PDA

View Full Version : Psikologji- " Inteligjenca"


SubZ
21-03-2010, 14:45
Shoqeria jone (dhe pergjithesisht kultura Perendimore) favorizon aftesite linguistike, logjiko-matematikore dhe intrapersonale te njeriut nderkohe qe ka kultura te tjera qe favorizojne te tjera aftesi.Keshtu ka kultura qe cmojne ne rradhe te pare aftesiet muzikore dhe trupore-levizore, ka kultura qe vleresojne ne rradhe te pare aftesite hapesinore apo ato natyralistike.
Nje person me shkollim te larte nga kultura jone e me inteligjence superiore linguistike ose matematiko-ligjore mund te jete ne disavantazh te vertete ne mes te Eskimezeve ose Tibetjaneve. Eshte domethenese anektoda e profesorit dhe varketarit per te konkretizuar nevojen e zhvillimit te te gjitha inteligjencave (apo aftesive)qe permban kapaciteti njerezor. Le ta kujtojme: nje profesor duke biseduar me nje varketar qe po sodiste ne breg, mori vesh se ai nuk kishte qene kurre ne shkolle edhe i tha se kishte cuar dem nje pjese te jetes se tij ,Nderkohe cudia trokiti ne dere,papritur filloi nje ere e forte edhe e paparashikuar.Nderkohe qe varka ishte gati te permbytej,varketari e pyeti profesorin nese dinte not edhe ai u pergjigj negativisht.Tani ishte rradha e varketarit te triumfonte duke thene"Per pak caste ti do humbesh jeten tende"...Ky ishte nje shembull qe tregon ironine e plote edhe botekuptimin e ketij termi INTELIGJENCE...

Ne mendjen e mjaft prej nesh kuptimi i fjaleve i zgjuar dhe inteligjt per nje femije apo edhe i rritur shpesh kane te njejtin kuptim. Nese shohim nje fjalor te gjuhesh shqipe aty do te na shpjegohet se i/e zgjuar dmth: qe eshte i holle dhe i shkathet nga mendja,qe i kap gjerat shpejt,ndersa per inteligjent nuk gjejme shpjegim te qarte. Dijetare te ndryshem ne fushen e edukimit e perkufizojne inteligjencen ne baze te filozofise te ciles i besojne e keshtu mbi ndertojne punen e tyre kerkimore e studimore.

H.Gardner thote se shoqeria si rregull merr ne konsiderate vetem dy a tre lloje inteligjencash ne krahasim me tete llojet qe perfshihen brenda ketij termi. Ne shohim per persona gjuhesore(me aftesi ne gjuhe) qe lexojne e shkruajne mire,ne shohim ne nje mendimtar logjik i cili arsyeton ne menyra te qarta dhe te lidhura si edhe ne disa raste shohim persona te tjere me inteligjence vetjake te mire. Por ne kemi edhe lloje te tjera inteligjencash po kaq te vlefshme megjithese jane me pak te perdorshme.

E cfare duhet te themi rreth njerezve te cilet kendojne e vallezojne mire??

Ose atyre qe pikturojne,vizatojne,shpikin,interpretojne ose gdhendin???

E cfare duhet te themi rreth individeve qe jane lidera edhe kane intuite teper te bukur edhe te perparuar???

Keta persona thuajse nuk perfillen fare ne diskutimet rreth inteligjences superiore.... kjo mosperfillje intelektuale vjen e ze vend jo vetem ne shoqeri por edhe ne klasen mesimore sepse shkolla cmon kryesisht aftesite gjuhesore edhe matematiko-logjike. Femijet me talent ne keto fusha dalin si rregull shume mire ne shkolle.Nderkohe ironia qendron ne faktin qe femije te tjere me aftesi me te dobeta verbale apo matematikore por me aftesi te mrekullueshme ne fushat e tjera mbeten ne klase...

Gardner e perkufizon inteligjencen ne kete menyre:
Aftesine per te zgjidhur problema qe personi ndesh ne jeten e vertete
Aftesine pre te krijuar problema qe kane domosdoshmeri nje zgjidhje
Aftesine per te bere dicka ose per te ofruar nje sherbim qe eshte i vleresuar brenda kultures se individit.
Ky perkufizim i inteligjences tregon faktin se ajo nuk eshte nje cilesi mendine e dhene njehere e pergjithmone por ajo shihet si nje mundesi e panderprere zhvillimi gjate gjithe jetes se individit. Per me teper ky perkufizim flet me teper per natyren shume kulturore te njohjes njerezore.
Kjo teori e sheh inteligjencen te perbere nga tete lloje inteligjencash te cilat jane mjete per te nxene ,per te zgjidhur probleme ne jete dhe per te krijuar te cilat cdokush nga ne i perdor ne masa te konsiderueshme ne jeten tone te perditshme. Ato percaktohen si me poshte:

INTELIGJENCA gjuhesore(verbale):Konsiston nga aftesia per te menduar me fjale dhe per te perdorur gjuhen per te shprehur dhe vleresuar mendime.Autoret e librave,poetet,gazetaret,spikeret,prezantuesit edhe transmetuesit e radios edhe Tv shfaqin shkalle te larte ne kete inteligjence.

INTELIGJENCA matematiko-ligjore: Kjo inteligjence na mundeson te kalkulojme,te vleresojme,nga ana sasiore,te konsiderojme pohimet e hipotezat edhe te kryejme veprime matematikore. Shkenctaret ,llogaritaret,inxhinieret,programuesit kompjuterike,si edhe te tjere profesioniste demonstrojne shkalle te larte ne kete inteligjence.

INTELIGJENCA hapesinore:Kjo shpreh (njekohesisht rrenjos) aftesine per te menduar ne menyre dimensionale sikunder bejne ne menyre te vecante marinaret,pilotet,skulptoret,piktoret dhe arkitektet. Ajo e afteson personin per te nuhatur(marre mend) shembelltyra te brendshme e te jashtme,per te rikrijuar,transformuar,os modifikuar imazhet,per te drejtuar veten dhe objektet neper hapesire dhe te prodhojne ose deshirofrojne informacionin qe jepet nga grafiket.

INTELIGJENCA kinestetike trupore: Akjo e afteson personin(si dhe e mundeson)te perdore objektet edhje te kryeje veprime te sterholluara fizike.Ne shoqerite Perendimore(sikunder ne elitat intelekuale te Shqiptareve)nuk eshte e vleresuar aq lart sa inteligjencat e mesiperme nderkohe qe ne vende te tjera aftesia per te perdorur trupi neshte domosdoshmeri per te mbijtuar si edhe tipar i rendesishem ne shume role presticioze ne shoqeri.

INTELIGJENCA muzikore: Eshte e dukshme ne individe te cilet zoterojne nje ndjeshmeri ndaj tonik muzikor edhe melodise e ritmit. Preofesionistet qe demonstrojne kete inteligjence jane kompozitoret,dirigjentet,muzikantet,kritiket e muzikes,beresit e intrumentave si edhe degjuesit e ndjeshem te muzikes.

INTELIGJENCA ndervetjake: Eshte aftesia per te kuptuar dhe ndervepruar ne menyre efektive me te tjeret. Eshte vecanerisht shume e zhvilluar tek mesuesit e kujdesshem,punonjesit sociale,aktoret,politikanet.Ashtu sikunder kultura Perendimore ka filluar kohet e fundit te rikonsideroje lidhjet midis mendjes dhe trupit,po keshtu,ajo ka filluar te vleresoje edhe rendesine ose mjeshterine ne sjellet ndervetjake.

INTELIGJENCA vetjake: Kjo i referohet aftesise per te ndertuar nje perceptim per veten dhe te perdore kete ne planifikimin dhe drejtimin e jetes personale.Disa njerez me inteligjence vetjake specializohen si teologe,psikologe e filozofe...

INTELIGJENCA natyraliste: Konsiston ne vezhgimin e modeleve e ligjesive ne natyre,duke identifikuar dhe klasifikuar objektet dhe duke kuptuar sistemet natyrore si edge ato te bera nga njerezit. Natyralistet e shkathet e te afte jane fermeret,botanistet,gjuetaret,ekologjistet etj...

Keto tete inteligjenca sigurojne nje pamje te kujdesshme te kapaciteteve njerezore dhe mendohet se perfaqesojne Teorine rreth inteligjences e cila sot shihet si me e pranuara...

Si mendoni ju te dashur anetar/e per INTELIGJENCEN, jo vetem si koncept Psikologjik, po si koncept shoqeror, kulturor etj...

Lela
27-03-2010, 23:02
Nje njeri inteligjent ne start eshte i pajisur me dicka te jashtzakonshme, ... gje qe s`garanton lumturi dhe sukses ne jete.
Ne lindim me nje nivel te caktuar inteligjence, por sa do e veme ne pune dhe si kjo mvaret nga ne.
...S`jam kundra qe eshte nje plus ne te gjitha aspektet e jetes, por dhe perpjekja, guximi, pasurimi njohurise...etj. etj. jane shume te rendesishme per funksionimin dhe suksesin e njeriut ne shoqeri dhe jete.

Meri
30-03-2010, 20:52
KI - koeficenti intelektual.

KI = MM (mosha mendore ) x (shumezim) per 100
MK (mosha kronologjike)

Kjo formule eshte Shkalla Stanford-Binet e Inteligjencies.

Pra, per te percaktuar Koeficentin e Inteligjencies qe eshte i ndryshem tek individe te ndryshem, pjestohet Mosha Mendore ( qe do te thote cfare dhe si mund te veproje nje person tipik i nje moshe te caktuar kronologjike) me Moshen kronologjike, qe jane vitet e tij.
Por faktori Mosha mendore percaktohet nga specialiste psikologe.Prandaj kjo formule edhe pse e shkruajta nuk mund te perdoret nga njerez te zakonshem. :)

Just myself
08-04-2010, 19:37
Te jesh realisht inteligjent me pretendimin qe je i tille eshte vertete nje distance shume e konsiderueshme,disi utopike per tu percaktuar e perforcuar ne mendime e per me teper ne veprime.

Shpeshhere degjojme te permendet se zgjuarsia dhe inteligjenca jane te njejta,nderkohe qe thelbi esencial i tyre eshte totalisht i ndryshem. Te jesh inteligjent do te thote te kesh aftesine,pushtetin per te shpjeguar te pashpjegueshmen ( te pakten ne sensin teorik),te kesh logjiken e te menduarit,te arsyetuarit,te te gjykuarit! Jo domosdoshmerisht nje person i shkolluar eshte inteligjent,mund te jete i zgjuar por jo inteligjent ose te pakten jo me inteligjence te gjithashanshme ne gjithesi.
Te gjithe mbetemi te vecante,unike ne perfaqesimin tone. Te gjithe kemi nje superioritet ne karakter qe na ben te ndihemi inteligjente por eshte domosdoshmeri qe fillimit te dime kuptimin e sakte te ketij koncepti,me tej te dime te qartesojme aftesite dhe inteligjencat qe na karakterizojne.
Te qenurit i shkathet,orator,fleksibel jo domosdoshmerisht tregon inteligjence te theksuar, koeficienti i inteligjences eshte i ndryshem ne individe dhe perceptime te ndryshme. Duhet thjeshte jemi realiste per ate qe jemi dhe perfaqesojme,e jo te tentojme te arrijme delirin e madheshtise ...

Beaute
20-07-2010, 17:17
Psikologji- " Inteligjenca"

Ne saje te inteligjences njerezit kapercejne kufijte e tyre fizike dhe pershtaten me kushtet e ndryshme te mjedisit. Ne psikologji inteligjenca eshte nje realitet qe nuk mund te shihet, te preket apo te matet fizikisht, megjithate ekziston.

Termi "inteligjence" perdoret shpesh ne kuptime te ndryshme. Disa njerez e vleresojne shkallen e tyre te inteligjences duke u krahasuar me te tjeret, disa e lidhin me suksesin shkollor, te tjere me gradimin profesional dhe me sjelljen sociale te pershtatshme. Sipas psikologut Vernon, inteligjenca eshte teresi shkathtesish te nevojshme per te pasur sukses ne nje kulture. Ndersa shumica e psikologeve te tjere pranojne dhe mbeshtesin pershkrimin e pergjithshem mbi inteligjencen si aftesi e pergjithshme per te vepruar ne menyre te pershtatshme, per te vepruar racionalisht dhe per ta pershtatur me efikasitet me mjedisin. Si elemente me te rendesishem te inteligjences konsiderohen: arsyetimi abstrakt, aftesia per zgjidhjen e problemeve, aftesia per te fituar njohuri, kujtesa, pershtatja me mjedisin.
Psikologu Luis Thurstone inteligjencen e ka ndare ne 8 faktore specifike aftesi primare mendore:

1 Aftesite hapesinore dhe pamore (aftesi per te bere te dukshme format dhe relacionet hapesinore)
2-Shpejtesi perceptive ( aftesi per te kapur shpejt detajet pamore dhe per te gjetuar ngjashmerite dhe ndryshimet midis stimujve.)
3-Aftesi numerike (aftesi per te bere llogari)
4-Kuptimi verbal (aftesi per te kuptuar domethenien e fjalive)
5-Kujtese ( aftesi per te kujtuar informacionin)
6-Fluiditet verbal (aftesi per te gjetur shpejt fjalet)
7 Arsyetim deduktiv ( aftesi per te nxjerre shembuj nga rregulla te pergjithshem)
8-Arsyetim induktiv (aftesi per te nxjerre rregulla te pergjithshem sipas shembujve.)

Termi "inteligjence" ka dhe kuptimin: "aftesia per te arsyetuar, kuptuar, marrja vesh dhe perfitimi nga pervoja, eksperiencat"


Diskutim te mbare!

Kryeplaku
25-02-2011, 15:56
Intelegjenca eshte e lindur, me sa di une zhvillimin me te madhe e arrin gjate moshes 9-11 vješ.

Ne fakt ajo cka doja te thoja eshte se nje 11 vješar mund te jete po aq i zgjuar sa nje 40 vješar, mirepo i mungon dija e pervojes se jetes, prandaj Intelegjenca eshte shume e lidhur dhe me kete te fundit.

SystemA
25-02-2011, 16:25
Serioziteti i emocioneve
Zbatimi i emocioneve
Kuptimi i emocioneve
Impresionimi i emocioneve.

Chanel
25-02-2011, 21:08
Nqs nuk sillni shkrimet tuaja, jepni burimin nga i merrni ato. Plagjiaturat e kopjet janŰ tŰ shŰmtuara!

kanina
03-11-2013, 13:51
[QUOTE]Intelegjenca eshte e lindur, me sa di une zhvillimin me te madhe e arrin gjate moshes 9-11 vješ.

ajo eshte e lindur por eshte dhe e "mesuar" gjate jetes. mendoj se gjenetikisht neve kemi ate bazen primare te inteligjences tone kush lind me nje baze te mire kush te keqe e kush shume te mire. por mendoj se gjate rruges mbi kete baze inteligejnce qe kemi te lindur mund te shtojme struktura te tjera gjate jetes. kjo mendoj se mund te realizohet nepermjet mbajtjes ne praktik dhe ushtrim te perhershem mendjen tone duke perforcuar dhe permiresuar kete parameter te mendjes tone. per ta kuptuar mendoj se mjafton te bejme nej analogji me trupin parametrat fizk te tije. ka njerez qe jane te lindur te vrapojne me shpejte se disa te tjere. pra kane parametra fizik qe u japin perparesi me shume ne nje aktivitet te caktuar fizik. por nese keta nuk e ushtrojne dhe praktikojne dikush tjeter qe ka parametra fizik me te dobet por eshte ushtruar me shume ka per te dhene rezultate me te larta se ai i pari.
edhe mendja jone dhe inteligjenca jone po te jene ne "ushtrim" dhe trajnim te perhershem do te zhvillohet akoma me shume.
psh: nese nje njeri ben nje jete pasive bie fjala duke pare tv dil xhiro per qejf etj etj nuk aktivizohet ne aktivitete dhe pune qe kerkojne impenjim te larte mendor ky njeri me siguri pas nje kohe te gjate keshtu do te humbasi shume nga parametrat e inteligjeces se vete.

Ne fakt ajo cka doja te thoja eshte se nje 11 vješar mund te jete po aq i zgjuar sa nje 40 vješar, mirepo i mungon dija e pervojes se jetes, prandaj Intelegjenca eshte shume e lidhur dhe me kete te fundit.

inteligjenca ngaterrohet me kete te fundit "dijen" apo pervojen nga njerez te cilet nuk e kane shume te qarte dallimin midis tyre. por deri diku jane dhe te lidhura.