Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Zhvillimet Urbane > Infrastruktura > Hekurudhat

Hekurudhat Rrjeti hekurudhor.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 14-07-2017, 15:05   #1
Onyx
Unpredictable
 
Avatari i Onyx
 
Data e antarėsimit: Mar 2016
Posts: 1,474
Thanks: 42
Thanked 385 Times in 236 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 21
Onyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Vdekja e "hekurudhave" shqiptare



Imazhi me larte eshte pamje e shkrepur diku ne Shqiperi e nje aneksi hekurudhor, i cili dita dites po vdes plotesisht. Investimet e fundit ne kete sektor jane bere ne kohen e ish-regjimit (para viteve 90-ta) dhe deri me tani lirisht mund te themi asgje nuk eshte bere.

Shqiperia, qe nuk dua!
Onyx nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-12-2017, 20:45   #2
Onyx
Unpredictable
 
Avatari i Onyx
 
Data e antarėsimit: Mar 2016
Posts: 1,474
Thanks: 42
Thanked 385 Times in 236 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 21
Onyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Dua njė mendim nga ato qė jetojnė nė Shqipėri, sa e pėrdorin transportin hekurudhor dhe pėr ēfarė nevojash. Fundja, a ka Shqipėria transport hekurudhor aktiv? Me falni pėr injorancėn!
__________________
I am only responsible for what I say, not for what you understand.
Onyx nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-12-2017, 20:48   #3
Angelisa
V.I.P
 
Avatari i Angelisa
 
Data e antarėsimit: Sep 2014
Posts: 8,821
Thanks: 5,033
Thanked 2,448 Times in 1,446 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 177
Angelisa i pazėvėndėsueshėmAngelisa i pazėvėndėsueshėmAngelisa i pazėvėndėsueshėmAngelisa i pazėvėndėsueshėmAngelisa i pazėvėndėsueshėmAngelisa i pazėvėndėsueshėmAngelisa i pazėvėndėsueshėmAngelisa i pazėvėndėsueshėmAngelisa i pazėvėndėsueshėmAngelisa i pazėvėndėsueshėmAngelisa i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Hey Zot thashe kush vdiq

Jo nuk ka .... aktiv dmth
Ne Shqiperi ka hyre Ferrari, Porche, Lamborghini etj etj nuk na duhen keto gjera mbani Juve pabuksat ne emigrim
Angelisa nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Angelisa pėlqehet nga
i vjetėr 21-12-2017, 20:55   #4
Sopoti
V.I.P
 
Avatari i Sopoti
 
Data e antarėsimit: Mar 2013
Posts: 8,230
Thanks: 3,201
Thanked 3,623 Times in 1,687 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 145
Sopoti ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Ata qe jetojn ne Shqypni nuk perdorin transport hekurudhor.

Harrova.

E perdorin romt e Elbasanit,vijn ne mengjes ne Mal te Robit,e ikin pasdite.
Lahen
Shesin
,,,,,,,,,,,,,,,in
i hipin trenit e ikin.



Do ket popullaritet kjo tema.
Sopoti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Sopoti pėlqehet nga
i vjetėr 21-12-2017, 21:01   #5
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Anhui
Posts: 37,493
Thanks: 8,959
Thanked 4,913 Times in 3,286 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 267
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Angelisa Shiko postimin
Hey Zot thashe kush vdiq

Jo nuk ka .... aktiv dmth
Ne Shqiperi ka hyre Ferrari, Porche, Lamborghini etj etj nuk na duhen keto gjera mbani Juve pabuksat ne emigrim
Nuk ka KOMB ne BOTE qe prish SACRIFICAT...
Pa hyre ne boten e trete...kushton scrapi.
__________________
Premtoju njerezve nje fitim, te afrohen,kerkoju nje te tille do te largohen.

Chuang-tzu.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i SystemA pėlqehet nga
i vjetėr 21-12-2017, 21:03   #6
Onyx
Unpredictable
 
Avatari i Onyx
 
Data e antarėsimit: Mar 2016
Posts: 1,474
Thanks: 42
Thanked 385 Times in 236 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 21
Onyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyerOnyx ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Domosdoshmėria e rinovimit tė Hekurudhave Shqiptare

Nga Kristaq Prifti*

Nė Raport-Progresin e Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė pėr vitin 2012, shpėrndarė nė Bruksel, mė 10 tetor 2012 ka shėnuar: “Pėrparimi ka qenė i pakėt nė transportin hekurudhor... Burimet e caktuara pėr mirėmbajtjen e infrastrukturės hekurudhore janė tė pamjaftueshme me rrezikun e pėrkeqėsimit tė mėtejshėm tė rrjetit. Mirėmbajtja e infrastrukturės hekurudhore ėshtė njė shqetėsim dhe ka nevojė pėr mė shumė burime”.

Por as Ministria e Punėve Publike e Transportit as Drejtoria e Pėrgjithshme Ekzekutive e Hekurudhave Shqiptare SHA nuk kanė reaguar dhe e konsiderojnė normale qė kėtė sektor tė transportit ta lejojnė tė degradojė, deri nė likuidimin e plotė.

Njerėzit qė drejtojnė aktualisht transportin me shina janė militantė, tė paaftė, thjesht kanė ardhur tė marrin rrogat apo tė zhvatin ndonjė gjė nga tenderėt e pakėt. Ndėrkohė qė shtrohet me tė madhe domosdoshmėria e rinovimit tė hekurudhave shqiptare, ndryshe ėshtė e kotė tė flitet pėr integrim evropian pa arteriet e hekurta nga veriu nė jug dhe nga perėndimi nė lindje. Miopia dhe makutėria e krerėve aktualė tė hekurudhave dhe dikasterit kanė bėrė qė tė dėshtojnė dhe perspektivat e Korridorit tė Tetė Panevropian. E tė mos harrojmė qė ideatorė tė kėtij Korridori janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qysh nė vitin 1994, kur president ishte miku i madh i shqiptarėve, Bill Klinton. Administrata e Uashingtonit financoi nismėn duke investuar nė hekurudha, pėr t’u dhėnė tė kuptojnė liderėve tė Tiranės, Shkupit dhe Sofjes se nė Evropė hyhet vetėm me hekurudhat e Korridorit VIII.

Format e menaxhimit

Hekurudhat janė njė pasuri e madhe kombėtare. Ato janė produkt i disa brezave tė njė kombi (shteti). Shumė shtete e masin nivelin e zhvillimit tė tyre edhe me nivelin e zhvillimit tė Hekurudhave. Nė shek. XIX ato pėrbėnin njė nga treguesit kryesorė tė zhvillimit.

Sot shtetet mė tė zhvilluara nė Evropė, si Franca, Gjermania, Suedia kanė sistemin hekurudhor mė tė zhvilluar. Karakteristikė kryesore e transportit hekurudhor ėshtė transporti masiv dhe distancat e gjata tė linjave me treguesit kryesorė tė transportit nė ton dhe ton/km.

Nė Evropė rrjetet hekurudhore mund tė kategorizohen nė tre grupe kryesore:

1. Hekurudhat shtetėrore me drejtim tė drejtpėrdrejtė ose administrativisht tė veēantė si nė Gjermani, Austri, Suedi, Spanjė, Poloni, Ēeki, Sllovaki, Hungari, Itali, Shqipėri etj.

2. Shoqėri private, aksionare: Holandė, Portugali.

3. Shoqėri tė pėrziera, qė karakterizohen nga njė pjesėmarrje e gjerė e aksioneve shtetėrore si nė Francė dhe Belgjikė.

Sot ka disa organizata dhe organizma qė rregullojnė dhe unifikojnė transportin hekurudhor. Nė vitin 1992 u krijua Bashkimi Ndėrkombėtar i Hekurudhave (UIC)

Shtrirja

Hekurudha nė Shqipėri shtrihet nė drejtimin vertikal dhe intersekton nė zonat me drejtim horizontal, zona ku shtrihet ėshtė kryesisht bregdetare mė e populluara ku janė edhe qytetet mė tė mėdha. Durrėsi ėshtė qendra e transportit hekurudhor, pranė portit kryesor nė tė cilin ka qenė infrastruktura e plotė hekurudhore.

Nga viti 1985 Shqipėria lidhet me rrjetin hekurudhor ndėrkombėtar nėpėrmjet linjės Shkodėr-Hani i Hotit-Podgoricė tė Malit tė Zi. Kjo linjė u dėmtua dhe doli jashtė pėrdorimit gjatė trazirave tė vitit 1997 dhe nuk ka funksionuar deri nė vitin 2002 kur u bė rilidhja e saj me Malin e zi, sot ka disa linja tė dėmtuara e jashtė funksionimit.

Hekurudha Shqiptare konsiderohet linjė fushore, sepse rreth 85 pėr qind e rrjetit ėshtė projektuar nė njė pjerrėsi 9 m pėr mijė, ndėrsa pjesa tjetėr me pjerrėsi 19 pėr mijė. Shpejtėsitė e projektuara kanė qenė deri nė 100 km/orė pėr zonėn fushore, dhe deri nė 65 km/orė pėr zonėn malore. Fakti ėshtė se kėto shpejtėsi nuk kanė gjetur zbatim asnjėherė. Zakonisht ėshtė operuar me shpejtėsi mesatare 40-50 km/orė. Sot kjo shpejtėsi ėshtė shumė mė e vogėl.

Nė vitin mė tė mirė HSH-ja ka transportuar 8.500.000 tonė me 680.000.000 ton/km dhe 13.000.000 udhėtarė me 780.000.000 udhėtar/km. Kėto shifra shėrbejnė pėr tė kuptuar potencialet qė ka zotėruar kjo hekurudhė. Kėto shifra i pėrkasin periudhės sė ekonomisė sė centralizuar e tė planifikuar. Duhet kuptuar se sot nė kushtet e ekonomisė sė tregut tė lirė tė konkurrencės sė lirė, duhet tė jetė transporti hekurudhor qė duhet tė thithė volumin e mallrave, nėpėrmjet ēmimit dhe avantazhet tė tjera. Kjo mund tė shėrbejė vetėm si argument qė shteti si rregullator ta pėrdorė kėtė potencial nė interes tė vendit dhe shoqėrisė.

Kostoja dhe gjendja

Nga tė gjitha llojet e transporteve, ai hekurudhor i mirorganizuar konsiderohet si mė me leverdi. Kostoja e transportit tė mallrave me hekurudhė, pėrgjithėsisht te ne ėshtė vėrtetuar 2,7-3 herė mė e vogėl se nė transportin automobilistik dhe 1,7 herė mė e vogėl se nė atė detar.

Sot, kėto raporte mund tė kenė ndryshuar, megjithėse ėshtė e vėshtirė tė llogariten e tė gjenden tregues tė tillė. Ndryshimet e mėdha politike dhe ekonomike kanė dhėnė njė ndikim thelbėsor nė ecurinė e transportit hekurudhor. Ristrukturimi i ekonomisė ka ndryshuar kushtet e pėrgjithėsimit tė transportit dhe ka shkaktuar njė zvogėlim tė madh tė volumit tė mallrave tė ofruara. Si rezultat i konkurrencė sė lirė, por shpeshherė tė pandershme, me transportin rrugor pėr shkak tė evazionit fiskal, hekurudhat kanė humbur njė pjesė thelbėsore tė tregut tė tyre tradicional. Po kėshtu rėnia e kėrkesave pėr transportin hekurudhor ka ardhur si rezultat i ndėrprerjes sė punės, nė shumė ndėrmarrje industriale, uzina metalurgjike, e sidomos mosfunksionim tė minierave.

Pjesėmarrja e shtetit nė zhvillimin dhe mirėmbajtjen e infrastrukturės apo nė rinovimin e mjeteve tėrheqėse e lėvizėse ka shkuar nė minimumin kritik.

Nė periudhėn qė jetojmė e sidomos nė kuadėr tė propagandės sė fushatės zgjedhore dėgjohen pambarimisht politikanė, qeveritarė e militantė qė flasin pėr problematika tė pafundme, por askush nuk flet pėr kėtė pasuri tė madhe kombėtare. Ka vite tė tėra qė shikojmė qeveritarė shirita-prerės tė inaugurojnė objekte nga mė ordineret, por ka mė shumė se kaq. Ka vite qė nuk kemi parė asnjė politikan tė flasė gjerėsisht e jo mė tė inaugurojė ndonjė objekt qė lidhet me transportin hekurudhor.

Ambicia

Ndoshta pėr mungesė tė informacionit apo tė propagandimit tė tjerė vetėm nė njė program tė PS-sė tė quajtur “Pėr njė Rilindje Shqiptare” gjejmė tė shprehur: “Hekurudha nuk do te lihet mė tutje nė gjendjen e lėngimit, do te punohet pėr zhvillimin e trenave tė frekuencės sė lartė nė territoret mė tė populluara, sikundėrse do tė modernizohet dhe do tė rritet siguria e tė gjithė rrjetit hekurudhor shqiptar. Prioritet do tė ketė edhe lidhja me rrjetin hekurudhor Maqedonas, Portin e ri tė Vlorės, portin e Porto- Romanos dhe portin e Ri tė Shėngjinit”

Ky formulim ėshtė shume sinjifikativ e tepėr ambicioz, por do tė kėrkonte shume energji teknike-organizative-shkencore dhe financiare.

Fatkeqėsisht, historiku i mė se 20 viteve tė transportit flet pėr tė kundėrtėn. Gjatė kėsaj periudhe Hekurudhat Shqiptare janė braktisur plotėsisht. Ato janė lėnė nė mėshirėn e fatit.

Nė vitin 1990 kanė qenė nė gjendje 2300 vagonė malli me moshė mesatare 22 vjet dhe 114 vagonė udhėtarėsh me moshė mesatare 24 vjetėsh. Tashmė numri i tyre ėshtė reduktuar nė maksimum. Nuk ka pasur asnjė politikė tė rinovimit tė tyre dhe mbas 23 vjetėsh. A mund tė kėrkohet efektivitet transporti nga njė inventar i tillė?!

Rritja e konkurrencės kėrkoi jo vetėm rinovimin e tyre nė tė gjithė shtetet Evropiane e sidomos atyre tė lindjes qė dolėn nga periudha komuniste e ekonomisė sė planifikuar e centralizuar nga shteti, por edhe novacione tė mjeteve e linjave pėr t’i bėrė ato konkurruese nė kushtet e tregut tė lirė tė mallrave e shėrbimeve.

Mjerimi

Nė Hekurudhėn Shqiptare asnjėra nga tė dyja nuk ka ndodhur. Pra mjetet kanė njė moshė mbi 40-vjeēare, krejtėsisht jashtė kondicioneve teknike pėr shfrytėzim.

Po kėshtu vitet ‘90 Hekurudha Shqiptare dispononte gjithsej 68 lokomotiva. Nga kėto atėherė ishin nė pėrdorim 25 lokomotiva me moshė mesatare rreth 22 vjetėsh, ndėrsa pjesa tjetėr ishin nė ruajtje. Qė nga ato vite e deri mė sot nuk ėshtė bėrė asnjė mjet tjetėr traksioni (lokomotiva), pra rezulton pėrafėrsisht njė moshė prej 45 vjetėsh. Sot pėrdoren mė pak lokomotiva, pėr shkak tė rėnies sė volumit tė punės dhe tė amortizimit tė tyre total. Edhe investimet pėr mirėmbajtjen e tyre kanė qenė minimale. Ato janė tip ĒDK T 669 tė prodhimit ēek me fuqi 1350 HP. Aktualisht ato pothuajse nuk prodhohen mė dhe kanė dalė nga qarkullimi.

Akoma mė e mjeruar paraqitet gjendja nė infrastrukturėn ku pėrfshihen linja hekurudhore, stacionet hekurudhore, ndėrlidhja dhe sistemimi i sinjalizimit e sistemin e furnizimit.

Linjat e rrjetit hekurudhor shqiptar janė krejtėsisht me traversa druri shumė tė vjetra e pothuajse tė kalbura. Bėn pėrshtypje linja Durrės-Tiranė, e cila ėshtė rikonstruktuar me traversa betoni dhe disa riparime nė linjė janė bėrė duke u zėvendėsuar mė traversa betoni, bi-bllok ose mono-bllok.

Falsifikimi me Bankėn Botėrore

Ky term ėshtė pėrdorur shpesh pėr HSH-nė. Konceptimi pėr tė ka qenė jo profesional apo i njėanshėm. Shpesh ėshtė gjykuar vetėm gjendja financiare dhe tė ardhurat e saj sot, pa u bėrė asnjėherė analizė e plotė e shkaqeve dhe rrugėve tė pėrmirėsimit tė saj. E vetmja reformė qė ėshtė bėrė gjatė kėtyre viteve ka qenė kėrkesa pėr shkurtimin e punonjėsve. Madje, shpesh nga shumė drejtues, politikanė apo qeveritarė, e kanė paraqitur si kėrkesė tė Bankės Botėrore, a thua se Banka Botėrore kėrkon tė shkrijė HSH-nė.

Mbas viteve ‘90 nė gjithė hekurudhėn evropiane filluan reformat, ku njė ndėr pikat mė nevralgjike ishin lokomotivat. Trashėgimia nė kėtė fushė nuk ka qenė funksionale. Kėto mjete kanė pėrfaqėsuar pika tė ngushta pėr zhvillimin e njė konkurrence me transportin auto. Mbarė hekurudhat lindore e perėndimore kanė rinovuar kėtė inventar duke pasur parasysh qė nė transportin e udhėtarėve tė imitohet transporti auto (auto-matricat) ndėrsa nė transportin e mallrave duke bėrė rinovimin e lokomotivave me motorė mė ekonomikė, mė disponibėl, mė tė lehtė, e me jetėgjatėsi mė tė madhe. Ėshtė e kuptueshme qė te ne me ato lokomotiva tė vjetra nė moshė e teknologji, nuk mund tė ketė efikasitet.

Ato janė lokomotiva tė rėnda, me peshė 120 tonė, tė quajtura lokomotiva malore e manovre pėr kohėn kur janė prodhuar, janė tė shpejtėsive tė ulėta, e me konsum tė madh karburanti. Kuptohet efektiviteti i tyre ekonomik nė qoftė se tėrheqin njė numėr tė vogėl vagonėsh udhėtarėsh apo vagonėsh malli. Formimi i garniturave tė trenave ėshtė njė proces shumė teknik e profesional, por askush nuk gjykon pėr kėta faktorė.

Rinovimi i mjeteve tėrheqėse dhe mbartėse

Nė transportin e mallrave pėrmirėsimi kėrkon rinovimin e mjeteve tėrheqėse dhe mbartėse. Nė qoftė se nė HSH-ja do te operohej me mjete te kohės do tė rritej shumė disponibilitetit dhe efektiviteti ekonomik. Ēfarė do te ndodhte me transportin auto nė qoftė se nuk do te ishte investuar nė ndėrtimin e mirėmbajtjen e rrugėve? Edhe ai do tė rriste koston, do tė ulte disponibilitetin do tė rriste koston e udhėtimit e nė fund ēmimin. Nė Evropė operojnė lokomotiva tė kapaciteteve tė ndryshme, sipas volumit tė mallrave ndėrsa tek ne pėrdoret e njėjta lokomotivė e rėndė.

Rinovimi i mjeteve bartėse nė pėrshtatje me llojin e mallrave ėshtė njė faktor konkurrence i transportit hekurudhor. Shumė mallra specifike, si karburanti e gazi do te thitheshin nga hekurudha. Transporti i kontejnerėve do tė ishte shumė efektivė duke shpėrndarė ato nė disa pika tė vendit, por kjo do tė kėrkonte vagonėt pėrkatės, qė tek ne mungojnė pothuajse tėrėsisht. Edhe kthimi i portit tė Durrėsit nė port Terminal Kontejnerėsh, nuk ka pse tė mos projektohej pėr shpėrndarjen me hekurudhė duke ruajtur tė ashtuquajturin port i thatė.

Nė transportin e udhėtarėve do tė bėhej njė hop i madh cilėsor n.q.s. do tė zėvendėsohej garnitura jonė tradicionale me trenat e lehtė. Tė gjitha diferencat e transportit hekurudhor nė Shqipėri janė tė shkurtra, kėshtu qė pėrdorimi i automatricave – vagon me motor – do tė rriste efektivitetin, do tė ulte kohėn e udhėtimit, koston e saj dhe do tė rriste fitimin.

Ato janė mė askselerative, nuk kėrkojnė shumė manovra nė stacione dhe pėrdoren gjerėsisht nė transportin “rural” nė Evropė. Rinovimi me kėto mjete do tė ulte shumė edhe koston e shfrytėzimit tė mirėmbajtjes, apo riparimit.

Infrastruktura

Nė infrastrukturė, linja hekurudhore shqiptare, sipas ekspertėve tė huaj qė e kanė studiuar atė, pėrcaktohet se ėshtė ndėrtuar nė kondicione optimale, pėr sa i pėrket trasesė sė saj. Ky kusht ėshtė stimulues pėr ta rinovuar atė, me mbishtresėn ballast-ēakėll dhe shina. Prishja e sistemit kullues nė mbarė vendin nuk ka qenė pėr pasoj edhe mbi trasenė e hekurudhės, por gjatė kėtyre viteve askush nuk ka punuar pėr drenazhimin e saj dhe pėr krijim e kushteve pėr largimin e ujėrave masive, qė shpesh herė e kanė ēarė trasenė.

Problemet e stacioneve hekurudhore apo tė sinjalizimit, ndėrlidhjes, centralizimit e bllokimit janė kapituj mė vete qė e kanė degraduar hekurudhėn shqiptare nė gropė tė zezė tė ekonomisė. Pėr ēdo sektor do te kthehej i tillė nė qoftė se nuk do tė kishte pasur investime.

Transporti ndėrkombėtar dhe Korridori VIII


Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, kėshtu qė edhe HSH-ja pėrshkon distanca tė shkurtra. Transporti hekurudhor ka si karakteristikė kryesore transportimin masiv dhe distanca tė gjata.

Nė kėto kushte bėhet i domosdoshėm intensiteti i punės pėr transportin ndėrkombėtar me hekurudhė. Rilidhja e stacionit hekurudhor tė Bajzės me gjithė rrjetin hekurudhor nė Shqipėri i dha njė frymėmarrje ekzistencės sė hekurudhės dhe mund tė themi ka qenė faktor qė ajo mbijeton edhe sot.

Pwr sa i pwrket lidhjes hekurudhore me Maqedoninė, dihet rėndėsia e madhe qė ka pėr vendin tonė korridori i 8-tė. Faktet historike tė kėtij korridori tė lashtė flasin pėr faza tė zhvillimit e lulėzimit tė vendeve ku kalon ky korridor, pėrfshirė edhe Shqipėrinė. Nė kėtė kontekst, pėrveē rėndėsisė nė kompleksitetin qė sjell pėr zhvillimin e vendit tonė njė rėndėsi tė veēantė merr transporti hekurudhor si pjesė pėrbėrėse e kėtij korridori sipas vendimeve tė konferencės Panevropiane tė Ministrive tė Transportit, mbajtur nė Kretė nė vitin 1994 ėshtė miratuar edhe korridori i 8-tė, i cili fillon nga Port i Durrėsit, kalon nė Elbasan-Qafė Thanė, Shkup-Sofje e deri nė Portin e Burgasit. Mė tej ky korridor do te lidhet me Portin e Barit nė Itali dhe nė perspektivė me Stambollin. Gjithashtu parashikohet edhe njė degėzim Pogradec-Kapshticė-Follorinė-Selanik.

Dihet se gjurma e vjetėr e korridorit tė tetė e quajtur “Via Egnatia” u krijua nga nevoja e kalimit tė karvanėve tė gjatė dhe e transportit tė mallrave me mjetet e kohės. Nė kėtė vėshtrim korridori i tetė duhet vlerėsuar si njė fluks i transportit tė mallrave, gjė qė pėrkon me karakteristikėn e transportit hekurudhor si transport masiv

Ka vite tė tėra qė flitet pėr lidhjen hekurudhore me Maqedoninė. Janė bėrė negociata pėrkatėse duke pėrcaktuar dhe pikėn e takimit nė kuotėn 729 metra (rreth 30 metra mbi nivelin e liqenit tė Pogradecit). Projekti i linjės Lin-Kėrēovė pėr palėn shqiptare me njė gjatėsi 2,8 km, pėrpjekjet pėr realizimin sa mė parė tė kėsaj lidhje do te ishin konsolidim i funksionimit tė HSH-sė. Lidhja paraprake e hekurudhės tonė me Maqedoninė do tė krijonte kushtet pėr transport transit nga Porti i Durrėsit apo Vlorės nė Strugė, duke formuar njė kompleks Port i lagėt – Port i thatė. Gjithashtu mund tė krijohej trekėndėshi transit Hani i Hotit – Durrės – Maqedoni e anasjelltas. Kjo do tė rriste shume volumet e transportit, distancat e udhėtimit e nė fund efektivitetin ekonomik pėr HSH-nė.

Realizimi i objektivave tė mėsipėrme do ta nxirrte hekurudhėn shqiptare nga pika e vdekjes. Por edhe kjo nuk duhet te jetė qėllimi nė vetvete. Kjo lidhje mund tė shėrbejė pėr tė realizuar transporte transite me tė gjata duke lidhur Portin e Durrėsit me atė tė Varnas nė Bullgari, apo edhe me vende tė tjera tė Evropės.

Hekurudhat dhe mjedisi

Ēdo mjet e ngarkon ambientin me jashtėqitjet e tij, disa konsumojnė shumė energji dhe emetojnė mė shumė lėndė tė dėmshme. Konkluzionet e shume studimeve nėpėrmjet provave tė kryera dhe llogaritjeve tė realizuara kanė arritur nė pėrfundimin e transportit auto e ndot sė tepėrmi ambientin. Llogaritet qė rreth 75-90 pėr qind tė ndotjeve shkaktohen nga transporti auto.

Kėrkesa bashkėkohore vlerėsojnė se hekurudhat janė mė miqėsore me ambientin. Por edhe kjo nuk mund te jetė absolute. Gjithashtu edhe hekurudhat janė burim ndotjesh. Ato prodhojnė direkt apo indirekt ndotje sė CO2 apo zhurmat, krijojnė kosto nga aksidentet ose intersektojnė truallin me ndėrtimet e reja hekurudhore. Nė njė pjesė tė ndotjeve ekstreme d.m.th. tė lėndėve tė dėmshme dhe hekurudhat janė bashkėfajtore tė dėmtimit tė ambientit.

Hekurudhat konsumojnė energji direkte qė do tė thotė pėrdorimi direkt i karburanteve dhe indirekte siē ėshtė pėr shembull pėrdorimi i energjisė elektrike. Nė pėrdorimin e direkte tė karburanteve nxirren disa element si CO2, CO, NO2 si dhe element ujor tė karbonit HC, SO2 etj.

Nga njė studim i marrė si shembull nė njė regjion tė Gjermanisė, kanė dalė me konkluzione se hekurudhat e ndotin mė pak ambientin nė krahasim me atė auto. Ky studim pėrcaktoi metodikat tė sakta pėr tė dy kėto lloje transporti, duke nxjerrė faktorėt pėrkatės mė influencues tė ndotjes sė ambientit. Pėr tė gjitha modelet e studiuara u pėrcaktua si parim qė llogaritja e shkarkimeve tė bėhej duke rakorduar volumin e punės sė kryer nga njė anė me sasinė e karburantit e harxhuar nga ana tjetėr, qė nėnkupton volumin e shkarkimit tė gazeve. Megjithatė ekziston edhe njė fushė e ashtuquajtura “energji e papėrcaktuar” qė nuk mund tė verifikohet mirė, pėr shkak tė shumė aktiviteteve tė pakontrolluara. Ndėr faktorėt bazė mund tė pėrmenden gjendja e rrugėve dhe linjave hekurudhore, kthesat dhe pjerrėsitė, gjendja e mjeteve, tipi apo lloji i traksionit, konstruksionet e nxjerrjeve tė gazrave, volumet e punės sė kryer, qėndrimi nė stacione, kushtet e mbajtjes sė karburanteve, kushtet e motit (klima) etj.

Siē shihet nė kėto kushte, pėrllogaritjet nė hekurudha janė mė tė kontrolluara. Nė planin teorik ėshtė vėrtetuar qė pėr njėsi tė barabarta transporti nė hekurudha nevojitet 13 gr/ p.km, ndėrsa nė auto 39 gr/p.km. Nė mėnyrė tė pėrgjithshme ėshtė konkluduar qė transporti hekurudhor nė Evropė, nė kėtė fazė tė zhvillimit e errėson transportin auto nė konkurrencėn e tyre tė pėrbashkėt. Nė mėnyrė empirike mund tė vėmė nė dukje se hekurudhat janė mė pak tė dėmshme, sepse linjat hekurudhore shtrihen nė periferi dhe larg qendrave tė populluara. Aktiviteti i tyre pėrgjithėsisht ėshtė nė zona stacionare apo minerale-industriale.

Supremaci nė kėtė drejtin kanė hekurudhat me traksion elektrik, si pėr transport mallrash ashtu dhe pėr udhėtarė.

Disa pėrfundime


Le tė rendisim disa pėrparėsi pa pretenduar se ato mund tė jenė konkluzione tekniko-shkencore. Transporti hekurudhor ėshtė transport me aftėsi tė mėdha. Zakonisht pesha e njė vagoni arrin deri nė 60 tonė, ndėrsa njė vagon udhėtarėsh disponon 80 deri 120 vende. Vetėm ngarkesa e njė treni normal prej 1500 tonė do tė kėrkonte 100 deri 200 automjete me kapacitet 7,5 deri 15 tonė. Prodhimtaria orare e trenit arrin deri nė 400.000 ton/km.

Mundėsia e kombinimit tė transportit hekurudhor me llojet e tjera tė transportit (ujor dhe auto) zė vend kryesor nė tė ashtuquajturin “transport i kombinuar”

Ndėr reformat e mėdha nė vendet evropiane ka qenė integrimi i transporteve ndėrkombėtare hekurudhore tė cilat kanė pasur shume leverdi.

Pėr sa u takon shpenzimeve operative ato janė mė tė ulėta. Kjo ėshtė pasojė e shumė faktorėve. Fėrkimi ndėrmjet rrotės dhe shinave ėshtė 4 deri nė 12 herė mė i vogėl se nė rrugėt e zakonshme automobilistike. Fuqia motorike nė rrugė ėshtė 3 deri nė 6 herė mė e vogėl se auto. Konsumi i karburantit pėr 1 ton/km ėshtė rreth 4 herė mė i vogėl. Njė tren komplet kėrkon shumė mė pak personel se sa dhjetėra apo qindra automjete pėr tė njėjtin volum pune. Njė problem shqetėsues kėtu mbeten shpenzimet e qėndrueshme tė cilat nė transportin hekurudhor zė njė pėrqindje tė lartė. Pėr sa i takon shpejtėsisė dhe kohės sė transportit, pėrsėri mė disa investime, hekurudhat janė shumė konkurruese. Pa vlerėsuar shpejtėsitė mesatare tė larta nė Evropė dhe nė Shqipėri farė modeste treni ėshtė konkurrues. Ai kalon nė linjėn e tij pa asnjė pengesė tjetėr, ai nuk do tė pėrshkojė dhjetėra qytete apo tė ndėrpritet nė disa kryqėzime semaforėsh. Kjo nė kushtet e linjave njėfishe. Po sikur tė ndėrtoheshin “linja dyshe” vajtje-ardhje, do tė ishte shumė mė e shpejtė koha e transportit.

Nė distancat e shkurtra e pėr ngarkesa tė vogla, transporti hekurudhor mbetet inferior ndaj atij automobilistik.

Transporti hekurudhor garanton cilėsi tė lartė pėr ruajtjen e trajtimin e mallrave. Sigurimi teknik i lėvizjes ėshtė mė i garantuar e kontrolluar. Aksidente si numėr janė disa herė mė tė vogla nė transportin hekurudhor. Transporti hekurudhor shpenzon mė pak tokė se auto. Pėr njė linjė dyshe hekurudhore nevojiten 9 metra gjerėsi, ndėrsa njė autostrade dy-kalimesh pėrdor mesatarisht 24 metra gjerėsi.

Nevoja e investimeve

Perspektiva e transportit hekurudhor kanė imponuar investime tė mėdha nė Evropė. Novacionet teknologjike kanė realizuar trena mė ekonomik. Mjetet tėrheqėse dhe mbartėse janė pėrshtatur me natyrėn, llojin dhe sasinė e ngarkesės. Kėshtu sot prodhohen lokomotiva tė kapaciteteve tė ndryshme tėrheqėse dhe jo si nė Shqipėri qė pavarėsisht volumit (sasisė mallrave) vendoset e njėjta lokomotivė e kapaciteteve tė mėdha. Nė kėto kushte nuk ka efektivitet ekonomik. Vagonėt janė pėrshtatur pėr tė gjitha llojet e mallrave, edhe pėr ato ushqimore, madje edhe frigoriferike, por vendin e parė e zėnė vagonėt pėr kontejnerė. Ėshtė e pamundur tė transportosh kontejnerė me hekurudhė nė Shqipėri duke krijuar pika tranziti?!

Nė transportin e udhėtarėve janė realizuar kushte komode – konkurruese.

Trenat e shpejtėsisė sė lartė kanė thithur gjithnjė mė shumė pasagjerė. Nė Shqipėri nuk mund tė pretendohet pėr shpejtėsi tė tilla, pėr shkak tė distancave tė shkurtra, por rritja e komoditetit, ulja e shpenzimeve dhe me shpejtėsi mesatare do tė thithte njė fluks tė konsiderueshėm pasagjerėsh, si transporti mė i sigurt.

Transporti hekurudhor nė Shqipėri disponon njė kapital tė madh tė investuar nė dekada tė tėra. Kėrkohet qė kėto tė bėhen tė dobishme pėr shoqėrinė. Investimet e mėse 22 viteve tė fundit nuk mund tė krahasohen me asnjė sektor tjetėr nė Shqipėri, e jo mė nė transportin auto, sikur hekurudhat Shqiptare tė jenė tė panevojshme. Ato janė dhjetėra e ndoshta qindra herė mė tė ulėta.

Problemet janė tė pafundme, por mund tė grupohen nė dy drejtime kryesore: zgjidhja e problemeve qė lidhen me nevojėn pėr financime dhe investime tė mėdha rinovuese; zgjidhje e problemeve qė lidhen me mėnyrėn e rrugėve e ristrukturimit.

Mbi kėtė bazė transporti hekurudhor nė Shqipėri ka mundėsi tė formojė njė transport tė fuqishėm, tė shpejtė, komod, ekonomik dhe tė sigurt.

Rehabilitimi, rinovimi dhe modernizimi i njė hekurudhe kėrkon investime tė mėdha dhe kohė tė gjatė. Nė kuptimin politiko – shoqėror duhet tė investohemi pėr krijimin e koncepteve tė reja tė drejtimit dhe funksionimit tė hekurudhės nė kushtet e ekonomisė sė tregut. Specialistėt dhe shoqatat e inxhinierėve tė hekurudhave me gjithė organizmat e saj duhet tė kontribuojnė mė shumė pėr pėrpunimin e mendimit tekniko – ekonomik dhe atij politiko- shoqėror, qė hekurudhat tė zėnė vendin e merituar dhe vėshtrimi e pėrkujdesja pėr to tė jetė mė i madh, pėr ta ngritur nė nivelin e kėrkuar.

Info

Sektori hekurudhor nė Shqipėri e ka nismėn e tij nė vitet 1916, me linja tė para tė ndėrtuara me skartament 750 mm, nga Austriakėt dhe Italianėt. Deri nė fund tė viteve 90` ka funksionuar linja industriale e ndėrtuar nga italianėt nė vitet 1920 me skartament 750 mm (distanca ndėrmjet shinave) me gjatėsi 37 km qė transportonte prodhimet e minierės sė bitumit nga Selenica nė Vlorė.

Ka pasur shumė projekte para Luftės sė Dytė Botėrore qė parashikonin shfrytėzimin e pasurive minerale e drusore e shumė tė tilla qė u vunė nė eficencė gjatė atyre viteve. Linja e parė hekurudhore u ndėrtua pėrfundimisht nė vitin 1947. Theksojmė pėrfundimisht, sepse projektimi e ndėrtimi i saj kishte filluar para Luftės sė Dytė Botėror.

Shumė vepra arti, si ura, viadukte, nėnkalime janė ndėrtuar nė ato vite, dhe janė shfrytėzuar nga linja qė ekziston sot. Kjo linjė me gjatėsi 35 km, qė lidhi portin e Durrėsit me qytetin e Peqinit, ka skartament normal, 1435 mm, siē ėshtė i gjithė rrjeti hekurudhor Shqiptar.

Mė vonė ritmet e ndėrtimit tė rrjetit hekurudhor u rritėn, dhe nė to kanė kontribuar shumė breza tė Shqipėrisė. Nė fund tė viteve 1990 ato pėrbėnin gjithsej 730 km linja hekurudhore nga tė cilat 447 km kryesore njėfishe ndėrsa pjesa tjetėr degėzime industriale dhe linja sekondare.

* Ish-kryeinxhinier i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė HSH sha
__________________
I am only responsible for what I say, not for what you understand.
Onyx nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-12-2017, 21:06   #7
Pirati
Aga i Lugines
 
Avatari i Pirati
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 4,815
Thanks: 1,996
Thanked 1,895 Times in 1,241 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 87
Pirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Para 10 minutash e shikova nje vidjojen ke youtube, ku shihej edhe nje tren. Nga ato qe shifej per ate periudhe dhe ne baze te fotove te vjetra albumesh qe kam pare i bie qe vitet e 60-ta ishin njesoj ne vendet e ballkanit sa i perket zhvillimit ekonomik.

__________________
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti !
Pirati nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Pirati pėlqehet nga
i vjetėr 21-12-2017, 21:13   #8
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Anhui
Posts: 37,493
Thanks: 8,959
Thanked 4,913 Times in 3,286 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 267
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Pirati Shiko postimin
Para 10 minutash e shikova nje vidjojen ke youtube, ku shihej edhe nje tren. Nga ato qe shifej per ate periudhe dhe ne baze te fotove te vjetra albumesh qe kam pare i bie qe vitet e 60-ta ishin njesoj ne vendet e ballkanit sa i perket zhvillimit ekonomik.

https://www.youtube.com/watch?v=EvBCYmItfmY
TEJET MADHESHTORE......punonin.
__________________
Premtoju njerezve nje fitim, te afrohen,kerkoju nje te tille do te largohen.

Chuang-tzu.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i SystemA pėlqehet nga
i vjetėr 21-12-2017, 22:12   #9
Rex
◘◘◘♔◘◘◘
 
Avatari i Rex
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: nė fronin tim
Posts: 10,865
Thanks: 1,698
Thanked 1,934 Times in 1,046 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 282
Rex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Ne baze te ‘Procesit te Berlinit’ pritet te investohen rreth 80 milion euro ne hekurudhat e Shqiperise, pjesa Durres - Rinas - Tirane. Por duhen edhe shume investime tjera per lidhje me rrjetet nderkombetare.
__________________
Оptimus orator est qui minimis verbis plurimum dicit
Rex nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-12-2017, 22:15   #10
Fshatari
No vip
 
Avatari i Fshatari
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Posts: 4,901
Thanks: 3,831
Thanked 2,030 Times in 953 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 82
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Sopoti Shiko postimin
Ata qe jetojn ne Shqypni nuk perdorin transport hekurudhor.

Harrova.

E perdorin romt e Elbasanit,vijn ne mengjes ne Mal te Robit,e ikin pasdite.
Lahen
Shesin
,,,,,,,,,,,,,,,in
i hipin trenit e ikin.



Do ket popullaritet kjo tema.
Shesin
,,,,,,,,,,,,,,,in
i hipin trenit e ikin.

Ēfare shkronjash jane para ,,,,in ? lol!
Fshatari nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-12-2017, 22:25   #11
Sopoti
V.I.P
 
Avatari i Sopoti
 
Data e antarėsimit: Mar 2013
Posts: 8,230
Thanks: 3,201
Thanked 3,623 Times in 1,687 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 145
Sopoti ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Pershendetje njehere.

Pres,,,,in jane Fshatari.
Sopoti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Sopoti pėlqehet nga
i vjetėr 21-12-2017, 22:45   #12
drague
me pushime
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 16,816
Thanks: 3,786
Thanked 4,339 Times in 2,704 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 210
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Shqiperia asnjehere ne historine e vet nuk ka pasur hekurudha. rrangalle po
__________________
E tmerrshme Ledio, ma sekuestruan magazinen
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-12-2017, 23:55   #13
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 688
Thanks: 436
Thanked 258 Times in 175 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 19
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Ka vdekur e ardhmja ne kete vend jo hekurudhat...
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 23-12-2017, 15:39   #14
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Anhui
Posts: 37,493
Thanks: 8,959
Thanked 4,913 Times in 3,286 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 267
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murik Shiko postimin
Ka vdekur e ardhmja ne kete vend jo hekurudhat...
Pashe disa minuta ose ore me pare....nje lokomotive qe terhiqte nja 32 vagona(se i numurova) kshu tip cisternash.Nuk e di qfar kishin mrena si mineral te lenget.Por e DI qe kostoja eshte me e ulet.Sepse nuk bojne zik-zak.
__________________
Premtoju njerezve nje fitim, te afrohen,kerkoju nje te tille do te largohen.

Chuang-tzu.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-12-2017, 18:55   #15
AAO
Against All Odds
 
Avatari i AAO
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Tiron
Posts: 2,929
Thanks: 100
Thanked 225 Times in 146 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 67
AAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

Me kte krize maksimumi shoh te realizueshme prjektin Tirane-Rinas-Durres. Pjesa tjeter do duhen vite te vihet dore.
__________________
Always Loud & Always Proud!
AAO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-12-2017, 19:52   #16
Akrepi
Anėtar
 
Avatari i Akrepi
 
Data e antarėsimit: Jan 2012
Posts: 32,161
Thanks: 7,852
Thanked 7,418 Times in 4,156 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 423
Akrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

T'i rrojnė gjith tė dashurit.
Akrepi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-12-2017, 21:39   #17
Damastion
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Posts: 1,805
Thanks: 472
Thanked 364 Times in 246 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 34
Damastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare


Linja hekurudhore Prishrine-Stadiumi kombetar kosovar DRENAS
Damastion nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Damastion pėlqehet nga
i vjetėr 25-12-2017, 22:03   #18
Pirati
Aga i Lugines
 
Avatari i Pirati
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 4,815
Thanks: 1,996
Thanked 1,895 Times in 1,241 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 87
Pirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Vdekja e "hekurudhave" shqiptare

ca populli mo, i gezohen vdekjes se hekurudhave, nderkohe me mijera e mijera hekurishta makinash me marka ka importuar ai vend, qe ta bejne katastrofe ekologjike edhe me hekurishta kur te hullen por edhe me ata diesel-motor makinat me gjithe ato Partikel qe leshojne dhe ndotin ambientin sikur uzina te metaleve te renda.

Akoma gjithe bota investon ne hekurudha dhe metro, qofte per shkak te kostos se ulet te perdorimit si dhe nga ato te natyres ekologjike.
__________________
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti !
Pirati nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur