi e ēue leskėr.
Ato orendi, ato ngjyra tė morituna e atė pasqyrė unė i njifja. Kalama, shpesh herė luejta e fjeta nė mes tyne.
Sa mė lanė vetėm para dyshekut tė shtruem, m’u pėrkujtuen netėt e fėmijnisė kur buja ke ata tė afėrm tė mi.
Njė shėrbėtore mė ēonte me fjetė mbas darke tue mbajtė me njanėn dorė kandilin vojguri e rue shtrėngue me tjetrėn dorėn time tė vogėl, e cila dridhej si tė tanė trupi nga friga e bubazhelave qė struken ndėr skaje tė errta tė shtėpive pėr me iu kėrcnue trathmend kalamajve. Drita e kandilit e lėvizun nė ecje kėrcente me hov mbi orendi tė mbytuna nė terr, tė cilat si tė grishuna nga njė urdhėn i vrikshėm, paraqiteshin njė ēas nė tubė tė rrezeve e zhdukeshin prap, tue u fshi prej shikimit tim tė trembun. Por, i vendosun kandili mbi komoh, drita e qetė qė lėshonte rrotull m’a fashiste tutėn e unė fleja menjiherė tue e lanė pėrgjysmė pėrrallėn e shėrbėtores.
Njė natė drita e kandilit shkoi e shkrepi nė pasqyrė tė madhe ndėrmjet dy dritareve.
Si nėpėr njė derė befas tė ēelun, vėrejta njė lėvizje tė frigueshme hijesh nė atė odė tjetėr qė dukej pėrtej pasqyrės. Kėlthita. Shėrbėtores gadi sa s’i shpėtoi kandili doret.
- Ēa ke, more shėnjallė?…
- Shifi, aty mbrendė…
- Karabush, aty s’ka kurrgja, kujtova se ēka pate!
- Ēoje kandilin… Due me pa aty mbrendė… Ajo mė tha me nji za tė premė:
- S’ban. Nuk duhet me u shikue natėn nė pasqyrė. Asht keq.
- Keq? Pse keq?
- Pse njashtu!
Edhe me pasė dashtė, ajo sigurisht nuk do tė dinte me dhanė zhvillim ma tė gjatė. Si njerėzit e popullit, bestytnit i ndiqte me bindim pa kėrkue psehin e tyne. Mue ajo fjalė e saj mė mbet e ngulun ndėr tru, kėshtu qė deri vonė i dreshta pasqyrat natėn.
Ky kujtim mė mbante nė kambė midis asaj ode tė vjetėr e mė bante me harrue pushimin e zhegut, ndonėse gjithė-shkafja aty ku ndodhesha ndiellte gjumin. Flinin orendit e repuna e tė plasarituna, flinin pelhurnat tė daluna boje; flinin pa kurrnjė uzdajė zgjimi. Bashkė me trishtimin qė japin gjithmonė sendet e bukura tė vjetrueme, nė shikim tim u pėrzie malli i hollė grumbullue mbrenda meje nga njė mergim i gjatė jashta Shkodre.
Shortia e jetės madhėshtore shkodrane, tashma nė perėndim, mė kapi e mė robnoi.
Ajo shtėpi, ajo odė, ato orendi, tė gjitha ato sende tė heshtuna dikur kishin qenė plot jetė.
Pėrkujtova nė atė zheg vetmitar ditėt e sosuna kur emni i qytetit tonė pėrmendej nėpėr tregje tė largta nė Lindje e nė Perėndim, e kuajt qė niseshin me mall Shkodre pėr Rumeli dredheshin ngarkue me pare, e barkėt e Ulqinakėve qė lundronin mbushė me prodhime tė vendit na sillnin nė kthim cohna tė ēmueshme pėr reshperesha, gryka tė mermerta pusi pėr oborret e dyerve tė para, pasqyra tė mėdha Venedikut pėr odat tona. E aty nė trapazan tash flinin mbulue me pluhun vjetėrsie sinia e tepsia, legena e jebrikė remi qė dikur dorė nėpėr dorė vezulluen ndėr darsma e gostina, tue pėrcjellė me tingull tė tyne kumbor, nė tė shtruem e nė tė ēuem tė sofrave, jonet e qemaneve e tė sazeve edhe takllimėn e dajreve. Flinin minderėt me shtroje tė zverdhueme tue andrrue ndoshta mėngjeset kur shtėpia vlonte me fare-fis, miq, dashamirė e zotnijt me brandavekė tė mundafshtė e ēarapė tė bardhė e kėpucė lustrafini me llastika, kthye mbas sa muejve prej tregtimeve pėrtej deti, pritnin, krenarė e tė ngrehun ndėr jelekė me sumbulla ari ēelė mbi kėmishė tė fortė ku spikaste kravata e zezė, shokėt qė ngarendėshin me u urue mirardhjen. Halia me ngjyra tė tretuna, ku unė kisha kambėt, pėrkujtonte pashmangėt e kuqe me tė qindisuna ari, ato pashmangė nusesh e zojash qė e shkelen ambėlsisht kur lajlet e saja shėndritshin tė reja.
Njė botė e lume zgjatej nė atė gjysmaterr, njė jetė sot gadi e harrueme nisi me lėvizė nė atė odė e kėrkoi ngjyrat e veta tė dikurshme, dritėn e shkimun tė agimeve. Kėrkoi njė za qė ta ringjallte. Zanin tim.
E papritmas pasqyra ndriti. U pėrshkue nė dritė tė saj si njė vetimė zgjuese. Ajo pėrfshini nė gjinin e vet atė botė e atė jetė tė harrueme e m’i qiti pėrpara rrethue me avuj
mallėngjimi e bukurie. Mė kishte rrėmbye kryekėput shortia amullore e jetės shkodrane. Dėshirova pėr vetė njė lumni tė pėrgjumėshme nė atė shtėpi tė vjetėr, nė atė odė tė madhe e tė errėt, tue ndjekė besnikisht zakone perėnduese, tue u qarkue nė njė rreth kujtimesh tė qeta e pėrkundėse. Deshirova njė lumni anakronistike qė tė m’a shuente hovin e gjakut rinor nė ritmin e kadalshėm tė vet.
Iu avita pasqyrės. Fytyrimi im u shkep prej fiindit tė saj edhe eci kah unė tue u zmadhue nė breshnor tė akulluem. Por s’pata kohė me shikue veten. M’a tėrhoq vėrejtjen dishka tjetėr.
Pasqyra s’e kishte ma atė dritė tė qartė qė pati nė kohėn e fėmijnisė sime. Ca avuj tė zbardhukėt ia mjegullonin fundet e mistershme ku pash tue ardhun e tue u shkrue, pėrherė ma qartas, disa fytyra trimash e grashė. U solla me shpejti por askush nuk gjindej nė odė, veē meje.
Pasqyra po hapte gjinin e vet ma tė mshefun e po shpaloste para meje shka pasqyroi nė kalesėn e saj.
Kallėzohet ndėr pėrralla se natėn prej kėnetės s’argjantė ndriēue nga rrezet e zbeta tė hanės dalin njė nga njė jashta valėve tė qeta Zanat e ujit me tisa tė shtjelluem pėr me endun valle mbi brigje tė heshtuna. Krejt njashtu prej fundeve tė asaj pasqyre tė vjetėr dolen edhe m’u rreshtuen pėrpara, aty nė breshnor tė mugėt, pa qitė za prej goje, zotnij e zoja tė kohės qė u fik. Fytyra ime i ngjiste fytyrave tė tyne.
Heshtja nė odė ishte e lehtė si mazė qumėshti qė njė krisėm e papritun mund tė bajė me u plasė.
Unė theva atė heshtje tė mrekullueshme me njė gaz shpotar qė i shkundi e i trembi ato hije tė parėsh.
- Jeni strukė aty nė fund tė pasqyrės pėr me rrejtė Dekėn. Keni ndejė me vite e vite tue mė pritė. E s’mbrami, kujtuet se erdhi dita juej. Jo, poeti s’e humbė jetėn e vet pėr me ringjallė tuejen. Gėzimet e idhėnimet, qė ju tronditen, qenė tepėr tė ngushta. Unė kam dėshirė ma tė gjana e ma tė nalta. Lumnia qė ju shijuet motit mė duket e pakrypė. Nė kėtė breshnor tė marrun drite, unė due me kundrue fytyrėn time tė re jo fytyrat e jueja tė vjetra.
Njė zojė e hijeshme mė pėrgjegji tue buzėqeshė mallėngjyeshėm:
-Po fytyra jote asht jona. Na jemi pėrtri nė ty. Kėtė ngushullim falė jeta e brishtė njerėzore, drita e gjakut sa fiket nė prindin ndezet nė djalin e me tė, fisnikia e dėshireve. Ti je djali ynė e nė ty vlon gjaku qė bani me lulėzue prendverat tona. Mos na bje mohit. Ringjalle tue pėrlavdue motin nė tė cilin na gėzuem e vuejtem. Mate jeten tande nė ritmin e zakoneve qė prej nesh trashigove. Ti je krejt yni. Na tė kemi gjinikue. Gojdhana jonė duhet tė vazhdojė nė ty e nė poezinė tande.
- E kam kėndue dikur paqin e plogėt tė ditėve tueja, andjet e pėrgjumshme mbrenda avullijave qė ndajnė prej botės. Sot ndrrova. Dėshireve ju u vutė pėr caqe murin e shtėpisė edhe lumin e qytetit. Unė dashunoj lirinė qė then ēdo cak tė padrejtė e ēon, pėrtej mureve e pėrtej lumejve, nė vllaznim me tė panjoftunin e udhės qė flet gjuhėn time. Lumnia qė ju kėrkuet pat njė ritėm tė ngathėt e qe rrethue me njė bukuri tepėr vetmitare. Unė due ndiesit e forta e tė hapta qė nxisin me ia hy veprimeve tė guximshme, dashunoj lėvizjet pėrtrise, sruhit pastruese, luftat plot rrezik qė nxjerrin nga fati me pėrdhuni agime ma tė lume pėr tė gjithė; adhuroj qiellat e lira, shqipet fiuturuese dhe theroret e pėrtrime maje maleve qė kanė Zanat pėr priftnesha.
Ata ulen kryet e, njė nga njė, u larguen kah fundet e mjegullueme tė pasqyrės edhe humben nė mbretninė e hijeve.
Bukuria e zbehtė e jetės shkodrane tė dikurshme mbet e robnueme nė avujt e njė pasqyre tė vjetėr, ku unė s’deshta me u pasqyrue.