Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Historia e Shqiptarėve > Mitologji

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 13-04-2012, 14:12   #1
DeuS
Authentic
 
Avatari i DeuS
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Vendndodhja: ..Relaxing!
Postime: 126
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
DeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėm
Gjendja bazė Drakula

Mizoritė e Drakulės



Konti Vlad Drakula ka ngelur njė nga personazhet, i cili nuk do tė harrohet kurrė nga historia e njerėzimit. Mbi tė gjitha, ai do tė kujtohet i veshur me simbolin kryesor tė sė keqes qė herė-herė ėshtė krahasuar me vetė djallin, i cili kishte marrė formė njerėzore.

Drakula ishte njė prej luftėtarėve mė guximtarė nė luftimet qė kryheshin kundėr Perandorisė Osmane. Ai ndiqte taktika tė ndryshme pėr tmerrimin e kundėrshtarit. Taktika e tij mė e njohur psikologjike ishte ngulja nė hell e kundėrshtarėve tė kapur rob, duke ndėrtuar kėshtu njė pyll tė tėrė me trupa njerėzish


Konti Vlad Drakula ka ngelur njė nga personazhet, i cili nuk do tė harrohet kurrė nga historia e njerėzimit. Mbi tė gjitha, ai do tė kujtohet i veshur me simbolin kryesor tė sė keqes qė herė-herė ėshtė krahasuar me vetė djallin, i cili kishte marrė formė njerėzore.

Drakula ishte njė prej luftėtarėve mė guximtarė nė luftimet qė kryheshin kundėr Perandorisė Osmane. Ai ndiqte taktika tė ndryshme pėr tmerrimin e kundėrshtarit. Taktika e tij mė e njohur psikologjike ishte ngulja nė hell e kundėrshtarėve tė kapur rob, duke ndėrtuar kėshtu njė pyll tė tėrė me trupa njerėzish. Nguleshin hunjtė e mėdhenj nė tokė dhe mbi ta nguleshin kundėrshtarėt e kapur robėr, qė rrinin pezull nė ajėr deri sa vdisnin ashtu, tė ngulur mbi ata hunj tė mprehur mirė.

Kokat ishin sheshit, gjithandej dhe kėto ishin skenat me tė cilat pėrballeshin nėpėr fusha osmanėt. Tmerri kalonte ēdo kufi dhe shumė shpejt Drakula konsiderohej nga osmanėt si vetė djalli. Arritėn deri aty sa tė besonin se nuk ishte njeri. Njė pamje nė tė cilėn mund tė vėrehet qartė profili i kėtij luftėtari tė tmerrshėm, ėshtė edhe njė gravurė nė tė cilėn tregohet Vlad Drakula duke ngrėnė mėngjes.

Ai tregohet i ulur nė njė tavolinė nė mes tė njė fushe, i rrethuar nga qindra trupa tė ngulur nė hell. Shijimi i kėsaj atmosfere, ndėrsa ha mėngjesin e tij, tregon sesa i pangopur ishte ai me vuajtjen e kundėrshtarit. Tmerri dhe reputacioni i kėtij njeriu u bė legjendė aq sa dhe sot besohet se ai ishte pėrfaqėsues i djallit ose djalli vetė.

Konti Vlad Ţepes, vendbanimi i tė cilit ishte vendosur nė Sighisoara, Rumani, nuk ishte as vampir e as ndonjė krijesė tjetėr mbinatyrore. Ky pseudonim i keq i erdhi kontit nga nofka e tij. Megjithatė, tregimet mizore pėr tė kanė shumė gjasa pėr tė qenė tė vėrteta.

Dhe Tepes ishte njė pseudonim gjithashtu dhe jo mbiemri i tij, pasi Vlad kėnaqej kur ndėshkonte mbi hunj popullin (tep do tė thotė "shtizė" nė rumanisht).

Thuhet madje se njėherė ai iu gozhdoi kapelet nė koka ambasadorėve tė Francės, sepse ata refuzuan t’i hiqnin ato para tij. Pas kėsaj, ai preu kokėn e shėrbėtorit tė tij pėr ta vendosur atė po mbi hu, pasi ai ishte njė djalė i dobėt, i cili nuk mundi tė duronte dot erėn e kufomave.

Njė tjetėr histori qė tregohet pėr tė tmerrshmin kont ėshtė se njė herė ai mblodhi tė gjithė lypsėt e zonės sė tij pėr njė gosti dhe pas saj, ai i dogji ata tė gjithė. Batakēinjtė nga ana tjetėr besonin se ai vrau dy zogj me njė gur, ēliroi vendin nga lypėsit dhe i shpėtoi ata nga vuajtjet.

Po ashtu, tregohet se Drakula urdhėroi t’i priteshin duart bashkėshortes sė njė fshatari dhe pastaj koka e saj tė vendosej sipas zakonit tė tij mbi njė hu, sepse ajo u takua me burrin e saj e veshur me rrobat e grisura. Kjo pastaj u pėrdor si njė argument frikėsues pėr fshataret e tjera qė ato tė arnonin rrobat e tyre gjithmonė.

Njė nga krimet mė tė pėrgjakshme tė Drakulės ka qenė kur ai urdhėroi qė tė shpoheshin dhjetė mijė njerėz nė tė njėjtėn kohė nė njė qyteti tė vogėl qė ishte vonuar nė pagimin e taksave tek ai, taksė qė ishte rreth dy monedha argjendi.

Pas kėtij akti makabėr, Drakula duke qeshur iu tha pakicės sė mbijetuar: "Kjo do tė bėjė tė tjerėt tė paguajnė gjithmonė nė datėn fikse atė ēka mė detyrohen".

Po me urdhėr tė tij, njė herė tjetėr shumė njerėzit u dogjėn nė shtėpitė e tyre dhe kufomat iu hodhėn si ushqim gaforreve nė njė pellg tė zonės.

Pastaj ai mblodhi gaforret dhe ua dhuroi familjeve tė atyre qė guxuan tė shkelin mbi fuqinė e tij. Gjatė mbrėmjeve qė ai organizonte i pėlqente tė shtronte nė njė sallė tjetėr kufomat e armiqve tė tij me fyt tė prerė dhe tė hapur dhe nė duart e tyre vendoste gotat e mbushura me verė.

Mbi njė mal nė Brasov tė quajtur kalaja e zezė ėshtė njė kėshtjellė tė cilėn pronari ia dha Drakulės dhuratė pėr ditėlindje. Drakula pasi nuk i pėlqeu diēka e vogėl te kėshtjella, urdhėroi ta vrisnin vasalin brenda ditės.

Por duhej tė kalonin disa qindra vjet kur ekspertėt mjekėsorė nxorėn pėrfundimin se Drakula ka pas vuajtur nga skizofrenia e vazhdueshme dhe e ngadaltė dhe si nga njė tjetėr sėmundje e rrallė, qė quhet porphyria. Simptomat e kėsaj sėmundjeje janė fobia nga rrezet e diellit (ultraviolet mund tė shkaktojnė tumoret kanceroze) qime tė gjata qė duken si veshje trupi, mprehje e dhėmbėve etj. Por mė kryesore pėr kėtė sėmundje ėshtė nevoja konstante e pirjes sė gjakut. Kjo shpjegon edhe legjendat e vampirizmit.

Mendohet se gjatė sundimit tė tij (1456-1462), "Vlad gjakpirėsi" ėshtė thėnė se ka vrarė nga 40.000 nė 100.000 civilė evropianė (rivalėt politikė, kriminelėt dhe cilindo tjetėr tė cilin ai e konsideronte "tė padobishme pėr tė njerėzimit"), kryesisht duke pėrdorur metodėn e tij e preferuar e tė nguljes sė kokave mbi heshta nė shtylla tė mprehta.

Burimet kryesore qė kanė tė bėjnė me kėto ngjarje janė tė dhėnat nga Transilvani fqinj, i cili kishte pėrleshje tė shpeshta me Vlad III. E megjithatė Vladi III respektohet si njė hero i popullit nga rumunėt pėr mundjen e pushtuesve turq. Viktimat e tij tė heshtėzuara thuhet se janė mė shumė tė 100.000 myslimanėve osmanė.

Historikisht, emrin "Drakul" ėshtė nxjerrė nga njė urdhėr sekret vėllazėrore e kalorėsve tė quajtur Urdhri i Dragoit, i themeluar nga Sigismundi i Luksemburgut (mbretit tė Hungarisė, Kroacisė dhe Bohemis dhe Perandori i Shenjtė Romak) qė tė mbrojė krishterimin dhe mbrojtjen kundėr Perandorisė Osmane.

Ka spekulime gjithashtu pėr faktin se Drakula ushqente njė urrejtje tė madhe pėr gratė, dhe si pasojė e kėsaj, krimet e tij ishin tė shumta kundėr tyre. Ai bėhej edhe mė mizor me gratė e pabesa, vajzat qė nuk e ruanin virgjėrinė e tyre dhe tė vejat pasionante, me sa duket duke u pėrpjekur pėr tė imponuar njė moral puritan nė mes subjekteve tė tij.

Por paēka krimeve tė tij mizore, kohėt e fundit disa zyrtarė rumunė hodhėn idenė e ndėrtimit tė njė parku tė madh horror nė territorin e Sighisoara.

Nė park do tė paraqiten atributet e inkuizicionit dhe nga periudhat tė tjera tė pėrgjakshme nė historinė njerėzore si kafka, gijotina, karrige elektrike dhe pajisje tė ndryshme tė torturės.

Por janė disa organizata tė ndryshme sociale dhe ekologjike, duke pėrfshirė edhe UNESCO-n, tė cilat janė kundėr kėtij ndėrtimi. Ata besojnė se parku do tė jetė i dėmshėm pėr mjedisin dhe do tė prishė atmosferėn historike tė vendit.

Ata janė tė shqetėsuar gjithashtu qė njė park i tillė i pazakontė argėtues do tė tėrheqė njerėz me ērregullime psikologjike, pėr shembull, maniakė, tė cilėt e konsiderojnė idhull Drakulėn e tyre.

Pėrktheu: Lorena Kollobani
DeuS nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-04-2014, 17:36   #2
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Postime: 5,407
Thanks: 1,168
Thanked 833 Times in 369 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drakula



"Drakula i Vllahisė dhe Dragoni i Arbėnit"
(Vlad Tepeshi me tė vėllanė e thėrrisnin Skėnderbeun "ungji Gjergj")

"Tė ketė ekzistuar vallė ky kont?" Kjo kreshtė dilemash qė dallga qė ngriti irlandezi Bram Stoker, kur mė 1897-ėn shkroi librin e tij tė famshėm kushtuar Kontit Drakula. Skenat imagjinare tė vampirizmit erotik e turbulluan ahere fantazinė e shoqėrisė puriste viktoriane, duke dėftuar se edhe ajo gjendje mund tė joshej prej shamanizmit dioniziak, magjisė sė zezė dhe perversitetit primitiv.
Duke e valavitur romanin e tij "ekstravagant" nė tregun letrar moralizues europiano-perėndimor, shkrimtari romantik anglez i kish rėnė bash nė tė. Stoker e kish kuptuar se industrializimi i ethshėm i asaj pjese tė Europės ku ai jetonte, po i priste si me kosė legjendat popullore duke i zėvendėsuar shkulma-shkulma me mitet urbane. Po intuita e shkrimtarit e kish tjerrė edhe mė imėt se kaq. Pa i hyre kontekstit socio-urban tė Anglisė nė kohė tė Stokerit, duhet thėnė se "Drakula" pikoi nė kohė tė volitshme edhe se, mu atėherė, kjo pjesė e zhvilluar e Europės po zbulonte e habitur se ekzistokėsh edhe njė gjysmė tjetėr e kontinentit: gjyma lindore. Flinte prej shekujsh ajo gjysmė, kllapitur nė gjumin e ankthshėm, pllakosur nga terri qė vetėm sa cimbisej pak nga gjysmėhėna osmane, hollake si jatagan.

Kish ngjarė thuajse gjithēka nė pėllėmbė tė shek. XV. E njėjta histori pėr krejt gadishullin Ballkanik. E njėjta shorte vendesh, besimesh tė vjetra, dyersh princėrore qė patėn stivosur emėr e famė nė rrjedhė tė shekujve. Qe fati i atyre qė jetuan e u ndeshėn me Osmanet e llahtarshėm, e qė brenda sinorėve tė shkurtė tė jetes sė tyre aktive, u gdhinė nė Perandorinė Bizantine, u burrėruan nėn peshėn e islamit dhe u ngrysėn duke mbrojtur viset e veta dhe fenė e t‘parėve.

Gjergj Kastrioti dhe Vlad Drakula

Habitesh kur sheh sa fort ngjajnė mes tyre fatet e gjithė dinastive tė Ballkanit dhe nė veēanti ato tė dy princave ballkanikė te messhek. XV, Gjergjit I Kastriot - Skėnderbeut dhe Vlad III Draculea - Tepeshit.
Sikundėr u shtrėngua Gjoni tė jepte bijtė e tij peng si vullnet pėr tė respektuar vasalitetin ndaj sulltanit, edhe Vladi II Dracul, i ati i Tepeshit u detyrua tė bėnte tė njėjtėn gjė me bijtė e tij aty nga 1442-shi; dhe ashtu si Gjergji ynė edhe Draculea (i biri i Dracul-it) qe dorėzuar nė oborrin perandorak tė Muratit II, pėr t‘u edukuar si mysliman i mire.
Nė fakt edhe Draculea/Drakula do t‘i pėrkiste tė njėjtės trupė dhe orderi ushtarak ku qenė rritur Kastrioti me tė tjerė fėmijė tė krishterė - jeniēerėve. Ndaj dhe rumuni i mitur (atėhere ish veē nja 12-13 vjeē) do ta njihte shumė shpejt autoritetin e Iskanderit, gjeneralit tashmė tė famshėm nga Arbėnia.
Burime hungare bėjnė me dije se Vladi i vogėl, qė ishte rreth 25 vjet mė i ri se Skėnderbeu, sikundėr edhe vėllai i tij Radu, e thėrrisnin atė "ungji Gjergj". Ky afrimitet ushqehej nga njė besėlidhje e fshehtė (me degė edhe nė kryeqytetin osman Adrianopojė/Edrene) qė kishin ujdisur princat e Ballkanit me Janoshin nga Huniadi. Arratia e Skėnderbeut nga kampi osman gjatė betejės sė Nishit dhe bashkimi i tij me forcat serbe, para kthimit nė Arbėni, anipse kalohet si gjest anėsor nga historianėt, ka qenė njė veprim i shestuar gjatė e mire, me sfond politik dhe jehonė afatgjate.
Nė njė farė mėnyre ai rreshtim shėnoi qė mė 1443-shin, aderimin e Arbėnisė nė koalicionin e krishterė kundėr tė ligės qė kish rėnė mbi qytetėrimin europian. Ballkani, ish-korridori pėr tė mbėrritur nė zemėr tė kontinentit dhe Arbėnia njėra ndėr portat e rėndėsishme tė kėtij korridori: Egnatia.
Sikurse Kastrioti, edhe Vlad Drakulea u kthye nė atdhe pėr tė qeverisur principatėn e tij vetėm pas vdekjes sė tė atit dhe tė njėrit vėlla. Njėlloj si "ungji Gjergj", edhe Drakulea e mohoi islamin, fenė e re qė kish pėrftuar nė Divan, pėr t‘u kthyer nė krishterimin katolik (gjest politik ky dhe kusht i nevojshėm pėr tė trashėguar principatėn e mbretit hungar).
Por Drakula kish trashėguar nga i ati, Vladi II Drakul, edhe pėrkatėsinė nė Urdhrin e Dragonit (Dragoit), urdhėr kalorsiak ku ka gjasa tė ketė bėrė pjesė edhe Gjergj Kastrioti. Nė kohė tė Skėnderbeut titulli "dragon" u jepej fisnikėve tė fuqishėm politikisht ose ushtarakisht, tė cilėt pos tjerash, kishin marrė nė sy tė luftonin kundėr turqve tė pabesė e t‘i zbonin ata jashtė Ballkanit.
Duke u nisur nga kushtet e urdhrit nė fjalė (Societas Draconistrarum), mund tė mendohet se elita europiane do tė ketė pasur njė motiv vėrtet tė fortė pėr t‘ia akorduar kėtė urdhėr Kastriotit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet mbijetesa nė kohė e titullit me tė cilin ai u quajt jo vetėm nga literatura post-mesjetare, por edhe nga kujtesa popullore: Dragoni i Arbėnit apo dhe Kulshedra e Arbėnit. Njėra ndėr dy shpatat e tij qė ruhen nė muzetė e Europės e ka pėrjetėsuar nė dorėzėn e saj shenjėn e kėtij urdhri pan-europian: figurėn e dragoit/dragonit.
Skėnderbeun e sulmoi dhe e tradhtoi tek osmanėt njeriu mė i dashur i familjes atėrore, nipi i tij Hamzai, me tė cilin qenė pagėzuar bashkė nė Krujėn e ēliruar; Drakula mb‘anė tjetėr u tradhtua nga Radu, vėllai i vetėm qė i kish mbetur gjallė, me tė cilin pat kaluar vitet e rėnda tė pengmarrjes. Ngjashmėria nė jetėt e kėtyre njerėzve ėshtė vėrtet mbresėlėnėse.
Skėnderbeun do ta tradhtonin mandej do princa shqiptarė, qė nė momente tė caktuara shihnin tek ai veē despotin dhe tagrambledhėsin; e njėjta dhimbė do ta kaplonte edhe Drakulėn, i cili do tė urrehej thekshėm nga bojaret e Transilvanisė dhe Vllahisė.
Sikundėr Kastrioti, edhe Drakula i pashpirt e mundi keqas Mehmet Pushtuesin, madje e shqymbi bash nė vitin 1462, kur Mehmeti ish nė kulm tė pushtetit dhe forcės sė tij, duke e sfiduar ballas nė njė ndeshje pa ndihmėn e ushtrive tė tjera. Tė 20.000 osmanėt e ngulur nė hu e ngjethėn e ia ngrinė shpinėn ngadhnjyesit tė Kostandinopojės, e kėshtu ai u tėrhoq nga njė fushatė qė e konsideronte historike, duke i shtuar Drakulės edhe llagapin turk Kaziglu Bej (Princi n‘Hu-ngulės).

Historia e njehsoi me Djallin.
Pavarėsisht nga faktet historike, kronikat osmane, legjendat gjermane apo relacionet e Vatikanit, tė dy kėta kalores mbijetuan nė traditėn gojore folklorike si njerėz qė mbronin fatet e gjindjes nė nevojė. Vetėm se, imazhi kolektiv i Gjergjit tonė mbeti gjithsesi figurė e panjollosur dhe e naltuar nga historia me lavde e vlerėsime tė pėrmasave kontinental, kurse pėrftesa mbi figurėn e Drakulės nuk ia doli t‘i shpėtonte gjykimit tė historisė, ca pėr shkak tė karakterit tė tij mizor e ca pėr efektin negativ mediatik qė i mveshėn atij tregtarėt saksonė.
Lufta e Vladit III Tepesh nuk mori dot pėrmasa kombėtare dhe mizoritė e tij prekėn si myslimanet, ashtu edhe tė krishterėt e tė dy kishave. Ndonėse luftoi pėr principatėn dhe pėr kryqin, Drakula nuk ia doli ta sundonte karakterin e tij tė deformuar nė vitet e pengmarrjes - historianėt hamendin t‘i ketė ngjarė bash aty deformimi psiqik dhe perceptimi i njėanshėm i kulturės osmano-lindore i zakonit tė nguljes sė njerėzve nė hu. (Drakula gjithsesi nuk qe i pari; e pat bėrė kėtė praktikė edhe parsi anglez i Worcester-it, John Tiptoft pas kthimit nga kryqėzatat).
Mizoritė deri nė genocid tė vojvodės Draculea-s sikurse njihej ai nė Rumani, janė tė njohura tashmė pėr historianėt. Ky aktivitet i mėnxyrshėm, qė nga sa duket rezulton tė ketė qenė i vėrtetė, e ka terratisur figurėn e kėtij luftėtari deri nė atė pikė sa vetė vulgu tek i cili ai qe mbėshtetur, duke mos e njohur origjinėn fisnike tė llagapit "drakula", filloi ta pėrftojė emėrtimin Vlad Dracula si Vlad Djalli.
Pėr banorėt e Moldavisė dhe Vllahisė ishte e thjeshtė tė mbėrrinin kėtė pėrfundim nėpėrmjet njė etimologjie popullore: nga fjala "dracu" qė nė gjuhen e tyre do tė thotė "dreq" ose "djall". Nga ana e tyre edhe Osmanėt, ca nga besėtytnia qė i karakterizonte si gjindje, e ca ngase kjo u leverdiste pėr tė dėmtuar imazhin e njeriut qė po u hapte aq shumė telashe, do t‘i jepnin krahė pėrhapjes sė kėtij besimi. Qė kėtu rrjedh dhe njėsimi i Vladit me djallin dhe shpirtrat e kėqij e tė shqetėsuar, tė cilėt Stokeri do t‘i pėrdorte shekuj mė pas si harxh pėr romanin e vet.

Nė ka qenė Drakula kaq mizor, apo nė ka ekzagjerim mbi shifrat e viktimave tė tij (kronikat i mveshin deri nė 100.000 njerėz tė ngulur nė hu) kjo ėshtė njė ēėshtje qė ha diskutim sot e gjithė ditėn nė rrethet e studiuesve. Por pavarėsisht nga fakti qė rumunėt, turqit apo hungarėt e pėrfytyronin apo jo Vladin e tyre si dreq, nė llagapin tjetėr tė tij, nė fjalėn "tepesh", ngėrthehet e vėrteta e frikshme e sadizmit tė skajshėm qė duhet ta ketė karakterizuar kėtė njeri misterioz tė shek. XV. Tepesh, si mbiemėr i dytė i Drakulės, kish marrė nė rumanisht kuptimin e "ngulėsit", pėr shkak tė vesit tė kėtij princi pėr t‘i ngulur nė hunj armiqtė e tij.

Pra, emri i tij nuk do tė thotė as mė shumė e as mė pak se "Vlad n‘Hu-ngulėsi". Edhe fjala tepesh ka njė rezonancė jo tė largėt nė shqipe. Nė varėsi tė shqiptimit ("ce-pesh" pėr rumunėt e "te-pesh" apo "the-pesh" pėr tė tjerė) ajo asociohet krejtėsisht me fjalėn "thep" ose "cep" tė shqipes - dhe kjo mund tė renditet si dėshmia e radhės pėr kontaktin historik tė shqiptarėve me vllehėt. Nga sa duket, ky kontakt nė Mesjetė nuk ka qenė aq i largėt e misterioz sakur duket sot.
Gjithsesi, historianėt kanė nisur sot t‘i ndėrtojnė paralelet ndėrmjet kėtyre dy princave ballkanike, vėrtet tė paparė, tė lidhur pėr s‘largėti me fijet e njė fati tė ngjashėm. Duke iu shmangur retorikave kombėtariste e fetare, shkruesit e historisė po analizojnė ftohtė elementet "e parėndėsishėm" dhe detajet e jetės sė tyre.
Kryesisht nė universitetet amerikane, aty ku metodologjisė sė studimit tė historisė nuk i rėndojnė "ngarkesat lokale" dhe nacionalizmat qė ndjehen ende nė Europė, hipotezat e gjithfarshme nuk janė mė tabu. Aty mbrohen tash edhe dizertacione speciale, sikundėr njėri syresh nė Michigan referuar nga Kurt W. Treptow-it me temė: "Native resistance to Ottoman expansion in southeastern Europe, 1443-1481: George Castriota Scanderbeg and Vlad III Dracula".

Nga Bajroni te Frank Coppola.
Nė tė vėrtetė, Bajronit i njihet merita e frymėzimit tė «letėrsisė sė zezė». Ai ekzaltoi Mary Shelley-n, gruan e poetit tė madh, tė fantazonte e mė pas tė krijonte Frankeshtajnin (1817); por mendohet qė ai tė ketė yshtur edhe kultin e vampirizmit nė novelėn e Polidorit, tė cilėn besohej ta kish shkruar Bajroni me dorė tė vet.
Nga udhėtimet nė Shqipėrinė e Poshtme, atij nuk i ishin shqitur mendsh historitė e kukudhėve dhe lugatėve, qė sipas tij rridhnin fill e prej miteve tė lashta ilirike, pėrhapur me kohė nė krejt gadishullin e Ballkanit (i vdekuri qė ringjallet pse merr jetė duke pirė gjakun e viktimave tė veta). Nėn kėtė frymė Bajroni shkroi Kaurrin ku bėri vetė me dije se personazhi i tij nuk do tė gjente paqė as nė varr, por si tė pllakoste nė vendlindjen, do tė pinte gjakun e racės sė vet "duke zbrazur nė mesnatė nga lėngu i jetės, vajzėn, motrėn, gruan". Nė krijimet e tij rimerren besėtytni qė gjėllinin rėndom nė trojet ilirike "ku nuk vdisej prej plagėsh, porse ato mb‘anė tjetėr nuk mbylleshin kurrė" (kujto Gjergj Elez Alinė).

Konsiderohet se qe jehona e shkrimeve te Bajronit, e bashkuar me rrefimet e profesorit A. Vambery tė Bukureshtit, mik i Stokerit, i cili ishte nė Londėr mė 1890-n. Madje vetė Bram Stoker-i nuk mund tė mohoje se pėr sendėrtimin e fisnikut transilvanas, Kontin Drakula, Stokeri u grish prej Kontit Lara tė Bajronit: sfond identik, e njėjta kėshtjellė e njėjta atmosferė misteri dhe tmerri, por qė natyrisht Drakula, pėr vetė natyrėn e tij gjysmė-ujk e gjysmė-lakureks, do tė shtyhej nė llahtaritė e tij shumė mė larg se Lara dhe Kaurri. Krijimi kinematografik i Coppola-s pėr motive thjesht-komerciale, mjerisht e shndėrron Drakulėn nė hijen e zbehte tė legjendės sė tij tė shtrembėruar.

Pavarėsisht nga krijimi, nga turravrapi i fantazisė, pavarėsisht pra nga tė gjitha, mbetet i kthjellėt fakti se sikundėr Gjergj Kastrioti, edhe ky sovran i njė vendi tė vogėl mes malesh, ishte njė kalorės qė mbrojti tokėn dhe identitetin e truallit tė vet (e pėr rrjedhojė edhe atė tė Europės) nga ushtria mė e madhe nė botė pėr epokėn, nga mynxyra Osmane.

Urdhri i Dragonit

Publikisht Urdhri u formua mė 13 dhjetor tė vitit 1408 nga Sigizmundi I, nė krye tė Perandorisė sė Shenjtė Romake, kur ai ishte ende mbret i Hungarisė. Qėllimi i Urdhrit qe mbrojtja e Kryqit nga armiqtė e tij dhe nė mėnyrė tė veēante organizimi i kryqėzatave kundėr Osmaneve.
Ndėrmjet 24 dinastive themelues ishte edhe aleati i ardhshėm i Skėnderbeut, Alfonsi i Napolit. Pėr njė kohė tė gjatė Urdhri ishte tejet i kufizuar, por mė 1431-shin Sigizmundi vendosi ta zgjerojė rrethin e kalorėsve-anėtarė tė tij.
Nuk dihet nėse Skėnderbeu hyri nė atė urdhėr pas kthimit nė Arbėni dhe shtrėngimit tė aleancės me dy ndėr dragonėt mė tė rėndėsishėm: Huniadin dhe Alfonsin, por fakti ėshtė se me vdekjen e Sigismundit mė 1437, urdhri dalėngadalė filloi ta humbiste rėndėsinė e madhe qė kish patur.

nga Gazeta Shqip,
__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 16-11-2014, 23:53   #3
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Postime: 5,407
Thanks: 1,168
Thanked 833 Times in 369 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Drakula


Ne filim e sapo dalur Dracula Untold me bije ne sy nje mburoje e emblemes sone shqiponja dy krenare si dhe flamuri yne kombatare.

Ndiqeni videon me poshte ne sekonden e 19.

__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur