Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Problematika Shqiptare

Problematika Shqiptare Nė kėtė forum vizitorėt tanė shprehin mendimin e tyre mbi problemet madhore qė shqetėsojnė gjithė shqiptarėt, dhe zgjidhjet e mundshme qė mund t'u jepen kėtyre problemeve.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 11-01-2018, 22:32   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 6,221
Thanks: 3,598
Thanked 1,812 Times in 781 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Deutsche Welle pėr largimin e trurit nga Shqipėria



Nė Shqipėri ndodh qė edhe raportin e invaliditetit ta marrėsh me mik. Jo vetėm ekonomia, por sidomos korrupsioni e zhvillimi i ngadalshėm e shuajnė shpresėn tek rinia. Pandalshėm ajo kėrkon alternativa jashtė Shqipėrisė.

Deutschland Symbolbild Flüchtlinge (picture-alliance/dpa/J. Büttner)
Orest Ēipa, 29 vjeҫ, ėshtė shef i Sektorit tė Koordinimit tė 24 Njėsive Administrative, qė ka Bashkia e Tiranės, mė e madhja nė Shqipėri, me mė shumė se 757 mijė banorė. Ai nuk e di nėse do tė vazhdojė tė punojė nė Bashki apo jo nė vitin qė po vjen, 2018. Nė ditėt e para tė janarit ai do tė merret nė intervistė nga Zyra pėr Ēėshtjet Konsullore nė Ambasadėn Amerikane nė Tiranė, pasi ka fituar aplikimin nė Llotarinė Amerikane pėr tė jetuar dhe punuar legalisht nė SHBA.

"Nė Bashkinė e Tiranės ka hapėsira tė mėdha pėr t'u rritur profesionalisht, pėr tė pasuruar pėrvojat. Puna nė Bashki mė jep mundėsi tė njoh mirė problemet qė kanė qytetarėt dhe parė nga afėr sesi funksionojnė gjėrat nė realitet. Tė punosh nė Bashkinė e Tiranės ėshtė njė mundėsi e shkėlqyer”. thotė pėr DW, Orest Ēipa.

Por ai po pėrpiqet ta lėrė kėtė mundėsi- edhe pse vetė e quan tė shkėlqyer- pėr tė shkuar drejt tė panjohurės, ėndrrės amerikane. I arsimuar nė universitetin e Tiranės pėr gazetari, ai ka kryer njė master 3 vjeҫar pėr Drejtėsi dhe Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Universitetin e Shangait, me pėrvoja tė mira pune brenda dhe jashtė Shqipėrisė, ka krijuar familjen e tij, ėshtė prind i njė vajze tė vogėl. Megjithatė ai nuk ndihet i plotėsuar nė Tiranė. Gotėn e tij nė Shqipėri e sheh gjysėm bosh.


"Ka shumė faktorė qė mė bėnė tė aplikoj pėr tė fituar Llotarinė Amerikane dhe u larguar nga Shqipėria. Janė faktorė ekonomikė por edhe tė tjerė qė nuk kanė tė bėjnė me ekonominė. Ka njė zhvillim tė ngadalshėm shoqėror, emancipues, demokratizues. Psh ndjej njė rėnie tė peshės, fuqisė sė qytetarėve qė i kėrkojnė llogari qeverisjes dhe duan njė rol mė tė madh. Ende indeksi i korrupsionit ėshtė goxha i lartė, ndėr mė tė lartėt nė Ballkanin Perėndimor. Kėtu ndodh qė edhe raportin e invaliditetit, kur je invalid, duhet ta marrėsh me mik. Dihet qė sa mė i lartė korrupsioni, aq mė e lartė pėrqindja e njerėzve tė arsimuar qė kėrkojnė tė largohen. Korrupsioni fiton terren nė kurriz tė ndertimit tė njė shoqėrie tė bazuar nė merita. Ka edhe faktorė tė tjerė qė lidhen me jetėn e pėrditshme”thotė Orest Ēipa.

Brain Drain- Ikja e "Trurit” nga Shqipėria me pėrmasa shqetėsuese

Faktorėt e tjerė i identifikon vetė Qeveria Rama 2. Nė Strategjinė Kombėtare pėr Diasporėn dhe Migracionin, 2018-.2024 krahas faktorit ekonomik janė identifikuar edhe faktorė tė tillė si: "niveli i ulėt i sigurisė publike, mungesa e besimit tė qytetarėve nė pėrmirėsimin e situatės nė vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnė funksionimin normal tė institucioneve shtetėrore”. Nė Strategjinė Kombėtare, e pėrmendur mė lart, vihet nė dukje se fenomeni i largimit tė trurit, i njohur si Brain Drain, i shfaqur nė vitin 1990, menjėherė pas rėnies sė regjimit komunist, ka vazhduar edhe gjatė tranzicionit tė vėshtirė post-komunist dhe nga viti nė vit pėrmasat e tij janė bėrė shqetėsuese. Kjo pasi largimi i trurit nuk pėrfshin vetėm akademikėt apo personat e kualifikuar tė fushave tė tjera. " Njė numėr i madh studentėsh shqiptarė shkojnė nė Itali dhe Greqi dhe mė pas "truri” i vendit largohet drejt Gjermanisė, SHBA dhe Kanadasė” vihet nė dukje nė kėtė dokument tė Ministrisė sė re tė Diasporės.

Nė Shqipėri nuk ka shifra tė sakta zyrtare, lidhur me numrin e akademikėve, specialistėve, elitės intelektuale qė ėshtė larguar pėr tė jetuar dhe punuar nė Perėndim. Dy destinacionet e preferuara SHBA dhe Kanadaja pėrtej Atlantikut e kanė futur nė sistem marrjen e trurit pėrmes llotarive tė pėrvitshme. Ndėrsa nė Gjermani po shkojnė tė jetojnė dhe punojnė nė mėnyrė tė ligjshme mjekė dhe infermierė tė kualifikuar, pasi pėr ta ka nevojė. Shifrat e pėrafėrta bėjnė fjalė pėr largimin e 1/3 sė popullsisė sė Shqipėrisė.

Pasoja tė rėnda pėr Shqipėrinė

Largimi i ajkės sė intelektualėve dhe sidomos e rinisė ka pasoja tė rėnda: Shqipėrisė i ikėn pjesa mė e mire e kapitalit njerėzor, lokomotiva e zhvillimit tė saj ekonomik dhe social. Ikja e rinisė po tkurr aktivitetin dhe efektivitetin prodhues nė sektorin privat dhe po ngadalėson ritmet e procesit tė afrimit tė Shqipėrisė me BE, process i vlerėsuar si katalizator i emancipimit shoqėror, zbatimit tė ligjit dhe i kryerjes sė refomave tė mėdha.

Albanien Land und Leute Kafe in Tirana (Mimoza Dhima)
Mendo rininė qė jeton nė qytete tė vogla... ku nuk ndodh asgjė dhe ku nuk ka punė, ҫfarė mund tė bėjnė pėrveҫ se tė kėrkojnė tė largohen?, thotė Orest Ēipa.

" E di qė ikja e njerėzve tė arsimuar nga Shqipėria do tė ketė njė kosto tė jashtėzakonshme nė progresin ekonomik dhe social tė vendit. Por kur mungojnė kushtet pėr tė zhvilluar karrierėn dhe ndjekur vokacionin tėnd, i ҫfarėdo lloji qoftė ai, nuk tė mbetet gjė tjetėr vetėm tė largohesh. Mendo rininė qė jeton nė qytete tė vogla Kavajė, Tepelenė, Himarė, Laҫ, etj, ku nuk ndodh asgjė dhe ku nuk ka punė, ҫfarė mund tė bėjnė pėrveҫ se tė kėrkojnė tė largohen?” thotė Orest Ēipa.

Strategji pėr Brain Gain- pėr tė fitur dhe mbajtur "trurin " nė Shqipėri

Qė tė kėrkosh tė realizohesh si individ, tė aspirosh njė jetė mė tė mirė, ėshtė njė nga tė drejtat themelore tė njeriut, kur kjo ndodh pa thyer ligje dhe rregulla tė vendet pritės. Qeveria Rama 2 nė hartimin e Strategjisė Kombėtare pėr tė ndalur fenomenin e Brain Drain dhe kthyer atė nė Brain Gain ka vendosur nxitjen dhe promovimin e emigracionit tė pėrkohshėm dhe atij qarkullues pėr individė tė kualifikuar dhe talentuar. Kėtij qėllimi do t'i shėrbejnė marrėveshjet me SHBA dhe Kanadanė pėr nxitjen e kthimit vullnetar nė Shqipėri tė emigrantėve tė kulifikuar. Atyre do t'iu jepet mundėsia tė vijnė nė Shqipėri dhe qėndruar pak kohė pėr konsultime, dhėnie leksionesh, treinime, gjė qė do tė bėjė tė mundur njėherazi regjistrimin e gjithė kapaciteteve intelektuale jashtė vendit. Ndėrsa tė rinjve dhe tė rejave tė talentuar do t'u ofrohen bursa pėr tė studiuar jashtė vendit dhe vende pune, kur tė mbarojnė studimet.
__________________


Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Mandi : 11-01-2018 nė 22:34
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-01-2018, 22:34   #2
SystemA
V.I.P
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 39,722
Thanks: 10,670
Thanked 5,911 Times in 4,004 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 283
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Question Pėrgjigje e: Deutsche Welle pėr largimin e trurit nga Shqipėria

Po kush emigrant kthehet...cili,cila,cilet??????????????
Mannnnnnnnnnnnnnn
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-01-2018, 18:25   #3
Pjer Thomas
V.I.P
 
Avatari i Pjer Thomas
 
Data e antarėsimit: Dec 2014
Posts: 1,205
Thanks: 5
Thanked 125 Times in 103 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 26
Pjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Deutsche Welle pėr largimin e trurit nga Shqipėria

Kur do me hik edhe ky, qe ka alamet pune, vaj hallit te tjeret qe jetojne pa pune apo me keq akoma ne qytete te vogla pa prespektive.
Pjer Thomas nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-01-2018, 19:26   #4
Prudence
V.I.P
 
Avatari i Prudence
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Posts: 3,187
Thanks: 2,085
Thanked 3,932 Times in 1,323 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 62
Prudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Deutsche Welle pėr largimin e trurit nga Shqipėria

Po si e masin keta, kush ka tru e kush nuk ka..... Edhe hajde te mbajme keta qe kane?
Ktu te gjithe jane te kualifikuar. me shume nga cduhet biles.
Prudence nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur