PDA

View Full Version : Kuzhina italiane.


Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:06
RIZOTO ME PATELLXHANA

Per 4 veta
Pergatitja: 10 min + 1 ore per patelxhanat
Gatimi: 25 min

Perberesit:

2 patellxhane te medha
2 luge kripe deti e trashe
3 thelpinj hudher te grira holle
2 luge majdanoz i grire holle
4-5 luge vaj ulliri
oriz 450 gram
leng mishi 1 liter
kripe dhe piper i zi i porsabluar

Pergatitja:

Lajini patellxhanet, pritini ne kuba, mbulojini me kripe te trashe dhe verini ne nje tave per 1 ore. Fergoni hudhren me majdanozin ne nje tenxhere me vaj ulliri. Shtoni patellxhanet dhe lerini ne zjarr mesatar deri sa te zbruhen.Shtoni orizin dhe lereni ne zjarr per 2 min, duke e trazuar. Shtoni lengun e mishit, pak e nga pak
duke e trazuar qe te thithet e te mos ngjise. vazhdoni zierjen e orizit per 15 - 18 min. Hidhini kripe dhe piper dhe sherbejeni te ngrohte.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:07
Picat..

PERGATITJA E BRUMIT TE PICES

Perberesit:

maja birre 1,5 g
uje i vaket 1,3 - 1,5 ml
miell tip 0 - 350 g
kripe 1 luge plot

Pergatitja:

Pergatitja e majase

therrmojeni majane duke e hedhur ne nje tas, pastaj shtojini pak sheqer dhe pak uje te vaket. Treteni mire. Lereni te pushoje per 10 - 15 min. Ne siperfaqe do krijohet nje shkume e lehte. Para se ta perdorni per brume perziejeni serish.

Pergatitja e brumit baze:

Vereni miellin ne nje pjate, sperkateni me kripe, beni nje zgaver ne qender dhe hidhni ne te majane e pergatitur. ujin e mbetur dhe perberesit e t jere. Me nje luge druri, duke u nisur nga qendra e perziejme masen e miellit, derisa te perftojme nje mase qe e ka thithur gati te gjithe ujin.
pastaj e veme brumin ne siperfaqen e punes te cilen e kemi sperkatur me pare me pak miell. e punojme duke e perplasur ne siperfaqen e pune pasi fiton elasticitet. Brumi di te jete gati kur te jete kompakt, i bute dhe elastik. karakteristike jane flluskat e ajrit poshte siperfaqes dhe kur e shtypim me gisht te ngrihet serish. Pasi e keni punuar e vendosni brumin ne nje pjate te paster dhe e mbuloni me nape te lagur qe te vije. Per te pare nese ka ardhur brumi futni gishtin ne brume, dhe nese ngel gjurma brumi eshte gati.

Hapja e pices

Pasi te vije brumi e hapni me duar dhe e vendosni ne siperfaqen e punes te lyer me pare me vaj. Vazhdojme ta hapim duke e rrotulluar duke lene anet 2 cm te trasha qe te mbaje garnityren gjate pjekjes. Nqs keni veshtiresi ta hapni me dore mund te perdorni dhe petes dhe ti ngrini anet qe ti beni te trasha per mbushjen te mos dale nga pica, d.m.th ne forme tepsie. Trashesia e pices varet nga deshira.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:08
PICA NAPOLETANE

Perberesit

tul domatesh i kulluar 250 g
mozzarele ne feta 200 g
6 fileta acuge ne vaj, ne copa
kaparine 1 luge
vaj ulliri 3 luge
rigon 1 luge plot

Pergatitja

Formojme picen si me lart. Shperndajme domatet, mocarelen, acuget dhe kaparinen. Sperkateni me 1 luge vaj. Piqeni ne furre ne temp. 250 grade per 8 - 15 min.
Nxirreni picen hidhni rigonin dhe futeni prape qe te perfundoje pjekja. Hidhni vajin e mbetur dhe sherbejeni te ngrohte.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:09
Salca per pica

Qe te pergatisesh nje pice te mire duhet te besh salcen e mire, Ariel aty poshte na tregoj se si behet brumitani le te bejme dhe salcen.
Nese perdor domate nga ato te tasave qe jane te prera ose te paprera, vepron keshtu.
Ti do gatuash pica ne shpi per 2-5 persona perdor dy tasa tomate i fut me mixer me pare dhe i grine mire i hedh brenda salces rogon te thate, borzilok te njome, kripe, piper, nje gjysme luge kafeje sheqer, vaj ulliri dhe i perzijne dhe eshte gati per tja vene pices siper, picen e ben si te duash dhe i hedhe brenda cfare te duash.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:10
MAKARONAT

SPAGETI ME HUDHER , VAJ DHE SPEC DJEGES

Per 4-5 veta.
Pergatitja 3-5 minuta
Gatimi 10 minuta.

Kjo salce me origjine napoletane duhet te pergatitet shpejt, dhe te konsumohet sa te jete gati. Prandaj verini menjehere ne zjarr makaronat spageti

Perberesit:

Vaj ulliri 8 luge
Hudher 2 thelpinj te grire
Pak spec djeges te shtypur
Majdanoz i grire 1 luge
Kripe
Spageti 500 grame

Pergatitja:

Hidhni makaronat. Nderkohe ne nje tigan te thelle hidhni vajin, hudhren dhe specin djeges dhe fergojini ne zjarr te ulet derisa hudhra te ndryshoje ngjyre.Hiqeni menjehere tenxheren nga zjarri, duke u kujdesur te mos e digjni hudhren. Shtoni majdanozin dhe kripen.
Kullojini makaronat dhe hidhini ne nje pjatance. Hidhini salcen siper, perziejini dhe sherbejini menjehere.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:11
MAKARONA ME VRIME ME KAPARINE DHE ULLINJ.

Per 4 ė 5 veta:
Pergatitja: 10 min
Gatimi 15 min.

Perberesit:

Vaj ulliri 6 luge
Hudher 1 thelb i grire
Majdanoz i grire 2 luge
Ullinj te zinj pa berthama te prera ne copa 150 grame
Kaparine 2 luge
Kripe sipas shijes
Djathe deleje i porsagrire 6 luge
Makarona me vrime 500 grame

Pergatitja:

Ne nje tigan te thelle, hidhni vajin e ullirit dhe f ergoni hudhren me majdanozin, derisa ajo te filloje te prarohet.shtoni ullinjte dhe kaparinen, dhe lereni ne zjarr te ulet per 2 ė 3 min. Zijini sa duhet makaronat. Kullojini dhe kalojini ne tigan. Kaurdisni mire bashke me kaparinen dhe ullinjte e zinj, ne nje flake te forte per 2 min. Vendoseni ne nje pjatance dhe perziejeni me djathin e deles. Sherbejini menjehere.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:11
MAKARONA ME VRIME AMATRICANE

Per 4 ė 5 veta
Pergatitja 5 minuta
Gatimi 30 minuta

Permbajtja:

Proshute derri 100 grame ne kuba
Vaj ulliri 2 luge
1 qepe e vogel e grire
domate te qeruara dhe te prera ne copa 500 grame
spec djeges i shtypur
djath deleje i porsagrire 4 luge
kripe
makarona me vrime 500 grame

Pergatitja

Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe fergoni proshuten e derrit per afro 2 ė 3 min. Hidhni me pas qepen derisa te marre ngjyre ari. Shtoni domatet dhe specin djeges, lezetojeni me kripe dhe ziejeni ne zjarr te avashte per afro 20 min. Derisa vaji te ndahet nga domatet. Ziejini makaronat sa duhet. Kullojini dhe vendosini ne nje supiere te ngrohte. Sperkatini me salcen e pergatitur dhe djathin e deles dhe sherbejini te ngrohta.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:12
SPAGETI PUTANESKA

Per 4 ė 5 veta
Pergatitja 10 min.
Gatimi 25-30 min.

Permbajtja

Hudher 1 thelb i grire
Pak spec djeges
Vaj ulliri 2 luge
Domate te qeruara dhe t e prera ne copa 400 gram
Kaparine 1 luge
Ullinj te zi te prera ne copa 100 grame
4 filete acuge e therrmuar me pirun
Kripe e piper i zi
Spageti 500 grame

Pergatitja:

Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe fergoni hudhren me specin djeges derisa hudhra te zverdhet. Shtoni domatet kaparinen dhe ullinjte dhe lerini ne zjarr per afro 5 min. Shtoni filetot e acuges, lezetojini me kripe e piper dhe lereni ne zjarr te avashte per 15 ė 20 min. Derisa vaji te ndahet nga domatet. Ziejini makaronat sa duhet, kullojini dhe vendosini ne nje pjatance. Hidhini salcen , perzijeni mire dhe sherbejini te ngrohta.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:13
TRILL ME MAKARONA TUB ė(PENNE ALLėARRABBIATA)

Per 4 veta
Pergatitja 15 min.
Gatimi 30 min.

Perberesit:

Proshute derri 50 grame ne copa
Perzierje: 1 thelpi hudher, ė kercell selino, 1 qepe
Vaj ulliri
Domate te qeruara 500 gram
Mender dhe borzilok 4 gjethe, majdanoz i grire 2 luge, spec djeges, ė luge, kripe e piper i zi
Makarona tub me vija (penne rigate)

Pergatitja:

Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe fergoni proshuten e derrit, hudhren, selinon, qepen. Shtojini domatet, mendren, borzilokun, majdanozin dhe specin djeges dhe lezetojini me kripe e piper. Lereni ne zjarr te avashte per afro 20 min, derisa te ndahen domatet nga vaji. Ziejini makaronat sa duhen. Kullojini dhe hidhini ne tiganin e salces duke i lene ne zjarr per 2 ė 3 min, duke vazhduar perzierjen. Hidhini ne pjatance dhe sherbejini te ngrohta.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:13
MAKARONA TUB ME GJIZE ė (PENNE CON RICOTTA)

Per 4 veta
Pergatitja 5 min
Gatimi 10 min

Perberesit:

Qumesht 125 ml
Gjize e fresket 200 gram
Sheqer ė luge
Kanelle ė luge
Kripe
Piper i bardhe i porsabluar
Makarona tub me vija 500 gram

Pergatitja:

Nxehni qumeshtin dhe h idheni ne nje tas bashke me gjizen, sheqerin, kanellen dhe pak kripe e piper. Perziejini mire me pirun derisa te behet nje mase kremoze. Ziejini sa duhet makaronat. Kullojini dhe verini ne nje supiere. Bashkojeni salcen dhe sherbejini menjehere.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:14
Tortellini me panna dhe zaferano....
Per kete pjate na nevojitet:
-zaferano
-panna da cucina
-hurdhe
-gjalp
-tortellini sipas deshires

zihen tortellinit per 10 minuta me zjarr te larte...mbasi kan mbaruar se zieri fillojme te pergatisim salcen,,,,,
hedhim gjalpin ne nje tigan ...e lejme te shkri me flake te ulet...marim tre thelpinj hudher dhe i grime dhe ja shtojme gjalpit...hedhim pannen edhe zaferanon...e perziejme derisa pana te marri ngjyre te verdhe,,hedhim krip dhe shtojme tortellinit....e perziejme dhe ju befte mire!

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:15
MAKARONA ME MISH PULE

500g makarona
500g gjoks pule (kranur pa kocka)
250ml krem (kremi eshte i njenjte me ajken e qumeshtit)
400ml salce
kripe dhe vaj

Veme tenxheren ne zjarr dhe hedhim makaronat dhe kripen.Copetojme mishin e pules ne kuba te vegjel dhe i hedhim pak kripe dhe i veme ne zjarr ne nje tenxhere tjeter per ti zjere.Pasi te jene bere makaronat i kullojme dhe i hedhim pak vaj qe te mos ngjisin.ne nje tigan te madh hedhim salcen dhe kremin dhe i leme te ziejne pak sa te marrin vetem nje vale te vogel.Shtojme mishin e pules dhe makaronat dhe i perzjejme te gjitha ne tigan. I leme dy minuta te gjitha ne zjarr dhe pastaj jane gati per tu servirur.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:17
PESHK DHE FRUTA DETI

LEVREK ME DOMATE

Perberesit:

1 levrek
2 thelpinj hudher e grire
majdanoz i grire 1 luge
rozmarine e grire 1 luge plot
kripe e piper i zi i porsabluar
vaj ulliri 4 luge
3 domate te forta te qeruara dhe te prera ne copa
1/2 limon
4 patate afro 500 g te prera ne feta te holla

Pergatitja

Pastrojeni levrekun dhe vendoseni ne leter alumini. ne te caren qendrore ( te barkut) sperkateni me perzierjen - hudher, majdanoz, rozmarine, kripe e piper. me nje pjese te kesaj perzierje sperkatni dhe peshkun nga jashte. Hidhini dhe 2 luge vaj, hapini persiper dhe domatet dhe mbeshtilleni letren. Ne nje tave furre disi te madhe shtroni patatet me kripe hidhini vajin e mbetur , futini ne furre 190 grade per 10 min pastaj hiqini nga furra.Sistemojini ne leter me peshkun dhe futini serish ne furre per afro 30 min.Hiqini nga furra dhe hapni letren qe me siguri do te kete leng. Mund edhe t'ja hiqni lengun. Vendoseni ne tabaka dhe e sherbeni te ngrohte.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:18
Pangasio alla Mediterranea

Perberesit per 4 persona:

-4 fileta peshku Pangasio
-5 domate te prera ne copa te medha
-miell tipo 00
-4 luge vaj ulliri
-1 qepe
-majdanoz
-rigon
-1 thelb hudher
-1/2 gote vere e bardhe
-kaperi
-kripe
-piper

Pregatitja:
Ne nje tigan te thelle hedhim 4 luge vaj ulliri dhe shtojme qepen te grire holle, shtojme hudheren dhe kaperit. Sapo qepa te jete skuqur hedhim brenda domatet e grira qe me pare i kemi priposur dhe peperosur dhe i leme per rreth 10 minuta ne zjarr mesatar.

Nderkohe marrim filetot e peshkut dhe i lyejme me miell nga te dyja anet. Ne salsen e perftuar qe beme me qepen dhe domatet, e shuajme me gjysem gote vere te bardhe dhe pastaj vendosim peshkun e bere me miell ne tigan. Shtojme pak piper te zi, pak majdanoz dhe sipas deshires edhe rigon.

I leme per rreth 5 minuta peshqit me zjarr te mesem, pastaj i ktheme nga ana tjeter derisa te shikojme qe peshku eshte pjekur.
Servireni shpejt ne menyre qe te jete i ngrohte se bashku me salcen dhe.....ju befte mire!

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:20
SALCAT

SALCE DOMATESH
(kjo salce tradicionalisht perdoret per makaronat ose per te lyer buken e thekur)

PERBERESIT

domate te qeruara te kutise 400 gr
1 qepe mesatare ose e vogel ne feta
hudher e plote ose ne feta nje thelpi
majdanoz 2-3 degeza
kripe,
piper
borzilok 6-7 gjethe
vaj ulliri 4 luge

PERGATITJA

Ne nje tenxhere te vogel vendosni bashke domatet e qeruara bashke me lengun e tyre, qepen, hudhren, dhe majdanozin.Lereni te valoje me zjarr te forte qe te nxjerre flluska, pastaj uleni zjarrin ne mesatar dhe mbulojeni duke e lene kapakun pak te hapur per gati 20 min. Kontrollojeni qe lengu mos te trashet shume. Pastaj e hishni ne mixer ose ne site qe te bluhet, i hidhni borzilokun kripen dhe piperin sipas deshires dhe vereni te zieje dhe 5 min. te tjera. vetem ne fund shtojini vajin duke e perzier.
Vaji e ruan aromen e vet dhe e ben salcen e kendshme.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:21
SALCE DOMATESH ME GJALP
(kjo eshte nje salce qe shkon me makaronat e frsketa dhe njoki)


PERBERESIT

1 thelb hudher e grire
1 qepe e vogel e grire
50 gr gjalp
1 luge vaj ulliri
400 gr domate te fresketa te qeruara ose te kutise
borzilok i fresket 6 gjethe te grira
kripe e piper i zi

PERGATITJA

Skuqni hudhren dhe qepen ne nje tigan me gjalpin dhe vajin, derisa qepa te zbutet mire.
Shtoni domatet dhe hidhni kripe e piper per shije.Lereni te zieje ne zjarr mesatar per afro 25 min.Para se te hiqet nga zjarri hidhni borzilokun per arome.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:22
RAGU BOLONJEZE ME MISH
(kjo salce keshillohet per makarona gruri te forte, makarona jufka, makarona te mbushura, njoki me patate, dhe spinaq)

PERBERESIT

50 gr proshute derri ne copa te vogla
1 qepe mesatare
1 kercell selino
1 karrote e vogel
50 gr gjalp
250 gr mish vici i grire
60 gr mish derri i grire
60 gr salcice derri e qeruar dhe e coptuar
1 karafil i sapobluar
pak kanelle
piper i zi
250 ml qumesht
kripe

PERGATITJA

Skuqni proshuten qepen, selinon, dhe karroten ne nje tigan, me gjalp, duke e lene qepen te marre ngjyre.
Shtoni mishin e derrit, te vicit dhe salcicet dhe lerini ne zjarr derisa gjithcka te kete marre ngjyre te njejte.
Hidhni karafilin kanellen dhe piperin. Shtoni domatet duke i perzier dhe lereni te zieje ne zjarr te ngadalte per 15 min.Hidhni qumeshtin dhe kripen. Ulni zjarrin ne minimum dhe lereni 2 ore duke e perzier vazhdimisht.

kjo salce mund te pergatitet perpara dhe ruhet ne frigorfer.

Alb_LoVeR
12-11-2009, 16:23
RAGU ME DOMATE
(perdoret per makarona por edhe per pastico te alternuar me beshamel dhe djathra te grira)

PERBERESIT

30 gr gjalp
70 gr proshute derri e grire
1 qepe mesatare ose e vogel e grire holle
1 karrote e vogel e grire
1 kercell selino e grire
mish vici pa dhjam i grire 150 gr.
mish derri pa dhjame i grire 100 gr
vere e kuqe 200 ml.
leng mishi i ngrohte 300 ml.
koncentrat domatesh 1 luge gjelle jo plot
domate te qeruara kutie 250 gr.
arre moscat
kripe
piper i zi ose i bardhe

PERGATITJA

Ne nje tenxhere tresim gjalpin mire,shtojme proshuten e derrit, qepen, selinon, karroten dhe i skuqim ngadale per 10-12 min. duke i perzier.Shtojme dy llojet e mishit duke i perzier mire dhe i leme 5-7 min.I sperkasim me 100 ml. vere dhe kur te shterroje plotesisht i hedhim 100 ml. leng mishi. e leme te zieje derisa lengu te mpikset. pastaj shtojme koncentratin e domateve me veren e mbetur dhe pak leng mishi. mbas 10-15 min. hedhim domatet e qeruara duke i shtypur me pirun. Hedhim kripe, piper dhe arre moscat duke e grire dhe vazhdoni gatimin duke i hedhur here pas here lengun e mishit te mbetur duke e perzier. Lereni te zieje ne zjarr te avashte derisa raguja te behet e trashe.

Mikela
13-11-2009, 02:14
mmmmmmmmm sounds gooddddddd do mesoj ne una:):)

Alb_LoVeR
14-11-2009, 21:10
Hajde se do te bej kurs privat ty :p