Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Ungjillor

Ungjillor Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, Kėtu mblidhemi tė gjithė besimtarėt ungjillor tė tė gjitha bashkesive tė ndryshme pėr tė bekuar njėri-tjetrin me fjalėn e Zotit tonė Jezus Krisht dhe deshmitė tona personale.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 31-10-2017, 18:18   #1
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,563
Thanks: 107
Thanked 237 Times in 66 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė 31 Tetor 2017. Sot 500 vjet Reformacioni Ungjillor dhe Ungjilli ne trojet tona

Nuk ėshtė vetėm teologji, lėvizja e Martin Luterit ishte mė shumė sa kaq. Ėshtė njė ide qė koha nuk e tret dhe 500 vjet pas Reformės Luteriane qėndron mes besimit, frymės sė lirė individuale dhe njė boshti filozofik qė i dha mė pas kuptim revolucionit kulturor, industrial dhe modernizimit.

Nuk rrėzoi vetėm njė dogmė, por ngriti ide…

Protestantizmi rrėnjėt i ka nė themeluesin e saj Martin Luterin, priftin e njė province gjermane qė nisi lėvizjen pėr reformimin e katolicizmit. Ndikimi qė pati nuk mund tė konsiderohet i ngushtuar vetėm brenda teologjisė, pasi nė thelb ishte sa filozofik ashtu edhe politik dhe kulturor.

Bota mori tjetėr formė, kur individi hoqi mantelin e tė nėnshtruarit dhe pushtetet absolute fetare e politike, nisėn tė lėkundeshin.

“Martin Luteri nisi lėvizjen reformuese brenda kishės. Midis njeriut dhe Perėndisė nuk kishte tjetėr pėrveē tė dėrguarit tė saj Jezu Krishtit dhe ai ishte kundėr ndikimit papal” -thotė Ylli Doēi, Kryetar i Komunitetit Ungjillor Shqiptar.

Reformizmi Protestant ishte nė thelb ēarja nga Kisha Katolike Romane, e nisur prej Martin Luterit dhe e vijuar nga Xhon Kalvini, si edhe reformatorė tė tjerė protestantė nė Europėn e shekullit XVI.

Ndonėse ka pasur pėrpjekje tė mėparshme pėr tė reformuar Kishėn Katolike Romane, sėrish Luteri njihet gjerėsisht si nismėtari i Reformizmit nė vitin 1517, me veprėn: “95 Tezat”.

Prifti katolik Luter, nisi tė kritikojė shitjen e indulgjencave, duke insistuar se Papa nuk ka autoritet mbi purgatorin dhe se doktrina katolike mbi meritat e shenjtėve nuk ka themel nė Ungjill.

Pozicioni Protestant, do tė shkonte deri aty sa trupėzoi ndryshimet doktrinare siē ishte sola scriptura dhe sola fide. Motivimi kryesor pas kėtyre ndryshimeve ishte teologjik, edhe pse faktorė tė tjerė gjithashtu luajtėn rol, duke pėrfshirė edhe lindjen e nacionalizmit.

Ndarja mes luteranėve dhe katolikėve u bė publike dhe e qartė mė 1521, me dekretin qė e dėnonte Luterin dhe zyrtarisht duke pėrzėnė qytetarė qė mbronin idetė tė tij nga Perandoria e Shenjtė Romane.

Por sa mė shumė luftoheshin, aq mė tepėr rizgjohej kjo lėvizje, e cila mori edhe karakter kombėtar. I tillė ishte edhe nė Shqipėri, ku pikėpamjet e Protestantizmit lindėn nė kohėn kur ekzistenca e komb-shtetit, ishte nė pikėpyetje tė madhe.

“Dokumentojmė qė nė vitin 1887 themelohet kisha e parė protestante ndėr shqiptarė dhe kjo fillon nė Manastir dhe pastaj nė Korēė mė 1892 me nė krye predikuesin shqiptar, Gjerasim Qiriazi” -kujton Doēi, duke shtuar se nė vitin 1827, u botua Bibla nė gjuhėn shqipe nėn ndikimin e Protestantėve.

Pėr ne nuk ishte vetėm njė “libėr fetar”, por pėr tė shkuar nė leximin e librit tė shenjtė mė parė duhej mėsuar shqipja.

“Themeluesit e protestantizmit pėrveē pjesės liturgjike, ndikuan nė rritjen e identitetit kombėtar. Protestanti i parė Gjerasim Qiriazi hapi edhe shkollėn e parė shqipe tė vashave dhe ishte njė ndėr shkollat qė jetoi mbi 40 vjet nė vazhdimėsi, ku mbi 1000 nxėnės dolėn prej saj” -thotė Doēi.

Vėllazėria Ungjillore aktualisht njeh mbi 40 mijė anėtarė tė saj nė tė gjithė vendin.

“Shumica e besimtarėve janė kryesisht tė rinj, por tashmė kanė nisur tė marrin dhe afrojnė pranė kishės edhe prindėrit e tyre. Nė thelb ėshtė njeriu, liria e tij dhe raporti personal me Perėndinė” -thotė Doēi.

Raporti kombėtar me atė teologjik nuk janė ndarė nga Protestantizmi, ku mė pas njihet edhe ndikimi i motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.

Nisi si njė besim lokal, i pėrqendruar kryesisht nė zonėn e Korēės, ndėrsa sot Kishat Protestante janė pėrhapur nė tė gjithė vendin, ku numėrohen 136 tė tilla.

Nė vitin 2011 u njoh si njė nga pesė fetė zyrtare nė vend, krah fesė Myslimane, Katolike, Ortodokse dhe Bektashiane.

Nė shumė vende tė botės kujtohet 500-vjetori i reformacionit tė nisur nga Martin Luteri dhe pėrhapjen mė tė madhe pėrveē Europės e ka edhe nė vendet e Amerikės Latine.
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur