• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vallet shqiptare

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,585
Pikët
113
Vallet shqiptare​
Valle.jpeg



Vallet popullore


Jane pjese e kultures artistike popullore, qe perfshin kercimet tradicionale ne raste festash e argetimesh popullore. Ndahen ne dy gjini: lirike dhe epike.

Vallet lirike zene vend te madh ne folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga grate, me pak nga burrat ose gra e burra bashke. Llojet e tyre jane vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj); vallet e dasmes (“Nusja jone arberore”, Lunxheri – Gjirokaster etj); vallet erotike (“Kercimet e Logut”, Malesia e Madhe – Shkoder etj); vallet humoristike (“Vallja e nuses se Fajes” nga Shqiperia e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj).

Vallet epike karakterizohen nga forca, burreria, trimeria, karakteri luftarak, madheshtia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe me pak nga grate ose se bashku. Llojet e tyre jane: vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimerie (Valle te Jugut etj).

Ne disa valle ka gershetim te lirikes me epiken, vallet liriko-epike (“Valle bishtore e Labinotit” Çermenike – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike (“Kercim burrash” Hasi i Rrafshit-Kosove etj)

Brenda elementit kombetar vallet kane mjaft vecori krahinore. Vallet e Toskerise, Myzeqese, Laberise dhe Çamerise i karakterizon shoqerimi vokal polifonik. Krahina te tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojne edhe unitete koreografike mbi bazen e vecorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen per shoqerimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zones qytetare te Shqiperise se Mesme dallohen per shoqerimin vokalo-instrumental. Ne krahinat lindore te Shqiperise qendrore (Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malesia e Tiranes dhe e Krujes, Martaneshi e Mati, nente Malet e Dibres) bien ne sy vallet e burrave dyshe te shoqeruara me curle e loder. Krahinat malore te Shqiperise se Mesme e Veriore, duke perfshire Kosoven dhe vise te tjera shqiptare, dallohen per kercimet e grave qe luhen nga nje, dy ose me shume valltare te shkeputura njera nga tjetra me nje kercim te lire. Ne pasurine koreografike te trevave Veriore terheqin vemendjen dhe vallet me emertime te vecanta te cilat jane krakteristke sidomos ne Lume, Malesi te Gjakoves, Malesi te Madhe, krahina e Rrafshit te Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj

Vecantia e valleve verehet ne motivet, formacionin dhe trajten. Motivet (mbi bazen e fakturave te dyhapeshit, te trehapeshit dhe te katerhapeshit) paraqiten ne tre tipe kryesore: a) dyshe, b) treshe, dhe c) katershe. Sipas formacionit ndahen ne valle masive dhe kercime solistike. Ne vallet masive verehen tre tipe: a)vallet ne rreth te mbyllur, b) vallet ne gjysme rrethi; c) vallet ne dy vija perballe njera – tjetres. Kercimet solistike ndahen ne pese tipe: kercime njeshe, dyshe, treshe, katershe dhe kercime ne grup. Sipas struktures dallohen kryesisht trajtat e kercimit njepjeseshe dhe dypjeseshe.

përgatitur nga Ramazan Bogdani
 
Vallja e Shotes

370236885.jpg

Nje nder vallet me te njohura ne Kosove. Fjala “shote” perdoret me perkedheli per vajzat e reja, te shkatheta e te pashme. Vallja luhet ne disa variante: dy gra a vajza, nje grua e nje burre (ose edhe dy çifte), dy burra etj. Eshte valle lirike. Luhet net e gjitha tubimet festive dhe me shume gjate festimit te dasmes. Shoqerohet ne forma te ndryshme vokale-instrumentale

përgatitur nga Ramazan Bogdani

 
Vallet Labe te Burrave​
4463878323_f72e2516e3_z.jpg

Shoqerohen vetem me kenge polifonike dhe pergjithesisht emrat i marrin sipas vargut te pare te kenges. Nga permbajtja bejne pjese ne vallet epike te trimerise. Patosi epik qe i karakterizon shprehet permes strukturash karakteristike te kercimit dhe interpretimit. Kercimi me origjinal i ketyre valleve eshte ne dy grupe, ne dy gjysmerrathe qe komunikojne ne forme dialogu. Mbizoteron trehapeshi popullor i dyzuar. Kercimi lidhet kryesisht me valltarin e pare, perçorin e valles (ne fakt ata jane dy) Ai pergjithesisht e nis kercimin shtruar, me nje force te brendshme, pas levizjeve te para burrerore vjen perplasja e herepashereshme e kembeve nga toka, uljet gjysme te thella mbi njeren ose mbi te dyja kembet, rrotullimet e vrullshme, perkuljet e trupit, etj. Gjerdani i valltareve qe shoqeron me iso luan me hapa te thjeshte por te rende, ne pershtatje me karakterin e valles.
Foto e nje Valleje te Jugut

përgatitur nga Ramazan Bogdani

http://www.youtube.com/watch?v=5-ulbYjlamc
 
Vallja Çame(iko)​
motivecame.jpg

Valle burrash e krahinës së Çamerise. Ka fuqi te madhe emocionale dhe vlera estetike, arsye kjo qe ka terhequr vemendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe te huaj, te cilet kane folur per perhapjen e saj edhe tek greket. Njihen disa variante qe praktikohen edhe ne zona te tjera te Shqiperise se Jugut, me emertime, kompozicion koreografik dhe shoqerim vocal-instrumental te ndryshem. Me e popullarizuara luhet si “Vallja e Isuf Arrapit” dhe “Vallja e Osman Takes”. Keto emra, gojedhena popullore i lidh me figura kapedanesh te Ali Pashe Tepelenes. Jane valle epike. Edhe kur kercehet dyshe ose ne grup, rolin kryesor e luan valltari i pare. Nje nder figurat e tij me origjinale eshte kjo: ben ecje te lehte, ngrihet mbi njeren kembe, rrotullohet dhe ne kete moment e perkul trupin hark prapa, duke prekur me koke dyshemene ose token, nderkohe valltaret e tjere kalojne mbi trupin e tij.

përgatitur nga Ramazan Bogdani

http://www.youtube.com/watch?v=wEmeRVTd4oQ
 
Vallja Dardhare​
index.php

Valle grash me perjardhje nga fshati Dardhe i Korces. Per origjinalitetin, pasurine dhe interpretimin eshte bere e njohur ne mbare vendin. Grate valltare e luajne ne formacion gjysmerrethi, te kapura per duarsh zinxhir, duke u zhvendosur ne varg nga e djathta. Shoqerohet me kenge. Nje variant ka emertimin e vargut te pare te tekstit: “25 gersheta” (sipas tradites grate ne Dardhe i mbanin floket e gjate dhe i zinin gersheta). Valltaret kercejne dhe njekohesisht kendojne, njera ia thote kenges, nje e dyte ia pret, ndersa te tjerat ne grup mbajne ze. Zakonisht ajo qe heq vallen luan edhe rolin e marreses se kenges, njekoheshisht “heq kemben dhe kengen”.

http://www.youtube.com/watch?v=tQibF5FEebo


pergatitur nga Ramazan Bogdani
 
Vallet e kënduar

Poshtë nga çairet - Valle dasme (Përmet)

Poshtë nga çairet'ë
na ranë zinxhirët'ë
këta zinxhirët e larë
ç'i mbajnë ca djem beqarë

Hidhe, hidhe këmbën'ë
se ma plase zemrën'ë
gishtin djalë, gishtin'ë
ma këpute shpirtin'ë

Shih, shih, shih lanetkat'ë
ç'kërcejnë përmetkat'ë
në jelek, në dolloma
dolloma me flutura
ç'e mban meskëputura


http://www.youtube.com/watch?v=dwWgWf57G70
 
Cili ka materiale ne lidhje me vallet shqiptare eshte i mirepritur t'i sjelle ketu sipas formatit.
 
Përgjigje e: Vallet shqiptare

Pergezime per Temen DHE FALEMINDERIT eshte mese FANTASTIKE :) !

Une pashe disa video ne YTube dhe me beri pershtypje se sa tradita vallesh kemi :) . Me siper kam dhene kengen e valles se tropojes eshte vertete teper e bukur . Ndersa kjo video tregon vallen e rrajces te kercyer nga disa maturante , kishte dhe video te tjera , por kjo eshte me aktuale dhe ajo qe me terhoqi me teper .

http://www.youtube.com/watch?v=uput0f1_QSM
 
Back
Top