• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
13,842
Pikët
113
51_1479475917-4806570.jpg

Flasin me gjuhën e Skënderbeut dhe e kanë ruajtur kulturën me çdo formë e mjet.
Martino: Teatri është instrumenti më i rëndësishëm për të ruajtur sa më gjatë gjuhën tonë, gjuhën e Skëndërbeut.
Por sot gjuha e arbëreshëve është e rrezikuar. Lucia Martino, Presidente e Shoqatës “Vorea” në një intervistë për “Ora News” evidenton shqetësimin, pasi thekson se gjuha nuk mësohet në shkolla dhe flitet shumë pak nga të rinjtë.

Martino: Kam dy mbesa, nuk folin arbërisht, pasi nuk e mësojn ëmë në shkollë. Është e rëndësishme të bëjnë shkollë pasi vetëm kështu mund të kenë kontakt me gjuhën, pasi vetëm kështu unë them se mund të mos e harrojmë gjuhën dhe kulturën tonë.

“Bëni për ne”, është apeli direkt për autoritetet shqiptare për të evituar këtë rrezik.

Martino: Ne e ruajtëm për 500 vjet, tani ju bëni për ne.

Shqipëria për arbëreshët është e bukura, ku kthehen me mall, por sot sfidat janë të forta ndaj edhe kërkohet forcimi i bashkëpunimit në mënyrë që lidhja speciale të qëndrojë e forte.

Martino: Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë dhe të ruajmë më shumë kulturën arbëreshe që është e juaja.

Gjuha dhe liturgjia sipas Martinos, kanë ndikuar në ruajtjen e kulturës arbëreshe, ndërsa evidenton çfarë kanë arbëreshët që shqiptarët e kanë humbur?

Martino: Ne kemi ca pjata që nuk nuk i keni më, kostumet. Gjuha arbëreshe është kopja origjinale, në shqip është fotokopja.

Muzikaliteti i gjuhës arbëreshe, gërshetuar me këngën dhe vallet tradicionale të përcjella brez pas brezi vjen në Tiranë si Odisea e gjatë e një populli që kthehet përsëri në tokën mëmë.
________________________________________
http://www.gazetaexpress.com/lajme-...r-zhdukjen-e-gjuhes-apeli-beni-per-ne-280818/
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

E kam thene me kohe, se televizionet shqiptare si TVSH, Top-Channel, Klan, Vizion-Plus, etj, tv te fuqishme, te transmentojne çdo dite apo çdo jave nga 1-2 ore emisione ne gjuhen e vjeter shqipe, ate arbereshe. Mundet te jepen edhe ore mesimi nepermjet tv, mbasditeve rreth orres 18-19.
 
edhe 24 ore te transmetojne nuk ka me kthim mbrapa, shumica e arberesheve ne keto vitet e fundi u vjen turp te dallohen mé si shqiptar
 
E pse duhet t'ju vije turp, se 2% apo edhe 5% e emigranteve shqiptare bejne pislliqe. Po 98% apo 95% te tyre, qe punojne e jetojne me ndershmeri, me pune, ta hedhim poshte.
 
Nëse gjuha amtare nuk përdoret çdo ditë sëpaku mbrenda jetës familjare,shkolla asht e kotë .Shkolla vetëm ndihmon dhe përmirëson si psh nga dialekti te gjuha letrare.
 
pse duhet t'ju vije turp? E mbajten traditen me qindra vite dhe tani i kapi turpi? -mos-
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

E kam thene me kohe, se televizionet shqiptare si TVSH, Top-Channel, Klan, Vizion-Plus, etj, tv te fuqishme, te transmentojne çdo dite apo çdo jave nga 1-2 ore emisione ne gjuhen e vjeter shqipe, ate arbereshe. Mundet te jepen edhe ore mesimi nepermjet tv, mbasditeve rreth orres 18-19.

Cfare te transmentojne keta, se mos mendojne keta per te miren e vendit apo per popullin, per xhepat e tyre mendojne, te ishin si thua ti tjeter shqiperi do te kishim sot. Keta se pari duhet te mesojne te flasin gjuhen paster, se me shume fjale te huaja per percjellin lajmin, apo kur debatojne se fjale Shqip. Me keq se mua dhe Rexhi ketu ne forum lol
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Arbëreshët i kanë të gjitha mundësitë ligjore të garantuara nga shteti italian për të ruajtur gjuhën dhe zakonet.
Nuk e dij nëse është në të gjitha qytezat dhe fshatet arbëreshe,por në Piana që kam vizituar,nuk i kishin dhe aq qejf shqiptarët.
Preferojnë të quhen italianë me origjinë arbëreshe.
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Ndihma që çdokush nga ne mund të japë, është që të bëjë turizëm në zonat arbëreshe. Sa më shumë shqiptarë të shkojmë atje, të lenë paratë te arbëreshët e të flasin në ta në shqip, aq më e fortë bëhet rilidhja mes dy pjesëve të ndara dhe ruhet gjuha. Turizmi shumë herë ka ruajtur ose ka rilindur gjuhë e kultura gati në zhdukje.
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

E pse duhet t'ju vije turp, se 2% apo edhe 5% e emigranteve shqiptare bejne pislliqe. Po 98% apo 95% te tyre, qe punojne e jetojne me ndershmeri, me pune, ta hedhim poshte.

Kush do i perdori.....cobanjet???
Si ke lexuar ne forum??????
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Nëse gjuha amtare nuk përdoret çdo ditë sëpaku mbrenda jetës familjare,shkolla asht e kotë .Shkolla vetëm ndihmon dhe përmirëson si psh nga dialekti te gjuha letrare.

Iken trojet....dhe gjuha bashke!!!!
RREGULLI i PARE i FORUMIT: flitet skipo anglo-fshatare-saksone gerxhesh dhe kullash.
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Ndihma që çdokush nga ne mund të japë, është që të bëjë turizëm në zonat arbëreshe. Sa më shumë shqiptarë të shkojmë atje, të lenë paratë te arbëreshët e të flasin në ta në shqip, aq më e fortë bëhet rilidhja mes dy pjesëve të ndara dhe ruhet gjuha. Turizmi shumë herë ka ruajtur ose ka rilindur gjuhë e kultura gati në zhdukje.

Ata duan te mesojne shqip, jo ne...le te vijne ne Vlore se hap tre kurse gjuhesh dhe u mesoj edhe notin gratis...Eshte nxenesi qe shkon te mesuesi, or Tunxh!
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Ata duan te mesojne shqip, jo ne...le te vijne ne Vlore se hap tre kurse gjuhesh dhe u mesoj edhe notin gratis...Eshte nxenesi qe shkon te mesuesi, or Tunxh!

Ata duan të ruajnë gjuhën shqipe të vjetër dhe kjo bëhet nëse dikush e çmon atë. Shkon ti të rimësosh gjuhën tënde të vjetër, nuk kanë nevojë ata të mësojnë sesi ti thua 'aprovoj sëpportin xha të shokuar maj frend'.
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Ata duan të ruajnë gjuhën shqipe të vjetër dhe kjo bëhet nëse dikush e çmon atë. Shkon ti të rimësosh gjuhën tënde të vjetër, nuk kanë nevojë ata të mësojnë sesi ti thua 'aprovoj sëpportin xha të shokuar maj frend'.

ata te rruajne leshte se s'dine as ship e as italisht...
nuk flas per traditat e vjetra shqiptare

p.s. nuk ruhet gjuha ne toke te botes...
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Sa dem eshte bere, po them, 50-60 vitet e fundit nuk eshte bere per qindra vjet. Shkollat me detyrim, tv, interneti po sidomos zvogelimi i rolit te familjes dhe hapja e shoqerise ka sjelle panevojshmerine e ruajtjes se traditave dhe sidomos gjuhes.
E vetmja menyre, mendoj, eshte kthimi ne interes ekonomik i tradites dhe gjuhes dhe shfrytezimi i internetit dhe tv. Duhet nje organizim dhe vemendje e madhe qe per momentin mungon.
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Nuk po më habit fort ky patriotizmi folklorik i këtij arbëreshit, sa po më habisin disa mendime këtu.

Nuk e di a po ju shkon ndërmend porosia që po jep ky arbëreshi.
Po thotë të kthehemi këtu ( lexojeni dhe po mundët kuptojeni )

Pasthënia e Mesharit të Buzukut

U Donih Gjoni,biri hi Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonëh nukë kish gjaa të endigluom ensëh shkruomit shenjtë , ensëh dashunit sëh botësë sanëh , desha me u fëdigunëh për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh saa hi naltë e hi mujtunë e hi përmishëriershim anshtë Zotynë atyneh qi tah duonë em gjithëh zemërë. U lus enbas sodi maa shpesh të vinih em kishëh, përseh ju kini meh gjegjunë ordhëninë e Tinëzot. E atëh nëh enbaroshi , Zotynëh tëh ketëh mishërier enbii juu, e atah qi u munduonëh dierie tash maa mos u mondonjënëh. E ju t'ini tëh zgjiedhunitë e Tinëh Zot, e përherë Zotynë kaa meh klenëh me juu: ju tueh endiekunë tëh dërejtënë e tueh lanë tëh shtrenbënë; e këta ju tueh aam, Zotynë ka me shtuom endër juu,se tëh korëtë tajh tëh englatetëh dierie ensëh vjelash, e të vjelëtë dierie ensë enbiellash.

E u' maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit.
E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem , u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjëh endë e mirë. Përseh nukë çuditëm seh në paça fëjyem,këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë , se fajh të mos banjinë; përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për muoh.
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

ata te rruajne leshte se s'dine as ship e as italisht...
nuk flas per traditat e vjetra shqiptare

p.s. nuk ruhet gjuha ne toke te botes...

Se te dhashe LIKE...
ATYRE nuk ju vihet faj.
I ke pare keta ne amerikanoris????
Per 25 vjet???
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Se te dhashe LIKE...
ATYRE nuk ju vihet faj.
I ke pare keta ne amerikanoris????
Per 25 vjet???

O beno po çke o burr dhe ti ja fut najher nazistçe per qejf
 
Përgjigje e: Arbëreshët vajtojnë për zhdukjen e gjuhës, apeli: Bëni për ne

Se te dhashe LIKE...
ATYRE nuk ju vihet faj.
I ke pare keta ne amerikanoris????
Per 25 vjet???

Martino: Ne kemi ca pjata që nuk nuk i keni më, kostumet. Gjuha arbëreshe është kopja origjinale, në shqip është fotokopja.

Qe tani e tutje na shkruaj(cito) ne kopje origjinale "qesh"

p.s. MARTINO --> shqipe e vjeter
 
Back
Top