Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Gjuha shqipe > Gramatika

Gramatika Gramatika e Gjuhes Shqipe

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 25-01-2016, 16:37   #41
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: BRD
Posts: 34,994
Thanks: 6,943
Thanked 3,856 Times in 2,517 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 241
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Pirate of Love Shiko postimin
po e postoj ketu tek nenforumi i Gramatikes, lidhur me ate qe e hasa tek tema e hapur nga Gi de Masha.

http://www.forum-al.com/showthread.p...879#post956879

Perdorimi i fjales Emervende! ne fakt me vone pasi i bera nje kerkim ne Google, me doli qe edhe diku ne disa burime perdorej si e tille.

Per mendimin tim, duket i palogjikshem perdorimi i kesaj fjale si Emervende, ose do te thoja eshte perdorim i ndonje perkthimi shembull ne gjuhen gjermane perdoret emertime si Stadtnamen- emra qytetesh, Staatsnamen- emra shtetesh. Por ne gjuhen shqipe te perdoren fjalet si; Emervende, Emerqytete, Emershtete, Emerrugesh, Emershkollash... me duket komplet te palogjikshme.

Ka ndokush ketu ndonje arsyetim o shpjegim per kete?
Llogjike e mire kjo.edhe per vete me duken pa lidhje!
Mbase vend(e ose i)ndodhje(s).
Nejse mesojme Shqip!
Pergezime.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-01-2016, 16:39   #42
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimark
Posts: 7,247
Thanks: 4,650
Thanked 2,486 Times in 1,061 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 90
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Pirate of Love Shiko postimin
po e postoj ketu tek nenforumi i Gramatikes, lidhur me ate qe e hasa tek tema e hapur nga Gi de Masha.

http://www.forum-al.com/showthread.p...879#post956879

Perdorimi i fjales Emervende! ne fakt me vone pasi i bera nje kerkim ne Google, me doli qe edhe diku ne disa burime perdorej si e tille.

Per mendimin tim, duket i palogjikshem perdorimi i kesaj fjale si Emervende, ose do te thoja eshte perdorim i ndonje perkthimi shembull ne gjuhen gjermane perdoret emertime si Stadtnamen- emra qytetesh, Staatsnamen- emra shtetesh. Por ne gjuhen shqipe te perdoren fjalet si; Emervende, Emerqytete, Emershtete, Emerrugesh, Emershkollash... me duket komplet te palogjikshme.

Ka ndokush ketu ndonje arsyetim o shpjegim per kete?
Jo. Emėrvende( nė vend tė fjalės sė huaj toponim, toponime, toponomastikė) ngėrthen tė gjitha emėrtimet pėr fshtra, qytete, lumenj, gryka malesh dete etj etj dhe nuk ka nevojė tė thuhet pėr secilin vend: emėr mal, emėrfushė, emėrqytet, emėrfshat ...
__________________
(firma) Gi de Masha: 25 vjet: fillim karriere nė gjėzėtari; 21 vjet: angazhim me pėrkushtim nė gjėzėtari; 20 vjet: mishėrim me ndėrrimorėt.
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-01-2016, 16:46   #43
Pirati
Aga i Lugines
 
Avatari i Pirati
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 3,753
Thanks: 1,409
Thanked 1,356 Times in 843 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 72
Pirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gi de Masha Shiko postimin
Jo. Emėrvende( nė vend tė fjalės sė huaj toponim, toponime, toponomastikė) ngėrthen tė gjitha emėrtimet pėr fshtra, qytete, lumenj, gryka malesh dete etj etj dhe nuk ka nevojė tė thuhet pėr secilin vend: emėr mal, emėrfushė, emėrqytet, emėrfshat ...
mund te jete edhe ashtu, por vertete me duket e palogjikshme dhe e pakapshme ne ate forme qe e lexoj.

Po shembull, sikur te perdorej fjala emertime vendesh ose emertime vendbanimesh, me gjate ne te shkruar, por me duket me e kapshme dhe me e pranuar si forme.
__________________
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti !
Pirati nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-01-2016, 16:53   #44
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimark
Posts: 7,247
Thanks: 4,650
Thanked 2,486 Times in 1,061 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 90
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

ajo pra ėshtė, por si fjalė e pėrbėrė: emėrtime + vendesh = emėrvende

sa ta thuash dy - tri herė, tė mėsohet veshi dhe pastaj e pranon pa kurrfarė problemi.

Respekt,
__________________
(firma) Gi de Masha: 25 vjet: fillim karriere nė gjėzėtari; 21 vjet: angazhim me pėrkushtim nė gjėzėtari; 20 vjet: mishėrim me ndėrrimorėt.
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-01-2016, 17:55   #45
Regina
Away.
 
Avatari i Regina
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Posts: 2,113
Thanks: 374
Thanked 538 Times in 289 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Regina ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Pirate of Love Shiko postimin
mund te jete edhe ashtu, por vertete me duket e palogjikshme dhe e pakapshme ne ate forme qe e lexoj.

Po shembull, sikur te perdorej fjala emertime vendesh ose emertime vendbanimesh, me gjate ne te shkruar, por me duket me e kapshme dhe me e pranuar si forme.
Per mua te drejte ka Pirati, se edhe ne gjuhen gjermane ashtu emertohen.

Emėrtime vendesh duket me se korrekte.
Regina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-01-2016, 21:16   #46
Damastion
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Posts: 1,589
Thanks: 270
Thanked 296 Times in 185 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 26
Damastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

Gi,kur eshte pune tek emrimi i njerzve si i bjen kjo?
Damastion nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-03-2016, 00:49   #47
Ajnej
Restaurator Orbis
 
Avatari i Ajnej
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Vendndodhja: Dardania Parva
Posts: 3,058
Thanks: 0
Thanked 35 Times in 31 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 98
Ajnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Pirati Shiko postimin
po e postoj ketu tek nenforumi i Gramatikes, lidhur me ate qe e hasa tek tema e hapur nga Gi de Masha.

http://www.forum-al.com/showthread.p...879#post956879

Perdorimi i fjales Emervende! ne fakt me vone pasi i bera nje kerkim ne Google, me doli qe edhe diku ne disa burime perdorej si e tille.

Per mendimin tim, duket i palogjikshem perdorimi i kesaj fjale si Emervende, ose do te thoja eshte perdorim i ndonje perkthimi shembull ne gjuhen gjermane perdoret emertime si Stadtnamen- emra qytetesh, Staatsnamen- emra shtetesh. Por ne gjuhen shqipe te perdoren fjalet si; Emervende, Emerqytete, Emershtete, Emerrugesh, Emershkollash... me duket komplet te palogjikshme.

Ka ndokush ketu ndonje arsyetim o shpjegim per kete?
keto gjera quhen kalke.
nuk ekziston asnje nevoje per to. E aq me pak ta shnderrojme gjuhen tone ne nje mjet konformist ndaj gjuheve tjera primitive me numer me te madh folesash.
Por, po qe nevoja, atehere duhet ta bejme shqip. Por shqipja eshte krijuar per shqiptaret dhe nga shqiptaret. Tjeterkush s'mund ta per vetesoje.

Andaj nje kalk i tille sepaku duhet t'u pershtatet rregullave shqipe, dhe ne vend se te behet gabim i rende i tentimperkthimit te fjales toponim\i,e, ne forme te gabuar si ne shebullin e dhene, ajo duhet bere shqip: vendemrim\i,e.
__________________
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ajnej nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-03-2016, 01:53   #48
Universal
Banned
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Posts: 594
Thanks: 7
Thanked 32 Times in 22 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Universal ėshtė nė rrugė tė mbarėUniversal ėshtė nė rrugė tė mbarėUniversal ėshtė nė rrugė tė mbarėUniversal ėshtė nė rrugė tė mbarėUniversal ėshtė nė rrugė tė mbarėUniversal ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

1- Gjinia e emrave nė shumicėn e rasteve mund tė dallohet morfologjikisht nga mbaresat qė marrin ata nė trajtėn e shquar tė rasės emėrore tė njėjėsit:

Emrat mashkullorė marrin mbaresėn -i ose -u: plep-i, mendim-i, vėlla-i, burr-i (burrė), gjum-i (gjumė), zog-u, dhč-u etj.;

Emrat femėrorė marrin mbaresėn -a ose -ja (kėtu ėshtė fjala pėr nė radhė tė parė pėr emrat e pėrgjithshėm).

Gjinia gramatikore e emrave tė pėrveēėm tė njerėzve pėrcaktohen nga seksi i personit pėrkatės, p.sh. Lekė-Leka, Dedė-Deda, Kolė-Kola, Koēo-Koēoja janė emra mashkullorė, megjithėse shkojnė sipas lakimit tė emrave femėrorė, nga ana tjetėr, emra si Nermin-i, Antigoni etj., janė emra femėrorė, megjithėse shkojnė pas lakimit tė emrave mashkullorė.

Po kėshtu disa emra si axhė-axha, dajė-daja, gegė-gega, toskė-toska, qė shėnojnė frymorė tė seksit mashkullor, megjithėse shkojnė pas lakimit tė emrave femėrorė, i pėrkasin gjinisė mashkullore, janė emra mashkullorė tė lakimit tė tretė).

Gjinia gramatikore e emrave tė mėsipėrm, tė pėrveēėm e tė pėrgjithshėm, shprehet sintaktikisht:
Fjalėt pėrcaktuese edhe fjalėt e tjera qė pėrshtaten me kėta emra, vihen nė trajtėn e gjinisė mashkullore p.sh.: Leka i Madh; Kola ėshtė punėtor i dalluar; Nermini ėshtė punėtore e dalluar; axha im; daja i vogėl etj.

2- Ka njė numėr emrash, tė cilėt dikur pėrdoreshin nė tėrė gjuhėn si asnjėanės dhe e formonin trajtėn e shquar tė emėrores me mbaresėn -t, p.sh,: drithė-t, gjalpė-t etj. Kjo formė dėgjohet ende sot nėpėr dialektet e nė tė folurit tė brezit tė vjetėr. Nė gjuhėn letrare tė sotme kėta emra pėrdoren si mashkullorė, d.m.th. e formojnė trajtėn e shquar tė emėrores sė njėjėsit me mbaresėn -j dhe formojnė trajtėn e shquar tė emėrores me mbaresėn -in.
Emrat nė fjalė janė: ballė - balli – ballin, brumė - brumi – brumin, djathė - djathi –djathin, drithė - drithi – drithin, dyllė - dylli – dyllin, dhallė - dhalli – dhallin,
dhjamė - dhjami – dhjamin, grurė - gruri – grurin, gjalpė - gjalpi – gjalpin,
lesh - leshi – leshin, miell - mielli – miellin, mish - mishi - mishin
mjaltė - mjalti – mjaltin, ujė - uji – ujin, vaj - vaji – vajin. Trajtat asnjėanėse tė kėtyre emrave mund tė pėrdoren nė vepra letrare pėr tė individualizuar ndonjė personazh me anė tė gjuhės ose pėr tė karakterizuar gjuhėn e njė epoke tė kaluar. Ato mund tė pėrdoren gjithashtu edhe nė shprehje frazeologjike, p.sh.: m'u ngjeth mishtė, ose kur kanė marrė njė kuptim tė veēantė, p.sh.: ujėt (nė kuptimin "ujėt e hollė„ ), dhjamėt (nė mjeksi, p.sh.: operoi dhjamėt).

Emri krye, kur pėrdoret me kuptimin "kokė", nė rasėn emėrore ose kallzore, ėshtė kurdoherė asnjėanės dhe formon trajtėn e shquar me mbaresėn -t, p.sh.: mė dhemb kryet, ndėrsa, kur pėrdoret me kuptimin "kryetar, i parė„ ose "kapitull" (libri) ėshtė kurdoherė mashkullor dhe e formon trajtėn e shquar me mbaresėn -u, p.sh.: kreu i vendit, kreu i tretė etj.

3- Njė numėr emrash, tė cilėt janė pėrdorur mė parė edhe si mashkullorė, edhe si femėrorė ose pėrdoren ende keshtu nėpėr tė folme tė ndryshme, kanė kaluar sot pėrfundimisht nė gjininė mashkullore, p.sh.:
borxh-i, djep-i, kryq-i, ligj-i, lot-i, nder-i (pėr kėtė arsye duhet thėnė faleminderit, falemnderit dhe jo faleminderės, falemnderės), pyll-i, qiell-i, shėndet-i, turp-i etj.;

Po kėshtu edhe: problem-i, program-i, komunizm-i, marksizm-i, organizm-i, reumatizm-i, sarkazm-i, etj.
Trajtat femėrore tė tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera, problema, komunizma, reumatizma, sarkazma etj, kanė dalė jashtė normės sė sotme letrare dhe nuk duhen pėrdorur. Emri "furrė" ėshtė i gjinisė femėrore: furra (dhe jo furri).

Mbiemri

Mbiemra quhen fjalėt qė shėnojnė se ēfarė lloji ėshtė ose ēfarė vetie ka emri (qen i zi, qen i vogėl, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri pėrshtatet nė numėr, gjini dhe rasė me emrin me tė cilin lidhet:

- pėrshtatje nė gjini :
mjeku i ri mjekja e re
- pėrshtatje nė numėr :
mjekėt e rinj, mjeket e reja
- pėrshtatje nė rasė :

mjeku i ri, i mjekut tė ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes sė re
mjeken e re

Mbiemrat e shqipes ndahen nė dy grupe: mbiemra tė nyjshėm dhe mbiemra tė panyjshėm.

Mbiemra tė nyjshėm janė:
- ata qė mbarojnė me -ė : i bardhė, i mirė, i gjatė;
- ata tė formuar me prapashtesat -(ė)m, -shėm, -(ėt): i mesėm, i shėndetshėm, i hekurt, i ftohtė etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zėnė, i lodhur;
- disa mbiemra qė dalin me -ėr : i vjetėr, i varfėr, i verbėr, i shurdhėr,

Mbiemra tė panyjshėm janė :
- mbiemrat e formuara nga emrat pėrgjegjės me konversion: tiranas, shkodran, korēar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ė)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegės, ngjitės, vlerėsues, ushqyes, rrėmbyes;
- tė gjithė mbiemrat e pėrbėrė: zemėrgjerė, zemėrgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqėror, largpamės, mirėbėrės etj.

Numrori

Numėrorė quajmė fjalėt qė tregojnė numėr dhe sasi tė caktuar qeniesh ose sendesh: njė, dy, tre, : dy fėmijė tri gra, katėr burra, 20 metra

Fjalėt qė tregojnė radhė si: i parė, i dytė, i dhjetė, tė cilat kanė kategoritė gramatikore tė mbiemrave, nuk do tė trajtohen si numėrorė po si mbiemra.

Numėrorėt pėrdoren pėr tė treguar :
- datėn, vitin:
Me sa jemi sot ? - Me 28 Nėntor.
- njė periudhė tė caktuar kohe:-
Kur ke qėnė nė Amerikė ? Nga 1990 deri mė 1997 .
- pėrmasa ose pėrqindje : 0,5 m, 50 pėrqind etj.
- notat nė shkollė :
Cfarė more sot ? - Dhjetė.
-nė domino: katėr-treshi, pesė-gjashta.
Kur pėrdoret me nyjen e pėrparme "tė" numėrori ka njė kuptim pėrmbledhės:
Erdhėn tė dhjetat.

Numėrori pėr tė mos pėrsėritur edhe njė herė emrin e dhėnė nė fjali ose pėr tė mos e zėnė nė gojė fare, pėrdoret i emėrzuar:
C'tė bėnin ata tre kundėr dhjetėve ?

Numėrori pėrdoret i emėrzuar edhe nė veprime atematike:

Pesa te dhjeta hyn dy herė.
Rrėnja katrore e nėntės ėshtė treshi.
Pėrdoret nė ėmėrtimin e viteve:
A anėtar shoqate i nėntėdhjetekatėrshit.
Numrat njė, dy, tre, emėrzohen me anė tė prapashtesės -sh : njėsh-i, dysh-i, tresh-i.

Numėrorėt janė :
- fjalė tė parme: zero, njė, dy, tre, katėr etj.;
- fjalė tė pėrngjitura: njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, trembėdhjetė etj.;
- fjalė tė pėrbėra: tridhjetė, pesėdhjetė, gjashtėdhjetė;
- lokucione: tridhjetė e njė, pesėdhjetė e katėr etj.

Numėrorėt nė pėrgjithėsi nuk e kanė kategorinė gramatikore tė gjinisė: katėr djem, katėr vajza.
Bėn pėrjashtim numėrori tre i cili e ka kategorinė e gjinisė: tre djem, tri vajza, por edhe njėzet e tre djem dhe njėzet e tri vajza.

Numėrori e ka kategorinė e gjinisė edhe kur ka kuptim pėrmbledhės:
Sa djem erdhėn ? Tė dy(tė tre).
Sa vajza erdhėn ? Tė dyja(tė trija).
Ky dallim ruhet edhe kur numėrori tre/tri pėrdoret pa emrin pėrkatės:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri.

Numėrorėt kur tregohen si tregues tė emrave, marrin kategorinė gramatikore tė rasės:
RASA Numėrori Mashkullore Femėrore
Emėrore dy tė dy tė dyja
Gjinore I,e, dyve I,e,tė dyve i,e, tė dyjave
Dhanore dyve tė dyve tė dyjave
Kallzore dy tė dy tė dyja
Rrjedhore dyve tė dyve tė dyjave






Pėremri

Pėremra quhen fjalėt qė pėrdorim nė ligjėrim nė vend tė emrave ose mbiemrave:
Nė strehėn e shtėpisė dallėndyshet vit pėr vit bėjnė folenė.
Ato fluturojnė me shpejtėsi para shtėpisė.
Vjollca i do shumė dallėndyshet.
Ajo kėnaqet kur i shikon ato duke fluturuar.
Pėremrat janė shtatė llojesh :
- vetorė: unė, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;

- vetvetorė: vetja, vetvehtja;

- dėftorė: ky, kjo, kėta, kėto, i kėtillė, e kėtillė, tė kėtilla, i tillė, e tillė, tė tillė, tė tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillė, e atillė tė atillė, tė atilla;

- pronorė:

Veta I. im, ime, ynė, jonė, e mi, e mia, tanė, tona,
Veta II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
Veta III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;

- lidhorė: qė, i cili, e cila, tė cilėt, tė cilat, ēka, ē, ēfarė, kush, sa,

- pyetės: kush, cili, cila, cilėt, cilat, ē, ēfarė, sa, i sati, (me, pėr, nga) se;

- tė pacaktuar: dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurkush; njė, ndonjė, njėri, ndonjėri, asnjė, asnjėri; secili, gjithsecili, cilido, ēfarėdo, gjithēka, diēka, ca, disa, tė gjithė etj.

Folja

Folje quhen fjalėt qė tregojnė se subjekti vepron ose pėson diēka ose ndodhet nė njė gjendje tė caktuar.

Kur themi motra, macja, e kuptojmė se ėshtė fjala pėr njerėz, kafshė dhe sende, po nuk dimė se ēfarė bėjnė ose ēfarė ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollėt u poqėn, macja fle atėherė prej fjalės punon mėsojmė se motra po kryen njė veprim (punon), prej fjalės u poqėn mėsojmė se mollėt pėsuan diēka (u poqėn), prej fjalės fle mėsojmė se macja ndodhet nė njė gjendje tė caktuar (fle).

Fjalėt punon, u poqėn, fle janė folje.

Foljet kalimtare dhe jokalimtare;

Kalimtare quhen foljet veprimi i tė cilave i kalon njė personi ose sendi tjetėr, d.m.th. qė pranojnė njė kundrinor:

Beni ēdo ditė lexon gazetėn.

Foljet qė pranojnė njė kundrinor tė drejtė janė folje kalimtare tė drejta:

Blerta ēdo ditė vadit lulet.

Foljet qė mund tė marrin kundrinor tė zhdrejtė pa parafjalė janė kalimtare tė zhdrejta:

Iliri i hipi kalit.

Ndodh qė njė folje tė marrė njėkohėsisht njė kundrinor tė drejtė dhe njė kundrinor tė zhdrejtė pa parafjalė, pra tė jėtė njėkohėsisht folje kalimtare e drejtė dhe e zhdrejtė

Ia dhashė librin Zanės.
Ia afrova Zanės tufėn e luleve.

Folje jokalimtare janė ato qė nuk pranojnė kundrinor: fle, eci, rri, qėndroj, dal etj.:

Agroni ecte i shqetėsuar.
Dje fjeta gjithė ditėn.

Disa folje pėrdoren herė si kalimtare, herė si jokalimtare. pėr tė gjetur se cilit grup i pėrkasin duhet parė se nė ē'kuptim janė pėrdorur.

Format veprore dhe joveprore

Foljet kalimtare tė drejta kanė dy forma , formėn veprore dhe formėn joveprore :Forma veprore: laj, fshij, thaj

Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem

Veprore ( laj, fshij, thaj ) janė foljet qė tregojnė se subjekti vepron ( laj fytyrėn, fshij dhomėn, thaj rrobat )
kurse
joveprore foljet qė tregojnė se subjekti pėson, d.m.th. i nėnshtrohet veprimit tė njė tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ).

Ndajfolja

Ndajfolje quhen fjalėt e pandryshueshme qė plotėsojnė para sė gjithash foljen, duke treguar mėnyrė, vend, kohė, shak, qėllim, sasi:

Blendi shkruan bukur, qartė dhe saktė.

Ndajfoljet mund tė plotėsojnė edhe njė mbiemėr ose ndajfolje tjetėr:

Detyra ishte tepėr e vėshtirė.
Ata u ngritėn shumė herėt atė ditė.
Por nga kuptimi ndajfoljet janė gjashtė llojesh:
mėnyre, vendi, kohe, shkaku, qėllimi, sasie.

Ndajfoljet e menyres

Ndajfoljet e mėnyrės luajnė rolin e grupeve parafjalore rrethanor mėnyre:

Vjollca e Dritani silleshin natyrshėm (=nė mėnyrė tė natyrshme) me tė gjithė.

Ndajfoljet kryesore tė mėnyrės janė:
- mirė, keq, bukur, pastėr, qartė, shkurt, thjesht, qė tregojnė cilėsinė e veprimit. Tė tilla janė edhe ndajfoljet gėzueshėm, natyrshėm, furishėm, etj.;

Vjollca flet bukur frėngjisht.

- menjėherė, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Qė tregojnė ecurinė e veprimit:

Dritani u ngrit papritur.

- cekėt, gjerė, gjtė, thellė, ulėt qė tregojnė pėrmasa:

Toka duhet punuar thellė.

- bujarisht, trimėrisht, artistikisht, besnikėrisht, teorikisht, qė kanė kuptimin e togut nė mėnyrė + mbiemėr: bujarisht (nė mėnyrė bujare), po edhe shqip, frėngjisht, anglisht:

Nė Shqipėri mė pritėn dhe mė pėrcollėn bujarisht (nė mėnyrė bujare).

Ndajfoljet e vendit

Ndajfoljet e vendit luajnė rolin e grupeve parafjalorė plotės vendi.
Ndajfoljet kryesore tė vendit janė:

- afėr, larg, pranė, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjėkund, gjithkund, anembanė, gjithandej, kudo, ngado, asgjėkund, kurrkund, etj, qė tregojnė vendin ku kryhet veprimi:

Makina u kthye djathtas (nė anėn e djathtė).

- ku, nga:

Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Nė tė vėrtetė ku dhe nga janė ndajfolje pyetėse, po merren edhe si ndajfolje vendi:

Ndajfoljet e kohes

Ndajfoljet e kohės luajnė rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.

Ndajfoljet kryesore tė kohės janė :
- dje, pardje, nesėr, pasnesėr, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, qė tregojnė kohėn e saktė tė kryerjes sė veprimit:

Erdha sot (=ditėn e sotme) nga Tirana dhe do tė nisem nesėr (ditėn e nesėrme).

- njėherė, njė herė e njė kohė, gjithmonė, kurdo, sė shpejti, sė lashti, qė tregojnė njė kohė tė papėrcaktuar:

Sė shpejti do tė organizohet nė Tiranė njė konferencė pėr gjuhėn shqipe.

Ndajfoljet e shkakut

Ndajfoljet e shkakut luajnė rolin e njė grupi parafjalor rrethanor shkaku.

Ndajfoljet e shkakut janė: pėrse, pse tė cilat pėrdoren pėr tė pyetur pėr shkakun e kryerjes sė njė veprimi:

Pse (pėr ēfarė arsyeje) nuk punon edhe ti si tė tjerėt?
Pėrse (pėr ēfarė qėllimi) mė kėrkon?
Kėtu mund tė fshihen edhe fjalėt prandaj, andaj, (=pėr kėtė shkak, pėr kėtė arsye, pėr kėtė qėllim) tė cilat funksionojnė edhe si lidhėza.

Ndajfojet e sasise

Ndajfoljet e sasisė luajnė rolin e grupeve emėrore rrethanor sasie.

Ndajfoljet kryesore tė sasisė janė:

- shumė, pak, tepėr, fort, sė tepėrmi, pėr sė tepėrmi, njėherė, dyherė, etj, qė tregojnė nė ē`masė realizohet veprimi:

E njoh mirė Butrintin, se e kam vizituar tri herė.
Gjeta njė libėr shumė tė vjetėr, tė ruajtur shumė mirė.

- fort, tepėr, sė tepėrmi, njėfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. qė shprehin intensitetin ose shkallėn e njė veprimi a tė njė cilėsie.

Dėgjomė, mua plakun, se di mė tepėr se ti.

SHKALLĖT E NDAJFOLJEVE

Ndajfoljet pėrdoren nė shkallėn pohore, krahasore dhe sipėrore, kryesisht ndajfoljet e mėnyrės: mirė, bukur, qartė, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtė, afėr, larg, vonė, herėt, etj.
Shkalla krahasore dhe shkalla sipėrore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalė me tė cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipėrore e mbiemrave.

- Shkalla pohore: Miri ecėn shpejt

- Shkalla Krahasore e barazisė : Mirri ecėn aq shpejt sa Genti.

e sipėrisė : Miri ecėn mė shpejt se Genti.

e ultėsisė : Miri ecėn jo aq shpejt sa Genti.

- Shkalla sipėrore: Miri ecėn shumė shpejt.

Parafjala

Parafjalė janė fjalėt e pandryshueshme qė qėndrojnė pėrpara emrave, pėremrave, numėrorėve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrėdhėnie vartėsie ndėrmjet fjalėve : Punoj me lopatė. E njoha nga zėri. U rreshtuan pėr tre.

Ka ardhur njė ftesė pėr ty. Beni ėshtė i dashur me tė gjithė. E njohin pėr mirė.

Parafjalėt, sipas strukturės morfologjike, janė tė thjeshta, tė pėrngjitura dhe shprehje :

- tė thjeshta : me, nė, nga, afėr, brenda, larg, para etj.;
- tė pėrngjitura : nėpėr, pėrmbi, pėrveē, sipas, etj.;
- shprehje : ballė pėr ballė, rreth e qark, nė kundėrshtim me, nė lidhje me etj.

Parafjalėt sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen nė :

- parafjalė tė rasės emėrore: nga, te (tek):

Ėshtė nga Tirana.
U rrėzua nga lodhja.
Nga darka do tė dukemi.
Ėshtė i madh nga trupi.
Shtėpitė u ndėrtuan nga vetė banorėt.
Nė krye doli njė nga ish tė burgosurit.
Rrinte te pragu i derės dhe vėshtronte avionėt qė fluturonin.

- parafjalė tė rasės gjinore : me anė, me anėn, nė sajė, nė vend, pėr arsye, pėr shkak, etj.:

Me anė tė njė miku arrita ta kapėrcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet nė sajė tė kontributit qė jep populli.
Ju kemi nė vend tė prindėrve.
Shtėpia mbeti pėrgjysėm pėr shkak tė largimit tė vėllait.

- parafjalė tė rasės kallėzore: nė, me, pa, pėr, mė, mbi, nėn, ndėr, etj.:

Erdhi vonė nė shtėpi.
U takua me vėllain nė Prishtinė.
Nuk rrihet pa punė.
Mira u nis dje pėr Bruksel.
Mė 10 qershor kam ditėlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nėn kėmbė.
Parisi ėshtė njė ndėr qytetet mė tė bukura.

- parafjalė tė rasės rrjedhore: prej, ndaj, pėr, etj.

Ishte prej Durrėsi.
Ndaj tij u morėn masa tė rrepta.
E kapi pėr gryke


Lidhėza

Lidhėzat janė fjalėt e pandryshueshme qė shėrbejnė pėr tė lidhur fjalė, grupe fjalėsh ose fjali midis tyre:
Kur vdiq Skėnderbeu, Sulltani tha: "Tani Evropa dhe Azia janė tė mijat! Mjerė Evropa, se i humbi shpata dhe mburoja".

Sipas kuptimit qė kanė, lidhėzat janė:

- shtuese: e, dhe, edhe, si edhe, as…as…, a, hem…hem…, si…si…, si… ashtu edhe, jo vetėm… por(edhe), jo vetėm qė … por as, le qė… por(edhe), jo qė…po, jo qė… po(r) edhe, jo veē (qė)… por edhe, jo vetėm (qė)… por, jo vetėm (qė)… por as, jo vetėm (qė)… por edhe, jo vetėm (qė)… porse, le qė… por as (qė), le qė… por edhe;

- kundėrshtore: po, por, kurse, megjithatė, megjithkėtė, mirėpo, ndėrsa, teksa, porse, veē, veēqė, veēse, vetėm, vetėm se etj.;
- veēuese: a, apo, ose, daē… daē, ja… ja, ndo… ndo, qoftė… qoftė, ose… ose, o… o;
- pėrmbyllėse: andaj, ndaj, pa, prandaj, domethėnė, etj.
- ftilluese: se, qė, nė, nėse;
- vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, qė ku, kudo qė, ngado qė, kurdoherė qė, para se, posa qė, qė kur, qė se, qysh se, sapo qė, sa herė (qė), sa kohė (qė), pėrpara se;
- shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, pėrderisa, kur, qė, sapo, meqenėse, meqė, ngaqė, ngase, duke qenė se, nga frika se, nga shkaku qė, pėr arsye se, pėr shkak se, posa qė, sapo qė, etj.
- qėllimore: qė, me qėllim qė, nė mėnyrė qė, me tė vetmin qėllim qė;
- krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ē`, nga ē`, nga sa.
- mėnyrore: si, siē, ashtu si(ē), po(r) si, sikurse, sikundėrse, etj.;
- kushtore: nė, po, nėse, kur, sikur, nė qoftė se, nė ėshtė se, nė rast se, po qe se, me kusht qė etj.;
- rrjedhimore: sa, saqė, qė, aq sa, kėshtu qė;
- lejore: megjithėse, megjithėqe, ndonėse, sado(qė), sido(qė), edhe nė, edhe nė qoftė se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.

Lidhėzat mund tė grupohen nė dy grupe tė mėdha: lidhėza qė bashkojnė dy gjymtyrė ose dy pjesė qė kanė tė njėjtėn vlerė nė fjali (lidhėza bashkėrenditėse) dhe lidhėza qė bashkojnė pjesė mė vlera tė ndryshme, njėra kryesore dhe tjetra e varur (lidhėza nėnrenditėse).

Bashkėrenditėse janė lidhėzat shtuese, veēuese, kundėrshtore, pėrmbyllėse.

Nėnrenditėse janė lidhėzat ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qėllimore, krahasore, mėnyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore.





Pjesėza

Pjesėzat janė fjalė qė plotėsojnė kuptimin e njė fjalie.
Pjesėzat, sipas kuptimit, mund tė grupohen si vijon:

- dėftuese: ja:
Ja kush erdhi…
- pėrcaktuese - saktėsuese: mu, pikėrisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
Pikėrisht ai mė ka paditur.
- pėrforcuese: vetėm, veē, bile, sidomos, veēanėrisht, madje etj.;
Tė gjithė flasin mirė frėngjisht, sidomos Mira.
- pėrafruese - veēuese ose kufizuese: vetėm, veē, veēanėrisht:
Vetėm tė rinjtė punonin.
- pėrafruese: afėrsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
Nė stadium ishin rreth 10.000 vetė.
- pohuese: po, posi, po qė po, po se po, si urdhėron etj:
A do tė shkosh nė Prishtinė? Posi.
- mohuese: jo, nuk, s', mos, jo qė jo, as qė etj.;
Nuk e kam takuar.
- pyetėse: a, ė, e:
A erdhi motra nga Vlora?
- dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallė, gjė etj.:
Pėrse erdhi vallė?
E keni takuar gjė Mirėn?
- zbutėse: pa, as, le, para, dot etj.:
Pa shihni kush na ka ardhur.
A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
- emocionale shprehėse: ē`, de, pa, pra, se, seē, etj.:
Ja pra kėshtu ndodhi.
E pse pa, pėr njė fjalė goje u zumė.

Pjesėzat janė dy llojesh: me vend tė ngulitur ose me vend tė lirė.
Tė parat qėndrojnė gjithmonė para apo pas fjalės ose grupit emėror a foljor tė dhėnė:
- para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
- pas: de, dot etj.

Pjesėzat me vend tė lirė mund tė vendosen nė fillim, nė mes dhe nė fund tė fjalės:
Vallė, kush erdhi?
Kush erdhi vallė?
Kush tė jetė, vallė, ky qė erdhi?


Pasthirmat

Pasthirrmat janė tingujt ose fjalėt e pandryshueshme qė shėrbejnė pėr tė treguar ndjenjat e folėsit ose pėrdoren pėr tė tėrhequr vemendjen e dėgjuesėve:

- O, sa mirė qė erdhėt! Ishim bėrė merak pėr ju.
Ato janė karakteristike pėr gjuhėn e filur dhe kuptimi i tyre shpesh qartėsohet nga intonacioni.
Pasthirrmat grupohen nė pasthirrma emocionale, qė shprehin ndjenja, dhe nė pasthirrma urdhėrore, qė shprehin dėshirėn ose vullnetin e folėsit.
Pasthirrma emicionale qė shprehin:
- ndjenja tė gėzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, tė lumtė, urra, ah, sa mirė;
- frikė, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;

- habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;

- mosbesim, mospėrfillje, pėrbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;

- pakėnaqėsi, keqardhje, mėrzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;

- nxitje (thirrje, urdhėr, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pėst, o burra, forca, hop, hė, na, sus, shėt, tė keqen etj.;

- pėrshėndetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushėllime etj: faleminderit, lamtumirė, mirėmėngjes, mirėdita, mirėmbrėma, mirupafshim, mirė se erdhe, mirė se vjen, mirė mbeē, ditėn e mirė, natėn e mirė, tungjatjeta, udha e mbarė etj.
Pasthirrmat vendosen zakonisht nė fillim tė fjalisė, por shpesh pėrdoren edhe nė mes edhe nė fund tė saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi tė veēantė pas tyre vihet pikėēuditje:
Oh, ē'na gėzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.

ONOMATOPETĖ

Janė fjalė qė shėrbejnė pėr tė riprodhuar tingujt, zėrat, zhurmat, britmat. Nė dallim nga pasthirrmat ato nuk shėrbejnė pėr tė shprehur ndjenja:

Ha, ha, ha qeshte Linda.
Mjau, mjau bėnte macja.
Ato mund tė pėrfshihen edhe tek pasthirrmat, po gjithsesi dallohen prej tyre.


Shenjat e pikėsimit

Shenjat kryesore tė pikėsimit janė : pika(.), pikėpyetja(?), pikėēuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikėpresja(, dy pikat(: ), thonjėzat(" „), viza lidhėse(-) .
Pika , pikėpyetja , pikėēuditėsja , dhe tri pikat pėrdoren nė fund tė fjalisė pėr tė shėnuar pushimin qė ndan dy fjali nė gjuhėn e folur .

Pika shėnon intonacionin zbritės qė shoqėron zakonisht fundin e fjalisė dėftore :

Gazmendi erdhi vonė nė shtėpi (.)
Pikėpyetja shėnon gafikisht intonacionin ngjitės qė karakterizon pyetjen gjatė tė folurit :

Nga na vjen o djalė (?)

Pikėēuditja shėnon grafikisht intonacionin ngjitės dhe intensitetin e veēantė qė karakterizon shprehjen e njė emocioni ( njė e papritur , kundėrshtim , zemėrim , gėzim ) :

Merre lahutėn dhe na kėndo njė kėngė trimash (!)
Tri pikat tregojnė qė fjalia pėrmban njė nėntext ose qė mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhėroi ushtarėt tė dilnin roje se shejtani besė s'ka (…)
Presja , pikėpresja , kllapat pėrdoren brenda fjalisė .
Presja shėnon grafikisht njė pushim tė shkurtėr brenda fjalisė . Ajo shėrben pėr tė vėnė nė dukje :
- njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre tė veēuar :
Artani (,) djali mė i madh(,) punonte nė tregėti …
Njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre homogjene :
Skėnderbeu mishėronte vetitė mė pozititve tė popullit : urtėsinė (,) menēurinė e trimėrinė .
Fjalėt e togjet e fjalėve tė ndėrmjetme :
Agimi (,) pėr ēudi (,) nuk shkoi larg .
Pjesėt e njė fjalie tė pėrbėrė
Sanēoja (,) pasi rregulloi kafshėt (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

Pikėpresja shėnon grafikisht njė pushim mė tė gjatė se presja . Ajo ndan nė pėrgjithėsi pjesė tė ndryshme tė pavarura tė njė fjalie tė pėrbėrė :
Ata qė mė donin , erdhėn ( ata qė s'mė donin , nuk erdhėn .
Dy pikat shėnojnė njė pushim qė zgjat pothuajse sa pikėpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanė njė vlerė , lajmėrojnė njė shpjegim , njė varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lėvizte dot asgjė (: )as duart, as kėmbėt. Disa pemė p.sh.(: )
portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat nė dimėr .

Kllapat shėnojnė njė pushim tė shkurtėr si presja e shėrbejnė pėr tė dalluar , shquar dhe veēuar njė grup fjalėsh qė shprehin njė sqarim ose njė mendim tė ndėrshtėnė :
Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se nė mes tė saj njė shkėmb i kuq )--- Dritėn e priste Agimi .
Thojėzat dhe vizat .
Thonjėzat dhe viza shėrbejnė pėr tė rrethuar fjalėt e njė ose mė shumė bashkėbiseduesve nė njė ligjėratė tė drejtė .
(") Zemra e prindit nuk gėnjehet aq kollaj(") , - tha plaku .
Thojėzat shėrbejnė gjithashtu pėr tė shėnuar emertimet e rrugėve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:
Banon nė rrugėn (")Naim Frashėri(").

Shkurtimet

Njė numėr fjalėsh tė gjata qė pėrdoren shpesh, shkruhen tė shkurtuara sipas njė mėnyre tė caktuar. Kėto fjalė quhen shkurtime. Shkurtimet mė tė pėrdorshme janė:
emrat e gjatė tė shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqipėrisė), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Kėto shkurtime shkruhen me shkronja tė mėdha, pa vėnė pikė, as ndėrmjet, as pas tyre;

emrat e personaliteteve tė njohura: N.Frashėri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Nė kėto raste pas shkurtimeve vihet pikė;
Disa fjalė qė pėrdoren shpesh: d.m.th. (domethėnė), p.sh. (pėr shembull), etj. (e tė tjerė), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vėll. (vėllimi) etj. Nė kėtė rast pas ēdo shkurtimi vihet pikė; Njėsitė qė tregojnė masė: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit nė kėto raste nuk vihet pikė.
Fjalėt qė shkurtohen lexohen tė plota. Disa prej tyre mund tė lexohen edhe sipas tingujve tė shkurtuar: ATSh (atėshėja), OKB (okėbėja).
Universal nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-03-2016, 02:07   #49
BARAT
tăl'ithu kyOO'mI
 
Avatari i BARAT
 
Data e antarėsimit: Nov 2012
Vendndodhja: Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
Posts: 600
Thanks: 114
Thanked 84 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 19
BARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

Wait nuk u lodhe qe solle gjithe kete pacaure ?
BARAT nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-03-2016, 02:14   #50
Universal
Banned
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Posts: 594
Thanks: 7
Thanked 32 Times in 22 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Universal ėshtė nė rrugė tė mbarėUniversal ėshtė nė rrugė tė mbarėUniversal ėshtė nė rrugė tė mbarėUniversal ėshtė nė rrugė tė mbarėUniversal ėshtė nė rrugė tė mbarėUniversal ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga BARAT Shiko postimin
Wait nuk u lodhe qe solle gjithe kete pacaure ?
Mu duk interesant dhe e solla kėtu nese nuk vlen, mund tė fshihet nuk ėshtė problem.
Universal nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-03-2016, 02:27   #51
Ajnej
Restaurator Orbis
 
Avatari i Ajnej
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Vendndodhja: Dardania Parva
Posts: 3,058
Thanks: 0
Thanked 35 Times in 31 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 98
Ajnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drejtshkrim (Tė mėsojmė tė shkruajmė pa gabime)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Wait Shiko postimin
Mu duk interesant dhe e solla kėtu nese nuk vlen, mund tė fshihet nuk ėshtė problem.
Mire qe e "sollet" gjithe kete shkrim ne tere gjatesine e tij, por per c'arsye keni keni harruar ta sillni me gjithe burim e autorsi? Nje rresht me pak, nje me shume, nuk perbente ndonje tepri.
__________________
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ajnej nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur