Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Historia e Shqiptarėve

Historia e Shqiptarėve Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 07-01-2011, 17:31   #1
Akhmoss
Son of Ammon-Ra
 
Avatari i Akhmoss
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Campus Nubi
Postime: 21
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Akhmoss ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Kundėrshtimet pėr emrin "Maqedoni"

Do te paraqes nje studim timin te permbledhur lidhur me kontestimet per emrin Maqedoni , aktivitetet diplomatike te te dyja paleve trajtuar me objektivitet te plote si dhe zbulimin e disa fakteve ndoshta te panjohura historike me krizen ballkanike. Ky Punim eshte bere prej meje gjate vitit te dyte te studimive universitare ne Lenden: 'Media dhe Propaganda'
__________________
The wise man speaks because he has something to say, the fool because he has to say something
Akhmoss nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-01-2011, 17:32   #2
Akhmoss
Son of Ammon-Ra
 
Avatari i Akhmoss
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Campus Nubi
Postime: 21
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Akhmoss ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Hyrje

Me shpalljen e pavarėsisė, Maqedonia fitoi tė drejtėn e shkėputjes nga ish- Jugosllavia, duke pėrfituar sovranitetin e plotė. Por kjo periudhė nė dukje e favorshme pėr Maqedoninė do tė kishte koston e saj tė faturuar nga fqinjėt, e cila lidhet me problemet pėr ēėshtjet e identitetit, gjuhės, emrit, kishės, kombit. Nė tė vėrtetė tė tria vendet fqinje tė Maqedonisė mbajnė hapur ēėshtje kotestuese ndaj saj: Greqia ēėshtjen e emrit, Bullgaria ēėshtjen e gjuhės, Serbia ēėshtjen e kishės. Nga tė gjitha kontestimet me tė cilat pėrballet Maqedonia, mė problematike mbetet ajo me Greqinė pėr emrin. Tensionet duken se janė nė rritje mes saj dhe Greqisė gjatė viteve tė fundit.
Me gjithė pėrpjekjet e aktorėve ndėrkombėtarė, veēanėrisht tė ShBA–ve pėr zgjidhjen e problemit, konflikti mes Maqedonisė dhe Greqisė ėshtė kthyer nė njė problem vetėm rajonal. Duke qenė qė mosmarrėveshjet mes dy venedve po zgjaten shumė lindin pyetjet se mos vallė Greqia nuk ėshtė e shqetėsuar vetėm pėr ēėshtjen e emrit dhe ashtu si Maqedonia kanė arsye tė tjera pėr tu shqetėsuar dhe nėse po cilat janė ato? Pala greke e konsideron territorin e Maqedoninė si trashėgimi helene, ndaj shtetin qė sot quhet maqedonas e akuzon pėr uzurpim tė tij. Ndėrsa maqedonasit iu pėrgjigjen grekėrve se paraardhėsit e tyre kanė qėnė nė kėtė tokė, pėrpara paraardhėsve grekė, kėshtu qė kjo tokė u pėrket atyre.
Cėshtja e emrit shihet nė kėndvėshtime tė ndryshme si njė problem mes Maqedonisė dhe Greqisė, por edhe si njė problem qė ka rrėnjė tė thella. Unė do ta trajtoj nė njė kėndvėshtrim tjetėr, por pa pėrjashtuar kėndvėshtrime si: strategjia bullgare pėr marrjen e territoreve tė Maqedonisė. Problemin do ta trajtoj nėpėrmjet analizave dhe shqyrtimeve tė fakteve historike si dhe atyre shkencore. Gjatė rrugės do tė pėrpiqem tu pėrgjigjem pyetjeve tė tilla si : A e kanė banalizuar kėtė konflikt, mbėshtetėsit e tė dyja palėve, si tė tezės maqedonase ashtu dhe asaj greke? Cila tezė ėshtė mė e besueshme? Sa i rėndėsishėm ėshtė emri i Maqedonisė pėr tė dyja palėt? Cialt jane qėndrimet diplomatike tė tė dyja palėve? Pasojat e vėrtėta tė kėtij konflikti?
__________________
The wise man speaks because he has something to say, the fool because he has to say something
Akhmoss nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-01-2011, 17:35   #3
Akhmoss
Son of Ammon-Ra
 
Avatari i Akhmoss
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Campus Nubi
Postime: 21
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Akhmoss ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Njė histori e shkurtėr dhe kontestime.

Fillimet e kontestimeve rreth Maqedonisė datojnė qė nė mesin e viteve ’70 tė shek.XIX. Me shpėrthimin e Revolucionit Francez, nis edhe kriza nė Ballkan. Nė fillim serbėt dhe bullgarėt duke ndjekur politikėn e Rusisė, interesimin dhe pėrkrahjen e saj ndaj tyre, nisėn trazirat dhe shpallėn kėrkesė pėr pavarėsi nga Perandoria Osmane
Revoltat ndaj Perandorisė Osmane shėnojnė dhe fillimin e ‘krizės lindore’, e cila do tė pėrfshinte edhe fuqitė e mėdha nė zgjidhjen e saj. Kėshtu Rusia do t’i shpallte luftė Turqisė, kjo do tė ēontė nė thellimin e krizės.
Me pėrfundimin e luftės ruso-turke, Maqedonia do tė njohė momentin kryesor tė kontestimeve rreth saj. Rusia fituese do tė pėrcaktonte rregullat e lojės nė Traktatin e Shėn Stefanit, i mbajtur nė mars 1878. Kostoja e humbjes se Perandorisė Osmane do tė pasonte nė krijimin e njė shteti tė ri bullgar, tė zgjeruar nė territoret e Maqedonisė sė sotme. Ky krijim i Bullgarisė sė Madhe do tė shqetėsonte Anglinė dhe Perandorinė Austro-Hungareze, tė cilat shikonin me frike fuqizmin e Rusisė dhe ambicien e saj pėr tė dalė nė ujėrat e Mesdheut. Kėshtu me 13 qershor 1878 do tė mblidhej Kongresi i Berlinit, i cili do tė rishikonte vendimet e Traktatit tė Shėn Stefanit, aq tė kontestuara nga Greqia dhe Serbia.
Vendimet e marra nė Kongresin e Berlinit pėr Ballkanin i zhgėnjyen mjaft vendet e kėtij tė fundit. Rikthimi i territoreve tė Maqedonisė, Perandorisė Osmane, prishi projektet e Bullgarisė sė Madhe sė Shėn Stefanit, pra dėmtoi krijimin e njė blloku bullgar tė sponsorizuar nga Rusia. Pas kthimit tė Maqedonisė nė Perandorinė Osmane territoret e saj u bėnė fushėbetejė, ku pėrplaseshin interesat e Bullgarisė, Serbisė, Greqisė dhe tė Fuqive tė Mėdha.
Neni 23 i Kongresit tė Berlinit ngarkonte Perandorinė Osmane me ndėrmarrjen e reformave tė veēanta nė rajonet qė zotėronte nė Evropė. Pas Kongresit tė Berlinit, rajoni mė i rėndėsishėm, qė i mbeti Turqisė ishte Maqedonia, por ajo duhej qeverisur dhe mbajtur. Popullsia e saj e pėrzier dhe kufijtė qė ndryshuan pėrsėri, e bėnin mė tė vėshtirė qeverisjen nė kėtė vend. Fill pas kongresit do tė fillonin revoltat, organizimet revolucionare, ritmi i tė cilave sa vinte dhe shtohej. Maqedonia kthehet kėshtu, nė temėn e kėrkimeve gjuhėsore, etnike, antropologjike dhe historike, ku shkenca vendoset nė shėrbim tė propagandės. Bullgaria, e cila shfaqej si pėrkrahėse e reformave nga Porta e Lartė, nisi lėvizjet taktike pėr Maqdoninė nėpėrmjet formave tė ndryshme tė propagandės dhe mbėshtetjes financiare.
Nė vitin 1880 u krijua Liga Maqedonase, e cila kishte si platformė tė saj nenin 23 tė Kongresit tė Berlinit dhe krijimin e njė parlamenti pėr Maqedoninė. Maqedonia duhej tė mbetej nė sovranitetin e Portės sė Lartė dhe nėn patronazhin e Fuqive tė Mėdha Evropiane.
Nė fakt Liga Maqedonase dėshtoi nė realizimin e objektivave tė saj. Krahas saj u krijuan edhe organizata tė tjera si VMRO ( Vnatresna Makedonska Revolucionerna Organizacija ), e cila u formua ilegalisht nė Selanik mė 23 tetor 1893, por qė me nxitjen dhė pėrēatjen e qeverisė bullgare krijoi ambiguitet nė qėllimet e saj. Sofja i vuri pėrballė ‘Komitetin Suprem Maqedonas’, i cili u themelua nė vitn 1895 nė Sofje, nėn drejtimin e gjeneral Danail Nikolaev. Kjo organizatė kėrkonte bashkimin e Maqedonisė me Bullgarinė. VMRO, ishte e pėrbėrė nga dy struktura paralele tė cilat kishin projekte tė ndryshme pėr Maqedoninė: njėra kėrkonte inkuadrimin e Maqedonisė nė Bullgari, ndėrsa lėvizja tjetėr kėrkonte njė Maqedoni autonome.
Nė fillim tė shek.XX fati i Maqedonisė ishte kthyer nė njė problem evropian. Moszbatimi i reformave nė Maqedoni nga Perandoria Osmane, kryengritja e Ilindenit , revolucioni i xhonturqve i dhanė njė impuls tė ri konflikiti nė Ballkan nga vetė ballkanasit. Ndėrkohė qė Rusia dhe Austro - Hungaria angazhoheshin pėr ruajtjen e statusqous nė Ballakn, vendet fqinje si Serbia dhe Bullgaria, qė prej Traktatit tė Berlinit bisedonin pėr ēėshtjen e Maqedonisė. Propozimi bullgar ishte pėr autonominė e saj, ndėrkohė qė Serbia kėrkonte ndarjen mes tyre.
Nė viti 1911 u thellua kriza ballkanike, e cila nxiti vendet e Ballkanit tė krijonin aleanca mes tyre kundėr Perandorisė Osmane. Megjithė vėshtirėsitė dhe mosmarrėveshjet pėr territoret e Maqedonisė, mė 13 mars 1912 u arrit aleanca serbo-bullgare e mbėshtetur nga diplomacia ruse. Edhe pse Bullgaria dhe Serbia arritėn qė tė krijojnė aleancė, antagonizmat qė ekzistonin mes tyre dhe Greqisė pėr territoret e Maqedonisė nuk do tė zbeheshin, qoftė edhe me marrėveshje formale mes tyre. Cėshtja e Maqedonisė shkaktoi ato qė sot njihen si luftėrat ballkanike, tė cilat destabilizuan marrėdhėniet ndėrkombėtare nė tė gjithė Evropėn Juglindore.
Lufta e Parė Ballkanike shpėrtheu mė 18 tetor 1912, pasi u arrit marrėveshja mes vendeve ballkanike: Serbi, Bullgari, Greqi, Mali i Zi, tė cilat kishin edhe mbėshtetjn e Antatės kundėr Perandorisė Osmane. Vetėm pas disa javėsh Maqedonia iu nėnshtura kontrollit tė Aleancės Ballkanike. Me shpėrthimin e Luftės sė Dytė Ballkanike ushtria bullgare arriti tė pushtotnte pjesėn mė tė madhe tė territoreve maqedonase.
Epilogu i Luftės sė Parė Ballkanike u mbyll me nėnshkrimin e marrėveshjes nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr. Vendimet e kėsaj konference dhe presioni austro-hungarez e detyruan Serbinė tė tėrhiqej nga Shqipėria, gjė qė bėri qė ajo t’i drejtohej tashmė Maqedonisė. Nė kėtė kohė Serbia dhe Greqia nėnshkruan njė marrėveshje tjetėr tė fshehtė mes tyre, kundėr Bullgarisė, pėr t’i marrė asaj territoret qė zotėronte nė Maqedoni, gjė qė shkaktoi tjetėr konflikt pėr Maqedoninė me ish-aleaten e tyre.
Lufta e Dytė Ballkanike pėrfundoi me 13 gusht me Paqen e Bukureshtit, ku u caktuan kufijtė e rinj nė Ballkan. Vendimi kryesor i kėsaj konference kishte tė bėntė me statusin e Maqedonisė, e cila u nda nė tri pjesė: mes Greqisė, Serbisė dhe Bullgarisė, akt ky qė u konfirmua edhe me Traktatin e Versajės nė vitn 1919.
Nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore tė dyja blloqet ndėrluftuese: Antanta dhe Aleanca Tripalėshe i ofronin Bullgarisė territoret e Maqedonisė. Antanta i propozoi Trakėn dhe Maqedoninė, por Bullgaria vendosi tė mbantė anėn e Fuqive Qendrore nė luftė. Kėshtu ajo hyri nė aleancė mė Gjermaninė, Austo-Hungarinė dhe Perandorinė Osmane dhe arriti qė mė ne fund tė pushtonte Maqedoninė. Lufta e Madhe nxorri nė pah dhe thelloi konkurrencėn e egėr mes Serbisė dhe Bullgarisė, tė nisur qė me Kongresin e Berlinit. Bullgaria e shtriu ushtrinė e saj nė tėrė territoret e Maqedonisė gjatė tre viteve tė pushtimit tė saj, qė zgjati prej vitit 1915 deri nė vitin 1918.
Mė 1 janar 1918 u zyrtarizua shpallja e Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene, nė kuadėr tė sė cilės bėnte pjesė edhe Maqedonia, e cila u quajt Bonovia e Vardarit. Krijimi i saj nuk ishte nė pėrputhje mė strukturėn etnike, duke pasur parasysh se nė Bonovinė e Vardarit nuk ekzistonte vetėm njė komb. Gjatė viteve tė ekzistencės sė mbretėrisė, dhe mė vonė duke filluar qė nga viti 1918, Maqedonia nuk pėrfitoi asnjė status tė veēantė nė kuadėr tė Mbretėrisė sė serbėve, kroatėve, sllovenėve. Kjo mbretėri nuk njohu as gjuhėn dhe as popullin maqedonas. Regjistrimiet e kėsaj periudhe i citojnė maqedonasit si folės tė gjuhės serbo-kroate-sllovene dhe nuk citohej asnjė specifikim i nacionaliteteve tė vendit qė quhej Serbia e Jugut. Nuk do tė ishte vetėm mohimi i emrit tė Maqedonisė, por edhe pėrhapja e serbizimit nė kėtė vend, i cili preku sistemin arsimor, fetar dhe gjendjen civile ( emrat e familjeve), tė cilėt morėn prapashtėsėn –oviē. Serbizmi i Maqedonisė kishte filluar qė nė luftėrat ballkanike dhe tashmė pas Luftės sė Parė Botėrore, ky vend qė quhej Serbia e Jugut iu nėnshtura njė asimilimi tė egėr nė tė gjitha nivelet, duke eleminuar kauzėn maqedonase nė tė gjitha aspektet dhe duke forcuar karakterin serb tė Borovinės se Vardarit.
Ndarja territoriale e Maqedonisė nė Bukuresht kishte lėnė ēėshtjen e saj tė hapur edhe tė pazgjidhur. Edhe nė periudhėn qė do tė vijonte mes dy luftėrave botėrore, Bullgaria, Serbia dhe Greqia do tė kontestonin identitetin maqedonas. Pėrvetėsimi dhe pushtimi i sėrishėm i territoreve tė saj krijoi kushtet pėr sensibilizimin dhe formimin e grupeve tė ndryshme politike nė Maqedoni dhe jashtė saj. Pėrveē veprimtarive tė kėtyre organizatave pėr sensibilizmin e faktorit ndėrkombėtar nė lidhje me ēėshtjen maqedonase, ku u dallua sė tepėrmi angazhimi i intelektualėve maqedonas nė Petrograd, u shfaqėn edhe dallime mes inteligjencės dhe forcave tė ndryshme politke maqedonase rreth zgjidhjes sė ēėshtjes sė saj, veēanėrisht nė Bullgari, ku jetonin shumė emigrantė politkė. U dalluan dy fraksione: VMRO dhe Komiteti Ekzekutiv Maqedonas i Vllazėrimit nė njėrėn anė, dhe nė anėn tjetėr ishin pėrfaqėsuesit e forcave dhe lėvizjeve progresiste tė majta. Tė dyja fraksionet kėrkonin bashkimin e Maqedonisė, por prirjet e ndryshme ideologjike vėreheshin nė programet dhe nė mjetet pėr realizimin e kėtij qėllimi.
Pretendimet bullgare ndaj Maqedonisė nuk pėrfunduan me Luftėn e Parė Botėrore, madje ato u shtuan veēanėrisht gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Gjatė viteve 1941-1944 Sofja u pozicionua pėrkrah aksit Romė –Berlin dhe u kompesua me marrjen e Maqedonisė sė Vardarit, tė cilėn e konsideronte si territor tė saj. Edhe nė kėtė periudhė politika bullgare ndajt erritorit tė Maqedonisė lidhej me rikthimin nė idetė e Shėn Stefanit. Nė marrėveshjen e bllokut fashist gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte paraparė hyrja e trupave gjermane nė Shkup, pjesa perėndimore e Maqedonisė nėn pushtimin italian dhe ajo lindore tė pushtohej nga Bullgaria. Veprimet e qeverisė bullgare nė Maqedoni krijuan probleme edhe nė marrėdhėniet mes Partisė Komuniste Jugosllave dhe asaj bullgare. Rezistenca maqedonase u organizua nė bashkėpunim me partizanėt e Titos. Lindja e Jugosllavisė mė 29 nėntor 1947 shėnoi dhe njohjen e popullit maqedonas. Maqedonia fitoi pėr herė tė parė tė drejtėn e qeverisjes. Ky vendim nxjerr jashtė loje pėrpjekjet e mėtejshme tė Bullgarisė pėr Maqedoninė.
U zgjata me historikun e kontestimeve rreth Maqedonisė pėr tė kuptuar mė mirė se kur kanė filluar realisht kontestimet rreth saj, kur ėshtė krijuar a njohur si shtet dhe komb Maqedonia, pse mban qėndrime tė ashpra lidhur me ēėshtjen e emrit, dhe tė tjera si kėto qė lidhen me identitetin kombėtar tė maqedonasve.
__________________
The wise man speaks because he has something to say, the fool because he has to say something
Akhmoss nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-01-2011, 17:37   #4
Akhmoss
Son of Ammon-Ra
 
Avatari i Akhmoss
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Campus Nubi
Postime: 21
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Akhmoss ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Natyra e kontestimit rreth emrit

Pėrfshirja e historisė sė kontestimeve ndaj Maqedonisė u bė pėr njė arsye tė thjeshtė: Pėr tė kuptuar mė mirė qendrimet e maqedonisė pėr ēėshtjen e emrit: pėr tė zbuluar disi rėndėsinė e emrit Maqedoni pėr shtetin qė sot quhet kėshtu. Cėshtja e emrit tė Maqedonisė mbeti e padebatuar nga pala greke pėr aq kohė sa republika fqinje ishte pjesė e IRFJ. Konflikti politiko-semantik mes dy vendeve nisi nė vititn 1991, kur Maqedonia u shkėput pėrfundimisht nga IRFJ dhe shpalli pavarėsinė duke marrė emrin kushtetues: Republika e Maqedonisė.
Me lindjen e problematikės sė emrit, kėto dy vende i kontestojnė pa rreshtur historinė njėri-tjetrit, por siē dihet historia prek tė gjitha dimensionet duke pėrfshirė identitetin apo pėrkatėsinė territoriale. Historianėt dhe studiuesit maqedonas mbrojnė tezėn se kur sllavėt erdhėn nė Ballkan nė shek. VI-VII, grekėt e lashtė ishin larguar nga Greqia dhe tė tjerė u vendosėn nė vendin e tyre. Ata e braktisėn Greqinė nė shek IV, por paraardhėsit e maqedonasve antikė mbetėn nė tė gjithė Maqedoninė qė ishtė nė atė periudhė provincė romake. Sipas tyre kėta maqedonas u asimiluan nga sllavėt duke u bėrė kėshtu nė ditėt tona pasardhėsit e maqedonasve antikė. Sipas tyre Maqedonia nuk ka qėnė kurrė greke, as nė periudhėn romake, kur ajo dhe Greqia ishin koloni romake dhe as mė vonė .
Pėr maqedonasit e sotėm emri Maqedoni i pėrket vendit dhe njerėzve dhe heqja e kėtij emri do tė thotė pėr ta vetėm mohim identiteti. “Po tė humbasim kėtė emėr ne humbasim identitetin tonė…Nėse mbetemi pa emėr, pra pa identitet do tė ringjallen orekset e vjetra”, shprehej ish-presidenti maqedonas Gligorov.
Cėshtja pėr emrin ka rrėnjė tė thella qė lidhen me Maqedoninė antike, identifikimin e maqedonasve tė sotėm me historinė antike tė Maqedoisė gjeografike. Tė gjitha kėto lidhen me frikėn e ngjalljes sė aspiratave sllave pėr Greqinė Veriore dhe daljen nė ujėrat e ngrohta tė Mesdheut, tė cilat u mbėshtetėn nė Paqen e Shėn Stefanit. Nėse pala greke do tė pranonte emrin ‘Maqedoni’, ajo do tė legjitimonte kontestin mė tė madh me vendin fqinj, duke pranuar kėshtu se trashėgimia antike e Maqedonisė do t’i takontė Maqedonisė aktuale politike. Sipas Prevalakis, Maqedonia ishte epopeja e Aleksandrit te Madh dhe qytetėrimit helen. Grekėt e konsiderojnė kėtė periudhė si njė ndėr kapitujt mė tė rėndėsishėm tė historisė sė tyre. Krijimi i njė vendi tė ri qė mban emrin Maqedoni perceptohet si uzurpim i kėsaj trashėgimie historike.
Motivet e sipėrpėrmendura bėjnė qė grekėt tė kenė njė ndjeshmėri lidhur me kėtė .ėshtje. Ata e konsiderojnė pėrdorimin e emrit Maqedoni nga IRJM si mohim tė identitetit grek. Sipas grekėrve maqedonishtja ėshtė njė ‘idiomė e Shkupit’, dialekt i deformuar dhe i vjetėr i bullgarishtes. Greqia kundėrshton ekzistencėn e minoritetit maqedonas nė Greqi bashkė mė tė, ata e konsiderojnė popullin maqedonas antik si popull grek. Emri ‘makedonia’ nga rrjedh emri Maqedoni ėshtė fjalė greke, nėse do t’i referoheshim Homerit, por nga ana tjetėr ėshtė vetė Homeri ai qė do t’i ‘tradhėtojė’ grekėt dhe tezėn e tyre.
__________________
The wise man speaks because he has something to say, the fool because he has to say something
Akhmoss nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-01-2011, 17:38   #5
Akhmoss
Son of Ammon-Ra
 
Avatari i Akhmoss
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Campus Nubi
Postime: 21
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Akhmoss ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Aktiviteti diplomatik i Greqisė.

Kur parlamenti i Maqedonisė miratoi deklaratėn e pavarėsisė, qeveria greke e qendrės sė djathtė e drejtuar nė atė kohė nga Micotaqis reagoi menjėherė dhe nisi pėrpjekjet pėr tė bllokuar njohjen e saj. Pėr palėn greke ishte i papranueshėm emri kushtetues i Maqedonisė, por pėrveē kėsaj qeverisė greke i duhej edhe ndihma ndėrkombėtare pėr mosnjohjen e kėtij shteti tė ri tė sapoformuar. Diplomacia greke hapi disa ēėshtje brenda vetė Komunitetit Evropian, qė kishin si qėllim bllokimin e njohjes sė Maqedonisė. Suksesi i saj i parė u arrit me abstenimin pėr njohjen e saj nga vendet e KE.
Nė kėtė linjė ishte edhe letra e Ministrit tė Jashtėm grek drejtuar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Butros-Galit, nė tė cilėn thuhej se paqja nė rajon rrezikohej jo vetėm nga emri i kėtij vendi tė ri, por edhe nga njė seri veprimesh qė rezultojnė nė uzurpimin e emrit ‘Maqedoni’ me qėllim krijimin e njė shteti tė ri qė ka pretendime territoriale, edhe pse nuk ka ekzistuar historikisht.
Greqia arriti kėshtu qė pėr njė periudhė dy vjeēare tė hedhė poshtė pranimin e emrit tė Maqedonisė nė Lisbonė, edhe me mbėshtetjen e Komunitetit Evropian
Periudha e viteve 1991-1995, ku ishte nė fokus ēėshtja e emrit tė Maqedonisė vlerėsohet si ngjarja qė ka dominuar politikėn e jashtme, tė brendshme dhe atė ballkanike tė Greqisė. Mė 16 shkurt 1994 deklarohet fillimi i embargos nėpėrmjet portit tė Selanikut. Qeveria maqedonase i dėrgoi njė letėr qeverisė greke, ku kėrkonte dialog, pėr marrėveshjen qė do tė garantonte sigurinė e kufijve .
Nė fund tė vitit 1993 Greqia theksoi edhe mė tepėr pozicioin e saj kudėrshtues ndaj Maqedonisė, sepse kjo kohė pėrkonte me zgjedhjet nė vend dhe kjo ēėshtje do ta ndihmonte qeverisjen e PASOK. Njė vit mė vonė Greqia shpalli embargo tė njėashme daj Maqedonisė, ku si shkak kryesor shihet fakti i njohjes sė Maqedonisė nga ana e ShBA-ve. Kjo do tė shėnonte dhe pėrfshirjen e diplomacive amerikane, e cila do tė luante njė rol mjaft tė rėndėsishėm mė anė tė ndihmės-sekretarit tė saj, Riēard Hollbruk, i cili deklaroi edhe arritjen e njė marrėveshje mes dy vendeve. Me anė tė kėsaj marrėveshje tė nėnshkruar nga Ministri i Jashtėm grek, Papulias dhe ai maqedonas Cervenkovski, Greqia e njihte Maqedoninė me emrin IRJM deri nė zgjidhjen pėrfundimtare tė kėsaj ēėshtjeje. U vendos pėr vazhdimin e bisedimeve nėn Petronazhin e OKB dhe u caktua edhe ndėrmjetėsi special, Sajrus Ves, i cili do tė angazhohej pėr bisedimet greko-maqedonase pėr emrin. Edhe pas heqjes sė embargos polemikat vazhduan. Mė 23 shtator 1999 u zgjodh mediatori i ri Mejti Nimiē .
Pala greke nė vitin 1999 nga ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis, gjatė njė konferece pėr shtyp nė Shkup hodhi propozimin qė Maqedonia tė quhet ‘Maqedonia e Sipėrme’, propozim i cili ngjalli shumė polemika nė qarqet e ndryshme nė Maqedoni
Pas zgjedhjes sė Nimiē, vėrehet njė angazhim mė intensiv i OKB nė kėtė ēėshtje. Nė takimet e viteve tė fundit janė intensifikuar deklaratat e diplomacisė greke pėr gjetjen e njė kompromisi, por pala greke konstaton se Shkupi zyrtar po ndjek njė politikė racionaliste dhe anakronike, me anė tė sė cilės kėrkon tė monopolizojė identitetin maqedonas .
Vetėm disa ditė para Samitit tė NATO-s nė Bukuresht, ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis shkruante: “Maqedonia ėshtė emri qė lidhet me historinė e civilizimit grek qė prej tre mijė e pesėqind vjetėsh dhe ka tė bėjė me provincėn greke nė veri tė vendit”. Sipas Bakojanis, kur Tito e pagėzoi provincėn nė jug tė Jugosllavisė me emrin Republike Socialiste e Maqedonisė, e bėri pėr tė mbyllur pėrēarjen nė rajon, nė veri tė Greqisė dhe pėr tė pasur dalje nė detin Egje .
Negociatat arritėn pikėn kritike para Samitit tė NATO-s, i cili u mbajt nė Bukuresht mė 4 prill 2008. Pritej qė nė bisedimet e fundit tė mbajtura mė 2 mars tė po atij viti, pala maqedonase dhe ajo greke do tė arrinin tė gjenin njė kompromis pėr emrin e Maqedonisė. Por kėtė rradhė mė shumė sė kurrė, palėt nuk lėshuan pe nė qendrimet e tyre. Kėshtu qeveria greke dukej tepėr e vendosur dhe bėri tė qartė se mosgjetja e njė zgjidhjeje do tė ēonte nė vendosjen e vetos greke pėr marrjen e ftesės sė Maqedonisė nė NATO. Ky qėndrim u bė realitet nė Bukuresht, ku vetoja greke me mbėshtetjen e vendeve si Franca, Spanja, Italia, Belgjika, Sllovakia, Hungaria, Portugalia, Islanda, Luksemburgu dhe Hollanda, arriti tė linte Maqedoninė jashtė NATO-s.
__________________
The wise man speaks because he has something to say, the fool because he has to say something
Akhmoss nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-01-2011, 17:40   #6
Akhmoss
Son of Ammon-Ra
 
Avatari i Akhmoss
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Campus Nubi
Postime: 21
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Akhmoss ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Aktiviteti Diplomatik i Maqedonisė

Pas tendosjes sė marrėdhėnieve mes Maqedonisė dhe Greqisė qė prej vitit 1991, konflikti pėr emrin ka kaluar nė disa faza, tė cilat nuk kanė arritur t’i japin zgjidhje ēėshjtes sė emrit tė Maqedonisė.
Konflikti diplomatik ka pėrfshirė edhe faktorin ndėrkombėtar, i cili arriti qė tė bindė Greqinė dhe Maqedoninė pėr formalizimin e raporteve bilaterale mes tyre me njė marrėveshje tė pėrkohshme tė nėnshkruar nė Neė York mė 13 shtator 1995.
Qė prej vitit 1995, maratona e emrave tė rinj tė propozuar ndryshoi kohė pas kohe nga Maqedonia e Re, Maqedonia e Sipėrme, Sllavo-Maqedonia, Maqedonia-Shkup etj., por tė gjitha kėto propozime nuk u pranuan as nga pala greke dhe as nga pala maqedonase. Pala greke insistonte pėr emra qė do tė pėrjashtoin njė emėrtim vetėm me emrin Maqedoni, ndėrsa ajo maqedoanse nuk merrte nė konsideratė asnjė propozim nė tė cilėn nuk pėrmendej emri maqedoni. Klasa politike maqedonase nuk arriti t’i shėrbente zgjidhjes sė problemit.
Ish-kryeministri i Maqedonisė Vllado Buēkovski, kėmėbengulte pėr pranimin e formulės sė dyfishtė pėr emrin, sipas sė cilės Greqia tė mund tė pėrdorte emrin ish-Rep. Jugosllave e Maqedonisė, ndėrsa Komuniteti Ndėrkombėtar tė pėrdorte emrin Republika e Maqedonisė, por kjo u kundėrshtua fort nga opozita.
Diplomacia maqedonase ka qėnė gjithnjė e drejtuar nga politika dhe interesat e saj, e cila nė kėtė ēėshtje kaq tė ndjeshme, qė kėrkon njė zgjidhje, ėshtė mė shumė e interesuar pėr forcimin e pozicioneve partiake. Diplomacia maqedoase ka folur me zėrin e politikės nacionaliste, pa ofruar propozime tė koordinuara, tė cilat do tė ndihmonin pėrshpejtimin e proēesit.
Tė gjitha hapat e ndėrmarra nga Maqedonia, veēanėrisht gjatė viteve tė fundit dėshmojnė sė forcat politike maqedonase janė marrė me akuza dhe kundėrakuza ndaj njėri-tjetrit, duke iu larguar kėshtu zgjidhjes konkrete tė ēėshtjes sė emrit, qė pėr Maqedoninė do tė thotė ngecje dhe izolim. Pasojat e para tė kėtij konstatimi u panė nė Samitin e Bukureshtit, i cili edhe pse ishte njė ngjarje historike pėr Shqipėrine dhe Kroacinė solli zhgėnjim pėr Maqedoninė. Para mbajtjes sė Samitit, u hodhėn shumė hipoteza nga ekspertė analistė, tė cilėt krijuan bindjen se tė tri vendet e Kartės sė Adriatikut, Kroacia, Shqipėria dhe Maqedonia do tė merrnin ftesėn pėr nė NATO.
Edhe pas kėtij dėshtimi tė diplomacisė maqedonase pėr hyrjen nė NATO, nuk vėrehet asnjė lėvizje nga ana e drejtuesve tė qeverisė maqedonase; kryeministri Gruevski, i cili ėshtė edhe kryetari i partisė nė pushtet VMRO-DPMNE, dhe presidenti Ivanov potencojnė vazhdimisht idenė e mbajtjes sė njė referendumi, i cili sipas tyre do tė pėrcaktonte vullnetin e vet banorėve tė Maqedonisė nė lidhje me ndryshimin e emrit. Kjo situatė e krijuar ėshtė paradoksale, nėse kihet parasysh se kjo qeveri ka marrė shumicėn absolute tė votave dhe gėzon legjitimitetin pėr tė marrė vendimin nė lidhje me ēėshtjen e emrit. Mbajtja e njė referendumi do tė vinte nė pikėpyetje aftėsinė e qeverisė dhe tė diplomacisė maqedonase pėr njė ēėshjte kaq tė rėndėsishme dhe nė anėn tjetėr do tė pėrballte vendin me vėshtirėsi tė mėdha. Partitė opozitare pajtohen me njė emėr i cili nuk do tė kėrcėnojė identitetin kombėtar, gjuhėn, kulturėn dhe veēoritė kombėtare tė Maqedonisė.
Diplomacia maqedonase nuk ka orientimin e duhur , nuk ka njė strategji. Ajo po bėn njė politkė tė jashtme aventureske pėr sa i pėrket ēėshtjes sė emrit. Aspiratat e diplomacisė sė Maqedonisė nuk janė nė koherencė me proēeset qė ka kaluar dhe po kalon Maqedonia, e cila pėr kėtė ēėshtje duhet tė tregojė pėrgjegjėsi, pėr tė ardhmen e saj, atė tė shqiptarėve dhe tė kombeve tė tjera, qė jetojnė dhe janė pjesė e historisė dhe trashėgimisė sė pėrbashkėt tė kėtij vendi.
__________________
The wise man speaks because he has something to say, the fool because he has to say something
Akhmoss nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-01-2011, 17:42   #7
Akhmoss
Son of Ammon-Ra
 
Avatari i Akhmoss
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Campus Nubi
Postime: 21
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Akhmoss ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Dallimet mes koncepteve historike: historisė sė territorit dhe historisė sė popujve

Nė njė analizė tė tij Arbėn Xhaferi shkruan se maqedonasit e paraqesin popullin maqedonas si njė entitet trashedential, gjithėkohor qė ka lėnė gjurmė tė vazhdimėsisė gjatė periudhave tė ndryshme historike. Sipas Xhaferit ky qendrim i hap shtegun njė lloj imperializmi unikal historik, pėrmes tė cilit pėrvetėsohen tė gjitha ngjarjet, personazhet dhe vlerat qė janė krijuar nėn kuadratin e sotėm gjeopolitik qė ndėrkombėtarisht njihet me emrin FYROM. Kjo premisė nė doktrinėn e kėtij vendi po ashtu ka pėruruar njė metodė paradoksale hulumtuese, qė nėnkupton projektimin e koncepteve tė sotme nė tė kaluarėn. Mbi kėtė perceptim ndėrtohen teori apo doktrina politike pėr kėrkesa territoriale, aspirata pėr territoret qė sot gjenden nė Maqedoninė e Pirinit, tė Egjeut madje dhe nė disa pjesė tė Shqipėrisė. Aspiratat territoriale gjithnjė shoqėrohen edhe me ato kulturore. Sė kėndejmi, kjo doktrinė rezulton edhe me pėrvetėsim tė personazheve tė famshme historike , origjinash tė ndryshme, duke filluar nga Leka i Madh, Cirili dhe Metodi, car Samuilli, Skėnderbeu e deri tė Nėnė Tereza.
Maqedonia gjeografike nuk ka qėnė njė entitet shtetėror specifik. Pėrcaktimi i saj territorial daton qė prej Kongresit tė Berlinit dhe kufizohej nė veri nga Mali Sharr, nė lindje nga Pirini, nė jug nga Olimpi dhe nė perėndim nga Liqeni i Ohrit dhe i Prespės. Ky rajon banohej nga popullsi tė ndryshme, si sllavėt, grekėt, shqiptarėt, turqit, vllehėt, ēifutėt dhe ciganėt. Gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX qėndrimi i Evropės pėsoi ndryshime sa i pėrket raportit mes kombit dhe territorit. Pėrcaktimi i kufijve kishte si bazė kriterin etnik, por pa kėrkuar pėlqimin e banorėve tė vendit. Kriteri qė merrej pėr bazė pėr pėrcaktimin e njė kombi ishte kriteri gjuhėsor dhe ky ishte edhe kriteri kryesor, qė pėrcaktoi edhe vendimet e Konferencės sė Paqes nė Paris nė vitn 1919. Pretendimet pėr autoktoni tregojnė sė Greqia dhe Maqedonia kėrkojnė tė dėshmojnė njė ndjenjė pėrkatėsie, legjitimiteti territorial, tė cilat prekin shumė dimensione edhe atė tė pretendimit pėr hapėsira mė tė gjera territoriale.
Emrat gjeografikė kanė historinė e tyre dhe territoret qė pėrshkruajnė ndryshojnė ndonjėherė, siē ėshtė rasti i Maqedonisė antike, por edhe ai i Belgjikės sė Jul ēezarit, qė nuk duhet ngatėrruar me Belgjikėn aktuale. Njė shembull tjetėr pėrbėjnė turqit, tė cilėt nuk e kanė turqizuar historinė e Azisė apo tė Trojės, ndėrsa maqedonasit kėrkojnė ta pėrvetėsojnė Maqedoninė Antike.
__________________
The wise man speaks because he has something to say, the fool because he has to say something
Akhmoss nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-01-2011, 17:43   #8
Akhmoss
Son of Ammon-Ra
 
Avatari i Akhmoss
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Campus Nubi
Postime: 21
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Akhmoss ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Sugjerime dhe pėrgjigje

Kur flasim pėr telashet e Maqedonisė me emrin dhe kombin kemi parasysh inferioritetin maqedonas nė kuptimin e identitetit. Nėse analizojmė kontekstet historike, politike, sociologjike vėrejmė se maqedonasit e sotėm shoqėrohen nga moria e komplekseve. A ėshtė e vėrtetė qė maqedonasit shprehin komplekse tė quhen sllavė? Pėrgjigja ėshtė po! Duke marrė parasysh tė vėrtetat historike, sot mungojnė dokumentat e shkruara pėr vazhdimėsinė e ekzistencės sė njė kombi maqedon me pėrmbajtje gjuhėsore, kulturore, etj. Qė mund tė kenė tė pėrbashkėta mes maqedonasve antikė dhe tė sotėm.
Mendoj se nė kushtet dhe rrethanat e sotme shtetarėt maqedonas duhet tė pranojnė se Maqedonia ėshtė njė shtet multietnik i pėrbėrė nga shqiptarė, bullgarė, serbė, turq, vllehė dhe trakas. Nėse Maqedonia sot ėshtė nė krizė pėrgjegjėsia bie mbi shtetarėt maqedonas, ndėrsa pasojat mbi popujt qė jetojnė aty. Kur Kosova shpalli pavarėsinė, pranoi se ishte njė shtet qė pėrmbante edhe etni tė tjera brenda kufijve tė saj. Respektimi i tyre vihet re nė politikat kosovare deri te simbolet kombėtare tė shtetit tė ri kosovar.
Elita maqedonase vazhdon tė kėmbėngulė mbi emrin Maqedoni dhe vazhdon tė propagandojė gjithfarė enciklopedish(?) pėr tė krijuar njė identitet kombėtar tė paqenė. Lidhur mė kėtė mendoj se ėshtė e rrezikshme qė formimi i kėtij pseudoidentiteti tė mos ndalet. Duke iu referuar historisė, injektimi i psikozave nacionaliste ndėr territore me popullsi tė ndryshme sjell lindjen e vatrave tė konflikteve.
Mendoj se konflikti i emrit ėshtė i pėrkohshėm dhe se klasa maqedonas nuk mund tė bėj hapa pėrpara duke mospranuar asnjė lloj zgjidhje dhe tėrhequr gjylen e rėndė tė popujve tė tjerė qė e pėrbėjnė atė, Maqedoninė.
__________________
The wise man speaks because he has something to say, the fool because he has to say something
Akhmoss nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur