PDA

View Full Version : Ēdo njeri ėshtė shpjegues i ėndrrave tė veta


Jolene
23-02-2010, 18:04
Thon qe: enderrat dhe sekretet nuk i tregohen njeriu.

SubZ
23-02-2010, 19:39
Nuk ka pasur njė definicion definitiv pėr imagjinatėn, ėndrrat apo materien gri (pjesa e nėnndėrgjegjes njerėzore e cila zė pjesėn mė madhe tė trurit njerėzor ⅔).

Njė shkrim i publikuar nė njė gazetė tė pėrjavshme, nė suplementin "Ndryshe".

Meshkujt ėndėrrojnė aventurėn, femrat situata reale. Ky ndryshim respektohet edhe nė fėmijėri.
Emocionet, dėshirat, simpatitė pėrkthehen si vizione ėndrrash tė lidhura para sė gjithash me seksin, moshėn dhe personalitetin.
Ēdo natė nė ėndrrat tona dalim nga sjelljet e pėrditshme pėr t’u shndėrruar nė personazhet mė fantastikė. Mund tė ndryshojmė rol, profesion, moshė, identitet madje edhe seks.
Nuk ka asgjė tė keqe nė kėtė: "transformimi" ėshtė mėnyra e tėrthortė nėpėrmjet sė cilės e pandėrgjegjshmja transmeton frikėn, pasiguritė, dėshirat dhe fantazitė.
Ėndrrat mund tė jenė ekstravagante apo tė zakonshme. E vetmja gjė e rėndėsishme ėshtė tė mos i marrim siē janė: pas imazhit mė tė drejtpėrdrejtė fshihet gjithnjė njė kuptim i dytė dhe pėr fat tė keq pėrkthimi nuk ėshtė i drejtpėrdrejtė, veēse pėr njė tip tė limituar simbolesh.
Analizat e mijėra ėndrrave, megjithatė kanė bėrė tė mundur tė individualizohen skemat qė duhen. Kėto "kopje" janė tė lidhura para sė gjithash me seksin tė cilit i pėrkasin, moshėn dhe personalitetin e ėndėrruesit. Edhe ngjarjet mė tė, rėndėsishme, tė jetės tentojnė t'i japin formė "skenarėve" qė mund tė pėrjetojmė, me disa variacione nė ėndrrat e tė gjithėve.

Mashkullore dhe femėrore

Seksi pėrkatės ėshtė faktori i parė qė influencon nė mėnyrėn se si ėndėrrohet. Kėshtu mund tė ndajmė karakteristikat tipike tė ėndrrave tė grave dhe tė tjera tė pėrbashkėta me eksperiencėn ėndėrruese tė burrave.

Dy botėt e ndryshme ėndėrruese janė tė influencuara nė njė pjesė nga karakteristikat biologjike (hormonet, ndryshimet neurologjike dhe anatomike) dhe nė njė pjesė nga kultura tipike e njėrit apo e tjetrit seks (sensibiliteti mė i madh dhe aftėsia mė e madhe komunikuese e grave; emancipim i mė i madh nga familja, e burrit...).
Po le tė shohim mė tė detajuara ndryshimet.

Ėndrrat e saj

Gruaja ėshtė pothuajse gjithnjė protagoniste e ėndrrave tė saj dhe me vėshtirėsi ėndėrron njė qenie tjetėr apo e bėn njė personazh themelor tė fantazive tė saj ėndėrruese.
Pranė saj sheh persona tė njohur, familjarė. Edhe kur ėndėrron aventurėn e ndaluar ėshtė mė e lehtė qė imazhet tė jenė psh, partneri i saj, fqinji..., pra jo njė fare i panjohur.
Nė pėrgjithėsi pėrqindja e burrave dhe e grave nė fantazitė ėndėrruese ėshtė ekuivalente. Raportet me ta janė tė qeta dhe miqėsore. Vetėm rrallė takimet degjenerojnė nė zėnie dhe agresione fizike.
Njė nga aktivitetet mė tė zakonshme pėr gratė nė ėndėrr ėshtė tė folurit.
Ambienti nė tė cilin zhvillohet ėndrra ėshtė zakonisht i njohur. Mund tė jetė shtėpia, ose njė vend tė cilin jemi mėsuar ta frekuentojmė, ose njė qytet nė tė cilin shkohet zakonisht.
Ashtu sikurse ndodh nė realitet, edhe nė ėndrra gratė janė mė tė vėmendshme ndaj veēorive, si psh fytyrėn e personave, format dhe ngjyrėn e veshjeve. Perceptojnė dhe kujtojnė aromat, ngjyrat, shijet.
Janė pastaj momente tė veēanta nė tė cilėt bėhen edhe mė tė vėmendshme dhe tė ndjeshme, si psh, nė fazėn e ciklit kur shfaqen menstruacionet, ose gjatė shtatzėnisė.
Ėndrrat rezultojnė mė tė gjalla, dhe pėrmbajtja e tyre bėhet mė e detajuar. Gratė ėndėrrojnė shpesh ambiente tė mbyllura dhe janė shumė tė shpeshta referimet e ujit: kėshtu mund tė imagjinojnė sikur gjenden nė njė vaskė apo nė njė pishinė, ose sikur shohin ujin qė rrjedh apo tė shkumėzojė nė njė ujėvarė. Ndryshon perceptimi i vetė trupit qė, duket se rritet apo zvogėlohet.

Ėndrrat e tij

Burri ėndėrron mė shpesh sesa gratė sikur ndėrron personalitet dhe transformohet nė njė hero tė guximshėm, ndoshta duke huazuar karakteristikat e personazheve tė filmave tė aksionit, kronikės sė zezė.
Nėse personazhi i zgjedhur ėshtė shumė rebel mund deri edhe tė zgjidhet tė mos e interpretojė personalisht as nė ėndėrr dhe tė kalojė nė njė rol tė vogėl, duke e lėnė tė "keqin" tė veprojė si protagonist, ndoshta duke i huazuar pamjen e njė miku apo tė njė vėllai.
Personazhet e tjera qė popullojnė ėndrrat e meshkujve janė pak, dhe nė pjesėn mė ta madhe meshkuj. Gratė e pakta prezente nuk janė domosdoshmėrish tė njohura.
Pėrkundrazi, njė konstante e ėndrrave erotike (mė tė shpeshta tek burrat sesa tek gratė), ėshtė ajo e pasjes sė njė partnereje qė nuk e ke parė kurrė mė parė.
Nė fantazitė e ėndrrave janė tė shpeshta ndeshjet fizike dhe ngushėllimi me dhunėn. Kundėrshtarėt e ėndėrruesit janė shpesh tė panjohur.
Nė pėrgjithėsi ėndrra e tyre ėshtė mė e populluar dhe mė e pasur se e femrave, por mashkulli nė zgjim kujton shumė pak detaje.
Veprimi zhvillohet nė hapėsira tė jashtme dhe nė vende jo precize. Vendi mė i zakonshėm ndaj tė cilit referohen ėshtė vendi i punės (ndodh shpesh qė burri tė ėndėrrojė shefin, kolegėt, njė tratativė tė rėndėsishme ose nė ėndėrr t'i referohet parave qė, edhe pse, ēuditėrisht ėndėrron sikur gjen apo mbledh para tė vogla metalike dhe pothuajse kurrė kartėmonedha.

Fantazitė erotike

Ndryshimi i parė mes ėndrrave erotike tė atij dhe asaj ėshtė nė faktin se meshkujt kanė partnere ėndrre tė panjohura, gratė, pėrkundrazi, takojnė persona realė.
Meshkujt pastaj, veprojnė pėr "kompensim". Pėrballė njė vėshtirėsie apo njė dėshtimi janė tė predispozuar tė ėndėrrojnė situata siguruese apo ngushėlluese.
Gratė, pėrkundrazi e prezantojmė nė mėnyrė mė direkte shqetėsimin e tyre. Edhe ėndėrrimi i njė tradhtie, mė shumė se fantazi. tek femrat ėshtė shpesh sinjal i njė momenti vėshtirėsie nė jetėn e ēiftit.

Roli i moshės

Edhe mosha luan njė rol tė rėndėsishėm nė mėnyrėn si ėndėrrohet dhe nė temat e ėndrrave. Zakonisht ėndrrat e fėmijėrisė janė mė tė shkurtra dhe ndjekin njė vijė tė drejtė, krahasimisht me ato tė moshės sė rritur, megjithėse nė vetvete shpesh pėrfytyrimet janė indirekte. Ndryshimi mes ėndrrave tė meshkujve dhe atyre tė femrave ekziston edhe nė moshėn e fėmijėrisė. Ėndrrat e djelmoshave janė mė me gjallėri. me takime dhe aventura, ndėrsa ato tė vogėlusheve janė mė paqėsore edhe pse janė mė tė shpeshta makthet (mes mė tė shumtave janė: sikur ndiqen, sikur bien nė boshllėk, sikur humbin njė person tė dashur).

Nė ėndrrat e fėmijėve tė vegjėl shpesh gjejmė si personazhe edhe kafshėt: djemtė ėndėrrojnė zakonisht kafshė tė mėdha (arinj, ujqėr, luanė) me tė cilėt duhet tė ndeshen; moshataret e tyre ėndėrrojnė gjitarė dhe kafshė mė tė vogla (sidomos macet dhe minjtė). Si meshkujt dhe femrat ėndėrrojnė kafshė "tė neveritshme" si insekte dhe gjarpėrinj.
Nė adoleshencė temat bėhen mė "tė pjekura" dhe ėndrrat bėhen mė komplekse: vajzat fillojnė tė ėndėrrojnė vetveten nė njė raport me dikė tjetėr (njė mėsues, njė tė dashur); ndėrsa djelmoshat e rinj, mė shpesh shihen vetėm, nė situata aventurore: ėndėrrojnė sikur ndeshen apo sikur sulmohen.

Sa vlerė kanė rastet e jetuara

Mbi ėndrrat kanė njė influencė tė madhe edhe ngjarjet e rėndėsishme tė jetės sė secilit, sidomos nėse janė dramatike apo qė sjellin ndryshime tė mėdha nė zakonet e pėrditshme. Trauma, aksidente, vdekje, martesa, divorce dhe ngjarje tė tjera veēanėrisht intensive prezantohen nė njė mėnyrė tipike nė ėndrrat tona.
Njė statistikė ka treguar se ėndrrat e njerėzve tė martuar janė mė tė qeta dhe "miqėsore" krahasuar me ato tė personave qė pėrballojnė njė ndarje (qė i kanė mė tė mbushura me makthe dhe imazhe kėrcėnuese) .
Pas humbjes sė njė personi tė dashur, ndodh shpesh qė ta ėndėrrojmė ēdo natė pėr javė tė tėra. Edhe njė aksident nė tė cilėn kemi qenė protagonistė mund tė zėrė vend nė pėrfytyrime tė ngjashme dhe tė prezantohen si njė tmerr i vazhdueshėm.
Nė rastin e sėmundjeve fizike mund tė ėndėrrohet njė shqetėsim akoma mė parė se tė manifestohet.

Fjalėt pėr t'i treguar

Jo tė gjithė ėndėrrojmė nė tė njėjtėn mėnyrė. Imagjinata jonė ėndėrruese mund tė jetė pak a shumė e gjallė, emocionuese, e detajuar dhe emocionuese.
Edhe saktėsia e kujtimeve ėshtė e ndryshme: ka qė kur zgjohen arrijnė tė kujtojnė nė mėnyrė perfekte ėndrrat, ka qe kujtojnė vetėm copėza. Pikėrisht pėr kėtė tregimet janė pak a shumė tė artikuluara.
Shprehja mė e pėrdorur nė mėnyrė absolute kur tregojmė njė ėndėrr ėshtė "nė njė farė pike". Kjo ndodh sepse nė ėndėrr humbim sensi, e kohės dhe tė hapėsirės. Pėr tė njėjtin motiv, foljet janė tė shprehura zakonisht nė kohėn e pakryer ("ndodhesha nė makinė ... ") ose duke kaluar nė tė kryerėn e plotė (kisha dalluar diēka tė ēuditshme...").
Njė analizė statistike e termave dhe shprehjeve mė tė pėrdorura pėr tė treguar ėndrrat ka zbuluar se djemtė dhe burrat tentojnė tė pėrdorin mė shumė fjali dhe fjalė qė tė ēojnė nė instinktet e tyre agresive apo seksuale.

Gjatė fazės menstruale, gratė janė mė tė kujdesshme dhe tė sakta nė pėrshkrimin e emocioneve dhe ndjenjave. Duket se kjo i detyrohet faktit qė variacioni hormonal i bėn mė tė ndjeshme ndaj shprehjes me fjalė, dhe mė perceptuese ndaj ndjenjave tė tė pandėrgjegjshmes sė tyre.

SmiLey
18-05-2010, 17:21
Njė qasje e re ndaj shpjegimit tė ėndrrave vė gjithkėnd nė gjendje tė kuptojė nė mėnyrė tė pavarur dhe vetėshėruese ėndrrat e tij dhe njėkohėsisht problemet e lidhura me to dhe mėnyrat pėr t“i zgjidhur.

Prej mijra vjetėsh ėndrrat pėrpiqen tė shpjegohen pothuajse nė tė njėjtėn mėnyrė. Tė huajt na tregojnė se si tė pėrkthejmė ėndrrat tona.

“Ndryshimi midis kėndvėshtrimit tim mbi ėndrrėn dhe kėndvėshtrimit tradicional qėndron nė atė qė unė mendoj se njė ėndėrr mund tė pėrshkruhet dhe pėrkthehet qė nga rreshti i parė e deri tek i fundit”, shpjegon Dr. Max Segeth, psikologu qė ka zhvilluar kėtė qasje.
Nga ana tjetėr njė ėndėrr mund tė kuptohet dhe pėrkthehet nga vetėm ai qė e ėndėrron: ėndrra ka tė bėjė me gjendjen e tanishme tė personit. “Meqėnėse e tėrė ėndrra ka tė bėjė drejtpėrdrejtė me atė qė e ėndėrron, ky i fundit duhet tė arrijė ta protokollojė pa lėnė gjė mangut duke zėvėndėsuar pastaj personat, kafshėt, sendet, ngjyrat dhe numrat nė ėndrrėn e tij me veti tė shoqėruara nė mėnyrė tė vetvetishme, dhe kėshtu duke u nisur nga kjo qė doli tė shkruajė sėrisht ėndrrėn e tij duke e lidhur me gjendjen e tij tė sotme.

Njė grua e pa veten nė ėndėrr sikur ndodhej nė njė varrezė. Aty iu shfaq njė i njohur i vdekur me njė veshje qė tė binte nė sy, i cili po e tėrhiqte drejt vetes. Ėndėrruesja, njė grua e vjetėr qė deri nė atė ēast kishte pasur njė mėnyrė tė jashtzakonshme tė jetuari, i shoqėronte kėtij tė vdekuri vetinė ‘Teprim’.

Ky mesazh pėrkthehej: ‘Lėre teprimin tė vdesė!’. Kjo ’shenjė qė i vinte nga e pavetėdishmja’ ia bėri mė tė lehtė atė ngjarje qė e priste, futjen nė pensionin e pleqve, qė i shkaktonte njė frikė por tė cilėn ajo nuk e pranonte.

Nė njė ėndėrr tjetėr njė djalė i ri sheh gruan e tij tek papritur ia merr me vete dhe i hedh dorėn nė qafė njė djalosh i ri e tėrheqės, ndėrkohė qė ajo e lejon e vetėdijshme. Kėtu mesazhi i ėndrrės ėshtė: ‘Unė pėrqafoj guximin tim’”.

Djaloshit kjo i dha guximin, tė dijė tė trajtojė mė mirė njė sfidė qė e priste. Njė pėrvojė tipike qė fitohet nga shpjegimi i ėndėrrave tė kėtij lloji ėshtė rritja intuitive e vetėbesimit.

Nismėtari i studimit modern tė ėndėrrave ishte Sigmund Freud (Frojdi, Zigmund – shih fig.) me nxjerrjen nė fillim tė viteve 1900 tė teorisė sė tij mbi shpjegimin e ėndrrave. Teza thelbėsore e tij se ėndrra ishte rruga mbretėrore pėr tek e pavetėdijshmja, u kthye nė gur themelor tė konceptit tė tij terapik nė psikoanalizė.

Nė ėndėrr problemet e ndrydhura brenda vetes kthehen sėrisht nė njė trajtė enigmatike. Metoda e shpjegimit tė ėndrrės merret pikėrisht me zgjidhjen e kėsaj enigme. Pėr kėtė do tė ishte i nevojshėm njė ekspert i cili do tė arrinte t“i qasej thelbit tė mesazhit tė ėndrrės, pasiqė disa simbole vlejnė pjesėrisht njėlloj pėr tė gjithė.

Beaute
29-05-2010, 19:00
Si besoj enderrave...

Meri
03-02-2011, 01:52
Nga ana tjetėr njė ėndėrr mund tė kuptohet dhe pėrkthehet nga vetėm ai qė e ėndėrron: ėndrra ka tė bėjė me gjendjen e tanishme tė personit. “Meqėnėse e tėrė ėndrra ka tė bėjė drejtpėrdrejtė me atė qė e ėndėrron, ky i fundit duhet tė arrijė ta protokollojė pa lėnė gjė mangut duke zėvėndėsuar pastaj personat, kafshėt, sendet, ngjyrat dhe numrat nė ėndrrėn e tij me veti tė shoqėruara nė mėnyrė tė vetvetishme, dhe kėshtu duke u nisur nga kjo qė doli tė shkruajė sėrisht ėndrrėn e tij duke e lidhur me gjendjen e tij tė sotme.

Nese secili ka nje "kod deshifrimi" sic shkruhet ne paragrafin me lart, midis PO-se dhe Jo-se , do te thoja PO, i besoj.

Alb
03-02-2011, 02:09
Endrrat, jane konfuze, jointeligjente ose shume te veshtira per tu kuptuar, dhe ato qe na thone mund te bien ne kontradikte me gjithcka qe ne dime per realitetin qe na rrethon ... Por ne kemi gjetur menyren tone per ti interpretuar ato, dhe te kuptojme sa te mundim prej tyre. Po si ?

Tri drejtime na shfaqen per vleresimin e endrres. I pari e gjen shprehjen e vet ne nje numer filozofesh , ketu theksohet qe ne baze te jetes se endrrave ndodhet nje gjendje e vecante e veprimtarise psikike , qe ata e lavderojne si nje ngjitje ne nje nivel me te larte . “Endrra do te cliroje shpirtin nga ndikimet e natyres se jashtme, ajo do te shkepuse shpirtin nga pengesat sensoriale” –Shubert. I dyti e gjen shprehjen e vet te disa njerez qe mendojne se endrrat rrjedhin ne thelb nga ngacmimet fizike , dhe jane shprehje e pengesave psikike , shfaqja e lire e te cilave gjate dites eshte e penguar. I treti natyrisht u takon mjekeve qe mbrojne pikpamjen se endrra nuk ka vleren e nje dukurie psikike . Sipas tyre, eksituesit e endrres jane ngacmimet mjedisore te cilet e ngacmojne nga jashte ate qe fle, dhe rastesisht shfaqen ne organet e tij te brendeshme . Endrra sipas tyre eshte nje proces trupor ashtu si ne rastet e semundjeve .

Endrra ne historine e psikoanalizes ze nje vend te vecante dhe shenon nje pike kthese per te , ajo jo me kot quhet “rruga mbreterore drejt te pavetedijshmes”. Fale interpretimit te endrres psikoanaliza ka bere perpara dhe ka kaluar nga metoda psikoterapeutike ne psikologjine e thellesive. Teoria e endrrave mbetet momenti me origjinal qe nuk ngjahson me asnje prej teorive te tjera ,eshte pjese e atij terreni qe eshte shkeputur prej paragjykimeve dhe mistikes. Nuk duhet te harrojme se endrra nuk eshte nje dukuri apo mjet shoqeror komunikimi, gjithashtu ne duhet te pranojme se e kemi shume te veshtire te kuptojme se cfare ka dashur te na thote endrraparesi, i cili nga ana e vet e di edhe me pak kete gje.

Per interpretimin e endrres duhet tu permbahemi tri rregullave te rendesishme:
1.Nuk duhet kushtuar vemendje faktit se c’perfaqeson endrra, qofte kjo e kuptueshme apo absurde.
2. Puna duhet kufizuar ne faktin se per cdo elemente te lindin perfytyrime zvendesuese pa i menduar e pa i verifikuar keto perfytyrime.
3.Duhet pritur deri sa e pavetedijshmja e fshehur qe kerkohet nga ne lind vetvetiu.

Hapi i pare qe psikoanaliza sugjeron eshte futja e dy koncepteve te reja, ate qe ne enderr e quajme tekst te endrres apo enderr e qarte, kurse ate qe kerkojme te nenkuptojme, prapa endrres – mendimet e fshehura te saj.

Pra ne sapo degjojme nje enderr, hapi i pare do te jete qe endrren e qarte duhet ta bejme te fshehte , dhe te perfytyrojme se si ne jeten shpirterore te endrraparesit, endrra e fshehte kthehet ne te qarten, ate te cilen ai mban mend dhe na i tregon apo ate qe ai eshte i vetedijshem. Ne e shikojme dhe mund ti ndajme punet e endrres ne dy ,pra pjesa e pare eshte praktike qe per te realizuar ate duhen disa teknika dhe pjesa e dyte eshte teorike.

Ne fillim sapo kemi degjuar nje enderr do te perpiqemi te meremi me ate qe kemi degjuar pra me endrren e qarte . Ajo ka veti te shumta , mund te jete harmonike , me kompozicion te qarte ose krejt e pakuptueshme , mund te permbaje elemente absurde apo thumba , mund te duket se permban perfundime te thella ose gjithashu mund te duket e qarte dhe e kuptueshme. Ne enderr mund te bashkohen tipare nga me te ndryshmet , karakteristike per sende te ndryshme . Ajo gjithashtu mund te jete pa emocione apo mund te shoqerohet me gezime fuqishme apo emocione te pakendeshme.

Mbasi kemi degjuar me kujdes endrren e qarte ne do ti kerkojme enderrparesit te clirohet nga pershtypja e endrres se qarte, duke e perqendruar vemendjen nga e tera ne fragmente te vecanta te permbajtjes, dhe te mundohet te gjej dhe te na tregoje se cfare i kujtohet ne lidhje me secilin nga keto fragmente. Ne mund ti permbahemi nje rendi kronologjik qe rrjedh nga rrefimi i endrres per vezhgimin e copzave te saj por natyrisht kjo eshte nje metode e rrepte e cila bie ne kundershtim me parimin e psikoanalizes. Nje teknike tjeter teper e vlefshme eshte qe ti kerkojme enderrparesit te gjej ne fillim te endrres mbetje te mbresave ditore sepse permbajtja na tregon qe ne cdo enderr shfaqet per dicka qe ka ngjare diten ose para dites kur eshte pare endrra . Dhe me ane te ketyre lidhjeve do te kalojme nga bota e endrres te jeta reale e endrraparesit. Nje metode akoma me e mire eshte qe te fillojme me ata elemente te permbajtjes se endrres qe i jane kujtuar si rrjedhim i qartesise se tij, pasi me ane te ketyre elementeve ai e ka me te lehte te zgjoj asosacionet. Ne fakt nuk ka ndonje rendesi te madhe se cilen menyre perdorim e rendesishme eshte te kemi asosacionet e kerkuara. Ne do ti vendosim atij si kusht te domosdoshem te mos perjashtoj asnje mendim qe i vjen neper mend dhe nese enderrparesi kundershton duke thene se mendimi : eshte teper i parendesishem , eshte teper absurd, nuk lidhet me ceshtjen apo qe nuk ka deshire ta thote. Dhe kur zgjohen asosacionet aty cfare ska :kujtime nga dita e djeshme , nga dita kur eshte pare endrra ,per kohe shume te hershme , diskutime pro dhe kunder , pyetje, pohime .
Sapo degjojme keto asosacione , shikojme se ato jane teper te lidhura me permbajtjen e endrres , u japin pergjigje te gjitha pyetjeve te endrres , mbushin zbraztine e saj dhe bejne te kuptueshme perfundimet e saj. Endrra eshte nje esence e shtrydhur nga asosacionet qe jane bere sipas rregullave akoma te panjohur , kurse elementet e endrres dalin si perfaqsues te zgjedhur nga moria e tyre e madhe. Me ane te kesaj teknike kemi zbuluar ate qe zvendeson endrra dhe ku qendron vlera psikike e saj . Por asosacionet e endrres ende nuk jane mendimet e fshehura te saj. Mendimet e fshehura i permbajne asosacionet si nje epruvete , vecse jo te gjitha. Nga njera ane asosacionet na japin teper informacjon per formulimin e mendimeve te fshehura te endrres , lidhjet qe endrraparesi prodhon i afrohen shume mendimeve te endrres . Dhe nga ana tjeter asosacioni ndodhet para mendimit te endrres sa u eshte afruar atyre duke i prekur shkarazi. Atehere nderhyjme ne duke plotesuar ate qe sapo eshte prekur , nxjerrim perfundimet , shprehim ate qe enderrparesi me ane te asosacioneve vetem sa e ka permendur.

Per interpretimin e nje endrre, ne sic pohuam me siper varemi nga asosacionet e enderrparesit , ne lidhje me elemente te caktuar te permbajtjes se endrres . Por ne veprojme ne menyre te pavarur nga enderrparesi pasi ketu nuk hyjne asosacionet. Ndodh qe gjate punes tone nje rastesi e padeshiruar perseritet rregullisht elemente te caktuar te endrres, dhe ne kete kohe ne fillojme te shikojme nje ligjesi. Ne keto raste lind deshira per ti interpretuar vete keto elemente memece te endrres, pra per te bere perkthimin e tyre. Ne saj te pervojes grumbullohen mjaft zvendesime te tilla te perhershme. Kete raport te perhershem midis elementeve te endrres dhe perkthimit te saj ne e quajme simbolike, ndersa vet elementin simbol i mendimit te pavetedijshem. Nganjehere keta simbole na lejojne ta interpretojme endrren pa e pyetur enderrparesin ne hollesi sepse ai s’ka cfare te na thote per simbolet. Ne kemi lluksin qe keto simbole ti perkthejme ndersa enderrparesi jo , ndonse i ka perdorur vet . Ndodh qe kuptimi i endrres per ne te behet plotesisht i qarte para se te nisim perpjekjet per ta interpretuar , sapo degjojme tekstin e endrres . Por Interpretimi simbolik nuk mund te zevendesoje tekniken asociative , eshte vetem plotesim i saj dhe jep rezultate vetem duke u kombinuar me te.

Numri i sendeve qe ne enderr paraqiten simbolikisht eshte i madh , i vetmi element tipik , pasqyrimi i njeriut ne teresi eshte shtepia , i cili ze vendin e pare per nga rendesia. Shtepite me mure te lemuara perfaqesojne Burrat , ndersa ato me ballkon ne te cilat mund te mbahesh simbolizojne Grate.

Nese enderrparesi ka pare ne endrren e tij mbret ose mbretresh , apo perandor dhe perandore natyrisht qe keta personazhe jane prindrit e tij pra simbolizojne prindrit. Ndersa nese shikon princ apo princeshe eshte vet enderrparesi ne varesi te gjinise. Lindja paraqitet ne lidhje me ujin ndersa vdekja zevendesohet me largimin. Sendet e zgjatura si shkopinjte , trungjet e pemeve , cadrat (hapja e ketyre ) simbolizon ereksionin. Ndersa armet e mprehta , thikat kamat , shtizat , llamba te varura , lapsa qe levizin, perfaqsojne organet gjenitale mashkullore. Por ereksionin endrra mund ta paraqese simbolikisht si tollumbace , aeroplan dhe kohte fundit si anije ajrore por ajo mund ta beje personin vet te fluturoj per te treguar nje eksitim te pergjithshem. Gjithashtu sende nga te cilat derdhet uji si ibrike, shatervan rubineta perfaqesojne organet gjenitale mashkullore. Nje simbol teper i vecante eshte lima e thonjeve qe simbolizon te ferkuarin larte-poshte. Kutite , valixhet, sirtaret ,dollapet,furrat nenkuptojne mitren, ndersa objektet e zgaveruara , anijet dhe enet te gjitha perfaqsojne organet gjenitale femerore. Zakonisht ne endrra shikohen shume dhoma dhe ato simbolizojne grate por mund te simbolizoj dhe martesen. Ndersa kur njeriu ecen neper nje varg dhomash simbolizon bordellon. Nuk besoj se ka nevoje per komente cfare simbolizon brava me celsin apo ne castin e hapjes se nje dere duke u fokusuar ne futjen e celsit ne brave ! Zakonisht mund te shohim ne enderr se nje dhome behet 2 apo nje dhome qe ne te vertet eshte 1 ne enderr behet 2 kjo vjen si pasoj se ne femijeri anusi dhe organet gjenitale shihen si nje e vetme. Shkallet – ngjitja dhe zbritja e tyre nenkupton paraqitjen e aktit seksual. Muret e lemuara jane kujtime te kacavirrjeve te femijeve , kur ne mbeshteteshim apo kacavirreshim ne krahet e prinderve apo kush e di se ku. Tryezat e mbuluara apo te shtruara nenkuptojne gruan , dhe ndodh shpesh qe gjate endrres kompleksi i ideve seksuale te transformohet ne kompleksin e te ngrenit. Kapelja zakonisht nenkupton organin gjenital sidomos ate te mashkullit, kravata gjithashtu . Makinerite , paisjet e nderlikuara perfaqesojne prape organet gjenitale . S'besoj se u cudite pasi dihet rendesia qe i jep Frojd seksit! Vazhdojme me tej dhe cekici, pushka, pistoleta ,kama ,kordha nenkuptojne organet gjenitale sidomos ato mashkullore. Peisazhet ku ka ura, male kane te bejne me pershkrimin e organeve gjenitale ose me teper peisazhet pershkruajne trupin njerezor. Te luash me femijet ne enderr ti perkedhelesh ata duke i quajtur vogelush nenkupton masturbimin. Ndersa tredhjen ne endrra e shikojme te lidhur me tullacerine , prerjen e kokes , flokeve , renjen e dhembeve. Dhe si pasoj e frikes se tredhjes ne shikojme kafshe qe nese u pritet bishti atyre u rritet menjehere ,si hardhucat apo ndonje kafshe tjeter . Vijojme me tej peshku, kermilli,macja ,miu ( per shkak te leshit ) simbolizojne organet gjenitale ,dhe simboli me i rendesishemi eshte GJARPERI. Organet gjenitale femerore i simbolizojne dyert, portat, dhe druri apo letra dhe sende te prodhuara prej tyre –tavolina, libri ndersa nga kafshet , kermilli, guaska, nga pjeset e trupit- goja, nga ndertimet kisha, kapelja etje. Gjinjte e femres paraqiten ndermjet molleve , pjeshkeve ndersa floket ne gjenitalet pershkruhen si pyll me kacube. Embelsirat paraqesin shpesh kenaqesine seksuale. Paraqitjen ne enderr te aktit seksual paraqitet nepermjet valleve, ecja ne kale, ngjitjet. Kafshezat dhe insektet simbolizojne femijet e vegjel te padeshiruar ndersa bezdisja nga insektet tregues i nje shtatzanie. Kafshet e egra perfaqesojne njerez me ndjenja te theksuara. Ndodh qe ne endrra te jemi ne mes te nje udhkryqi apo nuk dime nga te kalojme apo na shfaqen dy rruge , e djathta simbolizon drejtesine – martesen , raportin seksual me nje prostitute, ndersa e majta – krimin , homoseksualizmin , incestin,perversitetin por kuptimi varet nga pikpamja morale e enderruesit. Bagazhi qe ne udhetojme simbolizon peshen e mekateve qe na rendon ndersa pamundesia per te kapur karrocen shpreh keqardhjen per ndryshimin ne moshe , por shpesh bagazhi eshte dhe simbol i organeve gjenitale. Kemi me mjaft raste perdorimin e numrave psh numri 3 nenkupton organet mashkullore . Ndodh qe ne enderr cka eshte mashkullore kthehet ne femerore dhe kjo ska se si te jete tjeter vecse deshira e gruas per tu bere burre. Ne endrra ndodh dhe qe pjese te trupit te simblizojne organet gjenitale , dora , kemba – organin mashkullor ndersa goja, veshi ,syri organin gjenital femeror dhe sekrecionet e trupit zevendesojne njera tjetren sperma zevendesohet nga te tjeret ( me i rendesishmi )

Natyrisht ndaj kesaj simbolike ka pasur mjaft kritika , por si shpjegohet qe studjuesit Vjeneze kane zbuluar qe kur personave qe i jane nenshtruar nje hipnoze te thelle u eshte dhene detyre te shikojne ne enderr procese seksuale, atehere endrra e provokuar zevendesohet me simbole teper te njohura , qe sapo u permenden. Nje gruaje iu dha per detyre te shikonte ne enderr mardhenie seksuale me nje shoqe – ne enderr shoqja iu shfaq me nje cante rruge qe shkruante “VETEM PER ZONJA”. Nje simbol teper interesante eshte ai i palltos . Ne endrren e nje gruaje palltoja simbolizon burrin. Tezgjahu ne enderr eshte simbol i nenes fallike , frika nga tezgjahu shpreh friken nga incesti. Nje simbol teper interesant eshte ai i ures i cili simbolizonte organin mashkullor qe bashkonte prindrit gjate mardhenieve seksuale. Por ura mer kuptimin dhe te afrimit te vdekjes.

vazhdon...

Alb
03-02-2011, 02:10
Duhet te theksojme se puna e interpretimit te endrrave kryhet ne kundershtim te plote me qendresen qe varion nga madhesite teper te vogla deri ne shkallen e nje pengese krejt te papercaktuar. Ne disa raste asosacionet lindin menjehere dhe i pari i dyti sqarojne gjithcka ndersa ne raste te tjera enderrparesi vonohet e pengohet deri sa te gjej dicka qe mund te vlej per te kuptuar endrren. Sa me i gjate te jete zinxhiri asociativ aq me e fuqishme eshte qendresa . Ne qofte se mendimi shoqerohet me nje qendrese te tille kjo eshte teper domethense. Gjate punes tone ne ndeshim qendrese te madhe kur duam qe nga zevendesuesi qe eshte element i endrres te depertojme ne te pavetedijshmen e saj te fshehur.
Ne kete menyre ne mund te supozojme se pas zevendesuesit fshihet dicka e rendesishme. “Nese nje femije nuk e hap doren per te treguar se cfare ka ne te , do te thote se aty ka dicka qe ai nuk ta lejon ate”. Dhe harresa ndikon njesoj, shpesh ndodh qe nga nje enderr nganjehere shkeputet nje fragment dhe pastaj shtohet si plotesim , kjo duhet kuptuar si perpjekje per ta harruar kete fragment , pikerisht ky fragment ka me shume rendesi. Zbulimin e tij e ka penguar nje qendrese me e fuqishme se te tjerat. Ne arrijme ne konkluzuonin se qendresa duhet te marre pjese dhe ne lindjen e endrres , dallohen endrra qe lindin kur ekziston nje presion i vogel ose i madh i qendreses por dhe ku presion gjate endrres eshte i variueshem . Qendresa eshte shenje e sigurte e nje konflikti , ka nje force qe do te shpreh dicka ka nje tjeter qe perpiqet te mos ta lejoj. Ky konlikt paraqitet si nje enderr e qarte qe bashkon ne vete te gjitha zgjidhjet . Si duket ne nje vend nje force ka arritur te shperthej dhe te thote ate qe do , ne vende te tjera instanca kundershtuese e ka shuar informacionin e mare ose e ka zvendesuar ate . Por ka mjaft raste ne te cilat konflikti shendrrohet ne kompromis keshtu qe instanca formuese mund te thote ate qe ka dashur vecse jo si ka dashur . Shtremberimi i endrres eshte ajo qe ne na duket me e cuditeshmja . Ne ngelet te themi se shtremberimi i endrres eshte produkt i punes se endrres. Gjate permbajtjes se endrrave ne shoim se aty ka zbrazti , boshlleqe , ne disa pjese permbajtja sikur eshte fshire . Ne do te pranojme faktin se keto pjese jane te pakendeshme , kjo ka qene arsyeja qe jane fshire. Ato jane model i nje fatazie libidinoze te pacipe , por qe ne enderr mungon plotesisht. Kjo mund te jete pjesa me e mire dhe interesante. Tani ne themi me bindje se kjo eshte censura e endrres . Kudo ku ne endrren e qarte ka zbrazeti per kete eshte fajtore censura e endrres, dhe ne e vijojme mendimin tone per te thene se aty ku elementi i endrres kujtohet vecanerisht i dobet dhe i paqarte ne krahasim me elemente te tjere ,per kete natyrisht fajsojme censuren. Por censura shfaqet dhe duke vene ne vend te asaj qe duhet dicka te zbutur, te perafert. Fale ketij zvendesimi te theksit, ketij rigrupimi te elementeve endrra e e qarte nuk ngjan fare me mendimet e fshehura te saj,sa as qe i dallojme dot keto mendime. Ajo qe ne interpretim shfaqet si qendrese tani ne punen e endrres na shfaqet si censure .Qendresa e interpretimit eshte vetem objektivizimi censures se endrres. Ashtu si qendresa ndaj cdo interpretimi ndryshon te njejten gje ben dhe censura ajo eshte e variueshme. Ajo eshte aq e madhe sa e keqe eshte deshira, por kjo varet dhe ne lidhje moralin e enderrparesit. Duhet te theksojme se prirjet kundrejt te cilave iu eshte drejtuar censura jane te pahijshme nga ana etike, estetike, shoqerore ato jane dukuri per te cilat askush nuk guxon te mendoje ose mendohet vetem me neveri. Epshet qe na fshihen si te huaja per natyren njerezore jane aq te fuqishme saqe shkaktojne endrra! Keto deshira te mohuara nga censura kane gjetur shprehje te shtermberuara te endrra.
Endrra eshte produkt patologjik , hallka e pare qe perfshin simptomen histerike , por qe e dallon prej tyre karakteri kalimtar dhe kushtet karakteristike te jetes se njeriut . Gjendja e gjumit eshte largim nga bota reale e jashtme dhe krijohen kushtet per zhvillimin e psikozes . Per psikoze largimi nga realiteti behet ose kur e pavetedishmja e shtypur behet teper e fuqishme ose kur realiteti bart aq vuajtje saqe uni hidhet ne krahet e impulseve te pavetedijshme. Psikoza naive e endrres eshte pasoj e largimit te deshiruar e te vetedijshem , te perkohshem nga bota e jashtme. Kur ai fle ndryshon shperndarja e energjise psikike: nje pjese e energjise perdoret per te qetesuar te pavetedijshmen , dhe nese e pavetedishmja do clironte energjine per aktivitetin e vet do te zbulonte se levizja eshte e pamundur dhe eshte e hapur vetem rruga drejt kenaqesise halucinative, ketu lind endrra! Por fakti i censures se endrres tregon se kemi nje qendrese te mjaftueshme ndaj shtypjes. Qetesia qe do donte te krijonte gjendja e gjumit kercenohet nga – rastesisht nga ngacmimet e jashtme ,-interesat qe nuk zhduken ,-deshirat e paplotesuara e te shtypura qe mezi presin te shfaqen . Si pasoj e dobesimit te shtypjeve lind rreziku qe gjate nates gjumi te prishet sa here qe nje ngacmim i jashtem e i brendshem do hynte ne konflikt me nje nga burimet e deshirave te pavetedijshme. Procesi i endrres lejon qe produkti i ketij bashkveprimi te shnderrohet ne vuajtje halucinative duke bere qe gjumi te zgjatet . Pra verejme qe endrra nuk eshte prishes i gjumit por e mbron ate . Eshte e vertet qe ne na duket se do te flinim me mire po te mos shihnim endrra por nuk kemi aspak te drejte. Pikerisht ne saj te endrrave ne arrijme te fleme!

Puna e endrres sic pohuam me siper eshte puna qe zhvendos endrren e fshehur ne enderr te qarte, eshte dicka unike pasi na krijoi mundesine qe te hyjme ne sistemin e pavetedijshem .Me ane te saj psikoanaliza ka zbuluar se per formimin e simptomave neurotike veprojne po ato mekanizma qe i shnderrojne mendimet e fshehura te endrres ne te qarte. Arritja e pare e punes se endrres eshte dendesimi. Me kete kuptojme faktin qe endrra e qarte permban me pak gjera se endrra e fshehur.Dendesimi ndodh ngaqe:
1. Disa elemente te fshehur ne pergjithsi humbasin
2. Te endrra e qarte kalon nje pjese e disa komplekseve te endrres se fshehur
3. Elemente te fshehur qe kane dicka te perbashket te endrra e qarte bashkohen duke u shkrire ne nje te tere.
Mund te kemi dendesimin e personave te ndryshem ne nje . Formimi i personave te perzier ne enderr i ka ngjashmerite e veta te disa krijime te fantazise tone qe i bashkon ne nje te tere pjeset perberese qe ne te vertet nuk jane te lidhura ndermjet tyre . Puna e endrres synon te mpikse dy mendime per te gjetur nje fjale me shume kuptime , ne te cilen te dyja mendimet te bashkohen si ndodh ne rastin e nje shakaje. Rezultat tjeter i punes se endrres eshte zevendesimi . Ai shfaqet ne dy forma ; ne faktin se nje element i fshehur , nuk zevendesohet me pjesen e vet perberse , por me dicka tjeter te larget , dhe forma e dyte eshte qe theksi psikik kalon nga nje element i rendesishem ne nje tjeter jo te rendesishem. Rezultati i trete i punes qendron ne shnderrimin e mendimeve ne figura pamore . Figurat pamore jane e vetmja forme ne te cilen shendrrohen mendimet . Kjo ane e punes se endrres eshte faktori i dyte i perhershem pasi per shprehjen e elementeve te vecante te endrres ekziston nje pasqyrim i dukshem i fjales.

Ndodh qe kur ia interpretojme enderrparesit endrren gati shume mendime njihen mire nga ai se dhe ai arrin ne kete konkluzion , por ka raste se ai kundershton me ngulm se ky mendim eshte teresisht i huaj per te . Dhe atehere ne analizojme se ato mendime qe enderrparesi pranon mund te kene lindur dhe kur ka qene zgjuar,ndersa ato qe ai spranon jane pjelle e nates ne ate kohe kur shtypja eshte dobsuar,dhe atehere ato mendime shfaqen. Dhe shfaqja e tyre eshte e zbutur e shtremberuar e maskuar. Fale lidhjeve me mendimet e tjera te pafajshme te endrres keto deshira te pavedijshme nxjerr koke ne trajte te maskuar- fale kufizimit te censures. Mendimet e pavetedijshme te endrres e qetesojne jeten shpirterore dhe gjate gjumit pasi kjo deshire e pavetedijshme eshte krijuesi i endrres dhe per kete duhet energji psikike.
Nese do te vezhgojme endrrat feminore ato jane teper te qarta dhe e shfaqin hapur permbushjen e deshires .Si cdo deshire tjeter ajo do vetem kenaqesine e vet.Ne cdo enderr deshira duhet te shfaqet si dicka e realizuar .Nje vajze 3 vjece voziste per here te pare ne liqen . Kur duhej te dilte nga varka , ajo nuk deshironta ta bente kete gje dhe ia shkrepi te qarit me rendese . Te nesermen ne mengjes tha SONTE KAM VOZITUR NE LIQEN. Nje djale 22 muajsh duhet te servire nje shporte qershi . Kete ai e ben pa deshire dhe pohon se do te marre dhe ai disa kokrra . Ne gjume ai degjohet HERMANI I HENGRI TE GJITHA QERSHITE. Pra si e shikojme endrra feminore eshte nje perjetim i dites qe ka lene nje keqardhje , nje brenge apo deshire te paplotesuar. Madje ka dhe nje klase endrrash tek te rriturit qe jane njesoj si ato te femijeve keto jane endrra qe shkaktohen nga nevojat imperative te trupit: uria, etja , nevoja seksuale domethene jane permbushje e deshirave si reagim ndaj shqetesimeve te brendeshmeve fizike . Keshtu nese endrren e nje 19 muajshje ajo: kishte pare nje menu ku ishte shkruar emri i saj , luleshtrydhe, mana , omlete, supe. Endrra ishte reaksion ndaj nje dite urie per shkak te nje crregullimi te stomakut te shkaktuar nga 2 luleshtrydhe . Ne te njejten kohe gjyshja e saj meqe gjithe diten s'kishte vene gje ne goje nga shqetesimet e veshkes – ate nate kishte pare ne enderr sikur e kishin ftuar per darke dhe po e qerasnin me embelsira nga me te mirat.

Pra si pohuam qe endrrat jane deshira te paplotesuara dhe si cdo deshire ato kerkojne vetem plotesimin e tyre. Por izolimi i nates , i jetes shpirterore ben qe kjo deshire e synuar per te plotesuar pasionin perjetohet ne menyre halucinante si reale. Mendimet e fshehura te endrres shendrrohen ne figura pamore , ilustrohen dhe dramatizohen.

Endrra qe lind ne kete menyre perfaqson nje forme kompromisi nga njera ane ajo kenaq unin , kur i sherben deshires per te fjetur dhe nga ana tjeter ajo i jep mundesi deshires se shtypur te kenaqet aq sa e lejojne kushtet , ne formen e plotesimit halucinant te deshires.

Qe te formohet nje enderr duhet qe deshira e shtypur ,duke u mbeshtetur te ngacmuesit e rastit dhe duke mbartur mbetje te mbresave ditore gjen shprehjen e vet qofte te zbutur apo te maskuar.Si cdo deshire tjeter ajo do te synon te kenaqet me ane te veprimit por ngaqe levizja eshte e pamundur atehere ajo eshte e detyruar te caj ne ane te perceptimit dhe te mjaftohet me kenaqesin halucinante . Per kete arsye mendimet e fshehuar te saj permblidhen ne teresi figurash ndjesore dhe pamore. Por prape kemi vetem lenden e pare te mendimit . Per shkak te censures per paraqiten objekteve e proceseve paraqiten simbole te cilat jane te panjohura per mendjen e vetedijshme.

Nuk duhet te harrojme asnjehere se endrrat e nje nate jane plotesisht te lidhura me njera – tjetren. Endrrat e nje nate e ndajne shpesh plotesimin e detyres se endrres qe ato te mara se bashku realizojne plotesimin e deshires ne dy etapa gje qe te cilen nuk mund ta beje cdo enderr vecmas.Nese deshira e endrres permban nje veprim te ndaluar ne lidhje me nje person te caktuar. Ky person shfaqet haptazi ndersa veprimi jepet sipas nje iluzioni te zbehte.

vazhdon...

Alb
03-02-2011, 02:11
Pastaj endrra e dyte ben te kunderten. Ne te veprimi kryhet haptazi ndersa personi transformohet ne nje njeri cfardo. Besoj jeni lodhur me teori le te kalojme ne anen praktike por e dyta s'mund te behet pa te paren, apo jo?

Kemi mare nje endrren te nje infermjere te ciles i eshte dhene urdher te ruaj nje plake me obsesione qe u kerkonte infermiereve te mos ia ndanin syte per asnje cast. Nje mbremje ndersa po prehej ne divan plaka po e shikonte infermjeren dhe beson se e ka zene gjumi: po me shihni – e pyet plaka , infermjerja hidhet perpjet , po i pergjigjet . Tani plaka obsesive ka nje motiv te vazhdoje ta pyes , dhe e perserit pyetjen – po me shikoni . Infermjerja pohon perseri . Ne ate kohe hyn nje sherbyese per ti sjell darken . Kjo eshte ngjarje e vertet , se mos kujtuat se ishte endrra ! Infermjerja sheh kete enderr.

Asaj i eshte besuar nje femije , e ema e femijes eshte larguar dhe ajo e humbi femijen. Del ne rruge dhe pyet kalimtaret nese e kane pare femije. Pastaj arrin prane nje mase te madhe uji , qe e kalon mbi nje ure te vogel . (figura e nje infermjerje tjeter i shfaqet papritur mbi ate ure te vogel). Pastaj gjendet ne nje lokalitet qe ajo e njihte dhe atje takon nje zonje , e njohur e saj qe kur ishte vajze dhe qe ne ate kohe punonte si shitese ne nje dyqan ushqimesh : me vone ajo ishte martuar . E pyet zonjen qe rri perballe te saj tek dera “ e keni pare femijen” ? Por gruaja nuk ia ve veshin kesaj pyetje , perkundrazi i tregon se eshte divorcuar nga i shoqi , duke shtuar se dhe martesa nuk eshte gjithmone e lumtur. Pastaj zgjohet e qetesuar dhe mendon se sigurisht femija ndodhet tek ndonje fqinje.

• Endrra i referohet dremitjes – qe infermjerja e turnit mohoi se e beri.
• Femija e ben infermieren ti vij ne mendje nje sherbim qe ajo e kishte ndier veten te kenaqur. Ky femije nuk mund te shikonte dhe ajo kujdesej per te , edhe kur nena e femijes ishte aty . Infermjerja i kishte premtuar burrit te plakes qe do te kujdesej per te si nje femije .
• Humbja e femijes – nenkupton se enderrparesja nuk e ka vezhguar plaken e obsesuar, se e ka zene gjumi dhe nuk tregoi .
• Masa e madhe e ujit – e ka mare spunton nga historia qe i kishte lexuar nje nate me pare plaka , historia e Xhones dhe balenes . Dhe plaka i ka treguar se dhe vet ka pare nje balene ne kanalin e Makines.
• Ura – tregim tjeter zbavites shkruar ne dialekt. Ne te tregohet nje mesues i fese pershkruan nxenesve te tij aventurat e Xhones , por infermjerja ishte dhe nje fetare e devoteshme.
• Mbi ure ajo pa dhe nje infermjere tjeter , qe e njeh – kjo infermjere ishte hedhur ne lumin Ren se per shkak te nje gabimi e pushuan nga puna . Me sa duket infermjerja ka frike se mos e pushojne nga puna per shkak te gjumit. Nje dite tjeter mbasi e kishte zene gjumi ajo kishte qare dhe i kishte thene plakes- qe ju sdo te me besoni me tani. Dhe kur plaka e kishte pyetur pse – ajo ishte pergjigjur ju e dini me mire se une .
• Pyetja “a e keni pare femijen” – ka rrjedhur nga pyetja – po me shihni.
• Per femijen kerkon informacione ne 2 vende – fakti qe gruaja qe pyetet s'jep asnje pergjigje , duke mos treguar asnje interes eshte perpjekje per te diskredituar sherbyesen e dyte ne favor te enderrueses.
• Gruaja e shfaqur ne enderr nuk eshte divorcuar por kjo vjen nga historia e infermjeres tjeter qe e detyruan prindrit te qendronte larg – e divorcuar nga burri , me te cilin kerkonte te martohej .
• Pohimi se ne martese jo cdo gje shkon gjithmone vaj eshte ngushellim per te dyja infermjeret .
• Me ane te simbolikes se endrrave kuptojme anet e mbetura dhe te fshehta te endrres , dhe te zbulojme nje kuptim te thelle .

?Nje pjese e materialit te infermjeres vjen nga kompleksi i te lindurit – te pasurit femije.
?Masa e ujit – perfaqesojne – ujin nga i cili vijne femijet . Ne fakt masa e madhe vjen ndersa ajo eshte ne kerkim te femijes .
?Deshira per te pasur femije – eshte ajo qe formon endrren dhe asgje tjeter nuk mund te jete me e pershtatshme per te ngushelluar infermjeren ne gjendjen e saj te rende.
?Do me debojne – do humbas femijen qe me eshte besuar - c’rendesi ka – do kem femijen tim .
?Pyetja e njerezeve ne rruge per femijen, nese e kane pare hyn ne kete kontekst – edhe nese do te me duhet te shitem ne nje trotuar – do te arrij te kem nje femije .

• Epo mire me zuri gjumi, duke komprometuar besueshmerine time si infermjere, dhe do te humbase vendin tim te punes . Duhet te jem kaq idjote sa te hidhem nga ura ne lume si disa te tjere, jo, bile sdua te punoj as si infermjere, une dua te martohem, te behem grua, DHE TE KEM FEMIJE TE VERTET.

Ne nje bisede te mevonshme , u zbulua se para se te fillonte pune si infermjere , donte te martohej me nje burre qe ishte shume i dashur por qe hoqi dore pasi halla e saj e kundershtoi , me hallen kishte nje raport te cuditshem , varesie dhe sfide. Kjo halle iu kundervu marteses dhe eshte pergjegjese e nje urdhri infermjeresh. Enderruesja kishte pare tek ajo shembullin qe duhej ndjekur megjithese ajo kishte refuzuar te hynte ne urdhrin e halles se saj . Arroganca eshte e drejtuar kunder halles.

Ish shitsja e ushqimeve ne enderr perfaqson gruan tjeter qe kujdeset per zonjen – eshte ajo qe hyri ne dhome per te servirur darken – nderkohe qe u be pyetja- a me pe. Ajo perfaqeson pjesen rivale. Ajo c’vlersohet si infermjere sepse ne enderr nuk i interesohet aspak per femijen e humbur , por pergjigjet per punet e saj . Martesa fatkeqe dhe divorci i atribuohen asaj, ndersa ishte vet enderruesja qe u trembej atyre ne deshirat e saj me intime. Por ne e dime qe halla e kishte ndare infermjeren per kete arsye shitsja e dyqanit mund te ishte dhe vet halla - qe kishte luajtur rolin e nenes rivale per enderruesen tone. Kete na e konfirmon dhe fakti qe enderrparsi e gjen personin ne fjale ne nje vend te njohur qe eshte porta e shtepise se halles.

Kjo ishte nje enderr e interpretuar nga Frojd.


Autori : Elidrin Stermasi.

Regina
04-02-2011, 22:41
Vetem Plakat e shpjegojne endrren duke hedhur fall!

PuffetiNa
25-02-2011, 11:51
E sakt qe cdo njeri e shpjegon endrren e vet ...

Un per vete nuk i mbaj mend endrrat i harroj vetem ato te kqijat kur shof me del gjumi naten dhe me mazalla qe i mbylli syt ( nga friga ) ..:)

Po kam degju nga me te moshuarit ( gjyshja ime ) me ka tregu ca endrra qe jan te kqija qe sjelli dem :)
Kur e shef veten tende duke u be nuse --semuresh
Gjarper-- disa thon qe te ka inati dikush , disa thon qe ke be nje gabim (mekat) e duhet te permisosh ....:O
Ngjyra e zez dhe e kuqe ---sjell keq
Ngjyra jeshile , e bardh jan te mira ...:)
etj etj ....Harrova te them se me shum mua me kapi ankthi naten e behem keq sa nuk ka, kur zgjohem me te bertitur keshtu qu qe nuk i mbaj mend endrrat e mira :(

YOKO
20-03-2011, 18:03
ooohhhhhh mi nėne, ēfare ėndrre kam parė mbrėmė!

``6``

Hello Kitty
27-10-2012, 16:59
Shume thuhet per endrrat, por asnje shpjegim i qarte nuk egziston.

Meri
05-04-2013, 18:40
SKANERI QE LEXON ENDRRAT

Shkencėtarėt, duket se kanė gjetur njė mėnyrė pėr tė na lexuar “ėndrrat”. Njė ekip kėrkimor nė Japoni, pėrmes njė skaneri, arrin tė zbulojė imazhe qė njerėzit shohin teksa kanė hyrė nė fazėn e parė tė gjumit. Ata janė shprehur se arrijnė ta bėjnė kėtė me njė saktėsi 60 pėr qind. Ky ekip, tashmė po synon qė nėpėrmjet studimit tė aktivitetit tė trurit, tė arrijė tė deshifrojnė aspekte tė tjera tė ėndrrave, siē janė emocionet qė pėrjetohen gjatė gjumit. “Kam besim tė fortė se deshifrimi i ėndrrave mund tė arrihet tė paktėn nė disa drejtime. Nuk isha i surprizuar nga rezultatet e kėrkimeve tona”, shprehet profesor Jukijasu Kamitani, nga Laboratori Kompjuterik i Neuroshkencės, nė qytetin e Kiotos. Njerėzit janė pėrpjekur qė tė kuptojnė ėndrrat qė nė kohėt e Egjiptit tė lashtė, por shkencėtarėt, pėrmes kėtij studimi, kanė zbuluar njė mėnyrė mė direkte pėr tė zhbiruar nė vizionet tona tė natės.

nga vz/plus.

Ganimet
01-08-2013, 16:58
Pash nji ėnderr., sikure po i laja duart deri ne brryle...sa me shum i ferkoja duart ,bashk me ujin lirohej nji ngjyre e kalter nga lekura ime .
i thqetsuari Ganameti!:)

YOKO
02-01-2014, 10:58
Ohhhhh,c'trishtim!!

Me tha njeri qe t'i gatuaja dicka nje te moshuari,qe po priste ne nje si kthine prane lavamanit te kuzhines. Edhe me tha beji buke vale,se s'ka asgje tjeter per te gatuar. Edhe une e bera shpejt dhe ja cova,por s'Ishte njeri sic e prisja,por nje hije.

SystemA
04-01-2014, 05:58
Uffffffffffffffffffffffffff.
Kam pare nje enderr shume shume positive.
Sikur fluturoja midis pallateve,autostrades,ngjitur me rruget....dhe asnjeri nuk me kapte dot.
Pastaj me zgjoi komshiu me kerrin e vet!

YOKO
05-01-2014, 15:59
A ka njeri qe merr vesh nga endrrat ketu, se keq puna.

Kam pare ca endrra mbreme te tmerrshme. Tmerr i shumellojshem. Me kane lodhur menderisht dhe per cudi edhe fizikisht. Nuk funksionoj dot sot, per shkak te tyre. As nga krevati s'cohem dot. O Zot, beje mire!

Kush di te shpjegoje endrra, aq sa di, te vije menjehere ketu! :)