• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Regjistri i diasporës dhe mërgatës nga Kosova

yllbardh

R.I.P
Anëtar
Jul 8, 2012
Postime
948
Pikët
18
Vendndodhja
as vetë se di.... :)
Regjistri i diasporës dhe mërgatës nga Kosova

filloi-procesi-i-regjistrimit-t-euml-diaspor-euml-s-dhe-m-euml-rgat-euml-s_hd.jpg

Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës i njofton pjesëtarët e diasporës se prej sot është plasuar platforma elektronike (online) për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës.

Ministria e Diasporës i lut bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre”, thuhet në një kumtesë, transmeton Telegrafi.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera.

Të dhënat në këtë proces janë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
 
Përgjigje e: Regjistri i diasporës dhe mërgatës nga Kosova

hajde me hajer me ne fund nje pune e hajrit e qeveris
 
Përgjigje e: Regjistri i diasporës dhe mërgatës nga Kosova

Eshte dashur te behet regjistrimi i gjithe shqiptareve ne mergim, jo veç i atyre qe kane lindur ose kane prejardhje nga Kosova!
 
Përgjigje e: Regjistri i diasporës dhe mërgatës nga Kosova

Eshte dashur te behet regjistrimi i gjithe shqiptareve ne mergim, jo veç i atyre qe kane lindur ose kane prejardhje nga Kosova!

...eshte dashte motiiiii...qysh e "perzum" shkaun prej Kosove :rolleyes:
 
Përgjigje e: Regjistri i diasporës dhe mërgatës nga Kosova

...eshte dashte motiiiii...qysh e "perzum" shkaun prej Kosove :rolleyes:

Ja ke nis mem pelqy ti qike :))
 
Përgjigje e: Regjistri i diasporës dhe mërgatës nga Kosova

Mire je menu Emaa, amo na s'kena pas kapacitet atehere per mi bo kto pune. Neve na deshtoi regjistrimi i popullsise n'Kosove n'vitin 2011, se leje ma regjistrimi i mergates n'vitin 2000!
 
Gon kapacitete ka dhe ka pas Kosova ma shum ne diaspore se mrena ne Kosovo*
sepse diaspora ka ba regjistrimin e shqiptareve të Republikes se Kosoves qysh ne vitin 1992edhe ate me sukses, edhe hiq pa ambasada sepse njerzit kane pas motiv me punu vullnetarisht per Republiken ton.
Nese e gjej dikah fletrgjistrimin e postoj.

Ne Kosovo* problemi esht se politika eshte kthye ne biznes kurse atdhetarizmi eshte i ndaluar nga te tillet!
 
Përgjigje e: Regjistri i diasporës dhe mërgatës nga Kosova

Ne po flisnim per kapacitetin e Kosoves si "shtet" me institucionet e veta, jo per kapacitetin e mergates..
 
Përgjigje e: Regjistri i diasporës dhe mërgatës nga Kosova

Ne po flisnim per kapacitetin e Kosoves si "shtet" me institucionet e veta, jo per kapacitetin e mergates..

Prandaj edhe e ilustrova me diasporen, derisa diaspora ka pase kapacitete si ka mundesi sot institucionet e Kosoves mos me i pase!?! Thuj nuk ka vullnet politik ose eshte kjo ceshtje marreveshjes ose nje gje e cila me duket me e mundshme; SHIK pamundeson kete sepse diaspora nuk do votonte PDK.
 
Back
Top