Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Gjuha shqipe

Gjuha shqipe “Gjuha jonė sa e mirė!/ Sa e ėmblė, sa e gjerė!/ Sa e lehtė, sa e lirė!/ Sa e bukur, sa e vlerė!” Naim Frashėri

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 25-12-2016, 11:34   #1
ajzberg
ajzberg
 
Avatari i ajzberg
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Tirane
Postime: 67
Thanks: 27
Thanked 20 Times in 7 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
ajzberg do tė bėhet i njohur mjaft shpejtajzberg do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Nje perle e gegenishtes

Eseja e Ajton Zhitit Ne vend te nje Traktati,kulla eme nuk eshte e vetme............
Tash u bane shum net e dit qė jam largue prej asaj shpie e atij vendi nė gjueti tė diēkaje ma t’madhe, qė dhe me ma shujtė mninė qė kisha kundrejt kullanėve tė mi andej nga Bjeshkėt e Epėrm.

Tash u bane shum net e dit qė jam largue prej asaj shpie e atij vendi nė gjueti tė diēkaje ma t’madhe, qė dhe me ma shujtė mninė qė kisha kundrejt kullanėve tė mi andej nga Bjeshkėt e Epėrme t’Kombit tem.

Shka m’bante inatēor me vedin e me t’tjerėt ishte arsyja se t’tanė ne knaqeshim me lirinė tonė vetore, lirinė e t’dashtunve ton e tė gjanave qė kishim mbledh ndėr mote, knaqeshim nga ēka shisnim n‘pazar e ēka blenim e ma vonė, n’saj t’ksaj gjaje, nxuna se na kena qindra mijra tė drejta mbi kėt dhé shekullnor, por sa ma shumė terre t‘dillit shkonin, siē thoshte gjyshi em pėr eklipset, aq ma shumė bindesha se ne nuk e meritojmė kėtė tokė njikshtu.

Ndėrkohe, kur kam mujt me rafi gurue kombin tem, mendoj pėr kėt popullnajė, e cila respekton veē nj’ata qė dijnė me i fut veē frigėn atyne me kamzhig dhe gjaja ma e dhimbshme qė arrij me kqyr edhe sot, asht fakti se te ne mbizotnon njė farė anarkijet, pasi ne i privojmė vedit konceptin e nji bashkėsije tė nalt interesash e idealesh t’pėrbashkta, pasi n’shpirtin tonė mbizotnojnė ndjenja rivaliteti t’theksueme nga krenarija e pamvarsisė vetanake e jo t‘pėrbashkėt.

Krijimi i njė vetėdije e tė tanve na mungon dhe sot e ksaj dite. Ky dhé mujt me ba ma shumė, po kurrė s’kena dit me e frymzue e me shfrytzue. Ati em asht kan i nxanun dhe n’voglin teme m’shoqėrojshin librat n’veēanti, kur kullotja bagtine, edhe pse jo fort t’pėrhapun kto tekste, po prapė kishin vlerėn e tyne e pėr ma tepėr ishin ken libra t’gjyshit e para tij t‘babės s’madh. Kto libra pėr ma s‘shumti ishin tekste t‘vjetra t‘para lufte e kta autorė kishin gdhi jetėn para ardhjes sė Naltmadhnisė.

Tue studiue, kuptova qė kishin t’tana tiparet e analizės antropoligjike, etnologjike e politike. Falė ktyne lėēitjeve, dija eme pėr kombin tem u shtue tej mase, si fmij i vocėr un nuk e kuptojsha shumė mirė ēka ishte feja e Zoti, pasi dhe baba m’thoshte t‘mos fl isja me shokėt e mi, nėse nuk dishroja qė ay t’pėrfundonte si mos ma keq, por ma vonė, kur i kisha mbush dy dekada jet, kur i famshmi Mur i Berlinit ra e ne ringritėm murin rrėxuem qė rrethonte kullėn tone, kisha mundėsi me fol e me studjue gjana shumė e mė shumė t‘bujtme edhe pėr kėt arsye shkova kjamet larg.

Nė kto tekste t’lartpėrmenduna, kur fl itej pėr kulturėn e Shqypnisė nė qerthulllin e realitetit tė asokohshėm, nuk lihej pa u pėrmendun skamja, vorfnija, konfl iktet, pasigurija e rendit publik, ama viheshin n’pah gjana shumė t’mdhaja siē kje dhe asht me ba lėshime nė besim, sidomos nė besimin e tjetrit, qė sot e quejnė toleranca fetare, qė ne sot gabimisht e me mllef e ngatrrojmė me mėnjanėsinė, me indiferencėn: “duke udhtue nėpėr Shqypni, u binda se me tri fetė e veta e me tri kleret qė ba qė sot e quejnė toleranca fetare, qė ne sot gabimisht e me mllef e ngatrrojmė me mėnjanėsinė, me indiferencėn: “duke udhtue nėpėr Shqypni, u binda se me tri fetė e veta e me tri kleret qė bashkjetojnė, asht vendi ma me harmoni qė mund t’pėrfytyrohet”, do shkruente prifti italian Gjakinto Amati nė ditarin e tij.

Bashkėkombsit tanė janė luftėtarė krenarė prej natyre, por jo shumė puntuer, kena pėr zemėr nderin tonė e t’armve tona dhe me krijue elegji mbi kto sende asht bukur mirė dhe joshse. Luftėsia te na asht nji gjendje e vazhdimtė e shoqnisė, rrallherė asht edhe e rritun prej ndamjes fetare, ndėrsa ndisa raste t’tjera nga shpirti, gjaku dhe ligji i malit. Krijuesi, kur po endej mbi tokėn qė kishte ba me duert e veta, nuk arriti me njoftė asnji prej trojeve qė kishte krijue, sepse kaq shumė kishte ndėrhye dora e njeriut e kur mbėrriti n’Shqypni ma n’ fund, mujti me thane: “Pėrnjimend e kremte, vendi i parė qė rinjoh, ka ngel njashtu siē e kisha krijue”, kjo lloj gjendje nuk m‘ban shumė krenar... At’here n’ket gjendje shtazore dishroj t‘kallzoj ma shum per kullanėt e mi. Jeta e malcorit asht gati homerike, u shmanget punvet t‘randa me shum zell dhe dishron ma shumė nje jetė bariu, tue drejtue bagtinė n‘kullota, siē banin herojt antikė grekė.

Ama ne si n‘Gegni e si n‘ Toskni kena nji identitet kombtar tonin, boll t’shperndamun mirė, anipse anejna ka nji fare t‘keqe helenike dhe s’mungon ndikimi si ajo e shkjaut, por Shqiptari, kjoft i krishten a musliman, nuk ban shumė pyetje fetare, po pėrmblidhet fort tek gjuha e kombsija e vet, ne ndėr mote kemi dit t‘rrojmė dhe e shpėtueme trashgimnin tonė gjenetike nga pėrvetsimet e asgjasimet.

Mendoj se edhe si shoqni jemi mjaftueshėm interesant, po t’pėrsiatėsh qė mbas prishjes s’administrates otomane, roli i fi - seve/tribuve ka ken diēka shumė pozitive, “regjimi” patriarkal nuk duhet me u konsiderue nji stad inferior i qytetnimit, por pėr me kenė objektiv, bashkue degjenerimeve, shpalohen koncepte morale shum t’nalta, nji mėnyre origjinale me pa jeten, nji organizim shoqnor dhe ekonomik, nji poezi me vlera te pakontestueshme, sado qė mundet me u dukė antitez e progresit. Duhet me iu kthye virtuteve, se krahas kulturės intelektuale, ka dhe nji kulturė morale, e domosdoshme, ku na, shqiptarėt, jemi shum ma t’fortė, ishim, deshta me thanė, prandaj ia vlen kushtrimi me i ringjallė vlerat e shekujve. Virtutet duen gjindje t’virtutshme.

Dhe para se me ba botėn pėrqark e ma pėrtej, duhet me ba vedin dhe bota asht e bame vetvetiu... Marrė nga libri “Pėr atė qė dua”

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
__________________
Dija ėshtė injorancė e mėsuar.....
ajzberg nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i ajzberg pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur