Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Gjuha shqipe

Gjuha shqipe “Gjuha jonė sa e mirė!/ Sa e ėmblė, sa e gjerė!/ Sa e lehtė, sa e lirė!/ Sa e bukur, sa e vlerė!” Naim Frashėri

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 05-05-2011, 22:10   #1
Baddd_GirL
NigHTwisH
 
Avatari i Baddd_GirL
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Everywhere...
Postime: 45
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Baddd_GirL ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Eseu dhe llojet e tij

Eseja dhe llojet e saj

Eseja ėshtė njė shkrim i shkurtė nė prozė ku shprehen qėndrimet dhe botėshikimet personale pėr ndonjė ēėshtje nga jeta, morali, shkenca, arti, politika etj.
Sipas rregullit, autorėt e esesė nuk pėrdorin metoda shkencore apo fakte logjike, por thirren nė pėrvojėn personale apo shoqėrore.
Me ndihmėn e shprehjeve retorike apo poetike ia servojnė lexuesit botėkuptimet personale.
Eseja konsiderohet si njė gėrshetim i letėrsisė, shkencės dhe gazetarisė.
Sipas Sabri Hamitit eseja ėshtė formė shkrimi e patrajtė qė njeh mė parė impulset e krijimit se sa kufijtė e konventės dhe ėshtė forma mė e pėrshtatshme pėr shpirtin krijues dhe kėrkues, ku shkrepin idetė e pastra pa u lodhur tė gjenden tė gjithė argumentimet.
Nė tė shumtėn e rasteve eseja shtron ēėshtje pa pretendimin qė t’i zgjidh ato. Shtron pyetje, por jo gjithnjė jep pėrgjigje.
Askund si nė ese nuk shfaqet mė mirė temperamenti dhe karakteri i krijuesit.

HISTORIA E ESESĖ

Mishel de Montenji (Michel de Montaigne) ishte i pari qė e pėrdori kėtė term, nė vitin 1580.
Esetė e tij ishin meditime tė lira mbi qenien njerėzore dhe pėr pėrvojėn e tij jetėsore.
Formėn e esesė e gjejmė te Sokrati, Platoni, Theofrasti, Ciceroni etj.
Ndėrmjet shekujve 16 dhe 17-tė shquhet Frensis Bekoni, me esetė e tij mbi martesėn, tė vėrtetėn etj. Ai e quante esenė si “figuracion qė jep mė shumė oreks se sa ngopje”.
Mė 1660 anglezi Abraham Cowley vazhdon traditėn e esesė sė tipit personal dhe refleksiv. Trajton tema sikurse janė: liria, vetmia, koprracia etj.
Eseja morri njė pamje mė moderne te autorėt sikurse janė: Xhon Miltoni (1608-74), John Drydeni (1631-1700), Dr. Samuel Xhonsoni (1709-1784).
Nė Gjermani lulėzoi me Shilerin (1759-1805), vėllezėrit Shlegel, kurse mė vonė u preferua edhe nga Hajnrih Hajne.
Nė shekullin e 19-tė dallojmė esetė e Saint-Beuve-it, Brander-it, Lemaitre-it etj.
Nė shekullin 20-tė shfaqen emra tė rinj sikurse janė: E.M. Forsteri, Virgjinia Vulf, T.S. Elioti, Xhorxh Orvelli, Stefan Cvajgu, Andre Zhidi etj.
Nė Europė eseja u pėrdor nga eseistėt kryesisht pėr diskutim idesh dhe pėr qėllime politike.
Edhe sot eseja vazhdon qė tė mbetet njė ndėr llojet e preferuara pėr kritikėt letrarė, shkrimtarėt dhe publicistėt.
Ėshtė forma mė e lirė krijuese dhe lloji mė i vėshtirė pėr t’u kanonizuar.

KLASIFIKIMI I ESESĖ
1. Nė aspektin tipologjik kemi dy lloj eseshė:
a) Ese formale – ku nuk dominon elementi subjektiv i eseistit (autorit)
b) Ese joformale – qė mund tė quhet edhe personale, ku autori krijon mė shumė intimitet me lexuesit e tij.

2. Sipas qėndrimit personal tė autorit ndaj temės kemi:
a) Ese analitike – kur autori bėn njė interpretim logjik tė temės qė ka zgjedhur
b) Ese krijuese – kur autori mbėshtetet nė pėrvojėn e tij personale pėr tė trajtuar njė ēėshtje. Imagjinata e autorit del nė plan tė parė.

eseshqip.com
__________________
BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE.
Baddd_GirL nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur