PDA

View Full Version : Vallet shqiptare


Askushi
27-09-2012, 16:35
Vallet shqiptare
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/e/ed/Valle.jpeg


Vallet popullore


Jane pjese e kultures artistike popullore, qe perfshin kercimet tradicionale ne raste festash e argetimesh popullore. Ndahen ne dy gjini: lirike dhe epike.

Vallet lirike zene vend te madh ne folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga grate, me pak nga burrat ose gra e burra bashke. Llojet e tyre jane vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj); vallet e dasmes (“Nusja jone arberore”, Lunxheri – Gjirokaster etj); vallet erotike (“Kercimet e Logut”, Malesia e Madhe – Shkoder etj); vallet humoristike (“Vallja e nuses se Fajes” nga Shqiperia e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj).

Vallet epike karakterizohen nga forca, burreria, trimeria, karakteri luftarak, madheshtia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe me pak nga grate ose se bashku. Llojet e tyre jane: vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimerie (Valle te Jugut etj).

Ne disa valle ka gershetim te lirikes me epiken, vallet liriko-epike (“Valle bishtore e Labinotit” Ēermenike – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike (“Kercim burrash” Hasi i Rrafshit-Kosove etj)

Brenda elementit kombetar vallet kane mjaft vecori krahinore. Vallet e Toskerise, Myzeqese, Laberise dhe Ēamerise i karakterizon shoqerimi vokal polifonik. Krahina te tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojne edhe unitete koreografike mbi bazen e vecorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen per shoqerimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zones qytetare te Shqiperise se Mesme dallohen per shoqerimin vokalo-instrumental. Ne krahinat lindore te Shqiperise qendrore (Ēermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malesia e Tiranes dhe e Krujes, Martaneshi e Mati, nente Malet e Dibres) bien ne sy vallet e burrave dyshe te shoqeruara me curle e loder. Krahinat malore te Shqiperise se Mesme e Veriore, duke perfshire Kosoven dhe vise te tjera shqiptare, dallohen per kercimet e grave qe luhen nga nje, dy ose me shume valltare te shkeputura njera nga tjetra me nje kercim te lire. Ne pasurine koreografike te trevave Veriore terheqin vemendjen dhe vallet me emertime te vecanta te cilat jane krakteristke sidomos ne Lume, Malesi te Gjakoves, Malesi te Madhe, krahina e Rrafshit te Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj

Vecantia e valleve verehet ne motivet, formacionin dhe trajten. Motivet (mbi bazen e fakturave te dyhapeshit, te trehapeshit dhe te katerhapeshit) paraqiten ne tre tipe kryesore: a) dyshe, b) treshe, dhe c) katershe. Sipas formacionit ndahen ne valle masive dhe kercime solistike. Ne vallet masive verehen tre tipe: a)vallet ne rreth te mbyllur, b) vallet ne gjysme rrethi; c) vallet ne dy vija perballe njera – tjetres. Kercimet solistike ndahen ne pese tipe: kercime njeshe, dyshe, treshe, katershe dhe kercime ne grup. Sipas struktures dallohen kryesisht trajtat e kercimit njepjeseshe dhe dypjeseshe.

pėrgatitur nga Ramazan Bogdani

Askushi
27-09-2012, 16:37
Vallja e Shotes

http://i2.tinypic.com/qrdc00.jpg

Nje nder vallet me te njohura ne Kosove. Fjala “shote” perdoret me perkedheli per vajzat e reja, te shkatheta e te pashme. Vallja luhet ne disa variante: dy gra a vajza, nje grua e nje burre (ose edhe dy ēifte), dy burra etj. Eshte valle lirike. Luhet net e gjitha tubimet festive dhe me shume gjate festimit te dasmes. Shoqerohet ne forma te ndryshme vokale-instrumentale

pėrgatitur nga Ramazan Bogdani

http://www.youtube.com/watch?v=MZMeBYIT04Q

Askushi
27-09-2012, 16:43
Vallet Labe te Burrave
http://farm5.staticflickr.com/4070/4463878323_f72e2516e3_z.jpg?zz=1

Shoqerohen vetem me kenge polifonike dhe pergjithesisht emrat i marrin sipas vargut te pare te kenges. Nga permbajtja bejne pjese ne vallet epike te trimerise. Patosi epik qe i karakterizon shprehet permes strukturash karakteristike te kercimit dhe interpretimit. Kercimi me origjinal i ketyre valleve eshte ne dy grupe, ne dy gjysmerrathe qe komunikojne ne forme dialogu. Mbizoteron trehapeshi popullor i dyzuar. Kercimi lidhet kryesisht me valltarin e pare, perēorin e valles (ne fakt ata jane dy) Ai pergjithesisht e nis kercimin shtruar, me nje force te brendshme, pas levizjeve te para burrerore vjen perplasja e herepashereshme e kembeve nga toka, uljet gjysme te thella mbi njeren ose mbi te dyja kembet, rrotullimet e vrullshme, perkuljet e trupit, etj. Gjerdani i valltareve qe shoqeron me iso luan me hapa te thjeshte por te rende, ne pershtatje me karakterin e valles.
Foto e nje Valleje te Jugut

pėrgatitur nga Ramazan Bogdani

http://www.youtube.com/watch?v=5-ulbYjlamc

Askushi
27-09-2012, 16:49
Vallja Ēame(iko)
http://www.bashkimidance.com/assets/videos/images/motivecame.jpg

Valle burrash e krahinės sė Ēamerise. Ka fuqi te madhe emocionale dhe vlera estetike, arsye kjo qe ka terhequr vemendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe te huaj, te cilet kane folur per perhapjen e saj edhe tek greket. Njihen disa variante qe praktikohen edhe ne zona te tjera te Shqiperise se Jugut, me emertime, kompozicion koreografik dhe shoqerim vocal-instrumental te ndryshem. Me e popullarizuara luhet si “Vallja e Isuf Arrapit” dhe “Vallja e Osman Takes”. Keto emra, gojedhena popullore i lidh me figura kapedanesh te Ali Pashe Tepelenes. Jane valle epike. Edhe kur kercehet dyshe ose ne grup, rolin kryesor e luan valltari i pare. Nje nder figurat e tij me origjinale eshte kjo: ben ecje te lehte, ngrihet mbi njeren kembe, rrotullohet dhe ne kete moment e perkul trupin hark prapa, duke prekur me koke dyshemene ose token, nderkohe valltaret e tjere kalojne mbi trupin e tij.

pėrgatitur nga Ramazan Bogdani

http://www.youtube.com/watch?v=wEmeRVTd4oQ

Askushi
27-09-2012, 16:51
Vallja Dardhare
http://www.dardha.org/index.php?view=image&format=raw&type=img&id=51&option=com_joomgallery&Itemid=446&lang=sq

Valle grash me perjardhje nga fshati Dardhe i Korces. Per origjinalitetin, pasurine dhe interpretimin eshte bere e njohur ne mbare vendin. Grate valltare e luajne ne formacion gjysmerrethi, te kapura per duarsh zinxhir, duke u zhvendosur ne varg nga e djathta. Shoqerohet me kenge. Nje variant ka emertimin e vargut te pare te tekstit: “25 gersheta” (sipas tradites grate ne Dardhe i mbanin floket e gjate dhe i zinin gersheta). Valltaret kercejne dhe njekohesisht kendojne, njera ia thote kenges, nje e dyte ia pret, ndersa te tjerat ne grup mbajne ze. Zakonisht ajo qe heq vallen luan edhe rolin e marreses se kenges, njekoheshisht “heq kemben dhe kengen”.

http://www.youtube.com/watch?v=tQibF5FEebo


pergatitur nga Ramazan Bogdani

Askushi
27-09-2012, 17:17
Vallet e kėnduar

Poshtė nga ēairet - Valle dasme (Pėrmet)

Poshtė nga ēairet'ė
na ranė zinxhirėt'ė
kėta zinxhirėt e larė
ē'i mbajnė ca djem beqarė

Hidhe, hidhe kėmbėn'ė
se ma plase zemrėn'ė
gishtin djalė, gishtin'ė
ma kėpute shpirtin'ė

Shih, shih, shih lanetkat'ė
ē'kėrcejnė pėrmetkat'ė
nė jelek, nė dolloma
dolloma me flutura
ē'e mban meskėputura


http://www.youtube.com/watch?v=dwWgWf57G70

Askushi
27-09-2012, 17:26
Valle pogonishte

http://www.youtube.com/watch?v=3AHGMPF39GQ

Askushi
27-09-2012, 17:32
Vallja e Rugoves

http://www.youtube.com/watch?v=4wcHiOPYYb0

Askushi
27-09-2012, 17:35
"Valle dyshe e Dibres"

http://www.youtube.com/watch?v=LcM0_h0xOmA

Valle Burrash Dibrane

http://www.youtube.com/watch?v=JRg3MnxYcE8

Trupat e baletit Shqiptar Ansambli - Kreshniket e Lirise - Besim Zekthi

http://www.youtube.com/watch?v=s1tT5D30Uzw

Askushi
27-09-2012, 17:48
FESTE TE MADHE KA SHQIPERIA
ANS.KENGEVE DHE VALLEVE SHQIPERISE

http://www.youtube.com/watch?v=opB6AU6YFic

ANS.KENGEVE DHE VALLEVE SHQIPERISE
DITE FESTE NE TIRANE,1984

http://www.youtube.com/watch?v=A9MsmTVg2XIa

Valle nga Jugu

http://www.youtube.com/watch?v=IB15EKVDprk

Askushi
27-09-2012, 17:49
Albanian cham dance - Valle ēame

http://www.youtube.com/watch?v=S-k8TZgDHKE

Askushi
27-09-2012, 17:50
Valle Ēame - Kush ta qepi xhamadane

http://www.youtube.com/watch?v=PRtPPcEw9mQ

Askushi
27-09-2012, 17:52
Vallja e Zylyftar Poges

http://www.youtube.com/watch?v=r4jDE6skHYw

Askushi
30-09-2012, 09:36
Cili ka materiale ne lidhje me vallet shqiptare eshte i mirepritur t'i sjelle ketu sipas formatit.

iDeA
13-05-2013, 09:12
http://www.youtube.com/watch?v=4bMKMShSqLU

iDeA
13-05-2013, 09:18
Pergezime per Temen DHE FALEMINDERIT eshte mese FANTASTIKE :) !

Une pashe disa video ne YTube dhe me beri pershtypje se sa tradita vallesh kemi :) . Me siper kam dhene kengen e valles se tropojes eshte vertete teper e bukur . Ndersa kjo video tregon vallen e rrajces te kercyer nga disa maturante , kishte dhe video te tjera , por kjo eshte me aktuale dhe ajo qe me terhoqi me teper .

http://www.youtube.com/watch?v=uput0f1_QSM

iDeA
13-05-2013, 09:26
Vallja e Kuksit :)

http://www.youtube.com/watch?v=77hZVrGGr7E

SystemA
13-05-2013, 17:34
Vallja e Kuksit :)

http://www.youtube.com/watch?v=77hZVrGGr7E

Dhe jo me kostum Dolce&Gabbana
http://www.youtube.com/watch?v=kXhvHFTkaIA
Nejse....

Rex
29-09-2013, 12:40
Vallja e Malesise se Gjakoves

http://www.youtube.com/watch?v=3ZkQ_XL0rsM

edlin
29-09-2013, 14:28
Valle dyshe nga Berati

http://www.youtube.com/watch?v=v9DR4M6Ph9o

edlin
29-09-2013, 14:34
VALLE DYSHE MYZEQARE SEMANI

http://www.youtube.com/watch?v=yyQzC-bUnyI

edlin
29-09-2013, 14:34
http://www.youtube.com/watch?v=QdKJsr7GYQE

edlin
29-09-2013, 14:37
http://www.youtube.com/watch?v=MBwFlYKLgLI

edlin
29-09-2013, 14:47
http://www.youtube.com/watch?v=-PGJV_kGcKE