Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Ēėshtja kombėtare > Figurat e shquara

Figurat e shquara Gjithēka mbi figurat e ndritura Kombėtarė Shqipėtare...

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 29-10-2011, 21:21   #1
trestenik
Heavy Metall
 
Avatari i trestenik
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 735
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 12
trestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithėtrestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithėtrestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithėtrestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithėtrestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithėtrestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithė
Gjendja bazė Ali Pashe Tepelena - Figure Kombetare

Mjeku anglez kishte dėgjuar shumė pėr bėmat e kėqija tė Ali Pashait, qė nga ngjarjet e Kardhiqit e deri nė ndėshkimet e rėnda publike qė zbatonte Pashai, por toni i pėrdorur nė kujtimet e tij pėr Pashanė ėshtė tepėr interesant. Mirėsia e shfaqur nga njė sundimtar tiran tregonte se mjalti qė rridhte prej gojės sė tij nuk ishte gjithmonė i hidhur

Aty nga ditėt e fundit tė vitit 1812 erdhi nė Janinė mjeku anglez Henry Holland, mjek primar nė spitalin qendror tė Marinės Angleze nė Ishullin e Maltės. Nė atė kohė ai ishte 24 vjeē dhe kishte njė shtat tė gjatė e tė derdhur. Ishte biri i njė prej familjeve angleze mė tė dėgjuara tė kohės. Ai kishte sjellė me vete letra rekomandimi pėr Ali Pashanė dhe pėr sekretarin e tij, Kolovo, i cili nė fakt kryente detyrėn e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Pashait. E vendosėn si bujtės nė shtėpinė e njė greku qė ishte njė nga mė pasanikėt e qytetit. Nė ato kohėra Kolovi ishte 54 vjeē dhe kishte njė paraqitje imponuese, ku spikaste njė dashamirėsi karakteristike. Meqė zotėronte anglishten, frėngjishten dhe gjermanishten, I propozoi doktorit qė tė bėhej pėrkthyesi i tij. Tė nesėrmen e mbėrritjes nė Janinė, doktor Hollandi u shpu nė pallat pėr njė takim me Ali Pashėn. Kur hyri nė pallat, ai u ndodh ndėrmjet ushtarėve shqiptarė tė Pashait, tė cilėt me paraqitjen dhe ecjen e tyre tė madhėrishme silleshin lart e poshtė. Hollandit, ndėrmjet karrocave tė pashait qė ndodheshin nė atė cast nė oborrin e pallatit, syri i zuri njė pajton. Pajtoni ishte njė karrocė e rėndė gjermane, qė dukej sikur kishte pėrshkruar nja njėzet here rrugėt e Evropės. Pasi ngjiti shkallėt e gurta qė i dolėn pėrpara ai u gjend para njė korridori tė madh, dritaret e tė cilit, tė gjera dhe tė larta, vėshtronin nga liqeni dhe nga malet e Janinės. Korridori ishte I mbushur plot e pėrplot me njerėz. Syri dallonte ushtarė shqiptarė, turq e marokenė. Midis tyre kishte oficerė turq, sekretarė grekė dhe izraelitė, korrierė tartarė, skllevėr zezakė, tregtarė tė shumtė si dhe banorė tė ndryshėm qė prisnin tė parashtronin lutjet e kėrkesat e tyre para Pashait. Kur nė fund tė korridorit u hap njė perde e rėndė, Hollandi u gjend nė njė sallon tė madh me njė tavan tė lartė. Salloni ishte i mbushur me shtylla tė larta e tė zbukuruara me gdhendje dhe kishte plot dritare tė mėdha, tė cilat vėshtronin nga liqeni. Muret e sallonit ishin tė zbukuruara me yje tė kuq e tė kaltėrt. Tavani i tij prej dėrrase kishte njė gdhendje nė formė katėrkėndėshi, nė skajet e tė cilit ishin gdhendur yje dhe mesi i tij kishte plot gdhendje karakteristike tė lyera me ngjyrė tė kuqe. Nė muret e sallonit, ndėrmjet shtyllave, vareshin shpata, dorezat e florinjta tė tė cilave, ishin tė zbukuruara me gurė tė ēmuar. Dyshemeja ishte e shtruar me sixhade tė bukura dhe tė rėnda. Salloni pothuajse nė tė katėr anėt rrethohej me mindere tė gjerė, mbi tė cilėt ishin vendosur jastėkė tė kuq, tė zbukuruar me tantella tė pėrgatitura me fije argjendi. Pranė zjarrit tė druve, qė digjeshin nėn njė tendė tė qendisur me hijeshi, qėndronte i ulur Ali Pashai nė njė minder qė ishte pak mė I lartė se minderet qė qarkonin sallonin madhėshtor tė audiencave. Nė kokė mbante njė takie tė lartė e tė rrumbullaktė me ngjyrė tė kaltėr tė errėt, anėt e tė cilės ishin tė zbukuruara me qėndisma tė bėra me fije ari dhe argjendi. Mbi veshjen e tij tė brendshme, qė e kishte me vija tė qėndisura me ar, mbante njė xhubė tė verdhė me reflekse tė kuqe. Nė brez kishte njė kamė e njė kobure, dorezat e tė cilave ishin tė zbukuruara me gurė tė ndryshėm tė ēmuar. Edhe nė gishtat e duarve kishte unaza me gurė brilantesh. Nargjileja afėr tij ishte e zbukuruar me gurė brilantesh. Si pėrherė, ai kishte njė qėndrim dinjitoz qė shprehte mirėsjellje. Fytyra e tij qė shprehte sinqeritet ishte e qetė dhe tėrheqėse, por brenda kėsaj paraqitjeje, ashtu si e ka pėrshkruar dhe Bajroni “fshihej zjarri i njė furre qė digjej pa ndėrprerje”. Hollandi e solli bisedėn rreth Bajronit dhe Hobhousit, tė cilėt e kishin vizituar kohė mė pare Pashanė. Gjatė kohės qė bisedohej pėr kėta, Pashai nuk shprehte ndonjė mėrzi, por me sa dukej ai dėshironte tė bisedonte mė shumė pėr politikė. I pėlqente qė biseda tė zhvillohej pėr atė qė francezėt kishin bėrė nė Rusi dhe anglezėt nė Spanjė. Pas kėsaj bisede u hap problemi i njė anijeje tė tij transporti, e cila ishte kapur nga njė frigate angleze, e mė pas e kishin ēuar nė Korfuz. Hollandi u pėrpoq tė bėnte njė koment dhe tė mos prekte kėshtu asnjėrėn palė. Ali Pasha e ndoqi bisedėn me interes dhe pasi ia plasi njė tė qeshure tė madhe vendosi tė ndryshojė pėrmbajtjen e saj. E pyeti Hollandin nėse e kishin pritur mirė dhe pastaj I kėrkoi qė t’i bėnte njė vizitė mjekėsore tė kujdesshme, para se ai tė largohej nga Janina. Ky takim zgjati gjysmė ore. Gjatė gjithė kėsaj kohe shėrbyesit e Aliut dhe tė Kolovos me veshjet e tyre mė tė mira, katėr shqiptarė tė hijshėm dhe dy robėr zezakė me mjekra tė bardha, qėndruan vazhdimisht nė kėmbė nė qėndrim ceremonial.

Gjėrat qė i interesonin mė shumė Ali Pashait

Disa ditė pas kėtij takimi u thirr Hollandi pėr t’i bėrė vizitėn mjekėsore. Me ndėrmjetėsinė e Kolovosė, Pashai i kallėzoi mjekut simptomat e sėmundjes qė po kalonte. Gjatė bisedės me tė, ai shprehu dyshimin se mos barku i tij kishte mbledhur ujė. Sipas konstatimit tė Hollandit, kjo ishte vetėm njė parandjenjė e Pashait. Nė ēėshtjet profesionale goja e Hollandit ishte aq e heshtur sa nuk la gjė tė shkruar pėr gjendjen shėndetėsore tė Ali Pashės. U mjaftua tė thotė se nuk vuante nga asgjė serioze dhe shqetėsimet qė ai ndiente ishin pjesėrisht pasoja tė moshės dhe pjesėrisht ato ishin edhe pasoja tė mėnyrės sė jetesės sė tij. Ali Pashai kur dėgjoi fjalėt shpresėdhėnėse tė dala nga goja e njė mjeku si Hollandi, shprehu njė qėndrim plot mirėsjellje. Ai nė pėrgjithėsi ushqente mosbesim tek fjalėt e mjekėve, por kėsaj here Hollandi ia fitoi zemrėn e besimin. Pas vizitės mjekėsore vazhdoi tė flasė me tė pėr politikė dhe pastaj e pyeti pėr jetėgjatėsinė. Hollandi I tha se rrethet shkencore prej kohėsh kishin hequr dorė nga kėrkimi i eliksirit tė zgjatjes sė jetės. Mė pas Aliu e solli bisedėn edhe tek alkimia dhe i tha atij se ishte kurioz tė dinte nėse ishte bėrė ndonjė zbulim pėr prodhimin e arit. Hollandi i shpjegoi se kjo gjė ishte e pamundur dhe u pėrqėndrua nė pėrpjekjet e shkencės pėr ta nxjerrė kėtė lėndė nga minierat dhe nėpėrmjet metodave tė pastrimit, ta sillte atė nė gjendje pėrdorimi. Biseda vazhdoi mė tej mbi teleskopin, mbi armėt, mbi fuqinė e shteteve tė ndryshme, mbi ndėrtimin e rrugėve dhe tė urave si dhe mbi metodat qė pėrdoreshin pėr zhvillimin e bujqėsisė. Ali Pasha mbeti shumė i kėnaqur nga takimi me Hollandin dhe kur ai u largua, i dhuroi njė shpatė nga mė tė fismet, tė pėrgatirur me ēelik Damasku, mė i ēmuari i kohės dhe instistoi tė takoheshin edhe herė tė tjera.

Vizitat e tjera qė bėri doktor Hollandi

Doktor Hollandi gjatė udhėtimi tė tij vizitoi edhe Veli Pashėn, njė nga tre djemtė e Pashait. E gjeti tė ulur mbi minder dhe nė kokė mbante njė ēallmė tė kaltėrt, tė mbėshtjellė anash me njė rrip tė bardhė prej linoje. Linjat e fytyrės i kishte tė rregullta dhe njė e qeshur karakteristike e tij tė bėnte pėr vete. Ai po i arrinte tė dyzetat, ishte i claret dhe i tha Hollandit se mund tė qėndronte sa tė dėshironte, bile I propozoi tė pėrdorte edhe karrocėn e tij personale. Thuhej se Veliu ishte njė burrė shteti mė i mirė se vėllai i tij, Muhtari, por jo i aftė sa ai nė ēėshtje ushtarake. Thuhej gjithashtu se ai ishte i apasionuar edhe pas kulturės, dhe njėherė kishte ndryshuar edhe drejtimin e rrugės pėr tė shkuar dhe pėr tė parė antikitetet e Athinės. Thuhej se si i ati, nė jetėn seksuale ai nuk puthte pa kafshuar dhe nuk pėrkėdhelte pa gėrricur. Thashethemet shkonin aq larg sa qė edhe pėr atė qė nė Janinė njihej me nofkėn zonja Katja pa vesh, thuhej se veshin ia kishte kafshuar Veliu nė njė ēast dashurie. Mjeku personal i tij ishte Lluka Vajen, i cili me tė hollat e Aliut kishte studiuar mjekėsi nė Vjenė e nė Laipcig. Gjatė muajit shkurt, Hollandi shkoi nė Prevezė dhe kur hyri nė qytet e gjeti Pashanė nė mes tė njė grumbulli ushtarėsh shqiptarė. Kur e pa Aliu u gėzua shumė dhe e pyeti gjerė e gjatė se si kishte udhėtuar. Kur mėsoi se Hollandi kishte dėshirė tė shkonte nė Gjirin e Artės pėr tė vizituar antikitetet qė ndodheshin aty, i dha si shoqėrues dy nga ushtarėt e tij mė besnikė. Ishin djem shumė tė hijshėm por kishin koncepte tė ēuditshme pėr dėfrimin.

Udhėtimet nė Gjirokastėr dhe Tepelenė

Pas dy ditė udhėtimi, Hollandi u takua rishtas me Pashanė nė gėrmadhat antike tė Filipiadhės. Pashai plak ishte ulur mbi njė jastėk tė kuq prej kadifeje dhe kishte rėnė nė mendime tė thella. Gjatė kthimit pėr nė Prevezė, karrocėn e Pashait e shoqėronte njė grup ushtarėsh shqiptarė, tė gjithė tė hijshėm dhe belholė. Nė Janinė, Hollandi vizitoi edhe Muhtarin, djalin e madh tė Pashait, tek i cili nuk gjeti asgjė interesante. Nė vazhdim tė udhėtimit tė tij shkoi edhe nė Gjirokastėr ku pati rastin tė takohet me djalin e vogėl tė Ali Pashės, Salinė. Saliu ishte njė djalosh 12- vjeēar, por paraqitja e tij hijerėndė tregonte se ai ishte personi qė komandonte nė pallat. Ishte njė djalosh inteligjent, flokėverdhė dhe me sy tė kaltėr qė ngjasonin me ato tė tė atit, kur ishte i ri. Kama dhe pisqolla qė mbante nė brez ishin tė vogla, dukeshin sikur ishin bėrė posaēėrisht pėr tė. Mėsonte shqip, greqisht dhe turqisht si dhe stėrvitej fizikisht.
Hollandi vizitoi edhe Tepelenėn, e cila iu duk tepėr interesante. Komanda e Tepelenės i ishte besuar Isuf Arapit, vėllait dhe njeriut mė tė besuar tė Pashait. Isufi ishte plakur shumė, i kishte arritur tė nėntėdhjetat, por mosha nuk ia kishte pakėsuar forcat dhe ashpėrsinė. Anglezi e gjeti Isufin nė njė dhomė tė vogėl tė rrethuar nga njerėzit mė besnikė tė gardės sė tij. Ishte i veshur shumė bukur. Me kalimin e viteve, vijat e fytyrės sė tij vazhdonin tė shprehnin dhunė dhe seriozitet. Fytyra i ishte nxirrė edhe mė tepėr se ajo e njė skllavi abisinas. Doktor Hollandit aty i vunė nė dispozicion njė apartament tė veēantė. Edhe e ėma e Saliut, djalit tė vogėl tė Pashait, e cila ishte njė skllave gjeorgjiane, vazhdonte tė trajtohej me dashamirėsi nga Pashai. Ajo me 60 shėrbėtorėt e saj qėndronte nė njė apartament tė veēantė tė haremit tė sarajeve.

Kthimi nė Janinė dhe largimi

Hollandi, pasi u kthye nė Janinė qėndroi edhe dy javė tė tjera nė kėtė qytet dhe gjatė gjithė kėsaj kohe pati takime tė shpeshta me Ali Pashėn. Gjatė kėtyre bisedave, Pashai i ishte shprehur doktorit se kur Saliu, djali i tij mė i vogėl, tė bėhej 16 vjeē, kishte vendosur ta dėrgonte tė udhėtonte. Fillimisht do ta shpinte njė vit nė Marok dhe pastaj nė Angli, Francė, Rusi, Stamboll dhe sė fundi Anadollin. I tha gjithashtu se kur i biri do tė ndodhej nė Angli, shpresonte se Hollandi do tė ishte i gatshėm ta ndihmonte atė. Nė takimin e fundit qė zhvilluan, mirėsjelljes dhe pritjes miqėsore iu shtua dhe njė ngrohtėsi e veēantė. I prekur e mbylli bisedėn me kėto fjalė: “Shpresoj se nuk do tė mė harroni dhe do tė vini tė mė vizitoni prapė. Shpresoj se herė pas here do tė mė dėrgoni letrat tuaja qė do t’i pres me kėnaqėsi”. Kurse doktor Hollandi ndarjen me Ali Pashanė e pėrshkruan kėshtu:“Kur u ndava me kėtė njeri qė vazhimisht mė priti me mirėsjellje e me ngrohtėsi, nuk kishte sesi tė mos dėshpėrohesha. Kur mė pėrcolli u ngrit nga minderi, eci nė kėmbė deri afėr meje, pastaj mė puthi nė tė dy faqet dhe mė uroi njė rrugė sa mė tė mbarė”. Mjeku anglez kishte dėgjuar shumė pėr bėmat e kėqija tė Ali Pashait, qė nga ngjarjet e Kardhiqit e deri nė ndėshkimet e rėnda publike qė zbatonte Pashai, por toni i pėrdorur nė kujtimet e tij pėr Pashanė ėshtė tepėr interesant. Mirėsia e shfaqur nga njė sundimtar tiran tregonte se mjalti qė rridhte prej gojės sė tij nuk ishte gjithmonė i hidhur. Hollandi, i cili arriti tė bėhet mjek personal I mbretėreshės Viktoria, atė “bar mjekimi” qė kishte pėrfituar nga biseda e ėmbėl me Ali Pashanė, pati rast ta pėrdorė shpeshherė ndaj tė sėmurėve tė tij.(“Spektėr)

http://www.bota.al/2016/01/ali-pashe...isede-e-embel/
trestenik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-10-2011, 21:55   #2
busavata
Rebel pa arsye
 
Avatari i busavata
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Gjilan
Posts: 7,717
Thanks: 803
Thanked 888 Times in 335 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 75
busavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Trestenik , urime per temen , shkrim shum interesant...
__________________
I know it's only Rock 'n Roll but I like it
busavata ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-10-2011, 00:19   #3
Atdhetari
Atdhetari
 
Avatari i Atdhetari
 
Data e antarėsimit: Dec 2010
Posts: 68
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Atdhetari ka njė atmosferė spektakolareAtdhetari ka njė atmosferė spektakolareAtdhetari ka njė atmosferė spektakolare
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Citim:
I prekur e mbylli bisedėn me kėto fjalė: “Shpresoj se nuk do tė mė harroni dhe do tė vini tė mė vizitoni prapė. Shpresoj se herė pas here do tė mė dėrgoni letrat tuaja qė do t’i pres me kėnaqėsi”. Kurse doktor Hollandi ndarjen me Ali Pashanė e pėrshkruan kėshtu:“Kur u ndava me kėtė njeri qė vazhimisht mė priti me mirėsjellje e me ngrohtėsi, nuk kishte sesi tė mos dėshpėrohesha. Kur mė pėrcolli u ngrit nga minderi, eci nė kėmbė deri afėr meje, pastaj mė puthi nė tė dy faqet dhe mė uroi njė rrugė sa mė tė mbarė”. Mjeku anglez kishte dėgjuar shumė pėr bėmat e kėqija tė Ali Pashait, qė nga ngjarjet e Kardhiqit e deri nė ndėshkimet e rėnda publike qė zbatonte Pashai, por toni i pėrdorur nė kujtimet e tij pėr Pashanė ėshtė tepėr interesant. Mirėsia e shfaqur nga njė sundimtar tiran tregonte se mjalti qė rridhte prej gojės sė tij nuk ishte gjithmonė i hidhur. Hollandi, i cili arriti tė bėhet mjek personal I mbretėreshės Viktoria, atė “bar mjekimi” qė kishte pėrfituar nga biseda e ėmbėl me Ali Pashanė, pati rast ta pėrdorė shpeshherė ndaj tė sėmurėve tė tij.
Interesant !
Ja po shtoj edhe une pak ne lidhje me temen

Sa i pėrket personalitetit historik tė Ali Pashės, historia akoma nuk e ka thėnė tė vertetėn. Tė gjitha ato qė janė thėnė e shkruar pėr tė janė gjysmė tė vėrteta e gjysmėspekulime, tė pėrshtatura sipas interesave konjukturale tė kohės. Si ta shpjegojmė faktin qė tė gjithė heronjtė e mėdhenj tė kryengritjes greke (Marko Boēari, Odise Andruco, Karaiskaqi, Xhavela, etj) nė fund u gjendėn nė krah tė Aliut? Pse aziatikėt e zi fanariot qė tashmė e kishin futur nė dorė qeverinė e sapoformuar greke e dogjėn nė tėrėsi arkivin e Marko Boēarit? Pse shumicėn e heronjve tė luftės greke i likuiduan tradhėtisht vetė ata qė pretendojnė se e “ēliruan” Greqinė? Ka dhe shumė pyetje tė tjera qė kėrkojnė pergjigje. E sa pėr Ali Pashėn do tė shtoja vetėm kėto shkrime e burime tė lėna, tė gjitha nga tė krishterė:

-Bajroni e quajti Aliun “Pirro ri”;

-Hygoi(kampioni i letėrsisė franceze):”Aliu ishte i vetmi kollos qė shekulli ynė mundi t’i kundėrvė Napoleonit”;

-Uilliam Miler (historian anglez): “Luani i Janinės ėshtė rruga qė tė qon drejt kryengritjes greke”;

Protosingjeli (i Patrikanės Ikumenike nga Atanagora): “...Per Ali Pashėn krijova bindjen se shumica shkruanė ndoshta tė shtyrė nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi qė kishin ndaj tij”;

-Jani Vilara i kohės i kushton njė poezi:

“Mė njohu Faethondi, mė kish rritur Pirro
Aliu i parė mė mban, tepeleniot hero
Padron i plotėfuqishėm i nėve tė Epirit
Dhe gjeneral i pakrahasueshėm me shpatė nė dorė
Vigjilent gjithmonė dhe i patrembur ndaj armikut tė tij.
Nė Janinė oushon Luan burrėrori
Bir i Athinasė, edukuar nga Ari”.

-Mitropoliti Palikarpi i kushton Aliut poemen:

“Prijės fisnik qe banon nė pallatet e Pirros
Ia ngre moralin papritmas Aleksandrit tė ri,
Qė ndoqi gjurmėt e Admantit tė paluftueshėm
Dhe pėrsėri kėrkon dhe me tė gjitha nderimet
E lashta bėhesh i lavdishėm
Ali Pasha qė do tė dėrrmosh ushtri tė mėdha mjaft besnike.
As ti as ndonjė i vdekshėm s’erdhėt pėr tė dėgjuar
Ata qė pėr Aleksandrin krijuan njė mrekulli!”

Pėr Ali Pashėn dhe pėr Mehmed Aliun e Egjyptit ka per t’u folur dhe shkruar akoma shumė. Sapo janė hapur arkivat.
Atdhetari nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-10-2011, 01:12   #4
SERAFIM DILO
Anti Busavata
 
Avatari i SERAFIM DILO
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Posts: 9,596
Thanks: 0
Thanked 18 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 53
SERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Ali Pasha eshte figure historike,por eshte e veshtire te kuptohet pozitivisht.
Po ti heqesh meriten e indipendences nga perandoria Turke,nuk ngelet asgje.
SERAFIM DILO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 00:43   #5
peshkaqeni33
nje ze midis jush
 
Avatari i peshkaqeni33
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Posts: 4,799
Thanks: 104
Thanked 231 Times in 150 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 79
peshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Sero, Nese gjerat nuk do venin ashtu si shkuan(domethen me koken e prere te Ali Pashes) Shqiperia ndoshta do t'a kishte fituar shume me heret pavarsine e saj.
Alipasha ishte strateg politikan. Ai krijoi nje shtet brenda shtetit, bile me te forte dhe me autoritar se vete Turqia e sulltanit. Aliu krijoj nje shtet funksional ku lulezoi tregtia. Duke e pare me syrin e politikes se kohes, Ali Pasha ishte nje revolucionar i veret politik. Mentaliteti i tij politik i kaloi me diference te madhe kufijte e politikes anadollake te Stambollit.

Ali Pasha eshte nje vlere e vertet kombetare.
__________________
Zoti ne qiell... Une ne det...

(Po ne toke kush do jete?!)
peshkaqeni33 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 02:20   #6
SERAFIM DILO
Anti Busavata
 
Avatari i SERAFIM DILO
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Posts: 9,596
Thanks: 0
Thanked 18 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 53
SERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga peshkaqeni33 Shiko postimin

Qe Ali Pashai ishte njeri i "zoti"per kohen e tije nuk diskutohet,po ashtu qe pushtetin e hariti me ane te krimive e dredhive edhe kjo nuk diskutohet.Mund te justifikohet se ishte koha o periudha e tille..pushteti hariej me ane te krimit,e mbahej me ane te krimit.
Eshte e vertete qe figura e tije sherbeu si shembull per panevaresine e Greqise e mbase edhe te Shqiperise,por sherbeu kur i pren koken.U be shembull,e u be revolicjonar se i pren koken.

Eshte e vertete qe qeverisi mire pashallekun e tije,vuri qetesine e ndertoi shume,me ane te autoritetit e dhunes.Gjithmone nen urdherat,e lejen qe i jipte Sulltani.Qe Turqia qe luftoi Ali Pashen,nuk qe Ali Pasha qe luftoi Turqine.Indipendencen e kerkoi kur ishte i detyruar.
SERAFIM DILO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 11:01   #7
peshkaqeni33
nje ze midis jush
 
Avatari i peshkaqeni33
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Posts: 4,799
Thanks: 104
Thanked 231 Times in 150 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 79
peshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Sero, ndoshta nuk eshte shume etike t'a shprehim, por politika e ka krimin nje vegel ne duart e saj. Politika perdor krimin ashtu si eksploratori perdor shpaten per te hapur rrugen ne zemer te xhungles. Eshte naivitet te mendosh qe politiken pa kete arme ne dor. Politika pa krimin do ishte si ushtari bashibozuk pa armen.

Edhe Aliu sigurisht duke e pare me syrin e epokes ku ka mbreteruar, nuk kishte si mund te mos e perdorte kete instrument(krimin). Kriminaliteti shteteror edhe sot eshte arma me rezultative e te ashtuquajturave demokraci. Kush mund te numeroj krimet qe ka bere shteti amerikan. Sa e sa udheheqes shtetesh jane trembur dhe jane vene nen presion nga CIA Amerikane, per t'i vene ne sherbim te interesave te shtetit amerikan. Sa e sa te tjere jane vrare ne forme aksidentesh, apo jane zhdukur pa lene gjurme. Sa e sa grushte shteti, apo kryengritje te ashtuquajtura popullore jane organizuar ne interes te ShBA-ve jashte cdo etike te politikes se paster. Kur keto gjera ndodhin sot dhe duartrokiten e shihen si shembuj demokracie, ateher si mund te gjykosh dhe te mbash qendrim patetik ndaj nje politike te ndjekur ne fundin e shekullit te XVIII dhe ne fillim te shekullit te XIX.

Nuk mund te shihen figurat historike nen driten e zhvillimeve te sotme shoqerore. Eshte njesoj sikur te qortosh romaket, qe pse perdornin shpata dhe nuk perdornin pushke. Keshtu qe edhe Ali pashen nuk mund t'a qortosh per munges demokracie, kur ne ate kohe nuk ekzistonte asnje shtet demokratik. Apo per pushtet te dhuneshem, ne nje kohe kur masakrat dhe genocidet ishin vegla me e fruteshme per te mbajtur ne kembe perandorit. Ali Pasha jetonte ne ate periudh kohe. Dhe dobia e kesaj figure eshte pikerisht se ai arriti te kapercente e te shihte jashte kufijve kufizuese mendore te kesaj epoke. Menyra e qeverisjes se se tij dhe liria ekonomike ishin te krahasueshme me shtete te tilla si Franca e Napolon Bonopartit, apo mbreteria Britanike. Eshte vendi ketu te kujtojme lindjen e qendrave tregetare si Voskopoja qe e ka zanafillen pikerisht ne ate periudh kohe.

Tani, po te mundohesh te germosh, cdo figure do t'i gjesh te meta. Te gjitha figurat historike njerez kane qene. Njerz me pasione dhe te meta. Po te vihemi te kerkojme ato pak te meta qe kane patur ateher nuk do shkruanim historin e njerzimit, por historin e qenezimit. Sepse ne me kete menyre konceptimi te gjerave, nuk do t'a meritonim te quheshim njerez, por qene.

Historia nuk ve ne pah te metat e nje figure, por dobin dhe te rejat qe ajo sjell ne ekujlibrat historik.
Ali pasha eshte nga te pakta figura shqiptare qe ka qene faktor historik ne kohen e vet krahas figurave te tilla si Napolon Bonoparti. Ka qene udheheqesi historik shqiptar me i sukseshem pas Skenderbeut ne arenen nderkombtare. Me pak fjale ka qene fator historik ne ate kohe.
__________________
Zoti ne qiell... Une ne det...

(Po ne toke kush do jete?!)
peshkaqeni33 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 17:39   #8
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 8,607
Thanks: 902
Thanked 1,441 Times in 787 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 109
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Duhet te behet dallimi midis, Azgjesimeve te kokave te caktuara, dicka qe ndodh ne cdo sistem politike dhe ne te gjith kohet pa perjashtim, dhe masakrimi i popullsise mbar.

Ali Pash Tepelena ishte i zoti. Historia ka lene gjurmet e verteta, duam ta besojm neve apo jo. Ne te njejten kohe ishte edhe Tiran. Sepse populli jote nuk mund te masakrohet ashtu sic beri aji ne disa raste.

Megjithate, cilido arsyeja e vertet qe shtyu Aliun te luftonte Turqit, dhe gradualisht fitimin e Pavarsise nga Perandoria Osmane do te ngelet gjithmone nje arritje madheshtore per popullin tone!

Une di vetem keto gjera per Ali Pash Tepelenen

1-Masakroj Kardhiqiotet, ne befase, dhe i preu ne bese.

2-Krijoj "shtetin" e pare Shqiptare!

3-Ushtria e tij shkoj deri ne Egjypt. Dhe se Kontigjenti shqiptare ishte ai qe Krijoj ose ndihmoje 'ndertimin' e Egjiptit modern, ushtarakisht, politikisht!

Perfundimisht me kete sasi te paket njohurie qe kam per Personalitatin e tij, kam arritur te krijoj nje fare simpatie per figuren e tij. Kryesisht bazuar ne Pikat 2 dhe 3!
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 18:08   #9
SERAFIM DILO
Anti Busavata
 
Avatari i SERAFIM DILO
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Posts: 9,596
Thanks: 0
Thanked 18 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 53
SERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

O Maqellarjot mos i ngateroni gjerat,se i hubtet edhe kuptimi i kohes dhe i personazhit per ēka po flasim.Cfare shteti shqiptar ?.
Kuptimi i fjales shtet ne kohen e ne mendjen e Ali Pashes nuk ishte i mundur,sepse rajoni perbehej nga fshatra,fise,vilajete,etj etj...Te krijosh nje vilajet edhe autonom nuk do te thot qe krijove nje shtet...Aliu krijoi pushtet jo shtet,mbizoteronte nuk zoteronte nje teritor qe perbehej nga raca e popullesi te ndryshme.
Megjithate revolucionari Ali;u dorezua,me mashtrim;Se sulltani i fali jeten dhe i kishte premtuar nje vilajet andej nga Egjipti....me duket.
Mbase andej mund edhe te krijonte nje shtet shqiptar,se ne ballkan nuk i kishte shkuar ndermend.
Qe ishte nje figur e kohes,eshte e vertete.Por ta nxjerresh,revolucjonar,atdhetar,o patriot....nuk ka kuptim.
SERAFIM DILO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 18:27   #10
SERAFIM DILO
Anti Busavata
 
Avatari i SERAFIM DILO
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Posts: 9,596
Thanks: 0
Thanked 18 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 53
SERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga peshkaqeni33 Shiko postimin
Sero, ndoshta nuk eshte shume etike t'a shprehim, por politika e ka krimin nje vegel ne duart e saj. Politika perdor krimin ashtu si eksploratori perdor shpaten per te hapur rrugen ne zemer te xhungles. Eshte naivitet te mendosh qe politiken pa kete arme ne dor. Politika pa krimin do ishte si ushtari bashibozuk pa armen.

Edhe Aliu sigurisht duke e pare me syrin e epokes ku ka mbreteruar, nuk kishte si mund te mos e perdorte kete instrument(krimin). Kriminaliteti shteteror edhe sot eshte arma me rezultative e te ashtuquajturave demokraci. Kush mund te numeroj krimet qe ka bere shteti amerikan. Sa e sa udheheqes shtetesh jane trembur dhe jane vene nen presion nga CIA Amerikane, per t'i vene ne sherbim te interesave te shtetit amerikan. Sa e sa te tjere jane vrare ne forme aksidentesh, apo jane zhdukur pa lene gjurme. Sa e sa grushte shteti, apo kryengritje te ashtuquajtura popullore jane organizuar ne interes te ShBA-ve jashte cdo etike te politikes se paster. Kur keto gjera ndodhin sot dhe duartrokiten e shihen si shembuj demokracie, ateher si mund te gjykosh dhe te mbash qendrim patetik ndaj nje politike te ndjekur ne fundin e shekullit te XVIII dhe ne fillim te shekullit te XIX.

Nuk mund te shihen figurat historike nen driten e zhvillimeve te sotme shoqerore. Eshte njesoj sikur te qortosh romaket, qe pse perdornin shpata dhe nuk perdornin pushke. Keshtu qe edhe Ali pashen nuk mund t'a qortosh per munges demokracie, kur ne ate kohe nuk ekzistonte asnje shtet demokratik. Apo per pushtet te dhuneshem, ne nje kohe kur masakrat dhe genocidet ishin vegla me e fruteshme per te mbajtur ne kembe perandorit. Ali Pasha jetonte ne ate periudh kohe. Dhe dobia e kesaj figure eshte pikerisht se ai arriti te kapercente e te shihte jashte kufijve kufizuese mendore te kesaj epoke. Menyra e qeverisjes se se tij dhe liria ekonomike ishin te krahasueshme me shtete te tilla si Franca e Napolon Bonopartit, apo mbreteria Britanike. Eshte vendi ketu te kujtojme lindjen e qendrave tregetare si Voskopoja qe e ka zanafillen pikerisht ne ate periudh kohe.

Tani, po te mundohesh te germosh, cdo figure do t'i gjesh te meta. Te gjitha figurat historike njerez kane qene. Njerz me pasione dhe te meta. Po te vihemi te kerkojme ato pak te meta qe kane patur ateher nuk do shkruanim historin e njerzimit, por historin e qenezimit. Sepse ne me kete menyre konceptimi te gjerave, nuk do t'a meritonim te quheshim njerez, por qene.

Historia nuk ve ne pah te metat e nje figure, por dobin dhe te rejat qe ajo sjell ne ekujlibrat historik.
Ali pasha eshte nga te pakta figura shqiptare qe ka qene faktor historik ne kohen e vet krahas figurave te tilla si Napolon Bonoparti. Ka qene udheheqesi historik shqiptar me i sukseshem pas Skenderbeut ne arenen nderkombtare. Me pak fjale ka qene fator historik ne ate kohe.
Eshte e vertete,te gjithe udheheqesit ne histori pak a shume kane bere krime,kjo nuk diskutohet.Nuk diskutohet as koha e Aliut qe e kerkonte "krimin".
Por personazhet historik vleresohen mbi moralin o qellimin qe i japin krimit.I vetmi qellim o moral i krimit te Ali Pashes ishte ai personal...
Nje figure e sukseshme nuk do te thote qe eshte dhe figure pozitive.
SERAFIM DILO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 18:35   #11
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 8,607
Thanks: 902
Thanked 1,441 Times in 787 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 109
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SERAFIM DILO Shiko postimin
O Maqellarjot mos i ngateroni gjerat,se i hubtet edhe kuptimi i kohes dhe i personazhit per ēka po flasim.Cfare shteti shqiptar ?.
Kuptimi i fjales shtet ne kohen e ne mendjen e Ali Pashes nuk ishte i mundur,sepse rajoni perbehej nga fshatra,fise,vilajete,etj etj...Te krijosh nje vilajet edhe autonom nuk do te thot qe krijove nje shtet...Aliu krijoi pushtet jo shtet,mbizoteronte nuk zoteronte nje teritor qe perbehej nga raca e popullesi te ndryshme.
Megjithate revolucionari Ali;u dorezua,me mashtrim;Se sulltani i fali jeten dhe i kishte premtuar nje vilajet andej nga Egjipti....me duket.
Mbase andej mund edhe te krijonte nje shtet shqiptar,se ne ballkan nuk i kishte shkuar ndermend.
Qe ishte nje figur e kohes,eshte e vertete.Por ta nxjerresh,revolucjonar,atdhetar,o patriot....nuk ka kuptim.

Serafim...

Nuk thash se krijoj Shtet te mirefillt Shqiptare. Prandaj e futa ne Thonjeza. Megjithate ai arriti te fitonte "pavaresine" e pashallekut te tije, qe shkonte deri ne Janine. Kjo ka qene me sa di une periudha e vetme dhe e fundit qe Janina ishte e perfshire brenda Trojeve shqiptare. Ne fakt ne Janine shumica e banoreve ne ate kohe ishin shqipfoles. Edhe nje fakt tjeter eshte se sado gjakatar ishte Aliu, Cifutet qe banonin ne Janine preferonin ate shume me perpara Grekeve!

Ceshte e verteta cilido qe arsyeja e vertet qe shtyu ate ti kunderviheshte Nje perandorie te tere, dicka qe vetem Skenderbeu beri ne te njejtat permasa, do te mbetet si nje akt "atdhetar" vetvetiu. Se sa i vetedijshem ka qene Alipasha per Identitetin Kombetar dhe ndjenjat Atdhetare te tije te verteta besoj se do te ngelen gjithmone spekullime.

P.S sic shkruajta me pare, nuk kam shume informacion rreth Personalitetit te tije, natyrisht jame i kufizuar ne ate qe mund te them. Personalisht "krenohem" me te sepse jo vetem qe luftoj Turqit me vrere por ia solli ne "maj te hundes" nje perandorie te tere. Ne nje kohe qe armiqet e "betuar" te Osmaneve Greket dhe Serbet, benin krushqi dhe i lepinim me nder...servilave te Sulltanit.

Ne te njejten kohe denoj rend masakren e tij ndaj Kardhiqjoteve. Ishte nje akt barbar dhe makaber,poshtersi e Vertet!
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 18:48   #12
busavata
Rebel pa arsye
 
Avatari i busavata
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Gjilan
Posts: 7,717
Thanks: 803
Thanked 888 Times in 335 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 75
busavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

http://www.spreadia.com/Ali-pasa_Sab...E_HAP_TEFTERIN

Ali Pasha o pe hap tefterin
shum takomesh e kom askerin ...

...e hap tefteri o pasha pe kqyr
e kom askrin shyqyr bukur t'mir..

... n'takom t'kater o e kom Gilanin
per vaton gjith jeten e japin
kur te vin o kta djemt e ri
bash si era o kur vjen me shi...

p.s. nese e di dikush komplet tekstin e ksaj kange , iu kisha lut qe ta postoj .
__________________
I know it's only Rock 'n Roll but I like it
busavata ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 19:02   #13
BATO
______
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 5,988
Thanks: 567
Thanked 1,174 Times in 612 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 115
BATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Ali Pashė Tepelena - figurė kombėtare

Ali Pashėn e ka vlerėsuar populli dhe kėtė nuk e ndryshon dot ndonjė tifoz i Bushatlliut apo i Janullatosit.

Sa kėngė i janė kushtuar Ali Pashės, nuk i janė kushtuar asnjė figure tjetėr historike, dhe me njė shtrirje gjeografike qė nga Kosova e nė Ēamėri.

Populli ka 200 vjet qė i kėndon Ali Pashės, dhe s'ka qenė i detyruar pėr ta bėrė kėtė.

.
BATO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 19:19   #14
busavata
Rebel pa arsye
 
Avatari i busavata
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Gjilan
Posts: 7,717
Thanks: 803
Thanked 888 Times in 335 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 75
busavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashė Tepelena - figurė kombėtare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga BATO Shiko postimin
Ali Pashėn e ka vlerėsuar populli dhe kėtė nuk e ndryshon dot ndonjė tifoz i Bushatlliut apo i Janullatosit.

Sa kėngė i janė kushtuar Ali Pashės, nuk i janė kushtuar asnjė figure tjetėr historike, dhe me njė shtrirje gjeografike qė nga Kosova e nė Ēamėri.

Populli ka 200 vjet qė i kėndon Ali Pashės, dhe s'ka qenė i detyruar pėr kėtė.

.
me nje fjale , e kan rujtun historin e Ali Pashes , neper mes te kangeve te cilat jan kendue neper oda te burrave...
__________________
I know it's only Rock 'n Roll but I like it
busavata ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 19:32   #15
BATO
______
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 5,988
Thanks: 567
Thanked 1,174 Times in 612 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 115
BATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Busavata, ti kuptoje si tė duash, unė e thashė atė qė thashė.

S'ka asnjė figurė tjetėr historike qė t'i jetė kėnduar aq shumė sa Ali Pashės.

Tifozėt e Janullaqit dihet qė nuk i kėndojnė.

Ti Busavata ē'mendim ke? Po pate mendim tė keq, po tė bėj tifoz tė Janullaqit. Po pate mendim tė mirė, do tė pėrshėndes me njė kėngė tė Ali Pashės, njė kėngė qė e kam dėgjuar sė fundmi.
.
BATO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 19:40   #16
busavata
Rebel pa arsye
 
Avatari i busavata
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Gjilan
Posts: 7,717
Thanks: 803
Thanked 888 Times in 335 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 75
busavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga BATO Shiko postimin
Busavata, ti kuptoje si tė duash, unė e thashė atė qė thashė.

S'ka asnjė figurė tjetėr historike qė t'i jetė kėnduar aq shumė sa Ali Pashės.

Tifozėt e Janullaqit dihet qė nuk i kėndojnė.

Ti Busavata ē'mendim ke pėr Ali Pashėn? Po pate mendim tė keq, po tė bėj tifoz tė Janullaqit. Po pate mendim tė mirė, do tė pėrshėndes me njė kėngė tė Ali Pashės, njė kėngė qė e kam dėgjuar sė fundmi.
BATO te pershendes , une postova pak minuta para teje , edhe e kerkova tekstin e kanges , se e kam ndegjue shum here neper dasme , me pelqen kanga...
une Ali Pashen e llogariti si heroj kombetar ..pra kam mendim te mire...

p.s. nese e di tekstin e kanges te lutem postoje .
__________________
I know it's only Rock 'n Roll but I like it
busavata ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 19:48   #17
BATO
______
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 5,988
Thanks: 567
Thanked 1,174 Times in 612 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 115
BATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Atė kėngėn qė kėrkove ti pak mė lart nuk e kam, por po e gjeta ndonjė ditė, do ta sjell.

Kam nja dy kėngė pėr Ali Pashėn qė do t'i postoj tani te folklori.

BATO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 21:32   #18
peshkaqeni33
nje ze midis jush
 
Avatari i peshkaqeni33
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Posts: 4,799
Thanks: 104
Thanked 231 Times in 150 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 79
peshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėmpeshkaqeni33 i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Kenge e bukur.
Me behet qefi qe te shoh perseri ketu Bato.
__________________
Zoti ne qiell... Une ne det...

(Po ne toke kush do jete?!)
peshkaqeni33 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 22:42   #19
SERAFIM DILO
Anti Busavata
 
Avatari i SERAFIM DILO
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Posts: 9,596
Thanks: 0
Thanked 18 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 53
SERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga busavata Shiko postimin
BATO te pershendes , une postova pak minuta para teje , edhe e kerkova tekstin e kanges , se e kam ndegjue shum here neper dasme , me pelqen kanga...
une Ali Pashen e llogariti si heroj kombetar ..pra kam mendim te mire...

p.s. nese e di tekstin e kanges te lutem postoje .
Prandaj te duket Zogu hero i keq,se mer si shembull Ali Pashen per herojt kombetar...hahaa..
Mir e ke;figur kombetare me heroike nuk ka.Luftoi gjithe jeten Turqin per panevaresin e shtetit shqiptar.
SERAFIM DILO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-11-2011, 23:33   #20
BATO
______
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 5,988
Thanks: 567
Thanked 1,174 Times in 612 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 115
BATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Sero, ALi Pashės i duhej t'u shėrbente turqve pėr tė arritur planet qė kishte.

Edhe Skėnderbeu u shėrbeu turqve, por vlerėsohet pėr atė qė i luftoi mė vonė.

Mos dėgjo ē'thotė Janullaqi!

(Na u qepėn moderatorėt e Janullaqit, andej e kėndej )
BATO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur