Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare

Toleranca fetare Kėtu mund tė diskutojmė rreth kontributit qė duhet tė japin komunitetet fetare nė ushqimin e tolerancės fetare midis shqiptarėve si dhe pėr rolin e fesė nė ēėshtjen tonė kombėtare.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 15-12-2017, 10:02   #1
Aleandro
V.I.P
 
Avatari i Aleandro
 
Data e antarėsimit: Mar 2017
Posts: 576
Thanks: 74
Thanked 280 Times in 186 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Aleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėm
Kriptokrishtėrimi nė shqipėri

Njė vėshtrimi i shkurtėr historik dhe roli i tij i rėndėsishėm nė substratin kulturor tė Shqiptarėve.

Pėr fenomenin e Kriptokrishtėrimit janė bėrė shumė pak studime nė Ballkan1 dhe akoma mė pak nė Shqipėri, ndonėse Shqipėria ka qenė njė vend ku ky fenomen ka qenė mė i pėrhapur se nė ēdo vend tjetėr. Kriptokrishtėrimi, ashtu siē e thotė edhe vetė termi, ėshtė ai fenomen, ku individė, familje, grupe apo krahina tė ndryshme shpallnin publikisht se e kishin lėnė Krishtėrimin, ndėrsa privatisht vazhdonin ta praktikonin atė. Ky fenomen ishte i dukshėm sidomos nė ato vende, kur kthimi nuk ndodhte nga njė predikim i fesė nga misionarė paqėsorė, por kur popullsia detyrohej nga rrethana tė ndryshme tė merrte fenė e detyruar nga forca tė jashtme dhe kur tė qenėt nė fenė e parė paraqiste njė rrezik tė madh.
Ky fenomen ėshtė studiuar nga historia, etnografia ,antropologjia , psikologjia dhe shumė shkenca tė tjera, ngaqė ka ndikuar shumė nė formimin kulturor tė popujve tė ndryshėm. Shumė popuj, ndonėse me tė njėjtėn fe, kanė patur shumė ndryshime ndėrmjet tyre, jo vetėm si rezultat i ndryshimeve tė kushteve historike, por edhe nga masa e asimilimit tė fesė sė re dhe nga mėnyrat e ndryshme tė kthimit nė atė. Elementė, shpesh herė jo shumė tė dukshėm, tė fesė sė vjetėr luanin njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e kulturės sė re, sidomos kur feja e re nuk identifikohej krejtėsisht me kulturėn vendase.
Kjo ka ndodhur me shumė fe, por nė kėtė artikull do tė ndalemi vetėm nė fenomenin e kriptokrishtėrimit, domethėnė fenomenin qė u shfaq nė vendet e krishtera tė pushtuara nga Islami. Ndonėse fenomeni nė kuptimin klasik ėshtė vetėm kur ruhet vetėdija e tė qenurit nė fenė e parė, prandaj edhe quhet kriptokrishtėrim-i krishterė i fshehtė, pėrsėri do tė ishte me interes jashtėzakonisht tė madh tė shihet edhe njė aspekt tjetėr i kriptokrishtėrimit; ai kur vetėdija humbet, por ruhen shumė elementė tė fesė sė parė, ndonėse shpesh edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Rreth kėtij aspekti tė fundit nuk janė bėrė studime tė hollėsishme.
Ky fenomen ėshtė parė mjaft herėt. Individė dhe grupe kriptokrishterėsh pati pothuaj nė tė gjitha vendet e krishtera tė pushtuara nga arabėt, tė cilėt dalėngadalė pothuajse u asimiluan krejtėsisht. Gjithashtu, raportohet pėr kėtė fenomen nė ishullin e Kretės, kur ai u pushtua nga saraēenėt (825-961)2, nė Kaukaz, Siri etj.3 Por fenomeni nė mėnyrėn mė tė dukshme, u shfaq nė Azinė e Vogėl, kur ky vend i krishterė filloi tė pushtohej nga turqit myslimanė. Rasti i Nikeas ėshtė njė rast shumė i njohur. Nė vitin 1338, banorėt e Nikeas, tė cilėt ishin kthyer nė myslimanė, u penduan dhe i kėrkuan Patrikut Joan XIV t'i pranonte pėrsėri nė kishė.4 Me pushtimin e Ballkanit nga turqit filloi tė shfaqej edhe kėtu fenomeni i kriptokrishtėrimit, si tek ortodoksėt, ashtu edhe tek katolikėt. Fenomeni u paraqit pothuaj nė tė gjithė territorin e Ballkanit, ndonėse jo me tė njėjtin intensitet. Kėshtu qė nė Qipro dhe nė Kretė kemi linovamvakėt, nė Serbi šarenėt,nė Shqipėri laramanėt dhe nė Greqi rastin e vallakadhes.5 Gjithashtu, nė Bullgari dhe nė Bosnje islamizimi qė zuri vend mė shumė tek sekti i Bogomilėve, ruajti pėr njė kohė shumė elemente tė fesė sė mėparshme.6 Tė gjithė emrat qė tregojnė kriptokrishterėt nė kėto vende, si linovamvaki, mesokertidhes, paramesi, dvoeverie, dipistia, šareni, laramani etj., tregojnė pikėrisht njerėz qė ishin nė mes tė dy feve.7

II
Nė Shqipėri fenomeni i kriptokrishtėrimit, nė dallim nga vendet e tjera ballkanike; ku haset mė rrallė, ėshtė shumė mė i pėrhapur. Kriptokrishtėrimi ishte i pranishėm, sidomos nė kohėn e pėrndjekjes sė tė krishterėve. Atė e shohim si nė Veri, ashtu edhe nė Jug, si te katolikėt, ashtu edhe tek ortodoksėt. Kurdoherė ai shoqėrohet me procesin e islamizimit. Por ky proces ishte i ndryshėm nė periudha tė ndryshme. Nė fillim tė pushtimit duket se otomanėt nuk po pėrdornin forcėn pėr t'i kthyer shqiptarėt nė Islamizėm. Kėtė e shohin nė regjistrin e timareve tė Shqipėrisė sė Jugut dhe tė Mesme (1431-1432), ku vetėm 30% e tyre zotėrohej nga turqit dhe tė tjerėt nga zotėrit vendas.8 Atje shihen edhe spahinj, qė janė vėllezėr; njė ėshtė i krishterė dhe tjetri mysliman. Padyshim, ai qė ishte mysliman duhej tė ishte mė i privilegjuar, por pėrsėri nuk ishte e detyrueshme tė ishe mysliman pėr tė patur tė drejtėn e zotėrimit tė timarit.9
Deri nė fillim tė shekullit XVII popullsia e krishterė ishte mbizotėruese. Por ky shekull do tė ishte njė nga periudhat mė tragjike nė historinė e popullit shqiptar, sepse ishte shekulli i njė ndryshimi rrėnjėsor nė pėrbėrjen e popullsisė shqiptare, duke sjellė ndryshime tė mėdha nė kulturėn dhe psiken e tyre. Mendohet se nė kėtė shekull u kthyen nė myslimanė rreth treqind mijė shqiptarė.10 Arsyet kryesore ishin: pėrbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rėndė fiskal, si edhe dėshira pėr tė patur pėrfitime.11 Por, nuk pėrjashtohen edhe arsye tė tjera, vetjake apo kolektive, si dhe karakteri e psikologjia e shqiptarėve. Njė shkak tjetėr i rėndėsishėm ka qenė edhe shkatėrrimi i madh i kulturės sė krishterė qė u bė gjatė luftėrave shqiptaro-turke nė shekujt XV-XVI, nė tė cilat u shkatėrruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, qė do tė ishin mjaft tė vlefshme, jo vetėm pėr studimet e sotme historike, por edhe pėr ruajtjen e ndėrgjegjes historike tė shqiptarėve. Vendi mbeti thuajse pa klerikė dhe ata qė mbetėn, shpesh ishin tė pakualifikuar. Njė pjesė e popullsisė kthehej me klerin vetėm pėr shkak tė disa grindjeve.
Gjatė kėtij kthimi jo tė gjithė ishin bėrė pėrnjėherė myslimanė. Gjithashtu, kishte shumė familje, qė kishin anėtarė nga tė dy fetė. Nė shumė raste kthehej vetėm kryetari i familjes, i cili kishte marrėdhėnie fiskale me autoritetet turke. Nė vendet ku Islami zuri vend mė shumė, dhe ku aktiviteti i klerit mysliman ishte mė i madh, si p.sh. nė Shqipėrinė e Mesme, procesi i kriptokrishtėrimit nuk zgjati pėr njė kohė tė gjatė. Ndėrsa nė zonat veriore dhe jugore procesi vazhdoi mė gjatė.12 Po ashtu, kalimi nga kthimi formal nė praktikimin e besimit kėrkoi disa breza. Gjatė kėsaj kohe praktikat e mėparshme vazhdonin tė mbaheshin dhe mbetėn si njė faktor i rėndėsishėm nė substratin kulturor tė popullit shqiptar.

III
Procesi i islamizimit nė veriun e Shqipėrisė ndoqi njė rrugė pak mė tė ndryshme se ajo e Shqipėrisė sė Jugut. Nė vitin 1610 popullsia katolike nė Shqipėrinė e Veriut, nė krahasim me atė myslimane ishte dhjetė me njė.13 Nė njė dokument tė arkivit tė Vatikanit, tė publikuar nga F. Cordignano thuhet se: “... tė gjithė shqiptarėt dėshirojnė tė ēlirohen nga zgjedha turke dhe kėtė ata mund ta bėjnė vetė, sepse vetėm njė e tridhjeta e tyre janė turq (myslimanė) dhe tė tjerėt tė krishterė”.14 Cordignano mendon se dokumenti ėshtė shkruar nė fund tė shekullit XVI ose nė fillim tė shek. XVII. Gradualisht numri i myslimanėve fillon tė shtohet. Shkaqet janė tė ndryshme, por mė tė dukshmet ishin: shtypja, dėshira pėr t'i shpėtuar taksave dhe pėr tė patur pėrfitime tė ndryshme, si dhe mungesa e madhe e priftėrinjve; Por njė pjesė e madhe e tė kthyerve nė Islamizėm e mbanin pėrsėri fenė e parė. Kėtė e vėrteton edhe urdhri perandorak i 5 nėntorit 1568, nė tė cilin tregohet se banorėt e krahinės sė Pukės, ndonėse ishin kthyer formalisht nė myslimanė, nuk i respektonin urdhėrimet e Islamit, por vazhdonin t'i kryenin me pėrpikmėri shėrbesat e krishtera: martesat i bėnin nė kishė, fėmijėt i pagėzonin nė fillim me prift, pastaj i vinin njė emėr mysliman ose u vinin dy emra: njė tė krishterė dhe njė mysliman dhe vajzat i martonin me tė krishterė.15
Pėrmendja e parė e kriptokrishtėrimit te katolikėt vjen prej vitit 1610, por fenomeni, padyshim, duhet tė ketė ekzistuar edhe mė parė. Nė relacionin e kryepeshkopit tė Tivarit, Marin Bicit, drejtuar Papa Pavli V, jepet njė pėrshkrim i gjendjes fetare tė Shqipėrisė sė Veriut dhe tė Mesme nėn pushtimin turk. Mbasi ka hasur nė shumė tė krishterė, qė pėr t'i shpėtuar taksave ose pėr arsye tė tjera ishin kthyer myslimanė dhe pėrsėri e kishin mbajtur besimin e krishterė nė zemrat e tyre, ai shkruan: “Dhe me kėta tė mjerė, qė nė zemėr tė tyre besojnė se, prej frikės ndaj njerėzve, mund tė ushtrojnė muhametizmin, duke mbajtur nė zemėr besimin e krishterė janė tė mbushura shtetet otomane, sidomos nė Shqipėri.”16 Po ashtu, edhe nė relacionin e kryepeshkopit tė Tivarit, Pjetėr Mazrekut, drejtuar Prop. Fide shkruhet: “Ky (Hasi, krahinė nė Verilindje) banohet nga njė numėr i pakufi shqiptarėsh nėnshtetas tė turkut, nė mėnyrė qė, meqenėse dukagjinasit nuk duan tė quhen vasalė tė turkut as pėr titull tė vasalazhit, as pėr detyrė tė haraēit, kėshtu qė kėta (tė Hasit) kaq fort qenė marrė me tė keq, saqė shumė ose pothuaj tė gjithė (sikurse e kemi shėnuar gjetiu) janė bėrė turq (myslimanė), duke ndryshuar vetėm emrin,pa patur ndėrmend qė ta mohojnė fenė me zemėr."17 Po tė njėjtėn gjė shkruan edhe At Grigor Mazreku nė relacionin e tij (1650-51) dėrguar Kongregacionit tė shenjtė pėr gjendjen fetare nė rrethinat e Prizrenit: “Nė tė gjitha fshatrat gjenden tė krishterė, nė mos burra, gra. Ata qė kanė mohuar besimin pendohen shumė pėr gabimin e bėrė dhe thonė se kemi humbur mėshirėn e Zotit dhe kurrė nuk mund tė nxjerrim mėshirė, sepse kemi bėrė faj kaq tė madh, qė me qenė felėshues; qė ėshtė mėkati kundėr Shpirtit tė Shenjtė. Disa thonė, e janė shumė, se me zemėr jemi tė krishterė, vetėm kemi ndryshuar emrin, sepse nuk mundemi tė paguajmė taksat e vendosuri mbi ne nga turqit.”18
Edhe nė relacionin e kryepeshkopit tė Tivarit, Imzot Vinēens Zmajeviq (1703), jepen dėshmi tė shumta pėr praninė e kriptokrishterėve kudo nė Shqipėrinė e Veriut dhe tė Mesme.19 Shqiptarėt i quanin kriptokrishterėt laramana e Veriut.20

Shekulli XVII ishte shekulli kur popullsia katolike nė Veri po pakėsohej dhe po rriteshin tė kthyerit nė myslimanė dhe tė kriptokrishterė. Shkaqet ishin si ekonomike, ashtu edhe social-politike. Sistemi taksor i ispenxhės dhe i xhizjes ishte njė barrė e rėndė pėr tė krishterėt nėn sundimin turk.21 Gjithashtu, kėto detyrime taksore u bėnė njė mjet shtrėngues pėr t'i detyruar tė krishterėt tė pranonin fenė myslimane.22 Pėr t'u shpėtuar kėtyre, tė krishterėt shpesh shpalleshin myslimanė, por duke praktikuar nė fshehtėsi besimin e krishterė.23 Por tek ata vazhdonte praktika e pėrmendur mė sipėr: ata i bėnin martesat sipas ritit tė krishterė dhe fėmijėt i pagėzonin me prift, pastaj u vinin emra myslimanė. Po ashtu, njė pjesė e madhe e tyre u vinin dy emra, njė tė krishterė dhe njė mysliman dhe vajzat e tyre i martonin me tė krishterė. Martesat ndėrfetare, ku nė pjesėn mė tė madhe gratė e mbanin besimin e krishterė, si edhe vetėdija e tė qenit mė parė tė krishterė, nė shumicėn e rasteve ishin njė faktor i rėndėsishėm pėr krijimin e njė marrėdhėnieje tė mirė ndėrmjet anėtarėve tė dy feve.24
Faktorėt politikė ndikuan, gjithashtu, pėr tė rritur trysninė e kthimit. Perandoria Otomane nė luftė me Venedikun dhe Perandorinė Austriake,25 qė tė dyja vende katolike, i shikonte katolikėt shqiptarė si kundėrshtarė. Me rritjen e shtypjes u rrit edhe fenomeni i kriptokrishtėrimit. Ky u bė njė problem pėr klerin katolik dhe pėr kėtė arsye pati shumė diskutime se si duhej tė trajtoheshin kriptokrishterėt: a duhej t'u jepeshin sakramentet atyre apo jo?26 Sinode tė ndryshėm provincialė dhe Kongregacioni Propoganda Fide vendosėn tė mos u jepnin kriptokrishterėve sakramentet.27 Kėta tė fundit, sidomos ata qė ishin nė rrethinat e Pejės, Gjakovės dhe Prizrenit u zemėruan shumė nga ky vendim dhe filluan t'i pėrndjekin katolikėt mė shumė edhe sesa vetė myslimanėt.28 Aktet e Kuvendit tė Arbėrit, i mbajtur nė 1703, japin tė dhėna tė rėndėsishme pėr gjendjen fetare tė Shqipėrisė sė Veriut, pėr shkaqet e kthimit tė fesė dhe tė problemit tė kriptokrishterėve.29
Kriptokrishterėt vazhduan tė gjallojnė nė Veri nė shumė zona. Nė raportin e kryepeshkopit Pjetėr Shala tė vitit 1834 thuhet: “Kryepeshkopata e Shkupit ka 732 familje katolike, 5778 shpirtra dhe janė shpėrndarė 452 kungime. Kryepeshkopata ka 1200 (njėmijė e dyqind) familje kriptokatolike, tė cilėve u ėshtė ndaluar tė marrin pjesė nė sakramentet e shumta, pėr shkak se ata vetė ose tė parėt e tyre, pėr t'iu shmangur tatimeve dhe reprezaljeve tė ndryshme, u detyruan tė merrnin emra muhamedanė”.30 Ndėrsa peshkopi i Lezhės, Imzot Ivan Topich shkruante se numri i familjeve kriptokrishtera ishte tre mijė.31 Kur sulltani shpalli lirinė e besimit nė reformat e Tanzimatit (1839-1846), disa fshatra nė veri tė Shkupit vendosėn tė mos rrinin mė tė fshehur, por ta shpallnin hapur besimin e tyre tė krishterė. Pėr kėtė veprim tė tyre ata u trajtuan mizorisht.32 Prania e kriptokrishterėve nė zonat pėrreth Shkupit dėshmohet nė vitin 1893 dhe nė rrethinat e Pejės nė vitin 1911 33 dhe madje nė Kosovė edhe nė ditėt tona.34
Gjithashtu, vlen tė pėrmendet rasti i Lurės, ku pėrzierja dhe bashkėjetesa ndėrmjet tė krishterėve dhe myslimanėve ėshtė mė e dukshme se nė ēdo vend tjetėr tė Veriut tė Shqipėrisė. Madje, atje ka edhe familje ku njė pjesė ėshtė e krishterė dhe pjesa tjetėr myslimane. Ndėrmartesat atje janė mė tė shpeshta se nė ēdo vend tjetėr tė Shqipėrisė. Pothuaj e gjithė Lura i feston festat e mėdha tė tė krishterėve dhe tė myslimanėve, nė tė cilat pėrfshihen anėtarėt e tė dy besimeve. Shkruajnė se familja Doci, e pėrbėrė nga 31 anėtarė, 14 prej tyre ishin myslimanė dhe 17 tė tjerėt tė krishterė, kanė jetuar me kėtė pėrbėrje deri nė 1966. 35 Familje tė tilla ka patur shumė. Ata i kryenin ritet fetare sipas pėrkatėsisė sė anėtarėve. Kjo pėrbashkėsi dhe afėrsi e gjatė krijoi njė tolerancė dhe mirėkuptim tė ndėrsjelltė dhe nuk lejonte "huajėsimin" e tjetrit. Njė faktor i rėndėsishėm nė kėtė bashkėjetesė ishte se zakonet, traditat, etika, psikologjia dhe mentaliteti ishin pothuaj tė njėllojta tek tė dy pėrkatėsitė fetare. Jo vetėm nė Lurė, por edhe Nikaj e Mėrtur, nė dioqezėn e Pultit dhe nė Selitė, nė Bajzė dhe Bishkash, nė kryepeshkopatėn e Durrėsit, kleri raporton pėr martesat e pėrziera edhe nė fillim tė shekullit XX. 36 Po ashtu, edhe nė Pejė, Gjakovė, Drenicė dhe te shqiptarėt e Malit tė Zi 37 haset e njėjta dukuri. Njė studim i bėrė pėr popullsinė e Maqedonisė Perėndimore, e cila ėshtė kryesisht shqiptare, tregon pėr praninė e madhe tė kriptokrishtėrimit jo tė vetėdijshėm. Festa tė ndryshme pėrmbajnė gjurmė krejtėsisht tė dukshme tė festave tė krishtera dhe tė ruajtjes sė mendėsisė dhe etikės sė krishterė.38 Ndonėse nė Lurė ky fenomen ėshtė mė i dukshėm, ai shihet pothuaj nė tė gjithė territorin ku banojnė shqiptarė dhe sidomos nė substratin kulturor tė tė gjithė shqiptarėve.

/Nga Joan Pelushi
botuar ne Tempulli, Nr.6, 2002, Korēė (5-17), fq.15 si dhe Donia supra note 20, fq.
__________________
Jam rrezuar, jo prej aftesise e armiqve, por prej pabesise se miqve.
Aleandro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-12-2017, 10:03   #2
Aleandro
V.I.P
 
Avatari i Aleandro
 
Data e antarėsimit: Mar 2017
Posts: 576
Thanks: 74
Thanked 280 Times in 186 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Aleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Kriptokrishtėrimi nė shqipėri

Nė kohėn e pushtimit dhe mbas pushtimit turk, Shqipėria e Jugut dhe e Mesme ishte pothuaj e gjitha e besimit ortodoks, kėshtu qė situata ishte pak mė e ndryshme nga ajo nė Veri, meqenėse shumica mė e madhe e popullsisė sė krishterė nėn sundimin otoman ishte ortodokse, Mehmeti II, pėr tė siguruar pėrkrahjen e tyre, e shpalli veten mbrojtės tė tyre dhe pėr kėtė qėllim i dha Patrikut Ekumenik tė Stambollit tė gjithė tė drejtat qė kishte patur mė parė. 39 Madje, nė sistemin turk tė mileteve, Patriku mori edhe njė pjesė tė pushtetit temporal mbi ortodoksėt e perandorisė. 40 Duke mos patur ndonjė frikė nga njė sulm i njė fuqie tė jashtme ortodokse, turqit treguan njė tolerancė relative ndaj tė krishterėve ortodoksė, madje kėshtu ata mund tė shfrytėzoheshin mė mirė se "besimtarėt e vėrtetė".41 Por edhe kjo tolerancė nuk duhet idealizuar. Presioni pėr t'u kthyer nė myslimanė ishte vazhdimisht i pranishėm, ndonėse nė fillim pėrdorimi i forcės pėr tė realizuar kėtė ishte mė i kufizuar. Nė shekullin XVI, tė krishterėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė nė tė gjithė Jugun e Shqipėrisė. Nė defterin e botuar nga H. Inalxhik, dėshmohet se rreth vitit 1510 nė qarkun e Vlorės ishin 1206 familje myslimane dhe 14304 tė krishtera; nė qarkun e Gjirokastrės vetėm 53 familje myslimane dhe 12257 tė krishtera.42 I njėjti raport duhet tė ishte nė pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Jugut.
Presioni pėr kthim filloi tė rritet nė shekullin e shtatėmbėdhjetė dhe sidomos mbas luftėrave ruso-turke tė shekullit tė tetėmbėdhjetė. Turqit filluan tė shikonin te popullsia ortodokse njė aleat tė rusėve dhe i shtuan pėrpjekjet pėr kthimin e detyruar.43 Dekadenca e perandorisė dhe korruptimi i pushtetarėve krahinorė e shtonte edhe mė shumė shtypjen dhe presionin. Mungesa e madhe e priftėrinjve ishte, gjithashtu, njė tjetėr faktor pėr kthimin nė masė. Por gjithmonė arsyeja kryesore ishte keqtrajtimi, diskriminimi dhe tatimi.44 Kėshtu qė, shumė tė krishterė, pėr t'i shpėtuar keqtrajtimit dhe taksave, filluan tė ktheheshin nė myslimanė. Kthimi i ortodoksėve nė Islamizėm mori pėrmasa tė mėdha nė shekullin XVIII. Procesi i kthimit, ashtu si edhe nė Veri, bashkė shoqėrohej shpesh me atė tė kriptokrishtėrimit. Njė prift-murg nga Voskopoja, Nektar Tėrpo (1685?-1732?), mė vonė igumen nė manastirin e Ardenicės, shkroi njė libėr tė titulluar Njė Libėr i quajtur Besim, ku i bėn thirrje ortodoksėve tė Shqipėrisė qė tė ruajnė besimin e tė parėve.45 Nė atė libėr At Nektar Tėrpo i kundėrvihet gjithashtu fenomenit tė kriptokrishtėrimit. Ai i qorton rėndė tė gjithė ata qė u “japin fėmijėve njė emėr turk (mysliman) pėr tė mos paguar taksat”.46 Pėr tė pėrballuar presionin e taksave tė vėna nga turqit, ai i porosit tė krishterėt tė punojnė mė shumė, tė kursejnė mė shumė, tė shmangin luksin dhe tė hanė mė pak.47 Gjithashtu, pėr At Nektarin ėshtė e papranueshme qė ata gjatė ditės tė jenė si myslimanė dhe ndėrkohė tė mbajnė praktikat e krishtera, tė bėjnė kryqin nė fshehtėsi dhe tė shkojnė nė kishė gjatė natės. “Kryej tė gjitha detyrimet e tua tė krishtera haptas, nė dritėn e diellit, qė gjithsecili tė tė shohė qė po shkon nė kishė, ndėrsa je akoma gjallė.”48 Njė episod nga jeta e At Nektar Tėrpos na e sjell mė tė gjallė procesin e dhimbshėm tė kthimit, i cili shkaktonte jo rrallė trazira dhe grindje, si familjare, ashtu edhe shoqėrore. Ditėn e Krishtlindjes tė vitit 1742, ai po vizitonte fshatin Dragoti nė krahinėn e Elbasanit. “Duke hyrė nė kishė tregon ai mė vonė,- gjeta rreth njėqind e njėzet gra dhe rreth pesėmbėdhjetė burra. U hidhėrova shumė pėr shkak tė numrit tė vogėl tė burrave. I kisha pyetur mė parė dhe mė kishin thėnė se tė gjithė tė tjerėt (mjerisht!) ishin bėrė myslimanė. Unė iu thashė atyre atė qė Perėndia mė frymėzoi t'u thosha.”49 I zemėruar At Nektari foli kundėr Islamit. Mbas shėrbesave, disa myslimanė po prisnin jashtė dhe, kur ai doli, ata iu sulėn dhe e rrahėn pa mėshirė, aq shumė saqė dora e tij mbeti e dėmtuar pėrgjithmonė. Ai tregon se dhjaku i kishės u sul pėr ta ndihmuar, por tė gjitha gratė i dolėn para dhe nuk e lanė. At Nektari shkruan se ato bėnė mirė, ngaqė kjo do tė kishte shkaktuar akoma mė shumė trazira nė fshat. Madje, prifti i devotshėm i ndaloi tė krishterėt tė hakmerreshin pėr kėtė. Dhe kjo po ndodhte ndėrmjet njerėzish tė afėrt.50
Njė tjetėr valė e kthimit ndodhi gjatė sundimit tė Ali Pashė Tepelenės. Shumė fshatra tė Gjirokastrės, Tepelenės, Pėrmetit, Vlorės e Sarandės u kthyen nė kėtė kohė, sidomos mbas masakrės qė ai bėri ndaj tė krishterėve ortodoksė nė Shėn Vasil dhe Nivicė-Bubar, nė vitin 1798. 51 Njė pjesė e madhe e kėtyre fshatrave, tė kthyer nga frika, e ruajtėn pėrsėri besimin e krishterė. Gjatė udhėtimit tė tij nėpėr Shqipėri, nė shekullin XIX, udhėtari dhe studiuesi francez Ami Boué shkruan pėr ekzistencėn e kriptokrishterėve nė krahinėn e Labėrisė tė cilėt, ndonėse mbanin emra myslimanė, nė fshehtėsi ishin ortodoksė.52 Nė Labėri, sidomos nė Dukat, kemi gjithashtu shumė martesa ndėrmjet tė krishterėve dhe myslimanėve, gjė qė krijonte njė lidhje ndėrmjet tyre dhe e mbante tė gjallė vetėdijen e tė qenurit tė krishterė.53 Ndonėse nė pjesėn mė tė madhe tė krahinės sė sipėrpėrmendur vetėdija e tė qenurit i krishterė sot pothuajse ka humbur, pėrsėri vetėdija se ishin tė krishterė ėshtė mjaft e fortė dhe nė disa raste haset edhe sot njė lloj pranimi i krishtėrimit.54 Kėtė e tregon fakti se edhe sot ruhen jo vetėm mbiemra tė krishterė, por edhe emra.
Kthimi i sipėrfaqshėm nuk kishte krijuar ndryshime tė mėdha nė popullsinė e Shqipėrisė sė Jugut. Tė krishterėt dhe myslimanėt nuk dallonin shumė nga njėri-tjetri. Njė udhėtar anglez, C. Hobhouse, i cili e vizitoi Shqipėrinė e Jugut sė bashku me Lord Bajronin, shkruan kėshtu: “Nuk ka dyshim se tė krishterėt qė mund tė quhen shqiptarė... janė krejtėsisht tė padallueshėm nga myslimanėt.”55 Islamizimi nuk solli ndryshime tė rėndėsishme nė mėnyrėn e jetesės, nė zakonet, ndėrtimet, gjendjen e gruas dhe nė mendėsinė e banorėve tė Shqipėrisė sė Jugut.56
Rasti i Shpatit ėshtė mjaft i njohur si brenda Shqipėrisė, ashtu edhe jashtė saj. Kjo mund tė dėshmohet nga literatura e mjaftė qė ėshtė shkruar pėr kėtė, duke filluar nga shekulli XIX.57 Fshatarėt e kėsaj krahine, pėr tė shmangur pagimin e taksave ishin shpallur si myslimanė dhe po kėshtu shikoheshin edhe nga autoritetet turke.58 Ne nuk e dimė me saktėsi kohėn se kur kėto fshatra u bėnė kriptokrishterė, por ka shumė mundėsi ndoshta nė kohėn e luftėrave ruso-turke.59 Udhėtarja e dėgjuar, Edit Durham, shkruan pėr kriptokrishterėt e Shpatit: “Malėsia e Shpatit, nė afėrsi tė Elbasanit, banohet nga njė popullsi malėsorėsh tė cilėt, nė shumė aspekte u ngjasin malėsorėve tė Veriut dhe qėndrojnė pjesėrisht tė pavarur. Ata nga tė krishterėt shikohen si tė krishterė tė fshehtė. Nė zonėn qė vizitova nuk pashė asnjė kishė apo xhami. Dhe secili kishte dy emra. Pėrballė njė myslimani quhej Sulejman, pėrballė njė tė krishteri Kostandin. Nė rast se u kėrkoheshin taksa, sepse si tė krishterė nuk duhej tė bėnin shėrbimin ushtarak, e refuzonin kėtė me arsyetimin se kishin emra myslimanė dhe nuk kishin kisha. Si pasojė, duhet tė rekrutoheshin nė ushtri, por atėherė ata hiqeshin si tė krishterė. Dhe turqit, nė mė tė shumtėn e rasteve, nuk i trazonin.”60 Nė vitin 1846, me dekretimin e lirisė sė besimit nga sulltani, shpatarakėt e shpallėn veten publikisht si tė krishterė. Kjo pati pėr ata pasoja dhe u bėnė disa arrestime. Problemi i tyre u zgjidh pėrfundimisht nė shpalljen e pavarėsisė nė vitin 1912, kur ata e shpallėn veten zyrtarisht tė krishterė ortodoksė,61 megjithė pėrpjekjet qė ishin bėrė pėr t'i kthyer nė katolikė.62

V
Njė tjetėr fenomen i rėndėsishėm pėr problemin qė po flasim ėshtė edhe prania masive e bektashinjve nė Shqipėri. Nė asnjė vend tjetėr tė Ballkanit nuk u pėrhap Bektashizmi si nė Shqipėri. Bektashizmi ėshtė njė sekt panteist islam i dalė nga Islami Shiį,63 i themeluar nga Haxhi Bektashi, njė mistik persian, i lindur nė Nishapur nė vitin 1248. 64 I frymėzuar nga njė mistik tjetėr, Ahmed Jeseviu, ai shkoi dhe u vendos nė Sulixhe Karayjyk, nė Azinė e Vogėl dhe aty themeloi teqenė e tij.65 E pėrmendėm kėtė pėr tė treguar se trevat dhe doktrinat nė tė cilat u mbrujt Haxhi Bektashi, ishin treva ku ndėrthureshin kontaktet ndėrmjet Krishtėrimit, Islamit, Budizmit, Shamanizmit dhe shumė mbetjeve tė doktrinave tė ndryshme mistike e gnostike.66 Bektashinjtė ishin mjaft tolerantė dhe tė hapur me jomyslimanėt. Mospasja e njė doktrine tė dogmatizuar e bėnte tė lehtė pranimin e tė tjerėve dhe nuk nxiste fanatizmin. Pikat e pėrbashkėta me Krishtėrimin e bėnin atė si njė lloj ure tė kalimit tė tė krishterėve nė Islamizėm. Njė provė e kėsaj ėshtė edhe lidhja me jeniēerėt, tė cilėt vinin nga tė krishterėt. Afria ndėrmjet praktikave tė bektashinjve dhe tė krishterėve duhet tė studiohet akoma mė shumė. Kjo do tė shpjegonte mė qartė arsyen e pėrhapjes sė Bektashizmit tek ne. Bektashinjtė kanė njė strukturė hierarkike tė ngjashme me tė krishterėt: Gjyshi-Peshkopi, Babai-Ati (prifti), Dervishi-Dhjaku. Ndarja nė gjyshata ėshtė e njėjtė me ndarjen nė peshkopata (gjysh-gjyshatė, peshkop-peshkopatė). Ata kanė njė lloj mirosje (krezmimi) qė bėhej me ujė trėndafili; njė kungatė me verė, bukė dhe djathė; njė lloj rrėfim-pendim i shoqėruar me njė lloj urate ndjese dhe diēka tė ngjashme me shkishėrimin.67 Gjithashtu, bektashinjtė ishin mė liberalė me ndalimet kuranore, si pirja e alkoolit dhe mbajtja e ramazanit. Tė krishterėt duhej tė ndjeheshin mė familjarė duke pranuar Bektashizmin, sepse edhe nuk hynin nė konflikt me Islamizmin zyrtar, dhe nė tė njėjtėn kohė, mund tė mbanin shumė nga praktikat e tyre. Po ashtu, prania e ikonave, nderimi i shumė shenjtorėve ortodoksė,68 ndonėse shpesh me emra tė tjerė, mund tė ishte pėr tė krishterėt, deri nė njė farė mase, njė qetėsim pėr ndėrgjegjen e tyre.
Sipas traditės bektashiane, pėrhapja e tyre nė Shqipėri fillon nė shekullin XV, por dokumenti i parė historik pėr ekzistencėn e njė teqeje (ajo e Kaninės) vjen nė shekullin XVII.69 Njė pėrhapje tė madhe Bektashizmi, sidomos nė Jugun e Shqipėrisė dhe nė Krujė,pati nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės, i cili ishte edhe vetė bektashi. Nė Veri, ai u luftua shumė nga Bushatllinjtė, tė cilėt i shikonin dervishėt bektashinj si agjentė tė Ali Pashės. Tė ndjekur nga Turqia, ata e bėnė Shqipėrinė qendrėn e tyre.70 Pėrsa i pėrket numrit tė tyre nuk ka statistika tė sakta, por nė vitin 1933, kryegjyshi Sali Niazi Dedej, nė njė bisedė me studiuesin e njohur tė Bektashizmit, J.K Birge, tha se ata ishin nė Shqipėri rreth 200.000, njė numėr i madh pėr popullsinė e atėhershme shqiptare, rreth 20% e popullsisė. 7l

VI
Nė procesin e islamizimit para shqiptarėve nuk ishin shtruar alternativa radikale. Siē e kemi theksuar mė sipėr, pranimi i Islamit nuk erdhi kryesisht si rezultat i njė bindjeje tė brendshme dhe autoritetet turke shpesh mjaftoheshin vetėm me njė pohim tė jashtėm. Kėshtu qė besimi i ri, qė ishte mė shumė i imponuar, nuk u ngul thellė dhe nuk solli ndryshim tė madh kulturor, etik dhe psikologjik nė mėnyrėn e tė jetuarit dhe tė tė menduarit, ndonėse nuk mund tė pėrjashtohen disa ndryshime, qė ishin tė pashmangshme.
Ndonėse pėr kėtė duhen bėrė studime edhe mė tė hollėsishme, pėrsėri ne kemi shumė fakte pėr ta mbėshtetur kėtė. Ndėrmjet krahinave tė Sulit dhe Himarės sė krishterė dhe Labėrisė apo Skraparit (ku kriptokrishtėrimi dhe Bektashizmi ishin tė pranishėm) nuk kishte ndryshime rrėnjėsore. Kjo mund tė thuhet edhe pėr Mirditėn dhe Matin, Pukėn dhe Dibrėn etj. Shqiptarėt e kthyer nė Islamizėm ruajtėn shumė nga besimi dhe etika e tyre e mėparshme e krishterė, ngaqė ato ishin rrėnjosur thellė dhe vazhdonin pėrsėri tė ndikonin nė jetėn dhe zakonet e tyre. Monogamia mbeti pėrsėri; rrallė mund tė kishte ndonjė bigami dhe pothuaj kurrė poligami, pėr arsye se ajo shihej si diēka jo etikisht e rregullt. Ndonėse mentaliteti shqiptar u ndikua nga fatalizmi lindor, pėrsėri u ruajt individualiteti psikologjik dhe ideja dhe dėshira e pėrpjekjes pėr ndryshime.
Ne e dimė nga historia se pranimi i vullnetshėm i njė feje tjetėr shoqėrohet me njė ndryshim radikal social-kulturor. Shumė popuj, para dhe mbas Krishtėrimit, paraqiten krejtėsisht tė ndryshėm. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me popujt qė pėrqafuan fe tė tjera. Ndėrsa nė Shqipėri, megjithė ndryshimet qė solli kthimi nė masė nė Islamizėm, i cili krijoi njė ndarje fetare ndėrmjet shqiptarėve dhe dėmtoi deri diku unitetin kulturor, pėrsėri nuk u bė njė huajėsim i plotė ndėrmjet tyre. Kjo shpjegohet me shkaqet qė kemi shtjelluar gjatė kėtij artikulli: kthimi i sipėrfaqshėm, lidhja e gjakut ndėrmjet styre, ndėrmartesat, festimi i pėrbashkėt i disa ditėve tė shėnuara fetare,73 kriptokrishtėrimi dhe prania e bektashinjve etj. Kėto ishin jo vetėm njė pengesė pėr mosshpėrthimin e fanatizmit, por edhe pėr moskrijimin e ndryshimeve rrėnjėsore dhe dy ndėrgjegjeve kulturore krejtėsisht tė ndryshme?
__________________
Jam rrezuar, jo prej aftesise e armiqve, por prej pabesise se miqve.
Aleandro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2018, 09:46   #3
Marnurss
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Feb 2018
Posts: 1
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Marnurss ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Kriptokrishtėrimi nė shqipėri

I'm looking for information on Kriptokrishtėrimi nė shqipėri is offline
Marnurss nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2018, 10:14   #4
Smokkie
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Oct 2015
Posts: 464
Thanks: 4
Thanked 98 Times in 69 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Smokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Kriptokrishtėrimi nė shqipėri

Une mendova mos kishte ndoje gje interesante rreth bitcoin. Vl.
__________________
Qesh sot se neser do jete me keq!
Smokkie nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Smokkie pėlqehet nga
i vjetėr 13-02-2018, 18:31   #5
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 3,218
Thanks: 175
Thanked 284 Times in 218 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Kriptokrishtėrimi nė shqipėri

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Smokkie Shiko postimin
Une mendova mos kishte ndoje gje interesante rreth bitcoin. Vl.
E paske mbledh mendjen me ia fut vedit - s'paske vend ku me i ēu paret.
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur