Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Historia e Shqiptarėve > Mitologji

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 05-12-2012, 14:22   #1
LinuxoiD
Anėtar
 
Avatari i LinuxoiD
 
Data e antarėsimit: Dec 2009
Vendndodhja: @PC
Postime: 66
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
LinuxoiD ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Dragoi dhe Kuēedra



Kėtu po shqyrtojmė dy prej figurave mė domethėnėse tė mitologjisė shqiptare:

Kuēedrėn e Dragoin, tė pandarė e njėherit armiq tė pėrjetshėm midis tyre.

Pėr tė mos ndodhur keqkuptime, duhet ditur qė nė fillim se emėrtimi Drako, Drakone, Dragon nė gjuhėt e ndryshme tė Europės ka pėrgjithėsisht kuptimin e njė Kuēedre, tė njė gjarpėri a reptili tjetėr, pėrbindėsh, ndėrsa nė shqip Dragoi eshtė hyjnia a heroi qė lufton kundėr Kuēedrės, nė ndihmė tė njerėzve.

Para se tė fillojmė zbėrthimin e imtėsishėm, ėshtė me dobi tė tėrheqim vėmendjen nė disa gjėra qė duhen pasur parasysh. Nė shqyrtimin e kėtyre dukurive ėshtė e domosdoshme, por disa herė dhe tejet e vėshtirė, tė dallohet e qenėsishmja e mė mirėfilltėsorja (origjinalja) nga ēka ėshtė e dorės sė dytė dhe nga ēka janė shtesa,
ndėrthurje, ndikime tė mėvonshme.

Kuēedra, sidomos nė pėrralla, paraqitet me njė numėrtė pafund atributesh: njė pjesė e tyre janė me shumė vlerė e tė tjera tė dorės sė dytė; po ka syresh, dhe jo pak, qė nuk janė fare atribute tė saj origjinale, por pėrzierje, shtesa, ndikime nga figura tė tjera tė mitologjisė, ose ndikime nga pėrralla tė popujve fqinjė e nga Orienti. Nga ana tjetėr, ka atribute. tė mirėfillta e shumė tė rėndėsishme tė Kuēedrės, qė sqarohen mjaft mirė nė besimet popullore, po qė nė pėrralla e nė eposin legjendar tė Shqiptarėve nuk dalin fare.

Pėr tė nxjerrė si duhet nė dritė fizionominė e dukurisė, atributet mė tė mirėfillta tė saj, tė ardhura si formacione mė tė pastra nga koha e lashtė, ėshtė e domosdoshme qė mitet e besimet popullore t'i shqyrtojmė jo vetėm sipas dėshmive tė krijimtarisė artistike tė popullit, qė nga ana e tyre janė me mjaft vlerė, por edhe nė terren, atje ku gjallojnė faktikisht ato mite e besime, nė trevat mė tipike tė ruajtjes sė tyre, nė shtresat mė konservatore e nė pėrfytyrime konkrete: nė rite, nė praktika magjike, nė tabu, nė amuleta.

Pėrparėsia e punės kėrkimore tė etnologut dhe tė folkloristit qėndron nė tė dėshmuarit e dukurive nga burimet mė tė pastra tė maleve, nga mjediset mė tė virgjėra, atje ku ato pėrjetohen nė mėnyrė tė sinkretizuar me dukuri tė tjera shoqėrore e natyrore.

Natyrisht, pėrtė gjeturtė vėrtetėn bindėse, duhet pėrqasja diakronike e sinkronike brenda viseve tė ndryshme tė truallit kombėtar dhe, nga ana tjetėr, marrjet e dhėniet me popuj tė tjerė fqinjė ose dhe mė tė largėt.

Nė pėrfytyrimet e popullit Kuēedra paraqitet kudo nė dy forma tė mundėshme. Nė formėn e parė (nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve), ėshtė njė pėrbindėsh, gjarpėr a njė reptil tepėr i stėrmadh po diku-diku pėrfytyrohet me pamjen e njė ngjale, tė njė breshke, tė njė bretkose a tė njė hardhuce.

Banon nė vende me ujė: nė shpella, ne kėneta, nė liqene nėntokėsore a mbitokėsore, nė det dhe komunikon me botėn e jashtme nėpėrmjet gurrave, nėpėrmjet vrimave nga del ujėt prej malit, nga shkėmbi. Kuēedėr, nga rrėshqanorėt, bėhet ai gjarpėr a bollė, qė nuk e ka parė njeri a gjė e gjallė pėr disa vjet: diku caktojnė 3 vjet, diku 7,9,12; diku thonė se nuk duhet ta shohė njeriu pėr 50 a 100 vjet, qė tė shndėrrohet nė Kuēedėr.

Nė shpellė e ujėmbajtės nėntokėsorė, Kuēedrathith bereqetet e gjėrat ushqyese tė fshatit. Kėshtu rritet e shėndoshet tepėr, sa lėviz me vėshtirėsi; i gėrvishtet lėkura prej gurėve dhe shkėmbinjve; besohet se nga kėto gėrvishtje qė e bėjnė t'i rrjedhė
gjak, disa gurra rrjedhin shpesh tė skuqura "me gjak Kuēedre".

Ja njė gje dhe mjaft domethėnėse:
"Disa herė nė vjetė Gurra e Hajmelit qi del rranxė Malit tė Bardhė, qet gjak pse aty asht ndrye mbrendė Kulshedra qi varroj Lleshi i Zi, e ka danat e tija nė krye. Kuer i dhem varra, shpėrthen gjak e prandej del uji i pėrziem me gjak; bishtin e ka nė Munellė. Ashtu nė Mal tė Velės, nė Kryezez, asht nji gurrė e madhe, pėr disa ditė rresht qet gjak. Atyashtkulshedra e varrueme".(N. Suma, Mitologjia..., f. 38)

Kuēedrat u ndalojnė njerėzve ujin e burimeve dhe tė liqeneve, shkaktojnė thatėsirė e kėshtu dėmtojnė bereqetet e bagėtitė. Pėr t'u lėshuar ujin banorėve tė maleve a tė fushave, duhet t'i taksnin nga njė njeri, pėgjithėsisht vajzė, nė raste tė tjera bagėti.

Tregohet mandej se burra "me punė" (Dragoj) kanė vajtur me guxim e trimėri, kanė mbytur Kuēedrėn, kanė prapėsuar flitė dhe i kanė ēliruar ujin popullit. Besohej se Kuēedra e kishte kokėn nė majė tė malit dhe bishtin nė det, nė liqen, a nė ndonjė lumė aty afėr: "Kryet e Kuēedrės nė majė tė Munellės e bishti nė det", "Kryet e Kuēedrės nė majė tė Velės e bishti nė lumė tė Fandit".

Sė dyti, Kuēedėr mund tė jetė dhe njė grua e vjetėr dhe shtatmadhe. Tė qenėt Kuēedėr mbahet e fshehtė.

Kuēedra, gjithnjė femėr, shkakton furtuna e breshėr qė prishin bereqetet, shembin vendin, shkaktojnė

Pėrmbytjev Kuēedra grua lind e tillė, por nė njė familje ku tė parėt e saj nga ana e nėnės kanė shkelur kurorėn brenda tre gjeneratave vertikale.

Kjo ndoshta ėshtė njė mbijetojė e mjegulluar e sė drejtės sė amėsisė, rnartesės me grupe.

Sipas besimeve popullore, Dragoi mund tė jetė mė shumė njeri, gjithnjė i gjinisė mashkullore, po dhe dash, ka, kėndez, cinxami, po cjap jo, nė asnjė mėnyrė.

Njerėzit a gjallesat qė lindin si Dragua kanė forcė tė mbinatyrshme. Njeriu dragua lind
me "kėmishė veshė"e me "fletė a krahė te sqetullaf'.

Nė labėri thuhet: "ndodh qė kur lind njė foshnjė mund tė jetė pėshtjellė nė njė cipė tė hollė si pėlhurė. Besohet se kjo cipė ėshtė njė kėmishė. Dhe se ai qė lind me kėmishė do tė ketė fat tė mbarė dhe lumturi. Kėmishėn ia heqin foshnjės pa folur dhe e marrin dhe e lajnė. Pastaj ia japin nėnės sė foshnjės; dhe kjo e ruan nė fund tė arkės". (R. Alikaj, Zakone... pėr lindjet, f.27). Pra del se ky fėmijė ėshtė "me punė", e jo si tė tjerėt. "Kėmisha" nė lindje ėshtė cilėsi e njeriut tė mbinatyrshėm.

Dragoi ėshtė i tillė pėr tė luftuar kundėr Kuēedrave qė sjellin shkatėrrim nė jetėn e njerėzve, nė bereqete. Dragojtė, nė ndeshje mė Kuēedrat, fluturojnė nga njė mal nė njė tjetėr. Ku ka Dragua, ka mbarėsi, pėrparon familja, fisi, fshati a krahina.

Njerėzit e pėrmendursi luftėtarė tė dėgjuar besohet se kanė qenė Dragoj. Njė nga veēanėsitė kryesore tė dragoit ėshtė trimėria. Ai ėshė i lindur pėr ndeshje tė mėdha. Besohet se, atė qė ėshtė Dragua, as pushka nuk e zė.

Nė vlerėsimin e kėtyre figurave duhet tė marrim nė konsideratė se ato gjatė shekujve nuk kanė mbetur statike, por kanė qenė nė evolucion tė vazhdueshėm. Qė prej shumė shekujsh ato rrojnė si mbijetoja tė cungura tė botės sė lashtė, veēse tepėr tė shndėrruara.

Pėrgjithėsisht, hyjnitė e demonėt e paganizmit kanė cilėsi pozitive, po dhe negative njėherit.

Nga tė dyja figurat nė fjalė, duket sikur njėra ėshtė krejtėsisht e mirė dhe tjetra krejtėsisht e keqe. Nė fakt, kėtu ka edhe njė ndikim tė feve monoteiste, pa e mbivlerėsuar kėtė.

Por, nga ana tjetėr, edhe te Kuēedra gjejmė herė-herė cilėsi pozitive (nė pėrralla, nė rite a nė besime), qė dalin tėrthorazi. Sipas besimit popullor, nė Alpet e Shqipėrisė, ajo shtėpi qė ka njė anėtar tė saj Dragua, ka mbarėsi e pėrparim tė madh nė njerėz e nė ekonomi, por do tė ketė mė shumė nėse nė atė shtėpi do tė kishte edhe njė grua Kuēedėr. Fshati qė ka Kuēedėr, thuhet diku, ka mbarėsi tė madhe nė bujqėsi e nė blegtori. Kuēedra, grua, me frymėn e saj i thith prodhimet ushqyese prej gjithkahė dhe fshati pėrparon e pasurohet.

Ndėrsa fshatrat prej nga i thith ato, varfėrohen e ekonomia nuk u ecėn mbarė. Fakti qė dikur, sipas besimeve, i bėnim flijime Kuēedrės, tregon se sė herėshmi atė e kanė nderuar e hyjnizuar qė t'u sillte tė mira e tė ndalohej nga ēdo veprim i saj dėmprurės.

Ėshtė njė kult qė detyron flijime ndaj forcave shkatėrruese tė natyrės.Kuēedra paraqitet dhe me pamjen e njė gjarpri gjigand; nga ana tjetėr, heroi Dragua qė ndeshet me kundėrshtarin na paska nė bark niė, dy, tre a shtatė gjarpėrinj, nga e merr dhe forcėn. Pra ajo ėshtė gjarpėr gjigand e ky marrka focrėn nga gjarpėri. Kėtė e shpjegojnė vetėm rrethanat e rrugės sė gjatė evolutive me pėrzierje, copėzime, dyzime.

Pėr nga veēanėsitė e saj, Kuēedra paraqitet pėrgjithėsisht si njė hyjni e tokės e mė fort e nėntokės Qeta e saj kalon nė shpella a nė ujėra nėntokėsore). Po, nga ana tjetėr, ajo ėshtė sjellėse e shtėrngatave, e breshrit, e pėrmbytjeve ose dhe e kundėrta: shkaktare e thatėsirės, duke i ndaluar qoftė dhe ujėrat qė "bien nga qielli".

Pra, del dhe me tipare tė njė hyjnie qiellore. Edhe Dragoi, njė nga mjetet e fuqishme tė luftės kundėr Kuēedrės ka rrufenė qė vjen nga lart, pra rrjedhimisht na del dhe si hyjni e qiellit, madje e vetė furtunave, tė cilat janė bashkėshoqėruese tė domosdoshme tė rrufeve. Por ai ėshtė i lidhur shumė me tokėn, me bujqėsinė e veprimtaritė shoqėrore tė njerėzve, me bashkėsinė shoqėrore sė cilės i pėrket; ėshtė i vėnė krejtėsisht nė shėrbim tė saj, nė shėrbim tė veprimtarisė prodhuese tė popullsisė
ndejtore.

Dallimi nė mėnyrė tė prerė nė vėshtrim seksi mes kėtyre dy figurave mendojmė se shpreh dallime sociale parahistorike, por si pėrfaqėsues organizimesh shoqėrore tė ndryshme, njeri mė i vjetėr e tjetri mė i ri.

Njė paralelizėm tė tillė e gjejmė dhe nė eposin serb e mendojmė se nuk ėshtė pa lidhje gjenetike me kėtė tonin. Kraleviq Marku mbyt Harapin me tri kokė, ashtu si dhe heroi ynė Dragua qė mbyt Kuēedrėn me tri kokė; ose Kraleviq Marku qė mbyt Vilėn e liqenit.

Me tė drejtė studiuesi amerikan i eposeve ballkanike, Albert Lord, vėren se kėtu kemi tė bėjmė me njė hyjni tė njė rendi mė tė ri, qė asgjėson njė hyjni tė njė rendi mė tė
vjetėr; ai bėn nė kėtė rast njė paralelizėm me dukuri simotra tė Sumerėve tė lashtė tė Mesopotamisė. Kuēedra nė ndeshjet e saj ka si mjete shkatėrrimi shtrėngatat,
breshėrin, pėrmbytjet, shembjet e tokės, dridhjet e saj, qė i shkakton me forcėn e vettė mbinatyrshme.

Por nė luftėn me Dragojtė, Kuēedra ka edhe mjete qė i pėrkasin thjesht gjinisė sė saj femėrore: me qurnėshtin e gjirit tė saj ose me "ujin" (urinėn) e saj i mbyt Dragojtė, i helmon. Nga kėto mjete tė rrezikshme Dragojtė ruhen shumė.

Kėto mjete janė tepėr domethėnėse nė anėn sociale kronologjike. Si hyjni e nėntokės qė ėshtė, ato mjete i pėrkasin edhe frytshmėrisė sė tokės (veti qė, me sa duket, ėshtė mėnjanuar mė vonė). Tė kujtojmė se gruaja Kuēedėr, nė pėrfytyrimet popullore, i ka gjinjtė shumė tė mėdhenj, qė i varen deri poshtė:"si kacekė gjize".Pėrtė mos u penguar nė veprimet e saj, ajo i hedh gjinjtė mbi supe e ato i varen prapa, nė kurriz.

Nė disa variante legjendash mitike e pėrrallash tregohet se Kuēedra me disa pika gjiri e ngin djalin, aq sa ai nuk ka nevojė tė hajė pėr disa ditė. Kur fle Kuēedra nė shpellėn e saj a nė mes tė pyllit, shkaktohet tufan i fuqishėm, sa tė rrėzojė shkėmbinj apo drunj shekullorė tė atij vendi; Kuēedra grua nė veprimet e saj fluturon sa nė njė vend nė njė tjetėr, me flokė tė gjatė e tė shprishur.

Nė kohė furtunash ndaloheshin gratė tė dilnin jashtė shtėpisė, (shtyrė nga besimi) se ato u bėheshin krah (ndihmėse) Kuēedrave dėmprurėse.

Tė tėra kėto shfaqje janė mjete demoniake tė veprimit, po njėherit zbulojnė dhe veēanėsi tė saj tė ruajtura nga lashtėsia, me simbolikė gjinore shumė domėthėnėse.

Vendi social historik i figurės sė Kuēedrės do tė dalė mė i qartė duke shqyrtuar mjetet me tė cilat lufton Dragro/kundėrsaj, pėrtambytur a pėr ta bėrė tė padėmshme. Mjetet e tij janė tė ndryshme e, me sa duket, pėrfaqėsojnė dhe shtresime historike diakronike.

Ai pėrdor drunjtė e pyllit, gurėt e mėdhenj, gurėt me vrimė, sidomos gurėt e mullirit; pėrdor topuzin, ushtėn, shigjetėn, koburen, pushkėn, por mbi tė gjitha fort
domethėnėse janė rrufeja, parmenda (plori a zgjedha e saj), djepi i fėmijės, mullari i kashtės, furkėza e kalit, njė mur shtėpie i tėrė.

Nė veprimet e tij Dragoi njeri fluturon nga njė mal nė njė tjetėr, shpesh mbi kalin e tij, ose dhe pa kalė. Aty ku bie nė tokė, lė gjurmėt e kėmbės sė vet a tė kalit tė tij. Dragojtė luftojnė dhe tė vetmuar, por dhe dy, tre, shtatė a mė shumė bashkė.

Dragoi na paraqitet dhe si luftėtar me kalė apo pa kalė; ai hidhet nga mali nė mal, nė njė luginė, nė njė shkėmb "nėpunėt e tij". Ku bie, aty, mbi shkėmb, lė gjurmėn e kėmbės sė tij a tė kalit. Nė kėtė veēanėsi, thua se nuk ka ngjashmėri midis tij dhe shenjtorit islam tė sektit bektashian, qė tek ne quhet zakonisht Sarisalltėk, ose dhe me ndonjė emėr tjetėr?

Kontaminime nė mes dy figurave nė fjalė ka dhe kjo ėshtė ēėshtje pėr t'u studiuar nė mėnyrė tė veēantė. Por nuk ka dyshim qė Dragoi ynė dhe Sarisalltėku i legjendave mitike islame janė dy figura tė ndryshme nė origjinė e nė pėrmbajtje, edhe pse me ngjasime midis tyre.

Pėrdorimi i rrufesė si armė nė duar tė Dragoit tregon se kėtu kemi tė bėjmė me hyjni tė qiellit, pra me njė kryehyjni, siē ndodhte nė kohėn e lashtė dhe te Grekėt, Trakėt, Sllavėt, Persianėt etj.

Edhe Zeusi, Jupiteri, peruni dhe hyjni tė tjera, nė ndeshjet e tyre pėrdorin rrufenė, parmendėn. Pėrdorimi i parmendės (plorit a zgjedhės sė saj) tė pavėdyer (tė panėmur) si armė nga Dragoi ėshtė tepėr domethėnės si atribut i hyjnisė sė bujqėsisė. Kau ka njė rol tė madh si dragua.

Ai, sipas besimeve popullore, nė asnjė rast nuk fluturon po bėrlyket, gėrryen tokėn me brirė e me ta lufton. Edhe kjo flet pėr atribute qė i takojnė bujqėsisė, ashtu si
dhe pėrdorimi i gurit tė mullirit ku bluhen drithėrat. Parmendėn bujku i maleve e linte tė varur nėn strehė, jashtė shtėpisė, me qėllim qė, sipas besimeve pėrkatėse, Dragoi ta kishte tė lehtė ta merrte pėrta pėrdorur nė punėt e tij. Pra, kėto lloje armėsh tė Dragoit janė simbole krejt tė qarta.

Nė tė vėrtetė, ėshtė krejt e qartė se veprimet e Dragoit pėrtė ndaluar furtunat shkatėrruese, breshrin, pėrmbytjet, shembjet qė prishin prodhimet bujqėsore, janė veprime mbrojtėse. Po kėshtu ndodh edhe me luftėn e Dragoit kundėr Kuēedrės pėr tė mėnjanuar thatėsirėn vdekjeprurėse, pėr t'u ēliruar njerėzve ujė tė bollshėm, kėtė mjet jetik pėr bashkėsinė shoqėrore, pėr prodhimtarinė bujqėsore e blegtorale.

Fėmija dragua pėrdor nė luftė djepin e tij e kjo, me sa mendojmė, ka tė bėjė me simbolin e monogamisė, tė atėsisė, pra tė kohės sė demokracisė luftarake, tė heronjve qė luftojnė me pėrbindėshat. Djepi paskėsh forcė magjike tė veēantė, nė duartė foshnjės Dragua, nė luftė me Kuēedrėn.

Njė simbolikė domethėnėse tė veēantė ngėrthen nė vetvete akti i mbytjes (vrasjes) sė Kuēedrės. Heroi ynė Dragua shkon nė kalė ose nė kėmbė te shpella e Kuēedrėspėr ta vrarė atė, qė t'u ēlirojė njerėzve ujin qė ajo ua ka ndaluar.

Me armėn e tij Dragoi duhet ta godasė patjetėr nė kokėn kryesore e mandej nė tė dytėn kokė, nė tė tretėn e deri sa t'ia presė tė tėra kokėt, se ndryshe ajo nuk mundet, nuk ngordh. Por nuk iu goditėn tė tėra kokėt, ajo bėhet mė e fortė, mė e tmerrshme e mė dėrnprurėse. Por, qė tė ngordhė pėrfundimisht, atė duhet ta hedhin domosdo nė njė liqen, nė lumė, nė det, nė njė pus, ku "pėr tre vjet krejt vendin e ka qelbun".

Nė kėtė rast, Dragoi, si dhe veprime tė tjera tė tij kur lufton me Kuēedrėn, na del si njė hero luftėtar a kalorės luftėtar, si hero mitik qė lufton pėrbindėshat.

Pasi vritet, Kuēedrės nuk i bėhen mė flijime, vajza, djem a bagėti. Ky akt simbolizon fundin e zakonit tė flijimeve pėr Kuēedrėn e nėpėrmjet saj tė forcave shkatėrruese tė natyrės e tė jetės shoqėrore. Pra, kemi kalimin nė njė rend tė ri, nė njė mendėsi tė
re tė psikologjisė shoqėrore e tė riteve popullore. Tanimė ajo mbetet vetėm si njė kujtim i legjendave mitike, i besimeve popullore.

Po reminishencat e flijimit pėrsėri janė ruajtur nė rite e tabu. Kur ka furtunė a breshėr, nxjerrin jashtė njė fėmijė ose pelenat e njė fėmije, ose vendosin aty njė surrat me lecka; ndokund hedhin jashtė enė e mjete tė gatimit, diku hedhin dhe bukė e ushqime tė tjera.

Natyrisht, nė kohė breshri a furtune, hedhin jashtė edhe gjėra qė nuk mund tė jenė simbole flijimi, si vegla tė ndryshme tė bujqėsisė: shata, lopata, masha, kmesa, zjarr. Burrat shtien me pushkė nė drejtim tė qiellit duke thėnė fjalėt: "Largo! Largo! "Largo!" ose "Epja, Zot, Dragoit tonė!".

Pra, i ndihmojnė Dragoit nė luftėn e tij. Nė disa vise malore, sidomos nė Alpet e
Shqipėrisė sė Epėrme, kur bie tėrmet, besohet se po luftojnė Dragojtė me Kuēedrat. Kur ndjejnė dridhjet e vendit nga tėrmeti, duke iu drejtuar qiellit, thonė lutjen: "O Zot, nepi Dragoit tonė bukė e bulshi, venė e raki, forcė e fuqi".(Sh.Gjeēovi, "Hylli i Dritės", 1936, nr. 10, f.487)

Veē tė tjerash, edhe ky fakt e shpjegon qartė natyrėn e Dragoit si hero kulture, prodhimi, pėrparimi. Dalin kėtu tipare tė tij si hyjni mbrojtėse dhe tė mbarėsisė sė prodhimit agrar. Ėshtė interesant nė ndjeshjen me Kuēedrėn edhe si subjekt mitik:

Djali a vajza shkojnė nė malin a shpellėn e Kuēedrės. Ajo don ta hajė vajzėn, ndėrsa kjo i thotė: "Jam bijė e diellit dhe e hėnės". Menjėherė Kuēedra shtanget, gurėzohet, zhduket. Po kėshtu ndodh dhe me djalin a vajzėn me yll nė ballė e me hėnėz nė kraharor, gjė qė tregon fitoren e hyjnisė sė qiellit mbi atė tė nėntokės, po njėkohėsisht kohėn e ndėrprerjes sė flijimeve. Fitojnė simbolet e qiellit

Edhe tabutė e ndryshme pėr Dragoin e Kuēedrėn kanė kuptimet e tyre simbolike domethėnėse: nuk i duhet treguar njeriu pėr akcilin se ėshtė Dragua, se ai menjėherė vdes. Pėr Dragoin e Kuēedrėn pėrdoren dendur eufemizma nė vend tė emėrtimeve konkrete: "nėpunėt e tij", "nė punėt e saj", "ėshtė njeri me punė"(nė kuptimin:"ėshte Dragua").

Thuhet se nuk duhet treguar qė burri a gjallesa ka shkuartė luftojė me Kuēedrat, se ėshtė mėkat. Jepen kėshilla qė burrit a djalit nuk i duhet thėnė: "T'u thafshin krahėt!", se ndoshta ėshtė Dragua me fletė dhe e dėmton e vdes. Kėtu, tėrė forca demoniake, e mbinatyrshme, qėndron te fshehtėsia, te e panjohura, te misteri si ndodh pėrgjithėsisht me forcat e mbinatyrshme.

Kemi tė bėjmė kėshtu me dy figura shumė komplekse tė mitologjisė shqiptare, por dhe me disa tipare tė pėrcaktuara qartė. Ėshtė e kuptueshme, se kėtu kemi rezultanten e njė evolucioni tė gjatė historik, por dhe me ruajtje atributesh tė pandryshueshme, qė nga kohėt e lashta.

Vėrejmė se nė disa raste roli i Dragoit i ka kaluar Shėn llisė ose Shėn Gjergjit nė luftė me Kuēedrėn ose, ndryshe, nė luftė me shejtanin, qė shkakton shtrėngata, breshėr e fatkeqėsi tė tjera. Ne eposin mesjetar shqiptar (tė mbledhur nė popull vetėm kėta dy shekujt e fundit), vėrejmė se ka jo pak raste tė luftės sė Dragoit me Kuēedrėn.

Mė e qartė nė kėtė vėshtrim ėshtė ndeshja e Gjergj Elez Alisė me Balozin e detit, qė
e mbyt pikėrisht nė atė mėnyrė si mbyt Dragoi Kuēedrėn nė besimet e popullit.

Mendojmė se me besimet nė fjalė pėr Dragoin kanė tė bėjnė dhe disa toponime bashkė me legjendat mitike mbi to, pėr tė ashtuquajturat "Gjurma e shejtit", "Gjurma e kalit tė Skenderbegut", "Gjurma e kalit tė Lekė Dukagjinit' e kėshtu me radhė.

Kėtė e vėrtetojnė nė njėfarė mėnyre edhe shpjegimet popullore ku thuhet se Skenderbeu ka qenė Dragua dhe kėrcente nga mali nė mal gjatė luftimeve dhe se aty ku ka rėnė ka mbetur gjurma e kalit tė tij. Figura historike tė njohura tė popullit shqiptar si: Skėnderbeu, Bajram Curri, Isa Boletini, Dedė Gjo luli, Mehmet Shpendi, Lleshi i Zi i Mirditės etj. besohej nė popull se kanė qenė Dragoj tė vėrtetė.

Besimet nė hyjnitė e shtrėngatės e tė kundėrshtarėve tė tyre, me disa tipare tė veēanta, janė tė njohura dhe nė popuj tė ndryshėm tė botės e doemos dhe nė fqinjėt tanė tė Ballkanit. Kėshtu, te Serbėt, rolin e Kuēedrės sonė e luan Alla,qė ka paraqitje gjysmėnjeri e gjysmėkafshė. Ajo shkakton shtrėngatat e prish prodhimet e arave.

Nė Kroaci rolin e Kuēedrave e luajnė Vilat, qė paraqiten dhe me tipare tė Amazonave
e si hyjni tė natyrės sė virgjėr. Nė Bullgari, nė Hercegovinė, nė Serbi, me atributet e hyjnisė ndaluese tė shtrėngatės e tė ndihmės .Pėr njerėzit paraqitet Zmaja.

Besohej se trimat e mirėnjohur e figurat e tisnikėve legjendarė si Kraleviq Marku etj., kanė qenė Zmaj tė vėrtetė.

Njėjtė ata kishin armė tė tyre kryesore rrufetė, ashtu siē ndodh dhe me kur dragoin tonė, por nė mjetet e tjera simbolike tė luftės sė tij ai ndryshon.

Te Rumunėt, si shkaktare tė furtunave e tė breshrit paraqiten Lamiet, ndėrsa rolin e Dragoit kėtu e ka marrė Shėn llia, por doemos dukė ruajtur atribute tė paganizmit. Si hyjni e shtrėngatės ndėr popujt fqinj, sidomos te Bullgarėt, po diku-diku edhe tek tė tjerėt, njihet Shėn Germeni.

Figura analoge tė kėtij lloji i ndeshim dhe nė Greqi, si nė ishullin me banorė arvanitas Hidra pėr Kuēedrėn, ndėrsa rolin e Dragoit e kanė pėrvetėsuar disa shejtorė si Shėn llia e me radhė.

Kjo dukuri ka tėrhequr vėmendjen e dijetarėve tė ndryshėm. Janė shprehur mendime pėr origjinėn gjeo-etnike tė hyjnisė sė shtrėngatės dhe kundėrshtarit tė saj tė pėrjetshėm. Studiuesi bullgar M.Amaudov e lidh kėtė dukuri me hyjni tė Trakėve tė lashtė.

Nga disa autorė ėshtė shprehur mendimi se legjenda mitike qė tregon Shėn Gjergjin duke mbytur Kuēedrėn, e ka origjinėn te kulti dhe mitet e Kalorėsit Trak, duke
hedhur poshtė prejardhjen greke tė kėtij miti.

Nė studimin e tij pėr perėndinė mė tė lashtė serbe, V.Ēajkanoviq disa hyjni tė lashta tė atij vendi, si: Svetovidi, Krajleviq Marku etj, i barazon pėr nga prejardhja me Kalorėsin Trak. M.Lamberci thekson se nuk ka gjetur te popujt fqinjė njė ekuivalent qė i pėrgjigjet nė karakteristika Dragoit, sado qė kanė dhe emra e disa tipare tė pėrbashkėta.

Ai nėnvizon se Dragojtė shqiptarė kanė ngjashmėri tė madhe me gjigandėt e lashtėsisė greke, me ata luftėtarė tė fortė qė u ngritėn kundėr qiellit.

Ėshtė me interes tė vėrehet njė element paraleleje besimi nė mes tė Rumunėve e Shqiptarėve: Te Rumunėt, gjarpri, tė cilin pėr shtatė vjet nuk e ka parė njeri, humbet bishtin dhe fillojnė t'i dalin kėmbėt (putrat). Atėhere gjarpri kėrkon e pi qumėshtin e parė tė njė lope. Pas kėsaj, po nuk e pati parė edhe pėr shtatė vjet tė tjera njeriu, gjarpri bėhet Vuivrė (gjarpėr pėrbindėsh).

Pėrsėri, po nuk e pa njeri dhe shtatė vjet tė tjera, ai bėhet Dragua (nė kuptimin shqiptar: Kuēedėr). Nė veprimet e tij, ai lėshon zjarr nga goja.

Kėtu kemi ngjashmėri qė e kanė gjenezėn doemos nga lashtėsia, ndoshta te elementė kulturorė tė pėrbashkėt iliro-trakė. Ka dhe gjėra qė i dallojnė besimet shqiptare nga ato rumune lidhur me kėtė metamorfozė, po thelbi, me sa mendojmė ne, ėshtė i pėrbashkėt: "pauparė nga njeriu", pėrshtatė vjet dhe: "nxjerr zjarr nga goja"(C. Prut, "Imagerie...", f.69).

Duke folur pėr hyjnnė shqiptare tė shtrėngatės, breshrit, qė njihet nė Alpe dhe me emrin Verbd, Shurdh ose Rrmoria, F.Nopēa mendon se mbase nuk ėshtė e guximshme tė vėrehet kėtu Zibelsurdusi i Trakisė qė, sipas ti}, ka mbetur nėpėr shekuj tė stuhishėm ė vetminė e maleve tė Shqipėrisė. Disi afėr me Nopēėn dhe nė mėnyrė tė pavarur prej tij, arrin po nė ato pėrfundime dhe M. Eliade (De Zalmoxis... f.59-61), i cili sheh te Gebeleizis njė perėndi trake tė shtrėngatės, disa elementė pėrbėrės, tek i cili kanė mbijetuar deri nė kohė tė re nė emrin e Shėn llisė, qė gjuan me rrufe.

Edhe ndėr Shqiptarė Dragoin rrufehedhės kundėr Kuēedrės nė disa raste e ka zėvėndėsuar Shėn Gjergji ose Shėn llia. Ėshtė i arsyetuar mendimi i S. Zeēeviqit, qė thotė se nė tiparet e hyjnive serbe tė shtrėngatės duhet tė shihet njė sinkretizėm i lashtėsisė ballkanike dhe elementė besimi tė sjella me vete nga Sllavėt e Jugut kur u vendosėn nė Ballkan.

Popujt e lashtė tė kėtij Gadishulli, ashtu si dhe ata tė Mesjetės, tė ndodhur fqinjė e me tė njėjtat fate historike, nė rrjedhė tė shekujve kanė dhėnė e kanė marrė midis tyre nė vėshtrim social-ekonomik e jo mė pak dhe nė fushėn e etnokulturės.

Ėshtė krejt e natyrshme qė tė kenė dhėnė e marrė nė mėnyrė tė domosdoshme dhe nė fushė tė mitologjisė e tė riteve. Pra, do tė kemi njė lloj sinkretizmi edhe nė lėmė tė
demonologjisė, natyrisht nė elementė tė veēantė tė saj.

Nga ana tjetėr, nuk mund tė mos gjejmė njė lidhje gjenetike e vijueshmėrie nė mes
Dragoite Kuēedrės shqiptare dhe tė Hyjnisė Kalorės tė dėshmuar ndėr llirė e ndėr Trakė: ruhen nė figurat tona atribute mjaft arkaike e interesante, tė veēanta te hyjnitė luftėtare: "gjurmėt e shenjtorėve a tė kuajve tė tyre tė ruajtura nė viset shqiptare, pavarėsisht nga ndonjė ndikim i vonė, si jehonė e dukurive tė posaēme tė lashtėsisė nė kėtė shtrirje gjeografike; legjendat mitike tė luftės sė trimit fisnik me pėrbindėshin qė del nga liqeni, nga shpella a nga deti.

Ato raste janė tė shumta e domethėnėse. Ato kanė zėnė vend tė rėndėsishėm dhe nė Eposin Mesjetar shqiptar, nė balada qė mendohet se i takojnė Mesjetės; gjithsesi janė paraturke.

Nė romanin "Florimont", me temė shqiptare, shkruar nė gjuhėn e vjetėr franceze nė shek.XII (1188) flitet pėr njė kalorės fisnik shqiptar qė bėn dyluftim me Pėrbindėshin e detit, i cili dilte ēdo ditė prej andej e kėrkonte pėr ushqim njė njeri a njė dash, (A. Hilka, "Florimont",... 1965-1984), tamam si nė njė variant tė baladės sė Gjergj Elez Alisė. Nė vėthė e nė stoli tė tjera prej bronzi, nė varrezėn arbėrore tė Krujės tė shekujve VII-VIII, ndeshet e punuar figura e kalit me kėmbė tė lakuara nė pozicion pėr t'u hedhur dhe, siē vėren edhe H.Myrto, kėtu kemi tė bėjmė me njė pėrfytyrim tė kalorėsit qė bėn hedhje fluturuese, ēka lidhet me besimet pėrkatėse.

Mendojmė se kėto lidhen gjenetikisht me hyjninė kalorės tė Japodėve, me hyjninė luftėtare ilire tė shoqėruar nga gjarpri mbrojtės, zbuluar nga N.Ceka nė Selcė tė Poshtme (Pogradec); po kėshtu dhe me motivin e paftės sė zbuluar nga Basler nė Gostilie (Liqeni i Shkodrės, Mali i Zi); ka dhe gjetje tė kėtij lloji nė truallin ilir e trak, pa harruar tė dhėnat e autorėve antikė pėr kėtė element.

©Mark Tirta
LinuxoiD nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 05-07-2014, 10:57   #2
Hylltar
Pagan Warrior
 
Avatari i Hylltar
 
Data e antarėsimit: Jul 2014
Vendndodhja: Nė Fushat e Elyses
Postime: 67
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 3
Hylltar ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dragoi dhe Kuēedra

Kėta janė ēifti i antipodėve ashtu si nė ēdo religjion tjetėr ka psh engjėlli-djalli, seti-horusi, dionizi-titanėt, etj.
Hylltar nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-09-2016, 12:24   #3
Si1ri
Forced_ to_ Smile
 
Avatari i Si1ri
 
Data e antarėsimit: Sep 2016
Vendndodhja: Mbrapa diellit
Postime: 1,052
Thanks: 727
Thanked 620 Times in 339 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
Si1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dragoi dhe Kuēedra

Isha reth 11-12 vjeē kur u vra aksidentalish, sipas versionit zyrtar, ne moshe 20 vjeēare kushuriri im i pare. Ato dite degjova per here te pare, jashte perrallave, nga te gjithe te rrituri per nje njeri qe kishte lindur me shenje ose me sakt me pupula nen sqetull.
Ato dite askush nuk i dha rendesi dhe pergjigje kurioziteteve temia, Me vone ishte tabu te flisje per kete teme ose kush fliste kthente nje pergjigje te vaket dhe e mbyllte gjithnje me nje " jane perralla dhe njerzit ne dhimje flasin gjithēka".
Para disa javesh duke shtyre babain time te pyeste nenen ajo u pergjigj mes dhimbjes dhe kujtimeve duke sqaruar disa dtaje.

Nena: Kur lindi me ndihmoj vjerra. Djali ishte shum i shendetshem me syte e hapur qe na shihte. Qau pak. Duke e pastruar vjera me tregon sqetullen e djalit ku kishte dy - tre si qime te zeza e shum te trasha me push. Diēka na thoshte qe s'bante me ja tregu kujt dhe pas tre ditesh e ēuam te nje hoxh i mir plak.
Hoxha tu e pa nejti nje cope te mire pa fol dhe pastaj tha: Eshte i mir. s'duhet kurresesi me ja pa kush shenjen perveē jush. Ska per te rojt me shume se 27 vjeē se keshtu jan keta.

I ati: Une s'disha gja. E morra vesh kur vdiq. Ai djal me habiste qe femi. S'dinte me u tut e sģninte dhimje. Qe femi kishte kraharorin shume te madh. Vllau jem, i vogli, qe athere ishte i ri, e kapte prej gjijsh djalin dhe e ngrinte lart. Djali qeshte e sninte dhimje. Kam shum me ju than por smunem ... .

Nana: Nje mengjes, pa gdhi hala, e gjej te veranda ul tui pi duhan se disha qe pinte. I tani lag veē me pantolla vesh dhe teshat e tjera te tretme n'obor. S'mujta me i fol veē nejta tu e pa e kur ktheu kryt mu afru e me tha: " Nan, pse s'jam si djemt e tjere un". S'dita ēa me than veē tu e perqafu e tu i fol amel e futa mren mos me u ftof. Po ishte fmi mar ... sģkish pak qe i kish ba 14. Ndodhte prap ... jo shum ... disa here te tjera ... por un smundesha me e rujt se ai mu vidhte. Ndodhte qe u merziste e si flitej me goj. Rrite vetem ne verand tui pi duhan njana pas tjetres.
Po ishte djal i gezum. Shpesh e shifsha tu zbukuru dhomat po me shum oxhakun me lule te ndryshme. i bate te tana me boj te kuqe ... po po me boj te kuqe se i pelqete dhe te bardh. I pelqeshin dhe ngjyrat e tjera ... e zeze ... jeshile po me shume te kuqe e te bardh. I pelqente shum muzika. Ti e din, i drejtohet babait tim, kur ishte ai ti e man men qe shpia tundej prej muzikes e valles se ktyne.
Une e mbaj mend shume mire qe ne shpin e tyre pothuajse per nate kishte muzik. Ai i binde xhezit vellezerit e i ati firzamonikes dhe gernetes. ai qe ngelte pa vegel ndrohej me te tjeret qe kercenin.
Ne qytet e njihnin te gjithe dhe kishte shume shoqeri sado qe ishte shum i ri ne mosh. Une kur shkoja shfrytezoja emrin e tij dhe me dukej vetja i pa prekshem. Ishte shume i dashur me dashamiret e tij dhe teper reagus ndaj kujdo qe mund ti prekte dike, sidomos te aferm. Per kete e kishin dhe frike perveē se e respektonin per miresine qe kishte.
Ka dia histori qe tregojne karakterin e tij por spo zgjatem.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Si1ri : 29-09-2016 nė 12:29
Si1ri nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Si1ri pėlqehet nga
i vjetėr 29-09-2016, 19:13   #4
Xhuljan
entity
 
Data e antarėsimit: Jun 2015
Vendndodhja: Tirane
Postime: 387
Thanks: 1
Thanked 25 Times in 15 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Xhuljan ka shumė pėr tė qenė krenarėXhuljan ka shumė pėr tė qenė krenarėXhuljan ka shumė pėr tė qenė krenarėXhuljan ka shumė pėr tė qenė krenarėXhuljan ka shumė pėr tė qenė krenarėXhuljan ka shumė pėr tė qenė krenarėXhuljan ka shumė pėr tė qenė krenarėXhuljan ka shumė pėr tė qenė krenarėXhuljan ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dragoi dhe Kuēedra

Andej nga jam une eshte nje vend ne nje mal qe quhet "Tek guret e dragoit" . Jane 3 gure te medhenj. Vend i bukur.
Xhuljan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-01-2017, 22:53   #5
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Postime: 5,290
Thanks: 962
Thanked 693 Times in 306 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Dragonjte

Tek pjesa e fundit e enigmes, nje plak flet per djalin e tij qe i paska lindur dragua. Ne dokumentar nuk merret vesh shume mire se cfare ai nenkupton me kete term, por ne folklorin tone shqiptar shume here eshte perdor termi dragua per meshkuj te fuqishem.

A mendoni ju se behet fjale per keqformime e mutacione te ketyre femijeve, apo qe ka dicka tjeter (psh nena e tyre e ka bere me nje repltilian)?

__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Mandi pėlqehet nga
i vjetėr 30-01-2017, 23:16   #6
Rex
◘◘◘♔◘◘◘
 
Avatari i Rex
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: nė fronin tim
Postime: 9,863
Thanks: 722
Thanked 845 Times in 470 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 232
Rex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dragoi dhe Kuēedra

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Si1ri Shiko postimin
Isha reth 11-12 vjeē kur u vra aksidentalish, sipas versionit zyrtar, ne moshe 20 vjeēare kushuriri im i pare. Ato dite degjova per here te pare, jashte perrallave, nga te gjithe te rrituri per nje njeri qe kishte lindur me shenje ose me sakt me pupula nen sqetull.
Ato dite askush nuk i dha rendesi dhe pergjigje kurioziteteve temia, Me vone ishte tabu te flisje per kete teme ose kush fliste kthente nje pergjigje te vaket dhe e mbyllte gjithnje me nje " jane perralla dhe njerzit ne dhimje flasin gjithēka".
Para disa javesh duke shtyre babain time te pyeste nenen ajo u pergjigj mes dhimbjes dhe kujtimeve duke sqaruar disa dtaje.

Nena: Kur lindi me ndihmoj vjerra. Djali ishte shum i shendetshem me syte e hapur qe na shihte. Qau pak. Duke e pastruar vjera me tregon sqetullen e djalit ku kishte dy - tre si qime te zeza e shum te trasha me push. Diēka na thoshte qe s'bante me ja tregu kujt dhe pas tre ditesh e ēuam te nje hoxh i mir plak.
Hoxha tu e pa nejti nje cope te mire pa fol dhe pastaj tha: Eshte i mir. s'duhet kurresesi me ja pa kush shenjen perveē jush. Ska per te rojt me shume se 27 vjeē se keshtu jan keta.

I ati: Une s'disha gja. E morra vesh kur vdiq. Ai djal me habiste qe femi. S'dinte me u tut e sģninte dhimje. Qe femi kishte kraharorin shume te madh. Vllau jem, i vogli, qe athere ishte i ri, e kapte prej gjijsh djalin dhe e ngrinte lart. Djali qeshte e sninte dhimje. Kam shum me ju than por smunem ... .

Nana: Nje mengjes, pa gdhi hala, e gjej te veranda ul tui pi duhan se disha qe pinte. I tani lag veē me pantolla vesh dhe teshat e tjera te tretme n'obor. S'mujta me i fol veē nejta tu e pa e kur ktheu kryt mu afru e me tha: " Nan, pse s'jam si djemt e tjere un". S'dita ēa me than veē tu e perqafu e tu i fol amel e futa mren mos me u ftof. Po ishte fmi mar ... sģkish pak qe i kish ba 14. Ndodhte prap ... jo shum ... disa here te tjera ... por un smundesha me e rujt se ai mu vidhte. Ndodhte qe u merziste e si flitej me goj. Rrite vetem ne verand tui pi duhan njana pas tjetres.
Po ishte djal i gezum. Shpesh e shifsha tu zbukuru dhomat po me shum oxhakun me lule te ndryshme. i bate te tana me boj te kuqe ... po po me boj te kuqe se i pelqete dhe te bardh. I pelqeshin dhe ngjyrat e tjera ... e zeze ... jeshile po me shume te kuqe e te bardh. I pelqente shum muzika. Ti e din, i drejtohet babait tim, kur ishte ai ti e man men qe shpia tundej prej muzikes e valles se ktyne.
Une e mbaj mend shume mire qe ne shpin e tyre pothuajse per nate kishte muzik. Ai i binde xhezit vellezerit e i ati firzamonikes dhe gernetes. ai qe ngelte pa vegel ndrohej me te tjeret qe kercenin.
Ne qytet e njihnin te gjithe dhe kishte shume shoqeri sado qe ishte shum i ri ne mosh. Une kur shkoja shfrytezoja emrin e tij dhe me dukej vetja i pa prekshem. Ishte shume i dashur me dashamiret e tij dhe teper reagus ndaj kujdo qe mund ti prekte dike, sidomos te aferm. Per kete e kishin dhe frike perveē se e respektonin per miresine qe kishte.
Ka dia histori qe tregojne karakterin e tij por spo zgjatem.
Intersant. Ketu u themi drangu.
E kam edhe une nje histori te degjuar por shume te mjegullt. Mendoja se jetonin shume me pak se 20 vjec.
__________________
Оptimus orator est qui minimis verbis plurimum dicit
Rex nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 31-01-2017, 00:08   #7
CERMENIKASI
V.I.P
 
Avatari i CERMENIKASI
 
Data e antarėsimit: Nov 2011
Vendndodhja: Nė dhe tė huej
Postime: 1,254
Thanks: 83
Thanked 116 Times in 60 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 19
CERMENIKASI ka shumė pėr tė qenė krenarėCERMENIKASI ka shumė pėr tė qenė krenarėCERMENIKASI ka shumė pėr tė qenė krenarėCERMENIKASI ka shumė pėr tė qenė krenarėCERMENIKASI ka shumė pėr tė qenė krenarėCERMENIKASI ka shumė pėr tė qenė krenarėCERMENIKASI ka shumė pėr tė qenė krenarėCERMENIKASI ka shumė pėr tė qenė krenarėCERMENIKASI ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dragoi dhe Kuēedra

E lexova me vemendje postimin e parė dhe atė tė Si1ri dhe u ēudita sesa kishte fjalė qė pėrputheshin krejtėsisht me ato qė kam ndėgjue prej plakut tim (rr.p.) !!!!
Kur tė kem pages kohė do tė jap kėtu nji pėrmbledhje tė fjalźve dhe spjegime qė kam ndėgjue prej tij.
__________________
Jam gegė por mos ma shajė kush Toskėrinė
CERMENIKASI nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 31-01-2017, 06:32   #8
TerraN
incognito
 
Avatari i TerraN
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Vendndodhja: ANTAHKARANA
Postime: 1,638
Thanks: 199
Thanked 148 Times in 91 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 61
TerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dragonjte

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Mandi Shiko postimin
Tek pjesa e fundit e enigmes, nje plak flet per djalin e tij qe i paska lindur dragua. Ne dokumentar nuk merret vesh shume mire se cfare ai nenkupton me kete term, por ne folklorin tone shqiptar shume here eshte perdor termi dragua per meshkuj te fuqishem.

A mendoni ju se behet fjale per keqformime e mutacione te ketyre femijeve, apo qe ka dicka tjeter (psh nena e tyre e ka bere me nje repltilian)?

https://www.youtube.com/watch?v=XmKt2RgbLik
Ky emisioni "Enigma," vecanerisht ky i postuari ketu nuk sjell kurrfare zgjidhjeje te enigmes. Perkundrazi prodhon me dhjeta enimga te tjera, gjgjs e nderlikon edhe me shume ceshtjen. Paska pasur dhe intervista gjithologesh, duke e lidhdur cdo gje me pellazget... qesharake e gjitha... Eshte Doktrina Sekrete (The Secret Doctrine) e cila i shpjegon te gjitha keto... Po i sjell dy shprehje, me te cilat bijne ne uje te gjitha keto teza fanta-shkencore...


Nāga (Sk.). Literally “Serpent”. The name in the Indian Pantheon of the Serpent or Dragon Spirits, and of the inhabitants of Pātāla, hell. But as Pātāla means the antipodes, and was the name given to America by the ancients, who knew and visited that continent before Europe had ever heard of it, the term is probably akin to the Mexican Nagals the (now) sorcerers and medicine men. The Nagas are the Burmese Nats, serpent-gods, or “dragon demons”. In Esotericism, however, and as already stated, this is a nick-name for the “wise men” or adepts in China and Tibet, the “Dragons.” are regarded as the titulary deities of the world, and of various spots on the earth, and the word is explained as meaning adepts, yogis, and narjols. The term has simply reference to their great knowledge and wisdom. This is also proven in the ancient Sūtras and Buddha’s biographies. The Nāga is ever a wise man, endowed with extraordinary magic powers, in South and Central America as in India, in Chaldea as also in ancient Egypt. In China the “worship” of the Nāgas was widespread, and it has become still more pronounced since Nāgarjuna (the “great Nāga”, the “great adept” literally), the fourteenth Buddhist patriarch, visited China. The “Nāgas" are regarded by the Celestials as “the tutelary Spirits or gods of the five regions or the four points of the compass and the centre, as the guardians of the five lakes and four oceans” (Eitel). This, traced to its origin and translated esoterically, means that the five continents and their five root-races had always been under the guardianship of “terrestrial deities”, i.e., Wise Adepts. The tradition that Nāgas washed Gautama Buddha at his birth, protected him and guarded the relics of his body when dead, points again to the Nāgas being only wise men, Arhats, and no monsters or Dragons. This is also corroborated by the innumerable stories of the conversion of Nāgas to Buddhism. The Nāga of a lake in a forest near Rājagriha and many other “Dragons” were thus converted by Buddha to the good Law.


Drakōn (Gr.) or Dragon. Now considered a “mythical” monster, perpetuated in the West only on seals,. &c., as a heraldic griffin, and the Devil slain by St. George, &c. In fact an extinct antediluvian monster In Babylonian antiquities it is referred to as the “scaly one” and connected on many gems with Tiamat the sea. “The Dragon of the Sea” is repeatedly mentioned. In Egypt, it is the star of the Dragon (then the North Pole Star), the origin of the connection of almost all the gods with the Dragon. Bel and the Dragon, Apollo and Python, Osiris and Typhon, Sigur and Fafnir, and finally St. George and the Dragon, are the same. They were all solar gods, and wherever we find the Sun there also is the Dragon, the symbol of Wisdom—Thoth-Hermes. The Hierophants of Egypt and of Babylon styled themselves “Sons of the Serpent-God” and “Sons of the Dragon”. “I am a Serpent, I am a Druid”, said the Druid of the Celto-Britannic regions, for the Serpent and the Dragon were both types of Wisdom, Immortality and Rebirth. As the serpent casts its old skin only to reappear in a new one, so does the immortal Ego cast off one personality but to assume another.


***
__________________
Be what you are. Do not follow one another. If you practice honesty of mind, sincerity of spirit and detachment, you will know your Self, ... Me, ... Lord.
TerraN nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i TerraN pėlqehet nga
i vjetėr 31-01-2017, 14:18   #9
Si1ri
Forced_ to_ Smile
 
Avatari i Si1ri
 
Data e antarėsimit: Sep 2016
Vendndodhja: Mbrapa diellit
Postime: 1,052
Thanks: 727
Thanked 620 Times in 339 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
Si1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėmSi1ri i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dragoi dhe Kuēedra

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Rex Shiko postimin
Intersant. Ketu u themi drangu.
E kam edhe une nje histori te degjuar por shume te mjegullt. Mendoja se jetonin shume me pak se 20 vjec.
Edhe ky pas pak muajsh qe shkoj ushtar vdiq. Diku tek 19 vjeē. 27 vjeē ishte mosha maksimale qe ju tha hoxha plak mbase per mos ti pikelluar shume.
__________________
»U shoftė me arė, me fis, me mal e vrri,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė!«
— AT GJERGJ FISHTA 1916.
Si1ri nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 31-01-2017, 21:01   #10
Rex
◘◘◘♔◘◘◘
 
Avatari i Rex
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: nė fronin tim
Postime: 9,863
Thanks: 722
Thanked 845 Times in 470 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 232
Rex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dragoi dhe Kuēedra

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Si1ri Shiko postimin
Edhe ky pas pak muajsh qe shkoj ushtar vdiq. Diku tek 19 vjeē. 27 vjeē ishte mosha maksimale qe ju tha hoxha plak mbase per mos ti pikelluar shume.
Ne rastin qe e kam degjuar une ka vdek ne moshen 3-4 vjec, nuk e di sakte.
__________________
Оptimus orator est qui minimis verbis plurimum dicit
Rex nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur