PDA

View Full Version : Faik Konica


Askushi
14-09-2012, 17:19
Faik Konica

http://2.bp.blogspot.com/_RgsiuskymHM/TFSmW_GQ5cI/AAAAAAAAA50/LUFMVQ1_D3s/s400/u2_FaikKonica.jpg

Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.

Askushi
14-09-2012, 17:22
FAIK KONICA: NUK JAM UNĖ

Nga Aurel Plasari

“E di se jam nga ata njerėz qė njerėzit nuk i duan,
por jam nga ata pėr tė cilėt atyreve u bie nė mend.”
P. B. Shelley


Fytyrė dhe maskė

Pėrse vallė Faik Konica ka mbetur njė nga ata personalitete madhorė tė mendimit dhe veprimit shqiptar tė cilėt vijojnė ende tė vuajnė “tė kuptuarit e reduktuar”?

Autorėt kryesorė qė kanė transmetuar bazėn e tė dhėnave pėr figurėn e tij pėrbėjnė njė burim dore sė parė, si F. S. Noli me Hyrje dhe Faik Konica: Njė kryqtar te Shqipėria kopshti shkėmbor i Europės Juglindore, por edhe burime dore sė dytė, si Q. Panariti me Parathėnie (po aty), P. Kolonja me Si e njoha Faik Konitzėn nė Faik Konitza 1876-1976 (New York 1976) etj. Pėr pjesėn qė i takon personalitetit tė tij, kjo bazė ėshtė pėrdorur edhe prej autorėve mė nė zė qė mbi tė kanė shkruar: N. Ressuli, H. Kaleshi, L. Starova, A. Karjagdiu, S. Hamiti. Titulli i gjetur i librit tė kėtij tė fundit, Faik Konica: jam unė, ka vetinė tė sugjerojė trajtimin e figurės nė fjalė edhe nė kahun e pėrkundėrt; d.m.th. duke synuar kapėrcimin e “tė kuptuarit tė reduktuar”, i cili do ta vinte nė pikėpyetje autenticitetin e figurės ofruar nga Noli-Panariti-Kolonja. Tė dhėnat e kėsaj tresheje, nė njė rast si ky, do tė duheshin shqyrtuar me dyshim, qoftė duke vėnė nė dukje numrin e mospėrputhjeve qė godasin syrin edhe midis kėtyre transmetuesve tė ndryshėm, qoftė duke shtruar mundėsinė e njė pasqyrimi tė shformuar nė tė dyja kahet: duke ia shėmtuar fytyrėn Faikut, ose duke ia zbukuruar atė.

Faik Konica nuk pėrfaqėson njė personalitet tė atij lloji qė mund tė mbetet nė njė kulturė vetėm prej njė atributi, pėr shembull prej veprės letrare. Apo prej veprės historike. Kėtu zė fill, virtualisht, njė “tė kuptuar i reduktuar” i tij. Ai mund tė mbetet sa prej veprės qė ka realizuar, aq edhe prej mėnyrės sė tė jetuarit dhe tė tė sjellit qė ka konceptuar, me fjalė tjetėr tė asaj qė ne sot e quajmė “behaviour”. Me njė prerje tė rėndė mund tė thuhet sot se vepra e Konicės, si e tillė, ka njė vlerė relative pėr kohėn tonė, ndėrsa mėnyra e tij e tė jetuarit dhe tė sjellit, pėrkundrazi, nuk ėshtė ende vlerėsuar sa do tė duhej.

Vlerėsimi relativ sa i pėrket veprės nuk vė nė dyshim rolin e pamatė kulturor qė ka luajtur, si dhe ndikimin e gjithėmbarshėm qė ka ushtruar, nė kohėn e tij dhe mė mbas, Faiku. Ēėshtja ėshtė qė rezulton e vėshtirė tė pohohet se vepra e tij pėrbėn ndonjė kontribut me rrezatim jashtė tė zakonshmes pėr kohėn tonė. Ngjan i vėrtetė konstatimi se, duke u marrė me shumė punė dhe duke i vėnė vetes shumė barrė mbi shpinė, Konica as qė pati kohėn t’ia ngejė vetes “monumentin” nėpėrmjet veprės. Veē kėsaj, ai nuk u ndal te njė specialitet i vetėm, por parapėlqeu tė ishte njeri kulture me aspirata ndaj universalitetit. Ndonėse qysh nė kolegj e quanin “filozof”, sė paku letėrsia dhe historia i interesonin nė tė njėjtėn masė, por jo mė pak i interesonin gjuhėsia, filologjia, muzika, politika, antropologjia kulturore, arkeologjia etj. Madje pyetja mund tė shtrohej se ēfarė specialiteti mendonte vetė Konica se kishte.

Tė bėnte ndokush njė orvatje pėr tė restauruar mendimin nė pėrgjithėsi tė Konicės, ka gjasa qė tė zhgėnjehej. (Mund t’i ndodhė, pėr shembull, ndokujt qė mendon tė punonjė njė tezė mbi mendimin e tij.) Do tė duhej pranuar qė, nėse kemi vepra tė Konicės, qofshin kėto edhe tė njė vlere tė lartė kulturore, si Doktor Gjilpėra kėrkon rrėnjat e dramės sė Mamurrasit, Pesė pėrralla nga Zullulandi apo esenė postume Shqipėria kopshti shkėmbor i Europės Juglindore, nuk mund tė thuhet se cilėn pikėrisht ka Konica vepėr. Fakti ekscentrik qė tė gjitha punimet e tij me synime tė mėdha kanė mbetur ose janė lėnė tė pambaruara vetėm sa ua shton atyre relativitetin nė vlera. Edhe nėpėrmjet kėsaj rruge pėrjashtuese mund tė dilet nė pėrfundimin se njė vepėr e njėmendėt arti dhe kulture njėherėsh, qė Konica i ka dhuruar trashėgimisė sė kombit tė tij, ėshtė vetė personaliteti i tij jashtė tė zakonshmes.

Mund tė thuhet qė pėr ta vlerėsuar kėtė instancė neve na mungojnė vetitė pėrkapėse. Ka mundėsi qė kėto veti tė lidhen me faktin qė njeriut modern, nė kuptimin etik, nuk i intereson pėrkryerja e jetės vetjake, aq mė pak e jetės sė tė tjerėve; madje i duket sikur masa e njė jete njerėzore ėshtė mjaft e vogėl pėr “parathėniet” qė njeriu sot jeton. Njeriu modern nuk e ndien veten pėrgjegjės si individ, as pėr mirė as pėr keq. Tė kujdesesh pėr pėrkryerjen e jetės vetjake sot nuk ėshtė nė modė, ėshtė diēka e kapėrcyer, e tejkaluar. Ėshtė njė virtyt i kohėve idilike tė shoqėrisė. Por edhe kėtu mund tė gabohemi. Ka gjasa qė, pikėrisht ngase duam tė tejkalojmė stadin e jetės individuale, na duhet tė kujdesemi pėr jetėn tonė mė shumė se mė parė. Dikur, ndoshta, kishim kohė ta shtynim kėtė punė, ta bėnim pėrkryerjen tonė njė problem tė jetės mbarė. Sot, pikėrisht ngase duam t’i shėrbejmė njė ideali tjetėr qė nuk ėshtė jeta individuale, duhet tė nxitojmė pėr ta pėrkryer veten. Nė kėtė raport tė dhėnies e marrjes me veten - pėr t’i krijuar vetes personalitetin njė cope – modeli i Konicės hyn ende nė punė. D.m.th. ėshtė aktual.

I vjetėr qysh nė tė ri

T’i quajmė gjėrat me emrin e tyre: a nuk ka Faiku qysh nė tė ri, qysh kur mėson nė Gjimnazin grek tė Konicės, nė kolegjėn e Shėn Ksavierit nė Shkodėr, apo nė Liceun perandorak tė Gallatės, a nuk ka diē prej njeriu tė pahonepsshėm? Me shokėt e klasės e ka tė vėshtirė tė merret vesh. Mėsuesit e vlerėsojnė, por shumė pak e duan. Qysh nė kėtė moshė ėshtė njė ēunak nursėz, mezi jep e merr me ata qė ka pėrreth dhe, pėr mė shumė, ėshtė edhe nxėnės i shkėlqyer! E habitshme do tė ishte tė mos e ndiqte antipatia. Kur kolektivisht bėjnė ekskursion nė Izmir, nė vend qė tė pijė duhan tinės ose tė kthejė ndonjė gotė birrė, sikurse bėjnė “tė tjerėt”, ai shėtit i vetmuar duke lexuar Rousseau-in. Qysh nė kėtė periudhė jeta e tij e brendshme nuk duhet tė jetė pa dramatizėm. Mbetet nė mend prej tij shembulli i tė riut qė ēohet pėrditė rreth orės gjashtė, mbasi ka punuar deri afėr mesnatės, i cili nuk pėrgatitet vetėm pėr “shkollėn”, por punon pėr “veten”, duke studiuar me tė njėjtin seriozitet vizatimin dhe flautin, algjebrėn dhe logjikėn, sikurse mėson frėngjishten dhe sanskritishten.

Nė kohėn e sotme ekziston njė model ēunaku nė vogė: inteligjent dhe skeptik, i shkėlqyeshėm dhe dembel. Mirėpo, edhe nė ka diēka tė mirė te njė ēunak i tillė, edhe ai do tė duhej tė turbullohej, tė tronditej kur t’i nxirrnin pėrpara rininė e Konicės si njė leksion. Autori i kėtyre radhėve e pranon pa mėdyshje se do tė kishte qenė sot njeri mė i pėrgatitur sikur dikush, nė kohėn kur ai ishte nxėnės, t’i kishte nxjerrė pėrpara shembullin e njė ēunakėrie si ajo e Konicės. Njė ēunakėri, si dhe njė rini e tillė, nuk kanė vlera vetėm “nė vetvete”, d.m.th. vetėm pėr tė shpjeguar zanafillėn njė personaliteti tė ardhshėm, por pėr tė kuptuar tė gjithė “modelin”. Sepse Faiku ynė ka pėr tė mbetur gjithnjė po ai, deri nė pleqėri tė thellė. Prej ēunakėrisė do t’i mbeten atij do “huqe” qė te njeriu i pjekur mund tė befasojnė, nė mos edhe tė zhgėnjejnė.

Ėshtė, pikėsėpari, ajo ndjenjė pakėnaqėsie tė theksuar ndaj (gati) tė gjithėve dhe (gati) gjithēkaje rreth vetes. Njė pakėnaqėsi qė Konicėn ka pėr ta shoqėruar gjatė krejt jetės sė vet, duke u shndėrruar shpesh deri nė pėrēmim. (Nė lerėn e detraktimit tė figurės sė njė bashkėkohėsi tė tij, mjeti stilistik mė i shpeshtė me tė cilin Konica i drejtohet ėshtė forma interjektive: “Tė meprizoj! Tė meprizoj!”) Vjen mandej ndjenja e veēimit, pėr tė cilėn ai, njė ditė prej ditėsh, lypset ta ketė kuptuar se nuk ia kanė fajin vetėm “tė tjerėt”. (Nė nivelin letrar do tė thuhej se ai, ashtu si Flaubert-i, qenkėsh pakėz Zonjė Bovary.) E lidhur me kėto dy ndjenja duhet tė jetė edhe njėfarė erandjeje mbas njė ore lumturie, njė gjėsend tė cilin as vetė nuk e ēanėson dot, por pėr tė cilin ai ėshtė i gatshėm tė braktisė shumėēka. Pėr kėtė ndjenjė tė fundit, duke mos e ditur saktėsisht ē’pėrmbajtje ka, ai nuk gjen dot emėr. Por ajo, megjithėkėtė, e ndjek kėmba-kėmbės.

Ēfarė do ai, fundja mė nė fund? Njė dashuri tė madhe? Njė miqėsi ideale? Njė mirėkuptim tė pėrkryer? Dhe kėto qenkėshin fitoret mė tė mėdha nė jetė? A nuk pėrfaqėsojnė edhe kėto diēka nga mediokriteti i pėrhershėm njerėzor?

Midis dy palėsh

Faik Konicės i bie tė jetė nė kulturėn shqiptare personaliteti qė ka qėndruar kohėn mė tė gjatė mes dy palėsh: akuzatorėve dhe avokatėve mbrojtės. Pėr ta ilustruar kėtė hipostazė, mund tė zgjidheshin pėr t’u vendosur pėrkundrejt njėri-tjetrit Dh. S. Shuteriqi si pėrfaqėsues par excellence i akuzatorėve (Literatura jonė, 6 - 7/1948) dhe N. Ressuli si pėrfaqėsues po aq i shquar i avokatėve mbrojtės (Faik Konitza 1876-1976).

Shkruante studiuesi nga Shqipėria socialiste: “Faik Konica ishte vegėl e politikės imperialiste t’Austrisė nė vendin tonė, agjent i kėsaj politike”; ia kthente tjetri nga ShBA: “Faiku filoaustriak! Po kush nuk e hiqte veten nga fundi i shekullit XIX dhe nga fillimi i shek. XX se kinse ishte “filo” i ndonjė Pushteti tė Madh qė shfaqte interesim politik pėr Shqipėrinė?” Dhe, mbasi rendiste argumentet se pėrse nė periudhėn nė fjalė Austro-Hungaria ishte me tė vėrtetė mbrojtėsja e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve, shtonte edhe: “As nuk duhet tė mendojmė se Faiku e pranonte politikėn austriake nė Shqipėri me sy mbyllur: aspak! S’ishte aso burri Faiku qė t’ia mbyllje gojėn ose t’ia lidhje gjuhėn! E provon fakti se ai edhe u pėrzu nga toka e Perandorisė pse kishte kritikuar veprimtarinė e austriakėve nė Shqipėri gjatė luftės”.

Shkruante Shuteriqi: “Urrejtja pėr Naimin zjente nė zemrėn e tij tė zezė dhe kėtė urrejtje ai e mbėshtillte nė fjalėt lajkatare qė mbanin mė se njė gjėmp tė helmatisur kur i binte tė fliste mbi Naimin tek Albania e tij...”; sqaronte Ressuli: “Pėr Faikun, i rritur nė Francė ku nė fund tė shekullit tė kaluar ndriēonin yjet e njė Verlain-i, tė njė Baudelaire-i, tė njė Rimbaud-i, ē’mund tė ishin vargjet e Naimit veēse “vjersha pėr dervishė”?”; Ressuli nuk druante tė shėnonte nė parantezė: “S’ka dyshim se me Naimin Faiku e teproi... ”; porse shtonte edhe “Megjithatė, qė Faiku ua preu hovin sa e sa kalemxhinjve, ky ėshtė njė fakt i pamohueshėm”.

“Shok i Fishtės dhe i shokėve tė kėtij, Faiku nuk mund t'i printe lėvizjes patriotike tė Rilindjes dhe as letėrsisė sonė pėrparimtare tė kohės. Ai ishte dhe mbeti tėrė jetėn eksponent i politikės dhe i letėrsisė antinacionale shqiptare", shkruante Shuteriqi; sqaronte Ressuli: “Faiku, njeri me kulturė krejt perėndimore, nuk e ndien veten tė lidhur me Orientin; ishte fare e natyshme, prandaj, qė ai tė ndiqte njė rrugė tjetėr nga ajo e Naimit si nė lėmin e kulturės, si nė lėmin e politikės”.

Shuteriqi: “Shkrimet e klerit katolik do t'i mbushin ahere faqet e Albanias dhe do tė vazhdojnė gjersa tė ketė jetė revista, gjer mė 1909"; Ressuli: “Rreth Faikun nė Albania u mblodhėn tė rinjtė mė tė mirė tė asaj kohe, si L. Gurakuqi, Gj. Fishta, Ēajupi, Noli, F. Shiroka, H. Mosi, Asdreni dhe plot tė tjerė tė njohur dhe tė panjohur”.

Shuteriqi: “F. Konica nuk do tė dinte si tė gjejė lėvdata mė vonė pėr poezinė epike tė shokut tė tij Gjergj Fishtės, dhe nuk do tė merrte mundimin tė bėnte hesape se nė sa vargje mund tė reduktohet Lahuta e Malcisė pėr tė qenė mė e tėrheqėshme dhe mė e shėndoshė, tė paktėn artistikisht”; Ressuli: “Aty [tek Albania] u zhvillua edhe mė shpirti demokratik, aty lindi kritika letrare, aty lindi proza artistike”.

Shuteriqi: “...me njė cinizėm tė rrallė denigruesi qė e karakterizonte atė...”; Ressuli: “... tip gjaknxehtė, rebel, i rritur nė njė Francė demo-liberale ku nuk pati kurrė fre gjuha e ku plasėn e u rrahėn luftat mė tė rrepta fletorare nė lule tė djalėrisė sė tij, si kaq shkrimtarė tė huaj, ai ndien nevojėn tė ngrihet kundėr disa sistemeve e metodave tė bėra tė zakonshme ndėr ata pak shqiptarė qė merreshin atėhere me shkrime”.

Shuteriqi: “Faiku qe Faiku dhe nuk la gjė pa bėrė [...] Faik Konica mbeti njė varrmihės i pakorrigjueshėm [...] Ai ndenji dit’ e natė me kazmė nė dorė kundėr popullit”; Ressuli: “Nga atdheu i Voltaire-it ai trashėgoi edhe njė cilėsi tjetėr nė prozė: humorin, rreptėsinė e mprehtėsinė e ironisė e tė sarkazmit, esprit-un. Shumica e shkrimeve tė tij janė njė shembull i pavdekur i kėtij esprit-u tė paarrirė kurrėmė prej ndonjė shkrimtari tjetėr nė prozė. Nė ēdo luftė qė ai rrahu, doli gjithnjė triumfonjės vetėm pėr hir tė kėtij esprit-u. Ai i pėrkuli, i shpartalloi, i asgjėsoi armiqtė vetėm e vetėm me armėn me tė rrezikshme qė natyra i fali, me ironinė, me sarkazmin, me talljen e pėrbuzjen”

Shuteriqi: “F. Konica inauguronte sulmin kundėr ēdo gjėje pėrparimtare nė letėrsinė tonė”; Ressuli: “Ai qe, pra, me tė vėrtetė njė nisjator dhe reformator i kulturės sonė, qė zhvillohet nė pjesėn e dytė tė Rilindjes dhe njė “oksidentalizues” i kėsaj kulture”.

Dhe, kėshtu radhazi, debati mes akuzatorėve dhe avokatėve mbrojtės ka ardhur deri nė ditėt tona gati i papėrfunduar.

“Seancė kryqėzimi”

Ta themi tani qė kėtė “tė kuptuar tė reduktuar” Faik Konica e ka vuajtur qysh nė gjallje. Madje asihere, ka gjasė, nė mėnyrė edhe mė kontroverse. Si e thotė Ressuli, gjithnjė pati ekzistuar njė “humnerė e thellė” midis tij dhe turmės sė shkrimtarėve dhe gazetarėve tė tjerė qė Faiku i quante “poturakė”. Kjo turmė ishte e para qė e luftoi, mbasi ishte e ndėrgjegjshme pėr kėtė “humnerė” qė e ndante prej tij. I dyti qė e luftoi qe, nė mėnyrė tė hapur, njė zhgan politikanėsh, kryesisht nėpunės tė lartė tė fomuar nėpėr shkollat turke. Sado qė mund tė punonin edhe ata “pėr Shqipėrinė”, nuk i shpėtonin dot ndikimit ballkanik-oriental, njė nga trashėgimitė qė mė sė shumti i rėndonte kombit shqiptar edhe mbas fitimit tė pavarėsisė. Tejmase tė vėshtirė e kishte ky zhgan politikanėsh tė kuptonte parimet e kulturės europiane me tė cilėn Faiku qe mbruar, mendėsinė liberale qė tek ai ishte pėrftuar, frymėn demokratike me tė cilėn ai ishte formuar, madje edhe mėnyrėn e jetesės sė tij “oksidentale”.

Pėr tė dhėnė njė shembull gėrthitės, nga Bisedimet e Kėshillit Kombėtar po nxjerr pak faqe prej debatit tė gjatė tė zhvilluar nė Legjislaturėn e parė tė atij Kėshilli nė mbledhjen nr. 67 tė vitit 1922, e cila mund tė titullohet edhe “seancė kryqėzimi” pėr Faik Konicėn. Pretencėn nė kėtė rast e shqiptonte njė anėtar i kabinetit qeveritar, Mehdi Frashėri:

“Z. Mehdi FRASHĖRI: Vatra, kur ka qenė kryesuar prej njerėzve mė pak tė dijshėm, por patriotė, i ka bėrė shėrbime atdheut, dhe qeveria e z. Iljas Vrioni e pati njohur si njė person juridik duke i pranuar deputetin e saj. Pėr fat tė keq, qėkurse ka ardhė nė krye tė Vatrės njė faqezi i quajtur Faik Shishko, dijtė o pa dijtė ajo ėshtė transformuar nė njė grup vagabondėsh dhe veprat e tyre arrijnė shkallėn e trathėtisė. Jashta Amerikės, nė Greqi, Itali, Jugosllavi e gjetkė kanė tė bėjnė me ca njerėz qė janė spiunėt e tė huajve dhe qė pėrpiqen tė diskreditojnė popullin shqiptar, shtetin shqiptar edhe gjithė qeveritė qė kanė ardhė qė nė Kongres tė Lushnjės e tėhu.

Delegati i Vatrės nė Romė, Faik Konica, kur u formua kabineti i Sulejman Delvinės dhe kur ndodhej Shqipėria nė rrezik tė brendshėm dhe tė jashtėm, pėr me diskredituar qeverinė e atėhershme shkruante pėr Sulejman Benė se ėshtė i turqve edhe qė ka vrarė armenėt. Mė njė kohė kur gjithė bota e qytetėruar ka pasė mėshirė e simpati pėr armenėt, edhe kur qeveria shqiptare kishte nevojė tė prezantohesh si njė qeveri nacionale dhe indipendente, Faiku e prezantonte kėsisoj. Kjo ishte njė ēpifje, se Sulejman Delvina ishte njė sekretar i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Turqisė dhe materialisht nuk ėshtė e mundur qė njė sekretar tė ketė atė fuqi sa tė bėjė masakrėn e armenėvet. Kjo ēpifje nuk quhet personale, se Sulejman Beu akuzohej dhe diskreditohej si Kryetar i qeverisė shqiptare mė njė kohė kur kishim nevojė pėr simpatinė e gjithė botės.

Kur Ani Rustemi vrau Esadin nė Paris edhe mund tė themi se shpėtoi Shqipėrinė, Faik Konica, nė njė intervistė tė gjatė qė ka bamė nė gazetėn Popolo Romano, e ka karakterizuar Avni Rustenin si njė “katil ordiner” dhe qeverinė shqiptare si “mandatori degli assassini”, d.m.th. dėrguesit e katilavet. Ky njeri nuk mjaftojti me kėto, por vete mbledh studentėt e Romės dhe u thotė qė jakėni t’ju shpie nė Ambasadėn Franceze dhe thuajini ambasadorit tė Francės qė Avni Rustemin e ka ēuar qeveria shqiptare pėr tė vrarė Esadin, me qėllim qė tė provokojė armiqėsinė e Francės kundėr Shqipėrisė.

Kur ngjau lufta e Vlorės, lufta ma e ndershme dhe ma e naltė qė kanė ba shqiptarėt qė mė 1912 e tėhu, ay kėrkonte ta dėftonte si njė “brigandage”, edhe nė artikujt qė ka shkruar nė gazetėn italiane pėrdor tekstualisht kėto fjalė: “deploro la cecitą e l’assurditą degli albanesi”, qė shqip don me thėnė “mė vjen keq pėr verbėrinė dhe budallallėkun e shqiptarėvet”. Faiku shkoi njė ditė pranė z. Tefik Mborja dhe i propozoi qė tė dalin nė Sarandė, tė kandisin vlonjatėt qė tė heqin dorė nga lufta e tė rrėzojnė qeverinė, edhe ay vetė tė bėhej Kryetar dhe Tefik Mborja prefekt nė Vlorė. Tefik Mborja ia refuzoi kategorikisht. Kur gazetarėt e huaj trimėrinė e vlonjatėvet e pėrgjisnin me heroizmėn klasike tė vjetėr, delegati i Vatrės Faik Konica bėnte kėto intriga tė dobėta. Tefik Mborja ėshtė nėpunės i qeverisė edhe kjo mundet ta pyesė. Gjithė kėto vepra tė delegatit tė Vatrės cirkonstancat i cilėsojnė si trathėti antipatriotike.

Veprimet e Faikut vazhduan nė kėtė mėnyrė: pėr Iljas Vrionė thoshte se e shet Shqipėrinė pėr njė kadah raki. Nė gazetėn italiane Eco, me firmėn e tij, botonte njė artikull ku thoshte se “influenca e jevgjitėvet nė qeverinė shqiptare ėshtė kaq e madhe sa njė jevgjit do t’emnohet Ministėr i Shqipėrisė pranė qeverisė italiane”. Kur njė popull ndodhet nėn influencėn e jevgjitėvet, do me thėnė se ay popull ėshtė m’i poshtėr nga jevgjitėt. Tė gjitha shkresat e tija si Kryetar i Vatrės vazhdojnė nė kėtė mėnyrė. Pas shkresavet tė Faikut, tė gjithė qeveritarėt qė kanė ardhur deri sot, kush ėshtė katil, kush spiun, kush hajdut, kush sodomit (d.m.th. kullumbara). N’artikullin e fundit gjithė qeverinė shqiptare e karakterizonte si qeveri sodomite.

Qeveritė shqiptare qė kanė ardhur nė fuqi, le qė s’kanė pasė asnjė marrėdhėnie me Mustafa Qemalin, por pėr tė mos lėnė vend as nė njė dyshim, kanė vajtur kaq larg sa kanė pėrzėnė shqiptarėt qė kanė ardhur nga Turqia. Por interesat e Greqisė e donin qė ta dėftonin qeverinė shqiptare si njė bashkėpunuese tė Mustafa Qemalit edhe njė i quajtur Leonidha Naēi, qė ka qenė dhe ėshtė spiun i grekėvet, dhe qė rri nė Athinė, herė pas here i shkruante Diellit se qeveria shqiptare bashkėpunon me Mustafa Qemalin. Tue qenė qetėsi e plotė nė Shqipėri, nė dy muaj njė herė gazetat e trathėtorėvet e spiunėvet tė shtetevet tė huaj qė dėshirojnė tė diskreditojnė qeveritė shqiptare po me gojėn e shqiptarėvet tė vet, nė dy muaj njė herė ēpifin njė revolucion nė Shqipėri edhe kryesia e Vatrės me letra tė mbėdha i boton kėto lajme tue dhėnė shpjegime edhe tue rrėzue pėrgėnjeshtrimet e qeverisė. Kėto bėhen nė emrin e njė shoqėrie sė cilės qeveria i ka njohur personalitetin juridik. Vjet kur Imzot F. Noli ndodhej si delegat nė Lidhjen e Kombevet, delegati i Greqisė Kazaxhiu, nė memorandumet qė paraqiste nė Lidhjen e Kombevet argumentet i merrte nga botimet ēpifarake tė Diellit.

Gjithė kėto ngjarje nė pikėpamjen ligjore formojnė njė krim. Guximtari i tyre ėshtė Kryetari i Vatrės dhe ata q’i ndihmojnė ligjėrisht quhen komplisė, bashkėveprues. Na jemi njerėzit e ligjit dhe e ftojmė qeverinė tė marrė masat e duhura dhe gjyqsore kundėr kėtyre trathėtorėve. Ėshtė gjė e turpshme qė njerėz si Faik Konica t’ushqehen, tė ndihmohen dhe t’enkuragjohen nga djersa e punėtorėvet shqiptarė pėr me trathėtue atdhenė, pėr me diskreditue popullin dhe shtetin shqiptar. Qeveria ka detyrė qė tė shpėtojė vatranėt nga kjo njollė tue lajmėruar degėt e Vatrės qė, po nuk i dhanė shkelmin Faikut nė njė afat tė caktuar, nė ndjekjet gjyqėsore qė do tė bėhen janė pėr t’u quajtur edhe ata si komplisė. Lutem, pra, z. Kryetar qė tė pyetet z. deputet i Vatrės tė na thotė kėtu se a i aprovon veprimet e Kryetarit tė Vatrės apo i desaprovon”.

“Imzot F. NOLI: Z. Kryetar! Nga fjalėt e tė ndershmit deputet t’Elbasanit z. Mehdi Frashėri merret vesh sikur Parlamenti u bė gjykatore pėr tė dėnuar Faik Konicėn. Parlamenti, para se tė adaptonjė kėtė pikėpamje, duhet tė marrė tri gjėra parasysh.

E para: A ėshtė kompetent Parlamenti pėr tė gjykuar Faikun? Thom vetėm Faikun, se ay emėr ėshtė aq i njohur midis nesh e popullit sa tė dihet pėr cilin bėhet fjalė. Nga pikėpamja legale Parlamenti nuk ėshtė gjykatore; sa pėr pikėpamjen morale, dyke marrė parasysh qė Faiku ka kritikuar ashpėr guvernėn dhe partinė e shumicės, gjykimi juaj do t’ishte njė parodi e drejtėsisė, se do tė ishit edhe akuzatorė edhe gjykatės, edhe davaxhinj edhe kadinj. Kėtė e dini fort mirė qė s’e merr kalemi dhe, nga ana ime, nuk dėshironj qė Parlamenti ynė tė bėhet qesharak pa punė. Dhe, dyke mos qėnė kjo gjykatore as kompetente, as e paanėshme, nuk e shoh nevojėn tė pėrgjigjem si ndonjė i akuzuar nė istintakun e deputetit t’Elbasanit.

E dyta: Faiku ėshtė Kryetar i Vatrės, i zgjedhur lirisht prej anėtarėve tė saj, nuk ėshtė sulltan i Vatrės. Dyke dėnuar, pra, Faikun kemi pėr tė dėnuar edhe Vatrėn dhe anėtarėt e saj qė e kanė zgjedhur pėr Kryetar. Edhe e dini qė tė gjithė sa shėrbime tė ēmuara i ka bėrė ēėshtjes Vatra. Nuk do t’jua numėronj tė gjitha. Arrin t’ju kujtonj vetėm dy: Pas dėshtimit tė Venizelosit, vetė Vatra ia ndryshoi faqen Toskėrisė dyke i futur shqiptarėt orthodhoksė nė vathėn patriotike. Guverna e jonė mezi mblodhi me pahir njė hua tė mbrendshme prej 100.000 fr. ar mė 1922, pasi u zgjidh ēėshtja e kufirit, kur Vatra me njė fjalė tė vetme i mblodhi guvernės njė hua prej njė miliuni fr. ar mė 1920, kur puna e Shqipėrisė ishte edhé nė rrezik.

E treta: Cili ėshtė Faiku, qė gatiteni tė dėnoni? Deputeti i Elbasanit ju tha qė kombi i detyron Ismail Qemalit njė monument. Jemi fare me njė mėndje, por unė shtonj qė kombi i detyron Faikut njė monument edhe ca mė tepėr. Ismail Qemalit pėr njė vepėr, pėr njė gjest, pėr ngritjen e Flamurit nė Vlorė; Faikut pėr disa vepra, pėr disa gjeste qė i kanė kushtuar tėrė jetėn. Faiku ėshtė kryelėronjėsi i gjuhės sonė, ėshtė zbulonjėsi i Flamurit tonė tė harruar, tė atij Flamuri qė e ngriti Ismail Qemali nė Vlorė, ėshtė kryekalorėsi i lirisė dhe independencės kombėtare, edhe ne tė gjithė s’jemi veēse dishepujt e tij. Historia e paanshme s’mund ta mohonjė se ai i ka falur ēėshtjes tėrė rininė dhe tėrė mėndjen kėtu e njėzet e shtatė vjet me radhė pa reshtur. Dhe ku e gjeti Faiku inspiratėn pėr kėtė luftė tė gjatė e tė rėndė me shpresė kundėr shpresės, kur Shqipėrinė s’e deshnin shqiptarėt vetė dhe ca mė pak tė huajtė? Ku gjetkė veē nė shpirtin e tij ku mbretėronte si njė perėndi ideali stoik i detyrės, ku gjetkė veē nė temperamentin e tij prej idealisti t’ashpėr e tė fortė qė refuzon tė bėnjė kompormise me njerėzit e ditės dhe me faktet e pamėshirta? Faiku ka patur dhe ka atė fuqi prej shpirti qė e pėrshkruan aq bukur Shakespeare-i nė tragjedinė e Jul Qesarit:
Me atė, o Perėndi, e bėn tė dobtin luan!
Me atė, o Perėndi, po i dėrrmon tiranėt!
Se as kull’ e gurtė, as mure prej bakėri,
As burgu i errėt, as vargonj prej hekuri
Nuk e pėrmbajnė dot fuqinė e shpirtit!
Dhe ėshtė e tepėrt t’ju them qė, po tė mos kishim patur burra idealistė si Faiku, Shqipėria nuk do tė ishte e lirė sot. (Kėmbėtrokitje prej disa deputetėve.) Pėr fat tė mirė historia nuk shkruhet me kėmbėtrokitje, por me punė, dhe Faiku ka punuar mė tepėr dhe mė pėrpara se tė gjithė ne. Ka punuar... ndėrsa ndodhet sot nė prak tė pleqėrisė, dhe ndofta ėshtė fati i shkruar i tij ta ngrysė jetėn nė syrgjyn, jetė sakrifice dhe shėrbimi, pa tjetėr shpėrblim veē sharjeve nga ata qė pėrfituan prej mundimeve tė tij. Sot ėshtė her’ e parė qė pėrmėndet emr’ i tij nė Parlament tė Shqipėrisė sė lirė, dhe ironia ėshtė qė pėrmėndet pėr gjykim e dėnim. Faiku, dekani i veteranėve tė ēėshtjes kombėtare! Ndofta bukuria tragjike e sakrificės sė Faikut e kėrkon kėtė dėnim si kurorėn prej gjėmbash dhe uthullėn e Krishtit”.

Turqia mbrapa dhe pėrpara

Por ana, nė dukje, mė kontroversiale e Faik Konicės shfaqet nė qėndrimin e tij sa pėrket zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė rrethanat e tėrheqjes pėrfundimtare tė Perandorisė osmane nga Europa. Nė kėto rrethana, me mendimet dhe veprimet e tij, ai u bė njėri nga ideuesit e shtetit shqiptar. Politikisht Faiku nuk i pranonte mė lidhjet me Turqinė, si i propozonin shumė nga rilindėsit paraardhės nisur, nga njėra anė, prej dyshimit se kushedi sa do tė zgjaste ende Perandoria osmane nė Europė dhe, nga ana tjetėr, prej frikės nga rreziku qė paraqisnin fqinjėt pėr njė shetet tė mundshėm shqiptar.

Duke qenė qytetar i mirėfilltė i Europės, ai kishte mundėsi ta shihte mė tė afėrt shembjen e Perandorisė dhe gjithashtu mė pranė instituimin e njė shteti shqiptar. Kėshtu u bė ndėr tė parėt qė e kuptoi se instituimi i njė shteti tė tillė do tė varej mjaft nga qėndrimi i pjesės muslimane tė popullsisė, jo vetėm ngase ajo pėrbėnte nė Shqipėrinė gjeografike njė shumicė, por edhe sepse ishte pikėsėpari ajo qė duhej tė ndahej nga ideologjia osmane dhe tė reshtte sė identifikuari veten me turqit gjithėnjė simbas parimit “tė krishterėt janė qė janė kundėr turqve”. Nė revistėn e tij Albania qė dilte nė Bruksel, nėn syzėn “Rreziku i afėrm i shqiptarėve muhamedanė”, qysh mė 1909 i formulonte kėto ide nė shkrimin me titull Njė lajmėrim i shkurtėr muhamedanėve. Duke i paralajmėruar ata pėr krijimin e mundshėm tė njė shteti shqiptar, me njė frymė tė hapur civile u bėnte thirrje bashkatdhetarėve tė tij t’i paraqiteshin Europės si njė komb i njėsuar. Me stilin e vet tė prerė, i pėrmblidhte kėshtu porositė: “1) Osmanllinjtė nė pakė vjet do tė dėbohen nga Evropa; 2) Shqipėria, e pabashkuar dhe e paqytetėruar, e mbetur nga faji i saj pa miq tė fortė pėrjashta, do tė ndahet; 3) Shqiptarėt muhamedanė do tė dėbohen duke humbur mallin dhe kamjen; 4) Osmanllinjtė nuk do t’i qasin n’Anadoll shqiptarėt e dėbuar; 5) Nė mos idealismi, tė paktėn buka dhe detyra qė kini te fėmija juaj ju shtrėngon tė bėni nga dy gjėra njėrėn: a tė ktheheni te feja e stėrgjyshėrve t’uaj, a tė mbeteni muhamedanė, por duke u lidhur me aqe vėrtetėsi dhe zemrė me tė krishterėt nga gjaku juaj, sa t’i jepni kombit t’uaj njė karakter gjysmė tė krishterė” (Albania, XII, London 1909).

Ky qėndrim i tiji sa pėrket modelin e shtetit shqiptar nė instituim e sipėr qe pasqyruar edhe nė mesazhin qė mė 4 dhjetor 1912 ai i dėrgonte Kuvendit tė Vlorės nė emėr tė federatės Vatra: “Federata Panshqiptare e Amerikės Vatra dėrgon pėrgėzime tė nxehta pėr inauguracionin i cili do tė mbahet mend. I lutet Asemblesė Kombėtare me mos e pranue kandidaturėn e njė princi muhamedan. Mos e bani Shqipniėn nji shtet oriental si Khiva, Buharaja, Afganistani, Tunisia e tė tjera. Kini pėr ideal nji Shqipniė europiane si Norvegjia, Danimarka, Holanda, Belgjika. Ja pėrse ne preferojmė nji princ nga familje mbretnore europiane i cili tė sjellė tradita oksidentale. I ndėnshkruemi u lutet veēanisht deputatvet muhamedanė qi ta tregojnė patriotismėn e tyne tyke sgjedhė njė princ tė krishtenė. Me bamė ndryshe do t’ishte si me bamė nji faj qi s’do tė ndreqet ma”. ” (Nosi: Dokumente, nr. 12, 1924, 371-372).

Duket mbaskėsaj e pagjasshme qė, mė 1915-1916, pikėrisht ky Faik tė vejevijė nėpėr qytetet e Austro-Hungarisė nė krye tė njė komploti politik qė nuk ka synim tjetėr veēse kthimin e Shqipėrisė nė lidhjet me Turqinė nėpėrmjet vendosjes nė krye tė shtetit shqiptar tė njė “princi turk”, “princi musliman”. Si organizator i aftė, ai ia ka dalė tė mbledhė pikėrisht nė Vjenė figura mė shumė ose mė pak tė njohura tė pėrfshira nė politikėn shqiptare tė kohės, si Nuzhet bej Vrioni, Dervish Hima, Imamzade Rexhep Efendia, njė Xhelal bej etj. Sė toku me ta ka formuar aty njė “komitet nismėtar”, veprimet e tė cilit pėrshkruhen pėrimtisht nė njė letėr “konfidenciale” qė Konica ia dėrgon, me sa kuptohet, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Turqisė, funksionar i lartė me tė cilin duket tė ketė njohje tė afėrt: “Mon cher bey...”, e fillon ai letrėn pėr tė. Kundėrshtarė tė kėtij “komiteti nismėtar” janė aty nė Vjenė, simbas Konicės, Surja bej Vlora, pėr tė cilin shkruan se “ka parapėlqyer tė lehė me katolikėt” dhe disa pak tė tjerė. Edhe princi Wied ndodhet aty nė Vjenė, i rrethuar nga “partizanė tė tij katolikė dhe ortodoksė”, sikundėr i raporton Faiku funksionarit tė lartė turk, ndėrkohė qė Surja bej Vlorėn e quan “agjent i tij” (i Wied-it).

“Komiteti nismėtar” i Konicės ka marrė masa pėr tė organizuar edhe nė Shqipėri propagandėn pro “princit turk”, sidomos nėpėrmjet shqiptarėve tė pasur qė jetojnė dhe tregtojnė nė qytetet e Austro-Hungarisė. “Njėri prej kėtyre njerėzve tė mirė – i tregon Faiku funksionarit tė lartė turk - u gėzua aq shumė kur i dhashė shpresėn qė, me ndihmėn e Zotit dhe po qe se ne lėvizim, do ta kemi njė princ turk, sa qė mė puthi dorėn me lot nė sy”. Po nė kėtė letėr, ai gjen rastin qė, mes tė tjerash, t’i kujtojė funksionarit tė lartė turk se “ne [shqiptarėt] jemi tė bashkuar me turqit nėpėrmjet lidhjesh fetare, ngase kemi njė kryetar feje tė pėrbashkėt, por edhe nėpėrmjet marrėdhėniesh familjare si rrjedhojė e martesave tė vijueshme mes nesh prej pesėqind vjetėsh dhe, pra, ėshtė e natyrshme qė ne t’i hedhim sytė nga Stambolli”.

Ngjajnė terma tė pabesueshėm pėr penėn e Faikut. Tė Faikut qė, qysh nė fillimet e pėrfshirjes sė tij nė propagandėn pėr njė shtet shqiptar, kishte refuzuar prerazi ēdo lidhje tė mėtejme me “kėrmėn”, si e quante ai Turqinė, duke pėrdorur madje ndaj turqve dhe filoturqve detraktime dhe sharje pa fund: “bajga”, “plehra”, “gėlbaza” etj.; tė atij Faiku qė, me tė gjitha energjitė e veta, kishte himnizuar deri asodite lidhjet e shqiptarėve me Perėndimin duke ngulmuar t’u ofronte atyre njė model tė prerė perėndimor pėr shtetin e ri; tė atij Faiku “idealist” dhe “stoik”, “qė refuzon tė bėnjė kompromise me njerėzit e ditės dhe me faktet e pamėshirta”. Letra, gjithsesi, ėshtė shkruar prej dorės sė tij, nė frėngjishte tė kulluar, nėnshkruar “Faik Konitza” me dy alfabete, latin dhe osman, nga hoteli Frauenhaf (4 Josefsplatz) nė Baden pranė Vjenės. Ajo mban edhe nėnshėnimin e sigurisė: “Nota bene: Numri i faqeve tė letrės 8. Edhe 23 faqe tė shtypura nė hungarishte. Zarfi mban 5 vula, me shkronjat fillestare F. K., nė dyllė tė kuq”.

Logjika e dy qėndrimeve/ dy qėllimeve

Nė kohėn kur jetonte dhe punonte Faik Konica zinte fill nė kulturėn shqiptare njė brez i ri i inteligjencies, ndoshta brezi i saj mė i rėndėsishėm mbas atij tė pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė lėvizjen e Rilindjes Kombėtare. Doemos qė ky brez, si i ri, tanimė kishte pėr tė thėnė diēka tė vetėn, tė ndryshme prej asaj tė paraardhėsve. Nė mėnyrė tė vetvetishme ai do tė kėrkonte edhe tė sfidonte atė ēfarė tanimė ishte thėnė. Mirėpo, sikundėrse na mėson parimi i njohur, mėnyra mė e lehtė pėr tė qenė origjinal ėshtė tė dish pak. Mes njė kontingjence tė tillė iu desh Faikut tė bėnte pėrpara. Pėr shkak tė njė kontingjence tė tillė qe i detyruar ai tė ndeshej gati nė ēdo hap me arrogancėn e paditurisė tė atyre qė i klasifikonte “mendje tė klasit tė katėrt”, tė cilėt as nuk e dinin qė nuk dinin.

Tė hapėrdarė gjithandej nė shtypin e huaj tė konsumit, por edhe nė shtypin shqiptar nė lindje e sipėr, duke depėrtuar ndonjėherė deri nė Albanian e tij, “mendjet e klasit tė katėrt” rrekeshin tė bėnin atė qė tanimė ishte provuar tė bėhej. Ato pėrsėritnin pambarimisht sipėrmarrje tė dėshtuara, duke shtuar kėshtu gabime mbi gabime. Njė pjesė e tyre e kėrkonin “origjinalitetin me ēdo kusht” tek ekstremizmi, i cili ka qenė gjithmonė e kundėrta e krijimit, madje jo mė kot e kanė quajtur edhe “vetė pėrkufizim i plogėtisė”. Nuk pėrbėn pra habi as qė koha e Konicės tė ishte e mbushur citė me “tė plogėtit” e vet, as qė vetė Faiku tė qe i rrethuar prej ekstremistėsh tė tillė.

Pėrkundrejt turmės sė “mendjeve tė klasit tė katėrt” Faiku nuk mund tė ishte veēse i rreptė deri nė mizori, mbasi ai ia dinte kufijtė sė vėrtetės origjinale. Pėr kėtė arsye rrinte syēelėt dhe i gatshėm ta braktiste njė tė vėrtetė nė ēastin kur ajo bėhej e pavėrtetė. Kjo mė duket tė jetė cilėsia mė e pėrpashme, aftėsia mė e rėndėsishme e modelit mendor qė e quaj “konician”. Ta braktisėsh tė vėrtetėn...?! Por si ka mundėsi...?! Pikėrisht kėtė aftėsi gjeniale tė mendjes njerėzore nuk ia kuptuan shumė nga bashkėkohėsit dhe, madje, e kemi tė vėshtirė ta rrokim edhe ne, tė penguar prej “tė kuptuarit e reduktuar”. Kjo e pengon edhe sot e gjithė ditėn shpėrfaqjen nė dritė tė plotė tė personalitetit tė tij.

Turma e “mendjeve tė klasit tė katėrt”, qė atij i gėlonin pėrreth, ia vidhnin deri dhe idetė tė cilat, si ia shtrembėronin, i paraqisinin si “tė vetat”. Origjinaliteti i turmės nė fjalė nuk matej me gjė tjetėr veēse me zhurmėn qė ata bėnin. Dhe atėherė Faiku nuk mund tė heshtte. Origjinaliteti i “mendjeve tė klasit tė katėrt” mėvishej nė fjalė tė mėdha, bukurtingėlluese, tė fryra me atdhetari. Dhe atėherė Faiku shfrynte gjithė mllef me sa tė shara qė fjalori i gjuhės amtare pėrmbante. Ne sot ende pyesim: po pėrse vallė shante kėshtu? Dhe bėjmė sikur nuk e marrim vesh tipologjinė e “mendjeve tė klasit tė katėrt”, tė cilat jo vetėm dijnė pak ose aspak, por janė nė gjendje ta kthejnė tė vėrtetėn nė gėnjeshtėr.

Kėto karakteristika, tė dish pak dhe ta teprosh tė vėrtetėn derisa ta kthesh nė gėnjeshtėr, kanė qenė tipike pėr intelektualėt e tė gjitha kohėve, pa pėrjashtuar as ata/kėta tė ditėve tona. Kjo i bėn “mendjet” nė fjalė revolucionare, nė kuptimin mė tė mbrapshtė tė kėtij termi. D.m.th. gėrnjare, grindavece. Por mund tė thuhet: o ėshtė grindur Faiku, o nuk ėshtė grindur kush tjetėr nė kulturėn shqiptare! Pikėrisht, sepse edhe vetė Faiku qe i detyruar tė zbriste nė tokė edhe tė hynte nė lojėn e debateve sociale, kulturore dhe sidomos politike. Vetėm se “grindjet” e tij kanė karakteristikėn fisnike tė mos jenė “grindje pėr hir tė grindjeve”. Faiku ishte ngaherė nė kėrkim tė njė “parajse mbi tokė” pėr popullin e tij, prandaj nuk mund t’i toleronte predikuesit e “parajsave tė rreme”. Kjo parajsė, mjerisht, nuk mund tė arrihej veēse me mjete politike, pra krejt tokėsore, dhe... nė politikė si nė politikė. Brenda logjikės sė politikės bėhen tė kuptueshme edhe ato qė ngjajnė si dy qėndrime/ dy qėllime.

Kėshtu ndodh qė Faik Konica tė vijojė tė vuajė, ende sot, “tė kuptuarit e reduktuar”, sepse ky lloj tė kuptuari nuk e pėrkap dot strukturėn logjike tė dy qėndrimeve/ dy qėllimeve. Dy qėndrimet/ dy qėllimet mund tė jenė kontradiktore mes syresh dhe, megjithėkėtė, tė jenė plotėsisht tė pajtueshme. Ėshtė kjo struktura logjike e atyre qė quhen dilema tė mendimit politik tė ēdo kohe e tė ēdo vendi. Zgjidhjen e dilemave tė tilla Rousseau-i e quante “kthim tė rrethit nė katror”. Dhe tė mos harrohet qė Faiku pati qenė lexues i zellshėm i Rousseau-it qysh nė tė ri.

1995-1996

Marrė nga Gazeta 55

Askushi
14-09-2012, 17:24
Kur dashuronte Apolineri

Nga Andi BUSHATI

Historia e nje dashurie te ndaluar, qe prodhoi nje nga kryeveprat e letersise boterore. C'rol kishte ne te, eruditi shqiptar Faik Konica. Marredheniet e tij dhjetevjecare me Guillaume Apollinaire. Shfletimi i mbi 40 letrave te korrespondences se tyre, prej nga lindi "nje miqesi evropiane".

Nje poet i ri francez, vetem 23 vjecar, atehere krejtesisht i dashuruar dhe krejtesisht i panjohur, por i gatshem per aventura, zbriste ate nentor te 1903-shit ne stacionin Viktoria te Londres, me nje brenge te madhe mbi shpine. Kishte ardhur nga vendi i tij ne ishullin perballe, vetem me nje qellim: Te vihej ne gjurme te Annie Playden, vajzes qe e kish takuar me pare ne Gjermani e qe atehere kish perndritur zemren e tij. Ishte i gatshem ta ndiqte nga pas dhe me cdo kusht, pavaresisht refuzimeve te saj te panumurta. Ndejti disa dite ne Londer, por me kot. Serisht nga Annia, guvernantja e nje familjeje te pasur, mori pergjigje refuzuese. Arriti ta takoje, por per vajzen e gjitha kjo, nuk ishte vecse nje aventure e pakuptimte. Nga i gjithe ky shtegtim - qe te kujton deri ne nje fare mase rendjen e poetit tone Lasgush Poradeci pas bukuroshes se tij angleze - poeti i ri do te dilte i mundur. Por, letersia franceze, do te fitonte nje buqete poezish te denja per cdo antologji boterore. E mbi te gjitha, poezine e djaloshit te ri Apollinaire "La chansion du mal-aime", nje nga kryeveprat e poetit, te permbledhura ne vellimin e tij me te famshem "Alcools". Po c'bente ky djalosh 20 vjecar ate nentor te larget, ne stacionin e Viktoria te Londres? Ajo qe dihet boterisht dhe qe e permendin te gjitha biografite e tij, eshte rendja pas dashurise se ndaluar, qe brengoste ate kohe poetin. Por, ajo qe studiuesit dhe biografet e tij shpesh e anashkalojne, eshte nje tjeter fakt. Eshte fakti se ai, aty, ishte ftuar nga nje shqiptar. "I deshiruar per te ripare Anni Playden, ai perfiton nga ftesa e mikut te tij shqiptar, Trank Spiro beg, i vendosur ne Londer, ku botonte revisten Albania", shkruan ne nje studim per Apolinerin, ish anetari i Akademise Goncourt, Andre Billy.

Ne fakt, i huaji, qe e kishte ftuar ne Londer poetin nuk eshte njeri tjeter, vecse eruditi i madh shqiptar, Faik Konica. Pikerisht, ai qe, me nje shenje ne xhakete, do t'i dilte ate dite ne stacionin e trenit. Te dy nuk njiheshin. Nuk ishin pare me pare. Vetem se, prej disa muajsh, kishin filluar nje korrespondence te rregullt. "Nga ky leterkembim, sot jane ruajtur vetem rreth 40 letra te Konices derguar Apolinerit, nga 16 shtatori i 1903 deri me 16 dhjetor te 1913", thote ne studimin me te plote, qe eshte kryer ndonjehere per marredheniet mes dy njerezve te letrave, studiuesi dhe shkrimtari shqiptar me banim ne Shkup, Luan Starova.

Starova, profesor i frengjishtes ne Universitetin e Shkupit dhe ish ambasador i vendit te tij ne Paris, eshte marre per nje kohe te gjate me marredheniet mes dy njerezve dhe ka botuar me pas, ne vitin 1988, ne Paris, librin "Une Amitie Europeenne", kohet e fundit e botuar edhe nga shtepia botuese "Onufri" me titullin "Faik Konica dhe Guillarme Apollinaire - Nje miqesi europiane". Pikerisht, ne kete liber, dalin per here te pare edhe detajet e nje miqesie tashme te ditur, asaj mes poetit francez dhe botuesit te "Albanias". Po aty, per here te pare, mund te verehet se gjate udhetimit te pare te Apolinerit ne Londer, Konica, ate kohe 28 vjecar, nuk i ka sherbyer vetem si mikprites, por ai edhe ka ndermjetesuar, qe lidhja dashurore e poetit te ri te funksiononte.

Ka qene ai qe, per nje kohe te shkurter, ka mbajtur korrespondence me Anni-ne e qe eshte munduar ta "zbuse" kete te fundit. Faik Konica ka marre nje leter te pare, ku guvernantja e re (qe, pa e ditur, do te imortalizohej ne poezine boterore) i thote se, i vinte keq qe nuk i kishte dhene asnje shans te dyte per takim Apolinerit.

Ndersa, ne nje leter te mevonshme, Konica thote: "Mikesha juaj me ka shkruar se, si drejtor gazete une duhet te merresha me pune teper me serioze dhe ajo cuditet qe une fus hundet ne kete 'farse'. Se paku, para se te niseshit, te na kishit njoftuar dhe, nga ana tjeter, dalldia juaj qe aq qesharake dhe me pak arsye, sa, po te dua ta takoj, ajo do te me thote se i keni ju te gjitha fajet".

Por, per studiuesin dhe shkrimtarin Luan Starova, "asgje nuk do te ishte me e gabuar dhe me e padrejte, sesa te rrudheshin marredheniet mes dy burrave ne permasen anekdodike te kesaj histori dashurie. Te lidhur nga nje shije te perbashket per pseudonime, qe habisin si ne njerin ashtu edhe ne tjetrin rast, lidhjet mes Apolinerit dhe Konices, kane rrenje me te thella".

Autori Starova gjen shije dhe ide te perbashketa te tyre per hulumtimet gjuhesore, per pozicionet kunder gjuheve te perbotshme eksperimentale, si Esperando. Starova kembengul gjithashtu se, nje prej personazheve te romanit jo shume te njohur te Apolinerit "La femme assise" (Gruaja ulur), frymezohet nga nje dyzim i dy figurave, Faik Konices dhe Pablo Pikasos, me te cilin autori sapo ishte njohur. Gjithashtu, leterkembimi nxjerr edhe ndonje mosmarreveshje, qe keto dy personazhe, sa te talentuara aq edhe kontradiktore, kane pasur me njeri-tjetrin. Flitet per nje shkrim, "Skice per nje metode, qe t'i dalesh te duartrokitesh nga borgjezet", qe Konica i kishte derguar Apolinerit per ta botuar ne revisten qe drejtonte vete, "Festin D'Esope". Por shkrimi botohet i masakruar. Dhe, atehere, duke ruajtur tonet e miqesise, Konica shperthen ne nje leter derguar ne janar 1904: "Sinqerisht nuk prisja te sakatohej kaq keq ky shkrim i mjere. Sigurisht qe shkrimi mund te mos ju kete pelqyer dhe nuk ju qortoj, por atehere nuk botohet. Ja qe keshtu veprohet dhe keshtu bej une ne revisten time... Sigurisht, nga kjo ndodhi e pakendshme, nxjerr mesimin te mos ju shqetesoj me me shkrimin tim, por nga ana tjeter, miqesia ime nuk eshte fashitur aspak".

Nga sa dihet deri me tani, korrespondenca miqesore e Faik Konices me Apolinerin, u nderpre pas nje letre te fundit qe i erdhi me 1913 nga Cikago:

"E dergonte njefare Beniamin De Casseres. Por, shkrimi mbi zarf nuk me la asnje dyshim. Ishte pikerisht shkrimi i Faik bej Konices, i imet, me forma te mira, me a-te te ngjashme me ato te shtypshkronjes dhe qe qene kopjuar nga shkrimi i Petrarkes.

E hapa letren. Ajo ngerthente nje lloj prospektusi, te botuar ne dy faqe, ne anglisht me titullin "Prelude", dhe kushtuar "te gjithe atyre qe perzuri egoizmi im militant". Eshte nje lloj poezie ne proze, mbushur me fraza filozofike dhe imazhe biblike, ku permenden Beethoveni, Geteja, etj. Kjo lamtumire e vecante, qe Faik Bej Konica u dergonte atyre qe ka njohur dhe me te cilet ka keputur te gjitha lidhjet e miqesise, nuk me le me asnje shprese ta shoh perseri". Ata nuk u pane me. Konica u end nje kohe te gjate mes Shqiperise dhe Evropes, per t'u vendosur me pas ne SHBA. Ai do te drejtonte aty "Vatren", do te behej ambasadori i Mbretit Zog dhe ndahet me 1942 nga kjo bote me nje amanet: Qe eshtrat t'i kthehen ne Shqiperi. Miku i tij francez ishte larguar nga kjo jete qe me pare. Pasi kishte botuar dy vellime me poezi, pasi ishte martuar duke pasur per deshmitar Pablo Pikaso-n dhe pasi nje grip i rende, qe kishte rene ne Paris me 1918, e shpuri pa kthim drejt Pere Lashaise. Nga kontaktet e tij me Konicen , ai la rreth dhjete shkrime. Ndersa, per cudi, tek Konica nuk gjendet asnje shenje e njohjes se tij me poetin e famshem. Valle, nje rastesi? Apo thjeshte, sic thote Kadare, "nje vetepermbajtje apo trill shqiptari, nga ata qe, sado qe perpiqesh, nuk i shpjegon dot"?.

__________________

Askushi
14-09-2012, 17:25
Kush Ishte Faik Konica
Nje profil i shkrimtarit dhe botuesit shqiptar nga pena e famshme e Apolinerit

Nga njerezit, qe kam njohur dhe te cilet i kujtoj me me shume kenaqesi, Faik Konica eshte nje nga me te vecantet. Eshte lindur ne Shqiperi para dyzet vjetesh, ne nje familje qe i ka qendruar besnike kultit katolik. Ky shqiptar u edukua ne France dhe rreth moshes njezetvjecare, ishte kaq i devotshem sa donte te futej si rishtar ne Grande-Chartreuse. Por nderkaq, kjo nuk ndodhi dhe pak nga pak, feja e tij u kthye jo ne shperfillje, por ne nje lloj antiklerikalizmi te vendosur, qe te kujtonte ate te Merimese. Vazhdoi studimet, por meqe kish shume te theksuar ndjenjen e dashurise per atdheun e vet shqiptar, kur u kthye ne Turqi, shestoi dhe sipas te dhenave te tij, u denua dy here me vdekje ne mungese. Erdhi perseri ne kete France, te ciles i njihte ne menyre te admirueshme gjuhen dhe letersine, dhe u lidh me te gjithe ata qe merreshin me Shqiperine. Megjithate, liria qe gezojne ketu, nuk i'u duk e mjaftueshme. Shkoi dhe u vendos ne Bruksel, ne rrugen "Shqiperia", per te themeluar aty nje reviste dijetare "Albania", ku merrej me politike, por edhe me shume me letersi, me histori, me filologji. E gjalleroi keshtu shume levizjen per gjuhen shqiptare; duke e pastruar gjuhen shqipe nga fjalet e papershtatshme ose parazite, qe kishin hyre ne te. Ne pak vite, e beri ate, nga nje e folme mejhanesh marinaresh, ne gjuhe te bukur, te pasur dhe te zhdervjellet.

Megjithate, liria si kuptohet ne Bruksel, nuk i pelqente me shume se ajo qe kemi ne Paris. Pati madje nje here pune ne rruge me nje polic. E pyeti: "Kombesia? - Jam nga Shqiperia. - Ku banoni? - Ne rrugen "Shqiperia". - C'pune beni? - Drejtoj "Shqiperine" (Albanian). - Ta dish, me duket se kesaj here po tallesh me mua. - tha polici. Dhe memedhetarit shqiptar i'u desh ta kalonte naten ne rajon.

I neveritur nga Brukseli, Faik bej Konica u nis per ne Londer. Braktisi shtypshkronjen e vet qe perdorte vetem shkronja plantiniene, ku pat kompozuar dhe botuar vete veperza, qe sot gjenden rralle. Kjo nuk zgjati shume, sepse punetori i vetem qe kishte i'a doli t'i beje te gjitha shkronjat pelte, te paperdorshme.

E njoha Faik bej Konicen me 1903, ne Londer. Banonte ne Oklej Kresent Siti Roud, E.C. S'e kisha pare ndonjehere me pare. Me pat ftuar ta kaloja disa dite tek ai dhe duhej te vinte te me merrte ne stacionin e trenit. Duhej nje shenje, fale se ciles do ta njihja. U morem vesh, qe te mbante nje orkide, ne thilen e xhaketes. Treni im mberriti me shume vonese. Dhe ne peronin e stacionit Viktoria vura re se, te gjithe zoterinjte, qe ishin aty, kishin nga nje orkide ne thile. Si ta njihja shqiptarin tim? Zura nje talkie dhe mberrita tek ai ne castin qe shkonte te blinte orkidene.

Qendrimi im ne Londer qe shume i kendshem. Faik bej Konica ishte i dhene pas klarinetes, obojes dhe bririt anglez. Kishte ne sallonin e vet nje koleksion te vjeter te ketyre instrumenteve prej druri. Ne mengjes, duke pritur te hame, gjithmone me vonese, mikpritesi kendonte me hunde per mua melodi te vjetra dhe rrinte ndenjur, me sy te ulur, me pamje serioze, para pupitrit te vet.

Hanim mengjes shqiptarce, domethene pambarim. Njehere ne dy dite, kishte si embelsire crčme renversee, qe une s'e shijoj fare. Kenaqej me te. Dhe te nesermen kishte blanc-manger (xhelatine e bere me qumesht, sheqer, bajame dhe pelte peshku), qe me pelqen sa me s'behet dhe qe ai nuk e hante.

Drekat zgjatnin kaq shume, sa nuk munda te vizitoj asnje muze te Londres, sepse ne mberrinim gjithmone ne castin kur mbylleshin dyert.

Megjithate, ne benim shetitje te gjata dhe fillova te kuptoj se c'mendje e holle dhe e ditur ishte Faik bej Konica.

Si thuajse gjithe shqiptaret e vertete, ishte pak me huqe, megjithate, isha kaq i prekur nga miqesia qe tregonte per mua, saqe nuk e vija re fare, qe e tepronte.

Huqet e tij shfaqeshin ne menyren me te cuditshme. Nese rastiste qe te hynte ne ndonje shitore per te blere dicka, dilte andej me friken se mos shitesi e ndiqte nga pas e i thoshte se e kish vjedhur: "Dhe me te vertete, shtonte ai, si do ta provoja qe s'e kam vjedhur?"

Kur e pashe ne Londer, Faik bej Konica sapo e kish ndryshuar biblioteken e vet; pat shitur te gjithe librat e vet per te blere nga ato botime angleze, ku teksti eshte shtypur me shkronja kaq te vockela saqe duhet nje thierze per t'i lexuar. Pat bere kesisoj nje goxha biblioteke, qe futej e tera ne nje dollap te vogel.

Nga librat e vet te vjeter nuk pat ruajtur gje tjeter vec fjalorit te Bejlit, te cilin e mbante per mjeshtrin e vet, si dhe fjalorin e Darmesteterit.

Adhurimin me te madh letrar e kishte per zoterine Remi de Grumon dhe u tregua shume mirenjohes kur, me vone, i dergova nje portret te mjeshtrit, qe munda ta gjej.

Faik bej Konica, si Bejli tjeter, ka pasur gjithmone manine e pseudonimeve. I nderron shpesh. Ne kohen kur e njoha, donte ta quanin Thrank-Spirobeg, sipas emrit te heroit te nje romani historik te Leon Kahenit, qe eshte nje lloj kryevepre dhe vepra me e mire e frymezuar nga historia civile e shqiptareve. Po kur e pa, qe shtypshkruesit e shkruanin gjithmone pseudonimin e tij: Thrank-Spirobeg, Faik bej Konica vendosi qe te nenshkruaje keshtu.

Kjo nuk zgjati vec dy a tri vite; mori nje tjeter pseudonim, me te cilin nenshkroi nje veper shume te pasur, te shkruar shume mire, qe ka titullin "Sprove permbi gjuhet e sendergjuara", nga Pyrrhus Bardyli.

Edhe nje here tjeter kalova ca kohe ne Londer te Faik bej Konica, qe ishte martuar dhe qe banonte ne Shingford. Ishte pranvere, shetitnim ne fushe dhe kalonim ore te tera duke pare ata qe luanin golf...

Pak kohe para se te mberrija une, Faik bej Konica kishte kerkuar t'i blejne pula te gjalla qe te kishte veze te fresketa, por kur i kishim, ishte e pamundur t'i hanim. Dhe me te vertete, si mund te hahen vezet e pulave qe i njeh, qe i ushqen vete?

Pulat nuk vonuan t'i hanin vete vezet e tyre dhe kjo e llahtarisi deri ne ate pike Faik bej Konicen, sa t'i shihte nga tmerri te gjorat shpese, pa guxuar kurre me t'i lere te dalin nga qymezi i tyre i vogel, ku shqyen njera-tjetren, vec njeres qe, duke qene se doli fitimtare, jetoi edhe ca ne vetmi. E pashe pikerisht aty. Ishte bere e eger dhe e cmendur. Meqe ishte e zeze dhe ishte tretur, duke qene se kishte humbur puplat, ishte shnderruar ne nje lloj miu gjirizash.

Faik bej Konica botonte "Albanian" me shume kujdesje. Ne syprine te revistes kishte, emblemen e mbreterise se ardhshme te Shqiperise, te vizatuar nga nje skulptor francez me talent, emrin e te cilit e kam harruar dhe qe vdiq para ca vitesh ne rrethinat e Nju-Jorkut, nga qe ra baloni me te cilin fluturonte. Megjithate, kujdesja qe Faik bej Konica i kushtonte hartimit te artikujve te vet dhe ngadalesia e tij karakteristike, beheshin shkak qe revista e tij te dilte gjithmone me shume vonese.

Me 1904, nuk dolen vecse numrat e 1902-shit. Dhe me 1907, dilnin rregullisht numrat e 1904-es.

Vetem revista franceze L'Occident do te mund te hahej ne kete pike me Albania-n.

Kur plasi Revolucioni turk, Faik Bej Konica mendoi te kthehej ne atdhe. Por ngjarjet nuk rrodhen aspak si deshironte ai. Dhe u nis papritmas ne Amerike, ne nje kohe qe nxitej revolta ne Shqiperi.

Me shkroi edhe njehere te fundit para se te nisej, mandej as qe u ndie fare. E dija qe kishte ne Amerike nje koloni te rendesishme dhe te pasur shqiptaresh. Mendoja se ajo e kish pritur me nderime, gjalleruesin e gjuhes shqipe. Me vinte keq, qe nuk me mbante ne dijeni te aventurave te veta, kur, vitin qe kaloi gjeta krejt rastesisht te nje librashites, numrin e pare te nje botimi me titull "Trumpeta e Krujes", qe ka pas qene kryeqytet i Skenderbeut. Pashe aty se Faik bej Konica jetonte ne Shen Lui, ne Misuri, dhe se pat hequr dore nga te shkruarit frengjisht, te cilen e njihte shume mire, per te perdorur anglishten, qe e fliste shume keq.

I shkrova ne Shen Lui, por s'mora pergjigje fare. Kur keto ditet e fundit, nje leter e ardhur nga Cikagoja, me kujtoi shqiptarin tim. E dergonte nje fare Beniamin De Casseres (ne nje fjale te vetme me dy shkronja te medha). Por, shkrimi mbi zarf nuk me la asnje dyshim. Ishte pikerisht shkrimi i Faik bej Konices, i imet, me forma te mira, me a-te te ngjashme me ato te shtypshkronjes dhe qe qene kopjuar nga shkrimi i Petrarkes.

E hapa letren. Ajo ngerthente nje lloj prospektusi, te botuar ne dy faqe, ne anglisht me titullin "Prelude", dhe u ishte kushtuar "te gjithe atyre qe perzuri egoizmi im militant". Eshte nje lloj poezie ne proze, mbushur me fraza filozofike dhe imazhe biblike, ku permenden Beethoveni, Geteja, etj. Kjo lamtumire e vecante, qe Faik Bej Konica u dergonte atyre qe ka njohur dhe me te cilet ka keputur te gjitha lidhjet e miqesise, nuk me le me asnje shprese ta shoh perseri.

Hoqi dore nga Evropa, nuk boton me "Trumpeta e Krujes", ndoshta as Shqiperia vete nuk ben pjese ne preokupimet e veta. Dhe, ky pasardhes i bashkeluftetareve te Gjergj Kastriotit, shetit tani midis afaristeve te Miciganit melankoline, vesvesllekun e vet te mergimtarit dhe, pa kurrfare pike dyshimi, te kater vellimet e fjalorit te Bejlit.

Kronike, botuar ne "La Vie Anecdotique", me maj 1912.

Askushi
14-09-2012, 17:27
Flet mbesa

Shtėpia e Faik Konicės tė kthehet nė muze


Laureta Rryēi


Ajo ndihet krenare qė nė gjenet e saj rrjedh gjak konicioti dhe nuk resht sė pėrmenduri se ėshtė stėrmbesa e tė madhit Faik Konica. E njėjta arsye i ka dhėnė dhe forcė pėr tė bėrė gjithēka pėr figurėn e Konicės. Alma, bashkė me motrėn e saj, si dy trashėgimtare tė vetme kanė menduar se shtėpia ku u lindėn dhe u rritėn tė parėt e tyre qė ndodhet nė Konicė, duhet tė kthehet nė muze. “Gjithkush qė njeh Faik Konicėn ka tė drejtė tė mėsojė dhe tė shohė vendin ku ai ka lindur”, shprehet nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, Alma Konica.

Si njė ndėr trashėgimtaret e vetme tė eruditit Faik Konica, ēfarė keni bėrė pėr kėtė figurė?

Unė kam kohė qė mendoj pėr shtėpinė-muze bashkė me time motėr, se ėshtė kollaj tė thuash qė kam njė pronė nė Greqi, apo kam njė pronė diku tjetėr. Koniciotėt gjithė jetėn i janė kushtuar vendit, ata pa pėrjashtim tė gjithė bagazhin intelektual dhe bagazhin financiar ia dedikuan Shqipėrisė dhe nė fund ngelėn me xhepa bosh. Madje, Faiku ju dedikua aq shumė sa nuk u martua, duke mos krijuar familje e gjithė jetėn e tij ia kushtoi shkrimit, sepse ai qe shpata e tij. Ne menduam se shtėpia qė ėshtė nė Konicė duhet tė kthehet nė muze, sepse vetėm kėshtu mund tė marri vlerat qė i takon.

E ke vizituar shtėpinė dhe si ėshtė ajo?

Unė kam mundur tė shkoj vetėm njė herė, por e mbaj mend mirė banesėn ku jetuan tė parėt e mi. Shtėpitė janė si shtėpi elbasanllie, njėkatėshe dhe kanė shumė dhoma, kanė dhe shumė bahēe. Nė vizitėn qė bėra nė Konicė nuk munda tė shoh shtėpinė tjetėr, atė qė ndodhet nė Janinė. Megjithatė duhet financuar pėr ta bėrė atė muze, por fillimisht duhet tė bėhet publike qė Faik Konica ka njė shtėpi nė Konicė, qė besoj se njė pjesė e dinė dhe do tė bėhet muze. Kam pėrshtypjen se po t’u kėrkoj tė gjithė shqiptarėve, qoftė nė Shqipėri, qoftė nė diasporė pėr tė financuar sado pak pėr rregullimin e shtėpisė qė do tė kthehet muze, ma merr mėndja se tė gjithė do tė jenė tė gatshėm pėr tė financuar, pasi nuk do jetė vlerė vetėm pėr koniciotėt, por pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė.

A gjenden orendi tė vjetra nė shtėpi?

Jo. Shtėpia ėshtė vetėm godinė, grekėt e kanė mbajtur nė gjendje tė mirė. Feja qė ishte nė atė zonė nuk ndikoi pėr shkatėrrimin e banesave apo provave dhe pėr rrjedhojė shtėpitė kanė mbetur tė paprekura.

Aktualisht keni dorėzuar njė kėrkesė zyrtare nė institucionet shtetėrore?

Unė kam vajtur njė herė nė Ministrinė e Jashtme, por nuk kam mundur dot ta gjej ministrin Besnik Mustafaj. Mė duhet tė kontaktoj patjetėr me tė, nė mėnyrė qė t’i rrėfej dėshirėn time dhe tė motrės. Gjithsesi jam koshiente qė kjo ėshtė njė projekt dhe pėr ta realizuar duhet pak punė dhe kohė. Unė duhet tė shkoj njė herė nė Greqi. Mirėpo, para se tė ndėrmarr kėtė udhėtim, dua tė di qėndrimin zyrtar tė qeverisė aktuale pėr kėtė ide, nė mėnyrė qė kur tė kontaktoj me autoritetet greke tė kem ide dhe rrugėzgjidhje konkrete. Nėse shtėpia do tė kthehet nė muze, mendoj se do tė jetė njė pasuri kulturore qė do tė mbetet dhe ēdo shqiptar ose grek qė do tė kalojė do t’i shijojė vlerat kulturore. Faiku ka qenė njė figurė e madhe me pėrmasa tė jashtėzakonshme, qė nuk ėshtė njohur vetėm nė Shqipėri, por ėshtė njohur nė tė tėrė botėn. Mendoj se tė gjithė ato qė e admirojnė Faikun nė tė tėrė botėn, kanė tė drejtė tė shikojnė vendin ku ka lindur.

Nėse kjo kėrkesė do tė pranohet, ēfarė mendoni se do t’i shtoni shtėpisė pėrveē godinės?

Do tė bėj njė kėrkesė pėr tė shkuar nė Amerikė dhe pėr tė marrė gjėrat personale qė ka lėnė ai, tė cilat janė nė Boston. Bėhet fjalė pėr disa gjėra personale, si veshje dhe pipat qė pėrdorte pėr tė pirė duhan. Mė kanė treguar se ndodhet njė baule, tė cilėn ai e pėrdorte dhe nė tė janė sende personale tė tij. Kėtė e kam marrė vesh nga shoqata “Vatra” nė vitin 1995, ku u sollėn eshtrat e Faikut nė Shqipėri. Mė pas do tė rregulloj shumė foto pėr t’i vendosur nė shtėpi, kur tė kthehet nė muze.

Krijimtaria artistike

“Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurrasit”
”Katėr pėrralla nga Zullulandi”
“Shqipėria si m’u duk…”
“Shqipėria - kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore”
“Kandili i kuq”
“Nėn hijen e hurmave”
“Jeta dhe librat”
“Urika”
“Nė dritė tė hėnės”
“Ai qė ishte gati tė vdesė pėr Shqipėrinė”
“E bija e mbretit dhe trėndafilat”
“I urti i malit”
“Gjuha jonė”
“Flamuri”
“Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarėve”
“Anadollaku”
“Helena e Trojės”
“Njė liqen”
“Anės liqenit”
“Bora”
“Malli i mėmėdheut”

Biografia e Faik Konicės

Emri: Faik
Mbiemri: Konica
Vendlindja: Konicė (fshat shqiptar nė Greqi)
Data e lindjes: 15 mars 1875
Arsimimi: Mėsimet e para i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr Filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Diplomohet pėr Letėrsi nė Universitetin e Harvardit tė SHBA-sė nė vitin 1912

Veprimtaria: Nė vitin 1895 vendoset nė Bruksel ku nxjerr revistėn “Albania”
Nė vitin 1909 zhvendoset nė Amerikė

Me themelimin e shoqatės “Vatra”, nė vitin 1912 emėrohet sekretar i pėrgjithshėm i saj

Mė 1923-shin zgjidhet kryetar nė Kongresin e Triestes, ku do tė flitej pėr copėtimin e kufijve shqiptarė

Nė vitin 1920 emėrohet nga mbreti Zog ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SHBA

Nė 1921 u kthye nė SHBA, ku u zgjodh kryetar i shoqatės “Vatra”

Vdiq nė Uashington, mė 14 dhjetor 1942

Askushi
14-09-2012, 17:28
Me rastin e 131-vjetorit tė lindjes


KONICA: Pėrfaqėsues i shquar i lėvizjes politike dhe kulturore


Faik Konica, nė 131-vjetorin e lindjes sė tij (15 Mars 1875) pėrkujtohet si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė lėvizjes politike dhe kulturore shqiptare. Publicist, kritik letrar dhe veprimtar politik, ai gjatė tė gjithė veprimtarisė sė tij, la gjurmė tė gjithanshme e tė thella nė lėvizjen kombėtare, politike, ideore dhe kulturore shqiptare.

Sipas As.Prof. Fatmira Rama, njohja e veprės shumėplaneshe tė Konicės, i ngjan njė ajsbergu, tė cilit mund t'i shohim vetem majėn, pa ditur se ēfarė fshihet nėn ujė. Gjatė viteve 1925-1939 Konica shpalosi njė publicistikė pjellore dhe ekspresive, duke iu kushtuar kryesisht kritikės politike dhe shoqėrore. Me veprimtarinė e tij, Ai iu pėrkushtua sa lėvizjes kombėtare po aq dhe i lėvizjes demokratike pėr njė qytetėrim perėndimor tė Shqipėrisė. Si i tillė Konica mund tė kuptohej dhe interpretohej drejt vetėm nė klimėn e njė shoqėrie pluraliste. Eshtė edhe kjo njė nga arsyet e interesimit tė thellė qė ka ngjallur vepra e Konicės nė ditėt e sotme.

Pas dėshtimit tė Revolucionit tė Qershorit tė vitit 1924, ku Faik Konica dha kontributin e tij ai do tė paraqiste njė alternativė tė caktuar tė zhvillimeve tė ardhshme demokratike nė vend. Kėshtu, Konica rrugėn e zhvillimit demokratik e pa nė alternativėn e shndėrrimeve, tė reformave tė njėpasnjėshme, nė kuadrin e rritjes sė pjekurisė politike tė popullit shqiptar dhe tė klasės drejtuese tė tij. Ai ishte i bindur se reformat duhej tė ishin nė kufirin e liberalizmės, se i vetmi shpėtim i kombit tonė ishte zhvillimi i tij "pėr mė tepėr kuptim politik, mė tepėr dashuri pėr punė e rregull, mė tepėr butėsi e bashkim".

Duke shpalosur domosdoshmėrinė e shkėmbimeve tė mendimeve midis palėve kundėrshtare, Konica lėshoi thirrjen: "Janė ca raste historike kur zėri i partive dhe i kundėrshtimeve duhet tė pushojė pėrpara njė interesi mė tė lartė". Konica si ministėr i shtetit shqiptar nė SHBA ruajti autoritetin e kėtij shteti, por asnjėherė nuk hoqi dorė nga shikimi kritik i realitetit tė vendit tė viteve 1925-1939. Ai goditi metodat pėr vendosjen e kontrollit tė regjimit zogist nė vend, burokracinė aq tė dukshme, spekullimet e nėpunėsve, gazetarėt dhe redaktorėt qė i shėrbenin parasė dhe jo idealeve demokratikeNjė kritikė e tillė gjen vend nė shkrimin "Shqipėria si m'u duk" botuar tek "Dielli" 1929.

Roli i Konicės duhet parė edhe si pasurues i kulturės kombėtare, si pubicist, si gjuhėtar e letrar, si historian, etnograf etj. Si historian ai do tė sillte ndihmesa tė reja nė pasurimin e tezave tė autoktonisė sė shqiptarėve, tė trashėgimisė ilire tė popullit tonė, tė traditės sė tij shtetformuese, tė rolit tė epopesė skėnderbejane etj. Si "princi i gjuhės shqipe", ai do jepte ndihmesė tė madhe edhe nė formimin e gjuhės letrare shqipe. Por ėshtė pikėrisht problemi kombėtar qė ndikoi nė parashtrimin prej tij tė alternativave tė veēanta pėr ecurinė dhe rrugėt e zhvillimeve demokratike nė Shqipėri nė kėto vite. Duke qenė shtet i gjymtuar pėrsa i pėrket tėrėsisė territoriale, Konica besonte se shqiptarėt nuk e kishin atė liri qė tė provonin, qė tė bėnin ndryshime pėr shkak tė rrezikut tė madh tė jashtėm.

Nė vitet 1925-1939 ai do i kushtonte pėrsėri vėmėndje ēėshtjes sė feve dhe klerit nė Shqipėri, raporteve tė tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si"axhensi politike. "Me vlerė tė posaēme ėshtė vlerėsimi qė i bėn ai rolit tė shqiptarėve katolikė nė lėvizjen kombėtare shqiptare. Bashkėkohėsit e Konicės, miq dhe kundėrshtare, do ta vlerėsonin lart personalitetin pėr potencialin dhe rrezatimin e tij nė kulturėn shqiptare.

Nė lėmin e krijmtarisė sė mirėfilltė letrare penės sė Faik Konicės i pėrkasin disa proza poetike, tė cilat karakterizohen nga kulti i formės sė kulluar artistike. Por vepra letrare artistike mė e rėndėsishme ėshtė novela "Doktor Gjelpėra qė zbulon rrėnjet e dramės sė Mamurrasit" botuar si nėnflete nė gazetėn "Dielli". Nė tė kritikoi prapambetjen e jetės shoqėrore dhe shpirtėrore tė vendit. Faik Konica ishte gjithashtu njė nga nismėtarėt e kritikės letrare. Ai vuri nė dukje pėrparimin e poezisė shqiptare nė veprėn e Naimit dhe tė De Radės, ēmoi Asdrenin, Ēajupin etj. Faik Konica la edhe pėrkthime mes tė cilave disa pėrralla nga "Njėmijė e njė netė" qė u botuan nė librin "Nėn hijen e hurmave".

Askushi
14-09-2012, 17:29
Nė 130 vjetorin e lindjes sė F. Konicės (1876-2006)

Dimensioni oksidental i Faik Konicės



Prof. Nasho Jorgaqi

-1-
Nė 130 vjetorin e lindjes sė Faik Konicės, ne shqiptarėt nuk kemi se si tė mos kthejmė sytė me nderim e mirėnjohje tė thellė nga figura e tij, e shndėrruar tanimė nė njė nga monumentet e historisė sonė kombėtare. Dhe kur kujtojmė Konicėn, kemi parasysh jo vetėm shkrimtarin dhe publicistin, kritikun letrar dhe eseistin, pėrkthyesin dhe enciklopedistin, mjeshtrin e madh tė gjuhės shqipe, por dhe njė nga etrit e artit e kulturės sonė moderne, intelektualin dhe krijuesin e parė shqiptar tė afiniteteve dhe dimensioneve evropiane. Ėshtė fakt se megjithė kundėrthėniet dhe zikzaket e jetės sė tij politike, emancipimi ynė kombėtar do t’i detyrohet nė njė shkallė tė ndjeshme rolit dhe veprės sė tij. Ky emancipim, do tė ketė tė bėjė nė rradhė tė parė me letėrsinė, me frymėmarrjen e fjalės shqipe, po vėshtruar mė gjerė me mendimin shqiptar, me nordin evropian tė shoqėrisė sonė, me ato ura komunkimi qė ai hodhi mes Shqipėrisė dhe botės sė pėrparuar. Konica synoi dhe punoi tėrė jetėn, qė atdheu i tij, duke qenė gjeografikisht pjesė e pandarė e Evropės, tė ndjehej si ajo, tė mendonte e tė punonte nė shembullin e saj, sadoqė realiteti i kohės nuk i jepte shkas pėr optimizėm. Kjo shpjegon pakėnaqėsinė e tij tė vazhdueshme, zemėrimin e hidhur qė i zgjonin dukuritė negative nė jetėn shoqėrore e shpirtrore tė bashkatdhetarėve; kjo pėrligj nė tė shumtėn e rasteve edhe satirėn dhe sarkazmėn e tij tė pamėshirshme, qė ua kundėrvė mendimeve, mendėsive dhe praktikave tė mbrapshta, anakronike dhe primitive qė pengonin e ngadalsonin progresin dhe emancipimin e kombit. Nė kėtė kuptim Konica do tė dallonte nga rilindėsit e tjerė, tė cilėt duke pohuar dhe lartėsuar vlerat e shqiptarėve, do tė bėheshin edukatorė dhe mėsues tė tyre. Ndryshe nga ata, ai mori pėrsipėr njė mision mė tė rėndė, atė tė kritikut dhe tė oponentit, qė duke mos harruar vlerat, tė evidentonte dhe stigmatizonte tė metat dhe cenet e tyre, tė mohonte e tė tallte ēdo gjė tė keqe individuale, krahinore e kombėtare tė bashkatdhetarėve, nė emėr tė njė ideali emancipues e human qė i kalonte kufijt’ e kohės dhe tė vendit tė tij. Lartėsia nga e cila vėshtronte dhe aspironte Konica ishte e njė kuote evropiane. Sigurisht kjo pozitė e veēantė, si dhe natyra e tij e vėshtirė, temperamenti egocentrik, sado ndėrlikime qė i sollėn personalitetit tė tij nuk e errėsuan kurrėsesi kėtė figurė emblematike, qė e begatoi, larmoi dhe lartėsoi universin tonė kombėtar.

-2-
Faik Konica, la pas njė trashigimi tė pasur dhe tė gjithanshme, por tė shpėrndarė nė kohė e vende tė ndryshme, pėr tė cilėn dhe sot e kėsaj dite ėshtė vėshtirė tė bėhet njė bilanc i plotė e i saktė. Ajo i ngjan njė miniere, qė pas ēdo hulumtimi nėpėr arkiva e biblioteka, i vė studiuesit e tij para zbulimesh dhe befasive nga mė tė ēuditshmet e mė fatlume. Dėshmi pėr kėtė janė dhe dy shkrime tė panjohura qė po ia paraqesim publikut me rastin e jubileut tė ditėlindjes sė tij. Ėshtė fjala pėr artikujt “Ēėshtja shqiptare”, zbuluar nė arkivin e Sofjes dhe “Pėr stėrvitjen morale dhe sociale tė popullit”, gjetur nė arkivin e Kishės sė Shėn Gjergjit nė Boston. I pari i takon vitit 1916, ndėrsa i dyti vitit 1921, por sado tė shkruar nė kohė dhe situata tė ndryshme kanė si emėrues tė pėrbashkėt shqetėsimin dhe angazhimin patriotik tė autorit pėr fatin e Shqipėrisė dhe mbarėvajtjen e shoqėrisė shqiptare.
Artikulli “Ēėshtja shqiptare”, shkruar nė njė frėngjishte elegante, nė gjuhėn e diplomacisė sė kohės, ėshtė zėri i guximshėm i Konicės nė kulmin e Luftės sė parė botėrore, kur ekzistenca e Shqipėrisė vihet pėrsėri nė rrezik nga fqinjėt dhe Fuqitė e Mėdha. Ai u bėn apel shqiptarėve, e nė rradhė tė parė klasės sė tyre politike, (por pėr dijeni dhe miqėve e armiqėve tė Shqipėrisė) pėr t’i dalė zot atdheut tė tyre tė rrezikuar seriozisht. Sipas tij, kur eksperienca e shtetit tė parė shqiptar ka dėshtuar dhe tė drejtat e patjetėrsueshme tė shqipatrėve kėrcėnohen nga fuqitė shoviniste e imperialiste dhe Shqipėria ėshtė kthyer nė shesh lufte, detyra imperative e ditės ėshtė qė strategjisė sė armiqėve u duhet pėrgjigjur me njė strategji shqiptare qė tė ruajė pas lufte ekzistencėn e Shqipėrisė dhe tė sigurojė shtetin e saj tė ardhshėm. Duke u ndodhur mes dy kampeve ndėrluftuese, Konica ėshtė rradhitur nė anėn e Austrohungarisė, pėr shkak tė rolit tė saj vendimtar qė luajti nė krijimin e shtetit shqiptar mė 1912 dhe tė bashkėpunimit tė tij tė hershėm me tė. Por nė kushtet e reja tė luftės, ai nuk pajtohet dhe i kundėrvihet politikės djallėzore e fare tė papritur tė Vjenės, sipas sė cilės ajo nuk ka besim tani nė aftėsitė vetqeverisėse tė shqiptarėve. Konica e hedh poshtė pamėdyshje e me kurajo qėndrimin e ri zyrtar tė aleates sė tij tė madhe duke i cilėsuar pohime tė tilla si gėnjeshtra dhe shpifje cinike tė fqinjėve ballkanikė dhe imperialistėve rusė e francezė, pa harruar dhe politikėn aneksioniste tė Italisė, qė pėrbėnte njė kėrcėnim real.
Pėr kėtė situatė, ai bėn fajtor dhe lidershipin shqiptar tė kohės dhe hedh akuza tė rėnda ndaj tyre me stilin e tij tė ashpėr, duke mos kursyer padrejtėsisht dhe figura tė shquara patriotike si I. Qemali. Por nuk ėshtė kjo kryesorja. Mesazhi i Konicės ngrihet mbi luftėn brenda politikės shqiptare, kur kėrkon besim nė forcat e veta kombėtare dhe jo tek tė huajt, qoftė kjo dhe Kurora e Habsburgėve, kur bėn thirrje pėr aksione konkrete tė shqiptarėve, kur lyp qėndrim realist dhe kurajoz. Sado i shqetėsuar dhe i hidhur qė tregohet, lideri ka bindje “nė njė pėrpjekje tė pastėr shqiptare dhe kėrkon ringjalljen e shpirtit kombėtar, ngritjen e moralit tė populit”.
Shkrimi i dytė “Pėr njė stėrvitje morale e sociale tė popullit” ėshtė njė farė pėrkujtese qė Konica i dėrgon “Vatrės” nga Roma nė 10 maj 1921, para mbledhjes sė Kuvendit tė saj. Nė Shqipėri nė kėtė kohė sapo ėshtė mbledhur Parlamenti i parė dhe shteti i ri shqiptar ka nisur tė funksionojė rishtazi. Konica e ndjen pėr detyrė t’u japė bashkatdhetarėve disa mendime dhe kėshilla pėr mbarėvajtjen e shoqėrisė shqiptare. Tani nė plan tė parė kishin dalė problemet sociale e morale, edukimi qytetar i shqiptarėve, tė cilin Konica e konsideronte si hallkėn kryesore tė progresit tė vendit. Shqipėria nuk mund tė dilte nė rrugėn e qytetėrimit nė qoftė se nuk ndiqte dhe zbatonte pėrvojėn e vendeve demokratike tė perėndimit. Pėr Konicėn ky ishte imperativi i ditės, ēėshtja mė jetike e atdheut tė tij. Shoqėria shqiptare duhet tė shkėputej nga e kaluara e saj prapavajtėse, nga mendėsitė dhe praktikat anadollake, nga psikologjia kriminale, nga mentalitetet mercenare, duke iu kthyer ligjit dhe punės, moralit tė shėndoshė dhe qytetarisė. Ajo duhet tė punonte pėrmes veprave dhe shembujve konkretė pėr tė ndryshuar namin e keq qė u kish dalė shqiptarėve si kriminelė, hajdutė, mercenarė. Bashkatdhetarėt e tij duhet ta kapėrcenin hendekun e prapambetjes sė gjithanshme, tė qytetėroheshin mendėrisht, moralisht e fizikisht nė qoftė se donin tė evropianizoheshin. Shembujt qė ai sjell nga prapambetja shqiptare janė tronditės. Kritik e ironik deri nė sarkazėm, Konica tregohet i pamėshirshėm nė stigmatizimin dhe demaskimin e dukurive negative si vrasja, pabesia, shpifja, vjedhja etj., qė ndodhin nė Shqipėri, por qė nuk mungojnė dhe nė mes shqiptarėve tė Amerikės. Ndaj ėshtė njė detyrė e madhe kombėtare, tepėr e vėshtirė dhe afatgjatė puna e gjithanshme qė duhet tė ndėrmarrė shteti, shoqėria, familja pėr tė organizuar stėrvitjen morale dhe sociale tė shpirtit dhe karakterit tė popullit. Nė kėtė rast Konica, sado i hidhur e i rreptė qė tregohet, sadoqė pendėn e ngjyen me gjezap (acid), siē thotė Noli, brenda tij rreh zemra e njė atdhetari, qė vuan dramėn e popullit tė vet, damkosjen e shqiptarėve nga bota, ku kanė gisht armiqt’ e tyre dhe mendon pėr vizione tė reja qė do tė sjellin qytetėrimin e Shqipėrisė. Nė rradhė tė parė, ai u drejtohet vateranėve qė jetojnė e punojnė nė atdheun e qytetėrimit e tė demokracisė, me synimin qė ata tė bėhen frymėzues dhe shėmbėlltyrė pėr shoqėrinė shqiptare.
Pavarėsisht se kėto mendime janė shprehur plot 85 vjet mė parė, ato dhe sot kanė njė tingėllim aktual dhe na bėjnė ta ndjejmė Faik Konicėn si bashkėkohės dhe qytetar tė Evropės.

Tirana-Observer.

Askushi
14-09-2012, 17:35
Ēėshtja shqiptare

Paraqitje e shkurtėr

Serbia prej shumė kohėsh ėshtė dėrrmuar. Mali i Zi i kapitulluar. Anglo-Francezėt tė dėbuar nga Dardanelet, presin goditjen e fundit nė Selanik. Katėrshja Aleate, fitimtare nė tė gjitha fushat e betejės, ėshtė nė pikėn e triumfit pėrfundimtar nė Ballkan. Ushtritė austro-hungareze dhe bullgare tashmė kanė hyrė nė Shqipėri dhe sė shpejti ēėshja shqiptare do tė shtrohet sėrish, por kėtė herė do tė jetė mė e thjeshtė, nga fakti se fitimtarėt e sotėm janė tė bashkuar, kanė tė njėjta interesa dhe tė gjithė dėshirojnė njė zgjidhje tė natyrshme, qė do t’iu ofrojė garancitė e stabilitetit dhe tė kohėzgjatjes.
Ėshtė e vėrtetė, se opinioni i Katėr Fuqive fitimtare, mbi tė ardhmen e Shqipėrisė pėr ne ėshtė i panjohur, por ne hamendėsojmė se nė princip ato janė tė favorshme pėr ēėshtjen e pavarėsisė sonė. Nėse Gjermania herė, herė dukej indiferente ose armiqėsore;nėse vetė Austria, e cila megjithėse pak kohė mė parė pranoi tė bėj gjthė ato sakrifica qe tė triumfonte programi i njė Shqipėrie tė lirė, tani duket sikur po heziton dhe ka ndėrruar mendim: qėndrimi i saj nuk inspiron motive egoiste, por mė shumė mendimin qė populli shqiptar ka provuar paaftėsinė pėr tė qeverisur vetėm. Mirėpo sipas nesh, ky mendim nuk ėshtė aspak i hedhur mbi baza tė thella dhe solide:
1.Serbėt, grekėt, malazezėt, dhe vetė francezėt e rusėt, nuk e kanė fshehur kurrė, madje nė raste tė veēanta e kanė pohuar me cinizėm pikėsynimin e tyre, pėr tė ndėrhyrė,pėr tė dėshtuar ngritjen e njė qeverie shqiptare. Ata kanė bėrė gjithēka pėr t’ia arritur qėllimit tė tyre.Mirėpo,krimi, agjentėt provokatorė, krijuan qe nė fillim ērregullim nė vend. Italia, qė u rendit gjithashtu sė fundėmi nė krah tė armiqėve tanė, e thelloi anarkinė materiale dhe morale tė Shqipėrisė. Njė vend i qytetėruar, i pasur dhe i organizuar, do tė kish mundur tė triumfonte nga ky sulm kobzi dhe intrigant sistematik. A do tė ishte e drejtė tė pėrpiqeshim tė pritnim virtytin qytetar nga ana e popullit tė varfėr dhe primitiv shqiptar?- Miqtė, tė cilėt kishin mbrojtur ekzistencėn e saj,a e kishin marrė seriozisht rrezikun qė ta pėrkrahnin dhe ta udhėhiqnin nė hapat e saj tė parė nė rrugėn e pavarėsisė?
2.Shqipėria ra qė nė fillim nė duart e gjashtė burrave, mė tė korruptuarit, mė tė poshtrit dhe mė tė diskretituarit nė vend: Ismail Qemali, Syrja bej Vlora, Myfit bej, Esat Pasha, Bib Doda, Filip Noga. E kaluara e tyre prej tradhėtarėsh dhe zogjsh tregtarė,nuk ėshtė nevoja tė tregohet, sepse ajo ėshtė shumė e njohur, sidomos nė Kostandinopojė. Fuqitė mbrojtėse nuk bėnė asgjė (pėrjashto rastin e parė dhe pėrveē kėsaj mė vonė) pėr tė ēliruar Shqipėrinė nga kjo katastrofė, tė gjithė tė caktuar pėr tė qenė bashkėpunėtorė tė fshehtė tė armiqėve tanė. Ē’farė mund tė them? Larg sė gjeturi opozitė, ata nė mėnyrė naive ishin mbėshtetur, dhe u hodhėn nė krahėt e princit.
3.Princ Vidi, njeriu i botės sė pėrkryer, dukej se ishte zgjedhur dhe pėrgatitur nga Italia pėr shkak tė mungesės sė eksperiencės sė tij dhe qė nuk i pėlqenin punėt e Shtetit. Ai ishte njeriu i gjetur pėr njė vend, ku bėhet fjalė jo pėr tė mbretėruar,por pėr tė qeverisur, pėr tė organizuar dhe pėr ta vėnė nė punė.
Ja disa arsye qė dėshmojnė se pėrvoja e shtetit shqiptar ka dėshtuar, sepse ajo ėshtė bėrė nė kushte jashtėzakonisht tė kėqija e fatale. A do tė donin ata, tė tentonin akoma edhe njė herė ta bėnin nė kushte mė tė favorshme? Shqiptarėt nuk besojnė vetėm nė drejtėsinė e Katėr Fuqive fitimtare tė luftės botėrore, por veēanėrisht nė identitetin e interesave tė Turqisė, tė Bullgarisė dhe tė njė Shqipėrie tė lirė dhe tė fortė.
1.Nga ky komunitet interesash ne na duket se Turqia dhe Bullgaria janė tė prirura tė pengojnė zmadhimin e Greqisė,megalomania e sė cilės do tė jetė gjthnjė njė rrezik pėr paqen.Ajo sheh nė Shqipėri njė terren tė ri,tė rekrutimit pėr ushtritė e saj tė ardhshme.
2.Turqia dhe Bullgaria janė tė interesuara tė pengojnė vendosjen definitive tė Italisė nė Vlorė.Nė rrethet politike tė Romės, kurrė nuk janė fshehur qėllimet ambicioze tė Italisė pėr Ballkanin. Pushtimi pėrmes tokave shqiptare, do tė jetė fillimi i vėnies nė veprim tė kėtij programi imperialist. Italia dėrgon ēdo vit nė Amerikė njė milion emigrantė; njė pjesė e kėtij emigracioni do tė derdhet qė sot e tutje nė Ballkan,nga rruga e Shqipėrisė. (Njė nga shkaqet e prishjes sė Italisė me princ Vidin dhe ky i fundit, i shtyrė nga ana jonė,ėshtė se refuzoi tė shpalli njė ligj qė autorizon shitjen e terrenit pėr t’u vendosur emigrantėt italianė). Asnjeri nuk mund ta konkurojė Italinė me punėtorė tė zellshėm, seriozė dhe ekonomiqarė, tė cilėt kėnaqen me rrogėn qesharake, familjarė me shumė fėmijė, me njė fjalė tė pakrahasueshėm pėr sa i pėrket kolonizimit dhe ndėrhyrjeve paqėsore.Mbas 25-vjetėsh, italianėt do tė bėhen njė kėrcėnim serioz pėr pavarsinė e Ballkanit.
3.-Njė Shqipėri e bashkuar, ku pėrfshihen tė gjithė territoret nga Veriu nė Jug, qė gjuha dhe natyra ia kanė caktuar. Ajo do tė jetė akoma njė Shqipėri modeste nga pėrmasat, por relativisht e fortė, e zonja tė bėhet njė element stabiliteti nė Ballkan dhe tė luajė njė rol tė dobishėm nė sistemin e aleancave, ku Turqia dhe Bullgaria bėjnė gjithashtu pjesė duke lidhur me njė linjė tė pandėrprerė, Bosforin dhe Detin e Zi me Adriatikun.
Nėse pikpamjet qė ne parashtruam janė tė drejta; nėse ashtu siē shpresojnė shqiptarėt, Turqia dhe Bullgaria bashkojnė forcat e tyre me ato tė Gjermanisė dhe tė Austro-Hungarisė, pėr tė fituar nga kongresi i ardhshėm i paqes njohjen e njė shteti shqiptar, ne e besojmė se edhe vetė Shqipėria, tani do tė fillojė njė punė pėrgatitore. Bėhet fjalė pėr atė, qė jeta e kombit duhet tė fillojė tė lėviz. Ndryshe do tė jetė, nėse aksioni ēlirimtar i Katėr Fuqive do tė restaurohet nė Shqipėri, liria e arritur do tė rrezikojė tė jetė para saj veē fantazmė e njė populli. Shumė pushtime nė pak se tre muaj, masakrat, shkatėrrimet, zia e bukės, epidemitė, kanė akumulur dėme materiale dhe morale nė vend. Tė gjitha gjurmėt e administratės janė zhdukur. Intelektualėt, qoftė si numėr i kufizuar , janė shpėrndarė nga pak kudo, nė tė katėr anėt e botės, veēse jo nė Shqipėri.Ėshtė e nevojshme tė bashkohen kėto forca tė shpėrndara, tė grupohen dhe tė bėhen tė dobishme. Vetėm atėherė mund tė thirret njė asamble, ku do tė lindė njė qeveri provizore qė duke pritur njė administratė definitive, do tė kultivojė nė popull ndjenjėn e rregullit, tė autoritetit dhe tė Shtetit. Njė organ shtypi do tė mbajė miqtė e Shqipėrisė dhe vetė vendin nė korent tė kėtyre pėrpjekjeve pėr kryengritje .
Por ėshtė e qartė qė kjo punė pėrgatitore dhe komplekse, megjithėse nė dukje e thjeshtė, nuk mund tė organizohet dhe ēohet deri nė fund veēse nga njė mbėshtetje serioze nga jashtė. Kush do fundin, duhet tė vlerėsojė mjetet. Ndryshe edhe nė rastin kur ushtritė austro-hungareze edhe bullgare, do tė dėrgohen pėr tė pushtuar gjithė Shqipėrinė dhe kur ēėshtja e administratės tė jetė realizuar, atėherė gjithēka do tė thjeshtohet. Ne besojmė se ėshtė e nevojshme njė pėrpjekje e pastėr pėr tė rigjallėruar shpirtin kombėtar dhe pėr tė ngritur moralin e popullit. Kėshtu me kėtė pėrpjekje, do tė bėhet e mundur tė fitohet njė titull nderi, qė nuk do tė humbas falė mirėnjohjes sonė.

Sofie, 2/15 janar 1916

Pėrktheu Teuta Hoxha

Tirana-Observer.



Njė shoqėri kriminale

Pėr stėrvitjen morale dhe sociale tė popullit



Po tė mė pyeste njeri ē’ndryshim ka nė mes tė popujve tė egėr dhe popujve tė qytetėruar, edhe po tė mė lutej tė pėrgjigjesha mirė me katėr a pesė fjalė me kuptim tė plotė, do t’i thosha: Popuj tė qytetėruar janė ata qė kanė pėr themel “Dekalogun” ose ndonjė kanun qė zė vendin e Dekalogut.
Popuj tė egėr janė ata qė nuk njohin asnjė rregull tė kėtillė.
I pesti urdhėr i Dekalogut thotė: MOS VRIT!
Pėr tė vėnė kėtė urdhėr nė veprim janė bėrė kanunet, gjyqet, xhandarėt, burgjet. Katėr vegla, tė cilat kurrė nuk mbeten tė ndryshkura, por punojnė si duhet, janė shenjat e para tė njė populli tė qytetėruar.
Do tė mė presė njeri fjalėn a do tė mė thotė: Pse nė Francė, nė Angli, nė Amerikė etj., qė janė pa dyshim vende tė qytetėruara, nuk ka pėrditė vrasje, vjedhje dhe njėqind tė liga tė tjera?
Pėgjigjem: Pa dyshim ka dhe do tė ketė kurdoherė. Kėtė nuk e mohon njeri.Po vini re njė ndryshim me rėndėsi shumė tė madhe: nė vende tė qytetėruara, krimineli shikohet me sy tė keq, si njė gjė e fėlliqur dhe e poshtėr; sicilido qe i ndih policisė qė ta zėrė. Edhe nėqoftėse keqėbėrėsi shpėton nga tė mos paturit mjaft prova, dyshimi qė e rrethon arrin pėr tė ftohur e pėr tė larguar botėn.
Po ėshtė njė vend nė faqe tė dheut ku katilin e kanė pėr njeri tė nderuar, hapen qė t’i bėjnė udhė kur ikėn, e fshehin nga i vetethėni gjyq, nė i’u tektė sė vetėthėnės policė tė bėjė sikur e kėrkon, edhe nė daltė ndonjė i ēmendur pėr tė marrė anėn e kanunit, e shajnė dhe e fėlliqin me njė zell tė ēuditshėm.Prandaj ai vend ka fituar njė famė shumė tė shėmtuar nė botė. Kur i dėgjohet emri nė njė sallon a nė rrugė, njerėzve u ngjethet mishi e u vjen ndot. Nė qendra diturie, e shikojnė si njė shpellė kafshėsh tė egėra ku nuk ėshtė dukur kurrė ndonjė shenjė njerėzie.Nė qarqet politike e diplomatike thonė se ėshtė pėr tė qeshur tė lihet i lirė njė popull, i cili s’ka ditur gjė tjetėr nė mė tepėr se dymijė vjet, veēse tė derdhė gjak dhe s’njeh tjetėr zanat veē vrasjes.Tė tilla fjalė janė thėnė mijėra herė me gojė dhe me penė.
Pėr cilin vend, pėr cilin popull flas, do ta kuptoni menjėherė kur t’iu them qė nuk ndodhet nė mes tė Afrikės, por nė Evropė.
* * *
Kur nisa luftėn time pėr ēlirimin e Shqipėrisė, njėzet e pesė vjet mė parė, kujtoja, si shumė i ri qė isha , se problemi ish vetėm njė problem kombėsie. Besoja se pa tė arrinte tė zgjohej plotėsisht ndjenja e kombėsisė nė zemėr tė shqiptarėve, themelimi i Shqipėrisė sė lirė ish njė punė e mbaruar, porsa tė vinte rasti dhe pa dyshim rasti do tė vinte njė ditė.Kur m’u poq mendia, qė pesėmbėdhjetė vjet e tėhu, kuptova se problemi i Shqipėrisė mė tepėr se kombėtar, ish njė problem moral. Me tė tjera fjalė, kuptova se ky popull qė tė shpėtojė, ka nevojė mė parė se ēdo gjė tjetėr qė t’i stėrvitet e lartėsohet karakteri, t’i zbutet e t’i pastrohet zemra. Dėshmimi i gėnjeshtėrt, shpifja dhe vjedhja kanė qėnė kurdoherė buka e pėrditshme e ēdo shqiptari “tė ndershėm”, por mė tepėr se tė gjitha kanė qėnė pusia dhe vrasja.
Shikoni pak njė fakt karakteristik dhe tė tmerruar: Mblidhet nė Lushnje njė i vetėthėnė “Kongres” pėr tė zgjedhur njė “Qeveri Kombėtare”, edhe s’gjen mė tė mirė se kryeministri Sulejman Delvina, njė njeri i cili ėshtė anėtar i dorės sė zezė xhon-turke dhe ka marrė njė pjesė tė njohur nė vrasjen e pėrgjithshme tė armenėve tė mjerė nė 1915-16.Sipas mendjes sė kėtyre patriotėve tė “ndershėm”, tė vetmit njerėz qė mund t’a pėrfaqėsojnė me vėrtetėsi Shqipėrinė janė ata qė i kanė duart tė fėlliqura me gjak gjerė nė sqetulla. Dhe ato gojė qė qahen nga masakrat e Kosovės, gjithė ato gojė ftojnė njė masakronjės tė marrė kryesinė e qeverisė.
* * *
Unė mundohem qė prej pesėmbedhjetė vjetėsh t’i japė tė kuptojė popullit se sa e shenjtėruar ėshtė jeta nga njėra anė dhe nga ana tjetėr sa dėm i ka sjellė dhe do t’i sjellė Shqipėrisė, emrin e saj si njė fole katilėsh.
Besoj se shumė shqiptarė nė Amerikė mbajnė mend protestimet e mia tė nxehta, tė ashpra dhe shumė herė tė pėrsėritura kur u vra despoti i Korēės (besoj 1906) dhe mė 1912 kur u vra nė Vlorė oficeri xhon-turk Niaziu. Nuk mė hante malli mua pėr Fotin a pėr Niazinė, por urreja principin e vrasjes, edhe desha me atė rast t’i japė tė kuptojė popullit tonė poshtėrsinė dhe kafshėrinė afrikane tė pusisė.
Kur vajta nė Amerikė mė 1909, u nisa me mendimin tė krijoj atje njė qendėr pėr stėrvitjen morale dhe sociale tė popullit tonė, qė kur t’i jepej rasti i ēlirimit, tė ish gati pėr tė kuptuar themelet dhe detyrat e njė Shteti.Po tė kėndoni me kujdes kanunoren e vjetėr tė “Vatrės”, tė shkruar qė nga radha e parė e gjer tek e fundmja nga dora ime, do tė shihni se s’ėshtė tjetėr gjė veēse njė plan pėr tė stėrvitur shpirtin dhe karakterin e popullit.
Nė kėtė pikė tė artikullit, ēdo kėndonjės e ndjen qė arritėm nė kufij tė fakteve edhe qė duhet fjalėve t’u lėmė ”me shėndet”.Ja pra njė fakt lakuriq megjithė shėmtimin e tij.
Kur u kthye nga Amerika, dy vjet mė parė, Kol Tromora qėndrojė nė Romė qė tė piqet me mua. Si zbrazi mirė e mirė thesarin e mendjes sė tij dhe mė nginji me kėshilla, iu tek njė ditė kur ishim nė odėn time tė mė japė njė raport me gojė tė punimeve qė mbaroi Federata jonė nė vjetėt e fundit. Bashkė me tė tjerat mė mėsoi edhe njė vrasje sensacionale qė qenka bėrė nė Amerikė me urdhėr dhe me pagesė tė “Vatrės”!
Mė thotė kapedan Kola se rronte nė Worcester njė Morait me tė shoqen korēare, me tė vjehrrėn dhe me njė vajzė tė vogėl qė kishin marrė nga njė fshat tė Korēės dhe nga muhamedane e kishin bėrė tė krishterė.”Vatra”, qė tė fitonte influencė ndėr muhamedanėt, dėshironte ta hiqte vajzėn nga dora e Grekut dhe t’ua kthente njerėzve tė saj. Po “Vatra” s’mejtojė as tė zėrė njė avokat qė t’a marrė vajzėn me gjyq, as tė pėrdorė shtypin amerikan pėr shpėtimin e saj.Ja “Vatra” zuri tė vetmen udhė qė dinė barbarėt, vuri dhe e vranė Grekun.
Kol Tromara m’i rrėfente kėto me njė erė trimėrie edhe priste pa dyshim tė ngrihesha dhe t’i shtrėngoja dorėn me entuziasėm dhe ta uroj pėr punėn e bukur qė bėri. Po s’u tunda nga vendi, s’mė lėvisnė buzėt, mbeta i dalldisur nė mejtime. Ca minuta pastaj pyeta:” Atė vajzėn e mundonte Greku?” “Pėr kundėr – tha Kol Tromara,- e ushqente mirė, e vishte bukur, e rriste me kujdes”.
Gjeta njė shkak qė tė ndahem nga brigandi, edhe si mbeta vetėm rashė nė shtrat me ethet e dėshpėrimit. Mejtohesha:”Themelohet njė shoqėri pėr tė stėrvitur e pėr tė qytetėruar popullin dhe mėsimi qė i jep popullit ėshtė tė shkelė kanunet e popullit dhe tė njerėzisė, tė zėrė pusi dhe tė derdhė gjak. O fat tragjik qė mė ke bėrė shok me vrasėsit dhe brigandėt, mua qė mjė vjen keq tė shtyp njė mizė kur eci udhės!”
Edhe s’e dija si tė sillem, tė heqė maskat dhe tė bėrtas apo tė hesht nga frika e shkandullit?...
* * *
Eshtė pėr tė besuar qė vrasja e Worcesterit s’ėshtė i vetmi delikt qė ka bėrė “Vatra”, edhe tė tjera vrasje nė Amerikė do t’a kenė burimin nė Tremont Street.Kryetarėt e degėve dhe anėtarėt e Federatės jo vetėm s’kanė gisht nė kėto gjaqe e nė kėto turpe, po jam i sigurt qė edhe i dėnojnė me tėrė forcėn e shpirtit tė tyre. Pa dyshim, nė Kuvend tė afėrm do t’i shfaqin ndjenjat qė kanė duke qėruar me themel jo vetėm hesapet materiale, po ca mė tepėr edhe hesapet morale.Duhet qė faqezinjtė qė shkelnė dhe shkelin kanunet e Amerikės mirėbėrėse, tė marrin njė mėsim tė fort, duhet qė puna e Worcesterit tė dalė nė shesh dhe fajtorėt tė jepen nė duar tė policisė.Duhet qė tė gjithė ata qė dinin edhe mbyllnė sytė, tė zbohen njė herė e mirė me ēnderim nga Federata.
Vatra qė tė rrojė e t’i bėjė shėrbime tė vėrteta Shqipėrisė, duhet tė pastrohet nga ēdo qelbėsirė, edhe nga njė “Black-Hand” (dora e zezė) ose “Gang of hooligans and murderes” (gangu i huliganėve dhe i vrasėsve), qė e kanė bėrė njerėz pa shpirt e pa tru, tė lartėsohet e tė bėhet njė “League for the social and moral education of the people” (lidhje pėr edukimin moral dhe social tė popullit)
Jam i bindur qė Kuvendi i afėrm do tė ketė kurajon e lartė dhe patriotizmin e thellė t’a reformojė Vatrėn qė nga rrėnja, duke marrė masat e nevojshme pėr tė bashkuar tė gjithė shqiptarėt e Amerikės pėr nderin dhe pėrparimin e vendit.

Romė 10 Maj 1921

Tirana-Observer

Pasurinė nuk e bėn karta: e bėn puna


Faik Konica

Nė kėtė punė tė “lekave” ka disa gjėra qė s’jam i zoti t’i marr vesh as pakė. Fjala vjen, na thonė se, me tė shtypur tė “lekave”, Shteti do t’i afirmojė sovranitetin e tij faqe botės. Nga kjo kuptohet qė, nė mendje tė Shqipėtarėve ēdo Shtet duhet tė ketė kart-monedhė, dhe qė kėtė privilegj tė bukur (ah sa tė bukur) e kanė vetėm Shtetet indipendente. Po ky mendim ėshtė plotėsisht i lajthitur. Ka Shtete tė lira, si Republika e Panamasė, qė s’kanė asnjė biletė banke; nga tjatra anė, ka koloni britanike dhe frėnge qė pėrdorin monedhė fiduciare tė veēantė. Nuk ėshtė njė nder pėr njė Shtet, tė ri a tė vjetėr, tė shtypė kart-monedhė: po nesėr do tė jetė njė ēnderim, kur njė Shtet, pa borxhe dhe me pasuri latente qė pret tė nxirret, tė ketė bileta banke pa nonjė fuqi blerėse fare. Nė dėshėron me tė vėrtet’ Shqipėria tė ketė monedhėn e saj si njė akt sovraniteti, od tė kish bėrė shumė mirė ato dollarė qė mori nga Amerika t’i kish dėrguar nė Paris a nė London ku, me njė komision tė vogėl, mund tė ktheheshin nė “napolone” ari me fytyrėn dhe emėrin e Shqipėrisė: dhe ashtu do tė ndodheshin sot nė pjacė para Shqipėrie.
Njė tjatėr gjė qė s’mė hyn dot nė kokė, ėshtė kjo: Guverna, faqe “lekave” prej karte, do tė lėrė nė banka tė huaja 3.000.000 franga ar, tė cilat do t’a mbulojnė “100 pėr 100” monedhėn fiduciare t’onėn. Po kėtu na del pėrpara njė dilemė: ose Guverna s’do tė lėrė nė bankat e huaja aqė ar sa ka pėr tė shtypur kartė, dhe ahere gėnjen popullin; ose do t’bankojė me tė vėrtet’ 100 pėr 100 flori, dhe ahere bėn njė marrėzi, se nė vėnt qė t’u japė tė huajve arin e saj t’a punojnė me 3 a 4 pėr qint, pse tė mos e mbajė nė vėnt dhe tė bėjė ndonjė punė publike tė dobishme dhe pjellėse, e cila tė japė ndofta 15 pėr qint fitim?
T’i lėmė fjalėt. E vėrteta e xhveshur ėshtė qė Guverna ka nevojė pėr para; dhe me qė nuk ėshtė e zonja t’i gjejė duke krrejtur pasurinė latente qė ka vėndi, hidhet nė nji trik myflizesh: shtyp kartė, me shpresėn qė do t’forcojė popullin t’a pranojė kartėn pėr ar, - sa do qė historia ėshtė plot me katastrofet e shkakėtuara nga ky sistem i quajtur cours force ose forced paper currency; po Ekselencat e Tyre vallė a kanė zėnė nonji histori serioze tė popujve me dorė?
I madhi vjershėtor gjerman Goethe e ka pėrqeshur nė njė mėnyrė klasike kartėn-monedhė. Nė pjesė tė dytė tė Faust-it, e shpie heroin e tij bashkė me Mefistofelesin nė hobor t’Imperatorit Gjermanisė: Atje gjejnė mopskėnaqėsinė mė ēdo anė dhe kryengritjen gati tė pėlcasė, se arkat e Shtetit janė tė zbrazura. Mefistofelesi, qė tė tallet, i kėshillon Kryeministrit tė shtypė nė copėra karte ēmime, dhe t’i japė nė vėnt tė parasė sė vėrtetė. kryeministri bindet, - dhe shikoni ēudinė: tė gjithė gėzohen, dhe nisin valet dhe kėngėt, gjer sa tingėllon dita e fatit, kur kėto levere s’i pranon mė njeri, dhe karta bėhet kartė.
Po s’duhet tė dėshpėrohemi; se nė Shqipėri, nė ka shumė analfabetė, ka dhe shumė njerės tė kuptuar prej natyre. Munt qė t’a shohin lajthimin e tyre dhe tė qėndrojnė me kohė nė buzė tė greminės. Shqipėria ka mjaft reziqe dhe mundime, dhe s’ėshtė nevojė t’i shtohet dhe njė tjatėr: monedha fiduciare. Kriza ekonomike qė mbretėron sot nė Shqipėri, varfėria qė e ka mbuluar vėndin, kanė shkake mė tė thella se mungesa e kartės-monedhė: e kanė burimin e tyre te fakti qė populli harxhon, po s’fiton gjėsendi. Zgjidhja ėshtė pr ate PUNA. Kur tė lulėzojnė punėt, do tė nisė tė dalė nė shesh edhe ari. Bujqėsia, rritja e kafshėve, industritė nacionale, tė lehta pėr tė krijuar nė njė vėnt aqė tė pasur me “qymyr tė bardhė”, - kėto dhe jo “lekat” janė bari i shėrimit.
Po qė tė happen punėt, duhet Guverna tė ketė njė ekspert tė mbaruar pėr financat dhe ēėshtjet ekonomike, dhe atij eksperti t’i vėnė nėnė urdhėr nj’a dhjetė milionė dollarė. Kyēi i shpėtimit ėshtė pra, nė njė hua. Po hua nuk i jep njeri njė Shteti qė s’ka stabilitet. Sa kohė Parlamenti pėrbėhet nga njerės pa patriotismė dhe pa ndėrgjegjje, tė cilėt s’kuptojnė rėndėsin’ e stabilitetit tė Guvernės; sa kohė vendi duron dhe pėrkrah elemente tė turbullta, gati tė pėrmbysin kabinetin pėr njė ambicje personale ose pėr njė kockė qė u-hedhin armiqtė, - jo 10.000.000 dollarė, po njė kacidhe hua nuk i japin Shqipėrisė. Nė njė fjalim qė Peshkop Noli, ahere ministr’ i punėve tė jashtme, pati me korrespondentin e Chicago Daily Neės-it, Zotin Moėrer, deputeti ynė i tha Amerikanit se Shqipėria ėshtė gati tė japė gjithė koncesjet e munudra, tė vėrė peng gjithė pyjtė dhe metalet e saj, pot ė gjejė njė hua tė madhe. Mirė po pjacat e Neė York-ut dhe tė London-it, tė vetėmat ku munt tė hapet sot njė hua, duan pėrveē koncesjeve edhe njė gjė tjatėr: duan stabilitetin, i cili pėr ta ėshtė kryegarantia dhe tė cilin mjerisht Shqipėria s’duket e zonja t’ua japė.

ABC nr.27-Faik Konica,
09.03.2006



Faik Konica nė kujtesėn e Evropės

Luan RAMA

Njė vit mė parė njė miku im kineast erdhi nė Francė tė fiksonte gjurmė e rinisė sė Faik Konicės, vendet ku kishte jetuar ai. Njė shekull kishte kaluar dhe shumė pak gjėra njiheshin rreth rinisė sė tij. Brenda njė kohe tė shkurtėr ai xhiroi veēse disa pamje tė "Collčge de France", qytezėn e vjetėr tė Carcassone-s, rrugė e kafene tė Parisit, pa mundur padyshim tė fiksonte dimensionin e vėrtetė tė figurės sė tij, vetė atė shpirt qė ishte mbrujtur me njė kulturė tė jashtėzakonshme dhe qė shfaqej tashmė nė Paris si njė intelektual i kalibrit evropian. Edhe pse i ardhur nga njė cep i humbur i Ballkanit, ky njeri, do tė bėhej referencė e debatit intelektual nė qendėr tė Evropės. Kjo referencė spikati jo vetėm nė studimet e tij mbi gjuhėsinė, por nė veēanti me miqėsinė dhe bashkėpunimin e ngushtė qė ai pati me njė nga figurat mė nė zė tė simbolizmit francez, poetin e madh Apoliner, (Guillaume Apollinaire), i cili nuk mungoi tė bėhej bashkėpunėtor i tij dhe tė angazhohej pėr ēėshtjen shqiptare.
Vitet nė Francė mė kanė dhėnė mundėsinė tė ndjek itinerarin francez tė jetės sė kėtij njeriu, qė ka lėnė aq gjurmė nė jetėn e shqiptarėve. Nė fillim nė qytetin mesjetar tė Lissieux qė shquhet pėr katedralen e ngritur nė kujtim tė Saint Thčrese. Pikėrisht atje, jo larg bregut tė mjegullt normand, ai kishte kaluar vitin e parė tė largimit tė tij nga Shqipėria. Mė 2 tetor 1892, ai ishte regjistruar nė "Lycée de Lisieux", kur pėr herė tė parė do tė bėnte njė jetė tė vetmuar mes francezėve nė klasė "cinqučme", nėn emrin Schischo'Go Faļk, i lindur nė Konitza mė 1875 (Konicė). Ende sot, nė arkivat e shkollės ruhet emri i nxėnėsit shqiptar qė vinte nga njė vend ende i panjohur: Shqipėria. Por klima e lagėsht e Normandisė nuk i priu pinjollit shqiptar, kėshtu familja vendosi ta ēonte drejt jugut, me njė klimė mesdhetare. Njė vit mė vonė rruga do ta ēonte drejt atij vendi tė ngrohtė, njė qytet i hershėm mesjetar me njė kėshtjellė magjepse e me plot histori tė ēuditshme e barbare. I rrethuar nga historitė e "katarėve", ai kishte vazhduar aty studimet e mėpasme, ku gjithnjė do tė dallohet si njė nxėnės shembullor, ku vlerėsohet nė fund tė vitit me njė ēmim-nderi "prix d'honneur", nė "retorikė". Pasi vizitova Carcassonne-n, qytet qė mahnit ēdo vizitor, njė ditė zbrita nė Dijon, qytet hijerėndė edhe ky, e mė pas nė Montpellier, tė njohur pėr qytezėn e universitarėve. Mė pas, kur arkeologu Muzafer Korkuti do tė vinte nė Paris tė fliste nė "College de France" pėr prehistorinė e Shqipėrisė, kulturėn dhe kohėn antike, sė bashku do tė kujtonim se pikėrisht kėtu, njė shekull mė parė, Konica ndiqte ligjėratat e mjeshtėrve tė mėdhenj tė linguistikės e tė historisė. Kėtu ai ndoqi kurset e gjuhės sankritisht e hindu dhe me mikun e tij, linguistin e njohur Louis Bellow, ai nisi tė mėsonte dhe gjuhėn hebraishte.
Nė Francė Konica njohu Molierin, Volterin, Diderone... Nė shkrimet e tij tė mėvonshme, ai nuk harron tė pėrshkruajė historinė e kėtij vendi, tė shkruajė pėr dyndjet normande tė Robert Guiscard gjer nė brigjet shqiptare, pėr anzhuinet dhe shqiptarėt, e gjer tek verėrat e Burgonjės. Noli thotė se Apolineri e quante atė "enciklopedi lėvizėse". Jules Le Metre fliste me adhurim se "ky i huaj e shkruan kaq mirė gjuhėn tonė"... Nė bibliotekat e Parisit ai rrėmoi vite me radhė duke studiuar historinė e romakėve, galėve, grekėve, shqiptarėve. Njė ditė njė libėr i rrallė i kish rėnė nė duar dhe e kish ēmendur nga gėzimi. Ishte njė libėr i vjetėr i njė murgu gjerman, Brokard, i cili, siē na thotė vetė Konica, mė 1332, i kishte kushtuar njė libėr Filip de Valois, mbretit te Francės: "Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tė ndryshme nga latinishtja, - shkruante ai, - prapėseprapė ata kanė nė pėrdorim dhe nė tė gjitha librat e tyre shkronjėn latine". Faiku bėri pyetjen se nė qoftė se mė 1332 ekzistonte njė literaturė nė gjuhėn shqipe, atėherė ėshtė e qartė se shkrimi i gjuhės amtare do tė ketė nisur shumė mė parė. Madje dhe pseudonimin e famshėm tė tij Thrank SpiroBeg, ai e kishte gjetur tek personazhi i njė prej romaneve tė Léon Cahun, zėvendės konservatori i bibliotekės sė madhe "Mazarine", nė romanin "Hassan le janissaire".
Padyshim qė njė nga miqėsitė mė tė bukura tė Faikut, kėtij "princi tė gjuhės shqipe", siē e quante Noli, ishte miqėsia e tij me Gijom Apolinerin. Edhe kur iku nga Franca, Faiku do tė vazhdonte si bashkėpunėtori i revistės sė e Apolinerit "Festin d'Esope" dhe do tė shkruante nė gazetėn intelektuale pariziane "Mercure de France". Apolineri si dhe shumė poetė pararendės tė epokės se tij, i kėndoi shumė dashurisė. Gjatė njė historie tė tillė dashurie poeti francez piketoi publicistin shqiptar Faik Konica, drejtorin e revistės "Albania", mikun shqiptar, pėr tė cilin vite mė radhė ai do tė ushqejė njė respekt e simpati tė veēantė. Konica dhe Apolineri u njohėn nė fillimet e kėtij shekulli. Qė tė dy ishin njerėz me kulturė tė gjerė, poliglotė dhe me njohje tė shumta nė rrethet letrare artistike. Pikėtakimet e para ishin nė vitet 1903 dhe 1904 gjatė udhėtimeve qė Apolineri bėri nė Londėr, i dashuruar pas Annie Playden, kur kishin qenė bashkė nė brigjet e Rinit. U njohėn nė njė kohė kur Konica luftonte me forcė pėr ēėshtjen shqiptare dhe identitetin nacional. Apolineri ende nė atė kohė nuk e kishte shpalosur tėrė personalitetin e vet artistik. Emri i tij i vėrtetė ishte Guillaume Kastrovitzky dhe kishte lindur me 1880. E ėma e tij ishte polake, vajzė e njė emigranti. Apolineri studjoi ne Canes, Nicė, Monaco. Mė 1899 erdhi nė Paris pėr tė punuar pėr bukėn e gojės dhe nė orėt e lira mbyllej nė bibliotekat e kryeqytetit francez.
Konica dhe Apolineri u njohėn nė njė kohė kur nė Francė zhvillohej njė aktivitet i gjerė letrar e artistik, kur mė 1903 vdiq Gogeni dhe Pisaro, kur Romen Rolani pėrfundoi vepren "Jeta e Betovenit" dhe kur Pier e Mari Kyri u nderuan me ēmimin "Nobel". Mė 1904 u shfaq nė Paris opera e Vagnerit "Tristani dhe Isolda". Mistrali gjithashtu u nderua me ēmimin "Nobel", ndėrsa Matisse krijonte tablotė mė tė famėshme tė tij. Qė mė 1902, shkruan historiani i artit Pierre Marcel Adema, studjuesi mė i njohur i krejt veprės sė Apolinerit, - botohej revista e pėrjavėshme "Europiani", ku nė dhjetor 1903, nėn pseudonimin Thrank SpiroBeg ishte botuar shkrimi i Konices " Skicė e njė metode pėr tu duartrokitur borgjezėve"("Esquisse d'une methode pour se faire applaudir des bourgeois"). Bashkėpunimi i Apolinerit me kėtė revistė ishte mė shumė politik se sa letrar. Ai interesohej pėr popujt e shtypur si bullgarėt, maqedonėt, shqiptarėt. Adema boton gjithashtu edhe njė letėr tė Apolinerit ku ai ka shkruar : " Ai banonte nė "Oakley Cressent City Road. Nuk e kisha parė kurrė. Mė ftoi tė rrija disa ditė tek ai dhe do vinte tė mė merrte nė stacion." Duke vijuar nė studimin e tij pėr Apolinerin, Adema shkruan se "Dy tė dashuruarit, Apolinerin dhe Anin, Konica i priti me pėrzėmėrsi. Mė 1904 Apolineri ishte pėrsėri mik tek Konica, kėsaj rradhe nė Chingford, (duke qėnė se Faiku ishte i martuar, e kishte lėnė banesėn e mėparėshme). Gjatė kėtyre kohėve, Apolineri e Konica u afruan shumė. Prindėrit e Anit nuk donin qė ajo tė lidhej me njė poet, kėshtu e larguan nė Amerikė. Dhimbjen tė dy miqtė e ndanė sė bashku. Faiku e mori me vehte nė njė udhėtim nė Gjermani, ku ngjarje tė kėsaj periudhe Apolineri do ti dėshmojė nė tregimin e shkurtėr "Shqiptari", ku nė qėndėr ėshtė njė ngjarje qė lidhet pak e shume me Konicėn.
Nė kėtė kohė Konica fillon tė botojė disa artikuj nė revistėn e Apolinerit "Festin d'Esope". Mė 1904 boton shkrimin "Mistifikimi mė i madh nė historinė njerėzore". Ndėrsa Apolineri boton mė janar tė 1905, nė numurin 7 tė revistės "Albania", artikullin " Njė profeci bashkėkohore lidhur me Shqipėrinė" ( " Une prophčtie contemporaine touchant l'Albanie "). Mė 1909 ai boton nė revistėn " Pan " studimin e tij tė famshėm " Studim mbi gjuhėt natyrale dhe gjuhėt artificiale " (" Essai sur les langues naturelles et les langues artificielles ") me pseudonimin Pyrrhus Bardyli, studim qė do tė hapte njė debat nė linguistėt e njohur tė asaj kohe, tė cilėt ishin trembur nga dalja e gjuhės " esperanto " dhe rreziku qė u kėrcėnohej gjuhėve natyrale. Konica dėshmon me kėtė studim se ėshtė njė intelektual i rrallė dhe i nivelit evropian, madje njė njohės i thellė i gjuhės frėnge. Ja pse nė faqen e parė tė kėtij libri tė botuar nė Bruksel, nėn titullin " Essai sur les langues naturelles et les langues artificielles ", Apollinaire ka shkruar : " Autori i kėsaj eseje : Faik beg Konitza. Eshtė shqiptari mė erudit i Evropės ". Nė atė kohė Konica i dėrgon Apolinerit librat e albanologėve tė njohur si Holger Pedersen apo Gustave Mayer, tė cilėt kishin vlerėsuar shumė autoktoninė shqiptare dhe vlerat e njė populli me histori tė lashtė. Tregimi "Shqiptari" ("L'Albanais") botuar fillimisht nė revistėn "Messidor" ndėrthuret mė pas me ngjarjet nė romanin e tij "Gruaja qė rri ulur", botuar me 1920 pas vdekjes sė Apolinerit. Nė kėtė roman tė bije nė sy personazhi i Pikasos dhe Konicės, qė tė dy miq tė ngushtė tė Apolinerit, qė siē e pėrshkruan vetė ai "Pablo Canouris, piktor me duar blu e qė ka sy si tė zogut, ėshtė me prejardhje shqiptare, i lindur nė Malaga tė Spanjės. Nė karakterin e Canouris pėrziheshin kėshtu Spanja dhe Shqipėria. Nė dukje ai ishte i tillė, siē janė shqiptarėt, njerėz tė bukur, fisnikė e trima ".
Pas largimit pėr herė tė dytė nga Londra, Konica dhe Apolineri e ruajtėn miqėsinė e tyre, shkėmbyen letra ( letra e fundit ėshtė e vitit 1913) dhe shkrime pėr ti botuar nė revistat e njėri tjetrit. Mė 1912 Apolineri jetonte nė bulevardin Saint Germain-des-Prčs, n° 202, ku pas vdekjes mbeti dhe biblioteka e tij e pasur. Po atė vit ai botoi njė nga poezitė e tij mė tė njohura, "Mbi urėn Mirabo", ndėrkohė qė Konica, qė kishte kaluar nėpėr universitetet e Kembrixhit, Harvardit dhe Masaēusetit, meritonte titullin "Mjeshtėr i Arteve nė letėrsi". Njohja me Konicėn e shtyu Apolinerin tė njihej me historinė e kombit shqiptar dhe tė prononcohej ndaj kėsaj historie. Fillimisht ai lexoi me interes numrat e revistės "Albania". Veēanėrisht e tėrhoqi ne atė kohė dhe studimi pėr Shqipėrinė e Eliza Obri (Aubry). Nė kėtė studim, duke folur mbi absurditetin e qeverisjes sė Princ Vidit, ajo pohonte domosdoshmerinė qė Franca dhe fuqitė evropiane ta shihnin realisht historinė dhe fatin e kėtij populli. Parathenia e Apolinerit nė kėtė studim ėshtė e shkurtėr. Ai rikujton udhėtimin nė Shqiperi tė lord Bajronit. "Ndryshe nga popujt e tjerė tė perandorisė otomane qė ruajnė ende pėrkatėsitė fetare, shqiptarėt dallohen mė shumė pėr intolerancė fetare dhe pėr ndjenjat e tyre kombėtare. "Zonjusha Obri, - shkruan ai, - dallon mirė karakterin nacional tė shqiptarėve, gjenia e tė cilėve zotėron nė tė gjithė botėn otomane". "Ēėshtja shqiptare, shkruan me tej ai, diplomatėve tė mėdhenj qė rregullojnė fatet e botės u duket tepėr e vogėl, pėrballė kėtij universi kaq tė trazuar. Ndoshta njė ditė, tepėr tė shqetėsuar do tė shkojnė nė Janinė ose nė Krujė, kryeqytetin e vjetėr tė Skėnderbeut, pėr tė vendosur me njė dorė tė pasigurtė themelet e njė Evropė tė re...Bėhet fjalė padyshim pėr njė racė tė ndershme, tė denjė pėr tu mbrojtur dhe qė vėshtron me shpresė Francėn , e cila tashmė e kupton se ēdo tė thotė mosinteresimi i saj".
Interesin e Apolinerit pėr Shqipėrinė e tregon edhe shkrimi i tij i gjatė "Tri princėr tė rremė tė Shqipėrisė" (" Trois faux princes d'Albanie ") tė botuar nė revistėn "L'europeen", me 1904. Nė tė bėhet fjalė pėr pretendimet pėr fronin e Shqipėrisė tė tė ashtuquajturve princėr, "trashėgimtarė tė derės sė Kastriotėve", tė Skėnderbeut. Duke shfletuar korespondencėn e tė vėllait tė Apolinerit, gjen tė flitet aty dhe pėr Konicėn. Eshtė dhjetor i vitit 1907 kur Alberti, vėllai i Apolinerit, ka shkuar tė punojė nė njė bankė tė Londrės dhe sipas porosisė sė vėllait tė takohet me Spiro Beg, pėr ti dhėnė gjithashtu njė libėr tė sapo botuar tė Apolinerit. "Tė shtunėn isha tek Spiro Beg, i cili ishte mjaftė i dashur, - shkruan Alberti. - Ai mė pyeti se cili ėshtė ai autor, tė cilin ju e kini lexuar sė bashku dhe qė ėshtė bėrė i famshėm nga vargjet "oh sa e gjatė ėshtė nata nė kėtė dhimbje qė nuk shuhet"...Nė njė letėr tjetėr ai shkruan se "Konica ka tmerr tė madh nga mishi i ngrirė dhe trembet ta hajė"...Nė mars tė vitit 1908 ai i thotė Apolinerit se " meqė nuk e njoh gruan e Konicės nuk kisha si ta pyesja pėr gruan e tij. Por duket qartė se tani ai jeton vetėm..."Tė shtunėn e kaluar e kaluam darkėn bashkė dhe i thashė se ti mė kishe pyetur pėr gruan e tij. Ai mė tha se ishin zėnė dhe se ajo kishte shkuar tek nėna e saj, por ai shpreson se ajo do tė kthehet pas tri muajsh, megjithese faji ishte i saj." Nė korrik 1908, nga Londra, Alberti i shkruan pėrsėri tė vėllait se " Konica banon nė Hampstead, njė lagje ku banojnė shumė gjermane dhe qė sipas shprehjes sė Konicės ishte njė lagje "shik" por me njė pazar jo dhe aq tė shtrenjtė. Shumė aktorė banojnė fare pranė tij". Nga fundi i gushtit, pra njė muaj mė vonė ai e njofton Apolinerin se nga Konica s'kishte mė asnjė lajm. Nė fakt ėshtė koha kur Konica nis udhėtimin e tij drejt Amerikės, nė Boston, ku takohet me Nolin, i cili ēuditet kur e sheh veshur me fustanellėn shqiptare..
Gjatė luftės sė parė botėrore Apolineri i mobilizuar nė luftė, plagoset. Ishte nėntori i vitit 1918. Por fill pas kėsaj i prekur nga nje tifo qė po bėnte kėrdinė atė kohė nė front, ai vdes. Nuk dimė se ēfarė ka shkruar Konica kur ka marrė lajmin pėr vdekjen e mikut tė tij, pėr humbjen e poetit tė madh dhe pararendėsin e poetėve simboliste. Me siguri, para syve tė tij ėshtė shfaqur poeti i madh dhe shėtitjet e tyre, bisedat dhe ėndjet e tyre, me siguri i ėshtė shfaqur pėrsėri Sena, urat mbi lumė, ura e famėshme Mirabo, e cila sikur pėrcjell ende ehon e vargjeve tė poetit tė madh francez nė poezinė Ura Mirabeau.


Kolona e arte

Faik Konica

Vajtim pėr robėri tė shqiptarėvet

O tė humbur shqipėtarė,
Seē qenkeni pėr tė qarė!

Pėr tė qar' e pėr tė sharė,
Pėr tė shar' e pėr tė vrarė!

Armiqtė mbė dhé ju hodhnė,
Dhe ju shtypnė sa u lodhnė!

Sa u lodhn' e sa ju ngopnė
Ju gdhendnė edhe ju rropnė.

As bukė, as brekė s'ju lanė,
Ju punoni, ata hanė!

Nuk ju lan' as pakė nderė
Q'e kini pasur pėrherė.

As nder, as turp, as gjak s'kini
Unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtė;
Prisni vdekjen apo vdiqtė?

Shėrbėtorė t'Anadollit,
Kleēk e lodra tė Stambollit.

Nė mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipėtare!

O shqipėtarė barkzbrazur,
Fustanējerr' e kėmbėzbathur

Zemėrohuni njė herė,
Mprehni kordhėt pėr tė prerė,

Mprehni kordh' e mprehni pallė
Tė ju ndritin yj mi ballė,

Ti frikėsoni zuzarėt
Ē'i shuan shqipėtarėt,

E nė vend tuaj tė rroni
Si tė doni e si tė thoni!

1901




NĖ GJURMĖT E NJĖ EMISIONI PĖR KONICĖN


Nė mbrėmjen vonė tė datės 15 mars 2006, kanali TV “Klan”
transmetoi njė emision tė posaēėm, kushtuar Faik Konicės.
Skenari ishte pėrgatitur nga prof. Nasho Jorgaqi, tė cilit
lexuesi shqiptar duhet t’i jetė shumė mirėnjohės pėr punėn
e palodhur qė ka bėrė pėr qėmtimin e kujdesshėm tė veprės
sė Konicės dhe botimin e saj nė 5 vėllime (vėllimi i pestė
pėrmban studime pėr Konicėn) nga Shtėpia Botuese “Dudaj”,
Tiranė, 2001.
Nė atė emision u fol gjatė pėr figurėn e Konicės, si njė
personalitet i shquar i kombit shqiptar, i cili, me
formimin e tij shumėplanėsh, me erudicionin e tij tė
jashtėzakonshėm, i mahniti shumė pėrfaqėsues tė mirėnjohur
tė kulturės perėndimore. Nė emision u theksua me tė drejtė
natyra herė-herė edhe kontradiktore e Konicės, gjė qė
pėrbėn njė dukuri jo tė panjohur edhe nė jetėn e
krijimtarinė e jo pak personaliteteve tė pėrmendura tė
kulturės dhe tė politikės botėrore. Por, mes shumė tė
vėrtetave qė u thanė nė atė emision, ra nė sy mungesa e ca
tė vėrtetave, qė teleshikuesit duhej t’i ishin thėnė
domosdo. Po ndalem shkurtimisht nė disa tė vėrteta tė
pathėna (pėr tė mos thėnė tė autocensuruara) nė emisionin
nė fjalė.
Sė pari, bashkėpunimi i Konicės me Ahmet Zogun u vlerėsua
si njė “lajthitje” e tij qė e kishte burimin nė natyrėn e
tij “kontradiktore”. Mendoj se njė pohim i tillė nuk i
pėrcjell teleshikuesit tė vėrtetėn pėr karakterin e
marrėdhėnieve mes Konicės dhe Zogut, si mbret i
shqiptarėve. Ėshtė e vėrtetė qė nuk ishte Konica ai qė ia
lypi bashkėpunimin Zogut, tė cilin e kishte pasur
kundėrshtar tė hapur politik, ishte Zogu ai qė e lypi kėtė
bashkėpunim dhe qė Konica e pranoi pėr njė qėllim tė lartė:
pėr t’i shėrbyer diplomacisė sė Mbretėrisė Shqiptare nė njė
shtet tė madh, si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, njė vend
ky dashamirės pėr kombin shqiptar nė Evropėn Juglindore.
Pra, Konica u nis nga njė qėllim tepėr madhor kur pranoi tė
hynte nė shėrbimin diplomatik tė mbretit Zog, i cili i dha
njė mandat tė pėrhershėm pėrfaqėsimi nė SHBA.
Ėshtė e vėrtetė qė Konica e ka kritikuar Zogun, madje
ashpėr, dhe pėr kėtė kritikė nė atė emision u fol pa kursim
nga profesorėt e intervistuar. Por profesorėt e nderuar
duhej tė pėrmendnin edhe vlerėsimet shumė tė larta qė
Konica ka bėrė pėr figurėn e tij. Po pse heshtėn pėr kėto
vlerėsime profesorėt e intervistuar? Bindjet mund t’i kemi
tė majta, tė djathta ose tė qendrės, por ato nuk duhet tė
na pengojnė tė pohojmė tė vėrtetat qė janė shkruar “e zezė
mbi tė bardhė”, se pėr ndryshe do tė mbetemi robėr tė
praktikave enveriste, sipas tė cilave koha e mbretėrimit tė
Ahmet Zogut vlerėsohej si njė njollė e zezė nė historinė e
Shqipėrisė!
Sė dyti, nė atė emision edhe marrėdhėniet e Konicės me
Nolin trajtoheshin nga kėndvėshtrimi i natyrės sė tij
kontradiktore. Mendoj se edhe nė kėtė rast teleshikuesit
nuk i thuhet e vėrteta deri nė fund. Shkaqet e
marrėdhėnieve herė-herė tė acaruara tė Konicės me Nolin
mund tė jenė tė shumta, por kėtu nuk ėshtė vendi tė hidhet
dritė mbi to. Nė tė vėrtetė, shkaku kryesor i fėrkimeve mes
kėtyre dy figurave tė shquara tė kombit tonė qėndron nė
mospėrputhjen e bindjeve tė tyre politike: Konica ishte
antikomunist, kurse Noli ishte simpatizues i komunizmit.
Madje Konica flet me fakte pėr bindjet komuniste tė Nolit.
Sė treti, pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste,
kur po rrezikohej copėtimi i saj i mėtejshėm, sidomos nga
shovinizmi grekomadh, edhe Konica, edhe Noli, nė figurėn e
mbretit Zog shikonin simbolin e unitetit kombėtar dhe
kėrkonin krijimin e kabinetit qeveritar nė mėrgim, ashtu
siē kishte kėmbėngulur edhe vetė mbreti nė kancelaritė e
fuqive perėndimore. Pra, pėr mbrojtjen e interesave tė
larta tė vendit, kėto dy personalitete tė spikatura tė
kombit shqiptar bashkoheshin rreth mbretit nė mėrgim. Nuk
duhej tė mos u thuhej teleshikuesve edhe kjo e vėrtetė pėr
figurėn e Konicės nė marrdhėniet e tij me Nolin.
Sė katėrti, Konica i la njė amanet Nolit qė eshtrat e tij
tė preheshin domosdo nė atdheun e tij. Dhe kjo e vėrtetė u
tha nė emision. Por teleshikuesit tė thjeshtė nuk iu tha e
vėrteta se cili ishte shkaku qė Noli, sa qe gjallė, nuk e
ēoi dot nė vend amanetin e Konicės. Se ka rrezik qė
teleshikuesi i painformuar mirė apo qė ėshtė nė njė moshė
tė re, mund tė rrijė e tė mendojė gabim: Noli ose s’paska
dashur, ose nuk paska mundur ta ēonte nė vend atė amanet.
Dhe kjo e vėrtetė mbeti e pazbuluar pėr teleshikuesin e
lartpėrmendur, se po tė thuhej ashtu siē ėshtė, do tė dilte
zbuluar Enver Hoxha, si armik i egėr i Konicės.

Eshref Ymeri

Askushi
14-09-2012, 17:35
Kumtesė nga: Mėrgim Korēa


Nuk i a kam vėnė vetes detyrėn as tė them se Faik Konica u lind mė 1875 nė Konicėn Shqiptare e as tė zė n’gojė faktin se u shua nė Boston nė vitin 1942. Gjithashtu nuk do tė zė n’goje faktin se ai qe bashkėthemelues i “Vatrės” dhe drejtues i saj nga 1921 e deri mė 1926 e pastaj, nė vazhdim, edhe kryetar nderi i saj. Kjo ėshtė pjesė e detyrės sė biografėve tė tij. Por unė, nė kėto pak minuta kohė qė mė vunė nė dispozicion organizatorėt e kėtij tubimi, (jo pėr tė mė nderuar mua, jo, por Faik Konicėn), e konsideroj ndér timin faktin qė po ju paraqis mbase njė pamje jo fort tė dritėsuar tė vlerave madhore tė tija, temperamentit si edhe pozicionimeve tė kėtij personaliteti poliedrik tė cilin ai, me tė cilin mė shum’u shanė, mė shum’u deshėn e mė gjatė bashkėpunuan, Imzot Noli, e ka stigmatizuar si vijon :

“Faik Konica qé i pėrkryer si stilist, i shkėlqyer si erudit dhe i madh si atdhetar!”

E pėr t’a shikuar Konicėn nga ky kėndvėshtrim, nuk kam se si tė mos vazhdoj me konsiderata disa njerėzish vėrtet tė shquar tė kulturės kombėtare, tė cilėt janė studjues tė dėgjuar nė fushė tė letėrsisė si edhe gjuhėsisė edhe kanė dhėnė konsideratat e tyre rreth personalitetit tė Faik Konicės. Prof. Namik Ressuli e ka pėrcaktuar Konicėn si vijon :

“Konica ka qenė polemisti si edhe satiriku mė i fortė qė ka nxjerrė kombi ynė por njėkohėsisht edhe mė i urryeri!”

Por krahas kėtij pohimi, profesor N.Ressuli ka thėnė edhe :

“Ndėr shkrimtarėt toskė ai pa as mė tė voglėn mėdyshje qé mė eleganti si edhe mė europiani i kohės sė tij. I krahasuar me Patėr Gjergjin e madh, natyra i dha Konicės po aq intuitė tė fjalės e gjithashtu edhe tė shprehjes. Tė njajtė u a dhuroi edhe elegancėn e fjalķsė. Por atje ku u tregua bujare me Patėr Gjergjin e koprrace me Konicėn qé fantazķa si edhe mėndja sintetike!”

Ai qė u quajt “Meteori i kulturės Kombėtare”, Dr.Vangjel Koēa, personalitetin e Konicės e ka pėrkufizuar sikur e ka skalitur nė metal :

“Estéti i pashoq si edhe polemisti mė elegant qė ka nxjerrė kultura shqiptare, ishte njėkohėsisht edhe viktimė e vetes sė tij : Bota Shqiptare nuk kishte nevojė pėr shigjetarė po pėr mėsues edhe edukatorė!”

I thashė nė krye kėto pohime tė bashkėkohėsve nė mėnyrė qė ne, brezat pasues, tė mundohemi t’i mbivendosim kėto kuadro qė na paraqitėn bashkėkohėsit e Konicės e t’a krijojmė mė tė drejtpeshuar pamjen e tij duke i pėrgjithėsuar kėto kulme edhe me rrethanat kohore e tė shikojmė efektivisht se cila ka qenė figura e vėrtetė e Konicės.
Shkollimin e parė ai e mori nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė anadollak. I vijoi mėsimet nė Kolegjin e Jezuitėve nė Shkodėr prej ku vete e studjon nė Francė por duke kaluar pėrmes Liceut tė Gallatasarajit. Diplomohet nė Universitetin e Dijonit nė Francė. Tė mbaronte me kaq, do tė qé mirė. Merr pastaj diplomė nė fushėn e leteraturės edhe nga Universiteti i Harwardit. Kėshtu bota e brėndėshme e Konicės ndikohet nga shumė erėra qė i krijojnė shtjella nė mėndjen e tij ku pa as mė tė voglėn mėdyshje ndikimet lindore ēvendosen nga forca e rrymave kulturore moderne perėndimore ku predominon kultura si edhe gazetarķa franceze, e posaēėrisht mbresa i le “panfletizmi francez”! I ndikuar ksisoji nga fryma liberale dhe antikonformiste e Francės ai, duke qenė konsull e mė vonė edhe ministėr fuqiplotė i Monarkisė Shqiptare nė Republikėn Presidenciale Amerikane, shkruan e shkruan shumė kundra mbretit Zog. Shkrimet e tija bile ēfrytėzohen nga advokatėt mbrojtės tė Ndok Gjeloshit si edhe Azis Ēamit qė e qėlluan Mbretin Zog nė Vjenė mė 21 shkurt tė vitit 1931, sa qė arritėn t’i mbronin atentatorėt me aq shumė argumenta sa qė atentatorėt e Mbretit morėn dėnime minimale !
Nė vazhdim, mė 22 gusht 1938 Konica shkruan :

Monarkia ka nė Shqipėri dy lloje armiqėsh, ata qė vetėm i thurin lavde vėnd e pa vėnd, si edhe ata qė e bėjnė qesharake me festime tė tepruara. Po u pėlqeu monarkķa, t’i japin dinjitet e tė heqin dorė nga karnavalet!

Sa i takon gjuhės sė Konicės, ai ka meritėn e madhe qė ndėrmjet alfabeteve tė ndryshėm tė propozuar, ai e mbėshteti atė tė Shoqėrisė Bashkimi tė themeluar mė 1899 nga Imzot Prengė Doēi me germa latine edhe ksisoji vazhdoi e botoi revistėn e tij “Albania” pėr 12 vite me radhė.
Njė nga ngjarjet e jetės Konicės sė cilės nuk mundemi t’i anashkalojmė, ėshtė edhe ēmimi Kapelja e lartė qė i u dha mė 1938-ėn nga revista humoristike londineze The Judge, me botues Harry Newmanin. Motivacioni mbėshtetej nė vlerėsimin e tij si konsull edhe Ministėr Fuqiplotė i Mbretėrisė Shqiptare. Konica duke mos qen’i bindur se ēmimi qe i sinqertė, me qė revista kish edhe namin e madh si revistė qė pėrgojonte e tallte kėdo, nė letrėn e falėnderimit shkruan mes tjerash :

“ Unė kokėn time e bėj kurbįn pėr kapelen e zotit Newman !”

Nga e gjithė prodhimtarķa e shkruar nga Konica, njė vėnd tė posaēėm zė pjesa qė duhej t’ishte vazhduar e pastaj mbaruar si roman me titull :

“Doktor Gjėlpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurrasit”

Kjo pjesė letrare ėshtė reflektimi i gjėndjes sė intelektualėve shqiptarė. Nė pjesėn e parė Konica e brumos dhe e gatuan figurėn e tė riut shqiptar qė po shkollohet nė perėndim duke u pėrgatitur tė kthehej nė Atdhé pėr t’i shėrbyer kėtij tė fundit. Pastaj vjen pjesa e dytė ku i gjithė idealizmi i doktorit fillon e lėkundet tek ballafaqohet me injorancėn anadollake tė Shqipėrisė tė asaj kohe ku sundonte injoranca, ryshfeti si edhe korrupsjoni. Nuk mundem t’a hesht tė vėrtetėn se analiza apo aq sa ka shkruar Konica tek Doktor Gjėlpėra, edhe sot paraqit interes tė pafund.
Para se t’a pėrfundoj kėtė paraqitje fluturimthi tė figurės sa elitare e po aq edhe kundėrthėnėse tė Faik Konicės, dua t’ju sjell disa pohime tė tijtė qė marrin vlera tė pashoqe tė menduar thellė. Janė pikėrisht kėto pohime tė cilėt i kanė shkaktuar autorit gjith’atė pozicionim kundra tė kategorive tė ndryshėme shoqėrore nė Shqipėri. Konica ka thėnė :

- Janė disa shqiptarė qė sillen si tė vėrtetė kėndezė e zėmėrohen posa zė tė
kėndojė kokorikoo nonjė tjatėr si ata. Mjerisht nė Shqipėri ka pak pula !

- Kur shoh ca eskrokė tė poshtėr e pa ndér, mace t’egėra me dy faqe, tradhėtorė, ēpifarakė, vrasės vullgarė prapa kurrizit, ta marrin e ta pėrdorin e ta ndyjnė emėrin shqipėtar : ta thom ēiltas se mė vjen turp qė jam shqipėtar edhe unė. Tė qe se e ndėrroja dot racėn time me fjalė, shpejt do tė thohesha grek, kuco-vllah, etj. Edhe evgjit do ta kisha pėr ndér !

E me qė jemi pikėrisht nė mjediset e njė kishe, dua t’ju kujtoj edhe pohimin e fundit qė po citoj nga Faik Konica e qė tingėllon aq i fuqķshėm :

Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqķnė ta mbajmė gojėn mbyllur kur
s’kemi gjė pėr tė thėnė !

___________________________________________
Kumtesė e mbajtun me datė 3 dhetor nė ambientet e Kishės Shėn Palit, Michigan





Abetari shqip

Faik KONICA

Nė pak fjalė, - me qėllim por pa shpresė qė t`u mbushim kokėn hamajve, zaptieve, tė shtrembėrve e t`egėrve, - duam tė shkoqitim ēėshtjen e abetares gjer mė sot. I pari libėr nė gjuhėn tonė dolli nė 1635, d.m.th. 256 vjet mė pėrpara, nė Romė, prej Frengut tė Bardhė (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori mė vonė do zbulonte duke gėrmuar nė arkivat e bibliotekės kombėtare tė Francės, veprėn e Pjetėr Budit "Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e tė rrėfyemit" tė shkruar, me tė njėtin alfabet, nė vitin 1621, pra 14 vjet mė parė]. Ky libėr pėrdori njė alfabet, i cili ka tė ngjarė se pėrdorej edhe mė parė, se, po ta kish bėrė Frengu i Bardhė, do ta kish thėnė nė parathėnie tė librit tė tij; pra duke heshtur, na rrėfeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me atė alfabet duallėn gjer mė sot shumė libra, mė tė shumtėt pėrmbi fe, njė fjalor shqip e italisht disa mijėra shtyllash, e me atė mėson gjithė pjesa e Gegėrisė katolike. Tė metat e atij alfabeti janė kryesisht dy: 1) Ka disa gėrma tė veēanta qė nuk gjenden nė shtypshkronjat; 2) S`ėshtė i mjaftueshėm pėr toskėrishten.
Qė tė mos e ngarkoj tepėr artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Nė atė mot, Sulltani, pėr tė ndezur nė Shqipėri njė zjarr kundėr sllavizmit, cpoi disa "Meemure" shqiptare tė mblidhen qė tė bėjnė njė alfabet shqip. Kėta, me leje tė qeverisė (turke), u mbluadhnė. Nė mes tyre, hyri si thonė e si do tė mund tė provojmė njė ditė - njė anėtar i Moskovit, i cpuar me udhė nga patriarku grek. Kjo mbledhje kishte pėr detyrė: 1) O tė merrte alfabetin e Frengut tė Bardhė, si 300 e sa vjetėsh mė tė vjetėr; 2) O tė bėnte njė tė ri, duke treguar tė metat e alfabetit tė vjetėr; 3) O tė mos i pėrsėritte ato mangėsi.
Mjerisht, mbledhja turko-moskove: 1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit. 2) Nuk tha pse s`e mori. 3) I pėrsėriti tė keqiat e alfabetit tė Bardhit. 4) Shtoi shumė gabime tė reja.
Qė tė marrin vesh atdhetarėt e kulluar se ē`ėshtė ai alfabet i Stambollit, le tė venė re kėto: Alfabeti i Stambollit ka 36 gėrma. Ndėr kėto janė: 1) shtatė shkronja cirilike (sllave). 2) Pesė shkronja greke. 3) Njė shkronje cirilike (sllave) kokė-tatėpjetė. 4) Njė shkronjė latine e vėrtitur. 5) Dy shkronja latine kokė-tatėpjetė. 6) Njė shkronjė latine e tredhur. Tė tjerat janė latine. Lexuesi qė ka pakė mendje, i sheh vetė ndyrėsinė e kėtij alfabeti: 1) I bėrė me spica tė Moskovit, na vė nė rend tė popujve sllavė. 2) I pėrzier me shtatė mėnyra shkronjash, ėshtė i ndyrė nė tė parė, e i jep gjuhės njė hije tė egėr. 3) Nuk mund tė botosh libra asgjėkundi nė Evropė, veē po tė blesh shkronjat pėrkatėse dhe tė paguash shumė mė shtrenjtė. Kur desha tė filloj njė tė pėrkohshme shqipe gjashtė vjet mė parė, dėshirova pikė-sė-pari tė pėrdor o alfabetin e vjetėr tė Shkodrės, o alfabetin e Stambollit - tė cilat do t`i rrėfej ndoshta njė ditė gjatė e gjerė, e atėherė le tė gjykojnė shqiptarėt ē`janė ata njerėz e ē`jam unė - nuk mė tunden fare.
Mė 1899, disa atdhetarė tė flaktė tė Shkodrės u mblodhnė, pėr tė themeluar njė shoqėri tė madhe pėr lėvrimin e gjuhės shqipe. Kėta shqiptarė krijuan njė alfabet, tė cilin, edhe pse qe i arsyeshėm edhe nga dėshira e bashkimit, e muarėm edhe ne dhe po e pėrdorim qė prej dy vjetėsh tek revista "Albania"... Alfabeti i "Bashkimit" jo vetėm shtypet lehtazi kudo, po ėshtė edhe i arsyeshėm nė shumė anė. Kėto edhe njėqind tė tjera tregojnė se me alfabet tė "Bashkimit" mbahet mirė rrėnja e fjalėve.
Tani cilat janė kundėrshtimet e meemureve kundėr kėtij alfabeti. Janė pesė: 1) "Alfabeti i Stambollit ėshtė mė i vjetėr" -"Bashkt-ustuna, efendem!" Por alfabeti i Bardhit ėshtė 300 vjet mė i vjetėr. Pse nuk e mbajtėt? Pra, edhe ju vetė rrėfyet se vjetėrsia nuk ėshtė argument i mjaftueshėm pėr tė mbajtur njė gjė tė ligė. 2) "Alfabeti i Stambollit ėshtė mė i pėrhapur". -Ato gėnjeshtra t`ia shisni njė tjatėri, por jo mua. A e mirrni vesh? Ndėr 100, 90 ndėr shqiptarėt e jashtėm e pėrdorin kėtė alfabet qė pėrdorim ne, a me disa ndryshime. Atė tė meemureve e pėrdorin 7 a 8 meemure, e nja 10 zaptienj kėmbė-qelbur tė Toskėrisė. Po, si thotė Frengu, "qui n`entend qu`une cloche n`entend qu`un son". "Kush dėgjon vetėm njė kėmbanė, dėgjon vetėm njė zė". E ju, duke folur gjithnjė me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, "u-hazdis" e kujtoni se kini me vete gjithė Shqipėrinė. 3) "Shkronjat e "Bashkimit" janė tė shumta e nuk i mėson dot populli". -Pėrgjigje: Alfabeti i "Bashkimit" ka 23 ose 24 shenja, kurse juaji ka 36, d.m.th. 12 mė tepėr. 4) "Populli s`merr vesh se si dy shenja bėjnė njė tingull. I duket mė lehtė njė shenjė pėr ēdo zė". -Pėrgjigje: "Evet efendem, vallah bil`lah! Jini tė mėsuar me "xhin-cim-sin-shun", o mor tė zinj, e jo populli po juve vetė ju duket e vėshtirė tė mblidhni dy shkronja pėr tė treguar njė tingull. Se arabishtja e turqishtja qė ju kanė hyrė nė palcė e nė gjak, pėr ēdo tingull kanė njė shenjė. Fshataraku i Gjermanisė pse mėson, p.sh. katėr shkronja -tsch- pėr tė treguar tingullin ē? Fshataraku i Shqipėrisė pse tė mos mėsojė dy shkronja? Fshatarėt e Shqipėrisė kanė mend, po Bashstenete s`mėsoni dot ndoshta. 5) Mė nė fund Meemuret na pyetnė shumė herė: Pse "Albania" edhe "Bashkimi" nuk u muarnė vesh ta kenė alfabetin njė e tė pėrbashkėt? -Me tė vėrtet, nė nja dy a tre shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish punė. Fundi alfabeti njė ėshtė. Rumania ka njė Akademi, e, megjithatė, bota ėshtė ndarė nė dy pjesė pėr njė ndryshim tė dy a tri shkronjave. Mė vonė edhe ky ndryshim do tė pushojė. Alfabeti i "Bashkimit", pėr lirinė qė i dha shqipes tė shtypet apo tė botohet kudo, pėr hijen europiane qė i dha shkrimit tė gjuhės sonė, pėr shėrbime tė tjera qė ka pėr tė bėrė nė sy tė botes, meriton me tė vėrtet emrin ALFABETI KOMBETAR I QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve, i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e tė ndyrė qė ka, me pengesė e botimit qė u sjell librave shqipe, s`meriton tjatėr emėr pėrveē ALFABETI I EGER I HARBUTEVE. U bė nevojė t`u thyejmė hundėn njė herė harbutėve. Nė kanė pėr tė thėnė gjė, tė re, do t'u pėrgjigjemi. Po, nė zėnēin tė kėndojnė pėr tė mijtėn herė kėngėn e zaptieve, nuk kemi kohė pėr tė humbur.



Ju rrėfej grekėrit

Faik KONICA,

Prej disa kohėsh ndėrmjet Italisė e Greqisė po zhvillohet pėr Shqipėrinė njė pėrleshje paraprake me fjalė, qė mund tė jetė pragu i njė konflikti tė armatosur. Italia ngre ēėshtjen se Greqia mbante njė pjesė tė madhe territori qė i pėrket Shqipėrisė, ndėrsa Greqia e mohon me zė tė lartė kėtė pretendim. Shumė amerikanėve u ėshtė dukur e ēuditshme qė, ndėrsa zėri i italianėve dhe grekėrve dėgjohej, nuk ndihej zėri i pavarur i Shqipėrisė. Porse a nuk ka thėnė njėherė njė autor anglez se njė nga karakteristikatė shqiptarėve ėshtė se ata janė tė "paartikuluar"?
Kėrkesave tė pėrsėritura unė iu jam pėrgjigjur se nuk kisha gjė pėr tė thėnė, ndėrsa atyre miqve amerikanė, tė cilėve ndjenjat e tyre dashamirėse u japin tė drejtėn tė mė pyesin pėrse ashtu, u jam pėrgjigjur se mė kishte ardhur gjithēka nė majė tė hundės dhe se kisha vendosur qė kėtej e tutje tė mbetesha njė spektator i thjeshtė i tragjedive dhe i farsave tė botės. Por tani ėshtė njė grup atdhetarėsh shqiptarė qė mė kėrkon tė bėj njė deklaratė. Kėta miq shqiptarė dinė pėr mua disa gjėra qė miqtė e mi amerikanė nuk i dinė. Ata e dinė se unė kam lindur nė zonėn kufitare shqiptaro-greke qė bėn pjesė nė krahinėn e vėnė nė diskutim, kėshtu qė trojet ku unė kam luajtur si fėmijė janė fushat e betejave tė ardhshme; ata mendojnė se askush tjetėr mė mirė se unė nuk e njeh historinė e kėsaj krahine dhe ata mė pėrmendin vazhdimisht se si drejtues i rinisė, unė njėherė e nj'ė kohė kam qenė mbrojtės i palodhur i tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė. Prandaj ndonėse me lėkundje, vendosa tė thyej heshtjen dhe t'i paraqes popullit amerikan disa fakte tė kontrollueshme rreth sfondit historik tė konfliktit qė po vjen rrotull.

(I)
Siē dihet nga tė gjithė, nė periudhėn e lashtė shqiptarėt quheshin ilirė. Rajoni i diskutueshėm nė lashtėsi njihej si Iliria e jugut dhe mė vonė ėshtė quajtur Shqipėria e Jugut, ndėrsa grekėrit kanė vendosur ta quajnė Epir, njė emėr qė do tė thotė "kontinent" dhe nė zanafillė pėrdorej pėr kėtė rajon nga banorėt e ishujve tė vegjėl pėrtej bregut tė Shqipėrisė, po ashtu si peshkatarėt e ishujve Bahamas do ta quanin Floridėn "kontinenti", me njė emėr qė nuk ka asnjė lidhje me kombėsinė e popujve qė banojnė nė kontinentin nė fjalė. Ky rajon gjatė afėr pesė shekujve tė sundimit turk pėrbėnte vilajetin ose provincėn e Janinės, me qytetin e Janinės si kryeqendėr.
Jo vetėm qė ky rajon ka qenė gjithmonė shqiptar nga gjuha edhe kombėsia, por kufinjtė e fiseve ilire shkonin shumė larg pėrtej. Madje, edhe ishujt Joniane kanė qenė kryesisht ilire. Nė njė libėr tė famshėm qė e njohin mirė studiuesit, "Fjalor i antikiteteve klasike" tė Lybkerit, tek artikulli pėr Kerkyrėn (Korfuzin) vihet nė dukje se ai ishull "nė zanafillė banohej nga ilirėt". Kurse ata qė do tė marrin mundimin tė lexojnė veprėn e studiuesit tė njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar nė Lund mė 1909 me titullin "Studime mbi historinė e Epirit tė Lashtė", do tė shėrohen nga prirje pėr tė menduar se Epiri ka qenė ndonjėherė grek. Ky rajon e ka ruajtur natyrėn e vet ilire tė pandryshuar. Deri dhe kaq vonė sa i bie nė shekullin e dhjetė tė erės sonė, perandori i Bizantit Leoni i Menēuri, nė njė nga librat e tij pėrmend faktin qė "banorėt e Epirit janė shqiptarė". Pak nga pak depėrtimet greke nisėn tė ndiheshin nė disa pjesė tė kėtij rajoni. Se si u bėnė tė mundshme kėto depėrtime, ne e dimė nga disa autoritete tė dorės sė parė.

(II)
Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, Janinėn e qeveriste njė princ bizantin (ose njė despot, siē e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Kėtij Thanasi i hipi nė kokė ideja e bukur pėr tė vrarė gjithė shqiptarėt. Ju mund tė dyshoni se mos kėto ngjarje janė nxjerrė nga ndonjė legjendė shqiptare e shtembėruar ose nga ndonjė fletushkė propagandistike italiane. Aspak. Autoriteti qė na e njofton kėtė mizori ėshtė njė grek besimtar dhe i ndershėm, Mihail Dukas, pjesėtar i Shtėpisė perandorake bizantine me po atė emėr, kronika e tė cilit pėrfshihet nė koleksionin e madh tė historianėve bizantinė, qė ndodhet nė Bon dhe mund ta studiojė ēdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton tė gjitha egėrsitė dhe vrasjet qė ka bėrė Thanasi kundėr popullsisė shqiptare tė Janinės. Siē thotė Dukasi, njė nga lojrat e tyre tė parapėlqyera ishte t'u priste hundėt ose pjesė tė tjera shqiptarėve dhe t'i linte tė vdisnin nė agoni. Disa krerė feudalė shqiptarė e kėrcėnuan Thanasin me njė ekspeditė ndėshkimore, nėse ai nuk do t'i ndėrpriste krimet kundėr shqiptarėve. Thanasi u pėrmbajt njė fare kohe dhe martoi vajzėn e vet me princin mė tė fuqishėm tė asaj kohe, me Gjin Shpatėn. Pas njėfarė periudhe, Thanasi i nisi pėrsėri pėrndjekjet, madje edhe mė tė egra se mė parė. Siē shkruan Mihail Dukasi, ndėrsa Gjin Shpata mblodhi njė ushtri dhe e rrethoi Janinėn, kryeqytetin e vjehrrit tė vet, Thanasi ēdo ditė nėn flamurin e armėpushimit i dėrgonte Shpatės njė shportė me sy tė nxjerrė nga kokat e shqiptarėve fatkeqė dhe kjo dhuratė e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.
Siē e thotė historiani, ambicja e Thanasit ishte tė fitonte nofkėn e Albanoktonos qė do tė thotė Shqiptarovrasės. Dukasi shton se despotit i pėlqenin shumė tė huajt dhe tė jashtmit, prandaj pati sjellė shumė prej tyre nė qytet. Sė fundi thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbanė "tė zbrazte" Janinėn nga banorėt e rrėnjės. Natyrisht zor se mund tė shpikte njė metodė mė tė efektshme pėr tė ndryshuar pėrbėrjen etnike tė njė vendi, porse "tė drejta" tė krijuara nė kėtė mėnyrė, ta themi nė folmen mė tė butė, janė tė njė cilėsie tė dyshimtė. Krimet e pėrshkruara nga Mihail Dukasi kanė ndodhur mė 1380 dhe nė pak vite mė parė.
Pas pesėdhjetė vjetėsh, mė saktė mė 1431, njė ushtri e fortė osmane erdhi me gjėmime te portat e Janinės, e cila ndėrkaq ishte ripopulluar me tė ardhur, dhe me njė sulm qyteti u pushtua. Ėshtė pėr t'u shėnuar fakti se, pasi i bėnė njė mbikqyrje krahinės, turqit e klasifikuan atė si pjesė tė Shqipėrisė. Por ka edhe diēka mė domethėnėse dhe krejt tė pakundėrshtueshme. Turqit bėnė njė regjistrim tė kujdesshėm tė qyteteve e tė fshatrave dhe emrat e kėtyre vendeve kanė dalė mė pas nė botimet zyrtare nė trajtat e tyre shqip e jo greke. Pėr shembull, le tė marrim rastėsisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato janė regjistruar pėrkatėsisht Dhelvinon dhe Grebenė. Turqit e hershėm kanė qenė tė pėrpiktė me hollėsi tė madhe pėr shėnimin e emrave tė vendeve, duke parapėlqyer gjithmonė trajtat e mirėfillta popullore. Pėr shembull, pas rrethimit tė parė tė Vjenės, turqit nisėn ta shkruanin Wian me njė A tė gjatė, qė ėshtė trajta e vėrtetė popullore dhe sa kohė zgjati Perandoria Osmane, ata iu pėrmbajtėn kėsaj trajte, duke flakur trajtėn artificiale Wien. Nė traktatin e Ajzenburgut tė nėnshkruar mė 1664 ndėrmjet Turqisė dhe Perandorisė Romake tė Shenjtė e tė hartuar turqisht e latinisht, kur numėrohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan atė mbret tė Bohemisė, porse nė tekstin turqisht turqit kanė ngulur kėmbė pėr ta thėnė mbreti i ēekėve.

(III)
Pushtimi turk solli njė ndryshim tė rėndėsishėm nė jetėn e Shqipėrisė. Pėr arsye qe janė tepėr tė gjata pėr t'i shtjelluar kėtu, shumė shqiptarė e lanė krishterimin dhe u bėnė moslemanė, e kjo lėvizje vijoi pėr dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsisė u bė moslemane, pjesa tjetėr mbeti e krishterė, nė veri si besimtarė tė kishės Perėndimore e nė Jug tė asaj Lindore, qė shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqė nė kishėn e dytė shėrbesat bėhen greqisht dhe kleri ėshtė nė pjesėn mė tė madhe grek, u krijua mundėsia pėr grekėrit qė tė shkombėtarizonin shqiptarėt duke e pėrsosur kishėn si mjet tė propagandės.
Njė faktor tjetėr ka qenė ardhja tinzare e banorėve qė flisnin greqisht, shpesh tė favorizuar me budallallėk nga pronarėt shqiptarė, tė cilėt kishin nevojė pėr bujq pėr tė zėvendėsuar shqiptarėt qė iknin nė luftėrat e pafund tė Perandorisė Osmane. Ngritja e Greqisė si shtet i pavarur i dha njė shtysė tė fuqishme propagandės greke. Tashmė grekėrit nisėn haptas tė shpallnin se ēdo besimtar i kishės Lindore, pavarėsisht nga gjuha dhe kombėsia, ishte grek.
Njė nga marifetet mė tė padėgjuara tė grekėrve ka qenė dhėnia e ryshfeteve zyrtarėve tė lartė nė Stamboll pėr tė nxjerrė njė ferman qė tė ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt njė veprim i dėnueshėm, madje edhe po tė mbaje libra kaq tė padėmshėm si gramatika ose aritmetika, po tė ishin shkruar shqip. Grekėrit ranė madje edhe mė poshtė, nuk e kishin pėr gjė tė kallzonin atdhetarėt shqiptarė tė ndershėm si rebelė dhe bėnin qė ata t'i degdisnin nė burgje tė largėta.

(IV)
Pas luftėrave ballkanike Turqia Evropjane u copėtua dhe Fuqitė e Mėdha nuk mund ta injoronin ekzistencėn e kombėsisė mė tė lashtė tė gadishullit. Shqipėria u bė shtet, por u rrėgjua nė njė tė katėrtėn e madhėsisė sė vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kėsaj do tė ishin tė kėnaqur dhe do tė rrinin urtė, se do tė pėrpiqeshin po tė ishte e mundur tė zhvillonin marrėdhenie tė fqinjėsisė sė mirė me pjesėn qė mbetej tė Shqipėrisė. Mirėpo ndodhi e kundėrta. Duke pėrfituar nga fakti qė Turqia njė vit mė parė i kishte ēarmatosur plotėsisht shqiptarėt, njė ushtri me grekėr e organizuar e maskuar si njerėz civilė, vėrshoi mbi gjithė Shqipėrinė dhe nisi tė djegė e tė vrasė gjithēka i dilte pėrpara. Nė Shqipėri nė atė kohė kanė qenė nė qendėr tė kėtyre krimeve tė organizuara dy dėshmitarė tė huaj: autorja e njohur angleze Meri Edit Durham dhe njė korrespondent gjerman. Tė dy ata u tmerruan dhe u morėn vesh qė t'ia bėnin tė njohur tė gjithė botės ēdo gjė qė ata e quanin si njė nga krimet mė tė mėdha tė organizuara tė tė gjithė kohėrave. Pėr fat tė keq, plasi Lufta Botėrore dhe e tėrhoqi vėmendjen e tė gjithėve. Por mė 1920, me titullin "Njėzet vjet ngatėrresa ballkanike" Mis Durham botoi njė libėr, ku njė kapitull i plotė u kushtohet njoftimeve pėr kėto masakra. Kushdo qė dėshiron ta kuptojė konfliktin e sotėm nuk mund tė bėjė pa e parė kėtė libėr.
Pas Luftės Botėrore, Greqia ua ndaloi shqiptarėve tė kishin shkollat e tyre nė Greqi dhe vijoi punėn e saj pėr tė eleminuar elementin shqiptar me ēfarėdo mjeti. Njė rast i rrallė iu paraqit grekėrve nga Traktati i Lozanės, i cili nxiti shkėmbimin e familjeve turke me ato greke. Siē e kam thėnė mė sipėr, njė shumicė shqiptarėsh disa shekuj mė parė e lanė krishtėrimin dhe u bėnė moslemane, por ata i ruajtėn gjuhėn dhe traditat kombėtare dhe kurrė nuk kanė mėsuar turqishten. Mashtrimi i grekėrve kishte pėr qėllim qė t'i paraqiste si turq shumė moslemanė shqiptarė dhe t'i dėrgonte me anije nė thellėsinė e Azisė sė Vogėl, duke i bėrė objekt shkėmbimi. Kjo ėshtė njėsoj sikur tė syrgjynosesh, irlandezėt nė Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezėt edhe polakėt janė katolikė edhe prandaj qenkan tė njė kombėsie. Komisioni Ndėrkombėtar pėr shkėmbimin e popullsisė e zbuloi mashtrimin nė pak raste dhe e ndaloi, por shumė herė tė tjera atij ia hodhėn me mjeshtėri.
Po tė shqyrtohen dėshmitė e vjetra pėr gjendjen e kombėsisė nė viset e ndryshme tė rajonit tė diskutuar, habitesh me ndryshimet qė janė bėrė nėpėrmjet dredhive dhe mashtrimeve tė organizura. Nė fillim tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė njė anėtar i kishės sė Anglisė me emrin Stjuart Hjuz, ka bėrė njė udhėtim nėpėr Shqipėri dhe ka lėnė shėnime pėr vėzhgimet e veta, ka vizituar dhe qytetin tim tė lindjes Konicėn, njė vend i lashtė i cili mendohet nga disa studjues si Pukevili, se ka qenė nė mesjetėn e hershme kryeqyteti i Ilirisė Jugore. (Emri i vendit tingėllon nė mėnyrė tė ēuditshme si prusjan, por kjo vjen ngaqė po ai ndikim sllav mbi toponiminė ka vepruar nė Prusi, ashtu edhe nė Shqipėri). Hjuzi ka shėnuar se Konica kishte 800 shtėpi, nga tė cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku janė kėta 75 % shqiptarė sot?
Megjithatė, nė rajonin e diskutuar ka njė krahinė tė gjerė, qėndresa e pa trembur e sė cilės i ka kapėrcyer tė gjitha format e organizuara tė vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo ėshtė Ēamėria, tė cilėn grekėrit e shtrembėrojnė nė Camuria. (Nuk u vė faj grekėrve pėr kėtė shtrembėrim qė vjen nga paaftėsia e alfabetit grek pėr tė riprodhuar gjithė tingujt e gjuhės shqipe dhe tė shumė gjuhėve tė tjera pėr kėtė ēėshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) nė shtypin grek dilte gjithmonė me emrin Kampot Lone. Popullsia e Ēamėrisė tani vonė nė 1913 ka qenė 96 % shqiptare. Ky pėrpjestim tani ėshtė ulur me akte dhune dhe unė mund tė sjell si shembull shumė punėtorė, qė derdhin djersėn nė fabrikat e Amerikės, tė cilėt i kanė pasur prindėrit pronarė tė lulėzuar nė Ēamėri mė pak se njė vit mė parė. E megjithatė, nė kundėrshtim me gjithė kėtė pėrndjekje ende shqiptarėt pėrbėjnė 80 % tė popullsisė sė Ēamėrisė.

(V)
Ndėrsa tani Italia ėshtė gati tė ndėrhyjė duke na shpallur si qėllim se kėrkon tė vėrė nė vend dėmet qė i janė shkaktuar kombit shqiptarė dhe tė rivendosė kufinjtė natyrorė e historikė tė Shqipėrisė. Ėshtė e arsyeshme qė tė presėsh nga ēdo shqiptar i vėrtetė se do tė jetė i pakėnaqur nga ky veprim. Por ndonjė mund tė kundėrshtojė se megjithė metodat e dėnueshme tė pėrdorura nga grekėrit ata kanė arritur qė ta pėrmbysin gjendjen e kombėsive nė shumė vise tė rajonit tė diskutuar, kėshtu qė tė ndreqet njė padrejtėsi e vjetėr me njė padrejtėsi tė re nuk tingėllon aq mirė. Pėr kėtė unė do tė pėrgjigjesha se nuk mund tė ketė njė akt ligjor qė tė pėrligjė krimet e organizuara e tė vazhdueshme.
Por, ka dhe mė. Shumė larg nga Shqipėria historike, nė Greqinė e brendshme ka pothuaj njė milion shqiptarė, gati gjysma e tė cilėve ende e flet gjuhėn e vet tė lashtė. Kėta njerėz kanė njė mall ideal pėr Shqipėrinė dhe nė tė kaluarėn kanė nxjerrė dėshmorė tė ēėshtjes shqiptarė. Ata mund tė shkėmbeheshin me grekėrit e rajonit tė diskutuar dhe mė sė fundi tė gjithė do tė ishin tė kėnaqur. Porse siē pohojnė grekėrit, Italia kėrkon tė arrijė qėllimet e veta duke zgjeruar kufijtė e Shqipėrisė. Unė pajtohem me kėtė plotėsisht, por mė duhet tė shtoj se ky pohim nuk ka peshė dhe ėshtė thjesht njė pėrpjekje pėr t'i bėrė bisht ēėshtjes. Ēėshtja ėshtė a qe njė herė dhe a ka qenė gjithmonė pjesė pėrbėrėse e Shqipėrisė ish-krahina turke e Janinės? Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, a mund tė bjerė poshtė automatikisht kjo e vėrtetė vetėm e vetėm sepse e thonė edhe italianėt? Fakti ėshtė i qartė, se Italia ka kėtu njė pėrligje tė mirė e tė fortė, sepse rastis qė kėrkesat e saj pėrputhen me njė akt tė vonuar drejtėsie kundėr Shqipėrisė. Po ndodh qė njė herė perėnditė hakmarrėse janė nė anėn e legjioneve tė Ēezarit.

Botuar mė 1940

Askushi
14-09-2012, 17:38
Faik Konica

Arshi PIPA,

Faik Konica! Kush nuk e njeh? Emni i tij asht njeni prej ma tė dashunvet. Po mbushet afėr nji gjysė shekulli qysh kur ky emėn tingėlloi pėr herė tė parė nė veshėt e Shqiptarėvet. Vinte qė larg, nga nji vėnd i huej dhe delte pėr me mprojtė tė drejtat e Atdheut. “Albania” quhej ky za, dhe ishte, nė shkretin e kulturės shqiptare, nji “vox clamans in deserto”. Ē’atėherė nami i Konicės u vendos nė fronin ma tė naltin e mendjes shqiptare. Dhe si hypi nji herė nuk luejti ma.
Gjatė gati nji gjysė shekulli fjala e tij erdhi ndėr veshėt tonė, ndėr mendjet tona, me intervale herė ma tė shkurta here ma tė gjata. Jo e shumtė, jo e shpeshtė, ma fort e rrallė,,, rrallė e pėr mall. Dhe gjithherė e ndrrueshme, gjithherė e freskėt. Dhe kur vinte, mbassi kishte shkapėrcye kontinente e oqeane, kishte tinguj tė nji mendėsije sė ndryshme, prendimore, ma tė qartė, e qi ma se nji herė i u-dukshin tė ēuditshme botės sė vjetėr shqiptare. E sigurisht Konica qe mendja ma e ndrituna e gjithė historis sonė letrare. Noli punoi shumė ma tepėr e ma me fryt. Por Konica qe pėr cilsin. Tė tjerė dhanė punėn: ai dha tonin. Aristokrat i lindun. Sugjeroi, drejtoi, zakonisht i ndjekun me nderim. Por ndodhi shpesh qi nuk e kuptuen. Atėherė u -idhnue, talli ashpėr, shau.
Aristokrat edhe kur shau, ashtu si vetėm ai dinte tė shante! Po pse mos me i thanė qysh tash tė metat e tija njerzore? Ai nuk qe shembull mase e drejtsije. Pasjoni e verboi shum herė. Kishte nji faj sidomos (faj tamam aristokrati!): nuk mund tė shifte tjetėr kėnd sipėr vehtes, bile as pranė vehtes. Por nė tė vėrtetėn cili mund t’i afrohej? Ēka tjerėt kishin veē e veē a mangut, aj pat tė gjitha sė bashkut e nė mėnyrė tė plotė. Kurrgjė s’i mungoi, nga kultura e madhe shkencore te ndjesija e imtė artistike, nga magjija e rrallė e bisedimit te shėndeti e hijeshija fizike. I vetėdijshėm pėr epėrsin e vet nuk duronte qi ndokush tė mos ia njifte. Tė kishte pasė rrufena, si Zeusi, do tė kishte shigjetue ata qi nuk e adhurojshin. Por fjalėn: nuk e kurseu me e pėrdorė, kur u inatos, si armė, ma keq se armė.
Mos tė ngutemi me thanė se bani keq. Tė kujtojmė pak se me ē’njerėz e me ē’koka pati punė. Ndėrmjet “anadollakėvet” e “sharllatanėvet” ai ishte nji fenomen anakronik. Kuej me i folė pėr art, “anadollakut nė mėsallė”?
Ēdo njeri qi dinte me shkarravitė dy harfe shqip na mbahej pėr reformator gjuhe! E atėherė aj u idhnue e drodh kamxhikun e satirės..
Pamje njimend e kureshtme ishte kjo me pa “gentleman-in” ma tė pėrsosun tue i u-vėrsulė me shamjet ma tė ndyta kundėrshtarit! Sed quod non facit indignalio?
Ishte nji shpirt i ēuditshėm ky Faiku, privilegjet e atij i u-dukshin tė natyrshme! U a kishte zili tė tjerėve mallin pėr Shqipni! T’ishte e mundun, do tė donte t’i shėrbente asaj aj vetėm, si nji grueje tė dashun! Dhe qe kėshtu - ndonji herė i padrejtė, ashtu si mund tė jetė ai qi ka zilin e dashunis.
Njeri ekstremesh! Njeri pasjonesh tė mėdhaja. Kėndej nuk “begendiste”, andej nuk falte. E kėshtu shkroi e foli mbi art me delikatesėn mė tė madhe me ndijimin ma tė thellė. Por kur shau u mori hua rrugacavet fjalorin e tyne.
Nuk shkroi vepra tė plota? A muejtė me i shkrue nji njeri me kto huje? Ai nuk qe nji shkrimtar i profesionit, i lidhun mbas tryeze; qe nji “shijues”. Kur shkroi, shkroi pėr endjen me shkrue. Estet. Aristokrat deri n’art. Ē’ishte pėr tė me mbledhė ndėr disa volume ato qi shkroi gjatė jetės sė vet? Jo, nuk e bani. Kjo nuk i ka hije zotnis sė madh qi asht msue me hjedhė mendime e humor “par dessus le marche”! Tė tjerė le t’i mbledhin, nė dacin! Zotnija i madh shpenzon nė tė djathtė e nė tė majtė, falė e darovitė, nuk ep me fajde.
Nji herė vetėm mori mundimin me botue nji libėr. Dhe ky libėr qe nji pėrkėthim prrallash arabe nga “Njimij e nji netėt”. Asht kjo mėnyra e ndonji lordi anglez qi kujdeset pėr punė tė votės dhe tė vetat i len mbas dore.
Ē’ndryshim midis tij e Nolit! Noli punoi, me vullnet hekuri, gjithė jetėn. Noli qe demokrati i madh i letėrsis sonė. Krahazoni Nolin qi bahet prift pėr t’u shėrbye bashkatdhetarvet tė vet, me Konicėn qi bahet ministėr tue e kalue kohėn ndėr “soirees” diplomatike dhe ndėr andjet e holla t’artit e tė muzikės. Nji aristokrat i tillė a mund tė pajtohet me nji demokrat si Nolin? E shkurtė qe prandej miqsija e tyne.
Pat thanė njė herė Wilde: “Kam vue tė gjith gjenialitetin tim nė jetėn teme, por vetėm talentin tim nė letėrsin teme”. Kto fjalė i pėrshtaten mjaft Konicės. Larg nesh mendimi mė e krahazua jetėn e tij me atė tė “dandi-t” Ėilde! Por kush mund tė mohojė se luksi e fama atij nuk i pėlqejshin? Ata qi e njofton tregojnė se shijet e tija epikureane ishin fort tė pasuna. Ishte nji burrė i pashėm, me nji shėndet pėr t’i pasė zili. I pėlqente pra “jeta”, kuptohet. I pėlqente edhe me u-veshė mirė. Ndonjiherė ngjeshte edhe fustanellat e delte ashtu nėpėr kremte e gostina, ose edhe nėpėr “Hyde Park”.
Jemi tė mendimit se personaliteti i shkrimtarit asht gjithmonė ēelsi i artit tė tij. Nuk arrijmė me kuptua se si arti e jeta mund tė jenė te artisti dy anė tė ndryshme, tė kundravendosuna. Dhe nė qofshin kėto nji herė tė vėrteta te artisti i zakonshėm, qi e idealizon jetėn e vet n’ art, janė dhetė herė tė vėrteta tė ata tė rrallė qi, tue ndrrue mardhanien, e sjellin artin e tyne nė jetė, tue e ba jetėn e tyne poezi, tue e artistizue. Baudelaire! D’Annunzio! Konica u pėrngjet pak, pėr sė largu.
Portreti fizik i Konicės, ashtu si e shikojmė nė fotografin e tij tipike tė riprodhueme shum herė, asht pasqyrė shum e qartė e karakteristikavet tė tija shpirtnore. Na duket Konica kėtu nė moshė tė pjekun, medje tė shtyme, njeri qi ka jetue dhe qi din ē’asht jeta. Fėtyra e tij e mbushun, plot shėndet e gjak, rrėfen nji shpirt tė knaqun nga vehtja. Vijat janė tė hajthėta, me lakime elegante tė nji fėtyre fisnike. Dhe nė kėt fėtyrė dy gjana bijnė nė pah me nji herė: sytė e goja. Sytė kanė nji shkėlqim tė jashtėzakonshėm, nji shkėlqim tė prehtė e tė ftohtė, sy ēeliku. Inteligjenca e madhe e Konicės vezullon ēiltaz ndėr kta sy. ‘Por kur zbresim ma poshtė ndeshim dy buzė “fine”, jo tė trasha jo tė holla, tė lakueme nė nji mėnyrė qi nuk mundesh me dallue me shpejt a asht gaz i ambėl apo ironi. Por nė se ke lexue ndonji shtyllė nga “Dr. Gjilpėra”, ose nga “Gaspariano”, nuk ke ma dyshim: ajo buzėqeshje asht ironi. Gjithė ajo inteligjencė qi ndriēon nga sytė e Konicės vjen e del nėpėr ato dy buzė tė lakueme, natyrshėm; pėr tallje. Inteligjenca asht ba “humour”: ke njoftė njeriun.
Inteligjenca asht cilsija e madhe e Konicės. Ndėr tjera rrethana, ndėr tjera kushte shpirtnore do tė kishte muejtė t’ushtrohej me fryt tė ndryshėm. Edukata frėnge, me traditėn e saj tė satirės, nga D’Aubigne te Voltaire, trajtoi Faikun pamfletar. Anglija, atdheu i humorit, i zhvilloi edhe ma tepėr sensin e ironis. N’Amerikė mandej ato gjetėn trollin e pėrshtatshem pėr me u-ushtrue.
Pamfleti shkatrron, dhe ironija, vetėm, a mund tė krijojė? Ironija asht nji “forma mentis”, asht trajtė, asht stil. Kur nuk asht e shoqnueme me fantazi krijuese ajo mbetė nė planin e fragmentavet e tė vijosjevet tė shpejta, “essai” a pėrshtypje e rasės. Ironija pa peshėn e landės asht fluturake: asht ndėr hujet e erės qi e shėtitė pėr pak, herė kėndej herė andej.
Inteligjenca nuk krijon: ndritė, sqaron, e shum shum ndryshon: asht themelisht kritike. Konica pati tė gjitha vetitė pėr me qenė nji “essayiste” i shquem: kulturėn filologjike-estetike, shijen e artit, prehtėsin e gjykimit. Ato prova qi kemi prej tij e dėshmojnė qartaz kėtė. Por aj kishte ma tepėr se kaq: kishte ironin. E pėrdorun me masė e me takt ironija, kjo dhuratė hyjnorėsh, mund tė krijojė vepra madhėshtore kur asht e drejtueme nga nji qėllim serioz, nga nji dėshirė universale. Ndonji herė Konica ja arrijti ktij ideali. Pėrshkrimet e tija te “Shqipėrija si m’u duk” mbi ata “memurė” anadollakė e mbi ata tjerėt, paljaēo tė qytetnimit europjan, “robotė” e “levantinė”, janė tė nji humori tė shėndoshtė: dhe kjo, pse Faiku frymėzohej jo ma nga marazet e ngusha vetjake por nga nji ideal kombtar. Por shpesh zotnuen te aj edhe inatet politike, pasionet e pezmatueme. Dhe ironija, u-ba atėherė sarkazėm, dhe sarkazėm vetjak.
Por gjindej, te Konica, edhe nji mall i fortė pėr bukurin e pastėr. Aj, shijues aq i hollė i muzikės dhe artit, pėrpara disa qneave natyrore ngashėrehej. Ose kur vinte “dita e verės” dhe mendimi i fluturonte tek kohnat e bardha pagane, ose kur shkonte “anės liqenit”. Shpesh ishte malli i Atdheut. Herė tjera ishin kujtimi i kohnavet tė fėminis kur i rrėfejshin pėrralla si “e bija e mbretit dhe trandafijė”, ose ato qi tregohen “nė hijen e humave”. Ky tel minor i Faikut tingėlloi ma rrallė e “in sordina”. Zakonisht e mbyti tingulli i ashpėr e larkjehues i satirės. Por kur tingėlloi qe plot magji. Piktura ma tė pėrsosuna, ndjenja ma t’imta nuk ka pėrshkrue deri sot penda shqiptare. Qe nji shembull:
“Nata po afrohet. Drita e ditės tretet dalė nga dalė; e, mbi tjegullat e shtėpive, mbi drrasat e rrugėve, mbi fletėt e pemėve, mbi trupat e epila tė ēupave qė shkojnė, njė ngjyrė manushaqeje-njė ngjyrė gushė pėllumbi, si thonė nė ca male t’ona- shtihet, e i mpėshtjell. Mbasandej, pakė nga pakė, manushaqet ēfletohen. Hijet bėhen mė tė dėndura, mė tė zeza. Njėri mbas tjetrit, yjtė ēpojnė qiellin, e pikėlojnė dritė. Nata u afrua. (“Albania” v.II. n.6, fq 92).
Por Konica nuk u kujdes me i lanė tė shkruese tė gjitha pėrshtypjet e veta. Ndoshta prej pėrtacije! Shėnojmė se veprėn e tij tė madhe, koleksionin dymėdhjetė vjeēar t’ “Albania-s” (1897-1909), e bani sa qe i ri, nė hovin e atij entuziazmi djaloshar qi krijon zakonisht gjanat e reja, e ndonji herė tė mėdhaja. Sigurisht i nji tjetėr kalibri ishte vullneti i Nolit, qi punoi pa u-lodhė, vazhdimisht. Konica pėrkundrazi e ndali hovin mbas botimit t’”Albania-s”. Ēka shkroi prej kėndej deri sa vdiq, gjatė njė periudhe gati tri herė ma tė madhe se ajo e “Albania-s”, asht relativisht e paktė nė krahazim me punėn qi derdhi te revista. Ishte orvatė me ngul ndėrmjet sa vėshtirsish pėr tė mbajtun rivistėn. Kur i erdhi fama e bashkė me atė edhe mirėqenja ekonomike e rehatija, u-duk shpirti i tij prej aristokrati qi e ban letėrsin pėr qejf, kur nuk e ban pėr huj.
Nė tė vėrtetė kjo pat qenė ma vonė, kur Konica, mbas nji periudhe gjithaq tė gjatė sa ajo e “Albania-s” (1909-1921), u vendos n’Amerikė pėr mos me luejtė ma, pėrveē nji vizite sė shkurtė qi i bani Shqipnis nė 1929. Kjo periudhė e dytė asht periudha politike e Konicės, sa e frytshme pėr rilindjen tonė kombėtare, aq e vorfėn nė prodhimin e tij letrar. Mbas kėndej Konica qe i lirė e mueti me ba jetėn qi deshi. I njohun si pėrfaqėsuesi i
gjithė shqiptarvet t’Amerikės, ma parė prej Qeveris sė pėrkohėshme e mė vonė prej Monarkis, aj kishte tash kohė e mundėsi pėr me punue me nge nė fushėn e letravet. Gjatė kėsaj kohe, dyfish ma tė madhe se ajo e periudhavet tė para (1921-1943), Konica, do tė kishte muejtė tė prodhonte shum ma tepėr se shtyllat e “Dr. Gjilpėrės”, reportazhin e “Shqipėria si m’u duk” dhe pėrkėthimin e prrallavet arabe.
Shkaqet duhen kėrkue jo aq te ambienti i rafinuem diplomatik ku shpirti prej natyre pėrtac i Konicės nuk gjeti nxitje pėr punė (ka pasė edhe tjerė diplomatė qi kan dijtė me pėrfitue nga rehatija e jetės diplomatike nė dobi tė poezis), se sa te vetė struktura etike e Konicės. Kjo strukturė ishte e tillė sa nuk mund tė prodhonte vepra tė plota. Konica ishte nji estet, dhe cili estet nuk asht i lidhun ngusht me ego-n e vet? I munguen Faikut ato ideale qi e derdhin njerin nė nji humanitet ma tė gjanė se bota e vetvehtes. Nuk gjejmė nė tė hove dėshirash altruiste, zell apostulli. Konica rroi e vdiq i pamartuem, nuk e njofti pra familjen si vlerė etike. Popullin aj s’ e ndjeu afėr tue qenė ariostokrat. Fen e injoroi. Ndėr idealet etike qi mund t’i epshin landė krijimit tė Faikut, vetėm nji ngelte, atdheu. Atdheut aj i shėrbeu si ma i madhi bir i tij. Vepra e tij atdhetare imponon nderim. Por tue lanė mėnjanė shėrbimet diplomatike qi s’kan tė bajnė me poezi, puna atdhetare e Faikut qindron ma tepėr te kritika e anės sė dobėt se sa te lavdimi i anės sė mirė tė shqiptarit. Vuni nė dukje tė metat pa cinue virtytet t’ ona. Dhe kjo, kujtojmė, rrodhi prej se Faiku u-shmang nga tradita. I dalun jashtė vendit qysh herėt, e i edukuem me kulturė prendimore, aj qe i pari njeri modern i vėrtetė ndėr shqiptarė. Kjo mendėsi moderne, qi i dha prehtėsi e guxim me vue nė satirė mbeturinat anadollake arnautishte, e lergoi Konicėn nga kuptimi i atyne rrajėvet tė forta e tė shėndoshta qi qenė gjallnija e Shqiptarit gjatė shekujvet. Shembull domethanės nė kėt pikpamje: moskuptimi i tij rreth Naimit.
Kto vlera etike, familja, tradita, humaniteti, feja, janė ato qi i japin ushqim poezis sė madhe. Dhe kto Konica nuk i pat fort tė zhvillueme. Por pėr me qenė poet mjafton shpesh herė me i besue Artit, tue ja dhurue jetėn kultit tė tij. Kėshtu arti fiton humanitet dhe, nga nji luks shndrrohet nė nji nevojė, nga nji punė qejfi bahet vlerė etike e epėrme. Konica nuk ja flijoi jetėn e vet poezis. Aj bani tė kundėrtėn: ja flijoi jetės poezin e vet. Arti ishte i vetmi shkamb ku do tė mund tė ngulej. Aj nuk e mori seriozisht, nuk u-pengue mbas tij. E bani “me shaka”, kur i u-tek. T’i kishte besue artit do tė kishte qenė Heine i letėrsis sonė. Kurgja sa “Shqipėria si m’u duk” nuk pėrgjasohet me “Reisebilder”.
Ky qe Konica dhe kjo vepra e tij. Rrallė herė shprehja e famshme: “Le sytle c’est l’homme”, gjen nji trupzim ma tė pėrshtatshėm se te Konica. Pse ai qe i tani stil. Njofti tė gjitha tė mshehtat e stilit, tė gjitha kthesat. Stili i tij qe nė thelb satirik. Tė tana gamat e satirės ai provoi, prej ironis ma s’ambėl deri nė sarkazėm, prej humorit deri nė pamflet. Por qe edhe i kthjellėt e i ambėl kur deshti.
Ndikimi i tij mib letrat shqipe qe i madh e i vijueshėm nė kėt vėshtrim. Proza toske i detyrohet Konicės. Tė gjithė shkrimtarėt toskė morėn mėsim prej tij. Prandej sot proza toske asht e njitrajtėshme, ndėrsa gegnishtja nuk asht kristalizua ende pse nuk ka gjetė nji mjeshtėr stili njėsoj tė madh sa Konicėn.
E jo vetėm stilin e shkrimit mėsoi Konica, por edhe vetė gjuhėn. Kultura e tij filologjike, me baza tė gjana shkencore, u-shoqnue me shijėn e tij nė tė folun dhe tė dyja bashkė pėrftuen at gjuhė tė pastėr qi sot rrjedh aq bukur ndėr shkrimarėt toskė ma tė mirė.
Stili n’art asht gjaja kryesore. Nuk ka letėrsi tė vėrtetė pa stil. Me pasė mėsue mjetin e mėnyrat e shprehjes: ky ėshtė lavdi i pavdarshėm i Faik Konicės. Asht lehtė me kritikue tue gjetė tė meta e gabime. Por cili, sa do i madh qoftė, nuk i ka? Tė mdhajvet t’u harrojmė mungesat dhe t’u ēmojmė virtytet. Tė mos kėrkojmė ndėr ta ma tepėr se ē’na kanė dhanė. Qenė prisa, qenė pionerė ndėr shtigje tė parrahura, ndėr pyje tė ngatrrueme. Sot na ecim pa vėshtirsi sheshit, harrojmė shpejt se ktė nuk e kemi nga mundi i tyne. Tė falenderojmė pra shkrimtarin pėr sa na ka dhanė dhe tė pėrkulemi me respekt pėrpara fėtyrės sė ma tė madhit stilist shqiptar, Faik Konicės.
Na duket, ndėrmjet atyne dy poleve tė kombit qi janė gega e toska, sa i pari pėrban ma tepėr landėn, brumin e shqiptarit dhe i dyti trajtėn, frymėn. Dhe nė se gjejmė ma tė madhin pėrfaqsues tė gegnis te Fishta, ndeshim kulmin e faqes tjetėr jo te Naimi, jo te Noli, por te Konica.

Botuar mė 1944



Zakoni i skllavėrisė

Faik KONICA,

Skllavėria, si ēdo pėsim tjatėr, pasi rėndon ca kohė nė kurriz, bėhet mė nė funt njė zakon i pėlqyer, dhe ata qė e mbajnė mi xverk e durojnė me gėzim. Veēan atyreve qė lindin skllav, u ėshtė skllavėria si njė natyr' e dytė dhe ata jo vetėm s'marin vesh ēdo me thėnė liri, po ndiejnė njė farė urrejtje pėr mprojtėsit e lirisė dhe ushqejnė respektin mė tė thellė pėr tiranėt ekspertė tė shkopit dhe tė zinxhirit.
Kėto qė thomi s'janė theori tė thata. Kemi fakte historike qė i provojnė. Dini tė gjithė se qė mė 1861 e gjer mė 1865, u-bė n'Amerikė njė luftė civile e madhe nė mes tė Shteteve tė Veriut e tė Shteteve tė Jugės. Veriu, me Lincolnin si President, i qojti gjithė skllevėt tė lirė. Juga nuk pėlqeu kėtė veprim. Juga deshi t'a mbajė skllavėrinė si njė institutė legale, dhe u-nda nga Veriu duke u-prokllamuar njė republikė mė vete me Jefferson Davis-in si President. Fundin e di ēdo njeri: Juga u-munt, Amerika u bashkua pėrsėri, dhe skllaveria u-ēduk pėr gjithėnjė. Lincoln-i u-vra nė mbarim tė luftės. Davis-i rojti gjer mė 1889, si njeri prevat, -dhe bukuria ėshtė se ēngjau kur vdiq ky njeri qė kish derdhur aqė gjak pėr tė mprojtur skllaverinė: ngjau kjo gjė e ēuditshme, qė dymij ish-skllev vazhduan duke qarė qivurin e Davis-it! Shikoni forcėn e zakonit: skllavi i ēliruar kish zemrėn dhe dashurinė tė lidhur me armikun e ēlirimit.
Kur qenka ashtu natyra e njeriut, a ėshtė ēudi qė njė shumicė Shqipėtarėsh tė kenė nė shpirt tė tyre adhurimin e zgjedhės? Bij, nipėr, stėrnipėr skllevėsh, skllev vetė, fjala liri nuk ėshtė pėr ta veē se njė gjė misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lėftuar ose pritur me tė ftohtė. Ēudia ėshtė se kemi dhe n'Amerike njė shumicė nga kėta skllev qesharakė dhe tė poshtėr. Tė lirė nga krahėt, truri i tyre ėshtė i lidhur me zinxhirė. Dhe ėshtė bukuri tė vazhdojė njeriu sielljet e kėsaj kopeje. Posa u tepėron pakė kohė nga puna, ata nukė dalin tė marrin erėn e paqme qė tė qėrojnė mėlēit' e tyre nga mikrobi i oftikės, - po venė si gjėrpėrinj nga "konak" nė "konak" dhe nga dyqan nė dyqan dyke bėrė propagandė kundėr Fushatės. - "Ē'ėsht' ajo parti liberale?" thonė skllevėt. "Ne kemi njė guvernė, dhe duhet t'a mprojmė. Ato qė bėn guverna janė tė mira. Populli nė Shqipėri ėsht' i kėnaqur. Mos dėgjoni ēpifjet, se paratė do t'ju venė humbur". Dhe fjalėt e tyre gjejnė pėrkrahje nga njė turm' e errėt spiunėsh dhe larosh, - pseudotregėtarė gjysmė t'egėr qė janė nė tė dhėnė faliment e sipėr, batakēinj t'ardhur nė mes tė Shqipėtarėve s'dihet nga ku dhe me ē'porosi, varangjelistė tė paqytetėruar me kurrizin "den-baba-den" tė zbutur nga shkopi, kumarxhinj, dembelė, etj. Kjo turme, e palarė nė gjithė kuptimet e fjalės, ka disa qėllime tė fshehta, - dhe njė qėllim sheshit, qė ėshtė: tė mos bėhet Shqipėria njė Shtet modern i shtėnė nė themele tė shėndosha, po tė mbetet njė vent i turbull dhe i dobėt, i lehtė pėr tė pėrmbysur kur lakmia e fqive tė gjejė rastin.
Vetėm tė larkmėt duhet tė dinė njė gjė: skllevėt qė pėrmentmė, spiunė tė mbetur nga regjimet e shkuara tė Shqipėrisė, s'kanė tė bėjnė fare me VATREN. Vėrtet lehin, lėpijnė, futin hundėn nė ēdo deriēkė, - po as njė nė dhjetė s'ėsht' anėtar i Federatės qė kam nderin tė kryesoj. Dhe nė qofshin shtat' a tetė gjithsej, jan' asish qė hyjnė tė pavėnė re nga dera kur e gjejnė tė hapur, po dalin me elegancė nga penxheria kur zbulohen prej kujdestarėve tė shtėpisė.
Puna ėshtė sheshit. VATRA ka lėftuar dhe lėfton pėr njė Shqipėri moderne, serioze dhe tė nderuar. Partia liberale qė u-organizua nė Shqipėri, do t'mundohet tė fitojė shumicėn nė zgjedhjet, qė tė vėrė nė veprim idealet e VATRES. Ju pėlqen ky mendim? Pėrkraheni me sa ju mundet Partine Liberale duke mos u vėnė veshin larove, tė cilėt pa fjalė do tė bėjnė zanatin e tyre.

Botuar mė 1923


Komedia e partive

Faik KONICA,

Korrespondenca e mikut t'one tė kthiellt, Francesco Argondizza, qė "Dielli" boton nė numėr tė sotmė, na heq pėrsėri vėrejtjen mi reziqet qė e rethojnė Shqipėrinė. Kur popujt dėshėrojnė paqe dhe kėrkojnė marėveshje e mėiqėsi nė mes tyre, aventurierėt e politikė nėrkombėtare si Mussolini dhe Pashicci e shkojnė kohėn duke bėrė plane pėr tė turbulluar qetėsin e botės, pėr tė derdhur pėrsėri gjak, dhe pėr tė shtuar mjerimet qė rendojnė si plumb i nxehtė nė kurriz e nė shpirt tė njerėzisė. Nuk ėshtė punė aq e lehtė tė prishet njė Shtet i vendosur, dhe s'duhet tė na trembet aqė shumė syri. Atė lakmi ccakalle qė kanė sot, fqinjtė t'anė e kishin dhe die. Ish mė lehtė tė prishej die se sa sot Shqipėria; mė lehtė nė kohė tė Konferencės sė Parisit, kur Shqipėria nuk ish edhe e njohur si Shtet dhe armiqt' e saj flisjin si shokė dhe aliatė tė nderuar tė Fuqive tė Mbėdha mundėse, se sa sot qė Shqipėria jo vetėm ėshtė njė Shtet i njohur po mer pjesė dhe nė Lidhje tė Kombeve. Pastaj, ka sot n'Evropė burra si Radicc-i i Kroatisė dhe Morel-i i Inglisė, fytyra fisnike qė pėrfaqėsojnė ndėrgjegjjen e njerėzisė dhe zėri i tė cilėve, i shtrėnguar tė heshtė gjer die nga gishtėrinjt' e hekurt tė despotismave e tė censurave tė lindura nga lufta, dėgjohen tani anė mb'anė tė botės dhe janė tė zotėt tė bashkojnė pėr veprim gjithė forcat morale tė dheut.
Jo. Nuk besoj se Shqipėria ėshtė nė rezik, - tė pakėn jo dhe pėr shumė kohė. Po kjo s'do tė thotė se jemi tė siguruar nė ccdo rast dhe nė ccdo mėnyrė.
Asnjė Shtet nuk ėshtė i siguruar plotėsisht dhe pa konditė. Nuk ėshtė nevojė tė kėrkojmė shėmbėlla nė histori tė shkuar, arrin tė hedhim njė sy nė historin' e sotme, pėr tė kuptuar se Shtetet, si njerėzit, lindin, riten dhe vdesin, - dhe ca vdesin qė nė foshnjėri, nga sėmundjet ose nga aksidentet. Nė qoftė se anarkia, e cila mbretėron qė katėr vjet e tėhu nė Shqipėri vazhdon dhe ca kohė, ahere optimisma s'ka vent dhe trėmbem se dicc do tė ngjasė. Le tė kemi shpresė se tė vetė-qojturve "udhė-heqės" do t'u vijnė
menttė dhe punėt do tė shtrohen. Po nė qoftė se e papritura ngjet, nė qoftė se Shqipėria - fjalė fatale - vdes, ahere munt pa ccpifje tė shkruajmė kėto fjalė nė gur tė varrit tė saj:
U NGJALL NGA IDEALISTĖT
U RUAJT NGA RASTET
U VRA NGA POLITIKANĖT

Po. S'ka dyshim se politikanėt - turma e erėt e njerėsve qė e pėrdorin politikėn jo si njė udhė po si njė qėllim - kanė zėnė t'i vėnė kazmėn Shqipėrisė. Unė qė s'kėndoj kurrė gazetat e Shqipėrisė (e kam ccfaqur arėsyen tjatėr herė), zura kėto javėt e fundit t'i kėndoj me regull qė tė kuptoj rrjedhjet politike tė vendit, dhe gjer tani nuk arrita tė zbuloj gjėsendi. Kėtu kėtje, nonjė artikull i veccuar ccfaq te bėrėsi njė ndienjė tė problemeve tė mbėdha qė janė shtruar pėrpara Shqipėrisė; po pėrgjithėsisht s'duket gjėkundi filli i pakėputur i mendimeve tė pėrgjithėshme, po vetėm njė bisedim i rėmbyer hollėsirash, detajesh.
Pėr shembėll, le tė marrim reformėn e kodit. Pse duan t'a reformojnė dhe me cc'frymė do t' reformohet? S'meret vesh mirė. A duan t'a shkurtojnė kodin dhe t'i pėrmbledhin gjithė kanunet nė njė pakicė faqesh, sicc bėri tani shpejt Japoni, gjė pėr tė cilėn ky vent u lėvdua nga juristėt, se shumėsia e kanuneve ėshtė njė sėmundje dhe njė pengim? Po tė kishin njė ide t'atillė reformatorėt t'anė, ahere ja njė fill udhėheqės, njė mendim i pėrgjithėshm: arsyeja e reformės do t'ish simplifikimi. - A duan t'i lėnė mė tepėr liri njeriut dhe tė shkurtojnė gjer nė kufirin mė tė ngushtė nėrhyrjen e Shtetit nė punėt individuale, dhe jo si nė Prusi ku pėr tė ndruar odė duhet tė kėrkosh leje nga opolicia, sistem skllavėrie i kopiuar gjer mė njė pikė dhe nga Turqia? Ja pėrsėri njė fill udhėheqės: zgjerimi i lirive individuale dhe pakėsimi i pengimeve tė vėna nga Shteti. - A duan tė kenė kanune mė elastike, mė t' epėshme, dhe jo rigide pa nevojė, - si pėr shembėll nė Skolland ku ka shumė forma martese: pėrpara njė njeriu feje, ose pėrpara registar-it, ose pėrpara miqsh tė thirur si dėshmonjės nė shtėpi, etj., tė gjitha forma legale, kurse nė Francė ka vetėm njė formė legale dhe do s'do je i shtrėnguar t'i bindėsh asaj forme? Ahere, ha bhė thatėr fill udhė-heqės: tė reformuarit e kodit pėr tė kallur ane mb'anė njė epėrsi mė tė madhe nė formalitetet. Munt tė vazhdojmė duke dhėnė shembėlla tė tjera. Kėto arrijnė pėr tė treguar se njė reformė, qė tė jetė reformė e dobishme, duhet tė ketė njė fill udhėheqės, njė frymė pėrmirėsonjėse tė re. Nė kėtė reformė tė kodit, s'shohim pėr kundrė veē se njė ndryshim. Po ēdo ndryshim nuk ėshtė doemos njė pėrparim. Dhe po tė pėrmbledhim fjalėt e reformonjėsve dhe fjalėt e kundėrshtarėve do tė gjejmė kėto mendime: Reformonjėsit duan t'a reformojnė kodin e sotmė se s'janė mėsuar me tė, kundėrshtarėt e mprojnė se janė stėrvitur pas tij. As gjė tjatėr.
Qė Shqipėtarėt, nė ēdo ēap tė jetės politike dhe sociale, tėrhiqen nga hollėsirat dhe kurrė nga mendimi i pėrgjithėshėm; dhe nga ana tjatėr, qė Shqipėtarėt kujtojnė se ēdo ndryshim ėshtė pėrparim: - ato janė dy fakte qė duhet t'i kenė vėnė re gjithė vėzhgonjėsit e shvillimeve nė tė katėr vjetėt e fundit. Patmė kėto ditė njė provė tjatėr nė tė "themeluarit" e dy "partive" tė "ra". Asnjė nga kėto tė dy "parti" s'ka nonjė gjė tė re brenda, as njerės tė
rinj as parime tė ra: njerėzit jan' ata qė i kemi njohur nė disa partira tė tjera, - parti "'nacionaliste", "popullore", "pėrparimtare", "liberale" dhe s'di se ē'emėra tė tjera me -ore, -are, -ale ose -atre: po kurdohere ''the same old damned thing", njė grup njerėzish qė nuk i lith as njė e shkuar e pėrbashkm: as dashuria pėr njė ideal tė pėrbashkėt, po vetėm ca inate e ca interesa tė ēastit. E vetėma gjė e re ketu jan' emėrat e "partive", emėra qė s'kan' asnjė kuptim tė caktuar: fjala "demokrat" ėsht' aq' elastike, sa ka ngjarė shumė herė tė meret pėr flamur mbulonjės nga reaksionarėt mė tė tėrbuar; sa pėr fjalėn "radikal", kjo ėsht edhe me elastike, -aq' elastike sa mė Sėrbi "radikale" njė kohė quhej partia rusofile, nė Francė "radikale" ka qenė partia qė lėftonte lidhjen e Shtetit me Kishėn Katholike, n'Ingli "radikale" jan' ata liberalė qė anojnė nga partia e punėtorėve, dhe n'Amerikė mė nė fund fjala "radikal" ėshtė njė emėr i mbuluar pėr tė thėnė socialist. Aqė kuptime sa edhe vende. S'munt tė mohojmė se nė tė dy "partitė" qė u themeluan ka njerės tė mirė; pėrveē kėsaj, sekretarėt qė tė dy partive janė miqatė t'anė, dhe nukė munt tė vėnė nė dyshim kthiellėsin' e qėllimeve tė tyre. Po dhe njerės tė mirė shumė herė bien viktima tė rrethit e tė rasteve. Themelimi (i cili do tė mbetet themelim nė kartė vetėm) i tė dy partive tė ra, nuk ėshtė veē se njė lodrė fjalėsh, - njė ndryshim etikete, ndryshim qė Shqipėtarėt pas zakonit tė tyre e kujtojnė pėrparim. Po a do t' gėnjehet Populli? Besoj qė jo.
Besoj qė Populli kur tė shohė se gjith' ata njerės qė i kanė dalė njė mot mė parė n'emėr tė njė partie tjatėr dhe tre vjet mė parė n'emėr tė njė partie tjatėr prapė, do tė thotė me vete tė tij se kėta njerės tallen me tė, dhe do t'u kthejė kurrizin. Dhe do t' votojė pas mendjes tij, - do t'votojė pėr njerėzit e "ndershėm", pa vėnė re maska, etiketa, dhe emėra. Kemi shvilluar shumė herė nė kėto shtylla mendimin qė njė vent nukė munt tė qeveriset mire po s'pati dy parti t' organizuara, po parti nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, do me thėnė parti qė kanė njė parim udhėheqės tė kthiellt, njė program me hollėsira tė caktuara mirė, me anėtarė besnikė e tė patundur, dhe me njė kryetar tė njohur e tė dėgjuar. Qė tė gjitha kėto mungojnė nė Shqipėri. Dhe kur na ēfaqen dy parti pa kokė, pa trup, dhe veēan pa frymė, besojmė se nuk do t'gėnjehet njeri me etiketa, - etiketa qė janė dhe fallse, se etiketa e vėrtetė e qė tė dy partive nė fjalė duhej t'ish "konservative e matur"; qė t'i ēquajme duke marė hua njė fjalė nga jargoni i parlamentit tė Francės, njėra munt tė quhet "parti centre-gauche" dhe tjatėra "parti centredroit': S'shohim, gjė tjatėr n'ato "partira".
Po pse te humbasim kohėn? Populli u ngop me gėnjeshtra. Ka humbur besimin nė politikanėt. Dhe Populli s'ka aspakė faj, se politikanėt mė tė vėrtet s'meritojnė aspakė besim. Aherė ē'do tė dalė nga zgjedhjet? Hiē gjėsendi. Populli shqipėtar - si popujt e tjerė tė Ballkanit, si Grekėt pėr shembėll qė njė-qint vjet me radhė s'kanė patur veē se partira personash, "Trikupiste" dhe "Delijaniste", "Venizeliste" dhe "Kostandiniste" - do t' grupohet pas personave. Populli Shqipėtar do t'votojė pėr njerėzit "mė tė ndershėm", dhe Perėndia e di se ē'farė njerės jan' ata qė Populli i gjykon tė ndershėm.
Pėrpara njė kauzi ballkanik si ky, ėshtė mė kot tė thajmė gurmazin duke predikuar nė shkretėtirė. Besojmė se detyra e vatrės ėshtė paskėtaj tė rij' e paanėshme, duke stėrvitur Popullin pėr njė tė nesėrme mė tė kthiellt dhe duke pėrkrahur, ēdo guvernė qė tė japė ca garantira tė paka ndėrgjegjjeje dhe pune, pa kėrkuar nga ky brez i korruptuar gjėra tė pamundura.

Botuar mė 1924



Katėr dilema rreth Konicės

° Pėrse nuk e plqente dhe shprehej kundėr Naim Frashėrit? ° Pėrse mendonte se shqiptarėt duhej tė bėheshin tė krishterė? ° Pėrse ishte aq pėrjashtues rreth Kosovės? ° Pėrse i ndėrpreu aq befasishėm marrėdhėniet me Apolinerin dhe iku nė Amerikė?

Mehmet KRAJA (Akademik)

Dilema e parė

Nė historinė e letėrsisė tashmė ėshtė i njohur mendimi negativ qė Konica kishte shprehur pėr Naimin. Ai thoshte: “Naim Benė si atdhetar e kam kurdoherė lėvduar dhe ngrijtur nė qellė; si shkronjėtor s’qe gjė; dhe si njeri ish i martuar me simotren e tija. Nuk dua tė mburrem qė jam njė njeri i virtytshėm, po nga tė pakta gjera q’i nderoj nga fundi i zėmrės ėshtė familja. Incesti mė duket i ndyrė dhe i rrezikshėm pėr familje.”
Pra, sikundėr shihet, gjykimin pėr Naimin e shtrin nė dy rrafshe, Naimi si poet dhe Naimi si njeri. Po e shikuam kėtė gjykim tė Konicės nga kjo distancė kohore, na del e qartė se ky konstatim pėr poezinė e Naimit mund tė ketė mbėshtetje dhe, nė njėfarė mėnyre, mund tė arsyetohet, po tė kemi para sysh faktin se Konica kishte njė kulturė letrare europiane, se nė atė kohė ai duhet tė ketė lexuar poezinė e simbolistėve francezė dhe tė tjerėve si ata. Pra, pėr kulturėn letrare qė kishte Konica, Naimi mund dukej njė romantik i vonuar, madje i prapambetur. Mirėpo, nė anėn tjetėr, Konica botonte revistėn “Albania” dhe aty gjenin vend poezi tė autorėve shqiptarė tė asaj kohe, qė nuk e kishin arritur as pėr sė afėrmi nivelin e Naimit. Pėr kėtė Konica duhet tė ketė qenė i vetėdijshėm, se Naimi duhej kundruar nė kontekst tė letėrsisė shqipe dhe jo tė zhvillimeve letrare europiane.
Ndėrkaq, sa i pėrket gjykimit qė i bėn Naimit si njeri, argumenti qė nxjerr paraqitet i diskutueshėm, sepse Konica, pėrveē qė kishte njė kulturė perėndimore, barte me vete edhe njė trashėgimi orientale. Ai ishte bej dhe kėtė ndonjėherė do ta theksonte me mburrje. Kjo traditė orientale, pėrfshirė rregullat e jetės dhe tė marrėdhėnieve brenda familjes, lejonte martesa tė tilla, ēfarė kishte bėrė edhe Naimi. Pėrveē kėsaj, nga bėmat jetėsore tė Konicės nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se ai nuk ishte ndonjė puritan, siē e thotė edhe vetė.
Atėherė, ku qėndron arsyeja e kėtij gjykimi negativ pėr Naimin?
Mendoj se janė dy arsye pėr kėtė. E para, natyra prej tė rebeluari e bėn Konicėn tė prirė pėr tė rrėnuar mite dhe tabu. Duke marrė parasysh se ēfarė thoshte, ta zėmė, Ēajupi me rastin e vdekjes sė Naimit, del qartė se Naimi qė atėherė ishte identifikuar si poeti mė i madh shqiptar, pra ishte bėrė njė mit, ishte idealizuar tej mase. Konica mund tė mos i honepste panagjėrikėt e kėsaj natyre dhe, duke qenė natyrė kundėrshtuese, gjykimin pėr Naimin mund ta ketė shprehur duke u mbėshtetur mbi kėtė predispozitė.
E dyta, qė mendoj se ėshtė mė e rėndėsishmja, kjo armiqėsi e Konicės me Naimin lidhet me njė incident politik. Nga njė letėr qė Naimi dhe Samiu i shkruanin Murat Toptanit, mund tė kuptohen dy gjėra esenciale: se Konica, me qėllim tė shpėrndarjes sė “Albanias” nė Shqipėri, paska qenė i gatshėm t’i bėnte koncesione tė mėdha Turqisė, dhe se Naimi nė atė kohė bėnte punėn e censorit nė organet e qeverisė turke. Qė tė dy nuk dalin shumė tė lavdėruar nė kėtė punė. Por ėshtė shumė e mundshme qė Konica, me lidhje shumė tė forta gjithandej nė Shqipėri dhe nė Stamboll, duhet ta ketė marrė vesh se refuzimi pėr shpėrndarjen e “Albanias” mund t’i kishte ardhur pikėrisht nga Naimi. Dhe, pėr aq sa e njohim karakterin e tij, kjo duhet ta ketė tėrbuar dhe ta ketė ēuar deri nė urrejtje (edhe sot e kėsaj dite lindin uurejtja tė tilla mes shkrimtarėve). Mirėpo pėr Samiun, i cili nė letrėn e pėrmendur ndan mendimin negativ pėr Konicėn, thotė se ishte “njė mėmdhetar i thellė qė e kapėrcen Spinozėn”, gjė qė bėn tė supozohet se Konica tėrė mėkatin pėr mosshpėrndarjen e “Albanias” nė Shqipėri duket se ia kishte lėnė Naimit.
Megjithatė, dilema mbetet: Pėrse, pra, Konica nuk e pėlqeu Naimin, sepse mendimin negativ pėr njėrin nga poetėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė shqipe ai pėrsėrit edhe mė vonė, mė 1937, kur kishin kaluar shumė incidenti nga incidenti qė pėrmendėm.

Dilema e dytė

Dilema e dytė ka tė bėjė me fenė. Konica shprehet se shqiptarėt nuk duhen ndarė sipas feve.
Por nė njė shkrim tė vitit 1908, Konica thotė se shqiptarėt duhet tė bėhen tė krishterė, qė Europa ta pranojė bėrjen e Shqipėrisė shtet. Ėshtė koha e trazimeve tė mėdha nė Turqi. Aleanca me xhonturqit shqiptarėve nuk u solli asgjė tė mirė. Siē do tė shihet edhe nga Kuvendi i Gerēės, por edhe nga dėshmitė e tjera tė kohės, parija shqiptare, pėrfshirė edhe njė pjesė tė intelektualėve, besonin fort se reformat e xhonturqve mund tė ēonin te njė autonomi dhe pastaj, shkallė-shkallė, te bėrja e shtetit shqiptar. Fundja, ideja e autonomisė vinte qė nga Lidhja e Prizrenit. Ndėr shqiptarėt, siē dihet, nuk ishin tė paktė ata qė u zhgėnjyen me xhonturqit.
Nga ana tjetėr, ėshtė krejt e besueshme se pavarėsia e Shqipėrisė nuk gėzonte njė mbėshtetje nė qarqet politike dhe diplomatike europiane, nga frika se Shqipėria do tė bėhej njė “Turqi e vogėl” nė Europė, siē thuhej atėherė.
Konica, qė i njihte mirė kėto zhvillime, arrin te njė zgjidhje e pamundshme, por qė do tė lėrė gjurmė nė mendimin politik shqiptar gjatė gjithė shekullit XX: qė shqiptarėt tė bėhen tė krishterė, nė mėnyrė qė tė gėzojnė mbėshtetjen e Europės.
Deri mė tani mbetet e pasqaruar kjo dilemė, nėse Konica u shpreh nė kėtė mėnyrė i nxitur nga njė situatė e rėndė politike, apo kjo ishte njė bindje qė ai do ta ushqejė edhe mė vonė. Mė sa kuptohet, ndonėse shkroi me pseudonime tė ndryshme, Konica nuk pėrvetėsoi si tė qėndrueshėm ndonjė emėr qė do ta largonte nga trashėgimia orientale, por, pėrkundrazi, ai e ruajti deri nė fund tė jetės titullin e kėsaj trashėgimie, “bej”, madje edhe atėherė kur pėr kėtė nuk kishte edhe shumė nevojė.
Por, megjithatė, dilema mbetet.

Dilema e tretė

Nė librin “Shqipėria kopshti shkėmbor i Europės Juglindore”, Konica bėn pėrshkrime etnografike-historike tė hapėsirės shqiptare, qė nga Konica e deri ne veri tė Shqipėrisė, zonė pas zone.
Venerimet e tij historike-etnografike asnjėherė nuk dalin jashtė territorit tė pėrfshirė nga Shqipėria e Versajės, me pėrjashtim tė vendlindjes sė tij, Konicės, e cila kishte mbetur nėn Greqi.
Libri, sikundėr e shpjegon vetė Konica, kishte pretendime tė mėdha: duhej tė ishte njė letėrnjoftim i Shqipėrisė nė botėn perėndimore.
Pėrse, pra, nė kėtė libėr Konica hesht me aq ngulm ndaj ēdo visi qė del jashtė kufirit tė Shqipėrisė si shtet? Nėse kjo ka tė bėjė me Shqipėrinė, dhe jo me shqiptarėt, ashtu sikundėr shihet nga titulli, atėherė, pėrse nė libėr pėrfshihet edhe Konica, nė njė kohė qė viset e tjera tė banuara me shqiptarėt lihen anash?
Dihej edhe atėherė se Kosova dhe viset e tjera tė mbetura jashtė kufijve tė Shqipėrisė, kishin rėndėsi shumė mė tė madhe politike dhe kombėtare, sesa Konica e tij. Pejėn, Gjakovėn e Prizrenin, nė njė tekst tė mėhershėm, ai i quan “zemra e Shqipėrisė”. Ėshtė e njohur se Faik Konica kishte dije politike e diplomatike, dhe ėshtė e mundur qė nė libėr donte t’u ruhej implikimeve diplomatike. Mirėpo pėrse Konica e tij po, kurse Kosova jo?
Pavarėsisht se cilat kanė qenė arsyet, mbetet e paqartė nėse koncepti i Konicės pėr Shqipėrinė e kėtillė vinte nga njė bindje e pėrgjithshme se Shqipėria tashmė ishte bėrė shtet i vetėmjaftueshėm, apo nė krijimin e kėsaj bindjeje vetė Konica kishte dhėnė kontributin e tij tė rėndėsishėm.
Sido tė jetė, qė kjo bindje ishte e pėrhapur ndjeshėm tek intelektualėt e Shqipėrisė, pavarėsisht ku vepronin ata, e dėshmon edhe teksti i Ēabejt “Pėr gjenezėn e literaturės shqipe”, botuar te “Hylli i Dritės” mė 1938-39.
Shprehimisht Ēabej thotė: “Fytyrėn gjeografike tė Shqipėrisė sė sotme, me pėrjashtim tė detit, e karakterizojnė nė tėrėsinė e saj anėt malore qė e ndajnė nga shtetet fqinje”, duke pretenduar se kufiri i Shqipėrisė, pėrveē se politik, ishte edhe kufi gjeografik, pra natyror. Konica shkon edhe njė hap mė tej: kufirin e Shqipėrisė e sheh edhe si kufi historik dhe etnografik.
Pra, mbetet dilemė pėrse Konica ishte aq pėrjashtues rreth Kosovės, veēmas nė njė tekst qė synonte tė bėhej i pėrdorshėm pėr njohje tė thelluar tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė botėn perėndimore.

Dilema e katėrt

Kjo dilemė ka tė bėjė me raportet qė kishte krijuar Konica me burra tė ditur tė Europės, pėrfshirė kėtu edhe Apolinerin.
Ajo qė ėshtė thėnė deri tani rreth kėtyre raporteve, mendoj se ėshtė tepėr idealizuese dhe nuk i shpjegon disa gjėra. Studimet tona nė kėtė drejtim janė ndalė nė njė pikė: qė tė tregojnė se Konica ishte erudit, se nė dije dhe kulturė mund tė barabitej me figurat e shquara tė letėrsisė evropiane.
Pa vėnė nė dyshim asgjė nga ajo qė ėshtė thėnė, mendoj se shqyrtimi i kėtyre raporteve duhet tė kapė edhe njė dimension tjetėr, pak mė specifik dhe pak mė tė thelluar.
Ėshtė e ditur se, qė nė fillim tė shekullit XIX, aventurierė tė ndryshėm tė botės perėndimore ia mėsyn Lindjes, qė atje tė kėrkonin, tė gjenin dhe tė shijonin kėnaqėsitė e jetės, nė njė botė qė magjepste me ekzotiken e saj. Preteksti mund tė ishte i ndryshėm, pėr poetėt mund tė ishte frymėzimi, pėr arkeologėt historia, pėr tregtarėt pėrfitimi.
Por e vėrteta ėshtė se bota mondane dhe koloniale e Europės, e tėhuajsuar dhe e velur nga tradita e mbyllur, kėrkonte tė dilte nga sjellja nė rreth. Ekzotika dhe potenca lindore joshėn njerėz tė ndryshėm, qė tė futeshin nė aventura ndonjėherė tė denja pėr analiza tė libidos sė tyre.
Nga gjysma e dytė e shekullit XIX dhe prapa, Europa Perėndimore u bė edhe mikpritėse, veēmas e djemėrisė lindore, e cila u bė frekuentuese e rregullt e salloneve mondane tė shoqėrisė sė lartė. Prteksti mund tė ishte gjithfarėsh, pėrfshirė edhe pasionin pėr aventurė, por nė esencė ata krijuan lidhjet kulturore ndėrmjet dy botėve.
Po ta kundrojmė tani kėtė rrethanė nė kontekst tė Konicės, ėshtė e kuptueshme se futja e tij nė shoqėrinė e lartė evropiane kishte nė prapavijė edhe kontekstin qė e pėrmendėm mė lart. Konica ishte djalė i ri, i pashėm, ishte bej dhe vinte nga perandoria e madhe e Turqisė. Se ishte shqiptar, mund tė kuptohej mė vonė.
Me kėtė paraqitje, sikundėr edhe me mprehtėsinė dhe intelektin, ai do tė pėrfitojė shumė: do tė arrijė tė bėhet i pranueshėm nė shoqėrinė e lartė. Thėnė shkurt, do parė edhe njė herė nėse marrėdhėniet e tij me Apolinerin vinin nga pasioni i dy njerėzve tė ditur pėr poezinė dhe pėr gjėra tė tjera, tė cilat i preokuponin intelektualisht, apo ishin marrėdhėnie qė i tejkalojnė raportet intelektuale ndėrmjet dy burrave.
Dy janė arsyet qė tė nxisin dilemėn: e para, mėnyra si e pėrshkruan Konicėn poeti i njohur (aty ka shumė ndjenjė dhe shumė mė pak racionalitet) dhe, e dyta, vetė Konica sikur i hesht kėto raporte, veēmas nga sytė e shqiptarėve.
Nga ana tjetėr, Apolineri thotė se largimi i Konicės ishte i befasishėm dhe ėshtė i bindur se nuk do ta shihte kurrė mė, sikundėr qė as letra nuk do tė merrte mė prej tij. Pse? Nga e dinte kėtė Apolineri?
Shpjegimi i mundshėm ėshtė se marrėdhėniet e tyre, qė duket se nuk kishin qenė vetėm intelektuale, ishin prishur pėrfundimisht.
Nga ana tjetėr, mbyllja e kapitullit tė aventurave evropiane tė Konicės me njė largim tė pėrnjėhershėm nė Amerikė, pėrveē se me politikė dhe me dijeninė se kontinenti i ri po bėhej qendėr e re botės, lidhet edhe me dy fakte. Konica, tashmė, kishte arritur njė moshė jofunksionale pėr aventura, prandaj, pėr ta mbyllur kėtė kapitull, duhej tė zhvendosej nė njė kontinent tjetėr. E po ashtu, nė dhjetėvjetėshat e parė tė shekullit XX shoqėria evropiane kishte pėsuar ndryshime tė mėdha dhe nuk e kishte as moralin, as mendėsinė dhe as preokupimet e fundit tė shekullit XIX. Prandaj Konica kėrkon dhe gjen njė botė tė re, njė hapėsirė tė re dhe, natyrisht, njė moral tė ri. Dhe njė vend, ku mund tė harronte dhe tė ishte i harruar.
Nėse ka qenė kėshtu, e unė vetėm shfaq njė dilemė se mund tė ketė qenė edhe kėshtu, atėherė mendoj se Konica assesi nuk duhet gjykuar pėr kėtė, por vetėm duhet shikuar nė dritė tė plotė personaliteti i tij.

Nė mbyllje

Studimet e thelluara pėr Konicėn, pėr jetėn dhe veprėn e tij, mendoj se duhet tė japin pėrgjigje pėr kėto dilema.
Por edhe pėr dilema tė tjera, tė cilat zakonisht ne nuk i sqarojmė, sepse jemi tė prirė tė ruajmė njėfarė “pastėrtie morale” tė personaliteteve historike dhe kulturore, duke bėrė prej tyre jo vetėm njerėz tė idealizuar, por tė tillė qė nuk shėmbėllejnė me njerėzit qė kanė jetuar nė kėtė botė.
Nėse ngulmojmė nė sqarimin e dilemave tė tilla, tejkalojmė shkallėn e tanishme tė studimeve pozitiviste.


31 Gusht 2009

albania.

Askushi
14-09-2012, 17:42
FAIK KONICA HAPI EPOKEN E RIKRISHTERIZIMIT TE SHQIPTAREVE


Nga Prof. Ass. Dr. Thanas L. Gjika


Nė historinė e krisherizimit tė popullit shqiptar nuk ėshtė kuptuar dhe as ėshtė vlerėsuar si duhet akti i pagėzimit tė djaloshit Faik Bej Konica, i cili u konvertua nė besimin e krishter katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi nė verė tė vitit 1895 kur ai sapo kishte mbaruar studimet e larta nė Dizhon (Dijon) tė Francės pėr Gjuhėsi Romane dhe Filozofi.
Ky djalosh koniciot mori mėsimet e para nė shtėpinė e tij atėrore nė Konicė, ku u njoh me qytetėrimin persian e arab gjatė mėsimit tė arabishtes, persishtes dhe turqishtes prej njė hoxhe tė shkolluar, kurse italishten nisi ta mėsonte prej njė mėsuesi privat. Duke parė zgjuarėsinė e tij tė vecantė, prindėrve tė tij iu sugjerua ta dėrgonin pėr studime nė Kolegjin Saverian tė Jezuitėve nė Shkodėr, ku ai shkoi e jetoi dy vjet. Ky dėrgim pėr vijimin e studimeve nė njė shkollė katolike jezuite tregon, nga njėra anė tolerancėn fetare tė prindėrve tė Faikut dhe nga ana tjatėr se mėsuesi i tij privat duhet tė ketė qenė njė katolik (jezuit), shqiptar ose i huaj. Si tregojnė regjistrat e botuar tė kėsaj shkolle, Faiku studjoi nė kėtė shkollė nė vitet 1884 dhe 1885, pra nė moshėn 9 dhe 10 vjecare.
Nė Shkodėr, kryeqendrėn e katolicizmit shqiptar, Faiku mėsoi mė mirė italishten dhe u njoh mė nga afėr me idetė e qytetėrimit evropiano perėndimor. Pėrvehtėsimit dhe pėrhapjes sė kėtyre ideve ndėr shqiptaret, si dihet, ai u kushtoi gjithė jetėn. Mbas dy vjet ai la Shkodrėn dhe shkoi pėr tė vijuar studimet nė shkollėn katolike franceze tė Gallatasarait nė Stamboll, tė cilėn e kreu mė 1890, kur ishte vetėm 15 vjec. Nė kėtė shkollė ai u njoh me djaloshin tiranas Murat Bej Toptani, me tė cilin e lidhėn bindjet atdhetare e toleranca fetare. Studimet e plota universitare Faiku i kreu nė Universitetin e Dizhonit tė Francės nė vitet 1890-95 dhe ato pasuniversitare nė Paris nė vitet 1895-97, mė tej ai studjoi dhe nė Universitetin Harvard tė Bostonit nė vitet 1909-1912, vitet e para tė emigrimit tė tij nė SHBA. Gjatė gjithė jetės shkollore faik konica doli me rezultate tė shkėlqyera, gjė qė dėshmon pėr zgjuarsinė dhe aftėsitė e tij tė vacanta.
Zgjuarsia e tij e vecantė u shfaq jo vetėm nė rezultatet e larta shkollore, por dhe nė shkrimet e tij publicistike, letrare e shkencore, si dhe nė rastin e pagėzimit me vullnetin e tij tė lirė si i krishter katolik, nė moshėn njėzet vjecare. Njė veprim tė tillė nuk e kishte menduar asnjė shqiptar tjetėr para tij. Pagėzimin e Faik Konicės me emrin Domenik e dėshmojnė dhe disa letra tė viteve 1895-97 dėrguar shqiptarėve tė Bukureshtit, ku ai ka firmosur me emrin e ri Faik Domenik Konica, i cili nuk ishte aspak njė pseudonim i tij, por emėr qė e mori gjatė pagėzimit. Kėto letra ruhen edhe sot nė dosjen e tij nė Arkivin Qendror tė Shtetit shqiptar.
Shtysat kryesore qė e nxitėn kėtė djalosh, pinjoll tė njė familjeje tė shquar myslimane, tė konvertohej nė i krishter, mendojmė se duhen kėrkuar nė formimin e tij kulturor e shkencor, nė pėrkushtimin atdhetar, nė tolerancėn fetare dhe nė intuitėn e tij. Duket se djaloshi faik konica qė nė rininė e tij mendonte se hapi i parė pėr ta shkėputur popullin shqiptar nga zgjedha e gjatė osmane ishte evoluimi i mendėsisė fetare, shkėputja prej mendėsisė myslimane pėrmes konvertimit nė fenė e tė parėve, nė fenė e krishtere, nė fenė e pėrbashkėt tė shqiptarėve tė kohės sė para pushtimit osman. Pra sipas tij shteti i pavarur shqiptar duhej tė ishte i njėjtė pėr nga pėrkatėsia fetare, me shtetin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut kur luftohej pushtuesi osman. Tėrthorazi kuptohet se ai e lidhte procesin e clirimit kombėtar nga zgjedha osmane edhe me njė proces katarse tė pjesės myslimane tė popullit tonė, e cila duhej tė pendohej pėr braktisjen qė i kishte bėrė fesė sė tė parėve nėn presionin e pushtuesit osman. Nė rikrishterizimin e shqiptarėve myslimanė ky rilindas shihte njė nga faktorėt kryesorė pėr forcimin e unitetit kombėtar tė shqiptarėve. Ndasia fetare e popullit shqiptar nė tė krishterė e myslimanė, e krijuar gjatė pushtimit osman, sipas tij, nuk i shėrbente unitetit, por pėrcarjes kombėtare, pra vonimit tė proceseve clirimtare. Vecse duhet tė pohojmė se mendim e tė tilla bashkė me pagėzimin e Faikut nė tė krishter, ndonėse ishin mendime e veprime pozitive, ishin tė parakohshėm pėr atė kohė, kur mendėsia myslimane ishte mendėsia sunduese e shoqėrisė shqiptare dhe tė qenėt mysliman pėrbėnte krenari.
Pėr kėto arsye mendimin dhe veprimin e Faikut nuk e vlerėsuan si duhej dhe nuk i dhanė rėndėsinė e duhur as konsujt e ndryshėm tė shteteve evropiane qė punonin nė vilajetet shqiptare tė Perandorisė Osmane, madje as atdhetarėt shqiptarė. Pėr cudinė tonė, Luigj Gurakuqi tha se katolikėt shqiptarė nuk fitojnė ndonjė gjė tė madhe nga pagėzimi i Faik Konicės.
Pamundėsinė e realizimit tė kėtij hapi tė madh psikologjik tė popullit shqiptar e tregoi dėshtimi i pėrpjekjeve tė kėtij rilindasi pėr ta kthyer pagėzimin e vet nė njė lėvizje tė mbarė intelektualėve shqiptarė myslimanė.
Mbas pagėzimit, Faiku i propozoi mikut tė tij tė ngushtė, Murat Bej Toptanit, tė pagėzohej dhe ai dhe tė dy sė bashku tė nxisnin miq e shokė tė tjerė pėr t’u pagėzuar dhe ata. Mirėpo Murati iu pėrgjigj se kėtė hap ai nuk mund ta bėnte, mbasi tė parėt qė do ta sikterisnin (dėbonin) nga shtėpia do tė ishin vėllezėrit Frashėri, tek tė cilėt ishte dhėndėr. Murati, pra i dha tė kuptonte Faikut se pagėzimi nė tė krishterė i shqiptarėve myslimanė qė jetonin brenda Perandorisė Osmane, ishte njė veprim qė nuk mund tė kryhej, prandaj ai nuk nguli mė kėmbė pėr kėtė problem...
Djaloshi tiranas pati tė drejtė, atmosfera shoqėrore dhe ajo fetare nė trojet shqiptare tė perandorisė nuk mund tė lejonte njė kapėrcim kaq tė madh nė ndėrgjegjen e shqiptarėve myslimanė, tė cilėt kishin disa breza qė ishin familjarizuar me besimin e ri.
Ndėr kohė duhet tė shtojmė se mendimi i Faik Konicės, pėr t’i pagėzuar shqiptarėt myslimanė nė tė krishterė, me qėllim qė tė forcohej uniteti kombėtar i popullit shqiptar dhe tė ndihmohej procesi i evropianizimit tė mendėsisė sė tij, ndonėse ishte vėrtet mendim i parakohshėm, ishte njė nga ato mendime, tė cilat i paraprijnė kohėve dhe hapin epoka tė reja. Kėshtu, po tė shohim ecurinė e mendėsisė fetare tė shqiptarėve nga viti 1895, viti i pagėzimit tė Faik Konicės, deri mė sot, do tė vemė re se koha ka punuar pėr pėrqafimin e mendėsisė sė krishtere dhe lėnien mėnjanė ose braktisjen e mendėsisė myslimane.
Po pėrmendim disa fakte, pa dashur tė fyejmė ndjenjat e besimtarėve tė mirė myslimanė, sepse pėr ne, besimtarėt e mirė, qofshin myslimanė ose tė krishterė, janė njėsoj tė vlefshėm pėr shoqėrinė shqiptare dhe atė botėrore. Madje ne mendojmė se, po aq tė vlefshėm mund tė jenė dhe jo besimtarėt, pra ateistėt, kur ateizmi i tyre buron nga bindjet e tyre tė sinqerta dhe prapa ateizmit tė tyre nuk fshihen mendime djallėzore e interesa tė ulta:


1. Qė nė dhjetėvjecarėt e parė tė shtetit tė pavarur shqiptar, nė familjet myslimane atdhetare, filluan tė emėroheshin fėmijėt jo me emra tė mirėfilltė myslimanė si Muhamned, Myftar, Mahmud, Mehmet, Mahmude, Ballkėze, etj, por me emra malesh a lumenjsh (Tomorr, Korrab, Drin, Vjosa, Valbona, Shkumbin, etj); me emra lulesh a stinėsh (Lule, Vera, Manushaqe, etj); me emra kafshėsh a shpendėsh (Luan, Dash, Skifter, Petrit, etj), si dhe me emra tė tjerė qė nuk kanė lidhje me Kuranin e besimin mysliman si Drita, Dritan, Liri, Clirim, Shpresa, etj.


2. Ahmet Zogu mbas marrjes sė pushtetit, nė vitin 1925, aprovoi si kalendar zyrtar tė shtetit shqiptar kalendarin evropian dhe jo atė mysliman; vendosi heqjen e ferexhesė dhe hapje vendesh pune pėr gratė, dha shumė bursa studimi pėr tė rinjtė shqiptarė nė vendet e Evropės Perėndimore, etj. Kėto masa tregojnė pėr synimet e tij properėndimore dhe jo promyslimane aziatike. Kur u shpall mbret ai u martua me njė bijė tė krishtere hungareze tė njė familjeje kontėsh dhe jo me ndonjė bijė tė mbretėrve a sheikėve tė pasur tė botės myslimane. Bijtė e tij i pagėzoi me emra tė krishterė. Kurse fėmijėt e djemve tė Mbretit Zog jetojnė si tė krishterė e jo si myslimanė.


3. Propaganda komuniste antifetare si dhe procesi i dhunshėm i luftės kundėr besimeve fetare gjatė regjimit komunist, ndikoi pėr dobėsimin e besimit fetar tek shqiptarėt, por ky proces solli dėme mė tė mėdha tek besimtarėt myslimanė, mbasi besimi i tyre ishte njė besim mė i ri e me rrėnjė mė tė dobta. Populli shqiptar nė trojet e veta kishte gati njėzet shekuj qė kishte pėrqafuar fenė e krishtere prej misionarėsh tė mėdhenj si shėn Pali, shėn Timoteu, shėn Asti, shėn Kostandini i Madh, shėn Jeronimi, etj. Nga radhėt e besimtarėve tė krishterė kishin dalė gjatė shekujve shumė bij tė shquar, klerikė ose jo, si dhe shkrimtarė e martirė qė kishin dhėnė jetėn pėr ruajtjen e lėvrimin e gjuhės shqipe dhe pėr lirinė e atdheut. Kurse pjesa myslimane e popullit shqiptar kishte vetėm dy a tre shekuj qė ishte konvertuar dhe kėtė konvertim shumica e tij e kishte bėrė nga halli ose nėn dhunė. Prej pjesės myslimane tė popullit shqiptar, edhe pse pėrbėnte pjesėn mė tė madhe numerike tė popullit, bijtė e shquar dhe martirėt e lirisė ishin mė tė pakėt. Mė keq akoma po diskreditohej feja myslimane midis shqiptarėve kur shihej se shumica e komunistėve e sigurimsave katilė, qė po e mundonin popullin cnjerėzisht, ishin pikėrisht nga radhėt e familjeve myslimane. Edhe procesi i dhunshėm pėr emancipimin e gruas shqiptare nė vitet e diktaturės, nė tė vėrtetė ndikoi pėr dobėsimin e mendėsisė myslimane, sipas sė cilės femra ėshtė vetėm njė qėnie shtėpiake dhe jo shoqėrore.


4. Mbas viteve 1991-92, shkėrmoqja e komunizmit nė Shqipėri dhe kthesa e madhe qė do tė merrej, duhej tė shoqėrohej me njė proces katarse. Ish udhėheqja e partisė komuniste shqiptare, e cila e kishte udhėhequr popullin nė qorrsokak, mbas dėshtimit tė sistemit socialist, duhej t’i kėrkonte tė falur popullit pėr gabimet e sidomos pėr krimet e kryera. Mirėpo ish udhėheqėsit e kėsaj partie nuk e ndoqėn rrugėn e ish udhėheqjes sė partisė komuniste polake. Z. Ramiz Alia, z-nja Nexhmie Hoxha e kompani, duke qenė njerėz qė e urrenin besimin e krishter, i cili nė thelbin e vet ka pikėrisht kėrkesėn e tė falurit pėr tė shkuar pėrpara, nuk e shkuan nė mend njė katarsė tė tillė. Pėr mė keq akoma edhe sot, mbas 20 vjetėsh, ata nuk i kėrkojnė falje popullit pėr krimet e bėra, por justifikohen duke thėnė: ashtu ishte sistemi shoqėror. Por dihet, se me tė tjerė njerėz, si Zef Mala, Nako Spiru, Sejfulla Malėshova, Selfixhe Broja, etj qė ata i zhdukėn, ai sistem do tė ishte zbatuar me tolerancė si nė Poloni, Hungari, Ceki, etj.


5. Mbas vitit 1992, populli i thjeshtė iu fut rrugės pėr njė shpėlarje shpirtėrore, filloi njė proces i rikthimit tek besimi fetar. U rihapėn kishat, xhamitė e teqetė dhe populli filloi t’i frekuentonte ato pėr tė treguar se nuk e kishte dėshiruar mbylljen dhe prishjen e tyre tė vitit 1967. Filloi njė fushatė pagėzimesh e ripagėzimesh, por krahas pagėzimit tė ish besimtarėve tė krishterė e bijve tė tyre, pati dhe shumė pagėzime tė shqiptarėve ish myslimanė nė tė krishterė, por asnjė shqiptar ish i krishter nuk u konvertua nė mysliman.


6. Mbas vitit 1992, studimi, hartimi dhe botimi i shumė veprave qė pėrshkruanin pėrndjekjet, torturat dhe vuajtjet e klerikėve, sidomos tė atyre katolikė gjatė regjimit komunist, e forcuan mė tej respektin dhe dashurinė ndaj fesė sė krishtere.


7. Shkrimtari i talentuar shqiptar Ismail Kadare, edhe pse ishte ateist pėr nga bindjet fetare, u bėri thirrje shqiptarėve nė vitin 1995, pikėrisht qė nga Franca, prej ku u kishte bėrė tė njėjtėn thirrje njė qind vjet mė parė faik konica, qė tė ktheheshin nė fenė e tė parėve duke u pagėzuar si tė krishterė katolikė. Kėsaj thirrjeje iu pėrgjigjėn mjaft intelektualė dhe njerėz tė thjeshtė, nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni.


8. Intelektuali dhe udhėheqėsi i shquar i popullit shqiptar tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, gjeti njė nga nxitjet dhe frymėzimet kryesore pėr pavarėsinė e Kosovės tek jeta dhe vepra e priftit katolik Pjetėr Bogdani dhe nė bėmat e mirėsisė sė Nėnė Terezės.


9. Sot, mjaft tė rinj e tė reja, qė shkojnė pėr tė punuar a studiuar nė vendet e krishtera tė Evropės ose Amerikės, po pagėzohen si tė krishterė, ndoshta tė detyruar nga rrethanat konkrete, por ndoshta dhe nga bindjet e reja fetare qė pėrvehtėsojnė aty. Ky fenomen po shtrihet sidomos tek fėmijėt qė lindin nė ato vende. Mesa duket, prindėrit dėshirojnė qė fėmijėt e tyre nė kėto vende tė mos jenė tė mangėt, ose tė mos jenė tė dryshėm pėr nga formimi kulturor e fetar nė krahasim me fėmijėt vendas. Ata nuk duan qė fėmijėt e tyre tė ndjehen si dhia ndėr dhėn.


10. Sa mė shumė kulturohen shqiptarėt, sa mė shumė shtetet ku ata jetojnė (Shqipėria, Kosova e Maqedonia) u afrohen Evropės e Amerikės; sa mė shumė vajzat shqiptare e pėrbuzin ferexhenė dhe pėlqejnė tė vishen me minifunde e dekolte; sa mė shumė ato marrin pjesė nė jetėn shoqėrore, kulturore, politike tė vendit, aq mė shumė ato dhe bashkė me to e gjithė shoqėria, i largohet myslimanizmit...
Shkurt mund tė themi se shumica e popullit shqiptar gjatė kohės sė sundimit osman, e ndikuar prej mendėsisė sunduese myslimane, u detyrua tė ndėrronte besimin nga i krishter nė mysliman. Nė atė kohė nuk mund tė mburreshe se ishe i krishter, por se ishe mysliman, se ishe i njė feje me sunduesin. Ndėrsa gjatė viteve tė shtetit shqiptar tė pavarur, gjatė kohės sė diktaturės dhe sidomos sot, kur synimi kryesor mbetet bashkimi me shtetet evropiane, ku sundon besimi i krishter, dashur padashur, shqiptarėt po jetojnė procesin e rikthimit tek feja e tė parėve, pra rikrishterizimin e tyre, atė proces qė e hapi 115 vjet mė parė djaloshi njėzet vjecar faik konica.
Duke parė ecurinė e mendėsisė fetare tė shqiptarėve gjatė kėtyre 115 vjetėve tė kaluara mund tė kuptojmė se mbas 100 vjetėsh ky proces ka pėr tu forcuar. Natyrisht qė nuk mendojmė se do tė shkohet tek zhdukja e besimit mysliman midis shqiptarėve, por nė zvogėlimin e raportit midis besimit mysliman e atij tė krishter. Shqiptarė myslimanė ka pėr tė pasur sado qė tė shtohen radhėt e tė krishterėve dhe tė afetarėve, pėr shkak tė lidhjeve dhe interesave tė ndryshme, si dhe pėr shkak tė interesimit dhe investimit tė vijueshėm qė tregojnė disa qarqe myslimane botėrore, tė cilat urojmė tė mos kenė qėllime tė kėqia prapa investimeve tė tyre.
Nė procesin e largimit nga besimi mysliman dhe kalimin nė besimin e krishter prej disa shqiptarėve tė sotėm duket se nuk mungon dhe njė shtytje atdhetare, mbasi ata synojnė tė forcojnė karakterin kombėtar tė kishės sė krishtere, sidomos tė asaj orthodokse. Duke e ditur se pjesa kryesore e kishės nuk janė murret e saj, godina, por bashkėsia e anėtarėve qė bėjnė jetėn fetare nė tė, shqiptarėt sot po mendojnė se po tė ketė cdo kishė orthodokse nė Shqipėri shumicėn e anėtarėve shqiptarė atdhetarė, kjo shumicė do ta detyrojė klerikun e kishės, e pastaj dhe kryeklerikun, qė tė mbajė edhe meshė tė vecanta pėr probleme qė forcojnė lidhjet shpirtėrore tė kombit tonė, si psh meshė pėrkujtimore pėr viktimat e shqiptarėve tė Camėrisė, meshė pėr cdo shqiptar qė vritet padrejtėsisht nė kurbet, etj. Mund tė dėrgohen dhe klerikė shqiptarė orthodoksė nė diasporė pėr tė mbajtur meshė shqip me besimtarėt shqiptarė, ashtu si veproi Fan Noli gjatė udhėtimit tė tij historik nė vitin 1910 nė Sofje, Odesė e gjetkė.
Po kėshtu nė Kosovė e Maqedoninė Perėndimore, po tė arrihet qė kishat orthodokse tė mbushen me shumicė besimtarėsh shqiptarė atdhetarė, kėta mund tė nxjerrin nga radhėt e tyre klerikėt e vet dhe tė fillojnė tė mbajnė meshėn nė gjuhėn shqipe e dalngadal t’i shqiptarizojnė ato kisha, qė dikur ishin shqiptare, por gjatė pushtimit serbo-bullgar e atij osman, ato u sllavizuan.
Mėsimi themelor qė del nga ky vėshtrim i shkurtėr mbi ecurinė e besimit fetar tė shqiptarėve, se ėshtė ky: Shqiptarėt, ashtu si dhe qytetarėt e tjerė tė botės, e kanė ndėrruar dhe mund ta ndėrrojnė besimin fetar duke iu pėrshtatur rrethanave nė tė cilat jetojnė, mbasi ky ndėrrim nuk i armiqėson ata me bashkėkombasit e tyre; por ata nuk duhet tė ndėrrojnė pėrkatėsinė kombėtare, mbasi ky ndėrrim ka pasoja shumė mė tė rėnda, qė shpejt a von i shpie nė armiqėsi me bashkėkombasit e vet.



Faik Konica mė 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe tė “Vatrės”

Agron Alibali

I. Hyrje
Pėr jetėn e Konicės gjatė periudhėn studimore nė Harvard gjatė viteve 1911-1912 nuk ėshtė ditur shumė. Arkivat e Universitetit tė Harvard, tė shfrytėzuara pėr herė tė parė nga studiuesi Efthim Dodona, si dhe arkiva e tij private, japin informacion tė vyer pėr jetėn dhe veprimtarinė e Faikut gjatė studimeve nė Harvard dhe mė tej. Dihet se Faik Konica shkeli nė Boston pėr herė tė parė mė 9 tetor 1909 me anijen Ivernia. Ai i shkruante Fan S. Nolit se “do tė mbėrrinte nė Boston i veshur me kostum popullor shqiptar”. Madje edhe vetė veprimi i zbritjes nė tokėn amerikane i veshur me fustanellė do tė kishte kuptim tė madh simbolik mbasi, sipas fjalėve tė Nolit, synimi ishte qė “ta botonte foton e vet nė gazetė pėr ta pėrdorur pėr propagandimin e ēėshtjes sė kombit shqiptar, qė mbeti edhe pasioni i tij gjatė gjithė jetės””.
Menjėherė Fan Noli i dorėzoi Faikut drejtimin e Diellit, por ai u largua nga pozicioni i Kryeredaktorit pas disa mosmarrėveshjesh me punonjėsit. Fill paskėtaj ne e gjejmė Faikun disa mijė kilometra larg, nė qytetin St. Louis tė shtetit Missouri nė vitin 1911, ku ai botoi pėr pak kohė njė fletore rivale, “Trumpetėn e Krujės” para se tė kthehesh nė Boston mbas njė ndalimi tė shkurtėr nė Michigan dhe Chicago.

II. Periudha studimore e Konicės nė Harvard

Arkiva e Harvardit jep informacione tė tjera tė rėndėsishme pėr jetėn dhe arėsimin e Konicės. Ēdo student i atij universiteti pajiset me njė dosje e cila mbledh tė gjitha informacionet themelore pėr jetėn profesionale tė studentit deri nė vdekje. Dosja e Konicės pėmban kartėn e studentit, korrespondenca tė ndryshme, formularin apo kėrkesėn e pranimit, njė kopje tė nekrologjisė, etj.
Pas kthimit nė Boston, mė 10 Gusht 1911 Konica bėri kėrkesė pėr tė studiuar pėr gradėn shkencore Master of Arts [A.M.] nė Familjen e Gjuhėve tė buruara nga Latinishtja (Romance Languages) nė Shkollėn Pasuniversitare tė Arteve dhe Shkencave nė Universitetin e Harvardit. Vendimi i pranimit u mor vetėm dy ditė mė pas, me 12 gusht 1911, me kusht qė ai tė provonte aftėsitė e tij nė gjuhėn gjermane. Konica u regjistrua zyrtarisht nė shkollė me 25 shtator 1911. Tė nesėrmen, me datė 26 shtator, Konicėn e mori nė intervistė personalisht Prof. J. Ford, i cili deklaroi mė pas se Faiku “nuk kishte kurrfarė vėshtirėsie pėr tė punuar me libra nė gjuhėn gjermane.” Prof. Ford shkruajti mė tej nė raportin e vet se Faiku “kishte lexuar jo pak traktate nė gjermanishte qė lidheshin me punėn e ti studimore nė shqipe, dhe ai njeh mjaft mirė Grundriss-in e Grüber-it. Unė nuk do ta detyroja atė qė tė merrte kursin e gjermanishtes.” Kėsisoj, parakushti u hoq pa patur nevojė qė Konica t’i nėnshtrohej provimit.
Faiku kėrkoi qė tė regjistrohej nė amzėn e Harvardit me emrin Faļk Konitza, ose, Faļk Bey Konitza, “nėse - siē shkruante vetė – nuk ndalohen titujt e fisnikėrisė”. Sikurse do tė shpjegohet mė poshtė, Faiku hoqi dorė nga pėrdorimi i dy emrave tė mesėm qė, sikurse pranon ai, “i kishte vėnė vetė nė rininė mė tė hershme”.
Synimi ambicioz i Faikut ishte marrja e diplomės brenda vitit. Edhe Harvardi e miratoi nė parim objektivin e Konicės, duke theksuar se “nėse ju do tė kryeni studime tė avancuara, tė miratuara nga katedra pėr notė tė lartė dhe kėto do t’i kryeni me vlerėsime maksimale, kjo pa dyshim do t’ju sigurojė marrjen e diplomės brenda vitit”.
Gjatė vitit studimor nė Harvard Konica studioi nė kurs tė rregullt lėndėt e Letėrsisė sė Krahasuar, Frėngjishten I dhe II. Ai mori edhe kurse tė pjesshme nė Letėrsi tė Krahasuar II, Frėngjishte III, dhe Filologji tė Gjuhėve tė buruara nga Latinishtja (Romance Languages). Nė tė gjitha kėto lėndė Faiku mori notėn maksimale. Kėsisoj ai ia arriti pikėsynimit pėr t’i pėrfunduar studimet pasuniversitare brenda vitit dhe u diplomua nė vitin 1912.
Nė kursin pasuniversitar tė Letėrsisė sė vjetėr Frėnge, tė Prof. Edėard S. Sheldon, Konica zuri miqėsi me Henry Grattan Doyle, i diplomuar nė Kolegjin e Harvardit mė 1911. Ata ishin tė vetmit studentė nė kurs. Miqėsia e tyre zgjati pėr shumė vite, madje edhe gjatė kohės kur Faiku shėrbente si Ministėr Fuqiplotė nė Shtetet e Bashkuara. Doyle e pėrshkruante Konicėn si “njė xhentėllmen e studiues, si dhe diplomat dhe mik i vėrtetė i Shteteve tė Bashkuara” i cili “kishte shumė miq kėtu”. Duke iu referuar pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste mė 1939, Doyle shkruan se “zhdukja e pėrkohėshme e vendit tė tij nga familja e vendeve tė pavarura ishte njė grusht i rėndė” pėr tė”.
Nė korrespondencėn e vet me Harvardin, Doyle pėrfshiu edhe nekrologjinė e Konicės, ndofta tė botuar nė gazetėn The Ėashington Post. Kurse e fundmja adresė e banimit tė Faikut jepej 1530, Sixteenth St., N.Ė., Ėashington, D.C. Nekrologjia e shkurtėr pėrmendte se pėrveē shqipes, Konica “mund tė lexonte edhe nė italisht, spanjisht, rumanisht, portugalisht, turqisht, gjermanisht, greqisht, hebraisht, arabisht, frengjisht dhe anglisht”. Biografia pėrmend edhe se Konica “u dėnua me vdekje nga autoritetet otomane pėr veprimtarinė e tij nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, dhe se ndikimi i tij ishte vendimtar pėr tė bindur Mbretin Zog qė tė adoptonte njė reformė tė gjerė agrare nė vend”.

a. Karta e studentit
Ēdo student i Universitetit tė Harvardit ka njė kartė ku pėrfshihen tė dhėnat themelore biografike tė jetės sė studentit. Sipas saj, studenti Faik Konica u lind nė mars 1876 nė qytetin e Konicės, i biri i Shahin Beut dhe i Zońa Lalia (Delvina) Konica, dhe vdiq nė 15 dhjetor 1942 nė Ėashington, DC. Me interes ėshtė fakti se, mė vonė Konica e jep ditėlindjen e vet vetėm si pėr muajin prill. Kjo ndofta lidhet me ndryshimet nė kalendaret e zbatuara nė atė kohė dhe mė pas. Vendlindja e tij tek karta e studentit jepet Konica, Turqia e Europės.. Karta tregon se Konica i plotėsoi studimet pasuniversitare mė 1911-1912, se ishte i punėsuar me qeverinė shqiptare si Ministėr nė SHBA dhe se adresa e tij e fundit e njohur zyrtare ishte The Mayfloėer Hotel, Ėashington, D.C. Bashkėngjitur me kartėn ėshtė edhe nekrologjia e shkurtėr nga njė fletore e Bostonit, ku jepen edhe informatet pėr varrimin si dhe shėrbimet pėrkatėse.

b. Kėrkesa apo Formulari i Pranimit
Njė tjetėr dokument i rėndėsishėm arkivor ėshtė formluari i pranimit tė Konicės nė Universitetin e Harvardit i datės 4 gusht 1911. E veēanta e kėtij dokumenti ėshtė se informatat personale janė dhėnė prej vetė Faikut. Kėshtu pėr shembull, Konica e shkruan emrin e vet nė trajtėn frėnge Faļk Konitza, trajtė qė e ruajti gjatė gjithė jetės sė vet duke e pėrdorur edhe nė tė gjitha dokumentet zyrtare, shkrimet, letrat dhe korrespondencėn e tij.

Emri dhe Vendlindja
Emri i plotė i Konicės nė diplomėn frėnge dhe vendlindja e tij janė: “Sieur Schich’go Konitza, Faļk, Suavi, né ą Konitze, (Albanie-Turquie) le Mars 1876, Ka mendime se trajta “Schich’go” lidhet me fjalėn shqipe “shishko”. Nuk ėshtė e qartė nėse ky ishte mbiemėr i familjes ose i referohej thjesht njė fėmije tė shėndetshėm. Mirėpo Konica deklaron se pėrdori emrin e mesėm ekstravagant dhe tė ēuditshėm [“fanciful”] Schisch’go si kompozitė e emrit tė shkrimtarėve Schiller dhe Hugo. Ja se si e shpjegon vetė Faiku kėtė gjė nė shėnimin pėrkatės tė Formularit tė Pranimit nė Harvard:

Nė Shqipėri ka njė rrėmujė tė madhe sa u takon emrave tė pėrveēėm, pasi turqit nuk kanė mbajtur regjistra zyrtarė tė gjendjes civile deri kohėt e fundit. Kur mbusha formularin pėr provimin tim tė parė bėra njė ēilimillėk: pranova pėrdorimin e dy emrave tė ēudtshėm tė mesit, qė afroheshin fonetikisht me emrat e Schiller-it dhe Hugo-it, dy poetėve qė unė i admiroja mė shumė. Sigurisht, sot unė nuk do tė doja qė kjo shaka tė pėrjetėsohej.”

Po ashtu, Faiku e shėnon vendlindjen e vet si “Konitza (Albania)”, natyrisht duke i qėndruar besnik gjeografisė politike dhe etnike tė asaj kohe. Kurse Regjistri i Studentėve tė Diplomuar tė Harvardit i vitit 1913 jep pėr Faikun kėto tė dhėna: Konitza, Faļk [g. 1911-1912 A. M.; B. ES. LETTRES, Univ. Dijon (France) 1895.] Janina, Albania, Turkey- in-Europe. Kuptimi i tė dhėnave lakonike tė Regjistrit ėshtė se studenti Faik Konica ndoqi Shkollėn Pasuniversitare tė Arteve dhe Shkencave gjatė viteve 1911-1912; u diplomua me gradėn shkencore Master of Arts; ka qenė i diplomar me diplomė tė nivelit universitar nė Letėrsi nė Universitetin e Dijon-it nė Francė mė 1895; tash jeton nė Janinė, Shqipėri, Turqia Evropiane.

Arsimi
Arkiva e Harvardit jep tė dhėna tė tjera interesante pėr formimin arėsimor tė Faikut, tė paraqitura prej vetė atij nė Formularin e Pranimit. Duke iu referuar etapave tė hershme tė arėsimit tė vet, Konica shkruan se ai “kishte nxėnė nga mėsues privatė,” pa identifikuar gjithsesi shkollat e ndryshme qė kishte ndjekur, tė cilat pėrmenden tjetėrkund.
Aty konfirmojmė se Konica i filloi studimet universitare mė 1890 nė Collčge de Lisieux, (Normandie); mė 1893 ai shkoi nė Lycée de Carcassonne (jugu i Francės) ku studioi deri mė 1894, duke u pėrqėndruar nė studimet klasike, letėrsi dhe filozofi. Mė 1893, gjatė “Année du Rhétorique” doli studenti i parė i kursit nė lėndėn e Kompozicionit nė Frengjisht dhe nė Pėrkthimet Latine.
Konica i pėrfundoi studimet universitare me diplomėn of Bachelier de l’Enseignement Secondaire Classique (Lettres – Philosophie) nė Fakultetin e Letėrsisė tė Dizhonit (Université de France) nė 16 Nėntor 1895, pikėrisht 115 vjet mė pare. Sprova e tij “Pėr Shoqėrizimin e Ideve” u vlerėsua nė provim prej Prof. Charles Adam si “eseja mė e mirė”.
Interesat studimore tė Konicės ishin shumė tė gjera dhe pėrfshinin Historinė, Filozofinė, Arsimin, Artet e Bukura, Astronominė, Fizikėn, Kiminė, Botanikėn, Zoologjinė, Gjeologjinė, Stilistikėn ose Artin e tė Shkruarit tė Eseve. Sikurse u pėrmend mė sipėr, Konica kishte talent tė veēantė pėr gjuhėt e huaja. Ai kishte kryer studime tė avancuara nė greqishte (7 vjet), latinishte (nėntė vjet), frengjisht (12 vjet), anglisht lLetėrsi dhe kompozicion), italisht, si dhe kishte studiuar pėr dy vjet privatisht gjuhėn dhelLetėrsinė gjermane.
Nė vitin 1895-1896 Konica filloi studimet pas-universitare tek Collčge de France nė Paris, duke u pėrqėndruar nė “letėrsinė mesjetare frėnge, dhe letėrsi romake”, lėndė qė jepeshin nga Profesorėt Gaston Pāris and Gaston Boissier.

Tė dhėna tė tjera tek Formulari i Pranimit
Nė rubrikėn “Punėsimi i Tashėm” tė formularit Konica deklaronte se ishte “pedagog dhe redaktor letrar” [“Lecturer and Literary Editor].” Ndėrsa pyetjes 13, se “nė cilėn fushė do tė dėshironit tė shqyrtoheshit si kandidat pėr diplomim? Shpjegoni me hollėsi pėrvojėn tuaj tė pėrpashme nė lidhje me temėn”, Konica jep informacionin e mė poshtėm biografiko-arsimor, tė riprodhuar tė plotė:
“Frengjisht (me pjesėmarrje tė rėndėsishme nė Anglisht)
Kam marrė me sukses provimet e letėrsisė tė kėrkuara prej ligjės frėnge pėr diplomėn universitare (Bachelor); mė pas, kam ndjekur pėr disa vjet si student i lirė kurse nė Frėngjishten e Vjetėr nė Collčge de France, dhe Letėrsi Frėnge nė Sorbonne. Kam shkruar edhe punė origjinale nė fushė, siē dėshmohet prej sprovės “Ese pėr gjuhėt natyrore dhe artificiale”, (“Essai sur les Langues naturelles et les langues artificielle”) botuar preje meje nė Bruksel me 1904 nėn pseudonimin Pyrrhus Bardyl”i.”

Kjo vepėr prej 147 faqesh e Konicės u botua nga shtėpia Kiessling et Cie mė 1904. Gjindet, ndėr tė tjera, nė Bibliotekėn Ėidener tė Harvardit, nė Bibliothčque Royale de Belgique nė Bruksel, si dhe nė shėrbimin e internetit Google Books. Vepra duket se u zbulua pėr herė tė parė pėr botėn e letrave shqipe prej studiuesit Luan Starova dhe mė pas u analizua edhe prej studiuesit Artan Puto. Mund tė shtojmė, pra, se pretendimi se Konica nuk ka lėnė deri mė sot anjė vepėr tė plotė nuk qėndron.
Natyrisht, bagazhi veēanėrisht i gjerė dhe i fortė arsimor i Konicės ia hapi me lehtėsi atij dyert pėr nė Universitetin e Harvardit.

c. Kėrkesa apo Formulari i Punėsimit
Tjetėr dokument i rėndėsishėm i cili nuk gjindet nė arkivėn e Universitetit, por u zbulua nė arkivėn private tė Konicės me 13 mars 2006 ėshtė Kėrkesa pėr Punėsim, e paraqitur pranė Zyrės sė Emėrimeve tė Universitetit tė Harvardit. Konica u regjistrua tek kjo zyrė me 14 mars 1912, d.m.th gjatė semestrit tė dytė tė vitit shkollor.
Kėtu Konica na jep tė dhėna tė tjera tė rėndėsishme pėr jetėn dhe synimet e tij pėr tė ardhmen. Ai donte tė punėsohej si “pedagog nė kolegj, shkollė normale ose shkollė tetėvjeēare; nė lėndėt: gjuhė romanse, kryesisht frengjisht dhe italisht”. Pyetjes se nė cilat pjesė tė SH.B.A. dėshironte tė punonte ai iu pėrgjigj: “Mė 1912-1913, nė rrethinat e Cambridge-it; nė vitet e mėpasme kudo”. Synimi i tij pėr tė mos u larguar nga Bostoni nė njė periudhė kritike tė lėvizjes shqiptare nė Amerikė pėrkon edhe me veprimtarinė e ethshme tė Konicės e Nolit gjatė kėtyre dy vieteve nė kuadrin e organizatės VATRA. Sa i takon nivelit tė pagesės, Konica shėnon se do tė parapėlqente tė ardhura “nė masėn $1000-$1500 dollarė”. Natyrisht qė bėhej fjalė pėr pagė vjetore, qė nė me vleftėn e sotme do tė vėrtitej rreth 22,000-33,000 dollarė.
Nė listėn e e botimeve tė tij, Konica shėnon kėto periodikė, libra dhe artikuj:
(1) periodiku “Albania”, 11 blenj “ku kam shkruar mėse 1500 shtylla me artikuj nė frengjisht, si p.sh. “Relations entre la France et l’Albanie, d’apres des Manuscripts inedits per connu”;
(2) Essai sur la Langue naturelles et les Langues artificielles, …e komentuar me shumė lėvdata pėr stilin e autorit tek “Mercuri di France”, tek “Revu des Idees”, etj.”
Faiku jep tė dhėna tė tjera biografike pėr veten. Ai thotė se nė1897 shkoi nė Bruksel pėr tė themeluar “njė revistė letrare periodike tė quajtur “Albania” e cila ishte shkruar pjesėrisht nė shqipe dhe pjesėrisht nė frengjisht. Synimi i kėsaj pune ishte studimi dhe kultivimi i njėrės prej degėve mė tė vėshtira tė familjes Indo-Gjermanike tė gjuhėve, dhe mund tė them se nė kėtė drejtim ia arrita qėllimit sikurse mund tė dėftej prej dėshmive tė pėrsėritura tė studiueseve tė shquar si Prof. Holger Pedersen i Universitetit tė Kopenhagen, Prof. Albert Thumb i Universitetit tė Strasburgut, etj.”
Vazhdon mė tej ai: “Mė 1903 u largova nga Brukseli dhe shkova tė jetoj nė Londėr, ku mora lejė tė punoj nė Departamentin e Dorėshkrimeve tė Muzeumit Britanik. Atje studiova dokumentet shtetėrore veneciane qė lidheshin me Shqipėrinė si dhe me dorėshkrime tė tjera, disa prej tė cilave i kam botuar nė “Albania”. Nė 1909 m’u ofrua pozicioni i kryetarit tė N. Sch. tė Shqipėrisė por nuk e pranova pėr arėsye tė ndėrhyrjes shtetėrore nė atė [e palexueshme]. Nė tė njėjtin vit u ftova prej shqiptaro-amerikanėve qė tė vija dhe tė jepja njė varg leksionesh nė Sh.B.A., ēka bėra nė vitet 1909-1911. Pas kėsaj kėrkese …[frazė e palexueshme].
Degėt ku kishte sudiuar Konica ishin: Astronomia; Botanika; Anglishtja, kompozicioni, letėrsia; Gjermanishtja; Matematika; Fizika; Fiziologjia; Sanskritishtja; Gjuha Semite; Spanishtja.
Dega ku Konica kishte punuar nė nivel kolegji dhe ku e ndjente veten kompetent pėr tė dhėnė mėsim ishin: Greqishtja; Histora e Lashtė, Amerikane, Evropiane; Latinishtja; Logjika; Metafizika; Filozofia; Psikologjia; Filologjia e Gjuhėve Romanse.
Degė tė specializuara ku pat punuar nė nivel tė paktėn tė barabartė me kurset e Harvardit pėr studentė universitarė dhe pasuniversitarė pėrmendeshin: Letėrsia e Krahasuar, Frengjishtja dhe Italishtja.

ē. Profesorėt dhe Miqtė e Faikut
Pyetjes se me cilėt pedagogė tė Harvardit kishte qenė mė afėr, Konica iu pėrgjigj duke pėrmendur kėta profesorė: “Sheldon, Ford, Babbitt, Ėright, Grandgent”, qė ishin te gjithė ndėr emrat mė tė shquar nė fushėn e interesit tė Konicės dhe me tė cilėt Faiku kishte krijuar lidhje tė shėndosha akademike.
Prof. Sheldon duhet tė ketė qenė Edėard Stevens Sheldon, i diplomuar nė Harvard mė 1872 (A.B.), qė nė atė kohė ishte Profesor i Filologjisė Romance.
Prof. Ford duhet tė ketė qenė Jeremiah Denis Matthias Ford, i diplomuar nė Harvard mė 1894 (A.B.), i cili nga viti 1907 e vijim ishte Prof. i Katedrės sź Nderit Smith pėr Gjuhėt dhe Letėrsinė Frėnge dhe Spanjolle.
Prof. Babbitt, duhet tė ketė qenė Irving Babbitt, i diplomuar nė Harvard me 1889 (A.B), i cili mė 1911 ishte Asistent Profesor i Frengjishtes, kurse mė 1912 u bė Prof. i Letėrsisė Frėnge.
Prof. Ėright duhet tė ketė qenė Charles Henry Conrad Ėright, i diplomuar nė Harvard me 1891 (A.B.) i cili nė atė kohė ishte Asistent Profesor i Frengjishtes dhe mė pas u bė Prof, i Gjuhės dhe Letėrsisė Frėnge.
Prof. Grandgent duhet tė ketė qenė Charles Hall Grandgent, i diplomuar nė Harvard me 1883 (A.B.) qė nė atė kohė ishte Profesor i Gjuhėve Romance.
Sa i takon kėrkesės pėr tė dhėnė njė listė personash qė e njihnin (reference), Konica pėrmend kėta tė katėrt: Prof. G. Cadicamo, At F. Noli, Z. Miran Sévasly, avokat dhe Canon Mitton.
Nuk bėjmė gabim tė themi se ky ėshtė rrethi mė i ngushtė i miqve qė Konica kishte nė atė kohė nė Amerikė, tek tė cilėt ai shfaqte besimin pėr t’u pėrdorur si reference nėse universiteti dėshironte tė mėsonte mė tej pėr Faikun. I dyti nė listė jepet natyrisht Noli ynė, bashkėluftėtari dhe bashkėpunėtori i madh i Konicės. Duhet theksuar se Faiku e paraqet Fan Nolin me titullin e vet kishtar, ēka nėnkupton sėrish respektin por edhe mbėshtetjen e tij ndaj luftės sė Nolit pėr themelimin e Kishės Ortodokse Vetanake Shqiptare.
Sa i takon tė parit, ai pa dyshim duhet tė ketė qenė Prof. Giuseppe Cadicamo. Nuk kemi tė dhėna tė drejtpėrdrejta pėr lidhjet e tij me Faikun. Cadicamo ėshtė autori i njė botimi me vlerė tė letėrsisė arbėreshe tė titulluar “Legjenda Shqiptare”. Nekrologjia e tij e dhjetorit 1921 na sjell informata prej nga mund tė pėrfundojmė se lidhja e Faikut me Cadicamo-n ishte e ngushtė dhe e thellė, dhe se ajo mbėshtetej jo vetėm nė prejardhjen e pėrbashkėt nga gjaku “i shprishur”, por edhe tek interesat e pėrbashkėta akademike. Prof. Cadicamo del si njė ndėr intelektualėt mė tė shquar (fieri) italo-arbėreshė nė tė dy anėt e Atlantikut, dhe si “ajka e bashkėsisė italiane nė Nju Jork”. I lindur nė Shėnmitėr Korone, Cadicamo studioi pėr letėrsi nė Universitetin e Napolit, mori pjesė sėbashku me Garibaldin nė lėvizjen pėr bashkimin e Italisė, dhe dha mėsim nė Kolegjin e Shėnmitrit. Mė 1877 emigroi nė Amerikė, ku katėr vjet mė vonė themeloi nė Astoria kolegjin “Dante Alighieri”. Pėrveē shqipes, ai ishte edhe professor i Italishtes dhe njohės i thellė i latinishtes. Botoi disa vepra dhe la nė dorėshkrim njė histori tė Shteteve tė Bashkuara.
Konica duhet tė ketė patur njohje tė hershme me Cadicamo-n, ndofta qysh prej kohės sė Revistės Albania, tek e cila botoi mjaft kėngė dhe pjesėza tė tjera folklorike nga tradita e Shqipėrisė dhe e viseve tė arbėreshėve. Mund tė pėrmendim se Cadicamo del sėbashku me De Radėn, si njė ndėr bashkėpunėtorėt e Librit tė Dashurisė, Poezi Italiane dhe tė Huaja tė mbledhura nga Marco Antonio Canini.
As pėr lidhjet e Faikut me Miran Sévasly nuk dihet shumė. Ata duket se kanė patur interesa tė afėrta dhe rrugėt e tyre mund tė jenė kryqėzuar mėse njėherė, pasi mund tė kenė jetuar nė tė njejtėn kohė dhe nė njėjtat vende. Kėshtu, nga nekrologjia e tij e botuar nė gazetėn The Neė York Times mė 22 qershor 1935, del se Sévasly ishte armen nga Izmiri, se kishte studiuar drejtėsi nė Universitetin e Aix nė Francė nė fund the shekullit XIX, kishte nxjerrė njė botim tė pėrmuajshėm nė gjuhėn armene nė Londėr dhe mandej kishte emigruar nė SHBA. Mė 1912, kur Konica studionte nė Harvard, ai ishte avokat nė Boston dhe mė pas, u bė kryetar i Bashkimit Armen nė SHBA. Ndėrsa pėr personazhin e katėrt, Canon Mitton, nuk kemi gjetur asnjė tė dhėnė deri mė sot.

d. Tė dhėna tė tjera personale
Nė formular Konica u pėrgjigjet edhe disa pyetjeve me karakter privat. Mėsojmė, pėr shembull se ai nuk ishte i martuar, nuk pinte duhan ose alkool, ishte nė gjendje “tė mirė” fizike, ndėrsa veprimtaritė e tij mė tė dashura sportive ishin “tė ecurit dhe noti”. Ai deklaron se nuk ishte anėtar i ndonjė klubi apo shoqėrie, dhe as merrte pjesė nė ndonjė skuadėr atletike tė kolegjit. Me interes tė veēantė ėshtė edhe pohimi se besimi i tij fetar ėshtė “Katolik Shqiptar” (Albanian Catholic), ndėrsa kisha ku ai shkonte ishte “Katolike Romane ose Anglikane”.
Ky pohim i drejtpėrdrejtė ka rėndėsi pėr arėsye se, sė pari, Faiku e vendos pėrkatėsinė kombėtare si pėrcaktor themelor tė besimit tė tij fetar, dhe sė dyti, fakti qė Faiku pėrmend se shkon edhe nė kishėn anglikane nėnkupton njė qasje tejet liberale e pragmatiste tė botėkuptimit tė tij fetar. Nėnvizojmė gjithashtu, edhe faktin kokėfortė se Faiku nuk e pėrmend kurrsesi emrin e mesit “Domenik” nė dokumentet arkivore tė Harvardit, etj, emėr i cili pretendohet se ka qenė marrė prej tij nė Francė mė 1895. Po ashtu, gjatė viteve tė shėrbimit tė tij diplomatik nė Ėashington Konica lėvdohej shpesh prej shtypit amerikan dhe vazhdimisht cilėsohej si “mohamedan”. Nuk ka asnjė tė dhėnė se Konica e pėrgėnjeshtroi kėtė cilėsim, gjė qė nuk pėrtonte ta bėnte kur ia lypte nevoja.
Fakti qė formulari i punėsimit ėshtė gjetur nė arkivėn private tė Faikut, dhe jo nė Arkivėn e Universitetit tregon se Konica nuk e dorėzoi atė tek zyra pėrkatėse. Sipas Prof. Kastratit, Konicės iu ofrua nė fund tė studimeve njė vend pune si pedagog i Anglishtes nė Universitin e Pekinit nė Kinė, por nuk jemi tė sigurtė se kjo ofertė i erdhi nga Harvardi. Gjithsesi, ai e refuzoi ofertėn sepse, me sa duket, kishte plane tė tjera nė kokė.

Adresat e Konicės para dhe pas studimeve
Ishte praktikė e zakonshme e Universitetit tė mbante lidhje me ish-studentėt e vet. Tė dhėnat pėr adresat e pėrparshme dhe tė mėpastajme tė Konicės gjinden nė dosjen e Faikut nė Arkivėn e Universitetit. Adresa e pėrhershme e Konicės para studimeve nė Harvard ishte 2, Saint Botolph St. Boston, Massachusetts, ndėrtesė e cila sot ia ka lėnė vendin hotelit Marriot, por jepej edhe kutia postare Box 2125. Gjatė studimeve nė Harvard, Konica banoi fare pranė shkollės, nė 19, Irving Street, Cambridge, Massachusetts, njė banesė dykatėshe, pronė e Znj. Emma J. Arnold. Pas mbarimit tė studimeve ai u vendos tek shtėpia e mikut tė tij, John Konda nė 85 Ėaltham Street, por jepte si adresė postare edhe Kutinė Nr. 91, Sta. A. in Boston.
Konica lidhi miqėsi me znj. Arnold, qiradhėnėsen e tij pėr shumė vite. Nė letrėn drejtuar Universitetit tė Harvardit me 14 korrik 1915, ajo pėrmend vizitėn e lamtumirės qė Konica i bėri asaj me tė mbaruar studimet. Ajo shton se, njė ditė Konica “solli me vete njė ekstrakt nga njė gazetė e Bostonit qė fliste pėr Faikun si kandidat pėr t’u bėrė udhėheqės i Shqipėrisė”. Gjithsesi, Konica i theksoi asaj se “ai nuk ishte trashėgimtari i ligjshėm i fronit” dhe se “do tė mund tė kthehej nė Shqipėri [vetėm] pėr t’u bėrė kėshilltar i Fuqive tė Mėdha sunduese (ruling Poėers)”.
Pas Luftėrave Ballkanike dhe ndryshimeve gjeopolitike qė sollėn ato, e gjithė korrespondenca qė universiteti i dėrgonte Konicės kthehej e pashpėrndarė nė Harvard. Nė njė letėr tė 19 korrikut 1915 drejtuar Harvardit, z. Konda pėrcjell si adresė tė Faikut thjesht Lugano, Sėitzerland, Poste Restante, ēka e konfirmon vetė Konica me letrėn e 15 shtator 1915 drejtuar Universitetit. Ai deklaron se nė atė kohė punonte si “gazetar dhe lektor”. “Njė revolucion nė vendin tim, i pasuar nga Lufta Evropiane mė penguan qė tė mbaja lidhje me Universiteti.,.” sqaron ai. Sigurisht ai kishte ndėrmend rrėzimin e Princ Ėied-it si pasojė e kryengritjes tė ashtuquajtur “vorioepirote” qė nė fakt ishte e nxitur dhe financuar nga qeveria greke nė Jugė, si dhe nga kryengritja qamiliste nė Shqipėrinė e Mesme mė 1914.

III. Veprimtaria politike e Faik Konicės gjatė studimeve nė Harvard
Sikurse pėrmendėm mė herėt, pasi mbėrriti nė Boston Konica shėtiti nėpėr rrugėt e qytetit pėrreth njė javė i veshur me kostumin kombėtar shqiptar pėr t’i treguar botės bukurinė e foustanellės si dhe pėr tė reklamuar Shqipėrinė nė Botėn e Re. Ky veprim interesant synonte tė ndėrgjegjėsonte opinionin publik ndėrkombėtar pėr ēėshtjen e kombit tė vet ndėrkohė qė sundimi otoman po i afrohej fundit dhe lėvizja kombėtare pėr pavarėsinė e Shqipėrisė po zgjerohej me shpejtėsi nė katėr vilajetet shqiptare.
Nė Boston Konica u lidh menjėherė me shumė atdhetarė dhe veprimtarė shqiptarė tė zonės. Pa humbur kohė, ai filloi tė marrė pjesė nė jetėn e bashkėsisė shqiptare nė Anglinė e Re dhe me 22 tetor 1909 mori nė dorėzim prej Fan Nolit redaksinė e gazetės Dielli (The Sun), qė ishte botim javor i Shoqėrisė Besa-Besė. Konica punoi si kryeredaktor i Diellit deri mė 18 mars 1910, pėr t’u kthyer sėrish me 6 maj deri me 1 korrik 1910, dhe mandej prej 1 gushtit 1912 deri mė 8 korrik1913.
Si ish-kryeredaktor i revistės Albania, Konica e njihte mjaft mirė gjendjen e diasporės shqiptare nė Evropė, konkretisht nė Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, me tė gjitha arritjet dhe problemet e tyre.
Nė Amerikė Konica pa se mundėsitė ishin mė tė mira pėr rolin qė mund tė luante njė diasporė e forte dhe e organizuar nė pėrpjekjet pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, ruajtjes sė tėrėsisė tokėsore, nxitjen e arsimit dhe mbrothėsinė ekonomike. Siē dihet, e para shoqatė shqiptare nė Amerikė ishte themeluar qysh mė 1905 nė Jamestoėn, NY. Mė 9 qershor 1906 Sotir Peci themeloi gazetėn KOMBI, tė parėn fletore shqiptare nė Amerikė. Mė 6 janar 1907 u themelua nė Boston Shoqėria Besa Besė. Dhe mė sė fundi, me 8 mars 1908 Fan S. Noli u dorėzua prifti i parė shqiptar i Kishės Ortodokse kurse mė 22 mars 1908 ai mbajti Liturgjinė e parė nė gjuhėn shqipe tek Salla e Kalorėsve tė Nderit, nė Boston, MA.
Edhe pse mė e larguar prej Mėmėdheut sesa bashkėsitė simotra nė Evropė, Diaspora shqiptare nė Amerikė ishte po aq e lidhur me tė. Nga ana tjetėr, ajo gėzonte mė shumė liri, ishte mė e bashkuar, mė e gjallė dhe mė pak e politizuar nė krahasim me Evropėn. Ajo ēka mungonte ishte njė organizatė e bashkuar qė do tė pėrfaqėsonte tė gjitha shoqatat e veēanta dhe qė do tė fliste me njė zė tė vetėm. Puna e madhe e personaliteteve pararendėse si Sotir Peci, Petro Nini Luarasi, At Fan S. Noli dhe shumė tė tjerė ishte tjetėr fakor i gjendjes relativisht tė gjallė (vibrante) tė Diasporės kur Konica mbėrriti nė Shtetet e Bashkuara.
Disa javė pas mbėrritjes Konica mori pjesė nė mbledhjen e shoqatės Besa-Besė, ku propozoi qė organizatat shqiptaro-amerikane nuk duheshin shkrirė nė njė, por tė bashkoheshin nėn ombrellėn e njė federate.
Kuptohet se, edhe gjatė periudhės sė shkollimit nė Harvard, Konica nuk u mjaftua vetėm me punė studimore. Ai nuk mund tė rrinte indiferent kur Shqipėria ndodhej nė njė moment tė tillė kritik. Kėsisoj, ai u angazhua seriozisht nė lėvizjen politike tė Diasporės Shqiptare nė Amerikė.
Mbledhja e parė ku u diskutua shkrirja e organizatave shqiptare nė SH.B.A. u mbajt nė prag tė Krishtlindjeve tė vitit 1911, pikėrisht me datėn 24 dhjetor. Mbledhja kryesohej nga Kristo Floqi, avokat dhe drejtues i Shoqatės Besa-Besė. Stina e provimeve nė universitet kishte mbaruar dhe Faiku natyrisht ishte i pranishėm nė mbledhje, ku merrnin pjesė edhe Fan Noli, dhe Paskal Aleksi. Aty Faiku u caktuar anėtar u Komisionit pėr Bashkimin e organizatave shqiptare nė SH.B.A.
Komisioni Bashkues e mbajti mbledhjen e parė me date 13 shkurt 1912 dhe zgjodhi Fan Nolin sekretar. Pėr ndjekjen dhe pėrfundimin me sukses tė procesit Komisioni pėrcaktoi njė procedurė demokratike dhe transparente. Komisioni do tė mblidhej rregullisht ēdo javė. Bashkė me Nolin dhe e patriotėt e tjerė, Konica luajti rol themelor nė themelimin e organizatės sė re. Sikurse pėrmendėm mė lart, Faiku u regjistrua tek zyra e punėsimit e Harvardit me 14 mars 1912, kur i kishin mbetur mė pak se dy muaj deri nė diplomim. Periudha deri nė fund tė vitit 1912 e mė tej do tė ishte ndėr mė tė rėndėsisishmet, mė tė ngarkuarat pėr Faikun, Nolin dhe atdhetarėt shqiptarė nė Amerikė.
Ndėrkohė mbarė Evropa osmane, sidomos trojet shqiptare, po zienin. Mė 24 mars 1912 Konica me Kristo Floqin u ngarkuan tė pajtonin njė avokat tė shquar nė Boston he pėr tė hartuar Statutin e organizatės sė re. Projekt-Staatuti u diskutua dhe u miratua nė dy mbledhjet e mėpasme, me 9 prill dhe 14 prill 1912.
Pėrpjekjet e mbarė patriotėve shqiptare, pėrfshirė Konicėn, arritėn kulmin me themelimin e Federatės Pan-Shqiptare tė Amerikės VATRA, The Hearth, me 28 prill 1912. Mbledhja e themelimit u zhvilluar nė Kishėn e Shėn Gjergjit qė atėhere ndodhej nė 227 Tremont Street, Boston. VATRA bashkoi shoqėritė Besa-Besėn, Flamuri i Krujės, Kombėtare dhe Dallėndyshja, dhe do tė luante rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė. Njė Pleqėsi e pėrkohėshme u zgjodh pėr tė drejtuar organizatėn e re. Sekretar i saj u zgjodh Fan Noli. Konica dhe Floqi u ngarkuan me ngritjen e degėve tė reja tė organizatės nė Masaēusets dhe shtete tė tjera.
Pas pėrfundimit tė stinės sė provimeve pėr Faikun nuk do tė kishte mė asnjė ditė pushimi tė lirė. Pėrreth njė muaj rrjesht, nga 19 maj 1912 deri nė 16 qershor 1912 Konica do tė udhėtonte pa rreshtur nė mbarė Anglinė e Re duke ngritur dhe organizuar degė tė reja tė Vatrės nė Ėorcester, MA, Lynn, MA, Manchester, N.H., Central Falls, R.I. and Southbridge, MA.
Mė 13 qershor 1912, Vatra u regjistrua zyrtarisht nė shtetin e Masaēusetsit dhe mori Kartėn zyrtare me firmėn e Sekretarit tė Shtetit Albert P. Langley. Dokumenti historik i Kartės sė Themelimit mban nėnshkrimet e mėposhtme: “Faik bey Konitza, Llambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta”.
Njė javė mė vonė, me 20 qershor 1912 Faik Konica mori zyrtarisht Diplomėn Master in Arts, ose Magistri in Artibus nė ceremoninė e zhvilluar nė oborrin kryesor tė Universitetit (Harvard Yard).
Tre javė mė pas, me 14 korrik 1912, u mbajt Kuvendi i parė i Vatrės, Mbledhja u zhvillua nė Laėrence Hall, 724 Ėashington, Street, Boston, ku Faik Konica u zgjodh Sekretar i Pėrgjithshėm. Konica deklaron se ai hartoi Kanunoren e Vatrės, e cila “s’ishte gjė tjetėr veē njė plan pėr tė stėrvitur shpirtin edhe’ karakterin e popullit” me synimin pėr ta bėrė organizatėn “njė shkollė qytetėrimi e lartėsimi…”

IV. Shqipėria nė rrezik
Kryengritja shqiptare kundėr xhonturqve dha rezultatet e para shumė tė rėndėsishme nė shtator 1912. Pėr herė tė parė qeveria otomane njohu autonominė e gjerė pėr mbarė trojet shqiptare. Ajo pėrfshinte tė drejtėn e arsimit nė gjuhėn shqipe, tė vetėqeverisjes sipas “ligjeve vendase”, e drejta pėr kryerjen e shėrbimit ushtarak brenda vendit pėrveē rasteve tė luftės, dhe mbi tė gjitha, njohja e shtrirjes tokėsore sė Shqipėrisė nė katėr vilajetet “si delimitimi i parė zyrtar i kufinjve tė Shqipėrisė”.
Lėvizja kombėtare shqiptare i alarmoi nė kulm shtetet fqinje ballkanike, tė cilėt nė fillim tė tetorit 1912 filluan Luftėn Ballkanike, qė solli copėtimin e trojeve shqiptare nė jugė e veri. Tashmė para shqiptarėve autonomia ishte e kapėrcyer si objektiv. Shqipėrinė do ta shpėtonte vetėm Pavarėsia, qė u njėmendėsua prej Ismail Qemalit dhe patriotėve tė tjerė shqiptarė me 28 nėntor nė Vlorė.
Natyrisht Vatra i ndiqte me vėmendje e shqetėsim tė madh ngjarjet nė atdhe. Kuvendi i Jashtėzakonshėm i Vatrės i 8 dhjetorit 1912 vendosi tė dėrgonte Konicėn delegat nė Evropė dhe Shqipėri qė “tė shtrojnė pėrpara Mbledhjes sė Kombit dhe njerėsve politikė ca mendime pėr tė zgjedhurit e njė dere mbretėrore pėr Fronin e Shqipėrisė dhe pėr tė themeluarit e Konstitucjes.” Konica me Nolin mbėrritėn nė Londėr pas disa ditėsh, duke pėrfaqėsuar pėrkatėsisht Federatėn VATRA dhe “Kishėn Shqipe tė ‘Shėn Gjergjit’”. Kuvendi i Jashtėzakonshėm i Vatrės i 16 shkurtit 1913 vendosi tė dėrgonte Faik Konicėn si delegat nė Kongresin of Triestes. Kongresi filloi me 1 mars 1913 nėn kryesinė e Faik Konicės. Ai zgjati tri ditė dhe mė tė moren pjesė pėrfaqėsues nga tė gjitha kolonitė shqiptare, tė cilėt moren vendime tė rėndėsishme dhe miratuan njė rezolutė nė mbėshtetje tė Qeverisė sė Pėrkohshme dhe kundėr pėrpjekjeve pėr copėtimin e Shqipėrisė.
Pak mė vonė Konica u kthye nė atdheun e vrarė dhe tė coptuar. Atė e gjejmė fillimisht nė Vlorė dhe mė pas nė Durrės. Kishte ardhur momenti pėr tė zbatuar nė terren ato qėllime dhe ideale tė larta atdhetare pėr tė cilat ai kishte luftuar me penė nė Harvard si dhe me VATREN. Tashembrapa lufta pėr tė shpėtuar atdheun nė rrezik do tė kthehej nė pėrpjekjen konstante, mė tė e madhe e mė tė vėshtirė dhe pėr Faikun dhe Mehmet Konicėn, vėllain e tij po aq tė shquar. Por pėr kėtė do tė flasim njėherė tjetėr.

Gazeta Shqiptare

Askushi
14-09-2012, 17:42
Pas 101 vjetėsh vjen trashėgimia e plotė e Konicės

Violeta Murati

Intervistė me Alma Konicėn, mbesėn e Faik Konicės

Njė libėr luksoz, i dendur, me ngjyrė purpur shkruan nė germa tė arta mbi; “Albania” e Faik Konicės, vit i parė, e pėrkohshme shqip, shkruan ēdo gjė, del njė herė nė muaj. Letėrsi, linguistikė, histori, sociologji. Pas 101 vjetėsh pėrsėritet historia, ashtu siē e ka lėnė trashėgim Faik Konica, mbesat e tij janė kujtuar ta mbledhin revistėn qė pati jetė vetėm 13 vite. Tė lexohet Shqipėria sot, me njė saktėsim tjetėr tė rėndėsishėm pėr bibliografinė e Konicės, datėn e lindjes, 15 prill 1876, tė shkruar gabim nga historiografia. Njė prej mbesave tė tij, Alma Konica, mori pėrsipėr tė ribotonte “Albanian”, se sot shqiptarėt kanė mundėsi ta lexojnė Konicėn pa pasur frikė se i spiunojnė. Ka pesė vite, qė Alma ka nisur tė sensibilizojė qarqet letrare si e vetmja trashėgimtare e pasurisė sė Konicės.

Me ē’rast e sillni nė ribotim revistėn “Albania” tė Konicės?

Fillesa pse mė erdhi ideja ka tė bėjė me datėn e lindjes sė Konicės, e sakta mė 15 prill 1876. Unė do t’ju lutesha t’i kushtoni vėmendje datės sepse nė tė gjitha botimet e deritanishme ėshtė shėnuar gjithnjė gabim: 15 mars 1875. Sivjet nė 2010 ishte 134-vjetori i lindjes sė Faikut. Duke parė se nuk ėshtė bėrė asnjė gjė nė kėtė drejtim dhe sikur tė paktėn njė afishe tė nxirrej nė kryeqytet pėr tė lajmėruar, sepse e di qė njerėzit janė me probleme, por ama e shikojnė se janė kėto evenimente. Kjo pra ishte arsyeja pėr ta bėrė promovimin e librit.

Pse tani kjo ide?

Nė fakt ideja pėr tė botuar revistėn ka lindur shumė vite mė parė, duke parė abuzimin qė bėnin persona tė ndryshėm nė emėr tė familjarėve tė mi, duke bėrė biznes nė emėr tė Konicės. Tė marrėsh mbiemrin e dikujt e tė bėsh biznes nuk ėshtė gjė e mirė. Pikėsėpari kėta njerėz dhe botues duhet tė mė lajmėronin se po e botojnė. As kėtė tė drejtė elementare nuk e kanė bėrė, atėherė unė vendosa qė gjithė kėtė punė tė madhe ta filloja vetėm. Rasti e solli qė bėra promovimin e vitit tė parė.

Si do tė rivijė “Albania”, ēfarė do tė pėrfshijė konkretisht?

Revista ėshtė e pėrmuajshme, ēdo muaj ka njė revistė. Nė njė libėr janė pėrmbledhur 12 muajt. Ėshtė njė vit, ku i pari nis nė Bruksel qysh duke filluar mė 1887 deri mė 1898 e nė vazhdim. Problemi i tirazhit tė vogėl, prej 200 kopjesh, ka tė bėjė me mundėsitė e mia financiare. Tė gjithė kėtė unė e kam mbuluar me shpenzimet e mia, qė sigurisht edhe unė jam nė borxhe, ashtu si edhe Faik Beu ishte nė borxhe.

Ēfarė ėshtė ruajtur nga fondi i “Albanias”?

Sigurisht qė janė ruajtur shumė dokumente tė cilat i kam mbledhur. Mendoj se kėto dorėshkrime do t’i bėj surprizė nė ēdo muaj shqiptarėve, pėr tė nxjerrė njė botim. Pra do tė pėrfshihen nė 11 volume, janė 13 vitet, qė unė mund t’i quaj vėrtetė brilante tė drejtimit qė i bėri gazetės “Albania”.

Pse e keni deklaruar aq vonė se jeni trashėgimtarja e Konicės?

Sepse ishin tė tjerėt qė donin tė mbushnin xhepat me famėn e Faikut. Nuk doja tė mbushja xhepat dhe nuk dua tė mbush xhepat. Qėllimi im ėshtė qė t’ju tregoj pėrmes veprės sė Konicės, se ēfarė duhet tė bėjnė shqiptarėt pėr tė ecur pėrpara sepse edhe sot pas 101 vjetėsh tė botimit tė kėtij libri, ėshtė pėr tė ardhur keq qė ėshtė nė kėtė nivel Shqipėria. Ne duhet tė kishim ecur tė paktėn 10 vjet mė parė, ashtu siē e ėndėrronte Faiku.

Askushi
14-09-2012, 17:51
Njė kartolinė e Konicės nė Bibliotekėn e Harvardit

Agron Alibali (*)

Ndėr pasuritė e shumta bibliotekare dhe arkivore, Universiteti i Harvardit ka materiale tė rėndėsishme edhe pėr Faik Konicėn. Siē e ka pėrmendur edhe Noli gjatė eulogjisė sė Faikut, atje, pėr shembull gjindet koleksioni i plotė i Revistės Albania, tė drejtuar nga Konica gjatė viteve 1897-1908. Atje gjindet edhe libri i tij nė frengjisht “Sprovė pėr gjuhėt natyrore dhe artificiale”, si dhe natyrisht, botimi pas vdekjes “Shqipėria – Kopėshti shkėmbor”. Siē dihet, Konica studioi atje pėr gradėn shkencore Master nė Arte dhe Shkenca nė vitin 1911-1912. Rrjedhimisht, nė Harvard gjejmė edhe dosjen e tij si ish-student, tė shfrytėzuar e botuar pėr here tė pare prej studiuesit dhe shkencėtarit Eftim Dodona, ku ka materiale qysh prej kėrkesės pėr pranim nė Universitet, e deri te nekrologjitė e ndryshme botuar pas vdekjes sė Faikut.

Gjatė hulumtimeve tė para disa viteve nė Bibliotekėn Ėidener tė Universitetit tė Harvardit mė ra nė dorė libri me titull “Historia é Shcypniis”, e autorit N. D. N, qė pėrfaqėson inicialet e Ndoc Ded Nikajt. Libri ishte botuar nė Bruksel mė 1902 nga shtypshkronja “Perlindja é Shcyptarevé”. Me njė gegėrishte tė kultivuar, autori jep njė pėrmbledhje tė rėndėsishme tė historisė sė vendit tonė deri nė fund tė Shekullit XIX. Mirėpo libri paraqet interes jo vetėm pėr pėrmbajtjen, por edhe pasi ėshtė ndėr trajtesat e para nė gjuhėn amtare tė historisė sė Shqipėrisė botuar para Shpalljes sė Pavarėsisė mė 1912.

Karta
Bashkėfutur nė libėr, fill pas faqes sė parė ndodhet njė kartė me njė shėnim me shkrimin e Faik Konicės, qė ka tė ngjarė tė jetė shkruar me penė tė asaj kohe. Pėrmbajtja e shėnimit ėshtė nė gjuhėn frėnge. Revista Albania, nė atė kohė botohej nė Londėr. Nė krye tė shėnimit ėshtė njė efigjė qė tregon njė flake, dhe fjalėt ALBANIA nė mes. Ne tė djathtė, poshtė efigjės janė inicialet PN, qė ka tė ngjarė tė tregojnė autorėsinė e saj. Kuptimi simbolik i efigjės nuk ėshtė e lehtė tė pėrcaktohet. Fill nėn tė ndodhet adresa postare e Faik Konicė si kryeredaktor, po siē e quante veten ai “Kryčshkrońėtuar1” i “Albania”-s, qė ėshtė e njėjtė me adresėn e dhėnė nė revistė gjatė vitit 1904, d.m.th. 4 Oakley Crescent, City Road, Loondon E.C.
Kartolina i drejtohet “Librarie F. A. Brockhaus, Leipzig, (Germany).” Ajo bart njė pullė postare britanike me vleftė njė qindarkė dhe dy vula, njėra bitanike dhe tjetra, ndofta gjermane. Data e postimit ėshtė mars 1904.

Dokumenti
Me njė kaligrafi tė pėrsosur, shėnimi i Konicės nė frengjisht mban daten 14 mars 1904. Teksti i plotė nė frengjisht ėshtė ky::
“ Monsieur,
[Mais non] il ne manqué pas de pages dans l’”Historia”. Entre chaque chapitre, on a laissé deux pages blanches, et ces pages ont été comptées, comme on fait souvent dans les imprķmreries franēaise.
Votre dévué
F. B. Konitza”

Nė shqip:
“Zotni
Nuk ka faqe mangut nė librin ‘Historia’. Midis kapitujve janė lėnė dy faqe bosh, tė cilat janė numėruar, sipas praktikės sė zakonshme nė shtėpitė botuese franceze.
Juaji me besė,
F. B. Konitza”
Karta pėrmban edhe dy shėnime shtesė me shkrim dore, tė bėra me laps, tė cilat me siguri janė shtuar mė pas. Shėnimi i parė, nė krye tė shėnimit origjinal, thjesht pėrmban frazėn e paplotė “Harvard 953”. Shėnimi i dytė ėshtė e vendosur pikėrisht ndėnė titullin e librit “Historia” nė shėnimin e Konicės, dhe shkruan vetėm “e’ Shcypniis”, duke na dhėnė kėsisoj titullin e plotė dhe tė saktė tė Nikajt. Numri “953” mund tė nėnkuptojė vitin 1953, dhe nė kėtė rast autorėsia e Konicės pėr kėtė shėnim pėrjashtohet. Sa i takon shėnimit tė pėrparshėm, nuk ėshtė e qartė nėse ishte shkrimi i vetė Konicės ose i dikujt tjetėr. Ka tė ngjarė qė shėnimi ėshtė shtuar nė Bibliotekėn e Harvardit nė njė kohė tė mėvonshme. Nuk pėrjashtohet qė shėnimin shpjegues ta ketė bėrė nė vitin 1953 vetė Peshkop Fan S. Noli. Si ish student i Harvardit ai kishte liri tė plotė hyrjeje nė Bibliotekė. Nga ana tjetėr, dihet me siguri se Noli nė atė kohė jetonte nė Boston tė shtetit Masaēusets, qė me metro ishte vetėm 20 minuta larg Harvardit nė qytetin fqinj tė Cambridge-it. Ndofta pėr tė vėrtetuar kėtė do tė ndihmonte shqyrtimi i kaligrafisė sė Nolit.

Libri
Duke filluar nga Numri 5 , 31 maj 1901, i Revistės Albania Konica i bėri reklamė tė gjerė librit tė Nikajt. Me njė gegėrishte tė pastėr nė revistė shkruhej se: “ Historia e Shqipėrisė, dhe ēka ėshtė mė kryesore, e Atit tė Kombit tonė, Skėnderbeut, ėshtė botuar nė fund tė gushtit [1901] nė njė ble prej 400 faqesh, me njė botim mjaft tė mirė dhe me letėr cilėsore. Libri na vjen nė shqipen e dialektit geg nėpėrmjet Alfabetit Bashkimi tė Shkodrės, tė cilin e pėrdor edhe Revista Albania me ndryshim tė nja dy germave. Libri kushton 2 florina ose 4 franga. Ju kėrkojmė te gjithė bashkatdhetarėve tanė qė tė na i nisin neve pagesat pėr kėtė libėr, pėr tė cilin, autori – qė dėshiron tė mbetet tash pėr tash anonim – ka punuar pėr vite me rradhė”.
Libri u ble dhe mbėrriti nė Bibliotekėn e Kolegjit tė Harvardit nė 1 qershor 1904. Nuk dihet se si pėrfundoi tek libri i Nikajt karta e Konicės. Ndofta atė mund ta ketė bashkėngjitur vetė Faiku kur ishte student disa vite mė vonė, ose gjatė qėndrimit apo vizitave tė tij tė mėpasme nė Boston. Regjistri i qarkullimit tė librit jep kėto tė dhėna pėr kohėn e leximit tė tij jashtė bibliotekės:
8 qershor 1918
28 maj1927
23 janar 1939
4 janar 2000
7 dhjetor 2000
Duhet pėrmendur se Konica duket se mbante lidhje tė ngushta me Libraritė Brockhaus. Kėshtu, nė vitin 1904 Libraritė Brockhaus ishin nė krye tė agjencive apo vendeve ku mund tė blihej apo mund tė bėheshin pajtimet pėr Revistėn “Albania”. Posaēėsisht, ato ishin nė Leipzig [16, Querstrasse], ku duhet tė ketė qenė edhe selia qendrore e pėrmbajtur nė adresėn e marrėsit tė kartolinės tonė; nė Londėr [48, Old Bailey]; dhe Paris [17, rue Bonaparte].

Rėndėsia
Megjithė rėndėsinė e kufizuar faktike, dokumenti ka rėndėsi historike pasi ėshtė tjetėr dėshmi e njė korrespondence nė formė kartoline me shkrimin e Konicės.
Pėveē kėsaj, dokumenti ėshtė tjetėr prove e kulturės sė thellė e tė gjerė dhe erudicionit tė Konicės. Si “i pari shqiptar vėrtetė evropian” (Robert Elsie), Konica shfaqet dhe sillet edhe nė kėtė dokument me fisnikėri, korrektesė dhe mirėsjellje tė veēantė, sikrse del nga stili i tė shkruarit dhe mjeti i korrespondencės qė ai pėrdor.
Gjithashtu, shėnimi tregon edhe njohjen e thellė qė kishte Faiku pėr librat dhe procesin e shtypshkrimit e botimit. Si njohės i jashtėzakonshėm dhe dashamirės i vėrtetė i librave. Konica njihte thellė dhe me hollėsi edhe artin, procesin dhe mėnyrat e ndryshme tė botimit, faqosjes etj, qė pėrdoreshin nė atė kohė nė Evropė. Ishte njė befasi e kėndshme tė gjeje papritur Faik Konicėn nė njė libėr pėr Shqipėrinė nė raftet e Bibliotekės sė famshme Ėidener. Mendja menjėherė tė shkonte tek ky kollos i letrave, i kulturės, dhe mendimit politik e diplomatik shqiptar, i cili thuajse njė shekull mė pėrpara kishte ecur nė tė njėjtin oborr tė qytezės universitare (Harvard Yard), kishte ngjitur tė njėjtat shkallė tė bibliotekės, apo tė Shkollės Pasuniversitare tė Arteve e Shkencave (Dudley House). Dhe tek shikoje atė gjurmė tė vogėl tė pranisė nė kėtė botė tė njė shqiptari tė madh vetėm katėr breza mė pas, pa dashur tė vinte njė ndjenjė frike se mos fshesa e kohės do ta zhdukte edhe kėtė lidhje tė vogėl me persona qė nuk jetojnė mė. Gjithshka mund tė ndodhte me atė kartė: dikush mund ta merrte librin nė shtėpi pėr lexim dhe ta negizhonte; dikush mund ta shfletonte tek raftet dhe, nga pakujdesia, karta mund tė shkėputesh nga libri i saj si Anteu, etj, etj.
Shqetėsimin tim ia ngrita C. F. njėrit prej pėrgjegjėsve tė pasurimit tė koleksionit, i cili mbulonte Shqipėrinė. Ai e kuptoi menjėherė thelbin e problemit. Edhe pse Biblioteka pėrgjigjej vetėm pėr librat, vlefta historike dhe dokumentare e asaj karte tė vogėl nuk mund tė anashkalohej. Menjėherė ai urdhėroi heqjen e librit nga raftet e Ėidenerit, dhe kalimin e tij nė magazinėn e madhe (depository), rreth 50 km nė Perėndim, ku miliona libra, revista, materiale arkivore, etj, ruhen nė kushtet mė optimale qė mund t’i sigurohen njė libri. Dhe jo vetėm aq, C.F. porositi qė libri tė konsultohej vetėm nė Sallėn e Leximit Phillips (pra nuk mund tė qarkullonte mė jashtė bibliotekės) dhe edhe nė kėtė rast, pėrdorimi i tij do tė ishte i kufizuar, do me thėnė, karta postare e Konicės do tė mbahej nė ruajtje nga personeli i Sallės.
Janė ngazėlluese pėrpjekjet pėr ruajtjen e vlerave dokumentare dhe tė trashėgimisė historike, qoftė ky edhe njė shėnim me shkrim dore nė njė kartė zyrtare postale. Edhe Faiku ishte pa dyshim tejet i kujdesshėm dhe plot pasion nė qėmtimin dhe ruajtjen e vlerave tė tilla.
Natyrisht, trashėgimia kryesore nė kėtė lėmė ėshtė biblioteka e tij personale, tė cilėn Konica ia blatoi si amanet Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė, amanet i cili ende ka mbetur i papėrmbushur. Eshtė tragjike tė mendosh se Harvardi ruan me fanatizėm edhe njė kartė postale zyrtare, ndėrsa njė bibliotekė e tėrė me vlera tė paēmuare dhe me mė shumė se 2500 librash deri tash duket si krejt e humbur. Por pėr kėtė do tė flasim njė tjetėr herė.


*) Autori gjen rastin tė falenderojė Bibliotekėn Ėidener tė Universitetit tė Harvardit pėr ndihmėn qė i kanė dhėnė dhe pėr kujdesin e treguar nė ruajtjen e kėtij dokumenti tė rrallė tė Konicės



Saga e Bibliotekės sė humbur tė Faik Konicės

Agron Alibali

Sikurse do ta shikojmė mė poshtė, librat me tė vėrtetė u magazinuan dhe u ruajtėn gjer nė njėfarė kohe, deri sa humbėn. Ato u numėruan, por nuk ka prove se ato u kataloguan ndonjėherė. Fidelity Storage Company, me adresė tė atėhershme tek 1420 U Street nė Washington, ishte njėra ndėr tre kompanitė mė tė mėdha tė transportit dhe magazinimit tė sendeve shėpijake nė kryeqytetin amerikan, dhe ndėrtesa e saj “dallohej prej sė largu”. [“that could be seen from many blocks away”.]
Siē u pėrmend mė lart, pas vdekjes sė Konicės me 15 dhjetor 1942, Federata Pan-Shqiptare VATRA mori pėrsipėr detyrėn e rėndė dhe delikate tė organizimit tė funeralit tė Konicės, tė mbylljes sė punėve tė pambaruara dhe tė llogarive tė tij, tė rregullimit tė tė ardhurave dhe borxheve dhe pėr mbrojtjen dhe ruajtjen e bibliotekės. Njė fushatė grumbullimi fondesh filloi ndėr tė gjithė antarėt e Vatrės dhe mė gjerė nė mbarė Amerikėn. Emrat dhe kontributet pėrkatėse u botuan nė njė numėr tė posaēėm tė gazetės Dielli.
Fill pas ceremonisė funebre, po atė mbrėmje, dy tė dėrguar tė Vatrės u ngarkuan pėr t’u kujdesur pėr bibliotekėn. Kryeredaktori i Diellit, Peter Tyko dhe Shefqet Bėnēa u nisėn pėr Washington tė martėn mė 22 dhjetor 1942. Ish-sekretarja e Konicės, Znj. Graham, u tha atyre qė tė bisedonin me z. De Bourg tė Ambasadės Svicerane pėr librat e Konicės para se tė ndėrmerrnin ndonjė veprim. Me sa duket, pėrfshirja e diplomatit zviceran “me kėshillėn e Departamentit tė Shtetit” sugjeron se Konica u trajtua si shtetas i huaj. Meqė Shqipėria ishte e pushtuar dhe as qeveria e Zogut, po as pushtimi Italian nuk njiheshin, nuk njoftoheshin nga qeveria amerikane, interesat e tė ndjerit pėrfaqėsoheshin si zakonisht nga njė vend neutral si Zvicra.
Nga ana tjetėr, kjo nėnkupton se aty duhet tė ketė patur edhe njė diskutim serioz pėr trashėgiminė e Konicės. Pėr shkak tė karakterit delikat tė ēėshtjes sė librave, diplomati zviceran i kėshilloi ata qė, ose tė qėndronin nė Washington edhe pas Krishtilindjeve dhe ta pėrfundonin punėn, ose tė ktheheshin nė Boston dhe tė vinin sėrish nė Washington pas Krishtindjeve. Pasi u kėshilluan me Peshkop Nolin dhe z. Pani, kryetarin e pėrkohshėm tė Vatrės, dhe meqė z. Bėnēa duhej tė kthehej nė punė tė nesėrmen, ata vendosėn tė kthehen nė Boston. Z. Pani dhe Z. Tyko u kthyen nė Washington pas Krishtlindjeve. Ndėrkohė znj. Graham porositi kutitė e librave, tė cilat mbėrritėn nė apartamentin e Konicės ditėn e fundit tė vitit, me 31 dhjetor 1942. Dy pėrfaqėsuesit e Vatrės filluan menjėherė paketimin, tė ndihmuar nga tre punėtorė tė specializuar nė kėtė proces. Ja si e pėrshkruan procesin z. Tyko:
“Z. Pani numėroi ēdo libėr, kurse unė numėrova se sa libra ishin nė secilėn kuti. Punėtorėt i mbuluan librat me kujdes dhe i vendosėn nėpėr kuti. Ne paketuam mė shumė se 3000 libra. Mbaruam punė nė 10 tė mbrėmjes tė Enjten me 31 dhjetor 1942. Meqė tė nesėrmen, E Premte, ishte Dita e Vitit tė Ri, biseduam me Fidelity Storage Company tė Shtunėn nė mėngjes. Ata morėn pėrsipėr tė sillnin njė kamion tė Hėnėn nė mėngjes, me 4 janar 1943. Mirėpo kamionin na e prunė vetėm tė Martėn. Nė atė kohė i nisėm me kamion nė magazinė tė gjitha arkat me libra, njė me sende artistike, njė kabinet metalik me sende tė ēmuara dhe dorėshkrime tė Faik Konicės, si dhe njė “cabinet metalik pėr dosje” ku ishin letra dhe dokumente tė ndryshme. Njė portret i Konicės nė vaj, vepėr e njė piktori tė famshėm nga Washingtoni u vendos sėbashkė me to nė njė “kasafortė tė puthitur mirė qė tė mos futej ajri[“Air-tight-vault”]. Brenda u futėn edhe dy statuja tė vogla nga Rodin si dhe disa piktura tė ndryshme. Tek magazina zumė me qera njė dhomė tė posaēme, pėr tė cilėn VATRA paguan 12$ nė muaj, pėrveē pikturės sė Konicės, pėr tė cilėn paguajmė $1 nė muaj”.
Noli mė vonė sqaron se Pani dhe Tyko “e paketuan tė gjithė bibliotekėn nė 32 kuti druri, tė cilat i magazinuan nė emrin e Vatrės tek Fidelity Storage nė Washington. Lista e mėposhtme e shpenzimeve lidhur posaēėrisht me punėn e bėrė pėr ruajtjen e bibliotekės:
Kuti pėr bibliotekėn $43.00
Transporti i bibliotekės nė magazinė $19.32
Qiraja tremujore e magazinimit $45.00
Paketimi i librave $14.90
Udhėtimi $142.00
Gjithsejt $264.22, ose, me vlerėn e vitit 2009 do tė pėrbėnin shumėn jo tė papėrfillshme prej 3440 dollarėsh.

Gjendja pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėrkeqėsimi i marrėdhėnieve SHBA-Shqipėri deri nė ndėrprerje tė plotė mė 1947 dhe mė pas, e bėnė praktikisht tė pamundur pėr tė dėrguar nė Shqipėri trupin dhe bibliotekėn e Konicės, sikurse ishte dėshira e tij.
Sikurse u tha mė lart, eshtrat e Konicės u prehėn nė dheun mėmė vetėm 50 vjet mė vonė, d.m.th. mė 2 maj 1995. Megjithatė, asnjė tė dhėnė nuk ka patur deri mė sot qė librat e Konicės u sollėn nė Tiranė. Nė fakt, ato nuk mbėrritėn kurrė.
Gjatė viteve tė fundit janė bėrė mjaft pėrpjekje pėr tė zbuluar fatin e Bibliotekės sė Konicės duke u mbėshtetur nė dėshmi gojore dhe kujtime tė bashkėkohėsve. Sugjerime tė vlefshme pėr librat e Konicės i kanė dhėnė autorit kronologjikisht Prof. Nasho Jorgaqi, Prof. Nikolla Pano, At Arthur Liolin, etj.
I nėnshkruari ka pyetur pėr kėtė ish-kryetarėt e Vatrės, Z. Anthony Athanas dhe. Agim Karagjozi, mirėpo ata nuk mbanin mend ndonjė tė dhėnė tė dobishme. Ndėr tė tjera, u pyetėn familjarė tė aktivistėve tė Vatrės qė u pėrfshinė nė ruajtjen e Bibliotekės, por as kėta nuk dhanė informacion tė dobishėm. Megjithatė, konsensusi i pėrgjithshėm ishte se logjika e donte qė antarėt e Vatrės ta kishin ruajtur bibliotekėn pas Luftės sė Dytė Botėrore tek Biblioteka nė Katedralen e Shėn Gjergjit nė Boston.
Sipas Prof. Jup Kastrati, dy “koleksione zyrtare me korespondencėn pėrkatėse dhe letra tė tjera” u shpėrngulėn tek zyrat e Vatrės, mesa duket nė New York. Kastrati nuk na jep kohėn kur ndodhi transferimi. Sa u takon “librave…-shton ai - ato u kyēėn nė Kishėn Ortodokse Shqiptare tė Shėn Gjergjit nė South Boston”.
Prof. Nicholas Pano i deklaroi tė nėnshkruarit se Biblioteka e Konicės ishte vendosur nė ndėrtesėn pranė Katedrales sė Shėn Gjergjit, ku ndodhej Biblioteka e Fan Nolit. Sipas tij, Biblioteka e Konicės qėndroi atje deri nė zjarrin e korrikut 1991 (sic), pasiqė u shpėrngu nė njė ndėrtesė tjetėr ngjitur me Kishėn.
Ngritja e Kishės Ortodokse tė pavarur dhe themelimi i Federatės Pan-Shqiptare VATRA – The Hearth, janė arritje historike tė bashkėsisė shqiptaro-amerikane, qė rezonuan fuqishėm nė Shqipėri dhe kontribuan nė mėnyrė vendimtare nė themelimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Po ashtu, kompleksi i Kishės Ortodokse Shqiptare tė Amerikės nė South Boston ėshtė ndėr investimet mė tė rėndėsishme tė asaj bashkėsie, ku kanė dhėnė ndihmesė shqiptarė tė tė gjitha besimeve fetare. Katedralja e Shėn Gjergjit qėndron hijerėndė nė njė ndėr pikat mė tė larta tė rrugės East Broaway tė South Bostonit, e rrethuar me ndėrtesa tre-katėr katėshe me tulla tė kuqe tipike tė ndėrtimeve vendase.
Sipas raportit pėrkatės, zjarri i pėrmendur mė lart ra, nė fakt, tė Premten, mė 27 korrik 1990, nė ora 18:50 nė godinėn katėr-katėshe tek 529 East Broadway, South Boston. Pėrpara zjarrit ndėrtesa pėrdorej pjesėrisht si banesė dhe pjesėrisht si zyra pėr Kishėn. Moti atė ditė ishte me re dhe temperature ishte 69 gradė F ose 20.5 gradė Celsius. Ndėrtesa ishte pronė e Katedrales sė Shėn Gjergjit, qė ishte ngjitur, tek 519 East Broadway, kurse qeraxhi ishte njėfare James Blushi. Zjarri filloi nė dhomėn e pritjes nė katin e parė, i shkaktuar nga njė cigare dhe solli dėme tė konsiderueshme, qė u vlerėsuan nė $75,000 pėr strukturėn dhe $25,000 pėr sendet e shpėtisė.
Dėshmitė kėtu divergojnė. Sipas At Arthur Liolinit nė bodrum nė atė kohė kishte kryesisht sende personale tė njė veprimtareje tė Kishės dhe pak libra. Edhe Michael Sotir, Kryetar i Kėshillit tė Katedrales sė Shėn Gjergjit, i cili u bė antar i kryesisė sė Kishės disa muaj para zjarrit tė vitit 1990 nuk mendon se atje mund tė ndodhej njė koleksion librash i madhėsisė sė Bibliotekės sė Konicės.
Kurse sipas Ron Nasson, njė aktivist i hershėm i Kishės Shqiptare thuajse tė gjithė librat dhe dorėshkrimet e rrezikuara nga zjarri u shpėtuan. Koleksioni i plotė qė atėhere ishte nė ndėrtesė,u shpėrngul nė ndėrtesėn ngjitur tek 523 East Broadway. Dėmi maksimal ndaj Bibliotekės ishte tymi dhe dėmtime tė parėndėsishme. Shumica e librave u vendosėn mė pas nė vend tė sigurtė. Bodrumi i ndėrtesės nė 523 East Broadway u pastrua dhe u rregullua pėr tė strehuar zyrėn dhe bibliotekėn. Pas gati 20 vjetėsh nuk ėshtė e lehtė tė gjesh fillin e ngjarjeve tė tilla.
Prof. Pano, nga ana tjetėr, sugjeroi qė, pas zjarrit, biblioteka mund tė jetė shpėrndare nė tre pjesė tė ndryshme: njėra mbeti tek Katedralja e Shėn Gjergjit, njėra ndofta kaloi nėn kujdesin e Z. Anthony Athanas, dhe pjesa e tretė u transferua tek zyra qendrore e Federatės VATRA nė New York.
Shumė i Pėrndershmi Arthur Liolin, Kancelar i Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė nuk e konfirmon ekzisencėn e ndonjė libri nga Biblioteka e Konicės nė Bibliotekėn e Fan Nolit tek Kryekisha e Shėn Gjergjit nė South Boston, MA. Ai thotė se:
“Qysh prej mbėrritjes time kėtu mė 1969, kam dėgjuar interesime dhe kėrkime pėr vend-ndodhjen e Librave tė Faik Konicės. Me sa di unė, ne nuk zotėrojmė asnjė nga Librat e Konicės nė Koleksionin Noli kėtu nė Boston. Duhet tė shtoj se ka njė prirje tė gabuar pėr tė menduar se, meqė Noli dhe Konica ishin miq tė ngushtė dhe kėshilloheshin shpesh me njėri-tjetrin, edhe koleksionet e tyre u shkrinė me njėri-tjetrin pas vdekjes sė Konicės. Unė nuk kam gjetur asgjė qė tė mė thotė se kjo qėndron. Ato nuk janė as bashkė dhe as e njėjta gjė.”
Mendimi qė bibliotekat e Nolit dhe Konicės nuk u bashkuan mund tė pėrforcohet edhe nga fakti se, sikurse u pėrmend mė sipėr, Noli ishte krejt i ndėrgjegjshėm pėr amanetin e Faikut qė librat e tij tė dėrgoheshin nė Shqipėri. Edhe pse nuk mund tė pėrjashtohet qė Noli tė kishte qasje tė plotė tek Biblioteka e Faikut, prapėseprapė ėshtė krejt e palogjkshme tė mendohet se mund tė ketė pasur ndonjė rrethanė qė ai tė ketė “mpleksur” apo “bashkuar” librat e Konicės me ato tė tijat. Noli nuk mund tė treste amanetin e shokut tė vet tė ngushtė e tė paharruar.
At Liolin deklaron se “nuk ka prova konkrete se ku mund tė gjinden biblioteka personale dhe dokumentet [e Konicės]”. Ai “mendon” [“surmises” ] se deri nė fillim tė viteve 1980 librat e Konicės mund tė jenė magazinuar tek zyra e vjetėr Vatrės nė 30 Huntington Av., Boston. Mė pas ato ose u transferuan tek zyra e re mė e vogėl e Vatrės nė 517 East Broadway, in South Boston ose u ruajtėn nė magazinėn pranė zyrave qendrore tė Z. Anthony Athanas afėr ish-restorantit General Glover House nė Marblehead, MA.
Nė lidhje me Bibliotekėn e Konicės, At Liolini na dha kėtė informacion tė vlefshėm:
“Kur VATRA zbrazi zyrėn e vet tek adresa 517 East Broadway pėr t’u transferuar nė Nju Jork, ata lanė pa marrė njė zarf tė vogėl. Unė e gjeta atė nėn njė arkė librash, e cila edhe ajo u la pa u tėrhequr nga tė dėrguarit e Vatrės, kur ato morėn nė Nju Jork materialet e Federatės Pan Shqiptare tė Amerikės. Zarfi kishte disa shtampa (bookplate) me fjalėt: “Ex Libris - F.K. “Kjo mė le mua tė kuptoj se Konica kishte njė shtampė personale pėr librat e tij, e cila duhej tė ishte vendosur nė anėn e brendshme tė kopertinės tė librave tė tij. Shumė dashamirės tė librave , i pėrdorin kėto shtampa. Asnjė nga librat e Koleksonit Noli nuk kanė shtampė tė tillė. Nuk ka asnjė indikacion se ndonjė shtampė e tillė ishte ngjitur dikur tek kėta libra. As vetė Noli nuk kishte shtampė tė ngjashme. Ai se shkruante emrin e vet me dorėshkrim nė to, ose nuk vinte dare identifikim personal tė pronėsisė mbi to.
Nėse me tė vėrtetė Librat e Faik Konicės nė njėfarė mėnyre u bėnė pjesė e Koleksionit Noli, nuk ka prove konkrete tė saj. Ka tė ngjarė edhe qė – nėse vėrte mund tė ketė ndodhur – qė disa ose tė gjitha Librat e Konicės u dėrguan nė Shqipėri nga Mary Johns [Sekretarja e Fan Nolit, Shėnimi im, A.A.] pas vdekjes sė Nolit, bashkė me 20 kartona me libra,tė cilat ajo ia nisi Universitetit tė Tiranės. Natyrisht qė e gjitha kjo ėshtė e pavėrtetuar [speculation].”

Ka vlerė tė sjellim kėtu dėshminė shumė tė rėndėsishme tė Qerim Panarity, ish kryeredaktor i Diellit (the Sun). Shkruan Panarity nė shtator 1957:
“Meqenėse Z. Konica nuk kishte tė afėrm nė SHBA, dhe meqė ai ishte udhėheqės dhe themelues i Federatės Pan Shqiptare tė Amerikės, kjo organizatė mori plotėsisht pėrsipėr kujdesjen pėr pasurinė dhe borxhet (mė shumė kėto tė fundit), duke paguar edhe pėr ruajtjen e librave dhe sendeve tė tij personale pėr shumė vite me rradhė. Nė fund, ato u sollėn nga Washingtoni nė Boston. Dy prej kutive me dokumente (cabinet files), ku kishte correspondence dhe dokumente tė tjera, u vendosėn tek Zyra e Vatrės 9 [tek30 Huntington Avenue, Boston, MA]; kurse librat u dėrguan pėr ruajtje nė Katedralen Ortodokse Shqiptare tė Shėn Gjergjit nė South Boston. [Theksimi ynė]”
Kjo dėshmi mbėshtetet mė tej nga ajo e Prof. Peter Prifti, i cili shėrbeu si Sekretar i Vatrės dhe bashkė-kryeredaktor i Diellit (The Sun) nga 1958-1960 pikėrisht nė atė zyrė. Prof. Prifti konfirmoi se gjatė kohės qė ndodhej aty, “nuk hasi ndonjė botim, si pėr shembull libėr, etj, qė i pėrkiste Konicės”, por se ai “kishte dijeni se dorėshkrimi i tij i pambaruar, “Shqipėria: Kopėshti Shkėmbor i Evropės Juglindore”, ishte nė zotėrim tė Panarity-t, i cili mė vonė e botoi si libėr”.

Kronologji e pjesshme
Kėsisoj, mund tė pėrcaktojmė me njėfarė saktėsie kronologjinė e lėvizjes sė koleksionit tė Konicės, tė pėrbėrė prej Bibliotekės dhe Arkivės. Fillimisht ato qėndruan nė ruajtje nė Washington prej 5janarit 1943 deri nė fund tė Luftės. Pastaj, diku midis viteve 1945 dhe 1954 ato u transportuan nė Boston. Nė fund tė vitit 1954 Biblioteka u vendos nė ruajtje nė Katedralen e Shėn Gjergjit nė South Boston. Dėshmia ėshte e drejtpėrdrejtė dhe e kemi nga gazeta DIELLI e dates 19 janar 1955. Aty shkruhet:
Librat e F. Konicės. Librat e tė ndjerit Faik Konica, rreth 1929 blenj tė fushave tė ndryshme, u vunė nė kuti metalike dhe ruhen nė Katedralen e Shėn Gjergjit”.
Sė pari, kjo prove e rėndėsishme ėshtė dėshmia e fundit qė kemi deri tani pėr ekzistencėn relativisht tė plotė dhe vendin e ruajtjes sė Bibliotekės sė Konicės.
Sė dyti, kėtu me sa duket kemi firon apo humbjen e parė tė fondit tė Bibliotekės. Duke patur parasysh se Tyko me Panin numėruan mbi 3000 blenj natėn e fundit tė vitit 1942 nė Washington, atėhere ndryshimi pas 14 vjetėsh nuk ėshtė aspak i neglizhueshėm. Ē’ndodhi me tė paktė 1071 blenj tė tjerė?
Sė treti, nuk kemi dijeni nėse librate Bibliotekės u veēuan nga Arkiva kur ato mbėrriti nė Boston, apo mė vonė.
Mund tė themi gjithsesi me siguri tė plotė se deri nė vdekjen e Nolit mė 1965 pjesa e mbetur e Bibliotekės sė Konicės u ruajt mė sė miri nė Katedralen e Shėn Gjergjit. Sa u takon Arkivave, sikurse na dėshmon Panarity me 1957 dhe deri mė 1960, sikurse dėshmon Prifti, ato apo njė pjesė e saj ishin ende tek zyra e Vatrės nė lagjen Back Bay tė Bostonit.
Pra, edhe pse dimė se librat e Faikut mė 1955 u inventarizuan dhe numėruan, duket gjithsesi e habitshme qė deri sot nuk ka arritur asnjė dėshmi, provė apo regjistrim i ndonjė pėrpjekjeje pėr katalogimin ose indeksimin e tyre gjatė ruajtjes nė Katedralen e Shėn Gjergjit, duke patur parasysh edhe faktin e fortė se Peshkop Noli ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr vlerėn e tyre tė veēantė historike dhe shpirtėrore.
Po mė tej ē’ndodhi? Sikurse u tha mė lart, kur At Artur Liolini mė 1969 mbėrriti nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare nė Boston nuk gjeti dėshmi tė Bibliotekės sė Konicės atje. Ka njė dritare katėrvejēare, qysh nga vdekja e Nolit (1965), deri tek ardhja e At Liolinit (1969), e cila nuk ėshtė hetuar. Nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare tė Amerikės nė atė kohė ishte Peshkop Stefan Lasko, i cili e drejtoi atė nė njė periudhė shumė tė vėshtirė qė pėrkoi me ndalimin e fesė dhe me shkatėrrimin e strukturave tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare nė atdhe.

Vazhdim nė vend tė mbylljes
Para disa javėsh, me 21 nėntor 2010 u botoa nė Milosao shkrimi “Njė kartolinė e Konicės nė Universitetin e Harvard-it”. Kur ia nisa sa atė pėr botim Admirina Peēit, ajo menjėherė mė tha se do tė ishte shumė e vlefshme pėr lexuesit qė tė botohej edhe kopja e kartės postale tė Faikut. Natyrisht qė e kisha fotokopjen e kartės postale nė arkivėn time, por nuk po e gjeja dot brenda afatit tė dėrgimit tė materialit nė shtyp. I them Admirinės se nė mungesė tė kopjes time do ta fotokopjoja edhe njėherė origjinalin nė Harvard, porse botimi i kartės postale do tė mbetej pėr javėn tjetėr.
Menjėherė porosita librin e Ndoc Ndue Nikajt – ku ndodhej karta - dhe tė Hėnėn nė mėngjes, me datė 22 nėntor 2010 mora njoftim se libri kishte dale dhe mund ta tėrhiqja.
Paraqitem nė bibliotekė dhe pasi e marr nė dorė librin, e shfletova me shpejtėsi duke kėrkuar kartolinėn e famshme. Mirėpo pėr habinė dhe zhgėnjimin tim tė thellė ajo nuk ishte mė aty…
Shkrimin tek Milosao e mbyllja kėshtu: “ Natyrisht, trashėgimia kryesore nė fushėn e vlerave dokumentare ėshtė biblioteka personale e Konicźs, tė cilėn ai ia blatoi si amanet Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė, amanet i cili ende ka mbetur i papėrmbushur. Eshtė tragjike tė mendosh se Harvardi ruan me fanatizėm edhe njė kartė postale zyrtare, ndėrsa njė bibliotekė e tėrė me vlera tė paēmuare dhe me mė shumė se 2500 librash deri tash duket si krejt e humbur”.
E pra e pashė se isha nxituar! Humbja e vlerave qenka si ajo sėmundja ngjitėse qė nuk ndalet para asgjėje. Por ēfarė mund tė ketė ndodhur me kartėn vallė?
Njė mundėsi ėshtė qė karta tė jetė neglizhuar nė mėnyrė tė pavullnetshme kur kompania google e skanoi librin e Nikajt. Ose ndonjė lexues mund ta ketė humbur nga pakujdesia. Ose ndokush edhe mund ta ketė pėrvetėsuar. Njėfarė ngushėllimiėshtė fakti qė, mė sė fundi fotokopja e kartės sė humbur u gjet, siē paraqitet tjetėrkund nė kėtė faqe.



[B] Promovohet njė libėr i ri pėr Faik Konicėn



Gazetari i “Zėrit tė Amerikės”,. Ilir Ikonomi, mė 15 prill do tė bėjė promovimin e librit tė tij “Konica, jeta nė Uashington”, botim i shtėpisė botuese “Onufri”.
Ky libėr ėshtė njė vėshtrim origjinal dhe mjaft interesant mbi jetėn e njė prej intelektualėve tė shquar tė Shekullit XX, Faik Konicės. Uashingtoni ka luajtur njė rol tė madh nė aktivitetin e tij patriotik nė dobi tė Shqipėrisė dhe pikėrisht mbi kėtė periudhė tė rėndėsishme tė jetės dhe veprimtarisė sė Konicės ėshtė ndalur z. Ikonomi, nė librin e tij qė do ėt promovohet mė 15 prill nė Tiranė.
-Mendoj se ky libėr i vė gjėrat nė kontekst. Ka njė etje tė madhe pėr tė mėsuar rreth Faik Konicės por ajo qė ėshtė ofruar deri tani ka qenė njė informacion i copėzuar: njė artikull kėtu, njė ese aty, njė kuriozitet kėtu e njė dokument aty, thorė autori nė njė intervistė pėr Gazetėn 55. Kėto pjesė nuk kanė qenė tė lidhura mirė nė njė tėrė, nė njė histori tė vetme tė Konicės si personalitet i shumė dijeve. Ky libėr ėshtė njė pėrpjekje pėr tė na e dhėnė Konicėn nė sfondin e kohės kur jetoi dhe pėr mė tepėr nė kryeqytetin amerikan, Uashington, ku ai ishte ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė pėr 13 vjet me radhė.
Kam zgjedhur njė mėnyrė tė rrėfyeri qė nuk e lodh lexuesin. Tė japėsh njė histori plot data dhe ngjarje, kjo ndonjėherė bėhet joshėse pėr autorin qė, me fjalė tė mėdha, tė huaja dhe tė ngatėrruara, pėrpiqet t’i tregojė lexuesit se sa di. Kjo mė ėshtė dukur gjithnjė e neveritshme sepse libri nuk shkruhet pėr autorin prandaj unė ndoqa njė rrugė tjetėr. Nė ēdo paragraf, nė ēdo faqe qė kam shkruar, kam pyetur veten nėse lexuesi do ta pranojė rrėfimin tim apo do ta lėshojė librin nga dora dhe do tė hapė televizorin. Prandaj nė libėr dokumentacioni historik thyhet aty-kėtu me episode interesante nga jeta e Faikut nė Uashington. Jo thjesht me kuriozitete por me fakte tė njė natyre tjetėr, mė personale, tė cilat janė vazhdim i rrėfimit tė historisė por qė e mbajnė lexuesin tė pėrqendruar. Nė tė vėrtetė, dėshira ime ka qenė qė, duke lexuar kėtė libėr, njeriu tė krijojė njė pėrfytyrim tė plotė dhe jo fragmentar pėr gjithė sfondin historik mbi tė cilin pikturohen ngjarjet.
Do tė pėrpiqem t’ju shuaj vetėm njė pjesė tė kureshtjes. Mendoj se ėshtė hera e parė qė shkruhet me kaq imtėsi pėr jetėn e Faikut nė Uashington. Pjesa mė e madhe e dokumenteve qė janė pėrdorur pėr tė bėrė kėtė libėr janė tė panjohura. Kėto fillojnė qė nga hollėsi tė tilla mė pak tė rėndėsishme si faturat e legatės shqiptare nė Uashington, qė mė ndihmuan tė krijoj njė pėrfytyrim tė saktė mbi buxhetin dhe rrjedhimisht mbi jetėm materiale tė Faikut, e deri te komunikimet e tij me Departamentin e Shtetit, disa prej tė cilave mjaft konfidenciale, siē janė ato qė lidhen me Fan Nolin. Pėr shembull, gjatė njė periudhe rreth dhjetėvjeēare, Faiku me Nolin, kėto dy figura kryesore tė komunitetit shqiptar tė Amerikės, kanė zhvilluar njė luftė tė ashpėr, e cila ka qenė lėnė thuajse nė hije, me qėllimin e mirė pėr tė mos “prishur” imazhin e kėtyre dy heronjve tanė. Eshtė folur mė shumė pėr miqėsinė mes tyre, duke filluar nga viti 1937 e deri nė vdekjen e Faikut mė 1942. Por ne nuk jemi fėmijė qė tė na fshihen gjėrat. Lexuesi mund tė befasohet kur tė njihet me hollėsi tė reja tė asaj qė deri mė sot ėshtė quajtur thjesht “polemikė mes Faikut dhe Nolit”. Dokumente tė tjera qė i kam zbuluar nėpėr arkiva sqarojnė gjithashtu marrėdhėniet e Faikut me ambasadėn e Italisė fashiste nė Uashington dhe se si ai nė thelb u pėrpoq tė shfrytėzonte italianėt pėr tė bėrė publike pikpamjet e tij se Epiri ka qenė gjithnjė shqiptar e se Ēamėria e vise tė tjera duhet t’i riktheheshin Shqipėrisė. Dokumente tė tjera qė botohen gjithashtu pėr herė tė parė sqarojnė pozitėn e Faikut ndaj Mbretit Zog, tė cilin e ai e mburrte nė publik por vetėm nė publik. Kėto kanė qenė marrėdhėnie tepėr komplekse por pėr fat tė keq, nė tė kaluarėn, nga mosnjohja e fakteve, janė paraqitur nė mėnyrė tė thjeshtėzuar dhe naļve.

Bota Sot


Nje shkrim i Konices ne revisten Albania, Bruksel. Viti 1898.

Shkrirja e dialekteve tė shqipes

Faik Konica

Duke studiuar, qoftė edhe shkurtimisht, natyrėn e gegėrishtes e tė toskėrishtes, menjėherė bie nė sy se ndryshimi qė i ndan nuk ėshtė mė i madh se ai qė shquan mėnyrėn e tė folurit tė njė Normandi nga ajo e njė Gaskoni.

Do tė thotė se nė thelb ky ndryshim kufizohet nė disa ngjyrime shqiptimi. Por nė njė vend ku mungon njė traditė shkollore, kėto ndryshime shqiptimi mė tepėr janė theksuar sesa janė zbutur; dhe shqiptarėt, duke mos pasur si udhėheqės drejtshkrimorė as fjalorė, as akademi, ka rrjedhur qė – kur ua ka marrė mendja tė lėvrojnė gjuhėn e vet – nuk kanė ndjekur rregulla tė tjera drejtshkrimore, pėrveē atyre tė transkriptimit tė fjalėve ashtu si shqiptohen.

Kėshtu, sikur t'ua jepnit sot njė shqiptari tė veriut dhe njė shqiptari tė jugut njė tekst pėr ta pėrkthyer, do tė kishit dy pėrkthime, gjuha e tė cilave, nė pikėpamje morfologjike, do tė ndryshonte po aq sa ndryshon spanjishtja nga italishtja.

As rreziku i bashkėjetesės sė kėtyre dy dialekteve tė pėrkundėrt, as vėshtirėsia pėr t' i shkrirė, nuk do t' u shpėtonin shqiptarėve tė cilėt janė tė pajisur me njėfarė mendjemprehtėsie. Ēėshtja nuk qėndron a tė zhduket gegėrishtja apo toskėrishtja, as madje tė bėhet qė shqiptarėt tė ndryshojnė, nė pėrdorimin e pėrditshėm, dialektet e tyre pėrkatėse pėr tė arritur te njėfarė njėsie tė foluri; gjė e pamundur.

Pėrveē kėsaj kjo do tė ishte ngathtėsi, sepse tė duash tė ndryshosh tė folmen e njė populli, do tė thotė tė ndryshosh karakterin e tij e tė shkatėrrosh personalitetin e tij. Ēėshtja qėndron te fakti qė tė arrihet tė krijohet, pėrtej bashkėjetesės paralele tė tė folmeve toske e gege, njė gjuhė letrare, njė gjuhė e shkruar qė tė jetė e pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt.

Po t' ua vinim veshin disa shqiptarėve tė shkolluar tė cilėve ua kemi kėrkuar mendimin, ēėshtja as duhet parashtruar. Sipas mendimit tė tyre, do tė vijė njė ditė nė tė cilėn dialekti toskė – posa tė arrijė, nėpėr njė zhvillim qė ne e shohim ēdo ditė nė pėrparim, te lartėsia e gjuhėve tė mėdha moderne – ka pėr ta thithur nė mėnyrė tė pashmangshme dialektin gegė, qė ka qėndruar i palėvruar; dhe ata cekun, nė mbėshtetje tė mendimit tė tyre, kėtė fakt, nė vetvete tė saktė, se shumė shqiptarė-gegė pėrdorin toskėrishten kur shkruajnė.

Por ne nuk e pėrkrahim kėtė mendim; sepse, ndonėse fakti qė ata sjellin nuk na duket fort bindės, dialekti gegė pėrmban me qindra trajta tė humbura nga toskėt e qė janė visare tė vėrteta tė trashėguara nga tė parėt tanė tė lashtėsisė. Mjaft tė sjellim nė mend mbaresėn –mun tė pjesores gege, qė daton sė paku dymijė vjet, e qė s' ėshtė gjė tjetėr veēse -mέnoV i pjesores greke (khs. shkrumun, gegrammέnoV).

Ndoshta ēėshtja mund tė kishte njė zgjidhje tė lehtė e tė shpejtė, po qe se toskėrishtja do tė ruhej si gjuhė e prozės dhe gegėrishtja e poezisė. Karakteri pėrkatės i dy dialekteve padyshim do tė rregullohej nė kėtė rol. Ecja e gjerė dhe fisnike, ndonėse pak e lakueshme, e gegėrishtes duket se i pėrshtatet ritmit tė mendimeve e tė ndjenjave.

Tash vonė kemi botuar (A. 91) njė tingėllim tė mrekullueshėm, i pari nė gjuhėn tonė, prej njė autori tė ri shkodran, i cili jep njė ide tė asaj qė mund tė bėhet dialekti gegė ndėr duar tė afta. Herėn e fundit kemi botuar dy tingėllime tė tjera, prapė tė njė autori gegė, bukuria e fuqishme e tė cilave e vėrteton kėtė pėrshtypje.

Por, tė thuash tė drejtėn, realizimi i kėtij mendimi nuk do tė ishte i mundur nė njė vend ku njerėzit, nė pėrgjithėsi me pak dijeni pėr dialektin e vet, janė mė pak tė aftė tė mėsojnė ta shkruajnė dialektin fqinj. Jo! Zgjidhja mė e mirė e problemit, ajo mė praktike, do tė ishte krijimi i njė gramatike – tė miratuar nga shqiptarėt e shkolluar dhe nga albanologėt – nė tė cilėn tė gjitha elementet dialektore, tė grupuara, tė pajtuara, tė bashkėrenditura, sipas njė metode racionale e shkencore, do tė lindnin njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt, sikurse grekėt qė kanė Koļnź glōssa.

Zėri


Faik Konica – Jeta nė Uashington


Frank Shkreli

Pėrfaqėsuesi moral i Shqipėrisė nė Uashington

Kohėt e fundit mė ra nė dorė libri Faik Konica – Jeta nė Uashington, i autorit Ilir Ikonomi, botuar nga shtėpia botuese Onufri, njė libėr ky qė pėrshkruan vitet e shumta tė jetės sė Faik Konicės nė kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara, si pėrfaqėsues zyrtar i Shqipėrisė, gjatė njė periudhe shumė tė vėshtirė pėr Shqipėrinė dhe kombin shqiptar. Nė tė njėjtėn kohė, libri ėshtė edhe njė pasqyrė e veprimtarisė sė shqiptarėve tė Amerikės nė atė kohė, me tė gjitha problemet dhe shqetėsimet e komunitetit shqiptaro-amerikan nė lidhje me fatin e kombit, nė fillim tė shekullit tė kaluar. Por mbi tė gjitha, mendoj unė, Ilir Ikonomi ia del t’i paraqesė lexuesit nė imtėsi jetėn e Faik Konicės, patriotit dhe atdhetarit po se po, por gjithashtu edhe Faik Konicėn - demokratin e gėrshetuar me njė kulturė pluraliste perėndimore, tė cilėn e dėshironte edhe pėr Shqipėrinė. Ilir Ikonomi, me aftėsi tė theksuar, paraqet Konicėn si ministrin shqiptar nė Uashington i cili me nder e dinjitet pėrfaqėsoi dhe luftoi pėr tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, por nė tė njėjtėn kohė ai po ndiqte edhe gjendjen e atėhershme politike nė atdhe ndaj tė cilės ishte shpeshherė shumė kritik.

Pėr hir tė objektivitetit, jam i detyruar tė rrėfej qė nė fillim se Ilir Ikonomin e kam pasur koleg kur unė punoja nė Zėrin e Amerikės, dhe ku ai ėshtė gjithnjė i punėsuar, dhe pėr tė cilin kam respektin mė tė madh si person, si profesionist, dhe si gazetar i dorės sė parė.

Libri, Faik Konica – Jeta nė Uashington, ėshtė rezultat i shkėlqyeshėm i kėtij profesionalizmi. Jo vetėm ne qė e njohim dhe kemi punuar me Ilir Ikonomin, por komuniteti shqiptaro-amerikan, pėrfaqėsues i denjė i tė cilit ishte Faik Konica, dhe shqiptarėt kudo, me plot tė drejtė mund tė mburren me kėtė vepėr tė pėrpunuar, tė dokumentuar dhe tė pėrpiluar pėr mrekulli. Ėshtė kėnaqėsi e posaēme pėr gjakun e shprishur tė njė emigranti tė lexojė njė libėr, tė shkruar nga njė emigrant tjetėr, e pėr mė tepėr nga njė koleg, qėllimi i tė cilit ėshtė vetėm e vetėm pėr tė zbardhur historinė patriotike dhe pėr tė zhdukur thashethemet dhe gėnjeshtrat rreth njėrit prej figurave mė te shquara tė historisė sė kombit. Autori dhe botuesi meritojnė lavdėrime dhe urime.

Libri prej 380 faqesh, i ilustruar me shumė fotografi personalitetesh historike nga periudha e Konicės nė Uashington, ėshtė njė vepėr madhėshtore e njė kompetenti, ku pėrveē fakteve mirė tė dokumentuara mbi jetėn private tė Faik Konicės, nė kėtė libėr, lexuesi mund tė gjejė njė pjesė tė historisė sonė kombėtare siē pasqyrohej nė arkivat e shumta diplomatike - qė shumė prej tyre shohin pėr herė tė parė dritėn e diellit - si edhe nė shtypin amerikan tė kohės, qė siē duket shumė prej tyre ishin tė pashfrytėzuara deri tani, fakte e dokumente nė lidhje me jetėn dhe veprimtarinė e Faik Konicės - shpesh kėto tė shtrembėruara nga historianėt komunistė tė Shqipėrisė gjatė 50-vjetėve tė kaluar.

Siē mund tė shihet nga shėnimet nė fund tė faqeve tė librit, autori ka pėrdorur arkivat pėrkatėse nė Amerikė, nė Tiranė dhe gjetkė, sė bashku me shumė vepra e dokumentacion tė huaj, ku pėrshkruhen marrėdhėniet shpesh tė ndėrlikuara dhe problematike tė Faik Konicės me Mbretin Zog, me Fan Nolin, me pėrfaqėsuese tė qeverisė fashiste italiane dhe personalitete tė tjera politike, si edhe lidhjet e ngushta dhe miqėsinė qė Konica gėzonte me Uashingtonin zyrtar tė asaj kohe, pothuaj si asnjė diplomat tjetėr i huaj i akredituar nė Uashington. Megjithėse nė mendjen e komunitetit shqiptaro-amerikan kur flitet pėr Vatrėn, Diellin dhe veprimtarinė patriotike tė shqiptarėve tė Amerikės nė fillim tė shekullit tė kaluar, Konica e Noli pėrmenden sikur janė njė person, me mendime dhe qėllime tė njėjta - hollėsitė qė sjellė Ikonomi nė kėtė libėr, tregojnė se marrėdhėniet midis kėtyre dy gjigantėve ishin plot kontradikta e shpesh shumė tė ashpra.

Jeta nė Uashington e Faik Konicės, ėshtė njė dokumentar udhėrrėfyes se si duhet tė sillet e tė veprojė njė diplomat qė pėrfaqėson njė vend tė vogėl nė kryeqytetin e diplomacisė botėrore, siē ėshtė Uashingtoni. Megjithėse siē ve nė dukje edhe autori, Konica nuk kishte patur mundėsi tė zhvillonte lidhje tė ngushta me Kongresin Amerikan, marrėdhėniet e tij nė tė gjitha nivelet tjera tė shoqėrisė dhe tė politikės - me pėrfaqėsues tė degės ekzekutive tė qeverisė amerikane, duke pėrfshirė Shtėpinė e Bardhė dhe Departamentin e Shtetit, ishin tė shkėlqyera. Besoj se arsyeja qė Konica nuk kishte zhvilluar kontakte tė ngushta me Kongresin, ishte se Kongresi nė atė kohė nuk merrej aq shumė me punėt e jashtme, siē ndodhė sot. Pėr mė tepėr, ai kishte zhvilluar dhe kultivuar kontakte personale e miqėsore, tė cilat duke u bazuar nė pėrvojėn time shumė vjeēare nė Uashington, janė po aq tė rėndėsishme, nė mos mė tė rėndėsishme se kontaktet zyrtare.

Autori vė nė dukje lidhjet dhe kontaktet e Faik Konicės me gazetarė e shkrimtarė, me diplomatė vendas dhe tė huaj, me njerėz tė kulturės e tė fushave tė tjera, tė cilat pėr mendimin tim janė njė pasqyrim i rolit shembullor tė Konicės se si duhet tė sillet, jo vetėm njė diplomat, por edhe njė shqiptar i thjeshtė qė ėshtė i interesuar pėr avancimin e interesave tė kombit shqiptar nė kėtė vend dhe kudo nė botė. Ai ishte i vetėdijshėm pėr rolin e rėndėsishėm qė luante nė mbrojtje tė interesave tė Shqipėrisė nė Uashington sa qė ishte gati tė rrinte nė Uashington edhe si “pėrfaqėsues jozyrtar i ndėrgjegjes shqiptare”, vetėm e vetėm qė Shqipėria tė kishte njė zė nė Uashington, edhe pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia.

Autori shkruan pėr lidhjet e ngushta dhe respektin qė shumė amerikanė kishin pėr Konicėn. Ai duket se e kishte shumė tė lehtė tė bėnte njė tranzicion pa asnjė problem nga shoqėrimi me amerikanė tė fushave tė ndryshme nė takime e biseda me komunitetin e atėhershėm shqiptaro-amerikan. Siē tha edhe autori nė njė intervistė nė Tiranė, askush mė mirė se Faiku nuk mund ta luante rolin e ambasadorit nė Uashington – ai ishte erudit, anglishtja e tij ishte e pėrkryer dhe kishte lidhje tė ngushta me komunitetin shqiptar tė Amerikės. E vėrteta ėshtė se Konica admirohej njėsoj si nga qarqe tė ndryshme amerikane ashtu edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Autori citon Nelo Drizarin, kryeredaktor i gazetės Dielli, i cili e quante Faik Konicėn si “shembull pėr tė tjerėt”. “Nuk rrojnė tė gjithė shqiptarėt pėr tė ngrėnė bukė, kanė mbetur edhe nga ata njerėz me veti kreshnike qė nderojnė traditat dhe vendin e shqiptarėve”, shkruante Drizari.

Megjithėse kishte marrėdhėnie tė ndėrlikuara me Zogun, Faik Konica pranon, pėr hir tė dashurisė sė tij pėr kombin e vet, ta pėrfaqėsoj atė nė Uashington pasi besonte se “Shqipėria e Zogut ende e dobėt dhe e rrethuar nga armiq, kishte nevojė pėr paqe dhe disiplinė, pėr bashkim tė brendshėm dhe pėr respekt jashtė”. Ambasadori amerikan nė Tiranė nė vitin 1925, Ēarls Hart i dėrgon telegram Uashingtonit duke e pėrshkruar ambasadorin e ri tė Shqipėrisė nė Uashington si njė njeri “qė ka qėndruar larg politikės personale dhe asnjėherė nuk ėshtė shprehur nė favor tė kėsaj ose asaj qeverie shqiptare. Edhe prej atyre, tė cilėt i ka kundėrshtuar, ai njihet jo si politikan, por si njeri qė parapėlqen pozitėn origjinale tė patriotit, njė specie pėr tė cilėn disa vėzhgues deklarojnė me kokėfortėsi se pothuajse ėshtė zhdukur mes shqiptarėve tė sė ashtuquajturės klasė e lartė”.

Ėshtė e pa mundur tė lexosh librin e Ilir Ikonomit pėr Faik Konicėn e tė mos mendosh pėr gjendjen aktuale politike nė Shqipėri dhe troje tjera shqiptare nė Ballkan. Duket sikur historia nuk ka ndryshuar shumė, apo ndoshta pėrsėritet. Njė ndėr meritat e kėtij libri ėshtė se autori , me mjeshtėri vė nė dukje, kontributin e Konicės nė tolerimin e mendimeve dhe tė qėndrimeve politike ndryshe, pasi megjithėse Konica nuk kishte shumė simpati pėr Mbretin Zog, ai prapėseprapė pranon emėrimin prej tij si Ministėr Fuqiplotė. Nga ana tjetėr, kjo tregon edhe tolerancėn e Zogut ndaj njė kundėrshtari politik. Libri radhitė kundėrshtimet dhe ndėrlikimet politike qė kishte me Zogun dhe njerėzit rreth tij, duke e paraqitur Konicėn para nesh si njė “mendje e ndritur dhe njė zemėr qė ka rrahur gjithherė pėr vendin e vet”, tha Profesor Sami Repishti nė vlerėsimin e tij pėr librin.

Disa recensorė me tė drejtė e kanė cilėsuar veprėn e Zotit Ikonomi si njė sfidė ndaj historiografisė komuniste, por edhe si njė udhėrrėfyes pėr politikanėt e sotėm e tė ardhshėm shqiptarė, pėr mėnyrėn se si duhet vepruar me kundėrshtarin politik, pėr hir tė interesave madhore me tė cilat pėrballet kombi. Janė ca raste historike kur zėri i partive dhe i kundėrshtimeve duhet tė pushojė pėrpara njė interesi mė tė lartė, pat thėnė me njė rast Faik Konica. Kjo ėshtė njė thirrje e Konicės qė dėgjohet anė e mbanė kėtij libri. Kjo ėshtė njė ushtimė qė pėrcjellė ky libėr pėr aktualitetin politik anė e mbanė botės shqiptare.

Ilir Ikonomi mjeshtėrisht i paraqet lexuesit Faik Konicėn si njė shembull fleksibiliteti dhe kompromisesh politike kurdoherė qė e kėrkon interesi i kombit. “Unė i lodhur s’jam aspak dhe do tė isha gati tė vazhdoja luftėn me forcė po tė kish lufta ndonjė qėllim. Po qėllim lufta s’ka dhe s’mund tė ketė. Fan Noli dhe unė kemi luftuar pėr njė guvernė tė njė tipi tė pėrparuar. Ahmed Zogu ka luftuar pėr njė guvernė tė njė tipi mė konservativ. Ahmed Zogu na mundi dhe na mundi me themel...Nė Amerikė, kanė njė zakon qė i munduri i shtėrngon dorėn mundėsit”. Nė tė njėjtėn kohė, sipas Konicės “guverna duhet tė ketė njė ngjyrė kombėtare dhe morale. Njerės me tė shkuar jo tė pastėr tė pėrjashtohen nga qeveria... dhe indipendenca e gjykatorėve tė nderohet”.

“Jeta nė Uashington” e diplomatit tė parė shqiptar ėshtė gjithashtu shembull pėr tu ndjekur nga ēdo diplomat shqiptar, nė cilindo vend tė botės, pasi sipas Konicės, “pėr hir dhe nder tė Shtetit, njerės qė pėrdorin pozitėn e tyre pėr tė tregtuar, ose njerės qė lozin kumar, nuk duhet tė pėrdoren pėr punėt e jashtme....se pėrfaqsonjės qesharakė ose pa dinjitet diskreditojnė Shtetin”. Prandaj ky libėr duhet tė jetė lexim i detyrueshėm pėr diplomatėt shqiptarė, sepse siē tha edhe Ministri i jashtėm shqiptar, Zoti Haxhinasto gjatė takimit me autorin nė Tiranė nė Prill, “libri i Ikonomit nė kėtė drejtim ėshtė unik dhe sjellė njė studim qė i ka munguar diplomacisė shqiptare”.

Por mbi tė gjitha, libri i Ilir Ikonomit ėshtė gjithashtu njė dokument edhe i pėrpjekjeve tė Faik Konicės pėr tė vendosur miqėsi dhe marrėdhėnie tė ngushta midis Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara – marrėdhėnie kėto qė ai i kultivoi pa pushuar ditė e natė, gjatė gjithė jetės sė tij nė Uashington. Siē thotė edhe autori, “Faiku nė fjalimet e tij ai pėrmendte shpesh nevojėn qė shqiptarėt tė mėsonin disa vlera amerikane, si puna dhe shpirti praktik e humanitar”. Dhe nė njė intervistė me rrjetin televiziv amerikan NBC, Faik Konica thotė se “Lėvizja shqiptare pėr pavarėsi u frymėzua nga ideale amerikane si edhe nga kujtimet e sė kaluarės. Ishin refugjatėt shqiptarė nė Shtetet e Bashkuara qė i dhanė forcėn asaj lėvizjeje”.

Libri gjithashtu pėrpiqet tė hedhė dritė mbi disa figura tė emigracionit, tė ndaluara e tė censuruara nga regjimi komunist, por bashkėkohės tė Konicės, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Fan Noli, e tė tjerė. Ikonomi shkruan se, njėri ndėr ta, At Gjergj Fishta megjithėse pranoi tė bėhej anėtar i Akademisė italiane tė Arteve dhe tė Shkencave nėn fashizmin, “Fishta nuk i shėrbeu politikisht Italisė dhe nuk bėri asgjė qė tė dėmtonte pavarėsinė e vendit tė vet”.

Ishte fati i keq i kombit dhe i tyre, qė Faik Konica dhe bashkėkohėsit e tij u dėnuan me mėrgim tė pėrjetshėm. Njerėzit mė tė mėdhenj e mė tė zgjedhur tė kombit, si Faik Konica, qė lindėn e u rritėn nė prehrin e saj, nuk u shpėrblyen siē duhet - as kur ishin gjallė dhe as post mortem - me mirėkuptim, nderime e njohje, por pėrkundrazi vetėm pėrjetuan vuajtėn, mėrgimin, salvimet dhe nganjėherė edhe vrasjet.

Mundi i Ilir Ikonomit nė njė punė kaq tė madhe, pasqyron pasionin dhe dashurinė prej gazetari qė ai posedon pėr tė zbuluar tė vėrtetėn pėr Faik Konicėn, njė patriot dhe personalitet tė dalluar tė komunitetit shqiptaro-amerikan dhe tė historisė sė kombit shqiptar - me tė gjitha sukseset dhe tė metat e tij, si person dhe si politikan. Kėtė ai e ka bėrė me plot sukses duke i servirur lexuesit dokumente tė pazbuluar mė parė. Vepra e tij, Faik Konica – Jeta nė Uashington, ėshtė pa dyshim, njė kontribut i rėndėsishėm nė historiografinė shqiptare dhe diplomacinė, por nė tė vėrtetė ėshtė edhe njė vepėr interesante me burime tė panjohura deri tani dhe e dobishme pėr tu lexuar nga tė gjithė, prandaj nuk mund e lėshova nga dora duke e lexuar fund e maje, me vėmendje dhe pėrfitim.

Telegrafi

Askushi
14-09-2012, 17:53
Ē’mund tė mėsojnė politikanėt prej kolosit tė dijes Faik Konica

BEQIR SINA

03/08/2011 Intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Metropol” nga SHBA, me gazetarin Ilir Ikonomi, autor i librit “Faik Konica – Jeta nė Uashington”

WASHINGTON D.C: Ilir Ikonomi punon prej dy dekadash si gazetar i Zėrit tė Amerikės nė Uashington. Mė parė ka qenė pėrkthyes nė Radio Tirana, pastaj korrespondent i agjencisė prestigjoze tė lajmeve, Reuters.

Sė fundi Ikonomi na befasoi duke iu paraqitur opinionit tonė edhe si shkrimtar - ai ėshtė autor i librit “Faik Konica, jeta nė Uashington”.

Libri ėshtė pritur mjaft mirė nga kritika si edhe tek lexuesi shqiptar nė Shqipėri, Kosovė, viset e tjera shqiptare dhe nė diasporė. Por me sa duket, nga ky libėr mund tė nxjerrin mėsime edhe politikanėt nė Shqipėri e Kosovė, megjithėse autori thotė se nuk e ka shkruar me kėtė synim.

Nga njė kėndvėshtrim tjetėr, ky libėr shihet edhe si diēka e veēantė pėr tė njohur nga afėr figurėn e Konicės - pėrveē tė dhėnave tė reja interesante qė na dhuron, autori na tregon se si ka marrė rrugėn dhe ka rizbuluar shtėpinė e Konicės, tashmė gati gėrmadhė, nė atė qė dikur ishte pjesė e prefekturės sė Janinės. Ikonomi flet me hollėsi nė libėr pėr jetėn e Konicės nė Uashington, deri sa ai mbylli sytė nė njė apartament tė kryeqytetit amerikan.

Nė njė intervistė, autori i tha gazetarit tonė nė SHBA, Beqir Sina, se “Konica ishte njeri i pėrgjegjshėm dhe patriot i ndershėm. Me kėto cilėsi fisnike tė karakterit, ai u pėrpoq pėr qėndrueshmėrinė dhe nderin e shtetit shqiptar. Nė vija tė trasha, mendoj se kjo ėshtė ajo qė mund tė mėsohet nga Konica, ndonėse kanė kaluar shumė dekada nga koha kur ai jetoi”.

Bazuar nė dėshmi tė zbuluara nė arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri “Faik Konica – Jeta nė Uashington”, hedh dritė mbi marrėdhėniet komplekse tė Konicės me Zogun, marrėdhėniet e Konicės me qeverinė e SHBA, miqėsinė dhe polemikat mes Konicės dhe Nolit, si dhe polemikat me Kostė Ēekrezin nė Uashington.

Ju keni qenė aktiv nė kėto dy dekadat e fundit si gazetar i “Zėri i Amerikės” nė mbulimin e shumė ngjarjeve, por nuk ju kishim parė tė botonit libra. Ēfarė ju nxiti tė shkruanit biografinė “Faik Konica, Jeta nė Uashington”?

Ilir Ikonomi : Shtysa e parė qė mė bėri t’i hyj kėsaj pune ishte zbrazėtia e madhe, e pajustifikueshme nė informacionin qė ekzistonte pėr kėtė periudhė tė rėndėsishme tė jetės sė Faik Konicės. Ndėrsa gjatė 20 viteve tė fundit ishte shkruar pėr veprimtarinė e Konicės nė Evropė nė kapėrcyell tė shekullit, si dhe pėr kohėn e tij nė Boston, pak flitej pėr jetėn e tij nė Uashington si ambasador i Zogut nė SHBA, pra, nga viti 1926 deri mė 1942. Mendoj se ekzistonte njė pėrshtypje sikur Konica nė Uashington nuk kishte bėrė gjė tjetėr veēse kishte mburrur Mbretin Zog dhe kishte jetuar nė luks. Edhe ata qė kishin mendim mė pozitiv pėr Konicėn e kėsaj periudhe ndoshta druanin tė shkruanin nga frika se mos i prishnin imazhin. Pra, kjo kishte mbetur njė periudhė e errėt, plot tė panjohura. Ky mister nė fakt e kishte burimin te hija e thellė qė regjimi komunist i Shqipėrisė kishte hedhur pėr dekada tė tėra mbi kėtė figurė tė rėndėsishme shqiptare. Nė kohėn e komunizmit, ishte gati e ndaluar tė flisje pėr Konicėn. Kishte ndonjė studiues tė rrallė nė Shqipėri qė ishte marrė me revistėn “Albania”, por kjo mbetej nė kufijtė e kuriozitetit. Pėrsa i pėrket periudhės sė Uashingtonit, nuk bėhej fjalė, pasi Konica kishte qenė ambasador i Mbretit Zog, dhe Zogu shihej nga regjimi obskurantist i Hoxhės si “armiku i madh” i popullit shqiptar.

Dhe ēfarė zbuluat pasi i hytė studimit?

Ilir Ikonomi : Zbulova shumė fakte qė mė bindėn se Konica ishte njė patriot i padiskutueshėm, pėrveēse njė dijetar i klasės sė parė. Mburrjet e tij pėr Mbretin Zog nuk ishin lėvdatat e njė ambasadori servil. Pėrkundrazi. Konica shquhej pėr pavarėsinė e mendimit qė ia jepte dija e tij e thellė. Kur lavdėronte Mbretin Zog, ai nė tė vėrtetė lavdėronte Shqipėrinė. Nė atė kohė, Shqipėria shihej si njė vend i varfėr, i parėndėsishėm dhe mbi tė gjitha i paqėndrueshėm. Gazetat
amerikane flisnin shpesh me ironi pėr shqiptarėt dhe pėr mbretin e tyre. Ideja e Konicės ishte t’i tregonte botės se, ndonėse njė shtet i sapokrijuar, Shqipėria ishte tashmė njė entitet i qėndrueshėm qė kishte njė njeri tė menēur dhe tė fortė nė krye tė saj.

Ky libėr nuk i ngjan njė monografie tė zakonshme me renditje datash dhe faktesh, por ka edhe njė dimension artistik. Pėrse zgjodhėt njė mėnyrė tė tillė paraqitjeje?

Ilir Ikonomi: Dėshira ime ishte qė ky libėr tė lexohej jo vetėm nga historianėt. Pėr Konicėn ka njė kuriozitet tė madh te shqiptarėt, qofshin njerėz qė e njohin historinė por edhe tek mė tė rinjtė, tė cilėt janė natyrisht mė larg asaj pjese tė historisė dhe mė afėr informacionit qė vjen nga mjetet e teknologjisė moderne si FaceBook, YouTube, etj. Prandaj, unė e konceptova librin nė formėn e njė tregimi pėr historinė e Shqipėrisė, ku lexuesi, i vjetėr apo i ri, tė gjejė veten e tij, pra ta shohė veten si pjesė e kėsaj historie. Desha tė tėrhiqja edhe atė pjesė tė lexuesve qė janė indiferentė ndaj historisė sonė por tė cilėve nuk u mungon dėshira pėr tė pasur nė dorė njė libėr tė mirė artistik. Prandaj, “Faik Konica, Jeta nė Uashington”, ėshtė konceptuar pėr njė kategori tė gjerė lexuesish. Libri jep sqarime pėr kohėn kur zhvillohen ngjarjet dhe, aty ku unė e ndjej se lexuesi nuk e pėrballon dot informacionin e shumtė, ndalem dhe e lejoj atė tė marrė frymė duke kaluar nė rrėfime pėr jetėn personale tė Konicės, ose nė fakte tė tjera mė pak tė lodhshme. Me pak fjalė, ky libėr ėshtė konceptuar qė t’i shėrbejė ekskluzivisht lexuesit dhe aspak autorit.

Ēfarė burime arkivore tė "paprekura” keni shfrytėzuar pėr tė shkruar kėtė libėr dhe a janė shteruar kėto burime?

Ilir Ikonomi : Kryesisht kėto kanė qenė burimet arkivore nė Amerikė dhe nė Shqipėri. Arkivi Kombėtar amerikan nė Maryland ka qenė njė burim i pazėvendėsueshėm pėr mua, sepse aty kam gjetur njė pjesė tė korrespondencės sė Legatės amerikane nė Tiranė me Sekretarin amerikan tė Shtetit, ku pėrmendej edhe Konica, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi. Nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Tiranė, kam gjetur korrespondencėn e Mėkėmbėsisė Mbretėrore me Ministrinė e Jashtme italiane ku flitej mbi pėrpjekjet e italianėve pėr ta bėrė pėr vete Konicėn nė vitin 1940. Ndėrsa nė Qendrėn e Studimeve Shqiptare nė Londėr gjeta dokumente pėr marrėdhėniet e Konicės dhe Zogut. Natyrisht, gjurmimi i dokumentit nuk ka qenė punė e lehtė por nuk duhet ta fsheh se edhe fati mė ka ndihmuar. Duhet tė pohoj se, mė e vėshtirė se sa zbulimi i njė dokumenti ėshtė tė jesh nė gjendje ta vlerėsosh atė dhe ta vendosėsh nė kontekstin e tė gjitha ngjarjeve. Njė dokument historik ėshtė si njė pjesėz e lojrave “puzzle” – ai tė fut nė mendime se cila duhet tė jetė pjesėza tjetėr me tė cilėn ajo lidhet. Ai tė bėn tė kėrkosh mė me ngulm detajin tjetėr qė mungon pėr tė plotėsuar tė tėrėn. Prandaj, i gjithė ky kėrkim pėr Konicėn mė ēoi nė disa arkiva, nė Uashington, Filadelfia, Nju Jork dhe Ēikago. Ato qė ishin shkruar deri tani pėr Konicėn, unė i merrja si referencė, por parim im nė kėtė punė ka qenė qė tė mos i besoja asgjėje qė kisha lexuar apo dėgjuar pa e parė me sytė e mi dokumentin. Jam i bindur se burimet arkivore pėr Konicėn nuk janė shterur, sa mė shumė tė kėrkosh aq mė shumė do tė gjesh. Meqenėse Konica kishte korrespondencė me shumė personalitete tė kohės dhe e kishte zakon tė shkruante letra, jam i bindur se duhet tė ekzistojė njė mal i madh korrespondence ende tė pazbuluara, qė i takon periudhės sė tij nė Uashington.

Pėrse ishte Konica njė ndėr diplomatėt mė tė pėlqyer tė Uashingtonit, ku normalisht shtetet e botės akreditonin ambasadorėt mė tė mirė?

Ilir Ikonomi: Faik Konica ishte njė njeri mjaft i kulturuar. Kishte njė edukim tė larmishėm qė e kishte marrė nė shkollat e Evropės si dhe mė vonė, nė Harvard. Dinte shumė gjuhė tė huaja – disa thonė 14 – disa prej tė cilave dimė se i pėrdorte shkėlqyeshėm. Njihte mirė linguistikėn, letėrsinė, artin, historinė, etnografinė. Veē kėsaj kishte njė emėr tė madh si njėri prej udhėheqėsve aktivė tė lėvizjes kombėtare shqiptare. Kjo kulturė e gjerė perėndimore dhe pėrvojė e Konicės e bėnte atė tė shihej me respekt nė Uashington nga zyrtarėt, diplomatėt dhe gazetarėt, aq sa pėr tė qarkullonin edhe anekdota. Habia e madhe ishte se, njė shtet i vogėl dhe i varfėr si Shqipėria, kishte si ambasador njė njeri kaq tė ditur. Por Konica nuk ishte thjesht diplomati erudit. Ai e shfrytėzonte kulturėn e tij pėr tė reklamuar vendin e vet me ēdo mėnyrė. Ai jepte intervista nė radion kombėtare amerikane ku fliste pėr Shqipėrinė, tė kaluarėn dhe kulturėn e saj tė vjetėr, jepte ligjėrata nėpėr universitete pėr historinė dhe etnografinė shqiptare dhe shoqėrohej me diplomatė dhe gazetarė tė njohur tė kohės.

Dy nga personazhet kryesore tė librit tuaj, Konica dhe Mbreti Zog, kanė pasur marrėdhėnie dinamike, herė me miqėsi e herė me armiqėsi mes tyre. Por nga libri ėshtė e vėshtirė tė nxjerrim njė vlerėsim pėr secilin prej tyre nė kėto marrėdhėnie. A nuk meriton lexuesi tė dijė qėndrimin tuaj?

Ilir Ikonomi : Kėto kanė qenė marrėdhėnie shumė interesante dhe tė ndėrlikuara. Zogu dhe Konica kanė pasur miqėsi qysh gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kur tė dy ndodheshin nė Vjenė. Zogu ishte rreth 20 vjet mė i ri se Konica dhe e quante atė “profesor”. Kėta ishin dy personalitete mjaft tė ndryshme nga formimi kulturor por i bashkonte dashuria pėr Shqipėrinė, dėshira pėr ta parė vendin e tyre sa mė mirė. Siē ndodh rėndom, ngjarjet e mėdha dhe rrethanat e vėshtira i afrojnė ose i armiqėsojnė njerėzit, i bėjnė ata tė kenė ndonjėherė dyshime ndaj njėri-tjetrit, qoftė edhe ndaj atij qė dikur e kanė quajtur mik. Shqipėria nuk kishte kohė qė ishte krijuar si shtet dhe pėrballej me dilema tė shumta. Nė libėr, jam pėrpjekur t’i jap portretet e Konicės dhe Zogut ashtu siē kanė qenė, pa zbukurime, pra tėrėsisht mbi bazėn e dokumenteve. Mes tė dyve ka pasur periudha acarimesh. Nė periudhėn 1922-1924, Konica e ngjyente penėn nė helm kur shante Ahmet Zogun. Mė vonė, kur u bė ambasador, publikisht ai e ngrinte nė qiell Zogun, me mendimin se i bėnte reklamė shtetit shqiptar, ndonėse tėrthorazi shfaqte pakėnaqėsi ndaj disa sjelljeve tė tij. Pas vitit 1939, kur Shqipėria u pushtua nga Italia, Konica i nxori nė shesh kėto pakėnaqėsi, por nė fund tė jetės, nė vitin 1942, kur tė dy panė rrezikun e madh qė i kanosej sė ardhmes sė Shqipėrisė deri nė mundėsinė e shuarjes sė saj si shtet, vendosėn tė bashkėpunojnė pėrsėri. Siē shihet, pėrplasja mes tė dyve, qė sigurisht duhet tė ishte edhe njė pėrplasje egosh, u bė e parėndėsishme kur mendon se tė dy ata dėshironin tė mirėn e vendit. Kur Konica vdiq, Zogu shprehu hidhėrim tė sinqertė, madje mori pėrsipėr tė gjitha shpenzimet e varrimit, ndonėse Vatra nuk pranoi. Unė si autor kam dashur ta lė nė dorė tė lexuesit pėr tė gjykuar dhe nuk kam marrė pėrsipėr tė jap vlerėsime personale pėr kėto dy figura. Detyra ime ka qenė tė jem i paanshėm dhe i balancuar nė mėnyrėn e paraqitjes sė fakteve historike.

A mos jeni treguar mė i ashpėr sa duhet nė trajtimin qė i bėni Konicės dhe Nolit, duke i mėshuar sė tepėrmi armiqėsisė mes tyre, e cila nė fund tė fundit rezultoi tė ishte e pėrkohshme?

Ilir Ikonomi : Dokumentet historike janė kokėforta. Ato tregojnė pa mėdyshje se Konica dhe Noli kanė qenė armiq pėr njė periudhė jo tė shkurtėr kohe. Nga viti 1925 e deri mė 1937, ata thuajse nuk i kanė folur njėri-tjetrit. Kjo nisi si njė polemikė me shkrime nė shtyp kur nė fuqi nė Tiranė erdhi Ahmet Zogu, i cili pėrmbysi qeverinė e Nolit. Pra, shkak i armiqėsisė u bė ēėshtja nėse duhej mbėshtetur apo jo Zogu. Por nė vitin 1931-32, polemika degjeneroi nė sharje, madje Konica, i cili tashmė ishte bėrė ambasador i Mbretit Zog nė Uashington, ndėrhyri pranė autoriteteve tė larta amerikane qė Noli tė mos lejohej tė shkelte mė nė Amerikė (sepse Noli jetonte nė Hamburg dhe vinte nė SHBA me vizė tė pėrkohshme). Edhe kjo periudhė ėshtė paraqitur nė libėr pa mbajtur anėn e askujt. Duhet theksuar se, si Konica edhe Noli, ishin njerėz mjaft tė ditur, ishin pėrjashtime mes shqiptarėve tė kohės, si nė Shqipėri ashtu edhe mes emigrantėve. Por nuk ka pse tė na duket ēudi qė dy personalitete, edhe pse mjaft tė kulturuara, tė mos kishin trillet e tyre tė karakterit, inatet dhe egot e tyre. Mendoj se pėrshkrimi i hollėsishėm i kėtij rivaliteti tė ashpėr nuk e ul aspak figurėn e tyre, pėrkundrazi e bėn mė tė prekshme nga lexuesi dhe i jep atij njė pėrfytyrim mė tė saktė tė realitetit tė asaj kohe.

Nė bazė tė dokumenteve qė keni gjetur, a duhet tė arrijmė nė pėrfundimin se polemika mes tė dyve ishte ajo midis njė komunisti dhe njė anti-komunisti?

Ilir Ikonomi : Argumenti qė Konica u paraqiti zyrtarėve amerikanė ishte se Noli qe njė komunist, por nė tė vėrtetė, armiqėsia kishte tė bėnte me politikėn shqiptare – Konica ishte pro Zogut, pasi sipas tij, Mbreti Zog pėrfaqėsonte qėndrueshmėrinė, ndėrsa Noli, si revolucionar, donte pėrmbysjen e regjimit, me tė cilin kishte hesape tė vjetra. Lidhur me ēėshtjen nėse ishte apo jo Noli komunist, ka pasur mjaft diskutime. Vėrtet Noli e simpatizonte Moskėn dhe kishte qenė i ndikuar nga ide tė majta, bolshevike, por ashtu siē dilte edhe nga raportet qė Departamenti i Shtetit kishte marrė rreth tij, ai nuk ishte anėtar i ndonjė partie komuniste madje nė njė rast ai ishte shprehur se mė mirė tė mos e kishte fare mbėshtetjen morale dhe financiare tė bolshevikėve, sepse ata nuk pėlqeheshin nė Shqipėri. Mė pas, kur erdhi nė Amerikė, ai i deklaroi njė gazete tė Bostonit se e tėrė ajo qė thuhej pėr tė si bolshevik “ishte njė shaka”, pra se ai nuk ishte komunist. Pavarėsisht se ē’ide kishte Noli nė kokėn e tij, polemika dhe rivaliteti me Konicėn ishte nė thelb pėr ēėshtje krejt tė tjera, siē e shpjegova pak mė sipėr.

Nė kapitullin ku pėrshkruhet vizita e motrave tė Mbretit Zog nė SHBA, nė mars 1938, spikat sidomos pjesėmarrja e princeshave nė meshėn e Nolit nė Boston, ku ishte edhe Konica. Ju pėrshkruani njė skenė mjaft interesante pajtimi mes kundėrshtarėve tė vendosur politikė. A e keni menduar kėtė si njė mesazh pajtimi pėr politikėn e sotme shqiptare?

Ilir Ikonomi : Kjo skenė gati sureale, ku, nė mes tė Bostonit, njė prift ortodoks bekonte tri princesha myslimane dhe lutej pėr tė vėllanė e tyre, me tė cilin kishte qenė armik pėr vdekje, u bėri pėrshtypje edhe gazetarėve tė kohės dhe ajo ėshtė pėrfshirė nė libėr krejt natyrshėm, pa idenė pėr tė dhėnė ndonjė mesazh. Por ai qė dėshiron tė lexojė mes rreshtash, mund tė dallojė disa gjėra. Dua tė them nė parantezė se ishte Mbreti Zog ai qė e afroi Nolin nė fund tė vitit 1933, kur i dha para tė shėrohej nga sėmundja e rėndė, duke bėrė kėshtu njė gjest pajtues. Duket se Zogu ia vlerėsonte atij aftėsitė e mėdha. Tė sotmit mund tė marrin shembull nga kjo. Noli ia shpėrbleu Mbretit duke i pritur motrat e tij me njė meshė madhėshtore, ēka vulosi edhe fundin e armiqėsisė mes tyre. Raste tė ngjashme pajtimi nė historinė tonė mund tė gjesh shumė. Por edhe nė libėr ka disa tė tillė. Aty flitet, pėr shembull, pėr pajtimin e Konicės me Nolin nė vitin 1937, si dhe tė Konicės me Zogun mė 1942. Ashtu si sot, edhe atėherė, politika shqiptare ka qenė mjaft konfliktuale. Por megjithėse ėshtė e vėshtirė tė bėsh krahasime me njė periudhė aq tė largėt, kam pėrshtypjen se mjaft nga personalitetet e atėhershėm, Zogu, Konica dhe Noli, por jo vetėm ata, ishin mė idealistė dhe mė tė ndjeshėm ndaj interesave tė vendit se sa ē’shikojmė tė ndodhė sot. Nė ditėt tona, kur debati politik duhet tė ishte shumė mė i kultivuar, sepse politikanėt bėjnė mjaft udhėtime nė Perėndim, sa nė Romė, Bruksel, Strasburg dhe Uashington, dhe ulen nė biseda me shumė personalitete botėrore, tė vjen ēudi kur shikon acarime tė panevojshme dhe fyerje tė hapura pėr kundėrshtarin me betime pėr tė mos u pajtuar kurrė. Besoj se njė lexues i kujdesshėm i librit “Faik Konica – Jeta nė Uashington”, do tė dijė t’i bėjė vetė krahasimet dhe tė nxjerrė vetė pėrfundime.

Menjėherė pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia mė 7 prill 1939, qeveria amerikane vendosi tė vazhdojė ta njohė Faik Konicėn, por pas dy muajsh ia mohoi privilegjet diplomatike. Pėrse?

Ilir Ikonomi : Mendoj se SHBA shikonte situatėn nė njė vėshtrim mė tė gjerė se sa thjesht interesat e Shqipėrisė. Shqipėria ishte e parėndėsishme pėrpara asaj qė po afrohej, luftės nė Evropė. Nė atė kohė, Amerika bėnte pėrpjekje pėr ta tėrhequr Musolinin nė anėn e vet qė ai tė mos shkonte deri nė fund pas qerres sė Hitlerit, i cili po kėrcėnonte me luftė tė pėrgjithshme. Kuptohet, vazhdimi i njohjes sė Konicės do ta komplikonte kėtė politikė tė amerikanėve. Nga ana tjetėr, Italia fashiste, duke e aneksuar Shqipėrinė, mori pėrsipėr edhe funksionet diplomatike tė shtetit shqiptar, pra tė gjitha pėrfaqėsitė e huaja nė Tiranė u mbyllėn, duke pėrfshirė edhe legatėn amerikane. Uashingtoni u detyrua tė tėrhiqte ministrin e tij fuqiplotė, Hju Grant, nga Shqipėria dhe nuk kishte kuptim qė tė vazhdonte tė njihte pėrfaqėsuesin e Zogut nė SHBA. De jure, SHBA nuk e njohėn asnjėherė pushtimin italian tė Shqipėrisė, sepse ai ishte njė akt i papranueshėm pėr moralin e vendeve demokratike. Kjo doli qartė edhe nė deklaratėn historike pro Shqipėrisė tė bėrė nga Sekretari amerikan i Shtetit, Cordel Hull, mė 10 dhjetor 1942, pak ditė para vdekjes sė Konicės.

A u befasuat kur zbuluat dokumente qė flisnin pėr marrėdhėniet e fshehta tė Konicės me fashistėt italianė nė Uashington nė vitin 1940? A ju shkoi mendja se Konica e shiti veten pėr para tek italianėt?

Ilir Ikonomi : Tė them tė drejtėn u befasova kur zbulova se nė mars tė atij viti, italianėt i dhanė Konicės para, tė cilat ai ua kishte kėrkuar vetė. Nė qarqe tė caktuara, madje edhe nė ndonjė libėr tė botuar gjatė periudhės sė komunizmit nė Shqipėri, ėshtė folur se Konica paguhej nga italianėt. Mirėpo, duke qėmtuar nėpėr kėto dokumente, fillova tė zbuloj se e vėrteta nuk ishte aq e thjeshtė sa dukej. Mė lejoni t’jua shpjegoj. Pas pushtimit italian tė Shqipėrisė, legata shqiptare nė Uashington u zhyt nė borxhe tė mėdha. Faturat e saj nuk ishin paguar qysh para pushtimit dhe kėtu hynte edhe rroga dhe pensionet e Konicės, i cili u vu nė njė pozitė financiare tė vėshtirė. Konica nė fillim i kėrkoi Zogut qė t’ia paguante kėto borxhe (Zogu nė atė kohė ishte larguar nga Shqipėria), sepse ato ishin njė detyrim i shtetit shqiptar. Zogu pagoi vetėm njė pjesė tė vogėl dhe kjo e zemėroi Konicėn. Pas disa muajsh, Konica i shkroi letėr Musolinit. Ai u tha italianėve se kėto borxhe ishin njė detyrim i tyre sepse ishte pushtimi italian qė kishte shkaktuar ndėrprerjen e funksionimit tė qeverisė shqiptare. Italianėt pranuan tė paguajnė, Konica i falėnderoi dhe u premtoi se do tė shikonte mundėsinė pėr tė qenė i dobishėm nė tė ardhmen. Kėtė thonė dokumentet italiane qė kam zbuluar.

A u bė ai i dobishėm pėr ta?

Kjo ėshtė njė histori interesante. Konica shkroi nė atė kohė broshurėn “Sfondi i Konfliktit Italo-Grek”, ku, nė bazė tė dokumenteve historike, shpjegonte se si ishte helenizuar me dinakėri Epiri, dikur shqiptar, dhe se si grekėt ishin pėrpjekur tė ndryshonin raportet e popullsisė nė Ēamėrinė qė banohej nė pjesėn dėrrmuese nga shqiptarė. Kjo broshurė u pa me interes nga italianėt, tė cilėt nė atė kohė pėrgatiteshin tė sulmonin Greqinė dhe u kishin premtuar shqiptarėve se do t’ua kthenin Ēamėrinė. Kėshtu, Konica u bė i dobishėm pėr italianėt, por nė tė vėrtetė ai po e shfrytėzonte kėtė rast pėr tė shprehur, pėrmes njė studimi historik, pikėpamje qė nuk ishin thėnė ndonjėherė nė mėnyrė kaq tė artikuluar. Dhe tė mos harrojmė se kėto pikėpamje shpreheshin nga njė njeri me mjaft autoritet mes amerikanėve. Ky ėshtė njė studim brilant i Konicės qė, pėr fat tė keq, nuk ėshtė pėrmendur shumė, pasi ėshtė parė nga historianėt si propagandė pro-italiane. Pra, nė kėtė rast nuk kuptohej se kush po e shfrytėzonte tjetrin, italianėt Konicėn, duke i kėrkuar tė shkruante kundėr Greqisė, apo Konica italianėt, duke u marrė para pėr tė shlyer borxhet dhe njėkohėsisht duke paraqitur hapur pikėpamjen se Ēamėria duhej t’i kthehej Shqipėrisė. Konica e thoshte edhe vetė, duke cituar Garibaldin, se pėr tė shpėtuar atdheun, nuk kishte rėndėsi nėse bashkėpunoje edhe me djallin.

Pėrse Faik Konica ishte aq i ndjeshėm dhe vigjilent ndaj Greqisė?

Sepse ai ishte nga Konica, njė qytezė dikur e banuar nga shqiptarė, por qė Konferenca e Londrės e vitit 1913 ia dha Greqisė. Ky rajon ruante kujtime tė trishtuara nga shpėrnguljet me dhunė tė familjeve shqiptare, prandaj edhe Faiku ishte aq i ndjeshėm. Nė njė rast ai shkruante se “ēfarėdo qė Italia i ka bėrė Shqipėrisė, ka qenė e njė natyre politike; ajo qė Greqia i ka bėrė Shqipėrisė ka qenė mė tepėr se sa diēka politike, njė agresion kundėr shtėpive dhe nderit tė familjeve”. Historia na tregon se edhe mė pas, Greqia nuk hoqi dorė nga synimet ndaj jugut tė Shqipėrisė dhe Konica i trembej shumė kėsaj, prandaj ishte kaq i ndjeshėm.

Pėr cilėn pjesė tė rrėfimit tuaj do tė donit tė kishit zbuluar mė shumė dokumente?

Do tė desha tė kisha zbuluar mė shumė nga korrespondenca e Konicės me Mbretin Zog para pushtimit tė Shqipėrisė. Arkivat nuk na tregojnė shumė pėr kėtė periudhė. Unė e di se ata komunikonin me letra dhe telegrame dhe kam gjetur vetėm njė tė tillė si dhe natyrisht telegramet e urimit qė Zogu shkėmbente me Vatrėn. Por njė dorė e mistershme i ka zhdukur tė gjitha tė tjerat. Ēfarė toni kanė pasur kėto letra dhe telegrame? A i jepte Konica kėshilla Zogut? A e kritikonte hapur?

Ja pėr kėto do tė desha tė kisha zbuluar mė shumė.

gmetropol

Askushi
14-09-2012, 17:55
Dashuria e panjohur e Faik Konices

Gjatė kėrkimeve pėr njė studim lidhur me botėkuptimin kushtetues tė Faik Konicės, rasti e solli qė tė mė binin nė dorė dy burime arkivore krejt tė panjohura, dhe natyrisht me vlerė tė paēmuar pėr studimet koniciane.
Burimi i parė ishin letrat dhe arkiva e Faik Konicės, tė cilėn e pat shfrytėzuar pjesėrisht Qerim Panariti kur redaktoi dhe botoi librin “Shqipėria, ose Kopėshti Shkėmbor i Evropės Juglindore”. Ndėrsa burimi i dytė ishte arkiva diplomatike e Konicės, tė cilėn e nxorėm nė dritė pėr herė tė parė bashkė me Prof. Dr. Pėllumb Xhufin, nė njė bibliotekė nė Itali nė dhjetorin e vitit tė kaluar, pikėrisht me rastin e 68 vjetorit tė vdekjes sė shqiptarit tė madh.
Njoftimi pėr zbulimin e arkivės diplomatike tė Konicės u shpall fillimisht nė Gazetėn Dielli nė janar 2011. Tek Dielli filloi edhe botimi i pjesshėm i arkivės sė Legatės Shqiptare nė Uashington.
Arkiva diplomatik dhe ajo private janė burime thelbėsore pėr librin qė autori i kėtij shkrimi ėshtė duke pėrfunduar, dhe qė paraqet njė vėshtrim tė balancuar edhe pėr aktivitetin diplomatik tė Faik Konicės.
Eshtė e natyrshme qė tema bukurisė femėrore dhe e dashurisė e pat ngacmuar sė tepėrmi Faikun. Nė njė ese tė panjohur tė tij nė gjuhėn angleze nga arkiva private, qė fatkeqėsisht mbeti edhe kjo e pambaruar, Konica trajton me mprehtėsi dhe mjeshtėri tė rrallė bukurinė femėrore.
Mirėpo njė ndėr punimet mė tė fuqishme tė tij lirike ėshtė Soneti “Vaj pėr njė vashėz tė vdekur”.
“Faik Konica edhe poet. Pse jo?”
Kėshtu do tė shprehej kritiku dhe studiuesi i njohur Kosovar, Sabri Hamiti, nė analizėn pėr pėrshtatjen qė Faiku i bėri himnit revolucionar frėng, La Marseillaise, me titull, “Kushtrimi”, ose “Pėrpara djem tė Shqipėrisė”.
Sipas Prof. Jup Kastratit, “fondi poetik i Faikut nuk i kalon tė 330 vargjet”. Mirėpo siē parasheh me tė drejtėprofesori i shquar nė veprėn e tij shteruese “Faik Konica” “Me kohė ndoshta, arkivat e pashfrytėzuara do tė na nxjerrin nė dritė edhe tė tjera”. Prof. Kastrati pėrmend “trembėdhjetė vjersha origjinale” tė Faikut “dhe ndonjė tė pėrshtatur nė shqip”. Sipas tij, “poezia e Faikut” “nuk pati ndonjė sukses tė veēantė si nė prozė”. Prof. Kastrati kishte dijeni se Faiku “shkroi poezi nė shqip, por edhe nė anglisht”. Mirėpo ai shtonte se “Kėto [tė fundit] nuk i njoh”. Ai analizon shterueshėm dy sonete tė Faikut nė shqip: “Helenėn e Trojės”, dhe “Diplomatin”. Pėr “Helenėn e Trojės” Kastrati mendon se “duke u nisur nga postulate i njohur qė nė poezi vlen cilėsia artistike, edhe me kėtė poezi tė vetme Konica mund tė pėrfshihet nė radhėn e poetėve tė pėrmendur tė historisė sė poezisė reflekse shqiptare” .
Deri tani njihen pesė sonete tė Konicės nė gjuhėn angleze. Ndėr ta ėshtė edhe soneti “Diplomati” nė anglisht me titullin “Sonnet on a ceremonious diplomat who was buried alive”, tė cilin Faiku e lexoi nė ceremoninė e marrjes sė “Ēmimit tė Kapeles sė Lartė” nga Shoqata “The Judge” nė Washington nė 3 qershor 1938.
Nė mbramjen e jetės sė tij me sa duket Faiku e ka pėlqyer dhe e ka lėvruar kėtė model poetik. Sipas Prof. Kastratit, “Helenėn e Trojės” ai e botoi nė 7 shtator 1937.
Sonetet e tjera nė anglisht janė: janė: “Sonet pėr njė revolucionar ėndėrrimtar”, “Sonet pėr njė gazetar tė shtypit tė verdhė”, soneti “Vlerėsim pėr njė lektor tė shquar”, dhe ai qė po japim sot, soneti “Vaj pėr vashėzėn e vdekur”.

Soneti “Vaj pėr njė vashėz tė vdekur”

I botuar pėr herė tė parė prej Qerim Panaritit nė Gazetėn Dielli nė vitin 1952, soneti ėshtė njė vepėr e rrallė poetike. Me njė anglishte tė pėrsosur, Faiku tė jep pėrshtypjen se skalit me art figurėn e njė tė dashure misterioze, duke na hapur ndoshta pėr njė ēast sekretet mė tė thella tė zemrės e tij. Me tė vėrtetė, edhe pse nuk kemi tė dhėna konkrete, soneti nė fjalė duket sikur pėrmban elemente tė forta biografike. Aty duket sikur Faiku pėrpiqet tė ndalė ecjen e pamėshirshme tė kohės, apo ta kthejė mbrapa atė, nė ato momente kur poeti dashuronte vajzėn leshverdhė qė nuk jeton mė. Duket gati-gati si njė “carpe diem” konician i frymėzuar prej odes sė famshme “Carmina” tė Horacit.
Me njė gjuhė dhe varg shekspirian, ēka ai e njihte shumė mirė, Konica na tregon fatin e “njė ėndrre tė varrosur”, tė njė dashurie tė pakurorėzuar. Vargu i sonetit ėshtė sipas strukturės ABBA- ABBA; CDD; CEE.
Nė mungesė tė Prof. Kastratit sot, natyrisht u takon ekspertėve tė poezisė dhe kritikės letrare tė sotėm dhe tė ardhėm pėr ta analizuar shterueshėm kėtė kryevepėr tjetėr tė vogėl letrare tė Konicės.
Me lejen e Diellit po e ribotojmė pėr herė tė pare nė Shqipėri Sonetin e famshėm. Pėr mė tepėr, po e japim atė me kaligrafinė origjinale tė Faik Konicės.
Soneti ėshtė lexuar nė publik tre herė deri tani. Me 28 prill 2009 u organizua nė Universitetin e Harvardit njė seminar nė kujtim tė Faik Konicės. Seminari u mbajt nė Dudley House, ose nė Shkollėn Pasuniversitare tė Arteve dhe Shkencave, ku vetė Faiku studioi pėr diplomėn Master nė Artet, dhe u drejtua nga Ardeta Gjikola, edhe ajo studente pasuniversitare nė tė njėjtėn shkollė
Soneti atje u recitua me ndjenjė nga Bledar Zenuni, student nė kolegjin e Universitetit tė Harvardit me prejardhje nga Korēa.
Pėr herė tė dytė, soneti u recitua nė Universitetin Marin Barleti nė Tiranė, me 15 dhjetor 2010 nga zv. Rektori i tij, Dr. Drita Zela, pas njė ligjėrate pėr Botėkuptimin Kushtetues tė Faik Konicės, tė mbajtur prej autorit tė shkrimit. Ndėrsa pėr herė tė tretė, Soneti u dha sėrish nė anglishte tė kulluar prej znj. Jane Christo, nė Mbrėmjen Poetike “Ca Pika Shiu Ranė Mbi Qelq” tė mbajtur nė Restorantin historik Anthony’s Pier 4 nė Boston me 26 shkurt 2011.
Teksti i sonetit vjen mė poshtė. Anash nė kėtė faqe jepet edhe me kaligrafine origjinale tė Faik Konicės. Autori i kėtyre radhėve nuk mėton kurrsesi tė japė njė shqipėrim tė Sonetit. Ndaj pėrkthimi ėshtė krejt i lirė dhe jashtė strukturės sė vargut tė sonetit. Shqipėrimi i sonetit u takon tė tjerėve, njohėsve dhe pėrkthyesve tė shquar tė anglishtes letrare, madje edhe dashamirėsve tė Milosaos, ku shquhet pa dyshim, studiuesi dhe pėrkthyesi Xhevat Lloshi, qė na ka dhėnė aq mjeshtėrisht nė shqipe “Kopėshtin Shkėmbor” tė Konicės.

ZBULOHET ARKIVI DIPLOMATIK i FAIK KONICES

Pas njė pune tė gjatė dhe kėmbėngulėse kėrkimore, mė 13 dhjetor 2010 u zbulua arkivi diplomatik i Faik Konicės. Ky fond i rrallė dhe shumė i rėndėsishėm arkivor u kėrkua fillimisht nė tre shtete tė ndryshme evropiane, d.m.th. nė Zvicėr, Itali dhe Suedi. Mirėpo ekzistenca e tij nė njė nga institucionet arkivore italiane u konfirmua vetėm nė krye tė vitit tė kaluar.
I shoqėruar nga historiani i njohur Prof. Pėllumb Xhufi, i nėnshkruari shqyrtoi pėr herė tė parė gjatė mesit tė dhjetorit 2010 dosjet e shumta me dokumente e materiale tė rralla dhe tė panjohura qė mbulojnė vitet 1926-1939 tė arkivės diplomatike tė rilindėsit, eruditit, letrarit dhe diplomatit tė shquar shqiptar Faik Konica.
Dokumentet e panjohura mė parė pasqyrojnė pulsin e kohės. Ato nxjerrin nė pah njė administratė shqiptare tė gjallė e nė veprim, qė edhe pse i takonte njė shteti tė vogėl e tė ri, ishte mjaft serioze dhe dinjitoze nė raportet e saj me shtete tė tjera subjekte tė hershme tė sė drejtės ndėrkombėtare. Nėpėrmjet njė dokumentacioni diplomatik, pra krejtėsisht zyrtar e herė-herė rutinor, nxjerr kokė megjithatė nervi dhe originaliteti i njė mendjeje tė lirė e kreative, siē qe ajo e Faik Konicės.
Dokumentet pėrfshijnė shkėmbime me Tiranėn, korrespondenca me konsullatat shqiptare nė Sh.B.A., me zyrtarė tė qeverisė amerikane e pėrfaqėsitė diplomatike tė akredituara nė Washington, nota diplomatike si dhe letra personale tė shtetasve shqiptarė nė SHBA dhe gjetkė, tė gjitha me vlerė tė paēmuar historike dhe juridike.
Materiali i mėsipėrm me pėrmbledhje dokumentesh do tė zėrė vend tė posaēėm nė monografinė “Faik Konica ne Arkivat Amerikane” tė cilin i nėnshkruari e ka nė pėrfundim dhe e ka kontraktuar pėr botim nė vitin 2011.
Dokumente tė kėsaj arkive dhe pjesė tė studimit do tė botohen herė pas here dhe ekskluzivisht pėr DIELLI-n nė kuadrin e veprimtarive pėr 100 Vjetorin e themelimit tė VATRES.
I nėnshkruari falėnderon Universitetin e Masaēusetsit nė Boston, autoritetet italiane dhe amerikane, si dhe sponsorėt nė Sh.B.A. dhe Shqipėri pėr ndihmesėn e dhėnė.

-Marrė nga Gazetėn Dielli, janar 2011-Agron Alibali, LL.M.




Shqipėtarėt s’e duan shumė punėn

Faik Konica

Kėto ditė njė mik na shkruante pėr njė kėmbim fjalėsh qė kish bėrė me njė Shqiptar. -A do tė tė mėsoj shqipen? Jo, or zot, ē’mė duhen mua ato? -Po shqipja ėshtė gjuha tėnde, duhet tė dish ta shkruash. -Unė s’pėrzihem me tė tilla punėra. Fund, e shoh qė s’do. Po thuamė psenė e vėrtetė tė kėsaj mosdashjeje. – Do tė vėrtetėn? Nuk del ulefeja me shqipen.

S’del ulefeja…! aty ėshtė gjithė puna. Po tė dilte ulefeja tė gjithė ata shqiptarė qė sot mohojnė gjuhėn e tyre do ta gjenin tė mirė, tė bukur tė shijshme…

Ē’ėshtė kjo e Shqipėtarėve qė, pėrveē ulefesė s’duan gjėsendi? Besoj se ėshtė pėrtimi. Shqipėtarėt s’e duan shumė punėn, qė nga bujqėsia gjer nė tregėti tė madhe ghithė mjeshtėritė duan, pak a shumė, punė dhe mundime. Po pėr kundre, a gjen mė lehtė se tė jetė njeriu “dragat” “memur” “zaptie” a “pasha”?

Ėshtė e vėrtetė qė tregėtia nė Shqipėri s’bėhet dot, pėrveē nė qytetet afėr detit. Ngarko pėr tregtim ca barrė nga ato “peshqt” e verės aq tė shijshme tė Ohrit pėr t’i shpėnė jashtė. Ca kuaj a mushka, duke shkuar anės pronave, nėpėr rripa e thika, tė ngushta e tė rrezikshme, do tė bien e do tė mbeten nė vent, mė tutje, ndofta do tė dalin kusarėt, tė tė marrin ē’ke e nė mbettė nonjė barrė, do t’a arrihne qėllimin pas shtat a tetė vjet e peshqtė do tė jenė pak tė prishur.

Prandaj rroftė “ulefeja”.

Me bie nė ment njė e pashfaqur (anektode) qė rrėfen mirė dėshirėn e Shqipėtarit pėr ulefenė.

Pesėmbėdhjetė vjet mė parė njoha nė Shqipėri njė fshatarak i cili dėshironte tė bėhej kolhghi. Kish njė arė e njė vreshtė, por s’i punonte e s’kish bukė. Vente hante nėpėr konakėt, duke pritur ulefenė.

Dhjetė vjet pastaj e poqa pėrsėri, e ngaqė mė ka pasur gjithmotin enda tė kuvendoj me fshtarakėt, e pyeta si vente. S’mbaja dot tė qeshurėn kur mė tha qė priste ulefenė. Dhjet vjet kish pritur edhe s’qe lodhur.

Me gjith kėtė, le tė mos harrojmė qė Shqipėtari, sado pėrtimtar qė ėshtė, i vihet shpejt punės posa sheh qė puna s’i ka pėr tė vajtur kot. Ndofta keni dėgjuar se kanali i Korinthit, nė Greqi, i cili bashkoi dy dete, u-rrėmih mė shumė prej punėtorėsh shqipėtarė. Punonin, ata djelmt e shėndoshė tė Shqipėrisė, punonin e duke i parė, m’u mbush zembėra me shpresė pėr fatin e Shqipėrisė, se ne komb pėrtimtar, ėshtė komb i ngordhur. Nga tė gjith anėt e Shqipėrisė, gjer nga Prizreni, kishin vajtur tė punojnė.

Njoha atje njė Gegė, i cili, nė pak kohė, kish mėsuar tė kuvendonte greqishten. Edhe e kuvendonte aqė tė shtrembur e tė shijshme, sa kurrė nė jetė t’ime s’kam qeshur aq, -e u ndamė si miq tė vjetėr.

Mapo


Ca Fjalė tė Vogla Pėrpara Njė Monumenti tė Math


Nga Faik Konica

Njė ditė dimri, mė 1920, shtypi i Evropės bėri tė njohur se guvernat e Inglisė, tė Francės, dhe t’Italisė, kishin arrirė nė njė marėveshje pėr Shqipėrinė dhe kishin pėrfunduar qė ky vėnt tė ndahej nė mes t’Italianėve, tė Grekėve, e tė Sėrbėve. Dėshpėrimi mė i rėndė kishte mbuluar zėmėrat dhe fytyrat e Shqipėtarėve tė mirė. Ah sikur tė mos ish i sėmurė Uilsoni! ky mendim, kjo fjalė, dilte nga shpirti ynė. Po Presidenti i madh, zėri i lartė, i tė cilit e kishte shpėtuar njė tjetėr herė Shqipėrinė, lėngonte nė shtrat, i thyer dhe i mbaruar. Fati pėrkrahte shtrėmbėrin’ e politikanėve t’Evropės; Shqipėria ish e dėnuar pėr vdekje, dėnimi do tė zbatohej doemos, as njė rėzė shprese s’ndritte prej gjėkundi. Po e papritura ngjau: Ra rrufeja mu nė tryezė ku vjedhėsit e lirive dhe mundonjėsit e popujve tė vegjėl bėjin planet e tyre.

Kjo rrufe ishte zėri, aq kohė i pushuar, i Uilsonit. Presidenti i sėmurė, i mbėrthyer nė shtrat tė lėngimit, u ngrit pėr gjysmė dhe e para fjalė qė tha ishte pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė: – Qėndroni! ėshtė padrejtėsi ajo qė doni tė bėni! ka edhe Shqipėria tė drejtėn tė rojė! – Fjalė monumentale, tė larta e tė pavdekura si majat e Alpeve, tė cilat fryjtin anė mbanė tė botės njė erė tė paqme nėpėr qelbėsirat e politikės sė poshtėr. Ndėrgjegjja e njerėzisė e njohu pėrsėri zėrin e madh, edhe u drodh nga gėzimi: se Uilsoni, duke mbrojtur Shqipėrinė, nuk mbronte njė popull vetėm: mbronte gjithė popujt, se mbronte parimin qė edhe popujt e vegjėl e tė pafuqishėm kanė tė drejta si popujt e mbėdhenj e tė fortė. Politikanėt zvarranikė t’Evropės qėndruan; hoqėn duart nga plaka; ca nga turpi, mė tepėr nga frika, u penduan; planin e tyre e hodhėn nė shportė; dhe Shqipėria mbeti e pacopėtuar.

Jemi tė bindur se ēdo shqiptar di dhe kupton ē’borxh tė madh i kemi Uilsonit. Nė qoftė se ka ndonjė Shqipėtar qė s’mer vesh se shpėtimi dhe liria e vėndit tij i detyrohen kryesisht Uilsonit, ai nuk ėshtė njeri dhe duhet tė kemi mėshirė pėr verbėrinė dhe errėsirėn qė i ka mbuluar trutė.

Gjithė shqiptarėt duhet t’i ngrenė Uilsonit njė monument tė pavdekur nė zėmėrat e tyre. Edhe po t’ish i vogėl pėr tė tjerėt, Uilsoni duhej tė ish i madh pėr shqiptarėt. Po madhėsia e tij ėshtė e pėrgjithėshme; ėshtė njė madhėsi nga ato qė s’mohohen. Edhe atje ku ka bėrė gabime, – gabimet e Uilsonit janė prej njeriu fisnik. Ka dashur nė Gjermani vetėm prishjen e njė sistemi qė ai e gjykonte si tė lig; s’ka dashur shkatėrrimin e popullit gjerman: qė nuk e ndaloi dot, ėshtė mjerimi dhe jo faji i tij. Drita, qė Uilsoni shtiri nė ndėrgjegjet e njerėzve, do tė shkaktojė mė nė fund shėllbimin e gjithė popujve. Parimet qė ka mbrojtur me aq shkėlqim – ēlirimin dhe bashkimin e gjithė popujve, tė mėdhenj e tė vegjėl – do tė jenė ungjilli i ri i njerėzisė sė nesėrme. Pėrpara kėtij profeti tė idealismės e tė vėllazėrisė, mė tė famshmit burra Shteti duken qesharakė, njerėzit e tipit tė Napoleonit duken fare tė vegjėl. Qė t’i gjejė njė shok Uilsonit, dikush nė Evropė pėrmėndi jo vetėm Linkolnin, po dhe Krishtin. Njė gjė ėsht e sigurtė: qė Uilsoni ėshtė njė nga udhėheqėsit mė tė lartė e mė fisnik qė kanė ndritur udhėn e njerėzisė.

Dielli, 7 shkurt 1924 6 f. 4.


Tė gėlltiturat e fialėve tė ra

Faik Konica

Folmė shumė herė te Albania pėr fialėt e ra, qi hyjnė nė gjuhė shqipe, tė cilat rėfyen se nukė munt tė qėndrojnė nė gjuhė tonė n’atė fytyrė qė kanė nė burim, po duhet ndrohen, tė gėlltietn, tė honepsen. Fjalėt e ra nė njė gjuhė janė si buka qi, me tė hyrė nė trup tė njeriut, honepset. Nuk ėshtė punė tė marim fialė tė huaja e t’i lemė ashtu si janė nėmiet tė fialėve shqipe, si bėjnė disa shokė tė Demir Onbashit, tė cilėt, nė kaush tė zptieve gjer die, duan tani tė rinė n’Olymopė e tė na rėfejnė si shkruhet shqipja e mirė.

Kėto mėndime mė vėrtiteshin edhe njė herė nė kryet, kur pashė nė fletore tė Parisit L’Europeen, njė artikull nėn titllin Lufta kundrė fjalėve frėnge nė Gjermaniė prej z. Guillaume Apollinaire.

Ky artikull meriton tė vihet re. Auktori, si pėrmėnd se sa shumė fjalė frėngjishte pėrdoren nė Gjermaniė e mė tė shumat herė pa nevojė, se ato fialė ndodhen edhe nė gjermanishtenė tė folur, duke dbuar fialėt nga rėnjė frėnge, si a propos, adieu, au revoir, pardon, etj. Nė fialė e huaj a s’kish tė shoqen gjermnisht, perandori preu a vuri tė presin fialė tė ra. Nė pakė kohė nuk arrijtin tė gjitha kėto: perandori fliste kulluar, i shtrėngoj edhe tė tierėt tė flasin kulluar pėrpara tij. Njė ditė, duke pritur njė shtatbėrės (statuire), goditit qi ky pėrdori fialėn Repreduktionen. Perandorit s’i erdhi mirė: “Pse, i tha, pėrdor njė fjalė frėnge, kur ke fialėn gjermanishte Widegerabe (e prapėdhėnė)?

Q’ahere nisi tė lėnėt e fialėve frėngjishte mėnjanė. U bėnė shoqėria pėr kėtė qėllim. Vanė njerės nė tė gjithė hanet e iu lutnė ēdo zoti ta heqė fialėn Hotel pėr tė vėnė Hof a Gasthof nė vėnt. Fiala Charcuterie (vėnt ku shitet mish derri) zuri nė mė tė shumat vise tė hiqet e tė pėrdoret fiala Schėeinmetzgerei.

Nė vėnt tė Telephon, thonė kudo tani Fernsprecher (larkfolie a tejzė). Pėr Accoucheuse thonė Hebamme (mamiė).

Po tė vesh nė njė qėndrim t’udhės sė hekurt e tė kėrkosh ein Billet, nėnurdhėrit kanė porositė tė tė pėrgjigjen se duhet thėnė Fahrkarte (tejkartėm, udhėkartė). Monument thohet tani Denkmal (pėrkujtesė) kudo veē n’Austriė. Njė letr’ e schrieben. Fernschreiben (tejshkruanj) nė pakė kohė do tė marė vėndin e telegraphieren. Socieeta (shoqėritė) u lėshua fare pėr Gesellschaft. Advocat s’ka mė, po Rechtanėalt( dreqtmpronjės).

Pėrveē kėtyre fialėve tė ēporura, z. Guillaume Apolliniare rėfen si fialėt frėngjishte, q’u pa me udhė qė duken mė tepėr gjermanishte. Pėr tregim, Lieutenant, Corps, Buffet, Concert, Officer, Charlatan, etj. etj. u bėnė Leutnant, Korps, Bufett, Konzert, Scharlatan, etj.

Kėshtu, popujtė qi kanė marėzinė ta pėrziejnė e ta ēorbėsojnė gjuhėn e tyre si ne, mundin tė marin njė mėsim nga kjo udhė e arėsyeshme, qė zuri komb i math e mė i dishmi i Europės.

Albania, 1903/6


Njė vizitė nė shtėpinė e Faik Konicės

Nė tė njėjtin qytet ngrihen shtėpitė e gjyshit dhe nėnės sė Ali Pashė Tepelenės. Ato ofrojnė pamje tė braktisjes dhe humbjes sė shkėlqimit tė dikurshėm

Msc. Dorina Arapi

Por ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja nė kėtė qytet tė vogėl dhe qė unė ndihesha mė e lidhur me to ishte shtėpia e Zenel Beut dhe Hamkos, gjyshit dhe nėnės sė Ali Pashė Tepelenės, si dhe shtėpia e Faik Konicės, por qė nė qytet kjo e fundit njihet e emėrtuar si shtėpia e Hysein Siskos. Kėto dy banesa tė mėdha u pėrkisnin familjeve mė tė pasura myslimane tė qytetit tė Konicės. Duke pasur fatin tė qėndroja disa ditė nė kėtė qytet, fillova tė pyes qytetarėt rreth kėtyre dy shtėpive. Pėr shtėpinė e Hamkos, qytetarėt ishin mė se tė informuar pėr vendndodhjen e saj dhe tė gjithė e njihnin si nėna e Ali Pashės dhe me shumė lehtėsi tė tregonin shtėpinė. Madje, dhe me njė farė bindjeje, thoshin se kishte qenė njė grua shumė e njohur pėr kohėn e vet dhe e fuqishme, ashtu siē pohohet nėpėr libra, Hamko pat qenė njė grua me njė bukuri mahnitėse, ku i gjithė qyteti asokohe fliste pėr bukurinė e saj, madje i kishin thurur dhe kėngė. Shumė djem e patėn kėrkuar pėr grua, por ai qė arriti tė martohej me tė ishte Veli Bej Tepelena. Nga martesa e tyre lindi Aliu dhe vajza e tyre, Shanisha. Roli i Hamkos nė jetėn e djalit tė saj, ka qenė vendimtar. Ashtu siē shkruan Richard A.Davenport nė librin e tij “Jeta e Ali Pashė Tepelenės, vezir i Epirit”(1837), Ali Pashai do t’i shprehej njė konsulli francez ku thoshte se nėna e tij e bėri burrė dhe vezir ashtu siē pėrmenden dhe fjalėt e saj drejtuar tė birit se ai, i cili nuk mbron pasurinė e tij, meriton ta humbė atė. Lidhja e Pashait me tė ėmėn ka qenė tejet e fortė dhe vendimtare nė krijimin e figurės sė vezirit tė Janinės.

Njė tjetėr shtėpi, e cila gjendej nė afėrsi tė shtėpisė sė Hamkos, ishte shtėpia e Faik Konicės, shtėpia ku ai u lind, jetoi vitet e para tė fėmijėrisė derisa shkoi nė shkollė tė mesme. Faik Konica ėshtė njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė kulturės, letėrsisė dhe historisė sonė kombėtare. Ai ishte prozator, publicist, estet, i cili u diplomua nė Universitetin e Harvardit pėr letėrsi. Konica ishte kryetar i shoqatės “Vatra”, ishte njė ndėr udhėheqėsit e grupit pėrfaqėsues nė konferencėn e ambasadorėve nė Londėr, si dhe ministėr i Shqipėrisė nė SHBA. Kaloi vitet e para tė fėmijėrisė sė tij nė Konicė dhe nga pėrshkrimet e tij duket se ka qenė i lidhur me shtėpinė e tij me njė lloj nostalgjie e malli qė e mundoi gjatė gjithė jetės sė tij.

Pėr shtėpinė e Faik Konicės, asnjė njeri nuk kishte njohuri se ku mund tė ishte dhe ku mund tė ndodhej. Rastėsisht, njė ditė nė kafenė e rrapit e cila ndodhej nė qendrėn e qytetit, duke bashkėbiseduar me njė shqiptar me origjinė nga Leskoviku, ai mė tregoi se shtėpia e Faik Konicės ndodhej nė pjesėn e sipėrme tė qytetit. Ajo faktikisht nė qytet njihej si shtėpia e Hysein Siskos, vėllait tė vogėl tė shkrimtarit. Personi nė fjalė, filloi tė mė shpjegonte ashtu siē e kuptonte ai, pėr njė shtėpi tė rrėnuar, ku dallohej njė oxhak i madh. U lumturova shumė dhe menjėherė shkova ta shoh. Nuk mund tė humbja kurrsesi njė gjė tė tillė. Atė pasdite, njė shi i lehtė kishte freskuar disi qytetin e vogėl. Njė shqiptar, qė punonte e jetonte aty me familjen e tij prej vitesh, na shoqėroi tė shihnim shtėpinė e Faik Konicės. Ai na shpjegoi se falė shiut, rreth shtėpisė nuk mund tė dilnin gjarpėrinj. Duke qenė se ishte njė vend plot rrėnoja e barishte tė larta e plot myshk, mund tė ishte njė terren i favorshėm pėr shfaqjen e tyre. Pasi kaluam gardhin e hekurt dhe barishtet e larta, vėshtrova me entuziazėm shtėpinė e Konicės. Pėr fat tė keq, ndėrtesa kishte mbetur nė gjendje tė mjeruar. E dėmtuar gjatė kohės sė tėrmetit, sot kjo rezidencė e madhe ėshtė tejet e rrėnuar. Pėr shumė vite me radhė ajo ishte pėrdorur si shkollė e mesme. Ndjeva keqardhje pėr shtėpinė duke menduar pėr figurėn e lartė tė kombit tonė. Teksa e sheh, dallohet ngrehina e njė rezidence tė madhe qė ka humbur shkėlqimin. Familja e Konicės kishte qenė asokohe njė nga mė tė pasurat familje shqiptare myslimane tė kohės. Ndėrtesa ishte njė shtėpi e madhe, ku mungonte ēatia e ku muret ishin tė larta e prej guri, tė rrethuara me lule zvarranike. Kati i parė i shtėpisė ishte i ndėrtuar me blloqe guri tė rregullta drejtkėndore, ndėrsa kati i dytė ishte me gurė jo tė rregullt dhe me njė ngjyrė disi tė errėt. E tėrė shtėpia kishte njė ton gri nė umbra, ku nė sfondin e maleve dukej sikur zhytej akoma mė shumė nė njė atmosferė mistike e tė humbur nė kohė. Hyrja kryesore e shtėpisė ishte njė portė me njė hark tė plotė e tė konsiderueshėm, i cili rrethohej nė pjesėn e sipėrme nga njė tjetėr hark gurėsh drejtkėndorė. Nė pjesėt anėsorė tė sipėrme tė portės, gjendeshin dy pllaka guri tė shkruara nė arabisht. Nga kėrkimet e mia falė miqve tė mi, tė cilėt mund ta deshifronin, u arrit tė lexohej se nė njėrėn pllakė ėshtė shkruar nė arabisht njė sure pėr mbarėsi, ndėrsa te pllaka tjetėr ėshtė shkruar data e ndėrtimit tė banesės sipas kalendarit islam, e cila pėrkon me 19 safar 1261 dhe me kalendarin tonė 26 shkurt 1845. Arkitektura e shtėpisė pėrngjason me atė epirote, qė tė kujton shtėpitė e gurta tė Epirit e me kulla tė larta e tė fortifikuara. Nga pamjet satelitore nė “Google”, duket qė shtėpia ka njė planimetri nė formėn e U-sė. Nė cepin juglindor gjendet kulla, tė cilėn e dalloja me vėshtirėsi ndėrmjet trarėve qė zaptonin shtėpinė. Ndoshta ky grumbull trarėsh mund tė ishte struktura e ēatisė. Brendėsia e ndėrtesės ishte e mbushur me gurė, me shumė barishte e myshqe dhe dukej qė kishte prani lagėshtie. Kjo shtėpi dallohej qė mund tė kishte qenė mjaft e madhe. Sapo hyje brenda, nė tė majtė dhe nė tė djathtė, dalloheshin nga 3-4 shkallė, tė cilat zbrisnin e tė ēonin nė dy porta me harqe. Ndoshta kėto dy porta mund tė bėnin lidhje me pjesėn e poshtme tė shtėpisė ose mund tė kenė qenė hambare.

Sipas studimeve tė kryera, para tėrmetit, shtėpia e Faik Konicės kishte nė katin pėrdhes 7 dhoma dhe nė katin e parė kishte 6. Thuhet se ka pasur mure tė larta e tė mbuluar me lule kacavjerrėse, dyert e dritaret kanė qenė prej druri, si dhe dhoma kryesore e tavani kanė qenė tė dekoruar me gdhendje druri dhe tė pasur me elemente dekorative e ndoshta tė realizuar nga mjeshtrit dru gdhendės tė zonės. Kopshti i shtėpisė ka qenė i mbushur me lule tė ndryshme, me shatėrvanė guri tė gdhendur qė ftonin njerėzit nė njė atmosferė tė kėndshme dhe aristokrate.

Sipas autobiografisė sė Faik Konicės, ashtu siē shkruan dhe gazetari Ilir Konomi nė librin e tij, Faik Konica binte nė fis me Aliun, gjyshi i Ali Pashė Tepelenės ishte katragjyshi i Faik Konicės.

Shtėpia e Zenel Beut dhe e Hamkos ishte disa hapa mė sipėr se ajo e familjes sė Konicės. Nė pamje tė parė, shtėpia e Hamkos, ashtu siē e thėrrisnin tė gjithė e siē njihej, ishte njė ndėrtesė me tė vėrtetė impresionuese. Ajo ishte nė pėrmasa shumė mė tė mėdha nė krahasim me atė tė familjes sė Konicės. Qė nė momentin e parė mė dha pėrshtypjen e njė familjeje tė fuqishme e tė pasur tė asaj kohe. Zeinel Beu kishte qenė njė nga vendasit myslimanė mė tė pasur tė qytetit, i cili kishte pasur prona dhe nė Selanik. Sipas studimeve qė janė kryer, duke qenė se kishte mjaft pasuri, pėr shkak tė sigurisė sė tij shtėpia ka pasur hyrje-dalje sekrete pėr t’u mbrojtur nga sulme tė ndryshme. Qė nė pamje tė parė, rezidenca shfaqet madhėshtore me muret e saj rrethuese dhe portėn e hyrjes kryesore, e cila mban njė hark tė plotė e tė lartė. Harku i portės ishte i gjerė, i rregullt dhe i rrethuar me tre breza harqesh tė tjerė. “Pėr nga stili i ndėrtimit dhe ornamentet e pėrdorura nė harkun e jashtėm tė hyrjes, kjo gjė ėshtė cilėsuar si njė traditė qė pėrdorej zakonisht nėpėr kisha dhe shtėpi tė Epirit”. (Njė takim me qytezėn e Konicės, Dhionisios Dhim Tacis, Konicė, 1993)

Interesante ishin disa daltime e vizatime qė gjendeshin nė brezin e mesėm tė harkut te porta e jashtme ku pasqyroheshin rozeta, kalorės, ēekiēė, skuadra qė ishin mjete tė gurėgdhendėsve, sėpata, shpata, bimė dhe ndoshta kaligrafi arabe. E ndėrtuar nė pjesėn e sipėrme tė qytetit tė Konicės, shtėpia e Hamkos duket sikur mbėshtillet nga malet e larta tė qytetit. Ajo ēka mbetur nga e gjithė kjo ndėrtesė ėshtė kulla mbrojtėse, njė pjesė e shtėpisė, disa kolona guri, si dhe muret rrethuese. Sipas studimeve tė kryera, shtėpia e Hamkos filloi tė ndėrtohej nga mesi i shekullit XVIII nga babai i saj, Zenel Beu, dhe me kalimin e kohės u shtuan dhe hapėsira tė tjera. Nė pjesėn e saj perėndimore gjendet kulla e cila ėshtė ndėrtuar nė vitin 1843 dhe ėshtė restauruar nė vitet ‘97-‘98. Gjatė viteve janė bėrė ndėrhyrje tė shumta si ndėrrimi i ēatisė duke ruajtur stilin e kohės, ndėrrimi i mureve, konservimi i harqeve tė shtėpisė dhe i oxhakut, si dhe kthimi nė gjendje funksionale i portave dhe i dritareve. Nė projektet e shumta tė bashkisė pėr shtėpinė e Hamkos mendohet tė realizohet njė muze pėr figurėn e Ali Pashės.

Dėshira pėr tė vėnė nė dukje kėto momunte, vjen si njė reflektim ndaj tyre, duke qenė se ato flasin diēka pėr historinė e dy figurave shqiptare. Duke menduar figurėn e lartė tė Faik Konicės dhe kontributin e tij pėr Shqipėrinė, si dhe duke menduar figura historike si ajo e Ali Pashė Tepelenės, qė paraqet njė periudhė tė rėndėsishme tė historisė sonė, e ndjeva si diēka qė tė vjen natyrshėm ta shprehesh e ta bėsh ditur. Duke u larguar nga qyteti i Konicės, ndjeva njė lloj keqardhjeje. Ato ditė korriku nė kėtė qytet, kishin qenė pėr mua tė mbushura me kuriozitet, me njė sfond historik qė do tė mbeten nė kujtesėn time pėr njė kohė tė gjatė.

Shqip

Askushi
14-09-2012, 17:59
Ja ēfarė pasurie la Faik Konica pas vdekjes

Botohen dy letra e shkruara vetėm pak ditė pas vdekjes sė intelektualit tė madh


NE KUJTIM TE FAIK KONICES-15 MARS 1875


Faik Konica

Me rastin e 136 vjetorit tė lindjes tė Faik Konicės, pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė lėvizjes politike dhe kulturore shqiptare, publicist, kritik letrar, diplomat dhe veprimtar politik


Faik Konica, pėrfaqėsuesi i shquar i lėvizjes politike dhe kulturore


Faik Konica, nė 136-vjetorin e lindjes sė tij (15 Mars 1875) pėrkujtohet si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė lėvizjes politike dhe kulturore shqiptare. Publicist, kritik letrar dhe veprimtar politik, ai gjatė tė gjithė veprimtarisė sė tij, la gjurmė tė gjithanshme e tė thella nė lėvizjen kombėtare, politike, ideore dhe kulturore shqiptare.Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942. Sipas As. Prof. Fatmira Rama, njohja e veprės shumėplanėshe tė Konicės, i ngjan njė ajzbergu, tė cilit mund t'i shohim vetem majėn, pa ditur se ēfarė fshihet nėn ujė. Gjatė viteve 1925-1939, Konica shpalosi njė publicistikė pjellore dhe ekspresive, duke iu kushtuar kryesisht kritikės politike dhe shoqėrore. Me veprimtarinė e tij, Ai iu pėrkushtua sa lėvizjes kombėtare po aq dhe lėvizjes demokratike pėr njė qytetėrim perėndimor tė Shqipėrisė. Si i tillė, Konica mund tė kuptohej dhe interpretohej drejt vetėm nė klimėn e njė shoqėrie pluraliste. Eshtė edhe kjo njė nga arsyet e interesimit tė thellė qė ka ngjallur vepra e Konicės nė ditėt e sotme.


Idetė dhe veprimtaria e Konicės


Pas dėshtimit tė Revolucionit tė Qershorit tė vitit 1924, ku Faik Konica dha kontributin e tij, ai do tė paraqiste njė alternativė tė caktuar tė zhvillimeve tė ardhshme demokratike nė vend. Kėshtu, Konica rrugėn e zhvillimit demokratik e pa nė alternativėn e shndėrrimeve, tė reformave tė njėpasnjėshme, nė kuadrin e rritjes sė pjekurisė politike tė popullit shqiptar dhe tė klasės drejtuese tė tij. Ai ishte i bindur se, reformat duhej tė ishin nė kufirin e liberalizmės, se i vetmi shpėtim i kombit tonė ishte zhvillimi i tij, "pėr mė tepėr kuptim politik, mė tepėr dashuri pėr punė e rregull, mė tepėr butėsi e bashkim".Duke shpalosur domosdoshmėrinė e shkėmbimeve tė mendimeve midis palėve kundėrshtare, Konica lėshoi thirrjen: "Janė ca raste historike kur zėri i partive dhe i kundėrshtimeve duhet tė pushojė pėrpara njė interesi mė tė lartė". Konica si ministėr i shtetit shqiptar nė SHBA ruajti autoritetin e kėtij shteti, por asnjėherė nuk hoqi dorė nga shikimi kritik i realitetit tė vendit tė viteve 1925-1939. Ai goditi metodat pėr vendosjen e kontrollit tė regjimit zogist nė vend, burokracinė aq tė dukshme, spekullimet e nėpunėsve, gazetarėt dhe redaktorėt qė i shėrbenin parasės dhe jo idealeve demokratike. Njė kritikė e tillė gjen vend nė shkrimin "Shqipėria si m'u duk", botuar tek "Dielli" 1929.




Veprimtaria e Konicės




Roli i Konicės duhet parė edhe si pasurues i kulturės kombėtare, si pubicist, si gjuhėtar e letrar, si historian, etnograf etj. Si historian, ai do tė sillte ndihmesa tė reja nė pasurimin e tezave tė autoktonisė sė shqiptarėve, tė trashėgimisė ilire tė popullit tonė, tė traditės sė tij shtetformuese, tė rolit tė epopesė skėnderbejane etj. Si "princi i gjuhės shqipe", ai do tė jepte ndihmesė tė madhe edhe nė formimin e gjuhės letrare shqipe. Por ėshtė pikėrisht problemi kombėtar qė ndikoi nė parashtrimin prej tij tė alternativave tė veēanta pėr ecurinė dhe rrugėt e zhvillimeve demokratike nė Shqipėri nė kėto vite. Duke qenė shtet i gjymtuar pėrsa i pėrket tėrėsisė territoriale, Konica besonte se, shqiptarėt nuk e kishin atė liri qė tė provonin, qė tė bėnin ndryshime pėr shkak tė rrezikut tė madh tė jashtėm.

Nė vitet 1925-1939, ai do t'i kushtonte pėrsėri vėmendje ēėshtjes sė feve dhe klerit nė Shqipėri, raporteve tė tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si "axhensi politike". Me vlerė tė posaēme ėshtė vlerėsimi qė i bėn ai rolit tė shqiptarėve katolikė nė lėvizjen kombėtare shqiptare. Bashkėkohėsit e Konicės, miq dhe kundėrshtarė, do ta vlerėsonin lart personalitetin pėr potencialin dhe rrezatimin e tij nė kulturėn shqiptare.Nė lėmin e krijmtarisė sė mirėfilltė letrare, penės sė Faik Konicės i pėrkasin disa proza poetike, tė cilat karakterizohen nga kulti i formės sė kulluar artistike. Por vepra letrare artistike mė e rėndėsishme ėshtė novela ,"Doktor Gjilpėra qė zbulon rrėnjet e dramės sė Mamurrasit", botuar si nėnfletė nė gazetėn "Dielli". Nė tė kritikoi prapambetjen e jetės shoqėrore dhe shpirtėrore tė vendit. Faik Konica ishte gjithashtu njė nga nismėtarėt e kritikės letrare. Ai vuri nė dukje pėrparimin e poezisė shqiptare nė veprėn e Naimit dhe tė De Radės, ēmoi Asdrenin, Ēajupin etj. Faik Konica, la edhe pėrkthime mes tė cilave disa pėrralla nga "Njėmijė e njė netė", qė u botuan nė librin "Nėn hijen e hurmave".Faik Konica lindi mė 15 mars 1876 nė Konicė; vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942. Rrjedh nga njė familje e vjetėr feudale. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mėsoi nė Shkodėr, Kostatinopojė, Francė dhe SHBA. Ishte bir i derės sė famshme tė bejlerėve tė Konicės. Nga e ėma binte gjak me Ali Pashė Tepelenėn edhe pse vetė kurrė nuk e ka pohuar. Fliste frėngjishte tė kulluar. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris.Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SHBA me medalje ari, ndėrkohė qė ėshtė cilėsuar nga miqtė e tij si "biblioteka lėvizėse". Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SHBA ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SHBA, do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė.Nė 1921 u kthye nė SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SHBA. Ministėr i oborrit mbretėror nė SHBA (pėrfaqėsues i Shqipėrisė), Konica ishte njė pianist i shkėlqyer dhe njė shkrimtar gjenial. Ai mbahet si krijuesi i prozės moderne shqipe. Ēdo krijues i letėrsisė shqiptare qė vjen pas tij mund vetėm tė quhet nxėnės i tij.Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike.




Ēfarė pasurie la Faik Konica pas vdekjes?




Disa nga kėto kureshti na i zbulojnė dy letra tė shkruara vetėm pak ditė pas vdekjes sė intelektualit tė madh.30 dhjetor i viti 1942. Faik Konica ėshtė ndarė nga jeta 14 ditė mė parė. Nė legatėn e Zvicrės nė Uashington, W. de Bourg, kryetar i Kėshillit tė Ministrave, i shkruan njė letėr Fan Nolit. Disa persona janė interesuar pėr sendet personale tė Konicės.Fill pas vdekjes, 10 ditė mė vonė, me 24 dhjetor (Konica vdiq me 14 dhjetor 1942), njė zonjė dhe dy zotėrinj kanė mbėrritur nė zyrat e legatės zvicerane nė Uashington dhe interesohen pėr pasurinė e tij. Zotėrinjtė quhen Peter Tiko dhe Shefqet Benēa, ndėrsa zonja thirret "Zonja Graham". Zotėrinjtė janė paraqitur sipas udhėzimit tė Fan Nolit dhe nė emėr tė Federatės Panshqiptare tė Amerikės. Por asgjė nuk ka shkuar nė fund. Drejtuesit e legatės nuk kanė ndėrmarrė veprime, pasi dy personat e interesuar janė paraqitur pa letėrnjoftim e pa letėr kredenciale. Duke mos e vėnė nė dyshim se borxhet e tė ndjerit do t'i paguajė federata Panshqiptare, ata kanė vendosur qė tė zbrazin apartamentin e tij dhe sendet personale t'i ruajnė deri pas luftės, ose derisa gjėrat tė zgjidhen me trashėgimtarėt.




Fjali gati zyrtare, por qė na zbulojnė detaje tė panjohura.




Pėrmes tyre mėsojmė se Konica kishte lėnė njė shtėpi nė Uashington, tė mobiluar dhe me sendet personale qė kishin njė vlerė tė konsiderueshme e qė duhej tė ruhej. Po ashtu, kishte lėnė pasaportėn, disa xhevahire, pak para e gjėra tė tjera me vlerė jo shumė tė madhe.Aty shprehet qartė se Konica ishte nė borxhe nė momentin kur vdiq dhe shpresohej qė kėto borxhe t'i paguante federate Panshqiptare. Thuhet qartė se personi i interesuar ishte Fan Noli, i cili kishte udhėzuar edhe dy personazhet qė tė shkonin nė legatėn zvicerane tė interesoheshin.Po ashtu, jepet edhe sugjerimi pėr njė zgjidhje tė mundshme, pasi ėshtė kohė lufte dhe ende nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja me trashėgimtarėt e Konicės.Letra e plotė e botuar pa shkurtime, na rrėfen gjithė imtėsitė. E kemi shkėputur nga dosja me numėr 238 qė i pėrket vitit 1942. Ėshtė pėrfshirė si shtesė fondi nė vitin 2003, nė fondin e Fan Nolit me numėr 14. Vijon si mė poshtė:




Letra 1

Legata e Zvicrės Uashington D.C. 30 dhjetor 1942

I Pėrndershmi Fan S. Noli

26 Blangden Street

Boston mass.

Fort i ndershmi peshkop Noli

Kam nderin tė ju njoftoj se mė 24 dhjetor, Zonja Graham erdhi nė kėtė zyrė e shoqėruar nga zoti Peter Tiko dhe zoti Shefqet Benēa, lidhur me vdekjen e ministrit shqiptar nė Shtetet e Bashkuara.

Dy zotėrinjtė theksuan se kishin ardhur kėtu sipas udhėzimit tuaj dhe nė emėr tė Pan Albania Federation of America ( Federatės Panshqiptare tė Amerikės) pėr ta vendosur pasurinė e zot. Konicės. Meqė ata nuk kishin me vete as letėr njoftimi e as letėr kredenciale, unė kėtė ēėshtje e shqyrtova nė prezencėn e zonjės Graham.Meqė Zvicra po e pėrfaqėson Shqipėrinė nė Shtetet e Bashkuara me cilėsi gjysmėzyrtare, unė u pajtova tė ndihmoj me qėllim pėr t'i mbrojtur interesat e parashtruara. E di se Federate Panshqiptare do t'i pagojė tė gjitha borxhet e tė ndjerit.Unė rekomandova qė apartamenti i zot. Konicės tė zbrazet e gjėrat tė strehohen deri pas lufte, apo derisa e tėrė ēėshtja tė mos zgjidhet pas konsultimit me trashėgimtarėt. Pėr qėllime mbrojtėse plaēka e shtėpisė tė depozituara mund tė vihen nė emėr tė legatės, e pagesat e depozitės tė paguhen nga Federata Panshqiptare.Pasaporta e zot. Konicės, si dhe xhevahiret, paratė dhe gjėrat e tjera me vlerė mė tė vogėl, mund tė depozitohen nė kėtė zyrė me marrjen nė dorėzim tė Zonjės Graham,Meqė personat e lartpėrmendur asgjė tjetėr nuk thanė lidhur me kėtė ēėshtje, do tė kisha qenė mirėnjohės tė kem sugjerimet tuaja dhe mundėsisht, pajtimin e Federatės Panshqiptare.




Ndihma pėr tė varrosur Konicėn




Ndėrsa njė telegram i shkruar 4 ditė pas vdekjes sė Konicės, dhe dy ditė para se ai tė varrosej nė Boston, na zbulon edhe detaje tė tjera nga ajo qė mund tė quhet gjendja financiare e Konicės nė vitet e fundit tė jetės sė tij. Duket ndihmat e shumta nė para nė emėr tė ēėshtjes kombėtare, tė nxjerra mbase dhe nga xhepi i tij, si dhe kushtet e jetesės nė ato kohė tė vėshtira e angazhimesh tė shumta, e kishin ēuar Konicėn drejt njė gjendjeje tė vėshtirė ekonomike. Shpesh Konica pėrmend nė letrat e tij dėrguar Nolit shuma parash qė ia niste nė momente tė caktuara, kur Noli vėrtitej nėpėr Evropė, ndėrsa ndiqnin idealet e planet e tyre politike e atdhetare.Sidoqoftė, nė momentet e fundit, Konica duhej tė ishte zhytur nė borxhe. Edhe shpenzimet pėr varrimin e tij, ishin pėrballuar nga ndihmat e mbledhura prej komunitetit tė shqiptarėve nė Amerikė.Kėtė na e dėshmon ky telegram ngushėllimi dėrguar peshkop Nolit nga njė grup shqiptarėsh nė Virginia, ku mes tė tjerash ata theksojnė se kanė dėrguar njė shumė prej 73 dollarėsh si dhe pjesėn e shpenzimeve tė varrimit dhe nė si kontribut nga shqiptarėt e Weirton-it.




Telegrami i plotė vijon si mė poshtė:

Telegram

WEIRTON, WEST Virginia

(Virgjinia perėndimore)

18 dhjetor b1942

Nevrus Staria, C/O Peshkop fan S. Nolit,

26 Blagden Street, Boston Mass.

"Me anė tė kėsaj po i dėrgojmė shtatėdhjetė e tri dollar s'bashku me ngushėllimet tona tė sinqerta me rastin ne vdekjes sė Faik Konicės dhe pjesėn e shpenzimeve tė varrimit qė i e dhanė si kontribut shqiptarėt e Weirton-it"

"Po ashtu, vatra Branch of Weirton (Vatra dega e Weirton-it) me kėtė rast u riorganizua pėr tė dėshmuar sinqeritetin dhe bashkėpunimin me peshkop Nolin

"Pėrshėndetje tė gjithė anėtarėve tė bashkėsisė. Pėrshėndetje tė posaēme peshkop Nolit pėr pėrpjekjet e tij patriotike dhe pėrfaqėsimet qė i bėri nė ministrinė e punėve tė jashtme pėrkitazi me njohjen e qeverisė shqiptare nė mėrgim".

Vatrės, Diellit

Boston, Mass.

Nėnshkruar C.CDe Kallarati dhe Sulo Kapshtiza




Nė fjalėn e lamtumirės ditėn e varrimit




Ai ishte njeri me dituri tė lartė. U shkollua nė shkollat frėnge dhe diplomoi nė College de Lisieux, Universiteti i Francės. Mė vonė magjistroi nė Universitetin e Harvardit nė gjuhėt romane. Ai nuk ishte i kėnaqur me titujt, prandaj gjatė tėrė jetės sė tij mblodhi dhye lexoi libra dhe kurrė nuk harroi atė ēka lexoi. Nė tė vėrtetė ai ishte njė enciklopedi e gjallė.Nė moshėn 26 vjeēare ai filloi tė boton revistėn Albania (Shqipėria) nė Bruksel, nė Francė dhe Shqipėri dhe ai atė e vazhdoi sė botuari gjer mė 1910 kur erdhi nė Amerikė. Revista e tij ėshtė thesar i historisė, letėrsisė, filologjisė dhe folklorit shqiptar. Ajo ėshtė e shkruar nė njė stil tė bukur dhe ėshtė vepra mė jetėgjatė qė ai na la. Universiteti i Harvardit ka nė posedim tėrė koleksionin nė Widener Library, ku ajo mund tė rishkrohet (shqyrtohet). Nė Amerikė ai punoi si redaktor i gazetės shqiptare "Dielli" dhe si kryetar i Federatės Shqiptare "Vatra". Lidhur me punėn e tij gazetareske, ju tė gjithė e dini se ai nuk ishte tamam engjėll, meqė ai ndonjėherė pendėn e tij e zhyste nė acid viriolik vėrtet nė mėnyrė allafrėnga, pėrpos sė gjithash askush nuk ėshtė i pėrsosur, dhe ne do tė lejojmė qė tė shkuemet tė jenė tė harrueme. Mė 1926 ai u emėrua Ministėr Fuqiplotė i Shqipėrisė nga mbreti Zog dhe ai mbeti nė atė detyrė deri mė 1939, vit fatal kur Shqipėria u pushtua nga Italia.

Marrė nga gazeta “Dielli” nė SHBA

Askushi
14-09-2012, 18:06
Zbulohen katėr libra nga biblioteka e humbur e Konicės

Agron Alibali

Armatosur me tė dhėnat e ēmuara tė At Artur Liolinit pėr shtampėn “EX-LIBRIS; F.K” tė librave tė Konicės, nuk mbetej tjetėr veē tė kėrkohej kudo ku tė kishte mundėsi. Vendi i pare ishte, natyrisht, selia e Vatrės nė Bronks, Nju Jork.
Kėrkimet tek
selia e Vatrės
Siē dihet, Federata historike e shqiptaro-amerikanėve ishte themeluar nė Boston gati 100 vjet mė parė, nė prill 1912. Roli i saj kishte qenė themelor nė mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare dhe ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut. Pėr arsye tė ndryshme, me gjithė kontributin madhor tė mbarė bashkėsisė shqiptaro-amerikane, VATRA nuk kishte mundur tė vinte nė pronėsi njė ndėrtesė tė vetėn nė Boston. Ndofta kjo ėshtė edhe njė ndėr arsyet e mosruajtjes sė dokumenteve dhe arkivave tė rėndėsishme me vlerė tė paēmuar historike pėr lėvizjen shqiptaro-amerikane nė SHBA.
Me kontributin e jashtėzakonshėm tė veprimtarėve tė VATRES nė Nju Jork, nė fillim tė viteve 1990 u ble mė nė fund njė ndėrtesė pėr Vatrėn nė lagjen Bronks, tė Nju Jorkut. Pikėrisht aty u sollėn nga mesi i viteve 1990 pjesa e mbetur e librave dhe e arkivave tė Vatrės, tė magazinuara tek ish-restoranti i veprimtarit tė shquar Andon Athanasi nė Glover House, Sėampscott, Masachusetts.
Mė 1 maj 2004 i nėnshkruari pati rastin tė vizitojė selinė e Vatrės nė adresėn 2437 Southern Boulevard, Bronx, NY. Njė portret i mrekullueshėm i Konicės nė stil tė Rembrandtit gjatė viteve tė tij tė karrierės diplomatike varej nė muret e dhomės ku shtypej gazeta Dielli [The Sun]. Pėrbri ndodhej njė portret i Nolit. Portreti i Konicės, sikurse do tė shpjegohet mė pas, ishte pikerisht ai qė kishin ruajtur pas vdekjes sė Faikut nė dhjetor 1942 zotėrinjtė Tyko dhe Pani.
Biblioteka dhe arkiva e Vatrės ruheshin nė dy dhomat e tjera tė zyrės apartament. Dhoma e parė nuk kishte mobilje. Nė muret e saj kishte disa rafte tė mbushura me mjaft libra nė anglisht, shqip dhe gjuhė tė tjera. Shumica ishin nė disa kopje. Dhoma tjetėr – e pėrdorur edhe si dhomė gjumi pėr miq tė ndryshėm tė Vatrės-, pėrmbante pjesėn kryesore tė mbetjes sė bibliotekės dhe arkivit tė VATRES.
Nga kqyrja e sipėrfaqshme e librave tė dhomės sė dytė u panė njė numėr fletoresh dhe regjistrash tė Federatės VATRA, qė pa dyshim kishin vlerė historike. Me vlerė tė veēantė ishin pa dyshim tre libra me regjistrat dhe procesverbalet e Vatrės prej 12 majit 1912 dhe deri nė korrik 1919, sikurse u pėrcaktuan mė vonė. Ky material pėrgjithėsisht pėrputhej me atė ēka kishte pare A. Klosi disa vite mė pare nė Massachusetts. Nėpėr rafte kishte edhe libra tė tjerė, shumica tė botuar nė Shqipėri dhe SH.B.A pas Luftės II Botėrore. Edhe pse disa prej tyre ishin me interes, ata nuk dukej se i pėrkisnin koleksionit privat tė Konicės, prandaj nuk ishin nė vėmendje pėr projektin nė fjalė.
Libri i parė
Megjithatė, i nėnshkruari qe nė gjendje tė identifikonte pa asnjė fije dyshimi atė qė dukej nė atė kohė si i pari dhe i vetmi libėr qė mund tė identifikohej pozitivisht tė ishte pjesė e koleksionit tė humbur tė Konicės. Libri ishte “Popolo Lingua e Letteratura Albanese” 2a Tiratura con aggiunte e correzioni, [Populli shqiptar, gjuha dhe letėrsia shqipe, Botim i dytė me shtesa dhe pėrmirėsime], i autorit arbėresh Prof. Papas Gaetano Petrotta, Doktor nė Letėrsi, Palermo 1932, 528 faqe. Libri kishte kopertinė tė trashė tė kuqėrremtė, dhe nė pjesėn e brendshme tė saj ndodhej shtampa e famshme me nė krye shėnimin “EX LIBRIS”; nė mes dhe nė format mė tė madh ishin inicialet F.K tė zbukuruara dhe tė rrethuara nga dhjetė gjarpėrinj kafshues. Nė fund kishte dy vargje nė greqishten e vjetėr. Sipas At Fr. Arthur Liolin, pėrkthimi i tyrenė anglisht ishte: “They say ėhat they ėant to say, let them say, it does not hurt me”, qė mund tė shqipėrohet lirisht si “Le tė thonė ē’tė duan pėr mua, unė s’e ēaj kokėn”.
Pa dyshim qė kjo ishte shtampa e famshme e Konicės, tė cilėn e kishte pėrmendur At Artur Liolini mė pėrpara. Libri nė fjalė pėrmban njė pėrkushtim personal me shkrim dore dhe nė shqip tė autorit kushtuar Konicės. “Shkėlqesīs s’Tīj, Z. Faik Konitza, nė shenj nderimi, Prof. Papas Gaetano Petrotta, 28/6/32.”Theksojmė se, sipas katalogut nė linjė, Biblioteka Kombėtare nė Tiranė ka vetėm botimin e parė tė librit.
Studiuesi i shquar arbėresh Gaetano Petrotta ishte njė mik i hershėm i Faikut. Nė librin e lartpėrmendur ai pėrfshin edhe njė syth mjaft interesant qė pėrmban njė analizė tė plotė tė veprės sė Faikut dhe jep tė dhėna interesante pėr jetėn e tij. Ai pźrment se Konica shpalli i pari ekzistencėn e librit Pasqyra e tė Rrėfyemit tė Pjetėr Budit, i titulluar nė latinisht Speculum Confessionis, qė ishte botuar nė gjuhėn shqipe, ose “in epiroticam linguam”, nė Romė mė 1621.
Petrotta pėrshkruan kulmet e Faikut nė shpalosjen e qėndrimeve dhe interesave tė kombit shqiptar, ku pėrmend broshura e tij “Shqipėria dhe Turqit”, botuar nė Paris me 1895. “Konica – shkruante Petrotta - njeh thuajse tė gjitha gjuhėt e Evropės dhe kudoe ndjen veten si nė shtėpi: nė Stamboll, Vienė, Londėr, Paris, Bruksel, Romė, Ėashington”.
Petrotta pėrmend njė takim me Faikun nė tetor 1919 nė Romė. “M’u duk krejt i kėnaqur me qėndrimin e vet nė Itali dhe mė paraqiti mendimin e tij (il suo proposito) pėr t’iu kthyer studimeve letrare dhe filologjike, ku mė sė pari do tė merrej me njė koleksion tė teksteve themelore (critici) tė tė gjitha dokumenteve mė tė lashta tė gjuhės shqipe”.
Petrotta pėrmend edhe veprat e pambaruara ose tė pabotuara tė Faikut, si botimin letrar “Kandili i Kuq” (1910), njė studim pėr gjuhėn shqipe tė shpallur nė Dielli nė 1922, punimin filologjik “Themelet e Gjuhės Shqipe” (1927).
Pėr t’u kthyer tek Biblioteka e Konicės, edhe pse si fillim u duk i mbarė, prapėseprapė barra pėr tė gjetur edhe tź paktėn 1928 blenjtė e tjerė dukej tejet e rėndė, ndofta e pamundur pėr t’u rrokur. Natyrisht qė na duhet tė ecnin mbrapsht nė gjurmėt e librit tė gjetur. Megjithatė, zbulimi modest i librit tė pare tė Bibliotekės sė humbur tė Konicės sillte nė kėto pėrfundime: Sė pari, gjurmė tė Bibliotekės sė Konicės kishin qenė ruajtur nė magazinėn Glover House nė Sėampscott, Massachusetts para se tė tėrhiqeshin dhe tė silleshin nė selinė e re tė Vatrės nė Nju Jork. Sė dyti, mbetet i pashpjegueshėm fakti qė tek Biblioteka Noliane qė ėshtė nėn kujdesin e Kryekishės sė Shėn Gjergjit janė gjetur vetėm shtampat e papėrdorura tė librave tė Konicės, dhe jo inventari apo regjistri i librave. Nuk mund tė ishte e vėrtetė qė i vetmi libėr i Konicės i gjetur deri nė 1 maj 2004 tė ishte vepra e dhuruar e Gaetano Petrotta-s.
Nė njė bisedė tjetėr me telefon me 20 mars 2009 z. Agim Karagjozi, Kryetar i Vatrės nė atė kohė, i tha tė nėnshkruarit se dy kuti me materiale nga General Grover’s House ishin ende tė pahapura nė zyrėn e VATRA’s nė Neė York. Z. Karagjozi ishte edhe mė i qartė lidhur me bisedat e tij me z. Athanas tė vitit 1996, kur VATRA tėrhoqi arkivat nga General Glover’s House. Sipas z. tij, z. Athanas i kishte thėnė se kishte ruajtur disa dosje dhe material nga arkiva tek njė vend i ndryshėm nga General Glover House dhe do t’ia kthente ato sė shpejti VATRES.
Portreti i Konicės dhe ēmimi “The Judge”
Nė njė vizitź tė mėvonshme tė 19 prillit 2009 tek selia e Vatrės nė Bronks u vėrtetua se portreti i Konicės ishte vepėr e piktorit tė njohur amerikan me prejardhje polake Joseph Sigall dhe ishte pėrfunduar nė vitin 1934, d.m.th. nė kulmin e karrierės diplomatike tė Konicės. Me siguri ky portret ka qenė i varur nė dhomėn e pritjes ose zyrėn e Konicės nė Washington. Sigall kishte punuar edhe portrete tė monarkėve evriopianė, si Mbretin Gjergji i I tė Britanisė sė Madhe, Ėhilhelmin e II i Gjermanisė, Presidentėt amerikanė Coolidge, Hoover dhe F.D. Roosevelt, dhe njerėz tė shquar si Gjeneral Douglas MacArthur, artisten e njohur polako-amerikane Pola Negri, etj. Portreti ynė pėrmban nė krye shėnimin “Shkėlqesisė sė tij Faik Konitza”, ndėrsa nė fund: “nė shenjė miqėsie dhe vlerėsimi, Sigall 1934.” [Nė krye: “To his Excellency Faik Konitza”; nė fund: “ėith Friendship and Esteem, Sigall, MCMXXXIV”.] Portreti duhet tė ketė mbėrritur nė Boston bashkė me librat dhe arkivėn dhe duhet tė jetė strehuar tek zyrat e Vatrės nė lagjen Back Bay tė Bostonit. Me mbylljen e tyre ai duhet tė jetė ruajtur tek zyrat e Andon Athanasit, dhe mandej duhet tė jetė marrė nga drejtuesit e Vatrės pėr t’u sjellė aty ku ndodhet sot. Gjatė kėsaj vizite i nėnshkruari pati mundėsi tė identifikonte edhe ēmimin original tė dhėnė Konicės nga shoqata THE JUDGE, ku ai ka mbajtur edhe njė fjalim tė shkėlqyer, bashkė me njė sonet tė tij, tė cilėt janė shqipėruar mrekullisht nga Xhevat Lloshi. [Faik Konica, Vepra tė Zgjedhura, Vėllimi II, Botimet Dudaj, 2001, nėn kujdesin e Prof. N. Jorgaqit, redaktuar nga S. Cekani].
Kujtimet e
Andon Athanasit
I nėnshkruari u lidh nė miqėsi tė ngushtė dhe marrėdhėnie tė ndėrsjellta respekti me z. Anthony Athanas, njė ndėr shqiptaro-amerikanėt mė tė shquar dhe bashkėkohės i Peshkop Fan S Nolit dhe Faik Konicės. Ish-Kryetar i Vatrės dhe mjaft i kamur, pas vdekjes sė Nolit Z. Athanas ishte udhėheqėsi de-facto i bashkėsisė shqiptaro-amerikane nė Anglinė e Re.
Gjatė viteve1999 – 2001 i nėnshkruari bisedonte thuajse pėr ditė me z. Athanas pėr ēėshtje tė interest tė pėrbashkėt, sidomos pėr problemet qė lidheshin me Kosovėn. Ēėshtje tė tjera tė diskutuara ishin vizitat e udhėheqėsve nga Shqipėria dhe pritja e tyre, ēėshtje tė bashkėsisė, dhe kėshtu me rradhė. Jo rrallė Andoni shpalosi vetitė e tij prej udhėheqėsi dhe bujarinė e vet dhe duke oganizuar festimin e pėrvjetorit tė lindjes sė shkrimtarit Ismail Kadare, dhe tė artistit Gjoni Athanas, fushata pėr grumbullimin e fondeve pėr Kosovėn, etj.
Z. Athanas fliste shpesh pėr Konicėn duke e pėrshkruar atė si njė gjeni letrar dhe atdhetar tė madh. Ai e thoshte se Konica ishte njė “raconteur” i mrekullueshėm dhe i dhėnė pas grave. Pėrmendej, pėr shembull, lidhja e Konicės me njėfarė Anne Curio, njė kėrcimtare ekzotike nga Bostoni. Andoni i lejoi tė nėnshkruarit vizitė tė plotė nė bibliotekėn e vet private, mirėpo aty nuk kishte asnjė libėr tė Konicės. Megjithatė, tė nėnshkruarit disa here iu vu nė dukje gjatė vizitave tė sheshta nė shtėpinė e Andon Athanasit se njė karrige e veēantė ishte “vendi ku rrinte Fan Noli kur vinte pėr vizitė”.
Nė kohėn e botimtit tė Kopėshtit Shkėmbor zyra e Vatrės ka qenė nė 30 Huntington Avenue, Boston, MA. Mė pas ajo u shpėrngul tek njėra nga ndėrtesat ngjitur me Kryekishėn e Shėn Gjergjit, deri sa u mbyll rreth viteve 1980. Ē’ndodhi me arkivėn e Vatrės kur zyrat e saj nė Boston u mbyllėn? A u transferua i gjithė dokumentacioni pėr ruajtje tek Glover House, nė Sėampscott nė kufirin me Salemin, i cili ishte restoranti i pare i Andon Athanasit dhe sot funksionon si zyra dhe magazine? Kur ndodhi transferimi dhe a u pėrfshinė atje edhe libra tė Konicės?
Studiuesi Ardian Klosi ka vizitur Kishėn e Shėn Gjergjit dhe magazinėn nė fjalė nė vitin 1992 dhe ka bėrė njė pėrshkrim dhe inventar tė materialit tė gjendur atje.Po ashtu, pėrfaqėsues tė Vatrės i kanė thėnė vazhdimisht tė nėnshkruarit se rreth vitit 1994-1995 ata morėn gjithshka qė gjetėn tek Glover House in Massachusetts dhe e shpėrngulėn atė nė selinė e VATRA nė Bronx. Kėtė ia konfirmoi tė nėnshkruarit edhe i biri i Andonit, Michael Athanas nė shtator 2005.
Trashėgimia e
Qerim Panaritit
Pa dyshim, gjetja mė e rėndėsishmepėr Bibliotekėn Konica ndodhi me 13 mars 2006 tek letrat e Qerim Panaritit.
Qerim Panariti ėshtė ndėr personalitetet mė tė shquara tė diasporės shqiptaro-amerikane. Ai ka qenė pėr njė kohė tė gjatė kryeredaktor i Diellit dhe, nėn drejtimin dhe frymėzimin e Nolit, udhėhoqi edhe Vatrėn nė disa momente mjaft tė ndėrlikuara. Nė vitin 1957 ai botoi edhe veprėn e pambaruar tė Faikut, “Shqipėria – Kopėshti Shkėmbor nė Evropėn Juglindore”. Historinė e gjetjes sė dorėshkrimit tė Konicės na e jep Panariti nė hyrjen e vet tek “Kopėshti shkėmbor”.
Vepra mbėshtetet nė dorėshkrimin e Faikut, tė cilin Panariti e pėrpunoi, shtoi disa pjesė, dhe e botoi. Natyrisht, pavarėsisht nga rėndėsia e daljes dhe botimit tė veprės sė Faikut, pėr tė cilėn Panariti dhe e shoqja e tij, Sarah, kanė meritė tė pakundėrshtueshme, vėnia dorė tek puna dhe vepra e Faikut, dhe mos-pėrcjellja nė frymėn dhe formėn origjinale tė saj, ėshtė kritikuar nga disa studiues tė fushės.
Edhe tre libra tė tjerė
Materiali i Faikut i gjetur tek letrat e Panaritit mė 13 mars 2006 kishte lidhje me veprėn e Faikut “Kopėshti shkėmbor” dhe ishte thuajse nė gjendjen e sendit tė braktisur. Megjithėse e vogėl, pėr nga rėndėsia gjetja ishte jashtėzakonshme. Rrethanat e saj do tė tregohen gjerėsisht nė librin qė i nėnshkruari po pėrgatit. Pėr ēka lidhet me temėn e kėtij studimi, aty u identifikuan edhe tre libra tė tjerė tė Bibliotekės sė Faikut.
Ndėr ta, njėri pėrmban shtampėn e famshme “EX LIBRIS – F.K” tė Konicės. Si zakonisht, ajo ėshtė e vendosur nė anėn e brendshme tė kapakut. Njė libėr tjetėr ka tė qartė shenjėn e shtampės, e cila ėshtė shqitur prej kapakut. Nuk mund tė pėrcaktohet nėse shqitja e shtampės tregon njė pėrpjekje pėr ēidentifikimin e librit apo ėshtė e rastėsishme. Kurse i treti pėrmban njė pėrkushtim tė posaēėm pėr Konicėn, pra pronėsia e tij nuk mund tė vihet nė dyshim. Librat janė si mė poshtė, duke filluar nga numri 1929, qė ishte sasia e librave tė “kyēur” nė Katedralen e Shėn Gjergjit.
Libri i parė, me Nr. Rendor 1928, ėshtė Lahuta e Malcķs, nga P. Gjergj Fishta, O.F.M. 1938,511 faqe, shtypur nė Shkodėr nė Shtypshrkonjėn Franēeskane. Libri ėshtė me kapak tė trashė dhe lidhje tė posaēme tė kuqe. Nuk ka shtampėn EX LIBRIS, F.K”. Libri pėrmban njė pėrkushtim shumė tė ngrohtė tė autorit, At Gjergj Fishtės, drejtuar mikut tė tij tė ngushtė e tė hershėm, Faik Konicės. Tekstin e ka botuar pėr here tė pare Panariti nė anglisht, kurse ne po e riprodhojmė kėtu sipas origjinalit nė latinisht me pėrkthimin nė shqip brirazi:
Viro eruditissimo
Njeriut mė tė ditur
Faikio Konitzae
Faik Konicės
Arbitro elegantisssimu litterarum albanicarum
Gjykatės i letrave mė elegante tė shqipes
In pignuis obsequii atq-perennis amicitiae
Me miqėsi tė pėrhershme e tė pėrulur
Frater Georgius Fishta ofm.
At Gjergj Fishta, O.F.M.
D. K. D.
D. D. D.
Skodrae, 20 Septembris 1938
Shkodėr, 20 shtator 1938
Fraza D.D.D ėshtė shkurtimi i latinishtes Dono Dedit Dedicavit, qė ėshtė njė formė pėrkushtimi e librit prej vetė autorit do tė thotė, pra, se vetė autori “po e dedikon dhe dhuron librin. Botimi ėshtė luksoz, me buzė tė praruara. Duket qartė se Konica kishte filluar ta lexonte atė. Leximi duhet tė jetė ndalur nė faqen 108. Njė fletėtregues ndodhet i vendosur midis faqeve 108-109. Nė faqen 108, rrethuar me tė kuqe dhe nėnvizuar shihen fjalėt “Njiket” dhe “zverkun” nė vargjet:
“Njiket tokė tė Shqyptarķs
Zoti vetė Aj na e kį falun
E as Taljanit mārrė s’ia kemi
As rrėmye s’ia kem’ Francezit.
As Inglizit, as Teutonit,
Se mā Slavit jo se jo,
Qi veē dje kā rį n’Ballkan
E kush di se kū e kputė zverkun:”
Fletėtreguesi mban thėnien “Justide delayed is justice denied”, ose “Drejtėsia e vonuar ėshtė drejtėsi e mohuar”. Mbi tė, i nėnvizuar shkruhet [Severaid:], qė nuk kemi mundur ta identifikojmė.
Libri tjetėr, tė cilin po e indeksojmė me numrin Nr. Remdor 1927, ėshtė Psallme Murgu, Vjersha, e Asdren, Bukuresht, 1930, 223 faqe, i shtypur nė Shtypshkronjėn “Albania”, Constantza. Ky libėr e ka shtampėn “EX LIBRIS, F.K”. Me kapak tė trashė nė ngjyrė tė kaltėrt, libri pėrmban pėrkushtimin e mėposhtėm nė shqipe:
Lerónjėsit nė ugarin e gjuhės edhź ēvillónjėsit tė palodhur i letrėsiės shqipe Shkčlqesės sė Tij Z. Ministėr Faik Konitza, kusht nderimit mė tė shquem nga ana e auktorit
Shtator 1931 Asdren
Konica e kishte njohur veprėn e Asdrenit qysh nė vitet e revistės Albania, pėrherė “i kursyer nė lėvdata” shkruante fjalėt mė tė mira pėr shqipen e Asdrenit tek vepra “Rreze Dielli,” dhe mė vonė, mė 1926 tek Dielli, pėr tėrė veprėn e tij.
Libri i katėrt, qė po e indeksojmė me Nr. Rendor 1926ėshtė Kėndime Englisht-Shqip or Albanian – English Reader, by Margaret M. Hasluck, Cambridge, at the University Press, 1932, 145 faqe. Ky vėllim ėshtė i vetmi qė kemi deri tani ku shtampa e Konicės duket e shqitur. Gjurmė tė saj shihen qartaz nė anėn e brendshme tė kapakut. Botimi ėshtė jashtėzakonisht interesant. Studiuesja angleze ia kushton veprėn mikut tė saj Lef Nosit. Nė parathėnie mėsojmė se pėrmbledhja me pėrralla pasqyron tė folmen e Elbasanit, dhe ėshtė hartuar me ndihmėn e Parasqevi Gegnasit, Aleksandėr Xhuvanit dhe Dhimitėr Paparistos.
Botimi nė dy gjuhė ka njė gramatikė shqipe, angleze dhe fjalor shqip-anglisht. Nė mes janė 16 pėrralla nė shqip bashkė me pėrkthimin nė anglisht. Pėrrallat janė mbledhur nga goja e djelmoshave dhe vashave elbasanase, qė nė botim jepen si: Fila Vasil Ēerekasi, Mihal Sulkuqi, Sherif Suparaku, Petrit Suparaku, Hasan Muzhaqi, Zoti Lef Nosi, Margarita Nosi, Tahsin Dylgjeri, Mehmet Gjavori, Petrit Ahmet Dakli, Zija Domi, Mahir Domi, Abdyl Bajraktari.
Libri ka shėnime tė shumta indeksuese me laps plumbi. Ka tė ngjarė qė ato tė jenė bėrė nga Qerim Panariti, pasi ky pėrgatiti dhe botoi pėrralla shqiptare nė shqip dhe anglisht here pas here nė Dielli.
Pyetje pa pėrgjigje
Tre librat e Faikut tė gjendur nė materialet e Qerim Panaritit vėrtetojnė se ky i fundit kishte patur mundėsi ta shfrytėzonte Bibliotekėn e Faikut. Sikurse u tha mė lart, librin e At Gjergj Fishtės ai e ka pėrmendur tek “Kopėshti shkėmbor”, kurse librin me pėrralla shqiptare tė M. Hasluck e ka shfrytėzuar pėr pėrmbledhjen me pėrralla qė botoi here pas here tek “Dielli”. Po ashtu, nė hyrjen e “Kopėshtit shkėmbor” Panariti pėrmend se shumicėn e tė dhėnave biografike pėr Faikun i ka “nga dokumente me shkrimin e vet, ēka vėrteton se ai ka patur mundėsi tė shfrytėzojė edhe Arkivėn private tė Konicės.”
Fati i pjesės tjetėr tė bibliotekės mbetet i panjohur. Sikurse u pėrmend nė pjesėn e parė tė shkrimit, [Milosao, Nr. ___dt. 9 janar 2011], Zotėrinjtė Tyko dhe Pani numėruan mbi tremijė libra tė Bibliotekės Konica kur i ruajtėn ato nė 33 arka druri dhe i magazinuan nė Ėashington, D.C. Mirėpo nė vitin 1956 nė Kryekishėn e Shėn Gjergjit u “kyēėn” nė arka hekuri vetėm 1929 blenj. Ē’u bėnė tė paktėn 1071 tė tjerė? Tre librat e gjetura nė letrat e Panaritit ishin vallė pjesė e atyre njėmijė e kusur qė nuk u ruajtėn nė bodrumet e Kishės, apo jo?
Mė tej, a i dėrgoi sekretarja e Nolit, Mary Johns, librat e Faikut nė Shqipėri pas vdekjes sė Nolit? Nėse pėrgjigja ėshtė pozitive, ku ndodhen kėto libra sot? Sipas dėshmisė sė Prof. Nasho Jorgaqit, dėrgesa nė Bibliotekėn e Universitetit tė Tiranės e librave tė Nolit ishte e parėndėsishme dhe aty nuk mund tė kishte libra tė Konicės. Sipas studiuesit Fotaq Andrea, ca libra tė sjella nga Bostoni – ose mbetja e tyre - ishin lėnė tė harruara nė raftet tė Bibliotekės sė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Tiranės. Nėse librat e Konicės nuk ishin pjesė e dėrgesės sė Sekretares sė Nolit, ē’ndodhi mė tej me to? A ishin ato nė ndėrtesėn qė u dėmtua nga zjarri nė vitin 1991? Sipas dėshmive tė sotme, Biblioteka e Konicės u strehua nė ndėrtesėn kryesore tė Kryekishės sė Shėn Gjergjit dhe nuk mund tė ishte futur nė ndėrtesat anėsore, pra nė atė tė djegur. Kurse,sipas dėshmi tė tjera, tė gjitha librat nė ndėrtesėn anėsore tė dėmtuar nga zjarri u shpėtuan.
Njollė pėr bashkėsinė
shqiptaro-amerikane
Vdekja e Faik Konicės nė ēaste kritike pėr ekzistencėn e Shqipėrisė ishte ndėr momentet mė tė vėshtira tė bashkėsisė shqiptaro-amerikane. Nėn udhėheqjen e Nolit tė madh, shumica dėrrmuese e shqiptarėve tė Amerikės, pa dallim besimi apo pikėpamjesh politike, u bashkuan dhe dhanė njė ndihmesė tė rrallė dhe tė jashtėzakonshme pėr nderimin e Faik Konicės, pėr shėrbesat e fundit ndaj tij, pėr pėrmbushjen e amaneteve tė tij dhe pėr ruajtjen e Bibliotekės, Arkivės dhe letrave tź tij. Pesha e pamėshirshme e kohės dhe rrethana tė tjera tė njohura dhe tė panjohura sollėn qė njė pjesė e rėndėsishme e amanetit tė Faikut tė mbesė ende e paplotėsuar, ēka objektivisht pėrbėn njollė pėr mbarė bashkėsinė shqiptaro-amerikane. Vetė njerėzit dhe institucionet qė morėn pėrsipėr ruajtjen dhe zbatimin e amanetit tė fundit tė Konicės pėr shpėtimin dhe dėrgimin e Bibliotekės sė tij nė Tiranė nuk ka kanė lėnė deri mė tani asnjė gjurmė ose dokument ku tregohet se ē’u bė me librat e Konicės. Sikurse ėshtė shprehur At Arthur Liolin, “dymijė libra thjesht nuk mund tė humbasin nė hiē” [“tėo thousand books cannot disappear in thin air…”].
Ndofta humbja e tyre nė tėrėsi nėnkupton se ka patur njė plan konkret pėr t’u gjetur atyre njė vendstrehim jashtė adresės sė tyre tė fundit, d.m.th Katedrales sė Shėn Gjergjit nė South Boston.
Projekt pėr gjurmime
tė mėtejshme
Me 29 prill 2009 nė mjediset e shkollės pasuniversitare ku ka studiuar vetė Konica nė Universitetin e Harvardit, u mbajt njė simpozium nė pėrkujtim tė tij. Veprimtaria u drejtua nga Ardeta Gjikola, doktorante shqiptare qė pas 98 vjetėsh studion pikėrisht nė tė njėjtėn shkollė. Ndėr tė tjerė aty folėn At Artur Liolin, Van Christo dhe i nėnshkruari. Pėr herė tė parė pas kaq kohėsh u ngrit publikisht problemi i mprehtė i humbje sė bibliotekės dhe pėr herė tė parė u paraqitėn 4 librat e gjetur deri mė tani tė Konicės. Nė fund tė simpoziumit, nė pjesėn e pyetjeve nga salla, At Artur Liolini bėri kėtė pyetje: “Ē’mendoni tė bėni me librat qė keni gjetur tė Konicės?” Pėrgjigja ishte: “Ato do tė shkojnė nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė, ashtu siē ishte amaneti i Konicės sė madh”. Dhe nuk mund tė kishte tjetėr pėrgjigje.
Ndėrkohė, sipas kėrkesave tė Ligjit “Pėr Trashėgiminė Kulturore”, Nr. 9048, dt. 7.4.2003 (i ndryshuar), Qendrės Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore nė Tiranėi ėshtė nisurnjė kėrkesė pėr katalogimin informatik dhe inventarizimin e katėr librave tė gjetur deri sot.
Ndofta rruga qė duhet ndjekur pėr gjetjen dhe shpėtimin e pjesės tjetėr tė Bibliotekės Konica ėshtė ndėrmarrja e njė projekti tė posaēėm ku rolin kryesor do ta luante Biblioteka Kombėtare nė Tiranė, institucion ky tejet e respektuar dhe depozitar i amanetit tė papėrmbushur tė Faikut.
Kėsisoj, menjėherė mund tė hapej njė faqe interneti ku t’i shpallej botės mbarė se kushdo qė ka tė dhėna apo informacion pėr vend-ndodhjen e Bibliotekės Konica apo librave tė saj tė njoftonte Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė. Natyrisht, kushdo qė do tė kishte fizikisht nė posedim libra tė Konicės do tė lutej qė ato t’i ktheheshin Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė. Mirėpo dihet se kjo bibliotekė i ka tė kufizuara mjetet financiare pėr ta ndjekur kėtė projekt. Rrjedhimisht, angazhimi i institucioneve apo njėsive private do tė ishte i mirėpritur. Njė syresh, qė i pėrket Universitetit Marin Barleti nė Tiranė, ka shprehur gatishmėrinė pėr tė ndihmuar.
Puna lehtėsohet deri diku sepse librat e Faikut janė lehtėsisht tė identifikueshme. Sikurse provohet nga katėr librat e gjetur deri tani, ato mund tė njihen nga:
(i) Shtampa “EX LIBRIS – F. K” e ngjitur nė faqen e brendshme tė kapakut kryesor; ose
(ii) Gjurmė tė shtampės sė shqitur; ose
(iii) Pėrkushtimet vetjake tė autorėve pėr Faikum.
Dikush mund tė thothė se ē’na duhet tė merremi me ca libra tė vjetėr; se biblioteka tė ēmuara kanė humbur edhe nė tė kaluarėn; dhe se populli ka mijėra halle tė tjera, punė e madhe pėr 2000 apo 3000 libra.
Mirėpo, pėrveē vlerave tė paēmuara historike qė kanė Biblioteka dhe Arkivi, amanetin e papėrmbushur nuk e mban dheu. Plotėsimi i amanetit tė fundit tė njė burri shteti, diplomati, atdhetari, shkrimtari dhe studiues – si dhe mik i madh i SH.B.A – do tė ishte detyrim dhe nder pėr kėdo.
Kushdo qė ka tė dhėna tė cilat mund tė ndihmonin gjetjen e vendndodhjes ose fatin e kėsaj biblioteke tė ēmuar do tė ishte i lutur tė njoftonte publikisht ose Bibliotekėn Kombėtare, ose redaksinue e Milosaos apo tė Diellit, ose tė shkruante nė adresėn bibliotekakonica@me.com.
Instituti “Faik dhe
Mehmet Konica”
Nė themelimin dhe forcimin e shtetit shqiptar njihet kontributi themelor i rilindasve dhe i shumė atdhetarėve tė tjerė tė shquar, qysh nga Pavarėsia, tek Kongresi i Lushnjes e mė pas. Mirėpo pėr arsye kryesisht ideologjike, jeta dhe vepra e dy vėllezėrve tė shquar me prejardhje nga qyteti nė lindje tė Gramozit nuk njihet sa duhet. Ndėrsa pėr Faikun ka patur njė ringjallje dhe rivlerėsim tė fuqishėm pas ndryshimit tė regjimit nė Shqipėri, figura e Mehmet Konicės ende mbetet jo sa duhet e njohur dhe e vlerėsuar.
E pra, Mehmet Konica ka dhėnė kontribut po aq tė rėndėsishėm sa edhe i vėllai mė i madh. Libri i tij “Ēėshtja Shqiptare” ėshtė ndėr paraqitjet mė tė mprehta dhe realiste tė problematikės sė shtetit dhe kombit shqiptar nė vitet kritike tė shekullit XX. Mehmet Konica shfaqet nė dokumentet arkivore amerikane si njė ndėr atdhetarėt, diplomatėt dhe ideologėt mė tė shquar tė shtetit modern shqiptar. Madje, si anėtari shqiptar i Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, tė cilit ia dorėzoi pushtetin Princ Vidi me largimin e tij nga Shqipėria nė shtator 1914, Mehmet Konica mund tė konsiderohet si kryetar de jure i shtetit shqiptar nė atė periudhė jashtėzakonisht tė turbullt historike.
Eshtė tragjike tė mendosh se kėta dy burra tė shquar shteti vdiqėn jashtė atdheut dhe nė gjėndje jo tė mirė ekonomike. Faik dhe Mehmet Konica kanė nevojė pėr njė shtėpi nė atdhe. Ka njė mendim qė ka ardhur koha pėr ngritjen e Institutit tė Studimeve Diplomatike dhe tė sė Drejtės Ndėrkombėtare “Faik dhe Mehmet Konica”, i financuar nga biznesmenė atdhetarė shqiptarė. Normalisht Instituti duhet tė ngrihej nė Tiranė, por nuk ka pse tė mos ngrihej edhe nė Korēė apo Leskovik, pra diku afėr vendlindjes sė tyre, ēka do tė rigjallėronte kėtė rajon tė rėndėsishėm tė vendit. Natyrisht qė aty mund tė investojė edhe shteti, pėr shembull deri nė masėn 49%, gjithnjė duke ruajtur pavarėsinė e akademike tė institucionit. Interesi kombėtar dhe rigjetja e dinjitetit dhe vendit tė merituar tė Shqipėrisė nė Evropė dhe nė botė do tė ishin qėllimi i vetėm i kėtij institucioni. Kjo ėshtė mė se e domosdoshme edhe sepse fonde tė shumta tė dhėna deri tani jo pėrherė shkojnė nė projekte qė i pėrshtaten vendit apo jo gjithmonė financojnė studime a modele qė pėrputhen me interesat e tij. Me tė vėrtetė, nėn sloganet e integrimit apo tė globalizmit janė importuar nė vend modele parlamentarizmi apo decentralizimi qė, nė fakt, e kanė shfytyruar demokracinė shqiptare duke e xhveshur atė nga vlerat themelore tė demokracisė reale dhe pėrfaqėsueshmėrisė sė mirėfilltė nė rrafsh qendror dhe vendor. Eshtė fakt, pėr shembull, qė asnjė Institut apo OJQ e specializuar nuk u angazhua nė debatin e mprehtė lidhur me Marrėveshjen detare Shqipėri – Greqi, tė rrėzuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikės.
Instituti Vėllezėrit Konicado tė ishte qendėr e rėndėsishme studimore e akademike ku do tė analizoheshin dhe ofroheshin zgjidhje pėr problemet mė tė mprehta pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e vendit mbėshtetur nė botėkuptimin atdhetar dhe perėndimor tė Faik dhe Mehmet Konicės.Kujtimi dhe ndihmesa e jashtėzakonshme teorike dhe dokumentare e Konicajve nė interes tė Shqipėrisė nė fushat e diplomacisė, historisė, sė drejtės ndėrkombėtare, marrėdhėnieve ndėrkombėtare, e tė tjera jo vetėm qė meriton tė studiohet dhe t’u pėrcillet brezave tė ardhshme, por mund tė shėrbejė edhe si model pėr orientimin nė situatat e ngatėrruara tź sė sotmes dhe sė ardhmes. Prandaj Instituti do tė ishte jo vetėm njė qendėr moderne arkivore, ku tė mblidheshin dhe depozitoheshin letrat dhe arkivat jo vetėm tė Konicajve, por edhe tė personaliteteve tė tjera tė kombit shqiptar, por do tė ishte njė qendėr studimore e nivelit mė tė lartė shkencor qė do tė kristalizonte platformat dhe mendimin shkencor vizionar pėr tė ardhmen e vendit, dhe njėkohėsisht do tė neutralizonte orientimet oportuniste dhe konformiste qė vėrehen sot e gjithė ditėn nė Tiranė.

Milosao

Askushi
20-09-2012, 10:54
Faik Konica.





Kėshilla njė gazetari





I dashur mik - nė e bėfsh gazetėn me fleta tė mėdha; shqiptarėt do tė thonė qė s'fshihet dot lehtė; nė e bėfsh me fleta tė vogėla, do tė thonė se s'ėshtė gazetė, por libėr. Nė e shtypsh me letra tė holla, do tė thonė se s'kėndohen edhe prishin sytė; nė e shtypėsh me letra tė trasha do tė thonė se je "hamall" e kėrkon tė mbushėsh vend. Nė shkrofsh toskėrisht, do tė thonė se s'ėshtė gazetė pėr gjithė shqiptarėt; nė shkrofsh gegnisht prap ashtu, nė shkrofsh nė gjuhė tė pėrzier me tė dyja, gjysėm gegnisht, gjysėm toskėrisht, do tė thonė se ėshtė "ēervish".
Nė mos shkrofsh pėr politikė, do tė thonė se s'ėshtė koha tė punojmė pėr letratyrė, kur vendi ndodhet nė rrezik; nė shkrofsh pėr politikė do tė thonė se prishė punė duke egėrsuar qeverinė. Nė folsh butė pėr Turqinė, je i paguar prej Stambollit; nė shkrofsh rreptė kundėr Turqisė, kėrkon tė tė jap Sulltani tė holla qė t'a pushosh gazetėn. Nė mos gjefsh tė holla qė ta mbash gazetėn, do tė thonė se s'je i zoti, me qenė aq njerėz duan zgjimin e kombit shqiptar; nė gjefsh tė holla je intrigant a i shitur. Nė folsh pėr plot ēlirimin e Shqipėrisė, do tė thotė je djall e kėrkon gjėra qė duheshin gatitur nė qind vjet mė parė; nė folē pėr nevojėn tė pėrpiqemi t'a shpėtojmė gjuhėn dhe kombėsinė, duke vėnė vendin nėn hijen e njė Fuqisė sė Madhe, s'qėnke shqiptarė i vėrtetė.
Nė folsh mirė pėr shqiptarėt e krishterė, hidhėrohen shqiptarėt muhamedanė; nė folsh mirė pėr muhamedanėt, hidhėrohen tė krishterėt; nė folsh mirė pėr tė krishterėt e pėr muhamedanėt qė janė shqiptarė tė mirė, e ligsht pėr tė ligjt, aherė do tė hidhėrohen tė gjithė. Aq pėr sot, se kam frikė mos tė zėrė gjumi.

-----------------------------------------------------
(Faik Konica boton nė tė pėrkohshmen "Albania" mė 15 shtator 1901, kėshillat pasonjėse pėr njė djalė qė kish ndėrmend tė botonte njė gazetė shqip nė Misir.)