Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Analiza / Shkrime / Opinione

Analiza / Shkrime / Opinione Le tė “luajmė” sėbashku rolin e analistit dhe tė japim opinionet tona rreth tematikave tė ndryshme qė hasim pėrditė.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 14-11-2017, 19:21   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 5,837
Thanks: 2,312
Thanked 1,316 Times in 581 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Shtypin nuk e ka vrarė Rama, thjesht ka vdekur vetė!



Do tė mjaftonte njė shikim i thjeshtė nė tavolinat e shitjes sė gazetave dhe revistave qė zėnė shpesh jo mė shumė se njė metėr katror nėpėr cepat e Tiranės apo tė qyteteve tė tjera, pėr tė kuptuar se ai ėshtė i vdekur. Nuk ka nevojė ta vrasė njeri, ėshtė vetėvrarė!

Shqipėria, me gati tridhjetė e pesė gazeta ditore, ka njė tirazh ditor qė nuk i kalon i gjithi tė 30 000 kopjet. Shpėrndahet ashtu si dikur nė vitet ’90, kur filloi tė qarkullonte i lirė vetėm nė njė pjesė tė vogėl tė sipėrfaqes. Vetėm kjo sasi gazetash do tė mjaftonte tė thuash se jeton brenda njė shoqėrie tė paorganizuar, qė vrapon andej-kėndej, pa kuptuar gjė apo qė i shėrben thjesht tridhjetetė e pesė pronarėve qė veprojnė individualisht…
Ndonjėherė mund tė thuash se shtypi ynė ekziston, sepse nė mėngjes e lexon Bashkim Hoxha. Qytetarėt mjaftohen me tė dėgjuar pak titujt e gazetave dhe pastaj gjithēka mbaron.

Kush i ka fajet nė kėtė histori gati 30-vjeēare pas pluralizmit, qė shtypi nuk pėrparon sipas tė gjitha rregullave tė botės sė qytetėruar?

Nė ditėt e fundit, njė pjesė e shtypit i ėshtė vėrsulur Ramės, qė nuk lė rast pa e shprehur mėrinė apo qesėndisjen e tij. E ka vrarė ai kėtė shtyp apo thjesht e kupton se nuk e dėmton apo e ndihmon mė edhe atė vetė? Nga i buron ky lloj guximi qeveritari?

Nė historinė e shtypit tė shekullit tė kaluar, vetėm Rusvelti guxoi tė godasė shtypin e vendit tė tij. Reaksioni ndaj kėsaj goditjeje nga shtypi ishte i madh. I organizuar gjithsesi mė mirė se i yni dhe nė sindikatė e tė tjera forma, shtypi iu kundėrpėrgjigj egėr Rusveltit, duke e quajtur komunist, etj. Pėrfaqėsuesi mė i madh dhe njėkohėsisht pronari mė i madh i asaj kohe iu hakėrrua vetė Rusveltit dhe urdhėroi t’i priteshin reklamat pėr tė dhe fushatėn e tij zgjedhore.

Rusvelti nuk u shqetėsua, megjithėse fushatėn e zhvilloi me njė tė katėrtėn e parave qė duhej t’i jepnin normalisht atij dhe partisė sė tij. Megjithatė, vuri bast qė mė parė se, pavarėsisht kėsaj, nė zgjedhjet e ardhshme ai do tė shėnonte njė fitore qė nuk do tė ishte parė nė historinė e Amerikės. Zhvillimi i ngjarjeve i dha tė drejtė Rusveltit. Kurrė qė atėherė nuk ka pasur fitore tė kėtyre pėrmasave nė zgjedhjet amerikane sesa kjo kohė e pėrshkruar mė lart.

Rama nuk ėshtė Rusvelt dhe krahasimi nė pėrmasa nuk ka vlerė. Por vėshtrimi i karakteristikave tė periudhės lejon tė bėjmė njė farė analize me kohėn qė jetojmė. Shtypi i asaj kohe komandohej nga ata qė sot zakonisht i emėrojmė oligarkė. Ata impononin edhe ligjet dhe vendosnin shumicėn e deputetėve. Rusvelti e preu kėtė lidhje nė formė tė drejtpėrdrejtė. Por ndėrkohė e shoqėroi me punė publike pafund, qė ndihmuan Amerikėn tė kalonte krizėn e atėhershme qė kishte pllakosur jo vetėm atė, por edhe botėn mbarė.

A ėshtė nė tė njėjtin pozicion Rama?

Nėse i gjykojmė gjėrat nė rrafshin ekonomik, mund tė thuash se po. Shqipėria ėshtė nė krizė ekonomike prej kohėsh dhe shtypi nė shumicėn e rasteve komandohet nga pasanikė qė kanė jo pak lidhje me shtypin.

Po a janė nė gjendje ata tė imponojnė njė luftė tė rreptė dhe parimore kundėr shefit tė ekzekutivit?

Mund tė ketė shumė mendime rreth ēėshtjes, por unė preferoj gjykimin e pėrgjithshėm. Fakti qė Shqipėria ka mbi 30 gazeta tė pėrditshme dhe pastaj dhjetėra televizone dhe portale, e megjithatė ka tirazh tė vajtueshėm, tregon diēka tjetėr nga koha e Rusveltit.
Njė vėshtrim i thjeshtė edhe pa ditur gjuhėn shqipe nga njė vėzhgues me nivel minimal gjykimi, tė tregon njė tė vėrtetė tė dhimbshme.

Reklamat brenda gazetave apo shumicės sė televizioneve janė tė natyrės thjesht tregtare. Mund tė thuash tė dy se tri kompanive celulare dhe disa bankave qė edhe mund tė mos i japin fare kėto reklama. I japin se duan tė jenė nė rregull me shtypin qė mund t’u nxjerrė gjėra tė pakėndshme apo thjesht t’i bezdisin. Nuk ka fare reklama tė tipit qė tregojnė se nė kėtė vend prodhohet.

Pikėrisht kėtu buron edhe njė nga fatkeqėsitė e shtypit. Qė tė mbijetojė pėr shėmbull njė gazetė, duhet qė tė paktėn 80 pėr qind e shpenzimeve tė saj tė mbulohen nga reklamat. Kjo nuk ndodh dhe ėshtė thjesht e kuptueshme se shtypi, para se tė jetė nė duart e qeverisė, ėshtė nė duart e pronarėve tė tij.

Po vetė pronarėt si tė mbijetojnė, kur shumica e tyre nuk janė tė lidhur me prodhimin, por vetėm me tregtinė apo me tenderat qė hedh nė lojė qeveria, qė ėshtė thuajse investitori kryesor nė njė vend qė pretendon se po zhvillohet sipas rregullave tė kapitalizmit?
Ėshtė pra e qartė se shtypi, para se tė jetė nė mėshirėn e qeverisė, ėshtė nė duart e pronarėve, interesi i tė cilėve, nė shumicėn e rasteve, nuk ėshtė i lidhur me prodhimin kombėtar apo zhvillimin real tė vendit.

Pra shtypi shqiptar ėshtė sa nė mėshirėn e pronarėve tė tij, tė cilėt janė me shumicė tregtarė tė mėdhenj, qė operojnė nė sektorė gati monopol dhe nė atė tė qeverisė, qė duhet t’i mbajė me reklama shtetėrore.

Ēfarė bėn ai qė tė shpėtojė prej kėtyre “dy armiqve” tė tij nėse flasim nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė?

Nė vitin 1998, duke drejtuar njė grevė tė kėtij shtypi kundėr qeverisė, i qėndrova mendimit se duheshin krijuar mekanizma logjikė qė siguronin ekzistencėn e tij. Por qė tė bėhej kjo, duhej tė kishe edhe sindikatėn e gazetarėve si nė ēdo vend tė zhvilluar.

Ky do tė ishte mekanizmi i parė qė do tė kishte punė drejtpėrdrejt me qeverinė. A u krijuan tė tilla? Po, u krijuan. Po pyetini thjesht se sa herė janė mbledhur kėto organe pėrfaqėuese tė shtypit pėr tė mbrojtur lirinė e tij dhe tė vetvetes. Thuajse asnjėherė!

Kishte edhe njė element tjetėr. Mund t’i kėrkoje qeverisė fonde qė nė fillim tė vitit, siē bėjnė vende tė zhvilluara tė tipit Francė, etj., qė ndanin fonde qysh nė fillim tė vitit pėr mbarėvajtjen e shtypit. Por qė tė ndodhte kjo, duhej qė nė radhė tė parė vetė shtypi tė ishte korrekt dhe transparent. Pra, tė tregonte rregullisht para publikut tė ardhurat e tij dhe tirazhet reale qė kishte. A u bė kjo ndonjėherė? Shikojeni edhe sot gjendjen nė kėtė drejtim. Ka njė pjesė tė gazetave dhe shtypit tjetėr, qė thonė se janė tė parėt nė Shqipėri, po njė zot e di cilat shifra janė ato qė e tregojnė kėtė epėrsi.

Shtypi shqiptar zgjodhi rrugėn mė tė lehtė tė zhvillimit tė tij pas viteve 1990. Ai u vu nė mėshirėn e pronarėve, tė cilėt krijuan marrėdhėnie tė tipit direkt me qeverinė.

Kjo natyrisht, edhe nė njė pikėpamje tė tipit praktik, ėshtė njė nga shkeljet mė tė rėnda qė mund tė bėhen ndaj njė rregulle tė thjeshtė. Asnjė qeveri nė botė nuk tė jep aq para qė ti tė shpėtosh dhe tė dalėsh nė sipėrfaqe duke ruajtur njėkohėsisht, pasurinė, nderin apo autoritetin, pėrpara publikut. Qeveria tė jep aq para sa tė tė rrėzojė moralin tėnd para publikut dhe pastaj tė fut shqelma prapanice, derisa tė tė zhysė pėrfundimisht nė baltė.
Shtypi shqiptar e zgjidhi vetė kėtė rrugė, duke u vendosur nėn mėshirėn e qeverisė dhe tė pronarėve tė tij.

Shumė mund tė ankohen dhe tė thonė qė ėshtė e padrejtė kjo analizė dhe tė mė tregojnė se shtypi ka marrė pjesė nė aksione tė sė drejtės, po a ėshtė e vėrtetė kjo?

Historia e “piramidave” ėshtė njė nga shembujt mė turpėrues pėr tė gjithė, po veēanėrisht pėr shtypin. Ai nuk foli asnjė fjalė nė kėtė batėrdi kombėtare, duke u bėrė bashkėfajtor i plotė me qeverinė e atėhershme.

Po nuk ėshtė vetėm kjo histori. Njė televizon kombėtar para disa ditėsh theksoi se kishte treguar tragjedinė e Gėrdecit. Po, ėshtė e vėrtetė, por pasi ajo ndodhi. Asnjė shkrim investigativ nuk u bė qė tė tregonte se ēfarė bėhej nė njė largėsi 10 kilometėr larg Tiranės nė Gėrdec, ku fėmijė 12 a 13 vjeē merreshin me demontimin e municioneve tė tipit luftarak. Njė histori kjo qė mund tė ishte normale pėr njė vend tė botės sė tretė, por kurrė pėr njė evropian.

Po ēfarė mund tė thuash pėr sot? Ēfarė bėn realisht shtypi shqiptar pėr tė ruajtur dinjitetin e tij, qoftė edhe kundėr njė armiku qė e ka emrin Rama?

A keni parė ndonjė artikull tė tipit ekonomik nė faqet e tij tė japė alarmin? Rasti i kanabisit e vuri atė nė lojė dhe duket si njė faqe e mirė e luftės qė bėn ai pėr pėrparimin e vendit. Po a e bėri dhe kėtė radhė detyrėn realisht mirė?

Kanabisi, ky fenomen kriminal, nuk luftohet vetėm nga qeveria, apo polici i saj, qė i duhet tė vrapojė andej-kėndej me njė rrogė qė ende ėshtė tmerrėsisht e vogėl nė krahasim me policin evropian. Por mbjelljen e kanabisit, apo luftėn me tė, e zhvillojnė edhe elemente tė tjera. Kėto janė qė nga kryeplaku i fshatit, kryetari i komunės, shėrbimi informativ e shumė faktorė tė tjerė. Qeveria mban pjesėn e luanit nė faj, por pėrsėri ajo ėshtė njė pjesė e mekanizmit qė nuk e lejon kėtė veprimtari.

A ėshtė Rama njė vrasės i shtypit? Mendoj thjesht se jo! Shtypi shqiptar e ka vrarė veten prej kohėsh, duke u shndėrruar ashtu si dhe faktorė tė tjerė negativė tė shoqėrisė nė njė faktor frenues nė zhvillimin e vendit. I vendosur nėn njė varėsi tė dyfishtė ndaj pronarėve dhe qeverisė, ai ka kohė qė, nė emėr tė luftės pėr mbijetesė, ka prodhuar oligarkėt e tij, tė cilėt lajnė gojėn me kritika qė shpesh nuk kanė asnjė theks ekonomik nė pėrmbajtjen e tyre.

Qė shtypi shqiptar tė mbjetojė, duhet t’i drejtohet formave tė njohura nė vendet e tjera. Tė organizohet nė shoqata qė mblidhen rregullisht dhe tė pasqyrojė zhvillimin e vendit nė ēdo sektor. Tė bėjė transparencėn e plotė tė aktivitetit tė tij dhe tė rifitojė pavarėsinė qė ka kohė qė e ka humbur. Dhe nuk ėshtė qeverisja e Ramės qė ia ka marrė. Ai ka kohė qė, duke thyer rregullat e mbijetesės apo tė zhvillimit normal, si ēdo pjesė e shtypit evropian, po rri ashtu i shtirė nė shtratin e vdekjes, pa pasur fuqinė as tė mallkojė fatkeqėsinė qė e ka zėnė.

/Konica/
__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Mandi pėlqehet nga
i vjetėr 14-11-2017, 20:53   #2
Anathema
V.I.P
 
Avatari i Anathema
 
Data e antarėsimit: Sep 2015
Vendndodhja: Ne humbetiren e kaosit
Posts: 601
Thanks: 23
Thanked 80 Times in 57 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
Anathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Shtypin nuk e ka vrarė Rama, thjesht ka vdekur vetė!

Nuk e lexova , por sigurisht qe kjo media sot ka ceduar totalisht ne misionin e saj!
__________________
Me shprehjen "mos u hiq se di, mos u hiq se ke" pershendes kete dynja boshe qe na rrethon!!!!
Anathema nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur