Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare

Letėrsia shqiptare Diskutime rreth letėrsisė nė Shqipėri . Autorė dhe krijimtaria e tyre.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 17-07-2017, 19:15   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 5,760
Thanks: 2,010
Thanked 1,225 Times in 544 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Vargje nga Arbelo



Finjė

Ujėt ua shtonte rrudhat dikur grave
e ua zbėrdhulte ngjyrėn e syve,
me pluhurin e marrė laheshin teshat e prindėrve,
me finjėn e tyre tė vjetėr e tė ditur.

Ēdo fat ėshtė i hidhur
si kafetė e shkurtra tė zgjimit,
veē gjuha e ndien ndryshimin,
ngase 'dhe hidhėrimi ka bukurinė e vet,
herė pėr tė shijuar mė pas t'ėmblėn
e herė pėr tė ditur se si ėshtė tė humbėsh.

Sepse edhe hidhėrimi ka shėmtinė e vet,
herė pėr tė mos e pėrsėritur
e herė pėr t'u hidhėruar dhe mė.

Pa sheqer mė ngjau kafeja sot
o gjuha ime e lodhur nga fjalėt!

Kur s’dinim kė puthnim….

1.

Me ditė tė tėra s’gjeta kėnd,
me netė tė tėra s’mė gjet’ kush.

S’u gjetėm ti e unė, gojėt a veshėt,
vetėm gjuhėt na u frynė e u trashėn edhe mė nga e pathėna dot,
vetėm veshėt na u zunė edhe mė nga zhurma, nga padėgjimi i afshit tė duhur,
pėshpėrimės nė ēastin e duhur, fėshfėrimės pa zė, pa frymė,
pa lavjerrėsit kokėulur mes dhėnies e marrjes
sė asaj pak fryme qė na mbet’.

Ndaj na u shtuan ndėr maja gishtash ca labirinte tė tjerė,
ca shėnjime pa dalje: njė arsye mė shumė pėr tė humbur nga vetja
nė mbyllėn e fundit tė pikave atje, ninėzave pa sy tė shkronjave.

Ne shkruajmė vetėm pėr tė verbėr, ti e di,
vetėm pėr kė di tė lexojė me prekje fėshfėrimat e kaēurrelave,
fushimin e erėrave, shtrimėn e kėrcejve nė rrathėt nė grurė,
nyja tė pakėputura nga kėmbėt madhore
tė peshės qė na shtie nė bukė.

Maja.
Pikėllimė gazmendi tė pakėputur akoma.

Tė jesh i dashuruar me paqenien ėshtė fat mė vete,
pėr aq sa e kundėrta gjendet me bollėk hambareve,
ku edhe harabelat sosen nga tepria e njė ngopjeje mė tė madhe se vetja
dhe tufat e pafund qė mbushin horizonte,
juga tė tėra e pranvera tė pambaruara kurrė.

Dordolecė tė ėmbėl nė fusha tė pamata planetesh pa jetė.
Ujė e etje gjenden mė shpesh nė gjithėsi se sa gjallimi pa qenie.

A nuk janė gropat e zeza tė puseve mė tė freskėta se shtambat me bulėza?
A nuk janė liqenet e fshehta e tė thara tė shpellave tė paeksploruara me hi buzėve
- e shputa tė lashta nė argjilėn e virgjėr - mė tė njomė e thėthirės se ujėt nėn palma
dhe arrat e kokosit qė bien mbi shkėmbinj tė thepėt e plasin qumėshtin e mbledhur
si fiq mufka, tė bukur dhe tė pabėrė siē duhet?

Ndoshta nė ato vende tė errėta, pa jetė,
pa hije poashtu e pa mblesėrim tė bardhe,
do tė hasim dikur shpirtin e parė tė kėsaj bote,
zezaken me shtambė tė zezė mbi krye,
me sy tė zinj, me zemėr ngjyrė stalakmiti,
me shputėn sapo tė ngrirė nėn hap.

Me hėnėn akoma tė ngrohtė nėn gishta,
akoma tė pabėrė,
tė djerrė e pa dritė.

Me diell tė pandezur akoma,
tė ngjeshur e tė rėndė, thelpiun e zi e tė rėndė,
gjirin e vetėm pa mėdyshje, prej nga mund tė pihet drita siē duhet,
ende pa shndrirė, ende arrė nėn kokon,
flutur ngashnjyese e sė ardhmes.

E do tė mund tė bėheshim sėrish,
siē duhet,
me gojė qė kanė seē thonė e kujt,
me veshė qė dėgjojnė fjalėn e parė nga tjetra,
tė vetmen fjalė tė saj: dritėn.

E gjuhėt nuk do tė na duhen mė pėr tė folur,
por veēse pėr tė njomur buzėt,
kur tė thahen e plasariten nga puthja e parė.

Labirint ninėzash, mbetur tė verbra nga moshapja e syve,
katėr pika tė mbėrthyera mbi njėra-tjetrėn,
ndėrsa shkrimin do e lexojmė
drejt e nga trupi i asaj tė virgjėre me ngjizė tė pangjarė,
me shtat zane, me shtatzanė ardhmėrie
e kohė tė pangjarė kurrė: me vdekje.

2.

Tė parėt, para se tė shpikej zjarri nga njė rrufe,
- qė i ra njė pylli tė tharė nga etja pėr shi shkretėtire -
e piqnin guvėn e tyre me rrahė.

E ajo skuqej e skuqej pėrgjatė natės
e ndrinte atė pak zemėr tė atyre njerėzve
qė nuk kishin nga ta dinin se ē’ėshtė dita.
Dielli nuk ish' bėrė edhe ai akoma.

Ka netė qė s’mbarojnė kurrė,
veē nėse malli pėr akoma tė pangjarėn
tė shtyn si djalli pėrkah marrėzia,
tundimi pėr ca mė mirė.

Ēdo gjė ėshtė siē duhet:
tė nisesh e t’i shtosh njė pikė krijimit,
qoftė ajo edhe zbeh xeherori,
i cili pėshpėrit me vete ndrimėn e udhės
qė e shpu' teposhtė nė zemėr tė zezonės ku sytė nuk i duhen kujt,
- veē nė qofshin edhe kėta tė zinj e tė vrimėt si hinka -
pėr tė mbushur kacekėt me njomėshti errėsire e fllad hijesh pėrmbi hije,
frymėn me tjetėr e pamjen e njėjtė me njė tjetėr,
- njė bulēimė e fundme pėr t’i fryrė krahut qė tė marrė njė gur
e tė godasė me tė njė tjetėr si vetja -
derisa tė fėrkohet ēka mbetur me tė njėjtėn,
gishti me gishtin, dora me tjetrėn - me diēka tjetėr nė mes, njė gur pra -
me tė cilin goditet njė shkėmb e ky dikur t’epet e t’jepet e t’lėshohet,
tė bjerė ca mė poshtė e pastaj njė tjetėr copė,
pėr mijėra vjet me radhė.

Atė qė e bėn sidoqoftė pesha e rėndesės,
tė mbajturit e vetes me vete,
mund ta provosh tė paktėn ta lehtėsosh me njė peshė tė tillė faji.
Dilemė djallėzore kjo.

Siē edhe malli.
Siē edhe mali.

Pasi fusha do tė mjaftonte pėr tė jetuar nė paqe me horizontin,
nuk ke pse tė ngjitesh gjėkundi pėr tė kuptuar se ky mbetet njėlloj.

As pse tė pėrpiqesh qė tė sheshosh thepa, pėr arritur nė tė njėjtin pėrfundim:
gjithēka largohet kur i qasesh:
edhe zjarri, edhe drita,
edhe mali, edhe malli.
Siē edhe djalli.

Ndaj dhe ky i shihte ata njerėz qė mundoheshin mė kot gjith’ e mė larg.
Derisa forca e errėt u tund pėr herė tė dytė nga pesha e vet
e lėshoi njė rrufe mbi atė pyll tė errėt e tė tharė aq,
sa e mori zjarrin i tėri e pėr njė ēast, para se hapte sytė Luciferi,
e pa veten siē ishte vėrtet: njė lakore me thepat e ngulur nė agim,
njė ylber nate pa shi, i etur pėr tė tjera ngjyra,
ndonėse ai shkrim i shenjtė ishte mė i ploti nga tė tėrė:
e gjithė faqja e botės ish plotėsisht e zezė,
si njėra, ashtu edhe tjetra anė e saj.

As sy, as pasqyra e as tokmak i kohės nuk rrihte nė puls tė natės:
pus i pėrsosur, plot me verbėri tė pashoqe
e shkronja qė lėviznin nė njė fletė tė zezė,
cit me fund.

Ndėrsa sytė ishin ende siē i duhen njė pusi:
tė etur pėr shi shkretėtire, plot pėrbrenda.

Netėve malloj ditė tė tilla,
kur gjendeshim nė terr e nuk e dinim se kė puthnim….

B.

Sėrish njė natė pa gjumė.
Po tė kishin emra netėt,
kjo do tė kishte tėndin.

Nė e kalėron ti kėtė terr
a ai ty, vėshtirė tė thuhet,
kumti i kėsaj zhgjėndrre:
asgjė s’ėshtė siē duket.

Nata flet me vete emrin tėnd tė nxirosur nga goja e butė
e saj, yshtjen qė tė tremb, qė tė lė pa gjumė, qė tė trand
e t’mardh, gati je ti, gati pėr tė ikur, pėr tė shkuar gjėkund,
ku delet janė tė zeza e barinjtė tė shurdhėr e borėbardhė.

Yjet pėrgjojnė me sy tė kuq nga shpresa bisha tė lodhura,
tė uritura si ti pėr gjumė, tė uritura pėr dashuri dhe njerėz
tė vėrtetė, ndėrsa luadheve mbijnė nė vend tė barit kocka
e pemėt e mbulojnė atė turp me kurorat e veta pėr qiellin.

Eh, sa shumė ka ende pėr tė parė,
veē mbylli ca sytė dhe mbamė vesh,
a i sheh tash brirėt e shpuar tė demit?

Ambulancės qė i merr ata u rrinė ngjitur, puthitur trupit fort,
si pantallonat e para jeans, tė kujtohet? Dhe ndėrsa meken
kur i deh, kur i kaplon erėtharta e gjakut tė mesnatės, oh,
ndjejnė tė kėputen si agime nga pesha e shpirtit nė hjekė.

E kur dėgjojnė emrin e vet qė t’pėrshpirtet nga buzėbutėt
e tejendanės, kamėn qė tė tremb, qė i heq q’aty, qė trand
e shkund, gati janė, gati pėr tė ikur, pėr tė shkuar gjėkund,
ku demat janė blu, barinjtė tė verbėr, ndėrsa ciklopi yt atė.

Eh, sa shumė ka ende pėr tė parė,
veē mbyll ca sytė e mbamė vesh,
dėgjomė lajmet ē’prej tejendanės,
a mė sheh tani se kush jam o Arb?

Kėngė farkėtarėsh

(ja ku ia nisim, me marrė
dėshire, teksa ia marrim
lėnies si gjithnjė tė varrės,
shėnjimit serm tė plagės,
qepjes sė saj argjendare,
qėndismės me xixa, farės,
hakmarrjes sė farkėtarėve)

Kudhra e rreptė e botės i shtyp aq imėt tuat ėndrra,
ato xixa tė marra peng netėve dhe yjet qė u poqėn
shkrumben tash, thėngjij nė ekran, shkėndija nė hi,
gri, shuar ku mė pak e ku mė shumė hirit tė urnės,
ku humbėm unėt nė punė e n'hakun qė paguajmė,
dhe ėshtė e gjitha kjo njė rendje pėr mė tej, pėrtej,
fillikat e pa njeri pėranash, o kosėtar qė po tė kalis.

Mespėrmes ngrehinash deke tė sė shkuarės t'kujt
u kėput nėpėr gjurmė e nė gjumė, gjithmonė drejt,
pa parė pas e tash mė s'di se ē'ndiej, nuk e di mė
se si po ndiehem kėtė natė, nė paskam rėnė krejt
nėn ėndėrr, nė paēa fituar, nė shihkam mė ndrirė
kushedi se ēfarė e pse, e as nuk di pse tė thėrras
dhe nė ka rėndėsi e gjitha kjo apo ēfarė paskėtaj.

Porse yjet na ndrijnė si e fshehtė e zbuluar paksa
e do ta vazhdoj punėn mes territ, mundin, tundjen,
qė mė nėpėrkėmb me ty nė kudhėr o vėlla, o gjaks.

Faqe e bardhė

Njerėzit e mirė janė si ato biblat e lėna hapur
nė ca kisha tė freskėta dhe pa shumė vizitorė,
ku mund tė lexosh psalmin e ditės a pjesė nga Ungjilli,
herė brengėn e Davidit, herė kėngėn e kėngėve tė tė birit,
shpesh pėr kryqėzimin e nganjėherė pėr ringjalljen.

Nė Portugali mė qėlloi Luka, nė Frankfurt Jeremia,
nė Santa Maria Maggiore m'u duk vetja si libėr i hapur
me veē njė faqe, me vetėm njė faqe tė bardhė.

E njė murgeshė atypari
po buzėqeshej me dritėn qumėshtore,
qė na binte pjerrėt prej sė larti.

Gishtat qė do tė tė mbyllin sytė mund t'i pėrfytyrosh qysh tani,
pa rrudha po tė duash, erėmirė si teshat qė laheshin me finjė
nė kopshtet e hershme me hije tė thella, kur ishe dikur fėmijė,
pata menduar ndoshta e sa herė mė ndodh kjo,
mė shfaqen aty pėr aty edhe kazanėt e mėdhenj e tė vjetėr,
tė zinj e tė gjerė si bota, si ca njerėz.

Shpirti mė zien pastaj nė grykė,
tek zbardhėllohet ca mė shumė se ē’duhet.

Forcės qė na lėviz mundemi vetėm t'epemi si trofta nė rrymė;
ēdo pikėl e tyre nė bark ėshtė pikė e shndėrruar nė tė kundėrt,
a nuk jemi prej uji, a nuk jemi tė tij, ca tė lumė e ca qė i merr lumi?

Nuk futesh asnjėherė nė tė:
ai je ti vetė e brigjet veē tė duken.

E pikat gjejnė njėra-tjetrėn nėpėr bark
si kėrthiza jote dikur atė tė mėmės tėnde,
shkrim i kėputur, qė e lidh, e bėn tok vetėm deka,
e bardha e syve, e bardha nė tė cilėn shkruhet
leximi me fillesė: flokė dėbore
si napė pėrmbi thinja.

Tė shkruar i kish sytė ajo murgeshė atėbotė
e ndoshta kujtimin e saj ma lexon e njėjta mungesė,
e njėjta zbrazėti qė tė kėndell shpresa asnjėherė e plotė
pėr diē' qė ėshtė dhe s'ėshtė e kėsaj bote siē lindja, siē vdekja:
me gjysmėn kėtu e tjetrėn matanė.

Siē drita qė vinte prej sė largu,
zjarri i madh i diellit ish mbajtur ndezur pėr miliarda vite
qė njė zbardhėllim tė merrte udhėn drejt syve tanė, plagėve,
pėr t'i lidhur me atė fashė tė zier aq fort e aq mirė,
tė hekurosur aq me kujdes, me atė shami
qė tundej nga dora e gjatė e njė tė ikuri,
e atij tė ikuri mot pėrfare.

E vetmja gjė qė kam nė dorė,
pata menduar atėbotė, ėshtė vetja,
atė tund e shkund kėtupari.

S'kam nė dorė ēka shoh, porse vetėm tė parėt,
e me gishta tė pėrmbaruar shfletova faqen e bardhė:
verbėr u shkrua aty nga rrudhat e tyre diē' e paqtė.

Edhe po tė ishe

Edhe po tė ishe kėtu
s’ėshtė se do tė ndryshonte gjė.

Megjithatė,
njė dėshirė pėr tė qenė
gjysmė andej e gjysmė kėtej,
tė ndarė e tė bashkuar po ashtu,
nė tė njėjtėn kohė,
njė trill,
njė mall pėr diēka qė s'kryhet,
as me puthje pa fund,
kurrkund, as me tė ndenjur pranė,
as duke qenė larg,
as tejendanė,
njė mall qė tė merr edhe kur tjetrin e ke pranė,
e njė mall qė s'tė merr kur ai s'qenkėsh aty,
mall pėr matanė…

… ah,
kėto as-as,
kėto edhe-edhe,
kur nuk e dimė
as se ē'duam
e as ē’qenkėshim.

Atė kėrkojmė nė njėri-tjetrin
e natyrisht qė s'e gjejmė dot,
pėr sa kohė qenkemi tė thyer,
copa tė vogla tė asaj pasqyre,
qė duam ta shkėmbejmė me ar,
kur mund t'i ēonim tjetrit dritė
pėr tė na parė prej sė largu.

Mund t'i ēonim sy.
Sytė tanė e tė na ēonin tė tyret.

Ta shihnim tjetrin si vetja
e veten si tjetri,
me sy tė dhuruar,
njė herė si dhėnės lėmoshe
e tjetrėn si lypės,
ndaj kemi dy tė tillė,
ndaj kemi dy duar.

Dora jote i mungon times,
asaj qė s'po mė gjen vend,
asaj qė mė ngjan si ajo e njė tė huaje,
kur ia pėrmbys ballin pėrmbi
e s'mė merr gjumi.

Rrėpirė

E ka njė kuptim gjithēka, bėn mirė t’i thuash vetes,
kur tė sjellin kėmbėt ndanė rrėpirės: poshtė shtrihen
nė mjegull pamjet e kėsaj bote: pemė, ngrehina, qen
e tė zotėt e tyre, shumė makina dhe kabllo tė fshehur
nėn dhé me kujdes, ca tė gjallė e mė shumė tė vdekur.

Nuk ua lexon dot shkrimin siluetave tė thinjura ndėr vete;
mė tė shumtėt nuk kanė mė as gjurmėt: me shpirtrat e tyre
ushqehen skajet e nginjura tė horizontit, smiley sė prapthi.

As nuk ua shquan dot gojėt e mbyllura tė gjėsendeve,
qė mėtojnė tė klithin, tė shėlbohen, tė klithin tė vetmen fjalė
tė gjuhės sė tyre me njė tė tillė: njė psherėtimė pa shkronja.

Nuk e di se ē’kumton pėrsėritja e ditės dhe e natės,
mpakja e plotėrimi i hėnės, stinėt e botės e stinėt e tua;
tė duket, tė bėhet se je edhe ti gjėsend, me gojė tė humbur,
me vetėm njė psherėtimė nė mullirin tėnd, njė krismė e aq…

e mbaron, bie mbi rrėpirė e bie edhe mė, e tė dhemb
mundėsia e shkuar dėm e tė duruarit siē duhej, nė tėmth
tė skuq njė lulkė nazike, njė lulėkuqe e rritur pjerrėsive,
i tillė ishe edhe ti, njė shembje kėndvėshtrimi mjafton
pėr t’i kthyer lulet nė njerėz e kėta nė opiate varrezash.

Por meqė jemi e s’jemi mė kot, mirė ėshtė tė presėsh
siē duhet e tė sodisėsh mjegullėn: e butė, e urtė, e hirtė,
baret mbi kullotėn e turbullt tė ngrehinave e antenave
dhe zbardhet e nxihet me tymin e oxhakėve tė tyre,
me fjalė e psherėtima, me lajme e tė tjera brenga.

E ka njė kuptim gjithēka, bėn mirė t’i thuash vetes,
kur marramendesh ndanė rrėpirės: poshtė dergjen
nė mjegull rrėnojat e kėsaj bote: pemė, ngrehina, qen
e tė zotėt e tyre, shumė tė vdekur e vetėm ca tė gjallė,
je njėri prej tyre e koha ikėn si e dashur qė s’duhet mė.

Njė gėrmadhė e papėrshkrueshme fjalėsh pastaj,
njė rrokopujė tingujsh e dėshirash, epshesh e klithash,
bie nė vetvete e zhurma e rėnies ėshtė ēka desh tė thoshte,
njė psherėtimė e mpleksur si gėrshet me tė kundėrtėn e vet,
me njė krismė tė thatė, me njė shkrepje bosh thotė
ē’kish pėr tė thėnė njė jetė e tėrė e s’e thosh' dot.

Arbelo
__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Mandi pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur