PDA

View Full Version : Rruga Gjelberimi apo Rruga Mbeturina ne Durres


Freemason
03-04-2013, 22:26
http://img32.imageshack.us/img32/8979/durresrrugagjelberimi.jpg

DURRES/ Ankesa pėr mungesėn e gjelbėrimit nė njė prej zonave mė tė populluara e cila quhet " Rruga Gjelberimi ".

Banorėt: Jemi pjesė e qytetit, tė hiqen para verės.

Ndonėse paguajnė taksa si ēdo familje dhe subjekt tjetėr nė Shqipėri pėr gjelbėrim dhe pastrim, banorėt e zonės sė ish-Kėnetės nuk kanė as gjelbėrim dhe as pastrim. Fondet qė Bashkia e Durrėsit mbledh nga kjo taksė janė tė konsiderueshme, por e tillė nuk ėshtė puna qė kryhet. Teksa ankohen se prej vitesh nė lagjen e tyre (Lagjja 14) nuk ėshtė investuar pėr pastrim dhe gjelbėrim, banorėt thonė se mbetjet urbane nuk pastrohen ēdo ditė. Sipas tyre, plehrat qėndrojnė pa u pastruar pėr njė periudhė tė gjatė nė anė tė rrugės, ndėrsa shtojnė se i tremben faktit se mund tė marrin ndonjė sėmundje nga qėndrimi i madh i mbetjeve urbane nė ambiente tė hapura dhe tė pakontrolluara. “Tashmė qė jemi nė prag tė verės edhe temperaturat kanė tendencė gjithnjė e nė rritje, prania e mbetjeve urbane pranė banesave ėshtė njė rrezik shumė i madh pėr tė gjithė banorėt e zonės sė ish-Kėnetės. Nė disa vende nuk ka kazanė, ndaj edhe mbetjet urbane qytetarėt i hedhin nėpėr cepat e rrugėve, siē ėshtė edhe rasti nė fjalė. Kohėt e fundit kazanėt e mbeturinave janė vjedhur pėr t’i shitur pėr skrap. Prandaj u bėjmė thirrje institucioneve pėrkatėse qė merren me kėtė punė, tė pastrojnė dhe dezinfektojnė ēdo ditė kazanėt e mbeturinave, si dhe t’i zėvendėsojnė kazanėt e vjedhur me tė rinj”, shprehen ata. Nė Durrės, familjet dhe subjektet tregtare paguajnė nga 200 deri nė 5000 lekė nė vit pėr gjelbėrimin dhe pastrimin. Njė paradoks nė kėtė zonė ėshtė dhe emėrtimi i njė rruge me emrin “Gjelbėrimi”. Nė fakt, sikur Bashkia e Durrėsit tė mos ndėrmerrte nismėn pėr vendosjen e tabelave tė emrave tė rrugėve nė qytet, kjo do tė ishte njė prej shumė rrugėve tė pagjelbėruara e tė mbushura me plehra. Zona e ish-Kėnetės nė Durrės pėrfaqėson afro gjysmėn e popullsisė sė qytetit. Sipas tė dhėnave tė Bashkisė, qyteti ka njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme tė gjelbėruar prej afro 200 mijė metrash katrorė. Kėshtu, mesatarisht, ēdo banori i takon 0,9 metra katrorė gjelbėrim. Pavarėsisht ndėrhyrjeve tė Bashkisė duke “gjelbėruar” emrat e rrugėve, sipėrfaqja e gjelbėr nuk ėshtė shtuar dhe raporti i saj me popullsinė ėshtė ndėr mė tė vegjlit nė vend dhe shumė larg standardeve.
Gjelbėrimi
Parku “Rinia”, nė Kodrėn e Vilės nė Durrės, tashmė gati nuk ekziston mė. “Mushkėria e gjelbėr” e qytetit nuk kryen mė kėtė funksion. E njėjta situatė paraqitet edhe nė zona tė tjera tė gjelbėruara tė qytetit bregdetar. Ato janė: lulishtja nė hyrje tė Durrėsit dhe te Stacioni i Trenit, lulishtja “1 Maji” pėrballė godinės sė “Alb Telecom”, lulishtja nė sheshin ‘Liria” nė qendėr, shėtitorja bregdetare etj. Janė zhdukur ose janė nė gjendje tė amortizuar.

POKO
06-04-2013, 00:04
nje lajme i mire ky,uroje qe te jet gati para sezones verore...


http://www.youtube.com/watch?v=UqZ7g98yUjY

YOKO
06-04-2013, 08:35
Po te perjashtuan perseri, do krijojme nje referendum.

BATO
06-04-2013, 10:47
Pamje tė tilla me plehra janė tė zakonshme nė vend.
Rrugėt bėhen me para borxh, e tė marrėsh borxh, nuk ėshtė zhvillim.
Zhvillimi ynė ėshtė ai gjelbėrimi i fotografisė sė parė.

Freemason
06-04-2013, 17:24
Pamje tė tilla me plehra janė tė zakonshme nė vend.
Rrugėt bėhen me para borxh, e tė marrėsh borxh, nuk ėshtė zhvillim.
Zhvillimi ynė ėshtė ai gjelbėrimi i fotografisė sė parė.

Sa ironike Bato

I kan vene emrin rruges "Rruga Gjelberimi"

baaroar
08-04-2013, 00:04
Sa ironike Bato

I kan vene emrin rruges "Rruga Gjelberimi"
Mos u mėrzit, qeveria do tė vėjė dorėn nė zemėr dhe do tė vendosė njė tabelė tė re pėr rrugėn, "RRUGA MBETURINA" dhe kėshtu do tė jetė nė rregull.

BATO
08-04-2013, 20:48
Sa ironike Bato

I kan vene emrin rruges "Rruga Gjelberimi"
Pse ironike?
Kur ka njerėz qė plehrat i quajnė gjelbėrim, nuk ėshtė ironike.
I ke parė disa kėtu qė flasin me entuziazėm pėr zhvillimin e madh, pėr qipat me vaj e ullinj qė shesin fshatarėt katundeve tė Beratit?
Mirėpo kėta entuziastė jetojnė jashtė e nuku kthenen tė jetojnė nė Shqipėri qė ta shijojnė gjithė kėtė bollėk, tė shijojnė qipat me vaj e ullinj.