Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Folklori Shqiptar

Folklori Shqiptar Gojėdhėnat, legjendat, kėngėt popullore, bejtet, kėngėt pėr heronjtė jane pasuri kombėtare qė shqiptarėt duhet t'i trashėgojnė nga brezi nė brez. Jepni kontributin tuaj tė ēmuar nė kėtė drejtim duke sjellė folklorin e krahinės suaj.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 26-09-2012, 17:56   #41
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Re: Rreth folklorit shqiptar

Te luash me ujkun



Interpretohet me virtuozitet nje rit pagan, i hulumtuar ne fshatin Vukaj te Kelmendit, nje valle e quajtur "Loja me ujkun"

Nje nga interpretimet me virtuoze te grupit perfaqesues te qarkut te Shkodres, e cila u pelqye nga ekspertet dhe u duartrokit nga publiku, ne amfiteatrin e kalase se Gjirokastres ishte vallja pagane "Loja me ujkun". Personazhet, qe e percollen kete rit pagan, ishin "tufa" e deleve dhe kecave, bariu "trim" dhe "ujku" i keq.

Fillimisht ne skene zbret atmosfera baritore me te gjithe ngjyrat dhe tingujt. "Delet" dhe "shqerat", artiste te mbuluar krejt ne lekure delesh dhe kecash "kullosin dhe lodrojne gezueshem ne livadh. Befas shfaqet "ujku" i keq, qe i vjen rrotull kopese. Delet tremben, por bariu trim arrin t'a largoje "ujkun". Serisht ne livadh kthehet armosfera e gezuar dhe artistet rrembejne duartrokitje te zgjatura te publikut.

Kjo valle eshte hulumtuar ne krahinen e Alpeve ne Kelmend nga folkloristi Gezim Uruci, i cili ne bashkepunim te ngushte me koreografin e njohur shkodran te Festivaleve Kombetare te Femijeve,Vladimir Seiti, e pergatiten ate per ne skenen e Gjirokastres duke ruajtur elementet me te sakte te autencitetit te saj. B.Kore

Legjenda, e cila ndan realen dhe irealen



Shqiptaret e Maqedonise spikasin per prurjet e pasurive burimore origjinale dhe risite e tyre. Perms riteve te gjetura dhe mjaft interesante, shqiptaret e Tetoves, Gostivarit, Struges e Shkupit kane arritur te bejne dallimin me grupet e tjera

Nje larmi tingujsh, ngjyrash e melodish, por mbi te gjitha ritet e sjella me mjeshteri, te shoqerojne edhe pas perfundimit te koncertit te shqiptareve te Maqedonise. Prurjet burimore origjinale jane padyshim e vecanta e shfaqjes te ketij grupi. Permes riteve te gjetura dhe mjaft interesante, shqiptaret e Tetoves, Gostivarit, Struges e Shkupit kane arritur te bejne dallimin me grupet e tjera. Zhurma e thirrjes se bletes; levizjet e gjalla te vajzave; rradha e veprimeve, qe percjellin nje domethenie te caktuar; mjeshteria e interpretimit realizuan mjaft bukur "Ritin e Bletes". Vajzat shperndahen gjithandej dhe nisin te therrasin bleten ne pune me levizje, fjale e zhurme. Solistja Teuta Ismani, Saimire Fejzullahu, e vajzat e tjera te grupit "Burimet e Sharrit" qe e shoqerojne, mbushin skenen me hare. Ky padyshim ka qene nje nga momentet me te bukura, jo vetem brenda shfaqjes se ketij grupi, por ka spikatur ne diten e trete te konkurimit edhe mes interpretimeve te grupeve te tjere. Udheheqesi artistik Ramiz Aliu pohon se: "Te gjitha numrat e sjelle ne kete festival jane te painterpretuar me pare. Eshte hulumtuar ne Malesite e Sharrit e zonat e tjera e kane ardhur ketu pjese me interesante ne skene".

Keshtu me nje menyre krejt te vecante, permes riteve te vjetra, melodive, kengeve e valleve, shqiptaret e Maqedonise, kane terhequr vemendjen e te pranishmeve me 10 numrat artistike, te programuar nga grupi i trete konkurues i nates se trete te festivalit.

"Vallja e Lodrave" ka hapur shfaqjen e ketij grupi, duke e mbushur kalane me jehonen e melodive te veglave muzikore dhe levizjet plot jete. Pas atmosferes te hareshme, nje ninulle e embel: "Luli, luli nena djalin", ka zbritur qete tek spektatori permes interpretmit mjeshteror te Iajete Mustafes. Nga pergjumja tek tingulli i fyellit duke krijuar nje ambjent te vertete baritor. Atmosfera nderron serish pa lene emocionet te clirohen:

"Ky viran kurbeti djalo na qofte i helmue / s'na le ne te dy / zemrat me bashku... Kenga e kurbetit dritheron serish ne skene duke percjelle nota nostalgjie".

Ngjyrat e kostumeve shumengjyresh te vajzave ia lene vendin kostumit karakteristik te burrave, ku dominon e bardha kombinuar me te zezen. Tahir Ismani, Riza Bishani, Cul Culifejzuli e Ahmet Tahiri, bien nje tjeter rit te interpretuar ne menyre origjinale, ritin e Shengjergjit, i ardhur nga Malesite e Sharrit. Per drejtuesin artistik te grupit "Lidhja Shqiptare- Maqedoni", perzgjedhja eshte bere e tille qe te pasqyroheshin te gjitha gjinite e artit popullor, kenga, vallja, melodite orkestrale, instrumentat popullore. Kenga e Dervenit: "Time mori Time", eshte ndjekur nga melodia baritore "Te stanet e Strajanit", melodie e interpretuar Kavalle prej Rrizvan dhe Sahall Strajani, etj. Fundin e programit do ta shenonte "Vallja dyshe e vdekjes", nje valle e vjeter, e cila ruhet vetem ne zonen e Frengoves dhe ka ardhur nen interpretimin e Zyber Musai e Mehi Iliazi, nje loje mes jetes e vdekjes, ku njeriu kerkon te zgjase sa me shume momentet e fundit te jetes se tij.

G.Brahimi
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 26-09-2012, 17:57   #42
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Dita e dytė e festivalit

Rituali i dasmės ulqinase nė kala



V. Duri

Gjirokastėr - Me vėshtrimin mbi ēatitė e hirta, Elvira Vuciu duket tejet e pėrqendruar. Ulur mbi njė nga bedenat e kalasė, vajza 18- vjeēare sodit qytetin, nė pritje tė fillimit tė provave. Vjen pėr herė tė parė nė Festivalin e Gjirokastrės. Eshtė nusja e dasmės ulqinase. Nxėnėsja e degės sė Turizmit nė Ulqin e kėrkoi vetė kėtė rol. I duket sikur do tė martohet nė skenė. Ka emocione, por edhe frikė. Forcė i jep “dhėndri”, njė djalė i gjallė.
Udhėheqėsi artistik i trupės sė shqiptarėve tė Malit tė Zi, mė saktė tė Ulqinit, Beqir Truma, shpjegon se rituali i dasmės ulqinase do tė zgjasė 20 minuta. Dje ata kanė demonstruar ritet e zakonet e kėsaj treve tė banuar nė masėn 80% nga shqiptarė. Nė skenė ngjitet njė copėz jetė qė nė shumė aspekte na kujton dasmat tona, me krushqi, me ritualin e lyerjes se duarve me mjaltė, tė ėmbėlsirės qė dhėndri i jep nuses, tė djalit tė vogėl qė e shoqėron mė pas etj. Drejtori artistik Truma, thotė se nė vallen e dasmės janė futur edhe elementė tė rinj, qė kanė tė bėjnė me mė shumė liri nė njohjen dhe dashurinė e ēiftit.
Pas kėtij ceremoniali nė skenė janė derdhur tingujt e ēiftelisė, dajres si dhe vallet e malėsorėve interpretuar me mjeshtėri nga artistėt popullorė tė Malit tė Zi. Njė program qė u ndoq me interes nga shikuesit e shumtė qė mbushėn bedenat dhe sheshin e kalasė sė Gjirokastrės, natėn e dytė tė festivalit. Trupa e Ulqinit, e pėrbėrė nga 30 artistė, nė edicionin e kaluar tė Festivalit ka fituar ēmim pėr “Vallen e peshkatarit”.
Eshtė pritur mirė hyrja nė skenė e grupeve tė qarkut tė Dibrės. Ymer Neli 46 vjet tė jetes i ka kalur duke interpretuar melodi e kėngė me ēiflteli, fyell e lahutė. “Artisti i Merituar” shpreson se grupi i qarkut tė Dibrės mund tė marrė ndonjė ēmim, pasi kjo trupė prezanton njė llojshmėri repertori e kostumesh. Ndėrsa Shefqet Doda thotė se grupet e dibrės kanė sjellė nė festival edhe vegla tė traditės sė hershme, me tė cilat interpretojnė artistė tė njohur tė kėsaj treve, tė cilėt e kanė prekur skenėn e kalasė nė disa festivale.
Tė tillė gjen edhe nė grupet e qarkut tė Tiranės. Kujtim Shefini nga Kavaja thotė se kėnga qytetare kavajase e tiranase i ka tė gjitha elementėt pėr t’u pėrcjellė me emocion e kolorit nė skenė. Vallja dyshe kavajase e interpretuar nga Ibrahim Roci e Aranit Boraku pėlqehen dhe duartrokiten nga publiku.

01/10/2004
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:57   #43
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Nė ditėn e katėrt tė Festivalit, juria para gazetarėve



V. Duri

Gjirokastėr - Anėtarė tė Jurisė sė FFK Ermir Dizdari, Afėrdita Onuzi, Bahtir Sheholli, Ramadan Bogdani, etj kanė dalė nė njė konferencė shtypi pėrballė gazetarėve. Sė pari, ata janė shprehur tė kėnaqur nga ecuria e deritanishme e Festivalit tė Gjirokastrės dhe nė veēanti pėr prurjet cilėsore burimore qė sipas tyre janė tregues nė rritje. Ata kanė vlerėsuar cilėsinė e riprodhimit tė kostumeve popullore, llojshmėrinė e tyre dhe pjesėmarrjen e 350 festivalistėve shqiptarė nga trojet jashtė kufijve, duke zgjeruar si asnjėherė pėrmasėn mbarėkombėtare tė Festivalit. Njė nga kėto “arritje” siē i quan anėtarja e jurisė, prof.dr Afėrdita Onuzi, drejtoreshė e Institutit tė Kulturės Popullore, ėshtė edhe ndėrtimi i programeve. “Personalisht do tė veēoja grupin e shqiptarėve tė Malit tė Zi, qė vinin nga Ulqini, pėr tė gjitha kėngėt e vallet qė ishin ngritur mbi ceremonialin e dasmės. Ishte njė mėnyrė origjinale, larg renditjes kėngė, valle, rapsodi. Veēoj disa ceremoniale, apo ritet, e Shėn Gjergjit, ritin e bletės etj.”
Specialistja Onuzi brenda slloganit “prurje” merr nė konsideratė veshjet popullore qė sipas saj “nė festivalet e viteve 1995 e 2000 linin pėr tė dėshiruar. Kėsaj radhe kishte edhe kostume origjinale, kur shumica e veshjeve popullore janė riprodhime tė kostumeve origjinale tė traditės.”


Tė lindur dhe rritur nė Zvicėr, shqiptarėt nga Kosova, nė Festivalin e Gjirokastrės

“Ilirėt” e Zvicrės shuajnė mallin me kėngė
Ata janė pak, vetėm 18 vetė. Kryesisht tė rinj. Por edhe mesoburra. I ka bashkuar dėshira pėr tė kėnduar shqip. Janė lindur e rritur nė Zvicėr. Por gjuhėn e njohin mirė, zakonet e vendit tė origjinės gjithashtu. “Dashuria pėr vendlindjen, mungesa e atdheut mėmė na nxiti tė vijmė nė Gjirokastėr”,- thotė Ilir Bytyēi, drejtuesi i Shoqėrisė Kulturore Artistike “Ilirėt”. Ai thotė se shoqėria qė drejton ka 10 vjet aktivitet, numėron 40 anėtarė tė pėrhershėm, me tendencė rritjeje, sepse ka shumė qė e duam kėngėn e vallen shqiptare. “Ēdo 2-3 ditė mblidhemi, kėndojmė, shuajmė mallin dhe mungesat e njerėzve tė dashur”. Tingujt e ēiftelisė e tė sharkisė sė Shpend Dervishit e Avdulla Bajramit, i pėrkasin kėngės “Kaēanik deri nė Bolenė”. Jo pak u duartrokit kėnga tjetėr e shqiptarėve tė Zvicrės “Nė majė tė Bjeshkės mė rriti nana”, e interpretuar nga Shqipe Fazlliu, kėnga “Prizeren e Kosovė”, “Nė krah tė shqipes nga Tropoja”, kėnduar nga Idajete Myftari si dhe disa kėngė tė tjera me motive patriotike. “Ruajtja e vlerave kulturore dhe shkėmbimi i pėrvojave,- thotė Ilir Bytyēi,- janė synimet e Shoqėrisė “Ilirėt”. Mbi tė gjitha, ruajtja e traditės sonė, njohja dhe kultivimi i saj. Vetėm kėshtu mund tė njohėsh e tė duash kulturat e tjera. Edhe kjo ėshtė njė arsye pse jemi nė festival. E kishim ėndėrr ardhjen. E realizuam.”


Legjenda e festivalit, 94 vjeēari Gjokė Nonaj
“Do vdes me lahutė”
Gjokė Nonaj ėshtė ulur nė njė cep tė kalasė. I bie ēiftelisė... E mbesa i rri pranė, por duke e lėnė nė merakun e vet. “Legjenda e festivaleve”, siē e quajnė lahutarin Nonaj ėshtė 94 vjeē. Kėtė sekret tė vogėl na e tregon e mbesa. Fiziku i tij i fsheh gjurmėt e moshės. I gjatė e i drejtė, si gjithė malėsorėt, i hequr, por energjik. Ecėn vetė, pa u mbajtur nga kush. Shkallėt e passkenės i ngjit vetė pa ndonjė vėshtirėsi. Gjokė Nonaj u lind mė 1910 nė Malėsinė e Madhe tė Mbishkodrės, por jeton nė Bjeshkė, mes nipėrve. Nga familja e tyre janė 6 vetė qė interpretojnė mrekullueshėm meloditė e zonės me lahutė e ēifteli. “Edhe nipėrit qė sot ndodhen nė Itali, Amerikė e Zvicėr - thotė lahutari - flenė me ēiftelinė. Kėtu janė tre pjesėtarė tė familjes qė bėjnė pjesė nė grupin e Lezhės.”
Legjenda Nonaj i kėndon legjendės nė shekuj, trim mbi trima Gjer Elez Alia. E menjėherė pas tij njė baladė kushtuar tre malėsorėve qė luftuan kundėr njė taborri turk. Vargjet i thotė shkoqur, ndėrsa gishtat lėvizin mbi tela. “Ta duam kėngėn, - thotė. Ta duam, se njė komb nuk kuptohet pa kėngėn e tij.” Baladat janė pėr tė pjesė e shpirtit, janė jeta e gjitha, ndryshe si mund ta shpjegosh qė 94-vjeēari nuk ka hequr dorė, nga baladat, kreshnikėt, lahuta. “Me to do vdes”,- thotė baca, festivalisti mė i moshuar i Festivalit tė Gjirokastrės 2004.


Elbasani
Ngjyrat e Ditės sė Verės
Grupet e Qarkut tė Elbasanit qė vijnė nga qyteti i Elbasanit, Peqinit, Librazhdit dhe Gramshit nė thelb tė programit qė titullohej “Mirėsevjen o Dita e Verės”, kishin ritualin e festės popullore tė kėsaj dite. Sipas specialistėve tė kulturės popullore, Qarku i Elbasanit ėshtė i vetmi qė ka mė shumė kostume dhe ekspozoi nė skenė 37 lloje kostumesh. Rituali i Ditės sė Verės” qė nisi me Babamadhin, mė tė vjetrin e shtėpisė qė hap festėn e pret miqtė, u mbyll me vallen e qytetit tė Elbasanit, ku vajzat shpėrndanė edhe 40 ballakume karakteristike. Ato kanė ftuar nė skenė edhe mysafirė nga plateja.


Kosova
Nga ritet pagane tek Lufta e Kosovės
Kosova ėshtė pėrfaqėsuar me grupe tė tri shoqėrive, “Hasan Prishtina” e Vushtrisė, “Dita Shtime” dhe “Isa Boletini” Rugovė e Hasit. Nė pėrbėrje tė grupit pėrfaqėsues kosovar ishte edhe grupi “Zėri i Shalės” i Mitrovicės. Ato sollėn folklorin e tė gjitha trevave, me elemente magjike, pagane e deri nga lufta e Kosovės. Pėr tu pėrmendur ėshtė “Dasma e synetisė” nga Rugova e Hasit, me njė mori ritesh ose vallja e burrave, meloditė instrumentale etj. Kosova pėfaqėsohet edhe natėn e fundit tė festivalit me ansamblin “Shote Galica”, Bllogovcin, vend ku 40 vjet mbahet njė festival burimor me shumė vlera. Edhe ansambli nga Opoja ka sjellė ritet pagane, mė karakteristike tė zonės. Atje festohen ditėt e Shėn Gjergjit, Shėn Kollit, Jeremisė etj. qė janė festat kalendarike mė tė lashta. Kosova ka marrė pjesė nė festivalin e Beratit me 50 festivalistė, dhe nė dy edicionet e fundit tė Gjirokastrės me 150 pėrfaqėsues.


Kėngėtarja popullore Refian Maksuti
Motra, elegji pėr komisar Malushin
Korēė-Dje grupi folklorik i qarkut tė Korēės ka bėrė provat e fundit pėr konkurrimin qė e pret nesėr nė Festivalin e Gjirokastrės. Mes tyre ėshtė edhe kėngėtarja e mirėnjohur e kėngės popullore Refian Maksuti. Ajo vjen nė kėtė grup nga fshati Radovickė i rrethit Kolonjė dhe sjell me vete edhe njė histori tė dhimbshme. Specialistėt e muzikės nė qarkun e Korēės ia njohin aftėsitė e rralla qė ka pėr tė interpretuar kėngėn folklorike. Gjithė jetėn ia ka kushtuar kėngės dhe mėsimdhėnies sė saj. Eshtė motra e komisar Gani Malushit i vrarė mė 6 gusht tė vitit tė kaluar. Kėrkesėn pėr tė marrė pjesė nė Festivalin e Gjirokastrės ajo e pranoi, por vetėm nėse do tė kėndonte elegjinė pėr tė vėllanė, i vrarė nė krye tė detyrės. Kėnga u dėgjua. Njė elegji qė shpreh dhimbjen e motrės pėr vėllanė, njė bashkėbisedim me nėnėn qė ka humbur birin. “Ende e ndiej se nuk i jap elegjisė atė qė kam deshirė dhe mundėsi, por jam e bindur se aty nė Kalanė e Gjirokastrės do tė jem ēliruar plotėsisht nga emocionet dhe dhimbja do tė mė japė forcė.” Refianit i pėlqen tė flasė pėr tė vėllanė qė nuk jeton mė, pėr nėnėn qė jeton me kujtimet, pėr motrat e vėllėzėrit, pėr nusen qė “ėshtė njė burrėreshė dhe qė sapo ka filluar punė nė radhėt e policisė me gradėn agjente e parė”. Ajo kujton se vrasėsi ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm. “Kam dhimbje por ndihem dhe krenare, - pėrfundon bisedėn Refiani. Njeriu njė herė vdes dhe pėr tė ka rėndėsi si vdes. Ai vdiq nė krye tė detyrės. Pėr njė oficer policie kjo vdekje ėshtė njė kujtim i pėrjetshėm.”
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:58   #44
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

STUDIUESIT: FESTIVALI I GJIROKASTRES PO SJELL MJAFT RISI

Komisioni organizativ i Festivalit Folklorik ka zhvilluar dje konferencen e pare per shtyp ne lidhje me ecurine e deritanishme te ketij evenimenti te folkut kombetar. Drejtori Artistik i Festivalit Ermir Dizdari, studiuesit e folklorit Ramazan Bogdani dhe Aferdita Onuzi, regjisori i festivalit Milto Kutali etj i jane pergjigjur interesimit te perfaqsuesve te medias se shkruar dhe elektronike per risite e ketij edicioni krahasuar me festivalet e kaluara, autenticitetin e vlerave folklorike, profilet kryesore folklorike pjesemarrese ne festival etj. "Ky festival ka pasur mjaft prurje te reja kryesisht ne ceremonialet dhe ritualet popullore", ka pohuar studiuesja Aferdita Onuzi. "I konsideroj prurje te reja ritualet e paraqitura ne skenen e fetsfolkut qe kane te bejne me punen, festat e motmotit etj. Ne festivalet e meparshme prezantime te tilla folklorike i kemi pare aty-ketu ndersa ne kete edicion i shikojme te plota dhe shume interesante", eshte shprehur ne takimin me gazetaret studiuesja Onuzi. Ne kete drejtim ajo ka vecuar grupin e Dibres me "Ritualin e berjes se qerekeve" i cili u ngjit per here te pare ne skenen interpretative te folkut shqiptar, ritualet e interpretuara nga grupet e femijeve etj. Gjate ketij festivali studiuesit kane vecuar si risi edhe intepretimin e disa varianteve te reja te kengeve popullore dhe melodive orkestrale. Ne kuadrin e prurjeve te reja A. Onuzi ka perfshire edhe riprodhimet e nje numri veshjesh popullore te vjetra qe studiuesit i cilesonin si motive te humbura. Te tilla kane qene dy veshjet te plota popullore qe u ngjiten ne skenen e Kalase nga artistet e grupit popullor te Tuzit gjate perfaqesimit te shqiptareve te Malit te Zi.

Mungesa e debatit

Gjate pyetjeve drejtuar grupit te organizatoreve te festfolkut gazetaret e pranishem kane kerkuar edhe arsyet e mungese se debateve dhe tryezave te rrumbullakta te cilat gjate edicionit te festolkut "Gjirokastra 2000" kane qene te shumta ne numer. Folkloristja A. Onuzi eshte shprehur se tryezat e rrumbullakta dhe aktivitetet debat mes studiuesve nga grupi organizativ jane percaktuar te zhvillohen pas perfundimit te diteve te Festivalit Folklorik. "Gjate ketyre diskutimeve,- vijoi Onuzi,- do te nxirren defektet dhe mangesite per t'i pasur parasysh ne te ardhmen, gjate organizimit te festivaleve folklorike te ketij lloji apo qofte edhe te permasave te tjera." Nderkohe per studiuesin e folklorit Ramazan Bogdani "ky festival ka mbledhur festivaliste nga te gjitha trojet shqipfolese brenda kufijve ne Shqiperi, ne Kosove, te shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi dhe te mbare diaspores shqipatre. Duhet theksuar se grupet e ardhura nga trojet shqiptare jashte kufijve shteterore nuk vijne si grupe pershendetes apo te ftuar por si te barabarte me grupet e 12 qarqeve te Shqiperise", pohoi studiuesi Bogdani perpara gazetareve.

Po shqiptaret e Ukraines dhe emigrantet e Greqise?


"Problemi i plotesimit te dokumentacionit ne koh`n e duhur ka bere qe grupet e ftuara diten e dyte dhe te trete te mos paraqiten", u shpreh drejtori artistik Dizdari ne pergjigje te pyetjeve te drejtuara nga ana e gazetareve per mungesen e grupeve pershendetese te shqiptareve te Ukraines dhe emigranteve ne Greqi. Sipas Dizdarit ne lidhje me grupin e Ukraines ishte dhene konfirmimi se do te merrte pjese ne festival . Por ditet e fundit ambasada shqiptare ne Poloni njoftoi se ky grup nuk do te paraqitej per shkak te vonesave ne plotesimin e dokumentacionit. Lidhja me dy grupet e emigranteve tane ne Greqi, vijoi Dizdari nuk ka qene institucionale por shoqerore. Ata kane pasur deshire te marrin pjese ne kete festival por mosplotesimi ne kohe i dokumentacionit beri qe grupi pershendetes t'i mungoje programit te dites se trete te festivalit.

Sipas specialistes se folklorit Aferdita Onuzi Insituti i Kultures Popullore ne botimet e tij, secili ne fushen e vet, krahas studimit te kultures kombetare, e ka pare kulturen shqiptare edhe ne kuadrin ballkanik. Per fatin se te ndodhur ne nje hapesire gjeografike te perbashket, ne kushte historiko-shoqerore, kulturore te perbashketa, me mjaft paralelizma midis popujve fqinje ne kemi menduar qe ne te ardhmen ne bashkepunim me Qendren Kombetare te Veprimtarive Folklorike te zhvillojme edhe aktivitete te tjera te para ne plan ballkanik. Ne kete menyre kultura shqiptare do te shihet e integruar ne kuadrin ballkanik.


PREJ TRI BREZASH KENGA E OSO BAROTIT JEHON MES BJESHKEVE

Oso Kuka n'kull t'barotit

Prej me shume se nje shekulli kenga kushtuar Oso Kukes vazhdon te jehoje dhe kendohet fale rapsodeve popullore te treves se Dukagjinit. Ne festivalin e Gjirokastres kenga u interpretua nga katershja e rapsodeve gjate konkurimit te Qarkut Shkoder. Kateershja e burrave qe interpretojne motivet e kesaj konge percjell mes jehones se bjeshkeve dhe motiveve epike madheshtine Oso Kukes ne kullen e barotit. "Po bjen ora gjam e motit / Oso Kuka ne kull t'barotit" jane vargjet e fillimit te saj te cilat e zhysin spektatprin ne periudhen e shekullit te kalur. Oso Kuka eshte kthyer ne simbol te qendres se malesoreve, pohon rapsodi popullor nga Dukagjini Istref Zara. Kjo kenge kushtuar atij interpretohet pergjate tri brezave. Kullen e e barotit te ketij trimi, vijon raposdi Zara pjesmarres ne shtate festivale femijte tane e njohin qysh te vegjel nepermjet kesaj kenge. "Si vetim veton ne shekuj / gjysma flak dhe gjysma hekur" e tipizon rapsodi anonim i Dukagjinit heroin nders ai i ka vendosur zjarrin kulles se barotit per te mos rene ne duart e atyre qe masakruan dhe dogjen malesin. Varianti i interpretimit te kesaj kenge eshte akapelo, nepermjet dores se vendosur prane veshit dhe jehones se zerit. Me interpretimin ne festivalin e Gjirokastres kjo kenge hyri ne dekadat e shekullit te ri, pohojne rapsodet dukagjinas pa e fshehur entuziazmin, cka nenkupton shprehjen popullore se trimat nuk vdesin por perjetesohen ne kenge
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:58   #45
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Kostumet e grave, mė autentike se tė burrave

Dasmė arbėreshe, ritet e sė enjtes



Shekulli

Gjirokastėr-Arbėreshėt sollėn nė skenėn e kalasė sė Gjirokastrės ritualet e martesės. Nėn tingujt e kėngės dhe valles karakteristike, vėmendja u pėrqendrua nė ritet e ditės sė enjte. Nė ceremonial futen tė gjitha pėrgatitjet qė nga veshja e nuses, pėrgatitja e shtratit bashkėshortor e deri tek hyrja e dhėndrit nė dhomė. “Shumė nga kėto rite i gjen edhe sot nė dasmat arbėreshe, edhe pse dasmat janė modernizuar shumė”,- thotė Sara Bafa, koordinatore e grupit arbėresh. “Eshtė hera e parė qė grupi arbėresh vjen me njė ritual dasme”,- thonė organizatorėt e tij. Tepėr interesant momenti kur dhėndrit i vihet mbi shpinė njė samar gomari qė nėnkupton se tani ai krijon familje dhe bėhet i pari i saj, ndaj i vihet samari, pėr pėrgjegjėsitė familjare qė e presin. Dhėndri e puth nusen nė prani tė dasmorėve, i ēon pajėn, siē ėshtė zakoni ditėn e enjte dhe e gjitha kjo ka ritet dhe kėngėt e veta. “Shumė prej kėtyre zakoneve qė i pamė tė improvizuara nė skenė ngjasojnė si dy pika uji me ritet e dasmės nė zonat e Jugut tė vendit. Nė Gjirokastėr, nė zonat e Lunxherisė, Zagorisė”,- thonė specialistėt.
Ata kanė shpalosur nė skenė disa lloje kostumesh, kryesisht veshje tė grave: fustanet me pala, tė gjera, me shirita poshtė tė gjatė deri te kėrciri i kėmbės, jelekė tė qėndisur, me fije ari, me shirita me ngjyra etj. “Na kujtuan veshjet karakteristike tė disa zonave tė Jugut”, thotė drejtori i Qendrės Studimore Stalo Elmo. “Veshja e gruas ėshtė origjinale, e pėrcjellė nė breza, ndėrsa veshja e burrave ėshtė e adaptuar me veshjen e burrave tė Shqipėrisė sė Jugut. Prej andej kanė marrė fustanellėn, poturet, jelekun etj. dhe i kanė adoptuar. Ndėrsa veshjet e grave dhe vajzave janė autentike. Kėto lloj kostumesh kanė ngjashmėri me kostumet e grave tė Sarandės dhe tė Ēamėrisė. Edhe sot nė Kalabri bėhet kujdes pėr ruajtjen e kostumeve. Ato ripėrtėrihen, pasi shpesh nė fshatra ka gėzime e festa ku pėrdoren veshjet karakteristike. Eshtė pėr t’u vlerėsuar fakti qė tė 30 pėrfaqėsuesit e grupit arbėresh janė tė rinj e te reja. Janė nga krahinat mė nė zė tė Kalabrisė, nga San Demetrio Korona, San Sofia de Pietro dhe San Benedeto Ulano. Arbėreshėt kanė qenė gjithnjė prezent nė festivalet folklorike, por nė grupe tė vogla, pėr shkak tė vėshtirėsive financiare. Gati ēdo fshat ka grupin e tij. “Nė Kalabri zhvillohet edhe njė festival folklorik mesdhetar. Ka tre vjet qė organizohet”,- thotė Andrea Kokeri, drejtori artistik i Festivalit Mesdhetar. “Eshtė nė miniaturė si ky i Gjirokastrės, me pjesėmarrje tė grupeve nga tė gjitha fshatrat qė ruajnė me xhelozi traditėn. Jepen edhe ēmime”, shton Kokeri



04/10/2004
Marte, 05 Tetor 2004


KOMUNITETI I ARBERESHEVE NE RREZIK ASIMILIMI

Magdalena Alla

Intervista/ Flet kryetari i Qendres se Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe, Italo Elmo

Ne Hotelin e Palmave ne Lazarat, ku jane vendosur mjaft artiste festivaliste dhe perfaqesues te mediave qe ndjekin Festivalin Folklorik te Gjirokastres, para dy ditesh, personeli i hotelit ishte mjaft i angazhuar, sepse pritej te vinte grupi i arberesheve te Italise. Dheata erdhen, por larg perfytyrimit se "arbereshet e urte" do te ishin dhe disa zhurmaxhinj te papare, qe thyenin rregullat e nje hoteli, apo mjedisi te perbashket. Nejse, kjo thuhet edhe pak me shaka edhe pse mbart brenda dhe te meten. Ata ishin disa te rinj te hareshem, qe rendnin neper korridore, edhe me vrap, duke bere shaka, duke bertitur, kenduar, perplasur dyert, hedhur syte ndaj ndonje vajze te bukurEdhe pse me i vjetri mes tyre, Italo Elmo perpiqej t'u terhiqte verejtje, asgje nuk ndryshonte. Por kjo me teper se bezdisje te jepte ate kenaqesine qe njerez te kombesise sone, qe jetojne perhere larg nesh, kete here i kemi prane, e fundja le te jene si te jene mjaft qe jane. "Keshtu jane kalabrezet", thote dikush qe i njeh mire, edhe pse ata jane arbereshe, por ama qe, sigurisht kane marre e dhene me treven ku jetojne.

Ne mengjesin e te nesermes ata jane te paret qe jane ngritur me heret dhe kane mbushur barin ku hahet mengjesi, sepse jane shume. Perseri te zhurmshem, por te kendshem ama ne energjine, gjallerine qe mbartin. Flasin arberisht dhe italisht. Pak prej tyre jane arbereshe te paperziere. Shumica jane sidomos me nene italiane, ndersa babain shqiptar. Nje nga ata eshte dhe Michele, student per filozofi ne vitin e fundit. Po ashtu dhe studiuesja Sara, e cila mallengjehet per perkatesine e saj kombetare dhe nga fakti qe gjendet ne Shqiperi. Ndersa zoti Italo Elmo, i cili eshte kryetar i Qendres se Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe flet nje shqipe te paster. Ai eshte dhe arberesh i paster.

Ja si i pergjigjet pyetjeve, te bera nga gazeta "Koha jone", nderkohe qe te rinjte e tjere kane dale ne oborr dhe perpara se te hypin ne autobus per provat kendojne me shpirt kenge te pazakonta, perla te muzikes arbereshe.



Cila eshte veprimtaria e Qendres Studimore te Traditave Arbereshe?

Qendra e Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe eshte krijuar ne vitin 1980 si rezultat i nje nisme te perbashket mes studiuesve shqiptare dhe arbereshe te folklorit dhe trashegimise etnografike. Qendra numeron 34 aktivitete ne vit, te cilat kane ne qender folklorin arberesh. Aktiviteti kryesor i saj eshte organizimi i Festivalit te Folklorit Arberesh. Gjate ketyre 5 viteve te fundit qe une drejtoj Qendren kemi realizuar 3 aktivitete. Cdo vit si vend i zhvillimit te festivalit perzgjidhen dy fshatra arberesh. Ne kete eveniment te folkut marin pjese 32 fshatra nderkohe qe ne ditet e festivalit prezantohen 450 numra folklorike.

Element tjeter i veprimtarise se qendres sone eshte edhe evidentimi i pasurise folklorike materiale dhe orale ne krahinat arbereshe. Kerkimet tona jane perqendruar mbi kulturen popullore, kostumet, ritet arbereshe ne dasma dhe vdekje, kenget e djepit etj. Keto kerkime realizohen nga 5 specialiste te folklorit arberesh. Tani se fundi rezultatet e punes kerkimore ne lidhje me traditat arbereshe ne i kemi permbledhur ne 3 vellime nderkohe qe kemi pergatitur edhe nje cd kompjuterike. Gjate veprimtarise sone ne kemi pasur bashkepunim edhe me Insitutin Shqiptar te Folklorit dhe me studiuesit A.Onuzi, A. Bido, R. Bogdani etj.

Ne Festivalin e Gjirokastres cfare perzgjedhjeje eshte bere per pjesemarrjen?

Grupi arberesh i Kalabrise eshte formuar nga kompani te disa grupeve qe kane emrin "Avuli", "Shkendija" dhe te tjera grupe. Ne kete festival jane perzgjedhur elementet me te mire te grupeve arbereshe nga zona te ndryshme.

E sata here eshte qe vini ne Shqiperi me grupe folklorike?

Eshte e katerta here qe vij personalisht dhe me grupe te tjera dhe e para me ritualin e marteses.

Si eshte rituali i marteses te arbereshet?

Martesa fillon me javen e nuses, e pikerisht me te enjten e dhuratave dhe pergatitjen e shtratit te nuses dhe dhendrit. Pastaj vjen e premtja e samarit. Dhendrit i vihet samari ne menyre simbolike per te thene sa pergjegjesi ai do te kete ketej e tutje.

Ne te dielen e dasmes veshin nusen me cohen arbereshe, stolite dhe i kendojne kengen duke vallezuar, "Jurendina po martohet". Kostumet nga Shen Miter Korona. E marta pas martese eshte ritali i kulacit. Ai qe merr pjesen me te madhe do te dominoje ne familje, do te jete komandanti.

Me ke treve shqptare ngjajne keto rite?

Ka ide studiuesish qe martesa e arberesheve te Jugut per shembull ngjan dhe do te bashkohet me ate te shqiptareve te Jugut. Sepse eshte ideja se arbereshet vijne nga zona e Himares.

Po martesat e arberesheve sot, besoj se jane me shume te perziera dhe jo aq mes njeri-tjetrit?

Parapelqimi eshte arberesh me arberesh, por ky nuk eshte rregull. Martesat tani behen me shume te perziera, me italiane, dhe kjo per komunitetin tone nuk eshte mire. Kur martohet nje arberesh me arberesh bekojme perendine se themi: "Sa mire! Do ruhet gjuha". Ndersa kur behen martesa te perziera, edhe pse kjo eshte normale, rralle ndodh qe te ruhet gjuha.

Por ne 1999 ne Itali shteti aprovoi te drejten e arberesheve te mesojne gjuhen e tyre ne shkolla, dhe kjo ndodhi pas 500 vjetesh pritje, fale politikanit arberesh Mario Brunetti, i cili e ndoqi kete problem per 30 vjet rresht. Krahina e Kalabrise lejen e minoritetit per ruajtjen e traditave arbereshe e miratoi ne 2003.

Me se fundi ka nje pike referimi te sakte per ruajtjen e kultures sone, sepse me pare ishte vetem pasioni, ndersa tani jepen edhe para per folklorin tone e gjuha mesohet ne shkolla. Dhe ne do te mbetemi si kulture pikerisht dhe nga keto.

Andrea Kokjeri "nderhyn): Mos shih keta qe jane njerez te apasionuar pas kombesise se tyre, por une kam jetuar 13 vjet ne Kalabri, jam dhe muzikolog dhe kam vene re qe arbereshet kane turp te thone kombesine e tyre, e mohojne ate. Flas me teper per brezat e rinj, ndersa te vjetrit jo. Une kam gjetur pleq te mocem qe flasin nje shqipe te mrekullueshme. Nuk jane te organizuar mire. Edhe Katedra e gjuhes shqipe nuk ka bere ndonje pune te madhe.

A keni ju nje force politike tuajen?

Jo, dhe kjo eshte e demshme. Ne na premtojne shume neper fushata elektorale, parti te se majtes, apo te djathtes, per te mbrotjur te drejtat tona, por kur vjen fundi asgje nuk bejne. Ende nuk jemi te bashkuar per te mbrojtur vetveten tone.

Po me komunitetin italian ne pergjithesi c'marredhenie keni?

Italianet thone: "Kur sheh nje ujk dhe arberesh me mire vrit arbereshin". Por ne kemi nje tjeter shprehje, "Italianin dhe cdokend tjeter joarberesh mos e fut ne shtepi, se te hane e pine e pastaj te tradhetojne". "Qesh). Megjithate ne shkojme mire.

Sara Baffa, studiuese

Kam bere nje kerkim, historik-gjuhesor me foto te vjetra dhe jam duke vazhduar ne kete drejtim, sidomos ne zonen e Shen Sofias se Epirit. Dhe kam vene re qe festimet e Pashkeve, Krishtlindjet jane originale.

Jane 500 vjet dhe distanca sa vjen dhe shtohet. Si e shihni te ardhmen?

Ne disa fshatra eshte problem. Ne shume ruhet dhe gjalleron folklori i vjeter. Legjenda ruhet ne kenge, rituali i martesave me kenge. Ka probleme sepse bota perendimore leviz drejt globalizmit, televizionet jane italisht jo arberisht. Dhe kjo kohe eshte si nje lume i madh qe merr gjithcka.

Cfare projektesh keni per te ardhmen?

Puna ime eshte e lidhur me perspektiven e Qendres qe drejtoj. Fale nje projekti te mbeshtetur nga Bashkimi Europian brenda ketij viti Qendra Studimore e Tradites Arbereshe do te shnderrohet ne Insitutin Nderkombetar Etnografik "Beniamin Kruta".

Per here te pare ajo do te organizoje dhe Festivalin Folklorik Arberesh, pasi folklori yne vazhdon te mbetet shume i gjalle. E me pare nuk ka pasur nje aktivitet ku te mblidheshin te gjitha grupet. Kjo eshte hera e pare. Mendojme qe ne kete festival te ngjallim folklorin e vjeter, por dhe krijimet e reja. Sa te mesojne te rinjte gjuhen arbereshe, folklori mund te jete aktiviteti me i mire per kete.

E Marte, 05 Tetor 2004


LABERI, MAJAT ME CIKA

Me te ecuren karakteristike, veshtrimin krenar e pamjen e ashper "rebelet" e festivalit, pushtojne skenen. Te shumte ne numer, gati sa trefishi i grupeve te tjera, artistet e Qarkut te Vlores kane mbushur gjithe hapesiren dhe sfondin e platese se fetivalit. Ne naten e peste te konkurrimit, grupet e rretheve te Vlores, Sarandes e Delvines kane percjelle 20 numra artistike duke bere qe kalaja te ushtoje per 120 minuta nga zerat e burrave te Laberise.

Nje melodi e embel me fyell krijon atmosfere idilike per publikun dhe pas saj marresi i njohur Syrjan Hodo i grupit te Terbacit, ekzekuton kengen "Memedheu", duke celur mozaikun e polifonise. "Megjithese polifonia duket si e njejte, seicili grup ka te vecanten e tij, ngjyrimet, notat dhe ritmi jane te ndryshme. Kjo shpjegon edhe numrin e madh te pjesmarresve, pasi nje grup nuk interpreton dot ison e tjetrit", shpjegon udheheqesi artistik i grupit te Qakut te Vlores, Vait Kuci. Grupet dhe kengetaret e njohur i lene vendin njeri tjetrit. Kenge epike dhe

lirike, zera te ngrohte e te plote, nje grup me iso te shtruar e te qete, nje tjeter me iso te ashper, larima e polifonise se ketyre trevave ka rrjedhe fuqishem ne skene.

Najram Hunda, Hysni Kapo e Taire Bozhani, treshja e grupit te Dukatit e shoqeruar nga isoja e grupit ka interpretuar kengen "Telat vene e vine", ndersa notat lirike kane ardhe se pari nga grupi i Velces ne kengen "Kumbulla, moj kumbulla". Grupet e Mavroves, Tragjasit

e grupi "Bilbili" i Vlores ndiqen nga interpretimi i grupit "Dea" te Sarandes qe ka sjelle kengen "O moj dardha dimerore". Folklori i treves se Camerise ka ardhur ne skene

permes valles se vajzave te grupit cam te Vlores. Kostumet e tyre te vecana dhe interpretimi elegant, plot hijeshi e finese ka zbritur ne Gjirokaster magjine folklorike te kesaj treve. Por ajo qe ka dominuar ne programin artistik te ketij grupi kane qene kenget dhe elementet epike.

Ketu ne vendet e mia

Ku dhe Zoti vjen i ftuar

Mbreteron vetem liria.

Kjo eshte Himara qe thone / diell dhe dete shqiponje.

Nje flamur kombetar shpaloset ne skene, grupi i Himares percjell vargjet e kenges: "Une jam Damjan i Himares", qe ka ardhur nga zerat e plote te dy marrese Kristo Cipa e Leni Cali.

"C'ka ky djale qe ma ben me dore" prezantoi kengen qytetare vlonjate, ndersa rrethi i Delvines eshte paraqitur me "Djemte e Delvines" dhe grupin "Kaonia" qe interpretuan kenget "Engjell i miresise" dhe "C'u prish Lekuresi i shkrete". Hyne me gjemim e dalin me gjemim nga skena, per kete eshte preferuar qe mbyllja e programit te behet me vallen e kenduar "Laberi, majat me cika" ekzekutuar nga grupi i burrave te Zvernecit.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:59   #46
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Gjashtė netėt e Festivalit Folklorik tė Gjirokastrės. Juria ka shpallur fituesit e edicionit tė shtatė

Kupa e folkut mbetet nė Gjirokastėr



Alma Mile

Gjirokastėr - Kupa e Festivalit mbetet nė Gjirokastėr. Pas gjashtė netėsh tė ngjeshura konkurrimi ėshtė mbyllur mbrėmė nė kala, Festivali Kombėtar Folklorik i Gjirokastrės. Duke marrė parasysh paraqitjen e tė gjitha grupeve konkurruese, si nga ana muzikore, koreografike, kostumografike, si dhe pastėrtia e folklorit, juria e festivalit, e pėrbėrė nga emra tė njohur tė muzikologjisė shqiptare, si Ramazan Bogdani, Afėrdita Onuzi, Bahtir Shaholli, Haxhi Dalipi, Agron Xhagolli, Thoma Gaqi e Ndoc Papleka, kanė dhėnė trofetė: Kupa e Festivalit pėr qarkun e Gjirokastrės; Ēmimi i parė pėr grupin e Tiranės; Ēmimi i dytė pėr grupet e Vlorės dhe Korēės; Ēmimi i tretė pėr grupet e Fierit, Elbasanit dhe Kosovės.
Tė gjitha sėbashku kėto ēmime kanė njė vlerė 1.3 milionė lekė. Nė edicionin e shtatė tė kėtij aktiviteti kanė konkuruar 12 qarqe nga Shqipėria, si ai i Kukėsit, Fierit, Dibrės, Tiranės, Shkodrės, Beratit, Vlorės, Korēės, Gjirokastrės, Elbasanit, Lezhės, por edhe pėrfaqėsues nga Kosova, konkurimi i tė cilėve ėshtė shpėrndarė nė netė tė ndryshme tė festivalit. Tė pranishėm kanė qenė edhe shqiptarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi, e diasporės nė Zvicėr e Amerikė. Pas njė nate tė zjarrtė qė dhuruan artistėt e qarkut tė Vlorės, me polifoninė burrėrore e kėngėt e trimėrisė, kėngėt e vallet e gėzueshme tė dasmave krutane e durrsake, riteve dhe kostumeve tė arbėreshėve tė Kalabrisė, nata e pėrmbyllėse ishte “rezervuar” pėr qarkun e Korēės, grupeve folklorike tė Prishtinės e Gjilanit, e padyshim vendasve. Pas valleve tė ėmbla gorarēe e devollite, tė kėrcyera me mjeshtėri nga grupi i burrave dhe mė pas ai i tė rinjve tė Devollit, kėngėve grarishte tė Kolonjės, ēiftelisė kosovare, rradha iu la vendasve, grupeve folklorike tė qarkut tė Gjirokastrės. Kėngėtarėt e grupit “Ergjėria”, grupi i mirėnjohur i Bėnēės e Kolonjės, sollėn sėrish nė skenėn e festivalit polifoninė e mrekullueshme tė jugut e ison e gjatė labe, e cila do tė pasohej nga valet lozonjare tė vajzave dropullite. Por surpriza e mbrėmjes do tė ishte pėrshėndetja e grupit folklorik tė ardhur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilėt kanė pėrcjellė tek publiku, emocionin e mėrgimtarit, kėngė e valle nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, qė nga Ēamėria, Shqipėria e Mesme e deri nė kėngėt e veriut.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 18:00   #47
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Ndue Shyti, krijues i pėrsosur i muzikės popullore



Sulejman Sula




Ndue Shyti, Artist i Popullit, personaliteti mė popullor, bir dhe nder i rrethit tė Pukės, instrumentist dhe krijues i pėrkryer nė muzikėn popullore, ku ēiftelia ėshtė bėrė magjike me lojėn e saj, ku nė orkestėr veglat e muzikės popullore harmonizohen aq mirė saqė sė bashku prodhojnė “simfoni” nė realitetin e kohės.
Shtysėn pėr t’i rėnė ēiftelisė ai e mori nga fshati Gojan i Madh i bregut tė lumit Fan i madh, ku lindi e kaloi rininė. Kėtu nė ēdo shtėpi ndodhet njė ēifteli me motivin e moēėm “bashkė me njeriun – kėnga e vallja dhe melodia e gurės popullore”. Ēiftelinė e mėsoi duke imituar fillimisht instrumentistėt mė tė dalluar tė fshatit. Si idhull kishte instrumentin mė tė shquar Gjin Shkoza. Kjo ishte “shkolla e parė e muzikės”. Duke kaluar ditėt dhe muajt, duart ju stėrvitėn, ato binin lirshėm, jepnin tinguj e melodi me diēka tė veēantė nga vetja. Nga interpretimi i shkėlqyer dhe mbi tė tjerėt kaloi tek krijimtaria e vet, veēmas nga tė tjerėt. Talenti, pasioni, vullneti qė i kishte me bollėk, si trinom tė suksesit, e futėn nė rrugėn e ngjitjes. Atė e frymėzoi natyra e mrekullueshme e trevės, popullsia e saj, vetė jeta me plot kuptim e motivacione. Kudo qė interpretonte sillte tinguj e melodi tė padėgjuara, larg arkaizmit dhe monotonisė. Personalitete tė muzikės vėrenin njė “meteor” nė interpretim dhe krijimtari. Nė vitin 1966, bėri turneun e parė jashtė vendit nė Kinė, ku u admirua pėr interpretim tė jashtėzakonshėm. Nė vitin 1968 punon nė Pallatin e Kulturės Pukė. Nga ky mjedis pune e krijimtarie shanset u hapėn. Bashkėpunonte me instrumentistė, kėngėtarė e valltarė tė rrethit e vendit, debatonte me specialistė tė muzikės pėr novacione tė reja etj. Tashmė, talenti ishte njė realitet, njė protagonist klasi me krijimtari tė bollshme. Me vullnet tė jashtėzakonshėm punonte si rrallė kush. Reputacioni i tij po ngjitej nė maja tė larta. Punonte e drejtonte nė disa plane, perfeksiononte lojėn me veglat e tjera si sharki, dy lloje bilbili, zumare dhe fyelli me forma tė ndryshme, vazhdonte punėn krijuese mbėshtetur nė folkun pukjan e mė gjerė, vrojtonte, pėrzgjedhte, inkurajonte talentet e reja, strukturonte me instrument grupin orkestral dhe, njėherėsh luante vetė me disa instrumente e dirigjonte grupin orkestral. Gjithēka ia dedikonte qėllimit: “tė arrijė pėrsosmėrinė”. Pėr kėto arritje nė vitin 1969 u vlerėsua “Artist i Merituar”. Nė ansamblin popullor “Puka” u arrit qė grupi tė ketė tetė instrumenta me prirje shtimin e tyre. Pėrveē ēiftelisė hyri sharkia, lahuta, fyelli, bilbili, zumarja me dy pipza, gajdja me rrashiq dhe gjethja. Kjo arritje u vlerėsua si punė krijuese nė muzikėn popullore.
Mirėpritja mbarėpopullore e inkurajoi pėr mė tej. Provoi me sukses pasurimin e orkestrės, duke futur pėr ritėm daullen, fizarmonikėn e nė sinkron bėri tė pėrfshihej edhe kitara. Koncertet e dhėna treguan se struktura e regjistruar dhe interpretimi janė prefekte. Artisti “i pangopur dhe ambicioz”, me metodikė tė mirėfilltė shkencore e kaloi orkestrėn me vegla tė temperuara, duke shoqėruar me shumė sukses brenda e jashtė vendit kėngėtarė shumė tė njohur tė muzikės popullore. Kulminacionin orkestral e ka arritur nė koncertin ndėrkombėtar jubilar nė vitin 1979, ku numri i interpretuesve rekor ishte 104 vetė. Nė sinkron ishin mbi 30 ēifteli, ku 6 prej tyre i interpretonin femra. Koncerti kishte pėrmbajtje muzikore e dinamizėm tė paparė. Madje u vlerėsua si asnjėherė pėrsosmėria e grupit dhe gjenialiteti krijues i Ndue Shytit, i cili duke shkėlqyer si magji e vėrtetė bėri epokė. Ky novacion i dha vlerėn mė tė lartė “Artist i Popullit” nė vitin 1979. Ai krijoi profilin e tij muzikor. Novacioni qėndron nė pėrkryerjen e mjeshtrisė nė ēifteli e shumė vegla tė tjera, duke u akorduar me instrumente tė tjera jashtė traditės e duke arritur nė “simfoni” me orkestracionin e kompletuar. Si artist ishte shumėdimensional, interpretues nė pesė vegla, krijues dhe dirigjues nė orkestrėn mė tė madhe tė muzikės popullore. Puna me orkestrėn pėr tė ishte gjithēka. Nė mėnyrėn mė skrupuloze jepej i tėri. Ka marrė pjesė nė tė gjitha festivalet folklorike, ku ėshtė nderuar me ēmimet mė tė larta. Me ansamblin “Puka”, ka marrė ēmim nė festivalin kombėtar, po kėshtu dhe dekoratėn “Urdhri N.Frashėri Klasi I”. Ai ka shkėlqyer kudo jashtė atdheut, duke rritur vlerat e kombit me muzikėn qė ka pėrcjellė. Ku ėshtė ftuar ansambli i kėngėve e valleve popullore, etj. ka qenė edhe mjeshtri ynė. Nė turne e festivale nė disa vende si Francė, Norvegji, Turqi, Kinė, Vjenė, Lana, Kamboxhia, Amerikė, etj. Turne ka bėrė me ansamblin “Puka” “Dajti”, grupin e valleve tropojane, etj.
Me shumė mbresa artistike i ka lėnė Dizhoni, ku juria i dha ēmimin gjigant “Gjerdani i Artė”, nė mes shumė e shumė grupeve me famė. Nė Itali, trioja me ajkėn e artistėve tė kombit, Gaqo Ēako (muzikė klasike), Vaēe Zela (muzikė e lehtė) dhe Ndue Shyti (muzikė popullore) u vlerėsuan maksimalisht si interpretues tė kulminacioneve shqiptare. Tashmė artisti Ndue Shyti ėshtė nė moshėn 70-vjeēare dhe nė njė gjendje tė rėnduar shėndetėsore.Tashmė artisti ka merak se e gjithė kjo trashėgimi muzikore mund tė humbasė, si pasojė e njė komercializmi tė tepruar tė muzikės popullore shqiptare. Do tė ishte mirė qė t’i kushtohej sadopak vėmendje kėtij artisti tė madh dhe trashėgimisė qė ai ka lėnė nė muzikėn shqiptare tradicionale.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 18:01   #48
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Re: Rreth folklorit shqiptar

Folklori muzikor-Strukture dhe analize




Parathėnie



"Harta etnomuzikore" - makrostrukturė e folklorit muzikor shqiptar



Nė analizat qė do tė bėjmė mė poshtė mbi lėndėn muzikore folklorike shqiptare do tė vėrejmė se brenda pėr brenda kėtij folklori ekzistojnė parapėlqime tė ndryshme si pėr mėnyrat e tė kėnduarit, shkallėt muzikore, veglat apo muzikėn vokale etj. Kėto parapėlqime padyshim janė tė lidhura me njė makrsotrukturė, qė mund ta quajmė “harta etnomuzikore” shqiptare, brenda sė cilės do tė gjejmė tiparet dhe vetitė e pėrbashkėta, por dhe diferencat qė ekzistojnė brenda folklorit muzilor shqiptar.

Si hap tė parė, do tė vėrejmė se lumi Shkumbin, pėrveēse ėshtė njė kufi midis dialekteve geg dhe atij tosk, nė vėshtrimin tonė shėrben edhe si njė orientues natyral pėr ndarjen e hartės sonė etnomuzikore nė dy pjesė. Nga lumi Shkumbin dhe mė nė jug do tė kemi zonėn iso-polifonike tė tė shprehurit muzikor (dy, tre dhe katėr zėrėshe) apo atė shumėzėrėshe, siē jemi mėsuar rėndom ta quajmė, dhe nga lumi Shkumbin e mė nė veri do tė kemi zonėn monodike tė tė shprehurit muzikor (monodi, monodi me shoqėrim apo edhe homofoni). Sipas Sokolit “…atje ku flitet gegėnishtja kemi muzikė homofonike, kurse pėrposhtė kėtij lumi, atje ku ndihet rotacizmi i bashkėtingėllores n nė r ose diftongu ua e tjera veēori fonetike tė toskėnishtes, atje ndihet dhe isoja sė bashku me veēoritė e tjera polifonike”.[1] Nė zonėn e jugut tė Shkumbinit do tė pėrfshihen Toskėria, Labėria, Ēamėria, Myzeqeja, ndėrsa nė atė tė veriut tė Shkumbinit gjithė veriu i Shqipėrisė me ndarjet pėrkatėse tė zonave etnografike. [2]

(Hartat)

Po kėshtu, si nė njė ekuacion, zona iso-polifonike jugore ndėrlidhet ngushtė vetėm me shkallėt muzikore pentatonike, ndėrkohė qė zona monodike ndėrlidhet ngushtė vetėm me shkallėt modale, diatonike por dhe ato kromatike. Pėr rrjedhojė, kėto veēori pasqyrohen edhe nė preferencat pėr veglat muzikore popullore, pėr veshjet, arkitekturėn popullore etj. Siē do tė shohim, nė folklorin muzikor shqiptar do tė kemi vegla mbarėshqiptare, por dhe vegla muzikore popullore, tė cilat janė tė lidhura ngushtė me kėtė skemė tė ndarjes sė folk-muzikės sonė. Ndėr to, do tė pėrmendja si mbarėshqiptar fyellin, dhe si tė veēantė pėr zonėn monodike lahutėn dhe ēiftelinė dhe pėr zonėn iso-polifonike biculėn, gajden apo llautėn.

Ėshtė e kuptueshme se lumi Shkumbin nuk mund t’i ndajė si me thikė kėto zona, pasi nė tė dy brigjet e tij, si nė atė verior ashtu edhe nė atė jugor, shtrihen disa mikrozona, tė cilat le t’i quajmė kufitare, nė foklorin e tė cilave shkrihen tiparet qė reflektohen nga tė dy anėt. Si rezultat, do tė gjejmė polifoni dhe pentatonikė edhe nė disa fshatra tė rrethit tė Tiranės, disa ngjyrime modale nė Librazhd, si dhe bashkėjetesė tė polifonisė dhe monodisė nė muzikėn popullore brenda njė fshati, siē ėshtė rasti i fshatit Ladorisht qė gjendet nė “Maqedoninė toske” etj. Por, gjithėsesi ky ėshtė njė fenomen qė nuk e prish kėtė klasifikim tė hartės sonė etnomuzikore.

Sesi ėshtė mbėrritur nė kėtė klasifikim, ėshtė njė ēėshtje qė hap shumė diskutime, por kjo makrastrukturė e folklorit tonė muzikor, me gjithė ndarjet qė ekzistojnė, ėshtė njė shprehje e drejtpėrdrejtė e faktit, se folklori ynė muzikor ėshtė origjinal, se ėshtė i ndryshėm nė variante dhe, si i tillė, nuk krijon ndarje artificiale. Kėto ndarje artificiale nuk ekzistojnė, sepse mbi tė gjithė kėtė makrsotrukturė vepron njė metodė e pėrgjithshme kompozicionale popullore, e cila siguron unitetin e kėtyre dy njėsive, por dhe diversitetin e shprehjes sė tyre. Se ē’ėshtė dhe nga buron kjo, mund tė themi se ajo ėshtė vetėm nje element i etnosit tonė, i cili ende ka ngelur i pazbėrthyer deri nė fund.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 18:01   #49
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Muzika Popullore



Njė studim sistematik i muzikės tradicionale shqiptare u bė i mundur vetėm nė fillimet e viteve '30 falė muzikologut Y. Arabatski i cili mblodhi kėngė dhe melodi popullore shqiptare. Pėr shkak tė formimit tė veēantė malor tė vendit dhe pėr shkak tė vėshtirėsive tė lidhjeve e cila kushtėzohej nga mungesa e rrugėve tė komunikimit, muzika shqiptare ka ruajtur tė paprekura karakteristikat dhe format e saj deri nė vund tė viteve 1800. Mungesa e ndikimeve ėshtė mė e qartė nėse shihet nė lidhje me arbėreshėt e Italisė.
Bashkėsitė e formuara nga pasardhėsit e shqiptarėve tė cilėt u larguan nga Shqipėria nė mesin e dytė tė viteve 1.400 pėr tė mos rėnėn nėn zgjedhėn turke dhe qė kanė ruajtur gjuhėn e tyre dhe traditat e tyre muzikore. Studimet e Arbatski-t u zhvilluan nėpėrmjet pėrmbledhjeve tė regjistrimeve fonografike tė shtrira nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, tė cilat ishin realizuar nga studiuesit e folklorit dhe tė etnomuzikologjisė rreth viteve '50.

Polifonia Vokale
Shqipėria dallohet nga ana muzikore pėr njė traditė tė pasur nė polifoninė vokale. Ky tip melodish polifonike zakonisht kėndohet nga dy, tre apo katėr zėra, tė ndjekura nga njė kor burrash apo nga njė kor grash, pa shoqėrim istrumental. Por kemi edhe melodi tė kėnduara nga zėra tė ndėrthurrur, tė cilat edhe pse kanė ekzistuar edhe me parė kanė marrė mė tepėr zhvillim pas ēlirimit tė Shqipėrisė. Polifonia vokale shtrihet nė pjesėn mesdhetare tė Shqipėrisė nga lumi Shkumbin deri nė Ēamėri.
Kjo zonė ndahet mė pas nė dy sisteme polifonikė. Sistemi Lab qė pėrfshin rrethin e Tepelenės, Vlorės, Gjirokastrės dhe njė pjesė tė Sarandės, dhe sitemi Toskė qė nis nga lumi Vjosė dhe deri nė lumin Shkumbin duke prekur rrethinat e Strugės, Ohrit, dhe deri nė Prespė nė Maqedoni. Nėse sitemi Lab dallohet pėr ndryshimin e thellė mes zėrave, sitemi Toskė pėrkundėrazi pėrmban njė ritėm tė lirė dhe njė ecuri tė zėrave me intervale muzikore mė dalluese dhe me shoqėrime qė pasurojnė meloditė. Repertori i tyre ėshtė i ndėrtuar mė sė shumti nga kėngė historike me karakter tė theksuar nacionalist dhe nga kėngė me origjinė fshatare pėr dashurinė, shpotitėse apo ninulla.

Muzika Instrumentale
Muzika instrumentale shqiptare shoqėron kėngėt e vallet dhe pėrbėn atė orkestėr qė quhet "Saze". Nė pėrgjithėsi nė veri tė vendit zė vend tė dukshėm njė formė radikale muzikore e kėngėve epike, mė tė vjetrat e tė cilave janė Rapsoditė pėr Kreshnikėt. Kėngėtari (rapsodi) shoqėrohet nga vegla muzikore me tela, ndėrsa nė Jug pikėrisht pėr gjurmėn polifonike tė kėngėve, funksioni i instrumenteve ėshtė i drejtuar drejt njė virtuizmi. Instrumentet e frymės pėrdoren nė tė gjithė vendin. Instrumentet shqiptare kanė njė shpėrndarje heterogjene dhe shpesh nga struktura dhe teknika e pėrdorimit nuk pėrputhen mė traditėn e folklorit tė popujve fqinjėve.
Si shembull mund tė pėrmendim "Lahutėn" (instrument njė tel qė realizohet me hark), "Bakllamaja" (instrument me tre tela i pėrdorur nė zonėn e Korēės dhe Pogradecit), "Ēiftelia" (instrument me dy tela shumė i pėrdorur nė gjithė vendin, sidomos nė Veri), "Sharkia" (instrument me pesė tela qė pėrdoret pėr tė shoqėruar vallet nė Kosovė), "Buzuku" (instrument me gjashtė tela), Fyelli (culedjaria, instrumenti me antik i Shqipėrisė i pėrmendur qė nė shekullin e V apo tė VI para erės sė re), Bilbili (qė imiton timbrin dhe cicėrimėn e zogjve), Kavalli (instrument me origjinė baritore), Surla (pėrdoret nė muzikėn e karakterit epik) dhe nė fund tamburet e pėrmasave tė ndryshme Daullja dhe Lodra qė shoqėrojnė kėngėt dhe vallet pothuajse nė tė gjithė vendin.

Muzikantėt
Qėndrat mė tė rėndėsishme tė shpėrndarjes pėr formimin e muzikantėve qė aktualisht janė prezentė nė skenėn artistike shqiptare janė, qyteti i Korēės ku mund tė pėrmendim Eli Farėn, kėngėtarja mė e dashur dhe mė e famshme e Jugut tė vendit, e njohur edhe jashtė Shqipėrisė pėr turnetė e shumta; qyteti i vogėl malor Permeti ku kanė lindur dy muzikantė tė njohur popullorė, klarinetisti Laver Bariu i cili akoma jeton nė qytetin e Pėrmetit dhe Remzi Lela i cili tani jeton nė Tiranė dhe ėshtė lideri i grupit qė shėnon numrin mė tė madh tė regjistrimeve muzikore tė viteve tė fundit, Familja Lela nga Pėrmeti. Pėrsa i pėrket traditės sė kėngės epike nė Veri tė vendit mund tė pėrmendim kėngėtarin dhe muzikantin me sharki z.Bytyēi.

Organizimi
Vlerėsimi dhe pėrhapja e trashėgimnisė muzikore shqiptare i ka mbijetuar edhe skemave tė diktaturės komuniste. Orkestrat tradicionale janė zgjeruar edhe me instrumente tė tjera si kitara dhe fizarmonika dhe se fundi edhe instrumente elktronike si organo. Njė takim me rėndėsi ka qenė pėr shumė kohė Festivali i Gjirokastrės i cili pas disa vjet ndėrprerjeje ka filluar tė zhvillohet pėrsėri. Ky festival zhvillohej ēdo 5 vjet nga Radio Televizioni Shqiptar dhe ishte njė aktivitet qė afronte brezat e vjetėr dhe tė rinj tė kėngėtarėve popullorė nga krahina tė ndryshme.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 18:03   #50
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Website i ri kulturor




Grupi i valleve te Bostonit sapo ka krijuar website-in e tyre. Mund ta shihni ne www.bashkimidance.com. Gjithe informacionin per grupin dhe fotografi) apo per aktivitete kulturore ne bregun lindor te USA mund t'i gjeni aty.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 18:04   #51
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

RREFIMI I JORGO BAKUT MESUESIT NGA DEVOLLI
Mbledhėsi i Folklorit: Nė '96 regjistrova 38 krijime
"Si i mblidhja kėngėt pėr Suden"



Ilir Bushi

Nė vitin 1996 unė lashė pėrgjysėm mbledhjen e krijimtarisė popullore pėr Mic Sokolin dhe heronjtė e Shqipėrisė e fillova tė mbledh kėngėt qė u krijuan pėr Suden, Alimuēajn, Xhaferrin, Gėrxhalliun etj". Kėshtu e nis rrėfimin e tij, mbledhėsi i njohur i folklorit shqiptar, Jorgo Baku, i cili gjatė jetės sė tij ka botuar dy libra pėr krijimtarinė popullore tė paraluftės, ndėrkohė qė libri i tij i tretė pėr drejtuesit e firmave piramidale i mbeti pėrgjysėm. "Megjithėse krijimtaria popullore e viteve 95-97 u bazua mbi figura tė tilla si Alimuēaj, Gėrxhaliu, Xhaferi e Maksude Kadėna, pėrsėri kjo periudhė ia vlen tė studiohet nga ana profesionale", nėnvizon profesori i letėrsisė shqipe.

Cila ėshtė mė pak fjalė biografia juaj letrare?
Kam studiuar gjithė jetėn folklorin popullor dhe kam arritur tė botoj gjatė jetės time dy libra tė rėndėsishėm. Njė libėr pėrmbledh krijimtarinė popullore gjatė Reformės sė Tanzimatit ndėrsa libri i dytė bėn fjalė pėr krijimtarinė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pas kėtyre librave pėr arsye ekonomike u largova me familjen nė vitin 1992 pėr tė punuar nė Greqi. Por kur u ktheva qė andej nė vitin 1996 pashė se nė Shqipėri kish nisur njė epokė e re, ku njerėzit pasuroheshin pa prekur punė me dorė. Kjo ndodhte nėpėrmjet firmave piramidale.

Ju vetė si u pėrshtatėt me realitetin e ri?
Nė fillim nuk u besova syve. Por njė ditė pashė se si dy vėllezėrit e mi morėm tek firma e Sudes 16 mijė dollarė, ndėrsa motra merrte rregullisht nga VEFA 500 dollarė nė muaj fitim. Troē muhabeti, kėtu tė gjithė ishin mbėrthyer nga epidemia e fajdeve, ndėrkohė qė njė pjesė e njerėzve e pėrēmonin punėn. Atėherė, me nxitjen e tė afėrmve tė mi futa edhe vetė pėr provė 400 mijė lekė te firma Xhaferri dhe pas tre muajve mora trefishin e tyre. Menjėherė pas kėsaj fillova tė fus lekė te VEFA, Sudja dhe Gjallica. Ndėrkohė, vazhdova nė Shqipėri profesionin e mbledhėsit tė folklorit. Prej kohėsh, kisha vendosur tė bėja librin e tretė qė pėrmblidhte krijimtarinė popullore tė pasluftės. Por nė vitin 1995-96 ndesha nė Shqipėri njė realitet tjetėr pėrsa i pėrket frymėzimeve poetike dhe folklorike.

Ē'ishte ky realitet?
Atėherė nė Shqipėri folklori tradicional kishte braktisur heronjtė dhe po i kushtohej drejtuesve tė firmave piramidale. Kėshtu nė vend tė kėngėve pėr Mic Sokolin unė ndesha kėngė pėr Gjeneral Xhaferrin, nė vend tė kėngėve pėr Zonja Ēurren ndesha ato tė Maksude Kadėmit dhe nė vend tė krijimtarisė pėr kapter Mujo Ulqinakun unė gjeta kėngėt pėr Vehbi Alimuēajn.

Nė cilat zona gjete mė shumė frymėzim pėr kėtė krijimtari?

Thuajse nė tė gjitha zonat regjistrova 38 kėngė. Kėshtu nė kryeqytet, tiransit kėndonin pėr Maksude Kadėmėn me fjalėt: "Sude s'bo mė nona/ marrsh nga ditėt tona". Ndėrsa nė Lushnjė grupi popullor kėndonte: Doli dielli u ul mali/ na nderoi sot gjenerali". Ndėrsa, pėr Alimuēajn kėndonin: Qė nga Jugu dhe Veriu/ tokėn puth ku shkel Vehbiu". Natyrisht nė gjithė kėtė prurje folkloristike tė re kishte mjaft figuracione me vlera studimore, por kishte edhe gjėra pa vlerė. Pėr shembull kishte edhe krijime tė tilla qė unė nuk i futa nė projektin e librit tim, si psh: Nėpėr trup kemi mornica/ sa herė dalim nga Gjallica". Ose: "Poshtė partia, rroftė Shemsia/ larg nga gjiza/ rroftė Driza.

Pėrse e latė pėrgjysėm librin tuaj?
Sepse ngjarjet e 97-ės sollėn tragjedi. Unė vetė humba 13 mijė dollarė nė pėrfundimin e kėsaj aventure. Por folklori nuk prodhoi mė kėngė pėr drejtuesit e firmave rentiere. Mbaj mend se kur ndodhi gjullurdia, kėnga e fundit qė kam rregjistruar nga kjo krijimtari ishte kėshtu: O Enver tė ishe gjallė/ pėr ca gjėra qė kanė ngjarė/ Pamė nė ėndėrr ca miliona/ por na lanė pa pantallona".


Pse heronjtė u zėvendėsuan nga pronarėt rentierė

"Arsyeja qė pas vitit 1990 kėngėt e heronjve u zėvendėsuan me vargje pėr drejtuesit e firmave rentiere ndodhi pėr shkakun se nė Shqipėri mbaroi pėrgjithmonė epoka e luftrave heroike ndaj pushtuesve dhe nisi epoka e mbijetesės ekonomike pėr ēdo familje". Sipas profesorit tė Letėrsisė, Jorgo Baku, nė zonėn e Devollit, ai kish ndeshur me njė varg popullor pėr heroizmin qė thoshte: "S'ka mė heronj atdheu qė kur djemtė, filluan 'heroinė' t'i thonė drogės". Por sipas tij kėngėt e ngritura nga populli pėr Suden, Alimuēajn, Xhaferrin, Shemsien, Drizėn, Gėrxhalliun, etj, shprehin psikologjinė dhe servilizmin e koniukturave tė pėrkohshme ku kaloi Shqipėria e drobitur. Nė bazė tė statistikave tė Jorgos gjatė gjithė kohės qė sunduan firmat piramidale, folklori nuk prodhoi asnjė kėngė pėr heronjtė e vjetėr dhe as pėr politikanėt e rinj.


Kush ėshtė Jorgo Baku

Jorgo Baku ka lindur nė Devoll mė 12 tetor tė vitit 1956. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme nė Korēė ai vazhdoi studimet e larta nė degėn Gjuhė Letėrsi Shqipe. Menjėherė pas mbrojtes sė diplomės, Jorgua u caktua si mėsues letėrsie nė zonėn e Mirditės ku edhe shkroi librin e tij tė parė me pėrmbledhje folklorike tė titulluar "Kėngėt e Reformės sė Tanzimatit". Mė vonė ai u transferua si mėsues i gjuhės nė Pogradec dhe nė vitin 1986 shkroi librin "Heronjtė e luftės nė folklor". Pas viteve 90 Jorgua ka punuar disa kohė nė emigracion dhe mė pas ėshtė kthyer sėrish nė vendlindje. Ndėrsa pas vitit 1997 ai ka emigruar nė Greqi ku punon edhe sot, sė bashku me gruan dhe dy djemtė e tij, Astritin 20 vjeēar dhe Besimin 17 vjeēar
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 18:06   #52
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Histori Burrash ne Malet e Lures




Kanė qenė nėntė malet e Dibrės dhe Lura ka qenė bajrak mbi to. Por tani gjėrat kanė ndryshuar dhe nuk ėshtė Lura e dikurshme". Kėshtu e nis rrėfimin e tij, njė ndėr burrat mė tė vjetėr tė Lurės, 75-vjeēari, Mėhill Doēi, pėr tė cilin nė fshat thonė, "se i ka rrahur gjithė burrat e kėsaj zone me njė shkop hekuri qė e mban gjithmonė me vete". 75-vjeēari, i cili ėshtė nga fisi bajrak i Doēėve, rrėfen pėr Reportazh, historinė e Lurės e tė tijėn personale, qė nga koha kur ka qenė partizan, refuzimin pėr tė hyrė nė kooperativė, "masakrat" qė ka bėrė mbi njerėzit dhe ditėt e pleqėrisė qė i kalon nė vetmi. Nė dorė mban njė bastun hekuri, tė cilin e ka prej 40 vjetėsh. Qėndron i veēuar nga tė tjerėt, megjithėse tė gjithė e resektojnė. Pjesėn mė tė madhe tė ditės ai e kalon pranė bustit tė dėshmorit, Gjokė Doēi, tė cilin e ka pasur djalė xhaxhai. Madje, siē tregon Mėhilli, e ka restauruar me lekėt e pensionit tė tij, ndėrsa tani kujdeset pėr tė.


Mėhill Doēi




Historia e Lurės



Nė kohėn kur Serbia ishte nė luftė me Shqipėrinė, njėri nga drejtuesit e vendit ballkanik, Krajl Gega, ka tentuar tė marrė 300 vajza nė Lurė e t'i martojė me djemtė e ushtrisė sė tij. Por, kėtė nuk mundi ta arrijė, pasi tre mijė burra tė Lurės u ndeshėn nė Fushė-Gjakovė, deri sa gjaku "shkoi nė gju tė demit". Sipas dėshmisė sė 75- vjeēarit Doēi, kur nė Serbi sundonte Krajl Gega, ky i fundit u kėrkoi kėrkoi burrave tė Dibrės 300 vajza, nė tė kundėrt, do ta digjte tė gjithė krahinėn. "Tė zėnė ngushtė, burrat e Dibrės thirrėn pėr njė takim burrat e bajrakut tė Lurės, fisin Doēi. Kėta tė fundit iu premtuan dibranėve, se kėtė punė e zgjidhnin vetė, nėse Dibra i ndihmonte me meshkuj. Pasi ranė dakord pėr kėtė, doēėt i dėrguan fjalė Krajl Gegės, se Dibra do t'ja jepte vajzat, por me disa kushte: Qė vendtakimi tė bėhej nė Fushė- Gjakovė, vajzat tė ishin tė mbuluara sipas zakonit (nė tė vėrtetė nuk ishin mbuluar mė parė) dhe secila prej tyre tė kishte nga 9 shoqėrues. Pas kėtyre, Krajli serb ka pranuar dhe nga Lura ėshtė nisur karvani. Nė vendin e takimit, kur dy palėt janė pėrballur, nuset kanė ngritur mbulesat e fytyrės (nė zonėn e Dibrės quhet duvak) dhe 300 meshkujt e veshur si nuse dhe 2700 shoqėruesit e tyre kanė filluar betejėn me serbėt e Krajlit, deri sa gjaku ka shkuar deri nė gju tė demit". Kjo ėshtė historia e shkurtėr qė tregon Doēi, i cili sqaron, se nga ajo ditė, ka lindur edhe tradita e nisjes sė vajzės pėr te dhėndėrri me duvak nė fytyrė. Pėr kėtė ngjarje, sipas dėshmisė sė 75- vjeēarit, u informua edhe Sulltan Mehmeti, i cili thirri pėr njė takim nė Stamboll doēėt. Pasi u mori armėt qė kishin nė brez sulltani iu tha: Iu ēarmatosa trimat e Dibrės. Por, kėta tė fundit nxjerrin edhe nga njė pistoletė qė e kishin fshehur nė ēorape. Pas kėsaj bajraktarėt e doēajve i quajitėn, Doē-Sulltani. "Dikur Lura ka pasur burra me zė, por nuk janė mė. Kėtu kanė mbetur vetėm morrat e horrat", thotė 75-vjeēari.

Mėhilli i tmerrshėm
"Me kėtė bastun hekuri qė ka nė dorė, e ka rrahur gjithė Lurėn". Kėshtu na tha njėri prej burrave nė lokalin e fshatit. E tha me tė qeshur, por ishte e vėrtetė. Madje, Mėhill Doēi, jovetėm kishte rrahur me atė shkop hekuri qė e mban prej 40 vjetėsh, por edhe ka vrarė me tė. "Kam qenė diktator (qesh). Nuk i kam rėnė njeriu nė qafė, por kush ma ka bėrė borxh ia ka marrė hakun. Kam qenė partizan dhe pas ēlirimit tė vendit, unė nuk pravona tė hyja nė kooperativė. Mė vonė mė ēuan tė punoja nė minierė, nė Durrės. Punova disa kohė dhe njė ditė, njėri nga kolegėt e punės mė vodhi njė material qė unė e kisha nė ngarkim. Pasi shkėmbyem disa fjalė, ai mė shau nga nėna. Nuk e durova dhe e godita me kėtė shkop deri sa vdiq. Mė dėnuan tri vjet por bėra vetėm dy e gjysėm nė Sarandė. Pasi u lirova u ktheva nė Lurė, ku nuk ua hoqa dajakun. Jo se kisha ndonjė gjė me njerėzit, por sepse mė kritikonin nėpėr mbledhje". Kėshtu thotė Mėhilli, i cili tregon, se "nuk ka lėnė mashkull qė e ka sulmuar, pa ia lakuar shkopin e hekurit pėr kurriz". Ndėrsa tani nė moshė 75-vjeēare, Doēi jeton i vetmuar. E vetmuar ėshtė gati edhe Lura, pasi shumica e banorėve ka ikur. E respektojnė tė gjithė, por ai preferon tė qėndrojė vetėm, si nė rrugė, ashtu edhe nė lokalin e fshatit. Ndėrsa e vetmja detyrė qė ia ka ngarkuar vetės, ėshtė tė kujdeset pėr bustin e Gjokė Doēit, ish-partizan i vrarė nė luftė. E ka rikonstruktuar me lekėt e pensionit tė tij, e ka lyer e rrethuar me gardh. Ndėrsa tani i qėndron pranė, ashtu siē kanė ndenjur me njėri-tjetrin nėpėr ēetat partizane.

I verbėr, po gati pėr tė
marrė nusen e tretė



Ismail Cuku

Nė fshatin Lurė, aty ku ashtu si bukuria, as historinė nuk kanė fund, takuam njė burrė qė mezor shikonte. Eshtė 65-vjeē dhe quhet Ismail Cuku. “Qė tė kesh sukses me gratė, duhet t’ua mėsosh sekretin. Unė i kam dy nė shtėpi dhe jam gati tė marr edhe tė tretėn”, kėshtu thotė ai dhe nė tė vėrtetė ka dy gra e 4 fėmijė. Historia zė fill para 40 vjetėve, kur Cuku ėshtė martuar pėr herė tė parė. Por, pas disa kohėsh, ka mėsuar se nusja e tij nuk lindte fėmijė. Dhe, nuk e ka ndarė, por ka marė njė marrėveshje me tė; qė tė merrte edhe njė tė dytė. Kjo ka ndodhur pas disa vitesh. Dhe, ka qenė vetė nusja e parė, e cila e ka ndihmuar bashkėshortin pėr tė gjetur tė dytėn, 22 vjet mė tė re. “Me kėtė kam 4 fėmijė. Por, tė gjithė i thėrrasin nėnė nuses sė parė. Ia kaloj shumė mirė me tė dyja. Por, pėr kėtė kla njė sekret, t’ua bėsh qejfin por pa e ditur pėr njėra- tjetrėn. Sa herė e takoj njėrėn, i them nė vesh se ėshtė mė e bukura e tė gjitha femrave tė Lurės. Tė njėjtėn gjė ia them edhe tjetrės, por i porosis qė tė mos flasin me njėra-tjetrėn”, tregon duke qeshur Cuku. “ Por, nuk do tė vdes pa u martuar edhe njė herė.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur