Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Enciklopedi

Enciklopedi Kėtu do ketė informacione nga mė tė ndryshmet, thjesht emri tregon risin e kėtij nėnforumi.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 28-09-2012, 10:17   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 14 Times in 13 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias pėr Letėrsinė”



Ismail Kadare, ambasadori i Letėrsisė shqipe nė botė ėshtė nderuar sot me cmimin “Princi i Asturias pėr Letėrsinė 2009” nė Oviedo.
Kadare u shpall kandidatura fituese ndėrmjet 31 tė tjerave. Ceremonia u zhvillua nė Teatrin Campoamor tė Oviedo-s, ku Princi Filip i dorėzoi shkrimtarit shqiptar njė nga ēmimet me prestigjoze nė botė. Fjalimin e tij falenderues Kadare e mbajti nė gjuhėn shqipe.
Sipas shtypit spanjoll vepra qė e bėri Kadarenė tė njohur ėshtė romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. Vetė Kadare ėshtė shprehur entuziast pėr marrjen e kėtij cmimi nė prononcimet pėr mediat spanjolle.
Qindra qytetarė spanjollė nė njė atmosferė festive pėrshėndetėn hyrjen nė Teatėr tė personaliteteve mė tė mėdha tė Spanjės si dhe tė botės sė artit dhe tė kulturės nga shumė shtete tė botės.
Fitues i ēmimit "Man Booker International Prize" nė vitin 2005, ēmimi mė prestigjoz nė botėn anglishtfolėse, Kadare, 73 vjeē, kandidat i ēmimit Nobel nė letėrsi, i nderuar mė 24 qershor tė kėtij viti me Ēmimin e madh spanjoll, ndodhet nė Ovideo sė bashku me familjen e tij, ndėrsa ka qėnė i pranishėm nė njė seri aktivitetesh tė organizuar nė vigjilje tė kėtij ēmimi.

Gjithsej 31 kandidatura nga 25 vende tė botės konkurruan pėr kėtė ēmim qė fondacioni "Prince of Asturias" ua akordon "atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kėrkimore e tė cilėve pėrfaqėson njė kontribut tė madh nė kulturėn universale nė fushat e letėrsisė apo gjuhėsisė".
Dhėnia e ēmimit shkrimtarit shqiptar i pėrkthyer nė tė paktėn 40 gjuhė tė botės, u shoqėrua me jehonė sidomos nga shtypin spanjoll. Gazeta e njohur "El Mundo" njoftonte atė ditė se kandidati shqiptar pėr ēmimin "Nobel" e fitoi garėn mes shkrimtarėve tė pėrmasave tė tilla si Milan Kundera, i konsideruar si njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė kohės qė jetojmė, italianit Antonio Cabucchi, holandazit Cees Nooteboom, autorė kėta tė njohur tė brezit tė Kadaresė.

Mbreti Juan Carlos dhe Mbretėresha Sofia e Spanjės, Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e tė cilit mban dhe ky ēmim i dėrguan shkrimtarit shqiptar urimet e tyre pėrmes njė letre ku i shprehnin dhe vlerėsimet e tyre mbi veprėn e tij, pėr tė cilėn fitoi dhe ēmimin Princi i Asturias pėr Letėrsinė 2009.

Ēmimet Prķnci i Asturias, u krijuan nė vitin 1981, pėr punėn shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane tė realizuar nga persona, grupe pune apo institucione nė arenėn ndėrkombėtare. Secili prej Ēmimeve Prķnci i Asturias, pėrfshin njė ēmim prej 50 mijė euro, skulpturėn e krijuar dhe dhuruar pėr kėtė qėllim nga Joan Miró, njė diplomė dhe njė emblemė akredituese. Vitin e kaluar, fituesja e Ēmimit Princi i Asturias pėr Letėrsinė ishte kanadezja, Margaret Atėod, tė cilėn juria e nderoi pėr veprėn e saj tė shkėlqyer, sidomos nė mbrojtjen e dinjitetit tė grave.[/B]
marr nga BalkanWeb



Kadare: Demokracia dhe diktatura s'ndryshuan tė shkruarin tim


Rubén AMÓN


Ismail Kadare ka varur nė shtėpinė e tij njė portret tė njė pastori shqiptar nėntėdhjetėvjeēar. Ėshtė njė fotografi bardhė e zi, edhe pse kur e sheh pėrballė duket si njė figurė prej guri. Kadare nė fakt vjen nga "qyteti i gurtė" (Gjirokastra) dhe prej guri ėshtė edhe letėrsia e tij. Bashkėkohore, por e pėrjetshme. Dhe anasjelltas, natyrisht. Pėr tė gjitha kėto, pėr "bukurinė dhe angazhimin e thellė nė krijim", ai mori dje ēmimin "Princi i Asturias pėr Letėrsinė". Por para tėrheqjes sė ēmimit, Kadare ka folur me Ruben Amon, pėr karakterin "esencialisht magjik" tė letėrsisė sė tij. Ai kundėrshton etiketėn e shkrimtarit politik dhe militant, dhe siguron se Ballkani ende i duhet Evropės. Shkrimtari shqiptar flet duke e menduar mirė atė qė thotė, duke e shikuar mė vėmendje intervistuesin. Nė Spanjė, ai po qėndron nė krah tė Sorbonnes dhe tė kopshtit tė Luksemburgut. Shtėpia ku ėshtė akomoduar, ka tavane tė larta druri. Kadare nuk ėshtė njė borgjez-bohemian, por njė shkrimtar prej guri qė i gdhend mirė fjalėt.

Ju vetė keni njė qėndrim tė kujdesshėm ndaj realizmit magjik...

Letėrsia ėshtė magjike. Dhe kjo qė nga koha e Homerit e deri nė ditėt tona. Kush do tė kujdesej pėr shkrimtarin nėse nuk do tė ishte fantazia apo magjia?

Cili ėshtė dimensioni i Kadaresė nė celuloid?

Ndjehem i paaftė pėr tė gjykuar aty. Unė nuk kam dashur tė merrem me skenarė, madje as t'i mbikėqyr. Dhe jo pėr shkak tė frikės dhe dyshimit, por pėr tė kuptuar se kinemaja ėshtė njė dimension pėrtej letėrsisė sime. Ajo iu ka dhėnė romaneve tė mia njė jetė tė dytė.

Juria e ēmimit "Princi i Asturias" tregon nė ēdo rast angazhimin tuaj, jo se ju jeni njė shkrimtar politik, por shumė nga veprat tuaja janė prodhuar nėn regjimin komunist tė Hoxhės, njė pjesė tjetėr nė mėrgim nė Paris...

Unė jam njė shkrimtar politik, nėse veprat e mia janė tė lidhura me kohėn dhe pėrvojat qė unė kam jetuar. Unė nuk mund tė mos mbėshtetem tek konteksti im, apo tė izolohem nga bota rreth meje. Nė tė njėjtėn kohė, si shkrimtar, unė kam dhėnė njė realitet paralel. Letėrsia tė bėhet njė shtėpi e dytė, njė vend i dytė. Pėr kėtė arsye krijohet njė konflikt mes asaj qė ju jetoni dhe asaj ēfarė ju shkruani. Duke u nisur nga provat, bazuar nė dėshmitė qė unė kam dhėnė, as demokracia, as diktatura nuk e kanė ndryshuar mėnyrėn se si shkruaj. Nuk jam ndjerė as mė shumė e as mė pak i frymėzuar nga njėra kohė ose nga tjetra. Jam i ndėrgjegjshėm qė jam ballkanas dhe e di shumė mirė se nė ēdo gjest e nė ēdo fjalė kėrkohet njė konotacion apo domethėnie politike. Por ajo ėshtė njė ndėrtesė jashtė meje, e pėr tė cilėn unė nuk ndjehem i detyruar, e as pėrgjegjės.

Ju shkruani nė shqip akoma?

Mė duket krejtėsisht anormale tė heq dorė nga gjuha amtare. Dhe unė besoj se kjo mund tė bėhet vetėm pėr dy arsye: njė mospėlqim me origjinė emocionale, politike, ose limitet qė gjuha mund tė vendosė apo liria e imagjinata e shkrimtarit. Gjuha shqipe mė kėnaq plotėsisht. Ajo ėshtė njė gjuhė e lashtė, ku fataliteti dhe fati janė po aq tė gjallė sa nė greken klasike. Asnjėherė s'mė ėshtė dukur se kam shkruar mjaftueshėm dhe kam kaluar shumė, shumė vite duke studiuar strukturėn e brendshme tė gjuhės. Nuk ėshtė ēėshtje muzikaliteti, ritmi apo arkitekture. Ėshtė njėlloj si njė makinė. Rregullat duhen zbuluar dhe deshifruar. Ndonjėherė librat e mi kanė njė dimensionin arkaik, tė tjerė dimensione mitologjike, ultramodernė apo njė pėrzierje tė kėtyre. Por unė nuk kontrolloj. Dominimi i kėsaj makine, pėr mua ėshtė njė detyrė jashtėzakonisht e vėshtirė, por emocionuese dhe e bėj plot pasion, e sidomos kur vjen puna pėr tė shkruar prozė. Poezia ėshtė gjithmonė e lehtė dhe kėtė e them nga pėrvoja ime. Propozon limite qė nė vetvete janė ndihmė. Proza, proza e mirė, nė tė kundėrt, kėrkon ushtrim mė tė madh e mė tė thellė se ē'mund tė imagjinohet.
Proza ėshtė ajo qė ju keni pėrdorur pėr tė botuar romanin tuaj tė fundit. Titullohet "Darka e gabuar" dhe aludon pėr pushtimin nazist tė Shqipėrisė. "Le Monde" ka vlerėsuar aftėsinė me tė cilėn ju shpalosni tragjikomedinė...
Nuk ėshtė aq shumė tragjikomikja sa groteskja. Groteskja ka njė nuancė tė dhimbshme, tė pamėshirshme. Groteskja e fillon rrugėtimin e saj nė njė situatė tė tillė siē ėshtė diktatura. Mjafton tė vėzhgosh fjalėt dhe veprat e tiranėve tė genocideve. Ka njė komedi nė tė gjithė grotesken, por ėshtė njė komedi e dhimbshme. Tė qenit nė gjendje ta transmetoj kėtė, mė ka rezultuar shumė e vėshtirė. Unė nuk dua t'i bėj tė tjerėt tė qeshin, as nuk dua t'i argėtoj. Shqipėria ka kaluar nė shumė pak kohė tri periudha totalitare: Perandorinė Osmane, Musolinin e pushtimin nazist si edhe sundimin komunist tė Hoxhės. Kjo ėshtė njė barrė qė e ka mbajtur peng vendin tim, ndonėse shpresat kanė filluar tė shfaqen tani.

Si ėshtė marrėdhėnia juaj me letėrsinė spanjolle?

Pak e kufizuar, duhet ta pranoj. Jo shumė e thellė. E konsideroj "Don Kishotin" njė referencė absolute pėr kulturėn perėndimore dhe mund tė them se puna e Servantesit ka eklipsuar tė gjithė letėrsinė spanjolle. Kjo ndodh nė Itali me Danten dhe nė Angli me Shekspirin. Franca, nė tė kundėrt, e ka shpėrndarė peshėn e saj nė autorė tė tjerė. Edhe Gjermania ka shumė emra. Asnjė nuk ka gjasa tė dalė pėrkrah tre emrave tė cituar mė lart, por qė tė gjithė kompensojnė mungesėn e njė figure absolute, tė atij qė do tė ishte titaniku, mė i madhi. Letėrsia spanjolle ka njerėzillėkun dhe thellėsinė e Servantesit.

Ju jeni i interesuar tė rishqyrtoni romanet tuaja, t'i rishikoni e t'i riprekni ato, a thua sikur janė tė papėrfunduara...

Unė nuk mendoj ndonjė gjė tė veēantė pėr to. Pėr mė tepėr, shumica e shkrimtarėve e bėjnė kėtė. Mbase si njė lloj ushtrimi pėrgjegjėsie. Problemi ėshtė se nė rastin tim del nė pah njė shqyrtim interesant i supozuar. Disa nga kritikėt e mi mė shtypės, mendojnė se unė ndėrhyj nė romanet e mia pėr tė hequr pasazhe qė i kam shkruar gjatė regjimit tė Enver Hoxhės. Ata mendojnė se kjo ėshtė njė mėnyrė pėr tė manipuluar historinė, pėr tė pėrfituar nga njė maviolė (diēka qė ndryshon lėvizjen). Ėshtė njė spekulim fėminor dhe naiv. Dhe jo vetėm sepse unė i kontrolloj romanet e mia vetėm nė kriterin letrar, por gjithashtu edhe sepse do tė ishte absurde tė punoja pėr tė siguruar pretendime boshe e tė supozuara. Shumė nga ato korrigjime shfaqen vetėm nė versionet nė gjuhėn shqipe. Dhe kanė ndodhur nė periudha tė ndryshme tė romaneve. Problemi ėshtė se mė katalogojnė tek lista e shkrimtarėve politikė, si njė militant, njė romancier veprues. Dhe duke filluar qė andej, duan tė kuptohet puna ime si njė lloj reflektimi propagandistik. Sa e pakuptimtė!

Marrė me shkurtime nga “El Cultural



Kadare nė ceremoni: Servantesi, kalorėsi qė injoroi komunizmin


Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare iu drejtua dje personazhit mė universal tė letrave spanjolle, Don Kishotit, pėr tė identifikuar "pavarėsinė" e letėrsisė. Kadareja ka siguruar se zotėria i shquar i pendės sė Miguel de Servantesit ishte i vetmi qė arriti tė ndalė regjimit komunist nė vendin tonė. Kadare, i cili qe i ngarkuar pėr tė falenderuar nė emėr tė fituesve tė ēmimeve tė 'Asturias 2009', nė fjalimin qė mbajti gjatė ceremonisė sė ndarjes sė ēmimeve vuri nė dukje se vendi i tij dhe Spanja, me pėrjashtim tė njė miqėsie tė shkurtėr nė shekullin e pesėmbėdhjetė, nuk kishin asnjė lidhje, edhe pas ngjarjeve qė prodhoi shekulli i kaluar, kur Shqipėria komuniste, e shquar nė ēėshtjen e prishjes sė marrėdhėnieve, shkėputi tė gjitha lidhjet edhe me Spanjėn. "Kur mes vendit tim dhe Spanjės nuk kishte hyrje-dalje, njė kalorės i vetėm, duke injoruar ligjet e botės, si shumė herė tė tjera, kaloi kufij nė dukje tė pakapėrcyeshėm. Mendoj se e kuptoni se pėr kė e kam fjalėn: pėr Don Kishotin", - tha 'Princi i Asturias pėr letėrsinė', Ismail Kadare nė fjalimin qė mbajti nė gjuhėn amtare. Ai deklaroi se, Don Kishoti "ishte i vetmi qė i doli kundėr regjimit komunist". "Don Kishoti", edhe si njė libėr, edhe si njė karakter i vėrtetė, ishte aq i popullarizuar nė Shqipėri, sa e depėrtoi kufirin shqiptar, sepse ai ndėr tė tjera ishte i pavarur", - deklaroi dje Kadare. Ai theksoi se, "kur njė shkrimtar shqiptar, pėr njė vepėr tė shkruar nė njė territor dhe nė njė kohė komuniste merr njė ēmim tė njė mbretėrie perėndimore, kjo do tė thotė se letėrsia e tij ėshtė natyrale dhe e pavarur". Pėr Kadarenė, ndryshe nga pavarėsia e shteteve, ajo e letėrsisė ėshtė "globale", dhe kėshtu mendon se duhet tė jetė edhe mbrojtja e saj. Sipas pikėpamjes sė tij, pavarėsia e letėrsisė dhe arteve ėshtė njė proces nė zhvillim. Ai tha se njerėzit janė mėsuar me pavarėsinė qė i referohet kryesisht shteteve, kombeve dhe madje edhe individėve, ndaj ka vėshtirėsi pėr arritje tė mėtejshme. "Tė arrish mė tej, do tė thotė tė kuptosh se pavarėsia e artit nuk ėshtė luks apo njė dėshirė pėr tė pėrsosur vetė artin, por njė kusht objektiv qė ėshtė i detyrueshėm, sepse pėrndryshe universi s'do mund tė qėndrojė gjatė nė kėmbė", - tha autori i romanit "Aksidenti", qė ėshtė vepra e tij e fundit e botuar nė Spanjė. Kadare i kushtoi njė pjesė tė mirė tė fjalės sė tij reflektimit mbi marrėdhėniet midis jetės dhe artit tė letėrsisė. Ai theksoi se, "lufta mes botėve tė jetės e artit ėshtė mė e komplikuar se sa duket" dhe siguroi se, "pavarėsia e letėrsisė dhe artit po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė". "Ne shkrimtarėt jemi tė bindur se arti nuk do tė ngrejė flamurin e kapitullimit", - deklaroi dje Kadare.

gsh
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-06-2017, 08:47   #2
drague
me pushime
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 16,461
Thanks: 3,560
Thanked 4,095 Times in 2,552 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 205
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias pėr Letėrsinė”

paska pare te modhe ēmimi nobel .800mij $: nuk e dija.prandaj po e lakmon ky qerratai.
__________________
E tmerrshme Ledio, ma sekuestruan magazinen
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-06-2017, 10:26   #3
Kurt
V.I.P
 
Avatari i Kurt
 
Data e antarėsimit: Aug 2014
Posts: 1,703
Thanks: 1,125
Thanked 450 Times in 201 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 23
Kurt ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias pėr Letėrsinė”

Nuk e di perse e shajn shume vetem ne shqiperi ket zoterine.
Edhe sikur te ishte komunisti me i madh dhe shoku me i ngushte i enverit ky perseri ngelet figura me e madhe shqiptare.
Biles une personalisht e rrespektoj edhe me shume Kadaren meqe ka ditur te mbijetoje si arstist intelektual nen nje rregjim paranojak ekstrem.
Sikur ky te kishte ofenduar haptaz enverin dhe sikur te ishte pushkatuar supozojm sot asnjeri nga kto debilat patriot nuk do ja kishte mbajt mend emrin.
Mbijetesa e tij me krenon mua e te gjithve sot neper bot.
lol, Ok, edhe enverin e rrespektoj shume si individ meqe ishte paranojak por kadarene e mbajti gjalle. Bravo!
Kurt nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Kurt pėlqehet nga
i vjetėr 11-06-2017, 23:08   #4
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 3,096
Thanks: 157
Thanked 248 Times in 190 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias pėr Letėrsinė”

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kurt Shiko postimin
Nuk e di perse e shajn shume vetem ne shqiperi ket zoterine.
Edhe sikur te ishte komunisti me i madh dhe shoku me i ngushte i enverit ky perseri ngelet figura me e madhe shqiptare.
Biles une personalisht e rrespektoj edhe me shume Kadaren meqe ka ditur te mbijetoje si arstist intelektual nen nje rregjim paranojak ekstrem.
Sikur ky te kishte ofenduar haptaz enverin dhe sikur te ishte pushkatuar supozojm sot asnjeri nga kto debilat patriot nuk do ja kishte mbajt mend emrin.
Mbijetesa e tij me krenon mua e te gjithve sot neper bot.
lol, Ok, edhe enverin e rrespektoj shume si individ meqe ishte paranojak por kadarene e mbajti gjalle. Bravo!
Kurt, ti merr pozicion te nje-anshem, thjesht utilitar, pa moral ne vlersimin e Kadarjes. Ai ka qene dhe mbetet shkrimtar oborri, nje enver i vogel per lidhjen e shkrimtareve. Nuk e detyroi kush Kadarjen te shkruaje dimrin, rrenjet e partajs, koncert. Ndaj ishte edhe deputet e nenkryetar i frontit. Kadarja nuk mbijetoi sistemin - ai ishte pjese integrale e sistemit. Sa per shokin enver, po te kishte dyshimin me te vogel, si paranojak qe ishte, nuk e kishte aspak problem ta shkonte ne hell - nje shkrimtar oborri do te binte, njemije te tjere do te ngriheshin.

Kurt, po m'deluzionon
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Duaje Siveten pėlqehet nga
i vjetėr 11-06-2017, 23:21   #5
drague
me pushime
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 16,461
Thanks: 3,560
Thanked 4,095 Times in 2,552 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 205
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias pėr Letėrsinė”

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Duaje Siveten Shiko postimin
Kurt, ti merr pozicion te nje-anshem, thjesht utilitar, pa moral ne vlersimin e Kadarjes. Ai ka qene dhe mbetet shkrimtar oborri, nje enver i vogel per lidhjen e shkrimtareve. Nuk e detyroi kush Kadarjen te shkruaje dimrin, rrenjet e partajs, koncert. Ndaj ishte edhe deputet e nenkryetar i frontit. Kadarja nuk mbijetoi sistemin - ai ishte pjese integrale e sistemit. Sa per shokin enver, po te kishte dyshimin me te vogel, si paranojak qe ishte, nuk e kishte aspak problem ta shkonte ne hell - nje shkrimtar oborri do te binte, njemije te tjere do te ngriheshin.

Kurt, po m'deluzionon
mbijetoj ne mes te lluksit .
__________________
E tmerrshme Ledio, ma sekuestruan magazinen
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur