• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si te behemi te bukur ne shpirt !

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

Se e di qe s'je profet.Kerko me u bo...edhe profet diktator..
Por jemi ne fetaret e bukur shpirterisht,qe nuk lejojme popullin te mashtrohet nga profetet e rreme.

une nuk jam profet , jam nje femijë i Zotit , e Zoti ka than : mos genje , duaje edhe kundershtarin ...e Ti Srafim , kto dy kushte nuk i plotson :D
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

une nuk jam profet , jam nje femijë i Zotit , e Zoti ka than : mos genje , duaje edhe kundershtarin ...e Ti Srafim , kto dy kushte nuk i plotson :D


E shiko,qe avash avash po bohesh i bukur shpirterisht,po fillo me dash kundershtarin e me mos genjy...Do ti them Irfanit qe po permiresohesh...hahaaa

Un keto kushte i plotesoj pa problem,se jam i bukur nga mrena.E kam shpirtin bjond me sy bojqielli.
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

Zakonisht kur lexoje me pelqen te shenoje fjalite me te bukura ose dicka qe te me mbetet ne mendje nga libri, ose theniet e bukura te personazheve.
Kjo eshte dicka teper e bukur dhe qe me ka mesuar shume, personalisht zakonisht vetem buzeqeshjen ve ne kamp te tjerat i le te vijne vete...duke e rilexuar kete postim...verej se kam nje gabim tek vetvetja qe duhet ta ndreq sa me shpejt qe mundem .
Nuk e riparon dot gabimin tek vetvetja,sepse jeni shume positive....i bie qe nuk ndryshon dot:)
Kam pershtypjen (personale kjo) qe ke prinder shume edukative!
PS: thenia e vitit nga Serafimi__rrufjan positiv.
 
Duke kuptuar realisht jetën,duke u edukuar drejt dhe duke mos kopjuar vese të këqija të Perëndimorëve.Në të kundërtën Aligieri ju ka pregatit Ferrin!!!!!
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

Nuk mendoj se mund te behesh i/e bukur ne shpirt , ie/bukur ne shpirt lind e ke ne gen dhe e ruan ate bukuri ...
 
Kur i padituri të gjuan me gur të bardhë, ti gjuaje me t'ëmblën fjalë!
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

Idea,e pash ne listen tuaj BUZQESHJEN,kam pas momente te randa ne jeten time por kurr nuk e kam humbur buzqeshjen,por buzqeshje e kontrolluar se edhe budallenjet buzqeshin bile pa nderpre,pra sa me shum shprehni buzqeshje dhe mos te shkaktojm hidherime te tjeret,te flasim fjal te bukura dhe te harrojm ato qe na shkaktojn vuajtje...
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

skemi per tu bere kurre!

gjithmone kemi qene..
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

Me pelqen te rilexoj veten ne distanc kohore :)), eshte dicka e shendetshme dhe me bene te buzeqesh sepse i kendveshtroj ndryshe gjerat.
Dhe une kam patur periudha te veshtira sidomos ky tre-vjecari 2010-2013 ka qene shume i veshtire, ceshtje familjare, shendeti etj e shpeshehere braktisesha tek lotet, derisa nje nate teksa shetisnim me shoqerine nje shoku im me thote:
- Mjaft e trishtuar, buzeqesh sepse vetem me pas do vlersosh vertete se cfare te rrethon.

Pra nuk eshte e thene qe ti duhet te qeshesh vend e pavend, por ti buzeqeshesh vetes perbrenda, ti kthesh zemren vetes dhe jo krahet.

P.sh. tani : une jam shume nevrike shume e ankthshme, shume impulsive, sapo kam marre nje mail nga relatori i diplomes dhe kam emocione !! Nderkohe i them vetes : Je shume idiote sepse vihesh ne siklet per asgje ...kur duhet vec te jem e Qete dhe Mosperfillese e ftohte.

Profesori me dha lajme te mira :d , ZOT faleminderit se nuk kisha nevoj dhe per nje stres tjeter me mjaftojne Kompetentet qe ngaterrojne dynjane .-. .
Idea si gjithmon te ju shoh menqurin dhe knaqsin e bisedes,nivelin e kultures dhe ngrohtesin,keto jan dhunti qe perendia ju jap nje numri te caktuar personave,fitoret dhe deshtimet njeriu qe i ka ne jet duhet te mbaj rezerv dhe kurajo,kurajo apo durimi eshte ajo qe na ben te mendojm se qka me tutje!!..,prandaj kurr mos u nervozo brenda mundesive sepse disa pun te sherrit qe sbehen ndoshta jan hair per ne,ju pershendes me respekt e nderuar!!:p
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

E kam te veshtire te mendoj se bukuria e shpirtit eshte dicka qe mund te kultivohet. Njeriu qe eshte I hidheruar, negative dhe shpirt #2 (poop lol) gjithmon ngelet I tille.

Por, fakti eshte se eshte me mire te mendosh pozitivisht, te ndihmosh te tjeret dhe te zhgenjehesh sesa te jesh gjithmon skeptic.
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

Tui la mekatet ne xhami(muslimanet),ne kisha(krishteret),ne sinagoga(çifutet), ne tempuj(te tjeret) !
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

Përderisa bukuria është pothuajse subjektive siç është dashuria, është diçka që mundesh ta eksplorosh dhe ta zbulosh në vehten tënde me kohë. Ky artikull fokusohet ne bukurinë e brendëshme dhe atë të jashtme.

Këshilla

Asnjëherë mos u krahaso me të tjerët

Secili prej nesh është i ndryshëm sipas mënyrës sonë për arsye. Ashtu është e shkruajtur që të jemi. Pra, sa e logjikshme është ajo kur ne e krahasojmë vehten me të tjerët?! Që prej tani duhet ta dini se ju jeni unik si çdo njeri tjetër.

Bëhuni person më i mirë

Keni dëgjuar ndonjëherë për persona të cilat në shpirt janë të ligë saqë humb pëshën e vet pamja e jashtme? Ajo vetëm tregon se çfarë ndikimi ka sjellja e keqe tek aspektet tona psiqike. Bëhuni dashamirës dhe të sjellshëm, tregohuni të sinqertë dhe pozitiv me vehten dhe me të tjerët.

Buzëqeshni


Është dëshmuar se njerëzit të cilët buzëqeshin më shumë, përhapin energji pozitive dhe kështu leni përshtypje të mirë tek të tjerët. Bëjeni si shprehi , edhe në qoftë se dita nuk vu ka filluar për së mbari. Do të habiteni se sa do të përmisojë disponimin tuaj.

Kini shprehi të shëndosha

Pasiqë bukuria është diçka që vjen nga mbrenda, me secilën pjesë të trupit tuaj duhet të kujdeseni. Konsumoni pemë dhe perime më shumë, ushtroni gjimnastikë dhe jepni vetes sasi adekuate çlodhjeje. Të mirën që e bëni për bukurinë e mbrendëshme padyshim se do të ketë ndikim edhe për atë jashtmen.


Nuk keni asnjë talent

Cilat janë ato gjëra tek të cilat ju jeni të mirë dhe i bëni për mrekulli? Fokusoheni dhe mbajeni mend ato çdo ditë. Të jeni në dijeni se keni aftësi të mira do të bejnë çudira për vetëbesimin tuaj.

Vendosni në pah gjërat të cilat ju i pëlqeni dhe i posedoni tek vehtja juaj
Shfaqni gjërat të cilat ju u jepni rëndësi të veçantë. Theksojeni cilat janë ato, dhe bëjeni me dije të tjerëve rreth juve.

Asnjëherë mos jepni kritika

Ka shumë njerëz të cilët japin kritika dhe gjykojnë. Pse të jeni edhe ju një prej tyre? Duaje atë që e ke dhe bëhu mirënjohës për kualitetet që posedon. Duaje vehten përjetësisht.

Mendo për të tjerët


Mendoje si mund t’i bësh të tjerët të lumtur dhe t’i inkurajosh t’i bëjnë gjërat e vërteta. Harxho kohë për t’i vlerësuar kualitetet e tyre dhe ta risish vetëbesimin e tyre.

Mos e tepro me motivet vetjake

Mos kërko të fitosh ne krah të të tjerëve. Mos fol keq për të tjerët për t’i impresuar njerëzit rreth teje.

Asnjëher mos u bën xheloz për suksesin apo lumturinë e tjetërkujt

Mëso të jesh i lumtur nëpër mirëqenien e të tjerëve. Nëse të tjerët bëjnë një gjë të mirë, ndjeje se ajo është pjesësisht edhe arritje e jotja.

Qeshu
Mundohu të qeshish kur i takon të tjerët.

Bëhu entuziast në atë që e bën


Pa marrë parasysh se çka punon mundohu të jesh entuziast dhe pozitiv në atë që e bën. Edhe gjërat më të vogla, që bëhen me entuziazëm dhe dashuri mund ta bëjnë diferencën.

Mos i impono bindjet e tuaja te të tjerët me dhunë


Gjithashtu dëgjoji me kujdes të tjerët, por në të njëjtën kohë mos u mendo shumë për atë që mendojnë të tjerët se duhet ta bësh.

Qetësi e brendshme

Harxho kohë për ta gjetur qetësinë e brenshme dhe kënaqësinë tënde të brendshme, që janë pjesë e natyrës tënde reale, por shpesh të fshehura ndër hijet e imagjinatës mentale.

Dëgjoji këshillat e zemrës

Bëhu skeptik në gjykimet e ftohta të mendjes

• Më mirë të bësh gabime, se sa të qëndrosh pasiv.
• Mos u anko, bëje diferencën

I rash shkurt per mos te lexuar asnje postim, vetem duke pare titullin doja te thoja qe shpirti seshte si surrati ku i fut make up.

Nese behesh i bukur ne shpirt ne menyre artificiale duke u sforcuar atehere do vije mengjesi dhe do lash syte dhe ne ate moment do kuptosh qe te eshte prishur rimeli syve :).
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

I rash shkurt per mos te lexuar asnje postim, vetem duke pare titullin doja te thoja qe shpirti seshte si surrati ku i fut make up.

Nese behesh i bukur ne shpirt ne menyre artificiale duke u sforcuar atehere do vije mengjesi dhe do lash syte dhe ne ate moment do kuptosh qe te eshte prishur rimeli syve :).

-qesh-

Bukuria e shpirtit fitohet gradualisht. Nje shpirt behet i bukir nga dhimbjet. Sa me shume dhimbje aq me i bukur behet, sepse fiton shume veti qe me pare syri nuk arrinte t'i shihte.
Ndersa si ta besh nje shpirt te bukur, mua me duket njelloj me si ta besh nje shpirt fallco.
Kur shoh psh pikturat ku jane gra te vjetra ne moshe, cfare kam thene ne fjaline e pare e vertetoj me se miri :)
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

Sekretet e suksesit, miresise, embelsise i dime te gjithe! Thjeshte, nje pjese shume e vogel e popullsise i kthen ne vepra! Tema shume e bukur, faleminderit qe e ndave kete citate me ne iDea.
 
Përgjigje e: Si te behemi te bukur ne shpirt !

-qesh-

Bukuria e shpirtit fitohet gradualisht. Nje shpirt behet i bukir nga dhimbjet. Sa me shume dhimbje aq me i bukur behet, sepse fiton shume veti qe me pare syri nuk arrinte t'i shihte.
Ndersa si ta besh nje shpirt te bukur, mua me duket njelloj me si ta besh nje shpirt fallco.
Kur shoh psh pikturat ku jane gra te vjetra ne moshe, cfare kam thene ne fjaline e pare e vertetoj me se miri :)

1 soj si te behesh sexy ne fb kur je 90 vjece :D.
Shpirt me rrudha, foto profili shpirt si shpirt :D
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top