Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Ēėshtja kombėtare > Figurat e shquara

Figurat e shquara Gjithēka mbi figurat e ndritura Kombėtarė Shqipėtare...

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 29-05-2016, 15:30   #1
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Selman Riza

PROF. SELMAN RIZA

Prof. Selman Riza ishte gjuhėtar, shkencėtar, atdhetar, kundėrshtar i fashizmit, nacizmit dhe i komunizmit...

Selman Riza u lind me 21 dhjetor 1909 nė Gjakovė, ku i kreu mėsimet fillestare nė mejtepin e xhamisė sė “Haxhi Ymerit” ndėrsa i vazhdoi nė mejtepin “Ruzhdie”...
Dėshira pėr t’u shkollue nė gjuhėn shqipe e detyroi tė largohet nga Gjakova, nga Kosova, qysh nė moshėn 13-tė vjeēare. Nė vitin 1922 u nisė kambė pėr nė Tiranė, ku menjėherė u regjistrue nė shkollėn plotore “Naim Frashėri”, nė tė cilėn, nė vitin 1925, u shpall nxėnėsi mė i mirė nė shkollė...
Nė vitin 1925, Selman Riza i vashdon mėsimet nė Liceun e Korēės, qė aso kohe ishte shkolla mė me emėr nė Shqipni. Edhe nė Korēė, sikur nė Tiranė, Selman Riza ishte nxėnėsi mė i dalluar, me rezultate tė shkėlqyeshme. Pedagogėt e Liceut, francezė e shqiptarė, tė gjithė flisnin me admirim pėr Selman Rizėn, nxėnėsin gjakovar.
Leon Perre, Drejtor Teknik i Liceut tė Korēės, do t’i shkruante kėto fjalė, nė njė shkresė, Minisrit tė Arsimin nė Tiranė:
“Selman Riza ėshtė njė i ri tepėr i talentuar, shumė serioz, i cili do tė mundė me tė njėjtėn lehtėsi tė kryej ēdo degė tė studimeve universitare, dhe unė nuk dyshoj qė tė mos i bėjė mė vonė nder atdheut me emrin e tij”.
Nė vitin 1932, Ministria e Arsimit i dha njė bursė Selman Rizės pėr tė ndjekur studimet nė Universitetin e Tuluzės nė Francė.
Nė Universitetin e Tuluzės nė Francė, Selman Riza brenda tri vjetėsh kreu dy fakultete! Gjatė viteve 1932-1935 mbaroi Fakultetin e Gjuhės dhe Letėrsisė Franceze dhe Fakultetin e Drejtėsisė...
Me dy diploma nė xhep, tė Letėrsisė dhe Drejtėsisė, Selman Riza u kthye menjėherė n’Atdhe, pėr t’i shėrbye Shqipnisė. Ministria e Arsimit e caktoi si pedagog nė Liceun e Korēės pėr tė punue, aty ku edhe vetė, para disa vjetėsh, kishte mėsue...!
Qysh me 7 Prill 1939, dita kur Italia Fashiste e pushtoi Shqipninė, Prof. Selman Riza doli hapur kundra pushtimit, prej fashistėve tė Musolinit...
Me 28 Nėntor 1939, nė demonstratėn madhėshtore tė organizuar nė Korēė, nė Ditėn e Flamurit, Ditėn e Pavarėsisė, Selman Riza u arrestue, u burgos, sepse ishte kundėr pushtimit tė Italisė...Internohet prej policisė fashiste si “element i rrezikshėm dhe si kundėrshtar i vendosur kundėr politikės italiane” dhe dėrgohet nė Ventotone tė Italisė...
Internimi nė Ventotone tė Italisė nuk e dobėsoi, nuk e frikėsoi as nuk e dorėzoi Selman Rizėn, pėrndryshe e forcoi...! Edhe kur u lirue nga internimi, nė tetor 1941, edhe pse pushtuesi nuk e la me punue nė profesionin e tij, Selman Riza vazhdoi tė veproi si njė atdhetar nacionalist, kundėr pushtuesit italian, fashist...
Nė korrik tė vitit 1942 kthehet nė Kosovė, ku jetoi e veproi nė Prizren e Gjakovė. Pėrveē veprimtarisė shkencore, nė studimet albanistike, Selman Riza nė Kosovė, gjatė viteve 1942-1944, merret edhe me veprimtari politike.
Veprimtaria politike e Selman Rizės synonte qė pėrmes Lėvizjes Irrendentiste Antifashiste, tė cilėn e kryesonte, tė bėhej bashkimi i Kosovės, bashkimi i trojeve shqiptare nė Maqedoni, me Shqipni...
Kėto synime pasqyrohen, argumentohen dhe propagandohen nė traktatin programatik me titull: “Manifesti i Irredentizmit Antifashist”, tė cilin Selman Riza e botoi nė Tiranė, nė dhjetor tė vitit 1943.
Piter Kemp, njė nga pėrfqėsuesit tė Misionit Anglez nė Shqipėri, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr Selman Rizėn, raportonte:
“Ai ėshtė truri i Partisė sė irredentistėve...”
Por, mjerisht, kjo Lėvizje e Irredentiste, e udhėhequr nga Selman Riza, nuk e kishte pėrkrahjen e Forcave Aleate, tė cilat pėrkrahėn komunistėt e Enverit nė Shqipni dhe tė Titos nė Jugosllavi...
Kur forcat partizane-komuniste-ēetnike e morėn pushtetin nė Jugosllavi, pėr t’i shpėtue arrestimit, Selman Riza u largue nga Gjakova, Kosova, dhe shkoi nė Shqipni.
Vetėm disa ditė pas kthimit nė Shqipni, qė e kishte si Nanė, arrestohet e burgoset nė Tiranė! Me kėrkesėn e Jugosllavisė, tre muej pas qėndrimit nė burgun e Tiranės, Selman Riza transferohet nė burgun e Prishtinės, pėr t’u dėnuar e gjykuar si “ kosovar anti-jugosllav”...
Prof. Selman Riza qėndroi nė burgjet jugosllave mbi tre vjet e gjysmė, nga korriku i vitit 1948 deri nė gusht tė vitit 1951, ku lirohet sepse ishte i sėmur rėndė, nuk lejohet tė kthehet nė Kosovė, por lejohet tė jetoi nė Sarajevė, nėn mbikqyrje tė vazhdueshme...Nė Sarajevė qėndroi si nė internim, vazhdimisht nė mbikqyrje, survejim, prej vitit 1951 deri nė vitin 1955, ku s’kishte mundėsi tė merrej me veprimtari politike-shoqėrore, por u muerr me veprimtari kėrkimore, studimore, shkencore...
Nė muejin dhjetor tė vitit 1955, zyrtarėt komunist jugosllavė, me premtime, me kėrcėnime, i ofrojnė pėr tė marrė nėnshtetėsinė jugosllave, por Prof. Selman Riza kurrsesi nuk e pranoi dhe rikthehet sėrish nė Tiranė!
Nė Tiranė, meqė Tirana tashmė ishte “prishė” me Beogradin, Prof. Selman Riza menjėherė pranohet nė punė si punonjės shkencor nė Institutin e Historisė dhe Gjuhėsisė, por edhe si pedagog i jashtėm jepte mėsim nė lėndėn “Historia e gjuhės sė shkruar shqipe”
Periudha prej vitit 1956-1967 ėshtė periudha mė frytėdhėnėse nė veprimtarinė shkencore tė Prof. Selman Rizės. Nė kėtė periudhė tė shkurtėr rreth 11-tė vjeēare dha aq shumė pėr shkencėn shqiptare...
Vepra shkencore e Prof. Selam Rizės shtrihet nė shumė fusha, nė shumė lėmi, siē janė gramatika, tekstologjia, terminologjia, kritika gjuhėsore, historia e gjuhės, gjuhėsia e pėrgjithshme, gjuha letrare etj.
Si arriti tė shtrijė veprimtarinė e tij nė gjitha kėto lėmi? E ka thėnė vetė, me modesti: “Unė nuk jam talent, por unė jam punė”!
Puna, veprimtaria e tij shkencore u ndėrpre nga rrethanat politike shoqėrore. Nė periudhėn e “Revolucionit Kulturor”, qė u zhvillue nėn diktaturėn komuniste, Shqipėria pėsojė shumė...Pėsoi edhe Prof. Selman Riza, e largojnė nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, si “mbeturinė borgjeze” dhe e ēojnė si ciceron nė Muzeun e Beratit e prej Muzeut e ēojnė nė Bibliotekėn e Qytetit, po nė Berat dhe nė vitin 1970 e largojnė krejt, duke e qitur nė pension tė parakohshėm...
Nė pension tė parakohshėm Prof. Selam Riza jetoi nė Tiranė, por nėn mbikqyrje tė sigurimit, ku ju ndalue veprimtaria shkencore nė kėtė jetė, nuk e lejonin as tė merrte libra nė bibliotekė...!
Nuk u lejue as tė mbahej njė fjalim nė ditėn e varrosjes, me 16 shkurt 1988, por aty e theu ndalesėn e kobshme komuniste, nė ēastin e fundit, Prof. Aleks Buda, Kryetari i Akademisė, por mbas tij foli edhe dr. Behxhet Reso, i cili ishte i revoltuem nga heshtja zyrtare dhe shpėrtheu duke thanė:
“Ē’po ndodh kėshtu?! Kė po varrosim?! Nuk mund tė ndahemi kėshtu nga Selman Riza. Ai nuk ėshtė vetėm njė gjuhėtar nė zė, por, nė radhė tė parė, njė patriot i shquar, idealet e tė cilit janė edhe sot flamur i shqiptarizmit nė Kosovė”.
I pėrndjekur nga pushteti fashist italian, nga komunistėt jugosllavė dhe nga pushteti komunist nė Shqipėri, Prof. Selman Riza ia doli tė botonte disa vepra shkencore:
“Tri monografina albanologjike, Tiranė, 1944
“Fillimet e gjuhėsisė shqiptare, Prishtinė, 1952
“Gramatika e sėrbokroatishtes”,Prishtinė, 1952
“Diftorėt e shqipes, Prishtinė, 1953
“Pronoret e shqipes”, Tiranė, 1958
“Pesė autorėt mė tė vjetėr tė shqipes”, Tiranė, 1960
“Emrat nė shqipen”, Tiranė, 1964 etj.
Nė Kosovė, qė nė vitin 1979, ėshtė botuar nga “Rilindja” Redaksia e botimeve, nė Prishtinė, vepra e Prof. Selman Rizės me titull: STUDIME ALBANISTIKE 1 (Pjesa e Parė), qė ka 478 faqe...
Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės nxorri tė dritė katėr vėllime me
Veprat ( me mbi 2400 faqe, 1996-2004) ku janė pėrfshirė edhe dorėshkrime qė ja gjetur...
Kjo vepėr shkencore ėshtė vepėr pėrmendore, sepse nė historinė e albanologjisė ze njė vend tė rėndėsishėm dhe kjo, pėrveē tjerash, e bėn Prof. Selman Rizėn shkencėtar tė madhėrishėm....
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 29-05-2016, 15:32   #2
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Gjuhėtari dhe atdhetari i shquar, Prof.Dr.Selman Riza

Nga Engjell Angoni , Gazeta 55 me 11.12.2013

Nė 25-vjetorin e vdekjes (25.12.1909 – 16.12.1988)
Te prof. dr. Selman Riza shkrihen nė njė tė tėrė tė vetme shkencėtari imadh dhe atdhetari i shquar. Ja pse intelektualė tė tillė mendjendritur e tė paepur ēdo vend i ka tė rrallė. E gjithė veprimtaria e tij shkencore pėrshkohet nga dashuria e pakufishme pėr gjuhėn amtare dhe njė frymė e theksuar kombėtare, por atė mund ta kuptosh e vlerėsosh drejt vetėm nė lidhje tė ngushtė edhe me veprimtarinė e tij si atdhetar, e cila ėshtė e hershme, e gjerė, e larmishme dhe shumėvjeēare.
Ky bir i denjė i Kosovės kreshnike i rezistoi haptazi e me vendosmėri pushtimit fashist tė Shqipėrisė, punoi e luftoi me tė gjitha forcat pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve, pėr lirinė e mendimit dhe demokratizimin e jetės nė vendin tonė. Bash pėr kėto u pėrndoq gjithė jetėn, u internua e u burgos nga tri prej regjimeve totalitare tė kohės: regjimi fashist italian, regjimi komunist i Enver Hoxhės dhe regjimi komunist i Josif Broz Titos.
Ndjenjat e tij atdhetare spikatin qartė, nėpėrmjet shkrimeve nė shtypin e kohės, qė kur ishte ende nxėnės nė Liceun Kombėtar tė Korēės, e, sidomos, mė vonė si profesor po nė kėtė shkollė. Mjafton tė pėrmendim shkrimin “Serbėt dhe kosovarėt”, (“Shqipėria e re”, Kostancė, Rumani, 1 tetor 1930, nr. 439, f.1) me nėnshkrimin “Njė djalosh kosovar”. Nė tė ai ngre fuqishėm zėrin e protestės kundėr shovinizmit serb, nė polemikė bindėse me Pater Leon Ashikun, i cili nė njė artikull (botuar gjatė vitit 1930) po nė kėtė gazetė “mbi gjoja rishėndetshmimin e marrėdhėnieve jugosllavo-shqiptare, nė emėr, kinse, tė solidaritetit ndėrballkanik, pati predikuar shpėrnguljen masive nė Shqipėri e sidomos nė Turqi tė shqiptarėve nga Kosova”. “Kėshtu, unė qysh atėherė problemin kombėtar e ndėrballkanik tė Kosovės e bėra preokupimin politik (jo numėr njė, por)” tė vetėm tė krejt jetės sime.
As detyrės elementare pėr tė mbrojtur (jo pa ndonjė vetėrrezikim) kreditin moral tė emrit kosovar, mund tė pohojė lirisht se kurrė nuk i kam bėrė bisht” (Selman Riza, Mendime tė shkėputur tė njė vazhde sė vetme, “Dukagjini”, Pejė, 2009, f. 247).
Pa dyshim, veprimtaria liridashėse e demokratike e Selman Rizės do tė forcohej e zgjerohej nė prag e, sidomos, pas pushtimit tė vendit nga Italia fashiste mė 7 prill 1939 dhe nė vijim edhe mė shumė. Shpesh nė ato ditėt e para e tė zymta tė prillit ai bisedonte me kolegėt e studentėt, brenda e jashtė shkolle, se ē’duhej tė bėnin pėr mbrojtjen dhe shpėtimin e atdheut. Jo rastėsisht nė mbledhjen qė u zhvillua nė Bashkinė e qytetit, ai u zgjodh sekretar pėr marrėdhėniet me jashtė nė Komitetin e Shpėtimit Publik, me kryetar Fazlli Frashėrin, i cili u formua me qėllim qė tė merrej pushteti nga pėrfaqėsuesit e popullit, tė regjistroheshin, tė stėrviteshin dhe tė niseshin pėr nė Durrės vullnetarėt, por edhe tė organizohej qėndresa e armatosur nė Korēė. Selman Riza pati meritėn, ndėr tė tjera, qė me qartėsinė dhe menēurinė e tij, tė pėrgatiste njė sėrė telegramesh proteste, drejtuar shteteve tė tjera, me qėllim qė tė ndėrgjegjėsohej opinioni publik ndėrkombėtar dhe t’u pritej rruga kėrcėnimeve e pėrgatitjeve pėr agresion nga Italia fashiste ndaj vendit tonė.
Nė ditėt e para tė pushtimit fashist bėri shumė pėrshtypje, sidomos te rinia Korēare, fjala e zjarrtė e Selman Rizės nė ceremoninė mortore tė oficerit Xhemali Rexha, i cili u vetėvra nė shenjė proteste ndaj pushtimit italian. Duke e quajtur burrėror veprimin e djaloshit gjakovar dhe njė nga viktimat e para tė luftės sė drejtė pėr ēlirim, Selman Rizaua pėrplasi nė fytyrė autoriteteve fashiste tė pranishme urrejtjen dhe akuzėn e madhe tė njė populli tė vogėl ndaj pushtuesit.
Njė tjetėr veprim tė guximshėm do tė kryente Selman Riza pas kėsaj ngjarjeje. Ai kundėrshtoi urdhrin e ministrit tė Arsimit qė tė zėvendėsonte profesorėt francezė tė Liceut, tė cilėt u detyruan tė largohen nga Shqipėria. Selman Riza u pėrgjigj prerė e me vendosmėri: “Unė nuk e bėj njė veprim tė tillė, jo sepse nuk mund, por nuk duhet. Profesorėt francezė janė dėbuar padrejtėsisht” (Kumtuar gojarisht nga prof. dr. Koli Xoxi)”.
Nė Korēė, si kudo nė Shqipėri, pushtuesi italian, qė nė fillim, gjeti urrejtjen e madhe tė popullit shqiptar, e cila mori pėrmasa gjithnjė e mė tė mėdha, duke shpėrthyer nė demonstrata e protesta tė fuqishme kundėr regjimit fashist. Sipas prof. Abaz Ermenjit “Nė demonstratėn e madhe antifashiste tė 28 Nėntorit 1939 Selman Riza ishte nė rreshtin e parė bashkė me organizatorė tė tjerė tė saj” (Abaz Ermenji, “Dita informacion”, 2.11.1995). Atė natė Selman Rizėn e arrestuan karabinierėt. Do tė ishte takimi dhe njohja e parė me burgun, fillimi i pėrndjekjeve politike tė shumėllojshme, qė do ta shoqėronin gjatė gjithė jetės. Me qėndrime e veprime tė tilla, ai u bė shumė shpejt njė nga qėndrestarėt mė tė ekspozuar e mė konsekuentė kundėr pushtuesit. Pėr organet e policisė fashiste “Selman Riza ėshtė kundėrshtar i vendosur kundėr politikės italiane, propagandist i zoti ndėrmjet elementit studentor, i rrezikshėm” (Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 253, dosja 321, viti 1943, fleta 308). Ja pse, mė 8.12.1939, vetėm 10 ditė pas demonstratės, prefekti i Korēės, Anton Kosmaēi, nė marrėveshje tė plotė me Komandėn e Grupit tė Karabinierėve nė Korēė, duke njoftuar njėherazi Ministrinė e Punėve tė Brendshme (me shkresė nr.235 VII rez., 7.12.1939; AQSH, fondi 252/2, dosja 24, viti 1939, fleta 897) e transferon Selman Rizėn nė Gjimnazin e Tiranės, ku vazhdoi veprimtarinė antifashiste, ndėr tė tjera, duke refuzuar takimin e kėrkuar nga kėshilltari italian i ministrit tė Arsimit. Pa kaluar dy muaj, nė shkurt tė vitit 1940, ndėshkohet pėrsėri. Me vendim tė Komisionit tė Internimeve arrrestohet dhe internohet pėr 3 vjet nė ishullin Ventotene tė Italisė “duke marrė parasysh personalitetin, tė kaluarėn politike, veprimtarinė e zhvilluar dhe rrezikshmėrinė” (AQSH, fondi 253, dosja 312, viti 1943, fleta 408).
Pas 20 muajve, mė 4 tetor 1941, lirohet nga internimi, por, qysh njė muaj mė parė, mė 3 shtator 1941, Mėkėmbėsia e Pėrgjithshme nė Shqipėri i kėrkoi Komandės sė Lartė tė Karabinierisė nė Tiranė “gjurmim dhe vigjilencė pėr Selman Rizėn” (AQSH, fondi 253, dosja 153/3, viti 1941, fleta 226).
Me t’u kthyer nė atdhe, ministri i Arsimit, Xhevat Korēa, e thėrret dhe i premton ta riemėronte nė Gjimnazin e Tiranės dhe t’i jepte pagėn pėr gjithė kohėn e internimit, mjafton tė njihte kushtetutėn e Mbretit – Perandor. Iu pėrgjigj prerė e me sarkazėm : “Unė atė kushtetutė nuk e njoh. Pagat i kam marrė nė Ventotene” (Selman Riza, Arkivi vetjak pranė familjes). Tani gjendja iu vėshtirėsua shumė jo vetėm si i papunė, por edhe nga pėrndjekjet e vijueshme qė kryhen me urdhėr tė Kuesturės sė Tiranės (nr. 1016, sek., datė 17 mars 1942) nga tė gjitha kuesturat e Shqipėrisė dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė (AQSH, fondi 2253, dosja 275, viti 1942, fleta 58). Nėkėto rrethana, por i shqetėsuar, sidomos, pėr gjendjen dhe tė ardhmen e Kosovės, nė korrik 1942 vendoset familjarisht nė Prizren. Punon si avokat, por njėherazi u mor me organizimin e studimeve nė fushėn e kulturės dhe tė shkencės, sidomos pėr probleme politiko-etnike tė Kosovės, me synimin qė tė vėrtetohej shkencėrisht teza shqiptare e autoktonisė sė pandėrprerė tė kosovarėve nė trojet e tyre. Me nismėn e tij u krijua nė Prizren, mė 9.1.1943, njė “Qendėr e Vogėl e Studimeve Kosovare”, me degėt e saj nė disa qytete : Gjakovė, Pejė, Prishtinė, Prizren, Mitrovicė. Por gjatė atyre viteve (korrik 1942-dhjetor 1944) nė Kosovė Selman Riza u shqua si personalitet me veprimtari tė gjerė politike, si udhėheqės politik i Lėvizjes Irredentiste Antifashiste, ndėrsa Ejup Binaku si udhėheqės ushtarak i saj. Synimet e kėsaj Lėvizjeje Selman Riza, si ideolog i saj, i shtjelloi gjerė nė traktatin programatik “Manifesti i Irredentizmit Antifashist”, tė cilin e botoi nė Tiranė nė dhjetor 1943. Nė tė argumenton qartė qė synimi i drejtpėrdrejtė dhe i ngutshėm i luftės pėr ēlirim nga fashizmi tė lidhej me moskthimin e sundimit jugosllav nė Kosovė, me bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Major Piter Kemp, njėri nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė misioneve angleze nė Shqipėri, qė kishte shkuar nė Kosovė qė nga fillimi i dhjetorit tė vitit 1943 nė mbėshtetje tė luftės kundėr pushtuesit dhe kishte bėrė njė sėrė takimesh me udhėheqės kryesorė tė Lėvizjes Irredentiste Antifashiste, e quan Selman Rizėn “Truri i vėrtetė i Partisė sė Irredentistėve” (William Tilman, Julian Amery, Peter Kemp, “Kujtime qė nuk shlyhen”, Tiranė 1977, f. 240).
Udhėheqėsit komunistė tė Komitetit Krahinor tė Kosovės, ndėrmjet tė cilėve Pavle Joviēeviē, Fadil Hoxha, Xhavid Nimani, Ramiz Sadiku, Mehmet Hoxha etj.,sikurse e pohojnė edhe vetė, nė takime e dokumente zyrtare (Pavle Joviēeviē, Informacion pėr Komitetin Qendror tė PKJ, Arkivi i JRPS, nr.regj. 4319; Fadil Hoxha, Informacion pėr Komitetin Qendror tė PK Shqiptare; Selman Riza, Shėnime autobiografike, Arkivi vetjak pranė familjes, f. 3-5), e dinin mirė qė Selman Riza ishte kundėr bashkėpunimit me Lėvizjet Nacionalēlirimtare nė Jugosllavi e Shqipėri, si dhe me Partitė Komuniste gjegjėse, qė ai “dėshironte njė farė pavarėsie qysh sot, qė Kosmeti qysh sot tė shkėputet nga Jugosllavia”. Me gjithė kėto qėndrime tė Selman Rizės dhe “bisedime pa fryt me tė”, ata u rrekėn shumė qė ta bėnin pėr vete, sepse, gjithmonė sipas tyre, “Lėvizja Irredentiste ėshtė mė e rrezikshmja pėr ta, sepse nė krye tė saj ėshtė avokati Selman Riza, i cili ka ndikim tė madh”. Siē pohon vetė Selman Riza, pėr tė arritur qėllimet e tyre, nuk kanė munguar as kėrcėnimet nga ana e tyre. Sipas tij, “Udhėheqėsit shqiptarė tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare nė Kosovė, si Xhavid Nimani etj. e njoftojnė se Lėvizja Nacionalēlirimtare Jugosllave do tė luftonte si armike ēdo organizatė jashtė saj, qoftė edhe sikur tė luftonte nė mėnyrė konsekuente kundėr okupatorit” (Arkivi i Ministrisė sė Brendshme, “Dosje pėrpunimi”, Tiranė, 7.12.1955, f.16).
Se sa i rrezikshėm pėr synimet shoviniste tė partisė komuniste jugosllave ndaj shqiptarėve ishte Selman Riza, se sa luftėtar i paepur ishte ai pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, e tregon qartė, ndėr tė tjera, edhe qėndrimi i prerė qė mbajtėn udhėheqėsit komunistė jugosllavė kundėr pjesėmarrjes sė tij nė Konferencėn e Bujanit (31 dhjetor 1943-2 janar 1944): “Udhėheqėsit komunistė jugosllavė nuk harruan tė porositnin qė nė kėtė mbledhje tė merrnin pjesė “njerėzit tanė”, duke treguar edhe se kush nuk duhej tė merrte pjesė (p.sh. Sulejman Riza, sigurisht Selman Riza qė ishte caktuar delegat i Rekės, Vukshit dhe Ishiqit, si dhe delegatėt nga Luma) si dhe kush duhej tė pėrgatiste fjalimet” (Izber Hoti, “Gazeta shqiptare”, Tiranė, 10.12.1999, f.12-13).
Selman Riza nuk u bashkua as me forca tė tjera politike, nė Shqipėri e Kosovė. Ndėrkaq ėshtė pėr t’u theksuar se ai ka pėrshėndetur ēdo kėrkesė tė rėndėsishme, tė ēdo force politike shqiptare pėr lirinė dhe bashkimin e shqiptarėve tė Kosovės me popullin dhe shtetin shqiptar. Kėshtu, p.sh. ai mbėshteti Rezolutėn e Konferencės sė Bujanit, sepse “Asgjėmangu nė Rezolutėn e Konferencės kėrkesa bazė e Lėvizjes Irredentiste Antifashiste gjeti shprehjen e vet sa tė qartė aq tė plotė: “Nė Kosovė e Metohi shumicėn e popullsisė e pėrbėjnė shqiptarėt qė kanė dėshirue e dėshirojnė bashkimin me Shqipėrinė” ( Selman Riza, Shėnime autobiografike, f.4).
Selman Riza gjatė veprimtarisė sė tij nė Kosovė i kushtoi vėmendje tė veēantė punimeve tė Kuvendit tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit (16-18 shtator 1943) si dhe zbatimit tė vendimeve tė tij. Ai dha ndihmesa tė rėndėsishme si anėtar i Komisionit pėr hartimin e statutit dhe rregulloreve tė brendshme tė kėtij Kuvendi. Nė bashkėpunim me anėtarė tė tjerė, pjesėtarė tė Komitetit Intelektual Shqiptar, boton gazetėn “Lidhja e Prizrenit”, organ i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, e cila, ndėr tė tjera, propagandoi idenė e Shqipėrisė etnike dhe theksoi domosdoshmėrinė e mbrojtjes sė saj (Zeqirja Cana, “Shpalime historike”, II, Prishtinė, 1988, f.563; Muhamet Shatri, “Kosova nė Luftėn e Dytė Botėrore”, 1941-1945, Tiranė, 1977, f. 252-253).
Mė 12.1.1945 vetėm njė muaj pas kthimit tė tij nė Shqipėri, pėrkatėsisht mė 12 dhjetor 1944, pėr t’iu shmangur rrezikut tė xhelatėve titistė, burgoset nga forcat e Sigurimit tė Shtetit Shqiptar, me urdhėr tė Koēi Xoxes, me kėrkesėn e jugosllavėve, tė cilėt e akuzuan si kosovar antijugosllav dhe udhėheqės tė Lėvizjes Irredentiste Antifashiste. Pas tre vjetėsh burg, pa u gjykuar, me 11 janar 1948, Selman Rizėn ua dorėzuan autoriteteve jugosllave qė e mbajtėn tė burgosur nė Prizren mė se tre vjet e gjysmė, deri nė gusht 1951, pėrsėri pa u gjykuar. E internojnė nė Sarajevė, pėrkohėsisht i papunė. Nė vitet 1952-1953 shėrben si lektor i frengjishtes nė universitetin e kėtij qyteti. Shquhet si njė nga profesorėt mė tė mirė nė tėrė trupėn mėsimore. Nė tetor 1954 deri 1955, me interesimin e autoriteteve shkencore kosovare, shėrbeu si punonjės shkencor dhe shef i seksionit gjuhėsor nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės. Selman Riza iu rivu me sukses tė plotė punės studimore, qė e kishte filluar qysh nė vitin 1944 me botimin nė Tiranė tė veprės “Tri monografina albanologjike”, ku me tė dhėna e me ndihmesa tė shumta vetjake trajtohen probleme tė rėndėsishme tė gjuhės letrare shqipe. Brenda 5 vjetėsh shkroi pėrveē disa artikujve edhe disa vepra tė rėndėsishme gjuhėsore (“Gramatikė e serbo-kroatishtes”, 1952; “Fillimet e gjuhėsisė shqiptare”, 1952; “Diftorėte shqipes dhe historiati i tyne”, 1953 etj.), me tė cilat dha njė ndihmesė tė ēmuar qė studimet albanologjike tė marrin njė zhvillim tė mbarė nė Kosovė. Ja pse, gjuhėtarėt kosovarė e vlerėsuan Selman Rizėn si “mbjellės i farės sė albanologjisė nė Kosovė” (Hilmi Agani, Besim Bokshi, Rexhep Ismajli, Parathanie, f. VII, Prof. Selman Riza, “Studime Albanistike”, “Rilindja”, Prishtinė, 1979).
Mirėpo autoritetet komuniste e mendonin ndryshe. Sipas tyre, me tė tilla botime e vlerėsime ai po bėhej gjithnjė e mė i rrezikshėm. Pėr Xhavid Nimanin ai ėshtė “njė nga njerėzit me frymė armiqėsore nė Institutin Albanologjik”, ndėrsa sipas Dushan Mugoshės “Nė institucione shkencore ne duam tė kemi njerėz qė janė tė pjekur pėr punė shkencore dhe qė kanė pikėpamjen e duhur marksiste”. Me qėndrime e vlerėsime tė tilla nuk u desh shumė qė tė pėrgatitej pėrndjekja e shpejtė e tij (Rexhep Ismajli, “Nė gjuhė” dhe “pėr gjuhė”, “Dukagjini”, Pejė, 1988, f. 147-148). Mė 12.12. 1955, nė prag tė mbylljes zyrtarisht tė Institutit Albanologjik (me 25 dhjetor 1955), UDB-ja, pas refuzimit tė Selman Rizės, ndonėse i kėrcėnuar, qė tė kėmbente nėnshtetėsinė shqiptare me atė jugosllave, e riktheu nė Shqipėri si tė padėshiruar nga regjimi.
Nė janar 1956 emėrohet punonjės shkencor nė Institutin e Historisė dhe tė Gjuhėsisė nė Tiranė. Gjithė duke qenė punonjės shkencor, ai dha disa vjet rradhazi, nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė tė Universitetit tė Tiranės, lėndėn e morfologjisė, njė kurs special pėr gjuhėn e autorėve tė vjetėr tė shqipes, si dhe lėndėn “Histori e gjuhės sė shkruar shqipe”.
Nė njė periudhė tė shkurtėr 11-vjeēare (1956-1967), si punonjės shkencor dhe pedagog, Selman Riza zhvilloi veprimtarinė shkencore mė tė gjerė e mė tė suksesshme, pėrfundimet e sėcilės i siguruan njė vend nderi nė gjuhėsinė shqiptare. Duke rrokur veprimtarinė shkencore tė Selman Rizės nė tėrėsinė e saj, tė bie nė sy jo vetėm puna kėmbėngulėse dhe kultura e gjerė, pėrkushtimi i jashtėzakonshėm shkencor dhe logjika e argumentimit, forca krijuese dhe origjinaliteti i spikatur, qėndrimi kritik e parimor, gjerėsia e thellėsia e tė menduarit, mprehtėsia dhe aftėsia pėr tė depėrtuar nė thellėsinė e problemeve, por edhe shtrirja e intresave shkencorė nė shumė fusha tė rėndėsishme, siē janė: gramatika, historia e gjuhės, gjuhėsia e pėrgjithshme, tekstologjia, kritika gjuhėsore, terminologjia, gjuha letrare etj. Por fushat kryesore ku ka dhėnė ndihmesat mė tė ēmueshme dhe ka lėnė gjurmė tė pashlyera janė: 1. Morfologjia e gjuhės sė sotme shqipe dhe morfologjia historike e saj, 2. Gjuha e shkrimtarėve tė vjetėr shqiptarė dhe arbėreshė. Por ai u shqua po nė atė shkallė edhe si personalitet me karakter, me guxim qytetar dhe ideale demokratike. I tillė ai u tregua edhe nė vitin 1967, kur dobėsitė e theksuara qė vėreheshin prej vitesh nė drejtimin e punės sė Institutit, i shprehu hapur nė njė letėr dėrguar gazetės “Zėri i popullit”, tė cilėn, meqė nuk ia botuan, pati guximin ta vendoste nė “Kėndin e fletėrrufeve”, nė mjediset e Institutit. Kaq u desh qė tė vėrshonin “fletėrrufetė”, tė mbėshtetura nga autoritetet partiake tė tė gjitha niveleve, me thirrjet makabre “T’i pritet koka Selman Rizės”, “T’i ēirret maska Selman Rizės”. Dy ishin ēėshtjet kryesore tė shprehura nga Selman Riza, rreth tė cilave u kėrkua qė punonjėsit e Institutit tė shfaqnin “lirisht” mendimet nė mbledhjet “demaskuese” para kolektivit, nė tė vėrtetė gjyqe politike inkuizicionale, qė zgjatėn dy ditė, deri nė orėt e vona tė natės: 1. Nuk ishte e drejtė dhe e volitshme qė drejtuesit e institucioneve shtetėrore tė visheshin me disa funksione zyrtare, madje edhe partie, sepse pėrqendrimi i tyre nė njė dorė tė vetme, siē ndodhte edhe nė Institut, do tė dėmtonte punėn dhe do tė krijonte mundėsi pėr shpėrdorime. Pėr tė njėjtat arsye ai nuk e shikonte me vend qė drejtuesit e organizatės-bazė tė partisė tė zinin doemos edhe vende drejtuese nė institucion; 2. Filozofia marksiste nuk mund tė zbatohej nė gjuhėsi.
Nė pėrfundimet qė dhanė drejtuesit shtetėrorė dhe partiakė, Selman Riza u godit, ndėr tė tjera, pėr shfaqje tė huaja e armiqėsore. Ndėshkimi nuk vonoi. Mė 22 prill 1967 e transferuan nė Berat, ku krejt i vetmuar e i pėrndjekur, si gjithmonė, nga organet e sigurimit, u detyrua tė punojė si ciceron nė Muzeun lokal dhe, aty nga fundi, nė Bibliotekėn e qytetit. Pas dy vjetėsh, ndonėse nė gjendje pune, me arritje tė mėdha nė fushėn e shkencės, me gradat dhe titujt mė tė lartė shkencorė e pedagogjikė, nxituan ta nxjerrin nė pension tė pjesshėm dhe ia mbyllėn tė gjitha rrugėt pėr veprimtari shkencore e pedagogjike. Punimet e pėrgatitura pėr botim u lanė nė harresė si vepra tė ndaluara. Nuk u lejua tė merrte pjesė nė asnjė kuvend a tubim shkencor, brenda dhe jashtė vendit, madje as nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (Tiranė, 20-25 nėntor 1972), ku do tė mund tė jepte si gjithmonė ndihmesat e tij tė ēmueshme.
Qė tė kuptohet dhe tė vlerėsohet drejt jeta dhe vepra e profesorit tonė tė nderuar, rrethanat tejet tė vėshtira nė tė cilat ka jetuar e punuar, po ndalemi, sadopak, edhe nė pėrndjekjet qė i janė bėrė nga organet e Sigurimit tė Shtetit, kryesisht nė periudhėn pas rikthimit nė Shqipėri nga Jugosllavia, pėrkatėsisht qė nga 12 dhjetori i vitit 1955. Pėrndjekjet e para, tė dokumentuara, i gjejmė pa kaluar mirė java pranė familjes sė tij. Qysh mė 20.12.1955, kryetari i Degės sė II-tė tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit nė Ministrinė e Brendshme, nėnkolonel P.Sh., kėrkon zyrtarisht qė Selman Riza “element mjaft i dyshimtė, duhet tė mbahet nėn kontroll agjentural” (Dosje pėrpunimi, mė tej Dp, 20.12.1955, f.9).
Sikurse raportojnė oficerėt e sigurimit, punėtorėt operativė pėrkatės (mė tej Po), tani pėrndjekjet “janė drejtuar nga agjenturė e mirė dhe e kualifikuar” (Po, kapiten M.Ē., Dp, Tiranė, 2.2.1961), e cila, shpesh, e ka ndjekur kėmba-kėmbės, gjatė gjithė ditės, “nga ora 6-22” (Po, toger K.N., Dp, Tiranė, 3.11.1959), madje, ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura, me qėllim qė “nga tė gjashta shtėpitė qė rrethojnė shtėpinė e tė pėrmendurit, si majtas dhe djathtas, tė mund tė shikohet shtėpia e tij, se nga kush frekuentohet dhe kush hyn e del” (Po, nėntoger H. Ē., Tiranė, 5.8.1957). Jo vetėm kaq, por, ndėr tė tjera, ėshtė kėrkuar qė “tė vihet nė kontroll korrespondeca e tij jashtė dhe brenda vendit, dhe tė sudiohet mundėsia e pėrgjimit me anėn e T.O.(teknikė operative) – si nė shtėpi ashtu edhe nė qendrėn e punės”, madje, edhe “nė hotelin ku fle” (Po, B.L., Berat 9.6.1967, f. 70 dhe f.71, 2.6.1969).
E pra, me gjithė kėto pėrndjekje kaq intensive e plot zell, me forma e mjete nga mė tė ndryshmet dhe pėr njė kohė tė gjatė mbi 30-vjeēare, kryer nga njė agjenturė e pėrzgjedhur, qė i shtriu tentakulat e saj kudo qė punoi e jetoi Selman Riza, edhe brenda sektorit tė tij tė gjuhės pranė Institutit, duke marrė nė hetim edhe mjaft dėshmitarė nga rrethi familjar dhe shoqėror, pa dallim gjinie e moshe dhe tė ēdo detyre e pėrgjegjėsie, partia shtetėrore, civile a ushtarake, nė asnjė rast nuk ka qenė e mundur tė zbulohet e vėrtetohet, pėrveē vlerėsimeve dashamirėse, ndonjė veprimtari armiqėsore si agjent i mundshėm i zbulimit jugosllav a i zbulimeve tė tjera italiane a franceze.
Me gjithė vėshtirėsitė dhe pengesat qė iu krijuan, Selman Riza asnjėherė nuk e ndėrpreu veprimtarinė krijuese dhe nuk hoqi dorė nga bindjet dhe qendrimet e tij parimore, nga idealet demokratike dhe atdhetare, madje, edhe ne moshė tė thyer e i sėmurė, ēka tė bėn ta duash, ta ēmosh e nderosh gjithmonė e mė shumė.
Diktatura komuniste u pėrpoq t’ia shuajė pėrgjithmonė emrin prof. dr. Selman Rizės, ndėrsa regjimi demokratik e ngriti nė piedestal, qė ai, me jetėn dhe veprėn e tij, t’i shėrbejė edhe me tej shkencės dhe kulturės shqiptare.
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 29-05-2016, 15:34   #3
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Aleksandėr Meksi:

Profesor Selman Riza, Njeriu - Vepra

Nė historinė e albanologjisė bashkėkohėse, njė grup studiuesish shqiptarė, ndėr tė cilėt shquhen Eqerem Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, , Mahir Domi, Shaban Demiraj, Rexhep Ismajli, jo vetėm qė e bėnė atė shkencė thellėsisht shqiptare por dhe orientuan pėr kėrkime tė mėtejshme tė gjithė albanologėt e huaj. Ndėr ta njė vend tė veēantė zė Selman Riza tek i cili bashkohen nė njė shkencėtari i shquar dhe atdhetari i madh, njeriu me karakter tė fuqishėm dhe i papėrkulur ndaj diktaturave, qė me vullnet tė hekurt arriti nė majat e shkencės tė cilės iu pėrkushtua. Njerėz tė tillė janė tė rrallė nė historinė e ēdo kombi dhe duhet tė mbeten frymėzues pėr brezat. Pėr kėtė dhe duhet njohur; Jeta dhe Vepra e tyre. Kėtij qėllimi i shėrben monografia e Engjėll Angonit kushtuar kėsaj figure, tė lėnė qėllimisht nė harresė, qė ėshtė njė kontribut i ndjeshėm, por vetėm hapi i parė. Vepra dhe jeta e tij, prej patrioti tė madh, duhet tė botohet e plotė, duhet tė njihet mirė, veēanėrisht nė kohėt me trazime dhe pėshtjellime tė mėdha si kjo e jonė . “Atdheu fillon te fjala“ ka thėnė njė poet dhe nė rrėnjėt e fjalėve shkoi, si pakkush, Selman Riza.

Jeta

Pėr tė vlerėsuar veprėn e njė shkrimtari a shkencėtari, pėr ta analizuar atė me objektivitet detyrimisht duhet tė nisėsh nga jeta. Vepra nuk lind nga hiēi. Ėshtė jeta, rruga e saj e mundimshme, puna dhe sakrificat, pikėsynimet e mėdha qė e ēojnė njė njeri drejt suksesit. Pėrveē kėtyre cilėsive tė domosdoshme, qė Selman Rizės nuk i munguan kurrė, jeta i rezervoi shumė peripeci dhe mundime qė vetėm njė karakter i fortė si Ai mundi t`i pėrballojė me dinjitet dhe stoicizėm. E penguan por nuk e nėnshtruan. Ai ishte bir i denjė i Kosovės martire. Ai ka dy vende nė panteonin e kombit, si shkencėtar dhe si patriot, vende qė nuk i zė dot kush.
Selman Riza lindi nė Gjakovė mė 21 12. 1909. Lindi nė njė periudhė luftėrash ku shqiptarėt, veēanėrisht ata tė trevave tė Veriut, luftuan me armė nė dorė pėr tė mbrojtur e mos u coptuar atdheu. Nė njė kohė tillė tė pėrgjakshme dhe nė njė mjedis patriotik u lind dhe kaloi fėmijėrinė shkencėtari i ardhshėm. Engjėll Angoni i pėrshkruan ato me korrektesė dhe logjikė tė lakmueshme duke e pėrshkruar djaloshin e vogėl gjakovar qė nga arratisja e tij pėr nė “dheun amė”, nė Shqipėri, nė vitin 1922 , bashkė me tė rinj tė tjerė kosovarė. Dhe erdhėn nė kėmbė , nė Tiranė , ku i priste shkolla plotore “Naim Frashėri, me 130 nxėnės, nga tė cilėt 110 ishin kosovarė, me mėsues nga tė dy anėt e kufirit, qė qenė dhe prindėr tė vėrtetė pėr kėta fėmijė qė kishin braktisur vendlindjet me njė vetėdije tė lartė atdhetare. Selman Riza nė vitin 1925 u shpall nxėnėsi mė i mirė i shkollės me vlerėsim absolut. Tė gjashtė vitet e shkollės plotore ai i pėrfundoi nė tre vjet dhe me rezultate tė shkėlqyera. Si i tillė i lindi e drejta pėr bursė shteti. Mė 1925 Selman Riza nis studimet nė Liceun Kombėtar tė Korēės, shkolla mė me emėr pėr kohėn nė Shqipėri.
Edhe aty ishte njė nxėnės i zgjuar, i palodhur, sistematik e kėmbėngulės, me vullnet tė jashtėzakonshėm, dhe nė vitin1931, mbaron po me rezultate tė shkėlqyera, nė gjashtė vjet tė nėntė klasat e Liceut. Pedagogėt e tij, francezė dhe shqiptarė, bashkėnxėnės dhe tė njohur, do tė flisnin me superlativė pėr Selman Rizėn. Leon Perre , drejtor teknik i Liceut tė Korēės, do t`i shkruante kėshtu ministrit tė arsimit: “Selman Riza ėshtė njė i ri tepėr i talentuar, shumė serioz, i cili do tė mundė me tė njėjtėn lehtėsi tė kryej ēdo degė tė studimeve universitare, dhe unė nuk dyshoj qė tė mos i bėjė mė vonė nder atdheut me emrin e tij”. Parashikimi i tij qe i saktė. Ministria e Arsimit i siguroi njė bursė pėr tė ndjekur studimet nė Universitetin e Tuluzės nė Francė. Edhe kėtu Selman Riza pėrsėriti suksesin e shkollave tė cikleve mė tė ultė; jo vetėm qė i dogj etapat por nė tre vjet (1932-1935) mbaroi fakultetin e gjuhės dhe letėrsisė franceze, fakultetin e drejtėsisė si dhe u specializua pėr gjuhėn gjermane nė Heidelberg tė Gjermanisė. Nė Francė Ai mori jo vetėm njė formim tė plotė shkencor por edhe kulturė tė gjithanshme, parimet e mėdha tė lirisė, barazisė tė proklamuara sė pari nė kėtė vend qė pėr konstante kishte ndryshimet e vazhdueshme demokratike.
Menjėherė pas kthimit nė atdhe u emėrua pedagog nė Liceun e Korēės, nė atė shkollė qė pak vite mė parė kishte qenė nxėnės. Kujtimet e nxėnėsve pėr mėsuesin e tyre janė tė jashtzakonėshme dhe me tė drejtė autori i monografisė Engjėll Angoni ka cituar shumė prej tyre qė vite mė vonė edhe ata u bėnė intelektualė tė njohur. Nė veprimtarinė e tij shkencore – pedagogjike , pėrveē tė tjerash, theksohet kontributi i S.Rizės nė botimin e revistės sė shkollės “ Lyceum” nė vitin 1936 qė u bė ngjarje e rėndėsishme nė jetėn e shkollės. Revista kishte synim “ta baj tė njohur ndėr tė huaj kėtė vend tė harruem pėr shumė kohė… me u dhanė tė kuptojnė tė rinjve shqiptarė mbi domethanjen e vėrtetė tė qytetnimit perendimuer”. Kemi pas rastin qė vite mė pare ta shfletojmė koleksionin e kėsaj reviste , qė ashtu si autori i saj ėshtė lėnė nė harresė si organ shtypi thellėsisht patriotik dhe pėrparimtarė tė viteve`30 .Na ka bėrė pėrshtypja pėrmbajtja e saj e kulturuar dhe e kultivuar , kompozimi modern dhe idetė pėrparimtare qė sot e gjithėdita meritojnė vėmendje dhe shqyrtim. Ja pse autori pėr figurėn poliedrike tė shkencėtarit tė madh thotė: “Autoriteti i tij mbėshtetej nė dashurinė dhe pėrkushtimin pėr punėn, nė qėndrimin e pastėr moral, nė marrėdhėniet e shėndosha me nxėnėsit, tė cilėt i trajtonte si tė barabartė…Armik i betuar i arrogancės dhe mendjemadhėsisė. i ēiltėr, realist, reformator dhe demokrat i mirėfilltė”. Kurse Drejtori francez i Liceut do thoshte pėr te nė vitin 1937: “Me dituritė dhe shpjegimin e pėrkushtuar, profesor Selman Riza bėnte xhelozė jo vetėm profesorėt shqiptarė , por edhe ata francezė pėr shkak tė mbresave tė pashlyeshme qė linte si profesor iluminist me thellėsinė dhe enciklopedizmin e tij.”

Vitet e Luftės

Duket sikur ky nėntitull ėshtė jashtė natyrės dhe formimit tė Selman Rizės. Por, sa studiues dhe shkencėtar i madh qė ishte po aq atdhetar dhe demokrat i madh ishte Selman Riza. Pushtimi fashist e vuri atė nė mėnyrė tė natyrshme nė ballė tė rezistencės antifashiste. Nė demonstratėn e madhe tė 28 nėntorit 1939 nė Korēė, Selman Riza do tė arrestohej dhe burgosej . Qė kėtej nis edhe kalvari i tij i pėrndjekjeve qė do ta shoqėronin nė tė gjitha regjimet dhe nė tė gjitha diktaturat. Sipas njė shkrese tė hartuar nga organet e milicisė fashiste qė ruhet nė Arkivin Qendror Shtetėror mėsojmė se ”Selman Riza ėshtė kundėrshtar i vendosur kundėr politikės italiane. Propagandist i zoti ndėrmjet elementit studentor. I rrezikshėm”
Nė shkurt tė vitit 1940 Selman Riza bashkė me profesorė tė tjerė patriotė si Abaz Ermenji, Masar Shehu, Stavri Skendi e tje, internohen pėr njė periudhė tre vjeēare nė Ventotone tė Italisė. Edhe nė rrethanat e vėshtira tė internimit Selman Riza nuk pushoi sė studiuari. Nė internim ai dallon pėr qėndrim dinjitoz. Internimi e bėri atė mė tė paepur, mė tė vendosur pėr tė mos u pajtuar kurrė me diktatorėt dhe diktaturat. Nė tetor tė vitit 1941 Ai lirohet nga internimi dhe kthehet nė atdhe. Sigurisht qė nuk mund tė rifillonte nė profesionin e tij por punoi nė njė firmė private nė Durrės sa pėr tė mbijetuar. Nė kėto rrethana ai shpėrngulet nė Kosovė (korrik 1942) ku punon si pėrfaqėsues nė gjyq por njėherazi u mor edhe me studime dhe, nė radhė tė parė me veprimtari intensive politike. Nė studimet shkencore ai synonte, ndėr tė tjera, tė vėrtetonte shkencėrisht tezėn shqiptare e autoktonisė sė pandėrprerė tė kosovarėve nė trojet e tyre. Pikėrisht, pėr kėtė qėllim, bashkė me patriotė tė tjerė kosovarė, ai krijon njė qendėr tė vogėl tė studimeve shqiptare nė Prizren. Qėllimi i saj ishte “T`u krijonte mundėsi intelektualėve nė pėrgjithėsi dhe arsimtarėve nė veēanti qė jo vetėm tė studionin nė vend historinė, gjeografinė dhe dialektin e Kosovės, por edhe tė botonin punimet e tyre”. Po nė kėtė kohė Selman Riza u shqua si veprimtar i madh politik, si njė nga udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes atdhetare, antifashiste dhe antishoveniste nė Kosovė. Kjo lėvizje nuk pranoi tė bashkėpunonte as me komunistėt as me pushtuesit Italian por kishte pėr synim ēlirimin e vendit dhe bashkimin kombėtar. Njė nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė misioneve angleze nė Shqipėri gjatė luftės, majori Piter Kemp, do tė raportonte pėr Selman Rizėn se: ” Ai ishte truri i vėrtetė i Partisė sė irredentistėve, forca mė e madhe e sė cilės ishin nėpunėsit dhe tregtarėt e vegjėl, qė shquheshin pėr traditat”. Mirėpo kjo parti nuk arriti tė fitonte pėrkrahjen e aleatėve tė cilėt pėrkrahėn komunistėt e Titos, nė Jugosllavi dhe nė Shqipėri”
Synimet e Lėvizjes Antifashiste Irredentiste argumentohen dhe propagandohen nė traktatin programatik “Manifesti i Irredentizmit Antifashist” tė cilin Selman Riza e botoi nė Tiranė, nė dhjetor tė vitit 1943. Kurse nė vitin 1944 Ai pėrgatiti pėr tė botuar nė Tiranė njė punim prej 200 fq. me titull “Pėr dokumentarin e kundėrtezės shqiptare” ( mbi ēėshtjen nacionale tė Kosovės ) nė tė cilin, me argumente bindėse hidhen poshtė pretendimet e shovenistėve serb rreth pėrkatėsisė sė Kosovės. Ky dokument kaq i rėndėsishėm natyrisht qė u zhduk dhe nuk ėshtė gjendur as sot . Pėrmbajtjen e tij e mėsojmė deri-diku nė “Shėnimet autobiografike” qė autori u kushton vėmendjen e duhur nė monografi, si burim autentik informacioni. I rėndėsishėm ėshtė fakte se albanologu dhe atdhetari i madh nuk u bė “ As bisht i Ballit, as shtojcė e Frontit”. Por, nga ana tjetėr Selman Riza ka pėrshėndetur ēdo platformė qė pėrkrahte ēlirimin kombėtar nė baza etnike dhe demokratike, pa kushte ideologjike.
Pėr veprimtarinė e tij politike thellėsisht patriotike Selman Riza burgoset nė vitin 1945 nė Tiranė, vetėm disa ditė pas kthimit nė Shqipėri, ku kishte ardhur pėr t’i shpėtuar genocidit serb. Pas burgosjes dhe internimin nga fashistėt Italianė Ai tashmė po provonte njė burg tjetėr, nga bashkatdhetarėt e tij. Vetėm tre muaj qėndroi Selman Riza nė burgun e Tiranės se me kėrkesėn e jugosllavėve ai u transferua nė burgjet titiste nė Prishtinė “si kosovar antijugosllav” pėr t’u gjykuar. Bashkėnxėnėsi dhe bashkėmėsuesi pa diplomė, Enver Hoxha e arrestoi pėr t’i u a dorėzuar patriotin e madh xhelatėve serb. Mbasi shpėtoi nga dėrgimi nė Jugosllavi nė 1945, falė ndėrhyrjes sė Manol Konomit, atėherė ministėr i Drejtėsisė, kjo nuk u shmang nė vitin 1948. Selman Riza qėndroi pėr tre vjet e gjysmė nė burgjet jugosllave. Lirohet nė gusht tė vitit 1951, sepse ishte i sėmur rendė nga skorbuti dhe “rrezikohej t’u mbetej nė dorė xhelatėve jugosllavė”. Ndonėse i internuar dhe i survejuar nė Sarajevė, Selman Riza iu pėrkushtuar tėrėsisht punės shkencore. 1951 -1955 Ai shkroi disa nga veprat e tij qė u bėnė mė vonė korpusi kryesor i krijimtarisė shkencore.
Me gjithė premtimet dhe kėrcėnimet , shantazhet dhe intrigat pėr tė marrė nėnshtetėsinė jugosllave Selman Riza, nė dhjetor tė vitit 1955, rikthehet nė Shqipėri dhe bashkohet me familjen e tij nė Tiranė. Fillon punėn menjėherė nė Institutin e Historisė dhe Gjuhėsisė si punonjės shkencor dhe nė fakultetin e filologjisė ku, si pedagog i jashtėm, jepte lėndėn “Historia e gjuhės sė shkruar shqipe”.

Vepra

Vitet 1956- 1967 qenė periudha mė frytdhėnėse nė veprimtarinė shkencore tė Selman Rizės. Janė disa nga veprat mė tė mira albanologjike qė mbajnė emrin e tij dhe e ngritėn nė njė shkallė tė re cilėsore gjuhėsinė shqiptare dhe mendimin shkencor. Ai gjithnjė luftoi pėr shkencė dhe kulturė tė pavarur nga politika. Dhe ia arriti: sepse bėri gjithnjė atė qė duhej , atė qė i shkonte pėr shtat bindjeve tė tij shkencore dhe politike. Vepra shkencore e Selman Rizės , siē theksohet nė monografi, nė tėrėsinė e saj, ” ndonėse nė njė periudhė tė shkurtėr, tė bie nė sy jo vetėm puna kėmbėngulėse dhe kultura e gjerė, pėrkushtimi i jashtėzakonshėm shkencor dhe logjika e argumentit, forca krijuese dhe origjinaliteti i spikatur, qėndrimi kritik e parimor… shtrirja e interesave nė shumė fusha siē janė gramatika, historia e gjuhės,gjuhėsia e pėrgjithshme, tekstologjia,kritika gjuhėsore, terminologjia, gjuha letrare etje.” Nuk kemi ndėrmend tė zgjatemi pėr kėto sepse janė pėrmbledhur saktė nė monografi nga E. Angoni, dhe , nga ana tjetėr, nuk ėshtė “specialiteti” ynė pėr t’i vlerėsuar por na duket me vend tė pėrsėrisim fjalėt e shkencėtarit tė madh kur me modesti thotė pėr vetveten se “Unė nuk jam talent por punė”. Kredon e tij tė metodės shkencore ai e pohon qartė “Unė jam, nė radhė tė parė gjuhėtar kritik. Po mė hoqėn kritikėn shkencore unė nuk jam mė Selman Riza” . Dhe, siē thonė studiuesit kosovarė Hilmi Agani, Besim Bokshi dhe Rexhep Smajli, nė parathėnien e botimit tė veprės sė Selman Rizės nė Prishtinė ; “Me tė kritika shkencore arrin shkallėn e opinionit objektiv shkencor tė nivelit tė dėshiruar dhe si e tillė pėrmbush njė funksion tė rėndėsishėm shoqėror”. Selman Riza kritikoi ashpėr nė kulturėn tonė diletantizmin, mediokritetin, konformizmin e tje. Sigurisht qė kritika, edhe pse objektive dhe konstruktive, jo gjithmonė u vlerėsua. Dhe siē thoshte vetė Ai jo rrallė herė u ndesh me “Dhunė me veshje kritike deri nė skualifikim”. Dhe inkuizicioni i kohės nuk mungoi. Shqipėria kalonte periudhėn kineze, me revolucionin kulturor dhe ideologjik qė pėrmbyste edhe ato pak suksese tė albanologjisė, tė arritura me shumė mund, nėn njė diktaturė qė ishte armike e tė vėrtetės, e pėrparimit dhe e lirisė. U pėrmbysėn plane dhe projekte, u nxorėn si reaksionare kryeveprat e artit botėror dhe shqiptar. Pikėrisht nė kėtė kohė Selman Riza pėsoi njė goditje tė rėndė. Si njeri me karakter, Ai nuk mund tė pajtohej me mediokritetin, vetėkėnaqėsinė dhe servilizmin qė karakterizonte Institutin e Gjuhėsisė, ku forcat e afta shkencore luftoheshin dhe pengoheshin nga drejtuesit partiakė. Kritika e tij e guximshme dhe objektive u konsideruar si veprimtari armiqėsore. Ai u shpreh se drejtuesit e institucioneve shkencore nuk duhet tė kenė disa funksione dhe se filozofia marksiste nuk mund tė zbatohej nė gjuhėsi. Pėr kėto mendime nė prill tė vitit 1967 profesorin e nderuar, pas fletėrrufeve tė shumta dhe gjyqeve kolektive nė kuadrin e luftės kundra “ mbeturinave borgjeze”, e largojnė nga Instituti i Gjuhėsisė dhe ēojnė nė Berat, si ciceron nė muzeun e qytetit dhe mė vonė nė Bibliotekėn e qytetit. Ai nuk kėrkoi ndihmė as dhe mbrojtje nga ndokush lart. Nė vitin 1970 Selman Riza del nė pension tė parakohshėm dhe kthehet pranė familjes sė tij nė Tiranė, i syrvejuar dhe i ndjekur nė ēdo hap nga sigurimi i shtetit. Ndonėse shkencėtar i madh , i njohur edhe nė qarqet shkencore ndėrkombėtare, me vepra dhe tituj, Selman Rizės iu mohua e drejta pėr t`u kthyer nė punė nė Institut dhe faktikisht ju mbyllėn tė gjitha rrugėt pėr veprimtari shkencore aq sa nuk e lejonin tė merrte libra nė bibliotekė . Bashkėnxėnėsi dha bashkėmėsuesi , qė nuk arriti tė merrte asnjė provim nė universitetin francez , diktatori paranojak, i hoqi emrin nga veprat e tij. Ndoshta ky ishte i vetmi nder qė i ka bėrė ai Selman Rizės sepse nė tė tilla raste lavdėrimet janė mė tė kėqija se sharjet.
Autori , E. Angoni , nė hulumtimet e tij pėr Rizėn publikon edhe njė fakt tjetėr. ”Sa qe gjallė as njė shkrim vlerėsues pėr Selman Rizėn , as si gjuhėtar , pa le si atdhetar”. Vitet e fundit tė jetės ishte i sėmurė dhe nuk ju krijua asnjė mundėsi pėr t’u dėrguar jashtė shtetit pėr kurim, pėr t’i lehtėsuar dhimbjet e zgjatur jetėn dhe studimet. Madje edhe kėrkesa pėr njė fjalim nga kolegėt e tij nė ceremoninė e varrosjes (16.2. 1988) nuk u miratua nga instancat larta tė partisė shtet. Ata nuk ia falnin Selman Rizės , sfidėn e pėrjetshme. Heshtjen e kobshme zyrtare e prishi nė ēastin e fundit profesor Aleks Buda, Kryetari i Akademisė. Me njė fjalė tė shkurtėr tė improvizuar i dha lamtumirėn kolegut, mikut tė afėrt. Pas tij, mori fjalėn dr. Bexhet Reso, i cili i revoltuar nga heshtja zyrtare shpėrtheu: “Ē’po ndodh kėshtu?! Kė po varrosim?! Nuk mund tė ndahemi kėshtu nga Selman Riza. Ai nuk ėshtė vetėm njė gjuhėtar nė zė, por, nė radhė tė parė, njė patriot i shquar, idealet e tė cilit janė edhe sot flamur i shqiptarizmit nė Kosovė”.
Unė e kam njohur herėt Profesor Selman Rizėn sepse mbas kthimit nga Jugosllavia ai banoi pėr ca kohė tek i vėllai nė tė njėjtė rrugė me ne, rruga Siri Kodra, dhe jo shumė larg prej nesh. Unė e dija kush ishte sepse qe mik i tim eti dhe se me djalin e tij, Eminin, ishim nė njėjtėn shkollė, si nė tė mesme ashtu dhe nė tė lartėn, me ndryshime nė vite por ishim dhe shokė. Rasti e pruri tė jemi qė nga viti 1962 dhe kolegė nė studimin dhe restaurimin e monumenteve nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės.
Kam shkruar gjetkė mbi fletėrrufenė makabre qė i vunė atij dhe nuk u pėrkul dhe pėr shumė prej nesh ai ishte shembull diturie dhe burrėrie. Pasi u kthye nga Berati ai shpesh punonte nė Bibliotekėn Kombėtare dhe unė kisha vėrejtur se nuk merrej mė me studime gjuhėsore sepse tėrthorazi, duke e trajtuar pėr armik, ja kishin hequr kėtė mundėsi (kontakte nė institut dhe botimet). Ai punonte nė lėmin e filozofisė, njė pasion i vjetėr pėr tė, por dhe nė themel tė kėrkimeve tė tija gjuhėsore. Nuk shoqėrohej me njeri sepse dhe i shmangeshin, punonte orė tė tėra pa luajtur vendit. Unė e takoja dhe aty por dhe nė shtėpinė e tij. Nė biseda ishte i rreptė por gjithnjė i sjellshėm dhe tejet korrekt; kritik por dhe i pėrzemėrt; e ndjente dhunėn por stoik, pėr nga bindjet dhe jo nga kryeneēėsia. Ai mundohej qė, gjithsesi , ta ndjenje veten tė barabartė me tė. Ai jetoi nėn dhunė por i panėnshtruar dhe me kokėn lart, i ndershėm nė tė gjitha regjimet antishqiptare.
Para disa ditėsh pyeta Eminin nė se ėshtė e vėrtetė se profesori kishte lėnė dorėshkrime nga fusha e filozofisė nė kėndvėshtrimin e lidhjeve me gjuhėsinė dhe mė tha se janė disa fletore qė ai dhe gruaja po i hedhin nė kompjuter pėr t’i dėrguar nė Kosovė, ku do pėrfshihen nė vėllimin e katėrt tė botimit tė plotė tė veprave, qė po kryen Akademia e Shkencave dhe Arteve e atjeshme. U gėzova sepse ėshtė njė detyrim qė duhet pėrmbushur.
Selman Riza me jetėn dhe veprėn e tij mbetet njė luftėtar i paepur i ēlirimit tė Kosovės dhe ēėshtjes shqiptare, ndjekės i papėrkulur e sistematik i parimit tė papajtueshmėrisė sė pakompromis me ēdo gjė antikombėtare e regresive, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt edhe se pėr kėtė u pėrndoq dhe dhunua gjithė jetėn, por nuk u nėnshtrua. Ai mbetet po aq dhe njė nga gjuhėtarėt mė tė shquar nė lėmė tė albanologjisė. Shkenca shqiptare dhe jo vetėm ajo i detyrohen sė tepėrmi atij dhe kjo gjendje heshtjeje dhe mosvlerėsimi duhet tė ndryshoj sa mė parė.
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 10-06-2016, 18:54   #4
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Selman Riza - Burrėria intelektuale e gjuhėtarit nga Kosova qė do tė ndėshkohej nga tė gjitha regjimet

Nga Nasho Jorgaqi

Isha nė fillim tė adoleshencės, kur hasa pėr herė tė parė nė shtypin e kohės, (mė duket te "Revista Letrare"), emrin e gjuhėtarit Selman Riza. Bėhej fjalė pėr njė libėr tė tij me studime gjuhėsore, nėn njė titull qė s'do ta merrja vesh, "Tri monografina albanologjike", qė ishte botuar nė valėn e Luftės sė Dytė Botėrore (1944).

Emri i kėtij autori sepse mė mbeti nė mendje dhe pas ēlirimit, kur u krijua Instituti i Shkencave, prisja tė ishte dhe ai mes emrave tė gjuhėtarėve si A. Xhuvani, E. Ēabej etj. Por kjo nuk ndodhi dhe vetėm vonė, shumė vonė, kur isha student, do tė dėgjoja pėr jetėn dhe fatin e tij. Do tė merrja vesh se Selman Riza ishte njė nga intelektualėt kosovarė tė kohės, atdhetar i flakėt, i njohur si iredentist, antifashist i orėve tė para.


Ai nuk qe gėnjyer nga maskarada fashiste e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, po pėrkundrazi, duke mos u pajtuar me pushtimin fashist, qe internuar nė ishullin e Ventotenes dhe pas lirimit nuk kish pranuar tė shėrbente nė administratėn kuislinge. Nė 1942 qe kthyer nė Kosovė, duke u vendosur familjarisht nė Prizren.

Aty nga mbarimi i luftės kish marrė pjesė dhe nė Kongresin e Lidhjes sė dytė tė Prizrenit, me shpresėn e bashkimit tė trojeve shqiptare. Kjo e fundit i kish kushtuar, sepse fill pasi qe kthyer nė Shqipėri ishte arrestuar mė 1948 dhe me kėrkesėn e Beogradit qe deportuar nė Jugosllavi, ku pa u gjykuar u mbajt nėpėr burgjet famėkeqe pėr 3-4 vjet. Kur u lirua, u caktua, pa tė drejtė lėvizjeje, tė jepte mėsime tė gjuhės frėnge nė Universitetin e Sarajevės. Mė pas erdhi nė Prishtinė ku sapo qe krijuar Instituti Albanologjik dhe mori drejtimin e tij shkencor.

Nė 1956, siē do tė mė tregonte mė vonė ai vetė, autoritetet jugosllave donin ta dėbonin pėr nė Gjermani, por ai nuk pranoi. "Atdheu im ėshtė Shqipėria", kish thėnė, aq mė tepėr qė atje kish dhe familjen, gruan dhe fėmijėt. Kėshtu gjuhėtari i njohur u kthye nė atdhe, kur kohėt kishin ndryshuar disi, ndaj dhe u mirėprit, duke u vendosur nė Tiranė, me punė nė Institutin e Historisė dhe Gjuhėsisė.

Instituti atėherė qe nė ambientet e Fakultetit Histori-Filologji. E them kėtė sepse atje, nė korridoret e tij, unė do ta ndeshja pėr herė tė parė njė ditė profesorin tek shėtiste i vetėm lartė e poshtė. Ma tregoi Engjėll Angoni, njė miku im, bile pastaj ma prezantoi, me dėshirėn time.

Profesori mė dha dorėn ftohtė, por me mirėsjellje, dhe si shkėmbyem disa fjalė tė rastit, u ndamė ndėrsa ai vijonte ec' e jaket e tij vetėm nėpėr korridor. Ndonėse nė kėtė takim, ai u tregua indiferent e s'tregoi asnjė lloj interesi, sepse tek e fundit emri im nuk thoshte asgjė, prapė nė mendje mė mbeti pamja e tij krenare, ashtu siē ishte shtatgjatė, trupdrejtė, me syze dhe hije intelektuale. Por kjo nuk kishte rėndėsi para faktit qė profesor Riza u integrua shpejt nė jetėn shkencore. Ai kish gjetur mjedisin e tij dhe frutet e punės do tė dukeshin shpejt.

Do tė botonte studime nė shtypin e Institutit dhe do tė tregohej aktiv nė debatet qė zhvilloheshin atje. Nė vitin 1959, ai madje do tė nderohej dhe me Ēmimin e Republikės pėr studimin "Pėremrat e shqipes". Ky ēmim, mė i larti qė jepej atėherė, do tė mirėpritej dhe ndonėse i vonuar, do tė ishte njė vlerėsim i merituar pėr njė nga gjuhėtarėt tanė tė shquar.

Unė do tė ruaja respektin dhe simpatinė time nė distancė pėr profesorin dhe prisja ndonjė rast qė ta njihja rishtazi nga afėr. Sadoqė jepnim mėsim nė njė fakultet, kjo mundėsi nuk u krijua menjėherė. Ai, siē do tė mė tregonte njė nga kolegėt, ishte natyrė e veēantė, thuajse mė shumė nė shoqėri me vetveten se me tė tjerėt.

Dhe kjo do ta rriste mė tepėr interesin dhe kureshtjen time dashamirėse. Ndaj sa herė ndodhesha me tė ose e shikoja nga larg, tregohesha i vėmendshėm dhe ngaherė do tė gjendesha para tė njejtės figurė: hijerėndė e vėshtrimrreptė, i heshtur e serioz, qė kish diēka prej malėsori e nė tė njėjtėn kohė prej hijes sė mjeshtėrit. Nuk di pse mendoja atėherė se pėrpara kėtij njeriu, ne mė tė rinjtė nuk do tė ishim ndryshe veē si nxėnės para profesorit. Kuptohet, qė njė natyrė e tillė vijonte tė ma bėnte tė vėshtirė kontaktin me tė.

Por ja qė erdhi njė rast, qė mė dha mundėsinė ta shihja e ta dėgjoja nga afėr profesorin. U ndodha nė diskutimin e disertacionit tė doktoratės qė mbronte profesor Eqrem Ēabej nė njė mbledhje tė sektorit tė gjuhėsisė. Qenė aty elita e gjuhėtarėve tanė tė kohės, si dhe albanologu polak Vaclav Ēimokovski, nxėnės i N. Joklit, autor i disa studimeve serioze tė shqipes. Ai ndodhej nė kėtė rast si oponent i dizertacionit.

Diskutimi procedoi i qetė e serioz, ku ndihej vlerėsimi i lartė shkencor pėr punėn e Ēabejt, por aty nga mesi u ngrit tė flasė profesor Riza. Kjo tėrhoqi menjėherė vėmendjen time dhe jo vetėm timen. Sytė e tė gjithėve u drejtuan nga ai. Profesori ishte pėrgatitur me shkrim dhe lexonte me njė ton tė prerė. U bė njė heshtje e thellė dhe kjo mė shtyu ndėrkohė tė mendoja pėr peshėn e mendimit tė profesor Rizės. Kisha parandjenjėn se do tė prishej ajo qetėsi gati solemne.

Dhe nuk u gabova. Riza qė nė fillim iu kundėrvu mendimit tė pėrgjithshėm e ēka ishte mė e rėndėsishme, disa prej tezave tė dizertacionit tė Ēabejt dhe oponencės sė Ēimokovskit. Kishte ide dhe teza shkencore fare tė ndryshme dhe kėto pėrpiqej t'i mbėshteste nė argumente tė vetat, fliste me njė zė qė tingėllonte i rreptė, i bindur pėr ato qė parashtronte, pa asnjė kompleks para autoritetit tė Ēabejt.

U krijua njė atmosferė e nderė, paksa nervoze, aq sa filluan pėshpėrimat e pastaj kundėrshtimet me zė tė lartė. Nė fakt debati u pėrqėndrua nė mes Rizės dhe Ēabejt, qė erdhi gjithnjė duke u nxehur. I pari sulmonte, ndėrsa i dyti mbrohej, por me mirėsjelljen e butėsinė e tij tė njohur. Do tė ndėrhynin tė tjerėt, sidomos Ēimokovski, qė tė ulej toni i rreptė i debatit, por nuk ishte e lehtė. Fjalėt kundėrshtuese tė Rizės vinin si njė pėrrua malor, qė nuk kishin tė ndalur deri sa ai sosi gjithė ē'kish pėr tė thėnė. Mbledhja sikur u ēorodit.

Ēėshtjet qė diskutoheshin qenė tė vėshtira, mpleksnin nėpėr to probleme nga fusha tė specializuara tė gjuhėsisė, me koncepte e terminologji tė panjohura, tė paktėn pėr ne qė ishim tė fushave jashtė gjuhėsore. Ndaj nuk mund tė them se kush kishte tė drejtė dhe pėr kėtė arėsye nuk mora anėsinė e asnjėrės palė.

Por ajo qė mė ka mbetur nė kujtesė ėshtė pėrshtypja qė mė bėri shpirti kritik i profesor Rizės, burrėria e tij intelektuale, aq e rrallė atėherė, vendosmėria nė ato qė thoshte dhe argumentet qė sillte. Njė kundėrvėnie e hapur ndaj Ēabejt, autoritetit tė padiskutueshėm tė gjuhėsisė sonė, i cili, megjithė rezervat zyrtare, kish filluar tė kthehej nė nėj mit nė opinionin e gjerė.

Kjo do tė mė habiste dhe do tė mė bėnte tė ēmoja kurajon e tij, duke arsyetuar se debati shkencor, sado i ashpėr, ėshtė i dobishėm dhe i domosdoshėm, sidomos kur zhvillohet nė nivele tė larta, siē qe ai nė mes dy dijetarėve tanė tė nderuar.

Pas kėsaj ngjarjeje, qė nuk kaloi pa jehonė nė rrethet akademike, dėshira ime pėr t'u afruar me prof. Rizėn u shtua. U bė njė personazh gati enigmatik, jo vetėm pėr qėndrimin e tij nė distancė me tė tjerėt, qė gjithnjė e shikoja nga larg dhe vetėm, por akoma mė shumė pėr atė ēka pėrfaqėsonte si intelektual me integritet.



Kaluan kėshtu shumė kohė dhe mundėsitė e afrimit nuk u krijuan. Vetėm kur u shpėrngul Biblioteka Kombėtare nė Pallatin e madh tė Kulturės dhe u krijua njė mjedis komod studimi pėr intelektualėt e kryeqytetit, do tė shihja tė vinte tė punonte dhe prof. Riza.

Sigurisht mė erdhi mirė e nė radhė tė parė se do tė kisha rast tani ta takoja. Fillova ta pėrshėndesja, bile njė herė iu afrova tavolinės sė tij dhe e pyeta pėr kuptimin e ca fjalėve latine qė mė kishin dalė gjatė kohės qė pėrgatitja "Antologjinė e mendimit estetik shqiptar 1504-1944".

Ai jo vetėm mė ndihmoi, por dhe u interesua pėr punėn qė po bėja. Gjithnjė serioz, por gjithsesi i mirėsjellshėm dhe kjo sikur ma hoqi drojtjen. Mjaftoi kaq, kur njė pasdreke tek po pija cigare nė hollin e Pallatit, ai m'u afrua dhe si mė pėrshėndeti mė pyeti: "Emri Nasho, mos ėshtė variant i emrit Thanas?" "Po", iu pėrgjigja .

"E di se ē'do tė thotė nė greqisht Thanas?" mė pyeti sėrish. "Jo", ia ktheva. "Thanas, - shpjegoi ai, - do tė thotė i vdekshėm, kurse Athanas i pavdekshėm. Ke njė emėr me kuptim tė ēuditshėm. Ē'ėshtė e vėrteta, tė gjithė jemi tė vdekshėm, por tė emėrohesh kėshtu, tė kujton njė gjė jo fort tė kėndshmė." Unė buzėqesha dhe shtova: "Mė mirė do tė ishte tė mos e dija.

Kjo, megjithmend, mė trishton pak!"
Ai nuk e ngau bisedėn e tij mė tej dhe e hodhi fjalėn gjetkė, pėr njė gjė qė s'e mbaj mend. Ajo qė mbaj mend ėshtė serioziteti me tė cilin mė fliste dhe theksi kritik qė ndihej nga mėnyra si arsyetonte.

Njė mbresė qė mė qe pėrftuar qoftė dhe nė distancė, por qė m'u kthye nė bindje gjatė kontakteve dhe bisedave tona qė erdhėn mė pas. Sepse mė pas, unė do tė miqėsohesha me prof.

Rizėn, pėr aq miqėsi sa tė jepte ai, jo vetėm se kish moshėn e tim eti, por dhe pėr shkak tė natyrės sė tij qė tanimė e njihja. Dhe njė njeri tė nderuar e me vlera morale e intelektuale si ai, duhet ta pranoje ashtu siē ishte. Pėr kėtė do tė bindesha nė vitet qė pasuan, kur do tė afrohesha me tė e do tė bėheshim miq. Ai ishte jo vetėm njeri i menēur dhe i ditur, por edhe i sinqertė, pa lajka dhe prapamendime, njeri qė nuk dinte tė merrej me thashetheme dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishme, ta thoshte tė vėrtetėn nė sy.

Zakonisht bisedonte pėr ēėshtje tė rėndėsishme, me tone serioze dhe mėnyra se si arsyetonte vetvetishėm sikur krijonte debat. Kjo nuk do tė thoshte se nuk e pėrfillte bashkėbiseduesin, pėrkundrazi e dėgjonte me vėmendje dhe respekt, madje dhe me durim, por pastaj ti duhej tė kishe mė tepėr durim pėr tė dėgjuar mendimet e tij kundėrshtuese. Dhe kishte raste qė kjo e bėnte komunikimin disi tė vėshtirė.

Por nė gjykimin tim me kohė do tė bindesha se prirja e prof. Rizės pėr tė polemizuar ishte brenda karakterit dhe natyrės sė tij. Ēdo problem a mendim ai do ta kalonte pėrmes filtrit tė vet kritik. Ishte dyshues, por jo paragjykues.

Dėgjonte me vėmendje, por kjo s'e pengonte tė shfaqte rezerva, tė pranonte mendimet e tė tjerėve, veē rrallė tregohej entuziast. Kjo nuk kish tė bėnte fare me zilinė apo ambicjet e liga, me mendjemadhėsinė apo megallomaninė, me ndonjė prapavijė dashakeqe apo nėnvleftėsuese.

Nė kėtė pėrfundim mund tė arrije vetėm nė qoftė se problemet dhe argumentet qė shtronte e arsyetonte ai tė arrije t'i diferencoje dhe t'i shkėpusje nga temperamenti i tij gjithė nerv.

Sepse logjika e tė arsyetuarit, formimi i tij solid, erudicioni dhe elokuenca i hapnin bisedės horizonte dhe e ngrinin nivelin e saj. Dhe ajo qė tė lidhte pastaj me tė, qe fakti se ai nuk vihej nė rolin e mėsuesit, por tė partneritetit tė barabartė dhe raporte tė tilla s'kish si tė mos ngjallnin interes dhe tė tė zgjonin kėnaqėsinė qė falte miqėsia e tij.

Njė miqėsi e sinqertė, burrėrore, por e pėrmbajtur, me sentimente qė vetėm mund t'i ndjeje dhe asnjėherė tė manifestuara prej tij.

Pėrshtypja e pėrgjithshme qė mė ka mbetur nga natyra e prof. Rizės sepse mė kujton njė fjalė tė urtė sipas sė cilės: "Mendjet e vogla bisedojnė pėr njerėzit, mendjet e mesme flasin pėr ngjarjet, kurse mendjet e larta diskutojnė pėr idetė."

Them kėshtu se zakonisht nė bisedat e tij vendin kryesor e zinin mendimet, njė terren ky, qė nxiste shkėmbimin e pikėpamjeve dhe ēonte dashur pa dashur nė debat, pa tė cilin nuk mund tė kuptohet ekzistenca intelektuale e prof. Rizės.

Sigurisht, me kėtė nuk dua tė them se biseda qė bėnte ishte abstrakte, por fusha e ideve qe preferenca dhe pasioni i tij zotrues. Me kohė, do tė kuptoja se duke qenė njeri me karakter tė palėkundur, ai mbahej fort pas parimeve dhe duke, qenė se ato i konsideronte tė shenjta, i mbronte me tėrė arsenalin moral e intelektual. Prej kėndej buronte fryma polemizuese dhe shpirti kritik, gjė qė e kthente herė pas here bisedėn nė njė oponencė tė ndėrsjellė.

Nė kėtė rol unė do tė vihesha sa herė qė atij i lindnin probleme ose kishte shqetėsime nga fusha ku punonte apo kur dhe unė i kėrkoja opinion pėr ēėshtje tė ndryshme. Atėherė ndodhte ajo qė tė pėrballesha me mendimet e tij, tė cilat jo rrallė qenė aq origjinale e befasuese, tė guximshme, por dhe tė diskutueshme, sa hutohesha dhe pėrpiqesha tė gjeja njė pozicion tė pranueshėm.
Nuk ishte pėr t'u ēuditur qė mendimet e tij tė pavarura gjatė bisedave qė shpesh ai i kthente nė diskutime, tė dilnin jashtė kornizave ideologjike tė kohės dhe t'i kundėrviheshin Biblės e sistemit.

Njėherė duke folur pėr pikėpamjet e Stalinit nė gjuhėsi, qė udhėheqėsi komunist i kishte shfaqur vite tė shkuara dhe qė propaganda i kish bėrė aq zhurmė, profesori mė tha prerazi se ato nuk qėndrojnė shkencėrisht dhe shtoi se po tė hyjė politika nė shkencė, shkenca pushon si e tillė. Ishte hera e parė qė mė fliste kėsisoj e megjithatė e ruajta gjakftohtėsinė dhe me takt i thashė se kjo ishte njė ēėshtje me zarar, ndaj zėre se nuk e kam dėgjuar.

Ai nuk mė kundėrshtoi, por u tėrhoq, e kėputi fjalėn nė mes dhe nuk e ngau mė tej bisedėn.
Pas ndonjė muaji, njė miku im qė punonte me prof. Rizėn nė Institutin e Gjuhėsisė, mė tregoi se gjatė njė diskutimi nė sektor, ai kish thėnė hapur: "Filozofia marksiste nuk mė hyn nė studimet e mia gjuhėsore."

Tė gjithė kishin mbetur pa frymė dhe pastaj qenė ngritur dhe e kishin kundėrshtuar e kritikuar. Por ai nuk kishte hequr dorė nga pikėpamjet e tij dhe qe munduar t'i argumentonte. Veē kish qenė e kot, sepse gjithė sa kish thėnė kishte rėnė si njė bombė. Mė pas qenė bėrė mbledhje pas mbledhjesh, bile me autoritete partiake tė ardhura nga lartė, duke ngritur njė furtunė tė tėrė mbi tė.

Ndėrkohė, do tė shpėrthenin fletė-rrufetė, ku do tė dėnohėshin mendimet e tij heretike dhe i kėrkohej tė jepte llogari. Por ai do tė qėndronte nė njė farė mėnyre nė tė vetat, duke bėrė njė autokritikė evazive, si njė barkė shpėtimi pėr tė kaluar stuhinė qė kish pėrfshirė aso kohe shoqėrinė shqiptare. Askush nuk ia falte, pėrkundrazi sa vinin e shtoheshin zėrat pėr ta dėnuar. Dhe nė fakt do tė dėnohej.

Nė valėn e asaj qė po ndodhte do tė takoheshim rastėsisht. Ai kish kohė qė nuk po vinte nė Bibliotekėn Kombėtare. Ishte njė pėrballje e vėshtirė pėr mua dhe kur i dhashė dorėn se si mė doli pyetja: "Ē'bėre kėshtu, profesor?" "Atė ē'ka ban burri, - ma priti i vrejtur dhe serioz. - Burri para burrave thotė ē'ka mendon. Nuk mashtron.

Edhe unė s'bana asgja ma tepėr." "Burri mund t'i mbajė dhe pėr vete, - thashė, - dhe tė mos dalė kundėr rrymės. Se rryma s'pyet, tė merr me vete dhe s'dihet ku tė ēon!" Mbeti njė hop dhe pastaj tha: "Gjithkush ka mendimin e vet." Ndjeva se mezi e pėrmbante dufin e brendshėm. U ndamė pa e zgjatur mė tej.

Ndėrkaq vazhdonte fushata e fletėrrufeve, Tirana zjente nga shpėrthimi i mėrive, i intrigave e thashethemeve. Marrėzia kolektive kapi dhe rrethet intelektuale e sidomos institucionet shkencore. U godit dhe prof. Eqrem Ēabej, por njė nga ata qė e pėsuan rėndė do tė qe dhe prof. Riza.

Atė e larguan nga Instituti dhe pėr dėnim e qarkulluan nė Berat si ciceron pranė Muzeut tė qytetit, duke e shkėputur kėshtu nga puna e mirėfilltė shkencore. Mund ta kishin dėnuar dhe mė keq. Por ndėrhyrja e Enver Hoxhės, me tė cilin kishin qenė kolegė nė Liceun e Korēės, e shpėtoi. Kėtė do ta dėgjoja mė vonė. Lideri qe mjaftuar me kėto fjalė: "Selmani gaboi" dhe kjo ndikoi me sa duket nė masėn qė u mor.

Pasi shkoi nė Berat lidhjet tona u ndėrprenė pėr shumė kohė. Nuk dija se ē'bėhej me tė, veē e merrja me mend, duke ia njohur natyrėn, me siguri ai do tė qėndronte nė vetminė e tij, i mbyllur nė vetvete dhe si gjithnjė korrekt me detyrėn dhe njerėzit.


Qėlloi njėherė tė shkoja nė Berat me shėrbim dhe njė mbrėmje, tek ngjitesha pėr nė kala me njė tė afėrmin tim, do tė pėrballesha me profesorin, qė po zbriste tatėpjetė nėpėr udhėn e kalldrėmtė.

Njė takim krejt i papritur, qė gati mė hutoi, sepse nuk ia falja vetes qė mė kish dalė nga mendja se ai ndodhej nė Berat dhe mund ta takoja. Po ja qė rasti ēfarė nuk sjell. Iu afrova me dėshirėn pėr ta rrokur nė qafė, por ai mė zgjati dorėn dhe vetėm ma shtrėngoi.

Nuk ia mora pėr tė keq dhe si shkėmbyem shkurt fjalėt e rastit, e lamė tė takoheshim tė nesėrmen te Hotel Turizmi i qytetit.
Kur u ndamė, i afėrmi im, burrė i moshuar, qė nuk kish tė bėnte me kulturėn, mė pyeti: "Ore, ku e njeh kėtė njeri tė ēuditshėm?!

Sepse ky ngjitet e zbret 2-3 herė nė ditė nė kala gjithnjė vetėm dhe pa fjalė." I tregova se kush ishte njeriu i ēuditshėm, se ku kish punuar dhe vlerat e tij. I afėrmi im mė dėgjoi dhe tha: Tani e kuptoj se ē'tė bėn taksirati, qofsh dhe mė i menēuri e mė i dituri i dynjasė."

Tė nesėrmen u takuam te Turizmi. Kėsaj here u rrokėm nė qafė dhe u ulėm ballė njėri tjetrit. Ndryshe nga zakonisht, ndjeva pėrzemėrsinė e tij burrėrore, miqėsinė qė ai e mbante pėrbrenda, ndoshta nostalgjinė pėr takimet tona nė Tiranė.

Koha dhe distanca kishin bėrė, me sa duket, punėn e tyre. Nuk di, po atė ditė pashė njė njeri disi tjetėr, mė tė butė, njė shfaqje tė panjohur tė karakterit e tė shpirtit tė tij, qė ai ndoshta e tregonte rrallė, nė raste apo situata tė veēanta. Dhe kjo mė preku, bile mė pėrgėdheli dhe pak sedrėn qė ai po mė falte miqėsi aq sinqerisht dhe natyrshėm.

Pasi e pyeta pėr shėndetin dhe se si po i kalonte ditėt larg Tiranės nė Berat, me njė punė qė s'ishte punė pėr tė dhe si i shpreha keqardhjen time pėr ē'ka i kish ndodhur, ai zuri tė mė tregojė me fjalė tė kursyera, ku ndjehej njė farė ironie, me njė mllef tė pėrmbajtur dhe pa u ankuar pėr asgjė.

Mbaj mend fjalėt e para qė mė tha: "Unė kėtu jetoj nė Antipatria, nė shoqėri me historinė e saj tė bukur. Turistėt vijnė e ikin nga muzeu im, marrin me vete mbresat e tyre, po prapė gjithēka mbetet e imja. Ėshtė e bukur dhe madhėshtore ēdo gjė qė ka gdhendur koha kėtu nėn Tomor!" "Po shoqėri, a ke ndopak?" e pyeta, megjithėse e dija pėrgjigjen pak a shumė.

Ai nuk m'u pėrgjigj menjėherė. U mendua njė ēast dhe buzėqeshi. Nė fytyrė i ra njė tis i lehtė ironie qė ia njihja aq mirė dhe tha: "Me thanė tė drejtėn, as qė bėhet fjalė pėr shoqėri. Unė kryej detyrėn time, jap' e marr me vizitorėt nė muze e mė tej shoh punėt e mia.

Lexoj e shėtis, shtegtoj e harrohem pas shqipes, qė i kam kushtuar jetėn dhe kėto mė mjaftojnė. Po ndodh dhe ndonjė rast si ky qė do tė kallxoj." Heshti, vėshtroi nga lumi Osum dhe nisi tė mė tregojė: "Duke shetitur njė ditė, ndala te ura e Goricės.

Ishte kohė zhegu; disa ditė mė parė kishin rėnė shira dhe kish ardhur Osumi. Ujėt rridhte nėn kėmbėt e urės dhe unė i pėrkulur nė parmakėt e saj sodisja ujėt qė rridhte teposhtė i kthjellėt si pikė loti. Njė bukuri e rrallė qė mė bėri pėr vete dhe mė futi nė mendime.

M'i kujtuan fjalėt e Heraklitit "Koha rrjedh si ujėt e lumit qė kurrė nuk kthehet mbrapsht." Fjalė me mend, njė e vėrtetė e pėrjetshme, e pamohueshme. Kėtė tė vėrtetė nė atė ēast, jo vetėm po e mendoja, por dhe po e pėrjetoja nė gjithė qenien time njerėzore.

Pra, i qesh kthyer i tėri vetvetes, nė njė ēast krejt tė pafajshėm, kur dėgjoj njė zė tė rreptė: "Shok qytetar!" Nuk i besova veshėve dhe m'u deshėn disa dekika tė kthej kryet e tė tė drejtoj trupin. Ishte njė polic. "Ē'bėn kėtu?" - mė pyet prapė rreptas, thua se mė kish zėnė nė faj. Unė i ngula sytė dhe pa iu pėrgjigjur, i vura dorėn qetėsisht nė sup dhe e afrova nga parmakėt e urės.

Ai u hutua, ndėrsa unė shqiptova fjalėt: "Vrej aty poshtė, vrej sa bukur ėshtė." Ai ēuditėrisht m'u bind, uli kryet mekanikisht dhe m'pyeti: "Ēfarė?" "Ujėt qė rrjedh, ēfarė tjetėr! Njė bukuri e madhe, mor djalė!"

Ai e soditi disa dekika dhe si ngriti trupin nga parmaku i urės, gati pėshpėriti, me njė zė qė s'i ngjante tė parit: "Mė pėlqen" dhe shtoi: "Ti qenke njeri qė tė bėn sir!" "Unė sir nuk bėj, - i thashė, - por kėnaqem nė kėtė zheg kur shoh kėtė bukuri tė natyrės.

A pėrbėn kjo ndonjė shkelje rregulli, ose ruajna, o zot, shkelje ligji?" "Jo, - ia pat menjėherė polici, - por tė them tė drejtėn, mė ke tėrheq vėmendjen, se t'kam parė kushedi sa herė, duke shetitur vetėm dhe desha tė di kush je e ē'punė bėn!" Unė i buzėqesha dhe i nxorra letėrnjoftimin. Ai s'e preku me dorė e ma ktheu mbrapsht e pastaj mė kėrkoi ndjesė. Unė i zgjata dorėn dhe kėshtu u ndamė."

Kurse unė me profesorin atė ditė nuk e pata tė lehtė tė ndahesha. Do tė qėndronim gjatė, do tė bisedonim miqėsisht, por duke i anashkaluar ēėshtjet e ditės. Dikur u ndamė, se atė e prisnin punėt nė muze dhe unė kisha angazhimet e mia.
Nė Berat ai do tė qėndronte afro dy vjet.

Do tė punonte dhe nė Bibliotėkėn e qytetit dhe pastaj u kthye nė Tiranė sapo mbushi moshėn e pensionit. Pas kthimit, vendqėndrimi i tij i pėrhershėm do tė ishte salla shkencore e Bibliotekės Kombėtare. Aty do tė shiheshim ose do tė takoheshim pėr ditė.

Dilnim nė hollin e Bibliotekės ose ngjteshim lartė nė kafe dhe bisedonim. Nė sallė ai kishte tavolinėn e tij, ulej zakonisht nė tė njėjtėn tavolinė dhe aty punonte sipas njė orari tė vetin. Pak jepte e merrte me tė tjerėt dhe akoma mė pak i afroheshin tė tjerėt atij.

Si gjithnjė serioz e hijerėndė dhe i tėrhequr i tėri pas punės, kėrkonte qetėsi dhe ndodhte t'i tėrhiqte vėrejtjen ndonjėrit qė bėnte zhurmė. Kush i afrohej t'i kėrkonte ndonjė mendim ngrihej nga vendi dhe dilte nė holl tė bisedonte. Kėshtu do tė ndodhte dhe me mua. Unė, si dhe tė tė tjerė do t'ia respektonim kėtė autodisiplinė profesorit.

Nga takimet e kėsaj kohe, do tė kujtoja njė rast qė nuk e kam harruar.

Njė rast qė skalit do tė thosha karakterin e tij burrėror. E ftova njėherė pėr kafe, me gėzimin qė kisha pėr t'i dhėnė njė lajm tė mirė. Atė kohė, unė po merresha me studimin e historisėstė Rinisė Komuniste Shqiptare dhe m'u desh tė hulumtoja nė Arkivin Qendror tė Shtetit.

Do tė kaloja nėpėr duar dhjetra dosje , me qindra dokumente tė organeve tė larta tė pushtuesve fashistė, si ato tė Mėkėmbėsisė mbretėrore, qeverisė kuislinge, tė shėrbimeve sekrete e tė policisė.

Tė gjitha kishin tė bėnin me gjurmimin dhe pėrndjekjen e Lėvizjes antifashiste, tė patriotėve shqiptarė, sidomos tė komunistėve. Rastėsisht mė ra nė dorė dosja me emrin e Selman Rizės.

Mė habiti nė fillim pėr nga vėllimi, pastaj nga pasuria e dokumentacionit qė dėshmonte me fakte pėr pėrndjekjen sistematike dhe tė vazhdueshme qė i kidhin bėrė fashistėt gjatė gjithė pushtimit italian, nga viti 1939-1943.

Dosja hapej me dokumentin e parė, qė fliste pėr pushimin e tij nga puna nė vjeshtėn e vitit 1939 me motivimin si njė nga organizatorėt e demonstratės sė parė antifashiste tė nxėnėsve tė Liceut tė Korēės.

Emri i tij vinte pas atij tė Enver Hoxhės. Dokumente tė tjera flisnin pėr internimin e tij nė Itali nė ishullin famėkeq tė Ventotenes dhe kėshtu me radhė, dėshmi pafund pėr antifashizmin e mikut tim.

Bile, pas kthimit nga internimi (1942) nė Shqipėri, dokumentohej refuzimi i ftesės djallėzore tė qeverisė kuislinge pėr t'u kthyer pėrsėri nė arsim. Ai preferoi tė punonte si llogaritar nė njė shoqėri tregtare private nė Kavajė, por kurrsesi t'i shėrbente shtetit tė pushtuesve. Megjithė mend u befasova pa masė.

Tė kish njė tė kaluar tė tillė politike, mė aq pėripeci dhe sakrifica, kėtė nuk e dija, aq mė tepėr qė ai asnjėherė nė bisedat tona nuk mė kish treguar gjė. Dhe nė fakt nuk e prisja, duke e njohur tanimė karakterin e tij. Por mbahesha pas shpresės se ai me siguri nuk ishte nė dijeni qė ekzistonte njė dokumentacion aq i pasur nė Arkivin e Shtetit pėr tė.

Mbaj mend se para se t'ia hapja bisedėn atė ditė nė kafe isha nė siklet. Njė kthim nė tė kaluarėn e tij s'ishte e lehtė, mund dhe tė mė keqkuptonte, ndaj nuk dija nga ta nisja fjalėn.

Por prap s'e zgjata mė dhe hyra drejt' e nė temė. I thashė se kisha punuar nė Arkiv tė Shtetit dhe duke hulumtuar pėr njė studim qė kisha ndėrmarrė pėr luftėn antifashiste, kisha ndeshur nė dosjen e tij dhe isha befasuar dhe ēuditur. Shtova pastaj se nuk dija asgjė pėr tėrė ato veprimtari qė kish zhvilluar dhe pasojat e rėnda qė kish pasur, tė cilat qenė pasqyruar nėpėr dokumente autentike.

Ai mė dėgjonte me vėmendje tė pėrqėndruar, ndėrsa i kishte rėnė nė fytyrė njė hije, mė e rėndė se zakonisht, aq sa unė nuk po kuptoja se ē'po ndodhte me tė. Njė pamje e tillė sikur mė tuti dhe ma trembi entusiazmin. Ndjeva tė mė kapė njė lloj zhgėnjimi, sepse isha nisur pėr mirė dhe nuk po mė dilte ashtu siē e kisha menduar.

Pėr kėtė u binda kur e mbarova fjalėn dhe u pėrballa me heshtjen e tij, ndėrsa ai vėshtronte nga dritarja, ku dukej sheshi Skėnderbej. Dikur dėgjova tė thotė me njė ton serioz : "I dashur mik, tė faleminderit pėr gjithėsa mė kallxove. Gjana tė kalueme.

Ajo ē'ka due tė tė them si burri burrit dhe mos ma merr pėr keq asht kjo: unė i pėrmbahem fort mendimit se ajo ē'ka ban njeriu pėr atdhe tė vet, lypet me u harrue.

S'ka pse me e pėrmend. Atdheu asht fryma jote. A flitet pėr frymėn? Mandej, ti e din fort mirė qė Arkivi e ka tė shkrueme nė rregullore qė tė ndalon me e nxjerrė tė fshehtėn prej andej e me ia thanė tė tjerėve, aq ma tepėr tė interesuemit qė pėrmendet nė dokumente, siē po ban ti me mue."

Unė shtanga. Ai sikur ma refuzoi keqazi atė qė i thashė, bile duke ma shprehur si asnjėherė tjetėr nė gegėrishte, qė sado epike mė tingėllonte, ia rėndoi mė shumė theksin qortues. Pėr njė ēast, u ndjeva keq, si nxėnėsi para mėsuesit, tė njė mėsuesi tė rreptė madje. M'u lidh gjuha.

Ē'mund tė thosha dhe heshta sy ulur. Ai e kuptoi dhe mori fjalėn rishtazi, po kėsaj here me njė ton paksa tė zbutur: "Mik i dashur, mos ma merr pėr tė keq. Kjo asht ēėshtje parimi qė mbahet njeriu. Unė e kuptoj dhe e ēmoj fort miqėsinė dhe dashurinė tande. Tė faleminderės!"

Unė isha aq' i lėnduar nė sedėr sa nuk iu pėrgjigja menjėherė. Sadoqė e prisja njė farė reagimi jo fort entuziast nga ana e tij, prapė nuk e mendoja tė ishte kaq i prerė. I thashė vetėm kėto fjalė: "S'ka gjė, profesor, s'ka gjė. Ju kuptoj fare mirė" dhe u hodhėm pastaj nė njė bisedė tjetėr, ku unė mė shumė do tė dėgjoja se sa do tė flisja.

Nė ditėt qė erdhėn, sigurisht ne do tė takoheshim nė sallėn e Bibliotekės si ngahera. Ai do tė tregohej mė i pėrzemėrt se zakonisht, kurse unė pėrpiqesha tė mos e tregoja qefmbetjen. Por kjo nuk zgjati shumė dhe miqėsia jonė do tė vazhdonte si mė parė. Do tė ishte bile ai qė do tė mė ftonte pas njė kohe tė pinim kafe.

Mė kujtohet qė nė ditėt kur po bėheshin pėrgatitjet pėr Kongresin e Drejtshkrimit, nė njė bisedė qė pata me prof.

Rizėn, e pyeta se ē'mendim kish ai pėr gjuhėn e njėsuar letrare shqipe. Sipas platformės zyrtare, tė njohur tanimė nė rrethet shkencore, nė bazėn e saj qe vėnė dialekti tosk. Mendoja se njė pyetje e tillė, pėr njė ēėshtje aq delikate qė ishte nė diskutim e sipėr do ta bėnte bisedėn tonė tė vėshtirė.

Dyshoja se ai nuk do tė qe dakord me kėtė zgjidhje qė po i jepej. Por pėr ēudinė time, ai, pa u menduar gjatė, m'u pėrgjigj qetazi dhe prerė: "Toskėrishtes i takon. Ėshtė e vetmja alternativė e arsyetuar shkencėrisht, pėr ta vėnė nė bazėn e gjuhės sonė tė pėrbashkėt."

Tė them tė drejtėn, njė pėrgjigje tė tillė nuk e prisja, duke u nisur jo vetėm nga paragjykimi se ai ishte geg, por dhe sepse platformėn e njėsimit tė gjuhės e kishin pėrgatitur disa nga kundėrshtarėt e tij. Mė tej, profesori mė tregoi se ai kishte qenė partizan i toskėrishtes qysh nė vitet 30.

Aso kohe, ai bile kish botuar dhe artikullin "Shqiponja dhe shqipja" nė revistėn "Pėrpjekja shqiptare", kushtuar pikėrisht kėtij problemi jetik tė shqipes. "Shqiptari i vėrtetė, aq mė tepėr gjuhėtari, - tha, - nuk duhet kurrsesi tė jetė lokalist, kur ėshtė puna pėr njė ēėshtje madhore.

Problemi duhet gjykuar racionalisht dhe jo nė mėnyrė sentimentale. Toskėrishtja nė krahasim me gegėrishten ėshtė mė e pėrbashkueme, kurse gegėrishtja ende jo, sadoqė dhe ajo ka po aq vlera sa simotra e saj."

Dhe si u menduar njė copė herė, mė tregoi me buzė nė gaz: "Atėherna, kur u botua artikulli pata madje dhe telashe me kolegėt gegė, por s'desha t'ia dij. S'ėshtė punė sentimenti nė kėtė mes, po ēėshtje arsyetimi, arsyetimi shkencor.

Mė vjen pėr tė qeshur kur kujtoj fjalėt e Justin Rotės, i cili mė tha: "Ti kosovar, si don me e vu tosknishten nė njė rang me gegnishten. Mė beso, mė ke ba me brejt hekra!" E pra, kėshtu mendoja dhe kėshtu mendoj dhe sot e tan ditėn!"

Mė preku profesori atė ditė pėr gjithė sa mė tha. Nuk desha ta besoja, por njė njeri me karakter si ai, vetėm kėshtu mund tė fliste. Erdhi pastaj dita kur u thirr Kongresi i Drejtshkrimit. U mblodhėn nė kėtė kongres historik gjuhėtarė, shkrimtarė e publicistė tė nderuar nga gjithė Shqipėria, trojet shqiptare dhe diaspora.

Vura re atė ditė qė mungonte nė sallė Selman Riza. S'do mend qė mė erdhi shumė keq, megjithėse nuk ishte fare e papritur po tė merrje parasysh kriteret e rrepta qė u ndoqėn nė pėrzgjedhjen e delegatėve.

Ishte e qartė se profesorit tė nderuar nuk ia kishin harruar atė qė kish ndodhur pak vite mė parė, kur e kishin qarkulluar nė Berat. Ai e dinte mirė kėtė dhe nuk ushqente iluzione. Ndaj e kish pritur i qetė, me heshtjen e tij burrėrore, qė unė ato ditė do ta konstatoja dhe do ta pėrjetoja.

Asnjė fjalė nė bisedat tona para dhe pas Kongresit, pėr atė shpėrfillje publike qė ishte bėrė. Asnjė tė vetme dhe unė asnjėherė s'do tė dilja nė atė shteg. Mė dukej se ajo qė kish ndodhur me tė, nuk i bėnte nder jo vetėm gjuhėtarėve shqiptarė, por gjithė inteligjencės sonė, ku bėja pjesė dhe unė e miqtė e mi. Por ē'kishim nė dorė ne? Ishte koha e partisė shtet dhe profesori e dinte fare mirė kėtė.



Prof. Riza do tė tregohej i pėrmbajtur dhe i matur nė lėvdata, sidomos pėr punėt e kolegėve tė fushės sė tij. Dhe kur ndodhte kjo, gjė qė nuk ndodhte shpesh, ishte i kursyer dhe asnjėherė nuk i lėshohej emocioneve. I vetmi njeri pėr tė cilin ai fliste me entusiazėm dhe dilte nga natyra e tij e zakonshme ishte Kostaq Cipo.

Pėr tė, ai kishte stimė tepėr tė veēantė, gati e adhuronte, por dhe kėtė gjithsesi e shprehte me raste. Cipon e kish pasur profesor, ndofta tė parin, tė gjuhės shqipe nė Liceun e Korēės dhe mė vonė qenė kolegė. Kjo e bėnte tė ndjehej nė njė farė mėnyre nxėnės i tij, por padyshim mik i patjetėrsueshėm.

E ēmonte lart pėr karakterin, pėr ndershmėrinė dhe modestinė, por mbi tė gjitha e cilėsonte shėmbėlltyrė tė shqiptarisė, shfaqur dhe mėshiruar kjo nė pėrkushtimin dhe devoconin e tij thuajse fetar qė kish treguar ndaj gjuhės shqipe.

Ishte nga ata intelektualė qė e kish pėsuar si vetė ai, duke u internuar nga fashistėt nė Itali pėr qendrimin e vendosur atdhetar. Dhe nė kėtė qėndrim, thoshte, e kish ēuar nė radhė tė parė dashuria pėr fjalėn shqipe.

Me kėtė dashuri tė shtrenjtėruar, sipas tij, kish hartuar vepra themelore tė gjuhėsisė shqiptare nga tė cilat vlerėsonte "Gramatikėn e gjuhės shqipe" dhe punėn cilėsore qė kish kryer si kryetar i komisionit pėr "Fjalorin e gjuhės shqipe" (1954), i pari fjalor i mirėfilltė shpjegues i gjuhės sonė.

Mbaj mend qė do ta quante njė gjuhėtar artist, pasi tregonte ndjeshmėri emocionale ndaj fjalės dhe kish njė stil tė vetin nė tė shkruar. Nė njė pėrvjetor jubilar tė vdekjes sė Cipos, (s'mė kujtohet nė 20 apo 25 vjetorin) ai shkroi dhe njė artikull me kėtė rast.

E dėrgoi nė njė nga gazetat e kohės, po ia zvarritėn aq shumė sa ai u detyrua pastaj ta botojė nė "Revistėn pedagogjike", qė kaloi pa rėnė nė sy tė publikut tė gjerė. Profesorit i mbeti qejfi, aq sa nuk kish dėshirė t'ia kujtoje. Ai zakonisht nuk bashkėpunonte me shtypin, veē atij shkencor, po dhe njė herė qė u afrua, nuk gjeti mirėkuptimin e duhur.

Raportet e prof. Rizės me prof. Ēabejn pėrbėjnė njė kapitull mė vete, qė nuk mė takojnė ndofta mua t'i evokoj.

Sė pari, se miku im nuk e kish zakon t'i pėrfliste nė biseda ato, sė dyti, se unė nuk i kam njohur nga afėr marrėdhėniet e tyre, pasi s'kam punuar me ta dhe sė treti, kėto raporte janė komplekse dhe i takojnė njė sfere shkencore.

Nė tė vėrtetė, siē e kam pėrshkruar dhe mė sipėr, vetėm njė herė jam ballafaquar me raportet e tyre dhe ajo ngjarje mė dha tė kuptoj se ata ishin kolegė, por jo miq dhe nė fakt kėtė do ta tregonte koha. Ashtu si pėr shumėkėnd dhe pėr mua, ata ishin dhe mbeten personalitete tė spikatura tė gjuhėsisė shqiptare.

Nuk dua tė vė nė kėtė mes shenjė barazimi, sepse secili ka vlerat dhe meritat e veta. S'ka dyshim se ata ishin gjuhėtarė dhe intelektualė tė njė formati jo tė zakonshėm, me kontribute tė dalluara, qė lanė gjurmė tė pashlyera. Duke i pėrqasur me njėri tjetrin nuk mund tė mos vesh re pėrngjasimet dhe ndryshimet midis tyre.

Ata i takonin njė brezi, me dy vjet diferencė nga shoku shoku, vinin nga dy krahina tė skajshme tė trojeve shqiptare, Ēabej nga Gjirokastra, Riza nga Gjakova. I pari rridhte nga njė familje qytetare e kamur, i dyti nga njė familje e thjeshtė, me prejardhje malėsore.

Ishin rritur dhe brumosur nė njė frymė dhe mjedis atdhetar tė pėrbashkėt, po me mentalitete tė ndryshme. Ēabej me njė fėmini e rini pa telashe, Riza, i mbetur jetim, e kaloi kėtė moshė nė Jetimore.

Tė dy qenė tė zgjuar, me interesa e synime intelektuale, tė vullnetshėm e tė zellshėm, punėtorė tė palodhur, me shpirt kėrkues e ambiciozė. Por mė pas, gjatė shkollimit morėn formim akademik nga shkolla evropiane tė largėta nga njėra tjetra. Njėri do tė vinte nga bota gjermanike, tjetri nga ajo frankofone.

Ēabej do tė formohej nė Grac e Vjenė tė Austrisė, nė qendra me tradita nė studimet albanologjike, nxėnės i K. Paēit, N. Joklit, kurse Riza do tė studionte nė Tuluzė tė Francės, nė njė shkollė po aq serioze e me kėrkesa tė larta shkencore, por qė dallonte pėr nga konceptet dhe metodat e studimit tė botės akademike gjermanike. Kėshtu, Ēabej do tė merrte njė formim etno-gjuhėsor serioz, siē do tė merrte njė formim serioz dhe me themel dhe Riza nė fushėn e gjuhėsisė.

Nga veprat qė shkruan, del qė i pari do tė ishte etnolog, i specializuar nė lėmin e gjuhėsisė krahasuese indoeuropiane dhe albanologji, sidomos me etnologji, por dhe me probleme tė folklorit e tė letėrsisė, ndėrsa i dyti ishte dhe mbeti kryesisht morfolog duke ia kushtuar jetėn kryesisht problemeve tė mirėfillta tė kėsaj fushe tė gjuhės shqipe. Pra, kish nė profilet e tyre gjera tė pėrbashkėta, por dhe diferenca, tė cilat do tė shfaqeshin nė veprimtarinė e tyre shkencore.

Nga ana tjetėr, duke i vėnė pėrballė kėto dy figura tė gjuhėsisė shqiptare, nuk mund tė mos konstatosh natyrat dhe karakteret e tyre tė ndryshme. S'ka dyshim qė tė dy qenė njerėz me integritet tė lartė moral, tė drejtė e tė ndershėm, studiues tė pėrkushtuar. Por dallonin pėr nga natyra.

Ēabej ishte natyrė e butė, fjalė ėmbėl e fjalė pak, pėrgjithėsisht i heshtur, kish ndjesi artistike, kurse Riza vinte natyrė paksa e ashpėr, tipik malėsor, i hapur e i drejtpėrdrejtė, i vėmendshėm pėr tė dėgjuar, por i gatshėm pėr tė kundėrshtuar, i prirur nga mendimi ndryshe.

Po kėta dy intelektualė, duke punuar nė lėmenj tė pėrbashkėt apo tė pėrafėrt, nė tė njėjtin mjedis, ku studioheshin dhe ballafaqoheshin probleme shkencore, do tė kishin momente afrimi e bashkėpunimi, por pėr hir tė sė vėrtetės, siē kam dėgjuar nga kolegėt e tyre, shumė herė dhe momente kundėrshtimi, pėrplasje mendimesh, polemika.

Nga kjo pikėpamje, Riza ishte gati i papėrballueshėm, i paepur, gjithnjė si tė thuash nė ofensivė, polemizues i rrallė. Tė dy qenė kėmbėngulės dhe seriozė nė mbrojtje tė tezave dhe mendimeve tė veta dhe nė kėto raste tregonin nivelin e tyre jo tė zakontė, por secili brenda natyrės sė tij: Ēabej nė dukje i qetė, i pėrmbajtur, pa e ngritur zėrin, ndėrsa Riza tėrė nerv, shpėrthyes, me zė tė lartė dhe i hapur, pa rezerva. Kam pėrshtypjen qė tė dy nuk ishin ziliqarė dhe ambiciozė ndaj njėri tjetrit.

Debatet e tyre zhvilloheshin nė njė truall shkencor dhe nga pozita shkencore. Jo rrallė kėto debate nė mes tyre i nxisnin dhe drejtuesit e Institutit, duke u dhėnė pėr oponencė vepra tė njėri tjetrit.

Nė kėto raste Ēabej nuk tregohej plotėsisht i hapur, i linte mendimet tė nėnkuptoheshin, ndjehej njėlloj shperfilljeje, kurse Riza ishte aq transparent e i drejtpėrdrejtė sa lexohej qartė nė mendimet dhe arsyetimet e veta. Ėshtė e ēuditshme, por e vėrtetė, qė Ēabej, nė asnjė nga veprat e tij nuk e citonte ose t'i referohej punimeve shkencore tė Rizės.

Me siguri kjo e prekte sedrėn e kėtij tė fundit, por, kur binte fjala pėr Ēabejn, miku im nuk mbaj mend qė ta shprehte kėtė qejfmbetje. Ai kishte burrėri, nuk e ulte veten nė nivelin e pakėnaqėsive tė rėndomta.

Aq mė tepėr qė e dinte qė njė i tretė nė marrėdhėniet e tyre, i hidhte benzinė zjarrit. Nuk e kam dėgjuar qoftė dhe njė herė tė flasė kundėr Ēabejt, tė merret me jetėn e tij personale. Bile mė kujtohet, ato ditė kur Ēabej ndėrroi jetė nė Itali dhe e sollėn nė atdhe, ku i bėnė homazhet e merituara, prof.

Riza ishte i pikėlluar dhe do ta cilėsonte vdekjen e tij tė parakohshme njė humbje tė pazėvendėsueshme pėr shkencėn e kulturėn shqiptare. Nė kohėn kur ata ishin gjallė, por dhe tani kur kthehem pas dhe i kujtoj, nuk ka si tė mos ndjej keqardhje qė kėta dy burra tė shquar qenė dhe mbetėn deri nė fund kolegė tė denjė pėr njėri tjetrin, por nuk arritėn kurrė tė bėhen miq. E megjithatė kjo ėshtė normale dhe si e tillė, njerėzore.



Ishte fundi i viteve 70, koha e lidhjeve tė ngushta nė mes Universitetit tonė dhe atij tė Prishtinės. Njė kohė e paharruar, plot kontakte dhe takime vėllazėrore nė mes kolegėsh qė dhe tani mė zgjon nostalgji tė thellė.

Shkonim e vinim te njėri tjetri si nė shtėpinė tonė. Ndjeheshim sikur kishim rigjetur tė afėrmit e humbur prej kohėsh dhe s'dinim si t'i gėzoheshim gjithė kėsaj qė po ndodhte. Jepnim leksione, mbanim ligjėrata, shkėmbenim pėrvoja e mendime, i dhuronim libra njėri tjetrit. Ishim tė pėrfshirė nga valė tė fuqishme patriotizmi dhe afėrsie shpirtėrore, thua se na kish zbritur nga lartė njė fat i lum qė nuk u pėrsėrit mė kurrė.

Nė kėtė atmosferė tė ndezur qė ishte krijuar, sidomos nė radhėt e intelektualėve do tė vija re qė profesor Riza qėndronte larg. Tė gjithė e dinin se ishte kosovar, nga Gjakova, se kish njerėz tė fisit andej, se kushedi sa fije e lidhnin me atė pjesė tė Shqipėrisė qė kish mbetur jashtė. Merret me mend se si mund ta pėrjetonte njė iredentist veteran si ai afrimin qė po ndodhte nė mes shqiptarėve tė dy anėve. Ne pedagogėt e Universitetit vinim e shkonim.

Po kėshtu dhe kolegėt kosovarė. Organizoheshin konferenca e takime, po prof. Rizėn s'e shihja gjėkundi. Nė sallėn e Bibliotekės Kombėtare studionin herė pas here me dhjetėra pedagogė e studiues nga Kosova, por rrallė herė do tė shikoja profesorin nė shoqėri me ta.

As qė bėhej fjalė qė tė shkonte tė jepte leksione nė Kosovė. Nė fillim kjo do tė mė ēudiste, por duke menduar pastaj pėr rrethanat e jetės sė tij, do ta kuptoja fare mirė se pėrse ndodhte kjo, prandaj dhe nė bisedat tona nuk e prekja drejtpėrdrejt temėn e Kosovės ose do tė tregohesha i matur. Do tė mė tėrhiqte vėmendjen fakti qė dhe kolegėt kosovarė nuk i afroheshin profesorit, i qėndronin larg ose i shmangeshin. Aq mė tepėr, qė dhe ai rrinte nė distancė.

E gjithė kjo ndodhte pėr shkak tė sė kaluarės sė tij. Kolegėt kosovarė, si duket kishin porosi tė mos takoheshin me njė iredentist tė njohur si ai, por dhe ai ishte aq realist e dinjitoz sa nuk e bėnte veten. Unė padashur do tė isha dėshmitar i kėsaj situate tė ēuditshme e delikate.

Por ēfarė do tė ndodhte? Aty nga fundi i viteve 70, kur po i vinte fundi dasmės sė vėllazėrimit tonė, dy gjuhėtarė kosovarė tė Institutit Albanologjik, emrat e tė cilėve fatkeqėsisht s'mė kujtohen saktė dhe qė studionin nė sallėn e Bibliotekės Kombėtare, mė takojnė njė ditė dhe mė luten t'i siguroja njė takim me prof. Rizės. Me sa duket mė kishin parė tek rrija e pija kafe me tė ose kur takoheshim nė sallėn shkencore.

Ē'ėshtė e vėrteta, mė erdhi mirė qė mė kėrkonin mua tė bėhesha ndėrmjetės, por isha i ndėrgjegjshėm se njė detyrė e tillė shoqėrore nuk ishte e thjeshtė. Hynin nė kėtė mes dhe rrethana politike, qė mund ta vėshtirėsonin pozitėn e profesorit. Megjithatė, e mora me optimizėm dhe nuk bėra asnjė pėrpjekje pėr tė marrė ndonjė miratim zyrtar.

Gjithė puna ishte a do tė pranonte profesori, ndonėse nuk dyshoja se ai thellė thellė do ta kishte kėnaqėsi tė takohej me vėllezėrit e vendlindjes. Por argumenti mė i fortė qė kisha qe se dy gjuhėtarėt kishin ardhur me njė mision fisnik: Instituti Albanologjik i Prishtinės kish vendosur tė botonte njė vėllim me vepra tė tij gjuhėsore dhe me kėtė rast kėrkonte lejen e autorit.

Pa humbur kohė, duke pėrfituar dhe nga raportet tona miqėsore, gjeta momentin dhe ia parashtrova dėshirėn ose mė saktė kėrkesėn pėr njė takim tė dy kolegėve tė rinj kosovarė me tė. Ai mė dėgjoi me vėmendje dhe pėr kėnaqėsinė time e mirėpriti dhe pranoi. Por, pasi mė dėgjoi deri nė fund, mė tha se nė kėtė rast duhen zbatuar rregullat.

Pra, tė merret leje nė institucionet pėrkatėse. Unė buzėqesha dhe i thashė, "S'ka nevojė", ndėrsa ai u bė serioz dhe kėmbėnguli: "Veē nė qoftėse e lypin rregullat s'duhen neglizhue." Pastaj shtoi prerazi: "Me kusht qė tė jesh dhe ti i pranishėm."

I premtova dhe kėshtu u bė. U takuam nė kafen e Pallatit tė Kulturės. Mbaj mend qė tė dy palėt qenė tė emocionuar, por nė qoftė se profesori tregohej i pėrmbajtur, i fshihte emocionet pas seriozitetit, dy miqt' ishin gati tė hutuar dhe m'u desh mua ta kapėrcejmė kėtė situatė qė u krijua.

Mė bėri pėrshtypje qė miku im, ndryshe nga zakonisht, ishte veshur me kostum dhe kish marrė njė pamje, s'di tė them, zyrtare apo festive. Kjo tregonte rėndėsinė e veēantė qė i jepte takimit me dy sivėllezėrit e tij kosovarė.

Nuk pati fjalė hyrėse, veē frazės qė shqiptoi njėri nga miqtė: "Ju profesor kini mbjellė i pari farėn e albanologjisė nė Kosovė." Ai vetėm tundi kokėn dhe priti vazhdimin. U kalua drejt' e nė temė, por pa mundur dot ta pėrmbanin gėzimin qė ndjenin qė ai kish pranuar pėr t'u takuar. Prapė profesori nuk bėri asnjė koment.

Atėherė njėri prej tyre shpalosi projektin qė kish hartuar Instituti Albanologjik i Prishtinės pėr tė botuar njė vėllim me veprat e tij tė zgjedhura gjuhėsore. Ishte fjala pėr disa nga studimet pėr ēėshtje kyē tė shqipes, siē janė ato pėr Pronorėt, Emrat, Nyjet apo Diftoren e gjuhės sonė. Profesori i dėgjoi i pėrqėndruar dhe si tha se ndjehej tepėr i nderuar dhe u ishte mirėnjohės kolegėve tė rinj tė gjuhėsisė kosovare, tė cilėt nuk i njihte personalisht, e miratoi plotėsisht projektin.

Pastaj tha nė mėnyrė pavetėsore se fara e albanologjisė e hedhur nė Kosovė, kish qenė e shėndoshė dhe e mbarė, pėrderisa tani kishin dalė njė ēetė e tėrė gjuhėtarėsh vendali dhe kishin arritur tė kryenin studime tė shqipes me vlera tė thukta shkencore. Kjo e gėzonte dhe e bėnte optimist. Nė kėtė rast, ai nuk evokoi ndonjė kujtim tė vetin nga Kosova dhe s'iu refrerua fare veprave tė tij.

E megjithatė, atmosfera e bisedės sikur u ngroh dhe njėri nga miqt', duke pėrfituar nga kjo, i propozoi qė Instituti ishte gati tė botonte dhe ndonjė nga studimet qė ai kishte nė dorėshkrim. Profesori menjėherė u vrenjt, mori njė pamje zyrtare dhe, pa u menduar gjatė, tha: "Jo, unė jam qytetar i Shqipėrisė dhe ma parė do t'i botoj nė atdheun amė e mandej ju fare mirė mundet me i marrė e me i botue nė Prishtinė."

Sigurisht, dy miqve nuk u erdhi mirė dhe u pėrpoqėn tė arsyetonin e t'i mbushnin mendjen se nė kėtė mes nuk kish asgjė tė keqe. Por profesori u tregua i vendosur dhe tha: "Kjo nuk ėshtė as etike e ēka asht ma e rėndėsishme as nė pėrshtatje me rregullat qė zbatohen kėtu."
Pas kėtyre fjalėve, miqtė nuk ngulėn kėmbė mė tej dhe me kaq si duket i kishte ardhur fundi takimit. Ata u ndanė pastaj pėrzemėrsisht dhe unė u ndjeva i shkarkuar nga barra qė kisha marrė pėrsipėr.

Kolegėt kosovarė e mbajtėn fjalėn. Nuk kaloi shumė kohė dhe Instituti Albanologjik i botoi studimet e tij tė zgjedhura nė njė vėllim voluminoz nėn titullin "Studime albanistike" (1979). Libri ishte pėrgatitur nga gjuhėtarėt e Prishtinės F. Agani, B. Bokshi dhe R. Ismajli.

Njė ditė profesori, tek studionim nė sallėn shkencore tė Bibliotekės Kombėtare, mė ftoi te tavolina e tij dhe me njė gėzim qė ia shprehnin sytė dhe zėri, nxori nga ēanta librin e botuar qė ia kishin dėrguar nga Prishtina pėrgatitėsit, nėpėrmjet Dritėro Agollit. "Ma kanė bėrė shumė qejfin, - tha. - U lumtė!"


Ne do tė shiheshim gati ēdo ditė, tek punonim nė tė njėjtėn sallė tė Bibliotekės. Ai edhe pse kish dalė nė pension nuk e kish ndėrprerė kurrsesi punėn studimore. Si gjithnjė vinte dhe largohej nga Biblioteka nė tė njėjtin orar, ulej gjithnjė nė njė nga tavolinat e radhėve tė para, punonte ngultas, krejt i pėrqėndruar duke shkruar zakonisht nė disa fletore tė trasha, herė me stilolaps, herė me laps, evitonte bisedat nė tavolinė dhe po kaq i rregullt ishte dhe nė shetitjet e tij.

Shėtiste nė intervalet e punės nėpėr hollin e Pallatit, po pasdrekeve e shikoje tė shėtiste pėrgjatė trotuareve, nga sheshi Skėnderbej deri te sheshi para Universitetit. Si zakonisht, ai shetiste vetėm, mė hapin e tij karakteristik, i tėrhequr nė mendimet e veta, duke iu pėrgjigjur me mirėsjellje pėrshėndetjeve tė tė tjerėve.

Qėllonte, jo rrallė, qė tė ulesha nė njė tavoline tė sallės nė krah ose pas tij. Do tė shkėmbenim pėrshėndetje nė heshtje dhe vetėm kaq. Nuk e trazonim asnjėherė njėri-tjetrin kur ishim duke studiuar. Unė ia dija kėtė zakon dhe bisedat do t'i bėnim duke dalė nė holl ose ngjiteshim nė kafe.

Ai do tė mė pyeste pėr punėn qė kryeja, por jo aq pėr krijimtarinė, se sa pėr studimet letrare duke shkėmbyer mendime, sidomos pėr ēėshtje tė pėrafėrta me fushėn e gjuhėsisė.
Nga bisedat qė bėnim, do tė mernja vesh se gjatė kohės qė kish dalė nė pension, ai sikur ishte tėrhequr nga studimet e mirėfillta gjuhėsore, sidomos nga fusha e morfologjisė sė shqipes.

Vitet e fundit, profesori i qe kushtuar njė fushe tjetėr, qė kur ma tha nuk mė kish shkuar fare mendja. Ishte fjala pėr njė sferė jo vetėm tė pa trajtuar, por dhe krejt tė panjohur nė studimet tona. Mė tregoi se po merrej me filozofinė e gjuhės.

Menjėherė mė shkoi mendja te telashi i madh qė kish pėsuar vite tė shkuara dhe mbaj mend qė reagova duke i thėnė: "Fushė shumė delikate kjo, profesor." Ai ma priti: "Tash jam i lirė, nė pension, s'kam asnjė detyrim. Shkruaj ēka mė diktojnė interesat e mia intelektuale."

Nuk e ngava mė tutje. Tek e fundit ishte puna e tij. Pėr mė tepėr, e kish marrė me dėshirė e aq pėrkushtim dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishme e mbante si tė fshehtė, sa unė nuk do tė guxoja asnjėherė ta pyesja.

Vetėm njėherė mė la tė kuptoja se ajo ē'po shkruante do tė ishte njė vepėr e postume, qė do tė botohej njė ditė kur ai do tė kishte ikur.
Dhe kėshtu ndodhi vėrtetė. Kjo vepėr, ndofta e fundit, u botua pasi ai kish ndėrruar jetė, nė vitet e demokracisė qė ai s'e arriti dot dhe u botua sėpari nė Kosovė. Dhe botimi atje nuk ishte pakuptim.

Atje ku kish parė sė pari dritėn e diellit, atje do ta shihte dritėn e botimit edhe vepra e tij testament. Njė vepėr voluminoze, afro 700 faqe, me njė titull domethėnės "Mendime tė shkėputura tė njė vazhde tė vetme."

Janė mendime e meditime pėr jetėn e pėr vdekjen, pėr filozofinė e moralin, pėr shkencėn e politikėn, sigurisht dhe pėr gjuhėn, njė enciklopedi meditative, fryt i pėrvojės sė gjatė e tė vėshtirė, i kulturės dhe intresave tė gjera, i forcės sė mendimit dhe vėshtrimit tė tij kritik, por dhe i botės sė tij tė pasur shpirtėrore dhe i pėrjetimeve ekzistenciale njerėzore.

Tė gjitha kėto, tė dhėna nė mėnyrė tė koncentruar, nė trajtė aforizmash, por dhe mikroshqyrtimesh, paragrafesh tė gjata ose tė shkurtra, me njė gjuhė lakonike dhe me prirje pėrgjithėsuese. Pėr fat tė keq, kjo vepėr nuk njihet nga lexuesi i Shqipėrisė dhe as ėshtė bėrė deri mė sot objekt studimi dhe vlerėsimi nga kritika shkencore.


Prof. Riza iku nė njė kohė kur s'duhet tė kish ikur: nė prag tė ardhjes sė demokracisė nė Shqipėri dhe disa vjet pėrpara ēlirimit tė Kosovės. Dy ngjarje kėto tė mėdha, ėndrra tė jetės sė tij , tė njė jete pėrkushtuar aspiratės gjithė kombėtare pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike, brenda kufijve tė saj natyralė.

Njė aspiratė e tillė, ndonėse e pashprehur hapur pėr afro dyzetė vjet, do ta bėnte personalitetin e tij disi enigmatik, tė dallueshėm nė mesin e intelektualėve tė brezit tė vet dhe kjo do tė dukej dhe nė pėrcjelljen e tij tė fundit.

Njė pėrcjellje e nderuar dhe e merituar qė evidentoi nė njė farė mėnyre diferencėn nė mes opinionit tė gjerė popullor dhe atij zyrtar, duke krijuar dashur pa dashur, ditėn e varrimit njė situatė qė nuk kaloi pa u vėnė re. Ishte ēasti kur arkivolin e kishin ulur para varrit tė hapur dhe gjindja e mbledhur priste tė mbahej fjala e rastit. Pritej fjala zyrtare.

I ndjeri kish qenė pėr vite me radhė punonjės shkencor i Institutit tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė, njė nga personalitetet e albanologjisė shqiptare. Padyshim i takonte nderimi institucional. Por drejtuesit e tij tė politizuar nuk e kishin parė tė arsyeshme ta kryenin kėtė detyrė, qoftė edhe formalisht.

U krijua atė ēast, ndėrsa prisnim tė gjithė, njė heshtje e nderė dhe vėshtrimet e njerėzve u kryqėzuan. Pėrballė dallova nė krah tė tė birit tė tė ndjerit, Eminit, prof. Aleks Budėn, kryetarin e Akademisė sė Shkencave, i cili i shqetėsuar lėvizte kokėn sa djathtas majtas.

Dikur u kuptua se s'kish ardhur asnjė folės zyrtar. Atėherė e mori fjalėn prof. Aleksi, njė fjalė kjo e improvizuar nė moment, por qė shprehte dhimbshėm dhe nė mėnyrė lakonike me tonin e tij karakteristik vlerat njerėzore, atdhetare dhe intelektuale tė Selman Rizėz. Sapo ai mbaroi, u dėgjua njė zė i thekshėm burri: "Nuk varroset kėshtu Selman Riza!" Ishte Dr. Behxhet Reso, njė nga miqtė e vjetėr e tė pandarė tė tė ndjerit.

Foli edhe ai duke e ngritur lartė figurėn e tij, por me njė duf tė papėrmbajtur, si reagim ndaj heshtjes zyrtare. Turma sikur mori frymė lirisht dhe pastaj arkivolin e tė ndjerit e zbritėn nė varrin e hapur pėr ta mbuluar nė fund me kurora e buqeta lulesh.

Ndėrsa morėm pėr tė ikur, njė mik i pėrbashkėt i imi dhe i profesorit tė ndjerė, mė vuri krahun e mė tha: "Selmanit tė shkretė nuk iu ndanė telashet deri ditėn e fundit tė jetės."

E pastaj, kur zumė vend nė autobus, shtoi: "E ēuditshme, si ngjizet fati i njeriut: Selmani i mbetur jetim, ishte 13 vjeē kur erdhi nė kėmbė nga Gjakova nė Tiranė pėr ta mbyllur jetėn kėtu!"
Nga prof. Riza, veē kujtimeve tė paharruara qė ruaj, kam dhe njė libėr tė dhuruar nga ai. Ėshtė libri i tij i parė "Tri monografina albanologjike. Abeceja.

Drejtshkrimi. Ēėshtje gjuhėsore." Ma solli njė ditė nė Bibliotekė. Nuk e prisja, ndaj dhe mė preku ky akt i tij miqėsor. Sė pari se ishte njė koeēidencė e bukur. Ishte tamam ai libėr qė ma bėri tė njohur pėr herė tė parė emrin e tij, nė adoleshencėn time tė hershme.

Dhe sė dyti, po mė i rėndėsishėm, qe dedikimi: "Shokut Nasho, nė kujtim tė miqėsisė sonė burrnore, me dashuri e respekt, Selman Riza." "Shumė tė faleminderit", i thashė pasi lexova fjalėt e shkruara dhe i emocionuar e rroka nė qafė si tė rrokja tim at, qė ai s'di sepse ma kujtoi atė ēast me pėrzemėrsinė e tij jo tė zakonshme.
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 11-06-2016, 15:14   #5
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Arkivi i sigurimit kunder gjuhetarit
Dosja : Selman Riza


Pėr tė kuptuar se ē’ngjyrė e ē’shije ka e vėrteta, na lipset tė presim, ndonjėherė edhe gjatė, deri sa tė gjejmė burimin e saj. Pėr shumė ngjarje e personazhe nga koha e diktaturės nė Shqipėri, kjo e vėrtetė gjendet nė dokumentet e rezervuara me shėnimin “sekret” brenda dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit, shumė prej tė cilave ende rrinė tė kyēura.

Nė rastet kur ndonjė prej atyre dosjeve hapet, bashkė me to hapet edhe porta e rėndė e sė vėrtetės. Kėshtu ka ndodhur dhe me Selman Rizėn, gjuhėtarin dhe studiuesin e pakompromis, njė personazh i mbikėqyrur e i survejuar nė ēdo ēast tė jetės sė tij, i spiunuar dhe i penguar shpeshherė dhe nga kolegėt mė tė afėrt. E vėrteta nė rastin e tij ėshtė tashmė kaq e perceptueshme! E kjo falė vullnetit dhe dėshirės sė njė studiuesi nga Kosova, akademikut tė mirėnjohur, Rexhep Ismajli, i cili pėr fat, duket se ėshtė nga tė rrallėt qė s’bėn dot kompromise nė kurriz tė sė vėrtetės. Libri i tij “Pasionet dhe pėsimet e Selman Rizės”, i mbushur plot e pėrlot me dėshmi e dokumente, hedh dritė mbi gjithė atė komedi tragjike qė u luajt nė kurriz tė Selman Rizės pėr mė shumė se 30 vjet, deri nė ēastin kur ai mbylli sytė.

Si dhe pse u survejua? Nga kush? Ēfarė kishte bėrė ky intelektual qė nuk i shkonte pėr shtat regjimit, rretheve ku ai punonte, kolegėve tė tij, tė njohurve tė rastėsishėm.... Ēfarė i duheshin regjimit ēastet mė tė zakonta tė jetės sė tij, ora kur dilte nė mėngjes nga shtėpia, rruga nga kalonte, dyqani ku blinte bukėn, apo gruaja qė e shoqėronte, e qė agjenti qė raporton, e cilėson: “Mendohet tė jetė gruaja e tij, sepse i futi krahun...”!

Me njė ndjenjė neverie qė tė trondit, mund tė kalosh faqe tė tėra nga raportet e survejimit qė hartonin ēdo ditė agjentėt e Sigurimit me nofka tė ēuditshme si “Jaku”, “Gjenevreku”, “Bleta”, “Taraboshi”..... Por njė tjetėr ndjenjė, kėtė herė keqardhje, tė kaplon kur nė raportet e tyre hasen emra personazhesh tė njohur tė botės sė studimeve, prej tė cilėve vilen informata, merren komente, zbulohen imtėsi rreth gjithēkaje qė bėnte Selman Riza.

Nė kėtė 100-vjetor tė lindjes sė tij, ky botim prestigjioz i Rexhep Ismajlit na jep mundėsinė tė zbulojmė njė prej tė vėrtetave tė regjimit me tė gjitha ngjyrat dhe shijet e saj.
Njė pjesė tė kėsaj tė vėrtete po e sjellim pėrmes kėsaj specialeje tė titulluar “Dosja Riza”, edhe pėr lexuesit tanė qė nuk kanė mundėsinė ta kenė nė dorė kėtė libėr, njėkohėsisht duke kėrkuar dhe mirėkuptimin e personazheve tė pėrmendur nė dokumente, njė mirėkuptim nė shenjė mbėshtetjeje pėr kėtė tė vėrtetė qė e mban peng edhe sot e kėsaj dite shoqėrinė tonė.

Selman Riza dhe Ēabej

Mė 24 qershor tė vitit 1963, gjuhėtari Selman Riza nis tė shkruajė njė letėr qė e tit ullon “Letėr pėrgjegjėsve”. Ėshtė i prekur nga njė padrejtėsi. Pret t’i botohet njė studim kritik mbi rasat e gjuhės shqipe. Mė saktė dy shtojca, tė cilat nuk po gjejnė miratimin nga kolegėt e tij. Riza ankohet se kolegu i tij Eqrem Ēabej po i bėhet pengesė pėr kėtė botim me tė padrejtė.

Ēfarė kundėrshtish kishin lindur mes tyre? A ishte ky rast i vetėm i pėrplasjes sė dy gjuhėtarėve tė mėdhenj?
Kjo letėr, tė cilėn e botojmė tė plotė, shkėputur nga libri mė i ri i akademikut kosovar, Rexhep Ismajli, “Pasionet dhe pėsimet e Selman Rizės”, ėshtė nė tė vėrtetė vetėm maja e ajsbergut nga gjithė ajo marrėdhėnie aspak miqėsore qė ekzistonte me Rizės dhe kolegeve tė tjerė. Por, marrėdhėnia mė e veēantė ėshtė ajo me Ēabejn, njė shkencėtar i madh i gjuhės, tė cilin Riza e vlerėsonte mjaft, por edhe e kritikonte hapur nė shumė pika pėr tė cilat ai nuk ishte dakord me tė. I vėnė nė shėnjestėr nga regjimi, Selman Riza u pėrndoq nė ēdo hap tė tij. Survejohej, spiunohej nga kolegėt. Arsyet e kėtyre qėndrimeve? Duket gjithēka vinte nga karakteri i tij i pakompromis, por dhe nga pėrmasat e tij si shkencėtar qė jo rrallė herė ngjallte zili e xhelozi.
Studiuesi Ismajli e portretizon kėshtu Selman Rizėn: “Si dije dhe si kulturė, nė tė gjitha aspektet impononte respekt. Nė biseda ishte substancial, i matur dhe i vendosur...Kur shtronte ndonjė ēėshtje, do tė kishte patjetėr njė brendi debatuese, do tė ngjallte gjithsesi debat. Nga leximet mė ėshtė dukur i njė natyre heterodokse, dijetar qė diskutimin e kishte ngritur nė nivel parimi. Heterodoksia, qėndrimi debatues dhe mospajtues me mendimin qė donte tė etablohej, mospajtimet me dogmėn ideologjike-shkencore, diskutimet mospajtuese me kolegė, ndėshkimi pėr idetė e tij dhe pėr kėrkesat e natyrės organizative tė punės shkencore, tė gjitha kėto dhe qėndresa krijuese, e bėnin atė disident...”.

Pėr tė kuptuar diēka mė shumė nga ky personazh dhe kundėrshtitė qė ai ngjallte, kėrkojmė disa mendime nga studiuesi Ismajli, duke u ndalur pak mė tepėr nė marrėdhėnien e tij me Ēabejn...

Nė vitin 1963 ėshtė zhvilluar njė debat i gjerė mbi njė vepėr tė Selman Rizės, ku ky i fundit pėrballej mė sė shumti me Eqrem Ēabejn. A mund tė risjellim nė vėmendjen e lexuesve tė sotėm thelbin e kėtij debati? Ēfarė shkruante Riza nė “Shtojcat” dhe nė ē’pika e kundėrshtonin koleget e tij? Pse mund ta ketė penguar realisht Ēabej dhe M. Domi atė botim, siē e pėrmend Riza nė letrėn e 24 qershorit tė kėtij viti?

Nga diskutimet qė kam ndjekur nė dokumentacion, nė Institutin e Shkencave, pastaj Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, janė shqyrtuar dorėshkrimet e anėtarėve tė sektorit. Ndonjėherė janė trajtuar edhe formulimet mė tė vogla, sikur tė ishte fjala pėr njė dorėshkrim kolektiv. Ndonjėherė ishin mbajtur disa seanca diskutimi pėr njė vepėr. Diskutimi i tillė i ka epėrsitė e veta, por ka pasur dhe pasoja qė nuk mė duken pozitive: autocensura, kontrolli i tepėrt, frika etj.

Selman Riza ka qenė i debateve. Nė Tiranė, qysh mė 1957-‘58 kishte shtruar ēėshtje teorike tė sinkronisė/ diakronisė dhe tė tė ashtuquajturave mbetje nė sistemin aktual tė gjuhės nga njė sistem mė i hershėm. Ato seminare kishin mbetur tė pabotuara. Sipas tij, kishte pasur diskutime me kolegėt.

Riza ka pasur diskutime edhe me Xhuvanin, Ēabejn, Domin, Priftin, Floqin, mė vonė me Agalliun, Demirajn e kolegė tė tjerė, pėr ēėshtje tė ndryshme gjuhėsore. Nė studimin pėr Nyjat e shqipes (vėshtrim historik, 1959, 1962 dhe 1964) Riza mund tė kishte qenė kritik ndaj ideve tė traditės albanistike, pėrfshirė tė Ēabejt, pėr prejardhjen e nyjės shquese dhe pėr proceset e prapavendosjes sė saj, ndėrsa nė studimin pėr Rasėt nė shpjegimet e ndryshme historike. Riza kishte raportuar pėr veprėn e Ēabejt Studime etimologjike tė shqipes, tė paraqitur pėr disertacion doktorate dhe nė atė raport gjejmė njė vlerėsim me superlativa: Riza mendonte se pėr njė tė atillė vepėr nė kultura mė tė pėrparuara autori mund tė bėhej anėtar i akademisė, ndėrsa nė kėtė rast, duke i dhėnė Ēabejt gradėn Doktor i Shkencave, nderohej komisioni jo Ēabej; me kėtė vepėr Ēabej nderonte kulturėn dhe kombin. Vlerėsimet e tij pėr veprėn e Ēabejt ishin tė diferencuara. Nuk ishte kėshtu entuziast pėr shqyrtimet e tij morfologjike.
Nė shkrimet e botuara Ēabej nuk e ka pėrmendur punėn e Rizės. Me rastin e diskutimit tė monografisė historike pėr nyjat tė Rizės dhe me rastin e diskutimit tė veprės Emrat nė shqipe, sistemi i lakimit, Ēabej kishte diskutuar. Nė veprėn e fundit tė Rizės, ku ishte evituar diskutimi pėr periodizimin e historisė sė gjuhės dhe pėr ēėshtje tė tjera nga tė historisė sė mbaresave rasore etj, tė tjerėt kishin kėrkuar qė Riza tė jepte referime mė tė plota dhe tė shpjegohej pėr disa qėndrime, ēka ai kishte bėrė nė dy shtojcat, tė cilat ishin bėrė objekt diskutimesh tė gjera nė Sektor. Nė Shtojcat ėshtė diskutuar pėr periodizimin e historisė sė shqipes, pėr prejardhjen e mbaresave rasore, pėr ēėshtje tė nyjave e gjėra tė ngjashme.

Duket se kundėrshtive mes kėtyre dy personaliteteve mund tua gjejmė gjurmėt qė nė botėkuptimin e tyre, apo shkollave tė cilave i pėrkisnin. A ka pasur kudėrshti tė tjera profesionale mes tyre?

Ka pasur dhe njė diskutim tjetėr me pasoja polemizuese: komentet e Rizės pėr konceptet gramatikore tė S. Frashėrit dhe tė K. Kristoforidhit. Dorėshkrimi i Rizės pėr foljet, qė u botua vetėm pas vdekjes mė 1994, po ashtu kishte qenė objekt diskutimesh tė gjera, pėr tė cilat Riza kishte lėnė ndonjė pėrgjigje, po ashtu. Nė procedurėn e diskutimit pėr veprėn Emrat, pas shumė shoshitjeve, Riza mendonte se Sektori ishte gati pėr vendim pėrfundimtar dhe se nė atė diskutim do tė shfaqej mendim pozitiv pėr botimin e veprės.
Njė mendim duhej ta jepte dhe Ēabej si recensent. Si duket, Riza mund tė ketė kujtuar se Ēabej po ia vononte recensionin pa arsye. Kėshtu ishte krijuar njė situatė, mė duket, e ngarkuar me moskuptime tė ndėrsjella, me ē’rast mospajtimet midis dy gjuhėtarėve e dijetarėve tė shquar dhe tė vetėdijshėm pėr staturėn e tyre, sa vinin e theksoheshin.

Njė pjesė e mirė e mospajtimeve midis Ēabejt e Rizės u detyrohet dy mėnyrave tė tė menduarit pėr ēėshtje tė gjuhės, dy shkollave tė ndryshme tė tė menduarit pėr gjuhėn, sidomos pėr studimin historik tė gjuhės. Kjo mund tė jetė ngatėrruar mė tej me kompetencat e ndryshme nė fusha konkrete (morfologji, etimologji, fonetikė historike, filologji etj).

Por diskutimet mė tė mėdha Riza do t’i ketė pasur me A. Kostallarin, lidhur me prioritetet e Institutit – hartimi i kursit tė plotė tė leksikografisė-leksikologjisė bashkė me fjalorin e mesėm nė afate mė tė shpejta, duke kundėrshtuar mbėrthimin e forcave tė rėndėsishme me fjalorė rusisht-shqip dhe e kundėrta. Kėto diskutime kishin pėrfshirė dhe drejtimin e Institutit. Ne nuk mund ta dimė as intensitetin, as pikarritjen e atyre diskutimeve.

A ekzistonte nė atė kohė mes shkencėtarėve e studiuesve respektimi i mendimit ndryshe? Duket se diktatura me mjetet e saj kishte depėrtuar edhe nė psikologjinė e kėtyre intelektualėve...

Sa i pėrket respektimit tė mendimit ndryshe midis shkencėtarėve nė atė kohė nė Shqipėri, pėr ēka mė pyetnit, nuk jam ai qė mund tė thotė diēka mė tė saktė. Pėrshtypja ime ėshtė se diskutime kishte pasur, se nė ato diskutime kishte edhe argumentime tė natyrės ideologjike, ēka do tė thotė se studiuesit duhej tė kishin shumė kujdes pėr ēka po thoshin. Nė tendencėn e theksuar pėr tė nxjerrė vetėm tė vėrteta univoke, ēka synonte diskutimi i asaj natyre, kishte rrezik qė mendimet e dikujt tė merrnin vulėn e tė qenit ortodokse (pra tė doksės sė drejtė), ndėrsa tė tjerat jo. Selman Riza, natyrė heterodokse, i pabindur pėr ide (marksiste) si njėsia e gjuhės me mendimin, pėr zbatimin e drejtpėrdrejtė tė marksizmit nė gjuhėsi, kundėrshtar i ngatėrrimit tė shkencės me politikė, mosrespektues i floskulave ideologjike pėr gjuhėsinė marksiste-leniniste etj, herėt a vonė do tė binte nė grackat e sistemit, ndėrsa me atė rast mund t’i interpretoheshin krejt ndryshe diskutimet e njė natyre tjetėr shkencore. Tė gjitha kėto, prej pozitės sime vetėm mund tė hamendėsohen.

Si do ta pėrshkruanit nė disa rreshta karakterin e intelektualit Selman Riza? Po ambientin ku atij iu desh tė jetonte, tė studionte, tė botonte…, me pak fjalė, tė ndėrtonte jetėn e tij si intelektual i pėrmasave qė realisht kishte?

Selman Rizėn e kam njohur pėr pak kohė dhe vetėm nė intervale tė shkurta. Si dije dhe si kulturė, nė tė gjitha aspektet impononte respekt. Nė bisedat ishte substancial, i matur dhe i vendosur. Nuk bisedonte pėr gjėra tė rastit, nuk pyeste shumė. Komentet i kishte tė kufizuara. Kur shtronte ndonjė ēėshtje, do tė kishte patjetėr njė brendi debatuese, do tė ngjallte gjithsesi debat. Nga leximet mė ėshtė dukur i njė natyre heterodokse, dijetar qė diskutimin e kishte ngritur nė nivel parimi. Prej kėndej buronte qėndrimi i tij kritik, duke pėrfshirė dhe veten. Nė ēdo situatė reflektive synonte risinė. Ishte origjinal dhe kėrkestar nė shprehje nė raport me mendimin qė do tė kumtonte, jo nė raport me bukurinė e shprehjes. Nė njė mjedis ku ka vetėm njė doksa tė konsakruar zyrtare ishte pėr tė pritur qė njė natyrė e atillė tė kishte ndonjė vėshtirėsi. Heterodoksia, qėndrimi debatues dhe mospajtues me mendimin qė donte tė etablohej, mospajtimet me dogmėn ideologjike-shkencore, diskutimet mospajtuese me kolegė, ndėshkimi pėr idetė e tij dhe pėr kėrkesat e natyrės organizative tė punės shkencore, tė gjitha kėto dhe qėndresa krijuese, e bėnin atė disident. Selman Riza ishte shumė punėtor dhe me kėtė shpesh i tejkalonte tundimet e tij kritike, i superonte disa prej situatave potencialisht tė diskutueshme me tė tjerėt nė kohė tė papėrshtatshme. Vetėm kėmbėngulja nė punė i shpjegon gjithė ato realizime veprash tė botuara dhe tė tjerash tė lėna dorėshkrim nė njė kohė kaq tė shkurtėr dhe tė ngarkuar me kaq shumė tensione.

Intervistoi: Admirina Peēi





Dosja sekrete e Selman Rizes
Raport nga Taraboshi

Mar. Pun.Op. Bedri Lybesha.
Dhėnė Agjenti Taraboshi
Raport i datės 1/VI/969

Nė datėn 27/V/969 ai vajti ke Selman riza pėr tė marrė disa udhėzime nga Selmani pėr gjuhėn frėnge. Gjatė bisedės qė filloj rreth lidhjes qė ekziston ndėrmjet tė menduarit dhe tė folurit Selman Riza tha: unė kam arritur nė konkluzion se s’ka lidhje ndėrmjet tė menduarit dhe tė folurit. Unė jam kaq i sigurt pėr kėtė sa mar guxim dhe kritikoj edhe Markėsin i cili ka arritur nė njė pėrfundim tė gabuar pėr kėtė ēėshtje. Ai mbasi mbaroi punė me Selmanin filloi tė bisedojė veē me Adile Protopapėn pėrgjegjėse e bibliotekės rreth aftėsive tė Selmanit, ai qėllimisht e hapi kėtė bisedė pėr tė marrė diēka pėr Selmanin nga A. Mbasi ajo foli pėr aftėsitė e Selmanit nė gjuhėsi tha:
Selmani ėshtė kokė: se gjatė bisedave qė kam patur unė me tė, ky ka arritur tė kritikojė edhe pikpamjet e Marksit. Po kėshtu edhe Adileja pėrmendi tekstualisht atė qė ka sipėr shėnuar.
Taraboshi

DETYRA
Meqė ju jeni tė interesuar pėr tė mėsuar gjuhėn frėnge vazhdo bisedat me Selman Rizėn pėr tė futur mė thellė nė mendimet e tija nė ēdo drejtim.

MASAT AGJENTURORE OPERATIVE
Tė bisedohet me Agj. Taraboshi se nė cilėn dit zakonisht vete ke Selmani dhe me qėn se Selmani fle nė hotel tė shkohet drejt mundėsive pėr vėnjen e T.O.
Sė shpejti.
Raporti tė riprodhohet nė nji kopje dhe tė vendoset nė dosjen e tij
Puntori operativ (Bedri Lybesha)Raport survejimi

Objekti i survejimit Aripi Dita e V-tė datė 4/XI.1959
N’ora 6 filloj survejimi nė rrugėn B. Curri nė drejtim tė rrugės S.Kodra pėrkarshi shtėpisė Nr.106.
N’ora 1?,35’ Objekti doli nga Instituti i shoqėruar me Ėngjėll Angonin, i cili punon nė universitetin shtetėror tė Tiranės, kalojnė rrugėn Labinoti, Sh.Partizani, n’ora 14,30’ para Kinemasė Partizani ndahet Engjėlli me biēikletė largohet nė drejtim tė ndr5yshėm, ndėrsa objekti vazhdon ecjen Sh.Partizani, Barrikatave, B.Curri, Siri Kodra dhe n’ora 15,3’ u fut nė shtėpinė e tij.
N;ora 18,30’ Objekti doli nga shtėpia kaloj rrugėn Siri kodra, B.Curri dhe n;ora 18,37 u fut nė dyqani shoqėruar me njė grua e cila dyshohet tė jetė gruaja e tij, mbasi gjatė ecjes i futi krahun objektit, qė tė dy vazhdojnė ecjen rrugės B.Curri dhe n’ora 18,55’ u futėn nė dyqanin e bukės Njėsija nr.117 pėr 0,2’ dualėn me njė bukė 50 lekėshe nė dorė vazhdojnė ecjen B.Curri, Siri Kodra dhe n’ora 19, 5’ u futėn nė shtėpinė nr.106.
Prej kėsaj ore dhe deri n’ora 22.00 nuk ishte parė se objekti9 tė bėjė ndonjė lėvizje. Nė kėt orė survejimi u7 ndėrpre.
U shtyp nė 2 kopje. Kopje e I-rė Degės...” II-tė nė degėn e V-tė.Androkli Kostallari: Riza i ka shėrbyer Ballit
Shėnim operativ

Nė datėn 26/IX/1962 nė njė bisedim verbal me Androkli Kostallarin – Drejtori i Institutit tė Albanologjisė, rezulton se: “...Punonjėsi Shkencor, Selman Riza ka qenė njė nga aktivistėt e organizatės tradhtare tė B.Kombėtar, nė ngarkim tė tė cilit nga njė trakt qė ėshtė lėshuar nga Partia tonė gjatė luftės demaskon tė pėrmendurin si eksponent dhe armik nė shėrbim tė Ballit dhe okupatorėve. Sipas Androkliut, ky trakt mendohet tė botohet edhe nė shtyp.
Androkliu thotė se Selman Riza akuzon gjithė shokėt e shėndoshė, duke i cilėsuar se kėta nuk dinė asgjė dhe ėshtė grindur me tė gjithė punonjėsit, ndėrsa vetė ay nuk ka aftėsi pėr sektorin qė ndjek. Hipotezat e tij qė ka ngritur nė institut nuk kanė asnjė bazė shkencore dhe kur ėshtė kritikuar pėr materialet e tij pa vlerė, ėshtė detyruar tė tėrhiqet dhe tė mos botohen nė shtyp.
Nė njė leksion pėr albanologjinė qė ish ngarkuar tė bėnte, nuk ka shkruar realitetin duke i dhėnė njė frymė nė favor tė Jugosllavėve. Pėr kėtė ēėshtje nė njė mbledhje tė punonjėsve shkencorė u kritikua, aq sa edhe Eqrem Ēabej e kundėrshtoi pėr materialet e tij tė dobta nė kundėrshtim me realitetin.
Na ka thėnė Selmani nuk merremi me politikė por jemi tė pavarun si shkencėtarė. Ne jemi autoritete shkencore dhe jo administrative. Nuk duhet bėrė propagandė me ēėshtjet shkencore.
Qė nga prishja e marrėdhėnieve me B.S ka filluar tė aktivizohet duke goditur sistematikisht punonjėsit e tjerė tė vjetėr e tė rinj, sidomos tani flet edhe kundra A.P (?) gjė qė mė parė nuk e bėnte.
Gjithashtu punonjėsit shkencor K. I ka thėnė Androkliut se kur kam qenė nė burg me Selmanin, ay trajtohej shumė mirė, i lejonin libra e sende tė tjera nė burg, ndėrsa neve nuk na jepej asnjė e drejtė. Mbas daljes nga burgu u emėrua profesor nė Sarajevė dhe Shkup dhe pėr ēudi nė vitin 1955 vjen nė Shqipėri si i persekutuar nga Jugosllavėt.
I paraqituri ka qenė pronar tokash dhe dyqanesh. Nė tė kaluarėn ka qenė bile avokat i njė firme tregtare private. Studimet i ka kryer nė Francė por nuk ka asnjė dokument pėr fakultetin qė ka kryer. Ėshtė tip egoist mendjemadh dhe e mbivlerėson veten e tij. Tregohet se ėshtė punėtor i madh duke qėndruar nė zyrė, por nė fakt nuk nxjerr asgjė nė dritė, mbasi nuk ka aftėsi shkencore.
Me qenė se na prish punė, pohoi Androkliu, do ti propozojmė komitetit Qendror pėr ta larguar nga Instituti.
Punėtori operativ, Tiranė, mė 27/IX/1962 Kap.I-rė (Qiriako Prokopi)
Anash:
Qako! Grumbullo tė gjitha qė di mirė pėr... dhe tė propozojmė njė relacion tė Q. pėr ta hequr andej E..
(Shėnim nė anėn tjetėr) Ky shėnim operativ nuk ėshtė i plotė. Po duhej tė bėnte tė kjartė ēdo gjė qė ven nė dyshim objektin. –P.sh.
1.Thuhet se S. ka bėrė njė leksion pėr albanologjinė, nuk ka shkrojtur realitetin por i ėshtė dhėnė njė frymė jugosllave dhe pėr kėtė ėshtė kritikuar nga E. Ēabej. Pėr mendimin tim ky fakt duhej dėrguar deri nė fund.
2. Po kėshtu ėshtė edhe rasti i K. Megjith se i ka kalue koha. – Kėto duhet tė skjarohen se mbeten si tė dyshimta pėr Selmanin.

Raport nga “Jaku”

Dhėnė nga B.P. Jaku marrė nga Tog Gaqo Pema datė 9/V/1958

Raport
Ay raporton se nė muajin prill 1958 i quajturi Zeqirja Rexha u riatdhesua nga Jugosllavia. Kėtė lajm po ia epte nė bisedė e sipėr Kristo Frashėri Aleks Budės nė sallėn e institutit tė historisė e gjuhėsisė. Nė diskutimet nė mes tė kėtyre tė dyve simbas thanjes sė vet Zeqirja Rexhės se ai ishte riatdhesuar me vullnetin e tij etj. Nė bisedat qė kishte me Kristo Frashėrin ay i kishte thėnė se ishte persekutuar mjaft nė Jugosllavi si dhe vuajtur mjaft ekonomikisht, megjithatė ndėr tė tjera i kishte thėnė se kishte mbaruar fakultetin e romanistikės nė Beograd. Kish sjellė me vehte nji koleksion tė nji reviste letrare shqipe qė del nė Prishtinė tė cilėn ia shiti institutit tė gjuhėsisė e historisė nėpėrmjet Kristo Frashėrit, nga diskutimi qė u bė nė sallė doli se ay ishte nji shok i Selman Rizės i cili ky ėshtė riatdhesuar gjithashtu nga Jugosllavia para dy vjetėve. Duke shprehur habinė pėr persekutimin qė i kishin bėrė nė Jugosllavi Aleks Buda i thosh K. Frashėrit se ay nė vitin 1947 ka qenė njė eksponent i flaktė i lėvizjes titiste nė Kosovė, por siē duket ay mė vonė paska ndruar qėndrim.
“Jaku”

Raport nga “Gjenevreku”
Marrė nga XXXXXXXXXXX dhėnė B.P. Gjenevreku

RAPORT I DATĖS 27/x/58
Pėr Selman Rizėn ai tha se e njifte qyshe nė vjetin 1955 po thuaj nga nga fundi i kėtij vjeti, kohė nė tė cilėn erdhi nga Jugosllavia – d.m.th. kur u emėrua profesor nė fakultetin e Historisė dhe tė Gjuhėsisė nė Universitet. – Mbi jetėn e Selman Rizės ai ka mėsuar kėto gjėra:
Ėshtė nga Gjakova e Jugosllavisė, shkollėn e Mesme e ka kryer nė Liceun e Korēės dhe studimet e Larta nė Francė, thonė se tėrė kohėn qė ka vazhduar shkollėn ėshtė i dalluar nė mėsime dhe studime, duke lėnė pėrshtypje si nė rrethin e studentėve dhe nė atė tė pedagogėve. Din shumė mirė gjuhėn serbishte, frėngjishte, gjermanishte, rusishte dhe anglishte. Ai ishte munduar tė mėsojė tėrthorazi mbi jetėn e tija dhe tė kaluarėn, por Selmani i ėshtė shmangur nėj gjėje tė tillė dhe kur ka raste tė tilla qė ta pyesėsh tė thotė ju lutem na lejoni tė punojmė.
Ai ka mėsuar nga Myrteza Kadzadej se Selmani ka qenė arrestuar kur ka qenė nė Shqipėri dhe u ėshtė dėrguar lidhur jugosllavėve, tė cilėt mbasi e mbajtėn pak kohė e liruanė dhe emėruan profesor tė gjuhės frėnge Zagreb.
Qė prej kohės qė S. Riza punon nė Universitetin tonė ai ka vrejture kėto gjėra, nė personin e tij: ėhstė njeri jashtėzakonisht puntor dhe me njė vullnet tė ēuditshme n3ė punė, punon intensivisht si rrallė tė tjerė, gjatė tėrė orarit zyrtar ėhst5ė shumė i pėrpiktė nė punė e orar, shumė rrallė del jashtė zyrės gjatė orarit tė punės , flet shumė pak dhe eviton bisedat me cilin do, po edhe kure flet tė shumtėn e herės janė tė tjerėt q ėi drjetohen S. Rizės dhe jo ky tė tjerėvet. Po ti drejtohesh pėr bisedė, pyetje a sqarim pėr ēdo subjekte tė pėrgjigjet menjėherė po shumė shkurte dhe e sheh se bashkėfolėsi don me e zgjatė bisedėn, atėherė bėn disa gjeste padurimi qė don tė thotė “nėse mbarove tė lutem mė lėr rehat se kame punė”, me njė fjalė nuk tė inkurajon tė flasėsh as tė bėsh shaka qėndron shumė serios.
Prej dy vjetėsh punon mbi dy monografi shkencore (studime gjuhėsore 1) mbi nyjet dhe 2) mbi pėremrat pronorė tė gjuhės shqipe) prej tė cilėve pret tė fitojė gradėn kandidat i shkencave, punon dite e natė pėr kėto monografi, vjen dhe tė dielave e punon pothuajse tėrė ditėn.. gjatė kėtyre dy vjetėve nuk ėshtė parė tė frekuentojė nonji lokal, si duket nuk pi as duhanin as rakinė, as kafen. Ėshtė kaq i mbyllur e i heshtur sa nuk i dihen as gustot dhe as dėshirat e tija, jo vetėm kaq por nuk ėshtė parė tė jetė shoqėruar no njė herė nė rrugė me nonjė person tjetėr pėrveē gruas sė tija. Gjithashtu dhe kėtu nė universitet nuk shoqėrohet dhe nuk i kemi konstatuar as nonjė shoqėri me pėrjashtim tė pėrshėndetjevet tė zakonshme.
Ėshtė njeri ambicioz dhe i njef vetes njė superjoritet intelektual mbi shumė tė tjerė, vishet shumė thjeshtė tė shumtėn e herės me rroba doku. Nė mbledhjet qė bėhen ēfarė do qofte sindikale apo zyrtare dėgjon me shumė vėmendje dhe kur e merr fjalėn diskuton me shumė serjozitet. Njerėzit e ndryshme qė e njofin flasin me konsideratė pėr tė dhe e ēmojnė. Pėrshtypja e pėrgjithshme qė tė le ky person ėshtė njeri shumė punėtor, i mbyllur nė vetvete, mizantrop, i heshtur...ambicioz. Flet edhe shkruan toskėrishte.
Gjenevreku.

Detyra
Do ti jepen mė vonė nė bazė tė njė vije sjelljeje dhe mbasi tė vėrtetojmė se sa do tė jetė i zoti B.P qė tė pėrfundojė kėtė.
Masat operative
Ti bėhet njė vijė sjelljore e studjuar.
Punėtori operative. Emri dhe firma janė shlyer. Shefi i seksionit V-tė kapitet I-rė
(Marke Dodani)

Raport nga “Jaku”
Dhėnė nga B.P. “Jaku” Marrė nga Tog Gaqo Pema datė 11/IV/958
Raport
Ay raporton se Selman Riza bashkėpuntor i vjetėr i Institutit tė Historisė e Gjuhėsisė, tani punon nė sektorin e gjuhėsisė. Paraqitet puntor serjoz dhe me shoqri. Nuk shoqrohet me askėnd, pėrveē zyrės nuk shkon se nuk frekuenton ndonjė lokal si kafe, klube e tjera. Kur kthehet nga zyra pėr nė shtėpi shkon mė tė shumtėn vetėm. Asnjiherė nė zyrė nuk trajton ēėshtje politike, i eviton ato. Njė ditė rreth datės 8/IV/958 erdh nė zyrėn e Aleks Budės mbasi mbaroi orari punės, e priti atė derisa u bė gadi dhe sė bashku u nisėn pėr nė shtėpinė e Aleksit. Nuk dihet pse vajti: pėr tė marrė ndonjė libėr apo ihs i ftuar pėr drekė nga ai.
“Jaku”
Detyrat dhėnė B.P. ndodhen nė raportin e tij origjinal.
Masa op: Informata tė shtypet dhe nji kopje ti jepet seksionit tė V-tė sektorit pėrkatės.
Puntori operative Toger (Gaqo Pema)
Ma dhat kot. 20/6.58 (firma e palexueshme)

Raport survejimi

Objekti i survejimit Aripi. Dita e I.... tė e survejimit data 3.XI.1959.
N’ora 7.5’ objekti doli nga shtėpija nė rrugėn B.Curri nė drejtim tė rrugės Siri Kodra as. Deshnicaq, sh. A.Rustemi, M Kėlliēi, Labinoti dhe n’ora 7,30’ u fut nė institutin akademik.
N’ora 15,00 objekti doli nga instituti, kaloj rrugėn Labinoti, M.Kėlliēi, sh. A. Rustemi, Sh Deshnica, S.Kodra dhe n’ora 15,25’ u fut nė shtėpinė e tij nr.106.
N’ora 16,35’ Objekti doli nga shtėpija e tij kaloj rrugėn S. Kodra, Sh.Deshnica, Sh. A. Rustemi, M.Kėlliēi, Labinoti dhe n’ora 17.00 u fut nė Institutin Ekonomik.
N;ora 18,55’ Objekti doli nga Instituti kaloj rrugėn 28 Nėndori, sh. Partizani, 28 nėndori, para pastiēerisė vollga Don, kthehet rrugės 28 nėndori, Sh.Partizani, barrikadat B. Curri dhe n’ora19,20’ para shkallės K.Permeti u takua me njė grua nė tė cilės objekti i ēeli ēantėn e cila e kishte gruaja nė dorė dhe i shkoj krahun qė tė dy vazhdojnė ecjen rrugės B.Curri, S.Kodra dhe n’ora 19,25’ u futėn tė dy nė shtėpinė me nr.106. deri n’ora 22,00 qė vazhdoi survejimi nuk u pa ndonjė lėvizje. Nė kėtė orė Survejimi u ndėrpre.
U shtyp 2 kopje. Kopje I-rė Degės.....
“II-tė nė Degėn e V-tė punėtori operativ Toger (Kleo Nika)

Raport nga “Tomorri”

Marrė nga P.O.Dh.Gjoni
Dhėn nga B.P. “Tomorri”

Raport i datės 12/6/1967

Viktor Stratoberda kisht vajtur nė Tiranė me datėn II-Qershor 1967 bahskė me gruan pėr ta shtruar nė Maternitet, kishte bizetuar me aleks Budėn pėr Selman Rizėn e tė tjerė, Aleksi tha Viktori nuk tė thotė gjė konkretisht dhe nė hollėsi ashtu siē duam neve, por tha se, “ janė shumė tė ulėt”, por e shoqja e Aleksit (Vasilika) qė ėshtė netare e Viktorit, tha pikpamjet ndryshme nė prirjen e goditjes qė drejtoheshin kundra Aleksit tė shoqit tė saj”.
Pėr Selman rizėn tha “Selmani filloi diskutimin nė atė mbledhje duke thėnė tė dashur shokė dhe tė shtrenjtė komunista-Antar tė partisė, menjėherė nė kėtė rast e mori fjalėn udhėheqėsi i Partisė duke i thėnė lėri ato shprehje borgjeze dhe hipokrite”. Ky qe fillimi pastaj merre me ment – Selmani foli pėr drejtorin se duke qenė drejtori dhe administrator nuk ka mundėsi tė merret dhe me punė shkencore, kaqe foli pėr Selman Rizėn”.
“Tomorri”

Shėnim. Detyra nuk ju dhanė.
Masa operative
Raporti tė shtypet nė dy kopje dhe vendoset nė dosjen e dy objekteve S.Rizės dhe V.Stratoberdes. P.operativ (Dhimitėr Gjoni)

Raport nga “Bleta”
Dhanė Bp. “Bleta” marrė P.O.B.Shehu
Nė bazėn “Riviera”
Raport dt.8.6.77

Burimi njofton se me dt.26.5.77 nė Bibliotekėn Kombėtare u takuan me Selman Rizėn. Mbasi bėnė bisedėn mbi problemet gjuhėsore, Selmani u shpreh: “Ne nuk kemi shkencė jemi akoma nė primitivizėm, sepse “shkencėtarėt” tanė duan tė merren me politikė, me marksizėm e jo me shkencė. Tek ne ēdo gjė ėshtė politike, para e mbrap”. Burimi nuk ja kundėrshtoi mendimin me qėllim qė Selmani tė vazhdonte, por vetė Selmani e kaloi bisedėn nė njė temė tjetėr. Gjatė bisedės Selmani e pyeti atė nėse gjatė kohės qė ka qenė pėr studime nė Francė e ka njohur Rexhep Ismailin nga Kosova, tė cilin Selmani e konsideronte si shokun mė tė ngushtė.. Burimi i tha se e njihte dhe se i ishte dukur me tė vėrtetė njeri i mirė. Selmani nuk u zgjat mė shumė nė kėtė drejtim.
Bleta
Vlerėsimi i tė dhėnės: E dhėna tregon se Selman Riza qėndron nė pozita tė theksuara armiqėsore. Ky i kundėrvihet heshtur politikės sė Partisė, e cila thotė se politika nė vendin tonė duhet ti paraprijė gjithēkaje dhe vetė shkencės, kurse Selmani mbron pikpamjet borgjeze-revizioniste, tė cilat pėr demagogji e konsiderojnė shkencėn tė shkėputur nga politika. Selmani kėto ide reaksionare mundohet t’i kultivojė edhe te persona tė tjerė.
Detyra: B.p u porosit qė ta mbajė kėtė frymė vigjilence dhe sa herė tė konstatojė pikpamje e veprime tė karakterit armiqėsor t’na bėjė me dijeni, mbasi ajo sė shpejti do tė seleksjonohet nga rrjeti agjentural, sepse jep mėsim tė gjuhės frėnge te shokėt e udhėheqjes sė Partisė dhe tė Shtetit, nė familjet e tyre.
Masa operative: E dhėna tė shtypet nė njė kopje dhe t’i kalohet P.O Astrit Mata qė ka dosjen formulare 2B tė Selman Rizės.
Tiranė 8.6.77 Puntori operativ Besnik Shehu.I

Shėnim:
Materialet e kėsaj specialeje janė shkėputur nga libri “Pasionet dhe pėsimet e Selman Rizės”, pėrgatitur nga studiuesi Rexhep Ismajli. Pėrmendja e emrave tė personazheve tė njohur nuk ka si qėllim pėrbaltjen e tyre, por dėshmon faktin se ē’mjete pėrdorte Sigurimi i Shtetit pėr tė pasur nėn kontroll gjithēka e gjithkėnd qė vihej nė rreth nga sistemi.
www.voal-online.ch
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 11-06-2016, 15:36   #6
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Shkumbin Munishi (Prishtine)

VĖSHTRIM SOCIOLINGUISTIK I PIKĖPAMJEVE TĖ SELMAN RIZĖS PĖR FORMIMIN E SHQIPES STANDARDE


Sfondi

Shfaqja e ideologjisė nacionaliste dhe krijimi shteteve kombėtare nė Europėn e shekullit XIX ka pasur ndikim tė fuqishėm jo vetėm nė zhvillimet politike, ekonomike dhe kulturore, por edhe nė ato gjuhėsore. Homogjeniteti i njėsisė kombėtare qėndronte nė themel tė ideologjisė nacionaliste tė elitave politike e kulturore europiane, tė cilat synonin krijimin e entiteteve unitare shoqėrore dhe shtetėrore. Nė kėtė kuadėr, si pėrbėrės thelbėsorė i kėtyre njėsive unitare kanė shėrbyer tiparet e kulturore, tradicionale, historike, fetare dhe, sidomos, afria gjuhėsore. Kėto zhvillime pėrcilleshin edhe me zhvillimet teknologjike dhe me transformimin e shoqėrive evropiane, nga shoqėritė e predominuara rurale, nė shoqėri tė tipit urban, me koncentrim mė masiv tė popullsisė nė kėto qendra urbane. Nė njė situatė tė tillė, komunikimi gjuhėsor dhe nevoja pėr tė pasur njė kod tė unifikuar gjuhėsor, i cili do ta lehtėsonte komunikimin pėrbrenda kėtyre qendrave, bėhej domosdoshmėri e kohės. Ishte filozofi gjerman Johann Gotffried Herder (1744-1803), i cili e potencoi i pari rėndėsinė e gjuhės pėr krijimin dhe forcimin e ndjenjės kombėtare. Studiuesi i mirėnjohur Einar Haugen e sheh varėsinė funksionale tė protoelitave tė reja te gjuha si nevojė pėr tė komunikuar me popullatat e reja tė urbanizuara, por qė ende ishin tė paarsimuara dhe gjuhėsisht heterogjene. Nė ato rrethana, gjuha bėhet simboli kryesor dhe mė i rėndėsishėm i identitetit kombėtar, madje edhe mė i rėndėsishėm se religjioni, territori dhe ēdo tipar tjetėr shoqėror. Mė tutje, Haugeni thekson se nacionalizmi e glorifikon vernakularin (gjuhėn) nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, por edhe nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė, duke nderuar dhe duke i pėrjetuar si simbol tė madhėshtisė kolektive krijimet letrare nga e kaluara. Kjo lidhje e nacionalizmit dhe letėrsisė sė krijuar njė vernakular tė caktuar ėshtė njė hapėsirė e re e ndikimit tė nacionalizmit nė planifikimin gjuhėsor.

Format leksikore, morfologjike e sintaksore, tė cilat ishin popullarizuar nė krijime letrare tė periudhave tė ndritura ėshtė mjaft vėshtirė tė anashkalohen nga planifikuesit e gjuhės (Haugen, 1973).
Promovimi i vlerave tė krijimeve letrare dhe ndėrtimi i gjuhėve standarde mbi kėto vlera ka qenė rruga e pėrgjithshme qė kanė ndjekur pjesa mė e madhe e gjuhėve standarde evropiane. Por, problemi ėshtė shfaqur tek ata popuj te tė cilėt letėrsia kombėtare ka qenė mė e vonė dhe mė pak e konsoliduar.
Pėrndryshe, standardizimi i gjuhėve si pjesė e planifikimit gjuhėsor dhe politikės gjuhėsore ka zėnė njė vend qendror nė studimet sociolinguistike qė nga krijimi i kėsaj disipline. Studiues tė ndryshėm kanė hedhur dritė mbi aspekte tė ndryshme tė kėtij procesi mjaft kompleks, i cili ngėrthen nė vete faktorėt gjuhėsorė dhe jashtėgjuhėsore. Janė trajtuar etapat e kėtij procesi, rrugėt e ndryshme qė janė ndjekur, kriteret qė janė pėrdorur, tiparet dhe aspektet e tjera tė gjuhėve standarde si produkte tė planifikimit gjuhėsor. Kėtu po pėrmendim vetėm disa prej tyre. Kėshtu, Punya Sloka Ray, pėr shembull, pėrmend si aspekte shumė tė rėndėsishme efiēencėn, racionalitetin dhe pėrbashkėsinė (Punya Sloka Ray, cit. sipas Byron, 1976), ndėrsa Einar Haugen krahas pėrshkrimit tė etapave tė standardizimit, identifikon efiēencėn, adekuacitetin dhe pranimin si aspekte shumė tė rėndėsishme tė kėtij procesi. Joshua Fishman, midis faktorėve tjerė ka parasysh, autonominė, historicitetin dhe vitalitetin (Fishman, 1978), ndėrsa William Downes, pėrveē tipareve qė u cekėn, pėrmend edhe dimensionin ideologjik, rolin e elitės kombėtare, traditėn letrare, autonominė, historicitetin, vlerėn utilitare dhe vitalitetin (Downes, 1984). Mė poshtė, nė vazhdim tė kėtij punimi, do tė pėrpiqemi qė pikėpamjet e Selman Rizės pėr shqipen standarde t’i trajtojmė nė dritė tė kėtyre aspekteve e tipareve pėr gjuhėn standarde, tė cilat u pėrmenden kėtu.
Fryma e ideologjisė nacionaliste e pėrhapur nė Europėn e shekullit XIX, ka pasur ndikim tė drejtpėrdrejtė edhe nė fillimet e procesit tė standardizimit tė shqipes. Pėrfaqėsuesit mė eminentė tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, tė ndikuar dhe tė motivuar nga zhvillimet e atėhershme politike ideologjike nė Europėn Perėndimore, nuk reshtėn pėr asnjė ēast sė propaguari rėndėsinė e ruajtjes dhe kultivimit tė gjuhės amtare, por edhe nevojėn pėr unifikimin e gjuhės shqipe. Nė kėtė periudhė e kanė zanafillėn idetė e para pėr formimin e shqipes standarde, ndonėse jo tė elaboruara sa duhet.

Pėrndryshe, nė rrjedhat e standardizimit tė shqipes, tė cilat, siē u tha, e kanė burimin qė nga Rilindja Kombėtare, janė shfaqur mendime e pikėpamje tė ndryshme lidhur me mėnyrėn e formimit tė shqipes standarde dhe mbi varietetin dialektore qė do tė duhej tė merrej pėr bazė tė gjuhės standarde shqipe. Qė nė fillimet e hershme tė standardizimit tė shqipes u shfaqėn tre lloj pikėpamjesh kryesore sa i pėrket pėrzgjedhjes sė bazės dialektore tė shqipes standarde (Byron, 1976: 56). Pikėpamja e parė ishte se gjuha standarde do tė duhej tė formohej me kombinimin e tipareve tė gegėrishtes dhe toskėrishtes. Grupi i dytė pėrbėhej nga ata studiues qė mendonin se nė bazė tė gjuhės standarde do tė duhej tė ishte toskėrishtja, sepse paraqitej mė e konsoliduar dhe me njė traditė mė tė pasur letrare. Ndėr tė parėt qė shpėrfaqte kėtė pikėpamje ishte Aleksandėr Xhuvani, i cili mė 1905 doli me idenė se pėr bazė tė gjuhės standarde shqipe do tė duhej tė merrej dialekti i Jugut (toskėrishtja) (Xhuvani, 1905: 3). Por, njė vit mė pas, duke e parė ndjeshmėrinė e pėrzgjedhjes sė bazės dialektore, ai hoqi dorė nga mendimi i tij, duke theksuar se do tė ishte e udhės qė secili tė shkruante nė dialektin e vet (Xhuvani, 1906: 8-9). Grupi i dytė, i cili u shfaq kryesisht nė periudhėn e veprimtarisė sė Komisisė Letrare tė Shkodrės (1916-1917), pėrfaqėsonte idenė se pėr bazė tė gjuhės standarde shqipe do tė duhej tė merrej gegėrishtja e mesme, ose mė saktė elbasanishtja, pasi qė ky dialekt qėndronte midis toskėrishtes dhe gegėrishtes (Laimet e Komisis Letrare tė Shodrės, 1918: 2-10). Varieteti i elbsanishtes i promovuar nga Komisia, i mbėshtetur nga Kongresi Arsimor i Lushnjes (1920) dhe i dekretuar si gjuhė zyrtare nga Qeveria e Shqipėrisė, mė 1923, i fitoi pothuajse tė gjitha tiparet e gjuhės standarde dhe u pėrdor si e tillė deri mė 1945.
Kishte edhe autorė tė tjerė qė shprehėn pikėpamjet e tyre lidhur me mėnyrėn e formimit tė shqipes standarde, por kėtu nuk do tė ndalemi mė tepėr nė shtjellimin e atyre pikėpamjeve.

Idetė e Selman Rizės pėr formimin e shqipes standarde

Nga fundi i vitit 1944, nė opinionin shqiptar del nė dritė vepra e Selman Rizės me titull “Tri monografina albanologjike”, nė tė cilėn shfaqet njėra nga idetė mė origjinale pėr formimin e gjuhės letrare shqipe. Ishte kjo ideja e “pangegėnishtes”.
Pėr arsyet qė e kanė shtyrė Rizėn tė mendojė pėr formimin e gjuhės letrare shqipe ai shprehet qartė: “Konstatimi se ndźn gegėnishtet kanė evolue me nji mėnyrė fort asynkronike dhe divergjente ndėrmjet veti, mė ka frymėzue me idenė qė tė pėrfitonjė prej kėsaj gjendjeje ndźn dialektale tė kryedialektit verijuer pėr tė sėndergjue njė gegėnishte letrare e cila tė jetė pėrfundim i bashkėpunimit tė ndźngegnishtevet tė ndryshme simbas kriterit, ku tė jetė e mundshme, tė njājtėsimit dhe, ku tė mos jetė, tė gjegjėsimit tė drejtėpėrdrejtėshėm me tosknishten letrare” (Riza, 1944: 2-4). Pra, Riza konstatonte zhvillimin divergjent tė dy dialekteve tė shqipes, sidomos variacionin mė tė theksuar gjuhėsor pėrbrenda dialektit tė veriut dhe prandaj kėrkonte qė formimit tė shqipes standarde t’i paraprijė njėjtėsimi i gegėrishtes.

Nė anėn tjetėr, Riza gjithashtu konstatonte se toskėrishtja paraqitej mė e unifikuar dhe me njė traditė tashmė tė konsoliduar letrare tė krijuar sidomos nga Rilindja e kėndej. Nė kėtė kuptim, Riza theksonte: “Toskėt tue pasė tė gatshėme prej shum kohe e tė sajuene pėr faqe tė bardhė letrarishten e vet, shkojnė me shpirt tė qetė e, sa pėr kėtź punė, me mźnde tė fjetun drejtė udhės sė prodhimit letrar dhe popullorzimit dijtunuer, pa ndī nevojėn me u lodhė sadopak pėr ēeshtjen gjuhėsore tė rźndit t’ānė e pa u turbullue aspak prej mospėrfilljevet e pėrbuzjeve, prej kallximevet e kėrcnimevet, pėrgjegjėsinė e tė cilėvet ky apo aj gjuhėtar Gegė e ka quejt punė tė mendshėme e madjč atdhetare me marrė pėrsipėr kundrė kryedialektit juguer tė shqipes...Gegėt, nė vźnd qė tė pėrpiqeshin pėr me zgjidhė endč tė pazgjidhunin problem gjuhėsor tė Gegėnisė, pa prā, pa u kursye, vrasin mźnden, trazojnė shpirtin, pėrpushen e valaviten pėr me zgjidhė problemin gjuhėsor tė mbarė Shqipnisė“ (po aty, 108). Riza e shihte qartė se gegėrishtja ende nuk ishte njėsuar sa duhet pėr tė kryer funksionin e gjuhės letrare pėr mbarė kombin. Sipas tij, kėtė nuk ishte nė gjendje ta bėnte as dialekti i mesėm, pėr tė cilin Riza thoshte: “po due me thānė, me ēfrŷ nė tė kėshtuquejtunėn gjuhė tė mesėme, qė, vertč, deri sod, nuk ka pasė, si me thānė, kėrthokllat e duhuna pėr tė zānė vźndin, jo toskėnishtes, por as shkodranishtes; mirė po qė ka pėrmbledhė nė vedi gjithė requistet e duhun pėr t’u bā gjuha zyrėtare e krejt vźndit t’ānė e madjč, n’e lānshim me ndjekė udhėn qė ka marrė, do tė jetė edhe fort e zonja me bā shqipen shkollore, do me thānė, njė mishmash pėr tė mos ngrānė as qźjt e rrugės, njė kullė Babeli pėr tė mos mundė jo mediokriteti i gramatikanėvet vźndėsa por as gjenialiteti i albanologėvet tė huejė me gjetė gjānavet fillin, me rį punėvet dum” (f. 111).

Pėr kėto arsye qė posa u pėrmendėn, Riza ishte i mendimit se sė pari duhej tė bėhej njėsimi i gegėrishtes, nė mėnyrė qė mė pas kjo gegėrishte e njėsuar, tė cilėn ai e quajti ‘pangegnishte’, tė afrohej me toskėrishten. “Gramatikisht, letrarishtja e veriut do tė sendėrgjohet, simbas mundėsinavet pėr nji pjesė tue u njājtėsue e pėr pjesėn tjetėr tue u gjegjėsue me letrarishten e jugut me anė tė bashkėpunimit vetėm ndėrmjet tė tė gjithave ndźngegėnishtevet me kusht qė kėsi s’u afrueni prej toskėnishtes gegėnishtja tė mos dali as e vorfėnuene as e bastardhuene...Do tė njajtėsojmė gegėnishten letrare me toskėnishten letrare tue mėnjanue evolutat partikulariste” (f. 112-113), shkruante Riza dhe konkludonte: “Pangegėnishtja do tė pėrbāhet prej tejtrajtimesh njėkohėsisht ndźngegė e letraro-toskė dhe prej shqiptarismash sė lashta endč tė gjalla mė ndonjānėn prej ndźngegėnishtevet” (f. 196).

Qėndrimi i Selman Rizės ishte qė dallimet midis dialekteve tė shqipes nė rrafshin fonologjik-fonetik, nė rrafshin morfo-sintaksor dhe nė atė leksikor nuk ishin aq tė mėdha dhe tė papėrballueshme. Ai konsideronte se do tė mund tė gjendeshin format e pėrbashkėta gjuhėsore nėse kėrkoheshin nė tė folme tė ndryshme tė shqipe. Riza shprehej se nė pangegėrishten e tij do tė futeshin tė gjitha ato forma e njėsi gjuhėsore tė gegėrishtes, tė cilat ose gjendeshin nė toskėrishte, ose ishin tė pėrafėrta me tė. Ai i kėrkonte kėto forma nė tė gjitha varietetet veriore: nė elbsanishte, nė kosovarishte dhe nė shkodranishte (shih pėr mė tepėr Riza, 1944).

Duhet thėnė qė pėrpjekja e Rizės pėr tė sendėrtuar pangegėrishen e tij, e shprehur nė “Tri monografina albanologjike”, mbėshtetej nė pjesėn mė tė madhe nė faktorė linguistikė, nė mundėsitė e kombinimit tė elementeve sistemore tė varieteteve tė gegėrishtes, pėr ta reduktuar variacionin e saj dhe nė pėrpjekjet pėr ta afruar njė varietet tė tillė tė pėrbashkėt tė gegėrishtes me toskėrishten letrare, tė cilėn ai e konsideronte mė njėformėshe dhe mė tė konsoliduar.
Nė artikullin tjetėr tė e tij “Shqipja dhe shqiponja” (1936), Selman Riza ka parasysh faktorėt e ndryshėm jashtėgjuhėsorė krahas atyre gjuhėsorė, tė cilėt e bėjnė tė nxjerrė pėrfundime tė tjera.
Ai konsideron se nė perceptimet pėr gjuhėn shqipe, nuk ka gjuhė toskėrishte dhe gjuhė gegėrishte, por ka vetėm gjuhė shqipe me dy kryedilakete dhe nuk shihte ndonjė rrezik kombėtar nga kjo gjendje (f. 218).
Ky autor konsideronte qė problemi i dualizmit dialektor tė shqipes mund tė zgjidhej nė tri mėnyra:

“1.- Tė ngrehim njėrin dialekt nė lartėsinė e njė gjuhe shkrimi tė pėrbashkėtė dhe tė lėmė tjatrin jashtė pėrdorimit zyrtar, shkollor dhe letrar, kėshtu qė tė prapset dita ditės, tė zhduket dalngadalė, nė saje tė pėrhapjes s’arsimit botor dhe tė letėrsisė kombėtare.

2.- Tė gatuajmė bashkė njė idiomė eklektike nga brumi i dy kryedialektavet.

3.- Tė privilegjojmė njė nėndialekt, pėr hir tė njė situate gjeografikisht tė mesėme, sė cilės besojmė qė ay t’i detyrojė njė analogji bipolare me dy kryedialektet fėqinj” (f. 219)

Riza konsideronte se qė tė tri kėto rrugė vėshtirė se do tė na ēonin te krijimi i gjuhės standarde shqipe tė pėrbashkėt. Problemi i elbasanishtes ishte se ky varietet ishte “njė nėndialekt me njė domethėnie kulturore tė cektė, me njė pasuri idiomatike tė paktė, dhe sidomos me njė shvillim letrar pothuajse tė paqenė” (f. 219). Problemi i krijimit tė gjuhės standarde si njė idiomė eklektike qėndronte nė artificialitetin e saj dhe vėshtirė qė do tė pranohej (f. 220). Dhe, sė fundi, problemi i ngritjes sė njėrit dialekt qėndron nė faktin se as faktorėt politikė, as letrarė, nuk i kishin dhėnė ndonjė pėrparėsi toskėrishtes apo gegėrishtes, nė mėnyrė qė njėri nga dy kryedialektet tė ngrihej nė gjuhė standarde (f. 220). Prandaj, duke qenė i vetėdijshėm pėr ndjesinė e problemit tė gjuhės letrare dhe duke vlerėsuar drejt gjendjen e toskėrishtes, Riza shprehej:
“Pėr hatėr tė njė begatie idiomatike tė barabartė me folklorin e gegėrishtes, pėr hatėr tė njė orthografie mė tė plotė dhe tė njė fonetike mė muzikale, pėr hatėr tė njė syntakse mė t’evolvuar drejt shprehjes analytike, dhe sado anėtar tė jem – pėr arsyet e ēfaqura mė sipėr tė njė fizionomie tė njėllojshėme dhe tė njė homogjeniteti nė cipėt – nuk munt veēse tė pėrgėzohem botėrisht qė nė saje tė prestigjit tė kryeshkrimtarėvet dhe tė mbrothėsisė sė publikut toskė, toskėrishtja tė mos jetė destinuar tė bjerė nė rradhėn e njė tė foluri vetėm thjesht popullor. Shkabėn e flamurit e kemi me dy krerė. Gjuhėn e kombit do ta kemi me dy kryedialekte” (f. 222).

Si mund tė trajtohen pikėpamjet e Selman Rizės dhe mbi cilat teza mbėshteten idetė e tij pėr shqipen standarde? Nė radhė tė parė, Riza kishte dije dhe njohuri shkencore tė kohės pėr proceset e standardizimit tė gjuhėve. Ai njihte rrjedhat e formimit tė koinesė greke dhe zhvillimin e latinishtes, si dy gjuhė antike tė standardizuara ndėr tė parat. Sė dyti, Riza konstatonte me tė drejtė ekzistencėn dualizmit dialektor nė gjuhėn shqipe, por pėrmes fakteve gjuhėsore argumentonte se dy dialektet e shqipes nuk ishin edhe aq tė largėt nga njėri-tjetri. Sė treti, Riza kishte parasysh rolin e traditės sė kaluar letrare nė krijimin e gjuhės standarde. Ndonėse pėrmendte prodhimtarinė letrare tė autorėve tė Jugut dhe tė atyre shkodranė, me tė drejtė konstatonte se asnjėra traditė letrare, as ajo e Jugut, as ajo e Shkodrės, nuk kishte nxjerrė ndonjė autor a vepėr, e cila do tė influenconte fuqishėm gjuhėn e ardhshme standarde. Nė kėtė pikė ai kishte plotė tė drejtė, pasi qė krijimtaria letrare e autorėve tė Jugut dhe atyre shkodranė e periudhės sė Rilindjes Kombėtare ishte e kohėrave mė tė vonshme dhe ishte krijuar pothuajse paralelisht me nismėn e pėrpjekjeve pėr standardizimin e shqipes. Ndėrkaq, letėrsia e autorėve tė vjetėr shqiptarė (Buzuku, Budi, Bogdani, Matranga, Bardhi) kishte mbetur anakronike, pa ndonjė jehonė tė fuqishme brenda popullit shqiptar dhe format gjuhėsore tė kėtyre autorėve tashmė ishin bėrė mjaft tė largėta me gjuhėn e gjallė tė folur.
Pasi kishte konstatuar kėto fakte, Riza i kthehet sistemit gjuhėsor tė shqipes dhe zgjidhjen e problemit e kėrkon kryesisht nė rrafshin gjuhėsor. Pėr kėtė arsye ai pėrpiqet tė japė kontributin dhe shembullin personal, duke sendėrtuar pangegėnishten e tij – varietetin e pėrbashkėt tė gegėrishtes, i cili pasi tė afrohej dhe pėrqasej me toskėrishten letrare, pėrmes njėsive e formave tė pėrbashkėta gjuhėsore, do tė ngrihej nė gjuhė standarde pėr tėrė kombin. Riza kėtu ka parasysh tiparet sociolinguistike, adekuacitetin e kėtij kodi dhe tiparet e pėrbashkėsisė dhe tė vitalitetit, sepse pangegėnishtja e tij do tė ishte shumė e afėrt me toskėrishten letrare. Mendoj qė kjo qasje linguistike e Rizės pėr krijimin e shqipes standarde ishte plotėsisht e drejtė. Kur merret parasysh fakti qė mungonte njė traditė letrare e shkruar nė njėrin dialekt tė shqipes, e cila tė kishte epėrsi ndaj veprave letrare tė shkruara nė dialektin tjetėr, si dhe kur mungonte epėrsia politike dhe kulturore e folėsve tė njėrit dialekt ndaj folėsve tė dialektit tjetėr dhe kur nuk kishte njė elitė tė konsoliduar, e vetmja zgjidhje mbetej qė problemi tė shtrohej nė rrafshin linguistik dhe zgjidhja tė kėrkohej brenda sistemit gjuhėsor tė shqipes.

Megjithė pėrpjekjet e tij tė sinqerta pėr t’i dhėnė njė zgjidhje gjuhėsore problemit tė shqipes standarde, Riza pėrsėri bėhet i vetėdijshėm pėr ndikimin e faktorėve shoqėrorė jashtėgjuhėsore dhe pėr ndjesinė e kėtij problemi. Pėr kėtė arsye, te “Shqipja dhe shqiponja” Riza shprehet nė favor tė njė politike gjuhėsore liberale, duke shprehur respektin pėr tė dy dialektet e shqipes dhe duke parapėlqyer zhvillimin evolutiv tė shqipes standarde. Mė lart u cek se edhe Aleksandėr Xhuvani, pasi ishte shprehur njėherė nė favor tė ngritjes sė toskėrishtes nė gjuhė standarde, kishte hequr dorė nga kjo ide dhe e kishte arsyetuar vazhdimin e bidialektizmit nė gjuhėn shqipe.

Nga e tėra qė u tha mė lart, shihet qartė se cilat ishin konceptet e S. Rizės pėr formimin e gjuhės standarde shqipe. Nga citatet e mėsipėrme dhe nga kėto qė u thanė, askund nuk mund gjendet shkas pėr tė dyshuar se S. Riza ishte kundėr formimit tė njė gjuhe standarde gjithėkombėtare. Megjithatė, idetė e tij jo vetėm qė nuk ishin perceptuar drejtė gjatė gjithė periudhės sė diktaturės, por edhe ishin stigmatizuar nė masė tė madhe. Fjalėt e tij nė citatin: “Shkabėn e flamurit e kemi me dy krerė. Gjuhėn e kombit do ta kemi me dy kryedialekte”, u bėnė shkas qė ai tė sulmohej egėr nga personalitete tė ndryshme tė shkencės nė Shqipėrinė e periudhės komuniste, si njė kundėrshtar i formimit tė gjuhės letrare shqipe. Ky stigmatizim nuk ka munguar as nė Kosovė. Pėr konceptin e Rizės, Idriz Ajeti, duke u mbėshtetur nė qėndrimet qė kishte shprehur mė parė A. Kostallari, shkruante se kjo “ishte shfaqje e njė koncepti anakronik, qė nė efekt tė tij tė fundit kėrkonte tė hiqej dorė nga ēdo pėrpjekje pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe” (Ajeti, 1975: 10). Konsideroj qė kritikat qė i janė bėrė Rizės nė tė kaluarėn nuk kanė qenė kritika tė bazuara nė fakte e argumente shkencore, por kanė qenė kritika tė motivuara ideologjikisht. Duke shfletuar shkrimet pėr idetė e Rizės, kemi fituar pėrshtypjen se ai shpesh ose ėshtė kritikuar ose ėshtė harruar me qėllim nga autorė shqiptarė si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė, vetėm e vetėm qė t’i ikej konfrontimit me qėndrimet e atėhershme zyrtare pėr gjuhėn letrare, tė cilat ishin bėrė par exellence nė gjuhėsinė shqiptare tė asaj kohe.

Megjithė sulmet qė nė tė kaluarėn i janė bėrė Rizės, ne mendojmė se idetė e tij autentike kishin njė qėllim tė vetėm – qė tė arrihej formimi i gjuhės letrare shqipe. Nė kėtė kuptim, Rexhep Ismajli shprehet: “Tė mendoje mė 1944 pėr krijimin e njė gegėrishteje tė pėrbashkėt letrare, e cila nuk do tė ishte identike me asnjėrėn prej gegėrishteve lokale, dhe ta mendoje kėtė pak a shumė duke pasur parasysh tashmė tė krijuar toskėrishten letrare dhe duke kėrkuar shprehimisht qė kėto dy variante letrare tė afroheshin sa mė shumė, me synim tė njėsimit mė vonė, me “elementet qė e bėjnė atė shumė t’afėrt me koinenė jugore, nė plan tė drejtshkrimit, nė fushėn e fonetikės, tė gramatikės e tė fjalėformimit”, kjo nuk do tė thoshte tė ishe kundėr krijimit tė njė gjuhe letrare tė vetme. Puna ishte te vetė konceptimi i njasaj gjuhe letrare tė vetme” (Ismajlim 1998: 53). Pikėpamjet dhe idetė e tij pėr formimin e shqipes standarde mund tė vlerėsohen si pėrpjekje e bazuar nė kombinimin e tre faktorėve: nė vetėdijen e tij kombėtare, nė idealizmin personal dhe nė njohuritė e tij tė pamohueshme prej gjuhėtari.

PĖRFUNDIME

Trajtimi i pikėpamjeve tė Selman Rizės pėr formimin e shqipes standarde duhet shikuar nė dy aspekte, tė cilat janė tė ndėrlidhura edhe me dy punimet kryesore tė tij, tė cilat e trajtojnė ēėshtjen e formimit tė shqipes standarde, me “Tri monografina albanologjike” dhe me “Shqiponja dhe shqipja”. Nė “Tri monografi albanologjike”, kur flet pėr formimin e gjuhės standarde, Riza thellohet dhe mbėshtetet kryesisht nė ēėshtjet gjuhėsore dhe bėn pėrpjekje pėr t’u dhėnė zgjidhje ēėshtjeve tė normės, duke u munduar qė pėr kėto zgjidhje tė japė argumentime gjuhėsore, por duke u pėrqendruar mė pak te faktorėt jashtėgjuhėsorė. Ndėrkaq, te pėrfundimet e tij te “Shqiponja dhe shqipja”, Riza ka parasysh mė shumė faktorėt jashtėgjuhėsorė shoqėrorė dhe ndjeshmėrinė reale qė bart nė vete ēėshtja e formimit tė gjuhės standarde.

Pėrpjekja e tij pėr tė sendėrtuar pangegėnishten ishte njė pėrpjekje pėr t’i dhėnė zgjidhje variacionit gjuhėsore, i cili ishte mė i shprehur nė gegėrishte dhe pėr ta afruar kėtė tė fundit me toskėrishten letrare. Nė njė fazė tė dytė, ai shihte mundėsinė qė pas afrimit tė pangegėnishtes me toskėrishten, kjo e para tė bėhej gjuhė standarde pėr gjithė kombin. Argumentet e tij Riza i mbėshtet nė tiparet sociolinguistike tė adekuacitetit, pėrbashkėsisė dhe vitalitetit tė njė norme tė ndėrtuar pėrbrenda pangegėnishtes.

Pėrpjekja e Rizės nuk mund tė shihet ndryshe pėrveē si njė pėrpjekje personale idealiste, e bazuar nė motive kombėtare, pėr ta zgjidhur problemin e shqipes standarde. Angazhimi i tij pėr afrimin e dialekteve tė shqipes, duke u bazuar nė zgjidhje gjuhėsore tė pėrbashkėta, paraqet njė shembull pozitiv personal tė njė dijetari dhe intelektuali tė ēmuar tė kombit tonė. Qasja e tij linguistike mund tė shėrbejė edhe nė kontekstin e sotėm kohor, nė pėrpjekjet qė shoqėria shqiptare duhet t’i bėjė pėr rishikimin dhe mirėmbajtjen e normės sė gjuhės standarde.

LITERATURA

Ajeti, Idriz (1975). Rruga e zhvillimit tė gjuhės letrare shqipe nė Kosovė, Gjurmime albanologjike III-1973, Prishtinė.

Byron, Janet L. (1976). Selection Among Alternates in Language Standardization: The case of Albanian, Mouton The Hague, Paris.

Downes, William (1984). Language and society, Fontata Paperbacs, London.
Fishman, Joshua (1973). Language and Nationalism, Nationalism in Europe, 1815 to Present, Edited by: Stuuart Woolf, Routledge, London and New York, First published in 1996, this edition published in the Taylor & Francis e-Library, 2003.
Fishman, Joshua A. (1978). Sociologija jezika, Svijetlost, Sarajevo.
Haugen, Einar (1966) Dialekt, Language, Nation, Sociolinguistics – selected readings, Editors: J.B. Pride and Janet Holmes, Penguin books, Ringwood, Victoria, Australia, 1972.
Ismajli, Rexhep (1988). “Nė gjuhė” dhe “pėr gjuhė”, Dukagjini, Pejė.

Laimet e Komisis Letrare Shqipe nė Shkodėr, Numėr I, Kallėnduer 1918.

Riza, Selman (1944). Tri monografina albanologjike, Vepra 1, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės, Prishtinė, 1996.
Xhuvani, Aleksandėr (1905). Pėr themelimin e njė gjuhe letrare, Vepra I, Tiranė, 1980.

Xhuvani, Aleksandėr (1906). Pėrmi themelim tė nji gjuhe letrare shqipe”, Vepra I, Tiranė, 1980.
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 17-06-2016, 18:19   #7
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Histori e shkurtė e standardizimit tė shqipes

Komisia Letrare Shqipe dhe gjuha standarde shqipe e elbasanishtes

I.

Propozimi pėr krijimin e njė gjuhe standarde shqipe asht dhėnė nė Kongresin e Elbasanit, i cili u mbajt me 2-8 shtator 1909. Por njė punė e njėmendėt pėr standardizimin praktik, zyrtar tė gjuhės shqipe ka nisė me 1 shtator 1916 nga Komisia Letrare Shqipe (shkurt: KLSh). Anėtarė tė Komisisė kanė qenė: Gjegj Pekmezi (kryetar; njė vit ma vonė kėtė detyrė e mori Luigj Gurakuqi), Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Ambroz Marlaskaj, Hilė Mosi, Luigj Naraēi, Anton Paluca, Ali Korēa, Aleksandėr Xhuvani, Vinēenē Prendushi, Sali Nivica, Josif Haxhimima, Maximilian Lambertzi dhe Rajko Nachtigalli. Komisia punoi deri me 22 maj 1918, tue ba 63 mbledhje, pra, mesatarisht nga njė takim gati ēdo 11 ditė.

Gjergj Pekmezi nė mbledhjen e datės 11 dhjetor 1916 shtroi kėshtu ēėshtjen pėr pėrzgjedhjen e bazės sė shqipes standarde:
1) me marrė pėr bazė njė dialekt tė shqipes,
2) me i lėnė dy dialektet m’u zhvillu e m’u fėrku derisa tė dalė njė efekt i dėshiruar i pėrbashkėt dhe
3) tė merren parasysh vetėm ndryshimet tipike qė gjuha i zhvillon spontanisht e me i shku mbas tue i normativizu.

II.

Nga Komisia Letrare Shqipe u vendos qė gjuhė standarde shqipe me qenė e folmja e Elbasanit, me propozimin e Luigj Gurakuqit dhe me miratimin e tė gjithė anėtarėve. Ashtu qysh e kishte parashiku edhe Sami Frashėri nė veprėn tij ‘Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėsht’ dhe ēdo tė bėhetė’ kur thoshte se kryeqyteti duhej te ishte diku nė mes tė Shqipėrisė: ‘me qėnė qė ndenjėsit e-ti do tė jenė tė mbledhur nga gjithė anėt’ e Shqipėrisė dhe gjuha qė tė flitet atje do tė jet’ e pėrzjerė, qė tė muntnjė tė quhet’ e pėrgjithēime e gjuhė letrarishte e gjithė Shqipėrisė’. Pse e folmja e Elbasanit? Sepse kjo e folme ishte nė qendėr tė tė gjitha tė folmeve tjera shqipe dhe ishte urė nė mes tė gegėrishtes dhe toskėrishtes. Jo mė kot thuhej: ‘Turēja e Stambollit, shqipja e Elbasanit’ ishin tė folmet mė tė lehta pėr t’u kuptu prej shumicės sė banorėve tė tė dyja kombeve pėrkatėse.



III

Komisia Letrare Shqipe mori disa vendime themeltare pėr njėsimin e drejtshkrimit tė shqipes tue pasė parasysh gjithmonė tė dyja dialektet ‘njė ortografi sa ma tepėr tė pėrbashkėt pėr tė dy dialektet’ (mbledhja e datės 13.11.1916):
a) Grupet e bashkėtingėlloreve do tė shkruheshin tė plota: mb, nd e ng. Pra, ashtu qysh i kishte toskėrishtja, dhe qysh i kishte pasė historikisht gegėrishtja;
b) Togjet e zanoreve ue, ye dhe ie do tė shkruheshin tė plota ashtu qysh i kishte rujtė toskėrishtja (pėrveē ue qė nė toskėrishte ishte ua), e ndonjė nėndialekt i gegėrishtes megjithėse nė elbasanishte ishin rrudhė nė u, y dhe i;
c) Vendosja dhe pėrdorimi i ė-jave tė patheksuara tė cilat gegėrishtja nuk i kishte ma, por i kishte toskėrishtja; ė-ja fundore nė fjalėt punė, vajzė, lugė; ė-ja e patheksuar nė trup tė fjalės: shėndet, kėndue, rrėfye; ė-ja fundore do tė pėrdorej edhe te mbiemrat: i butė, i mirė, i shpejtė etj.
ē) Gjatėsia e zanoreve do tė shėnohej vetėm nė vepra gjuhėsore. (Gjatėsia e zanoreve ishte njė veēori kryesisht e gegėrishtes);
d) formanti ‘u’ do tė shkruhej i ndarė si ‘u lava’ dhe jo si deri atėherė ‘u-lava’;
dh) shkrimi i pėremrave sot ka shumė pak ndryshime prej ēfarė kanė janė vendosė nė KLSh-ja;
e) emrat do tė shkruheshin me bashkėtingėllore tė zėshme: zog–zogu (jo zok – zogu), etj.
f) mbaresat rasore do tė shkruheshin –sė, –nė, –tė, qysh nuk i kishte elbasanishtja, por kjo bėhej m’iu afru toskėrishtes.
(Nėse shikohet pėrgjithėsisht, rregullat qė vendos KLSh-ja paraqesin themelet e gjuhės sė pėrbashkėt shqipe dhe kėto janė vendosė qysh me 1916. E ajo qė duhet me u vėrejtė me kujdes tė veēantė asht qė KLSh-ja e ka analizu ēdo rregull, me idenė se ē’pasoja mun me pasė nė gegėrishte e nė toskėrishte. Kėtė po e theksoj sepse kjo nuk ka me ndodhė ma me 1967/1972, kur gegėrishtja nuk merret asnjėherė si referencė pėr ēfarėdo vendimi.)

U botunė dy versione rregullash ‘Rregullat mbi orthografinė e gjuhės shqipe tė shkrueme’ me 29 janar 1917 dhe tjetra me 13 gusht 1917.

Komisia Letrare Shqipe botoi edhe organin e saj ‘Laimet e Komisķs Letrare Shqipe nė Shkodėr’ nr. 1, janar 1918. (Nga viti 1913 – 19120 ‘u botuan 86 gazeta, revista, vjetarė a buletine: nė Vlorė 6, nė Korēė 6, nė Shkodėr 16, nė Tiranė 2, nė Durrės 3, nė Gjirokastėr 2, nė Elbasan 2.)


IV

Me vendimin e Komisisė Letrare Shqipe qė elbasanishtja me qenė gjuhė standarde, iu bė thirrje Aleksandėr Xhuvanit, i cili ishte vetė elbasanas dhe gjuhėtar, me hartu gramatika mbi kėtė tė folme. Ai nisi kėtė punė qysh me 1919 dhe botoi gramatikėn e parė e cila ka me pasė njė varg ribotimesh tue u bė gramatika kryesore e mėsimit tė shqipes nė sistemin e arsimit nė Shqipėrinė Administrative deri me 1945, ndėrsa deri me 1968 gramatikat e Shqipėrisė Irredentiste do ta kishin si pikėnisje punėn e Xhuvanit.

Kongresi i Lushnjės miraton gjuhėn standarde tė elbasanishtes


V

Nė Kongresin e Lushnjės, 15-25 gusht 1920, u mor vendimi qė ‘gjuha letrare mbas sė cilės do tė shkruheshin librat shkollorė u muer pėr themel dialekti i Elbasanit me disa pėrmirėsime.’

VI

Qeveria nė Tiranė, nė qarkoren nr. 148, tė datės 13 janar 1923, shkrunte: ‘autorizohen zyrat kompetente qė nė shkrim tė akteve zyrtare gjithmonė tė pėrdoret dialekti i Elbasanit qė asht pranue si nji dialekt i pėrbashkėt e zyrtar pėr Shtetin tonė.’

VII

Me 1939 Itali e pushton Shqipėrinė dhe me 1941 Gjermania, Italia e Bullgaria e pushtojnė. Me kėtė akt, pėr pjesėn ma e madhe e territoreve shqiptare nė ish Jugosllavi, hiqen kufijtė. Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi i ban thirrje mėsuesve qė tė paraqiten vullnetarisht pėr me shku nė Kosovė e territore tė tjera shqiptare pėr me dhanė mėsim. Rreth 300 mėsues paraqiten dhe shkojnė tė pėrhapin dritėn e diturisė nė tė gjitha kėto troje, nė gjuhėn standarde me bazė tėelbasanishtes. Pėr herė tė parė shqiptarėt jashtė kufijve tė Shqipėrisė, nė institucione shtetrore, mėsojnė gjuhėm shqipe. Dhe pėr herė tė parė nė histori, tė gjithė shqiptarėt mėsojnė nė shkolla, shkrujnė nė administratė dhe nė institucione publike nė njė gjuhė tė vetme standarde – atė tė elbasanishtes. Pra, nė Tiranė, nė Shkodėr, nė Vlorė, nė Tetovė, nė Dibėr, nė Strugė, nė Ulqin, nė Korēė mėsohej e shkruhej zyrtarisht nė njė gjuhė tė vetme standarde.

VIII

Kuvendi i Parė i Studimeve Albanologjike, 9-12 prill 1940, pranon qė themel i gjuhės zyrtare ishte elbasanishtja. Ēfarė shkrunte Namik Ressuli, gjuhėtar toskė, me 1940: ‘gegėrishtja pėrpara syve tė tyre [nėpunėsve toskė] kishte njėfarė tėrheqje, njėfarė ‘prestizhi’, po atė tėrheqje qė los edhe nė ushtarin toskė, i cili kur kthehet nė fshatin e tij e ka si punė tė madhe t’u flasė bashkėfshatarėve gegėrisht’. Pranohej po ashtu qė Tirana ishte kryeqytet dhe lunte rol tė madh nė kėtė mes si kryeqendėr administrative.


Pėrmbysja dhe ēarja e madhe gjuhėsore ndodh me 1945

IX

Me 1945 gjithēka ndryshon mbrenda nate! Me hyrjen e ēetave tė para partizane nė qytetet e Shqipėrisė, ‘kur ministėr i shtypit, i propagandės dhe i kulturės popullore ishte Sejfulla Malėshova gegėrishtja filloi tė hiqej nga shtypi. Kur ky kaloi nė ministrinė e Arsimit, me 1946, filloi gegėrishtja tė hiqej edhe nga librat e shkollave, masė kjo qė u plotėsua mė 1951 nga vendimi i Ministris s’Arsimit sipas tė cilit nė klasat e para tė shkollave fillore nė Veri mėsimi do tė bėhej toskėrisht. Ky zėvendėsim i dialektit tė mesėm me njė dialekt skajor, me toskėrishten, qe njė revolucion nė kuptimin e vėrtetė.’ (Fjala e Osman Myderizit nė Sesionin e dytė me 1952). S’pati as kuvend, as debat, as marrėveshje me 1945, qė tė bėhej ky ndryshim. E keqja ma e madhe: shqiptarėt u pėrēanė gjuhėsisht. Nė Shqipėri mėsohej e shkruhej zyrtarisht toskėrishtja, nė territoret shqiptare nė ish Jugosllavi mbeti nė funkcion gjuha standarde e elbasanishtes. Regjimi enverist i Tiranės nuk u trazu fare pėr kėtė punė. Njė vendim atdhetar do tė duhej tė kishte qenė qė pėr hir tė shqiptarėve qė u kthynė prap nėn pushtimin sllav, Shqipėria Administrative do tė duhej ta kishte mbajtė elbasanishten si gjuhė standarde e ta kishte vazhdu ma tej, gjithmonė nė marrėveshje me shqiptarėt jashtė kufijve. Kjo nuk ndodhi.

X

Me njė trajtim tė kėtillė tė shpėrdorimit pushtetar rreth ēashtjeve tė gjuhės u vazhdu deri me 26-29 janar 1952, kur u organizu njė sesion, nė tė cilėn regjimi i atėhershėm pėrpiqej tė zyrtarizonte dhunėn e ushtruar mbi gjuhėn standarde tė maparshme tė elbasanishtes, pėr tė cilėn ishte punu me dekada. Titulli i kėtij sesioni gjuhėsor ishte ‘Veprat e shoku Stalin mbi gjuhėsinė dhe problemet tona gjuhėsore’. Nė kėtė sesion, Dhimitėr Shuteriqi, shkrimtar dėshtak, kritikon gjuhėtarin Eqrem Ēabej ’i cili, duke trajtuar historinė e gjuhės shqipe, merret kryesisht e sė tepėrmi me origjinat dhe huazimet qė shqipja mori nga gjuhėt tjera, ‘mėnyrė antipatriotike’ kjo qė e paraqit gjuhėn tonė vetėm nga ana pasive’. Njė pulė, i jep instrukcione njė shqiponje se qysh duhet me fluturu! Shuteriqi, njė shkrolaxhi qė nuk kishte mujtė me arrijtė kurrfarė suksesi nė fushėn letrare, kishte gjetė punėdhėnėsin dhe tash fliste ajo ēka fryhej nė vesh: ‘’edhe pse thojshin se kemi njė gjuhė shqipe, prap gjuhėn tonė e vėshtrojshin mė shumė si grumbull dialektesh (…) unė kam menduar se kjo ēėshtje e gjet zgjidhjen nga historia e popullit tonė qė nga Rilindja e kėndej: toskėrishtja, gjatė zhvillimit tė popullit tonė nė kėtė fazė tė historisė u bė dialekti ynė kryesor i shkruar e baza e gjuhės sonė letrare.’ Pra, doli lepuri laraman prej sheshirit tė magjistarit.

Xhuvani tue iu pėrgjegjė Shuteriqit, me njė taktikė tė kujdesshme pėr kohėn, thotė qė edhe Stalini ka thėnė se ‘(m)arksizmi nuk pranon eksplozione e tė papritura nė zhvillimin e gjuhės.’ Ēfarė ishte eksplozioni, pos ndėrrimi eksploziv dhe i papritur i bazės dialektore tė gjuhės standarde me 1945.
Sesionin e pėrmbylli Stefanaq Pollo (natyrisht ky s’ka pasė asnjė lidhje profesionale me gjuhėsinė): ‘Shumica e diskutimeve janė tė mėndjes se e folmja mbi tė cilėn duhet tė mbėshtetemi pėr formimin e gjuhės letrare nacionale, ėshtė toskėrishtja e pasuruar me fjalė, shprehje e forma gegėrishte’.
Jemi larg nga viti 1972 pėr njėzet vjetė tė plotė. Toskėrishtja e cila me 1945 u bė standard i ri, pėrdhunisht, u zyrtarizu tashma.

XI

Me 11-12 shtator 1952 u mbajt Sesioni i dytė shkencor kushtu ‘problemit tė gjuhės sonė letrare kombėtare’ nga Seksioni i Gjuhės dhe Letėrsisė i Institutit tė Shkencave. Shuteriqi, palaēoja i pushtetit, nė referatin e tij thotė se nė vitet 1925-1944 ‘dialekti verior mbizotėroi n’administratė e n’arsim, sepse shteti kish dhėnė urdhėra tė posaēme qė aktet e librat shkollore tė shkruhen nė kėtė dialekt’ mirėpo ‘paslufta e bėri toskėrishten gjuhė zyrtare’! Shuteriqi nuk harron me mohu atė qė tashma kishte ndodhė se: ‘afirmimi i plotė i dialektit jugor si bazė e gjuhės sonė kombėtare letrare nuk shkaktoi ndonjė ‘revolucion’ e as ndonjė ‘pėrdhunim gjuhėsor’! Mirė thonė, budallėn mos e dvet, se tė kallxon vetė! Po si u bė qė mbas vitit 1945 ēdo gjė qė doli nga Instituti i Shkencave doli nė toskėrishte? Shuteriqi vazhdon: ‘Ky ėshtė njė vendim i qartė e me shum rėndėsi qė ka marrė Instituti. Njė vendim tė tillė ka marrė edhe Ministria e Arsimit, e cila harton gjith tekstet shkollore (veē antologjive), duke u nisė nga abetarja, nė gjuhėn qė ka pėr bazė dialektin jugor. E kėshtu me radhė pėr administratėn, shtypin, radion, etj.’ Shuteriqi bėn njė pyetje retoriko-sharlatane: ‘A mund tė flitet pėr pėrdhunim? Jo se nuk u pėrdhunua asgjė!’ Mvaret nga ēfarė kėndvėshtrimi shikohet: pėr pėrdhunuesin, s’u dhunu asgjė, pėr tė pėrdhunuarin, u pėrdhunu gjithēka.
Viti 1972 asht larg. Edhe nja njėzet vjetė larg!

Xhuvani, i cili e kishte shkri njė jetė tė tėrė pėr gjuhėn standarde me bazė elbasanishten, ishte figura ma tragjike e kohės. Edhe duhej me duru rrena e tė paqena, edhe duhej me duru fyerje prej shakllabanėsh tė tipit tė Shuteriqit me lukuninė provincialiste. Xhuvani i pėrgjigjet se ‘leksiku i gegnishtes asht ma i gjanė’ dhe se gjatė regjimit tė Zogut ‘gegnishtja me epėrsin’ e saj kishte marrė rrugėn pėr t’u-ba si bazė e gjuhės sė pėrbashkme letrare’ tue theksu qė gegėrishten ‘nuk asht kollaj me e qasė mė nj’anė si gunė tė vjetėr ose me e ēue nė muze, sikur e paskan thanė njė palė’. E pėr ‘pėrdhunimin’, Xuvani vazhdon: ‘E me tė vėrtetė asht njė eksplozion kur ngutemi nė kėtė punė e fusim toskėnishten nė shkolla fillore tė viseve Shkumbin e pėrtej ose ma mirė Mat e pėrpjetė, qė nė klasėt e para tė shkollės fillore. Kjo nuk asht pedagogjike, asht edhe antifiziologjike…’

Llazar Silliqi i hedh poshtė njė nga njė marrėzitė e Shuteriqit: ‘Tė themi se toskėnishtja ka fjalor ma tė pasun, kėtė referuesi as s’e pohon as s’e provon, tė themi se toskėnishtja ka sistem gramatikor ma tė pėrsosun, as kėtė referuesi s’e pohon e s’e provon, tė themi se numri i atyne qė flasin toskėnishten asht ma i madh se i atyne qė e flasin gegėnishten, as kėtė referuesi s’e pohon e s’e provon, tė themi se ligjet e mbrendėshme tė zhvillimit tė gjuhės ēojnė nė konkluzionin nė favor tė toskėnishtes, referuesi as kėtė s’e pohon e s’e provon, sepse ligjėt e mbrendėshme tė zhvillimit tė gjuhės ai veē sa i zen nė gojė.’
Sterjo Spasse, nė kėtė sesion, thotė njė fakt me rėndėsi se nė vitin shkollor 1945-46 Ministria e Arsimit kishte bė njė ndryshim tė parė nė gjuhėn e teksteve shkollore: Kėndimet e klasės IV dhe V qė pėrpara hartoheshin nė tė folmen e Elbasanit, (nėn. A. M.) i bėri nė tė dy dialektet. Kėshtu anarkia gjuhėsore, sipas tij, u rrit edhe ma shumė.

XII

Nė kėtė kohė nė Kosovė debatet rreth gjuhės vazhdonin pa ndonjė lidhje tė drejtpėrdrejtė me zhvillimet nė Shqipėri, ku tashmė kishin marrė drejtim krejt tjetėr falė punės sė pėrkushtuar Partisė sė Punės. Ēfarėdo pėrpjekjesh gjuhėsore qė mund tė bėheshin nė Kosovė, ato nuk mund tė largoheshin nga baza e elbasanishtes. Pėrpjekjet e kėtilla u kurorėzunė nė vitin 1964 me botimin e Ortografisė e cila ka me mbetė edhe ortografia e fundit, zyrtare, e gegėrishtes standarde.
Vetėm katėr vjetė ma vonė, me 1968, gjithēka do tė ndėrrojė nė favor tė toskėrishtes dhe do tė parapėrgatitet rruga pėr Kongresin e Drejtshkrimit tė vitit 1972.

Projekti 1967 – kurorėzim i pėrmbysjes sė madhe gjuhėsore

XIII

Me 1967 nė Tiranė u botunė ‘Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes (projekt)’. Nė komisionin hartues ishin Androkli Kostallari, Eqrem Ēabej e Mahir Domi (asistent Emil Lafe). Duket se emri i E. Ēabejt po shpėrdorej vazhdimisht sepse nė njė projekt tė kėtillė emri i tij do tė duhej tė kishte qenė i pari dhe jo i dyti. Por, Kostallari dilte i pari ngaqė ishte edhe bajraktari i partisė nė pushtet. Asnjė gjuhėtar jashtė Shqipėrisė nuk ishte konsultu paraprakisht. Parathėnia nis me fjalinė: ‘Zhvillimi qė ka marrė gjuha shqipe letrare nė kėta njėzet e sa vjet tė ndėrtimit tė shoqėrisė socialiste nė Shqipėri…’ Pra, flitet vetėm pėr njėzet vjetėt ‘socialistė’ tė gjuhės shqipe, edhe atė vetėm ‘nė Shqipėri...’! S’ka punė paraprake kodifikimi, s’ka gjuhė standarde tė maparshme. Asgja s’paska ndodhė me shqipen e rreth shqipes para se me na ardhė periudha socialiste! Dhe – edhe ma keq – s’ka zhvillim tė shqipes jashtė Shqipėrisė!

‘Qėllimi i ‘Rregullave tė drejtshkrimit tė shqipes’ – thuhet ma tej – ‘ėshtė qė ato tė ndihmojnė pėr njėsimin e mėtejshėm tė normės letrare kombėtare, duke u mbėshtetur gjerėsisht mbi trajtat e pėrbashkėta…’ A ka gjė tė vėrtetė nė kėto pohime? Do tė shihet nga rregullat e propozuara ku nuk figuron asnjė fjalė pėr gegėrishten, asnjė rregull qė pranohet tue iu referu gegėrishtes. Vetėm paragrafi shtatė i parathėnies, pėr shkak tė stilit dhe gjykimit, duket se asht shkru prej Eqrem Ēabejt ku thuhet se drejtshkrimi i shqipes sė sotme paraqitet me shumė probleme dhe se ‘zgjedhja e kėtij problemi vėshtirėsohet gjithashtu nga mungesa e studimeve tė veēanta e sistematike tė ēėshtjeve teorike tė drejtshkrimit tė shqipes’. E thomi kėtė sepse Ēabej i ka pėrsėritė disa herė ma parė kėto pohime, tue shprehė brengėn e tij pėr ngutinė e panevojshme rreth ri-standardizimit tė shqipes.
Nė tėrė parathėnien me asnjė fjalė tė vetme nuk pėrmenden shqiptarėt jashtė Shqipėrisė Administrative, qė pėr nga numri pėrbėjnė gati gjysmėn tjetėr tė shqiptarėve. Le tė mos harrojmė qė nė po kėtė vit Selman Riza u luftu me stilin e dacibaove (fletėrrufeve) kineze ‘T’i ēirret maska Selman Rizės!’. Terreni ishte pastru prej kundėrshtarėve potencialė. Emri i tij, i njėrit prej gjuhėtarėve ma tė mėdhaj shqiptarė, nuk do tė figurojė ma askund nė punėt e standardizimit.

Qė tė gjitha rregullat e Projektit 1967 kanė tė bėjnė vetėm me toskėrishten e cila vazhdimisht paraqitet dhe cilėsohet si ‘shqipe letrare’ e cila natyrisht ishte mbulesė pėr atė qė ishte ‘toskėrishte letrare’. Me asnjė fjalė nuk pėrmendet gegėrishtja letrare bashkė me gjuhėn standarde tė elbasanishtes dhe mundėsia e debatit pėr kėtė. Dhe e fundit, hartues janė tre toskė dhe njė gegė nga Shqipėria e Mesme, i cili s’mun
shfaqte kurrfarė kundėrshtie. Asnjė gjuhėtar nga veriu i Shqipėrisė, asnjė gjuhėtar nga Shqipėria Irredentiste dhe asnjė nga mėrgata!
Le tė sqarohemi. Vendimet e Komisisė Letrare Shqipe (1916-1918) qė morėn parasysh toskėrishten mbetėn pa u ndryshu: togjet e bashkėtingėlloreve mb, nd e ng e –ė-ja fundore (lugė, dritė, palė). Nga togjet e zanoreve ndryshoi vetėm togu zanor –ue– (te foljet e gegėrishtes) qė ishte standardizu me 1916 dhe u bė –ua– (sipas toskėrishtes), ndėrsa ‘-ye-‘ dhe ‘-ie-’ mbetėn tė njėjta sepse kėshtu i kishte toskėrishtja. Si pasojė e kėtij ndėrrimi u pėrjashtu paskajorja e mirėfilltė ‘me punue’.
Projekti 1967, poashtu, nuk jep asnjė emėrvend, emėr lumi, institucioni, personi apo titull gazete, tė shqiptarėve jashtė kufijve tė Shqipėrisė: ‘nga Elbasani, nga Gjirokastra…’ apo ‘prej Himare e prej Mirdite’ ‘u nisėn delegatėt nga Shkodra’, ‘Kooperativa e bashkuar e Hekal-Klosit’, ‘Gjeneralisimi Stalin’ , emėrtimet gjeografike ‘…Buna, Devolli, Drini, (…) Vjosa, Vlora’; ‘Republika Popullore e Kinės’, ‘Ndėrmarrja bujqėsore shtetėrore ‘Gjergj Dimitrov’’, jepen emrat e banorėve tė vendit: ‘beratasit, elbasanasit, kolonjarėt, korēarėt, labinotasit, mirditasit, myzeqarėt, partizanėt (!), shkodranėt, vlonjatėt’. ‘Zėri i Popullit’, ‘Sporti popullor’; pėr festat jepet ‘1 Maji, 7 Nėntori, 29 Nėntori’ por – sado e pabesushme qė mund tė tingėllojė – mungon si festė ’28 Nėntori’!

Nuk thonė kot qė dreqi shquhet tek imtėsitė. Kjo shihet edhe ma qartė nė ‘Treguesin e shembujve tė pėrdorur’ nė Projektin 1967. Asnjėherė nuk pėrmendet Kosova, Hora e Arbėreshėve, Katanxaroja, Prishtina, Prizreni, Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga, Ulqini, Janina, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Fusha e Kosovės, Rrafshi i Dukagjinit, Lidhja e Prizrenit, Gryka e Rugovės, Gryka e Kaēanikut, ‘Rilindja’, ‘Fjamuri i Arbėrit’, ‘Universiteti i Prishtinės’, ‘arbėreshėt’. Por janė fjalėt ‘jugosllav’ dhe ‘Jugosllavi’. Me asnjė fjalė tė vetme nuk jepet shenjė se ky projekt synonte tė ishte mbarėshqiptar. Autorėt (e ma shumė: autori) mjaftoheshin me pjesėn mbrenda kufijve administrativė, si duket, tue mos pasė kurrfarė shprese se kjo do tė kalonte atje pa kėrkesa pėr plotėsime e ndryshime, e sidomos, tue pasė parasysh Ortografinė e vitit 1964 tė botuar nė Prishtinė. Kostallari nuk ka mujtė me paramendu qė ata qė e shkrunė Ortografinė 1964 kanė me ndėrru kursin pa ma tė voglėn vėrejtje.

XIV

Ndodhi, megjithatė, ajo qė Tirana zyrtare e kohės nuk e priste. Me 22 e 23 prill 1968 u mbajt njė tubim nė Prishtinė rreth Projektit 1967 tė Tiranės dhe mbas kėsaj u shkrunė ‘Konkluzat e konsultės gjuhėsore tė Prishtinės’ me 9 (nėntė) pika. Nė pikėn gjashtė thuhet: ‘Vetė Projekti, nė disa pika, ka nevojė tė shqyrtohet mė me kujdes dhe vėrejtje tė argumentuara dhe shkencėrisht tė arsyetuara, mund tė jenė vetėm tė dobishme.’ Kurrė nuk u dit se ēfarė ndodhi me ndonjė ‘shqyrtim’ apo ‘vėrejtje tė argumentuar’. Nė Tiranė, nga kėto nėntė pika, u botunė vetėm gjashtė! Censura enveriste goditi prap.
Pse u bė kthesė kaq e madhe e kaq e shpejtė nė Prishtinė? Sepse u pa se Tirana zyrtare kishte marrė njė drejtim drejt tėhuajsimit gjuhėsor tė tė dy pjesėve tė Shqipėrisė qė nga viti 1945. Nėse do tė lejohej qė kjo aventurė e ēmendur e Tiranės tė kurorėzohej nė kėtė mėnyrė, shqiptarėt nė Shqipėrinė Irredentiste do tė largoheshin edhe ma shumė, kombi shqiptar do tė pėrēahej ndoshta nė mėnyrė tė pariparueshme. Nė mes tė njė kėmbėnguljeje pėr standardin e mėparshėm dhe tėhuajsimit, ata zgjodhėn qė tė mos ndodhte kjo gjė dhe pranunė, pa asnjė vėrejtje, Projektin 1967. Prandej, qysh nė kėto Konkluza, nė pikėn tre thuhet Tubimi ‘njeh njėzėri si gjuhė tė veten letrare gjuhėn letrare tė vendit ėmė.’ Dhe nė pikėn katėr i vihet kapaku: ‘…porsa tė aprovohet dhe tė marrė formėn zyrtare nė Republikėn e Popullore tė Shqipėrisė, do tė zbatohet.’ Pra, kjo punė mori fund. Tash, delegatė tė kėtillė qė kishin pranu gjithēka, ishin tė gatshėm dhe mund tė ftoheshin nė Kongresin e Miratimit Zyrtar.

Pėrmbysja e vitit 1945 dhe Projekti 1967 miratohen me 1972

XV

Nė Kongresin e Drejtshkrimit, i cili u mbajt me 20-25 nėntor 1972, nuk u bė asnjė fjalė pėr gegėrishten apo elbasanishten, gjuhėn e maparshme standarde shqipe. Derisa nė Komisinė Letrare Shqipe, flitej pėr efektet e ēdo vendimi pėr gegėrishten e toskėrishten, nė Kongresin e Drejtshkrimit, kurrė nuk u zu nė gojė, jo vetėm gegėrishtja, por as gjuha standarde e elbasanishtes e cila pėrdhunisht qe hedhė menjanė, pa kurrfarė debati paraprak. U paraqitėn disa skema grafike boshe rreth kinse konvergjimit tė dy dialekteve por me asnjė provė konkrete. Disa veēori qė toskėrishtja i kishte marrė qysh mė herėt nga gegėrishtja, paraqiteshin si efekte konvergjimi (Janet Byroni).

Ēdo vendim qė u mor me 1972 kishte tė bėnte me toskėrishten. Prandej nė kėtė kongres u bė normalizimi i toskėrishtes dhe zyrtarizimi i saj edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė Administrative, sepse mbrenda saj ajo kishte nisė qysh me 1945. Megjithatė, nė punėn e njė organizimi tė njė kongresi pėr toskėrishten nuk ka asgjė tė keqe deri kur kjo punė pretendohet tė paraqitet si akt i ‘njėsimit tė shqipes’. Identifikimi i toskėrishtes me gjithė shqipen asht pretendim i tepruar. Njėsim tė shqipes nuk pati, fatkeqėsisht. Pati pėrmbysje, ēstandardizim tė elbasanishtes dhe vendosje e njė dialekti tė ri, dialekti tė toskėrishtes, si bazė e standardit tė shqipes. Rolin kryesor nė Kongres e lujti jo aj qė pritej tė ishte pėr nga pėrgatitja profesionale, le tė thomi njė Selman Rizė apo njė Eqrem Ēabej, por njė pinjoll i ri i epokės sė re staliniste, Androkli Kostallari, aparatēik i sistemit enverist. Selman Riza, ishte i internuar nė Berat, pa tė drejtė fjale publike e botimi. Eqrem Ēabej ishte i detyruar m’iu nėnshtru njerėzve qė profesionalisht ishin shtatė pashė nėn tė, pas presioneve dhe sulmeve qė i ishin bė edhe atij disa vite ma parė. Prej pjesėmarrėsve tė tjerė shumica ishin dhe mbetėn persona anonimė edhe sot, pa ndonjė vepėr tė vėrejtshme nė gjuhėsinė shqipe, mėsues katundesh e qytetesh, drejtorė institucionesh, shkrimtarė, kritikė etj., pa kurrfarė peshe e rėndėsie nė historinė gjuhėsisė shqiptare. Pėr me qenė ironia ma e madhe shumica e tyre mbetėn pa e mėsu kurrė, me shkru drejt e pa gabime , ‘gjuhėn e unisuar letrare’ pėr tė cilin kishin votu nė Kongresin e Drejtshkrimit.

Nė ‘Drejtshkrimin’ e vitit 1973 provincialistėt e bunkerit stalinist bėhen pak ma zemėrgjėrė. Vetėdijesohen se paska shqiptarė jashtė Republikės sė Shqipėrisė, dhe paska gjuhė shqipe jashtė saj. Por edhe kjo duket se asht bė me njė nguti e koprraci. Hyn fjala ‘kosovarė’, ‘Bjeshkėt e Namuna’ bėhen ‘Bjeshkėt e Nemuna’. Dikujt – ma nė fund – i kujtohet se ka edhe njė festė qė quhet ‘28 Nėntori’, vjen dhe njė shkollė qė quhet ‘Bajram Curri’! ‘Kooperativa ‘Gjergj Dimitrov’ bėhet ‘Ylli i kuq’, jepet ‘poema ‘Prishtina’’, pastaj u kujtohet se paskėsh dhe njė gazetė qė quhet ‘Zėri i Arbėreshėve’, shfaqet ‘Rrafshi i Dukagjinit’. Dhe kėtu mbaron zemėrgjėrėsia e vitit 1972 me fjalė qė lidhen me pjesė jashtė Shqipėrisė Popullore Socialiste nė krahasim me Projektin 1967. Bereqat-versėn! Provincialistėt e Partisė sė Punės – qė synonin tė pėrhapnin komunizmit nėpėr gjithė globin! – kishin mujtė mos me i shtu edhe kėto!

..............................................

Agim Morina

http://plisi.org/gjuhsi/histori-standardizimit-shqipes/
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 11-09-2016, 18:49   #8
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Drejtorit Te Institutit / Sekretarit te Partise

I NDERUARI SHOKU
Drejtor i Institutit te Historise dhe Gjuhesise
Sekretar i organizates baze

Ne mardheniet e punes qe kam me E.Cabejne dhe M.Domin , ka lindur nje kontradikte,mbi te cilen po ju njoftoj ketu poshte, dhe per zgjidhjen e se ciles pres ndihmen t`Uaj.

Prof. E.Cabej vazhdon te me behet padrejtsisht pengese per botimin me kohe te punimit mbi Rasat prej 208 faqesh.
N`anen tjeter , ne cilesine e pergjegjesit te sektorit, shoku M.Domi po tregon gjithnji e me shume tolerance ndaj pretendimit te prof. E.Cabejt per te shtyre ende me tej diskutimin e dy shtojcavet te punimit te siperm.
Ka 7 jave qe anetarevet te sektorit u eshte perndare teksti i shtojcavet prej gjithsejt vetem 68 faqesh.Prandaj ata me ne fund jane bere gati per diskutimin perkates - me perjashtim te E.Cabejt , i cili ne mbledhjen e fundit te Keshillit Shkencor pretendoi :

se dy shtojcat e punimit te siperm qenkan "nje invektive personale" kunder atij;
se atij afati i deritashem i paska qene i pamjaftueshem per t`iu pergjigjur kesaj "invektive" ; dhe
se atij ky afat iu dashka zgjatur me tej , meqe edhe une paskam kerkuar 10 muaj per te recensuar "Buzukun".

Por asnjeri nga keta tre pretendime nuk i qendron dot kritikes :

1) Dy shtojcat nuk jane "nje invektive personale" kunder prof. E.Cabejt ,
sepse invektive don te thote . "ligjerate agresive kunder nje personi te caktuar" , e
per pasoje " kunder nje personi si person".
Perkundrazi dy shtojcat jane dy kritika ( verte dermuese pernga brendia objektive , por
dignitoze per nga paraqitja formale) :

Ne nje ane te disa tezave te Bopit , Majerit , Pedersenit dhe Sandfeldit , te cilat ne vetevehte jane verte te pambrojtshme , por te cilat prof. E.Cabej (per shkak te prirjes se tij drejt mbivleresimit te pakursyer te albanologeve te huaj) i ka miratuar pakritikshem ; e n`anen tjeter te disa tezave te vete prof. E.Cabejt , te cilat ky i fundit (per nje shkak ose per nje tjeter)
do t`i kete improvizuar pathellueshem , dhe te cilat ne shumicen e tyre nuk i takojne asnjerit nga tre specialitetet e "ngushte" te prof. E.Cabejt dmth komparativistikes indoevropiane ,
parahistorise se shqipes dhe fjalorit etimologjik.
Permeteper une vete ( qe nuk do t`isha afirmuar si kritik gjuhesor ne rritje te vazhdueshme , sikur te mos isha kalitur si autokritik gjuhesor e jo vetem gjuhesor) kam prure bindje se dy shtojcat do te hyjne ne fondin e arte te kritikes gjuhesore shqiptare.

Simbas meje , shtojcen e pare : Kritike disa tezave te prof. E.Cabejt mbi kriteret e periodizimit te historise se gjuhes shqipe te gjithe historianet t`ane do ta vleresojne pozitivisht , jo pa vene
buzen ne gaz ose tundur koken per disa cfacje (jo gjithaq te rastit) shkurtesie e madje miturie arsyetimi ne tekstin e autorit te kritikuar.

Gjithashtu simbas meje , shtojcen e dyte : Kritike e disa tezave qofte te miratuara qofte te drejtuara prej prof. E. Cabejt mbi zhvillimin historik te rasavet te zhdrejta ne gjuhen shqipe
te gjithe gjuhetaret t`ane nuk do ta miratojne gjallerisht , por do ta brohorisin me entusiazem :

a) si nje rivleresim verte te pjesshem por te rendesishem te perpjekjevet te bera dhe rezultatevet te arritur nga Konstantin Kristoforidhi dhe Sami Frasheri ne trajtimin gramatikor te gjuhes shqipe;

b) si nje reagim sa te peshuar aq te vendosur kunder cdo qendrimi pamjaftesisht kritik ndaj
tezavet te vecanta te albanologeve te huaj ; dhe

c) si nje manifest verte pa fraza por jo pa fakte te pamvaresimit perfundimtar te albanistikes vendase nga tutela here mpirese here corientuese e indoeropianisteve jo-vendas , e per pasoje
si nje kontribut me rendesi kombetare per te cliruar ndergjegjen e shkencetarevet shqiptare nga cdo mbeturi kompleksi inferioriteti kundrejt kolegevet te tyre te huaj.

2) Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Shkencor prof. E.Cabej pretendoi se karakterin e dy shtojcavet si "nje invektive personale" kunder atij e provuaka deri edhe titulli i tyre :
"Kritike e disa tezave te prof. E.Cabejt mbi etj".
Por neqoftese ky karakter "personalisht invektival" i dy shtojcavet eshte kaq evident , atehere perse prof. E.Cabejt iu dashkan me shume se 7 jave per te vertetuar nje karakter te ketille ?

Them : per te vertetuar nje karakter te ketille; sepse me t`u vertetuar nje karakter i ketille , dy shtojcat do te beheshin automatikisht te pabotueshme nga Universiteti Shteteror i Tiranes.
Prandaj ketu nuk mund te mos shtrohet pyetja :

Kur ne nje ane karakteri "personalisht invektival" i dy shtojcavet qenka kaq evident , e n`anen tjeter kur te gjithe perberesit tjere te sektorit jane bere gati per diskutimin e Shtojcavet , atehere prof. E.Cabej perse ngulmon kaq fort per shtyrjen e metejshme te ketij diskutimi ?
Simbas meje njeriu kesaj pyetjeje nuk mund t`i pergjigjet ndryshe vecse keshtu :

Me kete rast prof. E.Cabej nuk beson as ne kompetencen shkencore as ne objektivitetin vleresues te bashkeperberesvet te Sektorit e per pasoje me kete rast prof. E.Cabej
bashkeperberesvet te Sektorit nuk u njeh as te drejta te barabarta as pergjegjesi te barabarte.

Por ky mosbesim dhe kjo mosnjohje jane te paperligjshem , e madje te paligjshem.
E madje te paligjshem , sepse nuk eshte e lejueshme qe dy shtojcat prof. E.Cabej t`i vleresoje
e karakterizoje nga pozitat e personit privat , e per pasoje me lirine e reagimit dhe te drejten e
cfryrjes si autor i prekur ne amurproprin e hipertrofizuar.
Perkundrazi kete vleresim dhe karakterizim te dy shtojcavet prof. E.Cabej duhet ta beje si gjithe tjeret dmth. nga pozitat pikerisht te bashkeperberesit te Sektorit te Gramatikes , e per pasoje me ndjenjen e pergjegjesise dhe detyren e vetepermbajtjes te nepunesit shteteror.

3) Ne perbefte presedan fakti se une paskam kerkuar 10 muaj per recensimin e "Buzukut" prej rreth 700 faqesh te prof. E.Cabejt , atehere per t`iu pergjigjur "invektives" prej 68 faqesh te S.Rizes prof. E.Cabejt i takon me pake se 7 jave.


Permbyllje

Ketu e 5 muaj me pare , duke cilesuar ne nje mbledhje te Keshillit Shkencor si ende te pabotueshem nje punim , te cilin perkundrazi Sektori i tij atehere me e kishte vleresuar si krejt gati per t`u dhene ne shtyp , prof. E.Cabej (nuk them : beri nje turp te pare,por them) beri nje shperdorim te pare.
Ne te njejten mbledhje te te njejtit Keshill , duke insinuuar se ne kete punim une kontributet e tij mbi te njejten tematike i paskam kaluar ne heshtje , sepse une aty paskam plagiuar disa ide te tija , e per pasoje tek nje pjese e anetarevet te Keshillit duke krijuar keshtu pershtypjen e rreme se une qenkam nje punues i pandergjegjshem e madje i padenje prof. E.Cabej (nuk them : beri nje turp te dyte,por them) beri nje shperdorim te dyte.
Pres qe nderhyrja e Juaj prof. E.Cabejne ta shpetoje (nuk them nga turpi i trete,por them) nga shperdorimi i trete dmth nga cfrytezimi i tolerances se shokut M.Domi per te shtyre ende me tej diskutimin ne Sektor te dy shtojcavet.

Tirane : 24 / VI / 1963
Me nderime ,
Selman Riza , Punues i Sektorit te Gramatikes



(Marre nga R.Ismajli : "Pasionet Dhe Pesimet e Selman Rizes ", 2009 Prishtine,f 320-322)
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 22-09-2016, 17:42   #9
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Me rastin e 100-vjetorit tė lindjes
FJALĖ KUJTIMI E NDERIMI PĖR PROF. SELMAN RIZĖN
Nga Prof. Emil Lafe
[email protected]

Prof. Selman Rizėn pėrpara se ta njihja nga afėr gjatė viteve tė punės nė Institutin e atėhershėm tė Historisė dhe tė Gjuhėsisė, e kam njohur nėpėrmjet shokėve qė kur isha student. Nė vitin e tretė tė Fakultetit (1957-1958) ne, studentėt e degės sė gjuhės shqipe, duhej tė hartonim edhe nga njė temė vjetore nėn udhėheqjen e njė pedagogu. Dy-tre studentėve tė kursit tonė u takoi ta kishin temėn vjetore me prof. Selman Rizėn, e ndėr ta edhe shoqes sime tė ardhshme tė jetės, Virgjini Lubonja. Me prof. Selman Rizėn nuk kishim bėrė ndonjėherė mėsim dhe nuk e njihnim nga afėr.

Ai jepe lėndėn e morfologjisė nė degėn e gjuhėve tė huaja, kurse nė degėn e gjuhės dhe letėrsisė shqipe kėtė lėndė e jepte prof. Shaban Demiraj. Pėr temat vjetore nuk kishte vlerėsim me notė, vetėm se punimi pėrkatės duhej dorėzuar nė katedėr para se tė fillonte sesioni i provimeve tė verės. Ndryshe nuk lejoheshe tė hyje nė provime. Ne, studentė e tjerė, morėm temat dhe disa udhėzime tė shkurtra nga pedagogėt dhe u takuam me ta nė fund, kur u dorėzuam atė qė kishim shkruar. Ata qė kishin punė me prof. Selman Rizėn, pėrkundrazi, duhej tė paraqiteshin tek ai herė pas here me materialin qė kishin punuar sipas udhėzimeve tė tij. Dhe duhej tė ishin tė pėrpiktė nė ditėn e orėn e caktuar. Prof. S. Riza ishte tepėr kėrkues, e ndiqte ecurinė e punimit tė temės nė vijimėsi dhe njė student i rregullt nuk mund t’i lejonte vetes qė ta shkelte me tė.

Ai e bėnte studentin tė kuptonte se ky punim i thjeshtė vjetor nuk ishte njė angari e bezdisshme, as njė formalitet, po njė provė e detyrueshme dhe e pashmangshme pėr tė njohur sa i aftė do tė jesh pėr tė ecur mė tej me kėmbėt e tua, pėr tė shkruar diēka nė mėnyrė tė pavarur. Prandaj edhe Virgjinia e mori shumė seriozisht temėn “Studim krahasor i formimit tė shumėsit tė emrave e tė mbiemrave” dhe ndoqi udhėzimet e profesorit. Studioi sipas udhėzimeve tė tij krerėt pėrkatės te gramatikat e hartuara nga Sami Frashėri, Anton Xanoni, Ilia Dilo Sheperi, Osman Myderrizi, Kostaq Cipoja dhe nė dispensėn “Morfologjisė sė gjuhės shqipe” tė prof. Sh. Demirajt, qė e kishim si tekst bazė nė Fakultet.

Virgjinia punoi sistematikisht e me kujdes, gjithnjė me merakun e me shqetėsimin e njė vajze se si do ta vlerėsojė profesori atė punim modest. Kur prof. S. Riza e thirri pėr t’i kthyer fletoren e punimit, i shqiptoi mendimin e tij, tė formuluar me shkrim nė mėnyrė disi tė pazakonshme pėr ne, por qė shprehte qartė njė vlerėsim pozitiv e trimėrues:
“Punim i punuar me kujdes, i komponuar nė mėnyrė tė qartė, i pajosur me lėndė tė mjaftueshme, i pėrcjellur me disa konstatime jo pa interes; e pėr pasojė punim pėr tė cilin besonj se do tė ju ketė shėrbyer si njė pėrgatitje e pėrshtatshme qė vitin e ardhshėm tė dilni me njė tjetėr mundėsisht mė tė thelluar e mė me vulė personale.”

Por atėherė viti i katėrt mbyllej me provime shteti, nuk kishte filluar ende praktika e mbrojtjes sė diplomave. Kėtė fletore Virgjinia e ruajti me kujdes mė fort si kujtim tė kėtij shėnimi nga dora e prof. S. Rizės, sesa si sprovėn e saj tė parė pėr njė temė shkencore.
Pas pėrfundimit tė studimeve mė 1959 u emėrova nė sektorin e gramatikės tė Institutit tė Historisė e tė Gjuhėsisė, ku qe mbledhur elita e shkencave filologjike shqiptare. Nė Institut punonin atėherė Aleksandėr Xhuvani, Eqrem Ēabej, Selman Riza, Osman Myderrizi, Mahir Domi, Anton Krajni, Pashko Geci dhe studiuesit e rinj Androkli Kostallari e Spiro Floqi, qė kishin kryer studimet nė Moskė para 4-5 vjetėsh. Qe njė mjedis qė tė impononte disiplinė, seriozitet, kėrkesė. Por nė mėnyrė tė veēantė neve mė tė rinjve na bėnte pėrshtypje tė thellė personaliteti i prof. Selman Rizės.
Ato qė thuheshin gojė mė gojė pėr vullnetin dhe zellin e tij tė pakrahasueshėm, kur kishte qenė student i Liceut tė Korēės, bėheshin plotėsisht tė besueshme pėr ne qė e shihnim nė punė e sipėr.

Nėse mund tė thuhet qė Selman Riza ka adhuruar ndonjė Hyjni nė jetėn e vet, emri i saj ėshtė Hyjnia e Punės. Ai ishte tėrė gjallėri dhe vullnet pėr punė, armik i rreptė i plogėshtisė e i limontisė. Qė i mitur qe bėrė i vetėdijshėm se popullit shqiptar i duhet tė punojė dyfish e trefish qė t’u afrohet shokėve tė botės sė qytetėruar. Dhe vetė e dha shembullin duke i mbaruar shkollat para afatit dhe me rezultatet mė tė larta, duke kryer dy fakultete njėherėsh brenda njė periudhe studimi. Gjėja qė i dhimbsej mė shumė, qe koha e humbur pa punė, pa mendim. Nė tryezėn e tij tė shkrimit mbante gjithmonė pėrpara orėn e xhepit. Dukej se me tė kontrollonte ecurinė dhe ritmin e punės sė pėrditshme. Asnjėherė nuk kėrkonte rrethana pėr t’u shfajėsuar para vetes pėr mospėrmbushjen e ndonjė plani shkencor.

Ēdo mėngjes e shihja qė vinte plot gjallėri e optimizėm nė zyrė dhe largohej pastaj me qetėsinė shpirtėrore tė njeriut qė e ka kryer detyrėn. Nė vitin 1963, pėr fat tė mirė mjaft shpejt, mė erdhi radha edhe mua, sipas praktikės sė asaj kohe, tė merrja nga qendra e punės njė banesė nė rrugėn e Durrėsit pėr familjen time tė re dhe tė lija konviktin. Mėngjeseve, duke shkuar pėr nė Fakultet (atėherė Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė ndodhej nė ndėrtesėn e Fakultetit tė Historisė e tė Filologjisė) herė-herė takohesha me prof. Selmanin, qė dilte nga rruga “Mine Peza”, dhe e bėnim rrugėn bashkė. Nė kėto raste pėr mua kishte filluar dita e punės qė rrugės.

Kundėr pėrshtypjes sė jashtme, prof. S. Riza ishte i afrueshėm me ne tė rinjtė, na nxiste pėr diskutime, na shtronte pyetje, qė nuk ishin tė thjeshta. Njė ditė mė dėrgoi nė Bibliotekėn Kombėtare pėr tė kopjuar me dorė nja dy faqe nga libri i Emile Legrandit “Bibliographie Albanaise”. Me atė rast mora nė dorė pėr herė tė parė librin e kėtij bibliografi francez. Nuk i kam quajtur asnjėherė angari punėt ndihmėse qė mė kanė dhėnė profesorėt e mi. Ca kohė mė parė Aleksandėr Xhuvani mė kishte dhėnė t’i nxirrja parafjalėt nga veprat e Pjetėr Budit dhe me atė rast lexova Budin. S. Riza e dinte mirė se unė atėherė nuk kisha bėrė asnjė orė mėsim frėngjisht, po edhe unė e dija mirė se me kė kisha tė bėja, prandaj i hapa sytė katėr qė tė mos bėja gabime. I dorėzova fletoren dhe prita. Pasi e lexoi, erdhi tek unė dhe mė tha me njė buzėqeshje pėrgėzuese se nuk kisha bėrė asnjė gabim, as nė theksat!

Nė verėn e vitit 1960 prof. Mahir Domi mė ngarkoi tė bėja njė ekspeditė dialektologjike dhe tė shkruaja njė monografi pėr njė tė folme. Ai e kishte shumė pėr zemėr dialektologjinė. Njė punim dialektologjik ėshtė rruga mė e pėrshtatshme pėr tė hyrė nė problemet gjuhėsore tė shqipes. Albanologė si H. Pederseni, G. Vajgandi, M. Lamberci, K. Taljavini, V. Cimohovski, po edhe vetė E. Ēabej, I. Ajeti e kanė filluar nga dialektologjia. Prof. M. Domi mė propozoi tri krahina: Prezėn (Tiranė), Shllakun (Shkodėr) dhe Nikaj-Mėrturin (Tropojė). Unė, atėherė 22 vjeē, zgjodha mė tė largėtėn, Nikaj-Mėrturin, me pėrfytyrimin romantik se nė viset e largėta fshihen dukuri mė interesante. Udhėtimi dhe qėndrimi im nė Nikaj-Mėrtur nė korrik 1960, bashkė me dy studentė tė huaj dhe njė shqiptar, ėshtė njė histori mė vete. Nikaj-Mėrturi i takon nga ana etnografike, po edhe gjuhėsore, Malėsisė sė Gjakovės. Unė pėrfytyroja se edhe profesori im nė mjedisin e tij familjar tė Gjakovės, ka pasur afėrsisht po atė dialekt amtar.
Prandaj njė ditė, duke diskutuar me tė pėr njė dukuri tė asaj sė folmeje, guxova e i thashė: “Ju profesor shumė e keni thyer gjuhėn!” Pėr habinė time S. Riza reagoi me vrull, duke mė thėnė se jo vetėm e kishte thyer, po e kishte dėrrmuar, e kishte copėtuar ... etj.etj. fjalė si kėto, qė nga hutimi nuk arrita t’i mbaj mend. Si axhami qė isha atėherė, kujtoja se “tė thyesh gjuhėn” do tė thotė tė fitosh shprehi tė reja gjuhėsore, shumė tė dallueshme nga dialekti amtar, afėrsisht si p.sh. tė thyesh njė shkop e ta bėsh dy a katėr copa! Por pas atij reagimi vrava mendjen dhe i dhashė tė drejtė profesorit. Tė thyesh gjuhėn nė tė vėrtetė do tė thotė qė gjithė duke ruajtur karakteristikat themelore tė sė folmes sė vendlindjes, tė fitosh edhe disa tipare tė njė mjedisi tjetėr gjuhėsor. Me njė fjalė “thyerja” ėshtė njė ndryshim i lehtė, jo rrėnjėsor. Tė thyesh urinė do tė thotė tė kesh futur diēka nė gojė, p.sh. ndonjė biskotė a ndonjė pemė, para orės sė zakonshme tė drekės a darkės, por jo tė kesh ngrėnė sa tė mos kesh mė uri; tė thyesh njė ngjyrė (p.sh. kur lyejmė shtėpinė) do tė thotė t’i hedhėsh pakėz nga njė ngjyrė tjetėr (p.sh. qė tė mos jetė krejt e bardhė, po tė dalė pak si nė qumėsht). Prof. Selmani nuk kishte bėrė kėtė “thyerje” me “gjuhėn” e tij gjakovare. Ai me tė vėrtetė qė e kishte “dėrrmuar, copėtuar... etj.” Dhe jo vetėm ai. Pėr brezin e tij, pėr brezin tim, po edhe pėr brezin e sotėm pėrgjithėsisht, gjuha letrare ose letrarishtja e pėrbashkėt, siē thoshte prof. S. Riza, nuk vjen nga qumėshti i nėnės, po nga goja e mėsueseve, nga librat e shkollės, nga radioja, televizioni filmi, teatri, nga jeta aktive shoqėrore.

Prof. Selman Riza u kthye nga Kosova pranė familjes nė Tiranė nė fund tė vitit 1955 dhe filloi punėn nė Institutin e Shkencave. Brenda 10-12 vjetėsh prof. Selman Riza hartoi njė varg monografish themelore pėr morfologjinė e shqipes sė sotme e pėr morfologjinė historike. Nuk mund tė shtoj diēka tė re pėr vlerėn shkencore tė tyre nga sa janė thėnė mė parė prej tė tjerėve. Ajo qė dua tė vė nė dukje kėtu, ėshtė e reja qė solli prof. Selman Riza nė jetėn e sektorit tonė dhe nė mėnyrėn e trajtimit tė problemeve. Kjo e re ishte fryma kritike, aq e theksuar nė punimet e tij, saqė ai e ka quajtur veten edhe kritik gjuhėsor. Por kjo nuk ishte thjesht njė kritikė pėr kritikė. Prof. S. Riza para se tė pėrvishej pėr tė hartuar studimin e tij, shtronte mbi tryezėn e punės tė gjitha trajtesat e mėparshme pėr atė temė dhe me bisturinė e mprehtė tė parimeve shkencore e tė arsyetimit logjik bėnte anatominė e tyre. Vlerėsonte tezat e shėndosha, racionale dhe flakte ato qė nuk i qėndronin kritikės sė tij shkencore aq tė argumentuar. Mbi kėtė bazė bėnte pėrgjithėsimin shkencor tė gjendjes sė deriatėhershme tė studimit tė asaj teme dhe pastaj fillonte tė ngrinte ngrehinėn e punimit tė tij sipas njė shestimi tė arsyetuar mirė.

Ai nuk ishte vetėm kritik, por po aq edhe autokritik. Hiqte dorė vetė nga njė tezė kur gjente mė shumė argumente nė tė mirė tė njė teze tjetėr. Njė mėngjes, duke diskutuar rrugės, mė pati thėnė se tre-katėr muaj pas botimit tė veprės sė njohur “Tri monografina albanologjike” (1944), kishte hequr dorė vetė nga teza e tij pėr pangegėnishten letrare qė donte tė themelonte. Nė mendimin e gjuhėtarėve shqiptarė ēėshtja e formimit tė njė letrarishteje shqipe tė pėrbashkėt ka qenė gjithnjė temė qendrore, ose, pėr ta thėnė mė mirė me atė qė ka shkruar S. Riza pėr veten e vet, ai e ka pasur kurdoherė mendjen nė pėrgjim dhe shpirtin pezull pėr t’i gjetur kėsaj ēėshtjeje njė zgjidhje. Nė periudhėn ndėrmjet dy luftėrave nė Shqipėri kishte njė toskėrishte letrare pak a shumė tė njėsuar, ndėrsa gegėrishtja letrare nuk kishte arritur tė njėsohej. Administrata e shtetit pėrdorte njė “dialekt zyrtar” ose njė “burokratishte” tė mbėshtetur nė dialektin e Shqipėrisė sė Mesme, ashtu siē ishte vendosur me urdhrin e Kryeministrisė tė 13 janarit 1923.

Me monografinė “Ēeshtja gjuhėsore” prof. S. Riza kishte nuk kishte synuar tė zgjidhė problemin e shqipes letrare tė pėrbashkėt, por vetėm tė sajojė njė gegėrishte letrare diku fare tė njėjtė dhe diku drejtė pėr drejtė tė gjegjshme me toskėrishten letrare. Filli i kuq qė e pėrshkon kėtė monografi ėshtė theksimi i unitetit etnik dhe i njėjtėsisė gjuhėsore ndaj dualizmit dialektor. Gjithsesi monografia e tij pėr gjuhėn letrare ka analiza e vėzhgime shumė tė mprehta e tė drejta, qė nuk kanė gjetur vend sa duhet nė diskutimet e zhvilluara rreth kėsaj teme.

Nė punimet qė shkroi e botoi nė Tiranė nga viti 1956 e deri nė fund S. Riza zgjodhi vetė tė shkruante njė toskėrishte letrare me disa elemente tė kohės sė Rilindjes (kishte njė vlerėsim tė lartė pėr punėn e Sami Frashėrit si krijues i normės letrare tė toskėrishtes dhe pėr veprimtarinė e F. Konicės e tė F. Nolit si zhvillues tė saj). Duhet pasur parasysh se nė atė kohė nė botimet e Institutit tė Shkencave (dhe mė pas nė Institutin e Historisė e tė Gjuhėsisė) pėrdorej lirisht gegėrishtja. Kanė shkruar gegėrisht secili sipas mėnyrės sė vet jo vetėm studiuesit e brezit tė vjetėr, si Osman Myderrizi, Anton Krajni, Pashko Geci, Rrok Zojzi etj., po edhe mė tė rinjtė, si Bahri Beci, Mehmet Ēeliku etj. Nė kėtė kuptim them se prof. S. Riza zgjodhi vetė tė shkruante nė toskėrishten letrare me njė normė drejtshkrimore e gramatikore tė arsyetuar prej tij, qė mund tė bėhet temė e njė disertacioni. Gjendja ndryshoi vetėm pas Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės (prill 1968), qė vendosi tė zbatojė menjėherė Projektin e drejtshkrimit tė botuar njė vit mė parė nė Tiranė. Atėherė edhe tek ne u bė pa kuptim praktika e kėtij “liberalizmi gjuhėsor”.

Veprat e prof. Selman Rizės kanė njė shprehje gjuhėsore tė veēantė, me mjaft risi nė fjalor, nė mėnyra tė thėni e nė ndėrtimin e frazės, qė janė pėrhapur edhe te studiues tė tjerė. Por kryesorja ėshtė rreptėsia e arsyetimit, logjika e brendshme dhe saktėsia e shprehjes. Diskutimet e tij nė sektor pėr punimet e kolegėve, vėrejtjet qė bėnte, kanė qenė pėr mua njė shkollė mė vete. Duke shkruar ndonjė artikull, kontrolloja veten se mos nuk e kisha shprehur saktė mendimin, pyesja veten se ē’vėrejtje mund tė mė bėnte prof. S. Riza kur ta lexonte, dhe e rishkruaja nga e para gjithė paragrafin. Duke punuar nė ato vite pranė profesorėve tė mi, mė pėrshkonte shpesh ndjesia sikur tė kisha pas shpinės syrin e tyre vėzhgues, qė mė thoshte: “jo, kėtė nuk e ke mirė!” Dhe mė i rrepti mė dukej S. Riza. Ai mė ka bėrė tė kuptoj se sa e vėrtetė ėshtė thėnia: “kalemi rėndon mė shumė se kazma”, qė e kisha dėgjuar kur isha nxėnės dhe nuk arrija tė kaloja nga kuptimet konkrete tė fjalėve tė veēanta te domethėnia e kėsaj shprehjeje.

Prof. S. Riza u mor intensivisht me autorėt e vjetėr dhe me shumė entuziazėm punoi pėr tė ndėrtuar kursin special dhe tekstin pėrkatės pėr pesė autorėt mė tė vjetėr tė gjuhės shqipe: Buzuku, Matranga, Budi, Bardhi e Bogdani. Punoi me njė pasion tė habitshėm pėr tė ndėrtuar tekstin “Pesė autorėt mė tė vjetėr tė gjuhės shqipe. Krestomaci thjeshtė gjuhėsore”, qė u shtyp si dispensė (1961). Teksti tjetėr “Pesė autorėt mė tė vjetėr nė gjuhėn shqipe”, tė cilin e kishte paralajmėruar qė mė 1961, nuk arriti tė botohej sa kohė autori i tij ishte punonjės i Institutit. Ai u pėrgatit pėr botim nga prof. Ali Dhrimo dhe u botua mė 2002. Prof. S. Riza edhe nė kėtė fushė u shfaq krijues dhe kritik. Mjafton tė pėrmendim analizėn kritike qė u ka bėrė dėshmive tė tėrthorta pėr mundėsinė e qenies sė njė tradite shkrimi parabuzukiane dhe pėrfundimin e tij se themelvėnėsi historik i shqipes sė shkruar, krijuesi i traditės shkrimore kombėtare ėshtė Gjon Buzuku. Te vepra e kėtij autori, me gjithė mangėsitė e shumta gjuhėsore qė i vinte nė dukje, S. Riza shihte njė heroizėm kulturor dhe bėnte njė paralele mbresėlėnėse: Kundrejt lavdisė sė Gjergj Kastriotit nė historinė e popullit shqiptar qėndron madhėria e Gjon Buzukut nė historinė e kulturės shqiptare. Duke e rifilluar kėtė kurs para disa vjetėsh nė degėn e gjuhės shqipe, kam dashur jo vetėm tė pėrmbush synimin e kėsaj lėnde pėr formimin e specialistėve tė ardhshėm tė gjuhės shqipe, po edhe tė shpreh nderimin tim pėr mjeshtrin qė mė pėrudhi nė studimin e autorėve tė vjetėr.

S. Riza ishte njė qytetar aktiv dhe optimist pėr zhvillimin e vendit. Ai kishte besim te energjitė pozitive tė popullit tė vet. Nė fillim tė viteve ’60, prishja e madhe me Moskėn dhe dalja e Shqipėrisė nga kolkozi sovjetik pėrkėdhelėn sedrėn kombėtare edhe tė inteligjencies sė vjetėr. Nė atmosferėn e atyre viteve kur lindi kėnga “Pėr ty Atdhe” edhe S. Riza krijoi njė “Pėr ty Atdhe” sipas mėnyrės sė vet, pikėrisht nė veprėn “Pesė autorėt mė tė vjetėr”, qė nuk arriti ta botonte sė gjalli. Ai ka shkruar atje:
“Imperialistėt botėrorė e sidomos ata ballkanikė serbomėdhenj dhe grekomėdhenj kanė bėrė ēmos nė tė kaluarėn (e madje edhe sot e kėsaj dite ata vazhdojnė tė bėjnė gjithēka) me qėllim qė ne shqiptarėt tė na zhvishnin nga ēdo vetėbesim kombėtar, nga ēdo sedėr kombėtare, e pėr pasojė edhe nga ēdo vullnet vetėmbrojtjeje kundėr orvatjeve tė tyre ekspansioniste skllavėruese.
Prandaj edhe objektivi numėr njė i publicistėve e pseudoshkencėtarėve nė shėrbim tė imperializmit botėror e sidomos atij ballkanik serbomadh e grekomadh ka qenė pikėrisht ky qė ne shqiptarėve ndėrgjegjen kombėtare si tė thuash tė na e infektonin nė tė njėjtėn kohė me dy komplekse inferioriteti: me atė tė forcės numerike pretendimisht tė shpėrfillshme dhe me atė tė kulturės kombėtare gjithashtu pretendimisht tė paqenė.

Por njėherė Rilindja jonė Kombėtare me Lidhjen e Prizrenit, pastaj Kongresi i Lushnjės me Luftėn e Vlorės, e mė tėhu ēlirimi i ynė kombėtar pėrfundimtar: kėto tri kundėrgoditje vetėmbrojtėse heroike shqiptare kėtė fushatė imperialiste difamacioni antishqiptar e bėnė mė nė fund jo vetėm kryekėput tė pafuqishme kundėr nesh, por njėherazi edhe pėrsosurisht tė pėrbuzshme prej nesh.”

Ėshtė e dhimbshme tė kujtosh se ē’ furi e verbėr dhe e egėr u ngrit kundėr tij nė vitin 1967. Se tė deshte dhe s’tė deshnin .... – fatin e jo pak shqiptarėve qė vuajtėn pėr kėtė, pati edhe profesori ynė i paharruar Selman Riza, qė prehet nė Panteonin e Viganėve tė mendimit shkencor dhe tė lirisė e tė pėrparimit.

http://www.zemrashqiptare.net/news/i...iz%C3%ABn.html
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 25-12-2016, 13:55   #10
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Shokut Manella Totoni , Sekretar i Sektorit te Gramatikes

Meqenese diskutimit me shkrim te shokut Emil Lafe mbi dy Shtojcat e mia une , per kufizim kohe e detyrim qe te improvizonja , nuk i dhashe dot tere repliken e duhur;
pastaj meqenese verejtjevet te tija une,pa u shpernjohur aspak vertedukshmerine e siperfaqshme,u mohonj katerciperisht vertetesine brendiore e madje seriozitetin brendior;
e me ne fund meqenese me te njejtat verejtje u solidarizuan nje sere shokesh;
per keto arsye lutem qe mundesisht kjo replike e shkruar t`u njoftohet ketyre shokeve, e pastaj te me kthehet.

16.XII.1963
Selman Riza



A. KUNDERVEREJTJE TE PERGJITHSHME

1) Qendrimi i Lafes ndaj Shtojces se dyte qe jo-objektiv.

Mosperfshirjen e kesaj shtojce brenda diskutimit te tij Lafe e motivoi me inkompetencen e
tij per kater nga pese autoret me te vjeter te gjuhes shqipe. Por materialet e cituar ne kete shtojce nga Matrenga,Budi,Bardhi e Bogdani jane te vetemjaftueshem. Si te ketille ata nuk
kerkojne parnjohjen teresore te tekstwevet perkates. Pastaj kjo shtojce trajton formimin parshkrimor te rasavet te zhdrejta ne gjuhen shqipe, e jo pasqyrimin e ketyre rasavet ne tekstet e vjeter.
Me ne fund nga shoket qe diskutuan mbi Shtojcen e dyte cili eshte verte specialist gjuhesor i teksteve te pese autorevet me te vjeter te gjuhes shqipe ?

2) Qendrimi i Lafes ndaj Shtojces se dyte qe jo-korrekt.

Gjithe duke mos perfshire brenda diskutimit te tij brendine e kesaj shtojce,Lafe brenda te
njejtit diskutim perfshiu ne fakt formen e se njejtes shtojce.
Them keshtu,sepse shpermiratimi ngulmues prej atij i menyres se te shprehurit t`im si kritik
gjuhesor do te mbetej krejt arbitrar perkitazi me Shtojcen e pare,se ciles kurrkush seriozisht
nuk mund t`i mohoje minimumin e karakterit akademik.
Pra,menyren e te shprehurit t`im si kritik gjuhesor Lafe e shpermiratoi ngulmueshem mbi
bazen pikerisht te asaj nga dy Shtojcat e mia,brendine e se ciles ai e la jashte diskutimit te tij;
cka simbas meje perben nje shperdorim. Edhe me te vertete,menyra e te shprehurit te nje kritiku jo-idealist domosdo do te kushtezohet pak a shume edhe nga lloji e shkalla e
pasaktesivet prkt. pavertetesivet te tekstit,te cilin ai e ka bere objekt kritike.

3) Edhe diskutuesit tjere shpermiratuan tek une rreptesine e kriterevet kritike, e sidomos
vrazhdesine e menyres se te shprehurit. Por ketij shpermiratimi Lafe ia dha ngjyren e nje denimi te hapte pa asnje rrethane lehtesuese,duke dramatizuar gjendjen e gjeravet e duke me
bere qortime deri te karakterit moral ideologjik sic do te shihet nga numrat 4) e 5).

4) Ne Shtojcen e pare nuk eshte permendur asnje albanolog i huaj;
ne te dyten une jam shprehur ndaj Sandfeld-it me rezerve,ndaj Majerit me mirekuptim,
ndaj Biopit me simpati,ndaj Pedersenit te tezavet simbas meje te pasakta me shpermiratim te vendosur,kurse ndaj Pedersenit te tezavet simbas meje te sakta me miratim te pakursyer.
Duke qendruar keshtu punet,une qortimin qe me beri Lafe per mosmirenjohje ndaj albanologeve te hauj, e gjej te padrejte e te pamatur. Ne paca ndonji fe,kam vetem fene e
mirenjohjes (natyrisht te mirekuptuar); cka nuk do te guxonja te thosha per vete Lafen,se pakti
si diskutues i dy Shtojcave te mia.

5) Duke marre shkas nga cenimet (sic tha shoku J.Ginari,me fort te rastit se te rendit) te
karakterit akademik te kritikes s`ime ne Shtojcen e dyte,Lafe keto cfaqje i cilesoi si nje kthim prapa ne subjektivizmin e dikurshem te kritikes gjuhesore ne vendin t`one.
Tani,kunder ketij cilesimi une do te verenj se arritjen e objektivitetit ne cdo kritike nuk e
kompromiton gjithaq mosdiciplinimi i menyres se te shprehurit sa shume me teper maskimi prapa korrekteses se menyres se te shprehurit i pakorrekteses se operimit me materialet.



B. KUNDERVEREJTJE TE VECANTA

1) Vetem kjo do t`ishte mangut qe historine e nje gjuhe E.Cabej Efektivisht,konsekuentisht,seriozisht ta identifikonte me historine e popullit perkates.
Ne fakt prof. E.C. prej meje eshte kritikuar ne nje ane per shperdorim te nje metafore hiperbolike (qofte vehtjake,qofte te pervehtesuar) mu aty ku prej atij pritej perkundrazi
nje perkufizim i esullte e i mirefillte; e ne anen tjeter per barazimin aspak te pranueshem
te raportit : "gjuhe/histori e gjuhes" :
"Sic e ka populli historine e tij,ashtu edhe gjuha ka historine e saj".

2) Pohimin e Lafes se prof. E.Cabej Tezen vehtjake mbi karakterin parhistorik te epokes parshkrimore te nje gjuhe e paska gjetur " jo edhe te pazbatueshme mbi gjuhen shqipe,
por vetem te pamjaftueshme (S.R. Per zbatim) mbi kete gjuhe", une jam ne pamundesi qe
ta cilesonj ndryshe vecse si nje loder fjalesh joserioze ne nje diskutim serioz.

3) Pyetjes s`ime .
"...ne historine e kultures se njerezimit sa gjuhe te folura nuk paskan qene gjithashtu shume me te hersheme nga te shkruarat perkatese ?"
Lafe iu pergjigj "triumfues" duke u referuar tek gjuhet riolatine.Por ky referim eshte dyfish i pasakte (per te mos thene : dy here i rrem).
Edhe me te vertete riolatinishtet rrodhen nga varianti gojor , i nje gjuhe,konkretisht i gjuhes latine, e cila qysh e prej shekujsh ishte e pjosur me variantin letrar; keshtu qe riolatinishtet ne fakt cfrytezuan sistemin grafik te formes letrare te gjuhes latine.
Ne nen tjeter,nga tere teksti i im del qarte se pyetja e ime u takon vetem gjuhvet "te krijuara"
dmth te trasheguara nga popujt perkates, e jo edhe gjuhevet te huazuara prej tyre,sic ndodh pikerisht me gjuhet riolatine.

4) Verejtjen t`ime :
"Madje per histori te gjuhes se shkruar as qe mund te flitet fare; sepse egzistenca e gjuhes se shkruar daton vetem qysh nga koha e krijimit te saj; e sepse normalisht gjendja e gjuhes se shkruar ne kohen e krijimit te saj deshmohet nga tekstet perkates",
Lafe e beri objekt te kesaj kunderverejtjeje se ne tekstin e vet
"c`ka qene perpara shkrimit te saj,hyn ne perioden prehistorike te gjuhes"
prof.E.Cabej ka folur per "gjuhe patjeter", e jo per gjuhe te shkruar.
Por mbas nderhyrjes se shkrimit ne perdorjen e nje gjuhe e per pasoje mbas diferencimit te gjuhes parshkrimore ne gjuhe te shkruar e ne te folur, shkencerisht nuk mund te mendohet
me per "gjuhen patjeter", per "gjuhen anbllok", por perkundrazi duhet te beje dallimin e domosdoshem midis gjuhes se folur dhe te shkruares.
Tani, edhe ne qofte se, ne tekstin e prof.E.Cabej,fjala gjuhe u dashka kuptuar jo si gjuhe e shkruar,por perkundrazi si gjuhe e folur,prapeseprape teza e tij me kaq nuk shpeton nga cdo objeksion serioz.
Edhe me te vertete,historia e gjuhes se folur si gjuhe e folur qysh mundka te periodizohet simbas kriterit pikerisht te huaj te lindjes se gjuhes se shkruar ?!

16.XII.1963

Selman Riza


(R.Ismajli : Pasionet dhe Pesimet e Selman Rizes,2009 Prishtine,f.322-324)
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 26-12-2016, 19:04   #11
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Recension mbi "Shtojcat" ne monografine "Rasat ne gjuhen shqipe"
te Selman Rizes, nga Mahir Domi

Gjate shqyrtimit per aprovim botimi ne Keshillin Shkencor te institutit u bene kerkesa qe ne monografine e Prof.S.Rizes te pasqyrohej me shume kontributi i studjuesve te meparshem ne trajtimin e kesaj teme.
Autori,ne pasoje te ketyre kerkesave,hartoi dy shtojca prej 68 f. per t`i u bashkangjitur monografise.Ne to behet nje analize kritike e imte disa mendimeve e pohimeve te Prof.E.Cabeit lidhur me periodizimin e gjuhes letrare dhe me rasat e shqipes.
Ne diskutimin qe iu be ne sektor ketyre shtojcave,doli se ka thellim,saktesim e sqarim te metejshem te disa ceshtjeve,ka vezhgime e materiale me interes qe vende vende plotesojne,
ne ndonje hollesi edhe modifikojne ndonje mendim te shprehur ne monografi,ka idera e teza interesante,sadoqe jo gjithnje te argumentuara ose pamjaftsisht te argumentuara,po njekohesisht u ngriten objeksione te rendesishme ndaj menyres se shtjellimit,shtrimit e formes se paraqitjes. Shtojcat jane ngritur shume mbi planin polemik,merren edhe me kritike pohimesh te E.Cabeit mbi ceshtje te hollesishme pa u kufizuar ne ceshtje themelore qe kane rendesi per historine e trajtimit te temes,perdoret nje gjuhe e ashper,ka shpesh nderhyrje te autorit me cilesime te vrazhda. U rekomandua qe shtojcat te shkrihen me monografine,
me perpjestimet qe u lejon atyre vellimi i monografise.
Me e diskutueshme u gjet shtojca e pare, e nje kontributi me te rendesishem e dyta.
Autori riveshtroi "Shtojcat" pas ketij diskutimi,duke u hekur ndonje paragraf,4 f. e shtojces se dyte qe flisnin per historine e shtojcave, edhe thirja e drejtuar gjuhetareve me te cilen perfundonte ajo.
Lidhur me formen e fundit qe ka marre punimi,ne kemi keto mendime e verejtje :

Shtojca e I qe nuk lidhet me temen e vertete te monografise,po me nje problem qe eshte trajtuar si nje fare digresioni ne te,eshte mire te mos botohet me monografine,po ne Buletinin e Shkencave Filologjike ne rubriken e diskutimeve.

Shtojca e II - me gjithe qe do te kishte qene e deshirueshme te shkrihej me monografine,
- pasi autorit i ka qene e pamundur nje gje e tille,mund te botohet me te,duke u rishikuar disa formulime ende te ashpra ose jo fort te pershtatshme,duke u shkarkuar nga shqyrtimi kritik i ndonje punimi qe s`con peshe ne trajtimin e rasave.

Autori ka dhene mendime e vezhgime te reja,me interes per zhvillimin historik te rasave si hipoteza mbi mundesine qe njesia e trajtave te gjindore-dhendores te jete rezultat i nje koincidence , mbi natyren e pergjithesimit te mbareses-ve ne gjindoren shumes,percaktimi i trajtes se vendores si kallzore sekondare e i menyres se formimit te saj, mendimi mbi formimin e disa trajtave te kallzores,demonstrimi i ekzistences se rrjedhores ne njejes dhe shumes tek autoret e vjeter etj.

Ne tekst kane mbetur akoma cfaqje animoziteti,shprehje te ashpra ose jo fort te pershtatshme,
si p.sh.
f.222 : "pra nga pozitat (jo te rekonstruktivizimit aprioristik,por) te dhenavet historikisht te konstatueshme";

f.225 : "Pra,mundesine e kundert...Prof.E.Cabej as qe ka marre mundimin ta kontestoje shprehimisht";

f.233 : "Prandaj,normalisht,na ketu duhej te kishim te benim me nje gabim thjesht material nga ana e prof.E.Cabejt";

f.235 : "Tani ne trajtimin e se ashtuquajtures rase vendore,qendrimi i prof.E.Cabejt ndaj pyetjes se siperme ka qene nga me te paqartet e madje nga me kontradiktoret";

f.237 : "Nje kenceptim kaq i paqarte e madje kontradiktor i specifikes se vendores nuk mund te mos behej shkak qe prof.E.Cabej te gabonte rende edhe ne praktiken e identifikimit rasor te te dhenave gjuhesore";

f.248 : "Pra Pedersenit prof.Cabej shkallen e mesme gurine te mire ja ka atribuar pasaktesisht. Se per c`motiv prof.Cabej e ndjeu nevojen qe me kete rast ( e jo vetem me kete rast) te veproje ne nje menyre te ketille,kjo per neve eshte e paqarte";

f.268 menyra polemike e argumentimit,sidomos rrjeshtat e fundit :
"ata qe ne kete studim corientoi prof.E.Cabejne deri te kjo ide,qe perzierja e dy profileve shume te ndryshem, e madje krejt te kundert,qe jane : Ne nje ane profili i rindertimit hipotetik i gjendjes parahistorike...e n`ane tjeter profili i pershkrimit faktik te gjendjes se dokumentimit
te se njejtes gjuhe"...;

e ne f.269 : " Cuditerisht,ne kete ceshtje metodologjike kaq rendesiplote...Franz Bopi ka qene pa krahasim me korrekt nga Holger Pederseni e sidomos nga prof.E.Cabej";

f.274 : paralelizim e madje identifikim ky,te cilin perkundrazi prof.E.Cabej mjerisht ia lejoi vehtes";

f.275 : "Dhe pergjigjemi.Sepse inkonsekuenca eshte karakteristike kryesore e arbitraritetit".

Verejtje tjera qe ngre Shtojca e dyte jane :

1) analiza kritike e bere studimit te prof.E.Cabeit,merr nje shtjellim me te madh nga ajo kushtuar te tjereve,duke u hapur edhe me hollesira,si jane p.sh. pohimet e prof.Cabeit mbi karakterin primar te trajtes te vellat f.222-223,ngritja e ceshtjes se referimit te pasakte te
Pedersenit nga Cabej f.234, e disa formulimeve te Cabeit te shtruara kritikes ne f.235,236,237,
mosreferimi i sakte i mendimit te Pedersenit nga Cabej mbi etapat e zhvillimit te kallzores
f.248.Nje shtjellim i tille do te ishte me vend ne nje recension kritik kushtuar studimit te prof.E.Cabeit,qe mund te botohej ne Buletin, e jo,kujtoj, ne nje monografi ku veshtrimit kritik te historise se trajtimit te problemit i takon nje vend i kufizuar.
Po keshtu ndodh edhe me menyren polemike te shtrimit te ceshtjeve e te argumentimit qe bie mjaft ne sy ne disa vende,si ne f.234-237 ku shqyrtohet ceshtja se cfare rase eshte vendorja,
f.240 ("Pra prof.E.Cabej ka rene ne nje gabim te dyfishte.Edhe me te vertete,ai ne nje ane ka shtruar problemin e pashtruashem te mosveshjes se peremravet jo-cilesore me trajten e "vendores",
e n`ane tjeter ka mohuar faktin e pamohueshem te mveshjes se peremravet cilesore me kete trajte...") etj.

2) Ne disa vende ngjall dyshime ose eshte i kontestueshem interpretimi qe u ka bere prof.S.Riza disa pohimeve te prof.E.Cabeit si mendimi se vendoren prof.E.Cabej e nxjerr te ardhur nga rrjedhorja f.233;
interpretimi i mendimeve te atribuar prof.E.Cabeit ne f.264,266,268.

3) analiza e studimit te prof.E.Cabeit ka dale e njeanshme,nuk thuhet ndonje fjale per permbajtjen e tij,rezultatet ne te cilat arrin,anet pozitive te tij,po vetem kapen tezat e pohimet qe per prof.S.Rizen jane te pasakta e te kritikueshme.

4) Duhet shikuar se mos ne ndonje vend ka rimarrje e perseritje me monografine,si ne f.245 kur flitet per prejardhjen e nyjes sekondare e.

Tirane, me 27.5.1964 Mahir Domi



(R.Ismajli : Pasionet dhe pesimet e Selman Rizes , f.325-327)

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Mandi : 27-12-2016 nė 17:56
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 26-12-2016, 19:40   #12
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Qendrimi i Selman Rizes ndaj recensionit te Mahir Domit mbi "Shtojcat..." dhe riveshtrimin e tyre

Rendesine e riveshtrimit te "Shtojcavet" prof.M.Domi e ka nenvleresuar.
Historiku i "Shtojcavet", nevendqe te behej objekt i nje rihartimi te reduktuar, u hoq krejt,ndonese asnje diskutues(1) nuk pati kerkuar nje gje te ketille.Nga "Shtojcat" jane hequr ose rihartuar 2 tituj dhe 9 paragrafe ( e jo "ndonje paragraf").
N`anen tjeter recensioni nga prof.M.Domi mbi "Shtojcat" dhe riveshtrimin e tyre bashkebart keto pasaktesi materiale :

Ne rreth 60 faqet e "Shtojces II" shqyrtohen tezat jo vetem te prof.E.Cabeit,por njeherazi edhe te Sandfeldit,Pedersenit,Majerit dhe Bopit.
Pohimi se "Shtojcat I" nuk lidhen me temen,po me nje problem qe eshte trajtuar si nje fare digresioni ne te eshte vazhdimisht i paperpikte; sepse monografia prej 200 faqesh prihet nga
nje Hyrje historike parletrare prej 47 faqesh,bazen e se ciles e perben pikerisht shqyrtimi i problemit metodologjik themelor : "Simbas cilevet kritere duhet periodizuar historia e gjuhes shqipe" prej 5 faqesh. Prandaj une kurrsesi nuk mund te pajtohem me " sugjerimin" e prof.M.D. qe Shtojca I te botohet ne Buletin dmth. shkeputurazi nga vepra e tere.

Menefund, duke cperfillur faktin se Shtojcat kane profil (jo thjeshte historik si monografira por perkundrazi) historiko-kritik prof.M.D. eshte treguar teper intolerant ndaj cdo cfaqjeje pak a shume polemike te Shtojces II kundrejt tezave te prof.E.Cabeit.
Ne fakt une kam shpermiratuar ne nje menyre jo me pak energjike edhe ato teza p.sh. te Pedersenit, me te cilat nuk pajtohem.

Megjithe kete , ja ketu poshte lista e dyte e riformulimevet dhe heqjevet ne pajtim me "sugjerimet" e prof.M.D. per "t`u rishikuar disa formulime ende te ashpra ose jo fort te pershtatshme, duke u shkarkuar nga shqyrtimi i ndonje pohimi qe s`con peshe ne
trajtimin e rasave".

fq.222-223, jane hequr 8 paragrafe;

fq.224-225, jane hequr 5 pargrafe;

fq.225, fjalet " as qe ka marre mundimin" jane zevendesuar me "nuk ka ndjere nevojen";

fq.233, fjala "normalisht" u zevendesua me fjalet "ne veshtrim te pare";

fq.234, u dh motivi psikologjik i prezumuar per shmangien e vetedijshme te prof.E.C. nga
teksti i Pedersenit(2);

fq.237,fjalet "prof.E.C. ka gabuar rende" u zevendesuan me fjalet "ndikonte teper negativisht
edhe mbi";

fq.240, fjala "gabim" u zevendesua me fjalen "pasaktesi";

fq.248, eshte hequr paragrafi i fundit;

fq.268, fjala "perzjerja" eshte zevendesuar me fjalet "prirje drejt perzjerjes";

fq.269, nga formulimi "ka qene pa krahasim me korrekt nga Holger Pederseni e sidomos
nga prof.E.Cabej" eshte hequr fjala e nenvizuar (3);

fq.274, nga formulimi "..te cilin perkundrazi prof.E.Cabej mjerisht ia lejoi vehtes(4) eshte hequr fjala e nenvizuar.

fq.275, nga formulimi "Sepse inkonsekuenca eshte karakteristike kryesore e arbitraritetit" eshte zevendesuar me formulimin "Sepse trajtiminfilologjiko-historik,madje pershkrues-
bashkekohor te gjuhes shqipe nga albanologet e huaj dhe vendas metodologjikisht e ka
dominuar trajtimi i saj parhistoriko-etimologjik;

fq.275, fjalet " e perzjeu" jane zevendesuar me fjalet "pati prirje ta perzjeje".
Sic shihet, une te gjitha verejtjet e vecanta te prof.M.D. (me te vetmin perjashtim te
verejtjes kunder formulimit fq.235 "Tani ne trajtimin etj.", te cilin formulim une vete e
gjenj te paqortueshem) i kam marre parasysh ne kete riveshtrim te dyte te Shtojcavet.

Sa per verejtjet e pergjithshme , e para rreth zhvillimit te shperpjestuar te kritikes se tezavet te
prof.E.Cabeit , eshte perfillur brenda mundesivet me te skajshme ne dy listat e dy veshtrimevet; se dytes rreth karakterit te kontestueshem te interpretimit nga une te disa pohimeve te prof.E.C. , une do t`i pergjigjem keshtu :
"cdo interpretim eshte subjektiv, e si i ketille gjithmone pak a shume i kontestueshem";

ndaj se tretes rreth karakterit te njeanshem te analizes nga une testudimit te prof.E.C. marre kete qendrim : " nuk kam analizuar teresine e studimit te E.Cabeit,por tezat e tij te vecanta mbi rasat e zhdrejta : asnjeren nga keto teza nuk e kam gjetur te sakte.
Permeteper kam prure bindjen (te pashprehur ne Shtojcat) se prof.E.Cabej tektet e vjeter i ka studiuar ne nje menyre (jo intensive si morfolog qe nuk eshte,por) ekstensive si etimolog qe eshte;

rreth verejtjes se katert do te kundervenj se ne Shtojcen II ka verte rimarrje rektifikuese,sqaruese,plotesuese,por jo perseritje te thjeshta dmth te papuna.

Ne konkluzion, do te lejoj vehtes te njoftonj prof. Mahir Domit (qe ka bere recensionin ne cilesine e tij si shef i Sektorit te Gramatikes) se do te ishte persosmerisht e tepert te kerkohej prej meje nje riveshtrim i trete i Shtojcavet, e se ne rast te nje kerkese te ketille une rezervoj te drejten te ankohem me lart kunder pengesavet simbas meje te padrejta qe po vazhdojne te me ngrihen ne zhvillimin e veprimtarise s`ime si kritik gjuhesor.


Tirane, 12.11.1964 Selman Riza



Sqarime:
(1) Lidhur me kete shprehje,te nenvizuar me laps,anash me laps grafik eshte shenuar :
u kerkua prej meje,A.K., cka domethene se kjo shprehje qendrimi ishte lexuar nga Androkli Kostallari, i cili do te kete edhe ndonje verejtje tjeter me poshte po me ate laps.

(2) Para ketij nr. te f. eshte vene me lapsin e A.K. nje ?

(3) Para ketij nr. te f. jane vene 2 ? ,ndersa fjala korrekt eshte nenvizuar 2 here po me laps dhe me vije anash i njejti shkrim ka shenuar : te hiqet edhe kjo,te zevendesohet.

(4) Me kursiv eshte shenuar nenvizimi me lapsin e permendur qe shoqerohet me : edhe keto shprehje duhen hequr.


(R.Ismajli : Pasionet dhe pesimet e Selman Rizes,f.327-329)

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Mandi : 27-12-2016 nė 17:57
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 28-12-2016, 18:18   #13
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Mendime per Selman Rizen


"Nė gjuhėsinė e re shqiptare prof. Selman Riza, zė nė vend tė shquar. Ai i pėrket atij brezi tė shquar gjuhėtarėsh, tė shquar shqiptarė, tė cilėt iu pėrveshėn punės me pėrkushtueshmėri dhe me guxim pėr njė studim ballėsor sa mė tė thelluar tė sistemit tė gjuhės shqipe, si nė gjendjen e saj tė sotme, ashtu edhe nė evolucionin e saj historik"

Prof. Mahir Domi, Prof. Shaban Demiraj (1988)



"Selman Riza, karakter njeriu pa zhigla, origjinal nė ide e formulim mendimi, pat njė kulturė jashtėzakonisht tė gjanė; jam i sigurt se nė kushte tė tjera akademike (humbjen e dhjetė vjetėve i ngunjuem nė burgim as qė po e zamė me gojė) do tė kishte dhanė vepra ma tė mėdha e ma tė qindrueshme tė kohės,kush e njohi mirė dhe bashkėpunoi nuk i shlyhet mendjes e zemrės."

Prof. dr. Martin Camaj (1989)



"Nė historinė e albanologjisė, vepra e Selman Rizės, zė njė vend shumė tė rėndėsishėm. Ky vend i rėndėsishėm arsyetohet shumėfish:
Me nivelin e lartė shkencor dhe metodologjik (nga aspekti albanistikė dhe risitė nė kėtė drejtim) tė studimeve tė tij.
Me mospajtimin me njė traditė konceptesh dhe pikėpamjesh, pėr mė tepėr me njė rrugė, tashmė tė stabilizuar dhe
Me mbjelljen e farės sė albanalogjisė nė Kosovė dhe me mbjelljen e kėsaj fare me njė veprimtari qė nuk mbetet mbrapa nivelit tė albanologjisė, por pėrkundrazi shndėrrohet nė njė objekt synimi dhe me nivel etalon pėr ēdo lėvizje qė dėshiron tė shpjerė pėrpara nė kėtė drejtim"

Prof. dr. Hilmi Agani, Prof. dr. Besim Bokshi, Prof. dr. Rexhep Ismajli
(Nga parathėnia e librit "Selman Riza" "Studime albanistike 1979")



"Punimet e Rizės tė ēuditin pėr mėnyrėn moderne tė tė menduarit (sidomos nė sfondin e arritjeve tė deritanishme tė gjuhėsisė shqiptare.) dhe nė pėrpjesėtime tė mėdha japin zgjidhje teorike tė pėrshtatshme pėr linguistikėn e kohės. Punimet e kėtij autori i karakterizon logjika, saktėsia dhe qartėsia e interpretimit...Vlera e punimeve tė Rizės ėshtė veēanėrisht e madhe nė fushėn e gramatikės historike dhe zhvillimit tė mendimit teorik."
Prof. dr. Irena Sawicka - "Studia albanistika" VIII Wraclaw- 1983

(Marre nga "Portret i nje kolosi",shqiperia.com)
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 28-12-2016, 19:22   #14
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Pergjegjesit te Sektorit te Gramatikes Kryeredaktor i Gramatikes Shkencore , sh. M.Domit

Ketu e tre vjet me pare,drejtori i Institutit te Historise dhe te Gjuhesise sh. A.Kostallari me pat njoftuar se,me vendim te rektoratit,isha caktuar redaktor pergjegjes i gramatikes shkencore per pjesen e morfologjise.
Por sot me date 22.1.1966 ju me njoftuat vendimin e Drejtorise se Institutit mbi shkarkimin t`im nga detyra e redaktorit pergjegjes per morfologjine.
Pyetjes s`ime nese ky shkarkim eshte kryer me propozimin t`uaj si pergjegjes i Sektorit kryeredaktor i gramatikes,ju refuzuat t`i pergjigjeni.
Tani,eshte e vertete se gjate ketyre 3 vjetve une me drejtorin e Institutit sh. A.Kostallari kam pasur mjaft divergjenca shume serioze,por te karakterit thjeshte shkencor perkt. organizativ,
e per pasoje aspak personal.
Permeteper une vazhdoj te jem thellesisht i bindur se ne keto divergjenca qendrimi i drejtorit te Institutit ka qene krejt i gabuar perkt. i padrejte.
Ja sepse,per ndregjegjen t`ime,keto divergjenca nuk perbejne demeritim diciplinore, e aq me pak diskualifikim shkencor; dhe ja sepse vendimin e Drejtorise mbi shkarkimin t`im nga detyra e redaktorit pergjegjes per morfologjine une,ne ndergjegjen t`ime,nuk mund ta cilesonj ndryshe vecse si nje diskriminim personal.
N`ane tjeter normalisht me detyren e redaktorit pergjegjes te nje punimi kolektiv duhet te ngarkohet nje person me kompetence shkencore nemos me te larte,se pakti te barabarte me
te bashkautoreve.
Tani,megjithe tere konsideraten qe kam per te porsangarkuarin me detyren e redaktorit pergjegjes per morfologjine sh. Sh.Demiraj,do ta them troc se une atij i kontestoj barazine
me mua te kompetences si morfolog.
Per te gjitha keto arsye,kerkonj qe te shkarkohem edhe nga detyra e anetarit te grupit te hartuesvet te morfologjise.


22.I.1966 Selman Riza *


* Arkivi personal.

(R.Ismajli : Pasionet dhe pesimet e Selman Rizes, f.331-332)
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-12-2016, 15:05   #15
Rex
◘◘◘♔◘◘◘
 
Avatari i Rex
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: nė fronin tim
Postime: 10,368
Thanks: 1,281
Thanked 1,498 Times in 790 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 259
Rex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Teme e mire prishtinasi. Po e lexoj pjese pjese.

Albanolog dhe njeri i madh.
__________________
Оptimus orator est qui minimis verbis plurimum dicit
Rex nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-12-2016, 17:26   #16
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Rex Shiko postimin
Teme e mire prishtinasi. Po e lexoj pjese pjese.

Albanolog dhe njeri i madh.
Rex,sa kam lexue per Selmanin me ka lane pershtypjen qe ka qene
shqiptar e dijetar shum i zoti !
Gjynah cka i kan ba e cka ka vuejt.
E bllokoi xhelozia e disave.
Gjynah.
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 29-12-2016, 17:29   #17
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Rektorit te Universitetit Shteteror te Tiranes, shokut Kahreman Ylli

I nderuari shoku Rektor ,

Meqenese kumtesen t`ime me teme nga te morfologjise krahasuese gjenealogjike indoeuropiane leksikologu A.Kostallari kryetar dhe etimologu E.Cabej anetar te Komisionit te kumtesave filologjike per Kongresin e Sofjes,ne qe te gjitha 37 verejtjet gjoja te Komisionit ne fakt te tyret, e kane bere objekt te nje vleresimi vetem negativ;

Meqenese keto verejtje une i gjenj vazhdimisht te padrejta dhe i shpjegonj jo gjithaq me mungesen e nje kompetence shkencore speifike te A.Kostallarit dhe E.Cabejt ne kete mes,se shume me teper me faktin se ata kane kontradikta personale per mua si vartes jo-konformist i te parit dhe kritik jo-apologjetik i te dytit;

Meqenese une nuk pajtohem dot as me verejtjet e dyta (verte te cveshura nga teper i dukshemi agresivitet formulues i te paravet,por te nje negativiteti brendior here te barabarte here te agravuar) te te njejtit Komision; - verejtje te dyta keto,te cilat kryesia e ketij Komisioni,sigurisht nen presionin e 3 anetarevet tjere M.Domit,Z.Sakos dhe K.Bihikut,u detyrua te m`i njoftonte nja 3 jave mbas njoftimit te te paravet e ne zevendesim te ketyre;

Meqenese po mbeta ne diskrecionin e A.Kostallarit,kryetar i Komisionit e njeherazi drejtor i Institutit, ai patjeter do te gjeje me se nje "arsye" per te me perjashtuar nga pjesemarrja ne
Kongresin e Sofjes,sikunderqe me obskurantizmin e vet i njejti epror ne te njejtet funksione do te me kishte pamundesuar cdo pjesemarrje ne te paren Konference albanologjike,sikur ne mbrojtje t`ime te mos kishin nderhyre shoket Kahreman Ylli dhe Munir Reso;

Meqenese une vete (qe synoj seriozisht te jem se pakti aq autokritik sa jam kritik) kam prure bindje se kumtesa e ime si per nga brendia ashtu per nga forma do te nderonte delegacionin shqiptar ne Kongresin e Sofjes;

Per keto arsye vendosa qe mbare ceshtjen t`ia parashtronj per arbitrim Rektoratit te Universitetit Shteteror te Tiranes.

I nderuari Rektor ,

Gjate gjithe jetes s`ime se vetedijshme jam udhehequr dhe deri ne frymen e fundit do t`udhehiqem nga parimi,simbas meje,lartesisht revolucionar se nuk ka fajtor me te madh nga nje i pafajshem jo-vetembrojtes.

Tirane , Selman Riza
Prof.Kand. i shkenc. Filologjike


Bashkelidhen:
1. Verejtjet e para te Komisionit
2. Verejtjet e dyta te Komisionit
3. Kunderverejtjet ndaj verejtjevet te para
4. Kunderverejtjet ndaj verejtjevet te dyta
5. Kumtesa







Leter nga Rektori

Republika Popullore e Shqiperise Universiteti Shteteror i Tiranes

Tirane,15 - XII - 1965 Rektorati Nr....Prot.

Shoku Prof.Selman Riza

Ceshtjen per te cilen iu drejtuat Rektoratit ia referova Komisionit perkates per ta shqyrtuar
me objektivitetin me te plote. Une besoj se nuk do te kete nga ndokush ndonji qellim per te menjanuar kumtesen tuaj prej Kongresit te Sofjes.

Me pershendetje Kahreman Ylli


(R.Ismajli : Pasionet dhe pesimet e Selman Rizes,f.332-333)

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Prishtinasi : 29-12-2016 nė 17:39
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-12-2016, 16:03   #18
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Morfologu dhe leksikografi Ali Dhrimo,njohes i Selman Rizes per idete e shprehura ne publik dhe nga brenda ne familje,per idete e shprehura ne mesimdhenie apo ne diskutime ne Sektor,pas renjes se diktatures ka lene dhe ai nje shenim te vogel per guximin e S.Rizes per ta shprehur konceptin e tij per pjeset e ligjerates ne nje rast vendimtar. Ky rast ishte ai i hartimit te planit per te paren gramatike shkencore te shqipes,per cka ishin krijuar grupe e redaksi qysh me 1963,ndersa ne redaksi per morfologjine pergjegjes ishte vete S.Riza.
Nderkohe,nga letrat e Rizes per pergjegjesin e Sektori M.Domi,merret vesh se kishte nisur nga fundi i vitit 1965 dhe ne vitin 1966 nje proces qe dukej se largonte Rizen nga pergjegjesite,duke e lene kryesisht hartues te mundshem te pjeseve perkatese.
Per keto ai kishte protestuar dhe mund te shihet letra ne dokumentacion.

Tani,sipas deshmise se Dhrimos (1994),ne mbledhjen e Sektorit per ket sebep kishte ardhur
drejtori i Institutit te Gjuhes dhe Letersise (Androkli Kostallari,shenim i jemi).

"per te ruajtur gramatiken se mos shkiste prej pozitave te marksizem-leninizmit. E mu ne ate mbledhje Selman Riza,edhe pse i dinte pozitat e tij te lekundura ndaj marksizem-leninizmit,ngrihet e propozon qe si kriter baze per klasifikimin e pjeseve te ligjerates te mos merreshin parimet e marksizem-leninizmit,pasi ato ne rastin e gjuhes nuk vlenin si universale e nuk mund te sherbenin si baze dhe beri nje propozim te vetin,propozim i cili u hodh menjehere poshte nga drejtori i Institutit me komentin perkates"*



* Ali Dhrimo : Heretiku i gjuhesise shqiptare,Rilindja,Tirane,6.2.1994,f.9


(R.Ismajli : Pasionet dhe pesimet e Selman Rizes, f.211)
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-01-2017, 17:16   #19
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Kunderverejtjet e S.Rizes ndaj verejtjeve te Komisionit te Kumtesave per Kongresin e Sofjes

Kumtesen "Mbi nje bashkeperkim etj." Komisioni paska marre mundimin ta beje objekt jo me pak se 7 verejtjesh te pergjithshme dhe 30 verejtjesh te vecanta. Por keto 37 verejtje karakterizohen here vetem nga negativiteti brendior e here edhe nga agresiviteti formulues;
- cka une vete shpjegonj vetem keshtu :

Komisionin e perbejne ne nje ane dy specialistet te folklorit dhe letersise Z.Sako dhe K.Bihiku, e ne anen tjeter tre gjuhetaret A.Kostallari,E.Cabej dhe M.Domi.
Nderkaq sekretarit te Komisionit (XH.Lloshit) keto verejtje te ketij brumi e te kesaj fryme do t`i jene diktuar jo edhe nga M.Domi (qe u desolidarizua prej tyre,por) vetem nga A.Kostallari dhe E.Cabej; te cilet (sic do te shihet sheshit nga kunderverejtjet tona ndaj
verejtjevet te tyre) funksionet e tyre , edhe ne rasjen konkrete, i shperdoruan pa asnje vetepermbajtje si nje instrument reprezaljesh personale kunder S.Rizes per kritikat, te hidhura
por parimore, qe ky i fundit here pas here u ka bere njerit si pergjegjes i papergjegjshem i sektorit te Fjalorit, tjetrit si profan ne morfologji.

Tani, te pasuara nga kunderverejtjet e autorit te kumteses, ja 7 verejtjet e pergjithshme te komisionit (te paraprira nga sintetizimi : "Kumtesa ka te meta ne permbajtje dhe ne forme") :

1. "Titulli nuk perputhet me shtjellimin e brendshem".

Synimin objektiv te kumtuesit e perben rehabilitimi shkencor i arbereshit Dh.Kamarada, diskredituar pahijshem nga danezi H.Pedersen, dhe cperfillur padrejtesisht nga shqiptari
E.Cabej.

Brendia objektive e kumteses perbehet ne nje ane nga kritika negative :

a) e perqafimit nga Cabej te "teorivet nderkombetare mbi bashkefunksionet joshques te
nyjave shquese,

b) e pervetesimit po nga Cabej te tezes se N.Mjedes mbi mospajosjen e asnjehersheme te
shqipes me ndonje nyje shquese te parandejtuar ,

c) e tezes se vete Cabejt mbi beshkeperkimin e sistemit nyjor me ate rumun; e ne anen tjeter
nga mbrojtja pozitive :

c*) e teorise se Rizes mbi karakterin ekskluziv te funksionit shques te nyjave shquese ,

d) e tezes po te Rizes mbi pajosjen e shqipes se lashte me nje nyje shquese te parandejtuar ,

dh) e tezes me pak te Rizes se sa te Kamardes(rishikuar nga Riza) mbi bashkeperkimin e
nyjes koresponduese te greqishtes se gjithmoneshme.

Po kumtuesi ne vend qe te shtjellonte vetem piken dh) , pse valle shtjelloi njeherazi edhe pikat a),b),c),c*),d) ?
Kumtuesi veproi keshtu ne nje ane sepse, pa kritiken negative te tezes se Cabejt, mbrojtja pozitive e tezes se Kamardes (rishikuar nga vete Riza) do te mbetej teper e mengte , e per pasoje jo mjaft bindese; e ne anen tjeter sepse, nga pozitat barabar diakronike dhe
sinkronike, sistemi nyjor shqip kontestohet alternativisht ne te dyja komponentet e tij sintaktike, te cilat ne radhen e vet kontestohen ne identifikimin e tyre kategorial.

Ne kete gjendje te gjeravet, ishte e domosdoshme qe beshkeperkimi i sistemit nyjor me ate grek te perbente jo tere objektin e mbare kumteses, por vetem objektivin e kesaj te fundit.
Te pamohueshem jane,pra, uniteti tematik dhe struktura organike e kumteses, te cilet konstatimi, ne vetvehte i drejte, i Komisionit se "titulli nuk perputhet me shtjellimin e brendshem" nuk i cenon aspak.
Edhe me te vertete, titulli i nje kumtese e , me pergjithesisht, i nje trajtese - jo gjithmone pasqyron mbare shtjellimin e saj te brendshem.
Kur, sic ndodh pikerisht ne rasjen konkrete, titulli i nje kumtese perfaqeson pershtatshem pik`arritjen e saj finale e per pasoje kulmuese, atehere gjithecka eshte krejt ne rregull.


2. "Objekti i kumteses mbetet polemika me tezat e pergjithshme mbi nyjen, gje qe nuk ka perse te cohet ne kongres".

Mbi objektin e kumteses u shqiptova me lart: ketu do te kundervereni vetem sa vijon :

a) "tezave te pergjithshme mbi nyjen" kumtuesi u ka bere nje kritike vertet dermuese per nga
brendia objektive, por njeherazi edhe dignitoze per nga paraqitja formale.
Prandaj nje kritike e ketille,objektivisht,nuk mund te permbyset ne te kunderten e saj dmth. ne nje polemike.

b) Ne rast se vertetimi i "teorivet" nderkombetare mbi bashkefunksionet joshques te nyjave
shquese ne nje ane , e ne anen tjeter vertetimi i kunderkoncepsjonit te Rizes mbi karakterin ekskluziv te funksionit shques te nyjave shquese - nuk paskan "perse te cohen" ne nje kongres
6 kombesh ballkanike, gjuhet e 4 prej te cileve :
rumanishtja,bullgaro-maqedonishtja,greqishtja dhe shqipja jane te pajosura me nyja te cilat permeteper perbejne njerin nga kapitujt me te kontroversuar ne mbare gramatikat perkatese; atehere nga gjuhetaret shqiptare c`teme valle qenka per t`u shpene ne Kongresin e Sofjes ?!
Perkundrazi eshte gjithe gjasa se interesimin me te gjalle te delegacioneve te huaj meseforti do ta zgjoje pikerisht kjo pjese e kesaj kumtese.


3. "Ne ripunim te trajtohet bashkeperkimi si ceshtje themelore".

Ne kumtese, bashkeperkimi tashme eshte trajtuar jo vetem si ceshtje themelore e shtjellimit te
brendshem, por njeherazi edhe si "ceshtje ekskluzive" e ndejtimit te konkluzioneve.

4. "Nuk eshte cfrytezuar literatura themelore per trajtimin e ceshtjes ne gjuhesine e pergjithshme si dhe ne gjer., greq. etj.Prandaj nuk qendron mendimi mbi nje trajtim me te gjere ne shqipen e rumanishten".

Ne kumtese (f.7,rr.6) eshte cfaqur mendimi mbi nje trajtim (jo "me te gjere",por) "dicka me adekuat" te sistemeve nyjore rumun dhe shqip se sa italian,freng dhe gjerman; mendim ky,
te cilin kumtuesi e ka dokumentuar me jo me pak se 8 referenca e komente, e pikerisht me
referencat dhe komentet nr.22,nr.26-32.

5. "Te ruhet proporcioni i trupit te kumteses me shenimet dhe referimet".

Kundrejt 21 faqevet te trupit te kumteses qendrojne 16 faqet (jo te "shenimevet dhe referimevet",por) te referencavet dhe komentevet, cdo redukim i metejshem i te cileve do te komprometonte rende forcen bindese, e per pasoje suksesin eventual te mbare kumteses.
Zaten, nuk eshte nevoja te jesh specialist i psikoanalizes per te pikasur kaq gje se redukimin e reference-komentevet dy anetaret e Komisionit e kane kerkuar (jo edhe per syte e bukur te
ruajtjes se ndonje perpjestimi, i cili ne fakt nuk mund te mos ndryshoje gjeresisht nga njera rasje konkrete tek tjetra, por perkundrazi) vetem per te menjanuar prej kumteses sa me shume
referenca (njera me pervluese nga tjetra), e sa me shume komente (njeri me gozhdues se tjetri)kunder tezavet aventuroze te njerit nga te dy.

6. "Ka nje inetrpretim personal jo te sakte te mendimeve e tezave te te tjereve, p.sh. Xhuvani,
Sheperi nuk flasin per ate gje, e cila hidhet poshte ne kumtese. Tek Mjeda dhe Cabej harrohet qe theksi vihet ne anen historike, historikisht shqipja nuk e ka patur nyjen.(S.R. te parme).
Edhe Samiu do te zinte tjeter vend ne kete mes"
.

Kur ne kumtese hidhen poshte "teorite" nderkombetare mbi bashkefunksionet jo-shques te nyjave shquese, e kur ne gramatikat e Xhuvanit dhe te Sheperit shkruhet tekstualisht :

"Fjalet i, e, te, se quhen nyje te perparme. Keto perdoren per me deftye gjinine dhe numrin e emnit e te mbiemnit"(A.Xhuvani).
"Nyjat i, e, te, se vihen perpara mbiemrave, rases gjinore, dhe disa emrave per te treguar gjinine, numurin dhe rasen e tyre..." (I.D.Sheperi) ,

atehere, pashperdorimisht, si mund te pohohet se ne kumtese paska "nje interpretim personal jo te sakte te mendimeve e tezave" te Xhuvanit dhe Sheperit ?!
Pastaj, kumtuesi ekzistencen e nyjes se parandejtuar e pohon per shqipen pikerisht te lashte, e kur Mjeda dhe Cabej kesaj shqipje i mohojne kete ekzistence; atehere, ne vendqe te jete kumtuesi ai qe harron se "tek Mjeda dhe Cabej theksi vihet ne anen historike", mos eshte valle vete Cabej ai qe nuk di c`thote ?!
Por me pjesen e fundit te verejtjes nr.6 une pajtohem pa asnji rezerve...
Edhe me te vertete, "Samiu do te zinte tjeter vend ne kete rast", sikur Samiut kete vend t`ia kishte caktuar (jo admiruesi i tij : Selman Riza,por) i tiji nenvleresues : Eqrem Cabej.

7. "Toni i polemikes eshte me terminologji te pa qarte (p.sh. gramatografi), nga njehere i pa hijshem e fyes, p.sh. shpernjeh, iluzion jo i pa rrezikshem, mendim i rehatshem, pertim mendor; po ashtu jane pa vend cilesimet si i Kamardes,Cabejt etj."

C`eshte p.sh. leksikografia ndaj leksikologjise, eshte edhe "gramatografia" ndaj gramatologjise.
Pra, me t`ashtuquajturin ton te s`ashtuquajtures polemike termimi gramatografi nuk ka ama bash asnje lidhje te asnje lloji.
I njejti konstatim vlen barabar per fjalen shpernjohur, e cila nuk don te thote :
"ignoruar" e (prit-e zot!) aq me pak "qene ignorant"; por, krejt e kunderta, ka kuptimin :
"mos pranuar te qenet,mohuar ekzistencen" frengj. me*connaitre, gjerm. verkennen,rus. otkazyvat`sja priznat.

Mbi shprehjen "iluzion jo- i parrezikshem" do te shpjegohem e mbarim te kunderverejtjes.

"Mendim i rehatshem" dhe "pertim mendor" jane verte qortime te rende, por ama jo edhe
shprehje antiakademike.

"i Kamardes, Cabejt", larg se qeni "cilesime pa vend", jane perkundrazi caktime te pazevendesueshem; sepse caktimi p.sh. "cabejan" do te kumbonte pikerisht ironizues.
Shprehja "Iluzion jo-i- parresikshem" gjindet ne pasazhin e meposhtem te reference-komentit nr.4 :

"... po menduam ne nje ane se rumanishtja eshte gjuhe rio-latine dhe rio-ballkanike...; e n`ane tjeter se shqipja eshte perkundrazi vazhduesja e drejtperdrejte e nje gjuhe lashto-indoeuropjane dhe lashto-ballkanike, atehere nuk mund te mos themi se lidhjet e shqipes me rumanishten Cabej ketu ka pasur prirje qe t`i stermadhoje e sidomos sterholloje.
Per kete prirje te Cabejt deshmon edhe ky pergjithesim metodologjik i tij :

"Ne kete kuptim lidhjet qe ekzistojne midis ketyre dy gjuheve mund te zevendesojne me nje fare menyre per te dyja ato perioden e tyre paraletrare", - pergjithesim metodologjik ky, te cilin na do te lejojme vetes qe ta cilesojme si nje iluzion jo-te-parrezikshem per filologjine
shqiptare; sepse ky pergjithesim, makar terthorazi por pamungueshmerisht, do te na rikthente
tek mbivleresimi gustav-majerian i ndikimit te latinitetit ne shqipe.

Por shprehjen "nje iluzion jo-te-parrezikshem" une vete tani po e gjenj teper te zbehte per realitetin perkates dmth. per nje devijim ne thellesi, i cili, ne mungese te nje reagimi adekuat e imediat, do te behej fatal per zhvillimin vendas te albanistikes vendase, dhe ne te cilin eshte gjithe gjasa se Cabej do te kete rene :

qofte sepse do te kete dashur qe, ne kurriz te shqipes e te shqiptareve, te tregohet sa me kavalier ndaj rumanishtes dhe rumuneve, qofte sepse - perkrah mjaft ideve dhe pozitave
plotesisht te drejta - ai ka pasur dhe vazhdon te kete jo pak mendime dhe qendrime themelisht
te shtrember, siq jane :

ne nje ane, mendimi se njeriu nuk mundka te behet albanist pa u pase bere indoeuropianist;
mendimi se dy metodat te diakronise dhe sinkronise u dashkan zbatuar frontalisht si komplementare te njera tjetres; mendimi se ligji i domosdoshmerise se nje specializimi gjithnje e me te rrepte ne cdo shkence e per pasoje edhe ne gjuhesi - nuk vleka per gjuhetaret e "kalibrit te madh"; si edhe ndonje mendim tjeter;

e ne anen tjeter, qendrimi teper i padrejtpeshuar ne vleresimin si te vete disa autoreve ashtu edhe te veprave te tyre (qendrim ky, i cili Cabejne e ka shpene p.sh. qe te shoh Buzukun - te
pafamiliarizuar deri gramatiken elementare te latinishtes - nje prift shqiptar qe paska "zoteruar kulturen humanistike te kohes" dhe ne perkthimin e tij - pergjithesisht luhates midis dy niveleve mezi mesatar dhe gati mizerabel - "nje liber feje, i cili ne shumicen e pjeseve nuk bie poshte nga origjinali"); qendrim teper intolerant ndaj cdo kritike, sado te drejte pernga brendia dhe te dozuar pernga forma prej anes se tjeterkujt mbi ndonje teze tijen; si dhe prirja,
jo fort serioze, per te rimbrojtur ate me cdo kusht (shihni p.sh. kunderverejtjen nr.17); qendrimi padalimisht nenvleresues ndaj albanistevet vendas (nis me Kamarden e sos me Rizen) per llogari te mbivleresimit sistematik te albanisteve te huaj (nis me Joklin e
sos me - Joklin); si dhe ndonje qendrim tjeter.

Dhe ja 30 verejtjet e vecanta, te pasuara nga kunderverejtjet perkatese :

1. "Jane ngushtuar funksionet e nyjes ne menyre jo bindese.
Autoret e ndryshem nuk e kane mohuar karakterin shques te nyjes, ashtu sic del ne kumtese"
.

Fjalia e pare tradhton mosshkeputjen e diktuesit prkt. diktuesvet te kesaj verejtje nga te menduarit idealistikisht.
Edhe me te vertete, ketu duhej pyetur (jo nese kumtuesi "funksionet e nyjes" i ka ngushtuar bindshem, por anasjelltas) nese realitetin objektiv te funksionalitetit nyjor ai ne ndergjegjen e
tij e ka pasqyruar adekuatisht. Them keshtu, sepse edhe sikur kumtuesi "funksionet e nyjes" t`i kishte ngushtuar "ne menyre bindese", ky ngushtim i tyre nga ana e tij do te mbetej prapeseprape nje shtremberim subjektiv i objektivitetit perkates.

Fjalia e dyte tregon se teza perkatese eshte lexuar pa minimumin e vemendjes.
Edhe me te vertete, teorine nderkombetare mbi bashkefunksionet jo-shques te nyjavet shquese kumtuesi e ka kritikuar jo sepse bartesit e saj paskan "mohuar karakterin shques te nyjes", por
perkundrazi sepse keta bartes te kesaj teorie - funksionit shques te nyjave shquese (i cili,simbas meje eshte i vetmi funksion i tyre objektivisht ekzistues) i kane pikerisht mbishtuar sa e sa bashkefunksione jo-shques (te cilet, gjithnje simbas meje, jane njeri me fiktiv e fantastik se tjetri).
Pra, kumtuesi nuk u ka veshur "autorevet te ndryshem" mohimin e "karakterit shques te nyjes", por perkundrazi atij i eshte mbathur kjo veshje nga autoret e verejtjes.

2. "Nuk eshte e vertete qe gjinia e emrave eshte (S.R. ne vend te formes: eshte pritej forma : te jete) inherente".

Kete asersion te thate une ligjerisht do te kisha mundur ta benj objekt te ketij kunder-asesioni barabar te panjome :
Kush mohon inherencen e gjinise se nje emri brenda formes se ketij te fundit, ka mohuar evidencen.
Asgjemangu aresyetimevet te kumteses po u mbishtonj aresyetimin e meposhtem :

Sikur gjinia gramatikore e nje emri te mos ishte inherente brenda formes se ketij te fundit, atehere gjinia gramatikore e nje emri do t`ishte nje kategori pikerisht jo-gramatikore....

3. "Ne fq. 5 victa eshte anaforike dhe s`ka substantivim".

Nocioni dhe termini : anaforik u takojne vetem peremerorevet, e jo njeherazi edhe cilesorevet.
N`ane tjeter, gjuhevet te papajosura me nyja t`u mohosh aftesine dhe praktiken te substantivimit thjeshte gramatikor, do te thote te humbasish ndjenjen e pergjegjesise shkencore.

4. "Nuk mund te mohohet roli substantivues nyjes".

I pretenduari "rol substantivues i nyjes" eshte vetem njeri nga te pretenduarit bashkefunksione jo-shques te nyjave shquese, teorine nderkombetare mbi te cilet kumtuesi e ka bere objekt te nje refuzimi nga me te argumentuarit.

5. "Nuk eshte e drejte qe koncepsioni nderkombetar eshte joshkencor".

Pajtohem me keto verejtje ne kete kuptim qe "koncepsioni nderkombetar" mbi bashkefunksionet jo-shques te nyjavet shquese, nevendqe te jete vetem joshkencor, eshte njeherazi edhe antishkencor.

6. "Koncepti i folesit dhe i degjuesit ne fq. 6-7 eshte dhene jo drejte".

Ne fq. 6-7 dhe ne komentin perkates nr. 28, koncepti i folesit dhe ai i degjuesit nuk kane mundur te jepen as drejte as shtrembet, sepse ata ne fakt nuk jane dhene fare...
Ne keto faqe dhe ne kete koment jane dhene :
ne nje ane koncepti i gjendjes se informacionit te degjuesit mbi objektin e bisedes ne dallim nga koncepti i gjendjes se informacionit te degjuesit mbi te njejtin objekt;
e n`ane tjeter koncepti i gjendjes se informacionit te degjuesit mbi objektin e bisedes ashtu sic eshte kjo gjendje ne vetvehte ne sterdallim nga koncepti i se njejtes gjendje ashtu sic prezymohet ajo nga folesi; - dallim dhe sterdallim keta qe perbejne nje kontribut jo vetem shkencerisht pozitiv, por njeherazi edhe nderkombtarisht origjinal per ndricimin teorik te funksionalitetit nyjor.

7. "Ka gjuhe qe kane nyjen edhe me te nderlikuar p.sh. keltishtja".

Edhe sikur na per nje cast te supozonim se keltishtja, e cila (sic dihet deri nga jo-keltistet) eshte nje gjuhe e vdekur qysh prej rreth 2000 vjetesh, nyjen e paska pasur jo vetem "me te nderlikuar", por njeherazi edhe me problemore nga rumanishtja dhe shqipja, prapeseprape e tere kjo verejtje do te mbetej kryekeput e paobjekt.
Edhe me te vertete, per sistemet nyjore te rumanishtes dhe shqipes ne kumtese(fq. 7) nuk eshte pohuar se ata qenkan me te nderlikuarit dhe problemoret ne mbare gjuhet indoeuropiane te te gjitha epokavet; por perkundrazi eshte pohuar vetem kaq gje se ata :
"jane nder me te nderlikuarit problemoret ne mbare gjuhet indoeuropiane moderne"...


8. "Eshte e pa drejte perpjekja per te menjanuar karakterin artikull tek gjindorja".

Neqoftese menjanimi (njehere vetem prej shkences,pastaj edhe prej shkolles) i nje rutine nga me skolaresket dhe antishkencoret perben "nje perpjekje te padrejte", atehere refraktarizmi me i paaresyeshem ndaj inovacionevet me pozitive do te duhej qe te perbente nje virtyt gatigati revolucionar(!?).


9. "Termi univerbim eshte perdorur jo sakte, do te ishte rudhja e dy formave ne nje te vetme".

Ne kumtese (fq. 7) termini jo "univerbim", por univerbale eshte perdorur ne kunderndejtim me terminin lokucionale. Permeteper aty, perkrah terminit univerbale, eshte shenuar brenda kllapash termini (verte me i sakte, por ama njeherazi edhe me kaba) monoleksematike.

10. "Termi deftorth duket jo i goditur dhe nuk ka perse te nxiret nje gje e ndermjetme ne mes deftorit dhe nyjes".

Parashtrimit dhe argumentimit te teorise se tij mbi deftorthin Selman Riza, prej jo me pak se 30 vjetesh pedagog dhe studiues i morfologjise aktuale dhe historike shqipe, i ka kushtuar kapituj te tere ne tri vepra te tera:

1) Diftoret e shqipes dhe historiati i tyne, botuar me 1953,
2) Nyjat e shqipes, punim pershkrues normativ, botuar me 1959, dhe
3) Nyjat e shqipes, punim historiko-kritik, paraqitur ne cilesine e disertacionit per doktorat dhe aprovuar ne kete cilesi nga Sektori i Gramatikes me 1964.

Tani, pikerisht kete teori te S.Rizes morfolog leksikologu A.Kostallari, i cili deri me sot makar si ekskursist nuk ka trajtuar asnje teme nga te morfologjise se mirefillte, dhe etimologu E.Cabej, i cili ka botuar gjithsejt vetem dy ekskurse mbi morfologjine, njerin gjysmak mbi format te Buzuku, tjetrin teresor mbi nyjat e shqipes, por ne pergjithesi qe te dy gati barabar inkonsistente;
tani, them, pikerisht kete teori te ketij morfologu keta dy jo-morfologe, duke mashtruar vehten me pandehjen e paurte se ne RPSH redaktoret qenkan jo vetem administrativisht te plotfuqishem, por edhe shkencerisht te paapelueshem; tani, rithem, pikerisht kete teori te ketij morfologu keta dy jo-morfologe kane pretenduar ta cvleftesojne vetem me dy rrjeshta verejtjeje !?

Permeteper kjo verejtje e ketyre dy rrjeshtave eshte sa vulgarizuese per nga brendia aq antidialektike e madje iracionale pernga forma.
Edhe me te vertete, deftorthin autori e ka konceptuar jo si "nje gje te ndermjetme ne mes deftorit dhe nyjes", por perkundrazi si nje deftor reliktor, dmth. si nje peremer deftor verte me nje kuptim demonstrativ dhe funksion substantival qofte te zbehur shume qofte te shlyer fare, por ama prapeseprape pikerisht si nje peremer deftor.
Sa per faktin se perberja fonetike dhe struktura morfologjike te deftorthit jane kryekeput te njejta me te nyjes se parme, ky fakt (te cilin e ka sjelle prejardhja e tyre e perbashket nga deftori i thjeshte i shqipes se lashte) asperselargu nuk interferon dot mbi kategorialitetin pastertisht demonstrativ te deftorthit.

Permeteper, kur vete koncepsioni mbi deftorthin denoncohet si i paobjekt, atehere c`kuptim dialektik e madje thjesht racional ka puna e papune qe, ne te njejten kohe e madje ne radhe te pare, te shtrohet pyetja nese termini perkates vetem u dukka i paqelluar apo edhe qenka i ketille ?!
Ne fakt, meqe ky lloj relikti nuk eshte ekskluziv i shqipes, por haset se pakti edhe ne greqishte e rumanishte, e n`ane tjeter meqe ai paraqet nje interes te pamohueshem edhe per gjuhesine e pergjithshme, autori terminin shqip : deftorth e ka shoqeruar me ate latin :
demonstrativunculum; termine keta te krijuar qe te dy prej atij.



(R.Ismajli : Pasionet dhe pesimet e Selman Rizes,f.333-340)

Vazhdon
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
i vjetėr 18-01-2017, 17:36   #20
Prishtinasi
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2013
Postime: 1,194
Thanks: 42
Thanked 185 Times in 127 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Prishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėmPrishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Selman Riza

Vazhdimi i shkrimit paraprak

Kunderverejtjet e S.Rizes ndaj verejtjeve te Komisionit te Kumtesave per Kongresin e Sofjes


11. "Ne fq. 9 pranohet funksioni rase-formues, pra ne kontradite".

Verte kumtuesi ka konstatuar se, ne njeren nga dy cfaqjet e tij (e pikerisht ne ate me kuptim leksikor demonstrativ origjinar jo te zbehur shume, por te shlyer fare), deftorthi mori "vleren thjesht gramatikore te dalluesit te gjindores se vjeter nga dhanorja homomorfe".
Por, me kaq kumtuesi kurrsesi nuk ka braktisur konsepsionin vehtjak mbi domosdoshmerine shkencore te dekonfondimit te deftorthit nga nyja; e per pasoje me kaq ai kurrsesi nuk ka rene ne kunderthenje me vetevehten.
Edhe me te vertete, me marrjen e "vleres thjeshte gramatikore te dalluesit te gjindores se vjeter nga dhanorja homomorfe", deftorthi nuk u shendrrua ne nyje; sepse, simbas nesh, nyja ne cdo gjuhe sherben vetem per te shquar nje emer, e jo edhe per te "chomomorforizuar" dy rasat homomorfe.

12. "Ho e greqishtes eshte nyje e perseritur, po ashtu al e rumanishtes mbetet nyje.I bariut munt te qendroje vetem, kurse tek fyelli i nuk mundet".

Te pohosh se, ne greqishten "ho oikos ho tou patros" dhe ne rumanishten "calul bun al regelui", te nenvizuarit elemente "ho", "al" qofte plotesisht qofte pjeserisht homofone me nyjat "ho","-ul" - qenkan perseritje te ketyre te fundit;
te pohosh nje gje te ketille don te thote te cvishesh nga cdo seriozitet shkencor.

Sa per te dhenat prkt. te nxjerrat "i bariut" dhe "fyelli i" , autoret e verejtjes me to tradhtojne vetem faktin ne kuptimin : "zbulojne pa dashur" se atyre dy konceptet mbi sinkronine e nyjes dhe diakronine e reliktit u kane mbetur gjithsesi teper te paqarte.

13. "Teoria e Samiut - e*(e paza) + e > - a eshte e dyshimte.Po te kishte qene i e vjeter do te kishte rene me kohe".

Pretendimi per te diskredituar me nje rresht te paplote nje teori te tere e qe permeshume nuk eshte vetem e Samiut, perben shperdorim.
Sa per ligjshmerite fonetike, une atyre u kontestoj cdo karakter absolut ne zbatimin mbi tingujt - morfema; - kontestim ky, te cilin e kam argumentuar ne disertacionin per doktorat.

14. "Nuk munt te vertetohet qe ne shqipen e lashte mbiemri ka patur nyje(S.R. te parme). Kronologjia nuk del e qarte kur thuhet te pakten, pastaj meret mesjeta".

Ne te paren pjese te saj, autoret e verejtjes jane kapur per formulimin anticipues te faqes 12 :

"...teza mbi desemantizimin e nyjes se parandejtuar te nje mbiemri me kalimin nga shqipja e lashte ne te vonen do te argumentohet me tutje..." ,
Por ne faqen 16 kumtuesi ka specifikuar : "emravet te prire nga mbiemra cilesore si dhe cilesorevet te substantivuar nyja shquese u parandejtohej..."

Pra, kumtuesi ka ndejtuar dhe mbrojtur tezen mbi paranyjezimin ne shqipen e lashte jo edhe te mbiemravet te pasubstantivuar (sikunderqe, me cfunksionalizimin e nyjes se parandejtuar, do te ndodhe ne shqipen e vone); por perkundrazi te te substantivuarvet.
Lidhur me te dyten pjese te verejtjes ne nje ane do te ricitojme vehten :
"Ne prapanyjezimin e emravet, te cilin gjuha shqipe nuk mund te mos e kete njohur se pakti qysh prej mesjetes se hershme e tehu, por icili..." ;

e n`ane tjeter do te pyesim :
Marrja thjeshte koncesive (jo e mesjetes patjeter, por) e mesjetes pikerisht se hershme si kufi minimal i moshes se prapanyjezimit ne shqipe, perse perbeka nje kronologji te paqarte perkt.
kontradiktore me tezen pozitive te kumtuesit mbi lashtesine (bashkekufitare me mesjeten e hershme) te te njejtit prapanyjezim ne te njejten shqipe ?

15. "Nuk eshte e mundur qe shqipja te kete patur dy nyje shquese njeheresh".

Kjo verejtje eshte qellimisht reticente mbi nje moment vendimtar te tezes se kumtuesit, simbas se ciles "Ne shqipen e lashte, parandejtimi dhe prapangjitha te nyjes shquese kane qene barabar primare ne kushte kategoriale dhe sintagmatike te pabarabarte" (fq. 16).
E ekzistenca keshtu e kushtezuar e ketij dualizmi nyjor, larg se pasuri qene e mundsheme ne shqipen e lashte perben nje fakt (makar reliktor, por prapeseprape nje fakt) deri per shqipen e ditevet tona.

16. "Pederseni jo e ka modifikuar, por ka thene krejt te kunderten me tej (fq. 13)".

Esencen e shpjegimit te dualizmit nyjor shqip nga Pederseni qofte i Festskrift-it (tekst danezisht ky, te cilin direkt prej danezishtes e ka shqiperuar, jo E.Cabej, por S.Riza) qofte i Gutturale-vet; esencen, themi, te ketij shpjegimi e perben teza se nyja e prapangjitur e emrave qenka perftuar nga e parandejtuara e mbiemravet brenda togfjaleshit perkates; - teze kjo, me te cilen deri ne te njikohesishmin por te pakoncertuarin cvertetim te saj nga Pallak dhe
Nygaard, operohej per shpjegimin e dualizmit nyjor danez e me pergjithesisht skandinav;
e per pasoje teze kjo, te cilen Pederseni e gjeti te gatshme, e si te ketille ia mveshi edhe dualizmit nyjor shqip.
Prandaj i tere ndryshimi midis dy shpjegimevet te Pedersenit qendron vetem ne karakterin dicka me pak konkretizues, e per pasoje dicka me te rezervuar, te formulimit te dyte.

17. "Matranga ka perkthyer nga greqishtja, prandaj keto forma nuk gjenden tek arbereshet. Edhe tek Grigori shpjegohen ne perkthime.".

Mendohet per format me deftorth - nyje p.sh. "murit te shtepise", "shtepise se madhe",(njehere te qendrueshmuara nga Samiu, pastaj te pergjithesuara ne mbare letrarishten shqiptare mbassamiane) kundrejt formavet pa deftorth-nyje "murit shtepise", "shtepise madhe" (te cilat Kristoforidhi i pat pervehtesuar nga autoret e vjeter gege).

Tani, ne ekskursin perkates, Cabej format samiane me deftorth-nyje i ka cilesuar njehere me 1959 rumanisht si nje "capriciu curios" , pastaj me 1963 shqip si nje "trill i cuditshem" i Sami Frasherit...
E keto forma Cabej i ka cilesuar keshtu, sepse ai atyre u ka mohuar cdo ekzistence ne praktiken gojore te gjithmonsheme dhe traditen letrare passamiane jo vetem te gegerishtes, por edhe te toskerishtes; mohim apsolut ky i cili Cabejne e ka detyruar ne nje ane qe te kaloje ne heshtje tekstin e Matrenges, e n`ane tjeter qe tekstit te Grigorit t`i mvesh shprehimisht praktiken e pergjithesuar te formavet pa deftorth-nyje.

Nderkaq kur Riza (ne disertacionin per doktorat) konstatoi se ne dy tekstet (te nje rendesie madhore per historine e toskerishtes letrare) te Matrenges dhe Grigorit, perdorimi (mbas nje gjindore - dhanorje te shquar) i deftrorth-nyjes - mosperdorimin e saj ose e kunderbalancon njesi per njesi ose e mbizoteron gjeresisht; atehere (vetem atehere) Cabej hazarduarazi hodhi tezen se pranine e deftorth-nyjes ne keta dy tekste e paska sjelle - ndikimi i greqishtes mbi keta dy autore...

Thame hazarduarazi, sepse as tek Bogdani (kalkues i deklaruar, e madje programatik ne shqipe i struktures gramatikore italiane) kalkimet strukturore, large se mbizotruari gjeresisht as qe kunderbalancojne dot frekuencen e cfaqjes se kesaj apo asaj vecorie se struktures gramatikore gjenuine shqipe.

N`ane tjeter, a eshte nevoja ketu te rikujtohet fakti se Matrenga katekizmin e ka shqiperuar nga italishtja, e jo nga greqishtja?!
Menefund, rasjet pakicore te mungeses se deftoth-nyjes kundrejt rasjevet shumicore te pranise se saj, larg se qeni te rastit ne tekstin e Grigorit, perkundrazi kushtezohen aty nga struktura fonetike pikerisht e brendshme e sistemit nyjor shqip.
Edhe me te vertete, ne te njejtin tekst, ndersa nyja e prapangjitur - t (si rregull) pasohet nga deftorth-nyja alofone se, perkundrazi nyjen e prapangjitur - se (perseri si rregull) nuk e pason deftorth-nyja homofone se.

18. "Nuk eshte e sakte qe mbiemri ka qene perpara emrit".

Shihni kunderverejtjet ndaj verejtjes 25.

19. "Fq. 16 pika dy (S.R. dmth. teza : "Ne shqipen e lashte, parandejtimi dhe prapangjitha te nyjes shquese kane qene barabar primare ne ushte kategoriale dhe sintagmatike te pabarabarte) nuk qendron".

Shihni kunderverejtjen ndaj verejtjes 25.

20. "Tek ndajfoljet sivjet,sonte kemi deftore dhe jo nyje".

....kurse tek autori i kesaj verejtjeje kemi jo shikim me njerin sy, por mbyllje te qe te dyve...
Edhe me te vertete, ne kumtese thuhet tekstualisht (thekson S.R.) :
"...ndersa nga deftori i prapandejtuar nuk eshte ruajtur asnje relikt, perkundrazi lementet (analizuar se pari prej Bopit) : si- , so- te fjalevet sivjet,sonte perbejne relikte te te parandejtuarit".

21. "Fq. 36,66 eshte thene nga Cabej qe m`i ka dhene mija fq."

Nga Cabej kjo eshte thene kalimthi ne "Studii si cercetari" fq.536,nr.IV,vt. 1959; kurse nga Riza shtjelluara ne "Buletin i NSHT" fq.12,nr.III,vt. 1959.
Pastaj nga ekskursi rumanisht i Cabejt Riza ka marre njoftim vetem me 1960, kurse ne diskutimin e punimit te Rizes mbi Pronoret Cabej ka marre pjese me 1958.
Pra, ketu, Rizes kurrsesi nuk i binte qe te citonte Cabejne.

22. "Fq. 18 nuk eshte e vertete qe emri kishte nyje shquese perpara.Tek te tre te tregon totalitetin".

Shihni kunderverejtjet ndaj verejtjes nr. 25.

23. "Fq. 19,20 diskordimi me greqishten ketu eshte themelor".

Pikerisht per kete, edhe rishikimi prej Rizes i tezes se Kamardes po ketu eshte i nje rendesie se dores se pare.

24. "Gramatikat e reja te greqishtes nuk e pranojne lidhjen me ie".

Mendohet per teorine, simbas se ciles shqipja i, e, te dhe greqishtja ho, he, to jane reflekse te indoeuropianishtes so, sa, tod.

Lidhur me vete verejtjen do te kunderverejme ne nje ane se jo cdo gramatike me e re eshte ipso facto edhe me shkencore; e ne ane tjeter se mospranimi i nje teorie nuk perben refuzim e aq me pak zevendesim te saj me nje teori me te pranueshme.


25. "Tek tane prind kemi deftor".

Synimi i ndergjegjshem i Cabejt redaktor per t`u bere zedhenes zyrtar e madje imponues administrativ i disa pikepamjeve thjesht personale dhe tashme te mbrojtura pa sukses nga Cabej autor, i cili (synim) pershkon shumicen e verejtjevet te siperme, cfaqet me troc ne verejtjen e pranishme si dhe ne verejtjet nr. 18,19,22 ku i njejti autor te njejtat pikepamje i ripohon aksiomatikisht.

26. "Te qenet predikativ nuk mohon trajten si mbiemer".

Mu per kete arsye kumtuesi ne te dhenat si shendosh,semure ka pare trajta verte reliktore,por prapeseprape trajta
pikerisht - mbiemrash.

27. "Edhe ne italisht kemi perdorim si il Dante".

Kjo eshte e vertete; por ndersa ne greqishte do te kishim p.sh.
ho Eqrem, ho Selman sikunderqe ne shqipe kemi : Eqrem-i , Selman-i , perkundrazi ne italishte do te kishim (jo lo Eqrem il selman,por) Eqrem, Selman...
Pra, edhe ketu, autoret e verejtjes kane rene vete brenda kurthit ngrehur mua, jo aq nga padijenija e tyre, sa nga
"dijekeqia" e - Buzukut(jo edhe si njeri, por vetem si fjale ndertues).

28. "Pika shtate duhej vertetuar si thelbi i kumteses".

Brendine kumtuese te kesaj pike e kushtezon (jo kryefjalesi "Bashkeperkimi gati i gjithanshem e pothuajse i persosur i sistemit nyjor te gjuhes shqipe me te greqishtes...",por)
kallezuesi: "...asperselargu nuk eshte e vetmja cfaqje e nje afiniteti specifik te strukturavet gramatikore te ketyre dy
gjuheve" ; - kallezues ky, i cili nuk kish si te perbente thelbin e kumteses "Mbi nje bashkeperkim etj."
Prapeseprape, kumtuesi edhe bashkeperkimevet tjere u ka kushtuar nje reference pese pikash...

29. "Ne fund a) On e greqishtes ka nje histori te veten, b) Nuk hyn ne konkordancat,c) eshte vjeteruar, kemi adjektivim te peremrit eme , c*) Nuk eshte specifike, edhe te Pederseni jo e sakte".

a) Kjo histori e tij - on-in e greqishtes nuk e ndalon qe me - yn-in e shqipes te kushtetoje nje konkordance specifike nga me rendsiplotat.

b) Simbas kunderteorise se Pedersenit,(perqafuar prej Cabejt) e le te mos hyje!
Simbas teorise se Kamardes (miratuar nga Riza) hyn!

c) Cabejt, profan ne morfologji, kurrkush nuk mund t`ia shpernjohe te drejten qe te solidarizohet shprehimisht mu me ate skeme simpliciste te Ndre Mjedes mbi gjenezen e pronarevet te shqipes, zbatimi konsekuent i se ciles vete autorin e skemes e pati shpene
tek perbindshat komikisht normative :
" studimit te tim, mb`ate te temen, giuhes se sane, prej shkrimesh se sona, dy nder shkrimtaret te tane" etj. etj.

Por Cabejt, indoeuropianist i shquar, nuk i lejohej qe te mohonte doktrinen e Brugmanit(e jo vetem Brugmanit), simbas te ciles kategoria pikerisht adjektivale e pronorevet vehtjore per dy vehtjet e para ne indoeuropianishtet e pajosura me ata - daton qysh prej indoeuropianishtes se perbashket.

c*) Mendohet ne nje ane ne konkordancen, konstatuar nga Kamarda te shqipes "dukem" me greqishten "dokeomai", e ne ane tjeter per bashkeperkimin zbuluar nga Pederseni, te mbareses
infinitivale shqipe - n me greqishten - n.
tani, konkordancen e dyte Riza, me rindertimin e mbare sistemit mbaresor infinitival shqip, e ka bere ende me te vertedukshme; kurse te paren (makar jo ekskluzive, por prapeseprape specifike) vete diktuesi i kesaj verejtje (pabesueshmerisht, por faktikisht) e ka pranuar tjeterkund :

"Te kesaj lende te lashte indoeuropiane jane ato elemente, te cilat gjejne analogjine e tyre ne gjuhet e tjera indoeuropiane. Hyjne ketu...forma verbale si mediopassivi shkelem...khs. gr. legomai..." (Eqrem Cabej, Hyrje ne historine e gjuhes shqipe, fq. 6, vt. 1960).

30. "Te ripunohet duke ju permbajtur temes se njoftuar brenda muajit nendor".

Lidhur me pohimin arbitrar se une nuk i qenkam "permbajtur temes se njoftuar", referonj tek kunderverejtjet e mia ndaj verejtjevet nr. 1 dhe nr. 28. konform nr 7 verejtjet e pergjithshme dhe 30 verejtjet e vecanta, ja qendrimi im :

Kumtesen time per Kongresin e Sofjes qe trajton nje tematike morfologjike nga te balkanologjise gjuhesore e gjuhesise se pergjithshme e qe tashme eshte ripunuar prej meje ne baze te diskutimit te saj ne sektorin perkates, deklaronj se nuk jam dakord qe ta benj objekt te nje ripunimi te dyte, konform me 37 verejtjet e A.Kostallarit dhe E.Cabejt qe jane njeri me pak kompetent se tjetri ne morfologji, e qe permeteper ushqejne ndjenja antikolegjiale ndaj
meje si vartes jo-konformist i te parit dhe vleresues jo-apologjetik i te dytit.
Ne fakt, permbajtjet gjithsesi te pathemelta te qe te gjitha ketyre 37 verejtjeve pershkohen njeherazi edhe nga pikesynime aspak miredashes; - permbajtje keto dhe pikesynime keta,
te cilet une,(jo per te cbindur A.Kostallarin dhe E.Cabejne nga parabindjet e tyre kunder kumteses s`ime, por) per te mbrojtur bindjet dhe mundin t`im, vendosa t`i evidentizonj ne 37
kunderverejtjet e siperme.


Tirane, me 7/XII/1965
Selman Riza


(R.Ismajli : Pasionet dhe pesimet e Selman Rizes, f.340-345)
Prishtinasi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Prishtinasi pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur