Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Tė ndryshme > Studentėt

Studentėt Nqs keni lajme apo informacione mbi arsimin, studentėt, dhe jetėn studentore nė pėrgjithėsi,ose nqs keni nevojė pėr ndihmė me studimet tuaja, jeni tė ftuar t'i sillni kėtu.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 28-03-2018, 14:38   #1
Onyx
Unpredictable
 
Avatari i Onyx
 
Data e antarėsimit: Mar 2016
Posts: 2,668
Thanks: 126
Thanked 765 Times in 492 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Onyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėm
UP, studentja rrėfen se si ishte ngacmuar seksualisht nga profesori

Studentja rrėfen se si ishte ngacmuar seksualisht nga profesori nė UP



Ish studentja e Fakultetit tė Arteve, Jeta Berisha ka rrėfyer se si ishte ngacmuar seksualisht nga profesori i saj i cili vazhdon qė ta ushtrojė profesionin e tij nė UP. Ajo kishte kėrkuar qė rasti tė hetohet si nga Policia e Kosovės ashtu edhe nga Rektorati i Universitetit tė Prishtinės, por si duket ka hasur nė vesh tė shurdhėr pasi qė edhe pas dy viteve profesori nuk u dėnua pėr veprimin e tij.

Pėr kėtė ngacmim dhe ngacmime tjera qė janė shprehur si dukuri nė Universitetet Publike tė Kosovės studentė dhe qytetarė pėrmes njė aksioni simbolik tė zhvilluar para Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės kanė kundėrshtuar dukurinė e ngacmimeve seksuale.

Pjesėmarrėsit nė kėtė aksion kėrkuan shkarkimin e rektorit tė Universitetit tė Prishtinės ”Hasan Prishtina”, Marjan Dema, si dhe dorėheqje tė prorektores sė UP-sė , Teuta Pustina-Krasniqi pėr shkak tė deklarimeve tė saj pėr ngacmimet seksuale nė kėtė institucion arsimor.

Alban Retkoceri ėshtė shprehur i indinjuar me pozicionin e UP-sė karshi ngacmimeve seksuale, duke thėnė se ky institucion po vihet nė mbrojtje tė kėtyre veprimeve. Ai e ka quajtur provokativ Universitetin e Prishtinės nė tė cilin sipas tij edhe profesorėt dhe asistentėt i ngacmojnė seksualisht studentet.

“Ngacmimet seksuale ndodhin pėrditė, kudo nėpėr hapėsirat e universitetit. Jo vetėm nga studentėt por edhe nga profesorėt dhe asistentėt. Ēėshtja nuk ėshtė a ekziston ngacmim seksual, ēėshtja ėshtė ēfarė bėn institucioni pėr ta ndalur kėtė dukuri tė shėmtuar?Institucioni nuk bėnė asgjė, institucioni refuzon tė njohė atė qė ndodh. Institucioni fajėson viktimat e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale, i quan ato provokuese dhe veshjen e tyre provokative, provokativ ėshtė ky institucion dhe qėndrimet e tij. Tė provokuar jena na qė nuk do lejojmė mė kėtė gjendje tė vazhdojė“, u shpreh Retkoceri.

Ndėrsa, studentja, Adelina Tėrshani tha se pavarėsisht se ēka veshin vajzat ato pėrsėri ngacmohen seksualisht. Ajo kėrkoi dorėheqjen e prorektores, Teuta Pustina-Krasniqi dhe shkarkimin e rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Marjan Dema. Tėrshani paralajmėroi edhe bllokim dhe protesta derisa tė hetohen tė gjitha rastet e ngacmimeve seksuale.

“Boll ke ma, me komentu veshjen e viktimave zyrtarėt e institucioneve. Prandaj prorektore, dorėheqje! Prandaj rektor shkarkim!Nėse jo bllokim e protesta deri nė shkarkim, nė jo bllokim e protesta derisa tė hetohen tė gjitha rastet. Nėse jo, bllokim dhe protesta derisa tė kėrkoni falje pėr kėtė provokim, dhe pėr krejt rastet qė kanė ndodhur e janė heshtė pėr vite tė tana”, u shpreh ajo.

Nė fund tė kėtij aksioni, studentėt hodhėn nė shenjė proteste kodin e veshjes para rektoratit tė UP-sė. Kėto reagime po bėhen pėr shkak tė deklaratės sė prorektores sė Universitetit tė Prishtinės, Teuta Pustina-Krasniqi e cila ditė mė parė ka fajėsuar veshjen provokative tė femrave pėr ngacmimet seksuale qė ndodhin nė UP.
__________________
I am only responsible for what I say, not for what you understand.
Onyx nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur