Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Letėrsia Botėrore

Letėrsia Botėrore Diskutime rreth letėrsisė Botėrore .

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 07-08-2017, 23:13   #1
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimark
Postime: 7,101
Thanks: 4,360
Thanked 2,353 Times in 1,000 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 84
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Xhovani Bokaēo,"Dekameroni"- Mitridanesi dhe Natani ( ose dėshira pėr famė ... )

Dėshira pėr famė e njeriut qė do tė shquhet e tė dalė mbi tė tjerėt shpesh ia zbeh vetėdijen dhe mund ta shpjerė edhe nė vepra tė liga e tė turpshme.

Kėtu po sjell kėtė novelė, nga "Dekameroni" i Xhovani Bokaēos, personazhe tė sė cilės janė Mitridanesi dhe Natani.

Mitridanesi vete tė vrasė Natanin nga smira e bujarisė dhe e fisnikėrisė sė tij dhe, pa e njohur, takohet me tė. Natani vetė i tregon mėnyrėn se si ta vrasė. Mitridanesi, sipas udhėzimeve tė Natanit, e gjen kėtė nė mėngjes herėt nė njė korije; i turret qė ta vrasė, por papritur e njeh, mbetet i turpėruar dhe bėhet mik i tij.

Pėrfundimisht kur Natani i propozon: “ Dėgjo, ti do tė bėsh si tė them unė. Ti do tė mbetesh kėshtu i ri si je, kėtu nė shtėpinė time, dhe do tė mbash emrin Natan: unė do tė vete nė shtėpinė tėnde dhe do tė mbaj pėrngaherė emrin Mitridanes".

Mitridanesi i turpėruar nga vepra qė kishe menduar ta bėnte ndaj njė njeri kaq fisnik, iu pėrgjigj: “ Po tė dija tė veproja me oborrėsi kaq tė madhe si ju, do ta pranoja menjėherė mendimin tuaj. Por tani qė jam thuajse i sigurt se veprimet e mia do tė zvogėlonin bujėn e zulmės sė Natanit, s’dėshiroj tė prish ndėr tė tjerėt atė qė s’ndėrtoj dot nė veten time; prandaj jam i shtrėnguar tė mos pranoj ".


Porosia e novelės, sipas meje:

Mitridanesi, ndonėse fillimisht smira ia kishte vrarė arsyen, kur u kthjellua tha njė gjė qė tė gjithė duhet ta mbajmė vath nė vesh: "s’dėshiroj tė prish ndėr tė tjerėt atė qė s’ndėrtoj dot nė veten time

Lum si ai qė arrin ta vrasė smirėn qė ka nė shpirt!

Lexim tė kėndshėm mike e miq!
__________________
(firma) Gi de Masha: 25 vjet: fillim karriere nė gjėzėtari; 21 vjet: angazhim me pėrkushtim nė gjėzėtari; 20 vjet: mishėrim me ndėrrimorėt.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Gi de Masha : 07-08-2017 nė 23:23
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Gi de Masha pėlqehet nga
i vjetėr 07-08-2017, 23:15   #2
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimark
Postime: 7,101
Thanks: 4,360
Thanked 2,353 Times in 1,000 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 84
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Mitridanesi dhe Natani - Rrėfenja e tretė

RRĖFENJA E TRETĖ

Qė njė klerik tė bėnte njė punė me kaq zemėrgjerėsi iu duk si njė mrekulli tė gjithėve. Por si morėn fund komentet e vajzave, mbreti i dha urdhėr Filostratit qė tė vijonte: edhe ky filloi menjėherė.

-Shoqe bujare, madhėshtore dhe e shkėlqyer ka qenė oborrėsia e mbretit tė Spanjės dhe ndofta e padėgjuar kurrė ajo e abatit tė Klynsė; por tė dyja kėto do t’ju duken si fare pa rėndėsi, kur tė dėgjoni se si njė burrė pėr tė dhėnė prova tė oborrėsisė sė tij, pranoi pa u tronditur fare t’i jepte gjakun ose, mė mirė tė them, shpirtin, njė njeriu qė me paramendim dėshironte ta vdiste, dhe kishte pėr t’ia dhėnė, po tė kishte dashur armiku t’ia merrte. Kėtė ngjarje do t’ju tregoj nė rrėfenjėn time tė shkurtėr.

Ėshtė mė tepėr e sigurtė qė – po t’u zėmė besė fjalėve tė disa gjenovezėve dhe tė shumė udhėtarėve tė tjerė – nė anėt e Katajos ka qenė dikur njė burrė fisnik shumė i pasur, i quajtur Natan, qė banonte nė njė ēip toke buzė rrugės nėpėr tė cilėn ishin pothuaj tė shtrėnguar tė kalonin tė gjithė ata qė vinin nga Perėndimi nė Lindje ose anasjelltas. Ky njeri shpirtmadh e dorėhapėt, duke dashur qė emri itij tė njihej me vepra dėrgoi e mblodhi njė numėr tė madh mjeshtrish dhe brenda njė kohe fare tė shkurtėr ngriti atje njė nga pallatet mė tė mėdha e mė luksoze qė mund tė ishin parė ndonjėherė, tė cilin e pajisi me mobiljet dhe me sendet e tjera mė tė pėrshtatshme pėr tė pritur e pėrcjellė me nderim tė gjithė fisnikėt qė do tė kalonin andej pari. Kėshtu ai, i ndihmuar nga shėrbėtorėt e tij tė shumtė e tė zgjedhur, priste e pėrcillte me nderim, me gėzim e pėrzemėrsi kėdo qė kalonte sė andejmi. Kėtė sjellje tė lavdishme e vazhdoi me kaq ngulm, saqė zulma e dorėhapėsisė sė tij u pėrhap jo vetėm nė Lindje, por thuajse edhe nė gjithė Perėndimin.

Kur u bė plak i vjetėr, por i palodhur nė punė oborrėsie, zulma e tij ra edhe nė vesh tė njė tė riu tė quajtur Mitridanes, prej njė vendi jo shumė larg nga i tiji. Ky, duke qenė jo mė pak i pasur se Natani, i pati smirė famės e virtytit tė kėtij dhe vendosi qė ose t’ia errėsonte, ose t’ia shuante fare me njė oborėsi e dorėhapėsi mė tė madhe nga e atij. Prandaj ndėrtoi edhe ky njė pallat tė madh e tė bukur, si ai i Natanit, dhe filloi tė tregonte njė oborrėsi tė tepruar, qė s’ishte dėgjuar e parė kurrė, pėr gjithė ata qė venin e vinin nga ato anė dhe pa dyshim brenda pak kohėsh u bė mjaft i famshėm.

Por njė ditė, ndėrsa po rrinte vetėm nė oborrin e pallatit, qėlloi qė njė grua e varfėr hyri nga njėra portė e pallatit, i lypi lėmoshė, e mori dhe doli; pas pak hyri nga porta e dytė dhe mori pėrsėri lėmoshė nga porta e tij dhe kėshtu vijoi gjer te porta e dymbėdhjetė. Kur u kthye tė trembėdhjetėn herė, Mitridanesi i tha:
-Shumė ngulmoke nė tė lypur, grua e mbarė, - dhe megjithėkėtė, i dha edhe kėtė radhė.
Po plaka kur dėgjio fjalėt e tij, thirri:
- O derėhapėsi e Natanit, sa e mrekullueshme qenke! Nė tė tridhjetė e dy protat e pallatit tė tij, qė ėshtė si ky, kam hyrė pėr tė lypur dhe ai kurrė s’e bėri veten se mė kishte njohur dhe kurrė s’m’u kursye; kurse kėtu, pa arritur akoma te prota e trembėdhjetė, i zoti mė paska njohur dhe mė hiqka vėrjetjen.

Dhe duke thėnė kėto fjalė, u largua e s’u duk mė kurrė.

Mitridanesi, i fyer dhe i tėrbuar nga zemėrimi nga fjalėt e plakės, e meqenėse ēdo lavd qė dėgjonte pėr Natanin, mendonet se i pakėsonte tė tijin, tha:
- Ah, i mjeri unė! Si do tė mund t’ia arrij dorhėhapėsisė sė Natanit nė gjera mė me rėndėsi, le t’ia kaloj, siē ma do zemra, gjersa s’jam i zoti as t’i afrohem dhe nė gjerat mė tė vogla! Me tė vėrtetė unė po mundohem kot, nė qoftė se nuk e zhduk atė nga faqe e dheut. Meqenėse pleqėria s’po ia merr jetėn, duhet t’ia marr vetė pa vonesė me duart e mia.

Dhe nė kėtė hov dėshpėrimi e zemėrimi, pa i treguar njeriu qėllimin e tij, mori pak njerėz me vete, ia shaloi kalit dhe pas tri ditė udhėtimi arriti te vendi i Natanit. Njerėzit qė kish marrė me vete i porositi tė mos zinin nė gojė se kishin ardhur me tė, tė bėnin sikur s’e njihnin dhe tė shikonin tė gjenin vend banimi gjersa t’u jepte urdhėr tė dytė. Mitridanesi arriti atje nė tė ngrysur, ndėrsa Natani, i veshur sidokudo, po shetitėte vetėm afėr pallatit tė tij tė bukur. Mitridanesi, pa ditur se cili ishte, e pyeti nė mund t’i dėftonte se ku banonte Natani.
-S’ka njeri nė kėto anė qė tė dijė tė ta tregojė mė mirė se unė, biri im,- iu pėrgjigj Natani me plot gėzim, - prandaj kur tė dėshirosh, tė shpie unė.
- Faleminderit shumė, - i tha djaloshi, - por, po tė jetė e mundur, unė dėshiroj qė Natani tė mos mė shohė dhe tė mos mė njohė.
- Edhe kėtė do ta bėj, - i tha Natani, - meqenėsė kėshtu tė pėlqen.

I zbriti pra kalit dhe duke shkuar me Natanin qė e kėnaqte me bisedime tė kėndshme, arriti gjer te pallati i tij i bukur.

Kėtu Natani i tha njėrit prej shėrbėtorėve qė t’i merrte kalin djaloshit dhe duke iu afruar e porositi fshehurazi nė vesh tė vente me tė shpejtė tė njoftonte gjithė njerėzit e shtėpisė qė tė mos i tregonte njeri djaloshit se ai ishte Natani. Dhe kėshtu u bė. Pastaj e shpuri mysafirin nė njė dhomė fort tė bukur, ku s’mund ta shihte njeri veē shėrbėtorėve qė ishin caktuar pėr shėrbimin e tij. Natani, duke i bėrė nderime tė mėdha, i bėri shoqėri vetė.

Mitridanesi, duke qėndruar me tė, megjithėqė e nderonte si baba, e pyeti se kush ishte.

-Unė jam njė shėrbėtor i vogėl i Natanit, - iu pėrgjigj plaku. – Qė kur isha foshnjė gjersa u plaka kam qenė gjithnjė me tė, por gjer tani kurrė s’mė ngriti ndonjėherė nė gjendje mė tė mirė, si mė sheh, prandaj, sado qė gjithė tė tjerėt pėrgjėrohen pėr tė, unė mund tė pėrgjėrohem mė pak se ēdo njeri.

Kėto fjalė i dhanė shpresė Mitridanesit qė tė mundte ta kishte ndihmė pėr tė plotėsuar me lehtėsi dhe pa rrezik qėllimin e tij tė mbrapshtė. Natani e pyeti me shumė njerėzi se cili ishte dhe ē’nevojė e kishte sjellė ndėr ato anė, duke i premtuar ndihmė e kėshilla, sipas mundėsive tė tij.

Mitridanesi mendoi pak para se t’i pėrgjigjej; pastaj, si vendosi qė t’ia hapte zemrėn, me njė bisedė tė gjatė qė mbajti, i kėrkoi besėn dhe pasi i tregoi se kush ishte, pse kishte ardhur dhe ē’e kishte shtyrė, i lypi kėshilla dhe ndihmė.

Natani, kur dėgjoi fjalėt dhe qėllimin mizor tė Mitridanesit, u llahtaris i tėri, po menjėherė e mblodhi veten dhe iu pėrgjigj burrėrisht dhe me fytyrė tė patronditur:

- Mitridanes, burrė fisnik ka qenė yt atė dhe ti kėrkon tė mos mbetesh parapa tij nė ndrėmarrje tė shkėlqyera, se s’mund tė ketė tjetėr kuptim dera jote e hapur pėr ēdo njeri qė qėllon pranė shtėpisė sate. Edhe smira qė i ke virtytit tė Natanit ėshtė e nderuar dhe, po tė ishin kėshtu si ti tė gjithė njerėzit, kjo botė e mjerė kishte pėr t’u bėrė menjėherė mė e lumtur. Tė jesh i sgurt se qėllimi qė mė shfaqe do tė mbetet i fshehtė; por dua tė tė them se unė mund tė tė ndihmoj nė plotėsimin e qėllimt tėnd mė tepėr me kėshilla tė dobishme sesa me ndonjė ndihmė tjetėr dhe ja se si. E sheh aty afėr, nja gjysmė milje larg, njė korije tė vogėl? Atje Natani ēdo mėngjes vete vetėm dhe shetit pėr njė copė herė tė madhe; atje mund ta gjesh me lehtėsi dhe mund tė bėsh atė qė dėshiron. Nė qoftė se e vret, pėr t’u kthyer nė shtėpinė tėnde pa ndeshur pengime, s’duhet tė shkosh nga rruga prej sė cilės ke ardhur, por nga ajo tjetra, qė del nga korija nė anėn e majtė, se, megjithėse ėshtė pak mė e keqe, ėshtė mė e shkurtėr dhe mė e parrezikshme.

Mitridanesi, si mori kėto njftime, kur u largua Natani, u bėri tė ditur fshehurazi njerėzve tė tij, qė banonin nė pallat, se nė ē’vend ta prisnin tė nesėrmen.

Me t’u gdhirė dita, Natani, duke mos ndėrruar aspak mendimin nė lidhje me kėshillat qė i kishte dhėnė Mitridanesit, u nis e shkoi vetėm nė korijen e vogėl pėr tė gjetur vdekjen. Edhe Mitridanesi nga ana tjetėr u ngrit, mori harkun e shpatėn, se s’i ndodhje tjetėr armė, i hipi kalit dhe shkoi nė korije. Prej sė largu pa Natanin vetėm dhe vendosi qė para se ta sulmonte ta shihte dhe t’i dėgjonte zėrin. Rendi pra drejt tij dhe si e kapi prej shamisė qė kishte hedhur nė kokė, i tha:
- Prite, o plak!
Natani s’i tha veē kėto fjalė:
- E pra, e meritokam.

Mitridanesi, kur dėgjoi zėrin e tij, e vėshtroi drejt nė fytyrė dhe menjėherė e njohu qė ishte njeriu qė e kishte pritur njerėzisht e me nderim, qė i kishte bėrė shoqėri pėrzemėrsisht dhe qė kishte kėshilluar besnikėrisht; parandaj pėrnjėherė u shtang, hodhi poshtė tėrbimin qė e kish kapur dhe zemėrimi i tij u ndėrrua nė turp qė e pushtoi tė tėrin. E flaku pra poshtė shpqtėn qė e kishte nxjerrė pėr ta goditur, i zbriti kalit, rendi e i ra ndėr kėmbė duke qarė dhe i tha:
- E shoh shquar, atė fort i dashur, shpirtmadhėsinė tuaj, se pasi ju shfaqa dėshirėn se do t’ju vrisja – dhe pa pasur asnjė arsye – ju pa u tronditur fare, keni ardhur kėtu vetė tė mė jepni jetėn. Por Perėndia, qė u tregua mė e kujdesur se unė vetė ndaj nderit dhe detyrės sime, nė ēastin mė tė nevojshėm mė hapi sytė, qė njė smirė e ulėt m’i pati vėrbuar. Sa mė tepėr keni qenė i gatshėm tė mė kėnaqnit, aq mė shumė e ndiej veten fajtor; merrni pra kundėr meje hakun sipas fajit tim.

Natani e ngriti Mitridanesin nga dheu, e pushtoi, e puthi me dhembshuri dhe i tha:
- Biri im, pėr veprėn qė kėrkoje tė kryeje, nė daē ta quash tė poshtėr, nė daē ndryshe, s’ėshtė nevoja tė kėrkosh dhe tė kesh ndjesė, sepse ti nuk e bėje pėr shkak tė urrejtjes, por qė tė mund tė dukeshe mė i mirė ndėr tė gjithė njerėzit. Mos ki pra fare frikė nga unė dhe ji i sigurt se s’ka njeri nė botė qė tė tė dojė mė tepėr se unė, qė e ēmoj shpirtin tėnd bujar, se ti nuk mendon si tė grumbullosh tė holla, si bėjnė koprracėt, por pėrpiqesh si tė shpenzosh me oborrėsi tė holla tė grumbulluara. Mos tė tė vijė turp qė deshe tė mė virtje pėr tė marrė nam dhe mos pandeh se unė ēuditem pėr kėtė gjė. Perandorėt e shquar dhe mbretėrit e mėdhenj pėr tė zgjeruar mbretėrinė e tyre dhe pėr tė shtuar famėn, s’kanė vrarė vetėm njė njeri, si do tė bėje ti, por shumė e shumė; ata kanė djegur fshatra e shembur qytete. Prandaj nė qoftė se ti, pėr t’u bėrė i famshėm, deshe tė mė vritje mua, s’ do tė bėje ndonjė gjė tė ēuditshme dhe tė padėgjuar, por njė gjė qė e kanė bėrė tė gjithė ata qė kanė ndjekur rrugėn qė dėshiron tė ndjekėsh edhe ti.

Mitridanesi nuk e pa mė tė arsyeshme tė shfaqėsonte veten pėr qėllimin e tij tė mbrapshtė, por kur pa nė ē’mėnyrė tė hijshme po e shfajėsonte Natani, nė vijim tė bisedimit me tė, arriti t’i shprehte ēudinė e tij tė madhe se si Natani kishte vendosur jo vetėm t’i jepte jetėn, por i kishte treguar dhe vetė mėnyrėn se e kishte kėshilluar se si t’ia arrinte qėllimit.

-Mitridanes, - i tha Natani, - unė s’dua tė ēuditesh me vendimin qė mora dhe me udhėzimet qė tė dhashė pėr vrasjen time, sepse unė qysh prej kohės qė u bėra i zoti i vetes sime dhe qė vendosa tė bėja atė qė doje ta bėje ti, isha betuar t’ia falja ēdo njeriut qė tė vinte nė shtėpinė time ēdo gjė qė tė mė kėrkonte dhe qė varej prej meje. Erdhe ti me dėshirė qė tė mė merrje jetėn dhe unė nuk e quajta tė arsyeshme tė ta mohoja, se s’doja qė ti tė ishe i vetmi njeri qė tė largoheshe nga shtėpia pa pasur atė qė dėshiroje; ja ku qėndron arsyeja qė mė bėri me tė shpejtė tė tė tregoja mėnyrėn dhe tė tė kėshilloja, ashtu si m’u duk mė mirė, se si tė mbeteshe i kėnaqur duke ma marrė jetėn, pa pėsuar pėr veten tėnde asnjė rrezik. Prandaj po tė them dhe njė herė dhe tė lutem se po qe se tė pėlqen, merrma jetėn dhe kėnaqe shpirtin tėnd. Unė s’di si ta harxhoj mė mirė se kėshtu kėtė jetėn time. Sot i kam arritur tė tetėdhjetat dhe tėrė jetėn time e kam kaluar me tė mira e me gėzime dhe e di se, sikundėr ndodh me gjithė nejrėzit e sendet e kėsaj bote, tani mund tė jetoj dhe vetėm pak vjet akoma. Jeta ime tani ka pak vlerė. Mė duket mė mirė tė ta fal ty, sikundėr kam falur dhe harxhuar pėrherė pasurinė time sesa ta ruaj qė tė ma marrė natyra kundėr dėshirės sime.

Dhuratė e vogėl ėshtė tė falėsh njėqind vjet jetė; po ē’vleftė ka tė falėsh gjashtė a shtatė vjet jetė, sa mund tė jetoj unė akoma? Merre pra, po ta ka ėnda, tė lutem, sepse gjatė kohės qė kam jetuar gjer sot s’ka dalė njeri tė ma kėrkojė, dhe nuk besoj tė gjej kėnd kurrė qė ta hajė malli pėr tė, po qe se s’ma merr ti qė e kėrkon vetė. Dhe sikur tė qėllonte qė tė dilte njeri tė ma donte, e di qė sa mė tepėr ta ruaj, aq mė e pavlefshme mė bėhet; prandaj, para se tė mė bėhet e pavlefshme, merrma tė lutem!

Mitridanesi s’e deshi veten nga turpi dhe i tha:
- Mos e dhėntė Perėndia tė bėj njė gjė kaq tė shėmtuar! Jo vetėm s’duhet t’ju shkėput njė jetė kaq tė dashur, por s’duhet as ta mendoj njė gjė tė tillė ashtu si bėja pak mė parė; pėrkundrazi, po tė ishte e mundur, do t’jua zgjatja me ditėt e mia.
- Ti thua se po tė mundje, do tė ma shtoje jetėn me ditėt e tua, - iu pėrgjigj Natani me tė shpejtė; - po nuk e di ti se nė kėtė mėnyrė do tė mė vije njė barrė, tė bėja ndaj teje njė gjė qė s’e kam bėrė kurrė ndaj njeriu tjetėr? Nuk e di ti se do tė shtrėngohesha tė merrja diēka qė ėshtė jotja, duke bėrė njė gjė qė s’e kam bėrė kurrė ndonjėherė?
- Po, - i tha Mitridanesi me tė shpejtė.
- Dėgjo, - i tha Natani,- ti do tė bėsh si tė them unė. Ti do tė mbetesh kėshtu i ri si je, kėtu nė shtėpinė time, dhe do tė mbash emrin Natan: unė do tė vete nė shtėpinė tėnde dhe do tė mbaj pėrngaherė emrin Mitridanes.
- Po tė dija tė veproja me oborrėsi kaq tė madhe si ju, - iu pėrgjigj atėherė Mitridanesi, - do ta pranoja menjėherė mendimin tuaj. Por tani qė jam thuajse i sigurt se veprimet e mia do tė zvogėlonin bujėn e zulmės sė Natanit, s’dėshiroj tė prish ndėr tė tjerėt atė qė s’ndėrtoj dot nė veten time; prandaj jam i shtrėnguar tė mos pranoj.

Kėto dhe shumė tė tjera fjalė tė kėndshme e tė njerėzishme shkėmbyen Mitridanesi e Natani. Pastaj, sipas dėshirės sė kėtij tė fundit, sė bashku morėn rrugėn pėr nė pallat, ku Natani e mbajti me nderime tė mėdha djaloshin pėr disa ditė, duke e kėshilluar me zotėsi qė tė qėndronte i patundur nė ndėrmarrjen e tij bujare dhe tė lartė.

Kur shfaqi dėshirėn Mitridanesi me shokėt e tij pėr t’u kthyer nė shtėpi tė vet, Natani i dha leje tė shkonte pasi e bėri tė kuptonte mirė se ai s’mundi t’ia kalonte kurrė nė bujari e dorėhapėsi.
__________________
(firma) Gi de Masha: 25 vjet: fillim karriere nė gjėzėtari; 21 vjet: angazhim me pėrkushtim nė gjėzėtari; 20 vjet: mishėrim me ndėrrimorėt.
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Gi de Masha pėlqehet nga
i vjetėr 08-08-2017, 19:36   #3
Elian70
Photoshop
 
Avatari i Elian70
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Vlorė
Postime: 4,221
Thanks: 115
Thanked 687 Times in 436 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Elian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Xhovani Bokaēo,"Dekameroni"- Mitridanesi dhe Natani ( ose dėshira pėr fa

pres me respekt perditesime nese ka mundesi...
__________________
Kur te kuptosh vleren time une e kam harruar tenden.
Elian70 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Elian70 pėlqehet nga
i vjetėr 08-08-2017, 23:13   #4
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimark
Postime: 7,101
Thanks: 4,360
Thanked 2,353 Times in 1,000 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 84
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Re: Pėrgjigje e: Xhovani Bokaēo,"Dekameroni"- Mitridanesi dhe Natani ( ose dėshira pė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Elian70 Shiko postimin
pres me respekt perditesime nese ka mundesi...
Librin nė tėrėsi nuk kam mundėsi ta sjell.
Kėtė rrėfenjėn e tretė e kam pėrshkruar vetė pėr nevojat e mia me punėn me nxėnės nė Danimarkė.
E pata zgjedhur kėtė rrėfenjė, sepse konsiderova se ka porosi tė mirė!
__________________
(firma) Gi de Masha: 25 vjet: fillim karriere nė gjėzėtari; 21 vjet: angazhim me pėrkushtim nė gjėzėtari; 20 vjet: mishėrim me ndėrrimorėt.
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Gi de Masha pėlqehet nga
i vjetėr 12-08-2017, 11:50   #5
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: BRD
Postime: 34,542
Thanks: 6,691
Thanked 3,688 Times in 2,402 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 240
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Pėrgjigje e: Xhovani Bokaēo,"Dekameroni"- Mitridanesi dhe Natani ( ose dėshira pėr fa

BRILIANTISTA anti KONFOMISTAflamuejllapanista.
RIP.

ahh POEZI....
__________________
Nadie nace con el manual bajo el brazo.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur