Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Historia e Shqiptarėve > Mitologji

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 01-05-2015, 12:32   #1
Eagleone
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Apr 2015
Vendndodhja: Seattle
Postime: 95
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 3
Eagleone ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Helena e Trojės dhe misteri i saj.

Nje shkrin nga miku im Stavri Trako, analiza brilane e nje njeriu brilant.

Laomedonti, mbreti i parafundit i Trojės, ishte ai qė refuzoi t’u jepte shpėrblimin pėr punėn e bėrė ndėrtuesve tė Ilionit me kryemjeshtėr Aeakun, tė atin e Peleut dhe Telamonit, dhe pėr mė tepėr i kėrcėnoi ata se do t’ju priste veshėt nėse e mėrzisnin prapė me kėrkesėn e tyre. Kjo grimcė nga legjenda e Ilionit, sa lojė e njė mbreti prepotent, fsheh brenda saj edhe zanafillėn e njė kėrcėnimi tė mundshėm tė Trojės, njė mbretėri qė aso kohe ishte shumė e fuqishme dhe qė mbrohej nga njė sistem fortifikues tepėr i sofistikuar.
Shqetėsimi dhe frika nga ndonjė agresion i mundshėm teukro-dardan ishte njė arsye e mjaftueshme qė 100 mbretėr dhe princėr nga gjithė gadishulli i Hemit, tė mblidheshin nėn drejtimin e Agamemnonit tė Mikenės, pėr tė ndėshkuar mburravecėt trojanė. Ndėshkuesit e kėtij rreziku u vetėquajtėn Akej, qė pak a shumė do tė thotė besėtarė tė sė drejtės sė mohuar dhe tė sprovės burrėrore hakmarrėse. S’do mend qė prijėsit akeas e kishin kuptuar se Troja ishte njė rrezik i afėrt pėr secilin prej tyre, ndaj asnjeri nuk nguroi tė merrte pjesė nė ekspeditėn mė tė tmerrshme ndėshkuese tė kohės, qė ēoi nė shkatėrrimin e saj. Tė gjithė besėtarėt e Aulidės, njėqind mijė frymė dhe njėmijė e njėqind e tetėdhjetė anije, tė udhėhequr nga mė shumė se njėqind mbretėr pranuan si naltmadhni Agamemnonin. Nė ngjarjen epokale tė luftės sė Trojės protagonistė ishin luftėtarėt akeas nga njėra anė dhe ata teukro-dardanė bashkė me qytetarėt e Ilionit nga ana tjetėr, ndėrsa si dėshmitarė tė gjitha hyjnitė e Olimpit. Dhe padyshim qė nuk mungonte asnjė nga burrat e lashtėsisė tė shquar pėr trimėri, tė cilėt nė kėtė luftė do tė provonin fuqinė e rinisė, menēurinė dhe bujarinė e mė tė vjetėrve, tmerret e luftės, dhembjen e humbjes, dredhinė pellazge pėr ta shkrumbuar Trojėn nga themelet, lavdinė e fitores sė akeasve dhe pėrjetėsimin e kėsaj ngjarjeje. Ishte kjo ngjarje trimėrore qė e ktheu nė epos pėrplasjen e akeasve me Trojėn dhe qė e kurorėzuan Homerin nė pėrjetėsinė e universit letrar. Pėr tė fituar besimin e tė gjithė akeasve, Agamemnoni, sipas kėshillave tė orakullit tė Delfit flijoi tė bijėn, Efigjeninė, qė kjo fushatė tė shkonte mbarė, por Ilioni, pėr akeasit kishte qenė dhe vazhdonte tė mbetej njė enigmė madhėshtie dhe force.
Prepotenca trojane e manifestuar nga mbreti i tyre Laomedont pėrbėnte njė rrezik real, qė nuk u kalua aq lehtė, as nga brezi pasardhės i kryemjeshtrit Aeak, i cili arriti ta ndėshkonte arrogancėn e Trojės te pasardhėsit e Laomedontit, mė saktė tek i biri i tij Priami. Rreziku i vėrtetė i Trojės vinte para sė gjithash nga trimėria teukre me nė krye Hektor zėmadhin. Teukrit ishin trima tė ēartur, dhe nėse njė ditė do tė mėsynin drejt perėndimit, mund t’ju prisnin akeasve jo vetėm veshėt, por edhe kokat. Pėr trimėri mund tė krahasoheshin me Hektorin vetėm Akili dhe Ajaksi, tė dy nipa tė Aeakut. Nė kėto kushte urtia akease e kishte kuptuar se pa njė plan tė mirėmenduar, Troja do tė vazhdonte tė mbetej pėr ta njė yll rrėzėllues sa ndjellės aq dhe i frikshėm. Akeasve nuk u mungonte as rinia, as trimėria, as shpirti i aventurės, por kėto nuk mjaftonin pėr njė ndėrmarrje kaq marramendėse, ku duheshin llogaritur mirė sakrificat e jetėve njerėzore.
Pra ishte vendosur tė shkatėrrohej Troja, simboli i fuqisė, pasurisė, mirėqenies, e cila pėr akeasit ishte njė rrezik i vėrtetė, mirėpo zbėrthimi i misterit trojan, pėr ēdo mendje tė thjeshtė tė asaj epoke, qe i pamundur, ndaj dukej si njė aventurė vrasėse pėr kėdo qė do tė pėrpiqej ta arrinte. Kjo bėri qė akeasit tė mos vlerėsonin si faktorė tė luftės te armiku vetėm forcėn fizike dhe atė numerike, por t’i jepnin pėrparėsi rrahjes dhe mbrujtjes sė mendimit nė kuvendin e tyre. Ata kuptuan se diferenca nė kėtė pėrplasje do tė kishte tė bėnte kryesisht me forcėn e tė menduarit dhe tė gjykuarit. Nė rrafshin kohor akeasit mendonin nė mėnyrė komplekse tre dimensionale dhe i bėnin vlerėsimet kolegjialisht nė kuvendin e burrave, qė ishte institucioni mė i rėndėsishėm i zhvillimit tė mendjes dhe i tė menduarit abstrakt, i cili drejtohej nga inteligjenca dhe kėshilli i tė urtėve, ku bėnin pjesė Nestori, Odisea e tė tjerė. Kuvendi akeas vėrtet e respektonte hierarkinė e postit, por nuk pėrjashtonte pjesėmarrjen nė tė tė asnjė luftėtari e pėr mė tepėr tė mendimit tė tij, si nė rastin e Tersidit, i cili pasi morri mbėshtetjen e Akilit shprehu hapur nė kėtė kuvend mendimin e tij. Ky kuvend ishte kudhra ku rrihej mendimi dhe nga ku kalohej nė vendimmarrje tė njėzėshme e tė pakundėrshtueshme. Nga kjo pikėpamje, akeasit kishin pėrparėsi ndaj trojanėve, te tė cilėt vendimmarrja ishte hierarkike dhe ashtu si pushteti, ishte atribut i trashėgueshėm nga mbreti te pinjolli i tij mė i fortė. Pra akeasit kishin mbėrritur nė njė stad mė tė lartė tė zhvillimit shoqėror se trojanėt dhe trikohėsia nė tė menduarit e tyre bashkė me fjalėn e kuvendit ishin armėt e tyre mė tė efektshme,
Prej kohėsh akeasit ishin pėrpjekur tė depėrtonin mendėrisht nė kėshtjellėn e Ilionit, por ky qytet u fanitej si njė mit, ndaj ata duke i dhėnė rėndėsi rrahjes sė mendimit, i hapėn udhė emancipimit tė tyre. Kėtu nuk duhet harruar se vendimi kolegjial i akeasve bazohej edhe te forma e besimit zeusian, qė ata e kishin shpirtėzuar. Madje rolin e femrės jo vetėm nė jetėn familjare, por edhe shoqėrore, ata kishin filluar ta pėrvetėsonin si vlerė emancipuese. Kjo ėshtė e kuptueshme po tė vėmė re organizimin e hierarkisė nė Olimp, ku jo rastėsisht ka baraspeshė nė raportin e hyjnive me hyjneshat. Tė dyja linjat, si mashkullorja dhe femėrorja gėzonin adhurim tė veēantė ndėr akeasit, nė besimin e tė cilėve njė vend tė veēantė zinte hyjnesha Hera, qė ishte mbrojtėsja e jetės familjare, e bashkėshortėsisė dhe hyjnesha, tė cilėn ēiftet e besonin si mbrojtėsen e fatit tė tyre.
Nė shoqėrinė akease dallohen qartė katėr tipe femrash: Penelopa, femra ideale pėr ruajtjen e shtratit bashkėshortor; Klitemnestra, femra tipike e tradhtisė dhe e krimit bashkėshortor; Cirēea, Briseida dhe Kriseida, bukuroshet e flirteve dashurore qė i tundojnė dhunshėm tė dashurit e tyre, kujtojmė Akilin pėr Briseidėn dhe Odisenė pėr Cirēean; dhe Helena, bukuroshja e pashoqe e cila, mendojmė se pėr motivin madhor tė mbrojtjes sė qenies akease, duhet tė ketė pranuar marrjen pėrsipėr tė misionit pėr zbulimin e misterit trojan, duke vėnė nė shėrbim tė kėtij qėllimi hiret dhe bukurinė e saj.
Helena, protagonistja kryesore e luftės 10-vjeēare midis akeasve dhe Trojės, edhe pse na shfaqet pėrherė e mbėshtjellė me njė tis misteri, nuk ėshtė pėrgojuar nga asnjė mendje e zgjuar pėr veprimet e saj. Sot, pas afro mė shumė se 30 shekujsh, Helena nuk na shfaqet vetėm pėrmes pėrshkrimit tė saj fizik dhėnė nga Homeri, por edhe pėrmes gjendjes sė saj shpirtėrore dhėnė nga studiuesit, qė janė marrė me tė e qė kanė analizuar motivet, sjelljen, pasionet dhe vlerėsimet e saj. Por nga ana tjetėr, ajo ndoshta ėshtė e vetmja figurė femėrore artistike, qė ėshtė dashur tė mishėrohet te figura tė tjera reale tė shfaqura apo tė heshtura tė historive konspirative, qė lidhen me ngjarje tė tjera epokale, padyshim duke ruajtur vetėm thelbin e saj. Manteli i Helenės ėshtė ngjallur dhe veshur nga mjaft femra tė zgjuara qė kanė shėrbyer nė misionet e mistershme tė shėrbimit inteligjent tė tė gjitha kohėrave duke neutralizuar e deri shkatėrruar madhėshtinė e shumė burrave tė shquar e tė lavdishėm.
Madhėshtia e njė qyteti qėndron te shpirti i qytetarėve tė tij dhe te arkitektura e tij mbrojtėse. E tillė ishte Troja, e cila kishte tėrhequr vėmendjen jo vetėm tė akeasve, por edhe tė hyjnive tė Olimpit, tė cilat do t’i frymėzonin ata pėr ta sfiduar Ilionin. Urtia akease duhet ta kishte pikasur se Ilioni kishte disa pėrparėsi: ishte njė kėshtjellė e fuqishme mbrojtėse, banorėt e tij dalloheshin pėr shpirtin e paepur luftarak dhe kishin aleatė tė shumtė, ndaj largpamėsia e tyre e drejtuar nga Odisea ėshtė befasuese, kur e fillon pėrplasjen me trojanėt paraprakisht duke u ngritur atyre njė grackė shpirtėrore. Nė rrėfimet e Homerit, protagonisti i shkatėrrimit tė Trojės, Odise itakasi, ėshtė i kudondodhur, diku si mik, diku si tregtar, diku si udhėtar i largėt, njė model i plotėsisė sė njė burri udhėprijės, kėshtu qė, njė sy vėzhgues me lehtėsi e kupton se ky ideator mendjemprehtė i bie tė jetė themeluesi i armės mė tė sofistikuar, asaj tė shėrbimit inteligjent, qė edhe pse fillimisht lindi pėr qėllime mbrojtėse, nėn drejtimin ekspansionist u shndėrrua nė vrasės dhe shkatėrrues. Virgjili kėtė armė e quante “Dredhia Pellazge”, ”Dredhia e Odisesė” apo “Dredhia Mirmidonase”.
Dihet se nė kohė paqeje, burrat, trimėrinė e tyre e harxhonin mė sė shumti pas bukurisė femėrore, gjuetisė, ngrėnie-pirjeve gazmore dhe tregtisė. Bukuria femėrore ua ngaste mendimin tė gjithėve kur dėgjonin tė flitej pėr tė, por ca mjaftoheshin duke e soditur, ndėrsa ca tė tjerė duke u trallisur si tė marrė pas saj. Mirėpo bukuria qė do tė mbahej mend nė jetė tė jetėve, ishte ajo e bukuroshes sė Spartės, Helenės marramendėse, e pėrzgjedhur si mė e bukura ndėr vdekatarėt nga vetė hyjnesha Afroditė, pa misteret e sė cilės, shpirtrave njerėzorė do t’ju mungonte personaliteti, karakteri dhe vullneti i stuhishėm, qė shėnjojnė tėrė historinė njerėzore. Helena, e bija e Tindarit, mbretit tė Spartės, ishte vėrtet aq e bukur, sa edhe vetė Odisea qe marrė mendsh pas saj, por jo si gjithė tė tjerėt, pasi qėllimi i tij i vėrtetė ishte ta dėrgonte Helenėn si tė besuarėn e tij nė Trojė.
Sipas legjendės, Menelau nuk ishte mėtonjėsi i vetėm pėr shtratin e Helenės, pasi nė pallatin e Tindarit, u mblodh e tėrė paria akease. Por a thua tė ishte dalldia pas kėsaj femre, shkaku i luftės sė Trojės? Po sipas legjendės dėshirat e kėtyre trimave do tė qenė kthyer nė tragjedi sikur Nestori tė mos e kishte kėshilluar Tindarin qė zgjedhjen ta bėnte vetė Helena, e cila zgjodhi pėr burrė mė tė druajturin prej tyre, Menelaun, ndėrsa tė tjerėt i njohu si vėllamė. Ēdokush sot do ta komentonte dasmėn e tyre si njė rit, ku akeasit mė tepėr improvizuan njė spektakėl “mėtonjėsish” pėr tė nxitur kureshtjen dhe imagjinatėn e kujtdo qė e dėgjonte, ēka as mė pak e as mė shumė ishte si njė lloj “Miss Ballkani” i Shek. XII p.e.s., ku konkuronte vetėm Helena.
Po pse u mblodhėn gjithė mbretėrit e rinj akeas nė Spartė, kur dihej se ishte fjala vetėm pėr njė bukuri? Pse ata u ranė aq fort tamtameve kur vetėm njėri prej tyre do ta kishte fatin ta shijonte atė bukuri hyjnore? Tė gjitha hamendjet tė ēojnė nė gjasėn se mbretėrit dhe princat e rinj akeas kishin rėnė nė njė mendje tė kurdisnin njė dredhi. Se kush e pati fatin tė binte pre e kėsaj dredhie, ne sot e dimė tė gjithė. Ėshtė e thjeshtė pėr t’u kuptuar se akeasit nė atė martesė kishin ardhur jo vetėm si dasmorėt, por edhe si ahengxhinjtė e dasmės tragjike tė shpirtit trojan. Prej kohėsh ata e kishin vlerėsuar shpirtin trojan si mė tė frikshmin, ndaj u mblodhėn dhe vendosėn tė “ofronin” njė dhuratė aq tė rrallė, qė ēdo burrė do ta kishte zili, Helenėn e Spartės, sė cilės pėrveē ditirambeve, iu thur edhe njė legjendė. Sipas saj, hyjnesha e grindjes, ngaqė nuk e kishin ftuar nė njė martesė hyjnish, vjen nė kėtė dasmė dhe nga mėria hedh njė mollė tė artė, nė tė cilėn qenė gdhendur fjalėt “mė tė bukurės”. Kaq ishte dashur qė tė niste sherri midis Afroditės, Herės dhe Atenės. Hyjneshat, pėr tė zgjidhur grindjen mes tyre iu drejtuan Paridit, princit tė Trojės, dhe Afrodita, pėr tė siguruar mbėshtetjen e tij, i premtoi si shkėmbim se do t’i jepte gruan mė tė bukur nė botė. Me kėtė premtim Afrodita u bė shkak pėr fillimin e njė prej ngjarjeve mė epike tė lashtėsisė.
Troja, sipas Homerit ndoshta do tė kishte pasur njė fat tjetėr po tė mos ekzistonin hiret e hyjneshės Afroditė, prej bukurisė sė tė cilės, Paridi i Trojės, mė i vogli djalė i Priamit, u verbua kur iu desh tė zgjidhte mė tė bukurėn ndėr tre hyjneshat. Pėr sytė e njė djaloshi, por jo vetėm tė tij, nė kėtė botė nuk kishte gjė mė tė bukur se Afrodita, prandaj krejt pafajėsisht, Paridi nuk do tė nguronte t’ia jepte mollėn asaj. Qė nga ai ēast, molla e mė tė bukurės u kthye nė “mollėn e sherrit”, ngaqė ai mori prej Afroditės premtimin se do ta gėzonte me Helenėn e Spartės, gruan mė tė bukur tė gadishullit tė Hemit. Para-mithija nė kėtė rast, nuk ėshtė thjesht njė pėrrallė, por njė motiv pėr ta tėrhequr Paridin drejt kurthit, ku s’kishte moshatar tė tij qė nuk do tė binte. Nuk qe e beftė ardhja e Paridit tė Trojės nė Spartė. Legjenda thotė se Paridi ia kishte ndierė zėrin kėsaj bukurie edhe atje larg nė pyjet e Dardanisė, kur ishte pjekur me tre hyjneshat: Herėn, Atenėn dhe Afroditėn.
Menelau, mbreti i Spartės e priti Paridin sipas sėrės, me tė gjitha nderimet qė i takonin njė pinjolli mbretėror. Nė gostinė e shtruar pėr nder tė tij, Paridi u takua me zonjėn e Spartės, mbretėreshėn Helenė, bukuria e sė cilės kishte vėnė nė sprovė dhe tundim edhe pleqtė mė tė urtė e jo mė njė adoleshent tė pamėsuar me kėsi sprovash. Gjithsesi, mbetet ende enigmė fakti, pse Menelau e la mikun nė pallat me gruan, ndėrsa vetė shkoi nė Kretė tė gjuante pėr t’i sjellė mbretėreshės qime tė Minotaurit, qė ajo tė lindte djalė. Nga ky fakt marrim shkas tė mendojmė se ēiftit mbretėror Menela-Helenė, duhet t’i jetė kėrkuar sakrifica mė sublime, tė cilėn ata pas njė dileme tė dhimbshme, e kanė pranuar si detyrėn e luftėtarit. Helena duhet ta ketė pranuar kėtė vetėflijim si njė detyrim ndaj besėlidhjes sė madhe akease, e po kėshtu edhe njė burrė e njė luftėtar i madh si Menelau, i cili pėr ta mposhtur dhimbjen qė po ndjente nga kjo sakrificė, shkoi nė Kretė tė humbte mendjen duke gjuajtur Minotaurin. E parė thjesht si tradhėti, pėr ēdokėnd qė nuk ėshtė nė brendi tė konspiracionit, kjo do tė mjaftonte qė legjenda e fatit tė paracaktuar nga hyjnesha Afroditė, tė ishte e besueshme. Gjithmonė sipas Homerit, Paridi u dashurua marrėzisht pas mbretėreshės Helenė dhe me ndihmėn e Afroditės i mbushi asaj mendjen tė linte Spartėn pėr tė shkuar me tė nė Trojė. Nė fakt, Afrodita do ta ndihmonte vėrtet Paridin tė sillte Helenėn nė Trojė, duke hapur kėshtu siparin e konfliktit mė tė madh tė lashtėsisė.
Homeri na jep vetėm atė ēfarė duket, kur na e sjell kėtė konflikt si tė shkaktuar nga Paridi dhe si tė drejtė pėr Menelaun dhe vėllamėt akeas qė tė hakmerreshin ndaj Trojės, e cila kurrsesi nuk duhet ta kishte pranuar Paridin, qė theu zakonin e mikpritjes dhe prishi bashkėshortėsinė e mikpritėsit. Pra, akeasit e shfrytėzuan si pretekst ngjarjen e Spartės, ku Menelau humbi Helenėn, qė sipas mendėsisė sė kohės pėrkthehej cėnim i tė drejtės bashkėshortore, duke i hapur kėshtu udhėn gjithė asaj pėrplasjeje marramendėse vrastare. Kishte kohė qė familja konsiderohej si njėsia themelore qytetėruese, prandaj asnjė nga trimat e lashtėsisė nuk do tė nguronte tė merrte pjesė nė ekspeditėn ndėshkuese kundėr Trojės. Ndoshta edhe neve sot do tė na pėlqente, qė ta ndėshkonim Trojėn sipas kėtij modeli letrar, por logjika na bėn tė mendojmė se gjithė ky konflikt, mė tepėr se pėr Helenėn, u nxit dhe u realizua nisur nga shkaqe dhe motive, qė prej kohėsh i ndillnin akeasit tė mposhtnin Trojėn.
Kostas Varnalis na thotė me gojėn e Menelaut: Nuk do t’ju vėmė vetėm nderin nė vend, por edhe do t’ju ngopim me pasuri, me ara dhe me livadhe pa cak, me ranishte gjithė ar; me shpella me gurė tė ēmuar, kope lopėsh tė panumėrta, me kuaj dhen dhe dhi. Edhe me gra tė bukura e tė kolme. Do tė kaloni tėrė ditėn me banjė, sherbete dhe gjellė tė zgjedhura. Ato ēmenden pėr tė huajt! I ndukin nga mėnga dhe i ēojnė vetė nė shtėpi. Tė gjitha kėto do tė bėhen tonat dhe, pėr mė tepėr, edhe ato pesėdhjetė pallatet e Priamit, qė janė mė tė pasura se edhe vetė Olimpi! Sekush nga ju do tė bėhet njė mbret me pallatin dhe haremin e vet. Dhe kush do tė qėndrojė atje pėrgjithmonė, pastė uratėn tonė! Ai qė do tė kthehet nė Atdhe, do tė ketė ēdo mundėsi pėr tė blerė njė mbretėri tė tėrė. Dhe tė gjithė ju do tė bėheni pasardhės mbretėrish dhe perėnditė do te jenė pasardhėsit tuaj! Kėshtu do tė shpėtojmė kulturėn nga rreziku, por edhe veten tonė. Por, po s’i ndėshkuam, atėherė gjer edhe mullixhinjtė do tė na sulen tė na rrėmbejnė gratė!... Trojanėt edhe sikur tė mos na kishin turpėruar, prapė nuk duhet tė ekzistojnė.
Rroftė pra, lufta e Nderit dhe nderi i luftės, Preja!
Parajsa Ilion duhej tė pushtohej patjetėr e gjithsekush prej tyre tė bėnte realitet ėndrrėn e tij. Troja qe koka e pėrbindėshit aziatik qė shumė herė mė pas do ta tentonte nusen e ujėrave tė planetit(Hemin).
Si ndėrtim Ili-oni, qė edhe nga vetė emri do tė thotė “Dielli i Gjithėsisė”, ishte vėrtet arritja mė e madhe arkitektonike e kohės dhe mbahej si i papushtueshėm, ēka do ta nxiste pellazgun e menēur Odise tė vriste mendjen pėr dredhinė e duhur. Siē thamė mė lart, pas shumė dilemave, ai duhet ta ketė ndarė mendjen t’i ofronte si “dhuratė” kėtij “Dielli tė Gjithėsisė” njė bukuri si Helena, qė vetė hyjnesha Afroditė e kishte aq fort pėr zemėr, e cila me dėshirė pranoi tė mbiquhej Helena e Trojės, njė cilėsor ky, qė jo vetėm e largon atė shumė nga Sparta, por e mbulon edhe me mister. Nisur nga kėto, i bie tė besojmė se: Helena nuk vendosi tė arratisej nga marrėzia e dashurisė pėr Paridin dhe se bashkė me “dhuratėn” e dytė, kalin e drunjtė, pėrbėjnė dyshen vrasėse dhe shkatėrruese tė shėrbimit inteligjent akeas, tė cilėsuar si “Dredhia e Odisesė”. Nuk ėshtė e nevojshme ta risjellim kėtu linjėn e kalit tė drunjtė, i cili gjoja u ndėrtua nga akeasit si dhuratė kushtuar Pallada Atenės dhe u bė aq gjigant qė trojanėt tė mos kishin mundėsi ta fusnin brenda nė qytet pėrmes portės Skee, duke i paralajmėruar indirekt qė nėse, nisur nga dėshira pėr ta bėrė kėtė dhuratė tė tyren, ata do ta dėmtonin kalin kushtuar hyjneshės, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr do ta pėsonin prej furisė sė saj dhe katastrofa e tyre do t’ishte e sigurt.
Deri mė sot tė gjithė kanė menduar se lufta shpėrtheu ngaqė Paridi kishte cenuar besėn dhe mikpritjen akease si edhe sedrėn e burrave akeas, qė nuk mundėn t’ia fitonin zemrėn Helenės, ēka u bė sebepi qė nxiti krijimin e “Besėlidhjes Akease”, e cila nuk shihte shpagė tjetėr veē luftės kundėr Trojės. Por asnjė nuk mund ta marrė si shumė bindės kėtė argument, sapo sjell ndėrmend dredhitė e panumėrta tė pellazgėve dhe dinakėrinė e Odisesė. Vėshtirė se ndokush nuk do ta besonte mėkatin e Helenės, e aq mė tepėr mitin e mollės sė artė qė paracaktoi fatin e Trojės. Mirėpo dilema qė na mundon ėshtė: kemi tė bėjmė me njė lojė dashurie, si rezultat i premtimit qė Afrodita hyjnore i bėri Paridit, apo me njė vendim tė hyjnive pėr tė ndėshkuar sfidėn e Trojės ndaj vetė Olimpit, qė e parė nė planin njerėzor mund tė pėrkthehet si njė pranim me dėshirė i Helenės pėr t’u bėrė pjesė e njė misioni tepėr sekret pellazgo-hyjnor, natyrisht me qėllim ndėshkimin e sfidės trojane. Fundi i Trojės na bėn tė besojmė se Helena ka mbartur brenda vetes jo vetėm kėtė ndėshkim, por edhe misterin e tij tė madh.
Njė ndėr enigmat qė jemi pėrpjekur tė sqarojmė nė kėtė shkrim, ėshtė si arriti Helena dhe Paridi tė largoheshin aq lehtė dhe pse aq papritur? Thua ajo e bėri kėtė e shtyrė nga dashuria apo thjesht nuk priste koha pėr detyrėn qė i kishin ngarkuar? Kur Paridi mbėrriti si mysafir nė Spartė, Helena ishte nėna e Hermionės, ndaj dhe mundėsia qė ajo tė goditej nga shigjetat e Erosit, siē pretendon Gorgia nė Lavd Helenės, ishte shumė e vogėl. Por mė pak i besueshėm ėshtė edhe fakti tjetėr, qė nė pallatin mbretėror tė Spartės tė kishte roje kaq teveqele dhe tė pabesa ndaj mbretit Menela. Mirėpo ka edhe diēka qė na bėn tė bindemi se largimi i saj i papritur, ose nxitimi i saj drejt Trojės, nuk kishte tė bėnte me shpirtin, por vetėm me mendjen. Helena jo vetėm duhet tė jetė instruktuar gjerėsisht pėr atė qė do tė bėnte, por ka qenė dhe e vetėdijshme se e fshehur nėn petkun e njė tradhtie bashkėshortore, askujt prej trojanėve nuk do t’i shkonte ndėrmend qė kjo bukuri mund tė shkrumbonte diellin e tyre, Ilionin. Mirė fshehja e misionit tė saj falė hireve femėrore, do tė bėnte tė mekej ēdo mendje teukre. Homeri nuk harron tė na tregojė se gjatė luftės 10-vjeēare, Helena ėshtė takuar mė se njėherė me Odisenė dhe Diomedin, tė cilėt kishin hyrė nė Trojė tė maskuar si tregtarė, zanat qė Odisea e ushtronte shpesh gjatė misioneve tė tij zbuluese, qė sot quhen misione tė shėrbimeve inteligjente. Labirintin arkitektonik tė portės Skee, qė ishte njė hyrje mbrojtėse e pakalueshme pėr forcat akease, Odisea duhet ta ketė parė me sytė e tij vetėm falė ndihmės sė Helenės dhe pikėrisht nė kėtė kohė atij duhet t’i ketė lindur edhe ideja e kalit tė drunjtė. Por pėrveē dhėnies sė informatave, thelbi i misionit tė saj duhet tė ketė qenė zhbėrja e shpirtit trojan, duke i dhėnė Diomedit tė dhėna lidhur me tė fshehtat e besimit tė tyre. Madje duke qenė se Helena jetoi nė Trojė rreth 10 vjet, ėshtė e arsyeshme tė besojmė se ajo do t’ia kėtė shtėnė atij ndėrmend grabitjen e statujės sė Palladės nė tempullin e hyjneshės Atena, mbrojtėses sė Trojės, qė do tė sillte te trojanėt ndjenjėn e fatalitetit dhe rėnien e shpirtit tė tyre luftarak. E kush mund ta kryente kėtė mision mė mirė se njė e besuar si Helena, me hire femėrore aq tė lavdėruara.
Por le tė kthehemi te statuja e Palladės nė tempullin e hyjneshės Atena, e cila si pėr gjithė qytetet e lashtėsisė, ishte edhe mbrojtėsja e Trojės. Rrėmbimi nga Diomedi i Palladės sė Atenės trojane do t’i jepte menjėherė frytet e veta. ”Vjedhja” e saj mbolli te trojanėt pasigurinė dhe ua bjeri atyre shpirtin luftarak. Fakti qė Troja pėrfundoi nė flakė e vėrteton mė sė miri ndikimin qė kishte te njerėzit e lashtė besimi te hyjnitė dhe nė veēanti besimi tek Atena. Ndjenja e fatalitetit duhet ta ketė pushtuar tėrėsisht jetėn e Trojės dhe ndoshta shumė trojanė tė pėrpunuar nga Helena e shitėn shpirtin duke pranuar tė bashkėpunonin me Odisene dhe Diomedin nė vjedhjen e Palladės pėr ndonjė pėrfitim tepėr tė majmė. Pas kėsaj vjedhjeje shoqėria trojane nisi tė humbte unitetin e saj shpirtėror. Fjalėt e vėrteta tė orakullit Laokoont apo parashikimin e Kasandrės pėr fatin tragjik qė e priste Trojėn nuk i besonte mė njeri. Hyjnesha Atenė nuk ishte mė mbrojtėsja e kuvendit dhe e tė drejtės, nuk kujdesej mė pėr fėmijėt, tė sėmurėt dhe pėr mirėqenien e trojanėve. Diomedi u kishte grabitur trojanėve besimin te fitorja dhe kurajon pėr tė luftuar.
Pas kėsaj, i kishte ardhur radha dredhisė tjetėr pellazge, kalit tė drunjtė, qė do tė shndėrrohej nė “lodrėn” mė mashtruese dhe mė tė frikshme tė tė gjitha kohėrave, me tė cilėn Odisea do ta mbyllte kėtė konflikt kaq tė gjatė e tė mundimshėm. Kureshtjen pėr kėtė ngrehinė me pėrmasa gjigante ua fashiti trojanėve njė farė Sinoni nga Argosi, ish luftėtar akeas i fshehur diku nė njė kėnetė pranė pyllit tė Trojės, i cili gjoja kishte shpėtuar pėr fat prej tė vetėve ngaqė ishte grindur fort me Odisenė. Kur Priami pyeti ēfarė tė bėjmė me kalin gjigant prej druri, Laokoonti i ndezur prej zemėrimit dhe i ndjekur prej njė turme tė madhe, vrapoi tatėpjetė qytetit duke bėrtitur: “O derėzinj, ejani nė vete, ē’kujtoni ju se armiku ėshtė bujar? Kujtoni se dhuratat e Danajve janė pa dredhi? Kėshtu e njihni ju Odisenė?” Por mashtrimi funksionoi. Trojanėt i shembėn vetė me duart e tyre muret e portės Skee, qė kjo “lodėr” tė hynte pa u dėmtuar brenda nė qytet, duke u shkatėrruar kėshtu edhe modeli mė i shkėlqyer mbrojtės i asaj kohe.
Tani tė vijmė edhe njėherė te Helena dhe te fakti domethėnės pse ajo nuk u largua pa u shkrumbuar Troja gjer nė fund. Kjo mund shpjegohet me statusin e saj si misionare tepėr e veēantė e strategjisė akease pėr shkatėrrimin pėrfundimtar tė Trojės, qė mendojmė se e mbėshtet edhe mė tepėr hipotezėn e hedhur nė kėtė shkrim. Sa mė sipėr mund tė pėrforcohet edhe nga ngjarja ku Menelau vret Paridin, qė sipas njė arsyetimi, do ta detyronte Helenėn tė largohej nga Troja. Mirėpo ajo jo vetėm nuk u largua, por pranoi tė martohej me tė kunatin, Dejfobin, qė sipas njė arsyetimi tjetėr, na shtyn tė mendojmė se e kreu kėtė akt ngaqė nuk mund ta linte tė pa pėrfunduar misionin e saj, ēka mund tė bėhej shkak qė akeasit tė humbnin burimin e informacionit pėr gjendjen dhe fuqinė e Ilionit. Ja pėrse Helena u largua nga Troja vetėm atėherė kur e pa atė tė shkrumbuar tėrėsisht, duke mbetur kėshtu dėshmitarja mė e fundit e fundit tė tmerrshėm tė Ilionit.
Pas gjithė kėtij parashtrimi ėshtė e arsyeshme tė besojmė se suksesi i gjithė ndėrmarrjes akease u arrit falė taktikės brilante tė ideatorit tė saj, Odise mendimtarit dhe forcės sė dinakėrisė sė tij, qė qėndronte te shkathtėsia e tė menduarit, vlerėsimi i situatės nė tėrė kompleksitetin e saj dhe te besimi qė ai kishte te aftėsitė e tė gjithė besėlidhėsve. Si pėrfundim mund tė themi se misteri qė vesh triumfin e akeasve mbi Trojėn, para sė gjithash duhet kėrkuar te forca e arsyes.
__________________
Rrnofte e Kjofte Shqypnia Etnike!!!!
Eagleone nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-05-2015, 15:36   #2
Ajnej
Restaurator Orbis
 
Avatari i Ajnej
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Vendndodhja: Dardania Parva
Postime: 3,058
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 30 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 97
Ajnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Helena e Trojės dhe misteri i saj.

c'prodhim i gjate e i lodhshem kotesie
__________________
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ajnej nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-05-2015, 15:46   #3
Eagleone
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Apr 2015
Vendndodhja: Seattle
Postime: 95
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 3
Eagleone ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Helena e Trojės dhe misteri i saj.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Ajnej Shiko postimin
c'prodhim i gjate e i lodhshem kotesie
po te lexosh e tere mitologjia ashtu duket
__________________
Rrnofte e Kjofte Shqypnia Etnike!!!!
Eagleone nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-05-2015, 15:48   #4
Ajnej
Restaurator Orbis
 
Avatari i Ajnej
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Vendndodhja: Dardania Parva
Postime: 3,058
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 30 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 97
Ajnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Helena e Trojės dhe misteri i saj.

Jo, perkundrazi!
__________________
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ajnej nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-05-2015, 15:50   #5
ZET
Cursum Perficio
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Postime: 6,064
Thanks: 20
Thanked 128 Times in 70 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 103
ZET ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Helena e Trojės dhe misteri i saj.

Edhe cili ishte misteri i Helenes? Misionare Spartane e infiltruar ne Troje?!
ZET nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-05-2015, 16:06   #6
Eagleone
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Apr 2015
Vendndodhja: Seattle
Postime: 95
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 3
Eagleone ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Helena e Trojės dhe misteri i saj.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Ajnej Shiko postimin
Jo, perkundrazi!
po nqs ve shenja barazie keshtu del, se ky burri eshte doktor shkencash dhe nuk ka pare endrra kur ka shkruar kete.
__________________
Rrnofte e Kjofte Shqypnia Etnike!!!!
Eagleone nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-05-2015, 17:53   #7
Ajnej
Restaurator Orbis
 
Avatari i Ajnej
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Vendndodhja: Dardania Parva
Postime: 3,058
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 30 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 97
Ajnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Helena e Trojės dhe misteri i saj.

doktor cka?
__________________
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ajnej nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Tags
helena e trojes

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur