• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zhdukja dhe abuzimi ndaj kafshëve të egra në Shqipëri

Edvin83

Shqiptar
Shqipëria, për shkak të pozitës së saj gjeografike, ka qenë një vend me florë e faunë të pasur. E theksoj ka qenë, pasi me shekuj fauna e Shqipërisë është gjuajtur me ritme të shfrenuara, por masakra me shkatërrimtare që po i ndodh është kjo e fundit, nga viti 1990 e deri më ditët e sotme. Përveç zhdukjes së gjitarëve dhe shpendëve të vendit tonë nga vetë popullata që u armatos në 1997, kemi dhe gjuetarë shqiptarë e të huaj që po zhdukin me një ritëm të shpejtë kafshët e fundit të mbetura. Megjithëse shumë kafshë janë të mbrojtura me ligje shqiptare e nga dhjetëra konventa ndërkombëtare që drejtuesit tanë me zell i firmosin, te ne masakrimi i kafshëve ndodh në ditën me diell, në mes të mijëra personave dhe me license të vetë qeverisë. Nga fillimi i viteve 2000 e deri më sot, me mijëra italianë vijnë çdo vit, të organizuar nga agjenci gjuetie të cilat me 3000-5000 euro leje që paguajnë çdo vit, kanë të drejtë të dhënë nga vetë ministria e mjedisit që të vrasin çdo gjë të gjallë (përveç njerëzve) që u pëlqen, pa kuota e pa kontrolle. Nuk ka statistika për kafshët e mbetura gjallë pasi statistikat do të nxirrnin në pah shkallën e shkatërrimit dhe vrasjeve që njerëzit po i bëjnë faunës në Shqipëri. Vetëm dihet se nga studimet e biologëve e natyralistëve shumë të paktë shqiptarë, që shumë shpendë e kafshë nuk folezojne e ndërtojnë strofkulla më në Shqipëri pasi e dinë që i pret vdekja ose ndoshta vriten para se të arrijnë që të ndërtojnë fole e strofkulla. Te ne ka parqe kombëtare vetëm në letër, pasi parqet kombëtare nuk kanë roje, nuk kanë kontroll dhe me e keqja është se jepen leje për të gjuajtur në parqe kombëtare. Nuk ka nevojë të ikim larg për të parë masakrën e kafshëve të egra në Shqipëri, mjafton të ngjitesh në kodrat që janë rreth 100 larg lagjes në rrugën Medar Shtylla, kodrat ku është vendosur Kopshti Botanik, e të shohësh ushtrinë e gjuetareve që vrasin çdo gjë që lëviz në ato kodra duke vënë kështu në rrezik edhe jetën e mijëra qytetarëve të Tiranes që shkojnë në ato kodra për piknik ose për ajër të pastër.

Abuzimi me kafshët që nuk i vrasin merr përmasa edhe më çnjerëzore. Kafshët e zëna mbahen në kafaze tepër të ngushta, lidhen me zinxhirë, rrihen e plagosen, vihen të luftojnë me qen e lloj lloj formash torturash. Dhe këto tortura nuk ndodhin në ndonjë zonë të harruar larg syrit të publikut, ato ndodhin në mes syve të miliona vetëve, pasi në Shqipëri tortura dhe masakrimi i kafshëve konceptohet nga pronarët e lokaleve e restoranteve, si një gjë që i tërheq klientët megjithëse nuk kane bërë asnjë studim nëse ky konceptim është i saktë apo jo.

Shembuj shumë evident të mbajtjes së kafshëve të egra në robëri kemi në mes të Tiranës, siç është Kopshti Zoologjik dhe restoranti "Sofra e Ariut" ku kafshët e mbrojtura mbahen në kushte çnjerëzore dhe aspak të denja për to. Arinjtë e murrmë janë bërë ikonë e kafshëve që abuzohen më së shumti, megjithëse janë Specie e Mbrojtur Evropiane dhe nëse Shqipëria do të futet në BE, duhet të lirojë me qindra arinj të murrmë që mbahen në robëri. Ky është një problem që nuk prek direkt qytetarët, por që ka krijuar një imazh shumë të keq për Shqipërinë në BE dhe në rrethen ambientaliste në botë.

Si mund të jetojë një ari që ka nevojë për një territor gjuetie e jetese nga 38 km2-1000 km2, në një kafaz 2 me 2 metër hapësirë? Të gjithë besoj se e keni parë ariun e shkretë në plazhin e Durrësit që tërhiqet me anë të një unaze që i kanë vënë duke i shpuar buzën e sipërme, mes një vape përvëluese. Besoj i keni pare vuajtjet e atij ariu dhe se si ia kanë prerë dhëmbët dhe kthetrat në mënyrë qe mos te rebelohet e te sulmoje skllavëruesin e tij. Dhe më e keqja është se plazhistët e stimulojnë skllavëruesin e ariut, duke dalë në foto me ariun në këmbim të një pagese.
Rast tjetër është restoranti "Krasi" në Komunën Krahës në Qarkun e Gjirokastrës, ku ne kushte torturuese mbahet një ari në një kafaz 2 me 2 metra, dhe një ujk i lidhur me zinxhirë, ku herë pas here sulmohet nga qentë që pronari i le siç duket të argëtohen me ujkun e robëruar që në çastin kur ne e fotografuam, ishte i plagosur dhe i rridhte gjak nga kofsha e djathtë.
Për më tepër shihni fotot, ato flasin më shumë se 1000 fjalë ...

http://www.iep-al.org/forum/viewtopic.php?f=49&t=15
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Pune Kafshesh.
Nje cengel ketyre dykembshave,dhe zvarre.
Ne hunde po se po.
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Edvin ke hapur ca tema ketu shume te rendesishme dhe sensibilizuese. Keto tema teorikisht duhet ti drejtohen njerezve qe kan ndjesi per ambjentin qe i rrethon dhe e ruajn e respektojne ate. Ne ato kafaze duhet te ishin ata qe i kan burgosur ato kafshe dhe jo kafshet. Ironia me e madhe eshte qe ne ato lokale ku mbahen te tille kafaze burgje per kafshe, shkojne te drekojne apo darkojne krere shteti , deputete apo bashkiak dhe ne vend qe ti ven kycin lokaleve , ju rrahin shpatullat te zoteve duke ju then shume te bukura keto kafshe, pa e vrar mendjen se a mund te rrojne ne te tilla kushte ato kashe. Kafshet edhe ne kopshte zoologjike qe jane ndertuar enkas per kafshe me gjelbrime dhe hapsira nuk jane rehat, e jo me ne ate burg me ndryshqe prej 4 m katror

p.s

U regjistrova te ai forumi qe solle linkun.

Shume interesant.
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

keshtu e shkruan titullin edvini..

o edvin ...ti .. nuku je mir me shqipen..

e kam ven re disa her.. ne titujt qe vë..

po jo vetem ti..po krejt nje gjenerat si e jotja nuku di te shkruaj me llogjike.

abuzim.. dmth.. shperdorim..teprim..keqperdorim..

dhe perdoret per njerzit..
ata abuzojne ose..shperdorojne.. jo kafshet..

kafsha shum shum shperdoron padashje kuptohet.. ..psh kashten ose jonxhen.. psh e ha nje pjes e nje pjes e dhj.et ose e pshurr..

pra ndreqe titullin.. or cun me 4 universitete e 3 tituj shkencore..

nuku dini as sa nje me 4 klas nga brezi inë..

po kur thon.. shqiperine duhet ta marre ne dor rinia e shkolluar jashte..

me nje fjal o edvinush..nuku jan zhdukur kafshet e egra.. nga kafshet e egra..por njeriu.. i ka zhdukur duke keqperdorur.. armen apo te tjera mjete cfarosese..

psh i ka prere pyjet.. ose i ka industrializuar zonat dikur te pasura me kafshe..etjetj..

nejse..
po ja cme shkruan nje mik..

ne qitetin 3000 vjecar te durresit na paskan dal ca banda qe dalin naten me pushke dhe me batare qellojne neper pemet e qytetit.. ne ato pak peme qe kan mbetur..per..te vrare kumriat..ose dudiat..ose guguftute si thot myzeqeja..
njerzit e mir jan tmerruar nga qo barbari e padegjuar..
kumria kjo mike e vjeter e njeriut..kjo banore aq fisnike e qyteteve tona..po asgjesohet..se.. ca pijanecer e pelqekan ta han te pjekur.. te urten te miren kumri.. kur pijne keta vamppire..mejhaneve..raki...
e vrasesit ne kope dalin cdo nat e qellojne mbi kumrijat qe flejne degve te pemeve..e i mbledhin kumrit e vrara e u shesin qelbanikve qe tham..

tnerr..

turp..

.
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

O Brar,qe te dilje edhe ti te shpegoje gramatiken e sintaksen e gjuhes shqipe,edhe kete se prisja !Jo per gje,po vendos vetem pika,ne ato fjali te paperfundura, e me dialekte te ngateruara.Nuk po them qe te vendosesh,presje,pikeçuditese,o pikepyetje,po mbrarohe njehere nje fjali,se do ta shikosh qe dhe fjalia mer nje kuptim,edhe pa e kuptuar.
Sa per titullin kuptohet,mund te jete gabim i bere nga shpejtesia.(Mjafton,abuzimi ndaj kafsheve te egera.
Te abuzosh:Te besh nje perdorim te keq.
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

sero .. dhe ti nuku je mir me shqipen..
po do te mesonj dhe tyjan ta shkruac me llogjike..

mo u murzit..
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

O Brar,qe te dilje edhe ti te shpegoje gramatiken e sintaksen e gjuhes shqipe,edhe kete se prisja !Jo per gje,po vendos vetem pika,ne ato fjali te paperfundura, e me dialekte te ngateruara.Nuk po them qe te vendosesh,presje,pikeçuditese,o pikepyetje,po mbrarohe njehere nje fjali,se do ta shikosh qe dhe fjalia mer nje kuptim,edhe pa e kuptuar.

E ka ngaqe flet me nje fryme dhe kujton se ne te shkruar veprohet nje lloj
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Nje kafshe interesante per te cilen mendoja se nuk ekziston ne Shqiperi eshte Rreqebulli. Quhet rreqebulli i Ballkanit dhe mendohet se nuk jane me shume se 20 individe ne tere Shqiperine.

Me poshte do te sjell nje njoftim per shtyp (viti 2011) nga Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror ne Shqiperi. Njoftimi ishte bere me rastin e fotografimit per here te pare te rreqebullit ne Shqiperi.


Njoftim për Shtyp

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) njofton se në datë 21 Prill 2011, ekipi i saj kërkimor në terren nxorri foton e parë të Rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx martinoi) në gjendje të egër, në rajonin malor të Shqipërisë veriore me anë të përdorimit të kamerave-kurth. Individi në fjalë ishte fotografuar nga një kamerë-kurth në 26 Mars 2011, në orën 18:48 (fotoja poshte). Rrëqebulli i Ballkanit është një nga llojet e faunës më të rrezikuar në Shqipëri dhe që prej vitit 2006, PPNEA së bashku me partnerë ndërkombëtare nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia dhe Norvegjia, ka ndërmarrë një program për studimin dhe ruajtjen e popullatës së tij (Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit - www.catsg.org/balkanlynx). Vlerësimet më të fundit të ekspertëve tregojnë se numri i rrëqebujve në Shqipëri nuk i kalon 15 - 20 individë në total dhe si i tillë është i klasifikuar si një lloj i kërcënuar në mënyrë kritike (CR – Lista e Kuqe, 2007).
Gjithsesi, nga kërkimet e PPNEA-s ndër vite me metoda bashkëkohore shkencore, deri më sot nuk ishte provuar prania e rrëqebullit në gjendje të egër në Shqipëri dhe shenjat e prezencës së tij vinin kryesisht nga individë të vrarë dhe të ruajtur si trofe ose nga informacione të rastësishme të marra nga popullsia e zonave rurale. Si rrjedhojë, ky është një nga rezultatet më të rëndësishme të arritura deri më tani pasi provon në mënyrë definitive praninë e rrëqebullit në vendin tonë dhe përbën një thirrje të fuqishme për marrjen e masave të menjëhershme për ruajtjen e tyre dhe të habitateve ku ata jetojnë.

Metodologjia e përdorur nga PPNEA për monitorimin e faunës në vend, ka në thelb përdorimin e pajisjeve të quajtura “kamera-kurth”, me anë të të cilave u realizua dhe fotografimi i rrëqebullit të parë në vend. Kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor i cili dedekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes. Këto pajisje montohen në pemë apo kunja të posaçme të vendosura në pyje, pranë shtigjeve ku njihet lëvizja e kafshëve të egra. Kjo metodë, është një metodë jo-invazive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe abundancën e llojeve të ndryshme pa i shqetësuar ato.

Rrëqebulli është një lloj plotësisht i mbrojtur dhe gjuetia e tij ndalohet rreptësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Faunës së Egër (Nr. 10 006 / 2008) dhe Ligjit për Gjuetinë (Nr. 10 253 / 2010).
Rrëqebulli ka patur një mbrojtje të plotë ligjore në vend që prej vitit 1969. Ai klasifikohet në Listën e Kuqe të Shqipërisë (Urdhër nr. 146 / 2007) me statusin CR (i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje). Rrëqebulli mbrohet edhe nga konventa ndërkombëtare, si Konventa e Bernës dhe Konventa Ndërkombëtare për Tregtinë e Specieve në Rrezik (CITES) të cilat janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë. Situata e rrëqebullit të Ballkanit është edhe më alarmante po të mendohet se ai përbën një popullatë dhe nënlloj (subspecie) më vete dhe të diferencuar gjenetikisht nga popullatat e rrëqebujve të tjerë nëpër botë. Kësisoj, ai ka vlera të mëdha për diversitetin biologjik dhe trashëgiminë natyrore të vendit tonë dhe përbën një thesar të natyrës shqiptare.


gview
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Ky eshte rreqebulli i dyte i fotografuar ne Shqiperi -

20120424_Balkan_lynx_Albania_sm.jpg



Dhe nje rreqebull tjeter i fotografuar poashtu ne Shqiperi. Kesaj radhe rreqebulli eshte fotografuar ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice.

20120814_Balkan_lynx_Shebenik_sm.jpg
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Shtrirja gjeografike e rreqebullit -

1. Albanian Alps (Vermosh, Bjeshket e Namuna, Theth, Shale),
2. Central North & Central (Iballe, Munelle, Tuç, Lure-Balgjaj-Allamani),
3. Central East (Martanesh, Çermenike, Golloborde, Shebenik-Jabllanice),
4. Central South (Shpati, Polis, Guri Zi, Valamare).

map_small.jpg


Harta eshte me e vjeter. Aty ku shkruan SCG eshte Kosova.
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Shqiperia po kthehet ne shkretetire. Per mendimin tim kjo eshte nje teme shume serioze. Shkaterrimi i pyjeve te tera, prishja e abitateve kafsheve dhe dhenia e pa kontrolluara te licensave te gjuetise, jane krime makabre qe ne po i bejme natyres sone. Po e kthejme Shqiperin ne Sahara.
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

mir ke folur o peshkaken..
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Duhet ta harrosh!
Ke faktor tjeter Edvin 83!Nuk i ben dot Kafshet njerez.
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Masakra e shpendëve shqiptare nga gjuetarët italianë.
Gjuetar italian që luan me kufomat e shpendëve të vrarë në Shqipëri.
Foto nga Federata e Gjuetarëve të Shqipërisë
Burimi: Forumi Mjedisor http://iep-al.org/forum/viewtopic.php?f=49&t=15&start=20

61069_10151924279191165_352244706_n.jpg
E kam pare profilin tend,dhe positiv.Por jam skeptik nga natyra,me bashkekombas po se po!Kontatokjme ne privat,masanej e kqyrim!
Doli ndryshe nga ana ime,e drejta juaj me vone!
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Duhet ta harrosh!
Ke faktor tjeter Edvin 83!Nuk i ben dot Kafshet njerez.

Shoqëria civile ka vite që kërkon moratorium të gjuetisë, dhe gjueti të kufizuar, ku numri kafshëve të vrara do të jetë tejet i kontrolluar dhe i vendosur sipas matjeve vjetore.
 
Përgjigje e: Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Zhdukja dhe abuzimi i kafshëve të egra në Shqipëri

keshtu e shkruan titullin edvini..

o edvin ...ti .. nuku je mir me shqipen..

e kam ven re disa her.. ne titujt qe vë..

po jo vetem ti..po krejt nje gjenerat si e jotja nuku di te shkruaj me llogjike.

abuzim.. dmth.. shperdorim..teprim..keqperdorim..

dhe perdoret per njerzit..
ata abuzojne ose..shperdorojne.. jo kafshet..

kafsha shum shum shperdoron padashje kuptohet.. ..psh kashten ose jonxhen.. psh e ha nje pjes e nje pjes e dhj.et ose e pshurr..

pra ndreqe titullin.. or cun me 4 universitete e 3 tituj shkencore..

nuku dini as sa nje me 4 klas nga brezi inë..

po kur thon.. shqiperine duhet ta marre ne dor rinia e shkolluar jashte..

me nje fjal o edvinush..nuku jan zhdukur kafshet e egra.. nga kafshet e egra..por njeriu.. i ka zhdukur duke keqperdorur.. armen apo te tjera mjete cfarosese..

psh i ka prere pyjet.. ose i ka industrializuar zonat dikur te pasura me kafshe..etjetj..

nejse..
po ja cme shkruan nje mik..

ne qitetin 3000 vjecar te durresit na paskan dal ca banda qe dalin naten me pushke dhe me batare qellojne neper pemet e qytetit.. ne ato pak peme qe kan mbetur..per..te vrare kumriat..ose dudiat..ose guguftute si thot myzeqeja..
njerzit e mir jan tmerruar nga qo barbari e padegjuar..
kumria kjo mike e vjeter e njeriut..kjo banore aq fisnike e qyteteve tona..po asgjesohet..se.. ca pijanecer e pelqekan ta han te pjekur.. te urten te miren kumri.. kur pijne keta vamppire..mejhaneve..raki...
e vrasesit ne kope dalin cdo nat e qellojne mbi kumrijat qe flejne degve te pemeve..e i mbledhin kumrit e vrara e u shesin qelbanikve qe tham..

tnerr..

turp..

.

Fodulleku jot nuk paska fund. Merresh me dy llafe, nderkohe qe te shohesh kontekstin se cfare po kryhet ne Shqiperine e "lire". Nuk ka mbetur me asgje, as pyje, as kafshe, dhe ti prap derdellis. Krijese e rralle je o Brar. Kujdes se tani afron pranvera e keta gjuetaret Italiane qenkan shume te eger. Pasi te vrasin kafshet e mos mbetet gje, do fillojne me njerezit me duket.

Si han jemi bere.
 
Back
Top