Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Ēėshtja kombėtare > Figurat e shquara

Figurat e shquara Gjithēka mbi figurat e ndritura Kombėtarė Shqipėtare...

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 07-03-2013, 16:38   #1
Saura
V.I.P
 
Avatari i Saura
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Itali
Postime: 2,674
Thanks: 0
Thanked 4 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 45
Saura i pazėvėndėsueshėmSaura i pazėvėndėsueshėmSaura i pazėvėndėsueshėmSaura i pazėvėndėsueshėmSaura i pazėvėndėsueshėmSaura i pazėvėndėsueshėmSaura i pazėvėndėsueshėmSaura i pazėvėndėsueshėmSaura i pazėvėndėsueshėmSaura i pazėvėndėsueshėmSaura i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Mehmet ali pasha, shqiptari themelues i egjiptit modern

MEHMET ALI PASHA, SHQIPTARI THEMELUES I EGJIPTIT MODERN


Aliu Mehmet, korēari qė ngriti nė kėmbė Egjiptin
Nga: Moikom Zeqo

Dijetari frėng Andrea Morua (Morois) ka shkruar se per sonalitetet nė histori tipologjizohen jo aq nga ngjarjet konkrete se sa nga konceptualiteti i kėtyre ngjarjeve. Sipas tij, Gjergj Uashingtoni ose Abraham Linkolni krijuan njė vend tė ri, SHBA-tė, nė njė pikė nistore, kurse Mehmet Aliu i Egjiptit ringjalli njė shtet me qytetėrim shumė tė vjetėr, pra e ribėri atė qė ishte dikur, duke e europianizuar. Pra ėshtė shtetar i madh i llojit tjetėr. Jules Verne (1828- 1905) nė librin e tij “Aventurat mahnitėse tė Mjeshtėr Antiferit” pėrshkruan Egjiptin e Mehmet Aliut. Gerard de Nerval (1808-1855) nė veprėn “Udhėtim nė Orient” ka pėrshkrime tė gjalla pėr pallatin e Mehmet Aliut. Kėto shkrime (tė panjohura pėr shqiptarėt deri mė sot) janė njė lloj parathėnieje pėr tė folur pėr kėtė subjekt tashmė nė terrenin shqiptar. Pra, pėr njė libėr tė plotė nė shqip tė prof. Shyqyri Nimanit. Shyqyri Nimani ėshtė njė personalitet sui generis kulturologjik – gjė jo shumė e shpeshtė tek shqiptarėt. Po ai ėshtė! Profili i tij shumėrrafshėsh tė grish, tė ēudit, tė imponon respekt tė plotė. Piktor, mjeshtėr i hollė i dizanjit artistik ėshtė edhe poet, pėrkthyes i haikave japoneze dhe poetit amerikan Carl Sadbergut, studiues i Onufrit gjenial dhe heraldikės mesjetare, historian i pėrkorė arti dhe zbulues i miniaturistėve famėmėdhenj tė kodikėve tė Perandorisė Osmane – vėrtet njė risi e habitshme, madje edhe kompozues muzike, tekstesh poetike, njė figurė me plotėri tė admirueshme. Pse e quajta personalitet sui generis? Pse sui generis? Sepse nuk ngjan me tė tjerėt, i largohet rebelshėm rėndomėsisė dhe standardeve tė rreme pseudoakademisė, sepse ka njė vizion europian dhe global. Kėto janė atribute, jo lėvdata. E kam pėr nder qė jam mik i tij, por konsideratat janė autonome, pėrtej subjektivitetit. Korpusi i botimeve tė prof. Shyqyri Nimanit ėshtė i pangjashėm me tė tjerėt. Monografitė dhe albumet tė botuara sipas artit grafik tė standardeve botėrore janė nė hullinė e sė ardhmes. Studiues i pasionuar i substancės kombėtare etnike, anglofon, qytetar i botės e ka kuptuar sekretin e ndėrlikuar tė gjithėmbashmėrisė dhe matricės antropologjike tė qytetėrimeve jo si mohime, por si pjesė komplementare, sinteza pohuese dhe frymėzuese. Ky vizion ėshtė suksesi i tij jetik. Me kėtė vizion portat vetėm hapen, pėr tė mos u mbyllur kurrė. Kėto janė koordinatat e dijes dhe tė fuqisė rikonstruktuese. Sepse botimet e tij janė rikonstruksione tė kujtesės sė shekujve. Botimi i tij mė i fundit “Mehmet Ali Pasha, kapedani shqiptar qė ia ktheu dinjitetin Egjiptit” Albanica, Prishtinė 2012 ėshtė peng dhe monument i dinjitetit. Pikėrisht edhe pėr arsye tė genit shqiptar tė padyshimtė.

Vlerat hulumtuese me njė burimologji bibliografike pėrqasin figurėn madhėshtore dhe epokale tė Mehmet Aliut, pak i njohur pėr ne shqiptarėt. Pėr tė ka shkruar Sami Frashėri i pavdirė, enciklopedisti brilant, por pėr tė ka shkruar edhe gjuhėtari Aleksandėr Xhuvani nė 1921. Dhe kaq! Por boshllėkun absurd e mbulon tashmė ky botim i Shyqyri Nimanit. Dhe jo rastėsisht! Por shumė menēurisht! Mehmet Aliu i lindur nė 1769 – ka tė njėjtin vit tė lindjes me Napolonin dhe Wellingtonin – nė kėtė rast rastėsia, ose rendi providencial mund tė kishte njė simbolikė metaforike, duke qenė njė piramidė apo sfinks kronologjik. Me origjinė shqiptare, nga fshati Zemblak i Korēės, i shkuar nė Kavallė pėr t’u shfaqur si luftėtar i jashtėzakonshėm nė Egjipt mbas Betejės napoleonike te Piramidat pėr ta kthyer Kaosin e frikshėm nė njė unitet historik tė pazakontė, pėr tė europianizuar Egjiptin modern nė mėnyrė ekskluzive, pa njė tė dytė nė botė. Me tė drejtė arsyetohet pėr sindronim paradoksal shqiptar. Konstandini i Madh, me origjinė ilire zyrtarizoi krishterimin botėror, nipi i tij Julian Apostati riktheu paganizmin, Diokleciani i Madh reformoi mbijetesėn e Perandorisė Romake. Geni i racės iliro-shqiptare nė pėrmasat globale tregon ēuditėrisht plotfuqishmėri marramendėse. Por aksidentalisht brenda kombit shqiptar plogėshtia provinciale ka qenė dhe ėshtė shpesh kaq fatale. Pėrjashto Gjergj Kastriotin, qė pėrmasa shqiptare e ēoi tek pėrmasa europiane dhe jo ndėrsjelltas. Figura e Mehmet Ali Pashės ėshtė post-skėnderbeiane, si ajo e Ali Pashė Tepelenės dhe Bushatllinjve sfidantė. Por mund tė thuhet me siguri se Mehmet Ali Pasha i Egjiptit ėshtė shqiptari ndoshta mė i njohur dhe mė historiorizuar nga bota moderne. Botimi i Shyqyri Nimanit ėshtė ndėrthurės: pelegrinazh historik dhe historiografik, hulumtues nė Zemblak, nė Kavallė dhe nė Kajro, madje edhe njė reportazh ekzotik nė pjesėmarrjen nė dy simpoziume ndėrkombėtare pėr kėtė personazh vėmendjethithės nė kryeqytetin egjiptian. Por ajo qė ka njė rėndėsi substanciale ėshtė dimensioni i jashtėzakonshėm i imazheve nė libėr. Nimani flet pėr zbulime tė vėrteta, pėr piktorė tė huaj europianė, qė kanė pikturuar Mehmet Ali Pashėn e Egjiptit dhe gardėn e tij pretoriane prej shqiptarėsh. Kreun e vendit e zė piktori i jashtėzakonshėm francez Jean Leon Gčrome (1824- 1904). Qė nė rini ai pikturoi kapelen e “shėn Jeronimit” nė Paris. Pėr tė Theophile Gantier ka thėnė: “Ka lindur njė piktor. E ka emrin Gčrome: po e them emrin e tij sot, parashikoj se do tė jetė i famshėm nesėr”. Ciklet pikturike tė Gerome me shqiptarėt nė Egjipt janė njė nga dukuritė mė fantazmagorike tė artit europian nė tėrė kohėrat. Gerome krijoi njė ikonografi shqiptare tė pashembullt, gjeniale. Kjo ėshtė arsyeja e thukėt qė ne mund tė flasim edhe pėr njė aspekt albanologjik tė imazhit, tė ikonografisė institucionale tė botės sė pafundme pikturike. Krejt e kundėrta e albanofobisė. Ja njė tjetėr zbulim, njė portė tjetėr e hapur: albanologjia e imazhit, si substancė e pashlyeshme. Shqiptarėt e pikturuar nga Gerome kanė qytetarinė e shekujve janė popull me bukuri, shkujdesje, antropologji dhe me kostumologji mahnitėse. S’janė populli i zhdukur i Atlantidės. Ishin, por edhe janė. Por qė tė jesh duhet pėrherė tė identifikohesh. Pasaportat e shteteve po bėhen konvencionale, por nuk ėshtė kurrė e tillė pasaporta e shpirtit! Kjo nuk ėshtė utopike. Ėshtė mbijetuese. Sė fundi le tė mė lejohet tė them se poeti frėng parnasian José-Maria Heredia (1824-1905) e ka shkruar njė sonet tė famshėm pėr tablonė e mrekullueshėm “Robi” tė Leon Gerome-it. Ja njė pėrkthim i lirė:

ROBI

Pėr Gerome

Tej nė skaj myzeinet e pushuan kėngėn,

Prarohet qielli jeshil i perėndimit,

Krokodilėt fshihen mes llucave

Dhe pėrgjumen thurmat e Nilit.

Kėmbėkryq kapedani ėndėrron

I trullosur nga tymi i hashashit,

Ndėrsa barkėn e shtyjnė me ngulm

Dy negėr gjokszbuluar me rrema.

Nė barkė plot klithma dhe gazmor

Duke i rėnė egėr mandolinės

Njė shqiptar me sy tė rreptė dhe tė prapė.

Duarlidhur me prangat nė kyēe

Njė sheik plak sheh i hutuar

Minaret e holla qė dridhen mbi Nil.

Ky sonet pasqyron mjedisin e kohės sė Mehmet Aliut, por ende jo bėmat e tij tė pabesueshme.


Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Mandi : 12-12-2016 nė 21:45
Saura nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Saura pėlqehet nga
i vjetėr 12-12-2016, 21:47   #2
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Postime: 5,407
Thanks: 1,168
Thanked 833 Times in 369 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Re: Mehmet ali pasha, shqiptari themelues i egjiptit modern

Sami Frashėri: Ju tregoj pėr ‘Faraonin e Egjyptit’



Mehmed Ali Pasha ‘lindi nė njė fshat tė rrethit tė Korēės nė Shqipėri nė vitin 1769. Ende kur ishte fėmijė, babai i tij, pėr shkaqe tė ndryshme e lėshoi vendlindjen dhe sė bashku me familjen u shpėrngul pėr nė Kavallė. Mehmed Aliu u rrit aty. Merrej me tregti tė duhanit gjatė kėsaj kohe. Veē kėsaj, ai posedonte edhe talent ushtarak dhe luftarak qė ishte njė talent dhe karakter natyror i tij.
Nė kohėn kur regjistrohej dhe tubohej nė ushtri pėr ta shpėtuar Egjiptin nga njė gjendje kaotike qė e kishte pėrfshirė pas pushtimit tė Francės, edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, mblodhi njė numėr tė konsiderueshėm tė ushtarėve shqiptarė dhe ia mėsyu asaj ane. Pat hyrė nė koalicion me Hasan Pashėn nga Pojana qė ishte komandant i ushtarėve shqiptarė tė Egjiptit. Nė disa luftėra qė ndodhėn, e sidomos nė luftėn e Ebu Kirit, tregoi njė trimėri tė jashtėzakonshme me ē’rast fitoi nder, respekt, dhe simpati tė madhe. Nė mosmarrėveshjet qė u paraqitėn nė mes Husrev Pashės, i cili ishte vali i Egjiptit me ushtrinė shqiptare dhe memalikėt e Egjiptit, ky (Mehmed Ali Pasha) pati fituar njė vend tė rėndėsishėm, ashtu qė gradualisht u bė udhėheqės i ushtrisė shqiptare qė gjendej nė Egjipt.
Kėtė fuqi filloi ta pėrdorte ashtu si dėshironte. Husrev Pasha, duke mos mundur tė fitojė nė kėtė mosmarrėveshje (zėnkė), u dobėsua. Kur udhėheqja e Egjiptit ishte nė njė gjendje tė ērregulluar dhe me shumė ngatėrresa, Mehmed Aliu e mori ushtrinė nė dorė, kurse Husrev Pashėn e detyroi tė tėrhiqet nga punėt kryesore. Pasi mori nė dorė udhėheqjen e vendit dhe pasi me lehtėsi ktheu qetėsinė e plotė nė vend, cilėsia e tij u paraqit te Porta e Lartė. Pėr kthyerjen dhe vendosjen e rregullit, disiplinės dhe qetėsisė nė vendet e Egjiptit, Porta e Lartė nuk mundi tė gjejė rrugė dhe zgjidhje mė tė mirė se tė emėrojė Mehmed Aliun vali tė Egjiptit.
Kėshtu, kur Mehmed Aliu nė vitin 1800 u emėrua zyrtarisht vezir i vilajetit tė Egjiptit, pikėsėpari nė rivendosjen e besimit dhe tė qetėsisė e kuptoi se ėshtė e domosdoshme t’i qetėsojė memalikėt qė u thonin jeniēerė tė Egjiptit. Pasi pati sukses nė kėtė ēėshtje, si hap tė parė mori iniciativėn qė nė tė gjitha territoret islame tė konsolidojė ushtrinė.
Kėshtu nga njėra anė, me fuqinė qė e arriti si dhe me ndihmėn e fėmijėve tė tij Ibrahim Pashės dhe Ismail Pashės, i zgjeroi territoret nga ana jugore e Egjiptit, nė drejtim tė Nubes dhe Sudanit, e nga ana tjetėr, pėrmes shkollave qė i themeloi pėr shkencat ushtarake dhe mjekėsore si dhe pėrmes asociacioneve tė pėrkthimeve u botuan dhe u pėrhapėn njohuri tė reja. Njerėzit e aftė dhe dijetarėt me njohuri shkencore dhe industriale qė i mori nga Evropa, i dhanė mund tė jashtėzakonshėm nė zhvillimin e industrisė dhe bujqėsisė, gjė qė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr e gjallėroi Luginėn e Nilit dhe vendet mė tė pazhvilluara tė Egjiptit dhe shtoi mbjelljen e llojllojshme tė prodhimeve bujqėsore: oriz, pambuk, panxharsheqer dhe njėkohėsisht hapi shumė fabrika. Disa mija njerėz i rritėn tė ardhurat e tyre nė njė shkallė qė nuk do tė mund tė shpresohej, pagat e tė cilėve deri nė atė kohė nuk do tė mjaftonin vetėm pėr tė paguar ushtarėt dhe eprorėt e tyre.
Kėshtu, shtetin e Egjiptit e solli nė gjendjen e njė shteti tė madh me tokė tė punueshme, pjellore. Nė atė kohė vehabitėt ishin shtrirė nė shumė vende tė Gadishullit arabik. Meqė prej tyre ishin rrezikuar edhe vendet e Hixhazit, pas urdhrit qė e mori nga Porta e Lartė, e drejtoi ushtrinė nga ato anė, ku pastaj vetė u kthye, por aty si zėvendės e la djalin e vet Ibrahimin, i cili, duke u pėrpjekur gjashtė vjet rresht, e theu forcėn dhe e shkatėrroi organizatėn e tyre, mirėpo, gjithnjė frigohej nga ata. Edhe nė revolucionin e Greqisė, Ibrahim Pashėn e dėrgoi me ushtrinė egjiptiane nė More. Aty u detyrua tė qėndrojė tre vjet me qėllim qė tė kthejė qetėsinė dhe tė shuajė kryengritjen. Me rastin e njė havarie iu pat djegur flota.
Pas kėtyre rezultateve, nga ana e shtetit iu dha tė qeverisė edhe Siujdhesėn e Kretės. Mė nė fund Porta e Lartė ia vėrtetoi dhe ia pranoi tė qenėt trashėgimtar nė gjeneratėn (dinastinė) e vilajetit tė Egjiptit tė Mehmed Ali Pashės.
Duke filluar nga ajo kohė ishte i angazhuar t’i udhėheqė mirė tė gjitha vendet e Egjiptit dhe ato qė i pushtoi nė drejtim tė Sudanit. Pat sukses nė shumė reforma dhe nė zhvillimin e vendit. Nė vitin 1264/1847 u sėmur rėndė, kurse autorizimi pėr vali, me ferman iu drejtua djalit tė tij, Ibrahim Pashės. Pas njė sėmundje tė rėndė dyvjeēare, mė 1849 vdiq nė Aleksandri.
Mehmed Aliu ishte njė njeri shumė i menēur; mund tė konsiderohej njeri i pashkollė, sepse edhe atė pak shkollė qė e kishte, e kishte bėrė pas moshės 45-vjeēare.
Ai e ēmonte civilizimin e ri dhe pėrparimin. Pasi e mori fuqinė nė duart e veta, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr i nxori nė shesh gjėrat e dobishme dhe jo tė dobishme, dhe kėshtu ia doli qė njė shteti, nė mėnyrė tė pashembullt, deri atėherė, t’ia sjellė civilizimin dhe pėrparimin
__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Mandi pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur