Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Historia e Shqiptarėve

Historia e Shqiptarėve Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 21-07-2016, 14:11   #541
Plagza
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Posts: 3
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Plagza ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skenderbeu

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Mandi Shiko postimin
Fragment nga libri “Skenderbeu, nje hero modern”
shkruar nga Gennaro Francione

Shqipetaret e quajne vendin e tyre: Shqiperi ose “Vendi i Shqiponjave” dhe veten e tyre Shqipetare, domethene “bij te shqiponjave”.
Nga vete terminologia e perdorur dallohen dy karakteristika te keti populli: krenaria e pamposhtur dhe jeta e ashper e jetuar si shqiponjat, mes maleve e qiejve.
Heroi me i madh i historise shqipetare, Skenderbeu, mbrojtes i krishterimit kunder pushtimit turk te viteve ‘400 vinte nga familja shqiptare e princave Kastriote (shek. XV – XVI) qe kishte si embleme shqiponjen me dy koka ne sfondin e kuq.
Emri i ketyre princave rridhte nga prejardhja e tyre, nga nje fshat i cili quhej Kastriot, qe ndodhej mes maleve te Hasit.
Me tradite aristoktratike kristiane, shume e njohur ne Republiken e Venecias, kjo familje se bashku me ate te Dukagjineve, Aranitasve, Topiajve, Musakajve, Ballshave, Shpanove, Shpatave, Zenebiseve dhe Gropeve, perfaqesonte klasen feudale me te fuqishme te asaj periudhe ne Shqiperi.
Qyteza e Krujes ishte kryeqyteti i pjeses se Kastrioteve qe shtrihej duke zoteruar Petrelen, Sfetigradin, etj (Shiko harten).
Kastriotet u bene te njohur nepermjet Gjonit (ne fillimet e shek. XV), zoterues i fshatrave ne territorin e Dibres dhe te Matit, dhe u perfshine ne kontradiktat me Perandorine Turke, e cila ne ate periudhe po kerkonte te merrte ne te gjitha menyrat tokat e Shqiperise, duke alternuar luftra e tentativa bashkimesh paqesore.
Politika otomane kishte elemente shume te kundert me karakteristikat e ilireve.
Imponimi i fese islame, shpronesimet, taksat, por mbi te gjitha, stervitja e detyrueshme e djemve te rinj per t’i mobilizuar ne ushtrine turke, ishin arsye te revoltave te pergjakshme.
I ati i Heroit tone ishte luftues i palodhur i betejave te pergjakshme kunder ushtrive te gjysem henes, per te te mbrojtur dhe per te konsoliduar pronat e tij, u detyrua te lidhej me “Serenissima- n“, e cila ne ate periudhe ishte fuqia me e madhe detare e Evropes.
Marredheniet u forcuan aq shume sa qe ne vitin 1413, atij iu dha titulli i trashegueshem i “qytetarit venecian“ dhe kater vite me vone u deklarua vasal.
Megjithe ndihmen nga Venecia, Gjoni i perballonte me shume mundim sulmet e njepasnjeshme te otomaneve te cilet ishin afer pushtimit te tokave te tij.
Edhe Republika e Raguzes dhe Kisha e Romes i erdhen ne ndihme.
Turqit tashme ishin shume afer: kishin rrethuar tokat e Gjon Kastriotit dhe atij nuk i mbetej gje tjeter veē te krijonte mundesine per nje marreveshje me Sulltan Muratin e II.
Ky i fundit e detyroi te paguante nje taks jashtezaknisht te larte dhe gjithashtu e detyroi t’i dorezonte kater bijte e tij, te cilet u moren peng per t’u ēuar ne Adrianopoli.
Kjo ndodhi sipas tradites se pushtuesve turk, ndaj Gjergj Kastrioti i vogel pati nje fat te ngjashem me princa te tjere te famshem si Vlad Tepes, i njohur si Drakula (qe ne rumanisht do te thote“djall“), edhe ai peng i turqve ne Divan se bashku me te vellain Rau vel frumos (Radu Bjondi).
Gjon Kastrioti ishte baba i nente femijeve, nga te cilet pese ishin vajza dhe kater ishin meshkuj, nje nder te cilet ishte Gjergj Kastrioti.
Vajzat e tij u martuan me feudale shqipetare.
Viti 1407; Murati i II, sulltan i Perandorise Turke, ne saje te ushtrise me te forte ne bote, shtrin kufijte e Perandorise gjigande ne ēdo drejtim.

Nder popujt qe kane marre vendimin te mos i perulen zgjedhes se tij, bejne pjese edhe disa principata te vendosura ne trojet e Shqiperise. Nder te gjitha, principata me e dallueshme eshte ajo e Kastrioteve, e drjetuar nga kryetari i familjes, Gjon Kastrioti.

Ne vitin 1430, ushtrite turke mposhtin perfundimist vendasit rebele dhe vrasin pa meshire te gjithe roberit e luftes te mbledhur ne sheshin e betejes.

Turqit nuk i marrin jeten Gjon Kastriotit, por ēmimi qe ai duhet te paguaje eshte i madh.

Duhet te shnderrohet ne myslimam, t’i jape Perandorise Turke rajonin e rendesishem strategjik te Dibres dhe keshtjellen e Stefigradit ne veri te Shqiperise, duhet te heqe dore gjithashu nga kryeqyteti, Kruja, te behet vasall i Sulltanit, t’i paguaje taksa dhe te kontribuoje me ushtrine e tij, ne luftrat e otomaneve ne Ballkan, por mbi te gjitha t’i jape sulltanit ne ngarkim te gjithe femijet e tij meshkuj (njeri prej te cileve ruan te drejten te behet trashegimtar pas vdekjes te se atit, nderkohe qe sulltani i mban djemte e Kastriotit, me premtimin qe nuk do te pengoje formimin e tyre te krishtere).

Keshtu, ne nje mengjes pranvere, nen syte e trishtuar te prinderve e te popullit, ushtaret e Muratit te II marrin peng djemte e Gjon Katriotit.

Duket sikur ne ate moment po shenohet fundi i Principates se Kastrioteve…

http://www.youtube.com/watch?v=VqbRW...layer_embedded
Po mir,na i thom Shqipnija,por a dihet qysh kur i thon shtetit Shqipnija?
Plagza nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-07-2016, 14:28   #542
Plagza
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Posts: 3
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Plagza ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Po besa ākźn heroj i komit,por pėr mua,tepėr shum ka dasht e tepėr pak na ka lān.Kur e ka marua luftėn kudra Turkut ater ite dasht me rregullua shtetin komtar mrźn,mei hjek villajetet,mei bashkua principatat e me forcua shtetin me mujt me mbrua prej okupatorit.Tuk ka dek Gjergj Kastrioti ka dek edhe heroizmi i tij, u kallzua se kje kot tan ata gjak ā derrdh.Ashtū siē e ka lān,ashtū āsht edhe sot,copa copa. Kosova sot āsht e pa varun,jasht Sebijet,por e la Luginėn e Preshevės jasht shtetit edhe nuk e muor nar vetin verin e Kosovės.Kush jem na pash besėn?

Pse na mallkoi historia?
Sepse Shqiptarėt kurrė nuk u ngritėn nė luftė clirimtare si njė popull i bashkuar dhe nėn njė komandė tė vetme ushtarake! Sepse shqiptarėt luftonin me rend: posa shuhej nė gjak njė kryengritje nė Veri tė Shqipėrisė, shpėrthente tjetra pas disa muajsh apo vitesh nė Jug! Sa shuhej njė kryengritje nė Kosovė, kėrciste tjetra nė Shqipėrinė e Mesme! Shuhej njė kryengritje shqiptare nė Karadak, shpėrthente pas njė kohe tjetra nė Pollog! Sa shuhej njė kryengritje antiturke nė pranverė, shpėrthente tjetra nė vjeshtė, por nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė!
Sikur bėnin gara bajraku me bajrak e krahina me krahinė se cila po ngritet mė shpesh nė kryengritje, se cila po e mban mė gjatė frontin e luftės! Sikur po bėnin luftė se cili ėshtė mė shqiptar se shqiptari, por shumė pak e shumė rrallė u shkonte ndėrmend se si t’i bashkojnė armėt dhe forcat luftarake pėr clirimin jo tė njė fshati apo krahine, por pėr clirimin dhe bashkimin e gjithė Shqipėrisė!
Kur luftonte njė pjesė e Shqipėrisė, tjetra bėnte sehir! Gjakosej e digjej njė krahinė shqiptare, tjetra shikonte nga maja e malit tymin dhe flakėn mbi shtėpitė e kasollet e krahinės fqinje dhe s’lėvizte dot nga vendi! Kur mė vonė digjej krahina fqinje qė kishte bėrė sehir, krahina e djegur kohė mė parė, jo vetėm qė nuk i ndihmonte, por s’kish kohė e forcė nga plagėt e marra armike, as qė tė bėjė sehir se si po digjet krahina fqinje!Dhe kėshtu rradhiteshin shekujt e robėrisė shqiptare: kryengritje pas kryengritjeje krahinore, djegėje pas djegėjeje, gjakosje pas gjakosjeje, sehir pas sehiri,…, por kurrė bashkim, kurrė clirim, kurrė liri!
SHEFKI OLLOMANI!
Plagza nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-08-2016, 17:20   #543
Tj Tweedle
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Jan 2015
Posts: 820
Thanks: 73
Thanked 85 Times in 61 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 27
Tj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Re: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Nuk e di nese eshte vene me pare ky shkrim, por ketu me poshte eshte fjala e Gjergj Kastriotit para vdekjes.
Eshte sa mbreseles dhe aktual. Me ben pershtypje edhe dimensioni filozof qe ka patur ky burre. Nje detaj qe me ben akoma per shume pershtypje eshte qe qysh atehere, gjysem mijevjecari me pare, e ka ditur qe astrologet dhe kimistet (nenkupto alkimistet) kane bere shkence te genjeshtert. Adhurues i diturise. Gjeni, e asnje gram me pak.

Linku nga e mora eshte ketu, por po e bej edhe copy-paste.
http://www.lapsi.al/dossier/2016/08/...e-para-vdekjes

Jam nė prag tė varrit. Po ju lė njė mbretėri me forca tė afta pėr ta mbrojtur, por me njė pasardhės tė paaftė nga mosha pėr ta drejtuar. Megjithatė, nė qoftė se nė tė ardhmen ju bėheni trima dhe tė virtytshėm, ju mund tė pėrballoni tė gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk ėshtė sipėrfaqja e vendit ajo qė bėn njė fron tė respektueshėm, por aftėsia e atij qė ulet mbi tė. Nė qoftė se ju jeni i djallėzuar, shėrbėtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave tė oborrtarėve tuaj, atėherė asgjė nuk do tė jetė mė e lehtė sesa pėrmbysja nga maja mė e lartė ku ju ndodheni. Duhet tė jetė virtyti themel i fronit. Virtyti nuk ėshtė fantazi. Ndoshta do ju a thonė njė ditė, por mos harroni se ai qė do ju a thotė, ėshtė njė tradhtar, njė dinak, qė pėr tė mbretėruar nė vendin tuaj, do ju sugjerojė maksima tė rreme, tė cilat herėt a vonė do tė shkaktojnė pėrmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhėrrėfyes, lajkatarėt dhe tė pabesėt do tė largohen prej jush…Tė virtytshėm, ju mund tė mbani lehtė perandorinė qė po ju lė tė tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta pėrforconi, ta rimėkėmbni nėpėrmjet pushimit dhe qetėsisė…

Krijoni vendshkrime tė paēensuruara nė tė gjithė sipėrfaqen e mbretėrisė ku mund tė publikohen tė gjitha padrejtėsitė dhe dhuna qė mund tė ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bėni kėtė edhe pėr miqtė apo familjarėt e tyre qė jetojnė nė oborrin tuaj, tė cilėt i fshehin kėto shkelje apo i pėrdorin nėn pretekstin e drejtėsisė dhe tė domosdoshmėrisė. Shqyrtoni gjithēka nga ju vetė, dhe nėse magjistrati, ushtari apo kleriku janė mashtruesė dhe tė padrejtė, atėherė pa mėshirė varini nė shtyllė nė vendin e krimit : ju do tė vini re se pasardhėsi i tij do tė bėhet i drejtė dhe i njerėzishėm…Kur sapo tė keni marrė drejtimin e pushtetit, ju do tė kujdeseni pėr Drejtėsinė, e cila ėshtė themeli i tė gjitha virtytėve. Ju do tė mbroni artizanėt, si njerėzit mė tė dobishėm tė zonave tė pushtetit tuaj, dhe do tė parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikėt. Krenaria dhe lluksi i bėn pasanikėt tė pandjeshėm ndaj fatkeqėsive tė varfėrve, tė cilėt nuk kanė as tituj (grada) e as mbėshtetje. Duhet tė jeni tė butė dhe tė dashur me njerėzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nėse dėshirat tuaja pėr drejtėsi janė ekzekutuar nga ministrat tuaj. Princi qė qėndron i mbyllur me oborrtarėt e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dėgjoni ankesat dhe kėrkesat e popullit tuaj me qetėsi sa qė ti frymėzoni besim atij pėr t’ju ndihmuar tė korrigjoni abuzimet dhe fatkeqėsitė e shtetit.

Kujdesuni qė Kombi juaj tė rritet nėpėrmjet fesė katolike, por mos persekutoni asnjeri qė ta ndjekė atė me detyrim. Dielli, qė ėshtė shėmbėllimi i Perėndisė, shkėlqen pa dallim pėr turkun ashtu si pėr tė krishterin. Kushdo qė kėshillon pėr tė luftuar pėr hir tė Perėndisė ėshtė njė mashtrues i cili dėshiron tė sakrifikojė tė vėrtetėn pėr interesat e tij. Zoti ėshtė i fuqishėm, ai mund tė bėjė gjithēka vetė, pa ndihmėn e askujt…Nė qoftė se fati ju bėn endacak, tė varfėr apo nevojtar kurrė mos e ndryshoni fenė pėr interes…Mbyllini qė nė origjinė mosmarrveshjet e teologėve dhe hipokritėve, tė cilat janė mė tė rrezikshmet pėr lumturinė e njė shteti. Kemi parė perandoritė mė tė lulėzuara tė pėrēahen dhe tė tronditen nga kėta fanatikė…Shihni Perandorinė e Konstandinit tė rrėnuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabėve. Ai ishte supersticioz, priftėrinjtė e tij ambiciozė dhe injorantė, oborrtarėt e tij tė rremė dhe tė shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftėrinjtė dhe oborrtarėt kanė vdekur dhe po vdesin nė skllavėri.

Nėse keni fat tė mjaftueshėm pėr tė pasur filozofė nė vendqeverisjet tuaja, tė cilėt janė tė ndriēuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le tė shkruajnė nė paqe dhe tė reagojnė ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve tė kujtdo qė flet nė emėr tė Zotit me qėllim pėr tė heshtur mbretin dhe drejtėsinė. Ju do t’i mbroni ata kundra zellit tė tepruar tė drejtuesve hipokritė duke i shpėrblyer me vende pune nė gjykatat dhe oborret tuaja.

Kur tė ju flasin keq pėr dikė, ju do ta dėgjoni me gjysėm veshi… Ju do tė jeni tė sjellshėm me tė gjithė shtresat popullore. Si arsye e dallimit tė gradės qė do tė keni sė shpejti nė shoqėri, ju duhet tė dalloheni nga tė tjerėt nėpėrmjet bujarisė, i cili ėshtė karakteri dallues i princave. Njė monark, edhe i varfėr, duhet tė jetė bujar…

Mbroni meritėn dhe shpėrblejeni atė kudo qė ajo ndodhet. Mirėsia duhet tė shoqėrohet me njė zemėr bujare. Njeriu ndėrton tempuj, ngre altarė pėr Zotin falė mirėsisė sė tij. Evitoni pėr gjithmonė shekullit, rrethit dhe rracės tuaj turpin pėr tė pasur njerėz tė dėshpėruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind pėr lumturinė e njėri-tjetrit…

Armatosuni nga guximi dhe vendosmėria nė mjerim, me maturi nė mirėqenie. Mos u zhytuni nė pėrtaci, ajo ėshtė nėna e tė gjitha veseve…Mos mbyllni sytė ndaj fqinjėve dhe traktateve tė tyre : ata do tė presin momentin kur ju do tė jeni tė brishtė pėr t’ju akuzuar dhe do tė pohojnė pretendime tė rreme mbi trashgiminė qė po ju lė. Mos pėrdorni spiunė pėr tė ditur se ēfarė thonė njerėzit nė lidhje me administrimin tuaj. Bėni punėn tuaj ashtu si duhet, njerėzia le tė flasin dhe tė shkruajė ēfarė tė dėshirojė…

Ti jepet mundėsia gjithsecilit prej rrethit tuaj qė tė ju shkruajė ; Ju do tė punėsoni sekretarėt tuaj qė tė pergjigjen pėr ēėshtje tė ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen tė mbeten mes jush…

Mos pėrbuzni askėnd; mė i vogli dhe mė i varfėri mund tė ju rrėzojė, ashtu si dhe mund tė ju ndihmojė me kėshillat dhe kurajon e tij.

Jeni tė durueshėm nė ēėshtjet e luftės, tė patrembur nė rreziqe, tė butė dhe humanė, kurrė mizorė dhe gjaknxehtė. Fshihni dhimbjen qė fatkeqėsitė tuaja mund tė ju shkaktojnė. Armiqtė tuaj do tė jenė gjithmonė tė gatshėm tė ju fyejnė pėr fatkeqėsitė, dhe ministrat tė ju tradhėtojnė. Ftoni mes jush tė huaj tė arsimuar duke u dhėnė njė rol kėshilltari edhe nė rast kur ata nuk janė fisnikė e tė pasur. Kompetencat qė i akordohen fisnikėrisė janė prodhim i politikės. Ju mund tė pėrdorni fisnikėt si tė dėshironi. Pasanikėt injorantė do t’i ledhatoni, kėshtu do tė kurseni pasurinė tuaj pėr mirėmbajtjen e ushtrisė, dhe do tė keni njė oborr tė shkėlqyeshėm falė krenarėve por dhe budallenjve, qė nuk kanė asnjė lloj virtyti pėrveēse floririt.

Mos jeni tė ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarėve tuaj, se ai qė do tė ju gėnjejė dhe do tė ju dėrgojė nė rrugėn e gabuar nė administrim, pa asnjė falje do tė varet nė shtyllė. Poetėve qė do tė ju thurin vargje, pėr tė ju bindur se jeni mė i madhi, mė bujari, mė i mrekullueshmi, luftėtari mė i madh ndėr tė gjithė mbretėrit, u dėrgoni nė kėmbim njė copė letėr, bojė dhe njė pendė nga njė oborrtar i panjohur, me urdhėrin pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn e asaj qė shkruajnė, dhe nė qoftė se nuk mund tė bėjnė njė gjė tė tillė, tė kufizojnė veten nė dhėnjen e kėshillave, duke u lėnė tė kuptohet sė nėse vazhdojnė tė shkruajnė marrėzira tė tilla tė rrezikshme, ata do tė mbyten nga vetė ju si person i shenjtė i tė vėrtetės.

Kujdesuni qė tė keni gjithmonė ushtarė tė mirė dhe tė disiplinuar ; qė ushtarėt tuaj tė mos bėhen pėrtacė, ti stėrvitni dhe ti trajtoni jo si skllevėr por si shokėt tuaj. Kur tė jeni nė luftė, ju do tė udhėheqni ushtrinė si gjeneral dhe nė betejė do tė luftoni si ushtar. Emri i mbretit ėshtė njė titull shumė i nderuar, por ky titull ka peshė tė madhe dhe detyra tė vėshtira pėr tė realizuar. Kryesorja ėshtė tė pranohesh dhe tė respektohesh nė rrethin tėnd. Zoti nuk ka dhėnė fuqinė supreme pėr tė na zhytur nė qullėsi, pėr qė tė jemi mbrojtės tė ēėshtjes publike. Pėr njė zemėr tė butė dhe njė shpirt tė virtytshėm, mirėqenia e pėrgjithshme e popullit tėnd ėshtė kėnaqėsia mė e madhe qė mund tė pėrjetohet. Neglizhenca dhe njė lloj mirėsie qė e thėrrasim « mendjelehtėsia e njė princi », u shkaktojnė dėme njerėzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit ėshtė t’i mbrojė

Dėboni larg jush astrologėt gjykatės dhe kimistėt prodhuesė ari dhe diamantesh. Njė princ ėshtė gjithmonė i pasur, kur ai ėshtė i menēur dhe i lartėsuar shpirtėrisht. Emri juaj do tė jetė i shkruar nė njė pllakė prej mermeri tė bardhė me shkronja tė zeza mbi dyert e kėshtjellave tuaja tė destinuara pėr tė burgosurit. Mjerim pėr guvernatorin qė i feshu mbretit pafajsinė, qė pėrkeqėsoi nga koprracia dhe zelli i tij dėnimin e fajtorėve…Mbroni njerėzit e dashur dhe tė mirė, ndėshkoni shpirtrat e kėqinj. Jeni tė ndjeshėm ndaj lėndimit, por akoma dhe mė shumė ndaj shėrbimit tė popullit tuaj dhe miqėsisė tė njerėzve tė ngjashėm me ju.

Pika kulmore e njė lufte ėshtė ēorientuese, duhet ndjerė pasiguria (rreziku). Atėherė kujdesi dhe guximi do tė ju shėrbejnė mė mirė se sa pasuria. Duhet tė dish tė fitosh, por mos harroni se edhe mund tė mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemėrimi, sepse atėherė i thjeshti bėhet i keq dhe mbreti njė pėrbindėsh…

Mos harroni se politika turke ėshtė pėr tė mbjellė pėrēarje mes princave tė krishterė ; e gjithė madhėshtia e tyre gjendet nė kėtė politikė tė shkėlqyeshme, e cila bėn me shumė pushtime sesa armėt e tyre. Sė fundi, nė qoftė se jeni xheloz se po ju lė njė trashgimtar qė ju pengon pėr tė marrė fronin, mos harroni se kam qenė babai juaj, dhe shpatėn do e pėrdorni vetėm pėr tė rrėzuar armikun.

Ju do tė keni lidhje tė shumta me oborrin e Romės, qė unė kam qenė deri tani mbėshtetės dhe mbrojtės. Interesat e mia mė kanė detyruar tė pėrshtas politikėn time me tė sajėn. Rrethanat nė tė cilat jam gjetur veten nuk mė kanė lejuar tė luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papės. Pėr tė mirėn e krahinave tė mia kam qenė gjithmonė i lumtur me veprimet qė kam ndėrmarrė. Roma ėshtė fodulle vetėm me princat e dėshtuar. Roma, duke mė pasur frikė, mė ka bėrė gjithmonė lajka. Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve tė Muhamedit, e ka detyruar atė tė qėndrojė modeste ndaj meje, duke mė njohur tė gjitha tė drejtat, titujt, dhe zotėrimet e realizuara gjatė betejave tė mia. Papėt nuk kanė arritur kurrė tė manipulojnė njė ushtar tė vjetėr si unė, por nuk do tė hezitojnė tė bėjnė njė gjė tė tillė ndaj jush si arsye e moshės sė re dhe mungesės sė eksperiencės pėr tė qeverisur, pėr tė shėrbyer. Mos harroni, se me praktikat e shumta qė ata pėrdorin pėr tė arritur qėllimet e tyre, mė e forta, ėshtė rrėfimi. Por ėshtė e lehtė ta kuptoni : kur prifti do tė dojė tė dijė mė shumė sesa mėkatet tuaja, kthejeni si njė mashtrues nė vendin e tij, dhe dėnojeni si tė tillė, qė tė shėrbejė si shembull pėr pasardhėsin e tij.

…Megjithatė, ėshtė shumė e rrezikshme tė kundėrshtosh hapur Papėn, kėtė idhull tė madh tė fesė sonė. Ai ėshtė njė njeri si tė tjerėt, me pasionet dhe dobėsitė e tij… Nėse Papa ju dėrgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerėzit tuaj duke e dhėnė ju shembullin kryesor… Por nė qoftė se Papa pėrpiqet tė rrisė numrin e priftėrinjve dhe murgjve pėr tė nxjerrė para nga krahinat tuaja…ose ju nxit qė tė hapni luftėra nė emėr tė Zotit, rrufeja hakmarrėse qėlloftė mbi ju dhe pasardhėsit tuaj nė rast pranimi. Zoti hakmerret ndaj fyersve tė tij, pra nuk ka nevojė pėr ndihmėn e njeriut. Mos kėrcėnoni Romėn, kur ajo nuk ju kėrcėnon. Por shpallni luftė ndaj kujtdo qė mundohet tė prishė harenė e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.

Ju do tė ndaloni ēdo banor i cili ndodhet nėn qeverisjen tuaj, qė tė mos bėhet as prift e as murg pa arritur moshėn dyzet vjeēare. Pėr tu ushqyer nga puna e tė tjerėve, duhet mė parė qė njeriu (mashkulli) tė ketė kontribuar nė mbėshtetjen e komunitetit, prej tė cilit dėshiron tė ndahet pėr tė shijuar jetėn e tij… Kėta priftėrinj dhe murgj duhet tė ju ndihmojnė tė mbroni kombin nė kohė lufte, sepse nė kohė paqeje po ky komb i ushqen pa i pėrdorur. Nėse Papa kundėrshton, bindeni atė me butėsi, dhe vetėm nė qoftė se ėshtė e nevojshme pėrdorni shpatėn… Njė politikė e tillė do tė ju pajtojė me dashurinė atėrore tė pasardhėsve tė tij, dhe do tė bėheni shembull dhe lider pėr tė gjithė mbretėrit, tė cilėt frikacakė, tė dobėt, injorantė, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia qė Zoti u ka dhėnė pėr tė pėrhapur lumturinė e Kombeve, ku ata duhet tė jenė zotėrit dhe etėrit
__________________
.. they're all one girl to me
Tj Tweedle nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-08-2016, 18:00   #544
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Leningrad
Posts: 36,299
Thanks: 7,904
Thanked 4,391 Times in 2,892 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 258
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Eshte IRRITIUM....FALLS.
Nuk ka Стефан Зановић qe ben historine.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-08-2016, 19:05   #545
Tj Tweedle
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Jan 2015
Posts: 820
Thanks: 73
Thanked 85 Times in 61 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 27
Tj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Re: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Edhe mundet. Ky Stefani paska qene tip rrufjani me c'po lexoj. Gjithsesi ka bere disa punime historike e filozofike, keshtu qe mund te kete edhe nje fare serioziteti ne ato qe thote. Ka bredhur ne Mal te Zi dhe aty mund te kete mbledhur gojedhena. Nejse supozime kot...
__________________
.. they're all one girl to me
Tj Tweedle nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-08-2016, 23:45   #546
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 8,607
Thanks: 902
Thanked 1,444 Times in 788 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 109
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Mė tha dikush, njė mik, se Osman do tė thotė Shqiponjė dhe ka ngjasa qė ta kemi marr emrin nga kjo. Nuk mė erdhi mirė kur e dėgjova sidomos kur ky ėshtė vėrtet patriot dhe nuk ėshtė fetar aspak. Nuk e di sa e vėrtet ėshtė kjo dhe nėse ėshtė e vėrtetė duhet ta pranojmė edhe pse nuk na pėlqen. Mua pėr vete nuk do tė mė pėlqente aspak. Mė duket pak e sforcuar sepse ne jemi identifikuar me shqiponjėn qė me Zeusin.

A e ka dėgjuar dikush tjetėr kėtė hipotezė?
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-08-2016, 09:30   #547
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Leningrad
Posts: 36,299
Thanks: 7,904
Thanked 4,391 Times in 2,892 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 258
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Mano Shiko postimin

Ai miku jot ndoshta ka pasur deshiren e mire, por ta ka thene gabim.Osman eshte emer arab dhe ka kuptimin ....gjurme!
Prejardhjen emri e ka nga dhenderi i profetit muhamet,si dhe eshte derivat i emrave Usman/Uthman.Pra nga ..Azerbaixhan,Usbekistan,Kazakistan,Uigiristan,Tur kmenistan si dhe Tartar(istan).
PS: ZERO shance qe ka te beje me shqiponjen.
SystemA.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i SystemA pėlqehet nga
i vjetėr 07-08-2016, 10:11   #548
Oqeani
V.I.P
 
Avatari i Oqeani
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Posts: 7,129
Thanks: 1,026
Thanked 730 Times in 487 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 50
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Mano Shiko postimin
Mė tha dikush, njė mik, se Osman do tė thotė Shqiponjė dhe ka ngjasa qė ta kemi marr emrin nga kjo. Nuk mė erdhi mirė kur e dėgjova sidomos kur ky ėshtė vėrtet patriot dhe nuk ėshtė fetar aspak. Nuk e di sa e vėrtet ėshtė kjo dhe nėse ėshtė e vėrtetė duhet ta pranojmė edhe pse nuk na pėlqen. Mua pėr vete nuk do tė mė pėlqente aspak. Mė duket pak e sforcuar sepse ne jemi identifikuar me shqiponjėn qė me Zeusin.

A e ka dėgjuar dikush tjetėr kėtė hipotezė?

Osman - Zog i patės sė egėr - " Zog drangoi " .
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-08-2016, 17:00   #549
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Leningrad
Posts: 36,299
Thanks: 7,904
Thanked 4,391 Times in 2,892 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 258
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Qe mos ta zgjasim shume per jevgun...

Ursprung: Osman: Der 3. Nachfolger und Halife des Propheten Muhammed.
Der Gründer des Osmanischen Reiches Osman Bey.
Qe kshu....
Der Name Osman stammt aus dem Koran. Es war ein Heiliger, der für den Islam gepredigt hat.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-08-2016, 16:39   #550
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 8,607
Thanks: 902
Thanked 1,444 Times in 788 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 109
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SystemA Shiko postimin
Ai miku jot ndoshta ka pasur deshiren e mire, por ta ka thene gabim.Osman eshte emer arab dhe ka kuptimin ....gjurme!
Prejardhjen emri e ka nga dhenderi i profetit muhamet,si dhe eshte derivat i emrave Usman/Uthman.Pra nga ..Azerbaixhan,Usbekistan,Kazakistan,Uigiristan,Tur kmenistan si dhe Tartar(istan).
PS: ZERO shance qe ka te beje me shqiponjen.
SystemA.
Edhe unė i ati mendimi jam. Megjithatė thash tė pyes mė tej, sa pėr kurjozitet.
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-09-2016, 23:53   #551
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 5,901
Thanks: 2,492
Thanked 1,381 Times in 610 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Stė trėmb Romani, as Veneciani,
As Sėrp Dushani, as Turk Sulltani...
__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Mandi pėlqehet nga
i vjetėr 28-06-2017, 00:44   #552
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 5,901
Thanks: 2,492
Thanked 1,381 Times in 610 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU - DOKUMENTAR
Regjia: Marianthi Xhako
Operator: Sokrat Musha
Formulues muzike: Ismail Balla
Drejtor i filmit: Arif Matjani
Producent: Kinostudio "Shqiperia e Re" 1967
Dokumentare rreth heroit tone kombetar
26 min.

__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-07-2017, 20:28   #553
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 5,901
Thanks: 2,492
Thanked 1,381 Times in 610 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

RACA SHQIPTARE, E PATHYESHME SI SHQIPJA, ME TĖ CILĖN HEROI SKĖNDERBE STOLISI FLAMURIN E SHQIPTARĖVE. SHQIPONJA SHQIPTARE, EMBLEMA E PIRROS, MBRETIT TĖ EPIRIT, I CILI MPOSHTI ROMĖN.
Kudo tjetėr, raca shqiptare pėrfaqėson njė bllok tė pandashėm, tė pathyeshėm, aq vėshtirė pėr tu shtėnė nė dorė sa edhe majat e shkėmbinjve mbi tė cilėt ėshtė ngritur streha e saj dhe, krenare sikurse shqipja pupėlkreshpėruar, me tė cilėn Skėnderbeu, heroi i luftės pėr pavarėsim prej turqve, stolisi flamurin e shqiptarėve. Sipas traditės, kjo shqiponjė ėshtė emblema e Pirros, Mbretit tė Epirit, i cili mposhti Romėn.
_____________
Titulli: The Living Age ..., Volume 313
Autori: Eliakim Littell, Robert S. Littell
Boties: Living Age Co., 1922

__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-07-2017, 20:29   #554
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 5,901
Thanks: 2,492
Thanked 1,381 Times in 610 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

DOKUMENTI GJENEALOGJIK (ME DORĖN E MUZAKĖVE):
VOISAVA, E ĖMA E GJERGJ KASTRIOT SKĖNDERBEUT, RRIDHTE NGA FAMILJET MĖ TĖ LASHTA MBRETĖRORE TĖ ILIRISĖ, NGA KU RRODHĖN MUZAKAJT.
SKĖNDERBEU, E PATI EDHE NĖNĖN EDHE BASHKĖSHORTEN (NGA E ĖMA) PREJ MUZAKAJVE.
Ai u martua me Vojsavė Tripaldėn e Pologut (33), me tė cilėn pati katėr djem dhe pesė vajza. . .
Dhe e ėma e tė pėrmėndurit Zotit Skėnderbe, bashkėshorte e tė pėrmėndurit Zotit Gjon, quhej Zonjė Vojsavė Tripalda dhe vinte nga njė familje e mirė». Hopf, «Chroniques», faqe 301. Nė faqen 308, Muzaka na thotė se Vojsava ishte shqiptare nga familja e Muzakajve; Barleti «Vita», Libri I, faqe 1, shkruan «Bashkėshortja kishte emrin Voisavė, [grua] jo e padenjė pėr atė burrė; i ati ishte njė princ shumė fisnik i Tribalėve. . ».
f.63
Titulli: Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, 1405-1468
Volumi 4, Vepra tė plota
Autori: Fan Stylian Noli
Botues: Shtėpia botonjėse “Naim Frashėri”, Tiranė 1967

__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 24-07-2017, 10:00   #555
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 5,901
Thanks: 2,492
Thanked 1,381 Times in 610 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

HEROI KOMBĖTAR I SHQIPTARĖVE, TĖ VDEKUR DHE TĖ GJALLĖ, DHE ATYRE QĖ DO TĖ LINDIN NĖ TĖ ARDHMEN. . .
« Ideja qėndėrsuese kombėtare e Skėnderbeut ėshtė padyshim njė ide novatore dhe e pashembullt, ide e njė mendimtari politik, jo thjesht i njė mjeshtri tė armėve.
Prandaj, konceptualisht Skėnderbeu ėshtė figura mė e madhe kombėtare e jona nė tė gjitha kohėrat.
Ndaj ėshtė dhe do tė jetė Heroi Kombėtar i shqiptarėve, tė vdekur dhe tė gjallė, dhe atyre qė do tė lindin nė tė ardhmen.
Kjo ide Skėnderbeiane ēoi nė iluminimin dhe vetėdijen e shqiptarėve deri nė shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. »
- Moikom Zeqo

__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 24-07-2017, 10:01   #556
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 5,901
Thanks: 2,492
Thanked 1,381 Times in 610 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

HEROI SKĖNDERBE – MBI ĒDO FÉ, POR I DREJTI I ZOTIT ME KRAHUN RRUFÉ
«MUSLIMANĖ E KATOLIKĖ BASHKĖ, BESONIN SE ATIJ, SKĖNDERBEUT, I KISHTE DHĖNĖ FUQI VETĖ ALLAHU E VETĖ ZOJA E BEKUEME...»
Shehu i Lumės nė vitin 1956 mė tha me admirim dhe besim tė madh tekstualisht: Armiku po e mėsynte Skėnderbeun nga ana e Lumės e do ta prishte, por Ky iu lut Zotit dhe Zoti i dha fuqi e Skėnderbeu i ndaloi me njė napė ujrat e Drinit. Drini u bė det dhe armiku s’mundi tė kapėrcente (Liperi 2014, f. 583).
Malėsorėt tanė katolikė tė Shqipėrisė sė Mesme, nė pėrgjithėsi, nuk kundėrshtojnė ē’thonė vėllezėrit e tyre musulmanė qė Ai ka prerė shkėmbėnj me shpatė, ka zėnė ujrat e Drinit e ka bėrė dhe mrekulli tė tjera, si evlia i madh i Allahut; gjithashtu dhe musulmanėt, besimtarė tė Atij, nuk mohojnė qė ėshtė bekuar edhe prej Zojės sė Bekueme. Kujtimi i tij pėr tė dy palėt ėshtė nyj’e fortė bashkimi (Liperi 2014, f. 490).
___________________
Titulli: Mitologjia skėnderiane: Skėnderbeu legjendar - studim
Autorėt: Dhosi Liperi, Ylian Liperi (pėrg.)
Botues: “Emar”, Durrės, 2014
Foto: Shqiptarėt duke nderuar Heroin Kombėtar, Skėnderbeun, te varri i tij, ditėn e vdekjes sė tij, 17 janar. Nga: Caton Woodville

__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-07-2017, 07:03   #557
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 5,901
Thanks: 2,492
Thanked 1,381 Times in 610 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Nė Budapest tė Hungarisė do tė vendoset statuja e heroit kombėtar tė Shqipėrisė, Skėnderbeu.
Ambasadori i Shqipėrisė nė Hungari, Arian Spasse ka zbuluar detaje nga ndėrtimi i kėtij busti, i cili siē shihet nė foto ėshtė ende i papėrfunduar.
Spasse ka vizituar studion e skulptorit Mihaly Gabor, i cili po realizon projektin. Busti do tė vendoset pėrballė bashkėkohėsit tė Skėnderbeut, heroit hungarez, Janos Huniadit
“Edhe nė Budapest do tė vendoset statuja e Skėnderbeut. Sot Ambasadori Spasse vizitoi studion e skulptorit Mihaly Gabor, pėr tė parė maketin me pėrmasa reale. Pas disa ndryshimeve nė fizionominė e portretit dhe lejes pėrfundimtare tė Kėshillit Bashkiak, statuja do tė vendoset nė parkun qendror tė qytetit, pėrballė statujės sė Janos Huniadit”,- shkruhet nė faqen zyrtare tė Ambasadės Shqiptare nė Hungari.
__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Mandi pėlqehet nga
i vjetėr 26-07-2017, 07:50   #558
Fshatari
No vip
 
Avatari i Fshatari
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Posts: 4,719
Thanks: 3,548
Thanked 1,887 Times in 873 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 78
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Mandi Shiko postimin

Nė Budapest tė Hungarisė do tė vendoset statuja e heroit kombėtar tė Shqipėrisė, Skėnderbeu.
Ambasadori i Shqipėrisė nė Hungari, Arian Spasse ka zbuluar detaje nga ndėrtimi i kėtij busti, i cili siē shihet nė foto ėshtė ende i papėrfunduar.
Spasse ka vizituar studion e skulptorit Mihaly Gabor, i cili po realizon projektin. Busti do tė vendoset pėrballė bashkėkohėsit tė Skėnderbeut, heroit hungarez, Janos Huniadit
“Edhe nė Budapest do tė vendoset statuja e Skėnderbeut. Sot Ambasadori Spasse vizitoi studion e skulptorit Mihaly Gabor, pėr tė parė maketin me pėrmasa reale. Pas disa ndryshimeve nė fizionominė e portretit dhe lejes pėrfundimtare tė Kėshillit Bashkiak, statuja do tė vendoset nė parkun qendror tė qytetit, pėrballė statujės sė Janos Huniadit”,- shkruhet nė faqen zyrtare tė Ambasadės Shqiptare nė Hungari.
Syte dhe vetullat, tipare karakteristike te fytyres njeriut, nuk jane ato qe njohim ne nga skulpturat ose vizatimet e meparshme te Skenderbeut.
Fshatari nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-07-2017, 14:08   #559
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Leningrad
Posts: 36,299
Thanks: 7,904
Thanked 4,391 Times in 2,892 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 258
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

Hungaria i ndėrton monument Skėnderbeut
Publikuar: 07.12.2011 - 20:27

Budapest, 7 dhjetor - Nė ditėn e dytė tė vizitės zyrtare nė Hungari, kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli ka marrė lajmin se nė Budapest do tė vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skėnderbeut.

Kėtė lajm Topalli ia komunikoi homologu i saj hungarez, Lazlo Kover, me tė cilin kryeparlamentarja shqiptare diskutoi rreth aktiviteteve tė pėrbashkėta qė tė dy vendet do tė organizojnė vitin e ardhshėm, me rastin e 90-vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike mes Shqipėrisė dhe Hungarisė, qė pėrkon edhe me 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Siē bėri tė ditur kryetari i parlamentit tė Hungarisė, statuja e Skėnderbeut do tė vendoset nė njė nga sheshet kryesore te Budapestit.

Skėnderbeu bashkė me Janush Huniadin, heroin e hungarezėve, njihet nė historinė e mesjetės ndėr prijėsit qė luftuan kundėr pushtimit tė vendeve tė tyre dhe tė Evropės perėndimore nga Perandoria Osmane.

PS: akoma sja kane mbaruar???????????????
__________________
Une jam pergjegjes vetem para popullit tim,dhe nuk i detyrohem ASKUJT tjeter(Vladimir Putin).
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-09-2017, 06:48   #560
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Leningrad
Posts: 36,299
Thanks: 7,904
Thanked 4,391 Times in 2,892 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 258
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Kastriot Skėndėrbeu

I kam degjuar dhe pare dy here ne troje.....
olsi jazexhiu qe eshte nje LOQE,ben krahasime franko-saksone me gjethen e rr(T)apit per Canadane,ndersa turkoshaket ERDHEN ne trojet e te pareve tane, dhe SOT i pshurrin.
Pellumb Xhufi e adhuroj per gjakftohtesine.....ahhhhh ka studiuar ne komunizem.
__________________
Une jam pergjegjes vetem para popullit tim,dhe nuk i detyrohem ASKUJT tjeter(Vladimir Putin).
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i SystemA pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur