Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Filozofia | Psikologja | Sociologjia

Filozofia | Psikologja | Sociologjia Gjithēka qė ka tė bėjė me misterin me emrin "Njeri".

Temė e mbyllur
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 16-03-2011, 22:52   #1
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,825
Thanks: 0
Thanked 32 Times in 27 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Psikiatria dhe feja

Nga: Prof. Adj. MSc. FERID AGANI

Sqarim: Ky punim ėshtė prezantuar nė Konferencėn e Dytė tė Lidhjes sė Psikiatrisė Shqiptare (LPSH), prill 2008, Prishtinė

ABSTRAKT
Shumė psikiatėr dhe psikoterapeut, nė vend dhe nė botė janė tė hutuar, sillen nė mėnyrė indiferente ose kanė skotom, kur nė praktikėn e tyre ballafaqohen me dukuri fetare nė pėrmbajtjen psikopatologjike tė pacientėve tė tyre, ose me pyetje tė drejtėpėrdrejta ose indirekte tė natyrės fetare, qė ata u bėjnė?
Si psikiatria ashtu edhe feja janė tė mbėshtetura fuqishėm nė traditat e pasura tė mendimit dhe praktikės njerėzore. Mėnyrat nė tė cilat njerėzit tentojnė qė tė kuptojnė dhe ndėrveprojnė me botėn e tyre dhe t’ua japin kuptimin jetėve tė tyre kanė preokupuar filozofėt, udhėheqėsit fetar, dhe shkencėtarėt gjatė shekujve.
Psikiatria ėshtė unike nė mesin e shkencave tė tjera mjekėsore nė atė se, nė pėrpjekjet e saja pėr tė shpjeguar spektrin e gjėrė tė sjelljes njerėzore, shpesh shtrihet pėrtej realitetit tė shkencave natyrore dhe nė filozofi. Nė kėtė prezentim do tė shqyrtoj: polarizimet dhe aspektet e pėrbashkėta tė kėtyre realiteteve, me pėrqėndrim tė veēantė nė pikėn ku ato takohen; parimet dhe trendet themelore teorike, perspektivat klinike, sociologjike dhe ndėr-kulturore tė teorisė dhe praktikės nė kėtė aspekt, si dhe marrėdhėniet e ardhshme tė psikiatrisė dhe fesė.
Poashtu do tė shqyrtohet edhe roli i besimeve dhe bindjeve fetare nė pėrgjegjet ndaj sėmundjes dhe ērregullimeve; pasojat e ndėrhyrjes sė kultit nė procesin terapeutik psikiatrik; ēėshtjet morale dhe shpirtėrore pėrkitazi me pėrvojat traumatike; roli i ndarė por komplementar i punėtorėve tė shėndetit mendor dhe personave fetar nė ripėrtėritjen e shėndetit tė pacientit; si dhe modelet e mundshme tė integrimit tė shkencės dhe fesė nė praktikėn psikiatrike, procesin mėsimor, dhe hulumtime; veēanėrisht duke e pas parasysh faktin se gjithnjė e mė shumė programe tė trajnimit psikiatrik dhe tė fakulteteve tė mjekėsisė kanė filluar qė tė pėrfshijnė kurse mbi fetė dhe aspektet shpirtėrore tė qenies njerėzore.

HYRJE
Edhe sot e kėsaj dite shumė psikiatėr dhe psikoterapeut, nė vend dhe nė botė janė tė hutuar, sillen nė mėnyrė indiferente ose kanė skotom, kur nė praktikėn e tyre ballafaqohen me dukuri fetare nė pėrmbajtjen psikopatologjike tė pacientėve tė tyre, ose me pyetje tė natyrės fetare, qė ata u bėjnė?
Shumė komentues kanė insistuar se shkenca dhe feja janė botėra tė papajtueshme, kategorikisht tė dallueshme dhe reciprokisht tė pėrjashtueshme. Nė vitin 1984, Akademia Amerikane Kombėtare e Shkencave, insistoi nė kėtė ndarje: “Religjioni dhe shkenca janė realitete tė ndara tė mendjes njerėzore, qė pėrjashtohen njėra me tjetrėn; prezentimi i tyre nė kontekstin e njejtė ēonė nė keqkuptime, si tė teorisė shkencore ashtu edhe tė besimit religjioz” (Jones 1994, f.186).
Ky insistim nė ndarjen e shkencės dhe fesė, i shoqėruar me pikėpamjet e njohura negative tė Frojdit mbi religjionin, ka pas ndikim nė psikiatrinė, qė “nė sistemet klasifikuese diagnostike si dhe nė teoritė, hulumtimet, dhe praktikėn e saj ka manifestuar tendencė qė tė anashkalojė ose tė patologjizojė dimensionet shpirtėrore dhe fetare tė jetės” (Lukoff dhe bashkp. 1992, f. 673).
Ndonėse historikisht, gjithnjė kanė ekzistuar personalitete shkencore si William James dhe Carl Gustav Jung tė cilėt gjatė punės sė tyre pa vėshtirėsi gjetėn themel tė pėrbashkėt me religjionin, psikoterapeutėt nė mėnyrė shumė graduale filluan tė pranonin konceptin se dimensioni fetar i ekzistencės njerėzore mund tė jetė pėrcaktues i drejtėpėrdrejtė i suksesit tė punės sė tyre (Jones 1994, f. 18).
Sot, megjithatė gjejmė pėrfaqėsues tė fesė dhe tė psikiatrisė tė cilėt “kėrkojnė filozofi publike tė cilat do tė tejkalojnė hendekun ndėrmjet tyre” (Wind 1990, f. 89). Aktualisht, duket se ekziston gatishmėria e pėrbashkėt pėr tė pranuar se, nga njėra anė feja ėshtė mė shumė se sa njė mekanizėm primitiv psikologjik, dhe nga ana tjetėr se psikiatria nuk ka nevojė qė tė kėrkojė zėvendėsimin e fesė.
Feja paraqet kodifikim kulturor tė metaforave tė rėndėsishme shpirtėrore dhe themel pėr fokusimin adekuat tė marrėdhėnieve sociale tė njeriut.
Bindjet e mirėfillta fetare organizojnė fuqishėm pėrvojėn jetėsore tė njeriut duke i siguruar atij autonomi, mundėsi pėr vet-organizim dhe mbajtjen e qėndrimit stabil nė situata tė rėnda jetėsore. Mjafton ta pėrkujtojmė pėrvojėn e popullit Shqiptar tė Kosovės gjatė periudhės sė gjatė tė okupimit dhe tė luftės nė Kosovė, kur bindjet fetare erdhėn nė shprehje tė plotė dhe ndikuan si mbrojtės tė rėndėsishėm psikik tė popullatės rėndė tė traumatizuar.
Nė kontekstin e hyrjes nė temėn e kėtij punimi ėshtė e domosdoshme qė tė elaborohet edhe fakti se pėrmbajtjet fetare janė shpesh tė inkorporuara nė idetė deluzive dhe nė pėrmbajtjet psikotike tė individėve me ērregullime bipolare, skizofreni, depresion psikotik, ose ērregullime tė tjera serioze psikiatrike. Madje, individėt me ērregullime tė personalitetit mund tė kenė preokupime jo tė zakonshme me fenė ose mund ta keqpėrdorin atė. Pėr shembull individėt me ērregullim tė vartėsisė mundohen qė nėpėrmjet “pritjes nga Perėndia” tė arėsyetojnė mosaktivitetin e tyre. Ata tė cilėt kanė ērregullim obsesiv-kompulziv mund tė angazhohen nė lutje kompulzive ose tė angazhohen nė mėnyrė tė tepėruar nė rituale fetare tė cilat, pėr fat tė keq mund tė inkurajohen, me qėllim tė keqpėrdorimit, nga grupe tė caktuara tė personave “fetar” si kinse shenja tė posaēme tė spiritualitetit. Personat me ēregullim anti-social mund ta keqpėrdorin fenė, si mėnyrė pėr t’i shfrytėzuar tė tjerėt nė aspektin financiar ose tė manipulojnė me ēėshtjet fetare pėr qėllime tė interesave personale. Individėt me ērregullim kufitar mund tė drejtojnė mllefin dhe urrejtjen kah ata qė kanė bindje dhe besime tė ndryshme nga tė tyre. Personat me ērregullim narcisoid mund ta prezentojnė veten si udhėheqės fetar ose si prijėtar shpirtėror me qėllim qė tė tėrhjekin vemendjen nė veten dhe “fuqitė” e tyre. Kėto janė vetėm disa shembuj se si feja mund tė keqpėrdoret duke u vėnė nė shėrbim tė psikopatologjisė. Ėshtė qartė se nė kėto raste problemi nuk qėndron tek feja, mirėpo ajo shfrytėzohet si medium pėr shprehjen e nevojave psikopatologjike.
Besimet fetare dhe filozofike qė pacientėt tonė i sjellin nė mjedisin terapeutik, ose tė cilat ata i pėrvetėsojnė nė pėrpjekjen pėr tė arritur njė shkallė tė rehatisė ose pėr t’i dhėnė kuptim vuajtjes sė tyre, kanė anėt e tyre tė forta dhe dobėsitė. Pacientėt ose terapeutėt ndonjėherė nėnēmojnė qasjet e vlefshme terapeutike qė dalin nga traditat fetare ose filozofike, tė cilat dallojnė prej tė tyre. Edhe me evolucionin dhe pėrparimin e metodės shkencore, ėshtė pak e mundshme tė pritet, qė gjenetika dhe neuroshkenca ndonjėherė do tė arrijnė tė jenė tė afta qė plotėsisht tė shpjegojnė ērregullimet e mendimeve, veprimeve, dhe qėllimeve tė mendjes njerėzore. Mendjet tona janė nė mėnyrė tė pazgjidhshme tė ndėrlidhura dhe tė ndikuara nga forcat sociale dhe kulturore rreth nesh. Brengat ekzistenciale, shpirtėrore dhe fetare pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė kėtyre forcave socio-kulturore. Tė kuptuarit e pikėpamjeve tė individit do tė mbes qenėsore pėr studimin gjithėpėrfshirės tė sjelljes dhe psikopatologjisė njerėzore (Johnson&Westermeyer 2000, f. 105).
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė  
i vjetėr 16-03-2011, 22:53   #2
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,825
Thanks: 0
Thanked 32 Times in 27 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Psikiatria dhe feja

HISTORIA
Feja dhe psikiatria kanė pasur marrėdhėnie tė komplikuara, disa herė bashkėpunuese dhe disa herė garuese ndėrmjet veti, gjatė historive tė tyre tė gjata. Marrėdhėnia e tyre ėshtė bėrė edhe mė e komplikuar nga ndryshimet qė ndodhėn gjatė kohės nė fetė, si edhe nga zhvillimi i praktikės mjekėsore tė psikiatrisė, gjatė kohės (Kinzie, 2000). Filozofi dhe teologu bashkėkohor gjerman Hans Kung (1987), nė librin e tij “Frojdi dhe ardhmėria e religjionit” konstatoi se nė tekstet bashėkohore tė psikiatrisė, feja paraqet fenomen anėsor ose patologjik. Pėr arritjen deri te ky realitet kontribuoi edhe ajo pjesė e psikoanalizės qė lindi nė klimėn pozitiviste – materialiste tė shkencės sė shekullit 19, kur besimi u desht tė zėvendėsohet me dije, e feja si mbetje e neurozės, me shkencė. Ky ishte qėndrim logjik i shkencės materialiste qė psikėn e kuptonte si aparat mekanik ndėrsa shpirtin si epifenomen tė materies.
Si psikiatria ashtu edhe feja janė tė mbėshtetura fuqishėm nė traditat e pasura tė mendimit dhe praktikės njerėzore. Mėnyrat nė tė cilat njerėzit tentojnė qė tė kuptojnė botėn e tyre dhe t’i japin kuptim jetės sė tyre kanė preokupuar filozofėt, udhėheqėsit fetar, dhe shkencėtarėt gjatė shekujve. Perspektivat e shkolluara mbi tė sėmurin psikiatrik janė paraqitur nė shkollarėt konfuēian, misionet budiste, spitalet e hershme tė krishtera, mjekėt mesjetar ebrej, dhe spitalet islame tė mesjetės sė hershme. Megjithatė, shumė shoqėri qė patėn lulėzim tė kujdesit tė shkolluar shėndetėsor, mė vonė iu kthyen praktikave joshkencore dhe nė shumė raste jonjerėzore. Ky regresion ėshtė mishėruar nė mėnyrėn mė tė qartė nė inkuizicionin e krishter mesjetar, kur shumė individė tė sėmurė mentalisht u identifikuan si shtriga e dreqėr dhe u mbytėn. Fetė e mėdha dhe paraardhėsit e mjekėve bashkėkohor, Hipokrati, Ibn Sina dhe Wyer, qė ishin tė inspiruar nga parimet e tyre, udhėzojnė punėn tonė klinike edhe nė ditėt e sotme. Sfida jonė ėshtė qė tė jemi tė denjė pėr moralin, dhe trashėgiminė morale dhe klinike, qė na ėshtė lėnė.
Pikėn kthesė nė marrėdhėniet bashkėkohore ndėrmjet psikiatrisė dhe fesė e paraqet vepra epokale e Karl Jaspersit ”Psikopatologjia e pėrgjithshme”. Kufiri, qė nė kohėn e Grizingerit ishte pėrcaktuar ashtuqė tė pengonte shpjegimin e patogjenezės sė sėmundjeve psikiatrike me koncepte fetare, pas publikimit tė kėsaj vepre paraqiste pengesė pėr shpjegimin racional tė fenomenologjisė fetare nė psikopatologji.
Shqyrtimi i ndėrlidhjes sė psikiatrisė dhe fesė pat shtytje tė rėndėsishme nė fund tė shekullit 19 dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit 20, nga psikolog dhe sociolog nė zė si, Wilhelm Wunt, Wiliem James, Max Weber dhe Emil Durcheim; dhe psikiatėr si, Kurt Schneider, Hans Jung Waytbrecht, Hubertus Telenbah dhe natyrisht Frojdi, Viktor Frankl, Adleri dhe Jungu.
Historia e feve dhe teologjia “mund tė jenė burime tė menēurisė nė territorin qė ėshtė i pahulumtuar nga ana e shoqėrisė sekulare, edhe atėherė kur individi nuk i pėrket religjionit qė ėshtė burim i kėsaj menēurie” (Ahronheim 1994, f.7)

VETĖDIJA FETARE DHE REALITETI PSIKIK – BOTĖRA TĖ NDARA?
Ē’ėshtė nė tė vėrtetė pėrjetimi religjioz? A kemi tė bėjmė me ndjenjė apo me ide? Konsiderohet se rrėnjėt e fesė qėndrojnė nė gjendjen emocionale e cila njėkohėsisht paraqet ide dhe funksion tė un-it. Ėshtė e sigurtė se tė menduarit ėshtė pjesė qenėsore e pėrjetimit fetar, mirėpo situata ndryshon kur duhet tė bėhet vlerėsimi se a kemi tė bėjmė me tė menduar logjik (konceptual), apo para sė gjithash tė menduar intuitiv, tė ngjashėm me intuitėn filozofike ose artistike.
Vetėm tė menduarit dhe dija mbi fenė nuk nėnkupton tė qenit fetar. Ėshtė e qartė se bazėn psikologjike tė fesė e paraqet tendenca e cila nuk ėshtė lehtė tė thjeshtohet nė logjikė (nė kuptim tė ngusht tė fjalės), prandaj feja nuk mund t’i nėnshtrohet nė tėrėsi racionalizimit. Rrjedhimisht, psikologjia e nė veēanti psikopatologjia e fesė ka detyrė, qė tė pėrcaktojė marrėdhėnien e komponentės racionale dhe iracionale nė idenė e Zotit. Nė fe, nė tė vėrtetė ekziston tendosja e vazhdueshme ndėrmjet racionales dhe iracionales; ajo qė sė paku duhet bėrė ėshtė dallimi ndėrmjet iracionales, respektivisht asaj qė nuk mund tė nxirret dhe kuptohet nga logjika, dhe antiracionales, respektivisht asaj qė ėshtė nė kundėrshtim me logjikėn e shėndoshė.
Sipas disa psikologėve tė fesė pėrjetimi fetar ėshtė pėrjetim kreativ, qė nuk ėshtė vetėm pjesė e procesit tė imagjinatės, por ndryshim kreativ i unit tė njeriut, dhe ndonjėherė rilindje – ndryshim i plotė i brendshėm i tij; dukeqenėse ndikon nė tė gjitha funksionet e tjera psikike (tė menduarit, ndjenjat, vullnetin) dhe ka ndikim nė jetėn e ndėrdijshme tė njeriut, si dhe nė ndėrtimin dhe ndryshimin gradual tė gjithė qenies njerėzore.
Tė kuptuarit e shtuar tė domethėnies dhe tė rėndėsisė sė besimit fetar pėr pacientėt psikiatrik do tė influencojė nė pėrpilimin e programeve tė trajtimit pėr ta duke i shtyer psikiatrat qė tė shqyrtojnė faktorėt kulturor dhe sistemet e besimeve, tė cilėt mund tė ndikojnė nė pranimin dhe nė zbatimin e kėtyre programeve.
Por duhet theksuar se sistemet fetare tė shėrimit, shumė herė nuk ėshtė lehtė qė tė jenė komplementarė me trajtimin psikiatrik. Pėr shembull, pacienti mund tė pėrjetojė situatė konfliktuoze kur duhet qė tė vendosė, t’i nėnshtrohet tėrėsisht vullnetit tė Zotit duke e lutur atė pėr shėrim apo t’i nėnshtrohet metodave tė ndryshme tė shėrimit psikiatrik. Kėto ndjenja konfliktuoze mund tė shoqėrohen me ndjenjėn e rėndė tė fajit se ata janė duke bėrė diq qė ėshtė nė kundėrshtim me bindjet e tyre fetare. Nė rast se kėto ēėshtje nuk diskutohen nga ana e terapeutit kjo mund tė rezulton me mospėrmbushjen e procedurave terapeutike dhe me rezultate tė dobėta tė shėrimit. Ekzistojnė disa lėvizje nė krishterizmin fundamentalist tė cilat nė mėnyrė absolute e ndalojnė shėrimin psikiatrik dhe nė veēanti aplikimin e psikoterapisė si metodė e trajtimit tė vėshtirėsive mendore sepse paraqet rivalitet me sistemin e tyre religjioz tė shėrimit (Bobgan dhe Bobgan, 1989). Nga ana tjetėr, sjellja dhe shprehit specifike tė cilat inkurajohen gjatė procesit psikoterapeutik (veēanėrisht nė rastin e psikoterapisė bihejviorale – kognitive) mund tė bijnė nė kundėrshtim me mėsimet e disa grupeve tė tjera fetare. Pėr shembull, vėnia e theksit gjatė psikoterapisė sekulare nė plotėsimin e nevojave individuale dhe nė arritjen e vet-realizimit mund tė kuptohet si konflikt me mėsimet fetare, se duhet sakrifikuar pėr tė tjerėt ose se duhet shėrbyer tė tjerėve.
Pėrdorimi i barnave psikotrope, mundet poashtu tė krijon situata konfliktuoze me sistemin e besimit tė grupeve tė caktuara fetare. Pėr shembull, disa barna mund tė lehtėsojnė, nė mos ta eliminojnė, tėrėsisht ankthin. Ky redukim i ankthit mund tė rezulton me dėshirė tė zvogėluar tė pacientit pėr ndryshim dhe pėr rritje qė ėshtė nė kundėrshtim me konceptet fetare por edhe psikoterapeutike. Nė rast se terapeuti nuk i shqyrton kėto aspekte, rrezikohet realizimi i planit terapeutik pa marrė parasysh kualitetin e tij tė lartė.
Nė rast se dėshirohet arritja e rezultateve optimale nė procesin terapeutik duhet qė tė zhvillohet proces i njėkohshėm nė tė dy drejtimet: profesionistėt e shėndetit mendor duhet tė arėsimojnė profesionistėt fetar lidhur me shenjat, simptomat dhe mundėsit e trajtimit tė ēregullimeve psikiatrike nė mėnyrė qė ata tė jenė nė gjendje qė t’i njohin kėto ēregullime nė mjediset ku veprojnė dhe nė anėn tjetėr profesionistėt fetar duhet qė t’i arėsimojnė profesionistėt e shėndetit mendor lidhur me bindjet fetare, shprehit, sjelljet dhe pėrvojat tė cilat drejtpėrdrejtė influencojnė nė jetėn e njerėzve dhe nė vendimet lidhur me procesin e shėrimit.
Sipas William James fusha fetare e tė kuptuarit pėrfshin pėrvojat e individėve “deri atėherė sa ata tė mendojnė se qėndrojnė nė marrėdhėnie me ēkado qė ata e konsiderojnė hyjnore” (James 1902/1963, f. 50). Vetėdija fetare ripozicionon selfin nė relacion me misterin hyjnor dhe pėrbėn “shtesė absolute nė spektrin jetėsor tė Subjektit” (James 1902/1963, f. 64). Ajo i jep besimtarit “fushė tė re tė fuqisė” qė ofron stabilitet, kontinuitet, ngushėllim, dhe fuqi pėr t’u ballafaquar me sfidat dhe pasiguritė e jetės – sėmundjet, vdekjen, tė kėqijat, tragjeditė personale. Pėr besimtarin, vetėdija fetare ėshtė qendra e energjisė dinamike “pika e nxehtė nė vetėdijen e njeriut, grup i ideve tė cilave ai u pėrkushtohet, nė bazė tė cilave ai punon; quani qendra e natyrshme e energjisė sė tij personale” (James, 1902/1963, f.200).
Feja dhe psikiatria fokusohen nė fusha tė ndryshme tė tė kuptuarit, qė reflektojnė elemente tė ndryshme pėrbėrėse. Vetėdija fetare lėvizė nga selfi kah “tjetra”; pėrfshinė spektrin e pėrvojės qė ngjallė “ndjenjėn e tė qenit nė jetė mė tė gjėrė se sa bota e interesave tė vogla meskine, dhe bindjes, jo thjeshtė intelektuale, se ekziston njė Fuqi Ideale (James 1902/1963, f. 269). Vetėdija fetare pėrbėn sjellje konstruktive, pozitive, dhe sjellje tė angazhuar nė aspektin social ndaj jetės.
Psikiatria dhe feja dallojnė jashtėzakonisht shumė sepse operojnė brenda fushė veprimit tė lėmive tė pavarura dhe pashndėrrueshme tė kuptimit, ēdonjėra e cilėsuar me stilin e veēantė dhe special tė ekzistencės. Objekti autentik i pėrvojės fetare nuk mund tė ekzistojė nė vetėdijen psikotike dhe e kundėrta. Pėr shembull, pėrvoja mistike qė ėshtė autentike nė aspektin fetar nė tė njejtėn kohė nuk mund tė jetė edhe epizodė psikotike. Dhe anasjelltas, gjendja gjenuine psikotike nuk mund tė jetė pėrjetim autentik fetar.
Me fjalė tė tjera, “nuk ekziston mundėsia e referimit tė njėrės nga kėto lėmi tek tjetra duke pėrdorė formulėn e transformimit”; pėrkitazi me kėtė nuk ekzistojnė hibridet (Schutz 1941, f. 232).
Por kjo nuk do tė thotė se nuk mund tė ekzistojnė urat e bashkėpunimit tė mirėfilltė.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė  
i vjetėr 16-03-2011, 22:55   #3
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,825
Thanks: 0
Thanked 32 Times in 27 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Psikiatria dhe feja

NDARJE STRIKTE APO BASHKĖPUNIM?
ĒKA THONĖ HULUMTIMET?

Psikiatria ėshtė unike nė mesin e shkencave mjekėsore, sepse nė pėrpjekjet e saja pėr tė shpjeguar spektrin e gjėrė tė sjelljes njerėzore, shpesh shtrihet nė filozofi, pėrtej realitetit tė shkencave natyrore. Aspekte tė rėndėsishme tė marrėdhėnieve ndėrmjet psikiatrisė dhe fesė, janė: polarizimet dhe aspektet e pėrbashkėta tė kėtyre dy realiteteve, me pėrqėndrim tė veēantė nė pikėn ku ato takohen; parimet dhe trendet themelore teorike, perspektivat klinike, sociologjike dhe ndėr-kulturore tė teorisė dhe praktikės nė kėtė aspekt, si dhe marrėdhėniet e ardhshme tė psikiatrisė dhe fesė. Poashtu kanė rėndėsi: shqyrtimi i rolit tė besimeve dhe bindjeve fetare nė pėrgjegjet ndaj sėmundjes dhe ērregullimeve tė rėnda; pasojat e ndėrhyrjes sė kultit nė procesin terapeutik psikiatrik; ēėshtjet morale dhe shpirtėrore pėrkitazi me pėrvojat traumatike; roli i ndarė por komplementar i punėtorėve tė shėndetit mendor, personave fetar dhe shėruesve tjerė tė shpirtit nė ripėrtėritjen e shėndetit tė pacientit; si dhe modelet e mundshme tė integrimit tė shkencės dhe fesė nė praktikėn psikiatrike, procesin mėsimor, dhe hulumtime; veēanėrisht duke e pas parasysh faktin se gjithnjė e mė shumė programe tė trajnimit psikiatrik dhe tė fakulteteve tė mjekėsisė, kanė filluar qė tė pėrfshijnė kurse mbi fetė dhe aspektet shpirtėrore tė njeriut.
Ndonėse hulumtimet e fundit, kanė vėrtetuar dobishmėrinė e padyshimtė tė besimit fetar sa i pėrket tejkalimit tė vėshtirėsive psikologjike dhe psikiatrike, ende shumė pak hulumtime kanė arritur qė tė identifikojnė elementet specifike dobiprurėse tė tyre. Problemi qėndron nė faktin se ka vėshtirėsi me rastin e zbatimit tė metodave ekzakte tė hulumtimit tė funksioneve tė veēanta psikike, siē e kėrkon psikologjia eksperimentale, pėrkitazi me pėrjetimet fetare tek njerėzit.
Sipas rezultateve tė hulumtimeve tė shumta, besimet fetare kanė rėndėsi substanciale pėr mirėqenien e shėndetit mendor tė njerėzve. Lukoff dhe bashk. (1992) konstatuan se “dimensionet fetare dhe shpirtėrore tė kulturės janė ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm qė strukturojnė pėrvojėn njerėzore, bindjet, vlerat, sjelljen, madje edhe veēoritė e sėmundjeve”. Si ilustrim, Bearon (1990) dhe Sheehan (1990) vėrtetuan se bindjet fetare tė pacientit mund tė ndikojnė nė qėndrimin e tij ndaj ērregullimit prej tė cilit lėngon. Krolli (1991) konstatoi se shumė pacientė psikiatrik besojnė se sėmundja e tyre ėshtė dėnim nga Zoti ose rezultat i mėkateve tė bėra, ndėrsa studimi kombėtarė i psikologėve tė Amerikės nė vitin 1990 tregoi se afėr dy tė tretat e pacientėve pėrdorin gjuhėn fetare kur pėrshkruajnė problemet dhe konfliktet e tyre. Disa hulumtues si Hadaway dhe Roof (1978) gjetėn se njerėzit e devotshėm janė mė tė kėnaqur me jetėn, ose siē konstatuan Mayo dhe bashkp. (1969), manifestojnė shkallė mė tė ulėt tė depresionit krahasuar me grupet e individėve jo-religjioz. Williams dhe bashk. (1990) identifikuan besimin nė Zot si amortizator tė rėndėsishėm nė situatat stresogjene dhe traumatike, dhe parandalues tė ērregullimeve serioze psikologjike dhe psikiatrike, pas tyre.
Studimet kanė treguar se numri i rasteve dhe serioziteti i ēregullimeve psikiatrike tė personave tė vizituar nga profesionistėt fetar, personat qė merren me trajtime shpirtėrore dhe profesionistėt e shėndetit mendor ėshtė pėrafėrsisht i njejtė (Larson dhe bashkp. 1988). Jam i bindur se ky konstatim vlen nė masė tė plotė edhe pėr Kosovė dukeqenėse, ėshtė mirė i njohur fakti se afiniteti i popullatės shqiptare ndaj vizitave te profesionistėt fetar dhe personat e tjerė paramedicinal ėshtė i lartė. Sipas Rossit (1993), studimi i Gallupit gjeti se 66% e popullatės sė pėrgjithshme nė SHBA preferonte ndihmėn nga ana e kėshilltarit profesional i cili ėshtė besimtarė fetar. Rezultate tė ngjajshme tregoi edhe studimi i bėrė me qytetarėt e shtetit Konektikat nė SHBA prej tė cilėve, kur u pyetėn se cilin kėshilltarė pėr shėndet mendor do tė preferonin, 37 u pėrgjigjėn psikologun, 32 psikiatrin, 22 profesionistin fetar dhe 21 punėtorin social (Murstain dhe Fontain 1993).
Kėto hulumtime, nė rrethanat e nevojave dita mė ditė mė tė mėdha nė rrafshin psiko-social, udhėzojnė nė bashkėpunimin e domosdoshėm ndėrmjet grupeve tė ndryshme tė profesionistėve, tė cilėt ofrojnė kėshillime pėrkitazi me shėndetin mendor. Nė mėnyrė qė ky bashkėpunim tė zhvillohet rrjedhshėm dhe nė mėnyrė efikase pjesėtarėt e secilit grup profesional duhet t’i lėnė anash dallimet ideologjike, duhet tė njohin vlerėn e kontributit specifik tė cilin secili prej tyre e jep dhe duhet tė kenė dėshirė, qė tė komunikojnė njėri me tjetrin nė mėnyrė kolegiale.
Gartner dhe bashkp. (1991) kryen meta-analizė tė hulumtimeve tė bėra mbi korelacionin ndėrmjet shkallės sė vetėvrasjeve dhe devotshmėrisė fetare, qė tregoi se pėrkushtimi fetar ishte i shoqėruar me shkallė tė ulėt tė vetėvrasjeve, nė gati ēdo studim. Disa hulumtime, si ai i Blacconierit (1991), identifikuan devotshmėrin fetare si variabėl e cila nė mėnyrė konstante ishte e shoqėruar me shkallė mė tė ulėta tė konsumimit tė duhanit, tė alkoholit dhe tė drogės.
Ndonėse shumica e hulumtimeve pėrkitazi me fenė dhe marrėdhėniet e saj me shėndetin mendor janė pėrqėndruar nė aspektet e parandalimit tė ēregullimeve tė ndryshme psikiatrike, kohėn e fundit janė mė tė shpeshta hulumtimet qė udhėzojnė se devotshmėria fetare shoqėrohet me pėrmirėsim tė rėndėsishėm klinik edhe pas paraqitjes sė sėmundjes, si rezultat i pėrmirėsimit tė funksionimit emocional.
Megjithatė, hulumtimet e pėrmendura cilėsohen me disa mangėsi. Me pėrjashtime tė pakėta, siē janė studimet e Koenigut (1992) dhe Markides (1987), shumica e hulumtimeve qė kanė shqyrtuar marrėdhėnien ndėrmjet besimit fetar dhe shėndetit mendor kanė qenė hulumtime kros-sekcionale, transverzale. Ndonėse kėto hulumtime sigurojnė informata mbi interaksionin e devotshmėrisė fetare dhe shėndetit mendor, ato nuk e ndriēojnė edhe kauzalitetin e kėtij procesi. Nėse psh., hulumtimet transverzale udhėzojnė se njerėzit fetar kanė mė shumė gjasa qė tė lėngojnė nga sėmundjet mendore, kjo nuk ndriēon ndikimin e bindjeve fetare nė shėndetin mendor; sepse rezultati i kėtillė mund thjeshtė tė shpjegohet me kthimin kah feja tė njeriut i cili ka vėshtirėsi emocionale, njėlloj sikurse qė njeriu i cili ka vėshtirėsi emocionale e ndien veten mė tė qetė kur gjendet nė zyren e psikiatrit. Pėr t’i kuptuar mė drejtė kėto aspekte, janė tė domosdoshme studimet prospektive dhe krahasuese longitudinale ose hulumtimet klinike, tė mėnyrave fetare dhe jo-fetare tė pėrballimit tė situatave tė vėshtira jetėsore. Vėshtirėsi paraqet fakti se, ky lloj i hulumtimeve ėshtė zakonisht mjaft i kushtueshėm si nė aspektin financiar ashtu edhe nė aspektin kohor, gjė qė realizimin e tyre e bėnė mjaft tė vėshtirė.

SFIDA E BASHKĖPUNIMIT
Njerėzit sot, ēdo ditė e mė pak, mund tė llogarisin nė mjete tė sigurta nga jasht, qė do t’u sillnin siguri dhe lirim nga frika. Prandaj gjithnjė e mė shpesh dėgjohet pyetja me rėndėsi, si pėr psikiatėr ashtu edhe pėr teolog: – Ēfar kuptimi ka jeta dhe a ka kuptim fare?
Marrja e qėndrimit ndaj kėsaj dhe shumė pyetjeve tė ngjashme me cilėsi ekzistenciale imponon nevojėn qė psikiatri, fillimisht ta qartėson pozitėn e tij ndaj fesė; si dhe ta njehė mirė: fenė e tij, psikopatologjinė fetare si dhe psikologjinė dhe filozofin e fesė.
Megjithatė, pėrkundėr kėtyre kualiteteve, psikiatri ka vėshtirėsi se si tė mos e manifestojė, tė mos e bartė, ose tė mos ndikojė nė pacientin me qėndrimin e tij ateist, agnostik ose teist. A ėshtė kjo e mundur dhe sė fundi a ėshtė kjo e nevojshme? Pėrgjegja me siguri, ėshtė e kushtėzuar me orientimin teorik dhe nė ēdo rast ėshtė individuale; mirėpo, kur ky lloj i qėndrimit tė terapeutit bartet nė pacientin atėherė paraqitet ndikimi i pashmangshėm manipulativ, qė nuk ėshtė larg prej ideologjisė.
Psikiatria nuk guxon tė shndėrrohet nė ideologji, dhe nė veēanti kjo nuk guxon tė ndodhė me fenė qė ėshtė transhistorike dhe e pėrjetshme, qė gjithmonė plotėson mungesat ontologjike tė njeriut bashkėkohor dhe jetesės sė tij. Pėr fat tė keq, feja mund tė shndėrrohet nė ideologji njėlloj si edhe psikiatria, nė situatėn kur me to manipulohet, me vetėdije ose pa vetėdije. Ky rrezik, gjithnjė ekziston, dhe atė jo vetėm nė marrėdhėnien e ndėrsjellė ndėrmjet fesė dhe politikės. Pėr kėtė arsye psikiatri duhet tė respektojė dinjitetin e personalitetit, me tė cilin ėshtė nė kontakt tė afėrt, pa marr parasysh se a e konsideron atė krijesė tė Zotit ose krijesė tė rastit, tė gjuajtur, pa qėllim, nė kėtė botė.
Bashkėpunimi ndėrmjet personave fetar dhe psikiatėrve, qė nė kushtet tona ėshtė ende i pamundur, nė SHBA dhe nė shumicėn e shteteve europiane, ėshtė frytėdhėnės qėmoti. Nė klinikat e mėdha psikiatrike nė perėndim ėshtė praktikė e zakonshme qė nė to tė punojnė teolog tė shkolluar prej tė cilėve disa kanė vijuar edhe trajnime tė veēanta psikoterapeutike. Nga ana tjetėr teologėt ose personat qė merren me trajtimin paramedicinal – shpirtėror, tė vėshtirėsive psikike gjejnė nė psikiatrat ndihmė tė pazėvendėsueshme nė trajtimin e sėmundjeve dhe ērregullimeve tė ndryshme psikiatrike. Personat fetar ose tė tjerė qė merren me trajtime paramedicinale, bėjnė gabim tė madh kur trajtojnė pacientin e rėndė psikiatrik pa qenė tė pėrgatitur pėr kėtė ose kur e pengojnė dėrgimin e tyre deri tek psikiatri.
Njėra prej pyetjeve ėshtė se a mund tė mėsojė diē psikiatri qė ka njohuri mė tė thella mbi funksionimin e vetėdijshėm dhe tė pavetėdijshėm psikik tė njeriut, nga personi fetar qė merret me trajtimin e personave me vėshtirėsi psikike?
Njeriu nuk ėshtė vetėm enigmė por edhe fshehtėsi. Enigma mund tė zgjidhet, ndonjėherė kjo ėshtė vetėm ēėshtje e informatės dhe komunikimit. Fshehtėsisė mundemi vetėm t’i afrohemi, por jo edhe ta zgjidhim (Jerotiē, 1990). Prandaj ēdo psikiatėr, veēanėrisht ai me orientim psikoanalitik, i cili mendon, ose i cili ėshtė i bindur, se paraprakisht e dinė se prej ēfar “kompleksi” lėngon klienti i tij dhe se nė ēfar drejtimi do tė zhvillohet psikoterapia, nė tė vėrtetė nuk do t’i ndihmojė atij dhe procesit tė tij tė “individuacionit”, qė domosdo pėrfshin edhe hapėsirat fetare – shpirtėrore tė njeriut.
Edhe teologėt edhe psikiatrėt janė koshient se kanė punė me njeriun, tė shėndoshė dhe tė sėmurė. Si tė ndihmohet mė sė shumti? Kush mund tė ofrojė ndihmė mė tė mirė; psikiatri apo personi qė merret me anėn shpirtėrore tė problemit? Ėshtė e padiskutueshme ndihma qė mund tė ofrojė psikiatri nė rastet e sėmundjeve dhe ērregullimeve tė ndryshme psikiatrike. Pse duhet tė refuzojė teologu kėtė lloj tė ndihmės? Atė qė psikiatrat shpesh e harrojnė, por jo edhe personat qė merren me trajtim paramedicinal – shpirtėror, ėshtė fakti se krahas shumė supresioneve, nė ditėt e sotme gjithnjė e mė shumė ėshtė duke ndodhė supresioni i shpirtėrores (fetares) nė njeriun.
Nėse arketipi religjioz, ėshtė me tė vėrtetė njėri nga arketipet mė tė vjetra nė ndėrdijen kolektive tė njeriut atėherė a mos duhet menduar mė seriozisht mbi vėrejtjen e personave fetar se ky supresion nuk mund tė mbes i padėnuar? Tregues i bindshėm i pasojave tė supresionit tė arketipit religjioz ėshtė paraqitja gjithnjė e mė e shpeshtė e njė forme tė neurozės, tė cilėn Viktor Frankl qysh para njė shekulli e quajti neurozė neogjene ose sėmundje e qenies psikike – shpirtėrore tė njeriut, esencėn e sė cilės e pėrbėn dobėsimi ose humbja e plotė e “vullnetit pėr njohjen e kuptimit tė jetės”.
Vėshtrimet e karakterit tė njeriut, nga ana e psikiatėrve tė shumicės sė shkollave bashkėkohore psikiatrike si dhe personave zyrtar tė feve tė mėdha, ėshtė i ngjashėm. Ndonėse ndikimi i trashėgimisė gjenetike si dhe viteve tė para tė jetės sė tė posalindurit ėshtė i padyshimtė, megjithatė karakteri i njeriut, sipas mendimit tė psikologėve, psikiatėrve dhe teologėve tė sotėm, nuk ėshtė domosdoshmėrisht i pėrcaktuar me kėta faktorė (mendim plotėsisht tė kundėrt ka shkolla orthodokse psikoanalitike). Karakteri i njeriut nuk ėshtė strukturė statike por faktor dinamik nė personalitetin e njeriut, qė nė aspektin e procesit ėshtė i drejtuar kah transformimi dhe vet-transcedenca. Ky proces kreativ “individual” nuk mund tė paramendohet pa njohjen e gabimeve personale, korrigjimin, si dhe pendimet pėrkitazi me to. Paaftėsia e individit pėr ta bėrė kėtė sipas shumė mendimtarėve ėshtė shenjė e neurozės ekzistenciale dhe imponon nevojėn pėr ndihmėn e psikiatrit ose personit fetar, ose qė tė dyve. Pendimi nuk ėshtė shprehje e dobėsisė por e fuqisė sė njeriut dhe nuk nėnkupton humbjen e vetėbesimit.
Sipas mendimit tė Lewis Volberg, psikoterapia e mirė jo vetėm qė nuk guxon tė nėnēmojė besimet fetare tė pacientit, por ajo duhet tė lirojė nė tė shtytje shpirtėrore tė drejtuara kah vlerat tė cilat ose mbėshtesin, ose janė identike me vlerat e fesė.
Poashtu, duhet tė jetė e qartė se psikoterapia e mirė nuk tenton qė tė indoktrinojė pacientin me “shiqimin nė jetė” tė terapeutit, e as qė i sulmon bindjet fetare tė klientit, pėr tė cilin feja paraqet forcė konstruktive morale. Mirėpo, nėse feja vehet nė shėrbim tė neurozės, e jo nė shėrbim tė Zotit, detyra e psikiatrit nuk ėshtė qė tė zbėrthej besimin fetar tė pacientit, por tė udhėzoj kah mėnyrat mė tė pjekura tė manifestimit tė bindjeve fetare, me ēka ato e ndryshojnė edhe drejtimin e tyre tė veprimit.
Ndoshta sot, pėr herė tė parė pas njė kohe tė gjatė, jemi nė situatė qė nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrmjet psikiatrisė (psikopatologjisė) dhe fesė (teologjisė, psikologjisė dhe filozofisė sė fesė), tė lirohemi nga teprimet redukcioniste, siē janė tejtheksimi i parimit shpirtėror ose dimensionit biologjik tė njeriut duke e ashpėrsuar dualizmin nė mes tyre.
Duke i falėnderuar zgjėrimit tė horizontit antropologjik nė tė cilin njeriu shihet nė tėrėsin e tij, si dhe duke i falėnderuar qasjes metodologjike ndaj dukurive psikopatologjike pėrfshirė ato fetare, po paraqitet si i mundshėm edhe bashkėpunimi i psikiatėrve dhe psikologėve me teologėt, nė trajtimin e problemeve me interes tė pėrbashkėt. Pėrkitazi me kėtė, pajtohem me ata qė nuk preferojnė afrimin e sforcuar tė fesė dhe psikiatrisė, tė psikiatrit dhe personit qė merret me trajtim shpirtėror, por edhe kundėrshtoj lėnjen e tyre nė distancė tė panatyrshme, siē ndodhė sot.
Psikiatria dhe feja, si dy lėmi nė dukje tė parė tė ndryshme tė jetesės dhe veprimit, nė tė vėrtetė i takojnė njėra tjetrės. Pa njohjen e ndėrsjellė, psikiatri me qasje medicinale dhe personi fetar qė ka qasje shpirtėrore, nuk mund tė ofrojnė tėrė atė qė ka nevojė dhe qė ėshtė e dobishme pėr klientin e tyre. Nė mėnyrė pėrmbledhėse, mund tė themi se derisa “kujdesi pėr shpirtin” ėshtė “ndihmė nė fe”, psikiatria dhe psikoterapia janė “ndihmė nė zhvillim”. Si tė kėtilla, psikiatria dhe feja zakonisht lėvizin nė fusha tė ngjashme tė interesimit dhe hulumtimit, gjė qė kėrkon angazhim dhe bashkėpunim.
Dy fushat ofrojnė vektor paralel tė koshiencės dhe tė kuptuarit sepse ndonėse nuk kryqyzohen janė reciprokisht instruktive. “Religjioni duhet tė jetė i preokupuar me dinamikat psikologjike sepse ato ndikojnė dhe pėrcaktojnė funksionimin religjioz” (McCarthy 1990, f.59). Dhe ngjashėm, “psikologjia duhet tė jetė e preokupuar me ēėshtjet fetare dhe morale si faktorė psikologjik derisa ato tė ndikojnė nė funksionimin psikologjik” (McCarthy 199), f.59). Por, megjithatė, “Psikiatria dhe feja jo vetėm qė i shohin gjėrat ndryshe, por nė aspekte tė rėndėsishme ato shohin gjėra tė ndryshme” (McCarthy 1990, f. 41).
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė  
i vjetėr 16-03-2011, 22:56   #4
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,825
Thanks: 0
Thanked 32 Times in 27 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Psikiatria dhe feja

PROBLEMET ETIKE
Antropologjia kulturore ofron njė mori faktesh mbi inkibimet tona tė brendshme dhe tendencat pėr tė pa njerėzit qė dallojnė prej nesh, si “tė tjerė”. Ne ndjehemi mė sė miri brenda kufijve tė pėrshkruar dhe rrethanave familjare. Xenophobia shkon tej pėr tejpėrtej nėpėr historin e njerėzimit (O’Connell, 2000).
Dukeqenėse plotėsimi i nevojave psikologjike dhe shpirtėrore tė njerėzve ėshtė brengė e pėrbashkėt e psikiatėrve dhe e profesionistėve fetar, dhe dukeqenėse kėto dy lloje tė nevojave, nė shumė aspekte janė tė ngjashme, kufijt qė i ndajnė kėto dy profesione janė jo tė qartė. Ndodhin raste kur psikiatri duhet tė merret me aspektet shpirtėrore tė pacientit sepse kėtė e imponon koha specifike e intervenimit, dhe e njejta gjė mund tė ndodhė me profesionistin fetar tė cilit pėr shkak tė intervenimit me kohė do t’i duhet tė merret me problematikėn thjesht psikologjike ose trupore. Nė mėnyrė qė puna tė zhvillohet me sukses ėshtė i domosdoshėm komunikimi i qartė ndėrmjet psikiatėrve dhe profesionistėve fetar – dhe atė shumė mė i qartė, dhe me mė shumė rrespekt tė dyanshėm, se ai i cili ekziston nė momentin e tanishėm nė mes tyre.
Si, dhe kur mundet psikiatri tė merret me problemet shpirtėrore tė pacientit tė tij dhe me kėtė rast tė mos i kalojė kufijt e profesionit tė tij? Ashtu siē ėshtė e domosdoshme qė profesionisti fetar tė jetė i njohur me historinė paraprake psikiatrike tė klientit tė tij ashtu edhe psikiatri duhet ta ketė tė njohur historin fetare tė pacientit duke nėnkuptuar me kėtė rast pėrvojat pozitive dhe negative tė cilat ai i ka patur me fenė. Nė kėtė mėnyrė marrja e historisė fetare duhet tė jetė pjesė pėrbėrėse e vlerėsimit fillestar tė ēdo pacienti psikiatrik. Madje, te pacientėt pėr tė cilėt feja paraqet rėndėsi tė posaēme, psikiatri duhet ta merr parasysh kėtė fakt me rastin e pėrpilimit tė planit individual tė trajtimit.
Studimet kanė vėrtetuar (Propst dhe bashkp. 1992) se pėrdorimi i koncepteve fetare te pacientėt me besim fetar ka shėnuar rezultate tejet tė mira dhe pėr mė tepėr kjo nuk ka qenė e varur nga fakti se a ėshtė terapeuti fetar apo jo. Bazuar nė kėtė, mendoj se nė tė ardhmen terapeuti duhet t’i pėrdorė bindjet fetare tė klientit tė tij nė procesin terapeutik me qėllim tė arritjes sė rezultateve mė tė shpejta dhe mė tė mira. Nė rast se psikiatri vendos qė ta bėjė kėtė, ai duhet gjithmon tė ketė parasysh ēėshtjen e kufijve tė mundėsive tė tij dhe problemet delikate tė kundėrtransferit tė cilat mund tė paraqiten. Problemet nė kėtė lėmi janė shumė mė tė theksuara nė situatėn kur bindjet fetare tė psikiatrit dhe tė pacientit janė tė ndryshme.
Pėr shkak tė pėrkushtimit tė madh me tė cilin janė tė investuara bindjet fetare, terapeuti duhet tė jetė i kujdesshėm qė tė mos tentojė t’ia imponojė bindjet dhe perspektivat e tij fetare pacientit i cili ėshtė i turbulluar dhe tejet i ndijshėm. Seansa terapeutike nuk ėshtė vend ku duhet tė diskutohet vėrtetėsia ose paqėndrueshmėria e doktrinave tė ndryshme fetare ose qė tė manipulohet me shprehitė ose me sjelljen e pacientit ashtu qė tė jetė nė pajtim me nevojat e terapeutit.
Veēanėrisht diskutabile janė intervenimet e psikiatrit nė kuptim tė pėrdorimit tė lutjeve ose tė citateve nga librat e shenjtė, me qėllim tė riorientimit tė sjelljes dhe tė shprehive tė pacientit. Intervenimet e kėtilla i testojnė kufijtė ndėrmjet fushave tė ekspertizės psikiatrike dhe fetare. Ēėshtja e lutjeve tė pėrbashkėta me pacientin ėshtė tejet delikate nė psikiatri, sepse psikiatri ka tė bėjė me individė tė hutuar tek tė cilėt kufijt e un – it janė fluid dhe tė cilėt nė intervenimet e natyrės fetare mund tė reagojnė nė mėnyrė tė paparashikueshme. Megjithatė, lutjet mund tė jenė tejet tė dobishme nė situata tė zgjedhura mirė (p.sh., nė kohėn e stresit akut tė precipituar me ngjarje tė rėndė, reale, jetėsore atėherė kur profesionistėt fetar nuk janė afėr), ose nė rastet kur kemi tė bėjmė me pacientė religjioz tek tė cilėt un-i, ka funksionim tė ruajtur dhe tė cilėt i japin terapeutit pėrkrahje tė plotė pėr kėtė lloj tė intervenimeve (Koenig dhe bashkp., 1996).
Ndikimi i intervenimeve tė ndryshme fetare – spirituele tė ndėrmarra nga ana e profesionistėve fetar ose/dhe personave tė ndryshėm me “aftėsi” tė mbinatyrshme, nė procesin e shėrimit duhet tė jetė temė pėr diskutim urgjent, fillimisht nė mesin e asociacioneve relevante fetare dhe nė stadin e dytė ndėrmjet tyre dhe asociacioneve profesionale psikiatrike. Ky lloj i shqyrtimit, deri mė tani, nė mėnyrė tė pajustifikueshme ka munguar plotėsisht. Dukuria e reklamimit nė gazetat ditore, tė shėrimit tė plotė tė sėmundjeve mė serioze me metoda paramjekėsore, ose psh., keqpėrdorimi i pacientit skizofren i cili, ende nė gjendje tė sėmurė, pas “realizimit tė konvertimit” nga njėra fe nė tjetrėn, shrytėzohet pėr tė shpėrndarė literaturė fetare nė ambientet e reparteve psikiatrike, paraqesin vetėm dy prej shumė keqpėrdorimeve nė kėtė lėmi. Kėto dukuri paraqesin goditje tė rėndė nė radhė tė parė pėr bashkėsinė fetare tė cilės ai “profesionist” ose ai “misionar” i takon, por poashtu edhe pėr profesionistėt e shėndetit mendor tė cilėve u vėshtirėsohet angazhimi i mirėfilltė profesional dhe shkencor nėpėrmjet krijimit tė mosbesimit nė masėn e gjėrė tė popullit pėr shkak tė “pa-aftėsisė sė tyre”. Siē thash, aktiviteti nė kėtė drejtim deri mė tani plotėsisht ka munguar dhe kjo ka rezultuar me anarki tė plotė nė kėtė lėmi. Pasojat e kėsaj situate dita mė ditė janė duke i pėrjetuar njerėzit e pėrvuajtur me vėshtirėsi mendore dhe familjet e tyre tė hutuara dhe tė lodhura.
“Me gjasė tė madhe, afrimi i fesė dhe psikiatrisė do tė ishte i dobishėm si pėr terapeutėt dhe pacientėt e tyre, ashtu edhe pėr personat fetar dhe klientėt e tyre. Megjithatė, ėshtė e rėndėsishme qė tė diferencohen qartė fushat respektive tė psikiatrisė dhe religjionit, si dhe qė tė themelohet kodeksi mirė i pėrgatitur etik i cili do tė ndihmonte nė bashkėpunimin e kėtyre “botėrave” tė ndryshme duke e ruajtur integritetin e ēdonjėrės prej tyre” (O’Connell 2000, f. 146). Nė mungesė tė kėsaj perspektive dhe tė kėtyre dallimeve keqkuptimet janė shumė tė mundshme. Pėr fat tė mirė ekzistojnė instrumente tė mira pėr tė realizuar kėtė detyrė. Pėr shembull, fenomenologjia ofron metod tė pėrshtatshme pėr tė bėrė dallimin ndėrmjet fushave respektive tė fesė dhe shkencės, ndėrsa bioetika ofron kornizė tė pėrshtatshme pėr shqyrtimin e parametrave moral tė marrėdhėnies sė tyre. Mprehtėsia fenomenologjike e James-it e ēoj atė tė konkludojė se “tėrė dallimi ndėrmjet reales dhe joreales, dhe tėrė psikologjia e besimit, mosbesimit, dhe dyshimit, janė tė mbėshtetura nė dy fakte mentale – i pari se ēdonjėri prej nesh ka tė drejtė tė mendojė ndryshe pėr tė njejtėn gjė, dhe – e dyta se kur e bėjmė kėtė, mund tė zgjedhim se cilės mėnyrė tė tė menduarit t’i bashkohemi dhe cilėn mos ta pranojmė” (James 1890/1950, f. 290).
Ndonėse duhet pranuar disa dallime absolute, ėshtė qartė se interesimet e psikiatrisė dhe fesė kryqėzohen nė mėnyrė sinjifikante. Tė dy sferat ofrojnė vektor paralel tė koshiencės dhe udhėzimit derisa individėt mundohen qė tė arrijnė dhe ruajnė jetė koherente, kuptimplote dhe tė qėndrueshme nė aspektin moral. Si edhe nė marrėdhėnien ndėrmjet ēfarėdo dy individėve, bashkėsive, ose fushave tė pėrpjekjes, me paraqitjen nė skenė tė kėrkesave konkurente morale, ngriten brengat etike nė pikat e takimit tė punės psikiatrike dhe jetės fetare.
Me kėto dilema etike merret fusha, relativisht e re e bioetikės, qė ofron skenė tė pėrshtatshme pėr gjykimin e kėrkesave konkurente shpesh kontradiktore morale tė psikiatrisė dhe religjionit. Metodat e saj inkurajojnė vlerėsimin e plotė tė problemeve etike nė ballafaqimin e fesė dhe psikiatrisė.
E kuptuar nė mėnyrė tė pėrgjithshme, bioetika paraqet identifikim sistematik, analizė, dhe zgjidhje tė problemeve etike qė shoqėrojnė shkencat biomjekėsore dhe aplikimin e tyre, veēanėrisht nė praktikėn e mjekėsisė. Si e kėtillė, bioetika pėrpiqet tė formojė koshiencė morale dhe tė ofrojė udhėzime praktike nė fushat relevante, qė shtrihen nga pėrkujdesi pėr pacientė individual deri te zhvillimi i politikave sociale. Nė realizimin e kėtyre qėllimeve, bioetika tenton t’i pėrgjegjet pyetjes themelore njerėzore: “Cilat janė detyrat dhe obligimet e mia ndaj individėve tė tjerė jeta dhe mirėqenia e tė cilėve mund tė jetė e ndikuar nga veprimet e mia” (Callahan 1995, f. 251).
Bioetika, ka poashtu rol tė rėndėsishėm mediator nė diskutimet publike politike qė tentojnė tė gjejnė ekuilibrin ndėrmjet qėndrimeve respektive tė profesionistėve kompetent mjekėsor, nga njėra anė dhe kėrkesave tė besimtarėve tė pėrkushtuar nga ana tjetėr. Nė Shtetet e Bashkuara dispozita mbi ushtrimin e lirė tė fesė nė amandamentin e parė ndonjėherė shkakton tendosje ndėrmjet lirive fetare dhe praktikės sė mjekėsisė. Gjatė zhvillimit tė udhėzuesve etik pėr zbatimin e praktikės klinike, bioetika ndėrmjetėson interesat morale tė fesė dhe tė mjekėsisė.
Mbi tė gjitha duhet tė kuptohet dallimi absolut kualitativ ndėrmjet vetėdijes gjenuine fetare dhe vetėdijes patologjike psikiatrike. As psikiatria, as feja nuk kanė kompetencė pėr tė bėrė gjykime autoritative mbi integritetin e brendshėm tė tjetrit. Psikiatria nuk ėshtė mė pak ideologjike se sa feja, ndėrsa feja sigurisht se nuk ėshtė mė pak arrogant se sa psikiatria. Aty ku problemet e pazgjidhshme persistojnė, duhet tė ruhet distanca respektive. Atėherė kur tė pėrdoren tė gjitha resurset e bioetikės nė ndėrmjesimin e ēėshtjeve, interaksioni ndėrmjet psikiatrisė dhe fesė premton dobi tė mėdha pėr tė dyja.

PĖRFUNDIM
Marrėveshja e deritanishme e heshtur nė shtetet dikur socialiste, mbi kufirin e pakalueshėm ndėrmjet fesė dhe psikiatrisė nuk ėshtė treguar e suksesshme dhe nė dobi tė njerėzve me vėshtirėsi psikike. Ky qėndrim, po paraqitet gjithnjė e mė shumė arteficial dhe anakronik. Ėshtė e njohur thėnja e Ajnshtajnit se “tė pyesėsh pėr kuptimin e jetės do tė thotė tė jesh religjioz”; vet fakti mbi rritjen e interesimit nė botė pėr ēdo gjė fetare dhe shpirtėrore, ėshtė arsye e mjaftueshme qė psikiatri tė jetė i informuar me rezultatet e sociologjisė dhe psikologjisė sė religjionit, nė mėnyrė qė duke e marr parasysh edhe anėn shpirtėrore tė personalitetit tė njeriut, pa tė cilin tėrėsia e njeriut ėshtė e paparamendueshme, shėrimi i tij tė jetė mė i suksesshėm,.
Shpresoj se nė tė ardhmen do tė shohim bashkėpunim mė tė ngushtė ndėrmjet profesionistėve psikiatrik, teologėve dhe personave tė tjerė fetar. Pėr dallim nga ndarjet dhe konfliktet me tė cilat ėshtė cilėsuar kjo marrėdhėnie gjatė shekujve tė kaluar dhe dekadave tė fundit, shekulli 21 premton mirėkuptim dhe bashkėpunim shumė mė tė madhė nė kėtė aspekt.
Shtimi i nevojave tė shėndetit mendor tė popullit sė bashku me rėnjen ose kufizimet e finansimit pėr kujdesin e shėndetit mendor, thjeshtė do tė sforcojė kėtė bashkėpunim. Nėse pėrkujtojmė katėr nevojat themelore tė njeriut: pėr prejardhje, pėrkatėsi, identitet dhe orientim, si dhe mundėsitė e degjenerimit dhe keqpėrdorimit tė tyre, nuk ėshtė vėshtirė qė tė pajtohemi se njerėzit sot, nė tė katėr aspektet janė shumė tė frustruar, ndoshta nė rradhė tė parė pėr shkak tė shkėputjes nga tradita dhe me tė edhe nga feja.
Trendet aktuele sociodemografike dhe kulturore, si dhe mundėsit tejet modeste organizative dhe financiare tė sistemit shėndetėsorė nė Kosovėn e pasluftės do tė ndikojnė, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, nė marrėdhėnien ndėrmjet fesė dhe psikiatrisė.
Rezultatet e tri hulumtimeve shkencore tė shėndetit mendor tė popullatės, nė rrafsh vendi1, nė periudhėn e pasluftės flasin pėr gjendje jo tė mirė tė shėndetit mendor tė popullatės 15 vjet dhe mė tė vjetėr nė Kosovė; nė vitin 2005, prevalenca e ērregullimit tė stresit post-traumatik ishte 22% (vetėm 3% mė pak se nė vitin 2000); prevalenca e depresionit ishte 41.8% dhe e distresit emocional (anksiozitetit) 43.1%.
Indeksi i vetėvrasjeve nė Kosovė ka shėnuar rritje prej 1.6/100.000 banorė nė vitin 1987, nė 4.2/100.000 banorė nė vitin 2006; ndėrsa hulumtimi i kryer nė vitin 2001 mbi sėmundjet e varėsisė nė mesin e rinisė shkollore tė Kosovės, vėrtetoi prevalenca tė larta tė pėrdorimit tė substancave psikoaktive, si vijon: duhani 29.7%; alkoholi 24.5%; kanabisi 4.4%, heroini 0.2%, ekstazy 0.2%2.
Ekziston brenga e bazuar se nė tė ardhmen e afėrt, ballafaqimi me stresin kronik psikosocial do tė rezultojė me shtimin e sėmundjeve psikiatrike. Derisa numri i personave me ēregullime emocionale pritet qė tė rritet nė vitet qė vijnė, kjo nuk vlen edhe pėr mundėsit financiare dhe organizative, tė nevojshme pėr tu ballafaquar me to. Nga pėrvoja e shumė shteteve, ėshtė e njohur se shumė kohė para se shteti tė zhvillojė programet e nevojshme psikosociale janė strukturat fetare ato tė cilat, tė parat gjenden afėr popullatės pėr tė ofruar ndihmė veēanėrisht pėr pjesėt e varfėra tė shoqėrisė (Stevens, 1989). Nė situatėn ku Qendrat e shėndetit mendor dhe Qendrat sociale do tė jenė tė pėrmbytura me klientė, nevojtarėt do tu drejtohen edhe institucioneve fetare pėr tu ndihmuar. Bashkėpunimi ndėrmjet shėrbimeve tė shėndetit mendor, shėrbimeve fetare dhe shėrbimeve sociale do tė jetė i domosdoshėm pėr tu ballafaquar me shkallėn e shtuar tė kėrkesave pėr ndihmė psikosociale qė pritet nė tė ardhmen e afėrtė.
Duke kuptuar mė mirė rolin e fesė nė kulturėn tonė, psikiatrat kosovar, nė tė ardhmen duhet tė shtojnė ndjeshmėrin ndaj besimit dhe manifestimeve fetare tė pacientėve tė tyre. Si edhe nė ēdo vend tjetėr, tė pėrparuar ata duhet tė shtojnė njohurit pėr traditat fetare tė besimeve fetare tė cilat dominojnė nė Kosovė si edhe pėr traditat fetare me tė cilat nuk janė tė njoftuar nė masė tė duhur deri mė tani. Kjo dituri do t’u ndihmojė atyre qė tė tėrhjekin kufirin delikat ndėrmjet shprehjes sė shėndoshė tė identitetit fetar tė personalitetit dhe psikopatologjisė. Nė shumė raste, psikiatėrve do t’u duhet qė tė kėrkojnė ndihmė nga profesionistėt fetarė tė kėtyre besimeve me qėllim tė njoftimit mė tė mirė me bindjet fetare, me praktikat dhe pėrvojat e klientėve tė tyre. Nė tė kundėrtėn pėrvoja specifike fetare e klientėve mund tė ngatėrrohet me simptomat e psikopatologjisė. Njohurit tona mbi pėrvojat fetare do tė na mundėsojnė tė pėrcaktojmė se cilėt simptoma duhet tė trajtohen dhe cilėt simptoma ėshtė e nevojshme qė tė observohen mė tutje.
Nė vend qė tė bėjnė gara se kush do tė ofrojė mė shumė shėrbime pėr njerėzit me ērregullime tė shėndetit mendor, profesionistėt fetar dhe ata psikiatrik duhet tė gjejnė mėnyra se si tė bashkėpunojnė nė mes vedi. Ata duhet mėsuar qė t’i njohin kufijtė e profesioneve tė tyre tė rrespektuara dhe qė tė jenė koshient pėr dobėsit dhe forcat e njėri tjetrit. Pėr shembull, psikiatrat kanė pėrvojė dhe dije tė nevojshme pėr t’i diagnostikuar sėmundjet psikiatrike dhe posedojnė aftėsi specifike terapeutike pėr trajtimin e tyre. Nga ana tjetėr shumė nga depresionet e lehta, format mesatare tė depresioneve tė mėdha, gjendjet e lehta ose mesatarisht tė rėnda anksioze, gjendjet pas pėrvojave traumatike si dhe vėshtirėsit mė tė lehta tė adaptimit dhe tė pėrballimit tė situatave stresogjene dhe traumatike jetėsore (qė pėrndryshe prekin pjesėn mė tė madhe tė popullatės), mund dhe trajtohen mjaft mirė nga ana e profesionistėve fetar nė ambientet e tyre tė punės.
Vlerėsimi fillestar i sėmundjeve serioze psikiatrike, nė situatėn ideale do tė mund tė kryhej edhe nė komunitetin fetar, nė mėnyrė qė tė sigurohet zbulimi i tyre i hershėm dhe udhėzimi me kohė tek profesionistėt psikiatrik. Pasiqė tė bėhet diagnostikimi dhe tė fillohet trajtimi nga ana e profesionistėve tė shėndetit mendor, personat fetar mund tė asistojnė nė pėrcjelljen e kėtyre pacientėve duke e pėrkrahur programin e trajtimit, duke e vėzhguar me kujdes zbatimin e tij, dhe duke qenė tė vėmendshėm pėr simptomat e keqėsimit eventual. Nė kėtė mėnyrė, bashkėpunimi i ngushtė ndėrmjet psikiatrit, profesionistit fetar dhe familjes (duke rrespektuar normat e bioetikės), jep shpresa se nevojat pėr kujdesin e shėndetit mendor do tė plotėsohen me kohė, nė mėnyrė tė koordinuar dhe efektive.
Psikiatrat, qysh heret nė trajnimin e tyre, duhet tė bashkėpunojnė me profesionistėt fetar tė cilėt duhet tė jenė pjesė integrale e ekipit tė kujdesit tė shėndetit mendor qė punon nė komunitet (si nė mjedisin spitalor ashtu edhe nė atė jasht – spitalor). Kjo pėrvojė do t’u mundėsojė psikiatėrve tė ardhshėm, qė tė kuptojnė rėndėsin e bashkėpunimit me profesionistėt fetar nė procesin e tė kuptuarit gjithpėrfshirės tė klientit si dhe pėrpilimit tė planeve individuale tė trajtimit. Profesionistėt e shėndetit mendor duhet tė edukojnė personat fetar pėr shenjat, simptomat dhe trajtimet e ērregullimeve psikiatrike, nė mėnyrė qė ata tė jenė nė gjendje qė t’i njohin ato; ndėrsa personat fetar, nga ana tjetėr duhet tė edukojnė profesionistėt e shėndetit mendor pėrkitazi me besimet fetare, qėndrimet dhe praktikat qė ndikojnė nė jetėrat e njerėzve dhe vendimet pėrkitazi me shėndetin e tyre.
Pyetjet me rėndėsi tė cilat kėrkojnė pėrgjegje sa mė tė shpejtė shkencore janė:

1. Nė ēfar korelacioni janė besueshmėria nė Zot dhe distribuimi i ēregullimeve psikiatrike, nė popullatėn e pėrgjithshme?

2. Cili ėshtė korelacioni ndėrmjet besueshmėrisė nė Zot dhe shfrytėzimit tė shėrbimeve tė shėndetit mendor, nė popullatėn e pėrgjithshme?

3. Cilat besime dhe praktika fetare janė mė tė shpeshta nė mesin e personave tė cilėt kanė shėndet tė mirė mendor, veēanėrisht tė atyre qė kanė pėrjetuar trauma tė rėnda zhvillimore, dhe strese ose sėmundje tė rėnda trupore?

4. Si mund tė funksionalizohet besimi nė Zotin e madhėrishėm si mjet nė terapi? (hulumtime tė randomizuara klinike tė ndikimit tė lutjeve, leximit tė librave fetar, dhe procedurave tė tjera spirituele, nė pacientėt psikiatrik; ngjashėm me studimet e Al-Issas (1989) dhe Al-Sabairit (1989).

5. Si mund tė bashkėpunojnė institucionet e shėndetit mendor tė mbėshtetura nė bashkėsi me shėrbimet e mirėqenies sociale dhe me organizatat fetare?

6. Cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr edukimin e profesionistėve psikiatrik pėrkitazi me funksionalizimin e personave fetar nė kujdesin pėr pacientėt psikiatrik? Cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr edukimin e zyrtarėve fetar pėr rolin e psikiatėrve?

Po e pėrfundojė kėtė punim me mendimet e dy ekspertėve eminent ndėrkombėtar nė kėtė lėmi. James Boehnlein nė veprėn e tij “Psikiatria e Religjioni” (2000) tha: “psikiatria dhe religjioni janė korniza referente, paralele, dhe komplementare konceptuale, pėr tė kuptuar dhe shpjeguar sjelljen dhe pėrvojėn njerėzore. Ndonėse, gjatė definimit tė natyrės njerėzore vendosin shkallė tė ndryshme tė theksit nė rėndėsinė relative tė mendjes, trupit dhe shpirtit, perspektivat objektive dhe subjektive tė psikiatrisė dhe religjionit mund tė integrohen nė model gjithėpėrfshirės tė kujdesit shėndetėsor”. Ndėrsa nė tė njejtėn vepėr Koenig (f. 182) vazhdon: “Profesionistėt fetar duhet tė jenė tė integruar nė ekipet e shėndetit mendor tė cilat ofrojnė kujdes pėr tė sėmurėt psikiatrik nė spitale dhe mjediset jasht-spitalore. Sė fundi, profesionistėt e shėndetit mendor duhet tė jenė tė gatshėm qė tė vizitojnė organizatat fetare duke u paraqitur tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar, madje deri nė pikėn e pjesėmarrjes nė bordet e bashkėsive fetare atėherė ku dhe kur kjo ėshtė e mundur. Ndonėse kėto konstatime mund tė duken revolucionare nė krahasim me praktikat e kaluara, nė to qėndrojnė shanset tona mė tė mira pėr t’u pėrgjegjur nė mėnyrė efektive dhe efikase ndaj nevojave tė shtuara tė popullatės nė rrafshin e shėndetit mendor, nė dekadat qė vijnė”.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė  
i vjetėr 21-04-2011, 16:54   #5
gurax
Super Moderator
 
Avatari i gurax
 
Data e antarėsimit: Mar 2011
Vendndodhja: Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-Cygnus Spur, Sol-3, THE UNIVERSE
Postime: 2,652
Thanks: 1,043
Thanked 800 Times in 551 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
gurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Psikiatria dhe feja

Kryeplaku, nga sa lexova ne kete shkrim, ishte shume i qarte mesazhi i lidhjes se ngushte i menyres dhe shkalles se nje bindje fetare me shendetin psikiatrik te nje individi. U dha ne shume raste analogjia ne rrugen pothuajse identike qe psiqika njerezore ndjek gjate situatave ne rreagimin e sjelljeve perkatese te pacienteve psikiatrike dhe individeve thellesisht fetare. Dhe ishte pikerisht kjo ngjashmeri e cila inkurajon njohjen e ndersjelle te psikiatrise me fene pasi kane shume cfare mesojne nga njera tjetra.

Sidoqofte me lindi nje pyetje persa i perket vertetesise se informacionit te shkembyer nga nje psikiater dhe personi fetar, qe per mendimin tim nuk eshte ekuivalent dy drejtimesh me nje njohes te fese, ndonese disa here ne artikull keta te dy jane te zevendesueshem me njeri tjetrin. Ne artikull, realiteti eshte marre i mireqene dhe i njejte si nga psikiatret ashtu edhe nga personi fetar.

Nje gje e tille nuk mund te merret gjithmone si e vertete. Psikiatret dhe fetaret mund te mos bien dakord per realitetin dhe nje anomali psikiatrike per te parin mund te jete dicka normale per tjetrin, madje dhe te pretendohet qe dalja nga *ky* normalitet eshte anomali.
Kete gje mund ta ilustroj gjate nje bisede se fundi, ku u permenden shume shkarazi dinosauret dhe zhdukja e tyre. Bashkebiseduesi ne menyre te papritur u shpreh tekstualisht: "Kjo puna e dinosaurve eshte bere shume e madhe. Dinosaur ka edhe sot o gurax jane gjetur gjithandej neper bote, jo te permasava te medha por te permasave te vogla dhe mesatare."
Personi i cituar eshte shume fetar, ashtu sic eshte shprehur dhe vete ne shume raste dhe vete citimi i mesiperm eshte sjelle si nje argument faktik per vertetesine ne realitet te ketyre bindjeve.

Pyetja ime ndaj artikullit, pas kesaj hyrje disi te gjate, eshte e formes: Cfare informacioni te perbashket dhe te vlefshem ne menyre te ndersjelle mund te japi nje psikiater dhe nje individ fetar kur realiteti per te dy nuk eshte i njejte, dhe ne cfare pozicioni do e vendosnin te dy njeri tjetrin ne kete rast?


Shenim Moderues: Diskutimet lidhur me kete teme mund te vazhdohen ketu: http://www.forum-al.com/showthread.p...076#post450076
__________________
"I refuse to prove that I exist," says God, "for proof denies faith, and without faith I am nothing". "But," says man, "the Babel Fish is a dead giveaway, isn't it? It proves you exist and so therefore you don't. QED." "Oh dear," says God, "I hadn't thought of that," and promptly vanishes in a puff of logic. "Oh, that was easy," says man, and for an encore goes on to prove that black is white, and gets killed on the next zebra crossing.
gurax nuk ndodhet nė linjė  
Temė e mbyllur

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur