Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Folklori Shqiptar

Folklori Shqiptar Gojėdhėnat, legjendat, kėngėt popullore, bejtet, kėngėt pėr heronjtė jane pasuri kombėtare qė shqiptarėt duhet t'i trashėgojnė nga brezi nė brez. Jepni kontributin tuaj tė ēmuar nė kėtė drejtim duke sjellė folklorin e krahinės suaj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 04-02-2011, 18:12   #1
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Legjendat

Epika popullore mund tė ndahet, pėrveē pėrrallave, anekdotave dhe fabulave, edhe nė dy grupe tė tjerė tė mėdhenj:
nė 1) Epikėn legjendare dhe 2) Epikėn historike. Nė epikėn legjendare hyjnė kėngėt e ndryshme legjendare (duke pėrfshire kėtu edhe Ciklin e Kreshnikėve), ndėrsa nė epikėn historike hyjnė kėngėt qė na fiasin per ngjarje e personalitete tė ndryshme tė historisė sonė, duke nisur nga Skėnderbeu dhe duke ardhur deni nė ngjarjet mė tė fundit historike.

Ėshtė e udhės ndėrkaq, qė para se tė nisim nga studimi i kėngėve legjendare, tė ndalemi te vetė lėgjendat.
Legjendat, ose gojėdhėnat janė tregime disi tė ēuditshme nga tė cilat ngjarjet qė mund tė kenė njė bazė historike deformohen nga.imagjinata popullore. Ka legjenda qė janė lidhur me emra vendesh, lumenjsh, bimėsh etj. Ka raste, pra, qė nuk kemi kėngė, por tregime tė thjeshta pėr shpjegimin e njė emri apo toponimi. Legjenda tė tilla, qė thuhen nė prozė, ka shumė nė popullin tonė, megjithėse ato janė mbledhur ende pak. Kėto legjenda ėshtė bėrė zakon tė ndahen nė

1) legjenda tė metamorfozės (legjenda kozmogonike, mitike) dhe nė
2) legjenda historike.

Legjendat e metamorfozės na flasin pėr zanafillėn e shumė dukurive apo objekteve tė realitetit. Kėto, pa dyshim, janė nga legjendat mė tė vjetra, dhe mjaft prej tyre, janė tė lidhura me fazat, mė tė hershme tė njerėzimit, me paganizmin e parapaganizmin. Tė tilla legjenda pėr nga natyra e tyre tė kujtojnė sė tepėrmi "Metamorfozat" e Ovidit. Ashtu si dhe te metamorfozat e Ovidit edhe kėtu gjejmė
origjinėn e ndonjė shpendi, luleje etj.
Kėshtu, psh, S.Dineja te "Valėt e Detit jep legjendėn e qyqes dhe tė Gjonit. Qyqeja kishte qenė njė vajzė e varfėr. Vėllai i saj quhej Kuku ose Kuko. Njė ditė vėllai u largua nga shtėpia e vajti nė kurbet e nuk u kthye mė. Motra u bė si e ēmendur dhe iu lut Zotit qė ta bėnte zog nė mėnyrė qė tė fluturonte e tė kėrkonte vėllanė. Dhe Zoti e bėri zog e ajo fluturon pyll mė pyll duke kėrkuar tė vėllanė : "Kuku!Kuku!" Kur duan ta bėjnė qė tė pushojė, atėhere i kėndojnė qyqes kėto vargje qė kanė qartas trajtėn e njė yshtjeje : "Qyqe, qyqe, mana qyqe,/ē'e bėre zonė tėt vėlla/qė ta therė posi ka,/gjaknė ia pinė me lugė,/mishnė ia prenė me thikė ?" E tillė ėshtė edhe legjenda e Gjonit, po kėtė radhė ėshtė njė nėnė e cila i lutet Zotit ta bėjė zog dhe ajo bredh duke kėrkuar djalin :"Gjon! Gjon!"
Tė shumta janė edhe legjendat pėr lulet megjithėse nuk janė mbledhur thuajse fare. Vetėm te Nikolla Lako "Legjenda lulesh tė florės shqiptare "(Tiranė, 1960) gjejmė disa syresh, por mbledhėsi ka qene njė botanist dhe legjendat e mbledhura i ka cėnuar duke vėnė dorė mbi to e duke u prishur vende-vende vėrtetėsinė. Megjithatė ne arrijmė tė marrim vesh disa legjenda, si psh legjendėn e Lules Ah-Jane (Myositis silvatica Hofm) mbledhur te arvanitėt e Greqisė, legjendėn e Lule Frosos, (Nymphaea Alba), legjendėn e Lules Sapun-Qyqe (Saponaria officinalis L.), legjendėn e Lules Honinė (Convolvus sepium L.), legjendėn e Lules Thundėr Mushke (Tussilago Farfara L.) etj.
Legjenda e Lules Sapun Qyqe ėshtė kjo: Njė nuse mbahej pis, nuk lahej dhe atėhere vjehrra e mallkon dhe ajo bėhet qyqe, ndėrsa sapuni me tė cilin ajo nuk lahej, u bė lule. Kurse Lulja Thundėr Mushke ka kėtė legjendė: Skėndėrbeu ia kishte hipur njė mushke tė cilėn e kishte stolisur me ar. Nė njė fard vendi, njė flori kėputet nga freri dhe bie nė tokė. Skėnderbeu nxjerr shpatėn dhe do qė ta ngrejė nga dheu, por mushka vė kėmbėn pėrsipėr floririt dhe e fundos. Qė atėhere floriri u bė njė lule e verdhė. Me figurėn e Skėnderbeut lidhen edhe legjenda tė tjera tė metamorfozės, qė me sa duket, kanė qėnė mė tė vjetra dhe mė pas i janė atribuar atij. Kėshtu pėr shembull legjenda e burimeve tė fshatit Shkretė tė Krujės e tillė duhet tė jetė. Sipas legjendės qė tregohet sot, Skėnderbeu, nė njė nga manovrimet e tij, pėr t'i shpėtuar ndjekjes sė hordhive osmane, bariste mal mė mal. Kur erdhi nė fushėn e Shkretės, ushtria nuk dėgjoi tė ecte mė tutje : ishte korrik a gusht dhe ushtarėve u ishte tharė buza pėr njė pikė ujė. Atėhere Skenderbeu hiqet
mėnjanė, bie nė gjunjė dhe i lutet Zotit. Kur ai ngrihet, nga vendi ku ishin mbėshtetur gjunjėt e tij, buron ujė dhe kėshtu ushtria piu ujė dhe u freskua. Edhe sot e kėsaj dite ato burime quhen tė Skėnderbeut.
Pėr Skėnderbeun, qė ėshtė pa tjetėr figura me kryesore e shumė legjendave tona, tregohen shumė ndodhi qė nėn rrobėn legjendare na flasin pėr shtegtimet, luftėrat dhe personalitetin e tij.Para sė gjithash kėto legjenda historike na japin tė kuptojmė se prirja e popullģt pėr tė idealizuar udhėheqėsit e vet, pėr t'i legjendarizuar ata, duket e qartė edhe me kėtė hero. Kėtė na e tregojnė shumė legjenda. Dihet psh , "Kroi i vashės" nė malin e Bushkashit, i cili quhet kėshtu sipas gojėdhėnės, mbasi Skėnderbeu, i mahnitur nga bukuria e njė vajze qė po mbushte ujė, e ndali ushtrinė aty dhe priti deri sa vajza mbushi ujė. Nė rrethin e Kurbinit mund te hasėsh Kroin e Skėnderbeut, Gurrėn e Mamicės etj. Nė Rrajcė tė Elbasanit gjen "Shkambin e Skėnderbeut", nė Pishkash gjen "Tryezėn e Skėnderbeut', kurse nė vise tė tjera "Gjurmėn e kalit tė Skėnderbeut". Skėnderbeu shikohet si "evliha","shenjt" dhe pėr kėtė bekimet apo mallimet e tij janė me pasoja.
Legjenda tė ndryshme hasen edhe pėr ditėt e fundit tė marsit qė ngrin plakat, pėr yllin e karvanit, pėr Bistricėn, per vijat e malit tė Shpiragut qė, sipas legjendės, janė blana tė plagėve qė bėri nė trup tė kėtij vigani, vigani tjetėr, Tomori, kur kėta tė dy u ndeshėn etj. Tė tilla legjenda shihet qartė qė kanė tė bėjnė me elemente tė kozmogonisė dhe nuk ka dyshirn qė kėto kanė qenė mė tė shumta, por dora-dorės janė harruar dhe nuk janė mbledhur dot.
Njė mitologji e ruajtur pak a shumė mirė ėshtė ajo qė haset nė veri tė vendit tonė dhe qė del si nė Ciklin e Kreshnikėve si dhe nė pėrrallat e mbledhura sidomos nė kėtė zonė. Orėt, shtojzavallet, zanat (Zėrat e Jugut) Gėrzheta etj, janė pa dyshim mbetje tė njė mitologjie tė lashtė e pagane. Disa prej tyre janė personazhe tė pėrcaktuara mirė dhe me njė karakter original qė nuk ngatėrrohet me karakteret e tė tjerėve.
Te arbėreshėt e Italisė hasim legjendėn e sė Bijės sė Diellit, tė Bijės sė Hėnės etj, ashtu si gjejmė praktikėn legjendare pėr t'i pėrfunduar shpesh heronjtė e vdekur apo tė vrarė tė legjendave si bimė qė mbijnė nė varr tė tyre (apo dhe si trupa tė vdekurish qė metamorfozohen nė bimė). Kėshtu, kėnga e famshme "Shumė u desh trimi me vashėn", pėrfundon :"Trimi bėhet qiparis/vasha njė hardhi". Po qiparis e hardhi bėhen edhe te kėngėt "Kur leve, leve ti vashė", "Valla e Engjėlinės" tė mbledhura nga De Rada.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:18   #2
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Kėngė Legjendare

Kėngėt legjendare, siē e thotė edhe vetė fjala, janė kėngė qė thurren rreth njė legjende. Nė legjenda kemi njė fakt real apo historik qė legjendarizohet, pėrrallizohet, kurse nė pėrralla nuk kemi asnjė bazė reale, nė to gjithēka ėshtė trillim. Megjithatė kufiri midis pėrrallės dhe legjendės ėshtė shumė i brishtė dhe, me kalimin e kohės, mjaft legjenda kanė ardhur duke u transformuar pėrherė e mė tepėr sė paku pėr nga forma dhe mėnyra e narracionit, nė pėrralla.
Disa studiues i kanė quajtur kėngėt legjendare edhe ballada. Ne tė vėrtetė identifikimi i kėngėve legjendare me balladat ėshtė shumė i dyshimtė dhe, sidoqoftė, jo i plotė. Ballada para se tė jetė njė zhanėr letrar ėshtė njė zhanėr muzikor. Lindur nė mesjetė, ajo ishte njė kėngė e vallėzuar, me njė strukturė strofike tė caktuar dhe me njė refren qė kėndohej nė kor nga populli. Ajo nė zanafillė kishte nė bazė njė tregim epiko-lirik disi tė mistershėm, plot qėnie mitologjike dhe disi tė zymtė, gjė qė u pėlqeu shumė romantikėve, tė cilėt e morėn kėtė zhanėr mesjetar dhe e bėnė tė tyre duke shkruar, nė bazė tė motiveve popullore, ballada tė famshme, siē bėnė kryesisht gjermanėt Gėte, Shiler, Byrger etj.
Kėngėt tona legjendare, ashtu si tė gjitha kėngėt e tjera tė folklorit tonė, janė pjesė qė kėndohen, nuk recitohen. Por ato, me sa dimė, nuk vallėzohen dhe aq mė pak nuk kanė ndėrtime strofike fikse me refren tė caktuar, por janė kėngė fare tė thjeshta qė pėrcjellin njė ngjarje dhe, pėr kėtė, pėrqasja me balladat kufizohet deri diku vetėm me brendinė e subjekteve tė tyre qė shquhen pėr diēka tė mistershme , te ēuditshme dhe fantastike.
Ėshtė vendi kėtu, ndėrkaq, tė shtrojmė njė ēėshtje mė tė pėrgjithshme qė do tė pėrfshinte legjendat, mitet dhe pėrrallat. Legjendat qė na kanė arritur, kanė pėsuar nė kurriz tė tyre transformime duke kaluar nėpėr periudha tė ndryshme, nė mes transformimesh historike, shoqėrore, filozofike e psikologjike. ėshtė vėshtire tė besosh se ato na kanė arritur nė formėn e tyre tė parė, mbasi nė shumė prej tyre haset dukuria e kontaminimit (nė to shkrihen hera herės subjekte tė dy a mė shumė legjendave apo edhe elemente nga subjekte legjendash tė ndryshme). Pėrveē kėsaj, shtrirja gjeografike e legjendave ėshtė e madhe, praktikisht nė tėrė Evropėn dhe kėshtu nė tė hasen raporte tė shumta qė nėpėrmjet analizės krahasuese studiuesit. Ēabej, Haxhihyseni, Kadare, Arapi etj.) janė munduar tė vėnė nė dukje. Me njė fjalė, ne duhet tė zbulojmė mentalitetin e lashtė, tepėr tė lashtė e tepėr primitiv, tė njerėzve qė janė nė zanafillė tė kėtyre miteve dhe legjendave. Tė kėtij mendimi janė studiues, si Sheling nė librin e tij "Filozofia e mitologjisė", Kasirer nė librin "Filozofia e formave simbolike" etj. Vimė kėshtu te interpretimi, simbolik qė shkencėtarėt e sotėm kanė zgjedhur pėrgjithėsisht pėr mitet, pėrrallat dhe legjendat.
Sipas studiuesve, ne veprojmė sipas dy logjikave: sipas Logjikės Aristoteliane (Logjika Formale) dhe sipas Logjikės Dialektike (Logjika e Esencės). Ndėrsa Logjika Formale kryen detyrėn e klasifikimit, tė sistemimit dhe tė organizimit tė pėrvojės, Logjika Dialektike ėshtė nė krye tė ēdo proēesi krijues, nė krye tė ēdo proēesi intelektual pak a shumė tė thellė. Me njė fjalė, Logjika Dialektike ėshtė shumė mė e hershme e me tė, njerėzimi krijon, ndėrsa Logjika Formale ėshtė mė e re dhe shėrben pėr tė organizuar, klasifikuar veprimin mendor. E dyta operon me fjalėn, e para shprehet nėpėrmjet simboleve, qė pėrbėjnė, siē thotė Erik From ("Gjuha e harruar" Tiranė "Dituria" 1933) "gjuhėn e vetme universale qė ka krijuar ndonjėherė raca njerėzore". Pikėrisht kėtė gjuhė janė duke studiuar sot shkencėtarėt (Shih pėr kėtė edhe P.Zheji te "Hylli i Dritės" Nr.1-2 Tiranė, 1994 dhe P.Zheji "Shqipja dhe sanskritishtja" Pjesa I Tiranė, mė 1997 duke u pėrpjekur tė gjejnė kodin e saj. Pėr rėndėsine e kėsaj "gjuhe simbolike" flet qartė Fromm kur thotė: "Mėsimi i metodave tė tė kuptuarit tė gjuhės simbolike duhet tė futet nė shkollat tona tė larta dhe nė universitete, njėsoj si gjuhėt e tjera "tė huaja". Dhe mė poshtė: "Nė gjuhėn e simboleve, pėrvojat e brendshme, ndjenjat dhe mendimet, shprehen si tė ishin pėrvoja shqisash, ngjarje tė botės sė jashtme. E drejtuar prej njė logjike tė ndryshme nga ajo e zakonshmja, qė pėrdorim gjatė ditės, pra, njė logjikė ku kategori sunduese nuk janė hapėsira dhe koha, por intensiteti dhe asosacioni, ajo ėshtė, ndoshta e vetmja gjuhė universale e krijuar prej njeriut, qė ka mbetur e njėjtė pėr ēdo qytetėrim dhe gjatė gjithė historisė. Ėshtė njė gjuhė qė ka gramatikėn e sintaksėn e vet, e cila duhet mėsuar, nėse dėshiron tė kapėsh domethėnien e miteve, tė
pėrrallave dhe tė ėndėrrave".
Nga kėto, sa u tha gjer kėtu, kuptohet se nė mitet, legjendat dhe pėrrallat, (ashtu si nė ėndėrrat, do tė thoshte Fromm), ne gjejmė lodrėn e simboleve, gjuhėn e tyre dhe nėse duam tė kapim domethėnien e vėrtetė tė miteve dhe tė legjendave, duhet tė dimė tė "lexojmė" poshtė ngjarjeve, subjektit qė paraqitet nė to, duke e parė pikėrisht kėtė lėvizje ngjarjesh si lėvizje simbolesh. Dhe Fromm nė librin e tij tė pėrmendur mė lart, na jep modele tė kėtij "leximi simbolik" duke analizuar mitin e Edipit, pėrrallėn e Kėsulkuqes etj. Gjer mė sot te ne nuk ėshtė bėrė asnjė pėrēapje pėr tė parė nė kėtė prizėm thesarin e miteve, pėrrallave dhe legjendave tona, gjė qė do tė na bėnte t'i shikonim kėto krijime primordiale nė njė dritė e kuptim krejt tė ri. Studimet tona nė kėtė lėmė gjer mė sot nuk kanė shkruar mė tej studimit tė tyre tė krahasuar.
Duke i hedhur njė sy pasurisė sė kėngėve legjendare qė kemi trashėguar dhe qė kemi mundur tė mbledhim deri mė sot, vėmė re se ato hasen nė tėrė trojet ku jetojnė shqiptarėt, nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Ēamėri dhe te arvanitėt e Greqisė, nė Mal tė Zi, te arbėreshėt e Italisė etj. Mosha e tyre ėshtė shumė e lashtė dhe, nuk ka dyshim se shumė prej tyre humbasin nė mijėvjeēarė.
Edhe kėtu, ėshtė e udhės t'i ndajmė pėr voli studimi nė dy grupe tė mėdha: 1) Kėngė legjendare tė metamorfozės dhe 2) Kėngė legjendare me bazė realiste (historike).
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:20   #3
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Kėngė Legjendare Historike

Kėngėt legjendare me sfond historik janė mė tė shumta. Nė kėto legjenda ne mund tė caktojmė pėrafėrsisht moshėn e tyre dhe tė hetojmė nė to praninė e ndonjė zakoni a praktike tė lashtė. Kėto kėngė legjendare i ndajmė :

1) Kėngėt legjendare tė murosjes
2) Kėngėt legjendare tė vėllait tė vogėl
3) Kėngėt legjendare tė rinjohjes
a) rinjohja e burrit me gruan
b) rinjohja e vėllait me motrėn
c) rinjohja e vėllait me vėllanė
4) Kėngė legjendare tė vėllavrasjes
5) Kėngė legjendare tė ndryshme
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:21   #4
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Kėngė Legjendare tė Metamorfozės

Kėngėt legjendare tė metamorfozės janė patjetėr mė tė hershme. Ato na flasin pėr njė botėkuptim tepėr primitiv tė lidhur kryesisht me animizmin, me shpjegimin antropomorfik tė dukurive tė natyrės, me idenė e metamorfozės sė dukurive dhe tė objekteve etj. E tillė ėshtė, pėr shembull, kėnga legjendare "Djali gjarpėr" mbledhur ne Bregun e Matės. Nė kėtė kėngė tė bukur e tė rrallė legjendare tregohet pėr njė grua qė pas nėntė vjet martese, lind njė fėmijė gjarpėr. Kur rritet, djali gjarpėr kėrkon tė martohet me tė bijėn e mbretit. Pas martesės, e ėma habitet se si nusja ėshtė e kėnaqur me njė gjarpėr qė, siē thotė ajo, "e kam mnerė un ēi e kam djalė"! Nusja i tregon se naten ai e hiqte kėmishėn e gjarprit dhe paraqitej si njė djalė i pashėm. Nėna pėrgjon njė natė dhe ia djeg kėmishėn. Djali vdes: "Shpirtin, nanė, mua ma ke marrė!/Kmishėn n'zjarm ē'ma ke djegė ?/Edhe gjasht vjet nanė ti me pa pritė, /un vetė kmishėn nanė e kisha hjekė". Kuptimi i legjendės nė vėshtrim tė parė tė duket se kemi tė bėjmė me konfliktin qė has lindja e njė familjeje tė re nė gjirin e njė familjeje tjetėr dhe kėshtu, pėr nusen djali ėshtė njė dhėndėr i bukur, i mirė, kurse pėr nėnėn njė -gjarpėr! Po kėnga legjendare me sa duket ka edhe elemente tė tjera qė duhen interpretuar: 6 vjetet (shumėfish i numrit fatidik 3) martesa, florinjtė etj.
Pėr pėrpjekjet pėr konsolidimin e familjes se re, na flet edhe kėnga legjendare arbėreshe "Parasten kontesha Kontė" (I thotė Kontesha Kontit). Konti nuk i bindet kėshillės sė nėnės Konteshė qė tė mos gjuajė nė malin e Kuēedres, mbasi mund ta pėsonte, por, i nxitur nga nusja, ai shkon pikėrisht nė malin e Kuēedrės pėr tė gjuajtur.
Doemos Kuēedra e zė dhe kėrkon ta hajė, por Konti i lutet qė ta lėrė sa tė shkojė te e ėma t'i kėrkojė uratėn. Dhe kėshtu ndodh vėrtet, por nusja i del nė krah dhe i thotė se do tė shkonte edhe ajo bashkė me tė te Kuēedra! Dhe nusja trime e lidh Kuēedrėn qė mahnitet nga forca e saj dhe i thotė: Ēė gjėri mė je ti vajzė ? "Jam e bija e hėnės, /kam pėr babė diellin, /vetė jam vetim' e qiejve, /qė bie maleve, /maleve e fushave/mbi kreninė e ligėsinė".

Nė kėto ujėra noton edhe kėnga legjendare mbledhur nė Bregun e Matės "Ashike Imeri dhe Begzadja e Bardhė", qė ėshtė nga krijimet mė tė bukura tė folklorit tonė. Imeri e Begzadja i japin fjalėn njeri-tjetrit, por nėna e Imerit qė nuk e do Begzaden pėr nuse, e marton tė birin me njė tjetėr. Natėn e gjerdekut, Imeri nuk duron dhe vret veten. Begzadja merr vesh ē'ka ndodhur dhe vendos tė vdesė pranė tė dashurit. Nga marazi vdes edhe plaka. Krushqit i shtien nė tri varre, pranė njeri-tjetrit (numri 3!). "Ku kish pasė Ashiku kryet,/bash te vorri ni dardhė i ka bi;/ku kish pasė njajo plaka kryet, /i ferr'e egėr aty kite pa'dalė; /ku kish pasė Begzadja kryet/aty bike ni moll' e bukur".
Triumfi i dashurisė, vlerėsimi i saj i lartė nė krijimin e njė familjeje ėshte i qartė nė vargjet e kėsaj kėnge legjendare.
Siē mund tė vihet re edhe nga shembujt qė sollėm, ndikimi turk bie nė sy edhe nė kėngėt tona legjendare, nė mos tjetėr nė ndėrrimin e emrave tė personazheve, gjė qė do ta shohim edhe me poshtė. Mbishtresa islamike nė kėngėt tona legjendare ėshtė doemos e vonė dhe ndikimi i saj ndėrlikon sadopak kėrkimet e studiuesve. Sidoqoftė kėngėt tona legjendare janė krijuar o nė lashtėsinė e thellė, o nė periudhėn e sundimit tė krishtėrimit nė trevat e Ballkanit. Islamizmi, qė dėmtoi sė tepėrmi identitetin si tė folklorit ashtu dhe tė krejt mėnyrės sonė tė jetuari, sidomos nė zonat fushore dhe nė qytete, preku nė anėn e jashtme pasurinė e kulturės sonė, mbase edhe e zhduku (siē ndodhi me shumė kėngė tė Skėnderbeut), por nuk krijoi kėngė tė reja legjendare, ato janė tė gjitha, me sa duket, para robėrisė turke.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:31   #5
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Kėngė Legjendare tė Vėllait tė Vogėl

Kėnga legjendare e vėllait tė vogėl. Kjo kėngė legjendare, nė variante dhe nė subjekte herė herė edhe me ndryshime tė qenėsishme, ėshtė e pėrhapur praktikisht nė tėrė Evropėn. Pikėrisht duke u frymėzuar nga njė kėngė e tillė legjendare, poeti gjeman Gotfrid August Byrger, botoi me 1773 balladėn e njohur "Lenorė". Megjithatė duhet thėnė qė nė krye se te balada "Lenorė" nuk kemi njė vėlla qė sjell nė shtėpi motrėn e martuar diku larg, por dy dashnorė. Dy tė rinj dashurohen dhe vendosin tė martohen. Befas, djali vritet nė luftė. Vajza shkon e pikėlluar deri te varri i tė dashurit. Ky ngrihet nė mesnatė dhe nėn dritėn e hėnės kėrkon tė fejuarėn pėr tė ardhur nė dasmė dhe nis kėsisoj udhėtimi natėn, me pyetje e pėrgjigje deri te varri i djalit. Aty vajza ose vdes, ose shpėton nga kėnga e gjelit tė mėngjesit.
Kurse subjekti i kėngės legjendare tė vėllait tė vogėl qė haset pėrgjithėsisht nė Ballkan e veēanėrisht nė Shqipėri ėshtė disi tjetėr. Tipi i Lenorės, qė gjendet nė gjithė Evropėn, ėshtė i pėrhapur edhe nė Rumani, Hungan', Serbi dhe Kroaci pra nė pjesėn veriore tė Ballkanit ndėrsa tipi i mirėfilltė i ballkanit haset nė Shqipėri, Greqi, Maqedoni, Bullgari, Serbi, Kroaci, Rumani dhe te aromunėt. Siē ve re Q. Haxhihasani (Kėngė popullore legjendare, Tiranė 1955, f20), nė folklorin tonė ka katėr variante kryesore:
1) varianti arbėresh qė botohet nga Stafa, De Rada, Kamarda etj. me heronj Kostandinin e Garentinėn (Garentinė quhet nė Kalabri, ndėrsa nė Siēili, Doruntinė);

2) varģanti i Jugut me personazhe gjithashtu tė krishterė;
3) varianti i Shqipėrisė sė Mesme qė pėrhapet edhe nė krahun verilindor me veshje tė islamizuar dhe, sė fundi,
4) varianti i Malėsisė sė Veriut, me kėngėn e bukur tė Halil Garrisė, qė kėndohet nė frymėn karakteristike te rapsodive.
"Nga kėto variante, kėnga arbėreshe, vazhdon Haxhihasani, paraqet njomėshti dhe elegancė. Ngjarjet aty tregohen me njė gjuhė tė thjeshtė, po plot skena e dialog tė gjallė. Dallėndyshja proksenike (lajmėse pėr krushqit), skena e vajtimit tė nėnės mbi varrin e djalit tė vdekur, udhėtimi e takimi i Kostandinit me fėmijėt e motrės, qė bredhin pas dallėndysheve dhe me gratė qė hedhin valle nėpėr katund, bisedat e pėrmallshme motėr e vėlla dhe nėnė e bijė, janė disa nga elementet karakteristikė tė kėtij varianti. Varianti i Veriut pasqyron psikologjinė dhe botėkuptimin e malėsorit tonė. Halil Garria del nga katundi i tij pėr tė zėnė miq e probatina; ai i jep fjalėn njė miku tė largėt pėr ta martuar tė motrėn me tė dhe s'luan mė prej kėsaj fjale; gruaja e martuar, kur i vjen vėllai pėr ta marrė, nuk mund tė largohet nga shtėpia, pa lejen e tė shoqit. Ngjarjet tregohen kėtu me gjatėsinė e hollėsitė e zakonshme tė kėngėve epike tė Veriut, megjķthatė nuk mungojnė nė ketė variante edhe skena konēize e dramatike".
Kėnga nė Ballkan ka dy tipa: nė njėrin prej tyre, i vdekuri ngrihet nga varri nga lotėt e nėnės, ndėrsa nė tipin e dytė, ai ngrihet nga varri nga lotėt e sė motrės. Rumunėt, maqedonėt, aromunėt dhe grekėt kanė vetėm tipin e parė, ndėrsa kroatėt vetėm tipin e dytė, kurse shqiptarėt dhe bullgarėt i kanė tė dy tipat.
Shumė ėshtė shkruar e vazhdon tė shkruhet pėr kėtė kėngė legjendare (nė bazė tė saj I.Kadareja ka krijuar njė nga veprat e tij mė tė spikatura nė prozė, siē ėshtė "Kush e solli Doruntinėn"); kanė shkruar C.Fauriel (Chants populaires de la Grčce moderne, Paris, 1825, f.45), D. D'Istria qė e pėrktheu frėngjisht dhe e botoi nė "Shqiptarėt e tė dy brigjeve tė Adriatikut dhe kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore" (Revue des deux mondes, 1866, 15 maj f.407-409), G.Morici (La cavalcata nottuma dello spettro, "L'Europa Orientale", III-IV, Roma, 1937, f.151) A. Shmaus (Syzhet ballkanik nė epikėn popullore arbėreshe, "Gjurmime albanologjike", Prishtinė, 1,1968, f.9), S.Fetiu (Besa nė baladat shqiptare, Trashėgimnia dhe transformimi i kulturės popullore, Prishtinė 1983, f.41), D.Shishmakov (Presenta za mėrtvija brat vė poeziata na ballkanskite narodi, Sbornik za narodni umotvorenija, nauka i kniznina, knj.XIII, 1896 f.474 tj.), Q.Haxhihasani (vepėr e cituar), I.Kadare (Autobiografi e popullit nė vargje Tiranė, 1980), F.Arapi (Shėnime rreth. kėngės sė "motrės dhe vėllait tė vdekur" nė traditėn popuftore shqiptare, nė librin "Kėngė tė moēme shqiptare", Tiranė, 1986 f 5-11 1) etj. Shumė studiues shqiptarė janė pėrpjekur tė tregojnė zanafillėn shqiptare tė kėsaj kėnge legjendare dhe sjellin argumente si nga subjekti, si nga zakonet e paraqitura nė tė (sidomos besėn e dhėnė nga vėllai i vogėl), si dhe nga fakti qė nė vendin tonė kjo kėngė eksiston nė tė giitha variantet e tė gjithė tipat. Nga ana tjetėr, fakti qė kjo kėngė haset edhe te arbėreshėt e Italisė, dėshmon se ata e morėn me vete kur u larguan nga Shqipėria dhe kjo flet pėr vjetėrsinė e saj. Ka shumė nga argumentet qė sjell si Kadare ashtu dhe Arapi qė mund tė quhen (dhe janė) tė bazuara. Megjithate ende nuk ėshtė thėnė fjala e fundit pėr njė gjė te tillė.
Ėshtė me vend, ndėrkaq, qė tė ndalemi nė njė problem tjetėr. Tė vjen ēudi se si pjesa me e madhe e studiuesve, nuk kanė vėnė re ose dhe nėse e kanė vėnė re i kanė shkuar pėrsipėr, faktit qė nė kėtė kėngė legjendare kemi luftėn qė i bėhet martesės ekzogamike. Kjo lloj martese, qė u ishte kundėrvėnė martesave brenda fisit (martesat čndogamike), te cilat ishin tė papranueshme sidomos kur rrezķkohej, bashkimi midis njerėzish me lidhje gjaku (martesat me fėlligėshti gjaku), po bėhej nė fakt shkak i shpėmdaijes sė familjes, sė prishjes sė saj. Kjo jo vetėm nga ana ekonomike (mbasi motra e martuar larg merrte me vete edhe pjesė tė pasurisė si prikė), por edhe nga ana e fizionomisė dhe soliditetit tė brendshėm tė kėsaj qelize kryesore tė shoqėrisė, siē ėshtė familja. Pėr tė luftuar martesėn ekzogamike, lindi kėnga legjendare e vėllait tė vogėl e cila kanoste me shkatėrrim tė plotė atė familje qė e praktikonte. Kėnga mėsonte se mbi kėtė familje binte mallkimi dhe atėhere ajo do tė shkatėrrohej e gjitha, ashtu siē ndodhi me familjen e Kostandinit dhe tė Doruntinės. Paralajmėrime te tilla pėr mallkime e pėr shfarosje, koha e vjetėr dhe mesjeta i kishte tė shumta. Kėshtu, p.sh, kanosej tė mallkohej dhe atėherė tė shfarosej (me anė epidemish apo katastrofash natyrore apo dhe luftrash) ai popull qė do te ngrinte dorėn kundėr mbretit, mbasi sipas besimit mesjetar, mbreti ishte i shenjtė, ishte bir perėndie. (Pikėrisht pėr tė hedhur poshtė frikėn e njė besimi tė tillė Shekspiri shkroi "Rikardin II"). Kėshtu shfaroset edhe familja nė kėtė kėngė legjendare: nėntė djem vriten nė luftė (Erth njė vit keq i rėndė/ e i korri asaj zonje/ nėntė bijt te njė shesh lufte"(arb.), helmohen nga njė stihi, pėrbindėsh (Vajza e mora nj'ok mish/ dhe e hodha nė kusi ... / Tė mė ēpiket njė stihi, /me vrap m'u hodh nė kusi,/mė helmoi djemt e mi,/ nėntė djem e nėntė nuse,/tė nėnta me djem nė duar./Nėnte djepe ē'm'i pėrmbyse,/nėntė pajė ē'm'i zhurite,/nėnte dyfeke ē'm'i shite!(Zagori), ose u bie sėmundja e murtajės (E mortajėn Zoti va ka ēue/ e nan vllaznit i ka farue (Has). Po si dėnim u vjen sėmundja edhe tek kėnga e famshme e Halil Garrisė: "Hakibet Zotynė e ka bą/N'ditt t'shtatė ditėve murtaja u ka ra, /t'shtatė murtaja na i ka mytė,/pėr sevap n'dhe na'i kanė shti, qyqe nanėn e kanė lanė nė shpi". Por as nėna dhe as vajza e martuar larg nuk shpėtojnė, mallkimi plotėsohet mizorisht deri nė fund: te varianti arbėresh, kėnga pėrfundon -"E mba jėma tek e bila,/mba e bila tek e jėma,/vėdinė jėma ej e bila!"; te varianti i Zagorisė -"Njė nė prak e njė nė derė,/plasnė si qelqe me verė!"- nė Has -"Edhe n'grikė nana e ka marrė, /e shehit Zoti i ka lanė!'; kurse te Halil Garria -"Nan' e bi nėr vorre shkojnė,/vorr nė vorr, vajin e kanė marrė,/majė vorrit t'Halilit t'dyja kanė plasė!"
Duket qartė se tema e besės ėshtė njė shtresė mė e vonė, mė e re, njė theksim i mėtejshėm i diktuar nga fakti qė mallkimi i legjendės nuk e kishte mė atė forcė tė mėparshme, mbasi problemi i martesave larg e mė larg ishte nė zhdukje e sipėr neė mos ishte zhdukur dhe atėhere ngritja nga varri pėrputhej fare bukur me zakonin e besės qė, siē thuhet, e bėn shqiptarin tė ngrihet edhe nga varri.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:32   #6
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Kėngė Legjendare tė Murosjes

Kėngėt legjendare tė murosjes janė tė pėrhapura nė tėrė Shqipėrinė, por ato hasen edhe jashtė kufijve tė atdheut tonė, nė tė gjithė Ballkanin. Pėr kėngėn legjendare tė murimit, Jakob Grimm ka shkruar se ajo "ėshtė njė nga kėngėt mė tronditėse tė tė gjithė popujve dhe tė tė gjitha kohėve". Pėr kėtė kėngė ashtu si dhe pėr kėngėt e tjera legjendare, disa prej tė cilave i gjejmė tė pėrhapura nė tėrė Evropėn, kanė pretenduar dhe vazhdojnė ende tė pretendojnė autorėsinė shumė vende. Por me tė drejtė studjuesi rumun I.Talos nė Cahiers Roumains Nr.3, 1975, f40, shkruan:
"... Kėnga epike qė ka lindur nga kjo nėnshtresė universale, nuk njihet veēse nga grekėt, shqiptarėt, serbokroatėt, bullgarėt, rumunėt dhe hungarezėt".
Nė bazė tė kėsaj kėnge qėndron zakoni i flijimit tė njė njeriu nė themel tė ndėrtimeve qė, nė kėngėt legjendare, ėshtė mė sė shumti njė kėshtjellė, njė urė, njė kishė apo manastir. Ajo qė flijohej ishte njė grua, si simbol i jetės, i pjellshmėrisė, pra bartėse e forcės sė jetės. Njeriu primitiv mendonte se duke sakrifikuar jetėn e njė njeriu, ajo jetė qė i merrej atij kalonte nė qėndrueshmėrinė e godinės. Me kohė ky zakon erdhi duke u dobėsuar dhe atėhere vendin e njeriut e zuri kafsha (dash, qingj apo shpend) ose dhe pėrfytyrimi nėpėrmjet njė busti, gjė qė vėrtetohet edhe me bustin prej druri tė gjetur nė kėmbėt e urės sė Goricės nė Berat ose njė fill spangoje nė gjatėsģnė e trupit tė njė njeriu vendosur nė themele. Ky zakon haset qė nė kohė shumė tė vjetra. Atė e gjejmė nė Bibėl, nė legjendėn iraniane tė themelimit tė Jerikos, nė shumė popui tė Indisė, Affikės etj. Nė vendin tonė legjenda ėshtė e pėrhapur kudo dhe ka si objekt ndėrtime tė ndryshme. Nė zonat e Shkodrės, Dukagjinit, Pukės, Mirditės, Krujės, Durrėsit dhe Elbasanit legjenda ėshtė pėr murimin nė themelet e njė kalaje (kalaja e Shkodrės, Drishtit, Elbasanit, Turrės); nė lindje tė vendit (Dibėr e Kosovė) ashtu dhe nė krejt Jugun, legjenda kėndohet pėr ndėrtimin e njė ure (ura e Fshajt, Skiles, Qystendilit, Nartės etj); kurse nė Pogradec (Lin) kėndohet pėr ndėrtimin e njė kishe; nė Dardhė dhe nė fshatin Sinicė (Korēė), kėndohet edhe pėr kala edhe pėr ura. Tė njėjtėn shtrirje kanė kėto motive edhe nė Ballkan: nė veriperėndim, nė Jugosllavi gjejmė motivin e kalasė (zakonisht kalaja e Shkodrės); nė jug, Greqi, Maqedoni e Bullgari gjejmė motivin e urės (ura e Artės, Strumės), kurse te rumunėt gjejmė motivin e manastirit (manastiri i Argėshit).

Struktura e zakonshme e kėsaj kėnge legjendare ėshtė pak a shumė kjo: tre vėllezėr ustallarė (ka variante ku ustallarėt janė edhe mė shumė, por kurdoherė kryemjeshtrit janė tre), ditėn ndėrtojnė e natėn ajo qė ndėrtojnė shembet. Atėhere dikush i kėshillon apo i mėson, sipas varianteve ėshtė njė plak, janė zogjt e qiellit apo ndonjė shenjt (sidoqoftė ėshtė kurdoherė diēka qė pėrfaqėson traditėn, porosinė qiellore pėr zakonin e murosjes) dhe atėhere tė tre vėllezėrit vendosin tė kryejnė flijimin. Dy vėllezėrit e mėdhenj e thyejnė besėn dhe ua tregojnė gravet tė tyre, kurse i vogli jo dhe kėshtu tė nesėrmen u ēon pėr tė ngrėnė nusja e vogėl. Kur e shesh sė largu, vėllai i vogėl dėshpėrohet; nė Mjaft variante nusja hyn pa kundėrshtuar nė themel tė ndėrtimit kurse nė disa variante tė tjera (Elbasan, Korēė etj.) ajo kundėrshton dhe detyrohen ta gėnjejnė sikur tė shoqit tė saj i ka rėnė unaza nė kanalin e hapur pėr themele dhe nusja futet nė kanal pėr tė marrė unazėn dhe atėherė e mbulojnė befas dhe i venė rrasėn e gurtė sipėr. Nė variantin e Elbasanit ajo qan: "Mjera un se qesh e re!/M'qafč me paē, o burri im/qė mė le djalin jetim!/Jetim qesh' e jetim lashė,/oj medet e oj medet!/o moj dhe, mos me tret!" dhe mė pas, si nė tė gjitha variantet ajo kėrkon qė t'i lėnė njėrin gji jashtė qė tė mund tė mėndė foshnjen.
Tėrė ngjarja tragjike ėshtė treguar me lakonizėm dhe me njė dinamizėm tė ēuditshėm qė jep me forcė mprehtėsinė e situatės. Nga ana tjetėr, duket qartė se kėnga legjendare ėshtė ngritur jo pėr tė pėrkrahur kėtė zakon tė egėr dhe barbari por pėr ta luftuar atė. Kjo do tė thotė se kėnga ka lindur jo atėhere kur zakoni ka qėnė nė kulmin e forcės dhe njerezit e zbatonin tė bindur nė drejtėsinė e tij, por nė kohėn kur forca e zakonit nuk ėshtė mė ajo e para, pėrkundrazi, njerėzit kanė nisur tė mos e pranojnė. Kjo duket nga fakti qė tre vėllezėrit e fillojnė ndėrtimin pa kryer asnjė sakrificė, megjithėse, doemos, e dinin zakonin; kjo duket edhe nė fakin qė vėllezėrit e mėdhenj u tregojnė grave, ndėrsa me i vogli, qė simbolizon tė drejtin, e mban porosinė; kjo duket nė kundėrshtimin qė bėn nusja e vogėl dhe, mė nė fund, te toni i mallėngjyer qė ka tėrė kėnga legjendare, qė pikėrisht se zakoni po shuhet, merr tone elegjiake, mbasi tė qe ndryshe do tė kėndonte pėr hyjnizimin e jo pėr sakrificėn e fatkeqes. Nė tė gjitha variantet personazhi mė prekės dhe mė i dashur mbetet pėrherė nusja e vogėl. Nga ana tjetėr, fati tragjik i kėsaj nėne arriti tė krijojė supersticionin sipas tė cilit, gjiri i saj vazhdonte tė rridhte pa prerė nė gurėt e kėshtjellės dhe pėr kėtė, nė kėtė vend tashmė tė shenjtė, nė shumė vise, gratė qė nuk kanė gji shkojnė me ceremoni rituale nė kėshtjella apo nė ura ku ka ndonjė lagėshtirė a pikon ujė dhe njomen me tė pėr t'u ardhur qumėsht.
Shumė studjues, sidomos shqiptarė, pėrpiqen tė provojnė zanafillėn shqiptare tė kėsaj kėnge legjendare. Argumentet e tyre mund tė pėrmblidhen nė disa pika. E para, Marin Barleti na flet qė mė 1504 nė veprėn e tij "Rrethimi i Shkodrės" pėr legjendėn e themelimit tė kalasė sė Rozafatit. Kjo legjendė, thonė, megjithėse nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me atė tė subjektit tė kėngės, "ėshtė njė dėshmi me interes per ekzistencėn e njė tradite tė tillė". Po duhet thėnė se kjo traditė haset, siē e thamė, jo vetėm nė Shqipėri e Ballkan , por nė mbarė botėn. Kadareja ngul kėmbė e shkruan: "Kėshtjella e Shkodrės ėshtė ngrehina e parė madhėshtore e Ballkanit me legjendė flijimi. Ajo ėshtė themeluar tre shekuj para erės sonė. Tė gjitha ngrehinat e tjera qė pretendojnė legjendėn janė shumė mė tė vonshme se ajo: Ura e Adanasė 527-565, Ura e Artės 1602-1606, Ura e Agraidhės 1659 etj.
"E dyta , ėshtė pėrhapja gjeografķke e kėngės legjendare me kėtė motiv: nė asnjė zonė tjetėr tė Ballkanit ajo nuk ndeshet aq dendur sa nė trojet shqiptare, ku ajo kėndohet pėr ura, kėshtjella dhe manastire. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė. E treta, ėshtė motivi i besės, mbasi vėllezėrit japin besėn tė mos tregojnė. (Ne tė vėrtetė, kjo kėngė legjendare do tė mund tė merrej si shembull i shkeljes sė fjalės sė dhėnė, pra tė besės, nga shumica e shqiptarėve sė paku nga 2/3, mbasi dy vėllezėr nuk e mbajnė e vetėm i vogli i qėndron besnik fjalės sė dhėnė!). Ēėshtja ėshtė se kėnga legjendare nuk ka pėr qėllim tė tregojė shenjtėrinė e fjalės sė dhėnė nga ana e shqiptarėve. Shtresa e besės ėshtė diēka qė i ėshtė mbivendosur originalit.
Me sa duket kjo kėngė legjendare, e pėrhapur nė tėrė Ballkanin, ka nė vetvete prurje nga kėngė tė ndryshme legjendare me tė njėjtėn temė tė lindura nė vende tė ndryshme dhe pėr kėtė ėshte shumė e vėshtirė sot tė ndalesh me siguri te njė model i caktuar.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:33   #7
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Kėngėt e Vėllavrasjes

Kėngėt legjendare tė vėllavrasjes janė mbledhur nė zonat veriore tė vendit tonė. Nė variantet qė njohim (Met ni nanė me di jetima dhe Rriti nana dy jetima tė KPL, f.70 e 72 si dhe Dy vllazent te VK II f.246). Arketipi strukturor i kėngės legjendare ėshtė ky: njė nėnė ka dy jetimė; njė ditė e pyesin jetimėt se ē'zanat ka pasur i ati; mėsojnė se ka qenė gjahtar. Ata kėrkojnė qė tė shkojnė pėr gjah, por e ema kėrkon t'i ndalojė. Ata nuk e dėgjojnė. Nė pyll takojnė njė vajzė tė bukur dhe zihen se kush ta marrė. Njėri mbetet i vrarė. Tjetri pendohet: "Atherė djali asht penue/lott pėr faqe na i kanė shkue,/hoqi thikėn veten coptue./Iu ka hudhė gruja e i ka vajtue: /S'kam qenė nuse me u martue, /kam qenė zana me u zanue,/e ni pikė me pikoftė mue!" Siē vihet re fundi ėshtė tragjik. Duke analizzar kėtė kėngė legjendare Q.Haxhihasani bėn disa konsiderata interesante (KLP, f.69): "Rreth origjinės sė kėsaj legjende mund tė ngrihen hipoteza tė ndryshme. Nga vargjet e fundit ne kuptojmė se vėllavrasjen e shkakton njė qėnie mitologjike, zana, e cila u shtihet vėllezėrve si njė nuse e bukur. A mos vallė kėnga me grindjen qė u hyn vėllezėrve nga njė grua dhe me pėrfundimet fatale qė rrjedhin prej saj, kėrkon tė mbajė nė kėmbė lidhjet tradicionale tė gjakut -dashurinė vėllazėrore- mbi lidhjet e dashurinė e gruas? Apo ėshtė njė zė i ngritur kundėr xhelozisė, pasi nė shumė variante vėllai i madh e vret tė voglin pse gruaja e paraqit mė tė hijshėm e mė tė zotin?
Nė vargjet e fillimit ne gjejmė edhe njė motiv tjetėr qė luan njė rol me rėndėsi nė zhvillimin e subjektit tė legjendės. Kur e pyesin djemtė nėnėn se ē'mjeshtėrķ duhet tė ndjekin, ajo, me pėrjashtim tė gjahut, u lejon ēdo lloj zanati. Ky qėndrim i saj mund tė shpjegohet me botėkuptimin e malėsorit tonė, me besimin e tij mbi qėniet mitologjike: orė, zana etj. qė jetojnė nėpėr bjeshkė. Tė shkosh pėr gjah do tė thotė tė endesh nėpėr kėto vise, tė prishėsh qetėsinė e zanave e orėve me pushkė e britma dhe tė shkaktosh kėshtu zemėrimin, mėrinė "shitimin a ngafisjef" e tyre.
Edhe njė hipotezė e tretė mund tė ngrihet nė lidhje me lindjen e kėsaj legjende. A mos kemi kėtu reminishenca tė braktisjes sė njė mjeshtėrie qė ka qėnė dikur mjeshtėria karakteristike e njė fisi? Braktisja e njė mėnyre jetese tradizionale nuk mund tė ngjante pa kundėrshtime; prandaj ajo duhej ndihmuar edhe me krijime poetike tė tilla me pėrfundime tragjike si ato qė paraqiten nė kėngė. Kėtė ide e pėrforcon edhe fakti qė legjenda e vėllavrasjes e ka vatrėn e saj nė Mirditė. Sipas njė tregimi popullor, banorėt e parė tė kėsaj krahine kanė qenė gjahtarė.
Njihen edhe variante tė tjera tė kėsaj teme. Nė njerin prej tyre, njeri vėlla ėshtė larguar qė nė vogėli nga shtėpia dhe vritet nga vėllai tjetėr qė nuk e njeh pikėrisht kur kthehet nė vendin e tij plot me dhurata pėr tė vėllanė qė e vret. Nė njė variant tjetėr (nė krahinėn e Krajės), motra vret nė malin Hajdut tė shtatė vėllezėrit e saj qė pėrpiqen ta rrėmbejnė.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:34   #8
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Rinjohja e Vėllait me Motrėn

Rinjohja e vėllait me motrėn. Edhe nė kėto kėngė legjendare hasim motivin e largimit tė vėllait pėr arsye tė ndryshme o ėshtė rrėmbyer nga tė huajt, nga pushtuesit turq dhe ėshtė bėrė jeniēer, o ėshtė hajdut qė bredh maleve, ose ėshtė mercenar qė lufton larg vendit tė tij dhe rrjedhat e luftės e sjellin rastėsisht nė vendlindje. Edhe kėtu rinjohja bėhet pas shenjash ose pas njė shėnje qė jep Perėndia me anė tė njė shpendi, zakonisht tė njė pėllumbi. Kėnga legjendare, pra, na flet pėrgjithėsisht pėr njė pėrēarje tė familjes shqiptare tė shkaktuar nga sundimi i huaj. Megjithatė, nė trung tė kėngės janė bashkuar edhe elemente tė tjera, qė flasin pėr njė integrim tė kėngės nė atmosfera pėrrallore (zogjtė qė shqetėsojnė ēiftin pėr tė mos ndodhur incesti, stuhia qė shpėrthen pėr tė ndaluar pikėrisht kėtė bashkim, tė mbirėt e bimėve nė varrin e vėllait e tė motrės).
Kėngė legjendare me kėtė temė gjenden si nė Shqipėri, ashtu dhe te arbėreshėt e Italisė. Ato ndahen nė dy grupe: nė grupin e parė, vėllai kthehet si ushtar a si hajdut, rrėmben motrėn dhe kėrkon tė martohet me tė, por pengohet nga shenjat qiellore; nė grupin e dytė, ai e blen tė motrėn nga i shoqi dhe, pas shėnjave, e njeh se e ka motėr.
Nė grupin e parė kemi variantin arbėresh tė njohur me emrin "Olimpia dhe Vllastari". Kėtė e gjejmė tė mbledhur te Dorėshkrimi i Kieutit (Vashėza, ē'ish e mblidh lule) ku vėllai (Vllastarthi) ėshtė jeniēer dhe gjen motrėn duke kėnduar e duke mbledhur lule dhe nga biseda mėsojnė se janė motėr e vėlla. Motra kėtu. quhet Shegė dhe ngjarja zhvillohet nė Napoli tė Moresė. Mė pas kėtė kėngė legjendare e gjejmė tė mbledhur nga De Rada, por kėtė radhė ngjarja ėshtė disi
tjetėr: vajza, Olimpia, ėshtė nė Koron (Morč) dhe nė njė mbrėmjeherė
mbledh lule e kėndon e trishtuar. Andej kalon njė ushtar turk dhe e rrėmben
e ia ēon tė parit tė tij, Kur bien tė flenė, njė zog sillet rrotull
shatorres e "ulej/eqante: Mjera u, Mjera u zogė!/Puthėn i vėllau tė motrėn!"Tė trembur, tė dy pyesin njeri-tjetrin dhe zbulohen se janė vėllezėr. Nga tė dhėnat (sidomos toponimet) kuptojmė se kėto janė variante shumė tė lashtė, sė paku qė nga viti 1534 kur shumė shqiptarė u shpėrngulen qė andej dhe u hodhėn nė Itali.
Varianti i dytė e kėtij grupi tė parė, kėndohet nė rrethet e Gjirokastrės e tė Pėrmetit dhe quhet "Kėnga e Gjino Vakut". Ėshtė historia e njė hajduti, tė cilin, pas njėzet vjetėsh e sjell rruga nė vendlindje, nga ku kishte ikur fėmijė. Rrugės ndesh me njė dasėm, turret mbi krushqit dhe rrėmben nusen. Me nusen e rrėmbyer ai shkon nė njė manastir tė verė kurorė, por aty: "Fryn njė erė e njė furtunė,/gjithė kandilet i shoi, /kallogretė i vuvosi,/priftėrit i marmarosi." I trembur nga kėto shenja tė qiellit, hajduti pyet nusen: "E kuja je ti, moi vajzė? /Jam e bij'e Spiro Vakut,/jam e motr'e Gjino Vakut, /jam e mbes'e qir Dhespotit" /Qėnkemi motr'e vėlla,/ndaj u bė kėjo hata!". Nė disa variante tė mbledhura po nė kėto zona, hajduti quhet Konofat apo Gjino Vaka, ndėrsa nė njė variant, vajza ėshtė e bija e Agramozit.
Nė variantet e treta qė kėndohen nė tėrė Veriun e vendit tonė, kemi si hero Gjon Pretikėn. Nė pėrmbledhjen qė i bėhet te "Visaret e Kombit" (II f.257) lexojmė: "Gjoni shkon e zen nė mal blegtoreshėn dhe e ngreh rrshįnė. Blegtoresha i thotė se s'asht e shkretė, qi me ia bą ashtu, se e ka nji vlla n'ushtri, emnit Gjon, me ka gjashtė gishta nė dorė e nė kambė. Dalin motėr e vlla e prej mallit pėlsasin ngryka ngryka".
"Ku ra Gjoni, bini ftoni,/ aty ēili lule ftoni;/ku ra blega, bini shega,/aty
ēili lule shega". Motra kėtu quhet Fasile. Shenjė kjo se ka nisur
islamizimi i legjendės.
Nė grupin e dytė tė kėtyre kėngėve legjendare, vendosim zakonisht kėngėn legjendare tė Ali Borxhalisė. Heroi kėtu ėshtė Ali Borxhalia (ose Lute Fukaraja), i cili mbytet nė borxhe dhe, megjithėse shet shtėpi e katandi, nuk arrin dot t'i lajė. Atėhere ai mendon (nė disa variante kėtė ia shtie nė mend e ėma) tė shesė tė shoqen. Nė variantin ku e kėshillon e ėma (VK I f.269), janė kėto fjalėt e saj: "Hiē merak, bir, mos u ban,/ se fort kollaj na borxhin kem me e la, /nuse e bukur, bir, ty t'ka qillue, /kur t'na vinė ma e para e djelė,/ditė pazarit, bir, qi ka qillue,/kem m'e veshė nusen e pėrdorue (stolisė),/e n'pazar nusen kem me e ēue,/pesėqind qese nusen kem m'e shitė,/dyqind qese na qar kem me i pasė,/treqind qese na borxh kem me i la;/gjaja e malli prap ka me na mbetė,/nusen prap, bir, kam me t'marrė."Djali pranon, megjithėse nusja i lutet qė tė mos veprojė ashtu. Ditėn e pazarit, nusja shitet dhe ai qė e blen del mė nė fund se ėshtė i vėllai. Edhe kėtu, njė pullumb pengon bashkimin e tyre. Atėhere vėllai e kthen tė motrėn tek i shoqi tė cifit ia fal edhe tė hollat qė ka paguar pėr ta blerė tė motrėn. Kjo kėngė legjendare haset nė Shqipėrinė e Veriut ku ėshtė integruar nė Ciklin e Kreshnikėve. Emri i vėllait tė nuses ėshtė, sipas krahinave, i ndryshėm: Hysen aga i vogėl nė Kastrat, Hazri Asali nė Kallmet, Rexhė Demiri nė Pukė, Zir Hasani nė Burrel etj. Kuptohet qartė se nė kėtė variant, qė ėshtė disi mė i ri nga ato qė pamė nė grupin e parė, kemi reflektimin e zakonit tė blerjes sė nuses dhe, sipas logjikės sė kėsaj shitblerjeje, ashtu si blihet, njė nuse ashtu edhe mund tė shitet...
Ndikimi islamik ėshtė i qartė, pra, nė pozicionin qė i caktohet femrės, e cila ėshtė njė pjesėtare qė mund tė shkėputet lehtė nga familja edhe nėse ka lindur fėmijė, mbasi vendin e saj, mund ta zėnė fare lehtė tė
tjera, madje mund tė jenė nė njė shtėpi shernra tė ndryshme, tė gjitha nė varėsi tė bashkėshortit, qė i ka blerė dhe mund t'i trajtojė si mall.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:35   #9
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Rinjohja e Vėllait me Vėllanė

Rinjohja e vėllait me vėllanė. Zakonisht, struktura tipike e subjektit tė kėsaj kėnge legjendare, ndėrtohet nga fati i dy vėllezėrve, tė ciiėt ndahen qė fėmijė, rriten nė ambiente tė tjera dhe rasti e sjell qė, pas vitesh, tė njihen nga shėnja trupore apo diēka tjetėr se janė vėllezėr. Tematikė e njohur prej kohėsh edhe nė letėrsinė artistike, si p.sh. te Plauti (Menehmėt) ku vėllezėrit janė binjakė, te Cajupi etj. Nė folklor njihet kėnga legjendare e Siran Tin Alias dhe e Arnaut Osmanit, e cila pėr nga forma, ambienti dhe fryma e pėrgjithshme kuptohet qartė se ėshtė integruar nė Ciklin e Kreshnikeve. (Kėngė popullore legjendare, Tiranė, 1955, f. 65). Siranin e pyesin agallarėt pėrse nuk martohet. Ai u pėrgjigjet se ka rėnė nė dashuri me gruan e Amaut Osmanit dhe se do tė shkojė t'ia rrėmbejė. Niset dhe nė Fushat e Kralisė "tridhetė bashkė i kite pa :/in dalė ēikat te gurra tue la". Nga biseda me to kupton se cila ėshtė nusja e Arnaut Osmanit dhe atėherė e rrėmben n'vithet gjogut djali po ma ven,/me ni rryp pėr vedin ma ka njeshė, e pėr bjeshkė rrugėn e ka marrė, /tridhetė ēikat brimėn e fillojnė". Arnaut Osmani niset ta ndalojė grabitėsin, por ai ėshtė larg. Atėhere merr njė gjethe dhe shkruan me gjak mbi tė : "Pa trimni njat nuse e ke marrė, /ka viejtė provė me mua me u ba"! Era e merr gjethen dhe ia ēon Siranit. Ky i shkruan njė letėr dhe cakton ditėn e dyluftimit. Tė dy ndeshen rreptas: "Paskan nisė me mazdraka po priten!/Kryeēa-kryeēa atllarėt i avritkan,/paskan nisė me shpata ēi po priten,/deri batall shpatat i kanė ba./Atėherė trimat n'tokė ēi kanė ra, /fyt ėm fyt trimat kenkan kapė(...)/Shum janė siellė, shum janė sukullua, gjaku sytė krejt ja kite mlua,/nusja rrite n'kam tuj shikjua:/Pash ni Zot, djelmoēa, ēi ju ka dhanė,/nalnju pak sytė ēi me i la! "Trimat ndėrpresin belegun dhe pyesin njeri-tjetrin se nga janė e ē'njerėz kanė nė shtėpi dhe kėshtu mėsojnė se janė vėllezėr, mbetur jetimė, Sirani qė kur ishte 5-vjeēar (mbasi babanė ua kishte vrarė Muji), ndėrsa Arnaut Osmani ishte ende nė bark tė nėnės e kėshtu nuk e kishte njohur tė atin. Edhe e ama e kishte braktisur nė sarajet e Krajlit dhe pėr vete qe larguar. Kėshtu njohin njėri-tjetrin dhe pasi kėrkojnė pėr njė kohė tė gjatė, gjejnė edhe nėnėn e tyre.
Njė kėngė e tillė legjendare ėshtė ambientuar edhe nė kohėn e Skėnderbeut dhe dėshmon me kėtė pėr vjetrinė e saj. E mbledhur nga De Rada (MH I f. 167) ajo ėshtė botuar te "Rapsodi..." dhe nis me vargjet: "Gajin buk si di vėllezėr/Skanderbeku e Milo Shini". Befas dėgjohet njė gjėmim. Skėnderbeu nis Milo Shinin tė shohė se ē'ėshtė: po tė jenė turqit, ta thėrrasė, po tė jetė gjėmim nga qielli, tė kthehet. Milo Shini shkon dhe vė re se vinin turqit. I vjen turp tė kthehet dhe tė thėrrasė Skėnderbenė dhe vendos tė ndeshet me turqit ai vetė me trimat e tij. Nė betejė e sipėr, Milo Shini plagos njėrin nga turqit. Kur e pyet se kush ėshtė, tjetri i pergjigjet: "-Jam i arbėresh u, Gjin Bardhela./-Gjin Bardhela, vėllau im,/mba tutje mos u t'vras,/se jam gjaku dejturith,/tė gjakut te qenit turk."Nė fund tė betejės, ai e ēon vėllane nė shtėpi, te e ėma: "-agėzuashė, zonja mėmė, /Gjin Bardhelėn, tėt bir, /Gjin Bardhelėn, tim vėlla,/ t'e solla. Ni mua uratėn,/ uratėn e tinė zoti,/ėm e tė gjithė ėngjėjvet'. Nė kėngė nėnkuptohet se si janė ndarė vėllezėrit nga njeri-tjetri, me sa duket Gjin Bardhela ka qene rrėmbyer e rritur si jeniēer.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:37   #10
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Gjergj Elez Alia

Trim mbi trima kishte qėnė gjithmonė Gjergj ElezAlia. Vjetė e vjet ai i kishte dal zot truallit tė tė parėve, ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz
e shpatė kundėr armiqve tė derdhur kėtej nga deti e nga toka pėr tė shkelur vendin, pėr t'a dhunuar e zhveshur. Dhe tė gjithė kėta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirė pėrtokė pa frymė. Por nė luftrat e shumta me dhunonjės tė shumtė trimi ynė kishte marrė nėntė plagė nė shtat dhe tani kishte nėntė vjet qė dergjej nė kullė. Atė e kishin harruar tė gjithė dhe e kishin lėnė nė dorė tė fatit. Nuk e kishte harruar vetėm e motra qė i rrinte ditė e natė mbi krye. I lante plagėt me ujėt e gurrės nėntė vjece, ia shpėlante me lotėt e syve tė saj, i terte gjakun me flokėt e ballit; shtatin ia lidhte me shamitė e nėnės, ia hijshonte me petka e moēme tė tatės; armėt e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armėt pranė, bacė Gjergji e ndjente zemrėn ende tė ngrohtė, i ngjallej njė fill shprese. Ai i duronte si burrė dhembjet e plagėve kur i ndėrronte motra shtatin.Vetėm njė dhembje nuk e duronte dot Gjergji. Dhembjen pėr motrėn e dashur tė varrosur sė gjalli pranė tij, nė kullėn e lartė, qė t'i mjekonte plagėt, tė pėrkujdeseshe pėr tė. Kjo dhembje e shtrinte Gjergjin si tė vdekur, pa frymė. E motra e Gjergjit s'kish patur kurė ēaste gėzimi. Ndėrsa shoqet e saj gėzonin tė ritė e tyre, kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fėmijė, ajo rrinte gjithnjė mbyllur nė kullė pranė Gjergjit tė sėmurė.
Kėshtu kaluan tė nėntė vjetėt. Vitin e nėntė u hap e mori dhenė fjala gjėmėmadhe se kish dalė nga deti njė bajloz i zi, trim i fortė e i prapė, mė i lig nga gjithė bajlozėt e tjerė qė kishin shkelur gjer atėherė truallin tonė. Ky bajloz i prapė i kishte hedhur vendit njė rreng tė rėndė; ēdo derė ti jepte njė dash tė pjekur, ēdo vatėr ti dėrgonte njė vashė tė njomė Bajlozi vriste ditė pėr ditė, digjte javė pėr javė njė krahinė. Kishte vrarė aq kreshnikė sa tani askush s' kish zemėr t'i dilte pėrpara e t'i priste hovin, sepse topuzi i tij ishte shumė i rėndė, shpata e tij ishte shumė e mprehtė dhe shigjeta e tij pėrshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kėshtu tėrė vendi lėndonte nėn thundrėn e tij.
Gjergj Elez Alia s'dinte gjė; ai dergjej nė shtrat si i vdekur e i pakallur nė varr. Askush nuk vinte t'i qante brengėn e ti kėrkonte ndihmė sepse e dinin se s'kishte forcė as tė dilte tek pragu i derės. Kur i erdhi rradha shtėpisė sė Gjergjit qė t'i jepte Bajlozit haraēin, dashin e pjekur dhe motrėn, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua dhe nėmi
- O vėlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori
Nėna e tata kalben tė vdekur nėn blir.
Shtati i vėllait kalbet sė gjalli brenda nė shtėpi.
Shtati i motrės do tė bjerė nė duart e balozit tė zi ...
Pse vallė nuk shėmbet kjo kullė tė na zėrė brenda tė vdekur ?
Pse s'bėhet gėrmadhė kjo shtėpia jonė ?
Vdekja ėshtė mė e ėmbėl moj e zeza nėnė se sa jeta pa nder.
Atėherė Gjergji u zgjua, shikoi pėrreth e s'dinte ē'kishte ndodhur. Kish ndjerė qė i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se kulla i ishte rrėnuar aq shumė sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu bė copė, shikoi motrėn; dy vija lotėsh ia pėrshkuan faqet e tretura. Dhe nga pikėllimi mallkoi kullėn;
- Hej, u nxifsh moj kulla ime! Tė mbuloftė
fund e krye lemashku. Paē banorė brevėn e gjarprit!
Si mė lėshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda nė shtrat ?
Motra ia fshiu me dorė tė dredhur lotėt e i tha:
- Jo, more vėlla, nuk bie shi pėrjashta e nuk pikonēatia e kullės.
Ty tė kanė lodhur fort plagėt e shtatit dhe shkretia,
prandaj s'di ē'flet; sytė e mi pikojnė lot vėlla !
Atėherė Gjergji i shtrėngoi dorėn me atė pėllėmbėn e thatė, i lėmoi ėmbėl fytyrėn, e shikoi me ata sytė e mallit dhe i foli me zjarr, si nuk kish folur kurrė:
- Pse qan moj motėr ? Pse ma thyen kaq shumė zemrėn ?
Shtati im ka nėntė vjet qė po kalbet sė gjalli.
Nė kėta nėntė vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrė pushim e
ka fėrfėlluar gjithnjė si ai gjethi i ahut nė faqe tė shullėrit.
Vallė a s'ke pasur tė hash e tė pish nė kėta nėtė vjet ?
A s'tė ka mbajtur ty vėllai me tė veshur e tė mbathur ?
A tė ka rėnduar ndonjėherė me fjalė ?
Apo tu mėrzit vėllai dhe tė ka lindur dėshira tė martohesh e ta braktisėsh ?
Atėherė motra, ia mori dorėn, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu pėrgjigj bukur:
- Oh vėlla ! Kaq shumė tė paska mėrzitur vuajtja qė mė flet kėshtu ?
Hyfsha gjallė nėn dhč nė mė shkon mendja pėr t'u martuar.
tė ngrėnė e tė pirė kam patur mjaft vėlla.
Edhe tė veshur e tė mbathur kam pasur mjaft,
Kurrė s'mė ke rėnduar me fjalė si sot.
Unė ty tė kam tatė, ty tė kam vėlla.
Po sot bacė Gjergji dua tė qaj njė brengė tė madhe.
Si nuk t'u pėrkėmb vallė shtati nė kėta nėntė vjet qė tė dalėsh gjer te praku i derės ?
Si nuk u tha motra jote - e thaftė vera !
Po qysh tė duroj unė e zeza turpin e ti shkoj bajlozit nė derė ?
Kur dėgjoi kėto fjalė, bacė Gjergji i harroi tė nėtė plagėt e shtatit, i harroi tė nėtė dhimbjet dhe brofi drejt e mė kėmbė sikur tė mos paskėsh lėnguar kurrė nė shtrat: i hollė, i gjatė, ashtu siē kishte qėnė dikur trim mbi trima. I tha sė motrės:
- O motėr, merr tani gjogun e luftės e zbrit shpejt deri tek nallban vėlami.
I thuaj: " Tė dėrgon falmeshėndet Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj hekuritė farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalė bajlozit nė shesh tė burrave ".
Po s'desh tė ma mbathė gjogun nallban vėlami,
hipi sėrish e shko nė derė tė nallban dashamirit.
Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti nė qytet e shkoi drejt tek nallban vėllami.
- Puna e mbarė o nallban vėllami !
- Mbarė paē, moj vashė e largėt !
- O vėllam, tė dėrgon falėmeshėndet bacė Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun
me patkoj hekuri tė farkuar e thumba trungji,
se do t'i dale baljozit nė shesh tė burrave.
Mirėpo nė kėta nėntė vjetėt, qė kur Gjergji ish varrosur sė gjalli breda nė kullė, nallban vellami e kish harrur fare vėllazėrinė e vjetėr. Ai nisi t'i flasė sė prapthi sė motrės sė bacė Gjergjit.
- Po tė m'i falėsh - tha -moj vashė, ata sytė e ballit,
unė do tė shpėtoj Gjergjin tėnd:
do t'ia mbath mirė gjogun e do t'ia bėj tė fluturoje si era.
Motra e Gjergjit ia ktheu me zemėrim:
- C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftė goja ?
un pandeva se pata ardhur nė derė tė vėllamit,
po e shoh se paskam rėnė nė derė tė magjypit.
Kėta dy sy unė ia kam falur njė hėrė e pėrgjithmonė
nėnės e tatės qė kalben nėn dhč,
ia kam falur Gjergjit tim qė kalbet me nėntė plagė mbi dhč !
Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vėllamit qė e kish
harruar vėllazėrinė dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri.
- O nallban dashamiri - i tha - tė dėrgon falėmeshėndet
bacė Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj tė
farkuar dhe me thumba trungji,
se do tė dalė tė luftojė me bajlozin e detit.
Nallban dashamiri s'ia bėri fjalėn dy po ia mbathi kalin mirė e bukur si pėr vete.
- I thuaj - tha - falėmeshėndet bacė Gjergjit e daltė faqebardhė nė luftė.
- Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha.
Mbrėmanet vajza u kthye nė shtėpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nėn hijen e blirit
: i veshur e mbathur me armėt pranė. Ai kishte mposhtur dhimbjen e shtatit pėr tė ruajtur nderin e shtėpisė sė vet e tė gjithė vendit pėr hakmarrje.
C'bėri Gjergj Elez Alia ?
Ia dėrgoi falėmeshėndet Bajlozit tė detit dhe i tha :
- Unė s'kam vashė pėr ty o bajloz !
Deshtė e vathės nuk i kam majmur pėr ty.
Kam vetėm njė motėr nė shtėpi po nuk ta jap dot
se s'ka kush tė mė lidhė plagėt e shtatit.
Pra tė pres tė dalėsh nė dyluftim nė shesh tė burrave.
Kur zuri drita tė zbardhė majat ata tė dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolėn kaluar nė fushė tė luftės dhe zunė t'a thumbojnė shoqishoqin me fjalė. Bajlozi ish veshur me parzmore tė rėnda hekuri, kish vėnė nė kokė pėrkrenare celiku ish armatosur me
kėpucė tė rėnda dhe shpatė tė gjatė dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin tė ligur e tė tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me tė madhe dhe i thirri :
- Nga varri qenkė ngritur o Gjergj!
Pse mė ke nxjerė kot bre burrė nė fushė tė luftės ?
A nuk e di ti se mua mė thonė bajloz deti ?
Unė kam shembur nga kali shumė kreshnikė dhe i kam dėrguar nė botėn tjetėr.
Ty do tė shemb me gishtin e vogėl !
Gjergji ia ktheu bukur :
- Mirė po thua o bajloz tė lumtė goja !
Vėrtetė unė kam nėntė vjet qė kam marrė udhėn e varrit
se kam nėntė plagė nė shtat, po pa arritur ende nė varr
ti mė ktheve prapė, sepse ti mė ke kėrkuar motrėn
pėrpara se tė mė kėrkosh dyluftimin,
ke kėrkuar berat pėrpara se tė kėrkosh barinė,
unė kam ardhur kėtu tė tregoj se ē'na thotė kanuni i tė parėve tanė;
tė mos lėshojmė gjėnė para se tė lėshojmė armėt,
tė mos i japim kurrė motrat bajlozit para se tė vritemi me shpatė nė shesh tė luftės.
Bėhu gati bajloz se tė ka ardhur dita e fundit. Kėtu i thonė Gjergj Elez Alia.
I lėshuan kuajt vrap nė fushėn e luftės tym mė tym . Bajlozi i prapė mori nė shenjė i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit pėrkuli tė dy gjunjėt dhe u ul. Topuzi i rėndė i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbėdhjetė pash thellė nėn lėndinė. Pluhuri u ngrit dymbėdhjetė pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qėlloi bajlozin nė shteg tė ballit. Bajlozi u pėrkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tėrė fusha. Kali mori arratinė . Gjergji nxori menjėherė shpatėn e mprehtė dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari nė modhė tė shalės. Trungun ia hoqi zvarė pėr kėmbe nėpėr fushė pėrmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi nė njė pėrrua. Gjaku i bajlzoit tė zi rrodhi nėpėr pėrrua, nxiu gjithė lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundėrmoi erė kėrme...
Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar nė shtėpi, mblodhi gjithė shokėt e u tha : -pa dėgjoni o shokėt e mi, falė ju qofshin kullat e mia, falė ju qofshin gjithė paret e mia, falė ju qoftė gjithė malli dhe gjėja ime, amanet motrėn e Gjergj Elez Alisė.
Dhe trimi u hodh tė pėrqafonte motėrzezėn qė e priste me gėzim. Tė dyve zemrat u pushuan pėrnjėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Vdekje mė e lehtė dhe mė e ėmbėl s'ish parė kurrė. Shokėt vajtuan me gjėmė tė madhe, hapėn pastaj njė varr tė gjerė sa t'i nxėrė tė dy vėlla e motėr tė pėrqafuar. Varrin e rrethuan me njė muranė tė bukur qė tė mos harrohej kurrė se sa shumė e kishte dashur vėllai motrėn dhe motra tė vėllanė, tė mos harrohej trimi i madh Gjergj Elez Alia, qė mbrojti nderin e vet dhe tė shtėpisė dhe qė shpėtoi vendin nga dhunat e bajlozit tė zi. Mbi krye shokėt u mbollėn atyre tė dyve njė bli tė bukur, atje pushon ngaherė zogu i verės...
Kur nisi tė dushkohet mali qyqja qėndroi mbi muranėn e varrit tė ri se e gjeti blirin tė tharė. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe e gjeti tėrė kulmin tė shėmbur pėrdhe. Atėherė zuri vend nė njė dritare dhe i tha me pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės:
- Dėgjo o shtegtar i malit, nė qofsh duke kėnduar
kur tė afrohsh kėsaj ane pushoje kėngėn tėnde,
nė qofsh duke qarė kur tė afrohesh kėsaj ane

shtoje dhe mė shumė vajin e gjėmėn.
Unė kėrkova bjeshkė mė bjeshkė,
verova verim mė verim,
mjerova shtėpi pas shtėpije
por kėrkund nuk e pashė njė trim si Gjergj Elez Alia.
Tė gjitha shkuan e vanė,
Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq,
kulla e lartė u shemb dhe murana e varrit s'njihet mė,
as kulla e dikurshme,
po doli kėnga qė shkon si njė yll drite nėpėr shekuj
pėr tė kėnduar trimėrinė e vėlait dhe dashurinė e motrės,
fismėrinė e shpirtit tė madh shqiptar
dhe kėnga nuk vdes kurrė....
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:38   #11
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Rozafa

Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė dhe mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.
Kur ėshtė hedhur guri i parė i nė themelet e kėsaj
kėshtjelle? S'dihet . Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė mocėm tė kėsaj mėnge. Njė gjė dihet mirė e qartė ; atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj Ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergesten e bujshme apo Triesten e ditėve tona, ishte breg ilir. Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt turqit e shumė popuj tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si dhe vetė muret e kėshtjellės , janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe atyre qė e kanė mbrojtur. Tė huajt erdhėn dhe shkuan kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.Ndėrtimi i Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur por dhe tė hidhur qė ka ardhur nga lashtėsia deri nė ditėt tona. Ja c'thotė kjo gojėdhėnė.........

I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė . Kjo mjegull mbeti aty tre ditė e tre netė . Pas tri ditėsh e tri
netėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit. Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė. Murin qė e bėnin ditėn u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot . Na shkon aty njė plak i mirė.
- Puna e mbarė , o tre vėllezėr.
- Tė mbarė paē o plak i mirė . Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė.
Ditėn punojmė , natėn prishet . A di tė na thuash njė fjalė tė mirė .
C'tė bėjmė qė tė nbajmė muret nė kėmbė ?
- Unė di - u thotė plaku - po e kam pėr mėkat tua them .
- Atė mėkatė hidhe mbi kryet tona , se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbė kėtė kėshtjellė..
Plaku i mirė mendohet e pyet :
- A jeni tė martuar o trima ? A i keni ju tė tre vashat tuaja ?
- Tė martuar jemi - i thonė ata - edhe tė tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ē'tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė ?
- Nė doni ta qėndroni , lidhuni me besa besė : vashave mos u rrėfeni , nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t'u them unė . Atė nga tė tri kunatat qė do tė vijė nesėr t'ju sjellė bukėn , t'a merrni e t'a muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės . Atėherė keni pėr ta parė se muri do t'u zėrė vend e do t'u qėndrojė pėr jetė e mot.
Tha kėshtu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa.
Vaj !
Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet kėshtu e kėshtu , i tha tė mos
vinte atje tė nesėrmen . Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet . Vetėm i vogli e mbajti besėn , fjalėn : nuk kuvendoi nė shtėpi , nuk i tha gjė vashės sė vet .
Nė mėngjes ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė . Cekanėt godasin , gurėt coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen...
Nė shtėpi nėna e djemve s'di gjė . I thotė sė madhes:
- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukė e ujė ; duan kungullin me verė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nėnė , sot s'mund tė shkoj se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes:
- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukė e ujė : duan kungullin me verė.
- Besa nėnė , sot s'vete , se do shkoj tek fisi pėr tė bujtur.
- Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl .
- Moj nuse e vogėl...
Nusja e vogėl brof nė kėmbė:
- Urdhėro zonja nėnė !
- Mjeshtėrit duan bukė e ujė; duan kungullin me verė.
- Besa nėnė unė shkoj , po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmė ne e s'ta lėmė tė qajė - , i thonė tė kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, puth djalin e vogėl nė tė dy faqet,
niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.
- Puna mbarė , o mjeshtėr !
Po c'ėshtė kėshtu? Cekanėt ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotė:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur nė ditė tė zezė , moj kunata jonė . Ne e kemi bėrė me fjalė tė t'murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
- Shėndoshė ju o tim kunetėr. Po unė do t'ju lė njė porosi:
kur tė mė muroni nė mur, synė e djathė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė - me njėrin sy do ta shikoj , me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do ti tund djepin e njėrin gji do t'ia jap tė pijė. Gjiri im u muroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im u trimėroftė, u bėft mbret e mbretėroftė !
Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben mė si mė parė. Po reth tyre gurėt janė dhe sot tė lagur e tė myshtė, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr birin e saj...
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimėroi .
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:41   #12
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Besa e Kostandinit

Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...
Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
t'a sjell!.
Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:
- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!
Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.
E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
Dhe si rinin tė dyja,
njėra tek praku e tjetra nė derė,
plasėn si qelqi me verė...
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:47   #13
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Ymer Agė Ulqini

YMER AGĖ Ulqini ishte djalė nė lule tė moshės. Tė sotmen u martua tė nesėrmen i erdhi kartė nga mbreti: "Ti Ymer agė Ulqini tė nisesh e tė shkosh nė luftė se po na sulmon armiku ... "Kjo kartė ishte e zezė, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bėntė fjalėn dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armėt, shkoi u la shėndenė miqve, shokėve, nėnės e atit, pastaj vajti e ia tha vashės: Moj vasha ime, mua mė dėrgon mbreti fjalė tė shkoj nė luftė e duhet tė nisem.
- Merrmė dhe mua me ty Ymer Agė -, i thotė vasha.
- Jo vashė nuk tė marr dot, se atje i thonė luftė e lufta ėshtė pėr burrat. Unė dua tė mė japėsh besėn se nuk do tė martohesh e do mė presėsh derisa tė kthehem.
Mė thuaj sa do tė mė presėsh ti mua moj vasha ime ?
- Do tė tė pres nėntė ditė
- Nėntė ditė janė pak moj vashė, udha ime ėshtė e gjatė dhe lufta ėshtė e gjatė, se kjo luftė bėhet nė dhe tė largėt. Nė mė do siē tė dua tė mė presėsh nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė tė nėntė vjetėt e tė nėntė ditėt e unė tė mos kthehem ti vashė martohu e trashėgohu se kėshtu qėnka thėnė, atėherė unė s'do tė jem gjallė.
Vasha psherėtiu
- Mirė Ymer Agė do tė tė pres nėtė vjet e nėntė ditė.
Kėshtu e lidhėn fjalėn ata tė dy. Ai tė shkojė nė luftė, ajo tė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Ymer Aga i la shėndenė vashės, i hipi balashit e shkoi me zemėr tė ngrohtė nė luftė. Kali ikte e linte prapa njė re pluhuri qė ngrihej nė udhė. Kalorėsi nxitonte tė arrinte sa mė shpejt nė luftė. Trim ishte Ymer Agė Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtė. Qė nė pėrpjekjen e parė tė tij iu turrėn mizėri kalorėsish
tė veshur me hekur. E qarkuan dhe e qėlluan me shpatė, Ymer Aga luftoi si burrė, shtriu pėrdhe shumė burra, plagosi shumė tė tjerė po nė luftė e sipėr i vranė balashin. Sa ia vranė balashin Ymer Aga luftoi nė kėmbė gjersa iu thye shpata. E zunė rob e hodhėn nė burg brenda nė kėshtjellė. Qarkuan nga tė katėr anėt me gurė mure tė lartė dhe e mbajtėn derė pėr nder se kishte qėnė trim dhe trimi nderohet kudo. Aty nė dhe tė huaj nė burg shkojnė ditėt e bėhen javė, shkojnė javėt e bėhen muaj, shkojnė muajt e bėhen vjetė. Njė dy, tre, mė shumė...
Mirėpo Ymer Agė Ulqini e ka zemrėn tė ngrohtė sepse vasha i ka dhėnė fjalėn ta presė nė shtėpi nėntė vjet e nėntė ditė. Ai ha bukė, pi verė, qesh, ju jep zemėr shokėve i bie ciftelisė. Dėgjon bija e mbretit tė huaj e ēuditet.
C'ėshtė ky njeri - thotė - qė s'tutet se ėshtė burg brenda nė burgun e kėshtjellės.
- Eshtė Ymer Agė Ulqini - i thonė.
- Tė fortė e paska zemrėn.
- Tė fortė e tė ngrohtė se ėshtė shqiptar, me fjalėn e tij e me kėngėn e tij i forcon e i ngroh edhe tė tjerėt, shokėt. Po nė tė vėrtetė Ymer Aga e ka zemrėn tė ngrohtė e syrin zjarr. Pret qė mbreti i tij tė dėrgojė shpėrlblesė, ose shkėmbesė qė ta lirojė. "Domosdo" - thotė Ymer Aga - "mbreti do tė dėrgojė tė mė lirojė se unė kam luftuar kaq vjet pėr tė. Ia kam dėgjuar gjithnjė fjalėn, ku mė ka dėrguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
Po Ymer Aga nuk di se mbretėrit i harrojnė njerėzit qė u kanė bėrė shėrbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bėhet vonė se ka e s'ka Ymer Aga nė kėtė botė. Se Ymer Agėn e pret vasha nė shtėpi, se Ymer Aga kalbet nė burg. Mbreti bėn kokrrėn e qejfit nė sarajet mėdha buzė detit, ha e pi e ndėrron gratė, dėrgon tė tjerė nė luftė qė tė vriten e tė bien rob. Hajde, hajde na shkojnė tė nėntė vjetėt. Afrohet dita e zezė. Pas nėntė ditėsh do tė martohet vasha e Ymer Agės, siē e kishin lidhur fjalėn bashkė. Atėherė Ymer Agės i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha mė bukė, nuk pi mė verė, nuk i bie ciftelisė . Cuditen gjithė shokėt e pyesin ēka e pse rri i mekur . Ai nuk pėrgjigjet , qėndron nė heshtje kokėvarur i pikėlluar. E bija e mbretit qė s'ia dėgjon mė kėngėn pyet njerėzit:
- C'ka Ymer Aga qė s'po i ndihet zėri ?
Ymer Aga i thonė - ka ditė qė s'po ha e s'po pi, s'po vė gjumė nė sy e s'po i bie ciftelisė.
- Ma thėrrisni kėtu Ymer Agėn!
I vete Ymer Aga sė bijės sė mbretit.
- C'ke ti Ymer agė ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukė e pse s'pi verė, pse si bie ciftelisė.
Ymer Aga pėshon e ia kthen:
- Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijė e mbretit, as ciftelisė nuk i bie dot. Kam parė njė ėndėrr tė keqe.
- C'ėndėr ke parė Ymer Agė?
- Kam parė shtėpinė tė nxirė e tė shembur, babanė tė vdekur e tė harruar, nėnėn gjallė por tė verbuar. Edhe kam parė se vasha ime po martohet. Unė veē njė natė kam ndenjur martuar me vashėn time, tė nesėrmen mė erdhi kartė tė nisem pėr luftė. U nisa, luftova e rashė rob. Ne kemi bėrė me besa besė qė vasha tė mė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė nėntė vjetėt e nėntė ditėt ajo tė martohet e trashėgohet. Tė nėntė vjetėt shkuan, tani po shkojnė dhe tė nėntė vitet. Tė falem moj bijė e mbretit, a nuk i thua babait tė mė lėshojė pėr ca ditė, tė shkoj nė shtėpi sa tė flas me vashėn e pastaj tė khehem prapė nė burg.
- I them Ymer Agė por im atė, mbreti, kėrkon nėntė qese aspra qė tė lėshojė.
- E ku ti gjej unė kėto nėntė qese moj bijė e mbretit.
Unė kam nėntė vjet qė jam rob i zėnė ...
- C'mė lė ti peng mua o Ymer Agė qė tė tė lė tė shkosh ?
- Tė le besėn time o bijė e mbretit .
E bija e mbretit e di se Ymer Aga ėshtė shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besėn. i Thotė:
- Ngrihu Ymer Agė, shalo kalė dorinė e pėr tri ditė arri nė Ulqin.
Shokėt e Ymer Agės fillojnė e qajnė:
- Mjerė ne Ymer Agė po shkon e na le vetėm!
Ymer Aga kthehet e u thotė:
- C'keni o shokė qė po qani? Nė qofsha gjallė do kthehem prapė. Kėtu njė orė e mė parė do presim bashkė si ta kemi tė thėnė. Tė mirėmbetshi.
- Udhė e mbarė Ymer Agė, dalsh faqebardhė!
Shalon ai shpejt kalė dorinė, i hip e merr vrapin drejt pėr nė Ulqin. Kali ikėn si shigjetė , lė pas njė
vrazhdė pluhuri qė ngrihet lart. Mbetėn prapa male e fusha, dalin pėrpara male tė tjera, fusha tė tjera.
Vrapo dori qė tė arrijmė tė bukurėn pėrpara se tė martohet. Ik e ik e ditė e natė me shkumė tė kuqe nė gojė ... Doriu ėshtė i kėputur, Ymer Aga ėshtė i drobitur. Veshėt i buēasin por tė dy shkojnė e
shkojnė ... Pėr tri ditė e tri net shkojnė nė vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzė detit
tonė ...
- Ah, Ulqin, Ulqin tėrė jetėn tė kam pasur nė zemėr. Nėntė vjet tė kam parė natė pėrnatė nė ėndėrr. Nėntė vjet kam dashur qė tė puth dheun. Valėt thyhen njėra pas tjetrės nė breg. Era fryn e fortė. Pėrsipėr fluturojnė pulėbardhat... Ja tek nxin shtėpia e Ymer Agės. Ai shikon si nėpėr gjumė. Jam a s'jam kėtu, i ėshtė tharė gjuha pėr njė pikė ujė. Qėndron nė njė krua qė tė lahet e tė pijė, aty gjen tė ėmėn plakė. Ai e njeh ajo se njeh.
- Mirė se tė gjej o e mira nėnė!
- Mirė se vjen o rob i zėnė!
- Ku mė di ti se jam rob i zėnė?!
- Nga flokėt e gjata qė tė varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zėnė?
- Vij nga ajo e zeza Spanjė!
- A mos e ke parė Ymer Agėn tim? A mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė? E kam parė sot e tri javė moj e mira nėnė. Ymer Aga u vra, vetė e lava, vetė e qava e tė shtatėzėn ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bėn zemrėn gur e nuk i rrėfen tė vėrtetėn. i thotė:
- C'jan ata njerėz qė nxijnė tej moj e mira nėnė? C'janė kėta topa qė po bien kodrave?
- Janė krushqit e atij qenit Veli Pashės qė kanė marrė nusen e po shpien nė shtėpi. Topat qė bien janė topat e dasmės.
- C'nuse kanė marrė moj e mira nėnė?
- Nusen e tim biri , tė Ymer Agės ...
Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve pėrpara.
- Mirė se ju gjej o krushq dasmorė
- Mirė se vjen , o rob i zėnė. Nga na vjen ti , o rob i zėnė?
- Nga ajo e zeza Spanjė
- A mos e ke parė Ymer Agėn apo mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė?
- Kam tri javė qė e kam parė. Ymer Aga u vra. Vetė e lava e vetė e qava e tė shtazan ia ndava.
Krushqit gėzohen, qeshin; nusja qan nėn duvak ...
Ymer Aga hidhet e thotė:
O krush o dasmorė! Ymer Aga mė ka lėnė njė amanet: t'i them nja dy fjalė kėsaj vashe.
- Thuj tri e sa tė dush, o rob i zėnė
Ymer Aga i afrohet koēisė dhe pyet nusen:
- A e njeh Ymer Agėn, moj vashė?
- Si ta njoh e mjera unė e mjera nje natė tė fjetur, nėntė vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nėnė me pat thėnė se ka njė shenjė nė llėrėn e djathtė, qė ia ka kafshuar kali Ymer Aga pėrvesh llėrėn e djathtė e i tregon shenjėn. Nusja e njeh, gėzohet. I zbret koēisė, hedh mbi krye duvakun e nusėrisė e u thotė krushqeve:
- udhė e mbarė, o krush bujarė, se unė po marr burrin e parė! Ky ėshtė Ymer Aga im. Burrė e kisha e burrė e kam pėr jetė e mot!
Ymer Aga e hedh nė vithe tė doriut edhe shkon drejt nė shtėpi. Kthehet pastaj edhe sjell nėnėn.
Tė nesėrmen i hip prapė doriut edhe merr udhėn e Spanjės. "Ti, dori, tė mė zbardhesh faqen, se i kam dhėnė fjalėn bijės sė mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persėri prapa. Kali vrapon ditė e natė...


Po ē'na ndodh andej, nė atė tė zėzė Spanjė? Mbreti se dėgjon e se sheh Ymer Agėn. Pyet e i thonė se Ymer Agėn e ka lėshuar e bija qė tė kthehet nė vendin e vet. Ai thėrret sakaq tė bijėn e i shfyen:
- ē'u bė Ymer Aga robi ?
- E lėshova unė o im atė, qė tė takohet me vashėn e tij se do t'ia merrte dikush tjetėr. Mė dha besėn: pėr tri ditė vjen prapė. Sot mbarojnė tė tri ditėt e do tė kthehet. mbreti zemėrohet.
- Jo tė gėnjeu nuk do tė kthehet!
Jep urdhėr t'i presin kokėn sė bijės nė krye tė shkallėve.
Prit o im atė, gjersa tė ngryset, se Ymer Aga do tė kthehet medeomos. Ai se shkel besėn
- Jo, kush shkon nuk vjen prapė. Ėshtė si zogu i kuvlisė: posa ia hape, iku...
Do tė kthehet se me ka dhėnė besėn.
- Besa ėshtė njė fjalė, dhe fjalėn e merr era. Atė e shkelin dhe mretėrit.
- Mbretėrit e shkelin, Ymer Agė shqiptari nuk e shkel, o im atė... Nė atė ēast dukej tej njė kalorės qė vjen vrapė, duke lėnė mbrapa njė fashė pluhuri. Sa tė mbyllesh e tė hapėsh sytė, kalorėsi hyn nė portė tė kėshtjellės. I zbret kalit tė shkumėzuar dhe i falet sė bijės sė mbretit:
- Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besėn. Unė vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapė.
Mbreti e shikon i ēuditur nga kryet e shkallėve e thotė
- Ymer Ago shqiptar , ti paske qėnė me tė vertetė burrė i besės! Tė lumtė!
pastaj kthehet e u jep urdhėr rojeve:
Ymer Agėn ta lironi tė shkojė ku tė dojė. Burrė qėnka e burrė qoftė! Lėshoni dhe tė nėntė shokėt qė ka.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:51   #14
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Bija e Hėnės dhe e Diellit

Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
- Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.
Ajo i tha:
- Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
nė mal tė kuēedrės tė gjuash!
Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:
- Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.
- Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.
- Cdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
- Do tė tė jap besėn time!
- Mirė, nėma besėn e shko.
Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
- Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!
- Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
- Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzėn nė gaz.
- Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
- Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
- Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
- Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
- Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do tė vij me ty!
Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftė edhe pa mua...
- Kaq shumė mė do?
- Shumė...
Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
- Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij"
Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:
- Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.
- Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
- Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.
- C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
- E kam shoqin e jetėve.
- Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
- Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
- Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.
Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jete. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 19:04   #15
busavata
Dr. pėr Rock 'n Roll
 
Avatari i busavata
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Gjilan
Postime: 7,585
Thanks: 423
Thanked 619 Times in 245 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 73
busavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

e ke zbukurue forumin me kto legjenda te bukura Kryeplak , faliminderit se jam kenaq tu lexue , na nevoiten , se jan ushqim shpirtrorė
__________________
I know it's only Rock 'n Roll but I like it
busavata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i busavata pėlqehet nga
i vjetėr 04-02-2011, 19:12   #16
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Postime: 1,779
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga busavata Shiko postimin
e ke zbukurue forumin me kto legjenda te bukura Kryeplak , faliminderit se jam kenaq tu lexue , na nevoiten , se jan ushqim shpirtrorė
Faleminderit qe e vlereson,
te njejten gje po mendoja e une teksa i postoja " ngelem tu bo chit chat gjithe diten si me qene adoleshente , na nevoitet nje dritare relax
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 20:41   #17
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Postime: 712
Thanks: 9
Thanked 4 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Ajo me Ymer Agen e ka moralin shume te fuqishem, e kisha harruar si legjend, biles kam ne PC dhe nje kenge labe qe i kushtohet Ymer Ages. Ymer Ago i thone leberit dhe kenga eshte komplet intepretimi i legjendes.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 21:37   #18
Alb
Super Anėtar
 
Avatari i Alb
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Tirane
Postime: 231
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 7
Alb do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

Morrison per ket e ke fjalen ??



Ja dhe nje kenge tjeter per gjergj elez alian

__________________

Live Your Life With No Regrets.
Alb nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 22:40   #19
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Postime: 712
Thanks: 9
Thanked 4 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

haha haha haha jo, jo ato jane rrok ma te leht si kjo ktu:

Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 22:55   #20
Alb
Super Anėtar
 
Avatari i Alb
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Tirane
Postime: 231
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 7
Alb do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Legjendat.

e bukur fare morrison ato kenge ca ke ne Pc Krijoi ndonje video Clip me windows movie maker dhe pastaj Beji Upload ne Youtube Dhe hudhi ketej nga Forumi
__________________

Live Your Life With No Regrets.
Alb nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur