PDA

View Full Version : Poezi tė preferuara shqipe


Faqet : [1] 2

ChocolatE_DiamonD
30-09-2009, 03:06
Ndani me Anetaret e Forum-Al.com Poezite tuaja te Preferuara SHQIP.

r00t
30-09-2009, 20:54
esht per te ardhur keq po per poezin shqipe smund te flitet fare pas kohes se mbretit zog pra duhet par nga zogu e para tij per poet shqiptar

Meri
05-10-2009, 22:20
Iken, vjen e iken prape,
Ne Kujtime ne Harrese,
Here i Qete e here me vrap,
Vallezon neper Kujtese.

Rend ne qiej, neper re,
Ndez nje YLL, nje tjeter fik,
Zbres ne detin e trazuar,
Me krahe valet shpupurit.

Me Afron e me shtyn tutje,
Me le mall e, merr Mall,
Merr nje puthje, jep nje puthje
Gjysm' e vdekur, gjysem gjalle.

"Dhente Zoti te te doje ndokush me Shume se une"

Ana
05-10-2009, 23:19
Ah Sweet lies,
That turn my head.
Sweet lies that take me to heaven's nest
Sweet nothings you whisper in my ears.
So many I recall when I wipe my tears.

Tear-Stained pillows greet me when I wake
And I feel my heart starting to break.

Author. yours truly
J. A

PUPA
06-10-2009, 16:16
MREKULLI"
Perla mblodha
ajrit te mengjesve,
u bera krijuese
e nje mrekullie...
lumja un,
qe mbaja ne duar
trupin éngjéll
te njéfemije..
by..A.papamihali

PUPA
06-10-2009, 16:20
NDJENJAT JAN PASURI!

THone qe "Arsyeja rrit njeriu,ndersa ndjenja e ben ate te pasur"
Mbase ne bazen e kesaj thenieje kerkojme te pasurohemi gjithnje e me shume.
Dua te jem e pasur deri ne vdekje!
Mbase do mbetet dicka pas,qe nuk do te vdese kurre.
Mbase dhe keto poesi...

(A.papamihali)

PUPA
25-10-2009, 16:57
NEN TINGUJT E NATES

Dita stafeten i dha nates,
E prisja dicka te till,
Kur muzgu ze te bjere,
Frymezimi merr zanafille.

Heshtje dhe perseri muzike,
Mbremjeve degjoj nje serenate,
Nese di dhe naten ta jetosh,
Jeta esht dyfish e gjate.

by (A.papamihali)

PUPA
30-10-2009, 13:08
KUR FLENE DASHURITE

Dashurite,
flene ndonjehere,
por s"do te thote,
qe kane vdekur..

Dashurite,
vetem flene,
tek presin dy duar
ta zgjojne me te prekur...

PUPA
30-10-2009, 13:11
KUR S"MUNDESH

Ndonjehere..dua te tregoj,
ate c"ka ti s"mund t"a shohesh.

Ndonjehere..dua te shoh,
ate c"ka ti s"mund t"a tregosh.

Ndonjehere..lajthis pas teje,
atehere,ti gjithcka tregon...

Meri
30-10-2009, 23:43
Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur nuk mendoja me kete fjale
Ishte me siguri si ndeshkim,
Per mua qe me zotin "tallet"...

Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapesira te medha e po aq Mund.
Por jeta e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq katastrofa e shkrumb.

S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja t'i nxjerr perjete
Per tragjiket e vjeter dhe shkrepetimat
Do te me duhet ndoshta Nje jete !

Nga supet si ta heq kete barre,
Ku ta hedh kete peshe ė si ė
Me ate s'mund te jem ketu poshte
Por as Lart, dot s'e le kurresesi.

E Munduar gjer ne ėastet e fundit
Nga..... nga pengu tragjik
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do te bej e do te ik .......!

PUPA
25-11-2009, 22:20
Poezi nga Gjergj Fishta




Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjėma e rrfės zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ė' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ė' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhė ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amėshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lėn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
qi prej djepit na kanė thėnun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhėnun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mė para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mė s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhė tė't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xėni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kėnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ėdo fės qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tė gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ė'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!

Nga Fishta

ChocolatE_DiamonD
24-02-2010, 06:33
Mimoza Ahmeti

--------------------------------------------------------------------------------

ARMIKU IM

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe jeta jote pa mua?
Askush s'mund ta dije
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im!
Prej teje rash ne gjume dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjelberoi lenda ime, u zgjua
dhe u perendua,
kur vrasja shpirtrat mbertheu.
Oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.

Pikerisht ato qe ne zhvleresuam
ndersa rruges ecim
qe asnjehere s'i ditem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.

utopia
07-03-2010, 18:43
I bie kitares kitaristi i vjeter
mbi dhimbjen e botes melodi e mekur
i bie kitares kitaristi i plakur
troket mbi xham melodi e akullt
i bie kitares kitaristi i mjer
e bota lekundet melodi e cjerr
i bie kitares kitaristi i vdekur
melodi e vrare melodi e vdekur.

ChocolatE_DiamonD
13-07-2010, 05:57
Mund tė shkruaj--Pablo Neruda

Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė.

Tė shkruaj, pėr shėmbull:”Nata ėshtė yjėsuar,
Dhe drithėruesit, tė kaltrit yje, atje larg.”

Era e natės sillet nė qiell dhe kėndon.

Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė.
E doja, dhe ajo mė donte nganjėherė gjithashtu.

Nė netė si kjo e kisha ndėr krahėt e mia.
E puthja aq shumė herė nėn qiellin e pafund.

Ajo mė donte, dhe unė e doja nganjėherė gjithashtu.
E si tė mos doja tė tillė sy tė mėdhenj tėrheqės.

Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė.
Duke menduar qė nuk e kam. Duke ndjerė qė e humba.

Tė dėgjoj natėn e pamasė, mė e pamasė pa tė.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.

Po ē’rėndėsi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata ėshtė yjėsuar dhe ajo nuk ėshtė me mua.

Kjo ėshtė e gjitha. Sė largu dikush kėndon. Atje larg..
Shpirti im nuk ndjehet mirė se e humbi atė.

Si tė jenė duke kėrkuar sytė e mi vėshtrojnė pėr tė.
Zemra ime vėshtron, por ajo nuk ėshtė me mua.

E njėjta natė qė zbardhėllon tė njėjtat pemė
Ne vetė, ata tė atėhershmit, nuk jemi tė njėjtėt.

Mė nuk e dua, ėshtė e qartė, por sa shumė e doja
Zėri im vėshtron pėr erėn qė tė takojė veshin e saj.

E tjetrit. Do jetė e tjetrit. Si para puthjeve tė mia.
Zėri i saj, trupi i saj i tejdukshėm. Sytė e saj tė paskaj.

Unė nuk e dua, ėshtė e qartė, por mbase e dua.
Ėshtė kaq e shkurtėr dashuria, dhe kaq i madh harrimi.

Sepse nė netė si kjo e mbaja atė mes krahėve,
Shpirti im ndjehet keq qė e ka humbur.

Megjithėse kjo ėshtė dhimbja e fundit qė ajo me shkaktoi,
Dhe kėto janė vargjet e fundit qė unė ja shkruaj

ChocolatE_DiamonD
13-07-2010, 06:31
love it love it love it


Idealja

Po, do doje:

Vilė mes gjelbėrimit me taracė mermeri,
nga pas rruga „Fridrih“, pėrpara liqeni;
me pamje tė bukur, nė stil – mondane,
nga dritarja e banjos tė duken malet -
Kinemanė nė mbrėmje larg mos e kesh.
Gjithēka e bukur, pa teprime, thjesht:

Tė jenė nėntė dhoma – jo, mė mirė dhjetė!
Pemėt tė ngrihen mbi ēati pėrpjetė,
radio dhe ngrohje, fshesė me vakuum,
shėrbėtorė tė bindur qė s'flasin kurrė,
grua sojlie, tė ėmbėl fare -
(njė tjetėr rezervė pėr nė fundjave) -,
biblotekė tė mbushur pėrplot me libra,
rretherrotull heshtje sa tė ndihet miza.
Katėr kuaj race, nė stallė dy poni,
tetė makina tė mira, alamet motori -
t'i ngasėsh vetė, ndryshe s'vlen aspak!
Po t'u mbush mendja del dhe pėr gjah.

Hė, se pėr pak kisha harruar:
Alamet kuzhine – super tė gatuar -
verė tė vjetėr nė kupė tė rrallė -
ha sa tė zhdėpesh, mbetesh si ngjalė.
Dhe para. Dhe bizhu, njė tė majmė porcion.
Pastaj dhe njė milion, pastaj dhe njė milion.
Dhe udhėtime. Jeta ngjyrė ylberi.
Fėmijė tė shkėlqyer. S'ka mė mirė – shėndeti.

Po, do doje!

Mirėpo dhe vetė ti e ke parė:
gjithmonė duket se ėshtė i ndarė
nė pjesė tė vogla fati mbi tokė.
Pėrherė mungon diku njė copė.
I ke paratė, tė grisen xhepat;
ke tė mirė gruan, mungojnė monedhat -
Vjen japonezka, tė bezdis erashka;
herė mbaron vera, herė gota s'paska.

Ėshtė gjithmonė diēka.
Kokėn mos e unj.
Secili fat e ka njė kunj.
Lakmon plot gjėra sa kohė je gjallė.
T'i kesh tė gjitha – kjo ndodh shumė rrallė.

Kurt Tuholski

(pėrkth. nga gjerm. - tsr)

Beaute
13-07-2010, 09:15
Nėn flamujt e melankolisė

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.

Beaute
13-07-2010, 09:17
Dėshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Tė kem
Ditė,
Dritė,
Jetė,
Vetė,
Ah, dua,
Qė thua,
Tė mos vdes,
Po tė mbes
Pėrjetė
Tė ketė
Shpirti im
Pa mundim
Shėndenė
Tė jenė
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirė,
Po kam dhe mall
E dėshirė,
Zot i vėrtetė
I gjithėsisė!
Tė rronj pėrjetė
Ndaj njerėzisė!
Ti ke nė dorė,
Ēdo gjė qė tė duash;
Nukė je i gjorė,
Arrin qė tė thuash;
Pa bėhenė gjithė ē'dua,
Po tė mė dėgjosh mua,
Le tė bėhetė thua,
Dhe gjithė janė bėrė!
Atė qė thua ti vetė,
Zot i math e i vėrtetė!
Ajo bėnetė nė jetė,
Edhe mbaronet' e tėrė!
Ti epi jetė njerėzisė,
Shto e beko dhe bagėtinė,
Se ti je Zot' i gjithėsisė,
Nė dorėz' e ke mirėsinė
Njerėzis' epi jetė tė gjatė,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinė shkret' e lugėnė thatė
Mos e shih kurrė, po mbushur leri.

Fal
Dhe ep
Gjithė ē'ke
Nga tė mirat,
E tė pėshtirat
Hidhi kėtje,
A vari mė ndonjė grep,
A mbuloji mė ndonjė mal,
E lėrė vetėm mirėsitė,
Fal edhe dritė e jet' e ditė
Le tė prehet gjithė njerėzija
E tė mos ketė kurrė tė kėqija;
Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė
Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė
Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė,
Urdhėri yt, puna jote, Zotth' i math e i vėrtetė,
E v^ėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė
Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė!

Beaute
13-07-2010, 09:18
Edhe kur kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
Une ty s'do tė harroj.

Do tė kujtoj
Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
Si njė dėborė e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjė e jashtėzakonshme,
Veē ndonjė nate
Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė...

Beaute
13-07-2010, 09:20
Koha e pamjaftueshme

S'kam kohė tė harroj shumė gjėra
Qė nga mendja ti nxjerr pėrjetė.
Pėr tragjikėt e vjetėr e shkrepėtimat
Do t'mė duhen sė paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq pėr Danten,
Pėr frėngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratė do tė jem duke fshirė
Kur muzgu do tė afrohet ndėrkaq.

Si udhėtari me peshė tė tepėrt
Para avionit qė niset pas pak
I ngarkuar rėndshėm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kėtė barrė?
Ku ta hedh kėte peshė, si?
Me tė s'mund tė zbres atje poshtė
Por as lart dot s'e lė kurrsesi.

I menduar gjer nė ēast tė fundit
Nga mosthėnia, nga pengu tragjik,
Njė shenjė ndoshta tė pakuptueshme
Do t'ju bėj tė gjithėve e do ik.

Beaute
13-07-2010, 09:22
Ti qave

Ti qave dhe me the me zė te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.

Beaute
13-07-2010, 09:23
Jetes

...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...

ChocolatE_DiamonD
28-07-2010, 20:14
Ti do te heshtesh - - Mimoza Ahmeti

Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.

Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.

Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.

Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m’u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,

Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t’ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)

Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.

ChocolatE_DiamonD
03-08-2010, 10:33
Epilog i shkurtėr

Mė fole gjer nė fund vetėm me “ju”.
Heshte me “ti”. Mėsova pritje, lodhje.
Ti veē mė shihje. Dikur pėr ndarje fole
Nuk tė pyeta pėrse, as pėr ku.

Njė fjalė s'ta tha goja. Ti kishe kohė...
Nuk nxora zė. Unė kisha krenari.
E ftohtė u hoqa. Njė shėnjė tė bėje ti,
Tė kisha ndjekur gjer nė fund tė botės.

Mė shihje sesi qeshja me tė tjerėt
Dhe e dije se askush nė sy s'mė hynte.
Pe si mė pėrkėdhelnin dit'-pas -dite
Dhe si nuk m'i kursenin komplimentėt.

Kaq e madhe, kaq e qartė s'ish asnjė verė.
Ne e flakėm tej me dorė pakujdesie.
Tani qė mori fund kjo lojė fėmije,
Kuptuam se kjo ish e fundit herė...

Menjėherė sa ike ti, shirat filluan
E dija qė kėshtu fillon ēdo fund.
Se atė qė pėr ne ėsht' paracaktuar,
Nė jetė nuk e gjejmė dot askund.

Masha Kaleko

pėrkth. nga gjerm. - tsr

Beaute
03-08-2010, 17:18
Dashuria u jep mend
Ayre qė s'kanė
Ndėrsa u merr mend
Atyre qė kanė
---------------------------

Une dhe ti
ti dhe une
me nje fjal te
DUA SHUM
-----------------


Kujt i thua lule
kujt i thua hene
kujt i thu princeshė
si mu ke then
A te duket njejte
kur e perqafon
a thu nje cast ndalohesh
mbyll syte e mė kujton..!
A thu te rren mendja
me kerkon ne shpi
po vendi im eshte bosh
une mungoj te ti..!! ;)

clizia
06-08-2010, 23:05
Edgar Allan Poe - "KORBI"

Njė mesnatė i trishtuar, po mendoja
I drobitur i dėrrmuar
Dhe qėndroja mbi njė vėllim tė harruar,
Me kokėn mbi tė.
Njė trokitje kam dėgjuar, njė goditje shumė
Tė lehtė.
Qė ishte gati nė tė shuar te dera, pėrmbi tė.
Ndonjė vizitor troket te dera, po mendoja
Pėr kėtė
Kjo do tė jetė, asgjė mė.
Ah e kujtoj mirė, atė natė dhjetori krejt tė nxirė.
Thėngjijtė duke u shuar, hijen linin dhe terr
sillnin nė ēdo orė.
Isha nė ankth tė vinte dita, mė kot gjithė natėn
Prita.
Qė librat tė qetonin plagėn pėr tė dashurėn
Lenorė
Vajzėn rrezezjarrtė qė nė qiell quhet Lenorė
Po nė tokėn tonė, pa emėr pėrgjithmonė.
Perdet e purpurta, tė lehta, prej mėndafshi, me fėshfėrimė,
Po me futnin drithėrimė qė s'e kisha ndjerė kurrė, si atė.
Kur zemra dridhej krejt, qė tė ishte mė e qetė, i thoja se njė mysafir, kėrkon tė vijė tek unė, tashmė.
Ndonjė vizitor pa shpresė, kėrkon tė hyjė tek unė tashmė.
Kjo do tė jetė, asgjė mė!

clizia
06-08-2010, 23:07
Sergej Esenin - "Njeriu i zi"

O mik, i dashur mik!
I sėmurė tashmė lėngoj!
Nuk di, kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkėllen.
Mbi fushėn e zbrazėt gjėmon!
Si lėndinat bari nė shator,
Trurin alkooli pushton!
Veshėt nė kokė mė tunden,
Si krahė zogu nė fluturim
Koka nga qafa kėrkon tė shkėputet.
Tė rrijė mė, s'ka durim.
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Nė shtrat je ulur tani
Njeri i zi!
Dhe gjumi s'mė vjen nė sy.
Njeriu i zi!
Sjell njė libėr - ēudi
Dhe ulet tek unė, aty
Si mbi njė murg tė ngrirė
Lexon dhe psherėtin
Pėr njė rrugaē qė s'ka nder
Dhe mall nė shpirt tė sjell
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Dėgjo, dėgjo!
Mė thotė ai.
Nga libri mėso
Planet e ėndrrat, qė ky njeri
Pati aty!
Ku sharlatanė ka plot,
Nė atė vend-neveri.
Por dėbora nė kėtė vend tė zi,
Nė dhjetor shtrihet, plot bardhėsi.
Dhe tufanet qė fryjnė,
Sjellin gaz-lumturi
Horr i poshtėr, ish ky njeri,
Po prapė, lezet kishte plot.
Nga soji mė i mirė qė ka kjo botė.
Ishte i hijshėm,
Madje dhe poet
Mė i fuqishėm se
Njerėzit e tjerė.
Njė farė gruaje
Mbi dyzet vjet
E quante tė ndyrė. Po,
E kish miken e vet.
Njeriu i shkathėt
Ėshtė i lumtur,
Thotė ai.
Po kush e di,
Ai qė nuk ka shkathtėsi
Nuk ndjen lumturi.
Nėse guxim do tė kesh
Gazin e jetės, patjetėr do tė gjesh.
Nė shi dhe furtunė,
Nė dallgėt e jetės
Kur halle ke shumė
Qesh...dhe patjetėr,
Gėzimi vjen prapė
Ky ėshtė arti mė i lartė.
Njeri i zi!
Qėndro tani!
Ti s'ke mėsuar vėrtet
S'je zhytės qė futesh nė det.
Ē'mė duhet mua tė di,
Pėr njė skandaloz poet,
Tė lutem ik dhe shko
Njė tjetri ia thuaj kėto!
Njeri i zi!
Vėshtron me neveri.
Sytė tashmė ia mbulon
Njė vrer qė jeshilon
Sikur do tė mė thotė
Qė jam horr dhe kusar.
Qė vetė vjedh nė kėtė botė.
Pa turp, ē'ka tjetri ia marr.
O mik i dashur mik,
I sėmurė tashmė lėngoj,
Nuk e di kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkėllen,
Mbi fushėn e zbrazėt gjėmon.
Si lėndinat, bari nė shtator,
Trurin, alkooli pushton.
Nata krejt e acartė
Udhėkryqi i heshtur qėndron,
Dhe unė i vetėm n'dritare
As shok, as mik nuk kėrkoj.
Stepa krejt e mbuluar,
Me pluhur tė butė, gėlqere,
Drurėt nė kopsht kanė qėndruar
Tė heshtur, si kurrė ndonjėherė.
Tutje-tėhu dėgjohet,
Njė zog i orėve tė liga
Dhe drurėt - kalorės marrin,
Trokthin e ēmendur, nga frika.
Po ja, duket njeriu i zi,
Ulet nė kolltuk pėrsėri,
Cilindrin nga koka e heq,
Kostumin me forcė zbėrthen.
Dėgjo! Dėgjo!
Po gėrhet ai.
Mė afėr mė vjen
Tė mė shohė mė mirė
Dhe vazhdon:
Nuk kam parė njeri, mė tė poshtėr se ti
Qė pa gjė pa shkak
Tė rrijė nė gjumė, ēdo natė.
Ndoshta i gabuam jam!
Shih si duket lart hėna.
Pra lėri o mik, kėto gjėma
Lėri proēkat mėnjanė.
Ndoshta tashmė ajo vjen.
Me shalat tamam si kėrcu.
Dhe ti fillon e lexon
Vjershat qė shkruan kėtu.
Ah! Sa i dua poetėt!
Kėdo ata e zbavitin.
Sa herė takohen me njerėzit,
Avazet e tyre nisin.
Njė vajze fytyrėn me prenka
Poeti me flokė tė lėshuar
I flet pėr botė tė tjera
Pėr epshin qė s'ka tė mbaruar.
Nuk e di, aspak s'e kujtoj
Atje diku nė njė fashat
Jetonte njė djalė nė kalugė
Apo ndoshta, ish nė Rjazan.
Tashmė akoma s'e di...
I kishe sytė e kaltėr.
Dhe flokėt tė verdhė Flori.
U rrit,
I hijshėm,
Madje dhe poet,
Mė i fuqishėm
Se njerėzit e tjerė.
Njė farė gruaje
Mbi dyzet vjet,
E quante tė ndyrė. Po,
E kish miken e vet.
Njeri i zi!
O mik i ndyrė
Fama jote tani
Kudo ka hyrė
Kėtė famė e ke ti,
Njeri i zi!
Me tėrbim i sulem,
Me bastun e qėlloj
Nė fytyrėn e poshtėr
Dhe krejt e dėrrmoj.
Hėna tashmė ka vdekur
Nė dritare zbardh agimi
Ah! Moj natė,
Natė e tmerrshme trishtimi!
Me cilindrin nė kokė qėndroj,
Askush nuk ėshtė me mua
I vetėm jam
Para pasqyrės, qė kam copėtuar.

clizia
06-08-2010, 23:07
Henri Longfellow - "Rinia ime e humbur"

Shpesh kujtoj njė qytet tė bukur,
Qė ndodhet te bregu nė det
Shpesh atje nė ėndrra pėrkundur,
Nė rrugėt e dashura nė qytet
Mė kujtohet rinia dhe gėzimet e saj,
Njė kėngė e Leplendit kėnduar me zjarr.
Ajo mė thotė prapė, pėrherė:
"Dėshira e fėminisė, ikėn si erė,
Kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Hijet e pemėve para syve mė rrinė
Duket sikur ngadovezullojnė
Dallgėt dėgjoj, nė detin - oshėtimė,
Ishujt Hesperajde qė mė thonė
Pėr ėndrrat e bukura qė ndrijnė si ar.
Ajo kėngė e vjetėr mė djeg si zjarr.
Ajo drithma mė fut kudo, pėrherė:
"Dėshira e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Kujtoj sorkadhe dhe zogj tė harbuar,
Dallgė deti qė sjellin gėzim.
Detarė spanjollė mustaqembuluar,
Bukurinė e anijes qė ėshtė nė lundrim.
Magjinė e detit me ngjyra si ar, Magjinė e kėngėsplot afsh e zjarr
Atė kėngė e kujtoj pėrherė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
I kujtoj dallgėt qė sulen nė det,
Fortesėn mbi kodėr qė rri mėnjanė.
Krisma gimi qė rrahin nė breg,
Qė mbushin hapėsirėn nė ēdo anė.
Mbrėmjet e bukura me ngjyra si ar,
Melodinė e kėngės kur merrte zjarr
Ajo dhe tashmė mė rrėnqeth pėrherė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Kujtoj gjithmonė betejat ditė e natė,
Gjėmime lufte si dallgė - tėrmet.
Kapitenė tė vdekur, luftėtarė pa jetė.
Nė varret qė shohin vetėm det.
Tashmė valė ka nė ēdo an'
Dhe ajo kėngė vajtimi thėnė me zjarr
Me drithma mė thotė pėrherė:
""Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Era rreh mbi kupola gjethesh tė blerta,
Hije tė zymta ka nė Pyllin e Drerėve
Miqėsi tė lashta dhe dashuri tė vjetra,
Njė kėngė sabati qė shkon drejt qiejve.
Qė kėndohej me mall nė ato an'
Mė kujton vargje me push dhe me zjarr.
Melodia e tyre mė ndjek pėrherė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Kujtoj shkėlqime dhe trishtime qė vijnė,
Nė mendimet e fėmijėve tanė nė shkollė
Heshtjen dhe kėngėt qė nė zemėr rrinė
Dhe profecitė qė mbushin shpirtin tonė
Ato janė kujtime qė shtrihen pa cak
Qė ajo kėngė m'i sjell prapė me zjarr.
Ajo kėngė qė tė shqetėson pėrherė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".

clizia
06-08-2010, 23:11
Alfred Tenisėn - "Vajza e mullixhiut"

Vajz' e vogėl e mullxhiut
Rritet, rritet si burbuqe
Mė zu meraku, mua tė ziun
Pėr buzėt e saj tė kuqe.
Tė isha vėth nė vesh tė saj
T'i prekja qafėn me mall!
Tė ishabrez, te beli i bukur,
Te beli qė s'mė la tė qetė
Te zemr'e saj nė qoshe srukur.
Tė ndieja rrahjet plot me jetė.
Nė ēaste gazi e vajtme
Ta mbaja fort, nė dorėn time.
Sigjerdan te gjoksi i ri,
Do desha tė qėndroja
Ditė e natė tė dėgjoja
Si psherėtin, e qesh ai
Dhe pastaj, ta pushtoja
Pa pushuar nė krahėt e mi.

clizia
06-08-2010, 23:12
Jorgo Seferis - "Gjendja shpirtėrore e njė dite"

Gjendja shpirtėrore e njė dite, qė pėrjetuam
Dhjetė vite mė parė nė njė vend tė huaj
Shpirti i shpenguar, i njė ēasti tė lashtė qė
Flatrat hapi dhe iku si njė engjėll i Zotit,
Zėri i njė gruaje tė harruar, me shumė
Shqetėsim dhe mundim,
Njė fund pa ngushėllim, janė sfondi
i mermertė qė solli, dikur shtatori
Shtėpi tė reja klinikash me pluhur sėmundjesh
Ekstantemike dritare nė dyqane arkivolesh.
A mund ta kuptojė dikush, vuajtjen shpirtėrore
Tė njė farmacisti nė shėrbimin e natės?
Dhoma rrėmujė, kuadratet e dritareve,
Dyert tė hapura si varre, si gojė egėrsirash.
Njė burrė i lodhur nxjerr letrat e bixhozit
Me yjet bisedon, vėshtron dhe kėrkon.
Shqetėsohet: nėse te dera tė trokasin, kush do ta
Hapė atė? Nėse hap njė libėr kė do tė kėrkojė
Nė tė? Nėse hap shpirtin, kush do ta njohė?
Hallka tė njė zinxhiri.
Ku ėshtė dashuria, qė me njė tė goditur e
Ndan kohėn me dysh dhe e saldon prapė?
Fjalė vetėm dhe gjeste. Njė monolog monoton
Para pasqyrės, poshtė njė rrudhe qėndron.
Si njė pikė bojė shkrimi mbi shami, pėrpihet
Mėrzia dhe rri.
Tė gjithė nė kėtė anije kanė vdekur, po ajo
Ecėn nė rrugėn qė filloi, kur nga porti u nis.
Si janė rritur thonjtė e kapitenit... dhe oficeri
Qė tre dashnore ka nė ēdo port i praruar...
Deti dallgėzon ngadalė, valėt dhe direkėt
Mbushen me krenari, dita bėhet mė e butė.
Befas shkėlqejnė tre delfinė nė tė zi, njė
Sirenė deti buzėqesh, njė detar i harruar shtyn anijen mėnjanė, duke e lėvizur nė ēdo anė.

clizia
06-08-2010, 23:12
Edgar Allen Poe - "Anabel Li"

Shumė vite kanė kaluar,
Nė njė mbretėri tė bukur plot magji.
Afėr detit jetonte njė vajzė e dashuruar
Me emrin e shtrenjtė, Anabel Li.
Jetonte ajo vetėm duke menduar,
Tė mė deshte dhe t'i shfaqja dashuri.
Ishte e freskėt, e brishtė, e dashur,
Nė kėtė mbretėri plot magji.
Afėr detit dhe unė isha i ri
Dashuria jonė, kalonte ēdo dashuri.
Sa e desha vajzėn time Anabel Li!
Engjėjt qė rrinin nė qiellin e kaltėr,
Na shihnin tė vrenjtur me zili.
Kaluan vite, ata qė na kishin zili,
Nė kėtė mbretėri plot magji.
Afėr detit dėrguan njė tė zezė stuhi,
Qė e ngriu, vajzėn time, Anabel li.
U sulėn engjėjt dhe zbritėn nė tokė,
E morėn atė nga kjo jetė.
E varrosėn, mė mbytėn nė lotė,
Nė kėtė vend afėr nė det.
Engjėjt qė nuk janė krejt tė lumtur,
Na shihnin me smirė ne tė dy
Oh! Kjo ishte arsyeja (ēdokush e di)
Qė nė kėtė mbretėri plot magji
Afėr detit, tufani erdhi pėr ta shkulur
Pėr ta vrarė, vajzėn e bukur, Anabel Li.
Dashuria jonė, qe mė e fortė se ēdo dashuri,
Qė kanė ata qė janė mbi ne
Qė janė mtė ditur se ē'jemi ne. Prandaj dhe engjėlli qė nė qiell rri,
Dhe djalli qė vėshtron me zili,
Shpirtin tim nuk e shkulin dot krejt
Nga e bukura ime, Anabel Li.
Hėna kur del, mė mbush me ėndrra
Pėr engjėllin e bukur Anabel Li
Kur yjet janė nė qiell mė rreh zemra,
Ata flasin, pėr vajzėn time, Anabel li.
Kur valėt pėrplasen me furi, unė rri aty,
Mendoj pėr atė bukuri
Qė e desha me aq dashuri.
Pėr nusen time, tė varrosur te bregu nė det,
Nė varrin qė dallgėt e rrahin pėrjetė.

clizia
06-08-2010, 23:12
Sharl Bodler - "Albatrosi"

Shpesh pėr zbavitje, detarėt nė lundrim,
Marrin albatrosė, ca zogj tė mėdhenj deti
Qė ndjekin anijen me pėrtim nė rrugėtim
Kur kjo rrėshqet mbi zgavra tmerri.
Sapo mbi dėrrasa, ata i lėshojnė,
Kėta mbretėr tė hapėsirės sė kaltėr
Ulin me dhimbje flatrat qė bardhojnė,
Si lopata lundrimi nė rėrėn e lagėsht.
Ky udhėtar me krahė bėhet i plogėt
Shformohet dhe shėmtohet, s'ka mė bukuri,
Dikush i prek me llullė sqepin e dobėt,
Tjetri e pėrtall, ēalon pėrbri tij.
Poeti ngjason, me kėtė princ kaltėrsish,
Qė sfidon shigjetarin, pėrqesh stuhinė
Po kur nė tokė ai ulet sėrish
Krahėt gjigandė si pengesa i rrinė.

clizia
06-08-2010, 23:14
GOSTI GAZMORE

Naten e kam qef gostine,
Kryetar kur eshte gezimi,
Dhe ligjevenes tavoline
Eshte liria- idhull imi,
Kur nga fjala e bukur pi !
Kenget gjer ne agim shurdhohen,
Kur vershojne miqt te rinj,
Kurse shishet pakesohen.




* * *

Per ju s'trishtohem, vite te pranveres,
Qe ju rrembeu dashuri e kote,-
Per ju s'trishtohem, nete plot mistere,
Qe u percolli fyelli me lote.

Per ju s'trishtohem, miq, qe ne harrese
Me late pa gosti e pa kurore,-
Per ju s'trishtohem vajza te pabesa,-
Nga argetimet vet une po heq dore.

Por ku m'u zhduket, caste te gezimit,
Te shpresave, te kohes krahe-ere?
Ku jane lotet, zjarr' i frymezimit?..
M'u kthe, m'u kthe serishmi, o pranvere!

clizia
06-08-2010, 23:15
SHALLI I ZI

Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.

I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.

"Ti pi e defrehesh" cifuti me tha,
"por grekja e bukur, te shkoi e te la"

I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.

Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

Prap syte m'u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.

Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.

Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.

...Veshtroj si i cmendur un' shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.

clizia
06-08-2010, 23:15
KOKETES

A mund, kaq verberisht dhe ju,
Si dhe Anesja te besonit?
Ne c'liber valle e gjetet, ku,
Se vdes nga zjarri vagabondi?
Degjoni: mbushet tridhjete vjet,
Po, tridhjete vjet dhe pak me shume;
Un' mbi njezete, por ne jete
Kam qene zgjuar, jo ne gjume:
S'me prek betimi qesharak
Dhe djallezite m'u merziten;
Por edhe juve jo me pak
Besoj ju lodhen tradhetite;
Te ftoht'u beme dhe te matur
Dhe s'presim te na thot' njeri,
Se e perjetshmja dashuri
Tri jave e shumta mund te zgjatet.
Si miq ne ishim pak me pare,
Por ja: merzitja burr'i ashper....
Un'u tregova si e marre
Dhe ju si vajze e pafajshme;
Betimin beme...por....medet!
Pastaj betimin e harruam:
Natashen dashurova vet,
Ju me Kleonin u afruat.
Keshtu u ndame; gjer me sot
Jetojme ne te qet' te lire,
Dhe mund , pa shqetesim te kote,
Ende te ishim miq te mire.
Por jo! qysh heret ne mengjes
Nje flak' tragjike prap u ndes;
Serish ju ngjallet lashtesine-
Ju predikoni perseri
Nje kalorsiake dashuri-
Trishtimin, taktin, xhelozine,
Per bese, s'mundem-jo, vertete.
Un' s'jam femije ndonse poet.
Kur jemi ne ne perendim,
Te dashurise' tua leme rradhen-
Ju vajzes suaj me te madhe,
Un' me te voglit vllait tim:Eshte rradhe e tyre per te lozur
Dhe lotet lume t'i leshojne
Nga dashuria te marrosur,
Dhe ne t'i marrim neper goje.

pushkini

clizia
06-08-2010, 23:16
TE HUAJES

Ne gjuhe per ty te pakuptuar,
Te fundit vargje te kushtoj,
Por kete cast te mjegulluar
Vemendjen tende deshiroj:
Gjersa i teri te venitem,
GJersa te digjem larg nga ty,
Ti do te jesh nje yll i ndritur,
Qe do te kem gjithmon' nder sy.
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso,
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se c'te thosh ajo.



* * *

Gruziank' e bukur, mos kendo
Ti kengen e vendit tend te qete,
Se mua me kujton ajo,
Nje tjeter vis, nje tjeter jete.

Nder mend me solli me ngadale
Kjo kenge e ashper malesore,
Ndajnaten, henen permbi male
Dhe nje fytyre engjellore.

Kujtimet shpirti me s'i grish,
Nga bukuria jote i dehur;
Po ti kendon-edhe serish
Ajo me cfaqe papandehur.

Gruziank' e bukur, mos kendo
Ti kengen e vendit tend te qete,
Se mua me kujton ajo,
Nje tjeter vis, nje tjeter jete....

pushkini

clizia
06-08-2010, 23:17
PERGJERIM

Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M'u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht' e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M'u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht' apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S'ka gje: ti eja menjehere!...

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S'po te therras per t'i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!

pushkini

clizia
06-08-2010, 23:22
Mos u ngrys prej deshperimit
nese jeta te genjen
Hesht ne driten e mundimit
Rishmez dita e gazit vjen

Zemra me te ardhmen rron
Nga e sotmja shqetesohet
Kur papritur gjithcka shkon
Per te shkuaren mallohet

* * *

Ti mos me pyet pse kaq i menduar
Ne mes defrimesh une rri gjithnje
Perse veshtroj perqark i deshperuar
Perse s'me josh as enderr e jetes me

Ti mos me pyet pse posi i huaj
Qendroj kur dashuria po me grish
Edhe te dashur me asnjeren s'quaj
Kush desh nje here, s'digjet me serish

Kush qe i lumtur, prap nuk lumturohet
Se vec nje here per ne gezimi ndrin
Pastaj me tis te mallit na mbulohet
Dhe shpirtin brenge e thelle na e nxin.


poezia ime e preferuar e te gjitha koherave
pushkini

clizia
06-08-2010, 23:22
Ancari

Atje ku vap adjeg si zjarri
ne trojet thare e bere prush
I tmerrshem vigjelon ancari
Ne shkretetiren e pafund

Natyre e stepave pa jete
E polli ne nje dite inati
Me vdekje dhe farmak te shkrete
Kuroren, rrenjet ja sperkati

Kur dielli djeg permbi djerine
Nga korrja rrjedh farmaku i shkrire
Pastaj rreshira nis e ngrin
Kur mbremja vjen me ftohtesire

Atje as zogu s'fluturon
As tigri s'shkon, tufan i zi
Te peme e vdekjes sec gjemon
Dhe iken larg me mort ne gji

Kur rete udha ndodh ti shpjere
Permbi kuroren e dremitur
Nga deget helmi nis te bjere
Si shi mby reren e zhuritur

Njeriu urdheroi njerine
Te vinte tek ancari plak
Kur rrezet e agimit ndrine
Ai u kthye me farmak

Rreshire pru prej koreve
Dhe nje degez te ronitur
Dhe djerse e ftohte si rreke
I rridhte ballit te venitur

I pruri dhe u lig, u shtri
Pa hyre ne kasolle dot
Dhe vdiq i gjori skllav fatzi
Atje nen kembet e te zot

Rreshiren mori princi e shkoi
Ne helm e ngjeu c'do shigjete
Dhe fqinjeve vdekjen c'u dergoi
Pertej kufireve te vet

pushkini

clizia
06-08-2010, 23:23
Loti

Dje, per nje kupeze me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur dhe me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova.

"Perse ne rruge-ai me thote,-
Shikon e nuk ben ze?
Ti s'ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te."

E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
"Husar, e shtrenjta me ka ikur"
Se thelli psheretita.

Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me ra
"Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidh veten"-trimi tha.

"Husar, ti brenge s'pe ne jete
Nga une pra mesoje:
Mjafton nje pike lot medet
Qe kupen ta helmoje."

clizia
06-08-2010, 23:23
Kujtoj me mall nje cast gezimi

Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.

N'andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell' e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.

C'i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.

Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri.

pushkini

clizia
06-08-2010, 23:23
KENGETORI

A e degjuat valle neper pyll
Djaloshin kengetor te dashuruar?
Dhe fushes se braktisur, te shkretuar,
Kur driten shojti dhe i fundit yll,
Ju fyellin degjuat?

A e takuat valle neper terr
Djaloshin kengetor te dashuruar?
Dhe lotet me buzeqeshjen te trazua.
Veshtrimin e tij te mbushur helm e vrer,
Ju valle e kuptuat?

A pershperitet valle per ate,
Djaloshin kengetor te dashururar?
Kur pate ata syt' e tij te shuar
Dhe kur degjuat pyllit ate ze,
Ju valle'u ngasheruat?




* * *

Kush valle ju ndali ju, o vale,
Vrapimn' e forte kush jua preu,
Ne kete pellg te qete valle
Rrekene rrebele kush e ktheu?

Dhe mua kush mi daraviti
Gezimet, shpresat dhembjet, kush
Vall' shpirtin qe me djeg si prush
Me qetesi keshtu ma mbyti

pushkini

Beaute
06-08-2010, 23:23
Parisi naten


Tri shkrepse te ndezura ,
nje nga nje ne erresire...
E para per te pare
fytyren tende,
E dyta per te pare
syte e tu,
E fundit per te pare
gojen tende...
Dhe tere nata per te mi kujtuar perseri
duke te te shtrenguar ne krahet e mi...!

clizia
06-08-2010, 23:24
LETRA E DJEGUR


Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi.....
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t'i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr' e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak' e etur, cdo flete digje ti...
U ndezen.... flakeruan.....i heshtur tym' i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s'dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen....O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te cdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt' o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi.

pushkini

clizia
06-08-2010, 23:24
Karroca e Jetes

Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri, koha vete
S'qendron gjekund per te pushuar

N'agim me gaz ne udhetojme
Dhe koken s'pyesim se e leme
Pertesen, dhelet i percmojme
Bertasim:"Hey..jepi c'i..."

Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike
C'do proshke e grope e papritur
Therrasim: "Me ngadale, or mik!"

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur

pushkini

clizia
06-08-2010, 23:25
Pse moj jete je dhurate
Qe te bie rasti kot?
Pse te dha i fshehti fat
Nje ndeshkim me tmerr ne bote?

C'eshte ai pushtet i nxirre
Qe prej hicit te ka thire
Qe ne shpirt me dha mundime
Dhe dyshim ne zemren time?

Pa nje drite, pa nje qellim
Me rreh zemra ne shkreti,
Me mbush plot me pikellim
Jeta gjithe monotoni.

pushkini

Beaute
06-08-2010, 23:25
Dhe zoti me beri femer--Gioconda Belli



Dhe Zoti me beri femer,
me floke te gjata,
sy,
hunde dhe goje femre.
Me linja
dhe kurba
dhe valezime te buta
dhe me germoi brenda,
me beri nje prerje te qenieve njerezore.
Endi me delikatese nervat e mia
dhe i balancoi me kujdes
numrin e hormoneve te mia.
Kompozoi gjakun tim
dhe me injektoi me te
qe te vadiste
te gjithe trupin tim ;
linden keshtu idete ,
endrrat
instiktet.
Te gjitha qe krijoi butesisht
gdhendur me fryme
dhe zhbiruar me dashuri,
jane mijera gjerat qe me bejne femer ēdo dite
per te cilat zgjohem krenare
ēdo mengjes
dhe bekoj seksin tim.

clizia
06-08-2010, 23:26
Nese me lejoni...


Pranvere,o kohez dashurie,
C'me mbushe plot me pikellim.
Sa mall serish ti po me bie
Ne shpirtin tim,ne gjakun tim..
Per mua gazi eshte i huaj..
Cdo ngazellim e cdo shkelqim
Me sjell merzi, me ben te vuaj.

Oh, nemni shqoten ,suferinen
Dhe te pafundmen nate dimri

pushkini

clizia
06-08-2010, 23:26
Sa ju kam dashur!

Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
Po s'dua qe prej dhembjeve te mia
Te ngryseni serish ne deshperim.

I heshtur e pa shprese u pervelova
Me ndrojtje,xhelozi e mall per ju
Po kaq me dliresi ju dashurova,
Sa ,zot!ju dashte tjeter kush keshtu!

clizia
06-08-2010, 23:27
Sec m'u kujtua shkretetires
Zakon i lashte i vendit tim
Nje zog e lashe te ike i lire
Ne mes te veres plot blerim...


****

Ne kopesht ne vetmi
Pranveres nate per nate
kendon mbi trendafil
sa mund bilbil i ngrate

Por trendafili hesht
e syte nuk ja shtie
por tundet e dremit
nen tinguj dashurie

***************

Shpirti sec ju qeshi, puthja nuk ju nda
plot dy jave ai e deshi, te treten e la

clizia
06-08-2010, 23:28
Kozakja e Bukur



Dielli pingul mbi fshatin tone
Gjinkalla gumezhin neper gjemba
Ecen myzeqa-soc ialistja jone
Packa se gjak i kullon kemba

Atje larg ne Tirane
Kercet Parlamenti
Ai maskara Saliu
Thot ka vjedhur Edi
Nuku ka turp ai lumadh
Po mir ja beri i yni deputeti


Hajdute e bandite qeshin e defrejne
Te gjitha poshtersite i punojne
Ska gjyq e prokuror ti mberthejne
Kartonat nxjerrin e votojne

Te drejtet le te shkumbezojne
Gjithcka esht arithmetik e thjeshte
Ata bashkuar numrin e plotsojne
Pastaj mbi Benza barkemdhejte

Ne rregull jan me popull e atdhe
Se votat ja dhane fukarenjte
Krenare hyjne ne parlament
E bizneset aty i bejn ne kembe


Ti lejen ma firmos
Ketu i ke milionat
Ti tenderin vulos
E jotja esht dashnorja
Po patem Pare e benx
E kontot ding ne euro
Sna luan kush me dore
E jona eshte bota


Atje ne fshat mes guresh
Ngarkuar me purteka
Ecen kurriz dala
E presin 12 veta

Kan ngelur pak fasule
Kan ngelur dy domate
Do mblidhen roca poca
Do han buke thate


Ju duket kjo fshatare
Pak si budallaqe
Jo ajo esht krenare
Packa se ska mullaqe


Partise ja dha voten
Dhe shpirtin ja ka fal
Nje deputet me lo-qe
Nga vot e saj ka dal


Ne fshat Ai kur erdhi
Si je "neno" i tha
Packa se kjo e mjer
40 ala si ka
Rendsi ka se e po-rdhi
Dhe doren pak ja dha

E iken 4 vjet
Dhe vota beri pune
Ai ka grataciel
fshatarka as sapune


E po te na rrojne
Se pa ata cu pa
Ne jetojme sa jetojme
Fotoksin plot ka

clizia
06-08-2010, 23:28
NJE I DJATHTE E NJE I MAJTE

N'historinė shumėshekullore, kane ecur dorė pas dore.
Nje i majtė e nje i djathtė, paskan qėnė tė leftajtė*
Jo vetėm qe s'kishin frikė, por e kishin shumė te lehtė,
Djathtanik e majtanik, qerren e tėrhiqnin qetė.

Nje i djathtė e nje i majtė, ja! tėrheqin edhe kuajtė,
Njėri tjetrin e ndihmon, dhe karroca fluturon.
Dhe gomari u bė i shkathet kur pa shokun ne te djathtė,
E dini c'na tha kopuku? "S'mė bėn pėrshtypje as plugu"

Nje i majtė e nje i djathtė kane tėrhequr edhe buajtė.
Qe te tėrė zoti i faltė, kurrė s'e lanė qerren ne baltė.

Nje i majtė e nje i djathtė, ėshtė ne bot' dhe politika,
Por tek ne, mė e leftajtė, ėshtė dreqi, vete karrig-ja
Kush guxon ta rrokė i pari, shef partnerin qe tėrheq kundra,
Me plot gojėn thotė gomari "Ma marcin te keqen ke thundra"

Nje i majtė e nje i djathtė nuk tėrrheqin vec cakajtė,
Nuk i le lakmia, smira; s'kane faj, jane egėrsirra.

Te mbytur ne gjak e lot, po tė lutemi ty o Zot:
Ti ke bėrė mrekullirat; na i zbut dhe egėrsirrat.
Qe kėshtu: Nje i majtė e nje i djathtė,
Te na bėhen te leftajtė.

clizia
06-08-2010, 23:28
Lulja


Nje lulez mes nje libri gjeta,
Te thare edhe pa kundermim;
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba thelle n'enderrim.

Kur lulezoi? C'pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?

a per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare,
Si dhe kjo luleze ketu?

clizia
06-08-2010, 23:28
DEMONI


Ne ditet kur se pari nisa
te gjeren jete ta kuptoja,
Kur shihja vashezat e lisat,
Bilbilin naten kur degjoja,
Kur zulma, malli dhe liria,
Dhe frymezimi, poezia
Si zjarr e flake e patreguar,
Ne shpirt me zjejne pa pushuar,
Kur brenga dhe mundim'i heshtur,
Me zuri vend ketu ne gji,
Me vinte plot inat pareshtur,
Ketu ne zemer, nje gjeni;
Gjithnje me sillte shqetesim
Cdo qeshje e tij e cdo veshtrim.
Te fjale e tije plot me vrer
Degjoja te pafundmin ferr.
Ai me shpifje, pa pushim,
cdo gje te shtrenjte e mbulonte;
Te dlirin, t'emblin enderrim
dhe frymezimin e percmonte;
S'besonte dashuri, liri,
Jeten ai gjithnje eprqeshte;
Mbi dhe, per asnje bukuri,
Te thurte lavd ai nuk deshte.

clizia
06-08-2010, 23:29
MENGJEZ DIMRI


Sa dite e bukur! Diell e bore!
Dhe ti, mikeshez engjellore,
Ende ben gjumin ledhatar.
Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
Aurores dil e shfaqju ballas,
Shkendrit mbi te si yll polar!

A te kujtohet moti mbreme?
Buciste shqota gjithe gjeme
dhe erresire qe ngado,
si njollez heneza zverdhonte
Mes reve sterre e te trishtonte
po sot, pa dil ne xham e shiko:

Ne te pafundmen kaltersire,
Qilimin madheshtor ka shtrire
Debora, qe prej diellit ndrin,
Vec pylli nxin, po thelle prej tij
Blerojne bredhat e perbri,
Nen akull, lumi vetetin.

Me nje shkelqim prej qelibari
Feks tere dhoma e te zjarri
Lodrojne flaket gjithe gaz;
Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
Po shih ketu: doriun at
Ta mbreh ne slite kete cas?

E te rreshqasim neper bore,
Kesaj hareje mengjezore,
Mikeshe e shtreenjte, me revane
Te rendim fushes mbetur shkrete
Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!

clizia
06-08-2010, 23:29
MENGJEZ DIMRI


Sa dite e bukur! Diell e bore!
Dhe ti, mikeshez engjellore,
Ende ben gjumin ledhatar.
Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
Aurores dil e shfaqju ballas,
Shkendrit mbi te si yll polar!

A te kujtohet moti mbreme?
Buciste shqota gjithe gjeme
dhe erresire qe ngado,
si njollez heneza zverdhonte
Mes reve sterre e te trishtonte
po sot, pa dil ne xham e shiko:

Ne te pafundmen kaltersire,
Qilimin madheshtor ka shtrire
Debora, qe prej diellit ndrin,
Vec pylli nxin, po thelle prej tij
Blerojne bredhat e perbri,
Nen akull, lumi vetetin.

Me nje shkelqim prej qelibari
Feks tere dhoma e te zjarri
Lodrojne flaket gjithe gaz;
Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
Po shih ketu: doriun at
Ta mbreh ne slite kete cas?

E te rreshqasim neper bore,
Kesaj hareje mengjezore,
Mikeshe e shtreenjte, me revane
Te rendim fushes mbetur shkrete
Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!

clizia
06-08-2010, 23:30
AKUILONI


Perse, o i rrepti Akuilon,
Kallamet fort perkul kur fryn?
Pse rete kaq me duf i shtyn?
Prej horizontit c'i debon?

Dikur, shtellunga resh te nxira
Mbulonin qjellin pa mbarim,
Dikur, plot hir, me lartesira
Lekundej lisi pa pushim...
Po ti u ngrite dhe gjemove,
Me duf, me vrull e me lavdi -
Nga qjelli rete i debove,
Rrezove lisin gjeth-flori.
S'ka gje, tani le te ndricoje
Fytyre e djellit plot me gaz,
Me rete flladi te lodroje
Dhe me kallamet ne cdo cas.

clizia
06-08-2010, 23:30
Kujtoj me mall njė cast gėzimi:
Pėrpara sysh m'u shfaqe ti,
Si vezullim i njė vegimi,
Si engjėll plot me bukuri.

N'andrralla jete zhurmėkote,
Nė dhembje brengash e mėrzi,
Mė grishte larg fytyra jote
Dhe zėri yt plot ėmbėlsi.

Nga shqotė e kohrave qė shkuan,
Kėshtjell' e ėndrrave m'u shemb,
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyrėn tėnde, zėrin tėnd.

C'i ngrysa ditėt gjithė brengė.
I zymtė dhe nė shkretėti,
Pa perėndi, pa shpresė e kėngė,
Pa lot, jetė, e dashuri.

Po ja mė shkrepi prap agimi,
Se pėrsėri m'u shfaqe ti,
Si vezullim i njė vegimi,
Si engjėll plot me bukuri.

Dhe rreh me gas kjo zemra ime,
Sepse iu kthyen pėrsėri,
Dhe perėndi dhe frymėzime,
Dhe lot, jetė e dashuri.

clizia
06-08-2010, 23:31
Edhe njė variant tjetėr

Ty tė kam dashur, mbase edhe tė dua,
nuk ėshtė shuar zjarri, qė m'u ndez,
por s'dua shqetėsim tė kesh pėr mua,
nuk dua e trishtuar tė mė jesh.

Pa fjale e pa shpresė ty tė desha,
cfilitur nga zilia e nga ndrojtja,
i ėmbėl e i ēiltėr me ty qeshė,
i tillė , dhėntė zoti, tjetri qoftė

clizia
06-08-2010, 23:31
ZOĒKA

Nė vend tė huaj unė ruaj,
zakonin e atdheut tim.
Kur vjen pranvera e uruar,
njė zoēke unė i jap liri.

Pėrse tė rroj unė pa shpresė,
Pėrse unė zotin ta qortoj.
Kur, qoftė edhe njė krijese,
lirinė mundem t'ia dhuroj.

clizia
06-08-2010, 23:31
I BURGOSURI

Nė burgun e errėt pas hekurash rri.
Me mua shqiponja kėtu nė qeli,
Ajo pikėlluar ngre krahėt , pėrpjek,
Ushqimin e gjakosur me sqep e ēuket.

Ēuket dhe e flak, dritaren shikon,
Me mua tė njėjtin mendim po mendon;
Kėlthet edhe sytė nga unė i hedh,
"Tė ikim, tė ikim", sikur mė thėrret!

Ne jemi tė lirė si zogjtė, vėlla!
Tė shkojmė me retė nė mal atje la,
Nga duket veē deti i kaltėr me shkumė,
Ku bredhin tufanet, ku bredh vetėm unė!

clizia
06-08-2010, 23:31
Mendoj, se zemra ka harruar
Se mund tė vuash me lehtėsi
Unė fola: se ēfarė ishte,
Nuk ėshtė mė! Nuk ka se si!
Shkuan gėzimet dhe hidhėrimet,
Dhe ėndrrat qė besohen me lehtėsi…
Por janė ende drithėrimat
Nėn pushtetin e fuqishėm tė bukurisė.

clizia
06-08-2010, 23:32
Delibashi

Tė shtėna matanė kodrave;
Kampi ynė e i tyre shihen bash’;
Nė njė kodėr para kozakėve
Hakėrrohet i kuqi delibash.

Delibash! Nė llavė mos u fut
Mėshiroje jetėn;
Amin nė ēastin e zbavitjes trim i patut’:
Do tė tė ngjeshin heshtėn.

Hej, kozak! Tė ndeshesh mos u ngri:
Delibashi nė tė gjitha gjasat
Do tė tė presė me jataganin
Kokėn e krisur nga shpatullat.

Turresh, sa i pari ka ushtuar.
Shikoni! Kė? ...
Delibashin e lėnduar,
Dhe kozakun pa kokė.

clizia
06-08-2010, 23:32
halli i zi

Vėshtroj si i ēmendur unė shallin e zi
dhe brenda mė shpon porsi thikė nė gji.

Kur isha i ri e kur isha ēapkėn,
njė greke e re mė pat lėnė pa mend.

Mė deshte ajo e me shpirt mė gezoi,
por dita e zezė pėr mua s'mėnoi.

Me miqt' e gėzuar ia shtrova njė herė,
por erdhi ēifut i mallkuar nė derė.

"Po pi e po qesh ti me shokėt e tu,
por greēka e jote po puthet diku".

I dhashė florinė edhe njė mallkim
dhe thirra tė vijė me shpejt skllavin tim.

U nisėm, mbi kalė u sula veri,
me dhimbjen e heshtur tulatur nė gji.

Kur pragun e saj vėshtrova me sy,
m'u prenė fuqitė, vėshtrimi m'u ngrys.

U sula i vetėm nė dhomėn e fshehtė,
armeni po puthte atė tė pabesė.

Nuk di si e nxora hanxharin e ftohtė
dhe puthjen nė buzė ia ngriva te poshtrit.

Dhe trupin pa koke shkela me duf
dhe vajzėn vėshtroja i mekur nė sy.

Mė lutej e qante me duart e shtrira,
mbaroi grekonja, mbaroi dashuria.

Nga qaf'e pėrgjakur un' shallin e mora,
hanxharin e ftohtė nga gjaku pastrova.

Dhe skllavi nė mbrėmje, kur ish errėsirė,
Danubit ia hodhi dy trupat e ngrirė.

Dhe unė s'kam puthur me sy asnjėherė,
gėzimn' e ahengut mė kurrė s'kam ndjerė.

Vėshtroj si i ēmendur un' shallin e zi
dhe brenda mė shpon porsi thikė nė gji

clizia
06-08-2010, 23:33
Nata

Zėri im pėr ty i butė dhe i dobėt
Prish qetėsinė e vonė tė natės sė errėt.
Pranė arkės sime njė qiri i pikėlluar
Digjet; vargjet e mia, shkrihen gurgulluar,
Rjedhin, ручьи (plot) dashuri, rrjedhin, tė gjitha pėr ty.
Nė terr shkėlqejnė para meje sytė e tu,
Mė buzėqeshin, dhe unė dėgjoj zėra:
Miku im, miku im fisnik ... dua ... jotja ... jotja.

clizia
06-08-2010, 23:33
Plaku

Nuk jam mė dashnor i marrė,
Qė bota kishte parė tek unė
Pranvera ime zjarr i parė,
Prej kohe ikėn pa njė gjurmė.

Amur! O zot i dashurisė sė zjarrtė
Unė kam qėnė shėrbyesi jot
Po ta filloja jetėn prapė
Ti prapė do ishe i imi zot

clizia
06-08-2010, 23:34
Digju prapė o llamp' e zjarrtė,
O mike e ditėve plot gėzim
Vezullo o gotė e artė,
O kėngė e shenjtė e shpirtit tim
Ku jeni ju o miq tė shtrenjtė,
O shokė tė dashur tė Kup(r)idit
Na thėrret prapė or' e shenjtė,
Sėrish po shkrin dėbor' e dimrit
Nė ditėt e zymta tė syrgjynit
Shpirti plot plagė veē ndjen gaz,
Nė orėt e shtrenjta tė kujtimit
Qė ju o miq mė latė pas
Pėrpapa meje ke qėndruar...
Ja ti o streh' e bujarisė,
Ti muz' e shpirtit tė shqetėsuar
Ku prehet zjarri i dashurisė
Atje ku kėnga na bashkonte,
Ku tė gjithė ishim betuar
Se shpirti ynė do jetonte,
Plot afsh e zjarr i dashuruar,
Se zemr' e lodhur s'do pushonte,
S'do prehej kurrė nė kraharuar,
Atje ku ishim krejt tė lirė
Dhe ngrinim gotat njė nga njė
Kėndonim kėngė qė pa pirė,
Bėrtisnim s'pyesnim pėr asgjė
Atje dėgjoj sėrish njė kėngė,
Kėngė poeti tė pagjumė
Prandaj tė lutem qė pa brengė,
Mbushma gotėn qė dhe unė
Me ju prapė tė qesh i lirė,
Tė pi, tė dehem kam dėshirė

clizia
06-08-2010, 23:34
KENGETARI

A e dėgjuat, vallė, nėpėr pyll
Djaloshin kėngėtar tė dashuruar?
Dhe fushės sė braktisur , tė shkretuar,
Kur dritėn shojti dhe i fundit yll,
Ju fyellin e dėgjuat?

A e takuat, vallė, nėpėr terr
Djaloshin kėngėtar tė dashuruar?
Me lot' e buzėqeshje tė trazuar,
Vėshtrimn' e tij tė mbushur helm e vrer,
Ju, vallė, e kuptuat?

A psherėtitėt , vallė, pėr atė,
Djaloshin kėngėtar tė dashuruar?
Kur patė syt' e tij tė shuar
Dhe kur dėgjuat pyllit atė zė,
Ju, vall' u ngashėruat?

clizia
06-08-2010, 23:35
Ti dhe ju

Tė shkretėn ju me tė pėrzemėrtėn ti
Ajo, nė tė kundėrt, e ndėroi
Dhe tė gjitha ėndrrat e gėzuara
Nė shpirtin e dashuruar zgjoi.
Para saj i pėrhumbur qėndroj,
Ti pulit sytė para saj s’kam fuqi;
I them asaj: sa e dashur jeni!
Dhe mendoj: sa tė dashuroj!

clizia
06-08-2010, 23:35
Me ler ne roberine time,
Me endrrat plot dhemshuri
Dhe ne te ngrysurat kujtime,
Qe te m'i zhdukesh s'mundesh ti.
Te thash cme kishte zemr' e nxire,
Me ndje....nem doren-lamtumire!
Pak kohe ndarj' e dashurise,
Te femres kraheror trishton
Se shpejt clirohet prej merzise
Edhe serishmi dashuron".

Me pikellim ne kraheror,
E shtangur vasheza qendronte,
Veshtrim' i saje mjegullor,
Qertim te heshtur i tregonte.
Dhe dor' dridheshme e zbehte,
Te dor' e robit mbeti shtrire,
E ftohte krejt edhe e ngrire;
Se fundi brenda, breng' e shkrete,
U derdh me fjalet gjith mynxyre

Ah, rus, o rus, pse vallle, pse,
Pa njohur zemren tende mire,
T'u dhash' e ngrata me deshire!
Ne gjoksin tend cekrezk' e re,
Pak caste ndejti ne harrim;
Pak nete plot me ngazellim,
I fali fat' i saj i zi!
Po a do kthehen perseri?
Perjete humbi gazi im?...
Ne kete moshe kaq mitare,
O rob, ti mundje shume mire
Te me genjeje per meshire,
Me perkedhelje genjeshtare!
Se do ta zbusja ndoshta une,
Me perkujdesjet, shortin tend,
A ndoshta per nje cast ne gjume
Ta vinja shpirtin qe te dhemb.
Ti sdeshe..... Po kush esht' ajo,
Qe ti me kaqe zjarr e do?
Ti dashurohesh? dashuron?...
T'i ndjej ty dhembjet plot trishtime
M'i fal pra shfrimet, pergjithmone,
E mos u tall me brengen time".

Pushoi. Lotet, shqetesimet,
I mbushen gjirin vasheror.
Ankim i shprehte buz' e heshtur.
Shtrengonte gjunjt' e tij pareshtur,
Dhe merrte fryme krejt me zor.
Ngadale robi atehere,
Te ngraten ngriti e i tha:
"Mos qaj; dhe une jam i mjere,
Trishtim dhe zemra ime pa.
S'gezova une dashuri:
U dogja, vojta, ne vetmi;
Po shuhem neper tym per jete.
Harruar te ky vis i shkrete;
Po vdes larg vendit tim amtar;
Kjo fushe do mee behet varr;
Ketu, mbi eshtrat, ne mergim,

Do ndryshket dhe vargoi im..."
Nje zhurme afer u degjua,
Nje vello vashe... kush te jete?
E pikelluar dhe e zbehte,
Ajo papritur iu afrua.
T'i fliste deshte perseri;
Veshtrimi i shprehte dhembshurine;
Dhe floku i saj i gjat' i zi,
I hijeshonte supet, gjine.
Ne njeren dore kish nje sharre.
Ne tjetren, kamen plot shkelqim,
Sikur kish ardhur per te marre,
Me duf ne shpirt, ndonje shpagim.
Ajo, te gjorin rob veshtroi
Edhe "Largohu shpejt, - i tha-
Gjekundi kendej cekreze s'ka.
Mos ler qe nata kot te shkoje;
Na kamen: gjurma te humbet,
Ne kete nate kaq te shkrete".

Dhe duke u dridhur, e zhuritur,
Perkulet, hekurin sharron;
Ne faqe loti i pikon;
Vargoi duke kerkellitur,
Se fundi robin e cliron.
"Vrapo tani, ti je i lire"!-
I thot' ajo: porse veshtrimi,
Atij iu ndez me zjarr te dlire.
Ajo po vuante. Thellimi,
I dridhte velin pa pushim.
"Mikesha ime- rusi thote-
Jam yti gjer ne fundin tim.
I leme keto vise tok,
Vrapo me mua..."- " Eshte vone!
Gezimi jetes, pergjithmone,
Me iku mua dhe me la,
Gjithcka kaloi, gjurma ska.
A mundet? ti ke dashuruar
Nje tjeter!...Gjeje pra ate;
E pse te jem e pikelluar?
Perse te ngasherohem me?
Te dashurise pergjerime,
T'i fala ty, me shpirt te dlire.
Tani harroje dhembjen time,
Me ndje....nem doren- lamtumire!"

clizia
06-08-2010, 23:36
Hena


Perse moj hene argjendore,
ti larg nga rete pa pushim,
permbi kanatet e dritores,
vershon te mekurin shkelqim?
Sa here qe me shfaqesh ti,
ne shpirt me zgjohen shqetesime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
deshire plot me flakerime.
Oh,ikni,ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O,le te mos me shfaqet me,
te perdja e erret ne dritore,
nen driten tende argjendore,
fytyr' e dashur si gjithnje,
fytyr' e embel engjellore
e vashes qe s'do ta shoh me.
O embelsi e dashurise,
plot ledhatime,plot me gaz,
plot me shkelqim te lumturise,
a mund te kthehesh rishmez pas?
I shpejte porsi nje vegim,
me ndrite ti ne fluturim;
U zhduken hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjehere,
dhe ti moj hen'e ndritur
ne qiell u mbyte atehere!
Agimi driten pse shperndau?
Nga vash' e shtrenjte pse me ndau

clizia
06-08-2010, 23:36
Deshire lavdie

Kur isha idehur krejt ne dhele dashurie,
Kur rrija heshtazi mbi gjunje e te veshtroja
Plot gaz e mall ne gji,-edashur,ti e dije
Qe une per lavdi ahere nuk mendoja;
Gjithmone qendroja larg prej zhurmes e remetit,
Merzi ndjeja ne gji nga titull’ ipoetiti,
Kapitur pa pushim nga shqota e shtrengata,
As qe i vija re qertimet e levdatat,
A mund te ndjeja ankth ne shpirt te perveluar,
kur ti me shihje drejt me sy te dhembsheruar,
kur floket mi lemoje embel e ngadale
e thoshje a me do a je i lumtur valle?
Nje tjeter ti keshtu a do dashurosh?
Me thuaj kurre ti o mik sdo me harrosh?
Aher i heshtur krejt e dashur te veshtroja
Aher te kisha ne shpirt e kurre nuk mendoja
Per brengen,pikellimin e per te renden ndarje…
Askurre nuk mendoja..Po cndodhi?Lote,fsharje
E shpifje,tradheti,me erdhen ne mend.
Papritur per nje cast..po cjam,ku jam ne cvend.
Qendroj si shtegtar i ndjekur nga rrufete
Qe nuk edi per ku e shpie rruga e shkrete
Tani ne zemer kam nje deshire te re
Lavdi,lavdi kerkoj qe ti atje ku je
Gjithmone ta degjosh e dashur emrin tim
Gjithmone te me kesh ne mendje pa pushim
E gjithshka perreth per mua tete flase
Qe ti te me kujtosh me dhembshuri cdo cast
Te gjitha pergjerimet e lutjet plot me lot
Ne kopesht,neper terr,kur u ndame nga mot

clizia
06-08-2010, 23:36
Detit

Stihi rebele lamtumire!
Ne ēast te ndarjes perseri,
Ti dallget ēon perpjet i lire
Dhe zjen,shkelqen me krenari.


Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe buēimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.


O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!


Jehona jote buēimtare,
Me mbushe plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli ēamarok o det!


Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,ē'mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.



S'm'u dha prej brigjeve shkembore
Te ikja veē njehere,o det,
Te nisja rendjen,dallget prore;
Atje ku ti gjemon,buēet.


ne ē'vis,ne ē'vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det,nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.

.................................


O lamtumire!Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg,o det!



Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me ēon tani,
Do marr me vete shkulmen,hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri.

clizia
06-08-2010, 23:36
LETRA E TATIANES DERDUAR ONJEGINIT
(shkeputur nga vepra)

Po marr guximin t'ju shkruaj ....
C'do deshnit me vec shpirtit tim ?
E di,se eshte e dreja juaj
Te me denoni me percmim.
Po ju qe shihni si po vuaj
me pak meshire , sado pak ,
Nuk do me sprapsni zemerak !
me pare desha te rri e qete ;
Per turpin tim , besomeni :
Ju s'do te dinit kurre se si,
Po te mund te shpresoja vete,
Qe kur e kur me plot hare
Te kem t'ju shoh ketu tek ne,
Qe t'ju degjoj si kuvendoni,
Tju them nje fjale dhe pastaj
Ne zemer vec nje mall te mbaj,
Vec gjer serisht te me takoni ..
Po thone se ju s'rrini dot :
Ne fshat te heshtur ju merziti ;
e ne .. ne rrojme me te kote ,
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthte vete ashtu ne fshat,
Na gjetet tek ky vend i qete?
T'ju njoh s'do kisha kurre fat,
S'do kisha turbullim' e shkrete.
Duk' u qetuar (kushedi ! )
Nje miku mund t'i behesha mike,
Dhe shoqe jetes dhe besnike
Dhe zonj' e ndershme per shtepi.
Nje tjeter ... Jo , askujt ne jete
Nuk do t'i falnja dashuri !
E ka vendosur Qielli vete,
Jam e jotja ne perjetesi !
Gjithe jeta ime me pat qene
Nje peng se ty do te takoj ;
Se Zoti jeten ma ka dhene
Gjer ne varr te t'adhuroj ...

Perhera te kam enderruar ;
Te ndjeja thelle mu ne gjit,
Me at veshtrim qe me trondit.
Ne zemer shpesh te kam degjuar
Ty zerin ... Jo s'ish enderrim !
Dhe sapo hyre te kuptova,
Me preke fort , u pervelova.
Thashe eshte ai thesari im !
S'eshte e vertete ? Po, te kam ndier ;
Me flisje; kur me dhembshuri
Ndihmoja njerezit e mjere,
A kur ne shpirtin tim te mjere
Me sillte lulja qetesi.
Edhe tani ndaj kesaj grime,
A nuk je ti,o endrra ime,
Qe n'erresire po ndricon
E vjen me prek me nur e hije ?
Kush je ti ? Engjelli me shprese,
Apo nje lajkatar pa bese ?
Ma hiq tani kete dyshim ;
Kjo mbase nje enderr mund te jete,
Per zemren time nej genjim,
E ndryshe krejt fat' i vertete ...
Po dhe keshtu. Jet' edhe fat
Vec ty, qe sot t'i kam besuar
Me qan me lote shpirti i ngrate
E mbrojtje vij per te kerkuar ...
Mendo : Jam vetem,s'kam ku flas ,
Askush nuk mund te me kuptoje
Mendja fillon te me leshoje,
Ne heshtje duhet te humbas.
Te pres : ti eja sic me k'enda
Dhe shpresat ngjallmi perseri,
A ma prish endrren tani
Me te qetuara te renda !
Mbarova !S'mund ta rilexoj ...
Po vdes nga frik'e turperuar ...
Po nderit tuaj i besoj,
Me plot guxim duke shpresuar .

clizia
06-08-2010, 23:37
Po ta dija

Po ta dija ne fillim,
Qe vargjet me gjak duhen ngjyer
I trembur, i lodhur, po pa pertim,
Zemren gjoksit do ta kisha shqyer.

Dhe nga kjo shaka e marre,
Nuk do kishte sot asgje.
Ndjenjat, fjalet do kisha vrare
Po poet s'do isha me.

Oh! Tani cdo gje ka shkuar,
Si ne Romen plot mistere
Mijra vargje pata shkruar
Qesha, qava, nxora vrere.

Po kur vargjet jane pa dhimbje,
Art per jeten me s'do kete.
S'do kete lule per poetet,
Do te vdese kenge e vertete.

clizia
06-08-2010, 23:38
Sergej Esenin POEZI

Nostalgi

Te kujtohen ato nete mike e dashur?
Shetitjet tona buze Neves se ngrire
Nen dritat e zbehta te fenerve te vjeter
Dy zemra, dy duar pa then naten e mir

Nuk ta harroj akullin ne qerpik
Ne syte e tu te kalter qe rrinin si kurora
Pushkinin recitoje gjat bulevardit antik
Dhe putheshim me zjarr gjer te Aurora

U ndame mike e dashur, u ndame pa deshire
Si akulli mbi Neve qe cahet nga pranvera
Malli me keput tek degjoj Nataline
Lermontovin tend sonte ma sjell Era.

clizia
06-08-2010, 23:38
Ere, ere e debores, moj ere
Merrmi vitet ne krahet e tu
Dua djalke te jem dhe nje here
Apo lule e lugines diku,,

Nen nje fyell bariu plot dhimbje
Dua syte t'i mbyll ne harrim
Zile yjesh, me boren e mbremjes
te me bien ne vesh pa pushim

Oh! sa bukur e dredh ajo kengen
Ne tufan deshperimi kur derdh
Do te desha diku me nje kembe
ndane rruges te rrija, si bredh

Hingellima ne terr kur te ndjeja
te pushtoja kacuben perbri..
Zgjati putrat, o henez, drejt meje
Merrmi brengat ne qiell tek ti

clizia
06-08-2010, 23:38
Mbremja vetullat ngrysi. Se ē'kuaj
hingellijne n' oborr, nuk e di
Dje na humbi rinia , me thuaj
Dje u puthem se fundi te dy?

Trojke e vone, ē'gerhet? Me ngadale!
jeta jone as la gjurme gjekund
Ndoshta neser , ne shtrat te spitalit
Do te prehem ne paqen e pa funde

Apo ndoshta papritur do ndihem
I sheruar e plot gjalleri
Dhe do rri te mbaj vesh , gjer te shkrihem
Shushurimn' e qershive ne shi

Do harroj ē'plage zemre me brejten
Keta vite te turbullt stuhishe
O fytyrez, e dashur, e shtrenjte
Nder kujtime, veē ti do me ndrish

Mund qe neser te dua nje tjeter
Po. ta dish dhe asaj , ore e ēast
Veē per ty per mikeshen e vjeter
I permallur gjithnje do t'i flas

Do ti flas per te bukuren kohe
Kur ne shkriheshim n'enderra blu..
Koka ime e krisur moj koke..
Ku t'u shkrep te me shpijesh keshtu?

clizia
06-08-2010, 23:38
TI ME FOLE PER SAADINE

Ti me fole per SAADINE
the se puthte vec ne gji
po ti prit pash perendine
ta mesoj meqe se di

Ti me the se te Kurani
thuhet:I ligu-i lig
mirepo un jam nga Rjazani
ja qe s'di shume fjale brisk

Ti kendoje-pas Eufrati
lulja zbeh cdo virgjereshe
te isha pasanik nga fati
une do beja tjeter vjershe

Trandafila kam pare plote
po vec nje une njoh mbi dhe
s'krahasohet gje ne bote
me te shtrenjten Shagane

Boll me lodh me amanete
ku di une nga amanet
gjersa kam damar poeti
do te puth si nje poet.

clizia
06-08-2010, 23:39
Enderronjes une jam, qe territ
Ngjyren blu te syrit e perhumb
Erdha te kjo jete si te tjeret
Tok me ta,T'a shtyje siē te mund

Ne te puth , kete shprehi ma quaj
se kam puthur shume gjer tani
Fije shkrepsesh sikur ndez e shuaj
Gjithesahere flas per dashuri

"Vdes per ty" "Te dua" "Pergjithemon"
kurse shpirti thelle asgje nuk ndjen
Po te rrishe e te remosh pasionet
Te verteten kurre nuk e gjen

Ndaj s'ngushtohem forte ,, per te kerkuar
Zjarr e prush prej teje kot me kot
Ti je nje meshteknez e krijuar
Enkas dhe per mua dhe per bote

Gjithesesi edhe pse kaq te afert
Ty te mbaj e zgjedhen ta duroj
Xhelozi nuk ndjej per ty dhe ashper
As qe te gjykoj a te mallkoj

Enderronjes une jam qe territ
Ngjuren blu te syrit e perhumb
Dhe me ty jam mpleksur si te tjeret
Tok me ta , ta shtyj ashtu siē mund...

clizia
06-08-2010, 23:39
Nje leter,te tille ne jete
Pa shkak
S`do ta shruaja kurre.
Marr qyrkun e shkoj ne plevice
Te prehem ashtu si dikur
Kaloj neper kopshtin e heshtur
Aroma,puhi dhe freski
Ah, gardhi i shtrenjte c`me duket
Tani qe e shoh perseri
As gjashtembedhjete s`pac mbushur
Tek kjo der` e vogel,te kjo
Me zerin e saja te embel
Nje vashez dikur me tha :"Jo!"?
E shkruar, e larget ,e shtrenjt!...
Ne zemer e ruaj ende
Sa shum ahere ne deshem,
Po ja qe na deshen dhe ne...

clizia
06-08-2010, 23:39
Moj nėnokja ime , a je gjallė?
Edhe unė rroj .Tė pėrshėndes!
Le tė ndritė mbrėmja si pėrallė
Mbi kasollen tėnde qė veē hesht.

Mora vesh se ti je shqetėsuar
Dhe pėr mua brenga po te ha...
Del nė rrugė larg duke vėshtruar,
Me xhubin hedhur pėrmbi krah.

Dhe nė mbrėmje shpesh tė fanitet,
Ėndėr e keqe sytė ty t'i mbush,
Sikur, ja dikush po mė avitet
Nė mejhane thikėn po ma ngul.

Qetėsohu moj e shtrenjta nėnė,
Fshije qė nga sytė atė kllapi.
Pijanec i tillė nuk jam bėrė
Sa tė vdes pa kthyer nė shtėpi.

Jam i butė ashtu siē kam qėnė
Dhe mendoj , mendoj vetėm njė gjė,
Qė me malln'e madh qė mė ka zėnė,
Kokėn pėrmbi prehėrin tėnd ta vė,

clizia
06-08-2010, 23:39
Lejla!


Si t'ia bej , e pyeta sarafin
Ne mengjes, kur theva ca para
Si t'i them me embelsi "te dua"
Ne Persishte te bukures Lejla?

Perseri e pyeta sarafin
lehte e lehte, porsi fllad pastaj
Po te perendishme fjale "puthje"
Ne Persishte, si t'ja shqiptoj asaj?

Si t'ia bej , e pyeta se fundi
Edhe zemra gati sa s'me la
Si t'i them "je e imja , vetem e imja"
Ne Peresishte te bukures Lejla?

C'mu pergjegj sarafi shkurt e prere
Dashurine fjalet s'e tregojne
dashurine e thone vetem dridhjet
Syte si rubin kur vezullojne

Sa per puthjen , as ajo s'do fjale
Puthja s'eshte nje mbishkrim mbi varr
Puthja leshone ere trendafili
Petalet tek i shkrin te buzet zjarr

Dashuria s'dihet se c'te sjell
Gaz a helm, duro e mos u ndjej
"Imja je " kete e thone duart
ferexhene kur e flakin tej

clizia
06-08-2010, 23:40
Dashuri?


Dashuri? Ē`mė bėn pėr tė qeshur,

Ti mė flet, akull unė-akull ti,

Ndjenja imė ėshtė plakur ėshtė rreshkur

Ndjenja jote tė ēelė nuk di…

clizia
06-08-2010, 23:40
Ti s'me do? s'te dhimsen sado pakez?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flake
tek shtrengohesh supeve te mi

Mike, epsh e tera, lajka s'dua
As i vrazhdet nuk te sillem dot
Veē me thuaj :sa keshtu si mua
puthur e shtrenguar ke gjer sot?

Une e di, te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim

Ne se keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti, syckat kur pulit
Mos pande se po merzitem teper
Tjeter kend dhe une kam ne shpirt

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
po nje flake casti vec, ta dish
Si te njoha rastesishte i qete
"Mirembetesh " do te them serish

Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur ditet plot merzi
Vecse mos lakmo ti marresh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri

krahe per krah me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti , ku ta dish?
Mbase dhe une do kem dale
Per shetitje, e shihemi serish

Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotesishte
"Mirembrema " do me pershperitesh
Kurse une "mirembrema, Miss"

Dhe asgje nuk do me trubulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s'mund te dashuroje
Kush u dogj nje here, s'digjet me...

clizia
06-08-2010, 23:40
Miku im i shtrenjte lamtumire
Ty ketu ne shpirt te kam ta dish
Fati po na ndan sot pa deshire
Po diku do shihemi serish.

Lamtumire o mik pa fjal e lote
Vetullat ti ngrysesh s'ka perse
Vdekja s'eshte gje e re ne bote
Por dhe te rrosh s'eshte gje e re.

clizia
06-08-2010, 23:42
Robert Berns-poezi

Dashuria

Si trendafil cel dashuria
Ne mes te kopshtit tim
Dhe si nje kenge bukuria
S’me ndahet ne udhetim

Kjo bukuri mbi gjitha mbetet
Asgje mbi dhe s’e tund
Me mua ecen gjersa detet
Te thahen gjer ne fund

Nuk thahen detet zemra ime
Graniti nuk firon
Nuk ndalet rera ne udhetime
Se rera vec vrapon…

Mbec me shendet per ty ngre gotten
Mos u merzit o shpirt!
Sikur te bredh me kembe boten
Te gjej, por vetem prit

clizia
06-08-2010, 23:42
Dashuria dhe Varferia

Me ndoqi dashuria bashke
Me varferine e shkrete
Ne shteg te tyre heret rashe
Me zune shpejt ne rrjete

Por varferine e zboj e tremb
Dhe s’ka me varferi
Vec dashurine dot se shemb
Se mbetet dashuri

Pse dashurise si pengese
I del perpara ndarja?
Dhe pse te mbetet robereshe
Nga smira dhe nga paraja?

Dhe pasuria dhe hambari
Pak lumturi na japin
Por frikacaku dhe truthari
Pushtetin shpejt e kapin

Me flet me sy per dashurine
Kur humb mes perqafimit
Ndersa me buzet ftohtesine
Ma shfaq permes gjykimit

Me keshillon te jem i matur
Te kem dhe pak durim
Sic duket, pret nje oxhak te pasur
Dhe s’pret oxhakun tim!

Po si ta mbaj gjakftohtesine
Kur jemi prane e prane
Kur dy veshtrime dashurine
Burim te vetem kane?

Vec fukarai ka lumturi
Me vashezen e dashur
Ai s’ka smire e s’ka zili
Per dere e rang te pasur

Ah, dashurine c’e pengon
Ky fati i lig tiran!
Dhe gonxhe e saj pse s’lulezon
Pa pasuri dhe nam?

clizia
06-08-2010, 23:42
Meri Morisan

O Meri eja ne dritare
Eshte ora jone e deshiruar?
C’kushtojne mijera thesare
Perpara syve te adhuruar!
Mundim te madh do te duroja
Si skllavi qe duron i strukur
Kur zemren tende ta fitoja
Moj Meri Morisan e bukur!

Dje me muzike e me vjoli’
Nder djem e vajza kercimtare
Mendimi me shkoi tek ti
Une isha atje po s’ndjeja fare
Kish fort te bukura nder to
Kish plot me nur sa s’behet me
Po une thashe: “Nuk ka jo
si Meri Morisan asnje!”

O Meri do ti ta mundosh
Ate qe zbret per ty ne varr?
Dhe shpirt e zemer t’i coptosh
Per fajin se te do me zjarr?
Ne s’me pranon si dashuror
Trego per mua pak meshire!
Ti s’mund te kesh nje shpirt mizor
Moj Meri Morisan e mire.

clizia
06-08-2010, 23:42
Lumturia ime

Ju dua , te vegjel dhe ju te medhenj!
Sikur te me derdhen te ligjte perrenj,
U thyej dhe qafen , i coj mu ne djall
Me goten perpara, me kengen me mall!

Shpesh vuaj dhe dhembet kercas domosdo,
Po jeta eshte lufte dhe une jam hero;
Ndaj jam i shkujdesur, pa pare ne xhep,
As mbreti te drejtat s’m’i merr e s’m’i jep

Me shtyp zgjedhe e skamjes nga viti ne vit,
Por mbremjes me miqte une vitin e ndrit;
Kur mbrrijme qellimin dhe gazi na djeg,
Perse t’i kujtojme ca ferra ne shteg?

C’te merrem me fatin, me kalin germuq?
Pa hiqmu nga syte, i poshtri thuthuq!
Kur brenga dhe gazi trokasin ne xham,
U them: “Mire se vini, nje sofer e kam”!

clizia
06-08-2010, 23:42
Puthja

Gjurme e njohjes se sivjetshme
Dhe premtim me fshehtesi,-
Puthja – lulebore e hershme,
Bore e bardhe e pasterti;

Nje lekundje: desha, s’deshe!
Miqesi e njome e re
Prej pellumbi, pellumbeshe,
Gazi i pare e plot hare;

Mall i ndarjes se trishtuar
Dhe dyshimi: “po me pas”?
S’e gjej fjalen e bekuar
Qe mendimin larg ta ngas!

clizia
06-08-2010, 23:43
Male me shkrepa

O male me shkrepa, ku rete dremitin,
Ku valet e lumit mes endrrash me ndritin,
Kur shkurta ne shkurret nga skaji ne skaj
I merr t’i mekoje perdite zogjte e saj

Ju dua me shume, gungace me mjeker,
Me shume se brigjet e detit te gjelber,
Ju dua se thelle, ku rrjedh nje burim,
Jeton nje sorkadhe qe ngroh shpirtin tim!

Hyjneshe ajo s’eshte dhe s’ka ar e prike,
Por s’ka me te mire, ta themi pa frike!
Qe diten e pare me dogji me sy
E dogja dhe une, u ndezem te dy

Dhe para dy syve, dy faqeve prush
Nuk mund te qendroje padjegur askush!
Sikur te kish pasur dhe pak mend me shume
Betohem se globin e linte pa gjume!

Elmazet dhe perlat s’i dua, s’i mbaj
Kur kam ngrohtesine e syve te saj
Permes perqafimesh ne shkrijme te gjalle
Gjemon dashuria mes gjakut te vale

clizia
06-08-2010, 23:43
Tek une, i dashur, mund te vish...

-Oborri naten pa njeri
Vec muzg e s'ka gje fare
E dashur, valle a mund te vij
Nga muri ne dritare?

-Vertet, te falemnderit, shpirt
E shoh, s'e ke me hile
Por afer meje mund te vish
Permes Gjendjes Civile!...

clizia
06-08-2010, 23:43
Shendetin tend te pime

Te lashe lamtumiren, shpirt
Shendetin tend te pime!
S'te sillem pas e s'te merzit
Aspak me dashurine

Mbec me shendet! Dhe une shpejt
Me ndarjen do lidh paqen
Ti fat te kesh, nje mik te gjesh
T'i japesh doren, faqen

Me thua: - "Dale, ca nga ca
Te piqem per martesen."-
Pergjigjem: "S'jam aq budalla
Ta bej terkuze shpresen."

E di farefisi yt
Kerkon nje lloz te pasur
Po une litarin s’kam ne fyt
Pac fat te mire, e dashur!

Ky fis me quan leckaman
Pa toke e pa shkelqime!
Asgje s’me duhet, bukur jam
Kur kam lirine time!

Kam koke e duar dhe fuqi
Me shpatulla caj detin
Dhe djalli vete behet hi
Kur ke ne trup shendetin!

Dhe une e di, ka zog vertet
Qe lart mbi rete cohet
Por ndodh qe zogun gjate e pret
E pret e nuk afrohet…

Haj, lamtumire, ja po shkoj
Mes shtigjeve ne ugare
Por s’dihet, vij dhe te pergjoj
Nje natez ne dritare.

clizia
06-08-2010, 23:44
Lerme????







Me fle moj mike
Pa zgjohu, hap nje kanate
Se yje s'ka, ka vetem nate
Ndaj lerme shtepine.

Lejome vetem sonte naten
Lejome strehen, zjarrin, vatren,
Vec per meshire sonte naten
Me ler si murg ta gdhij.

Jam lodhur keq, s'qendroj ne kembe
Kapitur jam, me shpirt nder dhembe
Kam bredhur vendin me pellembe,
Dhe dua...dhe dua pak te rri.

Ashtu si shiu i madh ben sulm
Dhe rreh dritareve me zhurrm'
Ne xhamin tend trokas edhe une
Se dridhem dhe mberdhij.

Lejome vetem sonte naten,
Lejome strehen, zjarrin, vatren,
Vec per meshire sonte naten
Me ler si murg ta gdhij.

Dhe i pergjigjet ajo:

Ty s'te ndaloj' asnje rrebesh
Kur erdhe strehen te ma gjesh,
Prandaj dhe shpinen mund ta kthesh
Te shkosh serish ne mal.

Vertitet mureve shtrengata,
Dhe eshte e erret streha, vatra,
Dhe eshte e shurdhet sonte nata,
Dhe-s'te lejoj-me fal!

Dhe dhente zoti, dhente, dhente
Ty asnje vajze mos te te lente,
Ti hysh ne prag, tja prishesh mente,
Ta zhytesh ne c'nderim.

Ne kopsht nje lule kishte celur,
Pastaj me kembe e kishin shkelur,
Ndaj fati i lules na ka ngelur,
Per vajzat, si mesim!

clizia
06-08-2010, 23:44
Te drejte Zotit une i jap
Per punet e medha
Po kur ndertoi kete dollap
Pse brenda bosh e la?

Duke vizituar nje ēiflik te pasur...

Ky lordi neve na rrefen
Nder kulla pasurine
Njeh grate eunuku ne harem,
Por s'njeh kenaqesine.

Afaristit te pashpirt

Ketu po prehet Xhoni qetesisht
S'do mend qe vetem trupi, nje kokalle...
Por flitet, se as gjalle s'kishte shpirt,
Me kohe i kishte dale...

clizia
06-08-2010, 23:44
Para ndarjes


Po shkoj,Eliza ne mergim,
se vendi nuk me mban,
dhe fatin tend,dhe fatin tim,
i ndan nje oqean.


E rende ndarja sa nje mal,
nje mal qe nuk ka shok!
Po s'ndahen zemrat mbushur mall,
kur jane shkrire tok!


Ne vendin tim e lumtur mbec,
thesari im,thesar!
Me vjen nje ze nga larg ne vesh
ti s'kthehesh o qyqar!


Shtrengimi i dores sate vjen,
me mua ne udhetim,
trokitja e zemres sime ngel
me ty ne vendin tim!

clizia
06-08-2010, 23:44
Mbishkrim nė njė libėr me vjersha

Nė vite dashuria nuk u plak
Dhe zemra nuk e treti zėrin tėnd
Prano njė pėrshėndetje qė nga larg
Njė miqėsi qė s’njeh as kohė as vend

Kėtė kujtim tė thjeshtė kur ta kesh
Mė sill nė mend e pakėz psherėti
Pėr ēka na lodh njė ditė e mbushur zheg
Apo dhe njė oqean plot ftohtėsi

clizia
06-08-2010, 23:44
Mbishkrim nė Altarin e Pavarsisė

Kush ėshtė i ndershėm i pavarur
Nė luftė i madh, nė zjarr argasur
Kush del njėlloj pėrpara kombit
Pronari vetė e robi i robit
Kush njė gjykatės ka nė jetė
Ndėrgjegjen, nderin e vėrtetė
Kush gjen nė drejtėsinė forcėn,-
Atij, altar, t’ia hapėsh portėn

clizia
06-08-2010, 23:44
Nje trendafile e kuqe, e trembur.

Ah, dashuria ime eshte si nje trendafile e kuqe, e trembur,
qe e re ka celur ne Qershor,
Ah, dashuria ime eshte si melodia
qe kur luhet, me embelsi ritmon.

Sa e hijeshme je, moj bukuroshja ime,
aq thelle kam rene ne dashuri me ty,
e do te t’dua perhere, e dashur,
derisa detet te jene thare per uje.

Derisa detet te jane thare per uje, e dashur,
dhe shkembinjte me diellin te jene shkrire
Une do te dua serisht e dashur,
Derisa rerat e jetes te rrijne shtrire.

Dhe lamtumire, dashuria ime e vetme,
Lamtumire tani, vetem per pak,
Dhe do te vij perseri, e dashur,
Dhe sikur te jem dhjet' mije milje larg.

clizia
06-08-2010, 23:44
Erdhi e shkoi birra

Erdhi e shkoi kjo birra e mire
Per birren e mire kepucet shita lire
Peng i lashe matrapazit corapet ti mbaj
Birra e mire me jep kuraje

Te terhiqnin plugun pata gjashte buaj
Punonin token e s’me lane te vuaj
Nje nga nje i shita ashtu pa vaj
Birra e mire me jep kuraje

Birra e mire me ka varferuar
Sa me sherbetoren jam shoqeruar
Per birren e mire ndeshkimin e mbaj
Birra e mire me jep kuraje

Erdhi e shkoi kjo birra e mire
Per birren e mire kepucet shita lire
Peng lashe matrapazit corapet ti mbaj
Birra e mire me jep kuraje.

clizia
06-08-2010, 23:45
TI ME KE BRAKTISUR XHENI

Ti me ke braktisur Xheni,
ti me ke braktisur.
Pergjithmone braktisur Xheni
pergjithmone braktisur.

Me ke tallur shume djale
Mendjen ma ke prishur...
Thoshe"gjer ne varr" me fjale Xheni,
Po me ke braktisur.

Bashke ne me s'do jemi Xheni
Bashke ne me s'do jemi !
Asnjehere ne jete Xheni,
Bashke ne me s'do jemi !

Vrap ju mortje me rrembeni
dhe te fle perjete...
shpejt ju engjej me merrni
ti mbyll syte e shkrete,
Xheni ti mbyll syte e shkrete..

clizia
06-08-2010, 23:45
LAMTUMIRE

E dashur, leri oret e ndarjes te pikojne vetmine mbi ne,
le te numerojme castet e humbura te vetem
dhe shpirtrat le ta kuptojne nese gjeten
tek njeri-tjetri ndonjehere strehe...

...Pra, le te endet dhimbja ne shpirtrat tane egoist,
le te thyhet amalgami i fundit qe na bashkon !
Ti mos qesh kur te me shohesh duke qare si femije
sepse dashuria e patrembur burrerine e rrezon !

Lamtumire...lamtumire e dashur
tani pas po shkoj te numeroj oret e lumtura bashke,
po shkoj te numeroj puthjet e permalluara
kohen time askush nuk do ta vras !

Vec ca puthje do vjedh per buzet e deshperuara
...Sigurisht ti ne nje zjarr tjeter je duke u ngrohur
ne nje zjarr perkedhelish qe trupin ta ftoh
por gjithsesi une te fal, te fal kur ti mizorisht vetveten lendon

Heshtja le ti thyeje dyert e harrimit
qe kujtimet me ty mos ti harroj asnjehere...
Me uisky le te dehem ta pi vetmin e gjate
Te cirrem, te uleras, te mallkoj.....Lamtumire prape...

clizia
06-08-2010, 23:45
Para ndarjes


Po shkoj,Eliza ne mergim,
se vendi nuk me mban,
dhe fatin tend,dhe fatin tim,
i ndan nje oqean.


E rende ndarja sa nje mal,
nje mal qe nuk ka shok!
Po s'ndahen zemrat mbushur mall,
kur jane shkrire tok!


Ne vendin tim e lumtur mbeē,
thesari im,thesar!
Me vjen nje ze nga larg ne vesh
ti s'kthehesh o qyqar!


Shtrengimi i dores sate vjen,
me mua ne udhetim,
trokitja e zemres sime ngel
me ty ne vendin tim!

clizia
06-08-2010, 23:45
Findlej

Po kush ne xham keshtu troket
sdo mend qe jam Findlej
Shtepia fle dhe ska lezet,
Nuk fle-i tha Findlej.

Po si guxon ketej te vish
Guxoj-i tha Findlej ,
Ki mendjen punen mos e prish
e prish - i tha Findlej .

Deriēken hapur po ta kesh
Ta kem - i tha Findlej ,
Pa gjume naten do me lesh
Pa gjume - i tha Finlej .

Sikur te gdhihem tok me ty
Me mua - i tha Findlej
Ky shteg ta ben serish me sy
Ma ben - i thA Findlej .

E cdo punoj me ty qyqar
Puno - i tha Findlej
Ta mbyllesh gojen gjer ne varr
Tamam - i tha Findlej

clizia
06-08-2010, 23:45
Ti kafshe e vogel, qimendritur,
ku shkon me vrap, e lebetitur
pse dridhesh ne ethe, e sfilitur
per fatin tend?
Mbi ty lopaten s'e kam ngritur
Ndaj mos u tremb

A s'sheh? Natyra me njerine ne lufte jane
e paqe s'dine
Njeriu mbi kafshet ben kerdine
e vret, e pret
megjithese vdekja thinje thinje
dhe ate e pret

clizia
06-08-2010, 23:46
KUJTIMET


Vitet kaluan dhe u treten,

dhe ti nuk je me mua.

megjithate kujtimet per ty mbeten,

edhe pse kujtime jane,

dhe une ende te dua....

clizia
06-08-2010, 23:46
VARFERIA E NDERSHME

Kujt i vjen turp nga akamja e vet
dhe s;njeh as nder,as vlera,
atij i them rob vertet,
bir robi e te tjera ...

Kjo ngre kandar,
kjo s'ngre kandar,
ne s'kemi pleng ne jete ;
i pasuri ka vulen ne ar,
po ar ne jemi vete.

Ne buke hame e pime leng,
pa rroba trupit e pa pleng !
R c't'ju tregoj te tjera !
Nderkaq nje batakci tuaf
pi vere e vishet me mendafsh,
e c't'ju tregoj te tjera !

Keshtu,ashtu
nuk ka qeder !
Nga qyrku s'duhen matur !
Ai qe rron me djerse e nder
per mua eshte i pasur.

Ja, ky palaco qenka lord
dhe dashka temenara !
Fodull,bilmes e kokebosh
do mbetet trung pa fara !

Keshtu , ashtu
na vjen drand-drung
i mbushur me merita ;
por trungu prape mbetet trung
me urdhra dhe shirita !

Servilit mbreti shpejt i jep
dhe grada gjenerali,
te varferit kurre nuk i qep
as kopsa kaporali !

Keshtu , ashtu,
nuk kam qeder !
Ofiqi, lajka "vlera" ,
nuk kane tru,
nuk kane nder,
e, c't'ju tregoj te tjera.

Po dita ndofta nuk vonon
ku nder djerselare
te zere vend qe meriton
te zere vend te pare,

clizia
06-08-2010, 23:47
Lamtumirė pėr Elizėn

Nga ty, Eliza, duhet tė iki
dhe nga bregu im amtar;
fati mizor mes nesh ngriti
oshėtimėn e oqeanit tė paanė:
Por oqeanet e paanė, qė gjėrė oshėtijnė,
mes dashurisė dhe meje,
kurrė, kurrė nuk mund tė ndajnė
zemrėn dhe shpirtin tim prej teje.

Lamtumirė, lamtumirė, e shtrenjtė Elizė,
vasha ime e adhuruar!
Nė veshin tim njė parandjenjė bėn zė,
ne ndahemi, mė, pėr tė mos u takuar!
Por rrahja e fundit qė del nga zemra,
Kur Vdekja pranė rri fitimtare,-
Ajo rrahje, Eliza, ėshtė tėndja,
tėndja dhe fryma e fundit fare!

clizia
06-08-2010, 23:47
Me zuri nata rruges

Ne mal me zuri nata pus
Debora shfrynte , ish Janar
C“do porte ish kycur, s“dilte kush
Dhe s“gjeja vend te ndizja zjarr.

Papritur fati shpejt mu qas.
Nje vajze poqa per cudi!
Ajo me ftoi ta ndiqja pas.
Te gjeja vater e shtepi.

Ne gjunje u fala mu ne prag.
Qe s“ngriva akull e kallkan;
I thashe :-shtrome nje jatagan
I thashe :-hidhme nje jorgan.

Ajo me gjeti nje carcaf.
Ma shtroi dyshekun shpejt e shpejt.
Nje vere nxorri nga nje raft
Me tha te flija me shendet .

Te ndahesha me vinte keq ,
dhe mora zemer gjeta shkas.
- I kendshem qeka ky dyshek
por nje jastek une e kam pak .

Me solli ne ode nje jastek ,
ma vuri me kujdes nen vesh .
dhe une i dhashe fet e fet
nje puthje te embel si peshqesh .

Ju skuqen faqet si perri
i derdhi fjalet si mendafsh.
Nese ke nder e dashuri ,
me ler te paster , ahh me qafsh.

Mendafsh i bute ish flok i saj
dhe bar mbi shteg e monopat.
Ish trendafil i kuq ne maj ,
ajo qe shtroi ate krevat.

E kish te bukur kraheror
nje kraheror qe vetem zbardh,
si dy kodrina me debore
qe ngre mes eres dimri i madh.

E perqafova plot me mall
ate qe shtroi ate krevat.
E paster ish , o Zot me fal,
si ky tufan qe fryn ne shpat.

Ajo me mua nuk u sha
dhe nuk i hapi syt e zez.
Mes meje dhe mes murat ra
dhe s“fjeti dot gjer ne mengjes.

Dhe kur u zgjua prap mu qas
e perkedhela perseri.
Ma prishe jeten ,ah me qafsh
me foli e imja dashuri.

Dhe tek i puthja ata sy ,
me belbezonte : mos e mos
I thosha kur te jem me ty,
sa here shtratin do ma shtrosh?

Gjilperen mori ne mengjes,
u ul e heshtur ne minder.
Kemishen time me kujdes
e qepi plot me mall e nder.

Dhe ikin vitet nje nga nje ..
dhe lulja cel dhe fryn tufan.
Por se harroj ne jete ate,
qe shtroi dyshekun me jorgan.

clizia
06-08-2010, 23:47
Ankimet e vajzes

Shpesh jam merzitur dhe penduar
dhe mbi jastek kam qare ,
qe fjalen tende kam besuar
dhe syte genjeshtare .

Ku shkoi , ku humbi ngjyre e purpurt
e faqeve te mia?
ku vajti shtati belkeputur ,
Ku mbeti vajzeria?

Degjoj te qeshuren e hidhur
te fqinjeve mbi mua .
Packa se vete jane te krimbur
Me turpe gjer ne thua!

Tim eti kur i shfaqem une
ul syte e s`me veshtron ,
dhe nene e mjere qan ne gjume
kur turpin tim kujton .

Sa ndjej nje hap te atit tim
i fshihem neper dere ,
dhe nenen time skam guxim
ta shoh ne syte e mjere .

E embel lule e dashurise
e hidhur qenka pema .
se syte e tu te djalerise
me lotin tim i bleva !

Mos paste kurre gaz ne jete
u shofte ne su shua
ai qe flaku ne kenete
Femijen e tij dhe mua .

clizia
06-08-2010, 23:47
Tre mbretėr morėn njė vendim,
Qė Xhonit Kokėrr Elbi
T'i xhdukej fara me tėrbim,
T'i humbte fare thelbi.

Njė urdhėr dhanė qė tė tre
Tv hapnin varr pėr Xhonin,
T'i hidhnin me lopata dhe
Dhe trupin t'ia mbulonin.

Pėrrenjtė u mbushėn vesh mė vesh,
Nė kodra ēeli bari,
Dhe Xhoni Kokėrr Elbi qesh
Dhe ngrihet del nga varri.

I rreptė, i sertė, forcat mbledh
Nga kodra nėpėr vapė
Dhe mbi armiqtė shtiza hedh,
Tund kokėn dhe shan prapė.

Por vjeshta fushave vrapon
Dhe derdhet djersa lumė,
Kurrizin uli plaku Xhon,
U lodh nga puna shumė.

I lodhur kodrės po jepte shpirt,
Ka dimrin, para pragut,
Po pėrsėri tė njėjtė armiq
Pa shpirt i derdhen plakut.

I ngulin thika tė mėdha
Nė kokė e dorė e kėmbė
Dhe si njė lypės fukara
E ēojnė drejt nė lėmė.

e rrahin Xhonin me kopan
Mes lėmit si tė mjerė,
E zhveshin krejt si leckaman,
Pastaj e hedhin nė erė.

Nė pus e flakin me topuz,
T'i shuhet fare thelbi,
Por nuk fundoset as nė pus
Ky Xhoni Kokėrr Elbi!

Dhe prapė atyre keq s'u vjen
Nė zjarr kockat ia ēuan,
Dhe zemrėn millonaj ia gjen
Nė gurė e hedh e bluan!

Nė but tėrbohet gjaku i tij,
Godet me grusht e thembėr;
Nė gotė shkuma nxjerr furi
Dhe mbush me gaz ēdo zemėr.

Jo kot mė kot i ndjeri Xhon
Nė jetė ish trim me pallė,
Edhe tani guximin zgjon,
Megjithėse s'ėshtė i gjallė.

ai nga kokat jashtė nxjerr
Telashet dhe mėrzitė,
bile, vejusha kėngėn merr
Me gotėn plot pėrditė!

Haj, kurrė fundin mos e thafsh,
O but, ku hidhet thelbi,
Ku vlon, ku zjen e ngre tallaz
Ky Xhoni Kokėrr Elbi!

clizia
06-08-2010, 23:48
Shėnim mbi njė kartmonedhė

Mallkuar qofsh, kartė e zhubrosur,
Mė ke dėrrmuar, handakosur,
Nga vajzė e dashur mė ke ndarė,
tv dehur mė ke hequr zvarrė,
Siw e ke hequr ēdo te ndershėm
Nė robėri, mundim tė tmerrshėm!

Kam parė epshin e xhelatit,
Qė djersė e frymė i merr tė varfrit.
Kėtė tė poshtėr dora ime
E bėnte hi, e bėnte thėrrime,
Por ti, moj letėr e zhubrosur,
I jep pushtetin e pasosur,

Ndaj unė i gjori vendin tim
E lė dhe nisem nė mėrgim!...

clizia
06-08-2010, 23:48
Kėngė pėr njė grua grindavece

Kam grua qė s'mė ledhaton,
Mė ējerr si grifshė e prapė!
Kush gruas frerin ia lėshon,
Ajo ia hip nė qafė!

Kėrkova paqe e prehje e gaz,
Po mosa tatėpjetėn,
Ma ktheu gėzimin nė maraz
Dhe lėmsh ma bėri jetėn!

Skėterrė e bėri shpirtin tim:
Tortura ditė e natė!
Nė botėn tjetėr si shpėrblim
E marr njė dekoratė!

clizia
06-08-2010, 23:48
legji pėr vdekjen e Peg Nikelsonit, pelės sė priftit

E famshme ishe ti, gėrdallė,
Por mora vesh ē'tė ngjau;
Ti re nė lumin mbushur valė
Dhe vala tė pėrlau.

Ke qenė pelė e bukur shumė,
Kur ishe pak mė e re,
Tani lėkurėn nėpėr lumė
Dhe nėpėr det e le.

Njė "falemnderės" kurrė s'e more
Nga prifti yt neqez;
Tė gjetėn peshqit plakė e qorre
Mes lumit si peshqesh.

Shėndetin humbe e bukurinė,
Pėrulur gjer nė varr,
Si gjithė ata qė mbajnė nė shpinė
Tė rėndin rend fetar!...

clizia
06-08-2010, 23:49
NE THEKER

Ne dericke duke ardhur
Fushes anes ledhit,
Xheni lagur, Xheni mardhur
Mbremjes permes thekrit.

Ishte ftohur keq shejtanka,
Dridhej si purteke
Rrudhur, njomur krejt fustanka
Humbur si nje shqerke.

Xhenin lereni te qete
Mos i flisni Xhenit!
Xheni veten e di vete,
Ē'i bini legenit?

Nese njeri fton nje tjeter
Pse me llafe meresh?
Nese ti pergjon ne theker,
Ē'fitim mund te nxjerresh?!

Thashethemet pse na duhen,
Kush u puth ne thekrat?
Pse na hane e pse na kruhen
Vetullat dhe mjekrat?!..

clizia
06-08-2010, 23:49
Kenge ....



Kallami fletet duke tundur
Mes lumit e shkoi jeten;
Dhe mua vitet me te lumtur
Mes vajzave me mbeten.

Telashet tona vene e vine,
Me halle mbushen kupat,
Por disa ēaste lumturine
Mes nesh e sjellin ēupat.

Lavdia, smira, pasuria
Na turbullojne epshet,
Por dhe t'i kesh, te vjen merzia
Dhe lumturia tretet.

Ta kisha mbremjen pak te lire,
Nje perqafim te prisja,
Andrallen, jeten e veshtire,
Ne djall do ta degdisja!

Dhe gjyqi le te me denonte
Me sharje e vargonj,
I thosha: vajzat shume i donte
Dhe plaku Solomon!

E beri zoti seksin mashkull
Kur ende s'kishte shkolle,
Se zoti shkollen s'e kish dashur,
Ndaj s'ishte mendjeholle.

Pastaj mesimet zoti ndoqi
Mes librave i strukur,
U lodh dhe koken e perpoqi
Dhe doli seksi i bukur!...

Perkthyer nga Dritero Agolli.

clizia
06-08-2010, 23:50
Poezi nga Sofie Malaj

E shqetėsuar ndėrkohė me hapa tė rėndė
Ai ecėn poshtė e lart dhomės sė pritjes
Porsi njė anije qė heq spirancėn zvarrė
Qė batohet mes ngritjes e rrėzimit nė rrymė,
Dhe shkul zinxhirin e spirancės.

Zėra tė panjohur prej larg dhe prej kėtu
Tinguj nga era dhe nga deti tinguj
E thėrasin dhe i pėshpėrijnė rrėzė veshit tim,
“Sofie! Pėrse qėndron ti kėtu?
Eja jashtė dhe ec mbas meje!”

clizia
06-08-2010, 23:50
hikoj malet lart puthin Qiellin
Dhe dallgėt njėra tjetrėn shtrėngojnė;
Asnjė motėrze lule nuk ja falim
Kur ajo pėrbuz vėllanė
Dhe rreze arti tokėn mbėrthen
Dhe dritė hėna detin puthi
Gjithė kjo ėmbėlsi sa vlen
Nėse mua nuk mė puth ti?

clizia
06-08-2010, 23:50
Mosha e ankesave me rininė s'mund tė rrojnė tok
Rinia ėshtė plot kėnaqsira, pleqėria plot me kujdes
Rinia si agim vere, pleqėria si i dimrit mot
Rinia si guxim vere, pleqėria si dimri i ftoht
Rinia ėshtė plot me sport, pleqėria s'merr dot frymė
Rinia ėshtė e shkathėt, pleqėria ėshtė e kėputur;
Rinia ėshtė e nxehtė dhe e fortė, pleqėria e dobėt dhe e ftohtė
Rinia ėshtė e egėr dhe pleqėria ėshtė e zbutur.
Pleqėri Tė urrej ty
rini, tė adhuroj;
O i dashuri ime, i dashuri ime ėshtė e ri!
Pleqėri, tė shpėrfill ty: O, bari i ėmbėl, harbo,
Pėr mendimin tim mė kėshtu mos qėndro.

clizia
06-08-2010, 23:53
Te Rrosh a te mos rrosh”William Shakespeare



Te rrosh a te mos rrosh – kjo eshte ceshtja:
M’ e lart’ eshte valle te durosh.
Hobe, shegjeta fati te terbuar
A te perballsh nje det te turbull helmesh
Me arm’ e funt t’u japsh. Te vdec – te flesh –
Jo me – dhe me nje gjume te mbarosh
Cdo zemer-dhembje, mijera tronditje,
Qe trupi prej natyres trashegon.
Ja nje qellim qe duhet desheruar
Me gjithe shpirt. Te vdec – te flec; te flec?
E nofta t’enderrosh! ah, ketu ngec;
Se c’ endrra shohim n’ ate gjume-vdekje,
Passi na shkundet kjo peshtjellj’ e mortme,
Kjo frike na qendron; ja aresyja
Qe aq’ e zgjat nje jete me mjerime;
Se kush duron perbuzjen dhe kamcikun’ e botes,
Zullumn’ e shtypesit, perdhunen e krenarit,
Lengimn’ e dashuris’ se paperfillur,
Vonimn’ e ligjes, goje-cthurjen e zyrtarit,
Dhe shkelmet, qe cdo vlere zemer-gjere
Nga te pavlershmit merr, kur munt t’ a lanje
Hesapin fare me nje cope thike?
Kush valle barra mban e kush dersin,
Renkon nene nje jete te merzitur,
Po vetem tmerr’ I asaj dic pas vdekjes –
Vendit te pazbuluar, nga s’ na kthehet
Kurr’ udhetari – na trullos vullnetin,
Dhe vuajme te ligat qe po kemi
Se sa te hidhemi n’ato qe s’ dime.
Keshtu na ben ndergjegjia gjuh’ frikace;
Keshtu dhe ngjyr’ e gjall’ e rezollutes
Semuret, verdhet nga hij’ e mejtimit,
Dhe pllane te medha e rendesore
Ndalen, percajne rrjedhjen, dhe humbasin
Emrin e veperimit. Hesht tani!
E bukura Ofeli! Engjell, ne lutjet
Mekatet m’ I kujto te gjitha…

Ky ishte perkthimi ne shqip nga F.S. Noli

clizia
06-08-2010, 23:54
Victor HUGO

A Villequier

Tani qė shkova nga Parisi i vėshtirė
Mermer, tavane, truall, megull nuk shoh,
Tani jam nėn lisa, nėn degė i shtrirė,
Dhe bukuria e qiellit mendjen po ma ngroh.

Tani nga zia qė mė ēthuri si germadhė
I zbehtė i gjallė dal,
Me hyn nė zemer paqja e natyrės sė madhe
Dhe qetėsi mė fal.

Tani me valėt deti i gjerė me gostit,
Mė prek I qeti, madhėshtori horizont;
Tani tė thellat tė vėrteta po nxonit,
Dhe lulet e lėndinės syri m’i gėzon.

Tani, o Perendi, po gjej fuqinė sterrė
Tė shoh me sytė e zes
Tė shkretin gur nėn tė cilin vajza e mjerė
Fle gjumin pa mėngjes.

Nga pamjet perėndore mendja mu ndriēua,
Nga fushat, pyet, brigjet, lumi i kulluar,
Shoh vogėlinė time dhe ēuditė e tua,
Mbledh mendjen, di qė je i madh, i pambaruar.

Ja ku tė vij, o Atė qė besoj, o Zot,
Tė sjell pėrunjėsisht
Zemrėn qė m’a ke mbushur me lavdi, dhe sot
M’a theve plotėsisht.

Ja ku tė vij, o Zot, dhe proklamoj qė Je
I mirė i embėl i dhembshur, Perėndi i Jetės,
I vetemi qė di se ē’bėn dhe pėrse.
Njeriu ėshtė kallam i shembur i kėnetės.

Tė tė them qė varri, kur tė vdekurit mbulon,
Portėn e qiellit hap,
Qė jeta jonė tatėpjetė kur mbaron
Pėrpjetė nis me vrap.

Je i pasosur, absolut, dhe i vėrtetė
Ti vetem, Atė i larte, e pranoj mbi gju;
Pranoj qė ėshtė e mirė, ėshtė e drejtė
Qė zemra mu pėrgjak, se Zoti e deshi ashtu.

Mė s’kundreshtoj pėr asnjė gjė qė po mė ther,
Se ashtu deshe ti;
Shpirti nga zi nė zi, edhe nga vrer nė vrer
Shkon nė pėrjetėsi.

S’po shohim kurrė asgjė pėrveēse nga njė anė,
Tjetra anė mbytet nė mister e nė furtunė;
Njeriu vuan nėn zgjedhė e s’e di shkakunė,
Ēdo gjė i fluturon, asgjė s’i hyn nė punė.

O Zot, pėrherė na rrethon me shkretėtinė,
Me pranga dhe me fre;
S’ke dashur kurrė te na japesh sigurinė
Dhe gazin pėrmbi dhe.

Sa shohim njė tė mirė, fati na e tret,
S’na dhe asgjė nė jeten rotė edhe rodhan
Qė tė qendrojė dhe tė themi, mor aman:
Kam njė shtėpi, njė arė, dhe njė dashuri.

Ēdo gjė e shoim pėr njė ēast tė kufizuar
Dhe mplakemi pa shteg;
Kėshtu na qenka, ashtu ka pėr tė vazhduar.
Pranoj edhe s’e prek.

Kjo botė, o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
Pėrbėhet me vajtime edhe me kremtime;
Bėrthama jemi nė tufan tė pambaruar,
Tė mirėt hipin, dhe tė ligjtė zhyten nė mundime.

E di, o Zot, ke punė shumė, dhe s’ke nge
Pėr ne tė bėhesh vrer;
Pėr nėnėn vdekj’e foshnjės djeg si njė rufe,
Po ty s’tė bėn qeder.

E di qė pema bie kur i fryn njė erė,
Zogut i bie penda, lulja shkund aromėn;
Kriesa ėshtė rotė e madhe si potere,
Dhe sillet rotull duke shtypur udhės llomėn.

Se ditėt, muajt, valėt, sytė qė vajtojnė
Kalojnė pa pushim,
Se bari do tė mbijė foshnjat do tė shkojnė,
E di, o Zot im.

Nė qiellin tėnd pėrsipėr reve tė vėshtira,
Nė kaltėrsirėn e patundur madhėshtore
Po mbruan e po gatit kush e di ē’mirėsira
Ku hyn si pjesė e duhur dhembja njerėzore.

Pėr planet e panumėrta qė po pėrmban
Tė duhet pa dyshim
Tė mbytėsh bukuritė e dheut nė tufan,
Nė zi, dhe nė mjerim.

Kanunet qė hartojnė fatin njerėzor
Nuk e tronditėn, nuk e zbutėn asnjė herė,
Se s’mund, o Zot, t’a ē'thurėsh rendin botėror
I shtyrė nga mėshira pėr njeriun e mjerė.

O Zot I madh, tė lutem hidh njė sy mbi mua
Shėroje shpirtin tim;
I ėmbėl, i pėrulur posi foshnjė e e grua
Te vijė me adhurim.

Kujto, o Zot, qė kam punuar qė nė krye,
Qė jam pėrpjekur, kam menduar, kam luftuar,
Natyrėn kam shpjeguar plot me arsye
Ēdo gjė me kthjellėsinė tėnde e kam ndriēuar.

Detyrėn time e mbarova besėrisht
Pėrballa zemėrim,
Pra nuk e prisja me tė drejtė e natyrisht
Nga ty kėtė shpėrblim.

Nuk e parashikoja kurrė qė dhe ti
Me krahun tėnd tė mė goditje mbi kokė
Dhe mua qė kam patur rrallė prokopi
Tė ma varrosje bijėn kaq shpejt nė tokė.

Me zemrėn tė plagosur kaq rėndė u drodha
Tė nėma me furi
Si foshnje, edhe kundėr teje ndofta hodha
Njė gur nė det tė zi.

Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
Se syri qė po qan verbohet nė errėsirė,
Se nė budrumin ku ėshtė hedhur nuk tė shquan,
S'tė sheh, e s'tė pėrfill, e s'tė kėrkon mėshirė.

Njeriu qė fundoset thellė nė greminė
Nė pis' e nė katran,
Nuk ėshtė e mundur tė gėzojė qetėsinė
Tė yjeve nė mejdan.

Sot unė, qė si nėnė isha dobėsuar,
Nė kėmbė tė pėrulem nėn qiell tė lirė,
Nga hidhėrimi i egėr ndjej qė jam ndriēuar
Duke shikuar gjithėsinė ca mė mirė.

O Zot, e di qė jam i ēmendur pa kufi
Kur murmurit e shaj;
Pra hesht, s'mallkoj, e s'akuzoj, por nėm liri
Tė ēirem e tė qaj.

Mė ler me kujė e lot, me vaj e vrer tė ngrysem
Pasi njeriun e bėre pėr litar dhe hu;
Mbi kėtė gur tė ftohtė lermė tė pėrmbysem
Dhe tė pyes: Moj bijė, a e di qė jam kėtu?

Mė ler t'i ulem mbrėmjeve mbi varr e t'i flas
Kur bota rreth pushon,
Se ndofta ėngjėlli nė qiell, kur tė bėrtas,
Ēel sytė e mė dėgjon.

Ajme, pėr kohėn e kaluar kam zili;
Tani asgjė nė botė ngushullim s'mė sjell;
Pėrherė atė ēast me sy e shoh tani
Kur hapi krahėt edhe fluturoi nė qiell.]

Nuk e harroj gjer sa tė vdes ēastin e zi;
Ē'tė qava, o ēast, mė kot!
Bėrtita: O Zot, qėparthi e kisha, dhe tani
S'e kam! dhe qaj me lot.

Zot, mos u zemėro qė sillem si i eger;
Kjo plagė pikon gjak, dhe s'ka asnjė shėrim;
Sa vete helmi ashpėrohet ca mė tepėr;
Jam i pėrulur, po s'kam mė aspak durim.

Zot, mos u zemėro, faqen m'a dhe pėr hall,
Syrin m'a dhe pėr lot,
Po force dhe takat s'mė dhe qė t'i pėrball
Zullmet bot e bot

clizia
06-08-2010, 23:54
Shiko, fėmijėt po na duhen pa dyshim,
O Zot; se fati na pėrmbyti nė errėsirė,
Na thuri me andralla, helm e hidhėrim,
Po njė mėngjes na zbarth me hir edhe mėshirė.

Njė foshnje lind, njė kokė e dashur dhe e shtrenjtė,
E vogėl, gas pėrhap,
E bukur sa beson qė dorė e saj e shenjtė
Portėn e qiellit hap.

E pashė lulen qė Imzot nė kopsht mė mbolli,
U rrit me hir, me ėmbėlsi, dhe kthjellėsi,
E dashura nga nata nė mėngjes na solli,
Na ndriti si njė diell zemėr dhe shtėpi.

Vazhdoj me vjete si i vetėmi gėzim
Qė munda t'ėndėrroj;
Tani, o Zot i madh, kuptom se ē'hidhėrim
Po ndjej qė s'e shikoj.

clizia
06-08-2010, 23:55
Omar Khayyam

Rubairat e Omar Khajamit

--------------------------------------------------------------------------------

1

Natėn kur flija, mė tha shpirti: "Pi!
Nė gjumė dhe nė Varr s'ka lumturi.
Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth ēupa;
se ke shekuj qė tė flesh nė qetėsi".


2

Nė ėndėrr, kur Agimi zbardhėllonte,
Njė zė qė nga Taverna po gjėmonte:
"Cohuni, djema, e Verė sillnani,
Se Fati na e tha lėngun sonte".


3

Dhe posa nė tavernė kėndoi gjeli,
Besnikėt jashtė thirrėn "Portat ēelni!
E shkurter ėshtė Jeta, ja, u mplakmė
Dhe mbetmė si kofini pas sė vjeli".


4

A di pėrse kėndesi po kėndon
Dhe menatė nga gjumi po tė zgjon?
Qė shkoi njė ditė po tė lajmėron,
Dhe ti, ēkujdesur, fle dhe ėndėrron.


5

U gdhi! Me verė zėmrėn e zbardhėlloj
Pėrdhe ēdo Fe tė Natės e dėrmoj:
Nė Djall dėrgoj Parajsėn e pėrpjetė,
Gėrshetin me lahutėn lavdėroj.


6

Kur Diellin me zjarr kurorėzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh nė gjumė shtruar
Dhe foshnjėn buzėqeshur mė tė zgjuar.


7

Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi kėngėn e dėfrimit
Me trėndafilin: Eja, Faqepjeshkė,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.


8

Zgjo-hu! Mėngjezi me shigjet' e grisi
Perden e Natės, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Cdo majė mali, pallati e lisi.


9

O Engjėll faqedritė, ja u gdhi,
Shtjer Verė dhe kėndo me ėmbėlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulėzuan,
Qysh dimėrojnė sot nė Varrverri.


10

Ja, Mars'i ri dėshirat na valon,
Cdo shpirt i mėnēur nė Gėrmadhė shkon
Ku dor' e Moisiut zbardh nga degėt
Dhe frym' e Krishtit tokėn gjelbėron.

clizia
06-08-2010, 23:55
11

Mbi lulet po pikojnė vesė retė,
Dhe me njė zė qiellor Bilbili shkretė:
Ah, Verė! Verė! Trėndafilit
I lyp t'i skuqė faqėzėn e zbehtė.


12

Bilbili nėpėr kopshtet nė Pranverė
Sheh Lilin Kup' e Trėndafilin Verė
Dhe thotė: "Puthuni e pihuni!
S'e gjeni kėtė ditė tjatėr herė".


13

Shiko luadhe, lule, bukuri,
Lumenj kristali, kronj e brohori:
Nga dimri Ferr pranvera Qiell na ndriti,
Gėzo mi Dhe Parajsėn me Huri.


14

Desh Trėndafili e thotė: "Lulėzoj
Dhe botės bukurinė po ia shtoj:
Pastaj e hap kuletėn e mėndafshtė
Dhe pėrmbi kopsht thesarin po e shtroj".


15

"Jam, thotė, lulja e Josefit t'ri
T'Egiptes, xhevahir, zėmėrflori:
Ja edhe rrob' e kuqe gjak, e ējerur
Prej vllezėrve dhe gruas Petefri.


16

Tufani kopshtin kur ma ēkatėrron
Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dėrmon,
Pėshtillem si burbuq' i Trėndafilit,
Po zemra gjak pėrbrenda mė pikon.


17

U dogja dhe u pėrvėlova: Verė!
Nga vrer'i lotėve u shova: Verė!
Nė Qelq rubin, e Dashur, dhe Luten
Dhe nga ky zjarr shpėtova: Verė!


18

Me Ver' e Vajza, me Lahut e Valle,
Me Fyell e me Kėngė po s'u ēmalle,
Jeta s'vlen hiē: Se pa kėto nuk ėshtė
Veē pemė helmi, pus e tym vėrdalle.


19

Nga njėra dorė Trėndafil e Grua,
Nga dora tjatėr patsha Rrush e krua:
"Zotit - po thoni - i ardhtė keq pėr mua!"
Po as m'a fal pendimin, as ia dua.


20

Njė Engjėll mė tėrhiqte nė Xhami,
Njė Djall po mė zvarrniste nė Dolli;
Po Ver' e kuqe e fitoi davanė:
Gėrshet kėtej - edhe andej Hardhi.

clizia
06-08-2010, 23:55
21

Nė prehėrin e Hurisė kur gėzohesh
Veten humbet, e veten gjen, bekohesh:
Kur pi kungatėn shpirtrėmbenjėse,
Pėrsipėr Jetės, Vdekjes lartėsohesh.


22

Te Shpell' e Verės kemi hedhur mendjen,
Dehemi, puthim pėr tė mbledhur mendjen:
C'pyet? Gjykim e tru na kanė rrjedhur,
Se Vajzat na e kanė vjedhur mendjen.


23

"Pse s'pi mė pak?" mė thonė njerėzia,
"Pėr ē'arėsye s'ka kufi Dollia?"
Njė: Faq'e Vajzės; dy: Rubin'i Verės,
Ja shkaqe si kristal nga qartėsia.


24

Drit' e Kungatės vlen ēdo mbretėri
N'Evropė dhe n'Afrikė dhe n'Azi:
Rėnkim'i Vajzės mallėngjen mė rėndė
Se ēdo shamat' e turmės nė Xhami.


25

Fito njė Zemėr, puthe dhe rrėmbeje,
Dhe adhuroje si Altar prej Feje:
Njė qind Qabera s'vlejnė sa njė Zemėr;
Zemėr kėrko, Haxhi, jo Gur Qabeje.


26

Si mjer' ay qė Dashuri s'ka ndjerė
Dhe zemra s'i ka ndritur nė prėnverė:
Pa Ver' e Dashuri ēdo dit' e shkuar
Prej meje s'nėmėrohet asnjėherė.


27

S'ka hir apo shėmtim nė Dashuri,
Pėr Ferr e pėr Parajsė s'ka mėrzi,
As pėr pallate a kasolle a shpella
As pėr mėndafsh a rrecka a stoli.


28

Kjo zemr' e marr' e mbytur nė mjerime
Pa prerė vuan e lėshon rėnkime:
Kur mė dha Zoti Verė Dashurie,
Ma mbushi kupėn gjak prej zemrės sime.


29

E prisja! Si rrufeja mė tronditi!
E Dashura mė shkoi, mė neveriti:
S'e ēmoja kur e kisha... Ah, ēma priti!
Nė Ferrin nga Parajsa mė vėrviti.


30

Rėnkoj e psherėtij, se s'tė kam pranė,
M'u ēuar zėmra, vojtjet mėnt s'mė lanė,
Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punė:
Vrermjalt' e flagėves' e qiellhapsanė!

clizia
06-08-2010, 23:56
41

O ti mbi Dhe m'e zgjedhura Selvi,
M'e shtrenjtė je se shpirt dhe syt' e mi:
Gjė mė tė ēmuar se sa jeta s'ka;
Njė qind herė mė e ēmuar mė je ti!


42

Si nė mėngjes burbuqi i vesuar
Me rrezet buzėqesh i ngushėlluar,
Mė ndrit me gas fytyra e pėrlotur
Kur zemrėn ti ma ngroh me syt' e shkruar.


43

Ti, qė me faqe Rrushin e kapėrcen,
Dhe qė me zė Bilbilin e gėnjen,
Njė sy i luan Mbretit t'Babilonės
Dhe mbretėresh' e kulla ia rrėmben.


44

Pėr ty bėj be tė hedh nė det dhe nderin;
Nė shkelēa fjalėn, shkelmin nem dhe vrerin:
Nė mos mjaftoftė jeta ime e zezė,
Laj borxhin nė tė Funtmin Gjyq me Ferrin.


45

Sa kohė munt, e Dashur, ngushėllomė,
Nga barr' e vrerit zemrėn lehtėsomė;
Se bukuria jote s'rron pėr jetė;
Shpejt! Nesėr zbresim qė tė dy nė Llomė.


46

Me buzėt gjak, Sirenė, dehm' e mpimė,
Me dhėmbėt e me thonjtė ēirm' e grimė:
Me krah' e me gėrshetė mbytm' e shtrimė,
Me syt' e tu tė zjarrtė tretm' e shkrimė!


47

Me Bukė sa pėr shpirt, me Hėn' e Zanė,
Me Ver' e Harp' e Vjersha dhe ty pranė
Nė Pjergull tė Gėrmadhės jam m'i lumtur
Se nė pallat a fron njė qint Sulltanė.


48

"Sa bukur tė jesh Mbret!" disa mendojnė;
"Sa ėmbėl nė Parajsė!" ca besojnė:
Ah, merr trumpetat e ler kusurin,
Daullet, pompat lark le tė gjėmojnė.


49

Nė botė kotėsira mos lakmo
Tė mirat e tė ligat ia harro:
Kthjelloje zemrėn si ky Qiell i kaltėr,
Si Yll mė ndrit, si Diell perėndo.


50

Shpirti pėr ku m'u bė prej Perėndie?
Pėr Qiell a Ferr? S'e di, po veresie
S'lė gas tė saktė, Ver' e Vajz' e Kėngė,
Pėr profka, ėndrra, prralla shenjtėrie.

clizia
06-08-2010, 23:56
51

Se save qė pėr Dhenė bėjnė rragė
Dhe save qė pėr Qiell hedhin flagė,
Nga Kull' e Natės Korbi u bėrtet:
"Tė ēmėndur! S'ka as lart as poshtė ēpagė!"


52

Me vajzėn nė prėnver' e nė lėndinė
Me Kėngėn, me Lahutėn, me Dollinė
Dėfrej: le tė mė shajnė; s'mė ha malli!
Kėtu e gjej Parajsėn, Perėndinė.


53

Me Ver' e Valle, me Huri - nė pastė,
Te vija nė lėndin' u shtri - nė pastė,
Dhe humbi fare Ferr'i zi - nė pastė,
Dhe ja, Parajsa na u gdhi - nė pastė.


54

Njė kupė Verė, mor Saki - ta puth!
Vajzėn e bukur si selvi - ta puth!
Atė gėrshet si lak tė zi ku kapet
I urti plak e djal'i ri - ta puth!


55

Nem kupėn dhe kėndo njė melodi,
Me Engjėj dhe Bilbilė simfoni:
Se Vera qesh, kėndon, kur rrjeth nga shishja
Dhe s'duhet pirė veē me brohori.


56

Me gjithė Trėndafijt' Irami u shua,
Qelqi magjik Xhamshid u ēduk nė prrua,
Po prapė Vreshta Rrush rubin na nxjerr
Dhe kopshti lulėzon ku rrjeth njė krua.


57

Shih, mijėra burbuqe lulėzojnė
Dhe erėt mijėra pėrdhe rrėzojnė;
Dhe ditėt qė na sjellin Trėndafilin
Xhamshid e Kaj-Kobad na i ēkallmojnė.


58

Po eni me Khajamin dhe ia shtroni
Dhe Kaj-Kobad e Kas-Khosro harroni:
Rustemi le t'ju ftojė nė kushtrim
E Taji nė zijafet, mos i dėgjoni.


59

Eja, mbush Kupėn e nė zjarr gėzimi
Vėrvit ēdo vrer e helm tė zi pendimi:
Se Shkab' e Kohės Jetėn na shkurton,
Dhe shih se sa shpejton nga fluturimi.


60

E Dashur, mbushma Kupėn qė kthjellon
Tė sotmen nga vreri q'ikėn, tmerr q'afron:
Po nesėr? nesėr ndofta fryra, humba
Nė shqotėn ku e djeshmja fluturon.

clizia
06-08-2010, 23:57
61

Na fryri dita, mor Saki: sill Verė!
Jetėn s'e shohim pėrsėri: sill Verė!
Bota njė her' u mbyt nė kataklizmė,
Ashtu u mbytshim me Dolli: sill Verė!


62

U bėra prapė djal' i ri: sill Verė!
Kėrcej me flag' e lumturi: sill Verė!
S'ka gjė, nė qoftė e hidhur, mor Saki,
Si jeta ime nė Persi: sill Verė!


63

Sakinjtė derdhin Ver' e vala rrushi,
Nė zemra shuajn' afsh' e avull prushi:
Lavdi, o Zot, se dhe kėtė ballsam
Qė na shėroi e me shėndet na mbushi.


64

Si merimanga vallė pse ta tjerim
Perin e Jetės, kur pastaj e ētjerim?
C'do tė fitojmė kur aspak s'e dimė
Frymėn qė marrim jasht' a do ta nxjerrim?


65

Nė Nishapur ose nė Babilon,
Me Kupėn qė tharton e ėmbėlson,
Fletėt e Jetės njė nga njė na bien
Dhe lėngu i saj pa reshtur na pikon.


66

Ah, mbushini Kupat! Zemra na thėrret,
Se Koha nėpėr kėmbė po na shket:
E djeshmja vdiq, e nesėrmja s'na gjen;
C'mėrziti kur e sotmja ka lezet?


67

Ditėn e shkuar fare e harro
Dhe pėr tė nesėrmen mos u mendo:
Gėzo njė ēast tė lumtur, faqebardhė,
Dhe Jetėn n'erė mos e ēkatėrro.


68

Pėr nesėr mos u verdh sa pa e parė,
Tė sotmen e gėzo, mor djal' i mbarė:
Shpejt ikim nga ky Han e hasim shokėt
Qė shkuan shtatė mijė vjet mė parė.


69

Me Buzėt trėndafilen shtatselvi
Kėndo e nat' e ditė zbras Dolli:
Se nesėr Vdekja fryn, te ēthurr si lule
Dhe fletėt t'i pėrmbledh nė Dhe tė zi.


70

Tė shkuarat mos i kujto me lot
Dhe pėr tė pritmet mos u loth mė kot:
Sa kohė nė luadhin je, kullot;
Nga drapr' i Vdekjes nukė shpėton dot.

clizia
06-08-2010, 23:57
71

Buza qė puth e Vera qė po pi
Vėrtet mbarojnė dhe ato si hi:
Po sot tė paktėn je njė hi i gjallė,
Gėzohu sa s'kalon nė Hiē tė zi.


72

Sa kohė po vazhdon kjo Jet' e ngratė
Pėr qafe kape Qiparisn' e gjatė.
Se nesėr Mėmė-Dheu do t'tė kapė
Dhe posa tė pushtoi s'tė lėshon prapė.


73

Sa nga tė dashurit mbi kėtė bar
Qė m'emėruan pėr trashėgimtar
I zbraznė Kupat rrotull nja dy herė
Dhe heshtn' e zbritnė njė nga njė nė varr.


74

Mė shkuan shokėt! Vdekja pa mėshirė
M'i shtrydhi njė nga njė si Rrush nė Tirė:
Festuam, pim' e biseduam bashkė,
Pastaj u shtrin' e thanė: "Lamtumirė!"


75

Dhe ne, qė sot dėfrejmė nė lėndinė,
Ku pleqtė na bekuan me Dollinė,
Dhe ne nė shtrat tė dheut do tė zbresim
Dhe do ta zbrazim vendin pėr risinė.


76

Si lot pikon nga Qiell'i mvrojtur shiu
Sis' i jep lules si njė ēilimiu;
Nga varri bukėn ia mėkon njeriu:
Bga pluhr'i tij kjo lul'e bukur mbiu.


77

M'i kuqi Trėndafil i ēdo behari
Nga toka mbin qė piu gjak Qesari:
Nė gji tė kopshtit manushaqja shket
Prej faqes Vajzės me ulli nga Varri.


78

Dhe kjo lėndin' e njomė qė po ēel
Bregun e lumit ku tani po ngel,
Ah, pshtetu leht' e but' e mos e shkel,
Se s'di nga cila buz' e bukur del.


79

Ah, Trėndafili me prėnverėn shkon
Vjeshta risisė fletėt ia rrėzon:
Bilbili, qė nė degėt i kėndon,
Ikėn - e kush e di ku fluturon?


80

Ah, pini dhe Khajamit shtjerini!
Profetėt le tė flasin, lerini!
Njė gjė ėsht' e vėrtetė: Lulja vdes,
Si lulėzon, - dhe profkat prejini!

clizia
06-08-2010, 23:58
81

Cdo shpresė qė nė flakė na pėrfshin
Shuhet e bėhet hi; a shkrepėtin
Mbi kum tė shkretėtirės si dėbora
Njė or' a dy - dhe menjėherė shkrin.


82

Nė Dhe, o shpirt, tė mirat si pėr Mbret
Dhe gazet e dėfrimet plot lezet
S'tė janė veē si ves' e lulevet,
Qė ndrit menatė dhe pastaj humbet.


83

Edhe ay qė mbleth e shin flori
Edhe ay q'e heth, e derth si shi,
Kur vdesin nukė bėhen ar e mjaltė:
Po kalben, myken nėnė Dhe tė zi.


84

Te ky Karvan - Saraj faqekėmbyer,
Qė netėt edhe ditė ka pėr dyer,
Sulltanė pas Sulltanėve u shtruan
Sa ish' e thėn' - e iknė tė pakthyer.


85

Ja, sot gas paske dhe shėndet: pastaj?
Ja, mot tė patshim si simvjet: pastaj?
Ja, qofsh i lumtur njė qint vjet: pastaj?
Ja, pėr ēudi, dy qint si mbret: pastaj?


86

Dhe tre qint vjet tė rrosh e plot me dritė,
Kėtejza do tė shkosh me lot njė ditė,
Qofsh Mbret i lart' a lipės i ngratė
Nė **** do tė mbarosh pa mot i mpitė.


87

S'banojnė veē luanė dhe zhapi
Nė sallat ku Xhamshidi u shtri, u pi:
Bahrami, qė me lak onagre kapte,
U lak, u kap nė llom' e pellgpusi.


88

Kėshtjella gjer nė Qiell njė herė ndriti
Dhe Mbretėr e Qesarė brėnda priti:
Pėrmbi gėrmadha tani qyqja qan:
"Ku vajti, ah! ku? ku, ku zbriti?"


89

Nga mur'i Tusit Korbi po vė re
Kafkėn e Kaj-Kavusit tej pėrdhe
Dhe kujės ia kėrcet: Kaj, Kral i Ngratė,
Daullet dhe trumbetat ku m'i ke?


90

C'fitova nga tė gjith' andrallat? Hiē!
Dhe nga mundimet e vėrdallat? Hiē!
Sa para bėn se sot jam Yll e Dritė
Kur shuhem nesėr, shkoj me prrallat? Hiē!

clizia
06-08-2010, 23:58
91

Aristotel ndriēofsh, ngrysesh e hump!
Qesar ēdo fron zaptofsh, pėrmbysesh, hump!
Qelqin Xhamshid kungofsh, thyhesh e hump!
Bahmar u lavdėrofsh, mbytesh e hump!


92

Ah, Rrot' e Qiellit vrasėse, mizore,
Sa shtyp e shtrydh nė Tirėn shekullore:
Ah, Dhe i zi, nė gji sa xhevahire,
Pėrpin, e sa dafina prej kurore!


93

Ah, Zot, qė botėn me njė urdhėr themelove,
Sa e sa zemra copėtove e shove:
C'burbuqe buzėkuqe, flokėzeza,
Pa lulėzuar nė qivur m'i shtrove!


94

O Racė Njerėzore e verbuar,
O Hiē, mbi Er' e Pluhėr e ndėrtuar,
O Hiē, e korkolitur mbi Avushėn,
Pėrball' e pas prej Hiēit e rrethuar!


95

Apo mos e harruat Historinė
Qė Botės i dha Dritėn, Diturinė,
Se Zoti me ca Llom' e Baltovinė
Sipas fytyrės s'Tij gatoi Njerinė?


96

Krijesa zbardhėlloi, Parajsa leu,
E para krijatyrė del nga Dheu:
Po pak qėndroj! Njė drapėr Vdekja kėreu,
Adamn' e shkret' e korri, e rrėmbeu.


97

Si en' e bėn me mend e thellėsi,
Kuror' i thur me nder e me lavdi:
Pastaj Poēari Kryeveprėn kap
Dhe e dėrmon pėrtokė, e bėn hi.


98

Pse pra mėrziti pėr mjerimn' e zinė?
Kėshtu e bėri Zoti Njerėzinė:
Krijesa llome, mbrujtur vrer e helm,
Vajtojnė pak e ēduken nė Greminė.


99

Njeri, Margaritari i Krijesės,
Q'u shove nga tortyrat e Jetesės,
Pi Kupėn e harrimit e tė prehjes,
Ckulu nga pellgu i frikės dhe i shpresės.


100

Pėrulu Fatit tiranik e vrer,
Pi Verė, mos pėrfill Parajs' e Ferr:
Linde nga Pluhuri, nė Pluhur kthehesh,
Sa je mbi Pluhėr, lagu

clizia
06-08-2010, 23:58
101

Ah, kap e kap ēdo gas e ēdo dėfrim
Nė Pluhėr sa pa zbritur pėr pushim,
Pluhėr nė Pluhėr, nėnė Pluhurin shtrirė,
Pa Ver' e Kėng' e Grua - pa mbarim!


102

Pi, pi sa kohė ligjėron Bilbili,
Puth, puth sa ėsht' i ēelur Trėndafili,
Dhe Kupėn plot shafran pa drithm' e zbras
Kur tė ta japė natėn Xhebraili.


103

Njė ēast nga Pus'i Jetės tė ngjėrojmė
Dhe para se tė vdesim ta gėzojmė:
Se Yjt' u shuan dhe Karvani u gdhi
N'Agimn' e Hiēit! - Oh, le tė nxitojmė!


104

Pra, si Zambaku qė me sy pėrpjetė
Pret vesėn gojėhapur lart nga retė,
Ashtu dhe ti, se nesėr u pėrmbyse
Si Kupė bosh me kokėn tatėpjetė.


105

Kur tė gjesh Verė, pije pa mejtuar,
Kur tė gjesh Vajzė, puthe pa pushuar,
Se as pėr mjekrėn tėnde as pėr timen
S'kujdeset Zot'i Math i lavdėruar.


106

Rrot' e ēkujdesur po vėrtit Dynjanė,
Shenjtorėt nuk ja shqitnė dot Davanė:
Kij mendjen, nesėr vdes, merr ėndrra fund,
Tė piu varri, krimbat do t'tė hanė.


107

Lėviz, Khajam, se Kup' e Vdekjes vjen,
Se Fati nėnė Rrotė tė mbėrthen:
Pi Lėnk, puth Lule! Lart nė Qiell s'i gjen!
Se Feja me Parajsėn tė gėnjen.


108

Mos u mėrzit me punė Perėndie,
As me andrralla e profka Njerėzije:
Mbyti tė gjitha nė duman tė Verės
Dhe loj me Trėndafij e Rrush Hardhie!


109

Munxosi Qiejt' e shurdhėr qė shkelmuan
Cdo lutje qė tė mjerėt u drejtuan
Dhe kap Dollin' e pėrqafo Selvinė:
Kush na u kthye nga ata qė shkuan?


110

Gjer kur, gjer kur do tė pėrpiqemi,
Me Fe e sherr Sheri tė piqemi?
Mė mirė lagemi me Lėnk prej Rrushi
Se sa me vrer pėr hiē tė ligemi?

clizia
06-08-2010, 23:58
111

Me mjekrėn ēdo Tavernė ta kam fshirė,
Parajsės i kam thėnė: "Lamtumirė!
E bukur je, po nukė bėn pėr mua!"
Kėrkomėni nė Vreshtė dhe nė Tirė.


112

Pėr Ligjė kam pėr ditė tė dėfrej,
Pėr Besė kam ēdo Fe ta kapėrcej;
Kur mora nuse Jetėn, s'deshi pajė;
Mė tha: "Gas pafsh, atė pagesė vlej".


113

E dini, o miq, se nė kasollen time
Dasmė tė re kam bėrė me dėfrime:
Tri her' e ndava Fen' e Arėsyen
Dhe mora nuse Rrushkėn Serafine.


114

Pėr Qėnien dhe Mosqėnien jam munduar
E Qiell e Dhe kam matur e peshuar:
Po qė tė gjitha i hodha n'erė! S'jam
I thellė veē nė Verėn e Kulluar.


115

Kur isha i ri, kujtoja se e gjeta
Pallatin ku shkėlqente e Vėrteta:
Tani q'u mplaka di qė s'dija gjė
E qė s'di hiē nga Bota dhe nga Jeta.


116

Kur isha i ri, me zell, me mall po milja
Doktorė me Shenjtor' e trobolitja
Tė thella argumente: po pėrherė
I marrė hyja dhe m'i marrė dilja.


117

Me ta tė Lartėn Urtėsi e mbolla,
Me dorėn tim'e rrita, e pėshtolla,
Dhe kjo ish tėrė pema qė m'u fal:
"Si ujė zbrita, dhe si erė dolla!"


118

Nė Botė, dhe pa ditur as pėrse
As nga, po rrjedh pa dashur si rrėke,
Dhe jashtė saj si er' e shkretėtirės,
Pa ditur ku, po fryj te Nat' e Re.


119

Si zok nga pylli sterr' u arratisa,
Pėr njė fole nė ferr' e driz' u grisa:
Po prinjės qė di Udhėn gjėkunt s'gjeta,
Nga dera q'u vėrsula jashtė krisa.


120

Me Ujė hiēi Balta m'u gatua,
Zemra me zjarr e vrer m'u pėrvėlua:
Fryja nė Botė si njė flak' e marrė
Dhe shkrumbi im nė tym u ēkatėrrua.

clizia
06-08-2010, 23:58
121

C'fitoi me ardhjen time Gjithėsia?
Me ikjen a m'i prishet Bukuria?
Pėrse me kaqė lot po vijm' e ikim?
Pyes mė kot, - s'pėrgjigjet Perėndia.


122

Kur shoh njė faqelule bukuri
Syengjėll, erėmyshk, e shtatselvi,
Pyes: Pse, Zot, kėtė Huri e ēove
Nė kėtė fushė plot me lot e zi?


123

Si flagė digjemi: Ku shuhemi?
Si tym vėrtitemi: Ku turremi?
Si fishkemi e shtrydhemi, kufoma
Nė Llomė kllitemi: Ku mbruhemi?


124

Tė kthjellėt lindim dhe tė mvrojtur vdesim,
Me gas ia nisim dhe me vaj ia presim:
Me lot e zjarr e vrer tė pėrvėluar
Nė tym shpirt japim e nė Varr po zbresim.


125

Kėtu qė nga padashur po kėrcasim
Dhe qė kėtej pa dashur ku po shkasim?
Kupė mbi Kupė Verė sillnani
Kėtė mallkim ta mbytim e ta vrasim.


126

Nė Botė s'ndisja, po s'mė ke pyetur!
Nė varr s'kėrcisja, po s'mė ke pyetur!
Zot, mė zvarrisni me pahir, se s'lintja
As rroja as vdisja, po s'mė ke pyetur!


127

Nė Vijėn qė pėrshkruaj nė Jetim
S'gjej Pikėnisje, s'gjej Pikėmbarim:
Nga arthmė s'pamė dhe ku vemi s'dimė,
Hiē krej, Hiē mezi, Hiēi pėrfundim.


128

Njė Qark, si un' e ti, po pėrvijojmė,
Qė jemi lark e s'piqemi vajtojmė:
Po nė njė Pikė po e mbyllim Qarkun
Dhe puthemi nė Varr, nė hiē pushojmė.


129

Nga qėndr' e Dheut nė Qiell tė Shtat' u ngjita
Nė fronin e Saturnit u avita
Dhe shume lithma e kolla zgjidha udhės
Po Fatin e Njeriut nuk e shqita.


130

Njė derė ka qė Celėsin s'ia gjejmė
Dhe ka njė vel, me sy s'e kapėrcejmė:
Pak muhabet kėtu, jo ti, jo unė,
Pastaj dhe un' e ti nė tym kėrcejmė.

clizia
06-08-2010, 23:59
131

S'pėrgjigjet Dheu as Deti qė mban zi
Me vala t'errėta pėr Perėndi,
As Dit' as Nat' as Hėn' as Yjt' as Qielli,
S'pėrgjigjemi e heshtim un' e ti.


132

Dhe Qiellit rrotullonjės i thėrrita
Dhe e pyeta: "Cila ėshtė Drita
Pėr djemt' e tu tė humbur nė errėsirė?"
"Njė mendje e verbėr!" tha njė zė nga prita.


133

Ahere Poēen po rrėmbej si burrė
Dhe Zjarr e Shenjt' e gjej nė kėtė furrė;
Ajo mė pėshpėriti buzabuzės:
"Pi, puth, se posa vdiqe, s'ngrihesh kurrė!"


134

Dhe Poēja e skalisur dhe e larė
Ka rrojtur e ka bėrė qef me barrė:
Dhe buz' e saj e ftohtė dhe e njomė
Sa puthje mund tė japė dhe tė marrė!


135

Kjo Poēe, si dhe unė, qe njeri
Q'u doq pėr njė Gėrshet e njė Selvi:
Kjo dorėz ishte krah; e pėrqafonte
Vajzėn e rrallė plot me Dashuri.

136

Njė ditė, mė tė ngrysur nė pazar
Njė poēe po artonte njė Poēar;
Dhe poēja gjuhėmpirė murmuriti:
"Ngadalė, vlla, e mos mer aqė zjarr!"


137

Punonte nė dyqan tė tij Poēari,
Njė Poēe po artonte nga pazari:
Lėfyti ish njė kok' e njė Qezari
Dhe dorėza nga dor' e njė lipsari!


138

Dėndroje dorėn, mor Poēar mizor,
Qė garbe bėn me trupin njerėzor:
Shiko, Khosroit me ēark ia shtype zemrėn,
Dhe gishtin Feridunit mbretėror.


139

Njėndizaj nė qoshen jam penguar
Dhe ah! e theva Poēen e bekuar;
Mė tha: "Si je, kam qenė; dhe si jam,
Ashtu dhe ti je nesėr i dėrmuar".


140

Dhe mos kujto se Jeta rregullon
Hesapin tėnt e timin dhe mbaron;
Flluska si ne ka Dete dhe miriade,
Saki-Vigani derdh e s'nėmėron.

clizia
06-08-2010, 23:59
141

Kur un' e ti tė prehemi tė mekur
Do tė vazhdojė Bota e pavdekur,
Qė ardhjen ton' e ikjen i pėrfill
Si val' e detit rėrėn e pėrpjekur.


142

Pas nesh kjo Botė tutje shkon njė soj,
Dhe ty dhe mua na harron njė soj:
S'e vuri re qė diē mungon, kur s'ishim,
Kur vdesim, s'ndrron e s'ngel, vazhdon njė soj.


143

Mi Dhe e nėnė Dhe gjum' i paprerė,
Mi Dhe e nėnė Dhe trupa tė nderė;
Ah, Hiē kudo, e shkretėtir' e Hiēit!
Si hije vijm' e shkojmė nė Skėterrė.


144

Dhe kur mė kot mbi Tokėn e pakapur
Apo mbi Qiell, mbi derėn e pahapur,
Sheh sot kur ti je ti, po nesėr ē'bėn
Kur s'je mė ti, po hi nė Hiē pėrhapur?


145

Do t'ikim doemos! Pėrse pra rrojmė
Dhe shpirtin me dėshira kot mundojmė?
Mbi Dhe pa punė kur na arratisi
Nė Qiell shpėtim prej Tij si tė shpresojmė?


146

Cudi, asnjė i vdekur s'dha njė shenjė,
Asnjė s'u kthye Udhėn tė rrėfenjė
Pėr Ferrin, pėr Parajsėn a pėr Hiēin,
Po vet' u dashka cilido t'a gjenjė!


147

I varfėri nga mendja po beson
Qė Shpirti krejt nga Trupi po ndryshon:
Po Vera e pėrgėnjeshtron e para,
Se Shpirt e Trup nė Dehje i bashkon.


148

Kur Shpirti muntka veten ta ēlirojė
Nga Trupi dhe nė Qiell tė fluturojė,
Nuk ėshtė trup e turp qė Baltovina
Ta ndyj' e ta burgos' e ta verbojė?


149

Si nė njė ēergė ku pushon njė grimė
Sulltani i drejtuar nė Greminė:
Sulltani ngrihet, ikėn, tenda ēthurret
E thurret pėrsėri pėr mė tė rinė.


150

Shpirt, i dėnuar gjak pėr tė pėshtyrė,
Pėr tė duruar kot e kot tortyrė,
Nė kėtė Trup tė ndyrė pse ke hyrė
Kur prapė jashtė paske pėr tė fryrė?

clizia
07-08-2010, 00:00
151

Dėrgova Shpirtin lart nė Qiell mbi retė
Dhe n'Errėsirėn posht' e tatėpjetė:
M'u kthye pasi e zbuloi Mysterin;
Mė tha kėshtu: "Parajs e Ferr jam vetė".


152

Diell. vizion dėshire tė mbaruar,
Ferr, hij'e zez' e Shpirtit pėrvėluar,
E hedhur n'Errėsirėn nga po dalim
Dhe ku po zbresim pėr tė perėnduar!


153

Kjo botė: Endrr' e shkurtėr qė shikojmė;
Ky lumė; Gjyrm' e lotit qė lėshojmė;
Ferri: Shkėndij' e zjarrit qė kalojmė;
Parajsa: ēast'i prehjes qė gėzojmė.


154

Shenjtorėt dhe Doktorėt, qė bėrtitnė
Mė kot pėr tė dy Botėt, u vėrvitnė
Nė Pluhur: fjalėt ua mori era,
Me Baltėn e me Llomėn u nemitnė.


155

Zbulimet, qė Profetėt na zbėrthyen
Dhe pėr kėto mbi Kryqe u mbėrthyen,
S'janė veē ėndėrra qė na rrėfyen
Pas gjumit - dhe pastaj nė gjum' u kthyen.


156

Arrinė gjer nė kulm tė Diturisė,
I ndrinė si pishtarė Njerėzisė:
Po n'Errėsirėn Udhė s'ēanė dot,
U mbytnė nėpėr gropa t'arratisė.


157

Mysterin sa e sa mė kot po tarrė
Gjer sot asnjė pėrgjigje s'kanė marrė;
C'gojė memece, Evė, puthe vallė
Qė na ke bėrė shurdhėr e tė marrė?


158

Njė Vel Mysteri kemi pėr kufi,
Ta ēpojė syri ynė s'ka fuqi:
Nė gjoks tė Dheut jemi si nė burg;
Ajme! Sa e gjat' e hidhur histori!


159

Nga Qielli e Vėrteta nukė zbret,
Me Dij'e Shkencė Udha nuk iu gjet:
Se Udhė s'ka, se s'na e kap dot truri
Dhe syri ynė gjurmėn e humbet.


160

C'e shtyri kėtė Qiell tė rrotullojė
Dhe ē'dorė mė nė fund do ta dėrrmojė
S'gjendet nė Botė kurrė kut ta masė,
S'gjendet asnjė kandar qė ta peshojė.

clizia
07-08-2010, 00:00
161

Natyra ėsht' e mbetet njė ēudi,
Enigmat nuk ia zgjidh dot asnjeri:
Askush s'del dot nga qarku i forcės s'tij,
Dhe mbetet mjeshtri plak ēirak i ri.


162

Darkove tėrė Tokėn? S'ėshtė hiē!
Gėrmove tėrė Botėn? S'ėshtė hiē!
Thellove dokrra Feje, kokrra Shkėnce,
Ia ēmove Fatit Rrotėn? S'ėshtė hiē!


163

Nė Hapėsirėn Dheu: **** lumi!
Dija dhe Shkėnca jonė: fjalė lumi!
Njeriu, kafshėt, lulet: flluska brumi!
Jeta dhe lufta jonė: ėndrra gjumi!


164

Kjo Botė me shkėlqime s'ėshtė hiē!
Ky Qiell me Serafime s'ėshtė hiē!
Ky fron i Jetės plot me ėndėrrime
Na varret mbi njė qime, s'ėshtė hiē!


165

Nga Rrot e Fat e Zot s'kuptova hiē
Dhe veē dyshimeve s'fitova hiē:
Pėr Dijen shtatėdhjetė vjet luftova,
Mė kot i humba, nuk zbulova hiē!

165

Nga Rrot e Fat e Zot s'kuptova hiē
Dhe veē dyshimeve s'fitova hiē:
Pėr Dijen shtatėdhjetė vjet luftova,
Mė kot i humba, nuk zbulova hiē!


166

Tė paskan parė ca tė shenjtėruar
Kur unė me qiri tė kam kėrkuar:
Bėj ē'mund, po je dhe mbetesh i mbuluar:
S'tė gjej gjėkunt: mė ndje, Zot i Bekuar!


167

Ah, kėtė copė rrojtje mos e nxi
Rrotull Mysterit - shpejt, mor djal' i ri:
Njė qime ndan Gėnjeshtrėn nga e Vėrteta -
Dhe pėrmi ē'gjė, tė lutem, varesh ti?


168

Njė qime ndan Gėnjeshtrėn nga e Vėrteta
Dhe Celės njė Elif tė vetėm gjeta:
Gjeje dhe ti, si un' i verbėri -
Dhe ndofta shkojmė drejt te Vetė Jeta.


169

Rrjeth tinės nė ēdo dell, nė ēdo krijesė,
Dhe shkel si hidrargjir nga ēdo kėrkesė:
Cdo formė merr; tė gjitha format shuhen,
Ay s'po vdes - S'ka funt e s'ka mbaresė!


170

Posa e devinojm' e na shpėton
Prapa kurtinės ku dramatizon
Tė vjetrėn lodėr tė pėrjetėshme,
Qė vet' e vepėron, Vet' e shikon.

clizia
07-08-2010, 00:01
171

Gazmorėt qė me Kupėn po festojnė,
Shenjtorėt qė Xhamive vigjėllojnė
Nė Det humbasin pa liman, pa funt;
Njė rron e s'fle, tė tjerėt flen' e shkojnė.


172

Me mall e tėrė bota e kėrkon,
As kamės as i varfėr s'e zbulon:
Bėrtet, po vesh'i shurdhėr s'e dėgjon,
Shndrit, po syr'i verbėr s'e shikon.


173

Dan pika: "Ah! Sa lark nga Deti jam!"
Dhe Det'i jetės qesh: "Mė kot po qan;
Se tok tė gjithė jemi Perėndia;
Njė qime vetėm, Koha, po, na ndan.


174

Parad' e zbrazėt, ėndėrr ėshtė Bota,
Dhe s'gjėndet nga e qysh i kthehet Rrota:
Me Dehje dhe me Gas i zbukurohen
Illuzionet, gjepurat e kota.


175

Nga vallė lint kjo Fantazmagori?
S'tregohet dot, e vetėm kaqė di:
Ngrihet si re nga Det'i Gjithėsisė,
Kthehet si shi nė Detin pa kufi.


176

Se lart e posht' e rreth sa po shikojmė,
Tė gjitha njė fener magjik formojnė
Me Diellin si njė qiri nė mest
Dhe ne pėrqark fantazma vijm' e shkojmė.


177

Jemi njė lodėr shah me net' e dit'
Ku Fati njerėzit si gur' i qit:
Andejkėtej i lot, i vret' i ther -
Dhe njė nga njė t'i hodhi nė kutit.


178

Dhe topthi as pėr po as jo s'pyet,
Po fluturon pėr ku Lodrari e nget:
Ay q'e heth nė lėm' e di pėrse -
Ay e si - Ay e di vėrtet.


179

E Madhja Dorė shkruan me shkėndijė,
Dhe fletėn kthej: dhe asnjė fjal' e vijė
Nuk ėsht' e mundur kurrė qė tė shihet
Me lotė a me lutje a me dijė.


180

Doktorėt, fillosofėt le tė flasin, -
Nga thonjt' e Fatit nukė do tė shkasin;
S'jemi veē hallka nė Zinxhir e s'mundim
As t'ikim as ta thyejm as ta ngasim.

clizia
07-08-2010, 00:01
171

Gazmorėt qė me Kupėn po festojnė,
Shenjtorėt qė Xhamive vigjėllojnė
Nė Det humbasin pa liman, pa funt;
Njė rron e s'fle, tė tjerėt flen' e shkojnė.


172

Me mall e tėrė bota e kėrkon,
As kamės as i varfėr s'e zbulon:
Bėrtet, po vesh'i shurdhėr s'e dėgjon,
Shndrit, po syr'i verbėr s'e shikon.


173

Dan pika: "Ah! Sa lark nga Deti jam!"
Dhe Det'i jetės qesh: "Mė kot po qan;
Se tok tė gjithė jemi Perėndia;
Njė qime vetėm, Koha, po, na ndan.


174

Parad' e zbrazėt, ėndėrr ėshtė Bota,
Dhe s'gjėndet nga e qysh i kthehet Rrota:
Me Dehje dhe me Gas i zbukurohen
Illuzionet, gjepurat e kota.


175

Nga vallė lint kjo Fantazmagori?
S'tregohet dot, e vetėm kaqė di:
Ngrihet si re nga Det'i Gjithėsisė,
Kthehet si shi nė Detin pa kufi.


176

Se lart e posht' e rreth sa po shikojmė,
Tė gjitha njė fener magjik formojnė
Me Diellin si njė qiri nė mest
Dhe ne pėrqark fantazma vijm' e shkojmė.


177

Jemi njė lodėr shah me net' e dit'
Ku Fati njerėzit si gur' i qit:
Andejkėtej i lot, i vret' i ther -
Dhe njė nga njė t'i hodhi nė kutit.


178

Dhe topthi as pėr po as jo s'pyet,
Po fluturon pėr ku Lodrari e nget:
Ay q'e heth nė lėm' e di pėrse -
Ay e si - Ay e di vėrtet.


179

E Madhja Dorė shkruan me shkėndijė,
Dhe fletėn kthej: dhe asnjė fjal' e vijė
Nuk ėsht' e mundur kurrė qė tė shihet
Me lotė a me lutje a me dijė.


180

Doktorėt, fillosofėt le tė flasin, -
Nga thonjt' e Fatit nukė do tė shkasin;
S'jemi veē hallka nė Zinxhir e s'mundim
As t'ikim as ta thyejm as ta ngasim.

clizia
07-08-2010, 00:02
181

Dhe ky ēetur pėrmbys, ky Qiell i vrarė
Ku tė burgosur rrojm' e vdesim zvarrė:
Mos i kėrkoni ndihm' e sypėrpjetė,
Se rop si ju vėrtit, mor tė marrė!


182

Njeriu i funtm' u mbrujt nga Balt' e Parė,
Tė korrėt sot del nga e Para Farė:
Mėngjez'i parė i krijesės shkroi
E funtmja ditė ē'gjė ka pėr tė parė.


183

Qėkurse Gjithėsia u krijua
Dhe Qielli me gjith' Yj kur u gatua,
Njė kopsht pėr Trupn' e Shpirtin m'u caktua,
Ashtu sikundėr u predestinua.


184

Cdo dell m'u tor prej Zotit me Hardhi;
Ah! le tė llomotit ay Sufi:
Un' e kam gjetur Celėsin pėr Derėn
Ku leh ay me buj' e patėrdi!


185

C'm'u dirse e ē'm'u thave si skeleti
Pėr Pus Mysteri e Labyrinth Kėsmeti!
Nė dorėn tėnde s'mbeti plan i Votės;
Allahu, kur e vėri, s'na pyeti.


186

C'kėrkon tė gjesh nga rrodhi Bota?
Gėzo tė sotmen, let belat' e kota:
C'mė qahesh? Zaret s'munt t'i loē
Veē se ashtu si t'i ka hedhur Rrota.


187

Kur vete mirė, lavdi pastė Zoti!
Kur vete keq, mė kot po derdhet loti:
S'pyetesh as pėr gaz as pėr vajtim;
Durim! - Kėshtu i Urti tha qėmoti.


188

Ka vetėm pėr tė marrėt lumturi,
Pėr t'Urtėt s'ka veē vrer e qesėndi,
Pi Verėn pra, e cila tė maron
Me motrat Lumturi e Cmenduri.


189

Shigjetat m'i pusho, o Fat, aman!
Pėr plagėt e miplagėt nem derman!
Posa tė marrė mbron, Baba, tamam,
Jam fjesht Yt bir, i urt' i mėnēur s'jam.


190

Dinaku Fat po buzėqesh, kij mendjen!
Se befas me kamēik ta ngjesh, kij mendjen!
Helm si sheqer tė kllet nė gojė shpesh,
Mos e gėlltit, tė vret rrebesh, kij mendjen!

clizia
07-08-2010, 00:03
191

Jetesa rregullisht pas Urtėsisė
Si ėsht' e mundur kurrė Njerėzisė:
Se Zoti Fat me njė kamēik nė dorė
Na prin nėpėr hendeket t'arratisė.


192

Muzikėn Qiellit nuk ia kam dėgjuar,
Buzėn e qeshur nuk ia kam shikuar:
Pa marrė frym' i lumtur pėr njė ēast
N'Avushėn prapė mė ka qethulluar.


193

Me vrer pėr ditė Fati po na des,
S'jep gas qė s'na e vjeth me interes:
Ta dinte i palinduri s'na lintte,
I linduri mė mirė bėn kur vdes.


194

Pa prerė mė ndjek kėmba-kėmbės nėma
Me lot vjen dita dhe pa prehje mbrėma:
Ta dinte ē'flamur helmi kish nė bark,
S'mė nxirte nė mejdan askurrė mėma.


195

Dritėn ma nxive, Zot, zemrėn ma theve,
Gazin ma ēore, shpresėn ma rrėmbeve,
Ujėn qė pi ma bėre vrer dhe erėn
Qė respiroj nė zjarr ma ktheve.


196

Khajam, qė Tendėn e Mėsimit rrite,
Nė Furrėn e Greminės ja ku zbrite;
Ta pret gėrshėr' e Vdekjes pen' e Jetės,
Nga thonjt' e Fatit me tėrbim u shqite.


197

U ēqepa e u rropa, Zot, shėromė!
Nga Rrot' e Kryq u ngopa, Zot, shpėtomė!
Njė her' e mir' e tok, jo copra-copra,
Si top me vrap te gropa sot shkelmomė!


198

O Zot, mė mirė shuaj nga tefteri
Shpirtin e njė tė ziu e tė mjeri
Sa sa ta rritėsh pikė-pikė prruan
Ku rrjedhin njerėzit si vala vreri.


199

Sikur tė merrte Engjėll'i bekuar
Librėn, qė Fat'i shkretė mė ka shkruar,
Pėr ta rishkruar, pėr ta mirėsuar
Ose mė mirė fare pėr ta shuar!


200

Tė gjendej ah! Luadhi i Mėshirės,
Ku t'arratisurit e Shkretėtirės
Tė preheshin, dhe qindra vjet pastaj
Tė ngjalleshin, si lulet, pas dėshirės.

clizia
07-08-2010, 00:03
201

Tė mirat Botės son' ia studiova.
Kudo pa vėnt, pa hie ia zbulova:
Lavdi me Ty, o Zot! Tė paktėn unė
Nga ēdo e mirė tutje u shkelmova.


203

Ah! Vera shkon nė derė tė myftinjve
Dhe Kryevegla n'arkė t'axhaminjve:
E Bukura e Dheut flė nė shtrat
T'eunukėve, nė djep tė ēiliminjve!


204

Mos qaj, or mik, mos u mėrzit mė kot,
Se Rrotėn Botės nuk ia ndreqim dot:
Po rri mėnjan' i qet' e bėj sehir
Shakatė qė na bėn i Madhi Zot.


205

Profetėt le tė lehin hu mi hu
Pėr Providenc' e Perėndi me tru:
Eni, me Poēen shtrojani kėtu,
Dhe losni me Atė qė lot me ju.


206

U dashka qė ta lė ballsamn' e Verės
Nga frik' e zez' e vrerit tė Skėterrės,
Ah, pėr shėrbetn' e Qiellit qė do t'pi
Kur tė mė thahen koskat prapa ferrės!


207

Kurani thotė, Qielli ka Huri
Tė bukura dhe Verė me gosti:
Posa pra ėsht' ashtu, o Perėndi,
Stėrvitem qė kėtu e qė tani!


208

Nė qoftė se Parajsa jote s'qas
Veēse ata qė lodhen me namas
Dhe s'duan Ver' e Vajza, pa dyshim
Asnjė njeri s'tė hyn nė atė kafaz.


209

Parajsa paska Vajza syshkėndija,
Me Ver' e mjaltė, lum' e kronj e vija;
Saki, mė sill njė Kupė shpejt! Mė mirė
Nė dorė njėja sot se nesėr mija.


210

Ay qė ka nė zemėr Urtėsi
S'lė asnjė ēast t'i shkojė pa dobi;
Po adhuron njė Dashuri qiellore,
Dhe Kupėn kap me Ver' e zbras Dolli.

clizia
07-08-2010, 00:04
211

Tė Madhit Muhamet i ēon selam
Dhe e pyet Imami Omar Khajam:
"O Pejgamber, mė thuaj, mor aman,
Pse dhallėn bėn hallall, Verėn haram?


212

Pėrgjigjet Muhameti me selam:
"S'mė more vesh, Imam Omar Khajam!
Dhalla hallall pėr lolot, mor aman,
Verėn pėr t'Urtėt nuk e bėj haram!"


213

Kur pi, disa besnikė plot me Shpresė,
Mė thonė: "Vera ėsht' armik i Fesė",
O burrani, pra, Kupat mbushini
T'ia pimė gjakun qenit tė pabesė!


214

Posa e bėri Zoti nė fillim,
Hardhinė pse m'a thurrni me ndalim?
Thomėni, kur s'e njihni pėr besim,
Kush e ka vėn' atje kėtė mallkim?


215

O vlla i mjerė, mos u mbyt nė zi,
Se vijės s'Vreshtės bėji Dashuri;
Nga nėn' e ėmbėl rrodhi bij' e keqe,
Po Bija ka mė tepėr bukuri.


216

Vera, vėrtet, mė doli e pabesė,
Se mė largoi prej Zotit e prej Fesė,
Po fajn' e ka Sakiu: S'ia diti vlerėn;
Kur t'ia mėsojė, nukė do t'ma shesė.


217

Dėfrimet qė kam dashur mė verbuan,
Nė sy tė Botės krejt mė turpėruan;
Ma mbytnė nderin nė njė Qelq tė lik
Dhe namin pėr njė metelik ma shuan.


218

Dhe shpesh kam bėrė be qė tė pendohem;
Po a jam esėll vallė kur betohem?
Se, posa shoh Hardhi e Trėndafil,
Pendohem pėr pendimin qė zotohem.


219

Pjaniku nukė shpėton dot nga Vera.
Faqia iu nxi, ia mori namin era:
Saki, mė sill ca Verė! Cip' e ējerrur
Mė s'qepet dot as zbardhet dot Skėterra.


220

Pa Verė, kėtė Jetė nuk e rroj dot,
Pa kupė barrėn, vrerin s'ia duroj dot;
Jam mirė vetėm n'atė ēast kur shokėt
"Dhe njėzė!" thon' - e unė s'mėkatoj dot

clizia
07-08-2010, 00:04
221

Kur s'pi, jam krejt i fishkur dhe i tharė,
Kur dehem, mbytem, bėhem pus i vrarė;
Kėrkoj pra mezin, Jetėn ēakėrqef:
As that' as qull, po lagur leht' e larė.


222

Me poēen nėnė sqetull, me Kuran nė bres,
Kur drejt, kur shtrėmbėr, kur pėr djall bares;
Ajme! S'kam Din e s'kam Iman e s'jam
As i Krishter' as Mysliman as Putperes.

223

As Kisha as Xhamia nuk mė nxe,
Allahu mė gatoi s;di me ē'hile;
Si grua pa lezet, Dervish pa Fe,
Nė Qiell pa shpresė, dhe pa shtek mbi Dhe.


224

Besnikėve nė Kisha dhe Xhamia
U ēthurret zemr' e shpirt mė ēqetėsira;
Po sa Sekretin e natyrės studiuan
S'i trėmp dot Qiell e Ferr me kotėsira


225

Shpesh shpirti sulet nga kafazi t'ikė,
Nga Lloma nė Liri, pa frikė;
Po thik' e Sheriatit ia pret krahėt
Dhe e ēalon, e ngrin, e mpin si pikė.


226

Xhami e Kish' e Tempull: robėri!
Kėmban' e Minare: njė patėrdi!
Dervish e Prift e Hoxh' e Kryq e Hėnė:
Pengime qė tė gjitha pėr Liri.


227

Nė Labyrinth tė Besėve kėrkova,
Me Porosi e Dogma u qarkova;
Po u gėnjeva; s'gjeta lule fare
Dhe vetėm driza t'egėra zbulova.


228

Fe kundėr Fesh pa funt luftojnė,
Rrobat e ējerra gjithėnjė arrnojnė;
I hodha qė tė gjitha tej e tutje,
Se Perėndinė s'e pėrfaqėsojnė.


229

"Allahu ėsht' i math!" ēirren, kėlthasin,
Nga gjėm' e tyre tunden e kėrcasin
Pėr ditė pesė herė Minaretė:
Ay s'dėgjon. Vajtimet kot buēasin.


230

Disa bėrtasin Dogma dhe Besime,
Tė tjerė ēfryjnė dokrra dhe mohime:
Po kuajve u zbulohet e Vėrteta?
Askujt! S'qas pran' as mu' as ty kjo Trime.

clizia
07-08-2010, 00:04
231

Si, qysh! Nga Hiēi i vdekur tė na marrė
E tė na japė Shpirt e tė na varė
Zgjedhė mbi zverk pėr gazin e ndaluar
Me zjarr e Ferr pa fund pėr ēdo tė shkarė?


232

Si, qysh! Nga krijatyra tė kėrkojė
Flori pėr Baltėn e tė na gjykojė
Pėr borxhe qė s'ia detyrojm' aspak
E qė s'ia lajmė dot! - O Djell, o Shkronjė!


233

Nga tmerr'i Perėndis' e me pahir
Padrejtėsinė nuk e quaj Hir;
Sepse kur s'thom tė Drejtėn me ēekan
S'qas dot nė buzė Qelqin Xhevahir.


234

Adamin nga Parajsa pse, o Zot,
E dbove kur na je mėshirė plot?
Pėr mėkatarėt ėshtė Hiri Hir;
S'ke Hir kur na e jep me djers' e lot.


235

Mėshirė! Mbytem nė mėkat, nė llomė,
Shpirti m'u err, o Perėndi, ndriēomė;
Jo si ēpėrblim pėr vepra qė s'bėj dot,
Po darovisht Parajsė, Hir dhuromė.


236

Ti hiqma Udhėn, ti shpėtim rrėfemė
Ti ēilma Derėn, Zot, dhe pėrdėllemė:
Ata qė flasin n'emrin tėnt gėnjejnė;
Nga thonjt' e tyre, Perėndi, zbėrthemė!


237

Vetėm fajtorėt, ne, kemi besim
Qė mirėsia jote s'ka mbarim;
Me njė pendim, kush nuk e bėn tė keqen
Dhe kush e bėn s'tė ka asnjė ndryshim.


238

Embėl gjykon nė Qiell Mėshir' e gjėrė,
Po s'mė pėlqen kjo Drejtėsi me vėrė;
E mira e pabėrė s'ėsht' e bėrė
E keq' e bėrė nuk ėsht' e pabėrė.


239

Qė ke Mėshirė nė Kuran e pashė
Dhe kurrė njė mėkat pa bėrė s'lashė:
Mė thua se mė ndih nė tė kėqia;
"Mė keq se un' a ka?" o Zot, tė thashė.


240

Tė mirat njė nga njė m'i nėmėro,
Tė ligat togje-togje m'i spastro:
Ashtu mė bėre dhe ashtu tė dolla,
Mėshirė pra dhe Drejtėsi trego.

clizia
07-08-2010, 00:04
241

Khajami vark' e fajdeve e shtoi
Dhe egjėrėn nga shpirti s'e qėroi:
Po s'dėshpėrohet sa pėr Hir Qiellor,
Se Njėnė kurrė Dy s'e nėmėroi.


242

Kundėr sė keqes shpirti mė lėfton,
Me turp e vrer mėkatet m'i kujton:
Kam shpresė se m'i fal Mėshira jote,
Po prapė turpi mbetet e s'pushon.


243

Mėshirė lyp pėr shpirtin e burgosur
Mėshirė lyp pėr gjoksin e brengosur:
Fal dorėn qė Gėrshetet pėrkėdhel
Fal buzėn qė puth Qelqin e Xhindosur.


244

A mundin farisjanėt zemėrngrirė
Pėr ty tė bisedojn' e pėr Mėshirė?
Na ndjek nė Ferr me zjarr, o Zot, na thėnke!
Gjetkė m'i shit ato! Tė njoh mė mirė!


245

Derėn e Shpresės e kam mbyllur vetė,
S'dua tė shoh njeri e rroj i shkretė:
Njė Ndihmės vetėm kam, Ay e di,
Ay e di ē'kam vojtur nga kjo Jetė.


246

Me bindjen Mbretėrin' un' a ta rrit?
Me fajet Madhėshtin' a ta ēukit?
Mos mė punit, po falm' - o Zot - se the
Q'i fal mėkatet shpejt - von' i punit.


247

Me gryk' e zemėr' - o Zot - kur mė krijove
Dhe Ver' e Vajza ballazi mė shtrove,
E dije pa dyshim qė do t'u sulem:
S'kam faj! Kam bėr' ashtu si e caktove!


248

Fytyrėn Vajzės ia stolis me gas,
Me Lule, Hėn' e Diell ma pėrqas.
Pastaj mė porosit tė mos e ngas!
Tamam: pėrmbys Dollin' e mos e zbras!


249

Me baltė mė gatove: ē'faj tė kam?
Me lesh e li m'arnove: ē'faj tė kam?
Mbi ballė dhe tė Mirėn dhe tė Ligėn,
Me urtėsi m'i shkrove: ē'faj tė kam?


250

Me Llomė, dhe me Pluhėr kur na kreve
Tė Mirėn dhe tė Ligėn na pėrzjeve:
S'fėjejmė dot pa dijėn tėnd'e lejen;
Qysh nesėr pra na ndjek nė Ferr tė Feve?

clizia
07-08-2010, 00:04
251

Kur t'erren Tok' e Qiell nga Kijameti
Dhe tė pėrmbyset Bota nga tėrmeti,
E kap pėr rrobe Zotin e i thom:
"S'tė kemi faj! S'na dbon dot nga Xheneti!"


252

Vullnet pėrveē Vullnetit t'tij s'tė ka,
Pėr vepėrim Ay liri s'mė la,
Si deshi Vetė, ēdo gjė ėsht' e bėhet:
Kundėr s'i vete dot, - a bėn shaka.


253

Mė la tė verbėr e mė vuri ****
Nė Labyrinth tė Jetės nė ēdo ēap:
Mė shtyn tė bie brenda dhe pastaj
Si mėkatar e si rebel mė kap!


254

Rebel t'u sulkam, pse s'mė shtyp pėr dhe?
Nė sterr' u ngulkam, Dritė pse s'mė dhe?
Parajsėn si njė rrogė kur e ēkulkam,
Mėshirėn, Mirėsinė ku m'i ke?


255

O Ti, qė me pusi dhe gracka thure
Greminėn e pėrlotur ku na prure,
Qė me predestinatėn na mbėrtheve,
Dėnime pėr mėkate qysh na vure?


256

O Ti, qė njerėzit me Balt' i tore
Dhe me Parajsė Gjarpėrin na nxore,
Pėr ēdo mėkat qė faqen po na nxin
Epna e merrna ndjesė njerėzore!


257

Mė dhe tė mjerit mua sqojtėsirė
Tė mjaftė sa tė mbytem n'errėsirė:
Po sikur t'ishe Vet - o Zot - njeri,
A do ta deshe kėtė tru tė mpirė?


258

Nė nisje dorėhapur, buzėqeshur,
Me forc' e me shkėlqim mė pate ngjeshur:
Tani mė ējerr e mė pėrmbys pėrdhe!
Pėrse? C'tė bėra qė mė le tė ēveshur?


259

Jetėn kėtej, Vdekjen andej mė dhe,
E nesėr do t'mė shtypėsh nėnė Dhe:
Veprėn e bukur, Zot, pėrse e prish?
Nė qoft' e keqe, fajin Vet' e ke.


260

Pėr Vetėdije miriade vjet
Mė le nė Botė. Si ma jep, ma pret:
Kur dije q'e merr prapė, ē'ma dhurove?
Pėrse mė ngjalle, kur pastaj mė vret?

clizia
07-08-2010, 00:05
261

Zot, pse ma theve Poēen e skalisur?
Zot, pse ma thave Kopshtin e stolisur?
Tani mė thuaj cili ėsht' i dehur:
Un' apo Ti, qė sillesh si i krisur?


262

Kush rroi mbi Tok' e s'mėkatoj? Mė thuaj!
Ay qė s'mėkatoi a rroi? Mė thuaj!
O Zot, kur keq pėr keq ma kthen njė lloj,
Mos qėnkemi tė dy njė soj? Mė thuaj!


263

Mė linde pas dėshirės fuqiplote
Mė le tė mbytem nėpėr llom' e lote;
Tani tregomė ē'ėshtė mė e fortė:
Mėkati im, apo Mėshira jote?


264

O Zot, barrėn e Jetės lehtėsoma
Nga syt' e turmės ēdo kusur mbuloma:
Nem paqen sot dhe pas Mėshirės sate
Kėsulėn, kokėn nesėr rrotulloma.


265

Ti, qė sekretet na i di tė gjithėve,
Qė nė shtrėngic' e zi na ndih tė gjithėve,
Prit mbrojtjen dhe pendimin tim, o Perėndi,
Ti, qė pėr hiē u fal Lavdi tė gjithėve!


266

Vij nė Xhami, po jo tė tė gėnjej;
Kur jam atje dėfrim nė zemėr ndjej
Dhe iki shpresėplot; Vend mė tė mirė
Tė lahem e tė fle ku mund tė gjej?


267

O Zot, nga vetja ime Ti shpėtomė!
Te lartėsia jote Ti afromė!
Esėll, tė Mirėn e tė Ligėn njih:
Dua t'i mbyt e dehem! - Mėshiromė!


268

Khajam, me shpirt e zėmėr plot mallkim,
Qė digjesh nė Skėterr' e nė Vajtim,
Prej teje Zoti a kėrkoi drejtim?
Cili je ti, qė po m'i jep mėsim?

269

Kur Ramazani ish mė tė mbaruar
Dhe kur prisnim Hėnėn e gėzuar
Nė Furrėn e Poēarit isha shtruar
Prej Poēeve dhe Shtėmbave rrethuar.


270

Cudi! Si njerėz, mbledhur nė pazar,
Ca poēe bisedonin plot me zjarr;
Dhe befas njė prej syresh pa durim:
"Kush ėshtė Poēe, tha, e kush Poēar?"

clizia
07-08-2010, 00:05
271

Njė tjatėr tha: "Ah, punėn e dėfteu
Qėkur Ustaj nga Balta na zbėrtheu:
Pra, duke qenė njė Krijesė Dheu,
Andej na mori dhe andej na ktheu!"


272

Njė tjatėr tha: "As foshnja pa gjykim
S'e thyen enėn qė i dha dėfrim:
Qysh pra Ay qė na krijoi me mall
Po na dėrmon, na ēqyen me tėrbim?"


273

Kėsaj nuk iu pėrgjeq askush; po shtoi
Njė poēe e shėmtuar dhe pa soj:
"Mė tallin si tė shtrėmbėr; mos i dridhej
Ustajt tė vėngėr dora, kur m'artoi?"


274

Njė tjatėr tha: "Na trėmbin me kazan,
Me Ferr e furr; e Djall me katran,
Me Gjyqe, me vėrdalla: jane profka!
Se Zoti ka Mėshir' e ka derman!"


275

Njė tjatėr Poēe tha me psherėtim:
"Mua mė latė fare nė harrim;
Po lagmėni, vaditmėni me Verė,
Dhe ja, e mblodha veten pa vonim".


276

Edhe kėshtu kur Poēet bisedonin,
Tė gjitha Hėnėn prisnin e pėrgjonin;
Dhe thirrė pasandaj me brohori:
"Vjen njė Saki!" dhe Verėn lavdėronin.


277

O Zot, O Drit' e Vetėm e Vėrtetė,
Mė lumtėrofsh a mė dėnofsh pėrjetė,
Me Ty kungoj mė mirė nė Tavernė:
Se nė Xhami s'tė puth - e s'rri dot qetė.


278

E gjeti dhe e ēpalli Shėnt-Elliu
Burimn' e Jetės q'ėndėrroi njeriu
Dhe ma tregoi: tani s'i ēkulem dot!
Ver' e Pavdekėsisė mė pėrpiu!


279

Kėtu paraja kallpe nukė shkon,
Se menjėherė fshesa e spastron;
Njė Shenjt na thirri nė Tavernė: "Pini!
S'ka Jetė tjatėr! Vdekja na pėrgjon!"


280

Nė Jetė si mi Detin udhėtojmė
Dhe shpejt a vonė mbytemi dhe shkojmė:
Po kemi Zotin midis nesh sa herė
Me Verėn e bekuar po kungojmė.

clizia
07-08-2010, 00:06
281

S'do Trėndafili? - Gjėmbin prap' e kemi;
Parajsa s'qas? - Nė Ferr tė lirė vemi:
Cfryn Minareja - Ja, gjėmon Kėmbana,
N'Alltar Kungata pret nė re prej kemi!


282

Mė thoni qė do t'digjem nė Skėterrėn,
Se adhurova Dashurin' e Verėn:
Aspak! Ju kini vetėm njė Ndėrmjetės,
Unė kam dy: Kungatėn edhe Verėn.


283

Njė plak tė shenjtė, t'urt' e mjekėrgjatė
Kam parė qė vraponte qė menatė;
I thashė: "Ku po shkon kėshtu, Uratė?"
Mė tha: "N'Alltar pėr Mesh' e pėr Kungatė".


284

Shoqe tė bukura, shokė tė zgjedhur,
Me Kėng' e Valle nė Gėrmadhen mbledhur,
Kungojm' e puthemi me Dashuri,
Pėrsipėr Fes' e Qiellit jemi hedhur.


285

Rreth Qelqit u afroni: merrni, pini!
Rrushkat me mall kujtoni: merrni, pini!
Se Vreshta tha: "Ky ėshtė Gjaku im,
Q'u derth pėr ju! Kungoni: merrni pini!"


286

Mystikėrisht me frikė iu afruam
Me Bes' e Shpres' e Dashuri kunguam:
Nga Vetja ikm' u tarm' u transformuam,
Nė Vreshtėn e Vėrtet' u transplantuam.


287

Te Shpell' e Shenjtė, natėn, nga Alltari
Njė Engjėll dolli me stoli prej ari,
Ngre lart Kungatėn Vresht' e Xhevair,
Ma zgjat - fjesht Rrush! - Puth Qiellin mėkatari!


288

Rrush, Ver' e kuqe, si rubin qė rrjeth,
Qė qesh nga gryk' e shishes kur tė derth,
Je gjak i zemrės qė kėrkon Clirim,
Kristali, lot i syrit, rreth tė ngjeth.


289

Rrush, Rrush, qė me Logjikė absolute
Tė gjitha sektet nėpėr vrima i fute,
Rrush alkemist, qė pistėn na e zbardhe
Dhe plumbin Jetės si flori ia zbute.


290

Rrush, o Sulltan Muahmud, o Ngadhėnuar,
Ti helmet e ti tmerret ke larguar
Nga shpirti yn' i ngrysur e i ndryshkur,
Me shpatėn tėnde ti na ke shpėtuar.

gladiola
15-08-2010, 22:36
Do te vish apo sdo vish?
Me qerpikun e syrit tim
Do te fshij vendin...
Ku do te rrish!


Lasgush Poradeci!

gladiola
15-08-2010, 22:37
Se sdashuroa as une e as ti...
Po dashuronte dashuria
Nje dashuri nje fshehtesi...
Me e fshehte se fshehtesia...

Lasgush Poradeci

ChocolatE_DiamonD
06-09-2010, 20:31
Malli i Shqiperise
Ismail Kadare

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.

ChocolatE_DiamonD
18-09-2010, 01:40
Dhe zoti me beri femer--Gioconda Belli



Dhe Zoti me beri femer,
me floke te gjata,
sy,
hunde dhe goje femre.
Me linja
dhe kurba
dhe valezime te buta
dhe me germoi brenda,
me beri nje prerje te qenieve njerezore.
Endi me delikatese nervat e mia
dhe i balancoi me kujdes
numrin e hormoneve te mia.
Kompozoi gjakun tim
dhe me injektoi me te
qe te vadiste
te gjithe trupin tim ;
linden keshtu idete ,
endrrat
instiktet.
Te gjitha qe krijoi butesisht
gdhendur me fryme
dhe zhbiruar me dashuri,
jane mijera gjerat qe me bejne femer ēdo dite
per te cilat zgjohem krenare
ēdo mengjes
dhe bekoj seksin tim.

ChocolatE_DiamonD
18-12-2010, 07:05
Per…
nga M. Lermontov

Nuk te perhulem. Ka mbaruar.
Asnje premtimi yt s’hyn dot
Ne shpirtin tim per ta sunduar.
Jemi te huaj, sot e mot.
Ti ke harruar qe lirine
S’ia fal mashtrimit kursesi,
Por dhe keshtu, vite qe s’vijne
Per syt’ e tu i bera fli.
Edhe keshtu tek ti pandehja
Te gjeja shpirt e shok e short
Dhe tere boten e urreja
Qe te te desha ty me fort.
Gjithato caste te qendrimit
Tek kembet tende – e beson?
Ia kam rrembyer frymezimit!
Me se po m’i zevendeson?
Nga ndonje cast mendimbegate
Dhe forc’ e shpirtit – s’ish cudi –
T’i jepja botes nje dhurate
Dhe te me jepte pavdekesi.
Pse doja pra te ma nderroje
Ate kurore lavdiplot?
Pse s’qe atehere kur premtoje
E tille si je bere sot?
Krenar jam! – falme – esht’ e kote.
Kerko nje tjeter dashuri.
Per asnje gje ne kete bote
Nuk mund te rri ne skllaveri.
Nen qiell te jugut,ne vend tjeter,
Do largohem, ndoshta, shpejt.
Por jemi njohur pak si teper
Per tu harruar ashtu krejt.
Qe sot do ze te argetohem
Dhe te betohem, pasketaj,
Vetem do qesh e do gezohem
Dhe per asgje nuk do qaj.
Do rrej si djalli sa te dua,
Sic desha me s’do dashuroj;
A mund te dua me nje grua
Kur sot nje engjell me tradhetoi?
Te vdisja desha dhe te vuaj,
Me boten desha te luftoj
Qe fort te voglen doren tuaj
I cmendur! – te mundja ta shtrengoj,
Pa ta kuptuar dot mashtrimin
Ta fala shpirtin mbushur plot.
Ia njohe ketij shpirti cmimin?
Ia njohe – une s’te njoha dot! …

ChocolatE_DiamonD
18-12-2010, 07:15
JACQUES BREL

Nė se tė duhen
( S’ils te faut )

S’ke kuptuar gjė...

Nė se tė duhen trena pėr t’ia mbathur botės
E anije me vela qė udhėtimesh tė shpien larg
Pėr tė kėrkuar diell qė t’a mbash nė sy
E kengė qė ti lehte mund t’i kendosh
atėhere ...

Nė se tė duhet agimi pėr tė besuar tė nesėrmen
Dhe tė nesėrmen qė tė mundėsh tė shpresosh
Pėr tė gjetur shpresėn qė tė kap pėr dore
Pėr tė gjetur dorėn qė ti ke braktisur
Atėhere ...

Nė se do tė dėgjosh rrėfime e fjalė tė moēme pleqsh
Pėr t’u ngushėlluar pėr ato qė s’ke bėrė dot
Nė se poezia pėr ty humbet vlerė e bėhet lojė
E nė se jeta jote nuk ėshtė veē njė pleqėri
Atėhere ...

Nė se do tė duhet pak mėrzitje pėr t’u dukur i thellė
A rrėmujė qytetesh pėr tė harruar ēdo zhgėnjim
E pastaj delikatesė pėr t’a ndjerė vehten tė denjė
E pastaj zjarr e nevrik per t’u dukur i fortė trim
Atėhere...

Atėhere ti s’ke kuptuar asgjė ...

ChocolatE_DiamonD
04-02-2011, 04:46
Kėshilla tė mira
Hajnrih Hajne


Lėre ndrojtje e turp mėnjanė!
Ji pa cipė e faqezi
dhe gjithēka do ta kesh pranė,
merr dhe nuse nė shtėpi.

Sazexhinjve hidhu lira,
se aheng s'bėn dot pa ta.
Puthi krushkat e pėshtira,
mendo: "Mortja qė s'ju ha!"

Folė mirė pėr prijsat vetė
dhe jo keq pėr gra pa nder.
Ha salēiēe qetė qetė,
ndonjė dosė kur ti ther.

Nė s'do kishėn, o i gjorė,
ca mė shpesh nė kishė shko.
Hiq kapelen kur sheh pastorė
dhe njė shishe ver' i ēo.

Diku prapa nė tė kruhet
kruaju si namusli.
Nė tė vret kėpuca, duhet
me pantofla tė rrish ti.

Nė ta bėn supėn shėllirė
me tėt shoqe inat mos ki.
Qesh e thuaj:"Moj kukull e mirė,
ėsht' e mirė ē'gatuan ti."

Nėse shall jot shoqe dashka,
bli dy shalle me pahir,
kėpucė me taka bli dhe mashka,
bliji gurė xhevahir.

Nė provofsh kėshillėn time,
mik i dashur, do gjesh ti
nė qiell parajsėn plot gėzime
dhe nė tokė - qetėsi.

ChocolatE_DiamonD
04-02-2011, 04:48
Eklips

Ne nuk u pamė njė ditė tė tėrė
Toka rreth diellit u rrotullua normalisht
Ndonėse aparatet e fizikantėve nuk shėnuan asgjė
Unė e kuptova; Kishte rėnė EKLIPS.

Bardhyl Londo nga "Si ta qetėsoj detin"

ChocolatE_DiamonD
10-02-2011, 23:09
Ngastra ime e qiellit

Shtrirė tek rrije krah meje e heshtur,
Pėrndritje hyjnore kishe atė natė.
Nė shtegun e gjoksit tėnd tė zhveshur
Kishte ngecur hėna si e zėnė nė grackė.

Prej gishtash ma more njė cigare,
E thithe si tė ishte fryma e fundit.
Nga flokėt tė hoqa ca fije kashte,
Ti trete vėshtrimin nė Kashtėn e Kumtrit.

Mė the me dorėn drejt qiellit nderė:
“Ēdo yll ėshtė njė dashuri e shuar.
Nė atė cep tė braktisur, tė errėt
Do ndizet njė yll kur t'mė kesh harruar.”

...

Mbi samar tė qiellit plot me yjezjarre
Ajo copė e errėt pėr njė yll mė lutet.
Unė bėj se s'shoh, ndez njė cigare,
Ndėrsa Kasht' e Kumtrit pa faj ngre supet.

(tsr)

PuffetiNa
10-02-2011, 23:27
Ismail Kadare



Kristal

Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
si tė harroj une dalėngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokėt dhe gjithēka.


Tani kėrkoj poshtė e lartė
njė vend ku ty tė tė lėshoj
nje strofė a notė, a njė brilant
ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.


Nė s'tė pranoftė asnjė varr
asnjė mermer, a morg kristal
mos duhet vallė prapė tė tė mbart
gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.


Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
do gjej njė fushė a njė lulnajė
ku butėsisht porsi polen
gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.


Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
dhe tė tė puth tė ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.

Kryeplaku
10-02-2011, 23:48
Recital i Malėsorit

0, si nuk kam njė grusht tė fortė
t'i bij mu nė zemėr malit qė s'bėzanė,
ta dij dhe ai se ē'domethanė i dobėt -
n'agoni tė pėrdihet si vigan i vramė.


Unė lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark tė malit me ujėn e zgjueme
dhe me klithma tė pakėnaqura t'instiktit.


Mali hesht. Edhe pse pėrditė
mbi lėkurė tė tij, nė lojė varrimtare,
kėrkoj me gjetė njė kafshatė ma tė mirė...
Por mė rren shaka, shpresa gėnjeshtare.


Mali hesht, dhe nė heshtje qesh.
E unė vuej, dhe nė vuejtje vdes.
Po unė, kur? heu! kur kam pėr t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?


0, si nuk kam njė grusht tė fuqishėm!
Malit, qė hesht, mu nė zemėr me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshėm...
E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem tu' u qesh.

Migjeni

Kryeplaku
11-02-2011, 03:02
Recital i Malėsorit

0, si nuk kam njė grusht tė fortė
t'i bij mu nė zemėr malit qė s'bėzanė,
ta dij dhe ai se ē'domethanė i dobėt -
n'agoni tė pėrdihet si vigan i vramė.


Unė lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark tė malit me ujėn e zgjueme
dhe me klithma tė pakėnaqura t'instiktit.


Mali hesht. Edhe pse pėrditė
mbi lėkurė tė tij, nė lojė varrimtare,
kėrkoj me gjetė njė kafshatė ma tė mirė...
Por mė rren shaka, shpresa gėnjeshtare.


Mali hesht, dhe nė heshtje qesh.
E unė vuej, dhe nė vuejtje vdes.
Po unė, kur? heu! kur kam pėr t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?


0, si nuk kam njė grusht tė fuqishėm!
Malit, qė hesht, mu nė zemėr me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshėm...
E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem tu' u qesh.

Migjeni

Brenda kesaj poezie ndodhet gjithe filozofia boterore. Ne kete poezi ndihet dhimbja, urrejtja, pushtimi, shtypja, shtytja, trishtimi,britma, lengimi,versulja, terheqja, menjanimi, guzimi, vershimi, lodhja, sfilitja, zvarritja, endja, kerkimi, pritja, gezimi, fati, jeta,vdekja, shpresa e ringjallja.
Gjithe cka shkruar filozofia boterore i madhi Migjen i permbledh ne keto pak vargje... te cilat per mua jane himni i kesaj jete.

Kryeplaku
11-02-2011, 16:09
Dita, nata, njerzit dhe unė


Jam shndrruar
nė lakuriq nate,
Ditėn nuk shoh,
Si tė jem i verbėr!
Ngado qė shkoj
me siguri do pėrplasem,
Me ca sende kot,
qė quhen njerėz!

Dita mė ik,
sikur mos jetė imja,
Shmanget prej meje,
sikur tė jem njė lebroz!
I bie ajrit me grusht,
ai ulėrin nga dhimbja,
Unė bėhem pastaj
vėrtet skandaloz!


Kam filluar tė bredh
veē me natėn,
Qė vjen pas meje,
si njė prostitutė e vogėl,
Me tė nuk jam mė
njė lakuriq i varfėr,
Po njė shpend i madh
qė ka pushtuar botėn…

Skender Rusi 27 nėntor 2004

USA NR1
11-02-2011, 18:10
Brenda kesaj poezie ndodhet gjithe filozofia boterore. Ne kete poezi ndihet dhimbja, urrejtja, pushtimi, shtypja, shtytja, trishtimi,britma, lengimi,versulja, terheqja, menjanimi, guzimi, vershimi, lodhja, sfilitja, zvarritja, endja, kerkimi, pritja, gezimi, fati, jeta,vdekja, shpresa e ringjallja.
Gjithe cka shkruar filozofia boterore i madhi Migjen i permbledh ne keto pak vargje... te cilat per mua jane himni i kesaj jete.
pajtohem plotesisht edhe une

Vlonjati
13-02-2011, 06:09
--....Lasgushi .....

Ti shkon serish mbi udhet kujtimtare
Si mos vereje c'drite i pat mbuluar
Si mos ta ndjeje as shembellje as fare
c'ke dashuruar edhe perveluar

Reth e perqark te vijne vasheria
te flasin MALLIN tinezaj menjane
T'i ndermendojne zjarerat e mija
Q'u bene shkrumb ne vrer e me nuk jane

.....Ti shkel me jerm mbi drite dhe vetetime
Mbulon merisht perzjarjen ne te pare
Shkrumbon kujtime plot ne zemren time
Si fundi i detit plot ....Margaritare

.....Dhe ahere ngrihet qe prej kaq ..Shkretimi
Si prej sketerre nje kuje a nje vaje ....
TY te bren zemra si me vrer pendimi
...............e cel e ndritet dhe fillon te ....qaje.....

---Kete poezi te Lasgushit kur isha ne Vlore ja thoshja nje exit tim atehere . Interesant, se ajo shtriga e ka ditelindjen diten e shen Valentinit ne 14 Shkurt .....Ja festojne gjithe te dashuruarit


..........XHevair Spahiu ..

Per ty do te shkruaja si Pablo Neruda
E dashur mos vdis , mos vdis Agavi
Ti ke lulezuar mbi humbetirat e vdekjes
C'pune ka vdekja me ty ????!!!!!!

p.s. Agavia eshte nje si tip shkurre me gjethet ne forme shpate ,te forta dhe te medha ,dhe me gjemba anash,
Ritet ne reze te shkembinjve qe jane ne bregdet , dhe kercelli i saj behet shume i gjate deri ne 7 apo 8 metra dhe ne maje te tij Agavia cel nje lule te verdhe
.Ajo lule eshte e bukur por mund te quhet Lule e vdekjes , sepse
pasi lind ate lule Agavia vdes , thahet ....mbaron jeta e saj

---------Ndaj dhe poeti Xhevair Spahiu i thote
:...Mos vdis Agavi -
-Ne fakt Xhevairi paraprakisht i kujton te dashures se tij nje varg nga poezia e Pablo Nerudes :... E dashur mos vdis !.
.dhe pastaj thote kete vargun per Agaven , ne kuptimin qe nese nje dashuri Lulezon
, ajo nuk duhet te prishet kur eshte ne kulmin e saj, sepse eshte tamam tragjedi ,
dhe Xhevairi ben krahasimin kesaj "Tragjedie"me vdekjen e Agaves qe ndodh pikerisht kur Agavia lulezon , dhe eshte totalisht e papranueshme, dicka te vdesi ne kulmin e lulezimit te saj....... ...sic ndodh shpesh ne dashurite e medha , qe jane tamam Dashuri me mish dhe me zemer , do ndodhi dicka qe te vdesi ajo dashuri para kohe , ne kulmin e saj-
--Eshte si nje paralelizem me natyren e ...AGAVES
-----Ndaj dhe ajo kenga e Ray Carls thote :...Good Love, gone bad..
....
Ne Vlore ka shume Agave , reze shkembinjve ne breg te detit andej nga Uji ftohte .Nga Agavia behet pija Tekila qe bejne keta hispaniket

-----------Ne Mitologji Agavia eshte e motra e Ilirit ,ndaj Agaven e kemi Teze , dhe duhet ta respektojme Lol,
Interesant eshte si e kane bere Agaven motren e Ilirit ne antikitet , por eshte dicka shume romantike Agavia qe vdes ne momentin e lulezimi te saj
--Ne fakt kjo gje lidhet edhe me ate qe Njeriut kur i vjen ora e vdekjes i bije ne fytyre nje Hije Bukurie para se te iki nga kjo bote, qe mund ta quajme
Hija e Agaves, -----sepse vetem Agavja e ka ate veti qe lulezon( zbukurohet ) para se te vdesi........
----Sic duket Natyra ne trupin e njeriut i jep edhe nje vrull te fundit Jetes ne trupin e njeriut dhe pastaj iken.............

----Eshte nje shkurre shume dekorative me gjethet ne forme shpate shume te forta , dhe me gjemba te forte anash gjetheve qe po te cpuan te dhemb shume fare,

--Poeti me i Embel nder poetet shqiptare eshte Xhevair Spahiu....

Vlonjati
13-02-2011, 22:11
--Xhevair Spahiu

Kjo eshte per mua looool


Sheh enderra ?
- me pyeten dy buze qe s'i njoh
Shoh - u thashe,
por s'di ne me shohin Ato.....

Vlonjati
13-02-2011, 22:17
--Shakespeare --------sipas nje perkethimi brilant te Nolit te Madh

-------Me kete poezi pershendet gjithe Shen Valentinat qe s'kane me Shen Valentin


E varfera rreze nje mani po ri....
...me koken ne gjunj dhe duart ne gji....
Dhe lumi buciste me kenge e me Vaj...
___-.....dhe Shkrinin shkembinjte nga lotet e saj.......Ah !!!

Meri
18-02-2011, 15:44
Dashuri siberiane

Po bie shi...dhe ti je kaq larg
Po ndoshta dhe s'dua te jem me ty.
Ky qiell gri... Ne shpirt- kaq akull
Kaq ftohte ne shpirt. Si ne Siberi.
E megjithate, une te dua
Dhe te dua shume , cuditerisht.
Po qe se te urresh eshte njesoj si te duash
Te urrej dhe te dua njekohesisht.
Te urrej per ate , qe me prishe qetesine
Te urrej, pse erdhe tek une.
Per cdo gje te vertete dhe cdo gje te dyshimte
Te urrej dhe te dua kaq shume.
Dhe ne shpirt kam dimer, gjithnje dimer.
Nje ftohtesi pa fund dhe pa ane.
Ne sa grade nen zero paske lindur
Dashuria ime siberiane.

Ne te tere qenien time bie shi
Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
Kam deshire per ty, kam nevoje per ty
Dhe prape s'dua te jemi bashke.


(Nje nga poezite e Drita Como.
Nje jete e keputur mizorisht nga Fati, ne moshen me te bukur....)

Jolene
18-02-2011, 16:36
Syte

Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.

Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.

Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.

Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.

Timo Flloko

Kryeplaku
18-02-2011, 17:08
http://www.youtube.com/watch?v=oKov1WsOWxI&feature=related

ChocolatE_DiamonD
18-02-2011, 23:27
Nese njeriu nuk ndien as kenaqesi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidherim, as shprese...
Nje gje po jua them me ndershmeri dhe bindje,
Lereni te vdese...


Dritero Agolli

busavata
21-02-2011, 02:28
Nė podrum tė ndėrtesės sė vjetėr

Nata nė qytet me lagėsirė frymėzėnėse
Zogjtė e natės kėndojnė sonata
Muzikantėt e dehur i gjuajnė shishet e zbrazėta
Poetėt e lodhur nėn banak po flenė
Era po i banė gazetat nėpėr asfalt
Laviret qerasin dhe i thyejnė vitrinat
Futen nė podrum tė ndėrtesės sė vjetėr dhe e presin mėngjesin
Ose shiun e ftohtė
Vėshtirė po e shoh tymin e cigares
Jashtė automobilat nė errėsirė nxitojnė
Dikush po dhihet nė katin e tretė
Muzikantėt e dehur ende po diskutojnė
Laviret po lahen tė vetmuara me ujė tė ftohėt
Tymi i cigares dalėngadalė po zhduket
E unė
Unė i vetmuar po e pres shiun e ftohėt ose mėngjesin
Nė podrum tė ndėrtesės sė vjetėr.


Halim Maliqi ( 1985 )

SERAFIM DILO
21-02-2011, 02:34
Nė podrum tė ndėrtesės sė vjetėr

Nata nė qytet me lagėsirė frymėzėnėse
Zogjtė e natės kėndojnė sonata
Muzikantėt e dehur i gjuajnė shishet e zbrazėta
Poetėt e lodhur nėn banak po flenė
Era po i banė gazetat nėpėr asfalt
Laviret qerasin dhe i thyejnė vitrinat
Futen nė podrum tė ndėrtesės sė vjetėr dhe e presin mėngjesin
Ose shiun e ftohtė
Vėshtirė po e shoh tymin e cigares
Jashtė automobilat nė errėsirė nxitojnė
Dikush po dhihet nė katin e tretė
Muzikantėt e dehur ende po diskutojnė
Laviret po lahen tė vetmuara me ujė tė ftohėt
Tymi i cigares dalėngadalė po zhduket
E unė
Unė i vetmuar po e pres shiun e ftohėt ose mėngjesin
Nė podrum tė ndėrtesės sė vjetėr.


Halim Maliqi ( 1985 )

E bukur kjo poezi Busave.

"Po kush eshte ky Halim Maliqi?.Nga eshte nga Maliqi i Korēes..."

busavata
21-02-2011, 02:47
SHTEPIA IME



Nje prag i gurte, porta e vjeter

Strome te mbushura me kashte

Vatra bujare me zjarr te forte

Per miqte qe vinin nga jashte



Dritaret me hekura, kanatet prej lisi

Deshmi e kohes se shkuar

Kur pasigurise i pergjigjeshin

Shtepi keshtjella duke ndertuar



Ne krye te vatres rrinte Babai

Me libra e shkrime ne duar

Perballe Nena thurte carape

E ne femijet qe loznim te gezuar



Kur shtronim sofren, pjata nuk kishim

Na i ndanin gjellen ne dy sahane

Dhe ne femijet nisnim e grindeshim

Lugen e Joshes* i pari kush ta marre



Ajo s'ish luge si gjithe te tjerat

Kishte nje histori te vecante

Shoket e djalit ja prune Joshes

Bashke me te zezen mandate



Ish luga e djalit qe ra per Liri

A kish per Te kujtim me te arte

Por Josha ime zemer- flori

Tek neve femijve e beri dhurate



Kujtoj kur nata binte shpejt

Ne ditet e shkurtera te Janarit

Lexonim mesimet prane vatres

Nen ndricimin e flakeve te zjarrit



Vite te ashpera, vitet pas luftes

Shume here buka na ka munguar

Por femijeria e paperseriteshme

Ka embelsi te papershkruar



Dhe shtepine e varfer ku u rrita

S'e nderroj me asgje ne bote

Ku vete nuk gjej Ata qe kisha

Lemoj guret e me Ta jam tok



Degjoj ne veshe zerat e tyre

I shoh e prane, me vine

Une flokezbardhuri ne koke

Rinohem e gezoj si femije



Shume here zbathur dal ne oborr

Dhe flas me ze te forte:

Jam Anteu, i pavdekshem jam

Kur shkel ne kete toke



Nje dite u pengova e rashe

Ne oborrin me pllaka guri

U vrave bir me foli Nena

E zgjati doren, timen e zuri



Me ngriti, me puthi ne balle

Dy lot i ndrisnin ne faqe

Dal te te shoh mos ke gjak

Femija ime thoshte e qante



Nene s'u vrava i fola une

Gjysh jam tani e jo femije

Po ti nga vjen Nena ime

Qe mban ere trendeline



Per mua femije je perhere

Vitet rendesi nuk kane

Ti je bir e une Nene

Ndaj nga lart te erdha prane



Ktheva koken nga vinte zeri

Nenen time nuk e pashe

Drejtova syte nga qielli

Me Fleten* po iknin bashke



ZOTIT i kerkova ndjese

Rende kisha ameshuar

Sakrilegj* kisha bere

Shpirtin kisha ngacmuar



Prape Nena mu pergjigj

Bir asnje mekat s'ke bere

Je ne shtepine qe u rrite

Bashke jemi qe te tere



Ndaj ndihem i forte

Atje ne shtepine time

Ku kalova femijerine

Me te paktat therrime



Dhe rinihem, perterihem

Me sy tjeter e shoh boten

Pa cka se ne ate vend

Na plagosen, na gjakosen.



Nga vellimi "DHURATA E ZOTIT" i Autor Ylli M. Dilo

Jolene
27-02-2011, 14:07
Tė huaj jemi ne prej kohėsh
Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė.
Si gurėt qė zėnė vend nė tokė
Njė jetė vend ne kemi zėnė.

Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur
Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarė
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natėn kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetėsi,
Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda
Njė shteg qė vetėm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė.

Po kur mėngjesi zė ofrohet
Nis shqetėsohesh befas ti.
Dhe heshturazi del pėrjashta
Nga shtegu qė veē ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne tė dy si dhe mė parė
Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur
Si dy qytete mesjetarė


Ismail Kadare

Robbery
27-02-2011, 14:32
Nje shkrepese

Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?

Dritero Agolli

unlovely
28-02-2011, 18:45
RECITAL I MALESORIT
O’ si nuk kam nji grusht te forte
t’i bije mu ne zemre malit qe s’bezane,
ta dij edhe ai se c’do me thane i dobet -
n’agoni te perdridhet si vigan i vrame,

Une - lugat! SI hij’e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t’instinktit.

Mali hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire…
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.

Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!

Po une, kur? heu! kur kam per t’u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?

O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht’i paligjshem…
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh


MIGJENI

Snow
28-02-2011, 23:35
Nese te kam lenduar faj mos me ve...vuajta dhe un por sfitova gje...nese luajte me vdekjen ky qe fati jot...vdekja e nje dashurie qe nuk arrite ta mbaje dot...lejove te tjeret te na ndajn...dhe peshen e mekatit supet e tua po e mbajn...nese nje dit me sheh ne lot ne sy...jan lotet e pendimit qe u dashurova me ty...

sendid
19-03-2011, 21:21
Prapėsi dhe mall

Prej ēerek shekulli, kjo rrugė qe e imja
Ky kanal, ky ujė, kėto shelgje
Tė gjithė tė gjallėt qė shihni
Dhe kėto dhera tė tretshme

Sa herė hapat i hidhja
Nėn yllėsitė e natės sė terrtė
Unė heshtjen desha ta vidhja
Qė kjo rrugė tė merrte jetė

Sa herė hapat i hidhja
Kur kėrkoja nėn hėnė dashurinė
Si padashur kėsaj rruge bridhja
Pėr tė thyer mė dysh vetminė

Sa herė hapat i hidhja
Si trumcak nė degėt e shelgjeve
Me gjithė shpirt loza dhe qesha
Nga kėrcimet dhe rrokjet e deshėve

Sa herė hapat kam hedhur
Nė netė me shi e me hėnė
Sa herė jam ngritur i trembur
Diēka mė tepėr kam nxėnė

Kur mendjen time e hedh
Nė kohėra motesh e stinėsh
Prapėsive tė mia; pėrrenj
Ua hedh nga njė sy; tinėz...

1994 Marre nga http://prekos.blogspot.com-Free thoughts

ChocolatE_DiamonD
20-03-2011, 06:29
Koha e pamjaftueshme
nga Ismail Kadare


S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.

(Pranvere 1990)

ChocolatE_DiamonD
23-03-2011, 16:18
TRISHTIM
(nga Hermann Hesse)

C'me ngrohte gjer dje plot shije,
Sot vdekja e mban ne gji;
Lule pas lulesh bien,
Nga peme e trishtimit tani.

I ndjej si bien, bien,
Si bore qe rrugen mbulon;
Dhe hapat me nuk ndihen,
Nje heshtje e gjate afron.

Ne qiell s'ka yje, as hene,
Ne zemer s'ka dashuri;
Gjer tutje nje heshtje ka rene,
Dhe bota u mplak e u mpi.

Kush mbron dot zemren nje fije,
Nga koha plot ligesi;
Lule pas lulesh bien,
Nga peme e trishtimit tani.

megg
23-03-2011, 19:38
‘’Ne mundsh’’

Nė mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin e fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh, sa herė tė dyshojnė e s’tė pėrfillin, por edhe dyshimet drejtė t’i gjykosh. nė mundsh tė rrish nė pritje, nė pritje pa u lodhur, a, kur tė urrejnė, urrejtje mos tė ushqesh madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur me thjeshtėsi, me to pa rėnė ndesh... Nė mundsh tė mendosh, por jo nė shkatėrrim tė ėndėrrosh por jo rob ėndėrrimesh, dhe t’i trajtosh njėlloj e padallim ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh. nė durofsh dot thėnjet e tua tė drejta nė kurthe pėr tradhtarėt, kopukėt tė t’i kthejnė t’i shohėsh tė thyera gjėrat mė te shtrenjta e prap t’i ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė... Nė mundsh fitoret qė ke korrur t’i flijosh si nė kumar, nė njė tė vetme lojė, tė rrezikosh, tė humbėsh, e prap t’ia fillosh dhe humbjen kurrė t’mos e zėshė nė gojė nė durofsh dot muskul, nerv, puls e zemėr tė tė shėrbejnė edhe kur gjithēka tė duket e kotė, e tė qėndrosh kur s’ke mė asgjė veē vullnetit qė veē njė fjalė “ QĖNDRO” gjithnjė tė thotė...

ChocolatE_DiamonD
18-08-2011, 19:35
Ana Ahmatova


~*~
Ka ditė, disa ditė nė pranverė,
kur prehet nėn dėborė njė preri,
kur drurėt zhapėllijnė nėpėr erėn
qė vakėsi na bie dhe bryllti,
kur trupi nga papesha ėsht'i habitur,
kur nuk e di shtėpinė tek e ke,
kur kėngėn qė dikur tė qe mėrzitur
ti e kėndon me mall si tish e re.
~*~

Pranverė, 1915

busavata
18-08-2011, 22:39
kėt perkthim e kam mar nga nje forum tjeter te cilin e ka bėr: ChocolatE_DiamonD
*Some Kind of Wonderful*
AS Owner
AS Legend...
*BitterSweet*

Ndiz Flaken Time

Si do te genjeja
Cfare genjeshtari do ishja
Nese do te beja te besosh
Qe kemi arritu majen.
Hajde zemer, ndiz flaken time
Jepi mos ki frike, versul flaket e mia
Provo te ndezesh natėn.
Momenti i hezitimit kaloi
Dhe nuk kemi kohe te rrotullohemi ne balte:
Duhet vetem te provojme, me e keqja mund te humbim
Dashurine tone ne krahet e nje pirgu funeber
Jepi zemer, ndiz flaken time
Ti ke shkrepsin per shpirtin tim
Dhe flakhedhesin per naten.
Mjaft me hezitime,
Hedhim poshte balten
Dhe luajme ne ruleten e jetes
Si fishat. Dashuria jone e ndezur
Hajde zemer, ndiz flaken time
Versul flaket e mia
Dhe nata do digjet me ne
Do isha nje genjeshtar
Nje mashtrues
Nese do te thoja qe
Nuk kemi tjeter gje per te arritur
Forca kinge, ndezim gjithcka
Duhet te djegim naten.


(Jim Morrison, 1943-1971)

utopia
19-08-2011, 09:14
Njė ditė do t’i marrėsh nė gji gjethet e rėna
tė stinėve tua
Dhe do kėrkosh kot veten shtigjeve tė harruara
tė njė moshe
E nuk do tė kesh mė as flokė ere as shikim ylberi
Ta matėsh fillin dhe fundin e mashtrimit tėnd tė shkurtė.
Njė ditė do t’i shpalosh vjetėt e tua si pajėn e nuses
sė vdekur
E do tė numrosh flutrat e shkruara t’agsholeve
t’prenduara
E s’do tė kesh mė as zjarr nė buzė as lot nė sy
Tė qeshėsh ngrohtė, tė qajsh rrejshėm dhe
t’i mahnitėsh djelmoshat.
Njė ditė do t’i hash buzėt tua, gjurmėt tua do t’i pėshtysh
Dhe secilin muzg do ta pagėzosh me nga njė pendim
qė dhemb
E s’do tė kesh mė as sy deti as hap tė hedhur sorkadhe
Tė shohėsh si t’pėrqeshin gonxhet dhe tė ikėsh
prej hijes sate.
Ruaju, moj, se vashat mė tė bukura i vret bukuria e vet.

Azem Shkreli

daniel00
17-12-2011, 05:43
"Ti me gjete / Tu m'as trouvé - Nga Romina Beqiri

Ti mė gjete si njė guriēkė e fshehur buzė detit,
si njė objekt i humbur, i papėrdorur i miletit,
si njė mjegull qė hyn nė dhomė pa e ftuar,
si njė rrėmujė e dhomės sė hotelit e parregulluar.

Ti mė gjete si njė udhėtare pa biletė e ulur nė trotuar,
e lagur nga rrebesh i ftohtė i botės sė palarė,
si njė ėndėrr e hutuar pas hijes sė zezė sė burgut,
si njė mėkatare imagjinare pas vellos sė murgut.

Si njė zog nė panik qė rrugėn e shpėtimit s’e gjen,
si njė letėr dashurie e harruar mbi sedilje nė tren,
si gisht i dashurisė qė trathton gjurmėn e kuqe tė unazės,
Oh, si njė Hyjnore... e paprekur, si virgjėria e vajzės...

Njė makinė e papėrdorur por e braktisur nė tokė tė shkretė,
si njė gjeth vjeshtak qė para teje era e fluturon lehtė,
si njė bagazh i rėndė, i pėrvuajtur qėndron nė stacion,
qė rėnkon pėr tė zotin, padronin e vet kėrkon.

Si njė derė e hapur apo ndoshta e mbyllur, nuk e di,
njė pemė e lagur ku rrufeja e dimrit e kthen nė hi,
njė Mirėsi e nėpėrkėmbur dhe e keqkuptuar nė ligėsi,
si njė shpirt i plakur parakohe, i dashur, qysh nė rini !

Si nė largėsi tė detit, sirena pėrpėlitet nė anije,
si njė anemike qė rruaza gjaku s’ka ndėr deje,
si notari i paditur qė mbytet nga kripėsi e detit,
si njė bukuri e narēizit, e dashuruar pas vedit.

Si jasteku i lagur prej lotėve tė vetmisė plot mankth,
njė supersticioze e cila tė ardhmen e shihte veē ankth,
pa diell, pa dritė, oh... veē errėsirė nė sy,
pa dritė, pa ty, pa dashuri, pa ty, pa jetė, pa ty...

Ti mė gjete si njė shtrat i braktisur nga mankthet e natės,
si zbrazėtia e saj nga mungesa e zbehtėsisė sė hanės,
si njė e nxirė nė trup me verdhėsinė e zbehur tė syrit,
e ftohtė, pa fjalė, e pandjenja si kalbėsi e drurit.

Si zemėrimi i pashuar qė asgjė s’mund ta qetėsojė
as butėsi e zemrės, as ėngjėll, as Parajsė po tė provojė,
si njė fjalė e pathėnė por qė kishte shumė pėr tė thėnė
si njė dashuri naive qė kishte shumė pėr tė dhėnė...

Ti mė gjete si njė fanatike e principeve tė moralit,
si njė “E Drejtė” qė rronte me djersėn e ballit,
njė endacake qė me imagjinatė flinte ku ta zinte nata,
si njė “Aventuriere” enigmatike nė ėndrrat e tua tė mėkatėta...

Ti mė gjete krejt tė paprekur nga mėkati njerėzor,
nė shpirt, zemėr e trup krejt hyjnor,
nė fund tė detit e pazbuluar si njė margaritar,
si njė bekim i pėrjetėsisė vetėm, vetėm pėr njė detar...

Ti me gjete si njė kafshė e egėr, e pazbutur akoma,
njė gjerdan nė qafė sensualisht, njė unazė diamanti tek dora,
njė thesar i ruajtur pėr ty nė thellėsi tė Parajsės – Det,
Ti mė gjete... e nė Det...
mė trete vetė...
... Pėrjetė !...

Misty-Blue
18-03-2012, 22:53
Nė njė gji, nė breg tė detit, larg, qė kur nuk mbahet mend,
Nė njė qoshe qė pak kush e ka parė nė kėtė vend;
Rrinin fshehur nga tė tjerėt, njė shkėmb shtufi i vetmuar,
Dhe njė valė e shkumbėzuar…
…keq pas tij e dashuruar.

Ish’ njė gur me zemėr guri, madhėshtor gjer lart nė re;
Njė shkėmb bregu, gur i murrmė, me plot zgavra e fole.
Por atje nė breg tė detit dhe njė valė qėnkesh zgjuar,
Edhe rritur nėpėr ujėra anės bregut tė copėtuar.

Kush e di si pati nisur?! Kush e pa atė fillim?
Kush ka qenė q’e ngacmoi kėtė lodėr tė pakthim?
Kush i vuri pran’ e pranė njėri tjetrin tė shikojnė,
Njėri tjetrin keq tė vluar…pėrgjėruar tė pėrgjojnė?

Vala ishte krahėlehtė, nazetare plot magji,
Dhe gjith’ vinte edhe kthehej duke luajtur nė gji.
Nė k’tė mėngėzė tė detit q’e kujtoj gjithnjė me mall,
Val’ e ėmbėl zgjohej-flinte faqezėn shtruar nė zall.

Bredharakja lodėrtare here vinte, here shkonte,
Dhe pas kėmbėve tė ftohta shkėmbin akull pėrqafonte.
E kupton qė miku i bregut as e sheh, as e dėgjon,
As njė fjalėzė tė ėmbėl ngushėllimi s’i dėrgon.

I afrohet kokėn ulur duk’ e ndjell’ nė gji tė saj.
I njom kėmbėt me lot brenge hidhėruar dhe pastaj,
…Shkumbėzohet e xhindosur, mbledh demonėt e tėrbuar.
Dashurin’ e egėr shkėmbit ja dėrgon tė qindfishuar.

Shkėmbi…akull…rrinte bregut; kokėn mbante drejt pėrpjetė.
A mos vallė atje lart, dashuruar ish’ me retė?
Eh! E shkreta val’ e vogėl sa mundohet e rėnkon;
Dashurin’ e pėrvėluar mė kot shkėmbit ia tregon.

Qante vala dit’ e natė, pa pushuar e me lotė.
-Si tė bėj qė guri i murrmė tė mė dojė mua? -thotė.
-Si tė bėj o det, mėsomė. Dua ndihmė! Pse s’mė thua?
Si tė bėj qė shkėmbi i dashur tė mė dojė vetėm mua?

-Mos qaj valė! Duke qarė nuk ndjen guri i harruar.
Pėrkėdhele, perkėdhele!…Ledhatoje papushuar!
Puthe valė! Puthe shumė!…Mos e lodh ti zemrėn kot!
Veē me ledha e mund gurin. S’ke ē’i bėn atij me lot.

I shikon grimcat e rėrės, kaq shumė nėpėr dete?
Motrat tėnde duke puthur i kan’ bėr’ gurėt pėr vete.
Lumturohu bija ime dhe pėr ty shkėmbi do tretet.
Do ronitet krejt pas teje; rėr’ e imėt do tė mbetet!

Qeshte vala dhe mendohej: -Ē’flet dhe ky deti tani!
Grimc’ e rėrės q’i mbush fundin…paska qėnė dashuri?!!

-…Jan’ shkėmbinjtė qė jan’ falur.- qeshet vala e gėzuar.
-Aty prehen tė ronitur valėve tė dashuruar.

…Janė mijėra puthje fine, adhurim qė s’mbaron kurrė,
Qė nė shekuj valėt dhanė dashuruar nėpėr gurė…
Dhe gėzohej val’ e vogėl nė njė qoshe, nė bregdet.
-Do tė vij’ njė ditė”, -thotė, -unė shkėmbim do ta tret!

Dhimitraq Papando

Misty-Blue
27-05-2012, 19:35
Dyer ēudish mė kishin nxjerrė pragut tėnd e ti,
ti ishe prej rėre tė lagur; unė, unė isha i lodhur
si njė kufomė qė sapo ka dhėnė shpirt e s‘e di
qė gjendet tashmė nė botėn tjetėr; rėrė ishe ti
e lėngu tė mbante bashkė, njė lėng i zi i ftohtė
odash tė freskėta mbyllur nė vetvete, ku vdiset
vetėm, ku raftet s‘janė hapur ka kohė; brendia
e tyre ėshtė e terrėt dhe duart janė tė flashkėta
e tė pastra e tė holla kur palosin tesha tė vjetra
tė hekurosura... me njė sy apo njė vesh jashtė
murosen pėr sė gjalli banorėt e atyre vendeve.
Endje e epsh fėshfėrijnė merimangat kur rrjetin
mbi to shtretėrit pėr fluturakėt qė hutohen krejt
kur e gjejnė veten nė to; nga gishtat mė rridhte
ēurk shforma jote qė pikte e ngecte mbi tjetrėn
kėshtjellėza brigjesh me valė tė lehta pengjesh.
Nuk e dija vėrtet ē‘doja e ē‘bėja nė atė pikėllim
ferresh pambarim qė zymteshin gjithnjė e mė,
dija veē se tė doja ty, njė ranishte tė pakuptim
me ca bimė tė prera keq e ujė tė ndenjur nė tė,
ndėrsa ti, ti ishe i lagur dhe i rėndė o pragu im,
ku mė kishin nxjerrė sėfundi dyer ēudish pa zė...

P.s e mrekullueshme!!!

shoku_tanku
28-05-2012, 12:50
kush eshte autori misty ?
Letra.

E dashur Linda!

Na isha njehere une
por tani perngjaj nje kacek vere
qe ne trysni te molepsjes kombetare,
leshoj si tapa ne tere kulmet e botes,
ne trajektoret me kaotike miqte,
teksa nga te carat gjigande,
rrjedh e kuqe,e lenduar,
vetja.

Giti,zemer
E di qe te mungoj sa liqenet e Zvicres,
zemra me rigon shi te nxehte
si ijet e shpuar te qiellit te Tiranes,
prej amatore histerike bajonetash.
E di qe te mungon Shqiperia,
tek e fundit e kemi dashur gjithnje
edhe pse ajo kryenece
kurre s'diti te doje vetveten!
Pse e duam,Giti,pse?"
Per parafabrikatet konstante,
apo per kioskat qe gelltiten shatervanet?"
Per miqte qe gjuhetrashen me mariuane,
apo per ata qe iken,nga syte kembet?"
Mos qofte e thene ta duam thjesht,
per hir refleksi te kushtezuar
percjelle vetiu, si grup i gjakut.

Mos qofte e thene"
por nje dite do ta kuptojme padyshim,
perse na rriti si zogjte e sorres
qe degedis pasardhjen ne fole te huajsh.

Mbase nje dite,
do te na e thote patjeter"
perse na derdhi rruzullit, si flori i zhvleftesuar...

Marin vellai"
Mos me kerko te te shpjegoj c'ngjet,
as une vete nuk e di"
Te gjithe jane kunder te gjitheve,
te gjithe jane frikacake,si ne zanafille.

Si mure mesjete u shemben eterit",
rrenojat e tyre na zune nen vete:
Po na marrin frymen"

Jonida Beqo

Hello Kitty
28-05-2012, 13:45
Dėshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Tė kem
Ditė,
Dritė,
Jetė,
Vetė,
Ah, dua,
Qė thua,
Tė mos vdes,
Po tė mbes
Pėrjetė
Tė ketė
Shpirti im
Pa mundim
Shėndenė
Tė jenė
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirė,
Po kam dhe mall
E dėshirė,
Zot i vėrtetė
I gjithėsisė!
Tė rronj pėrjetė
Ndaj njerėzisė!
Ti ke nė dorė,
Ēdo gjė qė tė duash;
Nukė je i gjorė,
Arrin qė tė thuash;
Pa bėhenė gjithė ē'dua,
Po tė mė dėgjosh mua,
Le tė bėhetė thua,
Dhe gjithė janė bėrė!
Atė qė thua ti vetė,
Zot i math e i vėrtetė!
Ajo bėnetė nė jetė,
Edhe mbaronet' e tėrė!
Ti epi jetė njerėzisė,
Shto e beko dhe bagėtinė,
Se ti je Zot' i gjithėsisė,
Nė dorėz' e ke mirėsinė
Njerėzis' epi jetė tė gjatė,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinė shkret' e lugėnė thatė
Mos e shih kurrė, po mbushur leri.

Fal
Dhe ep
Gjithė ē'ke
Nga tė mirat,
E tė pėshtirat
Hidhi kėtje,
A vari mė ndonjė grep,
A mbuloji mė ndonjė mal,
E lėrė vetėm mirėsitė,
Fal edhe dritė e jet' e ditė
Le tė prehet gjithė njerėzija
E tė mos ketė kurrė tė kėqija;
Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė
Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė
Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė,
Urdhėri yt, puna jote, Zotth' i math e i vėrtetė,
E v^ėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė
Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė!

Naim Frasheri-Deshira
Shkruajeni autorin se ka nga ata, qe nuk e dine nga jane marre keto vargje.

Misty-Blue
28-05-2012, 13:46
Shoku... Ne poezine time autori/autorja esht anonim :((

Hello Kitty
28-05-2012, 13:54
kush eshte autori misty ?
Letra.

E dashur Linda!

Na isha njehere une
por tani perngjaj nje kacek vere
qe ne trysni te molepsjes kombetare,
leshoj si tapa ne tere kulmet e botes,
ne trajektoret me kaotike miqte,
teksa nga te carat gjigande,
rrjedh e kuqe,e lenduar,
vetja.

Giti,zemer
E di qe te mungoj sa liqenet e Zvicres,
zemra me rigon shi te nxehte
si ijet e shpuar te qiellit te Tiranes,
prej amatore histerike bajonetash.
E di qe te mungon Shqiperia,
tek e fundit e kemi dashur gjithnje
edhe pse ajo kryenece
kurre s'diti te doje vetveten!
Pse e duam,Giti,pse?"
Per parafabrikatet konstante,
apo per kioskat qe gelltiten shatervanet?"
Per miqte qe gjuhetrashen me mariuane,
apo per ata qe iken,nga syte kembet?"
Mos qofte e thene ta duam thjesht,
per hir refleksi te kushtezuar
percjelle vetiu, si grup i gjakut.

Mos qofte e thene"
por nje dite do ta kuptojme padyshim,
perse na rriti si zogjte e sorres
qe degedis pasardhjen ne fole te huajsh.

Mbase nje dite,
do te na e thote patjeter"
perse na derdhi rruzullit, si flori i zhvleftesuar...

Marin vellai"
Mos me kerko te te shpjegoj c'ngjet,
as une vete nuk e di"
Te gjithe jane kunder te gjitheve,
te gjithe jane frikacake,si ne zanafille.

Si mure mesjete u shemben eterit",
rrenojat e tyre na zune nen vete:
Po na marrin frymen"

Jonida Beqo

Ti vete pyet dhe vete ja ke dhene pergjigjen.

http://www.**************.com/showthread.php?t=80656

Keto fjalet me beep jane te mallkuara...haha

Misty-Blue
28-05-2012, 13:59
ja nje tjeter.... e ka qare Migjeni kete poezi...

Nė vendin tonė

kudo valojnė

flamujt e njė melankolie

tė trishtueshme…

… dhe askush s’mund tė thotė

se kėtu rron

njė popull qė ndėrton

diēka tė re.

Aty kėtu nė hijet

e flamujve

mund tė shifet

njė mund, njė pėrpjekje

e madhe pėrmbi vdekje

pėr tė pjellė diēka tė madhe,

pėr tė qitė nė dritė njė xhind!

Por, (o ironi)

nga ajo pėrpjekje

lind vetėm njė mi.

Dhe kėshtu kjo komedi

na plas dellin e gazit,

nsa prej marazit

pėlcasim.

Nė prakun e ēdo banese

ku ka ndoj shenj jetese

valon nga njė flamur

melankolie tė trishtueshme...

Mano
28-05-2012, 14:45
Shoku-Tanku...

Kam ven re ne disa postime te tuat se ke nje "damar" poetik. A ke shkruar dicka. Mendoj se duhet te keshe plote motive dhe frymezime per shkrime sidomos kur "je" nje "Makineri e nderlikuar pesimiste":)

Rina
28-05-2012, 17:00
Mė di a nuk mė di

Mitrush Kuteli

Mė di a nuk mė di se qaj,
mė di a nuk mė di se vuaj
nė orėt e thella tė natės,
kur ngrihem i ēmendur tė shkruaj
me gjakun e zemrės, tė shkruaj.
Mė di a nuk mė di se agimet
mė gjejnė pa gjumė nė shtrat,
me shpirt tė shkretuar nga dhembja,
e dhimbshėm i pres perėndimet,
me ankth i pres perėndimet.
Mė di a nuk mė di se sot
u drodha kur pashė pranverėn, (vjeshtėn)
qė zbriste me flladet e prillit (tetorit),
e ėmbėl siē ishte qėmot,
e hidhur siē ishte qėmot.
Mė di a nuk mė di se vuaj
nė orėt e thella tė natės,
ku ndjehem nga jeta i huaj,
nga vendi i lėmjes i huaj.
Mė di a nuk mė di….

Rina
28-05-2012, 17:04
Nė vend tė pėrshėndetjes - Azem Shkreli

Shko se furishėm po fryn nė mua erė mallkimi qė s'tė fal.

Dhe, dije mirė, kurrė mė njė e njė nuk bėjn’ njė si thonte Hikmeti, ai farė poeti me kėngė prej zjarri.



Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tėnde hiqe zvarrė rrugėve si gjėnė e ndyrė.

Mos u kthe pas.

Mos i harro sytė e pėrlotur nė shtekballin tim.

Mos thuaj lamtumirė.

Asgjė mos thuaj.

Merri me vete gjurmėt nėpėr tė cilat erdhe njė natė mė e pėrvuajtur se frika dhe hyre nė mua.

Shko dhe bėhu fjalė e mbrame n'gojėn time.

Bėhu shkrepetirė e fikur n'ylberin e shkrimit tim.

Bėhu ēdo gjė pos Meje e Teje dhe asaj qė e quajtėm Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nganjė emėr mos ta harrojmė emrin tonė.

Shko, merri me vete edhe rrugėt, tė mos kthehesh kurrė nė vesėn e lotit tė rrejshėm, gėrmadhat e kujtimit t'i rrėzosh.



Shko, mbyllu nė do kėshtjella tė largėta harrimi, ku s'tė zgjojnė mė kėmbonat e pendimit kur ēmendet mallit vetmia ose kur buza buzėn e han n'pikllim, qė mėkatin s'e lan, qė s'mundet ta shpojė Gurin e rėndė, gurin e ftohtė tė ndarjes.

Shko, mė mirė dhe hesht. Mos u kthe mbas.

Mos i harro sytė e pėrlotur n'shtekballin tim.

Mos thuaj lamtumirė.

E kur t'shkojsh larg, mė larg se prej blerimi n'blerim

E kur t'shkojsh larg, mė larg se prej zemre nė zemėr

Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tėnd dhe zėrin tim, fshihu prej vetes

Shkurto flokėgjatat, mate me to mendjeshkurtrėn tėnde dhe mos qaj.

Shko se tmerrshėm po lodrojnė sonte n'mua rrėket e gjakut tė ndezur.

Rina
28-05-2012, 17:59
Llora - Ismail Kadare

-I-

Llora
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacjone metroshe
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.

-II-

Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.

-III-

Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.
Letra ...
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here "me fal!"
Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.
Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.
Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.

-IV-

Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
Rete te deshifroje,
Llora.

-V-

Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.

-VI-

Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.
Prerje mardheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.
Mbi ijet e tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?

-VII-

Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridjaneve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.

-VIII-

Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.
Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.
Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngukembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.
Vec te port e shtepise
Nen ca jargavane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.

-IX-

Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avjoni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?
Tek dera e avjonit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.
askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.
-X-
Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.
Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.

-XI-

Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.
Ku jane ditet e shkudesshme.
Te djelat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me njorancen
Vertiteshim si me maska?
Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!

-XII-

Ndarja ...
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
por jet e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari ...
Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.

shoku_tanku
29-05-2012, 12:59
Ti vete pyet dhe vete ja ke dhene pergjigjen.

http://www.**************.com/showthread.php?t=80656

Keto fjalet me beep jane te mallkuara...haha

nuk te kuptova kity !

shoku_tanku
29-05-2012, 13:07
Shoku-Tanku...

Kam ven re ne disa postime te tuat se ke nje "damar" poetik. A ke shkruar dicka. Mendoj se duhet te keshe plote motive dhe frymezime per shkrime sidomos kur "je" nje "Makineri e nderlikuar pesimiste":)

Nuk e di,mund te kem qene shume here i perfshire nga nje gjendje transi poetik por gjithe shkrimet qe kane rrjedhur si pasoje e kesaj gjendjeje,kane perfunduar skutave te forumeve,nuk kam ruajtur asgje per vete...

Mistrece
02-06-2012, 22:23
Mos eja, Zeus,
nuk ka nevoje,
te denuar nje here prej teje aq eger,
ne s'kemi ndermend te ngreme koke.

Mos eja Zeus,
mos zbrit gjer ketu, mos u lodh,
na mjaftojne ca kopuke te vegjel,
qe frike edhe kockat te na kene.

Mos eja Zeus,
nga funerali i Prometeut
jemi kthyer plot mend.

Avdyl Pilafi

Robbery
03-06-2012, 02:10
http://www.youtube.com/watch?v=zKC4MicGsts

Anes lumenjeve - Fan Noli

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anes detit i palare,
Anes drites i papare,
Prane sofres i pangrene,
Prane dijes i panxene,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se c’e shempne derbederet,
Mercenaret dhe bejleret,
Se c’e shtypne jabanxhinjte,
Se c’e shtrythne fajdexhinjte,
Se c’e pren’ e se c’e vrane,
C’e shkretuan anembane,
Nene thundren e perdhunes
Anes Vjoses, anes Bunes.

Cirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, carmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres nje shenj’ e pres nje drite,
Pres me vjet’ e pres me dite,
Se c’u tera, se c’u mpaka,
Se c’u cora, se c’u mplaka,
Lark prej vatres dhe prej punes,
Anes Rinit, anes Tunes.
Cakerdisur, baterdisur,
Perpelitur dhe zalisur,
EndEronj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.

Dhe nje ze vengon nga lumi,
Me bucet, me zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pelcet, kercet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjemon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punetore,
Qe nga Shkodra gjer ne Vlore!

Ky ilac e ky kushtrim
me ben djal’ e me ben trim,
me jep forc’ e me jep shprese,
anes Elbe-s, anes Spree-se.
Se pas dimrit vjen nje vere,
qe do kthehemi njehere,
prane vatres, prane punes,
Anes Vjoses, anes Bunes.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shprese,
anes Elbe-s, anes Spree-se.

Mistrece
03-06-2012, 21:25
Une dhe ai tjetri brenda meje,
zihemi, perleshemi, gjakosemi,
nxitur dhe genjyer nga i njejti diell,
njeri hyn dhe tjetri del nga Roma.

Njeri mbron Kostandinopojen,
tjetri flaken ndez ne pishtare osmanesh,
njeri hyn dhe tjetri del nga Roma,
pezull ia lene emrin fitimtarit.

Njeri himne thur e shthur per Stalingradin,
tjetri Paulusit i ofron meshire,
pezull ia lene emrin fitimtarit,
qe te dy, ndaj humbjes gjakngrire.

Une dhe ai tjetri brenda meje,
s'ndahemi dot, cilin Ferr te zgjedhim?

Avdyl Pilafi

Misty-Blue
08-06-2012, 11:23
Mė mori malli
Miku im
Pėr qoshkun tėnd nė kafene,
Cigaren e varur nė buzė
Dhe kapelen tėnde
Alla Bogart .
Mė mori malli
Pėr zemėrimet e tua tė befta
Si shirat e verės
Vėshtrimin e menēur
Dhe veset e tua prej njeriu.
Mė mori malli pėr bisedat tona kapriēoze
Lodhur nga gjėrat qė s’ua thoshim dot emrin.
Konturi yt i vogėl
Mė fshihet pas morisė sė librave
Si kaproll i hazdisur
Nė pyllin e fjalėve tė shqipes tėnde.
Nganjėherė kur hyj nė kafe
Mė duket sikur do tė shoh ty tek vendi i zakonshėm,
Por ti je larg tashmė
Nė trafikun e madh tė kozmosit
U tregon udhėn kometave
Ashtu me pengjet e tua
Tė pėrjetėshme.

Robert Shvarc

Mano
08-06-2012, 13:29
http://www.youtube.com/watch?v=zKC4MicGsts

Anes lumenjeve - Fan Noli

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anes detit i palare,
Anes drites i papare,
Prane sofres i pangrene,
Prane dijes i panxene,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se c’e shempne derbederet,
Mercenaret dhe bejleret,
Se c’e shtypne jabanxhinjte,
Se c’e shtrythne fajdexhinjte,
Se c’e pren’ e se c’e vrane,
C’e shkretuan anembane,
Nene thundren e perdhunes
Anes Vjoses, anes Bunes.

Cirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, carmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres nje shenj’ e pres nje drite,
Pres me vjet’ e pres me dite,
Se c’u tera, se c’u mpaka,
Se c’u cora, se c’u mplaka,
Lark prej vatres dhe prej punes,
Anes Rinit, anes Tunes.
Cakerdisur, baterdisur,
Perpelitur dhe zalisur,
EndEronj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.

Dhe nje ze vengon nga lumi,
Me bucet, me zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pelcet, kercet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjemon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punetore,
Qe nga Shkodra gjer ne Vlore!

Ky ilac e ky kushtrim
me ben djal’ e me ben trim,
me jep forc’ e me jep shprese,
anes Elbe-s, anes Spree-se.
Se pas dimrit vjen nje vere,
qe do kthehemi njehere,
prane vatres, prane punes,
Anes Vjoses, anes Bunes.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shprese,
anes Elbe-s, anes Spree-se.

Robbery...me fal qe po te drejtohem ne kete menyre, por nuk mu ndejt pa thene dicka kur pash videon "lule kuqet mbi mur". Kam degjuar dikur nje shprehje qe i pershtatet shume ketij rasti. Te lexosh kete poezi me nerrativin e filmit propagandistik te kohes eshte njisoj sikur te maresh ere nje trendafili me kundragaz.:) Filmi sado bukur eshte rrealizuar ne thelb mbetet Pleh, pa asnji vler morale. Kurse poezia e Fanolit eshte dicka hyjnore, do te mbetet e pavdekshme. Mjaftonin vetem vargjet.

Te gjithe te mirat. Shpresoj te me mirekuptosh dhe mos te te mbetet hatri:)

SystemA
08-06-2012, 13:45
Robbery...me fal qe po te drejtohem ne kete menyre, por nuk mu ndejt pa thene dicka kur pash videon "lule kuqet mbi mur". Kam degjuar dikur nje shprehje qe i pershtatet shume ketij rasti. Te lexosh kete poezi me nerrativin e filmit propagandistik te kohes eshte njisoj sikur te maresh ere nje trendafili me kundragaz.:) Filmi sado bukur eshte rrealizuar ne thelb mbetet Pleh, pa asnji vler morale. Kurse poezia e Fanolit eshte dicka hyjnore, do te mbetet e pavdekshme. Mjaftonin vetem vargjet.

Te gjithe te mirat. Shpresoj te me mirekuptosh dhe mos te te mbetet hatri:)
Kqyrr ti derr i eger.
brari te ka pyetur?
Me ke je?
Kurva si puna jote nuk shkojne gjate.
Filmi ka MORAL,por nje AMORAL si puna smund ta kuptoje?
E do perse?
Po me pyete?
Se llogjikon dot ti klluf BOMBBERYN.

Misty-Blue
15-06-2012, 12:14
Nje lot...

Njė lot, oh, e desha njė lot,
Syu tė ma pikojė tatėpjetė,
Rrudhės sė faqes sė ftohtė
Mbi buzėn time tė zbehtė.

Nė bie si hėnė e plotė,
E pi pėr raki tė sertė.


Jete morri....

Kur tokės, iu zvarita si morri mbi kuriz,
poshtė kėmishės me arma mė gjeti mua;
tek kruhej, kur pickoja e bėja ta gudulis,
mė zu e me gas mė vuri mbi thua.

Bėri tė mė shtypte, e s'mė shtypi dot.
lėkurėn koha ma kish bėrė prej guri.
morr i uritur, kyēur nė qeli tė ndotė
bėnė ēmos tė ma shtronte lėkurėn druri.

E tani, morr i plakur, them tė bėj gjumė.
e ē'lėkurė me plagė qė kisha tej i hodha.
poshtė kėmishės sė tokės, u lodha shumė,
mė shumė se ē'duhej, nėpėr zhele u lodha.

Do shtrihem t'i kyē sytė e mi tė vrarė,
nga pagjumsia. Do fle pa andralla.
kujdes, mos mė zgjoni nga gjumi me tė qarė
se loti do m'i djeg tė lodhurat kokalla.

Kujdes, ngrihem e ju tremb vurkollak
si skelet golle pa asgjė pėrbrenda.
tė tjerė shushunja tokės i pin gjak,
unė q'e giciloja tė qeshte, iu rėnda.

Si morr pa ngjyrė qė zvarė, zvarė shkon
nėn kėmishėn e palarė tė tokės, ku mė vunė
te sqetulla e saj ku djersa i kutėrbon,
mė bėri tė jetoj me pėrdhunė
nga qė e bėja tė kruhet.
Do shkoj tė shtrihem tė bėj gjumė
O soi im i morrit, u lodha shumė,
mė shumė se ē'duhet.

Duke gicilisur tokėn plakė:
kam cimbisur helm e jo gjak.

P.s... Keto poezi jane te Pano Taēi eshte konsideruar perfaqeues i poezise lirike dhe erotike shqipe, po lexoja tani qe paska nderruar jete keto dite... U prehte ne paqe!

shoku_tanku
15-06-2012, 12:25
[B]Nje lot...

Njė lot, oh, e desha njė lot,
Syu tė ma pikojė tatėpjetė,
Rrudhės sė faqes sė ftohtė
Mbi buzėn time tė zbehtė.

Nė bie si hėnė e plotė,
E pi pėr raki tė sertė.



Kjo ishte shume e bukur...

Misty-Blue
15-06-2012, 12:28
Kjo ishte shume e bukur...

po shume shume....

edhe kjo....

BĖJ TĖ PRI

Bėj tė pri nė ball tė parė,
Pėrmes territ nė agim.
T’i shkrij ngricėn, t’i kall zjarr,
Tokės amė e varrit tim…

shoku_tanku
15-06-2012, 12:30
po shume shume....

edhe kjo....

BĖJ TĖ PRI

Bėj tė pri nė ball tė parė,
Pėrmes territ nė agim.
T’i shkrij ngricėn, t’i kall zjarr,
Tokės amė e varrit tim…

Njerez te tille nuk vdesin kurre...

Misty-Blue
21-06-2012, 14:07
ZAMBAK I BARDHĖ

Nėn njė kryq tė anuar sikur
hijen e vet bėn tė ēikė mbi baltė,
ti e di shumė mirė ē’ėshtė harrimi
dhe –jo vizitorėt- vjeshtėn, vyshkjen
pret duke besuar nė ringjallje.
Je pėrherė mė i bardhė nga ē’dukesh:
qepallė e pėrlotur gjethja jote,
gjethja jote piedestal vese.

POEZI NAIVE

Nėse ende ka ndonjė ishull tė shkretė,
atje do ta doja shtėpinė; prej guri,
nė kreshtė dhe, kur tė hapja dritaren,
njė mol tė shihja tė vogėl e tė trishtė,
njė sanall tė lidhur si foshnja e pėrkėdhelur
pas prindit. Nė tė vėrtetė,
tė shkretė nuk mund t’i quash kėta ishuj,
nga frika mos natyra tė dėgjon e hakmerret
mbi ty, o mosmirėnjohės.
Njė ishull me banorė tė thjeshtė, ndoshta tė pashkolluar,
por qė nga turma i veēon pėrunjėsia, njerėz tė mbyllur,
tė pandjerė, a thua dhuratave zemėrgjera tė Zotit,
detit, pemėve, dritės, brymės qė i pllakos hera-herės,
u gėzohen nė fshehtėsi, qė tė mos ndjellin
vėmendjen dhe lakminė e tė tjerėve.
Shtėpinė atje do ta doja dhe, kur tė hapja dritaren,
njė mol tė shihja tė vogėl e tė trishtė,
tė shihja patjetėr molin dhe sanallin,
paēka se kurrė mund tė mos ikja qė andej.

Romeo Collaku

Misty-Blue
24-06-2012, 15:58
Tej bukurise...

Mbas mjegullės, detit, maleve, fushave,
pas katedraleve ar e shkėlqim,
ėshtė vendi im, i vogli fare
i shtrirė, mė kėmbė, foshnjė dhe trim

I vogli fare me qiej tė kaltėr
lumenj kokėfortė, detra si loti
ku njerėzit flenė pa bėrė kryqin
dhe zgjohen duke thėnė: “Dhėntė Zoti…”

Askush atje s’di ēfarė vjen nesėr
ku do tė prehet: nė shtrat a varr?
Dhe prapė unė endem kufomė nė Londėr
Shekspirin shoh me mendjen larg

Nė kalendar kryqėzoj ditėt
me ankth pėrgjoj si afron kthimi
Tė bėhem prapė njeri atje
ku dihet fjetja, po s’dihet zgjimi

Mbas mjegullės, mrekullisė, magjisė
ėshtė vendi im i vogėl fare
Si diamant qė pret floririn
pėr ta magjepsur botėn e madhe

Teodor Keko -Londėr, 1992

didii
23-07-2012, 15:26
se sdashuroja as un as ti
po dashuronte dashuria
nje dashuri ne fshehtesi
me e fshehte se fshetesia

Misty-Blue
15-10-2012, 16:21
Valėt muzikore fluturojnė nga pėrndimi
shkrepen e pėrtrihen
pėr muret e dhomės seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda nė zemrėn teme
dhe zgjojnė ndijesina qė mblue ka hini.
Ndijesitė e mia me valėt muzikore
shkėmbejnė puthje tė nxehta
posi dy dashnorė
e pa mshirė shėgjeta
mė ther nė krahnor
edhe mė merr malli pėr jetė ma gazmore.
Malli rinuer pėr jetė ma shkumbuese
flen pa fat nė mue,
njė tingull pėmdimi
asht ngushllim pėr mue
kur mė mshtjell mashtrimi
me melankolinė e vet aq trishtuese.
Tingujt miqėdashės, qė nė dhomėn teme
mė falin rytmin
e njė dansit tė largėt,
mė kujtojnė pėrqafimin
e ēiftave tė shkathėt
qė sjellen hirshėm nėpėr drrasa tė gėdhenme.

Malli Rinuer-Migjeni

ABORDAZH
17-10-2012, 21:46
Eja tė ēmendemi pėr njėri-tjetrin
Tė duhemi si tė marrė.
T‘i fikim yjet e qielli,
Tė ndezim
Yjet tanė!

Eja tė ēmendemi pėr njėri-tjetrin
Tė duhemi si tė marrė.
Tė ēikim botėn e pėrtejdeteve
Eksploratorė tė mahnitshėm
Nėpėr pafundėsitė
E pafundėsive tė saj
Tė ngremė botėn tonė,
Tė sajojmė njė pėrrallė.

Eja tė ēmendemi pėr njėri-tjetrin,
Eja tė duhemi si tė marrė.
Nėpėr eliksirin e qenies tėnde
Pėrjetėsisht i dehur
Edhe padron!
Edhe skllav!

Eja tė ēmendemi pėr njėri-tjetrin
Tė duhemi si tė marrė
O e bukura ime e papėrsėritshme,
Engjėllorja ime e pafaj!

Hidhu nė krahėt e mi rrėmbimthi
Tė kalėrojmė pėrjetėsisht
mbi kėtė re tė bardhė!

VOJSAVA NELO

Misty-Blue
18-10-2012, 19:50
Na tė birtė e shekullit tė ri,
qė plakun e lamė nė “shejtnin” e tij
e ēuem grushtin pėr me luftue
ndėr lufta tė reja
dhe me fitue…
Na tė birtė e shekullit tė ri,
filizat e njė toke sė rimun me lot,
ku djersė e ballit u dikonte kot
se dheu ynė qe kafshatė e huej
dhe nė marrzi duhej shum shtrejtė t’u paguhej.
Na tė birtė e shekullit tė ri,
vllazėn tė lindun e tė rritun nė zi,
kur tinglloi ēast’ i ynė i mbramė
edhe fatlumė
ditėm me thanė :
S’duem me humbė
nė lojė tė pėrgjaktė tė historis njerzore,
jo! jo! s’i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė!
S’duem, pėr hir
tė kalbsinave tė vjetra, qė kėrkojnė “shejtnim”,
tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit
qė tė vajtojmė prap kangėn e trishtimit,
kangėn monotone, pa shpirt, tė sklavnis
tė jem’ njė thumb i ngulun ndėr trutė e njerzis.
Na tė birtė e shekullit tė ri,
me hovin ton e tė ndezun peshė,
ndėr lufta tė reja kemi m’u ndeshė
dhe pėr fitore kem’ me ra fli.


Migjeni

p.s Nese ky njeri do ish gjalle sot, do perulesha e do i thoja Faleminderit!!!

Skydive
19-10-2012, 10:01
Ismail Kadare "Tė Huaj Jemi"

Tė huaj jemi ne prej kohėsh
Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė.
Si gurėt qė zėnė vend nė tokė

Njė jetė vend ne kemi zėnė.

Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur
Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarė
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natėn kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetėsi,
Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda
Njė shteg qė vetėm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė.

Po kur mėngjesi zė ofrohet
Nis shqetėsohesh befas ti.
Dhe heshturazi del pėrjashta
Nga shtegu qė veē ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne tė dy si dhe mė parė
Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur
Si dy qytete mesjetarė

Misty-Blue
30-10-2012, 20:50
Ti je kaq e bukur sa mė jepet tė pyes:
“Ēfarė mė je ti? Njeri apo art?”
Tė shoh dhe vjershat e shkruara i gris
se para teje zbehet ēdo varg.

Ti je poezia. Tė tjerat janė proza.
Ti je poezia qė s`bėhet dy herė,
ti je frymėzimi qė mė dehu dhe bota
mė duket e tėra e larė me diell.

Kaq ditė ti ecėn pėrkrahu me mua,
ditė e pėrditė ne rrimė kaq pranė
sa qė mė e dashura fjalė “Tė dua”
u bė e zakonshme si buka qė hamė.

Kur mė jepet e tėra qenia jote
marr botėn nė dorė dhe tė fshehtat ia di
dhe puthja pėrsėritet e bėhet si kopje
them gjėra tė menēura qė s`kanė poezi.

Prandaj ik e mė ler deri nė mbrėmje
ose largohu njė javė se vij e tė marr
unė dua tė jetoj me mungesėn tėnde,
tė krijoj pa ty nė vetvete njė hall.

Mė duhet njė bosh qė kėrkon tė mbushet,
mė duhet njė gjemb qė nga brenda mė ther,
mė duhet tė krijoj njė dimėr pa lule,
mė duhesh tė tė dua edhe njė herė.

Ndoc Gjetja

Brari
23-11-2012, 09:11
ku vate ai askushua..

sillte goxha krijimtari letrare ai ketu..

Mistrece
23-11-2012, 18:18
Kristal

Ka kohė qė s'shihemi dhe ndiej
Si tė harroj unė, dalngadal,
Si vdes tek unė kujtimi yt
Si vdesin flokėt dhe gjithēka
Tani kėrkoj unė posht' e lart
Njė vend ku ty tė tė lėshoj.
Njė strofė, notė a njė brilant
Ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.

Nė s'tė pranoftė asnjė varr
Asnjė mermer a morg-kristal.
Mos duhet vallė prap tė tė mbart
Gjysėm tė vdekur, gjysmė tė gjallė?

Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
Tė gjej njė fushė a njė lulnajė
Ku butėsisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndaj.

Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
Dhe tė tė puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do tė dimė as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.

Kete e kam shume perzemer..

Mistrece
23-11-2012, 20:04
Tė lodhin poezitė e shkurtėra, Gabrielė?
Okay...po shkruaj njė tė gjatė,
por unė s'di tė shkruaj poezi neutrale
tė parrezikshme...
tė buta...
pa "skandale"...
poezi eunuke...
tė urta...
tė moralshme...
S'e njoh gjakftohtėsinė e makinės llogaritėse
qė numeron tik-taket...
e ardhshėm e tė shkuar....
tik pjestim pėr tak bejne
zero
tak shumėzim pėr tik pėrsėri
zero
dhe zero do tė thotė qetėsi.

* * *
Po shkruaj njė tė gjatė
me vargun e pafund
si udhėt qė vijnė drejt meje
tė frikshme...
tunduese...
varg i kalldrėmtė...
i ashpėr...
"i palexueshėm" ndonjėherė...
varg i minuar plot rrokje kurvėruese...
tri pikat nė fund tė tij
nuk janė veēse humnerė...

* * *

Kėshtu, Gabriela ime, pėrdėllimesh pėrlyer,
une jam mėkatari...
djalli...
imorali...
s'jam si asnjėri nga ata
sigurisht as si kėta...
skelete narēistėsh qė pellgjet shkėmbejnė
gjithnjė tė palumtur
si kllounė veshur nė maskballon e mirėsjellshme...
me bojė nė vend tė gjakut ngjyer...
halloween- mburrja e tyre e pėrjetshme...

* * *

Mė fal, Gabrielė!
Nuk isha murgu qė merimangave tė makthit bėnte filozofin e vonuar
ndėrsa vetvetes i dhuronte autograf nė pritje tė duartrokitjes...
e as baritori i pėrlotur qė nėn qiej tė cunguar
si orare filmash 9 me 11...
qiej "part time"...
tundonte Mona Lizėn me gjethe vjeshte nė duar...
"Leonardo ishte piktor ...
e pse tė mos jem unė poet!?"

* * *

Jo...Gabrielė...
unė isha mėkatari i bashkėshortėsive tė tredhura...
nė dhomat luksoze mes shtretėrve king- size
diku pranė pantoflave mes mbathjeve tė hedhura
nėn dritė abazhurėsh...
oh darling...so nice...

* * *

Isha mėkatari...
i ėmbli...
djallėzori...
tunduesi...
turbulluesi...
ferri...
purgatori...
rrufe dhomash gjumi
ku gėnjeshtra dremit...
erdha...
pashė dhe...
dogja
shtretėr vet' i dytė...

* * *
Nuk isha kurre "miku"...
preferova tė isha dashnor...
isha guri...jo myshku...
"i dashur" nė ndonjė rast kur me quajten
orkidet i lulėzova edhe mbi deborė
edhe kur ngrica mua vete
pa mėshirė mimozat m'i vyshku...

* * *
Isha mėkatari qė ty tė rėnqethte
pasqyrave tė qiejve ku virgjėreshat
krihen...
njėqind unaza larg biblės
hedhur...
mėkatet e mija me virtyte
blihen...
njėqind orgazma brenda teje
kredhur...

* * *
Mėkati im ėshtė shpagim
pėr virtytin i tij tė munguar
pėr eshtjen kumbuese kur pranė mumjes sė tij qėndron shtrirė
pėr djersitjen e shpirtit tėnd qe ai kurrė s'ta fshiu
por mbi qerpik tė ėndrrės ta la si pėshtymė...
pėr komedinė e "princit tė kaltėr"
qė zagari e luan mė mirė se qeni
kur me solemnitet tė kollarisur tė fton:
"eja grua tė dalim njė shėtitje
t'u tregojmė atyre se sa tė lumtur jemi,
vallė kaq nuk u mjafton?"...
pėr ngazėllimin i tij kur me nje unazė tė rreme te prangosi
e u bė i yti "burrė"...
pėr "burrėrinė" e tij qė femrėn te ty vret ēdo ditė
kur mbi mishin tėnd jargavitet e buzėt s' t'i puth kurrė...
Mėkati im ėshtė shpagimi qė nuk duket,
por qė ndihet flakėrues nė erė...
ėshtė semafori i kuq para te cilit
duke sharė nėpėr dhėmbė
ti Gabrielė ke ndaluar me mijėra herė...

* * *
Vėrtet, Gabriela ime, unė isha mėkatari...
rėnkimi qė ty gjithmonė tė ndiqte pas
fundbarkut tėnd epshdrithėruar
larva qė zjarresh mbeti shtatzėnė
dhe lindi aq shumė flutura llavash pėrvėluar...

* * *
E mban mend, Gabrielė ?
Ka qenė qiell nėntori...
i vrenjtur...
plot me re...
atėhere i beja rimat ABAB
dhe fjalėn NE
e rimoja me TRE...
Ti rendje nėpėr shi...
e zbathur...
lakuriq...
natės sė errėt
lėkurėn tėnde ia ende...
frikė kishe...
ankth...
tmerr...
agoni...
flokė pėrbaltur...
epshndezur...
rendje nė vetmi...
dhe prapė frikė...
sa frikė...
shkrepėtimat shuanin
hije katedralesh
gjinjve tė tu lėshuar...
vrapoje...
vrapoje...
edhe pse s'tė ndiqte askush
s'doje tė ishte ėngjell,
por thjesht njė djallush...
kalldrėmet e ftohtė
me ikjen tėnde ngrohe...
e qeshura ime
tė ndoqi pėrsėri...
pastaj...prekja ime...
dritėhijesh turbulluar...
o Zot sa shumė shi...
vetetimė mbuluar...
pastaj me rradhė tė tjerat...
orgazma...
rėnkimi...
vdekja...
A nuk ishte mrekulli?

* * *
Gabrielė...Gabriela ime...
cdo natė femra qė zgjova te ti
arratisej nga gruaja qė kish ai
dhe nė shtratin tim ku flinte njė tjetėr
(histori dashurie...sa bota e vjetėr...)
me hapa tė lehtė...
tė lehtė shumė...
mė shfaqej si ėngjėll veē me buzėqeshje veshur
zhuritshėm nė vesh mė pėshpėriste...
" Zgjoju shpirt....erdha unė!"

* * *
Gabrielė,e mban mend sa shumė mė admiroje,
mė deshe,
mė jepeshe,
kur nuk mė kuptoje...?
Ish koha kur unė tė robėroja me lirinė time pėr tė gabuar..
Pastaj erdhi heshtja...

* * *
Hyj sot nė shpirtin tėnd, Gabrielė
dhe s'bėj dot autoportretin tim....
Pasqyrat tregojnė harta memece
ku vėshtrimi im blu
sajon kontinente lumturie
qė kurre s'egzistuan...
oqeane tė stuhishėm...tashmė tė qetėsuar...
nėn ta Atlantidat e mia
-brigje pa urė...
Po qiejt e mi, Gabrielė?
Ah...qiejt....
Qiejt s'shėnohen nėpėr harta kurrė...

* * *
Edhe sikur nesėr gjithshka tė fillonte nga e para,
unė
pėrsėri do tė tė kėrkoja ty, Gabrielė,
do tė tė flisja,
si dikur,
do tė tė puthja,
si dikur,
do tė tė dashuroja,
si dikur,
do tė cmėndesha pėr ty,
si dikur,
do tė tėrboja
pasionet, muzat, epshet, ėndrrat, ditarėt,
netėt, muzgjet, orgazmat, kalendarėt,
lotėt, stacionet, aeroportet,
amėsinė dhe abortet,
pritjet, pėrcjelljet, shakatė,
shėtitjet magjiplotė nė mesnatė...
Mė pas
do tė tė harroja,
si dikur.
Mė pas
do tė tė kujtoja,
si sonte...

* * *
Nuk tė pėlqej mė, Gabrielė ...?
Oh come on...
Jam veshur siē doje ti...
siē isha atė natė...
ngjyrėn e muzgut pėr kostum...
njė gjarpėr tė zi pėr gravatė...
nė dorė njė tė vjedhur qiri...

* * *
Eja, Gabrielė, tė dehemi sė bashku...
tė dalė ku tė dalė....
fuck them all and come with me...
avujve tė rumit t'u dorėzohemi ngadalė
tė harrosh kush jam unė...
tė harroj kush je ti...
Eja tė ēmėndemi sė bashku...
tė dalė ku tė dalė...
fuck them all and come with me...
po marr me vete dhe Marien e Pėrdalė...
tė lajė mėkatet qė nuk bėre ti...
Eja tė djersijmė sėbashku...
tė dalė ku tė dalė...
fuck them all and come with me...
merr me vete dhe Valentinin e Pėrdėllyer
t'i mėsosh tė fshehtat qė vetėm ti i di...
Eja nė shtratin tim...
tė dalė ku tė dalė...
fuck them all and come with me...
njė mėngjez tė panjohur do ikim ēalė-ēalė...
harruar unė...harruar ti...

* * *
Tė kithta cigaret qė tymosim pafund
ndėrsa lojė-nikotine nė distancė luajmė...
kur unė e fik...ti e ndez atje larg...
dhe nė tė njėjtėn tavėll i shuajmė...
por mos rri gjatė e trishtuar ...mos rri...
nė ajrin qė thith jam dhe unė...
Santa Klausin e shpirtit duarbosh mos e lėrė...
rrahjet e zemrės nė shpirt tė boshatisur...
ti e di...jehojnė pak
edhe pse kumbojnė aq shumė...

* * *
M'u lodhėn sytė duke tė pritur ty,Gabrielė...
qerpikėt mė kanė ngrirė...
qepallat m'u mbyllėn...
qiejt nuk janė mė...
(a kanė retė atdhe?)
Ėshtė koha kur gjumi s'do mė duket vdekje,
por njė aventurė e re...

* * *
Kur tė vdes
do vdes pa frikė nė sy
qė ti tė mos trembesh, Gabrielė...
I dehur nga vdekja do tė tė pėshpėris
psallme tė pakėnduar kufomash pėr tė gjallėt
dhe ti shndrroji nė ninulla...
Por mos ua mėso zogjve kėngėn time
se dehin qiellin...
qielli retė...
dhe fluturimet rrėzohen...
hapėsirat ngatėrrohen...
dielli verbohet...
hėnėn e ha ujku...
ujqėrit njėri-tjetrin...
e pastaj...kush do e ngrejė dollinė e fundit?

* * *
Se unė s'jam poet...Gabrielė,
ndaj s'mė lexon dot...
jam grryerje...
drogė...
ethe...
jam tre pikat nė fund tė vargut tim...
retiēenca jote e pėrjetshme...


A. Hasani

Ndersa kjo...sikur te mban frymen pezull.

Meri
23-11-2012, 20:07
....Prandaj kam dashur te kuptoja, Firmen e Misty...

Mistrece
23-11-2012, 20:14
....Prandaj kam dashur te kuptoja, Firmen e Misty...

Te lutem. :p

Meri
23-11-2012, 20:17
Te lutem. :p


Ty, te flm :P

por, Misty duhet te me kerkoje falje... ( me lodhi*..)

shoku_tanku
23-11-2012, 21:40
Tė lodhin poezitė e shkurtėra, Gabrielė?
Okay...po shkruaj njė tė gjatė,
por unė s'di tė shkruaj poezi neutrale
tė parrezikshme...
tė buta...
pa "skandale"...
poezi eunuke...
tė urta...
tė moralshme...
S'e njoh gjakftohtėsinė e makinės llogaritėse
qė numeron tik-taket...
e ardhshėm e tė shkuar....
tik pjestim pėr tak bejne
zero
tak shumėzim pėr tik pėrsėri
zero
dhe zero do tė thotė qetėsi.

* * *
Po shkruaj njė tė gjatė
me vargun e pafund
si udhėt qė vijnė drejt meje
tė frikshme...
tunduese...
varg i kalldrėmtė...
i ashpėr...
"i palexueshėm" ndonjėherė...
varg i minuar plot rrokje kurvėruese...
tri pikat nė fund tė tij
nuk janė veēse humnerė...

* * *

Kėshtu, Gabriela ime, pėrdėllimesh pėrlyer,
une jam mėkatari...
djalli...
imorali...
s'jam si asnjėri nga ata
sigurisht as si kėta...
skelete narēistėsh qė pellgjet shkėmbejnė
gjithnjė tė palumtur
si kllounė veshur nė maskballon e mirėsjellshme...
me bojė nė vend tė gjakut ngjyer...
halloween- mburrja e tyre e pėrjetshme...

* * *

Mė fal, Gabrielė!
Nuk isha murgu qė merimangave tė makthit bėnte filozofin e vonuar
ndėrsa vetvetes i dhuronte autograf nė pritje tė duartrokitjes...
e as baritori i pėrlotur qė nėn qiej tė cunguar
si orare filmash 9 me 11...
qiej "part time"...
tundonte Mona Lizėn me gjethe vjeshte nė duar...
"Leonardo ishte piktor ...
e pse tė mos jem unė poet!?"

* * *

Jo...Gabrielė...
unė isha mėkatari i bashkėshortėsive tė tredhura...
nė dhomat luksoze mes shtretėrve king- size
diku pranė pantoflave mes mbathjeve tė hedhura
nėn dritė abazhurėsh...
oh darling...so nice...

* * *

Isha mėkatari...
i ėmbli...
djallėzori...
tunduesi...
turbulluesi...
ferri...
purgatori...
rrufe dhomash gjumi
ku gėnjeshtra dremit...
erdha...
pashė dhe...
dogja
shtretėr vet' i dytė...

* * *
Nuk isha kurre "miku"...
preferova tė isha dashnor...
isha guri...jo myshku...
"i dashur" nė ndonjė rast kur me quajten
orkidet i lulėzova edhe mbi deborė
edhe kur ngrica mua vete
pa mėshirė mimozat m'i vyshku...

* * *
Isha mėkatari qė ty tė rėnqethte
pasqyrave tė qiejve ku virgjėreshat
krihen...
njėqind unaza larg biblės
hedhur...
mėkatet e mija me virtyte
blihen...
njėqind orgazma brenda teje
kredhur...

* * *
Mėkati im ėshtė shpagim
pėr virtytin i tij tė munguar
pėr eshtjen kumbuese kur pranė mumjes sė tij qėndron shtrirė
pėr djersitjen e shpirtit tėnd qe ai kurrė s'ta fshiu
por mbi qerpik tė ėndrrės ta la si pėshtymė...
pėr komedinė e "princit tė kaltėr"
qė zagari e luan mė mirė se qeni
kur me solemnitet tė kollarisur tė fton:
"eja grua tė dalim njė shėtitje
t'u tregojmė atyre se sa tė lumtur jemi,
vallė kaq nuk u mjafton?"...
pėr ngazėllimin i tij kur me nje unazė tė rreme te prangosi
e u bė i yti "burrė"...
pėr "burrėrinė" e tij qė femrėn te ty vret ēdo ditė
kur mbi mishin tėnd jargavitet e buzėt s' t'i puth kurrė...
Mėkati im ėshtė shpagimi qė nuk duket,
por qė ndihet flakėrues nė erė...
ėshtė semafori i kuq para te cilit
duke sharė nėpėr dhėmbė
ti Gabrielė ke ndaluar me mijėra herė...

* * *
Vėrtet, Gabriela ime, unė isha mėkatari...
rėnkimi qė ty gjithmonė tė ndiqte pas
fundbarkut tėnd epshdrithėruar
larva qė zjarresh mbeti shtatzėnė
dhe lindi aq shumė flutura llavash pėrvėluar...

* * *
E mban mend, Gabrielė ?
Ka qenė qiell nėntori...
i vrenjtur...
plot me re...
atėhere i beja rimat ABAB
dhe fjalėn NE
e rimoja me TRE...
Ti rendje nėpėr shi...
e zbathur...
lakuriq...
natės sė errėt
lėkurėn tėnde ia ende...
frikė kishe...
ankth...
tmerr...
agoni...
flokė pėrbaltur...
epshndezur...
rendje nė vetmi...
dhe prapė frikė...
sa frikė...
shkrepėtimat shuanin
hije katedralesh
gjinjve tė tu lėshuar...
vrapoje...
vrapoje...
edhe pse s'tė ndiqte askush
s'doje tė ishte ėngjell,
por thjesht njė djallush...
kalldrėmet e ftohtė
me ikjen tėnde ngrohe...
e qeshura ime
tė ndoqi pėrsėri...
pastaj...prekja ime...
dritėhijesh turbulluar...
o Zot sa shumė shi...
vetetimė mbuluar...
pastaj me rradhė tė tjerat...
orgazma...
rėnkimi...
vdekja...
A nuk ishte mrekulli?

* * *
Gabrielė...Gabriela ime...
cdo natė femra qė zgjova te ti
arratisej nga gruaja qė kish ai
dhe nė shtratin tim ku flinte njė tjetėr
(histori dashurie...sa bota e vjetėr...)
me hapa tė lehtė...
tė lehtė shumė...
mė shfaqej si ėngjėll veē me buzėqeshje veshur
zhuritshėm nė vesh mė pėshpėriste...
" Zgjoju shpirt....erdha unė!"

* * *
Gabrielė,e mban mend sa shumė mė admiroje,
mė deshe,
mė jepeshe,
kur nuk mė kuptoje...?
Ish koha kur unė tė robėroja me lirinė time pėr tė gabuar..
Pastaj erdhi heshtja...

* * *
Hyj sot nė shpirtin tėnd, Gabrielė
dhe s'bėj dot autoportretin tim....
Pasqyrat tregojnė harta memece
ku vėshtrimi im blu
sajon kontinente lumturie
qė kurre s'egzistuan...
oqeane tė stuhishėm...tashmė tė qetėsuar...
nėn ta Atlantidat e mia
-brigje pa urė...
Po qiejt e mi, Gabrielė?
Ah...qiejt....
Qiejt s'shėnohen nėpėr harta kurrė...

* * *
Edhe sikur nesėr gjithshka tė fillonte nga e para,
unė
pėrsėri do tė tė kėrkoja ty, Gabrielė,
do tė tė flisja,
si dikur,
do tė tė puthja,
si dikur,
do tė tė dashuroja,
si dikur,
do tė cmėndesha pėr ty,
si dikur,
do tė tėrboja
pasionet, muzat, epshet, ėndrrat, ditarėt,
netėt, muzgjet, orgazmat, kalendarėt,
lotėt, stacionet, aeroportet,
amėsinė dhe abortet,
pritjet, pėrcjelljet, shakatė,
shėtitjet magjiplotė nė mesnatė...
Mė pas
do tė tė harroja,
si dikur.
Mė pas
do tė tė kujtoja,
si sonte...

* * *
Nuk tė pėlqej mė, Gabrielė ...?
Oh come on...
Jam veshur siē doje ti...
siē isha atė natė...
ngjyrėn e muzgut pėr kostum...
njė gjarpėr tė zi pėr gravatė...
nė dorė njė tė vjedhur qiri...

* * *
Eja, Gabrielė, tė dehemi sė bashku...
tė dalė ku tė dalė....
fuck them all and come with me...
avujve tė rumit t'u dorėzohemi ngadalė
tė harrosh kush jam unė...
tė harroj kush je ti...
Eja tė ēmėndemi sė bashku...
tė dalė ku tė dalė...
fuck them all and come with me...
po marr me vete dhe Marien e Pėrdalė...
tė lajė mėkatet qė nuk bėre ti...
Eja tė djersijmė sėbashku...
tė dalė ku tė dalė...
fuck them all and come with me...
merr me vete dhe Valentinin e Pėrdėllyer
t'i mėsosh tė fshehtat qė vetėm ti i di...
Eja nė shtratin tim...
tė dalė ku tė dalė...
fuck them all and come with me...
njė mėngjez tė panjohur do ikim ēalė-ēalė...
harruar unė...harruar ti...

* * *
Tė kithta cigaret qė tymosim pafund
ndėrsa lojė-nikotine nė distancė luajmė...
kur unė e fik...ti e ndez atje larg...
dhe nė tė njėjtėn tavėll i shuajmė...
por mos rri gjatė e trishtuar ...mos rri...
nė ajrin qė thith jam dhe unė...
Santa Klausin e shpirtit duarbosh mos e lėrė...
rrahjet e zemrės nė shpirt tė boshatisur...
ti e di...jehojnė pak
edhe pse kumbojnė aq shumė...

* * *
M'u lodhėn sytė duke tė pritur ty,Gabrielė...
qerpikėt mė kanė ngrirė...
qepallat m'u mbyllėn...
qiejt nuk janė mė...
(a kanė retė atdhe?)
Ėshtė koha kur gjumi s'do mė duket vdekje,
por njė aventurė e re...

* * *
Kur tė vdes
do vdes pa frikė nė sy
qė ti tė mos trembesh, Gabrielė...
I dehur nga vdekja do tė tė pėshpėris
psallme tė pakėnduar kufomash pėr tė gjallėt
dhe ti shndrroji nė ninulla...
Por mos ua mėso zogjve kėngėn time
se dehin qiellin...
qielli retė...
dhe fluturimet rrėzohen...
hapėsirat ngatėrrohen...
dielli verbohet...
hėnėn e ha ujku...
ujqėrit njėri-tjetrin...
e pastaj...kush do e ngrejė dollinė e fundit?

* * *
Se unė s'jam poet...Gabrielė,
ndaj s'mė lexon dot...
jam grryerje...
drogė...
ethe...
jam tre pikat nė fund tė vargut tim...
retiēenca jote e pėrjetshme...


A. Hasani

Ndersa kjo...sikur te mban frymen pezull.

Po une,si mund te te falenderoj?
Une qe deri dje e humdisja kohen me poezi te tipit...

C'me duhete jeta mua
kur s'me do ajo qe dua
lesheverdha gjere me thua
cicate posi limua

C'te kundoj per te me pare
dhembet si margaritare
buzet si qershi e kuqe
goj e saj posi burbuqe

Floke gjate e vetull holle
faqete si koqe molle
beli saj si rreth unaze
me deh e me lodh me naze?!

Ahh or Cajup te beep nenen qe me le mbrapa bote!!!

Ndersa ju te dyja..
ahh ju te dyja...

Jolene
23-11-2012, 22:10
Tė lodhin poezitė e shkurtėra, Gabrielė?
Okay...po shkruaj njė tė gjatė,
por unė s'di tė shkruaj poezi neutrale
tė parrezikshme...
tė buta...
pa "skandale"...
poezi eunuke...
tė urta...
tė moralshme...
S'e njoh gjakftohtėsinė e makinės llogaritėse
qė numeron tik-taket...
e ardhshėm e tė shkuar....
tik pjestim pėr tak bejne
zero
tak shumėzim pėr tik pėrsėri
zero
dhe zero do tė thotė qetėsi.

* * *
Po shkruaj njė tė gjatė
me vargun e pafund
si udhėt qė vijnė drejt meje
tė frikshme...
tunduese...
varg i kalldrėmtė...
i ashpėr...
"i palexueshėm" ndonjėherė...
varg i minuar plot rrokje kurvėruese...
tri pikat nė fund tė tij
nuk janė veēse humnerė...

* * *

Kėshtu, Gabriela ime, pėrdėllimesh pėrlyer,
une jam mėkatari...
djalli...
imorali...
s'jam si asnjėri nga ata
sigurisht as si kėta...
skelete narēistėsh qė pellgjet shkėmbejnė
gjithnjė tė palumtur
si kllounė veshur nė maskballon e mirėsjellshme...
me bojė nė vend tė gjakut ngjyer...
halloween- mburrja e tyre e pėrjetshme...

* * *

Mė fal, Gabrielė!
Nuk isha murgu qė merimangave tė makthit bėnte filozofin e vonuar
ndėrsa vetvetes i dhuronte autograf nė pritje tė duartrokitjes...
e as baritori i pėrlotur qė nėn qiej tė cunguar
si orare filmash 9 me 11...
qiej "part time"...
tundonte Mona Lizėn me gjethe vjeshte nė duar...
"Leonardo ishte piktor ...
e pse tė mos jem unė poet!?"

* * *

Jo...Gabrielė...
unė isha mėkatari i bashkėshortėsive tė tredhura...
nė dhomat luksoze mes shtretėrve king- size
diku pranė pantoflave mes mbathjeve tė hedhura
nėn dritė abazhurėsh...
oh darling...so nice...

* * *

Isha mėkatari...
i ėmbli...
djallėzori...
tunduesi...
turbulluesi...
ferri...
purgatori...
rrufe dhomash gjumi
ku gėnjeshtra dremit...
erdha...
pashė dhe...
dogja
shtretėr vet' i dytė...

* * *
Nuk isha kurre "miku"...
preferova tė isha dashnor...
isha guri...jo myshku...
"i dashur" nė ndonjė rast kur me quajten
orkidet i lulėzova edhe mbi deborė
edhe kur ngrica mua vete
pa mėshirė mimozat m'i vyshku...

* * *
Isha mėkatari qė ty tė rėnqethte
pasqyrave tė qiejve ku virgjėreshat
krihen...
njėqind unaza larg biblės
hedhur...
mėkatet e mija me virtyte
blihen...
njėqind orgazma brenda teje
kredhur...

* * *
Mėkati im ėshtė shpagim
pėr virtytin i tij tė munguar
pėr eshtjen kumbuese kur pranė mumjes sė tij qėndron shtrirė
pėr djersitjen e shpirtit tėnd qe ai kurrė s'ta fshiu
por mbi qerpik tė ėndrrės ta la si pėshtymė...
pėr komedinė e "princit tė kaltėr"
qė zagari e luan mė mirė se qeni
kur me solemnitet tė kollarisur tė fton:
"eja grua tė dalim njė shėtitje
t'u tregojmė atyre se sa tė lumtur jemi,
vallė kaq nuk u mjafton?"...
pėr ngazėllimin i tij kur me nje unazė tė rreme te prangosi
e u bė i yti "burrė"...
pėr "burrėrinė" e tij qė femrėn te ty vret ēdo ditė
kur mbi mishin tėnd jargavitet e buzėt s' t'i puth kurrė...
Mėkati im ėshtė shpagimi qė nuk duket,
por qė ndihet flakėrues nė erė...
ėshtė semafori i kuq para te cilit
duke sharė nėpėr dhėmbė
ti Gabrielė ke ndaluar me mijėra herė...

* * *
Vėrtet, Gabriela ime, unė isha mėkatari...
rėnkimi qė ty gjithmonė tė ndiqte pas
fundbarkut tėnd epshdrithėruar
larva qė zjarresh mbeti shtatzėnė
dhe lindi aq shumė flutura llavash pėrvėluar...

* * *
E mban mend, Gabrielė ?
Ka qenė qiell nėntori...
i vrenjtur...
plot me re...
atėhere i beja rimat ABAB
dhe fjalėn NE
e rimoja me TRE...
Ti rendje nėpėr shi...
e zbathur...
lakuriq...
natės sė errėt
lėkurėn tėnde ia ende...
frikė kishe...
ankth...
tmerr...
agoni...
flokė pėrbaltur...
epshndezur...
rendje nė vetmi...
dhe prapė frikė...
sa frikė...
shkrepėtimat shuanin
hije katedralesh
gjinjve tė tu lėshuar...
vrapoje...
vrapoje...
edhe pse s'tė ndiqte askush
s'doje tė ishte ėngjell,
por thjesht njė djallush...
kalldrėmet e ftohtė
me ikjen tėnde ngrohe...
e qeshura ime
tė ndoqi pėrsėri...
pastaj...prekja ime...
dritėhijesh turbulluar...
o Zot sa shumė shi...
vetetimė mbuluar...
pastaj me rradhė tė tjerat...
orgazma...
rėnkimi...
vdekja...
A nuk ishte mrekulli?

* * *
Gabrielė...Gabriela ime...
cdo natė femra qė zgjova te ti
arratisej nga gruaja qė kish ai
dhe nė shtratin tim ku flinte njė tjetėr
(histori dashurie...sa bota e vjetėr...)
me hapa tė lehtė...
tė lehtė shumė...
mė shfaqej si ėngjėll veē me buzėqeshje veshur
zhuritshėm nė vesh mė pėshpėriste...
" Zgjoju shpirt....erdha unė!"

* * *
Gabrielė,e mban mend sa shumė mė admiroje,
mė deshe,
mė jepeshe,
kur nuk mė kuptoje...?
Ish koha kur unė tė robėroja me lirinė time pėr tė gabuar..
Pastaj erdhi heshtja...

* * *
Hyj sot nė shpirtin tėnd, Gabrielė
dhe s'bėj dot autoportretin tim....
Pasqyrat tregojnė harta memece
ku vėshtrimi im blu
sajon kontinente lumturie
qė kurre s'egzistuan...
oqeane tė stuhishėm...tashmė tė qetėsuar...
nėn ta Atlantidat e mia
-brigje pa urė...
Po qiejt e mi, Gabrielė?
Ah...qiejt....
Qiejt s'shėnohen nėpėr harta kurrė...

* * *
Edhe sikur nesėr gjithshka tė fillonte nga e para,
unė
pėrsėri do tė tė kėrkoja ty, Gabrielė,
do tė tė flisja,
si dikur,
do tė tė puthja,
si dikur,
do tė tė dashuroja,
si dikur,
do tė cmėndesha pėr ty,
si dikur,
do tė tėrboja
pasionet, muzat, epshet, ėndrrat, ditarėt,
netėt, muzgjet, orgazmat, kalendarėt,
lotėt, stacionet, aeroportet,
amėsinė dhe abortet,
pritjet, pėrcjelljet, shakatė,
shėtitjet magjiplotė nė mesnatė...
Mė pas
do tė tė harroja,
si dikur.
Mė pas
do tė tė kujtoja,
si sonte...

* * *
Nuk tė pėlqej mė, Gabrielė ...?
Oh come on...
Jam veshur siē doje ti...
siē isha atė natė...
ngjyrėn e muzgut pėr kostum...
njė gjarpėr tė zi pėr gravatė...
nė dorė njė tė vjedhur qiri...

* * *
Eja, Gabrielė, tė dehemi sė bashku...
tė dalė ku tė dalė....
fuck them all and come with me...
avujve tė rumit t'u dorėzohemi ngadalė
tė harrosh kush jam unė...
tė harroj kush je ti...
Eja tė ēmėndemi sė bashku...
tė dalė ku tė dalė...
fuck them all and come with me...
po marr me vete dhe Marien e Pėrdalė...
tė lajė mėkatet qė nuk bėre ti...
Eja tė djersijmė sėbashku...
tė dalė ku tė dalė...
fuck them all and come with me...
merr me vete dhe Valentinin e Pėrdėllyer
t'i mėsosh tė fshehtat qė vetėm ti i di...
Eja nė shtratin tim...
tė dalė ku tė dalė...
fuck them all and come with me...
njė mėngjez tė panjohur do ikim ēalė-ēalė...
harruar unė...harruar ti...

* * *
Tė kithta cigaret qė tymosim pafund
ndėrsa lojė-nikotine nė distancė luajmė...
kur unė e fik...ti e ndez atje larg...
dhe nė tė njėjtėn tavėll i shuajmė...
por mos rri gjatė e trishtuar ...mos rri...
nė ajrin qė thith jam dhe unė...
Santa Klausin e shpirtit duarbosh mos e lėrė...
rrahjet e zemrės nė shpirt tė boshatisur...
ti e di...jehojnė pak
edhe pse kumbojnė aq shumė...

* * *
M'u lodhėn sytė duke tė pritur ty,Gabrielė...
qerpikėt mė kanė ngrirė...
qepallat m'u mbyllėn...
qiejt nuk janė mė...
(a kanė retė atdhe?)
Ėshtė koha kur gjumi s'do mė duket vdekje,
por njė aventurė e re...

* * *
Kur tė vdes
do vdes pa frikė nė sy
qė ti tė mos trembesh, Gabrielė...
I dehur nga vdekja do tė tė pėshpėris
psallme tė pakėnduar kufomash pėr tė gjallėt
dhe ti shndrroji nė ninulla...
Por mos ua mėso zogjve kėngėn time
se dehin qiellin...
qielli retė...
dhe fluturimet rrėzohen...
hapėsirat ngatėrrohen...
dielli verbohet...
hėnėn e ha ujku...
ujqėrit njėri-tjetrin...
e pastaj...kush do e ngrejė dollinė e fundit?

* * *
Se unė s'jam poet...Gabrielė,
ndaj s'mė lexon dot...
jam grryerje...
drogė...
ethe...
jam tre pikat nė fund tė vargut tim...
retiēenca jote e pėrjetshme...


A. Hasani

Ndersa kjo...sikur te mban frymen pezull.

Me ndodhi dhe mua kur e lexova dje diku.

Misty-Blue
16-12-2012, 15:36
Ushtar i sė vėrtetės.
I vetmuar pėrball ushtrive tė apokalipsit.
E quajnė tė ēmendur.
Dhe ai qesh!
Qeshja e tij ėshtė klithje qė i hap edhe portat e vet parajsės.
Mė mirė i ēmendur qė e jeton tė vėrtetėn se sa njė skllav qė dehet nė gėnjeshtra tė bukura.
E shtrėngon edhe muskulin mė tė vogėl.
E pėrmbledh edhe atomin e fundit.
Ushtari i fundit.
I vetmuar...
Por kurrė vetėm.

A.Rexhaj

shoku_tanku
17-12-2012, 06:41
Mė mirė i ēmendur qė e jeton tė vėrtetėn se sa njė skllav qė dehet nė gėnjeshtra tė bukura.

A.Rexhaj

Sa me pelqeu kjo!

Marina
22-01-2013, 04:13
Mos mė thuaj qė …
mė kurrė nuk dashuroj,
se s’tė besoj….
Por kuptoj…pikėn e lotit ,
shpirtin tėnd ,
plagėn e zemrės tė shkaktuar,
nga trokitja
nė njė porte tė gabuar….
*********
Prit… ėshtė shpejt…..
ajo plagė akoma e freskėt
brėnda zemrės
copė braktisur
dhėmb, rėnkon
derdh pikė helmi
nėpėr gjakun,qė pikon.

Eh, ē’ti bėsh !!!!
Dashuria ėshtė e fortė,
ėshtė magji,
tė merr mėndjen ,tė huton,
tė mbyll sytė
e nganjėherė
me sy hapur ėndėrron.

*******

Ėshtė sentiment,
qė mbi arsyen komandon….
Je koshient ,qė po gabon
e prap dehur,ēoroditur, marrėzisht
pas sajė vrapon.
Fshije lotin…hidhe hapin…
nga e para rrifillo,
se njėlloj nuk ėshtė gjithėmonė…

Jo …mos,mos…
mos rri kurrė pa dashuri!
ėshtė e bukur,i jep jetės ėmbėlsi.
S’pyet pėr moshė,
as pėr fe ,as pėr ide
as nacionin
nga ke ardhur e kush je…

**********

Dashuria,zemrės ritmet i kurdis
herė rref fortė e herė ngadalė
e mbrekullisht…
si pikė mjalti shėron plagė,
ėmbėlsisht ,si krahu i fluturės,
e prek lehtė,e gudulis
dridhje i jep gjithė qėnies tėnde
nė ēdo shqisė……..

Marina
22-01-2013, 04:15
http://www.youtube.com/watch?v=a_Am4cHMBKM&NR=1&feature=fvwp


Eja edhe nje here Eja!
Eja dhe pastaj ik prapė e me mė ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes
E ėmbėl ėshtė vuajtja qė shkaktohet nga mungesa jote
Sepse mungesa jote gjithmonė ma kujton praninė tėnde
Eja edhe njė herė dhe mė godit mu nė zemėr
Qė tė bindem se ende kam fuqi tė pėrballem me dhimbjet!

Kur unė tė jem dėnuar nga harresa
Eja dhe mė bėj tė vuaj edhe njė herė
Eja se dua ta kem plagėn e freskėt
Qė edhe kujtimet pėr ty tė jenė tė freskėta
Eja edhe njė herė dhe mė ēmėso
Se mė kanė mėsuar aq shumė sa desh m’u zbraz zemra nga ndjenjat
Eja tė bashkohemi edhe njė herė qė ta kuptoj sa tė fortė mė ka bėrė ndarja!

Kur unė tė jem harruar pothuajse nga krejt bota
Eja ti me vesėn e tė gjitha mėngjeseve tė jetės
Dhe m’i kujto lulet qė u thanė pa ua ndier aromėn
M’i kujto gjynahet e mia qė kanė arritur majat e maleve
Kėshtu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majė
Dhe do ta kujtoj sot e pėrmot qė edhe pse majat e maleve janė mė afėr diellit
Prapė se prapė ato jetojnė me borėn.

Kur shpirti im tė jetė nisur drejt Qiellit
Eja ti me lotėt e krejt syve tė tė dashuruarve tė Tokės dhe laje trupin tim
Qė ta ndjej edhe njė herė se nė botė lashė njerėz mė tė dashuruar se vetja
Qė shpirti im t’i thotė gjithė botės se nuk ka ndarje qė s’na e kujton takimin,
Nuk ka pendim qė s’na e kujton gabimin,
Nuk ka ikje qė s’na e kujton kthimin.

Nėse s’jam i denjė tė vish derisa unė tė jem kėtu
Ti eja kur tė kem shkuar unė atje
Dhe thuaja gjithė botės Tė Vėrtetėn pėr tė cilėn u lavdėrova e u shava
Thuaju qė unė edhe pse u largova, nuk u ndava
Edhe pse nuk derdha lotė, prapė qava
Se qė kur u ndanė Ademi e Hava
Edhe rrugėt e njerėzve u ndanė nė dy:
E para: “Kam nevojė pėr ty se tė dua”,
E dyta: “Tė dua se kam nevojė pėr ty”.

Fatmir Muja .

Misty-Blue
23-01-2013, 18:21
Si njė mace qė mė pėrdhos shpirtin,

Mė shtyn

Tė jesh armiku im!

N’peshė tė fjalės

Pushka rri varur,

Ndryshkur prej gishtash tė copėtuar nė pėrpushje

Dhe n’mur

Parrulla armiqėsore

Presin shkurtin

Si daca tė vonuar e keqdashės!

…unė e ti

jemi nota tė njė oktave

barbarisht pa ngjyrė!!!

Dritan Mesuli

Hello Kitty
31-01-2013, 15:04
Ē’mė bėre o Zoti im, ē’mė bėre,
Me hiret e njė femre mė njohe!
Dikur e krijove nga imja brinjė,
Sot, at’ dhimbje, pėrsėri zgjove!?

Mė dhe kėnaqėsinė ta shijoj,
Privilegjin tė bėhem fizikisht njė...
Por kurrė s’mė bėre ta kuptoj,
Mbeta i brishtė me shpirtin peng nė Tė!

Bota mbushur me Ev’ e Adam,
Pjella tė krijesave nga krijesat e tua...
Sot shtatė Eva rrethojnė njė Adam,
Njė, njė mishtor nė shpirt tunduar!

Ngjajnė tė gjitha njėlloj Zoti im,
Magjistare, si Hėna qė del pėr ēdo natė!
Rrethuar nga mijėra yje plot ndriēim,
qė i reflektojnė, kush mė shumė e kush mė pak...

Pėrse krijove o Zoti im,
nga imja brinjė fatin tim!?

Ardi OMERI


https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn1/552474_421211711292470_1500997848_n.jpg

Misty-Blue
26-02-2013, 17:24
Eci se
mbase rrugėt
dinė ta mbajnė
kėtė peshė.
Eci,
mbase kjo natė
do shėrojė
atė qė mėngjeset
zgjojnė..
qė bėrtet
bėrtet
bėrtet
E s’mė do
as ky mėngjes
as tjetri.
Tė zbehta
tė ftohta
ashtu janė
ku shpirti mblidhet kruspull
e kėrkon ēlirim
prej zinxhirėsh
tė kėputur tashmė
qė pėrplasen
nė tokė
e s’duan
e s’duan.
S’mė duan as ato,
E kanė aleate
mėngjeset

Por mbrėmja
rrugėt
mė njohin..
dhe shtrėngesėn
shkėpusin
e ngrejnė pezull
e njėsh bėhet me ajrin
Dhe unė
kam frikė
nga njė mėngjes tjetėr..

Prishtinasi
09-03-2013, 20:14
ZOGA

I.
Neper ograje po kendojne bylbylat
Si tu`u prralle me shoqi shojne;
Drandofilleve zymylat
T`kandshmen ere dhuntie ju cojne.

E nalt n`qiell ma e bukur hana
Rreze t`paqta shkon tui shkrie;
Maje bjeshkve fillon Zana
N`valle shoqeve m`u prie.

Lodhe prej vegesh,prei rranjesh shpijet,
Si u ba nate , ndej Zoga n`votre;
Ndej m`u xe me dru dullijet
Qi kish ba nper mal, pa motre!

E kuvendte me nane locen,
Si pergjumshem, ndonji fjale ,
Deri sa brie votres gocen
E muer gjumi dal ka dale.

Fjet bri votres : e kur shkendija
Shendritte at fetyr` te pa travaje,
Ejell prei qiellet ule te shpija
Dukej faret fetyra e saje.

Here n`at gjume tui qeshun dukej,
Si m`u fale here doren cote;
Here permallshem n`vedi strukej
E n`fetyr gjaku t`tan ` i velote.

(Ngrimun n`ar, mbi`j pullalie,
Nen balkue nji beg kish dale;
Holl` e i giate porsi silvie
N`rruge nen gardh ish duke nji djale.)

E nan – bardha tui shikjue
„Flej me egjuj , thote , o bie ,
Pusho shtatin me i ndimue
Lokes s`ate neper shpie”.


Ndre Mjedja

Prishtinasi
09-03-2013, 21:02
***
Petalet bien; era mengadale
I hedh mbi gjurmat,qe le mikja pas.
E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale,
Per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.

E c`mund t`i them ? Degjon te kthehet valle
Serishmi zogu, qe mergimin nis,
Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli
Per cerdhen a per strehen qe braktis ?

Papritur, te rrembyera rrekera
Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi !
Petalet bien…heshtas shket pranvera,

Roniten te perkoheshmet stoli…
Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,
Ja c`qe, se fundi, gjithe kjo dashuri !


Jorgo Bllaci

Freemason
09-03-2013, 23:51
Qofshin blu ose roze,
para nesh janė bėrė boze.
Prandaj hesht njerezia,
s'vijnė votojne tek kutia.
Se te dy anet janė njėsoj,
gomari do tė fluturoj.
Dhe rri urte njerezia,
pa buke,drita tek shpija.
Pret qe zoti te dėrgoje,
Kuvendin te ndeshkoje.
Mos te lere gjė pėr bese,
te fshije rrugacet me fshese.
Tė pastroje,te qerroje
horrat nga vendi ti ēoje.
Boll u tallen dhe gajasen,
zotit shpirtin sec ja plasen.
Me Sali edhe Edush
ferrat nuk bėjnė dot rrush.
Askush tė mos mburret ne nder,
sepse janė pa karakter.
Mė kujtohet njė thėnie mirė,
mos prit mirė nga nje qelbesire.

Misty-Blue
10-03-2013, 17:20
Ora e avullit ka tjetėr gravitet,

pakoha e shtyn shpirtin nė grykė,

ai ngjitet pėrpjetė. Nga goja del ai

kėndez e i kėndon tė tretėn herė

Pjetrit kur gdhin e ai dėnes...

Avulli ngjitet e ngjitet, meqėnėse

ėshtė mė i lehtė se ajri, ngjitet

si malėsor pėrpjetė, por s'zbret,

veē nė qoftė mė i rėndė se fryma,

mė i rėndė se mali qė e tret.

Ora e avullit ėshtė konike

me njė vrimė nė majė, si gjilpėrė,

filli ėshtė njė deve fare e vogėl

e pėrgjatė, qė veē shkon nėpėr tė.

I hollė qoftė filli yt o shtegtar,

qėndisma jote qoftė e lehtė!

Me rėrė ėshtė plot shkretia

e orėt e njerėzve mbi dhé, akrepė

banojnė aty e gjithfarė gjurmėsh

t'ikurish, qė avull u rrodhi nė sy

kur gjeli kėndoi herėn e tretė...


....

Misty-Blue
13-03-2013, 14:29
Shtėpia ėshtė njė vend qė rri nė qiell.

Njė vend qė mban brenda,

babanė dhe nėnėn.

Ku pema ėshtė hija e natės, e brenga.

Ku dielli herė – herė bėn dritėn e madhe.

Shkon mbi tė si dashuritė e afshit tė stinėve tė para.

Prej dėshirimit, edhe mallit,

shtėpia kėshtu nga farėz nė qiell,

nis tė mbijė nė njė vend

ku rrojnė qetėsitė,

dhe ujėrat e larė nė dritė.

Atje nuk shkon dot shpejt.

Buka atje ėshtė si druri i shenjtė,

qė tė mban varur,

Mes dy gjėrash qė ke frikė mė shumė.

Tė lindėsh e tė vdesėsh, prapė

sidomos kur bėn ftohtė.

Ti shkon nė shtėpi si unė.

Atje, si tė gjithė,

tė dashurėn e ke pėrballė dritares,

nė shtėpinė e huaj.

Atje,

Atdheu yt ėshtė aq i vogėl,

sa njė njollė dashurie,

nė hartėn e ēarēafėve tė shtratit.

Nuk ndahet dot djersa nė shtėpi.

Kush ėshtė djersė e kallos e kush e dėshirimit.

Aty, dėshira pėr lumturi ėshtė e barabartė,

me tė gjitha kombet.

Pėr ēerek ore tė gjitha bėhen kot.

Ndez dritėn dhe hap dritaren.

Tė shkosh sa mė shpejt nė atdhe.

Dhe tė flesh dhe tė zgjohesh,

Nėn ato pemė qė nuk rriten kurrė aq sa

Kurrė mė tė mos i njohėsh.

Sheh se muret janė vjetėruar.

E dashura dashuri ėshtė plakur, ndien,

se njė ditė s’do zgjohesh.

Nė dheun qė ndan dy qytete tė huaj,

nga lumturia, nga prindėrit,

nga e dashura,

edhe nga kokat si album tė disave.

Shtėpia mbetet pas teje,

mė shumė se prania jote nė botė.

Ti atje jeton, e rrallė e di.

R.Erebara

Misty-Blue
17-03-2013, 16:53
Shko, se furishem po fryn ne mue ere mallkimi
qe s't'fale

dhe dije: kurr ma nji e nji nuk bajne nji —
si ka pase thane Hikmeti, ai fare poeti me kange
prej zjarri. Shko,

merri me vedi lutjet tua, edhe hijen tande hiqe
rreshane
rrugeve si gjane e ndyet. Dhe mos u kethe mbas.

Mos i harro
syte perlotun ne shtegballin tim. Mos thuej lamtumire.
Asgja mos thuej. Merri edhe gjurmet, neper te cilat
ke ardhe nji nate ma e pervuejte se lypa dhe ke
hy ne mue. Shko,

dhe bahu fjale e mbrame n'gojen time, bahu
shkreptime e fikun
n'ylberin e shikimit tim. Bahu cdo gja — pos Meje
e Teje

dhe asaj qe e kemi quejte Na, kur i kemi zane yjt
si fluturat
e ua kemi ngjite nga nji emen — mos me harrue
emnin tone. Shko,

merri me vedi edhe rruge qe te mos kethehesh kurr
ne vesen e lotit te rrejshem germadhat e kujtimit
me i rrexue. Shko,

mbyllu ne do keshtjella te largeta harrimi, ku nuk

te zgjojne ma
kumbonat e pendimit kur cmendet mallit vetmija
ose kur buza buzen
e han n'pikllim qe mekatin s'e lane, qe s'mundet
me shpue
gurin e rande, gurin e ftofte te' ndamjes. Shko, ma mire
dhe hesht. Mos u kethe mbas. Mos i harro
syte e perlotun n'shtegballin tim. Mos thuej
lamtumire.

E kur te shkojsh larg, ma larg se prej blerimi n'blerim.
e kur te shkojsh larg, ma larg se prej zemre n'zemer —
sa me harrue edhe emnin tand e zanin tim —

meshihu prej vetevetes:
shkurtoi flokegjatat, mate me to mendjeshkurten
tande dhe mos qaj. Shko,

se tmershem po lodrojne sonte ne mue rrekajt
e gjakut te ndezun.

Azem Shkreli

Misty-Blue
28-03-2013, 19:39
MALLI PĖR T'PAMBĖRRIJTSHĖMEN (Esat Mekuli, 1934)

Rźtė luejnė n'naltėsķn, si qingjat n'kodrina,
Ndėrsa malli pėr t'pambėrrijtshmen ndryhet n'mue:
Dėshirojsha mu kapė n'vallen e reve kuqle
E me fluture nė t'shkėlqyeshmet naltėsina
Me gėzimin e kėngės baritore...
E kur hana e luginave ia beh n'shpejti
Dhe toka natėn n'dishrim thėrret,
Si rrezet e argjendta mbi kallķ-
Tė shkoj
E t'vizitoj
Skajet e dhimbjes e vendet ku pashė ankthet.

Vaj! Me u kapė n'vallen e rźve nkuqlime
Zemra me t'dhanun do t'mė dėshironte
Qė rinija t'gėrthet i herė mā me gėzime
Dhe mall i zemrės s'vuajtun t'gufonte.
-Por, pse zemra tingėllon pėrmallshėm
si zā drithėrim
dhe droja kaplon thellė zemrėn e shpirtin tim?!
Kur dėshiroj aq rźtė mbi qytet me i soditė,
Derisa malli pėr t'pambėrrijtshmen, m'kap, m'shafit.

Kryqi
28-03-2013, 20:47
Recital i Malėsorit

0, si nuk kam njė grusht tė fortė
t'i bij mu nė zemėr malit qė s'bėzanė,
ta dij dhe ai se ē'domethanė i dobėt -
n'agoni tė pėrdihet si vigan i vramė.


Unė lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark tė malit me ujėn e zgjueme
dhe me klithma tė pakėnaqura t'instiktit.


Mali hesht. Edhe pse pėrditė
mbi lėkurė tė tij, nė lojė varrimtare,
kėrkoj me gjetė njė kafshatė ma tė mirė...
Por mė rren shaka, shpresa gėnjeshtare.


Mali hesht, dhe nė heshtje qesh.
E unė vuej, dhe nė vuejtje vdes.
Po unė, kur? heu! kur kam pėr t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?


0, si nuk kam njė grusht tė fuqishėm!
Malit, qė hesht, mu nė zemėr me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshėm...
E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem tu' u qesh.

Migjeni

Magjike fjale, dale nga nje shpirt magjik.
Migjeni eshte pasuri kombetare dhe jo vetem.

Misty-Blue
26-04-2013, 19:06
Gjithė ē'kam parė, gjithė ē'kam ngrėnė- karma
Gjithė ē'dėgjova, gjithė ē'preka
E ardhmja ėshtė nesėr apo thjesht' e djeshmja
Me kėmbėt
Shtrėnguar nė kėpucėt e mija?
Karma
Unė vetė tė mėkova
Dhe gjithė ē'di pėr mua vetė t'i mėsova
Pa mė marrė shumė leje ti tani po pėrdor
Pėr direkė, krahėt e mij tė lirė
Qepallat e mija pėr vela ke qepur
Pa ma varur lundron pėr ku je nisur
Ku shkon, fjala vjen, njė pėllumb qė ikėn
Pėrveēse pėr t'u bėrė ēift me njė tjetėr
A ke nga fillon vallė i ri, shteg
Pėrveēse
Nė njė nyje tė rrugės sė vjetėr?
Tė shtegtosh. Tė ikėsh. Po ku tė shkosh?
Po zgjate kėmbėn, tė jepet veē tokė
Pa ujė tė ėmbėl justifikimesh
Kjo
ėshtė toka pėr ecje
Toka e njerėzve
Toka e mundėsive ku nuk u ikėn dot pėrgjegjėsive
Karma
Ajo qė ke lexuar ti je ajo qė ke ngrėnė ajo qė ke nėnė.

E.Hatibi

Prishtinasi
26-04-2013, 20:53
TRINA

I.

Molla t`kputuna nji deget ,
Dy qershija lidhe n`nji rrfane ,
Ku fillojne kufijt e Geget ,
Rrijne dy cika me nji nane.

Krekce e bre perzie me lisa
Rriten rrotull me cetine ,
Plepa t`bute` e qeparisa
Mbelojne e veshin at ledine.

Sushton mali prej baktijet ,
S fryn murrlani me duhie ;
Paq i kthellte prej Perendijet ,
Paq prej nierit e qetie.

Gurra e lumit vec ushtote
Si lahute me kange kreshnike ;
E nder peme bylbyli kendote
Valle darsmet e fisnike.

Ngreh , bylbyl , n`at hije valle ,
Ushto , gurre trimneshe , n`shkambije ;
Bulk i nates , kungalle , qi talle
Neper gemba e per lamije.

Kendoni , kendoni vec prej stanit ,
T`ardhmen Trina mbramje n`shpie
Tui blegrue nji kij mbas zanit
Te deles nane keni me ndie.

Vec prej plehit gjel kokoti ,
Me njat za qi s ndrron kurr – here ,
Ka m`u gjegje se a tui nderrue moti ,
Se a tui cue nji tjetre ere.

Ndre Mjedja

Misty-Blue
01-05-2013, 15:19
jemi komb i krisur
jemi komb i gjorė
qė nuk e cmon veten
qė s'i cmon ndjenjat e veta

kur bjen nė dashuri
"mos u bėj qilim"

kur gėzohesh
"mos qesh se tė del vaj"

kur pėson humbje
"kryet shėndosh"
"mos u mėrzit"

edukojmė cdo fėmijė
qė nė vegjėli
tė vdes si njeri
tė bėhet zombie e mpirė

jemi komb i trentė
jemi komb i ngratė

jemi pėr t'u dhimb
jemi pėr t'u qarė me mindil

si u fshihemi kėshtu
si minj
ndjenjave tona

si na tremb kaq fort
hija jonė

e ku ka dashuri
pa flijim
e gėzim pa gaz

si mund ta kem kryet shėndosh
nė fakt si tė jem vallė
shėndosh fare
kur s'e qaj atė qė humba

lum kush ka
dikė qė pikėllohet pėr tė

lum kush ka dikėnd
qė ia mban dorėn
nė orė tė zorit

lum kush ka
kush ta dojė e ta qajė

mos e leni more vetėm askėnd
nė ditė tė zorit

mbaja dorėn
mbaja shpirtin gjallė

P.s autori eshte anonim per momentin :)

shoku_tanku
01-05-2013, 15:28
kush e ka shkruajtur,me qafsh?

Misty-Blue
01-05-2013, 15:30
kush e ka shkruajtur,me qafsh?

Nuk e njeh tank... me shume te tregoj privatisht :))

Misty-Blue
01-05-2013, 15:35
nganjėherė dashuria mė mėsyn
terri sytė m'i mbulon

dua tė gris e flak gjithcka tė tepėrt
rrobat tė ligat syrin e keq

nganjėherė mė qaset butė nė shpirt si hymn
mė bind t'ia kėndoj lavdinė

tė stepur mė len te cepi i botės

herave tjera mė vjen e brishtė
po e preka pluhur bėhet

nuk mė len tė vdes nėn sipėrfaqe

me tė marr frymė qė nga pėrfundi
shpirtin gjallė ma mban

p.s perseri i njejti autori anonim...

Misty-Blue
27-06-2013, 20:31
Skenderbeu kur jetonte
Shqipėria lulėzonte.

Ishe e fortė, ish e zonjė
Kish nė flamur njė shqiponjė

Njė shiponjė me dy krerė
Ai lirisht hapej nė erė.

Kur armiku na vėrvitej
Flamuri i kombit ngrihej

Gjėmonin njė mij trumbeta
Suleshin treqind mij veta.

Derdhjin gjakun si tė marrė
Qė tė mbaheshin Shqipėtarė.

Derdhjin gjakun pa peshuar
Pėr flamunrin e bekuar.

Po trimat shkuan pėrjetė,
Shqipėria mbet e shkretė

Trimat shkuan edhe vanė
Kordhėt po ndryshken mėnjanė.

Kordhėt ndryshkėn e nė baltė
Na ra flamuri i naltė!

Na ra flamuri i naltė
Mbeti e u kalb nė baltė!

Sot kan dalė ca zuzarė
Qė ulėrtinė shqipėtarė,

Po kėtė emėr e lanė
U bashkuan me aganė

E punojnė nat’ e ditė
Qė tė mbetemi pa dritė,

O zuzar, o tradhėtorė
Ne na bėjtit shėrbėtorė,

Na e vuatlitė lirinė
E na shkeltė Shqipėrinė.

Rrėmbyet e po rrėmbeni
Gjith se ē’patmė e se ē’kemi!

Po mjaft! Koha ėsht afėr,
Kur tė ndizet luft’e ashpėr,

Lufta tri her’e bekuar
Qė na ka pėt tė shpėtuar,

Jo luftė kundrė Turqisė,
Jo kundrė mbretit Shqipėrisė,

Po luftė pėr ca zuzarė
Qė u lindnė shqipėtarė

E, armiq tė Shqipėrisė,
I fryjnė dritės sė lirisė,

S’na lėnė dhe ne tė tjerėt,
T’dalim nga gjum’i errėt,

Po ē’dėgjojnė ven’ e thonė,
E ē’shohin e tradhėtojnė

Eshtė turp prej kėsi krimbash
Tė mundohet njė komb trimash!

Ngrehuni, o shqipėtarė,
T’i shtypim kėta zuzarė!

Faik Konica

Misty-Blue
10-07-2013, 22:18
O grue, qė tė ndesha nė ditn e fatkobit tem,
kur prirja njellte e syt shikojshin zi,
e ndjejshe veten se dhe unė jam fli,
tė njė ndjesi,
si ti.

O grue, q'u ndeshme diten e fatkobit tonė,
zemėr pėr zemėr edhe ball pėr ball
e ndjesitė n'u shprehėn me mall,
mė njė vall':
sa hall...

Dhe kėshtu nė rrugė tė madhe e shitme zemrėn tonė,
njerzve qė vetėm njė tė pėrqeshun dhanė pėr tė,
e shkuen tė kėnaqun e tu' u gėzue - pse
panė mfshehsinat intime tė kėsaj jetesės sonė.

E na, dhe njė dhimbė tė sinqertė tue ndijė,
vuejshim me zemėr tė ndrydhun si dy fėmijė
tė humbun ndėr vise tė hueja natėn, vonė,
o grue, q'u ndeshme nė ditn e fatkobit tonė.


Kush tjeter..... Migjeni.

Fiore
11-07-2013, 09:08
Thuamė ēfarė mendon?
Netėve tė vona,
Nėn dritėn e zbehtė tė abazhurit.
Ose mė mire, mos ma thuaj,
Ne fakt, nuk dua t'ja di!
Thuamė vetėm atė pjesėn,
Kur nė mendime, vi e tė rri,
Dhe nėse nuk ėshtė e vėrtet...
Gėnjem e thuamė, unė jam Ai!
[G.Pregapuca]

_______________________________

Sa pėr sqarim, moj mikja ime,
Mbrėmė nuk vura gjumė nė sy!
Se si mė erdhe nė mendime,
Natėn kaluam tė dy!
Nga mėngjesi e ėmbla mike,
Se ē'tė thash, as vetė s’e di!
Ndoshta nga puthja u skuqe e ike?!
Nė ėshtė e vėrtetė, turp tė mė vij!
Eja sonte e njėmijė netė,
Ta pėrsėrisim si histori!
Do tė puth, pse tė gėnjej,
E prap le tė them, turp tė mė vij!
[G.Pregapuca]