PDA

View Full Version : Rreth folklorit shqiptar


Askushi
26-09-2012, 16:54
Regjistrimet e rralla nė Arkivin e Berlinit



Me e vjeter se shteti


Publikut i vjen nė dorė njė koleksion i rrallė muzikor nga dy epoka tė shek.20. “Discovering Albania” ėshtė albumi me incizimet mė tė hershme qė janė bėrė ndonjėherė ndėr shqiptarė, nė vitin 1903 dhe nga ekspedita e parė shqiptaro-gjermane e vitit 1957. Kėto pasuri janė nxjerrė nga Fonogram Arkivi i Berlinit dhe Muzeu Etnologjik – Muzeu Shtetėror i Berlinit. CD-ja ėshtė hartuar dhe komentuar nga studiuesi shqiptar Ardian Ahmedaja, ndėrsa restaurimi dhe pėrpunimi i zėrit ėshtė realizuar nga Albrecht Wiedmann. Publikohet nga Fondacioni Ulysses nė Tiranė, si pjesė e projektit DISMARC (Discovering Music Archives) mbėshtetur nga Bashkimi Evropian.

Bėhet kjo premierė botėrore nė kuadėr aktiviteteve tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Por ky dokument muzikor mė i vjetėr se shteti shqiptar, hidhet nė qarkullim me tirazh 1000 kopje, jo pėr shitje, mė 23 prill, ora 15.00 nė Rogner. Gjatė atyre ditėve, 22-29 prill, mbahet nė Tiranė Konferenca e Dytė e ICTM Study Group for Multipart Music, qė organizohet nga Fondacioni Ulysses qė drejtohet nga artistja Emi Aliēka-Ebhardt. Emi ka ndjekur qysh prej fillimit ecurinė e publikimit tė CD-sė. “Dy arsye na shtynė tė publikojmė kėto regjistrime tė rralla” thotė ajo. “Sė pari qė muzika lokale nė Shqipėri ėshtė krejt e panjohur pėr publikun e huaj dhe sė dyti ishte i nevojshėm njė botim me cilėsi tė lartė teknike.”

Albumi pėrmban regjistrime nga koleksionet “Traeger Albanien 1903” dhe “Stockmann Albanien 1957”. Kanė njė histori kėto koleksione kur, ku dhe si janė krijuar, informacion tė cilin publiku e merr bashkė me CD, nėpėrmjet njė trajtese nga etnomuzikologu Ardian Ahmedaja (Universiteti i Muzikės dhe Arteve tė Performuara, Vjenė) i cili e ilustron pėrshkrimin e koleksioneve me foto, skica, tekste tė kėngėve, sipas gjithė dokumentimit qė Paul Traeger dhe Erich Stockmann i kanė bėrė muzikės tradicionale shqiptare dhe kėngėve qė vazhdojnė tė kenė jetė edhe sot.

Incizimet e para nga Traeger janė realizuar mė 1903 nė Shqipėrinė e Veriut. Kėto u rizbuluan nė mesin e viteve 1990 kur punohej pėr projektin “Ruajtja e koleksioneve tė muzikės sė hershme tradicionale – shpėtimi dhe transferimi nga koleksionet e famshme nė cilindra dylli dhe disqe vinyli nga Fonogram-Arkivi i Berlinit 1893-1954”.

Etnografi gjerman Paul Traeger (1867-1933) udhėtoi disa herė nė Shqipėri dhe shkroi disa artikuj pėr revistėn shkencore tė Shoqėrisė Antropologjike tė Berlinit, ku objekt ishin vendet funerare dhe tumat nė Shqipėri e Maqedoni. Por nė fokus tė studimeve tė tij ishte edhe tipi i njeriut shqiptar. Nė udhėtimet e tij deri nė vitin 1904 e pati njeriun shqiptar objekt tė matjeve antropologjike.

Por se ēfarė efekti dhe ēfarė gėzimi i kish dhėnė atij puna kėrkimore nė Shqipėri, duket nga pėrshkrimi qė bėn nė njė letėr dėrguar Shoqėrisė sė Berlinit, nga Tunizia pak pas kthimit prej Shqipėrisė. Shkruan: “… I mblodha kėngėt kryesisht ndėr fiset e pavarura tė maleve. Kėngė tė kėtij lloji, nė formėn e tyre tė pastėr, kanė qenė tė panjohura pėrpara. Kam mbetur krejt i befasuar – po pėrtėrihen studimet e mia filologjike mbi gjuhėn gjermane tė viteve tė rinisė – sepse kėtu, sikurse nė zakonet e tyre, karakteri i tyre arkaik nė formė dhe pėrmbajtje, ėshtė ruajtur qelibar.”

Regjistrimet e Traeger-it janė vokale dhe instrumentale kryesisht nga krahinat e Mirditės dhe Shkodrės. Nina-nana kėnduar nga Ndre Marka Kola prej Nėnshatit tė Shkodrės; Kanga e Mamut Pashės interpretuar prej Maries nga Shkodra; Kangė majekrahi interpretuar nga Kolė Marashi prej Plantit; kėngė shoqėruar me instrumente tradicionale tamėrr, ēifteli, lahutė; kėngė qytetare prej Shkodrės kėnduar nga gra, muzikė luajtur nė fyell. Edhe kėto instrumente janė studiuar dhe skicuar hollėsisht nga Traeger-i.

Studiuesi Ahmedaja thotė qė shumė pyetje mund ngrihen pėr kėto regjistrime. Pėr shembull si i zgjidhte Traeger-i instrumentistėt? “Emrat e tyre tregojnė se ata ishin tė gjithė katolikė”, pėrgjigjet studiuesi shqiptar duke hamendėsuar se antropologu gjerman mund t’i gjente interpretuesit e mirė pėrmes priftėrinjve katolikė. Ndoshta ngaqė Traeger-i mendonte se nė njė vend ku popullata ishte konvertuar prej shekujsh nė islam, tė krishterėt kishin arritur tė ruanin “kulturėn e vjetėr”, ato kėngė dhe atė muzikė qė ishte “vendase”. Kėtė thekson Ahmedaja e kėsisoj evidenton dimensionin historik tė kėtij koleksioni, ēka e bėn me shumė vlerė si pėr publikun, edhe pėr studiuesit.

Gjysmė shekulli pas Paul Traeger-it vijnė regjistrimet e Erich Stockmann. Nė maj-korrik tė vitit 1957 ai ndėrmori tė parėn ekspeditė tė vėrtetė gjermano-shqiptare nė Shqipėri. Por edhe ky koleksion mbetet i panjohur pėr publikun ndėrkombėtar.

Erich Stockmann (1926-2003) ishte i njohur nė komunitetin shkencor ndėrkombėtar si themelues mė 1962 i Rrethit tė Studimeve mbi Muzikėn Folklorike dhe drejtues i ICTM-sė nė vitet 1982-1997.

Pala gjermane e ekspeditės pėrbėhej veē Stockmann-it, edhe nga Wilfried Fiedler (gjuhėtar) dhe Johannes Kyritz (teknik). Pala shqiptare nga Albert Paparisto muzikolog, pedagog nė Institutin e Lartė tė Arteve nė Tiranė dhe Ramadan Sokoli, pionier i studimeve etnomuzikologjike nė Shqipėri. Kjo ekspeditė arriti tė bėjė pėr herė tė parė njė pasqyrė tė traditave vendase muzikore. Me gjithė kushtet e vėshtira ekipi regjistroi afro 30 orė. Regjistrime ndėr ēamėt e Shqipėrisė, ndėr arumunė dhe minoritarėt grekė janė njė pasuri e paēmuar e kėtij koleksioni. Mbi bazėn e kėtyre regjistrimeve janė botuar dy studime pėr muzikėn tradicionale ēame mė 1963 dhe 1966, njė libėr i tretė mė 1965 me autorė Erich Stockmann dhe Ėilfried Fiedler.

Por albumi “Discovering Albania” pėrmban edhe regjistrime nė dialektin gegė prej koleksionit tė vitit 1957. Megjithatė janė mė tė shumta regjistrimet nga jugu nė thellėsi. Kėngė nga Toskėria dhe Myzeqeja, Labėria, muzikė instrumentale si pėr shembull “E qarė me gėrnetė Kolonjarēe” interpretuar nga Janushėt prej Leskoviku; E qarė me llautė po nga Janushėt e Leskovikut, disa prej kėtyre burrave tė lindur nė fund tė shek.XIX; Vajtim pėr djalin interpretuar nga Shin Spiropani prej Borshit; nga Ēamėria “Kėnga e Ēelo Mezanit” interpretuar nga grupi i burrave nga Vola pranė Igumenicės; “Ma ke belin shumė nazike” kėngė e kėrcyer e interpretuar nga grupi i burrave nga Podgori nė Maliq etj..

Emi Aliēka-Ebhardt thotė se me kėtė lloj prezantimi tė trashėgimisė sė kulturės shqiptare vlerat e tė cilės i kalojnė kufijtė e Shqipėrisė, por duke qenė i panjohur, ka rėndėsi mėnyra se si i jepet publikut, vendas apo tė huaj. Prandaj po serviret si njė model publikimi muzikor. Pavarėsisht se botimi ėshtė nė gjuhėn angleze, pėr shkak tė kostos financiare, e pavarėsisht se pėr kėtė nuk ka kontribuar ndonjė institucion shqiptar.

Konferenca

Konferenca e Dytė e ICTM-sė, Study Group for Multipart Music mbahet nė Tiranė mė 22-29 prill. Ėshtė pėrgatitur nga Ardian Ahmedaja dhe Emi Aliēka-Ebhardt. Organizohet nga Ulysses Foundation (Tiranė) nė bashkėpunim me Institutin e Kėrkimeve pėr Muzikėn Folklorike dhe Etnomuzikologjinė nė Universitetin e Muzikės nė Vjenė. Pjesėmarrėsit, nga Ukraina dhe Spanja, nga Argjentina dhe Amerika e shumė vende tė tjera, trajtojnė nė temat e tyre aspekte tė traditave muzikore vendase. Fenomenet nga Shqipėria i trajton Eno Koēo dhe Ardian Ahmedaja.

Gjatė kėtyre ditėve do tė ketė disa performanca nga grupet e ftuara si pėr shembull, koncerti “Lucente Stella” nga Ensemble Ex-Silentio, mė 23 prill nė Universitetin e Arteve, apo koncerti me kėngė sarde mė 27 prill.

Elsa Demo - Shekulli

Askushi
26-09-2012, 17:01
Jehonė nga shekujt



Kėngė epike e polifoni nė 99-vjetorin e Ushtrisė


Jehonė shekujsh, traditė qė nuk humbet… Kėshtu erdhi e pasur dhe e plotė kėnga epike shqiptare, nė koncertin e organizuar dje nga Ministria e Mbrojtjes me rastin e 99-vjetorit tė themelimit tė Ushtrisė Kombėtare Shqiptare dhe mbajtjes sė Ministerialit tė A5-s nė Shqipėri. Koncerti u organizua nėn kujdesin e posaēėm tė ministrit tė Mbrojtjes, Arben Imami dhe njė grupi profesionistėsh. Duke filluar nga akademiku Vaso Tole, qė u kujdes pėr repertorin artistik tė koncertit, te njė nga emrat mė tė njohur tė regjisė shqiptare, Pali Kuke. Nė njė konceptim tėrėsisht modern erdhi edhe skenografia, ku u pėrdorėn edhe elementė projektimi tė teknologjisė 3D, qė u realizua nga njė grup profesionistėsh mė me zė nė Hollywood, si Bart Kresa, David Beaudry, Adam Kuczek, Ergin Kuke etj. Ky koncert me muzikė popullore tradicionale shqiptare ishte njė risjellje nė skenė e gjinive dhe tipologjive muzikore, tė cilat janė “perla” tė trashėgimisė shpirtėrore tė shqiptarėve. Programi ishte i fokusuar te kėngėt epike, legjendare, heroike. Epet me lahutė tė shkėputura nga “Eposi i Kreshnikėve”, i cili ėshtė monument shpirtėror origjinal i homofonisė sonė veriore, i cili krijoi atmosferėn legjendare tė bjeshkėve dhe tė bėmave tė kreshnikėve pėrmes tingujve, veshjeve dhe zėrave tė lahutarėve, tė cilėt duket sikur udhėtonin bashkė me kohėn. Krahas epėve, nė koncert ishin dhe kėngėt maje-kraje, njė formė krejt origjinale e tė kėnduarit nė Veriun e Shqipėrisė. Kėrcimet pa muzikė dhe larmia e formave dhe varianteve tė iso-polifonisė vajtimore tė krahinave toske e ēoi audiencėn te ritualet vajtimore tė kohės sė Homerit, nė atė kohė kur lindi edhe krijimtaria artistike e njeriut, vetė arti i tragjedisė si njė unitet i artė mes fjalės, muzikės dhe lėvizjes. Janė pikėrisht kėto monumente tė kulturės popullore shqiptare, tė cilat sot janė tė njohura ndėrkombėtarisht nga UNESCO si pjesė e listės sė “Dukurive shpirtėrore tė mbarė njerėzimit”. “Ne donim qė t’i shkonim konceptit sa mė thellė, sikurse ėshtė fėrgėllima e shpirtit qė del nga fyelli apo gėrvishtja ngjethėse e lahutarit. Donim tė shkonim nė njė dimension sa mė lart nė skajin tjetėr qė ėshtė nė qiell. Ky ishte koncepti artistik, kėtu u mbėshtetėm. Kėshtu qė gjetėm kėto konvencione pėr t’i ngritur, pėr t’i mbajtur nė ajėr, pėr t’i mbajtur pezull, njė gjė qė ėshtė si qelqi, delikate, duke e mbrojtur qė tė mos thyhet”, u shpreh regjisori Pali Kuke.

shkeputur nga Panorama


Ministria e Mbrojtjes dhe QKMBM organizuan koncertin "Kenga Epike" (Pjesa e parė)

http://www.youtube.com/watch?v=BWkC14ZqFAQ

Ministria e Mbrojtjes dhe QKMBM organizuan koncertin "Kenga Epike" (Pjesa e dytė)

http://www.youtube.com/watch?v=lLcLEL5bjDU

Askushi
26-09-2012, 17:04
Flet kėngėtarja e polifonisė Mimoza Kosturi



INTERVISTA/ Flet kėngėtarja e polifonisė Mimoza Kosturi: Albumi i fundit njė ėndėrr e bukur


Nina Mula dhe Suzana Frashėri kanė qenė mėsueset e mia perfekte
Albumi “vajzė e valėve” mė dha njė jetė tė dytė
Neēo Muka mbetet legjendė e kėngės labe


Albert ZHOLI



Mimoza Kosturi mbaron Institutin e Lartė tė Arteve nė vitin 1992 nė degėn e kantos nė klasėn e pedagoges Suzana Frashėri. Nė vitin 1994 e nė vazhdim punon si redaktore e muzikės nė redaksinė e muzikės nė Radio Tirana. Pjesėmarrėse nė festivalet e romancės shqiptare dhe festivalet e kėngės popullore tė pėrpunuar. Nė vitin 2002 realizon recitalin televiziv “Ti qė mė rrite qė vajzė” me repertor popullor dhe klasik shoqėruar nga orkestra e RTSH. Nė vazhdim tė koncerteve tė saj recitale nė vitin 2006 sjell njė pėrzgjedhje tė romancave shqiptare nė shoqėrimin e tė mirėnjohurve Radoja, Piciri dhe Prosi. Nė vitin 2008 vjen koncerti i saj recital “Me dashuri, pėr dashurinė” me kėngė popullore tė pėrpunuara pėr vokal dhe trio instrumentale. Karriera e saj pėrfshin dhe angazhime jashtė kufijve: nė Zvicėr 2002, Itali 2003, si soliste e korit “Pax Dei”; nė Korsikė mė 2004 dhe Marsejė mė 2007 nė festivalin ndėrkombėtar tė polifonisė.


Ēėshtė pėr ju kėnga polifonike?

Kėnga popullore ėshtė pėrjetėsi. Njė popull qė nuk kėndon vdes. Pa mushkritė e kėngės popullore shpirti ynė do tė ish mė i varfėr, mė i thatė dhe ne do tė na dukej ajri mė i rrallė. Do tė ndjenim vapė pa kėtė gurgullimė tė pėrjetshme qė na i bėn jetėn mė tė butė dhe mė me dritė. Nė kėtė thesar shkėlqen si njė margaritar kėnga labe, kjo kryevepėr e kuturės sė popullit shqiptar, tė cilėn Unesko, kjo seli e mėndjes qė zbulon vlerat e derisotme tė njerėzimit, e pikasi, e shpalli monument tė rrallė tė kulturės botėrore dhe e mori nė mbrojtje. Ne kemi tė drejtė tė krenohemi qė jemi krijuesit e njėrės prej mrekullive tė kėsaj bote. Fan Noli, njė nga mendjet mė brilante tė letėrsisė shqiptare, nė fund tė jetės, duke shkruar testamentin e tij la amanet ta varrosin me njė kėngė labe tė kėnduar nga labėr safi.Sepse e di qė ajo tė bėn tė pėrjetshėm... Nė kėngėn labe, e lashtė deri nė mjegull, njerėzit pėrpara se tė bashkojnė zėrat, duhet tė bashkojnė njėherė zemrat, fymėn e tyre, tė kėndojnė si njė mushkri e vetme e njė njeriu. Me kėtė kėngė janė krijuar disa prej monumenteve mė tė ndritur tė kulturės sonė shqiptare, duke filluar nga „Legjenda e urės“ ku muroset njė grua e deri tek “Vajza e valėve“ .

Foto ku ėshtė kėnduar kėnga e kurbetiti. Mund tė na spjegoni diēka rreth saj?

FOTO E KENGES SE KURBETIT: Kjo fotografi ėshtė historia e kėngės sė kurbetit interpretuar nga grupi i Sheperit ( Zagori) nė FFK nė Gjirokastėr nė vitin 1973. Vargjet e kėsaj balade kėnge te poetes Vasilika Vasi frymėzuan interpretuesen Tefta Duda pėr tė krijuar melodinė e saj mbi njė kėngė tė lashtė Zagorite . pėr tė gjithė ata qė pėrjetuan emocionalisht daljen pėr herė tė parė (dhe tė fundit ne publik) duket sikur ajo skenė edhe sot pėrcjell jehonėn ushtuese tė duartrokitjeve tė zjarrta tė artėdashėsve . Ishte njė interpretim magjik i kėngės dhe i tė kėnduarit tė Teftės kur ajo , nė momentin kulminant tė saj heq nga koka shaminė e zezė dhe nė vend tė saj shpaloset shamia e bardhė... Njė sukses i merituar i nje artisteje tė mirėnjohur tė kėngės popullore.

Kush ndikoi nė rrrugėn tuaj drejt artit?

Ambjenti zagorit ,historia e kėngės sė kurbetit, pasioni i prindėrve tė mij pėr kėngėn i ndėrprerė padrejtėsisht, dhe veēanėrisht ndikimit qė pati gjyshja ime Zoicė, interpretuese e rrallė e folklorit Zagorit, pėrcaktuan rrugėn time drejt artit. Fakti qė studiova per kanto, por prej 18 vitesh punoj nė redaksinė e muzikės nė Radio Tirana , interpretimi mbetet ēėshtje pasioni dhe kėnaqėsie.

Por ju jeni interpretuese e kolonave zanore tė disa filmave. Mund tė na pėrcillni disa?

Krahas koncerteve recitale kam marrė kėnaqėsi tė veēantė nga bashkėpunimet si interpretuese e kolonave zanore tė filmit "SHQIPTARI" me kompozitorin ENDRI SINA, filmi " Njė ditė e mrekullueshme " e regj IBRAHIM MUCA kompozitor HAXHI DALIPI , dramėn " GOMONE" E Mihallaq Luarasit njė vepėr skenike ku kam interpretuar sė bashku me aktorėt e Teatrit Kombėtar nė 15 shfaqje . Sė fundi, me shumė kėnaqėsi por dhe me emocion interpretova kolonėn zanore tė dokumentarit tė Pirro Milkanit pėr jetėn e shkrimtarit Isamil Kadare me kompozitor Aleksandėr Lalo.. Por, ajo qė nuk mbetet vetėm kėnaqėsi shpirtėrore pasi ka ndikuar padiskutim rritjen e pjekurisė vokale dhe interpretuese, ėshtė tė kėnduarit ēdo tė diel nė meshėn e kishės ortodokse , nėn drejtimin e Mjeshtrit Milto Vako..

Nė gjithė kėtė rrugė 20-vjecare ku e keni gjetur mbėshtetjen?

E gjithe kjo rrugė 20 vjeēare nė kėrkim tė emocioneve tė interpretimit mė ka pasuruar jo vetėm profesionalisht por edhe shpirtėrisht. Gjatė punės nė bashk
ėpunim me artistė profesionistė tė cilėt mbajnė gjallė skenėn koncertore sot brenda dhe jashtė vendit, kam patur ndihmėn dhe mbėshtetjen e duhur dhe mbas ēdo angazhimi kemi mbetur miq tė mirė .Ata janė disa dhe mua mė takon tė mbetem gjithmonė mirėnjohėse. Koncertet janė pritur shumė mirė nga publiku por ėshtė pėr tė ardhur keq qė gjithe ajo punė dhe investimi mbetet peng i njė koncerti tė vetėm. Do doja tė shkoja tė jepja koncerte nė ē'do qytet tė Shqipėrisė por problemi financiar e bėn te pamundur kėtė dėshirė.

Keni marrė pjesė ėn shumė aktivitete. Ēfarė keni pėrfituar ndaj tyre?

Pėrkushtimi im shpirtėror pėr polifoninė ka ardhė nga interpretimi pėr herė tė parė nė njė festival polifonie nė KORSIKE. E ndjej qė funksionon brenda meje si njė process, po e bluaj pėr tė kuptuar mirė se ē"mund ti shtoj si profesionist. Ndoshta ka ndikuar efekti qė ndjej kur dėgjoj grupet si AFILETTA , BARBARA FORTUNA, etj. tė cilėt me njė kujdes plot finesė e pasurojnė polifoninė korsikane me elemente tingėlluese bashkėkohore, e kjo i bėn ata tė adhurohen jo vetėm nė KORSIKE, Francė dhe Itali por janė sot me axhendė tė kėrkuar nė tė gjithė botėn.
Pėr fizionomine specifike e tė veēantė qė ka polifonia jonė kjo nuk ėshtė lehtėsisht e realizueshme por une e ndjej si interpetuese se, nėse punohet me finesė nė drejtim tė trajtimit do tė ruhet efekti magjik tė cilin polifonia jonė e ka brenda vetes qysh nė krijim.

Dhe kush luan rol kėtu?

Pėr mė tepėr ēdo gjė mbetet nė dorė tė mjeshtrave tė muzikės. Pikėrisht pėr kėtė gjė kam gjetur mbėshtetje nė diskutime me njohės, studiues apo lėvruesit e saj Evjen Peri, Lefter Ēipa , Haxhi Dalipi, Eno Koēo apo prof. Milto Vako se duhet shumė kujdes pėr ta pėrsosur interpretimin si profesionist por tė vetėdijshėm pėr tė mos ja prishur shijen e vėrtetė.

Dashuria pėr muzikėn sigurisht eci krahas shkollimit?

Mbasi mbarova liceun nė Gjirokastėr dhe nuk mė jepej e drejta pėr tė vazhduar akademinė e arteve (biografia), por pasioni mė bėri tė insistoj dhe tė vazhdoj studimet nė Tiranė me petagogen Nina Mulėn pėr kanto nė shtėpinė e saj (privatisht). Pastaj vazhdova studimet me petagogen Suzana Frashėri.Gjithmonė e ndjeja se isha shumė e lidhur me muzikėn.Kam studiuar nė Akademi qė nga arjet antike dhe deri tek arjet e operas qė ishin pjesė e repertorit .Mbaj mend qė kam dhenė njė nga diplomat mė tė veēanta nė kursin tim. Studentėt sot e kanė mundėsinė tė dalin nė skenė.Nė brezin tim nė 92 kur e kam mbaruar unė Akademinė nė skenė do tė dilje vetėm ditėn e diplomės.
Gjithė ky akumulim 4 vjecar do tė realizohej vetėm me njė mbrėmje tė vetme.Unė e mora shumė seriozisht qė nga paraqitja dhe deri tek repertori. Gjendja emocionale dhe shpirterore ishte edhe me e madhe se nė rreshtin e parė ishte nėna ime qė mė shikonte te interpretoja per here te pare.Kishte shumė duartrokitje.

Pas pėrfundimit tė studimeve si vazhdoi rruga e artit?

Mė vonė filloj punė nė Radio dhe kam punuar nė fushėn e muzikės vetėm nė emisione muzikore. Pėr 7 vjet u shkėputa nga kėnga. Ka qenė Gazmend Mullahi kompozitori bashkėpunėtor dhe koleg nė Radio dhe mė thotė se kam njė romancė dhe dua qė ta kėndosh. Nuk e njoh vokalin mė thotė por e kam pėrshtypjen se mund ta kėndosh nė njė festival romanca
Mbaj mend se atė romancė qė titullohej “Ēobani” .Ka qenė salla e Akademisė sė Arteve ku mu zgjua edhe njė herė ai emocioni i 7-8 viteve mė parė.
Mbas asaj kėnaqėse i kėrkoj takim Valter Qarrit nė TVSH ai sapo kishte mbaruar njė dokumentar mbi polifoninė e Himarės.Unė i them meqė Himara ka shumė dokumentarė dhe a mund tė bėjmė edhe diēka pėr Zagorinė se edhe Zagorija ėshtė njė krahinė me folklor te pasur. Ai u tregua shumė i gatshėm. Ai kėrkonte qė unė tė kisha njė repertory muzikor dhe pastaj ilustrimet ti bėnim nė Zagori.
Bėra njė repertor me ato qė kisha bėrė nė shkollė me ato shqiptare dhe ato tė huaja. Zgjodha njė repertor qė do ti shkonte natyrės sė bukur zagorite. I bėra incizimet me orkestrėbn e RadioTelevizionit dhe e mbaj mend qė ka qenė njė ditė e vetme dhe e pėrballova kėto incizime nė sallėn e orkestrės dhe mė ndihmoi shumėZ. Zhani Ciko dhe Jetmir Barbullushi qė dirigjoi tė gjithė repertorin.
E mora kėtė kasetė me vete dhe u nisėm me grupin e xhirimit tė televizionit dhe shkuam nė Zagori ku kemi ndejtur 15 ditė pėr tė xhiruar pjesėn e repertorit. Por nuk do tė ishte normale qė tė mos prekja edhe folklorin e Zagorisė.Formuam njė gup me vajzat e Zagorisė dhe po atė ditė bėmė incizimet qė na shėrbyen pastaj pėr tė plotėsuar kėtė dokumentar qė me tė drejtė Spiro Dedja, njė zagorit shumė i njohur nė fushėn e letrave dhe Ėngjell Ndocaj bashkėpunuan pėr tė bėrė kėtė skenar dhe dokumentarit artistik i vunė titullin “Ti qė mė rrite qė vajzė”. Kėto janė fjalėt e Ēajupit realisht.
Edhe grupi i xhirimt koncieduam nė njė dėshirė tė pėrbashkėt, qė tė bėjmė njė punė artistike.

Po recitalin e kishe ēuar ndėrmend ndonjėherė?

Pastaj e ndjeja qė mund tė bėja njė koncert recital.Gjithmone mė ėshtė dashur tė mendohem nė kėtė pikė dhe tė them se do tė bėj diēka dhe kjo tė jetė e investuar pėr artin tonė shqiptar.Nė recitalin tim ka qenė zgjedhja e romancave mė tė bukura lirike shqiptare tė autorėve tanė. Bėra pėrzgjedhjen qė nga Paparisto Harapi ,Dizdari ,Deda Kono dhe emra tė tjerė kompozitorėsh. Zgjodha 12 romanca dhe i kėrkova njė mendim Robert Radojės se si mund ti pėrcillja kėto.
Gjithmonė kam dashur njė mėnyrė tė veēantė tė pėrcjelljes tė kėtyre romancave tek publiku. Ai mė sygjeron se nė kėtė mund ta bėjmė tė shoqėruar me tre instrumentė me piano, violinė, violoncel. Ai e zgjodhi vetė edhe stafin shoqėrues tė koncertit dhe ishim muzikantėt mė me emėr. Ka qenė Suela Piciri(violin), Aristidh Prosi (violoncel).Kėta vinin nga njė eksperiencė koncertesh pa fund, dhe unė e ndjeja se ishte dalja ime e parė. E kam pranuar faktin se ishin muzikantė shumė tė mirė se qėllimi im ka qenė gjithmoinė se tė pėrfitoj nga tė tjerėt.Tė mbėshtetem tek tė tjerėt pėr tė bėrė mė tė mirėn.Dhe kėshtu funksionoi dhe ka qenė viti 2006 qė u realizua nė hollin e TO. Ka qenė njė mbrėmje e jashtėzakonėshme qė unė atė qė dioja e arrita dhe u prit shumė mirė.Pėr mua ishte njė sfidė dhe mora kėnaqėsi pėr vete dhe mirėnjohje nga shumė artistė.
E ndjeva qė mund tė vazhdoja pa frikė nė kėtė rrugė. Koncerti i dytė ka qenė pas dy vjetėsh. Duhet tė gjeja diēka tė veēantė pėr ta pėrcjellė tek publiku.Bėra repertorin popullore qytetare tė cilat kanė qenė pjesė e pandarė e imja qė nga studimi im akademik por edhe njė pjesė e pandarė e tė gjithė kėngėtarėve lirikė.Kėto morėn formėn e njė formacioni tė njė muzike dhome. Muzika e dhomės kėrkon njė kujdes si nga repertori ashtu edhe nga realizimi, ėshtė njė zhaner shumė delikat.Nė vitin 2008 u zhvilua koncerti nė sallėn e madhe tė TO. Funksionoi shumė mirė.

Po lamė nė heshtje polifoninė dhe albumin tuaj tė fundit “vajzė e valėve”?

Unė bėra njė eksperiment. Gjatė kėtyre viteve mua mė ėshtė dhėnė rasti tė kėndoj polifoninė nė shtete tė ndryshme si nė Francė, Zvicėr dhe etj.Polifoninė e kam kėnduar pėr herė tė parė nė Korsikė prandaj vendosa tė kėndoj nė kėtė koncert 5 kėngė polifonike.Kishte ndodhur njė lloj pjekurie brenda vokalit tim qė mė dha kėtė siguri dhe mbaj mend se i kėndova mirė dhe kolegėt e mi mė thanė se duartrokitjet mė tė mėdha i more tek polifonia. Por edhe kėngėt lirike kishin efektet e tyre. Kur del pėrpara publikut ėshtė pergjegjesi.Pėr mua kanė qenė sfid. Artisti e kupton se ēfarė ka brenda vetes. Unė e ndjeva se e kisha kėtė energji tė brendėshme pėr kėngėn labe .. Ka qenė albumi “vajzė e valėve” qė e justifikoi kėtė ėndėrr tė dytė timen. Kėtė album unė vendosa qė ta bėja me repertorin qė zotėroja mė mirė.

Sa kėngė ka ky album dhe ku u realizua?

Ky album ka 11 kėngė. Ky album duhet qė tė krijonte besimin mė shumė tek vetja. Ai I ka tė gjithė elementet se pėrmbledh folklorin e Himarės, Gjirokastrės dhe tė Zagorisė, por ka edhe kėngė labe brenda tė bėrė nga rapsodėt dhe kėngėt e spikatura tė Lefter Cipės.
Para se tė realizoja albumin pashė dokumentarin e Himarės nė bashkėpunim me Lefter Cipėn dhe jam mahnitur. E kam dėgjuar dia muaj rresht.Pastaj guxova dhe kėndova.Unė dua tė jem e saktė me ēfarė atė afron tabani dhe pastaj aftėsitė e mia. Ishte njė investim i madh si nga ana shpirtėrore dhe nga ana ekonomike.Mbėshtetja qė mė dha Eno Koēo qė e mori pėrsipėr qė kėtė album ta realizonte nė Londėr dhe pėr ti bėrė njė investim sa mė professional ishte njė vlerėsim maksimal..Albumi u realizua nė studiot e radio Tiranės por u shumėfishua nė Londėr dhe u prezantua nė ambinetet e teatrit “Metropol”.Pata njė mbėshtetje nga artėdashėsit por dua tė falenderoj edhe regjizorin Kiēo Londo qė ka qenė nė atė periudhė nė teatrin Metropol i cili na mundėsoi sallėn.
Ka qenė njė koncert i veēantė. Polifonia nė vetvete i ka tė gjitha elementėt pėr ti dhėnė kėnaqėsi publikut. Deri nė atė moment kisha bėrė shumė punė dhe mendova ta pasuroj edhe me elementė tė tjerė.
Bėra njė takim me Petrit Rukėn, njė njohės dhe dashamirės i polifonisė dhe mjaftoi njė bisedė me tė pėr tė organizaur promovimin.

Ēfarė materialesh shfrytėzuat pėr promovimin?

Pėrdorėm materialet e filmuara nga Valter Qarri. Petriti Ruka bėri njė tekst shpirtėror, njė lidhje logjike tė tė gjithė materialit muziokor, dhe i bėri tė qartė publikut se ēfarė ishte ky repertoryiKjo ka qenė njė kėnaqėsi mė vete. Ishte njė besim i duhur qė kjo ėshtė njė rrugė e hapur dhe ne nė tė mund tė ecim gjithmonė me hapa tė sigurta. Me pikėsynimin qė polifonia tė jetė ajo qė ka buruar nga tė parėt tanė, por ne le tė shtojmė nga njė element qoftė nga shkolla apo nga rruga dhe me ide tė tjera. Mendoj se nė kėtė pikė jam lidhur shumė fort shpirtėrisht me polifioninė dhe cdo project i ardhėshėm do tė jetė me vlera dhe i pasuruar.

Po kėngėt e Neēo Mukės a i keni dėgjuar?

Kam dėgjuar shumė pėr kėtė kėngėtar dhe poet himarjot. Kam dėgjuar shumė kėngė tė tij. Zėri i tij ėshtė si valėt e detit. Mbetete i pakrahasueshėm.

Askushi
26-09-2012, 17:08
Flet kėngėtarja e muzikės sė lehtė dhe kėngės popullore, Mimoza Gjoni


“Jam e dashuruar, por kėngėn s’e toleroj”
Tiranės i kushtova albumin e parė tė dytin rinisė shqiptare


Albert Zholi


Albumin e dytė ajo e ka tė njė natyre krejt tjetėr, me muzikė tė lehtė, me kėmbgulje, dėshirė, vullnet, pasion ajo tenton tė ngelet pėrherė nė tregun e muzikės shqiptare si nė muzikėn e lehtė ashtu edhe nė atė popullore. Repertori i saj pėrmban kėngė popullore tė tė gjitha trevave tė Shqipėrisė, ku mbizotėrojnė kėngėt popullore tė mbarė Shqipėrisė dhe tė trevave shqipfolėse, por tashmė ajo po fut nė repertorin e saj dhe kėngėt e muzikės sė lehtė me ritėm qė ngjajnė me Hip- Pop. Por fillimet e saj tė tė kėnduarit ajo i ka me kėngėt polifonike kur kėndonin nė shtėpi familjarisht pėr vetė origjinėn jugore. Ajo po bėhet njė nga kėngėtaret mė tė pėlqyera nė aktivitetet e shoqatave artistike dhe pse pėr vite tė tėra ka kėnduar jashtė shtetit kryesisht nė Gjermani. Hyrja e saj nė konkurrencėn e kėngėtareve tė kėngės popullore ka ardhur nė mėnyrė tė bindshme, pasi ajo ndoshta ėshtė ndėr tė paktat kėngėtare qė i kėndon tė gjitha kėngėt popullore tė trevave shqiptare dhe tashmė dhe ato tė muzikės sė lehtė. . Nė bisedė ajo ėshtė shumė e sinqertė dhe rrėfen me qetėsi rrugėn e vėshtirė dhe tė bukur tė kėngės nga Gjermania, Maqedonia, Kosova dhe tashmė nė Tiranė, qytetin ku ka lindur qė tashmė po i dedikon albumin e sajė tė dytė tė titulluar “Rinisė shqiptare” .


Ju sė afėrmi do tė merrni pjesė nė organizimin e shoqatės “Sofra Shkodrane”, si jeni ndjerė nė kėtė aktivitet vitet e tjera?

Jam ndjerė dhe po ndihem mirė. Tashmė ėshtė njė eksperiencė e bukur, afėr 3- vjeēare. Me kėtė aktivitet dhe me shumė aktivitetet e Unionit Artistik tė Kombit Shqiptar them se, jam afirmuar me kėto aktivitete dhe publiku ėshtė njohur me mua, me repertorin tim dhe me preferencat e dyanshme. Jeta jashtė atdheut ka bėrė tė jem larg publikut shqiptar nė atdhe, por afėr atij emigrant. Jeta sjell ndryshime.

Si lindi kėnga tek Mimoza?

Eh, si lindi?! Natyrshėm! Unė me origjinė jam nga jugu. Nė shtėpinė time kėndohej gjithmonė polifoni. Mė merrte babi dhe mė thoshte kėndo dhe ti. Hyra mes tyre si pa u ndjerė. Pėr ēdo ditė kėndoja polifoninė labe. Kėngėt e para ishin “Bejke bardhė”, por dhe kėngėt korēare dhe pėrmetare. Mbaj mėnd qė kėndoja dhe kėngėn “Kur mė shkoje nė ato varre, me fustanin zvarrė, zvarrė”, etj…apo kėngėn “Ēupėzė ē’mu bėre ftua”.

Cila ka qenė kėngėtarja juaj e preferuar nė vitet e vegjėlisė dhe deri tani sa filluat vetė tė kėndoni?

Natyrisht, dua ta bėj publike. Ajo ka qenė dhe mbetet Fitnete Rexha. Nėna ime e pėlqente shumė dhe nė mėngjes para se tė ikte nė punė hapte radion me ton tė ulėt dhe dėgjonte kėngėt e saj. Edhe unė i dėgjoja dhe u rrita me to. Ishin kėngė qė dhe sot i dėgjoj, por dhe i kėndoj me ėndje. Shumė kėngė tė saj i kam nė repertorin tim.

E veēanta juaj ėshtė se ju e keni filluar rrugėn e bukur tė kėngės jashtė atdheut. Ka qenė e vėshtirė?

Shumė e vėshtirė. Aq sa se mendon. Ēdo kėngėtare ka udhėn e vet tė kėngės. Jeta e vėshtirė ekonomike bėri qė unė tė emigroj. Gjermania ashtu si shumė kėngėtare tė tjera shqiptare ishte vendi, ku gjeta hapėsirėn dhe kushtet pėr tė kėnduar. Aty kėngėtarja vlerėsohet dhe respektohet. Shumė kėngėtare aty japin koncerte dhe pse jetojnė nė Shqipėri. Me Gjermaninė mė lidhin shumė kujtime. Aty ku vlerėsohet arti qytetėrimi jep frytet e veta cilėsore.

Pas kthimit nga Gjermania sėrishmi aktivitetin e keni jashtė kufijve tanė shtetėror?

Po, ėshtė e vėrtetė. Tashmė lėviz kryesisht nė Maqedoni dhe nė Kosovė. Janė dy treva, ku pėlqehet shumė kėnga popullore shqiptare sidomos ato epike. Kėto treva sidomos janė tė dashuruara me kėngėt patriotike. Kėngėt mė tė dashura janė “A vritet pafajėsia” dhe tė gjitha kėngėt trimėrore pėr UĒK-nė. Unė i kėndoj tė gjitha kėngėt popullore shqiptare tė ēdo treve ndaj jam e ftuar nga jugu nė veri dhe nga lindja nė perėndim. Me kėngėt e reja tė muzikės sė lehtė plotėsohen disa mangėsi tė vogla nė repertorin tim. Besoj se, kėto kėngė janė shumė afėr kėrkesave dhe dėshirave tė rinisė.

Pas albumit tuaj tė parė ēfarė po pėrgatisni?

Albumi i parė pati shumė sukses. Ishte njė album qė me thėnė tė drejtėn i kaloi parashikimet. Atė album ja dedikova Tiranės, qytetit tim tė lindjes. Tashmė po pėrgatit albumin e dytė vetėm me kėngė tė muzikės sė lehtė. Ėshtė njė album me kėngė plot ritėm dhe me tekst rinor. Pra njė album tėrėsisht rinor pėr argėtim.
“Duajeni Tiranėn” albumi im i parė ishte njė album me theks tė veēantė, ku pėrcillej ideja se ne qė jetojmė kėtu ta duam Tiranėn se ajo po ndryshon, por bashkė me ndryshimin bėhen ndėrtime pa kriter, ndėrtime qė kanė humbur shumė monumente historike, ndėrtesa tė vjetra qė identifikoheshin me Tiranėn. Unė kam lindur nė Tiranė dhe e dua shumė qytetin tim. Tirana ėshtė zemra ime. Disa gjėra tė rralla tė Tiranės qė janė pjesė e historisė sė saj duhet t’i ruajmė. Unė nė kėtė album bashkėpunova me poetin Mynyr Hoxha dhe kompozitorin Adem Berati. Ndėrsa nė albumin e ri “Rinisė shqiptare” po bashkėpunoj me kompozitorin Alban Arifi.

Besoni nė suksesin e albumit “Rinisė shqiptare”?

Besoj dhe shumė. Kėtė bindje e kam pėr vetė ritmin e muzikės, tekstet sepse ka brenda atė ēka publiku.

Si e kujtoni dashurinė e parė?

Me shumė ėndje, por dhe pa shumė gjurmė. Ishte njė dashuri me njė artist. Erdhi vetiu. Kishte momente shumė tė bukura, por qė me kalimin e kohės u venit. Por do s’do e kujtoj atė dashuri. Njeri nuk mund tė jetojė pa dashuri.

Po tani a jeni e dashuruar?

Po, jam e dashuruar. Ndihem mirė dhe e respektuar. Nuk ka atė fuqinė e magjishme, por ėshtė njė dashuri praktike. Dua tė them se i dashuri nuk jeton nė Tiranė.

Njeriu mė i afėrt pėr ju?

Nėna ime. E kam gjithēka. Shoqe, motėr, nėnė. Me tė, ndaj gjithēka dua tė qaj.

Kjo do tė thotė se nuk ke shumė miq tė ngushtė?

Unė kam shumė kolegė, por pak miq tė afėrt. Unė flas, shkėmbej mendime, pi kafe, por nuk jam shumė e hapur. Nė jetė unė dua tė mė respektojnė, jo tė mė duan. Respekti tė ēon edhe tek dashuria njerėzore.

Moza dhe Luku…?

I kushtoj kohė aq sa duhet. Fiks, aq sa i duhet njė femre tė duket e rregullt. Nuk jam ekstreme. Dua tė jem e rregullt kudo. Dal e veshur mirė dhe me njė tualet konstant. Me veshjen time respektoj veten, spektatorėt, miqėsinė.

Rrobat i blini firmato?

S’kam njė preferencė tė veēantė. Blej ēka mė pėlqen, ēka mė shkon, ēka mė duhet. Mund tė jenė firmato ose jo.

Kam parė se pėrdorni shumė minifundet?

I pėlqej. Mė rrinė bukur nė trup.

Keni bėrė ndonjėherė flirt?

E di qė kėngėtaret janė shumė tė paragjykuara, por as mė shkon nė mendje flirti. Dua lidhje tė qėndrueshme.

Ēfarė lexon mė shumė gazeta apo libra?

Libra. Studioj libra psikologjik. Ato mė heqin streset e ditės. Tashmė kam blerė dhe po lexoj disa libra tė tillė “Si tė krijojmė miq”, “Dėshira dhe siguria nė jetė” etj… Pėlqej dhe romane me kėto tema.

Hobet?

Kėrcimi dhe kėnga

Zakonisht, ku i bėni pushimet e verės?

Kur s’kam punė dal jashtė vendit. Dua tė shkoj nė ato vende qė nuk kam qenė. Jo se s’mė pėlqejnė plazhet shqiptare, por kėto i kam frekuentuar dhe besoj se, duhet parė dhe mė tej.

Ushqimi preferuar?

Frutat, sallatat, peshku.

Askushi
26-09-2012, 17:09
Ndikimi i folklorit ne letersine shqipe

--------------------------------------------------------------------------------

Folklori ka nje rol vertet te rendesishem ne letersine e nje vendi.folklori yne eshte shume I pasur,ku mund te permendim Ciklin e Kreshnikeve,me Mujin dhe Halilin,Gjergj Elez Aline etj. Nė qendėr tė kėtij cikli qėndrojnė bėmat e ēetės sė kreshnikėve, si edhe kundėrshtarėt e tyre, “kralė” e “kapedanė” veēanėrisht nga viset bregdetare.Lufta e kreshnikėve ėshtė vendosur nė njė kohė e nė njė ambient qė s’njeh ende armėt e zjarrit. Nga brendia e tyre dhe botėkuptimi shoqėror, nga elementėt artistikė qė pėrmbajnė, kėngėt e kreshnikėve tė ēojnė nė njė periudhė mė tė hershme se shekujt e pushtimit osman. Bashkė me eposin, , shqiptarėt kishin krijuar gjithashtu fondin e baladave, tė cilat vinin si kujtime tronditėse tė epokave tė shkuara. Njėra prej tyre ėshtė ajo qė njihet nė jug me emrin e Konstandinit dhe Doruntinės, kurse nė veri me emrin “Kėnga e Halil Garrisė”. Balada e Kostandinit dhe Doruntinės shpesh ėshtė trajtuar si kryevepėr qė ngre lart kultin e besės, shenjtėrinė e fjalės sė dhėnė, pėr hir tė sė cilės mallkimi mund tė tė ndjekė nė kėtė jetė dhe nė tjetrėn. Mesazhi i besės ėshtė i pranishėm nė frymėn e baladės, por para kėtij mesazhi ėshtė fryma e fuqisė sė njeriut pėr tė riardhur nė kėtė jetė.Krahas krijimtaris gojore,ne kete koha filluan te dalin dhe mjaft shkrime tjera sic ishin:koleksioni i kodikėve qė pėrbėn njė prej pasurive mė tė rėndėsishme kulturore tė popullit shqiptar. Ky koleksion pėrmban mbi 100 vėllime, qė pėrbėjnė vepra tė plota (dorėshkrime) dhe 17 fragmente. Kodikėt e Shqipėrisė, nga tė cilėt mė i vjetri ėshtė “Kodiku i Purpurt i Beratit”, janė njė fond me rėndėsi pėr historinė e zhvillimit tė letėrsisė sė vjetėr biblike.Gjitha keto pjese te rendesishme te folklorit shqiptar, shqipes se hershme te shkruar,jane nje shtyse e madhe per vazhdimin e letersise shqiptare.Keto vepra,u bene inspirim per autoret e rinje,te cilet ne saje te tyre u njohen me te miren dhe me te keqen ne art.Keto vepra,nuk ishin nje frymezim vetm per letersin shqipe,por ato u bene shtyse edhe per kinematografine,beletin e shume fusha te tjera te artit shqiptare.Duhet thene,se shume intelektuale te rilindjes shqiptare u arsimuan dhe u ndikuan me frymen evropiane te asaj kohe por prape nuk harruan folklorin.Nga keto gojedhena jane krijuar vepra me fame boterore,sic eshte Ismail Kadare,i cili shkroi veprene e tije “Kush e solli Doruntinen”duke u bazuar tek gojedhena.Nje rast tjeter eshte ai i Mitrush Kutelit,i cili mjaft elemente tė rrėfimeve tė tij i mori nga folklori toskė, siē i kishte dėgjuar nė fėmijeri dhe i shfrytėzoi pėr tė rikrijuar motive tė kthjellėta tė jetės sė fshatit,Nder keto vepra ku Kuteli beri folklorin pjese te krijimtarise se tije,mund te permendim: Ago Jakupi e tė tjera rrėfime, , njė pėrmbledhje me shtatė rrėfime pėr jetėn fshatare; Kapllan Aga i Shaban Shpatės. Rrėfime-Rrėfenja etj,.Nje tjeter poet,qe ne veprat e tije spikasin , lidhjet e ngushta me letėrsinė gojore eshte Fishta, , ndonėse disa autorė e kanė kritikuar Fishtėn pėr 'folklorizėm', pėr imitim tė folklorit, pa mundur tė krijojė njė poemė tė vėrtetė epike.Vlen te permendet se Fishta ėshtė frymėzuar fuqishėm nga poezia gojore shqiptare , si dhe nga ciklet e poezisė heroike tė quajtura Kėngė kreshnikėsh kur shkruajti Lahuta e malcķs.. Njė poet tjetėr i dhėnė me mish e me shpirt pas folklorit ishte Bernardin Palaj. Palaj ėshtė edhe autor lirikash klasike dhe elegjike, nė pjesėn mė tė madhe tė botuara nė vitet tridhjetė nė revistėn franēeskane Hylli i Dritės..Folklori eshte dhe do te mbetet nje pasuri e pacmueshme per shqiptaret,dhe do te vazhdoje te jete frymezim per artiste ne te ardhmen,ashtu sic ishte ne te shkuaren…

Autori: Enis Bera

Askushi
26-09-2012, 17:10
Muzika popullore dhe folklori burimor rrėnjėt e lashtėsisė shqipe



Nga: Ramiz DĖRMAKU



Gjatė kėtyre viteve nė Kosovė, trojet etnike dhe diasporė na lindėn shumė "yje" tė cilėt nuk dijnė tė kėndojnė muzikė tė gjallė burimore shqipe.
Viteve tė fundit muzika popullore shqiptare po kalon njė gjendje tė rėndė, Qė nga vitet e 90-ta, nė Kosovė e diasporė fillon njė periudhė e rėndė dhe e vėshtirė, pėr tė gjithė, pra edhe pėr artin muzikor. Mbyllja me dhunė e Institucioneve tė Kosovės ( nga pushteti barbar serb) ndikoi drejtpėrsėdrejti edhe nė artin muzikor, kur filloi tė "lulėzoi" muzika e keqe. Gjatė kėsaj periudhe kohore mbi (20-vjeēare) muzika popullore pėsoi dėme tė mėdha. Muzika e cila u krijua gjatė kėsaj periudhe u lirua nga skematicizmi dhe ideologjizmat por por nuk mundi t'i shpėtojė tundimit komercialist, ku mė sė shumti u reflektua rėnia e saj nė shund dhe kiē. Gjatė kėsaj periudhe kohore u shkruan, u kėnduan e u komponuan kėngė tė rrymave tė reja si dhe atyre tė cilat mė parė ishin tė ndaluara gjatė diktaturės komuniste. Pra, gjatė kėsaj periudhe nga publiku e dėgjuesit u krijua njė "ftohje" e adhuruesve tė muzikės popullore dhe folklorike.

Tallava muzika
Rinia jonė gjatė kėtyre viteve tregoi njė mos interesim ndaj muzikės popullore; nė Kosovė, trojet etnike dhe diasporė, nė disa raste gadi muzika popullore ishte braktisur nga publiku. Mirėpo njė pjesė e publikut e etur pėr muzikė popullore e ruajti atė nga armiqėt e shumtė. Muzika qė u krijua gjatė kėtyre viteve (nė Kosovė, trojet etnike e diasporė) u komercializua deri nė fund, pra u sakatos nga motive tė ndryshme. Gjatė kėtyre viteve nė Kosovė, trojet etnike dhe diasporė na lindėn shumė "yje" tė cilėt nuk dijnė tė kėndojnė muzikė tė gjallė dhe me nota. Kėto "yje" tė lindur viteve tė fundit dolėn nė skenė si kėpurdhat pas shiut, pra ata lindėn (u krijuan) ne studiot (private) e shumta muzikore tė udhėhequra jo nga profesionistėt por nga disa diletantė tė cilėt e sakatosėn jo vetėm muzikėn popullore por edhe artin muzikor. Nė ato studio tė udhėhequra nga amatorėt (dihet jo profesionistėt) tė ciėt falė teknikės kompjuterike ua pėrpunuan zėrin kėngėtarėve tė tillė, dhe prodhuan "yje" tė cilėt nuk kanė lidhje me mizikėn e gjallė. Kėndimi i kėngėve "yjeve" u mundėsoi atyre tė pasurohen materialishtė. Kėngėtarėt qė lindėn gjatė kėtyre viteve (jo tė gjithė) vodhėn huazuan kėngė edhe nga popuj tė tjerė, duke i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe (e shumė shpeshė duke pėrdorė edhe fjalė tė huaja). Kėta kėngėtarė qė lindė gjatė kėtyre viteve, s‘pari filluan tė kėndojnė nėpėr mbrėmje, manifestime, koncerte, etj, sidomos nė diasporė. Ata duke e parė fitimin material, inēizuan kėngė nė audio, video dhe CD-e dhe kėshtu duke kėnduar "tallava" depėrtuan tek publiku e dėgjuesi ynė. Kompozitorėt e mirėfilltė nė munges tė ligjit, u detyruan tė heshtin. Ata nė munges tė Institucioneve kompetente bėnė orvatje maksimale qė pėrmes shkrimeve tė tyre, nė shtyp, radio, televizion dhe mediave elektronike t'i kritikojnė e gjykojnė dukurit e tilla, mirėpo nuk patėn sukses (Sami Piraj, etj). Teknika e pėrsosur u mundėsoi "yjeve" qė ata ta gėnjejnė e mashtrojnė s'pari vehten e pastaj edhe publikun-dėgjuesin. Pra tani skenėn tonė (shtypin ditor, radion, televizionin - konkretishtė RTK-ės) e kanė vėrshuar njė numėr i madh "yjesh" tė cilėt falė kompjuterit i cili ua ndreqte zėrin (qė ishte shumė vėshtirė ta kuptojė publiku-dėgjuesi, se pėr ēfarė kualiteti apo kėngėtari bėhet fjalė). Tė gjithė e dijmė se suksesė i njė kėngėtari ėshtė kėndimi i gjallė nė skenė.
Kėngėt e kėngėtarėve tė mirėfilltė ēdo herė ruajtėn brumin shqip
Shumė "kėngėtarė", "yje", tė cilėt lindėn gjatė kėsaj periudhe tė inspiruar nga fitimi material jo qė shkatėrruan muzikėn folklorike popullore por ne tėrėsi artin muzikor. Nė anėn tjetėr njė grup i kėngėtarėve tė vėrtetė jo qė nuk krijuan albume por u angazhuan me tė gjitha forcat e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe ligjore ta ruajnė muzikėn folklorike nga barbarizmnat, turēizmat, sllavizmat, shundi, kiēi, dhe dukurit tjera negative. Kėngėtarėt e mirėfilltė me mjaftė suksesė e ruajtėn muzikėn folklorike ne tė gjitha trevat shqiptare (por edhe nė diasporė, gjatė turneve tė shumta). Shembull; Nazmije Hoxha, Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, Ismet Bogujeci, e disa tjerė. Kėta kėngėtarė me mjaftė suksesė i shpėtuan shundit, kiēit dhe dukurive tjera negative. Kėta kėngėtarė tė mirėfilltė, jo qė nuk krijuan albume , por nuk ishin prezentė as nė mediat tona tė shkruara apo elektronike. Ėshtė koha e fundit qė tė ndėrrmirret diēka nga organet kompetente pėr mbrojtjen e kėngės folklorike popullore dhe artit muzikor. Kėngėtarėt e mirėfilltė gjatė karrierės sė tyre i dhanė kėngės popullore shqipe shpirtin dhe nė asnjė moment nuk pranuan tjetėrsimin e saj. Tek kėngėt e kėngėtarėve tė mirėfilltė ēdo herė me sukses ruajtėn brumin shqip. Kėngėt e tyre kanė lėnė (e do tė mbesin pėrgjithmonė) gjurmė tė pashlyera nė artin muzikor. Kėngėtarėt e mirėfilltė me shumė sukses ju kanė shmangur ujėrave tė turbullta. Shumė kėngėtarė tė mirė disa vite ishin tėrhequr nga skena muzikore, gadi ishin harruar..., tė shkelur nga pseudokėngėtarėt matrapazėt, diletantėt, pėr ti shpėtuar shundit kiēit dhe dukurive tjera negative.

Bota Sot

Askushi
26-09-2012, 17:11
Dokumentari pėr Lord Bajronin shfaqet nė Danimarkė


Dokumentari pėr Lord Bajronin shfaqet nė Danimarkė
Dokumentari “Aventurat skandaloze tė Lord Bajron”, i xhiruar kryesisht nė Shqipėri dhe Greqi, u shfaq javėn e kaluar nė tri seri pėr publikun danez nė televizionin kryesor “TV 2”.



Nga Express mė 23 qershor 2011


Ky dokumentar, i cili ka pėr protagonist kryesor aktorin e Hollywood-it Rupert Everett, i transmetuar edhe pėr publikun shqiptar, ishte njė pėrpjekje e regjisorit tė njohur britanik Michael Waldman pėr tė rishikuar figurėn e Bajronit dhe udhėtimeve tė tij nė Ballkanin e vitit 1809 si dhe takimin e famshėm me Ali Pashė Tepelenėn, figurėn mjaft komplekse qė dominoi politikėn ballkanike tė atyre viteve.
Po kėshtu, udhėtimi i Bajronit nė viset shqiptare ishte edhe pikėnisja e poemės sė tij tė famshme “Chaild Harold Piligrimage”, e cila e bėri lordin anglez njė personazh mjaft tė njohur nė pėrmasat europiane.
Dokumentari mbi udhėtimin e Bajronit nė Shqipėri dhe Greqi, i mbėshtetur nga televizioni prestigjioz britanik “Channel Four”, hapi njė seri polemikash mbi figurėn e Bajronit dhe trajtimin e tij nė publikun anglez. Gjithsesi, ky dokumentar i cili u xhirua edhe nė Shqipėrinė e Jugut, ishte njė mundėsi promovimi e shkėlqyer edhe pėr turizmin shqiptar dhe mundėsitė e mėdha qė mbart jugu i Shqipėrisė pėr tė nxjerrė nė pah trashėgiminė e vet kulturore.
Protagonist i dokumentarit, Rupert Everet, i njohur pėr njė seri filmash me aktorė tė mėdhenj tė Hollywood-it, pas shfaqjes sė kėtij filmi nė premierėn londineze foli me nota pozitive mbi pėrshtypjet e tij nė Shqipėri dhe mbresat qė i la udhėtimi njėjavor me kuaj nė rrugėn qė ndoqi ėshtė frymėzuesi i tij, Lordi Bajron gati 200 vjet mė parė. Shfaqja e kėtij dokumentari historik edhe nė Danimarkė, qė pason ato nė kanalet shtetėrore tė Afrikės sė Jugut dhe Australisė, ėshtė njė ngjarje interesante jo vetėm pėr promovimin e kėtij dokumentari, por edhe pėr turizmin shqiptar.

Askushi
26-09-2012, 17:12
Shqiptarėt kanė njė mitologji tė pasur, shumė pak tė studiuar




Fatkeqėsisht nė shtatė dekadat e fundit mitologjia shqiptare, pėr shkaqe qė dihen u la anash nga studiuesit, gjatė mbledhjes nė terren u bėn retushime dhe fatkeqėsisht nė kėtė periudhė humbi njė thesar tepėr i ēmueshėm i kulturės shqiptare.
Nė shek. XIX dhe gjysmėn e parė tė shek. XX pėr mitologjinė e Shqiptarėve kanė shkruar shumė autorė, ndonėse asnjėri nuk e rroku kėtė temė nė mėnyrė tėrėsore dhe gjerėsisht nė vėshtrim gjeografik; asnjeri nuk pėrfshiu nė kėtė objekt treva tė gjera tė banuara nga shqiptarėt, as problematikat kryesore tė kėsaj fushe. Ndėr autorėt e huaj qė botuan materiale e studime pėr mitologji e besime ndėr Shqiptarė mund tė pėrmendim A. Bouė J. G. Hanin , G. Majer, H. Pedersenin , F. Nopēėn , Durham, M. Hasluck, M. Lamberc: “Pėrralla shqiptare”, (Vjenė 1922), “Mitologjia e shqiptarėve”, F. Degrand etj. Nė njė masė mė tė paktė, material me interes pėr mitologji e besime ndėr Shqiptarė botuan dhe shumė autorė tė tjerė tė huaj tė shek. XIX e tė fillimit tė shek. XX, pėrfshirė vepra e artikuj tė tyre. Materiali i mbledhur dhe i botuar prej tyre ka nė pėrgjithėsi karakter pėrshkrues; na japin tė dhėna me rėndėsi pėr elementė tė ndryshėm mitesh dhe besimesh nė popullin tonė; ajo ēka ėshtė mė me interes, tė tillė elementė nė kohė tė tyre ishin akoma tė gjallė nė trevėn shqiptare ė, mė vonė, ato i gjejmė ose tė zbehura shumė, ose tė zhdukura fare. Kėtu qėndron dhe vlera e punės sė tyre si regjistrues e ruajtės tė materialit faktik. Nuk ju ranė nė sy, ose i regjistruan vetėm kalimthi disa figura shumė tė rėndėsishme tė mitologjisė popullore shqiptare si Dragoi, Kuēedra, Nėna e Vatrės, Vitorja, Ora, Zana, Nėna e Diellit, Plaku i Kopshtit, Dordoleci pėr tė rėnė shi, rite e zakone nė lidhje me buzmin, nė lidhje me Zjarret rituale tė vitit e kėshtu me radhė.
Rilindėsit shqiptarė ishin studiuesit mė seriozė tė mitologjisė shqiptare. Pashko Vasa na thotė se populli shqiptar betohet pėr qiell, pėr dhė, pėr gurė, pėr ujė, pėr mal, pėr fushė, pėr diell, pėr hėnė dhe nuk betohet pėr perėndi e pėr shenjtorė. J.Vreto, K.Kristoforidhi, N.Frashėri, A.Z.Ēajupi, Shtjefėn Gjeēovi, na flasin pėr kultin e Tomorrit si njė vend ku ruhen rite e besime vendėse tė Shqiptarėve e qė janė dėshmi uniteti nė traditat e lashta tė kėtij populli. Autorėt arbėreshė tė Italisė (rilindas) si J.De Rada nė botimet e tij letrare e folklorike, A. Argondica nė artikujt e tij nė “lli i Arbėreshėvet” e tė tjerė, na japin materiale me vlerė pėr mitologji e besime tė’ Arbėreshėve. De Rada, duke u nisur nga qėllime atdhetare, bėr kahasime nė mes mitologjisė shqiptare dhe asaj tė lashtėsisė. Folkloristėt shqiptarė tė Rilindjes si Th. Mitko me “Bletėn shqiptare” (1878), S. Dine me “Valėt e detit” (1908), Z. Jubani (1871) me “Pėmnbledhje kėngėsh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” dhe mė pas ata tė Pavarėsisė si B. Palaj, K. Kamsi, S.Th. Frashėri, K Taipi, S. Kolea, R. Alikaj, N.Suma, Ll. Karafili (Bardhyli), M. Sirdani, I Dalliu, V.Xhaēka, H. Bushati, K.Shtjefni, e tė tjerė, nė botimet e tyre ne japin material me mjaft interes pėr mitologji. K. Kamsi, na ka dhėnė disa artikuj tė veēantė kushtuar riteve e zakoneve kalendarike si Dita e Verės, Shėn Gjergji etj, po dhe pėr mite e besime tė lashta vendėse nė pėrgjithėsi nė popullin tonė (si “Besime tė popullit nė Labėri”, Diturija, 1927-1928 etj.) Punime tė shumta e me shumė vlerė ka botuar I.Dalliu pėr fshatra e qytet tė Tiranės. Gjatė periudhės sė Pavarėsisė nga autorė tė ndryshėm u botua material me interes nė disa tė pėrkohshme si “Albania” e Faik Konicės, “Kalendari Kombiar” i M. Frashėrit, “Hylli i Dritės”, “Leka”, “Diturija”, “Shkolla kombėtare”, “Njeriu” “Drini”, “Pėrpjekja shqiptare”, “Normalisti”, “Vatra Shqiptare”, “Zani i Naltė”, “Njeriu”, “Cirka”, Normalisti”.
Fatkeqėsisht nė shtatė dekadat e fundit mitologjia shqiptare, pėr shkaqe qė dihen u la anash nga studiuesit, gjatė mbledhjes nė terren u bėn retushime dhe kėshtu nė kėtė periudhė humbi njė thesar tepėr i ēmueshėm i kulturės shqiptare.

Bota Sot

Askushi
26-09-2012, 17:13
New York : U zhvillua festivali i 20-te shqiptar




Ne Lehman Center Performing Arts ne Bronx, New York, te shtune ne 6 nentor, u zhvillua Festivali i 20-te i Kenges e Valles Shqiptare, organizuar nga qendra "Nene Tereza" e kishes katolike shqiptare "Zoja e Shkodres" ne Hartsdale - nen kujdesin e kesaj famullie dhe te meshtarit e famullitarit dom Pjeter Popaj. Kete vit festivali i kushtohej 100- vjetorit te lindjes se Nene Terezes. Ne kete festival si cdo vit merrnin pjese artiste, muzikante, kengetare e valletaret shqiptar, te cilet per arsye kohe e rrethana te ndryshme u detyruan te lene vendlindjen dhe ushtruan aktivitetin e tyre ne USA. Madje shume prej tyre edhe nga ata qe kane qene pjese e ansamblit shteteror te kengeve e valleve.

Me shume se 3000 veta ishin mbledhur per te pare festvalin. Ne festen e madhe te kultures shqiptare kishin ardhur edhe perfaqesues te komunitetit te artisteve, drejtues te organizatave e shoqatave shqiptare, televizionet e gazetat e komunitetit, disa autoritete lokale, si edhe bashkeatdhetar nga zona, qytete e shtete pertej New York-ut. Merrnin pjese edhe perfaqsues shteteror te Shqiperise dhe Kosoves.

Ne skenen e festivalit per me shume se 6 ore u ngjiten grupe valletaresh, kengetaresh e instrumentistesh nga te gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit me se 35 pika te ndryshme. Nga femije te moshave 6 -7 vjecare e deri te moshuar kenduan e vallezuan se bashku ne skenen e festivalit. Programi ishte i pasur me kenge e valle, humor e pjese instrumentale, skece e parodi, valle e melodi te zgjedhura shqiptare, te te gjitha krahinave. Kenget e vallet e Festivalit te 20-te u shoqeruan nga grupi muzikor "ALBA" nen drejtimin e kitaristit te talentuar te orkestres se RTSH-se dhe ansamblit shteteror te kengeve dhe valleve popullore Edmond Xhani, ne klarinete dhe saks ishte mjeshtri Sokol Asllani, ne organo kompozitori i mirenjohur Ilir Dangellia, ne bateri Artan Kushi dhe ne kitar bas Bradhyl Gaba.

Kryetar i komisionit te festivalit ishte famulllitari dom Pjeter Popaj, drejtor i festivalit Mark K. Shkreli, drejtor organizativ Fran ēotaj, drejtor i skenes Ludvig ēotaj, publiciteti dhe marketingu Ismer Mjeku, koordinator i medias Simon Vukel, koordinatore e reklamave Lule Gjokaj, Age Ivezaj dhe Viktor Gjelaj, konferencieret e festivalit Lidia Ujkaj dhe Erion Spiro, dirigjent Edmond Xhani, skenografia ishte pergatitur nga Luan Qose, ndersa drejtor artistik dhe regjizor ishte Gezim Nika.

Drejtuesit e programit te festivalit u shprehen se "Festivali shqiptar perpiqet qe te indetifikoje, dokumentoje dhe prezantoje artiste te folklorit nga komuniteti shqiptar dhe njekohesisht te mbaje te bashkuar komunitetin tone, pa dallim feje apo krahine. Festivali ruan dhe perkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguron qe ato te vazhdojne te ekzistojne dhe te kene domethenie per brezat e ardhshem. Festivali i ofron spektatorit te thjeshte mundesine e misherimit me thesarin e pasur te kultures shqiptare. Se fundi, festivali shqiptar manifeston begatine kulturore te komunitetit shqiptar si nje pjese identifikuese e komunitetit te pergjithshem amerikan"

Duartrokitje te shumta mori grupi i ansamblit te krijuar nga mjeshtri i fizamonikes Raif Hyseni dhe Merita Halili, e cila i solli publikut nje atmosfere qe rralle e kemi pare, kur kengetaret dhe solistet e instrumentistet amerikan kenduan shqip dhe interpretuan vetem shqip. Kenaqesia ne salle mberriti kulmin, kur qindra spektator u ngriten ne kembe duke duartrokitur e duke bashkuar zerat e tyre ne interpretimin e kengeve "Ti ti ti matane", "Laje-laje kryt se rosa", "ē'eshte ma bukur ne ket bot", "Oh ku po shkon moj rrushja e lales" etj

Ne fund, juria e festivalit, perbere nga Liljana Qose-kryetare dhe anetaret aktorja e njohur Elza Zagreda, skenografi Astrit Tota, poetet Rita Saliu dhe Vasil Marku , tha se e pati te veshtire te zgjidhte mes gjithe atyre talenteve.

Cmimet ishin keto

Cmimin "Grupi dhe kostumi me i mire" - "Grupi Rugova".
Cmimi "Grupi folklorik me i mire" - "Gurpi Kelemendi"
Cmim i vecant iu dha Agim Koles me grupin e femijeve si edhe solistit Kreshnik Zhabjaku te shoqeruar nga femijet e korit te kishes katolike "Zonja e Shkodres"
Cmim tjeter i vecante - "Grupi Polifonik" nga Bostoni.
Cmimi i grupit me te mire te valltareve - Grupi "Bashkimi" nga Bostoni, me drejtues koreografin e njohur Bashkim Braho.
Cmim per "Interpretuesen me te mire" - Arlinda Balidemaj me kengen per Nene Terezen.
Cmim per grupin me interpretim dhe koreografine me te mire - Grupi i valleve "Rozafati" i kishes katolike shqiptare "Zonja e Shkodres" me koreografi nga Angjelina Nika.
Znj. Liliana Qose tha se cmimin "Grupi special" i jepet grupit te drejtuar nga mjeshtri Raif Hyseni, grupi "Raif Hyseni's albanian - american ensemble" me Merita Halilin si edhe "Sing Class Polly Tapia Ferber - Frame Drum Class"
Ne fund u dha cmimi "Kengetari me i mire", te cilin e meritoi Artur Matia. Gjithashtu iu dha nje cmim per orkestren e festivalit, "Alba", me drejtues Edmond Xhanin.

Beqir Sina

shkeputur nga gazeta ILLYRIA

Askushi
26-09-2012, 17:14
Festivali "Oda dibrane"



“Oda Dibrane”, 400 artistė shpalosin vlerat e traditės




Kėngėt e traditės, vallet dhe kostumet popullore ishin edhe kėtė vit lajtmotivi i Festivalit “Oda Dibrane”. 400 artistė nga Shqipėria dhe trevat jashte saj u mblodhėn nė Peshkopi pėr tė shpalosur vlerat mė tė mira tė foklorit shqiptar.Lojrat nė konakun e Burrave te Gostivarit, kėnga polifonike e Sarandės, apo marrja e Nuses nga Malėsia e Hasit ishin disa nga tė veēantat e kėtij edicioni tė 16-tė tė Odes Dibrane.Nė fund tė dy netėve etnologė, muzikologė dhe drejtues tė ansambleve folklorike vlerėsuan me ēmime speciale disa nga grupet pjesėmarrese tė kėtij festivali

Klan



Dicka me shume per kete festival nga wikipedia.



Festivali Oda Dibrane ka nisur jetėn e tij qė nė vitin 1994 nė Peshkopi, Shqipėri dhe ėshtė kthyer tashme nė njė takim – tradite ku kjo e fundit pasqyrohej nė njė gjini krejt tė veēantė, nė atė tė kėngės dhe valles humoristike, ritit dhe alegorisė.
Ky festival ka pėr qėllim tė bashkojė artistė shqiptar ngado qė ndodhen pavarėsisht nga kufijtė me idenė qė “Oda Dibrane” do tė jetė mikpritėse e “ Odės Shqiptare”. Ky ėshtė njė takim origjinal nė llojin e vet i cili synon tė rizgjojė vlerat e papėrsėritshme tė kulturės sonė nė kuadrin edhe tė turizmit kulturor. Nė kėtė festival paraqiten rite tė lashta si dhe vegla karakteristike muzikore mbarėshqiptare.
Nė ditėt e Festivalit zhvillohen gjithashtu edhe biseda tė ndryshme, ekspozita fotografike me motive folklorike, ekspozite e arteve figurative te piktoreve dibranė, vizita nė monumente tė kulturės sė zonės, etj.

Askushi
26-09-2012, 17:16
Letėrsi/ Arshi Pipa pėr mitologjinė shqiptare nė Diksionerin francez tė Mitologjive botuar nė vitin 1981 nė Paris.



Pėr herė tė parė botojmė tė pėrkthyer nė shqip studimin e Arshi Pipės pėr mitologjinė shqiptare shkruar pėr Diksionerin francez tė Mitologjive tė botuar nė vitin 1981 nė Paris nga Y. Bonnefoy, vol. I f. 5-7. Atėherė, ēfarė paraqet si fizionomi tė vetėn, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare? - pyet Pipa pjesėn e mėposhtme, pasi hedh vėshtrimin mbi disa mite qė janė tė njohura dhe pėr disa popuj tė Ballkanit, duke dhėnė pėrgjigjen se mitologjia shqiptare dallon se nuk ka zota dhe hyjnitė janė tė dorės sė dytė



Mitologjia shqiptare nuk pėrbėn ende objektin e njė monografie, por subjekti ėshtė trajtuar nė shumė ese dhe artikuj tė gjuhėsisė, folklorit dhe etnografisė. Mund tė thuhet se kjo mitologji ėshtė e tipit pagan ballkanik. Fetė monoteiste qė i janė mbivendosur – katolike nė Veri, ortodokse nė Jug, islamike nė mbarė vendin – pak e kanė prekur natyrėn e saj. Historia e shqiptarėve, origjina e tė cilėve fillon qė nga migrimet e para indoevropiane nė Ballkan, ėshtė njė vazhdimėsi pushtimesh nga ana e popujve qė i rrethojnė: romakė, gjatė Lashtėsisė, sllavė, grekė e italianė nė Mesjetė, turq, nė fillim tė erės moderne. Prandaj, pritet qė mitologjia shqiptare tė jetė mjaft sinkretike. Mund tė flitet pėr shtresa alogjene pėrgjatė boshtit tė njė konstanteje lehtėsisht tė identifikueshme qė ėshtė: kulti i karakterit (gjenit) tė racės.

Hyjnitė e kėsaj mitologjie janė thuajse tė gjitha pagane. Aty janė nuset e malit dhe kėshetat, por edhe shtojzavallet dhe zanat. Gjenden gjigantė tė kobshėm balozėt, katallajt, por edhe thopēat (xhuxhat qė argėtohen duke shpotitur njerėzit). Ndeshen edhe karkanxholėt dhe njė variant i kacilmicit. “Pėrbindėshat janė me shumicė: gogolėt, kuēedrat, lubitė. Metamorfozat janė tė shpeshta: burri shndėrrohet nė dre, ujk, hut; gruaja nė nuse lale, qyqe, turtulleshė. Hyjnitė e shtėpisė mund tė kenė njė formė njerėzore si nana e votrės ose shtazore (vitore, njė lloj gjarpri). Flijohen kafshėt (dikur femrat) mbi themelet e njė ndėrtese; Bėhen magjira (p.sh. pėr ta bėrė mashkullin impotent). Ka kėngė namatisjeje, tė tjera pėr tė sjellė shiun. Gjuhet me gurė hėna e eklipsuar pėr tė trembur ujqėrit qė e sulmojnė. Objektet magjike – pasqyrat, nuskat, unazat – luajnė njė rol tė madh. I besohet syrit tė keq, ėndrrave paralajmėruese. I besohet fuqisė sė gurėve, bimėve. Por kryesisht i besohet fuqisė sė heroit.

Kulti i heroit, i dėshmuar nga njė traditė e gjatė kombėtare qė pasqyrohet nė epopenė popullore si dhe nė tė drejtėn zakonore, ka ruajtur njė karakter mitik nė disa krahina tė Shqipėrisė sė Veriut. Tė mbrojtur nga male tė thepisura, banorėt e tyre kanė mundur t’u rezistojnė kolonizimeve romake dhe sllave dhe madje kanė mundur tė ruajnė njė lloj autonomie gjatė sundimit turk. Barinjtė e Veriut, nė pjesėn mė tė madhe katolikė, vazhdojnė tė quhen Ukė, Dash, Shpend, Sokol: ata adhurojnė zjarrin (ta pėshtysh ėshtė tabu), betohen pėr Qiell e pėr Tokė, vajtojnė tė vdekurit e tyre duke gėrvishtur fytyrėn sipas njė rituali qė ėshtė mbeturinė e njė valleje; u besojnė orėve tė vendit, shpirtrave, djajve, magjistareve, vampirėve. Totemizmi dhe animizmi pėrzihen me mitet klasike dhe me legjendat mesjetare. Uliksi e Perseu i kanė ekuivalentėt e tyre. Polifemi shqiptar (KK5) quhet katallā, nė kujtim tė mizorive tė mercenarėve katalanas tė shek. XIV. Zana, mbrojtėsja e heroit, ėshtė deri etimologjikisht e afėrt me Dianėn (perėndesha romake shoqėrohet nga njė drenushė, kafsha e hyjnisė shqiptare ėshtė dhia e egėr), kurse pėr funksionet e saj ajo merr nga zana sllave, Vila. Vetė emri shtojzovalle ėshtė njė rast sinkretizimi pagano–kristian: Shtoji, Zo(t), vallet.

Shumė nga kėto besime pagane janė tė njėllojta pėr mė shumė se njė popull ballkanik, ndėrsa tė tjera janė me origjinė latine e ndoshta kelte. Atėherė ēfarė paraqet si fizionomi tė vetėn, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare?

Kjo mitologji nuk ka zota. Hyjnitė janė tė dorės sė dytė dhe nuk kanė emra tė pėrveēėm ose emri i tyre ėshtė kolektiv. Betohet pėr qiell e pėr tokė, thėrritet dielli e hėna. Por janė vetėm personifikime elementesh ose sendesh fizike, jo persona. Ndėrmjet elementeve toka ėshtė mbizotėruese. Cilėsia sipėrore e heroit ose i heroinės tė ēon tek ajo: burri i dheut, e bukura e dheut. Beja me gur ėshtė solemne. (Gjeēov $ 534). Kush betohet mbi gur, do tė ngurtėsohet nėse e shkel betimin e tij (zanat e kanė fuqinė e vėshtrimit qė ngurtėson). Gjenden murana aty ku dikush ka qenė vrarė pėr gjakmarrje (Ēabej 360). Dhe hidhen gurė pėr tė lehtėsuar lodhjen – (me lanė pritesėn).

Njė tjetėr tipar dallues ėshtė mungesa e njė jete pėrtej varrit. Qielli nuk ka asgjė qiellore, nuk ekziston ferri. Besimi te kukuthėt, lugetėrit, vurkullakėt ėshtė i pėrhapur; por kėta janė shpirtra tė munduar qė toka i flak jashtė pėr shkak tė ndonjė keqbėrjeje tė rėndė. Ky shpirt ėshtė njė hie ose njė abe njė mbėshtjellje trupore e pajisur me njė mbeturinė materialiteti (ai mund tė ngrejė pesha).

Mitologjia shqiptare me zana e me djaj, por pa zota e pa eskatologji dhe ku vetė konceptimi i shpirtit ėshtė plotėsisht negativ, ėshtė pra, krejtėsisht tokėsor. Ajo ėshtė organizuar rreth bipolaritetit etik tė sė mirės dhe sė keqes. Nga njėra anė ka njė monstėr - kulēedra ose kuēedra, mamadraga - e pėrfytyruar si njė gjarpėr me shtatė koka qė than ujėrat dhe helmon ajrin. Nė anėn tjetėr ka njė hero mitik qė e pėrball nė shpellėn e tij dhe e mbyt. Nė Jug, ku pushteti i sulltanit zėvendėsoi atė tė perandorit bizantin, shpesh ky hero ėshtė fisnik (djali i mbretit), ndėrsa nė Veri ai ėshtė njė bir i popullit i lindur drangue. Njeriu-drangue ka flatra nėn krahė, ai mund tė fluturojė. Kėtu njihet miti i Herkulit qė lufton Hidrėn, qė u bė pastaj ai i Shėn Gjergjit qė mbyt dragoin. Shėn Gjergji ėshtė shumė popullor nė Shqipėri dhe festa e tij pėrket me ardhjen e pranverės. Gjergj ėshtė gjithashtu emri i njė heroi qė ēliron vendin e vet nga njė monstėr i zi i dalur nga deti, n’atė qė ėshtė, ndoshta, rapsodia mė e bukur shqiptare.

Mitologjia shqiptare, monumenti i sė cilės ėshtė cikli i rapsodive tė Veriut, ekzalton njė konceptim tė jetės heroike tepėr etnike. Heronjtė kryesorė tė kėtij cikli, Muji e Halili, kanė emra myslimanė, tė huazuar nga kėngėt epike boshnjake, nga tė cilat huazojnė edhe metrikėn (rapsoditė kėndohen nėn tingujt e lahutės). Por kėto elemente alogjene nuk e prishin aspak substratin autokton tė kėngėve mitike. Muji ėshtė njė bari qė zanat e maleve, nė kėmbim tė njė shėrbimi qė ai u ka bėrė, e kanė pajisur me njė fuqi mbinjerėzore – ai mund tė shkulė me rrėnjė lisat (KK7). Njė rapsodi tjetėr ia atribuon kėtė fuqi talentit tė tij prej gjahtari: ai ka mundur tė kapė tri dhitė me brirė ari, ku fshihet fuqia e zanave (KK1). Muji i masakron armiqtė e tij, sllavėt, por jo pa pėsuar dhe ai vetė. Njė rapsodi e tregon tė plagosur rėndė, tė shoqėruar nga shpirti i tij mbrojtės, ora, mes njė gjarpri qė i kujdeset dhe njė ujku qė e ruan (KK23). Kur ai vdes, armiku vjen ta provokojė nė varrin e tij. Ai zgjohet dhe thėrret, me ndėrmjetėsinė e njė zogu, ndihmėn e Halilit, qė vret sllavin dhe zhvarros vėllain e vet (KK32). Muji kthehet nė jetė. Njė ditė ai bėn mbi dorėn e vet provėn e plumbit. Kur e sheh dorėn e shpuar, ai e di qė koha e tij ka mbaruar. Ai zhduket atėherė nėn tokė, si Edipi nė Kolonė, pėr tė pritur, me durim, kthimin mbi tokė tė erės heroike (KK Parathėnie).

Vico e konceptoi historinė e njerėzimit si njė proces ciklik qė kalon nėpėrmjet tri fazave: teologjike, historike dhe njerėzore. Mendėsia mitologjike shqiptare e ka zbehur tė parėn, pėr t’u ndier e kėnaqur nė tė dytėn, duke refuzuar tė dalė jashtė saj. Muji nuk ėshtė i vetmi pėrfaqėsues i kėsaj mendėsie. Njė shembull tjetėr ėshtė ai i vetė heroit kombėtar, Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skėnderbe (1405- 1468). Humanisti shqiptar, Marin Barleti, qė ka shkruar tė parėn histori nė formė romani tė heroit (v. 1510), tregon se nėna e tij ėndėrroi se po lindte njė dragua, trupi i tė cilit mbulonte gjithė Shqipėrinė, dhe qė goja e tij shqyente turqit. Populli e ka pėrpunuar kėtė mit, duke e bėrė Skėnderbeun njė titan qė mund tė shtrijė pėrtokė “pesėdhjetė burra” dhe mustaqet e tė cilit janė “katėr pėllėmbė”. Ai hedh kundėr armiqve qė e rrethojnė shkėmbinj “tė mėdhenj sa njė shtėpi” dhe ndalon me “njė tė rėnė tė kėmbės” ujėrat e njė lumi pėr tė mos i lėnė armiqtė tė kalojnė. Ai ėshtė i pacenueshėm, mbasi “ka lindur me kėmishė” (d.m.th. i mbėshtjellė me placentėn). Kali i tij fluturon nga njė shkrep te tjetri, duke lėnė, kur prek tokėn, gjurmėt e patkonjve tė tij – qė shihen edhe sot. Dhe kur Skėnderbeu vdes, populli e zhvarros pėr tė bėrė me kockat e tij nuska (Ska. 113, 116, 113, 24,25, 127, 206).

Pėrktheu nga origjinali (nė frėngjisht): Nedret Kalakulla

----------------------
BIBLIOGRAFI

HAHN, J. VON. Albanesiche Studien 1-3, Iena, 1854; Griechische und albanische Märshen I-II, Leipsig, 1864. PEDERSEN, HOLGER : Zur albanesischen Volkskunde, Copenhague, 1898. LAMBERTZ, MAXIMILIAN, Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde, Vienne, 1922. JOLK, NORBERT, Linguistisch- kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen, Berlin-Leipzig. 1923 Visaret e Kombit II; Kangė kreshnikėsh e legjenda, “Le Trésor de la Nation II ; Chants épiques et légendes” (B. PALAJ, D. KURTI) Tirana 1937 (shkur. KK) . GJEĒOV, SHTJEFĖN, Codice di Lek Dukagjini ossia diritto consuetudinario delle montagne d’Albania (pėrk. P. DODAJ) Romė 1941. ĒABEJ, EQREM, “Albanische Volkskunde “ te Südost-Forschungen XXV (1996): 333-87 ( pėrmban njė listė pothuajse tė plotė tė hyjnive dhe tė monstrave). Tregime dhe kėngė popullore pėr Skėnderbeun, (Q. HAXHIHASANI, Z.SAKO) Tirana 1967 ( shkur. Sca)

PIPA. A. Rusha, Munich 1968 (poemė epike qė pėrmban elemente mitike). CAMAJ, M. Legjenda, Romė 1964 ( poema lirike tė bazuara mbi legjenda e mite)
standart

Askushi
26-09-2012, 17:18
Shpallen kryeveprat e trashėgimisė shpirtėrore kombėtare




Isopolifonia popullore, eposi i kresh nikėve, ahengu shkodran, dialektet gegė dhe toskė, muzika popullore e Shqipėrisė sė Mesme, mjeshtėria e prodhimit tė veglave muzikore dhe vallja dropullite e vajzave, janė shpallur dje nga Ministria e Kulturės kryeveprat e trashėgimisė shpirtėrore kombėtare, qė do t'i paraqiten pėr mbrojtje UNESCOs. Tė pranishėm nė takimin ku u shpall gjithashtu qė nė sesionin e radhės sė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė shteteve palė nė Konventėn e Unesco-s pėr trashėgiminė kulturore shpirtėrore, Shqipėria u zgjodh me shumicė votash anėtare e Komitetit Ndėrqeveritar pėr katėr vitet e ardhshme, ishin veē kreut tė MTKRS, Ferdinand Xhaferaj, Afėrdita Onuzi, specialiste etnologe, Skėnder Selimi, koreograf, Mjeshtėr i Madh; Vasil Tole, akademik e muzikolog, Klodian
Qafoku, muzikolog, Esat Ruka, Drejtor i Qendrės Kombėtare tė Veprimtarive Folklorike; Eni Juca, Sekretare e Komisionit Shtetėror tė Unescos, pranė MPJ etj. Sipas ministrit, kjo ditė ishte projektuar si takim me trashėgiminė, takim me tė shkuarėn, pėr tė pasur mundėsinė qė tė orientohemi mė mirė nė tė ardhmen. "Kjo do tė thotė se qė nga viti 2011, qeveria do tė pėrfshijė nė buxhet edhe fonde pėr kėto kryevepra", theksoi Xhaferaj. Muzikologu Vaso Tole, i pranishėm nė kėtė takim, tha se kjo iniciativė ėshtė njė hap qė dėshmon se mė nė fund kėto vlera do tė mbrohen dhe do tė kenė kujdesin e shtetit, ashtu siē e kanė monumentet e tjera tė trashėgimisė, pasi prej vitesh studiuesit etnomuzikologė janė pėrpjekur tė mbrojnė nė mėnyrė ligjore kėto pasuri qindra vjeēare shpirtėrore tė shqiptarėve. Edhe pse pesė vite me parė UNESCO e ka shpallur isopolifoninė labe si kryevepėr tė trashėgimisė gojore tė njerėzimit, vetėm tani ajo dhe tė tjera pėrcaktohen nėpėrmjet kuadrit ligjor. Sipas Toles, statusi kryevepėr do tė thotė mė shumė fonde dhe kujdes pėr ruajtjen e origjinaleve, dixhitalizimin e promovimin. Vendi ynė ėshtė anėtar pėr katėr vitet e ardhshme nė Komitetin Ndėrqeveritar, i cili ka pėr detyrė tė shqyrtojė dosjet pėr kandidaturat e vendeve pėr pėrfshirjen nė listėn e trashėgimisė botėrore, vėnien nė zbatim tė Konventės. Po ashtu, Komiteti Ndėrqeveritar shqyrton raportet, miraton asistencėn ndėrkombėtare pėr projekte nė kėtė fushė etj. Sipas MTKRS, ftohen tė gjitha organizatat, shoqatat, njėsitė e pushtetit vendor dhe qendror tė aplikojnė pranė MTKRS brenda datės 30 nėntor 2010, pėr projekte qė synojnė ruajtjen e dukurive tė mėsipėrme. Pėr nder tė Ditėve tė Trashėgimisė Kulturore Evropiane, nė datat 1-3 tetor 2010, nga MTKRS dhe Organizatat pėr Zhvillim dhe Konservim nė Gjirokastėr do tė zhvillohen festime nė kėtė qytet. 29 shtatori ėshtė pėrzgjedhur si Dita Kombėtare e Trashėgimisė, nė pėrkujtim tė Kamber Bėnjės, specialist i monumenteve i rėnė dėshmor nė mbrojtje tė tyre.

1. Isopolifonia popullore shqiptare (e shpallur dhe nga Unesco)
Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji tė trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare Shpallur "Kryevepėr te trashėgimisė gojore dhe shpirtėrore tė njerėzimit", UNESCO, 25 Nėntor 2005. IP ėshtė dukuria bazė muzikore nė Shqipėrinė e Jugut, e cila ndėrtohet mbi parimin e kėndimit tė njė apo disa zėrave tė ndryshėm solistikė, mbi njė shtrat isoje tė kėnduar nga grup kėngėtarėsh. Tipet kryesore janė iso-polifonia labe, iso-polifonia toske dhe iso-polifonia ēame. Iso-polifonia ėshtė 2-3 dhe 4 zėrėshe, vokale, instrumentale dhe koreografike.

2. Eposi i Kreshnikėve
Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji tė trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare. Cikėl kėngėsh legjendare i shoqėruar me lahutė me nė qendėr dy vėllezėrit Muji dhe Halili. Eposi konstatohet tė kėndohet nė Malėsinė e Madhe, Rranzat, Postribė, Shllak e Dukagjin, Nikaj Mėrtur, Krasniqeja e Gashi, Bytyēi, Berishė, Has si dhe nė Kosovė nė Rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejė,
Gjakovė, Prizren, Rahovec, Deēan, Istog e Suharekė. Sipas A. Uēit: eposi i kreshnikėve pėrfaqėson njė kompleks poetik dhe etnokulturor. Koha e formimit tė tij lokalizohet tė jetė pėrpara dyndjes sllave nė Ballkan, pra parasllav dhe paraturk. Sipas Sinanit: eposi ka vulėn e pėrballimit tė dyndjes sllave. Pėrgjithėsisht skema e ndėrtimit tė vargjeve tė ciklit ėshtė e mbėshtetur nė vargjet 6, 8, 10, 14 dhe 16 rrokėshe mbėshtetur mbi shkallėt muzikore modale diatonike me ton gjysmė ton. Eposi nuk ekziston pa muzikė. Pėr shumė studiues
tė eposit tė kreshnikėve, vlera e tij krahasohet me eposin homerik, sagat e Skandinavisė, Kalevalėn, Nilinat ruse etj. Eposi ėshtė kėnduar vetėm nė odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe nė festa tė ndryshme, pa stimuj materialė pėr rapsodėt. Ndėr kėngėt e veēanta tė ciklit pėrmendim: "Martesa e Mujit", "Fuqia e Mujit", "Orėt e Mujit", "Vaji i Ajkunės", "Martesa e Halilit", "Muji e tri zanat e malit", "Halili pret Pajo Harambashin", "Orėt e Bjeshkės" etj. Nga shumė studiues janė vėnė re ngjashmėritė e eposit tonė me poemat homerike. Ndėr ta pėrmendim Lambertz, Shmaus, Minna Skafte Jensen, etj.

3. Dialektet gjuhėsore: dialekti gegė dhe ai toskė
Folklor gojor. Tipologji e trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare. Mbėshtetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 "Pėr trashėgiminė kulturore", folklori gojor ėshtė teksti i krijimit popullor, i pashoqėruar me muzikė, i cili lexohet ose tregohet.

4. Muzika popullore homofonike e Shqipėrisė sė Mesme
Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji tė trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare.

5. Ahengu qytetar shkodran
Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji tė trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare.. Ahengu shkodran ėshtė pjesė e rėndėsishme e repertorit tė muzikės popullore tė qyteteve shqiptare tė Gegėrisė. Ahengu organizohet nė "perde"-shkallė muzikore specifike tė cilat janė gjithsej dymbėdhjetė. Nė ē'do perde gjejmė njė repertor muzikor, kryesisht kėngė, melodi me vegla apo dhe valle tė cilat ndėrtohen mbi kėto shkallė muzikore. Thuhet se numrat muzikorė tė ahengut janė rreth 300 njėsi. Ahengu fillon tė kristalizohet aty nga fillimi i shek XVIII.-tė. Ahengu nė Shkodėr ka pasur njė rregull tė veēantė: kėngėtari duhet tė kėndonte kėngėt e ahengut njėra pas tjetrės. Ahengu bėhej natėn e dasmės, ditėn e martesės, mbrėmjen e kurorės deri nė mėngjesin e ditės sė nesėrme. Ahengu shoqėrohet nga formacioni i pėrbėrė nga vegla popullore si dhe ato tė importuara. Veglat muzikore pėrbėrėse tė ahengut qytetar tė Shqipėrisė veriore nė shekullin e kaluar ishin klarinetė, saze,violinė, kavall, dajre, ēapare. I shprehuri melodik i ahengut ėshtė monodik, si dhe monodi me shoqėrim.

6. Mjeshtėria e punimit tė veglave muzikore popullore
Zeje tradicionale pjesė e trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare. Mjeshtėria e punimit tė veglave muzikore popullore pėrbėn njė zeje tė veēantė nė pamjen e pėrgjithshme tė zejtarisė shqiptare. Deri nė momentin kur filluan tė onen dyqanet e para tė punimit tė veglave (gjysma e dytė e shek. XIX fillimi i shek. XX), ėshtė se veglat muzikore popullore punoheshin vetė prej ē'do familjeje dhe nė veēanti prej bartėsve tė folklorit. Nė rrugė artizanale nė Shqipėri kanė qėnė prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, culė dyjare,
ēifteli, sharki, lahutė, dajre, daulle, lauri, buzuk, bakllama, llahutė etj. Nė shumicėn e rasteve, mjeshtrat qė prodhonin veglat, punonin njėkohėsisht edhe pėr prodhime tė tjera tė artizanatit popullor. Profilizimi i ngushtė i mjeshtrave tė prodhimit tė veglave, u formua rreth fillimit tė shek. XX. Edhe nė Kosovė historikisht janė prodhuar ēiftelitė, lahutat, fyejt, kavallet, defet, lodrat, zumaret etj. Nė shek XIX,
filluan qė tė hyjnė nė vendin tonė veglat e temperuara si violina, klarineta, fisarmonika etj, tė cilat ndikuan nė kufizimin e tregut tė veglave tė punuara nė rrugė artizanale. Mbas ēlirimit tė Shqipėrisė, nė Tiranė u ngrit edhe njė repart prodhimi i cili fabrikonte vegla muzikore popullore pėr nevojat e shtėpive tė kulturės nėpėr rrethe.

7- Vallja e vajzave dropullite
Folklor instrumental dhe koreografik. Tipologji e trashėgimisė shpirtėrore tė minoritetit etnik grek, pjesė e diversitetit kulturor nė Shqipėri.

K.J, 2010

Askushi
26-09-2012, 17:19
Hazis Ndreu, magjia e folklorit dibran




Nga Edmond Zhulali




Njeri i urtė e i mėnēur, qė mirėsinė e tij e shprehte me buzėqeshjen e ngrohtė e tė pėrhershme…I tillė ka mbetur nė kujtesėn time dhe tė gjithė atyre qė e kanė njohur Hazis Ndreun, mjeshtėr i madh i fjalės dhe i veprės. Zgjuarsia dibrane, maturia, dashuria pėr njerėzit, sakrifica, patriotizmi e shumė veti tė tjera, rrezatuan gjatė gjithė jetės nė shpirtin e kėtij njeriu dhe artisti tė madh. Ai qe njeriu qė e dashuroi folklorin e jashtėzakonshėm dibran dhe ndoshta i vetmi qė e sfidoi atė nė tė gjithė elementėt e tij, qė nga kėnga e ēiftelia, vallja e koreografia, krijimtaria e alegoria dibrane, etnografia e historia. Finesa e hollė e krijimtarisė dhe interpretimit tė tij valėzohet nga zėri i tij nė vallen e burrave, nga ēiftelia nė vargun plot zgjuarsi. Nė doni tė prekni Dibrėn nė njė pikė tė vetme, prekeni Hazizin dhe do tė ndjeni ē'ėshtė magjia e folklorit dibran.

Muzika dibrane ėshtė e veēantė pėr melodinė e bukur dhe tė kėndshme, por do tė veēoja kėngėn epike dibrane, qė si askund tjetėr ėshtė e gėrshetuar me njė lirikė tė thellė qė e bėn atė tė spikatur dhe tė paharruar pėr tė gjithė ata qė e dėgjojnė. I tillė ishte dhe zėri i Hazis Ndreut, melodioz, i fortė qė depėrton nė ēdo tingull e nė ēdo fjalė, nė ēdo shpirt njerėzor. Teknika e interpretimit vokal harmonizohej mjeshtėrisht me gishtat qė luanin mbi telat e ēiftelisė, duke u bėrė tė pandashme nė podet e veēanta tė Dibrės. Kėngėt e Hajredin Pashės, "Vijnė pamporrat", Elez Isufit, Lam Dacit etj., tė interpretuara nga Hazis Ndreu janė pasqyra mė e mirė e melizmave dhe e traditės sė pashtershme dibrane. Kur dėgjon kėto interpretime me pianissmot, kreshendot, ndryshimet timbrike vokale, tė shkon mendja se ai ka studiuar nė konservatoret mė tė mira tė botės.

Hazizi mori pjesė nė shumė aktivitete kombėtare jashtė vendit, duke marrė gjithmonė duartrokitjet e publikut dhe duke qenė gjithmonė nėn vėshtrimin e studiuesve tė folklorit, tė cilėt befasoheshin nga interpretimet e papėrsėritshme tė tij. Kur para disa kohėsh m'u dha mundėsia pėr tė dėgjuar disa interpretime tė vjetra tė tij, mendova qė nuk e paskam njohur mirė Hazis Ndreun, e sa herė qė diskutoj me kolegėt e mi ju tregoj me krenari kėto interpretime. Interpretimi dhe krijimtaria e tij u bėnė shembull pėr kėngėtarėt e rinj qė e pasuan atė denjėsisht si Arif Vladi, Lirie Rasha, Shaje Poleshi, Qerim Sula, Vera Laēi etj. Ai vėrtetoi se, "shkolla e famshme e Dibrės" nuk mbaron tek menēuria, por vazhdon tek melodia dibrane dhe zėri i tij. Haziz Ndreu me kontributin e tij do tė radhitet krahas figurave mė tė mėdha tė folklorit dibran dhe atij kombėtar. Vlerat e tij tė padiskutueshme do tė jenė gjithmonė bashkėudhėtare tė jetės tonė drejt tė ardhmes.

RD

Video me kenge nga Hazis Ndreu:

http://www.youtube.com/watch?v=tp3fhMv4bFE

Askushi
26-09-2012, 17:23
Shprehje, proverba dhe fjalė tė urta me pėrdorim tė muzikės popullore




Shprehjet, fjalėt e urta dhe proverbat kanė njė funksion shumė tė theksuar komunikativ. Sipas Panajoti & Xhangolli: proverbat janė nė thelb gjykime e vlerėsime tė mirėfillta situatash e shfaqjesh nga mė tė ndryshmet tė jetės materiale e shpirtėrore. Nė kėtė kontekst, vendi qė zėnė nė to elementėt e muzikės popullore shqiptare, janė tregues i qartė i popullaritetit tė muzikės popullore si dhe i qartėsisė sė kuptimit qė fiton proverbi duke pėrdorur pikėrisht elementė nga muzika popullore. Nisur nga kjo, shprehjet, fjalėt e urta dhe proverbat popullore me pėrdorim tė muzikės popullore i gjejmė tė pėrhapura dhe pėrdorura nė gjithė hapėsirėn etnokulturore tė shqiptarėve.
Ja disa prej tyre:


Jo tė rrifet lodra me tre topuza
Tiranė


Bjeri se i bie bukur tamburasė
Korēė


I bie birbilit nė tė kthjellėt
Fitore


Bilbili te kafazi s’kėndon nga qejfi, por nga marazi
Shkodėr


Del fjala thohet, del kanga knohet
Veri


Jashtė valles shumė kėndime dinė
Jug


Fėmija asht bilbili i shtėpisė
Elbasan


S`bėhet dasma me njė fyell
Voskopojė


Me ja ngjitė kumonėn Goshės
Drenicė, Kosovė


U nis pėr mevlud e duel surle e tupan
Drenicė, Kosovė


Mėso kėngėt e dyfegut, t’i shpėtosh pritės e shtegut
Delvinė


Nė mes tė daulleve, na edhe zurnanė
Skrapar


Gazi dhe kėnga, mortjes thyerė kėmba
Shqipėri e Jugut


Nė mes tė daulles njė zurna
Korēė


Nuk blihet mė parė zilja, pasandej lopa
Korēė


Nisi tė kėndon si birbili, po s’kėndoi as si curruliu
Labėri


Kėnga rrėfen zogun, fjala tregon burrin
Shqipėri e Jugut


Pas kėmborėve qė dėgjova, thashė se kishte stan
Shqipėri e Jugut


Po dėgjove daullen, dasmėn e ke prapa
Shqipėri e Jugut


Mė qani ju shoqe burrin, se unė do shkoj nė dasmė
Dardhė


Ėshtė si duduk me tul
Polenė

Tunde mirė kėmborėn, meqė je plak shtėpie
Myzeqe


Ėshtė gomar me zile
Korēė


Kush ėshtė i zoti, me njė tel i bie ongarit
Skrapar


Me njė tel s’i bihet ongarit
Skrapar


Vait tė gruase anmiqve, mos u zė besė
Muzhēek-Triepsh


Vallen nuk e lot mirė ay qė e heq, por ay qė ia mban
Shqipėri e Jugut


Vuri kambanėn
Plasė


Ishte kripė e daulle
Karkanjos

Ja ngriti pizgat
Korēė

Kanė lidhur pizgat nė njė
Zvezdė


S`trembet ujku nga kėmborėt
Xerje


Ju bė zėri gėrnetė
Korēė


E ka zėrin kėmbanė
Korēė


Ku di derri kėmborė?


Literatura:
“Gjurmime albanologjike”, 1/1971, Prishtinė 1971; “Fjalė tė urta tė popullit shqiptar”, Tiranė 1983; Panajoti, Jorgo “Funksioni komunikativ i fjalėve tė urta”, tek “Kultura Popullore”, 1/1991; Tole. Vasil S, “Muzika dhe letėrsia”, Tiranė 1997 etj.

© Vaso Tole
Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare

Askushi
26-09-2012, 17:24
Shprehje qe thuhen shpejt pa gabim



Kemi shume shprehje te cilat perdoren edhe si loje ne mes per t'i thene me shpejtesi disa here pa gabim.


Plepi plak i plasur, pak palce paska pasur!
E shes thesin, s'e shes thesin!
Kapa me kapak, kapa pa kapak, kapes ti veme kapak!
Karikatoristi karikaton nje karikature karakteristike!

Askushi
26-09-2012, 17:27
Shprehje qe thuhen shpejt pa gabim



Kemi shume shprehje te cilat perdoren edhe si loje ne mes per t'i thene me shpejtesi disa here pa gabim.


Plepi plak i plasur, pak palce paska pasur!

E shes thesin, s'e shes thesin!

Kapa me kapak, kapa pa kapak, kapes ti veme kapak!

Karikatoristi karikaton nje karikature karakteristike!

Polli Pula e Lleshit ne Kacile t'leshit ..

Karikaturisti, karikaturon nje karikature karakteristike...

Jemi mbledhur per te mbledhur te pambledhshmit qe nuk mblidhen ne mbledhje

I ra plaku plakes ne plenc plenci plakes plasi

Thimi thuri me thupra thane te thata nje thark per thiun dhe therri thiun thinjosh me thike therese ne thertore

Askushi
26-09-2012, 17:30
Ēiftelia humb njė mjeshtėr


Mė 29 dhjetor u nda nga jeta rapsodi i njohur Sali Mani, i cili jetonte nė Detroit. Ai ishte 65 vjeē. Sali Mani ishte autori dhe interpretuesi me ēifteli i kėngėve popullore, ai i kėndoi pėr disa dekada Malėsisė, bukurive mahnitėse tė kėsaj krahine, patriotizmit tė shqiptarėve dhe lirisė sė Kosovės. Sali Mani e filloi aktivitetin artistik nė vendlindjen e tij, Reē, pastaj e vazhdoi atė nė Kelmend, Dukagjin dhe Koplik, ku u bė i njohur si artist i merituar. Ai mori pjesė nė shumė aktivitete artistike lokale dhe kombėtare, duke e pėrfaqėsuar me dinjitet folklorin e krahinės sė Malėsisė.

Pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri, nė vitet ’90, Sali Mani emigroi me familjen; gruan, vajzėn dhe dy djemtė, nė Shtetet e Bashkuara. Edhe gjatė viteve qė jetoi nė emigracion ai mbeti njė njeri shumė aktiv dhe patriot, qė ia kushtoi artin e tij komunitetit tė shqiptarėve tė Miēiganit. Njė koleg e tij kujton se "nė njė takim qė kisha me artistin e madh e tė merituar Sali Mani mė tha se kėto dy kėngė, "Oj Kosovė hej t'u ngjat jeta" si dhe kėngėn "Moj e mira e bregut Cemit" i kishte krijuar pėr gjithė natėn nė hotelin “Grand”, Prishtinė, pėr arsye se programi ishte ndaluar, dhe atij iu ndalua tė kėndonte”.

Arkivoli me trupin e artistit merituar Sali Mani ėshtė menduar tė sillet nė atdhe, ku do tė prehet nė Malėsi tė Madhe.


05/01/2010

standart


dy video:

http://www.youtube.com/watch?v=fcPLxF_SrzQ

http://www.youtube.com/watch?v=hOIMdpveDkU

Askushi
26-09-2012, 17:31
Epika - ne Folklor



Kenget epike kane nje karakter te gjere tregonjes. Ata pasqyrojne ngjarjet e shumta dhe te ndryshme te jetes se nje populli. Epika perfshin nje fushe te gjere dhe per kete arsye ndahet sipas tematikes ne tri dege kryesore:

Kenget legjendare – keto kenge tregojne historine e kreshikeve, e personazheve per te cilet nuk kemi te dhena te caktuara historike si psh kenga e Dhoqines, Gjon Petrikes etj. Keto histori per shkak te lashtesise se tyre, megjithese pasqyrojne ne te vertete ngjarje te jetes, jane shnderuar ne legjenda, plot me elemente te mrekullueshme dhe pershkrime hiperbolike. Ne to kane hyre elemente mitoligjike te cilat pasqyrojne besimin e hershem te popullit. Ne epiken legjendare hyne psh: Gjergj Elez Alia, kenget per bemat e Mujit dhe Halilit etj

Kenget historike – trajtojne ngjarje te percaktuara mire historikisht. Ne epiken historike hyjne kenge si ato per Skenderbeun. Kenget historike ashtu si legjendat kane karakter tregonjes dhe heroik.

Perrallat – peralla tregohet, nuk kendohet as nuk shoqerohet me ndonje vegel muzikore, si epika. Edhe perrallat pasqyrojne elemente te jetes reale. Si legjenda edhe perralla ka elemente te mrekullueshme. Ne perralle hyjne edhe disa tregime te cilat kane te bejne me fenomenet e natyres si psh tregim per kashten e kumtrit ose bykun e Kumares etj Ne grupin e perrallave perfshihen edhe fabulat dhe anektodat.



EPIKA DHE EPOSI




Format e ndryshme tė rrėfimit vijnė nga thellsit e shekujve , ato mund te jen vargje ose prozė. Mė tė hershmet janė poemat e gjata epike. Nė kėto poema popujt u kanė thurur lavde trimėrisė , burrėris e vetmohimit tė figurave tė caktuara, tė cilat me kalimin e kohės janė kthyer nė pėrfaqesues dhe shprehės tė aspiratave tė popullit te vet. Historia e njė populli , historia e kultures se tij e kanė zanafillen nė poezin epike legjendare. Kjo epikė ėshtė quajtur legjendare pėr lashtėsin e saj, per mungesen e dokumentit historik. Forma perfaqsuese e epikes legjendare apo folklorike ėshtė eposi.
Epos quhet tregimi poetik pėr ngjarje me rėndesi jetike nė historin e njė kombi. Eposin e gjejmė te shum popuj te botes, mė tė lashtet janė eposi grek * Iliada dhe Odisea*, pastaj eposi indian*Mahambharata dhe Ramajana*etj. Nė mesjetė jan krijuar epose tjera si ai i francezėve, finlandezėve etj.
Kėnget epike shqiptare janė tė lidhura me boten shqiptare me mėnyren e mendimit dhe tė jetės sė tij , me cilėsit etnike dhe me tė drejten zakonore qė u krijua , u kodifikua dhe u perdor shekuj me radhė nga shqiptaret. Psh. kėnget e kreshnikve kanė bėrė objekt trajtimi mbrojtjen e trojeve nga tė huajt, mikpritjen , bujarinė , besėn, trimerin , zakonet dhe sakrificat e vėndit. Nė mėnyre tė veqant trajtojne trimerin dhe gatishmerin per tė vdekur nė mbrojtje te familjes, fisit dhe atedheut. Eposi ynė kombėtar kėndon bėmat dhe lufterate kreshnikve shqiptar me krajlat dhe kapedanėt e viseve fqinje per te mbrojtur lirinė. Forcėn dhe trimerin e tyre kreshniket e shprehin nė dyluftime, me grabitjen e vajzave tė bukura (Martesa e Halilit),me mbrojtjen e nderit te familjes dhe atedheut (Gjergj Elez Alia) etj.
Procesi i krijimit tė eposit tonė kombetar ka qene shume i gjate dhe i hershėm, nėper shekuj eposi ka pesuar ndryshime tė diktuara nga ngjarjet e kohės,,nė kohėn e Lidhjes se Prizrenit eposi u bė shumė aktual te populli shqiptar, ai paralajmeroi dramėn e coptimit tė tokave shqiptare...

Askushi
26-09-2012, 17:32
Dixhitalizimi shpėton trashėgiminė gojore



Mė nė fund trashėgimia kulturore shpirtėrore mund tė konsiderohet e shpėtuar. Mbi 1200 mijė orė regjistrime, pasuri e Institutit tė Kulturės Popullore u dixhitalizua, falė njė projekti tė nisur tre vjet mė parė nė Institutin e Antropologjisė Kulturore nė bashkėpunim me Arkivin audiovisual tė Vjenės, me njė fond prej 180 mijė eurosh. I pranishėm nė mbylljen e projektit, pranė Qendrės Studimore Albanologjike, ishte drejtori i arkivave vjeneze, Dietrich Schuler. "Duhet tė them se Arkivi i Institutit tė Kulturės popullore ishte njė nga mė tė mirėmbajturit e tė gjitha arkivave tė Evropės Juglindore. Pas pėrfundimit tė kėtij projekti, ne po lėmė nė Shqipėri njė studio tė pajisur mjaft mirė pėr dixhitalizimin. Do tė vijė edhe njė server dhe kėshtu krijohet njė bazė e mirė pėr punėn regjistruese tė 4-5 viteve tė ardhshme", tha dje Schuler, i cili ka vizituar Shqipėrinė nė vitet '73 dhe '78 kur ka ndjekur Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės. Nė fondin e shpėtuar llogaritet njė numėr i madh kėngėsh, rrėfenjash, proverbash, etj., material i pasur gojor, i mbledhur nga folkloristėt nga ekspeditat e zhvilluara nė tė gjitha trevat shqiptare, gjatė 50 viteve tė fundit. I pranishėm gjatė prezantimit tė djeshėm ishte edhe Rudolf M. Brandl, drejtor i Fonogramarkivit tė Vjenės, i cili nė vitin '72 realizoi disa incizime nė zonėn e Korēės, tė cilat ia dhuroi drejtorit tė QSA-sė Ardian Marashit.

Panorama

Askushi
26-09-2012, 17:32
Folklori Shqiptar



Detyrė kryesore e folklorit dhe e folkloristikės ėshtė mbledhja dhe studimi i traditave popullore, duke nėnkuptuar pėr traditė jo vetėm besimet dhe opinionin qė ka populli i pakultivuar pėr faktet dhe dukuritė e universit, por edhe zakonet e pėrditshme, pėr ceremonitė e festave tė ndryshme, si edhe manifestimet estetike tė ēfarėdo lloji.
Kur flasim pėr zanafillėn e folklorit, duhet ta kemi tė qartė se ai nuk lind vetėm, por sė bashku me elemente tė tjera me tė cilat ėshtė i lidhur, kėshtu ai lind edhe me elemente qė i pėrkasin etnografisė (zakone, ritet e ndryshme etj.), qė i pėrkasin muzikės, valles etj.

Dhe i parė nė kėtė tėrėsi, si dukuri artistike dhe jetėsore lidhur me jetėn e njeriut primitiv, mund tė themi se folklori ėshtė i vjetėr sa vetė njeriu. Ai lindi si njė nevojė e brendshme e kėtij njeriu primitiv, nė krye, jo si dukuri artistike e pastėr, por si njė fenomen qė ishte i lidhur drejtpėrdrejt me jetėn e tij, me mbijetesėn e tij, me sigurinė pėr jetėn etj. Me njė fjalė, e thėnė ndryshe, njeriu primitiv, i pafuqishėm nė mes tė forcave tė ndryshme tė realitetit, duke e menduar botėn tė populluar nga shpirtra (faza e animizimit), nga shpirtra qė ishin nė tė mirė tė tij, qė, sė paku kėshtu i ngjante atij, e ndihmonin pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė qė ai haste nė jetė, qė e ruanin nga e keqja, rreziqet e jetės, e ruanin nga sėmundja, e ruanin nga thatėsira, i falnin pjellori si atij ashtu edhe tokės, por edhe shpirtra qė ishin tė ligj, qė, sė paku kėshtu i ngjante atij, kishin ngritur pusi dhe donin ta goditnin nga ēasti nė ēast, shpirtra ziliqarė e tekanjozė, qė mund t'i dėrgonin sėmundjet dhe vdekjen, mund tė bėnin qė prodhimet tė mos ishin tė mbara, qė gjahu tė mos ishte i mbarė etj. Pėr t'u dalė pėrpara kėtyre fatkeqėsive, pėr tė siguruar shėndet e pjellori si pėr vete ashtu edhe pėr natyrėn, njeriu primitiv u mundua me anė tė lutjeve dhe yshtjeve magjike, tė bėjė pėr vete shpirtrat dhe tė ruhet nga ēdo e ligė. Pikėrisht nga kėto rite primitive fetare e magjike lindin krijimet e para folklorike. Njė gjė e tillė mund tė hetohet edhe sot nė popujt primitive tė Afrikės apo tė Amerikės sė Jugut, ku riti magjik ėshtė ende i gjallė dhe kryhet me anė krijimesh tė vėrteta folklorike. Nga ana tjetėr, kjo mund tė vėrehet te mbeturinat e kėtyre riteve magjike qė kanė arritur gjer nė ditėt tona dhe qė duhen pasur parasysh kur duam tė shpjegojmė, edhe nė folklorin tonė, shumė kėngė tė vjetra qė na kanė mbetur si nga ritet e motmotit ashtu edhe nė shumė kėngė tė lidhura me ritet e dasmės etj.
Nga kėto qė thamė, kuptohet se folklori lindi nė gji tė natyrės dhe mes njerėzve qė jetonin nė gji tė natyrės, mes atyre qė punonin tokėn apo mbarėshtronin bagėtimė dhe jetonin me kėto prodhime, pra lindi e u zhvillua nė mes tė fshatarėve. Mė pas krijimet folklorike, edhe pse njeriu pėrparoi dhe shkenca bėri tė vetėn, duke lehtėsuar jetėn e punėn e njeriut, nuk u shuan, ndonėse karakteri i tyre ritual e magjik erdhi pėrherė e me tepėr duke u pakėsuar nė mos zhdukur fare. Nė kėtė fazė tė dytė, nė kohėn e qytetėrimit, krijimi folklorik ėshtė mė shumė njė vepėr artistike se sa njė veper rituale fetare. Kjo shpjegon, nga ana tjetėr, jetėgjatėsinė e folklorit, ruajtjen e tij deri nė ditėt tona, madje dhe gjallėrinė e tij nė mjaft aspekte, sidomos si mbėshtetės pėr artin e kultivuar. Dalngadalė lindėn edhe njerėz qė merreshin kryesisht me krijimin e kėtyre kėngėve popullore: tė tillė mund tė pėrmendim aedėt, rapsodėt, trubadurėt, truverėt, menestrelėt etj. dke filluar nga Homeri e duke mbaruar deri te Osiani skoces e deri te rabsodėt e kėngėtarėt tanė. Tashti folklori ėshtė njė krijim artistik qė kryen njė funksion krejt tjetėr nga ai i pari. Megjithatė shtresa e parė e folklorit (legjendat, kėngėt e riteve, pėrrallat, proverbat etj.) mbetet njė relike e fosile tė gjalla kėto krijime ruhen e kalohen ende sot e kėsaj dite nga njė brez nė tjetrin jo vetėm si vepra artistike, por edhe si elemente tė qenėsishme qė flasin pėr origjinalitetin e njė kombi, pėr identitetin kombėtar tė njė populli.

Askushi
26-09-2012, 17:33
Folkloristi Filipaj dhe tri kėngė dashurie




Simon Filipaj, lindur mė 1925 nė fshatin Kllezėn (Ulqin). Ka kryer Fakultetin Teologjik nė Zgareb". Kėtė informacion telegrafik jep pėr mbledhėsin e perlave korpusi "Letėrsi popullore", e Institutit Albanologjik tė Prishtinės. Ndėrsa revista "Gjurmime Albanologjike. Folklor dhe etnologji" e Institutit, punėn e tij specifike e pėrmbledh edhe mė shkurt, si lajm flesh: "Shėnoi: Simon Filipaj-Shėngjergj, Ulqin". Nga viti 1971 gjer nė vitin 1988, Filipaj do tė botojė nė kolanat e arta tė kulturės shqiptare nė mbijetesė, nė Kosovė, 1500 vargje burimore dhe 30 faqe prozė popullore, nėn sitėn e imėt vlerėsuese tė elitės sė kėtij lėmi: Anton Ēetės, Rustem Berishės, Myzafere Mustafės, Sadri Fetiut, Shefqet Pllanės, Mark Krasniqit, Demush Shalės, Fazli Sylės, Anton Berishės, Halit Ternavcit. Realisht, Dom Simoni repertorin kėrkues e nisi mė herėt, mė 1954 dhe e pėrmbylli mė 1975, meqė mė pas iu pėrkushtua trup e shpirt pėrkthimit tė Besėlidhjes sė re e tė vjetėr. Portreti i folkloristit Filipaj s'do tė ishte i plotė pa emrat e 20 subjekteve, grave e burrave me dell artisti, amvisa apo bujq, analfabetė a veē me fillore, tė cilėt treguan, kėnduan a vajtuan nė prani tė tij. Tingujt kumbonin nė qiell e fjalėt shkruheshin nė letėr. Pėrveē 10 kėngėve tė dashurisė, dy ninullave, dy vajtimeve, gjashtė baladave, tri kėngėve historike nė poezi, ai ka mbledhur dhe publikuar edhe njė kallėzim, dy pėrralla, 18 pėrrallėza dhe katėr anekdota nė prozė. Prania e veē dy motėrzimeve nė 48 krijimet orale, tregon se ai e ka lakmuar motivin origjinal folklorik si kopshtari frutėn e parė tė stinės.

Hapėsira

Shtrirja e thesarit gojor mbledhur prej Simon Filipajt nis nga vendlindja Kllezėn-Ulqin (25 krijime popullore), ngjitet nė rrafshnaltėn e Llovgė-Grudės (2), valėzon nė katundet e Stjepo e Budėz tė Trijeshit (10), zbret nė Livadhet e Oroshit, Mirditė (2) dhe mbaron nė vendshėrbimin e tij si famullitar, nė fshatin Shėngjergj tė Bregut tė Bunės (4). Tri kėngė popullore tė Rilindjes Kombėtare janė lėnė pa vende mbledhjeje, si pėr ta zgjeruar mė tepėr kėtė qark. Ėshtė njė hapėsirė gjeografike me konfiguracion ylberor, nga bregdeti tek majėmali. Mirėpo, hapėsira shpirtėrore e njerėzve tė kėtij peizazhi ka reliev edhe mė kontrastues. Nga lirizmi i lehtė erotik e pėrkundja e ėndėrrt e djepit, tek vėllavrasja a pėrzėnia e motrės pėr hir tė gruas, nga krenaria e djemve tė rėnė pėr shqiptari, e tek vaji shkulės pėr njė perri tė pamort, tek sentencat proverbiale a humori fin, jetėdhėnės, nga magjia e pėrrallės e shėmbėlltyra e fabulės, tek pėrvoja e kallėzimit a loja me fjalėn. Njė univers i shprehur me tė gjitha ojnat e gegėrishtes.

Tri kėngė dashurie

Nė visarin popullor qė Filipaj botoi nė vėllimet "Kėngė dashurie I", "II", Prishtinė 1979 dhe 1987, vajza protagoniste del nė tri mėnyra: fytyra pėrballė-personalizuar, profili djathtas-simbolizuar, profili majtas-pėrgjithėsuar.

Fytyra pėrballė-personalizuar

"Moj Havo faqet simit". Kėndoi Leze Mirdita, lindur mė 1936, nė fshatin Kllezėn. Ka kryer katėr klasė tė shkollės fillore. Amvisė. Bukuria shtangėse e identifikon Havon edhe pa mbiemėr. Pėrsosmėria e tipareve jepet harmonikisht pėrmes njė linje zbritėse: balli i ndritshėm, faqet e buta, qafa vezulluese. "Ē'ka t'ka balli ēi t'shėndritė?/ "Tu i vu flori pėrditė!". Pyetjes tėrheqėse tė djalit, fshatarja Havo qė e ēon jetėn mes bimėve tė arave i pėrgjigjet: "-Ē'janė florit-e, gja nuk di!". Pyetja vijon pa e ndryshuar thelbin sensualisht: "Ē'ka t'ka faqja ēi t'shėndritė?/ Tu i vu bakam pėr ditė!". Vajza Havo qė e ēon jetėn mes tufave tė deleve ia kthen: "Ē'isht bakami, gja nuk di?" Pyetja nė njė formė tjetėr bėhet edhe mė joshėse: "Ē'ka t'ka qafa ē'i shėndritė?/ Tu i vu gjerdan pėr ditė!" Bukuroshja Havo qė e ēon jetėn mes gjindve tė thjeshtė i thotė: "Ē'isht gjerdani, gja nuk di?". Bukuria me nam s'ka nevojė pėr ornamente dhe stoli. Bukuria qė vjen nga lart, tė godet nė shpirt. Tė vetmen gjė qė di, Havoja e pėrsėrit tri herė para djalit ngulmues: "M'ka falė Zoti bukuri!". Ky ėshtė vargu i fundit i kėngės. Fati i Havos lihet nė dorė tė Zotit.

Profili djathtas-simbolizuar

"O zamak, o lule bardhė". Kėndoi Lekė Koēaj, lindur mė 1939 nė Kllezėn. Nė sintezėn e 16 vargjeve me aromė erosi, vajza "portogale" dhe djali "zamak" i falin njėri-tjetrit "sy e vet'lla". "Mori Kumbull, zardeli, se ē'u rrite me shpejti!". Pastėrtia dhe hijeshia e vajzės spikasin jo veē nė rimėn mashkullore tė kėngės, ku djali ia zbulon hiret, por edhe nė rimėn femėrore, ku vajza ia tregon rrėnjėt e saj: "Se nė ty dashni kam xanė, n'm'ė dhaēin babė e n'm'dhaēin nanė". Sistemi simboliko-metaforik bėhet pėrcjellės i kodit etik. Nė dialogėt poetikė tė qėmtuar nga Dom Simon Filipaj del se ai si folklorist e pėrzgjedh heroin lirik me bukuri morale.

Profili majtas-pėrgjithėsuar

"Kur kalova nanda male". Kėndoi Kolė Mirdita, lindur mė 1898 nė fshatin Pistull (Ulqin). Bujk. Elementėt qė e shkėpusin vajzėn nga pėrgjithėsimi janė epitetet "Syzezė" (vargu 4), "shtatselvi (vargu 15) dhe 'faqebardhė' (vargu 18), qė nga tri pika shikimi japin pamjen e saj. Kapėrcimi i nėntė maleve nga djali ėshtė pak pėr tė gjetur dashurinė. Veē duke tejkaluar shumėsin folklorik, ndesh bukuroshen e fjetur. Nė situatėn epike me dridhje lirike, vlerat e vajzės-nuse dalin pėrmes njė antiteze tė rrallė. "Ēova fjalė sė krushkės -o/ ta mora syzezėn-o/ ta shymtova derėn-o/ hijeshova temėn-o". Djali-burrė shkon mė tej nė lartėsimin e cilėsive tė nuses edhe mbi veten e tij: "Mė ēon fjalė gjith kojshija/: -Ku e ke marrė kėt shtatselvija?/ -Ma ka falė perėndija!" Burri dhe gruaja qė i dhurohen njėri-tjetrit...Kėtu pena e mbledhėsit Simon ėshtė ndalur pak. Befas ka thėnė: "-Po shėnoj zėrin e rapsodit a po pėrkthej Kėngėn e Kėngėve?

gsh

Askushi
26-09-2012, 17:34
Njohuri nga folklori Shqiptar (fragment)




Gjate aktivitetit te tij jetesor ai ka krijuar kulturen dhe artin I cili ka lindur ne kohe te kahershme, ne keto krijime zene vend kenget e perrallat, legjendat e proverbat, kenget e kreshnikeve dhe gjegjezat muzika e valet e ndryshme tere kjo pasuri njihet me emrin folklore ne anglisht: folk-popull, lore-dije.
Pasuria folklorike ndahet ne :
Folklor letrar (poezia,perrallat,legjendat e gojedhenat,anektodat e fjalet e urta gjegjezat.)
Folklor muzikor(melodite e kengeve te valleve, melodite instrumentore).
Folklor koreografik(valet popullore).
Folklor dramatik (lojerat,argetimet, shfaqjet popullore).
Tiparet e folklorit:
Individi:krijon jeton meson dhe kryen aktivitetin e tij jetesor ne nje mjedi te caktuar.
Kolektivi: perzgjedh prej individit krijimet me te vecanta te tij duke ruajtur ato qe jane me te bukura por edhe ato qe I pelqejne me shume.
Karakteri anonimaraqitet pa emrin e individit te pare krijues. Kjo karakteristike eshte si rrjedhoje e transmetimin dhe e perpunimit brez pas brezi te krijimeve folkloreike sipas shijeve dhe kerkesave te veta pa pyetur per te drejtat e autorit.
Improvizimite krijuarit aty per aty) Duke mos qene e shkruar sa here qe nje kenge kendohet apo perralle peson ndryshime.
Karakteri sinkretik:ku nje krijimi njekohesisht e shoqeron me disa veprime.
Karakteri popullore:si krijimtari folklorike ai pasqyron me gjuhe e artit plot vibracion madheshti dhe saktesi jeten e popullit punen luften dhe perpjekjet e tij gjate shekujve.
Vlerat e folklorit:
Folklori u ka qendruar shekujve ndonese eshte transmetuar e ruajtur ne kujtesen popullore brez pas brezi. Duke mesuar folklorin ne mesojme se si ka ecur dhe eshte zhvilluar populli si I ka perjetuar fatet e veta historike cfare ka vleresuar etj.
Folklori ndryshe mund te quhet edhe gurra popullore.
Folkloristika shqiptare:
Folkloristika eshte nje shkence e cila merret me studimin e folklorit. Mbledhesi dhe studiuesi I folklorit quhet folklorist.
Llojet e folklorit letrar
Me tremin folklore letrar kuptojme ate lloj folklori ku fjala esht mjet kryesor komunikimi dhe krijimi artistik. Poezia popullore nfahet ne tri gjini: lirike,epike dhe liriko epike.
Poezia popullore lirike:
Keto lloje I klasifikojme ne tri grupe oezi lirike familjare, poezi shoqerore dhe intime.
Lirika familjare :
Kane te bejne me castet me te bukura te jetes se njeriut ne familje si dhe me castet me te dhimbshme.
Ninullat: Jane krijime qe nenat ua kendojne femijeve te vegjel zakonisht kur I vene ne gjume. Ao ndryshe quhen edhe kenge djepi ose nina-nana .
Kenget e dasmes: Dasma eshte nje nga momentet kryesore ne jeten njerzore. Ne kete rit tradicional ku dy te rinj lidhin jeten e tyre zhvillohen ceremoni te ndryshme te cilat shoqerohen me kenge.
Vajet: keto krijime kane lindur gjate vajtimit te te vdekurve. Humbja e njeriut te familjes kthehet ne nje tragjedi per to te cilet duan te ndreojne deri ne fund , duke shprehur dhembjen qe ju ka shkaktuar atyre.
Lirika shoqerore: ne liriken shoqerore hyjne ato krijime popullore qe trajtojne problemet shoqerore dhe shprehin mendime ndjenja dhe vleresime per to.
Disa nga llojet e lirikes shoqerore jane: kenget e kurbetit ose kenget e mergimit ekonomik politik dhe ushtarak, kenget me motive shoqerore per natyren kenget kunder padrejtesive
Kenget e kurbetit:ne folklorin shqiptar ka nje fond te pasur me kenget e kurbetit. Kjo shpjegohet me vendin e gjere qe ka zene kjo dukuri .shkaqet jan te ndryshme ekonomik politike etj, Drama qe shpaloset ne kenget e kurbetit ekonomik eshte e ndryshme diku vajtohet per ata qe shkojne neper bote pa derguar as lajm as leter, diku shohimata qe kthehen rishtazi pasi tani nuk e kane energjine e dikurshme.
Kenget e mergimit politik: keto kenge I takojne shekujve XV e XVI dhe lidhen drejteperdrejte me emigrimin e shqiptareve ne grupe te medha ne italine e jugut si rezultat I pushtimit osman. Ne keto kenge zotron dashuria per vendin e te parve dhe malli i madh
Kenget e mergimit ushtarak: u kushtohen djemve te Shqiperise qe merreshin nizame(ushtare rekrut) ne nje periudh sherbimi prej 7-12 vjetesh. Ata luftonin e vrtieshin hapesirave e skajeve te perandorise osmane. Ne keto kenge ndjehet shume dhembje.
Lirika intime(erotike):
Ne liriken tone gojore motive erotik ze nje vend te dukshem. Dashuria, ndjenja me njerezore eshte pjesa vitale e njeriut e cila ka perfituar te drejten e himnizit.

Askushi
26-09-2012, 17:36
E FSHEHTA E DORUNTINЁS



Stavri Trako



Gjёja qё na nxiti t`i rikthehemi prap baladёs sё Kostandinit dhe Doruntinёs ёshtё fakti i thjeshtё qё kjo kёngё ёshtё kёnduar dhe kėndohet nё dasma nё ēastin e pёrcielljes sё vajzёs nuse kudo ku jane trojet Shqiperise –te Kosoves,-te Camerise si dhe ato –arvanitase Greqi,-arnauteTurqi , - arbereshe Itali. Kėnga tė befason me mesazhet artistike qe pervijon brenda vehtes.
Dita e dasmes ,vajza (motra ) martohet 9 male kaptuar .Jo rastёsisht 9 male larg pa njё drejtim tё pėrcaktuar ku bёhet kjo krushqi.
Duke qёnё njė kёngė qё kėndohet ngado nё vise ku jetojnё shqiptarёt[Zarё,JutbinёKroaci,Dalmaci,Mal tė Zi, Kosovė,Maqedoni, ,Shqipёri,Ēamёri,arnautёt[Stamboll,Dardanele,Izmir,Turqi],arbereshёt[Kalabri ,Siēili.Korsikё etj] apo arvanitasit[Greqi] tė shkon mendja te nje shtrirje gjeografike qė me siguri duhet tė pėrvijojė njė hapesirė tepėr te hershme , te cilen e mbulon tisi i I njė mjegullsie qė lipset tė daravitet nga dijetarė tė paanshėm.
Hamendėsojmė se: Doruntina ,Dhoqina,Gerardina,Gjeraqina Fatimja, ishte nje vashė nga Berati, nё kёmbё tё Tomorit [mal ku mbreterit e lashtёsisё vinin pёr tё paraparё fatin e tyre te Tri Fatat njё detaj qё e pёrdor edhe Shekspiri tek tragedia e Makbethit] e qё do te shkonte nuse 9 male kaptuar .Nė veri do ta gjenim deri nė Grac tė Austrisė dhe nė Hungari ku mendoj se nuk janė te rastėsishme lidhjet martesore mbretėrore shqiptare,nė lindje Varna Bullgari, ne juglindje ne Kostandinopoje (Stamboll) ,Dardanele ,Izmir(Troja ),ne jug ne Libi,Aleksandri dhe Egjipt [Misir],ne jugperendim Kartagjenė ,Korsike,nje pjese te brigje lindore te Spanjes[Katalonjė] dhe Frances[Marsejė] dhe mbyllet ky qark ne veri te Italise,ku sė lashti jetonin Etruskėt.
Pak ashume ata kufije qe Robet D”Anzheli i vlerėson si troje te Pellazgėve primat ,qė popullonin kėtė qark gjeografik ,qė kishin njė gjuhe me tė cilėn u foli Aleksandri i Madh bashkėluftėtarėve dhe me te cilen Jezukrishti u refeu apostujve dhe besimtareve te tij biblen per here te pare.
Sot e gjithe ditёn ёshtё fakt i pakudėrshtueshёm qё nё kёtё qak jetojne :shqiptar,arberesh,arvanitas ,arnaute etjnje popullsi qe pa medyshje flet tё njejte gjuhė qė betohen pėr atė diell,per ate dhe ,pėr atė bukė(politeizmi thjesht shqiptar) .Historikisht kёta kanė qėnė dhe faktori kryesor nė tė gjitha ngjarjet qė kane perjetur kjo hapsirė gjeografike qё matet me masėn 9 male nga qёndra Tomor. Biologjikisht ėshte nje hapsirё gjeografike qё lejon ruajtjen e racёs se pastėr pa mutacione ku si qёndra dhe qarku I skajshёm jane te barasvlefshem ne pėrteritjen e llojit.Edhe atehere kur bėrthama e kesaj hapsire te stėrmadhe qėllonte te shuhej siē ndodhi mё167 p k nga ushtrite e Pablio Emilit dhe 150000 njerėz u dėrguan si skllever ne Rome(Pert kete fakt Lazgushi yne porosit :-Dhe mos haroni bijte e mij se keta skllever per tri dite, ne sfilaten e Harkut te Triumfit ne Rome, mbanin mbi supe 1015 statuja te Artes sone e bukur te grabitura prej ushtareve te Pablio Emilit dhe te birit) , Skajet e kesaj popullsie rimbillnin jeten dhe qėndra prapё mirte jete ,nje dukuri qe pėrseritet sa herё qё ka ngjarje tragjike nga gotet,jermet,turqit osmanlli sllavet deri ne ngjarjet me moderne .
Edhe nė baladėn e Doruntinės shuarja tragjike e linjes se gjakut 9 vėllezėr thėrret nė kėtė provė mundėsinė e fundit ,motrėn .Nė njė agoni pa shprese njeriu mёmё e vendosur nė kufirin e jetės dhe tė vdekjes , .nё gjendjen njё ēmenduri tronditesen kёrkon fillin e jetёs.
Diten e Pashkes se Madhe , nėna shkon te zgjoje se vdekuri Kostandinin dhe i kujton amanetin e dhėnė se do ti sillte tė motrёn Doruntinёn .
Dukuria e ripėrtėritjes funksionon.Balta kthehet ne kalё,rasa ne shalё ,skeleti mbushet me muskuj Nėpėrmjet fantastikes vdekja merr trajtat e jetes.Nė pikėpamjen biogjenetike sot riperterit eshte bėrė e mundur nėpermjet klonimit tė adnsė.Nje dukuri ēuditėrisht sa jetėsore aq edhe artistike qė pranohet pamėdyshje dhe qė funksionon si me magjiostandini sjell tė motrėn ,duke mbajtur besėn

Ky ėshtė natyrisht dhe horizonti mė i shkėlqyer, sepse pervijon nje nga tiparet mė interesante tė karakterit njerėzor, mbajtja e fjalės sė dhėnė, qė njerezit e vleresojnė mė shumė si njė domosdoshmėri tė mbijetesės.
Ēdokush e ka pėrjetuar kėngėn nėn vlerėn e kėsaj ngjarjeje fantastike: atė te ringjalljes dhe e mbajtjes se besės sė dhėnė nga Kostandini.
Mendoj se ,nuk ėshtė ky i vetmi horizont artistik i kėngės. Figurat mbi te cilat kompozohen ngjarjet nė baladė janė Nėna dhe Doruntina.
Nje nėnė qė ka pirė 9 kupa helmi nė jetė, pėr 9 djemtė e saj tė rėmbyer nga vdekja qė ka pėrmasat mė tragjike nė hapsirat e mendimit. Nė keto kushte njė qėnie e brishte do tė kalonte nė ēmenduri, por nėna me stoicizem pervuan tragjizmin e saj. Ka vetėm nje dritė qė mban gjallė Doruntina, por dhe njė besė e dhėnė qė nuk e tret dheu.Jo vetėm ngushellimin por dhe zgjidhjen e gjen te e bija dhe te fjala e dhėnė qe eshte njekohesisht dhe mesazhi i pėrballimit te tragjizmit te jetės, edhe kur njeriu ėshtė i detyruar tė provojė te papėrballueshmen.
Njė gjė ėshtė e vėrtetė. Me shume se kudo gjetkė te kjo balade te bie ne sy njehsimi i kufijve te reales me irealen, tė jetės me vdekjen. I rėndesishėm ėshtė fakti se kjo ngjarje ndodh ditėn e Pashkės se Madhe, dite kur i perndrituri Krisht ngjallet prej se vdekurish.
Edhe nė kėtė rast gjenia popullore nuk le shkas dyshimi. Vdekja nė shembulltyrėn mė tė mirė pėr njeriun nuk ėshtė njė proces humbje, shperberje, por ėshtė nje cikėl natyror ku ringjallja ndodh pafundesisht.. Edhe mendesia artistike e popullit kėtė fakt e ka tė padiskutueshėm. Dialogu i nenes me te birin, Kostandinin, te Kremten e Madhe sintetizon brenda vetes tė vėrtetėn e Ditės se ringjalljes, te riperteritjes sė jetės. Por gjenia popullore nuk mistizon realitetin jetėsor. Pėr tė jeta ka kuptimin e saj tė vėrtetė. Nena nuk therret prane Kostandinin, por Doruntinen, si mundesia e fundit qe ka ne lidhjet me jeten. Te Doruntina ajo sheh shpresėn e jetės. Nė epilog tė kėgės njė gjė mbetet mister. Pse u kthye Doruntina?
A duhet tė besojmė qė ajo thirret qė tė shpėtojė nga makthi nenen, t’i shuaje asaj mallin dhe pastaj tė plasin si poce me vere nje ne prag dhe nje ne dere. Kėshtu balada do te quhej ndryshe kėnga e fisit tė shuar.
I vėrtetė ėshtė fakti qė nė baladė dy figurat nena dhe bija (Doruntina) zenė nje vend te rendėsishem. Po t’i perjashtojmė ato Kostandinit nuk do t’i duhej te bėnte atė qė bėri. Kjo ėshtė arsyeja qė na bėn tė mendojmė se kėnga kėrkon tė tėrheqe vemendjen mbi keto dy figura qė nė fund tė fundit janė dhe ruajtese kryesore tė linjės sė tamlit (qumeshtit).
Nė njė subjekt ku gjithshka ėshtė e sterrosur ėshtė arsyeshme tė kėrkohet shpresa. Dhe kėte shpresė e mbart Doruntina, qė kėtu do ta konsideronim si te vetmen zgjidhje pėr tė shpėtuar nga apokalipsi qė tė pergatit nė udhekryqet e saj historia. Ruajtje e vazhdimesise se fisit nėpėrmjet linjės sė Tamlit perbėn dhe motivin e jetės.Intuita popullore nė kėtė rast vlerėson si te barabarta dy shtyllat e vazhdimesisė sė fisit: atė tė Gjakut qė perfaqėsohet nga vėllai si figura Patriarke ne planin historik dhe atė tė Tamlit tė pėrfaqėsuar nga motra si figura qė pėr rrethana tragjike tė historisė barazvlerėsohet nė vazhdimėsinė e jetės.
Mesazhet se njeriu eshte i pamposhtur kur jeta i rezervon shanse per ta jetuar dhe rikrijimi i jetės mbėshtetet nė barazi tė vajzės dhe djalit.
Pėr mendėsine artistike shqiptare binomi motėr- vėlla , janė jo vetėm gėzimi i jetės, por kanė edhe shansin e barabartė pėr ta vazhduar atė.

Askushi
26-09-2012, 17:37
Nė Vėrmicė…Ku shtėpitė mbrohen nga hyjnitė




Dr.sc. Flamur DOLI



Fshati Vėrmicė gjendet nė jug perėndim tė Prizrenit. Ky vend banim ėshtė i banuar qė nga para historia, pėrkatėsisht qė nga koha
e neolitit, dhe i pėrkiste krahinės sė Dardanisė. Nė shekujt I-IV ishte stacion nė rrugėn Lissus -Naissus. Nga koha antike e vonė dhe mesjeta janė rrėnojat e njė bazilike paleokristiane dhe tė njė varreze mesjetare (shek.IX-XIII) pranė saj. Lėnda antropologjike dėshmon se varreza u pėrkiste banorėve tė tipave antropologjikė adriatikė dhe varianteve tė tyre adriatike-mesdhetare, karakteristike pėr popullsinė arbėrore.
Sipas strukturės morfologjike-urbanistike, fshati Vėrmicė, nė kuptimin mė tė gjerė, bėn pjesė nė tipin e shpėrndarė (dispersiv) tė vendbanimeve. Atė e sajojnė dhjetė mėhallė apo lagje. Meqė strukturimin e gjerė urbanistik tė vendbanimit e sajojnė mėhallėt, ai duhet pėrkufizuar si vendbanim i tipit tė mėhallėve. Mėhallėt e kėtij fshati karakterizohen nga njė zhvillim spontan dhe njė strukturė krejtėsisht e ēregullt, por nė harmoni me tiparet relievore tė truallit. Grupimet e shtėpive sipas mėhallėve, me prejardhje tė pėrbashkėt familjare, shquhen pėr dendėsi jo tė njėjtė, herė–herė shumė tė dendur, siē ėshtė rasti me mėhallėn e Koēinajve. Rrjedha e njė pėrroi, e cila kalon nėpėr njė luginė tė thellė, Vėrmicėn e ndan nė dy pjesė. Nė pjesėn jugperėndimore tė saj janė tė ngulitura kėto mėhallė: mėhalla e Fanajve, mėhalla e Gjoēajve, mėhalla e Koēinajve, mėhalla e Ēovanajve dhe mėhalla e Kadriajve. Ndėrkaq, nė anėn verilindore tė fshatit, shtrihen mėhallėt e tjera, si ajo e Pulajve, pastaj, mėhalla e Rakajve, mėhalla e Kolukajve, mėhalla e Sulajve dhe mėhalla e Gjahajve.
Kulti i vendeve tė larta - majat e nderimit pagan
Fshati Vėrmicė ėshtė i ngulitur rrėzė malit Koritnik, dhe shtrihet mbi disa kodra tė ngritura, tė cilat krijojnė njė peizash me njė plastikė – pėrthyerje dinamike. Pozita e kėtillė e fshatit mundėson njė pamje tė gjerė mbi gjithė arealin nė mes maleve tė Koritnikut dhe Pashtrikut (1989 m), si dhe mbi liqenin e Vėrmicės. Nga ēdo cep i kėtij fshati, po ashtu, shpėrthejnė pamje mahnitėse edhe mbi shpatijet e malit tė Koritnikut, si dhe mbi majėn e kėtij mali me lartėsi mbidetare 2395 metra.
Zumė ngoje majėn e malit tė Koritnikut, ngase kjo majė ka tė bėjė me kultet e lashtėsisė sė popullit shqiptar. Siē mėsojmė, Maja e Korinikut, si dhe maja e malit tjetėr, pėrballė tij, Maja e Pashtrikut, qė nė kohėt e lashta ishin maja tė nderimit pagan. Nga shumė studime tė bėra, kuptojmė se Dielli, deri nė kohėt e vona, ishte objekt adhurimi, dhe se atij i faleshin nė mėngjes, nė tė lindur, nė disa vende edhe nė perėndim tė tij. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtės e dobiprurės.
Nė fillim tė shek. XX edhe studiuesi B. Nopēa, kishte vėnė re se Shqiptarėt i faleshin Diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave tė maleve, i disa vendeve tė larta, ka tė bėjė me kultin e Diellit. Nė lidhje me kultin e Diellit, duhet pėrmendur se ndėr shqiptarėt e malėsisė sė Jugut e tė Veriut, ka ekzistuar kulti i disa vendeve tė larta ose i majave tė maleve. Kėtyre vendeve njerėzit u faleshin nė mėngjes me tė lindur dielli. Apo, nė disa raste, nė kėto maja malesh, nė data tė caktuara tė vitit zhvilloheshin ceremoni qė kishin tė bėnin me Diellin. Vlen tė theksohet se, ceremoni tė caktuara rituale ndodhnin edhe nė Majė tė Gjallicės sė Lumės (2486 m). Maja e Gjallicės, pastaj Maja e Pashtrikut, si dhe Maja e Koritnikut, komunikojnė vizualisht dhe gjenden jo fort larg njėra- tjetrės.
Nga sa u tha mė lart, pėr rrjedhojė, ėshtė fare e natyrshme qė kulti i Diellit tė jetė ruajtur nga banorėt qė jetuan shekuj tė tėrė rrėzė kėtyre majave, ashtu siē ndodhi edhe me ngulimin parahistorik tė fshatit Vėrmicė. Pra, kulti i Diellit si mbijetojė e besimeve pagane, apo si mbijetojė e kulteve tė lashtėsisė, jo rastėsisht u ruajt nė masė tė konsiderueshme dhe nė paraqitje artistike shumė interesante, pėrkatėsisht, gjeti aplikim tė gjerė nė arkitekturėn popullore tė kėtij fshati.
Ornamentika popullore nga kompleksi i hyjnive mbrojtėse tė shtėpisė.
Ornamentika nga kompleksi i hyjnive mbrojtėse tė shtėpisė, siē janė motivet nga kulti i Diellit, kulti ktonik i gjarprit, kulti i gjinjve tė gruas dhe motive tė tjera, si mbijetoja tė besimeve pagane tek arkitektura e gurtė e fshatit Vėrmicė, natyrisht se u aplikua ekskluzivisht nė teknikė tė relievit - skalitjes nė gur.
Ornamentika popullore nga kulti i diellit
Paraqitja artistike e motiveve nga kulti i Diellit nė shtėpitė e gurta tė fshatit tė Vėrmicės shquhet pėr tiparet dalluese dhe karakteristike tė teknikės sė realizimit.
Elementet e ornamentikės nga kulti i Diellit, tė skalitura nė gurėt kėndorė tė shtėpive, pastaj nė elementet e portave tė shtėpive apo nė ballinat e oxhaqeve tė vatrės familjare, u realizuan nė formė tė rozetės rrethore-spiraloide (fig.4., skalitur nė anėn e djathtė tė gurit kėndor), nė teknikė tė relievit tė ulėt – tė cekėt. Po ky motiv, u realizua edhe nė teknikė tė relievit tė lartė, nė formė tė rozetės rroshe – spiraloide, tė dalė nga sipėrfaqja nė formė plisi, gatise gjysmėsferike (fig.3. shih dy motivet e poshtme).
Kėtė formė tė paraqitjes artistike nė teknikė tė relievit tė lartė, apo kėtė mystėsi tė theksuar tė motivit diellor, gurėskalitėsi popullor e ka realizuar me qėllim sugjerimi mė tė plotė tė formės sė trupit diellor, pėrkatėsisht tė paraqitjes sa mė realiste tė kėtij ylli.
Vlera tė njė shkalle mė tė lartė tė modelimit artistik mjeshtri popullor ka arritur tek dy motivet diellore nė formė tė rrathėve bashkėqendrorė, (shih motivin e sipėrm nė fig.3.), si dhe motivin tjetėr, skalitur nė anėn e majtė tė gurit kėndor, (fig.4.). Tek ky lloj i ornamentit nga kulti i Diellit, kemi njė strukturim mė kompleks tė modelimit hapėsinor tė rrathėve bashkėqendrorė. Me kėtė, rrethi i jashtėm i kėtij ornamenti ėshtė strukturuar si pjesė e gjysmėsferės, e cila, pėrmes njė lugu rrethor, shkrihet - ndėrlidhet me elementin qendror tė ornamentit nė formė plisi, nė sipėrfaqen e tė cilit ėshtė skalitur - gėrryer spiralja. Kjo strukturė gjeometrike e spirales hapėsinore paraqet Diellin nė livizje rrethore.
Katėr motivet e zėna ngoje mė sipėr, u skalitėn mbi gurėt kėndorė, apo siē u thonė nė popull, mbi qoshnikėt e kullės sė Sherif Kadriajt, ndėrtuar nė mėhallėn e Kadriajve (shek.XIX - sot e braktisur).
Po kėtu nė Vėrmicė, dhe po kėtė ornament nga kulti i diellit nė formė tė rrathėve bashkėqendrorė e hasim edhe tek gjetjet arkeologjike, pėrkatėsisht tek dy unazat e derdhura nė bronzė tė gjetura nė varret 109 dhe 280 tė shek. X dhe XIII, nė hapėsirėn e bazilikės paleokristiane (shek.V-IV i e.s.).
Pjesa e zgjeruar e njėrės unazė (gjetur nė varrin nr. 280) ėshtė e zbukuruar me gjashtė motive diellore tė incizuara nė formė tė rrathėve bashkėqendrorė. Dy rrathėt e jashtme bashkėqendrore tė kėtyre ornamenteve, tė kompozuara nė dy radhė, janė incizuar nė formė lineare, kurse rrethi qendror ėshtė thelluar nė formė sferike. Nga mė sipėr, e mbėshtetur nė provat materiale – gjetjet arkeologjike kėtu e 600 deri nė 1.000 vjetė mė parė, kuptojmė se kulti i diellit edhe tek popullata arbėrore nė mesjetė zinte vend tė rėndėsishėm nė besimet e tyre religjioze.
Pėr mė tepėr, tė njėjtat ornamente zbukuruese nga kulti i diellit nė formė rrathėsh bashkėqendrorė, nė vazhdimėsinė e tyre diakronike, i hasim tė incizuara edhe nė enėn tre vegjake tė shek.IV., tė gjetur nė nekropolėn antike tė vendbanimit tė Gllamnikut afėr Podujevės.
Tiparet formėsuese tė kėtyre ornamenteve dhe struktura kompozicionale e tyre nė dy nivele, pėrkon tėrėsisht me ato tė unazave arbėrore mesjetare tė zėna ngoje mė sipėr. Tė kėtilla motive dekoruese hasen edhe nė gjetjet e tjera arkeologjike tė periudhės antike ilire, si dhe tė periudhave tė tjera parahistorike nė trevėn e Kosovės dhe mė gjerė.
E gjithė kjo provon katėrcipėrisht se nė aspektin e shtrirjes sė ornamentikės nga kulti i diellit nė kohė dhe nė hapėsirė, trashėgimia e kėtij sistemi dekorues, qė nga ilirėt nė parahistori dhe nė antikitet, pastaj nė mesjetėn e hershme tek arbėrit dhe mė vonė tek shqiptarėt, ėshtė pėrcjellė brez pas brezi me njė pėrpikėri tė madhe nė vijimėsi tė pakėputur.
Nė vazhdim, siē shohim nga fig.2., nė tė dyja anėt e gurėve tė kėndit tė kėsaj kulle, pėrballė hyrjes nė oborr, janė skalitur gjithsej nėntė motive relievore. Prej tyre, pesė motive tė skalitura nė pjesėn e poshtme tė kėndit i pėrkasin kultit tė Diellit, ndėrkaq, sipėr tyre, nga njėra faqe e gurit kėndor ėshtė skalitur njė motiv nga kulti i gjinjve tė gruas, realizuar nė teknikė tė relievit tė lartė, por me pėrmasa paksa mė tė vogla se motivet e tjera nė formė rroshe. Nė faqen tjetėr tė tė njėjtit gur kėndor, ėshtė skalitur edhe njė kompozim ornamental nė formė trekėndėshi, nė teknikė tė relievit tė cekėt (bareliev). Ky motiv, skalitur nė anėn e djathtė tė gurit kėndor, siē shohim nga fig.5., nė paraqitjen e tij relievore ngėrthen dy trekėndėsha. Brendapėrbrenda trekėndėshit tė madh, i dalė nga sipėrfaqja e gurit, ėshtė thelluar – brendashkruar trekėndėshi i vogėl, me pozitė tė pėrmbysur. Trekėndėshin si ornament simbolik e hasim jashtėzakonisht shpesh tė aplikuar nė gjithė arkitekturėn popullore tė Kosovė. Ai ka karakter religjioz dhe nė kėto raste ėshtė pėrdorur nė funksion magjik – mbrojtės prej sė keqes.
Po kėshtu, qė nga kohėt parahistorike e deri nė ditėt tona, qė nga Evropa e deri nė Lindjen e Largėt, trekėndėshi luajti rol tė rėndėsishėm nė besimet magjike dhe nė zakonet e njerėzve. Varėset nė formė trekėndėshi, tė cilat nė shumė qytetėrime tė lashta shėrbenin si amulete, sikundėr edhe phallus-i kanė domethėnie apotropeike.
Megjithėkėtė, jemi tė bindur se nė rastin konkret, trekėndėshi me kėto tipare formėsuese ėshtė paraqitur nė funksion tė simbolizimit tė organit gjenital tė femrės. Pėr mė tepėr, edhe tek ornamentika e kulteve ilire, kemi pėrfundime se trekėndėshi e simbolizon vulvėn. Kėto pėrfundime i bėnė edhe mė tė qėndrueshme fakti se, nė rastin e zėnė ngoje, nė dy faqet e tė njėjtit gurė kėndor janė aplikuar nė reliev dy ornamente tė besimit pagan nga i njėjti kult i gjinisė sė amėsisė, tė cilat e simbolizojnė burimin e jetės, parkatėsisht vazhdimin e gjeneratave njerėzore.
Sė fundi, nė tėrėsinė e kėtij kompleksi motivesh, nė pjesėn mė tė lartė tė kėtij kėndi tė shtėpisė, na paraqiten edhe dy ornamente relievore. Njėra syresh ka karakter gjeometriko- kompozicional, dhe simbolikė tė caktuar. Sipėr kėtij ornamenti, po ashtu nė teknikė tė relievit tė lartė, ėshtė skalitur ornamenti i nėntė, me njė formėsin jo tė rregullt elipsoidal tė pėrzgjatur. Lidhur me kėtė ornament nuk jemi nė gjendje tė themi se a i pėrket apo jo ndonjė mbijetoje tė besimit kultik.
Ndėrkaq, ornamenti tjetėr gjeometrik, skalitur nė teknikė tė relivit tė lartė, nė paraqitjen e tij artistike tė bukur, ngėrthen njė kompozim tė dy katėrkėndėshave. Katėrkėndėshi i jashtėm, nė formė drejkėndėshi ėshtė i dalė nė mėnyrė plastike nga sipėrfaqja e gurit kėndor. Brendapėrbrenda kėtij drejtkėndėshi e nė lartėsi tė njėjtė me tė, me thellim pėrkatės, ėshtė brendashkruar njė romboid.
Siē mėsojmė nga literatura, edhe ornamenti i rombit nė paraqitjen e tij gjeometrike tė stilizuar e simbolizon vulvėn. Tek ilirėt, veē tjerash, rombin e hasim tė brendashkruar nė drejtkėndsh. Po kėshtu, tek tė njėjtit, rombi haset sė bashku me trekėndėshin, i cili, siē thamė mė sipėr e simbolizon vulvėn. Mė tej, kėtė ornament e hasim sė bashku edhe me svastikėn e cila e simbolizon Diellin, i cili nė vete i ngėrthen edhe elementet e simbolikės sė plleshmėrisė.
Pėr rrjedhojė, nga kundrimi analitik i kėtyre dy ornamenteve tė cilat nė strukturėn e tyre kompozicionale dhe simbolike e ngėrthejnė trekėndėshin dhe rombin, kuptojmė se i pėrkasin sistemit simbolik tė sė njėjtės natyrė e cila ka tė bėjė me burimin e jetės dhe vazhdimėsinė e saj.
Pėrveē ornamenteve tė zėna ngoje mė sipėr, tek shtėpitė e bukura tė Vėrmicės, ndėrtuar nė tėrėsi prej gurit, hasėm edhe njė sėrė ornamentesh tė tjera nga i njėjti kult i Diellit, si dhe nga kultet e tjera.
Para se tė bėjmė fjalė pėr ornamentet e tjera nga kulti i diellit tė skalituara nė gurėt e shtėpive tė kėtij fshati, duhet theksuar se, pėrveē shtėpisė sė Sherif Kadriajt, sot e braktisur, pastaj shtėpive tė Xheladin Imerit dhe Halil Pulajt (mėhalla e Pulajve), qė tė gjitha shtėpitė e tjera u dogjėn dhe u shkatėrruan nga forcat ushtarake serbe gjatė luftės sė vitit 1999. Okupatori serb, duke qenė i vetėdijshėm pėr vlerat e mėdha tė kėtyre shtėpive, pastaj pėr rėndėsinė e tyre historike e arkeologjike, i shkatėrroi ato pamėshirshėm, duke e lėnė njė fshat tė tėrė nė rrėnoja (shih fig.1.).
Shtėpitė e gurta tė fshatit Vėrmicė shquhen pėr portale tė bukura, me formėsime elegante e harmonike. Po kėto tipare i ngėrthejnė edhe oxhaqet e vatrave familjare. Veēmas spikatin gjashtė oxhaqet e vatrave tė shtėpisė sė Myrtez Fanės, ngulitur nė mėhallėn e Fanajve. Oxhaqet e vatrės sė kėsaj shtėpie, si dhe oxhaqet e ēatisė, shquhen pėr tipare karakteristike, me formėsim elegant dhe tė harmonishėm. Oxhaqet e vatrave me tipare tė kėtilla u ndėrtuan gjithandej nėpėr shtėpitė e kėtij fshati.
Pėr shkak tė vlerave arkitektonike tė kėtyre shtėpive dhe rėndėsisė sė tyre, duhet tė restaurohen doemos tri shtėpitė e ruajtura, ndėrkaq, tė gjitha shtėpitė e tjera nė rrėnoja, tė konservohen dhe tė ruhen si tė tilla.
Nė gurin ballor tė njėrit prej oxhaqeve karakteristike tė shtėpisė sė Fanajve ėshtė aplikuar njė motiv, nga kulti i Diellit, nė formė ylli – rozete gjashtėrrembėshe, brendashkruar nė rreth, realizuar nė teknikė relievi tė cekėt.
Nė mėhallėn tjetėr, tė Pulajve, siē shohim nga fig.6., nė elementin vertikal tė kornizės sė portės harkore tė kėsaj shtėpie tė shkatėrruar, nė teknikė relievi tė lartė, me pėrmasa mjaft tė mėdha, ėshtė skalitur edhe njė ornament nga kulti i Diellit nė formė plisi. Mbi sipėrfaqen pothuaj gjysmėsferike tė kėtij motivi ėshtė gėrryer-skalitur spiralja hapėsinore. Nga elementet e tjera harkore tė kėsaj porte, tė shtrira pėrtokė nė afėrsi tė saj, kuptojmė sė kjo portė kishte njė formėsim tė bukur dhe tipik pėr shtėpitė e kėtij fshati, sikundėr edhe oxhaqet e vatrės sė kėsaj shtėpie, shquhen pėr formėsim tipik.
Mė poshtė shtėpisė sė zėnė ngoje mė sipėr, ėshtė ngulitur edhe njė shtėpi. Nė pjesėn kėndore tė kėsaj shtėpie-rrėnojė janė skalitur nė reliev edhe katėr ornamente tė tjera.
Njėri syresh, ėshtė skalitur nė pjesėn e poshtme tė murit nė teknikė relievi tė ulėt-tė cekėt, dhe i pėrket kultit tė Diellit. Ndėrkaq ornamenti tjetėr, skalitur nė pjesėn e sipėrme tė sė njejtės faqe tė murit, i pėrket kultit ktonik, pėrkatėsisht kultit tė gjarprit, dhe po ashtu ėshtė skalitur nė teknikė relievi tė cekėt. Nė faqen tjetėr tė kėsaj pjese kėndore tė shtėpisė, ėshtė skalitur ornamenti i kultit tė gjinjve tė gruas, dhe sipėr tij ornamenti nga kulti i Diellit, nė teknikė gėrryerjeje tė cekėt lineare, nė formė tė drejtkėndėshit me dy diagonale. Ornamentet e kultit tė gjinjve tė nėnės tė skalitura nė teknikė relievi tė lartė, hasėm edhe nė disa shtėpi tė tjera tė fshatit Vėrmicė. Etnologėt, skalitjet e kėtilla ornamentale i konsiderojnė si mbeturina tė kultit tė gjinisė sė amėsisė, pėrkatėsisht si mbeturina tė ngurtėsuara e tė ndryshuara nė brendi tė kultit tė gjinjve tė sė parės sė gjinisė, ushqyeses sė parė tė pasardhėsve. Pra, kėtė kult e marrin si simbolizues tė burimit tė jetės dhe vazhdimit tė gjeneratave njerėzore.
Kulti ktonik i gjarprit
Nga fotoja nr.7., shohim se paraqitja figurale e gjarprit, nga kulti ktonik, si dhe paraqitja relievore e ornamentit me rrathė bashkėqendrorė, nga kulti i Diellit, janė paraqitur afėr - njėra tjetrės. Kėtė mėnyrė tė paraqitjes sė ornamenteve tė kėtyre dy kulteve sė bashku, e kemi hasur dendur nė zbukurimoren e arkitekturės popullore nė Kosovė. Kjo dukuri e bashkimit tė kėtyre dy kulteve, tek ilirėt, zė rrėnjė qė nga shekujt e fundit p.e.r. dhe nė fillim tė epokės sonė. Para kėsaj, nė njė thellėsi edhe mė tė lashtė kohore, pėrkatėsisht nė epokėn e gurit, byzylykėt prej argjendi, nė mbarimet e tyre kishin formėn e kokave tė gjarprit. Kjo dukuri ishte shprehje e futjes sė paraqitjes figurale nė artin ilir. Paraqitja e motivit tė gjarprit i kishte rrėnjėt e tij tė thella nė religjionin ilir. Gjarpri ishte njė simbol i fuqishėm i ilirėve tė lashtė, dhe asnjė shtazė tjetėr nė simbolikėn religjioze nuk kishte rol mė tė rėndėsishėm se ai. Gjarprin nė mitologjinė popullore shqiptare, nė veēanti nė Kosovė, e ndeshim me emrin: “gjarpni i shpisė” ose “bolla e shpisė”.
Gjarpri si mbijetojė e besimeve pagane, i pėrket kultit ktonik, pėrkatėsisht kultit tokėsor, ai konsiderohej si rojė e shtėpisė dhe e anėtarėve tė familjes. Atė e ndeshim edhe si hyjni mbrojtėse tė jetės, tė mirėqenies e mbarėsisė nė familje.
Nė pėrmbyllje tė kėtij studimi analitik, tė themi se, nga aspekti i shtrirjes sė ornamentikės simbolike nė kohė e nė hapėsirė, trashėgimia e sistemit dekorues, qė nga ilirėt nė parahistori dhe nė antikitet, pastaj nė mesjetėn e hershme tek arbrit dhe mė vonė tek shqiptarėt, ėshtė pėrcjellė brez pas brezi, nė vijimėsi tė pakėputur, me njė pėrpikėri tė madhe. E gjithė kjo, pėrveēse provon trashėgiminė kulturore nga ilirėt tek shqiptarėt, njėherėsh provon vazhdimėsinė etnike iliro-shqiptare, rrjedhimisht provon edhe pėrkatėsinė shqiptare tė mjeshtėrve si ndėrtues tė arkitekturės tradicionale popullore nė Kosovė.

-----------------
Shėnim/ Duhet theksuar se fotografitė dhe eksplorimet nė terren autori i ka zhvilluar nė tetor tė kėtij viti.

g.sh

Askushi
26-09-2012, 17:37
Fjalėt e urta dhe temat kryesore qė trajtojnė ato




Fjalėt e urta njihen dhe me emrin proverba. Kėto janė thėnie tė shkurtra artistike kolektive, qė, nė mėnyrė shumė sintetike, shprehin mendime e gjykime pėr ngjarje, dukuri e ēėshtje tė ndryshme.
Mendimet dhe gjykimet e fjalėve tė urta kanė dalė nga praktika shumėshekullore e punės dhe e jetės sė popullit. Pėr kėtė arsye populli i quan ato dhe fjalė tė moēme ose fjalė ari. Po pėr kėtė arsye, ato paraqiten si tė vėrteta tė pakundėrshtueshme e me vlerė tė pėrhershme. Sigurisht, kjo ėshtė e drejtė pėr shumicėn e rasteve, por jo pėr tė gjitha rastet. Disa fjalė tė urta dhe mendime qė ato bartin, u pėrkasin periudhave tė caktuara historike.
Fjalėt e urta e shprehin mendimin e tyre nė forma tė ndryshme: si pėrfundim logjik, si parim, si ligj, si kėshillė. Po s’punove nė tė ri, do tė vuash nė pleqėri; Lumi fle hasmi s’fle; Shtri kėmbėt sa ke jorganin.
Disa fjalė tė urta e shprehin mendimin drejtpėrdrejt, kurse tė tjerat nė mėnyrė tė tėrthortė, figurative. Kur thuhet puna tė jep shėndet, shprehja pėrdoret me kuptimin e saj tė parė tė zakonshėm; por, kur thuhet S’mbulohet dielli me shoshė, shprehja ka kuptimin se e vėrteta s’mund tė fshihet. Nė rastin e parė arti i proverbit qėndron te mprehtėsia dhe drejtėsia e mendimit, te aftėsia pėr ta shprehur mendimin me sa mė pak fjalė. Nė rastin e dytė, veē kėtyre, kėrkohet dhe aftėsia pėr tė gjetur figurėn e duhur. Populli ėshtė treguar shumė i talentuar nė gjithė kėto drejtime. Pėr tė shprehur mendimin nė mėnyrė figurative, populli nė fjalėt e urta pėrdor mė shumė metaforėn, alegorinė dhe krahasimin; Bes’ e shqiptarit – si purtek’ e arit; S’futet hosteni nė thes.
Nė gjithė rastet mendimi shprehet nė mėnyrė pėrgjithėsuese. Pėr kėtė arsye fjalėt e urta pėlqejnė shumė fjalitė mungesore, mėnjanojnė fjalėt qė nėnkuptohen. Veē kėsaj, tek ato ideja nuk del nėpėrmjet shtjellimit tė njė subjekti. Ato janė vetė ideja.
Sintetizmi, karakteri pėrgjithėsues dhe mėnyra figurative e shprehjes sė mendimit bėjnė qė ēdo fjalė e urtė tė pėrdoret me disa kuptime. Proverbi Derri do plumb, fjala vjen tėrheq vėmendjen pėr qėndrimin qė duhet mbajtur kundėr armikut, kundėr sė keqes nė pėrgjithėsi e kundėr njerėzve kokėfortė. Prandaj pėr tė ditur kuptimin e saktė tė ēdo fjale tė urtė, duhet tė mbahet mirė parasysh koha, vendi dhe rasti kur thuhet.
Tematika e proverbave ėshtė shumė e gjerė dhe e larmishme. Proverbat kapin ēėshtje qė i kanė dalė popullit qė nė kohėt e hershme e gjer nė ditėt tona, prandaj janė enciklopedi e filozofisė popullore. Temat kryesore qė trajtojnė janė:
1. Atdheu (atdhedashuria, liria e atdheut, lufta kundėr armiqve tė tij, karakteristikat e shqiptarit): Duaje atdhenė si shqiponja folenė; Darov’ e armikut- o helm, a thikė.
2. Marrėdhėniet shoqėrore (varfėria e masave, protesta dhe lufta e tyre kundėr padrejtėsisė): I varfėri vjel rrushin, i pasuri pi mushtin; Ule qafėn, prite zverkut.
3. Familja: Burrė e grua – mish e thua; Kur s’do nėnėn e babanė, asnjeri s’ta ka sevdanė.
4. Puna (vlera e saj, rregulli e kujdesi nė punė, shfrytėzimi i kohės sė punės, zanatet): Kėmbėpėrbaltja – gojėpėrmjaltja; Lėmyshku bren gurin, pėrtimi fik burrin; Fjala e gjatė bėn ditėn e shkurtėr.
5. Morali (e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e vėrteta dhe gėnjeshtra, virtyti dhe vesi): Njė krimb than njė lis; E drejta dėrrmon hekurin; Kush shkon pas brumbullit, do tė arrijė nė plehrat.
Fjalėt e urta janė njė nga llojet mė tė gjalla dhe aktive folklorike.

Askushi
26-09-2012, 17:38
Zanat dhe Orėt nė "Lahutėn e Malcis"


27/04/2008 - gazeta Shqiptare
• Tonin Ēobani



Nė gojėn e popullit, kur pėrmendėn Zanat dhe Orėt, thuhet Shtojzovallet, qė do tė thotė Shtojua, o Zot, vallet. Zanat dhe Orėt janė qenie mitologjike, ndėrsa fjala “Shtojzovallet” vjen si eufemizėm pėr Zanat dhe Orėt ose pėr tė dyja sė bashku. Ky ligjėrim ishte i pėrgjithshėm nė kapėrcyell tė shek.XIX-XX kur ngjizej Lahuta e Malcis, ndėrsa sot nė ligjėrimin e shkruar ndodh tė pėrdoret eufemizmi Shtojzovallet, sikur tė bėhej fjalė pėr qenie mitologjike, pavarėsisht nga Zanat dhe Orėt. Nė popull thuhet edhe Zanat e Malit, ēfarė nėnkupton se vendqėndrimi tyre ka qenė pėrgjithėsisht mali, prandaj gjinorja “e malit” ėshtė identifikim: Zana e Veleēikut (Zana e Malit tė Veleēikut), Zana e Miliskaut (Zana e Malit tė Miliskaut). Pėr Orėt thuhet: Ora e Shalės ose Orėt e Dukagjinit dhe Ora e Shtėpisė ose Ora filanit me kuptimin pėrkujdestarja misterioze e krahinės, e shtėpisė apo e aksh individi. Pėr kėtė arsye mund tė arrijmė nė pėrfundimin se funksioni i dallon Zanat prej Orėve. Me fjalė tė tjera, Zana ėshtė njė qenie mitologjike, ndėrsa Ora ėshtė njė Zanė me “detyra” tė pėrcaktuara. Pėr mė tepėr Zana ėshtė trime, sepse nė popull thuhet: Filani ėshtė trim si Zana, ndėrsa ky krahasim zakonisht nuk vjen pėr Orėt. Zana ėshtė shumė e bukur, prandaj thuhet: E bukur si Zanė. Orėt mund tė jenė ose jo tė bukura.
Si Zanat ashtu edhe Orėt, pra Shtojzovallet, zotėrojnė edhe njė fuqi tė mistershme: aftėsinė pėr tė shituar njerėzit. Zakonisht shitojnė burrat qė guxojnė t’i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nėn dritėn e hėnės, apo kėdo qė i trazon gjatė ekstazės sė tyre tė vallėzimit. Folja “me shitue” ka tė bėjė me njė veprim tė mistershėm qė e zotėrojnė vetėm Shtojzovallet, tė cilat, kur zemėrohen me njerėzit, i shitojnė ata, dmth, i lėnė pa mend nė kokė pėr tėrė jetėn, tė paaftė pėr t’i dalė zot vetes; i ngrijnė nė vend, i bėjnė kallkan. Zanat dhe Orėt shitojnė kėdo, burrė apo grua, plak a tė ri me timbrikėn e hatashme tė tingujve qė prodhojnė gjatė tė kėnduarit ose me vallet e magjishme e mjete tė tjera, ashtu si edhe shėrojnė apo u japin fuqi tė mbinatyrshme me qumėshtin e gjirit cilitdo qė ka fituar simpatinė e tyre.
E bėmė kėtė hyrje, sepse gjykojmė se Fishta nga ky pėrfytyrim popullor u nis kur iu drejtua Zanave dhe Orėve nė veprėn e tij madhore, Lahuta e Malcis. Madje mund tė thuhet me plot gojė se vepra e tij ka ndikuar nė ngulitjen e mėpastajme tė pėrfytyrimeve pėr Zanat dhe Orėt, tanimė jo thjeshtė si besime popullore, por tė rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbėrore.
Nisur nga vargu “Pėr mjedis mue m’plastė lahuta”, qė Fishta e ka vėnė si betim nė gojėn e njė Zane, mendojmė se edhe vetė titulli i veprės Lahuta e Malcis ka tė bėjė mė tepėr me mitin e Zanave kėngėtare se sa me instrumentin e lahutės, me tė cilin shoqėroheshin pėrgjithėsisht vargjet epike tė folklorit shqiptar. Nė veprėn e Fishtės metonimia “lahuta e malėsisė” shėnjon bėmat e malėsorėve, historinė e shkruar dhe tė pashkruar tė shqiptarėve ndėr shekuj, mbartur ndėr mitet e tyre tė trashėguara qysh nga parahistoria e etnogjenezės ilire qė na shpie te pellazgėt, popullimet paraindoeuropiane tė kontinentit tonė. Lahuta ėshtė simbol identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurėn e Zanės sė Frymėzimit, me tė cilėn kėndoi pėr 35 vjet rresht nė veprėn e tij epope. Mė tej ai modeloi personazhin e Orės sė Shqipėrisė, njė Zanė qė u jep fuqi tė mbinatyrshme heronjve shqiptarė; skaliti figurėn e Zanės sė Madhe, qė lufton fyt a fyt me Orėn thepe tė Malit tė Zi etj. Fishta kėndoi nė Lahutė tė Malcis “Panteonin” e munguar tė Shtojzovalleve dhe tė disa figurave tė tjera mitologjike nė letėrsinė shqiptare. Edhe pėr kėtė kontribut Lahuta e Malcis “ėshtė pėrpjekja ma vigane,- si shprehet Ernest Koliqi,- qi Shqiptari bani deri tash per t’ia zbuluem vetvetes boten e vet”
Zanat dhe Orėt zėnė vendin mė tė madh tė lėndės mitologjike nė Lahutė tė Malcis. Veēanėrisht Zana e Frymėzimit, qė na shfaqet qė nė blenin e parė (“Marash Uci”, shkruar mė 1902), e identifikuar si Zana e Veleēikut. Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur prej Fishtės qė nė ngjizje tė poemės si njė alter autor, duke e bėrė kėshtu njė element funksional tė strukturės pėrmbajtėsore dhe narrative tė veprės.
Duhet thėnė qė nė fillim se Zanat dhe Orėt (dhe pėrgjithėsisht figurat mitologjike) nuk vijnė nė veprėn e Fishtės si mite tė gatshme, si mund tė mendohet sot kur etnologėt kanė arritur tė studiojnė mitologjinė shqiptare dhe ta krahasojnė atė me mitologjinė ballkanike e mė gjerė. Mitet nė veprėn e Fishtės nuk janė as ndikim i modeleve tė njohura letrare tė penave tė shquara, si janė shprehur disa studiues kur kanė krahasuar poetin e Lahutės sė Malcis me Homerin, Virgjilin, Miltonin a ndonjė tjetėr. Aq mė pak, Zanat dhe Orėt e Lahutės sė Malcis shėmbėllejnė me Vilat e mitologjisė sė sllavėve tė Ballkanit, pėr tė cilat, gjithashtu, ka pasur studiues qė kanė gjetur pėrvijime pa u thelluar sa duhet.
Nė kohėn kur jetonte Fishta, Zanat dhe Orėt ishin njė realitet, ta quajmė, fantastik shqiptar. Ditėn malėsorėt gjallonin me pushkė nė krah, natėn mbylleshin nė kullat e tyre pėr t’ua lėshuar trojet pėrreth qenieve mitike, tė cilat kishin nė dorė fatin e njerėzve, mbarėvajtjen e gjėsė sė gjallė, shumimin e bereqetit. Secili person ose ēdo gjė e gjallė kishte Orėn e vet tė bardhė ose tė ligė. Ēdo fis a krahinė kishte Zanėn e vet qė ishte e bukur “me tė verbue”, trime “me tė ēartė”. Edhe nė qytete (veēmas nė njė qytet si Shkodra) fantazia mitologjike ishte e gjallė. Netėve me hėnė tė plotė Zanat dhe Orėt e maleve kėndonin dhe hidhnin valle zabeleve mė tė bukura buzė ujėrave, ashtu si ditėn malėsorėt mblidheshin nė log duke u argėtuar me kėngė e valle.
Duke qenė edhe vetė pjesė e kėtij realiteti, Fishta e thėrret Zanėn e Veleēikut pėr tė kėnduar sė bashku me tė nė Lahutė tė Malcis bėmat e kėtyre njerėzve, shpirtin e tyre. Sikur tė mos kishte vepruar ashtu, dmth, po tė mos e thėrriste njė Zanė Mali pėr tė kėnduar sė bashku me tė jetėn e malėsorėve, zor se malėsorėt do ta pranonin kėngėn e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutės sė Malcis, duke u mėsuar pėrmendsh edhe nga njerėz qė nuk dinin shkrim e kėndim. Sepse ndėr shqiptarė ka edhe njė kult tė kėngės, njė kult tė fjalės sė bukur qė vjen vetėm si frymėzim i magjishėm prej qenieve mitologjike, si kudo nė trevat e Mesdheut. Kur duan ato, Shtojzovallet, ia vėnė dikujt nė dorė lahutėn dhe ia rreshtojnė fjalėt. Jo kushdo mund ta bėjė kėtė punė, pėrveē tė zgjedhurve prej Zanave. Fishta qė kur zu fill Lahuta e Malcis ndihej i zgjedhur prej Zanės sė vet tė Frymėzimit: “Se pa ty, besa, moj Zanė, / Vėshtirė se ‘i fjalė unė muj me e thanė” do tė shkruajė ai mė vonė.
Nisur nga vargjet e Fishtės, gjithnjė nga bleni i parė, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis pėr tė mallkuar armikun (“Lum, oj Zana e Veleēikut \ qė m’ia lėshon ti namet anmikut”); pėr tė nxitur malėsorėt nė mbrojtje tė trojeve tė veta (“Qė m’i uron djemtė e Malcis”); pėr tė mbajtur zgjuar ndėrgjegjen kombėtare edhe nė kushtet mė tė pafavorshme (“Qė m’ia qan hallin Shqipnisė”). Por, pavarėsisht asaj qė komunikon autori, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis, jo vetėm si njė alter autor, por edhe si njė alter ego. Fishta vė nė pingrimėn e Zanės krahas lavdisė sė tė kaluarės (“nė tė bardhat kohė qė kanė prendue”) edhe dhimbjen e vet pėr gjendjen e rėndė ekonomiko-sociale tė shqiptarit tė robtuar:
Pėr me mbrojtė njė grue te shpia,
Tė cilės bukė i lypin fėmija
Edhe i len, ndoshta, me qa
Pėrse e mjera bukė nuk ka
(Kėnga XIII, v.30-34)
Vargje tė tilla, qė rreth njė ēerek shekulli mė vonė do tė karakterizonin veprėn e Migjenit, nuk mund tė zinin vend ndryshe nė njė vepėr epike qė ishte e orientuar nė lartėsimin e bėmave heroike tė kombit. Kemi parasysh kėtu rregullat e ngurta tė klasicizmit qė nuk e pranonte kategorinė e sė ulėtės (vulgares) nė njė vepėr epike. Por Fishta, qė i ka njohur mirė kėto rregulla, ka ditur edhe t’u shmanget atyre, duke i lėshuar rrugė spontanitetit tė vet poetik pėrmes pingėrimės sė Zanės sė Frymėzimit. Zana e Frymėzimit, si njė alter ego, shpreh nė ndonjė rast edhe nervozizmin qė i shkaktohej poetit prej njė realiteti herė-herė aspak epik, si dhe nevojėn pėr t’u ēliruar prej mllefeve asfiksuese pėr shkak tė politikės sė atėhershme tė Evropės nė Ballkan, e cila ishte fare pak qytetėruese si pretendonte tė ishte. Nė shpėrthime tė tilla autori ka pėrdorur edhe njė gjuhė tejet vulgare, si nė vargjet:
Uh, Evropė, ti kurva e motit,
Qė i re mohit Besės e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisė,
Me nda tokėn e Shqipnisė,
Pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė?
(XIII, v.40-44)
Njė dimension tjetėr i Fishtės, tė cilin na duhet ta theksojmė qė nė krye tė kėtyre shėnimeve pėr Zanat dhe Orėt nė Lahutė tė Malcis, ėshtė fakti se ai ishte njė frat i shkolluar qė njihte mirė mitologjinė greko-romake e biblike. Fishta njihte mirė edhe letėrsinė e shkruar qė ishte mbėshtetur nė atė mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orėve nė Lahutė tė Malcis nuk duhet marrė si aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe tė mjeshtėrve klasikė si Homeri e Virgjili. Aq mė pak tė mendohet se Zanat dhe Orėt janė muzat dhe nimfat e Olimpit apo se Zana e Frymėzimit tė Fishtės ėshtė muza Kaliopi qė nė mitologjinė greke paraqitet me lahutė nė dorė dhe simbolizon epikėn. Fishta e krijoi vetė figurėn mitologjike tė Zanės sė Frymėzimit sipas lėndės mitologjike qė gjallonte nė popull. Zana e tij e Frymėzimit nuk ėshtė as Diana e romakėve qė identifikohet me Artemidėn e grekėve, sa do qė nė thelb ka diēka tė pėrbashkėt me tė, sepse simbolizon mbrojtjen e natyrės sė virgjėr. Ēabej qė e ka lidhur origjinėn e fjalės “Zana” me Dianėn e romakėve, ka theksuar se “kulti i fortė i Dianės nė Shqipėri e pėrveē kėtij vendi nė mbarė Gadishullin e Ballkanit tė kohės antike sikundėr shihet nga dėshmia e mbishkrimeve (...) na bėn tė pranojmė qė te kjo Diana kemi tė bėjmė me njė “interpretatio latina” tė hyjnive epikore (vendase) pararomake.” Ka edhe njė shpjegim tė A.Meyerit, qė vėren se “tek emri ilir Thana... mund qė tė ruhet njė shkallė e vjetėr e shqipes Zana”, tė cilėn e lė tė kuptuar edhe Ēabej si tė pranuar. Nė kėtė rast kemi tė drejtė ta lidhim edhe me kuptimin e foljes me thanė (ai thot-ė), pra, me simbolikėn e Thot-it, njė nga perėnditė mė tė lashtė tė Egjyptit me origjinė pellazge (iliro-shqiptare), siē e klasifikon prof. Katapano nė veprėn e tij, “Thot-i fliste shqip”.
Nė blenin e dytė tė Lahutės sė Malcis, nė episodin e Vraninės (botuar mė 1907) Zana e Frymėzimit (ajo nuk identifikohet mė si Zana e Veleēikut) zė vend mė dukshėm nė strukturėn pėrmbajtėsore dhe narrative tė atij cikli. Nė njė farė mėnyre mund tė thuhet se Zana e Frymėzimit, gjithnjė si njė alter autor, “pėrzihet” nė konfliktin e ēetės shqiptare tė Oso Kukės me cubat e sirdarit tė Malit tė Zi. Me tė narracioni fiton njė pėrmasė tė re, tepėr origjinale, sepse dialogu i saj me autorin zbulon nė njė farė mėnyre intrigėn e atij konflikti tė ashpėr tragjik midis shqiptarėve dhe fqinjėve tė tyre.
Nė blenin e tretė tė Lahutės sė Macis Zana nis tė na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimė ėshtė “Ora e Shqipnisė”. Duhet tė risjellim ndėr mend se bleni i tretė “Lidhja e Prizrenit” (shkruar dhe botuar sė pari mė 1920-1922) zė vend nė Lahutė tė Macis fill mbas episodit tė Oso Kukės (bleni i dytė), me tė cilin hapet vepra. Kur shkruheshin dhe botoheshin tė pesė kėngėt e episodit “Lidhja e Prizrenit”, Shqipėria ishte bėrė shtet i pavarur, ishin vendosur kufijtė dhe kishin filluar tė funksiononin institucionet. E kaluara nuk ishte mė njė tregim mitologjik pėr fisin apo njė kėngė folklorike trimėrie. E kaluara tashmė ėshtė histori. Marash Uci dhe Oso Kuka janė njė pjesė e saj. Fiset e malėsorėve qė u pėrballėn me shovinizmin malazias, gjithashtu, njė pjesė e saj. Madje e gjithė Shqipėria dhe Ballkani ishin pjesė e konflikteve historike tė perandorive tė kohės dhe tė Fuqive tė Mėdha. Ashtu si sot dhe dje, nė vitet ’20-‘30, kur vazhdonte tė shkruhej Lahuta e Malcis, Fishta ishte ndėrgjegjėsuar se po shkruante epopenė e fisit dhe tė kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar i kishte rrėnjėt deri thellė nė mitet e veta. Zana e Frymėzimit do ta shoqėrojė autorin si nė dy blenet e para. Por tashmė Fishta ėshtė bėrė intim me tė. Ai i drejtohet me shprehje tė tilla, si: “Deh, moj Zanė, ty, t’qofsha true”.
Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dėrmue”. Tė pathemelta mbetet argumentimet e disa studiuesve qė te kjo Zanė vazhdojnė tė kėrkojnė njė figure “qė del nė literaturėn tonė si substitut i Perėndive tė literaturės antike greke”. Ajo ėshtė thjeshtė njė krijesė e poetit qė i shton rrėfimit epik notat e “tipizimit lirik”. Mė kot janė munduar edhe zėra tė tjerė qė kanė kėrkuar te kėto Orė dhe Zana tė Lahutės sė Malcis analogji apo diēka tjetėr me Vilat e epikės sllave. Mund tė ishte e kundėrta.
Fakti qė figurat mitologjike shqiptare vijnė fuqishėm nė letėrsinė e shkruar shqiptare kaq vonė, nė fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “njė fenomen i vonuar nė letėrsi”, krahasuar me letėrsinė e vendeve tė zhvilluara, pėrfshirė, psh, letėrsinė dhe kulturėn gjermane me Richard Ėagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e tė cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veēanėrisht, tė eposit tė Nibelungėve. Mund tė kujtojmė kėtu se nė vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutės sė Malcis nė Evropė vlerėsohej me Ēmimin Nobel italiani Karduēi (1835-1907), qė nė vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik. Nė njė kėndvėshtrim mė tė guximshėm, pėr shfrytėzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve tė letėrsisė gojore, mund tė shtonim se ai ishte nė tė njėjtėn paralele me zhvillimet estetike evropiane tė kohės sė tij. Autori i Lahutės sė Malcis ishte nė vazhdėn e atyre shkrimtarėve romantikė, pėr tė cilėt ėshtė thėnė se “nė krijimtarinė e tyre pati gjallėrim edhe njė lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist”.

Kėnga e fundit
Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dėrmue”.

Askushi
26-09-2012, 17:39
"Ēelės i Artė" pėr vallen shqiptare nė Rusi




Moskė, ansambli Elba-Folk merr pjesė nė festival.



Nė kohėn e njė dimri tė madh rus pėr shkak tė qėndrimit ndaj ēėshtjes sė Kosovės, arti duket se mbetet i vetmi qė mund tė shkrijė akujt. Pas ekspozitės sė hapur nė Tiranė pas afro 50 vjetėsh nga artistja ruse Tatjana Vavrzhina, takimi i kulturave ruse e shqiptare u pėrsėrit nė Moskė.
Ansambli elbasanas Elba-Folk shkeli tokėn ruse dhe pas afro 50 vjetėsh ndėrprerje. I drejtuar nga etnologu Thanas Meksi u prezantua mes 115 kanditaturave tė paraqitura nga tė gjithė kontinentet. Elba-Folk u paraqit me njė larmi vallesh popullore, nga veriu, jugu dhe Shqipėria e mesme tė pėrgatitura nga koreografi i Ansamblit tė Shtetit, Rexhep Ēeliku.

Top-Channel



"Ēelės i Artė" pėr vallen shqiptare nė Rusi




Njė trofe jo pak i lakmuar nga pjesėmarrėsit e kėtij eventi, qė merrnin pjesė nga vende tė ndryshme tė botės. Por fati i ra Shqipėrisė, e pikėrisht ansambli nga Elbasani "Elba Folk" qė bėri tė kėrcejnė me vallen shqiptare mijėra spektatorė. "Kureshtja ishte e madhe. Ashtu si rinia, por edhe 40-vjeēarėt na quanin "kosovarė", ndėrsa mė tė rriturit kishin dashuri dhe respekt pėr vendin e shqiponjave dhe shqiptarėt, duke na thėnė "se kemi kohė qė iu presim", tregon kėshtu presidenti i "Elba Folk", Thanas Meksi. Artisti tregon se nostalgjia pėr kėngėn shqipe, pėr vallen dhe ritmin e muzikės kombėtare ndihej nė ēdo vend, nė ēdo gjest e ēdo rus qė e njihte sadopak Shqipėrinė. Nga Moska, nė Vladimir, nė Suzdal ku edhe u nderuan me ēmimin e parė tė festivalit, "Elba Folk" ėshtė pritur ngrohtė.
Festivali Botėror i Folkut nė Suzdal tė Moskės u zhvillua nga datat 17- 24 shtator nė njė skenė tė madhe, tė ngritur mbi njė livadh. Nė kėtė festival merrnin pjesė 13 ansamble nga vende tė ndryshme tė Evropės, por edhe nga kontinenti i Azisė dhe Afrikės, e konkretisht si India, Turqia, Nigeria, Spanja, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia, Moldavia, Polonia, Shqipėria, Ansambli shtetėror i Rusisė sė Veriut dhe ansamblet republikave autonome tė Moldovės, Asfatisė etj. "Konkurrimi ishte dinjitoz nga tė gjitha grupet, me kostume tė mirėfillta popullore. Qė nė fillim grupi ynė u rreshtua te mė tė pėrgatiturit sė bashku me Spanjėn, Ansamblin shtetėror rus, Moldavinė etj. E veēanta ishte se grupi ynė paraqiste nė koncerte programe tė ndryshme nė valle, kostume e melodi dhe dy ditė para finales u rreshtua me Spanjėn nė krye tė listės. Po gjatė kėtyre ditėve koncertet tona u shoqėruan edhe me librat tanė "Kostume popullore tė Elbasanit", "Isuf Myzyri" "Elba-Folku nė vite" etj. Mendoj se edhe ēmimin e merituam plotėsisht", shprehet mė tej etnologu Thanas Meksi. Ansambli popullor "Elba Folk" i Elbasanit i krijuar dhjetė vjet mė parė ka grumbulluar njė pėrvojė pozitive nė grumbullimin e folkut shqiptar nėpėr botė. "Fitoi bukuria shqiptare, nė vallet e bukura, kostumet e bukura popullore, muzikėn e bukur dhe ēdo gjė ishte e bukur", u shpreh pas festivalit dirigjentja Larisa Atimova. Pėr pjesėmarrjen nė Festivalin Botėror tė Moskės juria pėrzgjedhėse nė caktimin e ansambleve u bazua nė CV e tyre tė dokumentuar edhe nė disqet muzikore dhe koreografike. Si e tillė CV e "Elba Folkut" u rendit nė vendin e nėntė nga 115 CV tė ansambleve tė tjerė. Jashtė festivalit mbetėn ansamble tė tjera Bullgaria, Rumania, Greqia, etj. Ndaj presidenti i festivalit, Genadiy Danishevski e vlerėsoi ansamblin shqiptar "Elba Folk" si pėrfaqėsuesen e denjė tė folkut nė botė.

Gazeta Panorama

Askushi
26-09-2012, 17:41
Njė thesar i ēmueshėm i epikės sė lashtė shqiptare nė Universitetin e Harvardit



Nė koleksionet e letėrsisė gojore tė Bibliotekės Widener, ndodhet thesari i quajtur Koleksioni i Letėrsisė Gojore i Milman Parryt (The Milman Parry Collection of Oral Literature) qė daton nga vitet 1933-35, i cili ngėrthen njė bagazh tė madh tė incizimeve tė kėngėve tė lahutarėve tė trevave tė Ballkanit, nė mesin e tė cilėve edhe njė numėr i konsiderueshėm i atyre shqiptarė

PRISHTINĖ, 17 NĖNTOR - Pėr universitetin e parė amerikan dhe njėrin prej universiteteve mė tė njohura botėrore, Harvardin, kanė dėgjuar tė gjithė, mėgjithėkėtė ky institucion shkencor fsheh njė thesar tė ēmueshėm tė epikės sė lashtė shqiptare, pėr tė cilin dihet shumė pak.

Nė degėn e Folklorit dhe Mitologjisė, pėrkatėsisht nė koleksionet e letėrsisė gojore tė Bibliotekės Widener, ndodhet thesari i quajtur Koleksioni i Letėrsisė Gojore i Milman Parryt (The Milman Parry Collection of Oral Literature) qė daton nga vitet 1933-35, i cili ngėrthen njė bagazh tė madh tė incizimeve tė kėngėve tė lahutarėve tė trevave tė Ballkanit, nė mesin e tė cilėve edhe njė numėr i konsiderueshėm i atyre shqiptarė.

Nė kėtė koleksion pėr tė cilin pėrkujdesen kuratorėt Steve Mitchell, Greg Nagy dhe asistenti i tyre David Elmer, nė muajin shtator- tetor tė kėtij viti ka qėndruar epikologu ynė i shquar dr. Zymer Neziri, bashkėpunėtor i lartė shkencor nė Degėn e Folklorit nė Institutin Albanologjik nė Prishtinė.

Vizita studimore e Nezirit e realizuar nė bazė tė marrėveshjes pėr bashkėpunim ndėrmjet Institutit Albanologjik dhe pėrgjegjėsve tė koleksionit tė Milman Perryt nė Universitetin e Harvardit nė Cambrige, i ka mundėsuar atij tė konstatojė saktėsisht gjendjen e materialeve shqip si dhe tė propozojė idenė qė ky material tė pėrgatitet pėr shtyp e tė botohet shqip dhe anglisht.

Lidhur mė pėrmbajtjen e koleksionit Neziri thotė: “Koleksioni i Milman Perryt dhe asistentit tė tij Alber Lord, qė daton nga vitet 1933-35 ėshtė i mbledhur nė krahinėn e Sanxhakut tė Jeni Pazarit. Ato janė kėngė tė incizuara dhe tė kėnduara nga lahutarėt shqiptarė qė janė tė njohur si kėngėtarė bilingualė (dygjuhėsor)”.

Ndėrkaq, nė kuadėr tė koleksionit tė Perryt ėshtė edhe koleksioni i kėngėve shqipe i Albert Lordit, qė asokohe ishte asistent i profesorit Perry, i cili qėndroi nė Shqipėri, nė shtator-tetor 1937.

“Ky koleksion ėshtė i shkruar nė 12 fletore, tė cilat Lord i ka quajtur libra. Kėngė tė shkruara me dorė, janė kryesisht kėngė tė ciklit tė kreshnikėve, ndėrkaq kėngėtaret janė nga viset e ndryshme tė Shqipėrisė: Malėsia e Madhe (Kelmend, Kastrat, Shkrel), Dukagjin i Ri (Shalė), Mėrturim, Malėsia e Vogėl (Krasniqe, Bytyē)”, thekson Neziri pėr tė shtuar: “Po ashtu aty janė tė pėrfaqėsuar lahutarė dhe zonat e lahutės qė mbeten jashtė kufijve tė Shqipėrisė mė 1912; Peja me rrethinė, krahina e Rugovės dhe krahina e Plavės dhe Gucisė”.

Koleksioni i Lordit ka gjithsej 22,645 vargje, prej tyre 20,445 janė vargje tė eposit tė lashtė heroik. Pjesa tjetėr janė vargje epike historike (18 kėngė) 4 balada dhe 2 kėngė lirike.

Studiuesi Neziri shpjegon se nga vizita qė i ka bėrė kėtij thesari nė Universitetin e Harvardit i ka mundėsuar atij qė nė Institutin Albanologjik tė sjellė shtatė bobina 90-minutėshe, kopje incizimesh nga koleksioni i Perryt (me pėrgjegjėsitė e kėtij sektori ka nėnshkruar tekstin pėr kushtet e shfrytėzimit tė tij, tė cilat i ka dorėzuar administratės sė Institutit Albanologjik) si dhe materiale tė tjera shkencore, si fjalorė, disertacione, bibliografi etj., qė kanė tė bėjnė me kėtė thesar tė ēmueshėm.

Por sipas Nezirit puna nuk duhet tė ndalet kėtu, por duhet vazhduar me eksplorimin e kėtij materiali, mu sikurse kanė bėrė edhe disa kombe tė tjera qė kanė thesar tė tyre nė kėtė Universitet.

“Universitetit tė Harvardit i propozova qė nė vėllim tė veēantė tė botohet, shqip dhe anglisht, Koleksioni i Lordit. Po ashtu propozova qė nė vėllim tė veēantė tė botohet edhe materiali i Koleksionit tė M. Perryt, pjesa dygjuhėsore, shqip dhe boshnjakisht, qė ėshtė me interes tė madh edhe pėr studimet krahasimtare nė fushė tė epikės si dhe mbajtjen e njė tubimi tė pėrbashkėt shkencor pėr Millman Perryn”, thekson Neziri.

Sipas Nezirit, Alfred Lord mund tė radhitet nė mesin e mbledhėsve mė tė mėdhenj tė eposit tonė heroik deri nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe mbledhėsi mė i madh i huaj i kėtij thesari.

Thesarin e filologut klasik Milman Perry nė vitin 1940 e ka studiuar edhe njė kompozitor eminent i quajtur Bela Bartok, i cili ka punuar nė transkriptimin e incizimeve tė Parryt, tė cilat i ka quajtur unike dhe ndėr mė tė ēmueshme nė botė.

Incizimi i tėrėsishėm mė tė cilin ėshtė ndeshur ky kompozitor ishte i bėrė me 90 kėngėtarė tė ndryshėm nga trojet e ish- Jugosllavisė dhe Shqipėrisė, tė pėrfshirė nė mė shumė se 2,200 disqe me mundėsi incizimi nė tė dy anėt e tyre, rreth 300 incizime tė quajtura “kėngėt e grave” (“women’s songs”) dhe afro 350 disqe (disa prej tė cilėve nė gjuhėn shqipe dhe turke dhe tetė incizime tė muzikės instrumentale folklorike nga kėto treva.

Pas kthimit tė tij nė SHBA mė 1935, profesor Parry kishte humbur jetėn nė njė aksident trafiku, ndėrkaq Lordi kishte vazhduar punėn e tij.

Biblioteka Widener ku ruhet ky thesar i epikės shqipe ka njė fond prej 3 milionė librash dhe bashkė me 89 biblioteka tė tjera pėrbėn bibliotekėn e tėrėsishme tė Harvardit me fond prej 14 milionė tituj librash, qė ėshtė edhe biblioteka mė e vjetėr nė SHBA.

Universiteti i Harvardit i quajtur nė atė kohė “Harvard College”, ėshtė themeluar me 1636 me pėlqimin e Gjykatės Kryesore tė kolonisė sė Massachusettsit, Bay Colony dhe ėshtė emėruar sipas drejtuesit tė parė tė tij John Harvard nga Charlestown, njė ministėr i ri i cili kur vdiq me 1638, e la bibliotekėn e tij dhe gjysmėn e pasurisė pėr kėtė universitet. Nė kėtė institucion shkencor mė tė vjetėr nė SHBA, qė ka njė buxhet sa ndonjė shtet i Ballkanit, tashmė punojnė 14,000 njerėz nė mbi 2,000 fakultete dhe degė tė veēanta. Shtatė presidentė tė deritashėm tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės: John Adams, John Quincy Adams, Theodore and Franklin Delano Roosevelt, Rutherford B. Hayes, John Fitzgerald Kennedy dhe George W. Bush kanė qenė bursistė tė Harvardit.

Ndėrkaq fakultetet e kėtij Universiteti deri mė tash i kanė dhuruar botės njė numėr tė madh shkencėtarėsh mė tė njohur, 40 prej tė cilėve janė edhe laureatė tė ēmimit “Nobel”.

(c) koha ditore (gazete ditore kosovare)

Askushi
26-09-2012, 17:43
Krenari shqiptari - Oso Kuka



Kjo poeme eshte marre nga romani "OSO KUKA" shkruar nga shkrimtari i shquar Sulejman Krasniqi. Gjithashtu ndodhet ne koleksionin e dr. Gerhard Geseman "Heroische Lebensform zu Literatur und weskunde Ballkanische Patriarchalitet" - Munchen - 1979.



KRENARI SHQIPTARI


Nuk te perulem, as te leshoj udhe!
Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burre!
Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe!
Nuk te nenshtrohem,sikur te jesh bir i cdo mbretneshe!
Ti mund te kesh lindur ne djepin me ar,
i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte,
pasanikja te kete mbeshtjelle me brez te arte.
Po une jam me i madh se ne kasolle vorfnie,
me buke, krype e fjale fisnikie
e ruejta, e mbrojta, u gjakosa per kete toke,
nder motet ma te veshtira pushken pata shok.
Ne lahuten time do gjesh historine,
te lashte sa rruzulli per mua,per Shqiperine!
Me ka linde shqiptarja e ashper,e forte,
midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte,
Me ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte,
peshtjellakun ma te mire qe s'asht pa ne bote!
Lidhun me ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk me ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele!
Dhe per kete jam betue:
Askujt udhen s'kam per t'ia leshue!



Kush eshte Oso Kuka?





Njė shprehje pėr OSO KUKĖN




Shprehja "Me je mbyllur brenda si Oso Kuka" perdoret ne zhargonin e bisedave te perditeshme kur komunikon me nje njeri, qe ke kohe qe nuk e ke pare, a qe rri brenda ne shtepi per te studiuar dhe del disi rralle ne shoqeri.
Ne fakt shprehja nuk eshte krejt e saktė, sepse kujdo qe i thuhet nuk eshte as ne kushtet, as ne qellimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Per ta kuptuar se jo cdo mbyllje ne shtepi, ne zyre , konvikt a salle studimi, eshte e ngjashme me mbylljen ne Kulle te Vranines te Oso Kukes me djemt e tjere shkodrane, le t'ju sjellim ne kujtese ngjarjen:
Ishte koha e perandorise Turke. Malazezet qe kishin shtetin dhe Mbreterine e tyre te dale pas traktatit te Shen Stefanit ne mbarim te luftes Ruso-Turke, kerkonin pushtimin e teritoreve te Perandorise Otomane, te cilat ne te vertete ishin toka shqiptare. Ne maj te vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet ne Malesi te Shkodres por u thyen nga malesoret e Hotit dhe te Grudes. Nje muaj me vone, forca te shumta ushtarake te Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vranines. Per te mbrojtur piken kufitare te Vranines, qe eshte anen veriore te Liqenit te Shkodres, dolen vullnetare nga Rinia Shkodrane. Nder keto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodres Oso Kuka.
Detyra e grupit te tij prej 24 vetesh ishte te mbronin Kullen e Vranines qe ishte dhe poste kufitare, qe ndante shtetin malazez me perandorine otomane. U zhvilluan luftime te shumta, ne mes te grupit te djelmoshave shkodrane te komanduar nga Oso Kuka dhe ushtareve te shumte malazezė. Oso Kuka me shoket e vet rezistoi gjate, mirepo sulmuesit malazezė ishin te shumte, dhe vendosen ta marrin me cdo kusht Vraninen.
Oso Kukes po i vriteshin bashkeluftetaret e vet nje e nga nje dhe ndihma nga qyteti i Shkodres po vononin te vinin. Ne momentet e fundit, kur malazezet mendonin se kulla do te dorezohej, sepse ishi vrare pothuaj te gjithe mbrojtesit, Oso Kuka me dy tre shkoket e mbetur akoma gjalle, megjithese me trupin plage, vendosin te mos dorezohen te gjalle ne duart e armikut.
Mbledhin te gjitha fucitė e barotit ne nje vend te kulles dhe ndenjen ne pritje te sulmit vendimtar te armiqeve. Kur ushtaret malazeze menduan se shqiptaret ishin vrare te gjithe, dhe i u afruan kulles me deshiren, kush me pare te hynte brenda per te vendosur flamurin malazez ne maje te kulles, Oso Kuka i gatshem me pishtar ne dore, i vuri flaken fucive te barotit. Kulla u hodh ne ere bashke me rrethuesit dhe mbrojtesit. U degjua nje shperthim i tmerrshem.
Jehona e kesaj ngjarje shume shpejt u percoll ne Shkoder e ne Podgorice - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrare te 24 djelmoshat shkodrane ne kohen me te bukur te jetes se tyre, por e kishin shpaguar vehtem duke vrare me qindra armiq qe u dogjen e perveluan ne ekstazen e fitores qe u kthye ne nje tragjedi, e cila edhe sot e kesaj dite kujtohet me hidherim ne Mal te Zi.
Nenat shkodrane e rapsodet e malesise se Shkodres, trimerine e Oso Kukes e kenduan ne kenge trimerie qe edhe sot e kesaj dite degjohen me admirim nga i gjithe populli shqiptar. Oso Kuka shume shpejt u kthye ne simbol trimerie e vetmohimi per mbrojtjen e trojeve shqiptare, qe mizorisht u pushtuan nga fqinjet tane ballkanike, dhe shembellesa e tij ishte e gjalle e frymezuese edhe ne zjarrin e luftes per lirine dhe pavaresine e Shqiperise dhe me pas.
Nder shkrimtaret qe eshte frymnezuar me shume nga akti vetmohues i Oso Kukes eshte At Gjergj Fishta, i cili ne kryevepren e tij "Lahuta e Malesise" i kushton kater prej tridhjete kengeve te librit, Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.

pėrgatitur nga Kolec Traboini, Boston

Askushi
26-09-2012, 17:44
Kultura Tradicionale nė Shqipėri



Nė Shqipėri njihen dy grupime tė mėdha etnografike, tė konsoliduar qė nga mesi i shek.XVIII, qė janė: Gegėria nė veri tė lumit Shkumbin dhe Toskėria nė jug tė tij. Gegėria pėrbėhej nga Gegėria e mirėfilltė, Dukagjini apo Leknia, Malėsia dhe Fushat Bregdetare tė Veriut, kurse nė Toskėri bėnin pjesė: Toskėria e mirėfilltė, Myzeqeja, Labėria e Ēamėria. Natyrisht, pėrbrenda kėtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje tė tjera mė tė vogla.


Mėnyra e jetesės nė fshat – Doke e zakone


Vendbanimet nė Shqipėri, qysh nė mesjetė, kishin arritur njė stabilitet dhe kishin kufij tė pėrcaktuar mirė, qė ndanin njė fshat nga tė tjerėt. Kufijtė shėnoheshin me gurė tė mėdhenj tė ngulur nė tokė, me grumbuj plisash, me rrjedhėn e pėrrenjve e tė lumenjve, me shenja nė trungjet e drurėve, atje ku kishte pyll, etj. Lėvizja e kėtyre shenjave konsiderohej njė faj shumė i rėndė. Ēdo fshatar i njihte mirė kufijtė e fshatit tė vet dhe mund t’i tregonte me lehtėsi, duke pėrmendur toponimet pėrkatėse.
Pėrbrenda kufijve tė fshatit, pėrfshiheshin trojet e banesave e pėrqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe mė tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, qė i pėrkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve tė fshatit, nė shumė zona tė Shqipėrisė, ruhej ende mjaft mirė deri nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore, sidomos atje ku mbizotėronte fshatarėsia e lirė. Pronė plotėsisht private, mbi tė cilėn fshatari dispononte krejtėsisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin nė disponim tė tij, deri sa ishin nen kulturė. Pasi mblidhej prodhimi bujqėsor, tokat liroheshin dhe kushdo mund tė lėshonte bagėtinė pėr t’i kullotur, tė tjera toka qė shfrytėzoheshin sė bashku, pra fshatēe, ishin toka djerrė nė vėrri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore pėr vaditjen e tokave tė mbjella, qė bėhej sipas njė rradhe rreptėsisht tė caktuar pėr ēdo familje.
Vendbanimet fshatare, nė pėrgjithėsi, i janė pėrshtatur klimės dhe relievit ku janė vendosur. Fshatrat mė tė ulta janė ato tė Fushave Bregdetare, kurse fshatrat mė tė larta arrijnė deri nė 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen nė rrethin e Korēės e atė tė Kukėsit. Banesat e njė fshati mund tė ishin tė grumbulluara ose tė shpėrndara, madje nė disa zona edhe shumė tė shpėrndara. Sidoqoftė, fshati kishte njė qendėr shoqėrore, rreth sė cilės gravitonte aktiviteti i njerėzve nė kohėn jashtė punės dhe kjo mund tė ishte njė shesh i vogėl pranė njė rrapi a njė lisi shekullor, dyqani i ndonjė bakalli ose oborri i njė ndėrtese kulti (kishe a xhamie). Nė gjysmėn e dytė tė shek.XX, nė shumicėn e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u pėrtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale tė mėparshme. U bėnė edhe shumė ndėrtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fėmijėsh, shtėpi e vatra kulture, njėsi tregtare, etj.
Nga pėrllogaritjet e historianėve ka dalė se, nė shek.XV, nė Shqipėri, mesatarja e shtėpive pėr ēdo fshat, ishte 21; mesataren mė tė lartė e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtėpi, i ndjekur nga rrethi i Korēės, me 28 shtėpi pėr fshat. Deri nė ēerekun e parė tė shek.XX, rreth 80% e popullsisė punonte e jetonte nė fshatra, shumica e tė cilave kishin nga 20 shtėpi afėrsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorė. Nė 50-60 vitet e fundit, pėrqindja e popullsisė fshatare ndaj popullsisė sė pėrgjithėshme, ra ne 64%, megjithėse qeveria e kohės synonte qė fshati tė mos braktisej. Pra, mund tė pohojmė, se pesha e kulturės fshatare ndaj asaj qytetare, ėshtė ende e ndjeshme.
Gjatė shek.XX e sidomos pas Luftės sė Parė Botėrore, mėnyra e jetesės nė fshatin shqiptar pėsoi ndryshime tė rėndėsishme. E megjithatė, nė jetėn familjare, si edhe nė jetėn shoqėrore, vazhduan tė ruhen festa popullore me forma tė ndryshme argėtimi dhe nė ndėrgjegjen e njerėzve u ruajtėn shumė pasuri shpirtėrore, tė manifestuara nė folklorin gojor e muzikor tė krahinave tė ndryshme, sidomos nė epikėn legjendare e atė historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumė ide e shije tė reja, me anė tė mjeteve tė reja tė komunikimit masiv.
Nė ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet tė mirė dhe kohezion tė bazuar nė jetėn ekonomike tė saj. Pėrsa i pėrket strukturės sė saj, mund tė thuhet se ajo tashmė, ėshtė thjeshtuar mjaft. Nė pjesėn mė tė madhe tė vendit, familja pėrbėhet nga ēifti i tė martuarve me fėmijėt e tyre beqarė. Vajzat e martuara jetojnė nė familjen e burrit. Djemtė e martuar, pak kohė pas martese, veēohen nga familja e prindėrve dhe jetojnė mė vete, por nė shumė raste, djali mė i vogėl mbetet nė shtėpinė e prindėrve dhe jeton me ta. Kėshtu, mesatarja e frymėve pėr familje ėshtė 5-6 vetė, por ka fshatra, ku kjo mesatare ėshtė mė e ulėt. Megjithatė, nė kujtesėn e njerėzve tė moshuar, ruhen raste familjesh tė mėdha, ku vėllezėrit e martuar e fėmijėt e tyre jetonin sė bashku. Nė kėto familje kishte detyrimisht njė rregull strikt nė ndarjen e punėve dhe tė detyrave pėr tė gjithė. Atje ruheshin mė gjatė edhe doke e zakone tė dikurshme tė jetės familjare, praktika e rite pagane, etj.
Nė ritet e besimet qė kanė tė bėjnė me ciklin e jetės, pra me lindjen, martesėn e vdekjen, studjuesit qė janė marrė me to, kanė mundur tė hetojnė edhe rite tė lashta, tė cilat, sado tė zbehta, jetojnė aty-kėtu. Kėto janė kryesisht rite pėr tė ndjellė mbarėsi pėr familjen e ēiftuar e ēiftet e reja, qė tė shtohen e tė kenė sidomos trashėgimtarė meshkuj. Ndėr zakonet e vdekjes, mund tė shėnojmė se deri nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (kėngė mortore).
Mjaft rite e besime tė tjera lidhen me data tė caktuara tė njė kalendari tė vjetėr popullor dhe sipas studjuesve, kanė tė bėjnė me kulte tė herėshme blegtorale e bujqėsore. Bie fjala, Dita e verės apo 1 Marsi, shėnohej nga njė pastrim i pėrgjithshėm ritual i banesave dhe i oborreve dhe mė nė fund, jo vetėm u vihej zjarri plehrave tė mbledhura gjatė kėtij pastrimi, por nė atė zjarr hidheshin edhe vetė fshesat e vjetra, pėr tė filluar stinėn e re me fshesat e reja, pra ėshtė fjala pėr njė rit purifikator, Dikur, nė fshatra, Dita e verės pritej me shumė gėzim, sidomos nga fėmijėt. Dita e Shėn Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festė e shoqėruar me rite e praktika zbavitėse. Atmosferė gėzimi e hareje nė fshat krijonin edhe zjarret e mėdhenj, qė ndizeshin nėpėr oborre e nė kryqėzime tė rrugėve mė 22 Qershor, Ditėn e Shėn Gjonit. Rite shumė interesante shoqėronin dikur nėpėr malėsi festėn e “buzmit” nė natėn e solsticit tė dimrit.
Shumė festa tė motmotit lidheshin me javėn bujqėsore e blegtorale, si ishin pėrfundimi korrjeve, qethja e dhėnve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.


Mite e besime popullore


Njė aspekt me interes i kulturės popullore shqiptare kanė qenė padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterė filloi tė pėrhapej ilegalisht nė Iliri, qė nė shekullin e parė tė erės sonė. Ungjillėzimin e saj e filloi Shėn Pali dhe e pėrfunduan misionarėt latinė. Kjo shpjegon faktin, se pėrse nė gjuhėn shqipe, terminologjia fetare e krishterė ėshtė e burimit latin, si nė Veri e nė Jug. Me pėrhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e kėtej, lindėn disa fenomene tė veēanta, si kriptokristianizmi nė disa fshatra nė rrethin e Elbasanit (nė krahinėn e Shpatit), qė vazhdoi deri nė Shpalljen e Pavarėsisė mė 1912. Por nė shek.XIX, edhe nė disa zona tė Shqipėrisė Veriore (psh nė Lurė), kishte familje tė pėrziera nė pikpamje fetare: disa pjesėrisht katolikė e disa tė tjerė myslimanė. Nga Lufta e Parė Botėrore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, qė nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Nė kėtė kuadėr historik, nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet, se si u bė e mundur qė tė ruhej deri nė shekullin tonė njė pėrzierje e traditave tė lashta pagane, me elementė tė krishtėrimit e tė myslimanizmit.
Ndėr mitet mė tė lashta tė ruajtura aty-kėtu deri nė fillim tė shek.XX, ishte sigurisht
kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e tė vatrės (sepse vetė dielli ėshtė burim drite e ngrohtėsie), si edhe me kultet bujqėsore e blegtorale (sepse jeta e ēdo gjallese nė tokė varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi pėr disa maja malesh, qė adhuroheshin, si “maja tė diellit”. Kėshtu, nė data tė caktuara, bėheshin pelegrinazhe nė disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumės, Ēuka e Tomorrit, kėndravica, etj. Nė kėto festa ndizeshin zjarre tė mėdhenj nė pritje tė lindjes sė diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinė diellit. Le tė kujtojmė kėtu, se mallkimi mė i fortė qė ndeshim nė epikėn legjendare pėr kundėrshtarin e heroit, ėshtė: “T’u shkimt hisja e diellit”.
Nė shumė vise shqiptare ka patur gjurmė tė njė “kulti tė gjarpėrit”, veēanėrisht, pėr gjarpėrin e bollės e shtėpisė qė konsiderohej si njė hyjni mbrojtėse. Kulti i gjarpėrit ka qenė shumė i njohur edhe tek Ilirėt e lashtėsisė e sidomos tek dalmatėt. Nė malsitė tona, dikur mendohej se ēdo shtėpi e kishte gjarpėrin e vet mbrojtės.
Nė epikėn legjendare flitet edhe pėr figura tė tjera mitologjike mbrojtėse tė njeriut, si ishin orėt dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund tė merrte nė mrojtje personin, familjen, por edhe gjithė fisin. Zanat ishin gra tė bukura, por edhe trime e luftėtare. Besohej, se ato banonin nė shpella mes pyjesh, pushonin nė mrize, pranė burimeve ose nė maja malesh. Studjuesit e mitologjisė mendojnė, se zana ka lidhje me njė perėndi ilire tė pyjeve e tė burimeve qė, nė interpretimin romak mori emrin Diana.
Dragoi pėrfytyrohej si njė qenie e mbinatyrėshme, me fuqi tė jashtėzakonshme. Bėma e tij kryesore ishte tė lironte ujrat, qė i kishte zėnė kuēedra. Besohej, se dragojtė luftonin sidomos nė kohė furtunash tė mėdha, duke pėrdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurėt me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund tė shkulnin edhe drurė tė mėdhenj e gurė tė malit.
Kuēedra, pėrfytyrohej si njė qenie mitologjike, qė mishėronte forcat e verbra shkatėrruese tė natyrės. Thuhej, se ajo ishte si njė gjarpėr i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, qė mund tė villnin zjarr. Zinte vend pranė burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerėzit tė vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura tė tjera interesante nė mitologjinė shqiptare, qė nuk mund tė arrijmė t’i pėrmendim kėtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitė, syrin e keq, parashikimin e sė ardhmes, etj.
Arti fshatar e zejtaritė artistike
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike nė tre-katėr shekujt e fundit nė Shqipėri, ka qėnė i lidhur ngushtė me kushtet historike e shoqėrore tė vendit, si ishin pushtimi i gjatė osman me pasoja tė rėnda nė plan fetar e kulturor, shtypja kombėtare e shoqėrore e ushtruar gjatė kėtij sundimi tė huaj, etj. Kėto kushte tė vėshtira penguan lulėzimin e artit nė shumė fusha, si nė arkitekturėn monumentale, nė skulpturė, etj. dhe e ndrydhėn pėr njė kohė artin vendas nė sfera mė tė kufizuara si janė artet minore. Nė pamundėsi pėr tė trajtuar tė gjitha fushat e arteve tė aplikuara popullore, mė poshtė, po flasim shkurtimisht vetėm pėr disa prej tyre.
Nė fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit tė objekteve tė vogla prej druri nga vetė fshatarėt pėr nevoja tė jetės sė pėrditshme, aty-kėtu, u ruajt e gjallė edhe nė gjysmėn e parė tė shekkullit XX. Kėshtu, barinjtė zbukuronin krraba e kupacė, furka, boshte, etj. Ndėrsa tė tjerė, fshatarė mė tė stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato tė Dukagjinit, tė Pukės, tė Mirditės, etj., apo djepa pėr fėmijė, vegla muzikore e sidomos arka pėr pajė.
Nė disa krahina tė vendit, punimi i drurit kishte arritur tė ngrihej nė zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarė gdhėndjesh nė dru, qė tėrheqin edhe sot admirimin tonė, si interiore ndėrtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Njė nga ekzemplarėt mė tė pėrkryer ėshtė padyshim ikonostasi i kishės ortodokse tė fshatit Leusė tė Pėrmetit, i punuar nė fund tė shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal ėshtė mbizotėrues, por me degėt e gjethet e shumta, ndėrthuren edhe figura kafshėsh reale e fantastike, zogj e simbole tė ndryshme kristiane.
Punime tė shquara nė dru gjenden edhe nė interiore banesash, kryesisht tavane, dollapė muri. kapakė dritaresh, trapazane, nė qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditėn e punimit tė argjendit e gjejmė nė lulėzim tė plotė nė shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veēanėrisht nė koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime tė datuara e me prejardhje nga qendra tė ndryshme qytetare tė vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janė shumė herė tė njė cilėsise tė lartė artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirė, kapakė ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtėpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarė tė qyteteve, gjatė shekujve XVIII-XIX, kanė punuar pėr tė veshur me pafta argjendi njė numur shumė tė madh pushkėsh tė gjata, koburesh, jataganėsh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje tė nevojshme tė ēdo burri, nga tė cilat, njė numur i mirė ruhet ende nėpėr muzetė e vendit. Madje, ka shumė prej tyre, qė janė edhe tė lara me ar.
Midis tė gjitha objekteve prej argjendi tė ekzekutuara me teknika tė ndryshme (me tė rrahur, me tė derdhur, etj), finesė tė veēantė paraqesin punimet me filigranė, qe ishin mė fort njė specialitet i mjeshtėrve argjendarė tė qyteteve tė veriut se sa i atyre tė jugut.
Gratė fshatare nė Shqipėri, prej shekujsh janė marrė me endjen e pėlhurave tė ndryshme, qė shėrbenin qoftė si pjesė veshjeje, qoftė si pajisje shtėpiake (dyshekė, peshqirė, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mėsalla tryeze, etj).
Nė Shqipėri, pėlhurat e mėndafshta janė punuar e pėrdorur mė shumė se nė vende tė tjera tė Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit tė mėndafshit, meqenėse nė disa zona ishte mjaft i pėrhapur mani i bardhė.
Tekstilet e leshta, tė ekzekutuara me njė varg teknikash tė ndryshme pune, pėrdoreshin gjerėsisht dhe ruanin shumė karakteristika lokale, qė i bėnin punimet e njė krahine tė dalloheshin nga ato tė krahinave tė tjera.
Tė tjera punėdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumėllojshme, qė nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitėshme e virtuoze, me fije mėndafshi ose ari tė mjeshtrave qendistarė tė disa qyteteve, dhe mė herėt, edhe pranė manastireve tė kohės. Midis punėve tė tyre, kemi edhe ekzemplarė tė rrallė, si ėshtė rasti i Epitafit tė madh tė Glavenicės (pranė Beratit), qė mban datėn 1373, si dhe tė tjera qendisje laike e fetare me interes tė veēantė.


Kostumet tradicionale


Veshjet popullore, janė pa dyshim njė nga manifestimet mė tė fuqishme tė kulturės tradicionale. Ato janė trashėguese e transmetuese tė shumė elementėve, qė vijnė nga lashtėsia dhe nga koha e mesme, por janė njėkohėsisht edhe shprehje e marrėdhėnieve kulturore me popuj tė tjerė gjatė shekujve.
Tipet kryesore tė veshjeve popullore shqiptare pėr burra janė: kostumi me fustanellė, kostumi me kėmishė tė gjatė e dollamė (cibun), sipėr kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona tė shkurtra deri te gjuri). Pra, nė Shqipėri, burrat kanė mbajtur si veshjet nė formėn e njė fundi tė gjerė, ashtu edhe ato nė formė pantallonash, por tė parat kanė dalė nga pėrdorimi mė herėt se tė tjerat. Pjesėt mė tė zbukuruara ishin jelekėt dhe xhamadanėt e kostumit festiv. Burrat shqiptarė mbanin edhe stoli tė ndryshme argjendi, si jastekė gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekėt, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi tė gjitha, armėt e brezit e tė krahut, qė ishin gjithnjė tė stolisura pasurisht.
Pėr gra, tipet kryesore tė veshjeve, ishin: kostumi me xhubletė (njė fund nė formė kėmbane), kostumi mė kėmishė tė gjatė e xhokė shajaku sipėr, kostumi me dy futa tė vendosura mbi kėmishėn e gjatė, njėra pėrpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbėshtjellėse (njė fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Nė veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshės. Pėr tė vegjėlit e tė rinjtė, kostumi krahinor mund tė ishte mė i thjeshtė. Ndryshe nga popuj tė tjerė tė Ballkanit, nė Shqipėri, vajza qė kishte arritur moshėn e martesės, duhet tė vishej thjeshtė e pa stoli, flokėt t’i mbulonte mirė me njė shami dhe tė mos vishte rrobė tė kuqe. Kostumi i martesės ishte varianti mė i pasur i veshjes sė krahinės, si pėr nuset edhe pėr dhėndurėt. Pėr nuset, stolitė metalike ishin tė pamungueshme, madje, pėrdoreshin edhe me tepri, sepse kėtu, me sa duket, kishte rendėsi jo vetėm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik qė u atribuohej. Pėr nuset, rėndėsi tė veēantė kishte zbukurimi i kokės. Disa vjet pas martese, veshja fillonte tė lehtėsohej nga zbukurimet.
Tė vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat mė tė mira. Nė veshjet popullore, shenjat e zisė ishin tė pakta, gratė mund tė vishnin praptas ndonjė nga pjesėt mė tė zbukuruara tė kostumit, psh. xhokėn a pėrparjen.
Studimet e deritanishme, kanė treguar se pjesėt pėrbėrese tė veshjeve tradicionale, nuk kanė tė gjitha tė njejtėn moshė. Ka pjesė, qė tė kujtojnė veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, tė tjera qė vijnė si njė jehonė e kohės antike, por ka edhe elementė, qė mund tė lidhen me kulturėn ilire. Mund tė pėrmendim kėshtu analogjitė e verejtura midis linjės popullore dhe “dalmatikės” ilire, apo midis kapuēave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivė, tė pėrdorur nga ilirėt. Falė kėtyre elementeve tė trashėguar nga kultura ilire dhe ajo e arbėrve tė mesjetės, gjatė zhvillimit tė tyre historik, veshjet popullore kanė arritur tė fitojnė njė varg tiparesh origjinale, qė marrin vlerat e njė treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato tė popujve tė tjerė.

Prof.Dr.Andromaqi GJERGJI
Etnologe

Askushi
26-09-2012, 17:46
Eshte mekat qe muzika folklorike shqiptare eshte lene pas dore dhe nuk po merr vemendjen qe i takon. Ndihesh edhe me keq kur degjon studiues te huaj te flasin me aq pasion per kete pasuri kombetare ndersa vete muzikologet shqiptare kane kaluar ne nje pasivitet te turpshem.
Shpesh nga ne shqiptaret rrihet gjoksi me nje mburrje per vjetersine tone, talentet qe kemi, vlerat si popull dhe sidomos kohet e fundit kjo renie gjoksi eshte veshur me nuanca te theksuara nacionalizmi qe me shume demton sesa tregon vlerat e verteta. Por nese ka dicka per te cilen ne si shqiptare duhet me te vertete te krenohemi, ajo eshte muzika jone folklorike.
Folklori muzikor shqiptar eshte nje nga me te pasurit ne bote jo thjesht per ritmet e thyera dhe nderthurjen shume te rralle te tingujve por sidomos per larmishmerine e tij. Nuk ka shembull tjeter ne bote ku te kete nje mori te tille ne nje siperfaqe km katore dhe numer popullsie kaq te vogel sa Shqiperia.
Zona e Veriut eshte nje thesar i vertete tingujsh instrumental (ciftelia, lahuta) dhe zanor (kenget e maje krahit, epikat mashkullore dhe polifonia grarishte qe po behet gjithmone e me e rralle). Ska vend ne bote te kete kenge te nje natyre te tille dhe nderthurje zanore me kombinime kromatike dhe me pas se gjysem toni sic ka folklori i Veriut te Shqiperise.
Me pas kemi Shqiperine e Mesme e cila ndonese paraqet shume nga influencat Turke perseri ka autenticitetin e saj dhe ka ruajtur vlera fantastike persa i perket muzikes folklorike instrumentale dhe asaj zanore. Jane te famshme kenget e dasmave dhe ato festive te kesaj treve ku dominojne temat solistike por edhe ato ne grup.
Dhe me pas eshte treva e Jugut qe eshte nje thesar i vertete ne ritme dhe tinguj. Polifonia e Jugut ska te krahasuar dhe pervec nje rasti ne Kaukaz qe eshte disi i ngjashem nuk ka te dyte ne gjithe boten. Greket kane nje polifoni paksa te ngjashme me tonen por kurresesi skane larmishmerine dhe nderthurjen zanore dhe sidomos nderthyrjen modale brenda nje kenge te vetme.
Me kujtohen festivalet e Gjirokastres nder vite dhe cfare pasurie qe ishin. Ne ato kohera na dukej dicka qesharake dhe absurde (per faj dhe te moshes qe kishim) por ka qene nje kultivim i persosur i vlerave te folklorit shqiptar. Pavaresisht nga tematika e disa kengeve qe thureshin per Partine dhe Enverin ne to derdhej gjithe talenti popullor dhe si te tilla jo vetem qe se humbasin kurre vleren por perkundrazi e kane percuar ate ne nivele me te larta. E mira e atyre festivaleve ka qene qe jo vetem pasurohej folklori por edhe rikujtoheshin kenget dhe tingujt e vjeter folklorik.

Me pas kjo tradite shkoi drejt harreses (desh zoti jo teresisht) dhe u krijua nje tjeter "tradite" e perpunimit te kenges dhe muzikes folklorike duke e shnderruar ne ate popullore ku u shtuan perdorimi i instrumentave moderne dhe kombinime te tipit sllav dhe grek. (flas per kete lloj muzike mbas viteve 90-te). Ky ka qene dhe demi me i madh qe i eshte bere muzikes tone popullore. Stili sllav qe fatkeqesisht u importua nga Kosova, bastardimi i kengeve popullore dhe sidomos interpretimi i tyre nga pseudoartiste dhe sharlatane qe u vetquajten muzikante futi nje fryme jo vetem shume te gabuar por edhe me tendenca komplet te huaja.
Me kujtohet mesi i viteve 90-te kur degjoje kenge popullore shqiptare te konvertuara ne nje stil arab ose turk ose grek ose akoma me keq sllav. Dhe kjo fryme u percua nga kengetare qe me vone u konsideruan si shume te suksesshem dhe popullore, interpetimet e te cileve sot kane mbushur jo vetem faqet e internetit por edhe tregun shqiptar te muzikes.
Kjo eshte ajo qe nuk i falet muzikologeve, etnomuzikologeve dhe studiuesve te Folklorit Shqiptar. Kjo lloj apatie do kete pasoja katastrofike per brezat qe do vijne sepse eshte nje tradite qe po demtohet shume nga amatorizmi dhe huazimet.
Fatmiresisht kane mbetur muzikante dhe studiues qe jo vetem se kane harruar se cfare vlerash ka muzika folklorike shqiptare por edhe po perpiqen ta ruajne ate, dokumentojne dhe paraqesin para gjithe botes si nje vlere e rralle qe duhet mbrojtur.
Do ju keshilloja librin Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare nga prof. doc. Vaso Tole (te cilin e njoh personalisht dhe ruaj nje respekt absolut).
Po ju paraqes disa rrjeshta nga libri i tij:

Njė hyrje pėr enciklopedinė

Skedimi, studimi dhe shpjegimi i fjalėsit tė muzikės popullore si dhe vetė muzikės popullore nė njė vėshtrim mė tė gjerė, siē dihet, deri mė sot ėshtė bėrė nė mėnyrė tė pjesshme. Ėshtė bėrė pjesėrisht sepse ndėr tė tjera edhe vetė shkenca etnomuzikologjike ( formuar nė gjysmėn e dytė tė shek. XX), ėshtė njė shkencė e re nė lėmin e shkencės shqiptare tė antropologjisė kulturore. Pavarėsisht sa mė sipėr, duhet tė pranojmė se ka ekzistuar njė literaturė e cila ndonėse anėsisht, ka cekur kėtė terren tė paeksploruar mirė deri mė sot. Gjurmėt e para tė fjalėsit tė muzikės popullore do t'i hasim nė vetė folklorin letrar shqiptar, qysh nė momentet e para kur ai filloi tė mblidhej dhe shkruhej. Mbledhje dhe botime tė kėngėve popullore duke filluar nga shek. XVIII kanė bėrė Reinholdi, Hani, Pukėvili, Dozoni, Mitkoja, Hekordi, Basile, Camarda, Crispi, Staffa, Biondelli, Schiroi, De Rada etj. Gjithashtu njė lėndė tė pasur do tė gjejmė edhe nė veprat e para tė letėrsisė sė vjetėr shqipe duke filluar me Buzukun, Budin, Bogdanin, Frang Bardhin, Marin Barletin etj.

Pėr herė tė parė, mė 1891, botohet nė Strasburg "Fjalori etimologjik i gjuhės shqipe" i Gustav Mejerit, nė tė cilin, njė pjesė e vogėl e fjalėve tė kėtij fjalori i pėrkisnin fjalėsit tė muzikės sonė popullore, e pėrgjithėsisht folklorit shqiptar. Disa vjet mė vonė gjejmė tė tjera fjalė tė muzikės sonė nė fjalorin "Bashkimi" fjalor i shqipes, Shkodėr 1908. Mė tej vazhdojmė me punimet bibliografike tė cilat kanė evidentuar lėndėn muzikore folklorike shqiptare. Ndėr kėto punime pėrmend "Bibliographija shqype" e autorėve F.Manek, Dr. Gj. Pekmezi dhe A. Sotz botuar nė Vjenė mė 1909; At Vinēenc Prenushi "Visari Komtarr" Sarajevo 1911; "Bibliografia shqipe"-vepėr postume e Emil Legrand botuar nė Paris mė 1912; bibliografia e Norbert Joklit etj. Pas ēlirimit, Dh. S. Shuteriqi boton mė 1956 "Bibliografinė e arsyetueme tė folklorit shqiptar" tek buletini pėr shkencat shoqėrore; Q. Haxhihasani boton "Kontribut pėr bibliografinė e studimeve folklorike-etnografike shqiptare", mė 1957 tek Buletini i Universitetit Shetėror tė Tiranės; Andromaqi Gjergji boton "Bibliografinė e etnografisė" etj.

Si botime specifike, mė 1965, Ramadan Sokoli boton si pjesė tė librit tė tij "Folklori muzikor shqiptar-morfologjia" mė 1965 "Fjalorth etnomuzikologjik". Nė vitin 1981, po nga Prof. Sokoli kemi realizimin e njė fjalori teknik dhe etimologjik tė veglave popullore tė botuar si pjesė e librit "Gjurmime folklorike". Mė 1986 Palokė Rotani boton "Fjalorth muzikor nga Malėsia e Madhe", tek "Kultura Popullore", 2/1986; mė 1989 nė librin "Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalėve nė gjuhėn shqipe". Prof. A.Kostallari, nė kap. "Rreth depėrtimit tė turqizmave", Vol III, evidenton rreth 100 turqizma qė kanė hyrė nė muzikėn popullore shqiptare. Me rėndėsi e konsiderojmė edhe punimin "Huazime orientalizmash nė shqipet" e Tahir Dizdarit, punim i cili evidenton tė gjithė atė lėndė muzikore me burim oriental etj. Nė vitin 1997, Vasil S. Tole pėrzgjedh dhe boton "Fjalorin etnomuzikor etimologjik tė shqipes" sipas veprės "Studime etimologjike" tė Prof. E.Ēabej, tek libri "Muzika & Letėrsia"

http://www.vasiltole.com/Pictures/Enciklopedia.jpg

Askushi
26-09-2012, 17:48
Folklori muzikor



Muzika Shqiptare



Folklori muzikor



pėrbėn njė ndėr pasuritė mė tė ēmuara tė vendit. Nė pėrshkrimet e studjusve tė huaj tė ardhur nė Shqipėri gjatė shekujve XVIII-XIX ėshtė arritur pėrafėrsisht nė konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipėrisė ėshtė folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftė.
Folklori muzikor bėn njė jetė aktive edhe sot, ndėrkohė qė gjurmėt e lashtėsisė sė tij janė provuar qė prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Nė objekte tė ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janė pėrfiguruar qartė vegla popullore, qė pėrdoren deri nė ditėt tona, valltarė, kėngėtarė, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar ėshtė jashtėzakonisht i pasur , ēka dhe shprehet nė ekzistencėn e muzikės vokale qė nga forma njėzėrėshe e deri tek shumėzėrėshi; nė muzikėn me vegla popullore; muzikėn me zė e vegla; muzikėn pėr shoqėrimin e valleve popullore, etj. Kėtyre u shtohet dhe njė fond i madh veglash popullore tė klasifikuara nė katėr grupet tashmė tė njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bėn jetėn e vet nė njė ndarje specifike, qė lidhet me format e tė shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore tė instrumenteve tė pėrdorur. Lumi i Shkumbinit, qė pėrshkon mes pėr mes Shqipėrinė, pėrvecse ndan dy dialektet kryesore tė vendit nė Gegė nė Veri tė Shkumbinit dhe nė Toskė nė Jug tė Shkumbinit, shėrben edhe si kufi natyror pėr klasifikimin e tipologjisė sė folklorit muzikor. Nė veri tė lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e tė shprehurit muzikor, e shoqėruar kjo me shkallėt modale (diatonike apo kromatike) sėbashku me vegla muzikore specifike pėr kėtė zonė, si lahuta dhe ēiftelia. Ndėrkohė, pėr trevat qė shtrihen nė jug tė lumit Shkumbin ėshtė karakteristik fenomeni i tė shprehurit muzikor nė iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me pėrdorimin e shkallėve pentatonike si dhe tė instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtė). Krahas muzikės fshatare pa shoqėrim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, qė nė Jug tė Shqipėrisė takohet kyesisht nė qytetet Korēe, Vlorė, Sarandė, Delvinė, Pėrmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik tė Sazeve (tė pėrbėrė nga instrumente tė importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndėrsa nė Veri nė qytetet Shkodėr, Durrės, Elbasan, Kavajė, etj., shoqėruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqėrim (tė pėrbėrė nga vegla tė importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla tė traditės popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Nisur nga roli i dorės sė parė qė ka nė traditėn shqiptare, folklori muzikor studjohet si lėndė e veēantė nė shkollat e mesme tė pėrgjithėshme, nė ato artistike, si edhe nė Akademinė e Arteve tė Tiranės, ku formohen edhe etnomuzikologėt e ardhėshėm.

Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin qė prej viteve 1900 e kėtej. Pėrpara viteve 1940 ato janė realizuar pranė shoqėrive Odeon, Columbia, Pathé, His master’s voice. Regjistrime mė tė vona takohen edhe nė formėn e CD-ve, si CD me muzikė tė “Familjes Lela”, prodhuar nė Francė mė 1992 nga Judigo; dy CD me muzikė toske tė “Laver Bariut”, prodhuar pėrkatėsisht nė Greqi dhe Angli, etj.

Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janė Festivali Folklorik Kombėtar, mbajtur ēdo pesė vjet, i cili ka filluar nė vitin 1952 nė qytetet Lezhė dhe Tiranė, pėr tė vijuar mė pas nė dy qytetet muze me arkitekturė mesjetare, Gjirokastėr dhe Berat; Festivali Kombėtar i Kėngės Popullore Qytetare nė Elbasan; Takimi i Rapsodėve Lahutarė nė Lezhė; Takimi i Sazeve nė Korcė; Takimi i Grupeve Polifonike nė Vlorė dhe Gjirokastėr; Takimi i Grupeve dhe Shoqėrive Folklorike (NGO) nė Sarandė.


Organizatat folklorike kryesore qė veprojnė nė Shqipėri, tė krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qėllim mbėshtetjen e folklorit dhe tė traditave popullore nė pėrgjithėsi, janė: Elena Gjika – Pėrmet, Demir Zyko – Skrapar, Shoqėria Folklorike – Gramsh; Grupi Bilbili – Vlorė, Gjirokastėr; Shoqata Tirana – Tiranė, Kastrioti – Krujė, etj.

Institucioni i vetėm shkencor qė merret me studimin e folklorit ėshtė Instituti i Kulturės Popullore nė Tiranė, i pėrbėrė nga departamenti i etnomuzikologjisė dhe etnokoreologjisė dhe nga departamenti i etnografisė. IKP boton revistėn periodike Kultura popullore. Pranė tij gjendet njė arkiv shumė i pasur me mbi 60000 ekzemplatė tė mbledhur nė tėrė Shqipėrinė.
Disa nga librat mė tė rėndėsishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janė: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranė, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranė, 1989); Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut i Beniamin Krutės (Tiranė, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranė, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranė, 1997).


Muzika profesioniste
paraqitet si njė ndėr traditat mė tė reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i pėrkasin viteve 1920-1930 tė shekullit XX, ndėrsa zhvillimet mė tė rėndėsishme periudhės sė mbas Luftės II Botėrore e kėtej. Sidoqoftė, nga tė dhėnat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, nė librin e tij 16 shekuj (Tiranė; Eurorilindja, 1995) argumenton sė paku kontributet e dy figurave tė shquara shqiptare nė artit kishtar mesjetar. I pari prej tyre ėshtė Niketė Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianės, lindur rreth vitit 340 nė Ramesianė tė Dardanisė. Personalitet poliedrik, teolog, vjershėtor, muzikant, mik i afėrt i Aurel Ambrason, N. Dardani emėrohet nė moshėn 26 vjecare Ipeshkėv i Ramesianės. Vepra e tij mė e njohur ėshtė himni Te Deum Laudamos, i pėrhapur nė Europė mė 525, dhe mbi tė cilin kanė shkruar muzikė kompozitorė tė tillė si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjetėr, Jan Kukuzeli, i lindur nė qytetin bregdetar tė Durrėsit rreth viteve 1078-1088, njihet si njė ndėr figurat mė tė mėdha tė kishės bizantine Arsimohet dhe afirmohet nė Kostandinopojė, pėr t’u vendosur mė pas nė kishėn Laura e madhe nė malin Athos, ku harton edhe veprėn madhore tė jetės sė tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janė Himnet Aniksandri, Kėnga e Kerubinėve, Psalmi 107, Polilei 117, tė pasqyruara pothuajse nė tė gjitha antologjitė e muzikės bizantine.
Nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma tė reja, tė cilat i drejtohen mjediseve tė gjėra qytetare. Qendra tė rėndėsishme kulturore e muzikore tė kohės janė qyteti i Shkodrės nė Veri dhe ai i Korēes nė Jug tė vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftė, pėrpjekjet mė serioze pėr krijimin e njė arti muzikor profesionist i gjejmė sė pari tek kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi pėrgjithėsisht pranė kishės franceskane tė qytetit tė Shkodrės, ku pėrvec muzikės fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis tė cilave njė sinfoni, pjesė korale, pjesė pėr instrumente tė ndryshėm, etj. Ndėrkohė, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikės, duke formuar e drejtuar formacione tė ndryshme instrumentale e vokale. Brezi i parė i kompozitorėve shqiptarė tė pas-Luftės II Botėrore pėrbėhet nga njė grup muzikantėsh, pjesa dėrrmuese e tė cilėve u formuan nė Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaīkovski) tė Moskės, ndėrsa tė tė tjerėt pranė shkollave perėndimore. Dy veprat kryesore me tė cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janė Sinfonia (1956) e Ēeks Zadesė (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakovės (1917-1969), qė tė dy kompozitorė me origjinė nga Shkodra, dhe i pari i cilėsuar shpesh herė si babai i muzikės profesioniste shqiptare. Gjatė viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bėri hapa tė rėndėsishėm pėrpara, duke ezauruar nė njė mėnyrė apo njė tjetėr vonesėn e gjatė nė kohė. Repertori muzikor shqiptar plotėsohet me tė gjitha format e gjinitė tradicionale, qė nga ato tė muzikės sė dhomės e deri tek ato skenike. Njė rol pėrcaktues pėr kėtė luajti ngritja pėr tė parėn herė nė Shqipėri e institucioneve tė tilla tė rėndėsishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale nė Tiranė dhe nė qytete tė tjera tė vendit, si Shkodėr, Korēe, Vlorė, Elbasan, Durrės, si dhe krijimi i sistemit tė plotė tė edukimit muzikor. Zhvillimet muzikore shqiptare tė kohės pėsuan njė rritje tė ndjeshme qė prej gjysmės sė dytė tė viteve 1960 me Koncertet e Majit tė Tiranės, tė cilat u mbajtėn nė mėnyrė periodike nga viti 1967 deri mė 1990 duke aktivizuar muzikantė e trupa profesioniste dhe amatore. Pėrgjithėsisht muzika e kėsaj periudhe ka njė orientim tradicional klasiko-romantik dhe njė mbėshtetje tė fortė nė folklorin muzikor shqiptar. Pėrvec Zadesė dhe Jakovės, disa nga figurat kryesore tė muzikės shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX janė Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1992), Shpėtim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Nė kushtet e izolimit tė vendit, muzika shqiptare e kėsaj periudhe, ashtu si tė gjitha artet nė pėrgjithėsi, me pėrjashtim tė pėrpjekjeve tė rastit, e pati tė pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkėkohore perėndimore.

Mbas viteve 1990 situata muzikore nė Shqipėri njohu zhvillime krejtėsisht tė reja, tė cilat synuan integrimin e shpejtė nė strukturat artistike europiane. Njė rol tė rėndėsishėm pėr kėtė luajti formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikės sė re Shqiptare (NAM, anėtare e Konferencės Europiane tė Muzikės sė Re) dhe Shoqata Mbarėshqiptare e Profesionistėve tė Muzikės (seksioni shqiptar i ISCM), pranė tė cilave ėshtė grumbulluar pjesa dėrrmuese e kompozitorėve dhe interpretesve tė vendit, dhe qė aktualisht shėrbejnė si tribuna kryesore tė krijimtarisė sė re muzikore tė kompozitorėve shqiptarė.

Institucionet muzikore mė tė rėndėsishme nė Shqipėri janė Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Kėngėve dhe Valleve Popullore (qė tė dyja nė Tiranė), ku janė pėrqėndruar muzikantėt e kėrcimtarėt mė tė mirė tė vendit. TOB, me seli nė sheshin Skėnderbej, ka njė aktivitet permanent sezonal, ku vendin mė tė rėdėsishėm e zenė shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndėrsa AKVP, i pėrbėrė nga grupi i valleve, i korit, orkestrės dhe solistėve, pėrfaqėson njė institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i tė cilit mbėshtetet kryesisht nė pėrpunimin artistik tė traditės muzikore e koreografike popullore.

Formacionet orkestrale mė tė rėndėsishme tė vendit janė Orkestra Sinfonike e Teatrit tė Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademisė sė Arteve dhe Orkestra e Dhomės e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko - kjo e fundit, me njė veprimtari tė dendur disavjeēare brenda dhe jashtė Shqipėrisė, dhe shpesh herė laureate nė aktivitete europiane. Ndėr dirigjentėt kryesorė janė Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori koncertal i kėtyre formacioneve pėrfshin muzikė qė nga periudha barok e deri nė shekullin XX, por nė pėrgjithėsi ai anon pėr nga tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorėve shqiptarė.


Sistemi i edukimit muzikor nė Shqipėri u themelua me hapjen pėr tė parėn herė nė vitin 1947 tė Shkollės sė Mesme Artistike “Jordan Misja”, qė me kalimin e kohės u shoqėrua me disa shkolla tė tjera tė llojit nė qytetet kryesore tė vendit, si Durrės, Shkodėr, Elbasan, Korēe, Vlorė, Fier, Gjirokastėr, etj. Mė 1962 hapet Koservatori Shtetėror i Tiranės, tashmė i pėrfshirė si njė Fakultet mė vete nė Akademisė e Arteve tė Tiranės, ku bėjnė pjesė gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranė shkollave tė muzikės dhe Akademisė sė Arteve ushtrojnė aktivitetin e tyre mėsimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione tė tjera tė muzikės sė dhomės sėbashku me koret. Midis kėtyre tė fundit, njė aktivitet intensiv, shpesh herė tė vlerėsuar me ēmime ndėrkombėtare, ka Kori i Vajzave tė Akademisė sė Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po nė Tiranė, gjatė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar, nėn drejtimin e mjeshtres sė korit Suzana Turku, ėshtė krijuar edhe kori tjetėr i njohur i vendit, Pax Dei.

Aktivitetet kryesore tė jetės sė sotme muzikore shqiptare mbahen kryesisht nė Tiranė dhe pjesa dėrrmuese e tyre realizohen nėpėrmjet veprimtarisė sė shoqatave muzikore, pėrmes tė cilave janė afirmuar emra tė rinj kompozitorėsh, si Aleksandėr Peēi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri Sina, etj., dhe ushtrojnė aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e specilizuara pėr interpretimin e muzikės sė re, SPECTRUM dhe ASMUS. Qė prej vitit 1992 NAM organizon Festivalin e pėrvitshėm tė muajit maj, Ditėt e Muzikės sė Re Shqiptare, ndėrsa prej vitit 1994 Festivalin e Interpretimit tė Muzikės Bashkėkohore “Nikolla Zoraqi”. Me inisiativėn e Seksionit shqiptar tė ISCM qyteti i Tiranės pret nė ēdo sezon vjeshte muzikantė dhe artistė tė huaj, pjesėmarrės nė veprimtarinė komplekse Vjeshta e Tiranės, inaguruar nė tetor 1994. Veprimtari tė tjera permanente tė fushes sė interpretimit dhe krijimtarisė muzikore janė Festivali i Romancės Shqiptare (organizuar qė nga viti 1994 nga Shoqata muzikore “Tonin Harapi”), Konkurset e pianistėve tė rinj (organizuar qė nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.
Qendrat muzikore koncertale janė tė shtrira nė disa prej qyteteve kryesore tė vendit; nė Tiranė ndodhen midis tė tjerash Salla e Koncerteve e Akademisė sė Arteve, ajo e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, Teatri Rubairat, etj; nė Shkodėr salla e Teatrit Migjeni, nė Korēė Salla e Koncerteve e Shtėpisė sė Kulturė; nė Elbasan salla e Teatrit Skampa; nė Durrės, Salla e Koncerteve e Pallatit tė Kulturės; etj.

Muzika e lehtė shqiptare
bėn pjesė edhe ajo nė traditėn e re artistike tė formuar mbas Luftės II Botėrore, pavarėsisht disa pėrpjekjeve tė pjesėshme qė zėnė fill gjatė viteve 1920-1930. Kėngėtarėt dhe instrumentistėt e muzikės sė lehtė e zhvillojnė veprimtarinė e tyre kryesisht pranė trupave tė Teatrove tė Varieteve, pothuajse aktive nė tė gjitha qytetet kryesore tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, Tirana, si qendėr kryesore kulturore e vendit, ėshtė njėherėsh edhe qyteti mė i pasur i veprimtarive tė muzikės sė lehtė. Kėtu zhvillohen nė mėnyrė tė rregullt dy aktivitetet kryesore tė vitit, Festivali Kombėtar i Kėngės nė Radio-Televizion (themeluar nė vitin 1962) dhe Festivali i Pranverės - ky i fundit destinuar kryesisht pėr muzikantėt e rinj, ndėrsa tė dy sėbashku, tė njohur si aktivitete ekskluzive tė Radio-Televizionit Shqiptar. Mbas viteve 1990 kėnga e lehtė shqiptare pėsoi zhvillime tė rėndėsishme si rrjedhojė e hapjes sė pėrgjithėshme kulturore tė vendit ndaj shoqėrisė perėndimore. Me formimin e traditės bazė tė llojit, tė kryesuar nga emra shumė popullorė pėr publikun shqiptar, si ai i kėngėtares sė shquar Vaēe Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, nė Shqipėrinė e fund-shekullit tė njėzetė, muzika e lehtė mund tė cilėsohet si njė ndėr fushat e artit, qė njohu ridimensionime ndėr mė tė tė ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore tė njohura perėndimore. Aktualisht ajo njeh tė gjitha zhvillimet e mundėshme, qė nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njėherėsh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrikė tė folklorit muzikor vendas. Shqipėria ka sot njė numėr tė madh interpretėsh, kompozitorėsh, kantautorėsh, aranxhuesish tė muzikės sė lehtė, ndėr mė tė njohurit e tė cilėve janė Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (kėngėtarė), Shpėtim Saraēi (kompozitor-aranzhator), etj, si dhe njė sėrė kompleksesh tė muzikės alternative.

Prof. Dr. Zana Shuteriqi

Askushi
26-09-2012, 17:48
Njė kėngė pėr Geraldinėn



Sadik Bejko



Manxhuré leshura tėndė, / Ke ikur ke lėnė vėndė, / Kaluar apo nė kėmbė? / Kaluar se s’dija vėndė. / Fajin ta pati jot ėmė,
Tė dha nė oxhak tė rėndė, / Ē’u trete qiri nė kėmbė / Kafe miqe tuke dhėnė. …. Nė disa variante vargu i dytė ėshtė: “Qysh e gjete vėndin tėnė”. Nė disa krahina Manxhuré bėhet Manxharé.
Si ka lindur kėnga
Kjo kėngė qė kėndohet edhe sot, sipas disa tė dhėnave, i kushtohet mbretėreshės Geraldinė. Ėshtė kėnduar nė dasmėn e mbretit Zog. Tė moēmit ishin tė bindur pėr njė fakt tė tillė. Mbreti Zog, pėr tė respektuar tė ftuarit nė dasmėn e tij, bėri zakonin e vendit. Nė fund tė ceremonisė zyrtare tė dasmės nxori mbretėreshėn Geraldinė, nusen e re, qė t’iu japė kafenė e lamtumirės mysafirėve tė tij. Ndėrsa pihej kafja, njė dasmor nga fshati Dukat, i prekur, ngaqė njė mbretėreshė, njė e huaj, jep kafe si nuset e qyteteve dhe tė fshatrave tė tjera tė Shqipėrisė dhe nė njė dasmė ku tė ftuarit ishin tė panumėrt, (Oxhak i rėndė, u tret qiri nė kėmbė) e improvizoi dhe e kėndoi po aty kėngėn pėr Maxharen.
Si mbeti kjo kėngė pa u ndaluar nė kohėn e komunizmit
Nė Shqipėri ka pasur emra Manxhar (hungarez) pėr meshkuj, por rrallė ose mbase nuk ėshtė dėgjuar kurrė tė ketė pasur femra me emrin Manxhare. Pas luftės, rrallė pėrdorej mbiemri maxhar, pėr hungarez. Nė tė kundėrt, fjala “maxhar” para Luftės sė Dytė ka qenė shumė popullore. E gjen nė kėngėt folklorike. Pėrmendet edhe Ali pashė Maxhari, pashai turk, qė u vra nga kryengritėsit nė Gjakovė. Fjala hungarez ėshtė e stilit libror. Ajo nga shkollimi, nga shtypi hyri dhe nė tė folurin e pėrditshėm, duke zėvendėsuar termin maxhar a manxhar. Emri maxharja, pėr Geraldinėn, nė kėngė ka ardhur nė formėn Manxharé, Manxhuré, me theksin nė fund. Kėnga ėshtė kėnduar nė tė gjitha krahinat e Vlorės, Labėrisė, Tepelenės dhe nė malėsinė e Beratit. Nga asnjeri nuk pėrmendej, madje disave as qė u shkonte mendja, se kėnga ishte pėr mbretėreshėn Geraldinė. Me kohė kjo u harrua. Nė dasma kėndohet pėr nusen, pėr fatin dramatik tė lėnies sė vendlindjes dhe tė familjes, pėr kalimin te njė jetė e re, te burri, te njė vend i huaj dhe te zakone tė tjera (kaluar se s’dija vėndė). Manxhareja ėshtė simboli i nuses, i shkėputjes nga njė mjedis nė njė tjetėr. Nusja mund tė jetė nga fshati fqinj, por tė martohesh ėshtė si tė shkosh nga njė botė nė tjetrėn. Kėshtu qė askush nuk shtyhej mė tej pėr tė pyetur se kush ishte kjo Manxharé. Mjegullimi i largėsisė e bėn mė tė bukur kėngėn. Nė kėngėt e dasmės nusja nuk ka emėr konkret. Nė kėngėt e dashurisė femra mund tė ketė emėr si: Bajame, Selvi, Katina, Dafina etj. Kėndohet pėr to dhe nuk kėrkohet shpjegim se pse dhe si kėto vajza a gra kanė hyrė nė kėngė. Pėr Manxharen, pėr njė emėr tė huaj nė njė kėngė dasme, ishte ndryshe. Por pėr kėtė u hesht. Edhe nga shteti, edhe nga ata qė e dinin. Dhe nuk u ndalua asnjėherė. E kėndonin dhe heshtnin. Mbase se kėnga kishte “ngjitur” pėr pėrmbajtjen e saj, jo pėr emrin Manxharé.
Kur kėndohej kėnga?
Kėnga kėndohej nga gratė dhe nga burrat. Gratė e kėndonin nė ēastin kur nusja kishte zbritur nga kali dhe ishte vėnė tė nusėronte nė dhomėn e grave. Dhėndri vinte i hiqte duvakun. Gratė fillonin kėngėn: Manxhure leshuratėndė/ qysh e gjete vėndin tėnė..
Kėnga kėndohej edhe kur nusja jep kafe pėr herė tė parė. Pas natės sė dasmės, zakoni e kėrkon qė nusja t’u japė kafenė e pėrcjelljes mysafirėve tė ngritur nga gjumi qė mblidhen tė takohen me tė zotėt e shtėpisė se do tė largohen. Kafja e nuses ėshtė veprimi i saj i parė nė shtėpinė e dhėndrit. Ėshtė mė tepėr se njė kafe. Ėshtė rit. Me kėtė kafe dasma mbyllet pėrfundimisht. Pihet kafja, darovitet nusja. Dajua dhe krushqit kryesorė e tundin qesen mirė pėr tė fundit herė. Pas kėsaj, miqtė dhe tė ftuarit ndahen dhe pėrcillen nga tė zotėt e shtėpisė. Zakonisht gjatė kėsaj kafeje nuk ka kėngė. Ėshtė njė tė kėnduar i lodhur, tė kėnduar pas dasme. Por ndonjė nga krushqit pėr tė shprehur kėnaqėsinė qė i ka dhėnė kjo dasmė, apo kėnaqėsinė qė i jep bukuria e pashoqe e nuses, ia merr kėngės. Ē’u trete qiri nė kėmbė/ kafe miqe tuke dhėnė…Por mė shumė se sa kėto, ka patur dhe njė arsye tjetėr pėr tė kėnduar. Arsyeja qė ishte bėrė njė krushqi e goditur apo me leverdi. Martesa tradicionale ishte ēėshtje mė e rėndėsishme se sa bashkimi dashuror i dy tė rinjve, tė cilėt mundet dhe nuk e kishin parė njėri-tjetrin para dasme. Martesa ishte pajtim interesash, ekonomish, fisesh, forcim i pozitės dhe i peshės qė zinin nė shoqėri dy familjet qė lidhnin krushqi.
Valle e kėnduar
Nė Vlorė kėnga ėshtė kėnduar gjatė dhe pa ndėrprerje. Ishte valle e kėnduar nga burrat dhe nga tė rinjtė. Kėrcehej dhe kėndohej, kur nata e dasmės ishte nė tė shtyrė. Nusja dhe dhėndri futeshin nė gjerdek (dhoma e natės sė parė). Dasmorėt i kishin lėshuar tė gjitha frerėt e haresė. Pija e kishte bėrė punėn e saj. Tė rinjtė ngriheshin nė valle me kėngėn e Manxhuresė dhe shtėpia dridhej, dyshemeja gati rrėzohej. Kėndonin e kėrcenin pėr gruan qė lė shtėpinė e saj, shkon dhe nė fund tė botės pėr njė burrė. Fshatare qoftė ajo apo mbretėreshė. Vallja shprehte triumf dhe shpoti bashkė: nė ato ēaste Manxhureja ishte “kaluar”. Gratė e reja qė linin mendjen pėr tė parė burrat e fortė dhe tė pashėm tek kėrcenin tė ēliruar e gjithė pasion kėngėn pėr njė grua, shqyenin sytė mbas dyerve dhe mbas dritareve. Kėnga ishte dhe njė lavdėrim pėr tė zotin e dasmės, “tė dha nė oxhak tė rėndė”. Shqiptarėt nė ditėn e dasmės e quanin dhėndrin bej, i vishnin vetes tituj fisnikėrie, bėheshin kalorėsorė dhe mbretėrorė. Pra, kėnga i kėnaqte tė gjitha nivelet e tė ftuarve.
Njė bindje qė duhet provuar
Dėshminė qė kjo kėngė ishte pėr mbretėreshėn Geraldinė, e kam dėgjuar herėt. Ma kanė pėshpėritur mė tė moshuarit. Kėtė ma kanė thėnė dhe shumė miq nga Vlora. Nė fshatin Dukat tė Vlorės tė japin tė dhėna tė hollėsishme pėr njeriun qė e krijoi. Mbetet detyrė e studiuesve qė kėto tė dhėna tė mos jenė pandehma, por tė vėrtetohen shkencėrisht. Regjistrimin e kėngės nė variantin qė e dhashė nė krye, e kam nga Elham Sharra, ekonomist, kryetar i Bashkisė sė Vlorės mė 1993-1996, dhe Ibrahim Vasjari nga Tepelena, mėsues letėrsie, deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė nga 1992-1996. Ata i pėrmbahen mendimit qė kjo ėshtė njė kėngė pėr mbretėreshėn Geraldinė.
Edhe nėse nuk vėrtetohet me saktėsi, prapė nė popull ka ekzistuar bindja se kjo kėngė ėshtė pėr mbretėreshėn Geraldinė. Sado me rrezik, edhe gjatė komunizmit nėn zė ėshtė thėnė dhe ėshtė pėshpėritur se asaj i kushtohej kėnga.

Askushi
26-09-2012, 17:49
Nje tjeter sukses per folklorin shqiptar



FOLKLORI SHQIPTAR, CMIM TE DYTE NE GJERMANI



LINBURG - Trupa e Ansamblit Kombetar te Kengeve dhe Valleve Popullore eshte vleresuar me cmim te dyte ne "Harmoni Festival 2005", qe u zhvillua ne datat 5-9 Maj ne Linburg (Gjermani), ku moren pjese 30 shtete. Drejtori i AKVP-se, Haxhi Dalipi, u shpreh sot (e Premte) gjate nje konference per shtyp, se " artistet e korit dhe solistet e e ansamblit moren pjese ne kete aktivitet me pjese te ripunuara te kompozitoreve shqiptare si: Cesk Zadeja, Xhemal Laci, etj".

Kengetaret Bardhyl Xhafka, Sabaet Vishnja dhe Irini Qiriako se bashku me korin e perbere nga 16 kengetare, pas ketij festivali do te marin pjese ne festivale te tjera qe organizohen ne Spanje, Austri, Greqi.

Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore eshte krijuar ne vitin 1957. Trupa e ansamblit numeron mbi 3 mije shfaqje te dhena per publikun brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise, si dhe mjaft cmime e vleresime ne festivale te ndryshme ku ka marre pjese. Prej dy vjetesh AKKVP funksion si nje institucion i pavarur nga Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit. M.A.

Askushi
26-09-2012, 17:50
Tradita dhe Zakonet Shqiptare



Ngjallet" Skenderbeu... sa per te celebruar nje dasme
E Premte, 01 Prill 2005



Kane asistuar ne Muzeun Kombetar zv/kryeministri Namik Dokle; Parlamentari dhe historiani Neritan Ceka, si edhe te ftuar te Trupit Diplomatik ne martesen alla skenderbejane, e cila eshte celebruar ashtu si dikur- me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Kryeheroit

Zhurme, ankth, hare, pak konfuzion dhe rekuizita te cuditshme te koheve te ndryshme. Ky ka qene pak a shume mjedisi dje, ne Atriumin e Muzeut Historik, ku Institucioni i Zeqos ne bashkepunim me Bashkine e kryeqytetit (pa harruar Ministrine e Kultures, qe mungoi dhe qe ishte e shenuar ne protokoll) ka realizuar nje revokim te dasmes alla skenderbejane. Pasi, eshte ndare ky 'konfuzion' ne fund, duhet thene se eshte bitisur nje aktivitet i respektueshem. Me idene per te sjelle nje ritual skenderbejan, dy institucionet e kryeqytetit, jane munduar qe te shplurosin pak shpatullat indiferente te shtetit shqiptar per kremtimin e 600 vjetorit te datelindjes se Heroit Kombetar, Skenderbeut.

Keshtu, Muzeu ka pergatitur pervec mjedisit dhe rekuiziten e nevojshme per te revokuar kohen e Skenderbeut, ndersa e="background-color: #FFFF00;">Bashkia ka vene ne dispozicion Banden dhe personelin e saj, pervec te tjerave. Nje grup te tjerash institucionesh, ku perfshihej Garda, qe ka ndihmuar direkt me personel dhe veshje; TOB; Qendra e Femijeve- Tirane; Ansambli i Tiranes; Shkolla e Baletit; Fondacioni "3 Mariat", Firmat "Tre furrat", "Collaku", "Konomi" etj kane mundesua kete eveniment te rrralle.

Ne oren 11.16 (vonese e arsyeshme shqiptare-pasi arriten disa nga te ftuarit dhe te tjere qe nuk kishin ardhur), u degjua kumbimi i kembanes se shekullit te XV, qe ishte vendosur prane murit te Cukes se Ajtoit. Pas saj u shfaq Ai dhe qendroi prane nje ndenjese tipike te kohes, e zgjedhur me kujdes. "Skenderbeu" (nje manekin trupmesatar-zhgenjimi i te rinjve qe prisnin nje gjigand), pasi ka hedhur nje veshtrim ka dhene sinjalin me nje "Mire se na kini ardh", dhe ka zene vend, perkundrejt te ftuarve VIP. E pak minuta me vone- me nje ritual sakral, ka nderruar kurorat e gjetheve mbi kokat e te rinjve, qe "do celebroheshin". Keta te fundit, te veshur me rroba popullore, kane kercyer pastaj dhe seicilit nga te gjashte ciftet qe "do celebroheshin", kane marre per te mbjelle nga nje rrenje ulli ne hyrje te Muzeut. Procesionin e ka drejtuar "Skenderbeu", i shoqeruar me Shpuren e tij, kurse nga pas, kane qene VIP-at shteterore dhe Trupi Diplomatik.

Per te ftuarit, Dr. Zeqo, ka zgjedhur dhe nje menyre origjinale te gostituri, ku femijet u ka sherbyer te ftuarve me poce dhe katruve balte. Gjithshka per ta sjelle sa me afer ate kohe. "Ne i jemi borxhlinj Heroit, per krenarine qe na la, ndersa aktiviteti i sotem le te quhet si nje fillim per aktivitete te tjera te ketij lloji, kudo ku ka shqiptare", ka thene Dr. Moikom Zeqo mes shume gjerave te tjera per te pranishmit.

Kuptohet qe aktiviteti, po te respektohej me shume nga te ftuarit e shumte mund te kishte edhe permasa me te medha dhe me pompoze. Por, gjithsesi, ai ia arriti qellimit te tij: Nderimit te heroit. Kjo ishte edhe arsyeja, qe Drejtori i Muzeut Zeqo, dje ne fund ka marre falenderime te sinqerta nga te gjithe te pranishmit. Ben Andoni


Gezohem shume qe kane filluar te riperterihen disa tradita dhe zakone tona kombetare si kjo e dasmave tani ne Tirane apo edhe Darka e Lames ne Prishtine.
Keto jane gjerat qe na bejne te ndjehemi krenar per veten tone dhe qe na dallojne nga te tjeret, prandaj duhet investuar ne to dhe riperterire e percjelle brez pas brezi.

Askushi
26-09-2012, 17:52
Margaret Hezllak, Etnografia, qe "desantoi spiunet" ne Shqiperi


E Merkure, 02 Shkurt 2005
"Dadoja" etnografe, qe pergatiti ardhjen e misionareve britanike ne Luften e Dyte


Quhej Margaret Hezllak (Hasluck) dhe fale saj kemi nje nga punet me te mira per sa i perket Kanunit shqiptar. E pervec kesaj, "The unwritten law in Albania" (Ligji i pashkruar ne Shqiperi-ne origjinal), do te jete shpejt ne duart e publikut shqiptar. Autorja e studimit, Hezllak ka nje jete te ndare ne dy pjese, ashtu si edhe struktura kryesore e vepres se saj: ku njera i kushtohet Shqiperise dhe studimit te saj etnografik dhe tjetra pergatitjes se misionareve britanike, qe do te vinin ne Shqiperi. David Smiley, britaniku, qe qendroi aq afer Enver Hoxhes dhe Shtabit te Pergjithshem, na ka dhene kujtimet e pjeses tjeter te saj, kur ajo u rrefente pa fund per Shqiperine. Vdiq pa mundur qe te perfundoje vepren e saj, e cila u redaktua dhe u botua pastaj nga autoritetet e njohura britanike te etnografise

Ben Andoni

Ka disa gjera, per te cilat nuk gabohet ne "Kujtimet" e tij Enver Hoxha. Nje nga keto eshte percaktimi si spiune i Margaret Hezllakut. Ne fakt, britanikja e paqme me sy bojeqielli dhe e moshuar ne udhetimet e gjata ne kreshtat shqiptare- e meritonte disi nje epitet te tille. Ajo pergatiti disa nga misionaret kryesore britanike, qe desantuan per ne Shqiperi ne Luften e Dyte Boterore. Kuptohet jo per luftime trup me trup, apo si te shpetonin ne rast rrethimi, por thjesht duke i njohur me zakonet shqiptare dhe me gjuhen e tyre, qe per ta ishte po aq e panjohur sa edhe e nje fisi ne Afrike. Duhet ta kete folur shume mire shqipen, Hezllak, sepse sic kujton Hamond, nje emisar po aq sa i zoti si ajo: "E takova per here te pare ne Manastirin e Shen Gjonit prane Elbasanit ne Shqiperine Qendrore...Gjithe jeten e saj ia perkushtoi shqiptareve, jetonte neper fshatra dhe kishte lidhur miqesi me grate e vendit". Ne kete kohe, ajo ishte thjesht anglezja dhe madje thone se ne Elbasan, te vjetrit mbajne mend ende nje rruge, qe e identifikonin si rruga e anglezes. Per 13 vjet me rradhe, ajo capitej atje perditazi (kuptohet se kur nuk ishte ne udhetimet e gjata), duke u marre me vendasit dhe duke mbledhur kodet e tyre te ngaterruara te zakoneve, qe asaj i perngjisnin me ato te Islandes apo dhe Zelandes se Re . Eshte pak e veshtire, qe te zbulosh kete fiksim pas Shqiperise, pasi kane kaluar kaq shume kohe dhe kur nuk kemi ndonje biograf te mirefillte te saj dhe te Miss Durham, qe pak vite para saj, i kishte rene po si ajo, kryq e terthor maleve shqiptare. Por, nje gje dihet mire se "Two Ladies" u fashinuan me gjithshka "Made in Shqiperia".

Dashuria per shqiptaret

Ka nje element, per te cilen te besohet se pse ishin te dashuruara te dy grate me vendet e ashpra, dhe qe fati i njejte "i hodhi" ne viset ballkanike. Ishte nje teori e kohes ne Boten Perendimore, sipas te cilave, njerezit e apasionuar pas etnografise (perpos pasionit, kur ishin shendetlige mund te kuroheshin duket qene sa me shume ne terren). Pas Edith Durhamit (ishte e semure), qe mori kete keshille se pari; ishte Hezllak, qe zbriti pak vite me vone ne Shqiperi. Kjo e fundit, fale dhe rrethanave te kohes, qe nuk mund te perjashtohen. Pasi ishte laureuar shkelqyeshem, sipas vleresimeve te kohes ne Keimbrixh, ajo u emerua ne Shkollen Britanike te Athines, ku bashkeshorti i ardhshem i saj, Z. F.W Hezllak, ishte Ndihmes Drejtor. Ketu u martuan dhe kjo lidhje do t'i rezistonte dhe semundjes te Z.Hezllak, kur ata u zhvendosen ne Zvicer. Ishin vitet e tmerrshme te Luftes se Pare Boterore dhe ne Ballkan, ku punonin ata, kjo lufte ndihej me shume se ne te gjitha vendet e tjera. Kater vjet me vone, bashkeshorti i saj, nje nga studiuesit me te njohur britanike, do te jepte shpirt. I binte barra Znj.Hezllak, qe te merrej me botimin e librit te tij "Manastiret e Malit Athos". Kujtimi moral me te shoqin e saj e detyroi qe te mbaronte librin dhe nderkohe asaj i ishte ravijezuar ne mendje, se me cfare duhej te merrej qe ketej e tutje. Nga ketu filloi rruga e saj per t'iu kushtuar folklorit ballkanik dhe fale nje burse prej "Qendres Wilson" ajo do te shfaqet fillimisht ne Lindjen e Mesme, ku me sa duket filloi dhe clirimi i saj i plote profesional. Pak kohe me vone, ajo vendosi te vendosej perfundimisht ne Shqiperi.

Veprimtaria e saj shkencore

Nuk dihej aq shume per Shqiperine ne kohen kur Hezllak erdhi ne vend. Por, para saj, viset shqiptare i kishte rrahur George von Han, konsulli njohur austriak ne Janine, qe me vone botoi "Albanesische Studien" ne Jene me 1854 dhe "Griechische und albanesische Märchen", botuar ne Laipcig dhjete vjet me vone. Po t'i shtosh dhe Letrat e Hobhauz, mikut te Lord Byron dhe udhetareve te tjere para dhe pas tij, atehere kuadri behet me i plote. Gjithsesi per Britanine, deri me atehere, dritaren me me drite e kishte prezantuar Miss Durham me "High Albania" (1909-Shqiperia e Eperme), dhe pas saj edhe me "Some Tribal Origins, Laws, and Customs of the Balcans" (1928). E po ti shtoje dhe Strabonin, mijera vjet me pare, atehere do te perftohej nje kuader disi me i plote per shqiptaret. Ky ishte momenti ne historine e studimeve kur futet gruaja, qe tashme ishte e veja e njerit prej studiuesve me te njohur te kohes F.W.Hezllak. "The unwritten law in Albania" (Ligji i pashkruar ne Shqiperi) eshte kryevepra e saj dhe fryt i hulumtimeve te gjata dhe te kujdesshme ne Shqiperi. Packa, se ne te, vendin kryesor e ze e drejta zakonore e Malesise, ajo eshte nje veshtrim interesant per te gjithe Shqiperine. Znj.Hezllak e shihte kete te drejte, si mjet per te kuptuar bazat themelore logjike te ketij kodi, por edhe zbatimin ne praktike te tij. Fale shikimit te mprehte te saj, kemi menyren sesi jetonin shqiptaret dhe shume here elemente mbi ceshtje specifike, qe tregojne pasqyrimin dhe funksionimin e se drejtes se pashkruar te banoreve te saj. Keshtu kemi nje panorame te struktures familjare te shqiptareve, menyren e jeteses, si edhe strukturen e pergjithshme te fshatit dhe te jetes fisnore, por ne te njejten kohe dhe natyren dhe funksionimin e kuvendeve fisnore, sipas J.H. HUTTON. Po sipas tij,-"tregohen metodat e trajtimit te krimit kunder prones apo personit, normat qe rregullojne, per shembull, cenimin e prones, udhetimin, ushqimin e kopeve, ose ruajtjen e shtepive nga qente roje. Jepen te dhena te hollesishme mbi trajtimin e beses, menyren e vendosjes se denimeve; dhe se fundi normat qe rregullojne gjakmarrjen. Keshtu, gjakmarrja, ka nisur qe kur s'mbahet mend, dhe padyshim ze ende nje vend shume te rendesishem ne jeten e shqiptarit".

Po ne kete studim shpjegohen dhe elemente te tjere, ku nje i tille interesant eshte ai i kokegjuajtesve. Ky element eshte i lidhur me xhufken klasike te flokeve, qe shqiptaret mbanin ne koke dhe qe etnografet e lidhnin dhe me nje zakon te tille dhe ne vende qe nuk lokalizohen madje fare ne kontinentin tone. "Xhufka sherben per bartjen e kokes se prere", ka sqaruar ne studimin e saj Hezllak. "Ligji i pashkruar shqiptar, ne pikat e tjera, eshte shume i ngjashem me ate te Azise Juglindore dhe te Oqeanise", sqaron ajo.

Kodet e pashkruara, qe na referon ajo- u ruajten kohe pas kohe ne gojen e pleqve dhe u transformuan nga koha, kuptohet fale miratimit te njezeshem te kuvendeve te fisit, organizmit suprem te pjeses me te madhe te komunitetit shqiptar. Madje, edhe Skenderbeu por edhe Leke Dukagjini, nuk munden te kodifikonin kete te drejte te pashkruar, sepse ne shekuj mbeti shume e veshtire, qe te merreshin vesh me njeri-tjetrin dhe nder fiset e ndryshme shqiptare. "Studimi i Znj. Hezllak mbi zakonet shqiptare eshte i rendesishem, jo vetem per etnologet dhe antropologet sociale, por edhe per studiuesit e historise se lashte te jurisprudences", vazhdon studjuesi Hutton, qe ka nje kontribut te madh per pergatitjen dhe botimin e vepres se saj. Nuk eshte e veshtire qe te llogarisesh se me cfare mundi, por me sa shume deshire eshte bere kjo pune, e cila i dha nje dokument te tille shqiptareve dhe studiuesve me te vonshem te saj. Per te bere kete pune, britanikes i duhej qe te zinte rrenje ne Shqiperi, ku miqte e saj shtriheshin nga sferat me te uleta te shoqerise deri ne ato me te larta.

Veprimtaria si spiune

Pa dashur qe te hamendesojme, Lufta e Dyte Boterore, referuar burimeve te ndryshme, e zuri ne Shqiperi gruan. Ajo ishte 54 vjece dhe patjeter si te gjithe njerezit e moshes se saj, ne ate kohe, me shume gjera te lena pas vetes dhe me ankthin e nje lufte te re te perbotshme, qe tashme po kaplonte Kontinentin. Gjithsesi, italianet e larguan nga vendi me 1939 duke ditur peshen e saj te vecante. Vendmberritja e pare e saj ishte Athina, ku punoi per disa kohe ne Ambasaden Britanike dhe pas bombardimit te rende te qytetit, kaloi ne Aleksandri dhe qe ketej ne Kajro. Ketu eshte koha, kur ajo rekrutohet nga "Inteligence Service" dhe momenti, qe asaj mund t'i atribuohet me gjithe mend percaktimi "spiune". Ne fakt, nuk mund te bente me shume praktikisht. Ne moshen e saj, me nje barre gjerash per te treguar, ky do te ishte vendimi me i mire para atyre rrethanave. Por, nuk mund te mohosh dhe sensin patriotik, te futjes se saj ne kete aktivitet, qe ishte pak si aventurier, po te mendosh shendetin dhe ca me shume moshen e saj. Kol. David Smiley, nje figure shume e njohur e Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi, mund te sherbeje shume mire per te percaktuar kete periudhe te re te saj. "Seksioni per Shqiperine (i SOE-se "Ekzekutivi i Operacioneve Speciale", MO 4) drejtohej nga nje njeri, Zonja Margaret Hezllak, e veja e nje arkeologu te famshem, nje grua e moshuar me faqe roze dhe sy ngjyre qielli... Nuk i mungonte as energjia as entuziazmi. Ajo i donte shume shqiptaret, pasi kishte banuar per 20 vjet ne Elbasan, ku studioi antropologjine dhe folklorin shqiptar, per te cilin mund te konsiderohej si nje autoritet. Miku i saj me i ngushte ishte patrioti i shquar Lef Nosi... "Pak me poshte, ne kujtimet e tij, po ai tregon: "Kur ajo shkoi ne Turqi, u rekrutua nga "Intelixhens Servisi". Per dy vjet punoi per te mbledhur informata ne lidhje me Shqiperine dhe mbajti kontakte me shqiptare brenda dhe jashte vendit. Me ne fund perfundoi ne Kajro per te organizuar seksionin per Shqiperine, prane komandes se SOE-se... Zonja Hezllak na mesonte sa mundete ne lidhje me vendin dhe zakonet, si dhe per gjuhen me prejardhje nga gjuha ilire, por ne te cilen ishin futur huazime gjate pushtimit romak dhe turk. Shqipja eshte gjuhe e veshtire, me nje gramatike te nderlikuar por shkruhet me alfabetin latin. Me ne fund arrita te zoteroj disa fjale dhe shprehje. Zonja Hezllak ishte e bindur se shqiptaret do te benin gjithshka per te debuar italianet. Ajo kishte marre njoftim per grupe guerrile, qe vepronin ne male dhe per nje organizate qe i kordinonte, por nuk dinte nese kjo ekzistonte me te vertete dhe kush e mbeshteste dhe kontrollonte. Emrat e kryetareve per te cilet kishte dijeni ishin: Abaz Kupi, Baba Faja, Myslym Peza dhe Muharrem Bajraktari".

Ky ishte informacioni, qe kishte me vete Bill Maklini dhe David Smiley, kur erdhen ne Shqiperi. "Ne kishim dokumenta te firmosura nga Znj. Hezllak dhe Gjeneral Persi, qe na kerkonin qe ketyre shqiptareve qe drejtonin guerrilet t'u jepej mundesia qe t'i ndihmonin...Ajo qe do ndodhte me vone dihej. Smiley dhe McLean kane lene kujtime dhe per luften tone, por tashme te fokusuar nga nje kendveshtrim krejt tjeter. Ku Mehmet Shehu eshte nje "mburravec dhe shpirtlig" dhe ata e nxjerrin genjeshtar pas nxjerrjes se disa fleteve; apo dhe nje shikim krejt interesant per Enver Hoxhen dhe marredheniet e tij...

Fundi...

"Ne Kajro, fatkeqesisht, ajo u semur rende, ku u mesua se vuante nga leucemia. Duke shpresuar se do te permiresohej, shkoi te jetoje ne Qipro, por, e ndergjegjeshme se nuk i kishte mbetur shume kohe per te jetuar, kthehet ne Angli e vendosur qe ta perfundoje librin "The unwritten law", qe e kishte planifikuar prej shume vitesh dhe per te cilin kishte mbledhur material te bollshem. Pasi nuk po vendoste dot per te gjetur nje vend te pershtatshem per banim, shkoi ne Dublin, ku per aq kohe sa i kishte mbetur punoi per librin me kurajo dhe kembengulje te madhe. Ajo vdiq me 1948 pa i dhene vepres doren e fundit, kujton bashkepunetorja e saj Alderson, qe e botoi, pas nje kembimi opinionesh dhe nje ndihme te madhe qe i dhane nga Shoqeria Gjeografike Mbreterore dhe deri ne misionaret, qe Znj.Hezllak vete pergatiti per ne Shqiperi. Ishte nje pune titanike dhe botimi do te konsakronte dashurine e saj per shqiptaret...Flitej per nje vend, ku ajo kishte gati cerekun e jetes se saj dhe qe pothuaj i kishte kushtuar energjite aktive te gjysmes se jetes. Fatkeqesisht, ne Shqiperi, ajo do te etiketohej, vetem me atributet e pjeses se fundit te Luftes...agjente, duke i mohuar pjesen e saj me te bukur: studimin...Tashme, ishte vone, agjentja..e kishte mbaruar misionin e saj tokesor, ndersa "The Unwritten law in Albania" me 1954 pa driten e botimit, plot gjashte vjet pas vdekjes se saj...Ata qe e botuan kishin pasur ne dispozicion vetem materialin e saj bruto dhe konceptimin e librit qe kishte bere ajo vete me kapitujt. 50 vjet me vone... per fat, ne shqip "spiunja" e Enver Hoxhes, do te vije ...me botimin e titulluar "Kanuni shqiptar", qe eshte edhe pjesa e pare e librit...



Si eshte botuar ne shqip

"The unwritten law in Albania" i Margaret Hasluck do te botohet me emrin "Kanuni shqiptar. Origjinali eshte i perbere nga dy pjese 1. "Costumary law-Albania". (Ligji zakonor) 2."Albania-Social conditions" (Shqiperia-kushtet sociale). E perkthyer sefundi ne shqip nga Leka Ndoja, ajo perben edhe nje nga sprovat per te sjelle nje nga autoritetet me te njohura, qe lidhet me etnografine dhe madje edhe shume autoritative. Libri u botua pas vdekjes se saj, nga nje bashkepuntore e saj, pasi u konsultua me shume e shume specialiste. Nder te cilet, ishte edhe Brigadieri Davis, nje nga misionaret e derguar ne Shqiperi dhe qe ishte pergatitur po nga ajo. Libri u botua ne vitin 1954 nga "Cambridge University Press" me 1954, ndersa ne Tirane me shkurt 2005.


© Copyright 2001-2004 Korrieri.

Askushi
26-09-2012, 17:53
Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004

--------------------------------------------------------------------------------

E Shtune, 28 Gusht 2004


HISTORIKU I FESTIVALIT

Festivali Folklorik Kombetar eshte zhvilluar fillimisht ne qytetin e Tiranes ne vitin 1957 me siglen "Festivali Kombetar i kenges muzies dhe valles". Festivali i pare Folklorik Kombetar i Gjirokastres u zhvillua ne vitin 1968. Pas ketij festivali ne kalane e ketij qyteti eshte zhvilluar rregullisht, cdo pese vjet, Festivali Folklorik Kombetar "respektivisht ne vitet 1973, 1978, 1983, 1988). Ne vitin 1995 FFK u zhvillua ne kalane e qytetit te Beratit dhe ne vitin 2000 FFK rikthehet perseri ne qytetin e Gjirokastres. Mbeshtetur nenit 5, pika 2 e Ligjit nr.9048, dt. 07.04.2003, "Per trashegimine kulturore" me Urdher nr.348, dt.28.07.2003, te Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve data 29 shtator u shpall Dita Kombetare e Trashegimise Kulturore. Me date 09.10.2003 u miratua nga ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve Statuti i ri i Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004. Ne kuadrin e Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore, me Urdhrin nr. 462, dt. 16.10.2003 te ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve u shpall organizimi i Edicionit te VIII-te te Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004 ne datat 29 shtator-5 tetor



E Shtune, 28 Gusht 2004


MIRATOHEN 35 MILION LEKE PER FESTIVALIN E GJIROKASTRES

Miratohet fondi shteteror per organizimin e Festivalit Kombetar te Gjirokastres. Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave eshte miratuar projekt-vendimi i propozuar nga MKRS per "Per nje shtese fondi ne buxhetin e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, te miratuar per vitin 2004, per financimin e Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 29 Shtator-5 Tetor 2004"

Ky vendim synon mbeshtetjen financiare me nje fond prej 35.000.000 lekesh te ketij aktiviteti te madh mbarekombetar, sipas preventivit bashkelidhur. Fondi i vene ne dispozicion do te siguroje realizimin e festivalit ne nivelin e kerkuar per te bere te mundur prezantimin e vlerave me te mira te folklorit shqiptar dhe trevave rreth saj.

Ne mbeshtetje te Ligjit nr. 9048, dt. 7.04.2004 "Per trashegimine kulturore", eshte detyre e shtetit shqiptar mbrojtja, ruajtja, promovimi, perhapja dhe popullarizimi i vlerave me te mira te trashegimise kulturore, muzikore, koreografike, etnografike te krijuara nga populli yne ne shekuj dhe evidentimi i tyre nepermjet ketyre aktiviteteve te ketyre permasave.

Ne kuadrin e dites Kombetare te Trashegimise Kulturore, 29 Shtator, me Urdhrin nr. 462, dt. 16.10.2003, te Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve, u shpall organizimi i edicionit te VIII-te Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004, ne datat 29 Shtator-5 Tetor.

Per sa i takon efektit financiar te ketij projekt-vendimi ai do te perballohet nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave, per vitin 2004, duke u ndare nje pjese ne forme granti prej 6.000.000 leke per Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, e cila do te perdoret per 12 qarqet pjesemarrese ne festival, si dhe pjesa tjeter per Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve ne shumen 29.000.000 leke, qe do te perdoret per periudhen pergatitore dhe ate te zhvillimit te Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004. Festivali Folklorik Kombetar Gjirokaster 2004 do te sherbeje per ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashegimise shpirterore mbarekombetare, duke perzgjedhur ne te krijimet me autentike e me te lashta, qe populli ka krijuar ne shekuj.

Pjesemarrja ne Festival e grupeve te folkut nga Kosova, shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi, arbereshet, arvanitasit, diaspores se larget si dhe te folklorit cam, etj, do te zgjeroje jo veten hapesirat gjeografike te folkut shqiptar, por do te sjelle edhe vlera ne kulturen tradicionale shqiptare. Jane 12 grupe, nga nje per cdo qark; 4 grupe nga trojet etnike: Kosove, Maqedoni, Mali i Zi dhe Cameria; grupe nga ngulimet e medha te arberesheve te Italise dhe shqiptaret e Turqise; grupe nga shoqatat e medha te emigracionit: SHBA, Zvicer, Suedi, RFGJ.

Realizimi

Festivali do te zhvillohet nga data 29 shtator-5 tetor 2004 dhe do te perfshije :

Ceremonine e celjes se festivalit dhe koncertin e mireseardhjes; konkrrimin e grupeve pjesemarrese qe do te zhvillohet gjate 5 diteve, grafiku I konkurrimit te te cilave do te percaktohet nga Komiteti Organizativ i Festivalit.

Do te kete konferenca shtypi, duke filluar qe diten e pare dhe cdo paradite, veprimtari me rastin e 29 shtatorit, Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore; promovim te librave te studiuesve te folklorit nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, diaspora botuar ne vitet 2000-2004; nje dite homazh, kushtuar mjeshtrave te kultures popullore shqiptare gjate shekullit te 20-te si Neco Muka, Hafize Leskoviku, Laver Bariu, etj., etj; ekspozite e piktoreve me motive nga Festivali Folklorik Kombetar;

ekspozite fotografike me pamje nga te gjitha Festivalet Folklorike Kombetare te zhvilluara deri tani; sfilate e kostumeve popullore shqiptare dhe nje aktivitet per artizanatin shqiptar; ceremonia e mbylljes se Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004 dhe dhenia e cmimeve nga juria; pergatitja e spotit televiziv ne bashkepunim me Tvsh; organizimi i bisedave ne Tvsh apo Tv private, per Festivalin Folklorik Kombetar, si dhe vlerat e kultures shpirterore te popullit shqiptar.

Ne bashkepunim me Rtvsh, pergatitja e nje dokumentari per folkun shqiptar; pergatitja e flete-palosjeve per kostumet shqiptare si dhe artizanati popullor; hedhja ne treg e kasetave dhe videokasetave cilesore te folkut shqiptar.

Gjate diteve te festivalit do te dale gazeta e Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004.

Synimet e projektit:

Nisur nga pervoja 50-vjecare e zhvillimit te festivaleve folklorike, vlerat qe kane sjelle ato ne trashegimine shpirterore te popullit, por edhe mangesite qe kane te bejne me politizimet, grupet masive apo shfaqjet qe denatyrojne folkun; ndryshimet politike dhe ekonomiko-shoqerore te ndodhura ne Shqiperi pas vitit 1990; levizjet masive te popullsise nga zonat e thella ne qendrat e medha urbane te vendit; emigracioni i gjere dhe hapja e Shqiperise me boten, per kete, krahas synimeve per mbajtjen gjalle, perhapjen dhe popullarizimin e vlerave me te mira muzikore, koreografike, etnografike te krijuara nga populli; pasqyrimin me te gjere te folklorit dramatik, pak i ekspozuar ne veprimtari folklorike kombetare. Rendesi do t'i kushtohet evidentimit te krijimeve folklorike, me karakter improvizues, lodra me karakter imitativ, pantonimik e humoristik, krijimet qe lidhen me festat tradicionale popullore dhe ato me karakter ritual; evidentimin e krijimeve me te lashta duke ruajtur pastertine burimore. Per kete do te evitohen shfaqjet qe denatyrojne folklorin, tendencat dhe elementet e tepruar spektakolare, amatorizmi dhe grupet masive; zgjerimin e shtrirjes gjeografike nepermjet pjesemarrjes se grupeve nga trojet etnike, arbereshet dhe arvanitasit, diaspora; zbatimin e strategjise se Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve per integrimin e kultures shqiptare dhe ballafaqimin e saj me kulturen ballkanike dhe evropiane; perfaqesimi me i plote i hapesirave gjeografike te folkut shqiptar dhe i koloritit te jashtezakonshem te tij dhe pjesemarrja ne Festivalin Folklorik e individeve, grupeve apo shoqatave kulturore, jo sipas zonave te ngushta, por zonave te gjera etno-kulturore dhe vecorive karakteristike te tyre. Kjo ka veshtiresite e veta, por mendohet se do te sjelle vlera me cilesore dhe do te shmange grupet masive apo dhe perseritjen e repertorit

Copyright KOHA JONE - E perditshme e pavarur

Askushi
26-09-2012, 17:54
JAM VJERSHETOR I FSHATIT TIM, I KRAHINES SIME, I VENDIT TIM

Interviste me Lefter Cipen, laureat i gjashte festivaleve folklorike kombetare



Rajmond Taho

(Ketu gjeta kengen e 1912-es, te 2004-es, pse jo dhe te 3004-es.
Ne kala kendon historia shqiptare, gjaku, fisnikeria. Une jam nga Piluri i Himares, i Vlores dhe i Shqiperise.)

Ashtu i imet, i zeshket, i shkathet ne levizje ka mbetur Lefteri. Portret tipik bregasi. Fytyra e tij pothuajse kockore. Nje portret qe dallga e detit dhe era e malit ka gdhendur ne vite. Leviz keto dite neper rruget e Gjirokastres, rruge qe te cojne lart ne kala, te skena e festivalit. Ne dore, si gjithmone dosja, qe s'e ndan kurre. Veshtire ta gjesh nje here vetem. Ai ka shume miq. Kenga e Pilurit e ka ben te njohur anekend vendit, madje edhe jashte kufijve. Dikush e fton per kafe. Tjetri e qeras me ndonje gote raki. Lefteri nuk ofendon askend. Te gjithe di t'i respektoje. Ashtu duke biseduar ne nje tavoline e gjeta. E gjeta te klubi i festivalit, ne kala. Me ftoi te ulesha. I thashe se me duhej nje interviste per gazeten. Ai porositi nga nje raki. Une i thashe se doja vetem kafe. Kafeja ne vaki, me tha ai. Ketu kemi festival, kemi gezim...



***

-Meqe i dhe udhe vete kesaj pune, cila eshte pershtypja e deritanishme per ecurine e festivalit?

-Vija ne Gjirokaster me shprese te deshperuar. E verteta. Kisha gabuar. Ketu gjeta kengen e 1912-es, te 2004-es, pse jo dhe te 3004-es. Ne kala hedhin valle perendite. Ne kala kendon historia shqiptare, gjaku, fisnikeria. Une jam nga Piluri i Himares, i Vlores dhe i Shqiperise.



-Kenga (Kenget e atdheut tim( ka nje histori...

-Po. Dikush nga njerezit me peshe te asaj kohe qe shtruar ne nje klinike te Parisit. Ne njeren prej diteve te qendrimit ne te kishte vene ne magnetofon e po degjonte bejken. Doktori francez e pyeti se c'qe kjo kenge. Bejke e bardhe e Pilurit, i qe pergjigjur ai. Pileri, Pileri. Dua kengen e pilerit i qe drejtuar te nesermen doktori. Jo Pileri, por Piluri, ia ktheu pacienti shqiptar. Dhe qe ngritur nga shtrati i te semurit i inatosur dhe i qe drejtuar mjekut. Edhe Parisin te me falesh nuk ta jap Bejken e bardhe. Ajo eshte kenge e atdheut tim, ajo eshte ilaci i shpirtit...

Ja kjo qe pak a shume historia qe me ka treguar vet me gojen e tij ai burre. E une aty mora ngacmim e shkrova vargjet:

Kenget e atdheut tim

Jane ilac e jane sherim.



-Me sa kam degjuar edhe (Bejke e bardhe( pati peripecite e saj

-Na e ndaluan te shoqerohej kenga me fyej. Vec ne nuk i dorezuam fyejt, i fshehem brenda menges se kemishes dhe i nxorem kur nuk mund e na ndalonin me, ne skene, para mikrofonit. Ata qe deshen te na ndalonin nuk e dinin se magjia e fyellit vjen nga shpirti i botes shqiptare. Magjia e tij mblodhi ne kuvend perendite.

-Sa kenge numerohen ne arkivin tuaj?

Vetem deri ne vitin 1998 ne fonoteken e RTSH-se numeroheshin plot 1001 kenge. Te gjitha keto kenge jane kenduar nga grupi i Pilurit te Himares. Tani mund te jene bere 2000 e mos me. Fond me vete ka ne Institutin e folklorit dhe Akademine e Shkencave.



-Po libra sa keni botuar?

-Plot trembedhjete. Shto ketu dhe dymbedhjete vellime ne proces me kenget e popullit te jugut.



-Per 35 vjet keni qene pergjegjes kulture ne Pilur. Si ia dolet mbane kesaj jete?



-Ja ku jam. Me kete pune rrita 5 femije, i bera burra. Martova 5 vellezer e 3 motra. Mundimi te burreron, te ben shqiptar.



-Per Petro Markon keni bere nje kolazh te plote kenduar nga grate e Bregut



-I munduar lindi, i munduar jetoi, i munduar dhe ne varr... vec eshtrat e tij ne Dhermi me flake ne varr.

-Le te kthehemi te festivali. Sot konkuron Vlora...



-Vlora vjen ne festival me histori. Kenga e grupit te Terbacit ka per tekst vargjet e Cajupit, poezine (Memedheu(. Grupi (Bilbili( i te rinjve te Vlores vjen me ligjeratat per Evgjenine po te Cajupit. Ndersa grupi i Himares me kengen (Une jam Himara qe thone(...

Ketu ne vendet e mia

Ku dhe zoti vjen i ftuar

Ketu mbreteron liria

Tjeter falmure s'ka pranuar.



-Ne krijimtari, ku e vendosni veten; ne grupin e poeteve apo ate te rapsodeve?



-Une jam vjershetor i fshatit tim, i krahines sime, i vendit tim. I tille qe dhe Naimi, Cajupi, Lasgushi... nuk jam as poet, as rapsod. Jam vjershtor. Degjo keto vargje:

Burrit shikoi shikimin e syrit

Dhe gruas gucimin e gjirit.



-Kur hidheroheni me teper ne jete?

-Kur vdes ndonje burre i mencur i kombit.

-I gezuar kur ndiheni?

-Kur shoh prinderit e mi tek rrojne te dy, edhe pse i kane kaluar te 80-tat.

-I trembeni vdekjes?

-Kurre. Edhe ti s'duhet t'i trembesh vdekjes. Mos mbaj kurre rreth vetes shoke frikacake. Ata jane te rrezikshem.

-Tani qe jeni 60 e kusure, si e fotografoni jeten?

-Une pergjigjen do ta jepja perseri me vargje:

Me mire nje mike ne pleqeri

Se nje dashuri ne rini!

C'merak te ka mbetur?



-Te plak sa me shpejte gruan, qe te mbreteroj une. Vetem ta plak, jo ta vdes. Ajo te mos vdese kurre, edhe pse dua ta plak sa me shpejt.

Askushi
26-09-2012, 17:55
Natėn e tretė tė festivalit janė ngjitur nė skenė shqiptarėt e Maqedonisė. Sipas tyre, shumė rite tė traditės kanė nisur tė humbasin e tė ndryshojnė

Shqiptarėt e Maqedonisė, rikthim nė ritet e motmotit


Violeta Duri, Alma Mile

Kanė qėmtuar numrat mė tė mirė e i kanė sjellė nė sofrėn e festivalit. Rite, kėngė e valle tė ruajtura brez pas brezi, janė interpretuar nė skenėn e festivalit tė Gjirokastrės prej artistėve tė ardhur nga Maqedonia. Pėr grupin folklorik “Lidhja Shqiptare”, nuk ėshtė hera e parė pjesėmarrja nė Festivalin Folklorik, megjithatė kėtė herė, ata paraqiten krejt ndryshe. Kanė pėrzgjedhur numra, qė nuk janė interpretuar mė parė nė skenėn shqiptare. “Lidhja shqiptare” e pėrbėrė nga shoqėria kulturore “Burimet e Sharrit” nga Tetova, ka konkurruar natėn e tretė tė festivalit, ndėrkohė qė kanė marrė pjesė edhe grupe nga Shkupi, Gostivari dhe Struga. Shoqėria Kulturore tetovare “Burimet e Sharrit”, ėshtė krijuar me 1996, me pjesėmarrje tė interpretuesve nga treva tė ndryshme tė Malėsisė sė Sharrit dhe Rrafshit tė Gollogut. Nė pėrbėrje tė grupeve ka emra tė njohur tė kėngėve e valleve tradicionale, burimore, qė ekzekutohen qė nga 60-vjeēarėt e deri tek fėmijėt 7-8 vjeēarė, bartės sė kėsaj tradite. Njė nga interpretuesit mė tė njohur tė folkut shqiptar nė Maqedoni, Remzi Aliu, tregon pėr punėn qė bėhet pėr kultivimin e folklorit dhe transmetimin e tij tek brezat e rinj.


Intervista
Flet, Remzi Aliu, njė nga interpretuesit mė tė njohur tė folkut shqiptar nė Maqedoni

Kemi besuar se Shqipėria ishte parajsa
Me ē’program paraqiteni nė festival?
Programi me tė cilin paraqitemi ėshtė tėrėsisht burimor. Janė 6 numra tė cilat do t’i quaja perla si “Valle lodrash”, kėngėn me motive baritore, titulluar “Bjeri djalo fyellit”, ritin e bletės, njė kėngė kurbeti dhe njė tjetėr me motive motmoti, 100-vjeēare si ajo e “Shėn Gjergjit”. Tė gjithė numrat, me tė cilėt do tė paraqitemi, vijnė pėr herė tė parė nė skenėn e festivalit.

A vazhdojnė tė ruhen nė popull kėto elementė tė artit foklorik dhe si i pėrcillen brezave mė tė rinj?
Fatkeqėsisht po harrohen. Por ne gjurmojmė, i zbulojmė e i sjellim nė skenė. Kėshtu, “Riti i bletės” ėshtė 100-vjeēar. Eshtė zbuluar nė malėsinė mė tė lagėt tė Sharrit, sikurse riti i “Shėn Gjergjit”. Ndėrkohė mundohemi tė punojmė me brezin e ri. Kemi shumė tė rinj e tė reja nė grupet tona, qė i pėlqejnė ritet e zakonet e hershme. Gjithashtu punojmė me grupe, nė shkolla e nė familje. Megjithatė ka vėshtirėsi, pasi shumica e tė rinjve, preferojnė muzikėn moderne. Edhe nė dasma ku mund tė kujtohen e intepretohen ritet, pak gjejmė. Tė njėjtėn gjė mund tė them edhe pėr zona tė tjera ku banojnė shqiptarėt nė Maqedoni. Ne kemi njė festival tonin, “Sharri kėndon”, megjithatė duhet bėrė edhe mė shumė.
Po kostumeve popullore, a ruhen?
Ato pėrdoren dhe ruhen, madje me fanatizėm. Kėtu kemi sjellė dy lloj kostumesh. Tek veshjet e burrave mbizotėron ngjyra e bardhė, ndėrsa tek veshjet e femrave, ngjyrat hapen. Janė tė pėrpunuara nga leshi e pambuku.
Edhe ju keni njė kala, sa e shfrytėzoni pėr aktivitete kulturore?
Kjo ėshtė e vėrtetė, kemi kalanė e “Abdurraman Pashės”, 400-vjeēare. Vite mė parė nė kėtė kala organizoheshin shumė veprimtari kulturore, sidomos, ritet e “Shėn Gjergjit”, por pas krizės qė kaloi Maqedonia, kjo kala ėshtė “pushtuar” nga forcat maqedone ushtarake dhe nuk kemi mė mundėsi ta pėrdorim.
Ju keni ardhur pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vitet ’90…
E kemi pasur tė ndaluar tė ndiqnim Radio Televizionin Shqiptar, megjithatė informoheshim fshehurazi. Atėherė dėgjonim vetėm fjalė tė mira, ndaj dhe kishim krijuar pėrshtypjen e parajsės, por kur hymė, e pamė se nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me atė qė kishim imagjinuar dhe ndjejmė dhimbje.
Ē’mendoni pėr festivalin e kėtij viti?
Unė them se festivalet e mėparshėm kanė qenė mė tė pėrgatitura, me materiale mė origjinale. Tani shoh shumė koreografi. Folklori burimor nuk e duron ndėrhyrjen, prekjen, aq mė shumė pėrzierien. Me sa kam parė vetėm Dibra kishte program burimor.

Hoxha: Folklori nuk e duron modernen
Riza Hoxha ėshtė pjesėmarrės i 7 festivaleve tė Gjirokastrės. Hulumtues i apasionuar i vlerave folklorike, por edhe njė instrumentist i shkėlqyer. Si specialist i vjetėr ai di mirė tė dallojė “pastėrtinė” e materialeve folklorike. Sipas tij, numrat e kėtij viti janė burimorė, autoktonė, tradita vjen e pastėr, herė-herė e kulluar, megjithatė ai nuk e mohon qė ka edhe pėrzierje. “Ka shpesh mani nga vetė ne specialistėt pėr ta aktualizuar, pėr ta pėrshtatur me tė sotmen dhe ka ndodhur qė e kemi dėmtuar, shėmtuar, hequr shkėlqimin e origjinalit. Ne jemi pėrpjekur ta ruajmė dhe tė sjellim tė pastėr folkun e zonės, por nuk jemi tė kulluar”, - thotė Hoxha, duke marrė si shembull vallen humoristike dhe atė origjinale tė dasmės pukjane tė shoqėruar edhe me kėngė. “Vallja humoristike “Plaku i dasmės”, qė ėshtė pasuar ndėr breza, flet qartė. Si koreograf, e pėrsėris, se edhe ne specialistėt e kemi fajin pėr ca modernizma. Folklori nuk e duron kėtė.”

Fran Pali, rapsodi i festivaleve
Ka zbritur prej bjeshkėve tė Pukės. Nuk i ka munguar asnjėherė Gjirokastrės sė festivaleve, prej vitit 1973. Tė flasė pėr veglat, pėr baladat, pėr grupin e Pukės, nuk ndjen lodhje. Fran Pali ėshtė rapsod i dėgjuar, kėngėtar e instrumentist. Prej 34 vjetėsh ai punon pėr grumbullimin e folkut dhe ruan me fanatizėm traditėn mė tė mirė tė zonės sė vet. Eshtė vlerėsuar me ēmime nė disa festivale, si krijues, si interpretues dhe si folklorist, madje ėshtė dekoruar dy herė nga Kuvendi Popullor, me medaljen dhe urdhėrin “Naim Frashėri”. Ai kujton vitet kur sėbashku me Ndue Shytin, krijuan orkestrinėn e Pukės dhe e “rritėn” atė nė 102 interpretues tė veglave tė ndryshme muzikore, si fyelli, ēiftelia, lahuta, lodra, dajrja e cylja. “Ishte periudhė e bukur. Punonin shumė, por dhe i qėndronim besnik traditės, madje nuk kalonim as tek tradita e rretheve tė tjera tė afėrta”, thotė rapsodi. Me keqardhje atij i duhet tė pohojė qė kohėt kanė ndryshuar dhe orkestrina qė ngriti me Nduen, tashmė ėshtė rrudhur. Njerėzit janė larguar.

02/10/2004

Askushi
26-09-2012, 17:55
Bujar Qamili per here te pare ne Festival


E Diele, 03 Tetor 2004
Pak njerez, qe nuk jane te lidhur me muziken, mund t'u shkonte ndermend, se Bilbili i kenges shkodrane do te ngjitej si debutues ne skenen e gurte. Por, kjo ka ndodhur, dhe per artistin e njohur, kjo do te mbetet si nje nga kujtimet me te mira

Zeri i tij melodioz ka jehuar ne kengen qytetare shkodrane dhe ne sa e sa koncerte te kenges popullore. Jarja shkodrane e Bujar Qamilit eshte bere sinonim i kenges qytetare te kesaj treve foklorike. E, vertete, bilbili i kenges shkodrane, nuk kishte si ti mungonte ketij edicioni ku vershon koloriti i kenges popullore shqiptare. "Pjesmarrja ne grupin konkurues te Qarkut Shkoder, per mua, perben dicka te vecante, -thote Bujari. Eshte hera e pare qe une ngjitem ne skenen e festivaleve ketu ne Kalane e gurte te Gjirokastres". Ne karrieren e tij si kengetar popullor, ngjitja ne skenen e Festofolkut shenon nje faze te rendesishme. "Per mua,-vazhdon ai- si kengetar popullor perben nje gezim te vecante ekzekutimi i kenges qytetare shkodrane perpara artdashesve te folkut shqiptar. Gjate gjithe periudhes parapergatitore te ketij festfolku une kam punuar me nje pergjegjesi te vecante ne lidhje me kete prezantim". Dhe, me te vertete, prezantimi gjate konkurrimit te kengetarit Bujar Qamili, ka perbere kulmin e konkurrimit te grupit shkodran. Kenga e interpretuar prej tij eshte shoqeruar me duartrokitje entuziaste nga spektatoret e pranishem ne Kalane e gurte. Zeri i Bujar Qamilit ka qene pjese e folkut shkodran per te cilen ai shprehet se eshte nje nga me te shumellojtet, persa i perket repertorit te kenges qytetare. Ne e justifikuam besimin e spektatorit shkodran per nje prezantim dinjitoz ne kete Festival Folklorik. Nderkohe, nje mbrese te vecante tek Bujari, ka lene edhe qyteti i Gjirokastres. Gjirokastra eshte nje qytet me fizionomi te vecante shprehet plot respekt Bujari per qytetin e festivaleve. B. Kore



Teknika nuk eshte ne funksion te "Fest Folk 2004"

Interviste me regjizorin e Festivalit Folklorik Kombetar Milto Kutali. Kush jane gjerat e reja, qe kane ardhur ne kete festival, ne kendvshtrimin e tij, konceptet regjisoriale te grupeve dhe cfare e mundon Festivalin ne vetvete

Blerim Kore

Nga ndryshon konceptimi regjizorial i ketij edicioni nga ai i vitit 2000?

"Elementi me i rendesishem ne konceptimin regjizorial te Festfolkut 2004, mendoj se eshte mireadministrimi i forcave krijuese artistike, te cilat ne fakt numerojne 1 200 pjesmarresit ne kete feste te madhe. Ajo qe mendoj une si regjizor se duhet te vije nga kjo bote e folkut eshte dhe duhet te jete raporti qe duhet ndertuar midis asaj qe eshte tipike per seicilin prej trupave pjesmarrese dhe nga ana tjeter universalja dhe filli i perbashket qe i lidh dhe i bashkon keto treva ne ate qe quhet folklori kombetar. Pikerisht, per kete, ne jemi munduar qe si domethenie te cdo nate konkurrimi, kete element bashkues ta realizojme nepermjet nje ceremoniali te perbashket, atij te dasmes. Cdo grup konkurues do te sjelle nepermjet interpretimit te nje dasme, ate realitet te ceremonise se dasmes shqiptare, qe ekziston ne treva te ndryshme. Element tjeter, qe perben autenticitetin e seicilit grup popullor konkurrues, eshte evidentimi artistik i se vecantes ne jeten e perditshme. Kjo ka te beje me ritualet zakonore te cdo treve folklorike, te cilat si regjizor jam perpjekur ti ndertoj ne momentet e tyre te vecanta per ti sjelle me te kuptueshme per spektatorin e gjere. Regjia, ne menyren e konceptimit artistik, eshte perpjekur te respektoje nje spektator qe eshte mik i festivalit madje po te mendosh qe ai vjen edhe nga jashte kufijve te vendit".

Cili eshte koncepti regjizorial, qe mbizoteron ne festivali ?

"Regjia, gjate punes se saj artistike, ka pasur parasysh se nuk duhet shuar ai spontanitet , improvizim dhe ai pasion i zilishem i artit popullor, qe vjen nga krijimtaria artistike e anonimatit. Eshte pikerisht ky spontanitet, qe percjell boten dhe shpirtin e pasur te ketyre njerezve. Shpirtin e improvizimit, qe mbartin artistet popullore, ne jemi perpjekur qe ta ruajme, mos ta cenojme per ta sjelle te fresket ne skenen e festivalit".

Cfare veshtiresish ka ndeshur regjia gjate neteve te konkurimit ?

"Kam pershtypjen se dobesia e ketij festivali eshte serish elementi teknik, te cilen mund ta konsideroj si mungese atavike, te trasheguar nga festivalet e kaluara. Mendoj se infrastruktura teknike nuk eshte ne dispozicion te festivalisteve. Duhet patjeter qe keto gjera ti shikojme per te ardhmen dhe te mundohemi qe ti veme ne funksion mesa te mundemi. Sepse ne fund te fundit eshte teknika dhe te gjithe efektet e tjera jashteartistike qe duhet te vihen ne funksion te interpretuesit".

Askushi
26-09-2012, 17:56
Te luash me ujkun


Interpretohet me virtuozitet nje rit pagan, i hulumtuar ne fshatin Vukaj te Kelmendit, nje valle e quajtur "Loja me ujkun"

Nje nga interpretimet me virtuoze te grupit perfaqesues te qarkut te Shkodres, e cila u pelqye nga ekspertet dhe u duartrokit nga publiku, ne amfiteatrin e kalase se Gjirokastres ishte vallja pagane "Loja me ujkun". Personazhet, qe e percollen kete rit pagan, ishin "tufa" e deleve dhe kecave, bariu "trim" dhe "ujku" i keq.

Fillimisht ne skene zbret atmosfera baritore me te gjithe ngjyrat dhe tingujt. "Delet" dhe "shqerat", artiste te mbuluar krejt ne lekure delesh dhe kecash "kullosin dhe lodrojne gezueshem ne livadh. Befas shfaqet "ujku" i keq, qe i vjen rrotull kopese. Delet tremben, por bariu trim arrin t'a largoje "ujkun". Serisht ne livadh kthehet armosfera e gezuar dhe artistet rrembejne duartrokitje te zgjatura te publikut.

Kjo valle eshte hulumtuar ne krahinen e Alpeve ne Kelmend nga folkloristi Gezim Uruci, i cili ne bashkepunim te ngushte me koreografin e njohur shkodran te Festivaleve Kombetare te Femijeve,Vladimir Seiti, e pergatiten ate per ne skenen e Gjirokastres duke ruajtur elementet me te sakte te autencitetit te saj. B.Kore

Legjenda, e cila ndan realen dhe irealen


Shqiptaret e Maqedonise spikasin per prurjet e pasurive burimore origjinale dhe risite e tyre. Perms riteve te gjetura dhe mjaft interesante, shqiptaret e Tetoves, Gostivarit, Struges e Shkupit kane arritur te bejne dallimin me grupet e tjera

Nje larmi tingujsh, ngjyrash e melodish, por mbi te gjitha ritet e sjella me mjeshteri, te shoqerojne edhe pas perfundimit te koncertit te shqiptareve te Maqedonise. Prurjet burimore origjinale jane padyshim e vecanta e shfaqjes te ketij grupi. Permes riteve te gjetura dhe mjaft interesante, shqiptaret e Tetoves, Gostivarit, Struges e Shkupit kane arritur te bejne dallimin me grupet e tjera. Zhurma e thirrjes se bletes; levizjet e gjalla te vajzave; rradha e veprimeve, qe percjellin nje domethenie te caktuar; mjeshteria e interpretimit realizuan mjaft bukur "Ritin e Bletes". Vajzat shperndahen gjithandej dhe nisin te therrasin bleten ne pune me levizje, fjale e zhurme. Solistja Teuta Ismani, Saimire Fejzullahu, e vajzat e tjera te grupit "Burimet e Sharrit" qe e shoqerojne, mbushin skenen me hare. Ky padyshim ka qene nje nga momentet me te bukura, jo vetem brenda shfaqjes se ketij grupi, por ka spikatur ne diten e trete te konkurimit edhe mes interpretimeve te grupeve te tjere. Udheheqesi artistik Ramiz Aliu pohon se: "Te gjitha numrat e sjelle ne kete festival jane te painterpretuar me pare. Eshte hulumtuar ne Malesite e Sharrit e zonat e tjera e kane ardhur ketu pjese me interesante ne skene".

Keshtu me nje menyre krejt te vecante, permes riteve te vjetra, melodive, kengeve e valleve, shqiptaret e Maqedonise, kane terhequr vemendjen e te pranishmeve me 10 numrat artistike, te programuar nga grupi i trete konkurues i nates se trete te festivalit.

"Vallja e Lodrave" ka hapur shfaqjen e ketij grupi, duke e mbushur kalane me jehonen e melodive te veglave muzikore dhe levizjet plot jete. Pas atmosferes te hareshme, nje ninulle e embel: "Luli, luli nena djalin", ka zbritur qete tek spektatori permes interpretmit mjeshteror te Iajete Mustafes. Nga pergjumja tek tingulli i fyellit duke krijuar nje ambjent te vertete baritor. Atmosfera nderron serish pa lene emocionet te clirohen:

"Ky viran kurbeti djalo na qofte i helmue / s'na le ne te dy / zemrat me bashku... Kenga e kurbetit dritheron serish ne skene duke percjelle nota nostalgjie".

Ngjyrat e kostumeve shumengjyresh te vajzave ia lene vendin kostumit karakteristik te burrave, ku dominon e bardha kombinuar me te zezen. Tahir Ismani, Riza Bishani, Cul Culifejzuli e Ahmet Tahiri, bien nje tjeter rit te interpretuar ne menyre origjinale, ritin e Shengjergjit, i ardhur nga Malesite e Sharrit. Per drejtuesin artistik te grupit "Lidhja Shqiptare- Maqedoni", perzgjedhja eshte bere e tille qe te pasqyroheshin te gjitha gjinite e artit popullor, kenga, vallja, melodite orkestrale, instrumentat popullore. Kenga e Dervenit: "Time mori Time", eshte ndjekur nga melodia baritore "Te stanet e Strajanit", melodie e interpretuar Kavalle prej Rrizvan dhe Sahall Strajani, etj. Fundin e programit do ta shenonte "Vallja dyshe e vdekjes", nje valle e vjeter, e cila ruhet vetem ne zonen e Frengoves dhe ka ardhur nen interpretimin e Zyber Musai e Mehi Iliazi, nje loje mes jetes e vdekjes, ku njeriu kerkon te zgjase sa me shume momentet e fundit te jetes se tij.

G.Brahimi

Askushi
26-09-2012, 17:57
Dita e dytė e festivalit

Rituali i dasmės ulqinase nė kala


V. Duri

Gjirokastėr - Me vėshtrimin mbi ēatitė e hirta, Elvira Vuciu duket tejet e pėrqendruar. Ulur mbi njė nga bedenat e kalasė, vajza 18- vjeēare sodit qytetin, nė pritje tė fillimit tė provave. Vjen pėr herė tė parė nė Festivalin e Gjirokastrės. Eshtė nusja e dasmės ulqinase. Nxėnėsja e degės sė Turizmit nė Ulqin e kėrkoi vetė kėtė rol. I duket sikur do tė martohet nė skenė. Ka emocione, por edhe frikė. Forcė i jep “dhėndri”, njė djalė i gjallė.
Udhėheqėsi artistik i trupės sė shqiptarėve tė Malit tė Zi, mė saktė tė Ulqinit, Beqir Truma, shpjegon se rituali i dasmės ulqinase do tė zgjasė 20 minuta. Dje ata kanė demonstruar ritet e zakonet e kėsaj treve tė banuar nė masėn 80% nga shqiptarė. Nė skenė ngjitet njė copėz jetė qė nė shumė aspekte na kujton dasmat tona, me krushqi, me ritualin e lyerjes se duarve me mjaltė, tė ėmbėlsirės qė dhėndri i jep nuses, tė djalit tė vogėl qė e shoqėron mė pas etj. Drejtori artistik Truma, thotė se nė vallen e dasmės janė futur edhe elementė tė rinj, qė kanė tė bėjnė me mė shumė liri nė njohjen dhe dashurinė e ēiftit.
Pas kėtij ceremoniali nė skenė janė derdhur tingujt e ēiftelisė, dajres si dhe vallet e malėsorėve interpretuar me mjeshtėri nga artistėt popullorė tė Malit tė Zi. Njė program qė u ndoq me interes nga shikuesit e shumtė qė mbushėn bedenat dhe sheshin e kalasė sė Gjirokastrės, natėn e dytė tė festivalit. Trupa e Ulqinit, e pėrbėrė nga 30 artistė, nė edicionin e kaluar tė Festivalit ka fituar ēmim pėr “Vallen e peshkatarit”.
Eshtė pritur mirė hyrja nė skenė e grupeve tė qarkut tė Dibrės. Ymer Neli 46 vjet tė jetes i ka kalur duke interpretuar melodi e kėngė me ēiflteli, fyell e lahutė. “Artisti i Merituar” shpreson se grupi i qarkut tė Dibrės mund tė marrė ndonjė ēmim, pasi kjo trupė prezanton njė llojshmėri repertori e kostumesh. Ndėrsa Shefqet Doda thotė se grupet e dibrės kanė sjellė nė festival edhe vegla tė traditės sė hershme, me tė cilat interpretojnė artistė tė njohur tė kėsaj treve, tė cilėt e kanė prekur skenėn e kalasė nė disa festivale.
Tė tillė gjen edhe nė grupet e qarkut tė Tiranės. Kujtim Shefini nga Kavaja thotė se kėnga qytetare kavajase e tiranase i ka tė gjitha elementėt pėr t’u pėrcjellė me emocion e kolorit nė skenė. Vallja dyshe kavajase e interpretuar nga Ibrahim Roci e Aranit Boraku pėlqehen dhe duartrokiten nga publiku.

01/10/2004

Askushi
26-09-2012, 17:57
Nė ditėn e katėrt tė Festivalit, juria para gazetarėve


V. Duri

Gjirokastėr - Anėtarė tė Jurisė sė FFK Ermir Dizdari, Afėrdita Onuzi, Bahtir Sheholli, Ramadan Bogdani, etj kanė dalė nė njė konferencė shtypi pėrballė gazetarėve. Sė pari, ata janė shprehur tė kėnaqur nga ecuria e deritanishme e Festivalit tė Gjirokastrės dhe nė veēanti pėr prurjet cilėsore burimore qė sipas tyre janė tregues nė rritje. Ata kanė vlerėsuar cilėsinė e riprodhimit tė kostumeve popullore, llojshmėrinė e tyre dhe pjesėmarrjen e 350 festivalistėve shqiptarė nga trojet jashtė kufijve, duke zgjeruar si asnjėherė pėrmasėn mbarėkombėtare tė Festivalit. Njė nga kėto “arritje” siē i quan anėtarja e jurisė, prof.dr Afėrdita Onuzi, drejtoreshė e Institutit tė Kulturės Popullore, ėshtė edhe ndėrtimi i programeve. “Personalisht do tė veēoja grupin e shqiptarėve tė Malit tė Zi, qė vinin nga Ulqini, pėr tė gjitha kėngėt e vallet qė ishin ngritur mbi ceremonialin e dasmės. Ishte njė mėnyrė origjinale, larg renditjes kėngė, valle, rapsodi. Veēoj disa ceremoniale, apo ritet, e Shėn Gjergjit, ritin e bletės etj.”
Specialistja Onuzi brenda slloganit “prurje” merr nė konsideratė veshjet popullore qė sipas saj “nė festivalet e viteve 1995 e 2000 linin pėr tė dėshiruar. Kėsaj radhe kishte edhe kostume origjinale, kur shumica e veshjeve popullore janė riprodhime tė kostumeve origjinale tė traditės.”


Tė lindur dhe rritur nė Zvicėr, shqiptarėt nga Kosova, nė Festivalin e Gjirokastrės

“Ilirėt” e Zvicrės shuajnė mallin me kėngė
Ata janė pak, vetėm 18 vetė. Kryesisht tė rinj. Por edhe mesoburra. I ka bashkuar dėshira pėr tė kėnduar shqip. Janė lindur e rritur nė Zvicėr. Por gjuhėn e njohin mirė, zakonet e vendit tė origjinės gjithashtu. “Dashuria pėr vendlindjen, mungesa e atdheut mėmė na nxiti tė vijmė nė Gjirokastėr”,- thotė Ilir Bytyēi, drejtuesi i Shoqėrisė Kulturore Artistike “Ilirėt”. Ai thotė se shoqėria qė drejton ka 10 vjet aktivitet, numėron 40 anėtarė tė pėrhershėm, me tendencė rritjeje, sepse ka shumė qė e duam kėngėn e vallen shqiptare. “Ēdo 2-3 ditė mblidhemi, kėndojmė, shuajmė mallin dhe mungesat e njerėzve tė dashur”. Tingujt e ēiftelisė e tė sharkisė sė Shpend Dervishit e Avdulla Bajramit, i pėrkasin kėngės “Kaēanik deri nė Bolenė”. Jo pak u duartrokit kėnga tjetėr e shqiptarėve tė Zvicrės “Nė majė tė Bjeshkės mė rriti nana”, e interpretuar nga Shqipe Fazlliu, kėnga “Prizeren e Kosovė”, “Nė krah tė shqipes nga Tropoja”, kėnduar nga Idajete Myftari si dhe disa kėngė tė tjera me motive patriotike. “Ruajtja e vlerave kulturore dhe shkėmbimi i pėrvojave,- thotė Ilir Bytyēi,- janė synimet e Shoqėrisė “Ilirėt”. Mbi tė gjitha, ruajtja e traditės sonė, njohja dhe kultivimi i saj. Vetėm kėshtu mund tė njohėsh e tė duash kulturat e tjera. Edhe kjo ėshtė njė arsye pse jemi nė festival. E kishim ėndėrr ardhjen. E realizuam.”


Legjenda e festivalit, 94 vjeēari Gjokė Nonaj
“Do vdes me lahutė”
Gjokė Nonaj ėshtė ulur nė njė cep tė kalasė. I bie ēiftelisė... E mbesa i rri pranė, por duke e lėnė nė merakun e vet. “Legjenda e festivaleve”, siē e quajnė lahutarin Nonaj ėshtė 94 vjeē. Kėtė sekret tė vogėl na e tregon e mbesa. Fiziku i tij i fsheh gjurmėt e moshės. I gjatė e i drejtė, si gjithė malėsorėt, i hequr, por energjik. Ecėn vetė, pa u mbajtur nga kush. Shkallėt e passkenės i ngjit vetė pa ndonjė vėshtirėsi. Gjokė Nonaj u lind mė 1910 nė Malėsinė e Madhe tė Mbishkodrės, por jeton nė Bjeshkė, mes nipėrve. Nga familja e tyre janė 6 vetė qė interpretojnė mrekullueshėm meloditė e zonės me lahutė e ēifteli. “Edhe nipėrit qė sot ndodhen nė Itali, Amerikė e Zvicėr - thotė lahutari - flenė me ēiftelinė. Kėtu janė tre pjesėtarė tė familjes qė bėjnė pjesė nė grupin e Lezhės.”
Legjenda Nonaj i kėndon legjendės nė shekuj, trim mbi trima Gjer Elez Alia. E menjėherė pas tij njė baladė kushtuar tre malėsorėve qė luftuan kundėr njė taborri turk. Vargjet i thotė shkoqur, ndėrsa gishtat lėvizin mbi tela. “Ta duam kėngėn, - thotė. Ta duam, se njė komb nuk kuptohet pa kėngėn e tij.” Baladat janė pėr tė pjesė e shpirtit, janė jeta e gjitha, ndryshe si mund ta shpjegosh qė 94-vjeēari nuk ka hequr dorė, nga baladat, kreshnikėt, lahuta. “Me to do vdes”,- thotė baca, festivalisti mė i moshuar i Festivalit tė Gjirokastrės 2004.


Elbasani
Ngjyrat e Ditės sė Verės
Grupet e Qarkut tė Elbasanit qė vijnė nga qyteti i Elbasanit, Peqinit, Librazhdit dhe Gramshit nė thelb tė programit qė titullohej “Mirėsevjen o Dita e Verės”, kishin ritualin e festės popullore tė kėsaj dite. Sipas specialistėve tė kulturės popullore, Qarku i Elbasanit ėshtė i vetmi qė ka mė shumė kostume dhe ekspozoi nė skenė 37 lloje kostumesh. Rituali i Ditės sė Verės” qė nisi me Babamadhin, mė tė vjetrin e shtėpisė qė hap festėn e pret miqtė, u mbyll me vallen e qytetit tė Elbasanit, ku vajzat shpėrndanė edhe 40 ballakume karakteristike. Ato kanė ftuar nė skenė edhe mysafirė nga plateja.


Kosova
Nga ritet pagane tek Lufta e Kosovės
Kosova ėshtė pėrfaqėsuar me grupe tė tri shoqėrive, “Hasan Prishtina” e Vushtrisė, “Dita Shtime” dhe “Isa Boletini” Rugovė e Hasit. Nė pėrbėrje tė grupit pėrfaqėsues kosovar ishte edhe grupi “Zėri i Shalės” i Mitrovicės. Ato sollėn folklorin e tė gjitha trevave, me elemente magjike, pagane e deri nga lufta e Kosovės. Pėr tu pėrmendur ėshtė “Dasma e synetisė” nga Rugova e Hasit, me njė mori ritesh ose vallja e burrave, meloditė instrumentale etj. Kosova pėfaqėsohet edhe natėn e fundit tė festivalit me ansamblin “Shote Galica”, Bllogovcin, vend ku 40 vjet mbahet njė festival burimor me shumė vlera. Edhe ansambli nga Opoja ka sjellė ritet pagane, mė karakteristike tė zonės. Atje festohen ditėt e Shėn Gjergjit, Shėn Kollit, Jeremisė etj. qė janė festat kalendarike mė tė lashta. Kosova ka marrė pjesė nė festivalin e Beratit me 50 festivalistė, dhe nė dy edicionet e fundit tė Gjirokastrės me 150 pėrfaqėsues.


Kėngėtarja popullore Refian Maksuti
Motra, elegji pėr komisar Malushin
Korēė-Dje grupi folklorik i qarkut tė Korēės ka bėrė provat e fundit pėr konkurrimin qė e pret nesėr nė Festivalin e Gjirokastrės. Mes tyre ėshtė edhe kėngėtarja e mirėnjohur e kėngės popullore Refian Maksuti. Ajo vjen nė kėtė grup nga fshati Radovickė i rrethit Kolonjė dhe sjell me vete edhe njė histori tė dhimbshme. Specialistėt e muzikės nė qarkun e Korēės ia njohin aftėsitė e rralla qė ka pėr tė interpretuar kėngėn folklorike. Gjithė jetėn ia ka kushtuar kėngės dhe mėsimdhėnies sė saj. Eshtė motra e komisar Gani Malushit i vrarė mė 6 gusht tė vitit tė kaluar. Kėrkesėn pėr tė marrė pjesė nė Festivalin e Gjirokastrės ajo e pranoi, por vetėm nėse do tė kėndonte elegjinė pėr tė vėllanė, i vrarė nė krye tė detyrės. Kėnga u dėgjua. Njė elegji qė shpreh dhimbjen e motrės pėr vėllanė, njė bashkėbisedim me nėnėn qė ka humbur birin. “Ende e ndiej se nuk i jap elegjisė atė qė kam deshirė dhe mundėsi, por jam e bindur se aty nė Kalanė e Gjirokastrės do tė jem ēliruar plotėsisht nga emocionet dhe dhimbja do tė mė japė forcė.” Refianit i pėlqen tė flasė pėr tė vėllanė qė nuk jeton mė, pėr nėnėn qė jeton me kujtimet, pėr motrat e vėllėzėrit, pėr nusen qė “ėshtė njė burrėreshė dhe qė sapo ka filluar punė nė radhėt e policisė me gradėn agjente e parė”. Ajo kujton se vrasėsi ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm. “Kam dhimbje por ndihem dhe krenare, - pėrfundon bisedėn Refiani. Njeriu njė herė vdes dhe pėr tė ka rėndėsi si vdes. Ai vdiq nė krye tė detyrės. Pėr njė oficer policie kjo vdekje ėshtė njė kujtim i pėrjetshėm.”

Askushi
26-09-2012, 17:58
STUDIUESIT: FESTIVALI I GJIROKASTRES PO SJELL MJAFT RISI

Komisioni organizativ i Festivalit Folklorik ka zhvilluar dje konferencen e pare per shtyp ne lidhje me ecurine e deritanishme te ketij evenimenti te folkut kombetar. Drejtori Artistik i Festivalit Ermir Dizdari, studiuesit e folklorit Ramazan Bogdani dhe Aferdita Onuzi, regjisori i festivalit Milto Kutali etj i jane pergjigjur interesimit te perfaqsuesve te medias se shkruar dhe elektronike per risite e ketij edicioni krahasuar me festivalet e kaluara, autenticitetin e vlerave folklorike, profilet kryesore folklorike pjesemarrese ne festival etj. "Ky festival ka pasur mjaft prurje te reja kryesisht ne ceremonialet dhe ritualet popullore", ka pohuar studiuesja Aferdita Onuzi. "I konsideroj prurje te reja ritualet e paraqitura ne skenen e fetsfolkut qe kane te bejne me punen, festat e motmotit etj. Ne festivalet e meparshme prezantime te tilla folklorike i kemi pare aty-ketu ndersa ne kete edicion i shikojme te plota dhe shume interesante", eshte shprehur ne takimin me gazetaret studiuesja Onuzi. Ne kete drejtim ajo ka vecuar grupin e Dibres me "Ritualin e berjes se qerekeve" i cili u ngjit per here te pare ne skenen interpretative te folkut shqiptar, ritualet e interpretuara nga grupet e femijeve etj. Gjate ketij festivali studiuesit kane vecuar si risi edhe intepretimin e disa varianteve te reja te kengeve popullore dhe melodive orkestrale. Ne kuadrin e prurjeve te reja A. Onuzi ka perfshire edhe riprodhimet e nje numri veshjesh popullore te vjetra qe studiuesit i cilesonin si motive te humbura. Te tilla kane qene dy veshjet te plota popullore qe u ngjiten ne skenen e Kalase nga artistet e grupit popullor te Tuzit gjate perfaqesimit te shqiptareve te Malit te Zi.

Mungesa e debatit

Gjate pyetjeve drejtuar grupit te organizatoreve te festfolkut gazetaret e pranishem kane kerkuar edhe arsyet e mungese se debateve dhe tryezave te rrumbullakta te cilat gjate edicionit te festolkut "Gjirokastra 2000" kane qene te shumta ne numer. Folkloristja A. Onuzi eshte shprehur se tryezat e rrumbullakta dhe aktivitetet debat mes studiuesve nga grupi organizativ jane percaktuar te zhvillohen pas perfundimit te diteve te Festivalit Folklorik. "Gjate ketyre diskutimeve,- vijoi Onuzi,- do te nxirren defektet dhe mangesite per t'i pasur parasysh ne te ardhmen, gjate organizimit te festivaleve folklorike te ketij lloji apo qofte edhe te permasave te tjera." Nderkohe per studiuesin e folklorit Ramazan Bogdani "ky festival ka mbledhur festivaliste nga te gjitha trojet shqipfolese brenda kufijve ne Shqiperi, ne Kosove, te shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi dhe te mbare diaspores shqipatre. Duhet theksuar se grupet e ardhura nga trojet shqiptare jashte kufijve shteterore nuk vijne si grupe pershendetes apo te ftuar por si te barabarte me grupet e 12 qarqeve te Shqiperise", pohoi studiuesi Bogdani perpara gazetareve.

Po shqiptaret e Ukraines dhe emigrantet e Greqise?

"Problemi i plotesimit te dokumentacionit ne koh`n e duhur ka bere qe grupet e ftuara diten e dyte dhe te trete te mos paraqiten", u shpreh drejtori artistik Dizdari ne pergjigje te pyetjeve te drejtuara nga ana e gazetareve per mungesen e grupeve pershendetese te shqiptareve te Ukraines dhe emigranteve ne Greqi. Sipas Dizdarit ne lidhje me grupin e Ukraines ishte dhene konfirmimi se do te merrte pjese ne festival . Por ditet e fundit ambasada shqiptare ne Poloni njoftoi se ky grup nuk do te paraqitej per shkak te vonesave ne plotesimin e dokumentacionit. Lidhja me dy grupet e emigranteve tane ne Greqi, vijoi Dizdari nuk ka qene institucionale por shoqerore. Ata kane pasur deshire te marrin pjese ne kete festival por mosplotesimi ne kohe i dokumentacionit beri qe grupi pershendetes t'i mungoje programit te dites se trete te festivalit.

Sipas specialistes se folklorit Aferdita Onuzi Insituti i Kultures Popullore ne botimet e tij, secili ne fushen e vet, krahas studimit te kultures kombetare, e ka pare kulturen shqiptare edhe ne kuadrin ballkanik. Per fatin se te ndodhur ne nje hapesire gjeografike te perbashket, ne kushte historiko-shoqerore, kulturore te perbashketa, me mjaft paralelizma midis popujve fqinje ne kemi menduar qe ne te ardhmen ne bashkepunim me Qendren Kombetare te Veprimtarive Folklorike te zhvillojme edhe aktivitete te tjera te para ne plan ballkanik. Ne kete menyre kultura shqiptare do te shihet e integruar ne kuadrin ballkanik.


PREJ TRI BREZASH KENGA E OSO BAROTIT JEHON MES BJESHKEVE

Oso Kuka n'kull t'barotit

Prej me shume se nje shekulli kenga kushtuar Oso Kukes vazhdon te jehoje dhe kendohet fale rapsodeve popullore te treves se Dukagjinit. Ne festivalin e Gjirokastres kenga u interpretua nga katershja e rapsodeve gjate konkurimit te Qarkut Shkoder. Kateershja e burrave qe interpretojne motivet e kesaj konge percjell mes jehones se bjeshkeve dhe motiveve epike madheshtine Oso Kukes ne kullen e barotit. "Po bjen ora gjam e motit / Oso Kuka ne kull t'barotit" jane vargjet e fillimit te saj te cilat e zhysin spektatprin ne periudhen e shekullit te kalur. Oso Kuka eshte kthyer ne simbol te qendres se malesoreve, pohon rapsodi popullor nga Dukagjini Istref Zara. Kjo kenge kushtuar atij interpretohet pergjate tri brezave. Kullen e e barotit te ketij trimi, vijon raposdi Zara pjesmarres ne shtate festivale femijte tane e njohin qysh te vegjel nepermjet kesaj kenge. "Si vetim veton ne shekuj / gjysma flak dhe gjysma hekur" e tipizon rapsodi anonim i Dukagjinit heroin nders ai i ka vendosur zjarrin kulles se barotit per te mos rene ne duart e atyre qe masakruan dhe dogjen malesin. Varianti i interpretimit te kesaj kenge eshte akapelo, nepermjet dores se vendosur prane veshit dhe jehones se zerit. Me interpretimin ne festivalin e Gjirokastres kjo kenge hyri ne dekadat e shekullit te ri, pohojne rapsodet dukagjinas pa e fshehur entuziazmin, cka nenkupton shprehjen popullore se trimat nuk vdesin por perjetesohen ne kenge

Askushi
26-09-2012, 17:58
Kostumet e grave, mė autentike se tė burrave

Dasmė arbėreshe, ritet e sė enjtes


Shekulli

Gjirokastėr-Arbėreshėt sollėn nė skenėn e kalasė sė Gjirokastrės ritualet e martesės. Nėn tingujt e kėngės dhe valles karakteristike, vėmendja u pėrqendrua nė ritet e ditės sė enjte. Nė ceremonial futen tė gjitha pėrgatitjet qė nga veshja e nuses, pėrgatitja e shtratit bashkėshortor e deri tek hyrja e dhėndrit nė dhomė. “Shumė nga kėto rite i gjen edhe sot nė dasmat arbėreshe, edhe pse dasmat janė modernizuar shumė”,- thotė Sara Bafa, koordinatore e grupit arbėresh. “Eshtė hera e parė qė grupi arbėresh vjen me njė ritual dasme”,- thonė organizatorėt e tij. Tepėr interesant momenti kur dhėndrit i vihet mbi shpinė njė samar gomari qė nėnkupton se tani ai krijon familje dhe bėhet i pari i saj, ndaj i vihet samari, pėr pėrgjegjėsitė familjare qė e presin. Dhėndri e puth nusen nė prani tė dasmorėve, i ēon pajėn, siē ėshtė zakoni ditėn e enjte dhe e gjitha kjo ka ritet dhe kėngėt e veta. “Shumė prej kėtyre zakoneve qė i pamė tė improvizuara nė skenė ngjasojnė si dy pika uji me ritet e dasmės nė zonat e Jugut tė vendit. Nė Gjirokastėr, nė zonat e Lunxherisė, Zagorisė”,- thonė specialistėt.
Ata kanė shpalosur nė skenė disa lloje kostumesh, kryesisht veshje tė grave: fustanet me pala, tė gjera, me shirita poshtė tė gjatė deri te kėrciri i kėmbės, jelekė tė qėndisur, me fije ari, me shirita me ngjyra etj. “Na kujtuan veshjet karakteristike tė disa zonave tė Jugut”, thotė drejtori i Qendrės Studimore Stalo Elmo. “Veshja e gruas ėshtė origjinale, e pėrcjellė nė breza, ndėrsa veshja e burrave ėshtė e adaptuar me veshjen e burrave tė Shqipėrisė sė Jugut. Prej andej kanė marrė fustanellėn, poturet, jelekun etj. dhe i kanė adoptuar. Ndėrsa veshjet e grave dhe vajzave janė autentike. Kėto lloj kostumesh kanė ngjashmėri me kostumet e grave tė Sarandės dhe tė Ēamėrisė. Edhe sot nė Kalabri bėhet kujdes pėr ruajtjen e kostumeve. Ato ripėrtėrihen, pasi shpesh nė fshatra ka gėzime e festa ku pėrdoren veshjet karakteristike. Eshtė pėr t’u vlerėsuar fakti qė tė 30 pėrfaqėsuesit e grupit arbėresh janė tė rinj e te reja. Janė nga krahinat mė nė zė tė Kalabrisė, nga San Demetrio Korona, San Sofia de Pietro dhe San Benedeto Ulano. Arbėreshėt kanė qenė gjithnjė prezent nė festivalet folklorike, por nė grupe tė vogla, pėr shkak tė vėshtirėsive financiare. Gati ēdo fshat ka grupin e tij. “Nė Kalabri zhvillohet edhe njė festival folklorik mesdhetar. Ka tre vjet qė organizohet”,- thotė Andrea Kokeri, drejtori artistik i Festivalit Mesdhetar. “Eshtė nė miniaturė si ky i Gjirokastrės, me pjesėmarrje tė grupeve nga tė gjitha fshatrat qė ruajnė me xhelozi traditėn. Jepen edhe ēmime”, shton Kokeri



04/10/2004
Marte, 05 Tetor 2004


KOMUNITETI I ARBERESHEVE NE RREZIK ASIMILIMI

Magdalena Alla

Intervista/ Flet kryetari i Qendres se Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe, Italo Elmo

Ne Hotelin e Palmave ne Lazarat, ku jane vendosur mjaft artiste festivaliste dhe perfaqesues te mediave qe ndjekin Festivalin Folklorik te Gjirokastres, para dy ditesh, personeli i hotelit ishte mjaft i angazhuar, sepse pritej te vinte grupi i arberesheve te Italise. Dheata erdhen, por larg perfytyrimit se "arbereshet e urte" do te ishin dhe disa zhurmaxhinj te papare, qe thyenin rregullat e nje hoteli, apo mjedisi te perbashket. Nejse, kjo thuhet edhe pak me shaka edhe pse mbart brenda dhe te meten. Ata ishin disa te rinj te hareshem, qe rendnin neper korridore, edhe me vrap, duke bere shaka, duke bertitur, kenduar, perplasur dyert, hedhur syte ndaj ndonje vajze te bukurEdhe pse me i vjetri mes tyre, Italo Elmo perpiqej t'u terhiqte verejtje, asgje nuk ndryshonte. Por kjo me teper se bezdisje te jepte ate kenaqesine qe njerez te kombesise sone, qe jetojne perhere larg nesh, kete here i kemi prane, e fundja le te jene si te jene mjaft qe jane. "Keshtu jane kalabrezet", thote dikush qe i njeh mire, edhe pse ata jane arbereshe, por ama qe, sigurisht kane marre e dhene me treven ku jetojne.

Ne mengjesin e te nesermes ata jane te paret qe jane ngritur me heret dhe kane mbushur barin ku hahet mengjesi, sepse jane shume. Perseri te zhurmshem, por te kendshem ama ne energjine, gjallerine qe mbartin. Flasin arberisht dhe italisht. Pak prej tyre jane arbereshe te paperziere. Shumica jane sidomos me nene italiane, ndersa babain shqiptar. Nje nga ata eshte dhe Michele, student per filozofi ne vitin e fundit. Po ashtu dhe studiuesja Sara, e cila mallengjehet per perkatesine e saj kombetare dhe nga fakti qe gjendet ne Shqiperi. Ndersa zoti Italo Elmo, i cili eshte kryetar i Qendres se Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe flet nje shqipe te paster. Ai eshte dhe arberesh i paster.

Ja si i pergjigjet pyetjeve, te bera nga gazeta "Koha jone", nderkohe qe te rinjte e tjere kane dale ne oborr dhe perpara se te hypin ne autobus per provat kendojne me shpirt kenge te pazakonta, perla te muzikes arbereshe.



Cila eshte veprimtaria e Qendres Studimore te Traditave Arbereshe?

Qendra e Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe eshte krijuar ne vitin 1980 si rezultat i nje nisme te perbashket mes studiuesve shqiptare dhe arbereshe te folklorit dhe trashegimise etnografike. Qendra numeron 34 aktivitete ne vit, te cilat kane ne qender folklorin arberesh. Aktiviteti kryesor i saj eshte organizimi i Festivalit te Folklorit Arberesh. Gjate ketyre 5 viteve te fundit qe une drejtoj Qendren kemi realizuar 3 aktivitete. Cdo vit si vend i zhvillimit te festivalit perzgjidhen dy fshatra arberesh. Ne kete eveniment te folkut marin pjese 32 fshatra nderkohe qe ne ditet e festivalit prezantohen 450 numra folklorike.

Element tjeter i veprimtarise se qendres sone eshte edhe evidentimi i pasurise folklorike materiale dhe orale ne krahinat arbereshe. Kerkimet tona jane perqendruar mbi kulturen popullore, kostumet, ritet arbereshe ne dasma dhe vdekje, kenget e djepit etj. Keto kerkime realizohen nga 5 specialiste te folklorit arberesh. Tani se fundi rezultatet e punes kerkimore ne lidhje me traditat arbereshe ne i kemi permbledhur ne 3 vellime nderkohe qe kemi pergatitur edhe nje cd kompjuterike. Gjate veprimtarise sone ne kemi pasur bashkepunim edhe me Insitutin Shqiptar te Folklorit dhe me studiuesit A.Onuzi, A. Bido, R. Bogdani etj.

Ne Festivalin e Gjirokastres cfare perzgjedhjeje eshte bere per pjesemarrjen?

Grupi arberesh i Kalabrise eshte formuar nga kompani te disa grupeve qe kane emrin "Avuli", "Shkendija" dhe te tjera grupe. Ne kete festival jane perzgjedhur elementet me te mire te grupeve arbereshe nga zona te ndryshme.

E sata here eshte qe vini ne Shqiperi me grupe folklorike?

Eshte e katerta here qe vij personalisht dhe me grupe te tjera dhe e para me ritualin e marteses.

Si eshte rituali i marteses te arbereshet?

Martesa fillon me javen e nuses, e pikerisht me te enjten e dhuratave dhe pergatitjen e shtratit te nuses dhe dhendrit. Pastaj vjen e premtja e samarit. Dhendrit i vihet samari ne menyre simbolike per te thene sa pergjegjesi ai do te kete ketej e tutje.

Ne te dielen e dasmes veshin nusen me cohen arbereshe, stolite dhe i kendojne kengen duke vallezuar, "Jurendina po martohet". Kostumet nga Shen Miter Korona. E marta pas martese eshte ritali i kulacit. Ai qe merr pjesen me te madhe do te dominoje ne familje, do te jete komandanti.

Me ke treve shqptare ngjajne keto rite?

Ka ide studiuesish qe martesa e arberesheve te Jugut per shembull ngjan dhe do te bashkohet me ate te shqiptareve te Jugut. Sepse eshte ideja se arbereshet vijne nga zona e Himares.

Po martesat e arberesheve sot, besoj se jane me shume te perziera dhe jo aq mes njeri-tjetrit?

Parapelqimi eshte arberesh me arberesh, por ky nuk eshte rregull. Martesat tani behen me shume te perziera, me italiane, dhe kjo per komunitetin tone nuk eshte mire. Kur martohet nje arberesh me arberesh bekojme perendine se themi: "Sa mire! Do ruhet gjuha". Ndersa kur behen martesa te perziera, edhe pse kjo eshte normale, rralle ndodh qe te ruhet gjuha.

Por ne 1999 ne Itali shteti aprovoi te drejten e arberesheve te mesojne gjuhen e tyre ne shkolla, dhe kjo ndodhi pas 500 vjetesh pritje, fale politikanit arberesh Mario Brunetti, i cili e ndoqi kete problem per 30 vjet rresht. Krahina e Kalabrise lejen e minoritetit per ruajtjen e traditave arbereshe e miratoi ne 2003.

Me se fundi ka nje pike referimi te sakte per ruajtjen e kultures sone, sepse me pare ishte vetem pasioni, ndersa tani jepen edhe para per folklorin tone e gjuha mesohet ne shkolla. Dhe ne do te mbetemi si kulture pikerisht dhe nga keto.

Andrea Kokjeri "nderhyn): Mos shih keta qe jane njerez te apasionuar pas kombesise se tyre, por une kam jetuar 13 vjet ne Kalabri, jam dhe muzikolog dhe kam vene re qe arbereshet kane turp te thone kombesine e tyre, e mohojne ate. Flas me teper per brezat e rinj, ndersa te vjetrit jo. Une kam gjetur pleq te mocem qe flasin nje shqipe te mrekullueshme. Nuk jane te organizuar mire. Edhe Katedra e gjuhes shqipe nuk ka bere ndonje pune te madhe.

A keni ju nje force politike tuajen?

Jo, dhe kjo eshte e demshme. Ne na premtojne shume neper fushata elektorale, parti te se majtes, apo te djathtes, per te mbrotjur te drejtat tona, por kur vjen fundi asgje nuk bejne. Ende nuk jemi te bashkuar per te mbrojtur vetveten tone.

Po me komunitetin italian ne pergjithesi c'marredhenie keni?

Italianet thone: "Kur sheh nje ujk dhe arberesh me mire vrit arbereshin". Por ne kemi nje tjeter shprehje, "Italianin dhe cdokend tjeter joarberesh mos e fut ne shtepi, se te hane e pine e pastaj te tradhetojne". "Qesh). Megjithate ne shkojme mire.

Sara Baffa, studiuese

Kam bere nje kerkim, historik-gjuhesor me foto te vjetra dhe jam duke vazhduar ne kete drejtim, sidomos ne zonen e Shen Sofias se Epirit. Dhe kam vene re qe festimet e Pashkeve, Krishtlindjet jane originale.

Jane 500 vjet dhe distanca sa vjen dhe shtohet. Si e shihni te ardhmen?

Ne disa fshatra eshte problem. Ne shume ruhet dhe gjalleron folklori i vjeter. Legjenda ruhet ne kenge, rituali i martesave me kenge. Ka probleme sepse bota perendimore leviz drejt globalizmit, televizionet jane italisht jo arberisht. Dhe kjo kohe eshte si nje lume i madh qe merr gjithcka.

Cfare projektesh keni per te ardhmen?

Puna ime eshte e lidhur me perspektiven e Qendres qe drejtoj. Fale nje projekti te mbeshtetur nga Bashkimi Europian brenda ketij viti Qendra Studimore e Tradites Arbereshe do te shnderrohet ne Insitutin Nderkombetar Etnografik "Beniamin Kruta".

Per here te pare ajo do te organizoje dhe Festivalin Folklorik Arberesh, pasi folklori yne vazhdon te mbetet shume i gjalle. E me pare nuk ka pasur nje aktivitet ku te mblidheshin te gjitha grupet. Kjo eshte hera e pare. Mendojme qe ne kete festival te ngjallim folklorin e vjeter, por dhe krijimet e reja. Sa te mesojne te rinjte gjuhen arbereshe, folklori mund te jete aktiviteti me i mire per kete.

E Marte, 05 Tetor 2004


LABERI, MAJAT ME CIKA

Me te ecuren karakteristike, veshtrimin krenar e pamjen e ashper "rebelet" e festivalit, pushtojne skenen. Te shumte ne numer, gati sa trefishi i grupeve te tjera, artistet e Qarkut te Vlores kane mbushur gjithe hapesiren dhe sfondin e platese se fetivalit. Ne naten e peste te konkurrimit, grupet e rretheve te Vlores, Sarandes e Delvines kane percjelle 20 numra artistike duke bere qe kalaja te ushtoje per 120 minuta nga zerat e burrave te Laberise.

Nje melodi e embel me fyell krijon atmosfere idilike per publikun dhe pas saj marresi i njohur Syrjan Hodo i grupit te Terbacit, ekzekuton kengen "Memedheu", duke celur mozaikun e polifonise. "Megjithese polifonia duket si e njejte, seicili grup ka te vecanten e tij, ngjyrimet, notat dhe ritmi jane te ndryshme. Kjo shpjegon edhe numrin e madh te pjesmarresve, pasi nje grup nuk interpreton dot ison e tjetrit", shpjegon udheheqesi artistik i grupit te Qakut te Vlores, Vait Kuci. Grupet dhe kengetaret e njohur i lene vendin njeri tjetrit. Kenge epike dhe

lirike, zera te ngrohte e te plote, nje grup me iso te shtruar e te qete, nje tjeter me iso te ashper, larima e polifonise se ketyre trevave ka rrjedhe fuqishem ne skene.

Najram Hunda, Hysni Kapo e Taire Bozhani, treshja e grupit te Dukatit e shoqeruar nga isoja e grupit ka interpretuar kengen "Telat vene e vine", ndersa notat lirike kane ardhe se pari nga grupi i Velces ne kengen "Kumbulla, moj kumbulla". Grupet e Mavroves, Tragjasit

e grupi "Bilbili" i Vlores ndiqen nga interpretimi i grupit "Dea" te Sarandes qe ka sjelle kengen "O moj dardha dimerore". Folklori i treves se Camerise ka ardhur ne skene

permes valles se vajzave te grupit cam te Vlores. Kostumet e tyre te vecana dhe interpretimi elegant, plot hijeshi e finese ka zbritur ne Gjirokaster magjine folklorike te kesaj treve. Por ajo qe ka dominuar ne programin artistik te ketij grupi kane qene kenget dhe elementet epike.

Ketu ne vendet e mia

Ku dhe Zoti vjen i ftuar

Mbreteron vetem liria.

Kjo eshte Himara qe thone / diell dhe dete shqiponje.

Nje flamur kombetar shpaloset ne skene, grupi i Himares percjell vargjet e kenges: "Une jam Damjan i Himares", qe ka ardhur nga zerat e plote te dy marrese Kristo Cipa e Leni Cali.

"C'ka ky djale qe ma ben me dore" prezantoi kengen qytetare vlonjate, ndersa rrethi i Delvines eshte paraqitur me "Djemte e Delvines" dhe grupin "Kaonia" qe interpretuan kenget "Engjell i miresise" dhe "C'u prish Lekuresi i shkrete". Hyne me gjemim e dalin me gjemim nga skena, per kete eshte preferuar qe mbyllja e programit te behet me vallen e kenduar "Laberi, majat me cika" ekzekutuar nga grupi i burrave te Zvernecit.

Askushi
26-09-2012, 17:59
Gjashtė netėt e Festivalit Folklorik tė Gjirokastrės. Juria ka shpallur fituesit e edicionit tė shtatė

Kupa e folkut mbetet nė Gjirokastėr


Alma Mile

Gjirokastėr - Kupa e Festivalit mbetet nė Gjirokastėr. Pas gjashtė netėsh tė ngjeshura konkurrimi ėshtė mbyllur mbrėmė nė kala, Festivali Kombėtar Folklorik i Gjirokastrės. Duke marrė parasysh paraqitjen e tė gjitha grupeve konkurruese, si nga ana muzikore, koreografike, kostumografike, si dhe pastėrtia e folklorit, juria e festivalit, e pėrbėrė nga emra tė njohur tė muzikologjisė shqiptare, si Ramazan Bogdani, Afėrdita Onuzi, Bahtir Shaholli, Haxhi Dalipi, Agron Xhagolli, Thoma Gaqi e Ndoc Papleka, kanė dhėnė trofetė: Kupa e Festivalit pėr qarkun e Gjirokastrės; Ēmimi i parė pėr grupin e Tiranės; Ēmimi i dytė pėr grupet e Vlorės dhe Korēės; Ēmimi i tretė pėr grupet e Fierit, Elbasanit dhe Kosovės.
Tė gjitha sėbashku kėto ēmime kanė njė vlerė 1.3 milionė lekė. Nė edicionin e shtatė tė kėtij aktiviteti kanė konkuruar 12 qarqe nga Shqipėria, si ai i Kukėsit, Fierit, Dibrės, Tiranės, Shkodrės, Beratit, Vlorės, Korēės, Gjirokastrės, Elbasanit, Lezhės, por edhe pėrfaqėsues nga Kosova, konkurimi i tė cilėve ėshtė shpėrndarė nė netė tė ndryshme tė festivalit. Tė pranishėm kanė qenė edhe shqiptarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi, e diasporės nė Zvicėr e Amerikė. Pas njė nate tė zjarrtė qė dhuruan artistėt e qarkut tė Vlorės, me polifoninė burrėrore e kėngėt e trimėrisė, kėngėt e vallet e gėzueshme tė dasmave krutane e durrsake, riteve dhe kostumeve tė arbėreshėve tė Kalabrisė, nata e pėrmbyllėse ishte “rezervuar” pėr qarkun e Korēės, grupeve folklorike tė Prishtinės e Gjilanit, e padyshim vendasve. Pas valleve tė ėmbla gorarēe e devollite, tė kėrcyera me mjeshtėri nga grupi i burrave dhe mė pas ai i tė rinjve tė Devollit, kėngėve grarishte tė Kolonjės, ēiftelisė kosovare, rradha iu la vendasve, grupeve folklorike tė qarkut tė Gjirokastrės. Kėngėtarėt e grupit “Ergjėria”, grupi i mirėnjohur i Bėnēės e Kolonjės, sollėn sėrish nė skenėn e festivalit polifoninė e mrekullueshme tė jugut e ison e gjatė labe, e cila do tė pasohej nga valet lozonjare tė vajzave dropullite. Por surpriza e mbrėmjes do tė ishte pėrshėndetja e grupit folklorik tė ardhur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilėt kanė pėrcjellė tek publiku, emocionin e mėrgimtarit, kėngė e valle nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, qė nga Ēamėria, Shqipėria e Mesme e deri nė kėngėt e veriut.

Askushi
26-09-2012, 18:00
Ndue Shyti, krijues i pėrsosur i muzikės popullore



Sulejman Sula



Ndue Shyti, Artist i Popullit, personaliteti mė popullor, bir dhe nder i rrethit tė Pukės, instrumentist dhe krijues i pėrkryer nė muzikėn popullore, ku ēiftelia ėshtė bėrė magjike me lojėn e saj, ku nė orkestėr veglat e muzikės popullore harmonizohen aq mirė saqė sė bashku prodhojnė “simfoni” nė realitetin e kohės.
Shtysėn pėr t’i rėnė ēiftelisė ai e mori nga fshati Gojan i Madh i bregut tė lumit Fan i madh, ku lindi e kaloi rininė. Kėtu nė ēdo shtėpi ndodhet njė ēifteli me motivin e moēėm “bashkė me njeriun – kėnga e vallja dhe melodia e gurės popullore”. Ēiftelinė e mėsoi duke imituar fillimisht instrumentistėt mė tė dalluar tė fshatit. Si idhull kishte instrumentin mė tė shquar Gjin Shkoza. Kjo ishte “shkolla e parė e muzikės”. Duke kaluar ditėt dhe muajt, duart ju stėrvitėn, ato binin lirshėm, jepnin tinguj e melodi me diēka tė veēantė nga vetja. Nga interpretimi i shkėlqyer dhe mbi tė tjerėt kaloi tek krijimtaria e vet, veēmas nga tė tjerėt. Talenti, pasioni, vullneti qė i kishte me bollėk, si trinom tė suksesit, e futėn nė rrugėn e ngjitjes. Atė e frymėzoi natyra e mrekullueshme e trevės, popullsia e saj, vetė jeta me plot kuptim e motivacione. Kudo qė interpretonte sillte tinguj e melodi tė padėgjuara, larg arkaizmit dhe monotonisė. Personalitete tė muzikės vėrenin njė “meteor” nė interpretim dhe krijimtari. Nė vitin 1966, bėri turneun e parė jashtė vendit nė Kinė, ku u admirua pėr interpretim tė jashtėzakonshėm. Nė vitin 1968 punon nė Pallatin e Kulturės Pukė. Nga ky mjedis pune e krijimtarie shanset u hapėn. Bashkėpunonte me instrumentistė, kėngėtarė e valltarė tė rrethit e vendit, debatonte me specialistė tė muzikės pėr novacione tė reja etj. Tashmė, talenti ishte njė realitet, njė protagonist klasi me krijimtari tė bollshme. Me vullnet tė jashtėzakonshėm punonte si rrallė kush. Reputacioni i tij po ngjitej nė maja tė larta. Punonte e drejtonte nė disa plane, perfeksiononte lojėn me veglat e tjera si sharki, dy lloje bilbili, zumare dhe fyelli me forma tė ndryshme, vazhdonte punėn krijuese mbėshtetur nė folkun pukjan e mė gjerė, vrojtonte, pėrzgjedhte, inkurajonte talentet e reja, strukturonte me instrument grupin orkestral dhe, njėherėsh luante vetė me disa instrumente e dirigjonte grupin orkestral. Gjithēka ia dedikonte qėllimit: “tė arrijė pėrsosmėrinė”. Pėr kėto arritje nė vitin 1969 u vlerėsua “Artist i Merituar”. Nė ansamblin popullor “Puka” u arrit qė grupi tė ketė tetė instrumenta me prirje shtimin e tyre. Pėrveē ēiftelisė hyri sharkia, lahuta, fyelli, bilbili, zumarja me dy pipza, gajdja me rrashiq dhe gjethja. Kjo arritje u vlerėsua si punė krijuese nė muzikėn popullore.
Mirėpritja mbarėpopullore e inkurajoi pėr mė tej. Provoi me sukses pasurimin e orkestrės, duke futur pėr ritėm daullen, fizarmonikėn e nė sinkron bėri tė pėrfshihej edhe kitara. Koncertet e dhėna treguan se struktura e regjistruar dhe interpretimi janė prefekte. Artisti “i pangopur dhe ambicioz”, me metodikė tė mirėfilltė shkencore e kaloi orkestrėn me vegla tė temperuara, duke shoqėruar me shumė sukses brenda e jashtė vendit kėngėtarė shumė tė njohur tė muzikės popullore. Kulminacionin orkestral e ka arritur nė koncertin ndėrkombėtar jubilar nė vitin 1979, ku numri i interpretuesve rekor ishte 104 vetė. Nė sinkron ishin mbi 30 ēifteli, ku 6 prej tyre i interpretonin femra. Koncerti kishte pėrmbajtje muzikore e dinamizėm tė paparė. Madje u vlerėsua si asnjėherė pėrsosmėria e grupit dhe gjenialiteti krijues i Ndue Shytit, i cili duke shkėlqyer si magji e vėrtetė bėri epokė. Ky novacion i dha vlerėn mė tė lartė “Artist i Popullit” nė vitin 1979. Ai krijoi profilin e tij muzikor. Novacioni qėndron nė pėrkryerjen e mjeshtrisė nė ēifteli e shumė vegla tė tjera, duke u akorduar me instrumente tė tjera jashtė traditės e duke arritur nė “simfoni” me orkestracionin e kompletuar. Si artist ishte shumėdimensional, interpretues nė pesė vegla, krijues dhe dirigjues nė orkestrėn mė tė madhe tė muzikės popullore. Puna me orkestrėn pėr tė ishte gjithēka. Nė mėnyrėn mė skrupuloze jepej i tėri. Ka marrė pjesė nė tė gjitha festivalet folklorike, ku ėshtė nderuar me ēmimet mė tė larta. Me ansamblin “Puka”, ka marrė ēmim nė festivalin kombėtar, po kėshtu dhe dekoratėn “Urdhri N.Frashėri Klasi I”. Ai ka shkėlqyer kudo jashtė atdheut, duke rritur vlerat e kombit me muzikėn qė ka pėrcjellė. Ku ėshtė ftuar ansambli i kėngėve e valleve popullore, etj. ka qenė edhe mjeshtri ynė. Nė turne e festivale nė disa vende si Francė, Norvegji, Turqi, Kinė, Vjenė, Lana, Kamboxhia, Amerikė, etj. Turne ka bėrė me ansamblin “Puka” “Dajti”, grupin e valleve tropojane, etj.
Me shumė mbresa artistike i ka lėnė Dizhoni, ku juria i dha ēmimin gjigant “Gjerdani i Artė”, nė mes shumė e shumė grupeve me famė. Nė Itali, trioja me ajkėn e artistėve tė kombit, Gaqo Ēako (muzikė klasike), Vaēe Zela (muzikė e lehtė) dhe Ndue Shyti (muzikė popullore) u vlerėsuan maksimalisht si interpretues tė kulminacioneve shqiptare. Tashmė artisti Ndue Shyti ėshtė nė moshėn 70-vjeēare dhe nė njė gjendje tė rėnduar shėndetėsore.Tashmė artisti ka merak se e gjithė kjo trashėgimi muzikore mund tė humbasė, si pasojė e njė komercializmi tė tepruar tė muzikės popullore shqiptare. Do tė ishte mirė qė t’i kushtohej sadopak vėmendje kėtij artisti tė madh dhe trashėgimisė qė ai ka lėnė nė muzikėn shqiptare tradicionale.

Askushi
26-09-2012, 18:01
Folklori muzikor-Strukture dhe analize



Parathėnie



"Harta etnomuzikore" - makrostrukturė e folklorit muzikor shqiptar



Nė analizat qė do tė bėjmė mė poshtė mbi lėndėn muzikore folklorike shqiptare do tė vėrejmė se brenda pėr brenda kėtij folklori ekzistojnė parapėlqime tė ndryshme si pėr mėnyrat e tė kėnduarit, shkallėt muzikore, veglat apo muzikėn vokale etj. Kėto parapėlqime padyshim janė tė lidhura me njė makrsotrukturė, qė mund ta quajmė “harta etnomuzikore” shqiptare, brenda sė cilės do tė gjejmė tiparet dhe vetitė e pėrbashkėta, por dhe diferencat qė ekzistojnė brenda folklorit muzilor shqiptar.

Si hap tė parė, do tė vėrejmė se lumi Shkumbin, pėrveēse ėshtė njė kufi midis dialekteve geg dhe atij tosk, nė vėshtrimin tonė shėrben edhe si njė orientues natyral pėr ndarjen e hartės sonė etnomuzikore nė dy pjesė. Nga lumi Shkumbin dhe mė nė jug do tė kemi zonėn iso-polifonike tė tė shprehurit muzikor (dy, tre dhe katėr zėrėshe) apo atė shumėzėrėshe, siē jemi mėsuar rėndom ta quajmė, dhe nga lumi Shkumbin e mė nė veri do tė kemi zonėn monodike tė tė shprehurit muzikor (monodi, monodi me shoqėrim apo edhe homofoni). Sipas Sokolit “…atje ku flitet gegėnishtja kemi muzikė homofonike, kurse pėrposhtė kėtij lumi, atje ku ndihet rotacizmi i bashkėtingėllores n nė r ose diftongu ua e tjera veēori fonetike tė toskėnishtes, atje ndihet dhe isoja sė bashku me veēoritė e tjera polifonike”.[1] Nė zonėn e jugut tė Shkumbinit do tė pėrfshihen Toskėria, Labėria, Ēamėria, Myzeqeja, ndėrsa nė atė tė veriut tė Shkumbinit gjithė veriu i Shqipėrisė me ndarjet pėrkatėse tė zonave etnografike. [2]

(Hartat)

Po kėshtu, si nė njė ekuacion, zona iso-polifonike jugore ndėrlidhet ngushtė vetėm me shkallėt muzikore pentatonike, ndėrkohė qė zona monodike ndėrlidhet ngushtė vetėm me shkallėt modale, diatonike por dhe ato kromatike. Pėr rrjedhojė, kėto veēori pasqyrohen edhe nė preferencat pėr veglat muzikore popullore, pėr veshjet, arkitekturėn popullore etj. Siē do tė shohim, nė folklorin muzikor shqiptar do tė kemi vegla mbarėshqiptare, por dhe vegla muzikore popullore, tė cilat janė tė lidhura ngushtė me kėtė skemė tė ndarjes sė folk-muzikės sonė. Ndėr to, do tė pėrmendja si mbarėshqiptar fyellin, dhe si tė veēantė pėr zonėn monodike lahutėn dhe ēiftelinė dhe pėr zonėn iso-polifonike biculėn, gajden apo llautėn.

Ėshtė e kuptueshme se lumi Shkumbin nuk mund t’i ndajė si me thikė kėto zona, pasi nė tė dy brigjet e tij, si nė atė verior ashtu edhe nė atė jugor, shtrihen disa mikrozona, tė cilat le t’i quajmė kufitare, nė foklorin e tė cilave shkrihen tiparet qė reflektohen nga tė dy anėt. Si rezultat, do tė gjejmė polifoni dhe pentatonikė edhe nė disa fshatra tė rrethit tė Tiranės, disa ngjyrime modale nė Librazhd, si dhe bashkėjetesė tė polifonisė dhe monodisė nė muzikėn popullore brenda njė fshati, siē ėshtė rasti i fshatit Ladorisht qė gjendet nė “Maqedoninė toske” etj. Por, gjithėsesi ky ėshtė njė fenomen qė nuk e prish kėtė klasifikim tė hartės sonė etnomuzikore.

Sesi ėshtė mbėrritur nė kėtė klasifikim, ėshtė njė ēėshtje qė hap shumė diskutime, por kjo makrastrukturė e folklorit tonė muzikor, me gjithė ndarjet qė ekzistojnė, ėshtė njė shprehje e drejtpėrdrejtė e faktit, se folklori ynė muzikor ėshtė origjinal, se ėshtė i ndryshėm nė variante dhe, si i tillė, nuk krijon ndarje artificiale. Kėto ndarje artificiale nuk ekzistojnė, sepse mbi tė gjithė kėtė makrsotrukturė vepron njė metodė e pėrgjithshme kompozicionale popullore, e cila siguron unitetin e kėtyre dy njėsive, por dhe diversitetin e shprehjes sė tyre. Se ē’ėshtė dhe nga buron kjo, mund tė themi se ajo ėshtė vetėm nje element i etnosit tonė, i cili ende ka ngelur i pazbėrthyer deri nė fund.

Askushi
26-09-2012, 18:01
Muzika Popullore



Njė studim sistematik i muzikės tradicionale shqiptare u bė i mundur vetėm nė fillimet e viteve '30 falė muzikologut Y. Arabatski i cili mblodhi kėngė dhe melodi popullore shqiptare. Pėr shkak tė formimit tė veēantė malor tė vendit dhe pėr shkak tė vėshtirėsive tė lidhjeve e cila kushtėzohej nga mungesa e rrugėve tė komunikimit, muzika shqiptare ka ruajtur tė paprekura karakteristikat dhe format e saj deri nė vund tė viteve 1800. Mungesa e ndikimeve ėshtė mė e qartė nėse shihet nė lidhje me arbėreshėt e Italisė.
Bashkėsitė e formuara nga pasardhėsit e shqiptarėve tė cilėt u larguan nga Shqipėria nė mesin e dytė tė viteve 1.400 pėr tė mos rėnėn nėn zgjedhėn turke dhe qė kanė ruajtur gjuhėn e tyre dhe traditat e tyre muzikore. Studimet e Arbatski-t u zhvilluan nėpėrmjet pėrmbledhjeve tė regjistrimeve fonografike tė shtrira nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, tė cilat ishin realizuar nga studiuesit e folklorit dhe tė etnomuzikologjisė rreth viteve '50.

Polifonia Vokale
Shqipėria dallohet nga ana muzikore pėr njė traditė tė pasur nė polifoninė vokale. Ky tip melodish polifonike zakonisht kėndohet nga dy, tre apo katėr zėra, tė ndjekura nga njė kor burrash apo nga njė kor grash, pa shoqėrim istrumental. Por kemi edhe melodi tė kėnduara nga zėra tė ndėrthurrur, tė cilat edhe pse kanė ekzistuar edhe me parė kanė marrė mė tepėr zhvillim pas ēlirimit tė Shqipėrisė. Polifonia vokale shtrihet nė pjesėn mesdhetare tė Shqipėrisė nga lumi Shkumbin deri nė Ēamėri.
Kjo zonė ndahet mė pas nė dy sisteme polifonikė. Sistemi Lab qė pėrfshin rrethin e Tepelenės, Vlorės, Gjirokastrės dhe njė pjesė tė Sarandės, dhe sitemi Toskė qė nis nga lumi Vjosė dhe deri nė lumin Shkumbin duke prekur rrethinat e Strugės, Ohrit, dhe deri nė Prespė nė Maqedoni. Nėse sitemi Lab dallohet pėr ndryshimin e thellė mes zėrave, sitemi Toskė pėrkundėrazi pėrmban njė ritėm tė lirė dhe njė ecuri tė zėrave me intervale muzikore mė dalluese dhe me shoqėrime qė pasurojnė meloditė. Repertori i tyre ėshtė i ndėrtuar mė sė shumti nga kėngė historike me karakter tė theksuar nacionalist dhe nga kėngė me origjinė fshatare pėr dashurinė, shpotitėse apo ninulla.

Muzika Instrumentale
Muzika instrumentale shqiptare shoqėron kėngėt e vallet dhe pėrbėn atė orkestėr qė quhet "Saze". Nė pėrgjithėsi nė veri tė vendit zė vend tė dukshėm njė formė radikale muzikore e kėngėve epike, mė tė vjetrat e tė cilave janė Rapsoditė pėr Kreshnikėt. Kėngėtari (rapsodi) shoqėrohet nga vegla muzikore me tela, ndėrsa nė Jug pikėrisht pėr gjurmėn polifonike tė kėngėve, funksioni i instrumenteve ėshtė i drejtuar drejt njė virtuizmi. Instrumentet e frymės pėrdoren nė tė gjithė vendin. Instrumentet shqiptare kanė njė shpėrndarje heterogjene dhe shpesh nga struktura dhe teknika e pėrdorimit nuk pėrputhen mė traditėn e folklorit tė popujve fqinjėve.
Si shembull mund tė pėrmendim "Lahutėn" (instrument njė tel qė realizohet me hark), "Bakllamaja" (instrument me tre tela i pėrdorur nė zonėn e Korēės dhe Pogradecit), "Ēiftelia" (instrument me dy tela shumė i pėrdorur nė gjithė vendin, sidomos nė Veri), "Sharkia" (instrument me pesė tela qė pėrdoret pėr tė shoqėruar vallet nė Kosovė), "Buzuku" (instrument me gjashtė tela), Fyelli (culedjaria, instrumenti me antik i Shqipėrisė i pėrmendur qė nė shekullin e V apo tė VI para erės sė re), Bilbili (qė imiton timbrin dhe cicėrimėn e zogjve), Kavalli (instrument me origjinė baritore), Surla (pėrdoret nė muzikėn e karakterit epik) dhe nė fund tamburet e pėrmasave tė ndryshme Daullja dhe Lodra qė shoqėrojnė kėngėt dhe vallet pothuajse nė tė gjithė vendin.

Muzikantėt
Qėndrat mė tė rėndėsishme tė shpėrndarjes pėr formimin e muzikantėve qė aktualisht janė prezentė nė skenėn artistike shqiptare janė, qyteti i Korēės ku mund tė pėrmendim Eli Farėn, kėngėtarja mė e dashur dhe mė e famshme e Jugut tė vendit, e njohur edhe jashtė Shqipėrisė pėr turnetė e shumta; qyteti i vogėl malor Permeti ku kanė lindur dy muzikantė tė njohur popullorė, klarinetisti Laver Bariu i cili akoma jeton nė qytetin e Pėrmetit dhe Remzi Lela i cili tani jeton nė Tiranė dhe ėshtė lideri i grupit qė shėnon numrin mė tė madh tė regjistrimeve muzikore tė viteve tė fundit, Familja Lela nga Pėrmeti. Pėrsa i pėrket traditės sė kėngės epike nė Veri tė vendit mund tė pėrmendim kėngėtarin dhe muzikantin me sharki z.Bytyēi.

Organizimi
Vlerėsimi dhe pėrhapja e trashėgimnisė muzikore shqiptare i ka mbijetuar edhe skemave tė diktaturės komuniste. Orkestrat tradicionale janė zgjeruar edhe me instrumente tė tjera si kitara dhe fizarmonika dhe se fundi edhe instrumente elktronike si organo. Njė takim me rėndėsi ka qenė pėr shumė kohė Festivali i Gjirokastrės i cili pas disa vjet ndėrprerjeje ka filluar tė zhvillohet pėrsėri. Ky festival zhvillohej ēdo 5 vjet nga Radio Televizioni Shqiptar dhe ishte njė aktivitet qė afronte brezat e vjetėr dhe tė rinj tė kėngėtarėve popullorė nga krahina tė ndryshme.

Askushi
26-09-2012, 18:03
Website i ri kulturor



Grupi i valleve te Bostonit sapo ka krijuar website-in e tyre. Mund ta shihni ne www.bashkimidance.com. Gjithe informacionin per grupin dhe fotografi) apo per aktivitete kulturore ne bregun lindor te USA mund t'i gjeni aty.

Askushi
26-09-2012, 18:04
RREFIMI I JORGO BAKUT MESUESIT NGA DEVOLLI
Mbledhėsi i Folklorit: Nė '96 regjistrova 38 krijime
"Si i mblidhja kėngėt pėr Suden"



Ilir Bushi

Nė vitin 1996 unė lashė pėrgjysėm mbledhjen e krijimtarisė popullore pėr Mic Sokolin dhe heronjtė e Shqipėrisė e fillova tė mbledh kėngėt qė u krijuan pėr Suden, Alimuēajn, Xhaferrin, Gėrxhalliun etj". Kėshtu e nis rrėfimin e tij, mbledhėsi i njohur i folklorit shqiptar, Jorgo Baku, i cili gjatė jetės sė tij ka botuar dy libra pėr krijimtarinė popullore tė paraluftės, ndėrkohė qė libri i tij i tretė pėr drejtuesit e firmave piramidale i mbeti pėrgjysėm. "Megjithėse krijimtaria popullore e viteve 95-97 u bazua mbi figura tė tilla si Alimuēaj, Gėrxhaliu, Xhaferi e Maksude Kadėna, pėrsėri kjo periudhė ia vlen tė studiohet nga ana profesionale", nėnvizon profesori i letėrsisė shqipe.

Cila ėshtė mė pak fjalė biografia juaj letrare?
Kam studiuar gjithė jetėn folklorin popullor dhe kam arritur tė botoj gjatė jetės time dy libra tė rėndėsishėm. Njė libėr pėrmbledh krijimtarinė popullore gjatė Reformės sė Tanzimatit ndėrsa libri i dytė bėn fjalė pėr krijimtarinė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pas kėtyre librave pėr arsye ekonomike u largova me familjen nė vitin 1992 pėr tė punuar nė Greqi. Por kur u ktheva qė andej nė vitin 1996 pashė se nė Shqipėri kish nisur njė epokė e re, ku njerėzit pasuroheshin pa prekur punė me dorė. Kjo ndodhte nėpėrmjet firmave piramidale.

Ju vetė si u pėrshtatėt me realitetin e ri?
Nė fillim nuk u besova syve. Por njė ditė pashė se si dy vėllezėrit e mi morėm tek firma e Sudes 16 mijė dollarė, ndėrsa motra merrte rregullisht nga VEFA 500 dollarė nė muaj fitim. Troē muhabeti, kėtu tė gjithė ishin mbėrthyer nga epidemia e fajdeve, ndėrkohė qė njė pjesė e njerėzve e pėrēmonin punėn. Atėherė, me nxitjen e tė afėrmve tė mi futa edhe vetė pėr provė 400 mijė lekė te firma Xhaferri dhe pas tre muajve mora trefishin e tyre. Menjėherė pas kėsaj fillova tė fus lekė te VEFA, Sudja dhe Gjallica. Ndėrkohė, vazhdova nė Shqipėri profesionin e mbledhėsit tė folklorit. Prej kohėsh, kisha vendosur tė bėja librin e tretė qė pėrmblidhte krijimtarinė popullore tė pasluftės. Por nė vitin 1995-96 ndesha nė Shqipėri njė realitet tjetėr pėrsa i pėrket frymėzimeve poetike dhe folklorike.

Ē'ishte ky realitet?
Atėherė nė Shqipėri folklori tradicional kishte braktisur heronjtė dhe po i kushtohej drejtuesve tė firmave piramidale. Kėshtu nė vend tė kėngėve pėr Mic Sokolin unė ndesha kėngė pėr Gjeneral Xhaferrin, nė vend tė kėngėve pėr Zonja Ēurren ndesha ato tė Maksude Kadėmit dhe nė vend tė krijimtarisė pėr kapter Mujo Ulqinakun unė gjeta kėngėt pėr Vehbi Alimuēajn.

Nė cilat zona gjete mė shumė frymėzim pėr kėtė krijimtari?
Thuajse nė tė gjitha zonat regjistrova 38 kėngė. Kėshtu nė kryeqytet, tiransit kėndonin pėr Maksude Kadėmėn me fjalėt: "Sude s'bo mė nona/ marrsh nga ditėt tona". Ndėrsa nė Lushnjė grupi popullor kėndonte: Doli dielli u ul mali/ na nderoi sot gjenerali". Ndėrsa, pėr Alimuēajn kėndonin: Qė nga Jugu dhe Veriu/ tokėn puth ku shkel Vehbiu". Natyrisht nė gjithė kėtė prurje folkloristike tė re kishte mjaft figuracione me vlera studimore, por kishte edhe gjėra pa vlerė. Pėr shembull kishte edhe krijime tė tilla qė unė nuk i futa nė projektin e librit tim, si psh: Nėpėr trup kemi mornica/ sa herė dalim nga Gjallica". Ose: "Poshtė partia, rroftė Shemsia/ larg nga gjiza/ rroftė Driza.

Pėrse e latė pėrgjysėm librin tuaj?
Sepse ngjarjet e 97-ės sollėn tragjedi. Unė vetė humba 13 mijė dollarė nė pėrfundimin e kėsaj aventure. Por folklori nuk prodhoi mė kėngė pėr drejtuesit e firmave rentiere. Mbaj mend se kur ndodhi gjullurdia, kėnga e fundit qė kam rregjistruar nga kjo krijimtari ishte kėshtu: O Enver tė ishe gjallė/ pėr ca gjėra qė kanė ngjarė/ Pamė nė ėndėrr ca miliona/ por na lanė pa pantallona".


Pse heronjtė u zėvendėsuan nga pronarėt rentierė

"Arsyeja qė pas vitit 1990 kėngėt e heronjve u zėvendėsuan me vargje pėr drejtuesit e firmave rentiere ndodhi pėr shkakun se nė Shqipėri mbaroi pėrgjithmonė epoka e luftrave heroike ndaj pushtuesve dhe nisi epoka e mbijetesės ekonomike pėr ēdo familje". Sipas profesorit tė Letėrsisė, Jorgo Baku, nė zonėn e Devollit, ai kish ndeshur me njė varg popullor pėr heroizmin qė thoshte: "S'ka mė heronj atdheu qė kur djemtė, filluan 'heroinė' t'i thonė drogės". Por sipas tij kėngėt e ngritura nga populli pėr Suden, Alimuēajn, Xhaferrin, Shemsien, Drizėn, Gėrxhalliun, etj, shprehin psikologjinė dhe servilizmin e koniukturave tė pėrkohshme ku kaloi Shqipėria e drobitur. Nė bazė tė statistikave tė Jorgos gjatė gjithė kohės qė sunduan firmat piramidale, folklori nuk prodhoi asnjė kėngė pėr heronjtė e vjetėr dhe as pėr politikanėt e rinj.


Kush ėshtė Jorgo Baku

Jorgo Baku ka lindur nė Devoll mė 12 tetor tė vitit 1956. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme nė Korēė ai vazhdoi studimet e larta nė degėn Gjuhė Letėrsi Shqipe. Menjėherė pas mbrojtes sė diplomės, Jorgua u caktua si mėsues letėrsie nė zonėn e Mirditės ku edhe shkroi librin e tij tė parė me pėrmbledhje folklorike tė titulluar "Kėngėt e Reformės sė Tanzimatit". Mė vonė ai u transferua si mėsues i gjuhės nė Pogradec dhe nė vitin 1986 shkroi librin "Heronjtė e luftės nė folklor". Pas viteve 90 Jorgua ka punuar disa kohė nė emigracion dhe mė pas ėshtė kthyer sėrish nė vendlindje. Ndėrsa pas vitit 1997 ai ka emigruar nė Greqi ku punon edhe sot, sė bashku me gruan dhe dy djemtė e tij, Astritin 20 vjeēar dhe Besimin 17 vjeēar

Askushi
26-09-2012, 18:06
Histori Burrash ne Malet e Lures



Kanė qenė nėntė malet e Dibrės dhe Lura ka qenė bajrak mbi to. Por tani gjėrat kanė ndryshuar dhe nuk ėshtė Lura e dikurshme". Kėshtu e nis rrėfimin e tij, njė ndėr burrat mė tė vjetėr tė Lurės, 75-vjeēari, Mėhill Doēi, pėr tė cilin nė fshat thonė, "se i ka rrahur gjithė burrat e kėsaj zone me njė shkop hekuri qė e mban gjithmonė me vete". 75-vjeēari, i cili ėshtė nga fisi bajrak i Doēėve, rrėfen pėr Reportazh, historinė e Lurės e tė tijėn personale, qė nga koha kur ka qenė partizan, refuzimin pėr tė hyrė nė kooperativė, "masakrat" qė ka bėrė mbi njerėzit dhe ditėt e pleqėrisė qė i kalon nė vetmi. Nė dorė mban njė bastun hekuri, tė cilin e ka prej 40 vjetėsh. Qėndron i veēuar nga tė tjerėt, megjithėse tė gjithė e resektojnė. Pjesėn mė tė madhe tė ditės ai e kalon pranė bustit tė dėshmorit, Gjokė Doēi, tė cilin e ka pasur djalė xhaxhai. Madje, siē tregon Mėhilli, e ka restauruar me lekėt e pensionit tė tij, ndėrsa tani kujdeset pėr tė.


Mėhill Doēi




Historia e Lurės



Nė kohėn kur Serbia ishte nė luftė me Shqipėrinė, njėri nga drejtuesit e vendit ballkanik, Krajl Gega, ka tentuar tė marrė 300 vajza nė Lurė e t'i martojė me djemtė e ushtrisė sė tij. Por, kėtė nuk mundi ta arrijė, pasi tre mijė burra tė Lurės u ndeshėn nė Fushė-Gjakovė, deri sa gjaku "shkoi nė gju tė demit". Sipas dėshmisė sė 75- vjeēarit Doēi, kur nė Serbi sundonte Krajl Gega, ky i fundit u kėrkoi kėrkoi burrave tė Dibrės 300 vajza, nė tė kundėrt, do ta digjte tė gjithė krahinėn. "Tė zėnė ngushtė, burrat e Dibrės thirrėn pėr njė takim burrat e bajrakut tė Lurės, fisin Doēi. Kėta tė fundit iu premtuan dibranėve, se kėtė punė e zgjidhnin vetė, nėse Dibra i ndihmonte me meshkuj. Pasi ranė dakord pėr kėtė, doēėt i dėrguan fjalė Krajl Gegės, se Dibra do t'ja jepte vajzat, por me disa kushte: Qė vendtakimi tė bėhej nė Fushė- Gjakovė, vajzat tė ishin tė mbuluara sipas zakonit (nė tė vėrtetė nuk ishin mbuluar mė parė) dhe secila prej tyre tė kishte nga 9 shoqėrues. Pas kėtyre, Krajli serb ka pranuar dhe nga Lura ėshtė nisur karvani. Nė vendin e takimit, kur dy palėt janė pėrballur, nuset kanė ngritur mbulesat e fytyrės (nė zonėn e Dibrės quhet duvak) dhe 300 meshkujt e veshur si nuse dhe 2700 shoqėruesit e tyre kanė filluar betejėn me serbėt e Krajlit, deri sa gjaku ka shkuar deri nė gju tė demit". Kjo ėshtė historia e shkurtėr qė tregon Doēi, i cili sqaron, se nga ajo ditė, ka lindur edhe tradita e nisjes sė vajzės pėr te dhėndėrri me duvak nė fytyrė. Pėr kėtė ngjarje, sipas dėshmisė sė 75- vjeēarit, u informua edhe Sulltan Mehmeti, i cili thirri pėr njė takim nė Stamboll doēėt. Pasi u mori armėt qė kishin nė brez sulltani iu tha: Iu ēarmatosa trimat e Dibrės. Por, kėta tė fundit nxjerrin edhe nga njė pistoletė qė e kishin fshehur nė ēorape. Pas kėsaj bajraktarėt e doēajve i quajitėn, Doē-Sulltani. "Dikur Lura ka pasur burra me zė, por nuk janė mė. Kėtu kanė mbetur vetėm morrat e horrat", thotė 75-vjeēari.

Mėhilli i tmerrshėm
"Me kėtė bastun hekuri qė ka nė dorė, e ka rrahur gjithė Lurėn". Kėshtu na tha njėri prej burrave nė lokalin e fshatit. E tha me tė qeshur, por ishte e vėrtetė. Madje, Mėhill Doēi, jovetėm kishte rrahur me atė shkop hekuri qė e mban prej 40 vjetėsh, por edhe ka vrarė me tė. "Kam qenė diktator (qesh). Nuk i kam rėnė njeriu nė qafė, por kush ma ka bėrė borxh ia ka marrė hakun. Kam qenė partizan dhe pas ēlirimit tė vendit, unė nuk pravona tė hyja nė kooperativė. Mė vonė mė ēuan tė punoja nė minierė, nė Durrės. Punova disa kohė dhe njė ditė, njėri nga kolegėt e punės mė vodhi njė material qė unė e kisha nė ngarkim. Pasi shkėmbyem disa fjalė, ai mė shau nga nėna. Nuk e durova dhe e godita me kėtė shkop deri sa vdiq. Mė dėnuan tri vjet por bėra vetėm dy e gjysėm nė Sarandė. Pasi u lirova u ktheva nė Lurė, ku nuk ua hoqa dajakun. Jo se kisha ndonjė gjė me njerėzit, por sepse mė kritikonin nėpėr mbledhje". Kėshtu thotė Mėhilli, i cili tregon, se "nuk ka lėnė mashkull qė e ka sulmuar, pa ia lakuar shkopin e hekurit pėr kurriz". Ndėrsa tani nė moshė 75-vjeēare, Doēi jeton i vetmuar. E vetmuar ėshtė gati edhe Lura, pasi shumica e banorėve ka ikur. E respektojnė tė gjithė, por ai preferon tė qėndrojė vetėm, si nė rrugė, ashtu edhe nė lokalin e fshatit. Ndėrsa e vetmja detyrė qė ia ka ngarkuar vetės, ėshtė tė kujdeset pėr bustin e Gjokė Doēit, ish-partizan i vrarė nė luftė. E ka rikonstruktuar me lekėt e pensionit tė tij, e ka lyer e rrethuar me gardh. Ndėrsa tani i qėndron pranė, ashtu siē kanė ndenjur me njėri-tjetrin nėpėr ēetat partizane.

I verbėr, po gati pėr tė
marrė nusen e tretė


Ismail Cuku

Nė fshatin Lurė, aty ku ashtu si bukuria, as historinė nuk kanė fund, takuam njė burrė qė mezor shikonte. Eshtė 65-vjeē dhe quhet Ismail Cuku. “Qė tė kesh sukses me gratė, duhet t’ua mėsosh sekretin. Unė i kam dy nė shtėpi dhe jam gati tė marr edhe tė tretėn”, kėshtu thotė ai dhe nė tė vėrtetė ka dy gra e 4 fėmijė. Historia zė fill para 40 vjetėve, kur Cuku ėshtė martuar pėr herė tė parė. Por, pas disa kohėsh, ka mėsuar se nusja e tij nuk lindte fėmijė. Dhe, nuk e ka ndarė, por ka marė njė marrėveshje me tė; qė tė merrte edhe njė tė dytė. Kjo ka ndodhur pas disa vitesh. Dhe, ka qenė vetė nusja e parė, e cila e ka ndihmuar bashkėshortin pėr tė gjetur tė dytėn, 22 vjet mė tė re. “Me kėtė kam 4 fėmijė. Por, tė gjithė i thėrrasin nėnė nuses sė parė. Ia kaloj shumė mirė me tė dyja. Por, pėr kėtė kla njė sekret, t’ua bėsh qejfin por pa e ditur pėr njėra- tjetrėn. Sa herė e takoj njėrėn, i them nė vesh se ėshtė mė e bukura e tė gjitha femrave tė Lurės. Tė njėjtėn gjė ia them edhe tjetrės, por i porosis qė tė mos flasin me njėra-tjetrėn”, tregon duke qeshur Cuku. “ Por, nuk do tė vdes pa u martuar edhe njė herė.