Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Ēėshtja kombėtare > Figurat e shquara

Figurat e shquara Gjithēka mbi figurat e ndritura Kombėtarė Shqipėtare...

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 13-02-2010, 23:55   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Postime: 5,132
Thanks: 659
Thanked 517 Times in 219 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Lekė Dukagjini

Kush ishte Lekė Dukagjini?

Lekė Dukagjini ėshtė figura e dytė arbėrore e shekullit tė XV-tė pas Skėnderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar.

Per studiuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet. Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit.

Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit.

Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.

Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe.

"Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri.

Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin.

Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe.

"Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.

Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.
Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".

Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.

Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an


Kronologjia e jetės sė tij
Nė shek.VII-tė permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.

1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.

1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.

1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.

1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.

1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.

1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.

1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.

1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.

1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.

1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Za****ne per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.

1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.

1447 Vriten ne pusi Leke Za****a se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.

1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.

1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.

1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.

1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.

1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.

1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.

1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.

1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.

1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.

1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.

1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.

1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.

1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.

1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.

1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.

1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.

1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.

1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.

1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.

1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta.
__________________
Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-02-2010, 18:21   #2
Hanna-Aj`
...Sans v``.
 
Data e antarėsimit: Sep 2009
Vendndodhja: ......
Postime: 7,029
Thanks: 344
Thanked 293 Times in 181 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 166
Hanna-Aj` i pazėvėndėsueshėmHanna-Aj` i pazėvėndėsueshėmHanna-Aj` i pazėvėndėsueshėmHanna-Aj` i pazėvėndėsueshėmHanna-Aj` i pazėvėndėsueshėmHanna-Aj` i pazėvėndėsueshėmHanna-Aj` i pazėvėndėsueshėmHanna-Aj` i pazėvėndėsueshėmHanna-Aj` i pazėvėndėsueshėmHanna-Aj` i pazėvėndėsueshėmHanna-Aj` i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Shume interesante Mandi

Konfliktet e tij me Skenderbeun......sipas kesaj kronologjie....
Figura e Lekes ,Pozita e tij prej prijesi dhe themeluesi te se Drejtes shqiptare

Histori E Burrave te vertete te kombit tone.
Hanna-Aj` nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-01-2014, 18:51   #3
yllbardh
R.I.P
 
Avatari i yllbardh
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Vendndodhja: as vetė se di.... :)
Postime: 964
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 9
yllbardh ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Pėr shkak tė kufizimit tė ngarkimit qė ka ky forum nuk ėshtė e mundur qė tė bėj bashkėngjitjen e Kanuni i Lekė Dukagjinit por tė interesuarit mund ta lexojnė atė nė linkun e prurė.
__________________
Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė
yllbardh nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-01-2014, 18:53   #4
Zana
e....Thjeshte
 
Avatari i Zana
 
Data e antarėsimit: Oct 2013
Postime: 15,201
Thanks: 1,409
Thanked 1,582 Times in 804 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 131
Zana ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Bukur , flm yllbardh
__________________
-Some people feel the rain, others just get wet

-Some people can connect, to Greater Intelligence
Zana nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-01-2014, 21:48   #5
SystemA
BESTIE
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Postime: 30,711
Thanks: 3,317
Thanked 1,778 Times in 1,103 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 207
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Meri Shiko postimin
Shume interesante Mandi

Konfliktet e tij me Skenderbeun......sipas kesaj kronologjie....
Figura e Lekes ,Pozita e tij prej prijesi dhe themeluesi te se Drejtes shqiptare

Histori E Burrave te vertete te kombit tone.
Aktuale sot
__________________
Die Zeiten ändern sich, und wir mit ihnen.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-01-2014, 21:51   #6
bindi
dolcinio
 
Avatari i bindi
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Ne bregdet
Postime: 1,879
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 18
bindi ka shumė pėr tė qenė krenarėbindi ka shumė pėr tė qenė krenarėbindi ka shumė pėr tė qenė krenarėbindi ka shumė pėr tė qenė krenarėbindi ka shumė pėr tė qenė krenarėbindi ka shumė pėr tė qenė krenarėbindi ka shumė pėr tė qenė krenarėbindi ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Citim:
"Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu),
Me beri pershtypje kjo lart!

Lek Dukagjini eshte nder princat e pare Shqiptare qe aplikoi kanunin si ligj Shqiptare,,,.kjo kishte domethanje te madhe per ate kohe...
bindi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-01-2014, 22:07   #7
Xhebraili
El Pistolero
 
Avatari i Xhebraili
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Peja
Postime: 4,030
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Xhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Per mendimin tem Lek Dukagjini edhe kanuni i tij kane qene ligj modern per ate kohe .por qe edhe zbatohet akoma edhe sot.
__________________
Mixhok..
Xhebraili nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-01-2014, 23:24   #8
Zana
e....Thjeshte
 
Avatari i Zana
 
Data e antarėsimit: Oct 2013
Postime: 15,201
Thanks: 1,409
Thanked 1,582 Times in 804 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 131
Zana ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Ka forme ose pjese qe mund te shkeputen dhe te perdoren edhe sot. ( meqe lidhet edhe me prejardhjen/traditen/kulturen Tone ) .. nese s'do ngaterrohej me fanatizmin..... Dhe do ishte dicka positive per te gjithe ne, si Komb/popull/individ.
__________________
-Some people feel the rain, others just get wet

-Some people can connect, to Greater Intelligence
Zana nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-01-2014, 23:31   #9
SystemA
BESTIE
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Postime: 30,711
Thanks: 3,317
Thanked 1,778 Times in 1,103 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 207
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Kur bota kqyrin qe femrat vriten ne fushe per te jetuar mendojne: si su bene njerez keta kafshet.
__________________
Die Zeiten ändern sich, und wir mit ihnen.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-01-2014, 23:38   #10
yllbardh
R.I.P
 
Avatari i yllbardh
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Vendndodhja: as vetė se di.... :)
Postime: 964
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 9
yllbardh ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Ēdo ligj modern bazohet ose pėrmban nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt pasazhe nga ligjet e vjetra. Kėtu mundė tė shtohet se gati ēdo ligj evropian ėshtė bazuar nė njė shkallė nė tė drejtėn romake, e cila nė tė vėrtet edhe ėshtė lėndė e posaēme nė fakultetin e drejtėsisė. Kėshtu qė mos bazimi i ligjeve tona moderne nė Kanunin e Lekės mė duket e pakuptueshme.
__________________
Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė
yllbardh nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-01-2014, 23:43   #11
Zana
e....Thjeshte
 
Avatari i Zana
 
Data e antarėsimit: Oct 2013
Postime: 15,201
Thanks: 1,409
Thanked 1,582 Times in 804 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 131
Zana ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

E kane korruptuar ne 1 fare mase.... qe I ka kthyer edhe njerezit ne fanatike/fanatizem, ne vend qe ti edukoje/frymezoje/detyroje, pa lene menjane kulturen dhe traditen qe po zhduket ne mase... Qeveri/Shtet I poshter.
__________________
-Some people feel the rain, others just get wet

-Some people can connect, to Greater Intelligence
Zana nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-01-2014, 23:21   #12
Zėu_s
Hyllius
 
Avatari i Zėu_s
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Kasmos (gjithkund)
Postime: 252
Thanks: 48
Thanked 34 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
Zėu_s ėshtė njė fener i lavdishėmZėu_s ėshtė njė fener i lavdishėmZėu_s ėshtė njė fener i lavdishėmZėu_s ėshtė njė fener i lavdishėmZėu_s ėshtė njė fener i lavdishėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

A pėrfaqėson, kulturalisht, dicka tė rėndėsishme Lekė Dukagjini apo ishte thjesht njė relike historike, sa pėr tė zėnė vend nė muzera?”- pėr Tonin Cobanin, ishte shfaqur njė pikėpyetje e madhe edhe pse prej vitesh nuk lodhej sė kėrkuari materiale me tė cilat do tė ndėrtonte mė pas, portretin e njė figure historike, shumė tė pėrfolur dhe pak tė njohur.
Gjithnjė pinjolli i fundit i dukagjinėve tė mėdhenj, shfaqej si njė figurė qė ngjallte kureshtje, por kjo nuk kishte pėrbėrė asnjėherė njė nxitje pėr autorė monografish, pėr studiues apo qoftė edhe kronikanėt e kohės sė vet. Skėnderbeu e kish zėnė fronin e protagonistit tė njė epoke tė tėrė, duke mbetur kėshtu pėr qindra vjet, po aq sundimtar. E megjithatė sa herė ngrinte krye, Leka shfaqej me tė gjithė antagonizmin e tij. Legjendat shpesh e kishin vėnė pėrballė Skėnderbeut teksa asnjė prej herėve ky i fundit s’kish mundur t’ja hedhė edhe pse dinaku me personalitet i kishte tė gjitha gjasat qė tė shndėrrohej nė protagonist tė njė monografie. Problemi qenė materialet, tė dhėnat, dokumentet… qė do tė skiconin figurėn e tij.
Kanuni, vepra e lėnė prej Lekė Dukagjinit, mbetet njė dokument madhėshtor, por aspak s’kishte tė bėnte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me figurėn e atij qė ėshtė konsideruar si autor. Kėsisoj, autori i monografisė sė Lekė Dukagjinit duhet tja nisė nga mungesat e mėdha qė duhen mbushur; pikėpyetjet e mėdha qė duhen sqaruar; mendimet kundėrshtuese qė duhen kthjelluar.
I shumėnjohuri Barleti (1450-1512), ėshtė njė start i mirė. I pari historian qė e paraqiti Lekė Dukagjinin si njė princ shqiptar, antagonist tė Skėnderbeut nė rastin kur duhej pėrligjur konflikti ushtarak qė shpėrtheu mes Skėnderbeut dhe venedikasve. Biemmi\Tivarasi (shek.XV-XVI) qe njė tjetėr burim, i vetmi ku janė mbėshtetur historianėt e mėvonshėm pėr tė paraqitur duelin e Lekė Dukagjinit dhe Lekė Zaharisė. Dhimitėr Frėngu (1443-1525) sqaron marrėveshjen mes Skėnderbeut dhe Zaharisė mbi pronat… e kjo hedh dritė sėrish mbi pozicionin e Dukagjinit nė konfliktin qė shpėrtheu me Venedikun. Kurse Gjon Muzaka (shek XV-XVI) duket se ėshtė njė kronikan tejet interesant, i nevojshėm madje i domosdoshėm nė shėrbim tė ndėrtimit tė fiugurės sė Dukagjinit. I martuar me Marien prej derės sė Dukagjinėve, ai jep tė dhėna mjaft interesante pėr kėtė derė.
Noli, patjetėr do tė jetė njė burim i pėrfillshėm po aq sa Shtjefėn Gjecovi i cili edhe vetė do tė pėrjetėsohej falė Kanunit. E po aq tė rėndėsishme do tė ishin nė favor tė skicimit tė njė figure qė i takon 500 vjetėve tė shkuara; toponimet, gojėdhėnat apo poezia gojore.
Lekė Dukagjini pėr herė tė parė do tė skicohej nė kėtė formė teksa imazhi i tij i supozuar viziv u ishte shfaqur tashmė syve tė njerėzve po aq sa e shoqja, Teodora Muzaka apo figura tė tjera tė familjeve princėrore. Tek e mbramja, rezultati do tė ngjante me njė mozaik tė dėmtuar nga koha, me boshllėqe midis, shkaktuar nga marrja me vete e gurėve nga erėrat apo rrėketė. Por gjithsesi mozaiku qėndron nė kėmbė, dhe gurėt e munguar nuk e pengojnė konceptimin e pėrgjithshėm tė figurės.
Por kush ėshtė Lekė Dukagjini sipas monografit Tonin Cobani:
E para herė qė e bėn Lekė Dukagjinin protagonist tė njė ngjarjeje me vlerė pėr kronikanėt, ishte njė histori rivaliteti. Lekė Dukagjini dhe Lekė Zaharia. Mes tyre Jerina Dushmani. Gruaja, me bukurinė e saj, i ka ngasur dy princėrit e rinj tė cilėt janė sulur t’i kėrkojnė dorėn. Ndodhi nė ditėt e qė festohej me zhurmė tė madhe dasma e Mamicės, motrės sė Skėnderbeut qė martohej me Muzakė Topinė. Qoftė dy burrat, qoftė gruaja e re dhe e bukur, princesha e Zadrimės, ishin tė ftuar nė dasmė. Pas paraqitjes sė dy pricave, i lihet nė dorė princeshės pėr tė zgjedhur. Lekė Zaharia u deklarua i preferuari i saj. E kjo pėr Dukagjinin ishte humbje. Njė duel me rivalin e tij duket se ishte e vetmja zgjidhje tė cilin koha e merrte nė konsideratė. Por jo njė duel nė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj fjale. Jo njė ndeshje mes dy burrash. Inati i Lekė Dukagjinit e shndėrroi duelin nė njė betejė tė pėrgjakshme. Shpurat e princėrve, u hodhėn nė sulm mbi njėra -tjetrėn. Rezultati, sipas Nolit: 105 tė vdekur dhe pothuaj 200 tė plagosur. Tek e fundit, Lekė Dukagjinit s’i mbetet vec tė pranojė humbjen. Por a ėshtė kėshtu nė tė vėrtetė?
Dy vjet mė pas vrasja e Lekė Zaharisė bėhet shkak pėr pėrfoljen e emrit tė Lekė Dukagjinit. Ky i fundit mund tė jetė njė nga vrasėsit. Pėr shkak tė humbjes sė dikurshme e cila ka gjasa tė mos jetė shlyer pėr humbėsin. E vėshtirė tė thuhen arsyet po aq sa ėshtė e vėshtirė tė vihet pėrfundimisht shenjė barazie mes Dukagjinit dhe vrasjes sė Zaharisė. Hipotezat e autorit tė monografisė, bazuar nė hipoteza historianėsh e kronikanėsh tė kohėrave mė tė hershme janė tri: kanė lidhje me Skėnderbeun, me Hamza Kastriotin si dhe Dukagjinin… Ja c’thuhet pėr tė fundit: Ky e ftoi Zaharinė, tė fejuar tashmė me Jerina Dushmanin, pėr gjueti nė Ishull tė Lezhės e aty e vrau. E ėma e kish paralajmėruar birin se “Dukagjini oe paemėr, dukagjini oe tradhitur”. Edhe paralajmėrime tė tjera Zaharia kish marrė pėr faktin se Dukagjini mund tė hakmerrej pėr plagėt qė kish marrė dikur. Por…
Ka detaje tė njė historie qė duhen lidhur duke pėrfytyruar. Ka tė ngjarė qė kohėn e vrasjes sė Lekė Zaharisė, Leka tjetėr, ai i Dukagjinėve tė ketė qenė i martuar, dhe shija a humbjes sė dikurshme t’i ishte fshirė. Nė fund tė fundit zėvendėsimi i Jerina Dushmanit me Teodora Muzakėn ishte i denjė pėr sėrėn princėrore. Jo vetėm njė grua e bukur dhe e fisme por me njė pasuri pėr t’u pasur zili. Vejusha, gruaja e dikurshme e Gjosho Balshės, zotėronte prej tė shoqit njė shtet tė tėrė. Shtuar kėtij edhe pronat qė i kish marrė si prikė qysh nė matresė, merret me mend se c’i bashkangjitej principatės sė Dukagjinėve.
Dhe mbi tė gjitha, kėsaj here, Lekė Dukagjini nuk kish qenė njė i refuzuar. Sėrish njė rast ku gruaja do tė zgjidhte, pasi bėhej fjalė pėr njė vejushė, ekzistonte rreziku i njė “jo”-je tė dytė. Por nuk ndodhi kėshtu.
Bėhet fjalė pėr njė martesė qė do tė zgjaste deri nė pleqėri, por qė nuk do tė linte pasardhės. Gjė qė do tė shėnonte Lekė Dukagjnin si pinollin e fundit tė derės sė madhe tė Dukagjinėve.
Dhe mes kėtyre dy skajeve, ēastit kur sė pari pėrmendet Dukagjini nė njė kronikė dhe fundit tė jetės sė tij, ėshtė njė libėr i tėrė. Njė pafundėsi ngjarjesh ku ai herė ėshtė protagonist e herė antagonist. Njė mori tė dhėnash, marrė dokumentėve historikė por edhe tė tjera qė mbėrrijnė prej legjendave.
E teksa zonės sė veriut tė Shqipėrisė gjen jo pak copėra gojdhėnash ku Lekė Dukagjini ėshtė i pranishėm, nė folklorin e fqinjėve njė cikėl i tėrė e ka atė njė figurė tė rėndėsishme. Edhe pse cikli i Krajleviē Markut nė tė vėrtetė ka protagoniste Rozėn e bukur, motrėn e Lekė Dukagjinit, pėrpara tė cilės janė pėrulur 70 kapedanė qė i kėrkojnė dorėn, pėr tė vėllain flitet jo pak. Edhe pse nuk bėhet fjalė pėr tė dhėna me bazė reale, gjithsesi ky fragment folklori nuk mund tė mos bėhej pjesė e njė monografie.
E mandej vijnė njėra pas tjetrės, tė dhėna mbi angazhimet politike apo ushtarake tė Lekė Dukagjinit… E mandej, pashmangshmėrisht vėshtrimi kthehet kah Kanuni, vepra qė e pėrjetėsoi atė e po aq mbledhėsin e tij Shtjefėn Gjeovin.
Nė fund fare Tonin Cobani ka skicuar njė portret tė ndėrtuar deri nė atė pikė sa tė mund tė lejohet parja, apo konceptimi i pėrgjithshėm i Lekė Dukagjinit…
__________________
Oculus non vidit, nec auris audivit ... Transcendentiam
Zėu_s nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-01-2014, 23:39   #13
yllbardh
R.I.P
 
Avatari i yllbardh
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Vendndodhja: as vetė se di.... :)
Postime: 964
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 9
yllbardh ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Kishte me qenė mirė po tė dihej burimi se nga ėshtė marrė ky shkrim
__________________
Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė
yllbardh nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-01-2014, 03:01   #14
Zėu_s
Hyllius
 
Avatari i Zėu_s
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Kasmos (gjithkund)
Postime: 252
Thanks: 48
Thanked 34 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
Zėu_s ėshtė njė fener i lavdishėmZėu_s ėshtė njė fener i lavdishėmZėu_s ėshtė njė fener i lavdishėmZėu_s ėshtė njė fener i lavdishėmZėu_s ėshtė njė fener i lavdishėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga yllbardh Shiko postimin
Kishte me qenė mirė po tė dihej burimi se nga ėshtė marrė ky shkrim
Verrejte me mend kjo e jotja (yllbardh)

autori Arta MARKU

tung
__________________
Oculus non vidit, nec auris audivit ... Transcendentiam
Zėu_s nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-05-2014, 09:34   #15
yllbardh
R.I.P
 
Avatari i yllbardh
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Vendndodhja: as vetė se di.... :)
Postime: 964
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 9
yllbardh ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Kėtu mė poshtė keni ligjėratėn e Dr. Robert Elsie mbi Kanunin e Lekė Dukagjinit nė Simpoziumin Shqiptarė tė mbajtur nė Universitetin nė Leiden mė 28.XI.2012.

__________________
Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė
yllbardh nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-02-2015, 17:38   #16
BARAT
tăl'ithu kyOO'mI
 
Avatari i BARAT
 
Data e antarėsimit: Nov 2012
Vendndodhja: Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
Postime: 581
Thanks: 44
Thanked 25 Times in 15 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 17
BARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarėBARAT ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Der Kanun

Das albanische Gewohnheitsrecht
nach dem sogenannten Kanun
des Lekė Dukagjini


kodifiziert von Shtjefėn Gjeēovi,
ins Deutsche übersetzt von Marie Amelie Freiin von Godin
und mit einer Einführung von Michael Schmidt-Neke

herausgegeben mit Vorwort und Bibliographie
von Robert Elsie


Shkarkoheni ketu http://www.filedropper.com/b2001derkanun
BARAT nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 16-03-2015, 01:05   #17
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Postime: 5,132
Thanks: 659
Thanked 517 Times in 219 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Me rastin e 80 vjetorit tė botimit tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit nė Muzeun e Shkodrės, ėshtė publikuar dorėshkrimi origjinal I At Shtjefen Gjeēovit
Pėr herė tė parė nė Muzeun e Shkodrės publikohet dorėshkrimi i At Shtjefėn Gjeēovit, pėrmbledhės i dokeve dhe zakoneve qė mė pas u njoh si Kanuni i Lekė Dukagjinit. Historiani, Besi Bekteshi tregon rrugėtimin e Gjeēovit pėr tė realizuar kėtė Kodik.Pėr shoqėri kishte njė shkop.Shkeli gjjithė viset e veriut shqiptar duke grumbulluar doket e zakonet. I pėrmblodhi nė njė kodik qė sot njihet me “Kanuni i Lekė Dukagjinit”. Rrugėtimi i At Shtjefen Gjeēovit qė nisi nė vitin 1898 dhe u mbyll me botimin e Kanunit nė vitin 1928.
Njė fletore nė tė cilėn ėshtė shenuar e gjithė puna nė kodifikimin e Kanunit. Nė kėtė 80 vjetor tė botimit tė “Kanunit tė Lekė Dukagjinit” studjuesi dhe historian i Muzeut Historik tė Shkodrės, Besi Bekteshi pėr herė tė parė akskluzivisht pėr “ABC News” nxjerr nė dritė dorėshkrimin e At Shtjefen Gjecovit.
Kėtu nė muze tė Shkodrės ėshtė ruajtur edhe shkopi i At Shtjefen Gjeēovit. Nė tė janė tė shenuar gjithė vendet ku Frati Franēeskan ka ecur pėr tė bėrė tė mundur grumbullimin e kėtij dokumenti ndėr mė tė rėndėsishmit i sė drejtės zakonore shqiptare.
At Shtjefen Gjeēovi edhe arkeolog, albanolog dhe studiues i madh mundesoi edhe hapjen e Muzeut tė Franēeskaneve.Prej kėtij muzeu nė vitin 1945 janė marrė shumė arte fakte tė cilat sot ndodhėn nė Muzeun e Shkodrės.
Njė shkrim me shumė elegancė, njė Shqipe e pastėr e pa ndikuar nga barbarizmat gjuhėsore ky dorėshkrim tė cilin Gjeēovi e quan si pėrmbledhje ose thėnė ndryshe Kokrra Kanuje tė Kanunit tė Lek Dukagjinit, janė njė thesar tė cilat i kanė rezistuar pluhurit tė arkivave dhe vijnė nė ditėt e sotme si vlerė e shtuar e pasurisė tonė kombėtare./KultPlus.com

__________________
Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-03-2015, 13:11   #18
Zana
e....Thjeshte
 
Avatari i Zana
 
Data e antarėsimit: Oct 2013
Postime: 15,201
Thanks: 1,409
Thanked 1,582 Times in 804 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 131
Zana ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Lekė Dukagjini

Shkrimi ne faqen 100 , nuk eshte I njente me 3 faqet e tjera ...
__________________
-Some people feel the rain, others just get wet

-Some people can connect, to Greater Intelligence
Zana nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur