Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Folklori Shqiptar

Folklori Shqiptar Gojėdhėnat, legjendat, kėngėt popullore, bejtet, kėngėt pėr heronjtė jane pasuri kombėtare qė shqiptarėt duhet t'i trashėgojnė nga brezi nė brez. Jepni kontributin tuaj tė ēmuar nė kėtė drejtim duke sjellė folklorin e krahinės suaj.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 08-05-2012, 19:54   #1
Skydive
Moderator
 
Avatari i Skydive
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Postime: 2,802
Thanks: 276
Thanked 192 Times in 121 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Skydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Trashėgimia Kulturore Shqiptare.

Kultura Tradicionale nė Shqipėri



Nė Shqipėri njihen dy grupime tė mėdha etnografike, tė konsoliduar qė nga mesi i shek.XVIII, qė janė: Gegėria nė veri tė lumit Shkumbin dhe Toskėria nė jug tė tij. Gegėria pėrbėhej nga Gegėria e mirėfilltė, Dukagjini apo Leknia, Malėsia dhe Fushat Bregdetare tė Veriut, kurse nė Toskėri bėnin pjesė: Toskėria e mirėfilltė, Myzeqeja, Labėria e Ēamėria. Natyrisht, pėrbrenda kėtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje tė tjera mė tė vogla.

Mėnyra e jetesės nė fshat – Doke e zakone

Vendbanimet nė Shqipėri, qysh nė mesjetė, kishin arritur njė stabilitet dhe kishin kufij tė pėrcaktuar mirė, qė ndanin njė fshat nga tė tjerėt. Kufijtė shėnoheshin me gurė tė mėdhenj tė ngulur nė tokė, me grumbuj plisash, me rrjedhėn e pėrrenjve e tė lumenjve, me shenja nė trungjet e drurėve, atje ku kishte pyll, etj. Lėvizja e kėtyre shenjave konsiderohej njė faj shumė i rėndė. Ēdo fshatar i njihte mirė kufijtė e fshatit tė vet dhe mund t’i tregonte me lehtėsi, duke pėrmendur toponimet pėrkatėse.

Pėrbrenda kufijve tė fshatit, pėrfshiheshin trojet e banesave e pėrqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe mė tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, qė i pėrkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve tė fshatit, nė shumė zona tė Shqipėrisė, ruhej ende mjaft mirė deri nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore, sidomos atje ku mbizotėronte fshatarėsia e lirė. Pronė plotėsisht private, mbi tė cilėn fshatari dispononte krejtėsisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin nė disponim tė tij, deri sa ishin nen kulturė. Pasi mblidhej prodhimi bujqėsor, tokat liroheshin dhe kushdo mund tė lėshonte bagėtinė pėr t’i kullotur, tė tjera toka qė shfrytėzoheshin sė bashku, pra fshatēe, ishin toka djerrė nė vėrri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore pėr vaditjen e tokave tė mbjella, qė bėhej sipas njė rradhe rreptėsisht tė caktuar pėr ēdo familje.
Vendbanimet fshatare, nė pėrgjithėsi, i janė pėrshtatur klimės dhe relievit ku janė vendosur. Fshatrat mė tė ulta janė ato tė Fushave Bregdetare, kurse fshatrat mė tė larta arrijnė deri nė 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen nė rrethin e Korēės e atė tė Kukėsit. Banesat e njė fshati mund tė ishin tė grumbulluara ose tė shpėrndara, madje nė disa zona edhe shumė tė shpėrndara. Sidoqoftė, fshati kishte njė qendėr shoqėrore, rreth sė cilės gravitonte aktiviteti i njerėzve nė kohėn jashtė punės dhe kjo mund tė ishte njė shesh i vogėl pranė njė rrapi a njė lisi shekullor, dyqani i ndonjė bakalli ose oborri i njė ndėrtese kulti (kishe a xhamie). Nė gjysmėn e dytė tė shek.XX, nė shumicėn e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u pėrtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale tė mėparshme. U bėnė edhe shumė ndėrtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fėmijėsh, shtėpi e vatra kulture, njėsi tregtare, etj.

Nga pėrllogaritjet e historianėve ka dalė se, nė shek.XV, nė Shqipėri, mesatarja e shtėpive pėr ēdo fshat, ishte 21; mesataren mė tė lartė e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtėpi, i ndjekur nga rrethi i Korēės, me 28 shtėpi pėr fshat. Deri nė ēerekun e parė tė shek.XX, rreth 80% e popullsisė punonte e jetonte nė fshatra, shumica e tė cilave kishin nga 20 shtėpi afėrsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorė. Nė 50-60 vitet e fundit, pėrqindja e popullsisė fshatare ndaj popullsisė sė pėrgjithėshme, ra ne 64%, megjithėse qeveria e kohės synonte qė fshati tė mos braktisej. Pra, mund tė pohojmė, se pesha e kulturės fshatare ndaj asaj qytetare, ėshtė ende e ndjeshme.

Gjatė shek.XX e sidomos pas Luftės sė Parė Botėrore, mėnyra e jetesės nė fshatin shqiptar pėsoi ndryshime tė rėndėsishme. E megjithatė, nė jetėn familjare, si edhe nė jetėn shoqėrore, vazhduan tė ruhen festa popullore me forma tė ndryshme argėtimi dhe nė ndėrgjegjen e njerėzve u ruajtėn shumė pasuri shpirtėrore, tė manifestuara nė folklorin gojor e muzikor tė krahinave tė ndryshme, sidomos nė epikėn legjendare e atė historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumė ide e shije tė reja, me anė tė mjeteve tė reja tė komunikimit masiv.

Nė ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet tė mirė dhe kohezion tė bazuar nė jetėn ekonomike tė saj. Pėrsa i pėrket strukturės sė saj, mund tė thuhet se ajo tashmė, ėshtė thjeshtuar mjaft. Nė pjesėn mė tė madhe tė vendit, familja pėrbėhet nga ēifti i tė martuarve me fėmijėt e tyre beqarė. Vajzat e martuara jetojnė nė familjen e burrit. Djemtė e martuar, pak kohė pas martese, veēohen nga familja e prindėrve dhe jetojnė mė vete, por nė shumė raste, djali mė i vogėl mbetet nė shtėpinė e prindėrve dhe jeton me ta. Kėshtu, mesatarja e frymėve pėr familje ėshtė 5-6 vetė, por ka fshatra, ku kjo mesatare ėshtė mė e ulėt. Megjithatė, nė kujtesėn e njerėzve tė moshuar, ruhen raste familjesh tė mėdha, ku vėllezėrit e martuar e fėmijėt e tyre jetonin sė bashku. Nė kėto familje kishte detyrimisht njė rregull strikt nė ndarjen e punėve dhe tė detyrave pėr tė gjithė. Atje ruheshin mė gjatė edhe doke e zakone tė dikurshme tė jetės familjare, praktika e rite pagane, etj.

Nė ritet e besimet qė kanė tė bėjnė me ciklin e jetės, pra me lindjen, martesėn e vdekjen, studjuesit qė janė marrė me to, kanė mundur tė hetojnė edhe rite tė lashta, tė cilat, sado tė zbehta, jetojnė aty-kėtu. Kėto janė kryesisht rite pėr tė ndjellė mbarėsi pėr familjen e ēiftuar e ēiftet e reja, qė tė shtohen e tė kenė sidomos trashėgimtarė meshkuj. Ndėr zakonet e vdekjes, mund tė shėnojmė se deri nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (kėngė mortore).

\Mjaft rite e besime tė tjera lidhen me data tė caktuara tė njė kalendari tė vjetėr popullor dhe sipas studjuesve, kanė tė bėjnė me kulte tė herėshme blegtorale e bujqėsore. Bie fjala, Dita e verės apo 1 Marsi, shėnohej nga njė pastrim i pėrgjithshėm ritual i banesave dhe i oborreve dhe mė nė fund, jo vetėm u vihej zjarri plehrave tė mbledhura gjatė kėtij pastrimi, por nė atė zjarr hidheshin edhe vetė fshesat e vjetra, pėr tė filluar stinėn e re me fshesat e reja, pra ėshtė fjala pėr njė rit purifikator, Dikur, nė fshatra, Dita e verės pritej me shumė gėzim, sidomos nga fėmijėt. Dita e Shėn Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festė e shoqėruar me rite e praktika zbavitėse. Atmosferė gėzimi e hareje nė fshat krijonin edhe zjarret e mėdhenj, qė ndizeshin nėpėr oborre e nė kryqėzime tė rrugėve mė 22 Qershor, Ditėn e Shėn Gjonit. Rite shumė interesante shoqėronin dikur nėpėr malėsi festėn e “buzmit” nė natėn e solsticit tė dimrit.
Shumė festa tė motmotit lidheshin me javėn bujqėsore e blegtorale, si ishin pėrfundimi korrjeve, qethja e dhėnve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.

Mite e besime popullore

Njė aspekt me interes i kulturės popullore shqiptare kanė qenė padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterė filloi tė pėrhapej ilegalisht nė Iliri, qė nė shekullin e parė tė erės sonė. Ungjillėzimin e saj e filloi Shėn Pali dhe e pėrfunduan misionarėt latinė. Kjo shpjegon faktin, se pėrse nė gjuhėn shqipe, terminologjia fetare e krishterė ėshtė e burimit latin, si nė Veri e nė Jug. Me pėrhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e kėtej, lindėn disa fenomene tė veēanta, si kriptokristianizmi nė disa fshatra nė rrethin e Elbasanit (nė krahinėn e Shpatit), qė vazhdoi deri nė Shpalljen e Pavarėsisė mė 1912. Por nė shek.XIX, edhe nė disa zona tė Shqipėrisė Veriore (psh nė Lurė), kishte familje tė pėrziera nė pikpamje fetare: disa pjesėrisht katolikė e disa tė tjerė myslimanė. Nga Lufta e Parė Botėrore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, qė nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Nė kėtė kuadėr historik, nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet, se si u bė e mundur qė tė ruhej deri nė shekullin tonė njė pėrzierje e traditave tė lashta pagane, me elementė tė krishtėrimit e tė myslimanizmit.

Ndėr mitet mė tė lashta tė ruajtura aty-kėtu deri nė fillim tė shek.XX, ishte sigurisht kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e tė vatrės (sepse vetė dielli ėshtė burim drite e ngrohtėsie), si edhe me kultet bujqėsore e blegtorale (sepse jeta e ēdo gjallese nė tokė varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi pėr disa maja malesh, qė adhuroheshin, si “maja tė diellit”. Kėshtu, nė data tė caktuara, bėheshin pelegrinazhe nė disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumės, Ēuka e Tomorrit, kėndravica, etj. Nė kėto festa ndizeshin zjarre tė mėdhenj nė pritje tė lindjes sė diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinė diellit. Le tė kujtojmė kėtu, se mallkimi mė i fortė qė ndeshim nė epikėn legjendare pėr kundėrshtarin e heroit, ėshtė: “T’u shkimt hisja e diellit”.

Nė shumė vise shqiptare ka patur gjurmė tė njė “kulti tė gjarpėrit”, veēanėrisht, pėr gjarpėrin e bollės e shtėpisė qė konsiderohej si njė hyjni mbrojtėse. Kulti i gjarpėrit ka qenė shumė i njohur edhe tek Ilirėt e lashtėsisė e sidomos tek dalmatėt. Nė malsitė tona, dikur mendohej se ēdo shtėpi e kishte gjarpėrin e vet mbrojtės.

Nė epikėn legjendare flitet edhe pėr figura tė tjera mitologjike mbrojtėse tė njeriut, si ishin orėt dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund tė merrte nė mrojtje personin, familjen, por edhe gjithė fisin. Zanat ishin gra tė bukura, por edhe trime e luftėtare. Besohej, se ato banonin nė shpella mes pyjesh, pushonin nė mrize, pranė burimeve ose nė maja malesh. Studjuesit e mitologjisė mendojnė, se zana ka lidhje me njė perėndi ilire tė pyjeve e tė burimeve qė, nė interpretimin romak mori emrin Diana.

Dragoi pėrfytyrohej si njė qenie e mbinatyrėshme, me fuqi tė jashtėzakonshme. Bėma e tij kryesore ishte tė lironte ujrat, qė i kishte zėnė kuēedra. Besohej, se dragojtė luftonin sidomos nė kohė furtunash tė mėdha, duke pėrdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurėt me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund tė shkulnin edhe drurė tė mėdhenj e gurė tė malit.
Kuēedra, pėrfytyrohej si njė qenie mitologjike, qė mishėronte forcat e verbra shkatėrruese tė natyrės. Thuhej, se ajo ishte si njė gjarpėr i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, qė mund tė villnin zjarr. Zinte vend pranė burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerėzit tė vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura tė tjera interesante nė mitologjinė shqiptare, qė nuk mund tė arrijmė t’i pėrmendim kėtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitė, syrin e keq, parashikimin e sė ardhmes, etj.

Arti fshatar e zejtaritė artistike

Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike nė tre-katėr shekujt e fundit nė Shqipėri, ka qėnė i lidhur ngushtė me kushtet historike e shoqėrore tė vendit, si ishin pushtimi i gjatė osman me pasoja tė rėnda nė plan fetar e kulturor, shtypja kombėtare e shoqėrore e ushtruar gjatė kėtij sundimi tė huaj, etj. Kėto kushte tė vėshtira penguan lulėzimin e artit nė shumė fusha, si nė arkitekturėn monumentale, nė skulpturė, etj. dhe e ndrydhėn pėr njė kohė artin vendas nė sfera mė tė kufizuara si janė artet minore. Nė pamundėsi pėr tė trajtuar tė gjitha fushat e arteve tė aplikuara popullore, mė poshtė, po flasim shkurtimisht vetėm pėr disa prej tyre.

Nė fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit tė objekteve tė vogla prej druri nga vetė fshatarėt pėr nevoja tė jetės sė pėrditshme, aty-kėtu, u ruajt e gjallė edhe nė gjysmėn e parė tė shekkullit XX. Kėshtu, barinjtė zbukuronin krraba e kupacė, furka, boshte, etj. Ndėrsa tė tjerė, fshatarė mė tė stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato tė Dukagjinit, tė Pukės, tė Mirditės, etj., apo djepa pėr fėmijė, vegla muzikore e sidomos arka pėr pajė.
Nė disa krahina tė vendit, punimi i drurit kishte arritur tė ngrihej nė zejtari artistike.

Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarė gdhėndjesh nė dru, qė tėrheqin edhe sot admirimin tonė, si interiore ndėrtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Njė nga ekzemplarėt mė tė pėrkryer ėshtė padyshim ikonostasi i kishės ortodokse tė fshatit Leusė tė Pėrmetit, i punuar nė fund tė shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal ėshtė mbizotėrues, por me degėt e gjethet e shumta, ndėrthuren edhe figura kafshėsh reale e fantastike, zogj e simbole tė ndryshme kristiane.

Punime tė shquara nė dru gjenden edhe nė interiore banesash, kryesisht tavane, dollapė muri. kapakė dritaresh, trapazane, nė qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditėn e punimit tė argjendit e gjejmė nė lulėzim tė plotė nė shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veēanėrisht nė koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime tė datuara e me prejardhje nga qendra tė ndryshme qytetare tė vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janė shumė herė tė njė cilėsise tė lartė artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirė, kapakė ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtėpiake, etj.

Mjeshtrat e talentuar argjendarė tė qyteteve, gjatė shekujve XVIII-XIX, kanė punuar pėr tė veshur me pafta argjendi njė numur shumė tė madh pushkėsh tė gjata, koburesh, jataganėsh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje tė nevojshme tė ēdo burri, nga tė cilat, njė numur i mirė ruhet ende nėpėr muzetė e vendit. Madje, ka shumė prej tyre, qė janė edhe tė lara me ar.
Midis tė gjitha objekteve prej argjendi tė ekzekutuara me teknika tė ndryshme (me tė rrahur, me tė derdhur, etj), finesė tė veēantė paraqesin punimet me filigranė, qe ishin mė fort njė specialitet i mjeshtėrve argjendarė tė qyteteve tė veriut se sa i atyre tė jugut.

Gratė fshatare nė Shqipėri, prej shekujsh janė marrė me endjen e pėlhurave tė ndryshme, qė shėrbenin qoftė si pjesė veshjeje, qoftė si pajisje shtėpiake (dyshekė, peshqirė, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mėsalla tryeze, etj).
Nė Shqipėri, pėlhurat e mėndafshta janė punuar e pėrdorur mė shumė se nė vende tė tjera tė Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit tė mėndafshit, meqenėse nė disa zona ishte mjaft i pėrhapur mani i bardhė.

Tekstilet e leshta, tė ekzekutuara me njė varg teknikash tė ndryshme pune, pėrdoreshin gjerėsisht dhe ruanin shumė karakteristika lokale, qė i bėnin punimet e njė krahine tė dalloheshin nga ato tė krahinave tė tjera.
Tė tjera punėdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumėllojshme, qė nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitėshme e virtuoze, me fije mėndafshi ose ari tė mjeshtrave qendistarė tė disa qyteteve, dhe mė herėt, edhe pranė manastireve tė kohės. Midis punėve tė tyre, kemi edhe ekzemplarė tė rrallė, si ėshtė rasti i Epitafit tė madh tė Glavenicės (pranė Beratit), qė mban datėn 1373, si dhe tė tjera qendisje laike e fetare me interes tė veēantė.

Kostumet tradicionale

Veshjet popullore, janė pa dyshim njė nga manifestimet mė tė fuqishme tė kulturės tradicionale. Ato janė trashėguese e transmetuese tė shumė elementėve, qė vijnė nga lashtėsia dhe nga koha e mesme, por janė njėkohėsisht edhe shprehje e marrėdhėnieve kulturore me popuj tė tjerė gjatė shekujve.
Tipet kryesore tė veshjeve popullore shqiptare pėr burra janė: kostumi me fustanellė, kostumi me kėmishė tė gjatė e dollamė (cibun), sipėr kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona tė shkurtra deri te gjuri). Pra, nė Shqipėri, burrat kanė mbajtur si veshjet nė formėn e njė fundi tė gjerė, ashtu edhe ato nė formė pantallonash, por tė parat kanė dalė nga pėrdorimi mė herėt se tė tjerat. Pjesėt mė tė zbukuruara ishin jelekėt dhe xhamadanėt e kostumit festiv. Burrat shqiptarė mbanin edhe stoli tė ndryshme argjendi, si jastekė gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekėt, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi tė gjitha, armėt e brezit e tė krahut, qė ishin gjithnjė tė stolisura pasurisht.

Pėr gra, tipet kryesore tė veshjeve, ishin: kostumi me xhubletė (njė fund nė formė kėmbane), kostumi mė kėmishė tė gjatė e xhokė shajaku sipėr, kostumi me dy futa tė vendosura mbi kėmishėn e gjatė, njėra pėrpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbėshtjellėse (njė fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Nė veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshės. Pėr tė vegjėlit e tė rinjtė, kostumi krahinor mund tė ishte mė i thjeshtė. Ndryshe nga popuj tė tjerė tė Ballkanit, nė Shqipėri, vajza qė kishte arritur moshėn e martesės, duhet tė vishej thjeshtė e pa stoli, flokėt t’i mbulonte mirė me njė shami dhe tė mos vishte rrobė tė kuqe. Kostumi i martesės ishte varianti mė i pasur i veshjes sė krahinės, si pėr nuset edhe pėr dhėndurėt. Pėr nuset, stolitė metalike ishin tė pamungueshme, madje, pėrdoreshin edhe me tepri, sepse kėtu, me sa duket, kishte rendėsi jo vetėm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik qė u atribuohej. Pėr nuset, rėndėsi tė veēantė kishte zbukurimi i kokės. Disa vjet pas martese, veshja fillonte tė lehtėsohej nga zbukurimet.

Tė vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat mė tė mira. Nė veshjet popullore, shenjat e zisė ishin tė pakta, gratė mund tė vishnin praptas ndonjė nga pjesėt mė tė zbukuruara tė kostumit, psh. xhokėn a pėrparjen.
Studimet e deritanishme, kanė treguar se pjesėt pėrbėrese tė veshjeve tradicionale, nuk kanė tė gjitha tė njejtėn moshė. Ka pjesė, qė tė kujtojnė veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, tė tjera qė vijnė si njė jehonė e kohės antike, por ka edhe elementė, qė mund tė lidhen me kulturėn ilire. Mund tė pėrmendim kėshtu analogjitė e verejtura midis linjės popullore dhe “dalmatikės” ilire, apo midis kapuēave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivė, tė pėrdorur nga ilirėt. Falė kėtyre elementeve tė trashėguar nga kultura ilire dhe ajo e arbėrve tė mesjetės, gjatė zhvillimit tė tyre historik, veshjet popullore kanė arritur tė fitojnė njė varg tiparesh origjinale, qė marrin vlerat e njė treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato tė popujve tė tjerė. (Vijon ne numrin tjeter)

Prof.Dr.Andromaqi GJERGJI
Etnologe.
__________________
***Man sieht nur mit dem herzen gut, das wesentliche ist für die augen unsichtbar***
Skydive nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-05-2012, 21:34   #2
Brari
V.I.P
 
Avatari i Brari
 
Data e antarėsimit: Jan 2012
Postime: 3,585
Thanks: 29
Thanked 67 Times in 51 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 20
Brari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Trashėgimia Kulturore Shqiptare.

shkrim interesant ky..

mir do ish me sjell dhe figura me veshjet popullore e emertimin e tyre se nuk po i dim mir emrat e llojeve te veshjeve kombetare.. dhe perbersit e tyre..
Brari nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur