PDA

View Full Version : Flet Sekiraqa..


Brari
15-10-2012, 21:21
Sekiraqa akuzon UĒK-nė pėr krime lufte

Bota Sot | 15.10.2012 10:33


Share on facebookShare on printShare on emailShare on twitterMore Sharing Services2



Me njė flet-arrestim qė ishte lėshuar nga UNMIK-u nė gusht 2007 nė Interpol, Enver Sekiraqa, lindur mė 18 nėntor 1973 nė Prishtinė, i gjatė 183 cm, kėrkohej me dyshimin se ka kryer veprat penale tė krimit tė organizuar ndėrkombėtar, vjedhjes, krimeve seksuale etj.
Policia ishte nė kėrkim tė tij qė nga vrasja e policit Triumf Riza nė fund tė gushtit 2007. Nė vitin 2005, nė njė kazino nė Prishtinė kishte pasur pėrleshje mes Rizės dhe Enver Sekiraqės. Kabllot diplomatike, tė lėshuara nga wikileaks mė 2011, dhe qė i takonin vitit 2007, e pėrshkruanin kėtė tė fundit si njė gangster me lidhje me politikanė tė fuqishėm. Ai ėshtė i dėnuar me dy vjet burg pėr veprėn penale tė kėrcėnimit dhe pengimit tė personave zyrtarė gjatė pėrmbushjes sė detyrės.
Dy policė ishin shpallur fajtorė mė 2009 pėr shpėrthimin e 24 shtatorit 2007 nė lagjen “Dardania” nė Prishtinė, ku patėn humbur jetėn dy persona dhe disa tė tjerė qenė lėnduar. Besohet se cak i sulmit me eksploziv ka qenė lokali “Sekiraqa Bar” nė shenjė hakmarrjeje pėr vrasjen e policit Trium Riza. Nė Agjencionin pėr Regjistrimin e Bizneseve D.P.H. “Sekiraqa Bar”, shėnon pėr aktivitete bastvėnien dhe bixhozin.
Gjatė luftės, mė 1999, ai ėshtė ndaluar nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės pėr dyshime se kishte ndėrlidhje me regjimin shtypės serb.
Pas luftės, Sekiraqa ka folur vetėm njė herė publikisht, nė njė intervistė nė gazetėn “Lajm” tė vitit 2004, nė tė cilėn ka thėnė se merret me shitblerje tė tokės.
Nė njė intervistė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, tė dhėnė disa ditė pėrpara vetėdorėzimit nė EULEX mė 26 shtator tė kėtij viti, Sekiraqa ka dhėnė versionin e tij pėr njė numėr ngjarjesh qė e ndėrlidhin atė. Intervista botohet vetėm tash pasi tė gjitha palėt e pėrmendura nga Sekiraqa janė kontaktuar.
Sekiraqa thotė se ka qenė subjekt i disa atentateve, se merret me tregti, se posedon pėrfaqėsinė e “Bruno Coffee” (bari Bruno figuron nėn pronėsinė e Naser Sekiraqės), se ėshtė marrė me patundshmėri, ndėrtime tė shtėpive, se ka mbledhur vota pėr parti politike dhe ka qenė viktimė e ndjekjes policore dhe tė UĒK-sė etj.
“Mė kanė pėrcjellė disa probleme, pa dashjen time, si atentate e montazha”, tha Sekiraqa. Por pėrse kėto probleme e kanė pėrcjellė pikėrisht atė? “Me siguri mendojnė se po tė dominojnė tek ne, me tė tjerėt e kanė mė lehtė…unė nuk i kam lypė problemet, unė kam dalė e kam kėrkuar vota pėr LDK-nė edhe i kam ndihmuar LDK-sė tė fitojė se kam menduar se ėshtė mė e mira”.
Sekiraqa thotė se nuk ka qenė nė strukturat zyrtare tė LDK-sė. Gjatė intervistės, herė e cilėson vehten si anėtar tė kėsaj partie, e herė si veprimtar vullnetar i saj.
“Nuk kam pasur kurrfarė afėrsie me askėnd brenda LDK-sė. Asnjėherė nuk jam takuar me Presidentin Rugova, pėrveē qė e kam parė nė fjalime, ndėrsa me Ukė Rugovėn jam takuar njė herė”. Ai nuk ka cekur vendin, arsyen dhe kohėn e kėtij takimi. Ukė Rugova nuk ka pranuar tė flasė.
Sekiraqa thotė se nuk ka qenė bashkėpunėtor i policisėserbe, pėr ēka dyshohet se e ka arrestuar Zona Operative e Llapit nė kuadėr tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės .
“ZOLL-i, me nė krye komandant Remin, mė pati kėrkuar. Pėr kėtė mė kishte ēuar fjalė Ilmi Rakovica. Unė vullnetarisht kam shkuar. Sė pari jam takuar me Nuredin Ibishin - komandant Lekėn. Aty mė treguan qė mua po mė kėrkon Latif Gashi - Lata. Gjatė marrjes nė pyetje, m’i kanė kėrkuar 600mijė marka. Kanė menduar qė kam shumė pare. Nuk e di pse i kėrkuan ato tė holla, nuk mė dhanė shpjegim. Unė u thashė qė nuk i kam”.
“Nė Llapashticė mė kanė mbajtur nė njė ahėr tė kafshėve. Latif Gashi mė ka rrahur me palicė… Ka pasur edhe tė burgosur tė tjerė, mirėpo me rastin e bombardimeve tė NATO-sė, aty kanė marrė vendim me na liru, vendimin e mori Sabri Gashi”.
Sekiraqa tregoi se pas lirimit nga Llapashtica, rrugės duke u kthyer pėr nė shtėpi, janė ndaluar nė fshatin Majac nga ushtarėt pėrcjellės tė UĒK-sė.
“Aty na kanė mbajtur njė natė nė njė shtėpi, pastaj nė po tė njėjtin fshat na kanėēuar nė bodrumin e njė shtėpie ku na kanė mbajtur pėr 10 ditė rresht”.
“Njė ditė, unė kėrkova tė shkoj nė banjo, qė ishte nė katin e parė. E pash tė hapur derėn e njė salloni ku kishin qenė ulur disa oficerė tė lartė tė UĒK-sė. Aty e pashė Latif Gashin. Mė vonė kishin marrė disa vendime oficerėt e lartė. Ata qė do tė liroheshin e morėn nga njė letėr. Letra morėn 6-7 persona...por jo unė, Agim Musliu dhe Idriz Sfarqa. Mė vonė kuptuam qė edhe Drita Hoxha nuk kishte marrė letėr, sepse atė e kanė mbajtur veēmas nga ne tė tjerėt, nė njė dhomė tjetėr. Ata qė nuk kanė marrė letra, kishin qenė pėr tu ekzekutuar”, tha Sekiraqa.
“Natėn e 7 prillit, diku nė orėn 22 tė natės, na morėn me xhipin e komandant Nazif Mehmetit. Shoferi i tij me pseudonimin Besi, njėfarė Shyqa dhe njėfarė Idrizi kanė qenė aty. Na morėn dhe na dėrguan nė njė mal.Gjatė rrugės i pyeta ku po shkojmė?Ata na thanėse do tė rrėmijmėnjė istikam. Kjo ishte e pakapshme se ishte ora 22 e natės. Vendi ishte livadh. Forma e atij ‘istikami’ ishte diku 1 metėr e gjysmė me 2 metra. Unė nuk kam punuar, as qė e kam prekė me dorė, tė tjerėt po…derisa ata e rrėmihnin atėfarė gropėn, unė e kam shfrytėzuar mundėsinė edhe kam ikė prej aty”.
“Ka qenė njė gardh afėr, e kam kapėrcyer. Mė kanė gjuajtur me automat, por fati, nuk mė ka kapė asnjė plumb. Prej aty kam bėrė gjashtė orė me dalė nė rrugėn magjistrale Prishtinė - Podujevė dhe kam arritur tė vijė nė shtėpi, nė Prishtinė”.
Latif Gashi, tani deputet nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės nė Parlament, thotė se qe 13 vjet ėshtė duke u marrė me kėtė rast (tė Majacit) nė proces gjyqėsor nė vend. “Enveri ka shkruar edhe letra pėr gjykatėn, mirėpo as qė ėshtė ftuar qė tė dėgjohet si dėshmitar nė kėtė proces. E ēka thotė Enver Sekiraqa sot pas gati 15 viteve, pėr mua nuk ėshtė shumė me rėndėsi”, tha Gashi.
Ky i fundit, nuk e mohoi faktin se Enveri ka qenė nė zonėn e Llapit, mirėpo tha se atje e kanė ndalė nė qendrėn e ndalimit dhe asgjė mė shumė. Sipas tij, me asnjė veprim nuk ėshtė shkelė asnjė konventė ndėrkombėtare.
“Ēka ka pėr tė thėnė Enver Sekiraqa, le ta thotė nė gjykatė.Unė nuk i komentoj deklaratat e tij”, tha Gashi.

Atėherė komandanti i tij, Rrustem Mustafa, tash njė nga nėnkryetarėt e PDK-sė, tha se nuk ka pse tė merret me fjalėt e Sekiraqės dhe nuk pranoi tė prononcohet. Nuk u prononcuan as Nuredin Ibishi, Sabri Gashi, Nazif Mehmeti, Idriz Bajrami dhe shoferi me pseudonimin Besi- Skender Krasniqi. Nuredin Ibishi vetėm e konfirmoi qė Enver Sekiraqa me tė vėrtetė ishte ndalur e mbajtur nė burgun e Llapit.
Enver Sekiraqa thotė se nuk ka qenė dėshmitar i mbrojtur i UNMIK-ut nė rastin kundėr Rrustem Mustafės dhe tė tjerėve. “Vetėm u kam treguar vendin ku kanė dashtė me na ekzekutu. Aty i kemi gjetur disa gjėra personale tė Idriz Sfarqės, jaknen, pantollat, njė krahėn dhe kemi gjetur kockat e fėlqisė sė tij. Aty (sė bashku me policinė e UNMIK-ut) kemi gjetur varrezėn e tre tė vrarėve: Idriz Sfarqa, Agim Musliu dhe Drita Hoxha”.
Nė muajin korrik ka filluar nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė rigjykimi i Latif Gashit, Nazif Mehmetit me nofkėn Nazi dhe Rustem Mustafės me nofkėn Remi. Qė tė tre tė pandehurit gjatė luftės kishin mbajtur pozita komanduese nė UĒK. Sipas aktakuzės, qė nga gushti 1998 deri nė prill 1999, ata kishin pasur dijeni pėr qendrat e ndalimit nė vendet Bajgorė, Llapashticė, Majac, Patok dhe Kolec. Nė kėto qendra ishin ndaluar civilė shqiptarė me arsyetime se janė kolaboracionistė tė pushtetit serb.
Deri mė tash, zyrtarisht gjykatat nuk kanė marrė pėr bazė deklarimet e Sekiraqės pėr kėtė rast.
Gjatė vitit 1999, tha Sekiraqa, ai po ashtu ka qėndruar edhe katėr muaj e gjysmė nė njė burg serb, si i dyshuar pėr terrorizėm.“Mė 31 maj 1999, Policia Serbe mė ka arrestuar nė Prishtinė, kinse pėr terrorizėm. Mė kanė mbajtur 4 muaj e gjysmė nė burgun e Sremska Mitrovicės nė Serbi”.
Qė nga kthimi prej burgut nė tetor 1999, Sekiraqa tha se janė bėrė diku 10 atentate. “Nuk e di nga kush.I kam 6-7 plagė tė plumbave nėpėr trup”.
Rasti mė i njohur qė e ndėrlidhė atė ėshtė vrasja e policit Triumf Riza, pėr tė cilėn ai ėshtė nė ndjekje. Ėshtė pėrfolur shumė se acarimi mes Rizės e Sekiraqės kishte si burim kėngėtaren e njohur Adelina Ismajlin, e cila pati konfirmuar se ishte nė lidhje me policin e ndjerė.
“Me Adelinėn, kemi qenė nė njė parti, kemi pasur edhe shoqėri … asgjė mė tepėr”, tha Sekiraqa.
“Me Triumf Rizėn, nuk mė kujtohet kur jam pa pėr herė tė parė. Mirėpo mė kujtohet kur kam pasur problem me tė pėr herė tė parė. Nė vitin 2005, nė Swiss Casino, ka qenė festė e Krishtlindjes. Unė sė bashku me disa shokė e shoqe kemi shkuar tė pimė. Aty ka ardhur Triumfi me shokė edhe na kanė sulmuar”.
“Mua, nė atė rast, mė kanė rrahur shumė keq. Nuk e di as vetė pse na kanė sulmuar. Me siguri kanė pas urdhėr prej shefave tė tyre. Ka pasur edhe tė shtėna armėsh, ėshtė plagosur Agron Bytyqi, njė shoku im dhe Arben Selmani qė ka qenė me Triumfin”.
Por babai i policit tė ndjerė, Shefqet Riza, thotė se Triumfi ka pasur probleme me Sekiraqėn qė nga viti 2000.
“Atėherė Sekiraqa ka tentuar qė ta aktivizojė bombėn pėr ta vrarė Triumfin sė bashku me njė polic pakistanez. Kjo ka ndodhur para shkollės sė mjekėsisė nė Prishtinė ku Sekiraqa, sė bashku me 14 vetė, ka hyrė edhe nė shkollė, i ka rrahur edhe arsimtarėt nė sallė pėr t’ imarrė me dhunė tri vajza. Mirėpo aty ka ndėrhyrė edhe KFOR-i dhe e kanė arrestuar Sekiraqėn”.
Nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė “Ali Sokoli” nė Prishtinė, personelit nuk i kujtohej njė rast i kėtillė. Nė Policinė e Kosovės nuk kishte evidenca tė vitit 2000. Nė Prokurori dhe Gjykatė, nuk kishte shkresa zyrtare pėr njė rast tė tillė.
Shefqet Riza tha se djali i tij nuk ka pasur probleme me askėnd tjetėr pėrveē me Sekiraqėn. “Ekskluzivisht Sekiraqa e ka vrarė djalin tim, nuk ėshtė kontestuese kjo….prej SwissCasinos e kėndej janė 5-6 prita qė i ka bėrė Sekiraqa ndaj djalit tim Triumfit”.
I gjithė problemi ka tė bėjė me punėn zyrtare tė Triumfit si polic, tha Riza.
“Nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė thuhet pėr Adelina Ismajlin. Me tė, Triumfi ėshtė lidhur pas rastit tė Swiss Casinos. Madje, njėherė Triumfi ka qenė duke ardhur nė shtėpi nė Kaēanik sė bashku me Adelinėn kur Sekiraqa me bandėn e tij ia ka zėnė pritėn me gurė tė mėdhenj dhe e kanė njekė me vetura e skuterė”.
Me metaforė, Riza fajėson politikėn pėr vrasjen e djalit tė tij.
“Politika ėshtė ajo qė e ka vrarė djalin tim Triumfin, Lidhja Demokratike e Kosovės. Ismet Beqiri sė bashku me Sekiraqėn dilte nėpėr fushata. Personalisht unė me sytė e mi e kam parė para fakultetit ekonomik, me flamuj tė LDK-sė. Ai ka qenė bandė e LDK-sė, ka shkuar nė presidencėn e Rugovės si nė shtėpinė e tij, ka qenė njeriu i LDK-sė dhe pikėrisht LDK i ka dhėnė krye kėtij me u bo kėshtu”, tha Riza.

Ismet Beqiri, tash shef i grupit parlamentar tėLDK-sė, thotė se Sekiraqėn e njeh ngase vijnė nga njė lagje e Prishtinės,“Kodra e Trimave”. Por ai mohoi tė ketė dalė ndonjėherė nė fushatė me Sekiraqėn. Beqiri nuk mohoi se Sekiraqa ka mundur tė ketė marrė pjesė nė tubimet dhe fushatat e LDK-sė.
“Nga deklaratat e tij del qė ka qenė simpatizant dhe mbėshtetės i LDK-sė, mirėpo kjo nuk mund tė prejudikojė asgjė”, tha Beqiri.
Sekiraqa ka mohuar se gjatė kohės sa ėshtė kėrkuar nga policia ka qėndruar nė veri tė Kosovės. “Nuk kam qenė nė Veri tė Mitrovicės qe pesė vite”.

Brari
15-10-2012, 21:23
SHABAB ARUSHA. Po rren shume. JU keni bere te zeza e Ramush Haradinaj po i lan. Ne jemi Kaēak dhe Kaēak do vdesim. Jetullah Islami ishte nje luftetar i fort nga Llapi por nuk i bindej tradhtive te Latif Gashit dhe e vran. Ndersa Ushtari trim qe ja premtoj REMI-te 9 plumba pasi te kryhet lufta, nuk jetoj sepse e vran disa dite para se te kryhet lufta. Latif Gashi deri sa te vdes do jetoj i ēmendur me procese ndersa Jetullah Islami vdiq si Burr, nuk ju nenshtru Serbise e as Latif Gashit&Co;.Ti rri ne zyre e Ramushi ne qeli. E keni ndihmu shume, e bat Domaēin…!

Kaēak @ 15/10/2012 19:46


ferizaj ....zi, shko merru me ............. mos ja ndyt ngjyrat flamurit shqiptare ej ....me at nofke, merr nofken ferizaj sariht e kalter si ngjyrat e hashkalive e mos ndyt more..... ngjyrat e flamurit shqiptar, shkoni ju pakicat .........

baca shipol @ 15/10/2012 18:51


Ti qe e ke marr nofken Kosharja te lutem mos e ndyt emrin Koshare e me shkrua hashamet o i mjer...Shaban Arusha esht ne zyre se nuk jam tranu ne ket koh me ndejt ne mal.Ne male me bor e shi kam ndejt me vite kur ju disa shumica nga llapi keni pi kafekapuqino ne Prishtin me sekiren ne shoqri.Ti mo nofken Bellopoja po kerkon shum mos po don me dit edhe per Jakup hunqin/Hotin/ se kush e ka nxjerr nga autobusi.Ne nahin e juaj kan mbet gjall shum Jakupa e shum Jetullaha por herdo kur edhe atyre ju vie rendi.

SHABAN ARUSHA @ 15/10/2012 18:44


Nuk te simpatizoj Sekiraq per krimet e bera POR MIR JA BERE ATIJ ....... TE pdky-se t.rizes !! E KAN VESH NGA NJE UNIFORM ... E PO MENDOJNE QE JAN MBI LIGJIN !!!

ANTI pdky @ 15/10/2012 18:42


To:Bellopoja. Jetullaj Islami dhe tjer ushtar trima te Uēkes jane likujdu nga Latif Gashi, per kete nje dite do te pergjigjet, dhe do e merr denimin e merituar. Latif Gashi e Enver Sekiraqa jane njesoj…M…Ai, M…Ai. Shoket e Zahir Pajazitit do e ndalojne nje dite Latif Gashin dhe fusin ne thes te zi sikur REMI qe pat fatin e till.

Lirim @ 15/10/2012 18:40


Latif gashi a do pergjigjet edhe per vrasjen e jetullah islamit nga dyzi

bellopoja @ 15/10/2012 18:21


Ju disa qe me ofendoni si psh haliti etj kjo pun nuk qon pesh fare...Shaban Arusha nuk esht pejgamer me i dit te gjitha sendet por shumicen e rasteve i di dhe idi..Enver Sekiraqa esht shum e vertet se ishte ne sherbim te udebes dhe ka jetu ne Beograd ne Leposaviq dhe ka pas lidhje te ngushta me Arkanin dhe me shum paramilitar tjer serrb kte e tham ne baz te inqizimeve qe posedonte sherbimi informativ i UCK-s.Me dhjetra her ky udebash ka qu femra shqiptare ne stacionin e policis ne Vranjevc per tu sherby shkive ne qdo aspekt.Me dhjetra her ka marr pjes ne restoren Dora ne veelani ne shoqri me paramilitar.Ka posedu ligitimacionin zyrtar te policissekret njejt si Fadil Syleviqi e disa tjer mos tua permendi emrat.Ju qe po e mbroni Sekiren siq e kan quajt shkiet ju jeni ma te zi se ky udebsh.Nja duhet dit se ky ende esht ne tefterin eshqiponjeve te zeza operacionin dota kryn grupi i hijenave te kuqe nga llapi dukagjini ose ay i drenices heret ose von ky operacion do kryhet dikur...

SHABAN ARUSHA @ 15/10/2012 18:17


Fejza gilan te paska kap nostalgjia se moti se ke ndegjuar gilan ne vend te GJilanit apo ndoshta rrin shum ne partesh e po harron si thirret vendi yt klm fejzoviq

Ferizaji Kuq e Zi. @ 15/10/2012 18:13


O NJEREZ TE MIRE, DUHET TA DINI SE JO VETEM SHKIJET KANE BA ZI E TERR! AJO KA QENE LUFTE DHE TULI FARE IDIJOTIT I ESHTE DHENE SHANCA PER TE MBAJTUR PUSHKE NE DORE. ATA TE CILET KANE LUFTUAR KUNDER SHKJAUT ME ZEMER, SOT SHUMICA NUK GJENDEN NE MESIN TONE. NESE E DINI SE KUSH KA KRYER KRIME KUNDER POPULLIT TONE, DREJTOHUNI NE: AMBASADEN AMERIKANE DHE GJERMANE NE KOSOVE. MOS KENI FRIKE! ATA TE CILET JANE TE IMPLIKUAR NE KRIME KUNDER POPULLIT SHQIPTAR NUK DUHET TE FLEJNE TE QETE, JO JU QE SHPREHNI INDINJATE DHE REVOLTE NDAJ ATYRE BISHAVE GJAKPIRESE.

DRITON @ 15/10/2012 18:11


Dikush nga Ju mund te pyesni Latif Gashin se si lidhi kontrate me Bratisllava Morina - Buba te jetonte ne shtepine e Rrahman Morines ne Prishtine, pra nga aty ishte i lidhur kompjuteri i SHIK-ut me BIA-ne Serbe. Pse ndodhi rrahje ne mes Rexhep Selimit e Latif Gashit para Kuvendi? Eshte problemi se BIA dine te gjitha te berat e Rexhep Selimit dhe informazioni shkonte nga Latif Gashi, kusheriri i Jetullah Gashit Komunisti UDB-ash. Askush nuk mund te mbroj Enver Sekiraqen sepse dihen vera e tija kriminale, jane te shumta dhe jane ndoshta baraz me veprat e njerzve te PDK-se e AAK-se

Lirim @ 15/10/2012 17:39


Komentet

Komente (53) | Kthehu


ferizaj kuq e zi, se pari hjeke at nofke kuq e zi e mos e ndyj endacak, se dyti sikur te na ishte leju ti vrasim krejt shpiunat e serrbise ,ti ishe kan ne fillim te listes, por duhet ti lemi do spiuna si ti per me ju dhan mesim tjerve se si shoqeria shqiptare do i len ne pluhurin historik keta krymylla zvarrites si ti o ferizaj, qka me ba edhe ju vyni diqka ,bile merrni me bagtine e jav sheh hajrin dikush,

fejza gilan @ 15/10/2012 17:38


na u ka mushe kosova kriminela ordinere qe per bese spo kam as vullnete te merrem me ta, kjo kosove po lengon nga krimi i kti pushteti qe po me vjen xhynah nga kjo kosove se si asht katandise, vetem gjeneratat e reja mund ta nxjerrin ket vend nga kjo humnere qe ja pregatiten do figura te shitura te UQKse, duhet pastru kosova nga ky pushtet i bosave kolumbiano ruso sllav,ne ldk paska nje sekiraqe ne pdk parlament dhe qeveri jan te gjithe, shum keq per ket vend

deqanasi @ 15/10/2012 17:28


O halit uck shkruhet e vujtje popullit si ka pru UCK po shkijet dhe shum shkije shqiptar prap po thom se koha ishte per te gjithe edhe ne kohen e rankoviqit edhe te millosheviqit per kosov ose per serrbi dikush te qujke seperatist iredentist se po ja prishim vllaznim bashkimin dikush ne istog ja ngjitke edhe dhmive emrin vllaznim bashkim kerkush fajtor per kerkon seshte pse nuk u ndat me koh ose je djal iredentisti ose komunisti skem kujt cka mi ba marre eshte ai qe thot UCK e ka myt popullin e un flas edhe me emer kush jam se nuk ju tutna udb as shkive halil jashari jam

gurra e kocit @ 15/10/2012 17:17


Gabimi ma te madh UĒK ja ka ber qe sot sekiraqa e perkrahesit e ti jan ende gjall keta edhe penguan luften ton heroike duke percjell levizjet tona e ti treguar armikut e di se esht e veshtir por kisha pas deshir qe vetem 3 dit UĒKse tju lejohet ta perfundoj misionin qe Sun e arriti e qe qenka dashur pa tjeter ta kryej se nuk durohen me mira sekiraqa e perkrahes te sekiraqes te shetitin ne kosoven e lir

Ferizaji Kuq e Zi. @ 15/10/2012 17:15


@haliti, ti nuk ishe krejt ne rregull, Shabanit s“ia paske percjelle fare komentet. Mos u mundo t“ia besh gjithkujt bajat se bajat vetem vetvetes mund t“ia besh. Nese ke qene luftetar, kemi qene edhe ne, e nuk po sillemi aq arrogant si ti, nuk po i themi kriminel kuj te mberrijme. Ku ke degjuar ti qe ne Portale shkruhet emri e mbiemri? A e din ti se SHIK-u eshte shume i interesuar per disa nga ne? Ku e dime ne qe ti nuk je SHIK dhe se rrene oper emrin?! A nuk e lexove komentuesin @hetuesi nje dite si mu kercnua? Emrin e Mbiemrin e jep ai qe shkon ne Kosove si capi te kasapi. Ne nuk jemi prokuror me te drejte burgosje te atyre krimineleve qe te tregojme emra ketu. A e din ti qe ta heqin flamen sikur te ishe nje minush i parendesishem, shkon si qeni ne rrush, sikur shume qe kane shkuar. Nuk i ka mbetur SHABANIT te luftoje kunder mafise se quajtur SHIK, se vetem s“ka shansa ti mund, as nuk ia ka dhene askush ate te drejte ti ndjeke ata, e te merret me ta, as atij, as ty e as mua. KLM.

Fati (Vjene) @ 15/10/2012 17:00


Zotri, ju tregoj une kush eshte Shaban Arusha. Eshte CUB I Ramush Haradinaj. Arusha ka informata nga terreni ku SHIK-u I ka perpilu. E njof Latif Gashin dhe Enver Sekiraqen dhe dallimi I tyre eshte: Latif Gashi eshte Kriminel e qe kishte veshur Uniformen e Uēkes, ndersa Enver Sekiraqa eshte nje Kriminel qe plaqkiste studentet ne Prishtine. As njeri e As tjetri nuk i duhen Kosoves.Shaban Arusha eshte ne zyre dhe nga aty komenton dhe merr informata per terrenin, ky dine gjithēka”ja fut kot”.Duhet te dihet ē’do e vertet, pra duhet te dihet per Latif Gashin dhe ku banjo pas perfundimi te luftes, une e dij se jetoj per disa vite ne shtepin e Rrahman Morines ne Prishtine pasi kishte firmos kontrate me -Buden-.Falemnderit xhemat!

Lirim @ 15/10/2012 16:51


Edhe diēka harrova. Sekiraqa as idene se ka se kush ishin UĒK-ja e vertete, prandaj TRADHTAREVE iu thot UĒK. Por edhe ky ka qene spiun dhe bashkepunetor i Serbise, kete e di gjithkush, qe sadopak lidhje me luften ka pasur. KLM.

Fati (Vjene) @ 15/10/2012 16:40


Titulli eshte shume i padrejte. Kurre nuk pajtohem se UĒK ka bere ndonje krim, ka te tille qe ne emer te saj bene krime, klika e Hashimit etj, prandaj nese ka mundesi me emra e mbiemra ti therrasim kriminelet, jo ti pergjithesojme Sekiraqa nuk po me akuzon mua, as @halitin, as te tjere ushtare te UĒK-se, qe ishin diku 3.000 ne fillim por pastaj u bene diku 10.000, por vetem disa qe vetmoren udheheqjen me PUĒ qe pastaj na moren fytyren me vrasje, plaēkitje dhe tradhti, uzurpime te pronave etj. Edhe njehere kurre Sekiraqa nuk mund ta akuzoje UĒK-ne por mund ti akuzoje TRADHTARET KOMBETAR qe ne emer te saj bene te keqia. KLM.

Fati (Vjene) @ 15/10/2012 16:37


SHaban nes nuk folni me emra e mbiemra kah vini e ku jeni smundem tu besojm qe sjen afer krimineleve ose perkrahes te tyre, oo shaban se keto shkrime krejt mbesin jan te regjistruara per qdo njerin ku ashte edhe kah vjen mujna mi gjet njani tjetrin leht po mos te bahemi idiot e ta perkrahim te keqen .qka ka ndodh duhet mu deshmu ska tjeter zgjidhje.

haliti @ 15/10/2012 16:22


pdk ka ma mijra sekiraqa e spo bahet kurgja, veq po vazhdon krimi, vrasjet, vjedhjet , shitjet e pronave te kosoves, shitja e veriut e shume krime tjera, pose mor saban aluca nuk po lehe per kriminelat e ped dhe lriminelat tjere si ramushi me vlla po shkon e lehe per sekiracen, kadri veseli e ka pranu publikisht qe ka pase bashkpunim me UDBne e ty more saban aluca nuk ta njeva nje here zanin tu tha qe kadri veseli asht kan shpiun i serrbise , e ti kadri veselin e njeh ma mire se une o kishk bullive, pra ti je i shitun te serrbia o shaban arusha po kjo nuk dmth qe duhet me te ule ne dy gjujt e ma ta fute ni plum ne kry , pra kur te folsh per shpiuna ti shaban arusha nisu pej vetit mas pari se ti je shpiuni ma i madh serrb ne rrafshin e dukagjinit, dosjet po ti mledhin ty ,

koshare @ 15/10/2012 16:20

Meri
15-10-2012, 21:37
Mbylla dyer e dritare,
Ndeza flaken neper varre.
Helmin hodha gjithandej,
Thashe u tret, iku pertej !

Por harrova gjene e duhur,
Se nga vemja del nje flutur.
Me antena me dy koke,
Kembe me qime, kocke forte.

Se nga hyri, nuk e di,
Jarge leshonte perseri.
Nuk me mbeti vec te thoja,
Zot ! me mbro nga Paranoja*!

Thirra fort, Akrep ku je ?!
T'rrofte bishti, se helm nuk ke !
Kot gezuam shok-eni,
Ktu po bjen era tradhti !



Moi.

Brari
15-10-2012, 21:46
mo je gruaja e fatos klosit ti moj merushe?
ose e poetit te famshem enverist Dukes..

Brari
15-10-2012, 21:52
Xhelili: Bllaca nuk ishte anėtar i SHIK-ut

Bota Sot | 15.10.2012 21:08


Share on facebookShare on printShare on emailShare on twitterMore Sharing Services0



Ish-pjesėtari i UĒK-sė dhe ish-pjesėtari i SHIK-ut, Fatmir Xhelili thotė se Nazim Bllaca ka qenė nė ordinancėn e tij katėr deri nė pesė herė brenda njė periudhe dymujore pėr ekzaminim, por qė nuk pranon tė flet pėr gjendjen shėndetėsore tė tij, madje thotė se Bllaca kurrė nuk ka qenė pjesė e SHIK-ut. Xhelili ka dėshmuar sot nė rastin e njohur si “Rasti Bllaca” me kėrkesė tė mbrojtjes sė Sadik Abazit, njėri prej atyre qė janė tė pėrfshirė nė kėtė proces gjyqėsor.
Ai mohon ta ketė parė ndonjėherė Sadik Abazin nė zyrat apo pėrreth objektit tė SHIK-ut dhe thotė se ai nuk ka pasur asnjė lidhje me kėtė shėrbim.

Sa i pėrket Azem Sylės, mbrojtja ka hequr dorė nga dėshmia e tij, duke konsideruar se dėshmitė e mundshme janė konsumuar tashmė nga Fatmir Xhelili.

Kėto deklarime janė bėrė tė hėnėn para prokurores sė rastit dhe avokatėve mbrojtės, ku Xhelili ishte propozuar nga ana e mbrojtjes nė rastin “Bllaca II”.

Ish-pjesėtari i UĒK-sė pohon se “Gjeografi” ka qenė nofka e Nazim Bllacės gjatė luftės, por qė emrin e vėrtetė ia ka mėsuar shumė vonė. Por, Xhelili ndėr tė tjera thotė se Bllaca nė mėnyre publike e ka dėmtuar atė profesionalisht kur e ka etiketuar si urdhėrdhėnės pėr vrasje.

Heqja dorė e mbrojtjes nga dėshmia e Azem Sylės, edhe pse emri i tij ėshtė pėrmendur mė sė shumti gjatė kėtij procesi gjyqėsor, sipas avokatit tė Sadik Abazit thuhet tė ketė ardhur pas konsultimeve me klientin.

Avokati Ilaz Kadolli ka thėnė se tė gjitha pyetjet qė kanė pasur pėr qėllim me iu parashtruar Azem Sylės janė konsumuar nga dėshmitarėt e tjerė.

“Nga dėshmitarėt e mėhershėm qė kanė qenė pjesė tė SHIK-ut, por edhe sot qė ishte Fatmir Xhelili... Kemi propozuar nė disa rrethana me dėgju por rrethanat qė janė propozuar mė herėt janė konsumuar sot dhe shqyrtimeve tė kaluara, pėr atė, asgjė tjetėr”, ka thėnė ai.

Sa i pėrket dėshmisė sė Fatmir Xhelilit, e cila ende nuk ka pėrfunduar, e ka vlerėsuar si tė saktė dhe qė sipas tij, qėllim kishte tė dėshmonte pėr personelin e SHIK-ut si dhe pėr gjendjen shėndetėsore tė Nazim Bllacės.

“Xhelili nuk ka dėshmuar nė detaje, mirėpo ka dėshmuar se Nazim Bllaca ėshtė kuruar pėr dy muaj rresht gjatė muajve mars, prill dhe maj tė vitit 2004 nė ordinancėn e tij nė Shtime... Kjo nuk mund tė pėrcaktohet saktė se ēfarė probleme ka, sepse mjeku ekzakt nuk e ka sqaruar kėtė pėr shkak tė betimit tė Hipokratit, por ėshtė deklaruar se ka pasur probleme edhe tė natyrės psikike edhe tė natyrave tė ndryshme”, ka thėnė ai.

Nė procesin e dytė qė po mbahet nė bazė tė dėshmisė sė Nazim Bllacės, janė tė akuzuar Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka. Sė bashku me kėta i akuzuar ėshtė edhe Fahredin Gashi, por qė procedura ndaj tij ėshtė veēuar pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore.

Nazim Bllaca ėshtė dėshmitar bashkėpunues nė rastin pėr tė cilin po akuzohen gjashtė persona pėr vrasjen e Ibush Kllokoqit nė vitin 1999 dhe tentim vrasjen e Adem Salihajt nė Ferizaj dhe Ismet Arifit nė Prishtinė,.

Ndryshe, tashmė dihet se Nazim Bllaca ka pranuar se me njė armė “Skorpion’, nė gusht tė vitit 1999, ka vrarė Ibush Kllokoqin, para derės sė shtėpisė sė tij nė Prishtinė. Pėr kėtė rast, Bllaca ka implikuar edhe shokėt e “grupit”, Fahredin Gashin, Shpresim Ukėn dhe Sadik Abazin, ndaj tė cilėve ėshtė ngritur aktakuzė dhe po vazhdon procesi gjyqėsor. Pėrveē kėtyre tė treve, Bllaca ka implikuar Shaban dhe Bekim Sylėn dhe Driton Hajdarin edhe nė tentim vrasjen e Adem Salihajt dhe Ismet Arifit. Nė njė proces tjetėr gjyqėsor, Fahredin Gashi ėshtė dėnuar me 18 vjet burg pėr vrasjen e Sali Gashit, ku dėshmitar kryesor ishte Nazim Bllaca.

Bllaca ėshtė shpallur dėshmitar bashkėpunues nga gjykata pasi qė nė nėntor tė vitit 2009, nė njė deklaratė publike, ka pranuar se ka kryer krime pas luftės si ish-pjesėtar i Shėrbimit Informativ tė Kosovės.



Komentet

Komente (1) | Kthehu


Xhelili dhe banda qe aj i takon kjo pjelle e keqe, shiko-envero-miladino-sigurimeso-kloso-nanoisto-milo-dokle-majko LPK-iste, duart e tyne kullojen nga gjaku shqyptarit.Heret a vone shqypetaret kan me i pastru vete punet me kete fare te pist ...... Shqypetaret ia kan borgj Kosoves dhe mbare Kombit ti japin shanece qe drejetsia ta thet fjalen e vete. Deri atehere ju fara e xhelilo-halito-sylo-veselo-qibuko-latifo-kelmendave, merreni fryme dhe jepni sa te mundeni, ashte dekada e juaj e funedit te kesaj epoke qe shqypetaret te ndegjon jaregosjet e juaja prej hienash, tashe koha ashte kunder jush o pisat e kuq.shtrigave kriminele iu ka ngushetu laku. Vtem se populli duhet te zgjohet dhe juve llojin e sajuem bashke me brohoritesit dhe defatoret e juaja tju hedhin ne humenere aty ku dhe e keni vendin. Atehre sherohen plaget qe ju sorta djallezore ia krijuat keti populli te shum vuajtun.

UKA L. @ 15/10/2012 22:05

Meri
15-10-2012, 21:55
....

Shum i lodhur, i zvenitur,
Rrudha plot e i perzhitur.
Fat i madh, jete qelepiri,
Balo`, zgjidhur nga zinxhiri!


Moi.

Akrepi
15-10-2012, 22:02
Mbylla dyer e dritare,
Ndeza flaken neper varre.
Helmin hodha gjithandej,
Thashe u tret, iku pertej !

Por harrova gjene e duhur,
Se nga vemja del nje flutur.
Me antena me dy koke,
Kembe me qime, kocke forte.

Se nga hyri, nuk e di,
Jarge leshonte perseri.
Nuk me mbeti vec te thoja,
Zot ! me mbro nga Paranoja*!

Thirra fort, Akrep ku je ?!
T'rrofte bishti, se helm nuk ke !
Kot gezuam shok-eni,
Ktu po bjen era tradhti !



Moi.
:):)

Njė shtet me kusarė,
s'tė peshon pėr tru,
ndaj thonė:
"S'jam krenar, qė jetoj kėtu"!

Bota bėri para,
ne mbetėm barbarė,
ndaj thonė:
"Mė vjen zor tė them jam shqiptar"!

Kėtu me lirinė,
shpesh bėhet pazar,
ndaj thonė:
"Nuk ja vlenė tė jesh atdhetar"!

Se fundja Atdheu,
mė shum ėshtė nocion,
ndaj ka vlerė reale,
se kush na drejton!

Kėto s'janė aspak,
pėrēartje tė kota,
nga surrat'i tyre,
na vlerson sot bota!

vijon....... A.D.

Meri
15-10-2012, 22:11
Si u nis, u gris
Kot mos e qendis.
E tha dhe I pari*:
Mbi mua ra sipari.
Por mos u gezoni,
Plehra do degjoni.

Se i lashe nga pas,
Qen edhe zagare
Bishtin vec do presin
Do jene si me pare.

Maskat do nderrojne
Spaletat do shkulin
Por nen menge do mbajne
Thiken edhe Hurin

Popull budalla,
Se ashtu e doni.
Amanet ju le,
Ate qe meritoni !


Moi.

Brari
15-10-2012, 22:12
hahaha

u kurdise o merushe..
pse nuku martonesh me shokun Krepi?
eshte me partishmeri te larte..
na biografia behi top..

Meri
15-10-2012, 22:17
...vijon :

Ja tek e keni,
Gardian burgu ka qen`
Dhembet ua shkulte,
Zemren, ushqim per qen.

Tani ben disidentin,
Demokrat me fame.
Deri dje te mbyste,
Te bente hatane.

Larot kot nuk mbahen,
Nje pune dine te bejne.
Kuisjet i qajne,
Kur ne b**** punohen.
Vec per nder e kane,
Per Partine, sakrifikohen.

Moi.

Akrepi
15-10-2012, 22:18
Popull budalla,
Se ashtu e doni.
Amanet ju le,
Ate qe meritoni !


Moi.

vazhdimi.......

Ndonjė interes,
botės nuk i zgjojmė,
ndaj dhe janė tė bindur,
se kaq meritojmė!

Njė doktor tė ēmėndur,
ta kemi tė parė,
dhe pas tij pushteti,
mbushur me kusarė!

Ndaj me plot ndėrgjegje,
shkrova pak mė parė,
qė jetoj kėtu,
s'jam aspak krenarė!

vijon.....A.D

Nete
15-10-2012, 22:20
Poezite e sekiraqes ishin keto:P-qesh-

Akrepi
15-10-2012, 22:34
Tani ben disidentin,
Demokrat me fame.
Deri dje te mbyste,
Te bente hatane.


Moi.

Hasmit po i re nė dorė,
qė tė zografis pėr ty,
s'ka arsye tė habitesh,
se do shkruaj vetėm zi!

Mund tė bėsh ti vezė tė artė,
ai do tė shaj njėlloj,
hasmi me fytyr tė thartė,
arin do ta nxi me bojė!

Po tė sjellėsh ujė tė ftohtė,
pėr udhėtarin e etur,
i ligu nė atė gotė,
helmin ka pėr tė ta tretur!

Kur tė zografisin pėr ty,
natyrisht ata qė thamė,
mos u hidh asnjerin sy,
se pa dashur u jep famė!

Hasmi duhet injoruar,
dhe kur tė "qėllon" me gurė,
por ai s'duhet harruar,
nuk duhet harruar kurrė!


Vijon.........A.D

Meri
15-10-2012, 22:42
Vijon.........A.D



Une do them ato qe di,
Kam degjuar histori.
Cfare u tha e cfare u shkrua,
Vlera me takonte mua (Moi) :P

Ta kesh ditur qe me pare,`
Se me Duken, isha ne gare,
Do filloja dhe rakine,
B****-t do t'i digjia shtepine !

Hendrix
15-10-2012, 23:08
e Trimin e Adelines a e ka vra Sekiraqa ?

Brari
16-10-2012, 14:20
Sekiraqa: Nuk organizova vrasjen e Triumf Rizės

Bota Sot | 16.10.2012 12:06


Share on facebookShare on printShare on emailShare on twitterMore Sharing Services0



I shumėkėrkuari i autoriteteve kosovare, Enver Sekiraqa, thotė se nuk ka organizuar vrasjen e policit Triumf Riza me tė cilin pranon se ka pasur konflikte. Po ashtu, ai thotė se kurrė nuk ka vėnė haraē ndaj kėngėtares Adelina Ismajli. EULEX-i thotė se Sekiraqa hetohet pėr vrasjen e Rizės ndėrsa familja e kėtij tė fundit e akuzon si pėrgjegjės.

Nė vazhdimin e intervistės, Enver Sekiraqa thotė se nuk ka pasur lidhje me vrasjen e policit Triumf Riza nė gusht 2007.

“Triumfin e ka vrarė Arben Berisha (v.j. i dėnuar si doras me 35 vjet). Unė e kam parė nė gazetė qė ai e ka vrarė”, tha Sekiraqa, ndėrkohė qė ka pranuar se me Rizėn ishte pėrleshur mė 2005.

I pyetur se a i ka dhėnė ai urdhėr Arben Berishės pėr vrasjen e policit Riza, Sekiraqa ėshtė pėrgjigjur: “Pse t’i jap unė urdhėr? Ai ushtar imi nuk ėshtė. Pse me e vra unė Triumfin? Nuk kam pasur arsye me e vra. Akuzohem (nga njerėzit) pėr kėtė rast si organizatori (v.j. i vrasjes), mirėpo kjo ėshtė trillim”.

Por ai pranon se ka pasur probleme me policin e ndjerė dhe e fajėson atė.

“Triumfi vet ka lypė me pasė punė me mua e jo unė me tė. Mė ka sulmuar nė Swiss Casino, ka nisur me mė ra me kerr mbrapa pallatit tė rinisė te stacioni i trenit...”, tha Sekiraqa, duke akuzuar se shoqėruesit e Trim Rizės e kishin plagosur atė mė 2004.

Mirėpo babai i Triumfit, Shefqet Riza, pėrveē qė e bėn Sekiraqėn fajtor pėr vrasjen e tė birit, thotė se familja edhe mė tej merr kėrcėnime prej “bandės sė Sekiraqės”.

“Kemi kėrcėnime edhe nė shtėpi nga banda e Enver Sekiraqės. E kanė lėnė letrėn tek dera, madje kanė shkruar edhe mbi fotografinė e tė vdekurit nė derė, se gjoja ‘nėse nuk e lėshoni kėtė banese brenda 72 orėve, do t’ju likuidojmė tė gjithėve’”, thotė Riza. “Nė fund shkruante Allahu Ekber”.

I pyetur se ku e dinte qė kjo letėr ka ardhur nga Sekiraqa, Riza tha: “Nuk ka kush tjetėr sepse familja e ime me askėnd tjetėr nuk ka pasur problem. Djalin tim e ka vrarė Sekiraqa”.

Sekiraqa po ashtu mohon se i ka marrė haraē nga koncertet e saj kėngėtares Adelina Ismajli, me tė cilėn polici Riza ishte nė lidhje.

“Kurrė nė jetė nuk jam marrė me haraē”, tha ai, pėrfshirė as prej Adelinės. “Ēka ka ajo pare me i marrė?! Unė me mujt me i ndihmu dikujt po, se me i marrė nė atė mėnyrė dikujt pare kurrė jo. Unė nuk jam i trentė”.

Kėngėtarja Ismajli nuk ka pranuar tė flasė e kontaktuar nga gazeta.

Bardha Azari, zėdhėnėse e EULEX-it, thotė se Enver Sekiraqa ėshtė dorėzuar te policia e Eulex-it dhe se ėshtė arrestuar nė bazė tė fletė-arrestit tė lėshuar nė vitin 20008.

“Pėr momentin po hetohet pėr tri akuza, pėrfshirė edhe vrasjen e policit Triumf Riza dhe po vuan edhe njė dėnim nė burgun e Dubravės pėr dy vjet, pėr dy vepra penale. Njėra ėshtė kėrcėnim dhe tjetra pengim i personit zyrtar nė kryerjen e detyrės zyrtare”, tha znj. Azari.

Dėnimi ka tė bėjė me njė rast tjetėr, tė vitit 2007, i cili njihet si “Rasti i Ferizajt” ku Enver Sekiraqa ishte konfrontuar me pjesėtarė tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės. Rasti ėshtė vendosur me aktgjykim pėrfundimtar tė Gjykatės Supreme tė Kosovės.

Nė vazhdimin e intervistės Enver Sekiraqa flet pėr gjyqtarėt tė cilėt e paralajmėruan atė qė tė ikte nga Kosova, presionet nga zyrtarėt e policisė, pėr atė se ku ka qėndruar i arratisur dhe arsyet e dorėzimit nė EULEX.

>>Sekiraqa akuzon UĒK-nė pėr krime lufte

bota sot

.

Hello Kitty
17-10-2012, 00:52
Sekiraqa: Nuk organizova vrasjen e Triumf Rizės

......
Sekiraqa akuzon UĒK-nė pėr krime lufte


:O Akuzohet UCK-ja per krime lufte?! Nga "clirimtare" u kthye ne "kriminale"?!

ps: Brari erdhe nga "puna korrektonjese"? Ku te kishin caktuar per ta bere ate denim? :P

Brari
17-10-2012, 14:27
hello hello hello kit..

mos hyr tek kto temat e ketij lloji se nuk i di gjerat..
po te rric me muan pran oxhakut nje nat torontoje.. te sqaroj..kuptonet duke qenur aty dhe yt shoq..

saper denimin.. e bera ne nshn..
pun me llac e tulla..

lol

SystemA
17-10-2012, 20:59
hello hello hello kit..

mos hyr tek kto temat e ketij lloji se nuk i di gjerat..
po te rric me muan pran oxhakut nje nat torontoje.. te sqaroj..kuptonet duke qenur aty dhe yt shoq..

saper denimin.. e bera ne nshn..
pun me llac e tulla..

lol
Hy une ne mes.
Ti je fasada e krimit.

Brari
18-10-2012, 21:48
lol
shoku lopi..

mo hyr ne tema qe nuk i di..

shko te letersia e meso te formulosh mendime e ti shkruac pasandaj..

fillo me korespondenc klasen e tret fillore..

te meson dhe zysh meri.. ose zysh kiti..

Meri
19-10-2012, 17:51
te meson dhe zysh meri..

Inatin te forte e kam,
B**** e mori kalane.
Nje pizzi` ketu ma hoqen
Mik te forte, mendjen e poqen



Une nuk ndal,sado te doni
Ne R.Bin t'i coni
Por te kishit lajmeruar
Se frymezimi m'paska shteruar
At`pizzi` per nje Hajvan
Do ta kisha bere roman* !

Ne gjyq do ta hedh dhe Stafin
se doreshkrimin e humbasin.
Por tani, cfare te bej une
Te lexoj B**** kur te ** m*** ?!

Brari
20-10-2012, 07:24
lereni mer bazen te ligjeroje.. mo ja hiqni vjershat..

ka talent e nuku i prish pun forumit..

-----

Kur do tė arrestohen kriminelėt nė Kosovė?

http://www.botasot.info/diaspora/192334/kur-do-te-arrestohen-kriminelet-ne-kosove/

Bota Sot | 19.10.2012 19:54


Share on facebookShare on printShare on emailShare on twitterMore Sharing Services4



Weingarten-Gjermani - Shumė dėshmitarė tė cilėt disponojnė informacione tė sigurta pėr vrasjet, qė kanė ndodhur nė Kosovė (por, edhe jashtė saj) pėrkundėr dėshirės sė tyre tė madhe pėr ta treguar realitetin ata heshtin. Pyet ndokush pse heshtin?! Po si mos tė heshtin, kur njeriu, i cili tregon-dėshmon, informon pėr tė gjitha ato qė kanė bėrė kriminelėt, para syve tė tyre, sulmohen, jo vetėm me fjalė, por u rrezikohet jeta atyre dhe familjeve tė tyre. Pra, thėnė shkurtė dėshmitarėt nė Kosovė nuk kanė kurrfarė mbrojtje e sigurie nga institucionet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės. Ditėve tė fundit, gjithnjė e mė tepėr po flitet si nė mediat e shkruara po ashtu edhe ato elektronike se sė shpejti do tė arrestohen tė gjithė kriminelėt, ata qė nė mėnyra tė ndryshme i nxitėn, u ndihmuan apo morėn pjesė nė vrasjet e veprimtarėve (para, gjatė dhe pas luftės) tė LDK-sė. Nė mesin e tė vrarėve janė: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Komandant Drini, Kolonel Ahmet, Krasniqi, Kolonel ,Tahir Zemaj, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, etj.


(Tekstin e plotė mund ta lexoni tė shtunėn nė publikimin e shtypur tė gazetės kombėtare “Bota sot” botimi i Diasporės – Perėndimit)

Abonohuni nė gazetėn “Bota sot”. Mundėsitė e abonimit janė nė Zvicėr e Gjermani.