Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve > Mitologji

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 23-06-2016, 00:37   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 6,040
Thanks: 3,066
Thanked 1,587 Times in 671 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Orėt nė mitologjinė "greke" flasin vetėm shqip.



Orėt e mitologjisė Greke kanė tmerrrsisht ngjashmėri me emrin e Orėve tė mitologjisė shqiptare.. Origjina e tyre duhet tė jetė shumė e lashtė, por edhe pse kanė kaluar shumė shekuj, akoma sot emri tyre pėrdoret nga Shqiptarėt ..Cuditėrisht me tė njėjtin emėr (Orė-Ore) njihenin edhe nė mitologjin e Argosit Pellazgjik. Tė nderuara me njė tempull tė veēantė nė Argos, ka gjasa tė jenė 100% me origjinė Pellazgjike..
Orėt, nga mitologjia greke thuhet se ishin vajzat e Zeusit dhe perėndeshės Themis. Ata ruanin portat e shtėpisė sė Zeusit-Zot dhe ēdo mėngjes hapnin dhe mbyllnin perdet e qiellit plot me Re.. Mbretėronin bashkė me gruan e Zeusit (perėndeshėn Hera), e cila i kishte rritur dhe edukuar Orėt.. Gjithashtu, ishin pjesė e oborrit tė perėndeshės sė dashurisė, Afėrdita.. Ata ishin bukuroshe tė rrepta dhe gjithmonė me lule nė dorė, mbretėronin nė fronin e Zotit-Zeus.
Po tė njėjtin emėr kanė trashėguar edhe Orėt e maleve Shqiptare, tė cilat janė njė figurė e madhe popullore. Ata pėrfytyroheshin si vajza shumė tė bukura dhe besohej se jetonin nėpėr male, pyje - fusha ose nė kroje .. Orėt, nė mitologjin shqiptare janė tė mira dhe sjedhin fat tė mirė, por mundet tė bėhen edhe tė liga, tė varura nga zemra e njeriut qė kan pėrballė. Orėt mund tė kenė qenė njė lloj zanash, tė cilat thirreshin me emra pėrkėdhelės si "qofshin tė bardha", "ato tė lumturat" apo "ato tė mirat". Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike mė e pėrhapur tek ne shqiptarėt. Pra me pak fjalė, emri i Orėve tregon pa dyshim Autoktoninė e popullit shqiptar dhe lidhjen e tyre Pellazgo-ILire, sepse akoma sot me fanatizėm besojnė tek tė lumturat " apo "ato tė mirat (ORĖ).
Mundėsuar nga Elidon Ahmeti.
__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-06-2016, 00:46   #2
Hawk
V.I.P
 
Avatari i Hawk
 
Data e antarėsimit: Nov 2014
Posts: 4,243
Thanks: 1,595
Thanked 1,366 Times in 675 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 68
Hawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Orėt nė mitologjinė "greke" flasin vetėm shqip.

Herodoti ka jetu ne nje kohe ku ka arrit ti shoh edhe Iliret edhe Pellazget me cka edhe ka dhene pershkrime, ajo cka eshte interesante eshte se nuk terheq ndonje paralelizem ndermjet ketyre dy popujve me cka behet fjale per dy popuj shume te ndryshem njeri ndaj tjetrit. Iliret te shtrire perreth pellgut te Adriatikut ndersa Pellazget ne anen tjeter te Ballkanit, perreth pellgut te Egjeut qe gradualisht veqse ishin amalgamuar ne Grek, Herodoti thote qe Ionianet jane Pellazget te Helenizuar.

Kjo vazhdimesia Pellazgo-Ilire eshte nje teori e skaduar, te pakten keshtu e ke cdokund, nuk eshte ndonje rocket science me verejte se eshte propagande qe e trasheguam nga Komunizmi.

Shqiptaret mund te jene perzierje Pellazge apo nje popull i ngjashem me Pellazget qe u perzien me pushtuesit Ilir, por qe Iliret Indo-Europjan te jene pasardhes te Pellazgeve eshte absurde. Me ardhjen e fiseve Indo-Europjane shihet qarte nga arkeologjija qe ndryshuan shume gjera ne Ballkan, varrimi, politeizmi-besimi ne Zotra meshkuj dhe nje Zot suprem Deus/Zeus/Zot, patriarkalizem me i madhe etj etj.
__________________
A strong man doesn't need to read his future. He makes his own.
Hawk nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-01-2018, 23:13   #3
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 6,040
Thanks: 3,066
Thanked 1,587 Times in 671 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Orėt nė mitologjinė "greke" flasin vetėm shqip.

ORĖT....

Figurė e mitologjisė shqiptare. Nė besimet popullore, Ora “paraqitet si njė gjė e padukshme, pėrgjithėsisht pa trup dhe pa formė, pėrvec se kur ėshtė e trupėzuar”, si njė vashė a gjarpėr qė ruan njė njeri, njė shtėpi, njė fis etj. Kėshtu, Shala e di se Orėn e vetė e ka nė majėn e Rrshellit. Ajo ėshtė kėshilltarja e kreshnikėve. Besohej se jetonte nė male, pyje, kroje, ose pranė njerėzve, u ndihmonte tė mirėve dhe ndėshkonte tė kėqinjtė.

Nė shpellėn e kreshnikėve, Ora i shfaqet Mujit si ‘nji gjarpėr i madh shkrola-shkrola’, qė qėndron nė bisht e shndėrrohet nė njė ‘vashė bardhushė’, tė ‘bukur si drita’, apo si nė kėto vargje tė ciklit tė kreshnikėve: “Gja e vogėl ora qė po ishte, Si dy rrufe n’at ballė dy sy m’i kishte.” Krejt i ndryshėm ėshtė pėrshkrimi qė na ka lėnė Mis Durhami. Sipas saj, Orėt “zakonisht duken natėn si shkėndija tė bukura” . Ato i vėrtiten pėrreth udhėtarit, duke e hutuar, pėr tė mos e lėnė tė shkojė mė tej. Nė kėsi rastesh, duhet tė rrish e tė presėsh deri sa tė kėndojė gjeli i parė, kur ato zhduken menjėherė.

Vec kėsaj, Orėt, me sa duket, kanė ėndje edhe pėr gjėra tė tjera: ato u hipin kuajve natėn dhe u lidhin nyje krifat. Kėto nyje nuk duhen zgjidhur kurrsesi. Orėt ruajnė edhe thesaret e fshehura, prandaj i ngatėrrojnė kėrkuesit qė tė mos t’i gjejnė. Vendpushimet e zakonshme tė orėve ishin mrizet. Pėr kėtė arsye, malėsori shqiptar i konsideronte tė paprekshėm kėta lisa tė shenjtė. Besohej se po tė pritej lisi i ndonjė mrizi, madje qoftė dhe vetėm njė degė e tij, dėmtuesi ose ndonjė pjestar i familjes sė tij do tė pėsonte medoemos ndonjė fatkeqėsi. Orėt pushonin edhe nė udhėkryqe, nė qafa malesh, nė ballė tė urave, nė brigjet e lumenjve e tė pėrrenjve etj.

Emri i orėve shpeshherė nuk zihej nė goje se ishte tabu, prandaj dhe zėvendėsohej me emėrtime eufemistike, si psh., “Qofshin tė bardhat” etj. Del nė shumė shprehje e frazeologji popullore: Ora e shpis, Ora e njerit, Ora e fisit, Ora e bajrakut; ndihmo Zot e Ora e Shalės!, e ka Orėn e madhe; tė dektė Ora! t’u vraftė Ora!, t’u ligtė Ora!, e ka Orėn e cuet, njeri me Orė, Orėbardhė, Orėlig, Orėpremė, Orėzi, Orėzezė, Orėfjetė, Orėshambė, mė poq Ora, mė qiti Ora, mė ruejti Ora!, mė tha Ora, njeri qė flet me Orė, tė marrtė Ora e ligė!, pac Orėn e mirė! Njeri me Orė etj.).

Ka shumė tė ngjarė qė, ashtu si zanat, edhe tek Orėt tė ruhen figura tė lashta tė kohėve pagane, tė pėrtėritura me njė emėr tė ri. Nė Shqipėri ekzistojnė shumė toponime, qė lidhen drejtpėrsėdrejti me kėtė figurė: Kroi i Orėve (Shalė e Rragam-Tropojė), Logu i Orėve (Kir-Pult), Shpella e Orėve (Ganjoll), Bira e Orvet (Aprripė e Gurit-Pukė), Shpella e Orėve (Mėrtur). Por meqė Ora ėshtė dhe roje, gjejmė edhe toponime ku pasqyrohet ky tribut i saj, si: Shkami i Rojes (Aprripė-Pukė), Shpella e Rojes (Gushtė-Shllak).
________

Titulli: Fjalor i mitologjisė dhe demonologjisė shqiptare - tė kremte, rite e simbole.
Autori: Azem Qazimi.
Botues: Plejad, Tiranė, 2008

__________________
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur