Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Historia e Shqiptarėve > Mitologji

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 05-12-2014, 22:03   #1
Paion
shqiptar
 
Avatari i Paion
 
Data e antarėsimit: Dec 2014
Vendndodhja: vargmal
Postime: 38
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Paion ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Qerosi

Na ishte njėherė njė mbret, i cili kishte tre djem. Ky mbret na kishte njė kopsht tė bukur fort dhe gjėja mė e ēmuar nė atė kopsht na qe njė dru ftoi qė pillte nga mot vetėm tri kokrra, por edhe kėto tri kokrra vinte kuēedra e i hante.

Njė ditė prej ditėsh shfaqet para mbretit djali i parė dhe i thotė tė atit se do tė shkonte tė ruante ftoin nga kuēedra, ndaj i lypte uratėn, armė dhe tri llambadhe qė tė ndriēonte vendin. I dha mbreti tė birit gjithė ē'i kėrkoi dhe me tė rėnė nata, djali shkoi nė kopsht e zuri vend majė njė lisi. Kur trokiti mesnata, ia behu kuēedra pas zakonit qė kishte, por kur pa vendin rreth e qark pemės tė ndriēuar, sakaq kuptoi qė i kishin ngritur pritė dhe duke pallur me njė zė tė shėmtuar qė tė kallte datėn, u lėshua pėr nga ftoi, rrėmbeu njė kokėrr dhe shkoi e iku si rrufeja, pa i lėnė kohė djalit qė fėrgėllonte nga frika, tė bėnte as ēak as bam. Shkoi tė nesėrmen djali para tė atit, meit nė fytyrė dhe me zėrin qė ende i dridhej nga tmerri qė kishte parė,i rrėfeu gjithė ē'kishte ngjarė. U pikėllua mbreti plak, jo aq pėr ftoin sesa pėr djalin e tij qė paskėsh qenė frikaman.

Njė ditė mė pas, u dha para mbretit djali i dytė dhe i tha qė atė natė do tė dilte nė kopsht tė ruante ftoin nga kuēedra dhe, si mori ē'i lipsej, shkoi e zuri vend majė lisit si vėllai i madh. Por edhe ai s'pati fat mė tė mirė se i pari. Me t'u fanepsur kuēedra duke ulėritur e sokėllitur, ai u struk majė pemės e s'guxoi tė ngrinte dorė kundėr saj, po e la tė shkonte ashti siē kishte ardhur, megjithė kokrrėn e ftoit. Tė nesėrmen doli para t'et, mbretit, dhe i turpėruar i kallėzoi ē'kishte ndodhur. Mbreti u bė pikė e helm dhe nga hidhėrimi i madh zuri shtratin.

Ditėn tjetėr shkoi te mbreti djali i tretė, i cili na ishte qeros, ndaj vėllezėrit e pėrqeshnin dhe e vinin nė lojė. Edhe ky i kėrkoi tė atit uratėn tė dilte nė kopsht e tė ruante ftoin. Mbreti ia dha me zemėr tė thyer, se nuk kishte fort besė tek i vogli dhe ky, si mori ē'i nevojitej, doli nė kopsht me tė zbritur nata dhe zuri vend para drurit tė ftoit. Kur ēatisi kuēedra me tėrsėllimė, kėtij nuk iu ligėshtua zemra, po u derdh pėrpara me trimėri, i ra me shpatė dhe e plagosi keqazi. Si e pa qė kėtė herė nuk i eci, lubia iku ēalė-ēalė, duke lėnė pas njė vėrragė gjaku.

Kur morėn vesh burrėrinė e Qerosit, vėllezėrit varėn turinjtė dhe i breu zilia, por s'kishin ē'bėnin, ndaj deshėn s'deshėn i shkuan nė ndihmė dhe tė tre tok ndoqėn vijėn e gjakut, gjersa arritėn te gryka e njė honi qė s'i dukej fundi. Aty ndaluan dhe po vrisnin mendjen si e qysh tė vepronin, kur u hodh Qerosi e tha:

- Mbani vesh e dėgjoni, o vėllezėr. Teksa unė do tė lėshohem mė tė poshtė, ju do tė mė mbani litarėt. Kur tė tund litarin e bardhė, dijeni qė jam mirė e paq, kur tė tund tė ziun do tė thotė qė gjendem nė rrezik dhe ju tėrhiqeni vrik pėr tė mė shpėtuar.

Pa njė pa dy, Qerosi zbriti nė hon dhe porsa i zuri kėmba dhé, zuri tė kėqyrė pėrqark mos shihte gjurmėt a strofkullėn e kuēedrės. Duke u endur sa andej-kėndej, pa pėrdhé njė plloēė tė hekurt. Si e ngriti me mund, vuri re qė nėn tė ishte njė shpellė e nėndheshme dhe tri shkallėza po prej hekuri qė tė shpinin s'di se ku. Qerosi i zdrypi shkallėt dhe pa njė shtėpizė tė kėndshme. Trokiti nė derė dhe kur ajo u hap, u dha te pragu njė vajzė e hijshme qė na ishte njėra nga tri tė bukurat e dheut. Pasi u pėrshėndoshėn me sho-shoqin, vajza pyeti pėrse kishte ardhur. Qerosi iu pėrgjigj e i tha se kishte ndėrmend tė vriste kuēedrėn e tė shpėtonte botėn mbarė. Pasi e dėgjoi mirė e mirė, vajza u hodh.e tha:

- Nė vrafsh dot atė egėrsirė, ti do tė mbahesh si shpėtimtari i kėtij vendi dhe unė tė jap fjalėn qė do tė tė marr pėr burrė.

Dhe si shenjė tė besnikėrisė e tė virgjėrisė sė saj, vajza i dha njė furkė qė tirrte vetiu ar. Qerosi e mori e pėrpoqi pėr dhé dhe sakaq, ajo u shėndrrua nė njė mollė tė artė tė cilėn ai e futi nė gji.

Paskėsaj, Qerosi u vu nė udhė dhe ca mė tej pa njė tjetėr shtėpizė. U afrua e trokiti dhe ndėrkaq u dha te dera njė ēupėz edhe mė e bukur se e para. Si u llafos me tė i tha pėrse kishte ardhur gjer aty, ajo iu zotua:

- Nėse do ta vrasėsh kuēedrėn, do tė martohem me ty, - dhe si shenjė i dha njė stap tė artė ku qe thadruar njė langua duke ndjekur lepujt. Qerosi e mori, e pėrplasi pėr dhé dhe stapi erdh e u bė njė kokėrr dardhė tė cilėn e futi nė gji.

I pėrcjellė nga ēupėza, Qerosi u vu sėrish nė udhė dhe pak mė tutje hasi nė shtėpizėn e tretė. Trokiti dhe kur porta u hap, u faneps njė vashė e njomė, yll e bukur e mė e fisme se dy motrat e tjera. Pasi u pėrshėndoshėn e i bėnė ca lajka e pajka njėri-tjetrit, siē e donte zakoni, ajo i dha Qerosit njė klloēkė tė florinjtė dhe dymbėdhjetė zoēka po prej floriri dhe i tha:

- Po tė vrasėsh kuēedrėn, unė do tė bėhem nusja jote pėr jetė e mot.

Qerosi i pėrplasi pėr tokė dhe ato u bėnė njė veirgė rrush i artė, qė ai e futi nė gji. Paskėtaj e Bukura e Dheut e shpuri dhe i dėftoi vendin ku kishte strofkėn lubia, e cila atė ēast nuk ndodhej atje.

Atėherė Qerosi zuri vend te hyrja e strofkullės dhe po priste kuēedrėn, kur namėta, sheh sė largu njė vargan njerėzish qė pėrcillnin me kujė e logori njė vashė tė veshur me tė bardha. Si u ngjitėn gjer te strofkulla, e lanė vashėn te hyrja dhe vetė morėn rrugėn e kthimit me tė qara e tė ulėritura. Si u larguan njerėzit, Qerosi iu qas vajzės qė dridhej e gulēonte nga lotėt dhe e pyeti:

- Ē'ke qė qan, moj ēupė?

E nė atė kohė ajo nisi t'i rrėfejė sesi kuēedra kishte zaptuar krojet e burimet dhe pėr ēdo grusht ujė iu kėrkonte banorėve tė fshatit nga njė vashė tė njomė, e kėsisoj, donin s'donin ata ishin shtrėnguar tė hidhnin short pėr ēdo herė, dhe kėsaj radhe shkurtėza i kishte rėnė asaj, bijės sė mbretit.

Atėherė, Qerosi u hodh e i tha tė mos kishte frikė nga kuēedra dhe se ai do t'i shpėtonte njėherė e mirė prej saj, atė dhe gjithė vashat e tjera tė fshatit. Paskėtaj, iu lut ta lejonte tė mbėshteste kryet nė pėēinė e saj e tė pushonte pakėz dhe, kur tė shihte kupedrėn duke ardhur, t'i bėnte zė nė ēast. E teksa vasha po i ēmorriste kryet Qerosit, kuēedra e llangosur nė gjak po vinte pėr nga shpella. Vasha e pa dhe u drodh nga frika e sakaq njė sumbull loti e nxehtė iu rrokullis nga sytė e i ra Qerosit mbi qeren e kokės. Ky u zgjua nė past, brofi nė kėmbė dhe e pyeti ēupėn:

- Ē'ėshtė?

Po ajo e zeza s'kishte gojė t'i rrėfente tmerrin qė po i shihnin sytė, ndaj i dėftoi me shenja kupedrėn qė po afrohej. Atėkohė, Qerosi iu derdh pėrsipėr si dragua dhe e goditi pėr vdekje, aq sa kuēedra nuk mundi as t'i bėjė ballė, as t'ia mbathė, por duke u hequr osh, shkoi e u fut te burimi i ujit, ku dha shpirt e ngordhi. Pas pak, uji zuri tė gurgullojė e tė shfryjė nga burimi i kuq, i kuq prej gjakut tė lubisė. E bija e mbretit iu qas Qerosit dhe pasi iu fal me pėrulėsi, i tha se i ati i saj s'kishte pėr t'ia harruar kurrė kėtė tė mirė dhe, si i mbushi enėt me ujė, mori rrugėn e u kthye nė pallat. Kur e panė prindėrit dhe farefisi, njė gaz e hare e paparė e pushtoi pallatin. Paskėtaj u kujtuan ta pyesin si e qysh kishte shpėtuar nga bisha. Ajo u foli pėr trimin e gjithė sa kishte ndodhur te strofkulla e kuēedrės. Atėherė, mbreti brofi mė kėmbė dhe urdhėroi tė sillnin para tij trimin qė kishte vrarė kuēedrėn dhe i kish shpėtuar jetėn sė bijės. Rojat rendėn nė ēast dhe pas urdhėrit tė mbretit e sollėn Qerosin nė pallat. Kur e pa, mbreti u ngrit mė kėmbė, e priti me ndere tė mėdha dhe e vuri tė rrijė nė krah tė tij. Paskėtaj, duke i lėvduar trimėrinė para oborrtarėve, si dhe dashurinė e detyrimin qė ndjente, i tha:

- Dua tė mė thuash e tė mė kėrkosh pa ndrojtje, ē'tė tė dojė zemra, qoftė edhe gjysmėn e mbretėrisė, se unė dėshiroj tė ta shpėrblej me ēdo kusht kėtė tė mirė tė madhe. Veē kėsaj, nė qoftė se ta ka ėnda, do tė doja tė tė jepja time bijė pėr nuse.

Qerosi e dėgjoi me vėmendje dhe kur mbreti e sosi fjalėn, i tha:

- Tė falemnderit, o mbret pėr pritjen e shkėlqyer dhe fjalėt e mira qė the pėr mua, por tash pėr tash, nuk kam pėr tė kėrkuar gjė. Por ndoshta, ndonjėherė do tė kem nevojė pėr krahun e hijen tėnde dhe atėherė do tė vij t'i lyp megjithė zemėr. E tash mė jep lejė tė largohem se mė presin detyra tė tjera.

Dhe Qerosi u nda me mbretin dhe tė bijėn dhe u ngrit e shkoi fill e te tė bukurat e dheut, tė cilat e pritėn me gaz e dashuri tė madhe dhe i thanė se pas fjalės qė kishin lidhur, ishin gati pėr martesė.

Atėherė Qerosi u foli me zmėr tė hapur dhe u tha se kishte ardhur t'i merrte me vete tė trija dhe se dy tė mėdhatė do t'i martonte me vėllezėrit mė tė rritur, ndėrsa tė voglėn do ta mbante pėr vete. Ndėrkaq vashat u bėnė gati dhe qė tė katėr u nisėn pėr nė botėn e pėrmbidheshme. Kur mbėrritėn ta honi, Qerosi u bėri zė vėllzėrve t'i lėshonin litarėt. Si e lidhi nė litar vajzėn e parė, ai iu thirri atyre ta ngrinin, duke u bėrė tė ditur se kėtė ia kishte vluar vėllait tė madh. Kur ngritėn tė dytėn, u tha se kjo i pėrkiste vėllait tė mesėm. Nė atė hop, kur ata po tėrhiqnin lart vashėn e dytė, hidhet e vogla dhe i thotė Qerosit:

- Seē kam njė parandjenjė qė vėllezėrit e tu kanė mendje tė ligė. Duan tė mė marrin mua e ty tė tė lėnė kėtu poshtė. Por ti mos u mėrzit, vrapo te strofkulla e kuēedrės dhe aty do tė shohėsh dy desh, njė tė bardhė e njė tė zi. Shih tė kapėsh tė bardhin se ai do tė ndihė tė ngjitesh mbi dhe. Veē ki mendjen se mos zėsh tė ziun, atėherė do tė mbetesh kėtu dhe je i humbur pėrjetė. Sa pėr mua mos u merakos, se kurrė nuk do t'u jepem vėllezėrve tu, por do tė qėndroj besnike nė jetė tė jetėve dhe do tė tė pres gjer ditėn qė tė kthehesh.

Dhe pėrnjėmend ashtu ndodhi. Vėllezėrit e lėshuan pėr herė tė tretė litarin dhe kur e nxorėn vashėn mbi tokė u mahnitėn nga bukuria e saj dhe sidoqė e dinin qė kjo i qe vluar vėllait tė vogėl, ranė nė ujdi ta mbanin pėr vete, ndėrsa Qerosin ta linin aty ku ishte, nė fund tė honit. U helmua Qerosi i ngratė nga sjellja e pabesė e vėllezėrve, por ndėrkaq iu kujtua porosia e sė Bukurės sė Dheut dhe u nis me vrap pėr te strofkulla e kuēedrės. Ku mbėrriti, gjeti vėrtet dy desh, njė tė bardhė e njė tė zi, por nga nguti nė turravrap e sipėr, nė vend tė tė bardhit mbėrtheu dashin e zi. E kėshtu pėr tė zezėn e tij, s'qe e thėnė tė dilte nga honi, ndaj vajti dhe u ul nėn hijen e njė lisi. Aty, ndėrsa po vriste mendjen si e qysh t'ia bėnte, dėgjoi ca klithma shpezėsh tė trembura. Tek ngriti sytė pėrpjetė, pa folenė e shqiponjės dhe njė gjarpėr qė qe kacavarur pas pemės e po drejtohej pėr nga foleja tė hante zogjtė. Zogjtė ciasnin e tė kėpusnin shpirtin dhe dukej sikur po lypnin ndihmė, ndaj pa njė pa dy, Qerosi brofi mė kėmbė, zgjeshi shpatėn dhe e preu copė e ēikė gjarprin. Pastaj u kthye te rrėza e drurit, u shtri dhe sakaq e kaploi gjumi. Kur erdhi shqiponja, e ėma e zogjve dhe e pa Qerosin tek flinte nėn hijen e pemės, pandehu se ishte ai qė vinte ngaherė e ia vriste zogjtė edhe u vėrsul mbi tė t'i kėrrente sytė. Por zogjtė hem me zėra e hem me shenja, i dhanė tė kuptojė se ai djalosh nuk ishte vrasėsi, po shpėtimtari i tyre. Atėherė, shqiponja fluturoi gjer te deti, qulli pendėt dhe erdhi e me flatrat e shtrira i ndejti mbi krye Qerosit, qė t'ia bėnte gjumin dhe mė tė lehtė. Kur u zgjua Qerosi dhe pa shqiponjėn mbi krye krahėhapur, i shkoi mendja pėr keq e u ndėrsye t'i binte e ta vriste, po ajo e mori me tė mirė dhe me fjalė tė ėmbla e zbuti duke i thėnė se ai i kishte shpėtuar jetėn fėmijėve tė saj, ndaj ajo i detyrohej shumė dhe pėr shpėrblim ishte e gatshme tė bėnte ēdo gjė qė ai t'i lypte.

Si e dėgjoi mirėe mitė, Qerosi iu gjegj:

- Unė kėrkoj vetėm njė tė mirė nga ty, a mund tė mė ngjitėsh nė botėn e sipėrme?

E shqiponja i tha:

- Fare kollaj, po pėr ta bėrė kėtė gjė, mė nevojiten dy furra bukė, dy desh tė pjekur dhe dy voza me ujė. Tė gjitha kėto do tė mi ngarkosh nė shpinė, ku do tė hipėsh edhe vetė, dhe saherė qė unė tė t'ia bėj Krrau, ti do tė mė hedhėsh nė gojė njė furrė bukė, njė dash tė pjekur dhe njė vozė me ujė.

Qerosit iu kujtua mbreti i atij vendi, tė cilit i kishte shpėtuar tė bijėn nga kuēedra dhe, pa humbur kohė, shkoi t'i kėrkonte ēka i lipsej shqiponjės. Mbreti hapi qytė kur dėgjoi kėrkesat e Qerosit, ngaqė ishin hiēgjė pėr njė mbret, nė krahasim me tė mirėn e madhe qė i kishte bėrė djaloshi, dhe dha urdhėr t'ia plotėsonin dėshirėn nė ēast. Si u pėrshėndosh pėr tė fundit herė me mbretin dhe tė bijėn, Qerosi shkoi te shqiponja e pasi ia ngarkoi nozullimet nė shpinė, hipi edhe vetė dhe shqiponja rrahu flatrat e u ngrit nė ajėr. Por udhėtimi nuk doli aq i lehtė sa ē'kishte kujtuar Qerosi. Kishin njė copė herė qė po fluturonin, kur shqiponja hapi gojėn dhe ia bėri krrau. Atėherė Qerosi shpejt e shpejt i hodhi nė gojė njė furrė buke, njė dash tė pjekur e njė vozė me ujė. E kėsisoj vijuan tė fluturonin, por s'kaloi capak kohė e shqiponja bėri sėrish krrau dhe Qerosi i vėrviti nė gojėn e hapur furrėn em bukė qė kishte mbetur, dashin e pjekur dhe vozėn e fundit me ujė. E kėshtu e shtynė edhe njė copė udhe, por ende pa mbėrritur shqiponja shqeu sqepin dh bėri pėr tė tretėn herė krrau. Por kėtė radhė Qerosit s'i kishte mbetur gjė prej gjėje qė t'i jepte pėr tė ngrėnė. Nė ēastin qė filloi tė shquhej bota e sipėrme, shqiponjės iu prenė krahėt e dalėngadalė zuri tė binte. Qerosi e pa pisk dhe, a e dini ē'bėri? Zgjeshi shpatėn nga milli, preu pulpin e kėmbės sė majtė e mė pas tė sė djathtės dhe ia dha shqiponjės t'i hante. Shqiponja i mblodhi fuqitė dhe me dy tė rrahura tė flatrave, doli nė botėn e mbidheshme. Kur u ulėn nė tokė, shqiponja vuri re qė, Qerosi po ēapitej ēalė-ēalė dhe e pyeti:

- Pse ecėn ashtu, o bir njeriu?

Nė krye Qerosi s'donte t'i tregonte, por shqiponja ngulmoi gjersa e shtrėngoi t'i kallėzonte tė vėrtetėn. Paskėtaj ajo hapi gojėn, nxori tė dyja pulpat qė nuk i kishte gėlltitur, po i kish mbajtur nėn qiellzė, ia leu plagėn me pėshtymė dhe ia ngjiti mishin aq mirė sa nuk kishte dallim nga mė parė. Para se tė ndaheshin, shqiponja shkuli njė pendė tė zezė nga flatrat, ia zgjati Qerosit dhe i tha:

- Kur tė jesh nė nevojė, digje kėtė pendė dhe ēdo dėshirė qė do tė kesh do tė pėrmbushet.

Mė e para gjė qė bėri Qerosi me tė arritur nė tokė, pyeti nė qe gjallė i ati dhe, a e kishte mbajtur fjalėn e dashura e zemrės, e Bukura e Dheut. Paskėtaj rrahu tė gjente ndonjė punė dosido dhe ta nxirrte jetėn duke rrojtur me nder. Ndaj vajti te njė argjendar dhe iu lut ta merrte ēirak, pa rrogė, sa pėr njė ēapė bukė e ndonjė rrobė tė vjetėr.

Njė ditė vjen nga pallati njė lajmėtar dhe i thotė argjendarit se e kėrkonte mbreti. U ngrit argjendari e shkoi nė pallat tė mbretit, por, kur u kthye prej andej, ishte aq fort i dėshpėruar sa s'rrėfehet me gojė. E pyeti Qerosi ē'hall kishte, po argjendari s'i tregoi as ditėn e parė, as tė dytėn, veē ditėn e tretė i dėftoi sesi e kishte pritur mbreti dhe i kish kėrkuar t'i bėnte njė furkė tė artė qė tirrte vetiu ar, ngaqė do tė martonte djalin e madh dhe nusja dėshironte qė me hir a me pahir t'i bėnin dhuratė furkėn e fėmijėrisė. Nė mos, i kishte thėnė mbreti, do tė tė pres kryet. Dhe argjendari i shkretė u shkreh nė vaj. Qerosi e mori me tė mirė dhe e qetėsoi duke i thėnė:

- Quaje tė mbaruar kėtė punė, mjaft tė mė sjellėsh tri okė arra dhe po aq verė nga mė e mira.

Sidoqė s'iu zuri besė fjalėve tė Qerosit, argjendari fatkeq vrapoi pėr nė pazar dhe, pasi bleu gjithė ē'i kish kėrkuar ēiraku, u kthye me njė frymė nė dyqan. Qerosi i mori arrat e verėn, u mbyll nė njė dhomė dhe zuri tė thyejė arra e tė pijė verė pėr shtatė palė qejfe. Argjendari me gjak tė prishur se koha po kalonte, bėnte ēbėnte dhe shkonte e vinte syrin te tėplasurat e derės, ngaqė ishte edhe kureshtar e donte tė shihte ē'po bėnte ēiraku. Por Qerosi qė na ishte njė dinak i prapė, i hakėrrehej dhe i thoshte:

- Lipsu tutje se do tė mė pėrsyshėsh punėn.

Kur po afrohej ora qė argjendari tė paraqitej nė pallat e tė dorėzonte furkėn, Qerosi nxori nga gjiri mollėn e artė, e pėrplasi pėrtokė dhe sakaq ajo u shėndrrua nė furkė qė tirrte vetiu ar. Papo, kur e pa i ziu argjendar u pataks dhe u gėzua aq fort sa s'dinte ē'ndere t'i bėnte Qerosit.

Kur u kthye nga pallati mbretėror solli me vete tre qerre me florinj, qė mbreti ia kishte dhėnė si shpėrblim. Dy ia taksi Qerosit dhe njė e mbajti pėr vete. Por Qerosi nuk i pranoi dhe i tha:

- Mua mė mjafton dashuria e tim zoti.

Si shkoi ca kohė, njė ditė erdhi njė tjetėr lajmėtar e i tha argjendarit se e kėrkonte mbreti nė pallat. Shkoi argjendari dhe kur u kthye ishte ngrysur e nxirė nė fytyrė edhe mė fort se herėn e parė. E pyeti Qerosi ē'hal kishte, po argjendari s'hapi gojė as ditėn e parė, as tė dytėn, veē ditėn e tretė i dėftoi sesi e kishte pritur mbreti dhe i kish kėrkuar t'i bėnte njė stap tė artė me langua qė gjuante lepujt, se do tė martonte djalin e dytė dhe nusja dėshironte me hir e me pahir t'i bėnin dhuratė stapin e fėmijėrisė. Nė mos, i kishte thėnė mbreti, do t'i shkoj kryet nė satėr. Qerosi e mori me tė mirė dhe i tha:

- Kjo punė ėshtė e mbaruar, mjaft qė t'i sjellėsh tre okė arra dhe po aq verė nga mė e mira.

Dhe argjendari i ngratė e mbajti vrapin nė pazar dhe, si mori gjithė ē'i duheshin, u kthye nė dyqan. Ashtu si herėn e parė Qerosi u mbyll nė dhomė e ia shtroi me tė ngrėna e tė pira dhe sa herė qė argjendari i qasej derės e vinte syrin te tė plasurat, i gėrmushej:

- Lipsu tutje se do tė mė pėrsyshėsh punėn.

Kur erdhi ora qė argjendari tė shkonte nė pallat e tė dorėzonte stapin, Qerosi nxori nga gjiri dardhėn dhe e shuku pėrdhe. Nė ēast u shfaq stapi i artė me langua qė ndiqte lepujt. U mrekullua argjendari kur e pa, e rrėmbeu dhe rendi pėr nė pallatin e mbretit. Kur u kthye solli me vete tre qerre me florinj. Dy ia taksi Qerosit dhe njė e mbajti pėr vete, po Qerosi i tha:

- Mua mė mjafton dashuria e tim zoti.

Pasi martoi edhe djalin e dytė, si kaluan sa kohė, mbreti pėrhapi fjalė me kasnecėt e tij, se ai qė do tė ishte i zoti tė merrte mollėn e artė majė flamurit qė kishte vendosur nė njė nga kullat e pallatit, do t'i jepte pėr grua motrėn e vogėl e tė tė bukurave tė dheut, ndėrsa trimin do ta bėnte bir pėr shpirt. Rrodhėn nė atė vend burra nga tė gjitha anėt e dheut, por kurrkush prej tyre s'mundi tė hovte aq lart sa tė arrinte mollėn e artė. E dėgjoi edhe Qerosi kumtin e mbretit dhe mori e dogji pendėn e zezė qė i kishte falur shqiponja. Para tij u faneps njė pelė e zezė me flatra, si dhe njė petk fund e krye i qėndisur me ar. U vesh e u ngjesh Qerosi, i kėrceu pelės nė shpinė dhe shkoi te vendi ku ndodhej flamuri e majė tij molla e artė. Kur e panė gjindja atė trim veshur me ar, kaluar mbi pelėn e zezė, u mahnitėn nga nuri e hjeshia e tij. I grahu Qerosi pelės dhe ajo u ngrit fluturimthi dhe sa hap e mbyll sytė e rrėmbeu mollėn e artė. Mbreti u ēmerit kur pa kėtė djalosh kaq tė zotin, ndaj e pyeti pėr emrin. Atėkohė, Qerosi i zbriti pelės, zhveshi rrobat e arta dhe tha:

- Ma thonė emrin Qeros dhe jam yt bir, o mbret.

Por as mbreti plak, as vėllezėrit e as e Bukura e Dheut nuk e njohėn, ngaqė kishte ndryshuar pamje e qe bėrė yll i bukur gjatė kohės qė ishte ngjitur nga bota e nėndheshme nė tė mbidheshmen.

Tė dy vėllezėrit zemėrligj dolėn para t'et dhe, duke treguar me gisht nga Qerosi, i thanė:

- Ky ėshtė njė gėnjeshtar, o imzot, qė shtiret si vėllai ynė i ndjerė, ndaj jep urdhėr ta marrin e t'i presin kryet.

Por sapo ata sosėn fjalėn, u hodh e Bukura e Dheut dhe tha:

- Veē unė mund ta zbuloj, o mbret, nė ėshtė ky djalė yt bir e im shoq apo ndokush tjetėr, - dhe u kthye nga Qerosi e i tha: - Atė ditė qė tė dhashė fjalėn se do tė bėhesha nusja jote po tė vrisje kuēedrėn, tė fala njė shenjė tė besnikėrisė sime. A mund tė mė thuash ēfarė shenje ishte?

Pa hapur gojė e pa folur, Qerosi nxori nga gjiri verigėn e rrushit tė artė dhe e pėrplasi. Namėta, pėr habinė e tė gjithėve, ajo u shfytyrua dhe u bė klloēkė e artė me dymbėdhjetė zogj.

Atėherė njerėzit shpėrthyen nė brohoritje, ndėrsa mbreti plak u ngashėrye ngaqė e dinte tė vdekur tė birin. E mori ngrykė dhe e uli nė fron tė mbretėrojė mė kėmbė tė tij. Vėllezėrit ziliqarė e frikamanė i lidhi me hekura tė rėndė dhe i hodhi nė burg tė kalbeshin pėr sė gjalli. Paskėtaj u bė njė dasmė e madhe qė zgjati shtatė dit e shtatė net. Qerosi u martua me tė Bukurėn e Dheut dhe jetuan e u trashėguan tė lumtur gjer nė fund tė jetės.
Paion nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur