Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Ēėshtja kombėtare > Figurat e shquara

Figurat e shquara Gjithēka mbi figurat e ndritura Kombėtarė Shqipėtare...

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 22-02-2014, 19:08   #21
Sharri
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Dec 2013
Posts: 23
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Sharri ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Faik Konica

Dita e verės nė Malsin e Sharrit festohet edhe sot e kėsaj dite, po jo njėsoj si dikur. Shtatė ditė para ditės sė verės nė mėgjes vajzat tjerin leshin pėrpjet. Pejnin e tjerit me njė pej tė kuqė bashkė e vėndojnė nė duar e qafė pa dallim moshe e gjinie ( veteėm burrat dhe pleqtė se vėndojnė ).
Pejtė i tjerin pėrpjet qe fėmijėt, tė afėrmit e familjes, bagėtia, prodhimet buqėsore tė jen gjithėnjė nė zhvillim,...
Ndėrsa njgyra e kuqe simbolizon shėndetin. Pra tė gjithė tė shtėpis tė jenė tė rritshėm, tė fortė e tė kuqė si molla nga shėndeti,...
Sharri nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-02-2014, 19:12   #22
Sharri
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Dec 2013
Posts: 23
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Sharri ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Faik Konica

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Askushi Shiko postimin
PROZĖ NGA FAIK KONICA




Malli i atdheut



Kur vete njeriu, i lirė e i vetėm, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ėmbėlsia e udhėtimit e njė mijė gjėra qė vihen re ndėr popuj tė huaj, tė gjitha kėto ta pėrgėzojnė zemrėn e tė bėjnė jo tė harrosh Shqipėrinė, po tė mos tė vejė tek ajo aq dendur mendja. Mė tutje, si ngopen sytė sė pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ē`tė mungon, s`di se ē`tė duhet. Njė hije trishtimi ta mbulon fytyrėn; e, pikė sė pari herė-herė, mbastaj mė dendur e mė nė fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindėrve, i miqve e shokėve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtėm foshnja e ku lozėm djelm, kujtimi i atyre maleve larg tė cilėve nuk rron dot mirė njė shqiptar, kujtimi i kombit, qė, me gjithė ca tė liga qė ka, ėshtė kombi ynė, e mė tepėr kujtimi e dėshira e etja e gjuhės sonė ta shtrėngojnė e ta dėrrmojnė me tė vėrtetė zemrėn. Ah, malli i Shqipėrisė, malli i atdheut tė dashur, i shenjtė mall e dashuri e shenjtė, kush ėshtė ai shqiptar qė s`e ka pasur nė dhe tė huaj! Duhet tė jeshė jashtė Shqipėrisė, e tė jesh larg, pėr tė kuptuar se ē`forcė e ē`bukuri tė ėmbėl ka pėr veshėt kjo fjalė: Shqipėri! Ajo mė e zbrazura letėr, ajo fjala mė e vogėl, na sjell, kur vjen nga Shqipėria, njė gaz tė parrėfyeshėm, se na sjell si njė copė tė atdheut...




I urti i malit



Tre miq, tė quajtur Rėmbi, Gjėmbi dhe Shkėmbi, mbarojin sė ngrėni. Plloska me verė shkoi nga duar nė duar. Rėmbi nisi tė dredhė cingare, Gjėmbi mori lahutėn, Shkėmbi ia nisi kėngės. Pastaj folėn. Pėr ēka mund tė flasin tre miq, kur janė tė rinj e kur mblidhen bashkė? Pėr qėllimet, pėr shpresat e tyre. Rėmbi, qė shumė kohė e kish ndėr mend tė dilte nė vise tė huaja pėr fat, Gjėmbi donte tė merrte udhėn e Stambolli pėr tė zėnė punė. Shkėmbit zemra i thosh ta shkojė jetėn e tij nė mes tė arave, tė vreshtave e tė bagėtive tė veta. Ē’tė mira, ē’tė liga e prisjin sicilndo nė udhė tė jetės?
Ē’gėzim, ē’trishtime fshihte nė gji tė vet koha pėr tė ardhur? Tė tre miqve u vate mendja tek i Urti i Malit. Dhe Rėmbi, duke ndezur njė cingare tė re: “Pse, tha, s’vemi tė pyesim magjistarin e madh, tė na shfaqė fatin tonė?” I Urti i Malit rrinte nė mes tė njė pylli; njė vrimė shpelle ish shtėpia e tij. Magjistari me famė s’kish shok pėr tė kėnduar nė kohė pėr tė ardhur, dhe dija e tij qaste njerėz nga gjithė anėt e Shqipėrisė. Kur vanė tė tre miqtė nė shpellė, dolli t’i presė njė plak i ēuditshėm: tripėllėmbėsh i gjatė, njė hundė sa njė opingė i ndante tunrinjtė nė dy, dhe njė mjekėr e bardhė porsi bora i briste gjer nė dhe e i binte nėpėr kėmbėt; njė rrobe e ngjyrė hiri i mbulonte trupin, dhe, nė vend tė brezit, njė gjarpėr i shtrėngonte mesin, gjithė jeta e kėtij njeriu ishė nė sy tė tija, dy pishė tė ndezira.
I urti i Malit – se ai ish – ua preu fjalėn tė tre miqve qė deshėn t’i thonė pse erdhėn: - “E dij pse erdhtė. Hyni”” Hyjtin nė njė odė tė skalisur nė gur, e tė ndritur prej shtatė shandanesh. Shtatė misurė tė gjelbėr ishin duke zier nė mes tė odės. Magjistari mori njė stap tė verdhė: tė shtatė qirinjtė u shuan njėri pas tjatrit, dhe misurėt pushuan sė zieri. Ahere plaku ra me stap tri herė, e, nė fund tė odės, si nė njė teatėr kur hapet perdja, u hap njė qytet i bukur. Njė qytet i bukur me pallate tė larta, me rrugė tė gjera, ku vejin e vinin karroca tė ndritshme, kuaj tė lehtė, zonja me rroba tė hijshme, njerėz tė gėzuar a tė ndrojtur, tė nxituar a tė ngadalshėm. Dhe pastaj karroca tė tjera e kuaj tė tjerė, e automobila, e botė nė tė gjitha anėt. “Si e vini re”, tha plaku, duhet njė zakon i madh pėr tė ecur nėpėr kėto rrugė pa qenė i shkelur njeriu. Njė fshatar i ardhur qė pak kohė nga katundi i tij ėshtė nė rrezik tė shtypet nė ditė tė para.
Tani, rruga kėtu ėshtė pasqyra e jetės: jeta, shoqėria, janė aqė tė koklavitura nė kėto vise, aq tė ngatrruara e tė errėta, sa duhet njė mjeshtri e madhe pėr tė ecur, dhe kush s’ėshtė i mėsuar me kėto zakone, shpejt shtypet. Mos kujtoni se tregtia, punėt etj, bėhen nė ato vise me atė mėnyrė tė kulluar qė bėhen nė Shqipėri! Jo” Aty, tregtia ėshtė njė shkencė, punėt janė njė sėrė luftash tė ashpra e tė pamėshirshme. Qė tė fitosh me tė vėrtetė, duhet me njė mėnyrė tė jesh njė dijetar e njė ushtar bashkė. Jeta, aty ėshtė njė luftė, thashė - dhe nė luftė, o djem, ka mundės, vėrtetė, po ka dhe shumė tė plagosur e tė vrarė. Plaku i ra prapė tri herė stapit tė verdhė, dhe nė vend tė qytetit tė largmė, dolli njė qytet anės detit, me shtėpi prej druri, me minare shumė, e me mijra qen rrugėve. E njohėn Stambollin. Plaku shtroi pėrpara syve tė miqve punėt, me ē’dredhira me ē’ė unjura, e, shumė herė, me ē’poshtėrsira. “Kėtu, tha prapė plaku, jeta s’ėshtė njė luftė, por njė lodėr”...
“Sa pėr ty qė kėrkon ta shkosh jetėn tėnde nė mes tė arave, tė vreshtave e tė bagėtive” tha i Urti i Malit, “si lum ti!” se nė qoftė se breshri a vapa a kėlbaza, tė prishin drithin a tė pakėsojnė bagėtinė, ajo prishje e ai pakėsim s’do jenė tė rrėnjshme, dhe as kėlbaza, as vapa, as breshėri s’mund tė vihen mė njė me ligėsinė e njerėzve.”
Rėmbi, Gjėmbi edhe Shkėmbi, si u pėrshėndoshėn me tė Urtin e Malit dualėn nga shpella e, mejtuar, muarėn udhėn e katundit. Nata po afrohet...




Nata po afrohet...



Nata po afrohet. Drita e ditės tretet dalė nga dalė: e mbi tjegullat e shtėpive, mbi rrasat e gurėve, mbi fletėt e pemėve, pėrmbi trupat e epta tė ēupave qė shkojnė, njė ngjyrė manushaqe - njė ngjyrė gushėpėllumbi, si thonė nė ca male tona - shtrihet e i mpshtjell.
Mbasandej, pak nga pak manushaqet shfletohen. Hijet bėhen tė dendura, me tė zeza. Njėri pas tjetrit, yjtė ēpojnė qiellin, e pikojnė dritė. Nata u afrua. Nata erdhi.
E kur afrohet nata, kur vjen nata, mė pėlqen tė vete tė rri anės liqenit. S'ėshtė si liqeni i Ohrit me ujra tė kulluara si tė njė rrėkeje, si liqeni i Janinės qė shkėlqen si njė fushė e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodrės, det i vogėl i rrahur tej e kėtej nga lundra tė metshme sa Shkodra e nė anė tė cilit gjallojnė malsorė tė rreptė. Ėshtė njė liqen jo mė i madh se njė kopsht, nė mes tė njė pylli tė punuar, liqen i ndyrė, i ndyrė sa uji i qelbet, i bukur se pemėt qė e rrethojnė mvarin degėt e tyre gjer mbi faqen e tij, edhe mbi faqe tė tij hėna ndrit e lot. Nė pushim tė natės bretkosat kėndojnė. Herė-herė njė peshk, njė tjetėr, e njė tjetėr, shumė peshq tingėllojnė ujėt. Uji pėrsėri pushon e fle. Po njė erė e ngadaltė (oh, shumė e ngadaltė!), unjet mbi liqen e i zubravit faqen.




Nė liqen
Murat beg Toptanit



Fletė tė thata kanė rėnė, nga lista e rreth-e-rrotullma, mbi liqen, edhe duken si njolla ari nė njė pasqyrė tė vjetėr.
As erė, as zė zogu. Njė pushin i trishtitshėm. Vetėm, larg sė largu, ushtimi i ēapeve tė ndonjė ėndėrrimtari... Rremat herė-herė, e nė njė hop qė tė dyja, i bien ujit: qark hapen qė venė duke u zmadhuar e duke shtyrė fletėt; shuli shket duke u shaluar. Pėrtej u ndez njė dritė qė rrezon nė njė copė tė liqenit.




Bora



Kthielltėsia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me veren. Vjeshta e trishtimshėm erdhi e iku. Tani, po hyn dimėri, edhe qiellin e kanė mbuluar re tė qeta e tė ftohta. Edhe sot, pėr tė parėn herė, zuri tė bjerė bora…
Prapa qelqeve tė dritores, po shikonj. Ngadalė, ngadalė, si kur ka frikė tė ndegjohet, bora fluturon flokė-floke e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kėrkon tė ndreqė e tė zbukuronjė: Dy ēupa tė vockėla shkojnė, e, nė leshėrat e arta tė tyre, tė lėshuara mbi shpatullat, bora shkruan trėndafile tė ergjenda. Djelmtė qeshin, hidhen, lozin, e lėftojnė me topa. Zoqtė vėrtiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, njė thrimė buke! Si nė verė, gjithė bota janė veshur nė tė bardha.
Flokė-flokė, ngadalė, po bie bora…




Dita e verės



Miqve, shokėve tė Lidhjes Shqipėtare “Verore”, u dėrgoj kujtime miqėsie, urime tė zemrės, pėr Ditėn e Verės qė na afrohet. S’e festuam dot sivjet kėtė ditė tė bukur: po ne mos e festuam me trup, do t’a festojmė me zemėr.
Ē’ėshtė Dita e Verės? Ėshtė dita nė tė cilėn stėrgjyshėrit t’anė, kur s’kish lindur edhe krishtėrimi, kremtojin bashkė me Romanėt dhe me Grekėt e Vjeter, perėndit’ e luleve, tė shelgjeve, tė krojeve. Kur ēkrin dimėri, kur qaset Vera buzėqeshur e hollė dhe e gjatė si nė piktyrė te Botticelli, zemra e njeriut ēgarkohet nga njė bare, shijon njė qetėsi, njė lumtėsi t’ėmblė. Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit t’anė ndiejin njė detyrė t’u falen perėndive qė sillnin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė quajme Dit’ e Verės.
Nė pakė ditė, nė Shqipėri, besnikėt e funtmė tė paganismit, besnikė pa dashur dhe pa ditur, do t’rethojnė me verore degėt e thanave, tė dėllinjave, tė dafinave, tė gjithė shelgjeve tė nderuara. Do t’ kėputin degė tė gjelbėra dhe do t’i vėnė pėrmbi dyert e shtėpive dhe t’odave.
Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetėra tė races s’onė. Nuk i bėjnė dėm njeriu. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpitė. Nė njė vėnt ku jeta e tė vegjėlve ėshtė aq trishtė, djelmuria dhe vajėzat kanė njė rasė tė rallė pėr tė dėfryer. Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shie poetike tė hollė e tė rrallė.




Ēipi i palaēove



“Avropa” dhe “Evropi” janė bisedimet e ditės dhe tė orės nė Shqipėri. Po Evropa s’pėrfillet aspak. Ē’ėshtė “Avropa” ose “Evropi”? Pas besimit tė shqiptarėve, ėshtė njė vend i ēuditshėm, larg nga Shqipėria. Qė Shqipėria ėshtė edhe ajo njė pjesė e “Avropės” ose “Evropit” – asnjė shqiptari nuk ia qas mendja. Njė njeri niset nga Vlora tė vejė matanė tė kanalit, fjala vjen nė Pidochisull – Adriatico, dhe miqtė e tij thonė: “Shkoi nė Avropė” ose shkoi nė Evropi”. Pėr tė zbuluar pėrsenė e errėt tė kėtij mendimi, u bėra njė pyetje katėr njerėzve mė tė kuptuar qė ka Shqipėria dhe mė patundėrisht tė sigurt nga vetja e tyre.
Selim Qeroz-Fodulli mė pėrgjigjet:
“Efendėm, ēdo vend ku populli mban shapkė dhe ku s’ka bėrė hyqm devlet-i-alie-osmanie-ja, ėshtė Avropė”.
Napoleoni i Gjirizave mė thotė: “Tradhtor, tallesh me mėmėdhetarėt! Ti e di shumė mirė ku ėshtė Avropa, dhe nė ke harruar, tė ta pėrmend unė: Avropa njihet tėrė ai vend ku venė kapella, ku ka makina shumė, ku burrat s’kanė trimėrinė tonė dhe ku gratė s’janė tė ndershme.”
O Anaksagoras Uliksi mė shkruan: “En onomati tu patras tu iu, qe tu ajiu pnevmatos, amin.” Ne orthodhoksėt besojmė se, atje ku mbaron i panajioteti imon anatoliqi ekslia dhe merr fund kalendari ynė i palajthitur, nis Evropi. Dhila-dhi Evropi ėshtė tėrė ai vend ku urdhėron Pap dhe kisha latine me protestantėt dhe mesonėt dhe ku shkon i lajthitur, i cili shkel urdhrin eks anothen dhe i ha 13 ditė hakė Perėndisė. Po mė duket, zot, se tallesh, tutesti peripezis. Prosohin, se nė Amerikė kemi ton Papa laga Dyztabanin, kampionin e shpifjeve, i cil s'pret veē se njė shenjė pėr tė nisur nga zanati i tij, Lipon, prosohin!”
Gazi Punikua hedh nga goja jargė, njė erė tė qelbur dhe kėto fjalė: “Avropa ėshtė vendi ku s’hanė mish tė mbajtur nė akull, pasta dhe shumė gjėra tė tjera, qė ne, aziatikėt e ndershėm, nuk i pėrfillim. Mesela, pinė verėra tė gėnjeshtra tė Francės, qė s’kanė aspak erė rrushi. Nėm verė tė Negozhdit qė ndjehet njė orė lart! Nėm raki! Nėm bozė! Atje ku s’i gjen kėto, atje ėshtė Avropė.”
Dhe me tė mbyllur kėto bileta, gjej nė tryezė njė kėngėzė qė kisha shkruar pak javė mė parė nė mes dy shakave me ca “Vatrane”. Kėngėza e ka titullin Avropa, Evropi – dhe Evropa, dhe ja ku e shtyp pėr tė zbavitur kėndonjėsit njė minutė:

Lot “Avropa”, me “Evropin”
Njėra-tjetrės i hedh topin
Edhe Evropa bėn sehir.

Njė tė shtėn’Avropa topit:
Nėpėr dor’i shkoi “Evropit”.
Dhe evropa bėn sehir.

Pyet “Avropa”: Ē’u bė topi?
-E ke ti! – i thot’Evropi.
Dhe Evropa bėn sehir.

Hop! “Avropa” me “Evropin”
Zihen, goditen pėr topin.
Dhe Evropa bėn sehir.

Bam “Avropa”, bam “Evropi”!
Ulėrijnė: Ku ishte topi?
Evropa s’bėn sehir –

Po mbledh dhe nė xhep vė topin
Dhe pastaj na rrėmben shkopin,
Dhe as qesh, as do sehir!


1922



Ai qė ėshtė i qytetėruar



E njihni tė gjithė atė qė “ka parė botė”, qė ėshtė i qytetėruar. Ēdo qytet i Shqipėrisė e ēdo katund sadomos i madh ka tė tijėn. “Njeriu qė ėshtė i qytetėruar” i lag pėrditė me vaj leshrat, vishet me “tė ngushta” (ca pak tė idikura), mban njė stap tė lehtė nė dorė - e shikon sipėr-poshtė gjithė botėn.
Vajzat ēuditen, pleqtė shkėndallėzohen, djelmtė i bien prapa, duke thirrur e duke vėrshėllyer a duke i hedhur gurė, - mjeshtri i shkollės i qaset tė lidhė fjalė. Mendjet e larta merren vesh aq udobisht njėra me tjatrėn! – “Si vete sot? – Si vini?, - thonė nė Evropė! Vėrtet, ju kėrkoni ndjesė! – Si vini, si shkoni? Si kurdoherė, mė pėlcet zemra. Ku rrohet nė kėtė vend, me kėta njerėz qė s’dinė tė vishen, tė hanė, tė flasin! Ah, Evropa e shkretė! Kur isha nė Evropė...” Kur ish nė Evropė, ish si peshku nė ujė. Gjithė shijen, gjithė hollėsinė e shoqėrisė sė qytetėruar i ka thėthitur. I ka parė tė gjitha sa janė pėr tė parė e ca tė tjera, i njeh tė gjithė. Ka folur, ka lidhur miqėsi me fytyrat e njohura tė Evropės sė tėrė.
Po ku ka lindur, nė pyeē, ky njeri aq i hollė e aq i ēuditshėm? Pa dyshim, do tė jetė rritur nė “Rue de la Paix” tė Parisit, nė “Strand” tė Londonit a nė “Grahen”, tė Vjenės. Mos kėrko aqė larg... Ka parė ditėn nė Dardhė, nė Mollė, a nė breg tė Pulės. Eshtė rritur nė mes tė bajgave tė gomarit a tė kakardhisė sė deles.

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės:", mars 2007)
Dita e verės nė Malsin e Sharrit festohet edhe sot e kėsaj dite, po jo njėsoj si dikur. Shtatė ditė para ditės sė verės nė mėgjes vajzat tjerin leshin pėrpjet. Pejnin e tjerit me njė pej tė kuqė bashkė e vėndojnė nė duar e qafė pa dallim moshe e gjinie ( veteėm burrat dhe pleqtė se vėndojnė ).
Pejtė i tjerin pėrpjet qe fėmijėt, tė afėrmit e familjes, bagėtia, prodhimet buqėsore tė jen gjithėnjė nė zhvillim,...
Ndėrsa njgyra e kuqe simbolizon shėndetin. Pra tė gjithė tė shtėpis tė jenė tė rritshėm, tė fortė e tė kuqė si molla nga shėndeti,...
Sharri nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-08-2014, 22:36   #23
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Posts: 1,270
Thanks: 58
Thanked 234 Times in 161 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 31
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica

FLAMURI

Skender beu kur jetonte
Shqipėria lulėzonte.

Ish e fortė, ish e zonjė,
Kish nė flamur njė shqiponjė,

Njė shqiponjė me dy krerė
Qi lirisht hapej nė erė.

Kur armiku na vėrvitej
Flamuri i kombit ngrihej,

Gjėmojin njė mij trumbeta,
Suleshin tre qint mij veta,

Derdhjin gjakun si tė marė
Qė tė mbaheshin Shqipėtar,

Derdhjin gjakun pa peshuar
Pėr flamurin e bekuar.

Po trimat shkuan pėrjetė
Shqipėria mbet' e shkretė,

Trimat shkuan edhe vanė,
Kordhat po ndryshken mė njė anė,

Kordhat ndryshken e ndė baltė
Na ra flamuri i naltė!

Na ra flamuri i naltė,
Mbeti e u -kalp ndė baltė!

Sot kan dalė ca zuzarė
Qi u - lintnė Shqipėtarė,

Po kėtė emėr e lanė,
U - bashkuan me Aganė,

E punojnė nat' e ditė
Qė tė mbetemi pa dritė.

O zuzar' o tradhėtorė,
Qė na bėjtit shėrbėtorė,

Na e vuathtė lirinė
E na shkeltė Shqipėrinė,

Rrėmbyet e po rrėmbeni
Gjith se ē' patmė e ē'kemi!

Po miaft! Koha ėsht afėr,
Kur tė ndizet luft' e ashpėr,

Lufta tri her e bekuar
Qi na ka pėr tė shpėtuar,

Jo luftė kundėr Turqisė
Po kundrė mbretit Shqiprisė,

Po luftė pėr ca zuzarė
Qi u -lintnė Shqipėtarė,

E, armiq tė Shqipėrisė,
I fryjnė dritės lirisė,

S' na lėnė dhe ne tė mjerėt
T' dalim gjum i errėt,

Po ē' dėgjojnė ven' e thonė,
E ē'shohin e tradhėtojnė.

Ėshtė turp prej kėsi krimbash.
Tė mundohet njė komp trimash!

Ngreuni, o Shqipėtarė,
T' i shtypim kėta zuzarė!
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-08-2014, 22:58   #24
Rex
◘◘◘♔◘◘◘
 
Avatari i Rex
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: nė fronin tim
Posts: 11,919
Thanks: 2,415
Thanked 2,764 Times in 1,518 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 326
Rex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Prishtinasi Shiko postimin
FLAMURI

Skender beu kur jetonte
Shqipėria lulėzonte.

Ish e fortė, ish e zonjė,
Kish nė flamur njė shqiponjė,

Njė shqiponjė me dy krerė
Qi lirisht hapej nė erė.

Kur armiku na vėrvitej
Flamuri i kombit ngrihej,

Gjėmojin njė mij trumbeta,
Suleshin tre qint mij veta,

Derdhjin gjakun si tė marė
Qė tė mbaheshin Shqipėtar,

Derdhjin gjakun pa peshuar
Pėr flamurin e bekuar.

Po trimat shkuan pėrjetė
Shqipėria mbet' e shkretė,

Trimat shkuan edhe vanė,
Kordhat po ndryshken mė njė anė,

Kordhat ndryshken e ndė baltė
Na ra flamuri i naltė!

Na ra flamuri i naltė,
Mbeti e u -kalp ndė baltė!

Sot kan dalė ca zuzarė
Qi u - lintnė Shqipėtarė,

Po kėtė emėr e lanė,
U - bashkuan me Aganė,

E punojnė nat' e ditė
Qė tė mbetemi pa dritė.

O zuzar' o tradhėtorė,
Qė na bėjtit shėrbėtorė,

Na e vuathtė lirinė
E na shkeltė Shqipėrinė,

Rrėmbyet e po rrėmbeni
Gjith se ē' patmė e ē'kemi!

Po miaft! Koha ėsht afėr,
Kur tė ndizet luft' e ashpėr,

Lufta tri her e bekuar
Qi na ka pėr tė shpėtuar,

Jo luftė kundėr Turqisė
Po kundrė mbretit Shqiprisė,

Po luftė pėr ca zuzarė
Qi u -lintnė Shqipėtarė,

E, armiq tė Shqipėrisė,
I fryjnė dritės lirisė,

S' na lėnė dhe ne tė mjerėt
T' dalim gjum i errėt,

Po ē' dėgjojnė ven' e thonė,
E ē'shohin e tradhėtojnė.

Ėshtė turp prej kėsi krimbash.
Tė mundohet njė komp trimash!

Ngreuni, o Shqipėtarė,
T' i shtypim kėta zuzarė!
A dihet ne cilin vit eshte shkruar?
__________________
Оptimus orator est qui minimis verbis plurimum dicit
Rex nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-08-2014, 23:30   #25
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Posts: 1,270
Thanks: 58
Thanked 234 Times in 161 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 31
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Rex Shiko postimin
A dihet ne cilin vit eshte shkruar?
30 shtator 1899.
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-06-2015, 23:57   #26
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 6,309
Thanks: 4,011
Thanked 1,942 Times in 833 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica



Ky ishte dhe ky eshte realiteti yne!
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-07-2015, 01:11   #27
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 6,309
Thanks: 4,011
Thanked 1,942 Times in 833 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica



Njeriu i madh i letrave, patrioti dhe diplomati i shquar Faik Konica, i kishte shumė tė qarta idetė qė pėrpara se Shqipėria tė shpallej e pavarur, se si po rridhin punėt dhe kush ishin arsyet se pėrse fati i shqiptarėve po rrokullisej keq e mos mė keq.

Nė njė shkrim tė tijin tė vitit 1899, pena e mprehtė e Konicės do tė shkruante: “Kombėsia jonė zuri tė humbasė kur u ngjall Greqia. Gjer atėherė, shqiptarėt e krishterė rronin vėllazėrisht me tė tjerėt; por pasi fitoi pavarėsinė Greqia, nga njėra anė shqiptarėt myslimanė u shtrėnguan t’i lidhen mė fort Turqisė, nga tjetra anė tė krishterėt shqiptarė iu afruan shtetit tė vogėl tė krishterė, gjer sa u bėnė fare, fare grekėr. Nė kėtė mėnyrė, Greqia e ngjallur prej shqiptarėve, u bė shkak pėr vdekjen e tyre.”

Fjalėt e Konicės duken aq aktuale edhe sot. Duket se ato pėrshtaten fare mirė me realitetin qė jetojmė, kur fare mirė grupime tė ndryshme shpesh nė kontrast men njėra-tjetrėn, bėjnė interesat e qarqeve tė ndryshme tė huaja, qė jo gjithnjė kanė pėr qėllim pėrparimin dhe begatinė e Shqipėrisė.

albeu
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 16-09-2015, 03:48   #28
Puhiza
E mėngjesit
 
Avatari i Puhiza
 
Data e antarėsimit: May 2013
Vendndodhja: Nė kėshtjellėn e njė ėndrre!
Posts: 3,737
Thanks: 1,343
Thanked 1,277 Times in 606 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 87
Puhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica

100 thėniet mė tė bukura tė Faik Konicės!!

Se Faik Konica ishte intelektual i papėrsėritshėm shqiptar, dėshmi janė edhe thėniet e mėposhtme, qė u mblodhėn, u pėrkthyen dhe u pėrgatitėn pėr botim nga Fotaq Andrea.

1. Njeriu fillimisht i sheh gjėrat ashtu siē janė, dhe mė pas u jep pamjen e asaj ēka ai do dėshironte tė ishin (Albania 4, 1906).
2. Tė verbrit do tė mbeten tė verbėr in sœcula sœculorum (gjer nė fund tė botės); edhe sikur t’u shtini perona nė sy, ata prapė nuk do shohin kurrgjė. (Albania 1, 1897).
3. Grekėt kanė njė armė tė frikshme: pabesinė (Albania 2, 1897).
4. E vėrteta nuk ka nevojė pėr stil gjarpėrues e tė yndyrshėm tė shkrimeve akademike. (Albania 2, 1897).
5. Ka qenie tek tė cilat ndjenja e humorit nuk e ka forcėn e duhur (Albania 2, 1897).
6. Fisnikėria dhe thjeshtėsia mund tė jenė cilėsi kudo gjetkė, kurse nė poezi janė antipasta tė dėmshme. Ēka i kėrkohet poetit, poetit tė vėrtetė, ėshtė tė shkaktojė njė dridhmė tė re, tė flasė njė gjuhė qė tė tjerė nuk e kanė folur, tė ngacmojė ndijime qė tė tjerė nuk i kanė. (Albania 2, 1897).
7. Bijtė e shqipes nuk merren vesh me bijtė e gjarprit (Albania 2, 1897).
8. Gazetarėt janė njerėz spiritualė dhe tė dashur (Albania 5, 1897).
9. Xhelat je se tė pėlqen tė jesh (Albania 8, 1897).
10. Njė i mbushur me mllef e mėri, nė mendjen e tij anemike, rrokullis mendime tė tmerrshme (Albania 9, 1898).
11. Nga lartėsia e piedestalit ku zuzarėt kapardisen me poza gjysmė-perėndish, ne do t’i asgjėsojmė me njė tė goditur. A bon entendeur, salut! (Kush tė dojė, le ta kuptojė) (Albania 9, 1898).
12. Drejtėsia i takon fushės sė ėndrrave; vetėm forca mbisundon (Albania 11, 1898).
13. Politika e vėrtetė qėndron nė kapjen e drejtimit tė njė evolucioni tė caktuar dhe nė pėrpjekjen pėr tė ndihmuar nė pėrshpejtimin e fundit tė tij (Albania 11, 1898).
14. Njė shkrimtar duhet gjykuar mė shumė nga cilėsia se sa nga sasia (Albania 11, 1898).
15. Popujt qė ushqehen me perime e produkte qumėshti kanė pėrgjithėsisht zakone shumė tė buta. (Albania 11, 1898).
16. Njė popull qė ėshtė i paaftė tė afirmojė vitalitetin e vet, ėshtė nė rrugė tė pashmangshme tatėpjete (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
17. Ka mėnyra tė ndryshme pėr t’i shėrbyer njė vendi dhe gjithkush i shėrben nė mėnyrėn qė i pėrshtatet mė mirė karakterit tė tij. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
18. Tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat tona tė shėrojmė shqiptarėt nga dashuria pėr individėt. Ata duhet tė mėsojnė tė duan Shqipėrinė – jo pėr t’i bėrė qejfin kėtij apo atij shqiptari (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
19. Sharjet e kundėrshtarit tė nderojnė (Albania 16,15-31 korrik 1889).
20. Ka njerėz qė shiten tek njė qeveri pėr tė pėshtyrė gėnjeshtra. (Albania 16,15-31 korrik 1898).
21. Ai qė i bėn vėrejtje dikujt si i edukuar keq, tregon nga ana e tij njė edukim tė paktėn po aq tė keq. (Albania 16,15-31 korrik 1898).
22. Mund tė jesh njeri vulgar e tė thuash do gjėra tė arsyeshme (Albania 16,15-31 korrik 1898).
23. Mė mirė tė jesh njė i egėr i ndershėm, se sa njė i qytetėruar i poshtėr (Albania 16,15-31 korrik 1898).
24. Tė gjitha vendet kanė tradhtarėt e tyre tė ndyrė (Albania 24, 15-28 shkurt 1898).
25. Lėvdata shpesh e ka brenda prapamendimin. (Albania 26, suplement 4, 5-30 prill 1899).
26. Pakorrigjueshmėria e njė alkooliku ėshtė simptoma mė e njohur e njė ērregullimi mendor (Albania, 15-30 qershor 1899).
27. Ka shpesh personazhe vlera e tė cilėve, zmadhuar nga larg, shfaqet mė e vogėl tek shihet nga afėr. (Albania, 10 shtator 1900).
28. Nuk mund tė gjykohet pėr tokėn para se tė mbjellėsh ( domethėnė: toka e mirė njihet kur hedh farėn (Albania, 31 maj 1901).
29. Shumė broēkulla edhe u falen politikanėve, por pa kaluar kufijtė (Albania 20 qershor 1901).
30. Sa mė shumė tė mbahen fjalime parlamentare aq mė i paktė ėshtė zotimi (Albania 20 qershor 1901).
31. Historia nuk ėshtė veēse njė rifillim i pėrjetshėm (Albania, 10 korrik 1901).
32. Historia na mėson se gjithė ndryshimet politike kanė pasur pėrherė kėta dy faktorė: emigrantėt dhe njė elitė tė vogėl, e lindur apo intelektuale, brenda vendit (Albania, 15 shtator 1901).
33. E sa ia vlen tė vazhdosh njė diskutim tė rėndomtė pėrpara njė qėndrimi kokėfortė? (Albania, 15 tetor 1901).
34. Ėshtė krim tė trazosh lumturinė e budallait (Albania, 9janar 1902 f. 24 G).
35. Kush jeton me fjalė dhe pėrkundet me ninulla fjalėsh, s’ka pse ankohet e tė na lėshojė britmat e veta tė zakonta prej palloi (Albania, prill-maj 1902, G, f. 113).
36. Popujt e Ballkanit janė tė gjithė me mentalitet tė kufizuar (Albania, shkurt 1903).
37. Urrejtja partiake shpesh merr pėrparėsi ndaj instinktit kombėtar (Albania 2, 1904).
38. Pėr tė gjykuar mirė njė njeri qė ka pjesė nė histori, duhet t’a gjykojmė jo mbas mendimeve tė kohės sė sotme, po mbas kohės ku ay vetė u rrit, u suall e roiti (Albania, nr.2, 1902).
39. Koha kur rrojmė ėshtė koha e reklamės, dhe nuk duhet tė ēuditemi kur shohim mediokritetet e vėndit t’onė tė hidhen pėrpara, dhe pėrpara, dhe pėrpara, duke mos bėrė vėnt pėrveē pėr shokė nė shkallė (tė caktuar) mėndore tė tyre. (Albania 1, 1909).
40. Njerėzit e paditur, nė shumicė, rrojnė mė tepėr se tė diturit, se kėtyre u punon nat’ e ditė mėndja, e ashtu u prishet mė shpejt organizmi (Albania 5, 1899).
41. Ka njerėz qė shitėn nėr guverna pėr tė pėshtyr gėnjeshtra. Ka tė tjerė qė marrin ndihmė nga njė guvernė pėr tė thėnė tė vėrteta qė ndryshe nuk mund t’i thonė (Albania 2, 1899).
42. Kur e nget njė njeri, s’ke tė drejtė t’i thuash pse mė nget (Albania 2, 1899).
43. Frika tė bėn tė thuash broēkulla (Albania 4, 25 qershor 1897).
44. Instinkti kombėtar ėshtė konkluzioni qė njė popull nxjerr nga shumė shekuj pėrvojė. Ky instinkt nuk tė gabon asnjėherė (Albania 3, 1904).
45. Kur nuk ka vepra konkrete, ka retorikė (Albania, 4 prill 1904).
46. Atje ku nuk ka as forcė tė brendshme nė lėvizje, as interesa tė jashtme nė lojė, thashethemet e disa gazetarėve tė huaj nuk mund ta ēojnė pėrpara as edhe njė jota zgjidhjen e njė problemi politik (Albania 5, 1905).
47. Frikacaku i ka tėrė karakteristikat, dhe kryesisht kėtė: hakmerret ndaj pėrbuzjes sė tjetrit nėpėrmjet sharjes. I pafuqishėm, veē flet keq e shan poshtėrsisht tė tjerėt (Albania 5, 1905).
48. Rinia ėshtė e ēiltėr dhe ēiltėrsia ėshtė armiku i natyrshėm i sharlatanėve (Albania 5, 1905).
49. Padurimi shoqėrohet gjithnjė nga dėshtimi (Albania 5, 1905).
50. Mė mirė shtrėngo rripin denjėsisht, se sa tė pėllasėsh nga uria (Albania 5, 1905).
51. Kur tinzarinė e pėrdor si diplomaci, poshtėrsinė si shkathtėsi, harbutėrinė si forcė, domosdo tė duket vetja i papėrballueshėm. Por betohem pėr kamxhikun e Skėnderbeut se nė rastin mė tė parė do tė bėj tė ndėrrosh mendim! (Albania 5, 1905).
52. Rrallė mund tė jesh profet i keq po qe se parathua vetėm gjėra me shumė gjasa (Albania 6, 1905).
53. Gjėrat tepėr qesharake zbavitin edhe mė budallain (Albania 6, 1905).
54. Ka pasur nė ēdo kohė, dhe pėrherė do ketė individė tė gatshėm pėr tė folur e shkruar lidhur me ēėshtje pėr tė cilat nuk ia kanė haberin tė shprehin as fjalėn e parė. Por pėr mendjet e matura, tė etura pėr tė studiuar seriozisht njė vend e njė popull, nuk ka dhe nuk do tė ketė veēse dy metoda nė pėrdorim, jashtė sė cilave gjithēka tjetėr nuk ėshtė veēse mashtrim: metoda e parė ka tė bėjė me ndėrmarrjen e udhėtimeve pėr tė bėrė anketime tė hollėsishme e sistematike drejtpėrdrejt nė vend; e dyta, me leximin sa mė shumė qė tė jetė e mundur tė broshurave e librave tė lidhura me ēėshtjen konkrete, me qėllim qė tė arrihet nėpėrmjet induksionit – pėrmes njė morie dokumentesh, faktesh dhe pohimesh kontradiktore – tė veēohet e vėrteta dhe tė koordinohet njė tėrėsi pikėpamjesh tė qarta e objektive (Albania 6, 1905).
55. Cilėsitė qė zakonisht shoqėrojnė pafajėsinė janė natyrshmėria, mosinteresimi dhe butėsia (Albana 4, 1906).
56. Besimi ėshtė aritmetika e idealistėve, qė i bėn tė besojnė se gjashtė egoizma tė forta janė baras me njė bujari tė plotė (Albana 4, 1906).
57. Ēlirim i njė populli nuk do tė thotė liri e tij duke skllavėruar njė tjetėr (Albania 11,1907).
58. Nuk mund tė lexohet nėpėr rreshta ajo ēka nuk ekziston (Albania 11, 1907).
59. Pa dyshim, ēdo parti ka tė drejtėn, madje dhe detyrėn tė shtojė radhėt e veta nė dėm tė atyre qė i kundėrvihen (Albania 5, 1907).
60.Nuk mund tė pretendosh tė pėrfitosh nga tėrė dobitė e lirisė, duke ruajtur njėkohėsisht tėrė privilegjet e tiranisė. Pėr tė pasur institucione tė lira, duhen luftuar mendimet nėpėrmjet mendimeve (Albania 5, 1907).
61. Dallimi nė kulturė shpjegon dallimin nė mendime (Albania 5, 1907).
62. Koncepti i turqve pėr qytetėrimin kufizohet thjesht nė pėrdorim pomadash dhe nė spėrdredhje ēupėlinash (Albania 12, 1909).
63. Urrejtja nuk ēarmatoset nėpėrmjet heshtjes e asnjanėsisė (Albania 12, 1909).
64. Fjala e urtė e njohur : “gjithkush sipas shijes sė vet”, mbetet pėrjetėsisht e vėrtetė (Albania 7, 1905).
65. “Patriotėt” e aty-kėtushėm janė duke e bėrė qesharak patriotizmin me lloj-lloj maskarallėqesh e lloj-lloj teprimesh tė shpėlara (Albania 1, 1905).
66. Botėkuptimi i njė patrioti tė vėrtetė : tė ngjallėsh tek kombit tėnd – me shijen e mendimit intelektual dhe me ndjenjė tė fuqishme dinjiteti kombėtar – dėshirėn e zjarrtė pėr pėrparimin e shoqėrisė nė kuptimin e plotė tė fjalės. Ksenofobia, as qė ishte pjesė e natyrės sė patriotit. Ashpėrsia dhe poshtėrsia s’kanė si tė jenė detyra patriotike. E megjithatė, gjithkush ėshtė i lirė tė dojė a tė urrejė, ose thjesht tė jetė moskokėēarės (Albania 1, 1905).
67. Rinia ėshtė nė sytė e injorantėve kėrcėnim pėr tė ardhmen; por ėshtė edhe ėshtė rrezik pėr tė tashmen, sepse rinia ėshtė e ēiltėr, ndėrkohė qė dhe ēiltėrsia ėshtė armiku i natyrshėm i sharlatanėve (Albania 5, 1905).
68. Pėrsosuria absolute nuk ekziston nė njė gjuhė qė vetėm flitet; u takon shkrimtarėve pėr ta pėrpunuar (Albania 5, 1905).
69. Guximi i tepruar shkon gjer nė krim (Albania 6, 1905).
70. Shumica e atyre qė kanė marrė mbi vete misionin modest “tė ndriēojnė opinionin publik” as qė kanė ndjesinė mė elementare ta nisin fillimisht nga vetvetja pėr t’u mirinformuar. Venė e vėnė nė pėrdorim mėnyra hulumtimi tė cilat, sikur tė zbatoheshin nė ēdo shkencė, do bėnin pėr tė qeshur edhe njė nxėnės shkolle (Albania 6, 1905).
71. Ka pasur nė ēdo kohė, dhe pėrherė do ketė individė tė gatshėm pėr tė folur e shkruar lidhur me ēėshtje pėr tė cilat nuk ia kanė haberin tė shprehin as fjalėn e parė (Albania 6, 1905).
72. Nėse shfaqem se mbaj ndonjė rezervė, do thosha se tė mbash rezerva nė disa raste, do tė thotė gjithashtu edhe tė lėvdosh. Ndaj njė shkrimtari me nivel intelektual dhe talent, paanshmėria ėshtė njė formė epėrsie e nderimit (Albania 4, 1906).
73. Pėr mungese kulture, besimet, ashtu si dhe idetė, vdesin(Albania 4, 1906).
74. Respekti ndaj pronės private ėshtė njė virtyt i vėshtirė, zbatimi i tė cilit gjithmonė ka kėrkuar ndėrhyrjen dhe ndihmėn e mirėmbajtėsit tė rregullit (Albania 4, 1906).
75. Turqit janė njė popull oriental e teokratik, nomadė dhe pushtues. Brenda kėtij karakteri tė katėrfishtė ndodhet ēelėsi i krejt historisė sė tyre (Albania 4, 1906).
76. Nuk ka despotizėm mė tė keq se sa njėfarė idealizmi dogmatik, qė pėrbuz si pėrvojėn, si faktet dhe gjithēka tjetėr qė prish simetrinė e thjeshtė tė koncepteve a priori (Albania 4, 1906).
77. Cilėsitė qė zakonisht shoqėrojnė pafajėsinė janė natyrshmėria, shpėrfillja dhe butėsia (Albania 4, 1906).
78. Tė lehtėsosh mjerimin e kundėrshtarėve tanė ėshtė njė veprim i meritueshėm. Tė mbėshtetėsh pretendimet e tyre politike ėshtė tė bėhesh bashkėfajtor i njė pabarazie. Tė nxitėsh lėvizjen tonė ėshtė tė ndihmosh pėr njė vepėr nga mė fisniket: ēlirim i njė populli nuk do tė thotė liri e tij duke skllavėruar njė tjetėr (Albania, vėll XI, 1907).
79. Dėshira pėr hakmarrje ėshtė susta mė e fuqishme e shpirtit shqiptar (Albania 4, 1907).
80. Zgjidhja ideale do tė ishte pėr shqiptarėt tė zhduknin njėherė e mirė ndikimet orientale, duke shkėputur ēdo lidhje, fetare, morale apo letrare qoftė me bizantinėt, qoftė me turqit. Mirėpo, gjė e bukur tė ndodhte kjo nė ēast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stėrgjyshėrit tanė do ta kishin pėrgatitur me kohė pėr ne; atėherė neve do tė na duhet ta pėrgatisim kėtė zgjidhje pėr nipat tanė tė ardhshėm (Albania 2, 1907).
81. Ēdo aleancė duhet tė bėhet mbi bazėn e parimit do ut des (mė jep, tė tė jap) (Albania 2, 1907).
82. Urrejtja nuk ēarmatoset nėpėrmjet heshtjes e asnjanėsisė (Albania 12, 1909).
83. Shkenca e edukimit ėshtė shkenca e sė ardhmes, e para nga tė gjitha, duke qenė se ėshtė motori i krejt tė tjerave (Ese pėr edukimin hyrje ).
84. Individė tė dėnuar me sėmundje tė pashėrueshme, tė ēfarėdo natyre qofshin, nuk ka si ta shohin veten tė zhveshur nga njė epsh qė ndez instinkti (Ese pėr edukimin).
85. Fėmija qan dhe bėrtet pėr dy arsye: herė ngaqė ka gjumė a vuan, dhe vihet re kollaj duke pėrdorur kėtė apo atė ilaē qė i pėrshtatet, herė ngaqė nuk bėn gjė tjetėr – falė njė instinkti tė mrekullueshėm – veēse ushtron zėrin e tij. Dhe nė kėtė rast tė fundit duhet lėnė tė vazhdojė nė punė tė vet.
86. Njė nga detyrat mė tė vėshtira tė edukimit ka tė bėjė me atė qė unė do ta quaja pa frikė kundėr-trashėgimia. Ashtu sikurse ka kundėrhelme, ka nė fakt edhe njė trajtim psikik pėr tė zbutur apo zhdukur – sipas shkallės sė qėndresės qė shfaqin– tė metat, pasionet apo veset e trashėguara. (Ese pėr edukimin).
87. Mendimi i lirė nuk i nėnshtrohet asnjė sektarizmi; pasioni antifetar, mė shumė nga ateizėm, nuk ėshtė veēse njė devotshmėri zvetėnuese. Ateizmi ėshtė asnjanėsia. (Ese pėr edukimin).
88. Zotėrimi i shumė gjuhėve ėshtė pėr njė tė njeri tė shkretė njė armė e mirė dhe municion shumė i mirė… Gjuha njihet vetėm kur mund tė mendohet nėpėrmjet saj. (Ese mbi edukimin).
89. Edukimi ėshtė shkencė, shkenca e parimeve mė tė pėrgjithshme pėr zhvillimin e plotė tė mendimit njerėzor. (Ese pėr edukimin).
90. Qartėsia apo paqartėsia, saktėsia apo pasaktėsia e ideve dhe e mendimeve, qėndrimi ndaj veprimeve tė jetės varen shpesh nga metoda e mirė apo e keqe e tė menduarit, ose thjesht, nga mungesa e ēdo lloj metode. Edukimi, me njė fjalė, s’ėshtė gjė tjetėr veēse si t’i mėsohet fėmijės tė veprojė nė jetė vetėm pasi tė mendojė, tė mendojė vetėm pasi tė arsyetojė dhe tė arsyetojė vetėm metodikisht dhe nėpėrmjet njė metode tė mirė, domethėnė shkencore. (Ese pėr edukimin).
91. Qeni tund bishtin, kurse njeriu duartroket. Ėshtė, si tek njėri dhe tek tjetri, njė mėnyrė pėr ta bėrė tė dukshme kėnaqėsinė qė ndjejnė. (Skice metode pėr t’u duartrokitur).
92. Moda, sot, ėshtė drejt artificiales. (Ese pėr gjuhėt artificiale).
93. Gjuha pėrfaqėson, me njė besnikėri tė pėrkryer, metodėn mendore tė njė populli, mėnyrėn e tij tė zakontė pėr tė pėrcjellė idetė. (Ese pėr gjuhėt artificiale).
94. Tek harrojnė tė djeshmen, tek pėrbuzin tė ardhmen, bohemėt jetojnė tė pėrditshmen dhe vetėm e tashmja u intereson. (Ese pėr gjuhėt artificiale).
95. Jeta e njeriut nuk ėshtė veēse njė vijimėsi mendimesh dhe veprimesh, tė drejtuara qoftė mendimet, qoftė veprimet nė njė mėnyrė tė caktuar. (Ese pėr gjuhėt artificiale).
96. Gjuha ėshtė njė tregues i sigurt i gjendjes qytetėruese tė njė populli… sa mė shumė pėrgjithėsohen tek njė popull mirėsjellja, takti dhe ai qėndrim i pėrmbajtur pėr tė respektuar rregullat e vendosura nė njė shoqėri tė zhvilluar, aq mė shumė pasthirrmat priren drejt zhdukjes. Si tė tilla, tek formonin fjalorin e njeriut tė egėr primitiv, teksa i shohim nė pėrdorim aq tė dendur midis popullatave tė Afrikės moderne, teksa ende ēmohen nė letėrsinė e racave tė ngrohta dhe komunikuese tė Jugut, pasthirrmat nuk janė mė veē njė kujtim disi qesharak ndėr shkrimtarėt gjithė elegancė tė shumicės sė vendeve tė Veriut. (Ese pėr gjuhėt artificiale).
97. Detyra parėsore, detyra e vetme e pėrkthyesit ėshtė tė ketė njė dije dhe njė ndjeshmėri tė tillė sa tė mund tė shohė e tė ndjejė krejt mprehtėsitė dhe ngjyrimet e tekstit origjinal, tė shohė e tė ndjejė idenė e autorit, as mė lart e as mė poshtė, si dhe ta japė pėrkthimin nė mėnyrė tė tillė qė tė veprojė nė trurin dhe nervat e lexuesit nė masė tė njėtrajtshme. (Ese pėr gjuhėt artificiale).
98. Arti pėr tė depėrtuar nė ndjeshmėrinė e lexuesit ėshtė stili. (Ese pėr gjuhėt artificiale).
99. Ironia, kjo bimė me aromė tė kėndshme e tė lehtė. (Ese pėr gjuhėt artificiale).
100. Ritmi ndihmon mė shumė se gjithēka pėr t’i dhėnė stilit shfaqjen e lėvizjes dhe tė jetės. Ėshtė qarkullimi i gjakut dhe rrahja e zemrės. Andaj dhe ėshtė karakteristika mė vendimtare e shkrimtarit tė vėrtetė.

Fotaq Andrea/Tirana Observer/
__________________
Buzėqesh se e tėra u bė pėr njeriun, por njeriu nuk ėshtė e tėra!!
Puhiza nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-09-2015, 10:00   #29
Llapi
Banned
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 7,553
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Llapi ėshtė vėrtetė talentėLlapi ėshtė vėrtetė talentėLlapi ėshtė vėrtetė talentėLlapi ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Faik Konica



100 thėniet mė tė bukura tė Faik Konicės pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

17/09/2015 14:30
Speciale


Mblodhi e pėrgatiti pėr botim nė gazetėn “Tirana Observer” Fotaq Andrea

-Fletore koniciane nr. 9 –

Faik Konica ngjyra1. E ashpėr, e vrazhdė, si populli i fuqishėm qė e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonėse e varfėruar nga njė palėvrim shumė herė shekullor – ėshtė e aftė tė shprehė, me njė ndjenjė tė mrekullueshme, nuancat, konceptimet mė tė holla e tė mprehta tė mendimit njerėzor. (Albania 1, 1897).

2. Shqiptarėt duan para sė gjithash dritėn e mendjes dhe diellin. (Albania 8, 1897).

3. Vetėm shqiptarėt e kanė ndjenjėn e sė bukurės aq tė fuqishme sa e paguajnė me jetėn e tyre kėnaqėsinė pėr tė qenė vetė rrufeja mes atyre furtunave njerėzore tė luftės. (Albania 3, 1897).

4. Rilindja e gjuhės sonė ėshtė rilindje e jetės sonė kombėtare. (Albania 8, 1897).

5. Gjuha shqipe ėshtė sa muskuloze aq edhe tė brishtė. (Albania 12, 1898).

6. Shumė duhet tė punojmė ne shqiptarėt, sot dhe pėr sė shpejti; po mė parė nga tė gjitha, tė shėndoshim dashurinė dhe vėllazėrinė nė mes tonė. (Albania 2, 1897).

7. Pėrmirėsimi ekonomik ėshtė nevoja mė e shpejtė dhe mė e ngutshme pėr vendin tonė. Ėshtė pra njė detyrė urgjente qė interesat ekonomike tė Shqipėrisė t’i paraprijnė ēdo vlerėsimi tė karakterit politik. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

8. Ndjenja kombėtare ka rrėnjė tė forta nė zemrat shqiptare; dhe ndonėse mė ndonjė rast, moskokėēarja dhe moskuptimi i shqiptarėve gati na shkurajojnė dhe shkurajojnė gjithė miqtė e tyre tė vėrtetė, duhet pranuar se ndjenja kombėtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetėdije e qėruar, aq e domosdoshme pėr pėrparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).

9. Ata qė do donin t’i ngopnin shqiptarėt me retorikė, nė vend tė urojnė zhvillimin intelektual tė tyre, japin provėn mė tė qartė tė armiqėsisė sė tyre ndaj shqiptarėve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

10. Mjerimi i shqiptarėve ka qenė nė tėrė kohėrat tė kapej pas individėve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipėrisė ėshtė e mbushur fund e krye me prova tė tilla tė pėrngjashme. Tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat tona tė shėrojmė shqiptarėt nga dashuria pėr individėt. Ata duhet tė mėsojnė tė duan Shqipėrinė – jo t’i bėjnė qejfin kėtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

11. Shqiptarėt honxhobonxho janė tė tmerrshėm pėr mizori e kapadaillėk. (Albania10, 28 shkurt 1898).

12. Shqiptari duket si i bėrė pėr tė qenė lodėr e njė mashtrimi tė pėrjetshėm; njė fatalitet i dhimbshėm rri pezull mbi kėtė popull tė mjerė. (Albania 15-30 janar 1899 C).

13. Pėrgjegjėsia jonė ndaj vendit ėshtė e pamohueshme: do vuajmė me vuajtjet e Shqipėrisė, do gėzojmė me gėzimet e saj. (Albania 15-30 janar 1899 C).

14. Zgjidhja ideale do tė ishte pėr shqiptarėt tė zhduknin njėherė e mirė ndikimet orientale, duke shkėputur ēdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftė me bizantinėt, qoftė me turqit. Mirėpo, gjė e bukur tė ndodhte kjo nė ēast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stėrgjyshėrit tanė do ta kishin pėrgatitur me kohė pėr ne; atėherė neve do tė na duhet ta pėrgatisim kėtė zgjidhje pėr nipat tanė tė ardhshėm. (Albania 2, 1907).

15. Duke u ngritur pėrmbi egoizmat e pafuqishėm dhe mėritė e pafrytshme vetjake, le tė ulim kokat e tė punojmė pėr formimin e njė Shqipėrie ku poshtėrsia keqbėrėse e armiqve tanė trashėgimtarė t’i lėrė vendin drejtėsisė dhe ndershmėrisė sė mėkėmbur tė stėrgjyshėrve tanė. Boll duke krasitur degė kuturu, dhe me njė vendosmėri tė ftohtė por tė pamėshirshme, le tė japim goditjen pėrfundimtare nė rrėnjėt e sė keqes. (Albania 12, 1909).

16. Sa e sa marrėzi, sa e sa poshtėrsi e krime janė bėrė nė emėr tė sė gjorės Shqipėri! (Albania 4, 1907).

17. Dėshira pėr hakmarrje ėshtė susta mė e fuqishme e shpirtit shqiptar. (Albania 4, 1907).

18. Njė e thėnė latine e Kohės sė Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus – Njeriu pėr njeriun ėshtė ujk. Femina feminae lupior – Gruaja pėr gruan ėshtė mė ujke. Albanus Albano lupissimus – Shqiptari pėr shqiptarin ėshtė fare ujk [ujk e shkuar ujkut]. (Albania, qershor 1902, nr.5).

19. Letėrsia jonė popullore ėshtė ruajtur dhe pėrcjellė vetėm nga gratė e fėmijėt dhe nuk mund tė mos merrte veēse formėn naive tė gjuhės sė tyre. (Albania 1, 1905).

20. Tė mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje qė ka mbajtur shqiptarėt tė bashkuar ka qenė gjuha. (Albania 4, 1906).

21. Turqit turq mbeten; tė rinj a tė vjetėr, ata janė, siē thotė shprehja latine popullore eiusdem farinœ [tė tė njėjtit brum]. Nė tėrė perandoritė qė kanė ekzistuar a ekzistojnė, janė gjendur nė kombin sundues mendje bujare pėr tė marrė nė mbrojtje kombet e nėnshtruara. Po a mund tė pėrmendet qė prej katėr shekujsh qoftė edhe njė fjalė e vetme e njė turku tė vetėm nė favor tė Shqipėrisė? Kjo fjalė vėrtet do tė meritonte nė kėtė rast tė shkruhej e gdhendur mbi njė pllakė bronzi dhe tė varej nė muret e klubeve tona popullore si njė relikte kurioziteti. Turqit na mohojnė edhe ato cilėsi qė vėzhguesit e huaj i pranojnė njėzėri… Turqit na mundėn, por pa arritur tė na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania 121 , nr 12, 1909).

22. Shqiptarėt janė populli mė mosbesues nė botė. (Kujtesė pėr lėvizjen kombėtare shqiptare).

23. Asgjė nuk i ftoh mė shumė shqiptarėt se t’u thuash qė kanė tė bėjnė me njė copė injoranti qė i drejton. (Kujtesė pėr lėvizjen kombėtare shqiptare).

24. Populli shqiptar ėshtė mjaft i mprehtė nė tė kuptuar. (Kujtesė pėr lėvizjen kombėtare shqiptare).

25. Grekėt e shpėrdorojnė si shumė heshtjen pėrēmuese tė shqiptarėve qė nuk i hanė dokrrat e tyre bajate e boshe. (artikulli “Mbi Shqipėrinė”, Libre Parole).

26. Njeriu ėshtė mė i lig se egėrsirat, po kur vėshtronj shqiptarėt e Stambollit, mė vjen tė thom qė ėshtė mė i lig se gjarpri dhe miu. (Letėr N. Nacos, 20 mars 1896).

27. Palla ime ėshtė penda; atė pallė tė dobėt kam, me atė pėrpiqem t’i shėrbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes [shkrimtarėt bėhen, heronjtė lindin]. Ti qė leve trim, bėje fora njė herė jataganin pėr nder tė Shqipėrisė (F. Konica, Vepra 1, f. 155).

28. Shqiptari e ka zakon qė kundėrshton para se tė marrė vesh. (Vepra 1, f. 187).

29. Kush nuk kupton pėrparimin, e merr kufirin e mendjes sė tij pėr kufirin e botės. (Vepra 1, f.198).

30. Shqiptarėt janė njė komb tė cilit i pėlqen tė lėvdojė veten. Si thonė gojė-rrumbullėt tanė, kombi shqiptar ėshtė i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimėria. Sikur shqiptarėt tė qenė jo kombi mė i mendshmi, por thjesht njė komb i mendshėm, ata do tė kishin dalė me kohė nga dita e zezė ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

31. Trimėria e shqiptarit nuk ėshtė e artė, ėshtė e teneqejtė… sado e madhe nė vetvete, ėshtė e vogėl nė shkaqet qė e ndezin. Pėr njė kec tė grabitur, pėr njė fjalė tė shtrembėr, dhe shumė herė pa e ditur as vetė pėrse, shqiptarėt marrin armėt, hidhen, vriten. Por, ata njerėz qė vriten pėr interes e pėr pėrralla [dokrra], ftohen dhe frikėsohen nė u dashtė trimėri pėr ndonjė mendim tė bukur, pėr ndonjė dobi tė vėrtetė e tė pėrgjithshme… Nuk kanė frikė nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimėria e vėrtetė ėshtė ajo qė vihet nė shėrbim tė sė Drejtės dhe Atdheut, nė shėrbim tė dobisė sė pėrgjithshme. Tė tjerat punė janė punė egėrsie e kafshėrie, jo trimėrie. (Vepra 1, f. 271-272).

32. Shqipėria ėshtė njė vend i bekuar me njėmijė bukurira, shkelur nga turmė e cila ushqen njėfarė urrejtje ndaj bukurisė. (Vepra 2, 34).

33. Shkodra ėshtė pothuaj vendi mė interesant i Shqipėrisė sė sotme, argjendarėt dhe punėtorėt e tjerė tė saj janė tė famshėm nė gjithė Europėn e Jugės dhe tė Lindjes… Shqiptarėt janė tė njohur pėr individualitet dhe nė kostumin e tyre kombėtar ka varietete dhe ngjyra. Pothuaj ēdo krahinė ka kostumet e saj tė veēanta. (Shqipėria, 1930).

34. Ta dini se ne nė sy tė Evropės sė qytetėruar, jemi tė prapambetur, dhe asgjė mė shumė; ca na shajnė, ca na pėrqeshin, ca tė pakėve u vjen keq. Hiqni dorė ju them, se u bėmė palaēot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha qė shpie nė nder, nė liri e nė shpėtim, nuk ėshtė e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin nė kulm, arrin i grisur, i djersitur, i pėrgjakur; dhe kur arrin nė kulm, bie i vdekur nga tė lodhurit, por me vetėdijen qė i hapi njė udhė tė re popullit. (Vepra, SH.B. N. Frashėri, f. 213).

35. Bėhuni burra! Rrėmbeni kazmat! Puna ėshtė mė e lartė se trimėria, kazma mė fisnike se palla. E mbi tė gjitha heshtni! Jo fjalė, por kazmėn. Jo mbledhje, por kazmėn. Jo misione, por kazmėn! Dhe parmendėn, dhe draprin, dhe shoshėn, dhe furrėn. Mjaft lėvdime. E kam zemrėn aq tė mbushur me lot sa s’qaj dot. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashėri, f. 214).

36. Gratė e Tiranės janė shakaxhesha tė mėdha. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashėri, f. 317).

37. Ka shqiptarė qė sillen si kėndesa tė vėrtetė e zemėrohen posa zė tė kėndojė kokorikooo ndonjė tjetėr si ata. Mjerisht nė Shqipėri ka pak pula. Shqiptarėt me mendje tė nderuar s’duan e as kanė dashur njeri qė del e thėrret: “Unė jam!” Historia e Shqipėrisė s’ėshtė pėrveēse vėrtetimi i kėsaj qė themi. (F. Konica, Vepra, 3, f. 63).

38. Ėshtė njė vend nė faqe tė dheut ku katilin e kanė pėr njeri tė nderuar; hapen qė t’i bėjnė udhė kur kalon; e fshehin nga i vetė-thėni gjyq, nė iu tektė sė vetė-thėnės polici tė bėjė sikur e kėrkon; edhe nė daltė ndonjė i ēmendur pėr tė marrė anėn e kanunit [ligjit], e shajnė edhe e fėlliqin me njė zell tė ēuditshėm. Dhe prandaj ai vend ka fituar njė famė shumė tė shėmtuar nė botė… Pėr cilin vend po flas, do ta kuptoni menjėherė kur t’ju them qė nuk ndodhet nė mes tė Afrikės, po nė Europė. (Vepra 3, f. 169).

39. Armiqtė e Shqipėrisė janė shqiptarėt, jo tė tjerė. Shqiptarėt kanė shkruar me gjakun e tyre mė tepėr se njė faqe nė histori tė Evropės. Nga mė tė voglat trazira gjer nė luftėrat mė tė gjakta, shqiptari ka hequr hark, vėrvitur kordhė a zbrazur pushkė. A ka gjė mė tė turpshme, mė tė ulėt se historia e kėtij kombi qė, pėr pak tė qelbur ergjent [tė holla], shet mish njeriu nė ēdo luftė, edhe kujt s’i erdhi dėshirim nga aq qindra vjet qė e shkelin dhe e kurvėrojnė tė huajt, s’i erdhi dėshirim tė japė dy pika gjak pėr lirinė e vetvetes? Tė donin shqiptarėt lirinė e Shqipėrisė lehtazi e bėjnė; por rrinė tė patundur dhe kėshtu dėftojnė qė s’e duan Shqipėrinė, dėftojnė qė janė armiqtė e saj. (Albania 1, vėllim A, 1897).

40. Dua tė marr shpatėn e t’u ēajė kokėn gomarėve, edhe nė vend tė trurit tė kllasė kėtė: ē’ėshtė liria?… Mė mirė tė shesė pleh njeriu, se tė shkruaj pėr shqiptarėt… ē’ėshtė liria: Liria ėshtė tė mundet njeriu: 1. tė besojė ē’i do zemra; 2. tė thotė ē’i do zemra; 3. tė shkruaj ē’i do zemra; 4. tė bėjė ē’i do zemra, veē jo ato qė janė kundėr lirisė sė tjetrit njeri. Por shqiptarėt, mė tė shumtė janė shpirtrobėr… sundon nė shpirtrat e tyre feja… Vėllezėr shqiptarė: Mjaft rrojti e mjera Shqipėri jetėn e Kurmit. Duhet edhe ajo tė nisė tani tė rrojė jetėn e mendjes. Jeta e mendjes ėshtė tė hapim tėrė zemrat tona, tė flasim vėllazėrisht njėri kundėr fjalės sė tjetrit, tė kuvendojmė si njerėz tė qytetėruar, qė mblidhen e luftojnė me fjalė [shoqėrisht] pėr idetė e tyre… kėshtu do njihemi mė mirė, s’do kemi mendime tė fshehura, dhe do tė KUPTOJMĖ qė tė tėrė jemi tė lidhur me dy lidhje tė arta: dėshirimi i sė Vėrtetės dhe dėshirimi i Shqipėrisė. (Albania 2, 25 prill 1897).

41. Ē’ka tė bėjė myslimanėria apo krishterėria me shqiptarėsinė? Myslimani tė jetė mysliman, i krishteri i krishterė; po Shqipėria ėshtė e ne tė gjithėve dhe e tė gjithėve ėshtė detyra tė mendohemi e tė bėjmė si ėshtė mė mirė pėr tė. (Albania 2, 25 prill 1897).

42. Shqiptarėt nuk ndahen nė tė krishterė e nė muhamedanė, po ndahen nė dy anė: ana e kombėtarėve, nė tė cilėn ka shqiptarė nga tė gjitha besimet, dhe ana e zuzarėve. (Vepra 3, f. 75).

43. Duhet tė mėsohen shqiptarėt tė mos shohin prapa atdhetarit fenė e njeriut. (Vepra 3, f. 127).

44. Ne duam tė bėjmė njė komb shqiptar, dhe pėr kėtė punė kemi nevojė pėr bashkim tė tė gjitha pakicave tė Shqipėrisė me shumicėn shqiptare. As qė mund, njė shqiptar qė duket sot pėr sot i kulluar, tė lėvdohet se 1000 a 2000 vjet mė parė, fėmijėria e tij ish shqiptare. Ndofta po, ndofta jo. S’mund tė hipim gjer te Adami a gjer te protistet e profesorit Haeckel. Si ka mijėra e mijėra shqiptarė tė sllavizuar, ashtu ka pasur prej racash tė tjera tė tretur nė racėn shqipe. (Vepra 3, f. 136).

45. Duke parė dhe duke dėgjuar, bota mėsojnė mend dhe ndėrtohen. Ne shqiptarėt, s’marrim dot mėsime; malet tė tunden dhe tė rrėkėllehen, ne nuk kėmbejmė mėnyrėn tonė. Mbani mirė kėtė qė po ju them: nė njėqind vjet, nė vafshim si po vemi, do tė jemi aq poshtė sa edhe sot. (Vepra 3, f. 15).

46. Shqiptarėt e mjerė presin qė Evropa tė vijė sot a nesėr t’i shpėtojė. Ėshtė nevojė tė themi, tė bėrtasim tė vėrtetėn: Evropa shqiptarėt i ka pėr tė egėr e pėr tė humbur… Le tė themi pra tė vėrtetėn, gjithnjė tė vėrtetėn,… tė pėrpiqemi t’i fryjmė popullit tonė pak jetė e pak guxim. (Vepra 3, f. 81).

47. Tė mos humbasim kohė tė kėrkojmė bashkim me anėn e atyre qė pėrpiqen tė mbushin taskėn, qė tallen me mjerėsinė e popullit shqiptar dhe qė kanė vetėm njė vesė: fitimin, dhe njė dashuri: argjendin [paranė]. Me kėta, jo vetėm bashkimi nuk bėhet, por ėshtė edhe i rrezikshėm. … Kėta duhet t’i godasim pa pushim e pa mėshirė. Njė miqėsi me tė poshtrit, nuk duam. (Vepra 3, 83).

48. Ne jemi njė komb i ftohtė, ku secilido mendon pėr veten e tij… Ata shqiptarė pėr tė cilėt bota thonė se janė “tė egėr”, shqiptarėt e maleve e tė pyjeve, ata s’janė tė ftohtė, por pėrkundrazi, janė shqiptarė tė mirė e do tė ishin atdhetarė sikur tė kish njerėz t’u jepnin tė kuptonin [t’i ndėrgjegjėsonin]. (Vepra 3, f. 100).

49. Dėshiri i nxehtė i grave ėshtė njė sėmundje fort e rrallė nė Shqipėri: e kanė vėnė re tė gjithė se kombi shqiptar mund tė quhet i ftohtė nė kėtė punė. (Vepra 3, f. 143).

50. Frika, kur ėshtė e madhe, nė vend qė ta mposhtė njeriun, ia forcon, ia galvanizon nervat dhe frikaēi sillet (jashtėrisht) posi trim i vėrtetė…. Edhe trimėria, s’ėshtė trimėri e vėrtetė pa frikė: se trimi pa frikė, s’bėn ndonjė punė tė rėndė, tė ēuditshme, me vlerė a me meritim… Le t’u japim bashkatdhetarėve tanė tė kuptojnė shumėsinė e formave tė trimėrisė. Trimėria me pallė, trimėria e luftėtarit nuk ėshtė e vetmja trimėri… Ėshtė trim ēdo njeri qė ka zemrėn tė sillet sipas mendimeve tė tija, tė bashkojė punėt me fjalėt… Njė formė trimėrie qė e kemi pėrditė nė sy ėshtė trimėria e grave. Numri i nėnave trimėresha ėshtė i habitshėm – dhe ndofta pak vende mund tė lėvdohen tė kenė nga ajo farė trimėrie aq sa ka Shqipėria. (Vepra 3, 149-151).

51. Populli ėshtė i duruar, po gjer nė njė pikė: e kur kupton dhe e zė zenga, tėrbimi i tij bėn ēudira tė shėmtuara. (Vepra 3, f. 181).

52. Oborrėsia e gegėve ėshtė pėr tė vėnė re: nė ē’vend tjetėr tė botės mund tė gjeni barbarė tė rritur nė kasolle me bukė e djathė, larg ēdo qytetarie, po me njė hije princash nė mes tė rreckave dhe tė varfėrisė pa emėr qė i ka mbuluar!… Kush mban mend plakun Dedė Gjon Lulin, mund tė dėshmojė se ky ish, nė varfėri e barbari tė tij, njė gentleman i pėrsosur. (Vepra 3, f. 212-213).

53. Ēakajtė e pėrgjakur e tė urėt, qė kafshohen dhe ulėrijnė pėr njė kockė nė Tiranė…, nė pastė Shqipėria para, ata ua gjejnė lehtė vendin: dy njerėz tė paguar ndezin njė zjarr gjėkundi, – dhe pėrpara sergjerdetė me harxhet! … O-derra buēe, atdheu ėshtė nė rrezik! (Vepra, 3, f. 181).

54. T’i japim botės njė provė urtėsie, tė bėjmė njė ēap tė ri tė madh nė udhė tė qeverimit tė shtruar. (Vepra 3, f. 227).

55. Njė lėvizje popullore dihet ku dhe kur nis, po s’dihet ku dhe kur do tė mbarojė. Nė tė gjitha kėto, mbetet njė shpresė dhe njė ngushėllim: shpresa qė populli, po nguli kėmbė, mė nė fund do t’i fitojė tė gjitha; ngushėllimi qė kriminelėt e guvernės sodomiste, shpejt a vonė (besoj mė tepėr shpejt se sa vonė), do tė marrin shpėrblimin qė meritojnė. (Vepra 3, f. 239-240).

56. Tė vetėqeverisurit nga pleqtė e fshatit ėshtė karakteristika, shenja mė e shquar e jetės sociale tė kombit shqiptar. (Vepra 3, f. 243).

57. Ndėrhyrja e Shteteve tė Bashkuara e shpėtoi Shqipėrinė; shpėtuam nga tragjedia e copėtimit: dhe deklarata e haptė e Presidentit Wilson mė 1920, qė Shqipėria kish tė drejtė tė jetė indipendente dhe e lirė, i shtrėngoi Fuqitė e Mėdha tė binden qė t’i japin edhe njė herė fund ēėshtjes shqiptare. (Vepra 3, f. 260).

58. Nė Shqipėri leu njė zanat i ēuditshėm, mė i poshtėr se ai i hyzmeqarėve tė pendės: zanati i larove tė pendės… Shumė njerėzve u ka rėnė erė kėrmė; dhe nga ēdo ēip e prej ēdo ngjyre, rendin shpirt-skllevėr qė kanė uri dhe etje pėr poshtėrsi, lėnė zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendės, bėhen laro tė pendės edhe vetė. Nė mes tė kėtyre tė rekrutuarve tė papritur, ndodhen edhe ca tė vetė-thėnė “juristė”. (Vepra 3, f. 269).

59. Njė popull qė s’duron padrejtėsi, qė s’u jep besim sharlatanėve, qė ngul kėmbė pėr pastėrti nė hesapet [financat] dhe pėr prova zotėsie nė zyrtarėt, ai popull qeveriset mirė, qoftė me mbret nė krye, qoftė me president. (Vepra 3, f. 290).

60. Skllavėria, si ēdo pėsim tjetėr, pasi rėndon ca kohė nė kurriz, bėhet mė nė fund njė zakon i pėlqyer, dhe ata qė e mbajnė mbi zverk, e durojnė me gėzim. … Ata jo vetėm s’marrin vesh ē’do me thėnė liri, po ndjejnė njėfarė urrejtje pėr mbrojtėsit e lirisė dhe ushqejnė respektin mė tė thellė pėr tiranėt ekspertė tė shkopit e tė zinxhirit. (Vepra 3, f. 293).
Faik Konica

61. Shtetet, sikurse njerėzit, lindin, rriten dhe vdesin, – dhe ca vdesin qė nė foshnjėri, nga sėmundjet ose nga aksidentet… Nė qoftė se Shqipėria – fjalė fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, tė shkruajmė kėto fjalė nė gur tė varrit tė saj: U ngjall nga idealistėt, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanėt… Politikanėt kanė zėnė t’i vėnė kazmėn Shqipėrisė. (Vepra 3, f. 333).

62. Qė shqiptarėt, nė ēdo hap tė jetės politike dhe sociale, tėrhiqen nga hollėsirat dhe kurrė nga mendime thelbėsore, qė shqiptarėt kujtojnė se ēdo ndryshim ėshtė pėrparim – ja dy fakte qė duhet t’i kenė vėnė re gjithė vėzhgonjėsit e zhvillimeve. (Vepra 3, f. 335).

63. Kanunet [ligjet] e bėra me qėllimin qė t’u lehtėsohet faji njerėzve pak a shumė tė fuqishėm dhe qė shumica e barrės tė rėndojė mbi kurriz tė njerėzve tė popullit, lėnė ngaherė deriēka shpėtimi pėr ngrehėsit e pusive. (Vepra 3, f. 342).

64. Sa kohė tė mbetet e pandryshuar mendėsia e errėt se vrasja ėshtė njė mjet i ndershėm, Shqipėria do mbetet njė njėsi afrikane nė mes tė Evropės. (Vepra 3, f. 345).

65. Pėr njė vend si Shqipėria, rrethuar nga armiq, njė luftė civile e zgjatur mund tė jetė shumė e rrezikshme. (Vepra 3, f. 347).

66. Zjarri nė vatėr ėshtė aq i shenjtė, sa njė nga betimet mė tė zakonshme ndėr shqiptarėt ėshtė: pėr kėtė zjarr. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashėri, f. 391).

67. Shqiptari ka nė shpirt tė tij njė frymė arti tė vėrtetė. Kjo frymė shfaqet nė ngjyrat qė ky popull ka zgjedhur pėr tė veshurit e tij dhe pėr tė zbukuruar shtėpitė ku rron. Kėto ngjyra janė e zeza dhe e bardha. Oscar Wilde gjykon se bashkimi i ngjyrės sė bardhė me tė zezėn ėshtė njė shenjė shijeje fisnike. (Vepra 2, f. 68).

68. Kombi [iliro-shqiptar] i Diokletianit, i filozofit Julian, i Justinianit, ėshtė njė komb i cili kishte njė qytetari tė tij kur stėrgjyshėrit e frėngjve dhe tė anglezėve visheshin me lėkura bualli dhe rronin tė futur nė shpellat. (Vepra 2, f. 70).

69. Levantinėt janė njė sėmundje, njė koqe me qelb, qė ka dalė nė cipėn e Shqipėrisė. Mund tė thuhet pa frikė gabimi se ideali qė ata pėrpiqen tė arrijnė ėshtė ideali i berberėve tė Stambollit. (Vepra 2, f. 71).

70. Shqiptarėt kanė njė problem pėr tė zgjidhur: tė kėqyrur nga tė huajt si njė popull i rėndė, i ashpėr, por fisnik, pėr tė cilin njė anglez ka thėnė se ėshtė njė popull plot “tragic dignity”, shqiptarėt sot janė bėrė qeshja e botės:. Pyetja ėshtė: Kush e ka fajin qė zbritėm nga tragjedia nė operetė? Pas mendjes sime, fajin mė tė madh e kanė levantinėt. (Vepra 2, f 78).
u2_FaikKonica

71. Ē’ka Italia qė vlen tė merret? Makaronat dhe kamorren, hiēgjė tjetėr. Pėr makaronat, s’kemi nevojė, se kemi patatet tona; kamorren e kemi marrė dhe, shyqyr perėndisė, e kemi pėrmirėsuar dhe rregulluar me njė sistem mė tė mbaruar se italianėt vetė. (Vepra 2, f. 111).

72. Njė tipar padyshim fatkeq i shqiptarėve dhe tipar mjaft i dukshėm ėshtė mungesa e plotė e idealizmit. Nė njė vend ku njerėzit vdesin aq kollaj pėr hiēgjė, nuk ėshtė dėgjuar qė tė vdesė dikush pėr njė ideal ose ēėshtje. Do tė kėrkonte shumė kohė tė shpjegohej pėrse Shqipėria nuk e ka fituar lirinė mė herėt. Akte tė trimėrisė e tė devotshmėrisė, qė kanė shkaktuar vdekjen e mijėra njerėzve, mund ta bėnin tė dukej i rremė pretendimi im pėr mungesėn e idealizmit. Por besnikėria e verbėr ndaj traditave tė ngulitura dhe kanuni qibar pėr nderin janė pothuaj akte mekanike, qė nuk nėnkuptojnė se dikush e rrezikon jetėn pėr njė ideal tė zgjedhur lirisht. (Vepra 2, 237).

73. Shqiptarėt janė tolerantė pėr besimet e tjera dhe ndoshta, ky ėshtė i vetmi vend nė Evropė ku nuk ka pasur luftėra fetare. (Vepra 2, f. 241).

74. Shqiptari ėshtė tepėr i pavarur dhe tepėr individualist, nuk i nėnshtrohet ndikimit tė kujtdo qoftė nė kundėrshtim me vullnetin e vet. (Vepra 2, f. 279).

75. Kemi kėtu njė fytyrė fare tė jashtėzakonshme: Ahmed beu mė duket i shėnuar nga Fati qė tė lozė rolin mė tė madh nė histori tė Shqipėrisė. Ai djalė i ri, nė mes tė zjarrit e tė luftės, e tė tradhtive, e tė rreziqeve pa numėr, arrin nė pak vjet e sipėr ta bashkojė Shqipėrinė, ta vėrė nėn fuqinė rregullonjėse tė Kanunit, tė shtrėngojė tėrė armėt e tė zėrė parmendėn, dhe sot i ri, rri nė Fronin e Skėnderbeut. (Vepra 2, f 40).

76. E pėrbuz mbretin Zog pėr kėto arsye: asnjėherė nuk e kam dėgjuar tė thotė njė tė vėrtetė. Kurrė nuk e ka mbajtur fjalėn e besės. Nuk ka asnjė ndjenjė pėrgjegjėsie. Ėshtė i pandershėm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren tė gjithė ata qė kanė diēka, qoftė kulturė, prejardhje, pasuri, ēfarėdo aftėsie nė ndonjė fushė, ose qoftė edhe patriotizėm tė pagdhendur, por tė ndershėm. Ai i injoron gjėrat themelore dhe u jep njė rėndėsi groteske ēikėrrimave. Shqipėria kurdoherė ka qenė njohur si komb me njėfarė dinjiteti tragjik; ai e ka ulur Shqipėrinė nė nivelin e njė farse muzikore tė pavlerė”. (Vepra 2, f 325).

77. Ahmed Zogolli, malok analfabet, pa ndonjė frymė idealizme, kish zgjedhur pėr pasqyrė dhe shembull tė tij Esad Pashėn, tė cilin e imitonte jo vetėm nė intrigat e jashtme e tė brendshme, por gjer nė mėnyrėn e ecjes dhe tė foljes. E imitonte veēan nė punėn e ryshfeteve. Dhe siē Esadi, nė njė kohė, merrte nga Italia, nga Serbia dhe nga Greqia, – ashtu dhe Ahmed Zogolli u pėrpoq tė marrė nga tri ato mbretėri pėrnjėherėsh. (Vepra 3, f. 312).

78. Kur nis njeriu njė punė, duhet tė dijė se do t’u prishė interesin disave dhe prej kėtyre nuk mund tė presė pėrveē tė shara e tė shpifura… Letrat pa nėnshkrim [anonime] e kanė vendin e tyre nė hale, fjalėt dhe tė shpifurat shkojnė e harrohen – po puna mbetet. Jemi lindur nė njė dhé dhe tė shtypur prej tiranisė; liridashuria, njėsia e interesave tė shkuara, njėsia e interesave tė sotme dhe njėsia mė e madhe e interesave tė nesėrme na thėrret tė bashkohemi e tė punojmė. Do tė gjejmė kundėrshtime; po kundėrshtimet i lodhin tė dobėtit e i forcojnė burrat. Tė jemi pra burra, dhe pėrpara! (Vepra 4, f. 115-116).

79. Vendi mė i ėmbėl e mė i pėlqyer i njė shtėpie duhet tė jetė vatra, se rreth e rrotull kėsaj mblidhen vėllazėria qė tė rrinė e tė kuvendojnė. Po ngandonjėherė, kur mbahet ligsht e nuk pastrohet me kujdes, vatra, nė vend qė t’i afrojė, i largon njerėzit e shtėpisė, se bie erė tė qelbur. (Vepra 4, f. 227).

80. Kėtu-kėtje, nė Shqipėri mund tė jenė bėrė gabime kundėr bukurisė [natyrore] – po nga ana tjetėr, sa gjė e pėlqyer tė shohė njeriu njė popull qė zgjohet dhe i vihet punės. Shumė tė huaj shkruajnė marrėzira pėr Shqipėrinė, se nuk e kanė njohur vendin mė parė dhe ashtu, s’kanė ku tė mbėshteten pėr tė matur pikėn e arritur nė tė sotmen. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashėri, f. 229).

81. Sa mirė i vjen njeriut kur, pas shumė vjet largimi, shkel pėrsėri baltėn e mėmėdheut tė tij; kur hyn nė shtėpi a nė kasolle, i duket sikur edhe gurėt e mureve i thonė “mirėserdhe”! (Vepra 1, f. 93).

82. Qytetaria ėshtė zbukurimi i mendjes dhe e flakta dėshirė pėr lirinė. Le tė ecim me ēap titani drejt bukurisė sė mendimit. (Vepra 1, f. 94).

83. Liria ėshtė tė jetė njeriu zot i vetvetes, pa ndonjė urdhėrues mbi kokė. (Vepra 1, f. 95).

84. Ah, malli i Shqipėrisė, malli i atdheut tė dashur, i shenjtė mall dhe dashuri e shenjtė, kush ėshtė ai shqiptar qė s’e ka pasur nė dhe tė huaj! Duhet tė jesh jashtė Shqipėrisė, e tė jesh larg, pėr tė kuptuar se ē’forcė e ē’bukuri tė ėmbėl ka pėr veshėt kjo fjalė: Shqipėri! (Vepra 1, f. 103).

85. Flamuri pėrmbledh kujtimet e shkuar tė njė kombi nė njė gjuhė tė pashkruar, qė mund ta kuptojė syri dhe zemra e ēdo njeriu me ndjenja. ((Vepra 1, f. 105).

86. Djem tė Shqipėrisė, shpresa e atdheut, ju qė nuk e kini gjakun tė ftohur nga pėsimet, as trutė tė thara nga interesi, ju duhet ta doni flamurin e racės suaj, ta doni me thellėsi e me zjarr. U lajthitėn ata qė thanė se tė rinjtė duhet tė mėsojnė nga pleqtė. Jo. Historia na thotė qė pleqtė kanė kurdoherė pėr tė mėsuar nga tė rinjtė. Djelmuri shqiptare, mėsoi Kombit shqiptar fenė e Flamurit. (Vepra 1, f. 107).

87. E njihni tė gjithė atė qė “ka parė botė, qė ėshtė i qytetėruar”… i lag pėrditė me vaj leshrat, vishet me “tė ngushta”, mban njė stap tė lehtė nė dorė e shikon sipėr-poshtė gjithė botėn… Po ku ka lindur, nė pyeē, ky njeri aq i hollė e aq i ēuditshėm?… Mos kėrko aq larg… Ka parė ditėn nė Dardhė, nė Mollė, a nė Breg tė Pulės. Ėshtė rritur mes bajgave tė gomarit a tė kakėrdhisė sė deles. (Vepra 1, f. 144).

88. Kam shkuar jetėn duke luftuar kundėr asaj dinakėrie tė poshtėr qė quhet sharlatani, dhe pėr tė rrėfyer tė vėrtetėn, mė ndizet gjaku kur shoh ca morra tė ngordhur qė, pėr ta mbajtur veten e tyre si tė qytetėruar e tė hollė, tallen me rrobat kombėtare tė Shqipėrisė. Dua tė kem disa nga ata ngordhanikė e t’i shpie nė Skotland tė shohin zotėrinjtė e mėdhenj si vishen, nė dasma e nė mbledhje, me petka kombėtare tė tyre qė u shėmbėllejnė shumė petkave tona. (Vepra 1, f. 149).

89. Nė Shqipėri, ashtu si gjithkund nė botė, ka njė prirje tė pandalshme drejt uniformitetit. (Vepra 1, f. 270).

90. Shqiptari, sado pėrtimtar qė ėshtė, i vihet shpejt punės posa sheh qė puna s’i ka pėr tė vajtur kot. Ndofta keni dėgjuar se Kanali i Korinthit nė Greqi, i cili bashkoi dy dete, u rrėmih mė shumė prej punėtorėsh shqiptarė. Punonin, ata djelmt’ e shėndoshė tė Shqipėrisė, punonin…. Njė komb pėrtimtar nga rrėnja ėshtė njė komb i ngordhur. (Albania 14, 15-30 qershor 1898).

91. Kur mė pėlqen e kur mė ēpėlqen njė vepėr, nuk ka pse tė kėrcej a tė shfryj: duhet tė shfaqė pėrsetė e pėlqimit a tė ēpėlqimit tim, nė qoftė se dua tė pėrpiqem tė shokėsoj kėndonjėsit nė njė ndjenjė me mua. Ashtu kritika bėhet edhe ajo vetė njė vepėr letrare. (Vepra 1, f. 244).

92. Mbani pra ndėr mend se, pėr mua, atdhesia dhe letėrsia janė dy gjėra. Njė shkronjės mund tė ketė edhe atdhesi edhe talent [letrar], a mund tė mos ketė as kėtė, as atė, a mund tė ketė njėrėn, pa tjetrėn. Nuk duhet pritur prej meje – ngaqė njė vetė qenka atdhetar i mirė – qė unė tė kasnecojė se ipso facto, ai paska edhe vlerė mendore a pendė tė bukur. Qėndrimi im pėrpara Naim bej Frashėrit nuk u kuptua pėr kėtė arsye.

93. Shqiptarėt flasin njė gjuhė tė vjetėr qė ka lidhje tė largėta me latinishten, greqishten, teutonishten, sanskritishten dhe tė tjera. Shkurt, ėshtė njė nga gjuhėt qė quhet indo-gjermane. (Vepra 1, f. 262).

94. Tė pėrpiqesh tė ndryshosh gjuhėn e njė populli do tė thotė tė ndryshosh karakterin dhe tė prishėsh personalitetin e tij. Dialekti toskė, i gjallė, i shkathtė, i leht dhe me njė evolucion tė vazhdueshėm pasqyron mirė karakterin e toskės qė shquhet nga njė vrazhdėsi e pėrmbajtur, nga njė ndjenjė humori, nga aftėsia, nga intriga dhe nga paqėndrueshmėria. Pėrkundrazi, dialekti gegė, masiv, i pandryshueshėm, pa shprehje me kuptime tė dyfishta pėrfaqėson mė sė miri karakterin gegė, qė ėshtė serioz, i sinqertė, shpesh herė i pa tė keq dhe mbi tė gjitha, armik i tė rejave… Dialekti gegė pėrmban qindra shprehje qė toskėt i kanė humbur e qė janė xhevahire tė vėrteta, sepse i kemi trashėguar nga paraardhėsit tanė tė lashtė. (Vepra 1, f. 194-195).

95. Pavarėsisht nga luftėrat, shkeljet dhe turbullimet e paprera nė tėrė kohėn e shkuar, populli shqiptar, me forcėn e vullnetit dhe fuqinė e tij tė kundėrshtimit, ka qenė i zoti tė mbajė gjallė, jo vetėm gjuhėn e tij tė njohur nga filologjistėt si mė e vjetra nė Europėn Juglindore, po edhe ca nga traditat e tij tė moēme. (Vepra 1, f. 273).

96. Njė zjarr i bukur zien nė zemėr tė djalėrisė dhe, plot me dėshirė, trimoshėt e dheut tonė po pėrpiqen pėr zbukurimin e shqipes. (Vepra 1, f. 224).

97. Tė tėra vendet e dheut kanė njė gjuhė letrarishte, domethėnė tė qėruar dhe tė zbukuruar, qė me atė shkruhen librat, letrat, punėrat… Vetėm shqiptarėt s’kanė njė gjuhė tė tillė; dhe andaj vjen qė kemi mbetur tė ndarė njėri nga tjetri, andaj kanė rrjedhur aq tė kėqija pėr ne tė mjerėt. Ėshtė nevojė dhe shtrėngim [detyrim] tė hedhim themelin e njė gjuhe letrarishte. (Albania 1, 1897).

98. Javėn e shkuar pashė njė ėndėrr qė s’harrohet. M’u shfaq njė grua e hollė, e gjatė, plot me hije fisnikėrie, ndonėse e veshur me rrecka. Unė, pa vėnė re varfėrinė e veshjes sė saj, dhe duke marrė me mend sa e bukur do tė dukej sikur tė ishte e veshur me mėndafshe, u ngrita me respekt dhe iu fala. – “Zonjė, i thashė, cila jeni Fisnikėria Juaj dhe pse dukeni kaq e mallėngjyer dhe e ngrysur?” – “Unė – tha – jam gjuha shqipe, dhe mė sheh kėshtu tė hidhėruar nga mundimet qė heq dhe nga rreziqet qė mė rrethojnė”. – “Zonjė, mos rrini mė e ngrysur: sa tė jemi ne tė gjallė, dhe sa tė jenė tė gjallė tė tjerė si ne… dėshirojmė, Nėno, tė tė shohim tė buzėqeshur”. (Maj 1925, Vepra 3, f. 373-374).

99. Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn tė mbyllur kur s’kemi gjė pėr tė thėnė; falna durimin tė thellojmė njė punė me parė se tė shkruajmė pėrmbi tė: frymėzona me njė ndjenjė tė mprehtė tė drejtėsisė qė jo vetėm tė flasim me paanėsi, por edhe tė sillemi si tė paanshėm; shpėtona nga grackat e gramatikės, nga shtrembėrimet e gjuhės dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftė! (Vepra 3, f. 421-422).

100. Kur shkruani njė gjė, kėndojeni dhe ndreqeni shumė herė, qė tė bjerė [tingėllojė] nė vesh ēdo tog germash si njė copė muzikė. (Tani, natėn e mirė, se m’u qepnė sytė). (Vepra 1, f. 226).
Llapi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-09-2015, 10:23   #30
Anathema
V.I.P
 
Avatari i Anathema
 
Data e antarėsimit: Sep 2015
Vendndodhja: Ne humbetiren e kaosit
Posts: 968
Thanks: 83
Thanked 193 Times in 122 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 30
Anathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėmAnathema i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica

ehh Faik ..nje shprehje e ke thene per te mbyllur secilen nga keto me siper.

Shqiperi te kam dhjere nuk ndryshove asnjehere!
__________________
Me shprehjen "mos u hiq se di, mos u hiq se ke" pershendes kete dynja boshe qe na rrethon!!!!
Anathema nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-09-2015, 22:22   #31
Rex
◘◘◘♔◘◘◘
 
Avatari i Rex
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: nė fronin tim
Posts: 11,919
Thanks: 2,415
Thanked 2,764 Times in 1,518 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 326
Rex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica

Shkeputur nga postimi nr 21. 100 theniet me te bukura te Faik Konices.


10. Mjerimi i shqiptarėve ka qenė nė tėrė kohėrat tė kapej pas individėve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipėrisė ėshtė e mbushur fund e krye me prova tė tilla tė pėrngjashme. Tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat tona tė shėrojmė shqiptarėt nga dashuria pėr individėt. Ata duhet tė mėsojnė tė duan Shqipėrinė – jo t’i bėjnė qejfin kėtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).


Dhe ironia eshte se vet Llapi e ka sjelle kete permbledhje.
__________________
Оptimus orator est qui minimis verbis plurimum dicit
Rex nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-09-2015, 16:19   #32
Fshatari
No vip
 
Avatari i Fshatari
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Posts: 5,559
Thanks: 5,394
Thanked 2,613 Times in 1,279 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 109
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Rex Shiko postimin
Shkeputur nga postimi nr 21. 100 theniet me te bukura te Faik Konices.


10. Mjerimi i shqiptarėve ka qenė nė tėrė kohėrat tė kapej pas individėve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipėrisė ėshtė e mbushur fund e krye me prova tė tilla tė pėrngjashme. Tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat tona tė shėrojmė shqiptarėt nga dashuria pėr individėt. Ata duhet tė mėsojnė tė duan Shqipėrinė – jo t’i bėjnė qejfin kėtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).


Dhe ironia eshte se vet Llapi e ka sjelle kete permbledhje.
Konica shkruan per shqiptare be jo per individe inekzistente siē jane hashim dhe llap maxhupi !
Fshatari nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-09-2015, 16:52   #33
SystemA
Banned
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 39,762
Thanks: 10,741
Thanked 5,949 Times in 4,030 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica

Ironia nga At Fishta ishte: e kam pshurrur shqiptarizmin!
Tingellon paksa serbe....edhe?????????????????
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 05-11-2015, 21:45   #34
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 6,309
Thanks: 4,011
Thanked 1,942 Times in 833 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica



FAIK KONICA: MBI HONXHOBONXHOT SHQIPTARĖ...
Shqiptarėt honxhobonxho janė tė tmerrshėm pėr mizori e kapadaillėk. (Albania10, 28 shkurt 1898).
Shqiptari duket si i bėrė pėr tė qenė lodėr e njė mashtrimi tė pėrjetshėm; njė fatalitet i dhimbshėm rri pezull mbi kėtė popull tė mjerė. (Albania 15-30 janar 1899 C).
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-07-2018, 06:27   #35
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 6,309
Thanks: 4,011
Thanked 1,942 Times in 833 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica

FAIK KONICA, SHBA 1939

Faik Konica, gjeneralmajori A.W. Gullion, dhe shkrimtari i njohur amerikan Frederic William Wile
_______
Washington D.C, 10 maj 1939

__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Mandi pėlqehet nga
i vjetėr 10-07-2018, 22:00   #36
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 3,469
Thanks: 212
Thanked 356 Times in 272 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Faik Konica

Ne foton e siperme besoj se ka dale kur ishte ambasador ne SHBA.

Mund te gjeje ndonjeri se kur i ka thene (shkrojtur) keto te meposhtmet, para apo pas emrimit si ambasador?

Citim:
...
76. E pėrbuz mbretin Zog pėr kėto arsye: asnjėherė nuk e kam dėgjuar tė thotė njė tė vėrtetė. Kurrė nuk e ka mbajtur fjalėn e besės. Nuk ka asnjė ndjenjė pėrgjegjėsie. Ėshtė i pandershėm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren tė gjithė ata qė kanė diēka, qoftė kulturė, prejardhje, pasuri, ēfarėdo aftėsie nė ndonjė fushė, ose qoftė edhe patriotizėm tė pagdhendur, por tė ndershėm. Ai i injoron gjėrat themelore dhe u jep njė rėndėsi groteske ēikėrrimave. Shqipėria kurdoherė ka qenė njohur si komb me njėfarė dinjiteti tragjik; ai e ka ulur Shqipėrinė nė nivelin e njė farse muzikore tė pavlerė”. (Vepra 2, f 325).

77. Ahmed Zogolli, malok analfabet, pa ndonjė frymė idealizme, kish zgjedhur pėr pasqyrė dhe shembull tė tij Esad Pashėn, tė cilin e imitonte jo vetėm nė intrigat e jashtme e tė brendshme, por gjer nė mėnyrėn e ecjes dhe tė foljes. E imitonte veēan nė punėn e ryshfeteve. Dhe siē Esadi, nė njė kohė, merrte nga Italia, nga Serbia dhe nga Greqia, – ashtu dhe Ahmed Zogolli u pėrpoq tė marrė nga tri ato mbretėri pėrnjėherėsh. (Vepra 3, f. 312).
...
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur